• Republika e Kosovës
    Republika Kosovo - Republic of Kosovo
    Kuvendi - Skupština - Assembly






    T R A N S K R I P T





    I MBLEDHJES PLENARE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS,
    E MBAJTUR MË 2, 3 DHE 7 PRILL 2015


    SA PLENARNE SEDNICE SKUPŠTINE REPUBLIKE KOSOVA,
    ODRŽANE 2., 3. I 7. APRILA 2015. GODINE










    PRILL - APRIL
    2015




    Rendi i ditës


    1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
    2. Koha për pyetje parlamentare,
    3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
    4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-09 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-087
    për ndërmarrjet publike,
    5. Shqyrtimi i rekomandimit për transferimin e mjeteve nga buxheti i Agjencisë për Menaxhimin
    e Komplekseve Memorialë të Kosovës në buxhetin e Komunës së Gjakovës për vitin 2015,
    6. Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,7.
    Debat parlamentar lidhur me punën 100-ditëshe të kryeministrit Isa Mustafa dhe për Programin
    qeverisës, sipas kërkesës së deputetit Glauk Konjufca, mbështetur edhe nga gjashtë (6) deputetë
    të tjerë,
    8. Rekomandimet e Komisionit për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur dhe
    Peticione lidhur me peticionin kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike.




    Dnevni red

    1. Vreme za deklarisanja van dnevnog reda,
    2. Vreme za parlamentarna pitanja,
    3. Prvo razmatranje N/zakona o Kosovskoj agenciji za uporođenje i verifikaciju svojine,
    4. Drugo razmatranje N/zakona br.05/L-09 o izmenama i dopunama zakona br.03/L-087 o
    javnim preduzećima,
    5. Razmatranje preporuke o transferi sredstava iz budžeta Agencije za menadžiranje
    memorijalnih kompleksa Kosova, u budžetu opštine Djakovica za 2015. godinu,
    6. Izbor članova Nezavisnog saveta za civilnu službu Kosova,
    7. Parlamentarna rasprava o radu premijera g-dina Isa Mustafa, i o programu Vlade za prvih 100
    dana, po zahtevu poslanika Glauk Konjufca uz podršku 6 drugih posalnika,
    8. Preporuke Komisije za ljudska prava, nestala lica i peticije u vezi Peticije o poskupljenju
    električne energjie.











    2
    Mbledhjen e drejtoi nënkryetari i Kuvendit, z. Xhavit Haliti.

  • Të nderuar deputetë,
    I nderuar Kabinet qeveritarë,
    Zëvendëskryeministër,
    I hap punimet e seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, sipas rendit të ditës të
    përgatitur nga Kryesia e Kuvendit, në marrëveshje me kryetarët e grupeve parlamentare.

    Pika e parë e rendit të ditës:

    1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës

    Koha për deklarime jashtë rendit të ditës është e kufizuar deri në 30 minuta, diskutimi në emër të
    grupit parlamentar zgjat deri në pesë minuta, ndërsa diskutimi i deputeti deri në tre minuta.

    Deputetët e paraqitur për diskutim duhet të deklarohen se në çfarë cilësie e kërkojnë fjalën.

    Glauk, a pate diçka të thuash? Zoti Konjufca e ka fjalën.

  • Ashtu siç kemi diskutuar në mbledhjen e kaluar të Kryesisë së Kuvendit
    të Republikës së Kosovës, jemi dakorduar që përpara fillimit të rendit të ri të ditës ta paraqesim
    një mocion si opozitë, me ç’rast jemi të koordinuar në paraqitjen e kësaj kërkese, që të
    zhvendosen të gjitha pikat tjera të rendit të ditës, me qëllim që të vendoset si pikë e parë e rendit
    të ditës ajo që e konsiderojmë ne të një interesi shumë të rëndësishëm publik, e që është debati
    parlamentar për punën 100-ditëshe të Qeverisë, për punën e deritashme të pushtetit, plus për
    Programin qeverisës, që do të duhej ta bënte kryeministri bashkë me ministrat, të cilët i
    ndihmojnë në dikasteret dhe në punën që e ushtron ai.

    Kështu që në emër të tri subjekteve politike opozitare, unë kërkoj që të gjitha pikat tjera të rendit
    të ditës të kësaj seance, që po fillon, të zhvendosen, kurse të fillojmë me këtë pikën e debatit
    parlamentar.

  • Kjo është e vërtetë që kemi diskutuar në Kryesi, por seanca është ajo që mund ta
    vendosë, edhe pse kjo duhet të vendoset diku lidhur me rendin e ditës. Sidoqoftë, unë po e shkel
    pak rregullin, meqenëse është diskutuar edhe në Kryesi. Zoti Beqiri është paraqitur rreth kësaj
    çështjeje. Zoti beqari e ka fjalën.

  • Faleminderit, zoti nënkryetar!
    Edhe unë të them të drejtën, por filloi pak më herët, e kisha ndërmend që në emër të Grupit
    Parlamentar të paraqes mocion pikërisht për ndryshimin e rendit të ditës dhe këtë po e bëj edhe
    tani, ndoshta nuk është vonë, që të ketë riformulim të rendit të ditës, përkatësisht që pika e parë
    të jetë Programi qeverisës dhe raporti 100-ditësh i Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe të
    hiqen nga rendi i ditës dy pikat e rregullta, e që është pika që ka të bëjë me deklarimet jashtë
    rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare. Kështu që, po e them edhe në emër të grupit, ne
    kërkojmë që të jetë pikë e parë kjo dhe ato dyja të hiqen, e të tjerat të vijnë sipas radhës.
    Faleminderit!

    3
  • Faleminderit! Si mocion, unë jam i detyruar ta hedh në votim, meqenëse është
    diskutuar dhe në njëfarë mënyre ka pasur një dakordim në Kryesi se të vendoset kështu. Po ia jap
    fjalën edhe kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, zotit Grabovci. Nuk e di nëse
    e ke dëgjuar mocionin për çka po bëhet fjalë.

  • Faleminderit, zoti nënkryetar!
    Edhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës pajtohet me propozimin e Lidhjes
    Demokratike që kjo pikë të kalojë si pikë e parë e rendit të ditës.

  • Atëherë, pothuajse s’ka nevojë që ta hedhim në votim këtë çështje fare, ose e
    hedhim. Nuk ka problem. Grupi Parlamentar “6+” për çka jeni, se në emër të tri grupeve foli
    Glauku. Zoti Danush Ademi e ka fjalën.

  • Edhe Grupi “6+” është që të bëhen ndryshime në rend të ditës, që në rend të
    ditës të futet raporti i 100-ditëshit të punës të zotit Isa Mustafa.

  • Doni ta hedhim në votim, apo jo? Ka nevojë, formalisht. A është dikush kundër?
    Një votë është kundër që të shmangemi nga rendi i ditës. Në rregull! Zoti Kurteshi.

    Atëherë konstatoj që pika e parë e rendit të ditës - Koha për deklarime jashtë rendit të ditës dhe
    pyetjet parlamentare të shtyhen për në fund të seancës, ose në qoftë se nuk del kohë mbeten për
    seancën tjetër.

    Fillojmë me pikën e shtatë që ka qenë e planifikuar, e që del si pikë e parë e rendit të ditës:

    1. Debat parlamentar lidhur me punën 100-ditëshe të kryeministrit Isa Mustafa dhe për
    Programin qeverisës, sipas kërkesës së deputetit Glauk Konjufca, mbështetur edhe nga
    gjashtë deputetë të tjerë

    Deputeti Glauk Konjufca, i mbështetur edhe nga gjashtë deputetë të tjerë nënshkrues, në bazë të
    nenit 15, pika 8, të Rregullores së Kuvendit, ka kërkuar mbajtjen e një debati parlamentar lidhur
    me punën 100-ditëshe të kryeministrit Isa Mustafa dhe për Programin qeverisës.

    E ftoj zotin Konjufca që në emër të gjashtë deputetëve të tjerë nënshkrues në cilësinë e
    propozuesit të çështjes ta marrë fjalën.

  • Qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Deputetë të Kuvendit,
    100-ditëshi i parë i qeverisjes në çdo vend demokratik është shndërruar në një praktikë të
    nxjerrjes së bilancit fillestar të punës së Ekzekutivit.

    Kjo periudhë mund të konsiderohet si njëfarë mëngjesi i Qeverisë. Por, nëse nisemi nga ajo fjalë
    e urtë se dita e mirë shihet në mëngjes, Qeveria e Isa Mustafës nuk duket aspak premtuese.

    Thonë që një fillim i mbarë është gjysma e punës, por më duket që ky ishte një fillim goxha i
    mbrapshtë. Pse?

    4
    Gjatë këtyre 100 ditëve, po filloj me atë që mua si qytetar i Kosovës dhe si deputet i këtij
    Kuvendi më ka mbetur në mend nga dita e parë të kësaj Qeverie, kur pesë minuta pasi
    kryeministri e mori detyrën e re iu drejtua me një fjalim aspak të lavdishëm deputetëve rebelues,
    të cilët nuk e kishin votuar atë.

    Kjo më kujtohet prej ditës së parë të qeverisjes. Kjo më ka mbetur në mend.

    Në ditën e 50-të, në mes të 100-ditëshit, çfarë më ka mbetur në mend? Më ka mbetur në mend
    deklarata e kryeministrit se njerëzit të cilët po ikin nga Kosova, ikje kjo masive, janë njerëz me
    ‘iPhone’ dhe të cilët nuk i kanë punët bash keq. Kjo ka ndodhur në ditën e 50-të të qeverisjes.

    Në ditën e 100-të të qeverisjes çka më mbeti në mend? Ajo ishte dje dhe deklarata e kryeministrit
    se ushtria e Kosovës nuk do të shkelë në një pjesë të territorit të vet, në një pjesë të shtetit të
    Kosovës.

    Kështu filloi, kështu u zhvillua dhe kështu përfundoi 100-ditëshi i kësaj Qeverie.

    Gjëja më e rëndësishme për një Qeveri pa dyshim që mbetet përbërja e saj. Përbërja e Qeverisë
    në çdo vend të botës e përcakton kualitetin e qeverisjes, prandaj shtrohet pyetja: Cila është
    përbërja politike e qeverisjes në Kosovë? Kjo Qeveri dominohet, siç e dimë, nga dy subjektet më
    të mëdha politike në Kosovë, nga PDK-ja dhe LDK-ja, të cilat unë mendoj që prej vitit 2001 janë
    përgjegjëse për pesë gjëra shumë të rëndësishme në Kosovë.

    1. Ngecja e zhvillimit ekonomik,
    2. Lulëzimi i korrupsionit kronik nëpër institucione tona,
    3. Degradimi i sistemit arsimor,
    4. Erozioni i sovranitetit shtetëror dhe
    5. Ngufatja e drejtësisë, të mos i jepet shans drejtësisë.

    Këto dy subjekte politike të koalicionit qeverisës kanë qenë në pushtet që nga viti 2001, herë të
    dyja, herë veç e veç. Prandaj, është më se paradoksale kur i dëgjoj zyrtarët e tyre të ankohen se
    problemet nuk mund të zgjidhen shumë shpejt, sepse janë grumbulluar nga e kaluara, ndërkohë
    që vetë e kanë pasur përgjegjësinë kryesore që të zgjidhin probleme.

    Zonja dhe zotërinj,
    Për këtë arsye jeni zgjedhur edhe e keni formuar Qeverinë që të zgjidhni probleme, të cilat nuk
    po mund t’i zgjidhni.

    Prandaj, konstatimi i parë që dua ta bëj në këtë debat parlamentar është ky: Përvoja na tregon se
    kjo trashëgimi politike që ndodhet në pushtet nuk e ka vullnetin politik për të vepruar në drejtim
    tjetër, përpos atij që e kemi parë tash e 15 vjet.

    Kurse për rezultatet të cilat janë, ku ndodhemi ne sot, nuk ka nevojë ta bindim askënd, sepse
    rezultatet, zonja dhe zotërinj, ato përjetohen. Rezultatet në shtetin e Kosovës jetohen vetë.


    5
    Çështja e dytë me rëndësi që duhet ta ngre është kredibiliteti dhe besueshmëria e Qeverisë. Një
    prej aseteve më të çmueshme të çdo qeverie është besimi dhe optimizmi që ajo ngjall te çdo
    qytetar. Qytetarët e presin ardhjen e së resë dhe një ndryshim cilësor në shoqëri. Forca politike e
    re e ndërron atë të vjetrën, prandaj rritet shpresa dhe besimi e ngjall një dinamikë tjetër
    shoqërore, e cila reflektohet edhe në zhvillim ekonomik, edhe në gjëra pozitive.

    Bashkimi në koalicion për të satën herë ndërmjet binomit ekzistues qeveritar i ka fundosur si
    mos më keq shpresat e popullit të Kosovës. Njerëzit nuk presin nga pushtetarët e njëjtë që ta
    ndërrojnë radikalisht mënyrën e tyre të qeverisjes. Kur qytetarët e humbin besimin në
    institucione, atëherë kjo shfaqet në dy forma, ose si revoltë, ose si dëshpërim. Të revoltuarit
    protestojnë, kurse të dëshpëruarit po e lëshojnë atdheun e tyre.

    Prandaj, nuk është fare e rastësishme që ky 100-ditëshi i parë i Qeverisë u karakterizua nga
    protestat qytetare dhe ikja masive e qytetarëve nga Republika e Kosovës.

    Le të mos mburret asnjë njeri, le të mos mburret asnjë zyrtar qeveritar me punën e vet për sa
    kohë që para hundës së Qeverisë qytetarët janë duke e lëshuar vendin. Kur njerëzit ikin në vendet
    tjera për çështje ekzistenciale, siç po na ndodh neve, kjo tregon se pushtetarët e kanë shndërruar
    Kosovën në vend të pajetueshëm për një pjesë të madhe të atyre që shtetit po ia kthejnë shpinën,
    sepse ndihen edhe të braktisur, edhe të pafuqishëm.

    Një Qeveri e cila nuk e gëzon besimin dhe optimizmin qytetar, nuk e presin ditët e mira.
    Depresionit politik kolektiv sidomos i ka kontribuar edhe mënyra se si këto dy forca politike e
    kanë formuar Qeverinë.

    Kryeministri Mustafa gjatë gjithë fushatës, gjatë gjithë verës së kaluar, deri në muajin nëntor, e
    mbajti popullin e Kosovës në projektin e shpresës për rrëzimin e pushtetit të krimit të organizuar.
    Në fund, me vetë ata të cilët i quajti krim i organizuar, hyri në koalicion. Pra, Isa Mustafa e ka
    marrë postin e kryeministrit duke e keqpërdorur një besim të partnerëve të vet politikë dhe ky
    është një problem i madh, edhe i kredibilitetit, por edhe i moralit publik, që duhet ta
    institucionalizojmë si standard më në fund në jetën tonë politike. Dhe, tash, kush mund të besojë
    që kjo Qeveri përnjëmend mund të bëjë gjëra të mira, pas gjithë këtyre veprimeve që i kemi parë.

    Ne për arsye të këtij debati parlamentar, si opozitë e bashkuar, të tri subjektet politike opozitare,
    sepse ky debat është thirrur në emër të të gjithëve, i kemi përgatitur 11 rekomandime për
    Qeverinë e Republikës së Kosovës, të cilat ju ftoj t’i votoni dhe për të cilat e hapi një diskutim, si
    dhe ju ftoj që të merrni pjesë, të kontribuoni me sugjerimet tuaja, me dhënien e ideve të
    ndryshme që t’i pasurojmë ato dhe t’i bëjmë më të pranueshme, edhe për Qeverinë, edhe për
    deputetët e mazhorancës. Rekomandim thonë:

    1. Qeveria e Kosovës, kryeministri dhe ministrat t’u përgjigjen sipas normës kushtetuese
    kërkesave të deputetëve dhe të komisioneve parlamentare. Të marrin pjesë në seancat e
    Kuvendit dhe sipas afateve ligjore t’i respektojnë kërkesat për interpelanca, për debate
    dhe për pyetje nga deputetët dhe nga grupet parlamentare.

    6
    2. Të paraqesin në Kuvend paraprakisht dhe sipas rastit edhe në komisionet përkatëse
    çfarëdo marrëveshje me palë a me shtetet tjera, veçanërisht për procesin e dialogut në
    Bruksel, si dhe për rastin e Gjykatës Speciale.
    3. Ministri i Drejtësisë t’i raportojë Kuvendit në seancën e radhës lidhur me gjendjen në
    Këshillin Prokurorial dhe për grevën e fundit të gjyqtarëve.
    4. Të aplikohen masa të menjëhershme të rritjes së kontrollit mbi Doganat e Kosovës dhe
    Administratën Tatimore të Kosovës për ta luftuar kontrabandën dhe evazionin fiskal.
    5. Të fillojnë menjëherë së zbatuari taksat doganore ndaj produkteve bujqësore e ushqimore
    të subvencionuara në vendet e tyre të origjinës. Këto taksa duhet të kenë synim rritjen e
    konkurueshmërisë së prodhimeve vendore në treg, si dhe zëvendësimin e importeve.
    6. Ta publikojnë menjëherë kontratën për autostradën Prishtinë - Han i Elezit, si dhe
    komisionet përkatëse t’i paraqesin kostot e shpronësimeve deri më tani.
    7. Për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike, si dhe të mosbuxhetimit adekuat të sektorëve
    me probleme të mëdha, si shëndetësia dhe ai i mbrojtjes sociale, të marrë masa për t’i
    llogaritur kostot e ndërprerjes së kontratës me “Behtel&Enka”. Në përputhje me
    premtimin e dhënë minatorëve të Trepçës, por edhe në përputhje me interesin e vendit
    dhe të potencialit për zhvillim ekonomik, ta shpallë ligjërisht Kombinatin “Trepça”
    ndërmarrje publike, si dhe t’i bëjë publike afatet për përfundimin e strategjisë dhe
    hartimin e Ligjit të veçantë për “Trepçën”, ashtu siç është premtuar.
    8. T’i bëjë publike të gjitha të dhënat e procesit të tenderimit për ndërtimin e termocentralit
    “Kosova e Re”, si dhe ta sqarojë publikun në lidhje me kompaninë e vetme “County
    Global”, që pritet të përfitojë nga ky proces.
    9. Në rishikimin e buxhetit në qershor të këtij viti ta planifikojë rritjen e buxhetit për
    sektorin e furnizimit me ujë dhe atë të kanalizimeve, si një nga sektorët ku preket
    drejtpërdrejt shëndeti ynë publik dhe standardi i jetesës së qytetarëve në shkallë të vendit.
    10. Qeveria në afat sa më të shpejtë t’ua paraqesë deputetëve strategjinë konkrete për
    punësim. Ky hap do të krijonte kushte për eliminimin e shkaqeve të vërteta të migrimit të
    qytetarëve nga vendi ynë.
    11. Qeveria ta bëjë më në fund publik vendimin me shkrim për shkarkimin e ish-ministrit
    për Komunitete dhe Kthim, Aleksandar Jablanoviq.

    KRYESUESI : Faleminderit! Fjalën e ka kryeministri i Republikës së Kosovës, zoti Isa Mustafa.

  • I nderuar kryetar i Kuvendit!
    Të nderuar deputetë
    Të nderuar zëvendëskryeministra dhe ministra të Qeverisë të Republikës së Kosovës.
    Unë kam nderin që sot para jush dhe para qytetarëve të Republikës së Kosovës ta prezantoj
    Programin qeveritar dhe rezultatet e mëdha të cilat i ka a rritur Qeveria e Republikës së Kosovës
    gjatë 100-ditëshit të punës fillestare të saj. Vlerësoj se debati në Kuvend për Programin qeverisës
    është i rëndësishëm për ta shpalosur bashkërisht vizionin dhe objektivat themelore, të cilat
    Qeveria i ka gjatë këtij mandati, por edhe për ndërtimin e një strategjie qeverisëse edhe për një
    mandat tjetër.

    Qeveria ia ka përcjellë Kuvendit para 3 javësh Programin qeverisës për ta informuar lidhur me
    të. Qeveria e ka aprovuar Programin së bashku me planin për implementimin e tij.


    7
    Unë kam vërejtur në arsyetimin e mocionit përmbajtjesor të deputetit Glauk Konjufca, i
    përkrahur nga 6 deputetë tjerë, se në këtë arsyetim ka shumë të pavërteta dhe duhet të them:
    Është e pavërtetë se unë dhe ministrat e kemi përkrahur dhunën policore në demonstrata, por
    është e vërtetë se në protesta janë lënduar 126 policë, kryesisht me gurë, janë demoluar pronat
    private dhe pronat publike dhe janë lënduar 20 qytetarë. Raporti është 1:6.

    E pavërtetë është pika 3 e mocionit se kam deklaruar se nuk kam shkuar në Stacionin e
    Autobusëve, meqë njerëzit po largohen me iPhone, por e vërteta është se në bisedat që i kam
    pasur jashtë vendit, njerëzit më kanë thënë se në radhën e atyre që po kërkojnë strehim, ka njerëz
    me iPhone. Aq ma e pavërtetë është se unë i kam quajtur familjarët e fëmijës që e humbi jetën në
    kampin e Hungarisë të papërgjegjshëm, por e vërteta është se familjarët kanë përgjegjësi për
    fëmijët dhe në qoftë se këtë nuk e dini, lexojeni Ligjin për familjen, i cili është aprovuar në
    Kuvendin e Republikës së Kosovës.

    E pavërtetë është se kam premtuar të shpallet “Trepça” kompani publike, përkatësisht ndërmarrje
    publike, ashtu siç shkruani në mocion, sepse unë jam i cili e kam tërhequr këtë ligj nga Kuvendi
    dhe se nuk kam planifikuar që t’ia paraqes Kuvendit Programin, por e vërteta është se programin
    ne e kemi paraqitur para 3 javësh dhe atë e kanë pasur të gjithë deputetët e Republikës së
    Kosovës.

    Por, edhe shumë nga arsyetimet dalin të pavërteta, kjo assesi nuk e zvogëlon rëndësinë që të
    zhvillohet debati për një temë të rëndësishme, siç është Programi qeverisës dhe puna e madhe
    100-ditëshe e Qeverisë të Republikës të Kosovës.

    Unë dëshiroj po ashtu të tregoj mospajtimin tim lidhur edhe me cilësimin e deputetëve të LDK-
    së, sepse ne nuk kemi deputetë rebeles. Janë deputetët të cilët e kanë mendimin e vet, kanë të
    drejtë ta kenë qëndrimin e vet, dhe po ashtu edhe unë kam të drejtë ta kem qëndrimin tim, e ju
    nuk e keni licencën që të jepni vlerësime edhe t’i cilësoni deputetët këtu, dhe po ashtu dua të
    them se besimi i qytetarëve për të cilin ju flitni këtu është çështje e votës së tyre. Besimi shprehet
    përmes votës qytetare.

    Prandaj, ju që keni më pak vota, nuk mund të flisni për besimin e qytetarëve ndaj atyre që kanë
    më shumë vota në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ju peshoni politikisht me besimin e
    qytetarëve për aq sa keni vota në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe, po ashtu, meqenëse po
    i akuzoni këto dy parti se kanë qenë në pushtet tërë kohën, e ju nuk keni qenë, atëherë është mirë
    të treguar se kujt prej neve ua keni dhënë votën në kohën që nuk keni qenë në pushtet. A ia keni
    dhënë PDK-së, a ia keni dhënë LDK-së, sepse edhe ju e keni përkrahur njërin prej këtyre
    subjekteve me votën tuaj.

    Vlerësoj po ashtu se rekomandimet e propozuara, të cilat i lexove në emër të deputetëve që të
    kanë përkrahur, derivojnë nga shumë të pavërteta të këtij mocioni, prandaj mendoj se asnjë
    rekomandim i cili derivon nga e pavërteta nuk meriton të votohet nga deputetët e Kuvendit të
    Republikës së Kosovës. Unë mendoj se deputetët duhet ta përkrahin Programin qeverisës, sepse
    ai jep përgjigje në të gjitha çështjet që ne kemi nevojë t’i zgjidhim sot.


    8
    Edhe pse 100-ditëshi ka përfunduar më 25 mars, sepse ne kemi filluar më 15 dhjetor të vitit të
    kaluar, ai nuk paraqet pjesë të veçantë të planit qeverisës. Megjithatë, Qeveria e Republikës së
    Kosovës dje e ka shqyrtuar dhe e ka miratuar raportin e punës 100-ditëshe dhe e kemi një raport
    të detajuar prej 81 faqeve, i cili flet për të gjitha punët që janë kryer gjatë kësaj periudhe kohore.

    Sa i përket Programit të Qeverisë, unë këtu do të flas, zoti kryesues, pak më gjatë, sepse i kam dy
    fusha për të cilat duhet të flas, e ai përqendrohet në këto 5 shtylla kryesore: në zhvillimin e
    qëndrueshëm ekonomik, në punësimin dhe mirëqenien, në sundimin e ligjit dhe të shtetit ligjor,
    me agjendën evropiane dhe në reformat thelbësore në arsim, si dhe në shëndetësinë
    bashkëkohore.

    Në bazamentin e Programit të Qeverisë të Republikës të Kosovës dhe në filozofinë e saj
    vepruese të kësaj qeverie janë vlerat demokratike evropiane, është respekti për traditën, për
    lirinë, për tolerancën, është transparenca, liria e të shprehurit, liritë individuale dhe kolektive, që
    paraqesin fundamentin e një shoqërie moderne evropiane të Kosovës.

    Në të gjitha politikat e saj, Qeveria do të promovojë dhe forcojë vizionin për Kosovën si shtet i
    pavarur demokratik dhe i integruar në strukturat euroatlantike dhe në marrëdhëniet të përhershme
    me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Qeveria e vlerëson arsyen që të gjithë ne ta kultivojmë një mentalitet tjetër ndaj ekonomisë së
    tregut. Sektori privat është bartës i zhvillimit ekonomik, prandaj ky sektor do të përkrahet me të
    gjitha instrumentet legale dhe do të luftohet mentaliteti që ndëshkon dhe e pengon sektorin privat
    dhe ndërmarrësit privatë.

    Ideja themelore e Qeverisë është se vetëm një qeverisje e bazuar në ekonominë e tregut dhe në
    shtetin ligjor mund ta forcojë besimin e qytetarëve të Kosovës dhe të partnerëve tanë
    ndërkombëtarë në vitalitetin e Kosovës si shtet i ri dhe shtet i pavarur. Një Kosovë demokratike
    ku sundon ligji dhe respektohen të drejtat e secilit pa asnjë dallim, që promovon zhvillimin
    ekonomik dhe mirëqenien, që siguron lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe që promovon shoqërinë e
    dijes.

    Prandaj, Programi është një rezultat i harmonizimit të politikave qeverisëse të partnerëve
    kryesorë të koalicionit, por edhe i punës së të gjitha ministrive, për të konkretizuar objektivat
    qeverisëse për periudhën 2015 – 2018.

    Programi qeverisës nuk përmban projeksione numerike, sepse është bërë duke respektuar kriteret
    e ekonomisë së tregut, në të cilën Qeveria krijon kushte, ndërkaq bizneset private janë promotor i
    zhvillimit dhe punësimit. Por, unë mendoj se me kushtet që do të krijojë do t’i përmbushim
    premtimet tona në punësim të ri dhe në legalizimin e punësimit joformal.

    Struktura bazë e programit qeverisës është si vijon:

    - Programi elaboron dhe përpunon zhvillimin ekonomik, punësimin dhe mirëqenien, që përfshin
    përshkallëzimin e TVSH-së, uljen e pragut të TVSH-së, pushimin nga tatimet dhe taksat, lirime
    doganore.

    9
    - Përfshinë politika tregtare konkurruese për përmirësimin e mjedisit biznesor, me qëllim
    themelor hapjen e tregut dhe tejkalimin e monopoleve, funksionalizimin e zonave të tregtisë të
    lirë, luftën e ekonomisë joformale, përkrahjen e prodhuesve vendorë, eliminimin e barrierave
    ligjore dhe zvogëlimin e burokracisë, përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme,
    promovimin e investimeve përmes lehtësirave, krijimin e partneritetit strategjik, lehtësimin e
    investimeve nga diaspora dhe avancimin e partneritetit publik privat.

    - Rëndësi të veçantë i është kushtuar formimit të Fondit për zhvillim, përkatësisht për punësim
    dhe investimeve në energji e në miniera, përfshirë edhe statusin, në të vërtetë, zgjidhjen e statusit
    të “Trepçës” përmes ligjit të veçantë.

    Në program zë vend të veçantë bujqësia, rritja e fondeve për grante dhe subvencione, ndërtimi i
    sistemit të ujitjes dhe reformat ligjore për mbrojtjen e bujqësisë.

    Zhvillimi i infrastrukturës orientohet në ndërtimin e rrugëve dhe hekurudhave, telekomunikacion
    dhe teknologjinë e informacionit, marrjen e Kodit telefonik shtetëror, privatizimin e “Valës” dhe
    liberalizimin e tregut të Telefonisë mobile.

    Programi parasheh një qeverisje më të mirë korporatave të ndërmarrjeve publike dhe orientimet
    për sigurimin e ujit dhe planeve për menaxhimin e ujërave. Janë dhënë po ashtu, orientime të
    qarta dhe rreth zhvillimit të turizmit dhe të ofertës turistike. Një vend të veçantë në program zë
    sundimi i ligjit dhe ndërtimi i shtetit të së drejtës, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar,
    lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit dhe rregullimi i infrastrukturës së mekanizmave të
    prokurimit publik dhe kalimi në prokurim të përqendruar dhe elektronik, integrimi i komunave
    veriore në sistemin e drejtësisë dhe reformat e administratës publike.

    Agjenda evropiane dhe politikat e jashtme përfshijnë masat që qojnë Kosovën në Bashkimin
    Evropian, në NATO, në partneritet strategjik dhe bashkëpunim me vendet e rajonit.

    Në fushën e arsimit parashihen të bëhen reforma strukturore në arsim dhe t’i jepet rëndësi e
    veçantë ngritjes së cilësisë së arsimit, si dhe promovimit të shkencës dhe hulumtimeve, kurse
    kultura, rinia dhe sporti përfshijnë segmente të gjëra masash në sigurimin e infrastrukturës së
    këtyre fushave në kultivimin e trashëgimisë kulturore, masivizimin dhe ndërkombëtarizimin e
    sportit dhe kulturës.

    Shëndetësia është trajtuar si fushë me interes të veçantë, e cila duhet të reformohet për t’iu
    ngritur cilësia dhe të rregullohet çështja e financimit shëndetësor.

    Në fushën e asistencës sociale promovohen masat për zvogëlimin e vartësisë sociale të
    popullsisë, prandaj ky program do të jetë udhërrëfyes për punën e Qeverisë gjatë mandatit të saj
    qeverisës.

    Programi deri më tani është diskutuar me bizneset dhe asociacionet e tyre, me donatorët e
    jashtëm dhe të brendshëm, u është prezantuar përfaqësuesve të jashtëm diplomatik dhe
    institucioneve financiare ndërkombëtare dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.


    10
    Kemi bërë përgatitje të duhura për hartimin e strategjisë kombëtare të zhvillimit të Kosovës, për
    periudhën 2015-2020, duke bërë që për herë të parë në historinë e Kosovës, Kosova të ketë një
    strategji gjithëpërfshirëse për zhvillim ekonomik.

    Kjo strategji do të përmbajë në vete prioritetet e prioriteteve të përzgjedhura me kujdes dhe në
    bazë të analizave të ndryshme të ndërmarra, që do të kenë fokus kryesor zhvillimin ekonomik
    dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

    Si programi qeverisës, ashtu edhe strategjia kombëtare e zhvillimit do të shoqërohen me masa
    për përmirësimin e kapaciteteve institucionale të Kosovës, për menaxhimin e politikave
    zhvillimore. Kjo do të bëhet duke vendosur një mekanizëm të mirëfilltë të planifikimit të
    integruar, duke u bazuar në praktikat më të avancuara të vendeve në tranzicion për prioritetet dhe
    zbatimin e politikave zhvillimore.

    Për të dy proceset edhe për programin qeveritar edhe për strategjinë, Kosova ka filluar përgatitjet
    me ndihmën e partnerëve zhvillimor, me theks të veçantë me fondet e IPA 2 të Komisionit
    Evropian. Kosovës i nevojitet një nivel i rritjes ekonomike, që në masë të konsiderueshme do ta
    bënte të mundur zvogëlimin e nivelit të papunësisë, që deri më tani vazhdon të jetë shumë e lartë.

    Qeveria po ashtu, synon që sistemi i drejtësisë dhe i sigurisë të jetë funksional, të jetë
    profesional, i depolitizuar, i integruar dhe i shtrirë në tërë territorin e vendit në përputhje me
    standardet evropiane, në fushën e ligjit dhe të sigurisë. Është paraparë avancimi i legjislacionit
    me ndryshimin e një numri të madh të ligjeve ekzistuese dhe përgatitja e ligjeve të reja.

    Në fushën e korrupsionit dhe të krimit të organizuar, Qeveria do të jetë e vendosur për luftimin e
    kësaj dukurie, me involvimin e të gjitha mekanizmave shtetërore, duke filluar nga niveli më i
    lartë dhe deri tek niveli më i ulët.

    Ne synojmë të kemi një administratë publike tërësisht funksionale dhe në shërbim të qytetarëve
    dhe rrjedhimisht, kemi paraparë veprime konkrete për reformimin e kësaj administrate.

    Natyrisht, se ne e shohim Kosovën pjesë të Bashkimit Evropian dhe të mekanizmave tjerë
    perëndimor dhe, rrjedhimisht programi ynë qeverisës i ka kushtuar një rëndësi të veçantë
    agjendës evropiane.

    Së bashku me programin qeverisës kemi përgatitur edhe planin e implementimit, i cili përbëhet
    nga një amzë e detajuar e të gjitha aktiviteteve dhe veprimeve, që do të merren për të realizuar
    programin qeverisës. Ky plan do të më shërbejë mua si kryeministër dhe ministrave dhe
    ministrive përkatëse, për të monitoruar dhe për të përcjell realizimin e programit sipas afateve të
    caktuara kohore.

    Të nderuar deputetë,
    Para se t’i paraqes para jush arritjet kryesore të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për
    periudhën e 100 ditëve, më lejoni të them që synimi parësor i Programit tonë ka qenë dhe mbetet
    ndërtimi i një qeverisjeje të mirë, efektive dhe të përgjegjshme. Që në fillim dua të them, se
    fillimi i punës së Qeverisë në këtë mandat nuk ishte aspak i lehtë, kjo për rrethanat tanimë që i

    11
    dimë të gjithë dhe për ngjarjet që i kemi jetuar të gjithë ne. Fillimi i punës së Qeverisë u pasua
    menjëherë nga grevat e sektorëve të ndryshëm të mësimdhënësve, të punëtorëve të shëndetësisë,
    gjyqtarëve dhe minatorëve, të protestave të organizuara nga opozita në disa qytete të Kosovës, të
    cilat eskaluan në dhunë ekstreme në Prishtinë.

    U ballafaquam me një vendim të Dhomës së Veçantë të Gjykatës Supreme, që e çonte “Trepçën”
    në likuidim dhe me nevojën për marrjen e masave emergjente për ta shpëtuar. Pastaj, fenomeni i
    migrimit masiv, fenomen ky ende i pashpjegueshëm, sado që fuqimisht i sponsorizuar dhe i
    përkrahur nga krimi i organizuar dhe nga profiterë të ndryshëm.

    E kam thënë edhe dje, po e përsëris edhe sot, se nuk di a ka ndonjë shembull në rajon dhe në
    Evropën demokratike, kur një qeveri e zgjedhur në mënyrë demokratike nga vota e popullit, nga
    rezultatet e pranuara nga i gjithë spektri politik, që nuk i është dhënë asnjë ditë dispozicion, të
    fillojë punën në mënyrë normale. Por, mund të them se edhe përkundër kësaj, Qeveria ia ka
    arritur të përqendrohet në objektivat dhe prioritet e saj, ta stabilizojë gjendjen dhe ta bëjë punën e
    vet me një kohezion të plotë dhe me një përgjegjësi shumë të lartë.

    Siç edhe kam theksuar në ditën e inaugurimit të Qeverisë, ky koalicion është ndërtuar duke pasur
    parasysh dhe duke respektuar vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës, të shprehur me
    votën e lirë, si dhe detyrimin kushtetues për themelimin e institucioneve legjitime të vendit,
    funksionale dhe gjithëpërfshirëse. Gjatë kësaj periudhe janë ndërmarrë hapa konkretë në
    realizimin e synimeve dhe objektivave programor. Do t’i them disa prej tyre.

    - Objektiv fillestar i Qeverisë është stabiliteti makroekonomik dhe stabiliteti buxhetor i vendit;

    - Qeveria do të orientohet në investimet produktive, të cilat nxisin zhvillim ekonomik, në rend të
    parë në bujqësi, në arsim dhe në shëndetësi;

    - Qeveria është përcaktuar për kursime të domosdoshme, ka hequr dorë nga shumë shpenzime, si
    ato të blerjes së automjeteve, pajisjeve për zyra, kompjuterëve, e tjerë, por, po ashtu ka marrë
    vendim për vlerësimin e Parkut të automjeteve dhe për shitjen e një numri të konsiderueshëm të
    tyre, që mendoj se fillimisht në ankand do të jepen për shitje rreth 25% të automjeteve,
    përkatësisht rreth 250 sosh;

    - Qeveria ka vlerësuar se nuk ka kapacitete buxhetore për rritje të pagave dhe se çështja e pagave
    duhet të rregullohet nëpërmjet nivelimit, që siguron që njerëzit që bëjnë punë të njëjtë të paguhen
    njëjtë dhe që të evitohen shtesat mbi pagat, të cilat krijojnë pabarazi dhe pamundësojnë zbatimin
    e njëjtë të performansës. Rritja e ardhshme e pagave do të bëhet në harmoni me rritjen
    ekonomike;

    - Qeveria ka përgatitur Ligjin për nivelimin e pagave dhe është në procesin përfundimtar të
    konsultimit për tabelarin e pagave, që do t’i përfshijë pagat e të gjithë atyre që paguhen me para
    publike. Ne, që në ditën e parë kemi premtuar se do të bëjmë ndryshime substanciale në sistemin
    tatimor, me synim që ky sistem të jetë përkrahës i rritjes dhe zhvillimit të sektorit privat në vend.


    12
    Vetëm një sektor i fuqishëm privat do të mund t’i arrijë synimet tona për rritje të punësimit dhe
    përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve tanë. Në këtë kontekst ne kemi ndërmarrë veprime
    specifike, që besoj se disa prej tyre kanë filluar të japin rezultate e disa tjera do të prodhojnë
    rezultate në javët dhe në muajt e ardhshëm në vijim.

    - Kemi bërë reformimin e sistemit tatimor, me qëllim të ofrimit të kushteve më të mira për
    mënyrën e të bërit biznes. Ligji mbi tatimin mbi vlerën e shtuar parasheh përshkallëzimin e
    TVSH-së duke ofruar një normë të zvogëluar prej 8% për një numër të konsiderueshëm të
    mallrave dhe shërbimeve, që konsiderohen si bazike për konsumin e qytetarëve. Ulja e kësaj
    norme në mënyrë të drejtpërdrejtë do të ndikojë në uljen e çmimit për këto produkte dhe, në
    kuptimin real, qytetarët do të mund të blejnë më shumë me të ardhurat e tyre.

    Për të stimuluar sektorë të rëndësishëm, siç është prodhimtaria në përgjithësi, por edhe sektorët
    specifikë, siç është ai i teknologjisë informative dhe bujqësia, ne kemi përfshirë në këtë ligj
    lirimin nga TVSH-ja për të gjitha makineritë për përdorimin në procesin e prodhimit, pajisjet e
    teknologjisë informative, si dhe lëndët e para që shfrytëzohen në procesin e prodhimit.

    Për më tepër, në fushën e politikave tatimore kemi bërë ndryshime në Ligjin dhe tatimin e të
    ardhurave personale dhe tatimin e të ardhurave të korporatave. Prania e ekonomisë joformale
    është një ndër pengesat kryesore të rritjes së mëtutjeshme të ekonomisë.

    Në mungesë të konkurrencës së lirë penalizohen biznese e ndershme dhe konsumatori nuk është i
    mbrojtur. Gjithnjë duke pasur parasysh jetësimin e planit të Qeverisë, kemi aprovuar ndryshimet
    në Udhëzimin administrativ për pajisjet elektronike fiskale, udhëzim ky, i cili rregullon tregun e
    arkave fiskale, stimulon bizneset për pajisje me arka fiskale dhe po ashtu, stimulon
    konsumatorët, për arsye se u mundëson kthimin e një pjese të TVSH-së së paguar.

    - Qeveria ka marrë vendim ta themelojë Fondin për zhvillim, ndërkaq modalitetet e këtij fondi do
    të përcaktohen me ligj, sipas konceptit të aprovuar. Është identifikuar fondi fillestar prej rreth 15
    milionë eurove, që do të financohet nga Qeveria e Kosovës, së bashku me partnerët zhvillimor
    dhe agjencitë zhvillimore, si është USAID, Banka Gjermane për Zhvillim, ADA, SDC e tjerë.

    Vendim tjetër, shumë i rëndësishëm, që ne kemi marrë është ai lidhur me faljen e borxheve të
    vjetra, që i takojnë periudhës deri më 31 dhjetor të vitit 2008, vendim ky i cili është marrë në
    mënyrë që t’u lehtësohet jeta qytetarëve dhe të përkrahet aktiviteti biznesor. Ne tani po e
    përgatitim ligjin për këtë, që do ta përmbajë një skemë që i motivon qytetarët dhe biznese t’i
    kryejnë obligimet me kohë.

    Me të marrë mandatin qeveritar, vëmendje e veçantë i është kushtuar mbylljes së vitit fiskal 2014
    dhe falë angazhimit të madh edhe të Ministrisë edhe të Qeverisë, si dhe të ministrive tjera, kemi
    arritur që ta përmbyllim me sukses këtë vit.

    Qeveria ka arritur po ashtu, të aprovojë buxhetin brenda afateve ligjore, gjë që ka mundësuar që
    ky buxhet të ekzekutohet që nga fillimi i këtij viti. Me qëllim të menaxhimit efektiv dhe
    transparent të financave publike, janë ndërmarrë një serë veprimesh për rritjen e kontrollit të
    brendshëm dhe komunikimit mes organizatave buxhetore për t’u siguruar se paraja publike

    13
    harxhohet ashtu siç përcaktohet me ligj. Ndër veprimet konkrete është bartja e Divizionit të
    pagave nga Ministria e Administratës Publike, në Ministrinë e Financave dhe kjo mundëson një
    menaxhim dhe kontroll më të mirë të ekzekutimit të buxhetit për kategorinë e pagave dhe të
    mëditjeve.

    Në fund të janarit 2015 kemi aprovuar dokumentin strategjik Programi kombëtar për reforma
    ekonomike, i cili përmbledh reformat prioritare, strukturore të Qeverisë duke u bazuar në
    kornizën e qëndrueshme makrofiskale.

    Ky dokument i është dorëzuar me kohë Komisionit Evropian dhe së fundi janë mbajtur disa
    takime vlerësuese me disa nga institucionet ndërkombëtare, gjatë të cilave janë marrë vlerësime
    pozitive mbi përmbajtjen dhe cilësinë e këtij dokumenti.

    Për të siguruar se niveli i borxhit publik mbetet në kuadër të limiteve të pranueshme dhe se
    kostoja e financimit të deficitit është më e ulët, ne kemi aprovuar programin e borxhit shtetëror
    për periudhën afatmesme.

    Në të njëjtën kohë kemi filluar me rishikimin e tërësishëm të strategjisë së borxhit publik, për të
    parë mundësitë e huazimit nga jashtë me kushte më të mira për financimin e projekteve prioritare
    të Qeverisë, projekte zhvillimore, jo projekteve të pagave dhe mëditjeve.

    Gjithnjë duke qenë konsistent me qëndrueshmërinë buxhetore dhe nivelin e pranueshëm të
    borxhit publik, janë nënshkruar dy marrëveshje për huamarrje me Bankën Botërore dhe këto
    marrëveshje dhe këto ligje kanë kaluar dhe janë aprovuar edhe në Kuvendin e Republikës së
    Kosovës, që kanë të bëjnë me shëndetësinë dhe me efiçiencën e energjisë.

    Është aprovuar udhëzimi administrativ për implementimin e procedurave qendrore të prokurimit
    publik. Ky lloj i prokurimit do ta rrisë transparencën, do të zvogëlojë burokracinë dhe do ta
    forcojë efiçiencën për Qeveri.

    Po i bëjmë përgatitjet po ashtu për përqendrimin e prokurimit publik në nivel të një agjencie dhe
    kalimin në prokurimin elektronik publik, në mënyrë që të eliminohet çdo burim i korrupsionit
    dhe të krimit.

    Është inauguruar pika transite e shpejtë me Shqipërinë, në Vërmicë. Kemi vendosur kontroll më
    të mirë në dogana dhe kemi rritur efikasitetin e Administratës Tatimore dhe po punojmë po ashtu
    në modelin e integrimeve të këtyre dy organizatave në një organizatë buxhetore.

    Kemi vendosur dialog të rregullt me bizneset, ku kemi organizuar debate, për ta diskutuar pakon
    ligjore dhe fiskale dhe po ashtu kemi marrë sugjerime shumë të dobishme të tyre.

    Kemi mbajtur një tryezë me donatorët për të prezantuar para tyre programin tonë qeverisës, në
    mënyrë që t’i harmonizojmë aktivitetet e përbashkëta zhvillimore.


    14
    Kemi mbajtur mbledhje të dy qeverive, Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Këshillit të
    Ministrave të Shqipërisë dhe kemi nënshkruar 11 marrëveshje, përkatësisht memorandume dhe
    protokolle, të cilat rregullojnë bashkëpunimin në shumë fusha dhe lehtësojnë këtë bashkëpunim.

    Është përgatitur edhe takimi i përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë, për të arritur po ashtu
    marrëveshje për lehtësimin e bashkëpunimit në disa fusha, sidomos ato të sigurisë, në kalimin e
    më të lehtë të kufirit dhe në tregti e në fushën fiskale.

    Dy nga çështjet më emergjente me të cilat u përball Qeveria aktuale që në orët e para ishte
    miratimi i buxhetit në afat kohor ligjor dhe shpëtimi i “Trepçës” nga falimentimi.

    Dua të theksoj se “Trepça” e Kosovës është shpëtuar me një veprim efiçient dhe shumë të shpejtë
    të Qeverisë dhe deputetëve të këtij Kuvendi, të cilët qëndruan këtu dhe votuan për hyrje në rend
    dite të këtij ligji dhe e votuan këtë ligj.

    Qeveria synon që të zhvillojë sektorin e industrisë përmes identifikimit të industrive në përparësi,
    duke krijuar plasterët industrialë dhe për këtë është hartuar koncept- dokumenti i politikave
    industriale nga ne.

    Integrimi i Kosovës në tregjet rajonale dhe globale është po ashtu një prioritet në të cilin është
    punuar në këtë periudhë, janë zhvilluar negociata të ndryshme në kuadër të CEFTA-s, janë
    zhvilluar koordinime dhe kontakte të ndryshme për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën
    Botërore të Tregtisë dhe po ashtu në lidhje me Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asocim.

    Kemi bërë rishikimin e infrastrukturës ekzistuese për mbikëqyrjen e tregut të naftës dhe
    kontrollin e cilësisë së naftës. Në lidhje me këtë është bërë regjistrimi i të gjitha pikave shitëse të
    karburanteve në terren me GPS.

    Jemi në proces të funksionalizimit të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik. Këshilli do ta
    ketë një format të ri, do të shërbejë si platformë adekuate për dialog të qëndrueshëm të Qeverisë
    dhe të sektorit privat.

    Qeveria, do të vazhdojë investimet nëpërmjet koncesionimit me qëllim të krijimit të vendeve të
    reja të punës dhe të zhvillimit ekonomik. Në këtë kuadër janë bërë përgatitjet e nevojshme për
    kompletimin e procesit të konsolidimit, në të vërtetë të koncesionimit të Qendrës së skijimit në
    Brezovicë.

    Kemi marrë gatishmërinë e Bankës Evropiane për Zhvillim që të investojë në PTK në vitet në
    vijim, që do ta mundësojë të modernizohet kjo organizatë dhe t’i shtohet vlera e saj.

    Në sektorin energjetik, kemi punuar për hartimin e legjislacionit të nevojshëm në fushën e
    energjisë, për harmonizimin e direktivave të Bashkimit Evropian, përkatësisht pakon e tretë të
    direktivave të BE-së për energji.


    15
    Gjithashtu është në përgatitje e sipër korniza strategjike për sektorin e energjisë. Në këtë kuadër
    strategjia e energjisë së Republikës së Kosovës dhe programi për zbatimin e saj, pritet të
    procedohet për miratim në Qeveri, së shpejti.

    Qeveria po vazhdon angazhimin për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese të energjisë
    elektrike, përkatësisht për ndërtimin e “Kosovës së re”. Komisioni drejtues ka marrë ofertë nga
    investitorët të parakualifikuar për ndërtimin e këtij termocentrali dhe janë ndërmarrë aktivitetet e
    nevojshme për përshpejtimin e këtij procesi strategjik për Kosovën.

    Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka hartuar dhe miratuar Programin për
    bujqësi dhe zhvillim rural dhe programe për pagesat direkte, gjë që do të mundësojë që të gjitha
    mjetet e garantuara me buxhet për grante dhe subvencione të realizohen në kohë të nevojshme
    dhe këto mjete t’u jepen prodhuesve bujqësorë.

    Janë nënshkruar memorandume mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe
    Zhvillimit Rural dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për punësimin e rreth 1.000
    punëtorëve, përkatësisht 985 sish në Agjencinë e Pyjeve, si punësim sezonal.

    Kemi vazhduar zbatimin e projekteve kapitale në sektorin e infrastrukturës rrugore, duke
    përfshirë rrugën 6 Prishtinë-Hani i Elezit, ku aktualisht punohet në hapjen e trasesë në dy
    drejtime, në drejtim të Gjilanit dhe në drejtim kryesor kah Hani i Elezit, në gjatësi prej 8.5
    kilometrash, për projektin tjetër segmenti Besi - Merdar, të drejtimit të rrugës R-7, janë
    përgatitur termat e referencës, pas së cilave do të fillohet me studimin e fizibilitetit në
    bashkëpunim me BERZH dhe Bankën Evropiane për Investime, kurse për projektin strategjik të
    autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, është duke u punuar projekti zbatues.

    Edhe për projektin e zgjerimit të rrugës nacionale N-9 Prishtinë-Pejë, janë përgatitur termat e
    referencës dhe pritet që të fillohet me përgatitjen e plotësimit të studimit të fizibilitetit, ndërsa
    kanë filluar procedurat për fillimin e projektit të zgjerimit të rrugës nacionale N-2, Prishtinë-
    Mitrovicë.

    (Ndërhyrje)

    Ju keni kërkuar debat, unë s’kam kërkuar, prandaj dëgjoni!

    Në fushën e transportit, së bashku me Shqipërinë është bërë aplikimi në kornizën financuese për
    Ballkanin Perëndimor. Është punuar në arritjen e marrëveshjes me vende të ndryshme në çështjet
    sociale, në fushën e punësimit, dhe janë nënshkruar një seri të marrëveshjeve të tilla.

    Në fushën e sundimit të ligjit, është punuar në avancimin e kornizës ligjore dhe institucionale, në
    reformimin e sistemit gjyqësor, në këtë rast është finalizuar pakoja e ligjeve gjyqësore dhe një
    pjesë e pakos për të drejtat e njeriut.

    Në forcimin e rendit dhe ligjit, është miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Ligji për
    parandalimin e bashkimit të konflikteve të armatosura, dhe po punohet po ashtu në strategjinë e

    16
    parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm dhe të radikalizmit që shpie në terrorizëm, me vendim
    të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

    Mund të them se kemi po ashtu çështje tjera të zbatimit të ligjit, të cilat duhet t’i adresojmë sa më
    shpejt pa asnjë prolongim, sidomos ato që kanë të bëjnë me praktikat që në ministri të caktuara
    dhe në agjenci vazhdojnë të punojnë njerëz ndaj të cilëve janë ngritur aktakuza për shkelje për
    punët që ata i bëjnë, si dhe ato që kanë të bëjnë me moszbatimin e vendimeve të Këshillit të
    Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Dhe, mund të them se Qeveria do të marrë
    masa ndaj të gjithë atyre që nuk e zbatojnë ligjin dhe që nuk veprojnë sipas dispozitave ligjore.

    Në adresimin e migrimit të parregullt, unë personalisht kam takuar shumë personalitete të
    vendeve të ndryshme. Gjithashtu, vlen të theksohen, takimet që i ka bërë zëvendëskryeministri
    dhe ministri i Punëve të Jashtme, ministri i Punëve të Brendshme, ministri i Integrimeve
    Evropiane, me shtetas të Hungarisë, Italisë, Austrisë, Gjermanisë, Francës dhe zyrtarë të lartë të
    Bashkimit Evropian, si dhe vizitat të cilat i kanë bërë përfaqësuesit e lartë të Gjermanisë dhe
    vendeve tjera në Kosovë.

    Janë marrë masa të profilizimit të kompanive transportuese, të taksive dhe të gjithë atyre që u
    shërbejnë pasagjerëve në mënyrë që e gjithë kjo të vihet nën kontroll të plotë.

    Qeveria e Republikës së Kosovës ka finalizuar strategjinë për vetëqeverisjen lokale dhe planin e
    veprimit.

    Po ashtu i kemi bërë të gjitha përgatitjet për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit
    dhe po i bëjmë përgatitjet për përmbushjen e të gjitha kritereve teknike që kanë të bëjnë me
    liberalizimin e vizave, ndërkaq kemi premtimin e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, se në
    përmbushjen e kritereve teknike do të kemi disponimin politik që të liberalizohen vizat.

    Kosova ka pritur takimin e gjashtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si vazhdimësi e
    Konferencës së Berlinit. Në këtë Samit të gjashtë të ministrave të jashtëm dhe 6 ministrave të
    infrastrukturës të Ballkanit Perëndimor, i cili është mbajtur më 25 mars në Prishtinë, janë
    konkretizuar projektet ekonomike të karakterit rajonal, me theks të veçantë të investimeve në
    energjetikë dhe në infrastrukturën rajonale dhe atë hekurudhor.

    Po ashtu është punuar shumë në sektorin e arsimit, në sektorin e shëndetësisë dhe të kulturës. Ne
    kemi arritur që të pranohemi në shumë organizata ndërkombëtare sportive gjatë tre muajve të
    parë të këtij viti dhe po ashtu mendoj se me këtë po arrijmë suksese të rëndësishme në
    përfaqësimin e vendit tonë.

    Dhe, të theksoj se gjatë kësaj periudhe 100 ditore, Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur,
    në qoftë se flasim me numra, 20 seanca, 20 mbledhje, ka nxjerr 136 vendime, i ka trajtuar 28
    projektligje dhe ia ka adresuar Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka miratuar 8 koncept-
    dokumente dhe po ashtu janë përgatitur edhe 10 koncept-dokumente të cilat do të trajtohen së
    shpejti.

    Dhe, të nderuar deputetë,

    17
    Këto janë vetëm disa nga punët dhe aktivitetet kryesore të arritura nga Qeveria e Republikës së
    Kosovës gjatë kësaj periudhe 100-ditëshe. Ne konsiderojmë se është punuar shumë, është
    siguruar një kohezion i madh, një sinergji e madhe e të gjithëve në realizmin e këtyre rezultateve
    dhe ne mburremi me këtë punë që e kemi bërë, por po ashtu konsiderojmë se duhet të kemi një
    bashkëpunim me të gjithë subjektet politike dhe me shoqërinë civile, që t’i adresojmë të gjitha
    çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik, me hapjen e vendeve të reja të punës, me
    luftën kundër krimit e korrupsionit dhe me reforma të cilat ne do t’i bëjmë në periudhën e
    ardhshme. Faleminderit!

    (Duartrokitje)

  • Mirë, ke të drejtë në replikë! Fjalën, zotit Konjufca për replikë.

  • Faleminderit, kryesues!
    Këtu, po më duket që kryeministri ka harruar që është në Kuvend, sepse e para e punës -
    kategoria parlamentare në të cilën jemi është debat parlamentar, e jo monolog qeveritar, siç bëri
    kryeministri deri më tash.

    E dyta, kryeministri i drejtoi disa akuza shumë të rënda ndaj opozitës, të cilat nuk mund të mos i
    adresoj.

    E para, për dhunën e qytetarëve në demonstrata, me ç’rast dhunën e kualifikoi në anën e
    qytetarëve dhe e mbrojti Policinë. Kjo është shumë serioze, sepse ne i themi kryeministrit mos e
    instrumentalizoni Policinë kundër popullit, siç ndodhi atë ditë në protesta dhe në demonstrata.
    Bile-bile, unë mendoj që kryeministri e ka nxitur dhunën e qytetarëve për arsye se nuk e
    shkarkonte ministrin Jablanoviq dhe tash pasi e shkarkoi atë në njëfarë mënyre, e ka pranua ‘post
    festum’ që qytetarët paskan pasur të drejtë, sepse më në fund është detyruar ta pranojë kërkesën e
    qytetarëve apo jo. E ka shkarkua ministrin e vet.

    E dyta, sa i përket migrimit të qytetarëve është e pafalshme moskokëçarja e kryeministrit, kur
    thotë që faktikisht ai nuk paska thënë që qytetarët janë me iPhone, por dikush, një qytetar
    anonim, i paska thënë këtij që i ka parë me iPhone. Më falni, kjo është joserioze nga një
    kryeministër të thotë ‘dikush më ka thënë’, por unë nuk po them që ata janë me iPhone. Kjo
    është...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Më fal, regjia, të lutem edhe 30 sekonda!

  • Edhe 30 sekonda po m’i jep kryetari, faleminderit shumë!
    Kjo i bie të hidhet guri e të fshihet dora. Kështu i bie kjo deklarata e kryeministrit dhe ky është i
    tillë.

    Tjetra është që po thotë ‘a e kanë lexuar ato familje që i marrin fëmijët e tyre Ligjin për familjen
    dhe që duhet të kujdesen për fëmijët e tyre’. Ne i themi kryeministrit, a e ke lexuar ti Kushtetutën

    18
    që të obligon të merresh me këto familje dhe me mirëqenien e tyre, e të mos sillen njerëzit me
    shpirt në fyt dhe ta lëshojnë vendin. Ky nuk e bën atë...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Urdhëro zoti kryeministër, e ke fjalën për kundër-replikë.

  • Problem është i shtrembërimeve, që do të thotë kur
    shtrembërohen faktet para të gjithë deputetëve këtu, edhe për opinionin, atëherë unë e kam
    vështirë që të komunikoj, sepse të gjithë qytetarët e kanë dëgjuar fjalimin tim dhe e kanë dëgjuar
    se çfarë kam thënë unë. Unë s’kam thënë se qytetarët kanë reflektuar dhunë, por dhuna është
    reflektuar në protesta, dhe pasojë e dhunës në protesta janë 126 policë dhe 20 qytetarë të lënduar.
    Dhe, ky është fakti.

    Nuk e kam akuzuar familjen që s’e ka lexuar Ligjin për familjen, por juve ju kam thënë që duhet
    ta lexoni, sepse atë ligj ju e keni votuar, ju e keni aprovuar dhe në të shkruan përgjegjësia dhe
    është e përcaktuar përgjegjësia e prindërve lidhur me fëmijët.

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Regjia, të lutem!

  • Është e pahijshme që kjo çështje të shtrohet.
    Prandaj, ne jemi këtu para publikut dhe nuk kemi arsye ta shtrembërojmë atë që e themi. Unë
    çdo fjale të cilën e kam thënë përpara i qëndroj prapa, për asnjë presje dhe asnjë pikë nuk lëviz
    prej tyre.

  • Shefat e grupeve parlamentare - Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të
    Kosovës. Të lutem, nuk po e thyejmë më shumë Rregulloren. Urdhëro, përfaqësues i Grupit
    Parlamentar, Besim Beqaj e ka fjalën.

  • Faleminderit, i nderuar kryetar!
    I nderuari kryeministër, zëvendëskryeministër,
    Kabinet qeveritar,
    Të nderuar deputetë,
    Sigurisht që të diskutojmë për punën e Qeverisë për 100 ditë, një qeveri e cila ka filluar në
    mënyrë jo të natyrshme funksionimin e saj, sepse nuk iu dha mundësia që në mënyrë konkrete ta
    konsolidojë vetveten dhe t’i japë orientimet e veta programore, të cilat së bashku, nën
    udhëheqjen e Partisë Demokratike të Kosovës dhe së bashku me prioritetet e Lidhjes
    Demokratike të Kosovës është bërë Programi qeverisës i Qeverisë së Republikës së Kosovës,
    program i cili ne besojmë që duhet të jetësohet dhe kërkojmë që duhet të jetësohet në tërësi.

    Sigurisht që ky Program qeverisës i ka prioritetet e veta në mirëqenien e qytetarëve, në zhvillim
    ekonomik, në krijim të vendeve të punës, në luftimin e ekonomisë informale, krijimin e fondit
    për punësim dhe zhvillim, në mirëqenien sociale, trajtimin e kategorive të dala nga lufta,
    shëndetësi, funksionim të rendit dhe ligjit, edukim, si dhe në agjendën evropiane.

    19
    Nga ajo që mund të shihet, edhe pse ishte fillim i vështirë, Qeveria së voni ka filluar të tregojë
    shenja të marrjes së vetes dhe të angazhimit serioz në drejtim të mirëqenies së qytetarëve dhe në
    zbatim të Programit qeverisës.

    Partia Demokratike e Kosovës i ka mirëpritur vendimet të cilat janë marrë gjatë këtyre ditëve,
    vendime të cilat gjithsesi tregojnë një konsistencë të vazhdueshme me politikat qeveritare
    paraprake, sepse legjislacioni i cili është në procedim e sipër është legjislacion që është hartuar
    në Qeverinë paraprake, politikat dhe prioritetet të cilat janë bërë janë vazhdimësi të asaj dhe
    shumë aktivitete të cilat u përmendën nga zoti kryeministër, qoftë në reformën administrative,
    janë reforma të cilat kanë filluar dhe ne besojmë fuqishëm, si Parti Demokratike, që ato do të
    vazhdojnë, sepse e kanë vetëm një mision - për krijimin e jetës sa më të mirë për qytetarët.

    Në fushën e zhvillimit ekonomik, Partia Demokratike mirëpret procedimin e paketës ligjore, e
    cila ka për synim zhvillimin, ka për synim përmirësimin e mirëqenies, edhe pse besojmë se një
    pjesë e mirë e këtyre vendimeve janë me karakter social, pra më shumë kanë dimension social se
    sa dimension zhvillimor. Prandaj, në këtë drejtim ne presim që procesi i zhvillimit ekonomik,
    vendimet të cilat janë marrë më herët dhe që duhet të procedohen për krijimin e vendeve të
    punës, për rritje të sektorit privat, për fuqizim të sektorit privat, të jenë prioritet i të gjitha
    prioriteteve, sepse besojmë që fuqizimi i mirëqenies së qytetarëve bëhet duke e përmirësuar
    ekonominë, e jo duke tentuar që të bëjmë veprime, të cilat kanë më shumë karakter social.

    U përmend këtu besimi i qytetarëve, sepse kur flasim për besimin e qytetarëve duhet ta trajtojmë
    pak situatën më gjerësisht.

    U fol për migrimin, një ngjarje e dhimbshme, një ngjarje e cila ka në vete komponentët
    ekonomikë, por një ngjarje e cila ka në vete edhe atë vakumin institucional dhe angazhimin e të
    gjitha institucioneve lokale në këtë drejtim.

    Dua të them që më vjen mirë që ka nisur një debat i tillë dhe që po fokusohet mirëqenia e
    qytetarëve, por duhet të themi që nëse flasim tani për besimin e qytetarëve, një pjesë të mirë të
    përgjegjësisë e marrin edhe partitë opozitare, në këtë rast “Vetëvendosja”, sepse një pjesë e
    madhe e njerëzve që e kanë lëshuar territorin e Republikës së Kosovës janë nga komuna e
    Prishtinës, dhe e kemi një bllokadë totale të jetës ekonomike në kryeqendrën, e cila përbën mbi
    70% të jetës ekonomike në vend.

    Pra, ne duhet ta kemi parasysh se ky besim i qytetarëve nuk është besim i momentit, nuk është
    besim i 100 ditëve, por është besim i një konsistence të vazhdueshme qeveritare, dhe ajo çka
    Partia Demokratike e Kosovës kërkon nga Qeveria është që pavarësisht pengesave, të cilat mund
    të jenë edhe në nivelin lokal, t’i adresojë ato në mënyrën sa më të shpejtë të mundshme dhe ta
    kthejmë një besim të qytetarëve.

    Është e vërtetë që largimi dhe migrimi është bërë për shkak të humbjes së besimit, jo vetëm me
    karakter ekonomike, por humbje e besimit në perspektivën e qytetarëve të vendit tonë.

    Prandaj, duhet ta trajtojmë këtë me seriozitet dhe në mënyrën më të mirë të mundshme si të tillë.


    20
    Ne presim që të gjitha prioritetet, të cilat u thanë nga kryeministri, dhe u veçuan një nga një deri
    në nivelin e atyre udhëzimeve administrative, të cilat u thanë se janë bërë, të fokusohemi që të
    japim rezultate në fushën e ekonomisë, në fushën e edukimit, presim funksionalizimin e Ligjit
    për sigurimet shëndetësore, sepse është kontribut i drejtpërdrejtë për mirëqenien e qytetarëve,
    presim luftimin e ekonomisë informale, zgjerimin e bazës për tatim në Republikën e Kosovës
    dhe presim në mënyrë të shpejtë të veprohet që t’i hapet rrugë zhvillimit ekonomik.

    Ne i kemi marrë edhe disa vendime paraprakisht dhe ato kanë qenë të natyrës për pushim të
    taksave, të cilat do të mundësonin që ekonomia të zhvillohet dhe ky mundësim i zhvillimit të
    ekonomisë së Kosovës mundëson që pastaj të kemi edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë
    gatishmërinë e qytetarëve për të qëndruar dhe për të kontribuar në ekonominë dhe në krijimin e
    një jete sa më të dinjitetshme në Republikën e Kosovës.

    Pra, Partia Demokratike e Kosovës e përkrah fuqishëm punën e Qeverisë, duke kërkuar gjithsesi
    transparencë, duke kërkuar gjithsesi angazhim dhe do ta përcjellim me kujdes zbatimin e
    Programit qeverisës, të cilin e kemi të përbashkët dhe i cili konsiston, edhe një herë po them, në
    vazhdimësinë e të gjitha atyre politikave, të cilat ne si Parti Demokratike i kemi pasur në
    qeverisjen e kaluar dhe bashkërisht tani janë reflektuar në Programin qeverisës të Republikës së
    Kosovës. Faleminderit!

  • Ismet Beqiri, nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka fjalën.

  • Faleminderit!
    Të nderuar kolegë deputetë,
    I nderuari kryeministër,
    Zëvendëskryeministra, ministra,
    Në fillim dua të theksoj se Qeveria ia ka dorëzuar Kuvendit më 11 mars Programin qeverisës,
    kurse ne deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës na është shpërndarë më 13 mars.
    Ndërkaq kërkesa për debat është bërë më 19 mars.

    Me këtë dua të them se është e qartë që Qeveria e ka realizuar atë që e ka thënë se do ta bëjë një
    Program të qeverisjes dhe se atë do ta dorëzojë në Kuvend.

    Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës vlerëson se Programi i hartuar është i tillë
    që në masën më të madhe është edhe i realizueshëm.

    Të nderuar kolegë deputetë,
    Më lejoni t’i them disa fjali rreth raportit të paraqitur nga kryeministri Mustafa.

    Qeveria Mustafa në 100 ditët e para të saj i ka aprovuar një mori dokumentesh të rëndësishme,
    që do të jenë udhërrëfyes i punës së saj në mandatin katërvjeçar. Përveç që e ka një program
    qeveritar të shkruar, është aprovuar edhe për vitet e ardhshme, përkatësisht për katër vjetët e
    ardhshme edhe plani i veprimit se si ky program të realizohet në praktikë.

    Pra, Qeveria e ka përgatitur dhe e ka dorëzuar Programin kombëtar për reformat, veçmas për
    reformat ekonomike, edhe në Komisionin Evropian.

    21
    Ky program është bërë në suaza të nevojave të brendshme, por edhe të reformave të cilat shteti i
    Kosovës duhet t’i bëjë si reforma strukturore karshi kërkesave të Bashkimit Evropian.

    Një dokument i tillë përmbledh reformat prioritare e strukturore të Qeverisë, duke u bazuar në
    kornizën e qëndrueshme makrofiskale. Ky dokument i është dorëzuar në kohë me kohë
    Komisionit Evropian dhe së fundi janë mbajtur takime të rëndësishme me këto institucione
    ndërkombëtare.

    Krahas këtyre dokumenteve, shohim nga to që kemi si raport dhe informatë që Qeveria e
    Kosovës, në bashkëpunim me institucionet relevante të fushave të caktuara, përfshirë pra këtu
    Bashkimin Evropian, por edhe mekanizmat tjerë ndërkombëtarë, po ndihmojnë zhvillimin
    ekonomik të vendit, po e përgatit po ashtu për herë të parë strategjinë kombëtare të zhvillimit
    ekonomik, dokument ky që do ta trasojë rrugën e zhvillimit ekonomik, uljen e numrit të lartë të
    papunëve dhe bërjen e Kosovës vend të perspektivës për të gjithë ata që dëshirojnë të jetojnë
    këtu.

    Të nderuar kolegë deputetë,
    E nisa këtë formë time të paraqitjes, për të theksuar se Qeveria, e drejtuar nga zoti Mustafa, me
    gjithë presionet dhe protestat, me të cilat u përball në fillim të mandatit, e që ne vlerësojmë se
    protesta është një e drejtë demokratike, por që këto protesta për mendimin dhe vlerësimin tonë
    ishin edhe me prapavijë të pastër politike dhe me momente të dhunshme, e të nxitura me dhunë
    të tillë.

    Vlerësojmë që me nxjerrjen e disa nga dokumenteve, siç e thashë më lart, Qeveria e vendit ka
    nisur nga themeli, pra nga baza, sepse nxjerrja e dokumenteve të tilla janë bazë e mirë, që tregon
    se kjo përbërje e Qeverisë është e drejtuar nga zhvillimi ekonomik i vendit, e jo nga një turbo-
    folklorizëm i të mos bërit asgjë.

    Qeveria e drejtuar nga zoti Mustafa që në ditën e parë ka premtuar se do t’i bëjë disa ndryshime
    substanciale në sistemin tatimor të vendit, me synimin që ky sistem të jetë përkrahës i rritjes dhe
    zhvillimit të sektorit privat në vend. Kjo tashmë veç ka ndodhur, të nderuar kolegë deputetë. E
    dimë të gjithë që është hartuar Ligji i ri për TVSH-në, ndërkohë që janë bërë plotësim-ndryshime
    në Ligjin për të ardhurat personale dhe në Ligjin për të ardhurat e korporatave.

    Këto veprime janë ndërmarrë me qëllim të ofrimit të kushteve sa më të mira për mënyrën të bërit
    biznes. Ligji i ri për TVSH-në që ka kaluar në Qeveri parasheh, ndërmjet tjerash, e besoj e keni
    pasur rastin të dëgjoni, përshkallëzimin e TVSH-së duke e ofruar një normë të zvogëluar prej 8%
    për një numër të konsiderueshëm të mallrave dhe shërbimeve, që konsiderohen si bazike për
    konsumin e qytetarëve. Ulja e kësaj norme në mënyrë direkte do të ndikojë në uljen e çmimit për
    këto produkte dhe në kuptim real qytetarët do të mund të blejnë më shumë me të ardhurat e tyre,
    të cilat asnjëherë nuk kemi thënë, e as nuk themi se janë të larta.

    Për t’i stimuluar sektorët e rëndësishëm, siç është prodhimtaria, në përgjithësi, por edhe sektorët
    specifikë, siç është ai i teknologjisë informative dhe bujqësisë, në këto 100 ditë, kjo Qeveri ka
    marrë vendim për lejimin nga TVSH-ja për të gjitha makineritë për përdorim në procesin e

    22
    prodhimit, gjë që është shumë e rëndësishme, për pajisjet e teknologjisë informative, si për dhe
    lëndët e para që shfrytëzohen në procesin e prodhimit.

    Për më tepër, në fushën e politikave tatimore, kjo Qeveri ka bërë ndryshimin në Ligjin për
    tatimin e të ardhurave personale dhe atë të korporatave.

    Më duhet të theksoj se ne vetëm me një sektor të fuqishëm privat do të mund të arrijmë synimet
    e shtetit tonë për rritje të punësimit dhe përmirësimit të kualitetit të jetës së qytetarëve tanë.

    Të nderuar deputetë,
    Qeveria për këto 100 ditë, është një fakt i pamohueshëm, me votën e deputetëve të pozitës e ka
    shpëtuar “Trepçën” nga falimentimi dhe është hapur rruga që të krijohet një bazë ligjore për
    rregullimin e statusit ligjor të Kombinatit “Trepça”.

    I ka bërë të gjitha përgatitjet e dokumenteve, përkatësisht marrëveshjeve që kanë të bëjnë me
    stabilizim-asociimin dhe ashtu, siç është thënë, pritet që kjo të nënshkruhet në mesin e këtij viti.
    Janë kryer edhe një mori e përgatitjeve lidhur me përmbushjen e kritereve teknike për
    liberalizimin e vizave.

    Të nderuar deputetë,
    Jemi të vetëdijshëm që prania e ekonomisë joformale është një ndër pengesat kryesore të rritjes
    së mëtutjeshme të ekonomisë. Në mungesë të konkurrencës së lirë penalizohen bizneset e
    ndershme dhe konsumatori nuk është i mbrojtur. Në këtë drejtim janë ndërmarrë disa veprime
    nga dokumentet që i kemi parë dhe i kemi dëgjuar dhe tash do të kemi mundësi t’i kemi në dorë,
    përpos Programit, janë edhe disa veprime për ta luftuar ekonominë joformale, jo duke iu hedhur
    në qafë ose gjuajtur në qafë bizneseve, siç thuhet në popull, dhe afaristëve, por duke krijuar
    politika të atilla dhe iniciativa që do t’ua bënte bizneseve më të lehtë jetesën në ekonominë
    formale, se sa në informalitet.

    Dhe, veprim konkret po ashtu është ndryshimi i udhëzimit administrativ për pajisjet elektronike
    fiskale, i cili tashmë e rregullon tregun e shitjes, i stimulon bizneset për pajisje me arka fiskale
    dhe po ashtu konsumatorëve u mundëson kthimin e një pjese të TVSH-së së paguar.

    Vendim tjetër shumë i rëndësishëm për ne, që e vlerësojmë si grup parlamentar, si deputetë,
    është që Qeveria ka marrë vendim për faljen e borxheve të vjetra që i takojnë periudhës deri më
    31 dhjetor 2008, i cili është marrë në mënyrë që qytetarëve t’u lehtësohet jeta dhe bizneseve
    aktiviteti i tyre i mëtejmë.

    Kjo Qeveri, me ta marrë mandatin, vëmendje të veçantë nga ajo që kemi parë i ka kushtuar
    mbylljes së vitit fiskal dhe falë angazhimit të të gjithë resorëve të saj, përmbyllja është bërë me
    sukses, duke përfshirë respektimin edhe të deficitit buxhetor.

    Qeveria ka arritur ta aprovojë brenda afateve ligjore buxhetin e shtetit për vitin 2015.

    Më lejoni të them se me qëllim të menaxhimit efektiv dhe transparent të financave janë
    ndërmarrë po ashtu një mori veprimesh.

    23
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Këto 100 ditë të Qeverisë së zotit Mustafa, ajo e ka aprovuar programin e borxhit shtetëror për
    periudhën afatmesme. Kjo është bërë për t’u siguruar se niveli i borxhit publik mbetet në kuadër
    të limiteve të pranueshme dhe se kostoja e financimit të deficitit është më e ulët dhe kjo është
    diçka notore dhe që shihet.

    Në të njëjtën kohë është filluar me rishikimin e tërësishëm të strategjisë së borxhit publik.
    Gjithnjë duke qenë konsistentë në qëndrueshmërinë buxhetore dhe nivelin e pranueshëm të
    borxhit publik, Qeveria në këto 100 ditë ka nënshkruar dy marrëveshje për huamarrje me Bankën
    Botërore për financimin e reformës shëndetësore dhe për financimin e projekteve që lidhen me
    efiçiencën e energjisë.

    Natyrisht janë bërë edhe shumë punë tjera, të cilat nuk i përmendëm, ose s’kemi mundësi t’i
    përmendim në këtë përmbledhje. Por, ajo që dua të them është se Grupi Parlamentar i LDK-së
    vlerëson se Qeveria Mustafa e ka bërë punën e vet në mënyrën më të mirë të mundshme për këtë
    periudhë të shkurtër kohore, ka filluar me përkushtim, me përgjegjësi të plotë dhe urojmë që me
    të njëjtin ritëm të vazhdojë deri në fund të mandatit qeverisës.

    Ne si Grup Parlamentar e përkrahim raportin e paraqitur nga kryeministri Mustafa dhe unë, pa
    dashur të hyjë shumë në polemika, vetëm po e them këtë, nëse doni ta shihni se si nuk qeveriset
    mirë, keni për ta parë ose po shihet pas një viti e gjysmë në Prishtinë. Do ta shihni edhe pas dy
    vjetëve. Pyetini qytetarët e Prishtinës dhe duhet t’ia dinë për nder PDK-së ata që sot janë duke
    udhëhequr në Prishtinë, sepse do ta shihnin vetëm nga televizioni, ose duke shëtitur qytetit, sepse
    do të kishte mbetur vetë dëshirë e tyre. Faleminderit!

  • Atëherë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Faton Topalli e ka
    fjalën.

  • Të nderuara deputete,
    Të nderuar deputetë,
    I nderuar zoti Beqiri, shpresoj të mos ndiheni të provokuar,
    Sot po diskutojmë për 100 ditët e para të Qeverisë së drejtuar nga zoti Mustafa dhe Programin
    qeverisës të saj. Sigurisht që secili prej nesh sot do të dëshironte të diskutonte për sukseset e
    kësaj qeverie, në realizimin e objektivave prioritare, që për synim do ta kishin uljen e varfërisë,
    rritjen e punësimit, zhvillimin ekonomik dhe, në fund të fundit, mirëqenien qytetare.
    Do të na pëlqente që sot të konstatonim se si buxheti i shtetit është avancuar në një instrument
    serioz të mbështetjes së synimeve të Qeverisë për vizionin e saj për ndërmarrjet prodhuese të një
    rëndësie strategjike, apo edhe për uljen e tatimeve që, në fund të fundit, do të mundësonin që në
    xhepat e qytetarëve të mbeteshin më shumë para.
    Mbi të gjitha do të dëshironim që ky program ta kthente optimizmin te qytetarët e Kosovës dhe
    besimin për një jetë më të mirë këtu. Për fat të keq, sot duhet të konstatojmë se kjo qeveri me
    lehtësi dhe shpejtësi e aprovoi një buxhet që mundëson gjithçka tjetër, përveç zhvillimit.
    Çuditërisht dhe asnjë pozicion i vetëm i buxhetit, po e përsëris, asnjë pozicion i vetëm i buxhetit
    nuk i reflekton prioritetet e deklaruara të zotit Mustafa.

    24
    Dhe, nëse ka dikush që mund ta demantojë bindshëm zoti Mustafa në realizimin e politikës që ka
    proklamuar, këtë nuk mund ta bëjë askush më mirë se buxheti që ai e ka prezantuar dhe që ky
    Kuvend e ka miratuar.
    Më e dhimbshmja në gjithë këtë histori është fakti që edhe vetë hartuesit e tij e kanë cilësuar si
    një buxhet joserioz. Në këtë frymë, nuk mund të mos përmendim qasjen e Qeverisë ndaj
    burimeve strategjike kombëtare. “Trepça” është shembulli më tipik i një qasjeje të tillë.
    Një qeveri, e cila brenda ditës fut në presion deputetët për ta votuar shndërrimin e “Trepçës” në
    ndërmarrje publike, me pretekstin se kjo është mënyra e vetme për ta shpëtuar kompaninë nga
    likuidimi, nuk e ka fare problem që brenda orës të ndryshojë rrënjësisht qëndrim duke na
    prezantuar mosvotimin e kalimit të “Trepçës” në ndërmarrje publike, si mënyra e vetme për
    shpëtimin e saj.
    Sot do të doja të diskutonim për hapat e ndërmarrë të Qeverisë për uljen e tatimit dhe thjeshtimin
    e sistemit tatimor, në mënyrë që sektori publik të jetë barrë më e përballueshme për
    taksapaguesit.
    Në vend të kësaj, përfaqësuesit qeveritarë proklamojnë në publik ulje të TVSH-së për një grup të
    vogël mallrash dhe shërbimesh, ndërsa në prapaskenë e rritin TVSH-në për më shumë se 1 000
    artikuj të tjerë, e rritin akcizën për cigare dhe alkool, vendosin taksa të dyfishta në profitet e
    kompanive edhe atë prej 10%, dhe ulin pragun për regjistrim të kompanive të TVSH-së.
    Ajo që shohim në praktik është rritja e normave tatimore dhe komplikimi i sistemit tatimor, pra e
    kundërta e asaj që proklamon Qeveria e zotit Mustafa.
    Fatkeqësisht po shtohen informatat për rastet ku malli i importuar është taksuar në vlerë shumë
    më të lartë se vlera reale, vetëm e vetëm që të zvogëlohet sadopak diferenca ndërmjet të hyrave
    të realizuara dhe të planifikuara. Kjo, zonja dhe zotërinj, është plaçkitje. Do të doja të besoj se e
    gjithë kjo po bëhet pa dijeninë e Kabinetit të z. Mustafa.
    Është fakt se 100 ditë nuk mjaftojnë për ta vlerësuar ndikimin e Qeverisë në rrjedhat ekonomike.
    Por, 100 ditë mjaftojnë për të parë kahet nëpër të cilat po ecën vendi. Sinjalet e para janë shumë
    trishtuese.
    Nga mënyra se si kjo qeveri e ka trajtuar sektorin ekonomik lë për t’i konkluduar dy gjëra:
    mungesë serioziteti në trajtimin e një prioriteti të deklaruar si numër 1, pra prioritetin ekonomik,
    ose tregon paaftësi të Kabinetit qeveritar për ta vendosur relacionin e qëlluar ndërmjet
    objektivave të deklaruara, politikave dhe instrumenteve të zgjedhura për t’i realizuar objektivat e
    përcaktuar.
    Pjesa tjetër e dëshpërimit vjen nga Programi qeverisës i këtij kabineti, një dokumenti që e them
    shumë siguri se është përpiluar shumë vite më parë dhe nuk disponon as me minimumin e
    lidhshmërisë, as me situatën aktuale politike, në të cilën ndodhet Kosova, e as me nevojat
    momentale të ekonomisë së vendit.

    25
    Nëse e shikojmë në tërësi, ky dokument në asnjë variant nuk del më i avancuar se plani i
    famshëm i Banjskos, i përpiluar brenda një vikendi në vendskijimet e Bullgarisë.
    Nëse shikohet me kujdes pjesa dedikuar politikave fiskale, do të kuptojmë menjëherë se
    dokumenti është përpiluar nga individë me njohuri vetëm bazike të fushës, por shumë të aftë për
    të kopjuar paragrafë nga dokumentet tjera, kryesisht nga tekstet shkollore.
    Ajo që vërehet në Programin qeverisës është një kaos i vërtetë në përcaktimin e prioriteteve, me
    ç’rast del që Qeveria përveç më tepër se 50 prioritete ka edhe rreth 15 objektiva, e besa edhe disa
    synime.
    Por, ajo që mungon tërësisht është përcaktimi i indikatorëve për matjen e suksesit, si dhe
    prezantimi i instrumenteve që kjo Qeveri mendon t’i përdorë për arritjen e qëllimeve të
    përcaktuara.
    Në këtë kuptim, Programi qeverisës përngjan shumë më shumë në një program elektoral se sa në
    një instrument për realizimin e politikave.
    Në vend të indikatorëve dhe instrumenteve, Qeveria na ofron zotime për angazhim, në shumicën
    e rasteve madje premton angazhim serioz.
    Më lejoni që me këtë rast të përmend vetëm disa shembuj që e ilustrojnë këtë joseriozitet të
    Qeverisë në përpilimin e politikave fiskale në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit.
    Qeveria e sheh përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit tatimor si prioritet themelor të sajin dhe
    konstaton se ky përmirësim, krahas ndihmesës në zhvillimin ekonomik, ndihmon edhe agjendën
    e kohezionit social dhe ruajtjen e përparësisë krahasuese të mjedisit biznesor. Kjo është
    skandaloze.
    Jam i bindur që po ta pyesim kryeministrin se çfarë do të thonë këta rreshta në Programin e tij
    nuk do të dijë t’i shpjegojë. Dikush që sadopak i kupton termat e përmendur më lart, me siguri se
    nuk do të lejonte formulime të tilla të pakuptimta. Pra, po flasim për një Program qeverisës, i cili
    jo vetëm që nuk është premtues, jo vetëm që nuk bazohet në buxhet, por ka edhe mungesë të
    logjikës në përpilimin e pikave të tij.
    Po ashtu, Qeveria zotohet se duke i mbajtur të ulëta normat tatimore do të mundësojë rritjen e të
    hyrave buxhetore, një logjikë kjo e nxjerrë nga hipoteza e lakores së Lafferit, e cila, në fakt, u
    referohet vendeve me norma shumë më të larta tatimore.
    Shikuar nga ky prizëm, del që Qeveria ose nuk u beson një formulimi të tillë, ose nuk është e
    vetëdijshme se çka ka futur në Programin qeverisës. Sjellja në praktike, rritja e përditshme e
    normave tatimore, çon në një përfundim të tillë.
    Njësoj e pakuptimtë është edhe pjesa që e trajton vullnetin e Qeverisë për fiskalizimin e
    bizneseve, ku gjejmë formulime të palogjikshme.

