• Republika e Kosovës
    Republika Kosovo - Republic of Kosovo
    Kuvendi - Skupština - Assembly






    T R A N S K R I P T





    I MBLEDHJES PLENARE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS,
    E MBAJTUR MË 27 MARS 2015


    SA PLENARNE SEDNICE SKUPŠTINE REPUBLIKE KOSOVA,
    ODRŽANE 27. MARTA 2015. GODINE










    MARS - MART
    2015








    Rendi i ditës




    1. Interpelanca e kryeministrit të Kosovës, z. Isa Mustafa për përgjegjësinë kushtetuese të
    Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me themelimin e Gjykatës Speciale, të propozuar nga
    GP “Vetëvendosje”







    Dnevni red









    1. Interpelacija predsednika Vlade, g-dina Isa Mustafa o ustavnoj odgovornosti Vlade Republike
    Kosova u vezi osnivanja Specijalnog suda, predložena od PG “Vetëvendosje”



















    2
    Mbledhjen e drejtoi kryetari i Kuvendit, z. Kadri Veseli.

  • Të nderuar deputetë,
    I nderuar kryeministër,
    Të nderuar ministra të Kabinetit qeveritar,
    I hap punimet e seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, sipas rendit të ditës të
    përgatitur nga Kryesia e Kuvendit, në marrëveshje me kryetarët e grupeve parlamentare.

    Fillojmë me pikën e rendit të ditës

    1. Interpelanca e kryeministrit të Kosovës, zotit Isa Mustafa, për përgjegjësinë kushtetuese
    të Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me themelimin e Gjykatës Speciale, të
    propozuar nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje”

    Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje” në bazë të nenit 44 të Rregullores së Kuvendit ka
    parashtruar kërkesë për të ftuar në interpelancë kryeministrin Isa Mustafa, për përgjegjësinë
    kushtetuese të Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me themelimin e Gjykatës Speciale.

    Ju njoftoj se në bazë të Rregullores së Kuvendit, interpelanca zgjat deri në tri orë. Përfaqësuesi i
    interpelancës mban të drejtën e fillimit të debatit në kohëzgjatje deri në 10 minuta dhe në
    përmbyllje të debatit deri në pesë minuta, neni 44.7 i Rregullores së Kuvendit.

    Në bazë të nenit 44.8 të Rregullores së Kuvendit, kryeministri Isa Mustafa paraqet dhe arsyeton
    qëndrimin e Qeverisë së Kosovës për çështjen e shtruar në interpelancë në kohëzgjatje prej 15
    minutave.

    Koha e ndarë për diskutim sipas grupeve parlamentare dhe deputetëve pa grup parlamentar është
    si në vijim.

    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, 35 deputetë, 52,5 minuta, minus 6,5 minuta
    për kryeministrin, përbëjnë 46 minuta në tërësi.

    Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka 33 deputetë, ka 49,5 minuta, minus 6
    minuta për kryeministrin, në tërësi janë 43,5 minuta diskutime.

    Grupi Parlamentar i “Vetëvendosjes” 16 deputetë, ka 24 minuta.

    Grupi Parlamentar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, 9 deputetë, 13,5 minuta.

    Grupi Parlamentar Lista serbe, 10 deputetë, 15 minuta, minus 2 minuta për kryeministrin, 13
    minuta.

    Grupi Parlamentar “Nisma”, 6 deputetë, 9 minuta.

    Grupi Parlamentar “6+”, 6 deputetë, 9 minuta, minus një minutë për kryeministrin, në tërësi 8
    minuta.

    3
    Pa grup parlamentar janë 5 deputetë, minutazhi i përbashkët i të cilëve është 7,5 minuta, do të
    thotë secili prej tyre 1,5 minuta.

    Radhitja e diskutuesve, do ta ftoj më së pari zotin Glauk Konjufca, kryetar i Grupit Parlamentar
    të Lëvizjes “Vetëvendosje, në cilësinë e propozuesit të interpelancës ta marrë fjalën, 10 minuta.

  • Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Deputetë të Kuvendit,
    Kryeministër i Republikës së Kosovës, Isa Musafa,

    Në dhjetor të vitit 2010, deputeti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty,
    ka publikuar një raport 30 faqesh, në të cilin pretendohet për kryerjen e krimeve të luftës kundër
    popullsisë civile nga ana e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës në Kosovë.

    Ky raport i mban përgjegjës drejtpërdrejt pjesëtarët e UÇK-së, duke ua përshkruar atyre
    përgjegjësinë për krime të kryera në mënyrë sistematike dhe sipas zinxhirit të caktuar
    komandues. Në këtë raport implikohet përgjegjësia e udhëheqësve më të lartë të UÇK-së, madje
    duke e fokusuar këtë përgjegjësi edhe tek anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Një muaj
    më pas, në janar të vitit 2011, raporti në fjalë u shndërrua në Rezolutë të Këshillit të Evropës.

    Raporti i Martyt mori nxitje nga spekulimet e ish-kryeprokurores së Gjyqit të Hagës, Carla del
    Ponte dhe dyshimet e ngritura në librin e saj të vitit 2008. Në të vërtetë, menjëherë pas qershorit
    të vitit 1999 dhe pas tërheqjes së trupave ushtarake serbe nga Kosova, Serbia e filloi një luftë
    agresive speciale, qëllimi i të cilës ishte diskreditimi i përpjekjes çlirimtare të shqiptarëve.

    Në arenën ndërkombëtare, këto pretendime u shtyn përpara nga aleati kryesor gjeopolitik i
    Serbisë, që është Rusia. Qysh në vitin 1999, në Dumen Ruse, kërkohej përndjekja e Ushtrisë
    Çlirimtare të Kosovës, për trafikim të organeve. Në të njëjtën kohë është e habitshme dhe po aq
    zhgënjyese se si një propagandë kaq e qartë kundër UÇK-së, me kaq lehtësi u pranua si fakt i
    kryer nga miqtë tanë të proklamuar ndërkombëtarë.

    Në emër të këtyre pretendimeve u ngritën struktura ndërkombëtare që ende funksionojnë në
    kuadër të misionit të BE-së në Kosovë që është EULEX-si.

    Taskforca e quajtur “Speciale Hetuese”, në emër të këtij raporti zhvilloi hetime ekskluzive për
    këto pretendimet të ngritura. Kjo më në fund u kurorëzua me letërkëmbimin ndërmjet presidentes
    së Kosovës, zonja Jahjaga dhe përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Siguri dhe Punë
    të Jashtme, atëbotë, baroneshës Ashton, që u ratifikua në Kuvend dhe që paraqet bazën e
    vullnetit politik për krijimin e Gjykatës Speciale. Parimisht është e mjerë kjo praktikë politike,
    me ç’rast një korrespondencë diplomatike e merr formën e Marrëveshjes së ratifikuar
    ndërkombëtare.

    Kjo korrespondencë tani është shërben si themel i ndryshimit të sistemit tonë kushtetues për ta
    themeluar Gjykatën Speciale. Ky letërkëmbim po krijon themelet e një sistemi paralel të
    gjyqësorit në Republikën e Kosovës.


    4
    Deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,
    Përmes Gjykatës Speciale integriteti i autonomisë së sistemit tonë të drejtësisë cenohet së paku
    në 5 nivele fundamentale, cilat janë ato:

    1. Në nivelin e Gjykatës Themelore, sistemi paralizohet
    2. Në nivelin e Gjykatës së Apelit
    3. Në nivelin e Gjykatës Supreme
    4. Në nivelin e Gjykatës Kushtetuese si dhe
    5 Në nivelin e institucionit të Ombudspersonit

    Në këto pesë fusha krijohet paralelizëm i plotë institucional. Prandaj, në kuptimin e sovranitetit
    shtetëror, Gjykata Speciale është një kthim i madh prapa në procesin e shtetndërtimit të Kosovës,
    7 vite pas shpalljes së pavarësisë.

    Në anën tjetër, sipas nenit 102, paragrafit 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, pushteti
    gjyqësor është unik, i pavarur, i drejtë, apolitik, i paanshëm, dhe që siguron qasje të barabartë në
    gjykata. Ky unitet i pushtetit gjyqësor i garantuar me Kushtetutë shkelet në rast se brenda
    sistemit tonë të drejtësisë vendoset një strukturë e ashtuquajtur “dhomat e specializuara dhe Zyra
    e prokurorit të specializuar”.

    Po ashtu pavarësia e pushtetit gjyqësor që buron nga Kushtetuta sipas parimit “në emër të
    popullit”, cenohet nga kjo strukturë që parashikon Gjykata Speciale e cila nuk ka të bëjë as me
    Kushtetutën as me popullin si burim i sovranitetit, si dhe dy parimet e tjera që janë paanshmëria
    dhe qasja e barabartë, është e cenuar me këtë rast për sa kohë që baza lëndore e këtij gjykimi
    është raporti i Dick Martyt dhe jo korniza ligjore e Republikës së Kosovës.

    Deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,
    Kryeministër Mustafa,
    Gjykata Specialë është problematike, shumë problematike dhe e papranueshme së paku në tri
    aspekte.

    Së pari, në kuptimin e të vërtetës historike. Drejtësia duhet ta mishërojë dhe ta pasqyrojë të
    vërtetën historike, e jo ta shtrembërojë të vërtetën historike. Drejtësia është pjesë thelbësore e të
    vërtetës historike. Për shembull, pas Luftës së Dytë Botërore u krijua Gjyqi i Nurembergut, për të
    treguar që ideologjia naziste ishte e papranueshme, e ndëshkueshme pa mëshirë, pa kompromis
    për ato krime monstruoze që i bëri gjatë asaj lufte, domethënë drejtësia e ndëshkoi atë krim për
    arsye që me qenë në përputhje me të vërtetën historike.

    Në Gjyqin e Hagës u dënuan disa pjesëtarë të ushtrisë serbe të forcave paramilitare dhe ushtarake
    të ushtrisë kroate, të asaj boshnjake, si dhe disa pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tash
    pas kësaj, na krijohet një Tribunal i veçantë me premisa ndërkombëtare enkas vetëm për
    shqiptarët.

    Kjo e shtrembëron të vërtetën historike. E vërteta e pakontestueshme historike është se Kosova u
    okupua nga Serbia; shqiptarët e Kosovës Serbia i sulmoi, i shtypi, i dëboi dhe i masakroi. Populli
    shqiptar i Kosovës u organizua në luftë çlirimtare të karakterit të pakontestueshëm mbrojtës dhe

    5
    kjo ishte një luftë e drejtë, kurse lufta e Serbisë ishte e padrejtë. Këtë bota e pa dhe e kuptoi,
    sepse pikërisht mbi këtë princip erdhi edhe ndihma ndërkombëtare për Kosovën, bashkë me
    bombardimin e Beogradit.

    Neve na nevojitet një sistem gjyqësor që i trajton të gjitha krimet e luftës në mënyrë jo selektive,
    e jo një gjykatë për persekutimin e shqiptarëve, në veçanti, që përgjithësisht mund të thuhet që
    gjatë luftës ishin në statusin e viktimës. Kjo gjykatë do të merrej mbi të gjitha me palën e cila
    përfaqëson krimin mbizotërues gjatë luftës e krimi mbizotërues pa dyshim që ishte në anën e të
    mobilizuarve ushtarakë, paraushtarakë e policorë të shtetit të Serbisë. Në këtë kontekst të së
    vërtetës historike, është një gabim i pafalshëm të krijohet një Gjykatë Speciale enkas vetëm për
    Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Drejtësia është e verbër, është e vërtetë dhe ne me këtë
    pajtohemi, por drejtësia është e verbër vetëm sepse niset nga barazia dhe për asnjë arsye tjetër.
    Drejtësia pa barazi është drejtësi selektive, drejtësi e njëanshme e kjo mund të thuhet që është
    padrejtësi.

    Së dyti, Gjykata Speciale është e papranueshme nga aspekti i interesave tona nacionale. Raporti i
    Dick Martyt e ka një titull i cili për UÇK-në thotë kështu: “trajtime çnjerëzore” e para dhe e dyta
    “trafikim me organet njerëzore”.

    Raporti i Dick Martyt, në pikën 54, dëgjoni se çka thotë: Zonat operative të UÇK-së ishin
    faktikisht njësi të krimit të organizuar. Zona e UÇK-së- thotë janë njësi të krimit të organizuar.
    Shikoni se çka thotë pika 125 e raportit të Dick Martyt- thotë që ka varreza masive në
    Shqipëri,varreza masive të serbëve sipas Zyrës së Prokurorit të Serbisë për Krime të Luftës, i
    referohet Zyrës së Prokurorisë Serbe për Krime të Luftës, që është atje në Beograd edhe thotë:
    ata kanë fakte që në Shqipëri ka varreza masive. Në ndërkohë që këtu po flitet për varreza të
    fantazuara masive, ne konkretisht po i shohim varrezat masive duke u hapur për çdo ditë anekënd
    shtetit të Serbisë. Dhe, krahasoni tash këto dy momente, dhe për kë po krijohet Gjykata, Gjykata
    po krijohet për shqiptarë.

    Shikoni se çka thotë pika 145 e raportit të Dick Martyt : “UÇK-ja ka pasur qendra të
    grumbullimit të femrave të trafikuara, të cilat janë shfrytëzuar si skllave për shërbime seksuale”.

    Zonja dhe zotërinj, i nderuar kryeministër zoti Mustafa, këto nuk janë fakte. Këto që i thotë
    raporti i Dick Martyt, këto janë fabrikime të padurueshme dhe propagandë e ashpër
    antishqiptare. Kjo e krijon përshtypjen dhe perceptimin se shqiptarët nuk paskan luftuar për liri,
    por qenkan disa kriminelë që janë marrë me trafikim të organeve dhe të femrave. Këto janë
    gënjeshtra të ulëta dhe unë mendoj që njerëzit me integritet nuk kanë respekt fare për
    gënjeshtrën. Ne nuk duhet të jemi të hapur ndaj gënjeshtrave dhe ndaj falsifikimeve me qëllim të
    keq. Ndaj mashtrimit nuk duhet të kemi fare mirëkuptim, dhe as nuk duhet të dëshmohemi ndaj
    gënjeshtrave dhe ndaj mashtrimeve, gënjeshtra dhe mashtrimi që synon rrënimin e vlerave tona
    nacionale, duhet të luftohen pa mëshirë.

    Ne, për këtë arsye kemi përgatitur edhe një serë rekomandimesh të cilat ju i keni dhe i keni
    lexuar deri më tash dhe gjatë gjithë kësaj kohe sa do të diskutojmë edhe për këtë çështje, ne jemi
    plotësisht të hapur, ta marrim angazhimin e juaj, t’i pranojmë sugjerimet e juaja në drejtim të
    formulimit të rekomandimeve edhe më cilësore në bazë të propozimeve tuaja në fund që t’i

    6
    propozojmë një sërë rekomandimesh në fund të kësaj interpelance dhe ta kërkojmë votën tuaj.
    Faleminderit!

  • Faleminderit!
    E ftoj kryeministrin Isa Mustafa që ta paraqesë qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës
    lidhur me çështjen e shtruar për interpelancë.

  • I nderuar kryetar i Kuvendit,
    Të nderuar deputetë,
    Të nderuar anëtarë të Kabinetit qeveritar,

    Nga Kuvendi i Republikës së Kosovës jam njoftuar me shkresën 01/645 të dt. 6 mars 2015, për
    kërkesën e kryetarit të Grupit Parlamentar të “Vetëvendosjes”, zotit Glauk Konjufca, mbështetur
    edhe nga 15 deputetë të “Vetëvendosjes” në formë të mocionit për interpelancë. Kërkesa për
    mocion nga parashtruesi i kërkesës është dorëzuar Kuvendit, më datën 5 mars të vitit 2015.

    Çështja e interpelancës, nga parashtruesi përkufizohet si “thirrje në përgjegjësi e kryeministrit të
    Qeverisë së Kosovës, z. Isa Mustafa, për përgjegjësinë kushtetuese të Qeverisë së Kosovës lidhur
    me
    themelimin
    e
    Gjykatës
    Speciale”.
    Mocioni për interpelancë përmban arsyetimin dhe rekomandimet e dhëna nga Grupi Parlamentar.
    Si kryeministër i vendit nuk dëshiroj të komentoj këndvështrimin e arsyetimit të mocionit nga
    parashtruesi i tij, por dëshiroj të prezantoj para jush bazën ligjore dhe kushtetuese të vendimit të
    Qeverisë së Republikës së Kosovës që t’i propozojë Kuvendit të Republikës së Kosovës
    amendamentet Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

    1. Veprimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me propozimin e bazës ligjore dhe
    kushtetuese për themelimin e dhomave të specializuara të Gjykatës dhe Prokurorisë, mbështeten
    në letrat e shkëmbyera ndërmjet presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga dhe
    përfaqësueses së atëhershme të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri,
    baroneshës Catherine Ashton.

    Ky letërkëmbim u ratifikua në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me Ligjin nr. 04/L-274, të
    datës 23 prill 2014, për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Republikës së
    Kosovës dhe Bashkimit Evropian, mbi misionin e Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në
    Kosovë.

    2. Ligji në fjalë ishte miratuar me mbi 2/3 e votave të deputetëve të Kuvendit të Republikës së
    Kosovës, nga i cili buron edhe detyrimi kushtetues i Qeverisë së Republikës së Kosovës, për ta
    zbatuar në tërësi këtë ligj, ashtu siç parashihet në nenin 92, pika 3 e Kushtetutës së Republikës së
    Kosovës, që si parim të përgjithshëm përcakton se Qeveria zbaton ligjet dhe aktet tjera të
    miratuara nga Kuvendi i Kosovës dhe ushtron veprimtari tjera brenda përgjegjësive të tjera të
    përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe me ligj.

    Në këtë drejtim, unë si kryeministër dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, jemi duke zbatuar
    obligimet ligjore dhe kushtetuese, të cilat burojnë nga vullneti i deputetëve të Kuvendit të
    Republikës së Kosovës, si përfaqësues të sovranit, përkatësisht përfaqësues të popullit.

    7
    3. Qeveria beson se krijimi i dhomave të specializuara të Gjykatës dhe të Prokurorisë, nuk cenon
    pavarësinë kushtetuese të pushtetit gjyqësor dhe në këtë drejtim tani janë proceduar draft-
    amendamentet kushtetuese në Kryesi të Kuvendit, nga ku janë dërguar në Gjykatën Kushtetuese,
    për të marrë opinionin lidhur me përshtatshmërinë kushtetuese të këtyre amendamenteve.

    4. Edhe pse ne jemi të sigurt se këto amendamente janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës
    dhe në këtë mënyrë do të sigurohet përshtatshmëria kushtetuese edhe për dhomat e specializuara
    të Gjykatës dhe të Prokurorisë, së fundi konsiderojmë se është Gjykata Kushtetuese ajo që do ta
    japë vlerësimin përfundimtar dhe ne do ta respektojmë vlerësimin e kësaj gjykate.

    5. E gjithë infrastruktura ligjore për themelimin e dhomave të specializuara të Gjykatës dhe të
    Prokurorisë, është draftuar nga ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë, dhe në esencë normon
    zotimet të cilat janë të përmbajtura në letërkëmbimin ndërmjet presidentes së Kosovës dhe
    baroneshës Ashton të konfirmuara me ligj këtu në Kuvend. Me kujdes është siguruar se
    procedurat dhe proceset e mundshme të jenë në harmoni me standardet e vendeve të zhvilluara,
    ku të drejtat dhe liritë themelore për personat që mund të jenë subjekt i hetimeve, do të
    respektohen në maksimum.

    6. Dhomat e specializuara të Gjykatës trajtojnë rezultatet e një hetimi të pavarur të kryer nga
    Task Forca Speciale Hetuese, e udhëhequr nga prokurori amerikan, Williamson.

    Unë nuk mund t’i hedh poshtë ato që zoti Konjufca i tha këtu si vlerësime lidhur me raportin e
    Dick Martit, por kjo do të thotë se Gjykata duhet të verifikojë se a janë ato të vërteta apo nuk
    janë të vërteta. Si rezultat i një procesi të pavarur të kryer nga ky prokuror, as unë dhe as Qeveria
    në asnjë moment nuk kemi pasur dhe nuk kemi informata lidhur me numrin e rasteve si dhe për
    individët që mund të jenë subjekt i kësaj Gjykate. Ne duhet dhe po respektojmë plotësisht një
    proces të pavarur gjyqësor.

    7. Qeveria e Republikës së Kosovës e konsideron themelimin e dhomave të specializuara të
    Gjykatës dhe të Prokurorisë si një veprim jo të lehtë, por tani të domosdoshëm, sepse nëpërmjet
    kësaj ne tregojmë gatishmërinë tonë për të zbatuar drejtësinë.

    Qeveria konsideron se në asnjë rast nuk vihet në pyetje gjykimi i luftës çlirimtare të Kosovës, e
    cila ishte luftë për mbrojtjen e pragut të shtëpisë nga forcat ushtarake dhe atyre paramilitare
    serbe. Ne besojmë shumë në pastërtinë e luftës së UÇK-së, prandaj sjellja e individëve që
    eventualisht mund të kenë bërë krime gjatë luftës apo pas luftës nuk mund të identifikohet me
    luftën e pastër çlirimtare të Kosovës.

    8. Qeveria e Kosovës është përcaktuar dhe angazhohet për shtet të së drejtës, për shtet në të cilin
    sundon ligji, në këtë mënyrë zbatimi i drejtësisë dhe zbardhja e veprimeve jashtë ligjore vetëm se
    sa do t’i ndihmojë besimit në shtetin dhe besimin në drejtësi, pa marrë parasysh a vjen ajo herët
    apo vonë .

    9. Ligji për ratifikim është aprovuar me 89 vota për, me 22 vota kundër dhe me 2 abstenime, pra
    jo vetëm me 2/3 e shumicës së domosdoshme, por me 3/4 e numrit të përgjithshëm të deputetëve,
    të gjitha grupeve parlamentare, përpos “Vetëvendosjes” dhe të një numri të deputetëve nga

    8
    partitë të caktuara të cilët nuk e kanë votuar atë Ju e keni listën e deputetëve, të cilët kanë votuar
    për dhe kundër dhe cilit subjekt politik i takojnë dhe i kanë takuar këta deputetë. Votimi për këtë
    ligj, më 23 prill të vitit të kaluar, me të cilin merren obligimet për themelimin e kësaj Gjykate,
    shpreh një konsensus të gjerë të shumicës dërmuese të subjekteve politike dhe të pozitës dhe të
    opozitës së përbërjes së kaluar të Kuvendit. Prandaj edhe unë kam arsye të plotë të besoj se
    deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, kanë qenë të vetëdijshëm për vendimin e tyre,
    prandaj se edhe për ta edhe për qytetarët ka qenë e qartë se fjala është për një Gjykatë e cila do të
    ketë dy dhoma, njërën në Kosovë dhe tjetrën në një shtet tjetër të BE-së, porse procedurat e
    gjykimit si dhe mbajtja e dënimit do të ndodhë jashtë vendit tonë.

    Dëshiroj të theksoj edhe një fakt, që është i njohur edhe për neve këtu në sallë edhe për
    opinionin, se ende është në fuqi Rezoluta 1244, e cila mundëson që vendim të tilla të marrë edhe
    Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dhe po ashtu se Kosova ka shpallur pavarësinë e saj
    më dt. 17 shkurt 2008, me të cilin akt ne e kemi konsideruar vetveten të aftë dhe të përgjegjshëm
    që të marrim vendime në emër të qytetarëve tanë, edhe kur ato janë të rënda, prandaj duhet të
    jemi konsistent në përgjegjësitë dhe zotimet tona të cilat i kemi dhënë.

    Dhe, në fund dua të theksoj se Kosova është një shtet serioz, që zbaton detyrimet të cilat rrjedhin
    nga marrëveshjet ndërkombëtare. Prandaj, duhet të konkludoj se vendi ynë ka krijuar detyrime
    ndërkombëtare me Ligjin nr. 04/L-274, të datës 23 prill 2014, për ratifikimin e Marrëveshjes
    ndërkombëtare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, mbi misionin e
    Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë dhe se propozimi i vendimit për
    amendamentimin e Kushtetutës dhe nxjerrja e bazës ligjore për këtë Gjykatë, është një detyrim
    që del nga ky ligji i aprovuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe i bashkërenditur me BE-
    në.

    Rrjedhimisht rezulton se rekomandimet e Lëvizjes “Vetëvendosje” të bashkangjitura mocionit
    për interpelancë janë në kundërshtim me atë çfarë Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka
    vendosur me ligj, prandaj Qeveria mendon se si të tilla ato nuk duhet të përkrahen në këtë
    Kuvend.

    Ne kemi përgjegjësi kushtetuese të zbatojmë ligjin, ta zbatojmë dhe Kushtetutën dhe t’i
    përmbushim obligimet tona ndërkombëtare. Faleminderit!

  • Faleminderit! E ftoj zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi, që ta marrë fjalën.

    ZËVEND
  • Faleminderit!
    I nderuar kryeparlamentar Veseli,
    I nderur kryeministër Mustafa,
    Kabinet qeveritar,
    Të nderuar deputetë,
    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Realisht sikur gjithë ju e mbaj mend shumë mirë 27 marsin e vitit ’99, ato ditë ne sikur shumë
    ditë të tjera edhe unë edhe ju edhe të gjithë kemi qenë të tronditur nga represioni i Serbisë,
    trupave të saj ushtarake, policore, paramilitare kur kishin kaluar vetëm pak ditë pas fillimit të
    bombardimeve nga NATO.

    9
    Bombardimet e NATO-s ngjallën shpresën për të gjithë ne se liria nuk do të vononte, mirëpo në
    anën tjetër regjimi represiv i Milosheviqit kishte intensifikuar dhunën, vrasjet, përpjekjet për
    pastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë. Kosova po kalonte ditët e saja më të rënda, dëbimet
    masive, vrasjet dhe dhunimet vazhdonin, por përkundër dhimbjes dhe vështirësive ne ndiheshim
    më të fortë se kurrë, sepse përkrah nesh që me krenari bartnim uniformën emblematike me tri
    shkronjat e UÇK-së, po luftonte edhe aleanca ushtarake më e fuqishme në botë NATO. Në fund
    ne fituam të shtrenjtën liri.

    Çmimi i lirisë ishte shumë u lartë dhe u pagua me gjak dhe me jetën e qindra e mijëra
    dëshmorëve dhe martirëve e shumë e shumë sakrifica të gjithë qytetarëve të Republikës së
    Kosovës.

    Kjo fitore, kjo aleancë me partnerët tanë, liria dhe pavarësia që e kemi ne sot është dëshmia më e
    fuqishme dhe më e madhe e drejtësisë së luftës tonë.

    Drejtësia e luftës sonë është vulosur në Prekaz, në Gllogjan, në Universitetin e Prishtinës, në
    Llap, në Neodime, në çdo cep të Republikës së Kosovës, me përpjekje dhe sakrificën e çdo
    qytetari tonë.

