• Republika e Kosovës
    Republika Kosovo - Republic of Kosovo
    Kuvendi - Skupština - Assembly






    T R A N S K R I P T





    I MBLEDHJES PLENARE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS,
    E MBAJTUR MË 6, 7, 8 DHE 14 MAJ 2015


    SA PLENARNE SEDNICE SKUPŠTINE REPUBLIKE KOSOVA,
    ODRŽANE 06., 07., 08. I 14. MAJA 2015. GODINE










    MAJ - MAJ
    2015




    Rendi i ditës


    1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
    2. Koha për pyetje parlamentare,
    3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
    4. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së
    Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të përmirësuar pajtueshmërinë e
    rregulloreve tatimore në nivel ndërkombëtar dhe zbatimin e rregulloreve FATCA,
    5. Emërimi i anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale,
    6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhimin e
    financave publike dhe përgjegjësitë,
    7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në
    Republikën e Kosovës,
    8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pajisje me armë,
    municion dhe pajisje përkatëse të sigurisë për institucionet e autorizuara shtetërore për siguri,
    9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për armë,
    10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për letërnjoftim,
    11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Avokatin e Popullit,
    12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për barazi gjinore,
    13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtje nga diskriminimi,
    14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për trashëgiminë kulturore,
    15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Provimin e Maturës Shtetërore (debati ka përfunduar në
    seancën e mëparshme)
    ,
    16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për digjitalizimin e transmetimeve radiodifuzive tokësore,
    17. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për mbikëqyrjen elektronike të personave të cilëve u kufizohet
    lëvizja me vendim të Gjykatës ose Panelit për Lirim me Kusht,
    18. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e
    konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik,
    19. Emërimi i shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore,
    20. Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e
    Pagjetur dhe Peticione lidhur me peticionin e qytetarëve të Rahovecit për ndriçimin e fatit të
    Ukshin Hotit,
    21. Rekomandimet e Komisionit për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur dhe
    Peticione lidhur me peticionin kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike,
    22. Debat parlamentar lidhur me gjendjen e arsimit në Luginën e Preshevës, sipas kërkesës së
    deputetit Nait Hasani, mbështetur edhe nga gjashtë (6) deputetë tjerë,
    23. Shqyrtimi i raportit të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2014,
    24. Shqyrtimi i raportit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2014,
    25. Shqyrtimi i raportit të auditimit për vitin 2013 të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm,
    26. Shqyrtimi i raportit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për
    vitin 2014,
    27. Shqyrtimi i raportit të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2014,
    28. Shqyrtimi i raportit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2014,
    29. Shqyrtimi i raportit financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2014,

    2
    30. Shqyrtimi i raportit të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me
    mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Këshillin Ekonomiko-Social,
    31. Shqyrtimi i raportit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri
    për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për investimet e huaja,
    32. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Këshillit të
    Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës nga radha e komunitetit serb.




































    3

    Dnevni red


    1. Vreme za deklarisanja izvan dnevnog reda,
    2. Vreme za poslanička pitanja,
    3. Usvajanje zapisnika sa prethodne sednice,
    4. Razmatranje Nacrta zakona o ratifikaciji Sporazuma između Vlade Republike Kosova i Vlade
    sjedinjenih Američki država o poboljšanju usaglašenosti poreskih pravila na nacionalnom nivou i
    primeni uredbi FATCA,
    5. Imenovanje članova Borda Nezavisne komisije za rudnike i minerale.
    6. Prvo razmatranje Nacrta zakona o izmeni i dopuni Zakona o menadžiranju javnih finansija i
    odgovornostima,
    7. Prvo razmatranje Nacrta zakona o izmeni i dopuni Zakona o državnim praznicima u Republici
    Kosova,
    8. Prvo razmatranje Nacrta zakona o izmeni i dopuni Zakona opremanju oružjem, municijom i
    odgovarajućom opremom sigurnosti za ovlašćene državne institucije za bezbednost,
    9. Prvo razmatranje Nacrta zakona o oružju,
    10. Prvo razmatranje Nacrta zakona o ličnoj karti,
    11. Prvo razmatranje Nacrta zakona o Narodnom advokatu,
    12. Prvo razmatranje Nacrta zakona o polnoj ravnopravnosti,
    13. Prvo razmatranje Nacrta zakona o zaštiti od diskriminacije,
    14. Prvo razmatranje Nacrta zakona o kulturnom nasleđu,
    15. Prvo razmatranje Glasanje u načelu Nacrta zakona o ispitu Državne mature,
    16. Prvo razmatranje Nacrta zakona o digitalizaciji zemaljskih radio-difuznih prenosa,
    17. Drugo razmatranje Nacrta zakona o elektronskom nadgledanju lica, kojima se odlukom Suda
    ili Panela za uslovno oslobađanje ograničava kretanje,
    18. Drugo razmatranje Nacrta zakona o izmeni i dopuni zakona o sprečavanju konflikta interesa
    u obavljanju javne funkcije,
    19. Imenovanje sedam (7) članova Saveta Kosova za potpuno nasleđe,
    20. Razmatranje Preporuke Komisije za ljudska prava, ravnopravnost polova, nestala lica i
    peticije u vezi sa Peticijom građana Orahovca za rasvetljavanje sudbine Ukshin Hoti.
    21.Preporuke Komisije za ljudska prava, ravnopravnost polova, nestala lica i peticije u vezi sa
    Peticijom protiv poskupljenja cene električne energjie,
    22. Parlamentarna debata u vezi sa stanjem obrazovanja u dolini Preševa, prema zahtevu
    poslanika Nait Hasani, podržan još od šest (6) drugih poslanika,
    23. Razmatranje Godišnjeg izveštaja Organa za razmatranje javne nabavke za 2014. godinu,
    24. Razmatranje Godišnjeg izveštaja Regulatorne komisije za javnu nabavku za 2014. godinu,
    25. Razmatranje Godišnjeg izveštaja revizije za 2013. godinu, Kancelarije generalnog revizora,
    26. Razmatranje Godišnjeg izveštaja Nezavisnog nadzornog saveta za Civilnu službu Republike
    Kosova za 2014. godinu,
    27. Razmatranje Izveštaja Agencije za besplatnu pravnu pomoć za 2014. godinu,
    28. Razmatranje Izveštaja Kancelarije regulatora za energiju za 2014. godinu,
    29. Razmatranje Finansijskog izveštaja o budžetu Republike Kosova za 2014. godinu,
    30. Razmatranje Izveštaja Komisije za zdravstvo, rad i socijalno staranje u vezi sa nadgledanjem
    sprovođenja Zakona o Ekonomsko-socijalnom savetu,

    4
    31. Razmatranje Izveštaja Komisije za Ekonomski razvoj, infrastrukturi, trgovinu i industriju o
    nadgledanju sprovođenja Zakona o stranim investicijama,
    32. Formiranje Ad hoc komisije za izbor kandidata za člana Nezavisnog nadzornog saveta za
    Civilnu službu Kosova iz redova srpske zajednice.











































    5
    Mbledhjen e drejtoi nënkryetari i Kuvendit, z. Xhavit Haliti.

  • Të nderuara zonja deputete dhe zotërinj deputetë,
    Zoti zëvendëskryeministër,
    Zoti ministër,
    Mirë se keni ardhur në seancën maratonë të Parlamentit të Kosovës, me shumë pika të rendit të
    ditës, besoj që nuk do të lodhemi.

    I hap punimet e seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, sipas rendit të ditës, të
    përgatitur nga Kryesia e Kuvendit, në marrëveshje me kryetarët e grupeve parlamentare.

    Fillojmë me pikën e parë të rendit të ditës:

    1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës


    I dini rregullat. Fillojmë me të paraqiturit. Fjalën e ka zoti Bekim Haxhiu.

  • Faleminderit!
    I nderuar nënkryetar,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Kabinet qeveritar,
    Të nderuar qytetarë të Kosovës,
    Çështja të cilën sot do ta ngre këtu përpara jush është mbyllja e Repartit të Kardiokirurgjisë në
    Qendrën Klinike Universitare të Kosovë, një repart në të cilën u investua shumë dhe pas dy
    vjetësh funksionimi ai u mbyll.

    Dua fillimisht ta falënderoj Qeverinë italiane, e cila investoi në Repartin e Kardiokirurgjisë me
    qëllimin më të mirë që ky repart dhe ky shërbim të jetë në interesin e qytetarëve edhe në shërbim
    të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

    Por, prej hapjes së këtij reparti e deri më sot kemi parë vështirësi të shumta në funksionimin e tij.
    Dhe, ditë më parë na u deklarua se ky repart u mbyll dhe këto shërbime më nuk mund të ofrohen
    për qytetarët e Republikës së Kosovës.

    Kur është bërë hapja e këtij reparti kemi pasur deklarimin e ministrit të atëhershëm, zotit Agani,
    se qytetarët e Republikës së Kosovës për ofrimin e këtyre shërbimeve më nuk do të kenë nevojë
    të bredhin jashtë Kosovës, por ky shërbim do t’u ofrohet këtu.

    Ndërsa në muajin nëntor të vitit të kaluar kemi pasur edhe një marrëveshje ndërmjet Qendrës
    Klinike Universitare të Kosovës dhe QSTU-së të Tiranës për ofrimin e kuadrit nga Qendra
    Klinike Universitare e Tiranës për spitalin tonë.

    Dhe, në janar të këtij viti, ministri i Shëndetësisë dhe Ministria e Shëndetësisë deklarojnë se
    marrëveshja ndërmjet QSTU-së të Tiranës dhe Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është në
    fuqi dhe kjo marrëveshje do të jetë e vlefshme deri më 31 tetor 2015. Por, ditë më parë ne patëm
    deklarata zyrtare se ky repart është mbyllur.

    6
    Kam qenë njëri nga ata zhurmuesit më të mëdhenj, apo kërkuesit më të mëdhenj, për
    funksionalizimin e këtij reparti dhe më vjen keq që tani pas dy vjetëve dhe më shumë se 5
    milionë euro investime ky repart është mbyllur.

    Dua ngre shqetësimet e dyshimet përse është hapur një repart kur nuk ka pasur kuadro?! Sa është
    punuar për ngritjen e kapaciteteve kadrovike që këto shërbime të ofrohen për qytetarët tanë dhe
    pas mbylljes së këtij reparti kemi pasur edhe një deklaratë të spitalit medicinë, që deklaroi se
    janë të gatshëm që tri herë në javë të kryejnë operacione falas në Qendrën Klinike Universitare të
    Kosovës për interesin e qytetarëve tanë. Dhe, në biseda me personelin e këtij spitali marrim vesh
    se një ofertë të tillë Qendrës Klinike Universitare ia ka afruar spitali medicinë prej hapjes së saj,
    do të thotë prej hapjes së klinikës, apo Repartit të Kardiokirurgjisë, qytetarët tanë kanë pasur
    mundësi që t’i marrin gratis tri herë në javë këto shërbime në Qendrën Klinike Universitare të
    Kosovës, ndërsa përgjegjësit e saj, drejtori i kësaj klinike, nuk ka lejuar që këto shërbime të
    ofrohen për qytetarët tanë.

    Prandaj, kërkoj përgjegjësi për ata të cilët u pamundësuan qytetarëve tanë që brenda dy viteve
    përafërsisht kanë mundur të kryhen...

  • Zoti Naser Osmani e ka fjalën, në emër të Grupit.

  • Faleminderit, kryetar!
    Të nderuar deputetë,
    Edhe pse territori i Kosovës që nga vitit 1954 ka qenë në kuadër të ‘International motor
    insurance car sistem’, që nga viti 1999 deri më sot ne nuk jemi më në këtë sistem. Në vitin 1999,
    ‘United kation economic commission for Europe in-land transport commity working party and
    road transport’ në Gjenevë e ka aktualizuar çështjen e Kosovës, adresuar Byrosë së Kartonit të
    Gjelbër në Bruksel, për zgjidhjet e përkohshme për Kosovën.

    Asambleja gjenerale 34 e Byrosë së Kartonit të Gjelbër, e mbajtur në vitin 2000 në Gjenevë ka
    marrë vendim unanim, vendimi numër 5, aneksi 1, që e ka përmbushur në tërësi kërkesën e
    Komisionit Ekonomik për Evropë për një qasje praktike për mundësinë e lëvizjes së lirë për
    automjetet që hyjnë dhe dalin nga territori i Kosovës.

    Ky dokument, respektivisht vendimi numër 5, i ligjshëm, i bazuar konform statutit dhe
    rregulloreve të Byrove të Kartonit të Gjelbër, nuk është realizuar deri më sot, në mungesë të
    interesimit dhe përkushtimit tonë.

    Ne nuk e kemi mirëpritur të mos realizohet vendimi numër 5 dhe të sabotohet nënshkrimi i
    marrëveshjes të vitit 2013 nga Byroja e Kartonit të Gjelbër të Kosovës.

    Për njohje nga Byroja e Kartonit të Gjelbër e Brukselit, thotë Kosova ka pengesa formalo-
    juridike për pranim dhe kjo status kohë na ka çuar në izolim, që është në kundërshtim me
    vendimin numër 5 për ‘Grin car sistem’, që do të duhej të ishte rregull dhe prioritet për
    qarkullimin e lirë dhe reciprok.


    7
    Mungesa e Kartonit të Gjelbër e dëmton rëndë ekonominë e Kosovës, sepse pa të ne nuk mund të
    kemi kompani të shpedicionit dhe në mungesë të saj derdhim para për kompanitë shpedituese
    jashtë Kosovës për transportin e mallrave.

    Po ashtu, bashkatdhetarët tanë që jetojnë në botën e jashtme janë më të dëmtuarit, si pasojë e
    neglizhencës sonë. Ata dënohen sepse ne i ngarkojmë me taksë kufitare që vijnë në Republikën e
    Kosovës, që është shtëpia e tyre.

    Bashkatdhetarët tanë lëvizin lirshëm nëpër shumë shtete në mënyrë të papenguar dhe të
    pakushtëzuar, por detyrohen të ndalen dhe të paguajnë në kufirin e shtetit të tyre amë.

    Ne e kuptojmë se kjo është situatë sensitive dhe tani e ndërlikuar, por nuk e kuptojmë pse është
    zgjatur kaq shumë vite. Që nga viti 2002 e deri në janar të vitit 2015 bashkatdhetarët tanë që
    jetojnë në botën e jashtme kanë paguar në kufirin e Kosovës në emër të taksës kufitare shumën
    131 milionë e 800 mijë euro. Nga kjo shumë, në emër të kompensimit të dëmeve, kompanitë e
    sigurimit të Kosovës kanë paguar 10 milionë e 260 mijë euro, ose 7,8% të kësaj shume. Asnjë
    cent nga mbetja nuk janë derdhur në Buxhetin e Kosovës, por ato mjete kanë mbetur në
    dispozicion të kompanive të sigurimit.

    Për ilustrim më të mirë po e marr shembullin e tre vjetëve të fundit, kur në vitin 2012 në emër të
    taksës kufitare janë shitur 355 mijë e 400 polica të sigurimit, me çka janë inkasuar 14 milionë e
    700 mijë euro, ndërsa dëme janë kompensuar në vlerë 1 milion e 100 mijë euro.

    Në vitin 2013 janë shitur 437 mijë e 200 polica kufitare, e nga këto janë inkasuar 13 milionë e
    100 mijë euro, ndërsa në emër të dëmeve janë paguar një milionë e 200 mijë euro.

    Në vitin 2014 janë shitur 488 mijë e 600 polica kufitare në shumë prej 14 milionë e 600 mijë
    euro, ndërsa për dëme janë kompensuar 1 milion e 300 mijë euro.

    Të dhënat janë marrë nga buletini mujor statistikor numër 162 i Bankës Qendrore të Kosovës, i
    publikuar në shkurt të këtij viti.

    Ne edhe më tutje i detyrojmë të paguajnë bashkatdhetarët tanë, që Kosovës i sjellin 700 milionë
    euro remitencë në vit dhe mbajnë familjet e tyre në Kosovë, si dhe i japin jetë Kosovës për shkak
    të neglizhencës sonë dhe interesave të kompanive të sigurimit.

    Komisioni për Buxhet dhe Financa në mbledhjen e ardhshme do ta shqyrtojë këtë situatë dhe
    do...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Kur të vijë fjala e komisionit e merr. Edhe një minutë Naserit, pastaj vazhdon 30-
    minutëshi.

  • ...t’i rekomandojë Kuvendit të Kosovës të taksa të zbritet në minimumin e
    mbulimit të dëmeve sipas kalkulimeve, si zgjidhje e përkohshme.

    8
    E inkurajojmë Qeverinë që urgjentisht të shprehë interesimin dhe t’i drejtohet Sekretariatit të
    Byrosë së Kartonit të Gjelbër të Brukselit që kjo çështje të trajtohet në Asamblenë Gjenerale të
    Kartonit të Gjelbër, që do të mbahet më 25 dhe 27 maj në Poloni.

    Po ashtu, Qeveria të ngre një komision në nivel më të lartë, që përfshin Kabinetin e kryeministrit,
    ministrin e Diasporës, Bankën Qendrore të Kosovës dhe Byronë e Kartonit të Gjelbër të
    Kosovës, që sa më parë ta zgjidhin këtë çështje.

  • Faleminderit! Zoti Konjufca e ka fjalën, në emër të Grupit.

  • Deputetë të Kuvendit të Kosovës,
    Qytetarë të Republikës,
    Javëve të fundit, pushteti LDK-PDK është marrë me Lëvizjen “Vetëvendosje” ekskluzivisht
    nëpërmjet Policisë.

    Më 1 maj, sekretari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Dardan Molliqaj, u arrestua nga Policia e
    Kosovës në Aeroportin e Prishtinës. Ai u mbajt me orë të tëra aty i ngujuar në aeroport dhe pa
    asnjë shpjegim pse ishte arrestuar.

    Kur e sollën në Prishtinë, prokurori e liroi, kurse Policia nuk e zbatoi urdhrin e prokurorit. Kjo
    është edhe më shqetësuese se sa thjesht fakti që i arrestuari ishte Dardan Molliqaj.

    Çfarë sistemi është ky në Kosovë? Policia e ka agjendën e vet të pavarur nga Prokuroria.
    Drejtësia vendos, por një vendimmarrje ende më e lartë se drejtësia, që është pushteti qeveritar, e
    urdhëron Policinë ndryshe. Dhe, Policia vepron sipas skenarit të drejtpërdrejtë të dikujt në
    Qeveri që me Lëvizjen “Vetëvendosje” dëshiron të merret nëpërmjet institucioneve të
    represionit.

    Policia e dërgoi Dardanin në Deçan dhe e tërë çështja përfundoi në mënyrë vërtet banale. I thanë
    se e kanë sjellë për ta paguar një gjobë komunikacioni prej 25 eurove. Shiheni se çfarë sistemi ka
    ndërtuar këta monopolizuesit e shtetit.

    Nëse je në “Vetëvendosje”, je duke shkuar për një takim me bashkatdhetarët në Perëndim,
    arrestohesh nga Policia e pushtetit pse ke protestuar në prill të vitit 2013 kundër marrëveshjes me
    Serbinë dhe përfundon në Deçan për ta paguar gjobën e komunikacionit.

    Kurse nëse je në PDK, ke zhvatur tenderë, ke marrë reket, ke kërcënuar e ke rrahur njerëz, të
    hapen edhe portat, edhe aeroportet, Policia nuk të sheh, bëhesh i padukshëm, i kapërcen të gjitha
    shtetet e Bashkimit Evropian dhe përfundon në Suedi si Xhabir Zharku.

    Zonja dhe zotërinj,
    Ky është modeli i shtetit të Qeverisë të kaluar, të cilin me shumë zell po e vazhdon edhe kjo
    Qeveria aktuale.


    9
    Dy ditë pas arrestimit të Dardanit, më 3 maj, u arrestua në kufirin Kosovë- Shqipëri edhe
    drejtuesi i Sekretariatit për Media në Lëvizjen “Vetëvendosje”, Frashër Krasniqi, dhe aktivistja
    Etleva Malushaj.

    Nga ora 23:00 deri në 3:00 të mëngjesit u mbajtën në kufi pa kurrfarë shpjegimi nga policia për
    arsyen e arrestimit. Frashëri dhe Etleva dëshmojnë se e kanë dëgjuar rreshteren e Policisë në
    Vermicë të ketë bërtitur në korridor, duke thënë: “Unë i mbaj këta sa të dua vetë, dhe bile i vras
    krejt”.

    Nga ora 3:00 deri në orën 8:00 të mëngjesit u mbajtën njëri në stacionin policor në Kodër të
    Trimave, e tjetri në qendër këtu në Prishtinë. Në fund atyre iu tha se arsyeja e arrestimit është
    protesta e vitit 2013 kundër marrëveshjes me Serbinë.

    Në ndërkohë, shumë aktivistëve gjatë këtyre ditëve u kanë ardhur thirrjet ose për paraqitjen në
    Polici, ose nëpër gjykata. Qeveria Mustafa defintivisht e ka humbur arsyen. Modeli i shtetit që po
    e ndërton kjo qeveri mund të kualifikohet si shtet policor. Prej ardhjes në pushtet kjo qeveri u
    mor me qytetarët kryesisht nëpërmjet Policisë dhe kjo është simptomë se preokupimi i vërtetë i
    Qeverisë nuk janë problemet e qytetarëve dhe zgjidhja e tyre, por shtypja e pakënaqësisë së tyre.

    Mënyra më e keqe për t’u marrë me pakënaqësinë është ta shtypësh pakënaqësinë. Pakënaqësia
    qytetare rritet vazhdimisht nëse nuk adresohet dhe nëse nuk u gjendet zgjidhje shkaqeve që e
    prodhojnë atë. Qeveria e Isa Mustafës nuk po merret me shkaqet, ajo po merret me frikësimin
    dhe me ndëshkimin e atyre që janë të pakënaqur. Kjo është me të vërtetë zhgjënjyese, sepse
    varfëria, papunësia, mirëqenia e dobët dhe korrupsioni në këtë vend nuk zgjidhen si probleme,
    duke e arrestuar dhe duke e futur në burg opozitën.

  • Faleminderit! Bali Muharremaj e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    Të nderuar deputetë të Parlamentit të Kosovës,
    Po bëhen gati 20 muaj që tenda në qendër të Suharekës është bërë shtëpi e dytë për ish-
    punonjësit e Fabrikës “Ballkani”. Megjithatë, nuk ka mjaftuar as kjo kohë për Qeverinë e
    Kosovës që punëtorëve t’u realizohen kërkesat, që janë krejt legjitime. Megjithëse Agjencia
    Kosovare e Privatizimit e kishte aprovuar kërkesën e punëtorëve për shpërndarjen e mjeteve që u
    takojnë, një vendim i tillë nuk është ekzekutuar, pasi kjo ndërmarrje nuk ka bazë dhe kësisoj nuk
    mund ta marrë asnjë vendim. Krejt kjo falë konkurrencës së egër të dy partive në pushtet se kush
    po dërgon më shumë militantë nëpër borde.

    Industria e Gomës dhe Kimike “Ballkan” është privatizuar me spin off special më 22.7.2005.
    Kushtet e spin off-it special ishin që në periudhën pesëvjeçare blerësi të paguajë 1,5 milion euro,
    të investojë 6 milionë euro dhe të punësojë 375 punëtorë.

    Shkresa e Auditorit dhe AKP-së, nr. 0007412, e datës 13.7.2010, e liron blerësin nga kushtet e
    spin off-it special, pasi vlerëson se ato janë plotësuar në mënyrë të kënaqshme. Pas këtij
    momenti, blerësi i ka fituar të gjitha të drejtat për pronën. Para privatizimit, organet e “Ballkanit”
    e kanë bërë një padi në gjykatë që punëtorëve t’u kompensohet puna sa ishin të larguar nga puna

    10
    dhe t’u njihet përvoja e punës. Me vendimin nr. CNR 176/05, të datës 1.7.2005, Gjykata
    Komunale e ka njohur këtë të drejtë. Vendimi i Gjykatës Komunale për verifikim është përcjellë
    në Dhomën e Veçantë më 13.1.2006, me vendimin SCC 050223. Dhoma e Veçantë e ka
    vërtetuar vendimin e Gjykatës Komunale që çdo punëtori të larguar nga puna t’i kompensohen
    nga 5 mijë e 360 euro dhe t’u njihet përvoja e punës për periudhën 10-vjeçare.

    Pra, punëtorët e “Ballkanit”, sipas ligjeve në fuqi, kanë pasur dhe kanë të drejtë në kompensim
    nga dy rroga për punëtorët që ishin të punësuar para privatizimit dhe kompensimi 5 mijë e 360
    euro, si dhe përvoja e punës për kohën sa ishin të larguar nga puna.

    Një pjesë e punëtorëve të “Ballkanit” për një kohë të gjatë në kushtet të vështira po qëndrojnë
    nën tenda duke pritur realizimin e premtimeve të pabaza dhënë nga njerëzit që kanë luajtur me
    fatkeqësinë e tyre, duke llogaritur në marrjen e votave. Ish-punëtorët e “Ballkanit” janë qytetarë
    të këtij vendi, ata kërkojnë drejtësi dhe jo lëmoshë. Të gjithë ne duhet të jemi vigjilentë karshi të
    drejtës, sepse kështu e respektojmë të kaluarën, i vendosim themelet për të ardhmen dhe
    zhvillimin e vendit. Faleminderit!

  • Faleminderit! Fjalën e ka zonja Bajrami.

  • Faleminderit, zoti kryesues!
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Qytetarë të nderuar,
    Nevoja për të debatuar për shumë çështje të rëndësishme është shumë e madhe dhe pa përjashtim
    për nga rëndësia dhe trajtimi i tyre. Unë sot dua të ndalem pikërisht në një çështje që i prek të
    gjithë qytetarët tanë, po pikërisht edhe ne si deputetë - Televizioni Publik i Kosovës.

    Televizion, të cilin po e them prapë, i atakon dhe mbijeton me të vetmin buxhet, të cilin e merr
    nga qytetarët tanë, por siç po e shihni vetëm në shërbim të tyre nuk është. Edhe pse kemi pasur
    një debat të thellë pikërisht për këtë televizion, deri më tani nuk ka asnjë sinjal pozitiv në
    plotësimin e atyre rekomandimeve, por as edhe të kërkesave, të cilat janë bërë për qasje të të
    gjithë qytetarëve në këtë televizion publik, këtu e kam fjalën duke i përfshirë edhe vendet rurale.

    Ky medium publik jo që nuk është në shërbim të taksapaguesve, por edhe një herë po e theksoj
    është në shërbim të individëve të caktuar, të cilët në forma të hapura kërcënojnë gazetarët,
    shantazhojnë, censurojnë dhe i dirigjojnë se çfarë teme ata duhet të trajtojnë nëpër debatet e
    ndryshme. Kjo është dëshmuar edhe pak para mbajtjes së protestës, të cilën e pati organizuar
    opozita, kur temë e debatit ishte pikërisht protesta e 18 prillit, në emisionin “Debat”, dy ditë më
    përpara kur është dashur të organizohet një debat i tillë, mirëpo duke e parë qasjen e personave të
    caktuar dhe që e dirigjojnë politikën brendapërbrenda Televizionit Publik, ai debat jo që nuk
    është transmetuar, por është hequr fare prej listës së publikimit.

    Kur flitet për lirinë e mediave, për këtë te ne as që bëhet fjalë. Paramendojeni, të nderuar
    qytetarë, asnjë program, asnjë lajm nuk guxon të publikohet pa u filtruar mirë prej njerëzve, të
    cilët pushteti i ka vendosur atje dhe për këtë arsye, pra që ta kenë në kontroll total çdo lajm, çdo
    rubrikë, çdo informatë dhe pastaj ata të vendosin se çka duhet të transmetohet në ekrane, e çka
    jo.

    11
    Në këtë medium publik mbizotëron nepotizmi, punësimet pa konkurs, me gjithë faktin me
    borxhe të mëdha, të cilat ky televizion nuk i deklaron. Në Televizionin Publik po ka ndërhyrje në
    pavarësinë editoriale, thuajse ajo është pronë private, ose thënë më mirë pronë partiake, e jo e
    qytetarëve. Prapë duhet të theksohet se vlera e borxheve është mbajtur e fshehur dhe nuk është
    treguar nga menaxhementi dhe pikërisht ata nuk do të duhej të ishin pjesë e këtij menaxhmenti të
    RTK-së.

    RTK-ja duhet të funksionojë në përputhje me Ligjin për RTK-në dhe duhet të japë përgjegjësi
    për mënyrën e shpenzimit të parasë publike. Dikush, ose thënë më mirë menaxhmenti duhet të
    japë llogari për të gjitha borxhet, por edhe të japë llogari këtu në Kuvend se si i financon ato
    seriale, të cilat transmetohen aty, si i financon ato emisione argëtuese me të cilat ua kanë zënë
    vendin edicioneve informative.

    Në vazhdimësi kërkohet që gazetarët duhet ta ushtrojnë funksionin e tyre pa pengesë, qoftë edhe
    më të voglën, por realiteti po e dëshmon të kundërtën. Në vend se Kosova ta përmirësojë situatën
    e lirisë së mediave, ajo po shkon duke u thelluar dhe më shumë në regjim dhe pengim të lirisë së
    fjalës. Këtë së fundmi e dëshmon edhe radhitja e bërë nga “Freedom House”, që vendin tonë e ka
    radhitur si të 100-tin, e vitin e kaluar ishte në të 98-tin.

    Dhe kjo dëshmon se Kosova ka shënuar përkeqësim, degradim në lirinë e mediave krahasuar me
    një vit më parë, dhe nga kjo prapë po del ajo për të cilën ne po kërkojmë që RTK të jetë e
    qytetarëve, e jo e pushtetarëve. Duhet të bëhet e qartë nga të gjithë ata, të cilët në njërën mënyrë
    apo tjetrën kanë shtrirë strukturat e tyre partiake në këtë institucion publik, që të qëndrojnë larg
    Televizionit Publik dhe që njëherë e përgjithmonë politikat të mos kenë ndikim në lirinë e
    shprehjes, në fjalën e lirë të gazetarëve.

    Dhe, të krijohen kushtet e punës me qëllimin e vetëm - informimin e saktë të qytetarëve tanë. Ne
    prapë kërkojmë nga Bordi i RTK-së, i cili do të duhej të jetë i pavarur, që të marrë urgjentisht
    vendimin për shkarkimin e menaxhmentit të Televizionit Publik dhe njëherë e përgjithmonë, pra
    po e ritheksoj prapë, që ai të jetë i qytetarëve, e jo i pushtetarëve. Faleminderit!

  • Faleminderit! Fjalën e ka zoti Azem Syla.

  • Përshëndetje!
    Në këtë periudhë kohore që jam këtu, kam dëgjuar dhe përcjellë debate dhe mendime, edhe të
    arsyeshme, edhe jo të arsyeshme, edhe reaksionare, edhe kundërshtuese, edhe fyese kundër njëri-
    tjetrit, por e përgjithshmja për mendimin tim ka qenë dhe është pozitive.

    Para pak javëve në këtë Kuvend, zonja Melihate kërkon dorëheqjen time dhe të dy shokëve të
    partisë, e nuk e di a u kuptua nga ne të gjithë kur thotë “më mirë ishim në vitet e ‘90-ta sesa sot”.
    Për të parën nuk vendos ajo për dorëheqjen time, por populli që më dha besimin, pa dalë dhe për
    t’u kuqur para tyre për ta kërkuar votën dhe për t’i gënjyer për premtimet që ata kanë nevojë.

    Për të dytën, zonja Melihate, kur isha në burg në vitet ‘81-‘82-‘83, nga shtypi i ditës që erdhi
    thoshte se u lëndua në lëvizje në shëtitje me helikopter, në atë kohë që e kishte pozitën e rinisë
    për kohën. Dihet se kush ka lëvizur me helikopter në vitet ‘81. Në vitet ‘72-‘73 e kam filluar

    12
    punën si arsimtar matematike, fizike dhe kimie, kurse në vitin ‘81 dënohem dhe dal në vitin ‘86
    nga burgu. Në Klinë kam punuar deri në vitin para se të arrestohem, kurse në Shqipëri kam qenë
    para viteve të ‘80-ta dhe pas daljes nga burgu në vitet ‘87-‘88, e në Shqipëri nuk kam qenë për
    t’u pasuruar, por dihet për çfarë kam qenë.

    Pas daljes nga burgu, e vazhdova prapë aktivitetin këtu aty ku e pata lënë gjatë arrestimit, që e
    filluam bashkë me shokë dhe është një brengë për mua, meqë shokët e burgut pas daljes e filluan
    punën e tyre aty ku e gjetën më lehtë. Është për t’u theksuar që dallohej Ahmet Haxhiu për
    guximin e tij të pashoq dhe vetëmohues, si dhe Nazmi Llapashtica.

    Në ngjarjet e vitit ‘89 prapë arrestohem sikur shumë bashkëkombës dhe mbahem në izolim deri
    në fund të gushtit. Këtu, siç dihet, merren ato pak të drejta në vitet ‘89 që i pati Kosova me
    diktatin e tankeve. Nga fundi i viteve ‘91-‘92 dhe fillimi i vitit ‘93 takohem me zotin Rugova.
    Takimet ishin në banesën e tij dhe ishin konsultive dhe shumë të rregullta. Pas marrjes së
    lidhjeve me vartësit e zotit Rugova nuk kaluam arsyeshëm dhe mirë dhe u ndamë keq.

    Pas dy javësh fillojnë arrestimet në radhët e LDK-së, e pas dy javëve edhe te ne. Në vitin ‘92, në
    Shqipëri takohem me një mik të shqiptarëve në Veri. Aty u bisedua nëse ndodh kjo në Kosovë, si
    do të gjendet Shqipëria dhe populli shqiptar? Nëse ndodh në Kosovë, çfarë do të ndodhë me
    Maqedoninë dhe me popullin shqiptar atje? Dhe, për mendimin tim ky takim mund të ketë qenë
    që lufta jonë të mbetet e fundit me Serbinë.

    Në vitin 1981, në burgje, torturues, hetues, gjykatës, prokurorë...

  • Vazhdoja edhe një minutë!

  • ...Nga viti ‘99, veç pak më falni, dhe një që më mvishet pas lufte, ju garantoj të
    gjithëve që është shpifje, gjoja se unë kam hotele, Grandin, Viktorinë, Bacin, Al-Traden, Naftën,
    tenderët e KEK-ut...

    Juve ju garantoj, çdo gjë që e kam paraqitur dhe çdo gjë që mund të jetë kjo që deklarohet, ju jap
    që t’i marrë ligji ose e drejta.

    Në shtetin zviceran e pata një ndeshje...

  • Edhe sa ke? S’ka diskutuar asnjëherë deri më sot edhe t’ia lëmë.

  • Më vjen shumë keq, për çdo e keqe dhe e rëndë që ka ndodhur në Kosovë, i kam
    dhënë dhe i jap mbështetje Policisë sonë, Gjykatës, EULEX-it edhe të UNMIK-ut edhe Gjykatës
    së fundit, që të hetojë lirshëm dhe drejt. Gjykatës së fundit unë do t’i them po. Për çdo shqetësim
    të Gjykatës së fundit më vjen keq nga bashkëluftëtarët dhe nga bashkë shokët e burgut, që në
    këtë periudhë jemi gjendur sikur ishalla mua s’më gjejnë e gjejnë tjetrin, një heshtje, kurse pas
    luftës disa rrahin gjoks, e kam bërë vet, e kam bërë se lufta që është bërë e kemi bërë ne bashkë
    me popullin dhe bashkë me ndërkombëtarët.


    13
    Dhe, për në fund, i uroj që Kosova të jetë e begatë, të jetë me të mira, të jetë me ligj, të jetë me të
    gjitha, sikurse shtetet tjera. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zonja Dërguti e ka fjalën.

  • Deputetë të Kuvendit,
    Qytetarë të Republikës,
    Kufijtë shtetërorë paraqesin vijat ideale që ndajnë territorin e një shteti nga territori i shtetit
    tjetër. Kufiri ka një rëndësi të veçantë në aspektin e funksionimit të shtetit, sepse sipas tij
    përkufizohet hapësira, brenda të cilit shteti ushtron sovranitetin e tij.

    Kontestet kufitare të mbajnë peng dhe vështirësojnë shumë ekonominë dhe konsolidimin e
    brendshëm. Gjithmonë shqiptarët e Kosovës i kanë mallkuar kufijtë, sepse kufijtë ua kanë
    përkujtuar ndarjen e dhunshme dhe kanë qenë të dhunshëm. Tash, qytetarët tanë presin nga
    institucionet që t’i mbrojnë kufijtë e kësaj Kosove të shpallur të pavarur, mirëpo, rrudhja po
    vazhdon edhe me gjithë këto konteste vështirë të bëhemi rehat në të ardhmen.

    Kosova ka probleme me të gjithë fqinjët dhe, kjo sigurisht se do të jetë rraskapitëse për shtetin e
    ri të Kosovës. I vetmi kufi i pandryshuar mbetet ai, i cili nuk do të duhej të ekzistonte fare, pra
    kufiri me Shqipërinë. Edhe pse, kufijtë e Kosovës kanë qenë të definuar qysh moti me
    Kushtetutën e vitit 1974, që nga paslufta u kontestuan nga të gjithë fqinjët tanë.

    Qytetarët e Kosovës janë mashtruar nga pushtetarët, të cilët duke u thirrur në demarkacion kanë
    lejuar delimitacionin apo rishkrimin e kufijve, pa i respektuar kufijtë e mëhershëm të Kosovës.

    Maqedonia na i mori 2000 hektarë përmes marrëveshjes së kundërligjshme të demarkacionit, me
    të ashtuquajturën Republikë Federative të Jugosllavisë, më 23 shkurt të vitit 2001, Serbia na
    vendosi kufirin në Mitrovicë në mes të urës mbi lumin Ibër, ndërkohë që Mali i zi është futur 5
    kilometra në thellësi të territorit tonë, duke përfshirë edhe qindra hektarë kullosa të banorëve të
    brezit kufitarë, të cilët blegtorinë e kanë burim ekzistence.

    Zhvendosja e parë e këtij kufiri ka ndodhur gjatë regjimit të Milosheviqit në vitin 1996, me ç’rast
    Kosova pati humbur 2 900 hektarë. Deri më tani janë gjithsej 6600 hektarë të territorit të
    Kosovës, që kontrollohen nga Mali i Zi.

    Derisa ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës shëtitët në Mal të Zi dhe nuk dëgjojmë në medie
    që adreson këtë çështje, edhe kryeministri Isa Mustafa, hesht. Qytetarët e brezit kufitar duke
    qenë jashtëzakonisht të brengosur për kullosat e tyre, presin deklarimet e kryeministrit Mustafa,
    që të dalë në mbrojtje të territorit të Kosovës. Faleminderit!

  • Faleminderit! I fundit është zoti Berisha.

  • Faleminderit, kryesues.
    Më 26 shkurt, në seancë e kam ngritur një çështje tepër shqetësuese, që në një formë a tjetër,
    koha po tregon se kam pasur të drejtë. Është fjala për Institutin Meteorologjik dhe njehsorët
    elektrik.

    14
    Ne, ditëve të fundit jemi dëshmitarë se ka pasur edhe arrestime në këto keqpërdorime të
    paralajmëruara jo vetëm nga ne deputetët, por me të drejtë edhe nga qytetarët dhe, sot është
    skandali publik dhe prokuroria e shtetit është duke u marrë me këtë çështje.

    Tash është në pyetje se... OK 25 000 familje kosovare janë vjedhur në mënyrë sistematike për
    vite të tëre nga krimi i organizuar brenda institucioneve, por shtrohet pyetja, çka me qytetarët që
    janë vjedhur dhe që edhe koha edhe drejtësia po e vërtetojnë këtë.

    Nuk është çështja vetëm tek njehsorët elektrikë, mirëpo është çështje te të gjithë matësit, të
    njësive matëse, që rrjedhin nga kontrollimi i Institutit Meteorologjik, një institut i rëndësisë së
    veçantë, që me ligj është tjetërsuar deri në atë formë, sa që i është humbur edhe roli dhe rëndësia
    e këtij instituti. Ka kaluar në një agjenci, agjenci e shkapërderdhur në tri departamente, vetëm e
    vetëm për të humbur efektin e këtij institucioni.

    Unë mendoj, se ministrja bashkë me Qeverinë duhet të procedojë në Kuvend ndryshimin e Ligjit
    për Institutin Meteorologjik dhe instituti mos t’i japë llogari Qeverisë, ose mos të jetë në kuadër
    të Ministrisë, sepse prapë po e mbroj qëndrimin se është konflikt interesi, por ky institut i
    rëndësisë së veçantë, që është tepër jetik për mbarëvajtjen e jetës së qytetarëve të jetë në
    kompetencë të Kuvendit dhe, t’i japë llogari Kuvendit.

    Ata që e njohin këtë fushë e dinë edhe nga e kaluara rëndësinë e këtij instituti. Po mendoj se
    duke pasur gisht krimi i organizuar në këtë institut, të gjitha njësitë matëse, jo vetëm të energjisë
    elektrike, por edhe të arit të zi dhe metaleve të çmuara, janë në dilemë dhe ka pikëpyetje të
    mëdha, se si vepron në këtë fushë, domethënë institucioni dhe ky lloj i tregtisë në Kosovë.

    Prandaj, edhe një herë si deputet kërkoj nga Qeveria që rreth Institutit Meteorologjik të merren
    hapa për ndryshimin e ligjit dhe këtij instituti t’i kthehet nami dhe rëndësia, që ka për një shtet
    normal dhe edhe njëherë po e përsëris...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Faleminderit! Koha për deklarime jashtë rendit të ditës është shteruar. Në emër të
    Qeverisë, për të dhënë sqarime lidhur me çështjet që u ngritën, fjalën e ka zonja Tahiri.

  • Të nderuar deputetë,
    Të nderuar anëtarë të Kabinetit qeveritar,
    Jam këtu për të provuar të jap një sqarim lidhur me çështjen që u ngrit nga deputeti Osmani, për
    kartonin e gjelbër. Ndoshta ju s’keni nevojë, por opinioni ka nevojë, për shkak se është ngritur
    çështja.

    Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar në vazhdimësi, që Kosova të bëhet anëtare e
    Byrosë Evropiane të Kartonit të Gjelbër, mirëpo, një prej kushteve, siç e dini edhe ju vetë, është
    që Kosova duhet të jetë anëtare e OKB-së dhe se në konkluzionet që i lexuat ju nga viti 2013,
    theksohet qartë që Këshilli i Byrove Evropiane do të përpiqet të gjejë zgjidhje praktike për këtë
    çështje, por në anën tjetër e përmend këtë kusht.


    15
    Për ta tejkaluar kushtin e vonesës në anëtarësim në OKB, ne jemi duke punuar që të arrihet një
    marrëveshje në Bruksel për njohjen reciproke mes dy shteteve në fushën e Kartonit të
    Sigurimeve, që do të jetë një prej zgjidhjeve praktike, që ndihmon sa më shpejt Kosovën për ta
    marrë Kartonin e Gjelbër dhe Byroja e Sigurimeve të Kosovës të bëhet anëtare e OKB-së dhe
    Byrosë Evropiane.

    Pra, këto janë sqarimet për opinionin publik, si përpjekje, sepse kjo çështje nuk u ngrit vetëm
    këtu sot, por edhe në mbledhjen e Qeverisë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Osmani e ka fjalën.

  • Nuk e pranoj, zoti kryesues, në asnjë mënyrë të më japë kurrkush sqarim,
    sepse s’kam kërkuar sqarim, për arsye se unë kam dhënë edhe rekomandime. Por, nuk mundet
    askush të fshihet prapa asaj, se ne nuk jemi anëtarë të Kombeve të Bashkuara dhe nuk mund të
    jemi anëtarë të Byrosë së Kartonit të Gjelbër të Brukselit.

    Kjo nuk qëndron, për arsye se ka pasur alternativa të ndryshme të marrëveshjeve bilaterale, të
    cilat asnjëherë s’e kanë provuar, për arsye se kjo dikujt i ka konvenuar. Kjo gjendje më tutje nuk
    tolerohet dhe nuk ka nevojë, sidomos askush nga Qeveria, të qartësohet për fajësimet e dikujt
    tjetër.

  • Kundër-replikë!

  • Nuk po e zgjas. Ju lutem, proceset institucionale kërkojnë njohje
    të procesit, por jo kualifikime arbitrare për procesin.

    Unë ju fola në baza institucionale, relacioni i Kosovës me Byronë Evropiane të Sigurimeve.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Muja, keni diçka lidhur me deklaratën e zonjës Tahiri, apo
    keni diçka tjetër.

  • Unë do të sugjeroja, zoti Haliti, të mbani radhë kur të kërkohet fjala. Unë isha me
    elektronikë këtu i treti dhe nuk mu dha fjala. Nëse keni instruksione...

    (Ndërprerje e incizimit)

  • Shumë në rregull jam me Rregullore. Unë veç Rregulloren e zbatoj. Ty të kam
    mik, por s’kam çka bëj.

    Atëherë, futemi në pikën e dytë të rendit të ditës:






    16
    2. Koha për pyetje parlamentare

    Në bazë të nenit 45, paragrafi 1 të Rregullores së Kuvendit, koha për pyetje parlamentare zgjat
    60 minuta. Për sot janë të parapara 33 pyetje parlamentare. Po fillojmë nga e para, deputetja
    Lirije Kajtazi pyetje për ministrin Arben Abrashi. A është Lirija këtu?

  • Faleminderit, kryesues!
    Të nderuar deputetë,
    Të nderuar qeveritarë,
    Pyetja ime ka pasur të bëjë me pensionet e bashkatdhetarëve tanë, që kanë qenë përkohësisht në
    Zvicër, ndërkohë, e kam parë se këtë pyetje e kanë shtruar kolegët tanë, se po ndodh që më
    shumë se dy muaj të mbesin pyetjet në procedurë. Nëse ka progres mund të përgjigjet dikush,
    nëse është aty ku ka qenë para dy muajsh, e di që ka qenë një përgjigje. Faleminderit!

  • Faleminderit! Deputeti Elmi Reçica, pyetje për ministrin Agani.

  • Faleminderit, zoti nënkryetar!
    Përshëndetje Kabinetit qeveritar!
    Përshëndetje të nderuar kolegë!
    I nderuar zoti ministër Agani,
    Unë kam një pyetje që është qe sa kohë, mirëpo pavarësisht se është një kohë të gjatë, pyetja
    është edhe si çështje që kohë të gjatë është në sirtarët e institucioneve përkatëse.

    Çështja është rreth Hidro-sistemit të Lepencit, gjegjësisht Ibër-Lepencit, por është çështja për
    Lepencin.

    Edhe ministri sigurisht, definitivisht është i gatshëm dhe sigurisht është interesuar për ta dëgjuar
    këtë pyetje dhe për të bashkëpunuar së bashku.

    Projekti i Ibër-Lepencit është projektuar në fund të viteve të ‘60-ta, ndërsa punimet për ndërtimin
    e tij kanë filluar në vitin 1970, kur në atë kohë është ndërtuar vetëm pjesa e Ibrit, ndërsa pjesa e
    Lepencit ekziston vetëm si projekt ideor, dhe jo vetëm ideor, por është projekt i cili nuk ka filluar
    ende së realizuari.

    Lepenci është një projekt sipas propozimit të studimit të Bankës Botërore nëpërmjet të cilit do të
    mundësohet një menaxhim i mirë i ujërave të Kosovës Juglindore, me qëllim të zhvillimit të
    sektorit të bujqësisë, ekonomisë dhe përgjithësisht të gjithë regjionit.

    Ky projekt do të mundësonte lidhjen e Ibrit me Lepencin, nëpërmjet dy kanaleve kryesore që
    shtrihen në Rrafshin e Kosovës. Me anë të këtij projekti do të mundësohej furnizimi me ujë të
    pijes për 500 mijë banorë dhe të qytetit, si për Ferizajn, Shtimen, Lipjanin, Graçanicën, Obiliqin,
    Fushë- Kosovën dhe Prishtinën, si mundësi rezervë.

    Projekti i Lepencit do të mundësonte ujë për industri, ujë për ujitje për 40 mijë hektarë të tokës
    bujqësore, menaxhimin e të gjitha prurjeve të ujërave në pjesën Juglindore të Kosovës, ku
    përfshihen lumenjtë Lepenci, Nerodimja dhe Shtimjanka, gjenerim të energjisë elektrike mbi 10

    17
    megavat nga hidrocentrali që planifikohet të ndërtohet, mbrojtjen e ambientit dhe mbrojtjen nga
    vërshimet...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Faleminderit! Zoti Agani e ka fjalën.

  • Faleminderit, zoti kryesues!
    Të nderuar deputetë,
    I nderuar ministër, i nderuar zëvendëskryeministër,
    I nderuari deputet Reçica,
    Pyetjen e kam me shkrim, nuk arritët ta lexoni, por edhe prej asaj që paraqitët është e qartë se
    dëshiruat ta theksoni rëndësinë e këtij projekti dhe ne kemi pasur rast të bisedojmë dhe në më
    detaje lidhur me këtë dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, këtë çështje e
    konsideron si njërën prej prioriteteve të saj për arsye të cilat i përmendët, të cilat janë mjaft
    argumentuese dhe janë të rëndësishme, por njëkohësisht edhe në kontekstin e strategjisë të sapo
    miratuar të ndryshimeve klimatike në Kosovë.

    Ndërtimi i një sistemi të tillë të krahut jugor të sistemit Ibër-Lepenc e paraqet një
    domosdoshmëri, e cila do të ndihmonte shumë në ruajtjen e kapaciteteve ujore të vendit dhe
    parandalimin e vërshimeve si dhe gjenerimin e resurseve, thashë, ujore por edhe energjetike në
    vend.

    Natyrisht bëhet fjalë për një projekt i cili është shumë i kushtueshëm, i cili tejkalon mundësitë
    buxhetore të shtetit, për momentin, mirëpo ajo që është konkrete e që mund të bëhet dhe që jemi
    të përkushtuar ta bëjmë, është që projekti aktual i Bankës Botërore i cili është miratuar për
    konsolidimin e krahut verior të sistemit Ibër-Lepenc të realizohet në plotëni dhe një pjesë e këtij
    projekti, tash të miratuar, e paraqet edhe realizimin e studimit të fizibiliteitit për krahun jugor dhe
    ne do të insistojmë që ky studim të kryhet brenda afatit kohor, në mënyrë sa më cilësore dhe të
    kemi një projeksion të qartë se çka duhet bërë dhe në çfarë drejtimi të shkojmë për sigurimin e
    konstruksionit të duhur financiar për realizimin e këtij projekti që po them ka rëndësi strategjike
    për vendin. Faleminderit!

  • Faleminderit! Ke pyetje shtesë, zoti Reçica?

  • Pasi s’munda të bëj pyetjen saktë, bile pyetje shtesë s’po bëj, por realisht po
    kërkoj edhe një herë nga ministri dhe normal nga e gjithë Qeveria që ta kuptojnë, pavarësisht se e
    kanë të qartë se është projekt shumë i rëndësishëm dhe hapi i parë, atë që e tha ministri, do të
    duhej që sa më shpejt të gjenden mjete për fiziblitetin e këtij projekti.

    Ka një ndryshim nga ai projekti i viteve të 70-ta dhe ne e dimë që tash penda, e cila është
    paraparë në projektin bazë, nënkupton që të përmbyten edhe Reçaku, edhe Petrova, edhe
    Mollopoli që janë diku mbi 6 000 objekte banimi, ndërsa në riprojektim ose në projektin e
    rishikuar, Banka Botërore ka paraparë që të bëhet penda e ujëmbledhësit të Jezercit si dhe te
    penda e Pirajës.


    18
    Mendoj që duhet ta them apo ta bëj një digresion, por që lidhet me çështjen. Pavarësisht që kemi
    pasur shumë ujëra këtë vit dhe kemi pasur shumë të reshura, duhet të mendojmë për vitet e
    mundshme që do të jenë thatësira dhe pikërisht për këtë mendoj edhe si Ministri, por edhe si
    Qeveri dhe si Parlament ta trajtojmë me një prioritet dhe të nivelit çfarë e meriton ky projekt.
    Faleminderit zoti ministër, faleminderit kryesues!

  • Faleminderit! Zoti Nait Hasani, pyetje për ministrin Abdullah Hoti. Nait, ministri
    s’është këtu. A doni ta bëni pyetjen? Jo! Atëherë, zoti Topalli, pyetje për kryeministrin Isa
    Mustafa. Zoti Topalli nuk është këtu. Zoti Armend Zemaj, pyetje për ministrin Ferid Agani. Zoti
    Zemaj e ka fjalën.

  • Faleminderit, zoti nënkryetar!
    Kolegë deputetë,
    Zoti ministër Ferid Agani, ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor,
    Unë e kam lexuar edhe në seancën e kaluar pyetjen, por po e shfrytëzoj prezencën tuaj që sot të
    marr unë përgjigjen dhe qytetarët e Deçanit, të cilët janë duke u përballur me shumë probleme të
    shkatërrimit të ambientit në Grykën e Deçanit, si rrjedhojë e fillimi të ndërtimit të tri
    hidrocentraleve nga një kompani fituese e cila me të madhe e ka degraduar shtratin e lumit
    Lumëbardhë apo siç quhet në popull Bistrica e Deçanit, duke e larguar masën drunore përgjatë
    këtij lumi dhe duke krijuar zona erozive si dhe ekploatuar me mijëra metra kub rërë e sharov, e
    cila ka bërë që shtrati i këtij lumi të humbë natyralitetin e vet që e posedon.

    Zotëri ministër,
    Sa jeni ju në dijeni apo Ministria e juaj për këtë që po ndodh, a keni ndërmarrë ndonjë masë
    preventive sipas ligjeve dhe kontratës me këtë operator, dhe a jeni në dijeni së paku për
    shqetësimet e vazhdueshme të banorëve të qytetit të Deçanit për shkatërrimin e këtij ambienti
    para syve të institucioneve qendrore dhe lokale?

  • Zoti Agani e keni fjalën.

  • Faleminderit për pyetje, zoti deputet!
    Po, jam në dijeni dhe gjatë kësaj periudhe të ushtrimit të mandatit kam pasur disa herë kontakte
    me faktorët vendimmarrës lidhur me këtë çështje edhe gjatë vizitës që e kam realizuar te kryetari
    i komunës së Deçanit, e po ashtu edhe në kontakte me përfaqësuesit e komunitetit dhe shoqërisë
    civile në Deçan, natyrisht prej zyrtarëve të Ministrisë së Mjedisit, por edhe në një komunikim të
    drejtpërdrejtë me menaxhmentin e kësaj kompanie për t’i adresuar qartë këto shqetësime.

    Operatori Kelkos-Energji, për realizmin e projektit për ndërtimin e mini-hidrocentralit në
    rrjedhën e Lumëbardhit të Deçanit nga Ministria është i pajisur me dokumentet përkatëse
    mjedisore dhe pëlqimit mjedisor, lejen ujore si dhe lejen ndërtimore.

    Ministria përmes Inspektoratit të mjedisit, ujërave dhe ndërtimit, në vazhdimësi ka inspektuar
    terrenit gjatë zhvillimit të punimeve dhe për të gjitha rastet, ku vërehet se mund të vijë deri te
    degradimi i mjedisit, ndryshimi i rrjedhës së lumit, ndikimit në rrjetin e ujësjellësit dhe kaptazhat
    për kapjen e ujit për furnizim të qytetarëve të Deçanit, ka intervenuar me urdhëresat e operatorit
    në fjalë për mbrojtjen e tyre.

    19
    Deri në përfundimin e punimeve për realizimin e këtij projekti, Inspektorati i Ministrisë do të
    vazhdojë me inspektime të operatori në mënyrë që në përfundim të projektit, ambientit dhe
    terrenit ku po realizohet ky projekt, të jetë maksimalisht i ruajtur dhe i rehabilituar.

    Gjatë takimeve që unë i ka pasur personalisht, të cilat i përmenda, po edhe me menaxhmentin e
    kësaj kompanie kam insistuar në vërejtjet e qytetarëve, të komunitetit lidhur me atë që aktualisht
    për momentin duket një gjendje e cila është mjaft shqetësuese dhe e cila kërkon një reagim
    imediat nga të gjitha palët.

    Thashë edhe një herë, kam kërkuar nga Inspektorati që të ngritë shkallën e përgjegjësisë në
    maksimum përkitazi me këtë çështje, ndërsa nga menaxhmenti i kësaj kompanie kam marrë
    sigurim që ambienti i mjedisit do të rikthehet në gjendjen plotësisht të njëjtë sikur para fillimit të
    punimeve. Për këtë janë zotuar dhe janë të obliguar edhe me kontratë të cilën e kanë të
    nënshkruar.

    Prandaj, ajo që neve do të na mbetet të jemi edhe më vigjilentë të përcjellim realizimin e
    punimeve, të kemi edhe reagime me kohë dhe kjo nuk do të mungojë.

  • Faleminderit! Ke pyetje shtesë, zoti Zemaj?

  • Faleminderit, ministër!
    Unë mendoj se natyra nuk mund të rikthehet. Duhen vite të tëra të riparohet ajo gjendje e cila
    tash është krijuar aty. Se po t’i shikojmë këto foto, që edhe ju i keni, dhe ajo çka thoni këtu, për
    mua dhe mendoj edhe për ju, tregohet se Inspektorati i juaj ose është i korruptuar ose është i
    papërgjegjshëm dhe i papërgatitur profesionalisht. Kjo është e para.

    E dyta. Unë vetëm po e citoj ligjin çka thotë për zonat e mbrojtura. Aktiviteti i ri në fushat e
    mëposhtme do të ndalohen, ndërtimet apo zhvillimet industriale të tilla si eksplorimi dhe
    dëmtimi i burimeve minerale, ndërtimi i digave, centralëve apo linjave të tensioneve, furrave dhe
    fabrikave, apo zhvillimet që çojnë në shpyllëzimin apo ndotjen e ambientit.

    Zotëri ministër,
    Akoma bora në Bjeshkët e Deçanit nuk është shkrirë, ndërsa qytetarët e Deçanit përballohen me
    mospasje ujë të pijes dhe ky është shqetësim...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Faleminderit, zoti Armend! Zoti ministër e keni fjalën.

  • I nderuar zoti deputet,
    Unë i përmenda këto dokumente ligjore të domosdoshme për zhvillimin e punës së kësaj
    kompanie. Atë që unë mund ta bëj si ministër është që edhe një herë të ndërmarr, t’i rishikojmë
    të gjitha këto dokumente, këto leje e pëlqime të lëshuara dhe sa kanë qenë në pajtim me
    legjislacionin në fuqi.


    20
    Nuk kam arsye të dyshoj se nuk kanë qenë, por do t’i verifikojmë edhe një herë që të jemi të
    sigurt.

    Atë që dua të theksoj, është se këto ditë është draftuar plani hapësinor për Parkun Kombëtar të
    Bjeshkëve të Nemuna, që do të jetë në diskutim publik në dy muajt e ardhshëm, dhe javën që vjet
    do të marrë pjesë edhe personalisht përkatësisht do të filloj të marrë pjesë në katër komunat të
    cilat janë të involvuara në këtë plan dhe me këtë plan hapësinor përfundimisht do të kemi shumë
    të qartë se ku lejohen investime turistike, hoteliere ose investime tjera investime tjera të lejuar
    anë bazë të ligjit dhe ku nuk lejohen.

    Por, të jeni të sigurt se në këto parqe kombëtare do të lejohen vetëm ato investime të cilat janë në
    pajtim me legjislacionin në fuqi.

    Ndërsa, për këto që kanë qenë nga e kaluara, edhe një herë thashë, do të ndërmarrim një proces
    të verifikimit të përputhshmërisë së plotë me ligj dhe dokumenteve të lëshuara. Faleminderit!

  • Faleminderit, zoti ministër! Unë dua të shtoj se nuk është vetëm Deçani, por janë
    krejt lumenjtë e Kosovës, prandaj mos e zgjatni me strategji, por ndërmerrni diçka dhe i ndaloni
    keqpërdorimet, ndaloni këtë masakër që është duke iu bërë edhe pyjeve, edhe lumenjve, edhe
    argjinaturës së lumenjve, sepse do të jetë problem i madh në qoftë se ka vërshime.

    Deputetja Njomza Emini, pyetje për ministrin Ferid Agani.

  • Faleminderit, kryesues!
    I nderuar zëvendëskryeministër Shala,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Atëherë, te çështja që i është drejtuar faktikisht Ministrisë, ministrit në këtë rast Ferid Agani, ka
    të bëjë me veprimtarinë e bizneseve eksploatuese të rërës dhe zhavorrit në lumenjtë tanë, kanë
    shkaktuar përmbytje të shpeshtuara, shkatërrimin e tokave bujqësore si dhe degjenerimin e
    rrjedhjes natyrale të ujërave.

    Pyetja për juve ministër, është:

    A keni plan konkret nga ana e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, që këto biznese
    t’i vendosë në rend dhe të arrijë të ruajë mjedisin dhe biodiversitetin nga ana e tyre?

    A ka numër të saktë të bizneseve, që janë mbyllur dhe që nuk po vazhdojnë së funksionuari?
    Faleminderit!

  • Zoti ministër, e keni fjalën.

  • Faleminderit, zoti kryesues!
    Të nderuar deputetë,
    Zëvendëskryeministër, ministra,
    E nderuar zonja deputete,

    21
    Ministria e Mjedisit e ka analizuar situatën në tri vitet e fundit, pas hyrjes në fuqi të vendimit të
    Qeverisë numër 02/146 të datës 2 nëntor 2011 për ndalimin e eksploatimit të materialeve inerte
    nga shtretërit, brigjet dhe hapësirat përreth lumenjve në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

    Pas informatave relevante që kanë ardhur nga Inspektorati i Ministrisë dhe nga Komisioni
    Rregullativ është Komisioni i pavarur për Minerale dhe Miniera, është konstatuar se ka pasur
    vështirësi të mëdha në zbatimin e këtij vendimi dhe shumë herë ky vendim ka qenë në kolizion
    me legjislacionin në fuqi, gjë që ka shkaktuar dukur ti ndryshme negative, përkundër qëllimit
    shumë të mirë kur është nxjerrë.

    Unë e kam themeluar një grup ndërinstitucional, ku janë përfaqësuesit e institucioneve relevante
    dhe të përfshira në zbatimin të legjislacionit në fuqi përkitazi me këtë çështje. Ky grup e ka
    përfunduar punën dhe e ka përgatitur një draft dokument, si informatë qarkore, i cili nga
    Ministria e Mjedisit do të shkojë te të gjithë operatorët ekonomikë dhe institucionet e pushtetit
    lokal, të cilët në institucionet relevante të nivelit qendror si një informatë e cila do ta rregullojë
    këtë çështje në bazë dhe në pajtim të plotë me legjislacionin në fuqi, që do të siguroj që
    eksploatimi i rërës dhe zhavorrit të bëhet në mënyrë të kontrolluar, të rregulluar në pajtim me
    ligjin, duke i siguruar të gjitha aspektet pozitive dhe duke parandaluar çdo manipulim dhe
    keqpërdorim në këtë drejtim.

    Mendoj se kjo është çështje e drejtë dhe lidhur me këtë e kemi një konsensus të plotë të gjithë
    faktorët vendimmarrës, të cilët kanë pasur të bëjnë me këtë vendim të Qeverisë, të nxjerrë më
    herët. Faleminderit!

