• Përshëndetje të nderuar deputetë,
    Të pranishëm janë 95 deputetë, andaj fillojmë me punimet e mbledhjes plenare.

    Ju njoftoj se në pajtim me nenin 15, paragrafi 3, dhe nenin 42 të Rregullores së Kuvendit,
    Kryesia e Kuvendit, në marrëveshje me grupet parlamentare, e ka përgatitur dhe
    Kuvendit ia ka paraqitur rendin e ditës për mbledhjen e sotme plenare.

    Të nderuar deputetë, procedojmë me pikën e vetme të rendit të ditës:

    1. Miratimi i propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare

    Të nderuar deputetë,
    Në pajtim me nenin 15, paragrafi 1, neni 63 i Rregullores së Kuvendit, Kryesia e
    Kuvendit, në marrëveshje me grupet parlamentare, ia ka propozuar Kuvendit për miratim
    numrin dhe strukturën e komisioneve parlamentare.

    Janë propozuar 14 komisione parlamentare, prej tyre 4 janë komisione të përhershme dhe
    10 janë komisione funksionale.

    Propozim-vendimi për numrin dhe strukturën e komisioneve parlamentare u është
    shpërndarë deputetëve.

    Të nderuar deputetë,
    Në ndërkohë, Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosja” i ka propozuar deputetët,
    pastaj Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim i ka 12 anëtarë,
    gjersa ndërkohë janë propozuar 14 anëtarë, domethënë i kemi 2 më shumë. Një anëtar
    nga komunitetet, përkatësisht ashkali, egjiptian dhe rom duhet të tërhiqet nga komisioni,
    si dhe një anëtar nga komuniteti shumicë po ashtu duhet të tërhiqet nga komisioni.
    Domethënë, janë 14 aktualisht (2 më shumë), prandaj dy duhet të tërhiqen.

    Po ashtu, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës e ka propozuar gabimisht
    për zëvendëskryetar në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe
    Industri, deputeten Sala Berisha-Shala. Ky post i takon Grupit Parlamentar të Lëvizjes
    “Vetëvendosje”.

    Mund të kërkohet deklarimi e përfaqësuesve të grupeve parlamentare. Unë do të shkoj në
    bazë të radhës së përfaqësimit. E ftoj, në qoftë se dëshiron, Grupin Parlamentar të Partisë
    Demokratike të Kosovës.

    Atëherë, e ftoj Grupin Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

  • Faleminderit!
    Përshëndetje për kryeministrin dhe për Kabinetin qeveritar,

    3
    Ne kërkojmë që në Komisionin për Komunitete, ashtu e kemi propozuar, por kërkojmë të
    mbetet si përfaqësues i komunitetit egjiptian, që është hera e parë në të gjitha
    legjislaturat, që ky komunitet ka shans, ka gjasa dhe do të duhej të përfaqësohej si
    komunitet i tillë dhe po e përsëris - ne kërkojmë, jo vetëm si grupi i dytë parlamentar, por
    edhe nga fakti se ky në këtë rast është në grupin tonë, por e përfaqëson komunitetin
    egjiptian.

    Dhe, të gjithë ata që janë në dy komisione e më tepër duhet të lëshojnë rrugë, e të tillë ka
    nga komunitetet tjera që janë në më shumë komisione sesa në një.

    Prandaj, në të vetmin vend që ne e kemi propozuar, përkatësisht në komision zotin
    Berisha, në këtë rast, është në Komisionin për Komunitete, edhe nga fakti se e përfaqëson
    edhe komunitetin egjiptian. Faleminderit!

  • Atëherë Grupi Parlamentar “Vetëvendosje”!

  • Deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,
    Fillimisht më duhet të them që edhe në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, e cila ka qenë
    e zgjeruar edhe me përfaqësues të grupeve parlamentare, ne e kemi shprehur
    pakënaqësinë tonë për mënyrën se si ndahen komisionet dhe veçanërisht për këtë përbërje
    të Kuvendit në Legjislacionin e Pestë, meqë i është bërë një padrejtësi e madhe edhe
    funksionimit të Kuvendit, edhe rolit të tij shumë të rëndësishëm të mbikëqyrjes edhe
    monitorimit të punës së Qeverisë, dhe atë në ndarjen dhe mënyrën se si janë ndarë këto
    komisione me kryesim, por edhe me numrin e anëtarëve që i përbëjnë këto komisione.

    Për sa i përket Lëvizjes “Vetëvendosje”, ne e kemi dorëzuar me vonesë listën me anëtarë,
    të cilën ju e keni përpara dhe nuk besoj që ka nevojë për t’i lexuar të gjithë emrat tash,
    meqenëse janë të shkruar. Por, vetëm dua edhe një herë ta theksoj përmirësimin që u bë,
    që nënkryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik i takon Lëvizjes “Vetëvendosje” dhe,
    në anën tjetër, në Komisionin për Punë të Brendshme është përvjedhur një gabim në
    letrën që është dorëzuar nga Lëvizja “Vetëvendosje”. Ne e kemi anëtarin, e jo
    nënkryetarin, pra edhe pse shkruan aty, është gabimisht.

    Dhe, meqenëse ka pakënaqësi në ndarjen e komisioneve do të kisha kërkuar që sot të
    kemi, përveç deklarimeve të përfaqësuesve të grupeve, edhe debat, pra mundësi që
    deputetët të deklarohen për këtë çështje dhe pas kësaj të hidhet në votim. Faleminderit!

  • Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës!

  • BUJUPI: Faleminderit!
    Po ashtu, vërejtjet tona i dhamë në Kryesi. Ne konsiderojmë që kjo formulë e ndarjes, e
    cila po aplikohet dhe po praktikohet 1,5,7,9, në fakt nuk e avancon demokracinë. Është
    thanë në të gjitha periudhat, edhe në të kaluarën, jo vetëm nga brenda e Kosovës, por
    edhe në Raportin e Progresit që Kuvendi në vazhdimësi po ngec me mbikëqyrjen e
    Ekzekutivit, e kjo ka mundur të përmirësohet në këtë legjislacion, ashtu siç kemi
    propozuar në takimin e Kryesisë, duke na dhënë mundësi që një herë të zgjedhë pozita -

    4
    një herë opozita. Kjo do të ishte më demokratike. Ne jemi të vetëdijshëm për numrin e
    komisioneve, mirëpo për cilësinë është dashur të jetë një përzgjedhje tjetër.

    Megjithatë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka dorëzuar me kohë të gjitha emrat dhe
    qëndrojmë pranë tyre. Faleminderit!

  • Grupi Parlamentar Lista serbe! Nuk ka. Grupi Parlamentar “Nisma”!

  • Faleminderit, kryetar!
    Të nderuar deputetë,
    Grupi Parlamentar “Nisma” mbështet parafolësit e opozitës, sikur Visarin, ashtu edhe
    Donikën, gjë që e kemi shprehur edhe në ditën e mbledhjes - mospajtimet me renditjen,
    ose me ndarjen e komisioneve.

    Po ashtu, edhe sot po e shprehim një shqetësim, sepse ku kryetarët e komisioneve
    funksionale janë të pozitës, atë ditë kemi kërkuar që nënkryetarët të jenë të opozitës, gjë
    që nuk na është aprovuar, duke e ditur që edhe si numër jemi pak, mirëpo kërkesa jonë
    nuk është marrë parasysh.

    Por, edhe sot, pasi është seancë e rregullt, është dashur që rendi i ditës, ose të jetë si pikë
    e rendit të ditës edhe deklarimi i deputetëve për vazhdimësinë e seancës. Mirëpo, kjo
    ishte vetëm një pikë e rendit të ditës. Kështu që edhe “Nisma” e përkrah propozimin e
    Donikës, po ashtu edhe të Visarit, mirëpo emrat të cilët i kemi dërguar të “Nismës”
    qëndrojnë. Faleminderit!

  • Grupi Parlamentar “6+”!

  • Poslanici iz Parlamentarne grupe “6+”, onako kako nam je pripadalo po
    komisijama, podelili smo predlog na vreme sekretarijatu. Međutim mi sad u grupi imamo
    problem, ja sam to iznela i na Predsedništvu, oko člana iz Aškaljiske zajednice, pošto
    smo imali pravo na jedan član iz Aškaljiske zajednice u Komisiji za zajednice, on odbija
    da bude član u toj Komisiji, tako da ćemo imati problem s tim, znači sa grupom iz Roma,
    Aškaljie i Egipćana, i to se odnosi sad na članstvo Aškaljije iz Parlamentarnih grupe
    LDK.

    Mi smo kao Parlamentarna grupa “6+” dobili da imamo predsednika Komisije za
    poljoprivredu, i to ćemo dati napismeno, a prvih 14 meseci odlučili smo da bude po
    sistemu rotacije, dobije ga poslanik iz turske zajednice, a onda do kraja mandata poslanik
    iz Bošnačke zajednice. Hvala!

  • Faleminderit!
    Atëherë jemi te Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim. I kemi
    14 anëtarë. Ju lutem, dy duhet të largohen, është marrëveshje juaja ndërmjet deputetëve,
    njëri nga komuniteti shumicë edhe njëri nga komunitetet ashkali, egjiptian dhe rom.
    Duhet të ketë një marrëveshje në mënyrë që të procedojmë.


    5
    Zoti Grabovci!

  • Faleminderit, kryetar!
    Unë edhe në mbledhjen e Kryesisë me shefat e grupeve parlamentare kam shprehur
    mospajtimin tim me formulën për ndarjen e komisioneve, sepse grupet e mëdha
    parlamentare, ka deputetë të cilët mbeten pa përfaqësim apo pa përfshirje në komision, e
    dihet se deputetët punën, angazhim dhe kontributin e tyre e japin nëpërmjet komisioneve.

    Megjithatë, ne e kemi pranuar atë formulë si të tillë edhe në këtë rast Blerta Deliu tërhiqet
    nga ky komision, edhe pse në vazhdimësi po na takon që të dëmtohemi për interesa më
    madhore. Faleminderit!

  • Faleminderit! Atëherë e kemi edhe një anëtar. Urdhëro, Danush!

  • Faleminderit, kryetar!
    Sa i përket një anëtari nga komuniteti shkali, egjiptian dhe rom që të tërhiqet nga ky
    komision, unë e shoh që nga këto tri komunitete duhet të përfaqësohen në këtë komision
    shumë të rëndësishëm për komunitete edhe me vetë faktin se ky komision është për
    komunitete, por nëse duhet të tërhiqet dikush nga komuniteti ashkali, egjiptian dhe rom,
    ne si ashkali nuk tërhiqemi, sepse numrin të popullsisë e kemi tri herë më shumë se
    egjiptianë, kurse pesë herë më shumë se romë, dhe jemi komuniteti numër një nga
    komunitetet RAE në Kosovë, dhe ne duhet të përfaqësohemi si komunitet.

