• Republika e Kosovës
    Republika Kosovo - Republic of Kosovo
    Kuvendi - Skupština - Assembly






    T R A N S K R I P T





    I MBLEDHJES PLENARE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS,
    E MBAJTUR MË 21 MAJ 2015


    SA PLENARNE SEDNICE SKUPŠTINE REPUBLIKE KOSOVA,
    ODRŽANE 21. MAJA 2015. GODINE










    MAJ - MAJ
    2015




    Rendi i ditës

    1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
    2. Koha për pyetje parlamentare,
    3. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,
    4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat personale,
    5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave,
    6. Shqyrtimi i raportit të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memorialë të Kosovës për
    vitin 2014,
    7. Shqyrtimi i raportit të Institutit Gjyqësor të Kosovës për vitin 2014.




    Dnevni red



    1. Vreme za deklarisanja izvan dnevnog reda,
    2. Vreme za poslanička pitanja,
    3. Usvajanje zapisnika sa prethodne sednice,
    4. Prvo razmatranje Nacrta zakona o porezu na lični dohodak,
    5. Prvo razmatranje Nacrta zakona o porezu na dohodak korporacija,
    6. Razmatranje izveštaja Agencije za mendžiranje memorijalnih kompleksa Kosova za
    2014. godinu,
    7. Razmatranje izveštaja Sudskog instituta Kosova za 2014. godinu.





















    2
    Mbledhjen e drejtoi kryetari i Kuvendit, z. Kadri Veseli.

  • Të nderuar deputetë,
    I nderuar ministër,
    I hap punimet e seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, sipas rendit të ditës, të
    përgatitur nga Kryesia e Kuvendit, në marrëveshje me kryetarët e grupeve parlamentare.

    Fillojmë me pikën e parë të rendit të ditës:

    1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës

    Koha për deklarime jashtë rendit të ditës është e kufizuar deri në 30 minuta, diskutimi në emër të
    grupit parlamentar zgjat deri në 5 minuta, ndërsa diskutimi i deputetit deri në 3 minuta. Deputetët
    e paraqitur për diskutim duhet të deklarohen se në çfarë cilësie e kërkojnë fjalën.

    Deri më tani kemi të lajmëruar Labinotë Demi-Murtezi për fjalë. Urdhëro, zonja Labinotë!

    LABINOTË DEMI-MURTEZI: Faleminderit, kryetar!
    I nderuar ministër,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Ngjarja që tronditi qytetarët e Kumanovës vazhdon të mbetet po aq tronditëse edhe pas 10 ditësh
    që ka ngjarë. Qytetarëve të Kumanovës ende nuk u janë tharë lotët.

    E kam vizituar Lagjen e Trimave para dy ditësh, ngase si bashkëkombëse e tyre kam përgjegjësi
    të dyfishtë edhe për lidhjet farefisnore që kam me shumë prej banorëve të asaj lagjeje, por jo
    vetëm unë, por edhe shumë qytetarë të tjerë të qytetit të Gjilanit.

    Aty mbretëronte një pasiguri e madhe. Shumë prej tyre kishin humbur krejt çka kanë pasur, dhe
    jo vetëm kaq. Ata tashmë janë barrë e fqinjëve e familjarëve të tyre për strehim, derisa Qeveria e
    vendit të fillojë të ndërmarrë ndonjë hap konkret për t’i ndihmuar ata.

    Unë e respektoj vendimin e Kuvendit që debati për Kumanovën të bëhet atëherë kur do t’i kemi
    parakushtet gati. Jam e vetëdijshme se duhet të jemi të përmbajtur përkohësisht për të mos i
    penguar hetimet rreth rastit. Mirëpo, gjendja e atyre qytetarëve të lënë komplet pas dore nuk pret.

    U mungon ushqimi, veshmbathjet, ilaçet, e çka jo tjetër, ngase mbi 30 shtëpi ishin të shkatërruara
    të tëra e shumë të tjera ishin tepër të dëmtuara. Era shkrumb gjithandej ua zinte frymën, ata
    tashmë kishin filluar t’i largonin vetë pjesët e dëmtuara të shtëpive të tyre. Frika për ndonjë
    sëmundje ngjitëse u rrinte mbi kokë.

    Andaj, konsideroj se Kosova si shtet ka mundësi të ndërmarrë hapa konkretë me kontingjente
    ndihmash të ndryshme për t’ua zbutur gjendjen sadopak.

    16 vjet më parë, ato familje dhe ato shtëpi ishin përplot me kosovarë të dëbuar nga vatrat e tyre.
    Kjo na jep një përgjegjësi shtesë që ne të veprojmë konkretisht dhe sa më shpejt, qoftë nëpërmjet

    3
    Kryqit të Kuq si organizatë me shtrirje ndërkombëtare, qoftë edhe me fonde konkrete, nëse
    ekziston mundësia, nëpërmjet Qeverisë sonë.

    E di se askush prej nesh nuk ndihet mirë të rri duarkryq përballë kësaj situate, po ashtu e pashë
    shumë të nevojshme çdo iniciativë të mundur për vëllezërit tanë dhe motrat tona atje.

    Andaj po e ngre këtë çështje në Kuvend sot që bashkë t’i përpunojmë idetë dhe mundësitë dhe t’i
    ndihmojmë ashtu siç jemi të obliguar moralisht. Faleminderit!

  • Faleminderit! Ndërkohë Blerim Grainca e ka kërkuar fjalën.

  • Zoti kryetar!
    Të nderuar kolegë,
    Jam sot këtu para jush që ta përcjell dhe ta ngre edhe një herë një shqetësim, një problem që
    lidhet me çështjen e punëtorëve të Fabrikës së Gypave.

    Sikur e dini dhe sikur jeni të njoftuar, punëtorët e Fabrikës së Gypave nga Ferizaj ka kohë që
    janë duke e bërë një protestë, një grevë këtu në tendën pranë Kuvendit dhe pranë Qeverisë së
    Republikës së Kosovës, e që lidhet me kërkesën e tyre për pagesën e borxhit që ata konsiderojnë
    se u takon në bazë të vendimit të gjykatës.

    Të nderuar kolegë,
    Dje, punëtorët e Fabrikës së Gypave si pjesë të protestës dhe skenarit të tyre kanë hyrë edhe në
    ndërtesën e Kuvendit të Komunës së Ferizajt për ta vazhduar grevën aty, në mënyrë që ta
    sensibilizojnë opinionin, deputetët e Ferizajt dhe Qeverinë lidhur me problemet që kanë.

    Në takimin që unë kam pasur dje me ta, ata e kanë përsëritur një kërkesë të cilën e kemi
    nënshkruar edhe ne deputetët më herët për një takim urgjent me kryeministrin e Republikës së
    Kosovës, me qëllim që të diskutohet ky problem një herë e përgjithmonë t’i jepet një kahje.

    Si kërkesë urgjente e punëtorëve të Fabrikës së Gypave dhe kërkesë besoj edhe e kolegëve
    deputetë nga Ferizaj, në këtë rast, është që urgjentisht të formohet Bordi i Agjencisë së
    Privatizimit, në mënyrë që ky problem të trajtohet në rrugë ligjore, në rrugë që i takon.

    Unë nuk dua ta bëj një kronologji të problemit, sepse ju e dini se të gjithë ata punëtorë e kanë një
    vendim të gjykatës, ata punëtorë e kanë një vendim të këtij Kuvendi nga viti 2014, e kanë një
    vendim të Qeverisë të kaluar dhe, megjithatë, deri më tani nuk kanë pasur mundësi t’i realizojnë
    të drejtat e tyre.

    Unë ju lus edhe një herë kolegë deputetë që të solidarizoheni me këtë problem. I bëj apel
    Qeverisë që sa më shpejt t’i presë dhe t’i takojë ata dhe njëkohësisht apeloj që sa më shpejt të
    bëhet Bordi i Agjencisë, në mënyrë që ky problem të marrë rrugë të drejtë dhe kësisoj njëherë e
    përgjithmonë këta punëtorë të largohen nga rruga, sepse po bëhet një vjet që janë aty. Familjet e
    tyre janë të stresuara, po vuajnë dhe gjendja e tyre shëndetësore gjithnjë e më shumë po
    vështirësohet.


    4
    Prandaj, për të mos ju marrë kohë, siguroj se deputetët e Ferizajt janë në mbështetje të kërkesës
    së tyre për një takim dhe ju siguroj se janë në mbështetje për formimin e Bordit të Agjencisë.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Fatmir Rexhepi e ka kërkuar fjalën.

  • Faleminderit, zoti kryetar!
    Përshëndetje kolegë deputetë,
    Përshëndetje ministra të Kabinetit qeveritar,
    Duke u nisur nga shqetësimet, por edhe kërkesat e mëhershme në zonën e trekëndëshit që
    përfshin Karadakun, e cila ka banorë kryesisht me shqiptarë Kumanovë-Shkup-Gjilan. Është
    kërkesa më e hershme që mendoj t’i shtrohet edhe sot Qeverisë për ta hapë pikën kufitare në
    Stançiq ndërmjet dy shteteve, pra Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës, e cila
    është më se e nevojshme për këta qytetarë, në mënyrë që ata të kenë lëvizje të lirë dhe t’u
    mundësohet atyre qytetarëve, që shumë më shpejt të komunikojnë me qytetarët në këtë
    trekëndësh, në këtë hapësirë të trevave të cilat ata banojnë.

    Është me shumë rëndësi, sepse ne i kemi edhe pika të ngjashme kufitare të hapura edhe me
    Serbinë, edhe me Shqipërinë. Tani në kohë të fundit, për Maqedoninë i kemi vetëm dy. Prandaj,
    mendoj që kjo zonë e Karadakut ka nevojë të madhe që të hapet kjo pikë administrative, e cila
    fillimisht duhet të bisedohet me Qeverinë e Maqedonisë, prandaj Qeveria e vendit e shikon se
    çfarë logjistike i duhet kësaj pike kufitare, në mënyrë që t’i bëjë përgatitjet gjatë takimit me
    Qeverinë e Maqedonisë, të fillojë nga ky vit dhe diku në verën e vitit të ardhshëm ta hapin këtë
    pikë kufitare, ta përgatitin gjithë logjistikën me ato investimet që kërkohen. Sigurisht nuk është
    një kosto e madhe, por kjo i takon më shumë Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë për
    Integrim, Ministrisë së Financave dhe Qeverisë që ta ndërmarrin një hapë të tillë dhe unë mendoj
    që me këtë do ta kryejë një punë të madhe për arsye se kjo është me interes, edhe ekonomik,
    edhe social, por edhe politik për këtë trevë, e cila në asnjë regjim nuk ka gëzuar ndonjë të mirë
    nga ajo që ka pasur nevojë si qytetarë dhe si trevë për t’u zhvilluar edhe në pikëpamje
    administrative, që do të thotë komunikimi me qytetarë.

    Prandaj, edhe një herë po e shtroj këtë kërkesë, në mënyrë që Qeveria jonë ta shqyrtojë me
    prioritet në takimin e parë dhe t’u mundësojë këtyre qytetarëve hapjen e pikës kufitare, pra pikës
    administrative që do të mundësonte një impakt më të madh zhvillimit ekonomik dhe social të
    kësaj treve. Faleminderit!

  • Faleminderit! Ndërkohë Ismajl Kurteshi e ka fjalën, po Ismajl je në rend tash. Më
    vjen keq, tash Administrata do ta konfirmojë, e kam porositur me ju sjell edhe ..

  • Këtë Kuvend kryetar askujt baba s’ia ka bërë, prandaj është mirë të
    respektohen rregullat, procedurat dhe njëfarë rendi, e jo kujt t’i teket kështu të bëjë çfarë të dojë.

    Megjithatë, gjatë qëndrimit dyditor në Mal të Zi, Komisioni për Parlamentar i Arsimit e vizitoi
    Ulqinin, Tuzin, Gucinë, Plavën, Rozhajën dhe Podgoricën.


    5
    Gjatë kësaj kohe u takuam me kryetarët e Komunës së Ulqinit dhe Këshillit Kombëtar të Malit të
    Zi, si dhe përfaqësuesit e Tuzit, Gucisë, Plavës dhe Rozhajës.

    Në takimin me Këshillin Kombëtar Shqiptar në Mal të Zi u tha se shqiptarët përbëjnë mbi 5% të
    popullatës së Malit të Zi dhe se atje jetojnë mbi 30 mijë shqiptarë, por shqiptarët atje përballen
    me shumë probleme të natyrës politike dhe ekonomike.

    Në katër shkolla të mesme dhe 12 shkolla fillore, ku mësimi zhvillohet edhe në gjuhën shqipe,
    histori kombëtare, gjeografia dhe muzika mësohen pak.

    Në tekstet shkollore të përkthyera në gjuhën shqipe nuk lejohet përdorimi i toponimeve dhe
    emrave shqip.

    Çerdhet e fëmijëve në gjuhën shqipe mungojnë në shumë vendbanime shqiptare. Drejtorët e
    shkollave, ku mësohet shqip, nuk janë shqiptarë. Ka edhe mësimdhënës që japin mësim në
    paralelet me mësim në gjuhën shqipe, por nuk dinë të flasin shqip dhe nuk janë shqiptarë.

    Në Universitetin e Malit të Zi ekziston vetëm një program në gjuhën shqipe për kualifikimin e
    mësuesve.

    Në Komisionin Parlamentar të Arsimit të Malit të Zi nuk është asnjë anëtar shqiptar. Simbolet
    kombëtare në Mal të Zi janë të lejuara për individë, por në institucione publike përdorimi i tyre
    kufizohet vetëm në festa kombëtare.

    Aktivitetet kulturore të shqiptarëve nuk financohen nga institucionet, kurse në Ministrinë e
    Kulturës nuk punon asnjë shqiptar.

    Shqiptarët e kanë vetëm një gazetë javore, kurse Radio Mali i Zi i ka vetëm 30 minuta në ditë në
    gjuhën shqipe, po aq ka edhe televizioni publik.

    Shqiptarët që largohen përkohësisht nga vendi shlyhen nga evidenca dhe u merret nënshtetësia.
    Shqiptarët janë pak të përfaqësuar në organet shtetërore. Për shembull, shefi i Policisë së Ulqinit,
    ku 90% e banorëve janë shqiptarë, është malazez, po ashtu 90% e gjykatësve të Komunës së
    Ulqinit janë malazias.

    Në Gjykatën e Lartë të Malit të Zi, nuk është asnjë gjykatës shqiptarë. Në Qeverinë e Malit të Zi
    nuk është asnjë ministër dhe asnjë zëvendësministër shqiptar.

    Ulqini është komuna më e varfër bregdetare e Malit të Zi, edhe pse 43% e të mirave detare të
    Malit të Zi gjenden në komunën e Ulqinit.

    Po ashtu, edhe komunat tjera ku jetojnë shqiptarët, Tuzi, Plava, Gucia dhe Rozhaja janë komunat
    më të varfra në Mal të Zi. Prandaj, nga këto komuna shpërngulja e qytetarëve shqiptarë është
    shumë e madhe.


    6
    Shqiptarët e Malit të Zi, në shumë raste nuk mund t’i realizojnë të drejtat çfarë i lejon Kushtetuta
    e Malit të Zi. Ata kërkojnë të drejtat që në Kosovë u njihen pakicave kombëtare, ku bën pjesë
    edhe komuniteti malazias.

    Ata kanë nevojë për tekste shkollore dhe lektura shkollore, kërkojnë përkrahje nga Shqipëria dhe
    Kosova për hapjen e një universiteti në gjuhën shqipe.

    Qeveritarë nga Kosova e Shqipëria që shkojnë kohë pas kohe në Mal të Zi, por Asnjëherë nuk e
    vizitojnë Malësinë dhe komunat tjera ku jetojnë shqiptarët, prandaj edhe nuk i njohin problemet
    e tyre, por bazuar në informatat që i marrin në Podgoricë nga zyrtarët malazias flasin në
    superlativ për pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi, gjë që nuk është e vërtetë. Siç ka ndodhur me
    ish-ministrin e Punëve të Jashtme dhe me ministrin aktual të Punëve të Jashtme të Kosovës, të
    cilët pa u takuar dhe pa i vizituar komunat shqiptare, përveç Ulqinit, flasin në emër të tyre për
    pozitën e tyre.

    Komisioni Parlamentar i Arsimit të Kuvendit të Kosovës kërkoi nga nënkryetari i Kuvendit të
    Malit të Zi, me të cilin u takova në Podgoricë dhe Komisionin Parlamentar të Arsimit të Malit të
    Zi, përfaqësim më të madh të shqiptarëve në institucionet shtetërore të Malit të Zi dhe lejimin e
    teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë të shkollave fillore në Mal të Zi.

    Ne kërkuam reciprocitet në fushën e të drejtave politike dhe ekonomike me...

    (Ndërprerje nga regjia)

    KRYETARI. Regjia, vazhdoja fjalën edhe 5 minuta!

  • Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi dhe anëtarët e Komisionit
    Parlamentar për Arsim shprehën gatishmërinë e Kuvendit të Malit të Zi për avancimin e të
    drejtave të pakicës shqiptare në Mal të Zi. Mbetet obligim i Qeverisë së Kosovës që të
    angazhohet në këtë drejtim. Është shumë e rëndësishme që kur qeveritarët tanë shkojnë në Mal të
    Zi t’i takojnë shqiptarët që jetojnë atje dhe t’i dëgjojnë kërkesat dhe hallet e tyre, para se të flasin
    për pozitën e tyre.

    Shqiptarët e Malit të Zi nuk janë të kënaqur me interesimin e dy shteteve shqiptare për ta deri në
    këtë moment dhe presin një angazhim më të madh në të ardhmen. Faleminderit!

  • Faleminderit! Ne e kemi marrë një raport nga vizita juaj atje, por zoti Nait Hasani
    ka qenë shumë i shkurtër. Do të ishte mirë për ne deputetët ta kemi këtë ekspoze, si edhe
    zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, se u ndihmon.

    Valdete Bajrami është e lajmëruar. Unë po shkoj në bazë të radhitjes elektronike, edhe pse tash
    secili mund të gjykojë sikur Ismajli më herët, por në bazë të radhitjes elektronike ashtu si janë
    lajmëruar.

    Atëherë, e bëjmë me marrëveshje, edhe ashtu shkojmë. Po, urdhëro!


    7
  • Faleminderit!
    Të nderuar kolegë deputetë,
    I nderuar kryetar,
    I nderuar kryeministër,
    Kabinet qeveritar,
    Kanë kaluar 16 vjet nga masakra e Burgut të Dubravës, 16 vjet nga ekzekutimi i qindra njerëzve
    në burgun famëkeq, i vendosur vetëm disa kilometra larg Istogut.

    Është e drejtë e çdo deputeti çka do të flasë dhe çka do të prezantojë, i nderuar.

    Burgu i Dubravës kishte pavijone, e secili nxinte më shumë se 1 mijë të burgosur, pavijone ku
    janë kryer krime dhe ku janë masakruar qytetarët tanë për të cilët as sot e kësaj dite nuk po
    kërkohet të japin llogari ata policë, ushtarë e gardianë, të cilët e kanë kryer këtë masakër, e që sot
    e kësaj dite jetojnë lirshëm në shtetin serb.

    Kjo masakër, ky krim është kryer me urdhër të Qeverisë së Serbisë, gjë të cilën e pranon edhe
    Prokuroria për Krime Lufte e Serbisë, e cila e ka siguruar dokumentin që e ngarkon ministrin e
    atëhershëm serb të Drejtësisë, Drago Lubjakonviq, dhe zëvendëskryeministrin e Republikës
    Federale të Jugosllavisë, Nikola Shahinoviq, për krimet, të cilat janë kryer në Burgun e
    Dubravës.

    Ju e dini që sipas informacioneve, numri i të burgosurve shqiptarë në Burgun e Dubravës ishte
    mbi 900, ndaj të cilëve zbatohej keqtrajtim dhe dhunë e paparë. Deri në prag të fillimeve të
    masakrës serbe, të burgosurit ishin të vendosur në katër pavijone: C1, C2, B2, dhe në pavijonin
    pranues, në kushte jetësore tepër të rënda dhe keqtrajtoheshin në mënyrën më çnjerëzore.

    Kjo masakër, ky krim, është dëshmia e cila tregon implikimin e vetë shtetit serb në ekzekutimin
    dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve, ndërkaq është mbajtur dhe po mbahet fshehur edhe më tutje,
    duke përfshirë këtu edhe heshtjen e pakuptueshme të institucioneve të vendit tonë dhe
    moskërkimin e llogarisë nga pala serbe, heshtje e cila e dëshmon se në Kosovë kemi sistem të
    drejtësisë selektive dhe të politizuar.

    Të nderuar qytetarë,
    Krimi, masakra e Dubravës, për nga përmbajtja e dhembshme është pa dyshim njëra ndër
    tragjeditë më të tmerrshme që njeh historia e njerëzimit. Janë dëgjuar zëra që thonë se numri i të
    vrarëve në këtë masakër nuk mund të jetë një argument i mjaftueshëm që ajo të radhitet në mesin
    e tragjedive më të tmerrshme, e ata të cilët mendojnë kështu dhe deklarojnë gabojnë shumë
    rëndë.

    Pikërisht ana përmbajtjesore është ajo që këtë tragjedi e veçon nga tragjeditë tjera më të mëdha
    në përmbajtjen sasiore. Masakra e Dubravës e shënon jo vetëm kulmin e shfryrjes shtazarake të
    një grupi të njerëzve ndaj një grupi tjetër, por veçanërisht natyrën juridike, e cila është argumenti
    më i fortë që dëshmon projektin shtetëror serb për gjenocid ndaj shqiptarëve, si dhe teknologjinë
    faktike të ekzekutimit të atij gjenocidi.


    8
    Kur e keni ndërmend, zoti kryeministër, që të ndërmerrni diçka në këtë drejtim? Kur do ta merrni
    guximin t’i kërkoni Serbisë që të japë llogari dhe t’i dënojë ata, të cilët ishin kreatorë dhe kasapë
    të masakrës së Dubravës, por edhe të masakrave dhe krimeve të tjera, të cilat u bënë në shtetin
    tonë nga pala serbe?

    Si shtet dhe ju si kryeministër, kur do të filloni të silleni si i tillë dhe mos pritni që Serbia do të
    lejojë të krijojë ose të kërkojë të krijohet një gjykatë speciale ashtu siç po kërkohet dhe po
    veprohet tek ne, jo ajo nuk e bën një veprim të tillë edhe përkundër faktit se e gjithë bota e dinë
    se kush ka qenë agresori e kush jo.

    Zoti kryeministër, e dimë se shumica prej tyre janë gjallë, e kam fjalën ata të cilët e kanë kryer
    këtë krim dhe masakër, e nga këtu u janë përmendur emrat e atyre të cilët janë të përfshirë në
    këtë krim, emra për të cilët ju duhet të ngrehni padi për ta, por edhe për të gjithë ata të tjerët, të
    cilët kanë kryer krime lufte gjatë luftës në vendin tonë, sipas sistemit të shtetit serb të asaj kohe.

    Unë prapë po i përmend disa emra, të cilët edhe kolegët e mi i kanë përmendur në seancat e
    kaluara: ish-ministri i Drejtësisë Drago Lubjankoviq; ish-drejtori i Policisë, Obrad Stefanoviq;
    ish-komandanti i Policisë në qytetin e Pejës, Boro Vlahoviq; drejtori i atëhershëm i Burgut të
    Dubravës, Aleksandër Rakoviq.

    Deri më tani, asnjë aktakuzë nuk është ngrehur për asnjë nga këta emra, të cilët i përmenda unë
    sot dhe të cilët janë përmendur nga shumë kolegë këtu te ne. Emra prej të cilëve na janë
    masakruar, por edhe na janë zhdukur intelektualët tanë, ashtu siç është rasti i profesor Ukshin
    Hotit, për të cilin edhe kemi pasur debat parlamentar. E sot e kësaj dite nuk kemi një përgjigje
    për të gjithë ata familjarë, të cilët i presin të zhdukurit dhe më të dashurit e tyre.

    Andaj, zoti kryeministër, është koha të kërkoni nga shteti serb në ato bisedime, të cilat po i keni,
    burgosjen e të gjithë atyre që kanë marrë pjesë në masakrën e Dubravës, por edhe në të gjitha
    masakrat tjera, të cilat janë bërë nga ushtria serbe ndaj popullatës civile shqiptare, gjithashtu
    edhe kthimin e mbi 1 600 trupave, të cilët...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Faleminderit! Do të shkojmë në bazë të partive. Atëherë, Donika Kadaj-Bujupi e
    ka fjalën.

  • BUJUPI: Faleminderit! Është një çështje, të cilën e kam trajtuar edhe në
    Kryesinë e Kuvendit, të nderuar kolegë, prandaj konsideroj që sot, pasi është edhe ministri
    Demolli këtu, t’i japim edhe disa sqarime shtesë rreth kërkesës tonë.

    Është fjala për nevojën dhe domosdoshmërinë e kohës për formimin e Ushtrisë së Kosovës. Unë
    jam e vetëdijshme se kjo çështje e tejkalon një parti, e tejkalon një deputet, ka nevojë për 2/3 e
    Kuvendit të Republikës së Kosovës, por, megjithatë, është një çështje e prioritetit nacional dhe
    është moment, kur ne duhet të bëhemi bashkë përtej partive dhe interesave të ngushta dhe ta
    kalojmë sa më parë Ligjin për ushtrinë dhe Kosovën ta bëjmë me ushtri.


    9
    Nuk po jap sqarime shtesë, sepse të gjithë e dimë, më mirë e dinë edhe ekspertët, se është e
    nevojshme. Por, arsyeja pse e mora fjalën është që proceduralisht t’i jap disa shpjegime. Pas
    kërkesës sonë dhe informatave që kanë dalë nga Kryesia e Kuvendit, ka pasur një reagim nga
    ministri përkatës, i cili në “Koha Ditore” e thotë që fillimisht duhet të procedohen amendamentet
    kushtetuese, të cilat janë në Kuvend dhe të votohen, e kjo qëndron, mirëpo sipas Rregullores së
    Kuvendit proceduralisht Qeveria duhet t’i riprocedojë amendamentet dhe unë ju thërras ministër
    dhe kryeministër që t’i riprocedoni këto amendamente, sepse përndryshe Kuvendit nuk mund t’i
    trajtojë.

    Jemi të gjithë dëshmitarë se të gjitha ligjet të cilat edhe nëse kanë kaluar në lexim të parë në
    mandatin e kaluar, për shkak të procedurave të Kuvendit dhe Rregullores, duhet të riprocedohen,
    e kjo është arsyeja se pse ne si Kuvend nuk mund t’i trajtojmë, ose t’i sjellim për votim. Prandaj,
    ju thërras edhe një herë që sa më parë të riprocedohen, në mënyrë që ligji të vijë sa më shpejt dhe
    të aprovohet e ta mbyllim një kapitull, që është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shtetin e
    Republikën e Kosovës.

    Mendoj që në materialin, të cilin e kemi si program legjislativ, janë paraparë edhe afatet kohore,
    data 31 mars ka qenë e paraparë që ta kemi këtu Ligjin për ushtri, mirëpo për shkak të këtyre
    amendamenteve, po shihet që ka pasur një ngecje dhe unë konsideroj, në emër të Aleancës, që
    tani është momenti i duhur që t’i sillni sa më parë, fillimisht për riprocedim amendamentet, e
    pastaj ligjin. Faleminderit!

  • Faleminderit, Donikë! Për njoftim, dje Kryesia e ka kërkuar këtë çështje në mënyrë
    zyrtare nga Qeveria. Ta kini parasysh. Atëherë, Veton Berisha e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    I nderuar kryeministër,
    I nderuar Kabinet qeveritar,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Unë flas në emrin tim dhe po e shfrytëzoj këtë mundësi që t’i paraqes dy shqetësime, apo thënë
    më mirë mesazhe. E para, unë kam qëndruar gjatë majit për një kohë në Gjermani, ku e kam pas
    rastin t’i vizitoj pjesëtarët e komunitetit të cilët janë larguar kohën e fundit nga Kosova, e po
    ashtu qendrat e emigracionit dhe organizatat, të cilat i mbrojnë të drejtat e njeriut atje.
    Shqetësimi kryesor i tyre është që të paktën Qeveria e Kosovës të ketë konsideratë ndaj këtij
    grupi, në mënyrë që të jepet një mundësi, ose të negociohet me shtetin gjerman, apo me vendet
    në të cilat janë atje që të paktën të qëndrojnë për një kohë të caktuar deri 3-vjeçare, kohë kjo
    optimale, kur edhe ne si Qeveri kemi mundësi të përgatitemi më mirë që këto kategori të
    njerëzve t’i presim më mirë dhe në mënyrë që këto kategori të njerëzve të kenë mundësi të
    integrimit më të plotë.

    Dhe, besoj se do të kemi mirëkuptim, sepse vërtet kthimi i tyre i paplanifikuar dhe i pamenduar
    mirë mund të na vërë në një pozicion kur ne nuk mund t’i përballojmë situatat e palakmueshme.

    Ndërsa, shqetësimi i dytë, zoti kryeministër, është që ne akoma po ballafaqohemi me raste të një
    çështjeje, e cila vërtet është shqetësuese, kur akoma hasim në raste të pengimit të posedimit të
    pronave. Ne gjatë gjithë kohës në vazhdimësi marrim mesazhe dhe vërejtje, si dhe ka kërkesa për

    10
    mbështetje, e në këtë aspekt kemi akoma raste të pengimit të posedimit të pronave, si një veti dhe
    dukuri e cila është e patjetërsueshme, shumë e nevojshme për t’u mbrojtur, prandaj kërkojmë që
    këto raste t’i trajtojmë me prioritet, që çdonjëri nga ne ta posedojë pronën në mënyrën më të mirë
    të mundshme dhe të papenguar nga askush.

    Besoj që tani është koha që më këto raste të mos ketë në mesin tonë dhe është vërtet shqetësuese
    se akoma marrim dhe janë me numra, që çdo ditë lajmërohen dhe raportohen te mekanizmat se
    ka akoma pengim në posedim. Faleminderit!

  • Faleminderit! Tani fjalën e ka Faton Topalli.

  • të nderuar deputetë,
    Të nderuara deputete,
    Sot po flasim, respektivisht do të flas për një krim të klasit të parë, për një krim të organizuar
    mirë, për një krim që vazhdon për 15 vjet me radhë dhe që përbën një prej plaçkitjeve më të
    mëdha të qytetarëve prej përfundimit të luftës e deri më sot.

    Të plaçkitur janë mbi 800 mijë mërgimtarë shqiptarë, gati gjysma e popullsisë së Kosovës,
    ndërsa vlera e plaçkitjes është mbi 200 milionë euro. Plaçkitës janë Byroja e Sigurimit të
    Kartonit të Gjelbër, që përbën një strukturë mafioze, e cila mbështetet nga përfaqësuesit e shtetit.
    Secili mërgimtar që vjen në Kosovë detyrohet ta paguajë për Kartonin e Gjelbër në Kosovë, edhe
    pse secili prej tyre e bën këtë pagesë në vendin e jashtëm ku jeton. Mërgimtari paguan dyfish dhe
    paguan kot. Arsyeja e vetme pse duhet ta bëjë një pagesë të tillë është pasurimi i mafisë së
    sigurimeve të automjeteve.

    Në qershor të vitit 2001 ishte marrë një vendim nga Asambleja e Përgjithshme e Byrosë në
    Gjenevë për ta instaluar një model të veçantë për Kosovën për Kartonin e Gjelbër. Ky vendim
    nuk u shfrytëzua kurrë dhe nuk u bë asnjëherë publik. A e dini pse? Sepse mafia e sigurimeve
    dhe përfaqësuesit e saj politikë brenda shtetit, nuk do të mund t’i plaçkitnin 200 milionë euro.

    Në fillim të muajit prill të vitit 2014, Këshilli i Byrosë Evropiane ishte pajtuar që të lejohet shitja
    e Kartonit të Gjelbër për Kosovën, por Marrëveshja nuk u finalizua, për shkak të refuzimit nga
    kompanitë e sigurimit të Kosovës.

    Ky është një akt kriminel, zonja dhe zotërinj. Po, a e dini pse nuk është arritur kjo marrëveshje?
    Sepse, 200 milionë euro fitim nuk e ka ngopur akoma barkun e tyre. Ata i duan 300 milionë, 400
    milionë, 500 milionë, ata janë të pangopshëm.

    Kosova kishte mundësi të bënte marrëveshje bilaterale me vendet tjera, për ta rregulluar këtë
    çështje. Nga 46 shtete të anëtarësuara në Gjenevë, 12 prej tyre kanë vetëm marrëveshje
    bilaterale. Kosova ka memorandume mirëkuptimi vetëm me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

    Pyeteni ministrin e Jashtëm, pse nuk ka bërë marrëveshje bilaterale? Nuk ka bërë marrëveshje
    bilaterale, sepse krimi dhe pasurimi i pafund i mafisë dhe politikanëve të përfshirë brenda saj, do
    të përfundonte, pra kjo është arsyeja.


    11
    Krijimi i monopolit, i kartelit, më mirë të them nga ana e sigurimeve, në kundërshtim me ligjin,
    aprovimi në heshtje i shkeljes ligjore për monopolin nga ana e institucioneve të kapura nga
    pushteti, sabotimi me qëllim të plaçkitjes i marrëveshjes së Gjenevës, përfitimi i më tepër se 200
    milionë eurosh në mënyrë të paligjshme, nuk janë vetëm çështje e përfitimi i më tepër se 200
    milionë euro në mënyrë të paligjshme, nuk janë vetëm çështje e një debati parlamentar dhe
    qëndrimeve politike, por çështje urgjente e Prokurorit të Shtetit.

    Në emër të mërgimtarëve dhe në emër të të gjithë atyre qytetarëve të Kosovës, që paguajnë
    çmime marramendëse për të dalë, qoftë edhe në Kroaci dhe që e ndjejnë veten të mashtruar, të
    plaçkitur dhe diskriminuar, ftoj Prokurorin e Shtetit që t’i fillojë hetimet.

    Aktorët e krimit janë të njohur, midis tyre, zoti Pacolli dhe vëllai i ministrit të Jashtëm, Gani
    Thaçi, shuma e krimit prej 200 milionë eurosh është e njohur dhe del nga raporti i BQK-së,
    shkeljet ligjore janë të dokumentuara, përfaqësuesit politikë të dyshuar për krim mund t’i gjeni të
    fotografuar dhe me emra në konferencën e kompanive të sigurimeve, më 28 mars 2013. I
    panjohur është vetëm fakti, se a do të bëni detyrën tuaj, si prokurorë.

    Zoti Lumezi, ju ftoj publikisht të deklaroheni, se a do të filloni hetimet apo do të heshtni!?

  • Faleminderit, zoti Topalli! Por, më së pari drejtojuni Prokurorisë me letër, mos bëj
    ftesë publike. Dhe, nën dy, nuk është qe 15 vjet, po pas 17 shkurtit 2008-ës, veç sa për
    korrektësi, për hir të publikut.

    Realisht, ka mundësi, ta jap fjalën sa të duash, ama shumë akuza po bëni këtu e kurrë nuk shkoni
    asnjëri në Prokurori, se e keni vetëm sa për konsum, t’i fyeni njerëzit. Urdhëro fol, por mos
    akuzo, shko në Prokurori!

  • Siç e thashë, në vitin 2001, Byroja e kartonëve të gjelbra ka pranuar, ka
    aprovuar, është pajtuar që të bëhet kartoni i gjelbër për punën e Kosovës, është bërë një vendim i
    veçantë. Ky vendim nuk është shfrytëzuar kurrë, është i kohës së UNMIK-ut. Në vitin 2014
    përsëri Byroja në Gjenevë ka qenë e gatshme që të bëhet marrëveshja, këta nuk e kanë bërë
    marrëveshjen, për arsye se nuk do t’i fitonin 200 milionë.

    Prandaj, mendoj se kjo është vërtet çështje e Prokurorisë, për arsye se ka shkelje të ligjit, se ka
    pasurim të paligjshëm, se është krijuar monopol dhe se Byroja e kartonit të gjelbër në Kosovë,
    qëllimisht nuk e ka kryer detyrën, duke mundësuar që t’i mbi 200 milionë euro. Vetëm 10% janë
    shpenzimet e dëmeve, që i bëjnë mërgimtarët këtu, vetëm 10%. Tash merreni me mend sa është
    shumë prej përmbi 200 milionëve.

    Mali i Zi ka pasur gjithashtu, pak a shumë, të njëjtën politikë, sa i përket Kartonit të gjelbër, kanë
    paguar 10-11 euro, ndërsa, ne edhe sot paguajmë 45 euro. Kjo është krim.

    Prandaj edhe prokurori, jo që duhet të deklarohet, por duhet të fillojë hetimet, duhet të deklarohet
    publikisht, nëse dëshiron të fillojë hetimet, apo nëse dëshiron të vazhdojë sikurse prokurorët
    tjerë. Në deklarimin e tij, kur ka filluar punën, ka thënë se nuk do të jem si prokurorët tjerë, do të

    12
    veproj në interes të shtetit. Pra, mos i shkelni 800 mijë mërgimtarë, të cilët ju i lavdëroni
    gjithmonë, por gjithmonë i shkelni.

  • Ishalla, ti i mbron, vetëm në atë Zvicrën prej nga vjen ti, me aq sa e njoh unë,
    kështu s’kishe guxuar të flasësh, pa fakte.

    Vazhdojmë. Haxhi Shala e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    Të nderuar kolegë deputetë,
    I nderuar kryeministër,
    Kabinet qeveritar,
    Në kuadër të këtyre diskutimeve, sot kam zgjedhur një çështje të ndjeshme, që është preokupim i
    çdo familjeje dhe biznesit saktësisht, që do të merrem me sistemin bankar.

    Sistemi bankar ka nevojë për më shumë fleksibilitet, sidomos nga ana rregullative. Për këtë
    qëllim, Banka Qendrore e Kosovës duhet menduar për një rivlerësim të kornizës rregullative
    lidhur me funksionimin e tregut të parasë, të politikave të kreditimit dhe të tregut valutor.

    Një nga faktorët, që ka nevojë për përmirësime të menjëhershme, është kultura bankare dhe
    njohuritë e nevojshme të marrëdhënieve me bankat dhe zbritjen e menjëhershme të kamatave për
    kreditë.

    Kultura e ulët bankare në vend bën që llogaritë e depozitave apo kreditë të mos mbeten thjesht
    një marrëdhënie besimi, ndërmjet klientit dhe bankës.

    Shpeshherë lajmi merr dhënë, përmbyllet ende veprimet bankare, bankat shpeshherë thonë se të
    dhënat bankare konsiderohen si konfidenciale dhe askush nuk ka të drejtë të mësojë për llogaritë,
    depozitat apo kreditë e një personi.

    Ju e dini, që as një punonjës bankar nuk ka të drejtë të japë informacione për llogaritë apo kreditë
    personale apo të bizneseve, përveç me një vendim gjykate. Njohuritë e nevojshme në
    marrëdhëniet me bankat, pjesa më e madhe e njerëzve, kur marrin kredi jo vetëm që nuk e
    lexojnë me vëmendje kontratën, por nuk kanë idenë e shumë termeve financiare, siç është “euro-
    libori”-, normat bazë të interesit, kamatat rrëshqitëse apo si t’i funksionojnë depozitat me afate,
    pa afate, mujore, si do të ndryshojnë interesat, e tjerë...

    Mjafton të jesh i pranishëm një ditë në një sportel dhe do të përballesh me shumë keqkuptime të
    bankave dhe klientëve të saj, vetëm si pasojë e mungesës së informacioneve të duhura. Bankat
    komerciale që veprojnë në vendin tonë janë tërësisht banka fajdexhinjsh, të cilët që na themelimi
    i tyre kanë dhënë kredi me kamata aq të larta deri në 20%, shumë vështirë kanë mundur t’i
    përballojnë bizneset dhe shumë prej tyre edhe kanë falimentuar.

    Kurse, sot bëjnë publicitet, kinse për ulje të normave të kamatave njëshifrore dhe në të njëjtën
    kohë ka ulje drastike të depozitave të qytetarëve nga 5% më pak se 1%. Sot bankat komerciale

    13
    bëjnë fitime shumë të larta në një vend siç është Kosova, me një ekonomi shumë të ultë dhe një
    krizë të thellë financiare.

    Ne kërkojmë nga bordi përkatës, që sa më parë t’i propozojë organeve kompetente këtë
    shqetësim të qytetarëve dhe bizneseve tona, për përmirësimin e kësaj gjendjeje të rëndë, të
    krijuar nga bankat komerciale. Faleminderit!

  • Faleminderit! Teuta Haxhiu e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    Të nderuar deputetë,
    Më lejoni që ta ngre një çështje të cilën e kam ngritur edhe në mandatin e kaluar, rreth plaçkitjes
    së qytetarëve edhe në Kosovë, pra nga KEDS-i, përkatësisht janë shtresa më e ndjeshme e
    qytetarëve tanë, janë pensionet e moshës, të cilat janë pensione, pra të garantuara dhe janë që
    plaçkitja përmes KEDS-it po shkon me vendime të gjykatave themelore dhe bankave, gjykatat
    themelore komunale, pra po lëshojnë vendime dhe bankat me atë vendim po ua ndalin pagesat e
    pensioneve për borxhet e vjetra të rrymës.

    Këtë çështje e kam ngritur edhe në mandatin e kaluar dhe thërras ministrin e Punës dhe
    Mirëqenies Sociale, i cili për momentin nuk është këtu, por unë i kam këtu edhe vendimet, të
    cilat edhe sot edhe kësaj dite, pas një viti, kjo po vazhdon dhe asnjëherë Ministria përkatëse nuk
    u mor seriozisht me këtë çështje.

    Unë thërras edhe njëherë ministrin, që të merret seriozisht me këtë çështje, se këto vendime të
    gjykatave po bëhen pa pëlqimin dhe miratimin e personave përgjegjës. Pra, kjo është një shkelje
    elementare dhe kështu nuk duhet të ndodhë, Qeveria duhet seriozisht të merret me këtë çështje.
    Pra, uroj që ministri të merret edhe njëherë pra, me këtë çështje, të cilën e kam ngritur dhe
    asnjëherë nuk u mor seriozisht me të. Faleminderit!

  • Faleminderit! Shukrije Bytyqi është diskutuesja e fundit e lajmëruar.

  • Faleminderit, kryetar!
    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Çështja që do të ngre unë sot ka të bëjë me gjendjen e rëndë të mësimdhënësve të gjitha niveleve,
    që punuan gjatë viteve ’90-ta.

    Shumica e mësimdhënësve të pensionuar të Kosovës, janë në gjendje të mjerueshme materiale.
    Këtë nuk e merituan, kur dihet sakrifica e tyre e vazhdueshme në arsimin, në ato kushte të rënda,
    nën presionin brutal të regjimit dhe okupatorit serb, vetëm e vetëm që në shkollat shqipe në
    Kosovë, në asnjë çast të mos ndërprisnin punën e tyre.

    Mësuesit tanë të gjitha niveleve të shkollimit punuan pa hezituar dhe pa kurrfarë kompensimi
    apo shpërblimi material, për vite të tëra.


    14
    Në vitin 2013 nisma nga ana e Parlamentit të Republikës së Kosovës për aprovimin e Ligjit për
    kompensimin e punës së tyre, vërtet i gëzoi të gjithë ata mësimdhënës dhe të gjithë ish-nxënësit e
    tyre, që sot janë edhe menaxherë dhe udhëheqës të instancave të larta shtetërore, por kjo në
    realitet nuk po ndodh.

    Kompensimi i propozuar për punën e arsimtarëve gjatë periudhës 1990-1999 të bëhet pa ngecje
    dhe pa vonesë, duke filluar nga janari i vitit 2015, ashtu siç edhe janë dhënë premtime. Kjo vërtet
    do të kishte ndikuar në relaksimin, sidomos të atyre mësimdhënësve të shtyrë në moshë, që janë
    në gjendje të rëndë materiale dhe shëndetësore.

    Të gjithë arsimtarët, që punuan në periudhat e atyre kohëve të vështira, të paguhen sa më shpejt,
    sidomos atyre që janë të pensionuar. Faleminderit!

  • Faleminderit! Për fund, fjalën e ka ministri i Forcës së Sigurisë, zoti Haki Demolli.

  • Faleminderit!
    I nderuar kryetar i Kuvendit,
    Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës,
    Të nderuar kolegë ministra,
    E nderuar deputete Donika Kadaj,
    Lidhur me shqetësimin tuaj, unë mund të them, se ne si Ministri e FSK-së, draft-ligjin për
    transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës, ka dy muaj që ia kemi dorëzuar
    Qeverisë.

    Mirëpo, është fakt i ditur se para shqyrtimit të tij, duhet të aprovohen amendamentet kushtetuese,
    që kanë të bëjnë me procesin e transformimit të FSK-së në Forcë të Armatosur.

    Për këto amendamente, dihet se Gjykata Kushtetuese ka vendosur pozitivisht dhe të njëjtat,
    Kuvendi ia ka proceduar Qeverisë së Kosovës dhe thjesht, jam i bindur, por edhe në marrëveshje
    me kryeministrin, jam i sigurt se Qeveria e Kosovës këto amendamente do t’i shqyrtojë në
    mbledhjen e radhës, apo në mbledhjen e parë të saj e sigurisht më pastaj do t’ia procedojë
    Kuvendit për aprovim.

    Pasi jam këtu po shfrytëzoj rastin, që përveç kësaj çështjeje, t’i them disa fjalë edhe për një
    çështje tjetër, e cila ka qenë apo të paktën, ka qenë mjaft aktuale këtyre ditëve në mediet tona.

    Ditëve të fundit, në mediat tona ka qarkulluar një lajm, sipas të cilit gjatë procesit të
    transformimit të FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës, kinse do të krijohet një ushtri e
    veçantë për serbët e veriut, respektivisht një batalion serb brenda Forcës së Armatosur të
    Kosovës.

    Ndonëse, nga raportet e mediave u bë e ditur se gjeneza e lajmit apo zanafilla e tij paska qenë një
    bisedë joformale në një ndejë rasti, që populli edhe mund ta quajë: “bisedë” apo “muhabet i
    kafenesë”. Për shkak të përfoljeve të shumta të lajmit dhe me qëllim të sqarimit të kësaj
    informate të pasaktë, unë do t’i theksoj disa gjëra.


    15
    1. Mua si ministër të FSK-së, askush deri më sot, qoftë nga përfaqësues të mekanizmave
    ndërkombëtare, qoftë nga përfaqësues të subjekteve politike qeveritare, parlamentare apo
    joparlamentare, nuk më ka bërë një kërkesë apo propozim të tillë apo, madje, nuk e ka trajtuar as
    si çështje diskutimi.

    2. FSK-ja aktuale, por edhe Forca e ardhshme e Armatosur e Kosovës konform dispozitave të
    Kushtetutës së Kosovës reflektojnë dhe do të reflektojnë diversitetin etnik të popullatës së
    Kosovës, duke rekrutuar pjesëtarët e vet nga të gjitha grupet etnike, që jetojnë dhe veprojnë në
    Kosovë.

    Ministria e FSK-së dhe vetë FSK-ja krenohen me faktin, që paraqet një forcë të integruar, e cila
    përbëhet nga përfaqësues të të gjitha komuniteteve të Kosovës dhe në vazhdimësi kemi
    eksploruar rrugët dhe mënyrat më të përshtatshme dhe më atraktive për të tërhequr në radhët tona
    më shumë rekrutë nga minoritetet etnike.

    Pavarësisht diversitetit të saj etnik dhe gjinor, FSK-ja është dhe do të mbetet një forcë në
    shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës, me një komandë të vetme dhe unike për të gjithë
    pjesëtarët e saj.

    Dhe, krejtësisht në fund, më duhet t’ ju siguroj se unë personalisht në asnjë situatë dhe asnjë
    rrethanë nuk do të pajtohem me një propozim të tillë, pavarësisht propozuesit të tij. Faleminderit!

  • Donikë, vetëm shkurt se futemi në rend dite.

  • BUJUPI: Faleminderit!
    Vetëm desha ta falënderoj ministrin për sqarimet. Ne po presim që pas takimit të parë të
    Qeverisë ose mbledhjes së parë të Qeverisë, si Kuvend t’i marrim amendamentet, të
    riprocedohen dhe më pas të pasohen me ligjin përkatës, i cili po ashtu, jemi njoftuar edhe më
    herët nga ju, është i gatshëm prej muajit mars. Faleminderit!

  • Faleminderit, për këto qartësime të cilat janë me rëndësi për publikun e gjerë,
    veçanërisht.

    Jemi në pikën e dytë të rendit të ditës:

    2. Koha për pyetje parlamentare

    Në bazë të nenit 45, paragrafi 1 të Rregullores së Kuvendit, koha për pyetje parlamentare zgjat
    60 minuta.

    Për këtë seancë janë parashtruar 24 pyetje parlamentare.

    Deputeti Elmi Reçica, pyetje për ministrin Imet Rrahmani.

  • Faleminderit, zoti kryetar!
    Përshëndetje për Kabinetin qeveritar,

    16
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Unë kam parashtruar, duke e shfrytëzuar të drejtën, një pyetje për ministrin e Shëndetësisë, që
    është në rrjedhë, mirëpo vetëm sa për sqarim.

    Çështja është - ndërtimi i Spitalit Regjional të Ferizajt.

    Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë, në rishikimin e buxhetit të vitit
    2013, kishin ndarë mjete për fillimin e ndërtimit të Spitalit regjional të Ferizajt.

    Gjithashtu është premtuar edhe nga Qeveria e Urdhrit të Kalorësve të Maltës, se do të investojë
    në këtë projekt, në vlerë prej 35 milionë euro.

    Ky spital është i rëndësisë së veçantë, përveç aspektit historik, është i domosdoshëm për
    regjionin e Ferizajt, i cili ka mbi 250 mijë banorë rezidentë, si dhe për banorët e qytetareve të
    tjera që janë në regjionin e Ferizajt.

    Dhe, pyetja është kështu, i nderuar zoti ministër Rrahmani:

    Çfarë keni ndërmarrë ju si ministër për këtë çështje, kur do të fillojnë punimet për ndërtimin e
    këtij spitali dhe a është paraqitur ndonjë pengesë, që nuk mund të tejkalohet për fillimin e
    ndërtimit të këtij spitali? Faleminderit!

  • Faleminderit! Urdhëro, zoti ministër!

  • Faleminderit, kryetar i Kuvendit!
    Të nderuar kolegë ministra,
    Të nderuar deputetë,
    I nderuar zoti deputet,
    Faleminderit për pyetjen dhe shqetësimin e ngritur për nevojën e madhe të ndërtimit të spitalit të
    ri në komunën e Ferizajt.

    Spitali i përgjithshëm i Ferizajt aktualisht veprimtarinë e kryen në një objekt që nuk i plotëson
    nevojat e funksionimit efikas dhe nuk garanton mundësinë e zhvillimit të mëtejmë në drejtim të
    arritjes së standardeve të synuara në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore sekondare.

    Prandaj Ministria e Shëndetësisë, edhe më herët, është munduar të gjejë zgjidhje për këtë çështje,
    kështu që është ndarë nga buxheti vlera që fatkeqësisht as për së afërmi nuk i ka plotësuar
    nevojat e parapara në projektin e hartuar nga komuna dhe Spitali i Ferizajt.

    Meqenëse kemi pasur edhe një lokacion jo të përshtatshëm më herët për fillimin e ndërtimit të
    spitalit, edhe mjetet e parapara që kanë qenë shumë të vogla të dedikuara për atë ndërtim, është
    shtyrë fillimi i ndërtimit të spitalit dhe mjetet janë ridestinuar më herët për projekte tjera, prej
    vitit 2013.

    Sot komuna e Ferizajt ka arritur të sigurojë një lokacion krejtësisht të ri, shumë më të
    përshtatshëm, me sipërfaqe mbi 9 hektarë, për të cilin edhe është dhënë leja e ndërtimit.

