• Republika e Kosovës
    Republika Kosovo - Republic of Kosovo
    Kuvendi - Skupština - Assembly






    T R A N S K R I P T





    I MBLEDHJES PLENARE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS,
    E MBAJTUR MË 25 DHE 2 KORRIK 2015


    SA PLENARNE SEDNICE SKUPŠTINE REPUBLIKE KOSOVA,
    ODRŽANE 25. I 2. JULA 2015. GODINE










    QERSHOR/KORRIK - JUNI/JULI
    2015



    Rendi i ditës
    1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
    2. Koha për pyetje parlamentare,
    3. Interpelanca e ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi,
    lidhur me procesin e demarkacionit të kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së
    Malit të Zi,
    4. Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit të Posaçëm për zgjedhjen e dy (2) gjyqtarëve në
    Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës,
    5. Zgjedhja e Avokatit të Popullit,
    6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për patenta,
    7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për markat tregtare,
    8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit,
    9. Shqyrtimi i propozim-vendimit të Ministrisë së Drejtësisë për formimin e Komisionit për
    dhënien e provimit të jurisprudencës,
    10. Emërimi i anëtarit në Këshillin Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës,
    11. Shqyrtimi i raportit vjetor për gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin
    2014,
    12. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të
    Kosovës,
    13. Kërkesa e deputetes Albulena Haxhiu, e mbështetur nga 15 deputetë nënshkrues, për debat
    parlamentar lidhur me veprimtarinë e misionit të BE-së në Republikën e Kosovës,
    14. Kërkesa e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri për shtyrjen
    e afatit për shqyrtimin e Projektligjit për digjitalizimin e transmetimeve radiodifuzive tokësore.




    Dnevni red

    1. Vreme za deklarisanje van dnevnog reda,
    2. Vreme za parlamentarna pitanja,
    3. Interpelacija Ministra spoljnih poslova Republike Kosova, g-din Hashim Thaçi, u vezi procesa
    demarkacije granice između Republike Kosova i Republike Crne Gore,
    4. Razmatranje preporuke Posebne komisije za izbor dvoje (2) sudija Ustavnog suda Republike
    Kosova,
    5. Izbor Narodnog advokata,
    6. Prvo razmatranje Nacrt zakona o izmeni i dopuni Zakona o patentima,
    7. Prvo razmatranje Nacrt zakona o izmeni i dopuni Zakona o trgovačkim markama,
    8. Prvo razmatranje Nacrt zakona o regulisanju usluga za vode,
    9. Razmatranje Predlog-odluke Ministarstva pravde za formiranje Komisije za polaganje
    pravosudnog ispita,
    10. Imenovanje člana Upravnog odbora Sudskog instituta Kosova,
    11. Razmatranje Godišnjeg izveštaja o situaciji u Civilnoj službi Republike Kosova za 2014.god,
    12. Formiranje Komisije ad hoc za izbor članova Odbora RTK,
    13. Zahtev poslanice Albulena Haxhiu, uz podršku 15 poslanika potpisnika, o parlamentarnoj
    debati u vezi delatnosti misije EU u Republici Kosovo,
    14. Zahtev Komisije za ekonomski razvoj, trgovinu i industriju za odlaganje roka za razmatranje
    Nacrta zakona o digitalizaciji zemaljskog radiodifuznog prenosa.


    2
    Mbledhjen e drejtoi kryetari i Kuvendit, z. Kadri Veseli.

  • Të nderuar deputetë,
    I hap punimet e seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës sipas rendit të ditës, të
    përgatitur nga Kryesia e Kuvendit, në marrëveshje me kryetarët e grupeve parlamentare.

    Duhet ta bëj menjëherë një njoftim.

    Deputetë të nderuar,
    Ju njoftoj se zëvendëskryeministri, përkatësisht ministri i Punëve të Jashtme, zoti Hashim Thaçi,
    ka njoftuar se pas orës 14:00 arrin në Prishtinë nga udhëtimi zyrtar. Andaj, ai ka kërkuar që
    interpelanca të shtyhet pas orës 14:00. Kërkoj mirëkuptimin tuaj që pika e tretë e rendit të ditës të
    bartet më pas. Në momentin që vjen ai, e futim menjëherë, të mos e përcaktoj se e kam këtu një
    pikë të rendit të ditës.

    Besoj që edhe gazetarët e kanë marrë këtë ambient të jashtëzakonshëm.

    1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës

    Koha për deklarime jashtë rendit të ditës është e kufizuar deri në 30 minuta, diskutimi në emër të
    grupit parlamentar zgjat deri në pesë minuta, ndërsa diskutimi i deputeti deri në tre minuta.

    Deputetët e paraqitur për diskutim duhet të deklarohen se në çfarë cilësie e kërkojnë fjalën.

    Urdhëro Ilir Deda, është lajmëruar për ta marrë fjalën.

  • Faleminderit!
    Kujt t’i drejtohem?! S’po di kujt t’i drejtohem!
    Mua po më vjen keq që nuk janë këtu anëtarët e Qeverisë, që të dëgjojmë se për çka po merren
    vesh në epilogun e procesit të implementimit të marrëveshjes së parë të Brukselit.

    Si zakonisht, kur Kosova bën kompromis, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës del dhe
    thotë ‘ne nuk i kemi shkelur vijat e kuqe’. Ky është lajm për çdo njërin prej nesh se ato vija të
    kuqe janë shkelur, sepse kjo ka qenë konsistenca e veprimeve të tij në këto katër vjet. Sa për
    ilustrim, dua të ju lexoj një listë të kompetencave të Rajonit Federal Gjerman në Mbretërinë e
    Belgjikës.

    Rajoni Gjerman ka kompetenca në qeverisje të përbashkët komunale, ka kompetenca në
    ekonomi, punësim, bujqësi, politika publike, transport, planifikim urban dhe rural dhe
    mbikëqyrje të komunave.

    Juridiksioni i komuniteti gjerman, për më tepër, përbëhet në këto fusha të gjëra: në kulturë,
    politikë sociale, arsim dhe punësim, duke nënkuptuar edhe nivelin e parë dhe të dytë të arsimit
    dhe nivelin e parë të shëndetësisë.


    3
    Për dallim prej Rajonit Federal, komuniteti gjerman në Belgjikë, bashkësia e komunave serbe, e
    cila nuk është OJQ e cila po merret vesh në Bruksel, ka kompetenca shtesë. Ka kompetenca në
    polici, domethënë në sistemin e sigurisë, e ka kompetenca edhe në një nivel tjetër, e kjo ka të
    bëjë me nivelin e gjyqësisë.

    Domethënë, në qoftë se Federata e Mbretërisë Belge, kompetencat e gjyqësisë dhe të sigurisë i
    mban në nivel qendror, kjo e jona shkon përtej kompetencave, të cilat i kanë rajonet federale të
    Federatës të Mbretërisë Belge.

    Dhe, mendoj se me shumë ngulm po e presim ardhjen e kryeministrit dhe, më në fund,
    publikimin e qartë të asaj se çka është marrë vesh për federalizmin e Kosovës.

    E tash, zonja e zotërinj,
    Nuk duhet thuhet që Kosova është federatë. Ajo që ne po shohim është një kontrabandë kreative
    në interpretim të Kushtetutës - te ne po krijohet rajoni autonom me kompetenca më të mëdha se
    rajonet federale belge dhe ky rajon autonom nuk po sjell deri te njohja e pavarësisë së Kosovës
    nga Serbia, por ky rajon autonom as nuk ka lojalitet ndaj shtetit të Kosovës, ky rajon autonom do
    të jetë në plotëni i udhëhequr politikisht prej Republikës së Serbisë, e cila vazhdon ta luftojë
    shtetësinë e Kosovës.

    E tash, më tregoni ku është kjo fitore e Kosovës pas katër vjetësh të një procesi të dialogut, i cili
    në fund ka nënkuptuar një gjë. Serbia e fiton minimumin e saj, duke e shkelur maksimumin e
    Kosovës, e jofunksionaliteti ynë bëhet çmim për nuk e di çka, bëhet çmim që as nuk do të ketë
    njohje ndërkombëtare, as nuk do të ketë anëtarësim në OKB, as nuk do të ketë integrim të
    mirëfilltë në BE.

    Pyetja është përtej kësaj për çka janë marrë vesh para dy ditësh në Bruksel, e të cilën do ta
    firmosin javën e ardhshme: a do të ketë edhe një batalion të veçantë të forcave të ardhshme të
    armatosura të Kosovës për rajonin Bashkësia e Komunave Serbe? Faleminderit!

  • Faleminderit! Dorentinë Maloku-Kastrati e ka fjalën.

    DORENTINË MALOKU-KASTRATI: Faleminderit!
    Të nderuar deputetë,
    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Janë bërë pothuajse dy javë nga përvjetori i Ditës së Çlirimit të kryeqytetit tonë, Prishtinë, dhe
    ende nuk kemi dëgjuar nëse Ministria e Pushtetit Lokal ka kërkuar ndonjë sqarim nga Komuna e
    Prishtinës, përkatësisht kryetari Shpend Ahmeti, për mospraninë e asnjë flamuri të shtetit të
    Kosovës në ngjarjet që e shënuan këtë përvjetor.

    Aq më tepër, kur i njëjti skandal ka ndodhur edhe në ceremoninë e vendosjes së shtatores së
    Ismal Qemalit, kur në oborrin ku është vendosur një pjesë e Qeverisë së Republikës së Kosovës
    nuk valoi asnjë flamur i Kosovës.

    Simbolet tona shtetërore, pavarësisht që nuk janë votuar nga përfaqësuesit e popullit, janë këto
    që janë dhe ne duhet t’i respektojmë si të tilla.

    4
    Edhe unë e dua më shumë flamurin dardan të presidentit Ibrahim Rugova se të gjithë flamujt
    tjerë që valojnë anekënd Kosovës, por kjo nuk ma jep të drejtën që të mos i respektoj simbolet e
    shtetit të Kosovës.

    Pra, unë jam absolutisht kundër për përdhosjes së flamurit me të cilin Kosova si shtet
    përfaqësohet kudo në botë.

    Udhëheqja e Komunës së Prishtinës po tregon se e do pushtetin, por jo edhe përkufizimin e tij
    juridik - obligimet ndaj ligjeve në fuqi.

    Unë kërkoj sqarim publik nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal lidhur me këto dy
    raste. Si përfaqësuese e mijëra qytetarëve në Kuvend, dua ta di se çfarë hapash ka ndërmarrë kjo
    ministri lidhur me anashkalimin e simbolit të shtetit në këto dy manifestime zyrtare, të
    organizuara nga Komuna e Prishtinës. Faleminderit!

  • Bali Muharremaj e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    Të nderuar deputetë,
    Sot do ta ngre një shqetësim tejet të madh të qytetarëve të Kosovës, të cilët, duke qenë se një
    pjesë shumë e madhe e tyre jetojnë me më pak se 50 centë në ditë, janë shumë të zhgënjyer me
    mënyrën se si po menaxhohet buxheti i këtij vendi, me fjalë - taksat e tyre.

    Konkretisht, bëhet fjalë për mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve zyrtare. Shpenzimet nga
    kjo Qeveri, sikur edhe nga ajo e kaluara, vazhdojnë të mbeten në përmasa shqetësuese, sa të
    shkon në mendje se bëhet fjalë për një Qeveri e cila e mbulon një territorin sikurse e ka
    Republika Federale e Gjermanisë, e lëre që jemi Kosovë.

    Është po ashtu shumë shqetësuese, ngase në shumë kategori kemi rritje të shpenzimeve të parasë
    publike, edhe pse bartësit publikë kanë pretuar uljen e tyre në krahasim me vitet e kaluara.

    Rregullat e prokurimit duhet të kenë për qëllim të sigurojnë që fondet publike të shfrytëzohen në
    mënyrë transparente, efikase dhe që shpenzuesit buxhetorë t’i japin llogari publikut të gjerë për
    veprimet e tyre.

    Sa u përket shpenzimeve të mirëmbajtjes dhe riparimit të automjeteve ato janë në rritje për çdo
    vit.

    Organizata buxhetore gjatë tre vjetëve të fundit për këtë kanë shpenzuar 15 milionë e 664 mijë e
    172 euro, ose 3% të shpenzimeve për mallra dhe shërbime.

    Sipas një studimi që është bërë, e kur janë analizuar pesë organizata buxhetore, shpenzimet totale
    në këto organizata buxhetore të audituara ishin 4 milionë e 384 mijë e 155 euro.

    Përgjegjësia për mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve zyrtare bie në Njësinë e Transportit
    brenda organizatave buxhetore përkatëse, por vërehet se shpesh organizatat buxhetore

    5
    kontaktojnë shërbime me mirëmbajtje dhe riparime të automjeteve duke hyrë në kontrata kornizë
    që zgjasin nga një deri në tre vjet, e të cilat shpesh janë të dëmshme për Buxhetin e Kosovës dhe
    koston që duhet ta bartin qytetarët e Kosovës.

    Po shohim shpesh se institucionet po hyjnë në shpenzime pa bërë identifikimin dhe vlerësimin e
    nevojave, po blejnë pa pasur ide se çka dhe sa u nevojitet, si bazë e marrjes së ciklimit teknik të
    kontratave paraprake, e jo shpenzimet aktuale, duke marrë parasysh buxhetin në dispozicion, as
    nuk ceket sasia e nevojshme, duke bërë që të manipulohet më lehtë.

    Me gjithë faktin se në shumicën e rasteve është përdorur procedura e hapur, konkurrenca ka qenë
    në nivel mjaft të ulët, e ndonjëherë nuk ka pasur konkurrencë fare. Arsyeja e konkurrencës së
    ulët duket se është vendosja e kritereve të panevojshme të përzgjedhjes.

    Edhe pse në parim për artikuj të njëjtë edhe çmimet duhet të jenë përafërsisht të njëjta për
    organizatat e ndryshme, po shihet që ekzistojnë dallime enorme në çmimet për artikuj të njëjtë, të
    blerë nga organizatat e ndryshme buxhetore.

    Në një raport të nxjerr nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka dalë se ka pasur dallime edhe deri
    në 628% sa u përket kontratave për mirëmbajtjen e automjeteve zyrtare, ose për blerjen e
    produkteve të njëjta nga organizatat e ndryshme buxhetore.

    Në emër të qytetarëve, i bëj thirrje Qeverisë të ketë kujdes në shpenzimet e parasë publike, kur
    dihet se nevojat e qytetarëve janë shumë të mëdha, ndërsa me këto shpenzime, pushtetarët e kanë
    krijuar një luks, duke e shpenzuar në mënyrë të pakontrolluar buxhetin e taksapaguesve, edhe pse
    është vetëm fillimi i mandatit të qeverisjes dhe nuk është se kemi pasur ndonjë dinamikë të
    madhe të punëve publike.

    Gjithashtu, edhe sa i përket përdorimit të veturave zyrtare, ato duhet të jenë më racionale. Edhe
    Kuvendin, edhe kolegët i ftoj që ta bëjmë një thirrje që të jemi më kontrollues përballë
    Ekzekutivit. Faleminderit!

  • Zenun Pajaziti e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Dje, Kuvendi i Kosovës edhe një herë e ka pasur një aktivitet që ka të bëjë me agjencitë e
    pavarura që funksionojnë dhe janë të themeluara nga Kuvendi i Kosovës. Dje, në mbështetje të
    OSBE-së, ka qenë një aktivitet i tillë që synon dhe ka synua të kërkojë edhe një herë nga
    institucionet ekzekutive që t’i plotësojnë ose të iniciojnë plotësimin e bordeve të disa agjencive
    që tashmë nuk funksionojnë gati fare.

    Kuvendi i Kosovës i ka themelua nja 34 agjenci. Mund ta merrni me mend, janë 34 borde me
    njerëz përafërsisht sa jemi ne këtu në Kuvend, që funksionojnë jo gjithherë në mbikëqyrje të
    plotë të institucionit që i ka themeluar.


    6
    Më shumë se sa kërkesa për plotësimin e këtyre bordeve, që disa herë në mënyrë të përsëritur po
    del kërkesa të riorganizohen këto agjencie dhe institucione të pavarura, për t’i bërë ato më
    efikase dhe për ta rritur përgjegjësinë e punës së tyre, që në të shumtën e rasteve është e
    pakontrolluar fare.

    Zoti kryetar,
    Desha vetëm ta marr fjalën dhe të jua përkujtoj se në mandatin e kaluar, Komisioni për Zhvillim
    Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri e ka iniciuar bashkë me shoqërinë civile një proces
    të tillë dhe kemi tashmë në Kuvend një dokument me rekomandime, i cili në atë kohë, për shkak
    se Kuvendi e ndaloi punën, ose e pushoi punën në mandatin e tij, këto rekomandime kanë mbetur
    në Kuvend. Kërkoj që këto rekomandime që janë të nxjerra nga një proces hulumtimi nga
    shoqëria civile kryesisht, të risillen në seancë plenare, të votohen dhe të fillojë nga puna një
    proces tjetër i riorganizimit të këtyre agjencive që kanë ka të bëjë me efikasitetin, ngritjen e
    efikasitetit të tyre. Duhet urgjentisht që disa shërbime të përbashkëta të bëhen për këto agjenci
    dhe duhet po ashtu urgjentisht që të rishikohet mundësia e fuzionimit të disa prej këtyre
    agjencive në mënyrë që ne nga komuniteti politik të mos e marrim krejt koston e dështimeve ose
    shpeshherë edhe të keqpërdorimeve të ndryshme financiare që bëhen nga këto agjenci të
    pavarura. Faleminderit!

  • Faleminderit, Zenun! Si Kuvend dy herë e kemi dërguar shkresën pikërisht për këtë
    çështje Qeverisë, ne mund t’ia dërgojmë edhe të tretën herë. Për të gjitha agjencitë dhe bordet e
    pavarura edhe për “Trepçën” po ashtu deri sa ka përfunduar Komisionin për Miniera të paktën dy
    herë e kemi dërguar.

    Valdetja e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    Edhe për kundër faktit që i gjithë Kabineti qeveritar sot mungon si gjithnjë në seancat e rregullta
    plenare, unë sot do t’i adresohem kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm.

    Të nderuar kolegë deputetë,
    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Dy ditë më parë, konkretisht, më datën 23.6.2015, ishit dëshmitarë se si prapë kryeministri i
    vendit dhe ministri i Jashtëm, bënë marrëveshje në Bruksel e kundër to ishte edhe njëra për
    bashkësinë serbe, e cila po e atakon direkt sovranitetin e vendit tonë.

    Disa pyetje do t’ia adresoj kryeministrit, po e them prapë edhe pse nuk është këtu ai sigurisht do
    t’i marrë këto pyetje.

    Pse zoti kryeministër nuk u prononcuat për media dhe të na tregoni se çka u bisedua në Bruksel?

    Pse nuk po tregoni qartë se çfarë vendimi morët në ato bisedime?

    Pse është bërë rutinë kjo jo transparencë e bisedimeve Kosovë-Serbi?


    7
    Kujt duhet t’i besojmë në rast se ju i ikni kamerave dhe nuk deklaroheni se për çfarë çështje keni
    dakorduar me palën serbe?

    Ne pos që kemi dëgjuar deklarata kundërthënëse, pala serbe thotë se kemi përafrime rreth
    bashkësisë serbe, ndërsa pala kosovare thotë se ajo do të bëhet sipas ligjeve të Kosovës, e që kjo
    nuk është ashtu, sepse praktikat e bëra deri më tani nga këto bisedime kanë treguar se krejt diçka
    tjetër u bisedua e krejt diçka tjetër është nënshkruar e që ju vetë kryeministër i keni trashëguar
    disa marrëveshje të tilla.

    Në njërën anë, Vuçiqi në prani të zyrtarëve të BE-së, ju ka thënë troç se nuk do të ketë asnjë
    shancë që t’i pranojë kërkesat tona e ju çka bëni me dy duart, ia servoni bashkësinë serbe bile-
    bile Vuçiqi shkon edhe më larg, thotë se nuk do të na jap Gazivodën.

    Çka i thatë ju, apo konkretisht mund të na tregoni se çka ju keni përgjigjur Vuçiqit në këtë
    çështje. Pse askush nuk po e pranon se si grup negociator jeni shumë të dobët edhe përkundër
    faktit të kësaj se ishit mbi 30 veta si delegacion, por dihet se numri çdoherë nuk e tregon cilësinë.
    Zoti kryeministër dhe ju ministër i Jashtëm, keni obligim shtetëror ndaj nesh e sidomos ndaj
    qytetarëve të Republikës së Kosovës, të na tregoni se për çka keni biseduar dhe çfarë vendimesh
    keni arritur me palën serbe. Ju duhet t’ia bëni me dije që në këto bisedime të ju tregohet të gjithë
    atyre që mendojnë se Serbia ka hise në Kosovë, jo që nuk ka hise e as prona, por ju duhet të
    tregoni me argumente se pikërisht është vetë Serbia e cila duhet të na i kthejë pronat.

    Ju duhet të jeni zëri i të gjithë qytetarëve, të cilët janë plaçkitur, të cilëve iu janë shkatërruar
    pronat nga po ky shtet me të cilin ju po negocioni. A duhet t’ ju bie ndërmend e të kërkoni
    kompensimin e të gjitha dëmeve të luftës të shkaktuara nga Serbia. Ju po negocioni me një shtet i
    cili është përgjegjës i vetëm për humbjen e mallit të të gjithë njerëzve tanë gjatë luftës nga Serbia
    e Vuçiqit.