  • Faleminderit! Urdhëro, Veton Berisha!

  • I nderuar, kryetar!
    I nderuar kryeministër,
    Të nderuar ministra,
    Të nderuar deputetë,
    Sinqerisht jam bërë pak i tepërt se po më duhet gati në çdo seancë të dal këtu. Por, në
    përgjithësi, prapë duhet ta shpreh shqetësimin tim, meqë unë nuk duhet të trajtohem më
    pak, ose më shumë se tjetri. Jam komunitet i njohur me Kushtetutë, dhe çdo e drejtë e cila
    mua më takon duhet të më takojë.

    Jam detyruar në të gjitha mënyrat që unë të gjej pozitë dhe ta pozicionoj komunitetin
    egjiptian në një prej pozitave të mundshme në legjislacion. E dini shumë mirë, jam në
    Grupin Parlamentar të LDK-së, edhe nëpërmjet këtij grupi kam mbërri të jem në të
    vetmin komision, në atë për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve. Edhe zotërinjtë e
    nderuar, që tani këtu dalin dhe thonë që ne jemi më shumë ose më pak, kjo nuk është e
    shëndetshme edhe nuk na çon askund kjo. Por, kërkoj që unë, meqenëse jam në të vetmin
    komision, e zotërinjtë e nderuar janë në nga tri komisione, atëherë të mundësohet që edhe
    unë të jem pjesë e Legjislativit, edhe unë ta jap kontributin tim dhe të jem i përfaqësuar
    aty ku më ka dërguar komuniteti.

    Kërkoj mirëkuptimin tuaj që kjo logjikë të akceptohet dhe të jem i nderuar që unë ta
    pranoj këtë detyrë edhe ta kryej me përgjegjësi. As unë nuk tërhiqem! Faleminderit!

    6
  • Atëherë, e kemi edhe komunitetin rom. A ka deklarim nga përfaqësuesi.
    Atëherë, nuk tërhiqet askush nga komunitetet pakicë. Ne do të vazhdojmë me rendin e
    ditës, do të bëjmë aprovimin e këtyre 13 komisioneve, të cilat janë të përfunduara. Në të
    njëjtën kohë, edhe për komisionin e 14-të komunitetet shumë votohen, pastaj do ta lëmë
    një mundësi që më vonë edhe 4 anëtarë nga komuniteti pakicë të kenë përfaqësimin, pasi
    duhet të ketë një kompromis të paktën ndërmjet tyre.

    Arben, na e sqaro, se është fillimi, e kemi nevojë.

  • Faleminderit!
    Deputetët nga radhët e komuniteteve gjithmonë mund të marrin pjesë nëpër të gjitha
    komisionet. Përkatësia në komision dallon vetëm me të drejtën e votës, kështu që është
    obligim edhe me Rregullore që secili deputet të jetë të paktën anëtar i një komisioni.
    Kështu që zoti Veton Berisha duhet të jetë në një komision, ndërsa nëse ka nga deputetët
    në radhët e komuniteteve që janë në disa komisione tjera, atëherë duhet të zgjedhin se në
    cilin komision duan të jenë. Nuk mund dikush të jetë në disa komisione dhe të ketë
    deputet që nuk është në asnjë komision.

    Prandaj, le të sqarohet qartë: Deputetët kanë të drejtë të marrin pjesë në të gjitha
    komisionet, kanë të drejtë të diskutojnë, por nuk e kanë të drejtën e votës, e para, dhe e
    dyta, deputetët duhet të marrin pjesë, përkatësisht të jenë anëtarë me të drejta të plota të
    paktën në një komision. Faleminderit!

  • Atëherë, edhe një herë, ne do të vazhdojmë në bazë të asaj - 13 komisione
    do të aprovohen sot, edhe komisioni i 14-të. Komunitetet pakicë duhet ta kenë një
    konsensus ndërmjet vete, në mënyrë që të votohen edhe 4 deputetët nga komuniteti
    pakicë. Një sqarim rreth vërejtjes së deputetes Bajrami nga Grupi Parlamentar “Nisma”,
    pyetjet jashtë rendit të ditës do të jenë pas këtij konstituimi të sotëm të komisioneve
    parlamentare, se është e drejtë juaja.

    Unë do të vazhdoj me diskutimet e deputetëve të cilët janë lajmëruar paraprakisht për
    këtë rend dite. E ftoj zotin Visar Ymeri. E ka përfunduar. Zoti Besnik Bislimi!

  • Të nderuar deputetë,
    Sipas mendimit tim, momenti kulmor i seancës së 17 korrikut ka qenë betimi solemn i të
    gjithë neve. Ndërmjet tjerash, gjatë këtij betimi ne jemi besatuar që si deputetë të
    Kuvendit të Republikës të Kosovës me nder e përkushtim do ta kryejmë detyrën tonë dhe
    do të përfaqësojmë me dinjitet popullin, do të punojmë në interes të Kosovës, dhe tutje.

    Një aktivitete kryesor nëpërmjet të cilit ne si deputetë e kryejmë detyrën tonë dhe i
    përfaqësojmë qytetarët tanë, është edhe puna nëpër komisione parlamentare. Sa më
    efikase të jetë puna e komisioneve parlamentare, aq më e suksesshme do të jetë edhe
    Qeveria gjatë alokimit dhe shpenzimit të parasë publike, andaj edhe synim parësor i
    Parlamentit do të duhej të ishte përforcimi kontinual i rolit të tij gjatë ushtrimit të këtij
    funksioni.