    17
    Unë qysh në takimin e parë që e kam pasur me kryetarin e Komunës së Ferizajt, në muajin janar
    dhe në takimet e mëvonshme, kam shprehur gatishmërinë e Ministrisë së Shëndetësisë, që ky
    projekt të përkrahet dhe fillohet me ndërtimin e spitalit të ri.

    Meqenëse kemi të bëjmë me një projekt të kushtueshëm, që tejkalon shumë herë vlerat të cilat
    janë paraparë për tri vjetët në vijim, kemi konsideruar se duhet shikuar mundësinë e shfrytëzimit
    të donacioneve eventuale.

    Sipas informatave që i kemi në Ministrinë e Shëndetësisë, ka disa vite që flitet për mundësinë e
    investimit të donatorëve nga Malta, që është aktualizuar në fillim edhe të këtij viti, por edhe
    kohëve të fundit.

    Ministria e Shëndetësisë, duke pasur parasysh se kemi të planifikuar 450 mijë euro për këtë vit
    dhe gatishmërinë e komunës të marrë pjesë me një sasi të konsiderueshme mjetesh, kemi iniciuar
    procedurat e përgatitjes së procesit tenderues dhe fillimin e punimeve në ndërtimin e spitalit,
    duke shpresuar se së shpejti do të kemi diçka shumë konkrete edhe nga donatorët që po përfolën
    kohëve të fundit.

    Ne në Ministrinë e Shëndetësisë jemi shumë të hapur që kur të kemi diçka konkrete t’i
    bashkërendojmë aktivitetet dhe të shfrytëzojmë edhe donacionin eventual, mirëpo tash për tash
    jemi duke u përgatitur me forca tona të fillojmë ndërtimin e spitalit. Faleminderit!

  • Urdhëro deputet, se edhe ne jemi kurioz, sepse është një projekt gjigant dhe lutemi
    për atë projekt.

  • Faleminderit, zoti kryetar!
    Është projekt i përbashkët, pavarësisht se është në regjionin e Ferizajt. Nuk kam pyetje shtesë,
    por kisha dashur vetëm ta informoj ministrin.
    Çështja e vendit - lokacionit. Çështja e lokacionit është çështje tjetër dhe nuk do të isha futur unë
    në çështjen për ta diskutuar këtë. Lokacioni ka qenë dhe është i përshtatshëm fillimisht kur është
    marrë vendimi, ndërsa, lokacioni që është ridestinuar, ndoshta pikërisht ai ka qenë vendimtar që
    nuk ka filluar ndërtimi i spitalit.

    Esenca është, sepse unë i kam parashtruar në legjislaturën e kaluar, ish - ministrit të FSK-së dhe
    gjeneralit të karrierës zotit Çeku një pyetje, e tash s’është ministri aktual që sigurisht është i
    njoftuar dhe i di shumë më mirë se sa ne që, kushtimisht jemi staf civil të kësaj çështjeje, që nuk
    preferohet afër kazermave ushtarake të ndërtohen spitale. Janë dy poligone qitjeje. Ne së shpejti
    do të bëhemi ushtri e vërtet, dhe pikërisht është Qendra e trajnimit dhe doktrinës e locuar në
    Ferizaj, ku bëhen edhe qitjet. Sigurisht, mendoj, se do të rritet edhe kalibri i armëve, që do të
    përdoren, dhe shumëçka tjetër.

    Nuk është informimi adekuat për vendin. Çështjen e vendit na e lini neve. Esenca është që ju si
    ministër, do të duhej të bëni të gjitha përpjekjet, qoftë përmes buxhetit të rishikuar të vitit 2013,
    qoftë përmes donacionit t’i shfrytëzoni të gjitha ato që i keni potencial dhe mos hezitoni ta qitni
    nënshkrimin për donatorë ose për donacione të cilat janë humanitare, janë shëndetësore dhe janë
    në të mirë të zhvillimit të Kosovës.

    18
    Pra, çështjen e vendit na e lini neve. Na e diskutojmë me kryetarin e Komunës, siç e kemi
    diskutuar dhe nuk kemi asnjë problem. Po nuk është e saktë ajo që për shkak të lokacionit s’ka
    filluar, se atje janë 3 hektarë, plus janë të mundshme me Partneritet Publiko-Privat të merren
    edhe 2 hektarë tjerë, ose përmes formave tjera dhe të bëhen 5 hektarë që mjaftojnë...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • OK. Faleminderit! Donika, i ke dy pyetje me radhë për kryeministrin. A do t’i bësh
    tash? Urdhëro, Donika Kadaj-Bujupi!

  • BUJUPI: Kryetar!
    Po dua të theksoj se nuk është aspak korrekt. Kryeministri deri tash ishte këtu, dhe pyetjet janë
    pyetje të cilat po ngritën prej qytetarëve të Kosovës tash e një kohë të gjatë.

    Ka të bëjë me pensionet e Zvicrës. Njerëzit kanë punuar gjithë jetën dhe këto pensione u janë
    ndalur. Dhe ka dy-tri javë që e kam parashtruar pyetjen, dhe kemi nevojë të kemi përgjigjen, për
    t’ u treguar qytetarëve tanë se çfarë po ndodh dhe Qeveria a po i kryen obligimet e kërkuara nga
    Qeveria zvicerane në mënyrë që kjo marrëveshje të marrë formë zyrtare dhe njerëzit t’i marrin
    pensionet.
    Nuk është korrekt të ikë në momentin e fundit, pra të qëndroj këtu, e pastaj për të shkuar dhe për
    t’ i injoruar kështu kërkesat e qytetarëve.

    Unë s’po di si të vazhdoj të bëj pyetje, kur ai asnjëherë nuk vjen për të dhënë përgjigje.

    Pyetja konkrete është, qenkan edhe ministrat, për pensionet e Zvicrës, a i keni kryer obligimet si
    Qeveri, në mënyrë që marrëveshja ndërmjet dy shteteve të marrë formë zyrtare dhe njerëzit t’i
    marrin pensionet e tyre. Pra, shtetasit të cilët kanë punuar një kohë të gjatë në Zvicër e tash janë
    kthyer në pension në Kosovë, duan t’i marrin pensionet e tyre dhe gjykata atje ka vendosur pro
    qytetarëve tanë. Prandaj, s’është kjo korrekt, është papjekuri. S’po di, me të vërtetë është e
    tepërt.

    Edhe e dyta ka të bëjë me borde, përsëri për moskompletimin e tyre. Në këtë rast edhe me AKP-
    në. Ju e dini sa reagime po vijnë nga bizneset të cilët kanë me mijëra raste kontestuese, e Qeveria
    s’po flet. Jemi futur më në muajin e katërt a të pestë të punës dhe asnjë veprim në këtë kuptim.
    Prandaj, kishim dashur të marrim një përgjigje si Kuvend.

  • Faleminderit Donika! Atëherë, Luljeta Veselaj-Gutaj, pyetje për ministrin Imet
    Rrahmani.

  • GUTAJ: Faleminderit, kryetar!
    Përshëndetje të nderuar kolegë deputetë,
    Përshëndetje kabinet qeveritar,

    Zoti ministër,
    Një çështje e ngritur si shqetësim kohëve të fundit, është në lidhje me furnizimin e barnave për
    pacientët të cilët vuajnë nga leukemia kronike.

    19
    Deri në muajin janar të vitit 2015, pacientët të cilët vuajnë nga leukemia kronike janë furnizuar
    me barna nga Ministria e Shëndetësisë, kurse nga janari i vitit 2015 më nuk janë duke u furnizuar
    nga kjo Ministri. Pacientët janë të detyruar që këto barna t’i sigurojnë në mënyrë private, nga
    shitësit pa kompetencë, duke e ditur se ky lloj i barërave nuk lejohet të shitet në barnatore dhe
    kushton shumë.

    Pyetja konkrete, për zotin ministër është: Pse është ndërprerë furnizimi me këtë lloj të veçantë të
    barnave ku varet jeta e pacientëve dhe çka është duke ndodhur me këto barna? Faleminderit!

  • Faleminderit për pyetjen! Urdhëroni, zoti ministër!

  • Faleminderit, kryetar!
    Të nderuar ministra,
    Të nderuar deputetë,
    E nderuar deputete,
    Mund t’ ju them konkretisht se ky bari tash është në Klinikë dhe pacientët janë të furnizuar ose e
    marrin barin Glivek.

    Është evidente që në fillim të vitit kemi pasur probleme me lidhjen e kontratave me operatorët
    ekonomikë dhe furnizimi me barëra jo vetëm me ata citostatikë ka ngecur dhe kemi pasur
    mungesa pak më të mëdha.

    Tash, është në përfundim ky proces dhe e kemi një gjendje shumë më të mirë. Në muajt e parë të
    vitit kemi pasur, një vërshim kërkesash nga qytetarët për rimbursim ose kompensim të blerjes së
    citostatikëve dhe barnave tjera të cilët kanë qenë në listë esenciale dhe kanë qenë të
    domosdoshme dhe të shtrenjta.

    Ne e kemi bërë edhe një analizë të atyre kërkesave dhe në ndërkohë, për të gjitha barërat që jemi
    të furnizuar, ua kemi bë me dije, ua kemi kthyer përgjigjen se barërat janë nëpër klinika, për
    barërat që ende nuk kemi furnizim, jemi duke i vlerësuar dhe do t’i përkrahim, do t’i
    kompensojmë nga Fondi për trajtim jashtë institucioneve publike.

    Po them se këtë bari tash u bë një javë që e kanë në dispozicion klinikat dhe pacientët.

  • A ka pyetje shtesë?

  • GUTAJ: Faleminderit, kryetar!
    Pyetja shtesë është:
    Ku mund t’i marrin saktësisht pacientët këto barëra, në Ministri apo në klinikat në spitalet
    regjionale?

  • Urdhëro, zoti ministër!

  • Jo, këto barëra mund të merren në Klinikë, sepse spitalet
    regjionale unë nuk besoj që japin citostatikë. Nuk do duhej të jepnin! Dhe tash i marrin në

    20
    Klinikë dhe unë besoj se i kanë marrë, sepse është shqetësim që është e ngritur edhe nga
    deputetët tjerë, konkretisht për këtë bari.

    (Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetari i Kuvendit, z. Xhavit Haliti.)

  • Zoti Çoçaj, pyetje për ministrin Arsim Bajrami. Nuk është këtu. Atëherë, deputeti
    Kurteshi, pyetje për kryeministrin Mustafa. Kryeministri s’qenka këtu. Zoti Kurteshi, nëse
    dëshironi, e keni fjalën.

  • Kjo ikja për të cilën foli Donika, e që po u ndodh shpesh ministrave dhe
    kryeministrit po m’i përkujton disa nxënës që ndonjëherë nuk janë të përgatitur për orë të
    mësimit dhe e lëshojnë orën e mësimit.

    Është mirë të vijnë të përgatitur dhe mos të lëshojnë vendin, siç ndodhi tash me kryeministrin.

    Unë do ta lexoj pyetjen që e kam të drejtuar për kryeministrin.

    Duke bërë koalicion me Listen Serbe, zoti kryeministër, ju i keni zëvendësuar përfaqësuesit e
    minoritetit serb me përfaqësuesit e shtetit të Serbisë dhe kështu i keni sjell dëm të madh vendit,
    po edhe minoritetit serb.

    Këto ditë keni deklaruar se strukturat e sigurisë së Serbisë do të shuhen, po në të vërtetë ato do të
    punësohen në institucionet e Kosovës. Të njëjtit me siguri do të vazhdojnë të punojnë për
    Serbinë, siç po bëjnë deputetët dhe ministrat e Listës Serbe.

    Zoti kryeministër,
    Ku e keni bazuar të drejtën për të futur në institucione struktura të Serbisë, që hapur po punojnë
    kundër shtetit të Kosovës? A keni për këtë kategori që po e punësoni pa asnjë kriter dhe pa
    proceduar, të paraparë me ligj, sepse dihet shumë mirë se si dikush mund të punësohet në
    institucionet publike të këtij vendi.

  • Faleminderit! Tani pyetje shtesë, s’ka nevojë. Deputeti Ismajl Kurteshi, përsëri
    pyetje për ministrin Bajrami, ministri nuk është këtu, po më duket. E dëshironi fjalën, zoti
    Kurteshi? Zoti Kurteshi e ka fjalën.

  • Po e lexoj, sepse dy pyetje i kam pasur herën e kaluar, dhe nuk kanë qenë
    as ministri, as kryeministri.

    Zoti ministër,
    Me gjithë faktin që në Kosovë ka kuadro të kualifikuara për shkollat fillore dhe të mesme për të
    gjitha lëndët. Ka shumë raste kur drejtoritë e arsimit kanë punësuar në mënyrë të paligjshme
    shpesh pa konkurs individë të pakualifikuar. Po ashtu, ka raste që dihen se individë të caktuar
    kanë diploma të falsifikuara ndaj të cilëve jo vetëm se nuk është ndërmarrë asgjë, por të njëjtit
    punojnë derisa të kualifikuarit presin me vite të tëra për një vend pune.


    21
  • Faleminderit! Zoti Lah Ibrahimaj, pyetje për ministrin Krasniqi. Lahiu, nuk është
    këtu. Zonja Bytyqi, pyetje për kryeministrin Isa Mustafa. Zonja Bytyqi, e dëshironi fjalën?
    Urdhëroni!

  • Faleminderit, kryesues!
    Unë po ndërlidhem me zotin Ismajli, i cili tha se nxënësit e lëshojnë orën, dhe vërtet nxënësit e
    papërgatitur e lëshojnë orën kur kanë pyetje. Pikërisht këtë po e bën e Qeveria e Republikës së
    Kosovës.

    Unë e kam ngrehur këtë çështje edhe në seancën e kaluar dhe vërtet është një problematikë që
    është aktuale.

    Domethënë viteve të fundit është përhapur epidemia e etheve hemorragjike ‘krime-kongo’, e cila
    i ka përfshirë pesë komunat e Republikës së Kosovës.

    Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe të rajonit të Prizrenit prej vitit
    2001 deri në vitin 2014 kanë vdekur 34 qytetarë të Republikës së Kosovës, 18 prej tyre kanë
    qenë nga komuna e Malishevës.

    Këtë vit Qeveria e Kosovës ende s’na ka lajmëruar që për buxhetin që ka ndarë. Pyetja është: Sa
    keni paraparë buxhet për këtë vit për spërkatjen e zonave endemike të komunave të prekura nga
    ethet hemorragjike ‘krime-kongo’. Normal se s’ka përgjigje se nuk është kryeministri këtu, por
    ne do të shtrojmë pyetje vazhdimisht.

  • Faleminderit! Zonja Bytyqi, pyetje për ministrin Imet Rrahmani. Urdhëro!

  • Faleminderit, kryesues!
    Pyetjen unë e kam bërë më 8 maj 2015, pyetja ka të bëjë me Këshillin Ndërministror. Kam
    informacion që Këshilli Ndërministror është takuar, pyetja e seancës së kaluar ka qenë se pse
    këtë vit ende nuk është mbajtur asnjë takim i Këshillit Ndërministror. Tani e di që Këshilli
    Ndërministror ka mbajtur takim. Pyetja që sot unë do ta bëjë është që pse asnjë përfaqësues i
    Komunës së Malishevës nuk është ftua në këtë takim të Këshillit Ndërministror.

  • Faleminderit! Zoti ministër, e keni fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    Të nderuar ministra,
    Të nderuar deputetë,
    Ethet hemorragjike ‘krime-kongo’ janë trajtuar me seriozitetin më të madh nga institucionet
    shtetërore të Kosovës. Me vetë faktin e themelimit të Këshillit Ndërministror dhe rikonfirmimit
    në muajin e fundit të këtij këshilli, në përbërje të shumë institucioneve kompetente flet që ne
    jemi duke e trajtuar këtë problematikë me seriozitetin më të madh.

    Është bërë plani i veprimit, plani operacional dhe të gjitha fazat e planit të veprimit janë duke u
    implementuar në kohën ashtu siç janë paraparë dhe në mënyrën ashtu siç janë paraparë nga
    këshilli.

    22
    Ne më 13 shkurt të këtij viti e kemi bërë një vizitë në komunën e Malishevës si Ministri e
    shëndetësisë bashkë me përgjegjësitë e Institut Kombëtar të Shëndetit Publik, ku kanë marrë
    pjesë edhe gjithë përfaqësuesit e komunave, që tash ne i quajmë mendimike të rrezikuara nga kjo
    sëmundje.

    Pse nuk ka qenë një përfaqësues i Komunës së Malishevës? Them që aty ne i kemi lidhjet dhe
    koordinimin e mjaftueshëm të Këshillit Ndërministror dhe të Institutit Kombëtar të Shëndetit
    Publik me ekipet përkatëse nëpër komunat, jo vetëm të Malishevës, por edhe në komunat tjera
    entikime të prekura nga kjo.

    Në Këshillin Ndërministror nuk janë paraparë përfaqësuesit e pushtetit lokal dhe kjo është
    arsyeja pse s’janë të thirrur. Faleminderit!

  • Pyetje shtesë, zonja Bytyqi?

  • Ne e dimë që vitin e kaluar, domethënë më 2013, është formuar Këshilli
    Ndërministror dhe zakonisht në çdo takim kanë qenë përfaqësuesit e komunave të paktën ka qenë
    përfaqësuesi i Komunës së Malishevës si zonë endemike.

    Pyetja shtesë që unë do ta shtroj është: A keni siguruar ju si ministri repelan për qytetarët e
    Kosovës, e veçanërisht për ata të cilët janë të angazhuar në terren për repelimin e kafshëve dhe
    për spërkatjen e zonave endemike.

  • Zoti ministër, urdhëroni!

  • Më fal, zonja deputete, kërkoj falje, nuk e dëgjova pyetjen
    drejt.

  • Duke e ditur rrezikshmërinë e qytetarëve sidomos të atyre që janë të
    angazhuar edhe në repelimin e kafshëve edhe në spërkatjen e tokave e zonave endemike, a keni
    siguruar repelan për qytetarët anëtarë që janë të angazhuar në këtë sezon?

  • Repelimin e kafshëve e bëjnë ekipet e profesionistëve dhe janë
    planifikuar katër faza të repelimit të kafshëve që do të bëhen nga profesionistët përkatës dhe tri
    faza e para do të financohen nga buxheti i paraparë më herë ndërsa një është donacion nga
    organizatat e huaja.

    Është duke u bërë edhe dezinfektimi selektiv në terren dhe në koordinim me komunat përkatëse
    janë duke u zgjedhur edhe ngastrat të cilat do të trajtohen. Kështu që qytetarët sigurisht që janë të
    informuar për rreziqet edhe masat mbrojtëse, ndërsa këto procedura janë duke u bërë nga
    profesionistët, të cilët edhe normalisht që e kanë mbrojtjen.

  • Faleminderit! Zoti Shaip Muja, pyetje për ministrin Imet Rrahmani.

  • Faleminderit, zoti kryesues!
    Po pres ministri derisa të ulet se e kupton pyetjen drejt korrekt mandej.

    23
    Faleminderit, zoti kryesues!
    Pyetja ime bazohet kështu: Ne sot angazhohemi që t’i ruajmë kuadrot specifike të qëndrojnë dhe
    të punojnë në republikën e Kosovës. Sipas të dhënave të sakta që kam ka mjek që bëjnë
    specializim të cilët janë duke u specializuar në Kosovë me një kontratë pa pagesë. Më intereson
    sa veta janë duke u shkolluar pa pagesë në sistemin shëndetësor dhe ku jeni bazuar për një
    vendim të tillë, duke u specializuar?

    Dhe dy, sipas ligjeve në Kosovë, Ligjit të punës dhe ligjeve për të drejtat e njeriut dhe kundër
    diskriminimit, a ka elemente për shkelje ligjore në këto vendime për këto kuadro. Çfarë planesh
    keni që në rishikim të buxhetit të përfshini në pagesë bile të nivelit të mjekut të familjes, këto
    kuadro specifike? Faleminderit!

  • Zoti ministër, e keni fjalën.

  • Faleminderit, i nderuar kryesues!
    Të nderuar ministra,
    I nderuar deputetë,
    Problematika e specializimeve dhe specializantëve edhe në mbledhjen e kaluar është trajtuar, pas
    pyetjes të parashtruar nga zonja deputete, zonja Emini.

    Natyrisht që kjo çështje donë trajtim edhe shumë herë dhe shumë më gjatë sepse kemi të bëjmë
    me ndërlidhjen e pakontestueshme të Ministrisë së arsimit respektivisht Dekanatit të Fakultetit të
    Mjekësisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

    Specifikat e edukimit dhe përgatitje profesionale nga niveli bazikë, specialistik dhe deri te ai
    supspecialistik i profesionistëve shëndetësorë kërkon analizë të mirëfilltë të nevojave të sistemit
    shëndetësor, planifikim mbi bazën e këtyre nevojave të numrit të studentëve e më vonë numrit
    dhe profilin e specializimeve dhe sistemimin e këtyre specialistëve në sistemin shëndetësor. Tek
    pas kësaj analize do të duhej të jepen specializimet dhe sigurisht që do të planifikojë edhe
    mënyrën e mbështetjes respektivisht financimit të specializimit.

    Me qenë se profesioni dhe profili i specializimit gjithmonë paraqet edhe shprehjen e vullnetit
    individual me qëllim që t’u jepet mundësia atyre që dëshirojnë specializim jashtë asaj që ka
    mundësi sistemi publik respektivisht Ministria e Shëndetësisë. Janë paraparë edhe format e
    specializimeve me vetëfinancim. Neni 10, i udhëzimit administrativ 10/2014. Kjo është baza.

    Sot janë duke u shkollua pa pagesë 195 specializantë nga grupi B, 137 specializantë nga grupi C
    dhe 8 nga grupi Ç.

    Shuma vjetore për pagat e specializantëve nga Grupi A, për të cilat Ministria e Shëndetësisë ka
    obligime ligjore për pagesë është 2 milionë e 64 mijë euro, kurse të planifikuara janë tash për
    tash një milionë e 594 mijë e 819 euro.

    Për specializantët e paguar nga performansa dhe transferet janë një milion e 703 mijë e 725 euro
    të parapara. Ky grup i specializantëve ka kontratë deri në gusht dhe është duke u zvogëlua numri
    i tyre varësisht prej diplomimit të specializimit respektivisht.

    24
    Shifrat që i thashë më lart japin përgjigje edhe në pjesën e fundit të pyetjes. Ne përpos
    përgjegjësive njerëzore dhe kolegjiale duke u bazuar në kontratat e nënshkruara në mes të dy
    palëve si Ministri e Shëndetësisë nuk kemi asnjë obligim ndaj këtyre specializantëve.

    Në rishikim të buxhetit do të angazhohemi në mbushje të zbrazëtirës për specializantët e
    kategorisë A dhe 37 të tjerëve nga kategoria A, që ende janë...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Pyetje shtesë, Shaip?

  • Zoti ministër, nga shpjegimi që dhatë tregon do të thotë që ju nuk keni një
    analizë të bazuar pse i edukoni kuadrot se thatë ashtu vetë ashtu, duhet një analizë shumë e fugët
    do të thotë paraprakisht nuk e keni të bazuar në analizë por keni marrë një vendim i cili bërë
    shkarje ligjore qoftë nga ju, apo nga ministri paraprak.

    Dhe e dyta, kur thoni se nuk keni asnjë obligim. Unë mendoj që sot kam mendua ju do të
    paraqitni që në digasterët e veçantë të Republikës së Kosovës në sistemin shëndetësor të Kosovës
    mungojnë kaç, janë duke u shkolluar kaç, pensionohen kaç dhe ne kemi obligime. Për këtë arsye
    mendoj që qasja që po i bëhet trajtimit të kuadrove, jo që është e dëmshme, por jemi duke e
    zbrazur Kosovën nga kuadrot dhe të jesh i bindur për këta kuadro që thatë ju që nuk keni asnjë
    obligim, janë disa...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Faleminderit, zoti ministër!

  • I nderuar deputet,
    Asnjë obligim nuk kemi në kuptimin e financimit të tyre, si dhënies së pagave, për shkak se ne
    po zbatojmë vendimet dhe kontratat të cilat janë marrë më herët dhe thash kanë kontrata deri në
    gusht.

    Me udhëzimet administrative të mëhershme unë nëse ju lodh kisha për të thënë që nga viti 2003
    janë ndërruar shtatë udhëzime administrative, të cilat e kanë rregulluar këtë fushë, respektivisht
    specializimin e kuadrove edhe në shëndetësi.

    Me udhëzimin e fundit 10/2014 parashihet që financimi i specializantëve mund të bëhet nga
    burimet, si: buxheti i ministrisë, buxheti i komunave, institucione shëndetësore publike dhe
    private dhe burimet vetanake financiare.

    Kur thash që duhet të planifikohet, duhet ta keni parasysh se është ky muaji i gjashtë që unë jam
    në krye të Ministrisë së Shëndetësisë dhe jam duke i zbatuar dhe i menaxhuar vendimet e
    mëhershme dhe udhëzimet ose ligjet e mëhershme. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zonja Haxhiu, pyetje për kryeministrin Isa Mustafa.


    25
  • Faleminderit, nënkryetar i Kuvendit!
    E di që kryeministri heziton me u përgjigj në pyetjet e deputetëve, mirëpo duke pasur parasysh se
    është ekspert shumë i madh edhe njëkohësisht e ka edhe një zëvendëskryeministër edhe një staf
    që e ka çmua shumë, kam pritë që do të na përgjigjet në pyetjet.

    Unë këtë pyetje e kam bërë kohë më parë dhe kam thënë që do ta përsëris vazhdimisht. Pyetja ka
    të bëjë me moskompletimin e Kabinetit qeveritar, përkatësisht me numrin e zëvendësministrave.

    Qytetarët janë të interesuar të dinë se kush janë ata zëvendësministra t’i publikon në WEB faqen
    e kryeministrisë e ka obligim dhe është mirë me e ditë pra sa është numri i tyre, sot e kësaj dite
    edhe pas kaq muajve kryeministri nuk është në gjendje të i qetë emrat e tyre por vazhdimisht një
    nga një fshehurazi i emëron, ndoshta po pret që të kryhen edhe zgjedhjet e brendshme të LDK-së
    sepse edhe në atë formë po i shantazhon edhe militantët partiakë. Pra, po e shfrytëzon
    kryeministrin edhe për interesat të partisë së vetë, kryesisht të interesit personal në kuadër të
    partisë. Nuk është mirë, nuk është serioze t’i përziej këto gjëra, unë prapë do ta bëj këtë pyetje,
    derisa kryeministri të jetë i gatshëm të përgjigjet. Faleminderit!

  • Faleminderit! Deputetja Teuta Haxhiu, pyetje për ministrin Mahir Yagcilar.

  • Faleminderit, nënkryetar i Kuvendit !
    Qeveria e Republikës së Kosovës më 24 dhjetor 2012, ka nxjerrë Rregulloren numër 33/12, e cila
    ka të bëjë me shtesat në pagë dhe kompensime tjera për nëpunësit civilë.

    Ndër të tjera në nenin 9, të kësaj thuhet: “Shtesa për përvojë të punës”. Në pajtim me nenin 18 të
    Ligjit për pagat e nëpunësve civil për çdo vit pune në shërbimin civil duke përjashtuar vitet e
    përvojës në punën praktike, nëpunësi civil do të marr një shtesë nga 0,5% të pagës bazë.

    Në po këtë rregullore në nenin 24 të saj thuhet: “Kjo rregullore hyn në fuqi ditën e nënshkrimit”,
    përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, neni 9 i kësaj rregullore fillon së zbatuari nga 1 janari i
    vitit 2014. Pyetja ime për ministrin është: A po zbatohet kjo rregullore, ministër?

  • Faleminderit! Zoti ministër, urdhëroni!

  • I nderuar nënkryetar i Kuvendit,
    Të nderuar ministra,
    Të nderuar deputetë,
    E nderuar deputete Haxhiu,
    Rregullorja numër 33 viti 2012 për shtesat dhe kompensimet tjera të nëpunësve civil ka paraparë
    që shtesa prej 0,5% të fillojë së zbatuari nga data 1 janar i vitit 2014. Por, në mungesë të
    klasifikimit të vendeve të punës, të zbatimit të plotë të Ligjit për pagat të nëpunësve civil edhe
    ndoshta prej çështjeve financiare deri në këtë muaj nuk është zbatuar. Por me vendimin e
    Qeverisë javën e kaluar ku janë përcaktuar kriteret sa i përket përvojës së punës, për të gjithë
    përfituesit nga buxheti i Republikës së Kosovës edhe vendimi i djeshëm nga Qeveria prapë për
    përcaktimin e fondeve sa i përket realizimit të pagesës 0,5%, në qoftë se nuk krijohet ndonjë
    problem teknik për këtë muaj do të zbatohet, jo vetëm për shërbyesit civilë ose nëpunësit civil,
    por për të gjithë përfituesit nga paga, nga Buxheti i Republikës së Kosovës.

    26
    Për këtë muaj ndoshta mund të ndodhë disa probleme teknike por edhe me dërgimin e gjithë
    dokumentacionit të nevojshëm kjo çështje pritet të kompletohet në tërësi prej muajit ose
    faktikisht prej 10 qershorit të muajit të ardhshëm. Por, zbatimi fillon nga ky muaji për çdo pagesë
    për fituesit e pagave nga Buxheti i Republikës së Kosovës, jo vetëm për nëpunësit civilë.

  • Pyetje shtesë, zonja Haxhiu?

  • Faleminderit, nënkryetar!
    Ju po i përmendni ministër, që mund të ketë ndoshta ndonjë çështje teknike për këtë muaj, derisa
    në mbledhjen e Qeverisë javën e kaluar keni deklaruar që janë diku 11 milionë para të gatshme
    përderisa për pagesën e gjithë shërbyesve civil kërkohen diku rreth 30 milionë. Unë prapë do të
    ju pyes a do të fillohet kompensimi për 0,5% të pagës bazë nga 1 janari në mënyrë retroaktive,
    sepse ju obligon Rregullorja.

    Dhe, çështja e klasifikimit të vendeve të punës, pse ministër nuk e keni bë edhe pas kaq vitesh
    klasifikimin e vendeve të punës. Cilat janë arsyet pse nuk po e bëni pra këtë klasifikim të
    vendeve të punës që ju obligon Ligji për shërbimin civil, ligj i cili është miratuar në vitin 2011
    dhe kërkesa për t’u ndryshuar është gati qe një vit dhe ju ende nuk e keni proceduar, derisa edhe
    ato rregullore që i keni në fuqi nuk po i implementoni.

    Pra, edhe një herë, a do të filloj, a do të bëhet pagesa në mënyrë retroaktive duke i obliguar, pra
    kjo rregullore nga 1 janari 2014.

  • Zoti ministër, e keni fjalën.

  • Pagesa do të realizohet siç kanë thënë prej këtij muaji,
    faktikisht me pagesën për muajin maj do të realizohet 0,5%.

    Ndërsa sa i përket klasifikimit të vendeve të punës është një temë shumë më e gjerë dhe në këtë
    aspekt unë tash nuk mundem përbrenda dy minutshi të jap përgjigje. Por, tash është përfunduar
    katalogu i vendeve të punës dhe pritet të bëhen të gjitha klasifikimet nëpër institucione. Ka
    probleme teknike, ekzistojnë edhe probleme për institucione sepse me vonesë janë dërguar të
    gjitha të dhënat sa i përket klasifikimit.

    Por, besojmë që brenda vitit, sepse kërkohet edhe me reformën e Administratës Publike dhe nga
    Raporti i Progresit evropian të përfundojmë sa më shpejt. Katalogu është përfunduar, tash pritet
    klasifikimi të vendeve të punës për shërbyesit civil nëpër institucione. Por, ka nevojë edhe
    përkrahje nga institucionet me hartimin e klasifikimit edhe propozimet në përputhje me ligj.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Bekim Haxhiu, pyetje për ministrin Imet Rrahmani.

  • Faleminderit, i nderuar nënkryetar Haliti!
    I nderuar ministër,
    Me Ligjin e Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2015 janë paraparë investimet në
    kardiokirurgji dhe në muajin nëntor 2014 është nënshkruar marrëveshja ndërmjet Shërbimit

    27
    Spitalor Klinik Universitar të Kosovës dhe Qendrës Spitalore Klinike Universitare të Tiranës për
    ofrimin e shërbimeve kardiokirurgjie nga ekspertët të QSTU-së, në kuadër të shërbimit të
    kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Dhe, gjashtë muaj pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje qytetarët nuk arrijnë që këtë shërbim ta
    marrin institucionet publike.

    Ndërsa ju, i nderuar ministër, në seancën e Kuvendit të Kosovës dy javë më parë deklaruat se e
    keni formuar një këshill për kardiokirurgji dhe deklaruat se buxhetin e paraparë për
    kardiokirurgji nuk e keni shfrytëzuar qëllimisht deri më tani, sepse në rishikimet e buxhetit
    planifikoni ta destinoni në projekte të tjera.

    Mosfunksionalizimi i këtij shërbimi në bazë të asaj që deklaruat edhe ju dhe që dihet botërisht
    është në mungesë të kuadrit përkatës.

    I nderuar ministër,
    A e dini se me ridestinim të këtyre mjeteve ju po i privoni pacientët tanë që këtë shërbim ta
    marrin në institucione publike. Më intereson të di kush ju bindi që të hiqni dorë nga ky projekt
    pasi që me rastin e miratimit të buxhetit për vitin 2015, ju e keni mbrojtur si projekt me vlerë dhe
    me rëndësi.

    Prandaj, i nderuar ministër, ju pyes: Kur do të mund pacientët tanë ta marrin këtë shërbim në
    institucionet publike në Klinikën e Kardiokirurgjisë? Faleminderit!

  • Zoti ministër, e keni fjalën.

  • Faleminderit, i nderuar kryesues!
    Të nderuar ministra,
    Të nderuar deputetë,
    I nderuar deputetë,
    Faleminderit për pyetjen e parashtruar,
    Kardiokirurgjia dhe problemi i funksionalizimit të saj u diskutua edhe në takimet e kaluara të
    Kuvendit, pas pyetje të parashtruara nga disa anëtarë të Kuvendit.

    Shqetësimi ishte se pse nuk kemi funksionale kardiokirurgjinë dhe problematikën e gjetjes së një
    zgjidhje të shpejtë. Duke mos dëshiruar që të përsëriten dhe t’ju marr kohë mund të shtoj këtë.
    Kardiokirurgjia nuk ka qenë funksionale edhe më herët, ne po synojmë që të funksionalizojmë
    këtë klinikë duke u marrë seriozisht me krijimin e kushteve dhe mundësive që të kemi shërbime
    24 orë, shtatë ditë në javë.

    Këshilli për Kardiokirurgji është duke punuar intensivisht në vlerësimin e nevojave të
    domosdoshme për optimalizimin e kushteve dhe rrethanave për punë normale, duke filluar nga
    nevojat teknike, aparaturë, personel, trajnime të stafit deri te forma stimulative për krijimin e
    shërbimeve cilësore dhe të qëndrueshme. Kam deklaruar dhe deklaroj edhe sot se investimet në
    aparaturë shumë të kushtueshme për rrethanat tona e cila nuk mund të shfrytëzohet në mungesë

    28
    të profesionistëve në baza të përhershme në kohën kur ne kemi mungesa të aparaturës bazike për
    të cilën e kemi personelin në klinika është e pakuptimtë.

    Gjithashtu, këtë vendim edhe këtë bindje e kemi marrë pas konsultimeve me ekspertët dhe
    profesionistët e klinikave përkatëse. Edhe herën e kaluar kam thënë se mjetet e parapara për
    sallën hibride duhet ri destinuar dhe duhet përkrahur në ato mjete kardiokirurgjia, kardiologjia
    invazive, dhe shumë klinika tjera që për aparaturë disa mijëra euro nuk ofrojnë shërbime të
    caktuara edhe pse mjekët tonë janë në gjendje me i ofruar ato shërbime.

    Me angazhimin tonë jemi duke synuar që këtë shërbim që nuk iu ka ofruar deri më tash
    qytetarëve këto shërbime, të i bëjmë të mundshme brenda sistemit publik shëndetësor dhe me një
    kosto efektivitet të përballueshëm për të gjithë. Projekti i kardiokirurgjisë është nga një prioritet
    tona, po në këtë fazë jo edhe salla hibride, sepse Kosova nuk e ka luksin e marrjes së kredive për
    aparatura që nuk do të shfrytëzohen menjëherë dhe shërbejnë vetëm për marketing politik dhe
    media.

  • Deputet, pyetje shtesë?

  • Faleminderit, i nderuar ministër!
    Ishte ajo që e kam thënë në dëgjime buxhetore, sa i përket sallës hibride, por do të doja
    veçanërisht për interesin e qytetarëve të deklaroni, të prononcoheni publikisht, hapja e
    kardiokirurgjisë në vitin 2013, ka qenë marketing politik, apo ka qenë në interesin e qytetarëve.

    Fakti tjetër që më intereson mua është se këto ditë kemi një fluks të ikjes së kuadrove të tjera
    profesionistëve shëndetësor, mjekëve të specializuar dhe kuadrit të mesëm, më intereson saktë të
    di se cila është strategjia juaj si ministër për ndalimin e ikjes së mjekëve nga Kosova, për arsye
    se tani po përballemi me këto në probleme në kardiokirurgji dhe shpejti me probleme të
    ngjashme do të përballeni në sektorë të tjerë nëse vazhdon ky trend i ikjes të specializantëve nga
    Kosova apo mjekëve specialistë nga Kosova.

    Dhe unë mendoj që në udhëzimin e ri që ju do të duhej ta punoni administrativ duhet të
    parashihni që mjekëve të cilët i financon Ministria e Shëndetësisë të kenë edhe kontratë pas
    përfundimit të specializimeve 5 apo deri në 10 vjet të obligohen në institucione publike,
    përndryshe nëse nuk bëhet një strategji e tillë unë mendoj që Kosova vërtet do të ketë mungesë të
    kuadrove mjekësore. Faleminderit!

  • Zoti ministër, e keni fjalën.

  • I nderuar deputet, faleminderit për sugjerimet dhe më herët siç
    e dini kontratat me specializantë ka ekzistuar edhe klauzola ose neni që ka detyruar specializantët
    të shërbejnë në institucionet publike por nuk është zbatuar.

    Mos zbatimi i kësaj ka pru edhe te paradoksit siç jemi sot ku kemi specialistë të papunë dhe kemi
    spitalin e Mitrovicës që mezi po e mbulojmë.


    29
    Është trend i lëvizjeve të ndryshme të profesionistëve shëndetësor jo vetëm në Kosovë, por edhe
    në Evropë dhe unë e kam thënë edhe më herët që mundësia e shkuarjes së mjekëve në Gjermani
    është krijuar nga lëvizjet e mjekëve gjerman në vendet tjera ku është më mirë. Nuk është kjo
    vetëm çështje e Ministrisë së Shëndetësisë, por është çështje e shumë sektorëve dhe besoj se më
    shumë nuk kam se çka ju them. Faleminderit!

  • Faleminderit! Deputetja Xhevahire Izmaku, pyetje për ministrin Lutfi Zharku.

  • Faleminderit, kryesues!
    Të nderuar ministra,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    I nderuar ministër, ju falënderoj për përgjigjen e shpejtë se po ju shoh që jeni këtu. Pyetja ime
    drejtohet lidhur me ndërtimin e magjistrales Prishtinë-Vushtrri-Mitrovicë, ka vite që ka filluar
    ndërtimi i saj dhe siç shihet tash ditëve të fundit ka një dinamik më të shpejtë të punimeve,
    mirëpo për shkak që vonesat janë shkaktuar dhe ne e kemi edhe si qytetarë edhe unë kam
    hezitime se cilat janë arsyet domethënë që ka një dinamikë kaq të ngadaltë të punimeve, sot pres
    një përgjigje për mua dhe për të gjithë bashkëvendësit e mi, të cilët ka vite që i dëmtojnë veturat
    e tyre, por sigurisht që kemi dëgjuar ka pasur edhe fatkeqësi të ndryshme në komunikacion, për
    shkak të devijimeve në udhëtim.

    Unë sot pres nga ju një përgjigje se deri kur mund të dimë, kur do të përfundojnë punimet
    kryesisht në magjistralen Prishtinë-Vushtrri-Mitrovicë, kur do të jetë afati i fundit që presim një
    përfundim? Të shpresojmë që do të jetë ndoshta këtë verë për arsye që edhe bashkatdhetarët tanë
    kur të vijnë dihet që ka mijëra prej tyre, të cilët qarkullojnë dhe sigurisht do t’i zhgënjejmë nëse
    edhe këtë verë dhe do të vozisin veturat e tyre nëpër pluhur, mirëpo kjo kryesisht është për
    qytetarët, të cilët udhëtojnë dhe kanë një vend pune në Prishtinë, çdo ditë. Pra, unë pres këtë
    përgjigje nga ju. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti ministër, e keni fjalën.

  • Zoti nënkryetar,
    Ministra,
    Deputetë të nderuar,
    E nderuar deputete Izmaku,
    Ministria e Infrastrukturës është duke e implementuar projektin në zgjerimin e rrugës nacionale
    Prishtinë-Mitrovicë në pjesën e rrugës Milloshevë-Vushtrri e ndarë sipas segmenteve në vijim:
    segmenti Milloshevë-Babimoc, segmenti Babimoc-Lumi i Madh dhe punët nën nënkalim dhe në
    urë në lokacionin Stanoc dhe Lumi i Madh.

    Realizimin e projektit e kanë përcjellë probleme të shumta që nga fillimi e në veçanti problemet
    e shpronësimit dhe pengesat e krijuara nga komuniteti lokal rreth ndërtimit të objekteve të
    caktuara, siç janë nënkalimi dhe rruga lidhëse për kyçje nga rrugët lokale në rrugën nacionale.
    Thënë më saktë, në segmentin Milloshevë-Babimoc kemi probleme me shpronësim të pronave
    ku janë 10 pronarë të paluajtshmërive që pengojnë në zhvillimin e punimeve. Disa nuk janë të
    kënaqur me vlerësim të pronës, kurse disa të tjerë kërkojnë zgjidhjen e problemeve të ndryshme
    infrastrukturore, siç është ujësjellësi dhe pengojnë ndërtimin e sipas projektit zbatues.

    30
    Në segmentin Babimoc-Lumi i Madh, ku përfshin ndërtimin në nënkalimin në fshatin Stanoc-
    Lumi i Madh kemi probleme me vijën e shpronësimit, e cila është ndryshuar pas revidimit të
    elaboratit të shpronësimit, si dhe me kompensimin e paluajtshmërive për 7 pronarë. Me qëllim të
    tejkalimit të këtyre problemeve, Qeveria gjatë këtij viti në mbledhjet e saj të rregullta ka marrë
    vendime përfundimtare për shpronësimin e këtyre pronave dhe tanimë jemi në fazat
    përfundimtare të implementimit të tyre.

    Ministria e Infrastrukturës është në koordinim të ngushtë me Ministrinë e Mjedisit dhe
    Planifikimit Hapësinor si resorë përgjegjës për shpronësim të pronave dhe Ministrinë e
    Financave si resorë përgjegjës për vlerësim të pronave të shpronësuara. Që në afat shumë të
    shpejtë të tejkalohen shumica e këtyre problemeve.

    Duke marrë parasysh angazhimet e shtuara tona në përfundimin e këtij projekti, si dhe faktin se
    kompanitë e kontraktuara posedojnë kapacitete që t’i përfundojnë projekte sipas dinamikës së re,
    ne besojmë se punimet do të përfundohen para zezonës verore ku edhe pritet ardhja e
    bashkatdhetarëve tanë nga diaspora. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zonja Puhie Demaku, pyetje për kryeministrin Isa Mustafa.
    Dëshironi ta bëni pyetjen?

  • Faleminderit, kryesues!
    Po e përsëris pyetjen e javës së kaluar e cila është bërë tashmë nga 13 maji i këtij viti, ka të bëjë
    me çështjen e raportit të presidentit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, zotit Xhozef
    Diogardit, i cili e ka paraqitur një raport real mbi Qeverinë e Kosovës para Komisionit për Punë
    të Jashtme të Kongresit Amerikan, meqë rast ai ka konstatuar se elita politike shqiptare në
    Kosovë është bërë gjithnjë e më e pasur ndërsa shumica e popullit gjithnjë e më e varfër.

    Departamenti i shtetit duhet të marrë përgjegjësi ka thënë Diogardi për përkrahjen që i ka bërë
    Qeverisë Thaçi, e cila është shndërruar në ndërmarrje haraçi. Zëvendësi i Thaçit në Ministrinë e
    Punëve të Jashtme, zoti Petrit Selimi u kundërpërgjigj duke e fyer zotin Diogardin dhe duke
    thënë se deklaratat e këtij të fundit janë të njëjta si ato të Vuçiçit, Gjuriqit dhe të Jeremiqit.

    Edhe njëherë po e përsëris pyetjen time, a pajtohet kryeministri dhe a pajtohet Qeveria me këtë
    qëndrim të zotit Petrit Selimi?! Faleminderit!

  • Faleminderit! Në emër të Qeverisë nuk ka asnjë që dëshiron me tu përgjigj,
    ministri nuk është këtu, kryeministri. Deputeti Mytaher Haskuka, pyetje për ministrin Arsim
    Bajrami.

  • Pasi ministri nuk është këtu edhe ai pati premtuar se dëshiron të
    përgjigjet në këtë pyetje, e s’po di a ta lë prapë edhe këtë.

  • Faleminderit! Deputeti Selimi nuk është këtu, zoti Haskuka pyetje për ministrin
    Abdullah Hoti.


    31
  • Në bazë të Ligjit nr. 04/L-09 Ligjin për personat e verbër neni 6,
    lirimin nga taksat dhe tatimi, po e citoj ligjin: “Personat e verbër lirohen nga çdo lloj takse dhe
    tatimi të drejtpërdrejtë në rast të vetëpunësimit ata lirohen nga çdo detyrim fiskal, ndërsa në rast
    të zhvillojnë veprimtari si persona juridik ata gëzojnë lehtësira tatimore, të cilat i realizojnë sipas
    ligjit në fuqi”, po ashtu edhe të drejtat që janë specifikuar në kodin doganor dhe të akcizave në
    Kosovë, pra në Kodin nr. 03/L-109 tek dispozitat e përgjithshme, respektivisht në nenet 75, 76,
    77 dhe 78. Këto të drejta nuk po respektohen sidomos nga doganat, unë kohëve të fundit
    personalisht jam informuar nga disa qytetarë të verbër që nuk mund të bëjnë importin e
    automjeteve dhe veturave të tyre, të cilët bllokohen në Dogana me muaj.

    Pse nuk aplikohen dispozitat ligjore për këtë grup të cenuar të popullatës, apo edhe më keq pse
    aplikohen benefitet në mënyrë selektive?

  • Faleminderit! Zoti ministër, e keni fjalën.

  • Faleminderit, kryesues i seancës!
    I nderuar zoti Haskuka,
    Baza ligjore që rregullon çështjen e mallrave të destinuar për të verbrit dhe personat e tjerë me
    nevoja të veçanta është e rregulluar me kodin doganor dhe të akcizave me nenet 74 deri 78.
    Bazuar në këto dispozita, të verbrit nuk gëzojnë të drejtën e lirimit nga taksa doganore për
    automjete, pasi në bazë të nenit 78 paragrafi 2, pika b, i aneksit A të kodit doganor dhe të
    akcizave parashihet që në dokumentin e regjistrimit të shënohet vërejtja se automjeti nuk mund
    të huazohet, të jepet me qira apo të transferohet te personat e tjerë.

    Derisa në nenin 79.1 parashihet se malli i liruar nuk mund të huazohet apo jepet në shfrytëzim
    dikujt tjetër. Bazuar në dispozitat ligjore 74 deri në 78 të aneksit A të kodit doganor dhe të
    akcizave personat e verbër lirohen nga detyrimet doganore për artikujt e dizajnuar enkas për
    avancim arsimor, shkencor dhe kulturor të këtyre personave.

    Ne jemi duke punuar në Kodin Doganor që ta ndryshojmë që të mundësojmë që këta persona të
    lirohen nga taksat doganore për automjete dhe të mundësohet që këto automjete të transferohen
    tek një person i afërt që kujdeset për ta. Pra, duhet të ndryshohet baza ligjore, e cila besoj që
    gjatë qershorit do të vijë në Kuvend. Faleminderit, shumë!

  • Faleminderit! Pyetje shtesë, zoti Haskuka?

  • E falënderoj zëvendëskryeministrin edhe ministrin e Financave, kështu
    vetëm unë faleminderit që treguat që jeni duke punuar në ndryshimin e Kodit ligjor ngase ka
    diskrepansa, domethënë në njërën anë thuhet unë referohem në nenin 76 si për shembull artikujt
    dizajnuar për avancim arsimor, punësim apo për avancim shoqëror të personave të verbër që
    nënkuptoj që automjetet faktikisht iu duhen atyre që të shkojnë deri te vendi i punës në një
    Kosovë ku 80% e vendbanimeve nuk kanë transport publik, e atyre u duhet, domethënë kjo nuk
    është edhe bazuar në këtë nen besoj që ata është dashur ta gëzojnë të drejtën edhe për automjete
    por edhe në Ligjin për persona me aftësi të kufizuara specifikohet, që kujdestari mund ta
    regjistrojë veturën në emër të ose kujdestari...


    32
    (Ndërprerje nga regjia)

  • Zoti ministër, i the! Në rregull! Atëherë, zoti Selimi nuk është këtu, zonja Baftija
    pyetje për ministrin Rrahmani.

  • Faleminderit, kryesues!
    Vetë fakti që po bëhen pyetje të shumta drejtuar ministrit të Shëndetësisë, tregon se problemet në
    sektorin e shëndetësisë janë shumë të mëdha, andaj edhe ministri e ceki se këto pyetje po
    përsëriten, mirëpo këto janë shqetësimet të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilat pyetje
    do të përsëriten derisa këto shqetësime apo këto probleme të gjejnë zgjidhje.

    Të nderuar deputetë,
    Të dhënat zyrtare të Institutit të Shëndetësisë Publike, si dhe të Ministrisë së Shëndetësisë
    tregojnë se kemi apo konstatojnë një ulje të insidencës së tuberkulozit. Prapëseprapë, është
    shqetësues numri i të prekurve me këtë sëmundje, vetë fakti se kemi një numër prej 846 të
    prekurve me TBC në vitin 2014 tregon se është një ulje, mirëpo nuk është edhe e mjaftueshme.

    Ajo që është shqetësuese është sepse kemi një rritje të numrit të atyre apo të moshës që është
    mosha më vitale siç është prej moshës 25 deri 35-vjeçare, si dhe kemi paraqitjen e rezistencës në
    të sëmurët apo në trajtim me barërat antiturbekulare.

    Ministër, siç e dimë Organizata Botërore e Shëndetësisë, si dhe Fondi Global ka hartuar një
    strategji për çrrënjosjen e tuberkulozit deri në vitin 2020. Dihet se Fondi Global e ka ndihmuar
    Kosovën me një shumë të konsiderueshme për hartimin e kësaj strategjie, andaj pyetja ime
    konkrete është ku është mbërri me këtë strategji, deri ku është mbërri, si dhe me sa fonde është
    ndihmuar hartimi i kësaj strategjie për çrrënjosjen e tuberkulozit. Faleminderit!

  • Zoti ministër, e keni fjalën.

  • Faleminderit, zoti kryesues!
    Të nderuar ministra,
    Të nderuar deputetë,
    E nderuar zonja deputete,

    Prej vitit 2000 në Kosovë përkrahur nga OBSH-ja dhe mjekët e botës ka filluar programi i
    tuberkulozit dhe aplikimi i programit të trajtimit të shkurtë të ashtuquajtur “dots” si formë e
    menaxhimit të trajtimit të pacientëve me mbikëqyrje të drejtpërdrejtë. Në vitin 2001 filloi për
    herë të parë funksionimi zyra dhe zyrtari për TBC-në në Ministrinë e Shëndetësisë. Ky program
    është përkrahur në vazhdimësi prej vitit 2004 dhe u funksionalizua me 2006 me grandet nga
    Fondi Global, i cili është edhe donatori më i madh në botë për luftimin e sëmundjeve të
    tuberkulozit, malaries dhe HIV AIDS-it.