    Ata janë borxh me popullin tonë, andaj ju jeni ata të cilët duhet që në Bruksel të bëni kërkesë për
    të gjitha kompensimet e dëmeve të luftës nga shteti serb, e jo të pranoni se ne kemi borxh ndaj
    atyre. Nga përvoja që na kanë sjell këto bisedime gjithnjë jo transparente e dimë shumë mirë se
    kush është përfituesi, e edhe kësaj here vetëm ne jo, por prapë për çudi është shteti serb.

    Edhe përkundër rraskapitjes së delegacionit tonë, ata nuk morën mundin që të prononcohen dhe
    të tregojnë se çka u vendos në atë takim. E dimë ne që do të dalë në shesh hiq më larg se të hënën
    ku ju do të shkoni e të firmosni atë që keni arritur para dy ditëve më parë, e firmosja e kësaj
    marrëveshje jo në ditën e bisedimeve, por që do të bëhet po e them prapë të hënën është si çdo
    herë me trikët tuaj për ta ruajtur qetësinë, sepse nesër e kemi një seancë për Gjykatën Speciale, e
    që pas kësaj ju do të jeni ata që në Bruksel do ta firmosni një marrëveshje në dëm të vendit, atë të
    bashkësisë serbe ose thënë më mirë krijimin e një Republika Sërpska brenda Kosovës, e që kjo
    është e papranueshme për ne dhe për të gjithë qytetarët e vendit tonë.

    A jeni të vetëdijshëm se çfarë dëmi jeni duke i sjellë vendit tonë? E gjithë kjo sjellje e shtetit
    serb, vjen nga mosgatishmëria juaj për t’ju kundërpërgjigjur. Ju po negocioni edhe më tutje edhe
    pse e dimë se këto negociata deri më tani prapë po e them ishin në favor të Serbisë, duke e ditë
    gjithnjë se bota, se gjenocidi i bërë në vendin tonë ishte nga Serbia e ku pjesë e asaj Qeverie ishte

    8
    edhe ky kryeministër aktual serb. Kur do të vijë koha që angazhimin tuaj, për çka edhe jeni të
    emëruar, ta adresoni në të mirën e vendit, kur do t’u vijë fundi interesave personale pasi gjithë
    energjinë jeni duke e harxhuar në mbrojtjen e interesave personale klanore e assesi në mbrojtjen
    e vendit dhe të qytetarëve.

    Nga takimi juaj i fundit në Bruksel...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Regjia, të lutem vazhdoja fjalën!

  • Faleminderit! Nga takimi juaj i fundit në Bruksel shihet qartë se atje jeni
    vetëm për arritjen e marrëveshjes në të mirën e Serbisë, andaj ka ardhur koha që kjo Qeveri t’i
    ndërpresë të gjitha bisedimet pasi që jeni duke pësuar debakël pas debakli gjithnjë në dëm të
    vendit.

    Andaj, dua t’ ua bëj një pyetje të gjithë juve që ishit pjesë e delegacionit: a keni ardhur në vete
    pas rraskapitjes që ju sjellin këto diskutime nga Brukseli? E kam bindjen që të rraskapitur po
    shkoni pasi që deri më tani asnjë takim, asnjë marrëveshje nuk e keni marrë në të mirën e vendit.
    Është koha të kthjelleni ose të largoheni, se e shkatërruat vendin dhe e gjithë popullin.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Ndërkohë Time Kadrijaj e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar i Kuvendit!
    Për deputetët e Kuvendit të Kosovës është shumë shqetësuese se si kjo Qeveri s’po i kryen
    obligimet që ka ndaj qytetarëve të Kosovës, qoftë ata në vend apo ata që kanë jetuar e punuar
    jashtë Kosovës.

    Në këtë Kuvend shumë shpesh është debatuar për pensionet e Zvicrës, që në mënyrë të padrejtë
    iu kanë ndalur qytetarëve të Kosovës duke i obliguar që të jetojnë edhe pas pensionimit në
    shtetin, të cilin ata kanë punuar dhe kanë marrë pensione. Po ashtu, në këtë Kuvend është
    debatuar për pensionistët të cilët kanë qenë kontribut-pagues në pensionet e Serbisë. Në këtë
    sallë të Kuvendit ka pasur një debat parlamentar për pensionistët që s’po i marrin pensionet nga
    fondi i grumbulluar në Serbi. Në këtë sallë po ashtu kanë dal rekomandime të cilat e kanë
    obliguar Qeverinë që të formojë një komision ndërshtetëror i cili do të merret me këtë
    problematik në mënyrë që pensionistëve të cilët dëshirojnë t’i kthejnë këto pensione që në
    mënyrë të padrejtë po ua ndalin t’u ndihmohet në procedurat administrative në mënyrë të këto
    pensione t’u kthehen punëtorëve, të cilët kanë punuar me vite të tëra.

    Ndërsa, deri sot ne nuk kemi asnjë veprim konkret të kësaj Qeverie të cilët në mënyrë të padrejtë
    po sillen ndaj pensionistëve në mënyrë që atyre ajo e drejtë që kanë punuar për vite të tëra t’iu
    kthehet dhe t’i marrin pensionet si të gjithë pensionistët e tjerë. Qeveria po i zvarrit ose thënë më
    shkurt Qeveria nuk po merret fare me këtë problematikë. Andaj, lus edhe pse këtu sot në sallë
    nuk është askush nga Qeveri, nuk është as ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, që të merret
    me këtë problematikë, sepse në debatin që është zhvilluar në këtë sallë të Kuvendit është

    9
    miratuar një rezolutë, janë miratuar rekomandimet, të cilat e obligojnë Qeverinë që të merret me
    këtë problematikë.

  • Faleminderit! Hajdar Beqa e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Desha ta ngre një çështje që lidhet me Komunën e Gjakovës, Komuna e Gjakovës para një viti ka
    bërë një kërkesë në Agjencinë e Privatizimit të Kosovës, për t’i marrë me qira afatgjatë hapësirat
    e tri ndërmarrjeve shoqërore “Metaliku”, “Virxhinia” dhe “Jateks”, me qëllim për ta themeluar
    zonën industriale në Gjakovë.

    Hapësirë kjo e cila do të mundësonin investime direkte në Komunën e Gjakovës. Siç dihet
    Komuna e Gjakovës është përfituese e një projekti madhor Fabrikën e trajtimit të ujërave të zeza,
    financim ky i Qeverisë Zvicerane dhe Bankës Gjermane për Zhvillim. Vlera e investimeve të
    këtij impianti është 13,6 milionë euro. Gjithashtu edhe dy projekte madhore presin konfirmimin
    final, ngrohtorja e re e qytetit në vlerë prej 13,5 milionë euro prej të cilave mjete pritet që
    Komisioni Evropian të jep grand prej 11 milionë euro, ndërsa pjesa e mbetur prej 2,5 milionë
    euro prej investitorëve tjerë, si dhe projekti madhor infrastrukturës unaza e jashtme dhe e
    brendshme e Gjakovës me financimin e BERZH-it.

    Për të gjitha këto tri projekte komuna pret vendimin e Qeverisë për t’i hequr parcelat e caktuara
    nga lista e AKP-së. Do ta bëj edhe pyetje drejtuar kryeministrit, por Qeveria duhet të na ofroj të
    dhëna se kur do ta kompletojë bordin e AKP-së, të na garantoj ne deputetëve të paktën që jemi
    nga ajo komunë se a janë të gatshëm të ndihmojnë Komunën e Gjakovës, duke marrë vendimin
    për heqjen nga shitja të disa parcelave të tokës duke mundësuar kështu zhvillimin e tri projekteve
    kapitale në vlerë prej 45,1 milionë euro për Komunën e Gjakovës.

    Qeveria duhet sa më parë t’i hapë rrugën investimeve në Gjakovë edhe në Kosovë, kuptohet kur
    dihet se deri më tani investimet atje kanë qenë minimale dhe në këtë kohë shihet qartë se kemi
    fokus të donatorëve për të avancuar Komunën e Gjakovës. Faleminderit!

  • Faleminderit! Faton, fjala është për ju.

  • Të nderuara deputete,
    Sot jam i detyruar të flas për gjendjen sociale të qytetarëve të Kosovës, në një pikë jashtë rendit
    të ditës, për arsye se Qeveria e Kosovës, mirëqenien qytetare, varfërinë, papunësinë, mbrojtjen
    sociale, punëtorët, veteranët e luftës, të gjithë i ka hedh jashtë rendit të ditës.

    Sot sipas Agjencisë për Statistika në Kosovës, jetojnë 237 mijë e 128 qytetarë me ndihma
    sociale, 126 mijë e 2012 prej tyre përmes pensioneve bazike, me nga 2,5 euro në ditë, dhe 110
    mijë e 916 qytetarë prej 0,63 deri në 1,33 centë në ditë. Këta qytetarë të Kosovës nuk i
    përballojnë dot shpenzimet me të hollat të cilat i marrin, as për veshmbathje, as për ngrohje, as
    për ushqim, as për energji elektrike. Aktualisht 310 mijë e 344 qytetarë të Kosovës që jetojnë nga
    skema të ndryshme sociale, me të ardhurat që marrin nuk mund t’i përballojnë shpenzimet
    shëndetësore. Në këtë numër nuk janë përfshirë disa mijëra veteranë të luftës dhe disa mijëra të

    10
    posa kthyer nga eksodi i muajve të dimrit, ndërsa familjarët e politikanëve i kanë të gjitha
    kushtet dhe të gjitha mundësit që çështjet e tyre shëndetësore t’i rregullojnë jashtë vendit.

    Mijëra ushtarë të UÇK-së janë lënë të vuajnë për bukë. Disa dhjetëra prej tyre janë detyruar të
    bëjnë vetëvrasje, ndërsa qindra të tjerë janë detyruar të largohen nga vendi. Të gjithë treguesit e
    lartshënuar tregojnë që ndodhemi në një moment të një krize të rëndë sociale për të cilën Qeveria
    e Kosovës jo vetëm që nuk ka zgjidhje, por nuk ka vullnet dhe nuk shfaq as interesimin më të
    vogël për zgjedhjen e problemeve të tyre. Kjo Qeveri lejon ngritjen e çmimit të energjisë
    elektrike për shumicën e qytetarëve të varfër të Kosovës, në mënyrë të paligjshme vetëm që të
    përfitojnë pronarët e pasur të saj.

    Kjo Qeveri rrit rrogat e punonjësve në institucionet publike, por lejon më shumë se 237 mijë e
    128 qytetarë të Kosovës të kalojnë ditën prej 63 deri në 2,5 euro në ditë. Ndërsa, buxheti për
    ndihma sociale në 4 vjetët e fundit nuk ka pësuar asnjë ndryshim, kjo Qeveri ul tatimet për
    korporata dhe rrit tatimet për 95% të bizneseve të vogla në Kosovë. Kjo Qeveri i privon nga e
    drejta themelore për përkujdesje shëndetësore shumicën e qytetarëve të Kosovës, sepse shëndeti i
    qytetarëve nuk është prioritet i saj.

    Kjo Qeveri flet në emër të veteranëve të luftës dhe i lë pa bukë bartësit kryesorë të saj. Kjo
    Qeveri lejon largimin e më shumë se 100 mijë qytetarëve të Kosovës nga Kosova, i lë të
    shpenzojnë gjithë pasurinë e tyre për rrugën drejt Perëndimit, u premton se do t’i ndihmojë kur të
    kthehen dhe nuk u jep asnjë ndihmë dhe kjo situatë nuk është fundi, është fillimi i së keqes. Të
    gjitha ligjet që në një formë apo në tjetër e zbutin gjendjen sociale të qytetarëve në Kosovë, janë
    stopuar dhe shtyrë me qëllim për të mos u realizuar nga Qeveria. Ligji për sigurimet
    shëndetësore, i cili duke pasur parasysh koston e lartë të shërbimeve shëndetësore, e që si një
    prej qëllimeve kryesore e ka zbutjen e varfërisë, me gjithë mungesat e tij, është miratuar para
    trembëdhjetë muajsh dhe nuk do të zbatohet në këtë vit, nuk zbatohet në vitin 2016, por do të
    zbatohet, sipas informacioneve që i kemi, tek në vitin 2018.

    Ligji për veteranët e luftës i miratuar në pranverën e vitit 2014 do ta zbuste sadopak varfërinë e
    qytetarëve të angazhuar në luftë, por edhe ky ligj për të cilin ish-kryeministri pati garantuar se do
    të fillojë të zbatohet më 1 korrik të vitit 2014, edhe pse shumë shpejt do të bëhet një vit prej
    miratimit të tij, nuk është as afër fillimit të zbatimit.

    Rekomandimet e Kuvendit për pengimin e migrimit dhe nëpërmjet krijimit të një fondi të
    veçantë nuk janë jetësuar kurrë. Kësaj politike të varfërisë lirisht mund t’i shtohet edhe pakti i
    miratimit nga mazhoranca e Projektligjit për digjitalizim, i cili do t’i rrisë edhe më shumë
    shpenzimet e shumë familje do t’i lërë pa televizion.

    Kryeministër, a jeni të vetëdijshëm se ku po e çoni vendin? Premtuat parajsë, por sollët ferr!
    Premtuat vende të reja pune, e me politikat tuaja fiskale do t’i lini pa punë edhe ata që punojnë.
    Ndaleni këtë politikë të varfërimit të shumicës dhe pasurimit të pakicës! Mos na lini pa
    përkujdesje shëndetësore! Zbatojeni Ligjin për sigurimet shëndetësore! Mos lejoni që ta
    paguajmë çmimin më të lartë të energjisë në Evropë! Mendoni për dhjetëra e mijëra të rinj, që në
    këtë vend nuk ua keni siguruar asnjë perspektivë! Ndalojeni që në Kosovë, për të cilën ne

    11
    luftuam, për të cilën ne u angazhuam, ta përjetojmë si Kosovë të fitimtarëve, e jo si Kosovë të
    humbësve!

    Ju e fituat garën politike, por kjo nuk ju jep asnjë të drejtë që ta shitni dhe ta çoni në humbje
    vendin tonë. Faleminderit!

  • Ismeti Beqiri e ka fjalën.

  • Kryetar!
    Unë veç u lajmërova se e kam një lutje dhe një kërkesë, në emër të grupit. Ju kisha lutur të mos
    krijoni hapësirë, se jo nuk ka folur në emër të grupit, unë po flas në emër të grupit, e unë e di që
    mjetet propagandistike, se kjo është politikë, për këtë edhe në Kuvend po bëhet politikë, por mos
    e shkelni Rregulloren, e vazhdimisht t’i jepni hapësirë, sepse as nuk fliste në emër të grupit, e
    nëse po le të dihet që po flet në emër të grupit.

    Nuk është në rregull, zoti kryetar, se po krijoni pabarazi pastaj ndërmjet grupeve parlamentare,
    se, megjithatë, thonë se janë shumë, por gjashtëmbëdhjetë janë. Atëherë, duhet të na e lejoni të
    gjithë neve të tjerëve nga një orë, e të shohim kush po bën propagandë të tillë, të mos them të
    Moskës.

  • Faleminderit! Jemi në përfundim të kohës. Gëzim, po e bëjmë edhe këtë
    përjashtim, pasi sot bëra, e ke kërkuar fjalën. Në qoftë se nuk e dëshiron, tërhiqe!

    G
  • Faleminderit, i nderuar kryetar!
    I nderuar ministër,
    Kolege dhe kolegë deputetë të nderuar,
    Arsyeja pse e mora fjalën është se desha ta shfrytëzoj edhe praninë këtu të ministrit të nderuar të
    Infrastrukturës, për faktin dhe për një problem shumë serioz që po u kanoset qytetarëve të
    Kosovës, e veçanërisht moshave të reja - nxënësve, që janë aktivë në procesin mësimor.

    Ne e dimë që pas luftës në Kosovë është bërë një investim i madh në infrastrukturën rrugore të
    rrugëve të Kosovës. Çështja e kualitetit të materialit apo asfaltit, e dimë që nuk ka qenë në nivel
    të duhur, si dhe keqpërdorimet dhe investimet e shumta në infrastrukturë, por ajo që më detyroi
    të flas më së shumti është siguria e qytetarëve të Kosovës, konkretisht e nxënësve që janë në
    procesin mësimor, e të cilët duhet të kalojnë me kilometra brenda ditës që të shkojnë nëpër
    shkollat e tyre.

    Është shumë e rëndë t’i shohësh nxënësit nëpër rrugë magjistrale, pa mbrojtës fizikë. Prandaj,
    ministër, është një kërkesë urgjente e qytetarëve të Kosovës, e nxënësve, të cilëve duhet t’u
    sigurohet një mbrojtje fizike nëpër rrugë magjistrale, kur kalojnë nëpër ato rrugë, qoftë nga një
    fshat në fshatin tjetër, apo deri në qytetin e caktuar, për faktin se po kanoset siguria e tyre. Nuk
    kërkohen investime prej miliona eurosh. Është një investim shumë modest, por ka të bëjë me
    rëndësinë e tyre jetike për shkollimin e tyre.

    Prandaj, kërkoj edhe një herë nga ministri aktual, i cili është i pranishëm, që ta marrë këtë
    kërkesë serioze, e cila nuk kërkon investim të madh, por kërkon një qasje serioze që ka të bëjë

    12
    drejtpërdrejt me sigurinë jetësore të nxënësve, me paraqitjen dhe ndërtimin e mburojave fizike
    nëpër rrugë magjistrale. Faleminderit!

  • Faleminderit! Atëherë, ka përfunduar pika e parë e rendit të ditës. Tani kalojmë në
    pikën e dytë të rendit të ditës:

    2. Koha për pyetje parlamentare

    Në bazë të nenit 45, paragrafi 1, koha për pyetje parlamentar zgjatë 60 minuta. Janë parashtruar
    17 pyetje parlamentare këtë seancë. Unë do të shkoj në bazë të radhitjes. Deputetët vendosin a e
    lexojnë tani apo mendojnë ta bartin për më vonë.

    Deputeti Ismajl Kurteshi, pyetje për ministrin Arsim Bajrami dhe Hykmete Bajrami. Pra, i ka dy
    pyetje.

  • Para se ta bëj pyetjen, zoti kryetar ose duhet ju t’ia bëni një vërejtje
    serioze Qeverisë ose ta njoftoni opinionin se Qeveria është në grevë, vazhdimisht mungojnë,
    këtu. Dhe ne pyetjet nuk jemi të interesuar t’ia bëjmë këtu këtyre tavolinave dhe kërrigave të
    tyre, por jemi të interesuar t’u bëjmë pyetje dhe të marrim përgjigje prej ministrave dhe le t’i lënë
    pak këto vendet e punës nëpër fakultete ku po shkojnë, që edhe pa procedurë po punësohen, veç
    me i marrë nga 3-4 rroga e për të mos ardhur, këtu. Këso farë pyetjesh, s’po shoh as të arsyeshme
    për t’u bërë.

    Po mirë është ju të deklaroheni a po i arsyetoni këto sende që s’po vinë asnjëherë apo e kanë
    edhe përkrahjen tënde si kryetar Kuvendi.

  • Faleminderit Ismajl! Më së pari mos dil konfuz për arsye se në grevë e janë shkuar,
    e në 3-4 vende kanë punuar. S’janë në grevë atëherë ata, e para.

    (Ndërhyrje)

    Është grevë këtu? E dyta, unë jam si ju i 120-ti. Unë as s’mund t’i arsyetoj. Sa herë të doni ju,
    unë e bëj publike.

    (Ndërhyrje)

    Jo, unë pasi janë lodhur sigurisht, janë pa gjumë, e deri të vijnë tash. Në fakt, unë s’kam çka të
    deklarohem më shumë se ju. Mirë është të jenë për interesin e tyre, të gjithë këtu, për arsye se
    kemi obligime të gjithë bashkërisht. Ne jemi të zgjedhur dhe ne i bartim shqetësimet e atyre që
    na kanë zgjedhur. Edhe këta, ne i kemi i zgjedhur. Faleminderit!

    Shqipe Pantina, pyetje për ministrin Ferid Agani.

  • Në fakt, i njëjti shqetësim përsëri se ku janë ministrat dhe nuk di nga kush
    ne do të marrim përgjigje për shqetësimet, të cilat nuk janë shqetësime tona personale, por janë
    shqetësime të qytetarëve. Dhe unë kisha një pyetje për ministrin Agani, për një çështje që në fakt

    13
    është shqetësim për gjithë territorin e Kosovës, por unë do të doja të dija në veçanti për komunën
    e Klinës dhe ka të bëjë me numrin e pëlqimeve mjedisore që i ka dhënë kjo Ministri për
    gurthyesit që operojnë në komunën e Klinës. Pra, desha të di cilat janë këto kompani që kanë
    marrë pëlqim, sepse atje është duke u bërë një degradim shumë i madh i bjeshkëve përreth dhe
    qytetarët e asaj ane nuk janë në dijeni nëse kanë leje, kanë pëlqime mjedisore, asnjëherë nuk janë
    pyetur ashtu si e kërkojnë rregullat dhe legjislacioni në fuqi për të marrë pëlqim për vlerësimin e
    ndikimit në mjedis.