    26
    E pakuptimtë është edhe dëshira e Qeverisë për ta ulur pragun tatimor për regjistrimin e
    bizneseve për TVSH, pa i forcuar paraprakisht kapacitetet absorbuese të Administratës Tatimore.
    Hiç më mirë nuk e gjen as shpjegimin për prapavijën e shfrytëzimit të lehtësirave fiskale, meqë
    argumentet e përdorura në fakt shfrytëzohen për barriera tregtare, por jo për lehtësira fiskale.
    Në fund, më lejoni edhe një herë t’i drejtohem Qeverisë me kërkesë që, si zhvillimit ekonomik,
    ashtu edhe politikave fiskale, që mendon t’i aplikojë, t’i kushtojë më shumë vëmendje e të fillojë
    t’i trajtojë më seriozisht. Veprimet e deritanishme nuk lënë shumë hapësirë për optimizëm në
    këtë drejtim.
    Dhe, krejt në fund, meqë këtu u përmend Prishtina, ndoshta z. Beqaj nuk e di, por qytetarët e
    dinë që Prishtina që 15 vjet është kriminalizuar. Në Prishtinë për 15 vjet me radhë, përveç
    anëtarëve të PDK-së dhe atyre që kanë qenë afër PDK-së, nuk është punësuar askush tjetër në
    nivelin nacional. Dhe, e njëjta gjë ka ndodhur edhe në nivelin lokal, ku janë punësuar vetëm të
    afërmit, vetëm dajat e kushërinjtë e përfaqësuesve të LDK-së. E di që kryeministri e tha këtë për
    ndërtimet në Prishtinë, ku ka filluar të bëhet një rregull i mirëfilltë. Kryeministri tha se jashtë
    vendit janë duke dalë qytetarët me iPhone, pra nuk tha se janë duke dalë qytetarët me çekiçë...
    (Ndërprerje nga regjia)
  • Regjia, edhe 10 sekonda i kanë mbetur!
  • ...Është hera e parë që po e shoh këtu afër ministrin e Punëve të Brendshme.
    Kemi kërkuar disa herë prej tij ta thotë numrin e saktë të qytetarëve që janë larguar nga Kosova,
    meqë kryeministri nuk po e di. Çdo hyrje dhe dalje jashtë Kosovës regjistrohet në kufi. Të gjithë
    qytetarët...
    (Ndërprerje nga regjia)
  • Vetë i kërkove 10 sekonda, ata të kanë dëgjuar, unë nuk u thashë. Pas 15
    sekondave e kanë ndalë. Jo, nuk po e mbrojë askënd, secili e mbron veten.
  • Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, zotëri Hashim Thaçi, e ka fjalën.

    ZËVEND
  • Faleminderit, i nderuar kryetar Veseli!
    I nderuar kryeministër Mustafa,
    Kabinet qeveritar,
    Të nderuar deputetë,
    Qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Programi i Qeverisë është një program ambicioz, konciz dhe real për realitetin politik dhe qytetar
    të Republikës së Kosovës. Në thelb të angazhimit të Qeverisë së dalë nga marrëveshja për
    bashkëqeverisje ndërmjet PDK-së dhe LDK-së është zhvillimi ekonomik dhe përmirësimi i
    mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.


    27
    Që nga shpallja e pavarësisë, Kosova i ka realizuar etapat kryesore në konsolidimin e shtetit
    brenda dhe jashtë. Zgjidhjet e qershorit të vitit të kaluar janë një konfirmim i konsolidimit të
    brendshëm dhe shtrirjes së sovranitetit të Kosovës në tërë territorin e saj. Dëshmia më e mirë
    është organizimi i zgjedhjeve nacionale në gjithë territorin e vendit. Kosova është konsoliduar
    edhe jashtë dhe po e fuqizon subjektivitetin e vet ndërkombëtar. Konfirmim për këtë janë ftesa
    për ta nënshkruar me MSA-në dhe Bashkimin Evropian në pjesën e parë të këtij viti, si dhe
    Konferenca Rajonale “Ballkan 6”, ku është rikonfirmuar edhe një herë se Kosova është shtet
    shembull për bashkëpunim në rajon.

    Ky konsolidim i brendshëm dhe i jashtëm ka qenë parakusht që Kosova të funksionojë si shtet.
    Që nga zgjedhjet e kaluara, partitë politike është mirë që janë përqendruar edhe më tepër në
    aspiratat dhe synimet e qytetarëve të saj. Kjo është ekonomia, zhvillimi i vendit dhe hapja e
    vendeve të reja të punës, që janë edhe prioritet i Qeverisë të Kosovës.

    Pas zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit të vitit të kaluar, Kosova u vu në kërkim të formulës
    më të mirë qeverisëse. Rezultat i kërkimeve për Qeverinë e re ishte marrëveshja politike
    ndërmjet PDK-së dhe LDK-së. Kjo marrëveshje është e arsyeshme pasi dy partitë e kanë të
    përqendruar vëmendjen në zhvillimin ekonomik të vendit, çka është proklamuar në programin e
    Qeverisë së Republikës së Kosovës, si krijimi i kushteve për investimin në Kosovë dhe hapja e
    vendeve të reja të punës. Kjo do të thotë infrastrukturë adekuate teknike dhe ligjore, sundim i
    ligjit, stimulim i prodhuesve vendorë, identifikimi i fushatave strategjike në të cilat Kosova ka
    mundësi zhvillimi dhe ku mund të ketë rezultate të mira. Bujqësia, energjetika dhe xehetaria janë
    identifikuar si fusha në të cilat Kosova mund të zhvillohet, siç e përmendi edhe kryeministri
    Mustafa.

    Por, nuk janë lënë anash as arsimi dhe përgatitja e kuadrove për shërbimet e teknologjisë
    informative dhe banka. Më konkretisht, jemi duke e ndërtuar infrastrukturën, si autostradat,
    pastaj jemi duke zhvilluar negociata për kredi për modernizimin e hekurudhave, për ndërtimin e
    termocentralit të ri “Kosova e Re”, si dhe projekte për hidrocentralet e vogla gjithandej Kosovës.
    Përmirësimi i infrastrukturës ligjore dhe përkrahja për Gjyqësorin, rritja e buxhetit për bujqësinë
    dhe subvencionet për bujqësi.

    Ndërsa, edhe në arenën ndërkombëtare, por edhe politika e jashtme është vënë në shërbim të
    zhvillimit ekonomik të vendit. Diplomacia ekonomike është kryefjala e politikës së jashtme.
    Kosova po promovohet si destinacion i ri dhe atraktiv për investime. Investimi në Qendrën e
    Skijimit në Brezovicë është një argument i fuqishëm për t’i tërhequr investitorët e rinj seriozë
    ndërkombëtarë.

    Janë duke u përgatitur projekte konkrete me analiza dhe biznes-planet e elaboruara, që do t’u
    prezantohen investitorëve në Evropë dhe më gjerë. Prioritetet tjera të politikës së jashtme janë
    forcimi i shtetësisë.

    Do të vazhdojmë të kërkojmë njohjen e Kosovës, por në fokus do të jetë edhe anëtarësimi i
    Kosovës në forume e organizata ndërkombëtare, nga ku qytetarët e Kosovës do të përfitojnë sa
    më shumë. Në të njëjtën kohë, i kemi vizituar vendet fqinje dhe jemi duke e vizituar rajonin, nga
    ku kemi promovuar fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim për të ardhmen e përbashkët euroatlantike.

    28
    Kemi mbajtur, siç e përmendi edhe kryeministri Mustafa, mbledhjen e përbashkët të të dy
    qeverive, me Shqipërinë. Kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Maqedoninë dhe
    presim shumë shpejt edhe mbajtjen e përbashkët të mbledhjes së dy qeverive, të Republikës së
    Kosovës dhe Maqedonisë. Po e përmbyllim demarkacionin me Mal të Zi. E kemi vazhduar
    dialogun për normalizimin e marrëdhënieve të plota me Serbinë.

    Gjithashtu kemi zhvilluar kontakte dhe vizita edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermani
    dhe vende tjera për ta konfirmuar partneritetin tonë, synimet dhe vizionin tonë që të jemi pjesë e
    NATO-s dhe e Bashkimit Evropian, ndërsa në takimet “B 6” kemi dëshmuar se jemi partnerë i
    barabartë në rajon dhe lider në promovimin bashkëpunimit për të ardhmen rajonale.

    Synimet afatshkurtra për këtë vit do të vazhdojnë të jenë nënshkrimi i Marrëveshjes për
    Stabilizim-Asociim, aplikimi për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, si dhe ta bindim
    Komisionin Evropian që brenda të këtij viti të rekomandojë liberalizimin e regjimit të vizave për
    Kosovën.

    Synime afatgjata mbeten fuqizimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës me theks të veçantë
    në sigurimin e njohjes nga 5-shja e Bashkimit Evropian, që ende nuk e ka njohur Kosovën, si dhe
    puna për t’u bërë anëtar i Kombeve të Bashkuara.

    Kosova sot e ka stabilitetin dhe fuqinë politike për t’i shtyrë përpara interesat e qytetarëve të vet,
    prandaj Qeveria e saj e gëzon besimin dhe mbështetjen e shumicës së qytetarëve. Po, autostradat
    janë duke vazhduar edhe për Shkup, edhe për Pejë, edhe për Mitrovicë, edhe kjo tjetra Prishtinë-
    Nish do të vazhdojë dhe siç e përmendi edhe kryeministri tani jemi në fazën mjaft të rëndësishme
    të fillimit të projektit të autostradës Prishtinë-Gjilan, Donikë. Faleminderit!

  • Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, e ka kërkuar fjalën.

    MINISTRI SK
  • Faleminderit, zoti kryetar!
    I nderuar kryeministër Mustafa,
    Zëvendëskryeministra,
    Ministra,
    Të nderuar deputetë,
    Zonja dhe zotërinj,
    Programi që para jush sot e deklamoi kryeministri Mustafa është i sajuar me kujdes dhe mbulon
    fushat prioritare, duke i përcaktuar objektivat të qartë dhe instrumente dhe kornizë të qartë për
    arritjen e objektivave.

    Qeveria e Republikës së Kosovës gjatë këtyre muajve të qeverisjes ka bërë punë të madhe dhe ka
    qenë e angazhuar intensivisht në aktivitetet e ngjeshura ndërkombëtare për ta rritur përkrahjen
    ndërkombëtare, në rend të parë përkrahjen evropiane për disa objektiva madhore në fushën e
    rendit dhe të ligjit.

    Pra, unë do të përqendrohem në fushën e rendit dhe të ligjit, përkatësisht në prioritetet që i ka
    vendosur Qeveria e Republikës së Kosovës për këtë sektor.


    29
    Gjatë muajve të kaluar ka pasur një aktivitet të ngjeshur ndërkombëtar për ta rritur përkrahjen, e
    cila është evidente dhe shumë shpejt do t’i japë rezultatet e saj për anëtarësimin e mëtejmë të
    Republikës së Kosovës në mekanizma ndërkombëtarë të bashkëpunimit policor, për arritjen e
    marrëveshjeve të shumta bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe vendeve anëtare të
    Bashkimit Evropian, në rend të parë, për bashkëpunim policor dhe në fushën e rendit dhe të
    ligjit.

    Gjatë muajve të kaluar është zhvilluar dhe ka pasur bashkëpunim të ngushtë dhe përmbajtjesor
    substancial ndërmjet Republikës së Kosovës dhe vendeve anëtare të BE-së, veç e veç, dhe si
    tërësi në adresimin e çështjeve jetike dhe urgjente, siç ishte migrimi i parregullt ose ilegal,
    quajeni si të doni.

    Republika e Kosovës ka bërë gjithçka që është e mundshme që qytetarëve të Kosovës t’ua
    shpjegojë, t’ua përcjellë mesazhin e qartë se migrimi ilegal nuk është zgjidhje, duke pasur
    parasysh që të gjitha vendet e Bashkimit Evropian e kanë thënë qartë dhe pa eukivoke se të gjithë
    do të kthehen. Si do që të jetë, falë bashkëpunimit të shkëlqyeshëm të Policisë të Kosovës dhe të
    organeve të rendit dhe ligjit në Kosovë, me “Europol”-in dhe vendet anëtare të BE-së, veç e veç,
    është arritur sukses i pakontestueshëm dhe i madh në zbulimin dhe arrestimin e një rrjeti të madh
    trafikantësh me njerëz - 77 në vendet e ndryshme të Bashkimit Evropian dhe në Kosovë. Ky
    sukses ka ardhur ekskluzivisht falë bashkëpunimit të ngushtë të institucioneve të rendit dhe ligjit
    të Republikës së Kosovës me “Europol”-in dhe me policitë individuale të vendeve anëtare
    individualisht.

    Liberalizimi i vizave ka qenë dhe mbetet prioritet i Qeverisë të Republikës së Kosovës dhe, edhe
    këtu, unë ju siguroj, në emër të Ministrisë të Punëve të Brendshme dhe në emër të gjithë asaj që
    bie në këtë dikaster, se janë bërë përparime të ndjeshme, jo vetëm në këtë sektor, por në të gjithë
    sektorët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe jemi shumë afër përmbushjes definitive të
    kritereve teknike dhe krejt natyrshëm dhe me të drejtë presim që Bashkimi Evropian të marrë
    vendim që të mos e mbajë Kosovën të izoluar si të vetme në Ballkanin Perëndimor nga regjimi i
    lëvizjes pa viza në zonën Shëngen.

    Unë po e përmbyllë këtu, duke konstatuar dhe duke theksuar para qytetarëve të Republikës së
    Kosovës se të gjitha shqetësimet e tyre janë duke u adresuar në mënyrë sektoriale dhe sërish flas
    për sektorin tim. Dhe, rezultatet do të vijnë, pashmangshëm. Kushdo që pret se do të ndodhin
    mrekullitë brenda tre muajsh, ose është në lajthitje, ose nuk e ka idenë elementare të qeverisjes.
    Faleminderit!

  • Ramush Haradinaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

  • Të nderuar deputetë,
    I nderuar Kabinet qeveritar,
    Zoti kryeministër,
    I nderuar kryesues,
    Shikoni, një fjalë të gjatë, prej nja katër-pesë faqesh po e reduktoj në dy-tri momente kyçe, se
    ndoshta edhe jeni mërzitur duke dëgjuar.


    30
    E para, për t’u ndryshuar gjendja në Kosovë besoni s’mund të ikim pa e trajtuar edhe një temë,
    që njihet si shtet i kapur, kapja e shtetit. Në rast se nuk e trajtojmë këtë temë, e në çfarë mase
    mund ta shkapim nuk e di, ose mundeni, por në rast se i ikni krejt kësaj teme, nuk shoh që
    drejtimi është i mirë.

    E dyta, që po ashtu e ka peshën e madhe, a mund ta ndalim korrupsionin, ose për ta zvogëluar,
    ose për të punuar institucionet, në njëfarë mënyre që korrupsioni s’e shkatërron Kosovën.
    E treta, është kjo që bëtë ju sot, për t’ i kryer punët e shtëpisë, detyrat qeverisëse, sa mbërrini, sa
    mundeni, në aftësinë e dijen e juaj. Një aspekt tjetër është i rëndësishëm, a mund të jemi partnerë
    të qëndrueshëm të tjerëve. Pra, në fushën e sigurisë, se në atë politike besoj ka përparime, e
    dimë, që ka, por a mundemi edhe të jemi partnerë ekonomikë, pra të sjellim investime në vend,
    që të mund pastaj ne edhe ju të kalkulojmë e kush e ka interesimin, sa do të rritet bruto-produkti
    në 2018-ën, sa vende të punës i hapim deri atëherë, sa e zvogëlojmë papunësinë, si dhe a do të
    ndryshohet struktura e shkëmbimeve tregtare në mes Kosovës dhe të tjerëve, pra eksport-import
    dhe a do të ndryshohet standardi i njerëzve tanë. Këto janë parametrat me të cilat ne duhet të
    përballemi sot, por jo vetëm sot, me siguri se edhe në të ardhmen.

    Sipas bindjes sime, në rast se nuk e trajtoni në këtë mënyrë gjendjen në vend, besoni, sado që
    mendoni se ua kam inati, s’ka dert, ju do ta fundosni edhe Kosovën edhe vetveten, edhe këtë
    Qeveri. Pra, në rast se s’e kuptoni se shkapja e shtetit është parametër i parë, ndalja e
    korrupsionit është shumë e rëndësishme, punët e shtëpisë, detyrat qeverisëse, s’ka dilemë që e
    kanë peshën e vet, partneriteti i qëndrueshëm, sidomos në sferën ekonomike e do të shkojmë
    gabim, do të shkojmë keq, kur të takohemi tjetër herë për ballafaqim me gjendjen do të jemi më
    keq se sot. Faleminderit!

  • Faleminderit! Nga Grupi Parlamentar “Nisma”, Fatmir Limaj e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    I nderuar kryeministër,
    Të nderuar ministra,
    Kolegë deputetë,
    Se jemi në një situatë paradoksale, tregon edhe ky moment i diskutimit. Qytetarët që e shikojnë
    këtë debat, nuk e kanë të qartë se çka është duke u debatuar, a po bisedohet për programin
    qeveritar, apo për 100-ditëshin.

    Në vend se sot të bisedojmë tamam për 100-ditëshin nga programi që është bërë me fillimin e
    qeverisjes, ne sot do të bisedonim për atë çka ka mundur të bëjë ky program për 100 ditë e çka
    s’ka mundur. Mungesa e programit, duhet folur për zhvillimet që kanë dalë për 100 ditë në
    vendin tonë, në qeverisjen e koalicionit qeverisës.

    Së pari, prej ditës së parë ka qenë e qartë që ne kemi një vazhdimësi të qeverisjes në planin e
    investimeve ekonomike, po flas. Këtë e dëshmon miratimi i buxhetit i hartuar e i përgatitur nga
    Qeveria e kaluar. Natyrisht, nuk besoj që dikush pret që ndryshime cilësore në zhvillimin
    ekonomik mund të ndodhin për 100 ditë. Këto janë të pamundura.


    31
    Për 100 ditë jepet një uverturë se kah do të shkojë, në aspektin e planit dhe zhvillimit ekonomik
    të vendit tonë dhe, nuk besoj që ne këtu do të duhej të merremi me atë se çka ka bërë Qeveria në
    planin ekonomik për 100 ditë, sepse do të ishte e padrejtë dhe e pamundur për 100 ditë të shihet.

    Ajo çka po them unë, është se ne kemi vazhdimësi të qeverisjes dhe pak a shumë e dimë se si do
    të shkojë buxheti këtë vit, i hartuar nga qeverisja e kaluar.

    Po mirë, çka ka mundur të ndodhë për 100 ditë? Natyrisht, ka pasur mundësi për këto 100 ditë të
    ndodhin shumë gjëra, për të dhënë një shembull, se qeverisja e re do të bëjë hapa ndryshe nga
    qeverisja e kaluar, do të ketë një shkëputje, një mentalitet tjetër qeverisës dhe një dëshirë për t’i
    ndryshuar gjërat, një demonstrim për t’i ndryshuar gjërat në kuptimin pozitiv.

    Në këto 100 ditë, kemi parë edhe aty, për të treguar se klima e Qeverisë është goxha e vështirë
    dhe e rëndë për të treguar hapat se do të ketë një qeverisje ndryshe, tregon më së miri se edhe
    ndonjë përpjekje e ndonjë ministri, për t’i kapur gjërat dhe për ta futur një frymë ndryshe në
    qeverisje, nganjëherë keni parë edhe në medie dhe jashtë medieve, se ka një prapavijë, një
    disponim për ta sulmuar çdo përpjekje të një ministri për të ndryshuar gjendjen, aty-këtu ndonjë
    ministër që po përpiqet për të pasur një frymë ose një ndryshim në logjikën, mentalitetin dhe
    mënyrën e qeverisjes, nga ajo që ne po e shohim.

    Domethënë, klima është të vazhdohet status quo-ja, të mos prishet balanca dhe në këtë mënyrë
    çka mund të bëjmë rrugës. Kjo është ajo që ka ndodhur këto 100 ditë, nga ajo që ne e kemi parë,
    të paktën.

    E thashë edhe më herët, çka ka mundur të ndodhë për 100 ditë të kaluara? Unë mendoj, se kanë
    mundur të ndodhin disa gjëra, disa hapa të rëndësishëm për të demonstruar se do të kemi një
    qeverisje ndryshe. Ka shkëndija, që ne nuk mund të mos i pranojmë. Për shembull, ka shkëndija,
    që ka tendenca me qenë më transparentë se sa në të kaluarën. Për shembull, thuhet “S’ka
    mundësi të rriten pagat!” Është një gjë që duhet përshëndetur, sepse gjendja është kështu.

    Ka tendenca, sikurse u tha “FAK-u nuk mund të shkojë në veri”. S’është thënë sot, kryeministri e
    ka bërë publike, por kjo është më 2011 e 2012, është kjo marrëveshje e hershme, që FAK-u nuk
    mund të shkojë ne veri, por ne të paktën po e dëgjojmë nga Qeveria sot. E tani, a është e drejtë a
    s’është e drejtë, besoj se do të vijë koha kur do të debatojmë për këtë.

    Por, unë inkurajoj që edhe gjendjen e rëndë edhe të mirë, çfarëdo që të jetë, është mirë sa më
    shumë transparente ta bëjmë transparente, sepse ka nevojë njerëzit ta dinë se në cilën gjendje
    jemi, sepse pastaj edhe përgjegjësia është më e vogël, ose të paktën e dimë pse s’po mund të
    bëhen gjërat, për të cilat presin njerëzit që të bëhen.

    Çka ka ndodhur për 100 ditë? Çka ka mundur të ndodhë e çka ne kemi pritur? Për shembull,
    kemi pritur që do të kemi, siç ka qenë e premtuar vazhdimisht dhe është kritikuar se do të kemi
    një qeveri më të vogël, ka ndodhur e kundërta. Kemi një qeveri më të madhe. Kemi shtim të
    ministrive dhe kemi emërim të zëvendësministrave, në mënyrën që po e shohim si po emërohen.
    Kjo ka mundur të ndodhë, kjo ka qenë një shenjë e demonstrimit, se do ta bëjmë një qeveri më të
    vogël, sepse të gjithë e kemi kritikuar Qeverinë e madhe në qeverisjen e kaluar. Tash, është e

    32
    vërtetë që s’kemi 5 zëvendësministra, por i kemi dy apo tri ministri më tepër, pak a shumë, po
    rritet Qeveria dhe, kjo ka qenë dashur të ndodhë e kundërta.

    Është e vërtetë, që për 100 ditë Qeveria aktuale është ballafaquar menjëherë me pakënaqësi dhe
    greva, pakënaqësi në rritje për gjendjen ekonomike-sociale të qytetarëve dhe pastaj edhe në
    greva të sektorëve të caktuar. Po, s’është faji i opozitës pse është rritur pakënaqësia dhe pse kemi
    greva, faji është i premtimeve, i mashtrimeve, i premtimeve që ua kanë bërë arsimtarëve, që ua
    kanë bërë sektorëve të ndryshëm, se do të ketë rritje të pagave. Dhe, kur këta sektorë, këta njerëz
    e kanë parë që në buxhetin e miratuar në Parlamentin e Kosovës, nuk do të ketë rritje të pagave,
    siç u është premtuar në fushatën elektorale, natyrisht, ata kanë shprehur pakënaqësinë e tyre,
    duke demonstruar edhe me greva.

    Kjo pastaj, ju ka hequr atyre çdo shpresë, sepse janë mësuar të gënjehen nga ministri i
    Financave, pastaj edhe nga kryeministri duke thënë që s’ka para. Kjo është gjendja!

    Dhe, kjo ka ndodhur, ky tension, ky presion i Qeverisë ka ndodhur për shkak të premtimeve të
    rrejshme apo mashtrimeve.

    E dyta, u fol për protesta. Si erdhi deri te shkaku i protestave? Dikush tha, ka pasur prapavijë
    politike këtu. Edhe unë besoj, se s’ka protestë tjetër, përveç politike. Çdo protestë është politike.
    Por, shkaqet? Si ka ardhur deri te protesta? Kush e provokoi protestën, si erdhi deri te protesta?
    Përsëri nga Kabineti qeveritar.

    Një anëtar i Kabinetit qeveritar ka ofenduar qytetarët e këtij vendi dhe, hezitimi i Qeverisë për ta
    marrë në përgjegjësi atë anëtar të Kabinetit, në një mënyrë apo tjetër, ka krijuar shkaqet për të
    ardhur deri te ajo protestë që erdhi e në fund edhe u përmbyll ajo siç u përmbyll.

    U fol për... ne nuk kemi asnjë indicie, ne kemi pritur që në 100 ditë të paktën të kemi
    demonstrim të indiceve, se në sektorë të caktuar po fillohet një erë e re, një ndryshim i gjendjes.
    Gati pothuaj, nuk ka sektor në Republikën e Kosovës, që nuk është në një gjendje kaotike, që
    ballafaqohen me probleme të natyrave të ndryshme, të gjitha sektorët. Ama, unë do të ndalem në
    dy a tri, të cilat janë tepër të rëndësishme, e cila do të krijonte shpresën dhe mundësinë që këtu
    edhe të ndryshohet gjendja dhe të hapet mundësia e perspektivës së zhvillimit ekonomiko-social
    të këtij vendi.

    U fol për shkapjen e shtetit. Jo që s’ka asnjë sinjal në drejtim, që çon se këtu po demonstrohet
    dhe do të punohet në shkapjen e institucioneve të pavarura të këtij vendi, por e kemi një situatë
    goxha të rëndë. Sistemi i drejtësisë në vendin tonë është para kolapsit. Mund të mos na bëjë
    përshtypje, natyrisht, secili i ka bindjet e veta, realitetin e kemi.

    Imagjinoni, në një Këshill Prokurorial dalin prokurorët dhe e akuzojnë njëri -tjetrin. Prokurorët
    thotë, një grup thotë, është i kapur nga bandat kriminele, ky tjetri thotë është i shantazhuar,
    kështu ndodh edhe në Gjykatën Supreme. Kemi grevën edhe të gjyqtarëve, domethënë, sistemi
    ynë i drejtësisë, fatkeqësisht, është para një kolapsi.


    33
    Që të jem i qartë, detyrë, obligim për ta ruajtur funksionimin e sistemit të drejtësisë në këtë vend,
    është përgjegjësi e Qeverisë. Është diçka tjetër të ndërhyhet në drejtësi, diçka tjetër është të ruhet
    funksionimi i sistemit të drejtësisë, që fatkeqësisht, nuk po ndodh. E dimë në çfarë situate është
    sot dhe, çfarë do të prodhojë, sidomos greva dhe ajo që po ndodh.

    Ne po futemi në një proces të komprometuar te një Gjykate Supreme dhe ajo që ka ndodhur,
    qoftë në Këshillin Gjyqësor, qoftë në Këshillin Prokurorial dhe kjo do të ketë pasoja për shtetin
    ligjor. Dhe, kjo është një sinjal negativ, jo që s’kemi shkapje, por fatkeqësisht, krejt ajo çka ka
    ndodhur për vite të tëra po shpërfaqet, po shpërfaqet gjendja dhe kemi me qenë para një krize
    dhe, unë pres që Qeveria shumë seriozisht të fillojë të mendojë e të merret me këtë çështje.

    Në ndërmarrje publike e kemi situatën kaotike. Shikoni çfarë është duke ndodhur në Radio-
    Televizionin e Kosovës, kemi një menaxhment, i cili sillet sikur të ishte pronë e tij private. Kemi
    një instalim të censurës, kemi një seleksionim të lajmeve, kemi seleksionim të ngjarjeve,
    gazetarët janë të frikësuar dhe të orientuar politikisht, ku duhet të shkojë e të paraqesë ngjarje e
    ku s’duhet të paraqesë ngjarjet. Kemi një televizion, jo më shtetëror, se po të ishte shtetëror do të
    ishte mirë, por kemi televizion në shërbim të individëve, të individëve të kufizuar, se ky është
    televizion dhe, as i Qeverisë nuk është ky televizion krejt, se të ishte i Qeverisë, bile kishim
    thënë diçka, po as i Qeverisë nuk është krejt.

    Dhe, ne heshtim dhe, ne shkojmë themi- shkojmë të votojmë edhe shkojmë me votë. E bëjmë
    edhe me votë, por dëmet nuk mund të ndalen, pasojat do t’i kemi, do t’i shohim në të ardhmen.

    Çka është duke ndodhur në sektorë tjerë të veçantë? Mua më vjen keq për shumë ministra këtu
    mbrapa, të cilët e kanë vullnetin dhe unë besoj se e kanë vullnetin për të punuar, po këta mirë e
    dinë se në çfarë gjendje i kanë sektorët e vet dhe me çfarë ballafaqohen. Është momenti, të
    nderuar miq, në qoftë se doni të realizoni ato pritje për të cilat, po flasim në emër të qytetarëve,
    filloni seriozisht t’i zgjidhni problemet e grumbulluara me vite dhe t’ua ktheni shpresën këtyre
    njerëzve.

    Më së lehti është me u gjuajt pozitë dhe opozitë. Edhe nëse gjuhemi pozitë-opozitë, ju gjithmonë
    do të fitoni, sepse jeni shumicë. Mos e ndalni, po qe se doni kështu. Por, ju siguroj se me këtë
    mentalitet, nëse shkojmë në atë mënyrë, në fund do të dëmtohet më së shumti vendi e përmes
    vendit do të dëmtoheni ju si shumicë, në qoftë se nuk reflektoni drejt me ato që keni.

    Këto 100 ditë... çka do të bëhet në të ardhmen, do të shohim. Por, ne presim nga kryeministri e
    Qeveria, që tash e tutje më mos të na lexojë programe, se çka ka për të bërë, por të na tregojë çka
    ka bërë.

    Dhe në fund, po e mbyll. A e vërejtët një gjë? Situata është e rëndë në këtë qeverisje. Gjithkund
    në botë del kryeministri e raporton për punën e vet, kryeministri për Kabinetin qeveritar. Ne sot i
    patëm dy raporte, Qeveria Mustafa dhe Qeveria Thaçi. Skenderit iu duk që po mbetet prapa, u
    çua edhe Skenda, edhe ky ta bëjë një raport.

    Dhe, ky mentalitet po s’e ndërruam këtë klimë, po s’e dimë kush është adresa, një zot shtëpie
    edhe me u bë ekip për të punua, do ta shihni, siç... unë s’e kam fort gajle, pse ju nuk pajtoheni

    34
    njëri me tjetrin, por dëmi është tek vendi. Pres që edhe në këtë drejtim të punoni shumë, që të
    paktën, bile këtu në Parlament, ne e dimë qysh jeni në mes vete, po të paktën në Parlament, mos
    dilni dy qeveri, këtu.

    Ne sot dëgjuam raportin e dy qeverive. Kjo s’ka ndodhur kurrkund e s’bën të ndodhë as te ne!
    Ishalla, herën tjetër, raporti tjetër nuk bëhen më shumë se një! Po, siç ka filluar Skenda, ku me e
    ditë tash këtu mbas Skendës kujt i ka mbetur merak... Faleminderit!

  • Qerim Bajrami, ju lutem, “6+”-i.

    Č
  • Zoti Hyseni ka kërkuar replikë, po zoti Limaj nuk është këtu, zoti Hyseni. Atëherë,
    ministri Hyseni, replikë.

  • S’ka lidhje që s’është Famiri, këtu, se i ka kolegët që ia
    përcjellin. Merrni shënime!

    Fatmir Limaj, si duket, edhe pse ka qenë gjatë në Qeveri, ka harruar që kur bëhet fjalë për 100-
    ditëshin e Qeverisë, të gjithë ministrat kanë të drejtë dhe duhet të flasin për punën e vet dhe, jo
    vetëm kryeministri apo zëvendëskryeministri.

    Do të ishte fyerje për Kuvendin e Republikës së Kosovës, nëse secili ministër, Fatmir, kudo që je
    po ta them tash, nuk do ta merrte fjalën dhe t’u përgjigjej observimeve veç e veç të deputetëve.
    Prandaj, përpjekja për ta luajtur këtu njëfarë interpretuesi të Kanunit, siç di Fatmiri të jetë
    nganjëherë, është totalisht e dështuar.

    Ai kanune mund të interpretojë diku tjetër, por jo në Kuvend të Kosovës. Kuvendi i Kosovës sot
    po debaton për 100 ditë të Qeverisë Mustafa dhe secili anëtar i Kabinetit Mustafa, është i
    obliguar të flasë para jush dhe të tregojë çka ka bërë gjatë 100 ditëve të kaluara. Faleminderit !

  • Zafir Berisha, kundër-replikë nga “Nisma”, pasi ministri iu drejtua Grupit
    Parlamentar, pastaj.

  • Faleminderit!
    Është një e vërtetë, zoti ministër, që kur të dalësh të flasësh është mirë të thuash diçka, por ju në
    fakt nuk thatë asgjë dhe, natyrisht, se u morët nëpër gojë, përndryshe nuk prezantuat. Do të ishte
    mirë të prezantoni, se çfarë masash keni ndërmarrë për miliona euro, që kanë humbur para disa
    ditësh në Ministrinë tuaj, për vrasjet që ndodhin për çdo ditë në Kosovë dhe, ky është roli juaj
    dhe duhet t’u tregoni deputetëve, jo të tregoni “muhalife” në Parlament, sa për t’ua marrë kohën
    deputetëve. Faleminderit!

  • Atëherë, kalojmë në pjesën e diskutimeve në bazë të paraqitjes së deputetëve. I
    kemi aktualisht 34 deputetë të paraqitur për diskutim. Do të fillojmë me Shaip Mujën, pa Grup, u
    japim privilegj, pasi që janë pa grup.

  • Faleminderit, zoti kryetar!
    Më zure kështu të befasuar, sepse prita të akumuloj se çka po thonë këtu, mirëpo, unë dua t’i
    them vetëm dy fjali.

    Unë jam dakord, që programi qeveritar nuk është diskutuar nga deputetët këtu dhe, si rrjedhojë
    ne nuk do të nxjerrim asgjë si rezultat për 100-ditëshin, i cili ka ndodhur, sepse kanë qenë vërtet
    disa veprime të cilat edhe nuk mund të nxjerrin ndonjë cilësi, sepse ka punuar Qeveria pa një
    program dhe pa një orientim.

    Mirëpo, duke e marrë këtë programin që e kemi aktualisht dhe, nëse e zhveshim gjuhësisht nga
    pjesa dëshirore, që paraqitet në këtë program, ky program shndërrohet vetëm në dy faqe

    36
    përmbajtjesore, nga 90 faqe. Dhe, mënyra dëshirore e paraqitjes së propozimeve dhe kërkesave
    janë shumë interesante.

    Në Komisionin ku unë veproj në bujqësi, ka një romantizëm dhe ka një paraqitje të dëshirave, të
    cilat nga kultivimi i kivit, që do të bëhet në Republikën e Kosovës e deri tek strukturimi i
    organizimit bujqësor dhe, thuhet në një fragment, thuhet për të arritur standardet evropiane, ne
    do ta futim Agjencinë e Ushqimit dhe Kontrollit të Ushqimeve nën Ministrinë e Bujqësisë. Kjo,
    jo që s’është standard, por është anti-standard evropian. Kjo, jo që s’është politikë, siç bëhet edhe
    në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por është në kundërshtim me politikat e pavarësisë së
    institucioneve të tilla. Në aspektin e politikave shëndetësore të cilat janë edhe nga grupet
    parlamentare, këtu që i dëgjova, janë dëshirore dhe jo përmbajtjesore e kohore, problemet janë
    evidente, politikat sektoriale të cilat janë duke dështuar në sektorin publik, janë evidente,
    struktura e sigurimit shëndetësor është spekulative, sepse vetë nga buxheti i Kosovës paraqitet i
    shpërndarë Ligji për sigurimet shëndetësore nuk do ta krijojë përmbajtjen deri në vitin 2018 dhe
    publikut i krijohet përshtypja se do bëhet këtë vit dhe çdo vit sa herë çdo ministër ka pasur krizë,
    ka deklaruar se pas gjashtë muajsh do të bëhen këto.

    Janë duke dështuar në strukturat e sektorëve të veçantë, siç janë për shembull në Kardiokirurgji,
    sot nuk është duke funksionuar për shkak të keqmenaxhimit, keqplanifikimit, keqorgnaizimit të
    politikave kuadrore për të gjetur strukturën kuadrore që do punojë në atë institucion. Kush është
    fajtor këtu? Janë fajtorë të gjithë ministrat, përshirë tash e dhe ky që ka ardhur i riu, ndoshta nga
    kjo mjegull mund të orientohet pak, por siç po e shoh është duke u mjegulluar edhe më shumë.
    Faleminderit!

  • Atëherë do të vazhdojmë me radhën e diskutuesve, në bazë të grupeve
    parlamentare. Bekim Haxhiu e ka fjalën.

  • Faleminderit, i nderuar kryetar i Kuvendit!
    I nderuar Kabinet qeveritar,
    Diskutimin tim do ta filloj me atë që u tha edhe në fillim se duhet të jemi të vetëdijshëm se pas
    një ngërçi gjashtëmujor ka vështirësi në ecje normale, sepse pas çdo ngërçi mbesin pasojat dhe
    ecja vështirësohet. Dhe, gjithsesi kur kjo ecje vështirësohet nga hedhjet me gurë, atëherë
    normalisht se zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia sociale do të jetë një vështirësi e radhës, por
    kështu mendojmë se do të arrijmë pastaj me ecje normale për zhvillimin ekonomik dhe
    mirëqenien më të mirë sociale.

    Të nderuar kolegë deputetë,
    Diskutimin sot do ta fokusoj në dy sektorë, në shëndetësi dhe në zhvillimin ekonomik, në
    programin qeverisës është planifikuar reforma në shëndetësi dhe në zhvillimin ekonomik, por për
    këto 100 ditë qytetarët kanë pritur hapat e parë në reformën shëndetësore duke shprehur
    mirëkuptimin për ministrin Rrahmani që ka marrë ta udhëheqë njërin nga resurset më
    problematikë dhe më të ndjeshëm, por është edhe një fakt më se evident se nuk ka pasur asnjë
    shenjë pozitive në zhvillimin apo përparimin e shëndetësisë.

    Kjo gjendje në shëndetësi është jo se nuk kemi mjekë të zot e të aftë, jo se nuk kemi hapësirën e
    nevojshme dhe aparaturë të nevojshme shëndetësore, por shëndetësia po dështon në menaxhim,

    37
    në funksionim të sistemit shëndetësor, në furnizim me barna, në menaxhimin human në kuadër të
    këtij sistemi.

    Reforma shëndetësore duhet t’i përmbahet udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetit, që
    ajo të jetë e suksesshme, sipas udhëzimeve të Organizatës së Organizatës Botërore të Shëndetit,
    80 deri 85% e shërbimeve shëndetësore duhet të kryhet në sektorin primar dhe sekondar, ndërsa
    vetëm 15% në sektorin terciar, ndërsa ne kemi një sistem shëndetësor që nuk punon në këtë
    princip, sepse regjioni i Prishtinës e përbën: Prishtinën, Besianën, Obiliqin, Fushë Kosovën,
    Drenasin apo thënë më shkurt 1/3 e popullsisë, nuk ka fare të organizuar sistemin sekondar,
    ndërsa regjioni si Prizreni, Gjilani, Ferizaj, Gjakova, Peja dhe Mitrovica e kanë gjysmë të
    organizuar sistemin shëndetësor sekondar dhe edhe këta i referojnë pacientët në Qendrën Klinike
    Universitare dhe kështu bëhet një ngufatje e patolerueshme në Qendrën Klinike Universitare.

    Të nderuar kolegë deputetë,
    Gjithsesi kur jemi te sektori terciar duhet të theksojmë edhe dy probleme kyçe që janë në
    organizimin e saj. Shuarja e Qendrës Klinike Universitare si sistem terciar edhe pse funksionimi
    i saj parashihet me ligj dhe me Statutin e SHQKUK-së, menaxhimi human jo i mirë sot në
    Qendrën Klinike Universitare në shumë klinika ka vështirësi për arsye se shumë mjek sot apo
    shumë reparte e klinika ka më shumë mjekë se sa që ka shtretër për pacientë. Anomalia në
    organizimin e sistemit shëndetësor sot është kur shihet se Prishtina nuk ka fare spital regjional,
    ndërsa Mitrovica i ka tri gjysmë spitale regjionale në 11 kilometra vi ajrore, Spitali regjional në
    Vushtrri, ai i Mitrovicës dhe i Mitrovicës veriore dhe që të tri këto spitale lënë shumë për të
    dëshiruar për punën e cila bëhet.

    Miratimi i një pakoje të ligjeve nga legjislatura e kaluar si Ligji për shëndetësi dhe Ligji për odat
    e profesionistëve shëndetësorë, dhe Ligji për sigurime shëndetësore, ka qenë një bazë e
    mjaftueshme për fillimin e reformës shëndetësore dhe unë personalisht kam pritur një lehtësi tani
    për ministrin Rrahmani që ta fillojë këtë reformë shëndetësore bazuar në këto pako të ligjeve të
    cilin e kemi filin e kemi filluar. Kjo pako e ligjeve ka qenë e mjaftueshme për fillimin e reformën
    shëndetësore dhe ne nuk mund të presim një përmirësim të sistemit shëndetësor dhe një reformë
    shëndetësore dhe një shëndetësi bashkëkohore pa pasur të organizuar mirë sistemin e informimit
    shëndetësor dhe pa implementimin e Ligjit për sigurime shëndetësore.

    Të nderuar kolegë deputetë,
    Çështja e dytë që ka të bëjë me zhvillimin ekonomik. Zhvillimi ekonomik parashihet edhe me
    programin qeverisës dhe është një nga objektivat kryesore dhe edhe unë si deputet e mirëpres një
    gjë të tillë dhe sigurisht se ky zhvillim ekonomik do të jetë përmes promovimit të biznesit privat
    dhe stimulimit të biznesit privat, por gjithsesi edhe një nga fokuset tona sigurisht që është edhe
    në zhvillimin makro ekonomik apo në zhvillimin e ndërmarrjeve të mëdha siç është “Trepça”.

    “Trepça” kohëve të fundit ka qenë temë e debateve të shpeshta dhe të nxehta në Kuvendin e
    Kosovës, në media dhe në opinionin publik për shkak të rëndësisë strategjike që ka në zhvillimin
    ekonomik të Kosovës. Ishim dëshmitarë se “Trepça” shkonte drejt likuidimit dhe të gjithë bëmë
    përpjekje dhe u angazhuam që “Trepçën” ta shpëtojmë nga një likuidim për t’ia dhënë rrugën e
    zhvillimit.


    38
    Sot nuk do të lavdëroj askënd për veprimet që kemi ndërmarrë për ta shpëtuar a ringjallur dhe
    organizuar “Trepçën”, sepse atë e kemi detyrim kushtetues dhe pres një qasje edhe më aktive në
    realizimin e objektivave për “Trepçën” nëpërmjet Programit qeverisës.

    Kështu do të duhej të ishte edhe për ata të cilët sot janë vënë në krye të “Trepçës”, që në fakt ata
    janë duke bërë të kundërtën. Ata po dëshmojnë se aty nuk janë për interesa të “Trepçës”. Këtë e
    dëshmuan edhe me një njoftim të datës 9 mars dhe ditën e djeshme ku menaxhmenti njoftoi
    opinionin e gjerë se “Trepçën” e kanë sjellë në gjendje të rëndë financiare dhe sipas tyre në këtë
    situatë ata kanë ardhur për arsye të mungesës së licencës për shfrytëzim që u ka skaduar më datë
    24 janar.

    Ky njoftim i menaxhmentit të” Trepçës” ishte një tentativë e paskrupullt të manipulimit të
    opinionit publik, sepse sipas Ligjit për miniera dhe minerale neni 36, pika 4, në rrethana të
    veçanta në ushtrimin e funksionit të tij të arsyeshëm KPM-ja mund të vazhdojë periudhën në
    fjalë për një periudhë shtesë për 3 muajve, domethënë në rastet kur nuk refuzohet licenca
    aplikuesit i lejohet vazhdimi i saj edhe për 3 muaj shtesë e në rastin e “Trepçës” i bie se licenca e
    “Trepçës” është e lejueshme deri me 24 prill dhe të gjithë ata që edhe këtu edhe në media kanë
    tentuar ta paraqesin “Trepçën” buzë falimentimit në mungesë të licencës, është e pavërtetë.

    Menaxhmenti i “Trepçës” duke e parë gjendjen buzë falimentimit në të cilën e ka sjell këtë
    gjigant industrial, provoi që fajin t’ia hedhë institucioneve qendrore, për borxhet ndaj
    operatorëve ekonomikë, borxhet për shërbime publike, blerja e makinerisë së vjetër për të re dhe
    realizimi i projekteve jo fitimprurëse për “Trepçën”, dështimin në shitjen e koncentratit dhe
    krijimi i ekstra përfitimit të menaxhmentit, për veten e tyre në kundërshtim me Ligjin siç është
    rasti me ... e shpëtimit dhe shumë të tjera dëshmojnë se fajtor për “Trepçën” janë menaxhmenti i
    saj dhe jo Qeveria e Kosovës dhe nuk mund t’ia hedhim fajin për këtë Qeverisë.

    Gjithsesi në programin qeverisës, në strategjinë dhe në Ligjin për “Trepçën” duhet të jetë një nga
    objektivat kryesor, pasi që dështoi likuidimi dhe falimentimi juridik i “Trepçës” sot si duket
    dikush ka provuar ta bëjë një falimentim operacional dhe Qeveria duhet të jetë e vëmendshme,
    për këtë sepse ne presim një zhvillim ekonomik nëpërmjet zhvillimit të “Trepçës” dhe zhvillimit
    të sektorit privat. Faleminderit!

  • Besa Gaxherri e ka fjalën.

  • Faleminderit! Të nderuar kolegë deputetë, Kabinet qeveritar, Sot vërtet
    duhet të falënderojmë kryeministrin për një raportim përmes të cilit u jep shpresë qytetarëve të
    Kosovës së Qeverisë Mustafa, me të cilin raportim do ta nxjerr vendin, pra po i njofton qytetarët
    e këtij vendi që do ta nxjerrë vendin nga kriza ekonomike dhe sociale.

    Ne, sot po diskutojmë për 100 ditë qeverisje me rezultate konkrete dhe po debatojmë për
    programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

    Çka duhet të jetë qëllimi i këtij debati për qytetarët e Kosovës? Qytetarët e Republikës së
    Kosovës duhet të kuptojnë se çfarë ka ndodhur për këto 100 ditë dhe çka planifikohet për të
    ardhmen e këtij vendi, dhe ne si deputetë duhet të jemi korrektë, duhet të jemi profesionalistë.

    39
    Unë pajtohem që këtu jemi pozitë- opozitë, por natyrisht gjithçka duhet thënë me argumente,
    sepse tek fundi i fundit, secili prej nesh që jemi ulur këtu në këto ulëse të Kuvendit të Republikës
    së Kosovës, kemi një qëllim që Kosovën ta bëjmë më të mirë dhe qytetarët e Republikës së
    Kosovës të jenë të kënaqur me vendin dhe me zhvillimin e vendit të tyre.

    Kjo Qeveri është e vetme pas lufte që nuk iu dhanë as 5 minuta afat për të filluar punën. Qeveria
    e Republikës së Kosovës ka filluar punën me protesta, një herë dhe në radhë të parë me një
    vonesë e cila kishte një krizë të thellë dhe të gjatë institucionale, me greva në arsim, shëndetësi,
    në drejtësi, me problemin e aprovimit të buxhetit, me protesta nga opozita e eskaluar në dhunë,
    ballafaqim me problemin e “Trepçës” pra, grevën e minatorëve dhe fluksin e migrimit në dy
    muajt e parë të këtij viti, i nxitur nga krimi i organizuar, që vërtet tashmë edhe jemi dëshmitarë
    që janë arrestuar deri 80 persona për këtë çështje.

    Unë shkurtimisht do të flas, sepse u fol shumë edhe për 100-ditëshin, edhe për programin e
    Qeverisë. Pra, shkurt po ndalem, Qeveria e Kosovës për këto 100 ditë ka hartuar 4 dokumente
    shumë të rëndësishme, siç janë: Programi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, me dokument
    përcjellës, pra Planin e punës së Qeverisë, nën 3 raporti për 100 ditë punë të Qeverisë Mustafa
    dhe 4 është Strategjia kombëtare e zhvillimit të Republikës së Kosovës.

    Kolegë deputetë, 80 faqe të raportit për 100 ditë pune, unë po përmend vetëm këto gjëra. Ne jemi
    të gjithë dëshmitarë që me rastin e aprovimit të buxhetit të këtij viti janë marrë masa për kursime
    deri në 14 milionë euro dhe ato po vazhdojnë.

    Kjo Qeveri për 100 ditë i ka sjellë dhe aprovuar 28 ligje, janë proceduar në Kuvend, pra për
    vetëm 100 ditë. Është bërë falja e borxheve, është në përgatitje legjislacioni për ndryshimet e
    politikave tatimore dhe fiskale dhe po thuaj se është një ndryshim në thellësi te politika fiskale
    dhe natyrisht se këto të gjitha po i përcjell një transparencë krejt tjetër fare.

    Për të mos marrë kohë shumë, unë dua të ndalem në pika të shkurtra, vetëm në aspektin
    ekonomik, pra sa i përket programit. Unë dua t’ju siguroj qytetarëve të Republikës së Kosovës se
    vërtet gjithçka ka filluar për të ndryshuar dhe kjo na garanton edhe vetë programi i cili ndalet pra
    në 5 ose është i hartuar në 5 fusha, në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, punësim dhe
    mirëqenie, sundimin e ligjit dhe shtetit ligjor, agjendën evropiane dhe politikat e jashtme, arsimi,
    shkenca, kultura, sporti dhe zhvillimi rinor dhe shëndetësia moderne.

    Unë po ndalem vetëm në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe atë në mënyrë telegrafike dua
    t’i përmend disa gjëra.

    Qeveria, nëpërmjet këtij programi synon në reformimin e politikave tatimore që përmes kësaj
    reforme të bëhet rritja e të hyrave të përgjithshme në buxhet krahas mbajtjes së niveleve të ulëta
    tatimore, duke kontribuar në rritjen e qëndrueshme të investimeve të huaja, ruajtje të një mjedisi
    të parashikueshëm dhe të qëndrueshëm tatimor, kushte këto të cilat janë me rëndësi për rritjen e
    biznesit vendor dhe tërheqjen e investitorëve të huaj, zgjerimin e bazës tatimore përmes reformës
    fiskale dhe përmirësimit në inkasim nëpërmjet luftimit më zbrazëtirave ligjore dhe evazionit
    fiskal.


    40
    Qeveria, pra nëpërmjet këtij programi na thotë se do të aplikojë një politikë tatimore të thjeshtë,
    me procedura të thjeshta të deklarimit të tatimeve, nëpërmjet avancimit të sistemit elektronik të
    raportimit dhe të kontrollit.

    Qeveria do të punojë në përmbylljen e procesit të fiskalizimit të të gjitha bizneseve. Paralelisht
    me ngritjen e të hyrave nga tatimi i brendshëm do të ulet pragu i pagesës së TVSH-së në mënyrë
    progresive. Përshkallëzimi i TVSH-së do të nënkuptonte uljen e normës së TVSH për produktet
    bazike si buka, qumështi, vaji, uji i pijshëm e tjera dhe në të njëjtën kohë mbajtja e TVSH-së në
    zero për produktet primare bujqësore, do të ketë ndikim pozitiv në rritjen e prodhimit dhe në
    përmirësimin e bilancit tregtar të Kosovës, duke bërë zëvendësimin e produkteve të importuara
    pra me ato vendore.

    Ulja e pragut të TVSH-së - Qeveria do të angazhohet për t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e
    nevojshme në funksion të uljes së pragut të TVSH-së dhe siç e kemi dëgjuar këto ditë ministrin e
    Financave, pra TVSH-ja do të ndryshojë prej 50 mijë deri në 20 mijë euro, ulja e pragut do ta
    rriste bazën tatimore, pra për rreth diku 1 500 biznese dhe të krijonte të hyra shtesë.

    Pushimet nga taksat - Edhe kjo është në kuadër të politikave tatimore, të aplikohen pushimet
    tatimore për bizneset që investojnë një shumë të konsiderueshme dhe gjenerojnë vende të reja të
    punës. Është parim i përgjithshëm i pushimeve tatimore që ato funksionojnë më së miri kur e
    kanë afatin e skadencës së përcaktuar.

    Do të përgatitet një pako për investitorë që do t’i lirojë ata nga tatimi në korporata dhe nga
    pagesa e TVSH-së për investimet kapitale në varësi të nivelit të investimeve. Faleminderit!

  • Atëherë, vazhdojmë. Ilir Deda e ka fjalën.

  • Faleminderit! Deputetë të nderuar, 100-ditëshi i një qeverie zakonisht tregon
    drejtimin si do të qeverisë dhe dinamikën e reformave dhe veprimeve të cilat kjo qeveri i merr.
    Ne, fatkeqësisht, në ditën e sodit nuk kemi parë dhe nuk mund të diskutojmë as për ndonjë
    drejtim e as për dinamikë të qeverisjes.

    Ne, në këtë kohë kemi dëgjuar fjalë që tingëllojnë bukur, veprime të cilat nuk përcillen me
    veprime dhe shohim që në këtë 100-ditësh ka më shumë inercion, mungesë të iniciativës dhe me
    të vërtetë injorim të problemeve të qytetarëve të Kosovës.

    Dhe, çka dëgjuam ne dje dhe sot? Ne po dëgjojmë një ankesë të përgjithshme për protestat e
    janarit, për shkarkimin e Jablanoviqit dhe këto protesta kanë mund të evitohen në qoftë se do ta
    kishte shkarkuar kryeministri menjëherë, Aleksandar Jablanoviqin dhe mos të kishte pritur një
    muaj ditë, dhe dy një lëvdatë të jashtëzakonshme me punën e vetëm një ministri - ministri të
    Ekonomisë, zotit Hoti.

    Në rregull, por qeveria mbas 100 ditëve duhet të tregojë suksesin në çdo dikaster, jo një ankesë
    me disa protesta dhe jo të ketë lëvdatë me punë vetëm të një ministri.


    41
    Dhe, saktësisht para 112 ditëve është votuar Qeveria në këtë Kuvend. Në ditën e 21-të Qeveria e
    ka aprovuar buxhetin e qeverisë paraprake. Në ditën e 63-të Qeveria e sjell një marrëveshje
    antikushtetuese nga Brukseli, Marrëveshja për drejtësi, në ditën e 91-të e sjell para qytetarëve të
    Kosovës apo para deputetëve në Kuvend, programin qeverisës dhe kjo është dita e 112-të prej që
    ne e kemi Qeverinë dhe diskutojmë për punën apo mos punën e saj.

    Dhe, duke marrë parasysh inercionin dhe mungesën e shkathtësisë, ne kemi problem të
    diskutojmë për rezultate. Për këtë arsye diskutohet për programin i cili na është paraqitur dhe
    fatkeqësisht nuk përcillet me programin për zbatim të këtij programi qeverisës.

    Dhe, në 112 ditë prej që ekziston kjo Qeveri, ne dëgjojmë se si prioritet shtetëror për Kosovën
    dhe të zhvillimit dhe transformimit shoqëror ekonomik dhe politik të Republikës së Kosovës,
    është integrimi në Bashkimin Evropian.

    Mua më ka interesuar shumë për ta parë si e sheh Qeveria këtë proces dhe mund t’ju them se me
    2 faqe të cilat kanë 9 paragrafë dhe e përshkruajnë vizionin e Qeverisë, kam dalë jashtëzakonisht
    i zhgënjyer.

    Pse? Sepse Qeveria e sheh boshtin e integrimit evropian në dy sfera, në MSA-në dhe në
    liberalizimin e vizave. Dhe, po qe se është kështu, atëherë injorohet apo nuk ndahet me deputetët
    e Kuvendit që MSA realisht e subordinon integrimin e Kosovës në BE drejt me dialogun me
    Serbinë. Pse? Sepse Marrëveshja për Stabilizim-Asociim të cilën e ka aprovuar Qeveria e
    Kosovës, kushtëzohet vetëm me një instrument, apo kushtëzohet vetëm me zbatimin e
    rezultateve dhe marrëveshjeve të cilat arrihen në dialog me Serbinë, në Bruksel.

    Kjo është problematike. Asnjë shtet tjetër në rajon nuk ka pasur kësi lloj kushti në rrugëtimin e
    vet për BE-në.

    Dy, në vend se të ketë një definim të marrëdhënieve bilaterale të Kosovës dhe Bashkimit
    Evropian, me atë me MSA, ne këto marrëdhënie i definojmë Prishtinë-Beograd-Bruksel, prapë
    është problematike.

    Dhe, në vend se të ndërlidhet MSA dhe kushtet për Kosovë të jenë lufta kundër korrupsionit,
    sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik i jonë, forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar, ai ndërlidhet
    vetëm me marrëveshjet me Republikën e Serbisë.

    Dhe, në këtë MSA e cila në program qeverisës thuhet se do ta forcojë subjektivitetin
    ndërkombëtar të Kosovës, nuk parashihet njohja e Kosovës si shtet. Në atë MSA e cila është
    shtylla e vizionit qeverisës të Qeverisë për Bashkimin Evropian, Kosova realisht definohet si
    entitet, domethënë një MSA të tillë kanë mund ta nënshkruajnë entitetet si Palestina apo Tajvani,
    jo si shtetet e tjera.

    Dhe, pastaj thuhet se me MSA-në Kosova do të fillojë të ketë zhvillim të gjithmbarshëm
    ekonomik e shoqëror që njëjtë nuk është e vërtetë. Sepse vetë dy dokumente të Qeverisë, një i
    cili e ka emrin analiza e ndjeshmërisë dhe e dyta i cili është studimi i vlerësimit të impaktit të
    MSA-së, tregon që Kosova absolutisht nuk do të përfitojë ekonomikisht asnjë gjë nga MSA-ja,

    42
    përkundrazi, do të rritet numri i importit nga BE për 7%, ndërsa eksport për BE nuk do të ketë,
    rrjedhimisht nuk do të ketë as rritje të prodhimtarisë në Kosovë dhe as zhvillim ekonomik.

    Dhe, pjesa politike e MSA-s asgjë nuk ndryshon, sepse BE-a nuk merr përsipër obligim që
    Kosovën ta shohë si pjesë të bashkësisë ndërkombëtare, ashtu si e ka marrë për shtetet e
    Ballkanit Perëndimor dhe përkundrazi, MSA e tillë, e që në program qeverisës është forcim i
    subjektivitetit të Republikës së Kosovës, kjo MSA e ngurtëson trajtimin e Kosovës si jo shtet.
    Dhe, kjo është problem.

    Dhe, është një pjesë tjetër që është liberalizimi i vizave, i cili realisht nuk e ka vendin aspak në
    fushën e integrimit evropian, sepse liberalizimi i vizave s’ka të bëjë asgjë me integrim evropian.
    Liberalizim të vizave ka Tajvani, liberalizim të vizave ka Kolumbia, liberalizim të vizave ka
    Moldavia. Domethënë, nuk ka të bëjë kjo me integrim evropian dhe për të ta sqaroj, ekziston
    edhe liberalizimi i vizave me shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Britaninë e Madhe. A do
    të thotë që nëse një ditë do të vijmë deri te ai liberalizim i vizave, ne do të themi me këtë logjikë
    të cilën e kemi lexuar, se Kosova po shkon në drejtim të integrimeve amerikane apo angleze.
    Mos, të lutem, udhëtimi i lirë është diçka tjetër, që nuk ndërlidhet me procesin e integrimit
    ekonomik e politik të Kosovës, e veprimet në këto 100 ditë të gjithë Qeverisë në fushën
    prioritare të integrimit evropian janë zero. Domethënë nëse e shihni punën e 21 dikastereve
    qeverisëse nuk ka avancim në këtë fushë. Fatkeqësisht, kjo tregon se ne nuk e kuptojmë, Qeveria
    nuk e kupton rëndësinë e këtij procesi. Por, ekziston diçka tjetër.

    Dy prioritetet tjera të Qeverisë, të cilat nuk po thuhen, janë krijimi i bashkësisë së komunave me
    shumicë serbe dhe krijimi i Gjykatës Speciale. E asnjëra nga këto të dyja nuk na çojnë në
    Bashkim Evropian. Dhe, fatkeqësisht, pa luftim të korrupsionit e të krimit të organizuar, pa hetim
    të zyrtarëve të lartë publikë për korrupsion dhe krim të organizuar, dhe me zero veprime në 112
    ditë në luftën kundër korrupsionit dhe të krimit të organizuar nuk kemi për ta parë as integrimin
    evropian, e as Evropën.

    Dhe, në fund, nuk na keni dhënë përgjigje qysh do ta forconi subjektivitetin ndërkombëtar karshi
    Bashkimit Evropian? Nuk na keni treguar çfarë ndodh në qoftë se akomodohet edhe më tej
    fusnota në vend të Republikës së Kosovës? Tek e fundit, ne jemi deputetë në Kuvendin e
    Republikës së Kosovës, e ju jeni Qeveri e Republikës së Kosovës. Dhe, këto çështje duhet t’i
    diskutoni me shumë seriozitet në Kuvendin e Republikës. Faleminderit!

  • Donika Kadaj-Bujupi e ka fjalën.

  • BUJUPI: Faleminderit!
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Kryeministri si duket u lodh dhe shkoi, por unë megjithatë do ta filloj diskutimin mbi bazën e
    asaj se çka diskutoi dhe prezantoi këtu para deputetëve, e që në fakt nuk lidhet me ndonjë pjesë
    programore ose punë, por më shumë me atë se çka po e ndien me ndjenja kryeministri.

    Dhe, filloi duke thënë që “ne mburremi me vetveten”. Tash do të duhej që qytetarët të mburren
    me Qeverinë, e jo anasjelltas - kryeministri dhe Qeveria të mburren me vetveten, sepse mburrja

    43
    në këtë mënyrë, në këtë koncept dhe kuptim, siç e ka kuptuar kryeministri, nuk është ndonjë
    virtyt i cili ndihmon zhvillimin e vendit, ose qytetarët.

    Pastaj tha që “ne nuk po i rritim pagat”, por foli në emër të një farë kohezioni social, të cilin e
    kemi dëgjuar ka një kohë të gjatë, kur thotë që “do të bëjmë një harmonizim të të ardhurave dhe
    do të hapim vende të reja pune, sepse ka të varfër që kanë nevojë të punësohen”, dhe ne të gjithë
    jetojmë në Kosovë dhe e dimë që është ashtu. Mirëpo, ndoshta kryeministri duhet të fillojë nga
    vetvetja, të mos i mbajë pesë vende pune, për shembull, por të lejojë që katër të rinj të
    punësohen, ndërkohë që ai ta kryejë orarin e vet të plotë edhe ta ketë një performansë pak më të
    lartë, ta ketë një dinamikë pak më ndryshe.

    Pastaj tha që LDK-ja i ka marrë votat mirë demokratike dhe “ju s’keni të drejtë në njëfarë forme
    as të kërkoni llogari dhe s’na keni lënë të punojmë”. Edhe nëse është kështu, këto vota në
    mënyrë demokratike janë barrë mbi bazën e premtimeve që 40% do t’i rritin pagat. Madje kur
    PDK-ja thoshte 25%, ministri Hoti dilte dhe kundërshtonte, thoshte “jo, ne LDK-ja do t’i rritim
    40%, se e kemi planin për zhvillimin ekonomik”. Tash po del që nuk po rriten as 25%, as 40%.

    Dhe, e ka shkruar në program që bujqësia deri sot nuk është marrë seriozisht aspak. Sa mua më
    kujtohet, në të kaluarën Sektori i bujqësisë është udhëhequr prej PDK-së, e edhe tash po vazhdon
    të udhëhiqet prej saj. Prandaj, nuk po e shoh që ka avancuar diçka në atë kuptim, ose që do të
    merret më seriozisht tash se kryeministër është Isa Mustafa, se nuk e ka asnjë veprim konkret,
    ose nuk e ka rritur buxhetin, ose nuk e ka shtuar asnjë mekanizëm matës mbi bazën e të cilit do
    të shohim që bujqësia do të jetë prioritet, s’ka qenë prioritet, s’është marrë seriozisht, e tash
    merret seriozisht.

    Dhe, disa nga karakteristikat të cilat i kemi parë në këto 100 ditë, unë fillimisht do t’i ndaja në tri
    segmente kryesore të funksionimit të mirëfilltë të një shteti modern.

    1. Nëse shohin në planin e brendshëm për 100 ditë - 50 mijë, 70 mijë, 100 mijë, ende nuk e dimë
    se asnjë ministër nuk doli me shifra konkrete, por një numër shumë i madh i qytetarëve të
    Kosovës u shpërngulën dhe u shpërngulën nga humbja e shpresës. Dhe, asnjë veprim më i vogël
    nuk u ndërmor, asnjë veprim paralajmërues për zhvillim ekonomik, për punësim dhe rrjedhimisht
    për përmirësim të mirëqenie. Ndodhi e kundërta.

    2. Në planin e sigurisë dhe mbrojtës ishte një dështim i plotë në formimin e ushtrisë dhe një
    dështim i plotë në krijimin e një ambienti të sigurt për qytetarët. Në këta 100 ditë kemi pasur
    rritje të dhunës dhe të pasigurisë.

    3. Në planin e jashtëm, për 100 ditë s’e kemi pasur asnjë njohje. E kemi pasur një turne të
    ministrit të Jashtëm, por si duket sa më shumë që ka shëtitur, që ka lëvizur më pak kemi pasur
    vullnet prej shteteve të tjera për të na njohur. Dhe 100 ditët e para, edhe pse në një Qeveri të re
    do të duhej të kishte shumë më shumë energji dhe shumë më shumë veprim, në fakt këto 100
    ditët e para nuk kanë dalluar aspak nga 100 ditët e fundit të Qeverisë Thaçi. Ka qenë një
    vazhdimësi, meqë është zbatuar, për shembull, në përpikëri edhe buxheti i përgatitur nga PDK-
    ja.


    44
    Për të mos marrë shumë kohë, do t’i lexoj disa nga dështimet e evidentuara në 100-ditëshin e
    Qeverisë Mustafa. I kam të shënuara 100, por besoj që brenda kohës së paraparë për ne nuk do të
    mund t’i prezantoj të gjitha, edhe pse qytetarët i dinë.

    1. Qeveria Mustafa-Thaçi konfirmoi se premtimi për 120 mijë, rrjedhimisht 200 mijë vende të
    punës, ishte mashtrim parazgjedhor.

    2. Qeveria Mustafa-Thaçi konfirmoi se premtimi për rritje pagash 40% dhe 25% ishte mashtrim
    parazgjedhor.

    3. Qeveria Mustafa-Thaçi konfirmoi se Kontrata Kolektive ishte një mashtrim parazgjedhor.

    4. Qeveria Mustafa-Thaçi konfirmoi se Fondi i Punësimit ishte në fakt fondi i mashtrimit
    parazgjedhor.

    5. Qeveria Mustafa-Thaçi konfirmoi se Fondi për shërimin e sëmundjeve të rënda ishte mashtrim
    po ashtu parazgjedhor.

    6. Edhe kryeministri Mustafa, edhe kryeministri Thaçi, konfirmuan se programet e partive të
    tyre, LDK dhe PDK, ishin programe të bazuara në mashtrim elektoral.

    7. Madje, kryeministri Mustafa tha “po këto i kemi premtuar gjatë zgjedhjeve”, disi kështu,
    domethënë edhe e konfirmoi që jemi të vetëdijshëm për mashtrim, por vazhdojmë.

    8. Kryeministri Mustafa e mashtroi Kosovën edhe në mënyrë deklarative, por edhe me veprimet
    e tij më shumë se një herë gjatë kësaj periudhe dhe sidomos pas zgjedhjeve.

    9. Kryeministri Mustafa premtoi zvogëlimin e resorëve ministrorë, por pasi u bë kryeministër e
    rriti Qeverinë edhe për dy ministri.

    10. Kryeministri Mustafa premtoi rishikim të të gjitha vendimeve të Qeverisë Thaçi pas
    zgjedhjeve të 8 qershorit, por asnjë rishikim nuk e bërë, përkundrazi vazhdoi në plotëni zbatimin
    e këtyre politikave.

    11. Kryeministri Mustafa buxhetin e përgatitur nga Qeveria Thaçi, e të cilin e kishte kritikuar
    ashpër, bashkë me ministrin e vet të Financave, e solli në Kuvend dhe e aprovoi pa asnjë
    ndryshim.

    12. Kryeministri Mustafa as 100 ditë pas marrjes së përgjegjësive nuk ka guxim që ta përmbyllë
    procesin e konstituimit të Qeverisë.

    13. Paramendojeni një Qeveri e cila as për 100 nuk është konstituar.

    14. Ai dhe kryeministri Thaçi çdo javë kontrabandojnë në heshtje nga dy-tre zëvendësministra të
    frikësuar se zgjedhja e menjëhershme shkakton reaksion përkatës te militantët dhe në partitë e
    tyre.

    45
    15. Kryeministri Mustafa kishte premtuar me shumë konsideratë për barazinë gjinore në Qeveri,
    ndërkohë që ka vetëm dy femra të cilat morën përgjegjësi ministrore. Ndërkohë që e prapaktheu
    Kosovën sa u përket çështjeve gjinore. Dhe, nëse ju kujtohet dhe besoj grave të Kosovës ju
    kujtohet, e sidomos votuesve të tij u kujtohet që në ato tubime pompoze elektorale thoshte “në
    Kabinetin Mustafa do të jenë 50% gra dhe 50% burra” dhe, kryeministër, nga 22 ministri dy gra
    nuk janë 50%. Besoj që e dini matematikën.

    16. S’po e përmend edhe një herë që rreth 100 mijë qytetarë e braktisën Kosovën gjatë këtij 100-
    ditëshi. Dhe, ju përpjesëtojeni se sa veta e kanë lëshuar Kosovën brenda një dite.

    17. Qeveria Mustafa ishte indiferente në procesin e ikjes masive të qytetarëve nga Kosova. Nuk
    është në rregull që ju nuk keni shkuar në Stacionin e Autobusëve dhe nuk është në rregull që ju
    në vazhdimësi e keni shndërruar gjithë reagimin tuaj në një slogan që “ne nuk jemi fajtorë”. Ju
    jeni fajtor dhe jeni përgjegjës dhe keni marrë përgjegjësi, prandaj këto përgjegjësi duhet t’i
    zbatoni.

    18. Mosrespektimi i rezolutës së Kuvendit të Kosovës për ndaljen e migrimit masiv - na tregona
    për 100 ditë a keni mbërri ta zbatoni një pikë, sepse shumë nga këta të ikur dhe të shpërngulur
    tani po kthehen dhe do të kthehen dhe do të jenë një barrë e rëndë sociale, sepse kanë shitur krejt
    çfarë kanë pasur kur kanë ikur, e sigurisht i-Phone-t nuk janë zgjedhje që ata të vazhdojnë të
    jetojnë këtu me një të tillë.

    19. Kryeministri Mustafa, në vend të keqardhjes për vdekjen e një fëmije shqiptar me sindromin
    “Dawn” në Suboticë, e drejtoi gishtin e fajtorit te prindërit e tij dhe mendoj se kjo çfarë e tha sot
    në fakt është e tepërt për t’u komentuar.

    20. Kryeministri Mustafa premtoi se liberalizimi i vizave do të ndodhë në fillim të vitit 2015,
    kurse vartësi i tij, ministri Çollaku, thotë ndoshta në vitin 2016. A bën t’i harmonizojnë
    qëndrimet edhe të dalin sot para Kuvendit e të na tregojnë se ku kemi mbërri sa i përket
    liberalizimit të vizave. Edhe pse asnjë ministër i Punëve të Brendshme, thënë të drejtën para
    qytetarëve të Kosovës, me këtë shkallë të korrupsionit, e cila në asnjë moment nuk po luftohet,
    nuk do të nënshkruajë për liberalizim të vizave për kosovarët.

    21. Të rinjtë dhe të rejat tona me këtë qasje dhe mungesë të dinamikave për...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Regjia, vazhdoja fjalën, se edhe deputetët po kanë dëshirë.

  • BUJUPI: Kam mbërri te pika 23, e sigurisht se do të duhen edhe shumë
    minuta për t’i prezantuar 100 dështimet, por realisht do t’ia lëmë kohës dhe qytetarëve, sepse ajo
    çka është parë në fillimet e para, nëse dita e mirë shihet me mëngjes, është parë që kjo Qeveri në
    përfundim të 200-ditëshit do të jetë aq e lodhur dhe e dërmuar e pa energji dhe dinamika, sa
    Kosova do të udhëhiqet dhe qeveriset edhe më keq se në të kaluarën.


    46
    E kam thënë shumë herë në këtë foltore se s’ka më keq, e po më duket që e keqja s’paska fund -
    paska edhe më keq! Faleminderit!

  • Ministri Arsim Bajrami, le të përgatitet Valdete Bajrami.

  • Faleminderit!
    I nderuari kryetar i Kuvendit,
    I nderuari kryeministër, zëvendëskryeministër,
    Kolegë ministra,
    Besoj që tema që unë do ta ngre do të jetë një temë që do të na bashkojë dhe do të na përkushtojë
    më tepër. Është sektori i katërt i Programit qeveritar, sektori i arsimit.

    Më lejoni që pas një prezantimi të shtyllave të Programit në sektorin e arsimit, të prezantoj edhe
    të arriturat e 100-ditëshit të parë me parametra shumë konkretë.

    Deri më tani kam raportuar dy herë para komisionit parlamentar dhe është kënaqësi që për herë
    të parë mund të prezantoj të arriturat e pas 100-ditëshit të parë.

    Pas investimeve të mëdha që ka bërë Qeveria e kaluar në infrastrukturë, sidomos në
    përmirësimin e pozitës materiale, shtyllë e Programit të ri qeveritar në sektorin e arsimit është
    ngritja e standardeve të cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit, kur them standarde të cilësisë
    mendoj në tri dimensionet e standardeve të cilësisë.

    E para, standardet e politikave publike në sektorin e arsimit, duke rishikuar legjislacionin dhe
    strategjitë për t’i avancuar ato me trendët moderne.

    Momentumi i dytë, standardet e mësimdhënies, duke promovuar një mësimdhënie moderne me
    mësimdhënës të përgatitur, me mësimdhënës të kualifikuar që e ndërtojnë karrierën e vet gjatë
    gjithë jetës.

    Momentumi i tretë i standardit të cilësisë është ndërrimi i metodologjisë së mësimdhënies, duke
    promovuar në të gjitha shkollat dhe në universitet tona një mësimdhënie moderne të shekullit
    XXI, që është një kombinim i mësimdhënies digjitale dhe mësimdhënies manuale.

    Shtylla e dytë e Programit qeveritar është përshtatja e sektorit të arsimit programeve arsimore,
    nga arsimi parauniversitar, arsimi profesional dhe universitar nevojave të tregut të punës, sepse
    definitivisht arsimi duhet të lidhet me ekonominë dhe me zhvillimin ekonomik dhe ne jemi në
    procesin e përshtatjes së programeve tona arsimore nevojave të tregut të punës.

    Kemi lansuar projektin e madh me Bashkimin Evropian, që nënkupton që çdo program shkollor
    duhet ta marrë parasysh tregun e punës.

    Dhe, sektori i tretë ku ne po fokusohemi është reforma e arsimit të lartë, stabilizimi i zonës
    kombëtare të arsimit të lartë dhe më vonë do t’i prezantoj edhe hapat e 100-ditëshit të parë.


    47
    Më lejoni tani të jem shumë konkret me të gjithë sektorët e arsimit, sepse ne po kalojmë nga
    sistemi i arsimit me dy nivele te sistemi i arsimit me katër nivele dhe ky është trendi më i ri
    evropian, që ne e kemi parë dhe jemi duke e implementuar në Kosovë me shumë përkushtim dhe
    me shumë përgjegjësi.

    Po filloj me nivelin e parë, arsimi para universitar, apo arsimi ‘zero’, që përfshin reformimin e
    sektorit të kopshteve të tona.

    Këto ditë me Qeverinë zvicerane, përkatësisht me “Karitasin” zviceran kemi nënshkruar
    kontratën për furnizimin e 150 çerdheve tona me pajisje moderne për mësimdhënie moderne për
    fëmijët tanë të moshës së hershme dhe për trajnimin e mësimdhënësve, edukatorëve për
    mësimdhënie argëtuese me fëmijët tanë dhe jemi duke zhvilluar projektin e gjithëpërfshirjes që
    asnjë fëmijë i asnjë komuniteti të mos jetë jashtë sistemit të arsimit parauniversitar.

    Tani më lejoni të prezantoj çfarë kemi bërë në 100 ditët e para tek arsimi parauniversitar.

    E para, jemi kah e rishikojmë kurrikulën. Kurrikula e Kosovës është një kurrikulë moderne, por
    jemi duke e rishikuar për ta balancuar mësimdhënien praktike me atë teorike.

    E kemi pilotuar në 92 shkolla dhe jemi duke i parë rezultatet. Më 14 prill fillon projekti “...”, që
    është projekt global evropian, që do të na tregojë se çfarë inteligjence kanë fëmijët tanë dhe pa
    dyshim se ky tregues duhet të merret shumë realisht dhe ne duhet t’i nxjerrim konsekuencat.

    Momentumi i dytë tek arsimi parauniversitar është reformimi i maturës shtetërore. Për shumë
    pak kohë do të vijë në Kuvend Ligji për maturën shtetërore, i cili ka kalua në Parlament. Është
    një reformim në interes të qytetarëve, në interes të nxënësve, sepse ne e kemi mënjanuar parimin
    e kalueshmërisë, duke e zëvendësuar me parimin e arritshmërisë, sepse dëshirojmë që ta ruajmë
    standardin e cilësisë dhe t’i stimulojmë mësuesit tanë që jo vetëm në maturë, por gjatë gjithë
    arsimit parauniversitar ta ruajnë standardin e cilësisë. Kjo është një gjë shumë e mirë, e cila do t’i
    mundësojë secilit fëmijë që të ketë të drejtë të konkurrojë për universitet, kur ne po krijojmë
    mekanizma të kontrollit të cilësisë gjatë gjithë kohës së tyre.

    Pastaj, siç e thashë edhe më herët, jemi duke zhvilluar bashkëpunim të ngushtë me Bashkimin
    Evropian për ta studiuar tregun e punës dhe dëshira jonë është që sa më shumë nxënësit tanë të
    orientohen drejtë arsimit profesional, një trend evropian, një trend kryesisht i modelit gjerman
    dhe zviceran, ku shumica e fëmijëve orientohen kah një punësim i shpejtë, kah një treg i shpejtë i
    punës, kah një arsim profesional dhe jemi duke e promovuar edhe projektin e ndërtimit të
    karrierës gjatë gjithë jetës.

    Çka do të thotë? Do të ndërtojmë dy karriera: karrierën e mësimdhënësve gjithë jetën, në mënyrë
    që çdo mësimdhënës, i cili tani e ka kontratën e përhershme në dorë, sepse kemi dhënë kontratën
    e përhershme, gjatë gjithë jetës ta ngrejë performansën e vet, ta ngrejë karrierën e vetë dhe t’i
    përsosë metodat e veta, ta kapë trendin modern të digjitalizimit të shkollës.


    48
    Dhe, ndërtimi i karrierës tërë jetën për fëmijët tanë, sepse fëmijët tanë do të kërkojnë gjithmonë
    një punë të shpejtë, por gjithmonë edhe kohë për ta ndërtuar karrierën nga arsimi parauniversitar
    deri te arsimi elitar akademik.

    Jemi duke e reformuar mekanizmin e Inspektoratit të Arsimit, një mekanizëm shumë i
    rëndësishëm për matjen e performansës së kualitetit të mësimdhënies, dhe jemi duke e zhvilluar
    një plan strategjik me inspektoratin, në mënyrë që ta kemi një inspektorat të modelit evropian.
    Nuk e fsheh që e kemi marrë modelin slloven, ku inspektorati është mekanizmi më i rëndësishëm
    i ruajtjes së kualitetit dhe cilësisë.

    Të nderuar kolegë deputetë,
    Më lejoni ta prezantoj tani planin tonë, apo rezultatet tona për sektorin e arsimit të lartë, apo
    sektorin e arsimit universitar.

    Kemi filluar ndryshime strukturore dhe shumë shpejt në Kuvend do të vijnë dy ligje sistemore,
    dy ligje bazike: Ligji për arsimin e lartë dhe Ligji për profesione të rregulluara. Do të thotë,
    Kosova do t’i praktikojë praktikat evropiane të profesioneve të rregulluara.

    Ju e dini se para pak muajsh kemi pasur shumë debate edhe në këtë Parlament për gjendjen e
    arsimit të lartë. Dhe, ju e dini se edhe legjislatura e kaluar ka diskutuar. Këta katër muaj kemi
    arritur ta qetësojmë situatën. Këta katër muaj është folur shumë për autonomin e Universitetit, e
    nuk është folur për politizimin e tij. Nuk keni dëgjuar këta katër muaj akuza për politizim të
    Universitetit. Keni dëgjuar vetëm përpjekje të sinqerta për qetësimin e situatës, për autonominë e
    Universitetit dhe ne kemi qenë shumë të kujdesshëm në menaxhimin e situatave çfarë i kemi.

    Ligji për arsimin e lartë do të ndërtojë një konsensus akademik ndërmjet profesorëve, studentëve,
    shoqërisë civile, partive politike për rolin e universiteteve në shekullin XXI.

    Dhe, unë dëshiroj qysh tani t’i falënderoj partitë opozitare të cilat i kanë deleguar ekspertët në
    Komisionin e Ministrisë së Arsimit dhe ata po punojnë bashkë në proceset e draftimit të këtyre
    ligjeve dhe kjo është një praktikë e mirë, meqë sektori i arsimit të lartë merret si sektor i
    depolitizuar dhe për mua ka qenë një kënaqësi e veçantë që t’i kyç këta ekspertë të cilët po
    punojnë. Janë ekspertë më të mirë që ka Kosova dhe jam i sigurt se me Ligjin për arsimin e lartë
    ne do ta stabilizojmë trendin, do të krijojmë konkurrencë ndërmjet universiteteve dhe secili
    universitet do ta ketë performansën e vet. Qeveria asnjëherë nuk do të ndërhyjë në autonominë e
    Universitetit, por do t’i rrisë kërkesat për llogaridhënie, sidomos për llogaridhënie për sa i përket
    cilësisë, sepse ne dëshirojmë universitet cilësore.

    Të nderuar deputetë,
    Siç e keni përcjellë punën e Ministrisë, ne jemi duke e rishikuar sektorin privat të ministrisë, dhe
    ju keni parë shumë vendime me të cilat ne edhe e kemi mbyllur institucione private jolegjitime,
    të cilat nuk e pranojnë kornizën ligjore të Republikës së Kosovës, që është një kornizë evropiane.

    Momentumi i dytë për të cilin ne do të debatojmë shumë me ju në Parlament do të jetë momenti
    kur do të vijë këtu Ligji për profesionet e rregulluara dhe atëherë do të ketë nevojë për sqarime
    shtesë, por debate televizive, sepse kjo është një praktikë e munguar evropiane.

    49
    Ky ligj do të vendosë rend dhe cilësi sa i përket kualitetit të diplomave universitare. Universitetet
    do të japin diploma master, bachelor, por edhe doktorata, por Qeveria ka të drejtë t’i kontrollojë
    standardet e profesionit. Dhe, ne sipas një udhëzimit të Bashkimit Evropian do t’i caktojmë
    standardet e profesionit, do të fillojmë me shtatë sosh. Kjo do të thotë që secili inxhinier, secili
    mjek, agronom, para se të plasohet në tregun e punës duhet ta japë tekstin shtetëror të
    profesionit. Është diçka që e ka ndërtuar Republika e Shqipërisë, Republika e Sllovenisë, dhe ne
    jemi të vendosur kushtuar drejtë kësaj rruge evropiane.

    Gjithashtu, tek arsimi i lartë po punojmë në stabilizimin e universiteteve të reja publike, sepse ju
    e dini se tani i kemi gjashtë universitete dhe ne i kemi shpallur zgjedhjet për tri universitete, të
    cilat brenda tre muajve do të bëhen me menaxhment të konsoliduar dhe me menaxhment të
    përhershëm.

    Ministria e Arsimit këto 100 ditët e para e ka zhvilluar edhe një aktivitet të fuqishëm
    ndërkombëtar. Jemi duke bërë çmos, duke lobuar që Kosova këtë vit të pranohet si anëtare
    fuqiplotë e procesit të Bolonjës. Të bëhemi anëtar i barabartë i hapësirës evropiane dhe mund të
    ju them se jemi në rrugë të mirë për ta korrur këtë sukses dhe besoj se këtë vit do të kemi lajme
    dhe kjo nuk do të jetë një çështje e meritave, por do të jetë një obligim për Kosovën që t’i arrijë
    standardet e Bolonjës dhe në këtë drejtim ne po punojmë me shumë përkushtim për ta korrur këtë
    sukses.

    Siç e dini, kemi bërë shumë edhe në proceset e integrimeve në sferën e arsimit të lartë. Ne kemi
    nënshkruar tri marrëveshje me Republikën e Shqipërisë në mbledhjen tonë të përbashkët...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Regjia, të lutem vazhdoja!

  • Marrëveshja e parë është shumë e rëndësishme dhe ajo unifikon
    sistemin parauniversitar. Ju e dini se Shqipëria e ka pranuar kurrikulën e Kosovës dhe po e
    punojmë edhe një të njëjtë për mësimdhënës.