    7
    Nga konstituimi i Legjislacionit të Parë, gjatë ndarjes së komisioneve parlamentare është
    shfrytëzuar një praktikë, e cila ka synuar një shpërndarje më të barabartë të komisioneve
    ndërmjet pozitës dhe opozitës. Si rrjedhojë, në legjislacionin e kaluar ndarja ka qenë 7:6
    në faror të pozitës, ndërkaq sa u përket komisioneve të përhershme 50:50, apo dy
    komisione për pozitën dhe dy për opozitën.

    Meqë tani kemi koalicion të dy partive të mëdha, shfrytëzimi i të njëjtës formulë është
    krejtësisht i papërshtatshëm për përmbushjen e frymës me të cilën është operuar në
    legjislacionet e mëparshme. Si rrjedhojë, përdorimi i kësaj formule, në vend të forcimit të
    rolit të Kuvendit në monitorimin e punës së Ekzekutivit, ajo kontribuon në të kundërtën,
    duke e deformuar edhe më tej atë. Kështu, si pasojë e përdorimit të kësaj formule, ndarja
    e komisioneve e ka favorizuar fuqishëm pozitën dhe e ka kthyer ndikimin e partive
    opozitare vetëm në dekor parlamentar.

    Tani partitë, pjesë e koalicionit, i kontrollojnë nominalisht 10 nga 14 komisionet
    parlamentare dhe 75% të komisioneve të përhershme. Ndërkaq, përmes alokimit të
    palogjikshëm të numrit të anëtarëve që secila parti delegon në punimet e komisioneve, në
    fakt partitë e koalicionit qeverisës dominojnë edhe në punën e atyre komisioneve që
    nominalisht drejtohen nga partitë opozitare.

    Me qëllim që neve si deputetë të Kuvendit të Kosovës të na mundësohet veprimi në
    harmoni me betimin që kemi dhënë dhe në mënyrë që besimin e qytetarëve ta
    shpërblejmë me një monitorim sa më efektiv të Qeverisë, mendoj se na duhet një
    konsensus i përbashkët për daljen nga formula ekzistuese e ndarjes së komisioneve dhe
    adaptimi i një formule tjetër, e cila garanton një shpërndarje më adekuate të komisioneve,
    shpërndarje kjo e cila përkon më shumë me rolin tonë si deputetë.

    Në këtë kontest peshë të veçantë ka edhe Komisioni për Buxhet dhe Financa, nëpërmjet
    të cilit do të duhej të monitorohej Qeveria gjatë vendimmarrjes për alokimin e
    shpenzimeve buxhetore në kategori të caktuara të caktuara ekonomike. Në këtë komision
    vjen në pah roli primar i deputetëve më mbikëqyrjen e punës së Ekzekutivit dhe në
    vendet me demokraci të avancuar, ky komision logjikisht i jepet apo i alokohet partisë më
    të madhe opozitare. Me rastin specifik të vendit tonë, rëndësia e këtij komisioni në
    ushtrimin funksionit të deputetëve rritet eksponencialisht.

    Si rrjedhojë, e shfrytëzoj rastin që të apeloj te të gjithë deputetët, e para së gjithash te
    kolegët e mi nga dy partitë më të mëdha që të ridiskutohet puna e udhëheqjes në këtë
    komision dhe, rrjedhimisht, i njëjti t’i kalojë partisë opozitare. Jam shumë i bindur se një
    komision i tillë, apo një kostalacion i tillë do të mbështetej fuqishëm edhe nga qytetarët e
    vendit, që janë votuesit tanë, por edhe nga përfaqësues të shoqërisë civile. Faleminderit!

  • Deputetja Albulena Haxhiu!

  • Të nderuar qytetarë të Republikës,
    Të nderuar deputetë,

    8
    Meqë zgjedhjet për Kuvendin e Republikës kanë për qëllim të shprehin dinamizmin e
    mendimit politik të qytetarëve si sovran të vetëm të Republikës, do të ishte i logjikshëm
    edhe dinamizmi i reflektimit parlamentar, respektivisht i Legjislativit të Republikës së
    Kosovës, pra Kuvendit. Por, që nga përfundimi i konstituimit të Kuvendit është duke u
    vërtetuar një fakt i padiskutueshëm, që kapja po vazhdon. Pra, e njëjta po ndodhë edhe
    me Kuvendin e Republikës.

    Sot jemi këtu për të miratuar propozim-vendimin e Kryesisë së Kuvendit për formimin e
    komisioneve parlamentare dhe kapja është sinonim i parë i kësaj qeverisjeje, pra kontrolli
    total ndaj Kuvendit, shtypja ndaj Kuvendit.

    Shpërndarja e drejtimit të komisioneve parlamentare tregon diskrepancën më të madhe në
    Kuvendin e Republikës në aspektin e përfaqësimit. Komisioni qeverisës, sipas formulës
    së Kryesisë së Kuvendit, kontrollon gjithsej 10 komisione nga 14 sosh, PDK-ja 4, LDK-
    ja 4 dhe dy minoritarët e koalicionit. Rregullorja e Kuvendit, neni 63, paragrafi 5 i
    Rregullores e thotë qartë se gjatë përcaktimit të drejtimit të komisioneve të Kuvendit,
    Kryesia do ta ketë parasysh ndarjen proporcionale sipas forcës politike të grupeve
    parlamentare. Ndërkaq, propozim-vendimi që na është sjellë për miratim vërteton se
    partnerët e koalicionit me këtë formulë i dominojnë absolutisht organet ndihmëse të
    Kuvendit. Ky është kontrolli që synohet të materializohet në bazë të marrëveshjes PDK-
    LDK.