  • Faleminderit! Nezir Çoçaj, pyetje për kryeministrin Isa Mustafa.

  • Faleminderit, i nderuar kryetar!
    Pasi është hera e dytë që kryeministri nuk është në sallë, unë dua të lexoj pyetjen, që ka të bëjë
    me themelimin e komunave të reja në Gjonaj dhe Rogovë të Hasit, përkatësisht me vendimin e
    Qeverisë së Republikës së Kosovës numër 08/129, të datës 8 maj 2013, por jetësimi i këtij
    vendimi ka mbetur pezull.

    Funksionalizimi i këtyre komunave për qytetarët e kësaj ane sjell përfitime në shumë aspekte, si:
    qasje, pjesëmarrje dhe përfaqësim më të mirë të qytetarëve në organet lokale dhe në
    vendimmarrje, shërbime më efikase dhe efektive në administratë komunale, në shëndetësi, arsim,
    infrastrukturë, administrim më efikas të pronës, monumenteve kulturore dhe resurseve natyrore,
    zhvillim të turizmit e biznesit, përfitime nga buxheti i shtetit, nga donatorët e tjerë.

    Andaj, pyetja ime ka të bëjë me këtë: Kur do të fillojnë procedurat e funksionalizmit të
    komunave të reja në Gjonaj dhe Rogovë të Hasit dhe a do të parashihen në planin buxhetor me
    rishikim të këtij viti? Faleminderit kryetar!

  • Pal Lekaj, pyetje për kryeministrin Isa Mustafa. E ke pyetjen, apo do ta lësh për
    seancën e radhës?

    PAL LEKAJ: Faleminderit, kryetar!
    Ajo që kam dashur për ta shtruar pyetjen është për Fondin zhvillimor, por meqë Qeveria nuk di si
    ta quaj në ikje, e përgjumur apo pa interes për qytetarët, më duhet ta shtyj për herë të dytë dhe
    mendoj që më së miri është ta qesin flamurin e bardhë dhe t’u tregojnë qytetarëve që nuk janë të
    interesuar për të punuar për interes të qytetarëve. Faleminderit!

  • Faleminderit! Daut Haradinaj, pyetje për ministrin Lutfi Zharku.

  • Faleminderit, ministër për prezencë, më në fund!
    Unë e kam bërë një pyetje dhe shqetësimi jo vetëm i imi, por i shumë njerëzve,
    zoti ministër, pyetjen e keni marrë me kohë dhe ajo ka të bëjë me trajtimin e rrugës që e lidh
    Malin e Zi dhe që kalon nëpërmjet Pejës, e që kalon në Deçan, Gjakovë, Prizren dhe që lidhet me
    kufirin e Shqipërisë.

    Trajtimi i kësaj rruge është jashtëzakonisht në nivel të dobët dhe unë pyetjen e kam bërë : A keni
    parashikuar në rishikimin e buxhetit mjete shtesë për trajtimin e kësaj rruge apo pse ai operator

    14
    që e mbikëqyr dhe e mban në këtë gjendje? Domethënë do të kisha kërkuar një sqarim publik
    nga ju.

  • Ministër, urdhëroni!

  • I nderuar kryetar,
    Të nderuar deputetë,
    I nderuar deputet Haradinaj,
    Ministria e Infrastrukturës, çdo vit në kuadër të programit të mirëmbajtjes së rrugëve nacionale
    dhe rajonale ndanë mjete buxhetore për mirëmbajtjen e rregullt verore e dimërore të këtyre
    rrugëve.

    Përkundër asaj se rruga rajonale Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren, çdo vit mirëmbahet në kuadër të
    programit të mirëmbajtjes së rregullt të rrugëve, ne jemi të vetëdijshëm për investime
    substanciale që nevojiten për këtë rrugë.

    Ministria e Infrastrukturës, së bashku me Ministrinë e Financave, në kuadër të bashkëpunimit
    dhe marrëveshjeve për financim të projekteve infrastrukturore për vitet 2016-2018, me Bankën
    Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim ka përfshirë në fazën e parë të financimeve edhe zhvillimin
    e drejtimit rrugor Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren, si projekt me prioritet të veçantë, e për të cilin
    projekt ka pëlqim parimor edhe nga BERZH-i.

    Aktualisht jemi në fazën e vlerësimit të projektit ideor që përfshin rehabilitimin e kësaj rruge dhe
    ndërtimin e dy ‘bay-pas’-ve në Deçan dhe Gjakovë dhe shqyrtimit të procedurave që kërkohen
    për aprovim nga ana e BERZH-it.

    Përfshirja e ‘bay-pas’-ve të cekura ka imponuar studime shtesë nga ana e BERZH-it siç është
    vlerësimi i ndikimit mjedisor dhe shoqëror e i cili mund të marrë kohë më të gjatë.

    Megjithatë, ne presim që së bashku me Ministrinë e Financave shumë shpejt t’i sqarojmë këto
    çështje me BERZH-in dhe të vazhdojmë me realizimin konkret të projektit.

    Sa i përket rishikimit të buxhetit, prioritet i Ministrisë së Infrastrukturës është sigurimi i buxhetit
    për projektet të cilat janë në realizim e sipër, gjegjësisht obligimet tanimë të kontraktuara gjatë
    viteve të kaluara dhe ndër projektet më të mëdha është autostrada Prishtinë-Hani i Elezit, si dhe
    projekteve tjera, për të cilat është vështirë të sigurohet financimi i jashtëm për shkak të natyrës së
    tyre. Faleminderit!

  • Daut, ke pyetje shtesë? Urdhëro!

  • Jo pyetje, por vetëm sqarim.
    Meqenëse është një popullatë me mbi 600 mijë banorë, ose nëse e marrim në proporcion, i bie
    mbi 1/3 e Kosovës. Atëherë, kjo i bie që deri në vitin 2016, këta nuk duhet të presin të ndërrojë
    gjendja në aspektin pozitiv.


    15
    Nëse i këqyrim tatimpaguesit, zoti ministër, po ashtu janë 1/3 e buxhetit të Kosovës që mbushet
    nga këto komuna, dhe nëse e merr raportin e Administratës Tatimore, po ashtu e ke mbi 1/3 dhe
    kjo i bie, do të thotë, se deri më 2016 ata do të jetojnë ashtu si janë. Dhe në rast se kalkulojmë
    me numër dhe atë rrugë e frekuentojnë mbi 600 mijë njerëz, do të thotë duhet trajtuar më me
    seriozitet, sepse kërkesa është për një mirëmbajtje, nuk po flasim për zgjerimin. Shumë mirë
    është ajo që në vitin 2016 do të fillojë, dhe shpresoj se është e saktë, por ka filluar një projekt
    prej 2010 që e lidh rrugën Deçan-Mali i Zi dhe ju them sinqerisht, akoma as filluar nuk keni. Pra,
    është kjo qe 5 vjet dhe po shpresoj që vitin e ardhshëm do të ndreqet ky problem. Faleminderit!

  • Faleminderit për mirëkuptim! Shqipe Pantina, të lutem, ministri është këtu. Do të
    thotë, nëse dëshironi ta bëni pyetjen, ministri është këtu. Ministër, a mund të procedojmë?
    Atëherë, urdhëroni edhe një herë pasi e kemi këtu ministrin.

  • OK! Faleminderit!
    Atëherë, i nderuar ministër, është një shqetësim për gjithë Kosovën, por në veçanti për banorët e
    komunës së Klinës dhe të fshatrave Gremnik, Volljakë, Dollc e Gllarevë, të cilët janë shqetësuar
    nga degradimi që po u bëhet bjeshkëve të kësaj ane nga numri i madh i gurthyesve që operojnë
    në këtë zonë.

    Qytetarët e kësaj zone nuk e dinë nëse këta operatorë janë legalë apo ilegalë, pasi ata asnjëherë
    nuk janë pyetur apo konsultuar, siç është e përcaktuar me normat ligjore në fuqi për procesin e
    vlerësimit të ndikimit në mjedis.

    Pyetja është: Sa është numri i pëlqimeve mjedisore që e keni dhënë për gurthyesit që operojnë në
    komunën e Klinës, cilat janë ato kompani dhe kur është afati i pëlqimeve mjedisore të lëshuar
    nga ju për secilën kompani? Faleminderit!

  • Faleminderit! Urdhëroni, zoti ministër!

  • Faleminderit, zoti kryetar!
    E nderuara zonja deputete,
    Të nderuar deputetë,
    I nderuar zoti ministër,
    Në komunën e Klinës, janë të lëshuara gjithsej 7 pëlqime mjedisore dhe atë për Kompaninë Rea,
    në vitin 2009, Etniku, në vitin 2009, Qëndresa, në vitin 2010, Shkëmbi Gllarevë, 2012, Benita
    Kompani, 2013, Mirusha Kompani, 2013 dhe Klinker Kompani, në vitin 2014.

    Për kompanitë Benita Kompani, Mirusha Kompani dhe Klinker Kompani, janë mbajtur debatet
    publike.

    Për kompanitë Rea, Etniku, Qëndresa dhe Shkëmbi Gllarevë, nuk janë mbajtur debate publike,
    sepse për kompanitë që kanë aplikuar para vitit 2013, debatet publike janë mbajtur vetëm për
    projektet që i përkasin Shtojcës 1, të Ligjit numër 03/L-214 për vlerësimin e ndikimit në mjedis.


    16
    Kompanitë, Shkëmbi Gllarevë, Benita Kompani, Mirusha Kompani dhe Klinker Kompani, janë
    aktive, janë duke operuar, kurse kompanitë nën numrin rendor 1, 2 dhe 3 Rea, Etniku dhe
    Qëndresa, nuk janë aktive, nuk janë duke operuar.

    Bazuar në Ligjin për vlerësimin e ndikimit në mjedis, neni 25 paragrafi 1, vlefshmëria e vendimit
    për pëlqim mjedisor ndërpritet nëse brenda dy vitesh nga data e pranimit të vendimit për pëlqim
    mjedisor, aplikuesi nuk siguron leje për ndërtim, licencën për operim ose aprovimin për
    realizmin e projektit, ose kur lokacioni kur projekti duhet realizuar nuk është përgatitur dhe as
    nuk është nisur ndonjë aktivitet operativ.

    Kjo është përgjigjja në pyetjen tuaj. Faleminderit!

  • Faleminderit! Urdhëroni, deputete!

  • Atëherë, unë i kam emrat edhe të dy gurthyesve që operojnë atje, është
    Elezaj dhe Boksiti, që si duket, nuk paskan fare pëlqim mjedisor.

    Por, pyetja tjetër është se: Kur është hera e fundit që e keni inspektuar apo ai kanë dorëzuar
    raportet vjetore, ashtu siç kërkohet me leje të ndikimit në mjedis, veçanërisht për riparimin e
    dëmeve që ato i bëjnë në mjedis.

  • Urdhëroni, ministër!

  • Unë i përmenda ato kompani të cilat kanë leje, në të vërtetë pëlqime
    mjedisore.

    Ndërsa s ai përket pjesës së dytë të pyetjes tuaj, kjo është çështje esenciale. Me ardhjen në
    Ministri të Mjedisit, unë kam konstatuar se shumica e madhe e operatorëve ekonomikë, them
    shumicë absolute, disponojnë vetëm me pëlqime mjedisore dhe nuk disponojnë me leje
    mjedisore.

    Pra, prej kur kam ardhur në Ministri, në dhjetor të vitit të kaluar, kanë filluar të lëshohen edhe
    leje mjedisore për operatorë ekonomikë, dhe jam duke insistuar që Inspektorati Mjedisor të
    vizitojë çdo operator ekonomik dhe të kërkojë prej tyre që t’i përmbushin obligimin ligjor dhe që
    të aplikojnë në Ministri edhe për leje mjedisore, sepse vetëm leja mjedisore është ajo e cila
    përmban kritere dhe validitet që mund të kontrollohet nga ana e Inspektoratit, e jo të pëlqimeve
    mjedisore, që janë vetëm kusht për ndërtimin e atyre objekteve ose pajisjeve.

    Pra, ky është një problem madhor, të cilin unë e kam has në Ministrinë e Mjedisit, me të cilin
    jemi duke u marrë në baza ditore dhe mendoj se do të jetë një prej prioriteteve në periudhën e
    ardhshme.

  • Faleminderit ministër! Deputetja Luljeta Veselaj-Gutaj, pyetje për ministrin Imet
    Rrahmani.

  • GUTAJ: Faleminderit, kryetar!

    17
    Përshëndetje të nderuar kolegë deputetë,
    Qytetarë të nderuar,
    Pyetja është parashtruar para dy jave, mirëpo unë sot do ta lexoj.

    Kohë më parë, ministri i Shëndetësisë ka deklaruar se sigurimet shëndetësore brenda vitit 2015
    nuk do të fillojnë se implementuari. Ne jemi të vetëdijshëm se është një çështje shumë
    komplekse, po ashtu siç jemi të vetëdijshëm që është një çështje e një rëndësie shumë të veçantë.

    Të sigurosh shëndetin nuk është luks, por është domosdoshmëri e kohës, për faktin se çdo ditë
    jemi të ekspozuar ndaj rreziqeve të paparashikueshme. Mendoj se nuk mjafton vetëm të thuhet
    për këtë se duhet përgatitje serioze, por duhet të merren hapa konkretë për të ecur përpara.

    Pyetja ime është: Në cilën fazë të zhvillimeve gjendet sot Fondi për Sigurime Shëndetësore? A
    është formuar bordi drejtues? Cilat akte nënligjore janë përgatitur deri më tani? Sa akte dhe
    rregullore tjera kanë mbetur për t’u përgatitur, pasi e dimë që Ligji për sigurime shëndetësore ka
    të bëjë dhe lidhet me shumë çështje të cilat rregullohen me akte nënligjore. Faleminderit!

  • Faleminderit! Ministri nuk është këtu, ish-ministri nuk besoj që synon të përgjigjet.
    Salihe Mustafa, pyetje për ministrin Imet Rrahmani.

  • Faleminderit, kryetar!
    Edhe pyetja ime është e lidhur me sigurimet shëndetësore. Kam dashur që ministri të na
    informojë, se në një radiotelevizion është deklaruar më herët se nuk do të ketë sigurime
    shëndetësore deri në vitin 2017. Por, interesimi im dhe i qytetarëve është se cilat janë përgatitjet
    që po bëhen nga Agjencia Financiare e Shëndetësisë si paraardhëse e Fondit të Sigurimeve
    Shëndetësore, por meqenëse ministri nuk është këtu dhe nuk mund të marr përgjigje, do ta
    përsëris në seancën tjetër.

  • Faleminderit! Deputeti Lahi Brahimaj, pyetje për ministrin Memli Krasniqi.

  • Faleminderit, kryetar!
    Përshëndetje për të gjithë,
    Unë këtë pyetje e kam parashtruar edhe para disa muajve për ministrin e Bujqësisë, por ai nuk ka
    gjetur kohë të vijë e të përgjigjet, por as nuk e ka dërguar me shkrim. Dua ta përsëris këtë pyetje.

    Ministër, në mbledhjen e mbajtur me ju në Komisionin për Bujqësi, më 26 janar 2015, e patëm
    shfaqur shqetësimin tonë edhe të fermerëve lidhur me prodhuesit e farave ilegale në regjionin e
    Klinës, i kam adresuar edhe me emra, dihen me emra, që në fakt janë goxha të afërt me njerëzit e
    PDK-së, prandaj dua ta di sa jeni interesuar ju në këtë aspekt, a keni marrë informata dhe të
    dhëna të sakta për këta prodhues ilegalë? Meqenëse ministri nuk është këtu unë për të marrë
    përgjigje, unë shpresoj që e marr një ditë, por po ia jap edhe një informacion.

    Në komunën e Gjakovës, unë i kam takuar disa fermerë dhe i kam vizituar arat e tyre, parcelat e
    tyre, të cilëve u ka dështuar fara, e janë mbi 10 hektarë. Të jepen subvencione me Buxhetin e
    Kosovës kur fara është e prishur, ose e palicencuar, dhe dështojnë, kjo është barabartë me zero.


    18
  • Faleminderit! Visar Ymeri, pyetje për ministrin Blerand Stavileci. Visari nuk është
    këtu, kur të vijë mund ta riaktivizojë, por as ministri nuk është. Faton Topalli, pyetje për
    ministrin e Brendshëm, Skender Hyseni.

  • Faleminderit!
    Pyetja të cilën do ta shtroj tash është bërë si pyetje parlamentare edhe për kryeministrin, por nuk
    i është përgjigjur, pastaj e kam bërë si pyetje edhe për ministrin Hyseni, është hera e dytë që nuk
    është këtu dhe nuk besoj që do të vijë ndonjëherë, nuk do t’i përgjigjet asnjëherë kësaj pyetjeje,
    sepse ka të bëjë me korrupsionin dhe me dy afera korrupsioni pikërisht në ministrinë e tij. Njëra
    aferë është në kohën kur ai nuk ka qenë ministër i Punëve të Brendshme, është fjala për blerjen e
    makinerive për shtypjen e pasaportave, të cilat janë zëvendësuar me një teknikë të vjetër, e është
    lënë pa u përdorur teknika e re e pasaportave. Ajo teknika e vjetër ka kushtuar 1,5 milion euro
    dhe është me kualitet 50% më të dobët.

    Pjesa e dytë e pyetjes ka të bëjë me formatin e pasaportës, i cili është ndryshuar në kundërshtim
    me ligjin.

    Ndërsa pjesa e tretë ka të bëjë me atë që ministria që drejton zoti Hyseni ka blerë pasaporta në
    vlerë prej 3 milionësh, edhe pse kishte pasaporta të bollshme për një vit e gjysmë. Madje, këto
    pasaporta janë duke qëndruar tani korridoreve, kurse ekziston një marrëveshje që pasaportat e
    dëmtuara nëse nuk kthehen brenda një viti, atëherë nuk mund të kthehen më. Kështu që kjo
    mënyrë e tillë e blerjes dhe krijimit të stoqeve të pasaportave lë vend shumë për dyshime.

    Në të dyja rastet kjo merr erë korrupsioni dhe keqpërdorimi të detyrës zyrtare. Kam dashur ta
    pyes ministrin, nëse është i njoftuar për këto afera dhe nëse ai dhe Qeveria ka ndërmarrë ndonjë
    gjë për këto raste të dyshuara të korrupsionit.

  • Faleminderit! Është mirë edhe Prokurorisë, çdo herë, në të njëjtën kohë, bile në
    qoftë se jemi të pajtimit ne mund ta bëjmë me kryeprokurorin një marrëveshje që deklarimet
    tuaja automatikisht të shkojnë drejt në Zyrën e kryeprokurorit për procedim. E bëjmë
    marrëveshje.

    (Reagim nga salla)

    Jo, jo, zyrtarisht, se kur dikush për shembull gjykohet ‘ka korrupsion’, nuk është më pretendim.
    Deputeti nuk po thotë se ka dyshime që ka korrupsion, por ka korrupsion.

    Faton, dëshiron edhe një herë, të lutem!

  • Po mendoj që nuk është hera e parë që po diskutojmë rreth kësaj çështjeje,
    që për gjërat që i deklarojnë deputetët nëse duhet bërë edhe kërkesa me shkrim në Prokurori.

    Unë mendoj që nuk është çështje e deputetëve për të ngrehur padi në Prokurori, por detyra e
    deputetëve është për t’u ngrehur shqetësimet, qofshin qytetarëve, qofshin të deputetëve
    drejtpërdrejt, pastaj Prokurori i Shtetit, apo prokurorët tjerë, e kanë për detyrë të reagojnë vetë në
    bazë të informacioneve dhe t’i sqarojnë rastet. Domethënë të fillojnë hetimet nëse këto vërtet

    19
    janë raste të cilat kanë të bëjnë me korrupsionin, ose nuk kanë të bëjnë me korrupsionin. Por,
    mendoj që nuk duhet pritur nga deputetët që të shkojnë në Prokurori dhe ta plotësojnë formularin
    për punën e korrupsionit.

  • Megjithatë, këto foltore kanë qenë shpeshherë pjesë e shëmtisë dikujt ia cenojnë
    edhe familjen. Realisht, marrim përgjegjësi të gjithë. Kur e akuzon për korrupsion, kjo është
    drejtpërdrejt akuzë, kur e akuzon se ka pretendime për korrupsion, kjo është çështje tjetër.
    Pretendimet mund të jenë çdo lloj, se unë mund të mendoj çka do, por kur të them se t’i e ke
    kryer një akt, kjo është akuzë e drejtpërdrejtë.

    Deputetja Aida Dërguti, pyetje për ministrin Arban Abrashi.

  • Faleminderit, kryetar!
    Meqë edhe pyetja ime vjen për herë të dytë në seancë, unë do ta shtroj çështjen dhe pyetjen
    publikisht.

    Çështja ka të bëjë me personat e dhunuar gjatë luftës, apo me viktimat e dhunimit seksual. Ky
    projektligj ka kaluar më 20 mars 2014 dhe është miratuar nga ky Kuvend dhe obligimet e
    Qeverisë së kaluar kanë qenë që brenda një afati gjashtëmujor ta ngrejë komisionin dhe t’i
    nxjerrë aktet nënligjore. Meqë Qeveria e kaluar si ka kryer këto obligime, aktualisht i ka rënë
    përgjegjësi Qeverisë së tanishme dhe me qëllim që kjo çështje të shtyhet seriozisht dhe
    sinqerisht, unë qysh në fillim të mandatit të Qeverisë e kam bërë këtë pyetje për ministrin
    Abrashi.