  • Faleminderit! Pyetje shtesë, Njomza?

  • Faleminderit, kryesues!
    Faleminderit ministër për këto informata,
    Do të doja të dija nëse keni ndonjë numër të saktë të bizneseve që janë mbyllur apo nuk
    vazhdojnë së funksionuari? Faleminderit!

  • Ministër, e keni fjalën.

  • Me vendimin paraprak de fakto të gjithë operatorët kanë qenë të
    shpallur si ilegalë në ushtrimin e veprimtarisë të tyre.

    Shumicës së madhe të tyre u ka skaduar në ndërkohë licenca e operimit, tetë kanë mbetur ende
    në proces, por janë kah fundi i kësaj licence. Gjithsej u është konfiskuar makineria e eksploatimit
    të rërës dhe zhavorrit 19 operatorëve ekonomikë.

  • Faleminderit! Zonja Pantina, pyetje për ministrin Yagcilar.

  • Faleminderit!
    Ministër, ministria që ju e drejtoni nëpërmjet Departamentit të Standardeve dhe Politika të
    Inxhinieringut dhe të menaxhimit të ndërtesave qeveritare është përgjegjëse për të gjitha
    ndërtesat qeveritare.

    22
    Tani ne jemi dëshmitarë që shumë nga këto institucione, qoftë qeveritare, por edhe shtetërore, në
    përgjithësi, ende vazhdojnë të jenë me qira. Cilat janë këto institucione që vazhdojnë të jenë në
    ndërtesa private, për të cilat paguan Qeveria qira dhe sa është shuma që ne paguajmë për këto
    institucione?

  • Zoti Yagcilar, e keni fjalën.

  • Faleminderit, i nderuar nënkryetar i Kuvendit dhe kryesues i
    seancës,
    Të nderuar ministra,
    Të nderuar deputetë,
    E nderuara zonja deputete Pantina,
    Në lidhje me pyetjen tuaj të datës 26 mars, e cila ka të bëjë me shpenzimet e qirasë për nevoja të
    institucioneve të Republikës së Kosovës, ju njoftoj me këtë rast.

    Dëshiroj të ju informoj se Ministria e Administratës Publike nëpërmjet Departamentit të
    Inxhinieringut dhe Standardeve sa i përket ndërtimit i ka menaxhuar ato ndërtesa, të cilat nuk
    janë me qira. Në këtë aspekt, ministri i Administratës Publike nuk i menaxhon ato objekte të cilat
    janë nën qira. Por, të mos i shmangem pyetjes, në koordinim me ministrin e Financave ne i kemi
    nxjerrë disa informata. Më shumë është informata financiare sesa analitike sa u përket çështjeve
    dhe hapësirës.

    Në këtë aspekt, unë dëshiroj të ju informoj se sipas raportit për vitin 2014 institucionet e
    Republikës së Kosovës për këtë vit kanë paguar 7 milionë e 446 mijë e 834 euro për qira. Por,
    shumicat janë për ambasada, tash do të ju tregoj edhe cilat janë ato institucione.

    Prapë dëshiroj të ju tregoj se nuk është analitike, sepse ndoshta edhe përbrenda çështjeve
    financiare ekzistojnë edhe disa pasaktësi, është Zyra e Presidentit, Zyra e Kryeministrit,
    Ministria e Financave, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e
    Infrastrukturës, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e
    Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministria e
    Punëve të Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e
    Diasporës, Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Shërbimeve Postare, Zyra
    Rregullative e Energjisë, Agjencia Kosovare e Privatizimit, Organi Shqyrtues i Prokurimit,
    Komisioni për Ndihmë Juridike, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, Këshilli i Kosovës për
    Trashëgimi Kulturore, Prokuroria e Shtetit, Agjencia Shtetërore për Ruajtjen e të Dhënave, Zyra
    e Auditorit Gjeneral, Zyra e Rregullatorit të Ujit dhe Mbeturinave, Zyra e Rregullatorit të
    Hekurudhave, Autoritetit i Aviacionit Civil, Komisioni i Pavarur i Minierave dhe Mineraleve,
    Komisioni i Pavarur i Mediave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Institucioni i Avokatit të
    Popullit, Instituti Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Agjencia Kosovare e Pronës.

    Sa i përket Ministrisë së...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Pyetje shtesë?

    23
  • Në fakt, ministër, nuk prita të jetë kaq shqetësuese. Mendova që janë më
    pak institucione të cilat vazhdojnë të jenë me qira. Ju i përmendët disa prej institucioneve
    gjyqësore, por a është kjo gjendje para se të ndërtohet Pallati i Drejtësisë apo më vonë, e para.

    E dyta, po ashtu ne i kemi një sërë ndërtesash të cilat janë nën menaxhimin e AKP-së, disa prej
    të cilave janë shitur. Ju e përmendët që njëri nga institucionet me qira është Ombduspersoni,
    përderisa ndërtesa në të cilën më herët ka qenë Ombduspersoni AKP-ja e ka shitur dhe tani janë
    disa institucione, e njëra prej tyre është supermarket.

    Po ashtu, a paguan qira të paktën Komisioni Evropian, apo kush e ka nën menaxhim ndërtesën e
    cila është përballë Kuvendit, e ku i ka zyrat Komisioni Evropian dhe pse Qeveria nuk e bën një
    plan, se të gjitha këto ndërtesa të cilat janë nën AKP, e AKP-ja është institucion shtetëror, t’i
    kalojnë në pronësi të Qeverisë...?

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Në qoftë se më lejoni, atëherë Ministria e Punëve të Jashtme
    sa u përket ambasadave paguan 4 milionë e 230 mijë e 624 euro, faktikisht për pjesët tjera
    mbeten 3 milionë e 236 mijë e 210 euro. Por, nuk janë komplet të institucioneve, ndoshta është
    parkingu, ndoshta është një zyrë, janë shumë çështje. Është prapë çështje financiare edhe për
    vitin 2014. Për këtë moment, ekziston mundësia që kanë ndodhur ndryshime dhe vërtet kanë
    ndodhur ndryshime sidomos te sistemi gjyqësor, por gjendja është kështu, janë të gjitha
    institucionet.

    Ministri i Administratës Publike nuk është përgjegjës. Ministri i Administratës Publike është
    përgjegjës për ato institucione të cilat nuk paguajnë qira, nga aspekti edhe i mirëmbajtjes dhe
    higjienës. Ndërsa të gjitha institucionet të cilat janë nën qira vetë e menaxhojnë objektin dhe nuk
    kemi informata.

    Dëshiroj të ju informoj se ministri i Administratës Publike tash e ka hartuar një ligj sa i përket
    departamentit, që faktikisht të shndërrohet në agjenci, e cila më tutje të gjitha këto çështje do t’i
    menaxhojë edhe nga aspekti analitik dhe të krijohen edhe standarde sa i përket ndërtimit,
    menaxhimit edhe mirëmbajtjes së objekteve. Faleminderit!

  • Faleminderit! Deputetja Shqipe Pantina, pyetje për ministrin Hajrdin Kuçi.
    Ministri nuk është këtu, dëshironi ta bëni pyetjen? Zonja Pantina e ka fjalën.

  • Dua ta bëj, sepse pyetja është shtruar më 26 mars, domethënë më shumë se
    një muaj, por tash pyetja më shumë është ku është ministri, sepse ka kohë që nuk e kemi parë
    nëpër seanca dhe kjo po përsëritet, jo vetëm për ministrin Kuçi, por për shumicën e ministrave, të
    cilët nuk janë këtu, edhe pse pyetjet i marrin shumë më herët dhe e dinë që ata do të duhej të
    vinin për t’u dhënë llogari deputetëve.

    Pyetja ka të bëjë në fakt me punën e Institut për Hulumtimet e Krimeve të Luftës, e cila është
    pjesë e Ministrisë së Drejtësisë.


    24
    Në luftën e fundit në Kosovë 1998-2000 janë vrarë mbi 12 mijë persona, ndërmjet tyre 1 400
    fëmijë dhe gra, ndërsa edhe 1 400 të tjerë ende konsiderohen të pagjetur. Këto të dhëna në fakt
    janë të dhënat e organizatave të ndryshme joqeveritare, qoftë vendore, qoftë ndërkombëtare. Po
    ashtu, ka pasur të gjykuar për krime të luftës nga Tribunali Ndërkombëtar për Krime në ish-
    Jugosllavi, por drejtësia për këto viktima në fakt ende nuk është vënë në vend.

    Që nga qershori i vitit 2011 e ka filluar punën Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në
    Kosovë, i cili, siç thashë, është në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, dhe pyetja që i drejtohet
    ministrit Kuçi është se cilat janë të dhënat që ka mbledhur ky institut, sa kallëzime penale janë
    ngritur kundër forcave ushtarake policore dhe paramilitare serbe që i kanë kryer këto krime, sa
    këto kallëzime janë ngritur në gjykata të rregullta dhe cili ka qenë bashkëpunimi i këtij instituti
    me Tribunalin Ndërkombëtar për Krime të Luftës me seli në Hagë, sepse ministria jonë, në fakt,
    edhe Qeveria ka pasur kohë brenda pak muajve të hartojë edhe ndryshime kushtetuese për ta
    krijuar një gjykatë speciale që do t’i gjykonte krimet...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Faleminderit! Deputeti Pal Lekaj, pyetje për kryeministrin Isa Mustafa. Pali nuk
    qenka këtu, po më duket. As Dauti nuk është. Zoti Bekim Haxhiu, pyetje për ministrin Imet
    Rrahmani.

  • Faleminderit, i nderuar kryesues!
    Pyetja ka qenë në seancën e kaluar, e kam lexuar, por ministri nuk ka qenë këtu. Nëse është e
    nevojshme, por është lexuar, prandaj mendoj që e kemi kryer pyetjen që të publikohet, prandaj
    po e kursejmë ministrin sot.

    Sigurisht, i nderuar kryesues, është bërë lëshim i Administratës për arsye se këto dy pyetje janë
    lexuar në seancën e kaluar, prandaj nuk e shoh të arsyeshme që t’i përsëris edhe një herë.

  • Në rregull! Deputeti Ismajl Kurteshi, pyetje për ministrin Ferid Agani.

  • Faleminderit!
    Së pari dëshiroj të theksoj se këtë pyetje e kam bërë kur Kosova ballafaqohej me vërshime, e tash
    pothuajse po ballafaqohet me thatësi dhe ky farë ndryshimi i madh në terren flet edhe për
    mungesën e efikasitetit në këtë Kuvend, i cili po degradon siç po degradojnë të gjitha
    institucionet e Kosovës.

    Pyetja për ju, zoti ministër, është kjo: Gjatë tre vjetëve të fundit regjioni i Anamoravës vërshohet
    shumë shpesh nga lumi Morava dhe dëmet materiale të shumë fshatrave të komunës së Vitisë
    dhe të Gjilanit janë jashtëzakonisht të mëdha. Çka parasheh ministria juaj? Së pari, a mendoni që
    duhet t’i kompensoni dhe a keni ndonjë buxhet për t’ua kompensuar dëmet qytetarëve, të cilëve u
    është shkaktuar dëmi gjatë vërshimeve së paku të këtij viti dhe a keni ndonjë plan konkret që t’i
    evitoni vërshimet në atë pjesë të Kosovës, nga e cila po rrezikohen qytetarët shumë shpesh?

  • Zoti ministër Agani, e keni fjalën.


    25
  • Faleminderit, zoti kryesues!
    Të nderuar deputetë,
    I nderuar zëvendëskryeministër,
    Të nderuar ministra,
    I nderuari deputet Kurteshi,
    Problematika që e shtruat është me të vërtetë problematikë esenciale dhe me rëndësi
    jashtëzakonisht të madhe, me implikime të mëdha për zhvillimin ekonomik të vendit.

    Synimi i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka qenë që duke përpiluar politika që
    janë të domosdoshme dhe me gjithë respektin për komentin e kryesuesit më herët janë praktikisht
    parakusht për çfarëdo qasjeje të sigurt institucionale ndaj problemit, të provojmë ta adresojmë
    çështjen në mënyrë gjithëpërfshirëse.

    Çështjet e vërshimeve, problematika e rregullimit të shtretërve të lumenjve, ndërlidhja e
    parandalimit me sistemin e ujitjes së tokave bujqësore, janë çështje dhe projekte të cilat janë tejet
    komplekse dhe kërkojnë investime të mëdha financiare.

    Problematika e vërshimeve ose thatësisë, që i përmendët, është adresuar në mënyrë më
    kuptimplote në strategjinë për ndryshime klimatike në shtetin tonë, e cila është miratuar në
    ministri dhe e cila tash është në Ministrinë e Financave, para kostimit financiar.

    Bëhet fjalë për masa të ndryshme adaptuese dhe mediguese ose zbutëse, të cilat do të sigurojnë
    që pasojat negative të këtyre dukurive klimatike të jenë sa më të vogla dhe unë do të bëj çmos që
    me ndihmën tuaj këto strategji t’i kostojmë në mënyrë adekuate dhe t’i implementojmë, t’i
    zbatojmë, duke i ngritur edhe në nivel të prioritetit të Qeverisë, që për momentin nuk është e
    rastit.

    Për çështjen konkrete, të cilën e përmendët, në kuadër të kodeve buxhetore, Ministria e Mjedisit
    dhe Planifikimit Hapësinor nuk ka ndonjë fond të veçantë për kompensimin e dëmeve të
    shkaktuara nga vërshimet dhe faktorët tjerë natyrorë, të cilët shkaktojnë dëme.

    Ministria, me përkrahje financiare të Zyrës së Komisionit Evropian, e ka realizuar një studim të
    fizibilitetit për rregullimin e shtratit të lumit Morava e Binçës në gjatësi prej 48 kilometrave, në
    të cilën janë identifikuar të gjitha segmentet lumore dhe masat, të cilat duhet të ndërmerren me
    rastin e realizimit të projektit detaj për këtë lumë.

    Ndërsa vlera financiare për realizimin e këtij projekti është vlerësuar të jetë rreth 11 milionë
    euro. Unë shpresoj se në bashkëpunim me Zyrën e Komisionit Evropian dhe me donatorët, me
    nivelin e pushtetit qendror lokal dhe komunitetin në këtë rajon do ta gjejmë mënyrën më të
    pranueshme për sigurimin e këtyre mjeteve financiare, të cilat për momentin nuk ekzistojnë.

    Ajo çka është me rëndësi të thuhet është se, megjithatë, nuk kemi qëndruar duarkryq ndaj
    problemit, kemi pasur komunikim të drejtpërdrejtë me autoritetet komunale, me kryetarin e
    Komunës, kam realizuar vizitë edhe në terren. Qeveria...

    (Ndërprerje nga regjia)


    26
    (Drejtimin e mbledhjes e merr kryetari i Kuvendit, z. Kadri Veseli.)

  • Regjia ju lutem, vazhdoja fjalën ministrit.

  • Faleminderit!
    Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e 27 mijë eurove për kompensimin e dëmeve të
    ekonomive familjare në këtë rajon dhe në rishikim të buxhetit jemi duke e përgatitur projektin
    për financimin e rregullimit të shtratit të këtij lumi, për zgjerimin e tij, pastrimin e këtij shtrati, në
    vlerë prej 300 mijë euro dhe për këtë janë duke u bërë të gjitha përgatitjet.

    Shpresoj se për këtë projekt do të arrijmë ta realizojmë financimin me miratimin e Ligjit për
    rishikimin e buxhetit. Faleminderit!

  • Faleminderit, ministër! I nderuar deputet, ke pyetje shtesë? Urdhëro, deputeti zoti
    Kurteshi.

  • Ministër, së pari dëshiroj të them se nuk është fajtore vetëm natyra për
    degradimin e shtretërve të lumenjve, por janë edhe shfrytëzuesit e shtretërve të tyre, të cilët po
    punojnë të papenguar nga inspektorati, që besoj se është në kompetencën e ministrisë suaj. Edhe
    në rastin konkret, si pasojë e dëmtimit të shtratit nga keqpërdoruesit, tash po ndodhin vërshimet
    dhe bazuar nga të dhënat që i kemi nga terreni, unë dhe deputeti Salih Salihu, bëhet fjalë për nja
    100 mijë euro investime që vërshimet e fshatit Budrigë dhe të fshatrave përreth tij, që mund të
    bëhet një investim atje diku afër Kllokotit, të pengohen këto vërshime.

    Dhe në fund mendoj që nuk është e drejtë që çështja e kompensimit të dëmeve të varet vetëm nga
    donacionet. Qeveria e Kosovës duhet patjetër të parashohë edhe kompensim dëmesh, sepse këto
    ndodhin kohë pas kohe dhe...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Urdhëro, ministër!

  • I nderuar zoti deputet,
    Unë thashë se Qeveria ka ndarë 27 mijë euro për kompensimin e dëmeve të ekonomive familjare,
    pra nuk janë nga donatorët, por nga Buxheti i Kosovës, por në fakt është se nuk ka mjete të ndara
    për dëmet në ekonomitë bujqësore dhe ky fakt qëndron në plotësi.

    E përmenda edhe projektin konkret për pastrimin dhe zgjerimin e lumit në vlerë prej 300 mijë
    euro, që do ta kalojmë shpresoj me Ligjin për rishikimin e buxhetit dhe të jemi të gatshëm që
    qysh në pjesën e dytë të këtij viti të fillojmë me zgjerimin dhe pastrimin e shtratit të këtij lumi,
    në mënyrë që t’i parandalojmë vërshimet në vjeshtë.

    Pajtohem plotësisht me ju kur është në pyetje veprimtaria ilegale. Unë u përgjigja në pyetjen
    paraprake se 19 operatorëve ekonomikë u është konfiskuar plotësisht makineria e tyre për shkak
    të eksploatimit të rërës dhe zhavorrit, por duhet theksuar edhe këtë se përgjegjësia praktikisht për
    ngushtimin e shtretërve të lumenjve dhe zvogëlimin e kapaciteteve të tyre nuk qëndron tash edhe

    27
    vetëm me atë dimension. Ne do të punojmë me inspektoratet që ta ngremë përgjegjësinë në
    maksimum, në përgjigjen paraprake i dhashë disa shënime më konkrete. Por, duhet theksuar se
    një pjesë e përgjegjësisë qëndron edhe në vetë qytetarët, të cilët në mënyrë të papërgjegjshme i
    mbushin shtretërit e lumenjve me mbeturina dhe me siguri se këtu kemi punë të bëjmë së bashku,
    edhe ju si deputetë, edhe ne si institucione, në mënyrë që ta ngremë shkallën e vetëdijesimit të
    qytetarëve në këtë aspekt. Faleminderit!

  • Faleminderit, ministër! Deputetja Puhie Demaku, pyetje për zëvendëskryeministrin
    Hashim Thaçi. Nuk është as Puhia, as zëvendëskryeministri. Deputetja Besa Baftija, pyetje për
    kryeministrin Isa Mustafa.

  • Faleminderit, kryesues!
    Realisht, unë këtë pyetje e kam parashtruar qysh në muajin mars, mirëpo duke e pasur parasysh
    se Kabineti qeveritar nuk po e përmbush planin e punës ashtu siç e ka dhënë në fillim, që do të
    thotë herë kemi pushime, nga dy javë e më tepër nuk kemi seanca, e herë jemi të stërngarkuar me
    seanca, siç është kjo e sotmja, apo që do të vazhdojë nesër edhe pasnesër.

    Unë pyetjen do ta bëj: Zoti kryeministër, gjatë vizitës së përfaqësueses së lartë të BE-së, zonja
    Mogerini në Kosovë, më 26.3.2015, pas takimit me të ju jeni prononcuar para mediave dhe keni
    thënë: “Unë mbrëmë kam biseduar me kryeministrin e Serbisë, zotin Vuçiq, lidhur me
    bashkëpunimin e ardhshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe të dyja palët kem treguar vullnet
    që çështjet e veçanta ose të paparashikuara t’i zgjedhim nëpërmjet bisedave dhe kontakteve të
    drejtpërdrejta”.

    Pyetja ime është: Cilat janë ato çështje të veçanta për të cilat ju edhe Vuçiqi jeni dakorduar t’i
    bisedoni dhe t’i zgjidhni, sepse ne jemi dëshmitarë se edhe ato marrëveshje që janë arritur me
    ndërmjetësimin e BE-së nuk po zbatohen. Kryeministër, a e dini se asnjë marrëveshje
    individuale, pavarësisht pozitës që e keni, nuk ka vlerë juridike e politike? Faleminderit!

  • Deputetja Synavere Rysha, pyetje për ministrin Hajredin Kuçi.

  • Faleminderit, kryetar!
    Unë do ta pres ministrin, meqenëse është një çështje e ndjeshme që ka të bëjë me përmbaruesit
    privatë dhe pres përgjigje. Prandaj, e pres ministrin në seancën e radhës dhe e lë pyetjen për më
    vonë.

  • Deputete, në qoftë se ministri vjen e riaktivizojmë edhe një herë sot, ose këto që i
    kemi në seancë deri t’i përfundojmë pyetjet sot. Atëherë deputetja Salihe Mustafa, pyetje për
    ministrin Lutfi Zharku.

  • Faleminderit, kryetar!
    Kabinet qeveritar,
    Të nderuar kolegë,
    I nderuar ministër, zoti Zharku,
    Një lajm që me entuziazëm është pritur nga qytetarët e Anamoravës, por edhe të Luginës së
    Preshevës, është ndërtimi i autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardh.

    28
    Me këtë rrugë, qytetarët e kësaj ane dhe të Luginës së Preshevës do ta kenë më afër kryeqendrën
    tonë, Prishtinën, dhe tani më padurim presin që kjo rrugë të fillojë së punuari.

    Pyetja ime për ju, zoti ministër, është: A mund të na njoftoni deri ku kanë shkuar procedurat në
    realizimin e këtij projekti dhe kur mund ta kemi këtë rrugë të përfunduar? Faleminderit!

  • Urdhëroni, i nderuar ministër!

  • I nderuar kryetar,
    Nënkryetarë,
    I nderuar zëvendëskryeministër, ministra,
    Të nderuar deputetë,
    E nderuara deputete, zonja Mustafa,
    Projekti i rrugës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë është një investim në infrastrukturën rrugore për
    t’i lidhur drejtimet kryesore rrugore, autostradat “Ibrahim Rugova” dhe “Arbër Xhaferi” me
    korridorin evropian X.

    Kjo është një rrugë e kategorisë së lartë që mëton lidhjen e rajonit të Anamoravës, Gollakut dhe
    Luginës së Preshevës me Prishtinën dhe korridoret ndërshtetërore.

    Si fazë fillestare për zbatimin e këtij projekti të rëndësisë së veçantë, Ministria e Infrastrukturës e
    ka kontraktuar kompaninë projektuese “Infra Plus” nga Prishtina për hartimin e projektit kryesor
    për zgjerimin e rrugës nacionale N-25.2 dhe N-25.3, përkatësisht segmenti Prishtinë-Gjilan-
    Konçul, me vlerë prej 196 mijë e 707 euro. Kurse afati dinamik i hartimit të projektit është 100
    ditë pune.

    Projekti është i ndarë në dy segmente. Segmenti i parë, që përfshin rrugën Prishtinë-Gjilan, dhe
    segmenti i dytë, që përfshinë rrugën Gjilan-Dheu i Bardhë-Konçul.

    Segmenti i parë i rrugës Prishtinë-Gjilan është duke u punuar në dy variante. Varianti i parë, që
    përfshin zgjerimin e rrugës aktuale, përkatësisht ndërtimin e rrugës së re përgjatë linjës aktuale
    rrugore, aty ku nuk është e mundur të bëhet zgjerimi i saj, dhe varianti i dytë, apo shtesë, që
    përfshin lidhjen e Gjilanit me autostradën “Arbër Xhaferi” në kyçjen e Lipjanit, përkatësisht në
    Babush.

    Aktualisht, projekti është në fazën përfundimtare të të dy segmenteve. Në segmentin Prishtinë-
    Gjilan është duke u analizuar pjesa financiare dhe gjeometrike e terrenit për dy variantet e
    përmendura, përkatësisht zgjerimin e rrugës aktuale dhe lidhjen me autostradën “Arbër Xhaferi”,
    ndërsa në segmentin Gjilan-Dheu i Bardhë-Konçul janë duke u punuar parafazat detale të rrugës,
    siç janë gjeodezia, gjeomekanika dhe pjesa e shpronësimit.

    Pas përfundimit të projektit do t’i krahasojmë të dy variantet, duke marrë parasysh koston e
    ndërtimit, si dhe të shpronësimit, aspektin mjedisor, opsionin e zhvillimit të rrugëve të reja
    krahas ruajtjes së atyre ekzistuese, mënyrën e financimit, lidhshmërinë më të lehtë me rrugët
    aktuale, qasja sa më e shpejtë në autostradat ekzistuese, si dhe aspektet tjera të rëndësishme.
    Natyrisht, pjesë e paevitueshme do të jetë konsultimi me të gjitha strukturat komunale nëpër të

    29
    cilat kalon kjo rrugë, e në veçanti me Komunën e Gjilanit, si dhe me ju, deputetë të nderuar, për
    ta zgjedhur variantin më të mirë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Urdhëroni deputete, pyetje shtesë?

  • Faleminderit ministër për përgjigjen dhe ju falënderoj për përkushtimin
    tuaj. Dua t’ju njoftoj që shpesh në Kuvend do të takoheni me këtë pyetje, sepse qëllimi është të
    mbahet dinamika dhe të përfundojë kjo rrugë, sepse vërtetë Anamorava ka mbetur keq.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Deputeti Nezir Çoçaj, pyetje për ministrin Skënder Hysenin.
    Dëshironi tashm, apo e pret deri të vijë ministri? Urdhëro, deputet!

  • Faleminderit i nderuar kryetar i Kuvendit!
    I nderuar Kabinet qeveritar,
    Kolegë deputetë,
    Çështja që dua ta ngre është dukuria e vjedhjes dhe plaçkitjeve, që është bërë një shqetësim i
    madh për qytetarët e Prizrenit, Gjakovës, Therandës, por edhe të shumë qytetarëve anembanë
    Kosovës. Kjo dukuri po merr masa shqetësuese, pasi kemi të bëjmë me hyrje me forcë në pronën
    private, plaçkitje të të mirave materiale dhe gjësendeve me vlerë, si dhe më e rënda është traumat
    psikike dhe fizike që i pësojnë qytetarët.

    Nga kjo dukuri e shëmtuar qytetarët po ndiejnë pasiguri në shtëpitë e tyre, kërcënim të pronës
    dhe të pasurisë, me ç’rast kanë filluar të bëjnë roje natën, apo edhe detyrohen të marrin masa
    vetëmbrojtëse. E kjo mund të shpie deri te humbja e besimit të qytetarëve në institucionet e
    vendit. Pyetja ime ka të bëjë me atë nëse ka plan operativ për ta parandaluar këtë dukuri, e cila,
    fatkeqësisht, është përhapur shumë dhe është bërë problem i vazhdueshëm për qytetarët e vendit?
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Deputetja Shukrije Bytyqi, pyetje për ministrin Arban Abrashi.

  • Faleminderit, kryetar!
    Vërtet i kemi disa projekte që janë ndarë për personat me aftësi të kufizuara dhe e dimë që kemi
    afro 18 mijë të tillë, pa hyrë kategoria e invalidëve të luftës.

    Këta persona, kur janë mbi moshën 18-vjeçare, kërkojnë mbështetjen ligjore, e jo asistencë
    sociale. Pyetja të cilën unë do ta shtroj për ministrin Abrashi është: Ku është dhe sa u zbatua
    memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Këshillit Drejtues të Forumit Kosovar të Aftësive të
    Kufizuara, i datës 6 qershor 2014, në vlerë rreth 270 mijë euro ndërmjet të FKAK-së dhe
    Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe MDA-së dhe IP Center për aktivitetet e kësaj
    kategorie. Faleminderit!

  • Faleminderit! Deputeti Elmi Reçica, pyetje për ministrin Blerand Stavileci.

  • Faleminderit, kryetar!
    Meqë nuk është ministri, po e shtyj pyetjen për seancën e radhës. Faleminderit!

    30
  • Faleminderit! Deputetja Selvije Halimi, pyetje për ministrin Arsim Bajrami.

  • Faleminderit, kryetar!
    Përshëndetje për kolegët deputetë dhe Kabinetin qeveritar,
    Zoti ministër, me Ligjin për arsimin parauniversitar, në vitin shkollor 2013-2014 ka përfunduar
    së ekzistuari klasa e 13-të dhe për pasojë ka mbetur një numër i mësimdhënësve të pasistemuar.
    Është një fatbardhësi se të gjitha komunat e Kosovës kanë bërë sistemimin e mësimdhënësve,
    sepse kanë pasur edhe buxhet, por kemi probleme me komunën e Lipjanit. A jeni të informuar
    dhe çka mund të ndërmarrë Ministria e Arsimit që deri më tash ende nuk ka përfunduar ky
    proces i mësimdhënësve?

  • Urdhëroni, zoti ministër!

  • I nderuar kryetar!
    E nderuara deputete Halimi, të falënderoj për pyetjen.
    Ne jemi në rrjedhat e këtij problemi që është evident nëpër disa shkolla për faktin se është
    mbyllur klasa e fundit dhe tani janë zvogëluar normat. Në rastin konkret i kemi pritur
    mësimdhënësit e komunës së Lipjanit, të cilët i kanë shprehur këto shqetësime për faktin se kanë
    mbetur pa normë pune dhe rrjedhimisht edhe pa vend pune. Jemi të shqetësuar me disa elemente
    të politizimit në tërë arsimin parauniversitar dhe jemi duke punuar me të gjithë kryetarët e
    komunave për një vetëdijesim që faktikisht pas zgjedhjeve mos të ketë prekje të mësuesve, të
    drejtorëve. Jemi duke punuar në programet e depolitizimit të stafit të mësimdhënësve. Jemi duke
    e ndërtuar kornizën ligjore për kushtet profesionale, për zgjedhjen e mësimdhënësve dhe të
    drejtorëve.

    Ne i kemi pritur dy herë arsimtarët në fjalë dhe unë javën e ardhshme do ta vizitoj komunën e
    Lipjanit, do ta kem një takim me kryetarin e Komunës, zotin Imri Ahmeti, dhe drejtorin e arsimit
    të lartë.

    Dëshiroj t’i shoh faktet, dëshiroj të bisedoj me të rreth të fakteve dhe pas takimit me të ne do të
    merremi me çështje për ta gjetur një zgjidhje për të mos mbetur asnjë mësimdhënës jashtë
    shkollës për shkak se mësimdhënësit nuk janë fajtorë për faktin e reformës arsimore, për faktin
    se kanë mbetur pa normë pune. Jam i sigurt që duhet të ketë një vullnet pozitiv nga kryetari i
    Komunës dhe besoj që do ta zgjidhim në një afat sa më të shpejtë këtë çështje.

  • Faleminderit! Deptueti Nezir Çoçaj, po ashtu pyetje për ministrin e Arsimit.

  • Faleminderit, kryetar i Kuvendit!
    Të nderuar ministra,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Çështja që dua ta ngre është Shërbimi pedagogjik psikologjik në shkolla ndihmon shumë të
    gjithë aktorët e arsimit, si nxënësit, mësuesit, drejtorin, prindërit dhe të gjithë të tjerët. Nga viti
    2009 është bërë përpjekje që në shkolla të punësohen pedagogë dhe psikologë, por kjo nuk u
    realizua, pasi në konkurset e hapura u sistemuan mësuesit, të cilët nuk kishin mundur t’i futin në
    listat e pagave.


    31
    Në vitin 2014, në grantin specifik të arsimit janë siguruar mjetet për punësimin e 275
    pedagogëve dhe psikologëve. Pra, është paraparë edhe në dispozitat kalimtare për Ligjin për
    arsimin parauniversitar angazhimi i tyre në vitin shkollor 2015- 2016. Po ashtu, universitet
    publike dhe kolegjet universitare përgatisin pedagogë dhe psikologë shkollorë.

    I nderuar ministër, kam për ju dy pyetje. Pyetja e parë: A keni të dhëna për punësimin e
    pedagogëve dhe psikologëve nëpër shkolla, pasi tani është ndarë buxheti për punësimin e tyre?
    Dhe, pyetja e dytë: Cili do të jetë angazhimi juaj në punësimin e tyre në të ardhmen?
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Urdhëro, zoti ministër!

  • Faleminderit, i nderuar deputet Çoçaj!
    Më lejoni që të jap përgjigjet në dy pyetjet tuaja të parashtruara, fillimisht të jap të dhëna rreth
    lëvizjes sa u përket pedagogëve, por të prezantoj edhe planet që i kemi në të ardhmen për këtë
    profil shumë të rëndësishëm të shkollave tona.

    Në periudhën e pasluftës, në kohën kur arsimi, si dhe sferat tjera kanë qenë nën administrimin e
    UNMIK-ut, funksionimi i shërbimit profesional pedagogjik është pezulluar për të gjitha shkollat
    në Kosovë, përveç për komunën e Drenasit, ku gjithmonë ka funksionuar ky shërbim. Në vitin
    2009, me kërkesë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe drejtorive komunale
    të Arsimit, duke u bazuar në nevojën për rëndësinë që ka ky shërbim për sistemin arsimor është
    vendosur që shërbimi profesional dhe pedagogjik të rikthehet për të gjitha shkollat e Kosovës.

    Në planifikimin buxhetor të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për vitet shkollore
    2010-2011, 2011-2012 dhe 2012-2013, ishte planifikuar që për tre vjet të punësohen rreth 40
    shërbyes profesionalë nëpër shkollat e Kosovës. Në këtë mënyrë ishte planifikuar që të
    punësohen rreth 120 shërbyes profesionalë, e kjo ishte rregulluar edhe me Udhëzimin
    Administrativ për zgjedhjen e nëpunësve për ofrimin e shërbimeve profesionale në institucionet e
    edukativo-arsimore në nivelin parauniversitar.

    Me këtë udhëzim parashihej që një shërbyes profesional të punësohet në një institucion arsimor
    me mbi 1 000 nxënës, ose të punësohen në disa institucione, të cilat bashkë e arrijnë këtë numër.
    Punësimi i këtyre shërbyesve është përgjegjësi e drejtorive komunale të Arsimit respektive. Me
    këtë rast, gjatë këtyre tre vjetëve u punësuan 73 shërbyes profesionalë në tërë Kosovën, por jo aq
    sa Ministria e Arsimit kishte planifikuar, mirëpo ky është vendim i drejtorive komunale në disa
    komuna.

    Në vitin shkollor 2014-2015 nuk është aprovuar kërkesa për rritjen e numrit të këtyre
    shërbyesve. Megjithatë, ministria në vitin 2014 e ka nxjerrë udhëzimin e ri për funksionimin e
    shërbimit pedagogjik-psikologjik në shkolla me të cilën pedagogët dhe psikologët emërtohen si
    bashkëpunëtorë profesionalë të shkollave. Me këtë udhëzim përcaktohen kërkesat e reja për këta
    shërbyes lidhur me përgatitjen gjatë studimeve licencimin nga Këshilli Shtetëror për Licencimin
    e Mësimdhënësve dhe përgjegjësitë dhe detyrat që ata kanë në nivel shkolle.


    32
    Me qëllim që pedagogët dhe psikologët të përgatiten sa më mirë për punë në shkolla dhe të
    avancohen profesionalisht, këtë vit, së bashku me USAID-in, në Fakultetin e Edukimit dhe në
    Departamentin e Pedagogjisë dhe Psikologjisë është përpiluar plani dinamik për trajnimin e këtij
    stafi.

    Në vitin 2016 janë planifikuar dhe aprovuar edhe 80 pozita të reja për shërbimin pedagogjik-
    psikologjik në shkolla. Me qëllim që sa më shumë shkolla të përfitojnë me këtë shërbim është
    vendosur që një pedagog apo psikolog të mbulojë institucionet që kanë mbi 1 500 nxënës.
    Praktika e punësimit ka qenë zakonisht që disa shkolla të vogla të përfitojnë nga shërbimet e një
    pedagogu dhe psikologu.

    I nderuari deputet Çoçaj,
    Më lejoni të ju konfirmoj se në kuadër të ndërtimit të konceptit të një shkolle moderne, të një
    shkolle humane, ministria mendon se në të ardhmen secila shkollë duhet të pajisjet me shërbyes
    profesionalë, siç janë pedagogët dhe psikologët, mundësisht edhe mjekët, sepse ne po punojmë
    në një reformim të shkollës që shkolla të jetë tërheqëse për fëmijët dhe pedagogët e kanë një rol
    jashtëzakonisht të rëndësishëm.

    Tani me miratimin e grantit specifik dhe kornizës afatmesme të shpenzimeve, ne gati që kemi
    planifikuar mjete buxhetore për 4 vjetët e ardhshme për punësimin e një numri të madh të
    pedagogëve dhe psikologëve. Gjithashtu, në kuadër të negociatave që po bëjmë me donatorët e
    arsimit parauniversitar, gjithmonë si ministër po shtroj nevojën e forcimit të stafit pedagogjik dhe
    psikologjik nëpër shkolla, sepse një pedagog i mirë dhe një psikolog i mirë nganjëherë e zgjidh
    edhe problemin me nxënës...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Regjia, ju lutem, vazhdoja fjalën!

  • ...do të thotë, pajisja e shkollave tona me pedagogë dhe
    psikologë, në të ardhmen edhe me mjekë, ndoshta edhe me punëtorë socialë, është shumë e
    domosdoshme për krijimin e një kursi modern të një shkolle moderne, e cila do të jetë
    jashtëzakonisht atraktive, sepse planet e ministrisë në të ardhmen shkojnë që fëmijët të qëndrojnë
    pothuajse gjatë gjithë ditës në shkollë, një pjesë ta kalojnë duke marrë mësimdhënie, por pjesën
    tjetër edhe duke u argëtuar, edhe duke i përsosur shkathtësitë e tyre praktike.

    Kështu që ju siguroj që ne do të punojmë në forcimin e Institutit Pedagogjik, në trajnimin e
    vazhdueshëm të pedagogëve, sepse na duhen pedagogë do të thosha të shekullit XXI, të cilët e
    kuptojnë trendin, por të cilët edhe ndihmojnë orientimin e nxënësve në karrierë, i orientojnë drejt
    tregut të punës. Gjithashtu, psikologët janë shumë të kërkuar në shkolla për t’i ndihmuar fëmijët
    që ta largojnë nganjëherë stresin edhe nga planprogramet që i kemi jashtëzakonisht të ngarkuara
    dhe për të cilat ne jemi duke punuar për t’i rishikuar dhe për t’i bërë sa më të thjeshta, sa më
    praktike, në mënyrë që të ngremë cilësinë në sektorin e arsimit.


    33
  • Faleminderit, ministër! Ka pyetje shtesë? Faleminderit! Atëherë i kemi edhe 5
    pyetje për ministrin e Shëndetësisë, Imet Rrahmani, pasi e kemi këtu, i vazhdojmë, ndërkohë
    edhe një pyetje është për zëvendëskryeministrin Kujtim Shala.

    Ndërkohë, kisha kërkuar që deputetët të kthehen gradualisht në sallë për arsye kemi mbi 90 të
    nënshkruar dhe na duhen 2/3 e votave në procedimin në rend dite për pikat, të cilat i kemi më
    vonë.

    Deputetja Njomza Emini, pyetje për ministrin Imet Rrahmani.

  • Faleminderit, kryetar Veseli!
    I nderuar zëvendëskryeministër,
    Anëtarë të Kabinetit qeveritar dhe
    Ju kolegë deputetë,
    Pyetja është për ministrin Rrahmani, çështja për shkollimet specialistike dhe financimi i tyre.
    Pyetja: Sa është ndarë buxheti nga Ministria e Shëndetësisë për financimin e shkollimit
    specialistik të specializantëve që kanë i fituar specializimet? Cili është numri i tyre që kanë
    përfituar dhe cila është zgjidhja e ministrisë në këtë rast për specializantët që i kanë fituar
    specializimet e që kanë mbetur jashtë financimit dhe që punojnë në institucionet shëndetësore
    publike?

  • Urdhëroni, zoti ministër, megjithëse i ke edhe katër pyetje tjera.

  • Faleminderit, i nderuar kryetar!
    I nderuari zëvendëskryeminsitër, ministra,
    Të nderuar deputetë,
    Faleminderit zonja deputete për pyetjen e parashtruar,
    Them që specializimi dhe çështja e specializantëve në Ministrinë e Shëndetësisë është një nga
    problemet më të shpeshta të përfolura kohëve të fundit, sepse kemi të bëjmë me një numër enorm
    të madh them për mundësitë e shkollimit cilësor të specializantëve.

    Tash për tash, diku nëse është numri komplet i saktë është 970 përafërsisht dhe shqetësimi ynë sa
    sistemi ynë shëndetësor ka mundësi që specializantët që kanë përfituar nga ndarja e
    specializimeve të edukohen mirë, drejt dhe profesionalisht mjaftueshëm.

    Aktualisht, Ministria e Shëndetësisë është duke financuar edukimin e 302 specializantëve të
    rregullt, kurse 265 specializantë janë duke u përkrahur nga perfomansa. Nga 67 specializantë që
    kanë fituar specializim të kategorisë A, domethënë që u bashkohen këtyre 302, prej tyre 30 janë
    duke u paguar nga Fondi për performansë, ndërsa pjesa tjetër pritet të përkrahen pas lirimit të
    vendeve për nga grupi A.

    Në kategorinë B janë 195 specializantë, të cilëve u bashkohen edhe 137specializantë nga
    kategoria C dhe 8 nga kategoria Ç, që nuk janë përfitues të asnjë forme të pagesës.

    Shuma vjetore e financimit të edukimit për specializantët e rregullt për vitin 2015 është 1 milion
    e 594 mijë e 819 euro, që i bie kah fundi i vitit të mos kemi paga të mjaftueshme të planifikuara

    34
    për ta. Ndërsa, për specializantët e performansës dhe nga subvencionet janë të planifikuara 1
    milion e 703 mijë e 725 euro. Nuk duhet të shikohet kjo vetëm si problematikë e sistemit
    shëndetësor, respektivisht e Ministrisë së Shëndetësisë, sepse numri enorm i specializimeve që
    janë ndarë ka qenë si rezultat i presionit të një numri të madh të mjekëve që kanë dalë të
    diplomuar dhe që kanë pasur nevojë të vazhdimit të edukimit të mëtejmë profesional.

    Sepse, mendojmë që nuk ka ekzistuar një koordinim i mirë ndërmjet Fakultetit të Mjekësisë dhe
    Ministrisë së Shëndetësisë në vlerësimin e nevojave për ndarjen, respektivisht për regjistrimin e
    studentëve. Andaj, kjo problematikë ndoshta do të shtrohet edhe shumë herë në Kuvendin e
    Kosovës dhe pres një përkrahje edhe nga ju, të nderuar deputetë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Pyetje shtesë nga deputetja?

  • Nuk kam pyetje shtesë, sepse ishte i qartë, vetëm dua ta falënderoj për
    informatat që na i prezantoi. Faleminderit!

  • Faleminderit! I nderuari ministër, i keni edhe disa pyetje, po i përfundojmë, duke
    pritur në ndërkohë ardhjen e deputetëve, për arsye se koha për pyetje parlamentare në mënyrë
    formale kalon tani.

    Deputetja Time Kadrijaj, pyetje për ministrin Imet Rrahmani.

  • Faleminderit, kryetar i Kuvendit!
    Kohëve të fundit, ministër, është parë që është mbyllur Kardiokirugjia. Për aktivizimin dhe
    funksionalizimin e Kardiokirurgjisë ka pasur investime të shumta nga donatorë të shumtë, ndaj të
    cilëve edhe kemi përgjegjësi, sepse investimet janë bërë për të dhënë përgjegjësi.

    Secili ministër i Shëndetësisë që po vjen në pushtet po thotë që Kardiokirurgjinë e ka prioritet
    për shkak se është e një rëndësie të veçantë, e se sa është prioritet kjo po shihet vetëm në mënyrë
    deklarative, sepse asgjë nuk është bërë për këtë repart dhe së fundit është mbyllur.

    Cilët do të jenë hapat konkretë, ministër, në aktivizimin dhe riaktivizimin e Kardiokirurgjisë,
    duke e ditë se është e një rëndësie vitale?

  • Urdhëro, zoti ministër!

  • Faleminderit, kryetar!
    Faleminderit zonja deptuete për shqetësimin e ngrehur rreth Kardiokirurgjisë, sepse rëndësia e
    saj për sistemin shëndetësor në përgjithësi është vitale dhe them që kërkon kapacitete
    profesionale specifike, kushton shumë, shumë herë rastet me patologji që duan trajtim nga fusha
    Kardiokirurgjisë dhe Kardiologjisë janë emergjente dhe duan aty për aty intervenim mjekësor
    profesional dhe të mirëfilltë.

    Arsyeja pse edhe ministrat tjerë e kanë pasur Kardiokirurgjinë prioritet më duket se u dha nga
    kjo çka thashë më herët dhe them që edhe unë si ministër i Shëndetësisë e kam një nga prioritetet

    35
    funksionalizimin e saj. Klinika e Kardiokirurgjisë nuk është mbyllur, por ajo nuk ka qenë
    funksionale ashtu qysh duhet dhe edhe sot nuk është funksionale.

    Drejtori i Shërbimit Spitalor Kliniko-Universitar, meqenëse në vitin 2015 përpos tri
    operacioneve që kanë bërë kardiokirurgët nga Shqipëria nuk ka pasur asnjë shërbim tjetër, 19
    punëtorë të rregullt dhe 5 të tjerë me gjysmë norme, i ka sistemuar në repartet tjera për t’i
    shfrytëzuar ata në këtë fazë, derisa Kardiokirurgjia të mos funksionalizohet. Meqenëse nuk dua
    t’ju marr shumë kohë, u them që ne e kemi formuar një këshill profesional për funksionalizimin
    e Kardiokirurgjisë, me kërkesën e Shërbimit Spitalor Kliniko-Universitar dhe ky këshill është
    duke punuar në vlerësimin e detajuar të nevojave të Klinikës së Kardiokirurgjisë dhe pas ardhjes
    së vlerësimeve dhe kërkesave ne do të krijojmë mundësi të funksionalizimit.

    Besoj që jemi në hapat e duhur dhe shumë shpejt kjo nuk do të jetë vetëm deklarim i ministrit,
    por shërbimi i Kardiokirurgjisë do të jetë funksional. Faleminderit!

  • Faleminderit! Pyetje shtesë, deputete?

  • Po, kryetar i Kuvendit!
    Meqenëse ka qenë prioritet, pse nuk është investuar tërë këto vite në trajnimin e stafit që Kosova
    sot t’i ketë kardiokirurgët e vet, në mënyrë që të mos mbyllet Kardiokirurgjia? E dimë se për
    pacientët kosovarë ky trajtim kushton dhe e ka një kosto të rëndë buxhetore. Çfarë do të bëni
    konkretisht? Si do të trajtohen pacientët që kanë nevojë për kardiokirurgji? Cilat janë ato
    procedura që qytetarëve ua lehtësojnë që sa më shpejt ta marrin këtë shërbim, sepse dihet që nëse
    intervenohet në çast jeta e pacientit rrezikohet, domethënë shkon në eksitus. E sa për këshill
    profesional, gjithmonë kur duam ta prolongojmë punën, e krijojmë ndonjë komision a këshill
    profesional, në mënyrë që në infinit të shtyhen këto procedura.

    Por konkretisht, ministër, çfarë do të bëhet me pacientët, cilat janë procedurat që pacientët
    kosovarë duhen t’i ndjekin, në mënyrë që ta marrin sa më shpejt këtë shërbim? A keni lidhur
    ndonjë marrëveshje me spitalet private, në mënyrë që pacientët të drejtohen aty që ta marrin
    shërbimin sa më shpejt?

  • Urdhëroni, zoti ministër!

  • Ekziston mundësia që qytetarët të marrin shërbime të tilla
    nëpërmjet trajtimit jashtë institucioneve publike që bëhen dhe Qeveria e Kosovës fatkeqësisht
    ende po duhet të shpenzojë shumë në trajtimin e tyre jashtë.

    Nuk është formimi i këshillit zvarritje, por në këshill është një kirurg i nderuar, kryesues i tij, dy
    kardiokirurgë të cilët më herët kanë qenë në Qendrën Klinike Universitare, e që pas bisedimeve
    të shumta që ne si kabinet kemi bërë me ta, kanë shprehur dëshirën të kthehen, është një doktor i
    anesteziologjisë dhe një përfaqësues i kabinetit.

    E kemi përkrahjen e fortë të Qeverisë dhe ne shumë shpejt Kardiokirurgjinë do ta kemi
    funksionale. Unë ju ftoj që ta përkrahni këtë iniciativë, sepse kemi ambiente të shkëlqyeshme në

    36
    klinikë, infrastrukturë që ofron mundësi të funksionalizimit të Kardiokirurgjisë dhe do të jetë
    realitet shumë shpejt. Faleminderit!

  • Faleminderit! Deputetja Shukrije Bytyqi, pyetje për ministrin Imet Rrahmani.

  • Faleminderit, kryetar!
    Edhe unë konkretisht desha ta shtroj çështjen për mbylljen e Klinikës së Kardiokirurgjisë, por
    deputetja Time Kadrijaj e shtroi këtë pyetje, unë e mora përgjigjen, ishte pothuaj e njëjta, vetëm
    kërkoj që ministri t’i mbajë premtimet e dhëna dhe qytetarët e Kosovës sa më shpejt të kenë
    mundësi që këto intervenime t’i kryejnë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

  • Deputeti Mytaher Haskuka, pyetje për zëvendëskryeministrin Kujtim Shala.

  • Pyetja ime është prapë lidhur me trashëgiminë kulturore. Objektet e
    trashëgimisë kulturore gjithandej Kosovës janë duke u degraduar dhe shkatërruar, duke lënë
    Kosovën në dukje si një vend pa kulturë, pa histori dhe pa trashëgimi.

    Ky trend i shkatërrimit më së miri vërehet në qytetin historik të Prizrenit, ku trashëgimia
    arkeologjike në Kalanë e qytetit është shkatërruar. Trashëgimia civile arkitektonike në qendrën
    historike të Prizrenit është duke u shkatërruar dhe ndërtimet e paligjshme të hoteleve
    shumëkatëshe dhe parkingjeve për vetura janë duke e marrë qendrën e Prizrenit.

    Së fundmi, trendit të shkatërrimit i është bashkuar edhe Komuna e Prizrenit, e cila pa marrë lejet
    përkatëse dhe pa respektimin e procedurave ka filluar ndërtimin e bibliotekës në afërsi të
    shkollës së vjetër “Ryzhdije”, njëra ndër shkollat më të vjetra në Kosovë dhe në Ballkan. Kjo
    shkollë, vetëm t’ju njoftoj që është hapur në vitin 1874, pra diku rreth 150 vjet më përpara.

    Pyetja ime është: Çfarë është duke bërë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për të
    parandaluar këtë degradim të historisë dhe trashëgimisë kulturore të Kosovës? Dhe, në mënyrë
    specifike, a do të ndërmarrë ministria ndonjë hap konkret për të shpëtuar objektin e shkollës së
    mesme “Ryzhdije” nga shkatërrimi total që po ia bën Komuna e Prizrenit? Faleminderit!

  • Urdhëroni, zoti zëvendëskryeministër!

    ZËVEND
  • Faleminderit, zoti kryetar!
    I nderuar zoti deputet,
    Sa i takon pjesës së parë të fjalës tuaj, ato janë konstatime tepër të përgjithshme, për të cilat na
    duhet kohë, por unë mund t’ ju them se për ato kam vlerësime të tjera.

    Ndërkaq, për çështjen konkrete, do të thotë për sa u përket punimeve në Bibliotekën e Prizrenit,
    në afërsi të së cilës ndodhet ndërtesa e shkollës “Ryzhdije”, që është një objekt me statusin nën
    mbrojtje, Ministria e Kulturës nuk e ka miratuar projektin për ndërhyrje, pikërisht për shkak të
    mostrajtimit të ndërtesës “Ryzhdije” dhe parametrave tjerë të domosdoshëm.

    Ndërtesa “Ryzhdijes” është lënë jashtë projektit të Bibliotekës, përkundër rekomandimeve të
    Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore të Prizrenit, që është një institucion vartës i

    37
    Ministrisë dhe më pas nuk janë konsideruar dhe zbatuar të plota rekomandimet e Komisionit, i
    cili mes tjerash ka kërkuar që të ndërmerren veprime konservuese restauruese, me qëllim
    integrimin e ndërtesës “Ryzhdije” në kuadër të projektit të bibliotekës, për shkak të vlerave dhe
    destinimit që ka pasur ajo.

    Edhe pse, punimet kanë filluar pa miratim të projektit dhe përkundër informatës, ato janë
    ndërprerë, siç është thënë, meqë Ministria ka kërkuar shfuqizimin e lejes. Ju informoj se ne nuk
    mund të kërkojmë shfuqizimin e lejeve të tilla, meqë Ministria as nuk jep leje të tilla.

    Konstatim yni është se punimet në fjalë janë të jashtëligjshme. Ministria ka kërkuar që të
    rishikohet projekti dhe në kuadër të tij të integrohet ndërtesa “Ryzhdije”, si një nga mënyrat më
    të mira të ruajtjes, të mbrojtjes, promovimit, por mbi të gjitha të shfrytëzimit të aseteve
    trashëgimore kulturore të saj.

    Mendojmë se trajtimi i trashëgimisë kulturore nëpërmjet një qasje të integruar, siç është kërkuar
    edhe në këtë rast, përbën detyrim ligjor, prandaj, koordinimi dhe bashkërendimi i veprimeve të
    Qeverisë me nivelin lokal, si dhe bashkëpunimi me palët e interesit është i domosdoshëm.
    Faleminderit!

  • Faleminderit,zoti zëvendëskryeministër! Po urdhëroni, në qoftë se keni pyetje
    shtesë, deputet.

  • Veç desha edhe një konstatim. Domethënë, ju thatë që janë të
    jashtëligjshme, por punimet prapë paskan vazhduar, më treguan aty qytetarët dhe prapë është
    duke u degraduar ajo pjesa e qytetit, ku është edhe shkolla e “Ryzhdijes”. Duhet të bëhet diçka
    këtu për t’u mbrojtur kjo pasuri që e kemi, se përndryshe është problem.

  • Urdhëroni, zoti zëvendëskryeministër!

    ZËVEND
  • Po, punimet janë të jashtëligjshme, por lejen e
    ka dhënë komuna dhe, ajo është kompetencë e komunës. Ministria s’jep leje për punime të asaj
    natyre, por Komisioni i posaçëm trajton projektet, ka të bëjë vetëm me projektet. Ministria nuk
    ka mekanizma, që të ndërmarrë masa konkrete dhe as ligjore në këtë rast, ekzistojnë mekanizma
    tjerë, të cilat janë mekanizma të komunës dhe po ashtu, është edhe një task-forcë në kuadër të
    Ministrisë së Mjedisit, e cila merret me çështje të kësaj natyre. Faleminderit!

  • Ka për sqarim ministri Agani rreth kësaj pyetje, ndoshta është edhe në dobi të
    opinionit.

  • Si plotësim i përgjigjes së zëvendëskryeministrit, është fakt që
    Ministria e Mjedisit i ka instrumentet ligjore për të reaguar në këtë situatë dhe ka reaguar dhe
    kemi kërkuar nga Komuna e Prizrenit, që të shfuqizojë atë leje të ndërtimit dhe kjo është bërë.
    Do të thotë, leja është shfuqizuar dhe çfarëdo aktiviteti i mëtutjeshëm ndërtimor është plotësisht
    në kundërshtim me ligjin dhe do të jetë subjekt i veprimit të organeve inspektuese, si të nivelit
    lokal ashtu edhe qendror.


    38
  • Faleminderit, zoti ministër! Deputeti Shaip Muja, pyetje për ministrin Imet
    Rrahmani.

  • Faleminderit, zoti kryetar!
    Unë kam një pyetje, prapë për këtë pyetjen që unë e quaj pyetje e turpit, për Kardiokirurgjinë
    dhe, ministrit i kam shtruar kështu: Më lejoni t’ ju kërkoj nga ju sqarim më poshtë.

    - T’i numëroni tri arsye objektive minimale, pse nuk mundet në Qendrën Klinike Universitare të
    Kosovës në Prishtinë të funksionojë Kardiokirurgjia?

    - Sa është investuar deri më tani në këtë sistem dhe sa planifikohet të investohet?

    - Pse qasja e kardiologëve është skeptike në funksionalizimin e Qendrës së Kardiokirurgjisë në
    Qendrën Klinike Universitare?

    Dhe, meqë do të dalësh për t’u përgjigjur, nuk është mirë, zoti ministër, për opinionin publik të
    jepni dezinformim, se janë bërë vetëm tri operacione në Kardiokirurgji, në vitin 2014, sepse
    vetëm me donatorë janë bërë mbi 40 operacione. Do të thotë, nga tre-katër operacione në muaj.

    Dhe, kjo është e mirë që keni statistika të qarta, ndërsa, se kush do ta menaxhojë, ai këshilli me
    kirurgë të nderuar, nuk është ajo që është duke pritur opinioni dhe mendoj se nuk do të
    funksionalizohet. Faleminderit!

  • Urdhëroni, zoti ministër.

  • Faleminderit, kryetar!
    Të nderuar ministra,
    Të nderuar deputetë,
    Deputet, të faleminderit për pyetjet.
    Mua më vjen keq, në qoftë se kam bërë lapsus e kam thënë 2014-ën, mendimi ka qenë në vitin
    2015 janë bërë tri operacione prej kardiokirurgëve nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë
    Tereza”.

    Thamë që një nga arsyet për mos funksionalizimin është se ky shërbim është shumë sfidues edhe
    për shtetet dhe sistemet më të zhvilluara shëndetësore në vendet tjera e lëre më te ne, kur jemi në
    fazën e ndërtimit të sistemit.

    Pastaj, mungesa e kardiokirurgëve të gatshëm, që të punojnë në sektorin publik, mungesa e
    kardioanesteziologëve, perfuzionistëve dhe profesionistëve të tjerë është një nga arsyet që deri
    më tani nuk ka mundur të funksionalizohet Kardiokirurgjia, 24 orë, 7 ditë në javë, sepse
    funksionimi me ekipe kohë pas kohe nuk është vlerësuar se duhet të jetë i tillë dhe se nuk ofron
    efikasitet në ofrimin e shërbimeve, për shkak të natyrës së patologjive në Kardiologji dhe
    Kardiokirurgji.


    39
    E treta, është që kardiokirurgët, ose profesionistët të specializuar në këtë lëmi kanë pasur paga
    më të mira në sektorin publik dhe konkurrimi në sektorin privat dhe konkurrimi në sektorin
    publik ka qenë i pabarabartë.

    Sa është investuar? Kam shënime që janë investuar diku prej vitit 2006 në ngritjen e
    infrastrukturës brenda Klinikës, diku 1 500 000 euro që disa edhe kanë qenë donacione, disa
    kanë qenë edhe investime të Qeverisë.

    Tash ne planifikojmë që në bashkëpunim me Qeverinë italiane, të cilët janë në fazën e
    përzgjedhjes së spitalit që do të na mbështesë për gjashtë muaj në shërbimin e Kardiokirurgjisë
    me tërë ekipin, do të investohen edhe 750000 euro në aparaturë dhe mjete.

    Gjithashtu, ju njoftoj se në Ligjin për buxhet është e paraparë që të bëhet salla hibride. Ne si
    kabinet kemi vlerësuar që nuk kemi nevojë në këtë fazë të bëjmë sallën hibride, por buxheti në
    rishikim të destinohet për blerjen e aparaturës për funksionalizimin, respektivisht për ofrimin e
    shërbimeve specifike në mungesë në Qendrën Klinike Universitare.

    Një nga aparaturat që do të blihet është koronarografi, i cili do të mundësojë funksionimin edhe
    të Kardiologjisë Invazive në kohëzgjatje më të gjatë, jo vetëm tash tetë orë.

    Kjo është përafërsisht, zoti Muja, ajo që tash për tash mund të them. Faleminderit!

  • A ke pyetje shtesë, deputeti Muja.

  • Faleminderit, zoti kryetar!
    Unë nuk mora përgjigjen për çka ju kam pyetur, zoti ministër. Dhe, siç shihet, kjo është një
    vazhdimësi e ish-ministrave për shqetësimet e juaja të vazhdueshme teorike, ndërsa angazhimet e
    juaja në praktikë janë zero, fatkeqësisht, po them.

    Nuk dilet në foltore e të flitet se ne po shqetësohemi e po mendojmë, duhet të tregohet nga dita A
    në ditën D, do ta bëjmë këtë, nga ky mandat në këtë mandat do t’i aftësojmë këto kuadro, të cilat
    do të jenë permanente. Nga fondet të cilat janë investuar deri më tani në Kardiokirurgji, nuk keni
    të dhëna të sakta, sepse grupi i cili punon, as nuk është i përkushtuar, as nuk e di punën, as nuk
    ka qëllim të caktuar.

    Nëse kishit dashur ta bëni Kardiokirurgjinë, ju, po edhe ish-ministrat, e kaluar do të ishte dashur
    të fuqizohet Kirurgjia Torakale Vaskulare dhe Kardiokirurgjike së bashku, të gjitha
    bashkëpunojnë. Sa i përket sallës hibride, që thatë ju, me keqardhje po ju them prapë, ju
    profesionalisht i mungoni 200 fëmijë në vit, që kanë nevojë për trajtim në këtë sallë hibride, dhe
    lëvizin nëpër institucione private dhe paguhen nga fonde të Qeverisë së Republikës së Kosovës,
    ose hyjnë në borxhe që duhet t’i paguajnë për shërimin e tyre këta fëmijë.

    Dhe, nëse në total koston e Kardiokirurgjisë bëhet nga qytetarët e Republikës, afër 25 milionë
    euro, deri në 35 milionë, përafërsisht bëhen trajtime të tilla, kjo është turp i Qeverisë, nuk është
    krenari e Qeverisë. Prandaj, qytetarët e Republikës së Kosovës duhet ta dinë që ky institucion
    nuk do të funksionalizohet as në mandatin e juaj. Faleminderit!

    40
  • Faleminderit për pyetjet! Tani deputetja Besa Baftija, ka edhe një pyetje për
    ministrin e Shëndetësisë, zotin Imet Rrahmani.

  • Faleminderit, kryetar!
    Pyetja ime po ashtu, ka të bëjë me kardiokirurgjinë. Edhe pse, nga ministri u dhanë sqarime,
    meqë është shqetësim i qytetarëve të Republikës së Kosovës, unë këtë shqetësim po e shpreh apo
    po e bëj pyetjen lidhur me këtë rast.

    Ministër, vdekshmëria nga sëmundjet e zemrës zë vendin e parë në botë, kuptohet edhe në
    Kosovë, edhe pse nuk kemi statistika të sakta. Themelimi i Kardiokirurgjisë publike është një
    ndër prioritetet e interesit të lartë shtetëror dhe premtimi dhe zotimi juaj, si në Parlament, në
    Komision parlamentar, si dhe para mediave, se shumë shpejt do të funksionalizohet reparti i
    Kardiokirurgjisë, i gëzoi qytetarët e Republikës së Kosovës.

    Mirëpo, siç e dimë, këtij reparti iu vu dryni. Edhe pse, ju thatë se Kardiokirurgjia nuk është
    mbyllur, ne jemi, unë vetë jam dëshmitare, kam qenë në atë repart, po ashtu edhe nëpërmjet
    mediave është parë se këtij reparti i është vënë dryni.