    Marrëveshja e dytë, në të cilën ka kontribuar edhe Ministria e Diasporës, është për ofrimin e një
    mësimi unik për Diasporën, ofrimin e librave, ofrimin e standardeve dhe mësuesve, ku nxënësit,
    pa marrë parasysh prej nga vijnë, Shqipëria, Kosova, Maqedonia apo Lugina e Preshevës, do ta
    marrin një arsim të unifikuar në Diasporë.

    Dhe, marrëveshja e tretë shumë e rëndësishme është për arsimin e lartë, që ta krijojmë një treg të
    liberalizuar të bartjes së kredive, të diplomave, të nostrifikimit të diplomave dhe të koordinojmë
    bashkë me Shqipërinë përpjekjet në aderimin te Marrëveshja e Bolonjës.

    Muajin e ardhshëm do të nënshkruajmë edhe tri marrëveshje që janë të koordinuara, marrëveshja
    që do të bëhet në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, me Republikën e Maqedonisë. Kjo do
    të përfshijë të gjitha universitetet shqipfolëse brenda këtij tregu të liberalizuar të arsimit të lartë.


    50
    Marrëveshja me Republikën e Sllovenisë, me të cilën ajo do të ndihmojë modernizimin e
    sektorin në arsimin e lartë.

    Dhe, marrëveshja e tretë që do të nënshkruhet në muajin qershor do të jetë me Ministrinë e
    Kroacisë, ku ajo do të na bartë përvojat që ka bërë në digjitalizimin e shkollave tona.

    Mendoj se reformat në arsim, të nderuar kolegë, janë të ngadalshme, por janë një proces nga i cili
    do të përfitojë i tërë populli i Kosovës. Dhe, e shfrytëzoj rastin edhe në këtë paraqitje të parë të
    detajuar të ju ftoj të gjithëve që të mos e shohim me syza partiake progresin në arsim. T’i
    bashkojmë të gjithë forcat, sepse përparimet në arsim do t’i ndiej çdo familje, do t’i ndiej çdo
    deputet, sepse progresi në arsim siguron familje të forta, mirëqenie, një shoqëri demokratike, një
    shtet demokratik, rrit mirëqenien e qytetarëve, sepse nëpërmjet shkollave cilësore e
    universiteteve cilësore, ne e bëjmë Kosovën një vend të shpresës, çfarë e meritojmë, sepse e
    kemi një rini inteligjente, e cila meriton një arsim cilësor dhe jam i sigurt se në bashkëpunim
    edhe me komisionin parlamentar, me të gjitha partitë politike, ne do të mund ta stabilizojmë
    trendin për ta filluar një trend pozitiv në arsim, në mënyrë që ky sektor, që është sektori më i
    rëndësishëm, vërtet të jetë një sektor i suksesit.

    Edhe një herë ju ftoj që të gjithë t’i bashkojmë fuqitë për ta arritur këtë mision tonin të
    përbashkët. Faleminderit!

  • Faleminderit! Valdete Bajrami, le të bëhet gati Xhevahire Izmaku. E kisha lutur
    regjinë, se edhe kështu kemi edhe 31 diskutues, të mos na vonojë.

  • Faleminderit, kryetar!
    Është për të të ardhur mirë kur sheh numër kaq të madh të ministrave sot këtu të pranishëm, por
    do të kishte qenë mirë që edhe kur t’i kemi pyetjet parlamentare të jeni po ashtu numër të madh
    këtu dhe të na përgjigjeni. Por, është për t’u përshëndetur kjo prania juaj sot.

    Edhe unë detyrimisht sot duhet të ndalem patjetër në ngjarje, të cilat e kanë karakterizuar 100-
    ditëshin e Qeverisë Mustafa.

    Ndër to është shpërngulja e qytetarëve nga Kosova drejt vendeve të BE-së, e cila po ashtu u
    theksua edhe nga shumë parafolës këtu; marrëveshja e arritur me Serbinë për drejtësinë në
    komunën e veriut; protestat si shkak i fyerjes të bërë me deklaratat fyese nga vartësi i
    kryeministrit Jablanoviq dhe duke vazhduar pastaj me atë të Stavilecit; mosrealizimi i
    premtimeve nga të dyja palët gjatë fushatës, mosrritja e pagave, protesta të ndryshme, kolapsi
    dhe skandalet në sistemin e drejtësisë, pasiguria në vend dhe vazhdimi i krimit të organizuar,
    korrupsioni, skandalet nëpër fakultete me diploma falëse, skandalet në shëndetësi.

    Këto janë disa nga dështimet e kësaj Qeverie, të cilat do t’i elaboroj pak më gjerësisht.

    Të nderuar qytetarë,
    Jeni dëshmitarë që menjëherë pas lidhjes së koalicionit dhe dëshpërimit të cilin e solli koalicion
    LDK-PDK te ju, po ashtu edhe ne jemi dëshmitarë të eksodit të popullatës sonë drejt Perëndimit.


    51
    Me mijëra qytetarë u detyruan të largohen nga Kosova, nga vendi ynë 16 vjet pas luftës, vetëm e
    vetëm për një jetë më të dinjitetshme, për një jetë më të mirë ekonomike, për një shkollim më të
    mirëfilltë, në kërkim të të gjitha këtyre dhe shumë e shumë kushteve të tjera, të cilat kjo Qeveri
    nuk mori mundin t’ua sigurojë këtu, por as që të deklarohej për popullatën tonë, e cila i mbushte
    për çdo natë autobusët drejt Serbisë.

    Marrëveshja e drejtësisë, marrëveshje totalisht e papranuar dhe si e tillë bën diskriminimin e të
    gjitha minoriteteve të cilat jetojnë në veri. Marrëveshja e cila edhe një herë e dëshmon ndikimin
    dhe ushtrimin e Beogradit mbi autoritetin e vendit tonë dhe këtë miratim e ka marrë edhe në bazë
    të kryeministrit të vendit tonë.

    Protestat të cilat u bënë për arsye të fyerjes që iu bënë nënave të Gjakovës nga ish-ministri serb
    dhe të cilin ju qytetarë e larguat nga po ky Kabinet qeveritar, e jo kryeministri, se po të mos ishin
    ato protesta ai do të ishte sot ulur së bashku me kolegët e tij këtu, ashtu siç është ende në detyrë
    ministri tjetër, që hiç më pak nuk la dhe ky pa i fyer nëntat e motrat tona, duke u bërë thirrje të
    mos lindin fëmijë, e deklarata e tilla, të nderuar, janë dëgjuar vetëm në regjimin e Milosheviqit,
    dhe që bien në kundërshtim me deklarimet e shefit të tij, i cili u kishte premtuar kur ishte
    kryeministër që secila nën që do ta ketë një lindje do t’i takojnë 300 euro, pra premtim i cili kurrë
    nuk është realizuar.

    Të nderuar qytetarë,
    Ju jeni dëshmitarë të këtij Kabineti gjigant, e që vetëm në shërbim të qytetarëve nuk është. Po e
    them këtë pasi jeni duke i parë veprimet e tyre që asnjëherë nuk shkojnë në drejtim së paku të
    disa realizimeve të premtimeve, të cilat janë bërë gjatë fushatës.

    Ata, jo që nuk po i realizojnë ato premtime, ata vetëm e vetëm që janë duke rënduar jetën tuaj me
    politika kinse të planifikuara mirë, e të cilat as që janë përmendur në fushatë. Këtu vlen të
    përmendet mosrritja e pagave, e cila po ashtu u theksua nga shumë parafolës. Kolapsi, skandali
    në sistemin e drejtësisë në të gjitha nivelet.

    Ju lutem, ju e keni parë këtë situatë dhe e dini që e kam shtruar shumë herë. Skandalet, gjendja e
    rëndë në Këshillin Prokurorial, në Prokurorinë e Shtetit, në Gjykatën Supreme, në Gjykatën e
    Apelit. Definitivisht është tmerruese dhe alarmante kjo gjendje e sistemit të drejtësisë këtu te ne.

    Skandalet në misionin ndërkombëtar, i cili është thirrur për zbatimin e rendit dhe ligjit këtu, ai i
    EULEX-it, ku raportohet se si ndërkombëtarët janë të kapur nga vendorët dhe kur marrin
    vendime për linçime të qytetarëve, vetëm e vetëm se u kanë dalë në rrugë dhe po ua zënë rrugën.
    Dhe, normalisht kjo Qeveri hesht!

    Jeni dëshmitarë të vrasjeve të përditshme dhe askush nga Policia, apo edhe nga Ministria,
    konkretisht zoti Hyseni është dashur sot ta japë një deklaratë për këto ngjarje, nuk dalin ta japin
    një shpejtim se si është ardhur koha që për një shumë të vogël vriten qytetarët dhe ju po flisni për
    një Program qeveritar këtu. Ju lutem!

    Pastaj pasojnë skandalet në Universitet, ku nuk kanë të ndalura punësimet jo të rregullta,
    skandalet me falsifikime të diplomave, e shumë e shumë të tjera.

    52
    Po ashtu vlen të përmendet edhe sektori i shëndetësisë, skandalet në këtë sektor. Ku duhet
    patjetër prapë t’i përmendim keqpërdorimet me stenda, keqpërdorime nga mjekët me mashtrimet
    dhe regjistrimin e kujdestarive, mungesa e barnave esenciale, mosrealizimi i sigurimit
    shëndetësor, e nga ministri së fundi është thënë që nuk do të ketë sigurim shëndetësor.

    Partneri juaj i koalicionit gjatë gjithë fushatës ka propaganduar dhe mashtruar gjithnjë në emër të
    votës zgjedhësin e tij se nga prilli do të bëhet implementimi i sigurimeve shëndetësore.

    Ju në programin e përbashkët qeverisës e keni miratuar këtë premtim duke e pranuar si të
    implementueshëm. Po e them këtë kushtimisht, në qoftë se fare keni debatuar për këtë premtim
    gjatë fushatës.

    Tani sipas deklarimeve tuaja të fundit, ju e demantoni këtë dhe thoni se kjo do të mund të bëhet
    mbase në vitin e ardhshëm. Edhe në këtë nuk e keni ndonjë optimizëm të bindshëm se do të
    realizohet. Logjikisht si partner i koalicionit e keni pranuar logjikën e kontinuitetit të reformës në
    shëndetësi dhe implementimin e ligjeve të aprovuara, 2010-2014.

    Deklaratat e fundit dëshmojnë një mosvazhdimësi të këtij kontinuiteti dhe premtimin tuaj, të
    partisë tuaj, të LDK-së, për shtim të buxhetit për shëndetësi gjithashtu. Ku mbeti ai buxhet?

    Pse po e mashtroni popullatën se keni numër të mjaftueshëm kuadrosh, sidomos menaxherësh,
    që kanë përvojë në përpilimin e strategjive, implementimin e sistemeve shëndetësore, kuadro që
    kanë shijuar e jetuar funksionimin e shtetit të mirëfilltë, shkurt e shqip që e njohin mirë
    funksionimin e sistemit bashkëkohor shëndetësor.

    Prapë po ju pyes: A do të duhej dikush të japë përgjegjësi për këtë mashtrim të radhës dhe deri
    kur do të vazhdoni me këtë avaz të mashtrimit të mëtutjeshëm të popullatës, edhe ashtu të lodhur
    nga shërbimet gjysmake dhe të papërballueshme për pjesën dërmuese të tyre?

    Me çka do të duhej të ishit krenarë për këtë 100-ditësh? Ju lutem, këto janë vetëm disa çështje që
    unë i ngreha sot këtu, por do ishte mirë të merrej edhe mendimi i të gjithë atyre qytetarëve që
    direkt preken nga këto dështime tuaja.

    Prandaj, dhëntë Zoti që të vazhdoni siç ju ka ecur deri më tani, por besoj që kjo bashkëjetesë
    juaja nuk do të shkojë deri në fund të vitit. Faleminderit!

  • Ministri i Shëndetësisë e ka kërkuar fjalën. Po Xhevahire Izmaku bëhu gati, po u
    japim përparësi ministrave, pasi i kemi të gjithë sot këtu.

  • Faleminderit, kryetar i Kuvendit!
    I nderuar kryeministër,
    Të nderuar kolegë ministra,
    Jo që desha të dal, por thjesht u detyrova, sepse prononcimet e fundit të zonjës deputete nuk
    qëndrojnë.


    53
    Nuk jemi duke e mashtruar opinionin, por jemi duke e thënë të vërtetën. Sigurime shëndetësore
    nuk do të ketë në vitin 2015. Pse s’do të ketë? Sepse, ende nuk është përgatitur e gjithë baza
    ligjore, e cila duhet të jetë e përfunduar dhe që garanton një sigurim shëndetësor efikas. Çka
    është bërë deri më tash në këtë drejtim?

    Prioritet i është dhënë hartimit të bazës juridike për themelimin dhe funksionalizimin e agjencisë
    së financimit shëndetësor, që është paraardhëse e Fondit të sigurimeve shëndetësore.

    Tek tash është finalizuar Rregullorja për organizimin e brendshëm të agjencisë së financimit
    shëndetësor, e cila mundëson rekrutimin e personelit profesional që do ta përgatiste bazën
    juridike për funksionalizimin e Fondit të sigurimeve shëndetësore.

    Duhet të nxirren dhe janë në vazhdim e sipër udhëzimet administrative, si vijon:

    Për pagesa dhe bashkëpagesa, për grupet që përjashtohen nga bashkëpagesa, udhëzimi
    administrativ për shërbimet profesionale, udhëzimi administrativ për grumbullimin e
    premiumeve, udhëzimi administrativ - kujdesi themelor shëndetësorë dhe çmimorja, lista e
    shërbimeve shëndetësore jashtëspitalore dhe çmimorja, çmimet e barnave dhe kategoritë e
    qytetarëve me të drejtë rimbursimi të barnave dhe materialit harxhues medicinal, si dhe udhëzimi
    administrativ - qytetarët dhe banorët e liruar nga bashkëfinancimi i shërbimeve shëndetësore.
    Kur këtu ia shtojmë edhe nevojën që ta kemi një sistem të informimit shëndetësor të Fondit të
    sigurimeve shëndetësore, atëherë me sinqeritetin më të madh i jam drejtuar opinionit se në vitin
    2015 nuk do të ketë sigurime shëndetësore dhe ky nuk është mashtrim i radhës, mirëpo kjo është
    e vërteta, e cila ashtu edhe do të dalë.

    Meqenëse e mora fjalën, e meqë u tha se ka mungesë nga lista esenciale, ju them që sot në
    institucionet e kujdesit primar sekondar dhe terciar kemi 75 deri 80% të barnave nga lista
    esenciale. Pritet që nga prilli kjo të rritet. Edhe në citostatikë është e njëjta.

    Ju them që sot është marrë vendimi që të formohet trupa udhëheqëse për kardiokirurgji dhe
    shumë shpejt kardiokirurgjia dhe kardiologjia invazive do të jenë storie të suksesit të kësaj
    qeverisjeje. Sot, mu sot e kemi marrë vendimin, e jo 100 ditë, por 101 janë bërë. S’di a ka
    problematikë këtu?

    U tha që nuk ka afatizime ose planifikime të afatizuara. Ju them që për herë të parë Ministria e
    Shëndetësisë ka bërë koston e strategjisë sektoriale, e cila tash është në Zyrën për Zhvillim
    Strategjik të Qeverisë dhe deri në vitin 2020 ne e dimë saktë se në bazë të muajve, në bazë të
    periudhave, çfarë kemi bërë dhe çfarë do të bëjmë. Faleminderit!

  • Ka kundër-replikë deputetja Valdete Bajrami, shefja e grupit parlamentar.

  • Zoti ministër!
    Është ndoshta korrekte nga ju që e pranoni që nuk do të ketë për 2015 sigurime shëndetësore dhe
    njëkohësisht nëse është ashtu, i keni informuar qytetarët me kohë. Po çfarë ngel nga ai premtimi
    tjetër që më 1 prill të këtij viti sigurimet shëndetësore është dashur të jenë në shërbim të
    qytetarëve? Kjo është brenga. Faleminderit!

    54
  • Atëherë Xhevahire Izmaku e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    I nderuar kryeministër,
    I nderuar Kabinet qeveritar,
    Të respektuar kolegë deputetë,
    Të nderuar qytetarë,
    Sot unë do ta përshëndes fillimisht iniciativën për këtë debat parlamentar, por po ashtu edhe
    gatishmërinë e kryeministrit që të jetë i pranishëm me gjithë Kabinetin qeveritar.

    Me të vërtetë është inkurajuese që gjithë raportimet që i dëgjuam deri më tani nga ministrat, e
    unë jam njëra nga ato deputete dhe deputetë që e kanë votuar këtë mandat qeverisës dhe s’jam
    aspak pishman për këtë. Shpresoj që krejt plani qeverisës brenda mandatit do të realizohet dhe
    besoj që është shumë herët që tani të flasim për të mirat apo për mburrjet. Mirëpo, kjo që unë
    kam shpresa dhe jam optimiste më shumë se kolegët e mi opozitarë nuk ma ndalon që të flas për
    ato gjëra të cilat i shoh në fillim se nuk kanë nisur mbarë dhe sigurisht që këto detektime të
    hershme kanë për të bërë të mundur që ju t’i përmirësoni bashkë me Kabinetin.

    I nderuar kryeministër,
    Secili nga ne deputetët fokusohet në çështje të cilat e ndien veten më shumë kompetent. Unë sot
    do të fokusohem në dy çështje, që do të jenë të lehta, mirëpo sigurisht që kërkesat do të jenë pak
    më të vështira.

    Ne e kemi promovuar si vend qeverisjen e mirë dhe qeverisja e mirë detyrimisht kërkon një
    komunikim të mirë dhe një etikë publike. Këtë do ta kërkoj nga dy ministrat që ju i keni në
    Kabinet dhe që shihet që nuk e nisën mbarë me këtë veprim. Pra, është fjala për ministrin e
    Kulturës, zotin Shala, dhe besoj që kemi nevojë pak më shumë edhe për transparencë.

    Pra, nuk mund ta lavdërohemi që e kemi pasur transparencën edhe gjatë mandatit të kaluar, sepse
    kemi pasur vërejtje nga komuniteti i gazetarëve. Mirëpo, besoj që kjo është e mundur të
    përmirësohet më shpejt, ndërsa te çështja e ministrit të Kulturës, i nderuar kryeministër, ju e keni
    marrë një kërkesë nga një komunitet i madh i artistëve dhe, po ashtu, edhe unë si deputete, por
    edhe një pjesë e kolegëve të mi.

    Është kohë shumë e shpejtë që një ministër i një dikasteri, i cili shumë më pak është dashur të
    ketë politizime, të bëjë shumë politikë në fillim të mandatit të tij.

    Pra, fillimisht zoti Shala i shkarkoi të gjitha bordet kulturore, pa ndonjë detektim ose
    performansë që do të kishte pasur mundësi ta bëjë më vonë.

    E dyta, ministri Shala e humbi komunikimin e mirë dhe lidhjen që është dashur ta ketë me
    komunitetin kulturor. E kundërta ndodhi pra me ish-ministrin e Kulturës, i cili së shpejti e mori
    veten në Dikasterin e Bujqësisë dhe vendosi kontakte me gjithë këtë komunitet, gjë që nuk ishte
    e lehtë, pra prej Dikasterit të Kulturës. Unë e përgëzoj për punën e mirë, por nuk dyshoj që
    ministri i Kulturës mund ta rikthejë këtë performansë.


    55
    Unë e di që kolegët e mi nga Lidhja Demokratike dhe krejt Lidhja Demokratike kemi miq dhe i
    njohim njerëzit që kanë afinitet të kulturës. Mendoj që ndoshta mund të rishikohet një pozicion
    ose një profil i ri për këtë dikaster. Pasi ministri i Kulturës e ka edhe pozitën si
    zëvendëskryeministër, mendoj që kjo nuk po i ndihmon ta kryejë një punë të mirë. Sinqerisht,
    kryeministër, është e pamundur për një kohë kaq të shkurtër ta krijojë një aversion kaq të madh
    ndaj një komuniteti të tërë të Kulturës.

    Pra, vërejtjet janë në shkurtimet buxhetore, vërejtjet janë në vendosjen e njerëzve të ri nëpër
    bordet udhëheqëse e kulturore, njerëz të cilët kanë një CV të zbehtë, ose kanë aktivitete jo të
    mëdha, nuk janë të njohur në komunitetin kulturor. Thjesht si deputete e këtij Kuvendi kërkoj që
    ta shikoni edhe një herë fillimin e punës të ministrit të Kulturës, ndërsa përsëri mbetem në
    shpresën dhe në optimizmin që ju do ta kryeni punën siç duhet, sepse posaçërisht në fushën e
    zhvillimit ekonomik, unë personalisht kam besim që ju do ta bëni një punë shumë të mirë,
    bashkë me kolegët tjerë. Faleminderit!

  • Teuta Sahatqija e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar i Kuvendit!
    E nderuara Qeveri,
    Kryeministër,
    Të respektuar deputetë,
    Mendoj që është një rast shumë i mirë dhe duhet të përshëndetet kjo iniciativë për këtë debat,
    pasi patëm mundësi që të shohim dhe të dëgjojmë nga Qeveria për Programin qeveritar dhe për
    sukseset të cilat janë arritur për vetëm 100 ditët e para. Do ta përdori atë fjalën “dita e mirë shihet
    në mëngjes”, sepse mendoj që ky mëngjes po e tregon një ditë edhe një mandat të suksesshëm
    dhe të mirë për Kosovën.

    Në anën tjetër, në qoftë se analizohen, jo vetëm kërkesa, por edhe rekomandimet të cilat kanë
    dalë nga kërkesa për këtë debat, mendoj që rekomandimet në fakt, kam pritur të jenë disa
    rekomandime shumë më serioze, kam pritur që rekomandimet vërtet do të jenë në vijë të
    programit edhe të analizës së 100-ditëshit, por në fakt ajo çka mund të dalë prej këtyre
    rekomandimeve është fjalia, që më së shumti përmendet: “të publikohet kontrata që qeveritarët të
    marrin pjesë në seancë”. Rekomandim për 100-ditëshin dhe për Programin qeveritar është që
    ministrat të marrin pjesë në seancë. Ju lutem! Kam pritur diçka pak më serioze, apo që në 100-
    ditëshin, apo në programin që ministri i Drejtësisë t’i raportojë Kuvendit për Këshillin
    Prokurorial.

    Unë mendoj se ministrin e Drejtësisë mund ta thirrni në komision dhe ta kërkoni këtë prej tij.
    Mendoj që kjo nuk është analizë për 100-ditëshin, e aq më pak një analizë, apo një rekomandim
    për Programin qeveritar. Në anën tjetër, vazhdojnë me rekomandimet përsëri “të bëhen publike”.
    “Të bëhet publike” është fjalia e cila më së shumti përmendet. “Të bëhet publik tenderi për
    ‘Kosovën e Re’”, të bëhet publike për atë, të bëhet publike vendimi me shkrim për shkarkimin e
    ish-ministrit për Komunitete, si një vendim shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës, të
    bëhet konkrete strategjia për punësim, që mendoj se në Programin qeveritar edhe është paraparë
    në mënyrë detaje.


    56
    Në anën tjetër, ishte interesant kur u dëgjua në fillim që në 5 minutat e para të Qeverisë u fol për
    deputetët rebeluar, kurse sot kur i shohim portalet, tërë kohën flitet për deputetët apo këshilltarët
    e përjashtuar dhe njerëzit të cilët me komisione disiplinore, nuk e di sa është kjo demokratike,
    por janë përjashtuar prej partisë. Te ne nuk e di që ka ndodhur ajo.

    Tjetër, në Programin qeveritar edhe në 100-ditëshin e parë shihen menjëherë veprimet të cilat
    flasin për një program me të vërtetë serioz, për një program për të cilin është punuar bukur gjatë
    dhe si pikë themelore e tij është pikërisht çështja e cila më së shumti i nevojitet Kosovës, e ajo
    është zhvillimi ekonomik, ku shihet si prioritet kryesor dhe për këtë kisha dashur t’i përmend pak
    disa pika, në pjesën më të madhe të të cilave pritet dhe flitet për fuqizimin e sektorit privat, por
    në të njëjtën kohë është edhe ekonomia sociale e tregut, e cila e tregon kujdesin për të gjitha
    shtresat e popullit të Kosovës.

    Në reformimin e sistemit tatimor shihet me të vërtetë që janë përpjekjet për të bërë ndryshime
    radikale dhe thjeshtimi i sistemit tatimor, apo ulja e TVSH-së, për një numër të konsiderueshëm
    të mallrave që konsiderohen bazike për konsumin e qytetarëve, mendoj që është një pikë me të
    cilën vërtet ndihmohen qytetarët. Ndërsa vajtimi për atë që është rritur akciza për duhan dhe për
    alkool, mendoj se nuk ka aspak vend. Shumë mirë që është rritur, bile sa herë të mundni rriteni
    sa më tepër në duhan.

    Pastaj lirimi i TVSH-së për përdorim dhe për procesim të prodhimit të makinerive dhe pajisjeve
    të teknologjisë informative, si dhe për lëndët e para që shfrytëzohen në procesin e prodhimit, në
    fakt drejtpërdrejt do të ndikojë në zhvillimin ekonomik, drejtpërdrejt do të ndikojë në ambientin
    për një biznes sa më të suksesshëm dhe në krijimin e vendeve të punës. Pastaj e ulja e pragut,
    nuk e kuptova çfarë do të thotë ajo që qenka keq që ulja e pragut prej 50 000 mijë në 30 000 do
    të ndikojë negativisht. Në fakt, kjo ulje do të rrisë bazën dhe do t’i ndihmojë bizneset në punën e
    tyre. Ata që kanë punuar ndonjëherë, e dinë se çka do të thotë kjo.

    Pastaj, pjesa tjetër, ku ndihmohen kategoritë me nevoja, si pagat që lirohen prej tatimeve në të
    ardhurat personale, pagat e personave me aftësi të kufizuara, mendoj që është një pikë shumë e
    rëndësishme dhe pres që të ketë ndikim. Që kontributet shëndetësore të të punësuarve të hiqen
    nga tatimi në të ardhura. Pastaj që kontributet për qëllime bamirësie të lejohen si shpenzime deri
    në 10%, mendoj që ky është një potez jashtëzakonisht i mirë. Që të ulet norma e interesit në
    vonesat e pagesave të tatimeve nga 15 në 11%, mendoj që kjo do t’u ndihmojë bizneseve që të
    frymojnë më lirshëm, sepse secili biznes mund të ketë telashe në kohët e ndryshme dhe ulja e
    tatimeve në fakt do t’u ndihmojë atyre.

    Në anën tjetër, Ligji për shlyerjen e borxheve që do të bëhet duke u bazuar në numër të kritereve
    që lidhen me shlyerjen e obligimeve pas periudhës 2008, mendoj që edhe kjo do t’i ndihmojë ato
    biznese dhe ata persona që në fakt sa më shpejt të kyçen në sistemet, në rrugën e duhur të
    sistemit, pra të hyjnë në sistem. Pastaj për marrëveshjen ndërkombëtare për huazim flitet për dy
    ligje, të cilat ne veç i kaluam, financimin për reformën shëndetësore për të cilën është folur
    shumë dhe për projektet që lidhen me ofiçiencën e energjisë, janë çështjet të cilat përsëri do të
    ndikojnë në zhvillim ekonomik dhe në fuqizim. Tregu i letrave me vlerë dhe rehabilitimi i linjave
    hekurudhore përsëri janë në dobi të zhvillimit ekonomik dhe në dobi të fuqizimit të sektorit
    privat.

    57
    Integrimi i Administratës Tatimore dhe Doganave, pastaj me kohë heqja e vjeljes së TVSH-së
    prej Doganës dhe futja në sistem, pasi të kryhet faturimi, mendoj që gjithashtu është edhe një
    pikë shumë e rëndësishme, e cila do të ndikojë dhe e cila tregon që ekziston gatishmëria. Në
    anën tjetër, të gjithë ne e dimë se nuk jetojmë në një vend ideal. E di se vendi ideal nuk ekziston
    askund. E di që në Kosovë ka mjaft probleme dhe mjaft punë, e cila duhet të bëhet, dhe unë besoj
    që me këtë program dhe me vullnetin, jo vetëm të Qeverisë, por edhe me vullnetin e opozitës dhe
    të gjithëve, e besoj se ai vullnet është i përbashkët për një zhvillim më të mirë, për një mirëqenie
    më të mirë të Kosovës, mendoj që me këtë program mund të shohim se ekziston mundësia për ta
    bërë këtë. Faleminderit!

  • Visar Ymeri, replikë! Jo! Glauku, replikë!

  • Desha të bëj replikë, sepse zonja Sahatqija e ka përmendur ndër të tjera
    Lëvizjen “Vetëvendosje” dhe shkarkimet e fundit që kanë ndodhur në subjektin tonë politik dhe
    për ç’gjë unë kërkoj një adresim, sepse mendoj që ajo nuk ka faj pse çuditet, për shkak se në të
    vërtetë këtu po flasim secili për oborrin e vet, dhe kjo çfarë ndodh në të vërtetë në Lëvizjen
    “Vetëvendosje” është ndryshe nga ajo çfarë ndodh në Qeveri.

    Në Lëvizjen “Vetëvendosje” shkarkohen njerëzit që zihen me keqpërdorime financiare,
    përkundër Qeverisë, dhe kjo mund t’i çudisë ata të Qeverisë, e nuk është fare e rastësishme pse
    mendojnë kështu.

    E dyta, desha t’i mbroj rekomandimet tona dhe seriozitetin e rekomandimeve tona, për arsye se
    aty janë lexuar rekomandimet, por ajo i sulmoi, dhe ma jepni rastin t’i mbroj edhe një herë.

    Mendoj që niveli i rekomandimeve tona është nivel që i përshtatet përgjegjësisë së Qeverisë. Ne
    nga Qeveria nuk mund të kërkojmë tash ‘krijoni 200 000 vende të punës’, sa i kanë premtuar,
    sepse e dimë që kanë mashtruar dhe kanë rrejtur. Ne nuk ua kërkojmë atë për të cilën ata kanë
    gënjyer. Ne kërkojmë aq sa Qeveria i ka kapacitetet e saj. Kemi filluar fillimisht me
    transparencën. Qeveria duhet të jetë transparente, sepse kaq janë mundësitë fillestare të saj. Bile,
    ato dokumentet, ato veprimet, vendimet që i merr, të mos i fsheh, por t’i bëjë publike. Pastaj këtu
    ka edhe tema tjera shumë të rëndësishme, nuk është vetëm publikimi i këtyre gjërave, por është
    për shembull që të rritet kontrolli në dogana. Po e shohim se çfarë evazioni fiskal janë në gjendje
    të bëjnë korporatat e mëdha, të cilat e kanë kapur pushtetin.

    Pastaj të fillojë së zbatuari taksat doganore,...

  • Edhe 30 sekonda Glauk, të lutem!

  • .. pastaj sa u përket minatorëve të “Trepçës”, ua ka dhënë një premtim, e
    ai premtim duhet të realizohet. Pastaj sa i përket strategjisë për punësim, që e ka dhënë Qeveria e
    Kosovës, ne kërkojmë specifikim që të dihet se si konkretisht do të punësohen të gjithë ata
    njerëz, meqë po i pjesëtuat ato premtime të Qeverisë për çdo ditë sa njerëz duhet t’i punësojë, aty
    është një masë marramendëse...

    (Ndërprerje nga regjia)

    58
  • Atëherë zëvendëskryeministri e ka kërkuar fjalën. Ok! Kundër-replikë, deputete të
    lutem!

  • Faleminderit, kryetar!
    “Qeveria të fillojë ta zbatojë taksën doganore”. Kurrfarë kuptimi nuk ka kjo! Qeveria të fillojë të
    zbatojë taksën doganore në Doganë! E di që ndoshta shkollimi është ndryshe dhe nuk e kupton,
    por kjo fjali nuk ka kurrfarë lidhje - Qeveria të zbatojë taksat doganore - nuk ka lidhje.
    Kapacitetet e Qeverisë, mendoj që rekomandimet nuk i kanë treguar kapacitetet e Qeverisë, por
    kanë treguar kapacitetet e hartuesit të rekomandimeve, dhe sa u përket keqpërdorimeve, ju
    përgëzoj që i hiqni keqpërdoruesit prej mesit tuaj, por, në anën tjetër, kemi dëgjuar që ka qenë
    më tepër diktatura e ushtruar ndaj atyre se sa keqpërdorimi, por është punë për ju. I rregulloni ju
    vetë çështjet që i keni brenda, nuk ka problem.

  • Atëherë, zëvendëskryeministër! Edhe më mire për opozitën gjithmonë kur fletë
    pozita. Ti je menjëherë.

    ZËVEND
  • Faleminderit, zoti kryetar!
    Unë to të bëj një paraqitje të shkurtër të nyjave kryesore të Programit të Qeverisë për kulturën,
    rininë dhe sportin dhe meqë paraqitësi i debatit, kërkuesi debatit e ka lidhur edhe me 100-
    ditëshin dhe me disa shenja themelore për punën në këto 100 ditë, por së pari më duhet t’i bëj dy
    komente.

    E para, këshillat e institucioneve nacionale janë në diskrecionin e ministrit, do të thotë ai i
    shkarkon dhe emëron këshillat, sepse kjo i lejohet dhe i kërkohet me ligj.

    E dyta, sa i takon përbërjes të këshillave, ato janë grupe profesionistësh. Ata vërtet nuk kanë
    përvojë, por nuk kanë përvojë në një fushë tjetër, që është politika, sepse nuk janë përfaqësues
    politikë. Edhe përfaqësuesit e ministrit në këta këshilla janë profesionistë. Ndërsa sa i takon
    buxhetit, nuk ka asnjë shkurtim buxheti për titullarët jopublikë. Deri më tani, e jemi në muajin e
    katërt, ne i kemi dhënë nëpërmjet thirrjes publike dhe nëpërmjet subvencionimeve direke, siç e
    përcakton Rregullorja për subvencionime, mbi 600 000 euro, ndërsa gjatë gjithë vitit 2014 janë
    dhënë 800 000 euro. Do të thotë, deri në fund të vitit ne do ta kalojmë dukshëm atë shifër.

    Çështja e debateve publike për subvencionimin e thirrjes publike që ka bërë Ministria e Kulturës
    është diçka tjetër, meqë subvencionimet kanë qenë të orientuara në grupe interesi, në grupe të
    lidhura, pra nuk ka të bëjë me lartësinë, por ka të bëjë me shpërndarjen. Ne kemi përcaktuar
    kritere, të cilat janë të rregulluara, të nënshkruara, e kemi respektuar konkursin dhe e kemi
    shpërndarë këtë shumë. Jo vetëm në këtë rast, por në asnjë rast ne nuk do të lejojmë që
    subvencionimet të lidhen me një grup njerëzish, me një grup titullarësh, apo me një grup interesi.

    Tani më lejoni t’i jap shumë shkurt disa nga çështjet kryesore të Programit dhe të punës.

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do ta rrisë në vijimësi buxhetin për institucionet publike
    të kulturës, si për Teatrin Kombëtar, për Bibliotekën Kombëtare, për Qendrën Kinematografike
    të Kosovës, për Filarmoninë, për Baletin, për Ansamblin etj., meqë ne do të ndjekim politika të

    59
    tilla publike dhe kemi detyrim kushtetues dhe ligjor që të sigurojmë funksionimin dhe
    menaxhimin normal të institucioneve kryesore nacionale.

    Për të mundësuar pavarësimin financiar të institucioneve, Ministria e Kulturës, bashkë me
    Ministrinë e Financave, i ka krijuar kodet buxhetore të veçanta për institucionet nacionale të
    kulturës dhe synojmë që kodet të tilla të krijojmë edhe për institucionet e trashëgimisë kulturore
    për Komitetin Olimpik dhe të gjitha federatat.

    Ministria do të ndërtojë politika, raporte të sakta dhe të qarta, si dhe mbështetje financiare për
    artistët e pavarur, duke filluar nga ata që tashmë e kanë arritur të ndërtojnë profilin e tyre, por
    duke synuar që të mundësojmë konkurrencë sa më të gjerë në këtë fushë.

    Kinematografia është një fushë e rëndësishme për promovimin e kulturës të vendit tonë, prandaj
    Ministria do t’i kushtojë asaj vëmendje të veçantë, duke rritur sistematikisht buxhetin për
    prodhimin e filmave dhe për lidhjen e bashkëpunimit me qendrat simotra të vendeve të tjera, me
    të cilat Qendra Kinematografike e Kosovës mund të nënshkruajë marrëveshje për projekte të
    bashkëpunimit dhe të bashkëprodhimit të filmit.

    Ministria do t’u kushtojë një rëndësi të veçantë politikave dhe qarkullimit të librit, po ashtu do t’i
    mbështesë botuesit e shoqatat e tjera nga fondi për subvencionimin e kulturës, për prezantim
    nëpër panaire ndërkombëtare të librit, organizimin e panaireve të librit në Kosovë dhe në takime
    letrare.

    Qeveria do të japë fonde të veçanta për të teatrot e qyteteve dhe do t’i rrisë ato, sikur edhe këtë
    vit, në mënyrë që në gjithë Kosovën të zhvillohet jeta teatrore. Gjithashtu bibliotekat publike do
    të kenë fonde të veçanta për pasurimin e librit dhe buxheti që në këtë vit është katërfishuar.
    Ministria do ta plotësojë infrastrukturën ligjore në fushën e kulturës dhe do të punojë në
    reformimin e saj duke e përafruar atë me praktikat më të mira ndërkombëtare të vendeve të
    rajonit, si dhe të Bashkimit Evropian.

    Prioritet janë hartimi dhe miratimi i strategjisë së kulturës, strategjisë për trashëgiminë kulturore,
    strategjisë për rininë dhe strategjisë për zhvillimin e sportit, ekipet për të cilat janë themeluar dhe
    po punojnë, Ligji për sponsorizime në kulturë dhe në sport, Ligji për trashëgiminë si dokumente
    të rëndësishme për zhvillimin e jetës kulturore në vend dhe për prezantimin ndërkombëtare të
    saj.

    Kosova tash e disa vite prezantohet në ngjarjet e rëndësishme të kulturës në botë, siç janë:
    Bienalja e Venedikut; Festivali i Filmit në Kanë, Festivali i Filmit në Berlin; Panairi i Librit në
    Frankfurt dhe shumë ngjarje të rëndësishme. Ne do të vijojmë ta rritim mbështetjen për
    prezantimin e Kosovës si edhe këtë vit në këto ngjarje, por edhe në ngjarje të tjera shumë të
    rëndësishme të kulturës në botë, duke shikuar këtë angazhim edhe nga prizmi i përafrimit të
    kulturës sonë me atë evropiane.

    Kultivimi i raporteve të veçanta kulturore dhe të tjera me Shqipërinë dhe me trevat e tjera
    shqiptare do të thellohet. Tashmë, Kosova dhe Shqipëria e kanë kalendarin e përbashkët kulturor.

    60
    Ministria do të vazhdojë të angazhohet për zbatimin e këtij kalendari duke e pasuruar atë çdo vit
    dhe duke e rritur buxhetin për aktivitetet e përbashkëta, siç kemi bërë edhe në këtë vit.

    Bazuar edhe në legjislacionin në fuqi, por edhe në prioritetet e Qeverisë për katër vjetët e
    ardhshme, rëndësi e veçantë do t’i kushtohet Diasporës, me theks në fushën e kulturës. Përveç
    mbështetjeve të aktiviteteve të ndryshme kulturore në Diasporë, Qeveria do të themelojë së paku
    5 qendra të kulturës së Kosovës në vendet e ndryshme të botës, me fokus të veçantë në vendet ku
    jeton numri më i madh i qytetarëve nga Kosova. Bashkë me Ministrinë e Diasporës kemi
    nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë për aktivitete të
    përbashkëta kulturore të shqiptarëve në Diasporë.

    Pas problemeve të theksuara në projektin e mëhershëm të Teatrit, Operës dhe Baletit “Ibrahim
    Rugova”, Qeveria e Republikës së Kosovës do të shpallë konkurs të ri ndërkombëtar për
    projektime, e më pas ndërtimin e ri. Ne tashmë i kemi iniciuar procedurat bashkë me Komunën e
    Prishtinës për ta përcaktuar një lokalitet të ri për ndërtimin e tij në Qendrën e Prishtinës. Ndërsa
    Teatri Kombëtar i Kosovës do të rinovohet në tërësi në vitin e ardhshëm, për të siguruar kushte
    moderne për punë për të gjithë artistët. Renovimi do të bëhet edhe për qëllim të modernizimit të
    hapësirës ekzistuese dhe të funksionalizimit më të mirë të saj. Po ashtu, do të rinovohet në tërësi
    Biblioteka Kombëtare, që ka filluar sivjet, dhe do të rinovohet në tërësi edhe Muzeu i Kosovës.
    Ne e kemi propozuar listën me emrat e mundshëm të anëtarëve të Këshillit të Kosovës për
    Trashëgimisë Kulturore, sepse është e domosdoshme që Kosova duhet ta ketë listën e
    trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përhershme të plotë dhe të saktë. Pasi Kuvendi t’i ketë
    emëruar anëtarët e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi kulturore, do të fillojë menjëherë puna
    për hartimin dhe miratimin e kësaj liste.

    Me Ligjin e ri për trashëgiminë kulturore parashihet edhe themelimi i Inspektoratit të
    Trashëgimisë Kulturore, i cili do të jetë një organ mbikëqyrës për të gjitha restaurimet,
    konservimet dhe gërmimet arkeologjike. Roli dhe përgjegjësia i këtij mekanizmi janë përcaktuar
    qartë dhe mundësojnë punë efikase.

    Miratimi i Ligjit për muzetë, i cili kërkohet për ta plotësuar legjislacionin në fushën e
    trashëgimisë kulturore, që të jetë në përputhje me ‘acquis communautaire’ e Bashkimit Evropian
    do të hapë rrugë për një menaxhim shumë efikas të muzeve, si dhe do ta krijojë bazën legale për
    themelimin e muzeve të rinj.

    Qeveria po ashtu do t’i rrisë fondet për subvencionimin e organizatave të të rinjve dhe për
    aktivitetet e tyre, si promovimin e edukimit joformal; promovimi i shëndetit, të artit, të sportit e
    tjera. Ministria do ta mbështesë çdo vit me buxhet Këshillin qendror për veprim dhe këshillat
    lokalë të veprimit rinor. Bashkëpunimi me organizatat e ndryshme ndërkombëtare, që janë aktive
    në fushën e rinisë, do të rritet, por fokus i veçantë i bashkëpunimit do të jetë ndërmarrësia e
    edukimit profesional dhe promovimi i vlerave sociale.

    Ministria do të vazhdojë të punojë shumë për masivizimin e sportit nëpërmjet investimeve në
    infrastrukturën sportive dhe ne vetëm brenda këtij viti do të investojmë rreth 9 milionë euro në
    këtë fushë. Pastaj, promovimi i sportit shkollor dhe universitar dhe masivizimi i sportit në

    61
    përputhje me kartën evropiane të sportit dhe kodit të etikës në sport. Do të mbrohet dhe
    promovohet autonomia e federatave sportive.

    Pas anëtarësimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe të
    nëntë federatave që nga janari, përfshirë anëtarësimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës në
    FIBA-Evropë dhe FIBA-Botë, po punojmë intensivisht edhe në disa procese të rëndësishme të
    ndërkombëtarizimit të sportit, siç është anëtarësimi i Federatës të Futbollit të Kosovës në UEFA
    dhe në FIFA.

  • Regjia, të lutem!

  • ...Hartimi dhe miratimi i Ligjit kundër dhunës në sport, i Ligjit
    për sponsorizimin e Ligjit menaxhimin e objekteve sportive, si dhe hartimi dhe miratimi i
    strategjisë kombëtare për zhvillimin e sportit janë prioritete të Ministrisë në sektorin e sportit për
    këtë vit. Po ashtu, Qeveria e Kosovës do të punojë që të funksionalizohet mjekësia sportive, si
    një kusht shumë i rëndësishëm për zhvillimin e garave.

    Ministria i ka miratuar rregulloret për shpërblimet shtetërore, për sportistët kulminantë, ndërsa ne
    po vazhdojmë të plotësojmë legjislacionin sekondar në këtë fushë. Ministria po angazhohet
    maksimalisht për fillimin e ndërtimit të stadiumit nacional të futbollit, i cili do të ndërtohet në
    Prishtinë. Në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, po i përmbyllim procedurat e ndarjes së
    lokacionit që pastaj të vazhdohet në procedura tjera të shpalljes të konkursit për projektim dhe
    më pas të atij për ndërtim. Ministria këtë vit e ka dyfishuar buxhetin për ndërtimin e palestrave
    sportive nëpër komuna me qëllim të krijimit të kushteve moderne për gara sportive në shumë
    sporte kolektive. Tani është në proces ndërtimi i palestrave në Kamenicë, Istog, Skenderaj,
    Rahovec, Deçan, Klinë e Kaçanik, ndërkaq palestra sportive do të ndërtohen gjatë këtij viti edhe
    në Viti dhe në Dragash.

    Promovimi i sportit në gjithë Kosovën është një prioritet i Qeverisë të Kosovës. Për ta bërë këtë
    është i nevojshëm ndërtimi i poligoneve sportive për futboll, basketboll dhe volejboll, që duhet të
    jetë politikë dhe strategji afatmesme e Qeverisë.

    Me anëtarësimin e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar janë zgjeruar mundësitë për
    sportistët tanë. Një nga sportet ku ka interesim dhe talent është noti dhe disiplinat e ndryshme të
    sportit në ujë. Në këtë rrafsh, Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete financiare për ndërtimin e
    pishinës olimpike, e cila po ashtu do të jetë në Prishtinë dhe do të bashkëfinancohet me
    Komunën e Prishtinës. Faleminderit!

    KRYTARI: Visar Ymeri, të lutem, pastaj të përgatitet Time Kadrijaj.

  • Faleminderit!
    Deputetë të Kuvendit të Republikës të Kosovës,
    Më integroi një fjali që e dëgjova pak më herët, kur deputetja i referohej Lëvizjes
    “Vetëvendosje” dhe tha që te ne, duke iu referuar LDK-së, në këtë rast, nuk ndodhin këto. Jo,
    nuk ndodhin, është e qartë. Ju rriheni me karrige dhe shumë mirë që rriheni. Bile ju kisha
    sugjeruar edhe në këtë Kuvendin që e keni në maj të rriheni me karrige, sepse kështu i ndihmohet

    62
    edhe prodhimit vendor, pra duke supozuar se këto karrige i blini pastaj nga prodhimi vendor dhe
    i ndihmoni ekonomisë për të cilën po flasim. Por, nëse jeni dakord i ishim kthyer temës.

    Më herët, siç u dëgjua këtu nga deputetët, por qe besa edhe kryeministri, edhe zëvendësi i tij, apo
    siç u tha këtu ky kryeministri tjetër, thanë që ky është program i cili e ka për synim dhe në thelb
    të tij zhvillimin ekonomik. Pak a shumë kështu. Pastaj nga disa deputetë, kryesisht të Partisë
    Demokratike të Kosovës, u tha që programi nuk është edhe aq në aspektin e zhvillimit ekonomik,
    por në aspektin social është më i theksuar. Kjo tregon në njëfarë mënyre që këto ky grupe ose
    nuk po pajtohen se çfarë kanë shkruar në këtë program, ose, çka është shumë afër mendsh, nuk e
    kanë lexuar fare programin. Pra, nuk e dinë çfarë ka në të dhe tash secili flet qysh i merr mendja
    për të. Edhe qe besa, kur ta lexosh programin, në disa fjali të tij e sheh se as këta që e kanë
    dorëzuar nuk e kanë lexuar, ose edhe këta e kanë një mospajtim të thellë ndërmjet vete.

    Për shembull, aty në program thuhet që Qeveria në secilën politikë të vet, për pjesën hyrëse po
    flas, do ta promovojë dhe forcojë vizionin për Kosovën e pavarur. Pra, Kosova e pavarur është
    ende vizion në mendjen e Qeverisë, e nuk është realitet i cili duhet të ndërtohet.

    Në anën tjetër, më vonë, te luftimi i ekonomisë joformale, te masat që janë propozuar për ta
    luftuar ekonominë joformale, thuhet, ndër të tjera, te pika e fundit “do të punojë në zbatimin
    Marrëveshjes së Brukselit për ta shtrirë kontrollin e plotë në pikat doganore në Jarinë dhe
    Bërnjak”, e zëvendëskryeministri Hashim Thaçi thotë “po, ashtu, do të punojmë për këtë punë”,
    paçka që prej vitit 201l për çdo ditë kanë thënë që tashmë kjo punë është kryer, atje i kemi
    doganierët tanë, i kemi policët tanë dhe, rrjedhimisht, Kosova është një dhe me territor të
    pandarë dhe me secilën pikë të kufirit të vet të kontrolluar nga institucionet tona. Pra, shihet se
    nuk e kanë lexuar fare programin. Nuk dinë se çfarë kanë shkruar në të dhe rrjedhimisht kanë
    përvjedhur këso fjalish, të cilat i kanë vënë aty në program edhe të cilat po na i shesin neve këtu
    si analizë. Po, në fakt, nëse ky program lexohet me vëmendje, kushdo që e ka lexuar me
    vëmendje, besoj që ka deputetë, që e kanë lexuar me vëmendje, mbase edhe ndonjë ministër,
    shihet që nuk ka kurrfarë analize as të efektit të masave të propozuara, pra çfarë ndikimi do ta
    kenë ato në çështjet, për të cilat flasin e as të mundësisë së arritjes së këtyre qëllimeve. Janë
    vendosur aty disa qëllime, diku të përgjithësuara, diku me numra më konkret, po fare nuk flitet
    për mundësinë se si do të arrihen ato.

    Po ashtu, programi është i përgjithësuar dhe, mendoj që kjo është bërë me qëllim, në mënyrë që
    pastaj për shkak të mungesës së konkretësisë së saj, puna e Qeverisë të jetë e pamonitorueshme,
    sepse kur nuk ka asgjë konkrete, atëherë çka do që të bësh, ajo nënkupton që je duke vepruar në
    atë drejtim.

    Pra, thuhet që do ta bëjmë këtë, do të punohet më mirë në këtë, do të punohet më mirë në atë,
    dhe secili ministër çdo mëngjes që zgjohet dhe shkon në zyrë, thotë, ja pra po punoj më mirë për
    këtë që e kam thënë, sepse vetë shkuarja në zyrë do të nënkuptohet si punë e këtij ministri për
    çështjen për të cilën është zotuar në program.

    Çështje tjetër pastaj, po ndalem te disa pika, të cilat kjo Qeveri disa herë i ka quajtur edhe në
    program, po edhe në ligjërimin e tyre publik, si çështje prioritare. U dëgjua këtu disa herë, u tha
    që natyrisht, “Trepça” dhe është diskutuar gjatë disa seancave të Kuvendit të Republikës së

    63
    Kosovës, rëndësia që “Trepça” ka për ekonominë e vendit dhe rëndësia që “Trepça” të
    funksionalizohet dhe të futet në prodhim e në anën tjetër, të futet në sistemin ekonomik të vendit.

    Dhe, për “Trepçën” në faqen 19 janë vetëm dy paragrafë, në të cilët thuhet se do ta bëjmë një
    strategji, ashtu siç është thënë edhe kur është diskutuar ligji dhe, kjo strategji pastaj do të na
    tregoj se çfarë do të bëhet me “Trepçën”.

    Pra, në njëfarë mënyre për asetin më të rëndësishëm të vendit, të cilin të gjithë janë pajtuar, të
    paktën, që është aseti më i rëndësishëm i vendit, Qeveria e Republikës së Kosovës ia ka ndarë 2
    paragrafë në 80 faqe program, në të cilin tregon që në fakt nuk e ka të qartë se çfarë duhet bërë
    me “Trepçën”, por këtë do ta marrin vesh më vonë.

    Për të qenë korrektë, për krejt ekonominë thuhet kështu, sepse thonë që për sa u përket sektorëve
    strategjikë, në të cilët do të zhvillohet Kosova, ata do të përpilohen në një strategji të zhvillimit
    ekonomik, e cila do të jetë gjithëpërfshirëse pra, dhe e cila do të na tregojë në fakt, se cilat janë
    potencialet ekonomike të vendit dhe kah do të duhej të shkojë Kosova në rrafshin ekonomik dhe
    në zhvillimin e prodhimit.

    Pra, Qeveria me program ka treguar, që pak a shumë nuk është se e din se çka duhet bërë me
    ekonominë e vendit dhe si do të duhej të zhvillohej ajo, mirëpo, i kanë paraparë disa masa për ta
    arritur këtë që nuk e dinë.

    Pastaj energjia, është thënë po ashtu, disa herë, që është një prej sektorëve më strategjikë dhe më
    të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit dhe, natyrisht, secilit njeri, qoftë ekonomist
    apo jo, që jeton në Kosovë, e din që mungesa e furnizimit të rregullt me energji elektrike ta
    pamundëson zhvillimin ekonomik. Pra, këtë nuk ka nevojë të na e thotë as Qeveria, e aq më keq,
    ta shkruajë në program, sepse kjo dihet. Mirëpo, për energjinë Qeveria duket se nuk ka kurrfarë
    plani të qartë, përveçse e kanë bërë aty një paragraf, ku e kanë mbushur me numra. Pra, thuhet që
    2 herë nga 300 megavat do të parashihet të hyjnë në operim deri në vitin 2021 dhe, këtu po
    supozoj që i janë referuar një tenderi, i cili tashmë është hapur e të cilin është kërkuar që ta
    shpallin publikisht, në mënyrë që ta kuptojmë edhe ne si deputetë, se çfarë do të ndodhë me këtë
    projekt kaq të rëndësishëm, që është propozuar të ndërtohet në Kosovë.

    Mirëpo këtu, Qeveria thotë edhe një gjë, thotë që edhe 600 megavat tjerë do të shtohen deri në
    vitin 2023. Pra, nuk qenka projekti 2 herë 300 megavat, gjithsej 600 megavat, siç është thënë dhe
    për të cilin është tenderuar, por qenka një projekt 1.200 megavat, sipas programit të Qeverisë
    gjithnjë.

    Po kjo është ajo një e re këtu, të cilën po e mësojmë prej programit dhe, për të cilën kishim
    kërkuar nga Qeveria të na tregojë qartë, a do të ndërtohen dy nga 300 megavat, dy blloqe nga
    treqind apo katër blloqe nga 300 megavat dhe, kush do t’i ndërtojë këto 600 megavat shtesë, të
    cilat po shihen këtu në programin qeverisës, sepse është folur njëherë për 2.100, pastaj për 1.000,
    po pastaj është hequr dorë dhe ka rënë në 600 megavat, të jetë termocentrali i ri, ndërkohë që
    tash Qeveria po planifikuaka 1.200. Kush do t’i ndërtojë këto 600 të tjerë?


    64
    Po ashtu, për ta kuptuar se sa joserioze është kjo Qeveri dhe sa pak ka menduar për këto
    zhvillime, ose më mirë thënë, se si ka shpenzuar kohë që t’i mbledhë të gjitha frazat e dëgjuara
    deri më tash për sektorët e caktuara dhe i ka futur ato si propozim për program, tregon edhe
    Hidrocentrali i Zhurit. Thuhet që do të funksionalizohet deri në vitin 2017, pra që i bie edhe
    mbase dy vjet, po një vit e gjysmë, pak a shumë, Hidrocentrali i Zhurit me kapacitet instalues
    prej 305 megavatësh. Po, unë do ta kisha pyetur Qeverinë, a jeni serioz në këtë, a jeni të sigurt që
    do ta ndërtoni Hidrocentralin e Zhurit deri në vitin 2017? A jeni të sigurt që ky projekt është i
    mundshëm dhe, a jeni të sigurt që ky projekt do të jetë përfitues, jo vetëm për energjinë, por edhe
    për ekonominë e Kosovës?

    Ndërkohë që thuhet se Qeveria e ka për qëllim që të vazhdojë mbështetjen për investimet në
    energjinë e ripërtëritshme dhe të zhvillojë resurset në vijim: - qiellore, thuhet, 8 megavat; era 130
    megavat; hidroja, tash na bëhet 180 megavat dhe biomasa 10 megavat.

    Në bazë të çfarë studimesh? Pra, a keni studime të qarta, që tregojnë se ky vërtetë është
    potenciali i Kosovës në energji të ripërtëritshme, që është vetëm ky, që nuk është as më i vogël
    as më i madh dhe, pastaj cilat janë masat që do ta arrijnë këtë? Ose, nëse e bartim tash diskutimin
    për energjinë, po në nivel më të përgjithësuar. Janë katër synime që i ka paraqitur Qeveria këtu,
    të cilat janë synime të programit qeverisës, për sa i përket sektorit të energjisë.

    Pra një, thuhet të ketë energji të mjaftueshme për nevojat e Kosovës dhe, nuk tregojnë pastaj a ka
    kalkulime, se cilat do të jenë nevojat e mjaftueshme, ose energjia e mjaftueshme për nevojat e
    Kosovës? Në bazë të çka? Në bazë të cilës rritje? Në bazë të çfarë strukture të rritjes ekonomike?
    Pra, do të orientohet ekonomia e Kosovës në industri apo më shumë në shërbime dhe çfarë
    energjie do të konsumojë kjo?

    Pra, vetëm thuhet energji të mjaftueshme për nevojat e Kosovës, pa e pasur fare të qartë, se cilat
    janë nevojat e Kosovës.

    E dyta, pastaj është që çmimet e energjisë të jenë të përballueshme për qytetarët dhe bizneset. Si
    do të arrihet kjo? Çfarë mekanizmi do të përdorë Qeveria, për ta ndikuar çmimin? Sepse, Qeveria
    formalisht nuk ka kurrfarë mundësie, që të ndikojë në çmimin e energjisë elektrike. Mundësinë
    tash për tash e ka ZRE-ja, siç e dimë, e cila do të duhej të jetë organ i pavarur, pra që i merr
    politikat në bazë të profesionalizmit dhe rrjedhave në treg e jo në bazë të direktivave të Qeverisë
    dhe, e dyta edhe kjo e ZRE-së, siç e dini të gjithë, me ligj, pas liberalizimit të tregut të energjisë
    elektrike, nuk do ta ketë më këtë mundësi, sepse supozohet që liberalizimi, konkurrenca në treg
    do t’i përcaktojë çmimet dhe si e tillë, edhe ZRE-ja do ta humbë atë.

    Pra, pse po zotoheni për diçka, të cilën nuk e keni mundësinë ta zbatoni dhe, nëse e keni
    mundësinë pse nuk po tregoni si do ta zbatoni këtë, se do të kishte qenë shumë e rëndësishme.
    Dhe, jam plotësisht dakord që ta krijojmë një sistem, i cili do të ofronte çmime të përballueshme,
    por cili do të jetë ai.

    Çështja tjetër pastaj, u fol këtu edhe për tregtinë e lirë dhe, njëri prej rekomandimeve të
    propozuara, të cilin prapë po them, deputetë, kishte deputetë që s’e kishin kuptuar fare, ose që

    65
    donin qëllimisht që ta keqkuptonin, ishte rekomandimi 5. Ju kisha ftuar ta lexoni deri në fund.
    Pra, mos i lexoni vetëm tri fjalët e para...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Regjia, të lutem, vazhdoja!

  • Faleminderit!
    Pesëshi thotë, të fillojmë menjëherë së zbatuari taksat doganore ndaj produkteve bujqësore
    ushqimore të subvencionuara në vendin e tyre të origjinës. Me çfarë qëllimi është kjo?

    Ky është me qëllim, që produktet vendore të jenë më të konkurrueshme në treg, pra t’u krijohet
    hapësirë produkteve vendore të bujqësisë dhe të industrisë përpunuese të ushqimit, në mënyrë që
    prodhimi vendor të ketë rritje dhe, në mënyrë që kështu t’i zëvendësojmë importet për ta
    përmirësuar bilancin tonë tregtar, një prej problemeve të vazhdueshme që e kemi në ekonomi.
    Pra, ky është ai rekomandim të cilin deputetët, ose nuk e kuptuan, ose nuk donin ta kuptojnë.

    Dhe për fund, propozohet këtu dhe e kam një pyetje të fundit për Qeverinë, për kryeministrin, se
    thuhet që tek ajo pjesa ku flitet për përmirësimin e performansës së ndërmarrjeve publike, thuhet
    që privatizimi i ndërmarrjeve publike duhet të ndodhë, dhe pastaj vazhdon fjalia. Kjo “duhet të
    ndodhë” është vendim i Qeverisë tashmë, apo jo? Pra, “duhet të ndodhë”, nuk ka mundësi tjetër,
    nuk ka alternativë, përveç privatizimit të ndërmarrjeve publike në kohë të ndryshme dhe në
    mënyra të ndryshme, këtu jam dakord që e kanë bërë një ndryshim kjo Qeveri. Mirëpo, kur
    thoshim ne - ta bëjmë “Trepçën” ndërmarrje publike, na thoshit, jo, na duhet një studim së pari i
    fizibilitetit dhe i dobive që do të na sillte kjo e pastaj ta marrim vendimin, ndërkohë që për
    privatizim nuk paska nevojë për kësi studimi. Pra, që tash ju po e dini që privatizimi është më i
    mirë, se sa ndërmarrja publike.

    Pra, kjo a është tash në bazë të analizave, apo është në bazë të doktrinave ideologjike, të cilave ju
    takoni? Se, këtu po tingëllon si doktrinë ideologjike, pra një vendim i paravendosur, pa pikë
    analize dhe pa kurrfarë nevoje. Dhe, e tëra kjo pastaj në funksion të tregut të lirë.

    Së pari, duhet ta kemi parasysh se tregu i lirë ka të bëjë me liberalizim, nuk është çështje
    pronësie. Ndërmarrjet publike mund të jenë agjentë në tregun e lirë, konkurruese me kompanitë
    tjera. PTK-ja në pronësi publike ka garuar, “Vala” në këtë rast ka garuar me një kompani tjetër, e
    cila është në Kosovë, në pronësi private, po llogaritet si kompani private, që është IPKO-ja. Çka
    ka pasur këtu të keqe? Prapë, PTK-ja ka fituar.

    Sikur mos të kishin qenë dallaveret e Qeverisë, e besoj që ndoshta ju nuk jeni Qeveri e njëjtë me
    të kaluarën, atëherë PTK-ja prapë kishte dalë kompani shumë më përfituese se sa IPKO-ja, pra
    po bëka me pas pronësi publike, në kushte të një tregu të liberalizuar.

    Dhe e dyta, tregu i lirë për të cilin ju po flisni, a mund të na tregoni, për fund tash e kam,
    kryeministër, zëvendëskryeministër dhe ju të tjerët, cili treg i lirë ua mundësoi vëllezërve dhe
    djemve tuaj të bëhen milionerë? Pra, në bazë të cilit treg të lirë, ju i bëtë këto para, ose të afërmit

    66
    e juaj? Pra, na e shpjegoni edhe këtë, që ta kuptojmë më mirë këtë tregun e lirë, që po doni ta
    ndërtoni këtu në Kosovë? Faleminderit!

  • Teuta ka kërkuar fjalën për replikë.

  • Po, vetëm shkurt. Sa i përket demokracisë, mendoj që LDK-ja vetëm
    mundet ta mësojë çka është demokracia e çka është fjala e lirë dhe, çka është respektimi i fjalës
    së lirë. Ndërsa, ato sigurt çka nuk ka, nuk ka biseda informative, nuk ka marrje në pyetje, nuk ka
    komisione disiplinore, po ka demokraci dhe pikë.

  • Atëherë, Time Kadrijaj e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar i Kuvendit!
    Për herë të parë, për aq sa mban mend dikush, Qeverinë e Kosovës e gjen tremujori i parë pa një
    program qeverisës, të miratuar në Kuvend, aq më tepër një program që është sjell në kutitë e
    deputetëve si njoftim për programin e qeverisjes, e as që mori mundin që këtë program ta
    prezantojë në Kuvendin e Kosovës.

    Po bëhen 100 ditë dhe Qeveria Mustafa ende nuk është konstituuar në tërësi. Kabinetit qeveritar i
    mungojnë edhe shumë zëvendësministra si dhe staf këshilltarësh e personel tjetër. Dhe, kjo nuk i
    ka ngjarë deri më tani asnjëherë kryeministrave të vendit. Kjo qeveri e ka mbytur shpresën e
    popullit të Kosovës, ka nxitur grevat, protestat, pakënaqësitë dhe braktisjen e vendit, shkaku i
    politikave mashtruese dhe premtimeve të rrejshme dhe dështimeve të njëpasnjëshme.

    Dy gjëra mund të kuptohen nga programi qeverisës për shëndetësi. Qeveria Mustafa lëre që nuk
    ka zgjidhjet e veta për problemet në shëndetësi, por as nuk i kupton as ligjet që rregullojnë këtë
    fushë. Ndryshe nuk ka si të shpjegohet fakti se i përshkruajnë detyra dhe obligime vetes, që janë
    fushëveprime të Fondit të sigurimeve, Odës së Mjekëve, ose Shërbimit spitalor dhe klinik të
    Kosovës.

    Ndërkaq, që këtyre institucioneve, që me ligj janë të pavarura nga Ministria e Shëndetësisë, u
    japin detyra që nuk u takojnë. Madje, harrojnë se për shumicën e aktiviteteve që planifikojnë,
    paratë nuk janë në xhirollogarinë e Ministrisë, por në xhirollogaritë tjera.

    Ndryshimi i mënyrës së financimit në shëndetësi nga financimi i vetëm prej buxhetit në financim
    të buxhetit dhe nga fondet e sigurimeve publik dhe privat, nuk është asgjë e re. Ajo që është e re
    dhe fatkeqësisht, befasuese, është mungesa totale e kuptimit për funksionim dhe detyrat e Fondit
    të sigurimeve.

    Ndryshe nuk ka si të kuptohet fakti, se disa prej pritjeve prej Fondit, si rritja e buxhetit të
    Shërbimit spitalor klinik dhe universitar të Kosovës, rritja e granteve specifike për komuna ose
    funksionalizimi i shërbimit të informimit në shëndetësi nuk janë fare detyra të fondit, ashtu
    sikurse nuk janë as furnizimi 100% i listës esenciale, përmirësimi i qeverisjes dhe menaxhimit të
    institucioneve dhe resurseve, fuqizimi i kapaciteteve diagnostike duke blerë pajisje dhe duke i
    servisuar më mirë, këto të fundit, detyra të Shërbimit spitalor klinik universitar dhe mjekësisë
    primare.

    67
    Duke i dhënë vetes detyra për ta riorganizuar Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Qeveria
    ka harruar se organizimi i saj është i rregulluar me ligj dhe me statut, sipas modelit që ka marrë
    përkrahje më të madhe prej LDK-së dhe PDK-së në qeverisjen Thaçi-2.

    Pastaj, konstatimi se prioritet i Qeverisë Mustafa do të jetë shqyrtimi i mundësisë që të
    themelohet Spitali i Prishtinës, jo të themelohet, por të shqyrtohet mundësia e themelimit, një
    qeveri serioze do të dinte, se a i duhet një spital Prishtinës? Ku do ta ketë këtë spital, ku do të
    marrë kuadro për këtë spital dhe me çka do ta ndërtonte? Dhe, nuk do të merrej me shqyrtimin e
    mundësisë.

    E dyta është tendenca për të vazhduar me mikromenaxhim, funksionalizimin e Kardiologjisë
    Invazive dhe Kardiokirurgjisë dhe funksionalizimin e shërbimeve profesionale për Onkologji,
    për nëna dhe fëmijë, që janë kompetenca të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

    Vazhdimi përkrahës për trajtimin e fëmijëve me sëmundje malinje jashtë vendit, kjo tendencë e
    cila nuk përfshinë vetëm fëmijët, tregon mungesën e përkushtimit për ngritjen e këtyre
    kapaciteteve brenda vendit.

    Licencimi i institucioneve shëndetësore, i deklaruar prioritet i Qeverisë, nuk sqaron çështjen
    kryesore, se a do të licencohen edhe institucionet shëndetësore publike, çështje shumë me
    rëndësi, sepse në mungesë të përballjes së këtyre institucioneve me minimumin e kritereve për të
    marrë leje për punë, ne ende nuk e dimë në çfarë institucionesh shëndetësore mjekohemi.

    Duke vënë theksin mbi mjekësinë primare familjare, programi nuk adreson çështje shumë
    brengosëse të kujdesit shëndetësor në institucionet parashkollore dhe shkollat e Kosovës, si dhe
    mungesën e përkujdesjes specialistike në shërbimin primar.

    Qeveria, fatkeqësisht është për keqardhje, sepse Qeveria komunitetin ndërkombëtar e sheh vetëm
    si komunitet të donatorëve, nuk e thotë ama as një fjalë për kontributin e këtij komuniteti për
    ngritjen e kapaciteteve të institucioneve shëndetësore në Kosovë, përmes mentorimit,
    binjakëzimit apo formave të tjera të ngjashme.

    Në mes të gjërave të tjera, që janë për keqardhje, është edhe mungesa ndër prioritetet e
    aktiviteteve për ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, siç janë rishikimi i formimit të
    punëtorëve shëndetësor, programeve të specializimeve dhe të subspecializimeve, edukimit të
    vazhdueshëm profesional dhe licencimit të punëtorëve shëndetësor, si dhe standardizim të
    shërbimeve shëndetësore, që duhet të zhvillohen në bashkëpunim me Odën e profesionistëve
    shëndetësorë.

    Pra, nëse bëjmë analizë punën e Qeverisë Mustafa dhe Ministrisë së saj të Shëndetësisë, në 100
    ditët e kaluara, konstatojmë se Ministria nuk ka bërë punë fare. Në këto rrethana kemi mundur
    vetëm të konkludojmë se Kosovës kur është shëndetësia në pyetje, nuk po i vijnë ditë të mira.

    Programi i Qeverisë për shëndetësi i bërë publik këto ditë, nuk na ka luhatur në këtë konkluzion,
    përkundrazi dy gjëra mund të kuptohen nga programi qeverisës për shëndetësi, Qeveria Mustafa
    lëre që nuk i ka zgjidhjet e veta për problemet në shëndetësi, por as që i ka kuptuar ato të nisura

    68
    nga qeveria e mëparshme. Rrjedhimisht, programi është përplot zgjidhje të këqija, ndërkohë që
    nuk adreson shumë probleme me rëndësi, ndërsa për ato pak veprime që mund të bëjnë
    ndryshime në shëndetësi, nuk cakton as kush, as kurë dhe as si do të realizojë, duke bërë jo
    program i aksioneve po, listë të dëshirave.

    Për Aleancën, paralajmërimi se nuk do të ketë fond publik të sigurimeve shëndetësore, të paktën
    deri në vitin 2016, është për keqardhje, ndërsa arsyetimi se kjo për arsye se Qeveria nuk do që ky
    fond të dalë i keq, është i papranueshëm, për shkak se Kosova ka pasur nevojë që të ketë fond të
    sigurimeve shëndetësore publike jo sivjet, por qe 15 vjet. Qeveria është dashur të mobilizojë
    mjetet nga të gjitha vijat buxhetore, ku mund të marrë edhe mjete borxh, që fondin ta bëjë
    funksional menjëherë.

    Dhe, çka të them lidhur me një vendim të fundit të Qeverisë, për importin e veturave më të vjetra
    se 13 vjet. Bash në ditën e luftimit të tuberkulozit, Qeveria merr vendimin për import të veturave
    më të vjetra se 13 vjet, duke ditur ndotjen momentale të ajrit, e cila është më e paktë nga
    industria, meqenëse nuk e kemi e më shumë nga mjetet motorike me ndezje të pakontrolluar, nuk
    mund ta quajmë ndryshe këtë vendim, pos një veprim skajshmërisht të papërgjegjshëm.

    Në një anë, kinse kujdesemi për shëndetin e popullatës me manifestime të ndryshme, si Dita e
    luftës kundër tuberkulozit e në anën tjetër me importin e veturave më të vjetra se 13 vjet, i dënon
    gjeneratat në vijim me shtim të numrit të sëmurëve nga organet e frymëmarrjes e posaçërisht
    sëmundje si astma bronkiale dhe kanceri i mushkërive.

    Në një anë e mashtron popullatën, kinse me lehtësimin e ofrimit të mundësisë që shumë familje
    të posedojnë veturë, nga ana tjetër e ngarkon me plaçkitjen institucionale të quajtur taksa
    ekologjike, të cilën nuk e kemi, nuk kemi informata se ku përdoret e më së paku për çështje
    ekologjike.

    Rritja eventuale e buxhetit nga importi i këtyre veturave, në anën tjetër, do t’i shumëfishojë
    shpenzimet për shëndetësi, të cilën gjithsesi do ta paguajë qytetari nga xhepi i vet. Me këtë
    veprim, Qeveria edhe njëherë tregon se nuk e ka prioritet shëndetin e qytetarit, por vetëm rritjen
    e masës monetare, që dot ë keqpërdoret në vazhdimësi, në kurriz të qytetarit. Faleminderit!

  • Grupi Parlamentar Nisma, ka vetëvendosur ta bëjë një kombinim. Zafir Berisha e
    ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    Unë për shkak të replikës, u ndërrua renditja, përndryshe shoku Enver e ka pasur parasysh se jam
    përpara.

    Faleminderit! Unë dëgjova me vëmendje, veçanërisht fjalimin e kryeministrit dhe që në fillim
    dua të them se është një fjalim, që tregon se kjo Qeveri ka vendnumërim, ose ecje në “orbitrek”,
    që i bie se janë duke vendnumëruar dhe nuk janë duke bërë asgjë. Dhe, më e keqja është se as
    edhe fjalimi dhe programi nuk është shpresëdhënës, siç nuk ka qenë shpresëdhënës edhe vetë
    koalicioni i arritur midis PDK-së dhe LDK-së, koalicioni i cili thjesht, në momentin e bërjes
    publike i ka venitur ekstremisht shpresat për një jetë më të mirë të qytetarëve.

    69
    Thënë të drejtën, pesë objektivat kryesore, që i theksoi kryeministri, mendoj se janë vazhdimësi e
    deklaratave politike programore elektorale, por jo edhe çështje të cilat mund të realizohen edhe
    për faktin se mungon njëra nga objektivat kryesore dhe, ajo është çështja e sigurisë. Dhe nuk
    mund të ketë zhvillim ekonomik, investime të huaja në rast se kemi një siguri të brishtë, siç është
    në Kosovë dhe, aq më keq, ministri i Punëve të Brendshme, përpos ndonjë fjalë kështu për t’i
    hyrë në hatër, se ka zgjedhje të brendshme partiake, nuk tha asgjë konkrete, në përjashtim me
    ministrat tjerë.

    Me thënë të drejtën, çështja e sigurisë llogaris se nuk është njëjtë t’i biesh harmonikës dhe të
    menaxhosh sigurinë e një vendi, veçanërisht një vendi siç është Kosova, në një rajon jo shumë të
    qetë dhe në një rajon të trazuar.

    100-ditëshin e Qeverisë e karakterizojnë shumë gjëra, të cilat kanë ndikuar bukur shumë në
    vazhdimin e dëmtimit të imazhit të vendit, domethënë nga keqqeverisja e kaluar, sepse kjo
    qeverisje është përballur si rezultat i këtij kombinimi qeverisës, ka pasur shpërthime të
    arsyeshme në formë reagimi të qytetarëve, fillimisht për shkak se në kuadër të Kabinetit të kësaj
    Qeverie, kemi pasur fjalor fyes dhe ofendues në raport me qytetarët, që kanë ngritur protesta dhe
    demonstrata të arsyeshme të qytetarëve, demonstrata të cilat e kanë vetëdijesuar kryeministrin
    për ta bërë një reagim në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën.

    Kjo qeverisje, natyrisht, do të mbahet në mend për 100-ditëshin e parë, për shkak se mbi 100
    mijë qytetarë e kanë lëshuar vendin, thjesht sepse kjo qeverisje me këtë kombinim dhe me
    qëndrimet e veta publike, që në fillim nuk ka premtuar zhvillim të qëndrueshëm të vendit dhe
    realizim të objektivave qytetare të Kosovës për integrime në strukturat evropiane.

    Realisht, ne jemi dëshmitarë dhe me thënë të drejtën, rastësisht qëllova në njërën nga shumë
    protestat, që ndodhin në sheshin e Prishtinës dhe i dëgjova disa të rinj, kur pyesnin njëri-tjetrin,
    se çka po ndodh. Dikush që ishte më në rrjedha, tha se ka protesta si çdo ditë. Dhe, thjesht me
    këtë qeveri kanë shpërthyer protestat në të gjitha sektorët e shtetit, duke filluar në arsim, në
    shëndetësi, në gjyqësi e kështu me radhë dhe, ky program i prezantuar, nuk po besoj se do t’i
    realizojë dëshirat e arsyeshme të qytetarëve, të cilët presin nga kjo Qeveri.

    Prandaj, mendoj se disa veprime të Qeverisë më shumë janë dekorative, se që prekin realisht atë
    që duhet prekur. Veçanërisht do të ndalem pasi nga disa kolegë deputetë u lavdërua Qeveria për
    faljen e borxheve... dhe të jua them të drejtën nga praktika dhe nga ajo, për shkak se jemi të
    deputetëve të paktë që jetojmë në mesin e qytetarëve, sepse të gjithë të tjerët jetojnë në Prishtinë
    dhe veç kur vijnë votat dalin në terren, unë vi nga terreni dhe me ju thënë të drejtën, një e vërtetë
    është, se borxhi i para 2008-ës në rast se falet, nuk falet për qytetarët e Kosovës, si tërësi, por për
    një pjesë të qytetarëve të Kosovës, pa dashur për të politizuar me këtë, ne e dimë se një
    komunitet, ose veçanërisht komuniteti serb në veri nuk i janë përgjigjur asnjëherë shtetit të
    Kosovës, ndërsa qytetarët dhe bizneset rrezikohen dhe kanë mbetur borxh kryesisht mbas vitit
    2010 – 2011.

    Prandaj, nuk keni arsye për t’u lavdëruar se keni bërë ndonjë falje, në rast se në mënyrë
    esenciale, ministri i Ekonomisë e shpjegon këtë çështje në bazë të dhënave, në rast se i ka
    mbledhur, e sheh se kjo falje nuk ka atë impakt të ndikimit, siç pretendohet të paraqitet.

    70
    U përmend edhe nga kolegu Visar Ymeri, unë dua vetëm t’ia përkujtoj kryeministrit, sepse sipas
    gjasave, nuk është shumë në rrjedhë, rreth Hidrocentralit të Zhurit. Para dy ditësh, Asambleja e
    qytetit të Dragashit ka miratuar në parim një licencë, e cila një institucion i Qeverisë së Kosovës
    i ka licencuar firmat private për hidrocentrale të vogla, për ato ujëra rrjedha të cilat janë
    planifikuar të shfrytëzohen për Hidrocentralin e Zhurit. Me këtë po dua të dal tek ajo, se pjesë të
    këtij programit janë “copy paste” nga programet e kaluara dhe të fushatave elektorale, siç është
    edhe diçka që nuk u përmend, as nga ministri i Kulturës dhe Sportit, se vartësi i Isa Mustafës,
    aktualisht për politikë të jashtme ka pas premtuar një stadium evropian në Prizren. Me thënë të
    drejtën, ajo ka mbetur një fushë e futbollit dhe është në shkatërrim e sipër, dhe unë prita që
    ministri së paku, edhe në këtë drejtim ta përmend edhe Prizrenin, që nuk ka bërë asgjë.

    I përmenda dy raste që lidhen me rajonin prej nga vi, përndryshe në përfundim unë dua të shpreh
    keqardhje publike, se kjo garniturë politike, ky kombinim qeverisës dhe ky program i prezantuar,
    nuk premtojnë perspektivë evropiane të Kosovës. Faleminderit!

  • Faleminderit! Memli Krasniqi e ka fjalën.

  • Faleminderit!
    I nderuar kryetar,
    Të nderuar deputetë,
    I nderuar kryeministër,
    Zëvendëskryeministër dhe deputetë e ministra kolegë,
    Bujqësia është nga sektorët kyç për zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe shpreh pak befasinë
    time, që realisht, pothuajse askush nuk diskutoi për bujqësinë, as për mirë, as për keq. Më vjen
    keq nëse në sytë e deputetëve nuk e ka rëndësinë, të cilën bujqësia e ka në sytë e Qeverisë.

    Duke u bazuar në raportin e gjelbër të Ministrisë së Bujqësisë, ky sektor kontribuon me mbi 12%
    në bruto- prodhimin vendor, si dhe llogaritet se punëson deri në 20% të forcës totale punëtore,
    përfshirë normalisht dhe ata në tregun joformal.

    Në vitet e fundit ka pasur investime të shtuara nga shteti në këtë sektor dhe falë këtyre
    investimeve prodhimi vendor në këto dy vjet të fundit është rritur për rreth 26%. Duke e parë
    bujqësinë si potencial të rëndësishëm dhe kryesor në planin afatshkurtër dhe afatmesëm për
    zhvillimin ekonomik, Qeveria e Kosovës e ka bërë prioritet nacional zhvillimin e bujqësisë dhe
    për këtë buxheti është dyfishuar e po ndërmerren hapa për një zhvillim cilësor në këtë sektor.

    Një ndihmesë të madhe në hartimin e politikave do të japë edhe regjistrimi i bujqësisë, i cili ka
    përfunduar vitin e kaluar pas mbi 50 vjetësh, me ç’rast janë dhënë rezultatet preliminare në
    muajin shkurt dhe planifikohet që rezultatet përfundimtare të bëhen publike në shtator të këtij
    viti.

    Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në 100-ditëshin e parë të Qeverisë ka
    hartuar dhe ka miratuar Programin për bujqësi dhe zhvillim rural dhe Programin për pagesat
    direkte për vitin 2015.


    71
    Programi për bujqësi dhe zhvillim rural, që përfshin grandet investive në fushën e bujqësisë për
    vitin 2015, ka një buxhet prej 20 milionë eurosh dhe përfshin investimet në modernizimin e
    makinerisë për prodhim, për përpunim, në investimet në asetet fizike të prodhimit primar, në
    sektorin e përpunimit, në ujitje të tokave bujqësore, si dhe në diversifikimin e aktiviteteve në
    fermë dhe jashtë saj.

    Është me rëndësi të theksohet, se këtë vit buxheti është dyfishuar për secilën masë të
    mbështetjes, si dhe janë përfshirë një serë kriteresh lehtësuese për fermerët aplikues.

    Baza e aplikimit për masat e këtij programi për fermerët është hapur më 25 shkurt, do të vijojë të
    jetë e hapur deri më 10 prill dhe duhet thënë, se Ministria në disa masa tek skema e grandeve për
    t’ua lehtësuar fermerëve ka zgjatur afatin e implementimit të projekteve që përfitohen nga
    Ministria.

    Sipas indikatorëve të Ministrisë, vetëm përmes mjeteve që do të shpërndahen përmes programit
    për bujqësi dhe zhvillim rural gjatë vitit 2015 do të hapen rreth 2.600 vende të reja të punës të
    qëndrueshme, ndërsa një numër shumë më i madh do të vazhdojë të mbështetet përmes skemës
    së pagesave direkte.

    Programi për pagesa direkte, që nënkupton subvencionimin e fermerëve, këtë vit kap një buxhet
    rekord prej 23 milionë eurosh dhe përfshin subvencionimin në tri kategori kryesore: në blegtori,
    në hortikulturë dhe në drithëra.

    Këtë vit në programin e pagesave direkte paraqiten edhe risi, siç është subvencionimi i
    pemishteve ekzistuese dhe subvencionimi i therjeve të raportuara të gjedhit, që ndërlidhet
    drejtpërdrejt me sigurinë ushqimore.

    Subvencionimi për drithëra dhe blegtori në disa kategori është rritur nga 25% deri në masën 50%
    më shumë, se sa vitin e kaluar. Shembull konkret është subvencionimi i misrit, subvencionimi i
    lulediellit.

    Faza e aplikimit për fermerët për shumicën e kulturave bujqësore është hapur, ndërsa faza e dytë
    e aplikimit do të fillojë pas mbylljes së kësaj faze, besojmë nga fundi i muajit prill. Në dy
    programet ka skema të reja të mbështetjes dhe rritje të dyfishtë të buxhetit, krahasuar me vitin e
    kaluar.

    Me qëllim të realizimit sa më efikas dhe transparent të këtyre dy programeve, Ministria tashmë
    ka organizuar një fushatë të gjerë informuese mediale, ka mbajtur dhjetëra takime informuese me
    fermerë anekënd Kosovës, ka shpërndarë në kopje fizike programet, udhëzuesit, si dhe të gjitha
    dokumentet përcjellëse nëpër të gjitha komunat e Kosovës dhe po ashtu, ka publikuar gjithë
    materialin e nevojshëm edhe në ueb-faqet e ministrisë dhe të Agjencisë për Zhvillimin e
    Bujqësisë.

    Përveç programeve që përmenda, më lejoni t’i listoj vetëm një pjesë të disa nga veprimeve, që
    kemi realizuar në 100-ditëshin e parë.


    72
    Për të implementuar në mënyrë më efikase programin për bujqësi dhe zhvillim rural dhe atë të
    pagesave direkte, me mbështetje të donatorëve ndërkombëtar do të rrisim kapacitetet e Agjencisë
    për Zhvillimin e Bujqësisë, për procesin e vlerësimit dhe veçanërisht për atë të kontrollit dhe
    monitorimit, shpërndarjes së grandeve dhe subvencioneve.