    Ka pasur disa përparësi Kosova nga viti 2004, po themi “përparësi” për të qenë përfituese të këtij
    grandi si arsye politike gjendja menjëherë pas luftës, popullata e varfër dhe numri i lartë i
    insidencës së të prekurve nga tuberkulozi. Vlera financiare e ofruar si grand, mbështetje nga

    33
    Fondi Global për programin e TB-së në Kosovë llogaritet për vitet 2006-2011 rreth 4 milionë
    euro. Ndërsa, për vitet 2013-2015 përafërsisht 2 milionë e 690 mijë euro.

    Ndërsa, pritet që ne nga marrëveshja e re ose vazhdimi i ndihmës të fitojmë rreth 2 milionë e 400
    mijë euro. Nga Ministria e Shëndetësisë është kërkuar në këtë bashkëfinancim të ofrojë
    infrastrukturën, domethënë vlerën e spitaleve, repartet, dispanzerët në regjione dhe resurset
    njerëzore si mjek, pulmolog të specializuar, infermierë dhe stafin mbështetës.

    Prej vitit 2006 janë trajnuar rreth 800 mjekë dhe infermierë që punojnë në kujdesin parësor
    shëndetësor, me qëllim që vazhdimi i trajtimit dhe përcjellja e pacientëve me TB-të të mund të
    bëhet në të ardhmen në këto institucione. Në Ministrinë e Shëndetësisë është formuar prej 8
    vjetësh edhe mekanizimi koordinues për Kosovë për programet HIV dhe TB. Me zyrtarë dhe
    përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, shoqëria civile, komuniteti fetar, institucionet
    qeveritare etj., OBSH-ja, Qeveria e Luksemburgut etj., ky mekanizëm mblidhet në mënyrë
    periodike dhe merr vendime të cilat janë shumë të rëndësishme për këto programe.

    Në Ministrinë e Shëndetësisë prej janarit 2014 është formuar njësia për TB me organogram me
    strukturë funksionale që shtrihet në regjione, në 7 regjione të Kosovës. Është përfunduar plani i
    veprimit për programin kombëtar të TB-së për 2016-2018 dhe për herë të parë është vendosur si
    prioritet sëmundja e tuberkulozit dhe ky program me strategji sektoriale shëndetësore.

    Është përfunduar koncept notat për aplikimin të grandit, siç thash për përfitimin e vlerës 2
    milionë e 400 mijë euro për 2016-2018. Ministria...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Vazhdoja fjalën ministrit...!

  • Ministria u zotua se gjatë viteve 2016, 2017 , 2018 të fillojë të
    bëjë blerjen e barërave antiturbekulare të gjeneratës së parë, si dhe prej vitit 2018 edhe të
    gjeneratës së dytë.

    Po ashtu, ministria është zotuar për fillimin e blerjes së reagensëve të një X-ray ose rëntgenit në
    Spitalin e Pejës për 100 mijë euro në vitin 2016 dhe pajisjet në laboratorë, në total 539 mijë euro
    në buxhet.

    Meqenëse koha është e limituar, e nderuar deputete, ju falënderojmë shumë që e ngritët këtë
    çështje, po ju themi që kontrolli i tuberkulozit është një storie e suksesit në Kosovë, numri i të
    sëmurëve me TB është 46 në 100 mijë banorë për vitin 2014 dhe të gjithë, domethënë 88 raste
    më pak se në vitin 2013, që kanë qenë 54,4 për 100 mijë banorë.

    Rezultatet e trajtimit kanë qenë 86% të përfshirë, shkalla e vdekshmërisë është 1,43 në 100 mijë
    banorë. E rëndësishme është që për asnjë ditë të sëmurëve me TBC nuk u mungon terapia në
    institucionet tona publike. Në Kosovë ka gjithsej pacientë me rezistencë në terapi me shumë
    barna, që është numër i vogël në krahasim me regjione dhe vetëm një rast të ri e kemi pas në
    vitin 2014.

    34
    Dhe, është një diçka shumë me rëndësi - programi i TB-së është i vetmi program, i cili raporton
    rregullisht në baza vjetore në Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe të dhënat e tij dalin në
    ueb-faqen zyrtare të OBSH-së.

  • Faleminderit! Pyetje shtesë, zonja Baftija.

  • Faleminderit ministër për këto sqarime! Më intereson të di Fondi Global dihet
    se prej vitit 2001 deri në 2004 ka qenë nën menaxhimin e Ministrisë së Shëndetësisë, më pastaj
    ky Fond Global është menaxhuar nga Organizata Joqeveritare CDF dihet se ka pas
    mosmarrëveshje apo ka pas keqpërdorime siç flitet për atë arsye edhe Fondi Global ka kaluar në
    këtë organizatë.

    Mirëpo, prapë po kemi informacione se ky fond po flitet se do të kalojë nën menaxhimin e
    Ministrisë së Shëndetësisë. A mund të më tregoni arsyen pse kjo po bëhet? Faleminderit!

  • Zoti ministër, e keni fjalën.

  • Zonja deputete faleminderit, po nuk është e vërtetë që është
    qëllimi të kalohet në menaxhim të Ministrisë së Shëndetësisë, është kërkesë e Fondit Global që të
    rishikohet çështja e marrësit primar që në këtë rast ka qenë CDF dhe të bëhet rihapja e vlerësimit,
    respektivisht ri tenderimi i mundësisë të ose rikonfirmimi të CDF-së si marrës primar ose të
    gjetjes të një ofertuesi më të mirë, më të përgjegjshëm.

    Kjo do të thotë që nuk e mohon mundësinë që edhe Ministria e Shëndetësisë me kapacitetet që
    ka të konkurrojë dhe nëse i plotëson kushtet edhe të jetë marrësi primar. Interesi i Ministrisë së
    Shëndetësisë është që të jetë marrës primar, sepse pas dy vjetëve pretendojmë që këtë projekt
    vetësisht të pavarur nga Fondi Global ta qojmë tutje. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Pal Lekaj, pyetje për zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi, E
    dëshironi fjalën?

    PAL LEKAJ: Faleminderit, kryesues!
    Edhe pse mungon zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme më duhet ta shtroj këtë
    çështje, sepse gjatë fushatës elektorale kanë premtuar shumë për krijimin e komunave të reja.

    Ish kryeministri i Kosovës kishte kërkuar edhe zyrtarisht në Kuvendin e Kosovës krijimin e
    komunave të reja, madje edhe në ato lokalitete ku banorët nuk kanë parashtruar kërkesë, mirëpo
    vendimet e gjertanishme për krijimin e komunave të reja dhe premtimet për themelimin edhe të
    më shumë komunave, po bëhen pa ndonjë vlerësim adekuat nga ministritë përkatëse, ashtu siç
    kërkohet me Ligjin për kufijtë administrativë komunalë.

    Edhe përkundër që nuk ekziston bazë e mjaftueshme ligjore për krijimin e tri komunave të reja,
    është marrë vendim elektoral nga Qeveria e Kosovës.

    Pyetja: Çka po ndodhë me këtë proces për krijimin e komunave të reja dhe a ka qenë premtim
    elektoral apo, ndoshta po e presin prapë fushatën tjetër? Faleminderit!

    35
  • Zoti Topalli, pyetje për kryeministrin Isa Mustafa. Dëshironi ta bëni pyetjen
    Faton?

  • Faleminderit!
    Pyetja ime ka të bëjë me Kartonin e gjelbër. Ju që jeni kundër, mos u shqetësoni!

    Në deklarimin tim në pikën jashtë rendit të ditës, thashë ju që jeni kundër mos u shqetësoni, e
    kam fjalën për mazhorancën, në pyetjen respektivisht në deklarimin jashtë rendit të ditës, shtrova
    një çështje shumë të rëndësishme, e cila ka të bëjë me një krim të organizuar, ndërsa kryetari i
    Kuvendit, zoti Veseli, tha që duhet të shkoj në Prokurori.

    Mendoj që fola në organin më të lartë të vendit, në Kuvend, i cili është edhe përmbi prokurori,
    prandaj, normalisht kur një deputet shtron një çështje, prokurori i shtetit, jo që duhet të veprojë,
    por duhet të vrapojë për ta zgjidhur atë çështje.

    Tani, sa i përket pyetjes. Deri më tani ka pasur disa deklarime në Kuvendin e Kosovës rreth
    Kartonit të gjelbër. Një deklarim në maj të këtij viti është bërë nga zonja Edita Tahiri, e cila ka
    deklaruar se kjo çështje nuk po rregullohet për shkak se Kosova nuk është anëtare e KB-së, gjë
    që nuk qëndron për arsye se as Zvicra nuk ka qenë deri në vitin 2002 anëtare e KB-së, megjithatë
    e ka pasur Kartonin e gjelbër.

    Në shkurt të vitit 2014 zoti Rrahim Pacolli, drejtor i Byrosë së Sigurimeve, ka deklaruar që
    mërgimtarët shumë shpejt do të kenë mundësi të udhëtojnë gjatë vitit me Kartonin e gjelbër, gjë
    që nuk është realizuar.

    Së fundi, morëm lajmin nga Kuvendi, se tash vetë Byroja e Sigurimeve në Kosovë ka gjetur një
    zgjidhje, duke premtuar se për disa ditë gjatë muajit korrik do t’i zvogëlojë për 50% tarifat. Pra,
    vetëm për disa ditë, gjatë muajit korrik, pra po na ofrojnë disa sheqerka për mërgimtarët, për ta
    marrë tortën për vete 12-13 milionëshe, siç e kanë bërë çdo vit. Edhe zoti Thaçi nuk është
    deklaruar, edhe pse kjo është detyrë e tij, aspak se çfarë ka bërë në lidhje me kartonin e gjelbër,
    si ministër i Punëve të Jashtme.

    Pyetja ime për kryeministrin është kjo: Sa marrëveshje bilaterale është duke përgatitur
    institucioni që drejtoni ju, respektivisht vartësi juaj, ministri i Punëve të Jashtme, zoti Thaçi për
    çështjen e Kartonit të gjelbër dhe me cilat vende?

  • Faleminderit! S’janë... as kryeministri nuk është këtu. Në rregull, është edhe
    vetëm një pyetje dhe e përfundojmë.

    Zonja Xhevahire Izmaku, pyetje për ministrin Valon Murati. Po i përfundojmë të gjitha, se i
    kaluam pesë minuta.

  • Faleminderit, kryesues!
    Të nderuar ministra,
    Të nderuar kolegë deputetë,

    36
    Pyetja ime ka të bëjë me trajtimin e bashkatdhetarëve tanë, tani në kohën e verës, kur dihet që
    kemi një ardhje të shumtë të tyre, i nderuar ministër, unë dje e pashë një marrëveshje,
    memorandum që ju keni bërë me komunat.

    Dhe, pyetja ime është shtruar para se të bëhet kjo marrëveshje, po sigurisht se s’ka asgjë të keqe,
    që ne të marrim informacione si deputetë, po edhe bashkatdhetarët tanë që presin me gëzim ditën
    kur ata do të vijnë në vendin e tyre.

    Që nga paslufta ne e dimë që ardhja e bashkatdhetarëve ka paraqitur një festë për vendin tonë
    dhe bashkatdhetarët, ndoshta edhe janë mjaftuar në fillim vetëm me mikpritje dhe me pankartat
    “Mirë se erdhët në vendlindje”, mirëpo sigurisht që prej shpalljes së Pavarësisë e këndej, ata
    kërkojnë trajtimin e tyre më dinjitoz dhe është shumë e drejtë. Kjo ka filluar të bëhet dhe dihet që
    vitet e fundit në komuna bëhet një pritje e organizuar, rritet orari i shërbimeve, mirëpo unë
    konkretisht dua të di, duke parë që ju e keni marrë shumë për zemër punën tuaj dhe për këtë ju
    inkurajoj dhe ju përgëzoj, se çfarë vërtet ka në këtë memorandum? Deri ku kanë shkuar
    përgatitjet e kryetarëve të komunave për pritjen e bashkatdhetarëve tanë? A janë ata të informuar
    për të gjitha procedurat, kryesisht në hyrje me Serbinë, kur dihet se po kanë shumë probleme në
    daljet e tyre dhe, për shërbimet të cilat presin ata që t’u ofrohen?

    Unë paraprakisht ju falënderoj për përgjigjen e shpejtë.

  • Faleminderit për pyetjen!

  • I nderuar kryesues,
    Të nderuar deputetë,
    E nderuar deputete Izmaku,
    Faleminderit për pyetjen dhe interesimin e juaj për përgatitjet që jemi duke i bërë, për pritjen e
    bashkatdhetarëve, që tradicionalisht vijnë në atdhe gjatë muajve të verës.

    Gjatë këtyre ditëve së bashku me bashkëpunëtorët e mi kemi vizituar, po thuajse të gjitha
    komunat e Kosovës në përpjekje, që bashkërisht të kontribuojmë që kapacitetet komunale të jenë
    sa më të mobilizuara gjatë muajve të verës.

    Duke qenë se një barrë e madhe e angazhimit bie tradicionalisht mbi komunat, gjatë verës kam
    vërejtur tek udhëheqjet komunale një gatishmëri për t’u përgatitur sa më herët dhe sa më mirë,
    për këtë periudhë.

    Si rezultat i këtyre takimeve, dje së bashku me kryetarët e komunave gjatë takimit të
    Asociacionit të komunave të Kosovës, kemi nënshkruar edhe një memorandum bashkëpunimi, i
    cili përmban pika të ndryshme, duke u nisur nga shtimi apo riaranzhimi i kapaciteteve njerëzore,
    kjo gjithmonë edhe në vartësi të komunave; rregullimi i orareve të punës, gjithashtu në vartësi të
    specifikave të komunave; puna dhe shtimi i punës me intensitet më të lartë; e deri tek përpjekjet
    për të koordinuar Ministria jonë, së bashku me komunat aktivitetet e ndryshme kulturore,
    argëtuese, sportive, që do të bëhen gjatë muajve të verës.


    37
    Në funksion të kësaj, ne jemi duke përgatitur tash bashkë edhe me komunat një broshurë të gjitha
    aktiviteteve kulturore, argëtuese, sportive, që do t’u shpërndahet bashkatdhetarëve në pikat
    kufitare, që ata ta dinë se çfarë ndodhë në Kosovë gjatë muajve të verës.

    Gjithashtu, së bashku me komunat, por edhe me ministritë tjera jemi duke përgatitur një
    informator të shkurtër, që t’ua dorëzojmë që në pikat kufitare, por edhe në komuna për të ditur,
    se ku dhe çka mund në cilat institucione ata duhet t’i kryejnë shërbimet e tyre, të cilat ndonjëherë
    edhe nuk dinë dhe mbesin të humbur, duke shkuar nga institucioni në institucion.

    Dua gjithashtu t’ ju informoj se nga fillimi i muajit qershor ne do t’i shtojmë aktivitetet në
    procesin e regjistrimit të diasporës. Me këtë rast, ju ftoj, deputetë të nderuar, të angazhoheni aty
    ku mundeni me sensibilizimin e bashkatdhetarëve tanë për rëndësinë e këtij procesi. Zyrtarë për
    regjistrim të bashkatdhetarëve do të ketë që nga pikat kufitare e deri në komuna e sheshe të
    qyteteve, të cilët përpos që do të punojnë në procesin e regjistrimit të diasporës, do të jenë në
    shërbim të bashkatdhetarëve për informata të ndryshme, përfshirë këtu atë që thash, një kalendar
    të aktiviteteve, që do të shpërndajmë gjatë muajve të verës, si dhe materiale informuese, lidhur
    me procedurat për nxjerrjen e dokumenteve personale dhe mundësitë e ndryshme për investime
    në komuna.Faleminderit!

  • Faleminderit! Ke pyetje shtesë, zonja Izmaku?

  • Kryesues, faleminderit për mundësinë! Nuk kam pyetje shtesë, vetëm
    desha ta përgëzoj, ta falënderoj për këtë përkushtim dhe pres që t’i mbani kryetarët e komunave
    në kontakt, gjatë kësaj periudhe. Faleminderit për përgjigjen!

  • Pika e tretë e rendit të ditës është:

    3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme

    Pra, kjo është shteruar, i dini rregullat. Ata që s’marrin përgjigje botohen në faqen zyrtare
    elektronike brenda 24 orëve, neni 45, paragrafi 11 i Rregullores së Kuvendit.

    Pyes nëse keni vërejtje në procesverbal? Regjia, bini ziles që të kemi kuorum për votim.

    (Ndërprerje e incizimit)

    Atëherë, po e lëmë votimin kur të krijohet kuorumi.

    Vazhdojmë me pikën e katërt të rendit të ditës:

    Para kësaj, urdhëro zonja Kadaj-Bujupi!

  • BUJUPI: Për rend dite e pata. Faleminderit!
    Sipas Rregullores së Kuvendit, kërkesa e grupeve parlamentare e Lëvizjes “Vetëvendosje”,
    Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës, për të ftuar në interpelancë kryeministrin e
    Qeverisë së Kosovës zotin Isa Mustafa e dorëzuar më datën 7.5.2015, është dashur që të jetë sot

    38
    pikë e rendit të ditës, sipas Rregullores së Kuvendit dhe, edhe pse kryeministri në fjalë iku nga
    seanca dhe nuk është i gatshëm që të ballafaqohet me kërkesat e deputetëve, për të qenë në
    interpelancë për çështjen në fjalë.

    Më lejoni të them, që një kryeministër i cili e mori besimin e qytetarëve duke folur më së shumti
    gjatë fushatës zgjedhore dhe në programin e tij për sundimin e ligjit dhe i cili pikërisht refuzon
    që të jetë në interpelancë kur thirret për të diskutuar për gjendjen e drejtësisë në vend, flet se ai,
    përveçse i ka mashtruar votuesit e vet, ka mashtruar edhe qytetarët e Republikës së Kosovës, po
    ashtu flet se kryeministri nuk ka as guxim, as vullnet politik dhe as energji, që të përballet me
    nevojat e Kosovës.

    Kjo është krejt e papranueshme. Përveçse nuk po përgjigjet në pyetjet parlamentare, nuk po vjen
    në interpelancë dhe nuk po jep llogari para Kuvendit dhe para deputetëve.

    Prandaj, dëshiroj që të veprohet nga ana e Kuvendit, në mënyrë që Qeveria të respektojë
    Kushtetutën, të respektojë përgjegjësitë e kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për
    ushtrimin e kompetencave kushtetuese, lidhur me nenin 94, paragrafi 1 dhe pika 3 e Kushtetutës
    së Republikës së Kosovës.

    Deri më tani, ai po i shkel këto nene dhe në vazhdimësi po ikë nga përgjegjësia dhe llogaridhënia
    në raport me Kuvendin dhe deputetët. Faleminderit!

  • Faleminderit! Po, po i kisha lutur deputetët, se u bë kuorumi, thash ta votojmë atë.
    Zoti Ismet Beqiri e ka fjalën.

  • Faleminderit, zoti nënkryetar!
    Meqenëse edhe ligjërisht edhe i plotëson kushtet të futet si pikë e rendit të ditës, normalisht
    s’kemi asgjë kundër që edhe të futet si pikë e rendit të ditës interpelanca, por paragjykimi se
    kryeministri s’është këtu e po ikë, e s’vjen... Nuk e dini ju, zonja Kadaj-Bujupi, nëse futet në
    rend dite kjo pikë e që mund të futet, se a vjen a s’vjen kryeministri.

    Ju shfrytëzojeni të drejtën e juaj, por mos bëni propagandë edhe ti tash po mashtron. Nëse futet
    në rend dite, jam shumë i vetëdijshëm çfarë po them, kryeministri është i përgjegjshëm edhe
    vjen. Po, të futet në rend dite, në qoftë se i plotëson kushtet. Edhe unë po them, se i plotëson
    ligjërisht ose proceduralisht kushtet, pastaj bisedojmë për këtë punë.

    Prandaj, mos e shfrytëzo çdoherë momentin veç për të atakuar, pa asnjë argument të vetmin.
    Nëse futet në rend dite, jemi këtu, e bisedojmë, e çfarë thoni ju në interpelancë e çfarë kërkoni,
    është çështje tjetër, është çështje juaja dhe vendos pastaj Kuvendi. Kaq, zoti kryesues!

  • Faleminderit! E ka fjalën Donika Kadaj-Bujupi.

  • BUJUPI: Faleminderit , zoti kryesues!
    Sa për sqarim, dje deri në orën 16:00, kryeministri ka pasur obligim që të njoftojë zyrtarisht
    Kuvendin dhe, interpelanca të futet si pikë e rendit të ditës, bazuar në përgjegjësitë kushtetuese
    që i ka Qeveria në raport me Kuvendin. Kjo nuk ka ndodhur.

    39
    Dhe, kjo çfarë thash unë nuk është paragjykim. Kryeministri nuk qenka këtu, po besoj se po të
    ishte këtu ne do ta shihnim, do të ishte transparent, do të dukej, ndërkohë që, dje deri në orën
    16:00 është e paraparë që ai të njoftojë Kuvendin, që sot do t’i përgjigjet kërkesës së deputetëve
    për interpelancë.

    Këtë nuk e ka bërë dhe po e them me përgjegjësi të plotë, ju mund ta verifikoni.

  • Zoti Beqiri e ka fjalën.

  • Po, kjo është vazhdim i asaj që e thashë, nga zonja Kadaj-Bujupi. A s’është
    përgjigjur, ajo është çështje që ka vendosur kryeministri dhe ju e dini fare mirë, që nëse nuk
    përgjigjet, plotësohen kushtet që të futet në rend dite. Dhe, kryeministri as nuk dëshiron, as nuk
    mund ta pengojë futjen në rend dite.

    Prandaj, ua lëmë procedurave, nëse futet në rend dite, ju sigurisht, gjegjësisht ne, sigurisht do ta
    shohim dhe do të vijë kryeministri. Ai nuk e ka për obligim të të tregojë ty, se a vjen a s’vjen. Jo,
    s’e ka. Ty, bash ty s’ka obligim hiç. Të futet në rend dite dhe vjen kryeministri. Faleminderit!

  • Faleminderit! Meqenëse, ka kuorum a e miratojmë procesverbalin e seancës së
    kaluar? Nëse ka dikush vërejtje? Nuk ka. Janë 65 deputetë në sallë, konstatoj se Kuvendi e
    miratoi procesverbalin e seancës të mbajtur më 6, 7, 8 dhe 14 maj 2015.

    Sa i përket kësaj çështjes së ngritur, ne e kemi të obliguar, që në qoftë se s’ka kërkesë shtesë dhe
    s’miratohet ndonjë kërkesë shtesë nga ana e kryeministrit, që sot si pikë të fundit të rendit të
    ditës, sipas Rregullores së Kuvendit, të fundit ta rendisim pikën e kërkuar, që është - Interpelancë
    e kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, për ushtrimin e kompetencave kushtetuese lidhur me
    nenin 94, paragrafi 1 pika 3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

    Pra, unë besoj që edhe administrata do të komunikojë me kryeministrin, ose ata që janë të
    ngarkuar dhe ne kemi obligim, s’mund t’i ikim kësaj, është obligim me Rregulloren e Kuvendit.

    Atëherë, vazhdojmë!

    Pra, pika e tetë e rendit të ditës për sot është: Interpelanca me kryeministrin. Procedoje sipas
    Rregullores.

    Pika e katërt e rendit të ditës:

    4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat personale

    Komisioni Funksional për Buxhet dhe Financa në bazë të nenit 56 të Rregullores së Kuvendit e
    ka shqyrtuar Projektligjin dhe Kuvendit ia ka paraqitur raportin me rekomandime për shqyrtim
    dhe miratim në parim.

    Ftoj ministrin e Financave, zotin Hoti, që para deputetëve ta prezantojë dhe arsyetojë
    projektligjin. Zoti Hoti, e keni fjalën.

    40
  • Faleminderit, kryesues i seancës!
    Të nderuar deputetë,
    I nderuar ministër,
    Projektligji për të ardhurat personale është pjesë e ligjeve të pakos fiskale. Ky ligj derivon nga
    programi qeverisës 2015-2018, të cilin e kemi diskutuar në Kuvendin e Kosovës.

    Unë dëshiroj të falënderoj Komisionin, që në afat shumë të shpejtë e ka shqyrtuar dhe ka
    proceduar këtë ligj në seancë të Kuvendit.

    Projektligji ka freskuar definicionet ekzistuese duke eliminuar dykuptimësitë dhe paqartësitë. Me
    këtë projektligj të ardhurat e stafit vendor të angazhuar në misione të huaja nuk përfshihen në
    kategorinë e të ardhurave të liruara.

    Ndërkaq, në të ardhurat e përjashtuara nga tatimi janë përfshirë:
     Të ardhurat e personave me aftësi të kufizuara;
     Të ardhurat nga shpronësimi për interes publik;
     Kontributet e paguara nga punëdhënësi për sigurim shëndetësor dhe pensional;
     Përfitimet për dëmshpërblimet e marra përmes vendimeve të formës së prerë të gjykatave; si dhe
    kompensimet e caktuara për kostot gjyqësore;
     Të ardhurat nga shpërblimi nga institucione shtetërore për arritjet shkencore në sport dhe në
    kulturë;
     Të ardhurat e përfituara si rezultat i kompensimit financiar për ish të dënuarit politikë dhe për
    kategoritë e ngjashme; dhe
     Të ardhurat nga grantet, subvencionet dhe donacionet për tatimpaguesit, që nuk janë objekt i
    tatimit në të ardhurat reale, në harmoni me rregullat dhe kushtet e përfitimit.

    Në anën tjetër, projektligji ka paraparë që shpenzimet e reprezentacionit të kompanive të jenë të
    kufizuara në 1% të të ardhurave bruto vjetore, ndërkaq shpenzimet e reklamës dhe të
    promocionit të jenë tërësisht të zbritshme.

    Një ndryshim tjetër i rëndësishëm është edhe zbritja e lejuar për qëllime bamirësie në vlerën
    maksimale prej 10% të të ardhurave të tatueshme e kjo shumë mund të rritet edhe 10%, nëse
    është e paraparë me ndonjë ligj tjetër në fuqi.

    Ky projektligj gjithashtu ka zgjeruar kategoritë e shpenzimeve të palejueshme, është freskuar dhe
    zgjeruar lista e kategorive të personave fizikë, që janë të obliguar të mbajnë tatimin në burim.

    Në bazë të vlerësimeve që kemi bërë në Ministrinë e Financave implementimi i këtij ligji nuk
    paraqet kosto shtesë për institucionin që do ta implementojë, prandaj unë ju ftoj që ta votoni në
    parim. Faleminderit shumë!

  • Faleminderit, zoti ministër! Fjala është edhe e kryetarit të Komisionit Funksional
    për Buxhet dhe Financa, zotit Osmani.

  • Faleminderit, kryetar!

    41
    Komisioni për Buxhet dhe Financa në mbledhjen e mbajtur më 13.5.2015 ka shqyrtuar
    Projektligjin për tatimin në të ardhura personale dhe ka vlerësuar, se projektligji përmbush
    kushtet e domosdoshme formale-juridike të parapara me Rregulloren e Kuvendit, që do të thotë
    se projektligji si i tillë përmban memorandumin shpjegues për objektivat që synon t’i realizojë
    ligji. Po ashtu, projektligji përmban edhe opinionin për ndikimet buxhetore, që vlerësohet se
    Projektligji për tatimin e të ardhurave personale nuk do të ketë kosto buxhetore shtesë për
    Buxhetin e Republikës së Kosovës.

    Projektligji përmban edhe opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislaturën e BE-së, që
    vlerësohet se çështjet e rregulluar dhe të adresuara me Projektligjin për tatimin në të ardhurat
    personale në mënyrë të konsiderueshme inkorporohet në dispozitat tatimore të aqui-së së BE-së.

    Çështja kryesore e trajtuar në këtë projektligj janë vendosja e sistemit në të ardhurat personale në
    Republikën e Kosovës, aplikimi i politikës tatimore më të thjeshtë me procedura të thjeshta të
    deklarimit të tatimit nëpërmjet avancimit të sistemit elektronik të raportimit dhe kontrollit.

    Prandaj, projektligji si i tillë përmbush kushtet për miratim në leximin e parë dhe Komisioni ka
    rekomanduar Kuvendit që të miratojë atë në parim dhe, të gjitha vërejtjet dhe rekomandimet që
    do të dalin të adresuara lidhur me projektligjin do të shqyrtohen me kujdes nga ana e Komisionit
    për Buxhet dhe Financa. Faleminderit!

    (Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetarja e Kuvendit, znj. Aida Dërguti.)

    KRYESUESJA: Vazhdojmë me shefat e grupeve parlamentare. Në emër të Grupit Parlamentar të
    PDK-së, Labinotë Demi-Murtezi.

    LABINOTË DEMI-MURTEZI: Faleminderit, kryesuese!
    Grupi ynë parlamentar fton të gjithë deputetët e Grupit dhe deputetët tjerë edhe të partive tjera
    politike, që të votojmë projektligjin e parë për tatimin në të ardhurat personale.

    Është një projektligj, që i paraprinë një ligji me rëndësi të veçantë për të gjithë qytetarët e
    Republikës së Kosovës.

    Nuk do të jap më shumë detaje, pas elaborimit që bëri ministri i Financave zoti Hoti dhe kryetari
    i Komisionit për Buxhet dhe Financa. Edhe si anëtarë të komisionit të grupit tonë e kemi
    shqyrtuar edhe si deputetë të Grupit Parlamentar, andaj ju ftojmë që në parim ta votoni e të
    kalojë deri në leximin e dytë dhe të jepni kontributin me amendamentime. Faleminderit!

    KRYESUESJA: Në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së, kush do ta marrë fjalën? Në emër të
    Lëvizjes “Vetëvendosje”? Në emër të LDK-së, fjalën e ka Naser Osmani.

  • Sa për t’u deklaruar, zonja kryesuese, në atë që thashë edhe në emër të
    Komisionit për Buxhet e Financa që Grupi Parlamentar i LDK-së e mbështet rekomandimin e
    Komisionit dhe iniciativën e Qeverisë, respektivisht të Ministrit të Financave për ndryshimin dhe
    plotësimin e Ligjit në fjalë dhe ne do ta votojmë në tërësi. Faleminderit!


    42
    KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar Lëvizja “Vetëvendosje”, Visar
    Ymeri e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryesuese!
    Deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,
    Dy ligje që i kemi sot në rend dite, pra edhe Ligji për tatimin e të ardhurave personale e po ashtu
    ai për tatimin e korporatave, si pjesë e pakos fiskale që i ka sjell Qeveria në Kuvendin e
    Republikës së Kosovës, janë disa prej ligjeve dhe do të kisha thënë ligjet më të rëndësishme për
    sa i përket ekonomisë dhe gjendjes ekonomike dhe zhvillimeve ekonomike në vend, por edhe
    atyre sociale, kur kihet parasysh se politika fiskale si pjesë e politikave qeveritare, bashkë me
    politikat monetare janë dy mekanizma jashtëzakonisht të rëndësishëm që institucionet publike i
    kanë në dorë dhe përmes të cilave këto të fundit mund të ndikojnë kahen e zhvillimit ekonomik,
    por edhe zhvillimit në përgjithësi brenda një shoqërie.

    Dhe, këto ligje që po i diskutojmë sot është vështirë të kuptohet se çka në të vërtetë po
    diskutojmë. Domethënë, edhe në paraqitjen e ministrit, por edhe me paraqitjen e kryetarit të
    Komisionit dhe të tjerëve u pa që përkundër disa ndryshimeve që janë bërë në këto ligje, të cilat
    janë sjell tash si ligje tjera nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përgjithësisht ndryshimet janë
    ose teknike, por deri në një masë edhe kozmetike. Pra, nuk po them se janë ligjet tërësisht të
    njëjta, ka disa ndryshime në to, krahasuar me ligjet që janë në fuqi, mirëpo ato ndryshime nuk
    prekin aspak gjendjen aktuale që e kemi për sa i përket politikave fiskale në vend.

    Dhe, këto ndryshime nuk kanë të bëjnë fare me sasinë. Pra, nëse i krahasojmë tekstet e dy
    ligjeve, mund të shohim se në tekstin aktual ose në ligjin aktual që është sjell në Kuvend, ka
    ndryshime ose ka riformulime të shumta të neneve të caktuara, ka disa ndryshime teknike të
    procedurave, të mënyrës si mblidhen tatimet, kujt i atribuohen tatimet, ka disa lirime në tatime
    për aktivitete të caktuara, mirëpo ndryshim domethënës të normave tatimore e as të procedurave
    në përgjithësi nuk ka. Pra, kjo i bie që me këtë pako fiskale që e ka sjell Qeveria e Republikës së
    Kosovës, me përjashtim me Ligjin për tatimin në vlerë të shtuar, Qeveria po na thotë se do të
    vazhdojë pak a shumë me mënyrën e njëjtë për sa i përket politikave fiskale në vend.

    Dhe, tash, me një premtim tjetër, që kjo mënyrë e njëjtë do të na sjell rezultate tjera. Pra, është
    naivitet mendoj unë të mendosh se metodat e njëjta do të sjellin rezultate rrënjësisht të ndryshme
    e pikërisht këto janë të rëndësishme për Kosovën në gjendjen ekonomike dhe sociale në të cilën
    është ajo.

    Tatimi për të ardhurat personale është një prej tatimeve më të rëndësishme, sepse e prek secilin
    qytetar të punësuar. Pra, secili qytetar që realizon të ardhura brenda një shoqërie ose brenda një
    shteti, ai preket nga tatimi në të ardhurat personale dhe si i tillë ky tatim bëhet jashtëzakonisht i
    rëndësishëm për shumë aspekte, por veçanërisht për aspektin ekonomik dhe atë fiskal. Tatimi për
    të ardhurat personale është një prej mekanizmave se si një Qeveri e caktuar e bën rishpërndarjen
    e pasurisë ose i krijon kushtet përbrenda vendit në të cilën pasuria e krijuar brenda një vendi dhe
    brenda një kohe të caktuar rishpërndahet te qytetarët e vet.

    Kosova i ka bërë ndryshimet rrënjësore tatimore në vitin 2009. Pra prej 1 janarit të vitit 2009
    Kosova ka një skemë të re tatimore. Deri në vitin 2009 tatimi edhe në korporata po edhe pragu i

    43
    lartë i tatimit në të ardhura personale kanë qenë 20% dhe prej vitit 2009 kjo është reduktuar në
    10%. Pra, ky ka qenë dallimi thelbësor. Dhe edhe sot e kësaj dite e kemi të njëjtën normë
    tatimore, edhe në të ardhurat personale edhe në tatimin e korporatave.

    Një dallim te të ardhurat personale është që këtu e kemi tatimin e përshkallëzuar, pra e kemi një
    lloj përshkallëzimi edhe të tatimit edhe të ardhurave personale. Po ky përshkallëzim është
    dëshmuar se nuk i ka kontribuar fare personave që marrin paga në Kosovë e që janë më të ulëta
    ose afër mesatares, mirëpo më së shumti u ka kontribuar atyre që pagat i kanë më të larta.

    Pra ndryshimi që është bërë në vitin 2009 u është reduktuar rrënjësisht tatimi në paga, ta zëmë
    prej 1 mijë euro e tutje ose 700 euro e përmbi, por nuk është se ka pasur ndonjë ndikim kushedi
    sa pozitiv te pagat në nivelin e 500 euro, 450 euro, apo 300 euro, ndërkohë që te pagat më të
    ulëta, në fakt, ka pasur rëndim të tatimit.

    Lëvizja “Vetëvendosje” rolin e politikave fiskale e sheh jo vetëm në gjenerimin e të hyrave të
    mjaftueshme buxhetore, por edhe në alokimin e resurseve buxhetore drejt ofrimit të shërbimeve
    publike, si dhe në këtë i shohin tri funksione tjera: mbështetjen e rritjes ekonomike, stabilizimin
    ekonomik dhe uljen e pabarazisë sociale. Pra, këtu do të ishin efektet dhe përqendrimet e
    politikave fiskale të një vendi e veçanërisht të një vendi që e ka ekonominë në gjendje të cilën e
    ka Kosova sot.

    Tatimet fiskale ne i bazojmë në parimet e drejtësisë dhe barazisë në tatime e në shpërndarje, si
    dhe politikat fiskale duhet të punojnë drejt arritjes së stimulimit të prodhimit, investimit dhe
    krijimit të vendeve të reja të punës. Gjithashtu politikat fiskale duhet të bëjnë edhe balancimin e
    barrës së financimit të buxhetit në bazë të të mirave që qytetarët përfitojnë nga paratë publike.

    Sot e kemi një situatë krejt tjetër në Kosovë. Sot, klasa më e varfër dhe klasat e mesme
    financojnë pjesën më të madhe të buxhetit të Kosovës edhe përmes tatimeve në të ardhura
    personale, po veçanërisht nëpërmjet tatimit në vlerë të shtuar i cili prej të gjitha tatimeve që
    mblidhen në Kosovë e përbën pjesën më të madhe, të them ashtu, të hyrave buxhetore, sepse
    është drejtpërsëdrejti i lidhur me konsumin nga i cili nuk përjashtohet askush.

    Te tatimet në të ardhura personale duhet të kemi parasysh edhe një gjë që nuk po e bën Qeveria,
    pra përmes këtij përshkallëzimi të ulët që e mban Qeveria e i cili pak a shumë është i përafërt për
    një tatim të sheshtë do të kisha thënë, sepse janë katër norma tatimore 04%, 8% dhe 10%, pra që
    janë shumë të përafërta në përqindje, nuk arrihet asnjëri prej këtyre funksioneve për të cilat do të
    duhej t’i kryente tatimi në të ardhura personale.

    Pra, as nuk arrihet e as nuk sigurohet një shpërndarje më e barabartë e pasurisë në mes të
    qytetarëve, sepse siç e përmenda, këto norma tatimore shumë më shumë i konvenojnë pagave më
    të larta. Pra, nuk janë të dizajnuara sipas parimit që kush fiton më shumë të paguajë më shumë
    për të mirën e përgjithshme, por në anën tjetër nuk krijon as kushte të volitshme ekonomike për
    sa i përket rritjes së konsumit masiv ose konsumit agregat të një shoqërie në mënyrë që kjo të
    jetë bazë e rritjes ekonomike brenda një shoqërie.


    44
    Pra, kjo pabarazi që krijohet edhe përmes tatimeve e që po ndodh edhe në Kosovë, por kjo rritje
    e hendekut në mes të varfërve dhe të pasurve në Kosovë e ka dimensionin e vet jo vetëm të
    padrejtësisë sociale, por në anën tjetër edhe të dëmit ekonomik, sepse merr më shumë para në ato
    shtresa të shoqërisë të cilat kanë nevojë më shumë për konsum, ndërkohë që jep më shumë para
    në ato shtresa të shoqërisë të cilat e orientojnë konsumin jo kah prodhimet vendore, por kah
    prodhimet luksoze që vijnë nga jashtë ose importohen nga jashtë, gjë që nuk i kontribuon fare
    ekonomisë së vendit, në këtë rast ekonomisë së Republikës së Kosovës.

    Për ta balancuar barrën buxhetore në mes të klasave më të varfra dhe atyre që kanë më shumë
    mundësi, Lëvizja “Vetëvendosje” angazhohet që t’i rrisë shkallët tatimore dhe që të shtojë
    përshkallëzimin, pra numrin e niveleve tatimore të cilat aplikohen përbrenda një vendi.

    Në alternativën qeverisëse të Lëvizjes “Vetëvendosje” ne e kemi përcaktuar që paga minimale, e
    cila përcaktohet me dekret të Qeverisë ose me dekret të kryeministrit sipas konsultimeve ose pas
    konsultimeve me Këshillin Ekonomik Social që të jetë zero, pra e liruar nga tatimi.

    Aktualisht e kemi një pagë, ose 80 euro të cilat janë të liruara nga tatimi në të ardhura personale,
    që është jashtëzakonisht e ulët si e ardhur, ta zëmë, në mënyrë që të ketë kushedi çfarë ndikimi
    në të ardhura të përgjithshme të qytetarëve të Kosovës.

    Me Lëvizjen “Vetëvendosje” paga e cila do të jetë e liruar nga tatimi, do të jetë 170 euro, sikur
    që është aktualisht paga minimale në Kosovë.

    Pastaj përshkallëzimi tjetër prej 5% do t’u aplikohet pagave prej 170 deri në 500 euro.

    Përshkallëzimi i tretë, prej 10% pra do t’i aplikohet pagave prej 500 deri në 850 euro.

    Përshkallëzimi i katërt i pagave prej 850 deri 1 700 euro, i cili do të jetë në nivelin 20% dhe

    Përshkallëzimi i pestë i pagave mbi 1 700 euro, i cili do të jetë 30%.

    Pra, nga ky lloj përshkallëzimi ne sigurojmë që drejtësia dhe barazia sociale aplikohet në vend,
    ndërkohë që sigurojmë po ashtu që ata që paguhen më shumë dhe ata që arrijnë të fitojnë më
    shumë përbrenda një ekonomie të një vendi, ata bartin pjesën më të madhe të përgjegjësisë karshi
    të mirave publike dhe karshi buxhetit të vendit. Pra, do ta zhvendosim barrën nga klasë të mesme
    dhe të varfra në ata persona ose në atë grup personash, shtresa të shoqërisë të cilët fitojnë më
    shumë dhe të cilët dorën në zemër i kanë mundësitë.

    Pra, në këtë mënyrë ne do t’u japim mundësi më shumë atyre që kanë nevojë që të konsumojnë
    ushqim, veshmbathje dhe përgjithësisht kushte më të mira në familje, në ndërkohë që do t’ua
    reduktojmë pak, jo krejt por pak, luksin atyre të cilët e kanë atë të tepruar, siç ndodhë sot në
    shoqërinë e Kosovës. Faleminderit!

    KRYESUESJA: Në emër të Grupit Parlamentar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, fjalën e ka
    Bali Muharremaj.


    45
  • Faleminderit, kryesuese!
    I nderuar ministër,
    Të nderuar deputetë të Parlamentit të Kosovës,
    Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e ka shqyrtuar Projektligjin për tatimin
    në të ardhurat personale.

    Norma ekzistuese e tatimit në të ardhura personale është përshkallëzuar apo ... Norma e tatimit
    në korporatë dhe në TVSH janë të sheshta.

    Në projektligjin e propozuar norma e tatimit në të ardhurat personale nuk ndryshon. I vetmi
    ndryshim material është se në obligim tatimor është përfshirë tatimi divident për personat
    rezidencë dhe jorezidentë.

    Po ashtu ndryshimi paraqet dispozitat në të cilat bëjnë përjashtime nga obligimet, për punësimet,
    kontributet për shërbimet shëndetësore, dëmshpërblimet, për vendimet gjyqësore, për
    shpërblimet, për rritje, kompensimet për ish të burgosurit politikë e tjera.

    Ndryshime tjera esenciale në këtë ligj nuk ka. Për ne është e diskutueshme vënia e tatimit në
    dividentë. Një alternativë do të mund të ishte që dividenta e destinuar për riinvestim të lirohet
    nga obligimi, ndërsa pjesa ose kur dividenta tërhiqet, si të ardhura personale të tatimoret.

    Për Grupin Parlamentar të Aleancës, ligji i ri nuk paraqet ndonjë ndryshim esencial që nënkupton
    reformë përmes ndryshimeve sipërfaqësore.

    Grupi Parlamentar i Aleancës, në parim e përkrah këtë projektligj dhe do të jap kontributin në
    leximin e dytë. Faleminderit!

    KRYESUESJA: Faleminderit! Si duket në emër të Listës serbe askush nuk e ka kërkuar fjalën
    dhe nuk janë prezent në sallë. Atëherë, në emër të Nismës, fjalën e ka Enver Hoti.
  • Faleminderit e nderuar kryesuese!
    I nderuar ministër,
    Të nderuar deputetë,
    Grupi Parlamentar Nisma e ka trajtuar Projektligjin për tatimin e të ardhurave personale dhe
    parimisht e mbështesim dhe gjatë leximit të dytë ne do t’i paraqesim me shkrim propozimet tona.
    Faleminderit!

    KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar “6+”, fjalën e ka Mufera Shinik.

  • Teşekkür ederim!
    Kişisel Gelir Vergisi Yasa Tasarısını 6+” Parlamenter Grubu olarak birinci okunuşunu kabul
    ediyoruz, ikinci okunuşuna kadar gerekli komisyonlara katkımızı sunarak amandmanlarla bunu
    desteklemeye çalışacağız. Teşekkür ederim!

    KRYESUESJA: Fjalën e ka kërkuar deputeti Faton Topalli.

  • Të nderuara deputete,

    46
    Të nderuar deputetë,
    Nuk ka dyshim që Kosova ka nevojë për një ligj i cili e rregullon çështjen e tatimit në të ardhura
    personale. Tashmë janë bërë shumë përpjekje për ndryshime në këtë drejtim, megjithatë duket se
    janë të pamjaftueshme, duke pasur parasysh edhe Projektligjin që e kemi para nesh.

    Të ardhurat e krijuara të cilat duhet të tatohen, hyjnë zakonisht në familje, madje në shumicën e
    rasteve edhe kur personi i punësuar nuk ka familje që buron prej tij.

    Duke pasur parasysh se shuma e mjeteve që hyn në familje është një prej faktorëve përcaktues
    për mirëqenien e saj, unë e kam shikuar ligjin pikërisht nga ky aspekt dhe atë kryesisht nga
    pikëpamja nëse ligji, për të cilin Kuvendi do të votojë në parim sot, i sjell lehtësime familjes apo
    nuk i sjell, e trajton familjen në mënyrë të barabartë apo të pa barabartë.

    Në shikim të parë, sipas mendimit tim, ligji duket sikur i trajton të gjithë tatimpaguesit njësoj.
    Neni 6 pika 1, përcakton shkallën e tatimit.

    Nga aspekti i numrave duket që gjithçka është në rregull, duket sikur tatimpaguesit trajtohen
    njësoj. Pikërisht, ndoshta mungesa e diferencimit e bën këtë ligj të dëmshëm dhe diskriminues
    për shumë familje duke krijuar dallime të mëdha në mes tyre.

    Sa për ilustrim dua të marr një shembull. Ta zëmë që kemi një familje tre anëtarëshe, e cila
    përbëhet nga dy bashkëshortë dhe një fëmijë që shkon në shkollë. Të dy bashkëshortët janë të
    punësuar. Nëse secili prej tyre, në rastin ideal merr nga 350 euro, të ardhurat e tatueshme janë
    700 euro.

    Karshi kësaj familje do të vendosim një familje tjetër, pra me dy bashkëshortë të punësuar, me të
    hyra të përbashkëta prej 700 eurosh, por me tre fëmijë. Pra, kemi një familje treanëtarëshe dhe
    një familje pesëanëtarëshe, të cilat paguajnë njësoj tatim, por që kanë ngarkesa shumë të
    ndryshme ekonomike.

    Familja e parë, e cila është treanëtarëshe është në favor me familjen e dytë pesëantëarëshe. Sikur
    ligji të kishte parasysh barazinë, trajtimin e njëjtë dhe pagesën e tatimit sipas një çelësi të
    caktuar, atëherë familja e cila ka ngarkesa më të mëdha ekonomike do të duhej të paguante më
    pak tatim se sa familja që ka ngarkesa më të vogla ekonomike.

    Këtë çështje ligji mjerisht nuk e rregullon. Në disa vende perëndimore, duke dashur të mbrohet
    familja, do të trajtohet drejt dhe në mënyrë të barabartë, madje edhe në raport me ndërmarrjet
    ekonomike ajo trajtohet si bashkësi, pra edhe si bashkësi ekonomike e cila ka të hyra, ka të dala,
    ka pasuri, ka anëtarë të caktuar, ka fitim por ka edhe humbje.

    Ndoshta do të ishte një model perëndimor i cili do të duhej të shikohej që familja të trajtohej në
    atë mënyrë që ajo të mos diskriminohet, siç diskriminohet tani me këtë ligj. Faleminderit!

    KRYESUESJA: Faleminderit! Meqë nuk ka deputetë tjerë të lajmëruar për diskutim, atëherë
    fjalën ia kalojmë përfaqësuesit të Qeverisë.


    47
  • Faleminderit, kryesuese e Kuvendit,
    Unë falënderoj grupet parlamentare që në parim e përkrahin këtë projektligj. Më lejoni t’ ju
    informoj që ky projektligj bashkë me tjetrin që është në pikën tjetër të rendit të ditës, e
    komplementojnë ligjin e TVSH-së, i cili shumë shpejt do vijë në Kuvendin e Kosovës.

    Unë e përcolla me shumë interes edhe fjalimin e shefit të Grupit Parlamentar të “Vetëvendosjes”
    për këto norma tatimore, po mendoj që, nëse i shihini pak më në detale, unë po ju tregoj se
    punojnë kundër logjikës të cilën jeni duke e thënë sepse duke i ndryshuar normat 0,4, 8 dhe 10 në
    0.4, 10 dhe 20, praktikisht ju jeni duke e ngarkuar më shumë punëtorin mesatar në Kosovë, sepse
    nëse e shihni shpërndarjen e pagave në Kosovë nuk kemi në Kosovë nuk ke në Kosovë mbi 20,
    30% të njerëzve që marrin paga shumë të larta dhe tash ti po e zhvendos ngarkesën prej këtyre
    me paga të ulëta kah ata me paga të larta.

    Ne i kemi analizuar dhe mendojmë se mbajtja e normave ekzistuese dhe harmonizimi i këtij ligji
    me Ligjin për të ardhurat e korporatave dhe me Ligjin e TVSH-së e prek edhe anën sociale edhe
    krijon potenciale zhvillimore. Faleminderit!

    KRYESUESJA: Faleminderit! Fjalën e ka deputeti Visar Ymeri, për replikë!

  • Në fakt, ministri tha që më ka dëgjuar me vëmendje, por në fund doli se s’më
    kishte pas dëgjuar bash me vëmendje, ose s’i ka marrë shënimet qysh duhet, sepse e kritikoi një
    diçka që s’e kam thënë unë, tha ky e ka thënë, e pastaj e kritikoi veten në fakt, ose keqkuptimin
    që e ka bërë ai.

    Zoti ministër, edhe një herë po ta përsëris, dhe po e lexoj tash me vëmendje. Është 170 euro, në
    vend të 80, siç e keni ju sot, është i liruar nga tatimi. Pra, 0%. Prej 170 deri në 500 euro, kjo
    pjesa 170 deri në 500 euro i ka 5%, jo 4%, siç e thatë ju. Pastaj, prej 500 deri në 850 euro, pjesa
    pra prej 350 euro deri në 500 dallimi i ka 10%. Prej 850 deri në 1 700 euro i ka 20% dhe përmbi
    1 700 euro i ka 30% tatim dhe kjo e liron nga barra. Nëse e bëni kalkulimin, pra krahasone, bëni
    një krahasim nëse doni në rrogën 500 euro ta zëmë bruto, në rrogën 300 euro bruto dhe në rrogën
    1 000 bruto edhe e shihni se rroga 500 euro dhe rroga 300 euro, me sistemin tatimor të
    vetëvendosjes paguajnë më paka tatim, ndërkohë që rroga 1 000 euro paguan më shumë tatim se
    sa që paguan sot, që i bie se me sistemin aktual që e kemi dhe që po e mbroni edhe ju, rroga prej
    500 euro paguan më shumë tatim sot, ndërkohë që rroga prej 1 000 euro paguan më pak tatim.