    Pyetja ime dhe e qytetarëve është: Pse u mbyll Kardiokirurgjia, ministër?

  • Urdhëroni, zoti ministër!

  • Faleminderit!
    E sikletshme të përgjigjesh në pyetje të njëjta në vazhdimësi, por unë megjithatë po them që nuk
    është mbyllur Kardiokirurgjia. Po them, që dje kanë pasur takim i njëjti staf me Këshillin për
    funksionalizim të Kardiokirurgjisë dhe, them që është një shembull i mirë në këtë fazë, që t’u
    bëhet me dije të gjitha njësive, të gjitha klinikave, të cilat nuk ofrojnë shërbime shëndetësore, në
    të ardhmen edhe mund të mbyllen.

    Kardiokirurgjia do të funksionalizohet dhe në përbërje të Këshillit kam dy kardiokirurgë të
    mirënjohur kosovarë, që kanë shprehur vullnetin për t’u kyçur në procesin e rifunksionalizimit,
    ose funksionalizimit të Kardiokirurgjisë. Dhe, them që gatishmëria e Qeverisë është që të bëhet
    fond i veçantë për Kardiokirurgjinë në mbulimin e nevojave të funksionimit 24 orë të
    Kardiokirurgjisë.

    Jemi në pritje të koordinimit me Qeverinë italiane, kemi ofertën e TIK-ës turke, që të marrë në
    trajnim aq sa e vlerësojnë Këshilli për Anesteziologë, respektivisht kardioanasteziologë të
    ardhshëm dhe ky shërbim do t’u ofrohet qytetarëve në të ardhmen në institucionet publike.

    Gjithashtu, jemi të interesuar që asnjë interferencë të sektorit privat të mos e kemi në
    Kardiokirurgji, respektivisht në Klinikën e Kardiokirurgjisë në sektorin publik. Faleminderit!

  • Faleminderit! A ke pyetje shtesë? Urdhëroni, deputete.


    41
  • Faleminderit për përgjigjen, mirëpo, edhe pse ju po thoni se nuk është mbyllur,
    ne jemi dëshmitarë se dryni është i vënë aty. Pyetja ime është: Çka është duke u punuar, nëse
    sipas jush, nuk është mbyllur Kardiokirurgjia?

    Po ashtu, pyetja tjetër: Marrëveshjen që e keni bërë, që keni thënë në janar të vitit 2015 me
    kardiokirurgët shqiptarë, çka është bërë me marrëveshjen me këta kardiokirurgë, kur e dimë se
    ka qenë deri në vjeshtë të vitit 2015? Faleminderit!

  • Zoti ministër, edhe njëherë. Po, është e katërta herë që në të njëjtën pyetje po
    përgjigjeni.

  • Faleminderit, zonja deputete!
    Për marrëveshjen me Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës, them që nuk kemi gjetur
    mundësi ligjore, që t’i paguajmë drejtpërdrejt kardiokirurgët e Tiranës. Shuma të cilën ata e kanë
    kërkuar për një operacion, ka qenë 1100 euro. Ne nuk kemi gjetur formë të pagesës të
    drejtpërdrejt të tyre, nuk kemi pasur, gjithashtu, edhe Qeveria shqiptare nuk ka gjetur formë që
    ne t’ua paguajmë atyre e ata t’ua paguajnë kardiokirurgëve.

    Ata kanë shprehur kërkesën e tyre, që duhet të paguhen direkt. Kjo formë edhe arsyeja tjetër, që
    e thashë më herët, nuk funksionalizohet një shërbim i tillë, aq i rëndësishëm, me ekipe që vijnë e
    shkojnë, dalin prej sallës dhe shkojnë 300 km larg. Duhet të jenë gjithmonë prezentë, 24 orë të
    gatshëm për të riintervenuar dhe ndërhyrë, sepse mendohet që Kardiokirurgjia duhet të jetë krah i
    djathtë i Kardiologjisë Invazive.

    Ju lutem, të besojmë që këtë temë e shteruam shumë sot dhe shpjegime të mjaftueshme kemi
    dhënë. Nuk është mbyllur Kardiokirurgjia, jemi duke punuar intensivisht në funksionalizimin.

  • Faleminderit zoti ministër! Procedurat e kërkojnë kështu, pavarësisht se deputetët i
    kanë pyetjet e njëjta duhet t’ ju pyesin. Sido që të jetë, ndërkohë kemi edhe dy pyetje nga dy
    deputetë, por ministrat nuk janë këtu. Unë vetëm po i përmend, në qoftë se duan t’i bëjnë pyetjet.
    Deputeti Mytaher Haskuka, ka pyetje për ministren Hikmete Bajrami dhe deputeti Shaip Muja,
    pyetje për ministrin Skënder Hyseni.

    Deputeti zoti Haskuka, dëshironi ta bëni pyetjen, apo...

  • Dua ta bëj pyetjen, ngase është shumë me rëndësi.

    Është për Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, por është edhe për Ministrinë e Financave, ngase
    ka të bëjë me aspektin e lirimit nga taksat.

    Në bazë të Ligjit nr. 04-L/09 Ligji për persona të verbër, neni 6, lirimi nga taksat dhe tatimi, po e
    citoj ligjin: “personat e verbër lirohen nga çdolloj takse dhe tatimi të drejtpërdrejt, në raste të
    vetëpunësimit ata lirohen nga çdo detyrim fiskal, ndërsa, në rast të zhvillimit të veprimtarisë si
    persona juridikë, ata gëzojnë lehtësira tatimore, të cilat i realizojnë sipas ligjit në fuqi.” Po ashtu,
    të drejtat specifike janë të specifikuara edhe në Kodin Doganor dhe të akcizave në Kosovë, pra
    në kodin nr. 03-L/109 tek dispozitat e përgjithshme, respektivisht në nenet 75, 76, 77 dhe 78.

    42
    Por, pyetja për ministren e Tregtisë dhe Industrisë zonjën Hykmete Bajramin, kohëve të fundit
    personalisht jam informuar që shumë qytetarë të verbër nuk mund të bëjnë importimin e
    automjeteve dhe veturat e tyre bllokohen në dogana me muaj. Pyetja ime është: Pse nuk
    aplikohen dispozitat ligjore për këtë grup të cenuar të popullatës, apo edhe më keq, pse aplikohen
    benefitet në mënyrë selektive, për disa bën që të importojnë vetura pa dogana, ndërsa për të
    tjerët, automjetet e tyre rrinë të bllokuara?

  • Faleminderit, zoti deputet! Zoti Muja, urdhëroni.

  • Faleminderit!
    Zoti kryetar,
    Meqenëse, ministrat ose nuk po janë të përgatitur, ose nuk kanë përgjigje, prandaj edhe e gjejnë
    kohën për të munguar këtu. Dhe, është një leksion i mirë për ne deputetët, sepse kur kërkohet
    miratimi me vota për t’u miratuar kjo Qeveri, do të thotë, pasi të na e kthejnë shpinën, atëherë
    nuk vlen vlera e votës tonë. Unë po e lexoj pyetjen për ministrin, që do të ma kthej, që siç u pa
    edhe nga ministri i kaluar, është i papërgatitur totalisht dhe dezinformohet edhe në fushën e
    investimit dhe të kuadrove dhe të shumë gjërave tjera.

    Kjo lidhet me kuadrot për Ministrinë e Punëve të Brendshme, si pyetje. Është pyetje, në të cilën
    pres përgjigjen me shkrim nga ministri në seancën e ardhshme.

    Një grup i studentëve nga Kosova kanë përfunduar studime në Akademinë Policore në Ankara
    dhe të njëjtit janë përkrahur dhe me marrëveshje institucionale kanë fituar këtë edukim, që të
    kthehen në Kosovë si kuadro për të kontribuuar në sigurinë e brendshme dhe atë globale, si dhe
    janë përkrahur edhe financiarisht nga Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së
    Kosovës.

    Ju lutem, zoti ministër, opinioni publik dhe unë kemi interes t’i dimë arsyet se përse këta persona
    nuk sistemohen në shërbimin policor, sipas edukimit adekuat dhe nuk janë fare, as punonjës? Cili
    është qëndrimi zyrtar i drejtuesve të shërbimit të Inspektoratit Policor, për shkeljet të cilat janë
    duke ndodhur? Cili është qëndrimi i Inspektoratit Policor dhe cili është qëndrimi juaj si
    institucion?

    Zoti kryetar, në institucionet e Republikës së Kosovës, janë duke i zhgënjyer donatorët, janë
    duke i zhgënjyer edhe Bashkësinë Evropiane, duke financuar jo vetëm këta të policisë, por në
    shumë sektorë tjerë, të cilët në seancat tjera mund t’i radhis, janë financuar të edukohen dhe kur
    kthehen në Republikën e Kosovës, nuk gjejnë punë. Unë mund t’ua them përgjigjen pse, sepse
    ata të cilët e kanë uzurpuar pa të drejtë pozicionin e vet, ku menaxhojnë sot, e shohin veten të
    rrezikuar nga këta që janë edukuar. Faleminderit!

  • Faleminderit! Pyetjet kanë mbaruar. Pyetjet e deputetëve, që nuk marrin përgjigje
    në dy seanca plenare, do t’u publikohen në revistën e Kuvendit dhe në faqen zyrtare elektronike
    të Kuvendit, kurse Zyra për Informim e Kuvendit lëshon një njoftim për medie brenda 24 orëve,
    sipas nenit 45, paragrafi 11 i Rregullores së Kuvendit.

    Kalojmë në pikën e tretë të rendit të ditës:

    43
    3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme

    Të nderuar deputetë,
    Nëse dikush ka vërejtje në procesverbalin e seancës plenare të mbajtur më 16 prill 2015, le të
    urdhërojë.

    Nëse nuk ka vërejtje, konstatoj se Kuvendi miratoi procesverbalin e seancës plenare të mbajtur
    më 16 prill 2015.

    Kalojmë në pikën e katërt të rendit të ditës:

    4. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes...

    Urdhëro! Zoti zëvendëskryeministër, ka diçka, ndërkohë që kalojmë tek pikat tjera të rendit të
    ditës.

    ZËVEND
  • Faleminderit, zoti kryetar!
    Të nderuar deputetë,
    Meqë, Qeveria e sheh të nevojshme të vazhdojë konsultat më tutje dhe në përputhje me
    Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ka vendosur që të tërheq nga shqyrtimi në Kuvend
    projektligjet, si vijon:

    1. Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës,

    2. Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në
    ushtrimin e funksionit publik, dhe

    3. Projektligji për trashëgiminë kulturore.

    Po ashtu, për shkak të mungesës së ministrit, kërkoj që pika e gjashtë e rendit të ditës të
    zhvendoset dhe të mos shqyrtohet sot, por nesër. Faleminderit!

  • Faleminderit, zoti zëvendëskryeministër!
    Atëherë, në bazë të Rregullores së Kuvendit, neni 56, pika e 5-të, propozuesi mund ta tërheqë
    Projektligjin gjatë shqyrtimit në Kuvend, deri para fillimit të votimit në shqyrtimin e dytë.

    Kalojmë në pikën e katërt të rendit të ditës. Realisht, në qoftë se respektojmë Rregulloren,
    Qeveria ka të drejtë, por për të mos thënë që s’ta kam dhënë fjalën, urdhëro!

  • Faleminderit!
    Të nderuar deputetë,
    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Arsyeja që po e marr fjalën është për shkak të tërheqjes së Projektligjit për parandalimin e
    konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik. Më duhet të them që vendimi i Qeverisë
    për tërheqjen e këtij projektligji për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e
    funksionit publik është i padrejtë dhe i dëmshëm.

    44
    Në fakt, kjo Qeveri është Qeveri e konfliktit të interesit, sepse cilësinë e tillë është duke e
    shprehur pikërisht me veprimin për të tërhequr nga procedimi parlamentar Projektligjin për
    plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit.

    Komisioni për Legjislacion, 2 muaj ka punuar në amendamentimin e këtij projektligji dhe në
    bashkëpunim edhe me shoqërinë civile, edhe me grupet e interesit, edhe me Agjencionin Kundër
    Korrupsionit, i ka përpiluar 7 amendamente, pasi që projektligji i sjell nga Ministria e Drejtësisë
    ka qenë tejet teknik. Dhe, nëpërmjet këtyre amendamenteve, jemi munduar që sadopak të
    forcojmë këtë projektligj.

    Arsyeja kryesore e tërheqjes së këtij projektligji është e qartë, pasi që amendamenti 6 në këtë
    projektligj, që është përpiluar nga Komisioni thotë: zyrtari i lartë nuk mund të ushtrojë më shumë
    se një funksion në sektorin publik, si dhe nuk mund të jetë anëtar në bordet e ndërmarrjeve
    publike dhe në agjencitë e pavarura.

    Dhe, sipas matematikës së kësaj logjike politike, kjo Qeveri llogarit në klientelizmin mbi të cilin
    e mban gjallë filozofinë e ushtrimit të pushtetit shtetëror.

    Me hyrjen në fuqi të amendamentit 6 të këtij projektligji shumë aparatçikë të pushtetarëve kishin
    mbetur pa sekserët e tyre e sot, kur nivelin e papunësisë e kemi 45% dhe 18% e qytetarëve të
    Republikës së Kosovës jetojnë në varfëri ekstreme, kjo Qeveri mendon se si t’i rehatojë
    militantët e vet dhe si ta ruajë paqen brendapartiake.

    Të nderuar deputetë,
    Qytetarët e Republikës së Kosovës po luftojnë për minimumin jetik, në ndërkohë zyrtarët e lartë
    përveç që i kanë pagat dhe privilegjet marramendëse dhe në shpërputhje me gjendjen socio-
    ekonomike në vend, po i mbajnë edhe nga 2, 3, 4, 5 e besa edhe 6 vende të punës. Prandaj ka
    qenë tejet e rëndësishme që të ndërpritet kjo padrejtësi ndaj qytetarëve të Republikës dhe është e
    qartë se ministri i Drejtësisë nuk e ka në mendje që t’i adresojë çështjet që janë në interes të
    qytetarëve. Ai fillimisht, nëpërmjet Kodit Penal tentoi që t’i amnistojë zyrtarët e korruptuar e tani
    me tërheqjen e këtij projektligji po vazhdon t’i akomodojë zyrtarët e pangopur përfshirë edhe
    veten.

    Andaj, kjo Qeveri është Qeveri e konfliktit të interesit. Ajo duhet të zgjedhë në mes të dy
    alternativave, të punojë në interes të qytetarëve dhe të mos keqpërdorë mjetet e qytetarëve për
    qëllime parapolitike, ose të shkojë në shtëpi. Dhe, le ta bëjë këtë të dytën se për të parën nuk ka
    më shpresë. Faleminderit!

  • Zoti zëvendëskryeministër e ke fjalën.

    ZËVEND
  • Në bazë të Kushtetutës dhe të Rregullores për
    ligjet për të cilat është sponsor, Qeveria ka të drejtë t’i tërheqë në çdo fazë, të gjitha tjerat janë
    imagjinime. Ligjet kur tërhiqen, arsyetimi është ky – baza kushtetuese, ligjet që tërhiqen,
    kthehen në procedurë të njëjtë dhe ju prapë do ta keni në Komision dhe merakun që e keni për
    amendamentetet e Komisionit ju mund ta zgjidhni prapë aty, sepse ai te ju do të kthehet.
    Faleminderit!

    45
  • Faleminderit ! Atëherë, po kalojmë në pikën e katërt. Atëherë, së pari Arbeni le ta
    marrë fjalën e pastaj këta që janë lajmëruar, krejt le ta marrin veten. Janë 6 veta.

  • Faleminderit, i nderuar kryetar!
    Për rend të ditës të gjithë deputetët kanë të drejtë ta marrin fjalën. Unë e pata vetëm një kërkesë
    për sqarim shtesë nga zoti Shala.

    Nuk e kuptova mirë arsyen e tërheqjes dhe pyetja ka të bëjë... E di që nuk jeni ministër –
    sponzorizues i këtij ligji, por a është në pakon e ligjeve për liberalizim? Nëse është në pakon e
    ligjeve për liberalizim, dhe çështja është e korrektueshme në Kuvend, atëherë mos e tërhiqni,
    sepse merr procedura shumë kohë. Mundeni ta çoni në lexim të tretë, dhe në lexim të tretë, në
    bashkëpunim në mes Komisionit dhe ministrit mund të përmirësohet. E nëse nuk është, nëse pret
    koha, atëherë është çështje tjetër, si sponzorizues keni të drejtë ta tërhiqni. Faleminderit!

  • Urdhëro, zoti zëvendëskryeministër.

    ZËVEND
  • Është vendim i Qeverisë, domethënë ky nuk po
    tërhiqet ad-hoc. Edhe kryesuesja e Komisionit e pat tekstin e shkruar, sepse është vendim i
    njohur.

    Pakoja e ligjeve për liberalizim ka kaluar sot dhe ju do t’i merrni ato. Unë mund të jap detaje për
    Ligjin për trashëgiminë, për shembull, i cili është pjesë e kësaj pakoje, domethënë e 3 ligjeve që
    ne po i tërheqim për shkak se ne po fillojmë procedurat për procesin e anëtarësimit në UNESCO
    dhe është parë se ka disa mungesa të cilat duhet të plotësohen dhe ne do të përdorim në këtë kohë
    që t’i plotësojmë.

    Argumenti dhe qëllimi i Qeverisë është që t’i plotësojë ligjet, që t’i harmonizojë ligjet me
    direktiva të caktuara, dhe s’ka asnjë arsye tjetër. Faleminderit!

  • Atëherë, kështu. Janë të lajmëruar 7 deputetë për diskutim. Unë do të shkoj me
    rend. Glauk Konjufca e ka fjalën.

  • E para, mendoj që zëvendëskryeministri duke thënë që ne kemi të drejtë
    t’i heqim këto ligje nga rendi i ditës dhe të mos na jap informacionet e duhura dhe të nevojshme
    për arsyet e vërteta të tërheqjes së këtyre ligjeve dhe duke i shpërfillur deputetët në këtë mënyrë,
    unë mendoj se nuk është trajtim i dinjitetshëm i deputetit së pari prej anës së Qeverisë.

    Ne kërkojmë arsyet e vërteta. Unë po flas për një ligj i cili është tërhequr dhe aty kam qenë vetë
    si dëshmitarë i cili mund të dëshmojë se kush e ka kërkuar tërheqjen e atij ligji. Po flas për Ligjin
    për trashëgimi. Nëse flasim për Ligjin për trashëgimi, kam qenë në mbledhjen e Kryesisë së
    Kuvendit të Republikës së Kosovës, kur Lista Serbe e ka kërkuar heqjen e Ligjit për trashëgimi
    kulturore.

    Tash nuk është fer, zëvendëskryeministër për të thënë - UNESCO i ka disa probleme me këtë
    ligj, por me këtë ligj i ka problemet Lista Serbe. Aty kam qenë në mbledhje kur e kanë kërkuar

    46
    heqjen e këtij ligji. Ju duhet të tregoni drejt, këtë ia keni borxh Kuvendit të Republikës së
    Kosovës.

    E tash, shtrohet pyetja pse e ka kërkuar Lista Serbe heqjen e këtij ligji? Po të them mendimin
    tim, pse e ka kërkuar. Mendoj se e ka kërkuar sepse këtu në ligj nuk ia keni bërë një status të
    veçantë Kishës ortodokse serbe, i cili është instrument i Beogradit. Dhe, tash ata i kanë
    pakënaqësitë e veta dhe problemi është që ju me Listën Serbe keni hyrë në marrëdhënie
    kushtëzuese në këtë Qeveri dhe ata tash e qesin kusht për t’u hequr Ligji për trashëgimi kulturore
    dhe ju ua keni plotësuar atyre dëshirat.

    Kjo është e vërteta. Këtë duhet t’ua thoni qytetarëve të Kosovës. Lëre ti UNESCO-n!

    (Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetari i Kuvendit, z. Xhavit Haliti.)

  • Faleminderit! Zoti Osmani e ka fjalën.

  • Jo kryesues, e kam fjalën për ratifikim, jo për këtë.

  • Zoti Osmani e ka fjalën. Jo, jo! Kur ta kryen krejt, ti mundesh të shkruash dhe ua
    kthe përgjigjen, se po lind debat pas debati kështu. Zoti Osmani e ka fjalën. A Vjosa Osmani, por
    edhe Naseri është paraqitur.

  • Faleminderit, i nderuar kryesues!
    Unë e mora fjalën të diskutoj për pikën 6 të rendit të ditës e cila u propozua nga
    zëvendëskryeministri që të shtyhet për nesër për shkak të mungesës së ministrit, po supozoj
    ministrit të Financave, sepse nuk e përmendi cilin.

    Megjithatë ne e kemi shtyrë edhe më herët këtë nismë legjislative e cila është nisma e parë në
    historinë parlamentare të Kosovës që është bërë nga qytetarët e Kosovës, në përputhje me Ligjin
    për nisma legjislative dhe është me rëndësi që ne si deputetë ta trajtojmë atë nismë të qytetarëve
    dhe meqenëse tashmë e kemi shtyrë edhe më herët shkaku i kërkesës së ministrit, kjo kërkesë e
    serishme po më duket e paarsyeshme dhe unë propozoj që të diskutojmë për këtë ligj, pra mos të
    shtyhet.

    Dhe e dyta, në fakt meqenëse propozimi ka të bëjë me çështje të drejtave të njeriut dhe
    përputhshmërisë së atij amendamenti me Kushtetutën, do të ishte më se e nevojshme prania e
    ministrit të Drejtësisë në seancë, por jo domosdoshmërish e ministrave të tjerë.

    Meqenëse jam e autorizuar nga 13 mijë qytetarët që të flas në emër të tyre për këtë nismë
    legjislative, unë propozoj që kjo nismë të trajtohet sot, meqenëse tashmë e kemi shtyrë mjaft.

  • Faleminderit! Unë mendoj se kërkesa është normale që për nesër me e shty. Nuk
    na prishë punë, meqenëse është e përcaktuar që nesër të jetë pikë e parë e rendit të ditës, sipas
    radhës. Ju qysh të doni, por Qeveria e dini që ka të drejtë ta tërheqë ligjin dhe nismën kur të
    donë, deri sa të votohet. Zoti Bekim Haxhiu a mos deshe ta marrësh fjalën, se je paraqitur për
    diskutim.

    47
  • Faleminderit, i nderuar kryesues!
    Desha një sqarim nga ministri për arsye se është në domenin dhe sferën e fushëveprimit të tij.
    Një sqarim sa i përket tërheqjes së Ligjit për trashëgiminë kulturore për arsye se deri tani atë që
    kemi parë në terren dhe në kuadër të veprimtarisë edhe të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe
    Sportit, kemi një dualizëm kompetencash mes Këshillit të Trashëgimisë Kulturore dhe Ministrisë
    së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, faktikisht të Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në kuadër
    të kësaj Ministrie, ka qenë e nevojshme që ky dualizëm të evitohet dhe rregullohet me anë të
    ligjit. Gjithashtu edhe zgjedhja e anëtarit të Këshillit nuk është e rregulluar në mënyrë komfore
    dhe saktë me anë të këtij ligji. Ka pasur nevojë të ndërhyhet dhe do të thosha për një arsye sepse
    ne e kemi trajtuar në komision këtë projektligj. E kemi kaluar në parim. Ministri dhe
    përfaqësuesit e tij nuk kanë qenë atë ditë në komision, prandaj do të domi një sqarim më detal
    pse po tërhiqet ky projektligj.

  • Faleminderit! Zonja Kadaj-Bujupi e ka fjalën.

  • BUJUPI: Po, edhe unë po dua ta pyes zëvendëskryeministrin deri kur do të
    vazhdojnë kështu të qeverisin nëpërmjet mashtrimit dhe këtij konceptit mashtrues në raport me
    qytetarët.

    Dhe prapë po i referohem Ligjit për trashëgimi kulturore. Është shumë e vërtet që ne e kemi
    diskutuar në takimin e Kryesisë dhe ka qenë kërkesë e Listës Serbe, pa dhënë ndonjë sqarim, pa
    treguar për çka po kërkojnë kohë. Besoj se sqarimet i kuptuam ndërkohë, prandaj nuk bëhet fjalë
    për një vendim të Qeverisë aspak, por bëhet fjalë për një presion nga Beogradi, siç ka ndodhur
    me rastin e “Trepçës” ku qeveria Mustafa është nënshtruar dhe e ka tërhequr Ligjin për”Trepçën”
    brendapërbrenda seancës. Kjo është arsyeja dhe është mirë për të dal e për t’ u ballafaquar me të
    vërtetën dhe për të mos vepruar çdoherë nën kushtëzimin e Beogradit, sepse kjo s’po na çon
    kurrkund.

    Në fakt, aq shumë e keni degraduar këtë qeverisje me këto veprime saqë për çdo ditë e më shumë
    ndikimi i Beogradit në Kosovë po rritet dhe kjo nuk është në rregull as prej qytetarëve, as prej
    institucioneve, as prej atyre që janë munduar për këtë vend dhe për një Kosovë krejt ndryshe prej
    asaj qysh po funksiononi ju. Të paktën del, thuaje të vërtetën. Jeni nën presion qysh keni qenë në
    rastin e “Trepçës” dhe kjo është arsyeja pse po kërkoni për ta tërhequr. Kjo është e para që lidhet
    me veprimet tuaja politike.

    Përpjekja e dytë për ta tërhequr me çdo kusht projektligjin i cili parandalon konfliktin e interesit
    lidhet me krimin e organizuar nëpërmjet të cilit po funksiononi duke i mbikëqyrur, monitoruar,
    kapur të gjitha bordet e pavarura, duke i vënë aty njerëzit të cilët i kanë nga 5 vende pune,
    ndërkohë po harroni se këtij populli i keni premtuar hapjen e 120 mijë vendeve të reja të punës, e
    nuk po lejoni as aty ku është e mundur profesionistët për të ardhur në shprehje.

    Kjo është arsyeja pse po e tërhiqni projektligjin e dytë. Prandaj, dilni e thoni të vërtetën, mos u
    sillni si strucët në vazhdimësi për ta fshehur kokën në rërë dhe për t’ u përpjekur që në opinion
    për të dhënë dezinformata në emër të BE-së, në emër të kësaj e në emër të asaj.


    48
    Këto janë dy të vërteta me të cilat jemi ballafaquar gjatë diskutimeve edhe në Kryesi të
    Kuvendit, edhe të paktën kemi qenë aty prezentë, dëshmitarë okularë.

  • Faleminderit! Ju i dini të drejtat kushtetuese që i kanë pakicat në Kosovë, ashtu
    siç e dini se Qeveria e ka të drejtën e vet t’i tërheqë ligjet. Ne mund të akuzojmë në cilëndo
    mënyrë, por unë besoj që të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës janë të përcaktuar të punojnë
    për Kosovën, pa përjashtim, duke përfshirë këtu edhe deputetët e komuniteteve tjera. Prandaj,
    nuk kisha pasur dëshirë të krijojmë debat pa nevojë. Megjithatë, fjalën e ka zonja Bajrami.

  • Faleminderit, zoti kryesues!
    Edhe unë dua të jap mendimin e grupit të Nismës për tërheqjen e këtyre dy projektligjeve nga
    ana e Qeverisë.

    Unë edhe në mbledhjen e Kryesisë, që ju zoti kryesues s’keni qenë atë ditë, mirëpo ne të cilët u
    deklaruam deri tani kemi qenë prezent dhe pikërisht koleges nga komuniteti serb, i kam bërë
    pyetje për çfarë arsye është tërheqja e këtij projektligji dhe arsyetimi ka qenë – se na nevojitet
    kohë për amendamentim.

    Ne e dimë se prej leximit të parë, tek leximi i dytë është kohë e mjaftueshme, por ndoshta duhet
    nëse është nevoja të kërkohet kohë shtesë për trajtim ose rregullim të amendamentimeve kështu
    që nuk është një arsye që qëndron për tërheqje të këtij projektligji. Andaj, edhe ne kërkojmë që
    sot ta kemi një sqarim të prerë, sepse e dimë që Qeveria ka të drejtë dhe është sponzorizues i
    ligjeve dhe ka të drejtë tërheqjen e tyre, mirëpo kishte me qenë e drejtë që sot të na japin një
    arsyetim të sinqertë për tërheqjen e këtyre dy projektligjeve. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Naser Osmani nuk do ta marrë fjalën. Atëherë, zoti Armend
    Zemaj e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    Është një çështje që u shndërrua në histori, po më duket në të gjitha legjislaturat e Kuvendit të
    Republikës së Kosovës, dhe është Ligji për parandalimin e konfliktit të interesit. Unë nuk e kam
    problem sepse e dimë të gjithë, e tha edhe zoti ministër, dhe deputetë se ekziston baza ligjore për
    tërheqjen e këtij projektligji, por për mua e besoj duhet të jetë edhe për Qeverinë dhe për të gjithë
    kolegët janë afatet kohore.

    Zoti ministër,
    Nga raportet që kanë ardhur dhe që po vijnë çdo ditë, problematika kryesore mbetet konflikti i
    interesit, ajo çka na takon neve për të luftuar dukuritë negative në vend nëpërmjet këtij
    projektligji të caktuar. Me 23. 1. 2015 është miratuar në lexim të parë, e sot jemi më 6.5.2015 që
    ka mbërri në lexim të dytë dhe janë pikërisht 5 muaj. Besoj se po dihet qartë që nëse tërhiqet sot
    kërkohen edhe 5 muaj minimum që të hyjë në procedurë të njëjtë ligjore.

    Vetëm në raportet e fundit neve kemi dublifikime të pozicioneve, qofshin ato nga institucionet e
    pavarura, njerëzit, deputetët, ministra, gjyqtarë, prokurorë që kanë mbi 2 vende pune në
    administratën publike dhe paguhen nëpërmjet parasë publike.


    49
    Në një raport të fundit, të cilin vetëm po e theksoj, nga 145 ditë pune trajnim që ka pasur Instituti
    Gjyqësor, 72 gjyqtarë dhe prokurorë kanë dhënë mësim për këto trajnime. Paramendoni që 145
    ditë pune kanë munguar në institucionet e drejtësisë, pa anashkaluar aty ku japin mësim nëpër
    universitete private, qoftë edhe ato publike. Dhe atëherë cila është arsyeja e eliminimit të lëndëve
    të grumbulluara?

    Unë mendoj se këto 12 nene nuk është dashur të tërhiqen sot, dhe ato që janë plotësuar nga
    Komisioni për Legjislacion me një konsensus të plotë, qoftë ajo pozitë dhe opozitë, vetëm për hir
    të interesit të përgjithshëm të eliminimit të dyfishta që paguhen nga paraja publike.

    Andaj, unë besoj që është dashur ta kemi një arsyetim konkret për pika të caktuara. Nëse Qeveria
    ka pasur vërejtje, qoftë në amendamentet e veta, qoftë në amendamentet që janë dhënë nga
    Komisioni për Legjislacion, edhe pse gjatë hartimit, gjatë punës dy mujore kanë qenë edhe
    anëtarët e Qeverisë pjesë e punës së grupit punues. Dhe kjo, pa dashur ta radikalizoj gjuhën si dy
    koleget e mia, sepse u takon, u takon, por mendoj se kjo është një çështje që është shndërruar në
    një histori të keqe, e cila po e përcjell Kuvendin e Republikës së Kosovës.

    Andaj ju kisha lutur që këtu të jeni pak më konkretë dhe koncizë që të insistoni që sa më shpejt
    ky projektligj të vijë në Kuvend dhe të miratohet me procedurë të rregullt.

  • Faleminderit! Zoti Deda e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    Në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje” duhet ta shpreh kundërshtinë për
    largimin apo propozimin e Qeverisë që të largohet pika 6 nga rendi i ditës.

    Janë 13 mijë qytetarë të cilët e kanë nënshkruar peticionin për amendmaentimin e Ligjit për
    menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, i cili amendamentim është në përputhje me
    Kushtetutën e Kosovës dhe rrjedhimisht apo realisht dëshiron që t’i mënjanojë gabimet në ligj të
    cilat janë në shpërputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe nuk ka asnjë kuptim që të largohet sot.

    Ne i kemi më shumë se 13 mijë qytetarë të cilët presin që iniciativa e tyre të rezultojë me sukses
    në seancë plenare, ndërsa po më vjen keq, por ministri i Financave e ka ditur shumë mirë që kjo
    pikë është në rend dite dhe është dashur të jetë këtu.

  • Atëherë, pika e gjashtë, edhe një herë po e përsëris, nuk është hequr nga rendi i
    ditës, ka ngelur për nesër. Nuk është në pyetje që është tërhequr, dhe nuk është kërkuar tërheqja e
    kësaj pike, por është kërkuar tërheqja e ligjeve përkatëse që i tha edhe ministri e
    zëvendëskryeministri. Zoti Shala, zëvendëskryeministër e keni fjalën.

    ZËVEND
  • Faleminderit, zoti kryesues!
    Po pika 6 kërkohet të zhvendoset, jo të hiqet nga rendi i ditës. Unë i kam dy-tri komente dhe
    edhe një herë për shkak të respektit meqë në detyrimet dhe përgjegjësitë kushtetuese të cilat i
    takojnë Qeverisë, kur Qeveria vendos atëherë dhe vendos ekskluzivisht debatet janë pa funksion,
    po unë dëshiroj t’ ju përgjigjem për shkak të respektit dhe të bëjë dy-tri sqarime, sidomos sa i
    takon Ligjit për trashëgiminë kulturore.

    50
    Procesi i anëtarësimit në UNESCO është një proces të cilin nuk e drejton Ministria e Kulturës,
    por Ministria e Punëve të jashtme dhe të gjitha ato komunikime dhe letërkëmbime i bën
    Ministria e Punëve të Jashtme. Është një proces tepër i ndërlikuar që pastaj i përfshin edhe disa
    dikastere këtu.

    Kërkesa që ligji të tërhiqet ka të bëjë me dispozita të caktuara për plotësimin në një numër
    kushtesh të cilat ky ligj nuk i ka.

    Në anën tjetër, nëse e shikoni ligjin, ju shihni se ligji s’ka të bëjë me asnjë forcë politike, që s’ka
    të bëjë me kërkesa të veçanta politike, sepse ligji është teknik, nuk është një dokument teknik
    dhe terminologjia e tij nuk përcakton as tipologjinë e trashëgimisë së kulturës, sepse shikoni
    nenin 1 dhe 2, të cilët përcaktojnë termat, qëllimin dhe fushëveprimin e këtij ligji dhe do ta
    kuptoni që s’ka të bëjë fare me të.

    Se çfarë kërkohet në Kryesinë e Kuvendit dhe nga kush, unë nuk e di, sepse për ato vendosni ju.
    Nuk ka asnjë arsye tjetër për tërheqjen e ligjit.

    Sa i takon Këshillit për Trashëgiminë Kulturore, zoti deputet Haxhiu, ju keni proceduar, do të
    thotë një bazë ligjore ekziston, sepse ne kemi një ligj në fuqi dhe prapë ju do të shikoni që në
    pikat themelore me përjashtim të trashëgimisë shpirtërore dhe të një kapitulli të veçantë të cilin
    ne e kemi draftuar për Inspektoratin e Trashëgimisë Kulturore si një mekanizëm të veçantë, ky
    projektligj përputhet 100% me ligjin në fuqi.

    Sa i takon Projektligjit për parandalimin e konfliktit të interesit, ky nuk është një projektligj që
    propozohet vetëm për Qeverinë, por për të gjithë, domethënë duke filluar nga këtu. Dhe edhe
    deri sa ne procedojmë dhe të merremi me këtë ligj, ata që e kanë shumë për merak munden edhe
    si akt vullneti të manifestojnë dispozitat e tij, që t’i përmbushin dispozitat e tij.

    Sa i takon fjalës së zonjës Kadaj-Bujupi, unë besoj që zonja Bujupi është shembulli më i mirë se
    si mashtruesit s’lejohen në pushtet, sepse s’votohen dhe ju e dini për çfarë e kam fjalën. E para.

    Dhe e dyta, më duket paradoksale se si një përfaqësuese e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i
    drejtohet dikujt tjetër për krim të organizuar. Faleminderit!

    (Drejtimin e mbledhjes e merr kryetari i Kuvendit, z. Kadri Veseli.)

  • Replikë kanë kërkuar Donika dhe Arbeni. Të shkojmë me rend, ju lutem. Donika,
    urdhëro.

  • BUJUPI: Asnjëherë në jetë nuk e kam përdorur fjalën” rrenë” në Parlament
    dhe po i kërkoj falje qytetarëve, por sot për një ministër që sillet si “rrugaç” dua të them që po
    rrenë, sepse po e tërheq këtë projektligj me ndikimin e kërcënimeve që po i vijnë nga Beogradi
    dhe s’po guxon të dalë e t’u thotë qytetarëve të vendit të vet ashtu sikur që e ka tërhequr Ligjin
    për “Trepçën”, ashtu po e tërheq edhe këtë projektligj nën ndikimin e Beogradit, dhe kjo është e
    vërteta. Dhe, ne kemi qenë dëshmitarë okularë prej kryetarit të Kuvendit, të gjithë shefat e
    grupeve parlamentare, që kjo kërkesë ka ardhur nga Lista serbe, e para.

    51
    E dyta, se qysh keni ardhur në këtë vend e dimë të gjithë, por e dimë edhe qysh do të shkoni,
    sepse në 100 ditë pune keni bë më shumë se 120 mashtrime ndaj qytetarëve, e duke e përfshirë
    që shefi yt, i cili ka ardhur në pushtet me premtimin e 120 mijë vendeve pune i ka nja 70-80
    dosje në Prokurori, në momentin kur ky shtet të çlirohet do t’i vijë rendi me u marrë vesh se kush
    është kush. Nuk mjafton me propagandë se një herë të ka pirë ujë, më jo.

    Në momentin që shteti shkapet do të merret vesh se kush është këtu krimi i organizuar dhe
    krimineli. Besoj se deri atëherë do të lejoni të shqyrtohen ato 70 dosje që i keni në Prokurori tash
    e sa kohë dhe shteti do të vazhdojë të shkapet nën ndikimin e presionit qytetar, në mënyrë që
    Kosova të ecën përpara.

    Dhe, e treta, cilat dispozita në atë proces që për ty është i ndërlikuar dhe për ty gjithçka është e
    ndërlikuar, se nuk merr vesh asgjë, e më së paku...

  • Të kisha lutur deputete, vazhdo të flasësh, por mos fyej! Kundër-replikë
    zëvendëskryeministri. Zëvendëskryeministër, urdhëroni kundër-replikë, pastaj Arben Gashi,
    Ismet Beqiri dhe përfundon. Ju kisha lutur për hir tuajin, të askujt tjetër, mos përdorni fjalor të
    rëndë, për arsye se askush nuk po përfiton prej këtij fjalori. Urdhëro, kundër-replikë!

    ZËVEND
  • Faleminderit!
    Patjetër që kjo është gjuha e atij që s’i ka argumentet, unë s’e pranoj, as nuk e kthej ashtu, se si
    njerëzit këtu vijnë dihet, meqë ne i jemi nënshtruar një procesi të verifikimit dhe votës qytetare.
    Sa për dosjet, merruni ju me to, unë s’e kam asnjë dosje dhe nuk e di kush ka dosje, sepse ajo
    nuk është çështje imja dhe s’do të kem asnjëherë.

    Ju bëni mirë t’i ktheni borxhet që ua keni qytetarëve në komunën e Istogut, që të dilni sado pak
    nga mashtrimet. Se çka është shkapja e shtetit, shkoni kuptojeni në Pejë. Shikoni çfarë po ndodh
    në Pejë! Se çfarë është dalja nga zhvatja, nga shantazhet dhe nga krimi i organizuar! Shkoni
    shikoni në Pejë dhe merrni mësime! Nuk zgjidhen këto punë me dosje, nuk zgjidhen këto punë
    me letra, por me punë konkrete.

    Edhe një herë, nuk asnjë problem, sepse Ligji për trashëgiminë kulturore...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Vazhdoja fjalën regjia, të lutem!

    ZËVEND
  • ...nuk votohet me 2/3 e dyfishta, s’kërkohet
    kurrfarë konsensusi. Qëllimi është që të plotësohet për një proces tepër të rëndësishëm. Nëse
    doni të mësoni se çfarë është ky proces dhe s’e njihni asnjë dokument të UNESCO-s, së paku
    hapeni atë faqe dhe shiheni si trajtohet trashëgimia kulturore e Kosovës dhe do ta kuptoni sa e
    ndërlikuar është. Faleminderit!

  • Faleminderit! Ismet Beqiri, le të përgatitet Arben Gashi. Donikë, e ke kërkuar
    fjalën, por po dal krejt thyerësi i çdo rregulloreje dhe çdo rregulli në Kuvend. Pastaj po marrë
    përgjegjësi vetë pa nevojë. Urdhëro, Ismet!

    52
  • Faleminderit!
    E thatë ju, unë ju kisha lutur që ju si kryesues, përkatësisht kryetar i Kuvendit, por e përsëris tash
    në emër të Grupit Parlamentar dhe po kërkoj që foltorja të mos keqpërdoren, sepse nuk na ka hije
    dhe s’i bën nder asnjë deputeti ta etiketojë një ministër, i pëlqej apo s’i pëlqej - është ministër,
    dhe ky fjalor nuk i takon Parlamentit të Republikës së Kosovës dhe nuk i bën nder. Prandaj, unë
    po ju lus që frustrimet partiake individuale të njerëzve duhet t’i lëmë si të tilla në parti, e jo të i
    shprehen këtu në institucion duke fyer njerëzit që e kanë marrë votën. Kjo Qeveri është Qeveri
    që e ka marrë votën e këtij Kuvendi dhe është normale s’e e ka marrë të opozitës. Është shumë
    normale kjo. Prandaj, po kërkoj në emër të grupit që vërtet të mos fyejnë, në të kundërtën ne
    kemi tjera mënyra, jo t’ua kthejmë me fyerje, por nuk jem në gjendje t’i durojmë njerëzit që nuk
    dinë çfarë thonë nga epshi i tyre për të fyer.

    Prandaj, po ju lus, zoti kryetar, ua ndërprisni. Keni të drejtë t’ua ndërprisni fjalën kur nuk janë në
    rendin e ditës dhe kur fyhet deputeti, apo në këtë rast, ministri. Faleminderit!

  • Faleminderit! Arben Gashi ka replikë dhe e përfundojmë.

  • Faleminderit, kryetar!
    Mendoj, veç sa për sqarim shtesë, me sa kam unë informacion zyrtar nga Komisioni për
    Integrime Evropiane, Ligji për konfliktin e interesit është në pakon e ligjeve për liberalizimin.
    Tash, pse Qeveria ta heqë, nuk e di! Ndoshta e sjell prapë me urgjencë, ose në këtë pakon që e ka
    aprovuar sot mund të jetë një variant i ri. Gjithsesi është e drejtë e Qeverisë për ta trajtuar, apo
    për ta tërhequr. Por, mendoj se edhe komunikimi duhet të jetë korrekt dhe, të paktën, të mos e
    kemi një keqkuptim ndërmjet Komisionit, Parlamentit dhe Qeverisë se çka është e çka nuk është
    prioritet. Faleminderit!

  • Faleminderit! Unë jam në mesin e 120-ve. Edhe pse jam kryesues këtu, më fal
    vetëm pak, është bërë edhe traditë shpeshherë të keqpërdoret foltorja e Kuvendit. Çështjet e
    gjyqësisë keqpërdoren këtu, nuk shkon askush te prokurori, për arsye se s’ia mban, se ndoshta ka
    probleme e fyen njerëz, por secili askujt në këtë jetë s’mund t’i ngjet askujt asgjë, i ngjet vetëm
    vetes. Ashtu siç ka qenë, edhe do të mbetet.

    Si do që të jetë, ne vazhdojmë me pikën e katërt të rendit të ditës:

    4. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës
    së Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të përmirësuar
    pajtueshmërinë e rregulloreve tatimore në nivel ndërkombëtar dhe zbatimin e rregulloreve
    FATCA

    Komisioni për Buxhet dhe Financa e ka shqyrtuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes
    dhe Kuvendit ia ka rekomanduar për miratim.

    E ftoj përfaqësuesin e Qeverisë, ministrin Mahir Yagcillar, që ta paraqesë dhe ta arsyetojë
    projektligjin.

  • I nderuar kryetar i Kuvendit,

    53
    Zëvendëskryeministër,
    Ministër,
    Të nderuar deputetë,
    Më lejoni që ta prezantoj Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së
    Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të përmirësuar
    pajtueshmërinë e rregulloreve tatimore në nivel ndërkombëtar dhe zbatimin e rregulloreve
    FATCA.

    Me qëllim të lehtësimit dhe implementimit të Ligjit për pajtueshmërinë mbi tatimin e llogarive të
    jashtme të SHBA-së, e cila synon luftimin e evazionit fiskal në SHBA, Qeveria e Republikës së
    Kosovës e ka nënshkruar marrëveshjen FATCA me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të
    Amerikës.

    Marrëveshje të tilla SHBA-ja ka nënshkruar me mbi 50 shtete dhe me një numër të
    konsiderueshëm të shteteve është në negocim e sipër. Së fundi, edhe Republika e Kosovës i është
    bashkëngjitur karvanit të shteteve për sigurimin e implementimit të FATCA-s.

    Përveç obligimeve që sjell për etnitetet e SHBA-së, ky ligj parasheh edhe raportimin e
    institucioneve financiare të huaja në IRS, për klientët e tyre të SHBA-së. Konkretisht, kjo
    marrëveshje i obligon institucionet financiare raportuese në Republikën e Kosovës për
    mbledhjen e informacioneve të përcaktuara në marrëveshje në lidhje me të gjitha subjektet e
    raportimit të SHBA-së dhe shkëmbimin e tyre në baza vjetore me Shtetet e Bashkuara të
    Amerikës, raportim i cili bazohet në shkëmbimin automatik të të dhënave, duke e siguruar
    konfidencialitetin e tyre.

    Po ashtu, ju njoftoj që gjatë negocimit të kësaj marrëveshjeje, Ministria e Financave i ka ndjekur
    të gjithë hapat e duhura ligjore sipas legjislacionit përkatës për marrëveshjet ndërkombëtare dhe i
    ka konsultuar të gjitha institucionet relevante, që do të përfshihen në zbatimin e FATCA-s.

    Në veçanti, me qëllim të sigurimit të standardit kushtetues për mbrojtjen e të dhënave personale
    në Republikën e Kosovës, në grupin negociator është përfshirë edhe Agjencia për Mbrojtjen e të
    Dhënave Personale.

    Andaj, duke marrë parasysh rëndësinë e kësaj marrëveshjeje, ju kërkoj që ta aprovoni këtë
    projektligj. Faleminderit!

  • E ftoj kryetarin e Komisionit Funksional, deputetin Naser Osmani, për arsyetimin e
    raportit me rekomandime.

  • Faleminderit, kryetar!
    Qeveria e Republikës së Kosovës ka nënshkruar marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të
    Amerikës për ta përmirësuar pajtueshmërinë e rregulloreve tatimore në nivelin ndërkombëtar dhe
    zbatimin e rregulloreve FATCA. Sa për përkujtim, FAKCA është akt i pajtueshmërisë tatimore
    të llogarive të jashtme.


    54
    Ratifikimi i marrëveshjes nuk krijon kosto buxhetore shtesë për Buxhetin e Kosovës, por i
    obligon institucionet financiare raportuese të Kosovës të identifikojnë, ratifikojnë dhe raportojnë
    për llogaritë ekzistuese dhe të reja që kalojnë shumën prej 50 mijë eurove të tatimpaguesve
    shtetas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë personat fizikë dhe entitete apo personat
    juridikë që veprojnë në Kosovë dhe shkëmbimin e informatave në një bazë automatike, duke e
    ruajtur konfidencialitetin e të dhënave.

    Komisioni për Buxhet dhe Financa, në mbledhjen e mbajtur më 1.4.2015, e shqyrtoj dhe e
    përkrahu Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së
    Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta përmirësuar pajtueshmërinë e
    rregulloreve tatimore në nivel ndërkombëtar dhe komisioni kërkon nga deputetët që ta votojnë
    ratifikimin në fjalë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Kërkoj falje se ndërkohë e patëm një sugjerim nga Grupi
    Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës. Derisa jua jap fjalën kryetarëve, ose
    përfaqësuesve të grupeve parlamentare, e kisha lutur regjinë që në të njëjtën kohë edhe shefat e
    grupeve parlamentare, që në ndërkohë t’i thërrasin deputetët, sepse pa qenë 80 deputetë nuk
    mund të procedojmë as formalisht në votim.

    E ftoj deputeten Safete Hadërgjonaj nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës.

  • Faleminderit, kryetar!
    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës e ka shqyrtuar Projektligjin për ratifikimin e
    marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve të
    Bashkuara të Amerikës për ta përmirësuar pajtueshmërinë e rregulloreve tatimore në nivel
    ndërkombëtar dhe zbatimin e rregulloreve FATCA dhe ka ardhur në përfundim që një
    marrëveshje të tillë, një projektligj për ratifikimin e një marrëveshjeje të tillë është i arsyeshëm
    dhe e përkrah rekomandimin e Komisionit për Buxhet dhe Financa që të miratohet sot në
    Kuvend, përkatësisht të bëhet ratifikimi i kësaj marrëveshjeje.

    Prandaj, i ftoj deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike që ta votojnë këtë
    projektligj për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje. Faleminderit!

  • Faleminderit! Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, zoti Osmani.

  • Po, kryetar, do të ishte dashur në fjalinë e fundit të them që edhe Lidhja
    Demokratike e Kosovës e përkrah rekomandimin e Komisionit për Buxhet dhe Financa për
    votimin e rekomandimit në fjalë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Grupi Parlamentar i “Vetëvendosjes”, urdhëro Ilir!

  • Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje” e përkrah rekomandimin e
    Komisionit për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Shteteve të
    Bashkuara të Amerikës për përmirësimin e pajtueshmërisë të rregulloreve tatimore në nivel
    ndërkombëtar dhe zbatimin e rregulloreve FATCA. Ne do të votojmë për.


    55
  • Faleminderit! Kemi dy nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu dhe
    Bali Muharremaj. Urdhëro, Teuta!

  • Faleminderit, kryetar!
    Mirë që ma dhatë fjalën, por për sqarim të deputetëve, pasi ministri shkoi, për t’ia demantuar
    fjalën që e tha pak më herët se nuk kërkohen votat e pakicës, neni 81 në Kushtetutën e
    Republikës së Kosovës i kërkon për miratim të Projektligjit për trashëgimi edhe votat e pakicës.
    Prandaj, të mos flasim pa bazë, është Kushtetuta, është neni 81, dhe kjo është arsyeja që normal
    ligji është tërhequr, sepse ka kërkuar komuniteti, por është mirë të flasim me fakte.

    Unë kërkoj falje, por nuk ma dhatë fjalën më herët, e tash ministri shkoi, prandaj e kisha pyetur
    edhe një herë nëse kërkohen apo jo votat e pakicës për këtë projektligj. Të mos mashtrohet
    opinioni, por kjo është arsyeja, sepse ata e kanë kushtëzuar për t’u tërhequr ky projektligj dhe kjo
    Qeveri ishte, normalisht, e pafuqishme për ta kthyer kërkesën e komunitetit serb. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Muharremaj e ka fjalën për këtë pikë.

  • Faleminderit, kryetar!
    Të nderuar deputetë,
    Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e ka shqyrtuar Projektligjin për
    ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve
    të Bashkuara të Amerikës për ta përmirësuar pajtueshmërinë e rregulloreve tatimore në nivelin
    ndërkombëtar dhe zbatimin e rregulloreve FATCA.

    Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do ta përkrahë këtë projektligj.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Lista serbe? Sasha, të lutem! Valdete Bajrami, nga “Nisma” e ka
    fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    Po ashtu edhe “Nisma” do ta përkrahë dhe do të votojë për rekomandimin lidhur me Projektligjin
    për Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe
    Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta përmirësuar pajtueshmërinë e rregulloreve
    tatimore në nivelin ndërkombëtar dhe zbatimin e rregulloreve FATCA. Faleminderit!

  • Faleminderit! Lista serbe dhe deputetët e grupeve parlamentare le të lajmërohen,
    sepse Valdetja ishte e lajmëruar këtu në ekran. Pastaj reagoi Lista serbe. Urdhëro, Sasha!

    SAŠA MILOSAVLJEVIĆ: Hvala predsedniće!
    I poslanici Srpske liste će podržati Nacrt zakona o ratifikaciji sporazuma između Vlade Kosova i
    Vlade Sjedinjenih Američkih Država. Hvala!

  • Faleminderit! Zoti Bajrami, nga “6+”.

  • Zahvaljujem predsedniče!

    56
    I Parlamentarna Grupa “6+” će podržati predviđeni tekst sporazuma između Sjedinjenih
    Američkih Država i Republike Kosovo. Hvala!

  • Faleminderit! Nuk ka deputetë të paraqitur për fjalë. Ka diçka përfaqësuesi i
    Qeverisë? Nuk ka për të shtuar më tutje. Unë në ndërkohë do të mundohem të fitoj në kohë,
    derisa i lexoj këshillat juridike, mundësisht deputetët që janë të thirren për punën e vet, ose
    përndryshe sekretari Ismeti ka thënë se ua ndal mëditjet.

    Këshilla juridike për vendimmarrje:
    Në bazë të nenit 18 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Kuvendi i Republikës me vota të
    2/3-ve të të gjithë deputetëve i ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare.

    Pra, ratifikimi i marrëveshjes i kërkon së paku 80 vota për. Ndërsa, në bazë të Rregullores së
    Kuvendit, neni 60, paragrafi 3, procedimi i projektligjit për ratifikimin e marrëveshjeve
    ndërkombëtare është i veçantë dhe i nënshtrohet vetëm një shqyrtimi.

    Të nderuar deputetë,
    Para se të vazhdojmë me votimin në tërësi për ratifikimin e marrëveshjes, konstatoj se në sallë
    janë të pranishëm 82 deputetë, që është një numër i mjaftueshëm për procedim.

    Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim. Votojmë tash!

    Në votim morën pjesë 80 deputetë, për votuan 80 deputetë.

    Konstatoj se Kuvendi e miratoi Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së
    Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta përmirësuar
    pajtueshmërinë e rregulloreve tatimore në nivel ndërkombëtar dhe zbatimin e rregulloreve.

    Kemi pikën e pestë. Vetëm të ju pyes, ndërkohë, pasi do të ketë votim, dëshironi të futemi në
    proces, votojmë e shkojmë në pauzë, se përndryshe na merr shumë kohë...?

    Atëherë procedojmë, ndërkohë deputetët votojnë dhe ikin në pauzë, e pastaj kemi pauzë deri në
    orën...

    Atëherë, ta kryejmë votimin!

    5. Emërimi i anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale

    Komisioni Funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri e ka shqyrtuar
    listën e kandidatëve për anëtarë të Bordit për Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale, të
    propozuar nga Qeveria dhe Kuvendit ia ka rekomanduar emërimin e 4 nga 8 të propozuarit për
    anëtarë të këtij bordi.

    Përfaqësuesi i Qeverisë si propozues i çështjes. I kemi dy përfaqësues të Qeverisë, por asnjëri
    nuk e kërkon fjalën. Kryetari i Komisionit Funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,

    57
    Tregti dhe Industri, deputeti Muhamet Mustafa. Pra, kryetari i Komisionit, kërkoj falje se ma
    kanë shkruar kështu...

  • I nderuar kryetar i Kuvendit,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Siç e theksuat edhe ju, komisioni e ka shqyrtuar propozimin e Qeverisë lidhur me emërimin e
    anëtarëve të Bordit për Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale më 8 prill dhe pas
    analizës që ua ka bërë kushteve dhe dispozitave ligjore, i ka rekomanduar Qeverisë që nga lista e
    8 të propozuarve të zgjidhen 4 anëtarë të këtij bordi të rëndësishëm.

    Komisioni konstatoi se kandidatët e propozuar e kanë ekspertizën e nevojshme profesionale dhe
    përvojën në këtë fushë për t’i kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre, andaj unanimisht e miratoi
    listën e propozuar nga Qeveria dhe i propozoi Kuvendit për vendosjen e diapozitivit të këtij
    vendimi.

    Gjithashtu, dëshiroj të tërheq vërejtjen se sipas ligjit, 3 nga 5 anëtarë, gjithsej sa ka ky bord,
    duhet të jenë gjeologë, 1 anëtar i këtij bordi e vazhdon mandatin dhe është gjeolog, prandaj prej
    4 që zgjedhim sot duhet të janë të profesionit inxhinierë të gjeologjisë.

    Sa i përket kryetarit, ligji nuk e përcakton se si do të zgjidhet. Komisioni i ka sugjeruar dy
    mundësi që ai që fiton më së shumti vota të bëhet kryetar, ose bordi ta zgjedhë vetë kryetarin nga
    radhët e tyre.

    Më lejoni që në emër të komisionit t’i ftoj të gjithë deputetët që të marrin pjesë në votim, në
    mënyrë që sot të përfundojë zgjedhja e këtij organi shumë të rëndësishëm, i cili tashmë një kohë
    mungon për t’i kryer detyrat e veta. Faleminderit!

  • Faleminderit, zoti Mustafa! Tani radhën e kanë kryetarët ose përfaqësuesit e
    grupeve parlamentare. Nga Partia Demokratike e Kosovës?

    Shkojmë me kryetarët e komisioneve. Atëherë, kryetari i komisionit është mirë t’i propozojë
    kandidatët për arsye se nuk e kemi përfaqësuesin e Qeverisë dhe pastaj unë do t’i tregoj edhe
    procedurat se si janë, sepse është votim i fshehtë. Janë 8 kandidatë e duhet zgjedhur 4. Ka
    procedura në qoftë se nuk kalojnë se si të procedojmë pastaj, në ndërkohë.

    Kryetar i Grupit Parlamentar të PDK-së, kush e do fjalën? Atëherë, kryetari i Komisionit, ju
    kisha lutur, t’i lexoni kandidatët.

  • Konsiderova që emrat nuk ka nevojë sepse janë në material...

  • Lexojini për çdo rast, megjithatë, është më mirë.

  • Pra, emrat po i lexoj, sipas kërkesës tuaj. Domethënë: Musa Shabani,
    Festim Kutllovci, Selim Frangu, Avdi Konjuhi, Kemajl Zeqiri, Shpend Tërdeva, Bekim Troni,
    Azem Rexhaj. Janë 8 të propozuar dhe ne duhet t’i zgjedhim 4. Faleminderit!


    58
  • Atëherë nuk ka deklarime. Të nderuar deputetë, meqë janë propozuar 2 kandidatë
    për një pozitë, duhet të bëhet votim i fshehtë. Për zbatimin e procedurës së votimit të fshehtë
    kërkohet krijimi i një komisioni votues nga përbërja e deputetëve me mbështetje të zyrtarëve të
    Administratës.

    I ftoj përfaqësuesit e grupeve parlamentare që ta propozojnë nga 1 anëtar për Komisionin votues.

    Grupi Parlamentar i PDK-së?

  • Faleminderit, kryetar!
    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike propozon Hajdar Beqën dhe Sala Shalën.

  • Vetëm një duhet.

  • Zoti Beqiri e ka fjalën.

  • Ne e propozojmë zotin Blerim Grainca.

  • Zoti Konjufca e ka fjalën.

  • Unë e kam një propozim, por e kam edhe një pyetje, gjithashtu, për këdo
    që është kompetent për të ma shpjeguar, për të ma sqaruar një çështje.

    Së pari e propozoj Besa Baftiajn për komision. Po, kush di të na tregojë, le të themi, cili ka qenë
    kriteri i vërtetë i renditjes së këtyre emrave, pikërisht në këtë mënyrë?

    Nuk po shoh që kriteri është alfabetik, nuk po shoh poenë, s’po di kush ka vendosur që të
    renditen pikërisht kështu. Për shembull...

  • Glauk, sigurisht komisioni.

  • Nëse mund të na e shpjegojë dikush...

  • Urdhëro! A ia japim fjalën zotit Mustafa, si kryetar i komisionit.

  • Renditja është ashtu siç i ka propozuar Qeveria. Qeveria nuk e di çfarë
    kriteresh ka. Ne nuk i kemi rirenditur, prandaj ju shikoni biografitë, shikoni kompetencat dhe
    votoni me përgjegjësi. Kjo është porosia ime.

  • Atëherë, “Vetëvendosja” e propozoi anëtarin e komisionit.

    Grupi Parlamentar i AAK-së?

  • BUJUPI: Deputeti Pal Lekaj.

    59
  • Lista serbe, Sasha.

    SASHA MILOSAVLJEVIĆ: Poslanica Jelena Bontić.

  • “Nisma”, zonja Bajrami?

  • Nga “Nisma”, Shukrije Bytyqi.

  • “6+”-i, Qerim Bajrami.

  • Lus deputetët, që me ngritje dore të deklarohen për Komision votues, në mënyrë
    formale.

    Atëherë, vetëm formalisht, në qoftë se ka dikush kundër, e thekson. Konstatoj se Kuvendi emëroi
    anëtarët për Komisionin Votues për emërimin e anëtarëve në Bordin e Komisionit të Pavarur për
    Miniera dhe Minerale.

    Lus Komisionin që të fillojë me procedim, ndërsa deputetët do të ftohen të votojnë sipas listës.

    (Ndërprerje e incizimit)

    Më lejoni, një sqarim. Derisa bisedonim për mënyrën e votimit, unë thashë se deputetët ndërkohë
    kanë të drejtë pasi që të votojnë të shkojnë në pauzë. Kjo vlen në qoftë se, keni besim tek
    Komisioni. Ju pasi që ta kryeni votimin, komisioni i ka rezultatet, nëse keni besim tek ta,
    vazhdojmë. Në qoftë se, përsëritet, e përsërisim pas pauze.

    Kështu, po e lëmë pauzën deri në 14:30, ose deri në 15:00, si të doni. Deri në orën 15:00.
    Komisioni do t’i ketë në duar rezultatet, janë përfaqësuesit e të gjitha grupeve parlamentare. Jo,
    jo nuk e ndërpresim ne, vazhdon votimi, jo s’ndërpritet. A mund të fillojmë?

    Kadri Veseli, Adem Grabovci, Adem Hoxha,...

    (Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetari i Kuvendit, z. Xhavit Haliti.)

  • Adem Salihaj, Agim Ademaj, Agim Aliu, Agim Çeku, Agim Kikaj, Aida Dërguti,
    Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Ali Sadriu, Alma Lama, Anton Quni, Arben Gashi, Armend
    Zemaj, Azem Syla,

    Ju lus, kush është pa rend, vetëm në qoftë se ka mirëkuptim nga ata që janë thirrur më përpara,
    mos u futni në radhë pa ua thirrur emrin.