    Dhe, përfundimisht drejtësia e përpjekjeve tona shekullore është kurorëzuar këtu në këtë sallë,
    më 17 shkurt 2008 dhe me njohjen e menjëhershme të shtetësisë sonë nga bota demokratike.

    Të nderuar deputetë,
    Zonja dhe zotërinj,
    Qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Një gjë është shumë e rëndësishme që ta kemi të qartë të gjithë.
    E kaluara jonë nuk do të gjykohet, lufta e shenjtë për liri nuk do të gjykohet, madhështia dhe
    drejtësia e tyre tashmë është jetësuar. Por, sado e padrejtë të duket, sado e dhimbshme për të
    pranuar të duket, ne duhet të jemi të vetëdijshëm se për shumë arsye, por mbi të gjitha të së
    ardhmes në mënyrë të bashkuar, të punoj për themelimin e kësaj Gjykate Speciale e cila do të
    trajtojë pretendimet e raportit të Dick Martit të miratuara nga Këshilli i Evropës dhe akuzat
    eventuale që mund të ngritën nga task forca e EULEX-sit.

    Të nderuar deputetë,
    Qytetarë të Republikës së Kosovës,
    I nderuar kryeparlamentar Veseli,
    I nderuar kryeministër,
    Kabinet qeveritar,
    Çfarëdo veprimi tjetër i kundërt mund të jetë me pasoja fatale dhe afatgjate për shtetin tonë dhe
    kredibilitetin tonë në arenën ndërkombëtare. Ne nuk guxojmë dhe nuk kemi të drejtë që fëmijëve
    tanë dhe gjeneratave që vijnë t’ua lëmë mbi supën një barrë të pavërtetë që i është veshur luftës
    tonë padrejtësisht.

    E kaluara e luftës sonë është ajo që ka qenë gjithmonë, e drejtë dhe e pastër dhe askush nga ane
    nuk ka dyshime për këtë, por, fatkeqësisht e ardhmja jonë mund të jetë shumë e mjegullt dhe plot
    dyshime në rast se ne dështojmë që t’i përgjigjemi edhe kësaj sfide të kërkuar nga ne.

    10
    Ne kemi ngadhënjyer në çdo ballafaqim me drejtësinë ndërkombëtare dhe jam i sigurt se do të
    ngadhënjejmë edhe tani. Për më tepër alternativa është shumë e keqe.

    Alternativa e Gjykatës Speciale është një Gjykatë e themeluar nga Organizata e Kombeve të
    Bashkuara, e cila do të zgjaste me dekada tërësisht jashtë juridiksionit të Kosovës dhe në dëm të
    shtetësisë sonë. Prandaj, ne duhet të jemi të qartë dhe të matur në qasjen dhe deklaratat...

    E ritheksoj edhe një herë, alternativa e Gjykatës Speciale është një Gjykatë e themeluar nga
    Organizata e Kombeve të Bashkuara, e cila do të zgjaste me dekada tërësisht jashtë juridiksionit
    të Kosovës dhe në dëm të shtetësisë sonë. Prandaj, ne duhet të jemi të qartë dhe të matur në
    qasjen dhe deklaratat tona, të mos e lëndojmë pa asnjë arsye njëri-tjetrin.

    Gjykata Speciale është produkt i realitetit politik në arenën ndërkombëtare. Kosova është e
    bekuar me shumë miq, por jemi të vetëdijshëm se Kosova ka edhe plot kundërshtarë dhe
    kundërshtarët e pavarësisë sonë sot mund të jenë duke i fërkuar duart dhe presin që ne të
    humbasim arsyen dhe durimin tonë në ballafaqim me këtë sfidë të madhe. Ata duanë që ne të
    dështojmë nesër ose kurdo që të sillet për miratim themelimi i Gjykatës Speciale, ndërsa ne duhet
    të tregohemi të përgjegjshëm ndaj së kaluarës dhe ndaj së ardhmes së vendit tonë. Ne nuk kemi
    asgjë për të fshehur, por ne duhet që edhe një herë të kalojmë këtë sfidë jo të lehtë, të
    dhimbshme, por të pashmangshme. Ripërsëris, alternativa është shumë e dhimbshme dhe
    tërësisht jashtë autoritetit dhe ligjeve të Republikës së Kosovës.

    Prandaj, unë ju ftoj që të tregohemi të gjithë të përgjegjshëm, pa dallime politike sa i përket
    raportit të Martit, ne gjithë kemi të njëjtin opinion, pra të mos mbajmë peng të ardhmen dhe
    partneritetin tonë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian dhe mbi të gjitha
    mos t’ua lëmë këtë barrë të padrejtë gjeneratave që vijnë. Ne duhet si shtet dhe shoqëri të
    ballafaqohemi vetë me këtë sfidë për të dëshmuar të vërtetën dhe drejtësinë. Faleminderit shumë
    për vëmendjen tuaj.

  • Faleminderit! Kalojmë tek kryetarët ose përfaqësuesit e grupeve parlamentare

    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, zoti Ilmi Reçica e ka fjalën.

  • Faleminderit, zoti kryetar Veseli!
    I nderuar zoti kryeministër,
    Zoti zëvendëskryeministri Thaçi,
    Kabinet qeveritar,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Duke pasur parasysh që situata është shumë serioze, me këtë interpelancë parlamentare dhe duke
    qenë të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm për situatën e gjendjes aktuale, unë në emër të Grupit
    Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, duke u bazuar në nenin 65 të Kushtetutës të
    Republikës së Kosovës dhe në nenin 52, paragrafi 2 të Rregullores së Kuvendit, me propozim të
    Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, kërkoj që të miratohet kjo rezolutë.

    1. Kuvendi i Republikës së Kosovës, rikujton dhe përsërit përkushtimin e plotë të Republikës së
    Kosovës për bashkëpunim dhe integrim në strukturat dhe mekanizmat euro-atlantike si dhe

    11
    shpreh gatishmërinë për të vazhduar në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim procesin e
    normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

    Republika e Kosovës është dhe mbetet partner i besueshëm dhe i qëndrueshëm në kuadër të
    partneritetit euroatlantik dhe i përkushtohet pa kompromis zbatimit të standardeve
    ndërkombëtare dhe evropiane, të drejtave të njeriut dhe të së drejtës ndërkombëtare në
    përgjithësi.

    2. Kuvendi i Republikës së Kosovës, shpreh shqetësimin se edhe me kalimin të më shumë se një
    dekade pas përfundimit të luftës çlirimtare të popullit të Kosovës, gjenocidi dhe krimet e luftës
    ndaj popullatës së Kosovës, nuk janë ndëshkuar. Dëmet e luftës të shkaktuara ndaj popullit dhe
    pasurisë së Kosovës, nuk janë kompensuar si dhe fati i shumë personave të zhdukur gjatë luftës,
    ende nuk është ndriçuar. Kuvendi i Republikës së Kosovës shpreh keqardhje që edhe
    institucionet dhe mekanizmat ndërkombëtar brenda dhe jashtë Republikës së Kosovës, nuk kanë
    kontribuar mjaftueshëm në adresimin e këtyre çështjeve që janë aq të ndjeshme dhe të
    rëndësishme për popullin e Kosovës.

    3. Kuvendi i Republikës rikujton se kryerja e krimit të gjenocidit si dhe të krimeve kundër
    njerëzimit gjatë luftës janë shkeljet më të rënda të normave të detyrueshme të së drejtës
    ndërkombëtare. Në kuadër të kësaj, Kuvendi i Republikës së Kosovës i referohet instrumenteve
    ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në veçanti Deklaratës Universale për të
    Drejtat e Njeriut, Paktit ndërkombëtar për të drejtat civile dhe politike, dhe Konventës për
    parandalimin dhe ndëshkim të krimit të gjenocidit. Kuvendi i Republikës së Kosovës, po ashtu i
    referohet Konventës ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen e personave nga
    zhdukja me forcë e cila garanton të drejtën për të ditur për fatin e personave të zhdukur

    4. Kuvendi i Kosovës shpreh bindjen se të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, kanë për
    detyrë që të marrin të gjitha veprimet e nevojshme për të dhënë drejtësi për krimet e kryera ndaj
    popullit të Kosovës, në pajtim me të gjitha të drejtat ndërkombëtare të njeriut dhe të drejtën
    ndërkombëtare në përgjithësi. Kuvendi i Republikës së Kosovës po ashtu shpreh bindjen se
    procesi i drejtësisë tranzicionale jo vetëm që do të kontribuojë në vënien e drejtësisë, por edhe do
    të nxisë përafrimin dhe pajtimin e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Republikën e Kosovës, në
    dobi të një shoqërie të qëndrueshme që respekton dhe jeton sipas vlerave dhe parimeve euro-
    atlantike.

    5. Duke i marrë parasysh që të gjitha qëndrimet dhe pikëpamjet të thëna më sipër, Kuvendi i
    Republikës së Kosovës, obligon Qeverinë e Republikës së Kosovës që t’i marrë të gjitha
    veprimet dhe të fillojë të gjitha procedurat e mundshme politike dhe juridike, qofshin ato
    vendore apo ndërkombëtare për të vënë drejtësi për gjenocidin dhe krimet e luftës të kryera nga
    Serbia, ndaj popullatës së Kosovës, dëmet e luftës të shkaktuara ndaj popullit dhe pasurisë së
    Kosovës, si dhe për të zbardhur fatin e personave të zhdukur gjatë luftës.

    Ky është propozimi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës. Faleminderit!

  • Faleminderit!

    12
    Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri. Glauk, ndërkohë shfrytëzoje
    foltoren derisa të dalë... Urdhëro, Glauk a pate diçka, aktivizoje foltoren për hir të publikut. Më
    fal Ismet, vetëm një minutë. A ke diçka?

  • Po. Po mendoj se ndërhyrja e zotit Reçica, ka të bëjë me përpjekjen për të
    futur këtu një proces krejtësisht paralel që është një dokument tjetër prej interpelancës, që
    mendoj se nuk është në rregull edhe në shpërputhje me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së
    Kosovës. Këtu kemi të bëjmë me një interpelancë dhe interpelanca në fund i ka rekomandimet.
    Zoti Reçica mund të takohet me ne për shembull pas një pauze për shembull kur të përfundojë
    krejt procesi i diskutimeve në këtë interpelancë dhe ne mund të synojmë, të mundohemi t’i
    dakordojmë të gjitha ato që i kishte dhe që i lexoi zoti Reçica, me shumicën e të cilave unë
    pajtohem dhe ashtu që në fund, të vijë në fund të një pakoje rekomandimesh për Kuvendin e
    Kosovës, që do të votohej në fund të interpelancës, por nuk ka të drejtë askush që në mes të një
    interpelance, ta fusë një dokument krejtësisht tjetër dhe paralel dhe ky dokument t’i bëhet
    alternativë vetë rekomandimeve që i propozojmë ne. Kjo nuk është në rregull, ma merr mendja.

  • Zoti Reçica e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    Zoti Konjufca, me qëllimin më të mirë dhe duke i pasur parasysh që shpreh opinionin e të gjithë
    qytetarëve dhe të gjithë kolegëve deputetë, propozoj këtë rezolutë dhe kjo rezolutë nuk vjen
    ndesh absolutisht me atë çka ju keni propozuar në interpelancë dhe në rekomandime. Kjo është
    çështje e juaja, mirëpo unë besoj që të gjithë deri tash dhe në të gjitha situatat, në të gjitha
    momentet, kemi kërkuar nga Qeveria dhe nga të gjitha institucionet që të merret me krimet e
    luftës të cilat i ka kryer Serbia këtu dhe besoj që do të duhej që grupet parlamentare të
    dakordohen, pastaj formën, mënyrën dhe kohën e momentin se cilën do ta votojmë dhe si do të
    rrjedhë procedura e kësaj interpelance, janë çështje që i vendos seanca. Faleminderit !

  • Ne po vazhdojmë me diskutimet, ju kisha lutur, pastaj nga fundi i diskutojmë
    prapë.

    Kërkoj falje zoti Ismet Beqiri, urdhëroni, fjala është për ju.

  • Faleminderit!
    Të nderuar kolegë deputetë,
    I nderuar kryeministër,
    Zëvendëskryeministra,
    Kabinet qeveritar,
    Ne, deputetët e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, jemi plotësisht të
    vetëdijshëm për rëndësinë dhe ndjeshmërinë e formimit të Gjykatës Speciale, gjegjësisht krijimit
    të dhomave të specializuara të Gjykatës dhe Prokurorisë.

    Po ashtu jemi të vetëdijshëm, por edhe kemi të gjithë obligim që vendimet e marra nga ky
    Kuvend, por edhe institucionet e vendit të zbatohen aq më tepër kur ato janë ligje të miratuara
    nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.


    13
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Edhe unë po ua rikujtoj që Kuvendi i Republikës së Kosovës, me 2/3 e votave, me 89 vota të
    deputetëve, ka nxjerr Ligjin nr. 04L/274, me 23 prill të vitit të kaluar. Kjo detyrimisht obligon
    kryeministrin dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës, në kryerjen e obligimeve që dalin nga ky
    ligj. Nuk është në vullnetin e lirë të Qeverisë dhe të kryeministrit, donë apo nuk donë ta zbatojë
    një ligj të miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ai është detyrim për të dhe për
    Qeverinë.
    Të nderuar kolegë deputetë,

    Krijimi i këtyre dhomave të specializuara, në asnjë rrethanë dhe nga askush nuk mund të
    kontestojë apo të tentojë të vë në dyshim luftën e drejtë dhe çlirimtare të popullit tonë për lirinë e
    vendit.

    Rezistenca jonë shumëvjeçare institucionale dhe lufta çlirimtare e Ushtrisë Çlirimtare të
    Kosovës, ka qenë e drejtë për të cilën nuk kemi më nevojë ta bindim askënd as brenda e as jashtë
    vendit, sepse qytetarët e Kosovës ishin ata që punuan, sakrifikuan dhe luftuan për lirinë e vendit.

    Pra, bashkësia ndërkombëtare e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e
    Bashkimit Evropian, të bindur në luftën e drejtë, luftën tonë të drejtë dhe për t’i dalë në ndihmë
    popullit tonë në momentet më vendimtare, na ndihmuan dhe arritëm së bashku atë që kishim
    synim shumëvjeçar, lirinë dhe pavarësinë e vendit.

    Të nderuar kolegë deputetë,
    Ne si shtet i pavarur dhe sovran, duhet të tregojmë se kemi aftësi, guxim, profesionalizëm dhe
    përgjegjshmëri, si ndaj qytetarëve të vendit, ashtu edhe karshi miqve tanë ndërkombëtarë,
    kontributin e të cilëve asnjëherë qytetarët e Kosovës nuk duan, por edhe nuk mund ta harrojnë.
    Ata ishin me ne në momentet jetike të ekzistencës dhe të mbijetesës sonë si popull. Kjo tregon
    pjekurinë dhe nivelin tonë të përgjegjësisë qytetare dhe shtetërore, kjo tregon se ne jemi për shtet
    të së drejtës se askush nuk duhet frikësuar nga drejtësia, ne duhet t’i nënshtrohemi drejtësisë dhe
    ligjit, kështu bëhemi më të besueshëm për qytetarët tanë dhe për miqtë tanë.

    Të nderuar kolegë deputetë,
    Askush nga ne nuk e ka pritur me entuziazëm formimin e dhomave të specializuara të Gjykatës.
    Sipas rezultateve të hetuara, të paraqitura tashmë nga prokurori Wiliamson, del se ky tani është
    një domosdoshmëri. Ne si shtet nuk duhet të vijmë në situatë që Këshilli i Sigurimit të vendosë
    për Tribunal. Të gjithë e dimë që atje ka shtete me vullnet dhe energji negative në raport me
    shtetin e Kosovës. Ne nuk duhet ofruar atyre “kënaqësinë” në inicimin dhe formimin e një
    Tribunali të tillë. Varianti i tillë do të ishte një goditje e rëndë për shtetin e Kosovës.

    Të nderuar deputetë, Gjykata Kushtetuese tanimë i ka amendamentet kushtetuese në shqyrtim,
    amendamente këto të dërguara nga Kryesia e Kuvendit dhe Gjykata do ta thotë fjalën e saj
    përfundimtare për kushtetutshmërinë e këtyre amendamenteve.

    Të nderuar kolegë deputetë,
    Ne e përkrahim fjalën e kryeministrit Mustafa dhe nuk mbështesim rekomandimet e propozuara
    të parashtruesit të kësaj interpelance. Sa i përket Rezolutës, sigurisht që ne nuk shohim...që nuk

    14
    ka asgjë të keqe, por përkundrazi në një mënyrë ose tjetër rikonfirmon edhe fjalën e paraqitur ose
    fjalët e paraqitura më herët para folësve të kryeministrit, zëvendëskryeministrit, por edhe këtë që
    e thashë unë, por të sublimuara në një rezolutë. Nuk ka dilemë që gjatë seancës, gjegjësisht edhe
    interpelancave ka ndodhur edhe më herët, paraqiten rekomandime dhe këtu nuk ka asnjë shkelje
    për mendimin tonë procedural. Sido qoftë, Rezoluta e propozuar apo rekomandimet që ishin më
    herët, interpelanca ose parashtruesi, ato hedhen në votim në fund, të harmonizuara apo të pa
    harmonizuara dhe pastaj vendos Kuvendi. Faleminderit!
  • Grupi Parlamentar “Vetëvendosje”, Visar Ymeri e ka fjalën.
  • Deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,
    Të nderuar qytetarë të Republikës
    Kur u shpall pavarësia e Kosovës, na thanë se ajo është sui generis, pra, njëfarë pavarësie
    speciale, tejet e veçantë, e paparë dhe e papërsëritshme. Shtatë vjet më vonë po përfundojmë me
    një Gjykatë Speciale, apo dhoma të specializuara siç po quhen tash, me një Gjykatë të veçantë,
    tejet të veçantë, sërish të paparë dhe prapë të papërsëritshme. Ky trajtimi special që na e bëjnë të
    tjerët e po ia bëjmë edhe ne vetvetes, na ka lodhur e na ka dërrmuar. Trajtimi special, në fakt,
    është eksperimentim, ku prioritet ka siguria e laboratorit e jo e kavieve në të. Në kohën e
    okupimit të Serbisë, specialja na i përkujtonte ”specijalcat e milicisë” së armatosur deri në
    dhëmbë që rrihnin e i vrisnin shqiptarët. Tash, ajo na e përkujton ofertën speciale të reklamave
    mashtruese, si karrem për konsumatorin. Kosova ka nevojë për drejtësi të zakonshme, e jo për
    padrejtësi speciale.
    Kosova nuk mund të integrohet në aq shumë organizma ndërkombëtarë ku nuk është e
    anëtarësuar, sepse vazhdimisht po kemi instanca ndërkombëtare që duan të integrohen në
    Kosovë, njëherë EULEX-i e tash edhe kjo Gjykata Speciale. Po ashtu, Kosova nuk mund të jetë
    përnjëmend e pavarur, përderisa vazhdimisht kemi autoritete ndërkombëtare përbrenda sistemit
    shtetëror të Kosovës, që duan të jenë të pavarura, sërish, njëherë EULEX-i e tash edhe kjo
    Gjykata Speciale. Pra, me këtë mënyrë, nuk po integrohet Kosova në bashkësinë ndërkombëtare,
    por bashkësia ndërkombëtare po integrohet në Kosovë; dhe, nuk është Kosova e pavarur brenda
    bashkësisë ndërkombëtare, por bashkësia ndërkombëtare është e pavarur dhe po pavarësohet
    përditë brenda Kosovës.
    Janë 3 shtylla kryesore dhe themelore të shtetësisë në kohërat moderne: është Ushtria, si garant i
    sovranitetit dhe pacenueshmërisë së territorit; është ekonomia, si garant i mirëqenies për
    qytetarët dhe gjyqësia, si garant i drejtësisë po për këta qytetarë. Ushtrinë nuk po e krijojmë dhe
    po varemi nga KFOR-i, ekonominë nuk po e zhvillojmë, duke i pritur investimet nga jashtë.
    Gjyqësinë, dhe drejtësi përmes saj, po e presim të na vijë po ashtu nga jashtë. Nëse e pranojmë se
    këto tria nuk mund t’i bëjmë vetë, atëherë e kemi pranuar praktikisht se shtetin nuk e ndërtojmë
    dot, sepse, heqja dorë nga këto të tria është heqje dorë nga shtetësia.
    Dhe, çfarë po ndodh me këtë pretendim ose tendencë të themelimit të Dhomës së Veçantë në
    rrafshin e drejtësisë, është që e kemi postin publik më të lartin brenda shtetit, pra presidenten e
    Kosovës, e cila në letrat që ia ka dërguar Bashkimit Evropian, praktikisht e pranon se Kosova
    nuk mund të ndërtojë sistem drejtësie që garanton drejtësi të paanshme për qytetarët e vet, dhe
    rrjedhimisht këtë duhet të na e bëjnë të tjerët. Pra, nëse çdokush tjetër brenda Kosovës, ka të

    15
    drejtë ta vë në dyshim Republikën e Kosovës, presidentes së shtetit, postit është absolutisht e
    ndaluar që ta ketë këtë të drejtë që ta vë në diskutim shtetësinë e Kosovës e pikërisht ky post, më
    i larti në vend, po e bën këtë gjë përmes kërkesës për ta themeluar Gjykatën ose Dhomën
    Speciale përbrenda gjyqësisë të Kosovës, plotësisht të pavarur nga Kosova. Faleminderit!
  • Grupi Parlamentar, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka
    fjalën.
  • I nderuar kryetar i Kuvendit!
    Të nderuar deputetë
    I nderuar kryeministër,
    Kabinet qeveritar,
    Në fjalën time kam pasur t’i them shumë gjëra që u thanë, por diçka më nxiti me u nisë me do
    aspekte tjera.

    Kam qenë pjesë e diskutimeve jozyrtare, që Kosova duhet për ta krijuar një Dhomë, një panel që
    nuk mundet krejt punët t’ i kryejë në Prishtinë, por ndoshta i duhet për të operuar edhe jashtë,
    kështu na është prezantuar dikur pa na u dhënë asnjë letër edhe na është thënë që presidentja
    është mirë për ta lënë këtë mundësi të hapur, me një dokument të shkruar me një letërkëmbim.
    Unë prej asaj që kam dëgjuar atëherë, nuk kemi pasur dokument të shkruar, nuk ka qenë diçka
    zyrtare, unë po e shoh krejt diçka tjetër, duhet t’ ju them me të vërtetë, çka po shoh, nuk po e
    shoh një panel më me ligje të Kosovës, mos harroni se ka një dallim të madh substancial, na
    është thënë një panel i Kosovës, me ligjet e Kosovës, po nuk mund t’i kryejë krejt punët brenda.
    Pse? Sepse ka probleme me dëshmitarë. Unë po shoh diçka tjetër, unë po shoh jo një panel më,
    unë po shoh krejt një sistem që po duhet të ndërtohet gjëja për ta arsyetuar atë veprim të zonjës
    presidente atëherë. Këtu ka një shpërputhje të madhe.

    Edhe ju si Qeveri, për shembull e keni me borxh për ta shpjeguar se ekziston kjo shpërputhje, pra
    ju duheni të vendosni a e pranoni tani këtë shpërputhje. Ajo që ka ndodhur në letërkëmbim është
    një aspekt i veprimit, por a e pranoni ju tani që të ketë që Gjykata Kushtetuese për shembull të
    jetë ad akt, fare të mos ketë funksionin të vetin, por tre gjyqtarë ndaras nga ajo që ekziston të
    kryejnë punë, pra keni shkuar shumë më lart se ndryshe thënë, kjo i vjen përmes derës të vogël, i
    nderuar zoti Kuçi, ju keni qenë arkitekti i këtyre dallavereve deri tash, e dini se jeni, me
    përkrahje të kolegëve tuaj, ju keni shkuar shumë më lart. Ju e keni pasur për detyrë për ta
    mbrojtur Kosovën, për të thënë: ne kemi ra dakord për një panel në këtë rrethanë, një pjesë të
    funksioneve të veta për t’ i shkruar jashtë. Pse, nuk po vlejka më asgjë e sistemit tonë, nuk ka
    qenë e prezantuar kështu në atë kohë. Pra, keni shkuar shumë më larg, shumë më keq.

    Çka po dua me thënë tani me këtë, shiko unë e kuptoj pastrimin që duhet të ndodhë përmes
    gjyqësorit, vetë kam ra nëpër një lavazh të tillë, mirëpo mos harroni çka ndodh gjatë periudhave
    sa vazhdon ky pastrim, janë do anë që nuk shlyhen.

    Të gjitha titujt e gazetave që shkruhen diku dhe, të gjitha mbesin në mendjen e opinionit. Kur
    vjen vendimi në fund, vonë është një vendim i caktuar, ai vend ka pësuar dëme. Si e mendoni ju
    ta përballoni këtë gjendje kur në Kosovë po e ktheni edhe një herë UNMIK-un? Pra kjo është
    ‘99-ta. Ne kemi kaluar nëpër procesin e marrjes të përgjegjësive, ne e dimë, unë kam negociuar

    16
    dikur për ta marrë Ministrinë e Rendit dhe të Drejtësisë. I ka mbi 10 vjet kjo punë që kemi
    negociuar për t’ i marrë këto përgjegjësi, tash ju po i ktheni edhe një herë, jo më as EULEX, se
    EULEX-si ka qenë një partner, përgjegjësitë kanë qenë anën e vendorëve, ju po e ktheni OKB-në
    vëllai i im me këtë çka jeni duke bërë. Ishte dashur për t’ia vënë mendjen pak, jo për hatër të disa
    njerëzve, nuk po e pastroni Kosovën me këtë send, nuk po e pastroni as këtë etapë as atë etapë,
    po i leni të gjitha ato paqartësi me të cilat janë shërbyer për karrierë politike plot dhe vazhdojnë
    për t’u shërbyer sot, por përkundrazi po i jepni Kosovës edhe një UNMIK. Unë u kisha thënë
    merreni e korrigjoni pak çka është ajo që letërkëmbimi e ka shti në obligim Kosovën, që mund të
    jetë një panel i cili s’mund ta kryejë punën e vet këtu, por që është me ligje të Kosovës,që mund
    të shkojë të marrë në pyetje edhe jashtë vendit, por një OKB prapë në Kosovë. Faleminderit!

  • Faleminderit, zoti kryetar!
    Kryeministër,
    Anëtarë të Qeverisë,
    Nuk e pata ndërmend ta marr fjalën, por këtë fjalën e zotit Haradinaj që tha “dallavere”, pata
    dëshirë për të treguar që asnjë dallavere askush prej neve nuk e ka bërë dhe nuk mundet ta bëjë
    edhe nëse do, por në anën tjetër aktorë të proceseve keni qenë të gjithë, dikush më shumë, dikush
    më pak dhe e fundit ajo që është votuar në Kuvend herën e kaluar, do të votohet prapë.