    Këtë po e them, pra ata që fitojnë më shumë sot paguajnë më pak tatim, jo në shumë absolute,
    por relative se sa ata që fitojnë më pak dhe barra i bie atyre që fitojnë më pak dhe barra i bie
    atyre që fitojnë më pak, që i kanë përgjithësisht kushtet më të vështira të jetës ta mbajnë barrën
    tatimore ndërkohë që ata që i kanë punët shumë mirë, pra kushtet shumë më të mira të jetës, nuk
    e mbajnë këtë barrë tatimore.

    Dhe, ky është dallimi në mes asaj çka po propozon Lëvizja “Vetëvendosje” dhe çka keni sjell ju
    në Kuvendin e Republikës së Kosovës, si propozim në formë të ligjit dhe Lëvizja Vetëvendosje
    nuk mund ta pranojë këtë ligj në këto përshkallëzime sepse ky është i padrejtë për qytetarët e
    Kosovës, për popullin e Kosovës për shkak se e etablon ose e mirëmban këtë pabarazi në tatime,
    të cilës...

    48
    (Ndërprerje nga regjia)

    KRYESUESJA: Ministri e ka fjalën.

  • Tani Visar mund t’i bëjmë ligjërata njëri -tjetrit sa të domi, por
    shihni shpërndarjen e pagave në Kosovë, numri i atyre që përfitojnë nga ulja, ta zëmë, deri në
    170, prej numrit të atyre që ngarkohen praktikisht dhe zhvendosja e barrës nuk të jep asnjë efekt
    sepse shumica e njerëzve në Kosovë marrin paga rreth pagës mesatare plus-minus 5% - 10% dhe
    zhvendosja e barrës në njërën anë, në efekt nuk të jep asnjë rezultat.

    Unë e di që ne kemi dallime konceptuale. Ne nuk jemi për ngritjen e normave tatimore, sepse
    aspektet sociale nuk rregullohen përmes kësaj. Ne po mundohemi të krijojmë potenciale
    zhvillimore, me ato edhe dy ligje tjera që thashë, njërin do ta diskutojmë sot dhe tjetrin besoj
    javën tjetër ose mbas dy jave, sa më shpejt që komisioni e sjell në Kuvend. Faleminderit!

    KRYESUESJA: Meqë nuk kemi kuorum, atëherë vazhdojmë me pikën e pestë të rendit të ditës:

    5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave

    Komisioni funksional për Buxhet dhe Financa, në bazë të nenit 56 të Rregullores së Kuvendit e
    ka shqyrtuar Projektligjin dhe Kuvendit i ka paraqitur raportin me rekomandime për shqyrtim
    dhe miratim në parim.

    E ftoj ministrin e Financave, zotin Abdullah Hoti, që para deputetëve të Kuvendit të prezantojë
    dhe arsyetojë Projektligjin.

  • Faleminderit, kryesuese e seancës!
    Të nderuar deputetë,
    I nderuar ministër,
    Edhe ky ligj është pjesë e pakos fiskale, bashkë me ligjin që sapo e diskutuam dhe është pjesë e
    programit qeverisës 2015-2018, të cilin e kemi diskutuar gjithashtu në këtë Kuvend.

    Elementet kryesore të parapara në këtë projektligj, krahasuar me legjislacionin aktual, janë si
    vijon:

    1. Një pjesë e konsiderueshme e definicioneve janë përgjithësuar, janë eliminuar dykuptimësitë
    dhe janë harmonizuar me legjislacionin tjetër në fuqi.

    Tatimi në të ardhura të korporatave është përcaktuar të jetë 10% e të ardhurave të tatueshme,
    përjashtimisht kompanitë e sigurimeve të licencuara nga Banka Qendrore për një kategori të
    sigurimeve, i nënshtrohen normës tatimore prej 5% të primeve bruto të grumbulluara gjatë
    periudhës tatimore.

    Dhe, tani ne po diskutojmë me Sektorin e sigurimeve për të parë dhe për të rregulluar këtë
    çështje më mirë.


    49
    2. Përveç të ardhurave tjera të listuara në projektligj, që lirohen nga tatimi në të ardhura të
    korporatave, janë përfshirë edhe të ardhurat e përfituara nga grandet, subvencionet dhe
    donacionet në harmoni me rregullat dhe kushtet e përfitimit.

    3. Nëpërmjet këtij projektligji është lënë mundësia që ministri i Financave, në përputhje me
    praktikat ndërkombëtare dhe në linjë me programin qeverisës, të ketë kompetencë për
    përcaktimin e pushimeve tatimore dhe lehtësirave të veçanta për bizneset e reja.

    4. Me këtë projektligj është zgjeruar lista e shpenzimeve të palejueshme që merren në
    konsideratë gjatë përcaktimin të të ardhurave të tatueshme, ndërsa shpenzimet e trajnimit janë
    lejuar në limitet e përcaktuara në këtë projektligj.

    5. Kontributet e dhëna për aktivitetet me interes publik, cilësohen si shpenzime të lejueshme deri
    në 10% të të ardhurave të tatueshme të llogaritura përpara se të jetë zbritur ky kontribut. Për më
    tepër, tatimpaguesit që kontribuojnë në fusha të caktuara që do të kenë një lirim shtesë edhe 10%
    nëse kjo parashihet me ligje tjera të veçanta në Kosovë.

    6. Shpenzimet e përfaqësimit që do të jenë të kufizuara 1% të të ardhurave bruto vjetore, kurse
    shpenzimet e reklamës dhe promocionit janë shpenzime tërësisht të zbritshme për qëllime
    tatimore.

    7. Projektligji mundëson zbritjen e posaçme për pasuritë e reja. Kështu për tatimpaguesit që
    blejnë linja prodhuese dhe inventar tjetër për qëllime të aktivitetit ekonomik u lejohet një zbritje
    e veçantë e pakufizuar kohore prej 10% të çmimit të përvetësimit të pasurisë në vitin, e cila
    pasuria është vënë për herë të parë në shërbim.

    9. Projektligji përcakton tatim prej 10% të të ardhurave nga lojërat e fatit dhe 10% në dividendën
    e tërhequr nga kompania vetëm kur ajo tërhiqet.

    10. Tatimi në qira prej 9% tash po kufizohet dhe do të ndalet në...

    Njësoj sikur me ligjin paraprak ky ligj nuk paraqet kosto shtesë për institucione që do ta
    implementojnë. Prandaj, unë ju ftoj që ta aprovoni në parim. Faleminderit!

    KRYESUESJA: Faleminderit! Pas prezantimit të projektligjit hapi debatin për diskutim në
    parim. E ftoj kryetarin e Komisionit Funksional për Buxhet dhe Financa, Naser Osmani, që ta
    marrë fjalën.

  • Faleminderit, kryesuese!
    Po ashtu edhe Ligji për tatimin në të ardhurat e korporatave, e kemi trajtuar të njëjtën ditë sikurse
    Ligjin për të ardhurat personale më 13 maj 2015 dhe kemi konsiderua që ligji në fjalë ka
    përmbush të gjitha kushtet formalo juridike që të procedohet më tutje në Kuvend pas që është në
    përputhje të plotë me standardet për hartimin e legjislacionit dhe është në harmoni me ‘acquis
    communautaire’ e Bashkimit Evropian.


    50
    Çështjet kryesore të trajtuara në këtë projektligj janë vendosja e sistemit të tatimit në të ardhurat
    e korporatave dhe niveleve të ulëta tatimore, kështu që kushte këto të cilat janë të domosdoshme
    për rritjen e biznesit dhe bërjen e biznesit në vend duke kontribuar në territorin e Republikës së
    Kosovës.

    Prandaj, Komisioni në mënyrë unanime ka vendosur që këto t’i përkrahë në parim, t’i procedoj
    në Kuvend së bashku edhe me ligje të tjera të pakos fiskale që do të vije në mbledhjen e
    ardhshme Ligji për TVSH-në.

    Prandaj, ne bëjmë thirrje në emër të Komisionit me qenë se është votuar me konsensus që edhe
    deputetët e parlamentit ta votojnë në tërësi. Faleminderit!

  • Ftoj deputeten Labinotë Demi-Murtezi, që të deklarohet në emër të Grupit
    Parlamentar të PDK-së.

    LABINOTË DEMI-MURTEZI: Faleminderit, e nderuar kryesuese!
    Edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave, është e një rëndësie
    të veçantë. Si grup parlamentar do ta mbështesim dhe do ta votojmë dhe ftojmë gjithë kolegët
    deputetët që ta mbështesin dhe të kontribuojnë në amendamentim ndërmjet dy leximeve.
    Faleminderit!

    KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të LDK-së, kush dëshiron ta merr fjalën, Besa Gaxherri.

  • Faleminderit, zonja kryesuese!
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka shqyrtuar Projektligjin për tatimin në të ardhurat e
    korporatave dhe natyrisht duke pasur parasysh që ky ligj ish një ndër ligjet e pakos fiskale i cili
    do të jetë në dobi të korporatave që do të ndikoj drejtpërsëdrejti në zhvillimin e biznesit në
    Kosovë.

    Lidhja Demokratike e Kosovës e përkrahë në parim dhe fton gjithë deputetët që ta votojnë.
    Paraprakisht edhe tash momentalisht e pamë ministrin që prezantoi ndryshimet konkrete në këtë
    ligj, prandaj ky ligj është i mirëseardhur. Faleminderit!

  • Faleminderit! Në emër të Lëvizjes “Vetëvendosje”, fjalën e ka Visar Ymeri.

  • Faleminderit, kryesuese!
    Pra, edhe me këtë ligj siç e thashë nëse e krahasojmë ta zëmë me Projektligjin për tatimin në të
    ardhurat personale, po prapë në skemën e gjithmbarshme tatimore nuk është se ka ndonjë
    ndryshim i cili do të sillte kushedi çfarë rezultate tjera në ekonominë e Kosovës.

    Ndërkohë që, natyrisht në gjendjen të cilën është ekonomia e Kosovës sot ka shumë nevojë për
    rezultate të ndryshme prej atyre që i kemi parë deri më tash dhe Qeveria po duket se nuk është
    duke menduar kështu pra pa do që të vazhdojë të njëjtën me disa përmirësime. Pra, do të thoshim
    me disa mekanizma të cilët do të duken fillimisht se do ta kenë një ndikim në zhvillimin
    ekonomik në përgjithësi në vend, mirëpo pastaj pas 3-4 vjetëve do ta kuptojmë që në fakt nuk
    është se kemi bërë ndonjë gjë në këtë drejtim.

    51
    Në vitin 2009 dhe që prej vitit 2009 po përgjithësisht në diskursin publik për sa u përket
    politikave fiskale tatimore që prezantohen në Kosovë të cilat janë mbrojtur në Kosovë,
    vazhdimisht thuhet edhe nga zyrtarët aktual të Qeverisë, por edhe nga zyrtarët e kaluar të
    Qeverisë se ulja e normave tatimore ndikon drejtpërsëdrejti në rritjen e investimeve, kjo është një
    prej arsyetimeve kryesore që përdoret për një si të them kështu skemë ose normë tatimore në këtë
    rast të korporatave por në përgjithësi të ulët dhe kështu nëse i rrisin investimet natyrisht se do të
    rriteshin pastaj edhe vendet e punës, pra do të ulet papunësia dhe do të zhvillohej ekonomia në
    përgjithësi. Ky është si të them arsyetimi kështu kryesor bazë i normave tatimore të sheshta, të
    ulëta, të thjeshta që proklamohen përbrenda një modeli të caktuar të zhvillimit ekonomik

    Dhe, ne e dimë të gjithë pra që tatimi në korporata në Kosovë është ulur nga 20 në 10% në vitin
    2009, ka filluar së aplikuari prej 1 janari të vitit 2009 e tash jemi në muajin maj ose në fund të
    majit të vitit 2015. Ndërkohë që pikërisht gjatë kësaj periudhe prej vitit 2008, prej vitit 2009 e
    deri sot trendi i investimeve ka rënë. Nëse shikohen ta zëmë vetëm nëse e marrim si për bazë
    investimet e huaja direkte ato kanë trend të rënies dhe vazhdimisht kanë rënë përgjatë këtyre
    viteve si shumë e agregates, si investim agregat në ekonominë e Kosovës. Dhe, tash natyrisht
    promovuesit dhe përgjegjësit e fshehtësisë në tatime dhe tatimeve të ulëta na thonë që kjo rrënje
    është ndikua nga faktorët tjerë, jo domosdoshmërish nga tatimet apo ndryshimi i normave
    tatimore. E këta faktor të tjerë kryesisht janë të lidhur me krizën globale ekonomike financiare që
    ka ndikuar drejtpërsëdrejti edhe nivelin e investimeve në Kosovë, edhe pse dorën në zemër nëse
    shikohet kështu globalisht nuk është se trendi i investimeve ka shënuar ndonjë rrënje shumë të
    madhe, por ka pasur .. nga vendi në vend gjatë këtyre viteve.

    Pra, tash e gjashtë vjet, nëse i marrim për bazë deri në fillim të vitit 2015, buxheti i Kosovës vjel
    më pak tatim nga korporatat për shkak të uljes së normës. Ndërkohë që në të njëjtën kohë kemi
    më pak investime në ekonominë e Kosovës në përgjithësi.

    Ndërkohë që vendet më të zhvilluara me norma më të larta të tatimit në të njëjtën periudhë
    kohore kanë tërhequr më shumë investime se sa që ka tërhequr në Kosovë.

    Lartësia e tatimit pra duket se nuk është faktori kryesor që e ndikon këtë ose që i nxit investimet
    në përgjithësi. Nuk po them që nuk është faktor fare, natyrisht është faktor por nuk është faktori
    kryesor sepse faktorët tjerë po e mundin këtë faktor të cilin ne sipas ... e kemi përmirësuar
    dukshëm, mirëpo nuk është se kemi parë ndonjë rezultat jashtëzakonisht pozitiv në ekonominë e
    vendit.

    Dhe, tash Qeveria po mendon se duhet të vazhdojmë me të njëjtën normë, pra prapë po vazhdon
    me të njëjtat metoda duke shpresuar që do t’i kemi rezultatet pak më tjera, ose më ndryshme.

    Faktori kryesor, natyrisht te investimet edhe që i nxit investimet është tregu. Mundësia që
    prodhimet ose shërbimet që i mundëson një kompani të kenë vend plasimi të plasohen ato, të
    shiten, të blihen dhe kështu të ndodhë transaksioni ekonomi i cili është baza e ekonomisë.

    Dhe tatimi i korporatave në kushtet të cilat është Kosova ua rrit profitin financiar korporatave
    varësisht qarkullimit të tyre vjetor. Dhe ky profit jo domosdoshmërish riinvestohet nëse nuk
    ekzistojnë mekanizma që e drejtojnë këtë riinvestim dhe ky kthehet pastaj në rritje të profitit i cili

    52
    përdor për qëllime tjera të cilat mund të quhen qëllime si të them kështu gjysmë ekonomike ose
    jashtë ekonomisë së vendit. për shembull në rastin e Kosovës po ta marrim gjendjen si e kemi sot
    tatimi në korporata prej 10% po ta krahasojmë me një 20% që ka qenë në vitin 2009 më së
    shumti u konvenon kompanive si Devolli grup që kanë qarkullim të lartë dhe fitim të lartë,
    Kompani si ELKOS-i të Ramiz Kelmendit që po ashtu kanë qarkullim të lartë, profit të lartë,
    kompanisë “Behtel”, që fiton shumë nga Kosova dhe paguan pak tatim, kompanive si KEDS, që
    po ashtu fiton shumë dhe paguan pak tatim, kompania si Aeroporti që po ashtu fiton shumë dhe
    paguan më pak tatim. Pra këto janë ato kompani që përfitojnë nga kjo ulje e normës tatimore.

    Ndërkohë që kjo normë e tatimores e ulja e saj nuk është se ka pasur ndikimin e njëjtë real te
    ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që është një pjesë më e madhe e ekonomisë në Kosovë të cilat
    do të kishin me pas potencial për zhvillimin e vendit po e se do të përdoreshin mekanizma që do
    të ju ndihmonin këtyre kompanive.

    Riinvestimi natyrisht që nënkupton rritjen e kapaciteteve prodhuese, rritjen e punësimit,
    përmirësimin e prodhimit e të tjera. dhe këto janë drejtpërdrejta të lidhura siç e thash me tregun,
    pra me mundësinë e plasimit të këtyre prodhimeve a shërbimeve në mënyrë që kështu përmes
    plasimit, përmes shitjes të rritet nevoja për prodhim më shumë e rrjedhimisht të rritet nevoja
    edhe për punëtorë më shumë. Pra, kjo është paka shumë logjika se si do të duhet të funksiononte
    një ndërmarrje dhe një ekonomi në përgjithësi.

    Dhe, këtu prapë ata që i mbrojnë dhe i promovojnë tatimet e ulëta thonë që tatimi i ulët u arrit
    konkurrueshmërinë në kompani sepse nëse paguajnë më pak tatim atëherë mund të dalin me
    produkte ose shërbime më të lira në treg dhe si të tilla janë më konkurruese në treg. Gjë që prapë
    mendoj unë është farsë, sepse këndvështrimi bazë që përdoret në këtë rast është ai i parcializuar,
    pra nuk e sheh ekonominë si të tërë, nuk e sheh ekonominë si të ndikuar nga shumë faktorë të
    ndryshëm por e parcializon vetëm në një pjesë të saj dhe si të tillë e bënë një keqkalkulim do të
    kisha thënë, edhe pse përbrenda mendësisë së kësaj pjesëve kalkulimi mund të duket i mirë dhe i
    rregullt i saktë.

    Për tatimet janë njëri prej faktorëve dhe ka natyrisht shumë faktor tjerë pastaj që ndikojnë
    çmimin e produktit final siç është kostoja e punës, produktiviteti i saj, kostoja ... lënda e parë,
    kostoja e saj, infrastruktura fizike, procesi i prodhimit, tregu, hapësira në treg dhe të tjera.

    Për të mos zgjatur shumë me këtë temë mjafton t’i krahasojmë disa vendet të zhvilluara dhe
    normën e tyre të tatimit te korporata. Për shembull po i marr disa prej vendeve të Bashkimit
    Evropian. Gjermani në vitin 2015, e ka 29,65%, Franca e ka 33,33%, pra prej vitit 2006 me sa
    kam unë të dhëna mbas edhe më herët nuk ka se ka pasur ndryshim në këtë normë të tatimit në
    korporata. Danimarka e ka 23,5%, Kroacia e ka 20%, Belgjika e ka 33,99%, Shtetet e Bashkuara
    të Amerikës një ekonomi shumë e madhe tatimin në korporata e ka 40%, përgjithësisht mesatarja
    në Bashkimin Evropian në vitin 2015 është 21,34% tatimi në korporatat.

    Dhe njëkohësisht të gjitha këto vende që i përmenda por edhe të tjera që nuk po i përmendi këtu
    e kanë konkurrueshmërinë shumë të lartë në treg.


    53
    Pra, përkundër këtyre tatimeve më të larta në korporata konkurrueshmëria e atyre është shumë e
    lartë në treg dhe natyrisht që ekonomitë e tyre disa më shumë e disa më pak kanë rritje dhe kanë
    zhvillim të krijojnë vende të reja të punës.

    Pra, në alternativën qeverisëse të Lëvizjes “Vetëvendosje” ne propozojmë një model tjetër për
    politika tatimore. Norma tatimore duhet të jenë më të larta, mirëpo politika si e tillë do të
    zgjerohet për t’i stimuluar hapjen e vendeve të reja të punës. Çdo kompani që dëshmon
    riinvestimin e fitimit për hapjen e vendeve të reja të punës sidomos në prodhim do të lirohet nga
    tatimi dhe do të ketë periudha kur do të jetë e lirë nga tatimi. Pak ngjashëm me atë që e përmendi
    edhe ministri si njërën prej ndryshimeve që i bëhet këtij tatimi në Ligjin për korporatat.

    Po ashtu punëdhënësi që punësojnë punëtor të rinj ata ekzistues sipas numrit dhe statusit të
    ndërmarrjes do të përfitojnë subvencionimin progresiv tatimor, pra për secilin vend pune që
    krijohet do të kenë subvencionim tatimor për të kushtëzuar kështu ose për ta inkurajuar të them
    investimin e profitit ose qarkullimit të një kompanie ose një korporate brenda vitit në investim i
    cili është i orientuar drejt krijimit të vendeve të punës, pra të rritjes së kapaciteteve prodhuese
    edhe përgjegjësish rritjes së efikasitetit të ndërmarrjes.

    Politika tatimore me Lëvizjen “Vetëvendosje” do të riformulohet në favor të rritjes së
    ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme drejtë prodhimit dhe punësimit. Administratës shtetërore do
    të transformohet për t’i shërbyer ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në mënyrë që të sigurohet që
    evazioni fiskal të mos bartet tek ndëshkimet tatimore për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që
    lejet dhe taksat komunale dhe qendrore të jenë të unifikuara dhe që shërbimet të cilat jepen nga
    administrata të jenë në funksion të zhvillimit.

    Në nenin 7.3 të ligjit që po e diskutojmë dhe këtë e kam më shumë në formë të pyetjes për
    ministrin, thuhet që pushimet tatimore dhe lehtësira të veçanta për bizneset e reja do të
    përcaktohen me aktin nënligjor të nxjerr nga ministri. Mirëpo në ligj me sa e kam pa unë nuk ka
    kurrfarë kriteresh në çfarë raste, cilave kompani, për çka do t’u jepen këto lehtësira. Po thua në
    kompani të reja, po kompani të reja janë të ndryshme. Domethënë edhe kjo është, si po e kuptoj
    unë është edhe një dimension tjetër i kësaj fshehtësisë që do të përdorin masën e njëjtë për të
    gjitha kompanitë e reja pavarësisht ndikime që këto kompani mund ta kenë...

    (Ndërprerje nga regjia)

    KRYESUESJA: Në emër të Grupit Parlamentar AAK, fjalën e ka Bali Muharremaj.

  • Faleminderit, kryesuese!
    Të nderuar deputetë,
    Grupi Parlamentar i Aleancës, ka shqyrtuar Projektligjin për tatimin në të ardhurat e korporatave.
    Në kuadër të politikave fiskale, tatimi në të ardhurat e korporatave zë një vend kyç.

    Ndryshimi dhe reformimi i mënyrës së tatimit të korporatave bashkë me tatimin e vlerës së
    shtuar është bazë e reformës së sistemit fiskal.


    54
    Duke u nisur nga deklarimet publike si gjatë shpalosjes së programeve para zgjedhore ashtu edhe
    në programet e Qeverisë së këtij koalicioni kemi pritë që të ndryshohet ligji për të ardhurat
    korporatave, të ofron ndryshime përmbajtjesore e jo kozmetike. Siç e gjejmë këtë draft-ligj qoftë
    për nga përmbajtja, qoftë për kah forma.

    Kërkojmë që ligji të plotësohet edhe me lejimin apo lirimin nga tatimi të korporatave për një
    periudhë 3 deri në 5-vjeçare për biznese të reja apo investime të reja nga bizneset ekzistuese të
    cilat me investimet e tyre garantojnë hapjen e 10 apo më shumë vendeve të reja të punës.

    Po ashtu të lirohet përkohësisht prodhuesit e produkteve të destinuara për eksport. Secili
    investitor i jashtëm që investon një milionë e më tepër të lirohet nga tatimi në të ardhurat e
    korporatave për një periudhë tri vjeçare.

    Të rishikohet propozimi për përfshirjen e obligimeve të dividentës në obligim, tatim prej 10%,
    kjo dekurajon pronarët, aksionarët për kursime dhe mendojmë që është masë më efekte negative.

    Ligji i propozuar mban normën e deritashme të tatimit në të ardhurat e korporatave prej 10%,
    përjashtim këtu bënë zbritje në 5% për kompanitë e sigurimeve që bëjnë sigurimin e jetës dhe
    pronës.

    Konsiderojmë si veprim të mirë zbritjen e normës së tatimit nga 10 deri në 5% për kontributet
    humanitare, arsim, shkencë e të tjera.

    Kemi rezerva për nenin e ri 31/1 i vetmi nenë plotësisht i ri në krahasim me ligjin në fuqi me të
    cilën ngarkohen bizneset që të mbajnë në burim 3% nga qarkullimi i prodhuesve dhe kategorive
    të veçanta si bujq dhe grumbullues e të tjera.

    Në nenin 35, është përcaktuar obligimi për mbajtjen e librave dhe regjistrave për bizneset që
    kanë të ardhura bruto mbi 50 mijë euro, me qenë se është zbritje e pragut të deklarimit të TVSH
    nga 50 mijë në 30 mijë euro që të mos harmonizohet edhe në këtë ligj ky nivel.

    Edhe neni 36, të harmonizohet me nenin 35.

    Një vërejtje jona esenciale dhe po ashtu kërkesë është zbritja e normës së deritashme prej 9% nga
    të ardhurat bruto të shërbimeve dhe veprimtarive profesionale në 5%.

    Dhe në fund, neni 41 hyrja në fuqi, nuk mund të bëhet më 1 korrik 2015 siç është e propozuar.
    Mendoj që kjo duhet të ndryshohet për 1 janar të vitit 2016.

    Grupi Parlamentar i Aleancës do ta japë përkrahjen në këtë projektligj në leximin e parë, ndërsa
    në leximin e dytë do ta japim kontributin. Faleminderit!

    Kryesuesja: Faleminderit! Në emër të Listës Serbe, fjalën e ka kërkuar Milka Vuletiq, por nuk
    është e pranishme në sall. Atëherë në emër të Grupit Parlamentar Nisma, a dëshiron dikush ta
    merr fjalën. Deputetja Shukrije Bytyqi. Regjia, ju lutem jepjani fjalën deputetes Shkurije Bytyqit.
    Regjia, ju lutem Shkurije Bytyqi e ka fjalën.

    55
  • Faleminderit, kryesuese!
    Grupi Parlamentar Nisma për Kosovën e ka shqyrtuar Projektligjin për tatimin në të ardhurat e
    korporatave dhe ne e përkrahim këtë projektligj në lexim të parë, ndërsa kontributin tonë do ta
    japim në Komisionin përkatës. Faleminderit!

    KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar “6+” fjalën e ka Fikrim Damka.

  • Faleminderit, e nderuar kryesuese!
    “6+” Parlamento Grubu olarak işletmelerin gelir yasa taslağını incelediğimizi ve Kosovada böyle
    bir yasanın önümüzdeki dönemler içerisinde işletmelerin çalışması açısından kolaylıklar
    getireceğini inanmaktayız ve “6+” Parlamenter Grubu bu Yasayı desteklemektedir.

    KRYESUESJA: Faleminderit! Atëherë vazhdojmë diskutimet sipas radhës, deputeti Besim
    Beqaj.

  • Faleminderit, e nderuar kryesuese!
    Të nderuar ministra,
    Të nderuar deputetë,
    Unë e kam mirëpritur ndryshimin e Ligjit për tatimin në korporata i cili kryesisht ka të bëjë me
    atë që quhet qartësim të definimeve dhe mundësinë që besoj që është dhënë me këtë ligj që
    pushtimet tatimore të bëhen pa ndonjë procedurë burokratike por të merret me një akt nënligjor i
    cili e bënë ministri sigurisht në harmoni me Komisionin për buxhet dhe Financa sepse është
    logjike që Kuvendi të informohet për gjërat të cilat janë të një rëndësie të tillë.

    Ajo çka kisha dashur që edhe një herë të rishikohet është tatimi në dividentën e tërhequr. Kjo ka
    qenë një levë e fuqishme për tërheqjen e investitorëve, ndërsa nga aspekti buxhetor nuk e besoj
    që do të ketë ndonjë ndikim të madh buxhetor sigurisht që po të kishte ndikim të madh buxhetor
    do të krijonte të hyrat të cilat janë të respektueshme dhe që duhet t’i trajtojmë, mirëpo si leje e
    humbur për trajtimin e investimeve të huaja ose investimeve në vend do të jetë element jo shumë
    i mirëpritur. Prandaj, në frymën e krijimit të ambientit sa më të mirë për biznes dhe për investime
    rikthimi i tatimit në dividentën e tërhequr besoj që nuk kontribuon shumë në zhvillim.

    Pra, ju kisha lutë edhe ministrin edhe Komisionin gjatë dy leximeve që ta rishikojnë edhe një
    herë, ta shohin cilat janë arsyet e vërteta për të kthye këtë tatim në devidentë. Faleminderit!

    KRYESUESJA: Faleminderit! Fjalën e ka deputeti Ramiz Kelmendi.

  • Përshëndetje kryesuese,
    Ministra,
    Zakonisht tatimi në devidentë të shtuar ja takon një numër të vogël të biznesmenëve. Ne nuk
    kemi radhë të madhe të investitorëve të jashtëm që janë duke pritë në Kosovë dhe janë duke
    tërhequr dividentat e mira nga Kosova sidomos ndoshta në lëmin e shërbimeve që ne të qesim
    taksë shtesë për arsye se kemi mundësi të krijojmë inkasim dhe rritje të buxhetit.

    Diferenca nga 10% në 20% për investitorët e brendshëm që dëshirojnë të shkojnë jashtë shtetit të
    Kosovës dhe të zgjerojnë veprimtarinë e vet jashtë shteteve të Kosovës, e dëmton shumë

    56
    seriozisht. Për arsye se shumica e investitorëve vendor munden që me këto mjete të krijojnë
    dividendë në shtete tjera, të ju mundësojnë plasmanin e prodhimeve kosovare në shtetet e
    regjionit dhe të kthejnë dividendë në Republikën e Kosovës në një farë forme duke shtua
    kapitalin dhe investimet e brendshme këtu.

    Këtë lloj të dividentës nuk është dashtë fare të implementohet sidomos te veprimtaritë prodhuese.
    Ne nuk kemi shumë kompani prodhuese botërore që vijnë në Kosovë që ne duhet t’i tatimojmë
    edhe me 10% për kapitalin që ato i tërheqin. Pra, duhet t’i motivojmë që ata të vijnë, t’i
    punësojnë njerëzit dhe të tërheqin dividentën me formën e kaluar që është 10%.

    Prandaj, kisha kërkua te Komisioni në leximin e dytë në punën e tyre që ta shqyrtojnë me
    seriozitet dëmin që mund të ju shkaktojnë investitorëve vendor në shkuarjen jashtë shtetit të
    Kosovës në investime që derivojnë jashtë shtetit të Kosovës. faleminderit!

    KRYESUESJA: Faleminderit! Dhe diskutuesi i fundit në këtë pikë është deputeti Muhamet
    Mustafa.

  • E nderuar nënkryetare!
    I nderuar ministër,
    Të nderuar deputetë,
    Mendoj se ky ligj ka bërë disa përmirësime të ndjeshme në aspektin e përkufizimeve siç u tha
    këtu, por edhe në stimulimin më të madh të investimeve në kapitalin njerëzor sidomos në
    trajnimet, në edukimin edhe në sponsorimet për ngjarje sportive të cilat kanë qenë kërkesë për
    një kohë të gjatë dhe në këtë drejtim ka sjellë risi pozitive.

    Gjithashtu edhe pushimet në taksa janë të rëndësishme sa i përket tatimeve në të ardhura por në
    fitim edhe pse kryesore do të jetë sa do të bëjmë për nxitjen e investimeve të jashtme sidomos të
    jashtme por edhe vendore sa do të bëjmë progres në zbatimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër
    korrupsionit.

    Ajo që mendoj se duhet ndoshta të trajtohet edhe një herë është, edhe unë mendoj është çështja e
    diividentes të maten efektet, cilat janë efektet nga futja e dividentes dhe cilat mund të jenë
    eventualisht probleme. Sidomos tatimin në divident e kem në këto dy ligje, ndoshta ka logjik me
    mbet tatimi në devidentë te të ardhurat personale, në qoftë se dikush e tërheq devidentën në
    formë të ardhurave personale paguan si gjithkush tjetër. Po në qoftë se te tatimi në të ardhura në
    fitim po më mundet duhet të jemi të kujdesshëm sepse një herë paguhet 10% tatimin në të
    ardhurat e korporatës përkatësisht..., mandej jetë fitimi neto prej kah merren dividentat dhe tash
    në qoftë se dikush e tërheq dividentën si në formë të ardhurave personale natyrisht që ajo
    trajtohet si të gjitha të ardhurat tjera personale, por këtu edhe një herë tatimi mos po krijohet një
    konfuzion edhe te tatimi i të ardhurave dhe këtu nuk di sa ka vend po duhet të trajtohet edhe një
    herë kjo çështje. Faleminderit!

    KRYESUESJA: Fjalën e ka përfaqësuesi i Qeverisë, ministri Hoti.

  • Dy çështje desha t’i adresoj.

    57
    E para për këto lirimet tatimore të cilat ne i kemi planifikua të bëjmë akt nënligjor të ministrit të
    Financave normalisht në konsultim me Komisionin për Buxhet dhe Financa të cilat do të jenë të
    barabarta për të gjithë normalisht. Në bazë të programit qeverisës i kemi përcaktuar prioritetet, i
    dimë cilët sektor janë me prioritet, cilët do t’i mbështesin, cilat nevoja i ka Kosova dhe me ato
    akte nënligjore ne do t’i përcaktojmë sektorët për shembull bujqësinë, AIT-në përpunimin e
    ushqimit dhe sektor të tjerë ose regjione të caktuara, nivelin e investimeve, numrin e vendeve të
    reja që punësohen, duke i marrë krejt këto parasysh do të dizajnohen lehtësira për tërheqë
    investime të reja.

    Dhe ky proces unë ju garantoj që del plotësisht transparent dhe në konsultim me Komisionin për
    Buxhet dhe Financa.

    Te dividenta, kjo është normë tani që e re që e kemi futë, por është vetëm atëherë kur dividenta
    tërhiqet nga biznesi dhe vetëm kur tërhiqet për qëllime nëse muaj ta quaj konsumuese. Nëse
    devidenta tërhiqet nga një biznes për qëllime të investimit në biznesin tjetër kjo do lirohet
    normalisht. Nëse pronari i biznesit ofron çfarëdo evidence që këtë dividentë e ka investua në
    biznesin tjetër të tij ose në çfarëdo forme tjetër e ka investua, pra nuk e ka qua për qëllime
    konsumuese kjo do lirohet. Përndryshe është normale edhe nga aspekti i barazisë që çfarëdo e
    ardhur personale që dikush merr ajo të tatimoret. Përndryshe komentet e profesorit Muhamet do i
    shqyrtojmë besoj edhe me bashkë edhe me Komisionin edhe me grupin punues dhe do shohim si
    ta bëjmë një zgjidhje sa më të pranueshme. Faleminderit!

  • Me që nuk kemi kuorum, atëherë a po pajtoheni që të vazhdojmë edhe me dy pika
    tjera të rendit të ditës dhe pastaj shkojmë në pauzë dhe kur të kthehemi vazhdojmë me votimin.

    Kalojmë te pika e gjashtë:

    6. Shqyrtimi i raportit të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memorialë të Kosovës
    për vitin 2014

    Komisioni funksional për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinorë në pajtim me
    dispozitat e Rregullores së Kuvendit, ka shqyrtuar raportin vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e
    Komplekseve Memorialë të Kosovës për vitin 2014 dhe Kuvendit i ka paraqitur raportin me
    rekomandime për shqyrtim dhe miratim.

    Gjithashtu edhe Komisioni për Buxhet dhe Financa e ka shqyrtuar raportin vjetor financiar të
    Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memorialë të Kosovës për vitin 2014 dhe Kuvendit
    ia ka rekomanduar për miratim.

    Tash fjalën e ka kryetari i Komisionit Funksional për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim
    Hapësinor, zoti Fikrim Damka, për arsyetimin e raportit me rekomandime.

  • Faleminderit e nderuar kryesuese!
    Të nderuar deputetë,
    Komisioni për Bujqësi dhe Mjedis, në bazë të nenit 72 të Rregullores së Kuvendit, në mbledhjen
    e mbajtur më 13 maj 2015 e shqyrtoi raportin vjetor të punës për vitin 2014 të Agjencisë për

    58
    Menaxhimin e Komplekseve Memorialë të Kosovës dhe vendosi që Kuvendit t’ia paraqes këtë
    rekomandim.

    Të miratohet raporti vjetor i punës për vitin 2014 të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve
    Memorialë të Kosovës.

    Në bazë të Ligjit për Agjencinë e Komplekseve Memorialë, kjo agjenci ia paraqet Kuvendit
    raportin vjetor të punës.

    Komisioni në mbledhjen e mbajtur më 13.5.2015, shqyrtoi raportin vjetor të punës për vitin 2014
    të kësaj agjencie, ku janë parashtruar edhe pyetjet për zyrtarët e agjencisë nga anëtarët e
    komisionit.

    Komisioni vlerësoj se raporti vjetor i punës për vitin 2014 i parashtruar nga kjo agjenci është më
    e avancuar krahasuar me vitin paraprak. Por kjo agjenci duhet të kompletohet me projekte që
    duhet të barten prej Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë dhe është në pajtim me
    ligjin e cekur më lartë.

    Komisioni rekomandon Kuvendit për miratim. Faleminderit!

    KRYESUESJA: Faleminderit!
    E ftojmë kryetarin e Komisionit për Buxhet dhe Financa, Naser Osmanin për arsyetimin e
    raportit me rekomandime.

  • Faleminderit!
    Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memorialë të Kosovës e ka dorëzuar në Kuvend
    raportin vjetor financiar për vitin 2014 brenda afatit ligjor.

    Raporti pasqyron të dhënat për buxhetin e miratuar, ndryshime që ka ndodhur gjatë vitit si dhe të
    dhënat për shpenzimet e buxhetit sipas kategorive dhe nënkategorive ekonomike dhe krahasimin
    e tyre sipas viteve.

    Buxheti fillestar i ndarë për agjencinë për menaxhimin e komplekseve memoriale të Kosovës për
    vitin 2014 ka pasur një milionë e 167 mijë e 86 mijë euro, ndërsa pas ndryshimit që janë bërë si
    rezultat i vendimit të Qeverisë për shkurtimet e buxhetit në kategorinë mallra dhe shërbime prej
    4500 euro. Buxheti përfundimtar ka qenë një milion e 92 mijë e 574 euro. Nga kjo shumë janë
    shpenzuar 772 mijë e 991 euro apo 67%.

    Ndërkaq agjencia ka bërë kërkesë në Ministrinë e Financave për transferin e mjeteve nga
    kategoria kapitale në komunali në shumë prej 22 mijë e 285 euro. Kjo shumë është bartur për
    shtyrjen e borxhit për kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz.

    Komisioni për Buxhet dhe Financa në mbledhjen e mbajtur më 15 prill, pasi e shqyrtoi raportin
    vjetor financiar të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memorialë për vitin 2014,
    vlerëson se raporti përmbush obligimet ligjore për raportim që dalin nga Ligji për menaxhimin e
    financave publike dhe përgjegjësitë dhe i rekomandon Kuvendit për aprovim. Faleminderit!

    59

    KRESUESJA: Faleminderit! Vazhdojmë me deklarimet e grupeve parlamentare. Në emër të
    Grupit Parlamentar të PDK-së, fjalën e ka Emilija Rexhepi.

    EMILJIJA REDŽEPI: Zahvaljujem se potpredsednice parlamenta.
    Parlamentarna grupa PDK, razmotrila je godišnji izveštaj Agencije za menadžiranje
    memorijalnih kompleksa Kosova za 2014. godinu i glasa će za preporuke koje Komisija za
    poljoprivredu i životnu sredinu preporučila Skupštini za usvajanje. Zahvaljujem!

    KRYESUESJA: Faleminderit! Kush e do fjalën në emër të LDK-së? Zoti Adem Salihaj, urdhëro!

  • Faleminderit, zonja kryesuese!
    Grupi Parlamentar i LDK-së e ka shqyrtuar këtë raport në fakt raporti është me të dhëna mjaftë të
    kufizuara, të themi një raport jo edhe aq i pasur por është një raport real i cili e ka pasqyruar
    realisht gjendjen e kësaj agjencie.

    Në fakt, agjencia punon në kushte shumë të këqia, ka vetëm dy zyra të vogla në ndërtesën e
    Kuvendit të Kosovës, e ka një buxhet të kufizuar dhe pothuajse raporti përfshin në masë të
    madhe menaxhimin e kompleksit memorial “Adem Jashari” dhe shumë pak të komplekseve tjera
    memorialë në Kosovë.

    Pra, kjo ka ndodhë si pasojë e mundësive të kufizuara që ka kjo agjenci edhe në aspektin e
    kuadrove edhe në aspektin e hapësirave të punës por edhe në aspektin e buxhetit të alokuar për
    të.

    Në fakt ne mendojmë që kjo agjenci duhet të ketë një mundësi më të madhe se sa deri më tash,
    duhet të kompletohet me staf, duhet t’i epet një buxhet më i madh dhe në kuadër të kësaj
    agjencie të hyjnë nën menaxhim të gjitha komplekset memorialë që janë në Kosovë, duke
    përfshirë edhe përmendoret e ndryshme që janë të rëndësisë nacionale.

    Në këtë kuptim pra, agjencia duhet të punojë edhe vetë shumë më tepër në mënyrë që ta realizoj
    në tërësi dedikimin që ka në bazë të ligjit për këtë çështje.

    Unë mendoj që, edhe një aspekt i cili sigurisht duhet të trajtohet nga agjencia është menaxhimi i
    përmendoreve të ndryshme të cilat janë ngritur edhe privatisht nga familjet të ndryshme të
    dëshmorëve për arsyen e thjeshtë sepse institucionet e Kosovës nuk kanë treguar një kujdes të
    duhur për këtë çështje dhe mendoj se në të ardhmen nën menaxhimin e kësaj agjencie, por edhe
    të institucioneve tona duhet të trajtohen në mënyrë dinjitoze, sepse deri më tash duhet të themi
    realisht se nuk ka pasur një trajtim të tillë.

    Duke marrë parasysh të gjitha këto, pra lidhur me punën e kësaj agjencie Grupi ynë parlamentar
    do të votojë për dhe do ta përkrahë aprovimin e këtij raporti. Faleminderit!

    KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar “Vetëvendosje”, fjalën e ka Ilir
    Deda.


    60
  • Faleminderit, kryesuese!
    Raporti i Agjencisë së Komplekseve Memorialë tregon që krijimi i agjencisë është bë në nguti pa
    i përmbush kushtet për funksionim të mirëfilltë të kësaj agjencie.

    Dhe në Komisionin për Buxhet dhe Financa kur e kemi diskutua njëjtë i kemi inkurajua që në
    qershor gjatë rishikimit të buxhetit agjencia t’i shtinë në planifikim burimet njerëzore shtesë që të
    ketë mundësi që ta kryejë detyrën e vetë dhe t’i zbatoj përgjegjësitë e veta.

    Ne jemi kundër mundësisë të partizimit të komplekseve memorialë në Kosovë dhe në këtë frymë
    Lëvizja “Vetëvendosje” e inkurajon Agjencinë e Komplekseve Memorialë të Kosovës që të
    kërkojë fonde shtesë edhe për kompleksin memorial të Koshares dhe të tjerat, por në të njëjtën
    kohë duhet të jemi të vetëdijshëm që edhe komunat e Kosovës kanë rol në mirëmbajtje edhe ato
    duhet që ta kryejnë punën e vetë. Domethënë ne tash nuk mund të presim prej një agjencie, e cila
    është e paraparë t’i ketë vetëm nëntë zyrtarë që të merret me të gjitha, mirëmbajtjen e çdo
    kompleksi memorial në Kosovë, një pjesë duhet ta ketë komuna, po të njëjtën kohë për të mëdha
    duhet të ketë përgjegjësinë kryesore e ka agjencia.

    Dhe ne shpresojmë se në qershor do të epet një fond shtesë që të filloj puna në Koshare sepse
    është e papranueshme që në Kosovë të ketë partizim të dëshmorëve dhe të komplekseve të
    ndryshëm memorialë. Duhet të dalim nga kjo praktika e përfaqësimit të partive politike për diçka
    që duhet ta konsiderojmë me shumë më shumë dinjitet dhe me shumë më shumë pietet.

    Ne do ta votojmë raportin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memorialë të Kosovës.
    Faleminderit!

    KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së, fjalën e ka deputeti
    Daut Haradinaj.

  • Faleminderit, kryesuese!
    Edhe unë sinqerisht mendoj që ky raport as për së afërmi si përmbush kriteret për me marrë
    votën tonë por edhe në rast se votojmë kundër edhe ashtu nuk ndryshon asgjë.

    E vërteta është që ky raport më shumë flet për mungesën e fondeve edhe flet për një memorial të
    caktuar, ndërsa në këtë Kuvend i kemi votua përafërsisht siç e tha edhe zoti Salihu në të gjitha
    komunat e Kosovës, kjo agjenci e ka për obligim mirëmbajtjen, mbikëqyrjen e memorialëve.

    Në rast se e këqyrim në detale ky thotë do ta bëjmë, do ta shqyrtojmë, do ta këqyrim, shpresojmë
    e kështu me radhë. E kaluara para një viti, kjo agjenci ka qenë në kuadër të Ministrisë së
    Planifikimit Hapësinorë dhe kur është bërë kjo ndarje është bë deri diku me u krijua një agjenci
    në kuadër të Kuvendit të Kosovës ku përfaqësimi i përgjithshëm politik mundet me kërkua prej
    kësaj agjencie që me u trajtua barabartë të gjitha ato vlera nacionale të cilat i quajmë.

    Edhe një herë mendoj që ky raport, ne do t’i japim mbështetje për shkak se është tema siç është
    por shpresoj që edhe drejtori i agjencisë nuk do të vijë më me raporte veç na shpjegoi se çfarë
    mungesash ka, por do të merret me ndinjë punë konkrete se sinqerisht gjithçka është për raportin
    nuk është. I tërë raporti koncentrohet në një vend, ndërsa harron që ka thuaja në çdo komunë ka

    61
    vena që ka shtatore, ka memorialë, ka komplekse memorialë domethënë, kërkesat e këtij raporti
    janë se na duhen dy ciceronë, na duhen tri roja, na vyen një rojë, na vyen një ciceron, domethënë
    edhe përmbajtja kryesore e raportit pozitiv është se Kuvendi i Kosovës i ka dhuruar një makinë.

    Domethënë kaq ky raport ka për t’u mburrur deri tash. Unë edhe një herë po them edhe nëse e
    votojmë kundër nuk e di çka ndryshon, por shpresoj që agjencia është duke na dëgjuar dhe herën
    tjetër të paktën e merr më seriozisht. Faleminderit!

    KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të Listës serbe, a dëshiron dikush ta merr fjalën. Atëherë
    në emër të Grupit Parlamentar Nisma, e ftojmë deputetin Zafir Berisha,

  • Faleminderit, kryesuese!
    Edhe ne si grup parlamentar mbështesim raportin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve
    Memorialë.

    Si do që të jetë për këtë agjenci, në një nga seancat e kaluara është debatua për shkak të një
    pozicioni buxhetor. Po më lejoni që me këtë mbështetje të jap edhe një sugjerim me që pas një
    kohe të shkurtër do të kemi edhe rishikimin e buxhetit. Po mendoj që kjo agjenci duhet të jetë më
    gjithë përfshirë. E ka me një farë forme edhe Dauti, por unë po mendoj se memorialët që
    përkujtojnë lavdinë e qytetarëve të Kosovës janë anë e mbanë Kosovës dhe agjencia në një
    bashkëpunim më të ngushtë veçanërisht me komunat ta bëjnë një agjendë dhe disa specifika që të
    jetë agjenci me të vërtetë e gjithë Kosovës dhe ne e kemi parasysh se memorialët janë që nga
    komuna më e largët domethënë atje Dragashi deri në Llap, Karadak e në Bjeshkët e Rugovës, për
    me marrë atë ngjyrën që i takon kësaj agjencie. Unë mendoj një bashkëpunim të ngushtë me
    kuvendet komunale, besoj se do ta merr atë kuptimin, sepse ne kemi parasysh se me 9 punëtorë
    që i ka kjo agjenci është e pamundshme dhe sigurisht në planin e vetë për gjashtëmujorin e dytë
    duhet t’i ndryshoj prioritetet pasi janë disa memorialë të paprekura, për mos me hy me i përmend
    me emra. Faleminderit!

    KRYESUESJA: Në emër të Grupit “6+”, dëshiron dikush ta marrë fjalën. Atëherë vazhdojmë me
    diskutime. Fjalën e ka deputeti Nezir Çoçaj. Fjalën e ka Xhevahire Izmaku.

  • Faleminderit, kryesuese!
    Unë bashkë me kolegët e mijë të Grupit Parlamentar, sigurisht që e kemi shqyrtuar raportin dhe
    pikërisht për arsyen që raporti është tejet i dobët dhe shumë pak profesional. Plotësisht pajtohem
    me mendimin edhe të kolegut zotit Haradinaj që e tha që ne si deputetë me të vërtetë s’di a e
    meritojmë me pas këtë shkresë në dorë.

    Mënyra e cila është hartuar raporti tregon që brenda kësaj agjencie gjenden punonjës, zyrtarë të
    cilët nuk e kanë as bazën elementare të njohurive duke e ngatërruar edhe pjesën e parë pra
    misionin me vizion ku tek vizioni parashikojnë që të ndërtojnë edhe një faqe, një WEP faqe. Pra,
    krijimin e WEP faqes e shohin si vizion që nuk duhet mu diskutua në ditët e sodit. Pastaj,
    hartimin e planeve e shohin tek vizioni, ndërsa tek fushëveprimi që e mbulon institucionin e
    paraqesin organo-gramin, ku edhe ankohen që nuk kanë anëtarë të bordit. Sigurisht që vetëm
    edhe këta mungojnë me i shtua harxhime edhe shpenzime buxhetit të shtetit kur po shihet që me
    të vërtetë është shumë lehtë me kritikua edhe nuk është qëllimi që të dekurajohen këta punonjës

    62
    po me të vërtetë është për keqardhje, aspak edhe më së paku nëse i përngjan diçka një raporti
    është ky raport që e kemi sot. Por, shpresoj që ka me qenë i fundit për këtë vit që marrim nga një
    institucion i cili ka një qëllim shumë më madhor dhe pikërisht pse dëshirojmë që ta shohim këtë
    institucion në nivel shumë më të lartë edhe sigurisht që do ta votojmë. Mirëpo, nuk e meriton as
    që të flitet sot për këtë raport le më që të ngrihet dorë e të votohet.

    Në vend që të kemi një planifikim dhe një ambicie më të mirë për trajtim të këtyre institucioneve
    të cilat kanë një vlerë jo veç institucionale por shumë edhe morale. Këtu flitet për hallet e tyre të
    cilat kërkojnë buxhetin e shtuar dhe numrin e punonjësve. Pra, tek aktivitetet për periudhën
    raportuese thotë punësimi i stafit të nevojshëm. Tash nuk e kuptojmë a është plan a është raport.
    Edhe punët, edhe prapë planet që parashikohen për vitin vijues po shihen që kërkohet rritja e
    buxhetit.

    Pastaj, tek planifikimi thotë, bashkëpunime me institucione vendore dhe ndërkombëtare. Ne nuk
    e kemi asnjë të dhënë se a kanë pasur ndonjë tentativë që të ketë një bashkëpunim edhe
    sinqerisht unë dyshoj me këtë nivel që kanë shkrua këta zyrtarë që dikush nga institucionet
    vendore ose ndërkombëtare ka me pasur dëshirë me bashkëpunua. Mirëpo ne si deputetët sot i
    thërrasim e dimë që në bazën ligjore e kemi krijua vetë edhe s’ka pasur nevojë me theksua
    gjysmën e raportit me bazën ligjore. Por nuk e dimë deri ku ka shkua pastaj plotësimi dhe
    realizimi i akteve sekondare që sigurisht ndoshta edhe i kishin ndihmua pak funksionalizimit të
    kësaj agjencie.

    Me dëshirën që të filloj të punoj pak më mirë dhe që të kemi një raport që quhet tamam raport
    sigurisht do ta jap votën, mirëpo dyshoj që ka me pas një punë më të mirë t’u e pa që s’paska
    ambicie aspak personat që e udhëheqin thjeshtë ju mungon edhe baza elementare për
    drejtshkrim. Faleminderit!