    Po ashtu, Ministria ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me organizatën gjermane për
    zhvillim ndërkombëtar GIZ, për bashkëpunim në zhvillimin e strategjisë për sektorin e verës, për
    konceptin e marketingut dhe aktivitetet promovuese, dedikuar tregjeve lokale, rajonale dhe të
    Bashkimit Evropian, si dhe për adaptimin e kornizës ligjore, sipas AKI-së. Janë publikuar
    rezultatet preliminare të regjistrimit të bujqësisë në Kosovë, në bashkëpunim me Agjencinë e
    Statistikave të Kosovës, më 28 shkurt dhe siç thashë , pritet që sipas ligjit në fund të muajit
    shtator, të publikohen rezultatet finale të këtij regjistrimi.

    Janë nënshkruar katër memorandume mirëkuptimi në mes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe
    Zhvillimit Rural dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, për punësimin sezonal të 985
    punëtorëve nga ana e Agjencisë Pyjore të Kosovës, që konsistojnë me 650 të punësuar për
    projektin e sanimit të zjarrit në pyje, 195 për projektin e menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve,
    120 për projektin për shuarjen e zjarreve në pyjet e Kosovës dhe 20 punëtorë për projektin e
    prodhimtarisë së fidanëve.

    Është finalizuar edhe strategjia dhe plani i veprimit për krijimin e mundësive të reja në
    zhvillimin e sektorëve të hortikulturës dhe blegtorisë në ekonomitë familjare për vitet 2015-
    2017, që si cak dhe target kryesor ka në mënyrë të veçantë familjet, që janë në skemën sociale.
    Në sektorin e pylltarisë është aprovuar plani vjetor për menaxhimin me pyje. Kemi publikuar
    raportin e gjelbër për vitin 2014, që paraqet të dhëna të detajuara për një serë statistikash tepër të
    rëndësishme nga sektori i bujqësisë.

    Nga projekti zhvillimi i zonave rurale përmes avancimit të shërbimeve këshillimore janë
    angazhuar këshilltarë komunalë në 34 komuna të Kosovës. Është bërë organizimi i 102
    këshillimeve me tema të ndryshme, prej të cilave kanë përfituar 1 673 fermerë. Janë themeluar
    11 qendra informative këshilluese komunale në territorin e Republikës së Kosovës dhe nga ky
    projekt kanë fituar drejtpërdrejt 1 062 fermerë.

    Normalisht, është vazhduar me regjistrimin elektronik të fermerëve, ku tashmë në regjistrin e
    fermave janë shtuar në këtë periudhë edhe rreth 2.100 fermerë të rinj.

    Për sa i përket infrastrukturës ligjore, me qëllim të krijimit të kornizës ligjore për implementim të
    suksesshëm të politikave zhvillimore dhe për përafrimin e tyre me Bashkimin Evropian, gjatë
    periudhës raportuese pra, 100-ditëshit të parë ne kemi finalizuar 3 ligje tepër të rëndësishme, të
    cilat shumë shpejt do të procedohen në Kuvend e që janë Projektligji për pyjet, Projektligji për
    ushqimin, si dhe Projektligji për pijet e forta alkoolike.

    Normalisht, janë hartuar dhe janë në përfundim edhe dhjetëra akte nënligjore, që cilat lidhen me
    legjislacionin primar në fushën e bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural.


    73
    Po e cek në fund edhe faktin, që në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, kemi nënshkruar
    marrëveshje për bashkëpunim në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural me Ministrinë e
    Bujqësisë të Republikës së Shqipërisë, për të mundësuar një bazë legale, që në të ardhmen të
    harmonizojmë legjislacionin dhe veçanërisht të fokusohemi tek unifikimi i standardeve, që
    ndërlidhen me cilësinë ushqimore, si dhe për tejkalimin e problemeve që kemi pasur në të kaluar,
    në lidhje me importin apo eksportin e produkteve bujqësore.

    Gjithsesi, sot do t’ ju kursejmë për planet që i kemi, ato janë të publikuara jo vetëm në programin
    e Qeverisë, por edhe në dokumentet tjera që i përmenda, por, shpresoj, po e përsëris në fund edhe
    njëherë, se do të kemi pak më shumë debat për bujqësinë, për zhvillimin rural, sepse ndonjëherë
    edhe idetë e opozitës mund të na shërbejnë për të mirë. Faleminderit!

    (Drejtimin e mbledhje e merr nënkryetari i Kuvendit, z. Xhavit Haliti.)

  • Faleminderit! Fjalën e ka zonja Mustafa.

  • Faleminderit, kryesues!
    Kabinet qeveritar,
    Të nderuar kolegë,
    Kam analizuar programin e Qeverisë për vitin 2015 – 2018, por me kujdes të veçantë e kam
    analizuar pjesën e programit për shëndetësi.

    Të nderuar, infrastruktura ligjore për shëndetësi tashmë gati është kompletuar, si Ligji për
    shëndetësi, Ligji i sigurimeve shëndetësore, Ligji i odave të profesionistëve shëndetësorë dhe
    ligjeve të tjera në lëmin e shëndetësisë, por, mbetet përgjegjësi e institucioneve dhe të gjithë neve
    zbatueshmëria e këtyre ligjeve në praktikë.

    Njëherësh, pjesë e programit të Qeverisë është edhe përmirësimi i cilësisë së shërbimeve
    shëndetësore në interes të qytetarëve, duke pasur parasysh edhe projekte tjera që janë të parapara
    në këtë program.

    Unë konkretisht, dëshiroj të ndalem në pjesën e programit, ku theksohet se zonat e thella rurale
    janë të privuara nga shërbimi mjekësor, gjë për të cilën Qeveria zotohet të kanalizojë më shumë
    fonde dhe të mundësojë subvencione për personel të kualifikuar, që do të shërbejnë në zonat e
    thella periferike.

    Kjo çështje në fakt është e rregulluar me nenin 71, paragrafi 5, të Ligjit për shëndetësi, sipas të
    cilit të gjithë profesionistët shëndetësorë të sapodiplomuar, që përcaktohen të punojnë në viset
    rurale, do të punësohen menjëherë në kuadër të Mjekësisë familjare. Edhe pse, shëndetësia
    primare është kompetencë e komunave, ky ligj rregullon që mjetet financiare për këta
    profesionistë shëndetësorë të sigurohen nga Ministria e Shëndetësisë, kështu që qytetarëve në
    viset rurale u ofrohen shërbime shëndetësore dhe mjekëve të rinj u jepet mundësia të punojnë
    dhe, në këtë mënyrë ata nuk do të jenë të obliguar që krahas provimeve në Fakultetin e
    Mjekësisë, të ndjekin kurse të gjuhës gjermane, siç po ndodh në vitet e fundit.


    74
    Disa nga prioritetet tjera të Qeverisë, të parapara me këtë program janë edhe sigurimi dhe
    furnizimi 100% me barna dhe material shpenzues mjekësor nga lista esenciale e barnave, që do
    të përpilohet me vlerësim real të nevojave.

    Funksionalizimi i sistemit informativ shëndetësor, përmirësimi i qeverisjes dhe menaxhimi i
    institucioneve shëndetësore dhe resurseve profesionale, fuqizimi i kapaciteteve diagnostifikuese
    në të tri nivelet e kujdesit shëndetësor, përmirësimi i kushteve të punës, stimulimi financiar i
    profesionistëve shëndetësor në bazë të performancës dhe prioritetet tjera, të cilat janë shumë të
    nevojshme.

    Sipas informatave që kam, projekte të rëndësishme do të fillojnë të realizohen ditët në vijim, si
    ndërtimi i Qendrës Emergjente të Qendrës Klinike Universitare dhe funksionalizimi i plotë i
    Kardio-kirurgjisë. Në programin e Qeverisë për shëndetësi është e domosdoshme t’i jepet shumë
    më shumë rëndësi shëndetit oral. Sa i përket mbrojtjes së shëndetit oral tek pacientët, në veçanti
    tek shkollarët, Kosova ka kapacitete profesionale për të punuar edhe më mirë se deri tash. Përveç
    fushatave sensibilizuese, edukative për mbrojtjen e shëndetit oral, duhet që të obligohen të gjitha
    institucionet shëndetësore të nivelit primar, që për çdo vit të organizohen kontrollimet
    sistematike me standarde unike në tërë Republikën e Kosovës dhe këto standarde të miratohen
    nga grupi i ekspertëve, nga Fakulteti i Stomatologjisë dhe, po ashtu të monitorohet ky proces nga
    ta dhe pastaj të dilet me rekomandime konkrete.

    Punëtorët shëndetësorë në Kosovë janë shumë profesionalë dhe shumica prej tyre janë të
    përgjegjshëm, andaj me përmirësimin e kushteve të punës dhe përmirësimin e menaxhimit,
    padyshim se programi i Qeverisë për sektorin e shëndetësisë do të realizohet.

    Duke ditur që ministri është ai i cili deri dje është ballafaquar me këto probleme dhe kolegët e tij
    ballafaqohen edhe sot, si me mungesë të mjeteve të punës, mungesë të barnave nga lista
    esenciale dhe, në pamundësi për ta ndihmuar pacientin edhe në orët e vona të kujdestarisë,
    prandaj unë besoj se nuk do të mungojë përkushtimi i tij maksimal në realizimin e këtij
    programi. Faleminderit!

  • Faleminderit! Fjalën e ka ministrja Bajrami.

  • Faleminderit, nënkryetar!
    I nderuar kryeministër,
    Të nderuar kolegë ministra,
    Të nderuar deputetë,
    Unë dola sa për të raportuar pak, se u fol shumë për zhvillimin ekonomik. Më vjen keq që nuk
    më ndërlidhet fjala ime me fjalën e parafolëses, po e kemi këtu ministrin e Shëndetësisë dhe
    besoj se ai do t’i japë përgjigjet.

    Pra, u fol shumë për programin për zhvillim ekonomik dhe desha të dalë me qëllim që të tregoj
    se masat të cilat po i marrim, në bashkërendim edhe me ministritë tjera, të cilat kanë në mandat
    zhvillimin ekonomik, sigurisht se do të ndikojnë shumë shpejt në hapjen e vendeve të reja të
    punës.


    75
    Gjatë periudhës kohore 12 dhjetor 2014, deri më 8 mars 2015, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë
    ka punuar me përkushtim në fuqizimin e sektorit privat.

    Po i përmend vetëm disa prej aktiviteteve. Është bërë ndarja e granteve për ndërmarrjet e vogla
    dhe të mesme nga fondi i përbashkët i Bashkësisë Evropiane, rreth 4 milionë dhe nga ky fond
    janë ndarë grandet prej 25 000 euro për 25 ndërmarrje mikro dhe deri në 200 000 për 15
    ndërmarrje të vogla dhe të mesme.

    Është në përfundim e sipër procesi i themelimit të mekanizimit të skemës për garantim të
    kredive, i cili është një fond i donatorëve rreth 14 milionë ku Ministria e Tregtisë dhe Industrisë,
    kontribuon këtu fillimisht me 1 milion euro, fond ky i cili do të bëjë 50% të mbulimit të
    hipotekës e cila mendojmë që merr me 50% të mbulimit të hipotekës merr 50% të rrezikut e cila
    drejtpërdrejt do të ndikojë edhe në uljen e kamatave, po gjithashtu edhe do të ketë qasje më të
    lehtë sa i përket bizneseve në institucionet tona financiare.

    Së bashku me Administratën Tatimore dhe Doganat, jemi duke bërë projektin, kemi iniciuar për
    integrimin e sistemit të regjistrimit dhe unifikimin e numrit të biznesit me numrin e TVSH-së,
    numrin fiskal dhe numrin për certifikatën për eksport dhe import. Besojmë se kjo do ta rrisë
    transparencën dhe në masë të madhe do të ulë burokracinë.

    Ministria jonë së bashku me Ministrinë e Diasporës, kemi mbajtur disa konferenca për promovim
    të investimeve në Gjermani, Zvicër dhe Austri, ku kemi shpalosur programin qeveritar dhe në
    fakt kemi ftuar diasporën tonë që të vijnë e investojnë në Kosovë, kemi parë se e kanë një vullnet
    jashtëzakonisht të madh dhe jemi në përgatitje të projekteve konkrete për fushat ku ata kanë
    interes.

    Me qëllim të përmirësimit të sektorit privat, MTI gjatë kësaj kohe e ka hartuar edhe konceptin,
    dokumentin për politikat industriale. Gjithashtu e kemi finalizuar edhe planin zhvillimor për
    sektorin e turizmit dhe planin e veprimit 2015-2017.

    Sa i përket integrimit të ekonomisë sonë në tregjet rajonale dhe globale, gjatë kësaj kohe janë
    bërë përgatitje intensive brenda Ministrisë për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asocimit
    sapo ajo të jetë e nënshkruar. Jemi në negociata shumë intensive në kuadër të CEFTA-s për
    shërbimet. Po bëjmë ligjin për shërbimet, e kemi po thuaj se gati, ku po bëhet edhe transfuzimi i
    Direktivës evropiane për shërbimet.

    Gjatë kësaj kohe, në fakt në kuadër të CEFTA-s është arritur edhe Marrëveshja e Qeverisë sonë
    me Qeverinë e Bosnje e Hercegovinës për njohjen reciproke të certifikatave veterinare. Bisedat
    janë udhëhequr nga MTI dhe si rezultat nga 1 shkurti ky problem është zgjidhur.

    Ne kemi filluar gjithashtu aktivitete shumë intensive për përgatitjen e aplikacionit tonë në
    Organizatën Botërore të Tregtisë dhe për këtë qëllim deri tani kemi mbajtur 6 takime me
    Organizatën Botërore të Tregtisë dhe me vendet anëtare të kësaj organizate.

    Sa i përket përmirësimit të lëvizjes së lirë të mallrave dhe rregullimit të tregut të brendshëm, unë
    dua të them që Ministria jonë, në bashkëpunim me Doganat e Kosovës, ka filluar një projekt për

    76
    kompletimin e një laboratori kimik për kontrollin e cilësisë së naftës. Për këtë qëllim parashihet
    edhe pajisja e Inspektoratit të Tregut në kuadër të Ministrisë me një laborator mobil që do të
    mundësojë fleksibilitet dhe mundësi për kryerjen e të gjitha inspektimeve të paralajmëruara.

    Të nderuar deputetë,
    Për herë të parë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka bërë evidentimin dhe regjistrimin e të
    gjitha pikave të shitjes së karburantit në Kosovë, me pajisje GPS duke përfshirë këtu edhe
    komunat e veriut dhe janë evidentuar komplet 865 pika të karburanteve me pakicë, prej të cilave
    733 janë në funksion, ndërsa 133 nuk janë aktive.

    Më lejoni t’ ju tregoj se me 31 dhjetor 2014 rreth 10,4% të pikave të karburanteve nuk kanë
    pasur licenca. Kanë qenë duke operuar në treg pa licenca. MTI ka filluar aksionin e mbylljes së
    të gjitha pikave të cilat nuk kanë pasur licenca dhe ky aksion nuk ka pasur për qëllim që të
    mbyllë vende pune apo të mbyll biznese, por qëllimi i vetëm ka qenë që faktikisht të respektohet
    ligji. Dhe, tani kemi një numër shumë të madh të aplikacioneve, ku në fakt të gjitha pikat pa
    licenca gradualisht, në kuadër të kapaciteteve që ka MTI, po licencohen. Besojmë se kjo është
    një arritje e madhe.

    Paralel me këtë, Departamenti i Metrologjisë po bën kalibrimin apo siç është e njohur në gjuhën
    e sektorit, “bazhdarimin” e të gjitha pajisjeve të qitjes për të vërtetuar nëse litri është litër, edhe
    kjo konform kapacitetit është një projekt i cili do të marrë një kohë më të gjatë, mirëpo është
    diçka të cilën e kemi ndërmarrë dhe e kemi me shumë prioritet.

    Ne, gjithashtu, në kuadër të rishikimit të tregut dhe rregullimit të naftës në kuadër të këtij
    Departamenti, po bëjmë rishikimin e Ligjit të naftës dhe shumë shpejt do e sjellim për plotësim-
    ndryshim dhe të gjitha udhëzimet administrative të cilat autorizojnë trupa inspektuese që janë
    operatorë privatë dhe laboratorë për kontrollin e cilësisë të cilët janë prapë kompani private, por
    operojnë në emër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Ne nuk jemi të kënaqur me
    performancen e tyre, po i ndërrojmë udhëzimet administrative dhe shumë shpejt do të hyjmë në
    marrëdhënie kontraktuale për t’i ndarë mirë fusha te përgjegjësisë së tyre.

    Ne, siç e dini në kuadër tonë edhe Agjencinë e Standardizimit dhe gjatë kësaj kohe Agjencia e
    standardizimit, nëpërmjet komiteteve teknike ka miratuar 166 standarde.

    Ne kemi hapur, siç e dini, me iniciativën e kryeministrit dialogun me sektorin privat. Janë
    mbajtur disa takime me komunitetin e biznesit dhe ne po takohemi çdo ditë me ta, shumë shpejt
    do të bëhet edhe funksionalizimi i Këshillit Kombëtar për zhvillim ekonomik, i cili do të
    udhëhiqet nga vetë kryeministri, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të jetë koordinatore dhe
    brenda Ministrisë ne do të kemi sekretariatin dhe aty mendojmë që t’i adresojmë të gjitha
    barrierat të cilat sot i kanë kompanitë private.

    Mendoj se të gjitha këto aktivitete të cilat kanë ndodhur për 100 ditë, pa dyshim që do të
    përmirësojnë ambientin e biznesit dhe do të kenë ndikim në krijimin e vendeve të reja të punës,
    por mos të harrojmë se mandati nuk është 100 ditë, është shumë më gjatë, kështu që pritet se
    premtimet që i kemi dhënë dhe gjërat të cilat i kemi premtuar në program të realizohen.
    Faleminderit!

    77
  • Faleminderit! Fjalën e ka zonja Njomza Emini.

  • Faleminderit, kryesues!
    I nderuar kryeministër, akademik Isa Mustafa,
    Të nderuar anëtarë të Kabinetit qeveritar,
    Dhe ju kolegë deputetë, këta që jeni këtu, një pakicë!
    Po ashtu, qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Siç e patëm rastin të dëgjojmë edhe ekspozenë e kryeministrit e po ashtu edhe të anëtarëve të
    Kabinetit qeveritar, unë nuk do t’i përsëris, sepse ishin të qartë e po ashtu ishte edhe kryeministri
    konkret në realizmin e objektivave të Programit qeverisës.

    Mendoj se edhe ju e dini që ndoshta nuk ka qenë edhe shumë korrekte që menjëherë të fillojmë
    me skenarë të ndryshëm të protestave apo të grevistëve dhe nuk i kemi lënë shumë hapësirë
    Qeverisë. Këtu nuk i them vetëm kryeministrit, por edhe anëtarët e Kabinetit qeveritar që ta
    bëjnë punën qysh i takon Kabinetit qeveritar.

    Po ashtu, edhe ne si deputetë, e kemi një obligim kushtetues si legjislativ që të jemi korrektë
    edhe ne, t’i ofrojmë rekomandime Kabinetit qeveritar, të mos jemi vetëm kritikë, por të shohim
    se çka mundemi së bashku të bëjmë e të rrugëtojmë së bashku, sepse konsideroj që nuk do të
    duhej të jemi të kënaqur në dështimin e Qeverisë, sepse konsideroj që ne së pari jemi qytetarë të
    Republikës së Kosovës e pastaj kemi edhe detyrat tona obligative si ligjvënës.

    Kemi shumë sfida para vetes dhe unë personalisht jam shumë e kënaqur me ministrat tanë që i
    kemi këtu prezent dhe me punën që po e bëjnë, por mendoj se ne duhet të fokusohemi edhe te
    agjenda evropiane më shumë si deputetët që edhe kur t’i kemi takimet tona mos të jemi kritikues
    por të ndihmojmë dhe të lobojmë sa i përket agjendës evropiane, sepse kjo krejt neve na bie hise,
    në atë kuptimin se edhe na duhet të jemi ata të cilët duhet të kontribuojmë dhe jo vetëm kritika.
    Unë e kuptoj, sepse edhe unë kam qenë ndoshta në rolin e opozitës para se të kalojë në Lidhjen
    Demokratike të Kosovës dhe është shumë normale për ta luajtur rolin opozitar, por mendoj se me
    të drejtë e kanë paraqitur edhe kërkesën Lëvizja “Vetëvendosje” që është shumë normal, sepse
    kjo po na kontribuon edhe neve që të fillojmë të mendojmë se çka mundemi së bashku t’i
    ndihmojmë Qeverinë.

    Unë e kuptoj se për 100 ditë s’kanë mund këta të bëjnë mrekulli, e as ju s’kishit mund të bëni
    mrekulli, sepse kemi pasur rast që edhe AAK-n ta kemi në Qeveri, por...

    (Ndërhyrje)

    Zonja Teuta, unë dëgjova me vëmendje kështu që ta përfundoj, kërko replikë.

    E dyta, kërkoj po ashtu që sa i përket imazhit të Qeverisë këta asnjëherë, zoti Grabovci... këta e
    kanë krijuar një kulturë tash të re të punës. Domethënë janë disa punë që edhe Qeveria paraprake
    i ka filluar, por kjo tash duhet t’ i mbarojë.

    Prandaj, unë duke mos e zgjatur më shumë, përveç sukseseve që këta veç i paraqitën këtu,
    ministrat e po ashtu edhe kryeministri, unë vetëm një mesazh e kam për ju kolegë deputetë dhe

    78
    për Kabinetin qeveritar, që të punoni, që i keni marrë këto detyra dhe ta mbrojmë vendin ashtu si
    e meritojnë edhe qytetarët e po ashtu të dalim aq më mirë edhe para bashkësisë ndërkombëtare,
    para qytetarëve tanë dhe t’ia kthejmë besimin e jo vetëm t’i themi dështimet që janë bërë, por t’i
    themi edhe sukseset që i kemi dhe i kanë edhe ministrat tanë dhe me aq sa po munden për 100
    ditë dhe mendoj se janë bë shumë hapa të rëndësishëm.

    E shpëtuam edhe “Trepçën” nga falimentimi dhe normalisht edhe me votën e deputetëve dhe
    mendoj se janë bërë edhe do masa tjera që ju i dini. Po ashtu ministri i Bujqësisë Memli Krasniqi
    e tha se askush nga ju nuk e përmendi bujqësinë, që kjo është njëra prej sektorëve dhe njëra prej
    kushteve të liberalizimit të vizave, sepse edhe në Raportin e Progresit janë thënë shumë gjëra të
    qarta se ne duhet të punojmë sa më shumë edhe për bujqësinë.

    Megjithatë, kolegë deputetë, hajde të punojmë së bashku dhe t’ia kthejmë qytetarëve, kështu që
    të mos jemi shumë demagogë, por të punojmë më shumë dhe mandej të kthejmë pak besimin e
    qytetarëve, sepse mjaft janë lodhur edhe me gjendjen e rëndë ekonomike që e kanë, por të
    punojmë aq sa mundemi. Faleminderit edhe një herë për vëmendjen dhe unë ministra ju përgëzoj
    dhe do ta keni mbështetjen time si deputete me aq sa mundem dhe suksese. Pra, edhe një herë
    faleminderit për vëmendje nga ju kolegë deputetë që ishit këtu!

  • Faleminderit! Zoti Salihu, e keni fjalën.

  • I nderuar kryesues,
    Të nderuar qytetarë,
    Kolegë deputetë,
    Përkundër kushteve të favorshme klimatike dhe tokës pjellore që ka Kosova, gjendja e tanishme
    e bujqësisë është ende e rëndë dhe kjo si pasojë e drejtpërdrejtë e veprimeve jo adekuate dhe të
    papërgjegjshme të njerëzve të Qeverisë së kaluar e që po vazhdojnë të qeverisin edhe me këtë
    Qeveri.

    Unë dëgjova me vëmendje ministrin e Bujqësisë dhe disi mu krijua përshtypja se a jemi duke
    folur për të njëjtin program qeverisës apo i kanë vërtet dy programe qeverisëse për bujqësi. Në
    një program qeverisës që unë e kam lexuar që ju e keni publikuar, ku shihet se nuk janë më tepër
    se tri faqe për bujqësi, u kisha lutur të gjithë deputetëve kolegë që ta lexoni këtë program dhe të
    shihni se çfarë përmbajtje ka ai program për bujqësi.

    Për mua është e papranueshme të thuhet se ky sektor është prioritet nacional për zhvillimin
    ekonomik të vendit dhe në anën tjetër t’i shkruash vetëm 3 faqe program për këtë sektor. Madje
    këto 3 faqe janë të shkruara me retorikë dhe terma të përgjithshëm pa përcaktime kohore dhe
    hapësinore se kur dhe ku do të ndërmerren hapa të caktuar dhe në gjithë programin për bujqësi
    nuk mund të gjesh qoftë edhe një shifër apo një përqindje që është planifikuar për sektorin e
    caktuar në bujqësi.

    Pra, në gjithë programin përdoren fjalët: “do të përmirësohet, do të rritet, do të shumëfishohet, do
    të përkujdeset”. Madje shpesh e gjen edhe fjalën “Qeveria në katër vjetët e ardhshme”, çka lë të
    kuptohet se ky program është vetëm kopjim i programit elektoral, por se këtu kanë harruar të
    përmendin dhe të shpjegojnë hapjen e 120 000 vendeve të punës.

    79
    Kosova ka një program kombëtar për bujqësi dhe zhvillim rural 2014-2020 i cili duhet të jetë në
    harmoni të plotë me programin qeverisës, por ky program nuk është përmendur fare në kuadër të
    programit qeverisës dhe nuk është harmonizuar fare me objektivat e tij.

    Ne kemi veçuar disa nga paqartësitë që e bëjnë këtë program problematik, pa objektiva të qarta
    dhe pa një plan për realizmin e tyre.

    Në program thuhet se buxheti do të rritet vazhdimisht, por nuk precizohet se sa do të jetë buxheti
    për bujqësi së paku në dy vitet e ardhshme, dhe në cilët sektorë, do të thotë, do të investohet në
    dy vitet e ardhshme në bujqësi. Buxheti i tanishëm, ne konsiderojmë se është ende i vogël dhe
    konform kërkesave që ka bujqësia e Kosovës, por edhe në raport me buxhetin që e kanë shtetet
    fqinjë, sidomos shteti i Maqedonisë, i cili është konkurruesi kryesor me produkte bujqësore në
    Kosovë.

    Fillimisht në kuadër të rritjes së Fondit për subvencione dhe grande, thuhet se do të mbështetet
    blerja e plehrave kimike, të pesticideve, të farës dhe fidanëve dhe pastaj më poshtë shkruajnë
    krejt të kundërtën, se do ta ndryshojnë politikën e subvencioneve – mbështetjeve, ku thonë se
    nuk do të mbështesin më imputet, do të thotë rrjedhimisht nuk do të mbështesin farën, plehun
    dhe fidanët, por do të mbështesin thjeshtë prodhimin. Domethënë brenda një fjalie, një paragrafi
    hasin në kundërshtim do të thotë qëllimet, objektivat e tyre. Madje nuk kanë shpjeguar se si do të
    bëjnë këtë, pasi që subvencionimi i prodhimit, ne mendojmë, është i vështirë për t’u realizuar
    duke pasur parasysh mundësinë e keqpërdorimit kur kemi parasysh importin e madh të
    produkteve bujqësore, sidomos të drithërave të cilat mund të prezantohen rrejshëm si prodhim
    vendor.

    Nuk janë të trajtuara kriteret për subvencionim. Deri më tani kriter për subvencionim të
    prodhuesve të grurit është sipërfaqja mbi 2 hektarë, ndërkaq, në Kosovë janë diku 10 deri 15% të
    ekonomive familjare që kanë sipërfaqe mbi 2 hektarë dhe përfitojnë vetëm kjo kategori, ndërkaq
    80% e ekonomive tjera familjare nuk përfitojnë nga subvencionimi i grurit. Ne konsiderojmë se
    edhe ajo ekonomi familjare që mbjell edhe gjysmë hektari tokë me grurë duhet të
    subvencionohet. Mandej ka vonesa në subvencionim. Ministri tha se jemi në kohën e aplikimit
    për subvencionime dhe për grande. Paramendoni, tash muaji prill - 2 prilli, tash jemi në kohën e
    aplikimit. Ne mendojmë se koha e aplikimit për subvencione dhe grande duhet të jetë në muajin
    janar, në shkurt duhet të bëhet përzgjedhja, në mars duhet t’u bëhen publik emrat e fermerëve që
    kanë përfituar dhe në prill fermeri duhet të jetë në ara, e jo tash fermeri të vrapojë pas
    dokumentacionit dhe të dalë për të aplikuar dhe humb një vit.

    Nuk janë të shpjeguara se cilat masa do të ndërmerren kundër importit damping dhe se a do të
    subvencionohet edhe te ne eksporti i produkteve bujqësore.

    Është përmendur ndërtimi i sistemeve të ujitjeve në mënyrë shumë të përgjithshme. Në të gjithë
    lumenjtë që i kemi ne, do të ndërtojmë sisteme të ujitjes. Kjo diqysh është e pakuptueshme.
    Madje thuhet se do ta ndërtojmë sistemin e ujitjes Ibër-Lepenc, sistemin e Radoniqit, ku do t’i
    përfshijmë të gjitha sipërfaqet bujqësore në rrafshin e Kosovës dhe në rrafshin e Dukagjinit, por
    nuk është saktësuar se kur do të fillojë ky projekt kapital normalisht për ne dhe me çfarë buxheti
    do të mbështetet. Domethënë, nuk dihet prejardhja e buxhetit.

    80
    Është përmendur se do të mbështesim masat... kullimin e tokave, por nuk tregojnë se cilat
    regjione dhe ku është planifikuar të bëhet kjo. Për ne është nevojë urgjente që sot të intervenohet
    në komunën e Vitisë, që të bëhet rregullimi i shtratit të lumit, sepse atje janë vërshuar rreth 1000
    hektarë tokë pjellore dhe gjithashtu janë bërë dëme të mëdha në ekonomitë familjare dhe nëpër
    shtëpitë e tyre.

    Përmenden se do të bëjnë inventarizimin e stoqeve të bagëtive, vreshtave, pemishteve, serrave
    dhe pikave të grumbullimit të qumështit, tregjeve të gjelbra, por nuk e përmendin regjistrimin
    bujqësor që është kryer në vitin e kaluar dhe nuk tregojnë për rezultatet e atij regjistrimi.

    Shumë pak i kushtohet rëndësi blegtorisë, perimtarisë, pemëtarisë dhe vreshtarisë, fusha këto që
    Kosova ka një traditë të kultivimit, ndërsa më tepër në program janë fokusuar në planifikimin e
    prodhimeve të produkteve të reja, si kivi, shpargulli, pastaj kultivimi i kërmijve, strusave dhe
    drerëve për të cilat natyrisht se Kosova nuk ka ndonjë traditë.

    Gjithashtu është për keqardhje që me vetëm 5 rreshta përshkruhet plani i mbrojtjes së pyjeve dhe
    zhvillimit të tyre. Për ne resurset pyjore janë me interes nacional që kanë efekte ekonomike dhe
    ekologjike, prandaj konsiderojmë se në program do të duhej të saktësohet se sa hektarë në vit do
    të ripyllëzohen, në cilat zona dhe me çfarë drurësh do të bëhet ai ripyllëzim.

    Pra, vetëm shprehjet që i dedikohen bujqësisë në këtë program, nuk garantojnë zhvillim të
    bujqësisë, por duhet program dhe politika adekuate për secilin sektor të detajuar që orientojnë
    bujqësinë drejt zhvillimit të qëndrueshëm. Natyrisht se Kosova ka nevojë për politika të
    mirëfillta që e mbrojnë prodhimin vendor, ka nevojë për hartimin dhe zbatimin e masave në
    sigurimin e cilësisë së prodhimeve vendore dhe për promovimin e tyre.

    Gjithashtu është me interes për bujqësinë e Kosovës të bëhet orientimi i prodhimit sipas
    predispozitave që kanë në regjione të caktuara, dhe të bëhet planifikimi i prodhimit sipas trendit
    të zhvillimit të tregut për të mënjanuar mundësinë e paraqitjes së hiperprodhimit të një produkti
    të caktuar në treg dhe deficitin e një produkti tjetër.

    Për të gjitha këto natyrisht se duhet dhe kërkohet një angazhim e koordinim ndërministror,
    ndërinstitucional në mes të Kryeministrisë, Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinës, Ministrisë së
    Bujqësisë, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrisë se Tregtisë e Industrisë
    si dhe të Doganave e gjyqësorit. Mirëpo, a mund të shpresohet se kjo qeveri me njerëz të njëjtë
    që qeverisën deri më tani dhe me jo kompetencën dhe papërgjegjësinë e tyre i shkatërruan tokat
    bujqësore duke bërë ndërtime të egra në to, i shkatërruan pyjet duke i prerë e më pastaj duke i
    ndezur, i shkatërruan lumenjtë duke e shfrytëzuar zhavorrin dhe rërën për ndërtim, kanë vullnet
    të ndryshojnë gjendjen e rëndë të bujqësisë së Kosovës.

    Ne mund të krijojmë ligje, mund të krijojmë memorandume bashkëpunimi, mund të kemi
    programe, por në Kosovë problem është implementimi dhe zbatimi i këtyre ligjeve.

    Dhe si përfundim, themi se bujqësia do të vazhdojë të ketë gjendje të rëndë, prodhimi vendor dhe
    fermeri i Kosovës, do të jetë i pambrojtur dhe i pa barabartë në treg, si dhe fermerëve nuk do t’u

    81
    afrohet mbështetja as në cilësi e as në sasi dhe as në kohën kur ata kanë më së shumti nevojë.
    Faleminderit!

  • Zoti Krasniqi do të sqarojë disa gjëra.

  • Më shumë për sqarime, të nderuar deputetë, faleminderit i
    nderuar kryesues, se sa për replikë.
    Të nderuar deputetë,
    Realisht ju thatë, keni përdorur fjalët “do të”. Po në program duhet përdorur “do të”, sepse ai flet
    për të ardhmen dhe tregon se cilat janë zotimet dhe përkushtimet. S’mund të thuhet - është bërë,
    sepse ajo është kohë e kaluar, është bërë diçka në të kaluarën e ne po flasim për 4 vjet. Kjo është
    e para.

    E dyta, po thoni është i shkurtër. Unë mendoj se nuk është shumë e rëndësishme sasia, sa është e
    rëndësishme cilësia. Dhe në këtë kuadër këtu tregojmë ne për vizionin e Qeverisë, për sa i përket
    bujqësisë, zhvillimit rural dhe pylltarisë.

    Detajet pa dyshim se do t’i gjeni, veçanërisht te ai që ju e quajtët me të drejtë - programi për
    bujqësi dhe zhvillim rural për vitet 2014-2020, sepse aty pastaj të gjitha detajet për çdo sektor,
    për të gjitha punët dhe planet tona normalisht se janë të detajuara, por është pak kjo reale të pritet
    që në programin e Qeverisë ne t’i shkruajmë 200 faqe për bujqësinë, sepse ne duhet ta bëjmë si
    me thënë pak më të kondensuar atë program, që të mund ta lexojnë të gjithë.

    Rritja. Disa pyetje i patët, unë po mundohem të jap përgjigje. Rritja e buxhetit për këtë vit është
    121% krahasuar me vitin e kaluar. 60 milionë euro i ka Ministria e Bujqësisë. Dhe po ashtu, nëse
    i shtohen edhe 8 milionë e gjysmë që është buxheti i dedikuar për bujqësi në nivel të komunave,
    ne kemi rreth 69 milionë euro vetëm nga buxheti nacional, që për Kosovën është absolutisht deri
    tash një rekord, sepse kemi arritur që të kemi rreth 4.4% të buxhetit të përgjithshëm nacional të
    dedikuar për bujqësinë.

    Mendoj se para se gjithash kjo është një e dhënë faktike dhe s’mund të kontestohet prej askujt.

    Vetë fakti që ne kemi arritur që ta programojmë një program për bujqësi dhe zhvillim rural dhe
    për pagesa direkte prej 43 milionë eurosh për vitin 2015, tregon që kemi një rritje substanciale
    dhe është e palogjikshme të thuhet prej kujtdo qoftë që...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Mund t’ia shtoni pak minuta!

  • Plani për rritje, thatë, unë po ju tregoj, plani ynë shpresoj më se
    do të kemi mundësi financiare, është që buxheti për grande dhe subvencione të rritet për 5% në
    vit, për periudhën e ardhshme.

    Ndryshimi i mbështetjes, nuk është e saktë që është thënë në program, në fakt është thënë për atë
    sa është e mundshme rishikimi i mënyrës, do të thotë ne s’kemi bërë zotim 100% se do të

    82
    ndërrojë subvencionimi prej imputeve në produktivitet. Ne kemi subvencionim edhe të
    produktivitetit, ta zëmë kemi filluar me skemën e mbështetjes për cilësinë e qumështit. Ajo e
    mbështet produktivitetin, jo imputin. Pastaj ne do të shpresojmë që në të ardhmen, por jo
    menjëherë, por shpresojmë nga fundi i mandatit të kemi mundësi që prodhimtarinë ta
    subvencionojmë në kategori të caktuara, absolutisht jo në të gjitha.

    Sipërfaqja 2 hektarë. Është debat i gjatë, nuk është e saktë që janë vetëm 15%, j anë shumë më
    shumë. Ne besoj se këtu duhet koordinuar me komuna dhe këtu ka qenë gjithmonë qëllimi që
    komunat t’i subvencionojnë ata që janë me më pak se 2 hektarë, sepse rentabiliteti ekonomik i
    atyre që mbjellin më pak se 2 hektarë grurë realisht është inekzistent, sepse nuk mund ndoshta ta
    sigurojnë grurin - miellin as për familjen e vet.

    Për afatet e aplikimit, të cilat ju i përmendët, pajtohemi se mund t’i bëjmë në të ardhmen edhe
    më herët dhe qëllimi ynë është që në të ardhmen t’i bëjmë në janar, por asnjë rast në këtë vit nuk
    do të rrezikohet programi, sepse ju e dini që fazat vegjetative, veçanërisht te hortikultura, te
    pemëtaria para se gjithash, janë të tilla që edhe ta kishim shpallur më herët njerëzit nuk mund t’i
    mbjellin mollët para nëntorit ose në fund të tetorit, kështu që është problematike. Ne vetëm
    kishim bërë problem, kishim thënë i keni 4 muaj dhe ata s’kishin mund ta bëjnë në shtator, ishte
    dashur për t’ ua shtyrë prapë, kështu që nuk e cenon asnjë fermer, fakti që është hapur në shkurt
    kjo çështje.

    Regjistrimin e kemi përmendur, unë e përmenda edhe sot. Inventarizimi është i nevojshëm.
    Regjistrimi do të na ndihmojë për ta bërë inventarizimin, padyshim për të gjitha ato që i
    përmendët dhe është absolutisht e pasaktë nëse thuhet që pemëtaria, vreshtaria, perimtaria ose
    hortikultura në përgjithësi nuk është në fokus. 11 milionë euro është e planifikuar për masën 101
    të programit për zhvillim rural, ku shumica e këtyre mjeteve janë të dedikuara pikërisht për
    pemëtari, sikur për pemët frutore, normalisht edhe për pemët e imta që kanë treguar një sukses të
    jashtëzakonshëm në vitet e fundit, për serat, për pjesën e perimtarisë, por këtë vit shumë më
    shumë se çdo vit tjetër, edhe për vreshtarinë.

    Për këto kulturat e reja që i kemi përmendur, ato janë një treg i vogël, që është interesant. Kanë
    pasur njëfarë suksesi, veçanërisht shafrani, për shembull, që ka filluar të eksportohet edhe jashtë
    Kosovës, nuk mund ta ketë një impakt shumë të madh në ekonominë e vendit, por është me
    rëndësi tek diversifikimi i aktivitetit në fermë t’u jepet mundësi bujqve për të krijuar të hyra
    shtesë edhe prej aktiviteteve jo tradicionale që s’janë marrë në të kaluarën.

    Për pyllëzimet, plani i menaxhimit me pyje është publik dhe sot bile më duket ka pasur kryeshefi
    i Agjencisë edh një intervistë që ka treguar saktë edhe numrin, si me thënë, për sipërfaqet sa do
    të pyllëzohen. Unë i tregova që kemi marrë edhe 985 punëtorë sezonalë gjatë këtij viti në
    sektorin e pylltarisë, që përshin edhe prodhimin e fidanëve në Institutin në Pejë, por edhe
    pyllëzimet në rajonet që do të bëhen.

    Por, mbi të gjitha më lejoni t’u them në fund, që për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me këtë,
    unë edhe një herë ju ftoj që të kemi komunikim të rregullt, por mbi parimet dhe faktet. Faktet
    janë këto që janë, ndërsa të gjitha çështjet për të cilat keni edhe ju personalisht si njeri që jeni

    83
    marrë me këtë fushë dhe merreni edhe në Komision, por edhe për deputetët tjerë, ne jemi në
    dispozicionin e juaj për t’u dhënë informata shtesë 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Faleminderit!

  • Po, urdhëro, zoti Salihu, 2 minuta.

  • Fjala - do të, përdoret dhe normalisht se është për të ardhmen, por ju keni qenë
    që keni qenë domethënë duke qeverisur më herët dhe keni pasur këtë dikaster dhe janë parë
    sukseset, numër një.

    Tri faqe, të lutem ministër, nëse vërtet nuk e keni lexuar, ose vërtet i ke lexuar dhe nuk keni
    intervenuar, më dëshpron edhe më shumë fakti se ka këso gabime në këtë program qeverisës.

    Aty thuhet plotësisht do ta ndryshojmë mënyrën e mbështetjes, do të thotë për subvencione.
    Domethënë, plotësisht nënkuptohen 100%.

    Regjistrimi bujqësor. Lexoje aty qysh shkruan plotësisht - regjistrimi bujqësor është bërë... Nuk
    përmendet në program, nën një.

    Dhe asnjë nga eksperimentet me kulturat eksperimentale, kulturat e reja që pajtoj të bëhen
    hulumtime, por jo për t’ u futur në program qeverisës. Për shkak se hulumtimin e bëjnë institutet
    që janë shkencore hulumtuese, por jo Qeveria.

    Prandaj, me këto hulumtime që janë bërë, domethënë kanë dështuar të gjitha këto projekte, si me
    shafran, si me shpargull, si me kërmij, si me kërpudha, e tjera. Prandaj nuk ka nevojë ndoshta për
    të filluar sepse ne kemi nevojë për kulturat që janë esenciale të cilat po na i marrin paratë dhe po
    rrjedh paraja jashtë vendit dhe ato janë kulturat esenciale për jetë dhe jo për të bërë
    eksperimente, do të thotë, në këtë program që veç ju qysh e keni paraparë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Demolli e ka fjalën.

  • I nderuar kryesues,
    Të nderuar ministra,
    Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës,
    Më lejoni që para jush t’i pasqyroj disa prej aktiviteteve, respektivisht të arriturave të Ministrisë
    së Forcës së Sigurisë, në këtë tremujorin e parë të punës së Qeverisë Mustafa.

    Fillimisht duhet thënë se Ministria e FSK-së aktivitetet e veta në këtë periudhë kohore i ka
    bazuar dhe ndërlidhur me planin e veprimit për zbatimin e programit të Qeverisë 2015-2018,
    pastaj me dokumentin Politikat e sigurisë dhe përafrimi me mekanizmat e NATO-s, pastaj në
    përputhje me rekomandimet e rishikimit strategjik të sektorit të sigurisë dhe me planin afatgjatë
    zhvillimor.

    Në përgjithësi të gjitha aktivitetet e Ministrisë së FSK-së të zhvilluara në këtë periudhë 100
    ditore mund të kategorizohen në disa sfera, dhe atë:


    84
    Aktivitetet që kanë të bëjnë me hartimin e dispozitave ligjore dhe kompletimin e infrastrukturës
    ligjore, si dhe me draftimin dhe aprovimin e dokumenteve doktrinore strategjike konform
    rekomandimeve të dala nga rishikimi strategjik i sektorit të sigurisë.

    Kështu Ministria e FSK-së ia ka proceduar Qeverisë draftligjin për plotësimin dhe ndryshimin e
    ligjeve që kanë të bëjnë me Forcat e Armatosura të Kosovës.

    Pastaj, ka hartuar draft-doktrinën e përgjithshme ushtarake;

    Ka iniciuar hartimin e strategjisë së mbrojtjes dhe librit të bardhë.

    Sfera tjetër e aktiviteteve është planifikimi dhe përgatitja për ngritjen dhe ndërtimin e strukturës
    së Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura mbi bazën e prioriteteve dhe fazave të
    zhvillimit të paraqitura në bazë të rekomandimeve të rishikimit të strategjisë së sektorit të
    sigurimit.

    Ministria e FSK-së me Komisionin e saj profesional dhe këshilltarët e ekipit këshillues të
    NATO-s, ka punuar dhe është në prag të finalizimit në parim të Deklaratës së misioneve të
    Forcave të Armatosura të Kosovës dhe njësive të saj, pastaj strukturës organizative, pajisjeve si
    dhe planit afatgjatë buxhetor të mbrojtjes së vendit.

    Sfera tjetër e aktiviteteve ka të bëjë me thellimin e bashkëpunimit bilateral me Forcat e
    Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendeve të rajonit, NATO-s dhe BE-së. Në
    këtë rrafsh janë nënshkruar planet bilaterale të veprimit për vitin 2015 me Gjermaninë,
    Shqipërinë, Kroacinë dhe Turqinë.

    Janë finalizuar draftet e memorandumeve të bashkëpunimit me Ministrinë e Mbrojtjes së Italisë,
    Ministrinë e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Ministrinë e Mbrojtjes së Hungarisë.

    Në koordinim me ENLAT-in është bërë planifikimi për pjesëmarrjen e oficerëve të FSK-së në
    trajnimet që zhvillohen në NATO gjatë vitit 2015.

    Janë bërë përgatitjet për organizimin e Konferencës ndërkombëtare me titull: FSK dhe partnerët,
    që do të mbahet në fund të prillit.

    Është nënshkruar protokolli për shkëmbimin e personelit ushtarak dhe civil për qëllime sociale
    me Ministrinë e Turqisë.

    Zyrtarët e lartë të ministrisë gjatë kësaj periudhe kanë pasur takime pune me sekretarin e NATO-
    s, zotin Jens Stolltenberg, kanë realizuar vizitë pune në selinë e NATO-s me ftesën e misionit të
    SHBA-ve në NATO, si dhe takime të tjera me atashetë, ushtarakët, ambasadorët, zyrtarët,
    oficerët e delegacioneve të larta të shteteve mike si të SHBA-ve, të Gjermanisë, Britanisë së
    Madhe, Italisë, Suedisë, Turqisë, Shqipërisë, Norvegjisë, Zvicrës, Kroacisë, Maqedonisë,
    Hungarisë, Greqisë dhe Sllovakisë.


    85
    Sfera tjetër e aktiviteteve të Ministrisë së FSK-së përbëhet nga pjesëmarrja e pjesëtarëve të FSK-
    së dhe njësiteve të saj në ushtrime fushore, trajnime, seminare, operacione humanitare dhe
    aktivitete, qoftë të karakterit rajonal apo më gjerë me qëllim të koordinimit të aktiviteteve për
    anëtarësim në iniciativat rajonale.

    Në këtë rrafsh duhet veçuar Misionin e kontingjentit të specializuar të kërkim - shpëtimit në
    operacionin humanitar për të ndihmuar tejkalimin e situatës së krijuar nga vërshimet e ujërave në
    disa zona të Shqipërisë së Mesme dhe të Jugut.

    Sfera tjetër e aktiviteteve të Ministrisë së FSK-së ka të bëjë me ruajtjen dhe zhvillimin e
    kapaciteteve operacionale, logjistike dhe infrastrukturore të njësiteve të FSK-së si dhe
    pjesëmarrja e tyre e vazhdueshme në aktivitetet për forcimin e besimit te qytetarët dhe
    mbështetja për autoritetet civile vendore, si për shembull: kërkimi dyjavor i kufomës së fëmijës
    në ujërat e lumit Sitnica, në kushte dhe rrethana tejet të rënda nga ana e Task-Forcës për Kërkim-
    Shpëtim, pastaj organizimi dhe mbajtja e ligjëratave në shkollat fillore dhe të mesme për
    vetëdijesimin e nxënësve për rrezikun nga minat dhe nga përdorimi i mjeteve piroteknike.
    Faleminderit për vëmendjen!

  • Faleminderit! Zoti Konjufca e ka kërkuar fjalën,

  • Faleminderit, kryesues!
    Ne, në bashkëpunim edhe me subjektet tjera opozitare e kemi formuluar kërkesën që ky debat të
    vazhdojë nesër, për arsye se siç po duket këtu më pak se 1/3 e deputetëve të Kuvendit ndodhen,
    për shkak se shumica kanë ikur dhe e tjetra është se ka rënë koncentrimi i deputetëve pak dhe
    janë lodhur dhe nëse kemi edhe, të themi, mirëkuptimin e grupeve tjera parlamentare të
    mazhorancës, atëherë do të ishte mirë që ky debat të vazhdojë nesër në orën 10.

  • Faleminderit! Pra, e kisha ndërmend edhe një deputeti t’ia jap fjalën, por e lëmë
    këtë për nesër dhe nesër në orën 11 të vazhdojë mbledhja, për shkak se edhe Qeveria e ka një
    mbledhje në orën 10, kështu kam informatën, pra , të paktën të shkojë një gjysmë ore dhe të
    vazhdojmë ne. Si duket Ademi u lajmërua për fjalë. Urdhëro, Adem!

  • Zoti nënkryetar,
    Ne kemi mirëkuptim për opozitën. Vërtet po shihet se ne po tregojmë respekt, e respektojmë,
    kanë kërkuar debat dhe ne jemi të gatshëm të vazhdojmë, mirëpo nëse janë lodh këta, ne prapë...
    sepse kemi çka të themi.

    (Ndërhyrje)

  • Daut Haradinaj e ka fjalën.

  • Për zotin Grabovci, sepse ka mbetur i vetëm në sallë, prandaj këtë s’po e
    shoh të arsyeshme çka po thotë.

  • Pra, shihemi nesër në orën 11:00.


    86
    * * *
    E premte, më 3 prill
    Vazhdimi i mbledhjes plenare, e filluar më 2 prill
    Mbledhjen e drejton nënkryetari i Kuvendit, z Xhavit Haliti.

  • Të nderuara deputete,
    Të nderuar deputetë,
    Të nderuar ministra të Qeverisë së Kosovës,
    Po vazhdojmë punimet e seancës së djeshme, të përgatitur nga Kryesia e Kuvendit, në
    marrëveshje me grupet parlamentare.

    Siç e dini, dje ka mbetur një numër i madh i deputetëve pa diskutuar. Po vazhdojmë me listën e
    përafërt, ashtu siç ka qenë, përveç nëse ndonjë ndërhyrje e grupeve parlamentare propozon që të
    ndryshojë renditja, ose t’i jepet fjala dikujt pa radhë në interes të mbarëvajtjes ose të debatit që e
    kemi planifikuar.

    Sipas radhës së diskutuesve, kam përshtypje që ka ngelur radha tek Aleanca për Ardhmërinë e
    Kosovës. Fjalën e ka zoti Bali Muharremaj. Besoj që kryeministri do të vijë edhe pak.

  • Faleminderit, kryetar!
    I nderuar Kabinet qeveritar,
    Të nderuar deputetë të Parlamentit të Kosovës,
    Në shtetet me sistem parlamentar demokratik, puna e parë pas zgjedhjes së Qeverisë do të ishte
    sjellja në Kuvend e planit dhe programit të saj qeverisës.

    Por, si duket është bërë traditë e keqe jetës sonë politike papërgjegjësia institucionale dhe
    respekti ndërmjet pushteteve.

    Afër katër muaj kjo qeveri ka punuar mbi baza të improvizimeve dhe me plan ‘ad hoc’ për shkak
    se i ka munguar plani dhe programi i qartë qeverisës.

    Nuk e di nëse kjo ka ardhur si rezultat i koncepteve të ndryshme politike ndërmjet partnerëve të
    koalicionit apo energjia e tyre u koncentrua në ndarjen e posteve ministrore dhe
    zëvendësministrore, apo ndoshta dikur vonë dikujt iu kujtua që Qeveria duhet ta ketë një
    program qeverisës bile së paku në letër.

    Ende i kemi të freskëta planet famoze të Qeverisë së kaluar, sikur ajo e Banjskos, apo edhe
    premtimet e partnerëve të koalicionit për hapjen e 120 mijë apo 150 mijë vendeve të reja të
    punës, ndërsa një parti tjetër politike ka premtuar 200 mijë vende të reja të punës, deri te
    premtimet cinike si ajo për luginën e silikonit.

    Pavarësisht kësaj, tani jemi ku jemi, dhe para nesh është prezantuar një program qeverisës, e
    kryeministri na e prezanton si një program i zhvillimit të Kosovës.

    Të nderuar deputetë,

    87
    Sipas vlerësimit tim, ky program që na është ofruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës është
    një përmbledhje e fjalëve të mira, por që nuk garanton zhvillim ekonomik, nuk ofron mirëqenie
    dhe zbutje të papunësisë, nuk e kthen dinjitetin e humbur të qytetarëve të vendit, por thjesht është
    një program që do të vazhdojë ‘status quo’-ja, ku jeta e qytetarëve do të rëndohet edhe më tutje
    dhe perspektiva për jetë më të mirë në këtë vend do të zbehet edhe më tutje.

    Nëse e marrim si pikë referente mënyrën se si kjo Qeveri e kishte shpërndarë buxhetin e vitit
    2015 vërehet fare qartë se një pjesë e madhe të parave tona edhe më tutje vazhdon ta marrë
    asfalti, kurse pjesën më të vogël arsimi, bujqësia, shëndetësia, edhe pse këto segmente kanë zënë
    shumë vend në programin, të cilin e kemi para nesh.

    I nderuar zoti kryeministër,
    Kohës së fjalëve të mira dhe e premtimeve boshe duhet t’i vijë fundi, Kosova dhe qytetarët e saj
    kanë nevojë për veprime konkrete, për projekte të detajuara dhe mirë të planifikuara, për arsim
    cilësor dhe shëndetësi funksionale, për siguri individuale dhe kolektive, për barazi dhe mirëqenie
    sociale. Kohën e fundit, sistemi i sigurisë ka rënë shumë. Në qoftë se marrim disa shembuj në
    komunën e Suharekës, besoni që qytetarët e Kosovës janë duke vendosur roja natën për arsye se
    ndodh që në një fshat të thyhen 15 shtëpi.

    Për fat të keq të qytetarëve të Kosovës, as ky program dhe as ky koalicion qeverisës nuk jep
    shpresë që ka energji dhe vullnet politik që interesi publik i qytetarëve në këtë vend ta vendosin
    para interesave të ngushta partiake. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zonja Bytyqi e ka fjalën.

  • Faleminderit!
    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Sot po bisedojmë për 100-ditëshin e Qeverisë së Kosovës dhe për programin të cilin nuk e kemi
    pasur hiç ne si deputetë.

    Kjo Qeveri, e dalë nga një marrëveshje muzgu, do të mbahet në mend për këto 100 ditët e para
    për vrasjen e shpresës së qytetarëve në këtë vend, se do të ketë ndryshime të pritura, se do të ketë
    perspektivë, se do të ketë zhvillim ekonomik, sundim të ligjit, arsim cilësor, shëndetësi të
    dinjitetshme dhe punësim.

    Vrasja e shpresës së kombit që në shumë sondazhe ishin ndër më optimistet në botë nuk ka
    guxuar të ndodhë në një vend me demokraci parlamentare të proklamuar në dokumentin bazik të
    shtetit.

    Për shpërnguljen masive, apo për ikjen e qytetarëve nga Republika e lirë e Kosovës, nga shteti
    sovran e demokratik, pa dyshim që kjo ishte edhe është ana më e dhimbshme, e cila është
    konfirmuar, jo vetëm gjatë këtyre 100 ditëve, por edhe më herët.


    88
    Vazhdimin e kapjes së institucioneve të shtetit nga grupe e klane të subjekteve më të mëdha
    politike e klienteliste në vend, të cilat gjatë këtyre viteve kanë dominuar në të dy nivelet e
    qeverisjes në Republikën e Kosovës dhe kanë krijuar kaos në të gjitha sferat e jetës.

    Rrënimin i sistemit të drejtësisë në tërë sistemin e Kosovës, në Këshillin Prokurorial të Kosovës,
    skandale të cilat patën rastin t’i shohin e t’i dëgjojnë qytetarët e Kosovës. Ajo që pamë e tregon
    nivelin në mjerim të drejtësisë në Kosovë, të Gjyqësorit, të Prokurorisë, Gjykatës Kushtetuese,
    për të cilat ditëve të fundit e patëm edhe reagimin e Avokatit të Popullit. Ky degradim ka
    prodhuar edhe kërkesën për një Gjykatë Speciale, e cila në një formë a tjetër e suspendon
    sistemin e drejtësisë në Kosovë. Sigurisht që kjo e fundit nuk është rezultat vetëm e këtij 100-
    ditëshi, por ky 100-ditësh veç sa e ka përkeqësuar gjendjen.

    Të nderuar qytetar të Republikës së Kosovës,
    Moskonsolidimi i Kabinetit qeveritar, pasi kryeministri i Qeverisë ende nuk e di sa
    zëvendësministra do t’i ketë dhe sa ata do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit, pse ai nuk e thotë asnjë
    fjalë për këtë? Ai apo edhe varësit e tij po tentojnë ta vazhdojnë mashtrimin e madh të filluar
    gjatë fushatës zgjedhore. Madje, Qeveria as me projektligje nuk e ka furnizuar në masën e duhur
    Kuvendin e Kosovës.

    Mosdërgimi në Kuvendin e Kosovës dhe njoftimet e opinionit për Programin qeverisës as pas
    100 ditëve të qeverisjes, duke mos deklaruar me asnjë shifër konkrete për veprat që do të kryhen
    në shërbim të publikut, por një program i mbushur me terrorizma të thatë në stilin “do të bëjmë
    këtë” ose “do ta bëjmë atë”.

    Prioritetet e programit të ri janë prioritetet e të gjitha qeverive të mëhershme.

    Qytetarë të nderuar të Republikës së Kosovës,
    Tani jemi dëshmitarë se sistemi i arsimit në Kosovë është në gjendje të keqe, e këtë e pranoi
    edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Ministri foli edhe për parregullsitë në
    regjistrimin e studentëve në Universitetin e Pejës. Ai e di se regjistrimi nuk është problemi, por
    problemi është cilësia e dijeve të marra në universitetet tona publike. Problemi është te
    falsifikimi i diplomave. Si u morën ato diploma dhe kryerja e shkollimit pa dije e deformon edhe
    më tepër nivelin e arsimit në Kosovë.

    Ky sistem tanimë është degraduar dhe degradimi ka ardhur nga politika dhe keqqeverisja. Nuk
    është te mungesa e kuadrove të shkolluara dhe të përgjegjshme me të cilat Kosova po i furnizon
    edhe shtetet e BE-së, të cilët po të menaxhoheshin mirë do ta kryenin punën e tyre me
    ndërgjegje, përkushtim e profesionalizëm të lartë.

    Këto 100 ditë kanë dëshmuar për paaftësinë e Qeverisë për t’i përmbyllur listat e veteranëve të
    Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilat me të drejtë kanë ngjallur reagime të shumta të
    luftëtarëve të vërtetë, sepse po t’i mohohet një pjesëmarrësi e drejta për të qenë veteran është
    padrejtësi. Është padrejtësi edhe futja në ato lista edhe një mashtruesi, e të tillë ka shumë në listat
    e komisionit qeveritar.


    89
    Pyetja që duhet të shtrohet: Kush i fuqi aty mashtruesit edhe pse? Kush janë mashtruesit e
    mëdhenj? Ata janë në Kabinetin qeveritar.

    Vazhdimi i keqpërdorimit të parasë publike në luksin e Kabinetit qeveritar të më shumë se 21
    ministrave e zëvendësministrave, të cilët ende nuk e di as kryeministri sa janë, po vazhdojnë t’i
    terrorizojnë edhe më tej qytetarët e Kosovës. Këto gjëra jo vetëm që janë duke e rrënuar
    qeverisjen dhe politikën para qytetarëve tanë, por janë duke e rrënuar mbi të gjitha autoritetin e
    kombit tonë para botës demokratike.

    Jemi dëshmitarë se ne këtë 100-ditësh nuk patëm asnjë njohje, përkundrazi vetëm patëm gjëra jo
    të mira në opinionin publik. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zonja Demi nuk është këtu. Zoti Nait Hasani e ka fjalën.

  • Faleminderit, nënkryetar!
    Përshëndetje për Kabinetin qeveritar,
    Unë dua të flas vetëm çështjet për të cilat jemi i ngarkuar si komision, për kulturën dhe për
    arsimin. Janë dy fusha që kanë pasur defekte bukur shumë të mëdha, po ashtu edhe ngarkesa
    politike, por edhe partiake, për të cilat mendoj që në komision janë shqyrtuar dhe janë debatuar
    shumë defekte, të cilat janë bërë publike brenda këtij 100-ditëshi të Qeverisë.

    Aspektet të cilat janë theksuar apo theksohen janë të natyrave të ndryshme dhe kemi kërkuar nga
    ministri i Arsimit të na përgjigjet në shumë pyetje, kemi kërkuar po ashtu edhe nga Agjencia e
    Akreditimit, edhe vizitat nëpër fakultete dhe universitete, apo kolegje private, kanë dëshmuar që
    arsimi në nivel të Kosovës është në nivel shumë të keq.

    Në projektet që i ka Qeveria me ligjet që i ka prezantuar dhe i prezanton, që do të vijnë në
    Kuvend të Kosovës, sidomos Ligji i maturës, Ligji për arsimin e lartë, ne shohim që ka mundësi
    të përmirësohen nëse ka një vullnet politik. Por, ky vullnet politikë, sa shihet nëpër ato forma,
    mungon, e mungojnë edhe sanksionet për të cilat duhet të merren.

    Ne e kemi edhe një inspektorat, i cili ka qenë pasiv, e i njëjti është prapë pasiv - Inspektorati i
    Arsimit, dhe kur e kemi parash inspektoratin i cili duhet t’i ketë detyrat e veta, ai nuk i ka krye
    dhe nuk i kryen.

    E kemi po ashtu mungesën, meqë ne kërkojmë vazhdimisht përmirësimin e kushteve të nxënësve
    nëpër shkolla, kërkojmë vazhdimisht të kemi pedagogë dhe psikologë, sepse janë rritur rastet e
    dhunës, rastet e keqpërdorimeve, rastet e rrahjeve, apo bartja e armëve të ftohta nëpër shkolla të
    mesme, të cilat janë një rrezik i vazhdueshëm për nxënësit.

    Për ta arritur mbrojtjen e tyre në ligjet, sidomos në ligjet e arsimit, duhet të jetë pjesë edhe kjo
    mbrojtje, e duhet të hyjnë nëpër shkolla edhe pedagogët dhe psikologët, ndërsa Inspektorati
    duhet të jetë pjesë më e angazhuar, që të jetë kontroll dhe kontrollues i drejtpërdrejtë pikërisht
    për ngritjen e cilësisë në arsim.


    90
    Ministri ka deklaruar që do ta ketë prioritet cilësinë e arsimit, ndërsa e shohim që me një Ligj të
    maturës që na ka afruar dhe ai ligji na ofron një mundësi po ashtu jo të cilësisë, por një formë të
    arritshmërisë. Jo forma e arritshmërisë mendoj që është një anë pozitive, por e ka negativitetin e
    vet, sepse të gjithë i krijojmë si pozitive me diploma, ndërsa anën tjetër negative është sepse
    secilit i jep mundësinë të jetë pjesë e universitetit, edhe atyre që e kanë rezultatin zero.

    Ne kemi pasur defekte në arsim nëpër universitete apo kolegjet tjera, të cilat ministri është
    munduar t’i prezantojë, por këto defekte, edhe të diplomave, të cilat kanë qenë false, për 100 ditë
    janë dalë diku rreth 505 diploma false të studentëve që kanë kryer universitete, apo fakultete.

    Mendoj që kjo është një fushë që na duhet ta përmirësojmë, ta kemi një vullnet politik dhe një
    masë e cila duhet të jetë e arritshme.

    Te Ministria e Kulturës, ministri ka prezantuar dhe prezanton vazhdimisht, ne shpresojmë që me
    ligjet edhe me angazhimin edhe aty ta përmirësojmë pjesën e sportit, sepse e kemi pjesën e
    fushave të pamobiluara, të cilën do të jemi pjesë e federatave të futbollit e të tjera.

    Prandaj, kërkojmë që ministrat të jenë më efektivë dhe më të angazhuar pikërisht për arritjen e
    qëllimeve, ose të prioriteteve që i kanë përcaktuar. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Ferati, nuk është. Atëherë Blerim Grainca e ka fjalën.

  • Të nderuar kolegë deputetë,
    Kabinet qeveritar,
    Është një rregull parlamentar që qeveritë ta sjellin në Parlament programin qeveritar dhe kësisoj
    të kemi mundësi ta analizojmë edhe vizionin, edhe strategjinë, por edhe të arriturat për 100-
    ditëshin.

    Nga leximi i programit shohim se kemi të bëjmë me një program, i cili është objektiv dhe i
    bazuar në mundësitë reale që ka vendi ynë dhe në kapacitetet, qofshin ato njerëzore, apo
    mundësinë financiare në dispozicion.

    Nëse i qasemi me kujdes leximit, shohim se ky program si qëllim parësor dhe synim primar e ka
    zhvillimin ekonomik si një parakusht i cili mundëson edhe zhvillimin e sektorëve të tjerë.

    Zhvillimi ekonomik, i bazuar në iniciativën private dhe krijimi i mundësive për investime të reja,
    është qëllim primar i këtij programi.

    Në rast se do ta bënim një analizë, apo nëse do ta krahasonim programin dhe të arriturat e 100-
    ditëshit, shohim se është bërë progres dhe hapa të rëndësishëm sidomos në fushat që lidhen me
    kontrollin qeveritar, me uljen e shpenzimeve, me rritjen e kulturës qeverisëse, me menaxhimin e
    resurseve financiare dhe me paranë publike.

    Po ashtu, janë bërë hapa edhe në drejtim të luftimit ekonomisë joformale dhe evazionit fiskal.


    91
    Është me rëndësi të themi se gjatë këtij 100-ditëshi janë bërë ndryshime edhe në politikat fiskale
    dhe ekonomike, siç janë heqja e barrierave të caktuara për bizneset, shkallëzimi i TVSH-së,
    heqja e ngarkesave fiskale për makinerinë që shkon për prodhim dhe të gjitha bashkë këto
    aktivitete kanë ndikim direkt në përmirësimin e kushteve dhe standardit të jetesës për qytetarët
    dhe në rritjen e mundësive për investime të reja direkte.

    Problemi i energjisë dhe stabilizimi i furnizimit të tregut duket se zë vend me rëndësi në
    Programin qeveritar, e të gjithë e dimë se energjia mbetet, jo vetëm problem për qytetarët, por
    problem edhe për ata që dëshirojnë të investojnë në Kosovë dhe t’i rritin kapacitetet prodhuese.

    Bujqësia dhe agrobiznesi duket se janë sektor, për të cilin ky program ka paraparë një varg
    masash jo vetëm në rritjen e granteve dhe subvencioneve, por edhe në menaxhimin profesional
    që do të rezultonte me rritjen e kapaciteteve prodhuese vendore dhe kësisoj të kemi ulje të
    shkallës së importit dhe përmirësim të bilancit negativ tregtar, që është deri më tani.

    Qasja serioze ndaj investimeve kapitale dhe trajtimi që u jepet projekteve strategjike, bashkë me
    rritjen e shkallës së investimeve direkte, ndikojnë në rritjen e kërkesës vendore, e me këtë edhe
    në rritjen e nevojës për prodhime vendore.

    Në ditët në vazhdim, ashtu sikur edhe më tani, e inkurajojmë Qeverinë të vazhdojë me hapa të
    guximshëm dhe me reformat, sidomos në fushat që lidhen me sundimin e ligjit, luftimin e
    monopoleve të caktuara në biznes, në rritjen e performansës së agjencive dhe kompanive
    publike, me theks të veçantë Administratës Tatimore, Doganës, KEK-ut, PTK-së, si dhe luftimin
    e dukurive negative dhe dyshimeve që ekzistojnë për performansën e këtyre kompanive dhe
    agjencive publike.

    Të nderuar kolegë,
    Të presës që problemet e grumbulluara me decenie dhe vite të zgjidhen brenda 100-ditëshit,
    mendoj se është një dëshirë jo mirë e analizuar. Andaj, mbetemi me shpresë se bashkërisht,
    Qeveria bashkë me Kuvendin, do të punojnë për zgjedhjen e këtyre problemeve duke sjellë
    ndryshime pozitive edhe substanciale. Faleminderit!

  • Faleminderit! Fjalën e ka zonja Demaku.

    PUHIE DEMAKU; Faleminderit, kryesues!
    Të nderuar deputetë,
    Që nga vitit 2008, kur është themeluar Ministria e Punëve të Jashtme, së cilës në atë kohë, vetëm
    falë disa ekspertëve ndërkombëtarë, i ishin mveshur disa objektiva e qëllime, që nuk u
    përditësuan më kurrë, kjo ministri nuk ka qenë kurrë në gjendje më të rëndë. Për pasojë, njëjtë,
    në gjendje shumë të rëndë është edhe vetë politika e jashtme e Kosovës.

    100-ditëshi i kësaj ministrie nuk u shënua me asnjë të arritur, apo sukses. Ngjarjet që e
    karakterizuan mospunën e Ministrisë së Jashtme ishin disa vizita kot të ministrit të Punëve të
    Jashtme, disa takime ditore që nuk janë as ngjarje mediatike, një konferencë për t’ia mundësuar
    Daçiqit vizitën e radhës në Kosovë me shpenzimet e Qeverisë së Kosovës. Pra, shkurt e shqip,

    92
    përveç shpenzimeve të parave, nuk u bë edhe shpenzimi i nevojshëm i energjisë përkitazi me
    seriozitetin që e kërkon fusha e politikës së jashtme.

    Ministri i Punëve të Jashtme, me gjithë ftesat e përsëritura nga Komisioni për Punë të Jashtme,
    ka refuzuar të paraqitet para këtij komisioni, duke mos dhënë qasje as në raporte, e as në
    informata, të cilat i kanë kërkuar deputetë dhe anëtarët e komisionit. Injorimi dhe neglizhimi që i
    bën ministri komisionit flet për mënyrën se si ai e sheh punën e komisionit parlamentar, duke e
    rikonfirmuar atë që e kishte etabluar sa ishte kryeministër dikur, pra republikën qeveritare, e jo
    republikën parlamentare.

    Në fakt, kur ishte kryeministër mbase edhe mund të arsyetohej se kishte shumë angazhime, por
    tash si ministër i Isa Mustafës ai do të duhej ta kishte kohën e duhur që ta kalonte edhe në
    raportim para komisionit.

    Kanë kaluar 100 ditë që ky Parlament ende nuk ka marrë përgjigje në pyetjen se sa njohje i ka
    Kosova. Mbeti po aq e patrajtuar çështja e migrimit të qytetarëve të Kosovës, që në disa raste
    përfundoi edhe me tragjedi. As edhe një lëvizje e vetme nuk u bë në drejtim të njohjeve të reja.
    Ngecëm po aq të izoluar, në mos edhe më keq.

    E për fatin tonë të keq, ky 100-ditësh nuk duket se ka përmirësim. Bazuar në Programin qeveritar
    të shpërndarë në këtë Kuvend, politika e jashtme do të vazhdojë të mbetet e cunguar, e munguar
    dhe e rrënuar. Programi qeveritar e dëshmon një vazhdimësi të një politike të jashtme pa vizion,
    pa ambicie, pa qëllime, pa strategji dhe me shumë shpenzime.

    Më lejoni të zbërthej para juve disa pika nga kombinimi i fjalëve dhe fjalive, në një tekst, që pa
    të drejtë është quajtur program qeveritar. Pikë së pari, nga ky dokument bëhet e qartë se kjo
    qeveri e ka një problem shumë të madh me fjalën ‘prioritet’. Gjithçka për ta është prioritet.
    Prioritet janë njohjet, prioritet NATO-ja, prioritet BE-ja, prioritet marrëdhëniet bilaterale,
    prioritet rajoni, pra gjithçka në politikën e jashtme është prioritet dhe s’i duket nuk kanë qenë aq
    ekspeditiv sa të gjen edhe pak parashtresa, si super-prioritet apo nën-prioritet.

    Megjithatë, ndonëse njohjet janë një prioritet, Qeveria ka qenë modeste duke thënë se brenda
    këtij mandati synon që ta arrijë njohjen e 2/3 të shteteve anëtare të OKB-së. 2/3 e vendeve
    anëtare të OKB janë saktësisht 128 shtete, e nëse Kosova vërtet i ka 108 njohje, siç pretendohet,
    atëherë kjo qeveri i ka vënë vetes synim që për 4 vjet të sjellë 20 njohje, apo 5 njohje për secilin
    vit të mandatit. Kjo i bie që, ose nuk e dinë matematikën, ose e dinë fare mirë se sa kanë
    kapacitet, bile e kanë mbiçmuar veten!

    Në raport me 5 vendet mosnjohëse të BE-së në Programin e qeverisë thuhet se kjo qeveria do të
    vazhdojë me diplomacinë e vjetër proaktive dhe dinamike të Kosovës. Dhe, të gjithë e dimë se
    kur bëhen përpjekjet e njëjta, edhe rezultati është i njëjtë. Pra, në këtë rast rezultati mungon në
    tërësi.

    OKB-ja konsiderohet objektiv suprem në politikën multilaterale, ndërkohë që në tërësi
    anashkalohet fakti se aplikimi për anëtarësim duhet të kalojë nëpër Këshillin e Sigurimit dhe nuk
    përmendet aspak sfida e vetos nga Rusia dhe Kina.

    93
    Prioritet është edhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës, por ky prioritet daton që nga viti 2013, e
    aplikimi nuk ndodhi kurrë.

    Ky dokument flet edhe për partneritete strategjike, duke përmendur këtu SHBA-në, Britaninë,
    Gjermaninë, Italinë, Francën dhe vendet e tjera evropiane, por në asnjë moment nuk shpjegohet
    se për cilat fusha dhe si do të avancohet partneriteti.

    Dhe, pas partneriteteve strategjike flitet për rëndësinë e fqinjësisë së mirë me vendet e rajonit,
    natyrisht duke u thirrur gjithnjë në ndihmën e Bashkimit Evropian, se ndryshe nuk dinë.
    Papritmas te rajoni shfaqet Shqipëria si partneritet strategjik. Por, edhe partneriteti strategjik me
    Shqipërinë shikohet vetëm për nga aspekti i përshpejtimit të integrimit të Kosovës në BE dhe
    NATO. Asnjëherë nuk përmendet bashkëpunimi me shqiptarët të cilët jetojnë në vendet e rajonit.

    Politika e jashtme e Kosovës do të duhej të përpilohej duke marrë parasysh pikërisht interesat
    dhe nevojat e shqiptarëve jashtë kufijve të Kosovës dhe Shqipërisë. Pra, kjo pjesë e këtij
    programi është konkretisht ndesh me atë që është arritur në mbledhjet e dy qeverive.

    Një pjesë e konsiderueshme i dedikohet dialogut me Serbinë, madje caktohen edhe temat që do
    të diskutohen në dialogun me Serbinë në Bruksel, por as këtu nuk ka afate kohore e as strategji, e
    cila paraprakisht i dorëzohet Kuvendit. Temat që janë caktuar nga kjo qeveri për të qenë tema
    diskutimi në Bruksel nënkuptojnë kërkim-faljen e Serbisë dhe derivojnë nga kjo kërkim-falje,
    ndërkohë që realiteti, e dini shumë mirë, është ndryshe. Temat e dialogut në Bruksel deri tash i
    ka caktuar Serbia, e jo Kosova.

    Ky dokument na flet për diplomacinë ekonomike si shtyllë e rëndësishme e Ministrisë së Punëve
    të Jashtme. Sa qesharake duket kjo, kur e kemi parasysh se ministrinë e udhëheq njeriu që e
    rrënoi ekonominë dhe e rrënjosi korrupsionin!

    Flitet për shërbimin e jashtëm, përderisa e dimë mirë se është i degraduar ky shërbim dhe se ky
    shërbim ka qenë shërbim i punësimit të militantëve dhe, përveç disa përjashtimeve individuale,
    nuk ka qenë kurrë në shërbim të objektivave të Kosovës, përkundrazi në mandatin e kaluar ky
    shërbim u karakterizua nga një mori skandalesh, e protagonistët e tyre vetëm u transferuan
    brenda shërbimit, e nuk u ndëshkuan kurrë.

    Pra, programi i gabuar në duart e njeriut të gabuar nuk ka assesi të jetë storie suksesi.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Haradinaj e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    Kolegë deputetë,
    Edhe pse unë e pata qëllim të ndalem më shumë te komisioni, të cilin e kryesoj, ai për Siguri dhe
    Punë të Brendshme e Mbrojtja, por ministrat nuk janë këtu, pak është e paarsyeshme të
    diskutojmë shumë.


    94
    Por, fillimisht, më lejoni të jua them veç një fakt, ministri i Mbrojtjes ose i FSK-së, dje veç sa
    nuk na tha që edhe te tezet ku kanë shkuar pjesëtarët e FSK-së, por asnjëherë nuk tregoi se ku
    është procesi i Projektligjit për ndryshim-plotësimin e ligjeve për transformimin e FSK-së në
    Forca të Armatosura të Kosovës.

    Ndërsa kryeministri, po ashtu, katër ditë më herët deklaroi se FSK ose FAK nuk do të kalojë në
    veriun e Kosovës pa lejen e NATO-s. E unë po ia lexoj vetëm dy nene - Misioni dhe detyrat e
    Forcave të Armatosura të Kosovës: “Forcat e Armatosura të Kosovës janë forcë kombëtare
    ushtarake të Republikës së Kosovës dhe mund t’i dërgojnë pjesëtarët e saj jashtë vendit në
    përputhje të plotë me përgjegjësitë e saj”. Pyetja tash është se deri ku është sovraniteti i Kosovës,
    sipas kryeministrit? A është deri te Ura e Ibrit, apo deri në pikën 1 dhe 31.

    Në pikën 2 të nenit 10 shkruan: “Forcat e Armatosura të Kosovës e mbrojnë sovranitetin,
    integritetin territorial të qytetarëve, pronën dhe interesat e Republikës së Kosovës, si dhe
    kontribuojnë në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”. Pra, edhe
    një herë e njëjta pyetje mund të jetë për kryeministrin. A je ti për t’i implementuar ligjet në
    Kosovë, apo duhet marrë leje diku tjetër? Natyrisht se Forcat e Armatosura të Kosovës janë të
    qytetarëve të Kosovës pa dallim etnie, por si detyrë primare e kanë ruajtjen dhe garantimin e
    sovranitetit të Kosovës, që nënkuptojnë Kosova një dhe të pandarë.

    Për Policinë e Kosovës është e vërtetë që pjesëtarët e saj kanë kryer detyra të shumta dhe duhet
    përgëzuar, por është edhe fakt i vërtetë që disa ditë më herët një oficer i Policisë së Kosovës
    është vrarë në qendër të qytetit, në pikë të ditës, dhe Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk e
    ka dhënë një shpjegim të saktë se çfarë ka ndodhur, pse është vrarë ky pjesëtar. Për rastet e
    shumta kriminale që po ndodhin në Kosovë, sigurisht që Ministria e Punëve të Brendshme do t’u
    japë përgjigje qytetarëve të Kosovës, por e vërteta është që Qeveria gjermane u detyrua të krijojë
    njësi të veçanta për ta ruajtur kufirin Kosovë-Serbi për shkak të migrimit ilegal.

    Kosova ka kapacitet ta ruajë kufirin me pjesëtarë të saj, pasi jemi të sigurt që policët tanë janë
    skajshëm të përgatitur profesionalisht për ta garantuar kontrollin kufitar.

    E kemi po ashtu një gjendje jo të lehtë të zjarrfikësve të Kosovës, të cilët i janë drejtua edhe
    Kuvendit të Kosovës, kryetarit, kryeministrit, ministrit të Punëve të Brendshme dhe komisionit,
    që alarmojnë për gjendjen e tyre jo të lehtë, aq më tepër kur në 11 komuna koeficienti i këtyre
    pjesëtarëve është 3,5, ose thanë më thjesht është më pak sesa një pastrues.

    Uniformat e tyre prej vitit 2004 nuk janë ndërruar, gjendja e tyre është e mjerueshme, komunat
    nuk ndajnë buxhet për këto njësi dhe ne si qytetarë të Kosovës e dimë fare mirë, sidomos në
    sezonin e verës, sidomos në rajonin perëndimorë të Kosovës, kur digjen pyjet këta njerëz nuk
    janë të gatshëm ta kryejnë detyrën. Prandaj, është gjendje e rëndë dhe natyrisht kërkoj edhe nga
    institucionet përgjegjëse që urgjentisht t’i marrin masat për ta.

    Për të mos hyrë tek obligimet që i kanë premtuar edhe gjatë fushatës elektorale të dy partitë në
    Qeveri, siç është implementimi i Kontratës Kolektive, marrëveshjet me sindikata të shumta për
    rritjen e pagave, të gjitha këto shpresoj që Qeveria do t’i ketë parasysh dhe do t’i përmbushë
    obligimet e veta karshi qytetarëve të Kosovës. Faleminderit!

    95
  • Faleminderit, zoti Haradinaj! Fjalën e ka zoti Hoti.

  • Faleminderit, kryesues!
    Kabinet qeveritar,
    Të nderuar deputetë,
    Qytetarë të vendit,
    Sot po debatojmë me 100-ditëshin e Qeverisë dhe për Programin të cilin e ka prezantuar
    kryeministri dhe Kabineti qeveritar në Parlament.

    Unë fillimisht do të ndalem te 100-ditëshi, të cilin e ka manifestuar kjo qeveri në këtë 100-ditësh
    të qeverisjes.

    Në prezantimin e qeveritarëve pamë edhe disa ankesa lidhur me fillimin e punës së Qeverisë,
    duke u ankuar e vajtuar për protestat, për grevat, për demonstratat dhe për shumë dukuri tjera, të
    cilave ata iu referuan si pengesa gjatë këtij 100-ditëshi.

    Por, duhet të konstatojmë saktë se këto protesta, këto greva, këto situata të rënda për vendin,
    natyrisht edhe për Qeverinë, e kanë një burim, dhe burimi është në Kabinetin qeveritar. Askund
    tjetër. Burimi është te pavendosmëria politike e kësaj Qeverie për të marrë vendime të duhura në
    kohën e duhur.

    Nuk mund ndryshe të shihet protesta kundër Jablanoviqit, protesta për “Trepçën”. Nuk mund të
    shihet ndryshe edhe situata për migracionin. Si rezultat i kësaj pavendosmërie dhe i këtyre
    politikave ka ndodhur të gjitha këto ngjarje në vendin tonë. Prandaj, Qeveria duhet të marrë
    qëndrim për t’i zgjidhur, për t’u dhënë kahje, për t’u dhënë drejtim, e jo për t’u ankuar dhe
    vajtuar dhe për ta parë opozitën dhe ata të cilët guxojnë ta ngrenë zërin që të shihen si fajtorë të
    vetëm.

    Po ashtu, për këto 100 ditë ne nuk pamë asnjë fakt se si Qeveria e ka konstatuar gjendjen gjatë
    këtyre 100 ditëve. Cila është gjendja nëpër sektorë të caktuar, nëpër ministri, nëpër ndërmarrje
    publike, nëpër agjenci të pavarura, çka po ndodh në sistemin e prokurimit, çka po ndodh me
    raportet të cilat i sjell Auditori për shumë organizata buxhetore? Prandaj, të gjitha këto janë
    dukuri dhe fakte për të cilat Qeveria nuk e ka as gatishmërinë, e as vullnetin politik, dhe është
    shumë e thjeshtë që të mos e ketë.

    Ne, të nderuar qytetarë, e pamë edhe dje se nuk kemi partner në koalicion. Nuk kemi partner në
    Qeveri, por kemi palë në Qeveri, dhe këto si palë që janë, si të tilla nuk kanë besueshmëri
    ndërmjet vete. Prandaj, e meta më e madhe e kësaj Qeverie është mu në Kabinetin qeveritar dhe
    në mosbesimin e kësaj Qeverie ndërmjet palëve të cilat janë në Qeveri.

    Prandaj, me një mosbesim të tillë, me një mosbashkëpunim të tillë, nuk mund t’u besoj as
    qytetari, e as ne si opozitë, prandaj kërkojmë që kjo të reflektojë dhe t’i marrë obligimet dhe të
    ecë përpara, nëse ka mundësi të ecën.

    Në Programin qeverisës do të isha ndalur vetëm në dy sfera - te sistemi i drejtësisë, të cilin e ka
    parashikua dhe vendosja e shtetit ligjor. Nëse e shikojmë me vëmendje vetëm atë çka po ndodh

    96
    në Këshillin Prokurorial të Kosovës, ne nuk mund të flasim fare për shtet ligjor dhe për sistem të
    drejtësisë, i cili do të mund të avancohet.

    Nuk mund të avancohet sistemi i drejtësisë me një ministër i cili është tani e tetë vjet në krye të
    këtij dikasteri, e nuk i ka marrë reformat dhe nevojat që është dashur t’i marrë konform
    ligjshmërisë dhe Kushtetutës së vendit.

    Po ashtu, sektori publik i sigurisë vazhdimisht po cenohet si pasojë e disa rezultateve të
    ekonomisë joformale.

    Kryeministri foli për angazhim në bizneset e mesme dhe të vogla. Me këtë monopol, me këtë
    konkurrencë, me këto aktivitete të cilat ekzistojnë në vend, nuk mund të zhvillohen këta dy
    sektorë. Prandaj, është si konsludim i përgjithshëm se më i fortë është sistemi i korrupsionit, sesa
    sistemi i drejtësisë.