    Nuk ka asnjë individ në këtë vend me të cilëndo fuqi që mund ta ketë që mundet të bëjë vetë
    kurrgjë, dhe po ashtu e dini që liderët e partive politike jeni pajtuar herën e kaluar, mos u pajtoni
    prapë Kuvendi është ai, nuk ka një individ që mund të bëjë asnjë ndryshim, kushdo që mund të
    jetë ai. Si ministër i Drejtësisë e kam kryer punën dhe do ta kryejë gjithmonë, por asnjëherë, as
    për ta e dëmtuar Kushtetutën as vendin as individët dhe besoj se fjala me thënë keni bërë
    “dallavere”, nuk keni bërë dallavere nuk është mirë askujt për t’ ia thënë se nuk është e vërtetë.

  • Urdhëroni, zoti Haradinaj!

  • Dikush zyrtarisht në emër të Kosovës, ka qenë i ngarkuar për të
    negociuar këto që sot Qeveria sot ia ka propozuar Kuvendit, e që burim e kanë një marrëveshje,
    letërkëmbim. Ai negocim i dashur kolegë, nuk është bërë nga kryetarët të partive, të paktën unë
    jam një prej tyre, kur nuk jam ulur të negociojë diçka çka për të përfunduar, për t’ u përmbyllur.
    Dikush e ka bërë. Për mua është një tip “dallavere” se prej derës të vogël është kah të vjen dera e
    madhe. Ky është mendimi im.

  • Urdhëroni, zoti Kuçi.

  • E para, zoti Haradinaj nuk kam negociuar vetë kurrë. Besoj sek këtë e dinë të
    gjithë. E dyta, besoj po ashtu e dinë të gjithë që ka qenë një grup teknik po e quajmë. Unë e kam
    udhëhequr atë grup, kanë qenë edhe disa emra tjerë nja 7 a 8. E treta po ashtu besoj, e dini edhe
    ju që para çdo votimi, para çdo hartimit të letrës, ju kanë thirrur, keni pirë kafe të gjithë liderët e
    partive politike dhe pastaj keni ardhur në Kuvend dhe i keni bindur deputetët e juaj një nga një,
    dikush më shumë e dikush më pak dhe keni votuar në Kuvend.

  • Edhe një herë zoti Haradinaj, por ishim futur në rrjedhën normale të diskutimeve
    pastaj... urdhëro edhe një herë

    17
  • Unë më duhet për ta shpjeguar edhe një herë. Deri në votimin e
    letërkëmbimit ka ekzistuar konsulta, por me kërkesën time, pra vetë kam kërkuar për t’u kyçur
    në temë se kam dëgjuar prej disave që diçka po ndodh, besoj që është kështu, e konfirmojnë edhe
    një herë që janë prezent. Pas letërkëmbimit e tutje, nuk jam pjesë e ndonjë konsulte, ndonjë
    kafeje rreth kësaj teme. Jam i befasuar me dallimin që e shoh nga letërkëmbimi edhe çka është
    duke i ofrohet sot Parlamentit edhe çka po synohet të mbërrihet, që është shumë më shumë, nuk
    është një panel, nuk është një Dhomë, por janë dhoma. Nuk është në një nivel, por është në të
    gjitha nivelet, është diçka që ka ndryshuar shumë. Kush është marrë me këtë temë brenda një
    viti, po shihet trendi, nuk ka shkuar trendi kah përmirësimi ose kah ruajtja e substancës, por ka
    shkuar ka një degradim më i madh. Këtë gjendje e kemi.

  • Urdhëroni zoti Kuçi, megjithatë derisa e kemi publikun pasi është çështje kaq
    sensitive, po rikthehemi në rrjedhë, ju kisha lutur.

  • Për hir të korrektësisë zoti Haradinaj, se nuk është punë replike
    kjo, por dua ta them kështu: ju keni qenë në opozitë, zoti Mustafa në Opozitë, zoti Kurti në
    opozitë. Prej ditës së parë çdo dokument që e kemi pasur ua kemi shpërndarë edhe juve, prej
    letërkëmbimit e tutje, unë nuk e kam udhëhequr, presidentja e Republikës, besoj se këtu duhet ta
    kemi një vijë ndarëse. Por, vitin e kaluar nuk ka pasur dokument që nuk e keni marrë edhe ju nga
    opozita dhe atë me shkrim ua kam dërguar plus po ju them se edhe unë e kam kopjet. Kur fola
    më herët që tha Albulena reagoj, unë mendova për “Vetëvendosjen”, unë nuk kam dokument që
    nuk e dini ju dhe unë. Nëse ka dikush tjetër dhe unë po e them krejt dokumentet që i di unë, krejt
    dokumentet i kam shpërndarë në grup parlamentar për Komisioni për Legjislacion, dokument
    tjetër nuk kam.

  • Ashtu-kështu, opozita e ka fjalën, urdhëro zotëri Haradinaj, e pastaj Visar.

    Në minuta futen edhe këto kur po bisedojmë, një ta kemi parasysh minutat futen. Urdhëroni zoti
    Haradinaj. Faleminderit! Zoti Ymeri e ka fjalën.

  • Faleminderit!
    Dy herë ministri i Drejtësisë mashtroi, pra me një farë metode jashtëzakonisht perfide kur po
    thotë të gjithë, nuk po e bën ndarjen që është realitet e që ka qenë realitet edhe në të kaluarën.
    Nuk kanë votuar të gjithë ministri Kuçi, as nuk janë pajtuar të gjithë në momentin kur është
    diskutuar kjo edhe nuk është se i keni pasur konsultimet me të gjitha subjektet në mënyrën e
    njëjtë, por kjo është çështje tjetër pastaj, por për hir të opinionit publik mos mashtroni se nuk
    keni nevojë. Pra, bëjeni ndarjen e cila ka qenë ndarje atëherë, që Lëvizja “Vetëvendosje” as nuk
    ka pranuar që të diskutohet për këtë punë e as nuk e ka votuar herën e parë letërkëmbimin në
    Kuvendin e Republikës së Kosovës, në të cilin e kemi argumentuar pse nuk e votojmë këtë
    letërkëmbim, duke i pasur parasysh edhe këto pastaj rezultatet që erdhën sot që po i diskutojmë...

    Çështja e dytë është që ju e keni negociuar, ju e keni negociuar këtë çështje, qoftë si pjesë e
    ekipit teknik, qoftë atëherë e letërkëmbimin, në bashkëpunim me presidenten dhe pastaj dhe i
    keni sjellë amendamentet si Qeveri, të sponsorizuara nga Qeveria, në Kuvendin e Republikës së
    Kosovës, amendamentet kushtetueses të cilat priten të votohen në vijim, dhe pastaj ju i keni

    18
    bindur ose shantazhuar ose kërcënuar deputetët tuaj që ta votojnë atë, dhe në këtë mënyrë për ta
    hequr fajin, jo për t’ia bartur në Kuvend. Pra tregojeni të vërtetën ashtu siç ka qenë.

  • I nderuar kryeministër, e keni fjalën.

  • Meqenëse këtu po ka interpretime të ndryshme të asaj çfarë
    ka qenë në letrën e presidentes me baroneshën Eshton që e kam unë këtu, unë dëshiroj vetëm të
    citoj vetëm disa pjesë të kësaj.

    Nëse një hetim i Task-Forcës, rezulton me aktakuza dhe procedura gjyqësore, duhet të siguruar
    një mjedis të përshtatshëm për administrimin e duhur të drejtësisë. Në pajtim me këtë një
    Gjykatë e specializuar brenda sistemit gjyqësor të Kosovës, si dhe një zyre të specializuar e
    Prokurorisë do të shfrytëzohet për procedura gjyqësore dhe të apelit që dalin nga hetimet e kësaj
    force. Për ta mundësuar funksionimin e procedurave të tilla, Kosova do të themelojë dhoma,
    është në shumës dhoma të veçanta e të dedikuara gjyqësore të cilat do të zhvendosen në një shtet
    të tretë, në bazë të një marrëveshjeje me atë shtet dhe të cilat do të përfshijnë të gjitha instancat e
    sistemit gjyqësor, duke përfshirë Gjykatën Kushtetuese për çfarëdo procedure penale e cila mund
    të iniciohet si rezultat i punës...

    Këto struktura do të administrohen me statutin e vet dhe Rregulloren e punës dhe dëshmive duke
    përfshirë edhe dispozitat për kufizimin e dhënien e faljeve, paraburgimit si dhe kryerjen e
    dënimeve të burgut jashtë vendit nëse gjykimi rezulton me dënim me burg.

    Do të thotë kjo që është dhënë, është pasqyrë e kësaj që ka qenë në këtë marrëveshje. A e kemi
    lexuar mirë a nuk e kemi lexuar, është punë tjetër, por është një marrëveshje e cila është
    konfirmuar, është ratifikuar me ligj, prandaj unë e thashë edhe në fjalën time se e gjithë ajo që
    është dhënë do të thotë është një adoptim i kësaj në një normë kushtetuese dhe normë ligjore.

  • Faleminderit! Zotëri Kuçi e ka fjalën.

  • Ymeri doli jashtë, por besoj ju të tjerët ia përcillni.

    E para, unë e justifikova Lëvizjen “Vetëvendosje”, s’e kuptova, por, dua të them, se me
    dokumente ka qenë i njoftuar zoti Kurti, e kam me shkrim, për procedura. Kafet janë pirë në
    Ambasadën Amerikane, pse s’ju kanë thirrur unë nuk e di.

  • Zëvendëskryeministri, zoti Kujtim Shala.

    ZËVEND
  • Faleminderit, zoti kryetar!
    Të nderuar deputetë,
    Mocioni dhe tema e kësaj interpelance ka të bëjë me bazën kushtetuese të vendimit të Qeverisë
    dhe unë mendoj që kjo temë është përkufizuar saktë dhe mirë, por për çështje të kësaj natyre
    është normale që debati zhvillohet dhe në nivel politik.

    Unë dola, meqë po bisedohet për qëndrimet, që të jap një dëshmi tepër të shkurtër.


    19
    Në kohën sa kishim koalicionin paszgjedhor e që ka të bëjë saktësisht me qëndrimet për
    Gjykatën Speciale, meqë ajo ka qenë një nga temat kryesore, sidomos kur ne bisedonim për një
    marrëveshje të mundshme me Lëvizjen “Vetëvendosje”.

    Edhe unë dua të them qartë, se në të gjitha takimet, në të gjitha diskutimet Lëvizja
    “Vetëvendosje” ka qenë qartë hapur, si brenda si publikisht, që Nisma ka qenë kundër, si brenda,
    si publikisht, që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka qenë për, si brenda, si publikisht.

    Madje, kur negocionim marrëveshjen me Lëvizjen “Vetëvendosje” drejtuesi i Aleancës për
    Ardhmërinë e Kosovës, pretendonte që të krijonim një qeveri të mundshme, në të cilën partnerët
    do të mund të dalloheshin edhe për çështje të natyrës së rëndësishme të nivelit nacional dhe
    argumenti i parë ka qenë ky, që ju të Lëvizjes “Vetëvendosje”, s’pajtoheni që të kemi një
    Gjykatë speciale dhe ne të tjerët pajtohemi dhe përkundër këtyre dallimeve, ne mund të punojmë
    dhe mund të qeverisim bashkë. Faleminderit shumë!

  • E ka fjalën Valdete Bajrami nga Grupi Parlamentar “Nisma”.

  • Faleminderit, kryetar!
    I nderuar kryeministër,
    Kabinet qeveritar,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Të nderuar qytetarë,
    Ju e dini që unë edhe dje e kam ngritur çështjen e sistemit të drejtësisë dhe, me të drejtë edhe ne
    deputetët, por edhe qytetarët duam të dimë, se çfarë është duke ndodhur në vendin tonë në
    përgjithësi me sistemin e drejtësisë?

    Kur ju ishit në opozitë, zoti kryeministër, qëndrimi juaj ka qenë që ta shkapni shtetin nga e keqja,
    por si vepruat ju? Në vend se t’ia mundësoni qytetarit një shpresë për të ardhmen, ju me
    bashkimin tuaj me PDK-në, i dhatë fund shpresës së qytetarëve për një jetë ndryshe.

    Zoti kryeministër, jo që do të duhej të kishit vullnetin, por e keni obligim ta bëni çkapjen e
    shtetit, ta bëni çlirimin e institucioneve të pavarura e sidomos, atë të sistemit të drejtësisë.

    Ju zoti kryeministër, përgjatë fushatës keni qenë dhe jeni deklaruar kundër të gjithë atyre që kanë
    kapur shtetin dhe keni thënë, se kurrë s’do të bëni koalicion me ata të cilët kanë kapur shtetin, e
    këtu edhe sistemin e drejtësisë, kur ju keni bërë thirrje “Ejani ta shpëtojmë shtetin nga e keqja”.

    Si të presim, por sidomos qytetarët, na ju që tash po kërkoni dhe po deklaroheni, se Gjykata
    Speciale do të veprojë drejtë dhe se do të bëhet në të mirën e vendit. Themelimi i Gjykatës
    Speciale tregon, se sistemi i drejtësisë, zoti kryeministër, në Kosovë ka dështuar. Dhe, si rezultat
    i këtij dështimi, qoftë të atij të UNMIK-ut, qoftë të EULEX-it, por edhe drejtësisë sonë, në fakt,
    po tregon se nuk i besohet asnjë institucioni të sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës.

    Në dokumentin, të cilin e kemi parë, deri më tani Gjykata Speciale, ai draft ashtu siç është bërë,
    tregon se rrënimi i sistemit juridik në Kosovë është në rritje. Po e them këtë, pasi që aty janë
    prekur fondamentet e shoqërisë, konkretisht, fondamenti i të drejtave të njeriut. Prekin barazinë e

    20
    palëve dhe të gjitha të drejtat e fituara, që nuk janë të drejta të rezervuara të Kushtetutës së
    Republikës, por të drejta të fituara me të drejtën ndërkombëtare, ku pikërisht janë edhe shtyllat e
    Kushtetutës së Vendit.

    Zoti kryeministër, po ashtu këto unë që i potencova e ka deklaruar edhe ministri juaj i Drejtësisë,
    ku po e citoj: “Kjo gjykatë nuk garanton barazinë e palëve”. Dhe, për çfarë drejtësie po flasim
    dhe çfarë drejtësie presim ne nga kjo gjykatë, ju lutem të na thoni sot ju këtu.

    Dhe, si është e mundur që sistemi i drejtësisë të jetë në një kohë të gjatë në kolaps të tërë dhe ky
    ministër thotë haptazi, se nuk do të ketë barazi të palëve. Si është e mundur, që ky ende është në
    krye të dikasterit të drejtësisë. Këto të drejta janë fondamentale, mbi të cilat është ndërtuar
    civilizimi perëndimor dhe ky dokument prek pikërisht vlerat e civilizimit perëndimor të
    shoqërisë dhe nuk mund ta ndryshojë Kuvendi i Kosovës. Kjo është vlerë. Ky është fondamenti i
    një shoqërie të qytetëruar.

    Ky dokument të cilin e kemi parë, është një lloj shteti në shtet, për faktin se i ka të gjitha nivelet
    e gjykatave dhe janë të veçanta. Gjithashtu, kjo gjykatë do të ketë edhe omdbucpersonin e vet.
    Që nga ’99-ta kompetencë për krimet e luftës ka qenë UNMIK-u dhe i ka hetuar e gjykuar ato.
    Pastaj, e drejta ekskluzive ka kaluar në kompetencë të EULEX-it. Asnjëherë gjykatësit vendorë
    nuk kanë pasur e as nuk kanë provuar kush për t’u dhënë dhe për t’i hetuar ata.

    Nga fundi i luftës deri më sot, gjithmonë në Kosovë ndërkombëtarët kanë hetuar gjykuar vetë
    vendimet për krime lufte në Kosovë dhe nuk e di pse është e nevojshme që tash të kemi një
    Dhomë të Veçantë speciale përsëri nga ndërkombëtarët. Ata duhet të dalin, të kërkojnë falje, po
    ashtu edhe ju, për dështimin e sistemit të drejtësisë që ka pasur, sepse ka qindra njerëz që janë
    edhe sot në burgje nga po ky sistem i drejtësisë.

    Ky dokument Kushtetutës së Kosovës ia mohon sistemin juridik të saj. Ne jemi kundër Gjykatës
    selektive dhe, si të tillë nuk do ta përkrahim. E gjithë kjo situatë e krijuar tash e sa vite, do ta
    konfirmojë atë që ne e kemi ngritur si çështje, se sistemi i drejtësisë mund të jetë çfarëdo sistemi,
    por vetëm i drejtësisë, assesi. Faleminderit!

  • Faleminderit! Grupi Parlamentar “6+”, zoti Qerim Bajrami.

    Ć
  • Atëherë, më lejoni vetëm ndoshta një minutë t’ ju marr, për hir të korrektësisë.
    Janë të lajmëruar 24 diskutues këtu dhe, unë do t’i lexoj me radhë. Përveç Partisë Demokratike të
    Kosovës dhe Lëvizjes “Vetëvendosje”, se e kam një radhitje se si t’i radhis, të tjerët në qoftë se
    nuk ka më listë nga partitë, unë do të shkoj në bazë të radhës së paraqitjes, të cilën ua lexoj këtu.

    Të përgatitet Margarita Kadriu – Ukelli, se është pa grup parlamentar, pastaj radhët brenda
    partive i vendosi, i ricikloj në fakt, PDK, LDK, “Vetëvendosje”, AAK, Nisma, “6+”-i, po i lexoj
    të gjitha, pastaj 2 Zafir Berisha është nën dy, 3 Haxhi Shala, 4 Njomza Emini, 5 Teuta Sahatqija,
    6 Arben Gashi, 7 Pal Lekaj, 8 Time Kadrijaj, 9 Hajdar Beqa, 10 Ilir Deda, 11 Sadri Ferati, 12
    Alma Lama, 13 Hatim Baxhaku, 14 Anton Çuni, 15 Doruntinë Maloku-Kastrati, 16 Armend
    Zemaj, 17 Veton Berisha, 18 Shukrije Bytyçi, 19 Shpejtim Bulliqi, 20 Aida Dërguti, 21 Rexhep
    Selimi, 22 Albulena Haxhiu, 23 Faton Topalli, 24 Nait Hasani, 25 Enver Hoti dhe 26 Milazim
    Haliti.

    Këtë radhitje do ta mbajmë vetëm në bazë të partive të politikës, siç janë të radhitur, po radhitja
    pastaj kur vjen deri tek partia vjen në bazë të kësaj radhitjes këtu. Urdhëro Arben!

  • Faleminderit! Veç sa për korrektësi, duke pasur parasysh ndarjen e minutave,
    do të ishte mirë që në bazë të fuqisë ta bëjmë , dy PDK, dy LDK, një këta të tjerët edhe këtyre të
    vegjëlve me radhë, sepse po na disbalancohen edhe diskutimet. Faleminderit!

  • Ja, do të shkojmë me radhë, një nga një secilës parti. Ta keni parasysh, s’po e
    prishim rregullën, vetëm se radhitja e përfaqësuesve të partisë e keni parasysh, si e keni. Atëherë,
    Margarita Kadriu – Ukelli, pa grup parlamentar e ka fjalën dhe ka qenë edhe e para e paraqitur.
    Urdhëro!

  • UKELLI: Faleminderit, i nderuar kryetar!
    I nderuar Kabinet qeveritar,
    Zoti kryeministër,
    Të nderuar deputetë,
    Të nderuar qytetarë,
    Unë dëgjova shumëçka çka u fol dhe sot nuk jam bashkëpjesëmarrëse e votimit të vitit të kaluar
    dhe, po kërkoj që të jemi pak më praktik. Letërkëmbimi Jahjaga – Eshton, votimi i Kuvendit më
    23 prill 2014, të ashtuquajturat negociata, gjegjësisht shëtitje të ekipit negociues në Bruksel, kanë

    22
    bërë që kjo punë në një mënyrë ta quajmë “të kryer”. Kjo është punë e kryer, ose e votojmë këtu,
    ose të merren Kombet e Bashkuara.

    Ditë më parë, brenga ime është kjo do të thotë. Zoti kryeministër, ju ditë më parë deklaruat se
    fushëveprimi i Gjykatës Speciale do të jetë vetëm marrja me ato raste, të cilat kanë qenë pjesë e
    raportit të Dick Martit. Pasi UNMIK-u në fillim e më pas edhe EULEX-i e të mos përmend fare
    gjyqësorin dhe Prokurorinë vendore, të improvizuar dhe të kapur, dështuan që t’i zbardhin krimet
    e rënda, aferat korruptive e në këtë mënyrë u lejua që në një mënyrë ose tjetrën, mafia politike
    dhe jo vetëm, të uzurpojë të gjitha institucionet shtetërore dhe të monopolizojë bizneset e lidhura
    me pushtetin, sikur edhe të gllabërojë kompanitë publike, themelimi i një Gjykate Speciale nga
    qytetarët me ata që kanë biseduar, po shihet si një alternativë e vetme, që ka mbetur për të pasur
    një drejtësi kompetente ndërkombëtare.

    Gjykata Speciale po shihet si një produkt i nevojshëm vetëm, po e ritheksoj, pas dështimit në
    tërësi, të plotë të drejtësisë vendore në Kosovë. Pikërisht, për shkak të dështimit të drejtësisë, një
    gjykatë e tillë do të kishte kuptim, sepse do t’ua pamundësonte të fortëve të Kosovës, që të
    ushtrojnë ndikimin e tyre mbi sistemin tonë aktual të drejtësisë përmes gjyqtarëve e prokurorëve
    të deleguar e komanduar në tërë sistemin e drejtësisë, i cili po vuan pasojat e klientelizmit,
    korrupsionit, politizimit të skajshëm, në të cilin jemi mbërthyer për 15 vjet rresht.

    Zoti kryeministër, kohëve të fundit vazhdimisht, jo vetëm njëherë, keni deklaruar se do të
    ngriheni kundër kapjes së shtetit, kundër monopoleve, kundër padrejtësive, kundër korrupsionit e
    krimit, kundër të këqijave që i detyruan afro 100 mijë kosovarë ta braktisin shtetin e tyre,
    Kosovën. Pse nuk po insistoni si kryeministër dhe Qeveri e Kosovës, që të mbështesni
    propozimet për zgjerimin e fushëveprimit të Gjykatës Speciale, duke u dhënë kompetencën për
    t’u marrë edhe me shumicën e krimeve të rënda: vrasje, kriminalitetin dhe atë prej pasluftës e
    deri sot.

    Vetëm mos më thoni, ju lutem, se prokurorët vendorë duhet të merren me krimin e organizuar. Si
    mund të presim nga prokurorët tanë, të cilët nuk zgjedhin dot udhëheqësin e tyre dhe nga
    gjyqtarët thonë që kinse janë në zor për disa euro më shumë, trajtimin me kompetencë të veprave
    të rënda penale, ku implikohen dhe ka dyshime edhe për figura të larta politike dhe jo vetëm.
    Unë pres përgjigjen tuaj. Faleminderit!

  • Faleminderit! Njomza Emini e ka fjalën.

  • Të nderuar kolegë deputetë,
    I nderuar kryeministër i Republikës së Kosovës, akademik Isa Mustafa,
    I nderuar kryetar i Kuvendit,
    Po ashtu, qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Si ligjvënëse dhe përfaqësuese e Republikës së Kosovës, duhet të diskutojmë mbi bazën e
    parimeve të shëndosha, që t’i informojmë drejt qytetarët tanë, ky është mendimi im.

    Formimi i Gjykatës Speciale në Republikën e Kosovës është dakorduar me ratifikimin e
    letërkëmbimin me 2/3-ën e votave të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, vitin e

    23
    kaluar dhe tash kemi ardhur tek formalizimi i kësaj gjykate përmes votimit, që do të ndodhë në
    Kuvendin e Republikës së Kosovës.

    Ne si shtet, nuk është se kemi zgjedhur me dëshirë formimin e kësaj Gjykate, sepse
    konsiderojmë se lufta çlirimtare e popullit tonë ka qenë e drejtë dhe e tillë do të mbetet çdoherë,
    por duhet kuptuar se themelimi i kësaj gjykate është një obligim ndërkombëtar, që krahas
    obligimeve tjera ndërkombëtare, Republika e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran duhet
    mbajtur përgjegjësitë e saja në arenën ndërkombëtare.

    Gjykata Speciale duhet të kemi parasysh, që nuk gjykon luftën e qytetarëve tanë për liri dhe
    pavarësi, por do të gjykojë individë të caktuar në bazë të aktakuzave, që do të ngre prokurori
    Williamson dhe asnjëherë nuk do të arrihet të njolloset lufta e drejtë e qytetarëve tanë.

    Unë krahas kolegëve të mi këtu e kuptoj, që ky proces është i rëndë dhe si i tillë është i vështirë
    për t’u kapërdirë, por situatë më e rëndë në Republikën e Kosovës do të jetë në rast se kjo çështje
    arrin në Këshillin e OKB-së dhe, atje vendoset në kushte të cilat nuk mund t’i parashikojmë nga
    këtu dhe do të ishim të obliguar t’i pranojmë pa vullnetin tonë eventual, si institucione në
    Republikën e Kosovës.

    Dihet mirëfilli dhe deri më tani është provuar disa herë, se qytetarët e Kosovës kanë qenë
    viktima dhe aparatura shtetërore e Serbisë dhe grupet paramilitare serbe, që kryen krime gjatë
    luftës, kanë qenë agresor, por ky kapitull do të jetë i fundit ku do të nxitet krijimi i një Gjykate të
    veçantë për gjykimin e individëve, që kanë marrë pjesë në luftën çlirimtare dhe ritheksoj edhe
    njëherë, këtu para juve deputetëve, por edhe para qytetarëve tanë, se njëherë po ua bëj të qartë
    qytetarëve, që lufta e çlirimtarëve, e bijve dhe bijave tona që luftuan për lirinë dhe pavarësinë e
    vendit, nuk mund të njolloset asnjëherë, sepse falë tyre kemi arritur këtu ku jemi, por do të
    trajtohen vetëm individë të caktuar që kanë qenë të përfshirë në luftën e përgjithshme çlirimtare.

    Votimi i themelimit të kësaj gjykate në Republikën e Kosovës, asnjëherë nuk nënkupton
    papjekuri institucionale apo dobësi të institucioneve tona përballë të tjerëve. Është marrje e
    përgjegjësive ndërkombëtare dhe dëshmi, se jemi të aftë të vendosim për veten tonë, pa shkuar
    në çështje në Këshillin e Sigurimit dhe të na imponohet në kushte të tjera, funksionimi i kësaj
    Gjykate.