    Pra që Kuvendi i Kosovës t’i vihet në shërbim secilit veprim të Qeverisë dhe ndalesën e
    Kuvendit për cilindo iniciativë që ta kontrollojë Qeverinë. Krahas kuantitetit, partnerët e
    koalicionit u kujdesën edhe për rëndësinë e komisioneve. Me shumë apetit dhe me zell u
    kujdesën që komisionet e caktuara assesi mos t’i bien nën kontroll opozitës, siç është për
    shembull Komisioni për Punë të Jashtme, e po ashtu edhe ai për Buxhet dhe Financa.
    Ishin komisione të arta, njëri ishte i sikletshëm për shkak të përgjegjësisë së shefit ndaj
    tij, e tjetri ishte i rëndësishëm nga shkaku i petkut profesional të kryeministrit dhe
    ministrit të tij të Financave. Pra, kjo kapje po e reflekton vazhdimësinë dhe thellimin.

    Lëvizja “Vetëvendosje” do të angazhohet maksimalisht që gjatë këtij mandati, kur edhe
    do të fillojë edhe ndryshimi i stërvonuar i Rregullores, që medoemos të ndryshohet kjo
    praktikë, e cila po e jetëson defunksionimin e Kuvendit. Me këtë angazhim do të synojmë
    që Kuvendi ta ruajë autonominë institucionale dhe politike, e jo të bjerë pre e kontrollit
    qeveritar dhe e politikave ditore të klaneve të interesit. Faleminderit!

  • Zoti Armend Zemaj!

  • Faleminderit!
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Kryetar i Kuvendit,
    Kryeministër,
    Qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Realisht, ndarja e komisioneve i takon grupeve parlamentare, Kryesisë së Kuvendit, por
    mbi të gjitha i takon deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të vendosin se mbi cilën bazë

    9
    apo mbi cilën logjikë do të udhëheqin me punën dhe me rolin mbikëqyrës ndaj Qeverisë -
    ekzekutivit të vendit, por edhe ndaj trupave të tjerë ekzekutivë, siç janë bordet dhe
    agjencitë e ndryshme.

    Në mandatin e kaluar është biseduar shumë gjatë për numrin e komisioneve dhe ka pasur
    një tendencë, që numri i komisioneve të shkojë duke u zvogëluar e jo duke u rritur. Dhe,
    kjo sot nuk ka ndodhur, kjo kryesi dhe shefat e grupeve parlamentare kanë rritur numrin e
    komisioneve, gjë e cila devalvon rolin mbikëqyrës të Kuvendit, por edhe nuk ndërton
    raport korrekt ndërmjet deputetëve dhe trupave ekzekutivë që raportojnë para këtyre
    komisioneve.

    Andaj, kjo nuk përkon me logjikën e asnjë Kuvendi, asnjë Parlamenti demokratik, të cilët
    çdoherë mundohen që të kenë kufizim të numrit të komisioneve dhe jemi i vetmi Kuvend,
    pothuajse në rajon dhe në botë, që kemi numër kaq të madh të komisioneve parlamentare,
    si ato që i quajmë kryesore, por edhe këto funksionale. Po ta shikojmë Shqipërinë, i ka
    nëntë komisione parlamentare, apo Maqedoninë, apo këto vendet e rajonit, por edhe
    vendet që kanë numër më të madh të banorëve, siç është Bundestagu Gjerman dhe të
    tjera, pavarësisht që numri i deputetëve mund të ketë rritje brenda këtyre komisioneve.

    Andaj, ne kemi parë edhe në praktikë, po e zë për shembull, Komisioni për Rend dhe
    Siguri dhe Komisioni që është për AKI-në, një komision i cili mblidhet vetëm për
    kurtuazi ndonjëherë dhe për të krijuar shpenzime financiare dhe nuk e ka rolin
    mbikëqyrës ndaj këtij institucioni, sepse vetë natyra e punës është e tillë.

    Apo, ka edhe shumë komisione tjera, që në të kaluarën është biseduar që të fuzionohen
    dhe që Kuvendi të jetë praktik, por të jetë koherent mbi mbikëqyrjen e Ekzekutivit.

    Andaj, unë mendoj që ju keni gabuar kur keni përcaktuar një numër të tillë. Është dashur
    një logjikë ndryshe, por siç po shihet, këtu i mungon vetëm edhe një komision për
    mbikëqyrjen e ministrive pa portofol, sepse nuk do të dimë se kujt do t’i përgjigjet ish-
    deputeti dhe ministri Hoxha para trupave ekzekutiv. Faleminderit!

  • Deputeti Ismail Kurteshi e ka fjalën.

  • Të nderuar pjesëmarrës të kësaj seance,
    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Në nenin 69, pika 1 e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës në lidhje me
    komisionet thuhet: Komisionet e pasqyrojnë përbërjen politike të Kuvendit.