    Unë do ta përfundoja këtë, duke e marrë si shumë seriozisht gjendjen, e me këtë Qeveri, me këtë
    klimë politike, me këtë mosbesim ndërmjet palëve në Qeveri nuk mund të presim asnjë zhvillim
    dhe asnjë ndryshim të mëtutjeshëm në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe të vendit në
    përgjithësi. Faleminderit!

  • Faleminderit! Fjalën e ka zoti Morina.

  • Faleminderit, nënkryetar!
    I nderuar Kabinet qeveritar,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Sot po e diskutojmë me kërkesën e një grupit të iniciuar nga opozita 100-ditëshin e Qeverisë dhe
    njëkohësisht Programin qeveritar, të cilin e ka prezantuar dje kryeministri i Kosovës bashkë me
    ministrat dhe, për mendimin tim, edhe dje ka pasur diskutues të shumtë, pse ndoshta të njëjtën
    ditë të diskutohet edhe Programi qeveritar edhe 100-ditëshi, gjë që ndoshta do të kishte qenë
    mirë që Qeveria e Kosovës, përkatësisht kryeministri i Kosovës me Kabinetin e tij ta prezantojë
    100-ditëshin, i cili ka shumë të arritura, dhe pastaj do të kishte qenë mirë që edhe Programi
    qeveritar, i cili është një program voluminoz, i përgatitur dhe i hartuar nga shumë ekspertë të
    prezantohet një ditë tjetër. Por, kështu ka qenë kërkesa e opozitës dhe kjo ka qenë përgjigjja, të
    cilën e ka dhënë Qeveria, që e ka prezantuar dje kryeministri i Kosovës.

    Unë konsideroj se në kuadër të këtij 100-ditëshi ka shumë të arritura dhe shumë rezultate, të cilat
    janë prezantuar edhe nga kryeministri, por njëkohësisht janë prezantuar edhe nga dikasterët e
    ndryshëm, përkatësisht nga ministrat e ndryshëm të Qeverisë së Kosovës.

    Unë e di që kryeministri i Kosovës dje është treguar shumë modest, por krahasuar nga 100-
    ditëshit e të gjitha qeverive tjera të cilat kanë prezantuar deri më tani, le të kuptohet se nga
    shumë barriera dhe nga shumë pengesa që ka pasur kjo Qeveri gjatë këtij 100-ditëshi, nga
    protesta të shumta të mbështetura edhe nga disa grupe opozitare, e ka bërë një punë të madhe dhe
    jo vetëm që e ka prezantuar në raportin e saj retorik, por njëkohësisht ka prezantuar argumente të
    fuqishme, të cilat kanë nxjerrë vendime të rëndësishme dhe të fuqishme, sidomos në fushën e
    ekonomisë dhe po ashtu në dikasteret dhe fushat tjera.

    97
    Programi i mbështetur nga pesë shtylla kryesore, që është zhvillimi ekonomik, punësimi dhe
    mirëqenia, pastaj sundimi i ligjit dhe shteti ligjor, agjenda evropiane dhe politika e jashtme,
    arsimi, shkenca, kultura dhe shëndetësia moderne, në kuadër të katërvjeçarit të cilin do ta
    udhëheqë kryeministri Mustafa, do të jetë njëri prej programeve që do të dëshmojë, e
    njëkohësisht do të ndryshojë dhe do të garantojë zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien për
    qytetarët e Republikës së Kosovës.

    Unë do të konsideroj që atë që e ka bërë në 100-ditëshin në hapat e parë Qeveria e Kosovës,
    kryeministri Mustafa, vlen të theksohen masat e kursimit nga Qeveria dhe në kursimet të cilat po
    bëjnë ministritë dhe ministrat përkatës, në këtë rast. Pra, janë shkurtuar në një masë
    jashtëzakonisht të madhe blerja e veturave, pastaj shpenzimet e luksit, të cilat deri më tani, në
    krahasim me qeveritë tjera, kanë qenë shumë alarmante dhe njëkohësisht janë bërë thirrje të
    shumta edhe nga partitë politike që shpenzimet e luksit të reduktohen. Në këtë 100-ditësh ka
    ndodhur që Qeveria e Kosovës i ka reduktuar shpenzimet e luksit në një masë jashtëzakonisht të
    madhe.

    Prandaj, ne e inkurajojmë edhe kryeministrin, edhe Kabinetin qeveritar që të vazhdohet akoma
    më tutje me ndryshimin që po ndodh në të gjitha dikasterët, me përmirësimin e gjendjes dhe
    reformat ekonomike që i ka ndërmarrë edhe kryeministri, edhe Qeveria e Kosovës, që të
    vazhdohet akoma më tutje dhe më shumë i bindur që edhe grupet parlamentare që janë në
    Parlamentin e Kosovës, por edhe qytetarët e Kosovës, brenda një viti do ta shohin këtë ndryshim
    dhe brenda katër vjetëve Qeveria e Kosovës do të jetë njëra prej qeverive më të mira deri më
    tani. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Kurteshi e ka fjalën.

  • Faleminderit!
    Zoti kryesues, ne dje e shtymë mbledhjen për një orë që ta kemi Qeverinë këtu. Por, prapë s’e
    kemi këtu. Si duket, qeveritarët, përveç punës së Qeverisë, i kanë edhe nga pesë-gjashtë
    angazhime tjera. Prandaj, herët tjera është mirë fare të mos i presim, ose t’i obligojmë të vijnë
    këtu, se vërtet nuk ka kuptim. Po e shoh, Ademi që po reagon, por nuk e ka mirë.

    Qytetarë të nderuar,
    Të nderuar deputetë,
    Gjendja në arsim dhe kulturë para 100 ditësh ka qenë e rënd. Gjatë këtyre 100 ditëve, në këta dy
    sektorë kanë ndodhur ndryshime që gjatë do të mbahen në mend. Bazuar në informatat e
    Ministrisë së Arsimit, rreth 5 300 nxënës i kanë lëshuar shkollat, e kjo i bie që tani, pas 100
    ditçsh, realisht t’i kemi 10 shkolla më pak.

    Në kulturë, gjatë këtij 100-ditëshi po ndodh një dramë, por jo në skenë. Për shkak të gjendjes së
    papërballueshme, aktorët e teatrove të disa qyteteve janë detyruar ta zgjedhin rrugën. Pra, ata
    janë në grevë. Kurse zhgënjimi i rinisë, i shtresuar me vite, për shkak të mungesës së
    perspektivës, po i afrohet pikës së vlimit.

    Sa i përket Programit të Qeverisë, karakteristikë e këtij programi t që ka ardhur në Kuvend tani
    kur ka kaluar 1/5 e këtij mandati janë frazat, si: “Qeveria synon…”, “Qeveria do të

    98
    angazhohet…”, “Qeveria zotohet…”, “Qeveria ju siguron dhe garanton…”, e kështu me radhë,
    pa i përcaktuar afatet kohore, bartësit konkret dhe mënyrën se si do t’i bëjë synimet e saj realitet,
    dhe pa ndarë fonde për pjesën më të madhe të synimeve, angazhimeve dhe garancive të saj.

    Në programin për arsim, përveç tjerash, në këtë dokument thuhet se, “Qeveria do të angazhohet
    për ndërtimin e një sistemi arsimor gjithëpërfshirës”. Kjo ta krijon përshtypjen se Qeveria ka
    harruar se sistemi i arsimit në Kosovë është gjithëpërfshirës. Pran, ne nuk kemi sistem
    seleksionues. Pastaj thuhet: “Qeveria angazhohet ta trajtojë arsimin si një prioritet themelor…”.
    Shtrohet pyetja, nëse nuk ka qen arsimi prioritet, së paku në programet e qeveritarëve.

    Kur flitet për reformat në arsim, nuk përmendet fare shkolla fillore (nga klasa e parë deri në
    klasën e pestë), kurse shkolla e mesme e ulët (nga kasa VI - IX) përmendet vetëm me këtë fjali:
    “…Arsimi i mesëm i ulët do të jetë bazë për orientim në arsimin e mëtejmë të nxënësve”. Kjo që
    thuhet në kuadër të reformave, nuk ka të bëjë fare me reforma, ky është vetëm një konstatim.
    Sipas kësaj që po e shohim del se në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët nuk do të ketë reformë,
    edhe pse janë konstatuar shumë defekte në këtë nivel të arsimit.

    Njëri ndër planet konkrete të Qeverisë është ndërtimi i Universitetit të Shkencave Bujqësore në
    Rahovec, pa e dhënë asnjë arsyetim për këtë zhvendosje. Rritja e përqindjes së përfshirjes së
    fëmijëve në edukimin parashkollor dhe hapja e paraleleve parafillore është synim që duhet të
    përshëndetet, sidomos atëherë kur të na thuhet për sa do të rritet kjo përfshirje, pasi aktualisht në
    këtë aspekt jemi më keq se Zimbabveja.

    Qeveria e përmend ndarjen e fondeve për stimulim përherë të parë në këtë dokument kur bën
    fjalë për nivelin universitar, për studentët që studiojnë degë të rëndësishme për zhvillimin e
    vendit, siç janë shkencat ekzakte, inxhinieria, mjekësia etj. Në të njëjtën kohë, pjesa më e madhe
    e mjekëve të diplomuar ikin në Gjermani, pasi këtu nuk gjejnë punë. As profilet tjera nuk mund
    të gjejnë punë lehtë. E të papunët vështirë se mund të kontribuojnë në zhvillimin e vendit.

    Kjo Qeveri, që synon t’i stimulojë doktoratat, shpesh nuk i kryen obligimet e saj ligjore ndaj
    filloristëve. Shpesh Qeveria nuk i paguan shpenzimet për udhëtimin e nxënësve të shkollës
    fillore, që jetojnë mbi 4 kilometra larg shkollës.

    Qeveria po na garanton se do ta rrisë cilësinë në arsim duke e përshpejtuar procesin e licencimit
    të arsimtarëve, furnizimin e shkollave me internet, e kështu me radhë. Por, përshpejtimi dhe
    cilësia janë larg njëra-tjetrës. Në këtë kontest, nuk përmenden laboratorët, puna praktike,
    mbikëqyrja e punës, e kështu me radhë, që ndikojnë në ngritjen e cilësisë.

    Për sigurimin e rezultateve reale, Qeveria planifikon vlerësim të jashtëm. Qeveria e di se
    vlerësimi i jashtëm ka ndodhur edhe në të kaluarën, por nuk ka siguruar vlerësim real. Qeveria
    synon t’i shndërrojë universitetet në gjenerator të zhvillimit ekonomik, por nuk na tregon si do ta
    arrijë këtë qëllim.

    Ajo që nuk u përmend në Programin qeverisës është mësimi në gjuhën serbe, me plan-programe
    të Serbisë, që financohet nga Buxheti i Kosovës, por për Kosovën mësohet nga këndvështrimi i

    99
    politikës hegjemoniste të Serbisë. Sipas këtij dokumenti, Qeveria as nuk synon, as nuk
    angazhohet që ta ndryshojë këtë gjendje të pa pranueshme për çdo qeveri normale.

    Dukuritë e shumta negative në fushën e arsimit, si falsifikimi i diplomave, analfabetizmi
    funksional, mungesa e sigurisë në shkolla, bastoret e kafeteritë afër shkollave, përdorimi i
    alkoolit, i drogës e dukuri të tjera negative brenda shkollave, si duket nuk po i bëjnë përshtypje
    Qeverisë.

    Qeveria në programin e saj nuk i ka përmendur fare institucionet private të arsimit, sikur ato të
    vepronin në një kontinent tjetër, edhe pse në këtë segment ka probleme të shumta që kërkojnë
    zgjidhje të shpejtë, siç është cilësimi i falsifikuar si universitete të kolegjeve private, cilësia e
    ulët, regjistrimi i studentëve me vonesë etj. Pjesa më e madhe e këtyre problemeve janë të
    shkaktuara kryesisht me fajin e qeveritarëve, e ku shumë prej tyre edhe vetë po përfitojnë mirë
    nga këto institucione, në të cilat janë të angazhuar, prandaj edhe po heshtet.

    Duke e pasur parasysh angazhimin e gjysmës së Qeverisë në procesin mësimor në shumë
    institucione arsimore, mosmbajtja e mësimit me rregull nuk kemi pritur të trajtohet në këtë
    dokument qeveritar.

    Qeveria në këtë dokument nuk është marrë fare me problemet e personave me nevoja të veçanta,
    kurse bashkatdhetarët tanë në Diasporë që kanë nevojë për organizimin e mësimit të gjuhës
    amtare, të historisë, të gjeografisë dhe të kulturës kombëtare i përmend shkarazi pa ofruar
    zgjidhje konkrete.

    Programi për kulturë fillon me premtimin se Qeveria do të vazhdojë ta rrisë buxhetin për
    institucionet publike të kulturës. Nëse vazhdohet si gjer më tani, për ata që e kanë përcjellë
    gjendjen në kulturë, mesazhi është i qartë. Pra, nuk do të ketë përmirësime në këtë fushë të
    rëndësishme të jetës. Për shkak të mungesës së investimeve, jeta kulturore është shumë e varfër,
    e artistët janë në gjendje të mjerë. Aktualisht, aktorët e teatrove të disa qyteteve janë në grevë,
    shumë qyteteve u mungojnë galeritë e artit, shumica e sallave të kinemave tanimë janë
    privatizuar, ansamblet amatore e zhvillojnë aktivitetet e tyre kryekëput në baza vullnetare,
    trashëgimia kulturore ka mbetur në duart e fatit. Botimi i veprave letrare kryesisht bëhet me
    donacione.

    Kalendari i përbashkët kulturor me Republikën e Shqipërisë është iniciativë e mirë, që, nëse
    zbatohet, duhet të përshëndetet.

    Është mirë që për të rinjtë që po planifikohet ndërtimi i shtëpive të rinisë nëpër komuna, por kjo
    nuk mjafton. Të rinjtë kanë nevojë për ndërtimin e perspektivës në këtë vend, për çka i Qeveria
    duhet të angazhohet shumë seriozisht.

    Ky Program i Qeverisë, që është sjellë në Kuvend për të na njoftuar me të, e jo për të debatuar në
    lidhje me te, është dëshmi e fortë se kjo Qeveri nuk ka program. Faleminderit!

  • Faleminderit! Fjalën e ka ministri Agani.


    100
  • Faleminderit, i nderuar zoti kryesues!
    I nderuar zëvendëskryeministër, ministra,
    Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës,
    Programi i Qeverisë së Kosovës në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor synon që të
    shënojë një ndryshim strategjik përkitazi me këtë çështje jetike për qytetarët e vendit.

    Fakti se mjedisi dhe planifikimi hapësinor u përmend shumë pak, në mos fare edhe gjatë debatit
    të deritanishëm nuk është shumë inkurajues, sepse pa një vetëdijesim optimal të qytetarëve e të
    institucioneve të vendit për rëndësinë e mjedisit dhe planifikimit hapësinor, çështjeve të
    ndërtimit për kualitetin e jetës së qytetarëve do të ketë vështirësi të mëdha edhe në mobilizimin e
    resurseve të nevojshme financiare në vend dhe jashtë tij nga komuniteti i donatorëve.

    Ajo që Qeveria do të bëjë në periudhën më të afërt kohore dhe ku ministria do të jetë bartëse e
    aktiviteteve është që qysh me rishikim sivjet të rritet buxheti në kategorinë ekonomike të
    subvencioneve për projekte mjedisore nga burimet financiare, të cilat gjenerohen nga
    grumbullimi i taksës ekologjike, një gjë që deri më tani nuk ka ndodhur në periudhën e kaluar.
    Këto mjete do të shfrytëzohen qysh sivjet për themelimin, ndërtimin dhe stabilizimin e sistemeve
    të mbikëqyrjes së cilësisë së ajrit, ujit dhe të tokës, si dhe biodiversitetit, rregullimit emergjent të
    shtretërve të disa lumenjve, të cilët sivjet kanë shkaktuar vërshime, sikur dhe në vitet e kaluara, e
    po ashtu edhe në mobilizimin e resurseve të rëndësishme në komunitet, në shoqërinë civile, sepse
    e kemi një organizim jashtëzakonisht të mirë të shoqërisë civile në fushën e mjedisit. Të
    interesuar për të qenë partner në zbatimin e projekteve të ndryshëm mjedisore, por në mungesë të
    mjeteve financiare, deri më tani kjo ka qenë e pamundur.

    Në vazhdim, Programi qeveritar në fushën e mjedisit e inkorporon si koncept themelor në
    kornizën e tij të veprimit edhe çështjen e ndryshimeve klimatike, një çështje globale, e cila po
    bëhet çdo herë e më tepër e rëndësishme, si në nivelin rajonal, ashtu edhe global.

    Ministria e ka miratuar strategjinë për ndryshime klimatike para dy javësh dhe në bazë të kësaj
    strategjie do të jemi në gjendje që në mënyrë shumë më adekuate t’i adresojmë problemet e
    fatkeqësive elementare, të cilat janë rezultat i ndryshimeve klimatike, siç janë vërshimet, zjarret,
    thatësira e të tjera.

    Natyrisht, kjo do ta imponojë edhe nevojën që në nivel të Qeverisë të themelohen politika
    ndërsektorale dhe këtë do ta bëjmë nëpërmjet bashkëveprimit me ministritë e linjës.

    Një prej prioriteteve të ministrisë në fushën e mjedisit do të jetë mbrojtja e ajrit nga ndotja. Në
    këtë aspekt është konstatuar se ka mangësi evidente në zbatimin e legjislacionit në fuqi,
    konkretisht të udhëzimit administrativ 03/2011, i cili i ka përcaktuar nivelet e gazrave që
    emetohen nga burimet e lëvizshme dhe në dritën e analizës së Ligjit për ajrin, i cili është miratuar
    në vitin 2010, sot është iniciuar dhe është miratuar koncept-dokumenti për fillimin e elaborimit
    të ligjit të ri për mbrojtjen e ajrit nga ndotja dhe besoj që ky ligj do të mundësojë që situata në
    këtë aspekt të jetë shumë më e kontrolluar dhe natyrisht të rezultojë me një cilësi shumë më të
    mirë të ajrit, të cilin e kemi në vend.


    101
    Natyrisht, edhe një herë po e theksoj se një vëmendje e veçantë sa i përket kësaj do t’i kushtohet
    monitorimit të rregullt të cilësisë së ajrit në sistemet e qëndrueshme të kontrollimit, që nuk varen
    më nga donacionet e ndryshme dhe projektet donatore, por nga burimet buxhetore.

    Fushë e veçantë e politikave mjedisore është menaxhimi i mbeturinave solide dhe i mbeturinave
    të rrezikshme.

    Ministria e ka miratuar strategjinë dhe master-planin, i cili do të promovohet javën që vjen për
    menaxhimin e mbeturinave solide dhe politikat e ardhshme në këtë fushë do të shkojnë në
    drejtim të asaj që ta kemi një Kosovë pa deponi të mbeturinave, por një Kosovë në të cilën
    mbeturinat do të riciklohen në pajtim me politikat më bashkëkohore dhe praktikat e Bashkimit
    Evropian.

    Sa u përket mbeturinave të rrezikshme, është miratuar projekti i financuar nga Komisioni
    Evropian, i cili pritet të zbatohet në vitet në vijim, projekt detaj dhe i elaboruar.

    Natyrisht se i përmenda kapacitetet ricikluese dhe për këtë ka interesim edhe nga komuniteti i
    donatorëve, edhe nga komuniteti i investitorëve privatë, por natyrisht ka interesim edhe nga
    institucionet shtetërore. Do të punojmë në këtë drejtim që t’i gjejmë modalitetet më të
    përshtatshme.

    Sivjet do të iniciohet edhe Ligji për trajtimin e mbetjeve minerare, një ligj tejet i nevojshëm për
    vendin, i cili deri më tani nuk ka qenë fare në rend të ditës, ndërsa kjo çështje është e natyrës
    emergjente, e cila në njërën anë e ka dimensionin e saj ekologjik, si depozitë, të cilat e ndotin
    dukshëm mjedisin kudo që janë të vendosura, në anën tjetër janë edhe si burim i rëndësishëm i
    mjeteve financiare për ndërmarrjet publike, të cilat i menaxhojnë ato.

    Sfera e ujërave është një sferë e veçantë, e cila po ashtu do ta ketë vëmendjen tonë të plotë dhe të
    zhvillojmë aktivitete në bazë të strategjisë për ujërat 2014-2033, e cila është përfunduar në
    ministri dhe do të miratohet shpejt në Qeveri.

    Do të punojmë në Ligjin për autoritetet e pellgjeve ujore, që është një domosdoshmëri e kohës.
    Do të punojmë në ngritjen e kapaciteteve ujore, me theks të veçantë në zhvillimin e krahut jugor
    të sistemit Ibër-Lepenc, dhe natyrisht edhe një herë po e cek rregullimin e shtretërve të lumenjve.

    Kur janë në pyetje ujërat e zeza, prapë një problem tejet i rëndësishëm mjedisor, në të cilin është
    punuar mjaft, do të vazhdohen projektet në ndërtimin e impianteve të mëdha në Prizren e
    Gjakovë dhe shpejt do të gjendet edhe burimi i financimit për Pejë, e me këtë do ta zgjidhim
    problemin në pjesën perëndimore të vendit. Burimet financiare janë të siguruara, e pritet vetëm
    implementimi i tyre.

    Në të njëjtën mënyrë do të punojmë edhe për gjetjen e zgjidhjeve për Prishtinën, Mitrovicën,
    Ferizajn dhe Gjilanin, me theks në ofertën e Bankës Gjermane për Zhvillim me grant prej 60
    milionë euro, në qoftë se edhe Qeveria e Kosovës e gjen burimin financiar prej 20 milionë euro
    të tjera, në mënyrë që të hyhet në një partneritet në ndërtimin e impiantit për kryeqytetin
    Prishtinë, që mendoj se do të ishte zgjidhje optimale për momentin.

    102
    Natyrisht, një vëmendje e veçantë, edhe në Programin qeveritar është e theksuar, do t’u
    kushtohet liqeneve, ose akumulacioneve të Batllavës dhe të Badocit, ku kemi probleme me ujërat
    e zeza të cilat derdhen në liqe, e kjo do të jetë një pikë e vëmendjes së veçantë të ministrisë.

    Po ashtu, vëmendje e rëndësishme do t’u kushtohet parqeve nacionale, të cilat në këtë moment
    nuk janë duke u menaxhuar si duhet. Ekziston një mungesë e madhe në menaxhimin adekuat të
    tyre, sepse këto parqe janë nën autorizimin e drejtpërdrejtë të drejtorive të parqeve nacionale, të
    cilat janë nën Agjencinë Kosovar për Mbrojtjen e Mjedisit, por kërkohet një riorganizim dhe do
    të punojmë dhe jemi duke punuar qysh tash në themelimin e ndërmarrjes publike, e cila do t’i
    menaxhojë parqet nacionale të Bjeshkëve të Nemuna, të Sharrit, Shpellën e Gadimes dhe
    Ujëvarën e Mirushës dhe resurset e ndryshme natyrore që janë nën mbrojtjen shtetërore, në bazë
    të ligjeve në fuqi.

    Natyrisht, vëmendja e duhur do t’i kushtohet edhe biodiversitetit dhe cilësisë së tokës, duke
    themeluar sisteme të qëndrueshme të kontrollit dhe të monitorimit.

    Në fushën e planifikimit hapësinor, vëmendja kryesore do të shkojë në drejtim të rregullimit të
    saj në aspektin shumësektorial. Fillimisht, duke e zbatuar në mënyrë të përpiktë Ligjin për
    trajtimin e ndërtimeve pa leje, e në këtë drejtim i kemi rezultatet e para.

    Më pastaj, sivjet do ta iniciojmë Ligjin e ri për kadastër, i cili do të themelojë sistemin e ri të
    monitorimit dhe integrimit të shërbimeve në aspektin vertikal. Më pastaj do të vazhdohet
    avancimi i sistemit të integruar softuerik të planifikimit hapësinor, do të punohet në licencimin e
    arkitektëve dhe inxhinierëve të ndërtimtarisë, një proces i cili ka munguar tani e 15 vjet dhe ky
    proces do të themelohet në bazë të ligjit, të cilin do ta paraqesim para jush për miratimin - Ligjin
    për odat e arkitektëve dhe të inxhinierëve të ndërtimit.

    Po ashtu, kodi i ri i ndërtimit, i cili është përfunduar nga ministria dhe është për miratimin në
    Qeveri do të jetë një instrument themelor me të cilin këto oda do të merren.

    Natyrisht, ministria do të vazhdojë edhe me aktivitetet brenda Këshillit për Monitorim dhe
    Zbatim, që ka të bëjë me trashëgiminë kulturore në zonat e mbrojtura në bashkëkryesim me
    Komisionin Evropian, si dhe një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe riorganizimit të
    ministrisë, e cila e ka një vëllim dhe kompleksitet specifik dhe kërkohet një riorganizim i saj...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Faleminderit! Si është puna, Teuta? Çfarë po ndodh?! Në të gjitha parlamentet,
    ata që e keqpërdorin kamerën dhe me qëllim të keq e i nxjerrin në media deputetët, u ndalohet
    filmimi ose pjesëmarrja në mbledhje tjera. Sidoqoftë, ne nuk e kemi këtë rregull dhe i kemi
    lejuar, mund të filmojnë çfarëdo... Në qoftë se doni të kemi rregulla të tilla t’ua ndalojmë, mund
    t’i nxjerrim në votim në Parlament. Kjo është e mundshme.

    Fjalën e ka zoti Haxhi Shala.

  • Faleminderit, kryesues!

    103
    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Të nderuar deputetë,
    Ndonëse Programi i Qeverisë Isa-Hashim ka fjalë të mira teorike të një përmbledhjeje të
    gjithanshme për një zhvillim të mirë ekonomik dhe problematik social-ekonomik dhe politik në
    vend, nuk arrin të përkthehet në parametra matës që duhet të ketë një program i mirëfilltë
    ekonomik. Kjo mungesë e numrave dhe indikatorëve matës të jep të kuptosh që kjo Qeveri ka
    pasiguri të skajshme dhe nuk i beson as vetë këtij programi në realizim.

    Në rastet më të thjeshta, një plan biznesi i një kompanie ka parametra matës dhe afate për
    realizimin që e bën të mundur monitorimin...

  • Haxhi, afroje mikrofonin pak se nuk po dëgjohesh.

  • Faleminderit, kryesues!
    ...monitorimin e suksesshëm të një kompanie, ndërsa një program qeveritar i lë vetes komoditet
    në varësi të situatave për të treguar suksese, apo mossuksese.

    Çdo reformë për zhvillimin ekonomik dhe çdo fond punësimi ka qenë e domosdoshme që të ketë
    shifra dhe afate, në mënyrë që të synohet realizimi dhe të matet ky realizim.

    Mungesa e indikatorëve, rrjedhimisht e bën këtë plan vështirë të matshëm, vështirë monitorues
    dhe shumë skeptik të realizueshëm. Andaj, më poshtë shihen dështimet e para të këtij programi.

    Krijimi i infrastrukturës për ta ndihmuar zhvillimin ekonomik sipas Programit të Qeverisë do të
    bazohet në qëndrueshmërinë buxhetore dhe në stabilitet makrofiskal. Kjo që në fillim ka
    rezultuar si e paqëndrueshme për këtë Qeveri. Ky konstatim del nga ajo çfarë u tha këtyre ditëve
    nga FMN-ja dhe nga vetë Qeveria.

    Nëse në Programin qeverisës planifikohet një reformë e mirëfilltë fiskale, duke krijuar favore në
    politika tatimore, investime të jashtme, punësime dhe tërheqje të kapitalit, kjo në praktikë
    rezultoi me ndryshime të shpejta në projektligje, sa për t’i quajtur reforma fiskale, pa ndonjë
    analizë të mirë për nevojat e ndryshimeve dhe një periudhë më të papërshtatshme që për grupet e
    interesit janë të mbingarkuara me raportime vjetore dhe nuk mund të kontribuojnë në këto
    ndryshime. Lind pyetja pse u bë me kaq nxitim dhe pse në këtë kohë të papërshtatshme.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Zonja Demi-Murtezi e ka fjalën.

    LABINOTË DEMI-MURTEZI: Faleminderit, kryesues!
    I nderuar kryeministër,
    Të nderuar ministra,
    Kolegë deputetë,
    Nga dita e djeshme po vazhdon një debat i gjatë nga i cili shpresojmë që do të arrijë një
    korrespodencë e mirë e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe deputetëve të Kuvendit të
    Republikës së Kosovës për t’i vazhduar punët dhe planet optimale që kjo Qeveri ka paraqitur
    para deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

    104
    Punët e bëra dhe iniciativat e ndërmarra deri më tani të cilat i shpalosi dje kryeministri Mustafa,
    e për shumicën prej të cilave na duhet kohë që të arrijmë rezultate dhe të shohim reflektime, për
    mendimin tim, janë optimalja e mundshme për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe ajo çka
    qytetarët e Republikës sonë presin nga puna e Qeverisë, e mbështetur edhe nga puna e Kuvendit.

    Nga shumë parafolës të ditës së djeshme dhe të ditës së sotme u evidentuan shumë probleme dhe
    punë të pabëra, ose të bëra jo siç duhet nëpër agjenci e gjëra të tjera, por këto nuk
    korrespondojnë me planin e punës që ka hartuar Qeveria. Këto janë punë që duhet të mbikëqyren
    në ndërkohë, e për të cilat do të mbështeten për punë më të mirë edhe nga deputetët e pozitës, jo
    vetëm nga ata të opozitës.

    Duke qenë bashkëpartiake me ministrin Agani dhe duke bashkëpunuar ngushtë me ministrin e
    Financave, zoti Hoti, domethënë duke qenë pjesëtare e Komisionit për Buxhet dhe Financa, them
    se kam dy arsye më shumë për t’i besuar punës së ardhshme të kësaj Qeverie. Në anën tjetër, nga
    shpalosja e mirëfilltë e planit të punës së ministrit Bajrami në Ministrinë e Arsimit dhe një shifre
    të admirueshme që nuk e ka pasur asnjëherë Qeveri deri më tani në sektorin e Bujqësisë dhe
    planet e shpalosura nga ministri Krasniqi, janë shkëndijat e para për shpresë, për punë më të mirë
    dhe evidente, seç kanë pasur ndonjëherë qeveritë e vendit deri më tani.

    Andaj, lus gjithë deputetët që bashkërisht që bashkërisht të performojmë në mënyrën e duhur
    ashtu siç na ka hije si deputetë dhe ta mbështetim punën e Qeverisë dhe të japim kritika aty ku
    këto punë çalojnë nga ajo që është paralajmëruar deri më tani. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Bulliqi e ka fjalën.

  • Kryesues i Kuvendit!
    I respektuari kryeministër,
    Kabinet qeveritar,
    Të respektuar kolegë deputetë,
    Qytetarë të respektuar,
    Programi qeverisës të cilin sot e kemi para nesh është një program ambicioz dhe gjithëpërfshirës,
    i përgatitur dhe i shtjelluar nëpërmjet shtyllave kryesore të cilat sigurojnë një zhvillim të
    qëndrueshëm ekonomik. Shtyllat kryesore në të cilat mbështetet Programi qeverisës janë të
    zbërthyera mjaftueshëm rreth punëve dhe veprimeve që do të ndërmerren për t’i arritur
    objektivat e parashtruara për një zhvillim, duke filluar nga politikat fiskale, përmirësimi i
    mjedisit biznesor, përkrahja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, e deri te një arsim dhe
    shëndetësi moderne.

    Gjatë analizës të këtij Programi qeveritar është e vërtetë që mund të vijmë deri te përfundimet se
    i mungon aspekti numerik i të dhënave, mirëpo pavarësisht kësaj pune dhe detyrat jenë mirë të
    shtjelluara, të cilat mbështeten me aktivitete kryesore që Qeveria do të ndërmarrë me qëllim të
    rritjes së mirëqenies së qytetarëve të saj në të gjitha segmentet.

    Plani i implementimit është një segment tjetër me rëndësi brenda Programit qeverisës nëpërmjet
    të cilit jepen sqarime rreth periudhave kohore brenda të cilave do të kryhen këto aktivitete.


    105
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Për të qenë sa më racionalë në fjalimin tim, unë do të ndalesha vetëm në disa objektiva të
    qeverisjes, siç është: çështja e përcaktimit të TVSH-së, e cila do të jetë e ndryshme për mallra të
    ndryshme. Ky veprim nga Qeveria do të jetë me rëndësi për qytetarët tanë, sepse do ta krijojë
    mundësinë e lirimit nga TVSH-ja për mallrat bazike, të cilat drejtpërdrejt do të ndikojnë në
    rritjen e mirëqenies të qytetarit tanë, si dhe në zbutjen e nivelit të varfërisë. Pushimi nga taksat
    për ndërmarrjet të cilat do të krijojnë vende të reja pune për një periudhë kohore do të jetë e
    mirëseardhur për këto veprimtari të këtyre ndërmarrjeve. Lehtësirat për investimet nga
    bashkatdhetarët tanë nga Diaspora do të jetë një tjetër veprim i rëndësishëm i kësaj Qeverie, në
    mënyrë që këtyre t’u krijohen lehtësira dhe sigurim për investimet e tyre këtu, të cilat do të
    krijonin vende tjera të raja pune dhe një pjese të këtyre bashkatdhetarëve do t’u krijoheshin edhe
    mundësi kthimi në vendlindje.

    Rritja e fondit për subvencione ne bujqësi është një tjetër element i rëndësishëm i këtij Programi
    qeverisës kur kihet parasysh fakti se Kosova ka kushte të volitshme klimatike dhe pedologjike
    për zhvillimin e kësaj dege ekonomike si shtyllë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik të
    Kosovës, si dhe si degë e cila më së shpejti gjeneron vende pune për të rinjtë tanë.

    Një element tjetër me rëndësi në këtë program është edhe formimi i një universiteti bujqësor që
    do të jetë një shtysë e mëtejme e zhvillimit të kësaj dege duke nxjerrë kuadro të nevojshme për
    një bujqësi bashkëkohore, e cila do të mundësonte sigurimin e një baze ushqimore të
    qëndrueshme për popullatën tanë.
    Në sferën e arsimit brenda këtij Programi qeverisës inkurajohen hapa të rëndësishëm që do të
    ndërmerrnin në drejtim të rishikimit të kornizës së kurrikulës së Kosovës, me qëllim të arritjes së
    pretendimeve për një arsim më cilësor. Kurrikula që është duke u pilotuar jemi të vetëdijshëm se
    ka shumë të meta, prandaj kërkohet që në të ardhmen ajo të rishikohet me sy kritik, në mënyrë që
    sistemi arsimor në Kosovës të dalë nga eksperimentet e njëpasnjëshme që janë bërë që nga
    paslufta.

    Të respektuar kolegë deputetë,
    Një tjetër element i rëndësishëm i Programit qeverisës është hapja e paraleleve parashkollore,
    niveli 5-6 vjeçar në të gjitha shkollat në Kosovë, që do të jetë një ndihmesë e madhe drejtë
    parapërgatitjeve të fëmijëve për fillimin e arsimit fillor. Funksionalizimi i shërbimeve
    profesionale nëpër shkolla, siç është mjeku, pedagogu, psikologu, punëtori social, e kështu me
    radhë, do të ishin të mirëseardhura nëpër shkollat tona, në mënyrë që nxënësve tanë t’u
    lehtësohet kontrolli i shëndetit dhe problemet tjera me të cilat ballafaqohen në shkollat tona.

    Sigurisht që këto tri të parat janë elemente shumë të rëndësishme, ndërsa për punëtorë socialë
    është mirë që mendohet, por besoj se në qoftë se do të arrijmë t’i realizojmë këto tri të parat,
    besoj që do të jenë të mjaftueshme për këtë fazë të kësaj periudhe qeverisëse. Ndërkaq kur flasim
    për 100-ditëshin e qeverisjes Mustafa, mund të konkludojmë që nëse themi që dita e mirë shihet
    në mëngjes mund të vijnë përfundimet që brenda kësaj periudhe kjo qeverisje ka bërë disa hapa
    dhe punë inkurajuese pozitive, me gjithë vështirësitë të cilat e kanë përcjellë që nga fillimi i
    marrjes së detyrës.


    106
    Vlen të cekim ndryshimin dhe përshkallëzimin e vlerës së TVSH-së për mallrat e ndryshme,
    Ligji mbi ndërmarrjen publike dhe “Trepçën”, nënshkrimi i marrëveshjeve bilaterale me shtetet e
    ndryshme dhe Kosovës, falja e borxheve të vjetra dhe inkurajimi i bizneseve për t’i paguar
    pagesat e mbetura të borxheve, marrëveshjet për huamarrje me kushte të volitshme e kështu me
    radhë. Dhe, për fund themi se ky Program qeverisës, që sot u është dhënë në duar deputetëve të
    zgjedhje, e kanë për obligim ta studiojnë mirë dhe ta analizojnë, në mënyrë që në të ardhmen e
    kësaj qeverisjeje ta përcjellin realizimin e tij në periudha periodike me qëllim që Qeveria ta
    implementojë në praktikë në të mirë të qytetarëve të saj. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Rexhep Selimi e ka fjalën!

  • Faleminderit, kryesues!
    100-ditëshi i Qeverisë shënohet, përveç shumë parregullsive tjera, edhe me shkelje kushtetuese
    që kanë të bëjë me sovranitetin e vendit.
    Qeveria ka vazhduar edhe më tutje ta shkelë Kushtetutën e Kosovës në fushën e sigurisë, me
    moszbatimin e saj, përkatësisht të nenit 126, paragrafët 1 dhe 2.
    Në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, neni 26, paragrafi 1 thotë: “Forca e Sigurisë së
    Kosovës është forcë kombëtare e sigurisë për Republikën e Kosovës dhe mund t’i dërgojë
    pjesëtarët e saj jashtë vendit në përputhje të plotë me përgjegjësitë e saj ndërkombëtare”.

    Paragrafi 2 thotë: “Forca e Sigurisë së Kosovës mbron qytetarët dhe komunitetet e Republikës së
    Kosovës në bazë të kompetencave të përcaktuara me ligj”.

    Në ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka hequr dorë nga territori i komunave veriore të Kosovës edhe
    në fushën e sigurisë. Atje nuk ka asnjë repart të FSK-së, asnjë kazermë të kësaj force. Asnjë
    stërvitje nuk organizohet atje. Madje, atje nuk ka asnjë pjesëtar të vetëm të FSK-së. E, në
    ndërkohë, ky nuk është lëshim por angazhim i Qeverisë që të mos ketë ushtarë të Kosovës në
    komunat veriore.

    Por, nëse Qeveria e kaluar nuk i dërgoi ushtarët e FSK-së në veri, kryeministri i sotëm shkon
    edhe më tej, jo vetëm FSK-së, por edhe Forcave të Armatosura të Kosovës ua pamundëson
    praninë në veri ende pa u themeluar ato.

    Deklarimi i kryeministrit me 1 prill: “Forcat e Armatosura nuk do të mund të shkojë në veri”,
    qoftë edhe duke deklaruar se kjo mund të ndodhë vetëm në marrëveshje me NATO-n, është një
    deklaratë e rëndë dhe mbytje e shpresës që Kosova ta ketë ushtrinë e saj në përputhje me
    Kushtetutën dhe me aspiratat e qytetarëve të saj.

    Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që dëgjojmë se ushtarët e Kosovës nuk do të mund të
    shkojnë në një pjesë të territorit të saj, pra në veri, por është hera e parë që këtë e dëgjojmë nga ai
    i cili e ka për detyrë zbatimin e Kushtetutës dhe garantimin e sovranitetit të vendit. Pra, këtë e
    dëgjojmë nga kryeministri i Kosovës, pasi të njëjtën gjë e kemi dëgjuar disa herë më parë si
    deklaratë edhe nga kryeministri i Serbisë.


    107
    Është e vërtetë që në marrëveshje me NATO-n, Kosova mund dhe duhet të dërgojë trupa jashtë
    vendit, por kjo nuk do të duhej të ndodhte kështu kur bëhet fjalë për praninë e trupave brenda
    territorit të Republikës. Duke e praktikuar këtë normë, Qeveria e Kosovës po e konsideron veriun
    e Republikës si territor jashtë vendit, që i referohet nenit 126, paragrafi 1, të Kushtetutës së
    Republikës së Kosovës.

    E kur kryeministri deklarohet se, jo vetëm FSK-ja sot, por edhe Forcat e Armatosura të Kosovës
    nesër nuk mund të jenë të pranishme në veri, atëherë kryeministri po e shkelë Kushtetutën në
    avancë, pra paraprakisht. Kështu, kryeministri po e paralajmëron mosrespektimin edhe të
    propozim-amendamenteve për ndryshime kushtetuese që pritet të na vijnë në Kuvend për
    miratim e që kanë të bëjnë me ndryshime kushtetuese për Forcën e Armatosur të Kosovës, neni
    126 - Forcat e Armatosura të Kosovës. Paragrafi 1 thotë: “Forcat e Armatosura të Kosovës janë
    forca kombëtare ushtarake të Republikës dhe mund t’i dërgojnë pjesëtarët e tyre jashtë vendit në
    përputhje të plotë me përgjegjësitë e tyre ndërkombëtare”. Dhe, paragrafi 2 si propozim thotë:
    “Forcat e Armatosura të Kosovës mbrojnë sovranitetin, integritetin territorial, qytetarët, pronën
    dhe interesat e Republikës së Kosovës, si dhe kontribuojnë në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes dhe
    stabilitetit rajonal dhe global”.

    Por, kur i shohim këto propozim-amandamente për ndryshime kushtetuese, shtrohet pyetja se si
    do të mund që Forcat e Armatosura të Kosovës, siç thuhet në amendament, ta mbrojnë
    sovranitetin dhe integritetin territorial, kur njëherësh këtyre forcave u pamundësohet që të jenë
    aty ku mbrohet sovraniteti dhe integriteti? Si mund të mbrohen qytetarët, prona e tyre dhe e
    Republikës së Kosovës, kur Forcat e Armatosura, si garantuese për mbrojtjen e tyre, nuk mund të
    jenë pranë tyre që i kanë detyrë t’i mbrojnë? Si do të mund që Forcat e Armatosura të Kosovës të
    kontribuojnë, siç thuhet në amendament, për ndërtimin dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit
    rajonal e global, kur një gjë të tillë nuk mund ta bëjnë as brenda territorit të vet? Si mund ta
    kuptojmë se pse po na i sjellin pra propozim-amendamentet për ndryshime kushtetuese, kur të
    njëjtat po na paralajmërojnë që do t’i shkelin?

    Shkelja pra paraprakisht e nenit 126 të Kushtetutës paraqet vërtet rast unik. Këtë po e bën vetëm
    Qeveria jonë. Kryeministri ka deklaruar po ashtu se “mosprania e FAK-ut në komunat veriore
    është një marrëveshje e mëhershme”. Për çfarë marrëveshje bëhet fjalë? Ne nuk e dimë që ka
    marrëveshje me dikë apo ndonjë ditë për Forcat e Armatosura të Kosovës. Nëse ka marrëveshje,
    atëherë kryeministri duhet të na thotë, e jo të na e fshehë një marrëveshje të tillë. Në të
    kundërtën, kryeministrin e bëjmë përgjegjës edhe për fshehjen e marrëveshjeve të dëmshme, por
    edhe për zbatimin e tyre në dëm të sovranitetit dhe të integritetit të territorial të Republikës.

    Ne, pra, nuk mund të jemi më pak fajtor nëse e zbatoni një marrëveshje të dëmshme për vendin
    se sa fajtor ai që e ka bërë këtë marrëveshje, sikur ata zbatojnë marrëveshje të dëmshme,
    përgjegjësia dhe faji janë të barabartë.

    Prandaj, për kaq sa kryeministri po angazhohet, shndërrimi i Forcës të Sigurisë të Kosovës në
    Forca të Armatosura të Kosovës është vetëm një premtim për ndryshim nominal, si qëndrim
    maksimal i Qeverisë, duke qenë njëkohësisht si amortizim i angazhimeve të dëmshme në fushën
    e sigurisë dhe mbrojtjes së vendit tash e në të ardhmen.


    108
    Shndërrimi i FSK-së në Forca të Armatosura për më tepër duke që rrezikon të mbetet vetëm si
    premtim dhe retorikë politike për t’i ushqyer me shpresë dhe për t’u thënë diçka qytetarëve.
    Duke e ditur që Qeveria nuk i mban premtimet, krejt lehtë dhe vetëm ndryshimi i emrit mund të
    mbetet vetëm një premtim i parealizuar i saj. Pra, Qeveria ka marrë dy angazhime antagoniste.
    Nëse të dyja quhen premtime dhe angazhime të kryeministrit të Qeverisë, atëherë nuk është e
    vështirë të kuptohet se nga cili angazhim do të heqë dorë dhe nga cili nuk guxon të heqë dorë
    kryeministri i Kosovës.

    Dua të ndajë para jush edhe një episod tjetër që karakterizon 100-ditëshin e Qeverisë Mustafa.
    Pra, dhuna policore në protesta dhe instrumentalizimi i Policisë së Kosovës.

    Në ditët e para të qeverisjes, kryeministri u përball me protestat e qytetarëve dhe të opozitës, si
    pasojë e qëndrimeve fashiste të njërit nga ministrat e tij. Protestat ishin të arsyeshme dhe të
    nevojshme përballë një ministri lidhur me deklaratat e tij fashiste.

    Edhe pasi ky ministër e quante Kosovën me emër jokushtetues, edhe pasi ky ministër i Qeverisë
    Mustafa ushtronte lojalitet ndaj Qeverisë së Serbisë, edhe pse ky ministër i Qeverisë Mustafa i
    fyente nënat e viktimave të luftës, shefit të tij kryeministër as që i shkonte ndërmend ta
    shkarkonte. Jo vetëm që nuk e shkarkoi, por ai edhe nuk u bind as nga debatet, as nga opinioni
    publik, për shkarkimin e këtij ministri.

    Përballë gjithë kësaj situate, përballë gjithë këtyre kërkesave dhe protestave, kryeministri dhe
    Qeveria LDK-PDK u vunë në mbrojtje të këtij ministri fashist. Madje, aq shumë u mbrojt
    ministri, sa u rezistua deri në momentet e fundit, edhe kur u mbushën sheshet me qytetarë
    protestues, edhe ku u përgjakën këto sheshe nga dhuna policore kundër qytetarëve të vendit.
    Vetëm pak orë para protestës së radhës, kryeministri u dha të drejtë qytetarëve dhe protestuesve.

    A do të thotë kjo se vetëm me protesta kryeministri rreshtohet në anën e interesave të qytetarëve?
    Sidoqoftë, kjo që unë e ndava me ju janë vetëm dy episode të qeverisjes 100-ditëshe të Qeverisë
    LDK-PDK.

    Edhe këtë 100-ditësh, kryeministri e quan të suksesshëm të Qeverisë të tij. Kur ka episode të tilla
    në 100 ditët e para të qeverisjes, edhe po ashtu dëgjojmë nga kryeministri se ky 100 ditësh ka
    qenë qeverisje e suksesshme, atëherë sipas kësaj logjike u dashka t’ia rritim suksesin kësaj
    Qeverie, duke ia rritur dozën e protestave edhe më të mëdha, përderisa 100-ditëshi i ardhshëm të
    jetë edhe më i suksesshëm. Por, me sa pamë në 100-ditëshin e parë të qeverisjes LDK-PDK, kjo
    është një Qeveri është e keqe.

    (Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetarja e Kuvendit, znj. Aida Dërguti.)

    KRYESUESJA: Ftoj deputeten Ganimete Musliu ta merr fjalën.
  • Faleminderit e nderuar kryesuese!
    Kur të pashë ulur atje, mendova mos është 8 Marsi, se tek ne zakonisht u jepet hapësirë femrave
    të ulen atje vetëm në këtë datë, kështu po ndihem jashtëzakonisht mirë që e mora fjalën prej juve.

    109
    Nuk dua të përsëris shumë, të nderuar kolegë dhe ju kolege, për të gjitha ato që u thanë për 100-
    ditëshin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, qeverisjes së Isa Mustafës, por megjithatë nuk
    mund të mos ndalem pak në Programin qeverisës për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit,
    dhe me këtë rast shpreh shqetësimin tim që kjo ministri në publikimin e listave të përfituese të
    projekteve kulturore, e harron plotësisht Komunën e Skenderajt, e anashkalon, e diskriminon, ose
    edhe e ofendon, duke mos i dhënë asnjë projekt, ose thjesht duke mos e mbështetur asnjë projekt.
    Ministria e Kulturës nuk e ka parë të arsyeshme që t’i përkrahë dy projekte të rëndësishme në
    fushën e kulturës në Skenderaj, që janë jetike për atë pjesë, siç është festivali rapsodik “Rapsodia
    shqiptare”, dhe Takimet e Teatrove Shkollore, për çfarë Komuna e Skenderajt ka dorëzuar
    projekte detale për këto dy aktivitete.

    Për informimin e ministrit, por edhe të qytetarëve, dua që të jap disa sqarime rreth festivalit
    rapsodik. Festivali rapsodik “Rapsodia shqiptare” ka karakter gjithëkombëtar, që tradicionalisht
    mbahet më 26, 27 dhe 28 nëntor të çdo viti. Ky festival mbledh rapsodë nga të gjitha trevat
    shqiptare dhe nga Diaspora, të cilët performojnë dhe konkurrojnë me krijimet e tyre
    karakteristike të këtij zhanri të muzikës sonë tradicionale. Festivali është unik në tërë Kosovën,
    pasi ruan dhe kultivon një krijimtari që konsiderohet si më e vjetra e kulturës sonë, pra muzika
    rapsodike. Ai i shërben ruajtjes dhe kultivimit të kësaj vlere të trashëgimisë sonë kulturore.
    Rapsodia shqiptare mbahet në kuadër të shënimit të festës së 28 Nëntorit dhe për simbol të tij e
    ka heroin kombëtar Hamëz Jasharin, vëllai i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe kultivues
    i kësaj muzike.

    Në vitin 2014, ky festival ka pasur 37 grupe rapsodësh, të cilat kanë performuar për 3 net dhe
    janë vlerësuar nga juria profesionale e festivalit. Festivali në të kaluarën është mbështetur nga
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Skenderajt dhe sponsorizimet eventuale.
    Pjesën më të madhe të financimit e ka bërë Komuna e Skenderajt, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe
    Sport, ndërsa aktiviteti tjetër ose projekti tjetër - Takimet e Teatrove Shkollore, është një aktivitet
    tradicional që promovon dhe nxit të rinjtë në fushën e teatrit. Ai i mbledh të rinjtë e shkolluar
    nga të gjitha trevat shqiptare, e jo vetëm nga Kosova. Aktiviteti ka karakter garues dhe nxit
    kreativitetin e nxënësve dhe mësimdhënësve në artin dramatik.

    Gjatë viteve me aktivitete ka mbledhur shumë teatro shkollore dhe numër të madh të publikut, i
    cili nga afër ka ndjekur paraqitjen artistike të fëmijëve në skenë. Prandaj, mospërkrahja e këtyre
    projekteve do të rezultojë në mosmbajtjen e tyre, edhe pse të dyja tashmë janë projekte që janë
    realizuar nga DKRS-ja dhe përkrahur tradicionalisht nga MKRS-ja. Unë shpreh shqetësimin tim
    dhe shpresoj shumë që ministri i Kulturës do ta përmirësojë këtë gabim që e ka bërë dhe të
    paktën festivalit “Rapsodia shqiptare” do t’i dalë në përkrahje, sepse ai tashmë është bërë ikonë e
    kulturës në qytetin e Skenderajt. Faleminderit!

    KRYESUESJA: Faleminderit! E ftoj deputeten Vjosa Osmani.

  • Faleminderit, e nderuar kryesuese!
    Edhe mua më duhet të them që më vjen mirë që më në fund, pas shumë mandateve parimi i
    barazisë gjinore, i kërkuar në Kushtetutë, po respektohet në Kryesinë e Kuvendit dhe e shoh një
    kryesuese, pra një grua në ulësen e kryesuesit.


    110
    Fusha për të cilën do të flas sot dhe vetëm në aspektin e Programit qeveritar, pra jo për 100-
    ditëshin e Qeverisë, është fusha e politikës së jashtme dhe duke pasur parasysh që ky dokument,
    pra Programi qeverisës duhet të jetë një dokument i gjallë, që varësisht nga nevojat dhe varësisht
    na zhvillimet edhe mund të kërkojë ndryshime, dua t’i jap një sërë rekomandimesh, sepse në
    radhë të parë prioritetet e politikës së jashtme, që dje i dëgjuam nga ministri i Punëve të Jashtme
    dhe zëvendëskryeministri Thaçi, dallojnë në masë të madhe nga ato që janë paraqitur në
    Programin qeverisës dhe po i përmend disa: dje, ministri i Jashtëm tha që prioriteti numër një
    është diplomacia ekonomike, gjë që në fakt unë do të doja të ishte ashtu, sepse besoj që ka ardhur
    koha që Republika e Kosovës po fokusohet pikërisht në diplomaci ekonomike, duke e bërë në
    radhë të parë një rregullim të imazhit ndërkombëtar të vendit, që do të nxiste investimet e
    jashtme.

    Megjithatë, përderisa dje u paraqit si prioritet numër një në Programin qeverisë, është prioriteti
    numër shtatë, pra një dallim jashtëzakonisht i madh. Dhe, përderisa në fushat e tjera është
    krejtësisht normale që prioritetet të ndryshojnë shumë shpesh, në fushën e politikës së jashtme
    ato zakonisht nuk ndryshojnë shpesh brenda një mandati, por ajo që po shohim këto ditë, në
    intervistat e ndryshme, ndryshim i vazhdueshëm i prioriteteve, që në politikën e jashtme nuk do
    të duhej të ndodhte.

    Prioriteti numër 2, që u paraqit dje nga ministri i Jashtëm, ishte procesi i njohjeve, përderisa
    vazhdimisht është thënë gjatë këtyre viteve që agjenda multilaterale, pra anëtarësimi në
    organizata ndërkombëtare tashmë duhet të jetë mbi procesin e njohjeve, gjë për të cilën edhe unë
    po ashtu pajtohem, por ajo duhet të reflektohet edhe në Programin qeverisës.

    Mirëpo, në qoftë se flasim për njohjet, është një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme për të
    cilën besoj shteti i Kosovës tashmë ka ardhur koha të tregojë seriozitet dhe kjo është saktësimi i
    numrit të njohjeve, pra cilat janë të konfirmuara dhe të cilat janë nuk janë të konfirmuara, sepse
    Republika e Kosovës duhet ta dijë se në cilat shtete duhet të shkojë dhe të lobojë më tej, dhe në
    cilat nuk ka nevojë të shkojë.

    Po e përmend vetëm një diskrepancë këtu, për shembull në faqen 43 të Programit qeverisës
    thuhet se Kosova ka 108 njohje, që automatikisht nënkupton që këtu janë përfshirë edhe Uganda
    dhe Nigeria. Megjithatë, menjëherë në faqen 44, Nigeria përfshihet në numrin e shteteve
    mosnjohëse, pra përmendet me emër si shtet që nuk e ka njohur Kosovën. Kjo është një çështje
    që domosdoshmërisht duhet të sqarohet, sepse mbi të gjitha tregon seriozitet të Republikës së
    Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare, në përgjithësi, por edhe me shtetet përkatëse, siç janë
    Uganda dhe Nigeria, në veçanti, sepse ne kemi pasur edhe deklarata nga ish-shefja e Politikës të
    Jashtme Evropiane, Ketrin Eshton, pastaj nga ish-sekretarja e Shtetit amerikan, zonja Hilari
    Klinton, të cilat kanë konfirmuar që këto dy njohje kur nuk kanë ardhur, prandaj edhe Republika
    e Kosovës, në partneritet me partnerët e saj strategjikë, duhet t’i bëjë përmirësimet e nevojshme
    që të tregojë seriozitet në politikën e jashtme.

    Sa i përket agjendës multilaterale, ne kemi dëgjuar tani katër e vjet që prioriteti kryesor i kësaj
    agjende duhet të jetë anëtarësimi në Këshillin e Evropës, gjë që po shpresoj se më në fund do të
    ndodhë, sepse votat janë aty, mbi 2/3 e anëtarëve të Këshillit të Evropës tashmë e kanë njohur
    Republikën e Kosovës. Mirëpo, së fundi, në disa intervista, po dëgjojmë se ky proces, pra procesi

    111
    i aplikimit, sepse nuk do të thotë domosdoshmërisht që në momentin e aplikimit hyhet edhe në
    votim, ai zgjat dy deri në katër vjet përafërsisht, do të shtyhet pas nënshkrimit të MSA-së, gjë që
    unë nuk e shoh të nevojshme, përveç në qoftë se ministri i Jashtëm ka informata të cilat ne si
    Kuvend nuk i kemi, sepse nuk ka arsye më të shtyhet, siç e thashë, shkaku që i kemi votat dhe, e
    dyta, shkaku që Kosova tashmë në mënyrë unilaterale veçse i ka bërë të aplikueshme një numër
    të konventave të Këshillit të Evropës nëpërmjet të Kushtetutës së saj dhe zbatimi i tyre në
    praktikë ka filluar dhe zbatohen në masë edhe më të madhe se shumë anëtarë të Këshillit të
    Evropës, siç është Rusia.

    Pra, nuk ka arsye që anëtarësimi në Këshillin e Evropës të përzihet me hapat që ne po i bëjmë
    drejt Bashkimit Evropian, sepse Këshilli i Evropës nuk është pjesë e BE-së fare, e para dhe, e
    dyta, nuk ka arsye që të shtyhet më tej kjo çështje sepse përfitimi që do ta kishin qytetarët e
    Kosovës nga anëtarësimi në këtë organizatë do të ishte jashtëzakonisht i madh, sepse do të kishin
    qasje të drejtpërdrejtë në Gjykatën e Strasburgut për shkeljet që institucionet e tyre publike bëjnë
    ndaj të drejtave të tyre të njeriut.

    Pra, përderisa ne po dëgjojmë që anëtarësimi në Këshillin e Evropës është prioritet afatshkurtër,
    Programi qeverisës, në fakt, nuk e përmend anëtarësimin në këtë organizatë, por anëtarësimin në
    Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe në UNESCO si prioritete afatshkurtra. Këto janë në
    Programin qeverisës, mirëpo ministri i Shëndetësisë në pyetjen time parlamentare para një kohe
    e ka konfirmuar që këtë vit nuk do të aplikohet për anëtarësim dhe Asambleja Parlamentare e
    OBSH-së takohet brenda 26 deri 28 maj dhe aplikim tjetër për anëtarësim nuk mund të ketë deri
    në vitin e ardhshëm, një çështje tjetër që unë mendoj që pa kurrfarë nevoje po shtyhet dhe po
    prolongohet. Kurse për UNESCO-n, siç e dini, pas anëtarësimit të Palestinës, kanë dalë disa
    problematika të cilat unë shpresoj se me partnerët tanë, në veçanti me SHBA-në, i keni diskutuar
    para se të përfshihet ky si prioritet afatshkurtër.

    Dhe, përfundimisht, sa u përket partnerëve strategjikë, më vjen mirë që Programi qeverisës i
    kualifikon Shtetet e Bashkuara të Amerikës si partnerin kryesor strategjik dhe disa vende tjera të
    BE-së, mirëpo thuhet që partner strategjik konsiderohen edhe shtetet e tjera evropiane. Besoj
    është një përmirësim që duhet të bëhet, sepse shtet evropian është edhe Bjellorusia, dhe nuk
    besoj që Kosova ka ndonjë interes ta konsiderojë këtë shtet si partner strategjik, përderisa më
    vjen mirë që po ashtu edhe Shqipëria është cilësuar si një ndër shtetet me të cilin Kosova synon
    partneritet strategjik, por, siç e dini, deri tani investimet strategjike kanë shkuar drejt një shteti
    tjetër, pra drejt Turqisë, por besoj që, varësisht nga implementimi i këtij programi, do të shohim
    edhe ndryshime.

    Krejt në fund, e shoh që diplomacia parlamentare është një ndër prioritetet e politikës së Jashtme,
    edhe pse nuk është shtjelluar gjatë në program, krejtësisht normale, unë shpresoj shumë që pas
    shumë viteve të funksionimit të këtij Kuvendi, Qeveria vërtet do ta kuptojë rëndësinë e
    diplomacisë parlamentare. Dhe, një çështje shumë e rëndësishme është që Kuvendi i Kosovës,
    nëpërmjet diplomacisë parlamentare, në bashkëpunim me MPJ-në, nuk mund të ndihmojë vetëm
    te shtetet të cilat tashmë e kanë njohur Kosovën, por në veçanti mund të ndihmojë me
    parlamentet e shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, sepse qasja e Kuvendit të Kosovës,
    praktika e tregon, te shtetet jonjohëse është shumë më e lehtë sesa qasja e institucioneve
    qeveritare. Kjo është krejtësisht normale në diplomaci, sepse zakonisht kur një kryeministër e

    112
    pret kryeministrin homolog, i bie që e ka njohur Kosovën, por jo domosdoshmërisht edhe kur e
    pret një parlament në parlamentin e vet homolog, sepse kështu fillojnë komunikimet e para dhe
    mund të vijë deri te njohja.

    Rasti më i mirë është Egjipti, ku Kuvendi i Kosovës nëpërmjet diplomacisë parlamentare ka
    luajtur një rol shumë të rëndësishëm kryesor, do të thosha, që t’i qojmë argumentet e Kosovës
    dhe të popullit të Kosovës në Egjipt dhe përfundimisht edhe ta kemi një vendim pozitiv. Prandaj,
    shpresoj edhe që do tiketë zhvillim më zëmadh të raporteve MPJ-Kuvend, në mënyrë që të kemi
    avancim të diplomacisë parlamentare. Faleminderit!

    KRYESUESJA: Faleminderit! E ftoj deputetin Albin Kurtin që ta marrë fjalën.

  • Deputetë të Kuvendit të Kosovës,
    Këto 100 ditë kanë qenë ditët më të mira të Kosovës me këtë qeveri. Ditët pas këtyre do të jenë
    gjithnjë më të këqija. Pra, ditët më të mira me këtë qeveri tashmë i kemi parë. Ato njëmend ishin
    shumë të këqija, por ditët në vijim do të edhe më të këqija. Mbase nuk mund të jetë ndryshe me
    një qeveri, e cila është themeluar me marrëveshjen e Rashkës së 9 dhjetorit 2014. Atje pra e
    gjejmë këtë qeveri, e jo këtu në Programin e saj qeverisës.

    Kjo Qeveri do të hapë pakrahasimisht më shumë vende pune në Serbi sesa në Kosovë. Dhe, këtu
    nuk e kam fjalën për transportuesit e shqiptarëve nëpër Serbi për në Hungari, e as për hotelet e
    restorantet në Suboticë, ku lajmërimet jepen edhe në gjuhën shqipe. E kam fjalën për lejimin që
    këta do t’ua bëjnë mallrave të Serbisë në Kosovë. Serbia për çdo ditë i merr së paku një milion
    euro në ditë nga Kosova, sipas shifrave zyrtare. Në këto 100 ditë i ka marrë më shumë se 100
    milionë euro.

    Mustafa tha se fluksi i migrimit në dy muajt e parë të këtij viti ka mbetur ende i pashpjegueshëm
    në pikëpamje të faktorëve që e kanë shkaktuar. Mirëpo, kjo është dëshmi e asaj thënies popullore
    se i ngopuri të uriturit nuk ia di. Nga kolltuku qeveritar, në zyrë, ose në xhip, ose nga dhoma e
    ngrohtë në pallat nuk mund ta kuptosh as atë që e sheh: ikjen e atyre që janë të varfër, e po
    varfërohen, dhe fëmijët e të cilëve nuk kanë shans të hapin biznese me kompani sigurimesh,
    gurthyes apo shitblerje veturash, sado i lirë e i hapur të jetë tregu, sepse as ushqim të
    mjaftueshëm nuk kanë në baza ditore.

    Është interesante qysh në raportin për 100-ditëshin e punës së Qeverisë, Mustafa nuk e përmendi
    shkarkimin e Jablanoviqit fare. Shtrohet pyetja: pse? Kjo është e vetmja e arritur e tij reale. Si
    bëhet që kryeministri nuk e përmend vendimin e tij më të madh e më të mirë? Natyrisht, pa ato
    20 protesta nëpër Kosovë dhe pa protestat e 24 dhe 27 janarit, e sidomos pa paralajmërimin për
    protestën e 4 shkurtit, pa dyshim që nuk do të shkarkohej Jablanoviqi më 3 shkurt. Mirëpo, është
    një padrejtësi e madhe që Mustafa ia bën edhe vetvetes kur nuk e përmend të arriturën e tij
    kryesore. Unë do ta kisha pyetur pse nuk e përmendi suksesin e tij real, ndërkohë që flet për
    suksese përgjithësisht të dyshimta?

    Deputetë të Kuvendit të Kosovës,
    Ky program qeverisës është prozë e dobët e premtimeve të përgjithësuara. Po them prozë e dobët
    dhe jo shumë e dobët, për shkak se nuk është kollaj që t’i shkruash plot 84 faqe, e të thuash kaq

    113
    pak. Pra, e do kjo punë njëlloj talenti, sado pervers që mund të duket ai. Është e natyrshme që
    kur shkruhen 84 faqe të shpërfaqet një përmbajtje e substancë sado kudo e konsiderueshme -
    gjithsesi pra nevojitet ca talent që kjo të mos ndodhë, siç është bërë në këtë program.

    Në tekstin e këtij programi dhjetëra gjëra nga më të ndryshmet thuhet se do të jenë prioritet këtu
    e atje, kjo prioritet, ajo prioritet, pra: prioritet gjithçka! Kur ka shumë prioritete, kjo është një
    mënyrë tjetër për të thënë se nuk ka fare prioritete. Mbase edhe një dëshmi më shumë se kësaj
    qeverie prioritetet do t’ia caktojë dikush tjetër: burokratët ndërkombëtarë e qeveritarët e
    Beogradit, Gjykata Speciale në Holandë e Gjykata serbe në Mitrovicë.

    Sigurisht që nuk mungojnë as formulimet, le t’i quajmë ekzotike, si p.sh. dallimi ndërmjet
    ‘shtyllave kryesore’ dhe ‘shtyllave të rëndësishme’, siç thuhet në këtë program, apo edhe
    shprehjet si ‘një ndër prioritetet parësore’, thua se kjo nënkupton që ka prioritete joparësore dhe
    se ka joprioritete parësore, dhe, atë, disa sosh, natyrisht.

    Se ky nuk është program për treg, por se tregu është vetë programi të cilit i nënshtrohemi e
    pranoi vetë kryeministri Mustafa kur tha dje që nuk ka shifra e numra në program, sepse ato na i
    përcakton tregu i lirë. Vetëm në paragrafin e parë të Programit qeverisës përmendet ekonomia
    sociale e tregut, e më vonë kjo harrohet tërësisht: fjala ‘sociale’ zhduket dhe mbetet gjithandej
    vetëm ekonomia e tregut. Kjo qeveri është në treg, është në pazar, prandaj ajo do që edhe
    Kosova, edhe shteti e vendi ynë të jenë veçse në treg. Pra, në njërën anë, kemi të bëjmë me një
    fundamentalist të tregut të lirë. Mirëpo, në anën tjetër, kemi të bëjmë edhe me hipokrizi. Apo, jo?
    Sepse, shtrohet pyetja: si bëhet që në fushatë zgjedhore jepeshin premtime me shifra, p.sh. 120
    000 vende pune, kurse tash nuk bën të jepen numra, sepse ato i jep tregu në fund?

    Ky program i shkruar në kohën e ardhme është përplot premtime - kjo qeveri do të promovojë,
    do të forcojë, do të angazhohet, do të insistojë, do të stimulojë, do të marrë parasysh, do të
    reflektojë, do të sigurojë, do të punojë, do të përkushtohet, do të funksionalizojë, do të
    operacionalizojë, do të rrisë, do të mobilizojë, do të ndërtojë, do të adresojë, do të hartojë, do të
    trajtojë, e deri te do t’i shikojë mundësitë, por s’ka as shifra të sasisë, e as të afate kohore askund
    për asnjë çështje për të cilat premtohet se “do të...”.

    Edhe atëherë kur fjalët i paralajmërojnë numrat, sërish nuk i gjen ata. Në program thuhet se do të
    bëjnë: caktimin e një kuote, caktimin e një përqindjeje për aplikimin e pushimeve tatimore, Fond
    të veçantë për zhvillimin e teknologjisë informative dhe komunikuese, së shpejti do të sigurohet
    financimi për fabrikën e trajtimit të ujërave në Pejë, të rritet ndihma për invalidë, familje të
    dëshmorëve e veteranëve, do të themelojnë Fond për bursa për studime të avancuara, do të
    themelohet dhe funksionalizohet Agjencia për Kërkime Shkencore dhe Zhvillim, do të
    themelohet Qendra Nacionale e Kërkimeve të Avancuara, do të ketë rritje të buxhetit për Teatrin
    Kombëtar, për Qendrën Kinematografike, Filarmoninë, Baletin, Ansamblin ‘Shota’, për skenën e
    pavarur kulturore, për librin dhe veprimtarinë botuese, për teatrot dhe bibliotekat e qyteteve, për
    prezantim në festival e panaire në Kan, Berlin, Venedik e Frankfurt, për gërmime arkeologjike,
    për restaurim të monumenteve të trashëgimisë kulturore, do të ndërtohet Teatri i Operës dhe i
    Baletit dhe Muzeu i Artit Bashkëkohor, do të rinovohet plotësisht Teatri Kombëtar, Muzeu i
    Kosovës, i Bibliotekës “Pjetër Bogdani”, i objekteve të artit e kulturës nëpër komuna, mandej
    fond për ndërmarrësi të rinisë, për subvencionim të organizatave rinore për aktivitete rinore, për

    114
    KQVR, për KLVR, për qendrat rinore, modernizim i infrastrukturës sportive, palestrave, pishinës
    olimpike, shtigjeve të atletikë, stadiumit me standarde të UEFA/FIFA-s, poligone sportive në
    shkolla dhe lagje, më tej rritje e mbështetjes financiare për Komitetin Olimpik, për Komitetin
    Paraolimpik dhe federatat e sportit, fond i veçantë për bursa për studentë të mjekësisë në
    universitetet perëndimore, si dhe mbështetje e projekteve të hulumtimeve shkencore etj., etj.

    Deputetë të Kuvendit të Kosovës,
    As buxheti i Zvicrës nuk i mbulon dot këto përralla të Qeverisë, e lëre më ai i Kosovës.

    Në faqen 7 thuhet që “Qeveria do të aplikojë një politikë tatimore të thjeshtë, me procedura të
    thjeshta të deklarimit të tatimeve…” dhe, më tutje, “kujdes i veçantë do t’i kushtohet ruajtjes së
    thjeshtësisë së sistemit tatimor të Kosovës, faktor ky me të cilin është karakterizuar Kosova deri
    më tani”. Deputetë e qeveritarë të Kosovës, thjeshtësia në politika shtetërore nuk është vlerë.
    Budallai është i thjeshtë. I mençuri është i sofistikuar. Thjeshtësia përveçqë nuk është vlerë, nuk
    është as fuqi. Shtetet e thjeshta nuk janë të fuqishme. Shtetet e sistemet e sofistikuara janë të
    fuqishme. Nuk ka më thjesht se shteti ynë me tatime përgjithësisht të sheshta, me buxhet që
    kryesisht mbushet në kufi, e jo në brendi, e me Forcën e Sigurisë që rregullisht rri në brendi, e jo
    në kufi. Kjo është shumë thjesht, porse edhe shumë dobët njëkohësisht. Thjeshtësia nuk është as
    seriozitet. Sepse, thjeshtësia është pandjeshmëri. Në Kosovën ku është rritur shumë pabarazia, të
    kesh sistem tatimor të thjeshtë do të thotë të jesh i pandjeshëm, sepse do të thotë të mos kesh
    ndjeshmëri ndaj atyre që janë në gjendje më të rëndë dhe të cilët ia kanë nevojën më së shumti
    shtetit.

    Veriu i Kosovës në këtë program përmendet për herë të parë vetëm në faqen 38, pra gati te
    gjysma e programit, ndërsa në faqe 50 tregohet që Forcat e Armatosura të Kosovës do t’i kemi
    për jashtë vendit, pra në misione të huaja. Në faqe 48 thuhet se do të luftohet terrorizmi dhe
    ekstremizmi fetar nëpër botë, por jo edhe ai i Serbisë në veri të Ibrit. Kjo politikë e mbrojtjes dhe
    sigurisë së vendit i përngjan atij airbag-ut në veturë, për të cilin thuhej se funksionon në mënyrë
    të përsosur, përveç në rast aksidenti. Pra, në rast aksidenti nuk funksionon, a përndryshe
    funksionon në mënyrë të përsosur. Komunat me shumicë serbe përmenden, merreni me mend,
    vetëm në faqen 82 nga 84 faqet e programit. Mbase, ato mendojnë t’ia lënë Asociacionit të
    komunave dhe shteti i Kosovës s’ka pse i konsideron ato pjesë të Kosovës më.

    Një teoricien i psikanalizës dinamike thotë që shakaja është gjithmonë për diçka tjetër. Kjo
    Qeveri është një shaka, sepse kjo Qeveri nuk është për këtë program qeverisës. Kjo Qeveri është
    për Gjykatën Speciale, për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, dhe për rehatim të
    qeveritarëve me klikat e tyre partiake e biznesore. Kaq dhe vetëm kaq! Andaj kjo mazhorancë
    njëmend i ka numrat, por me një kësi programi që gjithsesi s’ka se si të ketë numra.
    Faleminderit!

    (Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetari i Kuvendit, z. Xhavit Haliti.)

  • Faleminderit! Zoti ministër i Financave, zoti Hoti.

  • Faleminderit, nënkryetar i Kuvendit! Unë shumë shkurt dëshiroj t’i adresoj
    disa prej çështjeve, sepse pak është i pakuptueshëm edhe monologu që po bëhet tash prej zotit

    115
    Kurti këtu, sidomos për politikat ekonomike dhe për politikat fiskale që i kemi prezantuar.
    Pakoja fiskale veç ka ardhur te ju dhe është aplauduar edhe disa prej disa deputetëve të partisë
    suaj. Tash ndoshta është mirë t’i koordinohen ndërmjet vete se është i mirë apo i keq një sistem i
    thjeshtë tatimor, se praktika ndërkombëtare tregon që një sistem i thjeshtë tatimor është më i
    miri. Nuk është budallallëk, është efikasitet. Nëse këtë ju nuk e kuptoni është tjetër gjë, por
    korniza brenda së cilës ju i shihni gjërat është ndryshe, normalisht. Ne flasim do të bëjmë këtë, e
    do të bëjmë këtë, kjo çon tek kjo dhe kjo çon te kjo.

    Ne nuk themi që duhet të zgjohesh në 7 të mëngjesit, e në 8 duhet të hash mëngjes, duhet të
    shkosh në këtë drejtim në fakultet dhe në shkollë të mesme dhe do të jesh i punësuar aty, sepse
    ajo është ekonomi e planifikuar. Faleminderit!

  • Faleminderit, kundër-replikë zoti Kurti.

  • Faleminderit!
    Askund nuk e përmenda ekonominë e planifikuar, as në sa duhet të zgjohen qytetarët nga gjumi.
    Nuk është punë e imja ajo. Askund nuk e përmenda centralizimin, kontrollin, ekonominë nga
    shteti, mirëpo shteti nuk bën të jetë spektator. Nga tregu i lirë ndërmjet Gjermanisë dhe Francës
    përfitojnë të dyja, mirëpo nga tregu i lirë ndërmjet Gjermanisë dhe Somalisë, dihet rezultati.
    Tregun e lirë e duan ata që ia dinë rezultatin dhe tregu i lirë realisht është mit, ka pafund rregulla
    aty, të cilat nuk i gjejmë këtu.

    Meqenëse në shoqëri kemi pabarazi, trajtimi i barabartë i njerëzve të pabarabartë është
    padrejtësi. Pra, unë nuk po them që të kemi ekonomi të planifikuar, mirëpo po them që shteti të
    jetë aktiv, të jetë aktor e faktor, të nxisë, të orientojë, të inkurajojë zhvillimet e caktuara në
    drejtimet e caktuara për të mirën e përgjithshme. Pra, askund nuk thashë që bëhet fjalë për
    ekonomi të planifikuar.

  • Faleminderit! fjalën e ka zoti Ferati!

  • Faleminderit! Përshëndetje i nderuari kryesues,
    I nderuari kryeministër,
    Kabinet qeveritar,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Edhe unë shpreh kënaqësinë time që edhe pas 7 orëve debat ne kemi interesim që të diskutojmë
    për Planin e punës dhe raportin 100-ditor të Qeverisë. Ajo çka është një dallim nga herët e
    kaluara, sa herë kemi biseduar për periudha të caktuara të raporteve të punës, ka qenë që ne kemi
    vlerësuar nga ajo që ne kemi parë në raportet e punës, por gjithmonë kemi qenë të hendikepuar,
    ngase nuk i kemi pasur planet e punës paraprake, të cilat kanë shërbyer si një referencë, pra si një
    pikë orientuese dhe krahasuese në raport me të arriturat, një plan i punës në raport me një plan të
    punës, e që këtë herë e kemi.

    Është pak befasia ime që shumë pak është biseduar për planin e punës dhe shumë pak është
    diskutuar për të parë nëse kjo Qeveri ka prezantuar vizon në planin e punës, se a i ka definuar
    qartë se cilat do të jenë prioritete. A janë këto prioritete që bazohen dhe në nevojat e vendit dhe
    në mundësitë që ato të implementohen në tërësi.

    116
    E di se gjithmonë, edhe pas një viti, kur të vijë raporti njëvjeçar, ne prapë do t’i kthehemi dhe të
    shikojmë se çka është dashur të ketë një plan pune dhe të cilat janë nevojat dhe dëshirat tona,
    mirëpo mendoj se ky është momenti më i mirë që të diskutohet më shumë për planin e punës,
    ndërsa unë përshëndes të gjitha të arriturat, ato që janë thënë në 100-ditorin, por gjithmonë dihet
    se 100-ditëshi është një orientim, është një bazament fillestar, mbi të cilin po zhvillohet puna e
    mëtejme.

    Unë, përveç kësaj që e thashë, do t’i theksoj edhe tri pika, që unë mendoj se janë të rëndësishme
    në këtë moment derisa po flasim. E para është që vendosja e prioriteteve mbi prioritete në
    vullnetin dhe përkushtimin e Qeverisë për ta zbatuar ligjin, për ta krijuar një disiplinë financiare
    dhe për ta krijuar një racionalitet në shpenzimin e parasë publike, mendoj se janë shenjat e para
    të mira dhe mendoj se kjo kaherë është dashur dhe do të duhet patjetër të ndodhë në shtetin tonë,
    në institucionet tona.

    Pastaj, shihet se ekziston një frymë evidente, shumë e dukshme që zhvillimi ekonomik, gjenerimi
    i vendeve të punës është nevojë emergjente dhe mendoj se në shumë ministri, duke e kuptuar pra
    se ky është një problem multisektorial, është vendosur në prioritete dhe kemi propozime
    konkrete në kuadër të planit të punës dhe mendoj se kjo bën mirë, së paku në nivelin e kthimit të
    optimizmit të qytetarëve në drejtimin e realizimit në plotëni të këtij plani të punës.

    Ndërsa sa i përket trajtimit të ndërmarrjeve publike, unë mendoj se kjo qasje reale e Qeverisë
    është në nevojat që i kemi, në dëshirat që i kemi, por në mundësitë reale dhe sidomos përcaktimi
    që në afat sa më të shkurtër të kompletohen bordet e ndërmarrjeve dhe të rregullatorëve, si dhe të
    nxjerrë ligjin e veçantë për “Trepçën” me çka do t’i mundësohet një autonomi e veprimit dhe një
    mundësi e hyrjes në partneritete të saj, por edhe në përgjithësi të pasurive të Kosovës, pra është
    një optimizëm dhe një shenjë e mirë për qytetarët e Kosovës.

    Dhe, në këtë drejtim, meqenëse nuk jemi në situatë që tash të themi më tepër, na mbetet në fund
    që të gjithë t’i shprehim dëshirat e mira që ky plan i Qeverisë të realizohet në tërësi.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Fisnik Ismaili e ka fjalën.

  • Hera e parë në foltore, ma bëni për hair!
    Të nderuar qytetarë, si njëri kureshtar që jam, e mora Programin qeverisës ta shikoj se qysh e ka
    ndërmend të na marrë në qafë kjo Qeveri gjatë këtij mandati dhe nuk u dëshpërova.

    Ky dokument i ngjan më shumë materialit propagandues të një fushate zgjedhore sesa një
    programi, që është dashur të na bindë se ju vërtet keni për të punuar kësaj here, posaçërisht duke
    ju njohur se si keni punuar këto 16 vjetët e fundit, ani pse edhe PDK-ja, edhe LDK-ja, ishin në
    pushtet më herët, madje edhe bashkë keni qenë një herë, kur po ashtu na keni marrë në qafë.

    U përqendrova më shumë në dy fushat që kam interes të veçantë, për të cilat ju s’jeni interesuar
    asnjëherë, e që të dyja kanë rëndësi të posaçme, jo vetëm për mirëqenien e qytetarit, por edhe për
    zhvillimin ekonomik dhe imazhin e Republikës së Kosovës, këto janë teknologjia informative
    dhe sporti.

    117
    Kur u votua buxheti, para pak muajsh, në dhjetor më saktësisht, unë e pata një kritikë serioze për
    faktin, se nuk ishte ndarë pothuajse asgjë për zhvillimin e mirëfilltë të teknologjisë informative,
    pos fondeve që i kishit rezervuar për të blerë llap-topë, Ipad-a, Iphone-a, tonerë, printerë për
    zyrtarë të lartë për fotokopjim.

    Këtë herë po e shoh tek përmbajtja në fillim të dokumentit, kishit harruar ta fusni, por brenda
    kishit shtjelluar disa paragrafë për rëndësinë e teknologjisë informative në botë dhe zbatimin e
    saj në Kosovë, duke krijuar një fond të veçantë, pa treguar as si, as kur, as tek, do ta zbatoni këtë
    ide, kur e dimë që as mjete s’keni ndarë në buxhet për ta zbatuar këtë ide, kur e keni votuar
    buxhetin...

    Me fjalë tjera, ku doni t’i merrni paratë dhe si saktë doni ta zhvilloni fushën e teknologjisë
    informative, kur as vetë idenë më të vogël s’e keni se si duhet të bëhet kjo punë, e që shihet qartë
    në dokumentin që pretendon të jetë program qeverisës, e i ngjanë veç një fletushke me premtime,
    që s’i keni realizuar kurrë. Ama, dorën në zemër, duhet pranuar se më erdhi shumë mirë, që
    teknologjia informative u përmend deri tash, dje kryesisht, së paku pesë herë nga deputetët e
    mazhorancës, madje edhe prej çiftit të Ismet Beqirit, i cili sigurisht ende e lëpinë gishtin kur e
    shfleton Iphon-in e tij. Ky është fillim i mirë, ju përgëzoj për këtë punë.

    Sa i përket sportit, në këtë dokument që shumë po keni qejf ta quani program qeverisës, ju flisni
    për ndërkombëtarizimin e sportit, rritjen e mbështetjes financiare për federata e komisione
    sportive, me ndërtime të stadiumeve, pallateve olimpike, pishina olimpike, po që se e lexojnë
    këtë program, lakmi na marrin edhe grekët, komshi, të cilët para pak vjetësh ishin nikoqirë të
    Olimpiadës në Athinë, e shihni sot qysh i kanë punët.

    Veç e kam një problem të vogël, qysh t’ ju besohet juve më, kur 16 vjet pas lufte, sot është më
    rrezik të jesh refero futbolli, se sa prokuror. Kur pas 5 minutash ndeshjes së futbollit, më as nuk
    dihet kush me kënd po luan, se të gjithë janë ngjyrë kafe prej lloçit. Kur ndeshjen e nisin duke
    luajtur me top, e përfundojnë duke u rrahur ‘kung fu’.

    Si mund të na bindni që do ta zhvilloni një sport, kur çiftët e Kamishit i kanë zaptuar komisionet
    e federatat sportive, e kjo nënkupton edhe manipulimet financiare, buxhetet e të cilave jo po doni
    t’i rrisni. Zvicra, me 200 mijë shqiptarë i prodhoi shtatë lojtarë në kombëtaren e saj. Sa lojtarë të
    këtij kalibri saktë, i prodhoi Kosova 16 vjetët e fundit? Se mos paska më pak talent në Kosovë?
    Përkundrazi, Majlinda Kelmendi është dëshmia se ka sportistë potencialë për kampionë bote, por
    kur dallaveraxhinjtë si ju e mbysni vullnetin politik për ta zhvilluar sportin, me këtë i mbysni
    edhe shpresat e perspektivën e shumë talenteve, për të cilët sherri juaj bota s’ka për të dëgjuar
    kurrë.

    Sukseset për pranimin në Komitet Olimpik, në FIBA e ato në tenis evropian, rishtazi, janë për t’u
    përgëzuar, por puna më e madhe është bërë prej individëve entuziastë të këtyre federatave,
    ngjashëm si entuziazmi i Majlindës, trajnerit të saj e ekipit të saj, se sa që është përkrahur
    ndonjëherë prej Qeverisë, si ajo e kaluar, njësoj si kjo aktualja, që na ofendon të gjithëve
    inteligjencën, duke menduar që ne po hamë bari. Pata qejf me pritë, se mos po lexoj diçka të
    hajrit prej juve, po tu e ditë çfarë jeni edhe veç për të shpresuar ishte shumë. Faleminderit!


    118
  • Faleminderit! Po, zoti Hoti, e keni fjalën.

  • Faleminderit, nënkryetar i Kuvendit!
    Unë po drejtohem me epitetin zoti Fisnik Ismaili, e jo me “çiftat” e zotit Ismaili.