    Si në të gjitha rastet, po besoj që edhe kësaj here si legjislativ, por duke mos anashkaluar edhe
    Qeverinë, edhe Presidencën e Republikës së Kosovës do t’i ndihmojë gjithë faktorit
    ndërkombëtar, kualitetin dhe parimet e shëndosha dhe të qëndrueshme të punës, që na
    karakterizojnë në Republikën e Kosovës. Edhe njëherë faleminderit për vëmendje!

  • Albulena Haxhiu e ka fjalën.

  • Faleminderit!
    Të nderuar deputetë,
    Qytetarë të Republikës,
    Subjektiviteti shtetëror është ngushtë i lidhur me sovranitetin si element substancial i nocionit të
    asaj që e quajmë shtet.

    24
    Ne asnjëherë nuk mund të flasim për një shtet sovran dhe të pavarur, po qe se njëri nga pushtetet,
    qoftë ai legjislativ, qoftë ai ekzekutiv apo gjyqësor tjetërsohet ose nuk ushtrohet në mënyrë të
    pavarur dhe sipas premisave kushtetuese dhe ligjore.

    Qeveria e Kosovës ka marrë një nismë për amendamentimin e Kushtetutës së Kosovës dhe ky
    amendament tani është proceduar në Gjykatën Kushtetuese. Është interesant, se kur u ftua
    ministri i Drejtësisë, zoti Hajredin Kuçi, për të raportuar lidhur me themelimin e Gjykatës
    Speciale, ai tha se e gjithë nisma kushtetuese dhe ligjore është ndërmarrë nga presidentja e vendit
    dhe se përpilimi i materialit, draft-amendamentet dhe projektligji janë përgatitur nga Komisioni
    Evropian dhe se Qeveria e Kosovës dhe institucionet me përgjegjësi janë të involvuar në këtë
    proces vetëm me një ekip të ekspertëve, të cilët kanë përgatitur një opinion dhe kritikë për
    përmbajtjen e këtij materiali.

    Mirëpo, në realitet, atë që na u soll në Komision dhe ajo që Qeveria kishte miratuar, nuk doli se
    ishte material i importuar nga Komisioni Evropian, ishte prodhim vendor me sponsorizim
    evropian, ndoshta. Pra, ju zoti Kuçi, jo vetëm se jeni mashtrues, por jeni mashtrues dhe atë,
    ordiner.

    Zoti kryeministër, kush i emëron këta gjyqtarë? Pse një qytetar i Kosovës, i cili i përmbush
    kushtet profesionale, nuk mund të emërohet si gjyqtar i këtyre dhomave gjyqësore, pasi që është
    nën ombrellën e sistemit gjyqësor të Kosovës, se çfarë kompetence kanë institucionet vendore
    për mbikëqyrjen e punës së tyre.

    A nuk e keni marrë parasysh obligimin tuaj kushtetues, që gjithë vendimmarrja juaj duhet të jetë
    në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjin. Me amendamentet e miratuara nga Qeveria një
    gjë qartë vërtetohet se kjo qeveri nuk e ka fare hallin e këtij shteti, por e ka hallin e akomodimit
    personal dhe vasalitetit total ndaj kërkesave të Serbisë.

    Amendamentet të cilat po tentohen të miratohen nga Kuvendi i Kosovës janë duke e përdhosur
    gjithë sistemin republikan. Shteti i Kosovës po heq dorë nga karakteri i shtetit sovran, siç është
    paraparë me nenin 1 dhe 2 të Kushtetutës së Republikës. Me këtë amendamentet jemi duke e
    futur një mini-shtet në brendësinë tonë, i cili këtë Kuvend, si ushtrues më të lartë të vullnetit të
    sovranit, do t’ia bartë kësaj Gjykate Speciale.

    Kryeministër dhe ministër i Drejtësisë, tregoni popullit se si po dëshironi që kjo gjykatë të merret
    vesh me shtetet e huaja, se ku do të gjykohen dhe mbahen në burg qytetarët e Kosovës,
    përkatësisht ushtarët e UÇK-së, pa dijeninë dhe pa aprovimin e Kuvendit të Republikës. Tregoni
    popullit se jeni duke e zhveshur tërësisht këtë Kushtetutë dhe këtë shtet, duke i hequr
    kompetencat ekskluzive të këtij Kuvendi, ku dëshironi t’i fusni nenet 18 dhe 65 të Kushtetutës,
    në xhepat tuaj apo të huaj.

    Tregoni popullit, se me themelimin e Gjykatës Speciale qytetarët e Kosovës nuk do të jenë më të
    barabartë dhe se ajo çka flitet në nenin 3 dhe 24 të Kushtetutës, është vetëm copë letre të cilën ju
    dhe kabineti juaj jeni duke e ngrënë. Tregoni popullit, se tani janë dy gjykata kushtetuese dhe dy
    avokatë të popullit, njëri për disa qytetarë dhe tjetri për disa qytetarë të tjerë.


    25
    Janë të paktën dy mashtrime, mbi të cilat ju kryeministër dhe qeveria juaj, së bashku me
    partnerin tuaj, i cili pikërisht në këtë Kuvend na ka mbajtur ligjërata për mbrojtjen e luftës dhe
    vlerave të saj, jeni duke e arsyetuar themelimin e kësaj gjykate.

    Mashtrimi i parë është, se kinse gjykatat vendore kanë dështuar në rrafshin e gjykimit të drejtë
    dhe mashtrimi i dytë është se kjo gjykatë mund të themelohet nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.
    Mos e mashtroni popullin dhe ta fajësoni sistemin gjyqësor, kur të gjithë i keni shërbyer
    UNMIK-ut dhe EULEX-it, të cilët që nga paslufta e deri tek shpallja e Pavarësisë i kanë gjykuar
    të gjitha krimet e luftës.

    Ndërkaq, sa i përket Këshillit të Sigurimit, tregoni popullit se edhe këtë pavarësi që e kemi, e
    keni shpallur nën frymën e Rezolutës 1244 dhe jo nën frymën e luftës çlirimtare të UÇK-së.
    Andaj, ju edhe e konsideroni luftën e UÇK-së si material shpenzues për kalkulimet dhe
    pazarllëqet tuaja politike.

    Dhe në fund, kam një pyetje për kryeministrin dhe ministrin e Drejtësisë, nëse miratohet
    amendamenti për Gjykatën Speciale, si do ta lexojmë këtë Kushtetutë, nga neni 1 apo nga neni
    162, mbarë apo mbrapshtë? Por, si duket këtë shtet e keni prapësuar nga fillimi edhe në fund dhe,
    se Kushtetutën nuk është me rëndësi se nga e lexoni, atë do ta prapësoni njëjtë sikur këtë shtet.
    Faleminderit!

  • Pal Lekaj e ka fjalën.

    PAL LEKAJ: I nderuar kryetar i Kuvendit,
    I nderuar kryeministër,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Sot, një dekadë e gjysmë pas lufte të flasim për një Gjykatë Speciale, me të vërtetë është mjerim,
    njëkohësisht, ndjehem i trishtuar të diskutoj për një themelim të Gjykatës Speciale. Por, akoma
    më i trishtuar dhe i pashpresë ndjehem teksa shoh thirrjet për t’i thënë po krijimit të një Gjykate
    Speciale, e cila është rasti “sui generis” për të gjitha vendet demokratike të Kosovës.

    Prandaj, pse Kosova duhet të jetë e para ndër shtetet e shkëputura nga ish-Jugosllavia? Ndjehem
    i pashpresë, sepse në vend të kësaj do të doja të shihja një këmbëngulje nga opinioni
    ndërkombëtar dhe i Qeverisë aktuale për ndërtimin e mirëfilltë të gjyqësorit tonë, për forcimin e
    tij, për pavarësimin e tij nga politika e kështu do të ishte e mundur që për krimet e supozuara të
    UÇK-së dhe për të gjitha veprat, për të cilat dyshohet se u bënë në këtë vend, të merrej gjyqësori
    jonë. E jo sot, të flasim për një gjykatë të tillë, e cila vjen si shkak i një politike të keqe
    pesëmbëdhjetëvjeçare, që udhëheq shtetin tonë dhe që e shkatërroi sistemin tonë të drejtësisë.

    Prandaj, me krijimin e një Gjykate Speciale, thjesht do ta rrisim jo besueshmërinë ndaj shtetit
    ligjor dhe do të tregojmë mos zotësinë dhe mos pjekurinë për të ndërtuar një shtet ku sundon
    ligji, një shtet të mirëfilltë demokratik.

    Është edhe një fakt, që e bën absurd vendimin për krijimin e një gjykate të tillë, sepse me luftën e
    UÇK-së është marrë edhe Tribunali i Hagës, i krijuar për krimet e luftës në ish-Jugosllavi. Nga

    26
    ajo gjykatë kemi pasur verdikte për dyshimet për krime gjatë luftës në Kosovë, verdikte nga të
    cilat është dëshmuar pafajësia dhe pastërtia e Luftës së UÇK-së.

    Në luftën e UÇK-së dhe me monitorimin e drejtësisë në Kosovë, janë marrë edhe UNMIK-u,
    EULEX-i, të cilët kanë pasur kompetenca të plota për këto çështje. Vallë, a duhet tani të
    kthehemi prapë në kohën e UNMIK-ut dhe ta humbim mëvetësinë e shtetit tonë dhe mëvetësinë
    e drejtësisë? Por, nëse këto dy misione kanë dështuar në mungesë të provave, që ta argumentonin
    me fakte për krimet e UÇK-së, atëherë pse duhet të krijohet një trupë e tretë, pse duhet të krijohet
    një Gjykatë Speciale e cila vetëm do të zhvleftësojë akoma amë shumë sistemin e drejtësisë së
    vendit tonë, do të prishë imazhin e Kosovës dhe do të paraqesë pasigurinë për vetë shtetin tonë.

    Edhe një përgjigje e kam për zëvendëskryeministrin, Kujtim Shala. E tha, se ka qenë pjesë e
    diskutimit te Aleanca. Qartë e tha zoti Haradinaj, se ne kemi qenë pjesë e letërkëmbimit dhe për
    ata është votuar në këtë Kuvend, e jo që të votojmë sot për marrjen e mëvetësisë së segmentit
    kryesor të shtetit, që quhet drejtësi.

    Prandaj, faji do t’i mbetet koalicionit qeverisës dhe për këtë do të vijë koha një ditë, që do të
    turpëroheni para qytetarëve për vendimin që do ta merrni. Faleminderit!

  • Urdhëro, zëvendëskryeministër, Kujtim Shala.

    ZËVEND
  • Faleminderit!
    Unë nuk thashë që ju keni qenë pjesë e bisedimeve, nuk mjafton që unë flas saktë, nëse nuk
    dëgjoni saktë.

    Ne, kur bisedonim marrëveshjen me Lëvizjen “Vetëvendosje” ju keni qenë për dhe keni thënë
    publikisht. Faleminderit!

  • Po urdhëroni, deputeti Pal Lekaj.

    PAL LEKAJ: Zoti zëvendëskryeministër, i kuptojmë mirë thëniet e juaja dhe ato diskutimet sa i
    përket marrëveshjes së VLAN-it, nuk janë jetësuar dhe fare nuk do të merrem me to.

    Prandaj, unë prapë po e citoj, e qartësoj shumë qartë lideri ynë zoti Haradinaj.

  • Prapë zëvendëskryeministri, Kujtim Shala.

    ZËVEND
  • Kjo do të thotë, që ju më s’e keni atë qëndrim
    dhe politikisht është normale dhe duhet të thoni që se kemi më atë qëndrim. Kaq, pra!
    Faleminderit!

  • Faleminderit shumë! Zafir Berisha, ju lutem.

  • Faleminderit, zoti kryetar!
    Realisht, sot po flasim për një çështje tepër shqetësuese dhe tepër të rëndë për vendin, unë mund
    të them me përgjegjësi, nga më të rëndat që është diskutuar që nga paslufta. Flitet për themelimin

    27
    e një Tribunali kundër UÇK-së, ose për një shtet brenda shtetit, si të doni merreni, për një
    çështje, e cila do të dëmtojë edhe më tej imazhin e Kosovës, për një çështje e cila do të gjykohet
    nga historia në të ardhmen.

    Unë mendoj se ideja për themelimin e këtij Tribunali nuk është dashur të ketë përkrahje,
    veçanërisht nga institucionet e Kosovës, sepse dihet mirëfilli, se themelimi i këtij Tribunali që
    kërkohet rrjedh nga raporti i Dick Martit dhe ju e dini, se raporti i Dick Martit ka për bazë të
    dhënat e regjimit fashist të Serbisë dhe ndonjë mbeturine të atij regjimi që është në Kosovë. Dhe,
    në rast se ne jetësojmë këtë Tribunal, mbi këto baza që themelohet, atëherë faktikisht ne jemi
    duke e gjykuar luftën e drejtë dhe çlirimtare të UÇK-së.

    Na ka rënë shumë të maltretohemi kohëve të fundit me arsyetimet nga më banalet, ose si i themi
    në Gjakovë “me mualifet” nga më të ndryshmet, deri te ajo se ky Tribunal do t’i gjykojë
    individët. Në rast se po u gjykuakan individët, sipas dikujt, atëherë pse paska nevojë të
    themelohet Tribunal? Një gjë duhet pasur të qartë, se nga viti 2000 e deri para një kohe, me
    qindra e qindra luftëtarë të UÇK-së kanë kaluar nëpër organet e drejtësisë, në mënyrën më të
    padrejtë të mundshme deri edhe në Tribunalin e Hagës.

    Ju kujtoj një shifër të përafërt, në vitin 2001, 146 luftëtarë të UÇK-së janë arrestuar nga drejtësia
    ndërkombëtare, që është quajtur regjim i UNMIK-ut, të gjithë kanë qenë të pafajshëm. Dhe, kur
    kemi parasysh se drejtësinë në Kosovë për vite të tëre, deri edhe sot, e kanë udhëhequr n
    ndërkombëtaret, si mund të shpresojmë që ky farë Tribunali ose ky farë shteti brenda shtetit do të
    ketë drejtësi?

    Edhe për faktin, kur ne ditëve të fundit kemi edhe një skandal për komplote politike ndaj ish-
    luftëtarëve të UÇK-së, siç është “ rasti Kleçka”. Dhe, në rast se në fakt merret ky Tribunal, kjo
    Gjykatë Speciale, siç i thoni ju, se unë mendoj që është Tribunal, i merr për bazë materialet që
    janë përpunuar nga UNMIK-u, EULEX-i dhe regjimi i Beogradit, me të drejtë unë dyshoj se
    edhe këtu nuk do të ketë drejtësi.

    Dhe faktikisht, është tepër shqetësuese kur një ministër thotë: “nuk garanton barazi” për këtë
    Tribunal dhe, vazhdon të punojë në këtë drejtim. Shtrohet pyetja, çfarë ministri i Drejtësisë. Unë
    duhet të kujtoj një rast tepër shqetësues, rastin e vëllezërve Kiçina dhe Ramadani, mbi dhjetë vjet
    mbahen në burg, si rezultat i komplotit të mbeturinave të regjimit të Serbisë dhe drejtësisë
    ndërkombëtare dhe askush nuk e ka thënë edhe një fjalë të vetme.

    Dhe, unë jam i bindur, nuk po flas për ju që jeni të detyruar, e dini vetë pse jeni të detyruar, të
    bëni ftesë për të kaluar edhe në Parlament përmes ndryshimeve kushtetuese, po u flas deputetëve,
    mos u bëni deputetë të vitit ‘89, sepse ndryshimet kushtetuese, edhe në atë kohë ka pasur të tillë
    që kanë thënë se nuk e dëmtojnë Kosovën, por ju i dini ato ndryshime ku kanë rrjedhur dhe çka
    ka pasuar. Prandaj, apeli shumë kolegjial është që ne të jemi të kujdesshëm dhe të mos i
    frikësojmë qytetarët dhe deputetët “ta bëjnë golin”, se nëse s’e bëjmë ne, e bën dikush tjetër dhe
    bëhet keq, se gjëja në Kosovë qenka mirë. Më keq unë nuk e di a ka ku të shkohet, kështu që, të
    nderuar deputetë, por jo edhe ju zyrtarë që qëndroni pas këtij komploti që do t’i bëhet...

  • Edhe 30 sekonda, të lutem Zafir!

    28
  • OK! Faleminderit!
    Kisha kërkuar që të mos mbështetet ideja, pavarësisht gogolëve që përmenden, sepse do të
    gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së dhe një gjë dua t’ua bëj të qartë atyre që thonë mos u frikësoni,
    luftëtarët e UÇK-së nuk janë frikësuar atëherë kur është dashur ta dhënë jetën dhe tash nuk
    frikësohen, por mos luani me dinjitetin e luftës për liri. Faleminderit!

  • Faleminderit! Kisha kërkuar, kufizohuni në kohën për arsye se disa nga grupet
    parlamentare veç po i harxhojnë të njëjtën kohë dhe kisha kërkuar veçanërisht e nderuara
    deputete Albulena, të kihet kujdes për arsye se fyerjet realisht nuk e nderojnë askënd, pra fyerjet
    ndaj ministrit të Drejtësisë - mashtruese, e këto, nuk na nderojnë realisht. Dhe veç po na e
    krijojnë një përshtypje negative në publikun tonë. Hajdar Beqaj e ka fjalën

  • I nderuar kryetar i Parlamentit, zoti Veseli,
    I nderuari kryeministër i Kosovës, zoti Mustafa,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Të nderuar Kabinet qeveritar,
    Të nderuar qytetarë,
    Siç jeni të informuar, deputetët e legjislaturës së kaluar në prill të vitit të kaluar, shumica këtu në
    këtë sallë të Kuvendit miratuan Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet
    Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për misionin e Bashkimit Evropian për sundimin
    e ligjit në Kosovë. Ai vendim parashihte edhe themelimin e Gjykatës Speciale për Kosovën.

    Më lejoni që në retrospektivë të bëj një përshkrim të realitetit tonë të përbashkët. Kosova në vitin
    1999 doli nga një luftë e tmerrshme dhe gjenocid i shkaktuar nga regjimi i Beogradit, i cili
    regjim detyroi ndërhyrjen ndërkombëtare si pasojë e krimeve të papara që bënte në atë kohë ndaj
    popullatës civile. Çdo shtet ka historinë e tij të ndërtimit dhe pothuaj se shumica prej tyre me
    ndonjë përjashtim të vogël kanë histori të njëjtë, sepse shumica kanë dalë nga lufta për liri dhe
    pavarësi të popujve të tyre. Kjo do të thotë se fati i popujve për të luftuar për liri dhe pavarësi
    është pothuaj se i njëjtë. Shteti ynë u krijua me mund. Shteti ynë u themelua falë përpjekjeve
    shekullore të popullit tonë, falë luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe
    ndihmës së miqve ndërkombëtarë.

    Duke parë se krimet kishin arritur përmasa të gjenocidit, në vitin 1999 Këshilli i Sigurimit të
    OKB-së nxori një Rezolutë të përbashkët, Rezolutën 1244 e cila vendosi për një prani civile e më
    pastaj edhe ushtarake në vendin tonë, siç ishte UNMIK-u dhe KFOR-i. Por edhe ky vendim erdhi
    si pasojë e bisedimeve në Rambuje edhe pas fillimit të bombardimeve të caqeve serbe pasi nuk u
    pranua plani ndërkombëtar për Kosovën. Prania e bashkësisë ndërkombëtare me organizatën e
    UNMIK-ut bëri që hap pas hapi të ndërtohen institucionet demokratike të Kosovës, prania e
    KFOR-it pa miratimit të Rezolutës 1244 dhe pas Marrëveshjes së Kumanovës, Kosovën e bëri të
    sigurt duke ndihmuar në ndërtimin e mekanizmave të sigurisë në Kosovë.

    Rrugëtimi ynë i përbashkët pas vitit 1999 na shpiu drejt negociatave të Vjenës. Këto negociata na
    çuan drejt planit të Ahtisarit dhe më 17 shkurt të vitit 2008 Kosova e shpalli shtetin e pavarur dhe
    sovran, në koordinim të plotë me miqtë ndërkombëtarë dhe mbështetjen e fuqishme të Shteteve
    të Bashkuara të Amerikës.


    29
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Të nderuar qytetarë,
    Çdo shtet ka sfidat e tij shtetndërtuese, ashtu siç i ka edhe Kosova, sfidat janë të shumta, por
    duhet menaxhuar dhe suksesshëm t’i tejkalojmë. Na duhet mbështetje e fuqishme ndërkombëtare
    për të kthyer besueshmërinë ndërkombëtare e cila në një masë është cenuar nga propaganda e
    Serbisë dhe miqve të saj në botë.

    Ne duhet të japim një mesazh se Kosova si shtet i pavarur është një storie e suksesit, e cila ka
    krijuar stabilitet rajonal dhe rrugëtimi i saj i pakthyeshëm është drejt anëtarësimit në strukturat
    euroatlantike.

    Duhet të dimë se ndërtimi i shtetit demokratik është sfidë, proces kompleks dhe i mundimshëm.
    E këtë më së miri e dinë popujt dhe shtetet që e kanë kaluar këtë fazë. Propaganda serbe dhe e
    miqve të saj ka bërë një dëm i cili ka dëmtuar imazhin tonë në arenën ndërkombëtare ,,por edhe
    ka rënduar përpjekjen e miqve dhe aleatëve të Republikës së Kosovës për të mbështetur Kosovën
    në proceset tjera integruese.

    Ne jemi para një akti të kryer, kur dëmi është shkaktuar, por kemi përgjegjësi që dëmi të jetë sa
    më i vogël për interesat e Kosovës dhe qytetarët e saj. Ne si vendimmarrës duhet të trajtojmë
    këtë çështje me gjakftohtësi dhe me urtësi. Kur të vjen momenti i kërkuar për të cilin ne sot po
    flasim, atëherë vendimet tona të mos jenë emocionale, por të arsyeshme në përputhje me
    interesat afatgjate të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

    Duhet pasur parasysh se Kosova ende sfidohet me fenomenin e mos ndëshkueshmërisë së
    kriminelëve të regjimit të Beogradit për mbi 12.000 viktima. Ende edhe 16 vite pas lufte nuk
    dihet për fatin e të pagjeturve. Jemi 16 vite pas lufte kur ende përballohemi me mijëra femra të
    dhunuara për të cilat edhe sot thuaja se kemi bërë shumë pak.

    Krejt në fund, i nderuar kryeministër, të na i sqaroni disa çështje për ne dhe opinionin publik. Ne
    si deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës akoma s’kemi informata të mjaftueshme lidhur
    me disa çështje rreth themelimit të Gjykatës.

    - A mund të na thoni se cili është afati kohor i veprimtarisë së kësaj gjykate, nëse do të
    ndodhë?
    - Cila do të jetë periudha me të cilën do të merret kjo gjykatë, për të cilën periudhë do të
    gjykojë gjykata, dhe
    - A keni njohuri se sa raste do të gjykohen, dhe sa do të jetë numri i të akuzuarve?
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Fjalën e ka zonja Sahatqija!

  • Faleminderit kryesues!
    I nderuari kryeministër, ministër,
    Të respektuar kolegë deputetë,
    Më 23 prill 2014, në seancën plenare me mbi 2/3 e deputetëve të Parlamentit të Republikës së
    Kosovës, u bë shmangia nga rendi i ditës për të shtirë pikën e Projektligjit për ratifikimin e

    30
    Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Republikës së Kosovës e Bashkimit Evropian për
    misionin e Bashkimit Evropian për sundimin e Ligjit 04/L-274.

    Votimi i këtij projektligji kaloi me 89 vota pro, prej gjithsej 113 deputetëve. Pra, mbi 2/3 e
    deputetëve e votuan këtë marrëveshje në fund të mandatit të kaluar.

    Kjo tregoi qartë përgjegjësinë e deputetëve karshi kësaj çështjeje të vështirë. Pika më e vështirë e
    kësaj marrëveshjeje ishte themelimi i Gjykatës Speciale. Deputetët e mandatit të kaluar ishin të
    vetëdijshëm për barrën dhe përgjegjësinë që u kërkua nga ata, dhe të cilës përgjegjësi ata iu
    përgjigjën me votën e tyre.

    Lufta në Kosovë ishte lufta e fundit nga 4 luftërat e nxitura nga regjimi kriminel i Milosheviqit.
    Ishte një luftë e drejtë çlirimtare, për të cilën u përkrah nga forcat progresive të botës. Pikërisht
    sepse ishte luftë e drejtë, aleanca e udhëhequr nga SHBA dhe të gjitha shtetet demokratike, u
    bashkuan në bombardimin e Serbisë dhe ndihmën e Kosovës para, gjatë dhe pas luftës.

    Në anën tjetër, paaftësia e gjyqësorit tonë për t’u përballur me raste të rënda, i dha hapësirë
    formimit të Gjykatës Speciale në këtë formë. Të burgosurit tanë që shëtisnin nëpër restorantet e
    Prishtinës, rastet kur dëshmitarët tërhiqen apo mbesin nëpër aksidente, fatkeqësisht nuk i dha
    kredibilitet të duhur sistemit tonë gjyqësor për t’u përballur me rastet që e presin Kosovën në të
    ardhmen. Dhe pikërisht kjo duhet të jetë edhe një mesazh shumë i qartë për një reformë të thellë
    në gjyqësor, për kthimin e kredibilitetin të këtij sistemi për të cilin duhet seriozisht dhe
    urgjentisht të merren masat.

    Në Këshillin e Evropës, në 2010 iu dha e drejtë Dick Martit që pretendimet e tij për krimet e
    kryera në Kosovë, t’i konkretizojë me rezolutë dhe veprime që dolën prej asaj rezolute. Prej
    kohës së ngritjes së këtyre pretendimeve apo akuzave, Kosova dhe lufta e saj e drejtë çlirimtare,
    është njollosur.

    Përmes formimit të Gjykatës Speciale njëherë e përgjithmonë duhet të pastrohet nga njolla lufta e
    drejtë çlirimtare, si dhe luftëtarët që dhanë çdo gjë për Kosovën. Kjo gjykatë do të arsyetojë
    intervenimin ushtarak të miqve tanë, apo më mirë të thuhet të miqve të lirisë dhe demokracisë,
    prandaj ne nuk duhet të jemi pengesë e Kosovës në këtë rrugë.

    Raporti i Dick Marty me vite me radhë është shndërruar në një mjet shantazhi nga Serbia dhe
    armiqtë e Kosovës së pavarur.

    Ky raport është bërë pengesë në rrugën e Kosovës drejt një të ardhme në mesin e shteteve të tjera
    demokratike.

    Personalisht jam e bindur se pretendimet e Dick Martit nuk kanë asnjë bazë. Personalisht mendoj
    se sa më shpejt që të mbyllim këtë kapitull me akuza, Kosova do të lirohet nga kjo barrë dhe
    lufta e drejtë çliruese e Kosovës nga agresori, e ndihmuar nga miqtë tanë, do të pastrohet nga
    njolla e padrejtë.