    Lëvizja “Vetëvendosje” në zgjedhjet e fundit ka fituar rreth 14% të votave, kurse në
    komisionet parlamentare është përfaqësuar me rreth 10% të anëtarëve të saj, ose nga 138
    anëtarë sa i kanë të gjitha komisionet, Lëvizja “Vetëvendosje” i ka vetëm 14.

    Në nenin 69 të kësaj rregulloreje thuhet: Deputetët në parim mund të jenë anëtarë vetëm
    në një komision. Me çelësin aktual për ndarjen e komisioneve, disa grupeve parlamentare

    10
    u takojnë nga dy e më shumë komisione për secilin deputet, kurse jo të gjithë deputetëve
    të Lëvizjes “Vetëvendosje” i takon së paku të jetë anëtar i një komisioni.

    Grupet më të mëdha parlamentare duke shfrytëzuar të drejtën, që të parët të zgjedhin
    komisionet që do t’i kryesojnë, në shumë raste i kanë zgjedhur komisionet që janë të
    lidhura me ministritë që udhëhiqen nga bashkë partiakët e tyre. Kështu e kanë zbehur
    rolin bazë të komisioneve, që është mbikëqyrja e punës së ministrive.

    Andaj, ne si Lëvizje “Vetëvendosje” kërkojmë, ashtu siç e parasheh Rregullorja, që
    përfaqësimi i “Vetëvendosjes” në komisionet parlamentare të jetë në përputhje me
    përfaqësimin politik të Lëvizjes në Kuvendin e Kosovës.

    Nën 2, që të gjithë deputetët e Lëvizjes, po kjo vlen edhe për të gjithë deputetët e
    Parlamentit të Kosovës, të kenë mundësi ta japin kontributin e tyre së paku në njërin
    komision, sepse ka më shumë anëtarë komisionesh se sa ka deputetë, janë 138 anëtarë të
    komisioneve, e jemi 120 deputetë. Prandaj, kjo mundësi ekziston, vetëm duhet të bëhet
    një rindarje më e drejtë.

    Nën 3, opozitës t’i jepet përparësi në zgjedhjen e komisioneve, që do t’i udhëheqin.

    Nën 4, të mos lejohet që edhe Ministria edhe komisioni të udhëhiqen nga njerëzit e të
    njëjtës parti dhe në fund, nën 5, në komisione të dërgohen deputetët që janë njohës të
    fushës përkatëse, sepse bazuar në listat që kemi marrë, është vërejtur se shpërndarja nëpër
    komisione nuk është bërë bazuar në njohuritë që i kanë deputetët dhe në profesionet e
    tyre. Madje, shumë udhëheqës të komisioneve absolutisht nuk kanë të bëjnë me punën
    dhe fushëveprimin e komisioneve përkatëse. Faleminderit!

  • Alma Lama e ka fjalën.

  • Faleminderit!
    Zoti kryetar,
    Të nderuar deputetë,
    Unë dola këtu para jush vetëm për ta uruar Kuvendin e Kosovës për Komisionin për Punë
    të Jashtme, ku 80% të anëtarëve të Komisionit nuk dinë anglisht, por, mbase kjo është
    bërë me qëllim nga grupet parlamentare, në mënyrë që ish- ministri i Jashtëm, zoti
    Hoxhaj dhe ministri aktual i Jashtëm, zoti Thaçi, t’i kryejnë punët pa u marrë vesh nga
    Komisioni.

    Thjesht, kam një pyetje për kryetarin e Kuvendit - A keni planifikuar që Kuvendi të
    punësojë përkthyes personalë për këta deputetë? Faleminderit!

  • Faleminderit, deputete!
    Është pyetje sugjestive, nuk na takon neve, por as s’do të ketë përkthyes, se e dinë dhe e
    mësojnë. E ftoj deputetin Pal Lekaj.

    (Ndërprerje e shkurtër e incizimit.)

    11
    PAL LEKAJ: Të nderuar deputetë,
    Zonja dhe zotërinj,
    Sa u përket komisioneve, është e vërtetë që nëse duam të jemi dhe të funksionojmë në
    mënyrë demokratike, atëherë kjo i lihet opozitës që ta mbikëqyrë punën e Qeverisë. Por,
    ajo që mund ta them, u përmend se pse nuk janë fuzionuar dy komisionet: Komisioni për
    Punë të Brendshme dhe i ai i Sigurisë së FSK-së, mendoj që këto dyja, jo që është dashur
    të fuzionohen, por së pari është dashur të fuzionohet Qeveria e Kosovës, e jo t’i kemi 21
    ministra apo ministri, dhe kjo na detyron që ndoshta për të funksionuar edhe më mirë,
    komisionet të kenë kontroll mbi Qeverinë.

    Prandaj, meqë ne jemi deklaruar se do të formohet ushtria e Kosovës, ky komision duhet
    të jetë funksional dhe mendoj se e ka vendin aty ku është, por mendoj se ajo që duhet të
    punojmë, ta ndryshojmë rregulloren, me qëllim që opozita ta marrë rolin mbikëqyrës mbi
    Qeverinë dhe në komisionet përkatëse të dominojë opozita.

    Prandaj, tani e kemi një rregullore përpara dhe mendoj që meqë i kemi dorëzuar edhe
    emrat, atëherë të hidhet në votim dhe të votohet. Faleminderit!

  • Emilija Rexhepi e ka fjalën.