    KRYESUESJA: Faleminderit! Fjalën e ka deputeti Bekim Haxhiu.

  • Faleminderit, e nderuar kryesuese!
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Dy vite pas themelimit të kësaj agjencie dhe pas shqyrtimit të trajtimit të këtij raporti e kam një
    pyetje.

    Vërtetë a kemi bërë mirë që kemi themeluar këtë agjenci për të gjithë ne, për gjithë ne deputetët
    që e kemi votuar dhe kemi bërë me ligj që këtë agjenci. A ishte më mirë kur komplekset
    memorialë trajtoheshin kah Ministria e Ambientit, apo ne edhe sot duhet të mendojmë që pas
    kësaj mos pune dyvjeçare, masë gjendjes të cilët janë komplekset memorialë dhe gjendjen të
    cilën jashtë shtatoret e dëshmorëve tanë dhe heronjve tanë të cilat janë të mbuluara nga pluhuri
    dhe nuk ka kush t’i fshijë ato dhe qëllimi i themelimit të kësaj agjencie ishte mirëmbajtja e tyre.
    A e bëri kjo agjenci punën e vet si duhet? Dhe a kemi bërë mirë që kemi themeluar si të tillë dhe
    nëse nuk kemi asnjë masë ndëshkimore, ndëshkuese kur vërejmë të gjithë këtu si deputetë një
    mos punë të tillë si mund t’i largojmë këta njerëz ose t’i angazhojmë më tutje që ata të punojnë
    vërtetë për qëllimin për të cilën kanë marrë detyrën e tyre.


    63
    Sot komplekset memorialë janë në gjendje të rëndë dhe kjo agjenci për dy vjet nuk ka arritur që
    projektet të cilat kanë qenë të planifikuara edhe ligjërisht të barten nga Ministria e Ambientit te
    agjencia për dy vjet nuk ka arrit t’i barët. Projektet e tij nuk ka arrit me i bartë, me i transferua
    prej Ministrisë së Ambientit në agjenci i ka disa projekte që ende vazhdojnë të trajtohen nga
    Ministria e Ambientit dhe kur e shohin gjenden e varrezave në Koshare dhe atyre në Polac dhe e
    Kompleksit në Morinë vërtet nuk ka asnjë koment më tepër për funksionalizimin dhe punën e
    kësaj agjencie.

    Realisht drejtori i kësaj agjencie nuk ka arrit me bë punën e tij për të cilën e merr pagën dhe nuk
    ka arrit as me funksionalizuar agjencinë se lere më edhe t’i bartë projektet dhe ne të presim që ai
    në të ardhmen me bë diçka tjetër.

    Në këtë raport ky drejtor paraqet një mosangazhim të punës së tij. Ai na ankohet neve në raportin
    e tij se punon në dy zyre e Kuvendit t’i cilit ja ka dhurua kryetari apo Kuvendi i Kosovës. Do të
    thotë për dy vjet nuk ka qenë në gjendje ta zgjedhë problemin e objektit të tij dhe pret që ky
    objekt t’ia zgjedhë problemin, t’ia zgjedhë Administrata Publike.

    Është këtu një çështje që vërtetë ne duhet ta mendojmë si deputetë, kur themelojmë këto agjenci
    edhe funksionimin e tyre dhe formën masë raportimeve të tyre, masë këtyre raporteve negative
    që u thanë nga shumica e kolegëve që ky raport përmban shumë vërejtje dhe nuk e meriton të
    kalohet, vota do të shkojë e deputetëve vetëm për hir të atyre që kanë ra jo për shkak të punës që
    ka bërë agjencia. Por, ne nuk jemi duke trajtua këtu veprat heroike të dëshmorëve tanë, por jemi
    duke trajtua një punë të cilën është dashtë me e bë dhe me e vlerësua kjo agjenci.

    Prandaj, unë mendoj që nuk do të jetë vota për, nuk duhet të jetë vota për këtë raport për arsye se
    nuk paraqet asnjë punë, është ‘non sens’ të votohet ky raport dhe mendoj që në të ardhmen ne
    pasi jemi duke trajtua edhe besoj që shpejtë do të na vjen edhe Rregullorja e Punës së Kuvendit
    të mendojmë për agjenci, të cilat i raportojnë Kuvendit. Nëse ato agjenci nuk e marrin votën
    pozitive, a do të thotë që ato prapë vazhdojnë me punua me atë trendë negativ, nëse ato agjenci të
    cilat do qofshin të pavarura që i raportojnë Kuvendit dhe ato marrin notë negative nga Kuvendi
    ai menaxhment nuk e meriton më të udhëheq. Duhet të punohet që të ndërrohet menaxhmenti aty
    ku të gjithë deputetët të Kuvendit të Kosovës mendojnë dhe vlerësojnë se nuk ka pasur punë dhe
    performansë pozitive.

    Uroj që në të ardhmen vërtetë të kemi një punë më të mirë, por edhe do ishte kërkesë e imja që
    kur të kemi raportime të agjencive të cilat ne si Kuvend i kemi zgjedh në veçanti të drejtorëve që
    Kuvendi e zgjedh me votën e tyre, këtu prezent me qenë edhe vetë drejtorët. Mendoj që deputetët
    kanë shumë nevojë që edhe këto raporte por edhe për punën të cilën e kanë bërë njëvjeçare të
    raportojnë këtu para nesh, mos të kemi vetëm 30 faqe dokument të cilën e kanë kompletuar ata
    për një vjet punë dhe ajo të lexohet dhe pastaj të raportohet por të kem vërtetë një transparencë
    edhe të punës më të madhe të këtyre drejtorëve të agjencive me qëllim që me e rritë
    performansën e këtyre agjencive dhe drejtorive të cilët ata i udhëheqin. Faleminderit!

    KRYESUESJA: Faleminderit! Fjalën e ka deputeti Fisnik Ismajli.

  • Faleminderit, kryesuese!

    64
    Unë nuk po dua me fol për cilësinë e raportit, edhe nuk po dua as me anashkalua memorialët
    tjerat por po dua në veçanti me fol për memorialin e Betejës së Koshares. T’u qenë se vetë kam
    qenë pjesë e asaj beteje edhe pse mua më së pakti më takon me fol t’u qenë se dy figurat më
    prominent këtu Rrustem Berishën edhe Anton Qunin i kem deputet të dy partive tjera.

    Arsyeja pse unë po flas është me tregua që Beteja e Koshares është mbi subjektet politike dhe
    gjithmonë ka mbet e tillë ashtu qysh ka qenë edhe lufta e saj. Edhe për fat të keq është memoriali
    i vetëm që ka qenë edhe ka mbet më i neglizhuar prej të gjitha memorialëve të Luftës së Ushtrisë
    Çlirimtare të Kosovës, e t’u marrë parasysh për nga rëndësia e saj si betejë, t’u marrë parasysh që
    ka qenë një prej betejave më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është shumë e
    padrejtë që është neglizhua për 16 vjet të plota reshtë.

    Mua më ka gëzua fakti që Komisioni është zotu për me shtua buxhetin pikërisht për këtë
    memorial edhe po shpresoj që zotimi i tyre ka me dal i fjalës edhe pse 16 vjet e fundit ka pas
    premtime të shumta por puna ka qenë shumë e vogël, janë bërë disa punë të vogla, është
    rregullua rruga për me shkua deri te varrezat, janë mirëmbajtur varrezat, por kryesisht ka qenë
    punë e palodhshme e banorëve edhe ish-ushtarëve të betejës që jetojnë atje, të cilët prej vullnetit
    të mirë kanë punua shumë edhe e kanë mirëmbajt edhe e kanë mbajtur në gjendje të mjaftueshme
    për me shkua së paku një herë në vjet ne edhe m’i i kujtua ata që janë..., por është shumë e
    padrejtë nëse vazhdojmë me neglizhua kështu, edhe shumë e padrejtë edhe ndaj atyre që janë sot
    të zhvarrosur edhe që po pritet të përfundojë ky memorial i cili po zvarritet pikërisht për
    mungesën e fondeve.

    Prandaj, me përkrahje të plotë edhe me shpresë se keni mu zotua me e financua memorialin e me
    përfundua më në fund atë vend i cili me plotë meritë duhet ta ketë përkushtimin më të madh prej
    të gjitha memorialëve tjera të luftës çlirimtare, por shpresoj që edhe kryeministri i cili është zotua
    se ka me e përkrahë këtë punë e qon deri në fund. Faleminderit!

    KRYESUESJA: Faleminderit! Fjalën e ka deputetja Salihe Mustafa.

  • Faleminderit, kryesuese!
    Të nderuar kolegë,
    E kam analizuar me kujdes këtë shkresë të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve
    Memorialë të Kosovës dhe mendoj se ky nuk është raport, por një kërkesë të cilën e ka përgatitur
    agjencia dhe e ka ngatërruar me raportin e punës të cilin është dashur të na ofrojnë neve sot si
    deputetë.

    Në këtë shkresë janë përshkruar disa aktivitete që janë ndërmarrë në vitin e kaluar dhe në fund si
    aktivitet përshkruhet hartimi i planit për menaxhim të Kompleksit Memorial “Adem Jashari”.

    Është dashtë që së pari të hartohet plani i punës e pastaj të vazhdohet me përmbushje të atij plani.

    Gjithashtu në planin e punës parashihen trajnimet e stafit, por së pari duhet të tregohet për punët
    e kryera nga stafi e mandej të vazhdohet me trajnime shtesë.

    Dhe krejt ajo çka kuptova është se agjencia ka nevojë për zyra, për staf e tjera.

    65

    Andaj, të nderuar kërkoni nga ne, plotësimin e këtyre kërkesave të cilat besoj se do t’ua
    plotësojmë ne si Kuvend dhe mandej na sillni raportin e punës në Kuvend të cilin do ta
    diskutojmë. Përndryshe ky raport sot nuk plotëson kushtet për ta shqyrtuar.

    Unë e kuptoj se agjencia është i pakonsoliduar, është agjencia i ri, por megjithatë me këtë staf
    ekzistues është dashur që sot të na raportojnë për punët e kryera me atë pak buxhet dhe me atë
    staf që e kanë.

    Mendoj se kjo është fyerje ky raport që na është sjell neve sot si deputet. Ndoshta votën do ta
    japë për, për arsye të rëndësisë së kësaj agjencie për menaxhim të komplekseve memorialë por
    besoj që herën tjetër do ta kemi një raport me punët të cilët janë kryer. Faleminderit!

    KRYESUESJA: Faleminderit! Fjalën e ka deputeti Shaip Muja.

  • Faleminderit, zonja kryesuese!
    Unë jam anëtar i komisionit ku raportohet kjo agjencie, mirëpo jam i befasuar nga
    këndvështrimet që i bëhen raportit dhe ne e kemi kaluar pozitivisht që të aprovohet në seancë
    plenare ky raport dhe si i tillë duhet të pranohet, sepse shikuar nga këndvështrimi i leximit të
    problematikës edhe nga deputetët që folën do të thotë po thuaj se asnjëri nga deputetët nuk dha
    ndonjë propozim praktik përveç se ndonjë kozmetikë apo një hatër mbetje me menaxhimin e
    agjencisë.

    Unë mendoj që agjencia nuk mund të gjejë persona më adaptë për ta menaxhuar se sa ka ky
    momental që është.

    Mirëpo ne duhet të shohim cilat janë problemet tona. Një shoqëri e cila flet shumë për
    patriotizëm dhe për histori dhe për vuajtje e kulminacionin e vet të kurorëzimit e vë me këto
    institucione të cilat quhen memorialë dhe si të tilla jemi bartës ne në rolin e legjislativit, në
    përshkrimin e detyrave të punës, me ligjet që i kemi aprovua ne këtu në Kuvend dhe po ashtu
    ekzekutivi i cili është bartës i implementimit praktik së bashku me agjencinë.

    Ne në këtë raport kemi vërejtur edhe mangësi të cilat ne i amnistojmë të gjithë kryetarët e
    komunave të cilët janë, momentalisht bartës të disa memorialëve ose përmendoreve të vogla por
    de fakto nuk mund një agjenci e cila duhet ta luajë rolin e politik bërësit e monitoruesit të punëve
    të kryetarëve të komunave ku shtrihen nëpër komuna.

    Unë do isha shumë i befasuar sikur sot Kuvendi i Kosovës të kishte një propozim. Që të gjitha
    viktimat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, luftës më të re e cila është bërë në Republikën e
    Kosovës ta kenë një varrezë të përbashkët në hyrje të Prishtinës dhe çdo delegacion, i cili do të
    vijë nga jashtë mos të ketë ndonjë përshkrim anësorë por ta ketë një fotografi të qartë se ku ka
    ardhur dhe nëpërmjet saj mund ta kuptoj historinë pa biseduar fare edhe pa u munduar të
    diskutojë.

    Prandaj, në punën me memorialët, përveç disa memorialëve, siç janë i Adem Jasharit dhe
    memorialët të cilët janë pak më specifike, është ardhur koha që të bisedohet në këtë parlament që

    66
    të gjitha varrezat të cilat janë në Republikën e Kosovës, të luftës së fundit të Ushtrisë Çlirimtare
    të Kosovës ta kenë një vend ku quhet varrezat e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të
    radhitura sipas kategorisë.

    Sa i përket problemit të financimit që është quajt edhe problemeve të tjera, normalisht që në këtë
    raport duhet me përshkrua diçka edhe menaxhmenti apo kryetari i agjencisë dhe s’ka pasur
    mundësi çka të përshkruaj më shumë sepse edhe kështu nga deponimet që deputetët po thonë nuk
    duhet ta votojmë, ne duhet ta votojmë këtë sepse nuk po dimë si ta kundërshtojmë dhe nuk po
    dimë si t’i propozojmë që ajo agjenci të punojë më mirë dhe ajo agjenci të jetë shembull edhe për
    kulturën tonë të ardhshme edhe për forcimin e identitetit tonë kombëtarë. Faleminderit!

    KRYESUESJA: Faleminderit! Fjalën e ka deputeti Ismajl Kurteshi.

  • Faleminderit!
    Deputetë të nderuar,
    Nëse doni me e kuptua angazhimin e agjencisë dhe gjendjen e komplekseve memorialë në
    Kosovë, nuk keni nevojë me e lexua raportin por duhet të shkoni dhe t’i vizitoni komplekset
    memorialë, varrezat e dëshmorëve dhe përmendoret nëse arrini që nga thertë që një pjesë e tyre i
    kanë rrethuar balta dhe pamundësia për t’u ofruar, ju mund të afroheni afër tyre.

    Mendoj që është koha e fundit që ky shtet e tani është angazhuar një agjenci bashkë edhe me
    komunat të investoj dhe t’i përfundojë dhe agjencia duhet të orientohet në tri çështje kryesore.

    Të fillojë të angazhohet për fillimin e punëve në komplekset memorialë siç u përmend Kosharja,
    që të fillojnë dhe të përfundojnë. T’i përfundojë komplekset memorialë ose varrezat e
    dëshmorëve, të cilat kanë filluar para shumë viteve dhe kanë mbetur përgjysmë, siç janë për
    shembull varrezat e dëshmorëve në Gjilan dhe në shumë vende të tjera dhe të përkujdeset për
    secilën përmendore ose bust të dëshmorëve kudo qoftë në Kosovë, nëpërmjet mekanizmave që
    duhet t’i sigurojnë dhe natyrisht nëpërmjet buxhetit që do të duhej t’i ndajë ky Kuvend, sepse një
    pjesë e këtyre komplekseve, varrezave dhe përmendoreve janë vërtet në gjendje tepër të rëndë.

    Ne mund ta bartim përgjegjësinë herë andej, herë këndej, po ajo përgjegjësi i takon
    institucioneve të këtij Kuvendi, kësaj Qeverie, kësaj agjencie dhe duhet patjetër që të ndërmerren
    hapa konkretë që kjo gjendje të ndryshojë përndryshe vërtet po del se më keq është që kemi
    filluar diçka të bëjmë e të mos i mirëmbajmë ato se sa po të mos i kishim filluar pa i krijuar
    kushtet e nevojshme të ndërtojmë e pastaj pjesë e plane të ndërtimit të këtyre komplekseve dhe të
    gjithë atyre që i përmenda duhet të jetë edhe angazhimi për mirëmbajtjen e tyre. Faleminderit!

    KRYESUESJA: Faleminderit! Fjalën e ka deputetja Ganimete Musliu.

  • Faleminderit, zonja nënkryetare!
    Të nderuara kolege dhe ju kolegë deputetë,
    Edhe unë e kam shqyrtuar raportin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memorialë të
    Kosovës për vitin 2014 dhe sinqerisht thamë është një raport që më së paku mund të quhet raport
    u tha edhe nga kolegët tanë që folën më herët.


    67
    Në faqen e parë të dytën kur ia nis me lexua edhe e sheh specifikat e agjencisë, unë mendoj që
    kjo është një tallje ose një fyerje për deputetët, sepse na tregon neve çfarë bën një agjenci të cilin
    e kemi themeluar vetë dhe e kemi punuar vetë në themelimin e kësaj, kështu që për mendimin
    tim kjo nuk është dashur të jetë fare pjesë e raportit të vitit 2014, sepse këtë e kemi ditë në vitin
    2013 kur e kemi themeluar këtë agjenci, edhe e kemi votuar këtu në Kuvendin e Republikës së
    Kosovës.

    Raporti më shumë i ngjan kërkesës për mbështetje financiare dhe akomodim se sa që e tregon
    qartë për punën që e ka bë si agjencisë, kur kemi parasysh gjendjen faktike në terren, të cilat
    gjendje që kanë një gjendje të tmerrshme të gjithë memorialët pothuajse me përjashtim të dy apo
    tri. Për mua është shumë e pakuptimtë që në këtë raport diku mes rreshtave lexova ku thotë i
    kemi mbjellë 59 fidanë në shenjë të përkujtimit të 59 të rënëve në Kompleksin Memorial “Adem
    Jashari” dhe unë konsideroj që çdo fidanishte që ekziston në Kosovë po t’i thuash na i jep 59
    fidanë se do t’i mbjellim për këtë rast asnjëherë nuk do të thotë jo, është një punë shumë e
    thjeshtë, është një punë shumë e vogël karshi rëndësisë së Kompleksit Memorial “Adem
    Jashari”, që është në Prekaz.

    Pastaj është ana kronologjike e këtij raporti, këtu thuhet që kemi kryer këtë, këtë punë dhe pastaj
    në fund dikur raporton thotë e kemi bë edhe planin e punës. Do të thotë punët kryhen para se të
    bëhet planifikimi i punëve, tani pastaj kur të bëhet planifikimi del që disa punë i kemi bë gabim
    edhe duhet t’i kthehemi prej fillimit dhe gjithmonë puna në komplekse memorialë po mbetet në
    fillim dhe nuk po përfundon asnjëherë.

    Unë e kam thënë edhe në një nga seancat paraprake, Kompleksi Memorial “Adem Jashari” nuk
    ka nevojë për bar, nuk ka nevojë për drurë për momentin, ajo që është emergjente dhe që duhet të
    bëhet është konservimi i shtëpive dhe thjesht unë kam frikë që Kosova do të humb një pjesë
    shumë të rëndësishme të historisë së saj nëse ne nuk marrim hapa konkretë për konservimin e
    këtyre shtëpive. Ajo çka më brengosë është që këto komplekse po fillohen dhe po mbeten
    përgjysmë ose thjesht po shkatërrohen fill pas përfundimit ose edhe pa përfunduar ende.

    E kemi në një gjendje të mjerueshme Kompleksin Memorial në Morinë. Është një kompleks
    mbarë kombëtar i vetmi kompleks unik në Kosovë, i cili përmban emrat e të të gjithë
    dëshmorëve të Republikës së Kosovës dhe ai është në gjendje të mjerueshme dhe është turpi ynë
    sa herë që ne kalojmë andej dhe sa herë që na bie ndërmend që ai kompleks ekziston.

    Janë varrezat e dëshmorëve në Polac, obligim e kemi, ju kemi borxh atyre njerëzve, të cilët
    dhanë jetën për ne, e dhanë jetën për Kosovën, sepse thjesht ne nuk iu duhem asgjë dëshmorëve,
    dëshmorët janë ata që na duhen neve dhe duhet të na thërrasin në ndërgjegje se të kemi kujdes.
    Kam frikë, që nëpërkëmbja e historisë, nënçmimi që po iu bëhet dëshmorëve të vendit do të na
    kushtojë shumë rëndë dhe thjesht do të jemi përgjegjës para gjeneratave të reja.

    Unë personalisht mendoj që duke i dhënë votën “për”, këtij raporti nuk do ta arrijmë efikasitetin
    e punës dhe thjeshtë nuk do të thotë rëndësia e komplekseve memorialë që na duhet patjetër ta
    votojmë këtë raport, unë besoj që atyre komplekseve do t’ju kontribuojmë dhe do t’ju bëjmë nder
    nëse vota jonë sot shkon kundër këtij raporti.


    68
    Prandaj, unë personalisht votën time do ta jap kundër, le ta marrë secili deputet në përgjegjësinë
    e tij se si do ta votojë. Faleminderit!

    KRYESUESJA: Faleminderit! Fjalën e ka deputeti Salih Morina.

  • Faleminderit, kryesuese!
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Unë nuk do të isha ndal shumë në raportin meqë u tha edhe nga parafolësit e tjerë që në raport
    më shumë janë paraqitur ankesa nga agjencia, do të thotë për mungesë zyre, mungesë stafi dhe
    çështje tjera, por ne duhet ta trajtojmë problemin e memorialëve dhe komplekseve në përgjithësi
    në nivel vendi.

    Ne vitin e kaluar patëm hartuar ligjin dhe njëkohësisht patëm miratuar Ligjin për agjencinë dhe
    menaxhimin e kompleksëve memorialë dhe, në kuadër të kësaj, në kuadër të këtij ligji do të thotë
    patëm themeluar edhe zyrën e menaxhimit për komplekset memorialë që i raporton direkt
    Parlamentit të Kosovës.

    Ne kemi pranuar një raport edhe vitin e kaluar, një raport i cili e ka pas jashtëzakonisht ankesa
    dhe ankesat kanë qenë kryesisht do të thotë nëpërmjet agjencisë dhe po ashtu Ministrisë së
    Planifikimit dhe Mjedisit Hapësinor. Pra, ende është problemi në aspektin e buxhetit në mes
    ministrisë dhe po ashtu mes kësaj agjencie, sepse kemi ende buxhet me të cilën menaxhon
    Ministria e Mjedisit dhe në anën tjetër agjencia ka kërkuar disa herë që këtë buxhet t’i bartet
    kësaj agjencie me të vetmin qëllim, sepse ky është bartës dhe përgjegjës edhe në kuadër të ligjit
    për menaxhimin edhe të buxhetit, njëkohësisht edhe për mirëmbajtjen dhe apo ndërtimin e shumë
    memorialëve me të cilët e kemi një numër jashtëzakonisht të madh.

    Kush e ka ligjin e merr dhe e shikon në 27 komuna të Kosovës, do të thotë kemi një numër
    jashtëzakonisht të madh të memorialëve dhe të varrezave të dëshmorëve me të cilët kanë kërkuar
    komunat që të mirëmbahen dhe njëkohësisht të ndërtohen memorialë nëpër komuna të ndryshme
    dhe nëpër regjione me të cilat kanë ra dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Prandaj, këtu e kemi një lojalizëm, sepse komunat në nivel vendi nuk kanë mundësi me buxhetin
    që e kanë nuk kanë mundësi që të merren me ndërtimin e memorialëve ato mund të merren me
    mirëmbajtjen e memorialëve, po në anën tjetër për ndërtimin e memorialëve kërkohet një buxhet
    jashtëzakonisht i madh si do të duhet të ndahet nga niveli qendror. Deri më tani ne e dimë
    mirëfilli që investimet kryesisht kanë shkuar në memorialin “Adem Jashari” dhe akoma po
    vazhdojnë të shkojnë dhe duhet të shkojnë, por u tha edhe nga parafolësit tjerë këtu që është edhe
    Beteja e Koshares, është njëra prej betejave më të rëndësishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
    me të cilën edhe në 16-vjetorin sivjet i cili u mbajt u kërkuar edhe nga familjarët, u kërkuar edhe
    nga institucionet e nivelit qendror që të investohet dhe të bëhet akoma më shumë për memorialin
    e Betejës së Koshares.

    Ne duhet t’i trajtojmë në mënyrë të barabartë të gjithë memorialët, sepse dëshmorët janë të
    barabartë, nuk duhet bërë dallime dhe konsideroj që investimet duhet të bëhen në gjithë territorin
    e vendit, sepse është nevoja dhe momenti i fundit që pas 16 vjetëve, do të thotë kemi ende
    varreza të dëshmorëve, të cilat nuk janë në nivelin e duhur dhe po ashtu kërkoj edhe nga niveli

    69
    lokal, por njëkohësisht edhe nga niveli qendror dhe nga përgjegjësit në këtë rast nga agjencia që
    të bëjë më shumë dhe Parlamenti i Kosovës dhe ne si deputetë, qoftë në rishikimin e buxhetit,
    qoftë në planifikimin e buxhetit për vitin 2016, duhet të kemi parasysh që këta memorialë të
    fillojnë të ndërtohen, sepse pa mjete buxhetore është e pamundur që të ndërtohen.

    Unë e kam edhe një kërkesë do të thotë deri në vitin 2013, në buxhetin e Ministrisë së
    Planifikimit Hapësinor ka qenë edhe memoriali i Presidentit Ibrahim Rugova, dhe siç duket për
    vitin 2015 nuk është dhe kjo duhet të ketë parasysh që ky memorial do të thotë e meriton që të
    ndërtohet dhe njëkohësisht ndahen buxhete shtesë për vitet që vijnë dhe kërkoj në këtë rast nga
    agjencia që në planifikimet dhe në kërkesat e veta buxhetore karshi memorialëve tjera që janë
    shumë të rëndësishme të kërkojë edhe për ndërtimin e memorialit Ibrahim Rugova. Faleminderit!

    KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar “Nisma”, fjalën e ka deputeti Zafir
    Berisha.

  • Faleminderit, kryesuese!
    Unë fola në emër të grupit, tash do të flas si deputetë. Thënë të drejtën, pas fjalëve të Shaip
    Mujës mendova që u kuptua çdo gjë, sido që të jetë kjo temë po mendoj se po keqpërdoret dhe
    unë kur fola, fola si deputet i Kosovës jo si deputet i mëhallëve dhe i provincave.

    Si do që të jetë, për disa kolegë, unë po dua të them që ta ndajmë agjencinë prej Idrizit, sepse
    duke me u marrë me Idrizin, faktikisht kush nuk e di është Idriz Blaka dhe po mendoj që drejtori
    dhe agjencia janë dy çështje dhe kështu që të mos e shfrytëzojmë foltoren për ta sulmuar dikë në
    rast se edhe nuk kemi simpati, ndoshta për shkak të gjatësisë.

    Si do që të jetë, unë po mendoj që ky Parlament ka miratuar raporte të agjencive që janë pjesë e
    krimit dhe korrupsionit dhe keqpërdorin miliona e miliona euro të qytetarëve të Kosovës dhe një
    agjenci me shuma simbolike të sulmohet kësisoj, unë po mendoj që nuk është korrekte, kështu që
    siç i keni miratuar raportet e disa agjencive, është mirë ta miratojmë këtë raport, me vërejtjet dhe
    sugjerime në vijnë e asaj, edhe njëherë po e përsëris që tha Shaipi dhe kështu që të japim
    mundësinë që edhe një muaj në rishikim buxhetit kjo agjenci, a po vazhdon të ketë plane dhe
    projekte.

    Si do që të jetë, po rikthehem - agjencia është për memorialët e gjithë Kosovës, por jo me
    provinca kështu, siç po tentohet këtu nganjëherë të paraqitet. Faleminderit!

    KRYESUESJA: Dy minuta replikë, deputeti!

  • Faleminderit, i nderuar deputet Berisha,
    Jo me dëshirë po asnjë nga ne këtu nuk u merr me zotin Blakaj e as me gjatësinë e tij, u morëm
    me trajtimin e këtij raporti dhe ky koalicion qeverisës dhe këta deputetë këtu i kanë shumicën e
    votave për ta shkarkuar zotin Blakaj sipas nenit 7, Ligjit për ... po shihet që s’e keni lexuar ligjin
    fare.

    Se po ta kishe lexuar ligjin e kishe kuptuar që s’e kemi qëllimin kundër Idrizit, por qëllimin e
    kemi me i mbrojt edhe me i ruajt komplekset memorialë, të cilat janë në gjendje të mjerueshme,

    70
    e thanë edhe deputetët e të gjitha partive politike. Nuk është mirë që në emër të atyre që kanë ra
    me ua marr votën për një punë, nëse e ka zgjedhur zoti Blakaj që ju tani e mbroni dhe do të duhet
    ta mbroni për ta marrë votën për këtë raport duhet marrë për shkak të punës së tij, jo në emër të
    atyre që kanë vdekur, as në emër të një mëhalle, s’jemi këtu për të mbrojtur as mëhalla e as lagje,
    por anekënd Kosovës komplekset memorialë janë në gjendje të rëndë.

    Ne duhet të mendojmë edhe një fakt, zoti Berisha, a do të ishte mirë ndoshta që këtë agjenci ta
    trajtojnë te Ministria e Kulturës, për arsye se është një trashëgimi kulturore edhe kjo dhe ne kemi
    bë edhe Ligj për trashëgimin kulturore edhe ligjet tjera. Prandaj, është mirë të mendohet në
    aspektin nacional, e jo në aspektin partiak. Faleminderit!

    KRYESUESJA: Një minutë, kundër-replikë!

  • Zoti deputet, edhe pse s’e përmende emrin, sido që të jetë ju vetë me
    reagimin treguat se vërtet është aty ku unë e nxora në dritë këtë, pak rëndësi ka a kam lexuar
    ligjin apo jo, sa ka rëndësi se ju dilni të reagoni edhe nuk dini çka kërkoni.

    Ju keni qenë deputet në legjislaturën e kaluar dhe a duhet me qenë në ministri është dashur me
    kohë për të menduar. Por, unë po mendo që njerëzit, të cilët nuk ju përshtaten në momente të
    caktuar faktikisht po sulmohen edhe unë Idrizin e njoh më pak se ju, por sido që të jetë unë nuk
    po llogaris korrekte reagimin e veçanërisht të deputetëve të Partisë Demokratike.

    Ademi mund të thotë ashtu qysh po e luan kryet, por sido që të jetë unë po mendoj që ky
    Parlament ka agjenci të tjera, të cilat duhet...

    (Ndërprerje nga regjia)

    KRYESUESJA: Fjalën e ka deputeti Rrustem Berisha.

  • Faleminderit, e nderuar kryesuese!
    Të nderuar deputetë,
    Qytetarë të Kosovës,
    Sa i përket raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memorialë ne dëgjuam
    shumë kolegë tanë që biseduan në lidhje me këtë dhe këtu u ngritën disa pyetje a duhet të
    ekzistojë kjo agjenci për menaxhimin e komplekseve. Unë mendoj që kjo agjenci duhet të
    ekzistojë, por kjo agjenci ballafaqohet me shumë sfida, me shumë probleme në radhë të parë ka
    të bëjë me ndërtimin e kompleksit memorial dhe menaxhimin e tyre edhe pas ndërtimit.

    Sa i përket unë nuk do të lidhem për individë të caktuar, por mendoj që kjo agjenci kam pasur
    rastin t’i takoj gjatë problemeve me të cilat janë ballafaquar për kompleksin memorial të Betejës
    së Koshares, është një problem që kjo agjenci është themeluar në vitin 2013, ndërsa rregullimi
    apo ndërtimi i shumë komplekseve kanë filluar shumë më herët edhe nuk janë bartë me kohë tek
    kjo agjenci.

    Megjithatë, unë e di që Kompleksi Memorial i Betejës së Koshares tani veç është bartë te
    Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memorialë dhe nëse duam që vërtet ky komision ta

    71
    kryejë punën e vet ashtu si duhet, atëherë patjetër që institucionet e Kosovës duhet ta përkrahin
    jo me fjalë, por edhe në aspektin financiar.

    E marr konkretisht problemin e Koshares, në rast se institucionet e Kosovës mendojnë që me 200
    mijë euro që i kanë ndarë për ta rregulluar atë kompleks është shumë problem, sepse dinamikat
    janë të tilla të ngadalshme, kompleksi është diku 4 milionë e 180 mijë euro edhe nëse vazhdojmë
    me këtë dinamikë të punimeve, atëherë sigurisht se na duhen diku rreth 20 vjet që të përfundohet
    ky kompleks.

    Pra, duhet institucionet e Kosovës që ta përkrahin, ta mbështetin dhe besoj që jo vetëm
    kompleksi memorial i Koshares, por të gjitha varrezat e dëshmorëve duhet të rregullohen edhe
    duhet të mbështeten edhe të menaxhohen edhe pas ndërtimit të këtyre komplekseve. Unë jam më
    se i bindur se sa i përket folën edhe bashkëluftëtarët e mi për Betejën e Koshares, institucionet e
    Kosovës, kryeministri kanë qenë në kohën kur janë zhvilluar manifestimet “Ditët e Shqipes” dhe
    ata e kanë dhënë premtimin publik që do t’i gjejnë format dhe do ta rregullojnë këtë kompleks
    memorial.

    Unë shpresoj se kjo do të rregullohet. Faleminderit!

    KRYESUESJA: Faleminderit! Deputeti Shaip Muja 2 minuta replikë deputetit Zafir Berisha.

  • Të falënderoj, unë e falënderoj edhe zotin Zafir që më përkrah në prononcimin
    tim, sepse siç del unë kam qenë më i lexuar në raportin edhe në konkludimet që i dhashë, ndërsa
    nga deputetët e Partisë Demokratike një pjesë, të cilët vërtetë po e shprehin atë që janë më të
    interesuar me e ndërruar Idriz Blakën se sa me e ndërruar situatën, ne nuk mund të japim vota
    kundër, sepse vetë Partia Demokratike nëpërmjet përfaqësueses së saj tha ne e përkrahin ligjin,
    dhe tash po dalin 2-3 individ për interesa personale ndoshta, po thonë që ta ndërrojnë.

    Unë ju sugjeroj deputetëve që ne të flasim për rolin e agjencisë, për problemet e agjencisë, është
    agjenci e ri dhe nuk është problem menaxhimi sa është përmbajtja e agjencisë, ne e kemi
    diskutuar këtu në këtë Parlament dhe kam thënë për Zotin, për varrezat e Koshares që është bërë
    zoti Berisha si gjenerali i ushtrisë së vdekur, duke kërkuar vetëm në kokë në vete për t’i bërë ato
    varreza, ato nuk janë vetëm varreza të zotit Berisha, janë të gjithë Kosovës, prandaj ne duhet ta
    ngremë nivelin edhe të udhëheqjes komunale, por edhe të përgjegjësisë legjislative që e kemi ne
    edhe asaj ekzekutive që është Qeveria, e cila flet kur i nevojiten votat, por nuk flet kur duhet
    veprimi. Faleminderit!

    KRYESUESJA: Faleminderit! Fjalën e ka deputeti Salih Salihu.

  • Përshëndetje kryesuese!
    Të nderuar kolegë,
    Unë po flas nga ajo që nga raporti dhe nga prezantimi që bëri drejtori i komplekseve memorialë
    të Kosovës, aty u pa që kjo agjenci është ende larg dhe e ka të pamundur, thuajse t’i menaxhojë
    të gjitha komplekset memorialë në Kosovë.


    72
    Prandaj, edhe aty diskutuam në komision, por edhe këtu konsideroj se është më se e nevojshme
    që të ndahen apo të specifikohen punët se çka duhet të kryejë për shembull agjencia dhe çka
    duhet të kryejë komuna.

    Konsideroj se janë disa punë për shembull aspekti i mirëmbajtjes së pastërtisë duhet të jetë punë
    e komunës për shembull prerja e barit dhe largimi i pluhurit, dhe unë mendoj që komuna, çdo
    komunë duhet ta ketë një person një individ që përkujdeset edhe për komplekset memorialë, por
    edhe për bustet dhe shtatoret në qytete, ndërkaq për mirëmbajtjen e komplekseve në aspektin e
    dëmtimeve, për shembull të pjesëve të forta qysh është për shembull pllakat apo shtatoret, apo
    edhe bustet, mendoj se duhet të ketë përgjegjësi thjesht e agjencisë dhe sigurisht agjencia ka
    përgjegjësi edhe nëse ka punime shtesë apo edhe nëse duhet të ngrihen thjesht punime të reja.

    Prandaj, këtu në bazë të kapaciteteve që i kishte agjencia dhe në bazë të financave duket se janë
    shumë larg dhe për një periudhë shumë të shpejtë nuk kanë mundësi këtë me bë, konsideroj se
    një pjesë të përgjegjësi duhet ta marrin komunat dhe vetëm përmes angazhimit të një individi në
    komunë ka mundësi që përkohësisht për 2-3 vjet kjo të menaxhohet, sepse nuk është mirë që
    bustet, shtatoret edhe komplekset të mbulohen me pluhur dhe me bari dhe të pritet derisa
    agjencia të shtrihet në tërë Kosovën. Faleminderit!

    KRYESUESJA: Faleminderit! Fjalën e ka deputeti Glauk Konjufca.

  • po janë vetëm nja dy fjalë desha t’i them për këtë çështje, unë pajtohem
    që varrezat e dëshmorëve janë keq, nuk janë shumë mirë në kuptimin e asaj të përgjegjësisë të
    institucioneve se si do të duhej të dukeshin ato dhe përkujdesjes së vazhdueshme.

    Unë pajtohem po ashtu se te disa prej tyre ka edhe thera, mirëpo po ashtu e di shumë mirë që
    këto thera nuk janë të djeshme. Por, janë prej vitii 2001, dhe para vitit 2013 kur memorialët ishin
    drejtpërdrejtë nën patronatin e kryeministrit nuk kam dëgjuar prej deputetëve të pushtetit bash
    asnjë kritik serioze deri atëherë për varrezat e dëshmorëve. Tash që drejtori i agjencisë mund të
    mos ketë qëlluar shok i tyre, po dëgjoj kritikat më të ashpra. Tash s’pe di a është shqetësimi më
    kryesor bash te varrezat e dëshmorëve apo tjetërkund.

    Mirëpo, sipas kësaj logjike me këtë logjikë unë nuk pajtohem, po i bie që dëshmorët do të prehen
    në dheun e dashur të Republikës së Kosovës vetëm atëherë kur drejtori i agjencisë është edhe
    njeriu ynë.

    KRYESUESJA: Faleminderit! Fjalën e ka deputeti Faton Topalli.

  • Unë po vazhdoj aty ku e la Glauku. Është mirë që edhe qytetarët ta dinë që
    drejtori i tanishëm i agjencisë ishte edhe kryetar i PDK-së në Istog, i gjithë ky mllef kundër tij si
    duket ka të bëjë me faktin që nuk është më në PDK.

    Ky diskutim i cili po zhvillohet sot po ma kujton diskutimin i cili është bërë para një viti, ku ka
    qenë pak a shumë diskutim i njëjtë. Unë e kam këtu referatin që kam mbajt para një viti dhe dua
    të theksoj disa çështje që po thuhen edhe sot: në arsyetimin e këtij raporti drejtori thotë që ka

    73
    mungesë të hapësirave për punë, mungesë stafit, mungesë të vullnetit të ministrit të Mjedisit dhe
    Planifikimit Hapësinor, mungesë të automjeteve, mungesë të buxhetit.

    Por, të gjitha këto ai fajëson Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit
    Hapësinorë. Raporti sjell një varg faktesh që dëshmojnë mungesën e vullnetit të Ministrisë së
    Financave dhe Ministrisë për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, për të bërë të mundshëm punën e
    agjencisë. Faktikisht ministria, faktikisht pushteti i atëhershëm e ka penguar agjencinë ta kryejë
    punën e tij duke ia ndarë herë 3 milionë, herë 1 milion, duke mos ia caktua personelin i cili është
    dashur të kalojë në agjenci nga ministria një varg problemesh tjera, të cilat datojnë nga ajo kohë.

    Pra, ky diskutim nuk po zhvillohet për varrezat, nuk po diskutohet për dëshmorët, nuk po bëhet
    për memorialët, por thjesht për ta sulmuar një drejtues të këtij institucioni i cili tashmë nuk është
    në PDK.

    Zoti Muja i përmendi propozimet konkrete, unë dua t’i përkujtoj atij disa propozime që i kam
    bërë pikërisht kur kemi diskutuar për këtë raport. Kam kërkuar si vijon: të themelohet një
    komisioni i Kuvendit, i cili do ta hetojë situatën dhe t’i sqarojë Kuvendit cila është e vërteta rreth
    situatës së krijuar. Të sqarojë dhe konkretizojë se cilat janë përgjegjësitë e Ministrisë së
    Financave, Ministrisë për Planifikim Hapësinor, dhe drejtorit të agjencisë për dështimet në
    themelimin dhe funksionalizimin e agjencisë. Të sqarojë çështjen e akuzave të ndërsjella për
    korrupsion, sepse drejtori akuzon Ministrinë e atëhershme për korrupsion, komisioni t’i raportojë
    Kuvendit dhe të kërkojë përgjegjësi nga institucioni relevant varësisht nga përgjegjësitë që mban.

    Pra, ky Kuvend nuk ka qenë i interesuar as atëherë ta sqarojë këtë çështje, e nuk është i
    interesuar as tani.

    KRYESUESJA: Faleminderit! Fjalën e ka deputetja Besa Gaxherri.

  • Faleminderit, zonja kryesuese!
    Kolegë deputetë,
    Është e vërtetë që sa herë të diskutohet për këtë temë kalon fatkeqësisht në banalitet.

    Edhe pse ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm edhe jo veç me fraza politike, por me punën tonë
    e që realisht nuk ka ndodh hala kjo gjë dhe s’është ka donë me ndodh. Mua po më befasoni sot
    që të gjithë që politizohet kjo çështje në këtë mënyrë, kur ne të gjithë e dimë që këtë agjenci e ka
    themeluar Kuvendi i Kosovës. Edhe si Kuvend i Kosovës çka kemi bë na me përkrahë këtë
    agjenci dhe kjo agjenci me i dhënë rezultatet e veta të cilat i takojnë me ligj.

    Këtu duhet të shtrohet pyetja dhe një gjë tjetër po më shqetëson ose po më befason për shembull
    në Komisionin e Buxhetit ne jemi të përfaqësuar nga të gjitha partitë politike, asnjë parti politike
    nuk ka thënë që duhet shkarkuar, larguar apo të mos e aprovojë këtë raport.

    Të gjithë jeni pajtuar njëzëri që duhet me aprovuar këtë raport, edhe subjektet politike dalin
    përfaqësuese, e japin mbështetje, pastaj dalim na herë njëri herë tjetri, jo ky po jo ai. Po kjo është
    krejtësisht e papranueshme një, dhe e dyta unë mendoj që ne duhet të mbajmë urgjentisht
    përgjegjësitë tona, kjo agjenci e ka menaxhuar ekskluzivisht vetëm një projekt. E ne duhet të

    74
    punojmë që kjo agjenci të funksionojë, t’i kryejë punët e veta për të gjitha projektet ose duhet ta
    shuajmë. Kjo është esenca dhe s’kemi nevojë këtu kush është më patriot e kush donë më shumë
    me bë, me i ndërtuar këta memorialë e kush nuk do se ne dimë çka u bë deri sot edhe pse nuk u
    bë e pse u bë, urgjentisht duhet të punojmë sidomos me projektin e Kompleksit memorial të
    Koshares, sepse këtu u fol për shumë komplekse por një gjë duhet ta dimë, dëshmorët e Koshares
    janë jashtë dheut dhe këtë duhet urgjentisht të punojmë dhe të fillojmë projektin e te kryejmë,
    sepse nuk pret dhe natyrisht siç çdo punë edhe këtyre punëve duhet me iu dhënë prioritet,
    prioritet është Kosharja, duhet të kryhet këtë vit dhe vitin tjetër. Faleminderit!

    KRYESUESJA: Faleminderit! Fjalën e ka deputeti Daut Haradinaj.

  • Më fal, kryesuese, po më duket që edhe u konsumua ajo që pata në plan ta
    them, domethënë pikërisht drejtorin e agjencisë e kemi zgjedhur këtu në këtë Kuvend, edhe
    arsyeja pse është heq kjo agjenci prej Ministrisë së Planifikimit Hapësinor, ka qenë pikërisht
    arsyeja se siç e thash edhe më herët pikërisht në këtë Kuvend janë përfaqësim i gjithanshëm, i të
    gjitha partive politike.

    Ndërsa, për gjeneralët e ushtrisë së vdekur duhet të kemi kujdes doktor vdekjet kur flasim,
    domethënë duhet të përmbahen fjalët për shkak se nuk ka nevojë kurrkush me fye kërkon, jemi
    tu fol për një agjenci të cilën e ka krijuar Kuvendi, komisioni e ka rekomanduar për miratim,
    ndërsa neve vërejtjet që i japim shpresoj që agjencia do t’i merr në konsideratë dhe në të
    ardhmen do t’i trajtojë me seriozitet. Faleminderit!

    KRYESUESJA: Faleminderit! Dhe, diskutuesi i fundit për këtë pikë është deputeti Enver Hoti.

  • Faleminderit, e nderuar kryesuese!
    Unë mora fjalën dhe fillimisht duhet të them se do të ishte mirë që ne t’ju kërkojmë falje të gjithë
    familjarëve të dëshmorëve për gjendjen që është krijuar që 15 vjet në trajtimin e komplekseve
    dhe varrezave të dëshmorëve.

    Po ashtu, do t’ju kërkojmë falje për debatin, i cili u zhvillua këtu në Kuvend lidhur me Raportin e
    Agjencisë për Mirëmbajtje të Komplekseve Memorialë dhe kërkoj që ne t’i lëmë fjalët dhe më
    shumë ta mbështesim këtë agjenci, Kuvendi dhe Qeveria, si dhe të ngrihet një bashkëpunim
    ndërmjet Komunës, mes Ministrisë për Planifikim Hapësinor dhe detyrat dhe funksionet që e
    presin këtë agjenci të kryhen me kohë dhe mos të merren me këtë gjendje e cila është deputetët
    duke i vajtuar gjendjen thuaja mbi 10 vjeçare të këtyre memorialëve, por t’i përvishemi punës
    dhe të punojmë në mirëmbajtjen e tyre, në ngritjen e tyre ashtu siç e meritojnë. Faleminderit!

    KRYESUESJA: Faleminderit! Meqë nuk kemi kuorum për të votuar, fjalën e ka deputeti Adem
    Grabovci.

  • Faleminderit, e nderuar kryesuese!
    Ne është e vërtetë që po diskutojmë për një raport të një institucioni që e kemi themeluar vetë, që
    e kemi debatuar gjerë e gjatë para themelimit të tij dhe së fundi është vendimi i këtij institucioni
    që kemi ardhur në përfundim se është në interes të mbrojtjes së këtyre memorialëve, përkujdesjes
    së tyre, ta kemi një agjenci të pavarur.

    75
    Absolutisht asnjëherë Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk e ka diskutuar se kush do të
    jetë udhëheqësi i këtij institucioni, përkundrazi i kemi dhënë mbështetjen, i japim mbështetjen
    edhe sot. Unë e shpreh keqardhjen time që nuk e di diçka, diçka që ka mbet pa u politizuar. Kur
    të janë në pyetje varrezat, dëshmorët, Partia Demokratike e Kosovës ka treguar gatishmërinë dhe
    gjithmonë ka dal jashtë vetvetes, sepse ata janë të pandashëm, ata i takojnë çdo qytetari të
    Republikës së Kosovës. Ka obligim çdo qytetarë i Republikës së Kosovës ta jap maksimumin e
    vetë që vërtetë ata të prehen ashtu siç e meritojnë.

    Ne plotësisht jam dakord se varrezat e dëshmorëve dhe disa monumente janë në gjendje jo të
    mirë, por a mund ta fajësojmë ne këtë agjenci apo kryesuesin e kësaj agjencie, absolutisht unë
    nuk dëgjova shumë pak dëgjova që sa u bë fjalë a pyeti dikush sa i ka kushtet për të punuar dhe
    për t’i kryer vërtet detyrën e vet kjo agjenci. Po cilido prej nesh të kishte qenë absolutisht nuk do
    të kishte pas mundësi me e bë më shumë se sa ka bë tu e pas parasysh kushtet dhe mundësitë që i
    ka kjo agjenci.

    Prandaj, nuk është mirë që vërtetë në vazhdimësi të fyhemi mes vete dhe të bëhet përpjeke që
    çdo gjë të politizohet. Unë nuk ua shoh për të madhe disave që vërtetë janë shumë vonë brenda
    këtu, nuk kanë informacionet, nuk kanë qenë në korrent të ngjarjeve, por janë shumë të tjerë që
    vërtetë kanë qenë në vazhdimësi dhe ata kanë argumente edhe dinë çka flasin. Faleminderit!

    KRYESUESJA: Faleminderit! Meqë nuk kemi kuorum për të votuar, mbase është mirë që të
    marrim tash pauzë apo doni të vazhdojmë me pikën tjetër.

    Vazhdojmë me pikën tjetër? Në rregull, atëherë kalojmë te pika në pikën e shtatë:

    7. Shqyrtimi i raportit të Institutit Gjyqësor të Kosovës për vitin 2014

    Komisioni Funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe
    Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në pajtim me dispozitat e Rregullores së Kuvendit
    e ka shqyrtuar raportin e Institutit Gjyqësor të Kosovës për vitin 2014 dhe Kuvendit ia ka
    paraqitur raportin me rekomandime për shqyrtim dhe miratim.

    Gjithashtu edhe Komisioni për Buxhet dhe Financa e ka shqyrtuar raportin vjetor financiar të
    Institutit Gjyqësor të Kosovës për vitin 2014 dhe Kuvendit ia ka rekomanduar për miratim.

    Nënkryetarja e Komisionit Funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e
    Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, zonja Selvije Halimi për
    arsyetimin e raportit me rekomandime.

  • Faleminderit, kryesuese!
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Komisioni për Legjislacion në harmoni me Rregulloren e Punës së Kuvendit, në mbledhjen e
    mbajtur, më 28 prill 2015, e ka shqyrtuar raportin e punës të Institutit Gjyqësor të Kosovës dhe i
    ka rekomanduar seancës së Kuvendit që të miratojë këtë raport të Institutit Gjyqësor të Kosovës.
    Faleminderit!


    76
    KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të Komisionit për Buxhet dhe Financa, zonja Besa
    Gaxherri e ka fjalën.

  • Faleminderit, zonja kryesuese!
    Raporti vjetor financiar i Institutit Gjyqësor të Kosovës për vitin 2014, pasqyron të dhënat për
    buxhetin e miratuar dhe shpenzimet e buxhetit sipas kategorive dhe nënkategorive ekonomike,
    për vitin 2014, si dhe të dhënat për vitin 2013.

    Instituti Gjyqësor të Kosovës për vitin 2014, nga buxheti i Kosovës i janë ndarë 652 mijë e 922
    euro. Në bazë të vendimit të Qeverisë për zvogëlimin e kategorive të mallrave dhe shërbimeve
    dhe komunalive prej 15% janë shkurtuar mjetet buxhetore në vlerë prej 70 mijë e 377 euro. Dhe
    si rrjedhojë, buxheti përfundimtar i Institutit Gjyqësor të Kosovës ka qenë 597 mijë e 899,16
    euro.

    Nga kjo shumë janë shpenzuar 587 mijë e 438,80 euro apo 98,25% të buxhetit total. Komisioni
    për Buxhet dhe Financa në mbledhjen e mbajtur, më 13 maj 2015, pasi e shqyrtoi raportin vjetor
    financiar të Institutit Gjyqësor të Kosovës për vitin 2014 vlerësoi se raporti i përmbush obligimet
    ligjore për raportim që dalin nga Ligji për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë dhe
    i rekomandon Kuvendit për miratim të raportit në fjalë. Faleminderit!

    KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, zonja Selvije Halimi.


  • Faleminderit, kryesuese!
    Instituti Gjyqësor i Kosovës është institucion kryesor që nëpërmjet trajnimeve, përgatit
    kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë të vendit, për ushtrimin e kompetencave të tyre
    profesionale e ligjore në sistemin e drejtësisë. Raporti i Institutit Gjyqësor të Kosovës prezanton
    punën dhe angazhimin në këtë rrafsh, nga analiza e raportit shihen trajnimet e vazhdueshme në të
    gjitha lëmit e drejtësisë, si: penale, civile, administrative, drejtësia për të mitur, kushtetutë, të
    drejtat dhe liritë themelore të njeriut, të drejtë ndërkombëtare, të drejtë të Bashkimit Evropian,
    etj.

    Gjithashtu, raporti përmban edhe sfidat me të cilat është përballur Instituti Gjyqësor i Kosovës
    gjatë vitit raportues, do të thotë gjatë vitit 2014, që janë rritja e nevojës për trajnime të
    vazhdueshme dhe ka pasur probleme pastaj buxhetore, sepse kemi pasur një disproporcion mes
    rritjes së nevojës për trajnime dhe buxhetit të ndarë, sfidë kjo e cila është tejkaluar me ndihmën e
    donacioneve të donatorëve.

    Pastaj, nevoja për staf të shtuar, si dhe vështirësitë ligjore për shkak të mos harmonisë së Ligjit
    për gjykatat dhe Ligjit për prokurorin e shtetit me Ligjin e institutit gjyqësor të Kosovës. Meqë
    këto dy ligje tanimë janë në lexim të dytë dhe janë duke u amandamentuar unë mendoj që do të
    tejkalohet edhe kjo sfidë sa i përket harmonisë së ligjeve.

    Duke parë që Instituti Gjyqësor i Kosovës në raportin e paraqitur për vitin 2014, ka kryer punën
    e vetë konform ligjit dhe udhëzimeve të nxjerra për këtë çështje, Grupi Parlamentar i Partisë
    Demokratike e përkrah Raportin e Institutit Gjyqësor të Kosovës. Faleminderit!

    77
    KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlament të LDK-së, deputeti Agim Ademaj e
    ka fjalën.

  • Faleminderit, kryesuese!
    Edhe Grupi Parlamentar i LDK-së ka shqyrtuar raportin e punës për vitin 2014, të Institutit
    Gjyqësor të Kosovës dhe mendojmë që është një raport i punuar mirë, i plotëson të gjitha
    standardet e një raporti ku janë prezantuar të dhëna të sakta statistikore për punën e këtij instituti
    që u tha, që kryesisht ka të bëjë me trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe Grupi
    Parlamentar i LDK-së do ta përkrah këtë raport vjetor të punës. Faleminderit!

    KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”,
    deputeti Faton Topalli e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryesuese!
    Të nderuar deputetë,
    Sa herë që vjen fundi i marsit agjencitë, organet e pavarura janë në vlug të punës për t’i
    përfunduar raportet vjetore dhe për t’i prezantuar ato Kuvendit.

    Raporti i Institutit Gjyqësor të Kosovës është një prej raporteve të tilla. Nuk mund të mos pranoj
    që raporti duket i bukur, i lidhur mirë, me shumë tabela dhe ngjyra, me shumë informacione dhe
    me përpjekje maksimale për të lënë përshtypje të mirë dhe kjo përshtypje e mirë nga ana fizike e
    tij është evidente dhe nuk mund të mohohet.

    Ajo që zakonisht që raportet nuk e thonë drejtpërdrejtë është pjesa që nuk thuhet me fjalë, por
    megjithatë sjell një mesazh. Cili është mesazhi i këtij raporti? Mesazhi kryesor i raportit të
    Institutit Gjyqësor të Kosovës është që drejtuesit e shtetit nuk janë të interesuar të kemi
    prokurorë dhe gjyqtarë kompetentë dhe të përgatitur profesionalisht. Pse nuk janë të interesuar?
    Nuk janë të interesuar, sepse në një vend ku drejtësia është në krizë, në një vend ku sistemi
    gjyqësor konsiderohet i dështuar, një Qeveri e cila ka sinqerisht luftimin e krimit, vendosjen e
    drejtësisë dhe fuqizimin e shtetit, ndanë edhe mjetet e nevojshme që kjo detyrë të jetë e
    realizueshme.

    Shuma e mjeteve që ka ndarë Qeveria e Kosovës për ngritjen e kompetencave të prokurorëve dhe
    gjyqtarëve është gjithsej 598 mijë euro, nëse kësaj shume i hiqen shpenzimet për rroga dhe disa
    shpenzime të tjera më të vogla mbesin gjithsej 392 mijë euro në funksion të luftës për vendosjen
    e drejtësisë në këtë vend.

    Pra, janë pak fare pak mjete për të mos thënë kjo është vetëm një shumë simbolike, më shumë
    për të vendosur një standard ... të Bashkimit Evropian se sa për të vendosur një sistem në
    shërbim të kualifikimit të ... të drejtësisë.

    Fakti që prej vitit 2011 deri në vitin 2014, pra për 4 vjet janë trajnuar 6 mijë e 401 prokurorë,
    gjyqtarë dhe kandidatë dhe megjithatë nuk kemi një sistem gjyqësor të pavarur, të paanshëm,
    efektiv, siç pretendon të ndikojë instituti gjyqësor sjell sinjalin e dytë, respektivisht pyetjen se a
    janë masat e ndërmarra efikase, sa po ndikojnë trajnimet në arritjen e efekteve, për të cilat
    pretendohet.

    78
    Kur e kemi parasysh situatën në terren, numrin e dosjeve të pazgjidhura, kapitullimin e
    prokurorëve dhe gjyqtarëve si shtylla kryesore të drejtësisë para krimit dhe... të korruptuar
    shtrohet me të drejtë pyetjen se cili është suksesi i Institutit Gjyqësor në Kosovë. Në fakt,
    institutin nuk duhet fajësuar, sepse Qeveria me 392 mijë euro po bën sikur është e përkushtuar
    për kualitetin e drejtësisë, ndërsa detyrimisht instituti me kaq pak mjete edhe me 50% më pak
    hapësirë se sa i duhet, duhet të bëjë sikur po rrit kompetencat e e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
    Dorën në zemër, edhe ky Kuvend me qasjen që ka ndaj raporteve të tilla, po bën sikur po
    mbështetë, po mbron interesat e qytetarëve dhe të shtetit, përndryshe do t’i shfrytëzonim këto
    raporte jo për të kritikuar përpiluesit e tyre, por për të kërkuar përgjegjësi para udhëheqjes së
    vendit për dështimet e krijuara.

    Buxheti i vitit 2015, është buxhet i ish-kryeministrit edhe pse u aprovua edhe nga Lidhja
    Demokratike të Kosovës si buxhet i saj. Ftoj kryeministrin e ri që me rishikim të buxhetit të
    analizojë situatën dhe ta rrisë buxhetin për Institutin Gjyqësor të Kosovës për të bërë
    kualifikimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve me një kualitet më të mirë.

    Karshi kësaj instituti duhet të ketë kritere të qarta, të cilat mundësojnë për të siguruar
    informacionet e nevojshme për kualitetin e kuadrit të shkolluar dhe sidomos për ndikimin e
    kualifikimit në ngritjen e kompetencave gjyqësore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

    Nëse vërtetë duam që të kemi një sistem gjyqësor të pavarur, të paanshëm, efikas dhe efektiv
    duhet që të krijojmë parakushte që kjo të jetë e mundshme, kjo nënkupton më shumë mjete për
    kualifikim, rroga më të larta për prokurorë dhe gjyqtarë dhe mbi të gjitha siguri për ta nga dhuna,
    shantazhet dhe kërcënimet që vijnë nga krimi dhe politika.

    Lëvizja “Vetëvendosje” do ta votojë këtë raport, ndërsa pret nga Qeveria që të reflektojë dhe të
    ndërmarrë masa të nevojshme që Instituti Gjyqësor ta kryejë punën ashtu siç i takon me ligj.

    KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së, fjalën e ka deputeti
    Daut Haradinaj.

  • Faleminderit, kryesuese!
    Në mungesë të zonjës Kadaj, edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do t’i japë mbështetje
    këtij raporti të Institutit Gjyqësor të Kosovës, siç e tha edhe kolegu im paraprak shihet një
    përpunim i jashtëzakonshëm i këtij raporti, dhe meqenëse në komision ka pas një votim unanim
    edhe Aleanca do ta përkrahë. Faleminderit!

    KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar “Nisma”, deputetja Shukrije
    Bytyqi e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryesuese!
    Edhe Grupi Parlamentar “Nisma për Kosovën” e ka shqyrtuar Raportin e punës së Institutit
    Gjyqësor të Kosovës për vitin 2014, vërtetë është një raport shumë i mirë, është një raport
    voluminoz, kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të rrisë buxhetin për këtë institut duke e ditur
    rëndësinë e këtij instituti.


    79
    “Nisma për Kosovën” e përkrah raportin e këtij instituti. Faleminderit!

    KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar “6+” deputetja Duda Balje.

  • Faleminderit! Parlamentarna grupa „6 + je“ izvršila razmatranje izveštaja
    Sudskog instituta Kosova za 2014. godinu i podržava isti.

    KRYESUESJA: Faleminderit!
    Meqë nuk janë lajmëruar të tjerë për diskutim dhe aktualisht nuk kemi kuorum për të votuar
    atëherë shkojmë për pauzë deri në ora 15:30. Ju kisha lut që ta respektoni kohën e pauzës dhe të
    jemi në sallë për të vazhduar me votimin.


    * * *



    Vazhdimi i mbledhjes plenare pas pauzës
    Mbledhjen e drejton nënkryetari i Kuvendit, zoti Xhavit Haliti.

  • Atëherë, po mendoj që kemi prit mjaft, gjysmë ore më shumë.
    Të nderuar deputetë,
    I nderuar kryeministër, ministër i Qeverisë së Kosovës

    Po fillojmë pikën e tetë të rendit të ditës:

    8. Interpelanca e kryeministrit të Kosovës, z. Isa Mustafa, për ushtrimin e kompetencave
    Kushtetuese lidhur me nenin 94 paragrafi 1, pika 3 të Kushtetutës së Republikës së
    Kosovës

    Kryetarja e Grupit Parlamentar të AAK-së zonja Donika Kadaj-Bujupi e autorizuar nga Grupi
    Parlamentar i lëvizjes “Vetëvendosje” dhe Grupi Parlamentar “Nisma për Kosovën”, si dhe
    mbështetur nga 12 deputetë tjerë nënshkrues në bazë të nenit 44, të Rregullores së Kuvendit ka
    parashtruar kërkesë për të ftuar në interpelancë kryeministrin e Kosovës, zotin Isa Mustafa për
    ushtrimin e kompetencave kushtetuese lidhur me nenin 94, paragrafi 1, pika 3 të Kushtetutës së
    Republikës së Kosovës.

    Të nderuar zonja deputete dhe zotërinj deputetë,
    Ju njoftoj se në bazë të Rregullores së Kuvendit interpelanca mund të zgjat deri në 3 orë,
    përfaqësuesi i interpelancës mban të drejtën e fillimit të debatit në kohëzgjatje deri në 10 minuta
    dhe në përmbyllje të debatit deri në 5 minuta, neni 44, pika 7 e Rregullores së Kuvendit.

    Në bazë të nenit 44, pika 8 të Rregullores së Kuvendit, kryeministri Isa Mustafa paraqet dhe
    arsyeton qëndrimin e Qeverisë së Kosovës për çështjen e shtruar në interpelancën në kohëzgjatje
    prej 15 minutash.


    80
    Koha e ndarë për diskutim sipas grupeve parlamentare dhe deputetëve pa grup parlamentar është
    si në vijim: Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës me 35 deputetë ka 52.5 minuta,
    minus 6.5 minuta për kryeministrin, domethënë 46 minuta në dispozicion. Grupi Parlamentar i
    LDK-së ka 33 deputetë që do të thotë ka 49.5 minuta minus 6 minuta për kryeministrin që i bie të
    flas 43.5 minuta. Grupi Parlamentar “Vetëvendosje” ka 16 deputetë ka 24 minuta në dispozicion,
    Grupi Parlamentar i lëvizjes “Vetëvendosje” në cilësinë e përkrahësit të interpelancës i zbriten
    1.5 minuta në fund të debatit për propozuesin e debatit deputeten Donika Kadaj-Bujupi.

    Grupi Parlamentar i AAK-së, 9 deputetë 13.5 minuta, Grupi Parlamentar të AAK-së si
    propozuesi i interpelancës i zbriten 10 minuta në fillim, ndërsa 3.5 minuta në fund të debatit,
    ndërsa 1.5 minuta i merren nga Grupi Parlamentar i lëvizjes “Vetëvendosje” në cilësinë e
    përkrahësit të interpelancës. Grupi Parlamentar Lista serbe 10 deputetë, 15 minuta, minus 2
    minuta për kryeministrin 13 minuta. Grupi Parlamentar “Nisma” 6 deputetë 9 minuta, Grupi
    Parlamentar “6+” 6 deputetë 9 minuta, minus 1 minutë për kryeministrin. Pa grup janë pesë
    deputetë, kanë 7.5 minuta.

    Ftoj zonjën Donika Kadaj-Bujupi në cilësinë e propozuesit të interpelancës ta marrë fjalën 10
    minuta.

  • BUJUPI: Faleminderit, i nderuar kryesues!
    Në bazë të nenit 65.9 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenit 44, paragrafit 1 të
    Rregullores së Punës së Kuvendit, në emër të lëvizjes “Vetëvendosje”, Aleancës për Ardhmërinë
    e Kosovës dhe “Nisma” thërrasim në interpelancë kryeministrin Mustafa për çështjen në vijim:

    Përgjegjësinë e kryeministrit të Kosovës për ushtrimin e kompetencave kushtetuese lidhur me
    nenin 94, paragrafi 1, pika 3 e Kushtetutës së Kosovës. Arsyetim: sipas nenit 94, paragrafit 1,
    pikës 2 dhe 3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kryeministri ka detyrim ekskluziv
    kushtetues që të sigurojë se të gjitha ministritë veprojnë në pajtim me ligjet në fuqi, si dhe të
    politikave të përcaktuara të Qeverisë. Po ashtu, bazuar në aktin e brendshëm të Qeverisë
    Rregulloren 02/2011 për fushat dhe përgjegjësitë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe
    ministrave sipas nenit 6, paragrafi 3 dhe nën paragrafi 3.2 kryeministri është përgjegjës për
    kontrollin dhe bashkërendimin e punës së anëtarëve të Qeverisë në secilin institucion qeveritar.

    Ministria e Drejtësisë si pjesë përbërëse e Qeverisë së Republikës së Kosovës, sipas nenit 18,
    paragrafit 1, nënparagrafit 1.1 të Rregullores 02/2011, në përputhje me nenin 9, këto kompetenca
    duhet t’i ushtrojë sipas përkufizimeve për përgjegjësit e ministrive të Qeverisë së Republikës së
    Kosovës të parashikuara në shtojcën 1, të fushave të përgjegjësisë të ministrive.

    Referuar këtyre përgjegjësive kushtetuese dhe administrative gjendja faktike ku u përshkruhet
    këtyre problemeve të shkaktuara nga Kabineti qeveritar.

    1. Krimi i organizuar deri më tani ka treguar që i ka mbijetuar organeve të drejtësisë në
    përgjithësi dhe po zhvillohet e mobilizohet çdo ditë pa u penguar nga aparati shtetëror i drejtuar
    nga ekzekutivi i vendit, madje sot veprimet e krimit të organizuar janë të pranishme brenda
    institucioneve duke i kontrolluar dhe nënshtruar ato për interesa vetjake.


    81
    Rasti që ilustron hapur këtë problem të rëndë është afera në Prokurorinë Speciale të Republikës
    së Kosovës. E gjithë shoqëria, po edhe ne si përfaqësues të tyre presim nga ky trup prokurorial ta
    përmbush misionin me të cilin është themeluar. Pra, të luftojë krimin e organizuar dhe veprat
    penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Rasti tjetër, po kaq i rëndë është ai që ndodhi në
    Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku një gjyqtari ju vërtetua fajësia lidhur me transferimet
    pronësore meqë rast është bartur prona publike në pronësi private. Pikërisht, duke keqpërdorur
    funksionin e tij, por të njëjtit i shqiptohet vetëm dënimi me kusht.

    2. Niveli i lartë i korrupsionit tashmë është përshkrimi që po e përkufizon Kosovën edhe
    ndërkombëtarisht. Po ashtu, ekziston edhe bindja e thellë tek qytetarët tonë, se korrupsioni ka
    prekur hierarkinë më të lartë të institucioneve shtetërore. Bindje e cila po vërtetohet çdo ditë e
    më shumë përballë mos reagimit serioz të Qeverisë ndaj kësaj gjendje.

    Krahas asaj që kemi të krijuar mekanizma të shumtë për luftimin e korrupsionit, për shembull
    Këshilli Kombëtar për luftimin e korrupsionit, Agjencia Kundër Korrupsionit e deri te
    departamentet e veçanta të themeluara brenda prokurorisë së shtetit dhe Policia e Kosovës e ku
    më shumë po shpërfaqet lufta e klaneve brenda institucioneve publike se sa luftë kundër
    korrupsionit.

    Kosova, të nderuar kolegë, çdo ditë shpenzon mjete nga buxheti i shtetit për procedurat e
    prokurimit publik në vlerë prej 400 milionë eurove. Pa llogaritur mjetet e ndërmarrjeve publike
    të tenderuara për mallra dhe shërbime të ndryshme. Në këtë cikël është stabilizuar tani një proces
    i detajuar korruptiv, ku operatorët ekonomik dëshmojnë për përjetimet e tyre dhe ku mbyllja e
    mijëra bizneseve flet se Kosova ka degraduar shumë në mungesë të sundimit të ligjit.

    Në vazhdimësi, edhe me të gjitha lëvizjet e tjera të Kosovës drejt Bashkimit Evropian në
    Raportin e Progresit kërkohet që të kemi përmirësim sa i përket sundimit të ligjit. Kjo lidhet jo
    veç me funksionimin e brendshëm, por edhe me liberalizim të vizave edhe me realizimin e të
    drejtave të qytetarëve tonë, të cilat kryesisht nuk po ndodhin në mungesë të sundimit të ligjit.

    Procesi i privatizimit është treguesi i ndërhyrjes dhe pranisë së korrupsionit dhe krimit të
    organizuar në institucionet publike. Nga rasti i kryetarit të AKP-së që u gjet i vdekur në zyrën e
    tij e deri tek rasti i drejtorit tjetër të dorëhequr brenda disa javësh tek privatizimi i “Ballkanit” në
    Therandë, “Llamkosit” në Vushtrri, lënies të papunë afër 76 mijë punëtorëve të ndërmarrjeve
    publike, dështimeve të qëllimshme të AKP-së sa i përket privatizimit me spin of special kanë
    vërtetuar se gjendja është alarmante sa i takon shtrirjes së veprimtarive korruptive dhe kriminale
    në çdo valë të privatizimit.

    Të gjitha këto janë vërtetuar shumë herë, janë bërë shumë herë publike dhe përfshirjet e aktorëve
    të pushtetit ekzekutiv. Rasti i fundit që u bë publik është edhe përfshirja e ministrit të Drejtësisë,
    Hajredin Kuçi në procesin e ndërhyrjes për sabotimin e hetimeve lidhur me privatizimin e
    Fabrikës së Amortizatorëve në Prishtinë.

    Kjo gjendje është e lidhur drejtpërdrejtë me ndikimet korruptive të pushtetit ekzekutiv në
    sistemin e drejtësisë dhe institucionalisht e lidhur me mungesën e mbështetjes së plotë ligjore
    kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Si pasojë, sot kemi dukurinë e pasurimeve shumë

    82
    të larta shpesh të deklaruara, e shpesh të padeklaruara të zyrtarëve të lartë shtetëror në kurriz të
    pasurisë publike dhe në kurriz të qytetarëve, të cilët çdo ditë e për më shumë po varfërohen.

    Problemi thelbësor në këtë luftë fiktive kundër korrupsionit është mungesa totale e vullnetit
    politik nga kjo Qeveri aktuale që përfaqëson vazhdimësinë e asaj të së kaluarës, siç e tregon edhe
    veprimtaria e ministrit të Drejtësisë, i cili mbetet po i njëjti nga Qeveria e kaluar pavarësisht që
    performansa dhe rezultatet kanë qenë shumë të ulëta.

    Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës neni 65, paragrafi 10 përcaktohet se Kuvendi zgjedh
    anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe të Këshillit Prokurorial të Kosovës në pajtim me
    këtë Kushtetutë. Edhe përkundër kësaj dispozite kushtetuese deri më tani anëtarët e këshillit
    prokuroria asnjëherë nuk janë zgjedhur nga Kuvendi.

    Ministri i Drejtësisë është anëtari i Këshillit Prokurorial nga marrja e detyrës dhe deri më tash
    asnjëherë nuk ka marrë iniciativë apo deklarim publik për këtë çështje meqenëse ka qenë dhe
    është ende anëtarë i një organi kushtetues i cili ka përbërje kundër kushtetuese. Në vend të këtij
    reagimi të munguar prej vitesh ne kemi qenë dëshmitarë të skandaleve të shumta
    brendapërbrenda Këshillit Prokurorial ku emri i ministrit është në krye të listës.

    Po ashtu, pjesëmarrja e kryesuesve të Këshillit Gjyqësor dhe atij Prokurorial në procesin e
    negociatave me Serbinë jashtë çdo autorizimi kushtetues dhe ligjor është tregues i qartë i
    kontrollit të agjendës së ekzekutivit nga organet e drejtësisë. Kryeministri duhet të na tregojë
    rolin e ministrit të Drejtësisë dhe korrespodencat në mes të Këshillit Prokurorial dhe Qeverisë
    për pjesëmarrjen e këshillit në këtë proces. Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi si anëtar i këtij
    këshilli ka dëshmuar ndërhyrjet e tij duke krijuar grupe për të cilat madje edhe publikisht vetë
    anëtarët kanë akuzuar njëri-tjetrin dhe i kanë quajtur publikisht si banda të brendshme në
    prokurorinë e shtetit.

    Kjo qasje e ka paralizuar Këshillin Prokurorial për gati një vit në procesin e zgjedhjes së
    prokurorit dhe ky është një dëm i pallogaritshëm për Kosovën dhe për vetë sistemin e drejtësisë.
    Sipas shtojcës 1 të Rregullores për fushat e përgjegjësisë së Ministrisë së Drejtësisë është
    theksuar qartë që në kompetencë të saj është mbikëqyrja ekzekutive ndaj shërbimit korrektues të
    Republikës së Kosovës. Ky raporti i përgjegjësisë në mes të ministrit dhe drejtorit të
    përgjithshëm të Shërbimit Korrektues ka qenë më shumë koordinues se sa përgjegjës. Deri më
    sot të gjithë kemi qenë dëshmitarë të skandaleve nëpër institucionet korrektuese, për të cilat
    ministri i Drejtësisë nuk e ka ushtruar kompetencën e tij për të marrë në përgjegjësi drejtuesin e
    gjithë sistemit, i cili përgjigjet drejtpërdrejt.

    Në këtë rast, ministri Kuçi ka qenë i heshtur në pikëpamje të kontrollit ligjor. Më 10 shkurt 2015,
    u nënshkrua marrëveshja për drejtësi me Serbinë. Me anë të kësaj marrëveshje u shpërfill në
    mënyrë flagrante sistemi i brendshëm i drejtësisë në Kosovë. Me këtë marrëveshje u konfirmua
    që Kosova nuk ka sovranitet të brendshëm në aspektin e ushtrimit të pushtetit shtetëror në
    asnjërin prej pushteteve, madje as në atë gjyqësor.


    83
    Ministri i Drejtësisë është udhëheqës i grupit teknik për formimin e Gjykatës Speciale.
    Themelimi i kësaj gjykate cenon sovranitetin gjyqësor pasi që ai krijon një sistem paralel nga
    gjykatat themelore e deri tani...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Vazhdojani, le ta kryejë fjalën!

  • BUJUPI: Ajo krijon edhe një trup paralel të Avokatit të Popullit dhe Gjykatës
    Kushtetuese.

    Ministri i Drejtësisë në raportimin para Komisionit për Legjislacion pat deklaruar se ky
    projektligj dhe amendamentet kushtetuese janë përgatitur nga Zyra e Komisionit të Bashkimit
    Evropian në Kosovë. Të njëjtat materiale ishin klasifikuar si konfedinciale pa asnjë kriter ligjor
    dhe këto materiale ishin dërguar anëtarëve të komisionit nga ana e ministrit të Drejtësisë, kurse
    vetë ministri Kuçi ka udhëhequr ekipin e ekspertëve për themelimin e Gjykatës Speciale.

    Të nderuar kolegë,
    Për të gjitha këto arsye të lartshënuara, Grupet Parlamentare, nga Lëvizja “Vetëvendosje”,
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma për Kosovën” i propozojnë Kuvendit të Kosovës
    për miratim këtë mocion përmbajtjesor. Në mbështetje të nenit 65.1 të Kushtetutës së Republikës
    së Kosovës dhe nenin 6.1 të Rregullores së punës së Kuvendit të Kosovës. Kuvendi i Republikës
    së Kosovës në seancën plenare të mbajtur, më 21.05.2015, miraton këtë rezolutë: 1. Kryeministri
    në përputhje me kompetencat kushtetuese nga neni 94, paragrafi 1, pikave 2 dhe 4 të Kushtetutës
    së Republikës së Kosovës të shkarkojë ministrin e Drejtësisë, për shkak të mospërmbushjes së
    detyrave të dala nga neni 8, paragrafi 1 dhe neni 9, paragrafët 1 dhe 2 lidhur me shtojcën 1 të
    Rregullores Nr. 02/2011 për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe
    ministrive në bazë të përgjegjësisë individuale të anëtarëve të Qeverisë, siç është e përkufizuar
    në nenin 97, paragrafin 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Faleminderit!

  • Faleminderit! Tani radha është e zotit Mustafa, por paraprakisht dua të ju them që
    minutazhin e kryeministrit nuk e kam ndërmend ta llogaris, as të parashtruesit të kërkesës, kështu
    që grupet i kanë minutat e veta. Faleminderit!

  • Faleminderit, zoti kryesues!
    Të nderuar deputetë,
    Të nderuar ministra,
    Në cilësinë e kryeministrit të Republikës së Kosovës, më 13 maj 2015, kam pranuar mocionin
    për interpelancë, të parashtruar nga deputetja Donika Kadaj-Bujupi, në emër të Grupit
    Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e
    Kosovës dhe Grupit Parlamentar Nisma, e cila mban datën 7 maj 2015 dhe është mbështetur dhe
    nënshkruar nga 12 deputetë.

    Siç rezulton nga objektivi i mocionit të parashtruar, unë si kryeministër i Republikës së Kosovës,
    jam i ftuar për interpelancë lidhur me përgjegjësinë e kryeministrit të Republikës së Kosovës për

    84
    ushtrimin e kompetencave kushtetuese lidhur me nenin 94, paragrafi 1, pika 3 e Kushtetutës së
    Republikës së Kosovës.

    Të drejtën dhe përgjegjësinë time për këtë interpelancë e realizoj në harmoni me nenin 44, pika 6
    e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

    Duke respektuar secilin nga pretendimet e ngritura, por duke ndarë opinionin tim dhe të Qeverisë
    lidhur me konstatimet e paraqitura dhe adresimet, më lejoni që të jap qëndrimin tim si
    kryeministër, për secilën nga pikat e parashtruara në mocion, por para kësaj, po ashtu të jap
    qëndrimin lidhur me Rezolutën e propozuar.

    Konsideroj se kërkesa për shkarkimin e ministrit të Drejtësisë Hajredin Kuçi, rezulton të jetë e
    padrejtë dhe e pabazuar, sepse asnjë ministër, deputet apo kushdo qoftë, nuk do të duhej të
    penalizohet për shkak të kryerjes së detyrës së tij në përputhje me ligjin dhe në përputhje me
    Kushtetutën dhe, këtë e ka bërë edhe zoti Kuçi.

    Gjithë ajo që është prezantuar në këtë mocion për interpelancë flet për problemet dhe sfidat, me
    të cilat ne po ballafaqohemi, por nëse analizojmë më mirë këtë kërkesë, rezulton se është punuar
    shumë dhe po punohet shumë, rezulton se ka dallime konceptuale politike në vlerësimet e
    arritura dhe në vlerësimin e punës së ministrit Kuçi.

    Si kryeministër i vendit konsideroj, se nëse duhet të aprovohet Rezoluta për këtë interpelancë,
    atëherë me këtë Rezolutë ne duhet të vlerësojmë të arriturat në forcimin e shtetit ligjor, luftën
    kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe në ushtrimin e drejtësisë në tërë vendin, për
    çfarë merita të veçanta, sipas përgjegjësisë së tij, ka ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

    Sa u përket pikave konkrete të cilat janë dhënë, pika A - duke analizuar këtë pikë të mocionit të
    parashtruar, në mes tjerash, vërejmë se është paraqitur se krimi i organizuar deri më tani ka
    treguar se u ka mbijetuar organeve të drejtësisë në përgjithësi dhe po zhvillohet e mobilizohet
    çdo ditë, pa u penguar nga aparati shtetëror, i drejtuar nga ekzekutivi i vendit.

    Më tutje, parashtrohet po ashtu, se veprimet e krimit të organizuar janë të pranishme sot edhe
    brenda institucioneve duke i kontrolluar dhe nënshtruar ato për interesa vetjake. Në ilustrim të
    kësaj, në mocion është përmendur edhe rasti i ish-prokurorit të Prokurorisë Speciale të
    Republikës së Kosovës, i cili është gjetur fajtor për shpërdorim të pozitës zyrtare nga një panel
    gjyqësor i udhëhequr nga misioni EULEX, si dhe rasti i një gjyqtari të Gjykatës Themelore në
    Prishtinë, i cili po ashtu është gjetur fajtor nga një panel gjyqtarësh, udhëhequr nga misioni i
    EULEX-it, por, për aq sa unë jam në dijeni, ky i fundit akoma nuk është përfunduar me
    aktgjykim të formës së prerë.

    Nga arsyetimi i përgjithshëm i dhënë në këtë pikë të mocionit, rezulton se për dështimet në luftën
    kundër krimit të organizuar është fajësuar direkt vetëm ministri, përkatësisht ministri Drejtësisë,
    zoti Kuçi. Ndërkaq, në bazë të parashtruesve të interpelancës rezulton se janë ndërmarrë masa, jo
    vetëm nga ministri, sepse ministri nuk gjykon dhe nuk ndan drejtësi, por nga organet e drejtësisë,
    përkatësisht nga Prokuroria e shtetit, nga EULEX-i dhe nga gjykata.


    85
    Prandaj, për të arritur objektivat për të cilën gjë deputetët angazhohen në këtë mocion dhe për të
    përmbushur këto detyrime, gjykoj se Republika e Kosovës ka siguruar një infrastrukturë të
    avancuar ligjore dhe, se këtë infrastrukturë e ka ndërtuar në bazë të kontributit të veçantë të
    Ministrisë së Drejtësisë dhe zotit Kuçi dhe, se institucionet e pavarura sot janë në gjendje shumë
    më të mirë për zbatimin e drejtësisë në tërë Republikën e Kosovës.

    Prandaj, mbetet detyrim i secilit prej nesh, që të denoncojmë tek organet e pavarura të drejtësisë
    çdo pretendim për shkelje të ligjit, pavarësisht se kush është subjekt dhe cilës shtresë të shoqërisë
    i takon. Ndërsa, po aq detyrim mbetet edhe për organet e drejtësisë, që me përkushtim dhe në
    kuadër të ligjit të hetojnë dhe luftojnë çdo dukuri negative në Republikën e Kosovës.

    Lidhur me arsyetimin e pikës B të mocionit, ku në mes tjerash, është parashtruar, si nivel i lartë i
    korrupsionit tashmë është formë e përshkrimit, që po përkufizon Kosovën dhe ndërkombëtarisht,
    duke shtuar se ekziston edhe bindja e thellë tek qytetarët e Kosovës, se korrupsioni ka prekur
    hierarkinë më të lartë institucionale shtetërore, më lejoni të shpreh mospajtimin tim në
    konstatimin e paraqitur se Qeveria të cilën unë e drejtoj nuk ka reaguar në mënyrë serioze për të
    luftuar korrupsionin, si një dukuri që ka vazhduar të jetë e pranishme në forma të ndryshme dhe
    intensitet të ndryshëm, për vite të tëra.

    Si Qeveri kemi ndërmarrë masa, që njerëzit e punësuar në ministri të caktuara, në atë të
    Infrastrukturës dhe në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ndaj të cilëve janë
    ngritur aktakuza, të suspendohen nga puna.

    Kemi suspenduar tre zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe tre
    zyrtarë të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës, përfshirë edhe dy shefat e prokurimeve në këto dy
    ministri.

    Jemi po ashtu, në përfundim të përgatitjes së implementimit të prokurimit elektronik publik, të
    cilin do ta aplikojmë në vjeshtë të këtij viti, ndërkaq module të caktuara do të fillojmë t’i
    aplikojmë edhe tani.

    Në mandatin e kësaj Qeverie që unë drejtoj, asnjëherë deri më tani nuk kam dëgjuar se dikush
    është ankuar, që si rezultat i mungesës së infrastrukturës ligjore janë shkaktuar pengesa në luftën
    kundër korrupsionit. Edhe unë si kryeministër i Republikës së Kosovës apeloj që të bëhet më
    shumë dhe të bëjmë më shumë, secili prej nesh, por në veçanti apeli im u drejtohet institucioneve
    të pavarura të drejtësisë, të cilat kanë për detyrim, që në përputhje me ligjin dhe kurdo që kanë
    dyshim të arsyeshëm, ta hetojnë secilin rast dhe çdo qytetar pa dallim.

    Lidhur me pretendimin e paraqitur në pikën C, në arsyetim të këtij mocioni, si kryeministër nuk e
    kam asnjë informatë për ndërhyrjen e ministrit Kuçi në hetimet për Fabrikën e Amortizatorëve.

    Kjo Qeveri, po ashtu, nuk zhvillon politika të vazhdimësisë, ashtu siç pretendohet të vlerësohet
    në fund të kësaj pike, por realizon përgjegjësinë për implementimin e programit qeverisës.


    86
    Pretendimet e paraqitura në pikën D të arsyetimit, rezultojnë të jenë pretendime për shkelje të
    ligjit dhe Kushtetutës lidhur me zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe të
    Këshillit Prokurorial të Kosovës.

    Më tutje, këtu parashtrohet po ashtu, se pjesëmarrja e kryesuesve të Këshillit Gjyqësor dhe të
    Këshillit Prokurorial të Kosovës në procesin e negociatave me Serbinë është tregues i qartë i
    kontrollit të agjendës së ekzekutivit ndaj organeve të drejtësisë.

    Si kryeministër është kërkuar nga unë, që të tregoj rolin e ministrit të Drejtësisë dhe
    korrespodencat në mes të Këshillit Prokurorial dhe Qeverisë për pjesëmarrjen e Këshillit
    Prokurorial në këtë proces, me pretendim se ministri i Drejtësisë, zoti Kuçi si anëtar i Këshillit
    Prokurorial ka dëshmuar ndërhyrjen e tij, duke krijuar grupe për të cilat vetë anëtarët aktualë të
    Këshillit Prokurorial u quajtën publikisht si” banda të brendshme në Prokurorinë e Shtetit”.

    Më lejoni, të parashtroj këtu, se pjesëmarrja e kryesuesit të Këshillit Prokurorial si pjesë e ekipit
    teknik në negociatat e zhvilluara me Serbinë, në këndvështrimin tim dhe të Qeverisë, jo vetëm se
    ka qenë e drejtë dhe e ligjshme, por njëkohësisht edhe e domosdoshme për t’u siguruar se
    marrëveshjet që arrihen dhe detyrimet, të cilat dalin nga këto marrëveshje janë të ligjshme dhe të
    zbatueshme edhe për Prokurorinë e shtetit si institucion i pavarur.

    Unë si kryeministër do të përmbahesha nga komentimi i pretendimeve për parregullsinë e punës
    së Këshillit Prokurorial, sepse Këshilli Prokurorial është një organ kushtetues tejet i pavarur dhe
    fakti, që ministri i Drejtësisë është pjesë e këtij Këshilli, nuk na jep të drejtën e ndërhyrjes në
    mënyrën e organizimit të punës së këtij Këshilli.

    Pas një periudhe të gjatë kohore tashmë kemi kryeprokurorin e shtetit dhe puna e Këshillit
    Prokurorial është duke vijuar pa ndonjë ndërhyrje dhe apeloj që të përmbahemi nga ndërhyrje të
    tilla. Ndryshimet e Ligjit mbi Prokurorinë e shtetit të prezantuara në seancën e kaluar të
    Kuvendit nga vetë ministri Kuçi, mendoj se rregullohet plotësisht zgjedhja e Këshillit
    Prokurorial, ashtu siç është paraparë me Kushtetutë.

    Sa u përket pretendimeve të paraqitura në pikën E të këtij mocioni, më lejoni të theksoj se
    problemet me sistemin penitenciar kanë qenë evidente për një kohë të gjatë në Republikën e
    Kosovës, por janë trajtuar me seriozitet më të madh nga dita e marrjes së përgjegjësisë për të
    udhëhequr Qeverinë e Republikës së Kosovës.

    As ministri i Drejtësisë dhe as unë si kryeministër dhe, asnjë nga Kabineti qeveritar nuk jemi të
    veshur me imunitet absolut, për t’u mbrojtur nga ligji, por të gjithë ne e gëzojmë të drejtën që të
    mbrohemi nga spekulimet, nga insinuatat dhe nga pretendimet me qëllim të hakmarrjes për
    punën që e bëjmë apo për punën, që një individ e kryen.

    Sa u përket pretendimeve të parashtruara në pikën F, rezulton se përveç dallimeve konceptuale
    politike, parashtrohet edhe se është cenuar Kushtetuta e Republikës së Kosovës, duke dëmtuar
    rëndë sistemin e drejtësisë dhe të respektimit të vlerave universale të drejtave të njeriut.


    87
    Ky Kuvend është njoftuar me Marrëveshjen për drejtësi dhe ai nuk i ka dhënë vlerësimin që i
    japin parashtruesit e kësaj kërkese, kësaj marrëveshjeje. Vlerësoj se është një marrëveshje shumë
    e dobishme, prandaj puna e ekipit tonë dhe ministrit Kuçi, që ka aplikuar punë ekipore në bisedat
    për një kohë të gjatë lidhur me këtë çështje, është punë e suksesshme.

    Ne duhet t’i gëzohemi që kemi arritur të ushtrojmë ligjet e Kosovës në tërë territorin e vendit e jo
    të kërkojmë përgjegjësi nga ata që punuan më së shumti për këtë.

    Kuvendi i Republikës së Kosovës mund t’i trajtojë me gjuhë politike këto pretendime, por për
    bindjen time, gjuha kushtetuese dhe gjuha ligjore është ajo çfarë duhet t’i japë sqarim secilës nga
    këto pretendime.

    Sa u përket pretendimeve për Ligjin e amnistisë, më lejoni t’ua rikujtoj se ky ligj ishte kaluar dhe
    votuar në kohën kur ne nuk ishim në krye të Qeverisë. Por, megjithatë shumë nga ne këtu ishim
    deklaruar pro këtij ligji dhe, si rezultat i këtij deklarimi, u miratua dhe hyri në fuqi Ligji për
    amnisti. Ligjshmëria dhe kushtetutshmëria e këtij ligji ishte sfiduar edhe në Gjykatën
    Kushtetuese dhe pas disa korrigjimeve të kërkuara nga Gjykata Kushtetuese, ky ligj hyri në fuqi
    dhe u aplikua në përputhje me vullnetin e shprehur nga shumica e deputetëve të këtij Kuvendi.

    Fakti që ky ligj është sponsorizuar nga Ministria e Drejtësisë, në gjykimin tim, në asnjë mënyrë
    dhe në asnjë formë nuk mund të mbajë përgjegjës ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi, për
    pasojat e pretenduara me këtë mocion, sepse në çdo vend demokratik shumica e ligjeve dhe në
    veçanti ligjet e kësaj natyre sponsorizohen nga Ministria e Drejtësisë.

    Ashtu sikurse edhe çdo ligj tjetër, por edhe për këtë, përgjegjësia bie mbi secilin nga ne dhe kësaj
    përgjegjësie nuk do t’i dalim ballë dhe ta mohojmë e t’ia hedhim fajin personave të tjerë, ose një
    personi të veçantë, varësisht nga pozicionet dhe nga koncepti ynë politik. Këtë ligj e ka aprovuar
    Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe ne nuk kemi asnjë ankesë, se dikush nga deputetët në
    momentin e votimit të këtij ligji të jetë shpallur i pandërgjegjshëm.

    Sa u përket pretendimeve të parashtruara në pikën H, më lejoni të ripërsëris, se themelimi i
    dhomave të specializuara vjen si rezultat i detyrimeve ndërkombëtare të trashëguara me
    shkëmbimin e letrave nga presidentja e Republikës së Kosovës dhe Baroneshës Ashton. Kosova
    kishte shprehur gatishmërinë për t’i dhënë dritën jeshile hetimit dhe gjykimit të mundshëm të
    pretendimeve të hetuara nga prokurori amerikan Williamson.

    Në qoftë se, kushdo nga ne vazhdon të besojë se me themelimin e dhomave të specializuara do të
    cenohet ligji apo Kushtetuta e Republikës së Kosovës, ju ftoj që këto pretendime t’i adresoni tek
    institucionet relevante të drejtësisë, të cilat kanë për detyrë t’i trajtojnë në mënyrë meritore.

    T’ua përkujtoj, se në këtë Kuvend është zhvilluar debat lidhur me Gjykatën Speciale,
    përkatësisht dhomat e specializuara. Nënshkruesit e kësaj kërkese për interpelancë mund ta
    lexojnë procesverbalin nga ai debat dhe të shohin vlerësimet e shumicës së deputetëve të
    Kuvendit të Republikës së Kosovës.


    88
    Prandaj, në fund, mbes pranë qëndrimit tim se kjo rezolutë duhet të hidhet dhe, në qoftë se duhet
    të aprovojë rezolutë ky Kuvend, në të duhet të pranohet si pozitiv dhe shumë i përkushteushëm
    puna që ministri i Drejtësisë e ka bërë në periudhën e gjertanishme. Faleminderit për vëmendje!

  • Faleminderit, zoti kryeministër Mustafa! Tani është radha e grupeve
    parlamentare. Në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, e ka fjalën zoti Grabovci.

  • Faleminderit, zoti nënkryetar!
    Përshëndetje për kryeministrin, Kabinetin qeverisës.
    Ne, absolutisht respektojmë të drejtën e çdo deputeti dhe grupi parlamentar për të ngritur
    shqetësimet e tyre, që kanë të bëjnë në përgjithësi me jetën e qytetarëve të Kosovës, për të dhënë
    kontributin e tyre, që vërtet të ndryshojë pozitivisht jeta e qytetarëve të vendit. Po kurrsesi dhe
    asnjëherë, nuk pajtohem me shpifjet, fyerjet, pretendimet negative që përkundër asaj e dëmtojnë
    jetën apo e rëndojnë jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

    Këtu në këtë Parlament, nga kjo foltore, ne jemi mësuar, tashmë është bërë pothuajse rutinë, të
    dëgjojmë vetëm akuza dhe njëkohësisht t’i përziejmë edhe nivelet e pushteteve.

    Ne duhet ta dimë dhe ta kemi të qartë, se kemi tri nivele të pushtetit: atë legjislativ, ekzekutiv
    dhe gjyqësor. Të tri këto pushtete zhvillojnë punën e tyre në kuadër, i kanë të përcaktuar
    kompetencat e tyre me ligj dhe kushtetutën e Republikës së Kosovës, që fatkeqësisht për
    opozitën aktuale të vendit nuk kanë vlejtur asnjëherë, as ligjet, as Kushtetuta, as këto
    institucione, të cilat me punën e veprimet e tyre opozita, fatkeqësisht, në mungesë të vizionit dhe
    të ofertave apo projekteve konkrete për ndryshime pozitive i ka përzier.

    Kështu po ndodh edhe sot, fatkeqësisht, me këtë interpelancë. Unë i bëj thirrje edhe opozitës dhe
    çdokujt tjetër, se jetën tonë duhet ta ndërtojmë ne vetë. Përgjegjës për mirëqenien tonë jemi ne
    vetë qytetarët e Republikës së Kosovës. Nuk kemi të drejtë ta fajësojmë askënd, por kjo
    ndërtohet, vërtet duke i pranuar vlerat tona pozitive, duke i pranuar dhe respektuar ndryshimet
    pozitive, që kanë ndodhur e po vazhdojnë të ndodhin në vendin tonë, por, gjithsesi duke mos
    hezituar dhe duke i luftuar të gjitha dukuritë negative, që ndodhin në vendin tonë, sepse këto
    veprime do të shkojnë në të mirën e familjeve tona, të fëmijëve tanë dhe në përgjithësi të popullit
    tonë dhe të fuqizimit të shtetit tonë.

    Ne, këtu shohim akuza në adresë të njërit nga ministrat dhe njerëzit më të suksesshëm në jetën
    institucionale, lirisht, ndër më të suksesshme në jetën institucionale të vendit, siç është ministri i
    Drejtësisë. Akuzohet këtu për disa gjëra që absolutisht, është absurde të mendojë dikush e lëre
    më t’i thotë e aq më tepër, kur kemi parasysh që këtë mocion apo interpelancë e ngrit opozita,
    prej të cilës vërtet priten ide, priten kritika të argumentuara dhe jo shpifje dhe akuza të pabaza.

    Prandaj, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, në vazhdimësi ka qenë, është dhe do të mbetet
    që të krijojmë një unitet, një bashkëpunim bashkëpunues, t’i respektojmë idetë e dobishme që
    vijnë nga kushdo qoftë, po kurrsesi dhe gjithnjë do të jemi kundër atyre tentativave, të cilat
    dëmtojnë proceset, bëjnë përpjekje që ta denigrojnë jetën tonë institucionale. Faleminderit!

  • Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së, zoti Beqiri.

    89
  • Faleminderit, zoti nënkryetar!
    I nderuar kryeministër,
    Kabinet qeveritar,
    Grupi ynë Parlamentar i LDK-së, sigurisht që e mirëkupton çdo kërkesë për debat, për
    interpelancë, për mocion, për çështjet, të cilat vlerësohen ose pretendohet të vlerësohen që janë të
    interesit të veçantë për qytetarët tanë. Fundi i fundit, ky është edhe obligim yni, pavarësisht se
    edhe mund të mos ia qëllojmë në atë që e shtrojmë. Por, është një e drejtë që i garantohet çdo
    grupi parlamentar këtu dhe çdo deputeti edhe individualisht.

    Është shumë e qartë, që ne nga teksti i interpelancës dhe nga ajo që e kemi lexuar, që në shumë
    pika pikërisht do të ishte e kundërta, po qe se zoti Kuçi do të interferohej si ministër dhe ne ishte
    dashur të shqetësohemi në interferimin e ndërhyrjen e tij në punën, gjegjësisht në pavarësinë e
    organeve të pavarura të drejtësisë, gjyqësisë, sepse u tha edhe më herët, ne e kemi të qartë që
    pushtetet janë të ndara dhe si të tilla edhe duhet të veprojnë.

    Dhe, shumëçka vërtet që është thënë në këtë tekst të interpelancës, po e them edhe njëherë, po të
    bëhej e kundërta vërtet do të duhej të shqetësohemi dhe ne do të duhej të kërkonim llogari, sepse
    po ndërhyhet në pavarësinë e institucioneve tona.

    Sigurisht, të nderuar kolegë, që ne si grup parlamentar, po ashtu vlerësojmë se zoti Kuçi si
    ministër ka kryer punën e vet me kompetencë të plotë karshi kompetencave dhe përgjegjësive që
    i ka. Është shumë e qartë, që ne jemi shtet dhe ashtu edhe duhet të sillemi, si shtet dhe t’i
    kryejmë obligimet tona, sepse të qenit shtet nuk nënkupton, nëse mund të thuhet, vetëm
    privilegje dhe benefite, që mund t’i kemi si shtet, por nënkupton edhe përgjegjësi dhe kryerje
    obligimesh, që në disa raste edhe mund të mos na pëlqejnë, po si të tilla janë dhe si të tilla duhet
    t’i përmbushim. Duke qenë të vetëdijshëm, po ashtu që ne nuk themi asnjëherë që jemi të
    kënaqur me të gjitha institucionet tona, por kjo nuk nënkupton që të kemi, ose të bëjmë linçimin
    të atyre që nuk është përgjegjësi e tyre.

    Ne kemi vërejtje, kemi thënë disa herë, në punën e Prokurorisë, në punën e organeve të gjyqësisë
    dhe në punën e shumë institucioneve tjera, po në këtë rast, kjo absolutisht nuk ndërlidhet, për
    mendimin tonë, me punën që e bën zoti Kuçi si ministër.

    Duke mos dashur ta zgjas më tepër, ne si grup parlamentar mbështesim plotësisht edhe fjalën e
    kryeministrit, sepse ishte shumë argumentues, ishte e bazuar në fakte dhe e tha atë, që edhe ne
    jemi të bindur se ashtu edhe qëndron.

    Ne si grup parlamentar, si Lidhje Demokratike, nuk do të votojmë, gjegjësisht do ta votojmë
    kundër një rekomandim, që është i shkruar në këtë tekst të rezolutës. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zonja Albulena Haxhiu, në emër të Grupit Parlamentar
    “Vetëvendosje”, e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    Fillimisht, më duhet të them që një ndër kërkesat e protestave të organizuara nga opozita, jo më
    pak e rëndësishme ishte edhe kërkesa për shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

    90
    Natyrisht që nuk do të kishte nevojë as për këtë interpelancë, nëse kryeministri Isa Mustafa do të
    reflektonte dhe në përputhje me obligimet që ka, do ta shkarkonte një ministër, si pasojë e së cilit
    është duke u mbajtur peng gjyqësia dhe Prokuroria dhe po cenohet sovraniteti dhe integriteti
    territorial.

    Nuk ka nevojë për shumë analiza për të kuptuar, se kërkesa për shkarkimin e Hajredin Kuçit
    është e drejtë, është e domosdoshme dhe është e nevojshme.

    Janë thjesht të pamjaftueshme minutat e kësaj interpelance, për t’i listuar dështimet e ministrit të
    Drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe, natyrisht që unë do të ndalem vetëm në dy, ose tri dështime të tij
    dhe pjesën tjetër, sigurisht që do ta prezantojnë deputetët e Lëvizjes “Vetëvendosje” dhe
    deputetët e subjekteve opozitare.

    Së pari, kur flasim për ministrin e Drejtësisë, nuk ka se si të mos na kujtohet prezenca dhe
    ndikimet e tij të paligjshme dhe jokushtetuese në Këshillin Prokurorial.

    Natyrisht, për të gjitha ato çfarë kanë ndodhur janë përgjegjës edhe vetë anëtarët e Këshillit
    Prokurorial, por përgjegjësia më e madhe bie mbi Hajredin Kuçin, si ministër i Drejtësisë.

    Është pikërisht ky Këshill, nga i cili janë pritur betejat kundër krimit të organizuar dhe
    korrupsionit dhe i cili në vazhdimësi ka amnistuar zyrtarët e korruptuar. Pikërisht, ky këshill, që
    në përbërjen e tij ka Hajredin Kuçin, është shndërruar në arenë përplasjesh të interesave klanore
    e mafioze, nuk ka as se si të mos na kujtohet, kur ministri i Drejtësisë i thërriste një për një
    anëtarët e Këshillit Prokurorial në zyrën e tij. A është ky ndikim? Po, sigurisht që po!