    31
    Prandaj, nëse flasim për përgjegjësinë e kryeministrit rreth formimit të Gjykatës Speciale,
    atëherë me plot gojë duhet të themi se përgjegjësia e kryeministrit buron nga ligji i votuar më 23
    prill 2015 me mbi 2/3 e deputetëve. Këtë përgjegjësi e treguan deputetët e mandatit të kaluar
    përmes votimit. Këtë përgjegjësi kur të vijë koha do ta tregojnë deputetët e këtij mandati, sepse
    kujdesen për vendin e tyre dhe brengosen për pasojat që do të sillte një veprim i kundërt.

    Përgjegjësia e kryeministrit bie mbi një mbajtje të raporteve të mira me miqtë tanë
    ndërkombëtarë, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE-së, të cilët janë bashkë me gjithë
    këto vite dhe të cilët po vazhdojnë të jenë në krah të Kosovës në vazhdimësi.

    Përgjegjësia e kryeministrit është që të mbrojë emrin e luftës dhe të luftës së drejtë, dhe ai
    pikërisht këtë po e bën, po tregon përgjegjshmëri të lartë si lider i vendit, i aftë për t’u përballur
    me situata të vështira që kërkojnë lidership e jo të bie pre e popullizmave, të cilët do të kishin
    dëmtuar rënd të ardhmen e popullit tonë.

    Në anën tjetër, kur flasim për përgjegjësitë, duhet të pyesim edhe për përgjegjësinë e
    propozuesit, i cili kërkon anulimin e vendimit të Kuvendit, të votuar me mbi 2/3 e votave.

    Cila është përgjegjësia për kërkesën për anulimin e një procesi në të cilin jemi së bashku me
    bashkësinë ndërkombëtare, me SHBA-në dhe BE-në, të cilat fuqishëm e përkrahin këtë proces.

    Dje, patëm rast të dëgjojmë shefen e Punëve të Jashtme të BE-së, e cila kërkoi votimin e kësaj
    gjykate atëherë kur t’i vjen koha në Kuvendin e Kosovës.

    Cila do të ishte përgjegjësia po qe se nuk do të votohej në 2014 kjo gjykatë dhe nëse do të
    ndaloheshin procedurat e mëtejme, e në këtë rast në qoftë se Gjykatën Speciale do ta formonte
    Këshilli i Sigurimit ku Kosova nuk do të kishte asnjë të drejtë. A do ta merrnim ne këtë
    përgjegjësi para popullit?

    Cila është përgjegjësia për kërkesën e izolimit të Kosovën në kohën kur me të gjitha forcat jemi
    duke u munduar për integrime?

    Mendoj se këto janë kërkesa politike, më tepër populliste, dhe nuk janë në dobi apo në interes të
    shtetit të Kosovës, prandaj si të tilla nuk mendoj se duhet të votohen.

  • Faleminderit! Zonja Dërguti e ka fjalën.

  • Të nderuar deputetë,
    Kabinet qeveritar,
    Kjo interpelancë është dashur të mbahet javën e kaluar, por u shty me arsyetimin e kryeministrit
    se ndodhej në Bruksel.

    Kur kryeministri i Kosovës ka dy agjenda përpara, atë të Kuvendit të Kosovës dhe Brukselit,
    natyrisht se ai i jep prioritet Brukselit, qendrës së BE-së, me të cilin nuk ka kurrfarë marrëdhënie
    kontraktuale dhe as që e njeh shtetin e Kosovës.


    32
    Insistimi për ta lënë interpelancën ditën e premte, një ditë pas vizitës së zonjës Mogherini e cila i
    bëri thirrje Kuvendit të Kosovës për ta përkrahur Gjykatën Speciale, pati për qëllim që ta zbehë
    rëndësinë e kësaj interpelance.

    Krejt ky taktizim shpërfaq mungesën e autoritetit të mjaftueshëm të kryeministrit për të shtyrë
    një çështje kaq të madhe e kaq të dëmshme për Kosovën.

    Gjykata Speciale është goditja përfundimtare që i jepet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas
    demobilizimit të UÇK-së, transformimit në TMK, më vonë shuarjes së saj, Tribunalit të Hagës,
    gjykatave vendore, Gjykata Speciale do ta demonizojë luftën tonë me padi për gjenocid.

    Është gënjeshtër e madhe kur thuhet se kjo Gjykatë do të përndjekë krime të kryera
    individualisht. Akuza për gjenocid do ta përfshijë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës strukturalisht e
    kolektivisht.

    Po flasim për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila u angazhua për çlirim dhe dekolonizim nga
    Serbia. Po flasim për një ushtri vullnetarësh, njerëzish të rëndomtë, që për herë të parë në jetën e
    tyre mësuan të përdorin armët për t’ ju kundërvënë forcave ushtarake profesionale e
    paraushtarake të Serbisë, me përvojë të tri luftërave dhe superiore në armatim.

    Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pa veshmbathje e ushqim të mjaftueshëm, pa armatim e municion
    të nevojshëm, po përpiqej të i kundërvihej forcave të Serbisë, e cila po shkatërronte gjithçka
    shqiptare që i dilte parasysh.

    Masakra e Reçakut, e Studimes, e Krushës, e Mejës, janë disa në mesin e krimeve të Serbisë mbi
    popullatën civile, e cila rezultoi me 11 mijë e 840 viktima dhe së paku 20 mijë e 400 gra dhe
    vajza shqiptare të dhunuara.

    Edhe sot kur po flasim, Kosova ka 1.450 banorë ende të pagjetur. Për tërë këto krime të Serbisë e
    gjithë bota është dëshmitare. Asnjë qeveri e Serbisë nuk u distancua e as nuk kërkoi falje për
    këto krime të bëra.

    Asnjëherë nuk u përmend një Gjykatë Speciale për Serbinë, sepse qeveritë e Kosovës asnjëherë
    nuk e paditën Serbinë.

    Në vend të kësaj, qeveritë tona njëra pas tjetrës, na thanë: harroni të kaluarën, sepse nuk mund të
    ecim përpara. Na thanë, e ardhmja jonë janë integrimet euro atlantike.
    Kështu na thanë kur shkuan të negociojnë me Serbinë në Vjenë. Kështu po na thonë edhe kur
    shkuan e po shkojnë në Bruksel. Në vend të integrimeve euroatlantike të premtuara, na sollën
    marrëveshje të dëmshme për Kosovën e tash duan të na sjellin edhe Gjykatën Speciale.

    Ashtu si UNMIK-u dhe EULEX-i, edhe Gjykata Speciale do të jetë mashtrim i radhës. Le ta
    kenë të qartë qytetarët e Kosovës se Gjykata Speciale nuk do të merret me rastet e korrupsionit,
    as me vrasjet politike të pasluftës dhe as me spastrimin etnik të shqiptarëve të veriut të
    Mitrovicës, të cilët u vranë, u plagosën e u dëbuan nga shtëpitë e tyre në shkurt të vitit 2000.


    33
    E për cilën drejtësi po flasim? Barazi në mes të agresorit dhe viktimës, në mes të pushtuesve dhe
    çlirimtarëve, kjo Gjykatë përfaqëson gjithçka tjetër përveç drejtësisë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zonja Kadrijaj e ka fjalën.

  • Faleminderit, nënkryetar!
    Kosova e filloi rrugëtimin e vet për liri, ndërsa NATO i qëndroi afër. Sakrifica e qindra- mijëra
    grave e burrave të Kosovës, solli rrethana të reja në gjendjen e atëhershme. Çlirimi i Kosovës
    ishte përpos e drejtë historike dhe nevojë e fillimit të demokratizimit të rajonit ballkanik, të
    përballur me një regjim gjenocidial serb të prirë nga Milosheviqi, shqiptarët e Kosovës arritën të
    ndërtojnë monumentin e sublimit të fillimit të luftës çlirimtare. Kjo nuk ishte as e thjeshtë dhe as
    e pa menduar.

    Në fakt kur popujt arrijnë të organizohen për luftë çlirimtare, mund të shihet qartë se ka arritur
    po ashtu stadi më i lartë i kuptueshmërisë së thelbit të lirisë.

    Bota demokratike e tronditur nga politika gjenocidiale nëpër Ballkan ishte më e gatshme se
    asnjëherë më parë të ndalojë vazhdimin e logjikës së njëjtë, fashizmit të fundshekullit XX,
    ndërsa populli shqiptar në Kosovë, i përballur me dekada të tëra me dhunë, plaçkë e spastrim
    etnik, ishte më i gatshëm se asnjëherë më parë të organizohet për sakrificën më sublime – luftën
    çlirimtare.

    Lufta e nisur qysh më herët, sidomos në fund të vitit 1997 dhe me sakrificën heroike të Jasharëve
    në fillim të marsit të vitit 1998, u zgjerua në Dukagjin, e në fund të marsit 1999 edhe në tërë
    Kosovën, në muajt në vijim. Në atë kohë dilemat se regjimi i Milosheviqit duhet të shkatërrohet
    kishin marrë fund edhe në botën perëndimore demokratike.

    Dhe nëse NATO-ja intervenoi në Kosovë për t’i ndalur krimet dhe spastrimin etnik, pse kjo
    gjykatë nuk po formohet në Serbi, por po formohet në Kosovë? Çka kjo Qeveri po i ofron vendit
    të vet. Në vend që 16 vite pas lufte të kishim një shtet demokratik, një rend dhe ligj, me ekonomi
    të zhvilluar, shëndetësi e arsim në nivel evropian, kjo Qeveri po na e sjell Gjykatën Speciale në
    Kosovë, për të njollosur atë çka është më e shenjta - lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Faleminderit! AAK-ja i ka përfunduar minutat! Fjalën e ka zonja Bytyqi.

  • Faleminderit, kryesues!
    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Sot, ne po flasim për një Gjykatë Speciale, për të cilën mund të themi se vetëm formalisht mund
    të jetë në shtetin e Kosovës, për një gjykatë e cila në realitet është një shtet mbi shtet.

    Po flasim për një gjykatë ku funksionimi i të cilës do të jetë paralel me sistemin e drejtësisë edhe
    ashtu të brishtë në Kosovë. Pra ne, në vend të ecim drejt eliminimit të paralelizmave në Kosovë,
    ne përkundrazi po i shtojmë paralelizmat, këtu.

    34
    Pse duhet të flasim për një gjykatë e cila në bazë të dokumentit që e kemi pasur mundësi ta
    shohim, ajo do të jetë një karakter ndërkombëtar. Nuk mund ta mbështesim një gjykatë e cila në
    vend të ngërthente thyerjen për ligjin tonë në fuqi për gjykata dhe funksionimi i së cilës do të
    jetësohet me ligj të veçantë, me ligj për dhomat e specializuara dhe Prokurorinë e specializuar
    dhe ky ligj dhe amendamentet që janë paraparë të miratohen para tij janë pikërisht shtyllat kyçe
    që e strukturojnë Gjykatën Speciale, në një mekanizëm të vet, siç e cekëm edhe më lartë.

    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Siç po e shihni edhe ju, Kuvendi i Kosovës po do ta votojë një gjykatë ku gjyqtarët dhe
    prokurorët e saj nuk do të ketë mundësi t’i zgjedhë vet, por do të jenë dhe zgjidhen nga
    ndërkombëtarët. Kuvendi i Kosovës në gjuhën shqipe po na kërkon të dërgojmë përpara çështjen
    e një gjykate në të cilën rrezik se do të flitet shqip.

    Thënë troç, themelimi i kësaj gjykate vjen si dështim i institucioneve vendore të cilat tani kanë
    filluar t’i fajësojnë tërë autoritetin ndërkombëtar që për vite të fundit kishin punuar për drejtësinë
    dhe gjyqësinë ndërkombëtare në Kosovë. Kjo gjykatë prek fondamentin e shtetit.

    Ne jemi për drejtësi, por jemi për drejtësi të paanshme, drejtësi jo selektive, drejtësi joetnike.

    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Nëse ne nuk kujdesemi për ndërtimin e shtetit tonë, të tjerët vetëm sa do të na ndihmojnë ta
    prishim atë, andaj fajin duhet ta pranojnë institucionet përkatëse dhe të marrin hapa konkretë për
    evitimin e këtyre dukurive.

    I nderuar zoti kryeministër,
    Kush do t’u garantojë qytetarëve të Republikës së Kosovës, se në këtë gjykatë nuk do të ndodhin
    skandale, për korrupsion, shantazhe, komplote gjyqësore e tjerë? Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Hasani e ka fjalën.

  • Faleminderit, nënkryetar!
    Përshëndetje për kryeministrin, meqë është vetë këtu,
    Përshëndetje kolegë deputetë,
    Gjërat, një pjesë të madhe i thanë kolegët. Folën mjaft për gjërat, për gjykatën e për tribunave e
    tjera. Do të nisem ndoshta më shumë me një gjë konkrete për çështjen pse nuk është ndërtuar një
    gjykatë në Kosovë kundër serbëve që kanë bërë krime dhe gjenocid, që ne kemi bërë një
    kallëzim penal, që ndoshta kryeministri nuk e din, por e kemi bë në prokurorinë e Pejës, për 120
    të vrarë në Burgun e Dubravës, gjenocid dhe krim. Këto janë fotografitë e të vrarëve në Burgun e
    Dubravës nga policë, paramilitarë serbë.

    Kemi shumë gjëra për të thënë, por ajo çka duhet ta veçojmë është se kjo gjykatë është kundër
    shqiptarëve, kundër luftës, kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Atë e dëshmojnë krimet serbe
    që i ka bërë në Kosovë. Vetë dëshmitari thotë: “Kemi pre koka të njerëzve dhe i kemi zier për tri
    ditë para familjeve dhe u kemi nxjerrë dhëmbët, edhe burrit edhe gruas”. Dhe thotë: “Pasi u kemi
    nxjerrë dhëmbët, tani i kemi ngjyrosur ato koka dhe i kemi vendosur si llamba elektrike dhe ato
    na bëjnë dritë nëpër Serbi”.

    35
    Nëse ka ndonjë veprim tjetër që mund të falet, atëherë kërkoni ta bëjmë një gjykatë. Po, a mund
    të durohet, për shembull dhunimi seksual i vajzave para babës,para nënës, me dhjetëra e dhjetëra
    që përmenden 100 raste në kufi, kur i kanë marrë dhe i kanë dhunuar.

    Të gjitha këto janë dëshmi që kemi mjaft, kemi dëshmi edhe për kokat e prera ku ata i kanë
    vendosur, prandaj besoj se ky Kuvend ka arsye, që t’i shoh kokat e prera që janë, ku e ka qitur
    këmbën mbi kokat e prera të shqiptarëve. Dhe, Serbia është favorite. Daçiqi i buzëqeshur, ne të
    përvuajtur përsëri, por jo të nënshtruar e as të poshtëruar.

    Për mua, kushdo që të dënohet, kryeministri tha, nuk e di sa veta, është e pa rëndësishme edhe
    për mua. Një e rëndësishme është që unë personalisht e kam kryer dënimin dhe dy, e di që
    presidentja dhe kryeministri nuk dënohen, për të tjerët nuk di.

    Unë kam deklaruar se nuk do ta votoj Gjykatën. Kam deklaruar pse nuk e votoj Gjykatën dhe
    deklaroj prapë, se kjo është një sfidë që deputetëve u është imponuar. Kur e them u është
    imponuar, deputetët nuk janë të pavarur. Nuk kanë dinjitet. Dinjiteti i deputetit është dhënia e
    betimit se do t’i mbrojë interesat e vendit. Mbrojtja e interesave të vendit është mbrojtja që ky
    vend është çliruar nga lufta e jonë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe NATO- ja. Prandaj,
    nëse ne themi nuk do ta formojmë Gjykatën këtu, do të shkojë në Këshill të Sigurimit. Cili është
    ai Këshill i Sigurimit që do ta formojë një gjykatë për Kosovën?

    Prandaj, të gjitha ato interpretime janë pjesë t’u thuhet deputetëve se ne jemi në krizë, ne jemi në
    rrezik, lufta për pushtet, dhe lufta për pushtet nuk na mbron.

    Unë kërkoj dinjitetin e deputetëve që ata ta tregojnë veten se janë të zgjedhur nga qytetarët, nuk
    janë të zgjedhur nga kryetarët e partive, ata i kanë propozuar, por nuk janë të zgjedhur nga
    kryetarët, se në lista të partive i kemi nga 110 deputetë, të cilët nuk kanë mund të mbërrijnë këtu,
    por kanë mbërri ata të cilët i kanë votuar qytetarët e ata qytetarë kërkojnë përgjegjësi, ajo
    përgjegjësi është mos ta votojnë Gjykatën.

    Prandaj, edhe një herë them se kjo gjykatë është kundër luftës, kundër Ushtrisë Çlirimtare të
    Kosovës, kundër veprimeve... Pse nuk bëhet një veprim i tillë dhe sa veprime ka marrë Qeveria e
    Kosovës prej pavarësisë e deri më tash që me e qit ndonjë rast në gjykatë për krimet serbe.
    Asnjëherë! Kemi pasur Ministrinë e Drejtësisë, kemi pasur Ministrinë e Punëve të Jashtme,
    Ministrinë e Integrimeve, e kemi pasur ministrinë edhe për bisedime, asnjëherë nuk është
    kërkuar që një krim të del në gjykatë. Ne i përmendëm krimet, krimet, krimet që janë bërë në
    Kosovë dhe asnjë rast të ngritur.

    Sot do ta ngremë një çështje që ta dënojmë gjenocidin serb. Ne mund ta dënojmë edhe sot, do ta
    dënojmë edhe nesër, do ta dënojmë edhe pasnesër, por megjithatë gjykata është e dëmshme,
    Këshilli i Sigurimit nuk formon gjykatë, nuk ka formuar gjykatë, as s’ka për të formuar gjykatë
    për Kosovën.

    Prandaj, faleminderit që ju na interpretoni se ajo do të jetë një sfidë e papërballueshme, por për
    mua është e përballueshme, sepse Kosova ka kapacitete të mjaftueshme për drejtësi. E kemi një
    sistem të drejtësisë dhe ai do t’i vlerësojë vetë, se sistemi i drejtësisë është Kushtetuta e Kosovës,

    36
    që e ka mundësuar dhe e mundëson. Prandaj, kërkoj që t’u themi deputetëve mundësinë e vet të
    lirë, mundësinë e zgjedhjes, që gjykata mos të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Kushdo le ta
    bëjë.

    E kemi pasur Serbinë këtu, me pak njerëz e kemi luftuar, më shumë jemi bërë dhe e kemi çliruar
    vendin, prandaj edhe Gjykatës mund t’i themi jo, dhe ata nuk mund ta bëjnë. E se kush do ta
    bëjë, ne kemi mundësi t’u themi fëmijëve tanë, se ne e çliruam vendin dhe ne e kemi dinjitetin
    tonë, ne e kemi edhe krenarinë tonë, prandaj të tjerët mund ta bëjnë, por nuk mund të na
    nënshtrojnë. Faleminderit!

    (Drejtimin e mbledhjes e merr kryetari i Kuvendit, z. Kadri Veseli.)

  • Arben Gashi e ka fjalën.

  • I nderuar kryetar i Kuvendit,
    I nderuar kryeministër,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Debati që po zhvillohet këtu, shpesh po merr edhe konotacion të vlerësimeve personale dhe
    deklarimeve që do të mund t’i kenë bërë partnerët e dikurshëm apo partnerët e sotëm lidhur me
    koalicionet e mundshme dhe qasjet ndaj Gjykatës Speciale.

    Mendoj se kjo është një qasje parciale dhe e panevojshme që të diskutohet sot. Sot ne duhet të
    diskutojmë realitetin në të cilin gjendemi dhe njëri prej realiteteve është edhe paralelizmi që
    parafolësi e bëri lidhur me krimet që i kanë bërë serbët në Kosovë dhe krimet e mundshme që
    mund të jenë bërë në Kosovë.

    Mendoj se është një paralelizëm i paarsyeshëm dhe i panevojshëm. Por, realiteti është i tillë se ne
    kemi një raport ndërkombëtar, i cili thotë se në Kosovë janë kryer krime dhe ky raport është
    diskutuar edhe në institucione të Bashkimit Evropian dhe në institucione tjera evropiane dhe
    kanë marrë formën e rezolutave apo format tjera.

    Ne duhet të lirohemi nga ky problem. Dhe problemi ekziston dhe mënyra si të lirohemi është
    nëpërmjet gjykimit. Tash del një problem tjetër. Kush duhet të gjykojë? E vërteta është që në
    këtë vend personat nga burgu dalin në kafe dhe këto raporte kanë shkuar edhe në Bashkimin
    Evropian, edhe në Kombet e Bashkuara, edhe kudo.

    Ndoshta duke dashur t’u ndihmohet shokëve që janë në burg, e kemi dëmtuar Kosovën dhe sot
    detyrohemi që të hapim, të formojmë një gjykatë jashtë vendit dhe ky është realitet të cilin ne
    duhet ta pranojmë dhe ta diskutojmë, sepse po nuk e pranuam realitetin, ne nuk do të arrijmë të
    përballohemi me të. Dhe, në momentin që ne e përballojmë realitetin ose e pranojmë realitetin,
    vijmë në momente tjera. Ndoshta dikush nga ne edhe mund ta personalizojë, se mund të jetë
    subjekt i trajtimit nga kjo gjykatë edhe unë e kuptoj se është problem, por realisht ne duhet të
    mendojmë për Kosovën.

    Cila është zgjidhja që ne mund të ofrojmë? Nuk kemi një zgjidhje tjetër. Disa po thonë që
    zgjidhja mund të jetë që ne të mohojmë formimin e një gjykate dhe ta formojë kush të dojë, apo

    37
    disa tjerë thonë që ne e bëjmë gjykatën vetë, sepse ne kemi polici, kemi prokurori, kemi gjykata
    dhe ne funksionojmë vetë. Edhe kjo nuk është zgjidhje, sepse e kemi vërtetuar që nuk mund ta
    bëjmë.

    Dhe, në fund, që ne të lirohemi nga ky problem, ne duhet të marrim përgjegjësi dhe, përgjegjësia
    merret duke u përballuar me këtë realitet. Dhe ky realitet ka të bëjë me vendimin të cilin Kuvendi
    i Kosovës e ka marrë në mandatin e kaluar dhe tashmë me propozimet që kanë ardhur për
    ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës dhe përgatitjen e sistemit për hapjen e kësaj gjykate. Ne
    nuk jemi në fazën e vendimit për votimin për Gjykatën, ne jemi në fazën e analizës dhe
    interpelanca ka të bëjë me analizën çka ka ndodhur deri sot, dhe deri sot ne jemi në moment të
    shkëmbimit të letrave të cilat janë ratifikuar me ligj të veçantë në Kuvend dhe procesi i
    ratifikimit, ne e dimë se një marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës ka
    përparësi ndaj ligjeve të brendshme.

    Mendoj se jemi në një situatë ku ne duhet të jemi të kujdesshëm se si të veprojmë, të kujdesshëm
    se si të deklarohemi dhe po ashtu të vendosur në vendimet që i marrim. Ne duhet të marrim
    përgjegjësi çka ka ndodhur në Kosovë. Normalisht se ne duhet të kërkojmë përgjegjësi se çka ka
    bërë Serbia në Kosovë, por ne duhet të marrim përgjegjësi se çka ka ndodh në Kosovë nga
    njerëzit tanë ose të marrim përgjegjësi që njerëzit tanë të mbrohen dhe të jenë të dinjitetshëm
    përballë një situate. Nuk po flasim për përgjegjësi kolektive, po flasim për individë. Nëse këta
    individë kanë kryer krime, ato krime të cilat pretendohet, janë krime monstruoze dhe ne duhet të
    lirohemi nga këta individë dhe nga këto krime, edhe si individë edhe si shtet.

    Prandaj ne do të marrim përgjegjësinë dhe unë mendoj se ne kemi marrë përgjegjësinë në
    mandatin e kaluar dhe kjo përgjegjësi duhet të vazhdojë dhe duhet një herë e mirë Kosova të
    çlirohet nga kjo mënyrë e vlerësimit edhe ndërkombëtarisht për krimet që kanë ndodhur, sepse
    pretendimet janë të tmerrshme. Këto pretendime mund të anulohen vetëm nëpërmjet një procesi
    gjyqësor dhe ky proces gjyqësor që të jetë kredibil duhet të jetë ndërkombëtar, dhe çka ka mund
    të nxjerrë Kosova është që ky proces ndërkombëtar duhet të funksionojë në bazë të ligjeve të
    Kosovës dhe të organizohet diku jashtë. Ky është realiteti në të cilin përballemi ne. Ne e dimë se
    projekti i Kosovës është një proces i koordinuar ndërkombëtar dhe bashkë me bashkësinë
    ndërkombëtare do t’ia arrijmë që të dalim faqebardhë prej këtij procesi dhe të mos e patetizojmë
    se kush
    çka ka thënë kur ka qenë në bllok apo kush çka ka thënë para një viti a dy vjetëve, ky është
    realiteti të cilin ne përballemi dhe duhet ta trajtojmë me dinjitet. Faleminderit!

  • Faleminderit! Rexhep Selimi, e ka fjalën.

  • Përshëndetje për të gjithë,
    Është një gjë evidente që Qeveria e Kosovës tash është mes dy zgjidhjeve, me aq sa është e
    gatshme të propozojë dhe me atë sa edhe deklaroj. Pra, do të duhet të zgjedhë mes Kushtetutës
    dhe respektimin të kësaj Kushtetute, apo anashkalimit dhe shkelje të kësaj Kushtetute, për shkak
    se edhe Gjykata Speciale edhe Kushtetuta nuk zënë vend afër njëra- tjetrës.

    Por, duhet t’ ju vë në pah dhe të shohim se çfarë lloj gjykatash edhe cilat vende kanë pasur këso
    lloj gjykatash, sidomos pas Luftës së Dytë Botërore dhe t’ia shtrojmë vetes pyetjen. A e meriton

    38
    Kosova që me votën tonë ta rreshtojmë Kosovën në rreshtin e atyre vendeve për të cilat ka
    gjykata të tilla dhe të ngjashme, normalisht që jo. Për shkak se Kosova nuk është një vend i cili
    ka prodhuar krim gjenocid dhe nuk do të duhej të rreshtonin me votën tonë edhe me asnjë lloj
    përkrahje Kosovën, në rreshtin e tyre, por është e vërtetë që po ashtu Kosova ka nevojë për
    drejtësi që po i mungon shumë, Kosova ka nevojë për gjykatë që i mungon shumë një lloj
    gjykate, por Kosova ka nevojë një gjykatë e cila dënon krimet, pra Kosova ka nevojë për një
    gjykatë kundër krimeve të Serbisë.