    EMILIJA REDŽEPI: Zahvaljujem predsedniče!
    Uvaženi kabinet Vlade,
    Kolege poslanici,
    Nadam se da će napokon ovaj Parlament shvatiti da Parlamentarna Grupa “6+” ne
    predstavlja sve manjinske zajednice, kao što je to bilo u prethodnom mandatu i da večito
    imaju privilegije po pitanju raspodela po parlamentarnim komisijama.

    Apsolutno podržavam ovo što je gospodin Veton Berisha uradio ispred Egipćanske
    Zajednice. Nadam se da će predsednik Parlamenta shvatiti da demokratsko pravo svakog
    narodnog poslanika je da ide u onoj grupi u kojoj on želi. Zahvaljujem se!

  • Vjosa Osmani e ka fjalën.

  • Faleminderit!
    Të nderuar deputetë,
    Kabinet qeveritar,
    Arsyeja pse e mora fjalën është që të kërkoj sqarime nga Sekretaria dhe nga kryetari i
    Kuvendit si autoritet final për interpretimin e Rregullores rreth shumicës së nevojshme
    për ndryshimin e një çështjeje që është e paraparë me Rregulloren, e kjo ka të bëjë me
    numrin e komisioneve.

    Siç e dini, Rregullorja shumë qartë e përcakton se cilat komisione ekzistojnë në Kuvendin
    e Kosovës dhe në arsyetimin e përgatitur këtu në propozim-vendim thuhet që numri të
    zvogëlohet nga 16 në 14. Në fakt, ne e dimë të gjithë që në praktikë kemi pasur më pak
    komisione, gjithsej 13 në mandatin e kaluar. Në esencë, edhe sot, në seancën e sotme po
    tentohet që numri i komisioneve të ndryshohet. Pra, pyetja ime është: Meqenëse kjo është

    12
    çështje e paraparë me Rregullore, me cilën shumicë do të ndryshohet kjo pjesë e
    Rregullores, sepse, siç e dini, ajo ndryshohet vetëm me 2/3-at, pra duhen së paku 80 vota.
    Në qoftë se propozohet shmangie nga Rregullorja, edhe për atë duhen 80 vota.

    Pra, me sa vota sot do ta ndryshojmë numrin e komisioneve? Do të ishte mirë që kjo të
    sqarohet për deputetët e Kuvendit të Kosovës, sepse, përndryshe, në qoftë se nuk merren
    2/3-at e votave, atëherë ky numër nuk mund të ndryshohet. Së paku, unë ashtu e kuptoj.
    Në qoftë se është ndryshe, mund të na njoftojë Sekretaria. Do të ishte mirë që të gjithë
    deputetët ta dinë sot qartë se për çka po votohet, për ndryshim të Rregullores, gjë që në
    fakt nuk do të mund të bëhej pa propozim-amendamente konkrete për shmangie nga
    Rregullorja, apo për diçka tjetër dhe sa vota duhen për një gjë të tillë? Faleminderit!

  • Faleminderit! Profesor Sabri Hamiti e ka fjalën.

  • Zoti kryetar,
    Zoti kryeministër,
    Kolegë të nderuar,
    Unë dola të saktësoj edhe për Kuvendin, sepse deputetët e dinë, por edhe për pjesën e
    minoritarëve në komisione.

    Letrat i keni përpara, bëjini analizat vetë! Unë mendoj që është mirë që të lexohen letrat
    gjithmonë, bile ato që janë të shkruara, për të bërë analizë.

    U diskutua për një përfaqësim të një komuniteti në Komisionin për të Drejtat, Interesat e
    Komuniteteve dhe për Kthim. Ju e dini që ky është një komision kushtetues, dhe si i tillë
    pastaj kalon dhe në Rregulloren e Parlamentit dhe e ka një përbërje specifike, treshe me
    nga 4 anëtarë.

    Problemi ishte rreth përfaqësimit të komuniteteve që janë 5 kandidatë, e duhen 4. Unë po
    bëj analizë, komunitetet le të thonë çfarë të donë, le t’i lexojnë funksionet e veta ku janë,
    por unë po ju nënvizoj.

    Kujtim Paçaku, që është anëtar i Grupit “6+”, që është rom, është anëtar i tri
    komisioneve: Komuniteteve, Integrimeve dhe Administratës etj.

    Danush Ademi, që është ashkali, që është i grupit, pra “6+”, është në tri komisione, për
    Komunitete, për të Drejtat e Njeriut, bile në të tretin është edhe zëvendëskryetar.

    Veton Hoxha nuk është në asnjë komision. Është po ashtu përfaqësues i një komuniteti,
    ose minoriteti, si të doni. Atëherë, le të mendojnë vetë këta për përfaqësimin, a janë të
    barabartë, a nuk janë dhe le të mendojnë për mbipërfaqësimin, sepse po të mos ishin
    kushtetutshmërisht të mbipërfaqësuar në Kuvend, nuk do të mund t’i kishin minoritetet
    nënkryetarët në të 14 komisionet e Kuvendit, i kanë minoritetet.

    Prandaj, le të logjikojnë mirë për përfaqësimin. Unë them që në këtë rast nuk ka nevojë
    për perceptime dhe për shtyrje ndërmjet përfaqësuesve të komuniteteve është Kuvendi që

    13
    duhet të vendosë që asnjë deputet i tyre të mos mbetet pa përfaqësim, që zotëri Veton
    Berisha të jetë anëtar i këtij komisioni, ndërsa Grupi “6+” le të vendosë Paçakun ose
    Ademin, le të heqë, le t’i kanë nga 2 ose 3 përfaqësime. Faleminderit!