    Bali Muharremaj, Bardhyl Meta, Bekim Haxhiu, Besa Baftiu, Besa Gaxherri, Besim Beqaj,
    Besnik Bislimi, Blerim Grainca, Blerim Shala, Blerta Deliu-Kodra, Bojan Mitiq, Qerim Bajrami,
    Danush Ademi, Daut Haradinaj, Donika Kadaj- Bujupi, Doruntinë Maloku-Kastrarti, Duda
    Balje, Elmi Reçica, Emilija Rexhepi, Enver Hoti, Enver Hoxhaj, Ethem Arifi, Fadil Beka, Fadil
    Demaku, Fatmir Limaj, Fatmir Rexhepi, Faton Topalli, Fikrim Damka, Fisnik Ismajli, Flora

    60
    Brovina, Ganimete Musliu, Gëzim Kelmendi, Glauk Konjufca, Hajdar Beqa, Hatim Baxhaku,
    Haxhi Shala, Ilir Deda, Ismajl Kurteshi, Ismet Beqiri, Jasmina Zhivkoviq, Jelena Bontiq, Kujtim
    Paçaku, Labinotë Demi-Murtezi, Lahi Brahimaj, Latif Gashi, Lirije Kajtazi, Luljeta Veselaj
    Gutaj, Margarita Kadriu, Melihate Tërmkolli, Mexhide Mjaku, Milazim Haliti, Milena
    Miliçeviq, Millka Vuletiq, Mufera Shinik, Muhamet Mustafa, Murat Hoxha, Mytaher Haskuka,
    Naim Fetahu, Nait Hasani, Naser Osmani, Nenad Rashiq, Nezir Çoçaj, Njomza Emini, Nuredin
    Ibishi, Nuredin Lushtaku, Pal Lekaj, Puhije Demaku, Rafet Rama, Raif Qela, Ramiz Kelmendi,
    Ramush Haradinaj, Rexhep Selimi, Rrustem Berisha, Rrustem Mustafa, Sabri Hamiti, Sadri
    Ferati, Safete Hadërgjonaj, Sala Shala-Berisha, Sali Morina, Salih Salihu, Salihe Mustafa, Sasha
    Milosavleviq, Selvije Halimi, Shaip Muja, Shpejtim Bulliqi, Shqipe Pantina, Shukrije Bytyqi,
    Sllavko Simiq, Slobodan Petroviq, Synavere Rysha,Teuta Haxhiu, Teuta Rugova, Teuta
    Sahatqija, Time Kadrijaj, Valdete Bajrami, Veton Berisha, Visar Ymeri, Vjosa Osmani, Xhavit
    Haliti, Xhevahire Izmaku, Zafir Berisha, Zenun Pajaziti.


    * * *


    Vazhdimi i mbledhjes pas pauzës

    Mbledhjen e drejton kryetari i Kuvendit, z. Kadri Veseli.

  • Të nderuar deputetë,
    E vazhdojmë seancën.
    Kryesuesi i Komisionit votues e paraqet raportin para deputetëve për procesin dhe rezultatin e
    votimit për anëtarët e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale. Urdhëro
    kryesues, zoti Hajdar Beqa.

  • Faleminderit, kryetar!
    I nderuar kryetar,
    Të nderuar deputetë,
    Në emër të Komisionit votues për zgjedhjen e anëtarëve të Bordit për Komisionin e Pavarur për
    Miniera dhe Minerale, e komentoj rezultatin.

    Pas procedurës së votimit të fshehtë dhe numërimit të votave të deputetëve të Kuvendit për
    zgjedhjen e katër anëtarëve të Bordit për Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale, në
    mbledhjen plenare, të mbajtur më 6 maj 2015, konstatojmë.

    Në votim kanë marrë pjesë 92 deputetë. Të pavlefshme kanë qenë dy vota, kurse 90 vota kanë
    qenë të vlefshme.

    Votat e fituara për kandidatët e propozuar për këtë pozitë për anëtarët e Bordit të Komisionit të
    Pavarur për Miniera dhe Minerale janë, si në vijim.

    Musa Shabani i ka fituar 53 vota,
    Festim Kutllovci i ka fituar 53 vota,
    Selim Frangu i ka fituar 26 vota,

    61
    Avdi Konjuhi i ka fituar 30 vota,
    Kemajl Zeqiri i ka fituar 33 vota,
    Shpend Tërdeva i ka fituar 42 vota,
    Bekim Troni i ka fituar 22 vota,
    Azem Rexhaj i ka fituar 38 vota.

    Në bazë të rezultateve të votimit, në pajtim me nenin 65 të Kushtetutës së Republikës së
    Kosovës, të nenit 59.5 të Ligjit numër 03/L-163 për Miniera dhe Minerale dhe nenit 51 të
    Rregullores së Kuvendit konstatojmë:

    Musa Shabani dhe Fistim Kutllovci janë zgjedhur në rundin e parë anëtarë të Bordit, kurse nga
    gara kanë dalë dy kandidatë, Bekim Troni, i cili i ka 22 vota, dhe Selim Frangu, i cili i ka 26
    vota. Në garë për dy kandidatë për drejtorë të bordeve mbeten katër kandidatë sipas radhës në
    listë: Avdi Konjuhi, Kemajl Zeqiri, Shprend Tërdeva dhe Azem Rexhaj. Faleminderit, kryetar!

  • Atëherë e kemi rezultatin real nga votimi i parë. Na duhet që edhe një herë të
    futemi në procesin e votimit. Tani pra kemi, siç tha edhe kryesuesi i komisionit, katër kandidat
    për dy vende për Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale.

    Pra, edhe një herë po e ripërsëris: propozohen kandidatët Avdi Konjuhi, Kemajl Zeqiri, Shpend
    Tërdeva, Azem Rexhaj. Prej katër kandidatëve të propozuar votohet vetëm për dy.

    Ju kisha lutur, unë tash do t’i thërras tash emrat, le të përgatitet menjëherë procedura e votimit,
    në qoftë se komisioni është i gatshëm të procedojmë:

    Adem Grabovci, Adem Hoxhaj, Adem Salihaj, Agim Ademaj, Agim Aliu, Agim Çeku, Agim
    Kikaj, Aida Dërguti, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Ali Sadriu, Alma Lama, Anton Quni, Arben
    Gashi, Armend Zemaj, Azem Syla, Bali Muharremaj, Bardhyl Meta, Bekim Haxhiu, Besa
    Baftija, Besa Gaxherri, Besim Beqaj, Besnik Bislimi, Blerim Grainca, Blerim Shala, Blerta
    Deliu-Kodra, Bojan Mitiq, Qerim Bajrami, Danush Ademi, Daut Haradinaj, Donika Kadaj-
    Bujupi, Doruntinë Maloku-Kastrarti, Duda Balje, Elmi Reçica, Emilija Rexhepi, Enver Hoti,
    Enver Hoxhaj, Ethem Arifi, Fadil Beka, Fadil Demaku, Fatmir Limaj, Fatmir Rexhepi, Faton
    Topalli, Fikrim Damka, Fisnik Ismajli, Flora Brovina, Ganimete Musliu, Gezim Kelmendi,
    Glauk Konjufca, Hajdar Beqa, Hatim Baxhaku, Haxhi Shala, Ilir Deda, Ismajl Kurteshi, Ismet
    Beqiri, Jasmina Zhivkoviq, Jelena Bontiq, Kujtim Paçaku, Labinotë Demi-Murtezi, Lahi
    Brahimaj, Latif Gashi, Lirije Kajtazi, Luljeta Veselaj Gutaj, Margarita Kadriu, Melihate
    Tërmkolli, Mexhide Mjaku Topalli, Milazim Haliti, Milena Miliçeviq, Milka Vuletiq, Mufera
    Serbica-Shinik, Muhamet Mustafa, Murat Hoxha, Mytahir Haskuka, Naim Fetahu, Nait Hasani,
    Naser Osmani, Nenad Rashiq, Nezir Çoçaj, Njomza Emini, Nuredin Ibishi, Nuredin Lushtaku,
    Pal Lekaj, Kadri Veseli, Puhije Demaku, Rafet Rama, Raif Qela, Ramiz Kelmendi,...

    (Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetari i Kuvendit, z. Xhavit Haliti.)

    ...Ramush Haradinaj, Rexhep Selimi, Rrustem Berisha, Rrustem Mustafa, Sabri Hamiti, Sadri
    Ferati, Safete Hadërgjonaj, Sala Berisha-Shala, Salih Morina, Salih Salihu, Salihe Mustafa,
    Sasha Milosavleviq, Selvije Halimi, Shaip Muja, Shpejtim Bulliqi, Shqipe Pantina, Shukrije

    62
    Bytyqi, Slavko Simiq, Slobodan Petroviq, Synavere Rysha, Teuta Haxhiu, Teuta Rugova, Teuta
    Sahatqija, Time Kadrijaj, Valdete Bajrami, Veton Berisha, Visar Ymeri, Vjosa Osmani, Xhavit
    Haliti, Xhevahire Izmaku, Zafir Berisha, Zenun Pajaziti.

  • Qysh i keni numëruar të tjerat, edhe këto. Regjia fjalën komisionit, ju lutem. Zotit
    Beqaj, kryetar i Komisionit zgjedhor.

  • Faleminderit, nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës,
    Të nderuar deputetë,
    Në emër të komisionit, pas procedurës së votimit të fshehtë në rundin e dytë dhe numërimit të
    votave të deputetëve të Kuvendit për zgjedhjen e dy anëtarëve të Bordit për Komisionin e
    Pavarur për Miniera dhe Minerale në rundin e dytë, në mbledhjen plenare të mbajtur më 6 maj
    2015, konstatoj:

    Në votim kanë marrë pjesë 87 deputetë, 87 vota kanë qenë të vlefshme, nuk ka pasur vota të
    pavlefshme. Votat e fituara për kandidatët e propozuar për dy pozita për anëtarë të Bordit për
    Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale janë, si në vijim:

    Avdi Konjuhi i ka fituar 27 vota,
    Kemajl Zeqiri i ka fituar 44 vota,
    Shprend Tërdeva i ka fituar 26 vota,
    Azem Rexhaj i ka fituar 35 vota.

    Në bazë të rezultateve të votimit, në pajtim me nenin 65 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës
    dhe të nenit 59.5 të Ligjit numër 03/L-163 për miniera dhe minerale dhe të nenit 51 të
    Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kemajl Zeqiri emërohet anëtar i Bordit,
    kurse nga gara për shkak numrit të votave nuk do të jetë në pjesën e tretë të garës Shpend
    Tërdeva. Në garë shkojnë Azem Rexhaj edhe Avdi Konjuhi. Tash do të hyjnë në garë dy
    kandidatë, do të votohet për një kandidat. Faleminderit!

  • Atëherë po fillojmë menjëherë me votimin e ri. Po presim të vijnë fletëvotimet
    nga çasti në çast. I kisha lutur kryetarët e grupeve parlamentare dhe deputetët që të kthehen në
    sallë për të votuar.

    A janë në sallë anëtarët e komisionit, a donë t’i zënë vend në atë detyrë, apo jo?

    Atëherë, të nderuara zonja deputete dhe zotërinj deputetë, po rifillojmë votimin për dy
    kandidaturat e mbetura, siç e dini njërin duhet ta votoni:

    Adem Grabovci, Adem Hoxhaj, Adem Salihaj, Agim Ademaj, Agim Aliu, Agim Çeku, Agim
    Kikaj, Aida Dërguti, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Ali Sadriu, Alma Lama, Anton Quni, Arben
    Gashi, Armend Zemaj, Azem Syla, Bali Muharremaj, Bardhyl Meta, Bekim Haxhiu, Besa
    Baftija, Besa Gaxherri, Besim Beqaj, Besnik Bislimi, Blerim Grainca, Blerim Shala, Blerta
    Deliu-Kodra, Bojan Mitiq, Qerim Bajrami, Danush Ademi, Daut Haradinaj, Donika Kadaj-
    Bujupi, Doruntinë Maloku-Kastrarti, Duda Balje, Elmi Reçica, Emilija Rexhepi, Enver Hoti,
    Enver Hoxhaj, Ethem Arifi, Fadil Beka, Fadil Demaku, Fatmir Limaj, Fatmir Rexhepi, Faton

    63
    Topalli, Fikrim Damka, Fisnik Ismajli, Flora Brovina, Ganimete Musliu, Gezim Kelmendi,
    Glauk Konjufca, Hajdar Beqa, Hatim Baxhaku, Haxhi Shala, Ilir Deda, Ismajl Kurteshi, Ismet
    Beqiri, Jasmina Zhivkoviq, Jelena Bontiq, Kujtim Paçaku, Labinotë Demi-Murtezi, Lahi
    Brahimaj, Latif Gashi, Lirije Kajtazi, Luljeta Veselaj Gutaj, Margarita Kadriu, Melihate
    Tërmkolli, Mexhide Mjaku Topalli, Milazim Haliti, Milena Miliçeviq, Milka Vuletiq, Mufera
    Serbica-Shinik, Muhamet Mustafa, Murat Hoxha, Mytahir Haskuka, Naim Fetahu, Nait Hasani,
    Naser Osmani, Nenad Rashiq, Nezir Çoçaj, Njomza Emini, Nuredin Ibishi, Nuredin Lushtaku,
    Pal Lekaj, Kadri Veseli, Puhije Demaku, Rafet Rama, Raif Qela, Ramiz Kelmendi, Ramush
    Haradinaj, Rexhep Selimi, Rrustem Berisha, Rrustem Mustafa, Sabri Hamiti, Sadri Ferati, Safete
    Hadërgjonaj, Sala Berisha-Shala, Salih Morina, Salih Salihu, Salihe Mustafa, Sasha
    Milosavleviq, Selvije Halimi, Shaip Muja, Shpejtim Bulliqi, Shqipe Pantina, Shukrije Bytyqi,
    Slavko Simiq, Slobodan Petroviq, Synavere Rysha, Teuta Haxhiu, Teuta Rugova, Teuta
    Sahatqija, Time Kadrijaj, Valdete Bajrami, Veton Berisha, Visar Ymeri, Vjosa Osmani, Xhavit
    Haliti, Xhevahire Izmaku, Zafir Berisha, Zenun Pajaziti.
  • Hajdar Beqa e ka fjalën.

  • Faleminderit, nënkryetar i Kuvendit!
    Të nderuar deputetë,
    Në rundin e tretë të zgjedhjeve për anëtarë të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe
    Minerale morën pjesë në votim 75 deputetë, 3 vota ishin të pavlefshme, kurse 72 vota ishin të
    vlefshme.

    Votat e fituara për kandidatët të propozuar për një pozitë për anëtar të Bordit për Komisionin e
    Pavarur për Miniera dhe Minerale janë, si në vijim:

    Azem Rexhaj ka fituar 38 vota,
    Avdi Konjuhi i ka fituar 34 vota.

    Në bazë të rezultateve të votimit në pajtim me nenin 65 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
    te neni 59.5. të Ligjit nr. 03/L-163 për Miniera dhe Minerale dhe të nenit 51 të Rregullores së
    Kuvendit konstatohet se Azem Rexhaj emërohet anëtar i Bordit të Komisionit të Pavarura për
    Miniera dhe Minerale.

    Urime për të gjithë anëtarët, suksese! Faleminderit!

  • Faleminderit! Vazhdojmë me pikën e shtatë të rendit të ditës.

    7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare
    në Republikën e Kosovës

    Në bazë të nenit 56, të Rregullores së Kuvendit, Komisioni Funksional e ka shqyrtuar
    projektligjin dhe Kuvendit ia ka paraqitur raportin me rekomandime për shqyrtimin dhe
    miratimin në parim.

    E ftoj ministrin e Administratës Publike, zotin Mahir Yagcilar, që para deputetëve të Kuvendit ta
    prezantojë dhe arsyetojë projektligjin.

    64
  • Faleminderit, i nderuar kryesues!
    Të nderuar deputetë,
    Ministër,
    Më lejoni që të bëj prezantimin e Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për festat
    zyrtare në Republikën e Kosovës.

    Me qëllim që ligjet e Republikës së Kosovës t’i rregullojnë në mënyrë sa më të avancuar të gjitha
    raportet shoqërore në Kosovë që u përgjigjen rrethanave dhe kërkesave të reja, si dhe
    standardeve të legjislacionit evropian paraqitet nevoja për Projektligjin për plotësimin dhe
    ndryshimin e Ligjit për festat zyrtare.

    Ndryshimet kryesore në këtë projektligj janë se ditët pasardhëse të punës, pushimi nëse festa
    zyrtare bie ditën e shtunë ose të diel që mos të barten në ditët në vijim. Pastaj, 9 Maji - Dita e
    Evropës propozohet që të mos jetë më festë me pushim, por si memoriale. Po ashtu, sipas këtij
    projektligji, Qeveria e Republikës së Kosovës në raste të veçanta me vendim mund t’i caktojë
    ditët ose ditë pushimi për Administratën shtetërore.

    Me kërkesën e Grupit Punues për Legjislacion në Këshillin Konstutativ për Komunitete në Zyrën
    e Presidencës, në projektligj është gjithashtu i inkuadruar edhe propozimi që si ditë memoriale të
    jenë edhe 24 Qershori - Dita e egjiptianëve, 25 Qershori - Dita e kroatëve dhe 21 Maji - Dita e
    malazezve.

    Bazuar në Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen dhe promovimin e të
    drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës. Ju informoj se në këtë
    projektligj gjithashtu planifikohet ose parashikohet edhe planifikimi buxhetor për realizimin
    festave zyrtare dhe memoriale. Projektligji është në pajtim me Kushtetutën dhe sipas deklaratës
    së lëshuar nga Ministria për Integrime Evropiane nuk i cenon nga parimet e përgjithshme të
    ‘acquis communautaire’.

    Të nderuar deputetë,
    Më lejoni t’ju ftoj ta përkrahni këtë projektligj duke mundësuar që procedimin në komisionet
    parlamentare me qëllim që të përmirësohet dhe të plotësohet para leximit të dytë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Radha tani është e grupeve parlamentare. Atëherë në emër të
    Komisionit Funksional, fjalën e ka zoti Zenun Pajaziti.

  • Faleminderit, zoti kryesues!
    Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, në bazë të nenit 56, paragrafi
    2 të Rregullores së Kuvendit, në mbledhjen e mbajtur më 17.4.2015 e shqyrtoi në parim
    Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare të Republikës së Kosovës
    dhe vendosi që Kuvendit t’ia paraqesë rekomandimin që të miratohet në parim Projektligji për
    ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare të Republikës së Kosovës.

    Dëshiroj ta shfrytëzoj rastin të ju njoftojmë se e kemi pasur një debat në komision, ka pasur
    propozime të ndryshme sa u përket datave plotësimit ndryshimit. Mendoj që është rast i mirë që
    Kuvendi në këtë kohë ta shqyrtojë, po ashtu mund të paralajmëroj se mund të ketë edhe ndonjë

    65
    propozim që ka të bëjë edhe me ndonjë ndryshim që mund të mos merret edhe si pjesë e materies
    të këtij projektligji.

    Personalisht mendoj, jo si kryetar i komisionit, që nëse ka propozime të tilla mund të shkohet
    edhe në leximin e tretë, në mënyrë që ta kemi njëherë e mirë një ligj, i cili mundëson ose i cili i
    plotëson të gjitha kërkesat dhe vërejtjet që kanë qenë deri më tash sa u përket festave zyrtare.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, zonja Izmaku e ka
    fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    Të nderuar ministra,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e ka shqyrtuar Projektligjin për plotësim-ndryshimin e
    Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës. Po ashtu, ne anëtarët e Grupit Parlamentar të
    PDK-së në komision i kemi dhënë idetë tona, duke e mbështetur propozimin e Qeverisë,
    fillimisht për shtimin e tri festave zyrtare të komuniteteve si në vijim. Pra, njëkohësisht e
    shfrytëzoj rastin që t’ju uroj për bërjen me ligj të festave të tyre zyrtare komunitetit malazias,
    kroat dhe egjiptian. Sigurisht nëse ne do ta përkrahim si ligj.

    Po ashtu, grupi ynë parlamentar e mbështet propozimin e Qeverisë që Dita e Evropës, pra 9 Maji,
    të mos jetë një ditë pushimi. Sigurisht që do të vazhdojë të shënohet, mirëpo po ashtu në
    vazhdimësi ne si grup parlamentar propozojmë që jo vetëm Dita e Evropës, por edhe Dita e
    Kushtetutës të jetë festë zyrtare, por të mos jetë ditë pushimi. Pra, ne i kemi tendencat dhe punën
    e bëjmë që të shkojmë në Evropë duke punuar, e jo duke pushuar.

    Gjithashtu, të nderuar kolegë deputetë, ne si grup parlamentar, pra Partia Demokratike në vijim,
    nëpërmjet Komisionit Funksional do ta kërkojë një amendament shtesë. Mendojmë që është
    momenti dhe nuk duhet më tutje të shtyhet që Festa e Flamurit, pra 28 Nëntori, të jetë një festë
    shtetërore, duke e ditur faktin që mbarë kombi shqiptar kudo në botë e feston Festën e Flamurit
    dhe unë konsideroj që në këtë drejtim nuk ka nevojë që askujt t’i vijë keq, prandaj edhe këtu i
    ftoj edhe komunitetet tjera që i kemi të pranishme, kolegët tanë, që të na mbështetin që në
    amendamentin që do të sjellim të votohet. Pra, përfundimisht festa zyrtare e 28 Nëntorit të jetë në
    kalendarin e festave shtetërore në Republikën e Kosovës.

    Ne si grup parlamentar e mbështetim vendimin e Qeverisë me ndryshime në këtë projektligj, që
    ditët kur vjen festa zyrtare, pra bie në ditët e pushimit, siç është dita e shtunë dhe e diel, të mos
    zgjaten ditët e pushimit, me përjashtim të festave fetare, të cilat sigurisht që nuk do të
    ndryshohen, mirëpo për festat e tjera të festohet në ditën që i bie, nëse qëllon e shtunë apo e diel,
    e të mos vazhdohet pafundësisht, duke e ditur faktin që po bllokohemi, qoftë me shërbimet e
    Administratës shtetërore, qoftë me shërbime në sektorin privat, mirëpo këtu më së shumti po
    humbin fëmijët dhe kategoritë tjera, të cilat e ndërpresin edhe vijimin e mësimit.

    Krejt në fund, ne duke i ftuar kolegët që t’i mbështetin në parim ndryshimet në projektligj,
    sigurisht që i ftojmë gjithë përfaqësuesit e institucioneve që ta respektojnë momentin kur ne

    66
    vendosim me këtë votim, respektojnë festat zyrtare, posaçërisht në këtë drejtim po thërras edhe si
    deputete, i ftoj liderët e kompanive të fuqishme që t’i respektojnë me përpikëri dhe institucionet
    t’i përcjellin festat zyrtare kur kanë pushim, le ta respektojnë edhe për punëtorët e sektorit e
    privat, pasi në këtë drejtim ka goxha shumë vërejtje. Faleminderit!

  • Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së, zonja Tërmkolli e ka
    fjalën.

  • Faleminderit, zoti nënkryetar!
    Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës e përkrah dhe e mbështet këtë projektligj,
    natyrisht duke kërkuar që këto ndryshime të jenë pak më thelbësore dhe të jenë ndryshime që
    sjellin një vështrim dhe një zgjidhje më të drejtë dhe më korrekte për festat zyrtare dhe ditët e
    shënuara. Kjo sa i përket grupit parlamentar, pra ne e mbështetim.

    Si deputete, unë personalisht mendoj që thjesht ka hyrë njëfarë mentaliteti në punën e Qeverisë
    së Kosovës që të sjellë dokumente, të sjellë ligje, të cilat janë po ndryshohen ad hoc, pa ndonjë
    analizë të thellë, pa ndonjë shqyrtim të mirëfilltë. Mendoj që edhe ky ligj është në këtë kuadër,
    ashtu siç u tërhoqën 3-4 ligje tjera, s’po hyj në arsyet e tjera, por edhe ky ligj nuk është trajtuar si
    duhet, nuk ka ardhur një ndryshim serioz, nuk kemi ndryshime serioze, prandaj mendoj që
    Qeveria më mirë do të ishte ta tërheqë dhe t’i hyjë një ndryshimi thelbësor, sepse ka arsye dhe ka
    nevojë për ndryshim thelbësor të këtij projektligji.

    Ka ditë tjera që në fakt nuk kanë hyrë si ditë të shënuara, e duhet të hyjnë si ditë të shënuara dhe
    shumë e shumë të tjera, si për shembull Dita e Presidentit etj., etj., që e tha edhe Zonja e
    Kushtetutës etj., por unë mendoj që ne thjesht ne duhet të kemi shumë kujdes te festat zyrtare,
    sepse e kemi krijuar njëfarë përshtypjeje që më shumë jemi duke bërë ditë të festave se ditë
    punës, e kjo sinqerisht po krijon një imazh jo të mirë të institucioneve të Kosovës, jo veç karshi
    qytetarëve, por edhe me nevojat që ka ky vend për punë pak më të madhe.

    Edhe një, në fund dua të them lëreni patriotizmin primitiv, ju lutem shumë! Ne jemi shtet i
    pavarur, e kemi ditën tonë të pavarësisë, i kemi ditët e shënuara zyrtare. Ato patriotizma lini,
    neve na duhet forcimi i shtetit të pavarur të Kosovës, natyrisht edhe bashkëpunimi dhe integrimi
    edhe me tjerët, por në radhë të parë forcimi i shtetit të pavarur të Kosovës. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zonja Pantina, në emër të Grupit Parlamentar të “Vetëvendosjes”, e
    ka fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    Në fakt, ligji ka nevojë për plotësim dhe ndryshim, megjithatë nuk është bërë një analizë, e
    ndoshta edhe një diskutim pak më i gjerë, jo vetëm brenda Qeverisë, por edhe jashtë se çka duhet
    të ndryshohet në këtë ligj, cilat janë datat që nuk janë aq të rëndësishme për ne dhe për qytetarët
    e Kosovës, e cilat ne i festojmë, siç është ajo e 9 Majit, për të cilën ne jemi dakord se duhet të
    hiqet nga kalendari i festave zyrtare, por ajo çka duhet të diskutojmë është se cilat janë disa ditë
    që janë shumë të rëndësishme për ne edhe për historinë tonë, e cilat ne duhet t’i festojmë dhe
    cilat nuk janë pjesë e festave zyrtare të Republikës së Kosovës.


    67
    Kështu, jo vetëm data 28 Nëntori, e cila besoj duhet të jetë festë zyrtare, e jo vetëm një ditë e
    shënuar, por edhe festat tjera për të cilat besoj kolegët e mi edhe do t’i arsyetojnë se pse ato
    duhet të jenë festa shtetërore.

    Po ashtu, ajo çka duhet të ketë rëndësi është se duke vendosur që ditët e festave, të cilat bien në
    vikend e cenojnë të drejtën e punëtorëve dhe a janë në pajtueshmëri me Ligjin e punës. Ne e
    dimë se më i prekuri nga ky ligj është sektori privat dhe punëtorët që punojnë në këtë sektor, të
    cilët nuk i gëzojnë festat duke i pasur ditë pushimi, apo duke u kompensuar ashtu siç e parasheh
    Ligji i punës në rast se punojnë gjatë festave. Prandaj, ky ligj duhet të harmonizohet edhe me
    Ligjin e punës, për të mos u hyrë në hak punëtorëve dhe po ashtu duhet të diskutohen mirë se
    cilat janë datat që janë të rëndësishme për ne si shoqëri dhe si shtet që ne duhet t’i festojmë.

    Në parim, “Vetëvendosje” nuk do ta mbështesë këtë ligj pa u siguruar se vërejtjet dhe
    amendamentet tona do të merren parasysh dhe do të bëhen ndryshime gjatë procesit të
    amendamentimit, e më pastaj do ta shqyrtojmë mundësinë e votimit. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Lekaj e ka fjalën.

    PAL LEKAJ: Faleminderit, kryesues!
    Të nderuar deputetë,
    Sa i përket projektligjit, ne i kemi vërejtjet tona. E kemi analizuar dhe Ligji për festat zyrtare
    vjen që të përkujtohen ditët e veçanta, e jo të pushohet në atë që u tha më parë, por ajo që ne na
    bën të ndihemi krenarë me festat tona, që ne duhet të përkujtojmë dhe duhen të jenë të sakta dhe
    të jenë ashtu që shkojnë në favor të vendit dhe qytetarëve.

    Sa i përket sektorit privat, është bërë traditë në Kosovë që shkelet ligji dhe dita e diel, kur
    shumica e punëtorëve privatë punojnë në bizneset private, e nuk respektohet, prandaj duhet në
    këtë ligj të sanksionohet dhe të thuhet qartë. Tjetra është që dita e 28 Nëntorit që për kombin
    shqiptar është ditë e veçantë dhe mendoj që këtu Parlamenti duhet të hyjë në këtë ligj dhe të
    votohet.

    Prandaj, këto janë ato vërejtjet që ne dëshirojmë që të përfshihen në këtë ligj. Faleminderit!

  • Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar “Nisma”, zoti Berisha e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    Në emër të Grupit Parlamentar “Nisma”, i mbështetim në parim ndryshimet në Ligjin për festat
    zyrtare dhe po besoj se shumë shqetësime të arsyeshme që nga miratimi për herë të parë i këtij
    ligji që janë ngrehur në opinion do të zënë vend në këto ndryshimet e pritura.

    Natyrisht si të gjithë, edhe ne i kemi shqetësimet tona, por duke pas parasysh se ligji nuk është
    ndoshta në pamje shumë voluminoz, është tepër i rëndësishëm dhe kolegët deputetë që kanë qenë
    në Legjislaturën 3 e dinë se si është miratuar ky ligj dhe unë po befasohem këndshëm në rast se
    dikush arrit t’i amendamentojë fillimisht disa kërkesa të grupeve të veta, atëherë ne jo me një,
    por me dy duar do t’i votojmë.


    68
    Prandaj, unë mendoj se duhet të jemi korrektë dhe ligjin ta përshtatim me rrethanat e shtetit të ri
    të Kosovës dhe me ngjarjet e rëndësisë së veçantë që, në fund të fundit, çdo vend i respekton ato
    ngjarje historike që lidhen me vendin e tyre. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zonja Brovina e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    Të nderuar kolege dhe kolegë,
    Ministra,
    Jam në foltore për një kërkesë të drejtë dhe legjitime. Kërkoj nga ky Parlament që ta përkrah
    propozimin që 28 Nëntori të jetë festë shtetërore e Republikës së Kosovës. Të qenët festë
    ceremoniale kurrë nuk e kam kuptuar çka domethënë kjo! Prandaj mendoj se kjo edhe nuk ka
    hije kur e propozuam dhe votuam që të jetë festë ceremoniale.

    Festa e Flamurit - 28 Nëntori, në çdo kohë ka qenë dhe është festë e popullit të Kosovës, e
    shkruar apo jo në ligj. Edhe në kohën e Rankoviqit, edhe në kohën e regjimit të Milosheviqit
    është festuar, ka qenë festë. Shumë njerëz janë burgosur gjatë festimit të kësaj feste, vetëm e
    vetëm pse simbolikisht barten ngjyrat, shenjat kuqezi.

    Kjo festë, deshëm apo jo, është edhe sot festa më madhështore dhe më kuptimplotë, festa me
    flamur në zemër, me të u bë lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me flamurin kuqezi u
    mbështollën dëshmorët në altarin e lirisë në secilën kohë në Kosovë.

    Kur secili minoritet e feston dhe e di festën e vet nacionale, është e çuditshme pse shumica prej
    95% të mos e kenë zyrtarisht festën e tyre kombëtare, Ditën e Flamurit, për të cilën ditë e dhanë
    kontributin e çmuar në histori. Kjo ditë, që daton që nga koha e Skënderbeut dhe shpallja e
    pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, me të u udhëhoq edhe lufta antifashiste dhe lufta e Ushtrisë
    Çlirimtare të Kosovës, është festa jonë nacionale, e nuk është ceremoniale.

    Duhet përmirësuar këtë dështim të bërë me ose pa qëllim. Nëse nuk e duam vetveten, nëse nuk e
    respektojmë vetveten si komb, si mund t’i duam dhe respektojmë popujt tjerë, pra kombet e
    tjera? Çdo gjest i tillë na shndërron në një farsë dhe na bën qesharakë. Unë gjithashtu e kam
    përgatitur amendamentin që do t’ia propozoj komisionit, por tani kur Partia Demokratike e dha
    propozimin kërkoj që ky propozim të përkrahet.

    Besoj në përkrahjen tuaj të të gjithëve pa dallim partish dhe pa dallim nacionalitetesh. Ligji
    gjithashtu kërkon edhe shqyrtimin nga Komisioni për Punë dhe Mirëqenie Sociale, sepse duhet të
    jetë kompatibil me Ligjin e punës dhe për këtë komisioni do ta mbajë një mbledhje të veçantë
    dhe t’i japë vërejtjet e veta. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Selimi e ka fjalën.

  • Faleminderit, nënkryetar !
    Përshëndetje zonja dhe zotërinj deputetë,
    Ky ligj është diskutuar sa e sa herë, e sidomos është diskutuar sa herë është festuar festa e 28
    Nëntorit, se përse 28 Nëntori nuk është i përfshirë si festë zyrtare në Republikën e Kosovës.

    69
    Më vjen mirë që nga kolegët deputetë u ngre ky shqetësim, e pres që ky shqetësim të jetë
    amendament dhe pres që ky amendament që e bën 28 Nëntorin festë zyrtare të Republikës së
    Kosovës të votohet dhe ta ketë mbështetjen e të gjithëve, ose shumicës së Parlamentit të
    Kosovës, e sidomos të gjithë atyre që njëri-tjetrit ia urojnë festën e 28 Nëntorit, qoftë në shtëpitë
    e tyre, qoftë në media, qoftë kudo.

    Prandaj, 28 Nëntori për të gjithë ne shqiptarët është një festë dhe një datë e shënuar, data më e
    madhe kombëtare shqiptarëve dhe normalisht pritja jonë për ta mbështetur amendamentin që e
    bën 28 Nëntorin festë edhe shtetërore të Republikës së Kosovës është një nder dhe respekt që do
    t’ia bëjmë vetes, institucioneve dhe Republikës së Kosovës. Por, ky ligj ndoshta që nga titulli do
    të duhej të trajtohej sidomos nga grupi punues që do të merret me amendamentimin e këtij ligji,
    që do të duhej të quhej eventualisht ligj për festat dhe datat e shënuara zyrtare, për shkak se datat
    e shënuara zyrtare janë edhe festat, edhe datat e tjera, e një datë nuk duhet t’i mungojë këtij ligji -
    Dita e Dëshmorëve të Lirisë.

    Prandaj, bashkë me 28 Nëntorin presim që në këtë ligj që rregullon festat dhe datat e shënuara
    zyrtare të Republikës së Kosovës, të jetë edhe data e dëshmorëve të lirisë, data e dëshmorëve të
    kombit dhe ne si lëvizje “Vetëvendosje” do ta mbështetim këtë projektligj në leximin e dytë
    vetëm nëse janë të përfshira 28 Nëntori si festë zyrtare dhe Dita e Dëshmorëve të Lirisë.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Qela e ka fjalën.

  • I nderuar nënkryetar!
    Të nderuar deputetë të pranishëm,
    Të nderuar ministra të pranishëm,
    Sot po e shqyrtojmë Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e festave shtetërore. Pa dyshim
    se vetë sjellja e këtij projektligji në të gjitha propozimet për ndryshime është në nivel dhe duhet
    të votohet, sepse e plotëson një vakuum që është krijuar për shkak se ka pasur mungesë në këtë
    projektligj, porse edhe e ka rregulluar çështjen që ne festojmë më shumë se sa secilido popull
    këtu në rajon dhe në Evropë.

    Por, çështja e vetme që unë mendoj se i mungon këtij projektligji, e të cilën është dashur ta
    bëjmë amendament, është ashtu siç e thanë edhe shumica e grupeve parlamentare dhe shumica e
    deputetëve deri tani që e diskutuan - 28 Nëntori të festohet si festë zyrtare, e jo të kontrabandohet
    si deri më tani si ditë ceremoniale, ndërsa ne të pushojmë. Nuk e kemi asnjë arsye që në mënyrë
    të tillë të vazhdojmë të veprojmë përderisa është krejt e natyrshme që një popullatë, e cila është
    me shumicë dërrmuese shqiptare, e ka të drejtën që ta respektojë të kaluarën e vet dhe nuk ka
    kurrfarë arsye që ta harrojë kujtesën historike.

    Është edhe në nderin e kësaj përbërjeje që më në fund shihet disponimi që ky amendamentim të
    kalojë dhe 28 Nëntori të bëhet festë zyrtare në Republikën e Kosovës. Nuk është fyese dhe nuk
    duhet ta kuptojë si fyese askush prej komuniteteve joshqiptare, sepse kjo është në njëfarë mënyre
    vetëm respektim i njëri-tjetrit. Faleminderit!

  • Faleminderit! Fjalën e ka zoti Mustafa.

    70
  • I nderuar kryesues!
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Unë kam pritur pak që me këtë propozim-ligj do ta kemi një lëvizje më serioze që të reduktohet
    numri i madh i ditëve të pushimit në Kosovë, i cili është bërë pengesë edhe për punën e
    bizneseve, por sidomos për përfundimin me sukses të semestrave brenda një viti akademik ose
    shkollor.

    Aq shumë festa, aq shumë ditë humben dhe ne jemi bërë një nga shtetet që ka aq shumë festa dhe
    aq shumë shkas për t’i bërë festat me ligj, sa vërtet është e tepruar. Mendoj që duhet të shkohet
    kah racionalizimi i mëtejmë i ditëve të pushimit. E para, do të ishte në rast se festa bie të shtunën
    ose të dielën, të mos të zgjatet një ditë feste ditëve të punës, po të festohet atë ditë që ka qëlluar.
    Ka qëlluar ditë vikendi, edhe më mirë, edhe feste edhe festohet. Kjo e para, mendoj se është një
    çështje që ne duhet të marrim shembuj edhe nga disa vende tjera.

    E dyta, sa i përket festave të komuniteteve, qofshin ato nacionale, qofshin ato religjioze, mendoj
    se ne mund t’i bëjmë festa zyrtare për kombin e caktuar apo grupin, pakicën kombëtare edhe ata
    le të pushojnë atë ditë, por jo të gjithë. Në qoftë se, 5% e popullsisë, një komunitet religjioz, 2-
    3% ose 5% e kanë një festë fetare e me e mbyllë krejt Kosovën, mendoj se nuk është e
    arsyeshme. Por, ai komunitet që i përket asaj, e praktikon atë fe, e praktikon atë festë, le të
    pushojë, le te ketë festë zyrtare të Kosovës për atë komunitet. Dhe, kjo është praktikë gjithandej.
    Kurrkund nuk ka praktikë si te ne. Kjo është një çështje, që mendoj se duhet të trajtohet me një
    seriozitet dhe duhet të bëjmë një racionalitet të mëtejmë, përndryshe kështu si jemi, e kemi
    tepruar shumë. Faleminderit!

    (Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetari i Kuvendit, z. Sabri Hamiti.)

  • Faleminderit, zoti deputet! Fjalën e ka deputeti Albin Kurti.

  • Deputetë të Kuvendit të Kosovës,
    Sigurisht se Ligji për festat zyrtare në Republikën e Kosovës ka nevojë të ndryshohet dhe të
    plotësohet, madje aq shumë ka nevojë të ndryshohet sa që ai nuk do të ishte ndryshim, por
    transformim.

    Në nenin 2 të këtij ligji, që mban titullin: “Festat zyrtare në Republikën e Kosovës” parashihen
    pesë festa jofetare, gjashtë festa janë fetare dhe asnjë festë nuk është kombëtare shqiptare.

    Pra, kjo tregon një proporcion të çuditshëm në Republikën e Kosovës sa i përket festave zyrtare
    dhe është një dëshmi se këtu kemi nevojë të flasim edhe për ndryshimet që nuk po ndodhin e jo
    vetëm për ndryshimet që i ka propozuar Qeveria.

    Më tutje, në të njëjtin ligj te neni 5, Komisioni Republikan i Festave, thuhet se Qeveria e
    Republikës së Kosovës e themelon Komisionin Republikan të Festave, përbërja e të cilit
    pasqyron diversitetin e shoqërisë kosovare. Mirëpo, nuk tregohet për çfarë diversiteti është fjala,
    për shkak se dihet që ka shumë lloje të diversiteteve. Ka diversitet sipas profesionit, sipas
    vendlindjes, vendbanimit, moshës, e kështu me radhë.


    71
    Kështu që, nëse me diversitet është nënkuptuar diversiteti kombëtar, ky është një reduktim i
    diversitetit, që nuk përket me gjuhën se si shkruhen ligjet, ndërkaq, nëse lihet kështu e
    përgjithshme, atëherë është e pakuptimtë.

    Më tutje, në të njëjtin nen të të njëjtit ligj, 12 qershori ta zëmë, konsiderohet si Ditë e paqes.
    Mbase, kjo është edhe e drejtë, sepse s’mund të thuhet që me 12 qershor Kosova edhe u çlirua
    plotësisht. Ama, në anën tjetër, ne e dimë që komunat e ndryshme të Kosovës kanë ditë të
    ndryshme të çlirimit, mirëpo Kosova nuk e ka një ditë të çlirimit. Pra, kemi ditë të çlirimit të
    komunave, por jo edhe të Kosovës si tërësi, që i përmban ato komuna.

    Dhe, as në ditë memoriale, as në festa zyrtare nuk e kemi Ditën e Çlirimit, e kemi një Ditë të
    Paqes 12 qershorin, por jo Ditë të Çlirimit, që në aspektin politik e shtetndërtues e gjithsesi edhe
    kombëtar, është shumë më e rëndësishme.

    Në ndryshimet që janë propozuar nga Qeveria e Kosovës, ajo që vërehet është se 9 maji- Dita e
    Evropës, qysh ne memorandum thuhet se nuk do të jetë më festë zyrtare, mirëpo a nuk do të
    duhej pikërisht në memorandumin shpjegues të shpjegohet, pse deri më tash ishte kjo festë
    zyrtare dhe tash e tutje nuk është? Cila është baza logjike e arsyetimit, e cila thotë që tash e tutje
    9 maji si ditë e Evropës nuk më nevojë të jetë festë zyrtare? Cila ka qenë arsyeja që deri më tash
    e kishim 9 majin si festë zyrtare e tash e tutje nuk u dashka te kemi? Kjo duhet të shpjegohet,
    natyrisht, në memorandumin shpjegues i cili edhe emrin e ka të tillë, pra shpjegues.

    Më tutje, me këtë projektligj i cili tash po propozohet që të jetë ndryshim i ligjit bazik, në nenin 5
    thuhet që ditët e festave zyrtare të cekura në nenet 2.1 pika f, g, h, i, j, k të ligjit, kur bien ditën e
    diele, ditë pushimi janë ditët pasardhëse të punës, por jo edhe festat tjera. Pra, ka një privilegjim
    të festave fetare, që sërish nuk ka shpjegim pse është kështu, pse disa festa qenkan më të
    rëndësishme apo më të vlefshme se disa festa të tjera dhe, nëse kjo nuk bëhet në ligj, do të duhej
    patjetër të bëhet në memorandumin shpjegues, mirëpo ja që nuk e gjejmë as aty.

    Sërish, në nenin 6 thuhet se shtohen pikat, si në vijim: i, j, k, 24 qershori Dita e egjiptianëve, 25
    qershori, Dita e kroatëve, 21 maji, Dita e malazezëve, mirëpo në memorandumin shpjegues
    askund nuk thuhet pse kjo është e nevojshme. Pra, pse këto tri komunitete tash u dashka ta kenë
    ditën e tyre të përkujtimit, apo memoriale, siç po quhet.

    Pra, memorandumi shpjegues do të duhej të na e thotë këtë, por ja që sërish ai nuk e thotë.

    Besoj që për Ditën e kroatëve dhe Ditën e malazezve në kuadër të kornizës për marrëdhënie të
    mira bilaterale me Kroacinë dhe Malin e Zi, për reciprocitetin si vlerë e si parim të
    marrëdhënieve ndërkombëtare do të duhej që Qeveria paraprakisht t’i kishte kontaktuar
    shqiptarët në Mal të Zi dhe shqiptarët në Kroaci, në mënyrë që të shihet a ka reciprocitet aty, për
    shkak se shqiptarët në Mal të Zi dhe shqiptarët në Kroaci, sigurisht se kanë shumëçka të thonë
    për këto ndryshime që po propozohen nga Qeveria sot.

    Pra, shqiptarët në këto dy vende i kanë edhe përfaqësuesit e tyre politikë, i kanë edhe
    institucionet e tyre lokale, i kanë edhe shoqatat e organizatat e tyre, me të cilat nuk duket se

    72
    Qeveria e Kosovës ka pasur kurrfarë komunikimi dhe bashkëpunimi me rastin e propozimit për
    ndryshimet dhe plotësimet e këtij ligji.

    Duke mohuar shqiptarët si shumicë dërmuese autoktone në Republikën e Kosovës, siç po
    vazhdohet edhe me këto propozim-ndryshime e plotësime të këtij ligji, unë besoj që edhe më
    tutje Republika e Kosovës e bën një hap në drejtim të dështimit, kësaj radhe jo në aspektin socio-
    ekonomik, por në aspektin e karakterit të shtetndërtimit dhe të qëndrueshmërisë, tipareve dhe
    simboleve të saj.

    Prandaj, ky projektligj si i këtillë është i papranueshëm, për shkak se propozon ndryshime të
    pamenduara, ndërkohë që ndryshimet aq shumë të nevojshme nuk i kemi askund, sërish.
    Faleminderit!

  • Faleminderit, zoti deputet Kurti! Fjalën e ka deputeti Qerim Bajrami.

  • Zahvaljujem, predsedavajući!
    S obzirom da je ovo tek nacrt zakona o izmeni i dopuni Zakona o zvaničnim i memorijalnim
    praznicima u Republici Kosova, mi iz Parlamentarne grupe „6+“ ćemo u načelu podržati ovu
    izmenu i dopunu, s tim što ćemo kasnije na komisijama dati svoj doprinos a vjerujem da ćemo
    imati i mi jedan dodatni amandman, jer kao što svi znate, mi ne većinske zajednice imamo svoje
    memorijalne praznike na Kosovu.

    Ja ću vam navesti primer, recimo 28 septembra kada je dan bošnjaka, bošnjaci po zakonu kao i
    turci i romi i aškanlije i ostali, dakle nevećinske zajednice, imaju pravo da proslave taj praznik.
    Međutim, mi godinama unazad imamo problem, recimo kako da proslave taj praznik naši
    zaposleni u obrazovanju na bosanskom jeziku ako su tog dana u obavezi da održavaju nastavu,
    dakle i nastavnici i učenici.

    Prema tome, mi ćemo imati jedan dodatni amandman da se memorijalni praznici za one
    nevećinske zajednice na koje se taj praznik konkretno odnosi, bude praznik u prvom smislu te
    riječi, to znači da pripadnik te zajednice tog dana ima pravo da odsustvuje sa posla i iz nastave,
    odnosno iz škole i također da mu se taj dan, dakle plati ako je zaposlen.

    Inače, što se tiče ovog predloga oko 28 novembra, da budem iskren, meni nije jasno zašto i do
    danas taj praznik nije bio zvanični praznik i što se nas tiče, mi ćemo podržati da taj dan bude
    zvanični praznik. Hvala!

  • Faleminderit, zotëri deputet! Emilija Rexhepi e ka fjalën.

    EMILIJA REDŽEPI: Zahvaljujem se predsedavajući!
    Takođe ja bih želela da ispred manjinskih zajednica, odnosno ispred Bošnjaćke zajednice
    podržim predlog, koji dolazi od većine vas ovde prisutnih, da vaše obeležje odnosno većinske
    zajednice albanskim narodima 28 novembra da to bude zvaničan praznik, to je i obeležje jednog
    naroda, isto kao što mi ostale zajednice imamo.


    73
    Takođe, jako dobar predlog je došao od gospodina Mustafe, koji kaže da jedna zajednica
    proslavlja svoj praznik, svoje obeležje i da ne treba da se narušava celokupan sistem kosovski, da
    ona bude oslobođena tog dana zvanično, da to bude stav. Takođe se slažem sa gospodinom
    Bajramijem u Komisije za zajednice mi ćemo dati naš predlog. Zahvaljujem se!

  • Faleminderit! Deputetja Blerta Deliu-Kodra e ka fjalën.

  • KODRA: Faleminderit, nënkryetar!
    Nga diskutimet që dëgjova prej kolegëve deputetë, shihet që projektligji në fjalë ka nevojë për
    ndryshime substanciale, prandaj shtrohet dilema nëse në një ligj të tillë duhet të trajtohen
    ndryshimet brenda Parlamentit apo duhet t’i kthehet Qeverisë për një projektligj të ri.

    Janë disa ndryshime pothuajse kozmetike, që kanë ardhur, është Dita e Evropës e cila ka qenë
    paradoksale, sepse shteti i Kosovës që është njëri prej shteteve të vetme që ka festuar Ditën e
    Evropës edhe përkundër faktit që Kosova vazhdon të jetë njëri prej shteteve që ende nuk është
    pjesë e Bashkimit Evropian.

    Po ashtu, prej ndryshimeve që kanë ardhur në projektligj do të thotë, është një argument i mirë
    që festa të mos bartet në ditët pasardhëse, sepse kemi parë sidomos gjatë vikendit të kaluar, që ka
    pasur një lidhje të festave dhe ka pasur ngecje si në sistemin arsimor, po ashtu edhe tek bizneset.
    Numri i madh i festave zyrtare po ashtu, paraqet problem për bizneset e sidomos për ato biznese
    të vogla, të cilat e kanë të pamundur të jenë produktive me një numër kaq të madh të festave
    zyrtare.

    Personalisht kam pritur që do të ketë një zvogëlim të festave zyrtare dhe nuk jam shumë e
    inkurajuar me projektligjin në fjalë, sidoqoftë, ky është materiali që ne e kemi marrë nga Qeveria
    dhe, pres që kjo gjatë amendamentimit të pësojë edhe ndryshimet e veta.

    Mendoj se Kosova si shtet i ri, më shumë se për festa zyrtare dhe për ditë pushimi, ka nevojë për
    punë dhe investime të reja, të cilat duhet të vijnë në shtetin e ri të Kosovës.

    Si propozim imi, përkundër faktit që mbështes një propozim të dalë nga zoti Kurti, që dita e
    çlirimit të jetë një ditë unike në Republikën e Kosovës, ku Kosova të festojë një ditë unike, sepse
    të gjitha komunat festojnë ndarazi ditën e çlirimit të tyre, unë mbështes një propozim të tillë dhe
    propozoj po ashtu, që si Ditë e memorialëve të shënohet si ditë e shënuar edhe Dita e të
    pagjeturve, jo ditë feste, por ditë e shënuar. Kosova ka 1650 trupa të pagjetur dhe mendoj që i
    bën nder Republikës së Kosovës që me një ditë të shënuar të shënojë dhe Ditën e të Pagjeturve.
    Së fundit, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka shënuar edhe 27 prillin si Ditën e Personave të
    Pagjetur me një seancë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Dhe, propozoj po ashtu, pres që
    edhe gjatë amendamentimit të kemi mbështetjen e deputetëve dhe të kemi amendament, që Dita
    e të Pagjeturve të jetë ditë e shënuar në kalendarin e ditëve memoriale, me nenin 5, pika 5.5 të
    plotësim-ndryshimit të Ligjit të festave zyrtare të Republikës së Kosovës. Faleminderit!

  • Melihate Tërmkolli e ka fjalën.

  • Shumë shkurtimisht!

    74
    U fol për UÇK-në, u fol për farsën. Është një e vërtetë e madhe. UÇK-ja ka luftuar me flamurin
    kombëtar, sepse ka lyp çlirimin e Kosovës, e cila ka qenë e okupuar. A është farsë mos me qenë
    sot ajo datë këtu apo po e shtroj pyetjen, është farsë shteti i pavarur i Kosovës? E kemi farsë
    shtetin e pavarur të Kosovës?

    Jo, jo, më fal, a po e konsiderojmë veten ende pakicë në këtë shtet të pavarur të Kosovës, sepse
    shumë ende Shqipërinë e quajmë shteti amë? Kemi ne apo s’kemi shtet? Më falni. Arben, bën të
    mos flasësh. Pas çdo fjalës sime bën ti të mos flasësh.

    Unë po e marr rrezikun për t’u keqkuptuar, po s’e kam atë dert hiç, se mund të keqkuptohem. Në
    vitin 2007 unë e kam sjellë ligjin këtu në Qeveri, ku 28 Nëntori ka qenë festë zyrtare. Unë vetë
    kam qenë ministre, e kam çua atë ligj edhe e kanë hequr. E kanë hequr, e kanë hequr këta që sot
    po më shesin këtu patriotizëm primitiv. E kanë hequr, a!

    Pas vitit 2008, kur e kemi fituar Pavarësinë, kur e kemi shpallur Pavarësinë, kur jemi shtet i
    pavarur, ne i kemi do simbole, që me ua thënë të drejtën më së paku unë i dua, se kam qenë gati
    e vetmja, që kam votuar kundër, ju të gjithë i keni votuar. Unë i kam dashur simbolet e Ibrahim
    Rugovës, që s’i qiti kurrkush këtu. Edhe, ju i keni votuar.

    Prandaj, ju lus shumë, mos sillni këtu pallavra, mos qitni jo 29 jo 28, ata që thonë 29 e kanë 29-
    shin me gjasë, në shpirt të vet. Melihate Tërmkolli e di çka është 28 Nëntori, po do ta mësoni
    edhe ju. Faleminderit!

  • Faleminderit! Fjalën e ka deputeti Bekim Haxhiu.

  • Faleminderit, i nderuar kryesues!
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Mendoj që ky ligj nuk do të duhej të vinte sot në Kuvend, në aspektin procedural, jo për aspekte
    të tjera.

    Komisioni përkatës parlamentar nëse e ka trajtuar dhe e ka shfletuar këtë ligj, e sheh që i ka nja
    dhjetë pikë, gjegjësisht dhjetë amendamente, ndërsa ligji bazik i ka gjithsej nëntë nene. Ky ligj e
    tejkalon, ky projektligj në fakt, e tejkalon ligjin paraprak, Ligjin nr. 03/L-064 dhe me këtë
    proceduralisht nuk do të duhej të vinte në seancë fare dhe do të duhej t’i kthehet Qeverisë, që të
    sjellë një ligj të ri për arsye se materia që trajtojmë e tejkalon materien bazike.

    Në aspektin procedural, mendoj që ky ligj duhet t’i kthehet Qeverisë edhe njëherë dhe duke i
    marrë parasysh të gjitha vërejtjet, diskutimet këtu që u thanë nga kolegët deputetë, dhe që
    Qeveria pastaj këtë ligj ta procedojë për Kuvend dhe ta kemi një ligj zyrtar për festa zyrtare dhe
    datat e shënuara. Kështu do të duhej të ishte ky ligj, për arsye se nuk është ligj vetëm për festa
    zyrtare, mirëpo edhe për data të shënuara dhe në këto data të shënuara ne po e harrojmë një nga
    datat më të veçanta, të historisë më të re të popullit shqiptar, 5 dhe 6, 7 marsin – Epopenë e
    Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ajo do të duhej të ishte një nga datat e këtij projektligji.


    75
    Duke pasur parasysh që ky ligj ka shumë vërejtje, e tejkalon materien, vota ime nuk do të jetë
    pro këtij ligji, do të jetë që ky ligj t’i kthehet Qeverisë dhe ta kemi një ligj ashtu siç duhet. Edhe
    proceduralisht ky ligj nuk është për t’u proceduar në Kuvend. Faleminderit!

  • Faleminderit, zoti deputet! Deputetja Sala Berisha-Shala e ka fjalën.

  • SHALA: Faleminderit, nënkryetar!
    Përshëndetje ministra!
    Kolegë deputetë dhe deputete,
    Ju të pranishëm,
    Unë nuk do ta zgjas shumë, sepse çështjet të cilat edhe vetë kam menduar t’i flas, gati se i prekën
    kolegët dhe koleget e mi deputetë. Ajo që e bën për ta përshëndetur këtë ligj, është se ndryshimi i
    tij që ditët e festave zyrtare kur bien në ditë të shtunë ose të diele, një ditë pushimi do të jetë një
    ditë pasardhëse, ka qenë në ligjin paraprak, tani nuk do të përcillen, me përjashtim të festave
    fetare, siç janë Bajrami i Madh, Bajrami i Vogël, Krishtlindjet Katolike, Ortodokse, Pashkët
    Katolike, Ortodokse, e tjera.

    Për mua tingëllon pak si paradoksale që festat fetare të barten në ditët në vijim, përderisa neni 8 i
    Kushtetutës thotë se Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështjet e besimeve
    fetare. Pak s’po mund logjikisht ta kuptoj.

    Personalisht, do ta votoj në leximin e parë, duke shpresuar se do të kompletohet me propozimet
    që erdhën nga kolegët tjerë e sidomos, nga kolegia Flora Brovina, sepse mendoj se është fat që
    në këtë mandat është prapë deputete Flora Brovina dhe unë e disa të tjerë, që në vitin 2008 nuk e
    kemi votuar Ligjin për festat zyrtare, pikërisht duke u lidhur në çështjet që nuk janë futur me ligj,
    siç është edhe 28 Nëntori edhe festat tjera.

    Mendoj që Kosova ka nevojë për më pak pushim e më pak festa e për më shumë përkushtim e
    punë dhe, u pajtuam gati se shumica, që Kosova është shteti i cili ka më së shumti pushime dhe
    festa. Kështu që, është dashur të mendohet në reduktimin e tyre, e jo në shtimin e tyre dhe prej të
    gjitha festave, në qoftë se nuk gaboj 11 që janë me ligjin e mëparshëm, vetëm 9 maji, Dita e
    Evropës është hequr që të mos festohet. Faleminderit për vëmendje!

    (Drejtimin e mbledhjes e merr kryetari i Kuvendit, z. Kadri Veseli.)

  • Faleminderit, zonja deputete! Ismajl Kurteshi e ka fjalën.

  • Faleminderit!
    Përshëndetje për të gjithë!
    Përveç përkrahjes së parafolësve në lidhje me 28 Nëntorin, si ditë e shënuar e popullit shqiptar
    dhe Ditës së dëshmorëve, unë do të përqendrohesha edhe në një çështje, që mendoj se është e
    arsyeshme, që festat fetare në Republikën e Kosovës të festohen vetëm nga pjesëtarët e
    komunitetit të caktuar fetar, sepse edhe ashtu ne ose i takojmë një religjioni, ose asnjë religjioni,
    po kurrkush s’i takon dy religjioneve. Dhe, nuk i festojmë dy festa fetare, po do të ishte mirë që
    të festojnë vetëm ata që e kanë festë të vetën fetare.


    76
    Dhe po ashtu, mendoj se festat zyrtare nuk duhet të ndahen në festa fetare dhe festa të tjera dhe
    njërës palë t’i jepet një rëndësi tjetër dhe palës dhe festave tjera një rëndësi tjetër.

    Por, edhe një çështje që mendoj se edhe përmes këtij ligji do të duhej të kërkojmë që t’i
    obligojmë sidomos, atë pjesën e sektorit privat, sepse festat zyrtare në Republikën e Kosovës, po
    flas për praktikën që po ndodh, respektohen vetëm ne sektorin shtetëror, ose shoqëror, kurse ai
    sektori privat këto asnjëherë nuk i respekton, duke ua shkelur të drejtën për të festuar festat e
    tyre, punëtorëve të cilët punojnë në sektorin privat.

    Kështu që, kjo do të duhej që të mendohet, në një mënyrë edhe pse kjo rregullohet me Ligjin e
    punës, edhe përmes këtij ligji të obligohen punëdhënësit, që t’ua respektojnë atyre që i kanë të
    punësuar edhe të drejtën e të festuarit të festave zyrtare. Faleminderit!

  • Faleminderit! Fjalën e ka deputeti Hajdar Beqa.

  • Faleminderit, kryesues!
    Ne, sot po diskutojmë për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-064 për
    festa zyrtare në Republikën e Kosovës.

    Çdo ligj ka rëndësinë e vet edhe ky ligj e ka rëndësinë e vet. Ky plotësim-ndryshim i ligjit, që ka
    ardhur nga Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë disa ndryshime, që janë për t’u
    përshëndetur, si për shembull, heqja e Ditës së Evropës si ditë pushimi, e cila ditë nuk është
    pushim as në shtetet e Bashkimit Evropian, mos bartja e pushimit në qoftë se festat kanë rënë në
    ditë pushimi, për shembull të shtunën, e që janë bartur të hënën. Është mirë që edhe këtë Qeveria
    e ka hequr, sepse Kosova ka nevojë më shumë për punë, sesa për pushim, aq më shumë në këtë
    kohë që jemi duke e kaluar sot.

    Është mirë që kanë hyrë në festat memoriale edhe Dita e komunitetit kroat, malazez dhe
    egjiptian, por shumë festa me rëndësi të veçantë për komunitetin shumicë apo për qytetarët e
    vendit tonë nuk janë të përfshira në këtë ligj. Për shembull, unë nuk do ta zgjas, se u përmendën
    gati nga të gjithë parafolësit. Për shembull, ne e dimë se nuk ka një ditë të çlirimit për tërë
    Kosovën, që duhet të jetë një ditë e çlirimit, se kjo ditë nëse secila komunë e ka ditën e vet,
    atëherë është më problem edhe për institucionet qendrore, por edhe për qytetarët. Duhet të jetë
    një ditë e veçantë e çlirimit.

    Edhe unë si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës konsideroj që data e çlirimit të
    Republikës së Kosovës duhet të jetë 12 Qershori dhe propozoj që kjo ditë të jetë 12 qershori dhe
    duhet të përfshihet në këtë plotësim-ndryshim, Dita e Dëshmorëve nuk është e përfshirë në këtë
    ligj si festë zyrtare. Ne e dimë që ne si Kosovë dhe ne si Parlament për të ardhur këtu është
    dashur shumë mund e sakrificë nga shumë gjenerata e në veçanti edhe nga dëshmorët e kombit
    dhe konsideroj dhe propozoj se duhet të jetë edhe Dita e dëshmorëve.

    Si deputet i këtij Kuvendi, propozoj që 6 marsi të jetë Dita e dëshmorëve të Republikës së
    Kosovës. Gjithashtu, kemi shumë të pagjetur që ende edhe sot kemi mbi 1600 të pagjetur, që
    ende janë duke i pritur nënat- fëmijët e tyre, djemtë e tyre, prindërit janë duke i pritur fëmijët e
    tyre dhe secili është duke i pritur të dashurit e vet, që edhe sot nuk dihet ku i kanë as eshtrat.

    77
    Andaj, propozoj që duhet të jetë ditë, festë zyrtare edhe Dita e të pagjeturve dhe propozoj që të
    jetë 27 prilli. Kuvendin e përgëzoj që ka bërë këtë vit një organizim të veçantë për këtë datë dhe
    në një datë të veçantë që ka qenë gjatë gjithë historisë dhe në çfarëdo kohe ka qenë populli
    shqiptar dhe populli i Kosovës, është festuar. Konsideroj që është e palogjikshme që 28 Nëntori
    të mos jetë në Ligjin për festat zyrtare.

    Ne e dimë, që edhe pse nuk ka qenë në ligjin e kaluar, çdo vit e kemi festuar, çdo vit kemi bërë
    pushim dhe, është mirë që ta marrim guximin si deputetë të këtij Kuvendi dhe ta fusim në Ligjin
    për festa zyrtare dhe të jetë festë zyrtare 28 Nëntori.

    Konsideroj që këto festa duhet të përfshihen në këtë ligj dhe mendoj që Qeveria duhet ta kthejë
    ligjin prapa, t’i bëjmë këto plotësim-ndryshime, të amendamentohet sipas ligjit dhe rregulloreve
    dhe të vijë në Kuvend për votim. Faleminderit!