    Edhe një herë dua të them këtu për shkak se u spekulua shumë dhe po vazhdon të bëhet presion
    ndaj deputetëve dhe dua të them që nuk është e vërtetë që nëse Kosova, respektivisht Kuvendi i
    Kosovës e refuzon këtë gjykatë apo të ngjashme do ta formojë Këshilli i Sigurimit të OKB-së.
    Madje, siç edhe u tha këtu as me Rezolutën 1244, Këshilli i Sigurimit të OKB-së nuk mund ta
    marrë një vendim për themelimin e një gjykate për Kosovën. Nëse eventualisht do të mund të
    merrte ndonjë vendim, ajo mund të merr vendim për themelimin e një gjykate të tillë për Serbinë,
    gjithnjë në përputhje me Rezolutën 1244.

    Dhe po ashtu në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, as në vetë OKB-në nuk ka kushte as juridike,
    as teknike, por mbi të gjitha nuk ka as vullnet unik për të bërë një gjykatë kundër Kosovës.
    Kështu që gjithë kjo çfarë thuhet që nëse Kosova s’e voton do ta bëjë Këshilli i Sigurimit,
    komplet është një e pavërtetë, është një mashtrim dhe një tentim për t’i vënë deputetët e
    Parlamentit të Kosovës, në lajthitje, këtu në Kuvendin e Kosovës.

    Është e vërtetë që në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka kundërshtarë të pavarësisë së Kosovës,
    ka kundërshtarë të Kosovës, por a po harroni që edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka edhe
    miq të Kosovës, madje edhe projektues të pavarësisë së Kosovës. Nëse mendoni që duhet t’i
    trajtojmë dhe t’i shohim gjithë të njëjtë atëherë e keni gabim dhe dihet që ata asnjëherë dhe as
    tash e tutje nuk do të jenë unik sa i përket raportit të tyre me Kosovën.

    Nuk po i fërkojnë duart kundërshtarët e Kosovës duke pritur që ne të mos e votojmë, por
    kundërshtarët e Kosovës po i fërkojnë duart duke pritur që ne ta votojmë këtë gjë. Por, të mos
    harrojmë kundërshtarë të Kosovës, të pavarësisë së Kosovës ka edhe në Kuvendin e Republikës
    së Kosovës, janë dhjetë, janë deputetët e Listës Serbe, si kundërshtarë të Republikës së Kosovës.
    Pra, ta shohim a po i fërkojnë duart edhe ata apo do të vijnë këtu që ta votojnë këtë Gjykatë.

    Jo, rrallë herë është thanë që duhet ta heqim nga barra jonë këtë njollë, po kush na vuri këtë
    njollë? Pse ne duhet ta konsiderojmë veten të njollosur që ta heqim këtë njollë. Duhet t’ju them
    edhe njëherë që Lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, lufta e drejtë e popullit shqiptar të
    Kosovës nuk ka njolla, është e pastër dhe këtë e kanë vërtetuar edhe vetë gjykatat ndërkombëtare
    edhe brenda edhe jashtë Kosovës.

    Kosova ka nevojë për drejtësi, kundërshtimi ynë kundrejt Gjykatës Speciale nuk është
    kundërshtim ndaj drejtësisë, por është kundërshtim ndaj padrejtësisë, njëkohësisht refuzim i
    padrejtësisë.


    39
    Po më çudit fakti, që këtu shumë koleg të mijë nuk i kuptoj të cilët të njëjtin janë kundër raportit
    të Dick Martit, të cilët i atakon Dick Marti dhe të njëjtit i nënshtrohen këtij raportit të Dick
    Martit duke e pranuar një gjykatë e cila themelohet mbi raportin e Dick Martit.

    Ndoshta për kolegët të tjerë që e përkrahin këtë kanë motive të ndryshme. Nëse dikush mendon
    që duke votuar këtë do ta largojë Dick Martin e ka gabim, por po ashtu nëse dikush tjetër
    mendon nga kolegët e mijë në LDK që duke votuar Gjykatën Speciale do ta largojë Thaçin nga
    politika, edhe këtu e kanë gabim, nuk largohet kështu Thaçi nga politika duke e votuar një gjë të
    tillë.

    Prandaj, jo rrallë herë për fund e them, na është thënë që nuk duhet të kemi frikë. Po, nuk kemi
    frikë nga asnjë gjykatë. Nuk kemi frikë nga drejtësia, madje nuk kemi frikë as nga padrejtësia ne
    si luftëtarë. Pra, luftëtarët e UÇK-së nuk kanë frikë për veti, luftëtarët e UÇK-së kanë frikë për
    Kosovën të cilët duhet ta mbrojnë duke e refuzuar padrejtësinë ndaj Kosovës.

    Ne, si deputetë, duhet që në mbrojtje të Kosovës, në mbrojtje të Luftës Çlirimtare të Kosovës , ta
    refuzojmë këtë padrejtësi e cila padrejtësi i faturohet Kosovës.

  • Ismet Beqiri e ka fjalën.

  • Zoti Selimi,
    LDK-ja nuk mendon përmes gjykatave ta largojë askënd prej pushtetit dhe ky rezonim, kjo
    thënie është e paqëndrueshme, dihet si bëhet kjo punë, votat janë ato. Prandaj, nuk është mirë, ne
    po flasim për një proces që ne konsiderojmë si LDK, si deputetë që duhet të ndodhë për arsyet që
    i kemi thënë edhe i kanë thënë kolegët tanë dhe jo për arsye tjera. Nuk ka këtu kurrfarë diçka
    mistike që nuk dihet, ne po i themi hapur pse ne mendojmë kësi soji dhe më herët sinqerisht nuk
    desha të reagoj, sepse kishte edhe më herët diskutime që ishin total të paqëndrueshme të disa
    kolegëve tash po e them, s’po i përmendi me emra, sepse edhe ata pastaj mund të flasin, po vërtet
    është e guximshme shumë me marrë vlerësime me fol edhe për dinjitet, secili këtu që jemi e
    kemi një dinjitet, por kjo nuk do të thotë që dikush është i pa dinjitetshëm nëse nuk mendon si
    tjetri.

    Fundi i fundit, ne nuk jemi në Kore këtu as në Kubë të mendojmë të gjithë njësojë, sepse atëherë
    do të ishte një parti dhe këtu jemi shumë parti edhe shyqyr që jemi shumë parti, por mos na
    tregoni, mos na moralizoni në thëniet se ai që s’mendon si unë nuk ka dinjitet. Me të vërtetë
    është shumë e padinjitetshme prej atyre që na thua neve këtë.

  • Teuta Haxhiu e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar i Kuvendit!
    Atëherë fjala ime është pikërisht përgjigje për shumë kolegë të mijë deputetë të cilët po i citoj
    thanë: Obligim ndërkombëtar, unë i them pse? Jemi para aktit të kryer- tha një deputet, unë them
    pse? Vendimet i marrim ne, të nderuar deputetë, sepse jemi deputetë që përfaqësojmë qytetarët e
    Kosovës, më mirë vonë se kurrë.


    40
    Po e citoj edhe një herë një diplomat që kisha cituar kohë më parë, një diplomat kroat i cili në
    vitin 2009, si mik i Gjakovës na tha: “Jo gjithçka që u servohet nga ndërkombëtarët është në
    interesin e popullit tuaj. Ju duhet të tregoni se jeni të zotët e shtëpisë suaj, kështu bëmë edhe ne”.
    E unë ju them, të nderuar deputetë se kjo gjykatë që po pretendohet të bëhet është një gjykatë
    kushtetuese mbi Gjykatën tonë Kushtetuese dhe thjeshtë i lëkund edhe themelet e shtetit tonë,
    shtetin të cilin e ndërtuam me aq mund. Andaj edhe një herë them që ne sot marrim vendim edhe
    ky vendim që marrim ne sot, është padyshim vendimi më i drejtë në qoftë se i themi jo kësaj
    Gjykate Kushtetuese. Ne jemi në vendin tonë, andaj duhet të tregojmë se jemi të zotë në shtëpinë
    tonë, këtë nuk po e bënë Qeveria e Kosovës, andaj, ne i marrim vendimet individualisht.
    Faleminderit, kryetar!

  • Haxhi Shala e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    Nuk e kisha ndërmend të marr fjalën, por më nxitën disa deputetë që të marr fjalën sot këtu.

    Në këtë ditë jemi në përvjetorin e bombardimeve të NATO-së që u bënë 16 vite më parë kundër
    regjimit të Milosheviqit. Sot këtu në këtë sallë jemi persona që përmes luftës speciale kundër
    UÇK-së, që me shpifje dhe intriga kundër UÇK-së kanë arritur qe disa javë t’i shtyjnë edhe
    bombardimet e NATO-s, në atë kohë. Shtrohet pyetja: Pse ka ndodhur kjo? Sepse edhe në Nju
    Jork edhe në Bruksel, kanë shpifur se gjëja guerilja e UÇK-së është marksiste, leniniste dhe nëse
    mbështetet Lufta e UÇK-së, atëherë Kosova do të bëhet: “Kuba e Evropës”.

    Lufta speciale kundër UÇK-së ka vazhduar edhe pas mbarimit të luftës në Kosovë, madje të
    gjitha vrasjet e pasluftës janë emërtuar si vrasje politike dhe u janë veshur UÇK-së.

    Çuditërisht janë vrarë liderët politikë që kanë reflektuar pozitivisht për UÇK-në dhe që në ato
    momente e kanë përkrahur luftën e drejtë të UÇK-së.

    E dimë mirë se gjatë trazirave të marsit të vitit 2004 janë djegur disa kisha ortodokse ku edhe për
    këtë akuzat janë adresuar UÇK-së kinse njerëzit që kanë qenë në UÇK i kanë iniciuar ato trazira.

    Qytetarë të nderuar,
    Deputetë të nderuar,
    Gjatë luftës asnjë varrezë nuk është dëmtuar, asnjë kishë ortodokse nuk është dëmtuar, nuk është
    thyer as edhe një xham e lere më të jenë kallur apo shkatërruar.

    Lufta e UÇK-së ishte e drejtë çlirimtare dhe e pastër, prandaj mori mbështetjen e Aleancës të
    NATO-së.

    Gjenocidi i shkatërruar nga ushtria serbe në Kosovë është i pashembullt dhe kur kemi parasysh
    këtë atëherë si është e mundur që mos të ngrihet asnjë padi kundër ushtrisë vrastare serbe në
    mënyrë që të pastrohet ajo.

    Përse nuk ngrihen ndonjë gjykatë speciale kundër gjeneralëve serbë që kanë bartur kufomat
    fëmijësh mbi supet e tyre dhe i kanë varrosur në oborret e tyre si trofe lufte.

    41
    Përse të mos pastrohet ushtria serbe për krimet e bëra gjatë luftës në Kosovë, përse Gjykata
    kundër UÇK-së për të pastruar, sipas kryeministrit dhe disa këshilltarëve të tij.

    Kush e ka përlyer UÇK-në që të pastrohet tani nga Gjykata Speciale?

    Të dashur qytetarë,
    Lufta e UÇK-së e kanë përbaltur, e kanë përbaltur,e kanë përlyer shpifjen, intrigat dhe saistët e
    një lufte speciale kundër UÇK-së. sabotuesit e luftës të UÇK-së tani janë intrigrantet, shpifësit
    përbaltës të UÇK-së , prandaj tani kërkojnë që Gjykata Speciale, gjëja për ta pastruar atë.

    Kolegë deputetë,
    Në lidhje me këtë çështje unë po e përfundoj me një fjalë të moçme popullore që thotë: “qeni i
    keq e sjell ujkun në torishtë”. Faleminderit!

  • Elmi Reçica e ka fjalën.

  • Faleminderit, i nderuar kryetar Veseli,
    I nderuar kryeministër i Kosovës, zoti Isa Mustafa,
    Të nderuar anëtarë të Kabinetit qeveritar,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Çështja për të cilën po zhvillohet kjo interpelancë përbën pa dyshim çështjen më sensitive për të
    gjithë spektrin politik.

    Por edhe pse sensitive konsiderojmë se nuk duhet trajtuar as me emocione dhe as me
    paragjykime të asnjë lloji. Kjo gjithsesi është një sfidë e pamerituar për Kosovën, por ne duhet të
    përballemi me këtë sfidë, fundi i fundit nuk është as e para as e fundit. Duhet ta trajtojmë me
    unitet politik, gjakftohtësi dhe mbi të gjitha me nacionalitet.

    Ende pa përfunduar lufta në shumë qarqe ndërkombëtare ka qenë e shprehur tendenca që për
    konflikte në ish- Jugosllavi të vendoset një ekuivalencë e fajit.

    Sipas kësaj tendence të gjithë kanë bërë krime dhe të gjithë duhet të dënohen njësoj. Qëllimi ka
    qenë tejet i qartë, agresioni dhe krimet e Serbisë të relativizohen.

    Kjo tendencë u shfaqë edhe me luftën e Kosovës. Partizanët e saj pas shumë e shumë përpjekjeve
    të dështuara, më në fund arritën të prodhojnë një lajm, në pamje sensacional, po me përmbajtje
    kryesisht të pa faktuar për kinëse krimet e kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, fjala është
    për raportin e Dick Martit.

    I mbështetur mbi pretendime për arsye të shëndosha njerëzore nuk mund t’i pranojmë, megjithatë
    ky lajm i rremë u përhap gjithandej duke vendosur një jetë të keqe mbi luftën tonë çlirimtare dhe
    mbi vetë Kosovën.

    Prandaj, të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,
    Ne duhet ta kemi të qartë se është në interesin e vendit tonë që kjo hije e keqe një herë e mirë të
    hiqet nga integriteti dhe dinjiteti i vendit tonë dhe i secilit prej nesh individualisht.

    42
    Miqtë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë ndajnë të njëjtin shqetësim me ne. Kosova është një
    shtet i vogël për të bartur mbi supet e veta pretendime të tilla, ku shpiken krimet e paqena me të
    vetmin qëllim, që të relativizohen krimet e vërteta që kanë ndodhur në Kosovë, masakrat dhe
    dëbimet e popullatës civile shqiptare të kryera nga regjimi serb.

    Mirëpo, të nderuar deputetë, këto pretendime nuk mposhten duke refuzuar bashkëpunimin me
    partnerët tanë, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian. Ne nuk kemi
    arsye të dyshojmë për asnjë moment në përkushtimin e tyre për një Kosovë të lirë, sovrane dhe të
    përparuar ekonomikisht dhe politikisht.

    Nëse këta partnerë 16 vite më parë, në orën më të keqe të historisë tonë, vunë në lëvizje
    diplomacinë dhe në fund edhe NATO-n, në funksion të çlirimit të Kosovës, sot është moment që
    ne t’u japim atyre argumentet e nevojshme që intervenimi i NATO-së, më 1999 përnjëmend ka
    qenë në mbështetje të kauzës së lirisë së një populli dhe se në emër të këtij populli nuk kanë
    ndodhur kurrfarë krimesh të supozuara nga raporti ... i Dick Martit.

    Ne nuk i ikim drejtësisë, sepse nuk kemi çka të fshehim nga drejtësia. Disa herë drejtësia ka
    dështuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka vepruar me një platformë të drejtë të drejtuar kundër
    një regjimi represiv dhe asnjëherë nuk ka qenë e motivuar kundër civilëve të asnjë grupacioni
    etnik apo politik. Po të ishte ndryshe nuk do ta kishim përkrahjen që patëm nga bashkësia
    ndërkombëtare në vitin 1999.

    Prandaj, edhe një herë ju bëjë thirrje që këtë çështje ta trajtojmë me unitet politik, gjakftohtësi
    dhe racionalitet. Kjo është rruga e vetme që nga përballja me këtë sfidë të dalin të fituar të gjithë
    si shtet, si Kosovë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Alma Lama e ka fjalën.

  • Faleminderit, zoti kryetar!
    Të nderuar deputetë,
    I nderuar kryeministër, ministra,
    Para tre vitesh një senator i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ja doli mbanë që të
    ngre një furtunë mbi të shkuarën e Kosovës. Akuzat ishin shumë të rënda, trafikim organesh nga
    ana e ish- pjesëtarëve të UÇK-së, një akuzë që unë besoj se është fabrikuar në Serbi, e
    mbështetur dhe e shtyrë nga Rusia dhe e proceduar në Këshillin e Evropës nga Dick Marti.

    U akuzuan rëndë dy shtetet shqiptare, Kosova dhe Shqipëria. Si thonë një fjalë, me një gur u
    tentua të vriten dy zogj. Në fakt këtu dua të shpreh çudinë time me gjithë ju si politikanë këtu në
    Kosovë, që asnjërit dhe asnjëherë nuk kujtoheni ta përmendni faturën e rëndë që edhe Shqipëria
    paguan për këtë akuzë për sa i përket imazhit, apo jo zoti Thaçi.

    Edhe pse këto akuza nuk ishin të reja, por kishin mbetur fjalë në erë pasi ishin hetuar së paku dy
    herë nga ana e UNMIK-ut dhe nga Tribunali i Hagës, unë personalisht i kam parë raportet
    konfidenciale, mungesa e fakteve nuk ishte e mjaftueshme për ta ricikluar akuzën e rëndë.
    Këshilli i Evropës, institucion që kujdeset për të drejtat e njeriut, por që nuk e pranon ende
    Kosovën si anëtare, ja doli mbanë ta detyrojë Kosovën dhe Shqipërinë t’i nënshtrohen një hetim

    43
    ndërkombëtar për të njëjtat akuza edhe pse zyrtarët e Këshillit të Evropës kanë vendim për të
    mos hyrë në institucionet e Kosovës, as fizikisht. Këtë e flas nga eksperienca që kam pasur me
    këta zyrtarë kur i kam ftuar në një tryezë për një ligj.

    Tani jemi në situatën kur pas hetimeve të kryera nga një prokuror ndërkombëtar obligohemi të
    krijojmë një Gjykatë ndërkombëtare që të na gjykoj për akuzat ndaj disa ish- pjesëtarëve të
    UÇK-së. Kjo po ndodh pasi drejtësia në Kosovë është administruar nga bashkësia
    ndërkombëtare, nga misioni i UNMIK-ut, fillimisht menjëherë pas luftës, i cili ka pasur mandat
    për të gjykuar edhe krimet e luftës dhe menjëherë pas tij, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës
    nga misioni i Bashkimit Evropian EULEX-s.

    Paralelisht me këto, Tribunali i Hagës për ish-Jugosllavinë ka hetuar dhe ngritur akuza për krime
    lufte edhe ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, por pavarësisht nga kjo po kërkohet një tjetër gjykatë
    dhe kjo po kërkohet, ndërsa të tri këto institucione ndërkombëtare ende nuk e kanë pranuar
    dështimin për hetimin e krimeve të luftës në Kosovë. Kur them krime lufte kam ndërmend me
    dhjetëra masakra në Kosovë ku janë vrarë mbi 12 mijë shqiptarë nga forcat serbe, të mos flas për
    dhunimet seksuale të 20 mijë grave e vajzave.

    Këto institucione në fakt kanë dështuar t’i hetojnë e gjykojnë edhe krimet e pretenduara nga
    serbët dhe nga Dick Marti. Unë personalisht mendoj se çdo krim duhet gjykuar, vrasësit duhet të
    mbahen përgjegjës, pavarësisht nga etnia.

    Por në lidhje në krijimin e kësaj Gjykate Speciale kam plot pikëpyetje. Këto pikëpyetje lidhen jo
    me ndonjë dilemë se duhet apo jo të gjykohen vrasësit, por në lidhje me sovranitetin e shtetit të
    Kosovës.

    Ne sot jemi të kërcënuar se nëse nuk e bëjmë vetë këtë gjykatë do ta bëjë Këshilli i Sigurimit dhe
    kjo është e mundshme pasi ka plot vende të tilla që e kanë postuar nga ky organizëm, pra janë
    krijuar gjykata të tilla pa dëshirën e shteteve përkatëse. Një histori e tillë është edhe Tribunali i
    Hagës për ish -Jugosllavinë.

    Tani dua t’i referohem konkretisht amendamentit të Qeverisë së Kosovës që synon të
    akomodohet në Kushtetutën e Kosovës.

    Na është thënë deri tani se kjo Gjykatë Speciale do të jetë pjesë e institucioneve të Kosovës dhe
    të funksionojë mbi bazën e ligjeve të Kosovës. Në amendament kërkohet që shumë nene të
    Kushtetutës të suspendohen dhe juridiksioni i Kosovës të bartet diku tjetër që për mua janë
    shumë të paqarta.

    Për shembull, pika 3 e amendamentit kërkon krijimin e një Dhome të Specializuar në Gjykatën
    Kushtetuese, pse ndërkohë që tre gjykatës në Gjykatën Kushtetuese janë ndërkombëtarë, pastaj
    kush do t’i emërojë këta gjykatës, në amendament nuk është e qartë.

    Pika e 4, e amendamentit jep të drejtë Dhomës së Specializuar që të lidhë dhe ratifikojë
    marrëveshjen ndërkombëtare, pra, suspendon nenin 18 të Kushtetutës. Ratifikimin e

    44
    marrëveshjeve ndërkombëtare e bën vetëm Kuvendi me 2/3 e deputetëve, dhe këtë e konsideroj
    rrjedhje të sovranitetit.

    Një pikë më poshtë në lidhje me këtë ja jep të drejtën Qeverisë së Kosovës duke kërkuar pajtimin
    e saj.

    Pika 6, thotë se dhomat e specializuara mund të përcaktojnë rregullat e veta të procedurës dhe të
    provave. Pse a nuk mjafton Kodi Penal dhe ai i Procedurës Penale.

    Nëse janë të pamjaftueshme mund të plotësohen këto ligje, por nuk shoh arsye të futen në
    Kushtetutë dhe të jepet kompetencë kësaj Gjykate Speciale të bëjë listë të veçantë.

    Pika 10, që ka të bëjë me emërimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, kam dëgjuar që do t’i bëjë
    EULEX-si, por këtu nuk sqarohet. Pyetja është nëse EULEX-sit nuk i është besuar hetimi dhe
    gjykimi i këtyre krimeve, a i besohet emërimi i gjyqtarëve?

    Po kështu parashikohet emërimi i një ombduspersoni të veçantë, nga kush? Edhe çështja e
    kohëzgjatjes është një problem për mendimin tim, flitet për pesë vite, por kjo periudhë mund të
    zgjatet. Dua të di nëse në këtë periudhë përfshihen vetëm ngritja e akuzave të reja apo vazhdimin
    e gjykimeve, si në rastin e parë duket në horizont një Dhomë Speciale që mund të zgjasë
    pafundësisht.

    Përfundimisht mendoj se kemi të bëjmë me rrjedhje të sovranitetit, unë kam pritur që kjo Dhomë
    Speciale të vendoset fizikisht diku jashtë Kosovës, por të funksionojë me ligjet e Kosovës dhe
    brenga ime e vetme është kjo.

    Sa për fushëveprimin, nëse justifikimi është se kjo gjykatë po hapet për shkak se nuk ka siguri në
    mbrojtjen e dëshmitarëve, një gjë që është edhe e vërtetë, atëherë le të gjykohen edhe krime të
    tjera të rënda që kanë ndodhur në Kosovë, përfshirë edhe vrasjet politike. Faleminderit!

  • Ka kërkuar fjalën kryetari i Grupit Parlamentar, Ismet Beqiri.

  • Unë ju kisha lutur edhe deputetëve të LDK-së, nëse dëshirojnë të flasin, ju
    lutem të kesh parasysh minutazhin dhe të kenë mundësi të gjithë të flasin jo për t’i tejkaluar, unë
    tash po flas edhe për kolegët e mi të Lidhjes Demokratike të Kosovës, jo dikush 10 minuta e
    kolegët tjerët të mbesin pa folur. Prandaj, secili që flet prej kolegëve tanë le të respektojë kohën,
    sepse është e limituar koha dhe nuk është korrekte. Nëse janë edhe 8 deputetë ose 5 të LDK-së,
    le t’i marrin nga 3-4 minuta se nuk kanë kohë dhe nuk është korrekte prej kolegëve tanë t’i
    ndërhyjnë dikujt në minutash.

  • Vazhdojmë me Ilir Dedën.

  • Të nderuar deputetë,
    Zoti kryeministër,
    Zonja e zotërinj,

    45
    Krimet gjithmonë duhet të hetohen, gjithmonë duhet të ndëshkohen, nuk mund të ketë amnisti
    ndaj krimeve dhe drejtësi gjithmonë duhet të ketë për viktima, qofshin ato shqiptarë, qofshin
    viktima serbë, boshnjak apo të tjerë.

    Po për çka jemi ne sot këtu? Ne sot jemi këtu duke diskutuar për krimin e një instrumenti i cili
    nuk është gjykatë vendore, është eksperiment gjithmonë sui generis, një gjykatë, një instrument
    legal, gjysmë ndërkombëtar i cili e ka një bazë legale ose e krijon bazën legale për gjykimin e një
    populli një grupi etnik, të shqiptarëve në Kosovë dhe të shqiptarëve në Shqipëri.

    E tash nëse shohim prej Luftës së Dytë Botërore cilat janë ato gjykata një etnike, për Gjermani e
    kemi pas Luftës së Dytë Botërore, për nazistë, i kemi për kmerët e kuq në Kambogjë dhe i kemi
    për Ruandë dhe asnjë tjetër, asnjë mekanizëm ndërkombëtar a gjysmë ndërkombëtar, nuk e ka
    dënuar një grup, nuk e ka gjykuar një grup etnik.

    Tribunali i Hagës i ish- Jugosllavisë është marrë me luftërat në ish- Jugosllavi ku edhe Kosova
    ka marrë pjesë dhe nuk ka qenë domethënë i tillë, nuk është gjykua një popull vetë. Por, ne nëse
    e pranojmë këtë instrument, këtë Gjykatë Speciale, ne do të dalim edhe jashtë kontestit politik e
    historik të krijimit të Kosovës së pavarur.

    Dhe, shumë po flitet, kjo është instrument vetëm për gjykimin e UÇK-së, faktikisht shkon shumë
    më tepër e Gjykata Speciale e kriminalizon në plotëni përpjekjen e popullit shqiptar për liri e cila
    ka rezultuar me luftë dhe me shpallje të pavarësisë së Kosovës.

    Dhe a e dini çka do të ndodhë në fund nëse krijohet një trup i tillë i cili e gjykon një grup etnik,
    një përpjekje për liri. Atëherë ne do ta diskriminojmë dhe kriminalizojmë bazën e shtetit të
    Kosovës.