    Po jap dy sqarime, sepse nuk është në kulturën time dhe s’do tu isha drejtuar kurrë deputetëve
    me “çiftat” e kurrkujt, po me emër dhe mbiemër.

    Dy sqarime: IT-në e kemi adresuar, pakoja fiskale ka ardhur në Kuvend, e kemi hequr TVSH-në,
    ngarkesën e TVSH-së prej importit të IT-së për ta zhvilluar këtë sektor. Ministria e Tregtisë ka
    themeluar fond, por shpejt do të vijë ligji edhe për atë fond dhe besoj se ju do ta mbështesni dhe
    do e votoni.

    Tek sporti, prapë, me dy ligje, është e paraparë prej 5% sa ka qenë lirimi nga tatimi për shkak të
    sponsorizimit të sportit, kulturës dhe aktivitetet tjera, e kemi çuar në 10%, e kemi dyfishuar edhe
    me një 10% tjetër, varësisht prej politikave të kulturës nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Beqiri ka replikë.

  • Unë vetëm po dua të them shumë shkurt. Edhe nëse unë e lëpij gishtin, i kam
    duart e lara. Çka bëjnë ata që e mbajnë gishtin e palarë në gojë? Faleminderit!

  • Faleminderit! Kundër-replikë zoti Ismaili.

  • Heqja e TVSH-së nuk nënkupton edhe zhvillim të teknologjisë informative.
    Këtë jam duke u munduar t’ua shpjegoj juve, teknologjia informative është term shumë më i
    thellë, se që juve e çiftit tuaj, do t’ua kapë truri, o zotërinj. A po kupton? Ti po të ishe çifti im, do
    të jepje para, po të garantoj. E s’di ju ku i shtini hala gishtat, zotni Ismet Beqiri, po ne për atë
    punë... s’është punë jona, shtini ku të duash, bëj çka të duash!

  • Zoti zëvendëskryeministër, e keni fjalën.

    ZËVEND
  • Faleminderit, zoti kryesues!
    I nderuar deputet Ismaili, unë ju drejtohem si përfaqësues, por meqë ju thoni se jeni dhe
    kureshtar si përfaqësues dhe si kureshtar do të duhej t’i njihni dokumentet themelore, me të cilat
    funksionojnë institucionet. Shikoni Ligjin për buxhetin për vitin 2015, investimet në sport do të
    jenë rreth 9 milionë euro, pjesa më e madhe e të cilave janë të kontraktuara dhe ju si përfaqësues
    dhe kureshtar do të duhej të dinit që pishina olimpike është projekt i Komunës së Prishtinës,
    ndërkaq ne do të ndihmojmë, do të financojmë atë projekt sivjet dhe vitin e ardhshëm me rreth 1
    milion euro. Pjesa tjetër është investim i Komunës së Prishtinës.

    Sa i takon ndërkombëtarizimit, vetëm nga janari ne jemi bërë pjesë e 9 federatave
    ndërkombëtare, duke përfshirë edhe FIBA Evropën dhe FIBA botën. Unë pajtohem, që këto
    s’janë vetëm rezultate të politikës, por unë e di që ka pasur mbështetje, por, ju s’mund të
    përgëzoni dhe pastaj të bëni karikaturën e asaj që përgëzoni.

    119
    Ndërkombëtarizimi nuk është vetëm një proces i sportit, por është edhe një proces politik. Ne
    duhet të vazhdojmë të mbështesim dhe s’mjafton, unë pajtohem që s’mjafton të mbështesim
    vetëm financiarisht. Po ashtu, si njeri kureshtar që jeni, ju do të duhej të dallonit ato që ekzistojnë
    dhe ato që ne do t’i bëjmë, meqë stadiumi olimpik s’do të ndërtohet, ai ekziston, është në
    Mitrovicë dhe mjafton të shkoni ta shihni. Ne do të vazhdojmë investimet që të plotësohet, që të
    mbërrijë standardet.

    Me Komunën e Prishtinës ne do të investojmë sivjet 500 mijë euro në Stadiumin e Qytetit dhe ne
    i kemi përmbyllur procedurat për përcaktimin e lokacionit, prapë bashkë me Komunën e
    Prishtinës, për fillimin e ndërtimeve të stadiumit nacional dhe punimet do të fillojnë gjatë këtij
    viti. Faleminderit!

  • Faleminderit! Fjalën e ka zoti Ismaili, replikë.

  • Mua po më gëzon fakti, që ju po punoni e po shpenzoni para për të krijuar
    infrastrukturë, po, o zotni, unë s’po di a ma dëgjuat fjalimin, a jo? Çka po ju duhet infrastruktura,
    kur s’keni sportistë, s’keni ekip ndërkombëtar, s’keni krijuar, ju e mbysni talentin, ju ua keni
    humbur perspektivën sportistëve! Unë për atë fola në fjalimin tim. Nuk zhvillohet sporti duke
    ndërtuar stadiume dhe kryekëput duke ndërtuar stadiume.

    Unë shumë mirë e mora shembullin e Zvicrës dhe 200 mijë shqiptarëve, të cilët i kanë 7
    futbollistë në kombëtaren e Zvicrës, që janë shqiptarë. Po, kushtet, cilat kushte i ka? Cilat kushte
    i ka oj ti zonjë, pse s’i keni bërë kushtet qe 16 vjet? Çka jam duke folur unë qe dy orë? Ec, posh
    Zotin!

  • Faleminderit! Zvicra ka në çdo fshat stadium, kështu që... Zoti
    zëvendëskryeministër e keni fjalën për kundër-replikë.

    ZËVEND
  • Faleminderit, zoti kryesues!
    Unë e di që njerëzit pëlqejnë të flasin, por ata që flasin për ato që i njohin flasin më saktë dhe
    janë tepër të dobishëm. Patjetër, që ne kemi klube, që kemi shumë talent. Pos të tjerash, ne
    presim që pas dhjetë ditësh në finalen e Ligës Ballkanike të takohen Prishtina me Pejën. Janë dy
    ekipet më cilësore.

    Problemi i ndërkombëtarizimit është diçka tjetër. Ne kemi probleme me klubet, sepse s’kanë
    kushte dhe po krijojmë kushte, e para. E dyta, ne kemi dhe ekip përfaqësues, i cili vlerësohet që
    është mjaft i mirë, por ekipi përfaqësues s’ka ku luan.

    Do të thotë, s’ka qenë problemi i parë mungesa e talentit e mungesa e punës, problemi i parë ka
    qenë mungesa e kushteve për punë. Dhe, ne duhet të investojmë që t’i përmirësojmë kushtet.
    Edhe njëherë, sepse unë s’pëlqej të vazhdoj këtë debat kështu... ju nuk e dini sa investon Qeveria
    te sportistët e formatit dhe tipit të Majlindës, sepse prapë s’i njihni as dokumentet themelore.

    Tash po flas unë, meqë Qeveria financon dhe Majlindën dhe aktivitetet e saj dhe të trajnerit të
    saj, që të gjitha, sipas një rregulloreje që përcakton financimin që duhet të bëjë Qeveria për
    sportistët kulminantë.

    120
    Edhe një herë, unë zgjedh shumë dhe më me dëshirë flas me ata që i njohin problemet.
    Faleminderit !

  • Faleminderit! Zoti Haliti, e ka fjalën.

  • Faleminderit, nënkryetar i Kuvendit!
    Të nderuar deputetë,
    I nderuar zoti kryeministër dhe Kabinet qeveritar.
    Ne, deputetët e Kuvendit dhe qytetarët e Kosovës u informuam nga kryeministri për punën 100-
    ditëshe të Qeverisë dhe për programin qeverisës të Republikës së Kosovës, 2015-2018, për të
    cilat po debatojmë ne sot.

    Qeveria e Republikës së Kosovës, edhe pse me një vonesë u konstituua pas zgjedhjeve nacionale
    ka arritur, që me punën 100-ditëshe të suksesshme të fitojë besimin e qytetarëve dhe të realizojë
    me sukses pjesën e programit për tre muajt e parë të këtij viti qeverisës.

    Fillimi i punës së Qeverisë nuk ishte i lehtë, sepse kjo kohë u karakterizua me greva, me protesta,
    si të punëtorëve arsimorë, shëndetësorë, që për qëllim kishin rritjen e pagave dhe protesta të
    tjera, që më vonë u shndërruan në protesta të dhunshme.

    Gjatë kësaj kohe vlen të përmendet intervenimi me kohë i Qeverisë për të shpëtuar kombinatin
    “Trepça” nga likuidimi, kërkesë kjo të cilën e miratoi ky Kuvend, duke marrë për obligim
    Qeveria që të hartojë një ligj të veçantë për Kombinatin “Trepça”.

    Sukseset e Qeverisë për 100-ditëshin janë evidente dhe të vazhdueshme, ku ka arritur që të
    hartojë programin e Qeverisë për katër vjetët e ardhshme, si dhe planin për ta implementuar këtë
    program. Ka përgatitur programin kombëtar për reforma ekonomike, pastaj janë bërë ndryshime
    në sistemin tatimor, është ndryshuar tatimi në vlerën e shtuar, tatimi në fitim, tatimi për të
    ardhura personale, sidomos është me rëndësi lirimi nga tatimi për importin e makinerisë për
    prodhimtari, pastaj formimi i Fondit zhvillimor për përkrahjen e bizneseve të vogla dhe të
    mesme, si dhe programet për zhvillimin rural, ku do t’i jepet përkrahje bujqësisë. Dhe, besoj që
    këto objektiva do t’i realizojë Qeveria gjatë mandatit të saj edhe pse, dikujt sot këto po i duken si
    përralla.

    Qeveria gjatë kësaj kohe ka bërë një punë të konsiderueshme edhe në hartimin e projektligjeve,
    ku janë hartuar më se 28 projektligje për shqyrtim dhe miratim. Në këtë drejtim, përveç tjerash
    duhet të përmendim edhe Ligjin për nivelimin e pagave, i cili do të jetë i rëndësishëm dhe do t’i
    heqë dilemat për ekzistimin e dallimeve të mëdha të të ardhurave personale, për kategori të njëjtë
    të të punësuarve.

    Puna që po bën Qeveria është për t’u vlerësuar lart dhe të gjitha objektivat programore, ne
    deputetët i kemi në programin qeverisës të Republikës së Kosovës, 2015-2018, që nga 13 marsi,
    program i Qeverisë i mbështetur në pesë shtylla kryesore, që janë zhvillimi i qëndrueshëm
    ekonomik, punësimi dhe mirëqenia, sundimi i ligjit dhe shtetit ligjor, agjenda evropiane dhe
    politika e jashtme, arsimi, kultura, sporti, zhvillimi rinor dhe shëndetësia moderne.


    121
    I nderuar zoti kryeministër,
    Kërkojmë që të vazhdoni me intensitet të shtuar të punës për implementimin e programit
    qeverisës dhe t’i kryeni detyrat që i keni parashtruar vetes, sepse për këtë edhe e keni marrë
    besimin, ndërsa ne deputetët në vazhdimësi do të kërkojmë zbatimin e programit dhe, jemi të
    obliguar që më shumë të punojmë, se sa të kritikojmë. Mbase, kjo nuk po vlen për opozitën, por
    vetëm vërejtjet dhe kritikat e arsyeshme duhet kuptuar si një nxitje dhe motivim për punë më të
    mirë të Qeverisë. Faleminderit për vëmendjen!

  • Faleminderit! Zonja Baftija e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    Të nderuar deputetë,
    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Kryeministri Mustafa para dy ditësh, në paraqitjen e tij para mediave, për raportin e punës 100-
    ditëshe të Qeverisë LDK-PDK, herë paraqitej si viktimë për mossuksesin e punës së tij e herë
    vetë lavdërohej për punën e Kabinetit të tij.

    Edhe këtu në Kuvend Qeveria po flet për punë të mira që janë bërë, por realiteti është ndryshe.
    Për këto 100 ditë jeta e qytetarëve është bërë më e rëndë, si pasojë patëm largimin masiv të tyre
    nga vendi e ne i themi kryeministrit, e pyesim: A ik kush prej të mirave, zoti kryeministër?

    Edhe në sektorin e shëndetësisë gjendja nuk ka ndryshuar për të mirë. Kemi një “status quo”, që
    po vazhdon qysh prej Qeverisë së kaluar. Për këto 100 ditë nuk ka pasur furnizim të mirë me
    barna. Pacientët duhet blerë prej shiringës e deri te penjtë për intervenim kirurgjik. Ende duhet
    pritur më shumë se dy muaj për ekzaminime ehosonografike dhe rëntgenologjike. Si mund të
    presë një fëmijë me anomali në zemër, ministër? Kjo po i kushton edhe me jetë, kjo po ndodh,
    zoti ministër!

    Ende pacientët tanë vazhdojnë të mos kenë kushte të trajtohen mirë në institucionet tona, si
    pasojë numri i atyre që kërkojnë trajtim jashtë vendit dhe regjionit, është shumë i madh.

    Korrupsioni në shëndetësi është i madh e sidomos, në prokurim. Këtë na e tha edhe i pari i
    Agjencisë Antikorrupsion. Ju nuk keni filluar të ndërmerrni asgjë në këtë drejtim, edhe pse keni
    premtuar.

    Këto 100 ditë të qeverisjes suaj këtë sektor e kanë përcjell pakënaqësi të shumta, duke filluar nga
    protesta e pacientëve me veshkë të transplantuar, të cilët kërkonin që Ministria t’u sigurojë
    barnat të cilat vetë nuk mund ti siguronin, sepse janë të shtrenjta.

    Kemi pasur protesta të rrjetit të grave kundër keqtrajtimit të grave në lindje, protestat e
    specializantëve që të paguhen për punën që e bëjnë. Protestat e Sindikatës së mjekëve kundër
    uzurpimit pronës së QKUK-së nga spitalet private, skandalet me keqpërdorimin e citostatikëve
    dhe listës esenciale, e shumë të tjera. Ende nuk kanë filluar të funksionojnë odat e mjekëve, të
    cilat janë obligim ligjor. Edhe pse, sigurimet shëndetësore është dashur që të fillojnë qysh
    mandatin e kaluar, sepse ka qenë edhe zotim dhe premtim i ministrit Agani, ende ato nuk i kemi.


    122
    Bile, ministri i tanishëm thotë se ato nuk do t’i kemi këtë vit, mirëpo vitin e ardhshëm. Si do t’ju
    besojnë qytetarët, që do të kenë sigurime vitin e ardhshëm?

    Po ashtu, gjithë këto të këqija që kanë përcjell këtë sektor, është një punë të themi e mirë, që
    është bërë, por edhe ajo është gjysmake, sepse është nënshkruar nga ministri i Shëndetësisë,për
    implementimin e një pjese të Kontratës Kolektive, që të bëhet pagesa e stazhit të punës, mirëpo
    ende punëtorët shëndetësorë nuk e kanë marrë këtë dallim.

    Sa i përket programit qeverisës për shëndetësi ne e kemi analizuar dhe, përveç titullit që e ka
    “shëndetësi moderne”, asgjë brenda programit nuk ka të bëjë me shëndetësi moderne.

    Të pretendosh të kesh shëndetësi moderne do të thotë, të kesh qasje tjetër ndaj problemeve të
    shumta në këtë sektor. Pikë së pari buxheti i planifikuar për shëndetësi është shumë i vogël dhe
    nuk premton se do të ketë përmirësime në këtë sektor jo vetëm këtë vit, por edhe në vitet në
    vijim. Ky program nuk ka asnjë përcjellje buxhetore, nuk ka as hapa, as dinamikë se si do të
    realizohet. Mbi 80% të atyre që i quajnë prioritete, ose orientime programore, janë në fakt
    përshkrim i punës së përditshme dhe zbatim ligjor e funksional i institucioneve që merren me
    shëndetësi.

    Flitet në program për themelimin e qendrave, agjencive, institucioneve, për të cilat as nuk
    tregohet qëllimi, as koha, as kompetenca, varësia dhe mbikëqyrja e tyre. Edhe në program edhe
    në paraqitje publike flitet për sistemin informativ shëndetësor, për të cilin Qeveria e Kosovës dhe
    Ministria, pra që nga viti 2009 po paguan faturën me mijëra euro për internet, ani pse ky sistem
    nuk ka filluar ende.

    Vetëm për Komunën e Prishtinës, Ministria e Shëndetësisë ka paguar 15 mijë euro për internet,
    për lidhjen me internet me sistemin informativ shëndetësor dhe ky sistem nuk ekziston fare.
    Madje, Ministria e Shëndetësisë më herët ka blerë hardwarët apo pjesën e fortë të kompjuterëve,
    ende pa e blerë programin softuare. Tani, meqë kanë kaluar më se 4 vjet, sigurisht se këto duhet
    të ndërrohen. Të gjitha këto janë shpenzime milionëshe. Ne kemi kërkuar dhe ende kërkojmë, të
    bëhet sa më parë informimi i Kuvendit, i Komisionit Parlamentar në lidhje me fondet milionëshe
    të dhëna nga Qeveria e Luksemburgut për këtë sistem.

    Protokollet dhe hartimi i tyre janë bërë temë diskutimi për ministrin e kaluar dhe ende janë të
    shkruara në programin qeverisës dhe pjesë e deklaratave të ministrit aktual. Nuk e dimë se sa vjet
    i duhet një Ministrie t’i hartojë protokollet e mjekimit. Çdoherë që kemi pyetur ministrin e
    Shëndetësisë kemi marrë përgjigje se janë duke u finalizuar. Ne kemi informacione se këto
    protokolle janë peng i interesave klienteliste, me gjasë mafioze, të atyre që merren me
    shpërndarjen dhe kontrabandën e barnave.

    Prioritetet e Qeverisë për shëndetësi, thuhet se janë të sinkronizuara me prioritetet e strategjisë
    sektoriale evropiane për shëndetësi 2014-2020, e ne vazhdojmë të jemi vendi i fundit në BE, por
    edhe në rajon me buxhetin më të ulët në shëndetësi, me vdekshmërinë më të lartë të foshnjave. E
    kur i shohim prioritetet si i kanë renditur, po ashtu ka një jo seriozitet, sepse Ministria e
    Shëndetësisë prioritet e ka, që t’i trajtojë fëmijët me leukemi apo me sëmundje malinje jashtë
    vendit, në vend se të ketë një prioritet të bëjë një strategji të mirëfilltë për specialistë të kësaj

    123
    fushe, të krijojë kushte që këta fëmijë të trajtohen në vendin tonë, apo në Qendrën Klinike
    Universitare, ajo do që këta fëmijë t’i trajtojë jashtë vendit.

    Këta kanë vendosur në program prioritet kryesor plotësimin 100% të listës së barnave esenciale
    dhe materialit harxhues dhe vërtet është skandaloze se si gjendja për listën esenciale, qoftë me
    material harxhues jo vetëm pacientët që duhet të blejnë barna, por as gaza dhe maska nuk kanë
    punonjësit shëndetësorë.

    Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale tash e sa kohë ka vetëm ushtrues
    detyre. Gjithë kjo agjenci është nën kontrollin e dirigjimin e interesave të klaneve të atyre që
    kontrollojnë tregun e barnave në Kosovë.

    Me këtë program qeverisës për shëndetësi është një paradoks i llojit të vet, kur thuhet: “Sektori
    privat i farmacisë bashkë me atë të stomatologjisë janë shumë të suksesshme dhe do të merren si
    shembull edhe për privatizimin edhe të sektorëve të tjerë të shëndetësisë.” Kjo deklaratë është
    alarmuese. Për çfarë suksesi flasin këta, për përfitimet që kanë kompanitë e barnave, barnatoret
    private dhe ambulancat private stomatologjike?

    Sektori farmaceutik është plotësisht në kaos dhe i pakontrolluar. Në çdo barnatore mund të
    blihen pa recetë të mjekut të gjitha llojet e barnave, pavarësisht rrezikut që bartin. Barnatoret në
    Kosovë janë më shumë shitore, se sa barnatore, ndërsa sa i përket shëndetit oral, atë e kemi në
    gjendje të mjerueshme.

    Kosova zë vendin e parë në Evropë me karies të fëmijëve shkollorë. E ju këtë, zoti ministër, e
    keni marrë si model. Flitet në program për një lidhje e bashkëpunim midis Ministrisë së
    Shëndetësisë dhe Qendrës Klinike Universitare dhe Fakultetit të Mjekësisë. Së pari, Ministria e
    Arsimit dhe e Shëndetësisë duhet ta dimë se gjithë këto vite ka qenë një respektim absolut i
    interesave klienteliste, qoftë në Fakultetin e Mjekësisë, qoftë në atë të Ministrisë së Shëndetësisë.

    Derisa në disa sektorë kemi mbingarkesë të stafit, ka të atillë që nuk e kanë edhe një specialist të
    vetëm. Programi qeveritar dhe ata që e kanë shkruar, sigurisht nuk i adresojnë këto çështje, sepse
    meqë janë në dijeni të kësaj gjendjeje katastrofale, por njerëzit brenda Ministrisë dhe Qeverisë
    dhe brenda kësaj mazhorance janë të interesuar që kjo gjendje të mbetet e tillë në Qendrën
    Klinike Universitare.

    Prandaj, ata propozojnë vetëm masa të pjesshme, ndryshime dhe rregullime procedurale, por jo
    strukturale.

    Në program flitet për spitalin e Prishtinës. Edhe këtu është një paqartësi. Derisa në nivelin
    sekondar, në një paragraf, në programin qeverisës, thuhet se Spitali i Prishtinës, do të jetë
    prioritet, në anën tjetër, në paragrafin e mëposhtëm, thuhet se gjatë ristrukturimit apo gjatë
    riorganizimit në Qendrën Klinike Universitare, do të jetë mundësia e formimit të Spitalit të
    Prishtinës brenda Qendrës Klinike Universitare.

    Cilit prioritet duhet besuar, zoti ministër? Në këtë program është shpërfillur ajo çfarë është
    parësore, shëndeti publik. Në një paragraf të vetëm përmenden epidemitë, uji, ajri, toka, pa

    124
    sqaruar e programuar çfarë do të bëhet me ato, që tashmë janë të rrezikuara në këtë vend, ndotja
    e ajrit, uji i pijshëm i kontaminuar dhe pa cilësi, si dhe ndotjen enorme nga sektori privat i
    “Feronikelit” dhe “Sharr-Cemit”.

    Për në fund, programi qeverisës LDK-PDK thotë se do të ofrojë mjekë eminentë nga diaspora
    për të bashkëpunuar në Kosovë. Së pari, zoti ministër, nga Kosova janë larguar 400 mjekë. Së
    dyti, rastet e pakta që kanë arritur në Kosovë për të ndihmuar, kanë përfunduar si doktor
    Dalladaku me Qendrën e Kardiologjisë, në oborr të Qendrës Klinike Universitare, e cila u nis si
    repart brenda QKUK-së dhe përfundoi si SHPK, e cila iu shit Ekrem Llukës, më pastaj Spitalit
    Amerikan, proces me plot dallavere të përkrahura nga Hashim Thaçi më 2009, të nisura nga
    kryeshefi ekzekutiv i Prishtinës, më 2006, Sami Hamiti.

    Mirëpo, për këto gjëra ju po heshtni, zoti ministër, po ashtu edhe Qendra Klinike Universitare.
    Kjo është, në fakt, e vërteta e programit tuaj, hegjemonia e PDK-së kundër asaj të LDK-së,
    logjikë e njëjtë e klane të ndryshme.

    Të nderuar deputetë,
    Me këtë përmbajtje, ky program i cili më së paku i ngjason programit, do të jetë i dështuar,
    andaj, qytetarë të dashur të Republikës së Kosovës, dhashë Zoti të mos sëmureni! Faleminderit!

  • Fjalën e ka zonja Haxhiu.

  • Faleminderit, nënkryetar i Kuvendit!
    Të nderuar deputetë,
    Edhe pse, pothuajse në të gjitha paraqitjet publike të viteve të fundit, kryeministri aktual Isa
    Mustafa dhe LDK-ja, ishin përbetuar se në asnjë variant nuk do të qeverisin asnjëherë me PDK-
    në, një gjë e tillë ndodhi dhe tashmë jemi para një akti të kryer.

    Ndërsa, para vetes, deputetë të nderuar, kemi një program qeverisës, i cili realisht nuk premton
    zhvillim ekonomik, hapje të vendeve të reja të punës, premtime këto të cilat e sollën në këtë
    pushtet.

    Ky program i Qeverisë Mustafa më tepër është program filozofik i Qeverisë Mustafa. Te parimet
    dhe shtyllat e programit qeverisës, të nderuar deputetë, po i përmend vetëm disa: promovimi dhe
    vizioni për Kosovën- shtet i pavarur demokratik dhe i integruar në strukturat euro-atlantike - kjo
    filozofi ishte edhe e Hashim Thaçit.

    Por, të nderuar qeveritarë dhe ju kryeministër, vizioni është gjendje për të parë se ku jemi dhe ku
    duhet të shkojmë e unë po ju them se Qeveria, as nuk po di ku është e as ku po do të shkojë.

    Qeveria do të hartojë strategjinë, është shtyllë tjetër, Qeveria thotë, do të hartojë strategjinë
    kombëtare të zhvillimit të Kosovës duke bërë që për herë të parë në historinë e saj, pra këtu
    thirret me pompozitet shumë të madh, të hartojë një strategji që nuk është, pra e cila nuk është e
    mjaftueshme, pra ne e shohim që nuk është e mjaftueshme për një zhvillim ekonomik dhe, fokus
    i kësaj strategjie, thonë në program, është ta stimulojë rritjen ekonomike. Se si të stimulohet, nuk
    e di se dikush ka mundur të shohë diçka.

    125
    Pra, këtu është dashur, ju kryeministër, ta bëni të qartë në këtë program edhe për qytetarët e
    vendit e jo vetëm për ju si ekonomist i diplomuar, për ta kuptuar vetë.

    Më tutje shkruan se strategjia do të nxjerrë në pah rëndësinë e potencialit të kapitalit njerëzor, që
    ka Kosova. Shihni, kanë menduar që po bëjnë një zbulim epokal, këtu. Deri sot nuk e kanë ditur
    çfarë potenciali ka, pra Kosova.

    Tek zhvillimi ekonomik, punësimi dhe mirëqenia, a keni bërë ju, zoti kryeministër, një analizë se
    sa ka ndryshuar gjendja e qytetarëve në këtë periudhë prej 100 ditësh të qeverisjes suaj? Unë
    them, që nga ato që i shohim çdo ditë tek qytetarët tanë, gjendja e tyre ekonomike po
    vështirësohet çdo ditë e më shumë. Dhe, çka është më e keqja në këtë program nuk kanë as
    shpresë, se do të ndryshojë kjo gjendje derisa ju të jeni kryeministër.

    Zoti kryeministër,
    Programi juaj, që nga fillimi deri në fund filozofik dhe i thatë, hartimi i tij pa hyrë në periudha
    kohore, se kur do të fillojë dhe të përfundojë realizimi i atyre premtimeve, që ju keni bërë, është
    vetëm një dështim i radhës.

    Për ta deshifruar këtë, pra, po e paraqes dhe po e deshifroj matematikisht. Askund, të nderuar
    deputetë, nuk e kam gjetur që në këtë program dy dhe dy bëjnë katër, po herë tre e herë pesë. Ju
    kujtohet, kur unë i kisha bërë një pyetje kryeministrit, më pat thënë, mësoji numrat. E unë tash,
    po i them kryeministrit, i nderuar kryeministër, numrat janë ata që nuk njohin gjuhë, është mirë
    me i ditë numrat, e tash po dihet se kush nuk i di numrat. Pra, thjesht, është dashur të ketë numra
    në këtë program, është dashur të ketë shifra në këtë program, për ta kuptuar të gjithë qytetarët e
    jo më ne si deputetë.

    Qytetarët kanë pritur, që në 100-ditshin e qeverisjes suaj të kuptojnë sa njerëz janë punësuar nga
    120 mijë vende pune të premtuara nga ju, po edhe nga 200 mijë vende pune të premtuara nga
    zoti Hashim Thaçi, sepse jeni në koalicion, e që bëjnë gjithsej pra, 320 mijë e që për 100 ditë i
    bie me matematikë, është dashur të punësohen 10 mijë e 15 qytetarë. Qytetarët kanë nevojë të
    dinë, pra se kur do të fillojë, në fakt e dinë kur ka filluar rruga Prishtinë – Pejë, por nuk e dinë
    dhe nuk do ta dinë asnjëherë se kur do të përfundojë, e këtë duhet ta dinë. Qytetarët, gjithashtu
    kanë nevojë ta dinë se kur përfundon rruga Prishtinë - Mitrovicë.

    Në program kërkoni nga bashkatdhetarët tanë, që jetojnë në diasporë, që të përfshihen aktivisht
    në zhvillimin ekonomik të vendit, keni kërkuar edhe që në ditën e parë, duke thënë se 500
    milionë euro vijnë nga diaspora. Po kryeministër, kjo është e vërtetë, ndoshta edhe mbi 500
    milionë, por po kërkoni shumë nga ata, se jeni mësuar të kërkoni vazhdimisht e unë po ju them,
    që nuk mund t’i obligoni, sepse ata kanë një barrë shumë të rëndë, kanë pasur familje këtu dhe,
    besa tash për fat të mirë që janë atje, po merren shumë edhe me ata 100 mijë apo 50 mijë, sa të
    doni, që është plagë e dhembshme e Kosovës, që shkuan, ikën nga Kosova, pikërisht prej
    zhgënjimit që ju ishit në krye të Qeverisë.

    E unë ju them, çka ju po bëni për diasporën? Vetëm një detaj të vogël po e përmend, asgjë deri
    më tani, por, po e përmend se vetëm 5% e fëmijëve të bashkatdhetarëve tanë janë të përfshirë në
    shkollat shqipe. Funksionalizimi i zonave të lira, edhe sot e kësaj dite, prej kur ishte kryeministër

    126
    Hashim Thaçi, unë nuk e kam ditur, po edhe shumë qytetarë më kanë pyetur, bre, çka do të thotë
    ky koncept “zonë e lirë”, e unë po i them kryeministrit, sot është mirë për t’ u treguar qytetarëve
    të Gjakovës, të Prizrenit, të Mitrovicës, të Drenasit, se çka kupton me konceptin “zonë e lirë”,
    çka përfitojnë ata qytetarë?

    Tash kryeministri duhet t’u përgjigjet, sepse e ka obligim.

    Po ndalem edhe pak tek çështja e arsimit. Këtu kemi të bëjmë me një vazhdimësi të politikave
    ‘ad hoc’, pa plan veprimi dhe pa objektiva kohore të përcaktuara qartë. Programi merret me
    synimin dhe angazhimin në stilin - Qeveria e Republikës së Kosovës synon që të ndërtojë një
    shoqëri të dijes. Kjo frazë, më besoni, është përsëritur prej 2008-ës.

    Mësimdhënësit kanë nevojë të dinë se ku mbetën përvoja e punës, e cila edhe 16 vjet pas luftës
    nuk po u njihet. Mësimdhënësit e pensionuar kanë nevojë të dinë, se përvoja e tyre prej 40
    vjetësh, sot po vlen diku rreth 50-60 euro, për të mos u hyrë në hak, sepse pensioni bazë i dinë që
    ju takon pas moshës 65-vjeçare. Do të thotë, vlera e tyre për 40 vjet që shkolluan, edukuan
    gjenerata e edhe neve, vlen diku edhe nga Qeveria e kaluar, po edhe nga kjo Qeveri, diku 50 – 60
    euro.

    Tek gjithë përfshirja, model besa, e keni pasur Aleancën e u kisha thënë edhe atyre të LDK-së,
    që e kanë përmendur dje, sikur t’i kishin marrë model 100 ditë, hiq s’kishin mundur, jo kishin
    gabuar, por kishin pasur çka të ndërtojnë. Tek gjithë përfshirja, pa u bërë nervoz ju PDK-ja dhe
    LDK-ja, se jeni shumicë, faktet flasin se në arsimin parashkollor, çerdhe dhe kopshte, mosha nga
    0 – 5 vjet, janë të përfshirë vetëm 3% të fëmijëve, për ta kuptuar ju, janë përfshirë vetëm 3% të
    fëmijëve e që është shifër më e ulëta në Evropë, po i referohem Raportit të Progresit të
    Komisionit Evropian, 2014.

    Situatë e njëjtë është edhe në arsimin parafillor, mosha pesë deri në gjashtë vjet, ku sipas Ligjit të
    arsimit parauniversitar, pra që nga viti 2015, që jemi në këtë vit, është i obligueshëm e që janë pa
    përfshirë rreth 8 mijë fëmijë. Tek qasja e barabartë, gjithashtu, kur flasim për përfshirje
    simbolike të fëmijëve me nevoja të veçanta dhe të grupeve të margjinalizuara, si dhe për
    braktisje të përmasave të mëdha të arsimit të detyruar.

    Sa u përket planprogrameve shkollore korniza e re kurrikulit të Kosovës është paralajmëruar të
    zbatohet, që nga viti 2011-2012, por ende është në procesin e pilotimit me shumë pak shans që të
    zbatohet. Në shkollat profesionale, sot e kësaj dite, ka mungesë të teksteve shkollore, ku
    mësimdhënësit ende diktojnë. Premtimet për digjitalizimin e shkollave, premtim i njohur qysh
    nga ish-ministri Enver Hoxhaj, besa edhe premtim i Hashim Thaçit, që kur u shtronte darka
    mësimdhënësve, pra u premtonte vazhdimisht, është përmendur fuqizimi i Agjencisë për Arsimin
    dhe Aftësimin Profesional, kurse në krye të kësaj agjencie është emëruar, pa konkurs, ish-
    këshilltari i ministrit Ramë Buja.

    Parashihet rritje e cilësisë në arsimin e lartë, përderisa në krye të Agjencisë, merreni me mend,
    është një zonjë Fetije Zhushi, e cila edhe sot e kësaj dite është në hetime dhe, ky mekanizëm, pra
    mendoni se si mund të dalë e të tregojë një performancë të lartë. Pra, moralisht do të duhej të

    127
    jepte dorëheqje, atëherë gjykata, institucionet do ta vërtetonin a është e fajshme apo jo, por kjo
    nuk po ndodh derisa jeni ju në pushtet.

    Flitet për forcimin e lidhjeve në mes të institucionit të arsimit të lartë dhe ekonomisë, kurse rrjeti
    i këtyre institucioneve është në shpërputhje totale me nevojat e tregut të punës. Si përfundim, se
    kisha edhe shumëçka, por po e lë, të gjithë ata qytetarë të Kosovës që kanë besuar në këtë
    koalicion, me të drejtë sot janë të zhgënjyer, ngase në asnjë moment nuk gjejnë zgjidhje të
    qëndrueshme dhe konkrete në këtë program të Qeverisë, Isa dhe Hashimi. Faleminderit!

  • Faleminderit! Fjalën e ka zonja Kajtazi.

  • Faleminderit, i nderuar kryesues!
    Të nderuar deputetë,
    I nderuar kryeministër,
    Mendoj u tha mjaft, neve na mbetet t’i reduktojmë edhe ato që i kishim ndërmend, të nderuar
    kolegë deputetë, kryeministër, ministra.

    Në dispozitat e saj themelore Kushtetuta e vendit saktëson, që Republika e Kosovës, qeveriset në
    mënyrë demokratike përmes institucioneve të veta.

    Kuvendi që ushtron funksion legjislativ e jo veç kontratë mbi qeverinë, thotë, gjithherë duke
    pasur parasysh së pari t’i kryejë funksionet e veta, qeveris me rolin e saj ekzekutiv dhe natyrisht,
    gjyqësorit të pavarur. Për këtë secili e ka rolin e vet të madh dhe të pamohueshëm.

    Unë sot do të isha ndalur te obligimet tona përballë ekzekutivit, sa ndikon mospuna e Parlamentit
    në mosfunksionimin e shtetit dhe vështirësive, që ua shkakton ajo edhe Qeverisë edhe qytetarëve
    të Republikës së Kosovës. Më konkretisht, atë që dua të them në këtë rast, janë çështje që prekin
    direkt Komisionin Parlamentar, për të cilin unë kam marrë përgjegjësi në këtë mandat, të Drejtat
    e Njeriut, Barazi Gjinore, të Pagjetur dhe Peticione. Ky Komision ka kohë që ka pranuar
    peticione të ndryshme dhe, do të kisha përmendur që ka ardhur nga punëtorët e “Grandit”, i cili
    peticion flet ndoshta për shumë probleme që janë deponuar në mungesë të anëtarëve të Bordit të
    AKP-së. Dhe, në këtë drejtim po ashtu, peticioni tjetër i cili flet për shtrenjtimin e energjisë
    elektrike, të cilin do ta keni edhe sot për 32 mijë nënshkrime të qytetarëve dhe po ashtu, ky
    peticion konteston vendimet e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike, në mungesë të
    kuorumit për të marrë vendime.

    Mendoj se ky Kuvend duhet ta ketë parasysh, që t’i kryejë obligimet e veta, në mënyrë që të mos
    ketë ngecje në agjendat të cilat pengojnë edhe punën e vet ekzekutivit edhe tonën në përgjithësi
    dhe shumë borde tjera, të cilat kanë mbetur të paplotësuara, si dhe dje ne po ashtu, edhe me ikjen
    e vetë deputetëve të tyre, që kanë iniciuar këtë debat, ka dështuar edhe zgjedhja e Avokatit të
    Popullit.

    Prandaj, do të ishte mirë që të vazhdohet me punën dhe detyrat të cilat na takojnë.
    Dje, ministri i Kulturës i prezantoi problemet që has kjo ministri vazhdimisht në punën e vet,
    pikërisht edhe për shumë çështje dhe mospërkrahje politike, që ka e kjo edhe përkundër faktit të
    politizimit të skajshëm që i është bërë trashëgimisë kulturore në Kosovë.

    128
    Mungesa e Këshillit Nacional për Trashëgimi Kulturore bën që Kosova të mos e ketë ende listën
    e përhershme të trashëgimisë, që është tepër e pafalshme për një shtet, të mos ketë listën dhe në
    çka do t’i bazonte ajo resurset e veta apo potencialin e vet të trashëgimisë kulturore.

    Kjo ministri vazhdon të kryejë mirë detyrat e veta, është mirë të mos i pengojë ministrit në qasjet
    e veta provinciale, apo me interesa më të ngushta, është mirë t’i ndihmojë atij në punën e vet tek
    anëtarësimi i mekanizmave ndërkombëtare, siç është ai në UNESKO, nga se vërtet një politizim i
    trashëgimisë më tutje po shkakton edhe shumë dëmtime të saj.

    Natyrisht se Qeveria i nënshtrohet kontrollit parlamentar, por është tejet e rëndësishme t’i
    ndihmojmë asaj, që t’i vendosë lart në agjendën politike edhe çështjet e ndjeshme. Në këtë rast,
    si Komision për të Drejta të Njeriut kishim kërkuar adresimin e rekomandimeve të Avokatit të
    Popullit, insistim më i madh për të pagjeturit, mbështetjen ligjore të viktimave të dhunës e të
    trafikimit dhe tek barazia gjinore, i nderuar kryeministër, është mirë të shikohen mjaft... ju keni
    agjenci dhe mekanizma të ndryshëm, disa kanë mbetur relikte të administrimit të UNMIK-ut
    dhe, mendoj këto mekanizma, jo që bashkëpunojnë, por i krijojnë paralelizma njëra- tjetrës, e aq
    më tepër, e shpenzojnë buxhetin e Republikës së Kosovës.

    Është mirë në amendamentim të ligjeve që vijnë tani, ne do t’i shikojmë këto, po edhe ju si Zyre
    të shihni që nuk ka nevojë të mbahen zyrë mbi zyrë pa punë konkrete.

    Dhe për fund, Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës, bashkë, të bëjnë më shumë në respektimin e të
    drejtave të shqiptarëve edhe në vende fqinje, standarde të njëjta nga faktori ndërkombëtar dhe
    kjo edhe gjatë bisedimeve dhe gjatë prezantimeve tona në shumë nisma rajonale, në konferenca
    të ndryshme e që nganjëherë, ndoshta shkojmë e flasim edhe atje me gjuhë opozitare, pra duke
    harruar që prezantojmë shtetin e Kosovës. Faleminderit!

  • Fjalën e ka zonja Pantina.

  • Faleminderit, kryesues!
    Do të fokusohem në dy aspekte, ose dy shtylla të qeverisjes. E para është ajo e Administratës
    Publike, e cila vazhdon të mbetet një nga hallkat e qeverisjes, që ka nevojë për ndryshim
    rrënjësor dhe përmirësim thelbësor.

    Por, në programin qeverisës asaj i është kushtuar vetëm një faqe e gjysmë. Problemet me të cilat
    ballafaqohet Administrata Publike, njëri ndër më të mëdhenjtë vazhdon të mbetet politizimi i
    tejskajshëm i saj dhe, kjo tashmë është theksuar në disa raporte, qoftë vendore, qoftë
    ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe Raportin e Progresit të Komisionit Evropian. Por në fakt, kjo
    çështje pothuajse nuk është adresuar fare në programin qeverisës.

    Ajo përmendet në faqen 38 dhe titullohet “Vazhdimi i reformës së Administratës Publike”. Pra,
    çdoherë kur flitet për Administratën Publike, gjendet pranë saj edhe fjala: “reformë” edhe
    “strategji” por në fakt Qeveria e kaluar ka harxhuar mijëra euro në hartimin e një strategjie të
    tillë, për të cilën nuk dimë se çfarë po ndodh. Bile, disa nga zyrtarët e Qeverisë kalonin më
    shumë kohë në Durrës, në vilën Belvederë, se sa në zyrat e tyre në Qeveri. Mirëpo, tani nuk po

    129
    dimë se çfarë ndodhi me këtë reformë, me këtë strategji, sepse tash në program po flitet për
    hartimin e një strategjie të re.

    Por, edhe këtu nuk flitet se cilat janë objektivat e kësaj reforme dhe deri kur, derisa është
    përmbushur, edhe sa para duhet të harxhohen nga buxheti i varfër i shtetit, për hartim të
    strategjive të tilla, e të cilat në fund prapë po mbesin në sirtarët e zyrave nëpër Qeveri.

    Ndonëse është vetëm një faqe e gjysmë e programit, ku flitet për administratën, sërish ka një
    mospërputhje. Përderisa në fillim thuhet, se është plotësuar korniza ligjore për avancimin e
    proceseve në Shërbimin Civil, në strategjinë legjislative të Qeverisë, qe ne e kemi miratuar, janë
    të paktën 10 ligje, të cilat e prekin Administratën Publike, përfshirë këtu edhe Ligjin për
    Administratën Shtetërore.

    Po ashtu, ky program nuk ka përputhje edhe me Ligjin për Buxhetin. Për shembull, Qeveria në
    këtë program flet për digjitalizim të shërbimeve, por më duket kemi harruar se kur është miratuar
    buxheti, i është zvogëluar Ministrisë së Administratës Publike dhe atë, duke i prekur ose duke i
    hequr fare financimin e projekteve të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, e cila është
    përgjegjëse për zbatimin e këtyre projekteve, do të thotë projekteve që kanë të bëjnë me
    digjitalizimin e shërbimeve.

    Dhe, një çështje tjetër është fakti se as edhe një fjalë e vetme në programin qeveritar, nuk flitet
    për qeverisjen lokale. Është e qartë, se komunat kanë pavarësi në ushtrimin e funksioneve të tyre,
    megjithatë ne kemi një ministri të tërë, e cila merret me administrimin e pushtetit lokal. A do të
    thotë kjo, se pasi që aktualisht nuk kemi në detyrë ministër të Administrimit të Pushtetit Lokal,
    ne nuk kemi as plan qeveritar, se si do t’i adresojmë çështjet që kanë të bëjnë me pushtetin lokal.
    Në një raport të zëvendësministrit Gecaj, tek Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje
    Lokale dhe Medie, ai ka përmendur se Ministria është duke hartuar një strategji dhjetëvjeçare për
    reformën e pushtetit lokal.

    Hartimi i kësaj strategjie a është synim i Qeverisë dhe pjesë e programit qeveritar apo kjo
    Ministri po e bën këtë krye më vete? Nga kush dhe si qenka marrë vendimi për reformimin e
    pushtetit lokal, nëse një gjë e tillë nuk është fare pjesë e programit qeveritar? Tani, siç e thashë,
    kjo reformë u prezantua tek Komisioni nga zëvendësministri Gecaj, sepse po të prezantohej nga
    ministri Lubomir Mariq, e meqë ra fjala, ne nuk e dimë ende a vazhdon të mbetet ministër në
    këtë kabinet apo jo dhe, pasi që ai më shumë po i përgjigjet kryeministrit Vuçiq, sesa
    kryeministrit Mustafa dhe, nuk e dimë zëvendësministri Gecaj po ashtu nëse e ka njoftuar
    Qeverinë për hartimin e kësaj reforme, apo edhe ky ka harruar se tash punon për Ministrinë e për
    Qeverinë e jo për ambasadën, për të cilën ka punuar më herët. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zonja Rexhepi e ka fjalën.

    EMILIJA REDŽEPI: Zahvaljujem se predsedavajući!
    Uvaženi premijeru,
    Predstavnici Vladinog kabineta,
    Kolege poslanici,
    Poštovani građani,

    130
    Nadam se da će buduća vlada ispoštovati napokon sve one probleme koje ima bošnjačka
    zajednica u kosovskom društvu iako smo po broju stanovnika na trećoj poziciji, odmah posle
    albanske nacionalne zajednice i srpske nacionalne zajednice, ali nismo integrativni deo
    Kosovskog društva onako kako bi trebalo po zakonu i ustavu Republike Kosova.

    Uvaženi premijeru, želim da vam sugerišem samo na određene globalne probleme, sa kojima se
    suočava bošnjačka zajednica a odnosi se na proces decentralizacije, odnosno na lokalnu
    samoupravu iako ispunjavamo sve adekvatne uslove i kriterijume, koje ministarstvo za lokalnu
    samoupravu traži od jedne geografske površine. Opština Rečane i opština Vitomirica i dalje
    čekaju taj problem, već 15 godina posle rata.

    Zašto je to tako i koji je vaš plan u budućem periodu?

    Zatim želim da, s obzirom da je ovde danas prisutan i ministar za obrazovanje, želim da
    iskoristim priliku, gospodine Bajrami, da malo više skrenete pažnju na naše učenike, odnosno na
    problem udžbenika, to jest samo 50 hiljade evra. Naši srednjoškolci i dalje nemaju knjige, bez
    obzira što smo u dva mandata imali zamenike ministre ispred bošnjaćke zajednice, taj problem
    uopšte i dalje je nepokretan i nerešiv. Zašto je to tako?

    Problem oko nostrifikacija diplome, nadam se da ste u toku rešavanja tog problema sa
    gospodinom premijerom a ono što najviše interesuje našu zajednicu i najveći problemi sa kojima
    se suočavamo jeste velika nezaposlenost naše populacije, što direktno utiče na migraciju našeg
    stanovništva, odnosno ne poštuje se zakon o zaposlenosti manjinskih zajednica u kosovskom
    društvu u javnim institucijama.

    Takođe moja sugestija je, zahvaljujem se uvaženom premijeru na dobijanje ministarstva, koje je
    po prvi put dobila bošnjaćka zajednica iako je to ministarstvo bez portfelja bez velikog budžeta i
    pomoći društvo iako je bez velike nadležnosti i odgovornosti, iako je bez velikog doprinosa
    celokupnom našem sistemu, želim vam samo skrenuti pažnju, gospodine premijeru, da malo više
    obratite pažnju oko uzurpacije poštovanog ministra gospodina Rasima Demirija. To nije privatna
    firma i ne mogu se zapošljavati samo ljudi iz njegove političke opcije.

    Nadam se da ćete to imati u vidu! Zahvaljujem se!

  • Faleminderit! Zoti Baxhaku.

  • Faleminderit!
    I nderuar zoti kryesues,
    I nderuar zoti kryeministër,
    Të nderuar ministra,
    Të nderuar deputetë,
    Unë nuk do e zgjas shumë, meqenëse edhe deputetët më duket se janë mërzitur, sidomos ata të
    cilët kanë kërkuar këtë debat dhe shumica e gjërave u thanë.
    Së pari, dua t’ju përgëzoj juve, zoti kryeministër, për ekspozenë e dhënë dje, i cili ishte një
    ekspoze shumë i mirë dhe të cilin e përkrah, që në mënyrë shumë gjithëpërfshirëse e përmblodhi
    gjithë programin e juaj qeveritar dhe punën 100-ditëshe.

    131
    Unë nuk dua të ndalem shumë në programin, dua vetëm t’i jap disa vërejtje të mia në lëmin, të
    cilin mendoj se jam kompetent për të dhënë ndonjë vërejtje, në lëmin e shëndetësisë dhe atë
    shumë shkurt.

    Në program janë shumë mirë të parapara prioritetet, siç është themelimi dhe funksionimi i Fondit
    për sigurime shëndetësore dhe unë në këtë moment përkrah arsyetimin tuaj për shtyrjen e hyrjes
    në fuqi të këtij fondi dhe implementimit të fondit, me arsyet të cilat i dhatë. Por, mendoj se
    shtyrja e mëtutjeshme pas vitit 2016, pas një janarit 2016, është shumë e dëmshme.

    Së dyti, si prioritet i juaji kryesor, meqenëse unë nuk vij nga zyrat, por vij nga spitali, ku përditë
    ballafaqohem me problemet, problemi kryesor është mosfunksionimi i sistemit informativ
    shëndetësor, i cili është një burim i të gjitha të metave, mendoj në planifikimet, si në harxhimin e
    barnave, si në planifikimet e resurseve humane dhe planifikimin në infrastrukturë.

    Dhe, si vërejtje e imja e tretë, ishte që të filloni sa më herët të punoni në lidhje me përgatitjen e
    spitaleve dhe institucioneve tona shëndetësore për licencim dhe akreditim, sepse kjo është një
    punë shumë e mundimshme, e madhe dhe e gjatë dhe kërkon punë të punëtorëve shëndetësorë, të
    cilët punojnë në institucionet shëndetësore dhe nuk mund të bëhet vetëm në ministri dhe nëpër
    zyra.

    Këtë po e them nga përvoja ime, sepse kemi punuar me një Agjenci gjermane për akreditimin
    dhe licencimin e spitaleve për gjashtë muaj në spitalin e Prizrenit dhe e kemi parë se sa është një
    problem i rëndë, i cili kërkon mund dhe angazhim të madh. Dhe, duhet t’ ju njoftoj, të gjithë juve
    dhe qytetarëve, se shëndetësia kosovare nuk vuan nga profesionalizmi dhe në procesin e
    licencimit dhe akreditimit të spitaleve, problemet kryesore janë në infrastrukturë dhe mungesën e
    protokolleve të trajtimit të pacientëve dhe të protokolleve lidhur me lëvizjen e pacientëve, bartjen
    e pacientëve, diagnostikimin e pacientëve dhe kushteve tjera higjienike-sanitare nëpër spitale, të
    cilat mungojnë.

    Këto janë problemet kryesore të cilat pengojnë licencimin dhe akreditimin e spitaleve. Kërkoj
    falje në qoftë se s’jam dëgjuar.

    Dhe, nuk dua të zgjatem atje thashë , por unë s’dua as të jap këshilla, por e di se është e drejtë
    dhe kushtetuese edhe sipas Rregullores së Kuvendit, që delegatët të kërkojnë debate, të kërkojnë
    interpelancë për probleme të ndryshme, të cilat i preokupojnë qytetarët. Por, nuk është mirë që
    këto debate dhe interpelanca të kërkohen, që në ato debate të përgatiten fjalime të thata, fjalime
    politike, të cilat nuk kanë fare të bëjnë me problemin të cilin e kanë parashtruar. Mendoj, se të
    gjithë sot jemi dëshmitarë këtu, se 90% të diskutuesve nuk i janë përmbajtur rendit të ditës dhe
    nuk i janë përmbajtur çështjes të cilën kanë ngritur dhe, çështja të cilën ata kanë ngritur është
    puna 100-ditëshe e Qeverisë. Dhe, unë po them 90% po 99% të diskutuesve nga opozita nuk i
    janë përmbajtur kësaj dhe kanë diskutuar çështje teorike, të cilat nuk kanë fare të bëjnë me
    debatin.

    Por, thërrasin debate për të përgatitur fjalime politike, të gjata, shterpe, të thata dhe të cilat nuk
    kanë asnjë përmbajtje dhe nuk i duhen aspak qytetarit. Nuk përmirësojnë kurrgjë në jetën e
    qytetarëve, nuk përmirësojnë kurrgjë as në qeverisje. Ju dhe ne, të gjithë, kur të kërkojmë debate

    132
    dhe është detyrë edhe e delegatëve të pozitës, jo të opozitës, që të kërkojnë debate, por në ato
    debate duhet t’i përmbahen rendit të ditës dhe të japin alternativa për problemin, të cilin e kanë
    ngritur e jo vetëm të mbajnë fjalime politike. Faleminderit!

  • Faleminderit, por deputetët diskutojnë atë që mendojnë, sidoqoftë, fjalën e ka zoti
    Mytaher Haskuka.

  • Të nderuar qytetarë,
    Deputetë,
    Kabinet qeveritar dhe Kryesi e Kuvendit,
    Për herë të parë po diskutoj para një numri ministrash, këtu. Pikë së pari, çështja është diskutimi i
    100 apo momentalisht janë 114 ditë pune të qeverisjes.

    Domethënë, programi qeveritar është një pjesë, domethënë një dokument i cili është bërë gjatë
    kësaj periudhe dhe normalisht, që do të diskutojmë këtë. Po ashtu, ne shumica e deputetëve po
    diskutojmë programin qeveritar në mungesë të punës praktike, domethënë në mungesë të punës e
    cila është bërë, normal, po diskutojmë vetëm ato që e kemi parë e i vetmi send që e kemi parë
    deri tash është programi qeverisës, i cili na u dha para dy javësh.

    Tash nëse i kthehemi, domethënë 100-ditëshit, siç thashë, unë do të koncentrohem vetëm në
    çështjen e punësimit dhe mirëqenies sociale.

    Pra, nuk do t’i them kritikat e njëjta për pjesë të ndryshme, por vetëm për aspektin e punësimit
    dhe mirëqenies sociale, të cilën edhe kryeministri e përmendi si prioritet qeveritar në fjalimin e
    tij. Nëse shikojmë këtë pjesë në 113 ditë të kaluara, Qeveria nuk ka bërë asgjë pos fjalimit të
    ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavilecit, i cili tha që për të pasur mirëqenie sociale,
    familjet e varfra nuk duhet të bëjnë fëmijë, e para.

    E dyta, tha që për të luftuar papunësinë duhet të bëhet planifikimi i familjes dhe të kemi më pak
    fëmijë, më pak qytetarë. Dhe, në një anë tjetër, po shohim që numri i qytetarëve po na bie,
    prandaj Qeveria në një farë aspekti po punon në uljen e papunësisë, duke i çuar qytetarët jashtë
    Kosovës. Ky ishte aspekti i asaj çka ka bërë Qeveria në 100 ditët e fundit për punësimin e
    qytetarëve dhe mirëqenien e tyre, ndërsa në aspektin e programit, nëse analizojmë programin për
    këto dy pika, mund të themi që në çdo vend të botës, programi qeverisës përmban premtime
    elektorale të partive qeverisëse. Këtë foli kryeministri herën e kaluar, tha që në çdo vend
    demokratik të botës, Qeveria bën kështu apo ashtu, por në çdo vend demokratik dhe normal të
    botës, programi qeverisës përmban premtimet elektorale të partive qeverisëse, ndërsa tek ne kjo
    nuk ndodh. Domethënë, nuk kemi asgjë nga premtimet elektorale, të cilat këto dy parti kanë
    paraqitur gjatë procesit elektoral.

    Në vende normale programi qeverisës duhet të përmbajë dokument ku qytetarëve të tij i tregon
    se çka do të bëjë Qeveria gjatë mandatit katërvjeçar, me qëllime të qarta, të detajuara me
    indikatorë, pra ku do të jemi pas katër vitesh qeverisjeje.

    Lëre që ne nuk dimë se ku do të jemi pas katër vjetësh në aspektin e qeverisjes, po ne nuk dimë
    se ku gjendemi momentalisht. Nuk kemi asnjë matje fillestare, nuk kemi shifrat e papunësisë,

    133
    nuk kemi shifra të varfërisë, nuk kemi shifra se sa i nevojitet një familjeje për të mbijetuar, e
    kështu me radhë.

    Pastaj, programi qeverisës duhet të përmbajë politika, aktivitete, buxhet të përafërt, në të cilat do
    të arrihen qëllimet e parashtruara. Programi po ashtu, domethënë në pjesën e punësimit dhe në
    pjesën e mirëqenies sociale nuk ka asgjë lidhur me aktivitetet apo politikat, që do të bëjë Qeveria
    për këto dy çështje.

    Nëse marrim pjesën - Fondi për investime dhe punësim, e cila është një faqe e gjysmë, nuk ka
    asnjë qëllim dhe asnjë indikator dhe as matje fillestare e as aktivitete apo politika, se si do të
    bëhet kjo.

    Nëse i kthehemi pjesës së Fondit për investime dhe punësim, nuk tregohen se ku do të bëhen
    investimet, nuk tregohet se ku do të merret fondi, nuk tregohet se sa do të rritet punësimi me këtë
    fond. Unë supozoj se do të jetë diku rreth 160 mijë vende pune, ngase PDK-ja ka premtuar 200
    mijë vende pune, ndërsa LDK-ja 120 mijë, ndërsa mesatarja e tyre duhet të jetë 160 mijë, por,
    kjo është dashur të shënohet në programin qeverisës.

    Po ashtu, këtu kur flasim për fondin, nuk tregohet se fondi nga do të merret ky fond ose sa i varur
    duhet të jetë fondi. Gjatë fushatës zgjedhore PDK-ja pat thënë, se fondi do të jetë diku rreth 2
    miliardë, por nga do të merren këto 2 miliardë, këtë ne vetëm mund ta supozojmë, ngase
    programi i Qeverisë nuk shënon kurrgjë këto dy pika.

    Në aspektin e investimeve, ku do të bëhen këto investime? Unë duke lexuar këtë pjesë të
    programit e pash aty që do të fondi do të përkrahë sektorë strategjikë. Cilat janë këta sektorë
    strategjikë, të cilët Kosova i ka e të cilët do të zhvillojnë punësimin, nuk shënon në program.
    Besoj që as Qeveria nuk din cilat janë sektorët strategjikë.

    Për pjesën për mirëqenie as nuk po flasim. Këtu i kemi tri faqe, të cilat janë më shumë shkrim
    skizofrenik, mund të them, ngase tri faqe e gjysmë është një “copy - paste”, ku thuhet politika
    sociale, mirëqenia sociale dhe solidariteti ndërshoqëror, por brenda asaj nënpika nuk ka kurrgjë
    për këto.

    Në njërin prej nëntitujve shënon se Qeveria do të angazhohet, që asistenca sociale t’i plotësojë
    nevojat elementare. Momentalisht, sipas buxhetit të paraparë për sivjet edhe sipas të gjitha
    gjërave që janë bërë, për një familje asistenca sociale është 65 euro, për një familje 4-anëtarësh.
    Nëse e ndajmë këtë për 30 ditë, kjo do të thotë sigurohet 2 euro për një person, nëse e ndajmë për
    çdo person, atëherë do të thotë 50 centë për ditë për një person. Çfarë dinjiteti ose çfarë nevoje
    elementare mund t’i plotësojë një person me 0,50 centë? Mund të pijë një makiato dhe aq.

    Pra, siç thashë edhe në këtë pjesë nuk ka indikatorë, nuk ka matje fillestare, nuk ka qëllime, nuk
    ka as politika dhe aktivitete se si do të adresohet mirëqenia e qytetarëve në katër vjetët e
    ardhshëm.
    Prandaj, unë duke u bazuar në këtë program qeverisës, po i them Qeverisë që të mundohuni të
    punoni më mirë programin, revidojini ato, nuk është vonë. Shënoni qëllimet që doni t’i arrini për

    134
    katër vjet, shënoni indikatorët, po nën ato shënoni edhe aktivitetet se çka doni të bëni për të
    arritur atë qëllim. Çka duhet bërë për ta rritur punësimin ose për të arritur mirëqenien sociale?

    Si ju thashë, unë nuk kuptova kurrgjë nga ato 3 faqe e gjysmë të mirëqenies sociale apo 1 faqe e
    gjysmë për Fondin për investime dhe punësim.

    Së fundi, programi qeverisës do t’u ndihmojë edhe juve në punën tuaj të përgjithshme. Do të
    thotë do të keni më lehtë të punoni, do të dini se ku jeni, cilat aktivitete i keni bërë dhe cilat
    aktivitete do t’i bëni në të ardhmen. Kjo është mirë edhe për ju, por edhe për qytetarët që nesër a
    pasnesër të mund të kërkojnë llogaridhënie, por edhe për juve për t’i adresuar kritikat dhe nesër a
    pasnesër kur dikush thotë pse nuk e keni bërë këtë, i keni arsyet dhe mund t’i shpalosni se çfarë
    keni paramenduar me ato pika.

    Kjo, normalisht se mund ta revidoni këtë program, nëse me të vërtetë qëllimi juaj është që të
    krijoni vende të reja të punës dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Ju
    falënderoj për konsideratë!

  • Faleminderit! Zoti Kelmendi e ka fjalën.

    G
  • Faleminderit, i nderuar kryesues!
    I nderuar kryeministër, Kabinet qeveritar,
    Kolege deputete dhe kolegë deputetë të nderuar,
    Në këtë debat i cili po vazhdon nga dita e djeshme, përveç se kemi të debatojmë, po debatojmë
    dhe për 100-ditëshin e punës së kryeministrit Mustafa, e kemi edhe fushën tjetër të cilën dje
    kryeministri e paraqiti, edhe programin qeverisës gjatë këtij mandati.

    Por, para se të ndalem, qoftë te puna e kryeministrit gjatë 100-ditëshit apo plan-programit
    qeverisës, unë mendoj që edhe ne si deputetë të Kuvendit të Kosovës apo në përgjithësi si
    Kuvend i Kosovës, duhet të jemi më aktivë dhe në nivel të përgjegjësisë më të madhe, për faktin
    se duhet të kërkojmë më tepër llogari dhe transparencë nga Kabineti qeveritar. Pra, unë i
    propozoj drejtpërdrejt Kryesisë së Kuvendit, që një ditë në javë, qysh se është e caktuar e dita e
    enjte për pika të ndryshme dhe projektligje të ndryshme, të caktohet një ditë në javë, për
    shembull mund të jetë ditë e mërkure që çdo ministër të raportojë para deputetëve për punën në
    kabinetin e tij, kështu që do të ketë mundësinë që një ministër së paku gjatë një sesioni vjeshtor
    të raportojë një herë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

    Në këtë mënyrë, ne do ta mbajmë më aktive edhe Qeverinë edhe do të kërkojmë më shumë
    llogari dhe transparencë se sa të lihet vetëm kur inicion ndonjë grup parlamentar.

    Prandaj, i propozoj drejtpërdrejt Kryesisë së Kuvendit, të caktojë një ditë në javë për raportimin
    e secilit ministër, një herë në javë nga secili, ngase ne e pamë, shpejt na përfshiu plogështia dhe
    dje, ende pa u bërë ora 19, veç përfundoi debati. Pra, unë mendoj që ne si deputetë të Kuvendit të
    Kosovës, pavarësisht të ardhurave të majme që i marrim dhe privilegjeve të ndryshme, nuk po
    jemi në gjendje më shumë se një seancë në javë dhe atë kur bëhet ora 19 po dorëzohemi para
    kohe dhe, duke pasur që puna e deputetëve apo e parlamenteve në rajon është shumë më aktive
    dhe dinë të zgjasin edhe pas orës, pasmesnatës.

    135
    Në anën tjetër, kur jemi te puna e 100-ditëshit të kryeministrit Mustafa dhe plani qeverisës, unë
    mendoj se është një fazë shumë fillestare, shumë e hershme, dhe ndoshta të lëshohemi në kritika
    për faktin se i kemi vetëm 100 ditë të kaluara.

    E para se të kaloj në fazën e kritikave, unë kam propozime apo këshilla konkrete për
    kryeministrin Mustafa, fillimisht duke filluar nga Kabineti i tij, kërkoj që qysh në fillim, pasi që
    është fillim i mandatit të tij, me automatizëm ta ndërpresë emërimin e zëvendësministrave nëpër
    ministri të ndryshme, ngase jam plotësisht koshient dhe i vetëdijshëm se kryeministri Mustafa e
    din një gjë të tillë, se zëvendësministrat pothuaj se nuk kanë fare rol ekzekutiv në proceset
    vendimmarrëse. Pra, ata janë më shumë për plotësimin e apetiteve partiake se sa për fuqi
    vendimmarrëse, dhe një zëvendësministër i kushton buxhetit të Kosovës në muaj, me kabinetin e
    tij, 2 000 deri në 3 000 euro, e që në vit paraqet një shumë deri në 2 milionë euro, prandaj gjatë
    elaborimit të temës më tepër, mund të jap edhe propozime konkrete se ku është më mirë të
    alokohen ato mjete, prandaj kërkoj nga kryeministri që së paku në këtë fillim të mandatit të
    ndalojë emërimin e zëvendësministrave të mëtutjeshëm.

    Sa i përket punës dhe programit qeverisës, unë mendoj se për këtë Qeveri dhe Kabinet qeveritar,
    sfidë kryesore në këtë mandat lufta kundër krimit të organizuar e cila njëherit është edhe kërkesë
    e Bashkimit Evropian, duke i pasur parasysh se në vitet e kaluara, çdo vit me radhë, kemi parë
    nga Raporti i Progresit të Bashkimit Evropian se Kosova, fatkeqësisht ballafaqohet me shkallë të
    lartë të krimit të organizuar dhe korrupsionit në vend, prandaj unë mendoj se kjo mbetet sfida
    kryesore e kësaj Qeverie, përkrah sfidës tjetër që është zhvillimi ekonomik i vendit.

    E shfrytëzoj edhe prezencën e ministrit të Punëve të Brendshme, që ta inkurajojë për punën që e
    ka bërë javën e kaluar me arrestimin e një grupi fajdexhinjsh në komunën e Vushtrrisë, por
    ministri, mendoj edhe pse është fillimi i mandatit të tij, një gjë të tillë e din që fatkeqësisht në
    Kosovë kemi shumë fajdexhinj, jo vetëm në Vushtrri, por në tërë Kosovën. Kemi edhe njerëz të
    përfshirë në grupe të ndryshme kriminale, qoftë në vrasje, qoftë në haraç, rrëmbime dhe të gjitha
    këto të cilat Ministrinë e Brendshme e përballin me një sfidë jo të lehtë, po flas në kuptimin e
    plotë, me një krim mjaft mirë të organizuar në Kosovë dhe ministër i nderuar i Brendshëm, unë
    mendoj se e ke një sfidë mjaft të rëndë përballë të gjithë ministrave tjerë - kolegëve tuaj në
    Kabinetin qeveritar.

    Dhe ajo çka kërkoj nga ti, është se në zonat që veçanërisht janë të ndjeshme dhe të përfshira kohë
    më parë dhe në kohën e tashme nga krimet dhe vrasjet e ndryshme, të rritni potencialet dhe
    kapacitetet njerëzore të policisë dhe të themeloni njësi speciale.

    Ministër i nderuar,
    Është paradoksale ajo çka ndodhur në mandatin e kaluar. Për shembull, rasti konkret në komunën
    e Pejës, është pezulluar Njësia Speciale, kështu që ne e dimë se komuna e Pejës, fatkeqësisht po
    ballafaqohet ende, edhe pse në shkallë më të vogël, me vrasje dhe forma të ndryshme të krimit të
    organizuar, prandaj unë e kam një propozim konkret për ju që ta shqyrtoni këtë çështje dhe
    komuna e Pejës të mos të mbetet pa Njësi Speciale.

    Ne e dimë që Gjakova e ka, kurse Gjakova fatmirësisht, qëndron në shkallën më të mirë në
    raport me komunën e Pejës sa i përket krimit dhe vrasjeve, prandaj mos e injoroni një gjë të tillë.

    136
    Jam i bindur se nuk do ta injoroni, por edhe të keni parasysh këtë propozimin tim, sepse është
    mjaft thelbësor dhe substancial për sigurinë në Kosovë.

    Dhe, propozimi konkret, apo shqetësim kryesor kur jemi te krimi i organizuar, është paradoksale
    se një vend me një numër kaq të vogël të banorëve, në një pozitë strategjike mjaft të mirë, pozitë
    gjeografike siç është Kosova në Evropën Juglindore, në Ballkan, me një popullatë mbi 2 milionë
    banorë ka aq shkallë të lartë të krimit të organizuar, trafikim me qenie njerëzore, prostitucion,
    droga, pastrim parash, dhe dihet se në qendrat kryesore të pastrimit të parasë janë kazinot.

    Në kohën pas lufte, një ndër burimet kryesore ku bëhet shpëlarja e parave janë kazinotë, prandaj
    mos i neglizhoni këto dhe merrni hapa konkretë në mbylljen e tyre dhe luftimin e krimit të
    organizuar.

    Dhe, kur jemi te krimi i organizuar, unë mendoj, edhe pse një pjesë e madhe e ministrave
    mungojnë këtu, në shumë sektorë të tyre është prezent krimi i organizuar. Ministri aktual, për
    momentin nuk është këtu dhe i cili doli, e ndoshta e dëgjon mbrapa atje, ministri i Arsimit dhe i
    gjithë sektori i arsimit fatkeqësisht është i përfshirë nga krimi i organizuar.

    Ka të dhënat të ndryshme se krimi i organizuar ka shkuar aq në shkallë të lartë sa janë dhënë
    diploma pa e pa kandidatët kurrë fakultetin me sy. E keni mega-skandalin në komunën e Pejës ku
    flitet se mbi 500 diploma janë dhënë, ndërsa argument për këtë, se vërtet ka pasur diçka aty,
    është edhe djegia e objektit të Fakultetit të Biznesit në vitin e kaluar. Do të thotë, aty kur është
    djegur ajo godinë, ajo djegie e qëllimshme dhe jep të kuptojë diçka që ka dashur të fshihet pas
    asaj djegie diçka, prandaj prapë po ju referohemi që si Qeveri e Kosovës keni mjaft përgjegjësi,
    keni mjaft sfida përballë krimit të organizuar dhe unë ju inkurajoj në punën e mëtutjeshme.

    Dhe, fakti se shumë ministra po mungojnë, dhe po më hendikepon të flas në mungesë të tyre,
    ndoshta në seancat e ardhshme do ta kam mundësinë ta shfrytëzoj një gjë të tillë, por desha t’i
    kthehem dhe referohem asaj kur në fillim thashë pse është më mirë mos të emërohet një
    zëvendësministër dhe të alokohen mjetet tjetërkund, desha ta ndërlidhi me Ministrinë e Punës,
    sepse ne e dimë që në Kosovë shkelen të drejtat thelbësore të punëtorëve, veçanërisht në sektorin
    privat. Dhe, duke qenë vetë pjesë në mandatin e kaluar, si deputet e anëtar i Komisionit për
    Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, kemi inspektuar punën e Inspektoratit të Punës dhe kur kemi
    kërkuar nga Inspektorati i Punës të ndëshkohen ato ndërmarrje private të cilat shkelin të drejtat e
    punëtorëve konkretisht, nuk respektohet Ligji i punës që është 40 orë në javë dhe punëtorët
    punojnë mbi 40 orë, punojnë edhe vikendeve, dhe nuk paguhen me kontrata dhe përmes
    transaksioneve bankare. Arsyetimi i Inspektoratit ka qenë që nuk kemi kapacitete njerëzore, me
    një fjalë nuk kemi njerëz dhe nuk mundemi për t’i inspektuar të gjitha bizneset në Kosovë.

    Dhe në këtë rast, e kam propozimin konkret, në vend të zëvendësministrave, rriteni kapacitetin e
    inspektorëve të punës, të inspektohet Ligji i punës, mos të shkelen të drejtat e punëtorëve dhe të
    hapen vende e mundësi të reja të punës me afatgjatë dhe të shihet produkti i tyre në mirëqenien
    dhe zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës. Faleminderit, për kureshtjen tuaj!
  • Faleminderit! Zoti Danush Ademi e ka fjalën.

  • Faleminderit, i nderuar kryesues!

    137
    Përshëndetje i nderuar kryeministër, ministra prezentë,
    Kolegë deputetë,
    Nuk desha ta marrë fjalën, sepse shumë është thënë mbi 8 orë debat në lidhje me raportin nga
    Qeveria e Republikës së Kosovës, por shumë pak u diskutua për çështjen e komuniteteve. Mbi
    70 votues, mbi 70 anëtarë këtu të Kuvendit diskutuan, por shumë pak u morën me jetën e
    komuniteteve, e morën edhe me plan-programin e Qeverisë, por edhe debatet e deputetëve, këtu,
    kjo do të thotë se nëse përfaqësuesit e komuniteteve nuk do të jenë këtu prezent, ndoshta një ditë,
    asnjëherë nuk do të diskutohet për jetën e tyre e që janë në Kosovë.

    Unë dua të lidhem pak te migrimi dhe dua ta quaj migrim legal, sepse mbi 8 mijë anëtarë nga
    komuniteti ynë kanë dalë nga Kosova, sepse atë e quaj legal, sepse askush s’i ka ndaluar ata për
    të dalë, por tash na brengos rasti, sepse është duke u bërë kthimi i dhunshëm i tyre nga vendet që
    kanë dalë, pra në vendet e treta, dhe ata qytetarë neve po na mbesin në rrugë.

    Prandaj kërkoj nga ministri Hyseni që së paku të mos merret me kthimin e komuniteteve ashkali,
    rom dhe egjiptian nga këto vende që kanë migruar, sepse një numër i madh i tyre i kanë shitur
    pronat, kanë hyrë borxh, ndoshta, dhe kanë obligime të mëdha dhe ata nëse kthehen në Kosovë,
    do të mbesin në rrugë, mirëpo, unë besoj që me kohë duhet parë gjendjen sociale të tyre.

    Në të njëjtën pikë thuhet sot se lidhur me plan- programin për 100-ditëshin, është diskutuar për
    punësim. Unë kërkoj nga ministritë relevante të cilat do të merren me punësim t’i kanë parasysh
    edhe komunitetet, sepse deri më tani asnjëherë nuk janë marrë punëtorë për punë sezonale nga
    komunitetet dhe asnjë numër nuk e kemi që janë të punësuar edhe më herët. Këtu i kam disa
    shifra, të cilat i kemi dëgjuar nga Ministria për Punë dhe Mirëqenia Sociale se do të punësohen
    disa punëtorë sezonalë, ndoshta edhe në vendet e treta, por unë kërkoj që prej tash të merret
    numri dhe të merren për bazë edhe i komuniteteve të cilat jetojnë në Kosovë, pra komunitetet jo
    serbe.

    Në fillim nga kjo Qeveri apo nga çdo ministri kemi kërkuar me shkrim që së paku nga
    komuniteti ashkali, apo nga komuniteti rom që jemi këtu dy kolegë, së bashku u jemi drejtuar
    ministrive, që së paku nëpër këto ministri të jenë të punësuar nga një nga komuniteti ashkali, po
    edhe nga komuniteti rom. Pra, këta të jenë pjesë e ministrive, këtë kërkesë e kemi bërë të
    qëllimshme, sepse për deri sa nuk i kemi përfaqësuesit tanë nëpër ministri apo nëpër disa
    dikastere tjera të punësimit, shumë pak bëhet përfaqësimi i tyre dhe shumë pak është interesimi
    për të ndihmuar komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe po flas në veçanti për komunitetin ashkali
    dhe për komunitetin rom.

    Desha të ndalem te një pikë tjetër, te asistenca sociale. Ne dy muajt e fundit kemi shumë
    probleme me këta qytetarët që i kemi këtu në Kosovë dhe që e gëzojnë asistencën sociale, por e
    cila iu është ndërprerë shumë qytetarëve pa kurrfarë ligji, duke ditur se edhe Ligji për asistencë
    sociale shumë është i rëndë të cilët nuk munda ta gëzojnë, sepse kriteret janë shumë të rënda, por
    edhe ata që janë duke e gëzuar, një numri të madh të tyre u është ndërprerë dhe me këtë secilës
    familje u janë ndërpre nga 20 euro, apo 30 euro, pa kurrfarë udhëzimi administrativ dhe pa
    kurrfarë vendimi nga qendrat për punë sociale, por edhe nga Ministria. Pra, kemi kontrolluar
    shumë qendra dhe ata nuk kanë asnjë udhëzim administrativ apo vendim për çfarë arsye, edhe ata
    70 euro, të cilën e marrin familjet, u është copëtuar në 30 euro apo 40 euro. Dhe unë mendoj se

    138
    duhet të mendohet të mos plotësohet arka e shtetit me ndërprerjen e asistencës sociale për këto
    kategori që i kemi ne për barrë, këtu si deputetë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës.

    Sa i përket shëndetësisë, kemi dëgjuar shpeshherë se shumë mjete, shumë miliona ndoshta janë
    ndarë në Ministrinë e Shëndetësisë, për trajtime jashtë vendit dhe ne shumë pak kemi njerëz tanë
    që e kanë përfituar ndonjëherë atë drejtë, edhe pse kërkesat tona janë të shumta dhe njerëzit tanë
    nuk po kanë mundësi ta shfrytëzojnë edhe atë buxhet nga Ministria e Shëndetësisë.

    Nëse flasim për Ministrinë e Arsimit, e dimë se nga ky Kuvend më herët është nxjerrë një
    udhëzim administrativ sipas të cilit komunitetet e kanë të drejtë për disa vende të rezervuara që të
    regjistrohen në fakultet dhe në vend të tyre shumica, nga komuniteti shumicë, i kanë shfrytëzuar
    ato vende dhe prapë komunitetet nuk kanë pasur mundësi t’i shfrytëzojnë, dhe sot ndoshta
    figurojnë atje shumë studentë që janë të regjistruar në emër të komuniteteve.

    Unë kërkoj nga kryeministri, së paku të kenë konsideratë ndaj komuniteteve që ne i
    përfaqësojmë këtu që të kenë përfaqësim edhe komunitetet. Është një shkelje duke u bërë për
    shumë vjet, jo vetëm tash, dhe unë e di që Zyra lokale e komuniteteve do të thotë se komunitetet
    janë të punësuar, por është e punësuar popullata shumicë në shumë vende duke e ditur se këto
    zyra lokale të komuniteteve janë hapur me qëllim që pjesëtarët e komuniteteve të jenë edhe shef
    të zyrës apo drejtorë, të tjerë dhe punëtorë.

    Kërkoj pra nga Zyra e kryeministrit, nga Ministria përkatëse që të merret me këtë problem, sepse
    në shumë qytete nuk kanë mundësi për t’u punësuar në ato zyra lokale për t’i mbrojtur interesat e
    komuniteteve.

    Unë falënderoj pra edhe kryeministrin që në kohën e fundit na ka premtuar se do të jenë disa
    zëvendës- ministra nga komunitetet tona dhe unë besoj që këta do të jenë nga këto komunitete,
    pra nga komuniteti ashkali dhe nga komuniteti rom, do të jenë zëvendësministrat. Pra, mbi të
    gjitha kisha kërkuar që së paku atje në rreshtin tuaj ku jeni të gjithë ministrat dhe janë nga të
    gjitha komunitetet, e keni komunitetin serb, keni komunitetin turk, keni komunitetin boshnjak
    dhe, për çfarë arsye, i nderuar kryeministër, nuk patët mundësi që ta zgjidhni edhe një ministër
    nga komuniteti ashkali, nga komuniteti egjiptian apo nga komuniteti rom dhe të jenë në mesin
    tuaj dhe së paku të përzihen ngjyrat aty përpara dhe të shikojmë..., dhe se përfaqësimi të jetë i
    njëjtë, pra sikur edhe të gjitha komunitet të jetë edhe komuniteti ynë. Faleminderit!

  • E fundit është Aida Dërguti.

  • Faleminderit, kryesues!
    Deputetë të Kuvendit,
    Qytetarë të Republikës,
    Pasi që kjo Qeveri u vonua të formohej për gati një muaj me arsyetimin se është duke përpiluar
    një program premtues dhe me harmonizim të plotë me partnerët e koalicionit, plani qeverisës me
    të cilin kryeministri na njoftoj, është një dokument qesharak prej 84 faqeve, me të cilin mendohet
    të qeveriset në katër vitet e ardhshme.


    139
    Kapitulli i dytë që ka të bëjë me sundimin e ligjit i përmbledhur në 4 fletë, më së miri e tregon
    seriozitetin e Qeverisë. Po të lexohet ky program, kuptohet se këta qeveritarë nuk kanë ... as
    vullnet për sundimin e ligjit, e shtet ligjor.

    Në këtë kapitulli, respektivisht pikën 2.4 të dokumentit, ju keni trajtuar integrimin e komunave
    veriore në sistemin e drejtësisë vetëm me një paragraf. Këtë problem kompleks ju e paraqitët kaq
    thjeshtë, ashtu siç edhe e zgjidhët, duke lidhur Marrëveshjen për drejtësinë me Vuçiqin, duke e
    kontestuar sovranitetin e një pjese të territorit, duke thelluar ndarjen dhe duke plotësuar disa nga
    kërkesat që përmbushin parakushtet për themelimin e asociacionit të komunave serbe.

    Nëntitull tjetër i këtij kapitulli është aprovimi i Ligjit për parandalimin e pjesëmarrjes në
    konflikte e jashtme. Ky projektligj është miratuar në Kuvend një ditë para se të na dorëzohej ky
    program qeverisës.

    Për më tepër ky projektligj ka kaluar në lexim të parë qysh në legjislaturën e kaluar, por ka
    ngecur në lexim të dytë për shkak të shpërbërjes së Kuvendit.

    Pra, ky ligj nuk ka qenë risi dhe duket e pakuptimtë futja e tij në këtë program qeverisës.

    Çka ka dashur të thotë Qeveria me këtë, që do ta votojnë një ligj të iniciuar nga qeveria e kaluar.

    Pika 2.2. flet për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Përveç deklarimeve se janë
    kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, nuk ka asgjë konkrete se si duhet luftuar këto
    dukuri, me përjashtim të paragrafit të fundit ku flitet për trajnime dhe ngritje profesionale në
    fushën e prokurimit.

    Dhe pikërisht në këtë pikë, ku do të duhej të përfshihej strategjia legjislative për luftimin e krimit
    të organizuar dhe korrupsionit, nuk ka asgjë tjetër përveç parullave.

    Pse nuk e keni përmendur Ligjin antimafia, që do të mundësonte hetim efikas, konfiskim të
    pasurisë dhe burgosjen e të gjithë politikanëve dhe zyrtarëve të korruptuar, apo do të vazhdohet
    me avazin e vjetër, të flitet për korrupsionin e krimin e organizuar dhe jo për luftimin e tij.

    Nuk është ndryshe as nëntitulli i po këtij kapitulli që ka të bëjë me transparencën në pjesëmarrjen
    e qytetarëve në vendimmarrje. Këtu i keni shkruar 3 paragrafë me fraza boshe.

    Ju assesi nuk keni paraqitur një kornizë organizative se kur dhe si do ta bëni këtë. Madje, në
    njëfarë mënyre, qysh në paragrafin e parë të këtij nëntitulli, ju e bëni të përgjegjshëm qytetarin
    për pjesëmarrjen e tij në vendimmarrje, se sa të merreni me ndërgjegjen e organeve
    vendimmarrëse për të afruar qytetarët në vendimmarrje.

    Më tej, për çfarë sundimi të ligjit dhe shtet ligjor po flasim kur po e cenoni edhe atë pak
    sovranitet shtetëror me anë të tentimit të funksionalizimit të Gjykatës Speciale, të cilës po ashtu
    ia keni kushtuar një paragraf në këtë kapitull.


    140
    Po ashtu në këtë program qeverisës askund nuk përmendet angazhimi i Qeverisë për zbardhjen e
    krimeve të Serbisë, gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe vënia para drejtësisë e atyre që kanë
    kryer krime.

    Prandaj, se sa të interesuar jeni për sundimin e ligjit më së miri tregon ndarja e buxhetit për
    sistemin e drejtësisë e që është më e ulët se 2% e totalit buxhetor.

    Dhe, për fund, në kapitullin e tretë, që flet për agjendën evropiane dhe politikën e jashtme, në
    faqen 43 dhe faqen 52, kemi një paragraf në fund i cili është kopy-paste, po i njëjti. I vetmi
    dallim është që në faqen 43 paragrafi fillon me “ Qeveria e Kosovës”, ndërsa në faqen 52 fillon”
    me - Kosova”

    Ky paragraf flet për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërshtetërore me Serbinë, pa asnjë
    kritikë, pa asnjë vërejtje rreth asaj çka është bërë deri sot dhe më tej thotë se synohet të
    finalizohet me njohjen e ndërsjellë që do të mundësonte ndërtimin e paqes së qëndrueshme në
    mes këtyre dy vendeve dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike dhe të mira fqinjësore në
    frymën evropiane. E për këtë nuk ka garanci, sepse mund të ndodhë që shtetet edhe të kenë
    njohje reciproke, sepse Serbia e njeh Bosnjën, mirëpo e dimë se çfarë janë marrëdhëniet në mes
    këtyre dy shteteve. Faleminderit!

  • Faleminderit! Radha është e Qeverisë. Fjalën e kanë ministrat shkurt për të dhënë
    ekspoze, pastaj kryeministri. Zoti Skender Hyseni e ka fjalën.

  • Faleminderit, zoti kryesues!
    I nderuar deputet Kelmendi,
    Të nderuar zonja dhe zotërinj,
    Pajtohem me pjesën dërrmuese të observimeve tuaja, dola vetëm për të dhënë një shpjegim.