    Në vend se ministri i Drejtësisë, si anëtar ex-officio të siguronte një funksionim efikas dhe të
    pavarur të këtij këshilli, ai kontribuoi në degradimin e tij saqë askujt më nuk mund t’i kthehet
    besimi i humbur në këtë institucion, që të paktën Kushtetutën e Republikës së Kosovës thuhet që
    është i pavarur.

    Më tej, siç edhe e dimë, një nga kompetencat kryesore të ministrit të Drejtësisë është edhe
    mbikëqyrja ndaj Shërbimit Korrektues të Kosovës.

    Shpesh Hajredin Kuçi ka thënë se ai vetëm emëron drejtorin e burgjeve dhe nuk ka asnjë
    kompetencë tjetër. Në Kosovë, jemi dëshmitarë që të paraburgosurve VIP u lejohet që t’i
    koordinojnë deklaratat me dëshmitarët e proceseve penale, ku janë të pandehur. E kemi të freskët
    këtu rastin Tolaj.

    Të burgosurve, po ashtu VIP u lejohen të gjitha mjetet e ndaluara për ata që vuajnë dënimin për
    shkak të kryerjes së veprës penale. Në burgjet tona trafikohet gjithçka, bash gjithçka, nga
    produktet e luksit e deri tek narkotikët. Anëtari i PDK-së kryetar komune nga paraburgimi doli
    dhe në QKUK në Prishtinë për orë të tëra u ngujua brenda dhe pas një negocimi të gjatë mezi
    arritën që ta nxirrnin e ta kthenin në paraburgim.

    Tani, ju thoni zoti ministër, që nuk keni përgjegjësi direkte, por vetëm për drejtorin e burgut. Pse
    nuk e keni shkarkuar, pra?

    91
    Edhe nëse i besojmë fjalës suaj, për disa sekonda, se nuk jeni i përfshirë në këtë rrjet kriminal,
    pse nuk e keni shkarkuar dhe dërguar për ndjekje penale drejtuesin e Shërbimit Korrektues? Por,
    siç e dini dhe ju shumë mirë, ai është bashkëpunëtor i juaji dhe zbatues i urdhrave tuaj.

    Kjo çfarë keni bërë ju është sabotim total i Prokurorisë së Kosovës. Nëse edhe për pak qaste i
    pandehuri e dëshmitari apo personat rreth tij u lehet mundësia që të koordinohen apo rregullojnë
    deklarimet, gjithë puna e prokurorit vihet në pikëpyetje.

    Në vend se pikërisht Shërbimi Korrektues të ishte shtylla bazë, strikte, e pakompromis, që i
    mbulon krahët e prokurorëve dhe ua garanton atyre punën, përkundrazi është në fakt, thikë pas
    shpine e çdo procesi hetimor, ku janë të përfshirë klientët tuaj, ose njerëzit e klanit tuaj, zoti
    ministër.

    Përveç kësaj, ne e dimë se ju keni toleruar aq shumë, sa që çdo i dënuar i afërt me klanin tuaj të
    ketë mundësi t’i vazhdojë aktivitetet e veta kriminale, duke u lënë i lirë të qarkullojë nëpër
    Kosovë, madje edhe në qendër të Prishtinës.

    Po, si munden pra, prokurorët e këtyre rasteve apo gjyqtarët të marrin vendime e veprime
    kurajoze, siç ua kërkon ligji, kur në çdo kohë personi që akuzojnë apo dënojnë, ose
    bashkëpunëtorët e tyre, mund t’u vijë para syve dhe t’i kërcënojë. Këtë tolerancë që kanë në
    raport me të dënuarit apo të paraburgosurit e klanit tuaj apo klientëve tuaj, vartësit tuaj e
    përkthejnë në shtypje dhe shkelje të të drejtave për të burgosurit dhe të paraburgosurit e
    zakonshëm, përgjithësisht të varfër e të pamundur apo edhe për rastet e aktivistëve të Lëvizjes
    “Vetëvendosje”.

    Ne kemi qenë brenda atyre ambienteve dhe kemi parë se si ndryshon gjendja e punonjësve pas
    një urdhri politik për keqtrajtim, ose për sjellje korrekte. Të gjithëve këtu, zoti ministër dhe zoti
    kryeministër, mund t’u shisni përralla, po neve jo. Ne i kemi parë me sytë tanë dhe i kemi
    provuar vetë kushtet e tmerrshme të këtyre institucioneve korrektuese.

    Pra, ju po aq fajtorë për keqpërdorime keni brenda këtij shërbimi, sa që jeni përgjegjës për raste
    të shkeljeve të të drejtave të qytetarëve të zakonshëm, që vuajnë dënimin. Dhe, kur jemi këtu,
    jeni pikërisht ju, zoti ministër, që për vite me radhë i keni mashtruar të burgosurit, se do ta sillni
    në Kuvend Ligjin për amnisti. Dhe, ju e sollët, mirëpo jo për ata, e sollët për strukturat kriminale
    në veri, të cilët e kanë luftuar aktivisht shtetin e Kosovës dhe po vazhdojnë ta bëjnë një gjë të
    tillë.

    Dhe, kur flitet për krimin e organizuar dhe korrupsionin, nuk ka se si të mos na kujtohen
    premtimet e ministrit të Drejtësisë, se do ta sjellë në Kuvend Projektligjin anti-mafia. Dhe,
    përveç që nuk e solli, ai tentoi që përmes Kodit Penal t’i amnistonte zyrtarët e korruptuar.
    Sigurisht, se ai projektligj do të kalonte, po mos t’i bëjë presion ministri që ta tërhiqte një të tillë.

    Gjithashtu, është po ky ministër i përmbaruesve privatë, që nëpërmjet mekanizmave kërcënues
    po i zhvat qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët në fakt po jetojnë në varfri dhe mjerim.


    92
    Dhe në fund, më duhet të them se qytetarët, jo vetëm se duan drejtësi, por kanë nevojë për
    drejtësi, nuk mund të ketë zhvillim në Kosovë, pa drejtësi e nuk mund të ketë drejtësi me
    ministër të Drejtësisë, Hajredin Kuçin.

    Dhe sigurisht, që kërkesa që e tha zonja Kadaj, që është edhe në rekomandimin e kësaj
    interpelance, është e drejtë, është e ligjshme dhe është e domosdoshme. Ministri i Drejtësisë
    Hajredin Kuçi duhet sa më parë të shkarkohet. Faleminderit!

  • Faleminderit! Kush e do fjalën nga AAK-ja? Zonja Kadriaj e ka fjalën.

  • Faleminderit, nënkryetar i Kuvendit!
    Sistemi i drejtësisë në Kosovë është totalisht i dështuar. Nuk ka shtrirje të juridiksionit në tërë
    territorin e vendit, pastaj dhe krijimi i Gjykatës Speciale tregon më së miri se në çfarë situate
    jemi, në besueshmërinë e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

    Po ashtu, korrupsioni mungesa e vizionit, drejtësia jofunksionale dhe padashja e kësaj Qeverie
    për të vepruar është një ndër shkaktarët kyç të mbytjes së shpresës së qytetarit të Kosovës.

    Nëse i referohemi një shprehjeje se Kosova ka probleme me sistemin e drejtësisë, atëherë kjo
    tregon më së miri se kush i ka fajet për këto probleme dhe kush ka më së shumti probleme me
    drejtësinë. Pra, janë këta politikanë që janë në pushtet, të cilët duke përdorur pushtetin kanë
    kriminalizuar drejtësinë në vend.

    Në rrethanat që gjendet sot Kosova dhe sistemi i drejtësisë, kur asnjë institucion apo lider në
    pushtet nuk ka guxim të dalë në krahun e drejtësisë, në rastet kur bashkëpartiakët e tyre janë të
    akuzuar, Kosova nuk mund të presë progres në sundimin e ligjit, që është baza themelore e një
    shteti funksional e demokratik, apo ndoshta e vërteta është edhe më dëshpëruese, sepse janë
    liderët e partive në pushtet, që kanë në dorë edhe institucionet, ato që e kanë kriminalizuar
    sistemin qëllimshëm duke shndërruar Kosovën në një vend oazë të krimit, ku pushteti merr
    gjithçka e populli dënohet me asgjë.

    Problemi për drejtësi kaq të dobët nuk është vetëm te politika, një pjesë të përgjegjësisë e ka
    edhe vetë sistemi i drejtësisë, i cili përbrenda vuan nga korrupsioni, ndërsa është i nënshtruar nga
    jashtë përballë presionit dhe kontrollit politik.

    Gjykatësit dhe prokurorët, por edhe organet e hetuesisë po dëshmojnë në ndërtimin e një shteti
    ku ligji nuk i trajton të gjithë njësoj. Për politikanin e pushtetit drejtësia është si vëlla e motër,
    ndërsa për qytetarët ajo është një njerkë e keqe, po në të njëjtën vepër.

    Qeveria e Kosovës sikurse ajo e djeshmja, po ashtu edhe kjo e sotmja, në vend që t’i bënin
    partnerë të mirëfilltë misionin ndërkombëtar të drejtësisë, për të përmirësuar funksionimin e saj
    në Kosovë, këto qeveri kanë pasur dhe kanë si qëllim vetëm pazaret me ta, për të bërë edhe
    linçime politike, vetëm e vetëm për të qëndruar rehat në pushtet, pa i trazuar kush.

    Për qytetarin e Kosovës e tëra kjo dëshmon vetëm për dështime në sistemin e drejtësisë në
    Kosovë. Krejt çka ka bërë Qeveria e kaluar edhe kjo e sotmja, në të cilat mandate është i njëjti

    93
    ministër, e s’e kanë shprehur bindjen e tyre, se bashkë me infrastrukturën që është në ndërtim e
    sipër, gjyqësori dhe përgjithësisht sistemi i drejtësisë, do t’i nënshtrohen reformave të
    nevojshme, që të jetë një shembull i mirë për gjithë rajonin. Në realitet, kjo as që ka ndodhur dhe
    as që po shihet në horizont, se do të ndodhë diçka e tillë.

    Në bazë të raporteve paraprake të progresit dhe së fundit edhe në sundim të fizibilitetit të
    Komisionit Evropian, po bëhen vlerësime për të arriturat dhe ngecjet në Kosovë, sistemi i
    drejtësisë përfshin gjyqësorin dhe Prokurorinë, mbeten në një shkallë shumë të ulët të zhvillimit.
    Por, kjo nuk do të thotë se sektorët tjerë janë më mirë në këtë vend.

    Bazuar në këto raporte, drejtësia mbetet ende e varur nga politika, kështu që investimet dhe
    reformat në këtë sektor shihen jo vetëm të rëndësishme, por edhe të domosdoshme për shtetin më
    të ri evropian.

    Për fund, më duhet të them se nuk pritet mirë, sepse sot shumica e udhëheqësve vendimmarrës të
    sistemit të rendit dhe ligjit, por edhe në fusha të tjera jetike për vendin, janë trashëgimi juridike
    dhe politike e ish-sistemit, njerëz të cilët nuk ndërtojnë sistem demokratik profesional dhe të
    mirëfilltë të rendit dhe ligjit.

  • Zonja Bajrami në emër të Grupit Parlamentar “Nisma”.

  • Faleminderit, zoti kryesues!
    Pikërisht interpelanca e ditës së sotme është thirrur nga opozita dhe pritet të thirret nga opozita,
    jo siç e parashtruan parafolësit nga pozita, dhe nuk presim që ata të merren me kryeministrin e
    me Kabinetin qeveritar.

    Kjo interpelancë e ka si pikë kryesore ose pikë referimi pikërisht sistemin e drejtësisë, sistem,
    për të cilin ne e kemi ngritur si çështje në seanca radhazi, për të gjitha ato shkelje dhe gjithë ato
    parregullsi, të cilat kanë kapluar sistemin e drejtësisë, qoftë atë vendor, po edhe atë
    ndërkombëtar.

    Po e them këtë, pasi që skandalet që e kanë përfshirë gjithë sistemin e drejtësisë janë alarmante
    dhe medoemos sot do të duhej që kryeministri të na jepte shpjegime për gjithë ato skandale që
    kanë kapluar këtë sistem. Por, ne sot realisht çka dëgjuam nga kryeministri në fjalimin e tij-
    lëvdata të pafundme për ministrin e Drejtësisë, që në një moment mu krijua përshtypja athua
    është duke folur për ndonjë shenjtor apo është dashur këta sot këtu t’ia përgatisin ndonjë Çmim
    Nobel për Drejtësi apo jemi duke folur për realitetin, i cili po mbretëron këto shtatë vjet, që e ka
    udhëhequr dikasterin ky ministër.

    Unë po i përmend vetëm disa nga skandalet që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë. Nuk e di a
    ju kujtohet juve, por besoj që e keni të freskët, pasi që ka ndodhur skandali i dytë me pasaporta
    ku kemi pasur një prononcim të një zyrtari të MPB-së, që publikisht e denoncoi korrupsionin,
    por edhe keqpërdorimin që është bërë me pasaporta me argumente. Po, çka ndodh këtu tek ne, të
    nderuar qytetarë dhe ju kolegë deputetë?


    94
    Në momentin që raportohet një keqpërdorim në mënyrë shumë të shpejtë ai person largohet nga
    puna dhe sistemohet automatikisht ajo çështje.

    Skandalet në misionin ndërkombëtar të EULEX-it, për të cilat po ashtu janë ofruar dëshmi dhe
    askush nga ju dhe nga Qeveria nuk është deklaruar për të gjitha ato skandale dhe po ashtu, kjo
    është një dëshmi që sistemi i drejtësisë këtu tek ne është sistem i Qeverisë, po e them më mirë,
    sistem i klaneve të cilat kanë shtrirë rrjetin kudo, por edhe në drejtësi.

    E ju zoti kryeministër, e dini fort mirë gjatë fushatës se si e keni cilësuar punën e zotit Kuçi, e sot
    ju këtu të dilni e ta mbroni me aq mburrje, kjo është për t’u habitur. Do të duhej të jetë alarmante
    kjo gjendje e sistemit të drejtësisë, për ju kryeministër, po edhe për vartësin tuaj.

    Është për habi se si ka mbetur dhe po mbretëron kjo qetësi tek ju në lidhje me të gjitha rastet të
    cilat janë të njohura edhe për ju, por edhe për qytetarët ku sistemi i drejtësisë ka dështuar.

    Ne i kemi pasur edhe deklarimet e prokurorëve, ku pohojnë se bandat kriminale e kanë kapluar
    Prokurorinë e Shtetit, Këshillin Prokurorial, Gjykatën Supreme dhe gjithë sistemin e drejtësisë,
    se sistemi i drejtësisë është i kapur dhe se është para shkatërrimit, dëshmohet në të gjitha
    skandalet që i kemi përmendur radhazi në të gjitha prononcimet tona.

    I gjithë ky sistem i drejtësisë në vendin tonë është i ndikuar politikisht dhe këtë e kanë dëshmuar
    rastet, të cilat unë i përmenda edhe më lart, po edhe në seancat e kaluara dhe të cilat ju i dini
    shumë mirë. Kjo që e potencova është dëshmi se sistemi i drejtësisë dhe sistemi gjyqësor në
    tërësi është duke shkuar drejt shkatërrimit dhe degradimit total. Kjo është dëshmuar edhe në
    rastet skandaloze të misionit ndërkombëtar, i cili është i thirrur pikërisht për sundimin e rendit
    dhe ligjit.

    Nga dështimi i sistemit të drejtësisë, të vetmit të cilët po atakohen janë qytetarët dhe
    mosfunksionimi i gjithë këtij sistemi, i cili po luan me të drejtat e njeriut, të drejta të cilat janë të
    garantuara me Kushtetutë, por edhe me aktet ndërkombëtare e që vetëm këtu tek ne nuk
    respektohen, pasi që nuk ka barazi të palëve. Këtu vendimet merren në baza familjare, në baza
    partiake, kënd ta eliminojmë e kënd jo. Faleminderit për vëmendje!

  • Faleminderit! Zoti Kuçi e ka fjalën.

  • Faleminderit!
    I nderuar nënkryetar i Kuvendit,
    I nderuar kryeministër,
    Zëvendëskryeministër,
    Të nderuar deputetë,
    Unë e kuptoj debatin dhe interpelancën që e ka kërkuar sot opozita dhe unë besoj që e kuptoj si
    pjesë të debatit demokratik që bëhet në këtë shoqëri, por njëkohësisht si pjesë e përpjekjeve tona
    për ta përmirësuar çdo pjesë të sistemit të shoqërisë sonë, por në veçanti edhe sistemin e
    drejtësisë.


    95
    Para se të hy në esencë, më lejoni të falënderoj publikisht kryeministrin për fjalën dhe për
    mbështetjen e tij dhe kjo është një përkushtim shtesë, që do të jetë për mua për angazhimet në
    fushën e drejtësisë.

    Por, po ashtu, më lejoni të them që gjatë viteve të shkuara në Qeveri, qoftë si
    zëvendëskryeministër, pastaj ministër i Drejtësisë dhe tash prapë ministër i Drejtësisë, qëllimi im
    ka qenë gjithmonë ta trajtoj drejtësinë, jo si pjesë të pozitës dhe opozitës, por si pjesë të
    konsensusit nacional. Dhe, kjo për mua është brenga kryesore që unë nuk dua ta shoh në asnjë
    rast veten, që jam i pranueshëm për opozitën ose për pozitën dhe nuk jam për një pjesë tjetër.

    Pse po e them këtë? Drejtësia në këtë vend, ose do të jetë për të gjithë qytetarët e vendit, ose nuk
    do të jetë për asnjë.

    Më lejoni ta jap një vrojtim politik dhe pastaj edhe një personal. Kur e them politik, këtë vuajtjen
    e ministrave të drejtësisë, tërë vendet ish-komuniste e kanë më shumë a më pak. Çdo kund
    identifikohen dhe adresohen, se ministrat e drejtësisë janë përgjegjës për zhvillimet në gjyqësor
    dhe Prokurori, por po e them po ashtu, që nuk kanë fuqi.

    Dhe, në këtë drejtim personal, më lejoni të shpreh, jo për ta shtirë dikë në hatër, por për dy parti
    politike, jam i befasuar në kuptimin pse po e bëjnë një gjë të tillë, kur bashkëpunimi ka qenë në
    nivelin më të mirë të mundur në çdo drejtim, por, sido që të jetë, politikën e kuptoj.

    Më lejoni të them që angazhimi im në mandatin e parë ka qenë që të ndërtoj arkitekturën e
    drejtësisë dhe të ndërtoj standarde në drejtësi. Shikoni sot, në vitin 2011 kur jam bërë ministër
    dhe shikoni sot arkitekturën e drejtësisë, ka riemërim të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe, ka
    buxhet për ata të nivelit të ministrave dhe në propozimin e tashëm edhe më shumë. Ka mandat të
    përjetshëm për të gjithë ata, të përhershëm dhe po ashtu, ka noteri, ndërmjetësim, arbitrazh dhe
    shumë segmente të tjera që ndihmojnë drejtësinë, përfshirë edhe përmbaruesit privatë, që është
    koncept yni pro-perëndimor liberal që kemi bërë. Ky është dallim konceptual me të tjerët.

    Më lejoni të them që nga ajo kohë kam proceduar mbi 50 ligje dhe, po ashtu, t’ju falënderoj,
    përfshirë edhe ligjet e fundit, të gjitha janë votuar me konsensus. Të gjitha, po e përsëris, ligjet
    që i kam dërguar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe Lëvizjen
    “Vetëvendosje”, se nga AAK-ja dhe Nisma e kam pritur, që janë votuar me konsensus, me një
    votë abstenim ka qenë herën e fundit dhe për Prokurorinë e Shtetit.

    Çka dua të them unë? Dua të them, që nuk e kanë bërë këtë për mua, por e kanë bërë për sistemin
    e drejtësisë dhe, unë jam i bindur, që secili në këtë vend e ka perceptimin e njëjtë për drejtësi.
    Por, ta shohim drejtësinë pak më shumë se sa një individ. Unë habitem me konstatimet, ku një
    individ po mund të bëka veprime ose fuqi të tilla. Unë e di, që identifikohet me fuqinë politike.
    Për nder, ministrat e drejtësisë, ju mund të shihni në ndonjë vend tjetër të rajonit, kush hesap s’i
    bën.

    Qe po e marrim shembull me Shqipëri, kam shumë respekt për zotin Naço, ka pasur shumë
    telashe, muajt e fundit, kush s’ ka folur për të. Unë e di që keni problem me fuqinë time politike,
    jo me fuqinë time si ministër. Si ministër i Drejtësisë, unë jam i bindur që, po ua them një fakt,

    96
    që nga koha ime si ministër i Drejtësisë, asnjë individ që e ka emëruar një kohë Aleanca dhe
    LDK-ja, pastaj LDK-ja, pastaj të tjerët, asnjë individ s’e kam ndërruar. Asnjë individ s’e kam
    larguar nga puna. Shikoni, kjo nuk e di a ka qenë mirë a keq, por s’kam pasur orientim partiak.

    Po ashtu, dua të them që edhe në veprimet që i kemi bërë në infrastrukturë, shumëkush nuk ma
    përmend infrastrukturën, se unë s’jam marrë me prokurim, por mbi 100 milionë, në mandatin e
    kaluar si ministër i Drejtësisë, ia kam sjell sistemit të drejtësisë donacione. Gjashtë prokurori dhe
    gjykata, katër burgje të nivelit të lartë dhe sistemit tjetër të drejtësisë, të gjitha këto me donacione
    nga bashkësia ndërkombëtare, këtë do të vazhdoj ta bëj edhe në të ardhmen.

    Më lejoni të them që ndarja e pushteteve ka tri mentalitete. Mentaliteti i parë është i atyre që
    kanë perceptimin politik për mua dhe i kuptoj tërë jetën, i dyti, është ata që nuk e dinë që ndahen
    pushtetet shumë edhe ata i kuptoj.

    Mentaliteti i tretë është, ata që thonë: “Me pas qenë në vend të tij, e kisha bërë këtë.” Unë po ju
    them, që edhe po të ishit ministra të drejtësisë s’do të mund të bëni asgjë, se pushtetet janë të
    ndara. E di që puna e gjyqësorit është për t’u përmirësuar, edhe puna e Prokurorisë është e njëjtë.
    E di që ka vend për shumë përmirësime, sikurse e dini edhe ju dhe po ashtu e di që ka shkarje në
    këto sisteme, por asnjë sistem nuk është i veçantë për t’i ndihmuar tjetrit në mënyrë të veçantë.
    Të gjitha të tjerat i ndihmojnë njëra- tjetrës, nuk ka ekzekutiv të mirë pa legjislativ të fortë dhe,
    s’ka gjyqësor nëse s’i kemi edhe këto dy pushtete të ndara dhe të fuqishme.

    Më lejoni të them, që këto çështjet e ndërhyrjeve që mund të jenë politike, fisnore, kulturore,
    familjare, po e them vetëm një fakt, ai gjyqtar dhe prokuror, që s’mund ta mbrojë veten nga
    ndërhyrjet, duhet ta lëshojë zanatin. Ai duhet të na mbrojë edhe neve, jo veç veten.

    Dhe, po ashtu, dua të them qartë, sa herë që flasim në Këshill Prokurorial edhe diku tjetër, ka
    qenë ajo zjarrmia e zgjedhjes së kryeprokurorit, bile po ju them që kanë pasur zjarrmi edhe
    njerëzit në këtë Kuvend më shumë se disa të tjerë. A e keni parë se në mbledhjen e fundit janë
    qetësuar? U zgjodh kryeprokurori, u pajtuan të gjithë, kurrkush s’reagoi. Në mbledhjen e fundit
    23 pikë kanë shkuar si hallvë, si thotë një fjalë popullore. Domethënë, s’paskan qenë problem
    anëtarët e Këshillit Prokurorial, por paska qenë diku tjetër.

    Po ju premtoj edhe një fakt, pas shtatë vjetëve kur të zgjidhet kryeprokurori tjetër, besoj që jemi
    shëndosh e rehat, edhe që s’jemi ministra ose deputetë, do ta shihni se do të ketë prapë telashe.
    Pra, ka pasur edhe në këtë vend telashe edhe kur u zgjedh kryetari i Kuvendit edhe kur u zgjodh
    Qeveria, kështu ka qenë edhe, atje.

    Nuk janë as ata më të mirë se ne, as ne më të mirë se ata, gati si njësoj jemi. E tha që u thirr në
    zyrën time, s’i kam thirr asnjëherë në zyrën time, është e vërtetë që kam kontribuuar, por
    asnjëherë për pesë vjet nuk kam marrë pjesë në emërim apo në disiplinim të prokurorëve,
    asnjëherë, edhe pse fuqia ligjore kushtetuese ma ka lejuar një gjë të tillë.

    Duke dashur t’u ikë këtyre fjalëve, kam propozuar që të mos jetë ministri fare fizikisht, as anëtar,
    as sipas detyrës zyrtare.


    97
    Më lejoni të them, për çështjen e Shërbimit Korrektues. E di që ka telashe, atje. Besoj, se e dimë
    të gjithë ne, e di që ka edhe probleme. E di që ka pasur probleme të natyrave që tërë punën time
    si ministër e ka mbuluar ajo hije dhe, nuk më ka ardhur mirë, mu së pari e besoj edhe të tjerëve.
    Por, po ashtu po e them, mbi 1900 veta janë mesatarisht në Shërbimin Korrektues, ata janë
    njerëz. Unë them, sundimi i ligjit me ligj.

    Të gjitha të drejtat që i kanë do të mundohem t’ua respektojmë, por duhet ta kryejnë obligimin
    ligjor. Ndonjë rast apo incident që ka ndodhur, janë organet kompetente që e kryejnë. Por, unë po
    e them një fakt, si ministër i Drejtësisë, në mandatin e kaluar, me Ligjin për ekzekutimin e
    sanksioneve penale e kam emëruar Shërbimin Korrektues të Kosovës si Agjenci të Pavarur,
    sikurse është Policia e Kosovës, është edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës.

    Dhe, një fakt shtesë, në Kodin Penal që po ashtu, e kam sponsorizuar unë, është një kapitull i
    veçantë për ikjen dhe ndihmën që jepet gjatë kohës së vuajtjes së dënimit, pra, këto janë çështje
    të dikujt tjetër.

    Dhe, po ashtu ta them, e di që i përmendni do emra, i keni në kokë, mos e harroni një fakt, 1900
    akademikë, profesorë për t’ i mbledhur në një vend, ke ngapak telashe. Mos u merrni shumë
    vetëm me ata. Për pesë vjet nuk më ka ikur kurrkush, dy ditë ka ikur dikush e është kthyer, nuk
    është vrarë kurrkush, ka pasur fatkeqësi, dy vetëvrasje dhe, çka dua të them? Unë megjithatë,
    mendoj se po e menaxhojmë, por, ma gjeni një burg në rajon dhe më larg, që s’ka pasur telashe
    të tilla.

    Mos t’i shohim tash njerëzit atje... e di, kanë bërë veprime pa procedura, e tjera... por mos t’i
    stigmatizojmë. Dhe, në fund të fundit, nuk dua ta mbroj asnjë veprim kundërligjor, për ne, disa
    do të jenë heronj edhe nëse dënohen 100 vjet. Kurrë, mos pritni se do t’i trajtoj njëjtë. Ua kam
    thënë edhe në Bruksel edhe në Uashington edhe ku t’ua merr mendja juve, por jo për ta shkelur
    ligjin, brenda ligjit kanë trajtim tjetër, jo vetëm te ne, por edhe në vendet tjera.

    Dhe, unë besoj që këtu duhet të jemi korrekt, mos flisni nëpër dhëmbë, por të flasim shumë
    konkretisht dhe, këtë e bëj me krenarinë më të madhe të mundur, jo vetëm për ata, nuk janë në
    pyetje të partisë sime. Bile, në daç ta dish një fakt, gjema një shtet demokratik në krejt Evropën,
    që ka më shumë të dënuar të partisë në pushtet si në Kosovë. Ma gjeni një shtet.

    Po e përsëris prapë, çka i bie kjo? Kjo i bie që rendi dhe ligji s’e ka amnistuar partinë në pushtet.
    Kjo i bie, që rendi dhe ligji s’i ka amnistuar. Dhe e fundit, që u përmend edhe rasti me EULEX-
    in e të tjerët, shikoni, unë mendoj që për sistemin e drejtësisë është mirë të flasin ata të cilët
    duhet t’i shohin dy forma, edhe formën e mjekut edhe të pacientit.

    Ne jetojmë në një sistem juridik, që unë e kam bindjen e plotë dhe unë drejtësinë e kam mision,
    qe 20 e diçka vjet.. nuk më lidhet me ministri, por po e them një fakt, i kemi dy çështje si mision
    mes mjekut dhe pacientit.

    Shikoni, nuk mund ta shohim drejtësinë ndryshe, pacienti ka nevojë për mjek, mjeku për pacient,
    por, qëllimi i mjekut është për ta shëruar pacientin, nuk është qëllimi ynë kënd e kemi futur në

    98
    burg për ta mbytur atje, qëllimi ynë është për t’i rikthyer në shoqëri dhe të jenë qytetarë të
    barabartë.

    Më lejoni t’i them edhe dy-tri çështje, që besoj aty fle gjuha dhe mendja e të gjithë juve - çështja
    për amnistinë. Nuk dua t’i përmend me emra, por e kam marrë transkriptin prej Kuvendit të
    Kosovës dhe e kam parë. Disa prej nënshkruesve të këtij mocioni kishin pas votuar për Ligjin për
    amnisti, 93 vota i kishte pasur. Nëse ka dikush pengesa... nuk jeni ju të “Vetëvendosjes”, por
    mund t’jua jap kopjen. Jo, unë nuk, nuk...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Vazhdoja, se i ka minutat e Grupit Parlamentar.

  • Besoj që PDK-ja do të kursehet për të folur në këtë drejtim.

    Dhe, çka dua të them te çështja e amnistisë? Shikoni, disa herë e kanë përmendur, këtu. Unë kam
    pas pru disa nene edhe për shqiptarë dhe, po them, mi keni fshirë. Shikoni. Dhe, m’i keni fshirë.
    Unë e kam formuar prapë grupin punues, javën tjetër prapë e keni në Kuvend, por mos m’i fshini
    më!

    Shikoni, çështja e dytë, që është... ju do t’i shihni veprat. A t’ua them një punë, pyetja është kënd
    po e amniston? A t’ua them një punë, amnistohet ai që ka kryer vepër penale, burrat e mirë
    s’amnistohen, s’ka nevojë ata të amnistohen, po, ju këtë çështje duhet ta dini për amnistinë.

    Një çështje tjetër, të fundit, që besoj se kjo është çështja më e ndjeshme, jo për sot, jo vetëm për
    të kaluarën, por edhe për të ardhmen e vendit, raporti me Gjykatën Speciale. Shumë zhurmë kam
    ndier për këtë.

    Unë po ua them një, mua më lidh Gjykata Speciale në tri drejtime: interesi i vendit; mbrojtja e
    luftës dhe puna ime si ministër i Drejtësisë. Asnjë arsye tjetër, as s’e kam pasur, as s’e kam kurrë
    për Gjykatën Speciale. Shikoni. Këtë ua them me përgjegjësi të plotë.

    Është votuar herën e kaluar. Cilindo vendim që merrni, asnjëherë nuk do të kundërshtoj, do të
    aplaudoj dy orë. A po e vëreni çka po ju them? Mos i arsyetoni veprimet që i keni bërë me 93
    vota në këtë Kuvend, te një individ. Votoni prapë, asnjë veprim juridik s’është kryer, nuk do të
    dalë Gjykata Speciale të funksionojë pa i marrë votat e juaja. Qe ku jeni, të nderuar deputetë,
    fatmirësisht unë s’kam të drejtë të votoj.

    Dhe, tash po e them një fakt, jo po i shikoj, se disa në këtë anën tuaj, si zonja Haxhiu, ju keni
    nënshkruar në një vend ku disa kanë votuar e ju jo, kështu që keni kujdes edhe për të kaluarën
    edhe për të ardhmen, se memoria institucionale është pak më e gjatë.

    Po e them edhe një fakt, u përmendën çështjet me... dhe unë besoj në këtë drejtim duhet të ketë
    konsensus. Cilindo vendim, po e përsëris, asnjë vendim që dëmton imazhin e luftës sonë të
    drejtë, që dëmton sovranitetin e shtetit, që e dëmton drejtësinë e vendit, kurrë mos e votoni.
    Absolutisht, dhe është e drejtë juaja, do ta keni mbështetjen time të plotë, por, po e them një fakt,

    99
    po kthej kokën edhe në këtë anë Rexhë, po ua them një fakt, unë kam qenë disa raste, kur i kam
    marrë 2/3-at e votave, kam qenë kryetar i Komisionit të Rregullores së parë të këtij Kuvendi, jam
    mirënjohës dhe i kam marrë 2/3-at. Kam qenë kryetar i Komisionit të Kushtetutës, i kam marrë
    2/3-at, kam qenë kryetar i Komisionit për Përfundimin e Pavarësisë së Mbikëqyrur, i kam marrë
    votat.

    Urdhëroni, si të votoni ju. Po ta kishit kundërshtuar ju, s’do të ishin në fuqi, kështu që prapë do
    ta keni fuqinë juridike, ligjore, të gjithë deputetët e nderuar të Kuvendit. Dhe, mos e bëni, nuk e
    njoh një njeri, po e përsëris, nuk e njoh një njeri që mund ta bëjë, ose ta ndalë Gjykatën, që është
    në pyetje Gjykata Speciale, pra s’keni nevojë të më thoni dy herë, moti do të jepja dorëheqje. Ju
    po mendoni, se ma matni burrërinë mua?! Po, unë Gjykata Speciale... po mendoni me Gjykatë.

    Unë po e them një, nëse mendoni se një individ, Hajredin Kuçi apo kushdo të jetë, ne do të
    çohemi të gjithë, e ndal këtë Gjykatë, do të çohemi të gjithë, e ta lusim, a çka do t’i thuash, hiqu
    prej aty. Gjykata Speciale, fatkeqësisht, nuk është punë e një individi.

    Dhe, disa akuza që janë bërë. Shikoni, unë besoj që asnjëri prej nesh s’ka qenë shumë imun prej
    mediave. Dhe, nganjëherë kur i shoh disa gjëra në medie, unë mendoj se janë të mira për
    skenarët e Spillbergut apo të Hiçkokut. Por, nëse i qesim në këtë Kuvend krejt çka shkruhet në
    medie, ku ta di ku përfundojmë, krejt kush ka fakte, le t’i paraqes në Prokurori.

    Por, po ua them vetëm një fakt, unë kam qenë dhe jam shumë i kujdesshëm në raport me ligjin.
    Shikoni, nuk e bëj këtë hatri juaj, as s’e bëj hatri i punës që jam ministër i Drejtësisë, e bëj hatri
    im, i familjes sime. Faleminderit për vëmendje!

  • Faleminderit! Zoti Glauk Konjufca e ka fjalën.

  • Deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,

    Mendoj, që kur të flas PDK-ja për Hajredin Kuçin, ma merr mendja që është një konflikt interesi,
    për arsye se ministri është i tyre, vjen prej strukturave të larta partiake, ka qenë me përgjegjësi të
    mëdha shtetërore prej vitit 2007 – 2008, si zëvendëskryeministër dhe, tash mandatin e dytë e ka
    si ministër i Drejtësisë. Kështu që, kur thonë këta që ky e ka kryer punën më së miri, ata edhe
    pritet prej tyre të flasin kështu, sepse përndryshe, të flasin të kundërtën do të thotë që ta gjykojnë
    vetveten e kjo nuk do të ndodhte kurrë.

    Por, kur flet Isa Mustafa tash për Hajredin Kuçin, është me interes një gjë, në mandatin e kaluar
    unë mbaj në mend jo vetëm kryeministrin Mustafa, por edhe shumë deputetë të LDK-së të cilët
    nuk kanë folur në emrin e tyre personal, dua ta theksoj, nuk kanë folur në emrin e tyre personal,
    por në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke hedhur kritika shumë serioze sa i përket
    përgjegjësisë së Hajredin Kuçit dhe drejtësisë që funksionon në Kosovë.

    Dhe, tash po e shohim që po ndodh e kundërta, që atij po i thurin lavde, vetë kryeministri
    Mustafa mund të themi që fjalimi i tij ishte një thurje lavdesh për ministrin Kuçi, dhe tash ne
    edhe si deputetë, por edhe qytetarët, ma merr mendja, shtrojnë pyetjen, kur e keni pas thënë të
    vërtetën? A e keni pas thënë atëherë, në vitin 2012, 2013 e 2014 apo e keni thënë tash? Apo, më

    100
    saktë për ta shtruar pyetjen: Kur keni mashtruar, a keni mashtruar atëherë, apo keni mashtruar
    tash?

    Çka tregon kjo? Kjo tregon se bazamenti i koalicionit të mazhorancës, nuk janë parimet e
    shëndosha politike, por bashkimi qeveritar i grupeve të interesit, më shumë. Le të mundohemi që
    ta supozojmë po ashtu, që fjala e kryeministrit ishte për diçka që prej kur ia ka filluar ky
    mandatit si kryeministër, hajde t’i lëmë ato në mandatin e kaluar, Isa Mustafa s’paska pasur
    përgjegjësi, por ky po thotë, prej në janar, kur e kam marrë unë qeverisjen, çështja është mirë.
    Pra, prej janarit Hajredin Kuçi është ministër i mirë.

    Por, problemi është tjetërkund, problemi është se për shumicën e problemeve që po fliten këtu,
    çështjeve që po ngritën këtu, këto janë të mandatit jo të Isa Mustafës, sa e ka në ministri Hajredin
    Kuçin, por janë të mandateve të kaluara. Edhe përgjegjësia është po ashtu e vendosjes së një
    ministri, i cili mund të mbahet përgjegjës për aq shumë gjëra të dëmshme, që i kanë ndodhur
    sistemit të drejtësisë prej vitit 2010. Edhe për këtë duhet të merret përgjegjësi, ma merr mendja.

    Me vetë faktin se tash po kemi lavdërim të atyre çështjeve të cilat i kritikonin, kjo tregon për
    diktatin e vërtetë që ka Partia Demokratike mbi kryeministrin Isa Mustafa.

    Do dalim te administrimi i drejtësisë nga ana... ato përgjegjësi që i ka për të shkuar puna mirë në
    drejtësi, si ministër Hajredin Kuçi.

    Te Ligji për amnisti. Ligji për amnisti është, mendoj, një zgjidhje skandaloze për Kosovën.
    Vetëm shihni se çka amnistohet, aty. Sulmi kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës,
    kryengritjet e armatosura, rrezikimi i tërësisë territoriale të shtetit të Kosovës, të Republikës së
    Kosovës, spiunazhi e shumë çështje të tjera.

    Tash, çka do të thotë kjo? Kjo do të thotë që këta kanë miratuar ligje me përmbajtje shumë të
    dëmshme, por në krye të këtij procesi ka qenë ministri Kuçi. Kjo është e para.

    Dhe, e dyta, kemi të bëjmë me amnistimin e veprave shumë të rënda penale, të cilët dënohen me
    shumë vite burg dhe amnistia është deri më 20 qershor të vitit 2013. Unë e shtroj publikisht
    pyetjen, këtu në Kuvend të Republikës së Kosovës, a ka ndodhur edhe pas 20 qershorit të vitit
    2013, kryerja e veprave penale nga strukturat kriminale të Serbisë, në veriun e Kosovës?

    Unë mendoj se kanë ndodhur. A do të gjykohen ato? Nuk po duket që do të gjykohen, për arsye
    se politika ka bërë marrëveshje përmbi drejtësinë. Çka do të ndodhë me ato vepra penale, pas 20
    qershorit të vitit 2013?

    Tjetra, unë mendoj që Marrëveshja për drejtësinë, prapë këtu e kemi përgjegjësinë e ministrit.
    Marrëveshja për drejtësinë, të cilën unë e kam këtu, është një debakël, një debakël i përfaqësimit
    politik në negociata, atje me Beogradin, më ç’rast përgjegjësi kryesor, sërish ka qenë ministri
    Kuçi.

    Shikoni çfarë thotë pika 3, në të vërtetë pika 4: “Gjykata Themelore e Mitrovicës përfshin Zubin
    Potokun, Leposaviqin, Skenderajn dhe Vushtrrinë”. Pra, është përfshirë një rajon prej katër

    101
    komunave goxha të mëdha të Kosovës, dy prej të cilave absolutisht shqiptare me banorë dhe,
    Gjykata Themelore e Mitrovicës e përbën këtë rajonin e Mitrovicës, në kuptimin gjyqësor të
    kompetencave të Gjykatës. Dhe tash, thuhet që... pika 6... në Kosovë, kryetari i kësaj Gjykate
    Themelore, që i mbulon ato katër komuna, vendos për caktimin e lëndëve. Ai është personi
    kryesor që vendos për caktimin e lëndëve, ky kryetari i Gjykatës Themelore, që i mbulon ato
    katër komuna.

    Dhe, shihni çfarë na kanë sjell, nenin 13, i cili thotë: “Kryetari i Gjykatës Themelore, ky që i
    cakton lëndët edhe për Skenderaj edhe për Vushtrri, është serb nga veriu i Kosovës”. Ky kryetari
    i Gjykatës Themelore që i cakton lëndët edhe për Skenderaj edhe për Vushtrri është serb nga
    veriu i Kosovës.

    Këtë marrëveshje skandaloze të drejtësisë, e cila është më keqe se në kuptimin etnik është kjo, se
    në kuptimin etnik janë këto ndarjet e prokurorëve dhe të gjyqtarëve, për shembull, gjyqtarë
    shqiptarë në pjesën veriore 10, gjyqtarë serbë 14. Në pjesën jugore, gjyqtarë shqiptarë 14,
    gjyqtarë serbë 11. Edhe stafi mbështetës është i ndarë 54 shqiptarë e 26 serbë dhe, në veri është
    anasjelltas: 54 serbë, 26 shqiptarë.

    Mirëpo, këtu, kjo marrëveshje, ministri i Drejtësisë, më së pari e din edhe vetë që është kundër-
    evropiane, kundër konventave evropiane të mbrojtjes të drejtave të njeriut, kur ti për institucionet
    publike njëjtë qysh ia kanë bërë për kryetarin e Policisë, atje, për rajonin e veriut, e caktojnë që
    duhet të jetë patjetër serb. Dhe, jo vetëm kaq. Çka është më skandaloze, edhe ai tani duhet të jetë
    serb, duhet të jetë i veriut të Kosovës, edhe kryetari i Gjykatës edhe për këto komunat shqiptare.

    Pra, unë mendoj se vërtet kjo marrëveshje, s’po di unë qysh ju e vlerësoni, por kjo definitivisht
    nuk mund të jetë në mbrojtje të sovranitetit, siç po thuhet e të gjitha këto që i dëgjova deri tash.

    Tjetra është Gjykata Speciale. Unë mendoj se ministri i Drejtësisë duke qenë në krye të atij
    Komisioni, i cili e ka negociuar me Bashkimin Evropian, përmbajtjen e draftligjit për Gjykatën
    Speciale, ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë sa i përket figurimit të nenit për gjenocidin me të cilin
    do të gjykohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pjesëtarët e UÇK-së.

    Shikoni, 16 vjet pas gjenocidit të Serbisë në Kosovë, të akuzohen shqiptarët e Kosovës,
    pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me një nen atje i cili thotë: “ju nuk duhet të
    paragjykoni, ndoshta në fund, gjetjet e Gjykatës janë ndoshta që edhe ju shqiptarët keni bërë
    gjenocid”. Duhet të presim të shikojmë. Kjo është e pafalshme. Kjo është përgjegjësi vendimtare
    për ministrin e Drejtësisë.

    Dhe në fund, kam edhe një çështje shumë praktike konkrete. Unë e mbaj në mend si sot para
    dhjetë vjetëve kur thoshim, sistemi ynë i gjyqësisë është shumë joefektiv, 200.000 lëndë
    gjyqësore të pazgjidhura.

    Tash në vitin 2015 ne themi janë mbi 300.000. Ky është një sistem, me të vërtetë, joefektiv dhe
    për këtë duhet të mbajë përgjegjësi edhe politike dikush. Po të ndodhte kjo në Perëndim, ministri
    moti ishte dashur të shkojë te shtëpia, por kjo po ndodh në Kosovë.


    102
  • Faleminderit! Replikë zoti Kuçi.

  • S’e kam ndërmend për tjetër gjë, zoti Konjufca, por vetëm për
    çështjen e përmbajtjes që e the te draftligjit. Unë besoj se duhet të jemi korrekt, edhe ju edhe unë
    besoj, e dini, e kam thënë disa herë- draftligjin e ka sjell BE të shkruar. Ne po këqyrim çka të
    ndryshojmë. Po ai kurrë nuk hyn në fuqi pa e ngritur dorën ky Kuvend, kështu që nuk e ka bërë
    as Hajredin Kuçi, as grupi teknik që jemi 10 veta, e kanë sjell atë të shkruar, bile prej anglishtes
    na e kanë përkthyer. Kështu që mos i identifiko njerëzit me gjëra të tilla. Jo unë, por asnjë
    shqiptar nuk besoj se e pranon këtë logjikë, kështu që mos shko me gjëra boshe, shko me gjëra
    konkrete, na jemi këtu dhe këtu jetojmë. Faleminderit!

  • Hajde, kundër-replikë!

  • Zoti Kuçi, ju përfaqësues i Republikës së Kosovës, a mendoni që duhet ta
    keni fjalën e juaj qysh do të duket ky ligj apo ju pranoni gjithçka çka shkruajnë të tjerët. Edhe me
    këtë matet serioziteti i një zyrtari publik, i cili thotë: unë jam zgjedhur për ta mbrojtur interesin,
    sovranitetin e Republikës së Kosovës.

  • Edhe një herë, zoti Kuçi e ka fjalën.

  • Faleminderit!
    Zoti Konjufca, unë bashkë me ekipin teknik i kemi dhënë 18 vërejtje që kanë qenë edhe në
    Komision për Legjislacion edhe i kemi qitur në opinion publik, kanë dalë edhe në Koha Ditore
    dhe në gazeta tjera. 18 vërejtjet ne i mbrojmë maksimalisht. Tash, krejt a i pranojmë a s’i
    pranojmë, në fund a votohen në Kuvend apo jo. Pra nuk mund të jetë gjenocidi dhe as unë as ju
    nuk duhet të pranojmë që në një ligj të jetë gjenocidi. Absolutisht, le të propozojnë çka të donë,
    edhe ne duhet t’i kemi do vija të trasha. Faleminderit!

  • Ne s’kemi hyrë në atë temë, dilni pak, se e keni bërë një kërkesë për një çështje
    tjetër dhe po hyni te çështja e Speciales. Edhe me atë do të merremi. Zoti Pal Lekaj e ka fjalën.

    PAL LEKAJ: Faleminderit, kryesues!
    I nderuar kryeministër, ministër,
    Deputetë,
    Qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Kjo që po debatohet sot, është me rëndësi të veçantë për funksionimin e shtetit të Republikës së
    Kosovës. Kjo që po debatohet sot është interes vital i gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës
    dhe i vetë segmentit që quhet drejtësi.

    Më bëri përshtypje lavdërimi i kryeministrit, zotit Mustafa, për ministrin e Drejtësisë dhe mendoj
    që në anën profesionale askush nuk ka vërejtje. Mirëpo, nëse e shohim atë çka ndodh në Kosovë,
    mendoj që ajo që u tha këtu nuk korrespondon me interesat dhe me veprimet e Qeverisë dhe asaj
    ndarjes së pushteteve që ne e dimë se si ndahet dhe nuk kemi nevojë këtu për ligjërata, por mund
    të them lirshëm që e keni pru gjendjen që t’ i thuhet dikujt që jam ministër apo jam politikan-
    thotë: “ik bre prej këtu e mos të shoh me sy”. Kjo është gjendja faktike e jona në Kosovë. Nëse

    103
    çdo mik i yni vjen në Kosovë dhe fjalën e parë a-në e ka korrupsionin, krimin e organizuar, mos
    funksionalitetin e segmentit që quhet drejtësi, mendoj që kjo s’do koment.

    Dhe, nëse nisemi nga marrëveshjet ne këtu jemi për mos ndarje etnike, por vetë drejtësia ka bërë
    një ndarje etnike, vetë ka krijuar drejtësi etnike dhe merreni atë marrëveshje që u tha këtu në
    veri, a nuk tregon diçka ajo?

    Nëse flasim për themelimin e Gjykatës, mendoj që m’i përkujton vitet e kahershme kur janë
    munduar që ndërrimi i Kushtetutës nuk është në disfavor të Kosovës, të autonomisë së Kosovës,
    por është dashur pas atyre ndërrimeve të Kushtetutës të bëhet luftë në Kosovë dhe të vjen ai
    synimi i qytetarëve.

    Prandaj në këtë drejtim, unë mendoj se jemi larg synimeve. Ministri i Drejtësisë e përmendi
    konsensusin që vërtet ky Kuvend është për të pruar ligje. Ministri i Drejtësisë u bë peshojë
    analitike dhe ashtu duhet të jetë, por e kundërta flet.

    Ministri i Drejtësisë e tha që ajo që Prokuroria tha se janë miratuar si hallva, por diçka e dinë
    qytetarët. Dhe, mund të them me një fjalë se gjithçka kemi, por nuk është guximi për të luftuar
    korrupsionin. Nuk është guximi që politika të heqë duart nga korrupsioni. Një qytetar më tha
    rastësisht në Gjakovë: “Këqyre, tutu mos i merr 10 euro se menjëherë shkon në burg, por merri
    sa të duash miliona dhe askush nuk merret me ty”.

    Këtu e kemi pru gjendjen dhe këto i kemi peshqesh të atij mos guximi të Qeverisë dhe atyre që e
    kanë përgjegjësi të merren me luftimin e krimit të organizuar, të korrupsionit dhe për ta vë një
    gurthemel të shtetit, që quhet Republika e Kosovës. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Shala e ka fjalën!

  • Faleminderit, kryesues!
    I nderuar kryeministër,
    Kemi pritur nga ju që çështja e drejtësisë të ketë prioritet në Qeverinë tuaj, por deri më tash nuk
    është parë asnjë veprim nga ana e juaj si kryeministër. Kur e themi këtë, besoj se kemi të drejtë
    dhe unë si deputet dhe qytetar i Republikës së Kosovës, sepse në vendin tonë nuk ka dhe nuk
    është krijuar asnjë sistem i qartë i drejtësisë. Dhe edhe e kemi një sistem në letër, ai keqpërdoret
    për interesa të pushtetarëve dhe në dëm të qytetarëve tanë.

    Për këtë arsye të mosfunksionimit të një sistemi të mirëfilltë të drejtësisë, sot në vendin tonë ka
    lulëzuar ose me atë fjalën popullore: është pjekur korrupsioni i cili do të na marrë kohë për ta
    çrrënjosur këtë dukuri të keqe në vendin tonë.

    Sot, në të gjitha konferencat, takimet që i kemi si deputetë me përfaqësues të bashkësisë
    ndërkombëtare të gjithë shkurt e qartë na thonë: luftone korrupsionin sepse nuk ka liberalizim të
    vizave si një gjë elementare për lëvizjen e lirshme të qytetarëve tanë e lere më të mendojmë për
    anëtarësim në BE.


    104
    Edhe sot unë dhe qytetarët e Republikës së Kosovës nuk kemi besim që ju si kryeministër dhe
    Kabineti i juaj nuk keni treguar së paku që keni një vullnet politik për të luftuar korrupsionin dhe
    për të shkapur shtetin nga individë të caktuar, e në veçanti në sistemin e drejtësisë ku përgjegjës
    kryesor për ardhjen e shtetit tonë në këtë gjendje është pikërisht kapja e sistemit i drejtësisë dhe
    mosfunksionimi i drejtësisë në standarde demokratike.