    A ka deputetë në këtë legjislaturë që do të marrin pjesë në kriminalizimin të historisë së vet? A
    do të jetë legjislatura e pestë kjo e cila do ta vendosë Kosovën në rrafsh të njëjtë me Republikën
    Serbe në Bosnjë-Hercegovinë? Ne do të shihemi si vendi i cili është krijuar në bazë të krimit të
    organizuar a trafikimit me organe dhe pastrimit etnik. A është me të vërtetë kjo çka ne kemi
    kaluar? Nuk është. Po na thuhet a e dini qysh nëse nuk e voton Kuvendi i Kosovës, shkon në
    OKB, mua po më duket që ky është mashtrim. Në OKB shkon vetëm në qoftë se i kemi tri letra
    nga ministrat e punëve të jashtme të Britanisë së Madhe, të Francës dhe të Shteteve të Bashkuara,
    të cilët do t’ia dërgojnë Qeverisë së Republikës së Kosovës, letrën me kumtesë në qoftë se
    Kuvendi i Kosovës nuk e voton, atëherë ata janë të gatshëm të shkojnë në OKB. Atëherë ne
    mund të themi se votohet nga OKB-ja, ajo çka po përdoret tash është thjesht trik politik blof
    politik dhe metodë e krijimit të një presioni i cili thjesht nuk ka peshë. Por, a ka zgjidhje,
    natyrisht që ka zgjidhje.

    Zgjidhja është që Republika e Kosovës ta krijojë Gjykatën e vet për krime lufte. Zgjidhja është
    që në këtë gjykatë të Republikës së Kosovës për krime lufte, do të hetohen dhe do të gjykohen
    gjithë ata që kanë kryer krime, qoftë ndaj shqiptarëve, qoftë ndaj serbëve, qoftë ndaj
    boshnjakëve, qoftë ndaj tjerëve.


    46
    Nëse ne nuk jemi të gatshëm që vetë të përballemi dhe të tregojmë aftësi që të përballemi me të
    kaluarën tonë, ne po shkojmë do ta vulosim kriminalizimin e historisë tonë e cila nuk është
    vetëm ajo çka ka filluar në ’89-n, por e kriminalizon të gjitha brezat që kanë luftuar për lirinë e
    Republikës së Kosovës. Faleminderit!

  • Enver Hoti e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    I nderuar Kabinet qeveritar,
    Të nderuar deputetë,
    Qytetarë të Republikës së Kosovës,
    U debatua mjaft nga deputetët dhe u sollën fakte të cilat kanë të bëjnë lidhur me themelimin e
    Gjykatës Speciale, ku unë do të jem shumë i qartë dhe do të flas për tri çështje.

    Mendoj se çështjet themelore të cilat janë marrë për bazë për themelimin e kësaj gjykate janë nën
    një, dështimi i sistemit të drejtësisë, nën dy është raportet e Dick Martit dhe tre letërkëmbimi mes
    presidentes dhe baroneshës Eshton.

    Nëse i shikojmë këto me vëmendje e veçmas raportin e Dick Martit e shohim se burim i këtij
    raporti janë të gjitha të dhënat, të mbledhurat, informacionet të cilat e kanë një burim dhe ai
    burim është në Republikën e Serbisë, është në Prokurorinë në Serbisë, prandaj, si i tillë është i
    papranueshëm për ne dhe ne si Nismë nuk e mbështesim dhe në veçanti ky që në start e paraqet
    qëllimin e qartë politik, sepse kjo gjykatë e ka për bazë edhe prapavijën politike.

    Mendoj se me themelimin e kësaj gjykate po shkohet drejt gjykimit të platformës çlirimtare e
    cila platformë ishte edhe baza e ngritjes dhe zhvillimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që në
    vete kishte ngërthyer të gjitha përpjekjet shekullore të shqiptarëve për liri dhe pavarësi, në njërën
    anë e në anën tjetër, kjo gjykatë e ka edhe një qëllim të caktuar i cili nuk është vetëm nënkuptim,
    por është duke u eksploruar ditë më ditë sa më shumë që po flitet dhe po trajtohet kjo çështje,
    eliminimin e njerëzve dhe bartësve të luftës nga skena politike në Kosovë.

    Prandaj, unë mendoj që pasojat janë shumë të mëdha duke shtuar edhe disa deklarime përfshirë
    edhe deklarimin e ministrit se Gjykata si e tillë nuk garanton as drejtësi të barabartë për palët.
    Kjo asnjëherë nuk ka marrë një shpjegim të mëtutjeshëm ose së paku unë nuk e kam dëgjuar se
    çka ka dashur të nënkuptojë këtu ministri i Drejtësisë, nëse një gjykatë e tillë nuk garanton barazi
    për palët të cilat do të mund të jenë subjekt i kësaj gjykate.

    Unë mendoj se edhe retorika e përdorur këtu nga disa deputetë dhe zyrtarë se ne jemi të obliguar
    të nënshtrohemi kësaj gjykate për t’i hequr disa dilema dhe disa mjegulla janë, mund të ngritën
    rreth UÇK-së dhe vendit. Mendoj se UÇK-ja nuk ka asnjë mjegull rreth saj, nuk ka asnjë mjegull
    rreth vendit, por kjo nuk është rruga e duhur, rruga e duhur do të ishte krejt ndryshe ashtu siç
    edhe e ka rekomanduar edhe Grupi për “Vetëvendosje” në rekomandimet e saj që ka kërkuar
    këtë mocion.

    Prandaj, ne e mbështesim plotësisht dhe kërkojmë që Qeveria të reflektojë dhe t’i marrë parasysh
    të gjitha kërkesat që janë dalë nga deputetët.

    47
    Po ashtu, është shumë interesant të dëgjohet fakti se disa deputetë mbajnë jashtëzakonisht
    qëndrim të ndryshëm rreth kësaj gjykate, ndërsa kur vjen puna te votimi ndoshta edhe mund ta
    shprehin. Kjo është diçka e befasueshme dhe shihet qartë se ka një imponim të votës edhe nga
    udhëheqësit edhe nga liderët e tyre.

    Prandaj, unë ju bëjë thirrje që deputetët ta rruajnë pavarësinë dhe autonominë e vet si të zgjedhur
    të popullit. Faleminderit për vëmendje!

  • Faleminderit!
    Do t’i përmend, nuk ka tjerë diskutues, pos edhe shtatë, edhe këta do të përfundojnë të gjithë. E
    kemi 1. Hatim Baxhakun, 2. Doruntina Maloku -Kastrati, 3. Armend Zemaj, 4.Veton Berisha , 5.
    Shpejtim Bulliqi, 6. Milazim Haliti dhe 7. Agim Kikaj, më nuk ka të tjerë. Me kohë jemi shumë
    në rregull për arsye se kemi filluar 10:40 e përfundojmë 13:40, në qoftë se kemi parasysh edhe
    ecjet të cilat janë 15 minuta, atëherë faktikisht ju kisha lutur për të qenë brenda kohës as të mos
    kritikohemi nga 3 minuta për secilin do të ishte shumë korrekte. I kemi 21 minuta për diskutim.

    Fillojmë me Hatim Baxhakun.

  • Faleminderit, zoti kryetar,
    I nderuar zoti kryeministër,
    Të nderuar ministra dhe deputetë,
    Unë do të mundohem të jem edhe më i shkurtë se tre minuta, me qenë se shumica e gjërave u
    thanë nga parafolësit.

    Së pari dua të theksoj se të gjithë këtu e kemi të qartë se ekziston një raport ndërkombëtar i
    bazuar normalisht në akuzat të bëra nga Dick Marti, për krimet e bëra gjatë luftës në Kosovë, dhe
    të gjithë po pajtohemi se ky raport nuk është i saktë, nuk përmban të dhënat e sakta... e kemi
    bindjen se gjatë luftës në Kosovë nuk ka pasur krime lufte dhe se lufta e UÇK-së ka qenë një
    luftë çlirimtare, një luftë e drejtë, por megjithatë nuk mund të përjashtojmë edhe ekzistimin e
    ndonjë krimi nga ndonjë individ. Mirëpo, nuk po pajtohemi më duket se si mund ta zgjidhim këtë
    problem.

    Për t’i hedhur këto akuza poshtë dhe për të vërtetuar të kundërtën , sigurisht se kjo mund të bëhet
    vetëm duke krijuar një hetim dhe assesi nuk mundemi të arrijmë vetëm duke mohuar dhe duke
    deklaruar se nuk ka pastrime, nuk ka pastrime. Tjetër punë pastaj është se kush duhet ta bëjë këtë
    hetim, sigurisht që të gjithë ne pajtohemi se e mira e së mirës kishte qenë që një hetim të tillë ta
    kishte bërë një Gjykatë Speciale e themeluar në Kosovë, por për këtë jemi vonuar dhe fajtor për
    këtë jemi të gjithë, si ata të cilët kanë qenë në postet ndryshme në institucione dhe të cilët kanë
    pasur obligim, detyrë dhe mundësi që ta formojnë një gjykatë të tillë dhe nuk e kanë bërë, si ata
    të cilët kanë qenë jashtë institucioneve, por tërë ditën dhe natën nuk kanë lënë asnjë moment pa
    sharë dhe pa folur keq për institucionet e Kosovës, për Policinë, Prokurorinë dhe gjyqësinë dhe
    pastaj kthehemi dhe kërkojmë që një hetim i tillë t’i lihet gjyqësisë, policisë dhe Prokurorisë
    tonë. Këtu diçka nuk shkon, prandaj, ne jemi në diskrepancë me atë çka po themi dhe çka po
    kërkojmë.

    48
    Për fund mendoj se themelimi i Dhomës Speciale do t’i japë fund spekulimeve për krime lufte
    nga ana e UÇK-së dhe do ta çlirojë atë një herë e për gjithmonë nga një barrë të cilën
    padrejtësisht po mban qe 15 vjet. Ju faleminderit!

  • Faleminderit! E ka fjalën Doruntinë Maloku-Kastrati.

    DORUNTINË MALOKU-KASTRATI: Faleminderit!
    I nderuar kryeministër,
    Të nderuar deputetë,
    Të gjithë e dimë mirë dhe po e pranojmë të gjithë se themelimi i Gjykatës Speciale vjen si pasojë
    e dështimit të sistemit tonë të drejtësisë. Përgjegjës për këtë gjendje janë ata që kanë mbajtur deri
    tash pushtete dhe i kanë shtrirë ato deri në gjykatore ku atje njerëzit e tyre që i thonë vetes
    gjykatës dhe prokurorë, të betuar në paanshmëri, ndershmëri dhe profesionalizëm, kryejnë
    obligimet ditore ndaj partive politike dhe grupeve të interesit të cilat i shantazhojnë ata në raste të
    ndryshme, varësisht se ku prekën interesat e tyre.

    Pra, ne të gjithë e dimë se sistemi ynë i ashtuquajtur i drejtësisë është larg më i mirë në të bërit
    padrejtësi. E dimë të gjithë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk mund të njolloset nga
    individë që pretendohet se kanë kryer krime. Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e popullit të Kosovës
    për liri dhe pavarësi dhe assesi luftë për të vënë padrejtësi duke i amnistuar individët për krimet e
    pretenduara.

    Unë kam anëtarë të ngushtë të familjes dhe miq të shumtë që kanë qenë pjesë aktive e Ushtrisë
    Çlirimtare të Kosovës. Asnjëri nga ata nuk është kundër Gjykatës Speciale, sepse ata nuk kanë
    luftuar që padrejtësia të mbizotërojë në Kosovë, ata kanë luftuar për një shtet të së drejtës të cilin
    ne e kemi dështuar ta jetësojmë.

    Të nderuar deputetë,
    Ju e dini mirë se sa familje sillen vërdallë prokurorive në pritje të ndonjë rezultati të hetimeve që
    do të qonte në zbardhjen e rasteve të vrasjeve të më të dashurve të tyre. Ju e dini se sa vrasje janë
    zbuluar deri sot, e dini mirë se sa dosjet të kompletuara qëndrojnë të mbyllura nëpër sirtarë për
    shkak të mungesës së guximit për t’u thënë e vërteta. Ju e dini se përveç kësaj, kemi dështuar
    totalisht në sistemin e mbrojtjes së dëshmitarëve. E dini mirë se sa dëshmitarë janë vrarë, sa të
    tjerëve u është mbyllur goja me forma të ndryshme kërcënimi dhe shantazhi dhe sa të tillë
    ndodhen në shtetet e huaja me identitet të ndryshuar në pritje të dhënies së dëshmisë, sepse nuk
    ndihen të sigurt në vendin e tyre për ta thënë një të vërtetë që ata e kanë parë me sytë e tyre. Ju
    jeni në dijeni po ashtu se edhe në burgjet e Kosovës kemi dëshmitarë të mbrojtur të cilët presin
    pa pashpresë për dhënie të dëshmive për krime mizore dhe fillimin e proceseve të reja gjyqësore
    të cilat prolongohen po ashtu nga politika, andaj është e turpshme të refuzohet themelimi i
    Gjykatës Speciale kur ne jemi ata që vetë dështuam që 16 vjet të bëjmë drejtësi. Faleminderit!

  • Armend Zemaj e ka fjalën.

  • Të nderuar kolegë deputetë,
    Kryeministër,

    49
    Dhe ju të gjithë që sot keni shprehur interesim që t’i bashkëngjitni dëgjimit të kësaj interpelance
    për një çështje që nuk është vetëm e ditës së sodit, por është debatuar ka kohë në mënyrat e veta,
    qofshin ato politike, qofshin ato ligjore, por mbi të gjitha të gjuhës populliste për atë që neve na
    preokupon ta ndërtojmë një shtet ligjor dhe të së drejtës.

    Unë mendoj që sot duhet të jemi pak më të vëmendshëm, t’i ndajmë temat atë çka po kërkojmë
    ta bëjmë dhe cila është për të arritur dhe çfarë përkrahje duhet t’i japim Qeverisë në këtë proces
    duke e ndarë atë që e quajmë politikë, propagandë politike, por edhe atë që është ligjore. Ne
    kemi shprehur mendimin tonë dhe vazhdimisht po përsëritet se raporti i Dik Martit është politik,
    por ne jemi shprehur edhe për raportin ligjor të prokurorit Wiliamson, special, prokuror i cili
    edhe kishte nënshkruar aktakuzën kundër ish -presidentit Slobodan Milosheviq. Andaj nëse këto
    i ndajmë, atëherë do ta kemi edhe më lehtë të rezymojmë dhe të shohim se ku po dom të arrijmë
    dhe cili është qëllimi i saj. Quhet populliste se luftëtarët e vërtetë kanë luftuar, nuk kanë bërë
    krime, pajtohemi të gjithë dhe luftëtarët e vërtetë nuk frikohen prej drejtësisë.

    Mbi të gjitha, askush nuk mundet ta njollos luftën çlirimtare të luftëtarëve të vërtetë, por disa
    luftëtarë t’i quaj ” të vërtetë” nuk është dashur të lejojnë që në emër të UÇK-së të tentojnë ta
    njollosin, të vrasin , të marrin peng, të qesin haraç , të uzurpojnë pasuritë shtetërore dhe
    shoqërore dhe ta vjedhin shtetin, domethënë kjo është ajo që po e preokupon edhe sistemin tonë
    të drejtësisë edhe që po jap hapësirë 16 vite pas luftës të kemi dhoma të posaçme në sistemin
    tonë të drejtësisë.

    Andaj, në Kosovën e pasluftës, por edhe gjatë luftës, krimet nuk ishin individuale apo grupore,
    por ishin mirë të organizuara dhe të projektuara nga individë për t’i likuiduar edhe kundërshtarët
    politikë, duke filluar nga presidenti Ibrahim Rugova, ushtarakë dhe zyrtarë të Lidhjes
    Demokratike të Kosovës dhe kjo është ajo që shumica prej neve kemi kërkuar që juridiksioni i
    kësaj gjykate të mos kufizohet vetëm në vitin ’98-2000. Prokurori Special i Taks forcës të BE-së,
    Klin Wiliemson në fund e mbyllë fjalën e tij në këtë drejtim që edhe unë do ta mbylli. Disa
    njerëz për të mbrojtur vetën, janë përpjekur të portretizojnë këtë hetim si një sulm mbi luftën e
    Kosovës për liri ose mbi UÇK-n. Ai e kualifikon këtë hetim si çdo akuzë që...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Vazhdoja, v pasi është nga fundi.

    ARMEND ZEMAJ... si veprime penale individuale brenda grupeve jo të veçanta, por jo të
    Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, andaj ata që frikohen prej drejtësisë, i kanë duart e ndyta dhe
    këto duhet të mbajnë përgjegjësi, qoftë para drejtësisë, qoftë para popullit të Kosovës.
    Faleminderit!

  • Veton Berisha, e ka fjalën.

  • Faleminderit, i nderuar kryetar!
    I nderuar kryeministër Mustafa,
    Ministër Kuçi,
    Të nderuar kolegë deputetë,

    50
    Qytetarë të nderuar,
    Unë e kam komoditetin e plotë ta marrë fjalën pasi që e kam pasur fatin të mos jem votues i
    Ligjit për ratifikimin e marrëveshjeve të cilat janë bërë më 23 prill 2013, dhe me këtë rast po e
    marr të drejtën që ta shpreh edhe mendimin tim në lidhje me këtë që po diskutojmë sot.

    Unë po mendoj që krimi, nuk ka adresë kolektive, por ka adresë individuale dhe nuk ka pse të
    njolloset as lufta e pastër e UÇK-së, as mekanizmat e organizuar dhe asgjë tjetër, domethënë
    krimi ka adresë individuale dhe nuk ka adresë kolektive. Pse pos të bëhet pastrimi i epiteteve të
    mëveshura padrejtësisht qoftë ndaj luftës të pastër të UÇK-së apo edhe mekanizmave të tjerë.

    Nëse raporti i Dik Martit ka jap vlerësime të pabaza, atëherë i vetmi institucion i cili i pastron
    këto dhe i jap të vërtetën, është drejtësia, janë gjykatat nëse jo Gjykata Speciale, atëherë drejtësia
    është ajo që e jap të vërtetën. Raportet tona dhe statistikat edhe të Fondit për të Drejtën
    Humanitare, flasin për të vrarë dhe të zhdukur me numra treshifror nga komuniteti Egjiptian dhe
    Hashkali dhe asnjë gjykim deri më tani nuk është bërë në emër të tyre edhe qoftë të zhdukur,
    qoftë të vrarë, e sigurisht që kërkojmë drejtësi. Kjo na jap neve të drejtë që të mbështesim çdo
    iniciativë, çdo veprim e cila dëshmon edhe tregon të drejtën, të vërtetën edhe jap të drejtë edhe
    UÇK-së që të pastrohet nga epitetet e mëveshura padrejtësisht dhe kërkoj që distancohen nga
    veprimet individuale dhe individët mos të kenë mbrojtje ndaj veprimeve të cilat janë bërë edhe
    në emër të kësaj shoqërie.

    Zonja dhe zotërinj,
    Nëse është e evidente se ka të zhdukur dhe ka civil të vrarë, atëherë nuk ka mundësi që mos të
    ketë edhe kriminelë, nëse ka janë evidente mbi 200 të vrarë dhe të zhdukur nga komuniteti
    Egjiptian dhe Hashkali, atëherë nuk mund të mos jetë e vërtetë që më nuk ka kriminelë. Besoj që
    të gjithë jemi këtu edhe kjo interpelancë edhe si deputet jemi të thirrur që të mos ta mbrojmë
    krimin, ta themi të vërtetën dhe të mos ndalojmë veprimet të cilat vërtetë e kanë penguar
    Kosovën drejt zhvillimit edhe drejt integrimeve në Bashkimin Evropian dhe drejtë tregimit të së
    vërtetës dhe jo me njollosje të cilat janë të pabaza.

    Unë uroj që sistemi i drejtësisë dhe gjykata në tërësi në Kosovë, të funksionojnë mbi bazën e
    ligjit dhe mbi bazën e betimit të drejtësisë të cilin e kanë dhënë dhe të mos kemi ne obligim tani
    siç po ndodhë tani të na krijohen gjykata speciale dhe veprimet e tilla të gjykohen edhe jashtë
    vendit edhe në forma të tilla. Sigurisht që nuk ndihemi mirë që gjykimet e rasteve të cilat ne i
    kemi për obligim ndoshta e kemi marrë edhe përgjegjësi institucionale që ne t’i kryejmë këto
    punë, kjo e dëshmon më së miri që sistemi i drejtësisë nuk ka funksionuar ashtu siç duhet edhe
    neve neve na është imponuar që ta pranojmë marrëveshjen edhe besoj që nuk ka qenë as në
    dëshirën e kryeministrit që gjykimet e rasteve tona të bëhen jashtë vendit, mirëpo vërtetë na u ka
    imponuar për shkak që kemi dështuar në sistem të drejtësisë.

    Po ashtu, unë do të jem këmbëngulës se po këto familje, të cilat unë i...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Regjia, lejoja...!


    51
  • Shumë shkurt, kryetar. Faleminderit!
    Kërkoj qysh nga këtu edhe nga ministri që të identifikohen këto familje dhe vërtet drejtësia të
    vjen në vend. Nuk është në rregull që të shëtisin personat të cilët i kanë kryer këto veprime të lirë
    dhe të shihen përditë në rrugë dhe nuk ka asnjë vendim ndaj tyre. Është proces i rregullt, kemi të
    drejtë të kërkojmë këtë dhe kërkoj nga ministri i Drejtësisë se këto raste edhe kryeministri t’i
    trajtoj me prioritet dhe e drejta të del në shesh. Faleminderit!

  • Shpejtim Bulliqi e ka fjalën.

  • Faleminderit, zoti kryetar!
    I respektuar zoti Kryeministër,
    Ministra,
    Kolegë deputetë,
    Qytetarë të Kosovës,
    Çështja e formimit të kësaj gjykate, siç po shihet është çështje e kryer. Kjo po kuptohet nga të
    gjitha ato letër këmbime të cilat u cekën edhe nga parafolësit dhe e njëjta faktikisht e
    konkretizuar edhe në seancën e datës 23.4.2014, me 2/3 e votave të kuvendarëve.

    Çështje e formimit të kësaj gjykate, mendoj se lidhet edhe me mungesën e kredibilitetit të
    gjyqësorit tonë për shkak të neglizhencës që i kanë bërë në kryerjen e veprave dhe rasteve të
    parashtruara deri me tash. Çështja e ngritur nga Lëvizja “Vetëvendosje”, mendoj se është çështje
    normale për t’u diskutuar sot në këtë seancë të Kuvendit, jo pse ne po mendojmë se ata mund të
    shqetësohen më tepër se ne për formimin e Gjykatës Speciale, apo të jenë më atdhetarë se ne në
    këtë Kuvend. Ne i dimë të gjithë që Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë një luftë të drejtë për
    çlirim. Kjo që tani po kërkohet nga institucionet e Kosovës, është një sfidë e cila duhet kaluar me
    mençuri. Shumë gjëra edhe deri me tani i kemi kaluar me mençuri institucionet tona dhe besoj që
    edhe këtë do ta kalojmë sepse është në interes të vendit, është në interes të qytetarëve tanë, por
    sigurisht që është në interes edhe të ruajmë marrëdhëniet e mira me të gjithë ata të cilët në
    momentet më të rënda të historisë sonë, na kanë dal në ndihmë.

    U cek se po cenohet niveli i drejtësisë në Kosovë, po themi se ka pasur shtete edhe shumë më të
    forta se sa Kosova, të cilat në njëfarë forme kanë qenë të obliguar t’u nënshtrohen këtyre
    proceseve. Ne të gjithë e dimë luftën që është zhvilluar këtu dhe kush ka qenë në anën e të
    dëmtuarve, prandaj edhe nëse këto i vërteton një instancë ndërkombëtare, në këtë rast,
    prapëseprapë kam shpresë që ne do të dalim më të fituar. Drejtësia duhet të jetë njësoj për të
    gjithë, prandaj ne mendojmë se e drejta jonë është edhe historike edhe ligjore. Kam shpresë që
    edhe pas këtij procesi Kosova do të dalë edhe më e fortë se sa sot edhe më e pastër dhe këtë
    çështje do ta mbyllim një herë e përgjithmonë, sepse ne besojmë në pastërtinë e luftës e cila është
    zhvilluar për çlirim. Por, gjithashtu ne duhet të jemi të zotuar që të punojmë maksimalisht në
    sundimin e rendit dhe ligjit për arsye se gjatë krejt kësaj kohe thirremi në këto të thëna.

    Nuk besoj që do të na bëjë nderë dikujt që kjo çështje nga këtu të na kaloj në duart e Këshillit të
    Sigurimit, në të cilën Rusia dhe Kina do të vendosin së bashku me aleatët e vet dhe do ta
    stërgjatin këtë proces në kohë të pacaktuar. Jemi të bindur që faktet ekzistojnë dhe janë në anën
    tonë, andaj të gjitha ato të cilat faktikisht llogariten si fabrikime, besoj që do të hidhen si të
    pabaza. Ne duhet ta kemi po ashtu besimin e plotë të prokurorit Wiliamson, në seriozitetin e

    52
    punës së tij dhe në ekspertizën e tij. Nëse ky Kuvend para një viti domethënë ka miratuar një
    bashkëpunim të tillë, mendoj që ne si deputetë nuk kemi asnjë arsye që ta prolongojmë më tutje
    këtë çështje, të vendosim për këtë çështje në mënyrë që e vërteta të dalë në shesh sa më shpejtë.
    Faleminderit

  • Faleminderit! Milazim Haliti e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    I nderuar kryeministër,
    Të nderuar deputetë,
    Të nderuar ministra,
    Mocioni për interpelancë i kërkuar nga Lëvizja “Vetëvendosje” për kryeministrin e Kosovës,
    zotin Isa Mustafa lidhur me themelimin e Gjykatës Speciale , ndërlidhet ngushtë me Ligjin e
    Kuvendit të Kosovës të seancës së 23 prillit të vitit 2014, ku është miratuar Ligji për ratifikimin e
    marrëveshjes ndërkombëtare të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi misionin e
    Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë. Kjo ishte kërkesë e Bashkimit Evropian për
    themelimin e Gjykatës Speciale me qëllim të trajtimit të akuzave që rezultojnë nga hetimet e
    Taks Forcës Speciale Hetuese. Krijimin e kësaj gjykate do ta bëjnë të mundur edhe
    amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Themelimi i Gjykatës
    Speciale, me dhoma të veçanta, i heq dilemat se Kosova nuk dëshiron që të zhvillohen hetimet
    për akuzat e mundshme si dhe do të hiqen dilemat për pretendimet e mundshme për njollosjen e
    Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Është vlerësim i drejtë dhe fakt i pamohueshëm se Lufta e Ushtrisë Çlirimtare në Kosovë ishte
    një luftë e drejtë, e pastër, çlirimtare dhe për qëllim kishte mbrojtjen e popullatës dhe çlirimin
    definitiv të vendit dhe në asnjë mënyrë të bënte krime. Dihet se krimet dhe masakrat në Kosovë i
    bënë paramilitarët dhe Ushtria serbe në Kosovë.