  • Ju lutem, propozime pak më konkrete, se u paraqitën edhe 3 veta. Unë do t’ua jap
    fjalën të treve, por mos t’i përsërisim, nëse ka mundësi. Nait Hasani e ka fjalën.

  • Faleminderit, nënkryetar!
    Përshëndetje për ministrat!
    Në Projektligjin e ardhur për festat zyrtare është një gjë shumë interesante, që nuk e thanë as
    ministri dhe diskutojmë për gjërat që janë jashtë procesi.

    Ky ligj ka ardhur vetëm për nenin 6 për datat 24, 25, 21, 24 qershor Ditën e egjiptasve, 25
    qershor dita e Kroatëve dhe 21 maji Dita e malazezve. Ky ligj për këtë qëllim ka ardhur që për t’
    i shtirë pjesët kategori Kushtetuese këto pakica në Kosovë. Ky nuk ka ardhur për ndryshimet
    tjera, prandaj nuk u tha po duhet të thuhet. E a mund t’i bëjmë ato ndryshime që u propozuan,
    unë shumë dyshoj në atë.

    Kur e them dyshoj, e di që kur e kemi miratuar këtë Ligj për festat zyrtare, e di çka kemi hequr
    ne këtu në Kuvend për ta miratuar këtë ligj. E di, se ambasadori, se ambasada kanë qenë pjesë e
    Kuvendit për ta miratuar këtë ligj. Prandaj dyshoj në fund, që mund ta arrijmë këtë qëllim, por,
    pasi që folën të gjithë, po them që 5 maji është Dita e dëshmorëve të kombit. Nëse ne jemi
    shqiptarë, atëherë Dita e Dëshmorëve të Kombit është 5 Maji.

    Po festa jonë zyrtare është 28 Nëntori dhe kjo duhet të hyjë aty, e a do të mund ta shtyjmë, varet
    prej këtij Kuvendi, por unë dyshoj që ministri do të vijë nesër e do ta tërheq ligjin, këtë dyshim e
    kam, sikurse ministri paraprak, që i tërhoqi katër ligje. E tash, nëse e kemi këtë lojë atëherë është
    më mirë të mos na shtijë në lojë Kuvendin, për t’i bërë këto zhargone negative të politikës sonë.

    Prandaj, ky ligj unë besoj që jam për t’ i shtirë këto kategori kushtetuese derisa janë përcaktuar
    edhe ndryshimet, këto tri pakicat po jam për t’ i shtirë edhe këto pjesët tjera. A i plotëson ligji
    kushtet është çështje shumë e thjesht, se nuk ka ardhur ligji për ta hequr një datë, 9 Majin, Ditën
    e Evropës, as për ta hequr për ta kaluar një datë më tutje ose një ditët e pushimit, ky ligj ka
    ardhur për këto kategori dhe këto kategori duhet të hyjnë, po kërkoj që t’i plotësojmë dhe t’i
    shtimë ato pjesët tjera, të cilat janë 5 Maji, 28 Nëntori edhe Ditën e Çlirimit, sepse janë tri pikat
    kryesore, që neve si Kosovë na bëjnë shtet dhe na nderojnë. Faleminderit!

    78
  • Edhe ty, faleminderit! Gëzim Kelmendi e ka fjalën.

    G
  • Faleminderit, i nderuar kryesues!
    Të nderuar ministra,
    Kolege dhe kolegë deputetë të nderuar,
    Padyshim që u tha shumë për këtë projektligj, edhe pse puna kryesore nëse nuk kthehet ligji
    prapa në Qeveri, puna kryesore i mbetet komisionit në amendamentimin e këtij projektligji. E
    unë personalisht nuk jam simpatizues i festave të shumta e jo në një vend, siç jemi ne, një shtet i
    ri i cili kërkon shumë punë dhe jo për të pushuar shumë, por megjithatë, e kam thënë shpeshherë,
    po e them edhe sot, ne duhet të jemi vetëkritikë ndaj vetes sonë, ngase ne si deputetë të Kuvendit
    të Kosovës, si institucioni më të lartë shtetëror, ne festojmë më shumë se festat që i kemi. I
    patëm dy javë pushim, qysh se është formuar kjo Qeveri dhe qysh se ka funksionuar ky Kuvend,
    krejt a i kemi mbajtur dhjetë seanca a jo, deri më tani, edhe atë me pauza të shpeshta dhe të
    shumta.

    Prandaj, unë mendoj se ne si deputetë nuk mund t’ia cenojmë dikujt festën nëse është e drejtë e
    tyre ta festojnë ata, ngase ne e kemi tepruar me festa dhe pushime jashtë mase. Prandaj, nuk
    është në anën tonë etike që të japim sugjerime konkrete. Ajo që mua më bën përshtypje në mesin
    e festave të shumta, prapë po them, nuk parapëlqej të kemi festa të shumta, ngase duhet të
    punojmë, e kemi shembull konkret shtetin e Gjermanisë, i cili pas Luftës së Dytë Botërore u
    dëmtua mjaft shumë, por u rimëkëmb me punë dhe angazhim dhe u bë një superfuqi ekonomike
    evropiane.

    Prandaj, ne duhet të punojmë gjithashtu, por ajo çka është e rëndë, kur po e shoh në shumë festa
    që janë inkorporuar në këtë projektligj është, se festa e 28 Nëntorit, e cila është e pafalshme, nëse
    i bëjmë vende tjera festave, ndërsa festa e cila simbolizon pavarësinë e shtetit e Shqipërisë, është
    shumë e rëndë që ajo të mos jetë festë zyrtare. Dhe padyshim, që pajtohem që të jetë një ditë
    unike edhe çlirimi i Kosovës që simbolizon çlirimin e Kosovës.

    Prandaj, edhe njëherë po e potencoj, ne si deputetë të Kuvendit të Kosovës të mos ia cenojmë
    dikujt të drejtën, nëse ka nevojë për pushim, ngase vetë e kemi tepruar me pushim. Faleminderit!

  • Ganimete Musliu, shkurt!

  • Faleminderit, nënkryetar!
    Si zakonisht, nuk kam qejf ta zgjas shumë. Kam dy çështje për t’i ngritur.

    E para, nuk dua të pajtohem me propozimin që u dha sot, që 12 qershori të jetë datë e Ditës së
    çlirimit të Kosovës, kur dihet që në mes datave 12 qershor dhe 20 qershor në Kosovë ka të
    shënuara viktima të rëna nga okupatori serb.

    Prandaj, konsideroj që Dita e çlirimit të Kosovës duhet të shënohet në datën kur dalin forcat e
    fundit paramilitare të Serbisë prej Kosove dhe, jo 12 qershori. 12 qershori mund të konsiderohet
    si Dita e hyrjes së NATO-s në Kosovë, por jo asnjëherë edhe Dita e çlirimit të Kosovës. E para
    është kjo.


    79
    Ndërsa e dyta, është Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Ne e kemi datën 17 Shkurt dhe,
    fatkeqësisht, edhe pse është ditë feste dhe një ditë shumë e madhe për popullin dhe për Kosovën
    në përgjithësi, asnjëherë nuk respektohet edhe nga institucionet e lëre më nga bizneset ose,
    thjeshtë nga qytetarët.

    Prandaj, kërkoj që dita e 17 Shkurtit të jetë një ditë e cila duhet të respektohet me ligj dhe në këtë
    rast edhe inspektorët të punojnë dhe t’ia dhënë hakun kësaj dite, sepse me të vërtetë nuk është një
    ditë, e cila i diskriminon qytetarët për të mos festuar, sepse këtë ditë asnjëherë nuk e gëzojnë
    punëtorët e sektorit privat. Faleminderit!

  • Tash, nuk ka asnjë tjetër. Unë meqë jam vetë, më lejoni veç t’i them dy-tri fjalë,
    për të pasur edhe në evidencë, unë i respektoj normalisht, perceptimet dhe mendimet e secilit për
    këtë temë që po diskutohet, por unë ju them që tash, që sot s’mund të votohet për këtë ligj, sepse
    e kemi një kuorum, por s’e kemi kuorumin e duhur të përbërjes të Kuvendit, që të votohet.
    Domethënë, mund të votohet nesër, jo sonte, kjo për shkak të detyrimeve ligjore.

    Në anën tjetër, meqë po i them këto dy- tri fjalë, para se do t’ia jap unë fjalën edhe ministrit, tash
    ju e pat vetë, kush i ka përcjell të gjithë. Këtu është një lepezë e tërë e problemeve që lidhen me
    këtë ligj, të cilat kaq shumë e kundërshtojnë njëra- tjetrën, që edhe po të mblidhen këta njerëz,
    pak si vështirë për një ditë të merren vesh për të. Pse?

    Të gjithë thonë kemi tepër festa, por secili e ka propozuar edhe një së paku, që i bie, deklarojmë
    që kemi shumë, por po na duhen ende. Të gjithë i përmendin, i konfondojnë, jo të gjithë, por
    shumica, problemin e festës zyrtare dhe problemin e pushimit, janë dy sende. Të gjithë
    mbasandaj e fusin edhe problemin sindikalist, pse punëtorët e të gjitha kategorive nuk punojnë e
    zakonisht nuk punojnë ata që punojnë privatisht, janë probleme kaq të ndryshme.

    Dhe e fundit, prapë, të gjithë nuk i kuptojnë specifikat e festave fetare, thonë: “festat fetare do ta
    kenë pushim edhe të hënën”. Jo, ata që janë të krishterë të të dy tipave të krishtnizmit, e dinë që
    të dielën fiks bien vetëm pashkët, as Krishtlindjet nuk bien të dielave gjithmonë, as Bajrami
    s’bie. Domethënë, keni kujdes, është veç një festë e krishterë, që për kah natyra bie prej këtyre
    që i kemi ne këtu, bie gjithsesi të dielën. Pra, vetëm ajo ligjërisht, eventualisht nëse thuhet, del të
    hënën, por të tjerat munden edhe s’është e thënë.

    Kështu që unë po pushoj këtu, nuk po interpretoj më tutje, por ndjeva nevojë t’ ju them që
    përnjëmend, nëse ky ligj i hyhet që të rimerret, për mua ky do punë shumë ende dhe e thatë ju
    vetë, dhe pak është edhe pak e habitshme, se në emër të grupeve secili thatë po e përkrahim, tani
    kur i evidentova me grupe, domethënë doli shumica. Unë respektoj të gjithë tjerët, po për votim,
    unë po flas për punë votimi edhe e dyta, një çështje unë dua ta përmend zotin Naitin, se ai e ka
    parë një problem që është finok e s’është finok, po kush s’do ta shohë duket që është finok.

    Nëse ky ligj ndërrohet, që nëpër derën e vogël të bëhen, ta quajmë ashtu edhe nja tre, t’i quajmë
    ne kushtimisht, komunitete, komunitete po u themi kushtetuese në kuptimin politik, atëherë nuk
    e vlen një ligj të shkundet deri në nivelin, që s’mund të aprovohet edhe njëherë, se unë duke i
    ditur procedurat dhe mënyrën e komponimit të Kuvendit, unë e kam ta parashoh pak si vështirë
    qysh aprovohet, po s’është punë për mua, në këtë rast. Faleminderit!

    80
    E ka fjalën ministri Mahir Yagcilar.

  • Faleminderit, i nderuar kryesues!
    Shumicën e çështjeve ndoshta e keni shpjeguar, të cilat edhe unë në njëfarë mënyre, kam
    menduar. Duhet ta dallojmë pushimin dhe festën. Të gjitha janë festa zyrtare, por çështja është te
    pushimi dhe, qëllimi ka qenë që disa ditë t’i shkurtojmë dhe në këtë rast me plotësim-ndryshimin
    nuk ekzistojnë mundësi të bëhet më shumë, sepse ligji është një ligj specifik dhe është lidhur
    drejtpërdrejt edhe me Kushtetutën.

    Në këtë aspekt unë si ministër i Administratës Publike edhe nga pozita për të hyrë për ta hartuar
    një ligj komplet, nevojitet një konsensus shumë më i madh. Në këtë aspekt është propozimi, që
    procedohet t’i shkurtojmë disa ditë, të gjithë janë prapë festa zyrtare, krijohet mundësia në të
    ardhmen, që Qeveria për ditët kur vlerësohet që bëhet ditë pushimi, krijohet një mundësi,
    krijohet edhe mundësia të bëhet planifikimi buxhetor, sa i përket festimit, jo pushimit. Këto janë
    disa mundësi, por prapë kjo është votimi pak më specifik. Nuk besoj që sot ose sonte ka kushte të
    vazhdohet me votimin. Duhet të nesërmen ndoshta të vazhdohet.

    Ndërsa, sa i përket propozimeve, të gjithë janë në njëfarë mënyrë të pranueshme, duhet të ulemi
    në Komisionin Parlamentar edhe procedurat tjera, të bisedojmë, të shikojmë, si mundemi të jemi
    në përputhje me Kushtetutën dhe t’i bëjmë këto plotësim- ndryshime. Faleminderit!

  • Faleminderit, zoti ministër! Pra, ne kuorum për votim të zakonshëm kemi, por
    kuorum për votimin specifik për këtë ligj, sot nuk kemi.

    Vazhdojmë me pikën e tetë të rendit të ditës:

    8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pajisje me
    armë, municion dhe pajisje përkatëse të sigurisë, për institucionet e autorizuara shtetërore
    për siguri

    Në bazë të nenit 56 të Rregullores së Kuvendit, Komisioni Funksional e ka shqyrtuar
    Projektligjin dhe Kuvendit i ka paraqitur raportin me rekomandime, për shqyrtim dhe miratim në
    parim.

    Ftoj ministrin e Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, që para deputetëve të Kuvendit të
    prezantojë dhe arsyetojë projektligjin.

    Më thonë se ministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani e paraqet dhe ka të
    drejtë në vend të ministrit Hyseni.

  • Faleminderit, kryesues!
    Të nderuar deputetë,
    Më lejoni që në emër të ministrit Hyseni të paraqes para jush Projektligjin për ndryshimin dhe
    plotësimin e Ligjit numër 03/L-246 për pajisje me armë, municion dhe pajisje përkatëse të
    sigurisë për institucionet e autorizuara shtetërore për siguri i sponzoruar, siç thamë, nga Ministria
    e Punëve të Brendshme.

    81
    Ky projektligj është hartuar duke u bazuar në programin legjislativ të Qeverisë së Republikës së
    Kosovës, për vitin 2015 dhe në pajtim të plotë me Rregulloren e punës së Qeverisë numër
    09/2011.

    Arsyet për hartimin e këtij projektligji janë se me këtë ligj rregullohet përcaktimi i dispozitave
    ligjore për pajisje me armë, municion dhe pajisje përkatëse të sigurisë për institucionet e
    autorizuara shtetërore për siguri, për përfshirjen e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, që
    është institucion përgjegjës për ofrimin e trajnimeve të arsimit të lartë në fushën e sigurisë
    publike, si dhe Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, që të mund të posedojë armë për qëllim
    koleksionimi apo reference dhe municion për qëllim të testimit balistik të armëve.

    Ky projektligj përbëhet prej gjithsej 5 neneve, të cilat i ndryshojnë dhe plotësojnë dispozitat
    përkatëse të ligjit bazik.

    Hartimi i këtij ligji është në harmoni të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me
    instrumentet ligjore të cilat janë pjesë direkte e zbatimit në Republikën e Kosovës si dhe me
    burimet legjislative të Bashkimit Evropian.

    Gjatë hartimit të këtij projektligji janë marrë për bazë procedurat e parapara sipas Rregullores së
    punës të Qeverisë numër 09/2011 dhe për këtë projektligj janë pranuar edhe deklaratat për
    vlerësimin e ndikimit buxhetor nga Ministria e Financave dhe deklarata e pajtueshmërisë bashkë
    me opinionin ligjor nga Ministria e Integrimit Evropian.

    Të nderuar deputetë,
    Duke marrë parasysh rëndësinë e këtij projektligji, nevojën e avancimit të kornizës ligjore në
    këtë fushë si dhe duke marrë parasysh prioritetet e Qeverisë, kërkoj nga ju miratimin në parim të
    këtij projektligji. Faleminderit!

  • Faleminderit zoti ministër! Pas këtij prezantimi të ligjit nga ana e Qeverisë, do të
    kalojmë në debat dhe diskutimin në parim. I pari e merr fjalën raportuesi i Komisionit
    funksional, deputeti Nuredin Ibishi.

  • Komisioni Funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe FSK e ka
    shqyrtuar Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit numër 03/L-246 për pajisje me
    armë, municion dhe pajisje përkatëse për siguri të institucioneve të Kosovës dhe duke u bazuar
    në nenin 56 paragrafi 2 të Rregullores së Kuvendit, Komisioni funksional për punë të
    Brendshme, Siguri dhe FSK, në shqyrtimi ne parë të projektligjit propozon që me këto plotësime
    e ndryshime të këtij ligji të cilat kanë ardhur si rezultat i ndryshimeve në institucionet e sektorit
    të sigurisë, të miratohen ashtu si janë paraparë dhe si u theksuan nga ministri. Faleminderit!

  • Faleminderit zoti deputet! Kalojmë në deklarimet e grupeve parlamentare të
    shefave ose të caktuarve të tyre. Për Grupin e PDK-së, Fadil Demaku.

  • Faleminderit, nënkryetar!
    Të nderuar ministra,
    Deputetë,

    82
    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e ka shqyrtuar në parim këtë projektligj për ndryshimin
    dhe plotësimit të ligjit, që ka qenë në fuqi dhe i cili realisht i përfshin vetëm dy çështje. Dhe sa i
    përket kësaj, në ndryshimin dhe plotësimin e ligjit në fjalë do të përfshihet Akademia e Kosovës
    për Siguri Publike dhe Agjencia e Kosovës për Forenzikë, me qëllim të pajisjes me armë,
    municion dhe pajisje përkatëse.

    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e përkrah në parim, do ta votojë dhe kontributin do ta
    japë në procedurën e mëtutjeshme. Faleminderit!

  • Faleminderit! Për “Vetëvendosjen”, Rexhep Selimi e ka fjalën.

  • Faleminderit, zoti nënkryetar!
    Ky projektligj ka pas qenë trajtuar edhe në legjislaturën e kaluar, por për shkak të përfundimit të
    parakohshëm të legjislaturës së kaluar ka pas mbetur vetëm në mes leximit të parë e të dytë dhe
    sipas procedurave ky projektligj është rikthyer edhe një herë nga pika zero, pas një pune që ka
    pas bërë Grupi punues i themeluar në atë kohë nga Komisioni për Siguri, Punë të Brendshme dhe
    Mbikëqyrje të FSK-së.

    Por, si duket edhe kësaj radhe ka ardhur me të njëjtin problem dhe problemin që e kemi ne me
    këtë projektligj është neni 1, pika 1 pikë 1. Meqë ministri raportues është këtu, do të kërkoja
    përgjigje të drejtpërdrejtë për një çështje të caktuar dhe mendoj se meqë është ministri raportues
    këtu do të jetë i gatshëm të na përgjigjet se përse në nenin 1.1, pra nuk është përfshirë edhe Forca
    e Sigurisë së Kosovës si institucion i autorizuar shtetëror i sigurisë, për shkak se te përkufizimet
    thuhet kështu. Pra, ndoshta ministri do të na përgjigjej që Forca e Sigurisë së Kosovës është apo
    nuk është institucion i autorizuar shtetëror i sigurisë. Pres përgjigjen nëse ka mundësi ta bëjë
    kështu.

    Dhe, sidoqoftë, ky projektligj është i nevojshëm në infrastrukturën ligjore të fushës së sigurisë
    dhe ne do ta mbështesim pasi t'i kemi dhënë vërejtjet tona dhe punën tonë në komision e në
    Grupin punues dhe në leximin e dytë presim që sugjerimet e vërejtjet tona ose eventualisht
    amendamentet tona të jenë të miratuara si rezultat i së cilës ne edhe do ta japim votën tonë në
    leximin e dytë.

    Pra, ne në parim e mbështesim, por ndoshta ministri do të na jepte këtë përgjigje dhe pres tani që
    të na përgjigjet se përse nuk është përfshirë Forca e Sigurisë së Kosovës, si institucion shtetëror i
    autorizuar i sigurisë.

  • Faleminderit! Në emër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, deputetja Time
    Kadrijaj.

  • Faleminderit, nënkryetar i Kuvendit!
    Se sa është serioze Qeveria, kjo po shihet kur për një lëmi krejt tjetër e ka pru ta prezantojë një
    projektligj ministrin e Shëndetësisë, i cili i shkreti i ka hallet e mëdha edhe me shëndetësi e s’po
    mundet t’i dalë mbarë, e lëre më tash me Ligjin e armëve. Dhe po çuditem qysh deputeti Rexhep
    Selimi po bën pyetje se si do të përgjigjet ministri i Shëndetësisë për pyetjet që kanë të bëjnë me
    sferën e sigurisë.

    83
    Edhe ne si Aleancë, s’po bëjmë pyetje, por po i lëmë ato gjatë amendamentimit në Komisioni
    parlamentar të merret me to. Pra, çka të bëjmë pyetje, por do ta përkrahim në parim.
    Faleminderit!

  • Zafir Berisha flet në emër të Grupit “Nisma”.

  • Faleminderit, zoti kryesues!
    Unë nuk e kam të qartë fillimisht sa ka mundësi, bile së paku ju nga përvoja zoti kryesues, duhet
    të na sqaroni se një ministër për ta e bartur te një ministër tjetër një përgjegjësi të kësaj natyre,
    sepse unë e di që kryeministri mund ta autorizojë, por si do që të jetë, fillimisht duhet të them se
    qëndroj pas pyetjes që u bë nga zoti Selimi, e pastaj në emër të Grupit Parlamentar “Nisma” ne
    do ta japim kontributin tonë.

    Në këtë ligj kam punuar edhe në legjislaturën e tretë dhe besoj se ka arsye për t’u ndryshuar ky
    ligj dhe të përputhet me rrethanat e reja në të cilat gjendet vendi. Faleminderit!

  • Faleminderit! Në emër të Grupit “6+”, Qerim Bajrami!

    Ć
  • Grupe të tjera nuk janë të paraqitura për diskutim. I ftoj deputetet që janë të kafja
    ose këndej le të vijnë, se do të votojmë.

    Unë jam drejtues i seancës dhe mos më kallëzoni çka bëhet. Nëse ai do, pyetja ka qenë publike
    dhe ai përgjigjet. Unë nuk kam detyrim ta shti një njeri të japë përgjigjen, dhe bënu seriozë

    (Ndërhyrje)

    Nëse do, përgjigjet! Unë nuk detyroj as deputet as ministër të flas. Mësonu me këtë! Sa deputetë
    janë në sallë?

    I ftoj deputetët që janë këtu pranë, të hyjnë dhe votojmë, pres të kthehen deputetët.

    Tash unë do të kërkoja një këshillim me ju, nëse ju doni vazhdojmë ende. Mund të diskutojmë
    çdo ligj. Jemi 59 deputetë, dhe tash u bënë 60, 61 dhe 62.

    Atëherë, kërkohet deklarimi me votim për miratimin në parim të Projektligjit për ndryshimin dhe
    plotësimin e Ligjit për pajisje me armë, municion dhe pajisje përkatëse të sigurisë për
    institucionet e autorizuara shtetërore për siguri.

    Bëhemi gati edhe deputetët, edhe regjia. Votojmë tash!

    62 vota të gjitha janë për. Nuk ka abstenim. Nuk ka votë kundër.


    84
    Pra, me 62 vota, Kuvendi e miratoi në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit
    për pajisje me armë, municion dhe pajisje përkatëse të sigurisë për institucionet e autorizuara për
    siguri.

    Kërkohet nga Komisioni Funksional dhe komisionet e përhershme, që në afatin e paraparë me
    Rregulloren e Kuvendit, ta shqyrtojnë projektligjin dhe t’ia paraqesin raportet me rekomandime.

    Pra, unë ju lus, a doni të vazhdojmë? Deklarohuni, a doni të vazhdojmë?

    Pra, nga shefat e grupeve shihet se donë të vazhdojmë. Faleminderit!

    Kalojmë në pikën e nëntë:

    9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për armë

    Në bazë të nenit 56 të Rregullores së Kuvendit, Komisioni funksional e ka shqyrtuar projektligjin
    dhe Kuvendit ia ka paraqitur raportin me rekomandime për shqyrtim dhe miratim në parim.

    Në emër të ministrit të Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, para deputetëve të Kuvendit,
    ligjin e arsyeton Imet Rrahmani. E ka fjalën ministri.

  • Faleminderit, kryesues!
    Më lejoni që në emër të ministrit Hyseni të paraqes para jush Projektligjin për armë, i sponzoruar
    nga Ministria e Punëve të Brendshme.

    Projektligji për armë është hartuar duke u bazuar në programin legjislativ të Qeverisë së
    Republikës së Kosovës për vitin 2015 dhe në pajtim të plotë me Rregulloren e punës së Qeverisë
    numër 09/2011.

    Arsyeja për hartimin e këtij projektligji është se me këtë ligj rregullohen çështjet që kanë të bëjnë
    me armë si dhe përcaktohen kushtet për blerjen, posedimin, armëmbajtjen, ruajtjen, prodhimin,
    çaktivizimin, riparimin, tregtimin, importimin, shitjen, transportimin dhe gjurmimin e armëve e
    të municionit për persona fizikë dhe juridikë brenda territorit të Republikës së Kosovës, si dhe
    eksportimin nga Republika e Kosovës.

    Pra, Ligji në fuqi numër 03/L-143 për armë nuk e ka përfshirë armëmbajtjen, kurse me
    ndryshimin dhe plotësimin e këtij ligji është përfshirë edhe e drejta e armëmbajtjes dhe janë të
    integruara rregulloret dhe direktivat e reja të BE-së, të cilat janë miratuar në vitin 2012.

    Ndryshimet në Kodin Penal të Kosovës, kanë reflektuar edhe në ndryshimet dhe plotësimet e
    këtij ligji me qëllim të harmonizimit me të.

    Gjithashtu me ndryshim-plotësimin e ligjit në fjalë është synuar zvogëlimi dhe lehtësimi i
    procedurave me rastin e aplikimit për leje dhe licenca, me qëllim që ato të jenë sa më të qarta me
    rastin e pajisjes, monitorimit dhe kontrollimit të armëve, pjesëve të armës dhe municionit, si dhe

    85
    krijimin e klimës më të përshtatshme biznesore që është një nga prioritetet e Qeverisë së
    Republikës së Kosovës.

    Projektligji për armë përbëhet prej gjithsej 75 neneve, duke filluar nga dispozitat e përgjithshme,
    dispozitat shpjeguese si dhe dispozitat kalimtare e përfundimtare.

    Hartimi i këtij ligji është në harmoni të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me
    instrumentet ligjore të cilat janë pjesë direkte të zbatimit në Republikën e Kosovës, si dhe
    burimet legjislative të Bashkimit Evropian.

    Gjatë hartimit të këtij projektligji janë marrë për bazë procedurat e parapara sipas Rregullores së
    punës të Qeverisë numër 09/2011 dhe për këtë projektligj janë pranuar edhe deklarata për
    vlerësimin e ndikimit buxhetor nga Ministria e Financave dhe opinioni ligjor të përputhshmërisë
    me legjislacionin e BE-së nga Ministria e Integrimit Evropian.

    Të nderuar deputetë,
    Duke marrë parasysh rëndësinë e këtij projektligji, nevojën e avancimit të kuadrit ligjor në
    fushën specifike të sigurisë, që adreson kontrollin dhe mbikëqyrjen e armëve, harmonizimin e
    mëtutjeshëm të këtij kuadri ligjor me Rregullore të BE-së si dhe duke marrë parasysh prioritetet
    e Qeverisë së Republikës së Kosovës, kërkoj nga ju miratimin në parim të këtij projektligji.
    Faleminderit!

  • Faleminderit zoti ministër! Në emër të raportuesit të Komisionit funksional,
    deputeti Rexhep Selimi e ka fjalën.

  • Zoti nënkryetar!
    Unë po vlerësoj edhe një herë se do të ishte mirë që debati për këtë ligj të ishte shumë më serioz i
    trajtuar nga ana e Qeverisës.

    Unë e respektoj ministrin për zanatin e tij, të cilin nuk e njoh, dhe edhe ai do të duhej ta
    respektonte zanatin e tij të cilin nuk e njeh.

    Unë po mendoj që ky ligj do të duhej të trajtohej brenda seancës, kur deputetët janë edhe të
    gatshëm të debatojnë, të japin mendimet e tyre dhe po ashtu do të duhej që deputetët në shumë
    çështje t’i kishin përgjigjet nga ana e Qeverisë.

    Qeveria duket që nuk e ka vlerësuar kështu, prandaj po mendoj se vërtet do të duhej të ishin më
    seriozë dhe të vazhdojmë nesër ta trajtojmë këtë projektligj. Është një projektligj ndër më të
    rëndësishmit në fushën e sigurisë, prandaj po kërkoj që nesër të vazhdohet me këtë projektligj
    për ta trajtuar edhe më mirë.
    Sidoqoftë, nëse kjo nuk shihet seriozisht, atëherë ne këtij jo serioziteti do të duhej t’i përgjigjemi
    me një abstenim dhe të presim të vazhdojmë nesër, për shkak se nuk është serioze kjo.

    Sidoqoftë, më lejoni që në emër të Komisionit edhe një herë të jap qëndrimin që e kam marrë
    përsipër. Pra, komisioni e ka trajtuar këtë çështje shumë më seriozisht se sa Qeveria. Komisioni e

    86
    ka trajtuar këtë projektligj në seancën e caktuar dhe i ka rekomanduar seancës ta procedojë, por
    një seancë është shumë më serioze dhe një qasje shumë më serioze të Qeverisë jo kështu.

    Vërtet ne kemi shumë çka të themi, por e di që ministri s’ka çka të përgjigjet në të gjitha
    përgjigjet që mund t’i bëjmë ne.

  • Zoti Selimi, ti e ke detyrim në bazë të punës që ke ta bësh edhe raportin. E tash, sa
    është serioze, nuk jemi këtu për të vlerësuar as çfarë serioziteti ka raporti i juaj as i deputetëve.
    Duhet të jemi korrektë.

    Për PDK-në, kush flet për ligjin? Demaku e ka fjalën.

  • Faleminderit, nënkryetar!
    Unë para se të flas për Grupin, nëse më kishit lejuar ju, unë do ta kisha lexuar raportin e
    Komisionit, sepse zoti Selimi mund t'i shprehë qëndrimet e tij personale si deputet, ose edhe të
    Grupit të tij parlamentar, por kur të flas në emër të komisionit ai e prezanton qëndrimin e
    komisionit dhe duhet ta lexojë raportin që del nga komisioni, se më duket nuk e lexoj.

    Pra, ai ka të drejtë, edhe një herë po e them të shpreh qëndrimin e tij ai çfarë do për çështjen, por
    kur të flet në emër të Komisionit ai e përfaqëson komisionin dhe Komisioni për Punë të
    Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në bazë të nenit 56
    paragrafi 2 të Rregullores së Kuvendit, në mbledhjen e mbajtur më 10 prill 2015, shqyrtoi në
    parim Projektligjin numër 05/L-22 për armë dhe vendosi që Kuvendit t’ia paraqesë këtë
    rekomandim: Të miratohet në parim Projektligji numër 05/L-22 për armë.

    Ndërsa, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ne e kemi shqyrtuar këtë dhe
    kërkojmë të votohet në parim dhe të gjithë kontributin do ta japim gjatë dy leximeve të këtij
    projektligji. Faleminderit!

  • Faleminderit, zoti Demaku! Në emër të LDK-së, deputeti Nuredin Ibishi e ka
    fjalën.

  • Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në takimin e rregullt e
    ka shqyrtuar Projektligjin për armë numër 05/L-22 dhe e miraton në parim, pra në leximin e parë
    dhe thërret dy anëtarët e Komisionit funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe FSK të japin
    kontributin e vet, e gjithashtu edhe anëtarët e komisioneve funksionale apo edhe të përhershme të
    Kuvendit të Kosovës. Faleminderit !

  • Faleminderit! Grupet tjera nuk janë paraqitur të deklarohen në emër të grupeve.
    Urdhëro Zafir, në emër të Nismës!

  • Siç po shihet, në emër të opozitës u ndala me qëllim të them se ky koalicion
    është aq joserioz sa që opozitën mendon ta shfrytëzojë vetëm për t’i krijuar kuorum. Unë mendoj
    se për ligjet që janë në rend, edhe pas këtij ligji, duhet të jetë ministri dhe të gjithë në lexim të
    parë duhet të ketë debat dhe përgjigje e arsyetime nga ministri dhe kjo qasje na detyron neve

    87
    opozitën që ta luajmë rolin tonë konstruktiv për vetëdijësim të koalicionit qeveritar.
    Faleminderit!

  • Faleminderit, për deklaratën! E ka fjalën Qerim Bajrami, në emër të Grupit “6+”.
    Paraqitu më herët, se ti gjithë me vonesë paraqitesh.

    Ć
  • Faleminderit! E ka fjalën deputeti Bekim Haxhiu.

  • Faleminderit, i nderuar kryesues!
    I nderuar ministër Imet Rrahmani,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    E kam deklaruar edhe më herët që vërtet ministri Rrahmani e ka marrë të udhëheqë njërin prej
    sektorëve më problematik dhe vërtet jemi duke i parë vështirësitë të cilat i ka në shëndetësi dhe
    nuk mendoj se Qeveria ka bërë mirë që përveç problemeve në shëndetësi, tani t’ia ngarkojë edhe
    problemin e armëve ministrit Imet Rrahmani, është pak tepër për të.

    Unë besoj se duhet të kenë mirëkuptim edhe kolegët nga LDK-ja e Qeveria me ministrin Imet
    Rrahmani. Ne presim nga ministri Imet Rrahmani që të fillojë implementimin e Ligjit për
    sigurime shëndetësore. Këtë ligj ka mund ta prezantojë në emër të Qeverisë edhe ministri i
    Forcës së Sigurisë nëse s’ka qenë ministri i Punëve të Brendshme këtu, edhe
    zëvendëskryeministri i cili ishte deri para disa minutash këtu në seancë dhe mendoj se vërtet
    debati nuk mund të zhvillohet në raport, nuk mund të zhvillohet debati, është pa përgjegjësi që
    ministrat të mos jenë prezentë kur i trajtojmë këto ligje në seancë dhe pavarësisht kësaj, si
    deputetë, mendoj se ka nevojë që ky ligj të plotësohet dhe vërejtjet tona sa i përket këtij
    projektligji do t’i japim me anë të amendamenteve duke i dorëzuar ato në komisionin përkatës
    parlamentar. Por, vërtet po ngarkohet shumë ministri tash edhe me armë, boll i ka problemet në
    shëndetësi! Faleminderit!

  • E ka fjalën Ganimete Musliu.

  • Faleminderit, zoti kryesues!
    Përshëndetje për ministrin dhe për juve kolege e kolegë deputetet që jeni këtu.
    Unë kur e mora fjalën pikërisht e pata qëllimin që të reagoj kundër raportit që e dha zoti Rexhep
    Selimi, por meqë këtë e bëri në mënyrën më të mirë zoti Fadil Demaku, nuk dua të përsëritem.

    Por, megjithatë, dua të përgëzoj ministrin i cili është sot i pranishëm dhe e ka marrë
    përgjegjësinë që të raportojë për këtë ligj dhe gjithashtu dua, edhe pse nuk janë opozita këtu,
    besoj se do të dëgjojnë, t’ua kujtoj se unë e konsideroj shumë kompetent edhe ministrin e
    Shëndetësisë që është këtu, duke marrë parasysh që në mandatin e kaluar ministër i Punëve të
    Brendshme kemi pasur një doktor. Prandaj, nuk e di pse duhet të kontestohet prania e tij këtu sot
    e të pengojë debatin, kështu që i ftoj deputetët të cilët kanë për të debatuar, le të debatojnë. Kaq.

    88
  • Faleminderit, zonja deputete! Ju lajmëroj se nuk ka tjerë të interesuar të paraqiten
    të bisedojnë për ligjin. Ne kemi kuorum për të diskutuar, por nuk kemi kuorum për të votuar,
    prandaj unë mendoj që këtu do të ndalim punën për sot, në mënyrë që nesër të vazhdojmë të
    votojmë ligjet e mbetura dhe të vazhdojmë tutje. Fjalën e ka kërkuar deputeti Reçica, në emër të
    PDK-së.

  • Faleminderit, zoti nënkryetar!
    Vetëm desha një konstatim. Së pari, nuk është rast i parë që i delegohet prezantimi një ligji ose
    një vendimi një ministri, absolutisht dhe nuk do të duhej tash ta bëjmë çështje.

    Së dyti, dua t’i drejtohem opozitës. Për tre javë ditë na kanë kritikuar që s’kemi mbajtur asnjë
    seancë. Tash Kryesia ka vendosur që të jetë një seancë më 32 pika. Ne kemi mbërri te pika 8
    ende. Dhe janë lodhur , ende 7 ora e mbrëmjes është. Dhe sinqerisht do të duhej kjo të
    konstatohej dhe ata të kenë parasysh, nëse donë të punojnë, këtu është vendi për të punuar. Nuk
    është e domosdoshme që të jetë ministri këtu. Ky është ligj, ministri e ka propozuar të diskutohet
    dhe ka vend për plotësim-ndryshime dhe për atë arsye është leximi i parë dhe leximi i dytë.

    Mirëpo, një gjë po shihet e po dëshmohet kush e ka seriozisht dhe kush po lodhet ende pa ia
    filluar. Faleminderit!

  • Faleminderit zotni Reçica. Unë propozova, ne mund të bisedojmë se jemi mbi 40
    deputetë, mirëpo unë mendoj se sot votime s’do të ketë, sepse s’do të kemi kuorum për votime.
    Ju si të doni, ne si kuorum mund të bisedojmë e diskutojmë.

    A doni që nesër të vazhdojmë? OK! Vazhdojmë. Tani është pika e dhjetë e rendit të ditës:

    10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për letërnjoftim

    Në bazë të nenit 56 të Rregullores së Kuvendit, Komisioni funksional e ka shqyrtuar
    Projektligjin dhe Kuvendit i ka paraqitur raportin me rekomandime, për shqyrtim dhe miratim në
    parim.

    Ftoj ministrin Imet Rrahmani që para deputetëve të Kuvendit të prezantojë dhe arsyetojë
    projektligjin.

  • Faleminderit, kryesues!
    Më lejoni që përsëri, në emër të ministrit të Punëve të Brendshme, zotit Hyseni të paraqesë para
    jush Projektligjin për letërnjoftim, që është hartuar duke u bazuar në programin legjislativ të
    Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2015 dhe në pajtim të plotë me Rregulloren e punës
    së Qeverisë numër 09/2011.
    Arsyet për ndryshimin dhe plotësimin e Projektligjit për letërnjoftim janë:

    Ligji numër 03/L-099 për letërnjoftim ka përcaktuar se vlefshmëria e letërnjoftimit për personat
    më të vjetër se 60 vjet është e përhershme, kurse në çipin elektronik të letërnjoftimit të dhënë
    mund të ruhet deri në 10 vjet.


    89
    Shfrytëzimi i të dhënave elektronike nga letërnjoftimi, në të cilin përcaktohet se institucionet
    publiko-private mund t’i përdorin vetëm për verifikim të identitetit.

    Projektligji për letërnjoftim përbëhet prej gjithsej 8 kapitujve dhe 26 neneve, duke filluar nga
    dispozitat e përgjithshme, dispozitat shpjeguese si dhe dispozitat kalimtare dhe përfundimtare.

    Hartimi i këtij projektligji është në harmoni të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës
    dhe me instrumentet ligjore të cilat janë direkt në zbatim në Republikën e Kosovës, si dhe me
    burimet legjislative të Bashkimit Evropian.

    Gjatë hartimit të këtij projektligji janë marrë për bazë procedurat e parapara sipas Rregullores
    numër 09/2011 të punës së Qeverisë dhe për këtë projektligj janë pranuar edhe deklaratat për
    vlerësimin e ndikimit buxhetor nga Ministria e Financave dhe opinioni ligjor nga Ministria e
    Integrimit Evropian.

    Të nderuar deputetë,
    Duke marrë parasysh rëndësinë e këtij projektligji, nevojën e avancimit të kornizës ligjore në
    këtë fushë si dhe duke marrë parasysh prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ju ftojmë
    për miratim në parim të këtij projektligji. Faleminderit!

  • Faleminderit! Raportuesi i Komisionit Funksional, deputeti Fadil Demaku!

  • Faleminderit, nënkryetar!
    Komisioni për punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në
    bazë të nenit 56 paragrafi 2 të Rregullores së Kuvendit, në mbledhjen e mbajtur më 10 prill 2015,
    shqyrtoi në parim Projektligjin numër 05/L-15 për letërnjoftim dhe vendosi që Kuvendit t’ia
    paraqesë këtë rekomandim: Të miratohet në parim Projektligji numër 05/L-15 për letërnjoftim.
    Faleminderit!

  • Për Grupin e PDK-së, Ganimete Musliu.

  • Faleminderit, zoti kryesues!
    Të nderuar deputetë,
    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, e ka shqyrtuar në parim Projektligjin për
    letërnjoftim dhe kontributin tutje do ta japë në amendamente në komision përmes anëtarëve të
    Grupit të Partisë Demokratike të Kosovës, prandaj ju ftoj që ta votojmë në parim këtë projektligj.
    Faleminderit!

  • Faleminderit zonja deputete! Për Grupin Parlamentar të LDK-së, Ali Sadriu.

    ALI SADRIU: Faleminderit, i nderuar kryesues!
    Të nderuar deputetë,
    Projektligjin për letërnjoftimin, Grupi Parlamentar i LDK-së e ka shqyrtuar dhe parimisht ka
    pëlqimin që ta miratojë një diç të tillë, e unë si person kam një kërkesë që është pak specifike,
    por mirë është që është ministri i Shëndetësisë dhe për kah profesioni është kirurg. Ajo që unë
    propozoj se duhet të jetë pjesë e letërnjoftimit është që në letërnjoftim, pavarësisht nga shumë të

    90
    dhëna që është begatuar, të jetë edhe grupi i gjakut, sepse është shumë e rëndësishme në raste
    emergjente, prandaj i ftoj deputetët që ta miratojnë këtë projektligj dhe ta begatojmë në
    komisionet paraprake. Faleminderit!

  • Faleminderit, zoti deputet! Për Grupin “6+”, Qerim Bajrami.

    Ć
  • Faleminderit! Fjalën e ka kërkuar deputeti Milazim Haliti.

  • Faleminderit, nënkryetar i Kuvendit!
    Të nderuar deputetë të Parlamentit,
    I nderuar zoti ministër,
    Projektligji për letërnjoftim për të cilin po debatojmë ne sot në këtë seancë, i propozuar nga
    Ministria e Punëve të Brendshme i përmban dispozitat ligjore dhe kushtetuese, parasheh
    procedurat, organin kompetent për lëshimin si dhe përdorimin e letërnjoftimit, afatet e
    vlefshmërisë dhe të gjitha këto në harmoni me vendimin për standardet minimale për kartela
    identifikuese të Bashkimit Evropian, i harmonizuar me legjislacionin pozitiv dhe Kushtetutën e
    Republikës së Kosovës.

    Projektligji i propozuar parasheh që çdo shtetas si Republikës së Kosovës është i detyruar që nga
    mosha 16 vjeçare të pajiset me letërnjoftim i cili përmban më se 20 të dhëna të domosdoshme
    dhe afati i vlefshmërisë është i arsyeshëm për personat nga mosha 16 deri 26 vjeç, me afat të
    vlefshmërisë për 5 vjet, ndërsa mbi moshën 26 vjet me afat të vlefshmërisë prej 20 vjetësh.

    Me këtë rast unë dua të përmend edhe disa vërejtje që janë në këtë projektligj dhe besoj se
    komisioni funksional do t’i ketë parasysh, duke filluar që nga neni 9, ku përmenden
    karakteristikat apo të dhënat, të cilat janë më se 20 të dhëna në këtë projektligj për letërnjoftimin,
    duhet t’i shtohet, edhe atë që e tha në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së e dhëna mbi grupin
    e gjakut, që do të jetë vërtet shumë i domosdoshëm dhe i nevojshëm.

    Sa i përket afatit të vlefshmërisë së letërnjoftimit, mendoj se duhet të jetë i përkufizuar se deri në
    cilën moshë personat duhet të kenë letërnjoftimin me afat të vlefshmërisë dhe me këtë rast
    mendoj se nuk do të jetë e arsyeshme që afati të jetë obligativ edhe për personat e shtyrë në

    91
    moshë. Pra, është fjala për personat që e kalojnë moshën 70, 80 e më shumëvjeçare, dhe në këtë
    rast ata mund të gjobiten për shkak se letërnjoftimi i tyre është me afat të skaduar. Besoj se kjo
    do të jetë me një afat të përhershëm për këtë kategori.

    Vërejtja tjetër është në dispozitat ndëshkimore, te neni 20, që edhe mund të konsiderohet si masë
    ndëshkimore, nëse bartësi i letërnjoftimit brenda 5 viteve e fundit, dëmton apo i është vjedhur
    letërnjoftimi më shumë se dy herë, letërnjoftimi atij personi do t’i lëshohet me një kohëzgjatje
    prej një viti, që mund të konsiderohet kjo si një masë ndëshkimore.

    Mendoj se do të duhej të bëhej edhe kategorizimi i lartësisë së gjobave për raste të caktuara e jo
    të jetë gjoba e njëjtë prej 20 deri në 100 euro për qytetarin i cili nuk e ka letërnjoftimin e
    vlefshëm, ose rastësisht nuk e posedon letërnjoftimin me vete kur ia kërkon personi i autorizuar,
    të jetë i njëjtë si në rastin kur personi ia jep letërnjoftimin një personi tjetër apo e huazon për
    përdorin ose e përdorë letërnjoftimin e huaj si të vetin apo personi që ka më shumë se një
    letërnjoftim të vlefshëm, ose në rastin kur letërnjoftimi i shtetasit tjetër përdoret me qëllim të
    sigurimit të ndonjë përfitimi apo të drejte për vete ose një personi tjetër fizik apo juridik.

    Konsideroj se këto vërejtje do të merren parasysh nga Komisioni funksional dhe me këtë rast unë
    e mbështes në parim miratimin e këtij projektligji. Faleminderit!

  • Fjalën e ka kërkuar Nait Hasani.

  • Faleminderit, nënkryetar!
    Përshëndetje për ministrin.
    Në Projektligjin për letërnjoftimin kam dy vërejtje të cilat mendoj se duhet jenë pjesë e tij. Është
    neni 8, forma dhe mënyra e punimit të letërnjoftimit, thotë, përcaktohet me akt nënligjor nga
    Ministria. Mendoj se letërnjoftimi nuk është një vullnet apo dëshirë i një ministri çfarë do të bëjë
    dhe si t’ia jap formën. Duhet të përcaktohet me ligj, prandaj me ligj përcaktohet forma e
    letërnjoftimit.

    Dhe dy, te neni 9, përmbajtja e letërnjoftimit. Përmbajtja e letërnjoftimit, thotë, e ka emrin e
    shtetit, stemën, emrin e dokumentit, simbolin elektronik, biometrik, mbiemri, emri, data e
    lindjes, gjinia, shtetësia, vendi i lindjes, e tjera, e tjera. Këtu përcaktohemi vetëm me anë të
    shtetësisë. Në Kosovë jetojnë 92% ose 93%, a 95% sipas dëshirës mund të themi, shqiptarë. A ka
    përcaktim këtu? Neve po barazohemi në të gjitha dokumentet ose në të gjitha takimet me pakicat
    tjera, të cilat janë 1% për shembull boshnjak, 1% janë turq, 1% egjiptian, 1% të tjerë.

    E patëm një deklaratë, u dëgjua këtu në Kuvend, thoshin 8 mijë romë kanë ikur jashtë. E patëm
    deklaratën, ai thoshte diku 10 mijë ashkali kanë ikur jashtë. Ai tjetri 10 mijë, dhe tash këtu në
    Kuvendin e Kosovës, a ka shqiptarë, a kanë ikur shqiptarë? Prandaj, shtetësinë duhet ta
    përcaktojmë, të dimë sa qytetarë shqiptarë kanë ikur, sa kanë ikur boshnjakë, ashkali, e tjerë e
    tjerë. Prandaj, në pikën 1.8 te gjinia, pas gjinisë duhet të shtohet kombi, kombësia, shqiptar ose i
    pakicave tjera, përndryshe është e pa plotë. Unë do ta plotësoj edhe me amendament dhe do ta
    shtimë si pjesë të ndryshimit, ndërsa pajtohem me atë që të jetë pjesë edhe gjaku si dëshmi
    kryesore. Faleminderit!


    92
  • Faleminderit! Deputetja Emilija Rexhepi e ka fjalën!

    EMILIJA REDŽEPI: Zahvaljujem se predsedavajući!
    Ne slažem se sa gospodinom Hasanijem iz razloga zato što se u Nacrtu zakona o ličnoj karti
    bošnjačka zajednica se oseća diskriminisana, da li je to namerno ili ne na merno od strane
    Komisije za bezbednost ne znam, ili da li imaju podršku od Kancelarije za jezike pri Uredu
    premijera ne znam, da li imaju podršku od funkcionalne komisije za prava i interesa zajednica,
    takođe ne znam, ali je jako bitno da se poštuje Zakon o upotrebi službenih jezika, da se poštuje
    latinično pismo na ličnim kartama. Pozdravljam inicijativu turskih poslanika, oni su ubacili svoj
    jezik na ličnim kartama ali molimo ponovo da se reaktivira ovaj proces u funkciionalnim
    komisijama, posebno u komisiji za sigurnost i bezbednost, naravno uz svu podršku Ministarstva
    unutrašnjih poslova da se poštuje zakon o upotrebi jezika.

    U suprotnom, mi nećemo glasati za ovaj Nacrt zakona. Zahvaljujem!

  • Nuk ka të tjerë që dëshirojnë fjalën. Zoti ministër a ke nevojë me folë diçka, apo
    jo? Nuk ka nevojë. Atëherë, deputetë të nderuar, nesër bëhen votime për tre ligjet që nuk i
    votuam për arsyet që ju i dini sonte. Seanca vazhdon nesër, në orën 10:00. Faleminderit!





    * * *























    93
    Vazhdimi i mbledhjes plenare më 7 maj 2015
    Mbledhjen e drejton kryetari i Kuvendit, z. Kadri Veseli.


  • Të nderuar deputetë,
    E fillojmë vazhdimin e seancës,
    Jemi në pikën e gjashtë të rendit të ditës:

    6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhimin e
    financave publike dhe përgjegjësitë

    Projektligji është propozuar nga Nisma qytetare ‘drejtësia dhe qytetarët’. Qeveria e Kosovës nuk
    ia ka dërguar Kuvendit mendimin lidhur me projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit
    për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë.

    Në bazë të nenit 56 të Rregullores së Kuvendit, Komisioni Funksional e ka shqyrtuar
    projektligjin dhe Kuvendit ia ka paraqitur raportin me rekomandime.

    E ftoj deputeten Vjosa Osmani, e autorizuar nga propozuesi që para deputetëve të Kuvendit ta
    paraqesë dhe arsyetojë projektligjin.

  • Faleminderit, zoti kryetar!
    Të nderuar deputetë,
    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Ndihem e nderuar që 13 000 qytetarë që janë nënshkruar në këtë nismë legjislative për ta
    ndryshuar një nen të Ligjit për menaxhimin e financave publike. Kanë kërkuar që në emër të tyre
    të paraqes argumentet para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, se pse kjo nismë legjislative
    duhet të përkrahet.

    Në pajtim me Kushtetutën e Kosovës, përkatësisht nenin 79 të Kushtetutës, si dhe Ligjin për
    nisma legjislative, nëpërmjet kësaj nisme, kampanja ‘drejtësia dhe qytetarët’, e cila përfaqëson
    13 000 qytetarë që e kanë nënshkruar kanë propozuar amendamentimin e nenit 69 të Ligjit për
    menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë për të lejuar kompensimin e dëmeve
    joekonomike për viktimat e shkeljeve të të drejtave të njeriut.

    Nëpërmjet këtij ndryshimi synohet që ky ligj të vihet në pajtim me Kushtetutën e Republikës së
    Kosovës, të rrisë përgjegjësinë e zyrtarëve publikë në respektimin e të drejtave të njeriut, si dhe
    të rrisë besueshmërinë e qytetarëve të Kosovës ndaj institucioneve publike. Të gjitha këto çështje
    që pothuajse çdo vit paraqiten si sfida në Raportin e Progresit, të përgatitur nga Komisioni
    Evropian për Kosovën.

    Sa i përket nenit 69, që sot po propozohet të amendamentohet nga qytetarët e Kosovës, ky nen
    përcakton se dëmet e lejueshme të institucioneve publike që mund t’u ofrojnë qytetarëve janë si
    vijon: Gjykata kompetente është e autorizuar që ta urdhërojë një autoritet publik ose organizatë
    buxhetore që të paguajë kompensim monetar vetëm për dëme të drejtpërdrejta ekonomike, të
    cilat janë vërtetuar nga gjykata, në bazë të provave.


    94
    Pra, ky nen e ndalon kompensimin e dëmeve joekonomike, ku përfshihen dëmet që lidhen me
    dhimbjet, vuajtjet dhe hidhërimin, si pasojë e shkeljes së të drejtave të njeriut.

    Për më tepër, kjo është në kundërshtim edhe me Kushtetutën e Kosovës, si dhe me detyrimet e
    Kosovës si shtet karshi të drejtës ndërkombëtare.

    Kushtetuta e Kosovës i njeh të drejtat e qytetarëve që të kërkojnë mbrojtje të drejtave të njeriut
    nëpërmjet autoriteteve gjyqësore, si dhe të kenë qasje në mjete efektive juridike në rast se këto të
    drejta shkelen. Pra, të dyja këto të përfshira në Kapitullin II të Kushtetutës.

    Në anën tjetër, e drejta ndërkombëtare drejtpërdrejt e aplikueshme në Kosovë i njeh si dëmet
    ekonomike apo financiare, ashtu edhe ato ekonomike, apo jofinanciare, që rezultojnë nga
    shkeljet e të drejtave të njeriut.

    Dëmet ekonomike përfshijnë si humbjet në të ardhurat, dëmet në pronë, si dhe dëmtimet e tjera
    ekonomike që vijnë nga shkelja e të drejtave të njeriut. Ndërkaq ato joekonomike përfshinë
    dhimbjen dhe vuajtjen, zinë, si dhe dëme të tjera morale që vijnë si pasojë e shkeljes së të
    drejtave të njeriut.

    Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila është drejtpërdrejt e aplikueshme në Kosovë
    në bazë të Kapitullit II të Kushtetutës, si dhe precedentët apo raste të mëparshme të Gjykatës
    Evropiane të Drejtat e Njeriut, të cilat ne si institucione publike i kemi për obligim t’i
    respektojmë në përputhje me nenin 53 të Kushtetutës, përcaktojnë që një mjet juridik efektiv
    mund të përfshijë kompensim ekonomik dhe joekonomik sidomos kur të drejtat themelore janë
    në pyetje, siç është e drejta në jetë, e drejta për të mos u torturuar nga shteti e të tjera.

    Këto parime janë të zbatueshme pra drejtpërdrejt në Kosovë sipas neneve 22 dhe 53 të
    Kushtetutës, të cilat obligojnë respektim të vendimeve të Gjykatës Evropiane, po ashtu e njohur
    si Gjykata e Strasburgut.

    Pra, dëmet që nuk janë ekonomike për nga natyra kompensojnë mjaft shpesh në rastet kur
    paraqitet kërkesa për shkelje të të drejtës në jetë dhe të drejtave të tjera themelore, si dhe me
    rastin e ankesave për trajtim ose degradim çnjerëzor dhe për më tepër mund të shpërblehen në
    raste të caktuara edhe familjet e viktimave në rast se viktima nuk është në gjendje për ta pranuar
    kompensimin e dëmit të shkaktuar.

    Në këtë mënyrë, si është për momentin Ligji në fuqi, duke përjashtuar të drejtën për kompensim
    të natyrës joekonomike për shkelje të drejtave të qytetarëve, Ligji për menaxhimin e financave
    publike ua mohon vazhdimisht qytetarëve të drejtën e një mjeti efektiv juridik, pra ua mohon një
    të drejtë kushtetuese.

    Këto shkelje ndodhin kryesisht nga mosveprimi i shtetit për t’i mbrojtur qytetarët, obligim që
    shteti e ka.

    Një shembull është rasti i Diana Kastratit, e cila ishte vrarë në mes të Prishtinës para disa vitesh.


    95
    Në rastin e Gëzim dhe Makfire Kastratit kundër Gjykatës Komunale të Prishtinës dhe Këshillit
    Gjyqësor të Kosovës, pra prindërit e Dianës, Gjykata Kushtetuese e gjeti shkelje të të drejtës në
    jetë dhe të drejtës për mjete juridike efektive në favor të Diana Kastratit.

    Ndër të tjera, gjykata tha se shteti kishte dështuar të reagonte, e që përbënte shkelje të të drejtës
    për jetë të Dianës sipas nenit 25 të Kushtetutës.

    Humbjet e familjes së saj ishin kryesisht joekonomike në formën e dhimbjes, vuajtjes dhe zisë.
    Përkundër shkeljes së gjetur të të drejtës themelore të drejtave të njeriut të Dianës dhe dëmtimit
    për familjen e saj, baza e vetme për dhënien e kompensimin joekonomik është ajo kushtetuese,
    në bazë të të drejtës për mjet juridik efektiv dhe duke i sfiduar dispozitat e Ligjit për menaxhimin
    e financave publike që janë për momentin në fuqi.

    Prandaj, për t’i promovuar sa më shumë të drejtat e qytetarëve në mënyrë që të kërkojnë mjete
    efektive juridike në rast të shkeljes së të drejtave të njeriut nga shteti, për ta promovuar
    përgjegjësinë e zyrtarëve publikë për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe t’i për mbrojtur të gjithë
    nga dëmet joekonomike, përfshirë edhe vetë zyrtarët publikë, është propozuar nga kampanja
    ‘drejtësia dhe qytetarët’ dhe 13 000 qytetarë të Kosovës që Ligji për menaxhimin e financave
    publike, respektivisht neni 69 të amendamentohet si vijon: “Gjykata kompetente është autorizuar
    që ta urdhërojë një autoritet publik ose organizatë buxhetore që të bëjë kompensim të drejtë për
    dëme të shkaktuara, duke përfshirë dëmet e drejtpërdrejta ekonomike, të cilat janë vërtetuar nga
    gjykata në bazë të provave dhe dëmet e natyrës joekonomike të shpërblehen në mënyrë të
    barabartë”.

    Prandaj, në respekt të të drejtave të njeriut, duke e respektuar Kushtetutën e Kosovës, duke i
    respektuar precedentët e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe në veçanti duke i
    respektuar qytetarët tanë, të cilët e kanë sjellë këtë nismë legjislative deri te ne, propozoj që
    deputetët e Kuvendit të Kosovës t’i japin përkrahje në parim në lexim të parë këtij projektligji
    dhe pastaj ta diskutojnë brenda dy leximeve në qoftë se kas nevojë të ketë ndryshime të tjera, në
    mënyrë që të ketë respekt sa më të madh për të drejtat e njeriut dhe në mënyrë që të rritet
    përgjegjësia e zyrtarëve publikë, pra përgjegjësia e shtetit ndaj qytetarëve të vet. Faleminderit!

  • Faleminderit, deputete!
    Ndërkohë të nderuar deputetë,
    Para se të hapi diskutimin në parim për projektligjin, më lejoni të përshëndes në emrin tim dhe në
    emrin tuaj një mysafir të cilin e kemi këtu te pjesa e mysafirëve nga Shtetet e Bashkuara të
    Amerikës, ish-kongresistin për Norther, zotin Pomeroy. Mirë se keni ardhur! Faleminderit
    shumë! Faleminderit gjithë delegacionit!

    (Duartrokitje)

    Atëherë, kalojmë te radha e diskutuesve.

    Kryetari i Komisionit Funksional për Buxhet dhe Financa, deputeti Naser Osmani, e ka fjalën për
    arsyetimin e raportit me rekomandime.


    96
  • Faleminderit, kryetar!
    Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-048 për menaxhimin e financave publike
    dhe përgjegjësitë është propozuar nga qytetarët, të përfaqësuar nga kampanja ‘drejtësia dhe
    qytetarët’, në pajtim me nenin 79 të Kushtetutës së Kosovës dhe nenet 10 dhe 11 të Ligjit për
    nismën legjislative.

    Projektligji ka për qëllim ndryshimin e nenit 69 të Ligjit për menaxhimin e financave publike
    dhe përgjegjësitë, respektivisht që përveç kompensimit dhe dëmit ekonomik nga institucionet
    publike ndaj qytetarëve, në rastet kur vlerësohet nga gjykata se janë shkelur të drejtat e njeriut, të
    parashihet edhe kompensimi për dëme, të cilat janë të natyrës joekonomike.

    Përfaqësuesit e nismës legjislative kanë arsyetuar se kompensimi i dëmeve të natyrës
    joekonomike është në harmoni me parimet dhe frymën e Kushtetutës së Kosovës për zbatimin e
    të drejtave dhe lirive të njeriut dhe aplikimin e drejtpërdrejtë të Konventës Ndërkombëtare për të
    Drejtat dhe Liritë e Njeriut në sistemin juridik të Kosovës, rregullimin e kësaj çështjeje me ligjin
    për procedurën kontestimore dhe Ligjin për procedurën penale, si dhe me Konventën Evropiane
    për Mbrojtjen e të Drejtave të njeriut.

    Sa i përket procedurës në pajtim me Kushtetutën dhe Ligjin për nismën legjislative, Komisioni
    Qendror i Zgjedhjeve ka bërë verifikimin e listës së nënshkrimeve të qytetarëve, ndërkaq Qeveria
    nuk ka paraqitur mendim lidhur me këtë nismë qytetare dhe nuk e ka përgatitur dhe dorëzuar
    deklaratën e ndikimit buxhetor dhe deklaratën për përafrim me legjislacionin e BE-së të këtij
    projektligji, në afatin prej një muaji nga dita e pranimit, ashtu siç parashihet me Ligjin për
    nismën legjislative dhe Rregulloren e Kuvendit.

    Komisioni për Buxhet dhe Financa, në mbledhjen e mbajtur më 1.4.2015, pasi e shqyrtoi në
    parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhimin e financave publike
    dhe përgjegjësitë, të propozuar nga nisma qytetare dhe arsyetimet e përfaqësuesve të nismës, i
    rekomandon Kuvendit ta miratojë në parim.

    Njëkohësisht, komisioni ka rekomanduar që Qeveria ta përgatisë dhe dorëzojë në Kuvend
    deklaratën e ndikimit buxhetor dhe deklaratën për përafrim e legjislacionin e Bashkimit Evropian
    të këtij projektligji në afat prej një muaji nga dita e miratimin në parim të këtij projektligji, ashtu
    siç e parasheh me Ligjin për nismën legjislative. Faleminderit!

  • Faleminderit zoti kryetar i komisionit, Naser Osmani! Kryetarët ose përfaqësuesit e
    grupeve parlamentare. Nga Partia Demokratike e Kosovës, Safete Hadërgjonaj.