    Si duket, edhe pas gjashtë muajsh, mungesa e tij dëshmon joseriozitet lidhur me këtë çështje,
    moskryerjen e detyrave sa i përket komisionit përkatës për identifikimin e viktimave.

    E rëndësishme për ngritjen e këtij komisioni do të ishte edhe faktimi i krimeve të Serbisë dhe
    ngritja e aktakuzës dhe, në anën tjetër, kompensimi material për këto viktima dhe, siç duket,
    është lehtë të flitet në opinion për përkrahjen ndaj këtyre viktimave, mirëpo ajo që ka përgjegjësi
    konkrete dhe obligim ligjor që të merret me trajtimin e kësaj kategorie është Qeveria aktuale,
    respektivisht ministri Abrashi, i cili me mungesën e tij në këtë seancë tregon mosinteresimin për
    ta trajtuar këtë çështje. Faleminderit!

  • Faleminderit! Deputetja Besa Baftija, pyetje për ministrin Skender Hyseni.

  • Faleminderit!
    Të nderuar deputetë,
    Është bërë rregull që pyetjet parlamentare të barten nga seanca në seancë për shkak të
    mospranisë së qeveritarëve, konkretisht të ministrave, gjë kjo që e tregon papërgjegjësinë e tyre,
    jo vetëm ndaj neve deputetëve, mirëpo edhe ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, sepse
    këto pyetje parlamentare janë, jo vetëm shqetësime tona, por edhe të qytetarëve të Republikës së
    Kosovës.

    Pyetja ime realisht ka të bëjë me një çështje, e cila është diskutuar edhe në mandatin e kaluar,
    konkretisht ka të bëjë me vizitën e Vulinit, që është bërë në Kosovë, ngase pasojat e saj po i

    20
    ndiejnë, jo vetëm qytetarët e Republikës së Kosovës, por edhe një grup i Policisë të Kosovës,
    konkretisht i Njësisë Speciale.

    Me gjithë kundërshtimeve nga qytetarët shqiptarë para dy vjetësh e gjysmë, vizita e Vulinit në
    Kosovë u realizua. Shqetësues është fakti se 11 policë të Njësisë Speciale të Republikës së
    Kosovës, edhe pse punën e kryen me përgjegjësi, u suspenduan nga puna, në fillim për pesë
    muaj, e më pas, për shkak të hetimeve të ngrehura nga EULEX-i, kinse për keqtrajtime të
    truprojave të Vulinit, nuk janë kthyer në Njësinë Speciale, por nëpër regjione dhe nëpër njësi
    patrulluese.

    Andaj pyetja ime për ministrin është: Pse këta policë nuk janë kthyer në Njësinë Speciale,
    meqenëse hetimet kanë përfunduar? Faleminderit!

  • Faleminderit! Deputeti Salih Salihu, pyetje për kryeministrin Isa Mustafa.

  • Meqë kryeministri prapë nuk është i pranishëm, është hera e dytë që mungon,
    unë po e lexoj pyetjen, e ajo ka të bëjë rreth cilësisë së grurit të importuar nga Serbia. Deshëm të
    dimë nëse kryeministri ka ndërmarrë diçka pas publikimit të raportit që ka bërë Komisioni
    Parlamentar për Bujqësi dhe Mjedis, sepse fillimisht kur u bë publik skandali rreth grurit të
    importuar, kryeministri doli këtu në Kuvendin e Kosovës dhe deklaroi se do ta formojë një
    komision profesional që do të merret me këtë çështje, e deri më tani nuk dimë nëse ka ndërmarrë
    diçka.

    Mendojmë se çështja është shumë e ndjeshme, sepse kemi të bëjmë me një mospërputhje të
    madhe të informacioneve ndërmjet Agjencisë së Ushqimit, ndërmjet Doganës së Kosovës,
    Institutit Bujqësor të Pejës dhe kompanisë importuese. Kemi të bëjmë diku me nja 10 mijë tonë
    grurë, që është futur në Kosovë, domethënë si grur për ushqimin e kafshëve pa TVSH, dhe
    normalisht që kjo e dëmton shumë Buxhetin e Kosovës, por normalisht e dëmton edhe prodhimin
    vendor të grurit në Kosovë.

    Prandaj, mendoj se kryeministri duhet të veprojë, sepse nëse vazhdojmë në këtë mënyrë, më
    askush nuk do të mbjellë grurë, sepse çmimi i tij ka rënë në 18 centë, gjë që është dëm i madh
    thjesht për prodhimin vendor të grurit në Kosovë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Realisht, edhe pse nuk është arsyetim këtë çfarë do ta them tash, ka
    ndodhur një gabim nga Administrata e Kuvendit. Qeverisë i është dërguar thirrje se koha për
    pyetje parlamentare është nga ora 11:00. Por, si do që të jetë, ajo pak do të duhej të ndërlidhej, se
    seanca ka filluar në ora 10:00, pastaj në aspektin tjetër tash ora është 11:15. Ne i presim sa të
    duam, por realisht është një situatë për keqardhje se nuk po u përgjigjen pyetjeve të deputetëve.
    Thjesht, është konstatim real.

    Urdhëro, Ismajl, vetëm të lutem të mos ketë akuza politikisht, se po kemi reagime.

  • Kuvendi është politikë, por të bëhet një politikë tamam si duhet, është
    krejt në rregull. Meqë ministrat e kanë bërë shprehi të mos vijnë në kohën e duhur, unë mendoj
    që është mirë që në Rregulloren tonë të parashihet që sa herë të vijnë ministrat, të kemi të drejtë

    21
    t’ua shtrojmë këto pyetje, se përndryshe sinqerisht po kalojnë shumë pyetje. Sa e di unë, sot sipas
    jush ishin 13 pyetje, e prej tyre erdhën vetëm dy përgjigje, që në përqindje nuk i bie se as 15% e
    tyre po marrin përgjigje. Prandaj, kjo çështje duhet të zgjidhet diqysh, ose të hiqet krejt kjo pikë
    dhe të mos tallemi me qytetarët. Faleminderit!

  • Faleminderit! Do të ishte mirë me Armendin, që në Rregulloren e re të krijohet
    fleksibilitet që deputetët të kenë më shumë të drejta të bëjnë pyetje kur të duan kur edhe ministri
    të jetë këtu.

    Pastaj e bëjmë një ndërhyrje të tillë, në momentin e caktuar i marrim 10-20 apo 30 minuta me
    Rregulloren e re. Besoj se do të mund ta përfundojmë para përfundimit të Sesionit pranveror të
    Kuvendit.

    Deputeti Nezir Çoçaj, pyetje për ministrin Arsim Bajrami.

  • Faleminderit, i nderuar kryetar!
    Unë dua ta shfrytëzoj mundësinë nëse vjen ministri, ose në seancën e ardhshme, përndryshe nuk
    kam nevojë ta lexoj sot. Faleminderit!

  • Deputetja Time Kadrijaj, pyetje për ministrin Imet Rrahmani.

  • Faleminderit, kryetar i Kuvendit!
    Kohë më parë është mbyllur një shërbim mjaft i rëndësishëm në Qendrën Klinike Universitare,
    siç është shërbimi i kardiokirurgjisë. Ky shërbim e ka një kosto të lartë buxhetore dhe është
    shqetësim edhe për deputetët, por edhe për qytetarët e Kosovës.

    Ka ekzistuar një marrëveshje ndërmjet Universitetit të Tiranës dhe Qendrës Klinike Universitare
    të Kosovës për shkëmbimin e profesionistëve shëndetësorë, në mënyrë që këto shërbime që kanë
    një kosto të lartë buxhetore të kryhen në Qendrën Klinike Universitare. Ne nuk i dimë arsyet pse
    është eliminuar kjo marrëveshje dhe pse nuk ka funksionuar kjo marrëveshje. Shqetësimet që
    janë ngrehur në Kuvendin e Kosovës, edhe nga deputetët e opozitës, por edhe nga të pozitës, nuk
    i ka marrë me seriozitet ministri i Shëndetësisë. Ai ka thënë që e ka formuar një komision me
    ekspertë të fushave të ndryshme, të cilët në një periudhë të shkurtër kohore do ta
    funksionalizojnë Kardiokirurgjinë dhe pyetja që kam dashur t’ia drejtoj sot ministrit ka qenë që
    të na raportojë se çfarë ka bërë deri sot ky komision që është formuar nga vetë ministri i
    Shëndetësisë për funksionalizimin e Kardiokirurgjisë?

  • Faleminderit! Deputetja Besa Baftija, pyetje për ministrin Imet Rrahmani.

  • Faleminderit, kryetar!
    Edhe pse ministri Rrahmani nuk është këtu, kësaj pyetjeje me siguri mund t’i përgjigjet ish-
    ministri i Shëndetësisë, i cili është këtu i pranishëm, sepse ka të bëjë me kohën kur janë ndarë
    specializimet, e ka qenë koha kur ai ka qenë ministër, bile ka qenë kohë fushate, por besoj që
    këto ndarje janë bërë për përfitime politike, ngase sot ka shumë probleme me këta specializantë.


    22
    Andaj, ministër, ju e dini se një numër i konsiderueshëm i specializantëve punojnë më se 400 orë
    të punës, ngase punojnë edhe si mjek të përgjithshëm, njëkohësisht punojnë edhe si specializantë,
    atëherë këta e bëjnë një shkelje të Ligjit të punës dhe siç dihet me këtë volum të punëve, dihet se
    çfarë kualiteti specializantëve do të dalë, apo çfarë specialistësh priten në të ardhmen nga këta
    specializantë.

    Pyetja ime konkrete se çfarë kanë ndërmarrë Ministria në këtë drejtim për këta specializantë?
    Faleminderit!

  • Ministër, jeni i Ambientit, por është voluntarizëm, në qoftë se je i gatshëm, lirisht.
    Urdhëro, ministri i Ambientit përgjigjet për ministrin e Shëndetësisë.

  • Për ministrin e Shëndetësisë po, por për një periudhë paraprake, për
    kohën kur kam qenë ministër.

    Programi i specializimeve ka qenë i dizajnuar në atë mënyrë që të krijohen disa kategori të
    specializantëve, të cilët mund të jenë të financuar drejtpërdrejt nga Ministria, të jenë të financuar
    në kuadër të një programi të veçantë për mbështetjen e kujdesit parësor shëndetësor, pra nga
    fondi i performansës, dhe të jenë të financuar nga vetë institucionet shëndetësore.

    Pra, me reformën e programit të specializimeve është eliminuar mundësia e specializimit të
    ashtuquajtur me vetëfinancim dhe përkitazi me këto specializime janë nënshkruar kontrata të
    veçanta, kur janë pranuar kushtet e kontratës nga çdonjëri prej specializantëve.

    Me këtë program është arritur që të ndahen diku rreth 850 specializime dhe me këtë të
    kontribuohet dukshëm në ndaljen e fluksit të mjekëve jashtë Kosovës për specializime, në
    veçanti në Republikën Federale të Gjermanisë. Mendoj se ka qenë një program shumë i
    suksesshëm, një numër i jashtëzakonshëm i specializantëve e realizojnë programin e
    specializimit me financim nga Ministria e Shëndetësisë, ose drejtpërdrejt me pagë nga vija e
    veçantë buxhetore, ose nga fondi i performansës, ndërsa një numër i specializantëve të cilët janë
    deklaruar se do të jenë të financuar nga vetë institucionet shëndetësore kanë hyrë në situatë të
    veçantë, në të cilën nuk kanë qenë në gjendje që ta sigurojnë këtë mbështetje, kështu që kanë
    qenë të detyruar që për ta vazhduar programin e specializimit ta vazhdojnë edhe punën në
    institucionin parësor të kujdesit shëndetësor, që nuk paraqet një situatë fatlume dhe ligjore
    përfundimisht, por këto janë zgjidhje individuale që kanë bërë mjekët në situatat e caktuara dhe
    udhëheqjet komunale të drejtorive të Shëndetësisë.

  • Visar, pasi nuk ishe këtu, dëshiron ta lexosh pyetjen që e ke, por ministri nuk është
    i pranishëm. Urdhëro!

  • Faleminderit!
    Kjo pyetje është prej javës së kaluar, në kohën e pyetjeve parlamentare nuk ka qenë ministri
    javën e kaluar, por nuk kam qëlluar as unë këtu, e tash ministri sërish nuk është këtu. Pyetja ka të
    bëjë me projektin energjetik që Qeveria e ka cilësuar pothuajse si projektin më të rëndësishëm
    ekonomik të vendit, pra projektin “Kosova e Re”, për të cilin siç e dimë ofertat janë hapur më 19
    dhjetor të vitit të kaluar dhe që atëherë nuk ka asnjë deklarim zyrtar të Qeverisë së Republikës së

    23
    Kosovës, e veçanërisht të ministrit për Zhvillim Ekonomik, që është bartësi kryesor i këtij
    projekti për atë se në cilën fazë të këtij projekti ndodhemi.

    Pra, krejt çka di opinioni publik i Kosovës, përfshirë edhe Kuvendin e Republikës së Kosovës,
    është që e kemi një kompani ofertuese, e cila i ka disa kushte jashtëzakonisht të dëmshme për
    zhvillimin ekonomik të vendit dhe për të cilat na është thënë të paktën që Qeveria është duke i
    diskutuar, por se deri në çfarë faze kanë mbërri këto diskutime, si po rrjedhin këto, si do të
    mendojë Qeveria të trajtojë këtë projekt në të ardhmen, nuk kemi informata zyrtare dhe të sakta,
    e ky ka qenë qëllimi i pyetjes time për ministrin, në mënyrë që ta informojë Kuvendin dhe
    nëpërmjet Kuvendit edhe opinionin publik se çfarë po ngjet me këtë projekt dhe në përgjithësi
    cilat janë planet e Qeverisë për sa i përket sektorit të energjisë, i cili, siç e dimë të gjithë, nuk
    është se po i përmbush as nevojat minimale të ekonomisë dhe Republikës së Kosovës, në
    përgjithësi. Ndërkohë që, në anën tjetër, është një prej infrastrukturës më të rëndësishme për
    zhvillimin ekonomik të vendit. Faleminderit!

  • Faleminderit!
    Pyetjet e deputetëve që nuk marrin përgjigje në dy seanca plenare do të publikohen në Revistën e
    Kuvendit dhe në faqen zyrtare elektronike të Kuvendit, kurse Zyra për Informim e Kuvendit e
    lëshon një njoftim brenda për media brenda 24 orëve, neni 45, paragrafi 11 i Rregullores së
    Kuvendit.

    Para se të kalojmë në pikën e radhës, interpelancën e tejkaluam, dëshirojmë t’i urojmë
    mirëseardhje kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe deputetit të Kuvendit
    Republikës së Kosovës. Ato që i ka kaluar, qofshin të kaluara, në të njëjtën kohë suksese të
    përbashkëta!

    4. Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit të Posaçëm për zgjedhjen e dy gjyqtarëve në
    Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës

    Komisioni i Posaçëm i ka zhvilluar procedurat e parapara me ligj për zgjedhjen e kandidatëve
    për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese dhe Kuvendit ia ka paraqitur për votim listën e ngushtë me
    6 kandidatë.

    Procedura e votimit për propozimin e dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese u
    është shpërndarë deputetëve. Lus deputetët të deklarohen lidhur me procedurën e votimit për
    propozimin e dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

    Ndërkohë, Donika Kadaj-Bujupi e ka kërkuar fjalën.

  • BUJUPI: Po e shoh që në mungesë të Qeverisë, në mungesë të mazhorancës e
    të kuorumit, u pështoll rendi i ditës, mirëpo ne veç kaluam në seancën e re, i konsumuam dy
    pikat e para dhe tash është pika e radhës interpelanca. Unë ju kisha lutur që t’i përmbaheni rendit
    të ditës, të kalojmë në interpelancë dhe të vazhdojmë tutje, sepse duke lëvizur prej një pike në
    tjetrën nuk po respektohet as rendi i ditës, por as agjenda e deputetëve. Disi po u nënshtrohemi
    pak më tepër seç duhet agjendave të Qeverisë, e ata edhe ashtu-kështu nuk janë këtu, nuk po
    vijnë. Prandaj, ju kisha thirrur që të procedoni sipas rendit të ditës.

    24
  • Nuk dua ta keqpërdor momentin, por Donikë ju nuk ishit këtu në kur e kemi filluar
    seancën, se e kemi qartësuar. Por e ripërsëris edhe një herë, por është mirë të vijmë prej orës
    10:00.

    Së pari jam vetëkritik, se ndoshta ndonjëherë po vonohem 10-15 minuta, por le të fillojnë
    menjëherë nënkryetarët, e tani ta sqaroj: Deputetë të nderuar, ju njoftoj se zëvendëskryeministri
    dhe ministri i Punëve të Jashtme, zoti Hashim Thaçi, ka njoftuar se pas orës 14:00 arrin në
    Prishtinë nga udhëtimi zyrtar. Andaj, ai ka kërkuar që interpelanca të shtyhet pas orës 14:00.
    Kërkoj mirëkuptimin tuaj që pika e tretë e rendit të ditës të bartet pas pikës së pestë, por në
    momentin që vjen ai këtu, ne menjëherë e futim në rend dite.

    Urdhëro, Donikë, në qoftë se ke sqarime shtesë.

  • BUJUPI: Sipas Rregullores së Kuvendit, iniciuesi i interpelancës vendos nëse
    dëshiron, nëse mundet, nëse është paraparë të shtyhet ose jo interpelanca. Në këtë rast, në emër
    të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, si iniciues, ne kërkojmë që interpelanca të fillojë tani,
    ndërkaq konsiderojmë që përpjekja e zotit Thaçi për të ikur në vazhdimësi prej përgjegjësisë,
    derisa në fakt demarkacioni po ndodh dhe një demarkacion i dëmshëm për interesat e qytetarëve
    tonë, ne kërkojmë që t’i përmbahemi rendit të ditës dhe interpelanca të fillojë menjëherë tani,
    ashtu siç jemi dakorduar në Kryesi dhe siç e kemi votuar.

    Do të thotë, nuk është çështje e ministrit të vendosë kur të shtyhet ose jo, sipas Rregullores së
    Kuvendit është çështje e iniciuesit të interpelancës, në këtë rast e jona, e ne po kërkojmë të fillojë
    menjëherë, sepse, sipas praktikave të tij, ai mund të ndodhë që nuk do të vijë fare.

  • Realisht, me këtë propozimin, të cilin e kemi bërë, nuk kemi kërkuar që të shtyhet
    interpelanca, në rend të parë të jemi të qartë.

    E kisha ftuar ndërkohë Arbenin, derisa flas unë, të përgatitet të na interpretojë, por si kryetar
    Kuvendi unë kam mundësi që pikat e rendit të ditës t’i bart për pak më vonë. Edhe për
    parashtruesin e interpelancës është më mirë që të jetë vetë ministri këtu prej orës 14:00, por unë
    jua jap fjalën se sot nuk do ta tejkalojmë, por do ta zhvillojmë interpelancën.

    Por, në qoftë se insistoni shumë që të mbahet tash, më duhet vetëm një konsultë me 2-3 anëtarë
    të Kryesisë, me Xhavitin, Sabriun dhe me Aidën, dhe mund të procedojmë pa qenë i pranishëm
    ministri i Jashtëm, përkatësisht zëvendëskryeministri. Realisht, nuk dëshiroj të marr vetë vendim,
    por sido që të jetë, do të ishte mirë të kemi mirëkuptim. Arben, a ka interpretim?

  • Faleminderit, kryetar!
    Po, qëndron ajo çka e tha Donika, por pak logjika qysh të bëjmë interpelancë kur personi të cilit i
    drejtohet interpelanca nuk është i pranishëm. Dhe i bie që tri herë që e kemi shtyrë, e paskemi
    shtyrë kot. Paskemi mundur ta bëjmë edhe pa praninë e ministrit!

    Ne pyetjet, kërkesat tona duhet t’ia shtrojmë ministrit në prani, përndryshe nëse ai nuk është i
    pranishëm, nuk po kuptoj çfarë logjike ka që të bëjmë interpelancë, sepse realisht ne bëjmë
    monolog, se flasim vet me vete dhe, në fund, mund ta nxjerrim një rezolutë, të cilën edhe e voton

    25
    Kuvendi, por kjo nuk ka logjikë. Unë do të kisha kërkuar mirëkuptimin edhe të Donikës, edhe të
    Aleancës, që mundësisht t’i përshtatemi kësaj agjende, ndoshta është forcë madhore që e ka
    detyruar, ndoshta s’ka dashur, tenton të ikën, por gjithsesi ne ta gjejmë një rrugë të arsyeshme.

    Nëse bëjmë monolog një apo dy orë, është e kotë. Rezultati i këtij monologu do të jetë i kotë.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Profesor, përafërsisht situata është e qartë. Xhavit dhe Aida? Por, në
    qoftë se dëshironi, e bëjmë menjëherë, futemi në interpelancë. Realisht, futemi në interpelancë
    dhe e përfundojmë për 20 minuta, se kur nuk është ministri nuk kemi edhe çka të themi shumë.
    Urdhëro Donikë, veç kije parasysh që pothuajse jemi në përfundim të vendosjes.