    Refuzimi për të dhënë pëlqimin për krijimin e Gjykatës Speciale, do t’i krijonte kushte dhe t’i
    jepet mundësia Këshillit të Sigurimit të Organizatës të Kombeve të Bashkuara që ta themelojë
    një Tribunal ndërkombëtar për Kosovën nën mbikëqyrjen e Organizatës të Kombeve të
    Bashkuara dhe si do të reflektojë për imazhin e Republikës së Kosovës. Ekziston bindja e plotë
    se për të gjitha krimet e bëra në vend gjatë luftës dhe pas saj, të gjykohen ato dhe drejtësia ta
    thotë fjalën e vet. Edhe Kuvendi i përbërjes së kaluar në një formë ka dhënë pëlqimin për
    krijimin e Gjykatës Speciale me miratimin e Ligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare
    ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi misionin e Bashkimit Evropian
    për sundimin e Ligjit në Kosovë dhe për fund, përgjegjësia e kryeministrit dhe e Qeverisë është
    që të veprojë dhe të punojë sipas ligjeve që i miraton Parlamenti i Republikës së Kosovës.
    Faleminderit për vëmendje!

  • Faleminderit!
    Zoti Agim Kikaj e ka fjalën.

  • Faleminderit, zoti kryetar i Kuvendit!
    I nderuar kryeministër,
    Të nderuar ministra,

    53
    Të nderuar deputetë,
    Ratifikimi i marrëveshjes në seancën e Kuvendit të 23 prillit 2014, natyrisht sjell edhe obligime
    për institucionet e Republikës së Kosovës dhe njëherësh edhe përgjegjësi për përmbushjen e
    atyre obligimeve. Nuk do të përsëris ato që i thanë kolegët tjerë, por bashkohem me atë se Lufta
    Çlirimtare e Ushtrisë dhe e popullit të Kosovës është e drejtë dhe në këtë plan nuk mendoj se
    obligimet e institucioneve tona do të dëmtojnë me asnjë veprim këtë luftë të drejtë.

    Çështja është se institucionet e Republikës së Kosovës duhet të bëjnë që është në mundësitë e
    tyre që të ndërtojnë sistemin e drejtësisë në vend dhe sistemin d tonë gjyqësor që të jetë kredibël
    për t’u përballur me sfidat që na presin në të ardhmen se pikërisht mos ndërtimi i kapaciteteve të
    gjyqësorit tonë për t’u marrë me krimin dhe veprimet e rënda, ka sjell edhe të një situatë që të
    krijohet një gjykatë speciale dhe dhoma të veçanta të këtij gjyqësori dhe të prokurorisë, por
    gjithherë po them në kuadër të sistemit tonë gjyqësor me një juridiksion dhe mandat të caktuar.
    Ne do të dëshironim, e thanë edhe kolegët e tjerë deputetë, që juridiksioni dhe mandati i kësaj
    Gjykate Speciale të përfshijë edhe vepra dhe krimet tjera të kryera gjatë dhe pas luftës në
    Kosovë, por kjo gjë dihet që është e pamundur, kështu që mendoj që edhe kështu ne duhet të
    japim mbështetje kësaj gjykate dhe mendojmë se kjo do të ndriçojë edhe do të nxjerrë si të
    panjollosur luftën e armatosur dhe luftën për çlirim të popullit të Kosovës. Faleminderit!

  • Faleminderit!
    Atëherë përfunduan diskutimet. Kryeministri Isa Mustafa, e ka fjalën.

  • Faleminderit, i nderuar kryetar i Kuvendit!
    Të nderuar deputetë,
    Kabinet qeveritar,
    Unë mund të them se askush prej nesh nuk do të dëshironte që një gjykatë e Kosovës të
    themelohet jashtë vendit dhe të gjithë ne do të dëshironim që mos të kemi nevojë fare të
    themelojmë asnjë gjykatë, pa marrë parasysh se a duhet ta bëjmë brenda apo duhet ta bëjmë
    jashtë. Dhe, të gjithë ne do të dëshironim që mos të ketë krime dhe mos të ketë dyshime për
    krimin, mirëpo për fat të keq ne po ballafaqohemi me një realitet tjetër dhe më lejoni që ta
    nënvizojë këtë që deputeti Veton Berisha, tha këtu, se në qoftë se dyshohet që ka krime, atëherë
    domosdoshmërish dyshohet se ka edhe individë të cilët i kanë kryer këto krime dhe është detyrë
    e këtij Kuvendi dhe detyrë e institucioneve të Republikës së Kosovës që të sigurojnë mekanizma
    që të merren masa dhe të zbardhet drejtësia.
    Këtë e meritojnë edhe viktimat për të cilat dyshohet se janë pasojë e krimit, e meritojnë edhe
    familjarët për të humburit e tyre, e meriton edhe Kosova për të gjithë njerëzit e saj. Çështje tjetër
    është pse kemi ardhur në një situatë që ne ta bëjmë këtë gjykatë jashtë vendit.

    Këtu u tha se ne duhet t’i tregojmë popullit se çfarë ne, pse këtë po e bëjmë dhe unë i drejtohem
    popullit dhe i them popullit se këtë po e bëjmë për arsye se është një Ligj të cilin e ka aprovuar
    Kuvendi i Republikës së Kosovës, me datën 23 prill të vitit të kaluar, të cilën ne si Qeveri e
    Republikës së Kosovës duhet ta implementojmë, me të cilin ligj është ratifikuar një marrëveshje
    ndërkombëtare e cila po ashtu duhet të implementohet dhe prapë vendimin përfundimtar lidhur
    me atë që a janë drejtë apo nuk janë drejta ndryshimet kushtetuese të cilat janë propozuar të
    bëhen, do ta japë një gjykatë e cila është mbi ne që quhet Gjykatë Kushtetuese e Republikës së
    Kosovës dhe ne do ta respektojmë vendimin e kësaj Gjykate Kushtetuese.

    54
    Unë nuk kam kompetencë që sot të vendos në të vërtetë të theksoj se janë ato apo s’janë, në
    harmoni kushtetuese. Këtë kompetencë e ka ta bëjë Gjykata Kushtetuese dhe ajo duhet ta bëjë.

    Unë shpreh mendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, se ky është një proces i cili duhet të
    zhvillohet, i cili nuk duhet të ndalet, pa marrë parasysh se është një proces i dhembshëm, të cilin
    ne duhet ta kalojmë.

    Të gjithë ata që dyshojnë në përcaktimin e faktorit ndërkombëtar dhe anëtarëve të Këshillit të
    Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, se a po e themi ne të vërtetën këtu apo s’po e themi, kanë
    mundësi që t’i pyesin vetë përfaqësuesit e atyre vendeve që janë këtu dhe, ata do t’ ju tregojnë se
    a do ta përkrahin një gjë të tillë, në qoftë se detyrohet të shkojë në Kombe të Bashkuara apo nuk
    do ta përkrahin. Unë s’mund të flas në emër të tyre, këtu. Unë e di se çfarë ata kanë deklaruar
    edhe më parë, kanë deklaruar edhe në qeveri dhe e di çfarë ne të gjithë kemi deklaruar në biseda
    me ta.

    Unë s’kam qenë anëtar i Parlamentit kur është pru vendimi për aprovimin e Ligjit për ratifikimin
    e marrëveshjes, por unë nuk tërhiqem nga ajo, sepse unë kam biseduar me grupin tim
    parlamentar dhe kam qenë pjesë e vendimmarrjes, që ne ta përkrahim një vendim të tillë, sepse
    kemi konsideruar që është një vendim të cilin duhet ta marrë Kosova, prandaj kam respekt për
    mocionin që ka dhënë “Vetëvendosja”, por po ashtu dua të jap mendimin tim dhe të Qeverisë, se
    ne nuk jemi që të aprovohen rekomandimet e “Vetëvendosjes”, por jemi për atë që të presim
    verdiktin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me përshtatshmërisë kushtetuese të amendamenteve, të
    cilat janë dhënë dhe, në qoftë se ato janë në harmoni me Kushtetutën, pastaj do të veprohet më
    tutje në Kuvend. Faleminderit!

  • Propozuesi i interpelancës, ju lutem Glauk Konjufca.

  • Të nderuar deputetë,
    Së pari desha t’i konstatoj dy procese shumë negative, që janë duke i ndodhur sistemit tonë të
    drejtësisë.

    I pari proces ka të bëjë me atë që po ndodh në Bruksel dhe marrëveshjet që po arrihen me
    Serbinë, me ç’rast drejtësia po na ndahet në aspektin etnik dhe në kuptim gjeografik territorial.
    Pra, për një pjesë të Kosovës po u dashka të ketë organizim tjetër të drejtësisë, me ç’rast
    gjyqtarët dhe prokurorët ndahen mes të shqiptarëve dhe serbëve dhe, kjo është një ndarje, një
    dëmtim gjeografik territorial dhe etnik, që i bëhet drejtësisë.

    Po, në anën tjetër edhe në aspektin institucional kjo Gjykata Speciale, që po insistohet të krijohet
    prej Qeverisë dhe nga deputetët e mazhorancës, kjo ia bën një dëmtim shtesë tash sistemit të
    drejtësisë, sepse në kuptimin profesional, juridik, gjyqësor, të juridiksionit të sistemit tonë të
    drejtësisë, kjo e krijon një entitet të brendshëm dhe e paralelizon në njëfarë mënyre krejt sistemin
    e drejtësisë në Kosovë. Dhe, tash si të quhet kjo?

    Dikush këtu po e quan, Qeveria po e quan sukses! Unë me të vërtetë nuk mund të besoj, se
    propaganda mundet me qenë kaq e parafinuar. Si mund të quhet sukses një gjë e tillë?


    55
    Kjo nuk mund ta ketë emrin sukses! Kjo në aspektin e marrëdhënieve ndërkombëtare, shtetet si
    ne, që përfundojnë kështu si ne, në aspektin e drejtësisë, kjo është një komponentë e qartë e asaj
    që quhet ” shtet i dështuar”. Në anglisht është njëfarë kategorie “fail state” i thonë, e që është
    pamundësia e shtetit për të prodhuar drejtësi, për të prodhuar drejtësi të vetën, për të pasur një
    integritet të sistemit të drejtësisë. Kjo i bie që Kosova, sistemi i drejtësisë ka dështuar dhe kështu
    me radhë.

    Mirëpo, mua më çudisin më shumë ata deputetë, që vijnë, për shembull, nga PDK-ja dhe nga
    LDK-ja, të cilët vajtojnë pse ka dështuar sistemi i drejtësisë. Po, veç pak! Hajde ta bëjmë një
    analizë! Për shembull, LDK-ja në pushtet 2001-2004; 2004-2007; 2007-2010, bashkë me PDK-
    në dhe... jo, jo, se këtu është përgjegjësia e subjekteve politike. Veç mos kërceni përpjetë! Kjo
    është përgjegjësia e subjekteve politike. A po kupton?

    E njëjta me PDK-në. PDK-ja dhe LDK-ja qe gjashtëmbëdhjetë vjet, prej kur kemi ne qeveri në
    Kosovë, ju vetëm njëherë keni qenë në opozitë edhe këta vetëm njëherë kanë qenë në opozitë,
    PDK-ja. Pra, gjatë gjithë kohës ju e keni pasur pushtetin në Kosovë. Si mund ju të ankoheni, që
    drejtësia ka dështuar? Me këtë dështim duhet të dalë edhe dikush ta marrë përgjegjësinë,
    zotërinj!

    Nëse qenka ky dështim, a ka në këtë vend njeri që e merr përgjegjësinë, pse paskemi dështuar qe
    15 vjet. Ju vetëm po kritikoni, po vajtoni, që paska dështuar sistemi, po gjatë gjithë kohës keni
    qenë në pushtet, përveç një mandati që keni qenë në opozitë. Kjo është e tmerrshme!

    Tjetra, që desha ta them, është që kjo është kryqëzimi i fundit që i bëhet UÇK-së me këtë
    gjykatë. Gjashtë procese të tjera shumë të dëmshme i kanë paraprirë kësaj pune dhe këto janë:
    çarmatosja e UÇK-së, shfrytëzimi i UÇK-së për të themeluar parti politike dhe për ta marrë
    pushtetin klane të caktuara e për t’u pasuruar pastaj, shuarja e TMK-së, mosnjohja institucionale
    dhe kushtetuese e luftës tonë çlirimtare, mospërkujdesja ashtu siç duhet për të gjithë ata luftëtarë,
    që kanë luftuar, në aspektin ekonomik, në aspektin social. Mos të harrojmë dhe rreth 50 ushtarë
    të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë edhe vetëvrasje. Atë nuk e kanë bërë që e kanë pasur
    jetën e mirë, por për shkak se ky shtet nuk u ka dalë në mbrojtje.

    E gjashta është, listat e veteranëve, çka po ndodh me listat e veteranëve, keqpërdorimet në
    aspektin elektoral e kështu me radhë. Edhe tash në fund, natyrisht, që pas gjithë këtyre
    degradimeve, vjen kjo e shtata, në mënyrë të pashmangshme, që është ai kryqëzimi i fundit i
    UÇK-së, e cili është ky? Tash për ta gjykuar UÇK-në me një Gjykatë Speciale. Pra, këto janë të
    lidhura krejt dhe të pashmangshme.

    Unë e di që kryeministri ynë, zoti Mustafa, personalisht dhe intimisht nuk ka pasur njëfarë
    simpatie për UÇK-në, këtë e dimë krejt. Përkundrazi, karriera e tij politike e moçme, fillimisht
    federative...

  • Të lutem, drejt temës së rezolutës!

  • Pastaj... dëgjoni veç pak!


    56
    (Debat në sallë)

  • Ju lutem, veç ta përfundojmë në mënyrë dinjitoze.

  • Kontabilist i Bujar Bukoshit e ka vendosur atë në mënyrë të natyrshme,
    në anën e kundërt të vullnetit të popullit për luftë të armatosur. Mirëpo, kryeministri nuk duhet të
    jetë kryeministër i ndjenjave të veta subjektive, nuk bën të jetë ashtu. Duhet të jetë kryeministër i
    interesave objektive të kombit shqiptar. Kjo ishte çka desha të them.

    Tash, tek çështja e Rezolutës.

  • Rezoluta, tash je tamam në temë.

  • Dorëzimi i kësaj Rezolute nga PDK-ja e ka shkelur Rregulloren e
    Kuvendit, zoti Reçica.

    Në asnjë rast në Kuvendin e Kosovës nuk ka pasur një rast të tillë, kur brenda interpelancës
    ndërhyhet dhe sillet një rezolutë tjetër për votim, përveç rekomandimeve, të cilat janë të
    interpelancës. Ky nuk është debat parlamentar për nga kategoria që e përcakton Rregullorja e
    Kuvendit, kjo është interpelancë dhe interpelanca fillon, kërkohet shumë më herët, i ka
    procedurat e saj, qe unë këtu e kam në dorë edhe Rregulloren e Kuvendit, është koha kur ajo
    dorëzohet, sa kohë i ka Qeveria, janë të formuluara më herët rekomandimet dhe, për këto çështje
    debaton seanca përkatëse, e cila merret me... urdhëro?

    (Nga salla debat)

    Jo, jo, ju edhe një vërejtje edhe për juve, kryetar, sepse vetë pranimi juaj, që ta detyroni
    administratën e Kuvendit për ta shpërndarë një rezolutë të PDK-së në mes të interpelancës së
    “Vetëvendosjes”, është fakt, që ju po e udhëhiqni Kuvendin në mënyrë partiake. Kjo nuk është
    në rregull. Për ata nuk është dashur fare të pranohet kjo, e tëra që ka mundur të bëjë zoti Reçica,
    është të na kontaktonte, të kërkonte se si t’i fusim këto pika, t’i përshtatim në rekomandimet e
    interpelancës, të lexohen këtu ato rekomandime, pastaj deputetët, sipas mendimit të tyre personal
    dhe me të drejtë të votës ta shprehnin mendimin e tyre. Kjo nuk është në rregull kështu, mos e
    detyroni administratën e Kuvendit të veprojë në këtë mënyrë.

    (Dikush dëgjohet nga salla)

    Rekomandimet i keni, të “Vetëvendosjes” janë. Ato rekomandime hidhen në votim, pastaj mund
    të flasim për gjëra tjera.

  • Faleminderit, Glauk. Mirë është drejt rekomandimeve, për arsye se jemi të
    fokusuar totalisht. Sido që të jetë, Ismet Beqiri e ka fjalën.

  • Zoti kryetar,
    Kam të drejtë, sepse ke folur jashtë rendit të ditës, ke fyer dhe unë po e them me përgjegjësi të
    plotë, ka shumë në LDK që kanë dhënë kontribut shumë më shumë se sa ju për UÇK-në, që kanë

    57
    derdhur gjak, kanë dhënë kontribut të formave të ndryshme, prandaj mos shpifni. Ne jemi të
    nderuar, që në radhët tona ka edhe luftëtarë dhe lufta është bërë shumëdimensionale, e dini këtë
    punë.

    Prandaj, mosni me këto, se nëse dikush ka dhënë kontribut, LDK-ja dhe të tjerët këtu që janë,
    kanë dhënë shumë dhe, mos u merrni me shpifje, me insinuata të paqëndrueshme dhe, shteti i
    Kosovës ka filluar prej ’91-ës, ’92-ës të krijohet e jo prej kur jeni themeluar ju. Mos u ngutni,
    mos bëni vlerësime, se historia nuk fillon me ju, as me ne s’ka filluar. Prandaj, është
    jashtëzakonisht e ... Po, a? Edhe unë po them të votojmë, u desh të qiten rekomandimet, të
    përsëritet. Dhjetë minuta ka thënë vetëm etiketime, prandaj ne e thamë edhe në fjalën tonë, ne e
    përkrahim që u paraqit teksti i rezolutës. Ne konsiderojmë që është plotësisht e drejtë.

  • Atëherë, fjalën e ka kryeministri, ju lutem!

  • Zoti kryetar,
    Unë gjatë tërë kohës u mundova ta mbaj relacionin e anës ligjore dhe kushtetuese të këtij
    problemi dhe, mos me ra në pozita subjektive as timen as propozimin për mocion dhe kërkesën e
    “Vetëvendosjes” me e vu në kontekstin e qëndrimeve subjektive të dikujt në “Vetëvendosje”.

    Dhe, nuk është mirë që të bëhen përlyerje të ndryshme, të jepen vlerësime të tilla, çfarë unë
    dëgjova këtu, sepse ato nuk i ndihmojnë këtij procesi, sepse janë të pavërteta dhe nuk duhet të
    vejmë kësi komunikimi në mes vete.

    Në qoftë se, ju keni argumente për problemin që e keni vu, atëherë fitojeni mocionin tuaj me
    argumente. Në qoftë se ju mendoni se duhet të përlyeni dhe që duhet të përdorni një fjalor, për të
    cilin unë konsideroj që s’është shprehje e edukatës, as individuale, as familjare, atëherë kalojmë
    në një ambient tjetër, në të cilin e kemi më të vështirë që të zhvillojmë debate. Unë dëshiroj, që
    debati të jetë i fokusuar, dëshiroj që debati të jetë i lidhur me atë. Unë këtu nuk i kam prezantuar
    qëndrimet e mia, as të së kaluarës, as të tanishmes, i kam prezantuar qëndrimet e Qeverisë, të
    cilën e unë e drejtoj.

    Dhe, nuk është e vërtetë, që ky propozim për themelimin e Gjykatës është propozim i kësaj
    Qeverie, ose propozim individual i dikujt, është propozim i cili bazohet në një ligj, të cilin e ka
    pru Kuvendi i Republikës së Kosovës. Argumenti yt që s’ka ligj, i cili na detyron që ne të
    punojmë edhe me tutje, unë dal dhe u kërkoj falje juve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës.

    Është Ligji i datës 23 prill të vitit të kaluar mbi ratifikimin e Marrëveshjes dhe ai ligj neve na
    detyron. Mos votoni ju, më tutje që ai të implementohet, është përsëri çështje e Kuvendit të
    Republikës së Kosovës, por assesi që të bëhen sulme individuale dhe, që mbi sulme individuale
    të tentohet që të krijohet një ambient në opinion, sepse ajo nuk na shërben neve.

    Neve na shërben një relacion i argumenteve, në qoftë se ju mund të gjeni argumente, urdhëroni
    thoni argumentet, në qoftë se s’i gjeni, atëherë s’mund argumentet t’i bëni përmes njollosjes.

  • Glauk, për ta hijeshuar... urdhëro Glauk, veç të kisha lutur, personale të mos ketë.
    Orientohu drejt Rezolutës Glauk, të lutem!

    58
  • Unë mendoj, që zoti Mustafa është njeriu i fundit që mund t’i drejtohet
    një deputeti për edukatë dhe duke ia përmendur familjen, për dy arsye shumë të thjeshta.

    E para, sepse nuk mund të na shesë moral dhe etikë, një njeri i cili më së pari...

  • Glauk, të lutem, të lutem sinqerisht, mos na e prish pa nevojë...

  • Po, ai më akuzoi për edukatë dhe për familje, tash unë po i tregoj pse ai
    është njeriu i fundit, që ka të drejtë të bëjë këso deklaratash, sepse ai është mashtrues...

  • Jo, jo, të lutem!

  • ... verën e kaluar. Qysh mundet të shesë etikë një njeri i tillë. E sa për
    familje,...

  • Dëgjo, të lutem mos ta ndërpresim për arsye se... Atëherë, vetëm... urdhëro fol!

  • Krimin me biznes familjar e bën ky. Qysh mund ta akuzojë një deputet
    për...

    E dyta, ne gjatë gjithë kohës dhamë argumente. E para, arsyeja se si në pesë instanca dëmtohet
    gjyqësori, kjo nuk është njollosje, zoti kryeministër. Në pesë instanca ju po krijoni entitet paralel
    brenda drejtësisë. Nuk e kam personale kurrgjë, po dëmtohet sistemi shtetëror republikan. Të
    gjitha këto i dhamë si argumente. Nuk është kjo diçka kundër juve personalisht, këto janë
    argumente që ju e keni për detyrë kushtetuese për ta mbrojtur shtetin e Kosovës dhe, neve po na
    e merr mendja, që nuk e keni bërë këtë gjë në mënyrën më të mirë të mundshme. A kemi të
    drejtë ta themi këtë? Natyrisht, që kemi.

    E sa i përket rekomandimeve, vendos seanca se cilat rekomandime shkojnë.

  • Faleminderit! Vazhdojmë, të nderuar deputetë.
    Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje” në bazë të nenit 44, pikë 4 të Rregullores së
    Kuvendit, ka propozuar për votim në Kuvend edhe katër rekomandime.

    Kërkohet deklarimi me votim për miratimin e rekomandimeve të propozuara nga Grupi
    Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje”. Lus regjinë që ta bëjë një zile, në qoftë se ka nevojë prej
    deputetëve që të vijnë e të përgatiten për votim. Po presim 30 sekonda maksimum, në qoftë se ka
    ndonjë deputetë jashtë dhe të përgatiten për të votuar.

    Urdhëro brenda këtyre 30 sekondave, Elmi Reçica.

  • Kryetar, faleminderit!
    Gratë deputete kanë qenë në një aktivitet në “Emerald” edhe veç sa s’kanë mbërri, nëse nuk ka
    votues të mjaftueshëm ose kuorum, mund t’i presim ato, përndryshe mund të futemi në procesin
    e votimit. Kjo është veç si propozim.


    59
  • Kisha pasur dëshirë edhe shefat e grupeve parlamentare shkurt, po – jo, a i presim
    apo vazhdojmë me votim, ose ndryshe për 30 sekonda futemi në votim. E kisha lutur Ismet
    Beqirin.

    (Ndërprerje e incizimit)

    Shkojmë në votim atëherë. Glauk po shkojmë në votim? Shkojmë në votim.

    Rekomandimet e Lëvizjes “Vetëvendosje”, jemi duke i votuar, po të interpelancës. Atëherë,
    votojmë tash.

    Atëherë, konstatojmë se Kuvendi nuk i miratoi rekomandimet e propozuara, për arsye se kemi 37
    deputetë kundër, 22 për dhe 2 kanë abstenuar. Pra, nuk i ka miratuar Kuvendi rekomandimet e
    propozuara nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje” për përgjegjësinë kushtetuese të
    Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me themelimin e Gjykatës Speciale.

    Kalojmë tek një propozim tjetër, një rezolutë të cilën Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të
    Kosovës e ka dorëzuar në ndërkohë të seancës. Unë nuk e kam futur në rend dite, veç me i pas
    parasysh për arsye se ju e vendosni tash e të futet në rend dite apo jo. Vetëm kjo është se unë si
    kryetar i Kuvendit me e qartësua.

    Atëherë, është lënda Rezolutë për të vënë drejtësi për gjenocidin dhe krimet e luftës, të kryera
    nga Serbia ndaj popullatës së Kosovës, dëmet e luftës të shkaktuara ndaj popullit dhe pasurisë së
    Kosovës si dhe për të zbardhur fatin e personave të zhdukur gjatë luftës.

    Kryetari i Grupit Parlamentar, zoti Elmi Reçica, si propozues i kësaj rezolute. Urdhëroni, zoti
    Reçica!

  • Faleminderit, zoti kryetar!
    Përshëndetje kryeministër!
    Unë desha realisht ta jap një sqarim. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe
    unë personalisht, jemi brenda Rregullores. Thotë saktësisht në nenin 52 pika 2, saktësohet që
    çështjet urgjente mund të ngritën urgjentisht dhe, unë nuk e di pse nuk e lexojnë, ata e kanë një
    faqe, është neni 52 dhe pastaj është fjala e parë “urgjente”.

    Por, ata të cilët ishin paraprakisht, zoti Konjufca këtu e harroi ta shfletojë dhe ta lexojë këtë
    pjesën tjetër, thotë “neni brenda Rregullores, jemi konsultuar dhe jemi të një mendimi me Grupin
    Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe me Grupin Parlamentar “6+”.

    Për shkak, tash nuk e di regjia, a ka kuorum apo jo, nëse varet se si i propozoni, a ta lexoj edhe
    njëherë rezolutën apo të presim që të kemi kuorum dhe pastaj ta lexoj dhe ta hedhim në votim.

  • Faleminderit! Nga ajo çfarë kam marrë nga regjia, ne nuk kemi kuorum për të
    vazhduar sot me votimin e kësaj rezolute. Duhet të kalojë në seancë të rregullt. Në gjithsesi do të
    vazhdojmë seancën, për arsye se i kemi pikat tjera të rendit të ditës, pas pauzës.


    60
    E bëjmë pra një pauzë deri në orën 16:00. Në 16:00 vazhdojmë seancën. Atëherë në 15:30. Po e
    shoh se ka reagime. Në 15:30 vazhdojmë me seancën tjetër.











    E përgatiti:
    Njësia për Transkriptim dhe Lekturë

    61