  • Atëherë, më lejoni paraprakisht, para se të kalojmë në procesin e votimit t’i
    bëj disa qartësime, të cilat kanë të bëjnë me procedurat të cilat janë ndjekur nga Kryesia e
    Kuvendit.

    Në bazë të Rregullores së Kuvendit, neni 15, Kryesia në fillim të mandatit zgjedhor, në
    marrëveshje me grupet parlamentare e propozon numrin dhe strukturën e komisioneve
    parlamentare për të cilat vendos Kuvendi.

    Do të thotë, gjithmonë deri tani jemi në fazën e propozimeve. Pastaj, më lejoni të theksoj
    se ndarja e komisioneve, po ashtu, është bërë në bazë të po kësaj rregulloreje, neni 63
    pika 5.

    Në të njëjtën kohë edhe përzgjedhja është bërë në bazë të Ligjit për zgjedhje.

    Edhe një herë. Deputetja Blerta Deliu-Kodra e deshi fjalën.

  • KODRA: Faleminderit, kryetar!
    Dola në foltore vetëm për t’u deklaruar se unë heq dorë nga Komisioni për Politikë të
    Jashtme. Faleminderit!

  • Edhe një herë! Për komunitetin pakicë, a ka reflektim, apo të vazhdojmë?
    Ju lutem, zoti Kujtim!

  • Faleminderit kryetar!
    Edhe unë heq dorë nga Komisioni për Integrime Evropiane. Faleminderit!

  • Faleminderit!

    Atëherë, të nderuar deputetë, para votimit do t’i lexoj këshillat juridike për vendimmarrje.

    Më fal, urdhëro Danush, se deri sa po flisja u paraqitët për diskutim.

  • Faleminderit, kryetar!
    Unë tërhiqem nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut, ku e ka edhe kolegun Veton
    Berisha, mund të shkojnë dorë për dore atje, kurse nga unë nga komunitetet do e mbaj, e
    nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut tërhiqem.

  • Zoti Visar Ymeri e ka fjalën.

  • Faleminderit! Atëherë, unë edhe kërkoj për ta sqaruar atë çështjen që e
    ngriti deputetja Osmani, që ka shumë të drejtë, që të dihet nga deputetët se cili është
    numri i saktë i votave që e miraton këtë propozim të Kryesisë, duke i pasur parasysh

    14
    rrethanat në të cilat jemi dhe po ashtu ajo referenca në Ligjin për zgjedhjet nuk po më
    duket se qëndron me këtë rast, sepse këtu po flasim për komisionet e Kuvendit të
    Republikës së Kosovës, për strukturën, numrin dhe përbërjen e tyre, gjë që rregullohet,
    veçanërisht numri dhe struktura rregullohet në Rregulloren e Kuvendit, e jo në Ligjin për
    zgjedhjet.

    Po ashtu, dua të deklaroj tash se ne do të votojmë kundër kësaj mënyre të ndarjes së
    komisioneve për shkak se jemi të pakënaqur me mënyrën se si janë ndarë këto dhe me
    çelësin që është përdorur, siç e përmend edhe nga deputetët që folën në këtë seancë për
    këtë çështje. Faleminderit!

  • A ka ende diskutime ndokush para se të futemi në procesin e
    vendimmarrjes? Nuk ka.

    Më lejoni t’i theksoj këshillat juridike për vendimmarrje e cila ishte edhe një nga pyetjet e
    deputetes Vjosa Osmani.

    Në bazë të nenit 81, paragrafi 3 të Rregullores së Kuvendit, ndryshimi i Rregullores së
    Kuvendit miratohet me 2/3 e votave të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së
    Kosovës.

    Miratimi i vendimit për formimin e 4 komisioneve të përhershme dhe 10 komisioneve
    funksionale nënkupton edhe ndryshimin e nenit 69 paragrafi 3 dhe 4 të Rregullores së
    Kuvendit, me të cilin nen janë caktuar 4 komisione të përhershme dhe 12 komisione
    funksionale.

    Do të thotë, të nderuar deputetë, në vazhdim kërkohet deklarimi me votim për
    miratimin...

    (Ndërhyrje)

    Më fal, të lutem! Unë i lexova këshillat juridike të cilat i kam po ashtu nga administrata
    dhe në të njëjtën kohë afër jush e keni edhe profesorin e nderuar, i cili ka përvojë 14-
    vjeçare.

    Si do që të jetë, edhe një herë, nëse ka nevojë do ta lexoj për të gjithë, por nuk besoj se ka
    nevojë.

    Në vazhdim kërkohet deklarimi me votim për miratimin e propozim-vendimit për numrin
    dhe strukturën e komisioneve parlamentare.

    Në sallë janë të pranishëm 98 deputetë.

    Lus deputetët që me ngritje dore të deklarohen.

    Kush është për?

    15
    Kush është kundër?

    Kush abstenon? Nuk ka abstenim.

    (Ndërprerje)

    Konstatoj se me 58 vota për, 32 kundër dhe asnjë votë abstenim, Kuvendi nuk ka
    vendosur për komisioneve parlamentare, për arsye se nuk e ka pasur shumicën e
    mjaftueshme.

    Prandaj, seanca përfundoi, kurse për seancën e radhës do t’ju njoftojmë. Faleminderit!








    E përgatiti:
    Njësia për Transkriptim dhe Lekturë

    16