  • I nderuar kryetar,
    Nënkryetar,
    Kabinet qeveritar,
    Të nderuar deputetë,
    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës e ka shqyrtuar Projektligjin për ndryshimin
    dhe plotësimin e Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, projektligj ky që
    ka ardhur nga iniciativa qytetare për ta ndryshuar nenin 69 të Ligjit bazik.


    97
    Në nenin 69 të Ligjit bazik parashihet kompensimi i dëmeve ekonomike, të cilat janë të
    vërtetuara nga gjykata, por ky ligj bazik nuk e ka rregulluar kompensimin e dëmeve
    joekonomike.

    Kompensimi i dëmeve joekonomike parashihet me të drejtat ndërkombëtare, siç është Konventa
    Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut. Gjykata Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave
    të Njeriut i ka obliguar shtetet që të bëjnë kompensimin e dëmeve, të cilat janë të natyrës
    joekonomike.

    Me këtë projektligj, që është kërkuar nga qytetarët, kërkohet të përfshihet kompensimi i dëmeve
    joekonomike të vërtetuara nga gjykata në bazë të provave, kompensimi i atyre dëmeve të cilat
    janë bërë në rast kur është bërë shkelja e të drejtave të njeriut.

    Edhe pse Kuvendi ka kërkuar nga Qeveria që ta sjellë deklaratën për koston buxhetore të këtij
    ndryshim-plotësimi të ligjit dhe deklaratën për afrimin në legjislacionin e Bashkësisë Evropiane,
    kjo deklaratë ende nuk është sjellë, prandaj ne kërkojmë nga Qeveria që sa më shpejtë të sillet
    deklarata, në mënyrë që të plotësohet ligji proceduralisht dhe të krijohet mundësia e Komisionit
    Funksional që të shqyrtoja projektligjin dhe njëkohësisht ta analizojë edhe koston buxhetore,
    sepse ky nen përmban kosto buxhetore nëse kjo kosto buxhetore është e pranueshme për të qenë
    pjesë e buxhetit dhe t’i shohim mundësitë e përfshirjes së kësaj kostoje në buxhet.

    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës e përkrah rekomandimin e Komisionit për
    Buxhet dhe Financa për ta përkrahur këtë ligj dhe e vlerëson si çështje më rëndësi kompensimin
    e dëmeve joekonomike, sepse do të reflektojë edhe si masë preventive që të ketë më pak shkelje
    të të drejtave të njeriut në institucionet tona. Faleminderit!

  • Faleminderit, zonja Hadërgjonaj! Ismet Beqiri, nga Lidhja Demokratike e
    Kosovës, e ka fjalën.

  • Faleminderit!
    Ne si LDK jemi të vetëdijshëm, besoj edhe të tjerët, që këto vite 15-16 vjet pa dyshim që janë
    shkaktuar dëme karshi qytetarëve. Andaj, edhe si reflektim i kësaj situate, sa ne jemi të
    informuar, Qeveria Mustafa që në janar e ka themeluar grupin punues dhe janë duke punuar edhe
    në amendamentimin e Ligjit për financat publike, duke e përfshirë edhe këtë çështje, përkatësisht
    këtë nen.

    Pa dashur ta zgjas, meqenëse ndërmjet dy leximeve do të ketë hapësirë edhe të plotësimit dhe të
    ndryshimit eventualisht, ne në parim e përkrahim këtë projektligj.

  • Nga Lëvizja “Vetëvendosje”, Ilir Deda e ka fjalën.

  • Faleminderit!
    Nisma e 13 000 qytetarëve në kuadër të kampanjës ‘drejtësia dhe qytetarët’ është në pajtim të
    plotë me nenin 79 të Kushtetutës së Kosovës dhe Ligjin për nisma legjislative. Nëpërmjet kësaj
    nisme, kampanja propozon amendamentimin e nenit 69 të Ligjit numër 3/L-048 që të lejohet
    kompensimi i dëmeve joekonomike për viktimat e shkeljeve të të drejtave të njeriut.

    98
    Ky ndryshim, i cili shpresojmë se do të votohet sot në Kuvend në lexim të parë, do të bëjë që
    ligji të jetë në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ndërkombëtare të Republikës së Kosovës,
    duke u siguruar qytetarëve mjete juridike efektive kur shkelen të drejtat e tyre më themelore.

    Kushtetuta jonë u siguron qytetarëve të drejtën që të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre
    nëpërmjet autoriteteve gjyqësore dhe që të kenë qasje në mjete juridike efektive në rast të
    shkeljes së të drejtave të tyre.

    Edhe sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore, dhe precedenti i
    Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, shtetet nuk mund të ndalojnë mundësinë e
    kompensimit për dëmet joekonomike në rast kur shkelen të drejtat themelore të njeriut.

    Ndalimi i kompensimit për dhimbje dhe vuajtje në këto raste shkel të drejtën e qytetarëve për një
    mjet efektiv sipas nenit 13 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë themelore,
    e cila është drejtpërdrejt e zbatueshme në Kosovë nëpërmjet neneve 22 dhe 53 të Kushtetutës së
    Republikës sonë.

    Si rezultat, neni 69 i Ligjit për menaxhimin e financave publike është jokushtetues, sepse i
    kufizon të drejtat e qytetarëve të kompensohen në mënyrë të drejtë dhe kjo nismë ka për qëllim
    për ta korrigjuar një gabim në ligj që ta vendosë kushtetutshmërinë në vendin tonë dhe ta
    përmirësojmë mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe që ta rrisë përgjegjësinë e
    zyrtarëve publikë.

    Lëvizja “Vetëvendosje” do të votojë pro këtij amendamentimi.

  • Faleminderit! Bali Muharremaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e ka
    fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    Të nderuar deputetë,
    Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e ka shqyrtuar Projektligjin për
    ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhimin e financave publike.

    Projektligji në fjalë duhet të përkrahet, e kjo është edhe kërkesë e nismës legjislative nga
    qytetarët.

    Ky plotësim-ndryshim është për t’u përshëndetur, pasi kemi raste të panumërta kur qytetarët nuk
    kompensohen, e kjo sot do të zgjidhet njëherë e përgjithmonë për trajtimin e të drejtave të
    njeriut.

    Grupi Parlamentar i Aleancës do ta votojë këtë projektligj dhe kontributin e vet do ta japë në
    leximin e dytë. Faleminderit!

  • Faleminderit, zoti Muharremaj! Nga Lista serbe nuk kemi prononcime. Nga Grupi
    “Nisma”, Enver Hoti e ka fjalën.


    99
  • Faleminderit, kryetar!
    Grupi Parlamentar “Nisma për Kosovën” fillimisht dëshiron t’i falënderojë të gjithë ata qytetarë
    që e kanë hedhur nënshkrimin në këtë kampanjë të nismës për ta bërë këtë ndryshim në
    menaxhimin e financave publike dhe njëkohësisht e mbështetim dhe e përkrahim plotësisht dhe
    konsiderojmë se nuk do të ketë as implikime buxhetore në të ardhmen, por është një shans i mirë
    që do t’i vetëdijesojë institucionet karshi të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të individit.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Grupi “6+”, ju lutem! A ka deklarim. Nuk ka. Atëherë përfaqësuesi i
    Qeverisë, ministri i Financave, zoti Abdullah Hoti.

  • Faleminderit, kryetar i Kuvendit!
    I nderuar kryeministër,
    Ministra dhe deputetë,
    Ne e kemi shqyrtuar këtë propozim për amendamentimin e këtij ligji, që ka të bëjë me të drejtat
    njerëzore dhe kur është fjala për të drejtat njerëzore aty nuk merren parasysh kostot ose drejtësia
    duhet të vendoset pavarësisht kostove që mund të ketë, kostove buxhetore, ose kostove tjera. Ne
    jemi vetë pak të preokupuar me menaxhimin e këtyre kostove dhe gjatë dy leximeve, gjatë dy
    muajve të ardhshëm ne do të dalim me propozime konkrete se si mund të menaxhohen më mirë
    edhe mund të parashikohen më mirë këto kosto që mund të lindin. Ne qysh tash e kemi një
    propozim si Qeveri për këtë amendament, të cilin unë kisha dashur të jua lexoj.

    Neni ekzistues i Ligjit për menaxhimin e financave publike parasheh vetëm mbrojtjen dhe
    kompensimin e dëmeve ekonomike. Ne propozimin tonë ne do ta parashtrojmë që, përveç
    dëmeve të drejtpërdrejta ekonomike, të kompensohen edhe implikimet ekonomike nga ato dëme,
    që në njëfarë mënyre i kompenson qytetarët të cilëve u shkelen të drejtat.

    Dhe, e dyta, një propozim që do jetë pikë shtesë e këtij neni është që ne të kujdesemi që
    autoritetet publike, organizatat buxhetore t’i ndërmarrin masat adekuate ndaj zyrtarëve publikë
    që ia shkaktojnë këto dëme shtetit. Unë mendoj që në këtë të mirë akomodohet plotësisht kërkesa
    e kësaj iniciative qytetare. Këto do t’i dorëzojë me shkrim gjatë dy leximeve. Faleminderit!

  • Faleminderit, zoti ministër! Faton Topalli është lajmëruar për diskutim.

  • Të nderuara deputete,
    Të nderuar deputetë,
    Sot, në fakt, po diskutojmë për të drejtat e njeriut, për një aspekt të veçantë të këtyre të drejtave,
    edhe pse ky diskutim po zhvillohet nën titullin e ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për
    menaxhimin e financave publike.

    Ky projektligj sjell me vete dy lajme të mira, njërin që shoqëria civile është e interesuar dhe
    aktive në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe tjetrin që të drejtat e njeriut nëpërmjet angazhimit
    qytetar po fitojnë vazhdimisht një kualitet të ri në përmbajtjen e tyre.


    100
    Mjerisht, deri më tani shteti i Kosovës, respektivisht të gjitha qeveritë e deritanishme janë
    angazhuar për ato të drejta të njeriut, të cilat kanë më shumë karakter afirmativ, por shumë më
    pak për të drejtat që në thelb e kanë lirinë dhe të drejtën e qytetarit, në veçanti.

    Sikur të mos ishte kështu, apo sikur të mos kishte qenë kështu, do të duhej që qeveritë e
    deritanishme ta kishin sponsorizuar këtë projektligj shumë më herët.

    Shumë më shumë kur shtetet e deritashme, në emër të vlerave universale, si për shembull lufta
    kundër terrorizmit kanë sjellë në Kuvend ligje që kanë ngushtuar dhe kanë cenuar të drejtat
    themelore qytetare, si e drejta për t’u shprehur për një luftë të caktuar, e drejta për të qenë
    solidarë, apo e drejta për ta shprehur mendimin e lirë në vende publike, rrjete sociale, apo forma
    të tjera të komunikimit masiv.

    E njëjta gjë edhe në përgjimet e telefonave, që në emër të sigurisë të përgjohen të gjithë
    qytetarët.

    Interesant është që kur është fjala për mbrojtjen e interesave të kapitalit, Qeveria është më
    liberale, do pak rregullim, pak shtet, mundësisht fare shtet. Por, kur bëhet fjalë për liritë qytetare,
    për të drejtat e njeriut, Qeveria, respektivisht së paku qeveritë që deri tash ishin në pushtet ishin
    staniniste dhe donin shumë shtet, por jo precizime të të drejtave të qytetarëve, por në kontrollim
    e qytetarëve, në spiunimin e tyre, e kështu me radhë. Pra, qeveritë kërkonin përgjegjësi prej
    qytetarëve, ndërsa nuk ishin në gjendje dhe nuk ishin të gatshme t’u japin përgjegjësi qytetarëve.

    Peticioni i dalë nga kampanja ‘drejtësia dhe qytetarët’, për të cilën ne po diskutojmë sot, e ka
    pikërisht këtë qëllim, që ta detyrojë shtetin kur ai i dëmton qytetarët jashtë dëmeve të konstatuara
    ekonomike, të marrë përgjegjësi lidhur me shqetësimin mendor, dhimbjen dhe vuajtjen.

    Legjislacioni në Gjermani, Austri, Zvicër dhe praktikat gjyqësore në këto vende njohin dhe
    zbatojnë të drejtën e kompensimit ekonomik për dëmet joekonomike.

    Demokracia evropiane dhe praktika gjyqësore në Shtetet e Bashkuara janë një shembull i mirë
    për një problem me të cilin janë ballafaquar këto shoqëri para nesh.

    Ky plotësim i ligjit nga njëra anë rrit përgjegjësinë e Qeverisë karshi qytetarëve, dhe në anën
    tjetër përmbushjen e konceptit të kompensimit të të drejtave të garantuara në Konventën
    Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.

  • Faleminderit! Kërkoj falje, i nderuar deputetë, por mirë do të ishte pak më shumë
    qetësi. Deputetja Shqipe Pantina, ju lutem!

  • Faleminderit!
    Besoj se kjo nismë është shumë e rëndësishme dhe atë për dy arsye:
    E para është vetë përmbajtja e këtij neni, i cili tenton ta korrigjojë një padrejtësi që u është bërë
    deri më tani qytetarëve, një e drejtë e cila atyre u është garantuar edhe me konventa
    ndërkombëtare.


    101
    Por, ajo çka e bën më të rëndësishme këtë nismë është vetë fakti se qytetarët janë organizuar vetë
    që nëpërmjet fushatës ‘drejtësia dhe qytetarët’ të kërkojnë realizimin e të drejtave të tyre. Për
    mua, ky propozim është një tregues i mirë se qytetarët po fillojnë të vetëdijesohen dhe t’i
    përdorin të gjitha mjetet demokratike, qoftë jashtë këtij Kuvendi, por edhe në Kuvend, për të
    kërkuar realizimin e të drejtave të tyre, e që shumë shpesh janë shkelur nga ky shtet.

    Kjo nismë, unë besoj se duhet të jetë një inkurajim i mirë edhe për grupet tjera të qytetarëve për
    të qenë më aktivë dhe ta sfidojnë Qeverinë kur ajo hapur, qoftë me veprimet e saj, apo edhe
    mosveprimet, i shkel të drejtat e qytetarëve, të cilëve e ka për detyrë t’u shërbejë.

    Prandaj, unë i ftoj të gjithë kolegët e mi që ta miratojmë këtë nismë dhe organizatat tjera të
    shoqërisë civile të vazhdojnë të sjellin propozime të tilla. Faleminderit!

  • Faleminderit! Nuk ka deputetë të tjerë të paraqitur për debat.
    Të nderuar deputetë,
    Në vazhdim kërkohet deklarimi me votim për miratimin në parim të Projektligjit për ndryshimin
    dhe plotësimin e Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, me rekomandimin
    e Komisionit Funksional për Buxhet dhe Financa.

    Lus regjinë t’i thërrasë deputetët, në qoftë se ka ende jashtë, dhe përgatitemi për votim. Votojmë
    tash!

    Në votim morën pjesë 75 deputetë, 74 deputetë votuan për, asnjë kundër dhe një abstenim.

    Konstatoj se Kuvendi e miratoi në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për
    menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë me rekomandimin e Komisionit Funksional
    për Buxhet dhe Financa.

    Ngarkohen Komisioni Funksional dhe komisionet e përhershme që në afatin e paraparë me
    Rregulloren e Kuvendit ta shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t’ia paraqesin raportet me
    rekomandime.

    Ne në seancën e djeshme i kemi shqyrtuar disa nga projektligjet, do të vazhdojmë në parim
    vetëm me votimin e tyre, për arsye se dje nuk ka pasur kuorum për votim.

    Jemi te draft-ligji:
    - Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pajisje me armë,
    municion dhe pajisje përkatëse të sigurisë për institucionet e autorizuara shtetërore për siguri.

    Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim. Votojmë tash!

    Në votim kanë marrë pjesë 73 deputetë, prej të cilëve të gjithë kanë votuar për.

    Konstatoj se Kuvendi e miratoi në parim Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për
    pajisje me armë, municion dhe pajisje përkatëse të sigurisë për institucionet e autorizuara
    shtetërore për siguri.

    102
    Kërkohet nga Komisioni Funksional dhe komisionet e përhershme që në afatin e paraparë me
    Rregulloren e Kuvendit ta shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t’ia paraqesin raportet me
    rekomandime.

    - Shqyrtimi i parë të Projektligjit për armë

    Po ashtu dje është debatuar, tani vetëm duhet votimi.

    Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim. Votojmë tash!

    Në votim kanë marrë pjesë 79 deputetë, 79 vota janë për.

    Konstatoj se Kuvendi e miratoi në parim Projektligjin për armë.

    Kërkohet nga Komisioni Funksional dhe komisionet e përhershme që në afatin e paraparë me
    Rregulloren e Kuvendit ta shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t’ia paraqesin raportet me
    rekomandime.

    - Shqyrtimi i parë i Projektligjit për letërnjoftim

    Po ashtu dje kemi pasur debatin, tani jemi në procesin e votimit.

    Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim. Votojmë tash!

    Në votim kanë marrë pjesë 80 deputetë, nga të cilët 78 kanë votuar për, dy kanë abstenuar.

    Konstatoj se Kuvendi e miratoi në parim Projektligjin për letërnjoftim.

    Kërkohet nga Komisioni Funksional dhe komisionet e përhershme që në afatin e paraparë me
    Rregulloren e Kuvendit ta shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t’ia paraqesin raportet me
    rekomandime.

    Jemi në pikën e njëmbëdhjetë:

    - Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Avokatin e Popullit

    Megjithëse Albulena nuk e aktivizoi foltoren, e pati një pyetje për Ligjin për festat, por e
    tejkaluam për faktin se nuk kemi kuorum, sepse në fakt se na duhet edhe pjesa e komuniteteve
    për votim. Aktivizojeni foltoren, ju lutem!

  • Atëherë, kërkesa jonë ishte vetëm se pse nuk po hidhet në votim
    Projektligji për festat zyrtare? Ju po thoni që nuk është i mjaftueshëm kuorumi, të paktën duhet
    të dihet publikisht se pse ky projektligj nuk po votohet?


    103
    Pra, duhet të dihet se kush po na e përcakton agjendën. Pra, është e rëndësishme që të bëhet e
    qartë për opinionin publik, sepse ndoshta secili këtu po e di se pse s’po votohet, mirëpo askush
    nuk po e thotë publikisht të vërtetën. Faleminderit!

  • Më lejoni që shqetësimet e deputetes t’i theksoj me Kushtetutën e Republikës së
    Kosovës, duke u bazuar në nenin 81, amendamenti 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
    për miratimin, ndryshimin ose shfuqizimin e ligjeve me interes vital kërkohet vota e shumicës së
    deputetëve të Kuvendit dhe shumicës së deputetëve të Kuvendit, të cilët mbajnë vendet e
    garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve, që nuk janë shumicë. Kjo ishte edhe arsyeja, pasi
    nuk e kishim asnjë përfaqësues të Listës serbe që nuk e vumë sot pikë të rendit të ditës, nuk e
    proceduam, se ka qenë pikë e rendit të ditës.

    11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Avokatin e Popullit

    Në bazë të nenit 56 të Rregullores së Kuvendit, Komisioni Funksional e ka shqyrtuar
    projektligjin dhe Kuvendit ia ka paraqitur raportin me rekomandime për shqyrtim dhe miratim në
    parim.

    E ftoj ministrin e Punës, zotin Arban Abrashi, që para deputetëve të Kuvendit ta prezantojë dhe
    arsyetojë projektligjin.

  • I nderuar kryetar,
    Kryeministër, deputetë, ministra,
    Më lejoni të paraqes para jush për miratim Projektligjin për Avokatin e Popullit.

    Ky projektligj, i përcaktuar në programin legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për
    vitin 2015, ka për qëllim krijimin e një kornize të mirëfilltë ligjore, si dhe përcaktimin e
    standardeve më të larta për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të njeriut, si dhe
    eliminimin e vështirësive që ka hasur në praktikë Institucioni i Avokatit të Popullit.

    Me miratimin e këtij projektligji si pjesë e pakos së ligjeve për të drejtat e njeriut, ne e
    përmbushim edhe një kërkesë nga raporti i Komisionit Evropian për përmbushjen e kritereve
    lidhur me liberalizimin e vizave.

    Dispozitat e këtij projektligji si pjesë e pakos së projektligjeve që kanë të bëjnë me të drejtat e
    njeriut janë harmonizuar me Projektligjin për mbrojtjen nga diskriminimi dhe Projektligjin për
    barazi gjinore, si dhe ligjet tjera që e rregullojnë këtë fushë, si dhe do të prodhojë efekte të
    dukshme për krijimin e mekanizmave të qëndrueshëm ligjorë për avancimin dhe mbrojtjen e së
    drejtave të njeriut në Kosovë.

    Me theks të veçantë me dispozitat e këtij projektligji përcaktohet:

    Krijimi i mekanizmit kombëtarë për parandalimin e torturës dhe trajtimeve e ndëshkimeve tjera
    mizore jonjerëzore dhe poshtëruese.


    104
    Kompetenca të Avokatit të Popullit që të veprojë si mekanizëm i barazisë për promovim,
    monitorim dhe mbështetje të trajtimit të barabartë pa diskriminim në bazat e mbrojtura nga Ligji
    për barazi gjinore dhe Ligji për mbrojtjen nga diskriminimi.

    Procedura për ta hetuar shkeljen e të drejtave të njeriut prej datës që pala e ka marrë vendimin e
    formës së prerë, apo që është njoftuar lidhur me të dhe deri në dorëzimin e ankesës në
    Institucionin e Avokatit të Popullit, të zgjatet në tre vjet, përkatësisht që Avokati i Popullit mund
    të iniciojë procedurë edhe pas kalimit të afatit prej tre vjetëve në rast se vlerëson se paraqitësi i
    ankesës ka qenë i penguar dhe se në rast se shkelja është duke vazhduar, apo në rast se vlerëson
    se çështja është e rëndësisë së veçantë.

    Projektligji për Avokatin e Popullit është i ndarë në VI kapituj dhe ka gjithsej 40 nene.

    Ministria e Drejtësisë, pas vlerësimit të infrastrukturës ligjore në fuqi për të drejtat e njeriut,
    dispozitave të Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi dhe Ligjit për barazi gjinore, në koordinim të
    plotë me faktorët vendorë dhe ndërkombëtarë dhe kërkesat e Institucionit të Avokatit të Popullit
    e ka hartuar Projektligjin për Avokatin e Popullit sipas dispozitave të parapara me Rregulloren e
    Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës.

    Gjatë hartimit të këtij projektligji janë marrë në konsideratë standardet më të avancuara vendore
    dhe ndërkombëtare për hartimin e legjislacionit, me theks të veçantë Legjislacioni për të drejtat e
    njeriut.

    Projektligji për Avokatin e Popullit është hartuar në pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare
    dhe në harmoni me konventat përkatëse të së drejtës evropiane dhe ndërkombëtare.

    Të nderuar deputetë,
    Duke marrë parasysh rëndësinë e këtij projektligji për avancimin e mbrojtjes së të drejtave të
    njeriut në Kosovë, si dhe me qëllim të funksionimit më të mirë të Institucionit të Avokatit të
    Popullit, ju ftoj që ta miratoni këtë projektligj. Faleminderit!

  • Faleminderit, zoti ministër!
    Të nderuar deputetë,
    Pas prezantimit të projektligjit, hap debatin për diskutim në parim.

    E ftoj kryetaren e Komisionit Funksional, zonjën Lirije Kajtazi.

  • Faleminderit, kryetar i Parlamentit!
    Të nderuar deputetë,
    I nderuar kryeministër,
    Të nderuar ministra,
    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, duke
    vepruar konform nenit 56.2 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës e shqyrtoi në
    parim Projektligjin numër 05/L-19 për Avokatin e Popullit dhe konstatoi se projektligji i
    plotëson kushtet për miratim në parim.


    105
    Projektligji përmban memorandumin shpjegues, deklaratën financiare dhe opinionin ligjor për
    përputhshmërinë me legjislacionin e BE-së.

    Ky ligj hyn në pakon e ligjeve të fushës së të drejtave të njeriut. Si duket, sot është ditë e mirë në
    ngritjen e standardeve në fushën e të drejtave të njeriut, duke marrë parasysh edhe
    amendamentimin e Ligjit për menaxhimin e financave publike që u bë më herët dhe pakon e
    ligjeve të drejtave të njeriut, të cilat i prezantoi ministri Abrashi.

    Ky ligj ka për qëllim ta krijojë një mekanizëm ligjor dhe ta ngrejë promovimin e të drejtave të
    njeriut nga veprimet, por edhe nga mosveprimet e autoriteteve publike, ngase nganjëherë edhe
    me mosveprim po shkaktojnë defekte në këtë drejtim.

    Ligji për Avokatin e Popullit edhe më herët ka nxitur interesime, si të deputetëve, po ashtu edhe
    shoqërisë civile dhe mekanizmave ndërkombëtarë. Ne presim që në dëgjimet publike dhe në
    hapat e mëtejmë gjatë amendamentimit të projektligjit të pasurohet përmbajtja e tij për lehtësim
    zbatimi dhe, mbi të gjitha, për respektimin e tij.

    Prandaj, në emër të komisionit, propozoj miratimin e Projektligjit për Avokatin e Popullit në
    parim dhe për ekonomizim të kohës po ashtu shpreh edhe disponimin e Grupit Parlamentar të
    Lidhjes Demokratike të Kosovës për ta përkrahur në parim këtë ligj dhe për ta dhënë kontributin
    e veta gjatë amendamentimit. Faleminderit!

  • Faleminderit, zonja Kajtazi!
    Atëherë, kemi deklarimin edhe të komisionit, por edhe të Grupit Parlamentar të Lidhjes
    Demokratike të Kosovës.

    Nga Partia Demokratike e Kosovës, zonja Mexhide Mjaku-Topalli.

  • TOPALLI: Faleminderit, kryetar!
    Kabinet qeveritar,
    Të nderuar deputetë,
    Nga zbatimi në praktikë është parë e nevojshme që Ligji për Avokatin e Popullit të plotësohet
    dhe ndryshohet, krejt kjo në të mirë të zbatimit të tij.

    Andaj, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e ka shqyrtuar Projektligjin për Avokatin e
    Popullit dhe si të tillë e mbështet në parim.

    Po ashtu, edhe dy deputetet e Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë shqyrtimit të këtij
    projektligji në parim në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore të Pagjeturit dhe
    Peticione i kemi paraqitur komentet tona, njëkohësisht edhe anëtarët e komisionit.

    Personalisht e kam paraqitur një koment kryesisht te neni 8.8. Komenti im është që të ndryshohet
    pika 8 e nenit 8 të këtij projektligji, sepse ka paqartësi në rast se ka barazim të votave të fituara
    nga kandidatët në panelin intervistues për ta proceduar pastaj në Kuvend.

    Andaj, kërkoj që ky nen të shqyrtohet dhe të plotësohet. Faleminderit!

    106
  • Faleminderit, zonja deputete! Nga Lëvizja “Vetëvendosje”, Mytaher Haskuka.

  • Të nderuar deputetë,
    Lidhur me Ligjin për Avokatin e Popullit, pavarësisht që po thuhet se është më i avancuar, ne
    konsiderojmë se as ky projektligj nuk e ndryshon gjendjen e Institucionit të Avokatit të Popullit,
    i cili në rrethanat aktuale ka probleme me pavarësinë administrative, organizative dhe financiare,
    si dhe me mosrespektimin e vendimeve dhe të rekomandimeve të marra nga Avokati dhe
    zbatimin e tyre.

    Në raportet e Institucionit të Avokatit të Popullit shohim që institucioni është i varur financiarisht
    dhe në aspektin organizativ nga Qeveria, konkretisht nga Ministria e Administratës Publike.

    Në nenin 3 paragrafi 1 të këtij projektligji thuhet: “Avokati i Popullit është institucion i pavarur”,
    e gjithashtu në pikën 3 të këtij projektligji thuhet se ky institucion gjithashtu është i pavarur në
    “aspektin organizativ, administrativ dhe financiar”.

    Në nenin 12 të këtij projektligji, nëpërmjet dy paragrafëve është tentuar të specifikohet imuniteti
    i Avokatit të Popullit, por Avokati i Popullit nuk mund të jetë as i pavarur e as imun ndaj
    ndikimeve politike, kur stafi i institucionit trajtohet si nëpunës civil, kur Avokati i Popullit nuk
    mund të punësojë një stafi të ri në institucionin e tij pa kërkuar leje nga Ministria e Administratës
    Publike, dhe së fundi kur objektet e tij nuk janë të sigurta dhe mbetet nën mëshirën e Qeverisë
    dhe të komunave të sigurojnë hapësira pune.

    Ligji duhet të jetë sa më preciz dhe specifik që të qartësojë që Qeveria ka obligim t’i sigurojë
    hapësirat punuese në kryeqendër, gjersa komunat duhet të kenë obligim të sigurojnë hapësirat
    punuese për qendrat regjionale të Avokatit të Popullit.

    Në të gjitha vendet ku ekziston institucioni i Avokatit të Popullit, është në rangun e Presidentit
    dhe kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Prandaj, edhe paga e Avokatit të Popullit duhet të jenë në
    nivel me Presidentin dhe kryetarin e Gjykatës Kushtetuese.

    Projektligji, neni 34 për pagat, thotë: “Pagat në Institucionin e Avokatit të Popullit rregullohen
    sipas ligjit përkatës për pagat nga Buxheti i Republikës së Kosovës”. Cili është ky ligj përkatës,
    nuk specifikohet. Për më tepër, është shqetësuese ngase kjo pjesë është e ndryshuar pas
    shqyrtimit të grupit punues, ku kanë qenë edhe ekspertë të Bashkimit Evropian dhe ku decitivisht
    specifikohej që:

    1. Niveli i pagës së Avokatit të Popullit është i barabartë me atë të kryetarit të Gjykatës
    Kushtetuese,

    2. Niveli i pagës së zëvendësit të Avokatit të Popullit është i barabartë me atë të gjyqtarit të
    Gjykatës Kushtetuese,

    3. Niveli i pagës së personelit tjetër të Institucionit të Avokatit të Popullit është i barabartë me atë
    të pozitave të ngjashme të personelit të Gjykatës Kushtetuese, e këto janë ndryshuar.


    107
    Por, Qeveria me këtë po mundohet që ta lërë ligjin e hapur dhe jo specifik, ashtu që të
    manipulojë me Institucionin e Avokatit të Popullit sipas dëshirës dhe nevojave dhe kjo tendencë
    shihet qartë edhe në nenin 32, te personeli, ku thuhet: “Ndaj të punësuarve të Institucionit të
    Avokatit të Popullit zbatohen dispozitat ligjore në fuqi për nëpunësit civilë”, që lë të kuptohet që
    stafi i Institucionit të Avokatit të Popullit do të trajtohet si nëpunës civil, gjë që është prapë në
    shkelje pavarësisë politike, institucionale dhe organizative të Avokatit të Popullit.

    Problem tjetër shqetësues janë sanksionet. Institucioni i Avokatit të Popullit, pavarësisht që
    nxjerrë vendime, propozon masa e rekomandime, mbetet në vullnetin e institucionit se sa do t’i
    zbatojë ato rekomandime edhe a do t’i zbatojë ato.

    Ajo se çfarë kemi parë deri më tani është se këto rekomandime të Institucionit të Avokatit të
    Popullit kanë hasur në vesh të shurdhër, pra janë injoruar nga institucionet përkatëse. Në nenin
    117 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës thuhet se autoritetet publike në Republikën e
    Kosovës e kanë obligim që t’u përgjigjen kërkesave të Avokatit të Popullit, prandaj edhe është e
    rëndësishme që me këtë ligj të specifikohen sanksionet për institucionet ose autoritetet që nuk i
    respektojnë masat dhe rekomandimet e Institucionit të Avokatit të Popullit. Në nenin 25 të këtij
    projektligji thuhet që për detyrimet e bashkëpunimit dhe pasojat e refuzimit, por në fakt në këtë
    nen nuk specifikohet asgjë se cila është arsyeja e propozimit, ku ndodhen këto pasoja juridike. E
    njëjta situatë është edhe me nenet 26, 27 dhe 28.

    Të nderuar deputetë,
    Unë solla në vëmendjen tuaj faktin se në Francë për moszbatim të vullnetit ose të vendimeve të
    Institucionit të Avokatit të Popullit, nëpunësi civil mund të pasojë ose të pësojë edhe me një vit
    burgim.

    Prandaj, duhet të shtohen dispozitat për sanksionet, pasi në Republikën e Kosovës për çdo ditë
    shkelen liritë dhe të drejtat e njeriut dhe në këtë aspekt, nëse institucioneve u lihet që vetë të
    vendosin t’i implementojnë rekomandimet e Institucionit të Avokatit të Popullit, do të shohim që
    kurrgjë nuk do të bëhet me këtë pikë.

    Të përfundoj: Ky projektligj, ashtu siç është, nuk i adreson problemet e Institucionit të Avokatit
    të Popullit dhe as nuk është e dakorduar nga grupi punues në këtë fazë, prandaj ne nuk e
    përkrahim. Vërejtjet që i përmenda në emër të grupit do t’i shndërrojmë në amendamente dhe
    shpresoj që do ta shohim projektligjin në atë mënyrë që të pranohen këto amendamente në të
    ardhmen, ashtu që ta votojmë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zonja Teuta Haxhiu, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e ka
    fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    Të nderuar deputetë,
    Ne si Grup Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e mbështetim në parim këtë
    projektligj dhe kërkojmë që të gjitha grupet parlamentare të punojnë fuqishëm në mënyrë që të
    rregullojmë këtë institucion thjesht ligjin që është në sot në shqyrtim.


    108
    Mirëpo, e kam një çështjen që joserioziteti i ministrit të Drejtësisë për të prezantuar, sepse
    ministri Abrashi unë nuk e di se cilin rol po e luan sot këtu, është ministër, apo zëdhënës i
    Qeverisë, apo ministër i Drejtësisë, këtë unë nuk kuptova. Thjesht, sponsor i këtij projektligji nuk
    është zoti Abrashi. Prandaj, ishte dashur të jetë më serioz edhe ministri i Drejtësisë, si sponsor i
    këtij projektligji.

    Ky projektligj i ka disa ndryshime, krahasuar me ligjin që është në fuqi, mirëpo ne si deputetë në
    Komisionin Funksional dhe në komisionet e përhershme do të punojmë fuqishëm që ta
    rregullojmë funksionimin e këtij institucioni me qëllim të ngritjes së efikasitetit dhe efektivitetit
    në promovimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut. Por, po i përmend vetëm disa
    çështje që janë me rëndësi të diskutohen.

    Në memorandumin shpjegues për Projektligjin e Avokatit të Popullit, pika 4 e këtij
    memorandumi, thuhet: “Projektligji për Avokatin e Popullit paraqet një ndër shtyllat kryesore të
    Ministrisë së Drejtësisë për plotësimin e infrastrukturës ligjore me qëllim të reformimit dhe
    ngritjes së kapaciteteve në sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës”. Por, po e përmend
    vetëm këtë çështje, të cilën e demanton Avokati i Popullit në mbledhjen e komisionit, të mbajtur
    më 22 prill 2015, kur Avokati i Popullit, zoti Kurteshi, tha që Ministria e Drejtësisë e ka dërguar
    një ligj tjetër në Institucionin e Avokatit të Popullit, kurse një ligj tjetër na prezanton ne sot këtu
    në Parlamentin e Kosovës.

    Nga përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë në këtë mbledhje, pra të komisionit, u tha që çështja
    e pagës është e rregulluar me ligj, por një gjë e tillë në fakt nuk është e rregulluar as për avokatin,
    e as për zëvendësit e tij, të cilët ka 4 muaj që nuk kanë marrë pagë. Kjo është edhe një vërejtje në
    Raportin e Progresit, 2014. Ligji për pagat e zyrtarëve të lartë nuk ka ardhur në Parlamentin e
    Kosovës, andaj është një nen aty që në këtë ligj, pra neni 34, që thotë se është e rregulluar me
    ligjet në fuqi dhe Avokati i Popullit është pikërisht në Ligjin për pagat e zyrtarëve të lartë.

    Në këtë projektligj shumë nene janë të ngarkuara në shumë paragrafë, pra ashtu sikur e përmendi
    edhe kolegu im, nenet 6,7, 17,18, të cilat pra kërkojnë që të rregullohen, pra të ndahen edhe në
    nenet tjera. Gjithashtu, roli i Avokatit nuk duhet të mbetet vetëm në rekomandime, ngase
    praktikat e deritanishme nuk e tregojnë një gjë të mirë, pra pikërisht nismat e Avokatit të Popullit
    drejtuar institucioneve nuk janë përfillur nga Qeveria. Kjo është edhe një vërejtje në Raportin e
    Progresit, ku edhe Kuvendi kritikohet për neglizhencë.

    Në ligj duhet të definohet saktë edhe çështja e ankesave, gjithashtu numri i zëvendësavokatëve
    duhet të saktësohet se sa do të jenë, e jo të thuhet një e më shumë. Ka edhe shumë çështje të
    tjera, për të cilat ne si deputetë do të angazhohemi fuqishëm në komisionin tonë funksional dhe
    në komisionet e përhershme për ta bërë një ligj, i cili është, para së gjithash, në interes të gjithë
    qytetarëve të Kosovës. Faleminderit!

    (Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetari i Kuvendit, zoti Xhavit Haliti.)

  • Faleminderit!
    Në emër të Grupit Parlamentar “Nisma”, zonja Bajrami e ka fjalën.


    109
  • Faleminderit, zoti kryesues!
    Po ashtu edhe “Nisma”, në parim do ta përkrahë Projektligjin për Avokatin e Popullit, duke e
    parë të arsyeshëm një ndryshim drastik të këtij projektligji gjatë përpunimit të tij. Shumë nene u
    përmendën edhe nga parafolësit e mi, mirëpo edhe unë do të isha ndalur te neni 6, pika 1.5: “Të
    mos ushtrojë funksion në parti politike, të mos jetë deputet në legjislaturën e Kuvendit të
    Republikës së Kosovës që e zgjedh atë, apo anëtari i Kabinetit qeveritar”.

    Po e theksoj këtë pikë, pasi herën e kaluar ne si panel që kemi qenë, Komisioni për të Drejtat e
    Njeriut, e kemi bërë një dokument aty për aty, të formuar dhe të nënshkruar që të deklarohen
    aplikantët që nuk janë pjesë e ndonjë partie, ose pjesë e Kabinetit qeveritar. Këtu do të duhej të
    specifikohej periudha e caktuar që nuk ka të bëjë me një parti politike, pasi ai mund me qenë
    ndoshta qysh një ditë para aplikimit me një funksion të lartë, qoftë qeveritar, qoftë partiak, e kjo
    nuk e bën që Avokati i Popullit të jetë apartiak, ose njeri jo i politikës, që do duhej të ishte një
    person i pavarur nga politika.

    Po ashtu, ka vërejtje edhe në funksionimin e punës së Avokatit të Popullit. Nuk po e them nga
    perspektiva e Avokatit të Popullit, por qasjen të cilën ai nuk e ka pasur të lirë ta kryejë punën e
    tij prej pikave të caktuara, duke u nisur edhe nga buxheti, të cilin nuk e ka pasur të mjaftueshëm,
    nga pagat të cilat nuk i kanë pasur zëvendësit e tij, kështu që ka shumë çështje të rregullohen në
    këtë projektligj dhe kontributin tonë do ta japim gjatë amandamentimit në leximin e dytë.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Nga “6+”, zoti Paqaku.

  • Faleminderit, i nderuar kryesues,
    Edhe Grupi Parlamentar “6+” në parim do ta përkrahë këtë projektligj, por gjatë takimeve tona të
    ardhshme sigurisht që do të bisedojmë edhe për nenin 6, pika 1.3, ku thotë që Avokati i Popullit
    duhet të ketë karakter ndershmërie dhe moral të lartë. Këtë nuk e shoh në ndonjë institucion
    shtetëror, i cili mund të japë vërtetim apo mund të dokumentojë që kandidati ka karakter të lartë
    dhe për këtë pikë do të diskutojmë sigurisht edhe do ta japim kontributin në takimet tona të
    ardhshme. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zonja Mustafa e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    Kabinet qeveritar,
    Të nderuar kolegë,
    Faleminderit ministër për prezantimin e projektligjit, sot po diskutojmë për projektligjin, e jo për
    raportin e Avokatit të Popullit.

    Të nderuar kolegë,
    Ka qenë e domosdoshme që ky ligj të plotësohet dhe të ndryshohet, e këtë e kemi vërejtur edhe
    gjatë procedurave për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Atë që e kam thënë në komision, ku e
    kemi pasur të pranishëm edhe Avokatin e Popullit, do ta them edhe sot që vërejtja ime kryesore
    është te neni 6, paragrafi 1.5., sipas të cilit nen një ndër kushtet për zgjedhjen e Avokatit të
    Popullit është të mos ushtrojë funksion në parti politike. Mendoj se këtu duhet të ceket tre vjetët,

    110
    apo pesë vjetët e fundit, sepse ne si komision jemi ballafaquar që kanë konkurruar kandidatë
    politikë, të cilët i kemi obliguar që ta nënshkruajnë deklaratën që nuk u përkasin partive politike
    ata e kanë nënshkruar deklaratën. Mirëpo, ne jemi vend i vogël dhe të gjithë njerëzit njihemi në
    Kosovë dhe cili qytetar do t’i drejtohej atij avokati për të kërkuar ndihmë, përveç anëtarëve të
    partisë së vet, kur dihet se është politik.

    Ne në Kosovë kemi mjaft njerëz profesionistë, të cilët nuk janë të kyçur në parti politike dhe do
    të mund ta kryenin punën e Avokatit të Popullit.

    Mandej, neni 9, paragrafi 6, është i rregulluar shumë mirë, sepse ne kemi dështuar ta zgjedhim
    Avokatin e Popullit si Kuvend, për arsye se tre kandidatët kanë qenë disa prej tyre politikë dhe
    nuk janë votuar. Kemi vërejtje nga Raporti i Progresit. Ndërsa neni 9, paragrafi 6, e rregullon që
    nëse për herë të parë Kuvendi nuk mund ta zgjedhë Avokatin e Popullit, në seancën tjetër tre
    kandidatë të tjerë që përzgjidhen nga komisioni me pikë që janë në radhë do t’i nënshtrohen
    Kuvendit për votim.

    Mandej, te neni 14, paragrafi 2, në rast mungese, vdekje apo paaftësie të përhershme të Avokatit
    të Popullit, ai do të zëvendësohet nga zëvendësi kryesor, apo zëvendësit tjerë. Nëse nuk
    zëvendësohet nga zëvendësi kryesor, atëherë duhet të qartësohet si do të përzgjidhen 4
    zëvendësit e tij për ta zëvendësuar Avokatin e Popullit. Unë e përkrah në parim, do ta jap
    kontributin tim në komision, por edhe do të jem insistuese që neni 6, paragrafi 5 të ndryshohet.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Sabri Hamiti, nënkryetari i Kuvendit, e ka fjalën.

  • Faleminderit, zoti kryesues!
    Do t’i them tri-katër fjali për këtë problem. E para, duhet të aprovohet Ligji për Avokatin e
    Popullit, gjithsesi duke u precizuar edhe si procedurë e zgjedhjes së avokatit, edhe e detyrave,
    edhe e funksionit tij në shoqëri.

    E dyta, duhet të zgjidhet Avokati i Popullit, sepse ne mund të përsosim ligje dhe të diskutojmë,
    por ligjet duhet të zbatohen dhe zbatimin në këtë rast themelor për zgjidhjen e Avokatit të
    Popullit e ka ky Kuvend i Republikës së Kosovës. Në dy legjislatura ne që tëhollojmë e tjerrim
    procedura dhe kritere, ky Kuvend nuk ka arritur ta zgjedhë Avokatin e Popullit, dhe vijmë te
    fjalia e fundit që dua ta them, nuk është mirë që të mos i marrim përgjegjësitë. Duhet t’i marrim
    përgjegjësit dhe ai që quhet Raport i Progresit në kuptimin e të menduarit pozitiv që ne zakonisht
    e marrim si njëfarë gjykimi final ndërkombëtar për demokracinë, që e marrim me të parën në
    këtë formë, atëherë në këtë aspekt, nëse s’e kryejmë këtë punë, do të cilësohet mandej raport i
    regresit, e jo i progresit. Faleminderit!

  • Zonja Haxhiu e ka fjalën.

  • Faleminderit!
    Të nderuar deputetë,
    Të nderuar qytetarë të Republikës,

    111
    Fillimisht më duhet të them se pavarësisht faktit që në memorandumin shpjegues të këtij
    projektligji po thuhet se i njëjti është përpiluar në bashkëpunim me grupet e interesit, shoqërinë
    civile dhe të tjerë, kjo nuk qëndron, pasi është tejet e qartë dhe po thuhet edhe nga përfaqësuesit
    tjerë që kanë qenë në ato grupe, apo në ato takime që ky nuk është drafti për të cilin ata janë
    dakorduar.

    Pra, pse është ndryshuar drafti që është miratuar në grupin punues, besoj që dikush është dashur
    që të japë përgjegjësi për këtë, sepse ky projektligj që është sjellë në Kuvend diku rrugës ka
    hasur në ndryshime, kinse ndryshime teknike, por në fakt që e ndryshojnë në thelb përmbajtjen e
    këtij projektligji.

    Pra, besoj që zoti Abrashi meqë është përfaqësues i këtij projektligji që e ka ngarkuar Qeveria,
    sepse do të duhej të ishte zoti Kuçi, mirëpo është dashur që të na jepni një shpjegim se pse ka
    ndodhur kjo çështje. Unë dua t’i them disa vërejtje që janë të Avokatit të Popullit, pra institucioni
    i Avokatit të Popullit i ka pasur disa rekomandime në lidhje me këtë projektligj dhe disa të tjera
    të Grupit Parlamentar të “ Vetëvendosjes”.

    Në nenin 10 të këtij projektligji thuhet se Avokati i Popullit ia propozon Kuvendit listën prej një
    kandidati për zgjedhjen e një zëvendësi. Shtrohet pyetja kush i propozon kandidatët tjerë, ose
    zëvendësit tjerë të Avokatit të Popullit, apo është menduar që të kemi vetëm një zëvendës të tij
    nga pesë sa janë aktualisht, sepse nëse është menduar të jenë më shumë zëvendës duhet të
    shpjegohet se kush i zgjedh të tjerët dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të lihet kështu, pasi hap rrugë
    dhe mundësi për ndikime partiake ose politike në zgjidhjen e zëvendësve, ashtu siç po bëjnë
    pazare me të gjitha bordet dhe institucionet e pavarura, duke i deleguar njerëzit e tyre.

    Në nenin 32, te personeli në këtë projektligj, thuhet se ndaj të punësuarve të tjerë të Institucionit
    të Avokatit të Popullit zbatojnë dispozitat ligjore në fuqi për nëpunësit civilë. Avokati i Popullit,
    duke qenë institucion i pavarur kushtetues, nuk guxon dhe nuk duhet të jetë pjesë e shërbimit
    civil të Kosovë, meqë është dëshmuar tashmë se ky fakt është përdorur si mjet për ndërhyrjen e
    Qeverisë së Republikës së Kosovës në pavarësinë kushtetuese të këtij institucioni.

    Praktika e deritanishme ka dëshmuar se duke qenë shërbyes civilë, MAP-i, pra Ministria e
    Administratës Publike, ka qenë organ për vendosjen apo miratimin apo jo të pozitave të reja të
    personelit në Institucionin e Avokatit të Popullit. Pra, ka pasur raste kur edhe pse janë lejuar
    pozitat e reja dhe është ndarë buxheti për to nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, MAP-i e ka
    zvarritur kërkesën, apo për më keq nuk e ka miratuar fare kërkesën për vendet e reja të punës.

    Po ashtu, nëpunësit civilë nuk mund të kufizohen për pjesëmarrjen në zgjedhjet e përgjithshme
    apo në zgjedhjet lokale. Kjo është në kundërshtim me misionin dhe sidomos me pavarësinë
    politike të Institucionit të Avokatit të Popullit, sepse pikërisht këshilltarët ligjorë të Institucionit
    të Avokatit të Popullit e bëjnë trajtimin profesional të rasteve të veçanta.

    Në nenin 16, sa u përket gjykatave, ka një përpjekje që të bëhet një ndryshim substancial në dëm
    të palëve ankuese. Në të vërtetë, në emër të mbrojtjes së pavarësisë së punës së Gjyqësorit, hiqet
    e drejta e Institucionit të Avokatit të Popullit për të intervenuar në rastet individuale të ankesave
    në rast të zvarritjeve procedurale të gjykatave, apo edhe kur ato përbëjnë shkelje të hapura

    112
    procedurale, apo edhe substanciale. Zvarritjet shpeshherë janë në të vërtetë të qëllimshme dhe
    çojnë në parashkrimin e rasteve. Po të mos intervenonte Institucioni i Avokatit të Popullit, rastet
    e tilla janë me qindra gjatë vitit, gjyqtarët dhe gjykatat edhe më shumë do të motivohen që të
    bëjnë shkelje të ngjashme.

    Natyrisht, heqja e një norme të tillë do ta lehtësonte dukshëm punën dhe problemet në
    Institucionin e Avokatit të Popullit me gjykatat, sepse rastet e gjykatave përbëjnë mbi 33% të të
    gjitha rasteve në Institucionin e Avokatit të Popullit, por jo të shkurtohen dhe cenohen
    jashtëzakonisht të drejtat e palëve në gjykata për ankesë në një institucion të pavarur jashtë
    gjykatave. Në të vërtetë, do të duhej të ishte një intervenim më i rëndë substancial sa i përket të
    drejtës së palëve për ankesë ndaj shkeljeve procedurale të Gjyqësorit në aspektin e zvarritjeve të
    paarsyeshme që bëhen nga gjykatat.

    Prandaj, edhe do të duhej të ishte që Avokati i Popullit nuk do të ndërhyjë në rastet dhe në
    procedurat tjera ligjore që janë duke u zhvilluar pranë gjykatave, përveç në rastet e shkeljeve
    procedurale të zvarritjeve të paarsyeshme dhe do të japë rekomandime të përgjithshme për
    funksionimin e sistemit gjyqësor.

    Pra, besoj që kjo është më e drejtë dhe gjitha këto që i përmendi edhe përfaqësuesi i Lëvizjes
    “Vetëvendosje”, që është anëtar i Komisionit për të Drejtat e Njeriut, ne së bashku do t’i
    adresojmë amendamentet, në mënyrë që ky projektligj të jetë një projektligj i duhur dhe që është
    në përputhje dhe me kërkesat e Institucionit të Avokatit të Popullit dhe të gjitha grupet e tjera të
    interesit që kanë marrë pjesë në takimet e Qeverisë. Faleminderit!

  • Tani nuk ka tjerë të paraqitur nga deputetët. Përfaqësuesi i Qeverisë, nëse e
    dëshiron fjalën lidhur me ligjin.

    Nuk e dëshiron! Atëherë, përgatitemi për votim. Regjia, ju lus t’i bini ziles për shkak se duhet ta
    votojmë edhe Ligjin për festat që u votua më herët.

    Atëherë, në vazhdim ju lus që të përgatitemi për votim për ta miratuar në parim Projektligjin për
    Avokatin e Popullit.

    Ju lus t’i zini vendet! Votojmë tani!

    Atëherë, konstatoj që me 59 vota për, 12 kundër dhe 3 abstenime, Kuvendi e miratoi në parim
    Projektligjin për Avokatin e Popullit. Kërkohet nga Komisioni Funksional dhe komisionet e
    përhershme që ta përshpejtojnë shqyrtimin e projektligjit dhe Kuvendit t’ia paraqesin raportin me
    rekomandime.

    Miratimi i këtij ligji kërkohet për liberalizimin e vizave. Tani, siç e thamë, ka mbetur pa u votuar
    Ligji për festat zyrtare të Republikës së Kosovës, është diskutuar dje.

    Procedura e votimit:

    - Ligji për festat zyrtare të Republikës së Kosovës


    113
    Siç e dini, për ta miratuar këtë ligj nevojiten 61 vota, duke përfshirë këtu të paktën edhe 11 vota
    nga komunitetet e tjera.

    Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim! Votojmë tani!

    Atëherë, ne do ta shpallim votimin pasi ta marrim konstatimin nga regjia lidhur me votat që i
    kanë dhënë komunitetet, por po ju njoftoj që i kemi 50 vota për, 20 kundër dhe 2 abstenime. E
    presim rezultatin, besoj na e sjellin shpejt.

    Atëherë, nuk ka kaluar në votimin e parë, sepse duhen 61 vota për, e janë vetëm 50, kështu që
    ligji nuk kalon.

    Vazhdojmë me pikën e 12 të rendit të ditës:

    12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për barazi gjinore

    Në bazë të nenit 56 të Rregullores së Kuvendit, Komisioni Funksional e ka shqyrtuar
    projektligjin dhe Kuvendit ia ka paraqitur raportin me rekomandime për shqyrtim dhe miratim në
    parim.

    E ftoj përfaqësuesin e Qeverisë që para deputetëve të Kuvendit ta prezantojë dhe arsyetojë
    projektligjin. Kush është? Zoti Abrashi!

  • I nderuar kryesues,
    Kryeministër,
    Ministra e deputetë,
    Zonja dhe zotërinj,
    Më lejoni ta paraqes në këtë sesion plenar të Kuvendit të Republikës së Kosovës Projektligjin për
    barazi gjinore.

    Projektligji për barazi gjinore është miratuar nga Qeveria me vendimin 0219, të datës 18 mars
    2015. Nevoja për nxjerrjen e këtij projektligji konsiston në avancimin e kornizës ligjore, e cila
    garanton, mbron dhe promovon lirinë ndërmjet gjinive si vlerë themelore për zhvillimin
    demokratik të shoqërisë në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.

    Në Projektligjin për barazi gjinore përcaktohen masat e përgjithshme dhe të veçanta për
    mbrojtjen dhe sigurimin e të drejtave të barabarta të grave dhe të burrave, si dhe përcaktohen
    institucionet përgjegjëse dhe kompetencat e tyre për hartimin dhe zbatimin e akteve normative, si
    dhe politikave që mbështesin zhvillimin dhe nxitjen e barazisë gjinore në shoqëri, detyrimet e
    punëdhënësit në marrëdhëniet e punës, ndalimin e diskriminimit gjinor në skemat e sigurimit
    shoqëror në punë, ndalimin e diskriminimit gjinor në qasje dhe furnizim me mallra dhe shërbime,
    si dhe përfshirja e mbrojtjes ligjore dhe sanksionet.

    Është e nevojshme të theksohet se ky projektligj vlen për burrat, gratë dhe personat që e kanë një
    karakteristikë të mbrojtur të identitetit gjinor, si dhe garanton mundësi dhe trajtim të barabartë në
    sferën publike e private të jetës shoqërore, duke përfshirë jetën politike dhe publike, punësimin,

    114
    arsimin, shëndetësinë, ekonominë, përfitimet shoqërore, sportin, kulturën dhe sferat e tjera të
    përcaktuara dhe këtë, ose me ndonjë ligj tjetër.

    Projektligji për barazi gjinore është pjesë e pakos së projektligjeve për të drejtat e njeriut dhe del
    si kërkesë nga raporti i Komisionit Evropian për përmbushjen e kritereve lidhur me liberalizimin
    e vizave. Për më tepër, është e rëndësishme të theksohet se ky projektligj është në përputhje me
    konventën për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj gruas, direktivën për krijimin
    e një kuadri të përgjithshëm për trajtimin e barabartë në punësim dhe profesion, direktivën për
    zbatimin e parimit të mundësive të barabarta dhe trajtim të barabartë të burrave dhe grave në
    çështje të punësimit dhe profesionit, direktivën për zbatimin progresiv të parimit të trajtimit të
    barabartë të burrave dhe grave në çështjen e sigurimit shoqëror, direktivën mbi parimin e
    trajtimit të barabartë ndërmjet burrave dhe grave të angazhuar në një aktivitet, në një kapacitet të
    vetëpunësimit, direktivën për zbatimin e parimit të trajtimit të barabartë ndërmjet burrave dhe
    grave në qasje dhe furnizim me mallra dhe shërbime, ku gjithashtu janë përgatitur edhe tabelat e
    përputhshmërisë në direktivat e Bashkimit Evropian.

    Projektligji për barazi gjinore është përgatitur nga Zyra e Kryeministrit dhe gjatë hartimit të këtij
    projektligji janë realizuar një sërë konsultimesh me pjesëmarrje të gjerë të aktorëve kyçë dhe
    palëve të interesit.

    Kam nderin që para jush të ju informoj në pika në pika të shkurta për përmbajtjen e këtij
    projektligji dhe propozoj që të njëjtin ta miratoni, në mënyrë që çështjet që rregullohen me këtë
    projektligj të vihen në suaza të kornizës ligjore adekuate. Faleminderit!

  • Faleminderit! Radha është e përfaqësuesve të grupeve parlamentare. Kush e ka në
    emër të Grupit Parlamentar të PDK-së? Po, kryetarja e komisionit funksional, zonja Kajtazi e ka
    fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    Të nderuar deputetë,
    I nderuar kryeministër, ministra,
    Edhe ky ligj është në pakon e ligjeve që flet për avancim të të drejtave të njeriut dhe mendoj që
    ndryshimet që tani do të bëhen me pjesëmarrjen e të gjithë neve dhe të gjithë atyre që kërkojnë
    avancim të mëtejmë duhet të jetë një ligj edhe më mirë i punuar. Komisioni për të Drejtat e
    Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, duke u bazuar në nenin 56.2 të
    Rregullores së Kuvendit së Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 29 prillit 2015, e
    ka shqyrtuar në parim Projektligjin nr. 05/L-20 për barazi gjinore dhe kanë vendosur që ta bëjë
    këtë rekomandim që të miratohet në parim ky ligj dhe mendojmë se gjatë punës në
    amendamentim do ta pasurojmë edhe më tepër. Faleminderit!

  • Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, zonja Mustafa.

  • Faleminderit, kryesues!
    Grupi Parlamentar i PDK-së e ka shqyrtuar Projektligjin për barazi gjinore dhe do ta votojë në
    parim.


    115
    Një ndër kriteret për liberalizimin e vizave që ka vendi ynë është edhe ky projektligj i
    rëndësishëm. Qëllimi i këtij projektligji është garantimi, mbrojtja dhe promovimi i barazisë
    gjinore si vlerë themelore për zhvillimin demokratik të një shoqërie. Ky projektligj përcakton
    masa të përgjithshme dhe të veçanta për mbrojtjen dhe sigurimin e të drejtave të barabarta të
    grave dhe burrave. Po ashtu, është shumë me rëndësi që me këtë ligj do të përcaktohen
    kompetencat dhe përgjegjësitë e institucioneve, të cilat do të jenë përgjegjëse për zbatimin e tij.

    Pas analizës së këtij projektligji, ne kemi veçuar si vërejtje nenin 9, pikën 1 dhe 2, ku thuhet
    “emërimi, shkarkimi, funksionet dhe përgjegjësitë e kryeshefit, apo kryeshefes ekzekutive
    rregullohen me dispozitat përkatëse në fuqi në Republikën e Kosovës”, por nuk përmenden aktet
    normative dhe as nuk definohet institucioni, i cili e bën emërimin dhe shkarkimin e krye shefit
    apo kryeshefes ekzekutive.

    Në tërë tekstin e projektligjit përdoren shprehjet “burrë - grua”. Ne mendojmë që më e
    pranueshme do të jetë të përdoren shprehjet “mashkull - femër”, sepse është më gjithëpërfshirëse
    dhe nuk e përjashton asnjë kategori shoqërore sipas moshës, derisa shprehjet “burrë - grua” janë
    shprehjet që u referohen personave në relacione martesore.

    Grupi Parlamentar i PDK-së kontributin e vet do ta japë në Komisionin Funksional gjatë fazës së
    amandamentimit të këtij projektligji. Faleminderit!

  • Faleminderit! Nga Grupi Parlamentar i LDK-së, zonja Sahatqija e ka fjalën.

  • Faleminderit, nënkryetar!
    Ligji i parë për barazi gjinore është hartuar si nismë legjislative nga gratë e Legjislacionit të parë
    të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me gratë nga shoqëria civile.

    Prandaj, dëshiroj të shpreh falënderimin dhe respektin për punën e grave të legjislacionit të parë,
    disa prej tyre që janë edhe sot këtu, si zonja Flora Brovina dhe zonja Melihate Tërmkolli, dhe
    shumë deputete tjera, të cilat kanë punuar në këtë ligj. Ky ligj ishte një e arritur e madhe në
    fushën e barazisë gjinore dhe të fuqizimit të gruas, e arritur që i vendosi themelet për veprimet të
    mëtejme, sikur janë formimi i Agjencisë për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit, formimi i
    zyrave të barazisë gjinore nëpër ministri dhe komuna, vendosja e kuotave, si veprime afirmative
    për eliminimin e diskriminimit gjinor, bazamenti për shumë ligje, siç është Ligji elektoral, Ligji
    kundër diskriminimit, Ligji kundër dhunës në familje, definimi i barazisë gjinore si vlerë në
    nenin 7 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i cili thotë: “Republika e Kosovës e siguron
    barazinë gjinore si vlerë themelore për zhvillimin demokratik të shoqërisë, mundësitë e barabarta
    për pjesëmarrje të femrave dhe meshkujve në jetën politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe në
    fushat e tjera të jetës shoqërore.

    Është vendosur edhe CEDAW, në nenin 22.6, ose Konventa për eliminimin e të gjitha formave të
    diskriminimit ndaj gruas në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Nga ajo kohë janë bërë
    mbikëqyrje të ligjit, sikur ai i Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore të Kuvendit
    nga Legjislacioni i kaluar, po ashtu edhe tryezat dhe rekomandimet që kanë dalë edhe nga
    organizimi i grupit të grave deputete në mandatin e kaluar.


    116
    Por, vit pas viti janë evidentuar kërkesat për të bërë ndryshime, të cilat do ta bënin ndryshimin e
    ligjit dhe përmirësimin e barazisë gjinore në shoqërinë kosovare më efektive. Ligji e ka koston
    prej 197 mijë e 887 euro për katër vjet me radhë dhe parashihet mundësia e të hyrave nga gjobat
    kur veprohet kundër dispozitave të këtij ligji. Nga aspekti i integrimeve dhe përputhshmërisë së
    ligjit me direktivat e BE-së është parë se me një numër të madh të direktivave është plotësisht në
    përputhje, ndërsa me disa ka edhe një përputhje të pjesshme.

    Në Raportin e Progresit, si dhe në Rezolutën e fundit të Parlamentit Evropian vazhdimisht
    theksohet nevoja për avancimin e barazisë gjinore dhe rastin e fundit në institucione nuk ka
    kaluar pa vërejte në Parlamentin Evropian. E dimë që është brenda pakos për liberalizimin e
    vizave dhe është edhe një shtysë shtesë që ky ligj të kalohet dhe të shndërrohet në ligj.

    Në projektligj paraqiten edhe nocione si “ngacmimi seksual”, “buxhetimi gjinor”, “pagesa e
    njëjtë për punën e njëjtë”, si dhe veprime të tjera që dalin nga këto.