  • BUJUPI: Këtu nuk çka të merret vendim mbi vendim, sepse unë po thirrem
    në Rregulloren e Kuvendit dhe vetëm po ju thërras që ta respektoni atë.

    Ne kemi vendosur në takimin e fundit të Kryesisë sipas Rregullores, prandaj po ju ftoj që të
    procedojmë sipas saj. Hashim Thaçi sot në të gjitha mediat e veta e ka dërguar në atë mëhallën e
    vet, siç u shpreh herën e fundit, dhe e kemi dëgjuar edhe publikisht qëndrimin e tij rreth
    demarkacionit, i cili nuk besoj që ndryshon, por konsideroj që ne si deputetë dhe përfaqësues të
    qytetarëve e kemi obligim që dalim me rezolutë, e cila e obligon që t’i ndërpresë veprimet, të
    cilat po i bën në vazhdimësi në dëm të brezit kufitar. Këto veprime i ka bërë edhe me
    Maqedoninë, edhe me fqinjët e tjerë ndërkaq, përderisa ai nuk po vjen, demarkacioni po vazhdon
    të ndodhë në dëm të Kosovës.

    Prandaj, kjo është arsyeja që po kërkojmë që menjëherë të fillojë interpelanca.

  • Atëherë, urime!

    3. Interpelanca e ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, zoti Hashim
    Thaçi, për përgjegjësinë lidhur me procesin e demarkacionit të kufirit ndërmjet
    Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi

    Në bazë të Rregullores së Kuvendit, interpelanca mund të zgjasë deri në tri orë. Ftojmë deputetin
    Ramush Haradinaj.

    I nderuari Ramush Haradinaj, deputet dhe kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,
    urdhëroni!

  • I nderuar kryetar!
    Kryesues,
    Ministër,
    Kolegë deputetë,
    Ndoshta, mos prezenca e zëvendëskryeministrit, ministrit Thaçi, nuk është një arsye shtesë pse
    ne ta mbajmë tash, por ne e dimë që transkriptet ekzistojnë, porositë e kësaj seance ekzistojnë
    dhe me siguri se mund të jenë material pune për ministrin dhe për Qeverinë. Pra, në këtë temë
    nuk po vijmë për të kthyer ndonjë borxh, as për të kthyer ndonjë porosi që ka ndodhur nga kjo

    26
    foltore, por po vijmë për shkak se në njëfarë mënyre koha, kalimi i kohës po e ngurtëson një
    gjendje që është krijuar, që është një demarkacion jo i duhur, jo i drejtë që ka ndodhur, realisht.

    Në këtë mënyrë, në rast se ne veprojmë si Parlament, mund t’ia mundësojmë Qeverisë sonë që në
    mënyrë sa më miqësore me Malin e Zi ta rihapë këtë temë, e cila po duket se po shkon kah
    mbyllja dhe, në këtë mënyrë për të korrigjuar ndoshta disa lëshime që kanë ndodhur.

    Pra, nuk kemi të bëjmë këtu për vota, sikurse e kam dëgjuar, nuk është kjo pjesë e garës sonë të
    brendshme. Kjo i ka ndjeshmëritë e veta. Jemi të vetëdijshëm se çka do të thotë kjo temë,
    implikimet që mund t’i ketë, andaj ju lus me kujdes, sidomos deputetët e koalicionit, t’ia
    kushtoni vëmendjen kësaj teme.

    Shikoni, atë që e dimë të gjithë, më duhet ta përsëris, mos u mërzitni! Kosova dhe Mali i Zi i
    kanë pasur kufijtë e vet të demarkuar, në kohë të ish-Jugosllavisë, kanë qenë të shënuar edhe janë
    respektuar prej dy anëve.

    Qafa e Çakorrit ka qenë pika trigonometrike, majat e bjeshkëve kanë qenë të shënuara, ka plot
    këtu në këtë sallë, që i kanë parë ato shenja, që e dinë që kanë ekzistuar dhe janë respektuar prej
    Kosovës dhe Malit të Zi. Asnjëherë s’ka pasur ndonjë problem. Me gjasë, ajo që ka ndodhur tani,
    unë mendoj që gabimi është se në zhvillimet, e dëgjova ministrin Thaçi, e përmendi ish-
    Jugosllavinë në ’74-ën, Kushtetutën tonë dhe marrëveshjen e Kumanovës.

    Problemi mund të ketë ndodhur, ose mund të burojë nga Marrëveshja e Kumanovës, për shkak se
    Marrëveshja e Kumanovës, në mënyrën si i ka definuar zhvillimet kufitare, nuk ka pasur
    përfaqësues të Kosovës dhe në atë rast mund të ndodhë që kanë ndodhur gabime, pra mund të
    ketë buruar aty.

    Korrigjimi i këtij gabimi është i nevojshëm. Pse? Ka ndodhur që në brendi të Kosovës,
    domethënë, po flasim me kilometra, nga pikat kufitare të shënuara më herët, ka zbritur kufiri, ka
    depërtuar thellë në brendi të Kosovës. Në rast se Qeveria Thaçi, ta zëmë, është e pafuqishme
    ndaj Marrëveshjes së Kumanovës, nuk po fshehim, ne e dimë se për qejf kurrkush nuk bën gjëra
    jopopullore, që po humbka vota e dikush po fituaka, kanë mundësi ta adresojnë këtë me NATO-
    në, kanë mundësi ta adresojnë këtë bilateral me Malin e Zi, e kanë mundësi që ky aspekt i kësaj
    marrëveshjeje të kthehet në atë që dihet se është e ’74-a që janë ata kufij të shënuar.

    Ne nuk po i kërkojmë Qeverisë së vendit kurrgjë tjetër, përpos t’i shfrytëzojë këto rrugë, ta
    kthejë vijën në vendin e vet, vijën kufitare. Në rast se nuk e bëjnë këtë, mos harroni, nuk mund të
    fshiheni. Nuk mund t’i përmendni tri sende në të njëjtën kohë: Kushtetutën e ‘74-tës,
    Kushtetutën e Kosovës dhe Marrëveshjen e Kumanovës. Tregoni burra, për cilën jeni, në fund të
    fundit.

    Ky zhvillim ndërkufitar mund të ketë pasoja në marrëdhëniet e mëtejme Kosovë – Mal i Zi,
    mund të ketë pasoja të natyrave tjera. Kush i shkakton këto pasoja? I shkakton, kolegë të PDK-
    së, sidomos me ju e kam fjalën, jeni duke i shkaktuar ju. Keni udhëhequr me Qeverinë këto vite
    prej 2008-ës, e keni neglizhuar këtë temë, korrigjojeni, riparojeni, shkoni deri në Bruksel, në
    NATO, tregoni çka është problemi i Marrëveshjes së Kumanovës me brezin kufitar. Kemi

    27
    probleme tjera, e dini Karaçevën, kemi demarkacionin me Serbinë, që ka problem e do të ketë në
    të ardhmen. Korrigjojeni këtë pjesë, qoftë që buron nga Marrëveshja e Kumanovës apo nga
    çfarëdo qoftë, ose korrigjojeni bilateral. Në rast se, Mali i Zi bie dakord që vija kufitare është e
    ’74-ës, atëherë s’keni pse mërziteni, po korrigjojeni këtë, se ka shkaktuar pakënaqësi, hidhërime
    dhe probleme në brezin kufitar Kosovë - Mali i Zi, gati se pa nevojë.

    LDK, kolegë, mos u pajtoni me këtë gjendje, në rast se duhet ta kuptoni çka është në pyetje, nuk
    po bëhet fjalë as për vota as për kurrgjë, po bëhet fjalë për njerëz që nuk pajtohen me një vijë të
    brezit kufitar, që ka rënë nga Kulla e Zhlebit diku në rrafsh e që ka ardhur nga Qafa e Qakorrit,
    ka hyrë në mes të Rugovës. S’ka lidhje kjo punë! Kushdo që e kupton çka jam kah flas, ose i ka
    rënë ta njohë këtë temë, e di se kjo është një telashe për ne. Ne kemi interes për marrëdhënie të
    mira me Malin e Zi dhe jemi të interesuar, edhe na panjohur, na ka bërë nderë, na ka njohur në
    ditët kritike, ama për këtë temë duhet ta korrigjojmë. Pra, Qeveria e Kosovës, kryeministri
    Mustafa, zëvendëskryeministri Thaçi duhet ta gjejnë instrumentin për ta korrigjuar këtë temë.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Zëvendëskryeministri realisht nuk është këtu. Profesor, e do fjalën?
    Urdhëroni!

  • Zoti kryetar i Kuvendit,
    Kolegë deputetë,
    Kjo është një çështje që është në Kuvend gati qe një muaj dhe sa i përket punës procedurale të
    Kryesisë së Kuvendit, këtu s’ka pasur kurrfarë problemesh. Të gjithë e kemi përcjell në seancë,
    problemi është që edhe propozuesi herën e parë kur s’ka qenë ministri Thaçi këtu, vetë është
    tërhequr këtu në këtë foltore ka thënë, “jo, s’po duam, po e presim atë.” Tash po shihet që s’po
    presim, sepse ai s’ka ardhur një herë a dy. Kjo sa për procedurë. Domethënë, Kuvendi këtu
    s’ka... është pastër, e ka përcjell dhe herën e parë, propozuesi këtu në këtë foltore vetë ka thënë:
    “nuk do të bisedojmë për këtë temë pa ministrin”. Nëse s’është kështu, lexojeni atje në letra është
    kështu.

    Unë, meqë u hap kjo në një mënyrë pak të çuditshme, unë personalisht mendoj, që meqë është
    interpelancë, është mirë të jetë ministri këtu, që të bëhet kjo bisedë. U fillua diskutimi, është
    punë e Kuvendit çka vendos, po unë dola të them tri-katër fjalë, sepse adresuesi i interpelancës
    na u drejtua edhe me grupime edhe me kërkesën e vet dhe unë kam respekt të madh për
    problemin, por edhe për propozuesin, të dyja bashkë.

    Puna e demarkacionit, e kufijve të Republikës së Kosovës as s’është problem i një grupi, as i një
    ministri, as i një Qeverie, as i një mandati parlamentar, është shumë më i madh. Bile, unë mendoj
    që pse të mos bëhet edhe interpelancë. Po, kjo është temë që të diskutojë Kuvendi, i gjithë
    Kuvendi me të gjithë Qeverinë, këtu. Kështu unë e shoh problemin. Domethënë, e shoh të
    arsyeshme kërkesën e Aleancës, por unë mendoj se është përtej një interpelance, sepse qoftë
    Hashim Thaçi sot, ose një ministër Hoxhaj, ka qenë dje, ose nesër një tjetër, as s’ka fuqi, as
    kompetenca, as mundësi, që ta vë në rrugë këtë problem, se s’mundet.

    Pra, besoj që jam i qartë për çka po them, që ky është problem përtej një qeverie e një mandati,
    aq më tepër një ministri, kushdo qoftë ai. Dhe, mendoj se është problem. Pse? Sot po bisedohet

    28
    për Malin e Zi, nesër do të bisedohet për Serbinë, pasnesër... Është bërë një demarkacion me
    pikëpyetje me Maqedoninë dhe, ju i dini fort mirë, pasojat e tij çfarë kanë qenë dhe qysh ka
    ndodhur dhe, edhe ai ka histori. Dhe, edhe një demarkacion e kemi edhe me Shqipërinë, nëse
    jemi dy shtete, se edhe ata mund të thonë: “që kjo kodër na takon ne, ne themi jo, na takon
    neve”, kështu është kjo derisa janë dy shtete.

    Pra, Kosova do të jetë e detyruar me të gjitha institucionet e veta, të jetë e gatshme që t’i shenjojë
    institucionalisht të gjithë ata kufij, që nuk janë edhe të paktë me të gjitha shtetet fqinje. E tash,
    problemi... Kushtetuta e ‘74-shit, ne normalisht me që ata kufij s’kanë qenë të deklaruar kufij
    shtetëror, por kanë qenë kufij territorial, politik, etj... janë përkufizimet në nivel më të ulët të
    përkufizimit, ata kufijtë e famshëm që s’ka qenë me vija, por me viza të ndara, ne i dimë çfarë
    janë ato. Nëse komunat kufitare me Malin e Zi, që është Peja, Istogu e Deçani sa di unë, ndoshta
    kap edhe komuna tjera, në vitin ‘74 kanë pasur kufirin që është konsideruar kufi me Mal të Zi, ai
    është, nëse nuk kontestohet nga njëra palë.

    Por, nga cilado palë që të kontestohet, është punë kontesti që shkon përtej Kosovës, nëse s’mund
    të zgjidhet Kosovë – Mali i Zi, ka instanca edhe të tjera. E unë tutje nuk po flas, por ndjeva
    nevojë edhe personale edhe institucionale, që ky është problem edhe më i madh se interpelanca e
    sotme me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Hashim Thaçi.

    Tash, qysh zhvillohet kjo bisedë, unë nuk dua të shkoj më tutje, është procedurë e Kuvendit, por
    edhe njëherë po nënvizoj, kjo është temë me të cilën jemi të detyruar të merremi ne, ata para
    nesh dhe ata që vijnë mbas nesh. Faleminderit!

  • Faleminderit, profesor! Unë thashë edhe më herët, ne jemi munduar, përkundër të
    gjitha rregulloreve, veç të jemi korrekt. Bile, si Kryesi e Kuvendit kemi bërë edhe zgjerim të
    kompetencave në kuptimin, veç të mos digjet si interpelancë, e kemi vu, kjo është e treta herë.
    Keni parasysh, çdoherë kemi pasur shkresa. Sido që të jetë, edhe në fillim thash, është mirë me
    pas mirëkuptim, e kemi një kërkesë në orën 14:00, thjesht për arsye, se s’është
    zëvendëskryeministri dhe ministri, pastaj çështja kur adresohet në parti politike, pastaj adresohet
    në mënyrë të ndryshme, në njëfarë forme, se ka reagime.

    Kisha kërkuar njëherë vetëm nga përfaqësuesit e grupeve parlamentare. Kushte formale për
    vazhdimin e seancës nuk ka, realisht. Ademi, grupet parlamentare dhe ta vendosim, ju e
    vendosni, fundi i fundit, pas qëndrimeve të grupeve parlamentare. Urdhëro Adem!

  • Faleminderit, kryetar!
    Përshëndetje për të gjithë kolegët e nderuar deputetë!
    Unë për hir të korrektësisë, dua të sqaroj edhe për deputetët edhe opinionin, se Grupi
    Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës këtë çështje e ka trajtuar në mënyrë të veçantë, i
    kemi pritur përfaqësuesit apo një delegacion të atyre komunave, atje ku kanë të bëjnë
    drejtpërsëdrejti me këtë çështje dhe kemi shprehur shqetësimin tonë dhe përcaktimin tonë shumë
    qartë.

    Absolutisht, ne jemi dhe mbështesim ata kufij administrativ, që janë me Kushtetutën e vitit 1974,
    por pas ardhjes së kërkesës për interpelancë, Grupi Parlamentar i ka dhënë mbështetje kësaj, e ka

    29
    përkrahur këtë interpelancë. E dimë shumë mirë, se herën e parë ka munguar ministri, ka qenë në
    udhëtim zyrtarë dhe të gjithë e dinë. Herën e dytë në konsultim me shefen e Grupit Parlamentar
    të AAK-së dhe gjegjësisht me kërkesën e saj, që të hiqet nga rendi i ditës, për shkak të situatës së
    krijuar, se ka munguar Ramushi, ne i kemi thënë decidivisht “po, të mbështes edhe në këtë rast”,
    se vërtet nuk ka pasur kuptim debati pa aktorët kryesor. Sot, kemi kërkesën e ministrit, i cili të
    gjithë e dimë se është në udhëtim zyrtar dhe ka kërkuar arsyeshëm deri në orën 2:00 kur mbërrij
    në Prishtinë, unë jam i gatshëm t’u bashkëngjitëm dhe ta vazhdojmë debatin, por edhe një po e
    them, nëse Grupi Parlamentar i AAK-së e sheh të arsyeshme që të vazhdojmë pa ministrin, që
    për ne nuk ka kuptim, por ne prapë u japim mbështetje dhe do të japim kontributin tonë që kjo
    çështje e cila nuk i takon absolutisht asnjë subjekti politik, as një ministri apo Ministrie, por është
    një çështje me interes të veçantë, është një çështje e interesit nacional.

    Prandaj, kisha kërkuar që mos t’i përziejmë këto gjëra por të jemi unikë në qëndrime dhe
    veprime. Faleminderit!

  • Faleminderit! Ismet Beqiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës. E kemi qëndrimin
    dhe do të shkojmë në votim. Donikë, në fund, s’kemi çfarë të bëjmë.

  • Faleminderit për fjalën!
    Pikërisht për shkak të ndjeshmërisë që e tha edhe zoti Haradinaj po edhe të gjithë tjerët që po e
    dimë se është temë e ndjeshme dhe e rëndësishme, kjo ndjeshmëri dhe rëndësi e kësaj teme -
    interpelance, bie nëse s’është ai prej të cilit kërkojmë përgjigje. Pra, kë ne si Grup ta pyesim?
    Është e vërtetë kjo çfarë po flitet, apo nuk është e vërtetë? Dhe, këto përgjigje duhet t’i jap zoti
    Thaçi, e ai nuk është këtu.

    Dhe nëse ai nuk është këtu, kjo nuk është interpelancë por thjeshtë mund të themi se është një
    debat në Kuvend, debat parlamentar. Dhe unë i lus kolegët, mos e humbni seriozitetin se jemi me
    ju, sepse e kemi obligim që të gjithë t’i mbrojmë kufijtë tanë dhe meqenëse është kësisoj mos e
    ulni nivelin sepse ne, edhe herën e kaluar, dhe më vjen keq tash ta përmend, nuk ka qenë zoti
    Haradinaj këtu dhe e kemi shtyrë dhe është dashur të shtyhet, sepse ka qenë me rëndësi të jetë
    edhe ai. Dhe tash nuk është zoti Thaçi, e që besa edhe kryeministri zoti Isa Mustafa të jetë këtu
    është me rëndësi sepse po flasim për një temë të rëndësishme.

    Ju e dini se nuk janë këtu. Janë në një vizitë zyrtare, prandaj ne mendojmë që për ta ruajtur
    nivelin e debatit, gjegjësisht interpelancës s’do të duhej mbajtur tash, por le të mbahet kur të vjen
    pas orës 14:00, nëse pajtohen edhe kolegët që e kanë parashtruar si temë dhe si interpelancë.

  • Faleminderit! Atëherë, Ramush Haradinaj, si parashtrues i interpelancës, e ka
    fjalën.

  • Meqë dy grupet parlamentare PDK dhe LDK, që janë me rëndësi në
    votim ndoshta të konkluzioneve të kësaj interpelance dhe meqë po pajtohemi se tema është e
    gjithë neve, atëherë edhe ne, në shenjë të mirëkuptimit dhe në konsultim me kolegët tjerë
    opozitarë me VV dhe “Nisma”, jemi dakord që të shtyhet interpelanca për orën 14:00.


    30
  • Atëherë, e kemi një qëndrim të përbashkët. Ne, për të pasur edhe njoftim të
    opinionit dhe grupit të qytetarëve nga këto pjesë ku atakohet për çështjen e demarkacionit, e kam
    takuar si kryetar i Kuvendit. Kam kërkuar edhe nga kryetari i Komisionit qeveritar për të qenë
    prezent zoti Murat Meha, i cili për arsye të udhëtimit zyrtar, na ka interpretuar kështu dhe nuk ka
    ardhur në atë takim.

    Realisht, ne si Kuvend i kemi takuar edhe qytetarët, të cilët e kanë ngritur këtë shqetësim dhe
    është real. Pra, po e shtyjmë, dhe në ora 14 e kemi kërkesën zyrtare nga zëvendëskryeministri
    dhe tash do të vazhdojmë me pikën e rendit të ditës:

    4. Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit të Posaçëm për zgjedhjen e dy gjyqtarëve në
    Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës

    Komisioni i Posaçëm ka zhvilluar procedura të parapara me ligj për përzgjedhjen e kandidatëve
    për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese dhe Kuvendit ia ka paraqitur për votim listën e ngushtë me
    6 kandidatë.

    Procedura e votimit me propozimin e dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese u
    është shpërndarë deputetëve.

    Lus deputetët të deklarohen lidhur me procedurën e votimit për propozimin e dy kandidatëve për
    gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

    E kisha lutur regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim për procedurat e votimit, të cilat ne i
    kemi shpërndarë, ta keni parasysh.

    Procedurat e votimit për propozimin e dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese,
    secili deputet i ka para vetes.

    Atëherë, po votojmë tash. Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim dhe votojmë tash, për
    procedurat e votimit.

    Atëherë, nga gjithsej 69 vota, 62 vota për dhe 7 abstenime, konstatoj se Kuvendi e miratoi
    procedurën e votimit për propozimin e 2 kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

    Të nderuar deputetë, për zbatimin e procedurës së votimit të fshehtë kërkohet krijimi i një
    Komisioni votues, me përbërje nga 1 deputet prej secilit grup parlamentar, me mbështetje të
    zyrtarëve të administratës.