    Në Pejë nuk kemi të bëjmë me shuarjen e Njësitit Special, por kemi të bëjmë me një reformë që
    ka ndodhur në vitin 2013 dhe të gjitha njësitet speciale në kuadër të drejtorive rajonale të policisë
    janë centralizuar në nivel nacional dhe është Njësia Speciale e Republikës së Kosovës.

    Ndërkaq, në njësitë, përkatësisht drejtoratet rajonale të Policisë, tashti i kemi njësite të reagimit
    të shpejtë. Dhe një njësit të tillë e ka edhe Qendra, përkatësisht Drejtoria rajonale në Pejë.
    Faleminderit !

  • Faleminderit! Zoti Rrahmani e keni fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    I nderuar zoti kryeministër,
    Të nderuar ministra,
    Të nderuar deputetë,
    Meqenëse koha është e kufizuar do të mundohem shpejt t’i them dy-tri çështje të cilat besoj se do
    të ilustrojnë gjendjen.

    Shkuarja e punëtorëve shëndetësorë, respektivisht e mjekëve në vendet tjera, është trend edhe në

    141
    shtetet më të zhvilluara. Shtrohet pyetja pse u krijua mundësia e shkuarjes së mjekëve nga
    Kosova në Gjermani, dhe përgjigja është se ata shkojnë në vendet tjera ku kërkojnë jetë më të
    mirë dhe pagë më të madhe.

    Unë them se nuk është shkuarja e mjekëve mospasja e mundësisë së punësimit, sepse këtë kisha
    për ta argumentuar, nuk është vetëm ky shkaku, sepse nga Spitali rajonal i Gjilanit së paku nja 6-
    7 veta janë kanë të punësuar dhe e kanë lëshuar dhe kanë gjetur punësim në Gjermani.
    Domethënë nuk ka qenë kjo.

    E dyta. Kisha t’i them dy argumente tjera, dhe e kisha lutur deputeten Baftiu, nëse brengoset kaq
    shumë për të pa punësuarit, pse nuk po e liron vendin në Spitalin rajonal të Gjilanit, por po i bën
    dy pagesa, sikur që kam bërë unë dhe kanë bërë disa kolegë deputetë, këtu.

    Dhe e dyta, që kisha të them, është ulja e vdekshmërisë që lidhet direkt me kontributin që e ka
    dhënë zonja Baftiu, në punën e saj profesionale bashkë me kolegët e vet në Neunatoligji në
    Gjilan dhe të gjithë neunatologët tjerë në Kosovë.

    Ulja e vdekshmërisë prej rreth 30 promilëve në tash 12 – 13 është ulja e admirueshme edhe nga
    institucionet ndërkombëtare.

    E treta, që kisha për ta cekur, është aty ku zakonisht shëndetësia nuk ka shumë sukses, Shërbimi i
    Onkologjisë. Lista e pritjes për kimioterapi nuk ekziston dhe brenda 3 muajve janë bërë 4.500
    aplikime të kimioterapisë dhe tash për tash 75% e nevojave me citostatikë mbulohen.

    Ndërsa, lista e pritjes për radioterapi është 3 javë, që aktualisht është më e shkurta në rajon. Dhe,
    edhe kjo është një porosi që shëndetësinë duhet ta shohim pak më ndryshe, jo vetëm zi.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Replikë, zonja Baftija.

  • Faleminderit, nënkryetar!
    Unë do t’i përgjigjem ministrit të Shëndetësisë, sa i përket punës time që e bëj në Spitalin
    regjional të Gjilanit, këtë ma lejon ligji dhe unë fillimisht kam investuar në profesionin tim të
    bëhem mjeke. Në politikë jam futur duke e parë qeverisjen tuaj tash e 15 vite, politikat
    shëndetësore të cilat janë në sistemin shëndetësor dhe në tërësi.

    Ndërsa, sa i përket pritjes, unë nuk e ceka këtu pritjen që po bëhet dhe ajo është kah bëhet te
    terapia me cistostatikë. Unë thashë se pritja po bëhet për në diagnostifikim rengelogjik dhe eho-
    sonografikë.

    Kjo është më se e saktë, dhe nëse unë nuk e them të vërtetën ose ju nuk e thoni, janë qytetarët ata
    të cilët e dinë më së miri se sa presin për një ultrazë të zemrës. Një ultrazë i zemrës për fëmijët
    në Klinikën Pediatrie duhet pritur dy-tre muaj, sepse në spitalet private kushton 50 euro, e kjo
    është shumë, shumë e kushtueshme për shumicën e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

  • Faleminderit! Kundër-replikë, ministri!

    142
  • Është e vërtet që ligji ta ka mundësuar, por edhe mua ma ka
    mundësua të jem anëtar i Kuvendit komunal, e kam lënë sikur koleget e tua të spitalit që e kanë
    lëshuar vendin e punës, por ato nuk po brengosen, ti po brengosesh për të papunët.

    Dhe e dyta, është mirë që të marrësh pakon ligjore e cila mbulon apo rregullon sektorin e
    shëndetësisë dhe t’i konsultosh ligjet më mirë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Fjalën e ka zoti Bajrami.

  • Faleminderit, zoti kryesues!
    I nderuar kryeministër,
    Të nderuar ministra,
    Të nderuar deputetë,
    Unë pak me vonesë u lajmërova dhe kërkoj ndjesë, por nuk do të jam i gjatë.

    Dëshiroj t’ju informoj se javën e ardhshme, më 8 prill është Ditë Ndërkombëtare e Romëve.
    Dëshiroj që me 8 prill të dal para opinionit, para mediave të Kosovës dhe të Evropës, me
    statistika të cilat reflektojnë pozitivitetin e komunitetit rom në Kosovë, në Ballkan dhe në
    Evropë.

    Dëshiroj që më 8 prill të kemi mburrje ne qytetarët, gjegjësisht romët e Kosovës në të gjitha
    poret apo dikasteret e Qeverisë së Kosovës. Jo larg, një grup intelektualësh romë vizituam
    Ministrinë e Arsimit, zotin Bajrami dhe mund të them që është shembull i ministrave tjerë se si
    bën një pranim të komuniteteve, i cili na i ofrojë të gjitha mundësitë që edhe komuniteti rom të
    ketë perspektivën e tij, por nuk do të ndalemi këtu. Unë i bëra vizitë edhe ministrit të
    Shëndetësisë, do t’i bëjmë vizitë edhe ministrive tjera të Punëve të Brendshme, të Diasporës, të
    Infrastrukturës ku do t’i kërkojmë të drejtat tona të punësimit, sepse deri më sot 0,01% të
    komunitetit rom janë të punësuar në institucionet vendimmarrëse.

    Kolegu im Ademi tha se në zyrat për komunitete nuk punojnë pjesëtarët e komuniteteve pakicë
    në zyrat lokale. Kjo duhet të evitohet dhe të na jepen mundësi të barabarta të punësimit.

    Unë me këtë, dëshiroj t’ ju them edhe këtë se Dita e 8 prillit do të jetë pasqyrë e gjithë Kosovës
    se sa respektohet komuniteti rom në Kosovë. Me fjalët “ovennista ste” – “bëhuni shëndosh”, ne
    ju përshëndesim, jeni të mirëseardhur në festën e romëve. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Mustafa, e keni fjalën për ekspozenë tuaj. Urdhëroni!

  • Faleminderit, zoti kryesues!
    Të nderuar deputetë,
    Anëtarë të Qeverisë,
    Unë e konsideroj të rëndësishëm këtë debat, i cili është zhvilluar lidhur me programin qeveritar
    dhe me punën 100-ditëshe.

    Natyrisht që të gjithë ne që kemi punuar në përgatitjen e këtij programi, jemi munduar që
    programi të jetë një dokument që mund të implementohet, nuk është program i cili është punuar

    143
    në prag të themelimit të Qeverisë, është një program të cilin ne si subjekte politike, unë flas tash
    për pjesën e LDK-së, që e kemi punuar së paku 2 vjet, kanë punuar ekspertët e ndryshëm nga të
    gjitha fushat, kanë punuar bashkë po mendoj edhe në Partinë Demokratike. I kemi ulë ekspertët e
    dy fushave, e kanë bashkërenditur programin, janë pajtuar që në disa objektiva në të cilat kemi
    pasur dallime t’i bëjnë objektiva të përbashkëta.

    E kemi shpërndarë programin në të gjitha ministritë dhe agjencitë, i kemi marrë inputet nga të
    gjitha ministritë në mënyrë që programi të jetë i implementueshëm, është bërë pastaj amza e
    realizimit të çdo objektivi nëpër ministri, për të gjitha fushat që i ka programi, dhe të gjitha ne i
    kemi dhe mënyra se si do të implemetohet programi. Unë mendoj se programi është i
    realizueshëm dhe se programi i përgjigjet nevojave aktuale të Republikës së Kosovës.

    Nuk them se është një program ideal, sepse idealen nuk mund ta arrijmë tani, por është një
    program i cili mund të bëjë ndryshime dhe unë vlerësoj se në Qeverinë e Republikës së Kosovës,
    në këtë koalicion të të gjithëve, ka vullnet që të bëhen ndryshime.

    Unë vlerësoj se kjo Qeveri e ka misionin e vet që duhet ta realizojë , e ka vizionin e vet që duhet
    ta arrijë dhe i ka objektivat e veta të cilat i ka qarta se si do t’i arrijë.

    Unë mendoj se misioni ynë themelor i kësaj Qeverie është që ne t’i kthehemi problemeve të
    brendshme të vendit, t’iu kthehemi problemeve të zhvillimit ekonomik, problemeve të punësimit,
    të krijimit të vendeve të punës dhe të luftimit të korrupsionit, por jo të luftimit të korrupsionit
    përmes deklaratave, por përmes politikave aktive ekonomike, në mënyrë që të lemë hapësirë sa
    më të vogël për korrupsion dhe në mënyrë që pastaj prokuroria, gjyqësia dhe organet e tjera ta
    bëjnë punën e vet që duhet ta bëjnë dhe ne të mos përzihemi atje. Dhe mendoj se ne do të
    angazhohemi në këtë pjesë të zhvillimit ekonomik, do të merremi me problemet e brendshme
    dhe ky është misioni që ne duhet ta arrijmë tash dhe ky është ndryshimi ynë që ne mendojmë ta
    bëjmë në këtë Qeveri.

    E dyta është që ne t’i bëjmë të gjitha përpjekjet dhe ta arrijmë që ta ushtrojmë sovranitetin në tërë
    territorin e Republikës së Kosovës, edhe në komunat në veri të Kosovës, në të gjitha fushat.

    Është e saktë deklarata që e kam dhënë lidhur me FSK-në dhe lidhur me Forcat e Armatosura,
    por, ky nuk është qëndrim i imi.

    Ne kemi pasur përkrahjen e NATO-s, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe anëtarëve të
    NATO-s në çlirimin e Republikës së Kosovës dhe në themelimin e shtetit tonë dhe ne dëshirojmë
    ta zhvillojmë një partneritet me NATO-n, me anëtarët e NATO-s dhe me Shtetet e Bashkuara të
    Amerikës.

    Ne, këtë partneritet do ta ndërtojmë edhe në ndërtimin e Ushtrisë së Kosovës, në Forcat e
    Armatosura të Kosovës, ne, Forca të Armatosura të Kosovës jashtë këtij partneriteti nuk shohim.
    Ne e kemi KFOR-in këtu, i cili ka mision paqësor, ne e kemi një pajtueshmëri që unë e kam
    trashëguar, që themelimi i Ushtrisë së Kosovës të bëhet në bashkëpunim me NATO-n, dhe në
    bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me aleatët tanë strategjik, dhe unë si
    kryeministër e vlerësoj si rrugë të cilën ne duhet të vazhdojmë, dhe këtë rrugë do ta vazhdojmë.

    144
    Kjo, assesi nuk nënkupton që një ditë Forcat e Armatosura të Kosovës, të mos dalin në tërë
    territorin e Republikës së Kosovës, por nënkupton që ne zhvillimin e këtyre forcave do ta bëjmë
    në bashkëveprim dhe në bashkëpunim me NATO-n, dhe me partnerët tanë strategjik, por assesi
    nuk nënkupton që tash ne po heqim dorë nga sovraniteti jonë, por nënkupton që ne këtë pjesë të
    përgjegjësisë tonë do ta zhvillojmë me partnerët tanë strategjik, veçmas me NATO-n.

    E dyta. Sa i përket Programit Qeverisës dhe punës, unë kam pritur të themi një qasje më
    pragmatike dhe më reale të të gjithëve, veçmas të opozitës, sepse në asnjë punë dhe në asnjë
    fushë nuk mund të shohim vetëm zi.

    Unë kam parë që më është thirrur emri prej disa deputetëve nga 20 deri 30 herë, ajo mandej ka
    kaluar thuajse në ritual fetar ose në ritual të sektit, por po i lëmë ato gjëra, unë e konsideroj veten
    kryeministër të këtij vendi dhe e konsideroj veten përgjegjës para këtij Kuvendi, e konsideroj
    veten si njeri i cili duhet të krijoj bashkëpunim dhe bashkëveprim së bashku me ju dhe mos t'i
    ndaj njerëzit a janë të pozitës a të opozitës, sepse sukseset tona kanë me qenë suksese tona të
    përbashkëta, humbjet humbje të përbashkëta dhe ne pastaj kemi për të dhënë llogari para
    votuesve tanë dhe para qytetarëve të Republikës së Kosovës. Dhe, unë nuk konsideroj se e gjithë
    ajo që është në Program Qeverisës dhe e gjitha ajo punë që është bërë për 100 ditë është më e
    mira dhe është më idealja, por konsideroj se Programi Qeverisës ka punë, ka fusha shumë të
    mira, ka komponentë shumë të mira dhe ato mund t'i realizojmë së bashku, duhet të gjejmë gjuhë
    të përbashkët që të punojmë bashkë, sepse është në interesin e Republikës së Kosovës që ne këto
    punë t'i bëjmë bashkë.

    Unë i pranoj dallimet që i kemi, që kanë të bëjnë me konceptin programor dhe me konceptin
    politik, jemi parti të ndryshme dhe kemi dallime. Kemi dallime edhe brenda koalicionit që janë
    shumë të natyrshme, por programi ynë qeverisës bazohet në orientimin kah ekonomia e tregut,
    më saktësisht kah ekonomia sociale e tregut, që është koncept i partive të qendrës së djathtë, që
    nënkupton se ne i respektojmë të gjitha rregullat e ekonomisë së tregut, por e respektojmë po
    ashtu edhe komponenten sociale të ekonomisë së tregut dhe nuk konsiderojmë se në këtë
    ekonomi të tregut janë vetëm ata të cilët prodhojnë dhe vetëm ata që blejnë, ose vetëm ata që
    shesin dhe blejnë, por konsiderojmë se pjesë e kësaj ekonomie janë edhe ata që nuk mund të
    punojnë, janë të papunët, janë pensionistët, janë të paaftit për punë, për të cilët ne duhet pasur
    kujdes dhe duhet të krijojmë politika aktive sociale si pjesë të ekonomisë së tregut dhe këtë jemi
    munduar ta përvijojmë në të gjitha pjesët e programit tonë qeverisës. Unë pajtohem me këtë që
    zoti Kurti e tha këtu, se ajo është thënë vetëm njëherë në fillim dhe nuk është thënë në pjesët
    tjera, mirëpo natyra e programit që ne në orientimin tonë e kemi për ekonominë sociale të tregut
    si koncept i partive të qendrës së djathtë.

    Unë shoh dallime këtu sepse ne shohim tash orientimin që promotor i zhvillimit ekonomik të
    jenë biznesi privat dhe jo sektori publik, por po ashtu të pajtohemi që privatizimi i kompanive
    publike të mos bëhet shkel e shko, por për këtë privatizim ne të gjejmë një gjuhë të përbashkët, ta
    bëjmë një analizë të përfitimit dhe të kostos, të kos-benefitit të asaj se a kemi më shumë llogari
    që ta mbajmë një kompani publike në pikëpamje të efiçiencës ekonomike, në pikëpamje të
    qeverisjes koorporative edhe në pikëpamje të ekonomisë së shkallës, që nënkupton koston ose
    çmimin që do ta paguajnë konsumatorët për shërbimin e një kompanie publike, a ofron PTK-ja si

    145
    kompani publike çmime më të ulëta për konsumatorët dhe shërbime më të mira për konsumatorët
    si kompani publike apo si kompani e privatizuar.

    Në qoftë se këtu ne gjejmë llogari të përbashkëta, atëherë s'kemi asnjë arsye që të mos kemi edhe
    qëndrim të përbashkët së i përket kësaj.

    Sa i përket “Trepçës”, unë vlerësoj se ne kemi bërë një punë të mirë për “Trepçën” për arsye se e
    kemi penguar që “Trepça” të shkojë në falimentim. Ka qenë rrezik të shkojë. Tash për “Trepçën”
    ne duhet të mendojmë mbi baza ekonomike në këtë fazë dhe jo mbi baza pronësore. Asnjëri këtu
    nuk ka argumente të thotë se më mirë “Trepça” të jetë kompani publike ose dikush tjetër thotë
    më mirë është që “Trepça” të jetë në komponentin dhe në autoritetin e AKP-së, dhe që të
    vazhdojë të jetë kompani shoqërore ose që nesër të bëhet partneritet publiko-privat.

    Por, të gjithë ne mendojmë që “Trepçën” duhet ta shohim në aspektin ekonomik, të shohim se a
    përfiton më shumë Kosova që “Trepça” të jetë kompani publike, a përfiton më shumë Kosova që
    “Trepça” të jetë në partneritet publiko-privat, apo në çfarë forme ne përfitojmë më shumë dhe
    përgjigjen në këto e jep Strategjia dhe e jep një studim i cili do të bëhet për “Trepçën”, i cili nuk
    guxon që të vonohet. Unë pajtohem me të gjithë ata që kërkojnë që ne duhet ta afatizojmë, edhe
    do ta afatizojmë, do t’i japim afatet AKP-së tashti themelohet, dhe që strategjia të bëhet, dhe që
    në bazë të strategjisë pastaj ne të vendosim.

    Pasuritë tona natyrore nuk na i merr askush, sepse ato janë pronë e shtetit të Kosovës. Ato që
    janë mbi tokë, makineria, pajisjet, ndërtesat, e kanë statusin tash të kompanive shoqërore,
    përkatësisht statusin shoqëror, dhe unë jam për atë që ne t’ia lëmë çështjen strategjisë dhe do të
    bëhet ligji. Ne obligohemi që ta biem Ligjin e veçantë për “Trepçën”, dhe me këtë ligj pastaj ne e
    rregullojmë statusin pronësor dhe ekonomik të “Trepçës”.

    Unë kam pritur që në këtë debat ne do të kemi edhe alternativa, sepse në qoftë se deputetët thonë
    se diçka nuk vlen nga programi, atëherë është e arsyeshme të thonë se çka është ajo që vlen. Si
    duhet një masë ose një objektiv që e kemi paraparë ne me program, ta zëvendësojmë me një
    objektiv tjetër i cili është më dobiprurës, më i realizueshëm, dhe që i jep Kosovës më shumë
    efekte se sa që i jep tash.

    Ne dëgjuam kritika pse ne jemi bërë bashkë për të themeluar një Qeveri, dhe kryesisht pikënisja
    ishte aty.

    Tash unë pajtohem me ju, se edhe unë kisha dashur dhe për mua zgjidhja ideale kishte me qenë
    që LDK-ja për t’i fituar mbi 50 për qind të votave, dhe që LDK-ja ta bëjë Qeverinë, por, nuk i
    kemi fituar. Asnjë parti nuk i ka fituar në këtë vend tonin, e cila mund vetë ta themelojë
    Qeverinë. Dhe secili jemi të detyruar të bashkëpunojmë njëri me tjetrin dhe të gjejmë gjuhë të
    përbashkët njëri me tjetrin. Edhe tjerët nuk ishin pajtuar me mua, por kishin thënë “ne është
    dashur të dalim të parët”. Dhe kjo na ka pru këtu, do të thotë është një zgjidhje përfundimtare në
    të cilën ne kemi ecur, jemi munduar të gjejmë zgjidhje dhe kemi ardhur këtu, dhe tash këtë
    zgjidhje ne duhet për ta përdorur. Qeveria tash duhet të punoj tash për realizimin e synimeve që
    kanë qytetarët tanë, dhe unë ju garantoj pa marrë parasysh vlerësimet që jepen, sepse unë s’kam
    pritur që dikush të thotë që për 100 ditë ne e kemi shpëtuar Kosovën. Për 100 ditë, as nuk

    146
    mundemi për ta shpëtuar, e as nuk mundemi për ta fundosur. 100 ditë janë që ne për t’ i parë
    letrat aty. 100 ditë janë që ne ta konsolidojmë buxhetin dhe... çështjet të cilat mundësojnë që ky
    shtet të funksionojë. 100 ditë është për t’ i pru disa vendime emergjente, në mënyrë që të bëjmë
    një kthesë dhe të orientohet zhvillimi se për 100 ditë as s’mundemi të themi që ne bëmë punë të
    mëdha, dhe të gjithë ata që thonë që për 100 ditë kanë qeveris mirë apo kanë bërë punë të
    qeverisjes së mirë, unë s’e them këtë, unë them se për 100 ditë jemi munduar të bëjmë, në kemi
    stabilizuar ecuritë në disa fusha, mirëpo neve na nevojitet të punojmë shumë, për t’i bërë
    ndryshimet të cilat i presin qytetarët tanë.

    Por, po ashtu jam i gëzuar as askush nga ju nuk mundi të thotë që kjo Qeveri është e korruptuar,
    kjo Qeveri ka skandale, ose që kjo Qeveri ka bërë shkelje të ligjit. Aty po mundohem për t’ u
    ndalur, të mos lejojmë , dhe do të mundohemi që mos të kemi raste korruptive, sepse nuk është
    pastaj punë e Qeverisë, është punë e jona, e Kosovës në përgjithësi, për arsye se po synojmë të
    integrohemi në Bashkimin Evropian, të bëjmë liberalizimin e vizave, dhe të ofrohemi nga
    Bashkimi Evropian, dhe maksimalisht do të mundohemi që këto çështje t’i respektojmë.

    Unë vetë thashë në fjalën e djeshme, që unë vetë kam vërejtje, që disa shërbyes civilë akoma
    vazhdojnë të punojnë në disa ministri tona, ndaj të cilëve janë ngritur procese penale. Ata
    s’mund të punojnë dhe duhet nxjerr masa që mos të punojnë. Edhe në agjenci kemi të tillë. Dhe
    këtë gjë ne do ta bëjmë. Do të thotë nuk do të lejojmë që të kemi raste të tilla, dhe që po ashtu do
    të mundohemi që të jemi transparentë sa të mundemi.

    Ne në Qeveri, me program qeveritar, edhe me zotime qeveritare, prej që e kemi themeluar
    Qeverinë, nuk kemi thënë që do t’i punësojmë as 200 mijë as 250 mijë, as 240 mijë, e as se do ta
    kemi buxhetin 2 miliardë e 500 milionë. E kemi trashëguar atë buxhet që e kemi trashëguar, por
    kemi thënë se do t’i krijojmë të gjitha kushtet ekonomike, do t’i marrim masat sistemore, të cilat
    e nxisin sektorin privat, dhe të cilat mundësojnë që ne atë objektiv që e kemi thënë gjatë
    fushatës, ta realizojmë përmes një programi qeverisës të cilin ne e kemi premtuar, për arsye se
    nuk mundemi që në mënyrë arbitrare t’iu themi tash bizneseve private që ti tash ke për t’ i
    punësuar 50, ti 1.000, ti 1.500, dhe krejt këta do të bëjnë, ose s’mundemi ne tash të mbledhim
    numrat e të punësuarve nëpër firma, sepse së pari duhet të themelohen firmat. Atë që duhet ne ta
    bëjmë fillimisht është që të tërheqim investime nga jashtë.

    Ne po punojmë në një Ligj për investime strategjike të cilin do ta sjellim në Kuvend do ta
    diskutojmë me ju bashkë, i cili do t’i mundësojë Qeverisë, që në qoftë se neve na paraqitet
    ndonjë partner, ndonjë investitorë strategjik nga jashtë për të investuar në Kosovë, pajtohemi dhe
    themi se ne do ta pranojmë këtë investim, do ta marrim një pronë nga AKP-ja, do t’ia japim këtij
    investitori dhe do të punësojmë 500, 1000 a 1500, sepse kështu nuk shkon. Nuk janë investitorët
    e jashtëm ata që po qëndrojnë në rend për të investuar në Kosovë, asnjëri nuk është. Por ne tash
    duhet që t’ua krijojmë kushtet atyre, që ata të vijnë në Kosovë dhe të investojnë, edhe këtë ne do
    të mundohemi ta bëjmë.

    Pa tërheqjen e investimeve të jashtme, me kapitalin financiar që ne kemi në banka komerciale,
    me kushtet e kreditimit nga bankat komerciale, me përkrahjen që kemi pasur deri më tash nga
    Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, nga Banka Botërore, nga Fondi Monetar
    Ndërkombëtar, nga Banka Evropiane për Investime, ne nuk mund të zhvillohemi, sepse nuk ka

    147
    kredi që janë të përshtatshme për sektorin e prodhimit. Dhe ne duhet t’i sigurojmë këto kredi, për
    arsye se ne pa e nxitur sektorin e prodhimit, nuk mundemi vetëm me shërbime dhe tregti për ta
    zhvilluar Kosovën. Ne tash duhet t’i bëjmë këto ndryshime, dhe unë ju premtoj që do të punojmë
    maksimalisht që t’i bëjmë këto ndryshime.

    Tash unë vlerësoj se ne mund të gjejmë gjuhë të përbashkët dhe mund të gjejmë interesin e
    përbashkët tek ky program, sepse nuk është interes i një ane që të bëhen kursime, të mos
    shpenzojmë për nevoja që ne tash nuk kemi mundësi t’i përballojmë në këtë fazë të buxhetit dhe
    në këtë fazë të zhvillimit.

    Nuk është interes i përbashkët që ne të luftojmë që aty ku është kapur shteti për ta shkapur
    shtetin, sepse duhet ta bëjmë këtë. Duhet ta bëjmë që të gjitha institucionet e Republikës së
    Kosovës të punojnë në mënyrë të pavarur dhe që të gjitha të japin përgjegjësi para ligjit dhe para
    Kushtetutës.

    Nuk është në interesin tonë që mos ta përkrahim faljen e borxheve, për të cilën ne jemi orientuar,
    nuk jemi orientuar që t’i falet një grupacioni, por që të pastrohen llogaritë, për t’i liruar njerëzit
    nga kompleksi se ata kanë borxh dhe nuk munden kurrë që ta paguajnë këtë borxh, dhe të
    krijohet një situatë e tillë kur njerëzit fillojnë në mënyrë normale t’i përballojnë borxhet e reja
    dhe detyrimet e reja ndaj shtetit.

    Nuk është Fondi për Zhvillim, ose për Punësim, ose Fondi për garantim të kredive, një fond i cili
    nuk meriton përkrahjen e të gjithë neve, sepse është fond i cili orientohet për zhvillimin e vendit.

    Nuk është disiplina financiare, që ne po bëjmë përpjekje maksimale, edhe ministri i Financave, ta
    vejmë një çështje në të cilën ne nuk mundemi të gjejmë interes të përbashkët dhe që nuk duhet ta
    përkrahim në Kosovë.

    Nuk është ulja e evazionit fiskal ajo që ne nuk duhet ta bëjmë bashkërisht. Duhet të niset nga
    kufiri brenda, dhe të bëhet maksimumi që të gjithë të paguajnë tatimet, të bëhet një shtrirje më e
    thjeshtë dhe më e gjerë e bazës tatimore, të krijohet kultura e pagimit të tatimit, dhe të ulet ky
    evazion fiskal.

    Nuk është tërheqja e investimeve të huaja direkte ajo që neve nuk na lidh, ose investimeve
    strategjike që nuk na lidh. Dhe unë mendoj se këto investime strategjike duhet t’i zhvillojmë në
    tri fusha të caktuara: në energjetikë, sepse nuk kemi energji elektrike për investitorët që vijnë në
    Kosovë. S’ka. Ne me këtë kapacitet të energjisë nuk mund të presim që dikush të vijë dhe të
    investojë në Kosovë.

    Duhet të kërkojmë investime strategjike në miniera, veçmas në “Trepçë”, në aktivizimin e tyre
    dhe në përdorimin ekonomik të tyre, jo vetëm të konsiderojmë se jemi të pasur se kemi xehe, por
    të konsiderojmë se jemi të pasur se mund t’i finalizojmë këto xehe në produkte finale, dhe mund
    t’i eksportojmë dhe mund ta ndryshojmë bilancin tregtar me jashtë, dhe ta rrisim GDP-në në bazë
    të eksportit tonë, e jo ta ulim në bazë të importit që ne e bëjmë.


    148
    Dhe, si investim strategjik tani për tani është investimi në kanalet e ujitjes, sepse kemi tokë
    bujqësore të cilën ne e shfrytëzojmë në mënyrë ekstensive, dhe duhet ta shfrytëzojmë në mënyrë
    intensive, me më shumë kultura, dhe me më shumë përfitueshmëri, edhe të jemi konkurrent, në
    mënyrë që mos të importojmë, por t’i plotësojmë nevojat.

    A mundemi ne të eksportojmë apo jo produkte bujqësore, qofshin primare, qofshin ato të
    përpunuara, është punë tjetër.

    Dhe po ashtu është një fushë strategjike investimi në arsim dhe në shëndetësi, sepse të dy këto
    fusha produktive, njëra siguron që të kemi popullatë të shëndoshë, produktive, tjetra siguron që
    të kemi popullatë të dijshme edhe e cila është në gjendje që t’i aplikojë teknologjitë e reja dhe që
    të mos kemi investime suplementare apo investime shtesë, në kuadrin që e mësojmë, e që duhet
    ta rimesojmë nëpër shkollat tona.

    Unë bëj apel te ju që ne të gjejmë një përkrahje të përbashkët, për arsye se ky nuk është program
    që i shërben një subjekti ose një koalicioni, ose një partie politike, është program që ne
    dëshirojmë t’u shërbejë qytetarëve të Kosovës, dhe puna që ne po e bëjmë, është punë e orientuar
    në atë drejtim.

    Unë ju falënderoj për gjithë debatin që e keni bërë, pa marrë parasysh pozicionet dhe
    pozicionimet, por vlerësoj se neve debati na shërben dhe se bashkërisht duhet të punojmë.
    Faleminderit!

    (Duartrokitje)

  • Faleminderit, zoti kryeministër! Tani radha është e zotit Konjufca lidhur me
    propozimin që e ka për rekomandimet dhe debatin e sotëm.

  • Për nevoja të këtij debati, grupet, subjektet politike opozitare e kanë
    përgatitur një mori rekomandimesh, të cilat nëse i referohen zotimeve të kryeministrit që i bëri
    këtu në foltore, atëherë mendoj se do ta marrin edhe votën pozitive nga ana e deputetëve të
    mazhorancës.

    Pse po e them këtë, do ta marrin votën nëse i referohemi fjalimit të kryeministrit? Sepse,
    rekomandimi i parë ka të bëjë me përgjegjësinë dhe kryeministri thirri në përgjegjësinë më të
    madhe të deputetëve, të mazhorancës, dhe jo vetëm të mazhorancës, por edhe të ministrave këtu
    të cilët duhet t’i përgjigjen, të japin llogari përpara Kuvendit, të jenë të përgjegjshëm në dëgjimet
    publike që ua bëjnë komisionet dhe të gjitha pyetjet parlamentare, debatet parlamentare që
    zhvillohen në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe rekomandimi i parë ka të bëjë me këtë
    kategori. Pra, me kategorinë e përgjegjësisë së ministrave të këtij Kabineti qeveritar përpara
    Kuvendit.

    Mendoj se do ta marrë votën pozitive edhe rekomandimi i dytë, sepse, rekomandimi i dytë
    thërret për transparencë.


    149
    Çfarë lloj transparence? Transparencë që çdo marrëveshje paraprake që është e nivelit
    ndërkombëtar apo që Qeveria e kategorizon si marrëveshje ndërkombëtare, të mos ndodhë më që
    në këtë Kuvend të na vjen sikur Marrëveshja e drejtësisë.

    Çka po dua të them me këtë?
    Që Kuvendi të jetë krejtësisht jashtë procesit, prej fillimit deri në fund, që këtë ta dijë se çka po
    ndodh vetëm Qeveria;

    Të shkojë atje ta konkludojë një marrëveshje të cilën e ka filluar Qeveria e mëhershme;

    Kuvendi të jetë i përjashtuar nga ky proces përgjatë gjithë kohës dhe ne si deputetë vetëm kur e
    çelim atë kutinë që e kemi në hollë atje, kutinë e deputetëve për materiale tona, ta gjejmë një
    marrëveshje të cilën e ka konkluduar kryeministri me një shtet tjetër, i cili nuk na njeh dhe thotë
    – deputetë të Kuvendit të Kosovës, kjo është marrëveshja, ja urdhëroni.

    Kështu nuk kemi qejf më të na ndodh. Dhe kjo është kërkesë plotësisht e arsyeshme. Kjo ka të
    bëjë...

    (Ndërhyrje)

    Jo, rekomandimet i kam lexuar, unë po i shpjegoj rekomandimet.

    Tash po të çuditshëm jeni edhe ju. Domethënë, në këtë kohën e fundit, që më takon me
    Kushtetutë dhe me Rregullore të Kuvendit, po mundoheni të ma merrni. Zoti Mustafa, e keni
    njëfarë kulture elementare dhe nuk po mund të flas prej juve. A po më kupton? Nuk është kjo fer,
    dhe i thoni vetes profesor! Turp duhet t’ ju vjen.

    Rekomandimi i tretë, ka të bëjë me ato që po ndodhin në fushën e drejtësisë. Do të ishte mirë që
    në njërën prej seancave të ardhshme, ministri i Drejtësisë t’i sqarojë të gjitha këto çështje që
    ngritën në rekomandimin e tretë.

    Rekomandimi i katërt ka lidhje me kontrollin mbi Doganat dhe evazionin fiskal. Për këtë na u
    tha që është i përkushtuar edhe kryeministri, që të mos na ndodhin më gjëra të tilla, siç po i
    shohim disa kompani me evazionin e tmerrshëm fiskal duke e dëmtuar buxhetin e Republikës së
    Kosovës dhe rekomandimi i katërt flet për një kontroll më të shtuar në Doganat e Kosovës.

    Rekomandimi i pestë - Të fillojnë së zbatuari disa taksa doganore për prodhime të cilat i
    subvencionojnë shtetet tjera, që kur të vijnë këtu në Kosovë, të mos i mbysin prodhimet tona
    vendore, por ato të jenë të konkurrueshme. Dhe kërkojmë zbatimin e masave të tilla.
    Edhe Qeveria po më duket që është e përcaktuar për këtë drejtim, kështu po na thonë me
    deklarata dhe me fjalë. Këtë mund ta vërtetoni edhe me votën tuaj si deputetë të mazhorancës.

    Rekomandimi i gjashtë është po ashtu për transparencë, të publikohet kontrata për autostradën
    Prishtinë-Hani i Elezit.


    150
    Rekomandimi i shtatë- të jetë se sa i përket premtimeve dhe zotimeve të Qeverisë për
    “Trepçën”. “Trepça” të përfundojë statusi i saj, ashtu sikur që u keni premtuar minatorëve dhe të
    gjithë qytetarëve të Kosovës.

    Rekomandimi i tetë ka të bëjë me bërjen transparente të gjitha procedurat të tenderimit sa i
    përket Termocentralit “Kosova e Re”.

    Rekomandimi i nëntë ka të bëjë me rritjen e buxhetit në sektorin e furnizimit me ujë. Këtu po
    besoj se pajtohemi të gjithë, se ka nevojë.

    Rekomandimi i dhjetë - Që ta bëni më konkrete këtë strategjinë e punësimit, me një dokument të
    veçantë, dhe

    Rekomandimi i njëmbëdhjetë - të bëhet publike ky vendimi për shkarkimin e Jablanoviqit.

    Këtu mendoj se mund të ketë zhvillime më pozitive, kështu që duke iu referuar edhe fjalimit të
    kryeministrit, mendoj se të gjitha zotimet e tij ishin në përputhje me këto rekomandime.

    Dhe, tash për ta vërtetuar këtë gjë, a ishte kjo vetëm retorikë apo ishte e vërtetë, ju këtë e
    vërtetoni me votën tuaj. Faleminderit!

  • Faleminderit! Të nderuar kolegë, do të lus regjinë t’i bjerë ziles për t’u futur
    deputetët në sallë, ata që donë të votojnë, e nuk janë në sallë.

    Në sallë janë 67 deputetë. Vazhdojmë me votimin e propozim- rekomandimeve lidhur me punën
    100-ditëshe të kryeministrit Isa Mustafa dhe programin qeverisës të propozuara nga deputeti
    Glauk Konjufca.

    Lus regjinë dhe ju të nderuar deputetë, që të përgatitemi për votim dhe votojmë tani.

    Atëherë, konstatoj se 20 vota janë për, 6 abstenime dhe 38 vota kundër, Kuvendi nuk i miratoi
    rekomandimet lidhur me punën 100-ditëshe të kryeministrit Isa Mustafa dhe programin qeverisës
    të propozuara nga deputeti Glauk Konjufca.

    Tani është bërë vonë dhe a të vazhdojmë në orën 16. Zoti Grabovci e ka fjalën, nëse doni ta
    shtyjmë për një ditë tjetër...

  • Faleminderit, kryesues!
    Ne kishim vërtet një debat të gjatë dhe kemi konsideratë se kolegët e opozitës janë të lodhur dhe
    kisha propozuar që pjesa tjetër të mbetet për seancën e ardhshme, pra të shtyhet seanca për ditën
    e marte dhe të vazhdojmë me pjesën tjetër, sepse vërtet jemi të lodhur dhe duhet të shkojmë në
    drekë. Prapë po e them Glauk, ne kemi konsideratë që keni nevojë të pushoni, sepse i keni
    dëgjuar duhet përpunuar mirë këto informacionet që i keni marrë, shumë të qarta, shumë të
    thukëta prej Qeverisë për perspektivën vërtet evropiane të Kosovës. Faleminderit!

  • Zoti Beqiri e ka fjalën.

    151

  • Po, edhe ne jemi që seanca të jetë të martën meqë ka disa pika, të hënën është
    festë dhe jemi për atë që kjo seancë të shtyhet dhe të vazhdohet javën tjetër.

  • Faleminderit! Zoti Konjufca e ka fjalën.

  • Po Ademi, në emër të mazhorancës dhe në emër të Qeverisë tha ne jemi
    të lodhur. Nuk kam çka t’i shtoj asaj thënie gjeniale të tij, e që e përshkruan këtë Qeveri më së
    miri. Dhe unë mendoj që ne jemi për të vazhduar. Pra, si opozitë ne jemi për të vazhduar, ne nuk
    jemi lodhur fare. Secili e thotë atë mendimin e vet, por mos na projektoni lodhjen këtu, sepse
    tash ky brenda tri fjalive tri kundërthënie i bën. Së pari, opozita është e lodhur, pastaj tha ne jemi
    të lodhur. Nuk po e di që është në opozitë ky. Dhe pastaj që opozita po kërkon për të pushuar.
    Unë po flas në emër të grupeve opozitare, ne jemi për të vazhduar.

  • Faleminderit! Zonja Haxhiu!

  • Faleminderit, nënkryetar!
    Gjithashtu edhe Grupi Parlamentar i Aleancës, janë shumë të pushueshëm dhe janë për të punuar.
    Po shihet kush është i lodhur dhe jo vetëm që ishin të lodhur se vërtet janë lodhur me një
    program të cilin e panë edhe vetë më në fund që s’pati kurrgjë konkrete dhe ashtu i lodhshëm
    sikur është edhe vetë Qeveria, kështu që mundemi të vazhdojmë.

  • Atëherë, meqenëse s’ka konsensus, unë e hedh në votim, kush është për ta shtyrë
    të martën. I numëroni votat, ju lutem!

    Kush është kundër? Numëroni votat.

    Atëherë shumica janë që seanca të shtyhet për të martën, dhe vazhdojmë në orën 10:00.
    Mirupafshim!






    * * *











    152
    E premte, më 7 prill
    Vazhdimi i mbledhjes plenare, e filluar më 2 dhe e vazhduar më 3 prill
    Mbledhjen e drejton nënkryetari i Kuvendit, z Xhavit Haliti.

  • Të nderuar zonja deputete dhe zotërinj deputetë,
    I nderuar zoti ministër,
    Vazhdojmë me punimet e seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e filluar më 2
    dhe 3 prill 2015.

    Sipas rendit të mbetur, vazhdojmë:

    2. Shqyrtimin e parë të Projektligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim
    të Pronës

    Komisioni Funksional, në bazë të nenit 56 të Rregullores së Kuvendit, e ka shqyrtuar
    projektligjin dhe Kuvendit i ka rekomanduar miratimin e tij në parim.

    E ftoj përfaqësuesin e Qeverisë, zotin Zharku, që para deputetëve të Kuvendit ta paraqesë dhe
    arsyetojë projektligjin.

  • I nderuar nënkryetar,
    Të nderuar deputetë,
    Më lejoni që para jush ta paraqes Projektligjin për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe
    Verifikim të Pronës.

    Projektligji për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës është miratuar nga
    Qeveria me vendimin numër 01/12, datë 5 shkurt 2015.

    Nxjerrja e këtij projektligji ka të bëjë me zgjidhjen e kërkesave lidhur me pronën e paluajtshme
    private, duke përfshirë pronën bujqësore dhe pronën private komerciale, si dhe krahasimin dhe
    zgjidhjen e dallimeve ndërmjet dokumenteve kadastrale origjinale të marra në Kosovë nga
    autoritetet serbe para qershorit të vitit 1999 dhe dokumenteve kadastrale aktuale në Republikën e
    Kosovës për pronën private, pronën private komerciale dhe pronën private të bashkësive fetare.

    Arsyeja tjetër për nxjerrjen e këtij projektligji konsiston në përcaktimin, funksionimin dhe
    organizimin e Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, me të cilën synohet
    dhe lehtësohet zbatimi, zgjidhja e kërkesave, zbatimi i skemës së qirasë, pranimi, krahasimi, si
    dhe verifikimi i dokumenteve kadastrale.

    Me këtë projektligj, Qeveria e Republikës së Kosovës ka shqyrtuar një sërë opsionesh të
    mundshme.

    Opsioni i rekomanduar është nxjerrja e ligjit të ri me qëllim të zbatimit të konkluzioneve të
    dialogut teknik që kanë të bëjnë me dokumentet kadastrale dhe krijimi i një sistemi të mirëfilltë
    ligjor dhe efikas, në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare, si rezultat i
    konkluzioneve operative nga dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me lehtësimin e BE-së, për

    153
    kthimin e dokumenteve kadastrale para vitit 1999 të marra nga Kosova, si dhe konkretizimin e
    disa normave juridike.

    Marrëveshja për kthimin e dokumentacionit kadastral që është marrë nga Kosova gjatë luftës së
    vitit 1999 është arritur në shtator 2011 në Bruksel, në kuadër të dialogut teknik që është zhvilluar
    ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit
    Evropian dhe shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Marrëveshja parasheh kthimin e 12 milionë dokumenteve nëpërmjet Zyrës së Bashkimit
    Evropian në Kosovë. Ajo përfundimisht mbyll ekzistimin dhe funksionimin e qendrave ilegale
    paralele të kadastrës që funksionojnë në Republikën e Serbisë, si dhe mundëson që në Kosovë ta
    kemi një sistem kadastral të kompletuar dhe të besueshëm konform Kushtetutës së Kosovës dhe
    standardeve evropiane.

    Marrëveshja në fjalë gjithashtu është në interes të qytetarëve të shtetit, sepse riparohen dëmet e
    krijuara nga lufta në këtë fushë, mundëson zgjedhjen e kontesteve pronësore të pronave private
    dhe publike në Republikën e Kosovës.

    Kjo agjenci është e pavarur dhe e përkohshme, e rregulluar edhe sipas nenit 142 të Kushtetutës
    së Republikës së Kosovës.

    Projektligji po ashtu i rregullon detyrat dhe përgjegjësitë e Agjencisë Kosovare për Krahasim
    dhe Verifikim të Pronës, si dhe funksionimin dhe organizimin e Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë,
    Sekretarisë ekzekutive, Komisionit për Kërkesa Pronësore dhe Komisionit për Verifikim dhe
    Vendosje për Prona.

    Projektligji për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës është përgatitur nga
    Zyra e Kryeministrit dhe është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin për
    ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit
    Evropian për misionin e BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë dhe me standardet e BE-së.

    Të nderuar deputetë,
    Ju propozoj që projektligjin ta miratoni në mënyrë që çështjet të cilat rregullohen me të të vihen
    në suaza të kornizës ligjore adekuate. Faleminderit!

  • Faleminderit, zoti ministër Zharku!
    Tani hap diskutimin në parim lidhur me ligjin. Fjalën e ka kryetarja e Komisionit Funksion për
    Legjislacion, zonja Albulena Haxhiu. Atëherë, Komisioni paska vendosur që të raportojë zonja
    Halimi.

  • Faleminderit, nënkryetar!
    Komisioni për Legjislacion, duke u bazuar në nenin 56, paragrafi 2 të Rregullores së Kuvendit,
    në mbledhjen e mbajtur më 24 mars 2015, e shqyrtoi Projektligjin për Agjencinë Kosovare për
    Krahasim dhe Verifikim të Pronës dhe vendosi që Kuvendit t’i paraqesë këtë:



    154
    Rekomandim

    Të shqyrtohet dhe të miratohet në parim Projektligji për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe
    Verifikim të Pronës, pasi ky projektligj i plotëson kushtet për t’u proceduar në parim në Kuvend.

    A mund të flas edhe në emër të Grupit?

  • Sërish e merr fjalën zonja Halimi, në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së.

  • I nderuar nënkryetar,
    Të nderuar deputetë,
    Edhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës e ka shqyrtuar Projektligjin për
    Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës dhe e mbështet në parim.

  • Faleminderit! Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike, zoti Zemaj është
    paraqitur.

  • Faleminderit, zoti nënkryetar!
    Kolegë deputetë,
    Edhe Grupi i LDK-së e ka shqyrtuar këtë projektligj, që ka të bëjë për themelimin e Agjencisë
    Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

    Edhe arsyetimi që e paraqiti në emër të Komisionit për Legjislacion, është bazuar në atë që ne e
    kemi shqyrtuar edhe në legjislaturën e kaluar sa i përket themelimit të Agjencisë Kosovare për
    Krahasim dhe Verifikim të Pronës dhe që ka të bëjë me librat kadastralë, por edhe me
    marrëveshjet teknike që janë arritur nga Qeveria e Kosovës në raport me Serbinë.

    Ky projektligj tash ka kaluar dhe e ka atë historinë e vet, edhe pse Kuvendi e ka rikthyer një herë
    për shqyrtim, duke u thirrur në atë që është në kundërshtim me Kushtetutën dhe me përfundimin
    e pavarësisë së mbikëqyrur.

    Grupi Parlamentar i LDK-së në shqyrtimin e saj ka vendosur ta përkrahë për shkak se janë
    plotësuar dhe janë eliminuar ato dyshimet tona, duke u mbështetur në marrëveshjen
    ndërkombëtare, që është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, e që ka të bëjë me misionin e BE-së
    në Kosovë dhe letërkëmbimin e Presidentes me ish-baroneshën Eshton.

    Duke marrë parasysh që Kosova ka nevojë që ta ketë një Agjenci Kosovare të tillë për Krahasim
    dhe Verifikim të Pronës dhe çështjet e ndërlikuara që kanë ndodhur me pronat, qofshin ato
    shoqërore, qofshin ato private, në Kosovën e pasluftës, ne japim përkrahjen në prarim.
    Faleminderit!

    KRESUESI: Faleminderit! Zonja Haxhiu, në emër të Grupit Parlamentar “Vetëvendosje”, e ka
    fjalën.

  • Faleminderit!
    Të nderuar deputetë,

    155
    Qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Fillimisht duket sheshit se ky projektligj derivon direkt nga marrëveshja për kthimin e kopjeve
    kadastrale dhe synon themelimin e një agjencie që shumë më tepër është ndërkombëtare, dhe atë
    jo vetëm në përbërje, por edhe në bazën juridike të funksionimit, financim të veçantë dhe
    vendimmarrje jashtë sistemit ligjor të Republikës së Kosovës.

    Për më tepër, me miratimin e këtij ligji, nëse ndodh, sikur edhe me marrëveshjen me Serbinë për
    çështjen e pranimit të kopjeve në vend të origjinalit të dokumentacionit kadastral, Kuvendi po e
    legalizon aktin e vjedhjes dhe të plaçkitjes së dokumenteve të Kosovës dhe për pronat e Kosovës.

    Ndërsa me themelimin e kësaj agjencie po nis edhe funksioni në bazë të rregullave dhe
    interesave të Serbisë si plaçkitëse e këtyre dokumenteve.

    Për një shtet sovran, si ky projektligj, ashtu edhe agjencia që ky themelon janë absolutisht të
    panevojshme. Ky projektligj është rrjedhojë dhe e formalizon pranimin kriminal që librat
    kadastralë të Kosovës t’i mbajë Serbia.

    Është kriminal, pasi Serbia i ka vjedhur këta libra kadastralë nga Kosova, e në anën tjetër për
    shkak se administrimi i dhunshëm që Serbia ia ka bërë pronës private të shqiptarëve në Kosovë
    prej se e ka uzurpuar këtë ka qenë kriminal.

    Pas tërë atij pompoziteti të përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë, tash po e themelojmë një
    agjenci, e cila edhe formalisht do të jetë nën kontroll të plotë të përfaqësuesit special të
    Bashkimit Evropian.

    Janë disa çështje shqetësuese në këtë projektligj dhe sigurisht që edhe deputetët tjerë të grupit
    parlamentar do t’i adresojnë. Unë po i përmend vetëm disa.

    E para ka të bëjë me përbërjen e Bordit prej 5 anëtarësh, nga të cilët tre emërohen nga PSBE-ja,
    ndërsa financimi respektivisht kompensimi financiar nuk do të jetë i njëjtë për të gjithë anëtarët e
    tij.

    Lihet e paqartë se çfarë ndodh për rastet kur hasen mospërputhje ndërmjet kopjeve kadastrale
    nga Serbia dhe dokumenteve kadastrale të Kosovës.

    Po ashtu, pesë anëtarët e Komisionit për Karahasim dhe Verifikim të për Pronës dy do të
    emërohen nga Kuvendi, tre nga PSBE-ja, duke përfshirë edhe përfaqësuesin e komuniteteve
    joshumicë.

    Ky komision nuk obligohet t’i marrë për bazë vendimet përfundimtare të institucioneve
    gjyqësore dhe administrative, por vetëm i sugjerohet t’i marrë parasysh.

    Dhe, tjetra, ankimimi ndaj vendimeve të këtij komisioni, jo vetëm që është i kufizuar, por ato
    janë edhe të kontrolluara. Kjo konsideroj që bie ndesh edhe me parimet themelore të drejtësisë,
    që palët kanë të drejtë ta ankimojnë çdo vendim.


    156
    Me këtë ligj, kur bëhet fjalë për ankesat e palëve ndaj vendimeve të këtij komisioni, ato mund të
    parashtrojnë ankesë vetëm nëpërmjet Sekretarisë së kësaj agjencie. Po ashtu, Paneli i Gjykatës
    Supreme që do t’i shqyrtojë këto ankesa do të jetë i veçantë, si në mandat, ashtu edhe në
    përbërje, meqë në panelin prej tre gjyqtarësh dy emërohen në bazë të marrëveshjes me BE-në për
    sundimin e ligjit, e vetëm një nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

    Një kufizim tjetër ka të bëjë edhe me pamundësinë e shfrytëzimit të fakteve të reja nga palët.

    Gjithashtu, gjatë interpretimit të këtij ligji apo akteve nënligjore me të cilat zbatohet ky ligj,
    Gjykata Supreme e Kosovës mund t’i marrë parasysh dispozitat e ligjit për kompetencat e
    Gjykatës Supreme për procedurat civile, por nuk obligohet që t’i marrë parasysh ose për bazë, siç
    do të duhej të ishte në fakt.

    Në fund, konsiderojmë që pushteti ekzekutiv për administrimin e pronës është thelbësor për
    sovranitetin, është thjesht e paprecedent për një shtet që të mos e ketë regjistrin historik të
    evoluimit të transaksioneve pronësore.

    Ne konsiderojmë që me këtë aranzhim të kompletimit të regjistrit kadastral shqiptarët rrezikojnë
    përsëri t’u merren pronat që i kanë blerë dhe paguar shumë më shumë se një herë.

    Janë mbi 6 procese të kolonizimit të Kosovës me kolon serbë që nga viti 1912. Në vend se të
    korrigjohet padrejtësia historike e këtij kolonizimi, ne me ligj po i hapim derë një kolonizimi të ri
    potencial.

    Për këtë arsye, ne si subjekt politik e kundërshtojmë fuqishëm këtë projektligj. Faleminderit!

  • Faleminderit! Grupi Parlamentar i AAK-së, zonja Kadaj-Bujupi e ka fjalën.

  • BUJUPI: Faleminderit!
    Po ashtu, edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konsideron se janë disa vërejtje kritike në
    këtë projektligj, të cilin nuk do ta përkrahim, për arsyet në vijim:

    Sipas këtij ligji, do të zgjidheshin kërkesa pronësore dhe zgjidhje dalluese ndërmjet
    dokumenteve kadastrale origjinale të sekuestruara padrejtësisht nga shteti serb para qershorit të
    vitit 1999 dhe të dokumenteve aktuale në Kosovë.

    Objektivi i tillë i ligjit në shqyrtim është në kundërshtim me aktet ligjore, juridike Civile, sipas të
    cilave rregullohen dhe realizohen çështjet pronësore, ndryshe nuk është praktikë e mirë që
    çështjet pronësore të trajtohen e të rregullohen me procedurë administrative, siç është konceptuar
    me këtë ligj.

    Të dhënat kadastrale origjinale kurdoherë duhet të jenë valide e të pakontestueshme dhe
    ndryshimet në to duhet të pranohen nëse janë bërë në bazë të procedurave ligjore.

    Andaj, përballë ekzistimit të gjykatave kompetente, madje edhe të disa organeve administrative
    të autorizuara për çështje pronësore juridike, rezulton se nuk ka asnjë nevojë për ta krijuar edhe

    157
    një agjenci për krahasim e verifikim të pronave, sepse na krijohet edhe një strukturë e
    panevojshme institucionale dhe shumë e kushtueshme.

    Sipas këtij ligji, do të formoheshin dy komisione:
    1. Komisioni për kërkesat pronësore dhe
    2. Komisioni për verifikim dhe vendosje për prona.
    Mirëpo, autorizimet dhe fushveprimtaria e tyre nuk janë veçuar, e as përcaktuar më mënyrë të
    qartë. Madje, në nenin 3 të po këtij ligji për Komisionin për Verifikim dhe Vendosje për Pronë
    nuk verifikohen as nuk definohen autorizimet dhe fushëveprimtaria e tij.
    Teksti e përmbajtja e këtij ligji është shprehimisht nën nivelin e standardeve juridike.
    Konkretisht, nëse e shihni nenin 9 të këtij ligji është dhënë një formulim juridikisht i
    paqëndrueshëm, kur theksohet se, “pos nëse nuk parashihet ndryshe me këtë ligj, ose më ndonjë
    akt nënligjor tjetër në zbatimin e këtij ligji”, që do të thotë se dispozitat e miratuara të këtij ligji
    nga Legjislativi do të mund të ndryshoheshin, apo do të mund hiqeshin me dispozita të ndonjë
    akti nënligjor, të miratuar nga Ekzekutivi. Pra, sipas kësaj dispozite, Ekzekutivit do t’i jepeshin
    autorizime mbilegjislative.
    Dhe, duke marrë parasysh që e kemi edhe një marrëveshje, e cila absolutisht nuk e përkrah të
    drejtën e qytetarëve të Kosovës për pronën e tyre, ky është një absurd.
    Me këtë ligj, nëse do të miratohej kështu siç është propozuar, cenohen rregullat referuar të dy
    shkallëve administrative, si dhe ato të konfliktit me Gjykatën Supreme të Kosovës, sepse:
    1. Nuk caktohet e drejta e palës në procedurë administrative, që çështja e saj të trajtohet sipas
    ankesës si mjet juridik i rregullt në instancën administrative të shkallës së dytë, por drejtpërdrejt
    kalohet shkalla e dytë dhe ajo i procedohet Gjykatës Supreme, të cilën praktikisht e bën organ
    administrativ të shkallës së dytë.
    2. Gjykata Supreme, në çdo kohë e kudo, në shtetet e përparuara të kohës, i gjykon me procedurë
    konfliktet administrative, por asnjëherë e askund nuk shndërrohet në organ të administratës së
    shkallës së dytë duke vendosur ankesa në vend të gjykimit, sipas kërkesë-padive në konfliktin
    administrativ.
    Këto janë vetëm disa nga vërejtjet shumë serioze në këtë ligj, i cili, si i tillë, së paku nga Aleanca
    për ardhmërinë e Kosovës dhe ne i thërrasim edhe deputetët e grupeve tjera parlamentare që ta
    kthejnë në ripërpunim, sepse nëse kalohet sot si i tillë do të ketë pasoja afatgjate për çështjen e
    pronës së qytetarëve të Republikës së Kosovës. Faleminderit!
  • Nga Grupi Parlamentar “Nisma”, zonja Bajrami e ka fjalën.
  • Faleminderit, zoti kryesues!

    158
    Edhe ne e kemi shqyrtuar Projektligjin për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të
    Pronës dhe duke i parë vërejtjet, të cilat u cekën nga anëtarët e Komisionit për Legjislacion, por
    edhe vërejtjet të cilat edhe ne i kemi parë gjatë shqyrtimit të tij, po ashtu edhe ne jemi kundër dhe
    nuk do ta votojmë këtë projektligj. Faleminderit!
  • Faleminderit! Nga Grupi Parlamentar “6+” nuk është paraqitur askush. Ju lus që
    kur doni të paraqiteni për diskutim, shtypeni butonat, për atë punë i kemi vendosur. Zoti Paqaku
    e ka fjalën.
  • Faleminderit, i nderuar kryesues!
    Të nderuar deputetë,
    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Grupi Parlament “6+” në parim do ta përkrahë këtë ligj, por duke pasur parasysh që pjesëtarët e
    komunitetit rom i kanë humbur pronat e tyre duke u larguar nga Kosova që më herët, mendojmë
    se te pronat e komuniteteve pakicë duhet të fokusohemi më tepër nëpërmjet ligjit, duke pasur
    parasysh se shumë prona të komunitetit rom tani janë inekzistente në Pejë, Prizren, Mitrovicë,
    Prishtinë, Gjilan, e kështu me radhë.

    E them edhe një herë, ne në parim do ta përkrahim këtë ligj, por duke u fokusuar më tepër në
    pronat inekzistente të komunitetit rom, të cilët tanimë i kanë humbur ato. Faleminderit!

  • Faleminderit! Grupet ose shefat e grupeve i kanë shteruar diskutimet e tyre. Tani
    është radha e deputetëve. Fjalën e ka zoti Aliu.

  • I nderuar nënkryetar i Kuvendit,
    I nderuar ministër Zharku,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Projektligji për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës është një projektligj
    jashtëzakonisht i rëndësishëm duke u bazuar në fushëveprimin e tij, që është zgjidhja e kërkesave
    për pronën e paluajtshme private, duke përfshirë pronën private bujqësore dhe komerciale,
    pronën private të bashkësive fetare, si dhe krahasimin e dokumenteve kadastrale origjinale nga
    viti 1999 me gjendjen aktuale të regjistruar në zyrat komunale kadastrale.

    Çështjet pronësore janë ato të cilat kanë shkaktuar dhe shkaktojnë konflikte ndërmjet njerëzve, e
    nuk janë të vogla rastet kur këto konflikte kanë përfunduar me humbje të jetës së qytetarëve tanë,
    edhe pse e drejta e pronës është një e drejtë e garantuar me Kushtetutën e Republikës së
    Kosovës.

    Problemet pronësore janë të kategorive të ndryshme, duke filluar nga të qenët pronarë në gjendje
    faktike, mirëpo juridikisht asnjëherë nuk janë regjistruar si pronarë për faktin që kriteret e
    regjistrimit si pronarë në ish-sistemin e kanë humbur të drejtën e pronarit në disa benificione, si
    ndihmat e dhëna, si shtesat për fëmijët që ndjekin shkollat, ngarkesa të tatime e të tjera.


    159
    Lufta në Kosovë e ka komplikuar edhe vështirësuar procedurën e regjistrimit të pronave për
    mungesën e dokumentacionit kadastral për shumicën e komunave të Kosovës, për të cilat
    shënimet kadastrale janë marrë nga ish-okupatori serb në vitin 1999.
    E drejta e pronësisë i ka penguar investimet në periudhën e pasluftës, e ka stimuluar ndërtimin
    ilegal, sepse dihet që për t’u pajisur me leje ndërtimi, dokumentacioni primar është dëshmia mbi
    pronësinë, që ka krijuar shpenzime shtesë për qytetarët të cilët janë detyruar t’i marrin
    dokumentacionet kadastrale origjinale nga Serbia për pronën e tyre për ta riregjistruar dhe për të
    vazhduar investime me leje sipas ligjeve në fuqi.
    Mungesa e dokumentacionit kadastral po ashtu e ka vështirësuar punën administrative komunale,
    e cila e ka në përgjegjësi regjistrimin dhe evidentimin e të drejtave pronësore. E ka vështirësuar
    punën e organeve të drejtësisë për marrjen e vendimeve në lidhje me të drejtën e pronësisë.
    Ky ligj i përcakton përgjegjësitë dhe detyrat e Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim
    të Pronave, procedurat prej paraqitjes së kërkesave, shqyrtimit, marrjes së vendimeve dhe deri në
    të drejtën e ankesës.
    Konsideroj që miratimi i këtij ligji dhe implementimi i tij do t’i ndihmojë shumë qytetarët në
    zgjidhjen e problemeve pronësore, në regjistrimin e tyre si pronarë, do ta plotësojë dhe
    kompletojë bazën e të dhënave kadastrale në administratat komunale, si dhe do ta ndihmojë dhe
    lehtësojë punën e gjykatave, të cilat janë shumë të ngarkuara me kërkesat për zgjidhjen e
    çështjeve pronësore.
    Jemi të vetëdijshëm që implementimi i këtij ligji do të kërkojë angazhim shumë të madh, kohë
    për t’i shqyrtuar kërkesat dhe për t’i verifikuar ato kur paraqiten me mospërputhje të
    dokumentacionit, mirëpo do t’i ndihmojë qytetarët dhe do t’u mundësojë ta shfrytëzojnë të
    drejtën e garantuar për t’u regjistruar pronat e tyre që ata i posedojnë. Faleminderit!
  • Faleminderit! Zoti Milazim Haliti e ka fjalën.
  • Faleminderit, nënkryetar!
    Të nderuar kolegë deputetë,
    I nderuar ministër,
    Projektligji për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, i propozuar nga
    Qeveria e Kosovës, i cili e ka opinionin ligjor të përputhshmërisë dhe ligjshmërisë të Bashkimit
    Evropian, është i hartuar në mënyrë të duhur dhe i përmban dispozitat e nevojshme, duke filluar
    nga përcaktimi i organizimit të detyrave dhe përgjegjësive të Agjencisë për Krahasim dhe
    Verifikim të Pronës.

    Është ky projektligj si obligim që del nga marrëveshja ndërkombëtare ndërmjet Republikës së
    Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi misionin e BE-së dhe sundimit të ligjit në Kosovë.

    Projektligji ka për qëllim zgjidhjen dhe vendosjen e kërkesave që kanë të bëjnë me pronat e
    paluajtshme private, bujqësore, komerciale dhe të bashkësive fetare.

    160
    Nëpërmjet këtij projektligji bëhet krahasimi dhe dallimi ndërmjet dokumenteve kadastrale
    origjinale, të cilat i kanë marrë autoritetet e atëhershme serbe nga Kosova, do të thotë para vitit
    1999, përkatësisht në periudhën ndërmjet 27 shkurtit të vitit 1998 dhe 20 qershorit të vitit 1999,
    dhe dokumenteve kadastrale, që janë aktuale në vend dhe që ekziston një mospërputhshmëri
    ndërmjet tyre sa u përket pronave të paluajtshme.
    Këto çështje do të rregullohen dhe vërtetohen nëpërmjet organizimit me rastin e formimit të
    agjencisë, në kuadër të së cilës do të jetë Bordi Mbikëqyrës, Sekretaria Ekzekutive, Komisioni
    për Kërkesa dhe Komisioni për Verifikim dhe Vendosje.
    Me procedurat që do të zhvillohen për vendosjen e këtyre rasteve do të konstatohen dallimet dhe
    do të vërtetohen mospërputhjet e dokumenteve origjinale me gjendjen aktuale sipas
    dokumenteve kadastrale të Republikës së Kosovës.
    Gjithashtu, parashihen edhe procedurat ankimore lidhur me vendimet me rastin e konstatimit real
    të fakteve dhe e tërë kjo procedurë zhvillohet nëpërmjet ankesave dhe në instanca gjyqësore
    nëpërmjet Gjykatës Supreme të Kosovës, e mendoj që në këtë drejtim duhet të bëhen ndryshime
    dhe procedura ankimore duhet të rregullohet me procedurë administrative, e pastaj të kalohet në
    instancën e Gjykatës Supreme të Kosovës, e mendoj që gjatë amendamentimit kjo çështje do të
    rregullohet.
    Duke e vlerësuar se ky projektligj është i domosdoshëm dhe i rëndësishëm për zgjidhjen e
    rasteve të përmendura më lart dhe se do ta rregullojë një sferë të rëndësishme, unë e përkrah në
    parim miratimin e këtij projektligji. Faleminderit!
  • Faleminderit! Zoti Kurti e ka fjalën.
  • Deputetë të Kuvendit të Kosovës,
    Në pikën 2 të memorandumit shpjegues të Projektligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim
    dhe Verifikim të Pronës, dialogu në Bruksel quhet dialog ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Pra,
    ky dialog quhet ashtu siç e quan Serbia, e cila nuk e njeh shtetin e Kosovës. Natyrisht që kështu
    dialogun e quan edhe Brukseli, mirëpo në këtë projektligj edhe vetë Qeveria e Kosovës po heq
    dorë nga cilësimi i dialogut si Kosovë-Serbi.

    Në pikën 4 të memorandumit shpjegues thuhet që, “natyra e pavarur e AKP-së, strukturat e saj
    aktuale me ndryshime të kufizuara dhe me përkrahjen e vazhdueshme të donatorëve ishin
    paraparë që të mbeten siç janë, në mënyrë që dëshira e palëve për zbatim të shpejtë dhe për
    funksionim të konkluzioneve të dakorduara nga dialogu teknik i datës 2 shtator 2011 të
    plotësohet”.

    Së pari, konkluzionet e dialogut teknik të datës 2 shtator 2011 e bënin Kosovën shtet-kopje,
    sepse Qeveria pajtohej që t’i marrë kopjet e dokumentacionit kadastral, i cili paraqet element
    thelbësor të shtetndërtimit dhe sovranitetit.


    161
    Së dyti, Qeveria e Kosovës mund ta shprehë dëshirën për plotësim të konkluzioneve të
    dakorduara, por nuk mund të flasë për dëshirën e palëve, sepse nuk ka pasur as dëshirë, e as
    vullnet të Serbisë për këtë.

    Dhe, së treti, nuk ka kuptim të flitet për dëshirë për zbatim të marrëveshjeve, siç bëhet këtu, por
    vetëm për obligim, ose detyrim të zbatimit të tyre.

    Neni 6 i këtij projektligji parasheh që Bordi Mbikëqyrës i Agjencisë të përbëhet prej pesë
    anëtarëve, tre prej të cilëve i emëron përfaqësuesi special i BE-së, ndërkaq dy anëtarë Kuvendi i
    Republikës.

    Mandej, në nenin 8, pika 2, thuhet që Komisioni për Kërkesa Pronësore përbëhet prej tre
    anëtarëve, nga të cilët dy janë ndërkombëtarë, që u vazhdohet mandati, kurse vetëm njëri
    emërohet nga Kuvendi i Republikës, pas propozimit nga kryetari i Gjykatës Supreme.

    Më tutje, në nenin 9, Komisioni për Verifikim dhe Vendosje për Prona thuhet se do të përbëhet
    prej 5 anëtarëve, nga të cilët tre emërohen nga PSBE-ja, ndërsa dy nga Kuvendi i Republikës,
    pas propozimit nga kryetari i Gjykatës Supreme.

    Rrjedhimisht, ky projektligj e nënshtron Kuvendin e Republikës dhe Kosovën të shpallur shtet i
    pavarur ndaj përfaqësuesit special të BE-së për shkak të dialogut në Bruksel. Me këtë nënshtrim,
    i cili shihet në raportet 1:2 dhe 2:3 vendorë ndaj ndërkombëtarëve, sipas emërimeve, Kosova
    edhe është Republikë e pakicës, edhe vend të cilit nuk po i zvogëlohet diktati ndërkombëtar, por
    po i shtohet ai. E thënë ndryshe, kësi projektligji nuk sjellin shtetet e pavarura e republikat
    parlamentare, por kolonitë vasale e krahinat e varura.

    Pika 3 e nenit 10 tregon që jo vetëm emërimi, por edhe shkarkimi i anëtarëve të komisioneve
    mund të bëhet vetëm nga autoriteti përkatës që i ka emëruar, e që do të thotë se ky projektligj e
    vulos përgjithnjë dyzimin institucional përbrenda Kosovës me komplet Kuvendin e Republikës,
    të dominuar nga një zyrtar i vetëm ndërkombëtar, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian.

    Në planin praktik, dështimi i garantuar i këtij trupi të instaluar vërtetohet më së miri me
    funksionimin e paraardhëses së tij, Agjencisë Kosovare të Pronës. Gjatë gjithë mandatit prej se
    është themeluar kjo agjenci, ajo shquhej si vendtakim i pazarllëqeve ndërmjet palëve, asaj
    posedueses dhe pretendueses, për të drejtën e pronësisë. Jo pak zyrtarë të kësaj agjencie kanë
    shërbyer si ndërmjetësues të këtyre pazarllëqeve për transferimin e pronave. Tani, me natyrën
    konfirmuese për kopjet e librave kadastralë, kësaj agjencie i mundësohet që nga ndërmjetësuesi
    ta marrë edhe rolin e ekzekutorit. Kjo agjenci, krahas asaj që në kuptimin politik dhe juridiko-
    kushtetues paraqitet si mutacion brenda sistemit tonë shtetëror, do të paraqesë edhe pengesë në
    procesin e zbatimit të së drejtës.

    Në planin teorik, i cili do të aktualizohet në praktikë, kjo agjenci paraqet cenimin e vetë kuptimit
    që në konceptin e së drejtës quhet e drejta subjektive. Pra, Komisioni për Verifikim dhe
    Vendosje të Pronës, bazuar në nenin 13 të këtij projektligji, sipas fuqisë ligjore ‘ex lege’, vihet
    në veprim të vërtetimit të krahasimit të gjendjes faktike dhe asaj juridike të servuar me kopjet e
    dokumenteve kadastrale që janë dërguar nga Serbia. Kjo qasje vjen në kundërshtim me të drejtën

    162
    në diskrecion të qytetarëve, që të drejtën e tyre subjektive të karakterit absolut ta mbrojnë sipas
    vullnetit të tyre. Mirëpo, ky karakter që i është instaluar kësaj agjencie tregon më së miri se
    letërkëmbimi ndërmjet presidentes Jahjaga dhe baroneshës Eshton është bërë burim kushtetues
    dhe ligjor. E, ky burim, në kuptimin material, nuk e paraqet vullnetin e forcës që e krijon të
    drejtën, por vullnetin e Serbisë që ta harmonizojë normativën e Republikës së Kosovës me
    kërkesat e brendshme kushtetuese dhe ligjore të saj në një raport ku ajo veten e konsideron si
    republikë, ndërsa Kosovën si krahinë.

    Përfundimisht, dialogu teknik e politik me Serbinë, jo vetëm që e ka shtuar fuqinë e Serbisë në
    Kosovë, duke e bërë Serbinë palë për aq shumë çështje e gjëra të brendshme të Kosovës, por
    edhe e ka zvogëluar fuqinë e Kuvendit të Republikës karshi instancave ndërkombëtare mbi
    Kosovën, të cilat, me këso ligjesh, vetëm sa po trashen, dy vjet e gjysmë pas asaj që u quajt
    përfundim i mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës. Faleminderit!

  • Faleminderit, zoti Kurti. Fjalën e ka zoti Topalli.

  • I nderuar kryesues,
    Të nderuar deputetë,
    Ligji për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës vjen si rezultat i
    papërgjegjësisë së qeverive të deritanishme të Kosovës, të cilat nuk kanë qenë në gjendje ta
    rregullojnë një problem thelbësor, siç është problemi i pronës.
    Më lejoni që me këtë rast të jua përkujtoj që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Qeveria
    e atëhershme Jugosllave arriti që këtë problem ta zgjidhë brenda 10 vjetëve, ndërsa Qeverisë së
    Kosovës nuk i kanë mjaftuar 15 vjet për t’i siguruar regjistrat e nevojshëm për regjistrimin e
    pronës.

    Konsideroj që deri tani ka pasur mungesë të vullnetit për ta rregulluar këtë çështje. Njëra prej
    arsyeve pse mungon vullneti politik është edhe fakti që kjo situatë është përdorur për ta plaçkitur
    pronën publike, sidomos tokën bujqësore.

    Unë nuk kam fakte, por flitet që ka edhe politikanë që kanë përfituar shumë nga kjo gjendje.

    Nëse u referohemi fakteve, dihet që dokumentet kadastrale prej vitit 1983 deri në vitin 1999 janë
    vjedhur nga pushteti serb.

    Kjo, përveç shumë problemeve të tjera, ka shkaktuar edhe një problem, për të cilin, me sa di unë,
    nuk është folur pak në media, siç është plaçkitja e pronës publike bujqësore.

    Ju e dini të gjithë se para luftës ka pasur këmbim të pronave ndërmjet kooperativave dhe
    qytetarëve. Sa për ilustrim, po e përmend një rast konkret.

    Qytetari X ka kërkuar ta këmbejë një parcelë të veten me një parcelë të kooperativës. Të dyja
    palët janë pajtuar për këmbimin. Qytetari X e ka marrë dokumentin e pronësisë për pronën e re të
    këmbyer. Edhe kooperativa e ka marrë pjesën që e ka këmbyer.


    163
    Pas përfundimit të luftës, personi X, në mungesë të dokumentacionit kadastral, e ka shfrytëzuar
    rastin dhe e ka regjistruar pronën e këmbyer përsëri si pronë të veten, duke prezantuar
    dokumente të vjetra si dëshmi. Kooperativa nuk ka pasur gojë të flasë dhe ta kthejë pronën që i
    ka takuar asaj para këmbimit. Në këtë mënyrë, personi X e ka shtuar pasurinë për 100% brenda
    ditës.

    Të gjitha këto janë bërë duke e shfrytëzuar, në njërën anë, mungesën e dokumentacionit dhe, në
    anën tjetër, mungesën minimale të ekspertizës nga pushteti kur janë vërtetuar pronat e pronarëve
    të tillë.

    Kështu, zonja dhe zotërinj, janë tjetërsuar mijëra hektarë të pronës bujqësore publike, ndërsa
    shteti herë në mënyrë të tërthortë, e herë të drejtpërdrejtë, është vënë në funksion të mashtrimit.

    Dëmet e shkaktuara kështu, për shkak të korrupsionit, në mungesë të ekspertizës minimale, për
    shkak të mendjelehtësisë dhe mungesës së profesionalizmit, e kanë dëmtuar jashtëzakonisht
    shumë pronën publike. Kjo që unë them është vetëm maja e akullnajës. Përmasat e mirëfillta të
    këtij do të shihen gjatë viteve në vijim.

    Ligji që ne e kemi para vetes, përveç faktit që është i panevojshëm, dhe mendoj që kjo është
    shumë e rëndësishme të thuhet, nuk e parasheh ngritjen e padisë prej Komisionit për Verifikim
    dhe Vendosje për Prona në rastet kur vërehet që prona publike është dëmtuar, pavarësisht nëse
    nuk është ngrehur ndonjë kërkesë më parë.

    Përmasat e këtij problemi janë të mëdha dhe shpresoj që komisioni përkatës në diskutimin e tij të
    mos i injorojë.

    Problemi tjetër që dua të shtroj është problemi që ka të bëjë me punonjësit. Neni 24, pika 1 thotë
    që “personeli i Agjencisë Kosovare të Pronës do të bartet në agjenci për aq kohë sa pozitat e tyre
    të jenë ende të nevojshme në agjenci”. Pra, nuk precizon se çka do të ndodhë me personat që do
    të konsiderohen si të panevojshëm.

    Kjo lë mundësinë që disa punonjës të mbeten pa punë, prandaj edhe kjo çështje duhet të
    rregullohet me ligj.

    Neni 24, pika 5, thotë që anëtarët ndërkombëtarë nuk do të marrin kompensim nga Buxheti i
    Kosovës. Praktika e përgjithshme njerëzore tregon që zakonisht punonjësi i përgjigjet atij që e
    paguan, në këtë rast jo institucioneve të Republikës së Kosovës.

    Në raport me Ligjin për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, karshi atyre
    që shtruan kolegia Albulena dhe Albini, dua të shtroj edhe dy çështje që lidhen me këtë ligj, por
    që kanë të bëjnë me vlerat fundamentale për një shtet të pavarur: Vlerën e sovranitetit shtetëror
    dhe vlerën e drejtësisë.

    Sovraniteti i vendit si vlerë fundamentale për shtetet e pavarura nuk vjen nga emërtimi dhe nga
    deklaratat “jemi shtet sovran”, por nga normat shtetërore, të cilat e sigurojnë sovranitetin e
    vendit.

    164
    Si duket, koalicioni qeveritar e ka një përshtypje të çuditshme dhe të panjohur për sovranitetin,
    çka më shtyn t’i përsëris ato që thamë në ditën e parë të kësaj seance:

    Thoni që jeni për zhvillim ekonomik, por të gjitha shpresat e zhvillimit ekonomik i keni lënë tek
    investimet e huaja!

    Thoni që jeni për sovranitet territorial, por ruajtjen e sovranitetit territorial ia keni lënë KFOR-it
    për shkak që nuk e keni themeluar Ushtrinë e Kosovës!

    Thoni që jeni për dënimin e krimeve të luftës, ndërsa këtë çështje ua keni lënë gjykatave të
    huaja!

    Thoni që jeni për zgjidhjen e problemit të pronave, ndërsa këtë çështje po ia lini prapë të huajve!

    Atëherë, cilat shtylla të sovranitetit përfaqësoni ju?! Çfarë sovraniteti përfaqësoni ju?! Ju nuk
    përfaqësoni sovranitet! Ju përfaqësoni përulje dhe në fakt jeni përulur më shumë se sa është
    përulur Lidhja Komuniste e Kosovës gjatë viteve të ‘70-ta dhe të ‘80-ta.

    E dyta dhe e fundit që dua ta shtroj ka të bëj me dokumentet e vjedhura kadastrale nga pushteti
    serb në Kosovë.

    Është pak e habitshme për drejtësinë mënyra e trajtimit nga Bashkimi Evropian e rastit të
    plaçkitjes së dokumenteve kadastrave, meqë Serbisë i mundësohet ta dorëzojë një kopje të presë
    së grabitur, por i lejohet që origjinalin ta mbajë.

    Në njëfarë mënyre, Qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Evropian thonë që nuk ka ndonjë rëndësi
    nëse dikush e ka origjinalin e Mona Lizës, apo kopjen e saj.

    Njerëzit e artit për këtë krahasim do t’i linçonin ata që do të mendonin se është njësoj, si kopja, si
    origjinali.

    Tani, deputetë të nderuar, ju keni për të votuar për miratimin e këtij ligji në parim.

    Paramendojeni për një moment që juve u është vjedhur makina, dhe ju sot do të votoni për t’jua
    dorëzuar makinën e vjedhur apo origjinalin. Jam i bindur që në rastin tuaj personal-privat, ju do
    të votoni që të ju kthehet makina origjinale.

    Tash është fjala për një ligji, i cili ka të bëjë me Kosovë. Ta shohim si do të votoni për këtë ligj:
    do të votoni për origjinalin, apo për kopjen?

  • Faleminderit, zoti Topalli. Fjalën e ka zoti Kurteshi.

  • Faleminderit!
    Përshëndetje për të gjithë,
    Në arsyetimin e ministrit në lidhje me këtë projektligj, u tha: “Këtë projektligj duhet votuar,
    sepse Kosova e ka obligim”. Nuk tha që ky ligj është në interes të Kosovës. Unë nuk e di deri kur

    165
    ne do të votojmë ligje për të cilat dikush ka marrë obligime diku, e që janë në dëm të Kosovës.
    Dhe, po ashtu, me krijimin e kësaj agjencie edhe një herë konfirmohet që institucionet e Kosovës
    po heqin dorë nga dokumentet kadastrave, të plaçkitura nga Serbia.

    Mendoj se në vend të angazhimit për hartimin e ligjeve që janë si pasojë e plaçkitjes së
    dokumenteve nga Serbia, institucionet e Kosovës do të duhej të angazhoheshin për kthimin e tyre
    në Kosovë, sepse vetëm ashtu zgjidhja është e drejtë. Me krijimin e këtyre agjencive, edhe një
    herë vjen në pikëpyetje prona e qytetarëve të Kosovës, të cilët edhe ashtu asnjëherë nuk i kanë
    pasur të sigurta ato, derisa Serbia dhe ish-Jugosllavia kanë qenë në këto pjesë të vendit.

    Prandaj, mendoj që ky ligj sot nuk duhet të aprovohet. Duhet të angazhohemi të gjithë që t’i
    kthejmë dokumentacionet, kur e kemi parasysh edhe faktin se Serbia në shumë faza gjatë
    pushtimit të Kosovës u ka falë prona të mëdha, e sidomos sipërfaqe të mëdha të tokës, jo vetëm
    serbëve që kanë jetuar në Kosovë, por të gjithë kolonëve, të cilët kanë ardhur nga të gjitha pjesët
    e ish-Jugosllavisë, duke përfshirë këtu edhe kolonët të cilët kanë ardhur edhe gjatë viteve të ‘90-
    ta nga Kroacia.

    Prandaj, aprovimi i këtij ligji është kontestim i pronës së qytetarëve të Kosovës dhe një gjë të
    tillë mendoj se nuk ka të drejtë ta bëjë ky Kuvend. Faleminderit!

  • Faleminderit! Nuk ka tjerë të paraqitur nga deputetët. Zoti ministër, e dëshironi
    fjalën për fund? Atëherë, nëse jo, të futemi në procesin e votimit.

    Në sallë janë 73 deputetë, kartelat i kanë vendosur 82. Regjia, bjeri ziles që të vijnë deputetët.

    Unë shpresoj që pritëm mjaft. Edhe një herë, ju them që në sallë janë 78 deputetë.

    Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim. Votojmë tani!

    Atëherë konstatoj që me 50 vota për, 25 kundër dhe 3 abstenime, Kuvendi e miratoi në parim
    Projektligjin për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

    Ngarkohet Komisioni Funksional dhe komisionet e përhershme që në afatin e paraparë me
    Rregulloren e Kuvendit ta shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t’ia paraqesin raportet me
    rekomandime.

    3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmarrjet
    publike

    Komisionet parlamentare e kanë shqyrtuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit
    për ndërmarrjet publike dhe Kuvendit ia kanë rekomanduar miratimin e tij me amendamentet e
    propozuara.

    E ftoj kryetarin e Komisionit Funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe
    Industri, deputetin Muhamet Mustafa, që para deputetëve ta paraqesë dhe arsyetojë raportin me
    rekomandime.

    166
  • I nderuar nënkryetar i Kuvendit!
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Ju e keni marrë një raport të detajuar lidhur me aktivitetet që janë zhvilluar për trajtimin e këtij
    projektligji pas leximit të parë dhe ku e shihni se është inkuadruar një numër i konsiderueshëm i
    aktorëve të interesuar, i deputetëve, i shoqërisë civile dhe diskutimi ka qenë përmbajtjesor dhe i
    ka përfshirë çështjet kyçe që kanë të bëjnë me materien që rregullon ky ligj, si dhe me disa
    çështje që kanë qenë brengë e posaçme.

    Tek amendamenti një ne e kemi një propozim për një ndryshim teknik, ngase vihet një lidhje
    ndërmjet këtij projektligji dhe projektligjit, i cili e ka ndryshuar më herët. Domethënë, ky është
    plotësimi dhe ndryshimi i dytë dhe ne ndërlidhemi edhe me tekstin bazikë, por edhe me
    ndryshimet që janë bërë me ligjin e plotësuar numër 04/L-111.

    Gjithashtu, çështja kyçe që ka qenë në diskutim, e ku është arritur një pajtim i lartë ndërmjet
    deputetëve të të gjitha forcave politike, ka të bëjë me amendamentin 2, ku ne kemi propozuar që
    të fshihet paragrafi 2 i pikës 11.3, që ka të bëjë me rolin dhe kompetencat e komunave.

    Me këtë rast, grupi që e ka analizuar këtë projektligji, por edhe komisioni, ka konstatuar se në
    fakt edhe paragrafi i parë i lejon mundësi Qeverisë, por edhe komunave, nëpërmjet Qeverisë, që
    interesat e tyre lidhur me ndërmarrjet shoqërore, pjesët dhe asetet e këtyre ndërmarrjeve të nisin
    iniciativa nëpërmjet Qeverisë për t’i shndërruar në ndërmarrje publike dhe pronë publike.