    Në nenin 5 flitet për masat e përgjithshme të parandalimit të diskriminimit gjinor dhe mendoj që
    është nen i cili duhet të avancohet dhe të respektohet. Fuqizimi ekonomik e zë vendin në këtë ligj
    dhe paraqet një segment të rëndësishëm për barazi gjinore, e sidomos për fuqizimin e gruas. Në
    aspektin e barazisë gjinore, mendoj që edhe Kuvendi duhet ta japë një shembull të mirë. Kohët e
    fundit në Kryesinë e Kuvendit kemi ndryshime pozitive. Presim që Rregullorja e Punës së
    Kuvendit të japë shembull të mirë dhe shpresoj që do të kalojnë edhe ato amendamente, të cilat i
    kemi diskutuar edhe në mandatin e kaluar.

    Në nenin 7 flitet për Agjencinë e Barazisë Gjinore. Thuhet që ajo mund të jetë në Zyrën e
    Kryeministrit çfarë është sot, por në këtë nen parashihet që ajo mund të jetë një organ edhe në
    ndonjë organ pasues që e përcakton Qeveria. Duhet ta kemi parasysh këtë që të mos degradohet
    kjo agjenci, e cila nuk do ta jepte një mesazh të mirë për barazinë gjinore.

    Neni 12 degradon zyrat e barazisë gjinore në zyrtarë të barazisë gjinore. Ne e dimë që nëpër
    komuna sot këta zyrtarë merren edhe me shumë çështje tjera, përveç me çështjen e barazisë
    gjinore dhe mendoj që duhet të kihet parasysh dhe në amendamentim të ruhet kjo komponentë
    gjinore si prioritare.

    Neni 13 flet për Avokatin e Popullit, në të cilin trajton raste që lidhen me diskriminimin gjinor,
    por nuk specifikon a duhet të jetë ky avokat i posaçëm për çështje gjinore, apo vetëm e
    përshkruan një veprimtari të Avokatit të Popullit. Ne e dimë që deri më tash ekziston edhe një
    zëvendës i Avokatit të Popullit, i cili merret me barazinë gjinore, por neni jep mundësi të krijimit
    edhe të postit të Avokatit të Popullit për barazi gjinore, por nuk është i specifikuar mirë dhe
    mendoj që në amendamentim duhet të shikohet dhe të jetë më specifik ky nen.

    Neni 17 flet për detyrimet e punëdhënësit në marrëdhënie pune dhe parasheh pika për
    promovimin e barazisë në punë dhe heqjen e diskriminimit të mundshëm, gjë që është e mirë,
    pasi kemi parë konkurse diskriminuese, me të cilat favorizohen vajzat e reja dhe ndëshkohen
    nënat dhe lehonat. Në të njëjtën pikë, 1.13, nga punëdhënësi kërkohet sigurimi i një ambienti të
    sigurt pune pa ngacmime seksuale dhe trajtime të padëshiruara dhe poshtëruese, të cilët e
    cenojnë dinjitetin e grave dhe burrave në vendin e tyre të punës.

    117
    Pika 1.16, te neni 17, mundëson kthimin në punë të lehonave, gjë e cila është parë si
    problematike nga keqinterpretimi i nenit 49 të Ligjit të punës, që ndërlidhet me pushimin e
    lehonisë dhe kjo pikë, në nenin 17, mendoj që u jep fuqi grave lehona që pa problem të kthehen
    në vendet e tyre të punës pas lindjes dhe pas kalimit të pushimit të lehonisë.

    Neni 21 flet për edukimin për barazi gjinore dhe mendoj që ky nen është jashtëzakonisht i
    rëndësishëm në qoftë se barazinë gjinore me të vërtetë duhet ta marrim si vlerë, e cila
    përshkruhet në Kushtetutën tonë dhe në këtë nen kërkohet nga shkollat e institucionet arsimore të
    kenë kujdes në kurrikulet shkollore në të gjitha nivelet, në mënyrë që barazia gjinore të fillojë
    prej ditëve të para të jetës, e të vazhdojë prej ditëve të para të shkollës.

    Te pjesa e ndëshkimeve, pra neni 23 flet për ndëshkimet e gjobat, të cilat sillen prej 300 deri në
    900 euro për rastet e ndryshme të diskriminimit, që mendoj se janë gjoba qesharake, të vogla, të
    cilat nuk e sigurojnë një trajtim serioz, por vazhdojnë të mbajnë në ‘status quo’ temën në
    segmentin e barazisë gjinore.

    Por, në përgjithësi, projektligji e meriton të kalojë në leximin e parë dhe të shkojë në komisionet
    përkatëse për amandamentim. Prandaj, Grupi Parlamentar i LDK-së do ta votojë Projektligjin për
    barazi gjinore dhe në vazhdimësi nëpër komisione do ta japim kontributin tonë gjatë
    amendamentimit. Faleminderit!

  • Faleminderit! Nga Grupi Parlamentar “Vetëvendosje”, zonja Dërguti e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    Lëvizja “Vetëvendosje” e ka shqyrtuar këtë projektligj dhe do ta përkrahë në parim, mirëpo ka
    disa vërejte dhe besoj që ky projektligj ndërmjet dy leximeve duhet të plotësohet me
    amendamente dhe nene, të cilat do të jenë të reja.

    Vërejtjet kryesore të Lëvizjes “Vetëvendosje” kanë të bëjnë me mungesën e një neni, pra që
    duhet t’i shtohet, për përfshirjen e grave në bordet e ndërmarrjeve publike dhe të agjencive të
    pavarura, sepse aktualisht në secilin nga këto borde dhe agjenci mbi 90% janë burra. Dhe,
    propozimi tjetër do të jetë futja e një neni të veçantë me dispozita ndëshkimore për institucione
    në raste të moszbatimit të Ligjit për barazi gjinore.

    Gjithashtu, krahas këtyre dy neneve, të cilat duhet t’i shtohen këtij projektligji, janë edhe disa
    vërejtje që vijnë nga shoqëria civile, respektivisht nga rrjeti i grupeve të grave të Kosovës dhe
    vërejtja e tyre është për nenin 7, i cili parasheh zhvendosjen e Agjencisë për Barazi Gjinore nga
    Zyra e Kryeministrit në ndonjë organ tjetër, e i cili nuk specifikohet se ku. Gjithashtu, vërejtje ka
    rreth nenit i cili flet për buxhetimin gjinor.

    Gjithsesi, në periudhën ndërmjet dy leximeve, ne do t’i sjellim këto në formë të amendamenteve
    dhe disa vërejtje të tjera që janë në këtë projektligj që kanë të bëjnë me vërejtje më të vogla dhe
    janë edhe në aspektin gjuhësor, sa i përket përkthimit në gjuhën angleze. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zonja Teuta Haxhiu, në emër të AAK-së, e ka fjalën.


    118
  • Faleminderit, nënkryetar i Kuvendit!
    Edhe Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të përkrahë në parim
    Projektligjin për barazi gjinore dhe kontributin tonë do ta japim në Komisionin Funksional.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar “Nisma”, zonja Bajrami e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    Edhe “Nisma” do ta përkrahë në parim Projektligjin për diskriminim dhe kontributin tonë do ta
    japim gjatë leximit të dytë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Nga “6+”, zoti Paqaku e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    Edhe Grupi Parlamentar “6+” e përkrahë në parim këtë projektligj, por në takimet tona të
    ardhshme ne do ta japim edhe kontributin tonë sikur te Projektligji për Avokatin e Popullit, ashtu
    edhe për barazinë gjinore. Faleminderit!

  • Faleminderit! SLS-ja? Podržavate Vi? Dobro! Atëherë, vazhdojmë me deputetë.
    Zonja Deliu e ka fjalën.

  • KODRA: Faleminderit, kryesues!
    E përkrah në parim Projektligjin për barazi gjinore dhe mendoj që projektligji i ardhur nga
    Qeveria i rregullon në masë të konsiderueshme çështjet gjinore në institucionet e vendit. Meqë
    projektligji është në lexim të parë, do ta shfrytëzoj të drejtën t’i jap disa nga vërejtjet e mia lidhur
    me të. Siç u tha edhe nga koleget e mia, kam vërejtje në nenin 7, në të cilin duhet të hiqet fjalia
    “apo organi pasues që vendos Qeveria”.

    Agjencia për Barazi Gjinore duhet që edhe më tutje të mbetet pjesë e Zyrës së Kryeministrit,
    sepse ky është obligim që u jepet edhe shteteve me konventat e tyre, me Konventën SIDOU, në
    bazë të së cilës shtetet anëtare të kësaj konvente obligohen që t’i japin prioritet çështjeve gjinore
    në Republikën e Kosovës dhe në shtetet përkatëse.

    Pas nenit 21 mendoj që duhet të shtohet edhe një nen i ri, i cili do të duhej të titullohej “Barazia
    gjinore dhe të drejtat civile”, në paragrafët e të cilit neni duhet t’i trajtojë:

    1. Pasuria e krijuar gjatë jetës martesore të regjistrohet në regjistra publikë, si pronë e përbashkët,
    në emër të dy bashkëshortëve;

    2. Institucioni që bën regjistrimin e pasurisë në regjistrat publikë është i detyruar të veprojë në
    pajtim me paragrafin 1 të këtij neni;

    3. Puna e përbashkët e bashkëshortëve me të cilët fitohet pasuria e përbashkët konsiderohet
    kontribut i barabartë për krijim të pasurisë së përbashkët;


    119
    4. Pasuria e përbashkët e regjistruar si pronë e përbashkët administrohet bashkërisht dhe nuk
    mund të tjetërsohet, pa pëlqimin e bashkëshortëve; dhe

    5. Trashëgimtarët gra dhe burra mund të disponojnë me pjesën e tyre trashëgimore dhe të
    tjetërsojnë atë, pas regjistrimit si pasuri e tyre e përbashkët.

    Mendoj se ky nen, i cili duhet t’i shtohet projektligjit në fjalë, me gjithë paragrafët e tij ka për
    qëllim që të rregullojë qasjen e gruas në pronë. Është një problematikë, të cilën ne e kemi trajtuar
    vazhdimisht dhe kjo çështje është e rregulluar edhe me Ligjin kundër diskriminimit. Megjithatë,
    edhe përkundër kornizës ligjore, gratë në Kosovë në shumicën e rasteve vazhdojnë të jenë të
    diskriminuara në çështjen e pronës, Agjencia Kadastrale e Kosovës në të dhënat e tij i pozicionon
    vetëm 15% të grave, të cilat e kanë të regjistruar pronën në emrin e tyre.

    Nga të dhënat e kësaj Agjencie, do të thotë ky numër është relativisht i vogël, prandaj konsideroj
    se duhet që Projektligji për barazi gjinore t’i inkorporojë edhe këto amendamente, të cilat do të
    hyjnë në fazën e amendamentimit.

    Siç e tha edhe kolegia Sahatqija, tek masat e përgjithshme të projektligjit, bordet e ndërmarrjeve
    publike duhet ta respektojnë kuotën gjinore, në këtë rast po e përmend edhe një amendament të
    deputetes Sala Berisha-Shala, e cila në projektligjin tashmë Ligj për plotësim-ndryshimin e Ligjit
    për ndërmarrje publike, ka futur një amendament, në bazë të cilit gratë duhet të kenë pozicionin e
    tyre në bordet e ndërmarrjeve publike.

    Dhe, në kohën kur Kosova po punon jashtëzakonisht, institucionet e Kosovës po punojnë në
    Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, si dhe në përmbushjen e kritereve për liberalizim, mendoj
    se do të duhej të ishte e domosdoshme që të merren parasysh kuota gjinore dhe gratë të jenë
    pjesëmarrëse aktive të politikbërjes në të gjitha institucionet publike dhe private.

    Tek masat e veçanta mendoj se duhet të përfillet kuota në emërime në nivelin lokal, në borde, në
    komisione, në trupa të tjerë, siç janë edhe gjykatat dhe institucionet tjera publike dhe private.

    Dhe, krejt në fund, në nenin e ndëshkimeve, sanksionet e parapara për shkelje të ligjit, i cili sapo
    ka ardhur, janë sanksione tejet të ulëta prej 300 deri në 900 euro, i cili me të drejtë mund të
    shkelet, do të thotë ligji në fjalë, Ligji për barazi gjinore, mund të shkelet lehtë, nëse sanksionet
    janë 300 deri në 900 dhe kur vjen në shprehje një pozitë në ndonjë institucion ligji me këto
    sanksione mund të shkelet. Prandaj, konsideroj se duhet të merren parasysh të gjitha vërejtjet që
    kanë dalë sot gjatë debatit. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zonja Tërmkolli e ka fjalën.

  • Faleminderit!
    Të nderuar deputetë,
    Në vitin 2004, Parlamenti i Kosovës e ka miratuar Ligjin për barazi gjinore, i cili ka hyrë në fuqi
    me një rregullore të UNMIK-ut, në atë kohë, sikur edhe të gjitha ligjeve tjera. Dhe, natyrisht që
    është arsyeshme që të kemi një ligj tani kur e kemi bërë ndryshimin e të gjitha ligjeve, ose
    shumicës së ligjeve, me të cilat duhet të funksionojë një shtet i pavarur.

    120
    Kur është punuar ligji në vitin 2004 dhe kur është miratuar nga Parlamenti, është tjetër kush e ka
    punuar e tjerë, por e ka miratuar Parlamenti, të gjithë e kanë miratuar, jo veç gratë, po edhe
    burrat e të gjithë, atë ligj e kemi pas punuar duke u bazuar në të gjitha ligjet më të mira, ose
    praktikat më të mira të vendeve evropiane, të vendeve që janë në Bashkimin Evropian. Dhe, nga
    Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në atë kohë, në raportin për
    Kosovën është vlerësuar si një ndër të arriturat më të mëdha të kohës kur është bërë ai raport.

    Tani, ligji po thuhet se është pjesë e pakos së liberalizimit të vizave dhe po ma merr mendja, që
    pikërisht kjo është arsyeja pse është bërë një nguti e madhe, sa i përket përgatitjes së këtij ligji
    dhe gabimeve e lëshimeve, të cilat janë bërë në këtë ligj apo projektligj.

    Nëse e merrni ligjin ose projektligjin dhe i shikoni krejt amendamentet do të shihni, që nja 90% e
    amendamenteve janë dispozita që kanë të bëjnë me... që janë kundër diskriminimit gjinor, se sa
    çështje që lidhen me barazinë gjinore. Janë çështje kundër diskriminimit gjinor dhe sinqerisht a
    me e quajt këtë ligj kundër diskriminimit gjinor, bile- bile edhe atë vetëm në disa fusha, ku nuk
    janë përmendur të gjitha fushat, siç e tha edhe kolegia Deliu, një nga çështjet shumë esenciale, që
    lidhet me çështjen e pronës apo të trashëgimisë, janë përmendur disa çështje e tjerë, e tjerë.

    Ky mund të jetë gjithçka tjetër, vetëm jo ligj për barazi gjinore, ligj kundër diskriminimit gjinor
    po, por ligj për barazi gjinore jo. Edhe në ato raste janë nja dy- tre nene, ku flitet për barazinë
    gjinore, ligji më shumë është i drejtuar në planin afirmativ, dhe promovues, sepse e shihni ju ku
    thuhet se promovon, promovon, afirmon, trajnon, e tjera, e tjera, se sa obligues. Në fakt esenca e
    ligjit është obligues, esenca e ligjit është që ligji rregullon dhe obligon, cilido ligj. Nuk ka ligje
    me të cilat afirmohet, çështjet me të cilat afirmohen mund të jenë çështje programesh, mund të
    jenë platforma, mund të jenë çështje të tjera, që afirmojnë, që vlerësojnë, e tjera, por ligji
    rregullon dhe obligon.

    Këtu nuk kemi kurrgjë as rregulluese, as obliguese. Nuk kemi asnjë obligim për Kuvendin. Të
    gjithë jemi duke folur për barazi gjinore, të gjithë e përkrahët këtë ligj, veç pse thirret për barazi
    gjinore, duke mos e parë hiç përmbajtjen e tij. Po më vjen keq, ndoshta s’ia qëlloj hiç, po së paku
    ky është mendimi im, derisa në ligjin e mëparshëm, ne i kemi pasur do obligime, që kanë qenë
    për Parlamentin, për Qeverinë, për institucionet komunale, për ministritë, e tjerë, e tjerë, të cilat
    kanë pasur obligim ligjor përmbushjen ose arritjen e barazisë gjinore prej 40%, ani pse s’janë
    mbërri kurrë, asnjëherë, kurrkund, edhe këtu ne po luftojmë sa po mundemi, shikoni Kryesinë e
    Parlamentit, shikoni kryetarët e komisioneve, shikoni delegacionet që shkojnë jashtë, e tjera, e
    tjera...

    Në këtë ligj s’kemi kurrgjë me ... prej kësaj pune, bash kurrgjë hiq nuk ka. Shikoni Qeverinë,
    shikoni komunat, mezi u bë një kryetare e komunës. Ky ligj nuk e obligon asnjë institucion ta
    arrijë kuotën prej 40%. Partitë politike, thotë, promovojnë realizimin e atij 40%-shi, e provojnë,
    domethënë a, por nuk janë të obliguara për ta realizuar, përveç institucioneve tjera edhe partitë
    politike janë më shumë që e promovojnë, por nuk obligohet asnjë parti politike që ta zbatojë këtë
    në organet ekzekutive, ashtu qysh e kemi parapa me ligjin më herët. Në organet ekzekutive,
    drejtuese, ka qenë e paraparë arritja e 40%-shit në udhëheqje të partisë, në organet ekzekutive të
    partisë, e tjera, e tjera...


    121
    Çka ka ky ligj? Domethënë, përveç anës që ka të bëjë me çështjet kundër diskriminimit mbi baza
    gjinore janë përmendur edhe dy-tre institucione, të cilat në fakt më shumë janë devalvuar, së
    paku në aspektin formal juridik, se në aspektin real, praktik, po shihet që vetë ata njerëz që po i
    udhëheqin ato institucione i kanë devalvuar, mirëpo ligjin ne nuk mund ta bëjmë për individë,
    t’ia përshtatim individit, individi duhet t’i përshtatet ligjit.

    Institucioni, Agjencia e Barazisë Gjinore është devalvuar, jo veç në aspektin organizativ, por
    edhe në aspektin e përmbajtjes, kompetencave që i ka, ose që duhet të ketë. Janë reduktuar
    kompetencat e Agjencisë së Barazisë Gjinore dhe nuk e di pse duhet të ekzistojë atëherë ajo
    Agjenci, nëse nuk ka asnjë kompetencë në ndërhyrjen në bërjen e ligjeve mbi baza gjinore, ose
    kur preket çështja e barazisë gjinore.

    Zyrtarët - ka qenë Zyra për Barazi Gjinore, janë bërë zyrtarë për barazi gjinore, edhe në
    institucione qendrore edhe lokale. Unë e di, shpesh institucionet lokale kanë dhënë “jo, s’po
    kemi mundësi, se s’po na lejon Qeveria, kemi numër të madh të punësuarve, e tjerë...” . kanë
    punësuar lidhje e pa lidhje, dhjetëra njerëz, bash lidhje e pa lidhje, veç kur vjen çështja për... kur
    vjen puna për çështje gjinore nuk kanë as mundësi, as para, as s’kanë vende pune, as s’kanë
    kurrgjë, dhe jo veç këtu, jo veç në komuna, gjithkund sa herë përmendet barazia gjinore
    gjithmonë nuk ka para, e për gjithçka tjetër ka para, ka dhjetëra- mijëra para për dreka, darka, e
    për gjithçka.

    Avokati i Popullit - në këtë ligj nuk guxon të jetë Avokati i Popullit. Një Avokat i Popullit është
    në Kosovë. Kjo mund të jetë Avokat për barazi gjinore. Në 2004-ën kemi bërë luftë të madhe për
    ta futur këtë institucion, të cilin e kemi pas trajtuar shumë më seriozisht, mirëpo ka qenë ai
    avokati ndërkombëtar, Marek Novicki, e tjerë... e pat bërë katastrofë, deri në Kombe të
    Bashkuara e çoi atë punë dhe nuk e lejoi. Avokati për barazi gjinore, jo Avokati i Popullit, se
    Avokat të Popullit ka vetëm një. Ne e miratuam në parim ligjin pak më herët, për Avokat të
    Popullit dhe nuk guxojmë kështu të shkelim nëpër institucione.

    Zoti kryeministër,
    Ju lutem, kërkoni nga ministrat të mos na sjellin ligje të këqija, të mos na sjellin ligje të
    papërpunuara. Unë e di, se ndoshta është edhe efekti kohë për liberalizim të vizave, por më mirë
    është për të mos bërë ligje hiç, se sa për të bërë ligje të këqija.

    Unë e di, se njerëzit thonë, më mirë është diçka keq, se kurrgjë, po unë mendoj se më mirë është
    kurrgjë, se keq, e më e mira është – për ta bërë mirë. Ose, këtë ligj, ju lutem, emërtojeni ndryshe,
    emërtone jo Ligj për barazi gjinore, po ligj kundër diskriminimit mbi baza gjinore. Edhe, mendoj
    që është një ligj i dobët. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Topalli e ka fjalën.

  • Të nderuara deputete,
    Të nderuar deputetë,
    E kam vështirë për të gjetur një shprehje të përshtatshme, që mund të përdoret në publik, pa
    cenuar dinjitetin e Kuvendit dhe timin, për të shprehur hidhërimin, mllefin e madh ndaj kësaj
    Qeverie, e cila po tallet me barazinë gjinore.

    122
    Më besoni, që kritikën time nuk e kam për shkak të përkatësisë sime partiake, as për faktin që
    Qeveria është e LDK-së dhe PDK-së dhe jo e “Vetëvendosjes”- por, sa i përket ligjit është fare e
    parëndësishme përkatësia partiake, sepse ky ligj vlen pastaj për të gjithë.

    Barazia gjinore nuk arsyetohet me besimin për barazinë si vlerë. Te barazia gjinore theksi vihet
    te gjinia e jo te barazia, mirëpo barazia gjinore është pjesë përbërëse e barazisë e jo e gjinisë.
    Mjerisht, projektligji që kemi para nesh dëshmon mungesë sinqeriteti, vlera të rrejshme dhe
    përpjekje për mashtrim, po e përsëris, përpjekje për mashtrim edhe të opinionit edhe qytetarëve
    dhe të deputetëve.

    Ndaluni dhe shikoni përbërjen e Qeverisë. Shikoni numrin e ministrave dhe mendoni, se cili
    është sinjali që jep kjo Qeveri për barazinë gjinore. Sa mund të jetë për barazi gjinore një qeveri,
    e cila ka vetëm dy ministra të gjinisë së kundërt. Dhe, qytetari i vëmendshëm nuk do të ngurrojë
    të pyes, vallë a është kjo barazia gjinore, të cilën ju po e bëni, vallë, është ky koncepti dhe
    praktika, që ju e keni për barazinë gjinore!?

    Përgjigja në këto pyetje që shtrova unë, është vetë përbërja e ligjit. Pajtohem, që Qeveria ka
    pasur mundësi edhe të mos e sjell fare këtë ligj. Ndoshta do të ishte kjo shumë më e sinqertë, por
    kur sjell një ligj vetëm sa për formë, vetëm sa për të ngjallur ndjenjën se po kontribuon për
    barazinë gjinore, kjo flet për një krizë morale të kësaj qeverie dhe vizionin e mbrapsht të saj për
    raportet në mes gruas dhe burrit, e posaçërisht për raportet mes qytetarëve dhe Qeverisë.

    Mjafton të lexoni me kujdes nenin 6 të këtij ligji. Pika 1 e këtij neni thotë: “Institucionet publike
    marrin masa të veçanta të përkohshme me qëllim të përshpejtimit të realizimit të barazisë faktike
    midis grave dhe burrave në ato fusha, ku ekzistojnë pabarazi. Masat e veçanta mund të
    përfshijnë: kuotën për të arritur përfaqësimin e barabartë të grave dhe burrave; programe ndihme
    dhe mbështetëse për të rritur pjesëmarrjen e gjinisë më pak të përfaqësuar në vendimmarrje dhe
    jetën publike...” e kështu me radhë.

    Pika 1 e nenit 6, në fakt, tingëllon bukur, flet për barazinë faktike, por kjo barazi e definuar në
    pikën 1, në pikën 2 hiqet menjëherë si obligim dhe lehet vetëm si mundësi. Pra, barazia gjinore si
    mundësi - ky është koncepti i Qeverisë dhe ky është koncepti i shumicës parlamentare për
    barazinë.

    Po, ligji, zonja dhe zotërinj, nuk është program elektoral dhe nuk përshkruan mundësitë, por
    përcakton obligimet. Ky ligj flet më shumë për mundësitë e shumë pak për obligimet. Sa për
    ilustrim në këtë frymë është përpiluar edhe neni 21, në lidhje me edukimin për barazinë gjinore, i
    cili nuk është obligativ, sepse nuk përcaktohet si detyrim, por si dëshirë dhe mundësi.

    Neni 23, tek kapitulli lidhur me barazinë gjinore dhe të drejtat civile thotë: bashkëshortët në
    martesë dhe bashkëjetesë duhet të kenë të drejta të barabarta dhe përgjegjësi të barabarta, duke
    përfshirë edhe në administrimin dhe transferimin e pasurisë së përbashkët në përputhje me ligjin.

    Kjo pjesë e nenit nuk thotë, që bashkëshortët kanë të drejta të barabarta, por “duhet të kenë të
    drejta të barabarta”, gjë që nuk është njësoj, pra nuk është obligim. Mund të kenë të drejta të
    barabarta, por nuk kanë me ligj të drejta të barabarta.

    123
    Krejt absurd është edhe kapitulli i pestë, lidhur me trajtimin e barabartë dhe mbrojtjen nga
    diskriminimi për shkak të gjinisë, në media. Neni 22 thotë: “Media ndihmon në rritjen e vetëdijes
    së përgjithshme për barazinë gjinore.”. Edhe ky nen, ashtu si dhe shumë nene të këtij ligji, ka
    karakter afirmativ, por jo obligativ.

    Ta zëmë për një moment, se mediat nuk ndihmojnë në rritjen e vetëdijes së përgjithshme, atëherë
    me cilin nen ky ligj i obligon, se çka duhet të bëjnë ato? Me asnjë nen. Cili nen i këtij ligji dënon,
    ose obligon mediat që nuk angazhohen për rritjen e vetëdijes. Asnjë nen. Ju mund t’i obligoni
    disa media të bëjnë atë që kërkoni ju edhe pa ligj, ashtu sikurse edhe e keni bërë, por ligji
    përcakton të drejta, ligji përcakton obligime.

    Në tërësinë e tij ligji i përngjanë më tepër një pamfleti politik, një programi politik partiak, se sa
    një ligji të mirëfilltë, i cili përcakton të drejtën si obligim. Ky ligj barazinë ndërmjet burrit dhe
    gruas, përfaqësimin e saj në institucione e një varg çështjes tjera i lë si mundësi, por jo si
    obligim. Ajo që më befason më së shumti, është se patëm një varg diskutimesh dhe asnjë nga
    përfaqësuesit e gjinisë mashkullore nuk tha asnjë fjalë lidhur me këtë ligj. Mendoj se edhe kjo
    flet, se sa janë të interesuar ata që janë më të fuqishëm në shoqëri, për barazinë ndërmjet burrit
    dhe gruas. Faleminderit!

  • Faleminderit! Fjalën e ka zoti Gëzim Kelmendi.

    G
  • Faleminderit, zoti kryesues!
    I nderuar kryeministër,
    Ministra të nderuar,
    Kolegë deputetë të nderuar,
    Ky projektligj, i cili është i titulluar si “Projektligji për barazi gjinore” është, mendoj që ndër
    projektligjet më të rëndësishme në sistemin legjislativ të Kosovës, për faktin se flet për gjininë
    femërore e në parim gjinia femërore është gjysma e popullatës së Kosovës dhe, me rolin që ka në
    edukimin e brezave të ri, atëherë mund të themi lirisht se është tërë popullata e Kosovës.

    Prandaj, unë mendoj se duhet një vëmendje e veçantë, si nga ana e deputetëve, ashtu edhe nga
    ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Është e vërtetë se kam shumë vërejtje në përmbajtje,
    në aspektin përmbajtjesor të këtij projektligji, të cilat do të mundohem shkurtazi t’i them këtu,
    për faktin se duke mos qenë as pjesë e komisioneve, në pamundësi të ndërhyj e të propozoj, po e
    shfrytëzoj rastin këtu, të them në mënyrë gojore, ndoshta Komisioni për të Drejta dhe Barazi
    Gjinore do t’i marrë parasysh këto propozime.

    Në anën tjetër, ne e dimë edhe gjendjen shumë të rëndë të gjinisë femërore në vendin tonë,
    fatkeqësisht. Ajo që më bën më tepër të jap vërejtjet apo konkretisht, propozimet te ky
    projektligj, jemi tek neni 3, te përkufizimet, ku kemi të bëjmë me paragrafin 1.7 dhe 1.8. Sipas
    këtyre paragrafëve, do të thotë paragrafi 1.7 i titulluar si “seksi”, definon kush është mashkull
    dhe kush femër, ndërsa 1.8 “gjinia” e thotë të kundërtën. “Gjinia - thotë, - është identitet i fituar.”

    Unë kërkoj falje, ndoshta është bërë pa qëllim kjo, por mendoj se prapëseprapë kjo i mbetet
    përgjegjësi komisionit, se gjinia nuk është identitet i fituar, gjinia është identitet i lindur, se njeriu
    lind mashkull apo lind femër. Prandaj, nuk është seksi ai që definon kush është mashkull e kush

    124
    femër, por është gjinia, ngase nëse i referohemi këtyre përkufizimeve, konkretisht, nëse i
    referohemi nenit 3, përkufizimit 1.7 “seksi” atëherë, do të bie që ky projektligj të mos titullohet
    për barazi gjinore, por të titullohet “Projektligji për barazi seksuale”.

    Prandaj, prapë po them, përgjegjësia kryesore i mbetet këtij komisioni të punojë në këtë
    projektligj dhe t’i harmonizojë këto përkufizime, ngase gjinia e definon kush është mashkull e
    kush femër. Është e vërtetë, që klima në Kosovë është mjaft e rëndë për gjininë femërore në
    shumë fusha, duke filluar nga familja. Jemi dëshmitarë për dhunën e madhe që ndodh në familje
    në raport ndaj gjinisë femërore. Padrejtësia më e madhe, kur jemi te familja, është se femrës i
    mohohet edhe e drejta në trashëgimi, e cila fatkeqësisht është kjo mendësi për shkak të sistemit
    patriarkal, që ekziston në Kosovë.

    Prandaj, unë mendoj se qysh nga familja kemi shtypje të gjinisë femërore, pastaj në evoluimin
    apo avancimin tjetër shoqëror të gjinisë femërore kemi prapë shtypje të rëndë të gjinisë femërore,
    duke filluar nga shkollimi i saj, punësimi i saj. Edhe pse, ky projektligj një vëmendje të veçantë i
    ka kushtuar diskriminimit në baza gjinore në çështjen e punësimit, unë mendoj se edhe në fusha
    tjera, përveç kësaj, se te punësimi ne e dimë, fatkeqësisht, kriter kryesor për punësim nuk merret
    kualiteti i një gruaje apo përvoja e saj e puna e saj, por fatkeqësisht, në të shumtën e rasteve
    merret edhe dukja e saj.

    Prandaj, kur jemi prapë te punësimi, flasim këtu edhe për një shkelje më të rëndë, që kemi të
    bëjmë, të gjinisë femërore. Do të flas për kategorinë e lehonave. Ne e dimë, që lehonat
    fatkeqësisht, jemi i vetmi vend në rajon, për të mos thënë edhe në Evropë, ngase nuk jemi ende
    pjesë e Bashkimit Evropian, që kemi shtypur mjaft rëndë të drejtat e lehonave dhe, nga kjo
    padrejtësi që është bërë ndaj tyre, ato shpeshherë detyrohen ndoshta të ndërmarrin, po flas për
    gjininë femërore, të marrin hapa konkretë të kufizimit të shtatzënive të tyre dhe, kjo deshtë e pa
    deshtë po ndikon drejtpërdrejt në natalitetin e popullsisë së Kosovës.

    Prandaj, unë mendoj që kësaj Qeverie i mbetet një punë mjaft për të bërë, veçanërisht këtë pikë,
    për të drejtën dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe të pushimit të lehonave, sa i përket
    fushës së punësimit të tyre.

    Prandaj, pa dashur ta zgjas më shumë, prapë po them, është ky një projektligj i një rëndësie të
    veçantë, ngase flet për gjysmën e popullatës së Kosovës dhe, kur e kemi parasysh rolin e
    edukimit të brezave të rinj, atëherë mund të themi, se po flasim për tërë popullatën e Kosovës.

    Unë pres një mobilizim më të madh nga kolegët e gjinisë mashkullore këtu deputetë në
    Kuvendin e Kosovës, ngase është e jona ta dëshmojmë, se duhet ta mbrojmë gjininë femërore, e
    cila fatkeqësisht dhe padrejtësisht është e atakuar në Kosovë. Mos të harrojmë, se gjinia femërore
    është viktimë e shumë trafikimeve me qenie njerëzore, është viktimë e prostitucionit, por fajtori
    kryesor është gjinia mashkullore, në këtë aspekt.

    Ne, fatkeqësisht, jemi dëshmitarë dhe kemi shumë tekste apo më mirë me thënë, libra
    universitarë të cilët flasin dhe atakojnë padrejtësisht gjininë femërore për të gjitha punët jo të
    mira. Jemi dëshmitarë, se edhe në vitet e fundit dhe në muajt e fundit kemi pasur shumë raste në

    125
    shumë qendra të Kosovës të ngacmimit seksual nga mësimdhënësit ndaj vajzave e nxënëseve të
    tyre.

    Prandaj, unë mendoj që është koha e fundit, ne si shoqëri e veçanërisht ne si gjini mashkullore të
    ngremë zërin dhe njëherë e përgjithmonë gjinisë femërore t’i japim vendin e merituar, e cila ka
    kontribuar në çdo fazë të ndërtimit të shtetit të Kosovës, qoftë në kohën e luftës, në kohën e
    paqes dhe tash.

    Prandaj, edhe njëherë i bëj thirrje të gjithë kolegëve të gjinisë mashkullore që të jemi më të
    vendosur në mbrojtjen dhe përfaqësimin dinjitoz të gruas kosovare në shoqëri. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zonja Berisha-Shala e ka fjalën.

  • SHALA: Faleminderit, nënkryetar!
    Përshëndetje Kabinet qeveritar!
    Të nderuar kolegë deputetë dhe deputete,
    Ju të pranishëm,
    Se a është barazia gjinore në Kosovë në gjendje alarmante apo jo, le ta vlerësojmë vetë dhe, se a
    është njëri prej shtytësve, të cilët duhet t’i kushtojë vëmendje shoqëria në Kosovë, si një kriter
    për liberalizim të vizave, nuk do të duhej të ishte vetëm kjo arsyeja, që barazia gjinore të vijë në
    shprehje në Kosovë.

    Se sa është barazia gjinore, sa vjen në shprehje në Kosovë, e shohim edhe te Komisioni
    Parlamentar për Barazi Gjinore, në të cilin komision, në qoftë se s’gaboj, është vetëm një
    deputet. Të gjithë anëtarët e atij komisioni janë gra. Dhe, vetvetiu vjen deri te vlerësimi, se si e
    konceptojmë, si e shohim, çfarë emancipimi dhe edukimi kemi ne si shoqëri në përgjithësi.

    Koncepti i barazisë gjinore është tregues esencial, social, me të cilin mund të matet dhe
    vlerësohet niveli i emancipimit të një shoqërie, qëndrimi i saj ndaj gruas dhe roleve të saj gjinore
    dhe qytetare.

    Natyrisht, nuk mund të mohohet beteja, që ka nisur në fushën e lirive dhe të drejtave të gruas në
    shoqërinë tonë, madje ka filluar me një sensibilitet në nivele edhe më të larta ndoshta, si
    asnjëherë më parë.

    Sipas mendimi tim, me gjithë ndryshimet pozitive që kanë ndodhur dhe vazhdojnë, lufta e
    shoqërisë sonë për barazi të vërtetë gjinore ndeshet ende me pengesa të forta, të vjetra,
    universale, të trashëguara, por edhe të modernizuara e të maskuara me frazeologji të sofistikuara,
    në të cilat maskohet thelbi më stilist, ose ai zbukurohet me ambalazhe të bukura feministe.

    Kjo luftë e shoqërisë sonë dhe veçanërisht e grave për barazi gjinore duhet të bëhet më e
    sinqertë, pa hipokrizi, pa maska dhe frazeologji iluministe për barazi gjinore, jo të konceptuar si
    tolerancë dhe mëshirë burrash në shoqëri, në familje, në politikë, në shtet apo në pushtet.

    Gratë, po u drejtohem grave, tani nuk kanë më nevojë për iluzione të zbukuruara gjinore.


    126
    Po i kthehem draft-ligjit që e kemi në shqyrtim. Po ndalem te neni 3, që ka të bëjë më
    përkufizimet, i cili nënkupton pjesëmarrje të barabartë të grave dhe burrave në të gjitha fushat e
    jetës, pozitë të barabartë, mundësi të barabarta, për të gëzuar të gjitha të drejtat e tyre dhe për t’i
    vënë në shërbim potencialet e tyre individuale në zhvillimin e shoqërisë, si dhe të kenë përfitim
    të barabartë nga të arriturat e këtij zhvillimi.

    Sa janë të barabarta dhe sa është ky koncept si vlerë në shoqërinë tonë, ne jemi dëshmitarë të
    përditshëm të kësaj dhe, po ndalem sërish tek neni 3, përkufizimet, që ka të bëjë me paragrafin
    1.15 “Përfaqësim i pabarabartë është atëherë kur pjesëmarrja apo përfaqësimi i njërës gjini është
    më i ulët se 40% në çdo organ dhe nivel vendimmarrës në jetën politike dhe publike”.

    Ky paragraf është pak më i avancuar se sa në ligjin që ishte në fuqi dhe, sërish po marr në
    shqyrtim nenin 6, ku janë masat e veçanta, që mund të përfshijnë edhe kuotën për të arritur
    përfaqësim të barabartë të grave dhe burrave, nuk ceket se çfarë kuote.

    Koleget e mija më parë e përmendën se duhet të jetë obligim ligjor, që të futet me këtë ligj edhe
    kuota e përfaqësuar nëpër ndërmarrjet publike dhe, kur jemi te kuota dëshiroj që ta falënderoj
    Drejtorinë për hulumtime, bibliotekë dhe arkiv në Kuvendin e Kosovës, e cila e ka bërë një
    hulumtim me kërkesën time, një hulumtim të përfshirjes gjinore në shtetet e rajonit dhe të
    Evropës dhe këtu e kam një pasqyrë shumë interesante, se si e kanë shtetet më të zhvilluara, më
    të emancipuara të Bashkimit Evropian kuotën gjinore, e cila parashihet, e kanë paraparë me ligj
    të përfshihet nëpër ndërmarrjet publike.

    Madje, model i saj ka qenë Norvegjia e pasuar nga Franca, Danimarka, Finlanda, Islanda, më
    lejoni t’i përmend kuotat, që synimi i tyre, për shembull në Danimarkë ka qenë 30% e ka
    tejkaluar me 35%, Finlanda e ka pasur synimin e kuotës 40% e ka tejkaluar në 2010-ën me 44%,
    e kështu me radhë, që të mos marr shumë kohë, edhe shumë shtete tjera, madje ta përmend edhe
    Izraelin, që ka futur si kuotë obligative në kompanitë shtetërore, synimi ka qenë 30% e ka arritur
    diku në vitin 2000 mbi 38%.

    Dhe, ne si shoqëri, si institucione vendimmarrëse dhe si individë nuk duhet ta marrim një diçka
    që të tjerët na shtyjnë dhe na detyrojnë të plotësojmë këtë kriter, por ta marrim si një obligative
    të përditshme.

    Më lejoni, që t’i kthehem prapë draft-ligjit te neni 21, ku flet për edukimin për barazinë gjinore,
    që mendoj se ky nen duhet të përfshijë, përveç edukimit edhe arsimimin e konceptit të barazisë
    gjinore, ose të parashohim lëndë të veçanta në nivele të ndryshme të arsimimit, që kanë të bëjnë
    me barazinë gjinore, sikurse e kanë disa institucione private, po sikurse e kanë edhe shoqëritë më
    të emancipuara dhe më të zhvilluara të Bashkimit Evropian.

    Në parim do ta përkrah. Shpresoj që angazhimi do të jetë maksimal i komisionit përkatës dhe i
    deputetëve tjerë, që ky ligj të vijë në gjendjen më të dëshiruar të mundshme. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zonja Rexhepi e ka fjalën.

    EMILIJA REDŽEPI: Zahvaljujem se predsedavajući!

    127
    Poštovani predstavnici Vlade,
    Kolege poslanici,
    Nacrt zakona o polnoj ravnopravnosti i Nacrt zakona o polnoj diskriminaciji, koji dolazi u
    paketu, su dva različita zakona. Pa zato molim predstavnika Vlade, nadležnog za ovu oblast da to
    razlikuje, kako ne bismo ponovo dobili primedbe od strane Evropskog parlamenta o izmeni
    Zakona o polnoj diskriminaciji na bazi ekonomskog rasta naše zemlje i učešće žena u njemu, kao
    i Zakon o zajedničkoj imovini.

    Kada govorimo o Zakonu o polnoj diskriminaciji, gde se zakonski reguliše polna zastupljenost
    žena po bordovima i agencijama, pa molim vas kolege poslanici, mi smo juče imali odabir
    članova za Bord minerala i imali smo od 8 kandidat 8 pripadnika muškog pola.

    Ja prosto ne mogu da verujem kako je mogla komisija koja je vršila odabir tih kandidata
    napraviti tu grešku.

    Zakon o polnoj ravnopravnosti, odnosno njegovu implementaciju ne poštuje ni centralna ni
    lokalna vlast. Svi dobro znamo koliko žena imamo u novoj Vladi i koliko žena imamo na
    rukovodećim mestima u lokalnoj samoupravi. Koliko ih imamo kao lidera političkih partija u
    našoj zemlji? Da li ćemo i dalje razbijati stereotipno patrijarhalno vaspitanje u našoj državi da
    samo muškarci mogu zauzimati vodeća rukovodeća mesta ili ćemo zakonski regulisati Zakon o
    polnoj ravnopravnosti i pružiti mogućnost osobama ženskog pola da u samom startu ne budu
    diskriminisane zato što su žene.

    Poštovani kolege poslanici,
    Jako je bitno i jako je važan zakon da se danas podrži sa svim izmenama i sa svim preporukama,
    koje smo danas izneli u ovoj sali. Zahvaljujem se!

  • Faleminderit! Zoti Ibishi e ka fjalën.

  • I nderuar, zoti kryesues,
    Zoti kryeministër,
    Kabinet qeveritar,
    Të nderuara deputete dhe deputetë të pranishëm,
    Mendoj se në hartimin e projektligjit nuk janë marrë parasysh rekomandimet që u miratuan nga
    ky Kuvend, pasi që në vitin 2013 Komisioni për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të
    Pagjetur dhe Peticione ka bërë mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për barazi gjinore dhe ky Kuvend
    ka miratuar dhjetë rekomandime. Unë po përmendi vetëm një ndër to, e cila nuk prejudikon
    kuotën por prejudikon përcaktimin se pas regjistrimit të fundit të popullatës, përafërsisht numri i
    banorëve është 50 – 50% meshkuj e femra. Nga kjo del se në nenin 3, paragrafi 1, pika 15, kur
    thotë “përfaqësimi i pabarabartë nënkupton se kjo është nën 40% aspekti i pjesëmarrjes së femrës
    apo mospjesëmarrjes në institucionet publike, private dhe normalisht, edhe në aspektin e
    vendimmarrjes.”

    Ndërsa, në rekomandimin nga 10 rekomandimet kur i ka miratuar ky Kuvend, në legjislaturën e
    kaluar, rekomandimi 1 thotë se përfaqësimi i femrës, të gjitha këto edhe në sektorin privat edhe
    publik edhe në politikë, normalisht edhe në vendimmarrje, duhet të jetë 50%.

    128
    Pra, edhe një herë, jam shumë konkret që këto rekomandime të merren parasysh edhe në
    procesin e amendamentimit këto të vihen, pasi përafërsisht edhe regjistrimi i fundit tregon
    popullatën e barabartë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zonja Izmaku e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    I nderuar kryeministër,
    Të nderuar ministra,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Është mirë kur e merr fjalën në fund, sepse ke mundësi të reflektosh edhe për opinionet e
    kolegëve.

    Ne gjithmonë kur kemi diskutuar për disa çështje, kemi pasur një unitet dhe unë e shoh që së
    paku në sferën e barazisë gjinore, me përjashtim që sot i kemi vetëm dy kolegë deputetë të cilët e
    morën guximin të flasin për ligjin. Në një shoqëri kur flitet për barazi gjinore dhe i shkon mendja
    menjëherë te e drejta e gruas, shihet sa kemi një kulturë, më shumë se sa të drejta të gruas.

    E vërtetë është që ky ligj nuk është një ligj që ka avancuar nga ligji i mëparshëm, me përjashtim
    që e ka plotësuar pakon për liberalizim të vizave. Unë mendoj, që ka pasur ndoshta nevojë të
    ketë më shumë dëgjim publik dhe më shumë gjithëpërfshirje të institucioneve.

    Këtu po provokohem edhe prej fjalës së kolegut Topalli, kur e filloi se kjo Qeveri i ka veç dy
    ministre dhe, sigurisht edhe unë personalisht dhe koleget e mia hiç mirë s’jemi ndie kur e kemi
    parë që në Kabinet i kemi veç dy gra. Mirëpo, kur e përmendi zoti Topalli, që janë vetëm dy
    pjesëtare nga gjinia e kundërt, unë desha ta pyes a e mendoi kush është gjinia bazë? Pra,
    automatikisht edhe ky ra në nivelin e krejt burrave, që mendojnë që gjinia bazë është gjinia
    mashkullore. Pra, ne kemi nevojë para se të bëjmë ligje të mira, thjeshtë njëherë të kultivojmë
    një kulturë të emancipimit e pastaj të diskutojmë për të drejtat dhe për barazinë gjinore.

    Ky ligj, është shumë e vërtetë, siç e tha kolegia ime Tërmkolli, që më shumë i shkon përshtati
    Ligjit kundër diskriminimit, se sa që e rrit avancimin në të drejtat e barazisë gjinore.

    Pra, ne po ndërtojmë ligje të mira, mirëpo ne po e kemi një problem që mekanizmat nuk po i
    përcjellim, se si të implementohen pastaj këto ligje. Kështu që, po e shfrytëzoj rastin, i kemi disa
    ministra që kanë autoritet dhe fushë në këto kompetenca, mirëpo po na mungon ministri i Punëve
    të Brendshme. Po e shfrytëzoj rastin, pasi që e kemi kryeministrin këtu, ne kemi nevojë që të
    avancojmë në aspektin e ngritjes së kapaciteteve kryesisht, për shembull, në zyrat e policisë.

    Çka kemi ankesa? Këtu fillon e drejta e barazisë gjinore. Kur ne kemi police, të cilat nuk janë
    ndoshta të trajnuara mirë t’i mirëpresin gratë që marrin guxim e të shkojnë të paraqesin rastin në
    polici. Pra, të koncentrohemi fillimisht kur ndërtohen mekanizmat, të ngremë kapacitetet për
    institucionet të cilat mirëpresin në fushën e parë, kur trajtohen gratë dhe ndeshen me
    keqtrajtimin. Pastaj, fushat e tjera, ne e dimë që kemi ligje shumë të mira, mirëpo, implementimi
    po ngec.


    129
    Mekanizmat - unë mendoj se pas këtij miratimi ne kemi nevojë të diskutojmë, se sa ne po i
    përgatisim institucionet për ligjet e reja. Këtu do të marr një shembull. Finlanda dhe Suedia në
    fushën e pakos së ligjeve për të drejtat e njeriut nuk arrijë t’i bëjë ligjet për katër vjet dhe pesë
    vjet, sepse bëjnë dëgjime publike në fushën e marrjes së opinioneve të përgjithshme.

    Ne po i bëjmë ligjet shumë shpejt, pastaj po hasim në probleme gjatë implementimit. Unë hezitoj
    të votoj, sepse mendoj që ka pasur mundësi të bëhet një ligj shumë më i mirë. Faleminderit! Kaq
    kisha.

  • Zoti Topalli, replikë!

  • Faleminderit!
    Unë mendoj që në shumicën e gjërave pajtohem për ato që u thanë, nuk pajtohem me
    interpretimin që nuk shoh barazi në mes burrit dhe gruas. Me atë që thashë, gjinia e kundërt po e
    precizoj mendimin, po mendoj në gjininë e cila e ka marrë fuqinë, e ka marrë pushtetin dhe ka
    krijuar struktura për shtypje, ka krijuar struktura për pabarazi.

    Prandaj, në fakt, angazhimi për të drejta të barabarta duhet të jetë më shumë angazhim i
    meshkujve, se sa angazhim i femrave. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zonja Izmaku, kundër-replikë.

  • Unë po inkurajohem nga fjala e kolegut, sepse nuk mund të them se
    jemi qëndrojmë më mirë, si parti domethënë. Kur ne kemi hezitime në grupet tona parlamentare,
    se kush të shkojë në Komisionin për Barazi Gjinore, sinqerisht në mandatin e kaluar e di që kemi
    pasur shumë problem, se kush ta çojë një deputet prej burrave, sepse janë ndjerë të ofenduar.

    Së paku, kolegu e pati guximin të flasë, mirëpo kur është në shprehje gabim, atëherë s’ka kurrgjë
    të thuhet “më falni, se e thashë gabim, se gjinia e kundërt nuk mendova që jeni gjithmonë gjinia
    femërore”. Pra, e tha gjinia e kundërt e mendoi gjininë bazë, gjininë mashkullore. Kurrgjë s’ka të
    keqe këtu.

  • Faleminderit! Zonja Emini e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    I nderuar kryeministër Mustafa,
    Të nderuar anëtarë të Kabinetit qeveritar dhe ju kolegë deputetë,
    Edhe Ligji i kaluar për barazinë gjinore ka garantuar të drejtat për të dy gjinitë, përfshirë edhe të
    drejtën e pronës, por mendoj se qasja e ministrit të Drejtësisë Hajredin Kuçi në ndryshimin e
    Kodit Civil garanton më shumë barazi në këtë fushë.

    Duke konsideruar si shumë shqetësues dhe alarmant për zhvillimin e qëndrueshëm dhe të
    barabartë të gjithë qytetarëve në Republikën e Kosovës faktin, se sot në Kosovë vetëm 8% e
    pronave janë të trashëguara nga gratë, konsideroj se ne si deputetë të Kuvendit të Republikës së
    Kosovës duhet të shtojmë përpjekjet edhe individuale, por edhe institucionale, që gratë të marrin
    pjesën e tyre të garantuar me ligj nga trashëgimia familjare.

    130
    Arsyet pse kemi nivel të ulët të trashëgimisë së pronave ndërlidhen ngushtë me traditat tona
    shumë të fuqishme, që vetëm meshkujt duhet të jenë trashëgimtarë të pasurisë familjare.
    Shpeshherë pamundësia e grave për të trashëguar pronën familjare ndikon negativisht në pozitën
    e saj në shoqëri, ku për rrjedhojë ajo mbetet shumë e dobët në sektorin e biznesit, ku në
    përgjithësi konsiderohet se vetëm 3% e grave janë pronare të bizneseve në Kosovë, numër ky jo i
    kënaqshëm dhe shumë i ulët, në bazë të karakteristikave demografike, që ka Republika e
    Kosovës.

    Po qe se, gratë do të ishin në numër më të madh trashëgimtare të pronës së prindërve, atëherë ato
    do të jenë të fuqizuara ekonomikisht edhe në rast se vendosin ta zgjerojnë apo zhvillojnë
    biznesin e tyre, ato mund ta lënë pronën si kolateral dhe mund të fuqizojnë bizneset e tyre,
    nëpërmjet të cilave shpeshherë edhe sigurojnë të mira ekonomike për fëmijët e tyre, për familjet
    e tyre dhe garantojnë ngritjen e tyre akademike e profesionale.

    Po ashtu, problem në këtë sferë mbeten edhe martesat joformale, kështu duke pamundësuar
    trashëgiminë e pronës së bashkëshortit nga gruaja në rast të vdekjes së tij apo nga fëmijët, në rast
    të vdekjes së dy prindërve. Është e rëndësishme, që grave t’u garantohet një periudhë pritjeje në
    rastin kur ato heqin dorë nga trashëgimia, kështu që në këtë periudhë pritjeje ajo të mund të
    ndryshojë mendje, që ta kërkojë të drejtën e saj.

    Unë si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës konsideroj dhe mendoj, që neve nuk duhet
    të kemi një diskriminim pozitiv edhe ndaj meshkujve, por edhe meshkujt ndaj nesh. Konsideroj
    që duhet të punojmë në mënyrë që neve me vlera që kemi, që posedojmë, atëherë kjo është
    barazia gjinore. Domethënë, ta respektojmë njëri - tjetrin në bazë të vlerave dhe jo në bazë të
    gjinisë.

    Konkretizimi i mundësive të tilla për gratë, përveçse do të ndikojnë direkt në mirëqenien e tyre
    financiare, po ashtu do të ndikojë edhe në zhvillimin e gjithëmbarshëm të tyre dhe ngritjen e
    pjesëmarrjes aktive të ndryshme në jetën shoqërore dhe publike. Një shoqëri demokratike
    konsiderohet ajo që ofron mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët e saj, pa dallim gjinie dhe
    fuqizimi i të drejtave të grave dhe burrave për të trashëguar pronën kontribuon në emancipimin
    demokratik të shoqërisë sonë.

    Unë me gjithë këto rekomandime, do të angazhohem që te Komisioni Parlamentar t’i adresojë
    këto çështje që konsideroj, meqë jemi në shqyrtim të parë, unë fillimisht e përkrah, normalisht,
    me ndryshime dhe me rekomandimet që do t’i ketë parasysh komisioni. Faleminderit shumë, për
    vëmendjen!

  • Faleminderit! Zoti Konjufca e ka fjalën.

  • Deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,
    Ky është një ligj shumë i rëndësishëm për nga tematika, por shumë i dobët dhe joserioz për nga
    përmbajtja, që po e shohim këtu.

    Në të vërtetë, nëse nisemi nga neni i parë i këtij ligji thotë në nenin e parë që përcaktohet edhe si
    qëllimi i këtij ligji, domethënë është diçka bazike, fundamentale, thotë: ky ligj garanton barazinë

    131
    gjinore dhe mendoj që të gjitha klauzolat tjera pastaj nuk janë në përputhje me nenin e parë, që
    ky ligj e garanton me të vërtetë barazinë gjinore, sepse nëse i referohemi për shembull më poshtë
    nenit 1.15, aty thuhet kështu: “Kjo kuota e 40% e përfaqësimit gjinor nëpër çdo institucion
    politik dhe publik të vendit, është vetëm si një dëshirë”. Pra, thuhet përfaqësim i pabarabartë
    është pjesëmarrja apo përfaqësimi i njërës gjini është më i ulët se 40% në çdo organ dhe nivel
    vendimmarrës në jetën politike dhe publike.

    Mirë shumë! Unë pajtohem me këtë që kjo është përfaqësim i pabarabartë nëse njëra gjini
    përfaqësohet më pak se 40% nëpër institucionet publike, por unë në ligj nuk e lexova kurrkund
    që është obligative për çdo institucion që ta ketë përfaqësimin gjinor në këtë proporcion.

    Pra, këtu vetëm në mënyrë dëshirore po thotë, është shumë keq, pra diqysh, sikur në mënyrë
    vajtuese. Pajtohem unë me këtë, është shumë keq që të jetë përfaqësimi i njërës gjini nën 40%
    nëpër institucionet publike, ama kurrkund në ligj nuk po e shoh një nen që thotë: është obligative
    për çdo institucion që përfaqësimi gjinor të jetë i këtij proporcioni.

    Pra, kjo në njëfarë mënyre është njëfarë mashtrimi, sepse nuk po përcaktohet me ligj, por vetëm
    po thuhet që është përfaqësim i pabarabartë. Në rregull. Ne mund të themi që kemi konstatuar që
    kemi pabarazi të përfaqësimit gjinor nëpër institucionet tona publike, dhe - kurrgjë kurrkujt. E
    kemi konstatuar si fakt, por nuk ka kurrfarë obligimi dhe nuk ka kurrfarë masa, bile nuk ka as
    kurrfarë, le të themi sanksionesh çka nëse kjo nuk arrihet.

    Dalim pastaj te neni 4.1. Çka thuhet këtu? Thuhet kështu: ndalohet diskriminimi gjinor i grave,
    duke përfshirë edhe komponente tjera, kombësinë, racën. Mendoj se ky është një gabim në ligj
    dhe nuk bën të përzihen komponentat tjera me komponentin gjinore, sepse nëse kemi një
    përzierje të komponentave atëherë kjo do të thotë që nëse një personi që është në këtë rast grua i
    shkelen të drejtat e saj për shkak të përkatësisë së saj racore, më kjo nuk është diskriminim
    gjinor. Kjo është shkelje elementare e të drejtave të njeriut përtej gjinive dhe kjo ndalohet dhe
    sanksionohet me ligjet tjera.

    Kur është diskriminimi gjinor, ai është puro gjinor. Personi diskriminohet vetëm për shkak të
    përkatësisë së tij gjinore, prandaj këto, mendoj se duhet të përmirësohen.

    Tjetra, në nenin 4.2, shikoni se si definohet dhuna ndaj gruas. Dhe, unë nuk pajtohem me këtë
    definicion, dhuna në baza gjinore është formë e diskriminimit.

    Më falni, por ky është një kualifikim shumë i butë për dhunën ndaj gruas. Nuk është dhuna ndaj
    gruas thjesht një formë e diskriminimit si të tillë. Dhuna ndaj gruas është vepër e rëndë penale e
    cila sanksionohet ashpër dhe duhet të sanksionohet ashpër.

    Pra, mendoj se ky kualifikim, këtu në nenin 4.2, dhuna të definohet më saktë, të ketë sanksione
    më të ashpra dhe jo vetëm si - dhuna ndaj gruas është formë e diskriminimit. Kjo është joserioze.

    Te masat që i merr ligji, për shembull neni 6.2 thotë: “Masat mund të përfshijnë”. Nuk flet ligji
    me kësi gjuhe, me mundësi. Ligji flet me precizitet dhe me obligime të qarta, të sakta. “Kjo
    mund”, i bie që është në vullnetin e Qeverisë nëse do apo nuk do të luftojë diskriminimin dhe

    132
    pabarazinë gjinore. Nuk është në zgjedhjen e pushtetit politik a do për ta luftuar pabarazinë
    gjinore, por është obligim dhe i sanksionuar me konventa ndërkombëtare të drejtave elementare
    njerëzore, ku e drejta për barazi gjinore është njëra prej të drejtave më fundamentale.

    Neni 6.8 thotë: “Përfaqësimi i barabartë gjinor”, atë që e përmenda edhe në nenin 1.15 thotë:
    “Përfaqësimi i barabartë arrihet vetëm atëherë kur 40% e njërës gjini është e përfaqësuar nëpër
    institucionet publike”. Pra, prapë e kemi sikur përshkrim të gjendjes, e jo të vënies së një
    standardi. Shikoni, ligji vendos standarde, ligji nuk bën përshkrime. E konsiderojmë situatën që
    është kështu vetëm atëherë kur kemi përfaqësim 40% të njërës gjini.

    Dhe, në fund, po them se unë e di edhe arsyen me të vërtetë pse kjo Qeveri nuk ka sjell ligj që ky
    40% të mos sanksionohet në mënyrë eksplicite dhe arsyeja është shumë e thjeshtë.

    Në momentin e parë, që do të miratohej një ligj i tillë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, një
    gjë duhet ta keni parasysh. 6 ministra të Qeverisë Mustafa duhet të ndërrohen automatikisht. Kjo
    është arsyeja e vërtetë.

    2 ministra aktualisht janë të gjinisë femërore. 8 duhet të jenë. Nëse besoni seriozisht në këtë
    klauzolë që bash në çdo institucion publik duhet të ketë përfaqësim të barabartë gjinor. Atëherë,
    urdhëroni ndryshoni 6 ministra menjëherë dhe vendosni të gjinisë femërore, ashtu qysh thotë ky
    ligj, nëse doni të besoni që e keni përnjëmend mbrojtjen e barazisë gjinore në Republikën e
    Kosovës.

    Dhe në fund, tash te këto kompetencat e Agjencisë. Agjencia qenka sipas këtij ligji një
    institucion kryesor që merret me mbikëqyrjen e këtij ligji dhe shikoni se si definohet kjo
    Agjencia për Barazinë Gjinore në këtë ligj. Thotë kështu: “Agjencia e ka për obligim
    promovimin e këtyre klauzolave të ligjit”. Mendoj që kjo nuk është në rregull. Agjencia duhet të
    merret me mbikëqyrjen e zbatimit të këtij ligji sa i përket komponentëve të ekzekutivit, sa i
    përket dikasterit të ekzekutivit, agjencia nuk merret - do ta promovojmë këtë ligj dhe frymën e
    këtij ligji. Agjencia merret me “e mbikëqyrë se a po zbatohet ky ligj”. Dhe nëse ky ligj nuk
    zbatohet, ajo e ka për detyrë t’ia prezantojë qeverisë ngecjet e zbatimit të këtij ligji dhe
    rekomandimet e qarta qysh ky ligj do të duhej të zbatohej plotësisht.

    Duke e lënë Agjencinë me kësi kompetenca, domethënë në nivel të promovimit të këtij ligji,
    atëherë mendoj që nuk kemi bërë Ligj për barazi gjinore, por vetëm një fletushkë e cila mund të
    dalë prej njëfarë konference për shtyp, të vullnetit të mirë për barazinë gjinore dhe kurrgjë më
    shumë.

  • Faleminderit! Zoti Muja e ka fjalën.

  • Faleminderit, zoti kryesues!
    Mendoj se ky ligj gjatë leximit të dytë, nga propozimet që u dëgjuan këtu, duhet të fuqizohet
    praktikisht edhe me hapat praktikë nga Qeveria. Qeveria është sponsorizuese e këtij ligji dhe vetë
    kjo Qeveri me mexhlisin e burrave që është e me minorancën e femrave, tregon shembullin që
    kjo është ajo bartësja kryesore që nuk e respekton barazinë gjinore në Republikën e Kosovës.


    133
    Shpresoj se në ristrukturimin e Qeverisë, në performansën e ministrave të cilët duhet t’i vlerësojë
    dhe mos të punojë si qeveritë e kaluara pa e vlerësuar asnjë ministër asnjëherë, por duke i dhënë
    mandatin e përjetshëm katërvjeçar vetëm nëse shkon kryeministri shkon edhe shpurra e
    ministrave bashkërisht me ta, mendoj që përfaqësimi gjinor duhet të jepet si shembull fillimisht
    nga Qeveria dhe të fillojë në institucionet tjera.

    Gjatë historisë, ne e dimë që çdo okupator, duke filluar nga otomanët, nga Serbia e vjetër, nga
    koha e socializmit, femrat kanë qenë në kohën e otomanëve të lëna anash për edukimin, ndërsa
    në Serbinë e vjetër kanë qenë absolutisht të provuara, ndërsa në socializëm kanë qenë në një
    formë të një forme të butë, por jo të interesuar që të kenë një edukim përmbajtjesor.