    I ftoj përfaqësuesit e grupeve parlamentare që ta propozojnë nga një anëtar për Komisionin
    votues. Nga Partia Demokratike e Kosovës, zoti Elmi Reçica e ka fjalën.

  • Faleminderit, zoti kryetar!
    Përshëndetje për të gjithë deputetët!
    Grupi Parlamentar e propozon deputetin Hajdar Beqa.


    31
  • Faleminderit! Ismet Beqiri, nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

  • Faleminderit!
    Ne propozojmë deputetin Salih Morina!

  • Donika Kadaj-Bujupi, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

  • BUJUPI: Ne e propozojmë deputetin Rrustem Berisha.

  • Glauk Konjufca, nga Lëvizja “Vetëvendosje”.

  • Jelena Bontiq, nga Lista serbe.

    JELENA BONTIĆ: Lista srpska predlaže Slavka Simića.

  • Valdete Bajrami, nga “Nisma”.

  • Nga “Nisma” do të jetë Shukrije Bytyqi.

  • Nga Grupi parlamentar “6+”.

    MÜFERA ŞİNİK: “6+” Parlamenter Grubu, Fikrim Damka’yı öneriyor.

  • Faleminderit! I kemi të gjitha propozimet për këtë Komision votues. Atëherë, lus
    deputetët që me ngritje dore, në mënyrë formale, të deklarohen për Komisionin votues.

    A ka kundër? Nuk ka asnjë kundër!

    Konstatoj se Kuvendi i emëroi anëtarët në Komisionin votues për propozimin e dy kandidatëve
    për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

    Lus komisionin që të fillojë me procedim, ndërsa deputetët do të ftohen të votojnë sipas listës.

    (Ndërprerje e incizimit)

    Komisioni le t’i zërë vendet, në mënyrë që të mos humbim kohë dhe fillojmë menjëherë me
    thirrjen e deputetëve për votim.

    Kadri Veseli, Adem Grabovci, Adem Hoxha, Adem Salihaj, Agim Ademaj, Agim Aliu, Agim
    Çeku, Agim Kikaj, Aida Dërguti, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Ali Sadriu,





    32
    (Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetari i Kuvendit, z. Xhavit Haliti.)

  • Alma Lama, Anton Quni, Arben Gashi, Armend Zemaj, Azem Syla, Bali
    Muharremaj, Bardhyl Meta, Bekim Haxhiu, Besa Baftiu, Besa Gaxherri, Besim Beqaj, Besnik
    Bislimi, Blerim Grainca, Blerim Shala, Blerta Deliu-Kodra, Bojan Mitiq, Qerim Bajrami,
    Danush Ademi, Daut Haradinaj, Donika Kadaj-Bujupi, Doruntinë Maloku-Kastrarti, Duda Balje,
    Elmi Reçica, Emilija Rexhepi, Enver Hoti, Enver Hoxhaj, Etem Arifi, Fadil Beka, Fadil
    Demaku, Fatmir Limaj, Fatmir Rexhepi, Faton Topalli, Fikrim Damka, Fisnik Ismajli, Flora
    Brovina, Ganimete Musliu, Gezim Kelmendi, Glauk Konjufca, Hajdar Beqa, Hatim Baxhaku,
    Haxhi Shala, Ilir Deda, Ismajl Kurteshi, Ismet Beqiri, Jasmina Zhivkoviq, Jelena Bontiq, Kadri
    Veseli, Kujtim Paçaku, Labinotë Demi-Murtezi, Lahi Brahimaj, Latif Gashi, Lirije Kajtazi,
    Luljeta Veselaj, Margarita Kadriu, Melihate Tërmkolli, Mexhide Mjaku, Milazim Haliti, Milena
    Miliçeviq, Milka Vuletiq, Myfera Shinik, Muhamet Mustafa, Murat Hoxha, Mytahir Haskuka,
    Naim Fetahu, Nait Hasani, Naser Osmani, Nenad Rashiq, Nezir Çoçaj, Njomza Emini, Nuredin
    Ibishi, Nuredin Lushtaku, Pal Lekaj, Puhije Demaku, Rafet Rama, Raif Qela, Ramiz Kelmendi,
    Ramush Haradinaj, Rexhep Selimi, Rrustem Berisha, Rrustem Mustafa, Sabri Hamiti, Sadri
    Ferati, Safete Hadërgjonaj, Sala Shala-Berisha, Salih Morina, Salih Salihu, Salihe Mustafa,
    Sasha Milosavleviq, Selvije Halimi, Sërgjan Popoviq, Shaip Muja, Shpejtim Bulliqi, Shqipe
    Pantina, Shukrije Bytyqi, Sllavko Simiq, Slobodan Petroviq, Synavere Rysha,Teuta Haxhiu,
    Teuta Rugova, Teuta Sahatqija, Time Kadrijaj, Valdete Bajrami, Veton Berisha, Visar Ymeri,
    Vjosa Osmani, Xhavit Haliti, Xhevahire Izmaku, Zafir Berisha, Zenun Pajaziti.

  • Lus komisionin që të fillojë nga puna, meqenëse të gjithë kanë votuar ata që kanë
    dashur të votojnë.

    Regjia, fjalën komisionit.

  • Faleminderit! Atëherë fillojmë me procesin e numërimit të votimit për
    kandidatët.

    Gresa Cakaj-Nimani, Safet Hoxha, Gresa Cakaj-Nimani, Selvete Gërxhaliu, Hashim Çollaku,
    Selvete Gërxhaliu, Gresa Cakaj-Nimani, Selvete Gërxhaliu, Safet Hoxha, Hashim Çollaku, Zef
    Pren Rrecaj, Remzije Istrefi-Peci, Selvete Gërxhaliu, Gresa Cakaj-Nimani, Remzije Istrefi-Peci,
    Gresa Cakaj-Nimani, Gresa Cakaj-Nimani, Safet Hoxha, Gresa Cakaj-Nimani, Remzije Istrefi-
    Peci, Gresa Cakaj-Nimani, Selvete Gërxhaliu, Gresa Cakaj-Nimani, Safet Hoxha, Gresa Cakaj-
    Nimani, Zef Pren Rrecaj, Selvete Gërxhaliu, Safet Hoxha, Selvete Gërxhaliu, Safet Hoxha, Gresa
    Cakaj-Nimani, Hashim Çollaku, Gresa Cakaj-Nimani, Safet Hoxha, Safet Hoxha, Gresa Cakaj-
    Nimani, Safet Hoxhaj, Gresa Cakaj-Nimani, Safet Hoxhaj, Gresa Cakaj-Nimani, Safet Hoxha,
    Safet Hoxha, Safet Hoxha dhe Hashim Çollaku.

    Gresa Cakaj-Nimani, Safet Hoxha, Gresa Cakaj-Nimani, Hashim Çollaku, Gresa Cakaj-Nimani,
    Safet Hoxha, Selvete Gërxhaliu, Safet Hoxha, Remzije Istrefi-Peci, Hashim Çollaku, Hashim
    Çollaku, Safet Hoxha, Selvete Gërxhaliu, Safet Hoxha, Selvete Gërxhaliu, Safet Hoxha, Gresa
    Cakaj-Nimani, Safet Hoxha, Gresa Cakaj-Nimani, Hashim Çollaku, Selvete Gërxhaliu, Safet
    Hoxha, Selvete Gërxhaliu, Gresa Cakaj-Nimani, Selvete Gërxhaliu, Gresa Cakaj-Nimani,
    Remzije Istrefi-Peci, Selvete Gërxhaliu, e pavlefshme, Selvete Gërxhaliu, Safet Hoxha, Selvete

    33
    Gërxhaliu, Zef Pren Rrecaj, Selvete Gërxhaliu, Safet Hoxha, Gresa Cakaj-Nimani, Zef Pren
    Rrecaj, Gresa Cakaj-Nimani, Zef Pren Rrecaj, Gresa Cakaj-Nimani, Remzije Istrefi-Peci, Selvete
    Gërxhaliu, Safet Hoxha, Gresa Cakaj-Nimani, Hashim Çollaku, Gresa Cakaj-Nimani, Gresa
    Cakaj-Nimani, Safet Hoxha, Selvete Gërxhaliu, Safet Hoxha, Gresa Cakaj-Nimani, Safet Hoxha,
    Safet Hoxha, Selvete Gërxhaliu, Selvete Gërxhaliu, Zef Pren Rrecaj, Gresa Cakaj-Nimani,
    Selvete Gërxhaliu, Safet Hoxha, Selvete Gërxhaliu, Safet Hoxha.

    Gresa Cakaj-Nimani, Safet Hoxha, Selvete Gërxhaliu, Safet Hoxha, Selvete Gërxhaliu, Safet
    Hoxha, Gresa Cakaj-Nimani, Zef Pren Rrecaj, Hashim Çollaku, Safet Hoxha, Gresa Cakaj-
    Nimani, Hashim Çollaku, Selvete Gërxhaliu, Safet Hoxha, Gresa Cakaj-Nimani, Safet Hoxha,
    Gresa Cakaj-Nimani, Safet Hoxha, Gresa Cakaj-Nimani, Hashim Çollaku, Gresa Cakaj-Nimani,
    Zef Pren Rrecaj, Selvete Gërxhaliu, Safet Hoxha, Remzije Istrefi-Peci, Safet Hoxha, Gresa
    Cakaj-Nimani, Safet Hoxha, Gresa Cakaj-Nimani, Hashim Çollaku, Selvete Gërxhaliu, Safet
    Hoxha, Hashim Çollaku, Safet Hoxha, Gresa Cakaj-Nimani, Selvete Gërxhaliu, Gresa Cakaj-
    Nimani, Remzije Istrefi-Peci, Gresa Cakaj-Nimani, Selvete Gërxhaliu, Safet Hoxha, Gresa
    Cakaj-Nimani, Safet Hoxha, Selvete Gërxhaliu, Safet Hoxha, Selvete Gërxhaliu, Safet Hoxha,
    Gresa Cakaj-Nimani, Safet Hoxha, Gresa Cakaj-Nimani, Safet Hoxha, Safet Hoxha, Remzije
    Istrefi-Peci, Selvete Gërxhaliu, Safet Hoxha.

    Gresa Cakaj-Nimani, Hashim Çollaku, Selvete Gërxhaliu, Safet Hoxha, Selvete Gërxhaliu, Safet
    Hoxha, e pavlefshme, Selvete Gërxhaliu, Safet Hoxha, Hashim Çollaku, Safet Hoxha, Gresa
    Cakaj-Nimani, Hashim Çollaku, Safet Hoxha, Selvete Gërxhaliu, Hashim Çollaku, Selvete
    Gërxhaliu, Safet Hoxha, Hashim Çollaku, Safet Hoxha, Hashim Çollaku, Safet Hoxha, Gresa
    Cakaj-Nimani, Safet Hoxha, Gresa Cakaj-Nimani, Selvete Gërxhaliu, Gresa Cakaj-Nimani, Safet
    Hoxha, Selvete Gërxhaliu, Safet Hoxha, Safet Hoxha, e pavlefshme, e pavlefshme, dhe e fundit
    Selvete Gërxhaliu, Safet Hoxha.

  • Faleminderit! Komisioni do të raportojë për rezultatin e zgjedhjeve, zoti Beqa e
    keni fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Komisioni votues për propozimin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese, pas procedurës së
    votimit të fshehtë dhe votimit të votave të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për
    propozimin e gjyqtarëve në Gjykatë Kushtetuese në seancën plenare, të mbajtur më 25 qershor
    2015, konstaton: Në votim marrin pjesë 109 deputetë, të pavlefshme ishin 4 fletëvotime.

    Votat e fituara për kandidatët e propozuar janë, si në vijim:

    Gresa Cakaj-Nimani, 49 vota,
    Remzije Istrefi-Peci, 9 vota,
    Selvije Gërxhaliu, 40 vota,
    Hashim Çollaku, 20 vota,
    Safet Hoxha, 63 vota dhe
    Zef Pren Rracaj, 8 vota.


    34
    Në bazë të rezultateve të votimit, në pajtim të nenin 61.11 të Kushtetutës së Republikës së
    Kosovës, neni 6 të Ligjit Nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe
    nenit 51 të Rregullores së Kuvendit, konstatojmë se asnjëri nga kandidatët nuk i ka fituar votat e
    mjaftueshme në rundin e parë. Nga lista e parë hiqen dy kandidatët, hiqet Remzije Istrefi-Peci,
    Istref Pecaj dhe Zef Pren Rracaj, kurse garën e vazhdojnë në rundin e dytë: Safet Hoxha, Gresa
    Cakaj-Nimani, Selvije Gërxhaliu dhe Hashim Çollaku. Faleminderit!

  • Faleminderit! Pesë minuta pauzë, derisa të përgatiten fletëvotimet e reja. Ju kisha
    lutur që të mos largoheni pa e kryer votimin.

    (Pesë minuta pauzë)

    Atëherë, e falënderoj Administratën për ekspeditivitetin e saj, që kaq shpejt i ka bërë fletëvotimet
    e reja. Lus komisionin që të përgatitet për dhënien e fletëvotimeve, pasi të thirren deputetët:

    Adem Grabovci, Adem Hoxha, Adem Salihaj, Agim Ademaj, Agim Aliu, Agim Çeku, Agim
    Kikaj, Aida Dërguti, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Ali Sadriu, Alma Lama, Anton Çuni, Arben
    Gashi, Armend Zemaj, Azem Sylaj, Bali Muharremaj, Bardhyl Meta, Bekim Haxhiu, Besa
    Baftiu, Besa Gaxherri, Besim Beqaj, Besnik Bislimi, Blerim Gainca, Blerim Shala, Blerta Deliu-
    Kodra, Bojan Mitiq, Qerim Bajrami, Danush Ademi, Daut Haradinaj, Donika Kadaj-Bujupi,
    Doruntinë Maloku-Kastrati, Duda Balje, Elmi Reçica, Emilija Rexhepi, Enver Hoti, Enver
    Hoxhaj, Ethem Arifi, Fadil Beka, Fadil Demaku, Fatmir Limaj, Fatmir Rexhepi, Faton Topalli,
    Fikrim Damka, Fisnik Ismaili, Flora Brovina, Ganimete Musliu, Gëzim Kelmendi, Glauk
    Konjufca, Hajdar Beqa,...

    (Ndërprerje e incizimit)

    ...Hatim Baxhaku, Haxhi Shala, Ilir Deda, Ismail Kurteshi, Ismet Beqiri, Jasmina Zhivkoviq,
    Jelena Bontiq, Kadri Veseli, Kujtim Paçaku, Labinotë Demi-Murtezi, Lahi Brahimaj, Latif
    Gashi, Lirije Kajtazi, Luljeta Veselaj, Margarita Kadriu, Melihate Tërmkolli, Mexhide Mjaku,
    Milazim Haliti, Milena Miliçeviq, Milka Vuletiq, Myfera Shinik, Muhamet Mustafa,...

    (Ndërprerje e incizimit)

    ...Murat Hoxha, Mytaher Haskuka, Naim Fetahu, Nait Hasani, Naser Osmani, Nenad Rashiq,
    Nezir Çoçaj, Njomza Emini, Nuredin Ibishi, Nuredin Lushtaku, Pal Lekaj, Puhije Demaku, Rafet
    Rama, Raif Qela, Ramiz Kelmendi, Ramush Haradinaj, Rexhep Selimi, Rrustem Berisha,
    Rrustem Mustafa, Sabri Hamiti, Sadri Ferati, Safete Hadërgjonaj, Sala Berisha-Shala, Sali
    Morina, Sali Salihu, Salije Mustafa, Sasha Milosavljeviq, Selvije Halimi, Sërgjan Popoviq, Shaip
    Muja, Shpëtim Bulliqi, Shqipe Pantina, Shukrije Bytyqi, Slavko Simiq, Slobodan Petroviq,
    Synavere Rysha, Teuta Haxhiu, Teuta Rugova, Teuta Sahatqija, Time Kadrijaj,...

    (Ndërprerje e incizimit)

    ...Valdete Bajrami, Veton Berisha, Visar Ymeri, Vjosa Osmani, Xhavit Haliti, Xhevahire
    Izmaku, Zafir Berisha, Zenun Pajaziti.

    35
  • Komisioni le t’ia fillojë punës. Nuk ka tjerë që duhet të votojnë. Urdhëro, filloni.
    Janë thirrur të gjithë.

    Fjalën e ka Komisioni për të dhënë verdiktin fillestar.

  • Faleminderit, kryesues!
    Atëherë, po fillojmë me numërimin e dytë të kandidatëve që janë futur në listë për garim.

    Safet Hoxha, Gresa Cakaj-Nimani, Gresa Cakaj-Nimani, Selvete Gërxhaliu, Gresa Cakaj-
    Nimani, Selvete Gërxhaliu, Gresa Cakaj-Nimani, Safet Hoxha, Selvete Gërxhaliu, Gresa Cakaj-
    Nimani, Safet Hoxha, Gresa Cakaj-Nimani, Safet Hoxha, Gresa Cakaj-Nimani, Gresa Cakaj-
    Nimani, Selvete Gërxhaliu, Safet Hoxha, Gresa Cakaj-Nimani, Safet Hoxha, Selvete Gërxhaliu,
    E pavlefshme, Gresa Cakaj-Nimani, Selvete Gërxhaliu, Safet Hoxha, Gresa Cakaj-Nimani, Safet
    Hoxha, Selvete Gërxhaliu, Safet Hoxha, Gresa Cakaj-Nimani, E pavlefshme, Safet Hoxha, Gresa
    Cakaj-Nimani, Safet Hoxha, Gresa Cakaj-Nimani, Gresa Cakaj-Nimani, Gresa Cakaj-Nimani,
    Gresa Cakaj-Nimani, Safet Hoxha, Selvete Gërxhaliu, Safet Hoxha, Selvete Gërxhaliu, Selvete
    Gërxhaliu, Safet Hoxha, Selvete Gërxhaliu, Gresa Cakaj-Nimani, Selvete Gërxhaliu, Safet
    Hoxha, Hashim Çollaku, Gresa Cakaj-Nimani, Gresa Cakaj-Nimani, Safet Hoxha, Safet Hoxha,
    Gresa Cakaj-Nimani, Hashim Çollaku, Safet Hoxha, Gresa Cakaj-Nimani, Gresa Cakaj-Nimani,
    Safet Hoxha, Selvete Gërxhaliu, Safet Hoxha, Gresa Cakaj-Nimani, Safet Hoxha, Selvete
    Gërxhaliu, Safet Hoxha, Gresa Cakaj-Nimani, Gresa Cakaj-Nimani, Safet Hoxha, Gresa Cakaj-
    Nimani, Selvete Gërxhaliu, Safet Hoxha, Gresa Cakaj-Nimani, Gresa Cakaj-Nimani, Selvete
    Gërxhaliu, Safet Hoxha, Safet Hoxha, Gresa Cakaj-Nimani, Gresa Cakaj-Nimani, Safet Hoxha,
    Selvete Gërxhaliu, Selvete Gërxhaliu, Safet Hoxha, Hashim Çollaku, Safet Hoxha, Gresa Cakaj-
    Nimani, Safet Hoxha, Selvete Gërxhaliu, Safet Hoxha, Selvete Gërxhaliu, Safet Hoxha, Selvete
    Gërxhaliu, Selvete Gërxhaliu, Hashim Çollaku, Safet Hoxha, Selvete Gërxhaliu, Safet Hoxha,
    Selvete Gërxhaliu, Safet Hoxha, Selvete Gërxhaliu, Gresa Cakaj-Nimani, Selvete Gërxhaliu,
    Selvete Gërxhaliu, Safet Hoxha, Hashim Çollaku, Safet Hoxha, Gresa Cakaj-Nimani, Gresa
    Cakaj-Nimani, Hashim Çollaku, Safet Hoxha, Hashim Çollaku,...

    Ma jep të fundit, edhe një herë. Po e përsëritim leximin e fundit edhe një herë.

    Gresa Cakaj-Nimani, Hashim Çollaku, Safet Hoxha, Hashim Çollaku, Safet Hoxha, Selvete
    Gërxhaliu, Gresa Cakaj-Nimani, Safet Hoxha, Gresa Cakaj-Nimani, Safet Hoxha, Gresa Cakaj-
    Nimani, Safet Hoxha, Gresa Cakaj-Nimani, Safet Hoxha, Gresa Cakaj-Nimani, Gresa Cakaj-
    Nimani, Selvete Gërxhaliu, Safet Hoxha, Selvete Gërxhaliu, Selvete Gërxhaliu, Gresa Cakaj-
    Nimani, Selvete Gërxhaliu, Safet Hoxha, Selvete Gërxhaliu, Safet Hoxha, Gresa Cakaj-Nimani,
    Safet Hoxha, Gresa Cakaj-Nimani, Safet Hoxha, Selvete Gërxhaliu, Safet Hoxha, Selvete
    Gërxhaliu, Gresa Cakaj-Nimani, Hashim Çollaku, Safet Hoxha, Gresa Cakaj-Nimani, Gresa
    Cakaj-Nimani, Hashim Çollaku, Safet Hoxha, Hashim Çollaku, Gresa Cakaj-Nimani, Hashim
    Çollaku, Safet Hoxha, Selvete Gërxhaliu, Safet Hoxha, Selvete Gërxhaliu, Safet Hoxha, Gresa
    Cakaj-Nimani, Safet Hoxha, Selvete Gërxhaliu, Gresa Cakaj-Nimani, Selvete Gërxhaliu, Safet
    Hoxha, Selvete Gërxhaliu, Gresa Cakaj-Nimani, Hashim Çollaku, Selvete Gërxhaliu, Selvete
    Gërxhaliu, Hashim Çollaku, Gresa Cakaj-Nimani, Gresa Cakaj-Nimani, Selvete Gërxhaliu,
    Gresa Cakaj-Nimani, Safet Hoxha, Gresa Cakaj-Nimani, Gresa Cakaj-Nimani, Selvete
    Bërxhaliu, Gresa Cakaj-Nimani, Selvete Gërxhaliu, Safet Hoxha, Selvete Gërxhaliu, Safet

    36
    Hoxha, Gresa Cakaj-Nimani, Safet Hoxha, Selvete Gërxhaliu, Safet Hoxha, Selvete Gërxhaliu,
    dhe e fundit Safet Hoxha, Gresa Cakaj-Nimani.