    Kështu që, ka mbretëruar mendimi se paragrafi 2 duhet të fshihet për arsye se lejon mundësi për
    një interpretim dhe interferim të komunave në kompetencat që u përkasin organeve qendrore.

    Gjithashtu, te ky amendament, më lejoni të konstatoj, është një gabim teknik, domethënë te neni
    3 i projektligjit fshihet pjesa e dytë e paragrafit 11.3. Duhet të fshihen fjalët, se është gabim
    teknik “të ligjit bazik”, sepse nuk ka të bëjë me ligjin bazik, ngase ka qenë një nen i projektligjit,
    jo i ligjit bazik. Prandaj, në tekstin përfundimtar fjalët “të ligjit bazik” duhet të fshihen.

    Amendamenti 3 ka të bëjë vetëm me një plotësim të tekstit, sepse teksti në gjuhën shqipe nuk ka
    qenë shumë komplet dhe shumë i qartë, prandaj është redaktuar dhe është harmonizuar që të jetë
    plotësisht i kuptueshëm.

    Amendamenti 4 gjithashtu ka të bëjë me një përmirësim pothuajse teknik, siç është në tekstin e
    projektligjit “me akt normativ të veçantë”, ne e zëvendësojmë “me akt të veçantë ligjor”. Pra, jo
    “me akt normativ”, por “me akt të veçantë ligjor”.

    Amendamenti 5 i ka dy propozime. Propozimi i parë me përkrahjen e Komisionit Funksional.
    Amendamenti i Komisionit Funksional ka të bëjë me një theksim se pse për “Trepçën” sillet ligj i
    veçantë, për shkak të interesit të veçantë dhe rëndësisë së saj, se shumë njerëz e kanë theksuar
    pse të sillet një ligj i veçantë, e arsyeja është për shkak të rëndësisë së saj dhe në këtë mënyrë e
    theksojmë këtë.

    Propozimi tjetër nuk e ka përkrahjen e Komisionit Funksional, sepse kërkesa ishte me një
    amendament që “Trepça” qysh tani të shndërrohet në ndërmarrje publike. Lidhur me këtë kemi

    167
    pasur shumë debate dhe kemi sqaruar që vendimi definitiv të merret pas studimit të fizibilitetit
    dhe strategjisë, e cila do të përvijohet pastaj në Ligjin e veçantë për “Trepçën”.

    Prandaj, amendamenti 2 i nenit 37 është pa përkrahjen e Komisionit Funksional.

    Tek amendamenti 6 kemi të bëjmë me nenin 5 të projektligjit. Komisioni ka propozuar që të
    fshihet neni 37, pikë b, sepse hyn në disa ingerenca të organeve gjyqësore, të cilat janë rregulluar
    edhe me ligje tjera.

    Amendamenti 7 dhe amendamenti 10 janë amendamente që komisioni i ka propozuar që të futen
    në këtë projektligj, edhe pse në tekstin inicial, të dërguar me projektligj nga Qeveria, nuk kanë
    qenë të përfshira.

    Arsyeja se pse komisioni i ka propozuar këto dy amendamente ka të bëjë me faktin se ne e kemi
    trajtuar në Kuvend një raport të këtij komisioni lidhur me zbatimin e Ligjit për ndërmarrjet
    publike. Pra, ky raport është trajtuar më 12 dhjetor 2013 dhe në rekomandimet e Kuvendit është
    kërkuar që të precizohet më mirë përgjegjësia e Bordit.

    Gjithashtu, në një dëgjim që e kemi pasur me ministrin më 3 shkurt 2015 në komision është
    trajtuar ky problem dhe e kemi pasur një pëlqim të Qeverisë që këto dy nene mund të futen në
    projektligj, për arsye se thjesht kanë mbetur teknikisht të paadresuara, por janë shumë të
    rëndësishme për përgjegjësinë e bordeve.

    Dëgjimi publik dhe kërkesat e shoqërisë civile kanë qenë në një vijë. Unë kam parë disa
    sugjerime të komisioneve se kjo mund të jetë ndoshta një çështje e diskutueshme, mirëpo meqë
    ne i kemi konkluzionet e Kuvendit, e kemi pajtimin e Qeverisë, e kemi një konsensus në
    komision, unë mendoj se kjo nuk do të duhej të ishte pengesë që ne t’i bëjmë këto intervenime.

    Në ndërkohë, anëtarët e komisionit, apo grupet parlamentare, kanë bërë edhe dy kërkesa, siç
    është propozimi i amendamentit 8, i cili ka marrë një përkrahje të komisionit, që ka të bëjë me
    faktin se për privatizimin e ndërmarrjeve të rëndësishme publike, edhe ndërmarrjeve me rëndësi
    për Kosovën, duhet të votojnë 2/3 e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

    Lidhur me këtë çështje nuk kemi pasur konsensus në komision. Ka ekzistuar një diskutim. Ata që
    kanë qenë për të, kanë thënë se këto ndërmarrje janë shumë të rëndësishme dhe duhet të
    mbërrihet një konsensus politik brenda Kuvendit. Ata që kanë qenë kundër kanë thënë që 2/3
    është një numër tepër i madh dhe mund t’i bllokojë proceset e privatizimit, dhe kjo është një
    çështje që nuk është debatuar mjaft në shoqëri.

    Duhet t’i lihet kohë që të debatohet me ligjin që vjen për ndërmarrjet publike, i cili duhet të
    përgatitet, sa jam informuar, por në këtë vit nuk është në fazën e trajtimit, nuk është në
    programin legjislativ dhe do të vijë në vitin e ardhshëm, por nuk mendojmë se ata kanë qenë
    kundër për këtë nuk kanë menduar se është çështje e ngutshme dhe kjo mund të mbetet pas asnjë
    debati të gjerë, sepse është çështje nëse duhet të votojmë me 61 deputetë, sikur Buxhetin, me 2/3
    e të pranishmëve, apo 2/3 e të gjithë deputetëve. Është një çështje që duhet të trajtohet me
    kujdes.

    168
    Megjithatë, në komision ky amendament e ka marrë shumicën, do të thotë 6 anëtarë kanë votuar
    për, kurse 3 kanë votuar kundër.

    Amendamentet 7 dhe 10, siç thashë, e kanë pasur një konsensus dhe nisen nga konkluzionet e
    Kuvendit. E arsyetova në fillim, ato kanë të bëjnë me precizimin e përgjegjësisë së anëtarëve të
    bordeve të ndërmarrjeve publike.

    Janë tri kritere me të cilat, në bazë të këtyre amendamenteve, bordet do të vlerësohen. Nën 1,
    performansa e tyre në realizimin e caqeve të përcaktuara me planet e biznesit. Nën 2, çfarë është
    vlera e aseteve, a është duke u rritur vlera e aseteve, apo duke rënë. Dhe, nën 3, niveli i
    kënaqshmërisë së konsumatorëve me shërbimin që e ofrojnë ndërmarrjet publike.

    Nëse në këto tri çështje, bordet dështojnë në qeverisjen koorporative, atëherë duhet të bëhet një
    raport dhe të merren masa korrigjuese, duke përfshirë edhe përgjegjësinë e bordeve.

    Pra, amendamenti 7 ka të bëjë me këtë, kurse amendamenti 10 thotë që e precizon mënyrën se si
    do të matet niveli i kënaqshmërisë së konsumatorëve me shërbimet e ndërmarrjeve publike. Deri
    tash, kjo s’ka qenë e precizuar dhe ndërmarrjet publike e kanë vlerësuar vetë nivelin e
    kënaqshmërisë.

    Me këto ndryshime kërkohet që niveli i kënaqshmërisë të vlerësohet, Bordi të angazhojë...

    (Ndërprerje e incizimit)

  • Ju lutem, regjia, ia jepni mundësinë të flasë!

  • ...një organizatë të pavarur kredibile, e cila do të paraqiste raport për
    perceptimet e konsumatorëve.

    Dhe, amendamenti 9 ka ardhur me propozim të anëtarëve të komisionit, që ka të bëjë me
    barazinë gjinore.

    Me të vërtetë, ne kemi vërejtur se ka problem me barazinë gjinore te bordet dhe ky amendament
    është aprovuar njëzëri dhe është në harmoni me Ligjin për barazinë gjinore. Kaq! Faleminderit!

  • Faleminderit, zoti Mustafa! Tani, siç u njoftuat më gjerësisht nga kryetari i
    Komisionit Funksional, në këtë projektligj janë propozuar gjithsej 10 amendamente.

    Për amendamentin 5 janë dhënë dy propozime, është propozimi i Komisionit Funksional dhe
    propozimi i Grupit parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, pa përkrahjen e Komisionit
    Funksional.

    Amendamenti 8 është propozuar nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje”, me
    përkrahjen e Komisionit Funksional.

    Tani futemi në votim. Zoti Ymeri, e dëshironi fjalën? Urdhëro!

    169
  • Faleminderit, nënkryetar!
    Deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, siç e kuptuat, janë tri amendamente, por për
    njërin nuk ka pasur diskutim në komision dhe ai është i pranuar me një vërejtje tonën teknike,
    ndërkohë që për dy amendamente të cilat u ngrehën këtu, e të cilat i ka propozuar Lëvizja
    “Vetëvendosje”, njëri nuk ka arritur ta marrë përkrahjen e Komisionit Funksional, ndërsa tjetri
    po, dhe desha ta shfrytëzoj rastin e të flas pak për të dyja këto, në mënyrë që të mos flas pastaj
    para votimit të amendamenteve, veç e veç.

    Sa i përket çështjes së shndërrimit të “Trepçës” në ndërmarrje publike, pra të propozimit të dytë
    të amendamentit 5, është e vërtetë se është diskutuar edhe në komision, por edhe në seancë disa
    herë rëndësia e shndërrimit të saj në ndërmarrje publike dhe ne konsiderojmë se me këtë
    amendament të propozuar kjo vetëm sa ia shton peshën ligjit të ardhshëm për “Trepçën” dhe
    strategjisë së ardhshme për “Trepçën”, duke e drejtuar diskutimin rreth asaj se cilat pjesë do të
    duhej të shndërroheshin në ndërmarrje publike dhe duke ia shtuar në këtë mënyrë edhe rëndësinë
    ose seriozitetin e trajtimit të çështjes, kur kihet parasysh që në ndërmarrje publike shteti do të
    ishte përgjegjës drejtpërdrejt.

    Ne konsiderojmë se kjo është mënyra e vetme që do ta rivitalizonte “Trepçën” dhe do t’ia
    kthente asaj mundësinë e përdorimit të të gjitha kapaciteteve nxjerrëse dhe përpunuese, që do të
    duhej t’i kishte ky kombinat.

    E kemi parë se nëse “Trepça” i lihet kohës, ajo vetëm se shkatërrohet dhe nuk rivitalizohet,
    ndërkohë që është momenti i fundit kur shteti i Kosovës duhet ta marrë përsipër këtë ndërmarrje
    dhe t’i mobilizojë të gjitha potencialet që i ka, qofshin ato financiare, kuadrore e tjera, në mënyrë
    që ndërmarrjen ta zhvillojë për ta shndërruar në atë çfarë do të duhej të ishte, e që është motor
    dhe promotor i zhvillimit ekonomik të vendit.

    Ka pasur dakordim nga të gjitha subjektet politike, konsideroj unë, të paktën verbale, se
    “Trepça” është një prej aseteve më të rëndësishme që e ka Kosova dhe si të tillë ne duhet ta
    reflektojmë këtë seriozitet dhe deklarim tonin edhe në ligjet që i miratojmë për të. Pra, nëse është
    ndërmarrja më e rëndësishme dhe aseti më i rëndësishëm që e kemi si Republikë e Kosovës,
    atëherë domosdoshmërisht këtë ndërmarrje duhet ta kemi në pronësi publike, në mënyrë që ta
    trajtojmë siç po themi po e konsiderojmë.

    Ndërkohë, sa i përket amendamentit 8, i cili, siç u përmend edhe nga kryetari, e ka marrë
    përkrahjen e Komisionit Funksional, desha t’i ngre vetëm disa çështje, të cilat kryetari nuk i
    përmendi, e që kanë qenë të diskutuara në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, sepse kryetari
    foli më shumë për atë se çfarë kanë thënë kundërshtarët, por jo edhe çfarë kanë thënë përkrahësit,
    që në komision kanë qenë shumicë, dhe në këtë drejtim iu bë një pabarazi, mendoj unë, shumicës
    së komisionit.

    Pse duhet që ndërmarrjet publike, ose vendimet për privatizim të ndërmarrjeve publike, të
    merren me 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, e jo siç është aktualisht në ligjin bazik - me
    shumicën e thjeshtë. Duhet ta kemi parasysh një gjë, ndërmarrjet publike të cilat kanë mbetur në
    pronësi publike tash, po flas për ndërmarrjet e nivelit qendror, janë të gjitha të një rëndësie të

    170
    jashtëzakonshme, qoftë në aspektin strategjik, qoftë në aspektin e sovranitetit, në aspektin
    ekonomik e tjera.

    Pra, nuk është se kemi ndonjë ndërmarrje, e cila mund të konsiderohet që nuk është e rëndësisë
    së veçantë për zhvillimin ekonomik, por edhe të shtetndërtimit në Kosovë, e veçanërisht kur e
    kemi parasysh rëndësinë që këto e kanë si kontribut në të mirën e përgjithshme, apo që do të
    duhej të funksiononin si kontribut në të mirën e përgjithshme. Dhe, duke e pasur parasysh se këto
    ndërmarrje e kanë këtë rëndësi, atëherë natyrisht që trajtimi i privatizimit ose mosprivatizimit të
    tyre do të duhej ta kishte një peshë më të madhe të diskutimit dhe vendimmarrjes nga Kuvendi.

    Kur t’ia shtojmë kësaj edhe faktin që këto ndërmarrje publike janë në pronësi të publikut, pra
    konsiderohen në pronësi të publikut, me gjithë faktin që 100% e aksioneve të këtyre
    ndërmarrjeve menaxhohen nga Qeveria e Republikës së Kosovës, këto prapë mbeten pronësi e
    publikut dhe ne mendojmë që 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës do të mund
    të konsideroheshin vërtetë reflektim i vullnetit politik dhe interesit të përgjithshëm të këtij
    publiku, i cili është pronar i këtyre ndërmarrjeve publike, ndërkohë që shumica e thjeshtë e
    deputetëve të Kuvendit, në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si reflektim i këtij opinioni
    publik.

    Sepse, në një rast, në rastin të them kështu minimal, pra nëse seanca dhe trajtimi i një vendimi
    për privatizimin e ndërmarrjeve publike do të mund të mbahej me 61 deputetë, sa për ta plotësuar
    kuorumin, atëherë çka na nevojitet me rregullën aktuale të privatizimit të tyre, do të kishte qenë
    me 31 deputetë, nga 120 sish, të cilët do ta merrnin një vendim për ta privatizuar një ndërmarrje
    kaq të rëndësishme publike, e kjo as për së afërmi nuk e përmbush reflektimin e mendimit,
    qëndrimit, vullnetit dhe interesit të qytetarëve të Republikës së Kosovës. 31 deputetë nuk janë
    përfaqësues të opinionit publik të vendit dhe interesit të përgjithshëm të këtij vendi.

    Pra, me 2/3 e Kuvendit të Republikës së Kosovës do t’i shtohej pesha vendimmarrëse një vote
    eventuale për privatizimin e një ndërmarrjeje ose aksioneve të një ndërmarrje publike, ndërkohë
    që me këtë rast do t’i shtohej edhe pesha vendimmarrëse Kuvendit të Republikës së Kosovës
    karshi këtyre ndërmarrjeve, të cilat, po e përsëris, janë në pronësi të publikut, sepse aktualisht
    Kuvendi i Republikës së Kosovës, me rregullat siç i kemi dhe siç është dëshmuar në të kaluarën,
    pak a shumë është vetëm një lloj lavatriqje e vendimeve të Qeverisë për sa i përket privatizimit të
    ndërmarrjeve.

    Dhe, çështja e fundit që dua ta ngre - pse është e rëndësishme që ta kemi një votë të cilësuar të
    deputetëve të Kuvendit të Republikës karshi privatizimit, është edhe për vetë procesin e
    privatizimit. Mendoj që procesi i arritjes së një konsensusi ndërmjet spektrit politik, pra të
    subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës, do t’i sillte dobi edhe
    vetë procesit të privatizimit, qoftë në rritjen e transparencës, por çka është më me rëndësi në
    cilësinë e këtij procesi të privatizimit. Sepse, kjo do të nënkuptonte një diskutim shumë më të
    thellë, më të rëndësishëm publik për sa i përket, nëse duhet të privatizohet ose jo një ndërmarrje
    e caktuar ose pjesë, një përqindje e caktuar e aksioneve të një ndërmarrjeje publike.

    Me shumicën e thjeshtë, e kemi parë në të kaluarën që ky diskutim është banal, sepse Qeveria,
    ose kushdo që është në pushtet, koalicioni në pushtet, i ka dhe mund ta sigurojë shumë lehtë

    171
    minimalen e votave të rëndësishme, ose të nevojshme, për ta privatizuar një ndërmarrje dhe si e
    tillë nuk e ka fare parasysh nevojën për ta diskutuar një proces të privatizimit dhe për t’ia arritur
    cilësinë këtij procesi të privatizimit, aq më tepër kur dihet që një konsensus, një bazë më e gjerë
    e konsensusit publik sa i përket privatizimit do t’u kontribuonte edhe vetë investitorëve, sepse
    siguria e investimeve të tyre për të ardhmen do të ishte më e madhe, meqenëse, pak a shumë, në
    momentin e privatizimit, nëse e votojnë 2/3 e deputetëve, nënkupton që një pjesë e
    konsiderueshme e spektrit politik tashmë e ka pranuar një proces të tillë të privatizimit dhe si i
    tillë nuk ekziston pastaj rreziku në të ardhmen që forcat politike ta ndryshojnë qëndrimin karshi
    kësaj çështjeje.

    Pra, këto do të kishin me qenë pak a shumë argumentet pse do të duhej të votohej ky
    amendament dhe pse do të duhej domosdoshmërisht që Kuvendi i Republikës së Kosovës ta ketë
    këtë të drejtë që të jetë vendimmarrës fundamental sa i përket privatizimit ose jo të ndërmarrjeve
    publike të nivelit qendror. Faleminderit!

  • Faleminderit, zoti Ymeri! Zoti Mustafa, keni replikë?

  • Jo replikë, por desha vetëm një sqarim. Sa i përket asaj që unë
    prezantova në mënyrë të shkurtër, e theksova procesin e diskutimit në komision, por deputetët e
    kanë në mënyrë shumë detaje, bile thuaja ekstensive gjithë procesin e diskutimit aty. Në raport
    është e prezantuar gjithçka.

    Tash po flas më tepër në emër të qëndrimit të LDK-së lidhur me këtë çështje për këtë
    amendament që e ka fituar një shumicë në komision Ne mendojmë se kjo është një çështje mjaft
    me rëndësi, që ka ardhur si amendament, pa një diskutim paraprak. Ne duhet ta kemi një
    diskutim më të gjerë paraprak. Domethënë nuk është sikur këto 3-2 amendamentet tjera që i kemi
    diskutuar në komision. Kemi diskutuar me ministrinë, me shoqëritë civile. Domethënë a duhen
    2/3, a duhen 61%, apo duhen 2/3 e deputetëve të pranishëm, kjo çështje duhet të studiohet. Ka
    argumente për edhe kundër. Unë thjesht nuk mendoj që kjo çështje është e pjekur që sot ta
    vendosim. Personalisht po edhe në emër të LDK-së, por edhe për nga natyra se si e kemi
    diskutuar në komision.
    Natyrisht që nuk është normale që të vendosim ta privatizojmë një ndërmarrje publike të
    rëndësishme me 31 vota, ose 40 vota. Kjo nuk është normale, kjo duhet sigurisht të korrigjohet,
    por do të shkojmë që t’i marrim vendimet në një mënyrë të njëjtë, siç e aprovojmë Buxhetin, apo
    do të shkojmë me 2/3, apo si, ne duhet ta analizojmë më mirë dhe të diskutojmë më shumë.

    Ky është qëndrimi ynë, prandaj në këtë mbledhje, ne mendojmë se nuk do të duhej të nguteshim
    që ta aprovojmë një amendament të tillë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Ymeri e ka fjalën.

  • Shumë shkurt, kryesues,
    Është e vërtetë që ne e kemi pasur një diskutim, tash mund të thuhet që nuk ka qenë diskutim i
    mjaftueshëm për këtë punë në komision, por nuk është se nuk është diskutuar, nuk është se nuk
    është argumentuar edhe për edhe kundër përbrenda anëtarëve të Komisionit për Zhvillim
    Ekonomik dhe në fund është miratuar amendamenti me votat edhe të deputetëve që janë të

    172
    koalicionit qeverisës, sepse natyrisht që ky amendament nuk do të kishte kaluar po të mos kishin
    qenë edhe grupet parlamentare të LDK-së dhe PDK-së në këtë rast për, ose deputetë të caktuar të
    tyre për këtë amendamenti.

    Kështu, që në këtë drejtim tash po e shoh se ka një ndryshim të qëndrimit, ose të grupeve
    parlamentare, ose nënkupton që deputetët e caktuar si përfaqësues të grupeve në Komisionin për
    Zhvillim Ekonomik nuk paskan votuar në vijë me grupin parlamentar, sepse unë jam më se i
    sigurt që ka pasur edhe vota të PDK-së, edhe të LDK-së, në komision për këtë amendamenti pas
    diskutimeve që i kemi bërë për këtë çështje dhe pas çështjeve të ngrehura edhe nga kryetari i
    komisionit, por edhe nga deputetët...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Faleminderit zoti Ymeri! Fjalën e ka zoti Agim Ademaj

  • Faleminderit, kryesues!
    Unë ndoshta më tepër rreth nenit 3 të këtij projektligji, pika 11.3. Kryesues, vetëm...

  • Është mirë që kur të vijmë tek amendamentet përkatëse të diskutojmë lidhur me
    amendamentin, meqenëse mendoj se u futëm në procesin e votimit dhe duhet ta respektojmë atë.
    Ndoshta ky debati që u zhvillua ka ngjallur interesim për të debatuar, në qoftë se doni, unë nuk
    kam asgjë kundër që të debatohet rreth saj. Zoti Beqaj ndoshta keni diçka për të thënë lidhur me
    këtë që u shtruaë. Zoti Beqaj e ka fjalën.

  • Faleminderit, zoti kryesues!
    Unë desha ta paraqes qëndrimin e Partisë Demokratike lidhur me këtë amendament. Është e
    vërtetë se ne e kemi diskutuar, por një pjesë kemi votuar kundër këtij amendamenti që t’i ketë
    2/3 e votave për privatizim. Besoj se argumente për këtë ka të mjaftueshme. Ne sigurisht që në të
    ardhmen duhet ta diskutojmë çështjen nëse kjo duhet të jetë me shumicën e thjeshtë, apo me
    shumicë absolute, e jo të shkojë me 2/3.

    Si do që të jetë, vërejtja ime edhe në komision ka qenë që ne nuk duhet t’i hapim ligjet pa pasur
    hapje të ligjeve edhe nga Qeveria. Këtë ligj e kemi hapur në mënyrë të paarsyeshme, konsideroj
    unë dhe po e them mendimin tim personal tash. Në mënyrë të paarsyeshme e kemi hapur për
    amendamentet e neneve të cilat nuk na kanë ardhur si të hapura nga Qeveria, por sa i përket kësaj
    - qëndrimi ynë është që këtë amendament ne duhet ta diskutojmë në një fazë tjetër dhe ta
    analizojmë shumë më mirë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Sa deputetë janë në sallë, ju lutem! Në sallë janë 88 deputetë,
    atëherë:

    Amendamenti 1
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

    Amendamenti 2
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

    173
    Amendamenti 3
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

    Amendamenti 4
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

    Amendamenti 5
    I ka dy propozime. Komisioni Funksional dhe propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes
    “Vetëvendosje”, pa përkrahjen e Komisionit Funksional.

    Sipas rregullave në fuqi, neni 5 i Projektligjit, neni 37a, teksti i tij, neni në fillim shkohet me
    propozimin e Komisionit Funksional. Votojmë me elektronikë.
    Regjia, votojmë tani! Faleminderit!

    Me 41 vota për, 36 kundër, 5 abstenime, miratohet propozimi i Komisionit Funksional dhe e
    kemi me rregull. Duhet ta votojmë edhe propozimin e Grupit Parlamentar “Vetëvendosje”.

    Regjia, votojmë me elektronikë! Votojmë tani!
    Rregullorja e Kuvendit thotë kështu, mund ta ndryshojmë kur të doni me amendament të veçantë.
    Faleminderit!

    Me 47 vota kundër, 3 abstenime, 21 për, nuk miratohet propozimi i Grupit parlamentar të
    Lëvizjes “Vetëvendosje”.

    Amendamenti 6
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

    Amendamenti 7
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

    Amendamenti 8
    Propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, me përkrahjen e Komisionit
    Funksional. A doni me elektronikë, apo doni votim kështu? Me elektronikë. Regjia! Votojmë
    tani!

    Me 54 vota kundër, 7 abstenime, 26 për, nuk miratohet.

    Amendamenti 9
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

    Amendamenti 10
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

    Tani e votojmë tekstin e projektligjit në tërësi me amendamentet e miratuara. Lus regjinë dhe ju
    deputetë të përgatiten për votim. Votojmë tani! Faleminderit!


    174
    Me 75 vota për, 7 kundër, 2 abstenime, konstatoj se Kuvendi e miratoi Ligjin për ndryshimin dhe
    plotësimin e Ligjit për ndërmarrjet publike.

    4. Shqyrtimi i rekomandimit për transferimin e mjeteve nga Buxheti i Agjencisë për
    Menaxhimin e Komplekseve Memorialë të Kosovës në buxhetin e komunës së Gjakovës për
    vitin 2015

    Komisioni Funksional për Buxhet dhe Financa e ka shqyrtuar kërkesën për transferin e mjeteve
    buxhetore nga buxheti i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memorialë të Kosovës në
    buxhetin e Komunës të Gjakovës për vitin 2015 dhe Kuvendit ia ka rekomanduar për miratim.

    E ftoj kryetarin e Komisionit Funksional, zotin Naser Osmani, për arsyetimin e raportit me
    rekomandim. Nëse bënë pak qetësi, ju lutem!

    Të nderuar deputetë,
    Ju kisha lutur për qetësi në sallë! Zoti Osmani, e keni fjalën!

  • Faleminderit kryetar!
    Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memorialë të Kosovës i ka paraqitur kërkesë
    Kuvendit për t’i lejuar transferimin e mjeteve prej 20 000 eurove nga buxheti i agjencisë -
    Projekti kapital Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, Prekaz, Skenderaj - në buxhetin e
    Komunës së Gjakovës për vitin 2015, në projektin kapital - Projektet e ndryshme kapitale me
    bashkëfinancim. Me qëllim të realizimit të projektit, ndërtimi i Lapidarit të Lirisë në parkun e
    qytetit, për të cilën projekt Komuna ka ndarë 30 000 euro nga buxheti i saj, e në total për
    realizimin e projektit kërkohen 50 000 euro.

    Zoti kryesues, këtu pranë deputetëve kanë qarkulluar disa spekulime, por me përgjegjësi të plotë
    unë them që kjo është një marrëveshje e nënshkruar vitin e kaluar ndërmjet kryetarit të Agjencisë
    për mirëmbajtjen e memorialëve dhe e komplekseve të Kosovës dhe Komunës të Gjakovës për
    ndërtimin e këtij projekti që ka të bëjë kryesisht vetëm për të rënët e Ushtrisë Çlirimtare të
    Kosovës. Domethënë lapidari në parkun e qytetit u kushtohet të rënëve në luftën e Ushtrisë
    Çlirimtare të Kosovës, e nuk ka të bëjë me ato spekulime që dikush thotë se jo po ndahen për
    lapidarin e Fadil Hoxhës. Kjo nuk është fare e vërtetë.

    Këtë desha t’ua sqaroj kolegëve të mi. Ligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin
    2015, përkatësisht paragrafi 6 i nenit 13 përcakton se për çdo transfer të mjeteve buxhetore
    ndërmjet organizatave buxhetore kërkohet aprovim paraprak nga Kuvendi.

    Komisioni për Buxhet dhe Financa, në mbledhjen e mbajtur më 17 mars 2015, ka vlerësuar se
    kërkesa për transferin e mjeteve nga buxheti i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve
    Memorialë të Kosovës në buxhetin e Komunës së Gjakovës është në pajtim me procedurat për
    transferin e mjeteve buxhetore të përcaktuara në nenin 13, paragrafi 6 të Ligjit për Buxhetin e
    Republikës së Kosovës për vitin 2015 dhe i rekomandohet Kuvendit për aprovim. Faleminderit!

  • Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, zonja Hadërgjonaj e ka
    fjalën.

    175
  • Faleminderit, nënkryetar!
    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës e ka shqyrtuar kërkesën për transferin e
    mjeteve nga buxheti i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memorialë të Kosovës në
    buxhetin e Komunës të Gjakovës për vitin 2015 dhe është i mendimit ta përkrahë rekomandimin
    e Komisionit për Buxhet për transferin e këtyre mjeteve për ndërtimin e një kompleksi memorial
    të një lapidari që u kushtohet të rënëve në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Meqenëse marrëveshja ka qenë ndërmjet Komunës dhe Agjencisë për Menaxhimin e
    Komplekseve Memorialë të Kosovës, atëherë ne si Grup Parlamentar e përkrahim rekomandimin
    e Komisionit për Buxhet, në mënyrë që të përfundojë kompleksi apo projekti për ndërtimin e
    Lapidarit të Lirisë për luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në komunën e Gjakovës.

    Rekomandojmë që edhe deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ta miratojnë këtë
    kërkesë për transferim të mjeteve. Faleminderit!

  • Faleminderit! Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje”, zoti Ymeri e ka
    fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    E mora fjalën vetëm për të thënë që edhe Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje” e miraton
    këtë bartje të fondeve në mënyrë që të përfundojë projekti i Lapidarit të Dëshmorëve në Gjakovë.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së, zoti Muharremaj e ka
    fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    Edhe Grupi Parlamentar i Aleancës do t’i votojë rekomandimet për transferimin e mjeteve nga
    buxheti i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memorialë të Kosovës në buxhetin e
    Komunës të Gjakovës në vlerë prej 20 000 euro në vitin 2015. Faleminderit!

  • Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar “Nisma”, zoti Hoti e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    Edhe Grupi Parlamentar “Nisma për Kosovën” i mbështet rekomandimet e Komisionit për
    ndërtimin e Lapidarit e Lirisë në parkun e qytetit. Faleminderit!

  • Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar “6+”, Kujtim Paqaku e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    Edhe Grupi Parlamentar “6+” e përkrah në plotëni këtë ligj.

  • Faleminderit! Fjalën e ka zonja Berisha-Shala.

  • SHALA: Faleminderit nënkryetar i Kuvendit!

    176
    Mendimi im personal është se është bërë shumë gabim që Komisioni për Buxhet dhe Financa e
    ka miratuar kërkesën e agjencisë në fjalë. Unë mendoj se duhet t’u rikujtohet deputetëve të këtij
    Kuvendi se sa shumë zhurmë është bërë për t’u themeluar kjo agjenci nga Kuvendi i Kosovës
    dhe pikërisht zhurma më e madhe ka qenë se mjetet e dedikuara për Kompleksin Memorial
    “Adem Jashari” në Prekaz nuk po menaxhohen mirë nga Qeveria, prandaj duhet të themelohet
    një institucion, një agjenci e pavarur, në mënyrë që t’i menaxhojë më mirë.

    Tani për mua personalisht është shumë e pakuptueshme se si kjo agjenci ka arritur të miratojë
    ose të bëjë një marrëveshje ndërmjet Komunës së Gjakovës, çfarëdo komune qoftë, dhe
    agjencisë në fjalë për mjetet të hiqen nga Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe të
    shkojnë e të dedikohen kudo qoftë tjetër në buxhetin e komunës. Nuk jam kundër investimit edhe
    në memorialët tjerë të lirisë në komunat tjera, por pikërisht pse bëhet në këtë mënyrë, e ne e dimë
    shumë mirë se ende është i papërfunduar Kompleksi Memorial “Adem Jashari”. Përveç që është
    i papërfunduar, nuk matet as në kuptimin e hapësirës fizike, as në kuptimin e vizitorëve brenda
    vitit që bëhen në këtë kompleks, dhe ka nevojë ende për mjete shtesë, e jo të hiqen nga ky
    memorial.

    Edhe një tjetër gjë dua t’jua përkujtoj, të nderuar deputetë, se jo fortë larg Prekazit është
    memoriali në Marinë, i cili është lënë tërësisht në mëshirën e kohës dhe i shkatërruar. Dua t’jua
    përkujtoj se në atë memorial janë të skalitur emrat e të gjithë dëshmorëve anembanë të Kosovës
    dhe shqiptarisë, e nuk ka asnjë përkujdesje dhe nuk është ndarë asnjë mjet për këtë memorial.
    Dua t’jua përkujtoj se jo fort larg Prekazit, në Polac, mes Prellovcit dhe Polacit, janë varrezat e
    dëshmorëve prej shumë anëve të Kosovës, të cilëve nuk u dihen as shkronjat në emrat e tyre, e të
    cilat është planifikuar që të barten në Marinë, por nuk është bërë asgjë në atë drejtim.

    Personalisht nuk do ta votoj këtë transferim të këtyre mjeteve dhe unë mendoj që asnjëherë nuk
    ka qenë praktikë që Kuvendi të merret me mjete buxhetore, meqë nuk është edhe një shumë aq
    madhe, 20 000 euro. Komuna ka mundur të bëjë marrëveshje me dikasteret qeveritare pa ardhur
    fare në Kuvend dhe të merremi me miratimet e tilla, ka mundur të kërkojë që ky projekt të
    financohet edhe nga ministritë tjera, të cilat kanë të ndara buxhete tjera, pa pasuar nevojë të na
    vërë në lajthitje ne si Kuvend. Kërkoj që të mos votohet. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Daut Haradinaj e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    Ndoshta është ndonjë keqkuptim, por me sa unë jam i informuar dhe besoj që shumica, të paktën
    ata që vijnë prej qytetit të Gjakovës, e dinë se një lapidar është ndërtuar në qendër të qytetit dhe
    ka më shumë se një vit dhe do të kishte qenë e udhës të na shpjegohet për çfarë lapidari po bëhet
    fjalë, nëse domethënë është i përfunduar, dhe të paktën disa herë mua m’u është dhënë rasti të
    vendos lule kur i kemi nderuar dëshmorët.

    Shpresoj që këto tërheqje të buxhetit dhe bartjes në komunë, ndoshta mos e kanë adresë
    ndërtimin e varrezave të dëshmorëve të qytetit, që tash e 16 vjet akoma askush nuk i ka trajtuar
    dhe natyrisht se edhe familjarët, edhe njerëzit e tyre të afërt, edhe bashkëluftëtarët, janë të
    shqetësuar, se pse dikush, ose ajo agjenci e cila është përgjegjëse, tash agjenci në kuadër të
    Kuvendit të Kosovës, sepse ka qenë në kuadër të Ministrisë të Planifikimit Hapësinor, është

    177
    bartur në kuadër të Kuvendit, pse nuk i trajton këto raste. Po ashtu, në të njëjtën kohë, siç u tha
    edhe më herët, në Polac, në Marinë, e kudo që janë, sepse nuk duhet të ndahen, por do të kisha
    kërkuar edhe prej kryetarit të komisionit të na shpjeguar se për cilin lapidar bëhet fjalë?

    Ku do të shkojnë këto mjete, pasi lapidari në qendër të qytetit ka përfunduar një viti, nëse ka
    ndonjë lapidar të ri, apo ka ndonjë planifikim të ri për të ndërtuar diçka, apo janë për ndërtimin e
    varrezave të dëshmorëve të qytetit. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zonja Deliu e ka fjalën!

  • KODRA: Faleminderit, nënkryetar i Parlamentit!
    Edhe vota ime do të shkon kudër këtij ndryshimi buxhetor, jo për faktin se unë jam kundër
    investimeve në memorialë, sepse mendoj se ne si institucione e kemi obligim që të investojmë në
    memorialët në secilën komunë dhe në secilin vend ku ka të rënë, mirëpo e mbështes plotësisht
    fjalimin e zonjës Berisha dhe mendoj që një kalim i buxhetit prej Kompleksit Memorial “Adem
    Jashari”, një kompleks që ka nevojë për investime shtesë, duke e ditur rëndësinë dhe numrin e
    madh të vizitorëve që vijnë në Prekaz, mendoj që kjo mënyrë e kalimit të buxhetit nëpërmjet
    Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në një destinacion tjetër nuk i bënë nder këtij Kuvendi
    dhe kërkoj nga deputetët që të mos e votojnë.

    Është hera e parë dhe praktika e parë në këtë Parlament prej se unë jam deputete që vjen një
    kërkesë e tillë e transferit të mjeteve, sepse unë mendoj që Projek-buxheti është miratuar një herë
    dhe deri në rishikim ne kemi mundësi t’i destinojmë mjetet nga ndonjë mënyrë tjetër. Mirëpo,
    kurrsesi që ne në këtë mënyrë ta tejkalojmë buxhetin nga Kompleksi Memorial “Adem Jashari”
    në një destinacion tjetër.

    Për t’u kthyer aty, siç tha zonja Berisha, memorialët edhe varrezat e dëshmorëve ne si
    institucione i kemi lënë në mënyrë jo shumë të ndershme. Ka vende që janë për keqardhje, u
    përmend Marinën, u përmend Polaci, e shumë e shumë varreza tjera, ku vërtet ka nevojë për
    investime të shtetit dhe të institucioneve tona. Kërkoj nga deputetët që të na përkrahin që këto
    mjete të mos kalojnë nga Kompleksi Memorial “Adem Jashari”.

  • Faleminderit! Fjalën e ka zoti Osmani, për sqarim shtesë.

  • Është çështje e deputetëve nëse e votojnë apo nuk e votojnë, por rregullat
    dhe zbatimin i ligjit deputetët duhet ta bëjnë.

    Neni 13, paragrafi 6 i Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës e saktëson transferin e
    mjeteve prej një organizate në organizatën tjetër buxhetore. Kjo është procedurë që duhet të
    zhvillohet. Nuk është bërë kjo në bazë të kërkesës së dikujt, por në bazë të asaj qysh e parasheh
    ligji. Ligji e parasheh që këtë transfer duhet ta aprovojë Kuvendi i Republikës së Kosovës. Kjo
    është rregull, ky është ligj.

    Ndërsa çështja nëse e aprovojnë apo nuk e aprovojnë një marrëveshje ndërmjet Agjencisë dhe
    Komunës të Gjakovës, është çështje e tyre, mirëpo duhet të jemi korrektë - nuk është çështja që
    ata i kanë ndarë mjetet për ta lënë memorialin e Prekazit keq, por ata e kanë konstatuar që 20 000

    178
    euro, të cilat do të transferohen me marrëveshje me Komunën e Gjakovës për të përfunduar, se
    projekti nuk ka përfunduar zoti Daut, sipas tyre, se është bashkëfinancim i Agjencisë me
    Komunën e Gjakovës. Gjakova ka ndarë 30 000 euro, Agjencia 20 000 euro, krejt ai kompleks
    bën 50 000 euro. Domethënë nuk janë paguar edhe 20 000 euro. Nuk dëmtohet, sepse janë ndarë
    2 milionë euro për Prekaz, por këto janë marrëveshje të tyre.

    A votojnë deputetët a nuk votojnë deputetët, është çështje e tyre, mirëpo procedura duhet
    respektuar. Faleminderit!

  • Faleminderit! Fjalën e ka zoti Grabovci!

  • Faleminderit, zoti nënkryetar!
    Absolutisht, respektin më të madh për çdo sakrificë të popullit dhe për të gjithë të rënët, sepse
    dëshmorët nuk i takojnë asnjë partie politike, por i takojnë çdo qytetari të Republikës së
    Kosovës, por vlerësoj që Memoriali “Adem Jashari” është i veçantë dhe ka nevojë për mjete
    shtesë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës ka pasur dhe ka mundësi që të gjejë mjete tjera, pa i
    prekur mjetet të cilat janë të dedikuara për këtë memorial. Jo vetëm për atë lapidarin në Gjakovë,
    por unë po e ngre shqetësimin shumë të madh që ndiej për varrezat në Koshare, të cilat,
    fatkeqësisht, edhe sot e kësaj dite kanë mbetur në një gjendje të mjerë.

    Dëshmorët e kombit i kanë kufomat e tyre në morg për shkak të mosangazhimit, neglizhencës
    dhe të papërgjegjësisë së dikujt, që ato varreza vërtet të rregullohen ashtu siç e meritojnë dhe
    Qeveria e Republikës së Kosovës dhe agjencia konkrete duhet vërtet të ketë një qasje shumë më
    serioze në menaxhimin e këtyre mjeteve. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Sadriu!

    ALI SADRIU: Faleminderit, i nderuar kryesues!
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Parimisht rreth transfereve unë e kam një qëndrim që më të duhet të jem me një qasje pak më të
    matur.

    Kemi të drejta, por këtë të drejtë e rregullon ligji, që kjo mund të ndodhë dhe duhet vendimi i
    Kuvendit, nëse shuma totale nga projekti është mbi 40% e parealizuar atëherë këtë duhet ta bëjë
    Kuvendi. Dhe, unë besoj se propozimi ka ardhur në harmoni me atë rregullativë.

    Por, unë parimisht jam kundër asaj që të ndodhin transfere të tilla, sepse jam i vetëdijshëm që
    kërkesat janë dy herë më të mëdha se mundësitë në trajtimet buxhetore, dhe atje janë zhvilluar
    tre rrathë qarkore buxhetorë, janë shoshitur të gjitha projektet. Çfarë dua të them? Proceset
    buxhetore nuk janë elemente që mund të ndërrohen brenda një muaj dite, siç pretendojnë disa. E
    kemi pasur këtë edhe në seancën e kaluar kur biseduam, është marrë buxheti i këtij apo i atij.
    Buxhetet nuk mund të ndërrohen aty për aty, sepse për prioritete zhvillohet një diskutim shumë i
    gjerë, shumë i argumentuar për të përcaktuar se cilat projekte duhet të kenë prioritet.


    179
    Prandaj, nga kjo, unë apeloj që para çdo transferi që bëjmë prej kujtdo qoftë, ta bëjmë një analizë
    pse është kërkuar ai? Pse nuk është realizuar? Cilat janë shkaqet që ai projekt nuk është realizuar.
    Pse kanë ngelur ato mjete? E, tek pastaj të bisedojmë se ku do t’i plasojmë ato mjete.

    Kjo praktikë te ne nuk po ndodh dhe unë apeloj që në të ardhmen propozimet e tilla kur të vijnë
    do t’u kërkojmë përgjegjësi pse mjetet që kanë qenë në atë projekt nuk janë realizuar.

    Unë nuk di as për këtë rast, as rastet tjera, por pikërisht pse nuk i di dua, dua t’i di unë dhe të
    gjithë ju, në mënyrë që të vendosim me kompetencë. Faleminderit!

  • Faleminderit, zoti Sadriu! Fjalën e ka Dauti, për një sqarim shtesë.

  • Vetëm sqarim, domethënë nuk po i replikoj askujt.
    Më 14 qershor të vitit të kaluar është inauguruar lapidari në qendër të qytetit të Gjakovës, kur
    kemi marrë pjesë të gjithë.

    Sa u përket monumenteve, vendeve të historisë, kjo vlen për shefin e Grupit Parlamentar të
    PDK-së, i cili është në pushtet prej vitit 2007, dhe më vjen mirë që ka filluar të mendojë pak më
    seriozisht për sakrificën, sepse e kanë pas harruar krejt.

    Premtimi publik i ish-kryeministrit të Kosovës më 9 prill të vitit 2009 ka qenë që vitin e
    ardhshëm, varrezat në Koshare do të jenë të përfunduara, lapidari, kompleksi dhe rrugët. Tash
    jemi në vitin 2015 dhe, ju them sinqerisht edhe një herë, e kjo vlen edhe për Qeverinë ekzistuese,
    edhe për qeveritë e kaluara, se trupat e dëshmorëve të Koshares ende janë në morgun e
    Rahovecit për shkak të neglizhencës së Qeverisë së kaluar, e cila nuk e ka bërë asnjë gjë.

    Tash kur flasim për lapidarin e Gjakovës, edhe për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, nuk
    janë shumë e madhe, janë vetëm 20 000 euro, Agjencia qenka dakorduar bashkë me Komunën,
    ajo agjenci së cilës i kemi dhënë besim të gjithë si deputetë, nuk mendoj se do të dëmtohet asnjë
    kompleks për shkak se ka edhe parashikime buxhetore në qershor, pastaj është viti i ardhshëm.

    Pra, unë mendoj që nuk është shumë e madhe dhe lus deputetët ta mbështetin, sepse, siç duket,
    ndërtuesi i atij kompleksi nuk i ka marrë mjetet e veta. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Grabovci, replikë!

  • Faleminderit, kryesues!
    Zoti Daut, me gjithë respektin që e kam, unë kam dëshirë vetëm t’u referohem fakteve.

    Deri në vitin 2007 keni qenë në pushtet, e dëshmorët e dimë se janë shumë më herët. Ju kisha
    lutur ju dhe të gjithë qytetarët e Kosovës le të ndalen dhe të këqyrin se çfarë ka ndodhur para
    vitit 2007, qoftë me dëshmorët, varrezat e dëshmorëve, me memorialët dhe me familjet e
    dëshmorëve, me invalidët, e kështu me radhë.

    Pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike të Kosovës është ndërmarrë, e them me përgjegjësi
    të plotë, një aksion apo një përkushtim i jashtëzakonshëm që në momente të caktuara edhe jashtë

    180
    mundësive që ka pasur Qeveria e udhëhequr nga zoti Thaçi, të gjitha këto kategori janë marrë në
    mbrojtje. Është bërë një përkujdesje e shtuar për varrezat, për memorialët dhe me këtë ua të them
    se nuk është bërë krejt ajo që e meritojnë, edhe pse kemi pasur dëshirë. Ka hapësira ende për të
    bërë, dhe vërtet e thashë dhe po e përsëris, është për të të ardhur keq, është shqetësuese që
    dëshmorët e kombit të mos prehen në vendin e tyre, në varrezat e tyre, siç është rasti i varrezave
    të Koshares, por të jenë në morg.

    E, kjo është pa përgjegjësi e të gjitha qeverive, pa përjashtim. Faleminderit!

  • Faleminderit! Unë kisha propozuar të mos futemi në debat për komplekset
    memorialë tani, edhe pse ndoshta ka nevojë dhe unë jam i bindur që ka nevojë, por kërkesa për të
    diskutuar për komplekset memorialë të të gjitha kohërave dhe të gjitha natyrave që mund të jenë
    ato të bëhet zyrtarisht. Është një kërkesë thjesht që u është drejtuar deputetëve dhe mendoj që
    mund të votohet për ose kundër. Mendoj që edhe zoti Sadriu e dha një mendim të vlefshëm për
    seancën, pra mendimin tim, ndoshta dikush tjetër nuk dakordohet, por do të vazhdoja me fjalën
    sipas radhës...

    Naser, s’ta ka përmend askush emrin! OK! Urdhëro, fjalën e ka Naser Osmani për sqarim, e
    pastaj Ganimete Musliu e merr fjalën dhe ndoshta do të duhej t’i tërheqim, se janë paraqitur edhe
    6 veta. Urdhëro, zoti Naser!

  • Nuk kisha dashur që të shkojë në një debat politik. Unë vetëm ta plotësoj atë
    që ndoshta edhe zoti Aliu e përmendi.

    Marrëveshja është lidhur në vitin e kaluar. Meqenëse s’kanë funksionuar institucionet, ajo nuk ka
    mundur të realizohet prej vitit të kaluar, prandaj tash është bartur që në këtë kohë të hyjë në
    procedurë. Nuk është marrëveshje e këtij viti dhe ajo nuk është lidhur duke u bazuar në buxhetin
    e 2015, por në buxhetin e 2014.

    Meqenëse projekti ka vazhduar dhe obligimet nuk kanë përfunduar, atëherë procedura duhet të
    bëhet tani. Domethënë, kemi të bëjmë me një marrëveshje të vitit 2014.

  • Faleminderit! Fjalën e ka zonja Musliu!

  • Faleminderit, i nderuar kryesues!
    Të nderuara kolege dhe ju kolegë deputetë,
    Fillimisht dua ta përgëzoj çdo iniciativë, e cila merret me përkujdesjen dhe thjesht identifikimin
    ose përkujtimin e të gjithë dëshmorëve të lirisë, kudo qofshin ata, qoftë në Gjakovë, Kaçanik,
    Deçan, Skenderaj, apo kudo tjetër.

    Mirëpo, unë personalisht, si deputete e këtij Kuvendi, jam e befasuar faktikisht me këto
    rekomandime, me të cilat kërkohet transferimi i mjeteve nga Kompleksi Memorial “Adem
    Jashari” në Komunën e Gjakovës, për arsyen e vetme se kam pritur që Agjencia për Mbikëqyrjen
    e Memorialëve do të vijë me një kërkesë për të shtuar buxhetin për Kompleksin Memorial
    “Adem Jashari”, sepse unë konsideroj, që investimet në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”
    nuk duhet të ndalen vetëm në lule e barishta, siç po ndodh deri më tani, por ju e dini se atje kemi

    181
    dy objekte, të cilat janë nën mëshirën e kohës dhe nëse ato nuk konservohen në një afat shumë të
    shpejtë, vjen deri te shkatërrimi dhe ne do të humbim pasurinë më të madhe trashëgimore të
    shtetit tonë, aty ku u vunë edhe themelet e lirisë, aty ku u vunë edhe themelet e shtetit të
    Kosovës.

    Unë do ta përkrah propozimin e Sala Shala-Berishës, sepse me të vërtetë unë në këtë Kuvend
    kam diskutuar disa herë për gjendjen jashtëzakonisht të keqe të Memorialit në Marinë. Fjala ime
    e parë ka qenë më 21 tetor të vitit 2011, pastaj për herë të dytë e kam ngritur këtë çështje në vitin
    2014, saktësisht më datën 10 prill dhe sot kur po diskutojmë është një vit prapa, që është 7 prill
    2015.

    Edhe njëherë dua të sqaroj për të gjithë të pranishmit, se investimet e para në Memorialin në
    Marinë, ku aty janë të skalitur të gjithë emrat e dëshmorëve të Kosovës, i ka bërë një donator nga
    Amerika, Benito Mares. Fazën e dytë të investimeve e ka përfunduar Qeveria e Republikës së
    Kosovës, ndërsa faza e tretë, kur do të duhej të bëhej përurimi i këtij kompleksi, fatkeqësisht u bë
    mbyllja dhe shkatërrimi i atij kompleksi.

    Unë ju ftoj të gjithë juve deputetë, që kurdo që keni kohë dhe mundësi të vini deri tek varrezat e
    dëshmorëve në Polac dhe të shihni gjendjen e mjerueshme të atyre atje që janë. Fatkeqësisht, sa
    herë që kaloj andej pari, më bie ndërmend refreni: “dëshmori pa emër”. Mirëpo, fatkeqësisht, dhe
    fatmirësisht do të thosha për familjarët, ata dëshmorë nuk janë pa emër, ata kanë emër, kanë
    familje dhe e kanë Kosovën, Kështu që unë personalisht nuk do ta përkrah transferimin e këtyre
    mjeteve, sepse unë konsideroj që buxheti duhet të rritet për Kompleksin Memorial “Adem
    Jashari” në rend të parë, sepse me mos konservimin e shtëpive- muze atje, do të humbë Kosova
    në të ardhmen. Faleminderit!

  • Faleminderit! Fjalën e ka zonja Gaxherri.

  • Zoti kryesues,
    Sinqerisht më vjen shumë keq prej kolegëve të mi deputetë, që e kanë plotë gojën që duhet për t’
    i respektuar të gjithë dëshmorët e këtu e shfrytëzojnë rastin për këtë pikë kaq të ndjeshme, për të
    bërë vërtet politikë dhe atë folklorike.

    Të gjithë i respektojmë të gjithë dëshmorët, mua po më vjen shumë keq dhe çudi që në Komision
    për Buxhet dhe Financa, që jemi në radhë të parë të gjithë deputetë dhe të gjitha partive politike,
    unanimisht kemi votuar dhe e kemi analizuar pse dhe si edhe e arsyetuam edhe sot këtu, ndërsa
    kolegët deputetë nga subjektet politike, të cilët kanë votuar këtë kërkesë, sot dalin këtu edhe
    flasin tërësisht demagogji, tërësisht demagogji për gjithçka.

    Unë edhe njëherë i lus kolegët, që ta votojnë kërkesën e cila ka ardhur në Kuvend, sepse edhe ne
    jemi deputetë, edhe ne i duam dëshmorët, anëtarë të Komisionit për Buxhet dhe Financa, ne jemi
    ekspertë të fushës të caktuar për financa, i kemi analizuar, e kemi marrë pëlqimin edhe të
    Ministrisë dhe nuk kemi për të lënë asnjë memorial, për t’ia marrë të drejtën e për të anuar te
    tjetra, por i kemi dhënë arsyet komplet pse i kemi marrë ato mjete dhe duhet të kalojnë ato mjete,
    sepse ato janë aranzhuar punët vitin e kaluar dhe nuk kemi kah shkojmë, pa i paguar.


    182
    Kështu që, i kisha lutur deputetët, OK u tha çka u tha, mjafton dhe këto pika, të kursehemi pak,
    sepse puna jonë flet, nuk kemi nevojë këtu të flasim çka kemi bërë e çka s’kemi bërë . Puna jonë
    flet, edhe e dimë çka kemi bërë atje edhe çka s’kemi bërë, kështu që, ju lutem t’i lëmë këto gjëra
    anash dhe ta votojmë kërkesën, sepse krejt këto çka u thanë, për mua janë demagogji.

  • Faleminderit! Zoti Topalli e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    Për mua është shumë e habitshme, që na del nga ky diskutim, që disa dëshmorë dhe disa
    komplekse memorialë janë më të vlefshme, se sa disa të tjera. Mendoj që kjo është e turpshme
    për mënyrën e trajtimit të dëshmorëve.

    E dyta, është që kur është ndarë buxheti i Republikës së Kosovës, në vlerë prej 1.6 miliardë
    eurosh, është dashur t’u bie ndërmend si përfaqësuesve të PDK-së, ashtu edhe të LDK-së për
    dëshmorët. Nuk u ka rënë ndërmend fare e tani po diskutojmë për 20 mijë euro, për të cilat unë
    mendoj se pa asnjë diskutim të gjatë është dashur t’u jepen atyre që i kanë kërkuar këto mjete.

    Kjo mënyrë kështu e sjelljes dhe e trajtimit të dëshmorëve është një çarje kështu, me “lot
    krokodili”, e cila nuk u shërben dëshmorëve, sepse ky Kuvend hiq më larg se para 15 minutash
    votoi kundër idealeve të dëshmorëve, duke iu dhënë një pjesë të sovranitetit të vendit të huajve.

    Dhe, krejt në fund, kolegë të nderuar, deputetë, para përfundimit të diskutimit tim të fundit, disa
    prej jush u ngritët dhe thatë: “shko në Zvicër”. Unë nuk po u drejtohem tash juve, por po u
    drejtohem mërgimtarëve.

    Shikoni, kur këta një deputeti i thonë: “shko në Zvicër”, ju e merrni me mend dhe e dini se si u
    presin juve. Kjo është e turpshme. Deputetët e tillë le të shkojnë në Republikën e Serbisë, sepse
    vetëm atje mund të jenë me këto qëndrime që kanë deputetët e dinjitetshëm. Faleminderit!

  • Zoti Berisha e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    Të them të drejtën, unë desha të kyçem në këtë temë, po ja që për një shumë tepër simbolike, që
    kushton barabartë me një drekë të Qeverisë, po bëhet kaq shumë zhurmë. Në fakt, zhurma nuk ka
    të bëjë me diçka që është reale, por ka të bëjë më shumë me prezantimin e mentalitetit lokalist
    dhe mua po me vjen keq, që Parlamenti i Kosovës po bjerë në këtë nivel, sepse për tema të
    ngjashme edhe kur është miratuar buxheti, domethënë, ka pasur ndërhyrje të këtij niveli, që
    nganjëherë të bën të ndihesh keq, që je pjesë e një debati, ose një forumi që bie në këtë nivel.

    Meqë, sipas zotit Osmani, marrëveshja është bërë vitin e kaluar, atëherë faktikisht është dashur të
    jetë në buxhet kur është miratuar buxheti, por një gjë që për të satën herë nuk po mund ta kuptoj,
    është se zonja Hadërgjonaj e mbështeti dhe të tjerët nuk po e mbështesin nga i njëjti grup. Tash,
    unë nuk po e kuptoj, kur vijmë në seancë a merremi vesh se çka do të mbështesim e çka jo?


    183
    Përndryshe, unë jam ithtar që për shuma simbolike, për çështje tepër të ndjeshme të mos
    diskutohet, ose, ose në fund të fundit, të tërhiqet krejt nga rendi i ditës, po mos të shprehim
    patriotizëm të panevojshëm. Faleminderit!

  • Faleminderit! Fjalën e ka zoti Beqa.

  • Faleminderit, nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës!
    Pasi që jam deputet dhe vij nga komuna e Gjakovës, unë desha ta bëj një sqarim.

    Bëhet fjalë për lapidarin e lirisë në Parkun e Qytetit të Gjakovës, projekt tash i përfunduar,
    projekt që ka pasur kosto 50 mijë euro, ka pasur një procedurë paraprake të tenderimit të bazuar
    në marrëveshjen e vitit të kaluar mes Kuvendit Komunal të Gjakovës dhe Agjencisë për
    Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës dhe ky projekt tash ka përfunduar.

    Ne jemi të vetëdijshëm se Kompleksi Memorial “Adem Jashari” ka rëndësi të veçantë për vendin
    dhe të gjithë shqiptarët, por ne si deputetë, nëse ka mjete të pamjaftueshme për Kompleksin
    Memorial “Adem Jashari” kemi mundësi me rishikim të buxhetit, ta analizojmë dhe t’i shtojmë
    mjetet, kurse sot, pasi që bëhet fjalë për një shumë tejet simbolike, konsideroj se nuk duhet të
    debatojmë dhe ka mundur ndoshta, as të mos vijë në këtë formë, që mjetet të transferohen nga
    Projekti “Adem Jashari” apo të gjenden edhe forma tjera direkt nga Ministria e Financave apo
    është ajo buxheti rezervë.

    Unë si deputet, kisha thënë se është mirë sot ta votojmë këtë shumë simbolike, se është projekt i
    përfunduar dhe ka mbetur borxh Komuna e Gjakovës ndaj kompanisë, e cila ka realizuar
    projektin. Faleminderit!

  • Faleminderit, zoti Beqa! Fjalën e ka zoti Konjufca.

  • Vetëm desha ta bëj një ndërhyrje të shkurtër lidhur me këtë që po ndodh.

    As këto akuza, as këto kundër akuza nuk do të ndodhnin në Kuvendin e Republikës së Kosovës,
    sikur kjo problematikë të konceptohej më mirë. Do të thotë, që të mos vinim ne deputetët dhe të
    mos ndodheshim në këto situata të padëshirueshme, kur krijohet një alternativë e cila të vendos
    përpara dy zgjidhjeve. Pra, përpara zgjidhjes nëse je për ndërtimin e lapidarit të dëshmorëve në
    Gjakovë, atëherë qenke për t’ia marrë paratë Memorialit “Adem Jashari” dhe, e kundërta, nëse je
    që Memoriali “Adem Jashari” ta ketë atë shumë buxhetore, atëherë po i hyn në hak lapidarit të
    dëshmorëve në Gjakovë.

    Unë mendoj, se në vend se ne si deputetë, ta kishim mundësinë që të ndjeheshim shumë mirë për
    dedikimin e mjeteve për memorialët e dëshmorëve, ne po ndjehemi tash disi në siklet, për arsye
    se po vendosemi përpara këtyre situatave të padëshirueshme.

    Mendoj se përpara këtyre situatave kështu vendos vetëm një Qeveri e papërgjegjshme. Kjo do të
    mund të ishte konceptuar ashtu që, për shembull, kjo shumë e parave të mos i merrej një
    memoriali tjetër të dëshmorëve dhe të mos i hyjmë në hak asnjë vendi të shenjtë të kombit
    shqiptar në këtë mënyrë, por që paratë të bëheshin më herët kërkesa, që të mos bëhej zhvendosja

    184
    nga kategoria e njëjtë, nga memorialët e dëshmorëve, që kush kujt po i merr prej përmendoreve
    apo prej memorialëve të dëshmorëve, por që ta zëmë, të bëhej një kërkesë, që vetëm nga ai
    premtimi i Qeverisë, për reduktimin e veturave luksoze, për shembull, apo të reduktimit të
    derivateve, të shkonin paratë në ndërtimin e më shumë memorialëve të dëshmorëve të UÇK-së.

  • Faleminderit! Fjalën e ka zoti Haxhiu.

  • Faleminderit, i nderuar kryesues!
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Vërtet në situatën në të cilën na ka pru Komisioni për Buxhet dhe Financa, që pasi që kemi
    trajtuar Projektbuxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2015, të trajtojmë kërkesa buxhetore
    dhe atë, të zgjedhim në mes komplekseve, nuk është as dinjitoze prej Komisionit e as prej neve
    deputetëve të trajtojmë në këtë formë.

    E kemi miratuar buxhetin dhe dua sinqerisht një përgjigje prej anëtarëve të Komisionit. Nëse
    marrëveshja ka qenë e lidhur vitin e kaluar, atëherë është neglizhencë e komisionit, apo e
    Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memorialë, pse kjo kërkesë nuk është futur në
    Projektbuxhetin e vitit 2015. E kujt është neglizhenca, nëse marrëveshja është e vitit të kaluar,
    atëherë e kujt është neglizhenca?

    Edhe dy muaj jemi përpara se të futemi në rishikimet buxhetore dhe edhe në rishikimet
    buxhetore kjo ka mundur të trajtohet dhe, jam që të trajtohet dhe të përfundojë edhe obligimet
    financiare, të cilat janë ndaj operatorit që e ka kryer punën në lapidarin e Lirisë në Gjakovë. Dhe,
    nuk do të duhej fare të na sfidonin në këtë formë, asnjëherë, si rast nuk bëhet ndonjë neglizhencë
    e punëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, për 20 mijë euro. As atje nuk do
    të ngecin punët për 20 mijë euro e as këtu nuk do bëhej ndonjë punë më e madhe për 20 mijë
    euro nëse procedohet dy muaj më përpara dhe duhet të jemi të sinqertë edhe njëri- tjetrin.

    Ne mund të bëjmë edhe akuza politike edhe ndaj Qeverisë edhe ndaj kujtdo, por arsyeja pse e
    kemi themeluar Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memorialë, ka qenë mu kjo, që ajo
    të menaxhohet nga Kuvendi e jo nga Qeveria. Dhe, është e padinjitetshme dhe joserioze, që tani
    Qeveria të akuzohet për menaxhimin e mjeteve për komplekse memorialë, për arsye se tani këto
    mjete janë në përgjegjësi të vetë Kuvendit dhe ne deputetëve.

    Dhe vërtet, kërkoj një qasje më serioze edhe më të përkushtueshme nga drejtori i Agjencisë për
    Menaxhimin e Komplekseve Memorialë dhe nuk ka nevojë, për shkak të papërgjegjësisë së tij
    dhe mospunës së tij, neve të na sfidohet këtu se për cilin kompleks jemi. Të gjithë dëshmorët
    kanë rënë për Kosovën janë të barabartë dhe duhet të trajtohen të barabartë nga Kuvendi dhe nga
    të gjithë ne. Dhe, drejtori këtu ka bërë një shkelje edhe të Ligjit edhe të procedurave dhe, ne
    mendojmë që edhe në raportin që do ta trajtojmë për këtë Agjenci, që e miraton ky Kuvend, do ta
    kemi prapë në konsideratë këtë shkarje dhe këtë lëshim të vetë drejtorit për menaxhimin e
    komplekseve memorialë. Faleminderit!

  • Faleminderit! I fundit është zoti Hasani.

  • Faleminderit, nënkryetar!

    185
    Përshëndetje për ministrin!
    Kolegë deputetë,
    Kur e kemi miratuar Ligjin për Agjencinë e Kompleksëve Memorialë, kemi planifikuar edhe
    buxhetin me formën me angazhimin që ai do të merret, me menaxhimin e kompleksëve. Drejtori
    i Agjencisë ka bërë edhe më herët një shkelje, kur ka përcaktuar ujësjellësin pikërisht për 1,5 km,
    vitin e kaluar dhe shkelja e dytë është po ashtu, e mos planifikimit si duhet e drejtorit të
    Agjencisë, pikërisht për heqjen e 20 mijë eurove nga buxheti i Kompleksit “Adem Jashari”.

    Heqja e 20 mijë eurove nuk është një shumë, por është një shumë simbolike, por që tregon
    shumë se kemi një menaxhim të dobët nga Agjencia, kemi një papërgjegjësi dhe kemi një qëllim,
    që vazhdimisht të krijohet një precedan, heqja e buxhetit nga komplekset në një kompleks.

    Ne e kemi përcaktuar buxhetin e tij dhe ai duhet ta menaxhojë ashtu dhe, është një shkelje për të
    cilën ne kemi kërkuar dhe kërkojmë që ky buxhet mos t’i kalojë, për shkak se është një shkelje
    që vazhdimisht do ta kemi edhe në të ardhmen. Prandaj, heqja e 20 mijë eurove nga një
    kompleks që do edhe miliona e miliona euro për realizimin e projektit “Adem Jashari”, ka lindur
    me një projekt me një simbolikë 20 mijë euro, këtë mund ta bëjë Qeveria vetë, drejtpërdrejt nëse
    do. Përndryshe, kjo është një shkelje për të cilën unë mendoj, se drejtori i Agjencisë ka bërë një
    shkelje që e ka pru këtu. Faleminderit!

  • Faleminderit! Ana ligjore është arsyetuar nga Komisioni, ana emocionale u
    dëgjua. Lus regjinë dhe deputetët, që të përgatiten për votim lidhur me propozimin në fjalë.
    Votojmë tash.

    Faleminderit! Atëherë, konstatoj se me 56 vota për, 8 kundër, 7 abstenime, Kuvendi miratoi
    rekomandimin e Komisionit për Buxhet dhe Financa për transferimin e mjeteve buxhetore nga
    Kuvendi i Agjencisë për Menaxhimin e Kompleksëve Memorialë të Kosovës në Buxhetin e
    Komunës së Gjakovës, për vitin 2015.

    5. Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës

    Ju lus për vëmendje! Keni për të votuar dhe ju lus, që të jeni të sqaruar për një çështje. S’po doni
    të dëgjoni? Në rregull!

    Komisioni ad hoc për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin
    Civil të Kosovës, ka shqyrtuar nominimet e kandidatëve për anëtarët e Këshillit të Pavarur
    Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës dhe Kuvendit i ka paraqitur raportet me
    rekomandime.

    Ftoj kryetaren e Komisionit ad hoc deputeten Xhevaire Izmaku që ta paraqesë dhe arsyetojë
    raportin me rekomandime. Nuk është. Atëherë, fjalën e merr zonja Albulena Haxhiu.

  • Faleminderit!
    Komisioni ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës
    për Shërbimin Civil, në bazë të nenit 67 dhe 71 të Rregullores së Kuvendit, si dhe të nenit 4, 5,
    dhe 6 të Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, në mbledhjet

    186
    e mbajtura më 13 dhe 19 mars 2015, pas shqyrtimit të biografive dhe intervistimit të kandidatëve
    të nominuar për anëtarë të Komisionit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
    vendosi që Kuvendit t’ia paraqesë këtë rekomandim.

    Pra, i rekomandohet Kuvendit të Republikës së Kosovës të bëjë zgjedhjen, ose përzgjedhjen e dy
    anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, me votim të
    fshehtë.

    Për dy anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, nga radhët e
    komunitetit shqiptar propozohen kandidatët si në vijim: Flutura Hoxha, Malësore Gashi -
    Bajraktari, Eshref Shabani dhe Faton Morina.

    Kuvendi bën përzgjedhjen e dy anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil
    të Kosovës dhe nga katër të propozuar, të paktën njëri i përzgjedhur duhet të jetë i gjinisë
    femërore, kështu e kërkon ligji. Andaj, shpresoj që tash administrata do t’i bëjë gati dhe të
    votojmë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Për zbatimin e procedurës së votimit të fshehtë kërkohet krijimi i
    një Komisioni votues, me përbërje nga një deputet prej secilit grup parlamentar, me përbërje të
    zyrtarëve të administratës. Ftoj përfaqësuesit e grupeve parlamentare, që të propozojnë nga një
    anëtar për Komisionin votues. Zoti Grabovci, e keni fjalën.

  • Në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, si anëtare të Komisionit,
    propozoj Blerta Deliun.

  • Faleminderit! LDK, Zoti Beqiri.

  • Ne propozojmë Sali Morinën.

  • Zoti Morina. Në emër të “Vetëvendosjes”, zoti Konjufca.

  • Shqipe Pantina, në rregull. Zoti Haradinaj, në emër të AAK-së, kënd e propozoni?

  • E propozojmë Time Kadrijajn.

  • “Nisma” propozon Enver Hotin, për anëtar të Komisionit.

  • Faleminderit! “6+”-i, zonja Shinik.

  • Alti Arti Parlamentar Gurubu, Qerim Bajrami ynerior.

  • Qerim Bajrami, në rregull. Atëherë, ju lus që t’i zini vendet tuaja.

    187
    Lus anëtarët e komisionit që t’i zënë vendet e tyre. A i keni listat e votimit? Tani, meqenëse
    Komisioni për Mbikëqyrjen e Buxhetit ka mbledhje i kisha lutur anëtarët e Komisionit, që të
    votojnë të parët, me qëllim që të kenë mundësi ta vazhdojnë punën.

    Zoti Ali Sadrija, qenka në telefon. Ali, thirri anëtarët e Komisionit le të votojnë menjëherë!
    Votoni të parët, ju që shkoni.

    Atëherë, po fillojmë me procedurë të rregullt. Anëtarët e Komisionit, thanë janë të privilegjuar
    që të votojnë menjëherë.

    Zoti Adem Grabovci, Adem Hoxha, Adem Salihaj, Agim Ademaj, Agim Aliu, Agim Çeku,
    Agim Kikaj, Aida Dërguti, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Ali Sadriu, Alma Lama, Anton Çuni,
    Arben Gashi, Armend Zemaj, Azem Syla, Bali Muharremaj, Bardhyl Meta, Bekim Haxhiu, Besa
    Baftiu,

    (Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetarja e Kuvendit, zonja Duda Balje.)

    KRYESUESJA: Besa Gaxherri, Besim Beqaj, Besnik Bislimi, Blerim Grainca, Blerim Shala,
    Blerta Deliu-Kodra, Bojan Mitiq,

    (Ndërprerje e incizimit)

    Qerim Bajrami, Danush Ademi, Daut Haradinaj, Donika Kadaj – Bujupi, Doruntinë Maloku –
    Kastrati, Duda Balje, Elmi Reçica,, Enver Hoti, Enver Hoxhaj, Ethem Arifi, Fadil Beka, Fadil
    Demaku, Fatmir Limaj, Fatmir Rexhepi, Faton Topalli, Fikrim Damka, Fisnik Ismaili, Flora
    Brovina, Ganimete Musliu, Gëzim Kelmendi, Glauk Konjufca, Hajdar Beqa, Hatim Baxhaku,
    Haxhi Shala, Ilir Deda, Ismail Kurteshi, Ismet Beqiri, Jasmina Zhivkoviq, Jelena Bontiq, Kadri
    Veseli, Kujtim Paçaku, Labinote Murtezi, Lahi Brahimaj, Latif Gashi, Lirije Kajtazi, Luljeta
    Veselaj - Gutaj, Margarita Kadriu, Melihate Tërmkolli, Mexhide Topalli, Milazim Haliti, Milena
    Miliçeviq, Milka Vuletiq, Myfera Shinik, Muhamet Mustafa, Murat Hoxha, Mytaher Haskuka,
    Naim Fetahu, Nait Hasani, Naser Osmani, Nenad Rashiq, Nezir Çoçaj, Njomza Emini, Nuredin
    Ibishi, Nuredin Lushtaku, Pal Lekaj, Puhije Demaku, Rafet Rama, Raif Çela, Ramiz Kelmendi,
    Ramush Haradinaj, Rexhep Selimi, Rrustem Berisha, Rrustem Mustafa, Sabri Hamiti, Sadri
    Ferati, Safete Hadërgjonaj, Sala Berisha - Shala, Sali Morina, Salih Salihu, Salihe Mustafa,
    Sasha Milosavljeviq, Selvije Halimi, Shaip Muja, Shpejtim Bulliqi, Shqipe Pantina, Shukrije
    Bytyqi, Sllavko Simiq, Sllobodan Petroviq, Synavere Rusha, Teuta Haxhiu, Teuta Rugova, Teuta
    Sahatqija, Time Kadrijaj, Valdete Bajrami, Veton Berisha, Visar Ymeri, Vjosa Osmani, Xhavit
    Haliti, Xhevahire Izmaku, Zafir Berisha, Zenun Pajaziti...

    (Ndërprerje e incizimit.)

    (Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetari i Kuvendit, z. Xhavit Haliti.)

  • Atëherë, po fillojmë me raportimin dhe numërimin e votave.

  • KODRA:

    188
    E pavlefshme, s’ka asnjë votë,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Eshref Shabani,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Eshref Shabani,
    Flutura Hoxha,
    Eshref Shabani,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Eshref Shabani,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Faton Morina,
    Flutura Hoxha,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Eshref Shabani,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Eshref Shabani,
    Flutura Hoxha,
    Faton Morina,
    Flutura Hoxha,
    Faton Morina,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Eshref Shabani,
    Flutura Hoxha,
    Faton Morina,
    Flutura Hoxha,
    Eshref Shabani,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Faton Morina,
    Flutura Hoxha,
    Eshref Shabani,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Eshref Shabani,
    Flutura Hoxha,
    Eshref Shabani,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Eshref Shabani,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Eshref Shabani,
    Flutura Hoxha,
    Flutura Hoxha,
    Faton Morina,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Flutura Hoxha,
    Faton Morina
    Flutura Hoxha,

    189
    Eshref Shabani
    Flutura Hoxha,
    Eshref Shabani,
    Eshref Shabani,
    Faton Morina,
    Flutura Hoxha,
    Eshref Shabani,
    Flutura Hoxha,
    Flutura Hoxha,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Eshref Shabani,
    Faton Morina,
    Flutura Hoxha,
    Eshref Shabani,
    Flutura Hoxha,
    Faton Morina,
    Malësore Gashi-Bajraktari
    Eshref Shabani,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Eshref Shabani,
    E pavlefshme,
    Eshref Shabani,
    Faton Morina,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Eshref Shabani,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Eshref Shabani,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Eshref Shabani,
    Flutura Hoxha,
    Faton Morina,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Eshref Shabani,
    Eshref Shabani
    Flutura Hoxha
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Eshref Shabani,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Eshref Shabani,
    Flutura Hoxha,
    Faton Morina,
    Flutura Hoxha,
    Faton Morina,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Eshref Shabani,
    Flutura Hoxha,

    190
    Eshref Shabani,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Eshref Shabani,
    Eshref Shabani,
    Eshref Shabani,
    Faton Morina,
    Flutura Hoxha,
    Faton Morina,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Eshref Shabani,
    Eshref Shabani,
    Faton Morina,
    Flutura Hoxha,
    Faton Morina,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Eshref Shabani,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Eshref Shabani,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Eshref Shabani,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Flutura Hoxha,
    Flutura Hoxha,
    Faton Morina
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Eshref Shabani,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Eshref Shabani,
    Flutura Hoxha,
    Faton Morina,
    Flutura Hoxha,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Flutura Hoxha,
    Eshref Shabani,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Eshref Shabani,
    Flutura Hoxha,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Eshref Shabani,
    Flutura Hoxha,
    Flutura Hoxha,
    Faton Morina,
    Flutura Hoxha,
    Eshref Shabani,

    191
    Faton Morina,
    Flutura Hoxha,
    Faton Morina,
    Flutura Hoxha,
    Eshref Shabani,
    Flutura Hoxha,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Eshref Shabani,
    Eshref Shabani,
    Faton Morina,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Eshref Shabani,
    Flutura Hoxha,
    Eshref Shabani,
    Malsore Gashi – Bajraktari,
    Eshref Shabani,
    Flutura Hoxha,
    Flutura Hoxha,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Eshref Shabani,
    Flutura Hoxha,
    Eshref Shabani,
    Faton Morina,
    Flutura Hoxha,
    Malësore Gashi-Bajraktari.

  • KODRA: Pas procedurës së votimit të fshehtë dhe numërimit të votave të
    deputetëve të Kuvendit, për zgjedhjen e dy anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për
    Shërbim Civil të Kosovës, në mbledhjen plenare të mbajtur më 7 prill 2015, konstaton:

    Në votim kanë marrë pjesë 92 deputetë.
    Të pavlefshme janë 2 votime.

    Votat e fituara për kandidatët e propozuar janë si në vijim:

    - Flutura Hoxha ka fituar 44 vota;
    - Malësore Gashi-Bajraktari ka fituar 41 vota;
    - Eshref Shabani ka fituar 43 vota;
    - Faton Morina ka fituar 26 vota.

    Në bazë të rezultateve të votimit, në pajtim me nenin 65 të Kushtetutës së Republikës së
    Kosovës, të nenit 6 të Ligjit numër 03/L-192 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin
    Civil të Kosovës dhe të nenit 51 të Rregullores së Kuvendit, konstatohet se zoti Eshref Shabani
    zgjidhet anëtar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, me mandat
    pesëvjeçar.


    192
    Në raundin e dytë, hyjnë në procedurën e votimit zonja Flutura Hoxha dhe zonja Malësore
    Gashi-Bajraktari, kurse kandidati Faton Morina huqet nga lista e votimit.

  • Atëherë, ftoj Komisionin që t’i zërë vendet dhe të përshpejtojmë çështjen e
    votimit në vazhdim.

    Atëherë, po e fillojmë votimin:

    Adem Grabovci, Adem Hoxha, Adem Salihaj, Agim Ademaj, Agim Aliu, Agim Çeku, Agim
    Kikaj, Aida Dërguti, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Ali Sadriu, Alma Lama, Anton Çuni, Arben
    Gashi, Armend Zemaj, Azem Syla, Bali Muharremaj, Bardhyl Meta, Bekim Haxhiu, Besa
    Baftiu, Besa Gaxherri, Besim Beqaj, Besnik Bislimi, Blerim Grainca, Blerim Shala, Blerta Deliu,
    Bojan Mitiq, Qerim Bajrami, Danush Ademi, Daut Haradinaj, Donika Kadaj-Bujupi, Doruntinë
    Maloku-Kastrati, Duda Balje, Elmi Reçica, Enver Hoti, Enver Hoxhaj, Etem Arifi, Fadil Beka,
    Fadil Demaku, Fatmir Limaj, Fatmir Rexhepi, Faton Topalli, Fikrim Damka, Fisnik Ismajli,
    Flora Brovina, Ganimete Musliu, Gëzim Kelmendi, Glauk Konjufca, Hajdar Beqa, Hatim
    Baxhaku, Haxhi Shala, Ilir Dedaj, Ismajl Kurteshi, Ismet Beqiri, Jasmina Zhivkoviq, Jelena
    Bontiq, Kadri Veseli, Kujtim Paçaku, Labinote Demi-Murtezi, Lahi Brahimaj, Latif Gashi, Lirije
    Kajtazi, Luljeta Veselaj, Margarita Kadriu, Melihate Tërmkolli, Mexhide Mjaku-Topalli,
    Milazim Haliti, Milena Miliçeviq, Milka Vuletiq, Mufera Shinik, Muhamet Mustafa, Murat
    Hoxha, Mytaher Haskuka, Naim Fetahu, Nait Hasani, Naser Osmani, Nenad Rashiq, Nezir
    Çoçaj, Njomza Emini, Nuredin Ibishi, Nuredin Lushtaku, Pal Lekaj, Puhije Demaku, Rafet
    Rama...

    Është mirë të votoni kush të dojë, se s’po merret gjë vesh kjo punë, ata të parët po vijnë të fundit,
    të fundit të parët, hallakamë u bë!

    ... Raif Qela, Ramiz Kelmendi, Ramush Haradinaj, Rexhep Selimi, Rrustem Berisha, Rrustem
    Mustafa, Sabri Hamiti, Sadri Ferati, Safete Hadërgjonaj, Sala Berisha-Shala, Sali Morina, Salih
    Salihu, Salihe Mustafa, Sasha Milosavljeviq, Selvije Halimi, Shaip Muja, Shpejtim Bulliqi,
    Shqipe Pantina, Shukrije Bytyqi, Slavko Simiq, Sllobodan Petroviq, Synavere Rysha, Teuta
    Haxhiu, Teuta Rugova, Teuta Sahatqija, Time Kadrijaj, Valdete Bajrami, Veton Berisha, Visar
    Ymeri, Vjosa Osmani, Xhavit Haliti, Xhevahire Izmaku, Zafir Berisha, Zenun Pajaziti.

    Regjia, fjalën Komisionit!

  • KODRA:

    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Flutura Hoxha,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Flutura Hoxha,
    E pavlefshme,
    Flutura Hoxha,

    193
    Flutura Hoxha,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    E pavlefshme,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Flutura Hoxha,
    Flutura Hoxha,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Flutura Hoxha,
    Flutura Hoxha,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Flutura Hoxha,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Flutura Hoxha,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Flutura Hoxha,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Flutura Hoxha,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    E pavlefshme,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    E pavlefshme
    E pavlefshme,
    E pavlefshme,
    E pavlefshme,
    Flutër Hoxha,
    Flutër Hoxha,
    Flutër Hoxha,
    Flutër Hoxha,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    E pavlefshme,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Flutër Hoxha,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Flutër Hoxha,
    Flutër Hoxha,

    194
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Flutura Hoxha
    Flutura Hoxha
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    E pavlefshme,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Flutura Hoxha,
    Flutura Hoxha,
    Flutura Hoxha,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    E pavlefshme,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Flutura Hoxha,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Flutura Hoxha,
    Malësore Gashi-Bajraktari,
    Flutër Hoxha.

  • Regjia, fjalën Komisionit!

  • KODRA: Në votim kanë marrë pjesë gjithsej 80 deputetë. Të pavlefshme janë
    gjithsej 10 fletëvotime.

    Votat e fituara për kandidatët e propozuar, janë si në vijim:

    - Flutura Hoxha, ka fituar 27 vota;
    - Malësore Gashi-Bajraktari, ka fituar 43 vota.

    Në bazë të rezultateve të votimit, në pajtim me nenin 65 të Kushtetutës së Republikës së
    Kosovës, nenit 6 të Ligjit numër 03/L-192 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin
    Civil të Kosovës dhe të nenit 51 të Rregullores së Kuvendit, konstatohet se zonja Malësore
    Gashi-Bajraktari zgjidhet anëtare e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të
    Kosovës, me mandat pesëvjeçar.

  • Faleminderit! Atëherë, konstatoj se është zgjedhur zonja Malësore Gashi, në bazë
    të raportimit dhe zoti Eshref Shabani. Ju urojmë punë të mbarë në mandatin e anëtarëve të

    195
    zgjedhur të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, dhe mandati i tyre
    është pesëvjeçar.

    6. Rekomandimet e Komisionit për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e
    Pagjetur dhe Peticione lidhur me peticionin kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë
    elektrike

    Për këtë pikë kam pasur një kërkesë nga komisioni, anëtarët e Komisionit, respektivisht kryetarja
    e Komisionit, meqë ka shkuar në një takim të paracaktuar, fjalën ia ka dhënë dhe e ka autorizuar
    për fjalë zonjën Salihe Mustafa, që në emër të Komisionit të kërkojë mocion lidhur me pikën e
    gjashtë të rendit të ditës. Faleminderit! Zonja Mustafa, e keni fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    Të nderuar kolegë,
    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, duke u
    bazuar në nenin 62 pika 1 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e
    mbajtur me 10 shkurt 2015 lidhur me peticionin numër 01/2015 kundër shtrenjtimit të energjisë
    elektrike, të parashtruar më 20 janar 2015 nga koalicioni i qytetarëve konsumatorë, Sindikata dhe
    organizatat joqeveritare, i ka rekomanduar Kuvendit, që në njërën nga seancat plenare të radhës
    ta radhisë si pikë të veçantë të rendit të ditës.

    Njëra nga rekomandimet e komisionit ka qenë që Zyra e Rregullatorit për Energji, në afat prej
    një muaji nga dita e miratimit të këtij rekomandimi, t’ia paraqesë për njoftim Kuvendit të
    Republikës së Kosovës një raport të veçantë për të gjitha çështjet e ngritura në peticion lidhur me
    dy rritjet e fundit të çmimit të energjisë elektrike, duke përfshirë edhe analizën e detajuar të
    çmimeve.

    Të nderuar kolegë,
    Duke pasur parasysh se Zyra e Rregullatorit të Energjisë e ka sjell një raport sot në kutitë e
    deputetëve, ne si Komision unanimisht kemi marrë qëndrim që kjo pikë e rendit të ditës të
    radhitet në njërën nga seancat e radhës së Kuvendit për arsye se do t’u ndihmojë deputetëve ta
    shqyrtojnë raportin dhe kontributin tonë ta japim më mirë kur e kemi të analizuar raportin.

    Pra, është vonë që e kemi marrë sot raportin dhe kërkojmë të shtyhet kjo pikë e rendit të ditës për
    një seancë tjetër. Faleminderit!

  • Faleminderit! Shefat e grupeve parlamentare duhet të deklarohen lidhur me
    mocionin ose përfaqësuesit e grupeve.

    Në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, zoti Grabovci e ka fjalën.