    Zoti kryeministër,
    Nuk kam dashur të lëshohem në skandalet që kanë ndodhur në sistemin gjyqësor, se çdo qytetar i
    Republikës së Kosovës e din, por kërkoj nga ju si kryeministër i vendit, me një moshë para
    pensionit që të bësh një vepër të mirë, që të mbahesh në mend për së miri nga qytetarët e
    Republikës së Kosovës. Me të vërtetë do të jesh një kryeministër i guximshëm t’i shkarkosh
    ministrat e papërgjegjshëm që i ke në Kabinetin tuaj, e jo me presione dhe protesta të marrësh
    vendime të tilla, sepse atëherë do të mbahesh në mend si kryeministër i dështuar. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Salih Salihu e ka fjalën.

  • Unë e dëgjova me vëmendje fjalën e kryeministrit, i cili po flet me admirim
    për Qeverinë aktuale, sidomos për ministrat e PDK-së, ndërkaq nuk e kam qare pa e lëshuar një
    deklarim të kryeministrit aktual kur e ka bërë para fushatës dhe është me interes për qytetarët e
    Republikës së Kosovës, por edhe për kolegët këtu që të dëgjojnë këtë deklarim dhe besoj se
    kryeministri më pastaj na tregon se cili nga këto deklarime është real, është i saktë, do të thotë,
    për deklarimin që e ka bërë para zgjedhjeve dhe për deklarimin e tanishëm që e bën për ministrat
    e vet.

    “Kjo qeverisje, në një formë e ka ngulfatur shtetin, e ka kapur shtetin, e ka lëshuar rrjetin e
    strukturave aq thellë nëpër tërë organizimin, edhe në media, edhe në kompani publike, edhe në
    institucione qeveritare, edhe në agjenci, edhe në polici, edhe në Prokurori, edhe në gjyqësi dhe
    ne s’do të bëjmë... në qoftë se ne edhe më tutje vazhdojmë të qeverisim me ta, se pastaj ata
    qeverisin në rrjetin e tyre dhe ne do të jemi...”.

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Ndërpreje. Atë e kemi dhënë në televizion dhe tash nuk ka nevojë e as kuptim për
    ta bërë këtë.

    (Reagime)

    Vetëm një sekondë. Nuk ka kuptim, jemi kolegë. Jo, jo s’ka kuptim dhe nuk e lejoj.

    Salih, a do të vazhdosh diskutimin, apo do ta lëshosh prapë atë? Veç, të lutem, atë mos e lësho
    më! Le ta kryen ai, e pastaj ju. Urdhëro, vazhdo Salih, por mos lësho ato incizime, sepse prapë ta
    ndaloj.

  • Deklarimi është në emisionin “21 Clilk”, që e shikojnë tërë qytetarët e
    Kosovës.


    105
  • Mirë de, ne e kemi parë!
  • Posti i kryeministrit është post publik dhe unë mendoj se ka përgjegjësi
    publike dhe duhet të përgjigjet para qytetarëve se cila deklaratë qëndron. Nuk ka asgjë të keqe
    këtu, ne e kemi përgjegjësi ndaj qytetarëve të Kosovës.

  • Zoti Beqiri, e keni fjalën.

  • Faleminderit, zoti nënkryetar!
    Sigurisht çdo metodë, nuk po them që s’lejohet, edhe e tillë çfarë po e përdor Salihu, po unë e
    kam një lutje tash publikisht: Sillni incizimin që ju “Vetëvendosja” keni incizuar në zyrën time.
    Ju e sillni incizimin në zyrën time me emër Egzon Azemi, që më ka incizuar, është aktivisti i
    juaj. Dhe përdorni edhe këto.

    Nuk mohohet e drejta juaj për të lëshuar gjëra të tilla. Sillni incizimin që është në polici që ai më
    ka incizuar në zyre. Dhe kjo është e turpshme! Kjo lidhje nuk ka me deputetllëk. Unë po flas për
    veti. Me cilën të drejtë ka ardhur në zyrën time për të më incizuar?! Mos, mos u merrni me këto
    gjëra.

    (Ndërhyrje)

  • Unë ju kisha lutur që mos të hyni në këso polemika me njëri-tjetrin sepse secili
    këtu ka bërë diçka fushata, kundër njëri- tjetrit, kështu që edhe brenda llojit kemi bërë kundër
    njëri-tjetrit ngapak, edhe kundër partive ngapak, kështu që më mirë mos t’i kemi tash ato. Fjalën
    e ka Teuta Haxhiu!

  • Faleminderit, nënkryetar i Kuvendit!
    Për atë që njerëzit i thonë, nuk duhet me i ra pishman. Prandaj ia vlejti ta dëgjojmë edhe atë fjalë
    të kryeministrit.

    Ndonëse kemi hyrë në vitin e tetë të pavarësisë së Kosovës, pavarësi kjo që përveç tjerash
    nënkupton edhe pavarësinë e të gjitha pikëpamjeve të organizimit të mirëfilltë shtetëror dhe
    zhvillimin e tij, si domosdoshmëri bazike për të qëndruar në këmbët tona, për fatin më të keq një
    gjë e tillë nuk po ndodh.

    Dëshmitë për këtë gjendje alarmante tashmë janë bërë të panumërta, edhe në nivelin
    ndërkombëtar edhe në atë vendor e qytetar, shifrat flasin për një gjendje të zymtë që e ka kapluar
    vendin.

    Në rastin më të keq, Qeveria e Kosovës, përkatësisht kryeministri që në fakt është mekanizëm
    kryesor dhe përgjegjës për kontrollin dhe bashkëpunimin e punës së anëtarëve të Qeverisë, me
    secilin institucion qeveritar, nuk ka bërë asgjë në luftimin e këtyre dukurive, që në jetën e
    qytetarëve të vendit po bëhen gjithnjë e më të rëndë dhe të pamundur.

    Krimi i organizuar sot, më shumë se kurrë është i pranishëm brenda vetë institucioneve
    shtetërore. Niveli i lartë i korrupsionit pothuaj se në të gjitha fushat e shoqërisë sonë, sidomos në
    disa nga segmentet kyçe të zhvillimit është shndërruar në një akt të kryer edhe para

    106
    ndërkombëtarëve, ndërsa tek qytetarët është betonuar bindja se korrupsioni për një kohë të gjatë
    ka prekur edhe hierarkinë më të lartë të institucioneve shtetërore, bindje e cila po vërtetohet çdo
    ditë e më shumë përballë neglizhencën e pakuptimtë të vetë Qeverisë dhe kryeministrit ndaj
    këtyre dukurive shkatërrimtare.

    Këto të meta janë evidentuar edhe shumë herë në Raportin e Progresit dhe nga ish kryeministri
    Thaçi dhe tani nga kryeministri Mustafa asnjëherë nuk “e çan kokën”.

    Në institucionet publike në përgjithësi nuk është rregulluar asnjëherë juridikisht dhe nuk përfillet
    parimi i transparencës e veçanërisht i llogaridhënies. Thënë shkurt e shqip për Qeverinë e
    Kosovës nuk ka ligj, por vetëm akt qeveritar të nivelit nënligjor, sekondar dhe pa bazë ligjore.

    Sot, në Kosovë institucionet e sistemit të drejtësisë, përkatësisht të judikaturës ndodhen nën
    influencime, madje trusni të fuqishme, veçanërisht të ekzekutivit dhe prandaj nuk mund të jenë të
    pavarura, të drejta, apolitike, të paanshme e as të sigurojnë qasje të barabartë në Gjykatë a
    Prokurori.

    Prandaj, sot as prokurorët, përkatësisht gjykatësit e caktuar nuk mund të jenë as të pavarur dhe të
    devotshëm për ligjin e aplikuar, as të paanshëm gjatë ushtrimit të funksioneve të besuara.

    Krimi i organizuar, ekonomia joformale dhe korrupsioni në Kosovë, sot janë bërë dukuri dhe po i
    largojnë investitorët potencialë nga vendi.

    Nga fjala e kryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë, sikur të ishte ashtu, ne si vend dhe si Qeveri
    e Kosovës do të ishim model edhe për shtetet e Evropës. Por, realiteti dhe qytetarët e kanë krejt
    një pamje tjetër, andaj ju lutem, është momenti i fundit që një herë të vendosni dhe të thoni se
    dikush duhet të japë llogari. Në këtë rast ministri i drejtësisë kishte mund të tregojë një gjest
    shumë të mirë në qoftë se jep dorëheqje ose më mirë e shkarkon vetë kryeministri. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Berisha e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    Po flasim për një çështje të ngritur në formë mocioni, që e preokupon shoqërinë që nga pas lufta.

    Në fakt drejtësia në Kosovë është vazhdimësi e dështimit të drejtësisë edhe atëherë kur e kishin
    ndërkombëtarët, por ajo që e karakterizon këtë fushë është se elementet destruktive, korruptive,
    keqmenaxhuese të ndërkombëtarëve që janë quajtur UNMIK, me mjeshtri janë bartur te organet
    e drejtësisë së vendit dhe që për mendimin tim ministri në fjalë është dashur të jetë më azhur dhe
    më profesional që ta bëjë një shkëputje, sepse ky fenomen i kombinimit të politikës, drejtësisë
    dhe mafisë që kanë ndodhur në vitet e 70-ta, e 80-ta në Itali e që për fat të keq në vitet e 90-ta
    kanë qenë me një tryezë edhe në Shqipëri, si model është bart në Kosovë dhe jo rastësisht e kemi
    këtë situatë që e kemi ku të gjitha raportet ndërkombëtare, por edhe të shoqërisë civile, flasin për
    korrupsionin e lartë që është në drejtësinë e Kosovës e cila është bërë pikë e zezë edhe në
    pretendimet e arsyeshme të qytetarëve për integrime në struktura evropiane.


    107
    Te them të drejtën, kur e dëgjova kryeministrin, aq e lavdëronte dhe e mbronte Hajredin Kuçin,
    që as vetë Adem Grabovci që ka obligim ta mbrojë, nuk e mbrojti aq, por edhe vetveten ministri
    s’mund e mbrojti. Mu kujtua maji i vitit të kaluar që një kolegë e kishte, do të thotë, një fjalim të
    kryeministrit dhe kur ka folur për kapjen e shtetit, për korrupsionin, në majin e vitit të kaluar, a e
    ka pasur fjalën edhe për Hajredin Kuçin, apo ky ka qenë i ndarë prej asaj Qeverie për të cilën
    keni folur dhe kërkuar besimin nga qytetarët.

    Sido që të jetë, unë po mendoj se kulmimi i keqqeverisjes në këtë fushë është me Gjykatën
    paralele në veri, që ministri ka treguar jo profesionalizëm dhe të them të drejtën ajo që mua më
    bën , përkundër jaranisë së vjetër që kemi pasur dikur, të kem qëndrim tepër të qartë deri në
    largim nga ky pozicioni – fjala e tij rreth Gjykatës Speciale, ku ka thënë se nuk garantoj barazi.

    Të them të drejtën, një ministër që e llogarit veten profesionist dhe e di që një institucion që do të
    merret, gjëja me “drejtësinë” nuk garanton do të thotë barazi dhe është pjesë e skenarit për ta
    realizuar atë, kjo më bën shqetësuese dhe vë në pikëpyetje e dilemë, domethënë, sinqeritetin e
    ministrit, prandaj me të drejtë opozita ka kërkuar skajimin nga pozicioni i ministrit, me qëllim që
    duke e skajuar nga pozicioni për të dhënë shenja pozitive edhe karshi miqve ndërkombëtarë se
    Kosova dalëngadalë ka filluar të kthehet në binarët e jetës normale dhe ata që keqmenaxhojnë,
    ata që nuk qeverisin, ata që legalizojnë krimin dhe korrupsionin, ata që janë pjesë të krimit dhe
    korrupsionit, do të thotë do të gjykohen dhe do të dënohen, kështu që mocioni i opozitës ka për
    qëllim që t’ua rikthejë normalitetin institucioneve të vendit dhe t’ua rikthejë edhe imazhin e
    dëmtuar mjaft nga kjo keqqeverisja në vend. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Hajdar Beqa e ka fjalën.

  • Faleminderit, nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës!
    I nderuar kryeministër i Republikës së Kosovës, i nderuar ministër Kuçi,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Sistemi i drejtësisë është sfidë në çdo shtet e në veçanti në shtetet që dalin nga lufta dhe kalojnë
    fazën e tranzicionit, siç e ka kaluar vendi ynë si shtet i ri.

    E shqyrtova me vëmendje tekstin e parashtruesve të interpelancës, por një dua ta kemi parasysh
    se ndarja e pushteteve në Republikën e Kosovës, është rregulluar me Kushtetutën e këtij vendi,
    ku kemi tri pushtete. Kemi pushtetin legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor, dhe të tri këto pushtete
    kanë të garantuar me Kushtetutën e këtij vendi që ta kryejnë punën e vet në formën më të pavarur
    të mundshme dhe nuk kanë mundësi që të interferojnë njëri pushtet në tjetrin me pavarësi të
    plotë.

    Shumë pika në këtë tekst nuk kanë të bëjnë me përgjegjësinë e ministrit të Drejtësisë. Unë do t’i
    them vetëm disa, si për shembull cilat masa i shqyrtojnë gjykatat, respektivisht lartësia apo forma
    e dënimit është kompetencë ekskluzive e paneleve gjyqësore, e jo e ministrave të drejtësisë. Në
    përgjithësi ministrat e drejtësisë apo ministrat tjerë duhet të ftohen nëse interferojnë në masën e
    dënimit, nëse interferojnë në sistemin e gjyqësisë e jo në të kundërtën nëse nuk i kalojnë
    kompetencat e veta.


    108
    Çështja e privatizimit, nuk mendoj se ka të bëjë asgjë me ministrin përkatës, në këtë rast me
    ministrin e Drejtësisë. AKP-ja është një Agjenci e pavarur e cila ka bordin e vet dhe
    menaxhmentin e vet dhe të gjitha përgjegjësitë, nëse i kanë shkelur ligjet, hartuesit e këtij testi
    duhet t’i ndërtojnë aktakuzat dhe t’u drejtohen organeve kompetente për shkelje të ligjeve, ne e
    dimë që kemi prokuroritë dhe gjykatat dhe mund të shkojmë aty ku duhet të shkojnë.

    Sa i përket te ligjit, që e pashë, dhe ligjet që janë aprovuar nga ky Kuvend, unë mendoj që në
    këtë rast nëse sponsorizuesi i ligjeve, respektivisht Qeveria e Republikës së Kosovës apo edhe
    Ministria e Drejtësisë, nëse bien ligje jo të kompletuara apo ligje të dobëta, ne si deputetë për
    këtë jemi këtu, për këtë kemi kërkuar votën e qytetarëve të vendit dhe duhet të jemi të
    përgjegjshëm që ato ligje t’i përshtatim me kërkesat e qytetarëve të vendit tonë dhe t’i bëjmë
    ligje funksionale, ligje që e rregullojnë jetën dhe janë në favor të qytetarëve të vendit tonë dhe
    përgjegjësia është edhe e ne deputetëve, e kam fjalën te Ligji për amnisti, sepse ai ligj këtu ka
    kaluar me votën e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

    Sa i përket Gjykatës Speciale, nëse ndodh, ne e dimë të gjithë këtu se aty duhet të kemi edhe
    ndryshime apo amendamentime të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ajo nuk mund të
    ndodhë pa një konsensus politik dhe nëse ndodh ajo Gjykata Speciale do ta ketë mbështetjen
    edhe të parashtruesve të kësaj rezolute, në këtë rast të opozitës së Republikës së Kosovës.

    Me këtë rezolutë dhe kur e shohim tekstin e rezolutës nuk kam parë asgjë tjetër më shumë se sa
    opozita ia ka shpjeguar apo i ka përshkruar kompetencat e kryeministrit që i ka në Kushtetutë
    dhe unë mendoj se kryeministri i vendit i di ato kompetenca, por nuk kanë marrë asnjë bazë të
    arsyetimit. Pra, këto arsyetimet e tuaja më shumë kanë të bëjnë për ndonjë ndërtim të ndonjë
    aktakuze sesa për debat parlamentar dhe kurrkush nuk e pengon askënd si deputetë, as si opozitë,
    as si grup t’u drejtohet organeve të drejtësisë në këtë vend se sa të bisedojmë për disa çështje që,
    ndoshta edhe nuk janë kompetente e jona, sa janë kompetencë e gjykatave dhe të prokurorive.

    Si deputet i këtij vendi pajtohem me atë se ne duhet të angazhohemi të gjithë më shumë për
    përmirësimin e infrastrukturës ligjore, që të kemi një sistem të drejtësisë edhe më efikas, edhe
    me një pavarësi të plotë të veprimit të bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

    Mendoj se ministri, karshi situatës, gjendjes, zhvillimeve që i kemi ne në vend, me sukses e ka
    kryer punën e vet si ministër i Drejtësisë, por megjithatë pajtohem se ka vend që të gjithë, edhe
    ministri i Drejtësisë, Qeveria, kryeministri, por edhe të gjithë ne të angazhohemi më shumë për
    një jetë më të mirë për qytetarët e vendit tonë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Daut Haradinaj e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    Kryeministër, ministër,
    Po çuditem se shumë të dobët, zoti ministër, e ke gjetur zëdhënësin, Hajdar Beqa dhe nuk
    mendoj se të përfaqëson mirë, por është e drejtë e juaja.

    Po ndalem pak dhe po i referohem fjalës tënde të mëhershme. Ismet, të dëgjova me kujdes,
    parëz.

    109
    E the në fillim se partitë opozitar në legjislaturën e kaluar rreth 50 apo 70 ligjeve u kanë dhënë
    besim. A mendon që është gabim, apo kanë bërë drejt?

    Thatë se kur është zgjedhur kryeprokurori i shtetit, edhe këtu, në këtë sallë ka pasur guzhmim.
    Kujt u referove, zoti ministër? Në kë aludove? Edhe ti nëse je përzier, kah i more këto
    informata?

    Më pëlqeve kur the i kemi dorëzuar 18 rekomandime e ato nuk janë pranuar dhe do të isha njeriu
    më i lumtur nëse kjo Gjykatë nuk kalon. Për Gjykatën Speciale, a je duke folur në emër të
    Qeverisë apo personale, sepse këtë dallim nëse mund ta bëni.

    Është në dorën tuaj se si do të vendosni. Me sa unë jam i vetëdijshëm, dhe unë nëse jam duke
    jetuar në Kosovë dhe po i besojmë këtyre transmetimeve të drejtpërdrejta, sepse zakonisht
    portaleve më pak, ju jeni duke iu lutur, duke u bërë apel jo vetëm deputetëve të pozitës që i keni
    shumicë, por po kërkoni edhe nga deputetët e opozitës, siç tha edhe zoti Hajdar Beqa, për t’u
    dhënë besim.

    Ndërsa, para pak minutash ju thatë: “Do të isha njeriu më i lumtur nëse kjo gjykatë nuk votohet”.
    Dhe, sa më përket mua, unë jam i gatshëm qysh sot dhe me çdo çmim të përgjigjem për këtë
    temë.

    Do të thotë këtu ka një kontradiktë. Është e vërtetë që janë bërë punë të mëdha, edhe pakot
    ligjore të cilat i thatë, mbi 70 ligje, edhe ajo është një infrastrukturë ligjore, një bazë e mirë
    ligjore. Shpresoj se edhe ato që i tha kryeministri do të jenë në perspektivë.

    Edhe ne si opozitë i gëzohemi lajmeve të mira në Kosovë, të arriturave të cilat i arrin Qeveria e
    Kosovës, sepse në fund të fundit ne të gjithë jetojmë këtu në Kosovë, por nuk duhet t’u
    buzëqeshemi të këqijave që po na ndodhin, dhe askush të mos tentojë të paraqet se Gjykata
    Speciale është në të mirën e Kosovës. Është absolut e padrejtë, nuk është në të mirën e Kosovës.

    Në rast se ne kemi krijuar ligje për amnistinë e pjesëtarëve të veriut, të cilët na i kanë djegur
    pikat e kufirit, si qenka mirë atëherë që ne të krijojmë kushte të reja juridike jashtë Kosovës për
    t’i gjykuar pjesëtarët e UÇK-së.

    Mendoj se ju jeni të vetëdijshëm për këtë punë. Natyrisht se presioni ndërkombëtar është, dhe
    është krejt e vërtetë, e ne nuk ta bëjmë me gisht vetëm ty, por ju jeni titullari i parë i negociatave
    të kësaj fushe.

    Për këtë arsye, edhe një herë po them, shumë t’u kisha lutur - qëndrimin parëz a e pate personal
    apo fole në emër të Qeverisë? Faleminderit!

  • Faleminderit! Replikë Hajdar Beqa.

  • Faleminderit, nënkryetar!
    Nuk e dëgjova mirë zotin Haradinaj çka tha, diçka dëgjova, jo zëdhënës, nuk e ka përfaqësuar
    mirë apo mbrojtur mirë. Mendoj se ne po themi diçka çka është reale dhe mendoj shumë më

    110
    dobët është ajo çka po thotë zoti Haradinaj pra teksti i kësaj rezolute se sa atë çka po e themi ne,
    sepse atë që e thamë ne u bazuam në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në detyrat që i ka
    secili dikaster veç e veç, në këtë rast Qeveria dhe ministritë përkatëse. Faleminderit!

  • Zoti Haradinaj, paraqitet për kundër-replikë.

  • S’e kuptova zotin Beqa. Faleminderit, zoti Beqa!

  • Zoti Shaip Muja e ka fjalën.

  • Faleminderit, zoti kryesues!
    Për të biseduar për problemin e drejtësisë mendoj se duhet ta kuptojmë definicionin e drejtësisë
    dhe drejtësia është pjesë integrale e sistemit ligjor.

    Drejtësia është e lidhur ngushtë me ligje ose vetë ligjin, është e drejtë. Prandaj para se ta diskutoj
    kuptimin dhe përkufizimin e drejtësisë, është e nevojshme për të parë në Ligjin e drejtësisë apo
    ligjin. Drejtësia ligjore është e përbërë nga dy aspekte: njëra është ligjmarrja mbi drejtësinë,
    drejtësia mund të quhet legjislacion, i dyti është zbatimi i drejtësisë ligjore.

    Të gjitha këto, nëse mbesin në lajthitje, quhen gënjeshtra apo lojë fjalësh. Prandaj shumë herë
    kemi dëgjuar edhe nga pala mbrojtëse e legjislacionit, lojë fjalësh dhe nganjëherë edhe nga
    goditjet tona, jemi quajtur se po godasim nën brez.

    Se drejtësia ka dështuar, ka një emër dhe ajo tregon vetë aktet ndërkombëtare që janë duke u
    marrë sot me Republikën e Kosovës, 8 vjet pas pavarësisë, dhe ne e kemi një emërim. Nëse
    Gjykata Speciale po formohet është se ne kemi marrë vlerën se drejtësia nuk ekziston në Kosovë
    dhe nuk funksionon drejt, prandaj duhet t’i nënshtrohemi mekanizmave ndërkombëtar.

    Nëse ministri i Drejtësisë ka deklaruar se unë nuk jam personalisht ta votojmë Gjykatën Speciale
    ose këto, duhet të tregohet dhe jo të bëhen ndasitë se me votën e kujt kaloi gjykata dhe me
    propozimin e kujt nuk kaloi.

    Para disa ditësh, ministri tha për krimet e luftës. Ne mund të ngremë aktakuzë edhe për ata që
    kanë bërë krime të luftës në Republikën e Kosovës. Ashtu sikur që po e menaxhojmë ne
    Kosovën nuk është larg mëndësh që Serbia do të dalë e dëmtuar në Kosovë nga vetë sjellja jonë,
    sepse themi që dëshmitarët nuk janë këtu, se aktorët nuk janë këtu.

    Pavarësisht asaj, në mungesë mund t’i ngrihet aktakuza secilit dhe mund të kërkohet ndihmë
    ndërkombëtare dhe të ballafaqohen faktet. Prandaj, shumë të vërteta ka, të cilat jemi duke i
    humbur dhe jemi duke i humbur përgjithmonë dhe në këtë mënyrë Serbia mund të dalë shumë
    më e dëmtuar nga Republika e Kosovës se sa që na ka dëmtuar neve faktikisht, në faktorin
    ndërkombëtar. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Topalli e ka fjalën.

  • Faleminderit, zoti kryesues!

    111
    Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës, të përfaqësuar nga krerët e
    këtyre dy institucioneve publike, që menaxhojnë sistemin gjyqësor të Republikës së Kosovës,
    kanë marrë pjesë aktivisht në procesin e negociatave me Serbinë.

    Të njëjtit kanë qenë të përfshirë edhe në procesin e lidhjes së marrëveshjes në Bruksel, më 19
    prill 2013 ku si pasojë e kësaj marrëveshjeje u nxorën dy ligje - Ligji për amnistinë dhe Ligji për
    plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për buxhetin e vitit 2013 për Fondin zhvillimor për veriun.

    Ligji për amnisti, si rrjedhojë, është sponsorizuar dhe përgatitur nga Ministria e Drejtësisë. Si i
    tillë, ligji madje është kontestuar nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje” për shkak se
    ligji i tillë ka cenuar të drejtat subjektive të palëve të dëmtuara dhe ky ligj është kontestuar në
    Gjykatën Kushtetuese.

    Mirëpo, këtu problemi qëndron në faktin se kryetari i Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe
    kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, mbi të cilën bazë kushtetuese dhe ligjore krerët e
    këtyre dy institucioneve kanë marrë pjesë në procesin e negociatave, me kërkesë të Qeverisë dhe
    me vendim të organeve të tyre.

    Këtu shtrohet pyetja më e rëndësishme - cili ka qenë roli i ministrit të Drejtësisë si anëtar i
    Këshillit Prokurorial në vendimmarrjen e KPK-së për pjesëmarrjen e kreut të këtij institucioni në
    procesin e negocimit, si në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 ashtu edhe në marrëveshjen e
    fundit për drejtësinë.

    Tjetra çështje që dua të shtroj, është ajo që ka të bëjë me Fabrikën e Amortizatorëve. Pasi
    kryeministri mohoi se është në dijeni për çfarëdo implikimi të ministrit të Drejtësisë në procesin
    e privatizimit e veçanërisht në procesin e privatizimit të Fabrikës së Amortizatorëve, mjafton të
    përmendet fakti i dyshimit të pretenduar për ndikimin e ushtruar nga ministri i Drejtësisë tek rasti
    i hetimit të këtij rasti.

    Për këtë kanë dëshmuar edhe përfaqësuesit e Sindikatës së punëtorëve të Fabrikës së
    Amortizatorëve, ku kryetari i kësaj Sindikate ka deklaruar: lëndën në EULEX e kanë dërguar që
    prej vitit 2011. Gati katër vjet dhe katër prokurorë janë ndërruar, por edhe pse kanë thënë se janë
    duke punuar asgjë deri më sot nuk ka ndodhur, ka rrëfyer Morina, duke iu referuar prokurorëve
    Joachim Stollenberger, prokurorit të dytë, Miroslav Petkiçek dhe prokurores së tretë Maria
    Bamie.

    Morina përmend Hajredin Kuçin për zvarritjen dhe pengimin e hetimeve, ndërkaq kreu i
    Sindikatës, Enver Morina ka edhe emra përgjegjës që kanë penguar drejtësinë për ta hetuar
    privatizimin e Fabrikës së Amortizatorëve.

    Njëri prej tyre sipas Morinës është ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi. Një prokuror i quajtur
    Joachim Stollenberger, i cili tashmë ka shkuar por që ka qenë prokuror i parë që e ka marrë
    lëndën, më ka thënë se qe 14 muaj nuk ka guxuar të nxjerrë lëndën me direktivë të ministrit të
    Drejtësisë, Hajredin Kuçi.


    112
    Pra, ministri i Drejtësisë, duke e shfrytëzuar pozitën e anëtarit të Këshillit Prokurorial të
    Kosovës, madje ka dyshime për ndikim dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, pengimin e hetimeve
    dhe ndjekjen penale.

    Dhe e treta, që dua të shtroj këtu është edhe çështja e...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Faleminderit! I keni kryer minutat! Zoti Kuçi, replikë!

  • Zoti Topalli,
    Lëre pak atë kompjuter e këqyr. Po më vjen marre që ke jetuar në Zvicër e mendon me kësi
    mentaliteti. Këqyrëm në sy. Kurrë në jetë, ata kurrë në jetë, as nuk i njoh, as në filma të
    Hiçkokut, mundesh t’i shohësh. Nuk merrem unë me ato hetime. Dhe po ta them një: Nëse në
    këtë vend dikush ka hetime, urdhëro tregona o burrë, se për të filluar hetimet, dhe të thuash 4
    prokurorë të EULEX-it i ka ndal dikush, ai qenka Spaindermen, apo çka tek është? Mos, bëni
    hajgare!

    Nëse ke fakte, shko në prokurori, shko ku të duash. Mos fol, po të lutem, me fjalë të rrugëve. Po
    të flasësh çka flitet nëpër gazeta duhet “me të qit në top”.

  • Kundër-replikë, zoti Topalli!

  • E para, këto që i deklarova, janë deklaratat e përfaqësuesve zyrtarë të
    Fabrikës së Amortizatorëve.

    E dyta, rastet i kanë dorëzuar në prokurori.

    Dhe e treta, zoti Kuçi, mos kërkoni nga unë si deputet të merrem me Prokurorinë, sepse po flas
    në organin më të lartë të këtij vendi, po flas në Kuvendin e Kosovës.

    Prokurorët duhet të ngritën në këmbë kur deputetët flasin dhe t’i hetojnë rastet. Ajo që nuk mu la
    të them, është se ju jeni tre persona këtu që jeni përgjegjës për mos pagesën e parave të
    punëtorëve të Fabrikës së Gypave, për të cilën ekziston një vendim i organit më të lartë, të
    Gjykatës Kushtetuese.

    Të tretë keni premtuar, si gjatë fushatave, si ndryshe që do të kërkoni të paguhen sepse ekzistojnë
    të gjitha vendimet për këtë çështje dhe deri më tani asnjëherë nuk e keni realizuar këtë çështje.

    Vetë kryeministri aktual i Kosovës ka deklaruar po në këtë foltore, duke ua bërë gjyqin
    punëtorëve të Fabrikës së Gypave se nuk i paguajmë paratë. Si ka mundësi që kryeministri ta
    shkelë ligjin, ta shkelë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Pra, këtu po shihet se sa është i kapur
    shteti nga politika. Ky është një...

    (Ndërprerje nga regjia)


    113
  • Faleminderit! Fjalën e ka, i fundit, zoti Enver Hoti!

  • Faleminderit, kryesues!
    Unë derisa e dëgjoja ministrin pak për relaks, jam kanë duke filluar të duartrokas në fjalën e
    ministrit, por sigurisht duke iu referuar gjendjes dhe asaj që e kemi në sistemin e drejtësisë, duhet
    t’i referohem asaj thënies popullore: “Rrofshin fjalët, e punët qysh të vijnë”.

    Unë do të kthehem pak për mbrapa, se ndikimi i politikës në sistemin e drejtësisë e ka një
    zanafillë dhe bukur një bazament të fortë, sidomos nga viti 2008 në koalicionin PDK dhe LDK
    dhe nuk është aspak befasi për mua kur këtu dy parti e mbrojnë ministrin aktual, sepse atëherë
    janë ndarë pozitat në sistemin e drejtësisë,
    prandaj, edhe si përfaqësohen nuk ka kurrfarë vetë iniciative nga Prokuroria për të kryer hetime
    të paanshme dhe efektive.

    Unë do të doja të shkoqis disa çështje tjera, që nga ajo kohë, janë vënë bazat e korruptimit dhe të
    komprometimit në të gjitha nivelet e qeverisjes, të cilat kanë vazhduar me keqpërdorimin e
    pozitave zyrtare, ngritjen dhe fuqizimin e ekonomisë jo formale, tjetërsimi i pronave publike në
    të gjitha nivelet e Qeverisë, korrupsioni dhe monopolet e krijuara, janë fuqizuar dhe po
    vazhdojnë çdo ditë dhe nëse i referohem edhe dokumenteve të auditimit këtu po ua jap edhe një
    përgjigje të nderuar qeveritar se po thoni që deputetët duhet t’i dërgojnë në prokurori lëndët.

    Unë mendoj se raportet e auditimit janë të mjaftueshme që Prokuroria të veprojë. Por, këtu shihet
    qartë se ka ndërhyrje politike dhe nuk veprohet dhe aq shumë ndërhyrja politike ia ka zënë
    frymën sistemit të drejtësisë sa që po shihet se edhe në Pallatin e Drejtësisë ka vazhduar kjo
    frymë të bartet atje dhe atje u është zënë frymëmarrja nga korrupsioni dhe nga ndërhyrjet politike
    në Pallatin e Drejtësisë, është një projekt që është realizuar sikur që e përmendi, mu duk më
    herët, ministri i Drejtësisë dhe e përgëzoj për atë angazhim që e ka bërë atje, por po shihet në
    çfarë mënyre, në çfarë standarde dhe në çfarë niveli gjendet i gjithë sistemi, pra me një
    frymëmarrje të nxënë nga korrupsioni dhe nga ndërhyrjet politike.

    Edhe një pyetje ministër, besoj se nuk do të ndjeheni mirë për gjendjen çfarë është në sistemin e
    drejtësisë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Konsideroj se është shteruar debati i deputetëve. Zoti Kuçi ka edhe
    një replikë.

  • Zoti Hoti, mbasi u relaksove, edhe unë po them kështu, dhe e
    dëgjova edhe Zafirin më herët, po e përmendi. Po thotë, kemi qenë miq dikur. Besoj se jemi hala
    miq dhe nuk është befasi se nja 13 – 14 vjet i kemi rrah aplauz njëri-tjetrit sa herë kemi folur.
    Mirëpo, edhe me pas ndodhur sot, s’është kurrgjë.

  • Faleminderit! Kundër-replikë, zoti Hoti!

  • Unë mendoj se duartrokitjen do ta meritonte në formë të elegancës dhe retorikës
    që e paraqiti, por punët nuk janë për duartrokitje. Faleminderit ministër!


    114
  • Zafir, ke edhe di diçka të thuash? Një minutë e ke!

  • Unë nuk e përjashtoj që kemi qenë bashkë, bile së paku për duartrokitje
    asnjëherë nuk kam qenë i shquar, por të ishit burra të mirë isha unë në PDK dhe do të
    duartrokitsha ende.

  • Pra, debati është shterur. Tani është fjala përfundimtare e zotit kryeministër në
    fillim dhe pastaj e propozuesve, respektivisht propozueses ose përfaqësueses së kërkuesve për
    interpelancë. Zoti kryeministër, e keni fjalën.

  • Faleminderit, zoti nënkryetar!
    Të nderuar deputetë,
    I nderuar zëvendëskryeministër, ministra,
    Unë mendoj se debati i cili është zhvilluar sot, pa marrë parasysh kërkesën, përkatësisht
    propozimin e Rezolutës, flet për interesimin tonë që ne të forcojmë shtetin ligjor, të forcojmë
    sistemin e drejtësisë, të luftojmë korrupsionin, krimin e organizuar, sepse nuk shoh asnjë dallim
    dhe asnjë interes të asnjë deputeti dhe asnjë grupi parlamentar këtu, që këtë mos ta bëjmë
    bashkërisht.

    Sa i përket kërkesës për shkarkim të ministrit Kuçi, unë mendoj se po qe se unë do ta vlerësoja
    këtë dhe se kjo është zgjidhja për përparimin e sistemit të drejtësisë tek ne, dhe se kjo do ta
    forcojë shtetin ligjor dhe do të krijojë kushte që të punojmë ndryshe, unë do të ulesha dhe do të
    merresha vesh me partnerin e koalicionit që ne ta bëjmë këtë në interes të shtetit. Por në asnjë
    rast, argumentet të cilat janë dhënë këtu nuk më bindin as mua, as s’mund të ju bindin as juve, se
    problemet të cilat ne i kemi në funksionimin e sistemit të drejtësisë janë probleme të cilat lidhen
    me personalitetin, në fuqinë shtetërore dhe me fuqinë politike të ministrit të Drejtësisë.

    Në qoftë se ne themi këtu se kur të flas unë duhet të çohet prokurori në këmbë, ajo flet se ne nuk
    e respektojmë pavarësinë e shtyllës së drejtësisë, sepse ata duhet të na rrinë neve gatitu. Ata
    s’janë për të na ndenjur neve gatitu këtu, por ata janë që t’i zbatojnë ligjet të cilat ne i bimë pa
    ndërhyrje të drejtpërdrejtë tek këta. Prandaj ne duhet t’i sqarojmë.

    Kjo vlen edhe për ministrin. Ministri e kryen punën e tij në fushëveprimin e vet dhe unë jam i
    bindur se ministri po e bën këtë punë dhe po e kryen këtë punë. Por, jam i bindur po ashtu që
    gjyqësia duhet ta bëjë shumë punën më të mirë të veten se sa që po e bën tash, se Prokuroria po
    ashtu duhet ta bëjë punën më mirë dhe se në qoftë se shtrohet pyetja se a qëndroj prapë asaj që
    kam thënë më parë, unë ju them se qëndroj. Sepse ne duhet ta çkapim këtë shtet, duhet të
    mundësojmë që prokurorët dhe gjyqtarët të mos jenë të lidhur, që ata ta bëjnë punën në mënyrë
    të pavarur, që ata ta realizojnë dhe kryejnë funksionin e vet dhe që po ashtu ministri i Drejtësisë
    dhe Ministria e Drejtësisë, ta bëjë punën e vet, sepse këta nuk mund t’i diktojnë Gjykatës dhe t’i
    diktojnë Prokurorisë se çfarë ata duhet të bëjnë.

    Në qoftë se mendojmë se ashtu duhet ta bëjmë, atëherë ne do ta shkelim sistemin dhe ne nuk do
    të realizojmë autoritetin tonë që e kemi këtu si Kuvend ose autoritetin tonë që e kemi si Qeveri.


    115
    Sa i përket ligjeve të caktuara të cilat ndërlidhen me emrin e ministrit, unë mund t’ju ju them se
    Ligji për amnistinë është aprovuar këtu në Kuvend dhe është aprovuar më shumë se me 2/3 e
    votave të deputetëve. A është i mirë a është i keq, ajo është çështje tjetër, por nuk është ligj
    personal, as i ministrit as i Qeverisë, është ligj të cilin e ka aprovuar Kuvendi i Republikës së
    Kosovës.

    Sa i përket Gjykatës Speciale, unë po ju them diçka këtu sot, të cilën ndoshta nuk e kisha thënë
    haptas, po qe se mos të ishte zoti Kuçi, i cili me përgjegjësinë më të madhe është sjell deri më
    tani, edhe te ndryshimet kushtetuese, edhe te Ligji për dhomat e veçanta ndoshta kjo punë kishte
    për të shkuar pak më shpejt se sa po shkon tash.

    Unë ju garantoj se ky njeri po angazhohet dhe është angazhuar me këmbëngulje që të bëhen
    ndryshime dhe që të ushtrojmë ndikim në mënyrë që ligjet mos t’i marrim bash ashtu si janë
    propozuar, por ato të jenë ligje të cilat reflektojnë më shumë në specifikat tona dhe në interesin
    tonë. Dhe këtë e ka bërë zoti Kuçi, s’po e lavdëroj, sepse në qoftë se shikojmë mbi baza partiake,
    edhe pse jemi në koalicion, unë do të flisja ndryshe, mirëpo në këtë rast unë flas si njeri, sepse
    zotin Kuçi nuk e njoh si ministër, e njoh edhe si profesor, e njoh edhe më parë, prandaj nuk e
    lidhi as subjektivitetin as angazhimin e tij dhe moralin e tij profesional vetëm me pozitën e tij si
    ministër të Drejtësisë së Qeverisë së Republikës së Kosovës.

    Mirëpo është angazhuar dhe po angazhohet dhe në qoftë se e gjithë kjo ndërlidhet si kërthizë me
    problemin e Gjykatës Speciale, po ju them se ky ministër është angazhuar maksimalisht, por
    mbetet ashtu siç tha ai në vullnetin e deputetëve, a do ta përkrahin apo s’do ta përkrahim. Ato do
    të vinë në Kuvend, do të vjen edhe propozimi lidhur me ndryshimin e Kushtetutës, do të vjen
    edhe propozimi lidhur me Ligjin për dhomat e veçanta.

    Sa i përket luftës së korrupsionit, ju lutem këtë punë ne duhet ta bëjmë të gjithë. Më së pari
    korrupsionin duhet nisur luftuar te vetvetja. Hajde ta shikojmë ne këtu në Kuvend dhe në Qeveri,
    kah e kemi krijuar pasurinë tonë, çfarë pasurie keni, kah e kemi bërë, a jeni në rregull apo s’jeni,
    të nisemi prej veti dhe të shkojmë më tutje, edhe në gjyqësi, edhe në Prokurori, edhe në agjenci
    të pavarura, edhe në kompani publike, sepse gjithkund mund të gjejmë hapësirë. Dhe në qoftë se
    ne e bëjmë këtë, atëherë ne nuk kemi nevojë ta kritikojmë njëri- tjetrin, me u nda pozitë dhe
    opozitë, hajde të shohim si individë ku jemi në këtë aspekt dhe po ashtu mbetem i obliguar që ta
    jap një përgjigje lidhur me Fabrikën e Gypave.

    Nuk është kryeministri ai i cili nuk po e realizon vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Në qoftë se
    vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka karakter ekzekutiv, atëherë do të ekzekutohet vendimi i
    Gjykatës Kushtetuese. Do të gjenden mjetet, më mirë është mjetet të prehen nga buxheti dhe ne
    s’kemi çfarë të bëjmë.

    Ai vendim është sjellë dhe në qoftë se ne fillojmë të përkrahim vendime të tilla dhe të zbatojmë
    vendime të tilla, unë ju garantoj se ne do ta shesim Kosovën për të paguar kompensimet prej vitit
    90 e këndej të punonjësve që kanë mbetur pa punë. Është e vërtetë që ata janë dëmtuar, mirëpo
    urdhëroni ju si deputetë dhe ne si Qeveri t’i gjejmë paratë, ku i kemi paratë për shitjen dhe
    kompensimin e të gjitha kompanive publike dhe për kompensimin...


    116
    (Ndërhyrje)

    Jo, jo! S’është e vërtetë që kemi thënë se do t’i paguajmë. Të gjithë kemi thënë se ato mjete të
    cilat janë në AKP, të destinuara, në AKP e dini ju mirë, sepse asnjë prej jush s’është që s’e din
    do të thotë si ruhen mjetet e AKP-së në mirëbesim dhe ato mjete në mirëbesim ruhen në çdo
    llogari për çdo firmë e cila është shitur dhe ne s’mund t’i përdorim paratë e firmave të tjera për
    Fabrikën e Gypave. Mund të përdoren aty – që janë 2 milionë e 700 mijë, me pretendime edhe të
    tjerëve, pasi që të kompletohet Bordi i AKP-së.

    Prandaj, edhe po përfundoj. Ne jemi të interesuar që të forcohet shteti ligjor, jemi të interesuar që
    maksimalisht ta përkrahim sistemin e drejtësisë, jemi të interesuar që ta përkrahim dhe
    inkurajojmë Ministrinë e Drejtësisë që ta bëjë punën e vet edhe më tutje dhe vlerësojmë se në
    këtë mandat, sepse unë flas për këtë mandat, a ju pëlqen apo s’ju pëlqen është punë tjetër, unë
    flas për këto 5 muaj, unë s’flas për mandatin e kaluar, sepse mandati i kaluar ka pasur autoritet
    tjetër dhe përbërje tjetër, prandaj për këtë mandat, ministri Kuçi është duke e bërë punën e tij si
    duhet dhe për këtë mandat, pa marrë parasysh dallimet tona partiake, për të cilat ne jemi shprehur
    në fushatë dhe unë s’i tërheq ato fjalë, sepse i kemi thënë në fushatë, jemi marrë vesh që ne të
    kemi një përbërje të Qeverisë, prej anëtarëve të Qeverisë, në momentin kur e kemi bërë
    koalicionin, e cila mund të korrespondojë në mes veti, e cila mund të punojë në mes veti dhe në
    cilën ne s’mund ta kemi asnjë njeri i cili ka problem me ligjin dhe i cili ndiqet penalisht ose ka
    kryer ndonjë vepër penale.

    Prandaj, ne këtë po e respektojmë dhe këtë do ta bëjmë. A na pëlqen apo s’na pëlqen të gjithë
    neve, është punë tjetër. Natyrisht që opozita pozicionin e ka për të mos e pëlqyer e të bëjë
    vërejtje dhe unë fare nuk ia shoh për të madhe, mirëpo po ashtu shoh interes që të
    bashkëpunojmë me opozitën dhe ne të gjejmë zgjidhje e cila do të çonte te forcimi i shtetit ligjor
    dhe te funksionalizimi shumë më i mirë i sistemit të drejtësisë, jo i Ministrisë dhe ministrit, por i
    sistemit të drejtësisë në përgjithësi. Faleminderit!

  • Faleminderit! Fjalën e ka zonja Donika Kadaj-Bujupi.

  • BUJUPI: Faleminderit, i nderuar kryesues!
    Faleminderit kolegë deputetë, të cilët morët pjesë në këtë interpelancë dhe në këtë debat!
    Më lejoni që ta përmbyll me disa konkluzione që i nxjerri kjo interpelancë, edhe pse u thirr për
    çështjen e drejtësisë ne, në fakt kuptuam edhe disa veprime të tjera të cilat erdhën nga
    kryeministri Mustafa.

    Kryeministri Mustafa, me qëllim të qëndrojë në pushtet, sot provoi të amnistojë veprimet dhe
    veprat të cilat jo shumë kohë më parë i quajti si në vijim.

    Më 4 qershor të vitit 2014, ju i nderuar kryeministër thatë kështu:

    S’mund të qeverisim me PDK-në se e kanë lëshuar rrjetin thellë. Po citoj “Kjo qeverisje e ka
    ngulfat shtetin, e ka lëshuar rrjetin e saj aq thellë, dhe ne nuk do të bëjmë asgjë nëse vazhdojmë
    të qeverisim me ta. Do të qeverisim me rrjetin e tyre”, Kështu ka deklaruar kryeministri Mustafa.


    117
    Më 24 korrik 2014, përsëri keni deklaruar kështu: “Qeverisja e PDK-së e ka rrënuar shtetin
    ligjor, e ka kultivuar korrupsionin dhe e ka ngulfatur fjalën e lirë. Është vjedhur Dhoma e
    Dëshmive në objektet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, është korruptuar procesi i shtypjes
    së pasaportave, ekzekutivi vendos se kush duhet të burgoset e kush të prangoset, e jo shtylla e
    drejtësisë.

    Edhe një herë po theksoj, e keni thënë: Ekzekutivi vendos se kush duhet të prangoset e jo shtylla
    e drejtësisë.

    Në krye të shtyllës së drejtësisë, në ekzekutiv ka qenë i njëjti ministër për të cilin ju tash
    deklaruat se po e bën një punë të shkëlqyeshme, të jashtëzakonshme dhe që jeni shumë i
    kënaqur. Do të thotë, bëhet fjalë për ministrin e njëjtë për të cilin pak kohë më parë, ende një vit
    nuk është, ju keni thënë eksplicit që e ka thelluar, e ka shtrirë rrjetin e krimit, të korrupsionit dhe
    po vendos kush të prangoset dhe kush mos të prangoset. Do të thotë, këto janë deklarata publike,
    kryeministër!

    Tashti, në momentin në të cilin ne po flasim, si mund të besojmë si Kuvend që ju keni vullnet të
    mirë? Si mund të ju besojnë qytetarët e Republikës së Kosovës që ju atë çfarë e thatë se keni
    vullnet të mirë ta vazhdoni luftën kundër korrupsionit, krimit, çkapjen e shtetit, i thatë ju, do të
    ndodhin për deri sa jeni i njëjti person i cili jo shumë kohë më parë në publik i tha këto fjalë për
    njeriun të cilin sapo e lavdëruat.

    Prandaj, në emër të tri partive të opozitës ne edhe një herë po e lexojmë pikën e parë të
    Rezolutës, e cila kërkon shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, por duhet t’ia shtojmë dhe një pikë
    të dytë ku t’ ju kërkohet juve dorëheqja, sepse në këtë formë është krejt e pamundur të besohet se
    ju mund të përmirësoni sistemin ose që keni vullnet politik, ose guxim, ose që keni energji dhe
    kurajë që t’i luftoni të këqijat që e kanë kapluar Republikën e Kosovës.

    Faleminderit dhe të nderuar kolegë deputetë, që vini nga partitë e pozitës, mos lejoni që në
    proceset që na presin të abuzohet me votën tuaj, mendoni mirë para se të votoni, sepse sot u pa se
    Qeveria po provon të largohet nga përgjegjësia për tema të cilave u ka pri. Ne jemi Kuvend, jemi
    përgjegjës për veprimet tona dhe si të tillë ju thërras që të veproni konform përgjegjësisë që e
    kemi marrë në emër të qytetarëve të vendit tonë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Tani do të futemi në votim, por para se të futemi në votim,
    propozimin e dytë për kryeministrin nuk e votojmë, sepse në qoftë se domi të bëjmë mocion për
    kryeministrin, rrugën e kemi të lirë të bëjmë mocion të ri. Pjesën tjetër të mocionit që e keni bërë
    të tri partitë, e vë në votim dhe votojmë tani:

    Pra, 39 vota janë kundër, 1 abstenim dhe 22 për, nuk miratohet. Prandaj, konstatoj se Kuvendi
    nuk e miratoi Propozim rezolutën të propozuar nga deputetja Donika Kadaj-Bujupi, për
    ushtrimin e kompetencave kushtetuese lidhur me nenin 94 paragrafi 1.

    Të nderuar kolegë, ju lutem! Zotërinj deputetë, ju lus edhe për 5 minuta që t’i votojmë pikat që
    kanë mbetur. Prandaj kemi vetëm votim dhe ju kisha lutur që të qëndroni në sallë, e të mos na
    mbeten barrë për seancën e ardhshme.

    118
    4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat personale

    Të nderuar kolegë, ju lus të votoni!

    Konstatoj se me 52 vota për, 1 abstenim dhe 10 kundër, Kuvendi e miratoi në parim Projektligjin
    numër 05/L-28 për tatimin në të ardhurat personale.

    Kërkohet nga Komisioni Funksional dhe komisionet e përhershme që në afatin e paraparë me
    Rregulloren e Kuvendit, të shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t’i paraqesin raportin me
    rekomandime.

    5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave

    Regjia dhe deputetët bëhemi gati për votim dhe votojmë tash.

    Konstatoj se me 46 vota për, 3 abstenime dhe 13 kundër, Kuvendi e miratoi në parim
    Projektligjin numër 05/L-29 për tatimin në të ardhurat e korporatave.

    Kërkohet nga komisioni funksional dhe komisionet e përhershme që në afatin e paraparë me
    Rregulloren e Kuvendit të shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t’i paraqesin raportin me
    rekomandime.

    6. Shqyrtimi i Raportit të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memorialë të Kosovës për
    vitin 2014

    Votojmë tash!

    Konstatoj se me 52 vota për, 6 abstenime dhe 3 kundër miratohet Raporti vjetor i Agjencisë për
    Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2014.

    7. Shqyrtimi i raportit të Institutit Gjyqësor të Kosovës për vitin 2014.

    Votojmë tash!

    Faleminderit! Konstatoj se me 58 vota për, 3 abstenime dhe 1 kundër, Kuvendi e miratoi raportin
    vjetor të Instituti Gjyqësor të Kosovës për vitin 2014. Mirupafshim në seancën e ardhshme!








    E përgatiti:
    Njësia për Transkriptim dhe Lekturë

    119