  • Zoti kryetar i komisionit, Hajdar Beqa e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Pas procedurës së votimit të fshehtë dhe numërimin e votave të deputetëve të Kuvendit të
    Republikës së Kosovës, për propozimin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese në rundin e dytë,
    në seancën plenare, të mbajtur më 25 qershor 2015, konstaton:

    Në votim morën pjesë 106 deputetë. Dy vota ishin të pavlefshme.

    Votat e fituara për kandidatët e propozuar, janë si në vijim:

    Safet Hoxha, 61 vota,
    Gresa Cakaj-Nimani, 57 vota,
    Selvete Gërxhaliu, 48 vota dhe
    Hashim Çollaku, 13 vota.

    Në bazë të rezultateve të votimit, në rundin e dytë, në pajtim me nenin 65 pika 11 të Kushtetutës
    së Republikës së Kosovës, të nenit 6 të Ligjit 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës
    së Kosovës dhe nenit 51 të Rregullores së Kuvendit, konstatohet se asnjëri nga kandidatët nuk i
    ka fituar votat e nevojshme për t’iu prezantuar presidentes për gjyqtarë.

    Prandaj, konstatojmë se për dy gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese përsëritet konkursi.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! A jeni tash për të shkuar në pushim dreke apo ta vazhdojmë
    seancën? Në orën 15:00 do ta vazhdojmë seancën.





    * * *











    37
    Vazhdimi i mbledhjes, pas pauzës
    Mbledhjen e drejton kryetari i Kuvendit, z. Kadri Veseli.

  • Të nderuar deputetë, e vazhdojmë seancën. Jemi te pika e rendit të ditës:

    3. Interpelanca e ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi,
    lidhur me procesin e demarkacionit të kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe
    Republikës së Malit të Zi

    E ftoj zotin Ramush Haredinaj, në cilësinë e propozuesit të interpelancës, që ta marrë fjalën.

  • I nderuar kryetar,
    Të nderuar zëvendësa,
    Të nderuar deputetë,
    Po më vjen keq që edhe një herë po e prezantoj para jush atë që veç e bëra në mëngjes.
    Megjithatë, me dy-tri fjalë po i kthehem temës, për të cilën jemi sot këtu.

    Pra, është interpelancë drejtuar zëvendëskryeministrit të Kosovës njëherësh ministër i Jashtëm,
    zotit Hashim Thaçi, njëkohësisht edhe si ish-kryeministër pra për dy mandate, nga 2008 deri në
    këtë vit. Pse? Kosova dhe Mali i Zi kanë pasur një kufi të njohur që nga Lufta e Dytë Botërore,
    por nga viti ‘74 i shënuar dhe i respektuar ndërmjet dy vendeve Qafa e Çakorrit, majat më të
    larta të bjeshkëve e kanë shënuar këtë kufi dhe ka qenë i njohur për popullatën, por edhe i
    respektuar në të dyja anët.

    Ka disa vjet që ka filluar një lojë me këtë kufi, rezultat i së cilës ky kufi ka depërtuar me
    kilometra brenda territorit të Kosovës, pra pikërisht gjatë qeverisjes së kryeministrit Thaçi dhe
    PDK-së, së bashku me aleatët tjerë në qeverisje.

    Tani jemi afër mundësisë që kjo vijë kufitare, pra ky demarkacion ta marrë edhe fazën finale. Për
    këtë arsye, ne kemi kërkuar që Parlamenti të mund ta zhvillojë një diskutim rreth kësaj teme që
    të arrijë deri te një rezolutë, me të cilën e obligon Qeverinë e Kosovës që ta korrigjojë këtë
    gabim, e ne besojmë që është gabim.

    Gabimi mund të burojë nga Marrëveshja e Kumanovës, por kjo nuk e arsyeton Qeverinë e
    Kosovës dhe askënd tjetër me këtë lëvizje të kufijve.

    Të nderuar deputetë,
    Të nderuar kolegë,
    Prandaj kërkoj prej juve sot, pa marrë parasysh të cilit grup parlamentar i takojmë, që ta votojmë
    një rezolutë të përbashkët, ta obligojmë Qeverinë që ta korrigjojë këtë gabim, pra të kthehet
    kufiri aty ku ishte në vitin 1974 dhe Kosova në këtë mënyrë të mund të vazhdojë me
    marrëdhënie të mira me Malin e Zi. Faleminderit!

  • Faleminderit! Fjalën e ka zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, zoti
    Hashim Thaçi.


    38
    ZËVEND
  • Faleminderit, i nderuar kryetar i Kuvendit të
    Kosovës, zoti Veseli,
    Kabinet qeveritar,
    Të nderuar deputetë dhe deputete,
    Të gjithë ju të pranishëm,
    Më lejoni të filloj menjëherë me atë që është thelbësore për procesin e demarkacionit të kufirit
    ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

    Njëkohësisht më lejoni që fillimisht ta falënderoj zotin Haradinaj për këtë mundësi që na ka
    dhënë me këtë ftesë që të diskutojmë për këtë çështje, në mënyrë që i gjithë ky proces të
    vazhdojë të mbetet në nivelin maksimal të transparencës para Kuvendit të Republikës së
    Kosovës, para të gjitha institucioneve tjera, por edhe para opinionit publik dhe partnerëve
    ndërkombëtarë.

    E ritheksoj se thelbësore për procesin e demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të
    Zi është ajo se Kosova nuk mund asnjë metër katror në procesin e demarkacionit të kufirit me
    Malin e Zi.

    Për të sqaruar një herë këtë, do ta elaboroj para jush tërë procesin dhe të përsëris edhe se ky
    proces është në dobi të Kosovës dhe të qytetarëve të saj, të paqes dhe stabilitetit në rajon, të
    fqinjësisë së mirë dhe frymës euroatlantike të rajonit.

    Kosova që nga shpallja e pavarësisë është angazhuar që të ketë marrëdhënie të mira me të gjitha
    vendet fqinja. Falë këtij angazhimi, ne sot kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme me gati të gjitha
    vendet e rajonit, që na kanë njohur.

    Në kuadër të kësaj frymës të fqinjësisë së mirë, e kemi nisur edhe procesin e demarkacionit të
    kufirit me shtetet fqinja. E kemi përfunduar me Shqipërinë dhe me Maqedoninë, jemi duke e
    përmbyllur me Malin e Zi dhe po punojmë që këtë ta bëjmë edhe me Serbinë, që një herë e
    përgjithmonë t’i vihet pikë çështjes së kufijve në Ballkan.

    Por, më lejoni që sot këtu të flas më tepër për procesin e demarkacionit me Malin e Zi.

    E para, të sqarojmë se çfarë paraqet vetë demarkacioni si një proces.

    Demarkacioni është proces i shënjimit të kufirit ndërmjet dy shteteve, ashtu siç është në
    dokumentet zyrtare për tokën ndërmjet shteteve. Pra, nuk është proces i negocimit të kufirit, por
    është proces teknik i vizatimit të kufirit që ekziston në dokumentet kadastrale.

    Me këtë proces janë marrë personat më kompetentë dhe më përgjegjës, të mbledhur në
    Komisionin shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror.

    Komisioni është themeluar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, në pajtim me legjislacionin e
    Republikës së Kosovës.


    39
    Komisioni shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror është emëruar nga
    Qeveria e Republikës së Kosovës me mandatin për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit
    ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi në pajtim me marrëveshjen ndërkombëtare.

    Marrëveshja ndërkombëtare është Pakoja e Ahtisari 2007, Aneksi VIII, Sektori i Sigurisë në
    Kosovë, neni 3, alineja 2, kufiri i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, 31 dhjetor 1988.

    Kjo vijë kufitare sipas Pakos së Ahtisarit dhe në bazë të deklaratës mbi shpalljen e pavarësisë së
    Kosovës, më 17 shkurt 2008, është në përputhje të plotë me Kushtetutën e vitit 1974 dhe me të
    gjitha dokumentet tjera relevante.

    Komisioni ka organizuar 16 takime bilaterale, 2 takime trelaterale dhe 17 takime të rregullta të
    Komisionit vendor sipas Rregullores së punës.

    Janë organizuar dhe mbajtur mbi 20 takime të drejtpërdrejta në terren me qytetarët e zonës,
    takime me kryetarët e komunave kufitare, si me Haki Rugovën (Istog), ish-kryetarin e Pejës, Ali
    Berishën, me kryetarin aktual të Pejës, Gazmend Muhaxheri, me Rasim Selmanajn, kryetar i
    Deçani dhe Agron Kuçin (Junik).

    Komisioni po ashtu ka bërë prezantim informues në Asamblenë e Komunës së Pejës më 13 mars
    2015, para asamblistëve dhe qytetarëve të komunës së Pejës, duke ofruar dokumentacionin
    relevant për kufirin Kosovë - Mali i Zi.

    Komisioni ka bërë trajtimin e secilës pikë veç e veç në vijën kufitare, e ka përshkuar në terren
    vijën kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, duke zbatuar parimin e
    transparencës.

    Dokumentacioni i përdorur nga komisioni është i bazuar në dokumentacionin relevant shtetëror,
    si vijon: Kufiri i Kosovës në harta kadastrale nga vitet 1974, 1988 dhe 2015; hartat topografike të
    viteve 1963, 1987, si dhe hartat topografike të KFOR-it nga qershori i vitit 1999; atlaset e
    ndryshme tematike, hartat historike të periudhave të ndryshme deri në ditët e sotme.

    Janë trajtuar dokumentet, shkresat, foto-skicat dhe koordinatat nga matjet e viteve 1931/32,
    1974, 1988 dhe 2015, prej të cilave janë përpiluar dhe janë duke u përditësuar hartat kadastrale
    për vijën kufitare me Malin e Zi.

    Komisioni, gjatë procesit të shënjimit të vijës kufitare ndërmjet të Republikës së Kosovës dhe
    Malit të Zi, ka pasur në konsideratë kujdesin maksimal ndaj pronave në zonën kufitare, duke
    kërkuar nga secili pretendues të bëjë kufizimin e pronës në terren sipas dokumentacionit që ka.
    Pastaj disa herë ka mbajtur takime me banorët e zonës kufitare, së bashku, duke i shqyrtuar
    shqetësimet e tyre.

    Në këtë aktivitet, pronat e qytetarëve nga komunat e Junikut, Deçanit dhe Istogut në territorin e
    Malit të Zi për të cilët kishte dokumentacion, janë përkufizuar, andaj duke iu falënderuar
    bashkëpunimit të qytetarëve tani ata i kanë pronat në pronësi dhe janë duke i shfrytëzuar pa asnjë
    pengesë.

    40
    Duhet të theksohet edhe se Komisioni shtetëror nuk ka mandat për korrigjimin e kufijve të
    vendosur gjatë historisë. Prandaj, çdo deklaratë se ka shmangie nga kufiri i vitit 1974 është e
    paqëndrueshme, është e paargumentueshme me dokumente përkatëse legale, politike e historike.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Më lejoni të bëj një njoftim për kohën, e cila është e rëndësishme,
    veçanërisht për grupet parlamentare. Koha e ndarë për diskutim sipas grupeve parlamentarëve
    dhe për deputetë pa grup parlamentar është, si në vijim.

    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës 35 deputetë, 45 minuta;
    Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, 33 deputetë, 43,5 minuta;
    Grupi Parlamentar “Vetëvendosje” 16 deputetë, 24 minuta;
    Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, 9 deputetë, 13,5 minuta;
    Grupi Parlamentar Lista serbe, 10 deputetë, 13 minuta;
    Grupi Parlamentar “Nisma”, 6 deputetë, 9 minuta;
    Grupi Parlamentar “6+”, 6 deputetë, 8 minuta;
    Pa grup parlamentar, 5 deputetë, 7,5 minuta.

    Tani i ftoj kryetarët ose përfaqësuesit e grupeve parlamentare. Nga Grupi Parlamentar i Partisë
    Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj e ka fjalën.

  • Faleminderit, zoti kryetar!
    Shumë i nderuar zoti kryetar Veseli,
    Zoti zëvendëskryeministër Thaçi,
    Të nderuar zëvendëskryeministra, ministra,
    Të nderuar deputetë,
    Të nderuara zonja dhe zotërinj,
    Të nderuar qytetarë të Kosovës,
    Sot e kemi një temë, e cila është shumë e rëndësishme për vendin tonë dhe për mendimin tim
    është një temë që nuk ka të bëjë me individin, nuk ka të bëjë me ndonjë koalicion qeverisës, ose
    me pyetjen se kush është në Qeveri, as nuk ka të bëjë me atë se kush është në pozitë.

    Përcaktimi i vijës kufitare është një çështje shtetërore dhe natyrisht që është një çështje politike,
    por nëse kjo është një çështje politike, mendimi im është që nuk do të duhej të politizohej para se
    t’i shohim argumentet në mënyrë konkrete.

    Për një çështje të tillë ne duhet të bisedojmë me gjuhën e argumenteve dhe deri më tash unë,
    thënë të drejtën, nuk i kam dëgjuar argumentet, të cilat do të duhej t’i bazonin shqetësimet, të
    cilat janë ngrehur.

    Kjo është po ashtu edhe një temë shumë emocionale, për arsye të thjeshtë - kufijtë dhe territoret,
    jo vetëm në Kosovë, në çdo vend të botës janë edhe çështje emocionale, por nëse është çështje
    emocionale, mbi të gjitha, kjo temë ka nevojë për një trajtim shumë profesional.

    Por, para se ta kemi një trajtim më profesional, ne do të duhej ta shtronim pyetjen se për çfarë
    realisht po flasim?

    41
    Në kuptimin politik, kemi të bëjmë me shënimin e vijës kufitare ndërmjet dy shteteve sovrane,
    Kosovës dhe Malit të Zi. Në këtë drejtim, në një kuptim politik, askush nuk mundet ta shënojë
    një kufij në mënyrë të njëanshme, askush dhe askund nuk e ka një vullnet dhe ndonjë arsye tjetër
    që të bëhet ndonjë lëshim. Nuk shoh ndonjë arsye se kush do ta bënte ndonjë lëshim.

    Askush nuk është i interesuar as ta dhurojë një pjesë të territorit të Kosovës, por njëkohësisht
    askush nuk është i interesuar as ta pranojë një pjesë të territorit të Kosovës.

    Në rrafshin politik, kështu do të duhej të shihej kjo çështje. Në kuptimin metodik dhe praktik, për
    çfarë po flasim ne? Ajo për të cilën ne po flasim është kjo: Shënimi i kufirit nënkupton vijën
    kufitare që është në hartë, në letër, duhet të vendoset në terren në tokë. Vija kufitare e hartës së
    letrës duhet të vendoset në terren në tokë.

    Më lejoni t’i përmend disa argumente dhe disa të dhëna bazike, të cilat edhe juve, deputetë të
    nderuar, por edhe qytetarëve të Kosovës mund t’ua largojnë çdo dilemë për atë se këtu realisht
    ka ndonjë gabim ose ndonjë lëshim të ndonjë natyre të ndryshme.

    Së pari, shënimi i kufirit ka të bëjë me një proces ku në rrafshin e Kosovës kufijtë e dikurshëm
    administrativë, kufijtë e dikurshëm krahinorë dhe kufijtë e dikurshëm republikanë të ish-
    Jugosllavisë socialiste shndërrohen në kufij ndërshtetërorë.

    Kufiri Kosovë - Mali i Zi, sikur që e tha edhe zoti Haradinaj, e ka një kontinuitet nga viti 1945, e
    ka një kontinuitet historik. Ajo vijë kufitare që ka qenë më ‘45, ajo vijë kufitare është edhe sot.

    Të dhënat tjera janë historike para kësaj periudhe nuk janë shumë relevante.

    Së dyti, vija kufitare të cilën e ka përcaktuar komisioni është në përputhje me Kushtetutën e vitit
    1974. Sipas kësaj kushtetute, edhe në hapësirën tjetër ish-jugosllave kufijtë e brendshëm të
    entiteteve jugosllave janë shndërruar në kufij ndërkombëtarë.

    Unë personalisht si ish-ministër i Jashtëm e kam ndjekur këtë proces dhe mund të them që për dy
    vjet në zyrën time kanë qenë hartat e këtij kufiri dhe asnjëherë, në asnjë kohë, në asnjë rrethanë,
    nuk kam parë ndonjë dilemë.

    Por, t’i përmend disa dëshmi konkrete materiale se si ka operuar komisioni.

    Komisioni i ka përdorë hartat kadastrale të vitit 1974, të vitit 1988 dhe të vitit 2015. Ka përdorur
    po ashtu harta topografike të vitit 1963, 1988, ka përdorur atlas tematikë të vitit 1974, të vitit
    1988. Ka trajtuar dokumente, foto-skica dhe koordinata me matje, që i ka bërë në terren dhe që
    ka ndodhur edhe më herët, në periudhën 1974-1988.

    Së treti, shënimi i kufirit bëhet në përputhje me Pakon e Ahtisarit, e cila është marrëveshje
    ndërkombëtare, e cila është dokument obligativ ndërkombëtar, e cila është bazament i këtij
    shteti, në të cilin ne qëndrojmë sot.


    42
    Dhe në Pakon e Ahtisarit, dhe unë kam qenë po ashtu pjesë e negociatave në Vjenë, edhe zoti
    Çeku ka qenë për sektorin e sigurisë, Në Aneksin VIII, në nenin 3, në alinenë 2, te Sektori i
    Sigurisë në Kosovë, kjo çështje sqarohet shumë mirë.

    Baza e kufirit që e ka marrë Ahtisari është 31 dhjetori i vitit 1988, veç edhe sot ka debate
    akademike, shkencore, politike se kur ka filluar shkatërrimi i ish-Jugosllavisë dhe zakonisht
    dhjetori ‘88 merret si fakt që Jugosllavia ka pushuar së ekzistuari si shtet.

    Analiza që ka bërë komisioni tregon që Pakoja e Ahtisarit është në përputhje të plotë me
    Kushtetutën e vitit 1974. Vija kufitare, sipas pakos, për më shumë është në përputhje të plotë me
    të dhënat kadastrale.

    Kadastra e Komunës së Pejës dhe çdo deputetë mund të ketë qasje dhe Agjencia Kadastrale e
    Kosovës ofrojnë të dhëna të bollshme që këtu të mos ketë asnjë fije dyshimi.

    Andaj, komisioni po ashtu e ka analizuar edhe hartën e KFOR-it të qershorit ‘99, pavarësisht se
    si e definojmë ne si Marrëveshja e Kumanovës, apo diçka tjetër, por unë po flas për instrumentin,
    e cila po ashtu është në përputhje me vijën e vitit 1974. Do të thotë, të gjitha faktet që i përmenda
    deri më tash flasin për atë që nuk ka ndonjë shmangie të vijës kufitare, por po ashtu ky proces
    nuk është i menduar që të ketë korrigjim të kufirit. Ne vetëm po e shënojmë në tokë atë që është
    në hartë.

    Së katërti, shënimi i kufirit që ka bërë komisioni ka pasur parasysh edhe gjendjen faktike në
    terren. Komisioni ka verifikuar nëse përputhen të dhënat e vijës kufitare me hartat kadastrale dhe
    me mendimet e qytetarëve. Do të thotë, vija kufitare në hartë, hartat kadastrale dhe mendimet e
    qytetarëve janë verifikuar nga komisioni. Komisioni ka bërë matjen në terren, ka takuar çdo
    kryetar komune të vijës kufitare, ka biseduar me çdo qytetar dhe çdokush që ka pasur fakt legal,
    fakt politik dhe historik ka mund ta ofrojë arë. E çdokush që ka fakt legal historik, politik, edhe
    sot mund ta ofrojë atë.

    Për ka një keqkuptim, të cilin, për mendimin tim, do të duhej ta sqarojmë, dhe keqkuptimi fillon
    me një atlas, të cilin unë po e quaj “Atlasi i zotit Ali Lajçi”, e ai nuk është autor i këtij atlasi, por
    e ka prezantuar për herë të parë këtë atlas, me respektin më të madh për zoti Lajçin dhe unë e
    kuptoj qasjen e tij. Ky atlas është një atlas pedologjik, atlas i cili merret me përbërjen e tokës.
    Një atlas që merret me përbërjen e tokës nuk mund të përdoret si instrument për ta caktuar vijën
    kufitare. I njëjti institut, i cili e ka përdorur këtë atlas pedologjik, në një atlas tjetër e jep vijën
    kufitare sikur e japin në kontinuitet prej ‘45-tës deri në këtë moment kur ne po flasim të gjitha
    dokumentet.