    Ne nëse investojmë në edukimin e femrës sa më shumë dhe në përfaqësimin institucional të saj,
    atëherë tregojmë edhe kualitetin e shoqërisë, edhe zhvillimin e shoqërisë, sepse baza e shoqërisë
    fillon nga shtëpia. Dhe, ne, nëse fillojmë nga shtëpia e të japim shembull se nuk kemi as femër të
    shkolluar, as të ofruar, dhe të integruar në institucione si bartëse e përgjegjësive ligjore, atëherë
    ne nuk mund të flasim as për implementimin e demokracisë.

    Nenet të cilat i përmendën edhe deputetët paraprak, mendoj se kanë vend ku të përmirësohen, pa
    u diskriminuar gjinia femërore, pa u glorifikuar më tepër, mirëpo duke u paraqitur në mënyrë
    përmbajtjesore.

    Sugjeroj edhe një herë Qeverinë që çdo 6 muaj t’i bëjë performancë ministrave, mos t’u lë kohës
    që pas 2 vite ose 4 viteve të lëvizin, të ofrojë të mbushet këtu me ministra femra, nëpër dikastere
    të tjera të cilat besoj se kanë dhënë rezultate dhe janë duke dhënë rezultate ndoshta nganjëherë
    më shumë se ne burrat. Faleminderit!

  • Faleminderit! Nuk ka tjerë të paraqitur nga deputetët. Tani ftoj përfaqësuesin e
    Qeverisë, nëse dëshiron të thotë fjalën lidhur me ligjin. Nuk ka të interesuar. Lus regjinë t’i bjerë
    ziles, sepse nuk kemi deputetë të mjaftueshëm në sallë.

    Zotërinj deputetë, uluni në vendet tuaja, sepse jemi në proces të votimit. Ju njoftoj se në sallë
    janë 70 deputetë. Pra, fillojmë me votimin dhe votojmë tash:

    Konstatoj se me 65 vota për, 3 kundër e 2 abstenime Kuvendi e miratoi në parim Projektligjin
    për barazinë gjinore.

    Kërkohet nga Komisioni funksional dhe komisionet e përhershme që ta përshpejtojnë shqyrtimin
    e Projektligjit dhe Kuvendit t’i paraqesin raportet me rekomandime.

    Pika e trembëdhjetë e rendit të ditës:

    13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen nga diskriminimi

    Në bazë të nenit 56 të Rregullores së Kuvendit, Komisioni funksional e ka shqyrtuar
    Projektligjin dhe Kuvendit i ka paraqitur raportin me rekomandime për shqyrtim dhe miratim në
    parim.

    134
    E ftoj përfaqësuesin e Qeverisë, zotin Arban Abrashi, që para deputetëve të Kuvendit ta
    prezantojë dhe arsyetojë projektligjin.

  • I nderuar kryesues,
    Ministra,
    Deputetë,
    Zonja dhe zotërinj,
    Më lejoni të paraqes para jush Projektligjin për mbrojtjen nga diskriminimi.
    Projektligji për mbrojtjen nga diskriminimi është miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës
    me vendimin 03/19 të datës 18 mars 2015.

    Nevoja për nxjerrjen e këtij projektligji konsiston në përcaktimin e një kornize të përgjithshme
    për parandalimin dhe luftimin e diskriminimin në bazë të kombësisë apo lidhjes me ndonjë
    komunitet, origjinës sociale apo kombëtare, racës, etnisë, ngjyrës, lindjes, origjinës, seksit,
    gjinisë, identitetit gjinor, orientimit seksual, gjuhës, shtetësisë, besimit fetar, përkatësisë politike,
    mendimit politik apo mendimeve të tjera, gjendjes sociale ose personale, moshës, gjendjes
    familjare ose martesore, shtatzënisë, lehonisë, gjendjes pasurore, gjendjes shëndetësore, aftësisë
    së kufizuar, trashëgimisë gjenetike ose ndonjë baze tjetër të përcaktuar me ligj apo marrëveshje
    dhe instrumente ndërkombëtare në fuqi me qëllim të zbatimit të parimit të trajtimit të barabartë.

    Në Projektligjin për mbrojtjen nga diskrinimi përcaktohen masat afirmative për mbrojtjen nga
    diskriminimi si dhe përcaktohen institucionet përgjegjëse dhe kompetencat e tyre për hartimin
    dhe zbatimin e akteve normative si dhe politikave që e mbështesin zhvillimin dhe nxitjen e
    barazisë gjinore në shoqëri, detyrimet e punëdhënësit në marrëdhëniet e punës, ndalimin e
    diskriminimit gjinor në skemat e sigurimit shoqëror në punë, ndalimin e diskriminimit gjinor në
    qasje, me mallra dhe shërbime, si dhe përfshirja e mbrojtjes ligjore dhe sanksionet.

    Është e nevojshme të theksohet se Projektligji për mbrojtjen nga diskriminimi zbatohet për të
    gjitha veprimet apo mosveprimet e të gjitha institucioneve shtetërore dhe lokale, të personave
    fizikë e juridikë, të sektorit publik e privat, të cilët shkelin, kanë shkelur ose mund të shkelin të
    drejtat e çdo personi apo personave fizikë dhe juridik në të gjitha fushat e jetës.

    Projektligji për mbrojtjen nga diskriminimi është pjesë e pakos së projektligjeve për të drejtat e
    njeriut dhe del si kërkesë nga Raporti i Komisionit Evropian për përmbushjen e kritereve lidhur
    me liberalizimin e vizave.

    Për më tepër, është e rëndësishme të potencohet se ky projektligj është në përputhje me
    direktivën e Këshillit 200/43, të datës 29 qershor të vitit 2000 për zbatimin e parimit të trajtimit
    të barabartë ndërmjet personave pavarësisht prejardhjes, prejardhjes racore apo etnike të Këshillit
    të Bashkimit Evropian, me Direktivën e Këshillit 2000/78 të datës 27 nëntor 2000 që krijon një
    kuadër të përgjithshëm për trajtimin e barabartë në punësim dhe profesion të Këshillit të
    Bashkimit Evropian, me Direktivën e Këshillit 2004/113-KE të datës 13 dhjetor 2004 që ka të
    bëjë me zbatimin e parimit të trajtimit të barabartë ndërmjet burrave e grave në qasjen dhe
    furnizimin e mallrave dhe shërbimeve të Këshillit të Bashkimit Evropian, si dhe Direktivën
    2006/54 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të datës 5 korrik 2006 mbi zbatimin e parimit të

    135
    mundësive të barabarta dhe trajtimit të barabartë të burrave dhe grave në fushën e punësimit dhe
    të profesionit të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të Bashkimit Evropian.

    Projektligji për mbrojtjen nga diskriminimi është përgatitur nga Zyra e Kryeministrit dhe gjatë
    hartimit të këtij projektligji janë realizuar një sërë konsultimesh me pjesëmarrje të gjerë të
    aktorëve kyç dhe palëve tjera të interesit.

    Të nderuar deputetë,
    Pas prezantimit në pika të shkurtra për përmbajtjen e këtij projektligji, ju propozoj që të njëjtin ta
    miratoni në mënyrë që çështjet me të cilat rregullohet në këtë projektligj të vijnë në suaza të
    kornizës ligjore adekuate. Faleminderit!

  • Faleminderit! Pra, kryetarja e Komisionit funksional, zonja Kajtazi, s’është këtu,
    a është dikush i autorizuar? Jo. Vazhdojmë me grupet parlamentare.
    Në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së zonja Mexhide Mjaku-Topalli e ka fjalën.

  • TOPALLI: Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, e shqyrtoi
    projektligjin në fjalë dhe e mbështet në parim.

    Gjatë shqyrtimit të projektligjit kemi hasur në paqartësi te përmbajtja e neneve në aspektin
    përmbajtjesor në versionin e gjuhës shqipe dhe gjuhës serbe, andaj ky ligj duhet të harmonizohet
    gjuhësisht si dhe të shqyrtohet dhe plotësohet në formulimin gjuhësor dhe juridik, sidomos te
    neni 2, paragrafi 1 pika 7, neni 3 paragrafi 2, si dhe neni 6 dhe 7. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Arifi e ka fjalën.

  • Faleminderit, nënkryetar!
    Edhe Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike e ka shqyrtuar projektligjin. Vërejtjet tona do të
    mundohemi t’i inkorporojmë në komisione gjegjëse, kështu që do ta votojnë në parim.

  • Faleminderit! Në emër të AAK-së, zonja Haxhiu e ka fjalën.

  • Faleminderit, nënkryetar i Kuvendit!
    Edhe Grupi Parlamentar i Aleancës e përkrah në parim këtë projektligj dhe pasi që është paket
    me Ligjin për Avokatin e Popullit dhe Ligjin për barazi gjinore, ne si Komision duam që të
    mbajmë debat të përbashkët, mendoj me të gjithë mekanizmat që atakohen me këto ligje, për t’i
    harmonizuar ato ngase ka shumë çështje që përfshihen në njërin ligj dhe thjeshtë nuk do të duhej
    të ishin, sikurse ndodhë për shembull te Ligji për barazi ligjore dhe Avokatin e Popullit, por
    gjithsesi edhe në këtë ligj.

    Në këtë projektligj me të vërtetë ka shumë gabime drejtshkrimore, por janë shumë çështje siç
    janë, për shembull, te çështja e nocioneve, që nuk janë mirë të precizuara edhe me nene të
    veçanta, që ndodh shpeshherë në ndonjë ligj t’i kemi në nen të veçantë nocionet, kurse në disa
    ligje të tjera jo. Kjo çështje duhet të rregullohet edhe me këtë ligj.


    136
    Mendoj se në këtë projektligj ka pra edhe disa çështje të tjera që duhet të rregullohen më tepër
    tek disa nene të veçanta, mirëpo për mos me u marrë shumë kohë deputetëve, ne si Komision
    duhet tash të punojmë bashkërisht që këto tri ligje të rregullohen ngase shumë herë ka çështje që
    nuk do të duhej të ishin në njërin prej ligjeve ose thjeshtë të rregullohen, por një apel e kisha bërë
    tek çështjet e gjykatave meqë nga përvojat që i kemi shpeshherë vendimet e gjykatave lihen në
    afatet e dëshiruara kohore dhe ne duhet t’i precizojmë në këtë ligj se kur gjykata duhet të
    kryejnë, për shembull, çështjen e ankesave, pra ta kemi një afat ligjor të saktë e jo ta lëmë në
    vullnetin e tyre ngase përvojat e deritanishme tregojnë krejt të kundërtën se gjykatat tona nuk
    janë shumë efikase.

    Prandaj, edhe një herë si Grup Parlamentar e përkrahim në parim. Faleminderit!

  • Faleminderit! Fjalën e ka zonja Haxhiu.

  • Faleminderit!
    Edhe Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje” e ka shqyrtuar Projektligjin për mbrojtjen nga
    diskriminimi dhe sigurisht duhet të them se është pak a shumë i njëjtë me Ligjin për barazi
    gjinore, pra me vërejtjet që i përmendi shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje”,
    deputeti Glauk Konjufca. Qëllimisht te ky projektligj është bërë përpjekje për dublifikim dhe
    përzierje të kompetencave për t’i ikur përgjegjësisë institucionale dhe individuale.

    Gjithashtu shumë nene të këtij projektligji janë jo të qartësuara, lënë hapësira të interpretimit dhe
    kësisoj besoj që patjetër duhet të adresohen nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut.

    Një vërejtje që më duhet ta potencoj, dhe që më duket është e rëndësishme, ka të bëjë me mos
    specifikimin se cila është gjykata kompetente për rastet e diskriminimit, sepse arsyeja e
    moszbatimit të ligjit që është në fuqi ka qenë pikërisht mungesa e adresës së qartë se ku të
    drejtohen palët në rastet e diskriminimit.

    Besoj se kompetent për trajtimin e këtyre rasteve do të duhej të ishte Gjykata Themelore në
    Prishtinë, brenda së cilës do të krijohej një departament i veçantë me gjykatës dhe prokurorë të
    specializuar.

    Vetëm dua t’ju sjell në vëmendjen tuaj se prej 11 vjetëve sa ka qenë në fuqi Ligji kundër
    diskriminimit është gjykuar vetëm një rast dhe ai që e ka proceduar Avokati i Popullit. Pra besoj
    që madje është shqyrtuar me procedura të tejzgjatura, dhe si pasojë e kësaj rastet edhe po
    parashkruhen.

    Besoj se është tepër e rëndësishme pra të adresohet kjo çështje dhe të lihet që Gjykata Themelore
    është ajo gjykatë kompetente për trajtimin e këtyre rasteve, sepse shumë prej nesh kemi hasur në
    ato rrethana ku shumë qytetarë na kanë pyetur se ku është institucioni konkret që duhet të
    drejtohen palët. Për atë arsye është edhe vetëm një rast që është në gjykatë lidhur me shkeljet ose
    diskriminimet që i bëhen qytetarit të Republikës së Kosovës. Faleminderit1

    KRYSUESI: Faleminderit! Zonja Bytyqi e ka fjalën.


    137
  • Faleminderit, kryesues!
    Edhe Grupi Parlamentar Nisma për Kosovën e ka shqyrtuar me vëmendje Projektligjin për
    diskriminim. Ky projektligj vërtet përmban gabime edhe drejtshkrimore, edhe përmbajtjesore.
    Ne, me kohë do t’i dërgojmë të gjitha vërejtjet në Komisionin për Barazi Gjinore, Peticione dhe
    Persona të Pagjetur. Pra, parimisht e mbështesim këtë projektligj. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zonja Sahatqija e ka fjalën.

  • Faleminderit, nënkryetar!
    Mendoj se grupet parlamentare veç folën, por desha të tërheq vëmendjen edhe në një çështje më
    konkrete, e cila ka të bëjë me Ligjin kundër diskriminimit, por ka të bëjë gjithashtu edhe me
    ligjet tjera të cilët kanë kolizion me këtë ligj.

    Në nenin 1, thuhet se qëllimi i këtij ligji është luftimi i diskriminimit dhe në mes të shumë
    çështjeve tjera përmendet edhe diskriminimi në bazë të moshës.

    Gjithashtu në fushëveprimin apo në nenin 2 të këtij ligji flitet për kushte dhe qasje në punësim,
    vetëpunësim e tjera, apo në qasje në të gjitha llojet e niveleve të udhëheqjes profesionale e tjera,
    që janë pikat 1.1 dhe 1.2 të nenit 2 të fushëveprimit të cilin ky ligj e mbulon.

    Në anën tjetër, te koncepti i diskriminimit, në nenin 3 flitet që diskriminimi është çdo dallim,
    përjashtim, kufizim ose preferencë në çfarëdo baze të përcaktuar në nenin e përparshëm, nenin 1
    të cilin e përmendëm.

    Dëshiroj të ceku një dukuri e cila ndodh dhe është e bazuar në ligj tjetër, dhe ajo është që
    profesoreshat apo profesorët të cilët janë në sistemin arsimor dhe më vjen mirë që është ministri i
    Arsimit, këtu, nuk kanë të drejtë që të kërkojnë regjistrimin e doktoraturës në qoftë se i kanë mbi
    40 vjet. Ato u ankuan se normal ky është diskriminim. Dhe në qoftë se është ashtu, atëherë është
    diskriminim dhe është diskriminim i rëndë, sepse në moshën 40 vjeçare nuk mbaron aktiviteti i
    një profesori përkundrazi doktoratura mendoj se është një avancim dhe një nivel më i lartë i
    gjithë asaj përvoje të cilën e kanë përfituar dhe në qoftë se është kështu atëherë është në kolizion
    të rëndë me Ligjin kundër diskriminimit dhe paraqet diskriminim të fuqishëm dhe kam dëshirë të
    dëgjoj edhe ministrin e Arsimit për këtë.

    Pika tjetër përsëri është me profesorë, të cilët kanë titujt, i kanë titujt e doktorit, kanë përvojë se
    kanë dhënë mësim, por nuk kanë qenë si të rregullt dhe tani ndonëse i kanë plotësuar të gjitha
    kushtet, janë të diskriminuar, dhe në këtë rast kanë qenë gratë të cilat kanë ardhur dhe ankuar tek
    unë dhe të cilat konkurrojnë në konkurse, janë të diskriminuara dhe dikush që nuk i posedon këta
    tituj, ka përparësi, ndërsa ato të cilat kanë dhënë mësim dhe janë në procesin arsimor, i kanë titujt
    e doktoraturës, nuk kanë mundësi. Do të thotë këto janë dy çështje dhe dy çështje të veçanta për
    të cilat kanë thënë se ligji nuk i lejon ndryshe. Dhe në qoftë se ligji thotë ashtu, atëherë ligji është
    diskriminues dhe ai ligj duhet automatikisht, urgjentisht të rregullohet dhe të mos lejon
    diskriminim në asnjë bazë.

    Në fund, mendoj se kur flasim për këtë ligj, sikur edhe në ligjin paraprak për barazi gjinore,
    dispozitat ndëshkimore janë qesharake, është prej 300 deri në 900 euro dhe nuk u jep motiv

    138
    institucioneve që të luftojnë diskriminimin dhe në qoftë se munden me një 300 euro të dalin
    mbarë dhe të vazhdojnë punën në aspektin diskriminues ndaj të tjerëve.

    Këto ishin vërejtjet e mia dhe shpresoj që ministri i Arsimit do ta ketë një përgjigje për këto dy
    raste të veçanta. Faleminderit!

  • Zonja Rexhepi e ka fjalën.

    EMILIJA REDŽEPI: Zahvaljujem se predsedavajući!
    Ustav Republike Kosova decidivno kaže da pripadnici manajinskih zajednica imaju pravo na
    obrazovanje na svom maternjem jeziku, odnosno pravo da neguju i štite svoj jezik, tradiciju i
    veru.

    Jedon od eu-standarda je položaj manjinskih zajednica u kosovskom sistemu njihova potpuna
    integracija i afirmacija i za to je jako bitan zakon o diskriminaciji da se podrži uz određene
    preporuke nacionalnih manjina, ali je još bitnije pračenje implementacije Zakona o
    diskriminaciji. Zakon o zaštiti diskriminacije, tačka na nacionalnoj osnovi, decidno stoji da
    problematika koja muči manjinske zajednice jeste ta da i dalje ta implementacija tog zakona je
    nedovoljna odnosno Zakon o zaposlenosti manjinskih zajednica u javnim institucijama kako na
    lokalnom tako i na centralnom nivou, Zakon o obrazovanju manjinskih zajednica na jezicima
    manjina odnosno poštovanje Zakona o upotrebi službenih jezika na lokalnom nivou u opštinama
    gde manjine čine veliki broj, konkretno imamo Bošnjačka zajednica ima problem gde i dalje
    naša deca nemaju svoje udžbenike u osnovnom i srednjoškolskom vaspitanju a da ne govorimo o
    procesu nostrifikacija diploma naših studenata koji su u samom startu diskriminisani i Zakon
    koristu za bilo koju vrstu posla.

    Zato molim sve kolege poslanike da podrže ovaj zakon zato što je jako bitan za integraciju i
    afirmaciju manjinskih zajednica u novom kosovskom sistemu. Zahvaljujem se!

  • Faleminderit! Zoti Muja e ka fjalën.

  • Faleminderit, zoti kryesues!
    Mendoj se diskriminimi është një term shumë i gjerë, të cilin ne e hasim çdo ditë edhe në
    vetveten tonë që flasim për diskriminimin të bërë nganjëherë me vetëdije nga vetë ne.

    Marr një shembull konkret. Për shembull në identitetin tonë nacional në pasaportat e udhëtimit
    tonë, kur shkruhet nacionalitet, quhet kosovar, dhe ne duhet t’i përmirësojmë disa identitete të
    cilat janë të imponuara për shkak të raporteve dhe rrethanave politike të krijuara.

    Në Republikën e Kosovës jetojnë nacionaliteti mazhorancë që është shqiptarët, ka serbë,
    boshnjakë, romë, ashkali e të tjerë dhe të cilëve nuk duhet t’u privohet e drejta, dhe është një lloj
    diskriminimi.

    Një pikë tjetër e cila është këtu evidente në Republikën e Kosovës, e që ministri i Administratës
    Publike nuk është prezent këtu, është për qytetarët e Luginës së Preshevës, të Bujanocit dhe të
    Medvegjës të cilët nuk kanë dokumente të identitetit të tyre një numër shumë i madh dhe tash

    139
    janë duke humbur identitetin edhe në Republikën e Serbisë, janë duke e humbur edhe identitetin
    në Republikën e Kosovës, duke mos pasur mundësi të përfaqësohen edhe në institucionet
    gjegjëse të dy shteteve.

    Prandaj është një pikë e cila duhet të parashtrohet edhe me ligj, edhe për shqiptarët jashtë
    territorit të Republikës së Kosovës, forma e përfaqësimit të tyre legal me dokumente të
    identitetit, kryesisht me theks të veçantë për qytetarët e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe
    Bujanovcit. Faleminderit!

  • S’e di këta të Malit të Zi a e kanë atë. Fjalën e ka zoti Pajaziti.

  • Faleminderit, zoti kryesues!
    Nuk janë edhe çështje që duhet të mos trajtoheshin, qoftë edhe nga ky ligj ato që i shtroi zoti
    Muja, madje mendoj që janë disa ligje tjera, ai i shtetësisë, i dokumenteve të udhëtimit dhe ligjet
    tjera, që duhet të trajtojnë një kategori ose disa mijëra vetë të Luginës, që seriozisht kanë
    probleme të tilla.

    Mirëpo dua t’i kthehem këtij ligji dhe mendoj se është koha e fundit që në Kuvend ose në
    institucionet e Kosovës, institucioni ligjvënës ta shohë më mirë jo se kur të na vijë një proces ta
    bëjmë një ligj e ta adaptojmë në përputhje me proceset që vijnë e shkojnë. Vetëm ky ligj i
    përmbahet kryesisht katër direktivave të BE-së. Është e vërtetë që diskriminimi ose sfida për
    luftimin e diskriminimit është një sfidë serioze edhe në Evropë dhe natyrisht politikat e BE-së
    janë të orientuara në këtë drejtim dhe ne që aderojmë ose kemi synimin të aderojmë atje duhet t’i
    adaptojmë ligjet në atë drejtim.

    Po i përmend këto direktiva për faktin se shumica e çështjeve... dhe ne pak më herët e patëm
    edhe Ligjin për barazi gjinore. Vetëm njëra nga direktivat e BE-së që ky ligj i dedikohet, i
    drejtohet zbatimit në parim të mundësive të barabarta për trajtim të barabartë të burrave dhe
    grave për çështje të punësimit dhe profesionit. Ose një tjetër, që ka të bëjë me trajtimin e
    barabartë ndërmjet personave pavarësisht nga origjina etnike e racore. Ose tjera pastaj, për
    trajtimin e barabartë në punësim dhe profesion dhe direktiva e fundit për qasje në furnizim dhe
    mallra e shërbime, që u përmendën për burrat e gratë, po ashtu.

    Cila është ideja? Nëse ne së shpejti nuk bëjmë ekipe më të mira, më profesionale, edhe brenda
    Qeverisë që i adresojnë këto ligje, edhe brenda Kuvendit në mënyrë që me një ligj të adresojmë
    më shumë çështje dhe të mos bëjmë në vend të rregulloreve edhe udhëzime ligj për secilin prej
    fenomeneve, ne nuk e di ku do të përfundojmë.

    Është mirë që ne po i adresojmë këto direktiva të BE-së, është mirë që ne po i plotësojmë këto
    kritere dhe aq më tepër tash kur e kemi edhe një prej kohëve, prej periudhave ku duhet t’i
    adresojmë disa çështje për kriteret e liberalizimit të vizave, por i kemi grumbulluar ligjet dhe nuk
    e di si do të zbatohen e sistemohen dhe nuk e di sa njerëz do të na duhen për secilën prej tyre për
    të bërë burokraci të veçantë.

    Jam në mbështetje normal të këtij projektligji, por po i adresoj këto nevoja që duhen sa më shpejt
    edhe institucioni i ekzekutivit dhe i Kuvendit të merren me to. Faleminderit!

    140
  • Urdhëroni! Blerta Deliu, e fundit!

  • KODRA: Faleminderit, kryesues!
    Meqë e kemi ministrin e Arsimit, kam pasur edhe si pyetje parlamentare, por kur po flasim për
    Projektligjin kundër diskriminimit që e kemi në votim sot, kemi pasur shumë dallime gjinore në
    tekstet shkollore, veçanërisht në tekstet e shkollës fillore ku janë elemente që na çojnë larg
    civilizimit ku gruaja apo vajza është diskriminuar vazhdimisht dhe djali është mbivlerësuar dhe
    këto kanë qenë debate në tekstet shkollore të nxënësve të shkollës fillore. Pra, mendoj se është
    mirë të shihet mundësia, sepse kemi pasur edhe reagime të deputeteve nga Parlamenti i Kosovës.
    Janë elemente të cilat nuk i kontribuojnë një shoqërie të shëndoshë e demokratike, prandaj këto
    elemente mendoj se duhet të shihen me prioritet nga ministri i Arsimit, i cili vazhdimisht ka
    qenë, do të thotë, në nivel në këtë drejtim. Kamë dëgjuar edhe deklarata të tij publike, dhe
    mendoj se janë shumë me interes për fëmijët dhe të ardhmen e tyre. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Bajrami e ka fjalën.

  • Faleminderit, i nderuar kryesues!
    Kishte disa kërkesa deputetja Sahatqija dhe tani deputetja Deliu, për të dhënë disa sqarime
    shtesë.

    Fillimisht dëshiroj të siguroj se korniza ligjore për komplet sistemin e arsimit nga arsimi
    parauniversitar e deri te arsimi universitar siguron barazinë gjinore dhe nuk kemi asnjë dispozitë
    ligjore e cila është e gjuhës diskriminuese, në rastin konkret nuk ka asnjë kufizim sa i përket
    arritjes së gradës së doktorit të shkencës si për burrin ashtu edhe për gruan, do të thotë gjatë
    gjithë jetës, tërë jetën kjo gradë mund të arrihet dhe nuk ka ndonjë kufizim.

    Nuk ka kufizim në moshë, se edhe një 80 vjeçar, edhe një 85 vjeçar mund të arrijë gradën e
    doktorit të shkencës. Kemi një kufizim për pranim në Universitet që lidhet me asistentët, mosha
    për asistentë. Dhe ky kufizim është për të dy gjinitë e njëjtë, e në disa fakultete kjo moshë është
    27 vjet, kurse në disa shkon deri në 30 vjet, sepse ideja është të kemi asistentë të ri, jo asistentë
    pleq.

    Dhe, gjithashtu, kemi një kufizim sa i përket moshës kur mund të merret thirrja e profesorit dhe
    kemi një moshë 55-vjeçare kur dikush mund ta marrë thirrjen e profesorit universitar.

    Nuk e përjashtoj mundësinë që me akte nënligjore të ndonjë prej institucioneve edukative të
    mund të ketë ndonjë element diskriminues, por mendoj se, në qoftë se ka praktika të tilla atëherë
    këto dispozita j anë kundërkushtetuese dhe ato duhet të apelohen dhe duhet të shpallen
    antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese.

    Është e vërtet kjo që e ngriti deputetja Deliu. Ka pasur edhe shqetësime publike, të cilat janë
    prezantuar në opinion, se kemi tekste shkollore që nganjëherë e kanë gjuhën diskriminuese. Ju
    siguroj, të nderuar deputetë se është kah bëhet rishikimi i të gjitha teksteve shkollore sa i përket
    përmbajtjes së tyre dhe në mënyrë të veçantë janë kah rishikohen tekstet e arsimit
    parauniversitar, nëse ato kanë ndonjë gjuhë diskriminuese dhe në momentin kur do të kemi

    141
    raportime të komisioneve vlerësuese, të jenë të bindur se ato tekste do të nxirren nga qarkullimi
    dhe nuk do të lejohen në përdorim në shkollat tona.

  • Faleminderit, zoti ministër! Fjalën e ka Daut Haradinaj.

  • Nuk pata ta zgjas shumë, kryesues, por veç është një jo shpjegueshmëri e
    saktë rreth diskriminimit të personave me aftësi të kufizuar, domethënë kisha kërkuar edhe prej
    Komisionit që në të ardhmen për ta trajtuar këtë nen për shkak se nuk shpjegohet saktë çka i
    favorizon dhe çka iu mohon atyre njerëzve të cilët janë me aftësim të kufizuar, domethënë qasja
    në dokumente publike, në punësim, parkingje, në jetë sociale e tjera. Domethënë, këtu po flitet
    për sanksionim, ndërsa nuk po shpjegohet se çka u jep mundësi. Domethënë më shumë ishte kjo
    për një shpjegim dhe kaq pata.

  • Faleminderit! Shpresoj se edhe gjatë procesit të amendamentimit do të merren
    parasysh të gjitha këto që u thanë dhe edhe kjo që po e thotë zoti Haradinaj dhe edhe shumë
    çështje tjera që kanë të bëjnë me rregullat që duhet t’i vendosin në çdo institucion dhe çdo
    dikaster publik dhe në mbështetje të mos diskriminimit të gjitha kategorive duhet të përshkruhet
    në ligj, sepse ne kemi problem edhe për të ecur në trotuar dhe të gjithë jemi të diskriminuar nga
    trotuari, e lere më tjerat. Në asnjë vend nuk janë të vendosura mundësitë për invalidë, as në spital
    e askund hiq.

    Pra, ka shumë çështje me të cilat duhet të merremi dhe sidoqoftë konsideroj se debati lidhur me
    këtë është shtjerrë. Nuk ka tjerë të paraqitur dhe tash do të kishim votuar.

    A ka kuorum të mjaftueshëm për të votuar? Në sallë janë 64 deputetë dhe votojmë tani!

    Po e përsërisim edhe një herë votimin, dhe lus të votojnë ata që s’kanë votuar, ose nëse dikush
    nuk ka kartelë le të tregojë se është pa kartelë. Pyes, a ka ndokush pa kartelë? Do të përsërisim
    votimin, sepse s’kanë votuar të gjithë. Atëherë, edhe një herë po e përsërisim votimin dhe
    votojmë tani:

    Faleminderit! Konstatoj se me 64 vota për, asnjë abstenim dhe asnjë kundër, Kuvendi e miratoi
    në parim Projektligjin për mbrojtjen nga diskriminimi.

    Kërkohet nga Komisioni funksional dhe komisionet e përhershme që ta përshpejtojnë shqyrtimin
    e projektligjit dhe Kuvendit t’ia paraqesin raportin me rekomandime.

    Tani e kemi edhe votimin, meqë kemi kuorum, dhe pa debat e kemi.

    Pra, është ky shqyrtimi i parë i Projektligjit për provimin e maturës shtetërore.

    Diskutimet për këtë pikë të rendit të ditës, kanë përfunduar në seancën e mbajtur me 16 prill
    2015, ndërsa në mungesë të kuorumit procedimi për votim është shtyrë për sot.

    Atëherë, po deklarohemi me votim, dhe votojmë tash!


    142
    Faleminderit! Konstatoj se me 58 vota për, 6 abstenime dhe asnjë kundër, Kuvendi e miratoi në
    parim Projektligjin për provimin e maturës shtetërore.

    Ngarkohet Komisioni funksional dhe komisionet e përhershme që në afatin e paraparë me
    Rregulloren e Kuvendit ta shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t’i paraqesin raportet me
    rekomandime.

    Pra , do të vazhdojmë në orën 15:00. Faleminderit!


    * * *

    Vazhdimi i mbledhjes pas pauzës
    Mbledhjen e drejton nënkryetari i Kuvendit, z. Xhavit Haliti.

  • Të nderuar deputetë,
    Besoj që keni pasur mjaft kohë.

    Vazhdojmë me pikën e gjashtëmbëdhjetë të rendit të ditës:

    16. Shqyrtimi i parë i parë i Projektligjit për digjitalizimin e transmetimeve radiodifuzive
    tokësore

    Në bazë të nenit 56 të Rregullores së Kuvendit, Komisioni Funksional e ka shqyrtuar
    Projektligjin dhe Kuvendit ia ka paraqitur raportin me rekomandime për shqyrtim dhe miratim në
    parim.

    E ftoj ministrin që nuk është këtu, Blerand Stavileci, të cilin e zëvendëson zoti Abrashi, që para
    deputetëve të Kuvendit ta prezantojë dhe arsyetojë projektligjin. Ligjin e sponsorizon ministri, e
    jo Qeveria.

  • Faleminderit, kryesues!
    Të nderuar deputetë,
    Zonja dhe zotërinj,
    Më lejoni të paraqes për aprovim në lexim të parë Projektligjin për digjitalizimin e
    transmetimeve radiodifuzive tokësore.

    Projektligji rregullon procesin e kalimit nga teknologjia transmetuese radiodifuzive analoge
    tokësore në atë digjitale në Republikën e Kosovës, proces i cili sipas konkluzioneve të
    konferencës rajonale radio-komunikuese për rajonin 1 dhe rajonin 3 do të duhej të përfundonte
    deri më 17 qershor 205.

    Projektligji gjithashtu i përcakton kushtet për zbatimin e transmetimeve radiodifuzive tokësore
    digjitale, i përcakton të drejtat dhe obligimet e operatorëve të rrjeteve, operatorëve të
    multipleksëve dhe ofruesve të shërbimeve mediale.


    143
    Ndryshimet në menaxhimin e brezit radiofrekuencor, mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin efikas të
    brezit radiofrekuencor, i cili në pajtim me aktet juridike nacionale dhe ndërkombëtare është i
    paraparë për imitimin e programeve televizive tokësore nëpërmjet opsioneve teknologjike në
    dispozicion.

    Të nderuar deputetë,
    Të bëj një përshkrim të problemit kryesor: Spektri frekuencor si resurs natyror shfrytëzohet nga
    shtetet respektive në territoret e tyre, mirëpo këto frekuenca dhe shfrytëzimi i tyre duhet të
    koordinohet me shtetet fqinje dhe varësisht nga rregulloret dhe standarde ndërkombëtare në fuqi
    duhet të shfrytëzohet nga shtetet përkatëse.

    Republika e Kosovës si shtet që aspiron anëtarësimin e plotë në BE duhet t’i respektojë
    standardet dhe teknologjinë e BE-së, përveç tjerash edhe në shfrytëzimin e resurseve të veta
    frekuencore.

    Duke marrë parasysh që të gjitha vendet e BE-së dhe ato të rajonit kanë përfunduar apo janë në
    përfundim të sipër të kalimit të teknologjisë së transmetimit tokësor analog në atë digjital, edhe
    Kosova duhet ta përshpejtojë procesin e këtij kalimi.

    Kalimi nga teknologjitë e transmetimit radiodifuziv tokësore analog në atë digjital duhet të
    rezultojë në nacionalizimin e shfrytëzimit të spektrit frekuencor dhe njëkohësisht me lirim të një
    pjese të spektrit frekuencor për shfrytëzim nga teknologjitë mobile, brezgjëra dhe pa tela.

    Në këtë proces, Kosova tanimë është vonuar, prandaj duhet që në afat sa më të shkurtër të
    mundshëm të përfundojë procesi i kalimit nga teknologjitë e transmetimeve radiodifuzive
    analoge në ato digjitale.

    Ekziston rreziku që Kosova për shkak të vonesave në këtë proces dhe në rast të moskoordinimit
    të aktivitetit me shtetet fqinje të ketë probleme të shumta me sinjale televizive dhe me shërbime
    për qytetarët e vet.

    Pa këtë kalim dhe pa koordinim të kalimit të kanaleve televizive me shtetet fqinje kualitetit i
    transmetimit, por edhe vetë transmetimi, do të vijë në pikëpyetje.

    Sipas rekomandimeve të ITU për rajonin 1 dhe rajonin 3, afati për kalimin nga transmetimet
    radiodifuzive analoge në ato digjitale është 17 qershori 2015.

    Marrëveshja përcakton se pas kësaj date shteteve nuk do t’u kërkohet më tutje që t’i mbrojnë
    shërbimet analoge të shteteve fqinje dhe janë të lira t’i shfrytëzojnë frekuencat e caktuara për
    shërbime digjitale.

    Sipas nenit 47 të Ligjit 04/L-44 për Komisionin e Pavarur për Media parashihet që procesi i
    kalimit në transmetim digjital të rregullohet me ligj të veçantë.

    Gjithashtu, draft-strategjia për kalim në transmetim digjital tokësor në Republikën e Kosovës
    parasheh që procesi i hartimit të projektligjit do të udhëhiqet nga Ministria e Zhvillimit

    144
    Ekonomik si ministri përgjegjëse për zhvillimin e politikave dhe legjislacionit në fushën e
    komunikimeve elektronike.

    MZHE-ja e ka kryesuar grupin punues, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të të gjitha palëve
    të interesit, si KPM, RTK, PTK, IPKO, AMPEK, OSBE, ARKEP e tjera.

    I gjithë procesi është zhvilluar konform rregulloreve përkatëse të punës së Qeverisë së
    Republikës së Kosovës.

    Gjatë hartimit të këtij projektligji është shfrytëzuar asistenca teknike e AJEKSI-t nga ekspertë të
    kësaj fushe të Komisionit Evropian.

    Procesi gjatë hartimit të projektligjit ka qenë mjaft bashkëpunues dhe transparent në grupin
    punues ku kanë marrë pjesë të gjitha palët e interesit.

    Drafti ka qenë në diskutim publik për 15 ditë, sikur që është publikuar në ueb-sajtin e MZHE-së.

    Nga palët e interesit janë pranuar vërejtje, komente dhe sugjerime. Ato pastaj janë shqyrtuar dhe
    analizuar një nga një, e mjaft prej tyre janë pranuar si të drejta dhe disa të tjera nuk janë pranuar
    dhe është dhënë përgjigjja e argumentuar.

    Gjatë këtij procesi janë realizuar edhe takime të veçanta me të gjitha palët e interesit.

    Në fund, si rezultat i këtij procesi, ka ardhur deri te ky draft i konsoliduar i projektligjit.

    Të nderuar deputetë,
    Duke marrë parasysh rëndësinë e materies që ky projektligj do të rregullojë dhe nevojën që të
    përshpejtohet kalimi nga teknologjitë e transmetimeve radiodifuzive tokësore analoge në atë
    digjitale, rekomandoj që të bëhet miratimi i Projektligjit për digjitalizimin e transmetimeve
    radiodifuzive tokësore. Faleminderit!

  • Faleminderit! Në emër të Komisionit Funksional, zoti Raif Qela e kam të shkruar,
    por nuk qenka këtu. Atëherë, zoti Muhamet Mustafa.

  • Raportuesi, siç duket, ka qenë i penguar që të marrë pjesë në
    mbledhje. Prandaj, më lejoni që unë në emër të komisionit ta prezantoj raportin.

    Komisioni për Zhvillimin Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri e ka trajtuar Projektligjin
    numër 05/L-27 për digjitalizimin e transmetimeve radiodifuzive tokësore në mbledhjen e mbajtur
    më 28 prill 2015 dhe i ka propozuar Kuvendit që ta aprovojë në parim.

    Komisioni ka konstatua se ligji e ka një rëndësi të veçantë për arsye se me vetë faktin që janë
    parakushtet ligjore për kalimin nga transmetimi i sinjaleve analoge në sinjale digjitale e krijon
    një hapësirë më të madhe dhe një shfrytëzim më racional të frekuencave si një pasuri nacionale.
    Në këtë mënyrë krijohen kushtet që edhe ofruesit e këtyre shërbimeve ta kenë një hapësirë më të
    madhe, një konkurrencë më të madhe dhe një përfitim më të madh për buxhetin nacional.

    145
    Në këtë drejtim, në mbledhjen e komisionit i kanë prezantuar pikëpamjet e tyre dhe aktorët tjerë
    të interesuar.

    Ka disa çështje që duhet të trajtohen deri në aprovimin e këtij ligji në lexim të dytë, por
    mendojmë se janë çështje që kanë të bëjnë: nën një, me krijimin e një hapësire të mjaftueshme
    për shfrytëzimin e sinjaleve radiodifuzive digjitale në Kosovë për të siguruar hapësirë për
    televizionin publik dhe radiotelevizionet tjera momentale nacionale dhe lokale, si dhe për të
    krijuar kushte që në të ardhmen këto frekuenca të shfrytëzohen në mënyrë sa më racionale.

    Në këtë drejtim, mendojmë se deri në leximin e dytë dhe në kuadër të një dëgjimi publik do të
    sqarohen të gjitha çështjet që eventualisht janë të paqarta. Është krijuar grupi i përbashkët i punës
    së komisionit tonë dhe i Komisionit për Media, në mënyrë që ta zhvillojnë edhe një konsultim të
    nevojshëm deri në aprovimin e ligjit. Faleminderit!

  • Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, zonja Berisha-Shala e ka
    fjalën, apo Zenuni, cili të doni, sepse duhet respektuar vendimin e grupit.

  • Zoti kryesues,
    Mendoj që është momenti për t’i dhënë disa sqarime shtesë në vazhdimësi të asaj që e prezantoi
    kryetari i Komisionit për Zhvillim, zoti Mustafa.

    Mendoj që materia që përfshin ky projektligj i takon trajtimit të dy komisioneve. Për më tepër,
    para disa ditësh Qeveria e ka miratuar strategjinë për kalimin nga transmetimi analog në atë
    digjital dhe kjo punë i është besuar institucionit përkatës Komisionit të Pavarur për Media. Në
    ndërkohë që ligji që e ka po atë materie trajtohet vetëm nga Komisioni Funksional për Zhvillim
    Ekonomik.

    Në një mbledhje të kryetarit të Kuvendit me kryetarët e komisioneve unë e kam prezantuar para
    se të vijë ky projektligj, në mënyrë që t’ia prezantoj Kryesisë së Kuvendit që ta gjejë mënyrën se
    si të trajtohet në Kuvend ky projektligj. Megjithatë, ne kemi ardhur para një akti të kryer,
    projektligji ka shkuar në Komisionin përkatës për Zhvillim Ekonomik, aty ku tha ministri, por në
    ndërkohë që shumica e materies të këtij projektligji është në zbatim të Komisionit të Pavarur për
    Media, një institucion i cili mbulohet ose mbikëqyret nga Komisioni që e drejtoj unë.

    Si do që të jetë, ne kemi një marrëveshje, edhe pse nuk jemi ulur për të biseduar këtë punë. Jemi
    dakorduar që të jetë një komision i përbashkët, një grup i përbashkët që e trajton këtë projektligj,
    por nuk e di se si do të përfundojë rezultati ose debati dhe nuk e di si do të duhet të miratohej dhe
    nga cili komision.

    Nga kjo dëshiroj të them po ashtu se ka ardhur koha që edhe një herë të mendohen këto
    institucione të pavarurave, si të trajtohen më tutje. Ndoshta në rastin e tillë, edhe para se ta them
    këtë ide dua, ta falënderoj edhe Komisionin e Pavarur të Mediave edhe Autoritetin Rregullativ të
    Telekomunikimeve Elektronike dhe Postare që kanë bërë një punë të mirë dhe para afatit
    paraprak e kanë përfunduar një punë të mirë, por duhet njëkohësisht të themi që duhet të
    definohet roli i secilit këtu, në mënyrë që të mos ketë dublifikime të aktiviteteve të vendimeve e

    146
    të tjera dhe mendoj që ndoshta në periudhën paraprake duhet të mendohet mirë funksionimi i
    këtyre institucioneve, ndoshta nën një ombrellë të vetme.

    Komisioni ynë i ka zgjedhur anëtarët që do të marrin pjesë në grupe punuese dhe mendoj që në
    grupin punues do ta japin kontributin e tyre, pavarësisht periudhës se si ka ardhur deri këtu.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Sadri Ferati, në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së.

  • Faleminderit!
    I nderuar kryesues,
    Të nderuar ministra,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Edhe unë e përshëndes procedimin e këtij ligji me këtë shpejtësi që është bërë, sepse jemi të
    bindur që kjo për herë të parë do të ndodhë dhe me aprovimin e këtij ligji do të mund të
    rregullohet zhvillimi dhe shfrytëzimi i rrjeteve dhe e drejta për qasje në multipleks për imitim
    digjital tokësor.

    Duke marrë parasysh ato që thanë edhe parafolësit se ne i kemi disa afate, siç është data 17
    qershor, është një afat nga i cili më nuk garantohet qartësia në imitim sipas sistemit analog që
    tash e kemi dhe njëkohësisht ne të gjithë duhet të mobilizohemi dhe me një përkushtim të plotë,
    duke i shfrytëzuar edhe përvojat që nuk janë të shumta në regjion, por edhe më gjerë, si dhe
    mbështetjen e të gjithë ekspertëve të mundshëm për ta bërë një ligj i cili do të jetë edhe efikas,
    edhe do të mund ta rregullojë mirë këtë materie.

    Por, ndërmjet dy leximeve do të jetë e mundshme që të sqarohen akoma më mirë disa çështje,
    ngase, siç u tha, qysh në start ne jemi dy komisione që merremi me këtë çështje, por edhe
    përgjegjësia për rregullimin e kësaj materieje vazhdimisht na mban ndërmjet asaj se ka modele të
    ndryshme dhe disa shtete atë e bëjnë me Autoritetin Rregullator, pra sikur te ne që është
    ARKEP-i, por njëkohësisht ne e kemi Komisionin e Pavarur për Media, që është kategori
    kushtetuese dhe duke përfshirë nenin 5, i cili flet për atë se kush do ta japë lejen, pra kush do ta
    miratojë operatorin, po ashtu edhe multipleksin, që vazhdon me nenin 6 edhe më tutje,
    vazhdimisht e kemi dilemën kush do t’i lëshojë, ngase ato të gjitha bëhen konform Ligjit për
    Komisionin e Pavarur për Media. Pra, është logjikë që atë ta bëjë Komisioni i Pavarur. Por, si do
    që të jetë, kjo do të jetë, megjithatë, një sfidë që komisioni në këtë përbërje të kombinuar ta
    vazhdojë punën më tutje dhe t’i definojë këto çështje deri në fund.

    Dhe, po ashtu, do të kishte qenë mirë ndoshta që në bërjen e ligjit të definohet se cila do të jetë
    mbështetja e shtetit, pra për disa qytetarë, për një grup qytetarësh të cilët materialisht do të jenë
    të ngarkuar për ta blerë marrësin dhe që të shihet se cila do të jetë ndihma e shtetit për këtë
    kategori. Pra, a do të mund të subvencionojë shteti, në çfarë mase dhe për çfarë numri.

    Dhe, në përgjithësi, edhe ne, pra Grupi Parlamentar i LDK-së e përshëndetim punën e
    deritashme, i japim mbështetje dhe në parim do ta votojmë, me shpresë që ndërmjet dy leximeve
    do të qartësohen të gjitha këto dilema që i kemi, do të tejkalohet sfida e bërjes për herë të parë të

    147
    këtij ligji dhe shpresojmë se shumë shpejt edhe Kosova do ta ketë ligjin, i cili do ta ndihmojë
    digjitalizimin e imitimeve radiodifuzive. Faleminderit!

  • Faleminderit!
    Unë ju kisha lutur që të na kurseni në deklaratat e lëvdatave, por të merremi me çështjen dhe ta
    miratojmë ligjin, se i kemi 33 pika të rendit të ditës për t’i kaluar, prandaj mendoj se diskutimet
    me lëvdatat për këdo qoftë gjatë miratimit të ligjeve s’ka nevojë të bëhen fare. Fjalën e ka zoti
    Ymeri, në emër të “Vetëvendosjes”.

  • Faleminderit, nënkryetar i Kuvendit!
    I nxitur edhe nga fjala jote, unë s’po ta lëvdoj ama bash askënd për këtë ligj, sepse ky ligj në
    mënyrën siç është sjellë këtu ka shumë probleme dhe shkakton shumë vështirësi, jo vetëm në
    implementim, por edhe kur të implementohet ka rrezik që të shkaktojë edhe pabarazi të mëdha sa
    i përket fushës të cilin e mbulon.

    Mirëpo, së pari e kemi një problem, që në këtë ligj, që nga të gjithë që folën deri tash u quajt si
    jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe tejet delikat për shkak se po miratohet për herë të parë, nuk e
    kemi prapë sponsorizuesin që e paraqet ligjin, pra nuk e kemi Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik,
    që është sponsorizues i këtij ligji për t’u përgjigjur këtu në pyetjet që i kanë deputetët karshi ligjit
    dhe zbatimit të tij.

    Ministria e Zhvillimit Ekonomik domosdoshmërisht duhet ta shpjegojë në detaje planin e
    veprimit që e ka ndërmend ta bëjë në lidhje me këtë proces, pra të zbatimit të këtij ligji, si dhe
    përgatitjen e tenderit publik për pikat në të cilat parashihet tenderi publik në ligj.

    Po ashtu, duhet t’i dëshmojë burimet njerëzore të specializuara për këtë proces, domethënë duhet
    t’i tregojë Kuvendit nëse ka për zbatimin e një procesi të tillë, i cili është jashtëzakonisht i
    ndërlikuar dhe i vështirë.

    Po ashtu, Komisioni i Pavarur për Media duhet ta sqarojë në detaje si do ta realizojë licencimin
    dhe si e ka planifikuar mbikëqyrjen e këtij procesi. Po ashtu, edhe a ka në dispozicion burime
    njerëzore për digjitalizimin, sepse në nenet e mëposhtme të ligjit shihet që një pjesë e
    konsiderueshme e obligimeve i bien pikërisht këtij komisioni.

    Po nis me problemet që i kemi listuar ne, e që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me nenet e caktuara të
    ligjit.

    Por, problemi kryesor, një ndër kryesorët në këtë ligj është ai i çështjeve sociale që u përmendën
    pak edhe nga deputetë parafolës, pra politikat sociale që Qeveria obligohet t’i zbatojë me
    zbatimin e këtij ligji, përkatësisht në nenin 12 të tij.

    Pra, është plotësisht e paqartë se si do të realizohet kjo, se si do të ndërmerren ato masa
    stimuluese për konsumatorët, të cilat Qeveria i ka paraparë, në mënyrë që t’ua mundësojë atyre
    kalimin nga sistemi analog në atë digjital.


    148
    As në memorandumin shpjegues nuk thuhet asgjë më detajuar nga ajo që e kemi parë në nenet e
    ligjit dhe kjo paraqet një problem jashtëzakonisht të madh kur kihet parasysh gjendja të cilën e
    kemi te qytetarët e Kosovës dhe, në anën tjetër, këtë pamundësi të Qeverisë, po e quaj
    pamundësi, më lehtë kështu që të tregoj saktësisht se si do ta zbatojë këtë obligim që del nga ky
    ligj.

    Sepse nga neni, pra neni 12, nënkuptohet një proces shumë i parashikuar mirë me buxhet të
    ndarë dhe të llogaritur dhe me staf..., mirëpo këtë nuk e ka shpjeguar mirë Qeveria se si do ta
    financojë dhe prej nga do t’i marrë ato para.

    Çështja tjetër është pastaj te Komisioni vlerësues, që parashihet për tenderin publik, që
    parashihet në ligj, në të cilin thuhet, përveç tjerave, pra janë pesë anëtarë gjithsej, njëri prej
    anëtarëve është i deleguar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik që drejtpërdrejt përbën problem,
    sepse është ndërhyrje Ekzekutivit në këtë proces.

    Po ashtu, edhe mënyra e caktimit të Komisionit vlerësues, i cili përbëhet nga Komisioni i
    Pavarur për Media, duke pasur parasysh praktikën këtu se si po zgjidhen anëtarët e bordeve të
    tyre, organeve që është dashur të jenë të pavarura, atëherë i bie që ky proces pak a shumë do të
    kontrollohet nga mazhoranca, nga koalicioni qeverisës dhe si të tillë e bën një proces
    jashtëzakonisht të dëmshëm, ose të pafavorshëm për një pjesë të konsiderueshme të qytetarëve
    dhe të them kështu hisedarëve në këtë proces të digjitalizimit.

    Në raste të komisioneve të tilla, natyrisht që është e rëndësishme të kemi më shumë anëtarë se sa
    pesë, pra 11 deri 15 do t’i kishim propozuar ne, për shkak se me numrin prej 5 anëtarëve ky
    komision bëhet shumë lehtë i ndikuar dhe si i tillë pastaj mund të marrë vendime të cilat janë të
    dëmshme për sektorin, në përgjithësi.

    Nga pikëpamja e garës ndërmjet mediave aplikuese dhe rregullave të KPM-së, me rëndësi është
    neni 14 te tenderi publik, në të cilin thuhet që kushtet për shfrytëzimin e kapaciteteve për ofrues
    të shërbimeve mediale gjatë periudhës së kalimit me qëllim të krijimit të kushteve për
    shfrytëzimin e televizioneve në definicion të lartë, nuk përcaktohet se kush i përcakton këto
    kushte dhe si përcaktohet këto kushte. Pra, ky përcaktim e ravijëzon se kush do të marrë licencë
    e kush jo. Edhe këtu nuk kemi kritere të qarta në këtë ligj për të vendosur ose për ta vlerësuar se
    si përcaktohen ato kushte edhe kush e bën përcaktimin këtyre kushteve.

    Po ashtu, te vendimi për dhënien e konsensionit për operatorin multipleksit, që është i
    parashikuar në nenin 17 të ligjit priten probleme të mëdha. Njëherë për njëherë e dimë të gjithë,
    përveç IPKO-së ose ndonjë konsorciumi tjetër të ngjashëm me digjitalin, për shembull, ose me
    dikë jashtë nuk ekziston kompani e mirëfilltë që do ta fitonte tenderin. Sigurisht edhe KUJTESA
    mund të jetë e kategorizuar në njërën prej këtyre kompanive, mirëpo përparësia e IPKO-s është e
    madhe për shkak të teknologjisë dhe për shkak të kapaciteteve që ata kanë aktualisht në sektor.

    Një çështje tjetër e rëndësishme lidhet me nenet 8, 16 dhe 26 të ligjit, pra te ndarja e kapaciteteve
    multiplekse, ndryshimi i vendimit për ndarje të radio frekuencave për multipleks, si dhe miratimi
    i planit për shfrytëzimin e radiofrekuencave apo kanaleve, të cilat aktualisht në ligj janë nën
    kompetencën e Komisionit të Pavarur për Media.

    149
    Ne mendojmë që këto domosdoshmërisht duhet të jenë në kompetencë të Kuvendit pra
    drejtpërdrejt, ku KPM-ja do ta kishte mundësinë dhe natyrisht ta kishte edhe obligim që ta bënte
    propozimin për vendimin për këto që t’i merrte Kuvendi, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të
    kemi një diskutim publik të mirëfilltë mbi mënyrën se si po ndahen frekuencat, si dhe për
    përgjegjësitë direkte politike mbi këtë monopol shtetëror.

    E njëjtë gjë vlen pastaj edhe për nenin 18, te pagesat për shfrytëzimin e radiofrekuencave për
    multipleksin, tarifat duhet të përcaktohen nga Kuvendi, e jo me një rregullore të thjeshtë nga
    Komisioni i Pavarur për Media, siç është aktualisht e sanksionuar në ligj.

    Dhe, në anën tjetër, në disa raste në ligj këtu përmendet që standardet e vendosura ose standardet
    që duhet të përfillen janë ato që vendosen nga ITU-ja dhe në këtë drejtim, duke pasur parasysh
    që Kosova nuk është e njohur dhe nuk është pjesë e ITU-së, të gjitha këto përgatitjet dhe plani i
    frekuencave duhet dërguar në Gjenevë për miratim. Dhe, as memorandumi shpjegues, e as në
    ligj, Qeveria ose më saktësisht Ministria e Zhvillimit Ekonomik nuk e ka sqaruar se si do të
    veprohet me këtë. Pra, çfarë mekanizmi dhe çfarë procedure do të përdorin në mënyrë që ta kenë
    këtë miratim nga ITU-ja, duke pasur parasysh pozitën ose raportin që Kosova e ka me ITU-në.

    Prandaj, e thashë edhe në fillim që ka qenë shumë e rëndësishme që ministri i Zhvillimit
    Ekonomik të jetë këtu, në mënyrë që t’i japë përgjigje në këto pyetje nëse ka përgjigje, apo të na
    shpjegojë se si është menduar që të zbatohet ky ligj, në përgjithësi.

    Lëvizja “Vetëvendosje” e ka të pamundur ta votojë këtë ligj për shkak të këtyre arsyeve që i
    përmenda, mirëpo edhe çka është e të njëjtës rëndësi për shkak edhe të vërejtjeve të shumta që i
    ka pasur në këtë rast industria që drejtpërdrejt do të preket në këtë ligj, pra televizionet edhe
    përfaqësuesit e mediave, të cilët që në vitin 2013 kanë qenë pjesë e grupit punues dhe vërejtjet e
    të cilave nuk janë marrë asnjëherë parasysh, edhe pse kanë qenë të dorëzuara me shkrim.

    Këto vërejtje do t’i sjell në seancë deputetja e “Vetëvendosjes”, Shqipe Pantina.

    Pra, edhe një herë, vota e Lëvizjes “Vetëvendosje” në këtë fazë, me këtë ligj, në këtë formë do të
    jetë kundër këtij ligji, për shkak se mendojmë që kjo fushë duhet të rregullohet në mënyrë shumë
    më të mirë se sa e propozon ligji. Faleminderit!

  • Faleminderit! Në emër të AAK-së, zoti Pal Lekaj e ka fjalën.

    PAL LEKAJ: Faleminderit, kryesues!
    Të nderuar deputetë,
    Sa i përket Projektligjit për digjitalizimin e transmetimeve radiodifuzive tokësore, Grupi i
    Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e ka shqyrtuar, e ka analizuar me vëmendje dhe i ka
    vërejtjet e veta.

    Ne kemi pasur edhe në Komisionin për Administratë Publike takime me Komisionin e Pavarur të
    Mediave, i kam dhënë vërejtjet tona dhe mendoj që ka shumë paqartësi në këtë ligj, edhe pse
    është i domosdoshëm, por më së pari nuk dihet hapësira në të cilën përfshihet ky digjitalizim,
    sepse ju e dini që diku 40% e hapësirës të Kosovës nuk përfshihet për shkak të çështjes politike

    150
    dhe mendoj që edhe pse është mjaft i ndjeshëm ky ligj, e Kosova nuk është e përfshirë dhe nuk
    është anëtare e ITU-së, prandaj pa marrë parasysh rëndësinë e këtij ligji ne si Aleancë nuk do ta
    votojmë derisa ka paqartësi. Edhe në buxhetim të këtij ligji, edhe në komisionet për vlerësim dhe
    shumë gjëra tjera që mendoj që duhet të jenë më të qarta dhe më të pranueshme, edhe për ne si
    grup, si parti, por edhe për gjithë deputetët. Faleminderit!

  • Faleminderit! Grupi Parlamentar “Nisma”, zoti Hoti e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    Grupi Parlamentar “Nisma” e ka trajtua projektligjin në fjalë për digjitalizimin e transmetimeve
    radiodifuzive tokësore.

    Po ashtu, edhe në komision kemi parë edhe një mosharmonizim të qëndrimeve të palëve, të cilat
    kanë raportuar.

    Prandaj, ne do ta japim kontributin në vazhdimësi për ta nxjerrë një materie sa më funksionale në
    të ardhmen. Por, për momentin nuk mund ta mbështetim këtë materie që e kemi përpara.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Paqaku, nga Grupi “6+”, e ka fjalën.

  • Faleminderit, i nderuari kryesues!
    Të nderuar ministra,
    Të nderuar deputetë,
    Grupi Parlamentar “6+” në parim e përkrah këtë projektligj, duke pasur parasysh se duhet të
    shtohet mobilizimi maksimal për rregullimin e këtij ligji. Do të thotë se kalimi prej sistemit
    analog në atë digjital na ka ngelur vetëm edhe një muaj, ngase më 17 qershor duhet të finalizohet
    ky ligj, e tani është pikëpyetje sa do të jemi tepër të mobilizuar për ta finalizuar këtë ligj.

    Them në tërësi, Grupi Parlamentar “6+” e përkrah këtë projektligj. Faleminderit!

  • Faleminderit! Fjalën e ka zonja Sala Berisha-Shala.

  • SHALA: Faleminderit, nënkryetar!
    Unë flas në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, ngase kolegu Zenun
    Pajaziti foli në emër të Komisionit për Media, që e vlerësoj se bie edhe në fushëveprimin e atij
    komisioni.

    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës e mbështet projektligjin në fjalë dhe kërkon
    edhe nga kolegët tjerë deputetë që ta mbështetin, por dua të përkujtoj edhe gjestin në Komision
    Parlamentar që kemi pasur aktorët kryesorë që lidhen me këtë fushë, e kanë miratuar të gjithë
    deputetët, e kanë vlerësuar se duhet të shkojë në seancë dhe duhet të japim rast që pas
    amendamentimit të përfundojë së paku para 17 qershorit. Sidoqoftë, është zgjidhje e secilit.


    151
    Unë dua ta përmend vetëm një rast, në qoftë se nuk bëjmë asgjë në këtë drejtim, do të ruhet
    status quo-ja për transmetim analog, opsion i cili, përveç humbjes së përfitimeve nga
    transmetimet digjitale, mund të vonojë edhe integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

    Të gjithë deputetët e kanë draft-ligjin, e kanë edhe memorandumin shpjegues. Ata të cilët
    dëshirojnë ta perfeksionojnë këtë draftligj, që të bëhet një ligj më i mirë, i ftoj që kontributin e
    tyre ta japin në Komisionin Funksional ,përkatësisht të dy komisionet që i kanë propozuar grupet
    punuese dhe ta plotësojmë një kriter, i cili kërkohet nga ne. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zonja Pantina e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    Vërejtjet dhe komentet që do t’i paraqes në vijim në fakt janë vërejtje të paraqitura nga industria
    e mediave, të cilat ata i kanë dërguar edhe te grupi punues, përkatësisht te Ministria e Zhvillimit
    Ekonomik si sponsorizues i këtij ligji, por, siç duket, nuk janë marrë parasysh në masën e duhur
    nga ai grup punues, që është marrë me hartimin e ligjit.

    Në pamundësi të kohës, është e vështirë të prezantohen të gjitha propozimet që ata kanë bërë, por
    të paktën do t’i propozojmë komentet kryesore me shpresë se mandej grupi punues do t’i
    shqyrtojë me shumë seriozitet të gjitha propozimet që ata kanë bërë duke pasur parasysh se janë
    grupi kryesor i interesit që preket nga ky ligj.

    Vërejtjet e tyre fillojnë në fakt qysh në qëllimin e ligjit, qysh në nenin e parë dhe qëllimi i ligjit
    duhet të jetë përshkrim teknik, pasi të gjitha detajet janë të rregulluara me Ligjin për KPM-në
    dhe me strategjinë për kalim në transmetim digjital. Prandaj, ky nen po ashtu duhet t’i përcaktojë
    kushtet, të drejtat dhe detyrimet e operatorëve të rrjeteve dhe ofruesve të shërbimeve mediale për
    kalim nga transmetimi televiziv analog në transmetim televiziv digjital, të ruajë dhe ta zgjerojë
    ofertën aktuale të programeve televizive tokësore, si dhe të mundësojë realizimin efikas të
    dividentës digjitale.

    Komentet e tyre për gjuhën dhe për përshkrimet besoj se do t’i shqyrtojmë në grupin punues.

    Te neni 4, duke pasur parasysh se neni 141 i Kushtetutës dhe Ligjin për KPM-në, KPM-ja është i
    vetmi autoritet që rregullon, menaxhon, mbikëqyr spektrin e transmetimeve radiodifuziv