    Për dy vjet, komisioni ka pritur që mos këtij atlasi pedologjik do t’i...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Ju lutem, regjia!


    43
  • ...dhe për dy vjet nuk është ofruar asnjë fakt i ri, i cili do ta dëshmonte të
    kundërtën.

    Për më shumë, këtu ka deputetë të nderuar të Pejës, ka anëtarë të Qeverisë që vijnë nga Peja, e
    Peja i ka pasur 70 zona kadastrale në të kaluarën, Peja i ka 70 zona kadastrale edhe sot kur ne po
    flasim. Peja e ka pasur një territor prej 602,18 km2, Peja e ka këtë territor të njëjtë. Në vitin 1974
    e ka pasur të njëjtin, më ‘88 e ka pasur të njëjtin, 2015 e ka të njëjtin.

    Të përfundoj, kufiri ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës është kufiri më i shkurtër që e ka
    Republika e Kosovës, krahasim me kufijtë e tjerë, 79,6 km.

    Komisioni, për mendimin tim, e ka bërë një punë shumë profesionale. Por, po ashtu, komisioni
    ka qenë i gatshëm, është i gatshëm që të jetë në dispozicion të çdo qytetari, nëse dikush ka fakte
    që flasin për diçka të kundërt. Për mendimin tim, çdo deputet që vjen prej Pejës, çdo qytetar që
    është i Pejës dhe çdo qytetar që banon në ato bjeshkë të bukura të Pejës nuk duhet të ketë ndonjë
    shqetësim, ose ndonjë arsye sa i takon vendosjes së vijës kufitare.

    Përtej këtij konteksti vendor, duhet ta kuptojmë edhe rrafshin evropian. Në rrafshin evropian,
    kufiri është i domosdoshëm për Kosovën për shkak të procesit të liberalizimit të vizave, por edhe
    për shkak të konceptit të fqinjësisë së mirë, por kjo nuk do të thotë që komisioni s’duhet të bëjë
    punë profesionale. Komisioni duhet ta bëjë punën profesionale dhe e ka bërë punën profesionale.

    Në rrafshin ndërkombëtar, kufiri është edhe më i rëndësishëm sesa e mendojmë dhe këtu dua të
    përfundoj: Ka dy mënyra se si janë bërë shtetet. Shtetet ose janë bërë në pako, kur në momentin e
    shpalljes së pavarësisë janë anëtarësuar në sistemin ndërkombëtar dhe janë njohur kufijtë
    ndërkombëtarë, ose shtetet janë krijuar në faza, sikur shteti ynë në faza. Do të thotë, kanë kaluar
    njohje individuale, kanë marrë anëtarësim në organizata, kanë rregulluar dhe demarkuar kufij
    dhe kufijtë e tyre shtetërorë gradualisht i kanë shndërruar në kufij ndërkombëtarë.

    Unë e di që tema për të cilin ne po bisedojmë është një çështje ndërshtetërore, por kur jem në
    këtë Kuvend ne kemi tema ndërpartiake. Kështu që, meqë kem çështje ndërpartiake, unë e kisha
    lutur edhe zotin Haradinaj, edhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, që të mos krijojnë
    mjegull, se nuk ka hapësirë për të krijuar mjegull.

    Por, në të njëjtën kohë, si kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, ku është edhe zoti Haradinaj,
    duhet ta ftojmë Murat Mehën le të vijë me të gjitha hartat dhe qëndrojmë një ditë e ta shohim se
    kush vërtet ka të drejtë. Por, qytetarët i kisha ftuar që të mos e kenë asnjë dilemë. Ju lus për
    mirëkuptim për durimin. Faleminderit!

  • Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës,
    Besa Gaxherri e ka fjalën. Derisa të vijë Besa, i kemi 180 minuta për seancë, i kemi 16 të
    lajmëruar, në qoftë se nuk ka tjerë, mund të flasin të gjithë këta pa dallim partish nga 10 minuta.
    160 minuta i bie tamam.

  • Të nderuar kolegë deputetë,
    Kabinet qeveritar,

    44
    Lidhja Demokratike e Kosovës, me kërkesën e qytetarëve të komunës së Pejës, Istogut dhe
    Deçanit, në janar të këtij viti, në Kuvendin e Republikës së Kosovës e ka ngrehur çështjen e
    demarkacionit me Malin e Zi.

    Njëkohësisht në shkurt po të këtij viti, Lidhja Demokratike e Kosovës ka shtruar pyetje
    parlamentare për demarkacionin Kosovë - Mali i Zi drejtuar ministrit të Punëve të Jashtme, zotit
    Thaçi.

    Të nderuar kolegë deputetë,
    Zoti ministër Thaçi,
    Ne të gjithë e dimë se në kuadër të ish-Jugosllavisë, Kosova ka qenë një element konstituiv i
    Federatës jugosllave, me kufijtë e vet si çdo republikë e saj.

    Në vitin 1974 janë definuar edhe kufijtë administrativë të komunave. Fatkeqësisht, edhe në atë
    kohë kur janë vendosur këta kufij, janë kufirit të Kosovës kanë mbetur vendbanimet me
    shqiptarë në tërë brezin kufitar Kosovë - Mali i Zi, Kosovë - Maqedoni dhe Kosovë - Serbi. Por,
    siç jemi të gjithë dëshmitarë, në atë kohë shqiptarët nuk u pyetën dhe nuk u respektua vullneti i
    tyre.

    Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në shkurt 2008, çështja e demarkacionit me të gjithë
    fqinjët e Kosovës është dashur të jetë çështje formale dhe krejtësisht teknike, sepse Kosova nuk
    ka pasur pretendime që t’i lëvizë kufijtë e vitit 1974, të cilët i vendosi dikush tjetër për ne, e të
    cilët sot pretendon prapë t’i lëvizë dikush tjetër.

    Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon që kufijtë të cilët ekzistojnë në hartë të ekzekutohen në
    terren.

    Në vitin 2002, kur Kosovën e administronte UNMIK-u, Republika e Malit të Zi filloi t’i atakojë
    malet e Kosovës, banorët e komunës së Pejës, Deçanit, Istogut me pronat e tyre që janë pranë
    brezit kufitar me të.

    Kisha pasur dëshirë ta theksoj këtë: në vitin 2002, Mali i Zi u fut në territorin e Kosovës dhe i
    shembi varrezat shekullore me ekskavatorë. U fut brenda territorit të Kosovës në Kullë, 5
    kilometra thellësi, ndërsa në Rugovë 7 km, aty i ka vënë sinjalet, pra në 40 km brez kufitar.

    Lidhja Demokratike e Kosovës është shumë e përkushtuar që të ketë marrëdhënie të mira
    fqinjësore me të gjithë fqinjët e vet dhe punojmë dhe kontribuojmë në këtë drejtim çdo ditë, por
    gjithashtu kërkon respekt dhe angazhim të njëjtë nga fqinjët e Republikës së Kosovës.

    Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, sovraniteti dhe territori është i panegociueshëm.

    Zoti ministër Thaçi,
    Ne të gjithë e kemi parasysh çështjen e tapive, apo të ndonjë dokumenti relevant të veçantë, i cili
    mund të na mungojë ne si palë kosovare për shkaqet e historisë së dhimbshme të këtij vendi dhe
    këtij populli, por ne jemi dëshmitarët e gjallë dhe kemi argumente të mjaftueshme se kufiri me
    Malin e Zi duhet të jetë ai që de juro dhe de fakto ka qenë nga viti 1974 deri në vitin 2002.

    45
    Çështjen e sovranitetit të vendit të mos pretendojë askush ta relativizojë si çështje pozitë-opozitë.
    Çështja e kufijve është çështje nacionale.

    Ne e dimë që Qeveria e Republikës së Kosovës e ka ngrehur një komision për çështjen e
    demarkacionit Kosovë - Mali i Zi dhe ne duam të besojmë se ky komision ka mbledhur
    dokumentacion të mjaftueshëm dhe argumentues për ta konfirmuar kufirin me Malin e Zi, aty ku
    ka qenë deri në vitin 2002.

    Në të kundërtën, ky komision është jo profesional dhe duhet të japë përgjegjësi.

    Pra, Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon angazhim dhe pajtohem me kolegun Hoxhaj i cili
    kërkoi që ky komision të vijë pranë komisioneve adekuate të Kuvendit të Kosovës dhe të
    raportojë me argumentet dhe hartat, sepse zoti Hoxhaj, ne i kemi disa harta, sidomos ne të cilët
    jetojmë në komunën e Pejës, e që cilët flasim dhe bisedojmë me baballarët, me e stërgjyshit tanë
    dhe me shekuj është respektuar një kufi i vetëm me Malin e Zi.

    Ky kufij ka ndryshuar në vitin 2002. Më 2002 janë futur forcat e Malit të Zi, i kanë shembur
    varrezat shekullore. Në qoftë se doni, jua sjell emrat dhe mbiemrat e të gjithë atyre shqiptarëve
    që kanë qenë të varrosur dhe sot nuk kanë shenjë familjarët e tyre atje dhe njëkohësisht kanë
    ardhur 5 km në Kullë dhe 7 në Rugovë e i kanë vënë shenjat e kufirit të tyre. Atëherë, del se
    diçka nuk është në rregull.

    Prandaj, natyrisht që komisioni ndërqeveritar e ka për obligim të vijë dhe të na raportojë dhe unë
    kam dëshirë, edhe pse nuk jam në atë komision funksional, të ftohem dhe të jem e pranishme atë
    ditë aty. Faleminderit!

  • Faleminderit! Albin Kurti, nga Lëvizja “Vetëvendosje”, e ka fjalën.

  • Deputetë të Kuvendit të Kosovës,
    Qysh më 5 nëntor të vitit 2009, Lëvizja “Vetëvendosje” e pati mbajtur një konferencë për shtyp
    lidhur me kontestet kufitare të Kosovës, e posaçërisht të atij me Malin e Zi. Në këtë konferencë,
    së cilës i parapriu një studim yni i arkivave dhe disa vizita të rajonit kufitar, patën folur Liburn
    Aliu, Muhamet Nikçi dhe unë, me ç’rast i prezantuam qëndrimet tona, të dhënat e ndryshme,
    hartat e zonave ku janë uzurpuar ose pretendohen mijëra hektarë, e të tjera.

    Në vitin 2008, kryeministri i atëhershëm i Kosovës i vendoste tabelat “Mirë se vini në
    Republikën e Kosovës!” në disa pika kufitare në Kosovë, por jo edhe në veri të vendit. Ndërkaq
    në vitin 2009, të tjerët patën filluar t’ia vendosin Kosovës tabelat, duke ia rrudhur territorin për
    disa kilometra gjithandej. Duket se për të vendosur marrëdhënie diplomatike me fqinjët, për
    pozita të ardhshme të ambasadorëve, për zyra e privilegje, për takime bilaterale, Qeveria e
    Kosovës asokohe u jepte atyre territore prej mijëra hektarësh.

    Në këto pretendime ndaj territorit të Kosovës, përveç hapësirës tokësore si të tillë, në shënjestër
    janë kuotat e larta malore, që kanë rëndësi strategjike ushtarake, si dhe burimet e ujit.


    46
    Është interesante që tentativat për ndryshim të kufirit me Malin e Zi janë në kundërshtim edhe
    me planin e Ahtisarit, i cili përndryshe është me përplot padrejtësi.

    Në nenin 3.2 të aneksit 8, të quajtur Sektori i Sigurisë në Planin e Ahtisarit thuhet që territori i
    Kosovës do të përkufizohet nga vija kufitare e KSAK-së brenda RSFJ-së, ashtu siç kanë qenë
    këto vija kufitare më 31 dhjetor të vitit 1988, përveç ndryshimit të vijës kufitare nga marrëveshja
    e demarkacionit ndërmjet RFJ-së dhe IRMS, më 23 shkurt 2001.

    Kontestet me Malin e Zi janë te Kulla, në rrugën Pejë-Rozhajë, ku kufiri i Kosovës me Malin e
    Zi është vendosur 5 kilometra në thellësi të territorit të Kosovës.

    Në vitin 1974, kufiri ka qenë te vendi i quajtur “Varri i Nusës”, 29 kilometra larg prej Pejës, dhe
    18 kilometra larg prej Rozhajës. Kufiri tash është 24 kilometra larg prej Pejës te ura “Te Qafa e
    Shkallës” mbi Jabllanicë, 100 metra prej së cilës është vendosur tabela “Mirë se vini në Malin e
    Zi!”.

    Në kuadër të përfitimeve të Malit të Zi, në vitin 1974 kufiri ka qenë te Qafa e Çakorrit, e mandej
    në vitin 1996, regjimi i Milosheviqit e ka zbritur te lumi Bjelluha, 8 km më poshtë, me ç’rast
    janë humbur 2 900 hektarë.

    Ndërkaq në vitin 1999, në vend se të kthehen këto, KFOR-i e ka sjellë kufirin te piramidat e
    betonit edhe 5 km e tjera në brendësi të Kosovës, që gjë bëri t’i humbim edhe 3 700 hektarë të
    tjerë. Kësisoj, Kosova gjithsej i humbi 6 600 hektarë dhe rrezikon t’i humbë edhe 500 hektarë
    shtesë në Pasëhol, Dromodol dhe Lugë të Shtedimit.

    Me këtë rast duhet theksuar edhe përgjegjësia e KFOR-it, e cila shkon thellë në kohë, te mbarimi
    i luftës së fundit në Kosovë.

    Siç e dimë, më 9 qershor 1999, në Kumanovë u nënshkrua Marrëveshja Tekniko-Ushtarake
    ndërmjet gjeneralëve të KFOR-it, të NATO-s dhe gjeneralëve serbë të Ushtrisë jugosllave.

    Kjo marrëveshje prej pesë faqesh i përkufizonte shtigjet nëpërmjet të cilave trupat jugosllave do
    të tërhiqeshin nga Kosova. Mirëpo, më 9 qershor 1999, gjeneralët serbë me gjasë i kanë
    kontrabanduar hartat e tyre si valide në këtë marrëveshje, në të cilat Kosova ka kufij të tjerë.

    Harta topografike e Kosovës, që është aprovuar në Kumanovë, e ku s’pati të ftuar asnjë shqiptar,
    sipas të gjitha gjasave nuk përputhet me kufijtë e Kosovës sipas Kushtetutës së vitit 1974.

    Me luftën që ende s’kishte mbaruar, në njërën anë, dhe me Maqedoninë e Shqipërinë përplot
    refugjatë shqiptarë, në anën tjetër, duket se gjeneralët e NATO-së janë ngutur dhe e kanë pranuar
    hartën e Serbisë për Kosovën. Sot, anekënd Kosovës kemi probleme kufitare, që rrënjët e tyre i
    kanë në Kumanovën e 9 qershorit 1999.

    Ndryshe nuk mund të shpjegohet toleromi që KFOR-i ua ka bërë pretendimeve të fqinjëve të
    Kosovës, jo vetëm te kufiri me Malin e Zi, por edhe te ai në Karaçevë, me Serbinë.


    47
    Shkopinjtë sinjalizues në zonën kufitare të Malit të Zi janë çdo një kilometër, por ata nuk janë të
    vendosur edhe në këto 5 kilometra që i mori rishtas Mali i Zi.

    Në fillim të vitit 2000, Doganat e UNMIK-ut janë vendosur pikërisht te “Varri i Nuses”, e më
    vonë kanë zbritur, për shkak se moti është i ftohtë te ai vend dhe me shumë borë.

    Po ashtu, kompanitë të cilët e pastrojnë borën gjer në shkurt 2009 e kanë pastruar e çelur rrugën
    gjer te “Varri i Nuses”, ndërkaq kompanitë e Malit të Zi vetëm deri te kilometri i 18-të larg
    Rozhajës.

    Policia e Malit të Zi, përveç në Qafë të Hajlës e pas saj ka patrulluar edhe në Dromodol e Lug të
    Shtedimit. Për pasojë, nga autoritetet e Malit të Zi nuk është lejuar të mbahen lojërat tradicionale
    të Rugovës edhe pse ky territor figuron brenda hartës së standardit të Kosovës.

    Policia e Kosovës është stacionuar në kilometrin e 21-të prej Pejës, pra plot 8 kilometra larg
    kufirit. Dëshmi tjetër se këto 5 kilometra s’janë të Malit të Zi është edhe fakti që në vitin 2002
    është përfunduar shtrimi i rrugës së asfaltuar deri në 29 kilometra larg prej Pejës, pra edhe në
    këta 5 kilometrat, me ç’rast dallohet ngjyra më e çelët e asfaltit në anën tonë, ndryshe prej asfaltit
    në anën e Malit të Zi.

    Gjithashtu, territor po humb edhe në Bjelluhë, Licësi, Vaganicë, Livadhet e Bukura, Qafa e
    Dasmorëve, Qafa e Murgashit, te Gropa e Madhe e Bogajve. Mali i Zi në vitin 2009 i pati afruar
    shumë patrullimet e policisë në këto zona për të cilat ka pretendime të hapura.

    Në Radavc, Jabllanicë, rrezikojmë t’i humbim qindra hektarë kullosa. Kufiri i Kosovës nuk është
    i qëndrueshëm as te Bjeshka e Sejmovës në Jabllanicë të Vogël e të Madhe, ku rrezikojmë t’i
    humbim sërish qindra hektarë kullosa.

    Nga shumë shqetësime të deklaruara nga banorët, po e theksoj atë të Beg Balajt, përfaqësues i
    fshatit Strellc: “Banorët e 13 fshatrave të Deçanit dhe të Pejës tash e 11 vjet janë privuar nga
    shfrytëzimi i kullotave në brezin kufitar me Malin e Zi. Këto bjeshkë i kanë nën pronësi që nga
    koha e sundimit të Turqisë. Janë 42 pronarë të këtyre fshatrave, të parët e të cilëve Bjeshkën e
    Zhlebit e kanë blerë nga bejlerët e Pejës para 150 vjetëve.

    Në kohën e Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene, në vitin 1927, Qeveria e Mbretërisë ka tentuar t’i
    privojë banorët nga e drejta e pronësisë, por pas ankesës më 1929, Gjykata Supreme e
    Jugosllavisë, me seli në Shkup, ua ka njohur të drejtën, jo vetëm të shfrytëzimit, por edhe të
    pronësisë, për të cilën disponojmë edhe me një vendim.

    Me krijimin e Jugosllavisë së AVNOJ-it dhe themelimin e republikave të reja, kufiri ndërmjet
    Serbisë e Malit të Zi është vënë në Kullë dhe bjeshka është ndarë në dy pjesë, me ç’rast gjysma e
    kemi paguar taksën në Rozhajë, e gjysma tjetër në Pejë. Por, edhe me Kushtetutën e vitit 1974, e
    paraprakisht 1963, prapë kufiri ka mbetur aty ku ka qenë, te Kulla”, përfundon citati i Beg Balajt.

    Deputetë të Kuvendit të Kosovës,

    48
    Kufiri Kosovë - Mali i Zi në Luftën e Dytë Botërore në krahinën e Rugovës ishte në pikat
    Çakorr, Mokna, Gllogji, Murgash, Smilevicë. Ky kufi është mbrojtur ushtarakisht në Luftën e
    Dytë Botërore. Në krahinën e Rugovës e kanë mbrojtur gjashtë grupe të armatosura: Grupi i
    Zhug Haxhisë Stakaj, Grupi i Rizë Zymerit - Koshutan, Grupi i Sali Ramës - Bogë, Grupi i Isuf
    Mehmetit - Shtupeq i Vogël, Grupi i Haxhë Mustafës - Shtupeq i Madh, Grupi i Isak Fazlisë -
    Koshutan. Gjashtë grupet e kishin një komandë të përbashkët. Zhug Haxhia ishte komandant
    ushtarak, kurse Rizë Zymeri ishte komandant politik.

    Ndonëse pati edhe humbje në këto beteja, të plagosur e të vrarë, e ndër ta ra dëshmorë edhe Isak
    Fazlija, Rugova doli fitimtare.

    Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Zhug Haxhija u zgjodh kryetar i Rugovës, por shpejt
    gjendja politike ndryshoi. Pushteti synonte t’i burgoste prijësit. Në Shtupeq të Vogël u
    pushkatuan 7 burra, në lagjen Nilaj. Zhuga me bashkëluftëtarët e vetë doli në mal, e jetoi në mal
    deri në shkurt të vitit 1947, kur pushteti e dënoi me vdekje, kurse Rizë Zymerin e pushkatoi.

    Në vitet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, 1997-1999, Brigada 136 “Rugova” e ka konsideruar
    linjën Çakorr - Mokna - Smilevicë - Hajlë - vijë të kufirit me Malin e Zi ku ranë dëshmorët e
    lirisë, Selman B. Lajçi, Besnik M. Lajçi, Rramush M. Lajçi, Xhavit S. Lajçi, Ramë A. Lajçi,
    Tone Lajçi-Husaj dhe Sokol Nikçi.

    Deputetë të Kuvendit të Kosovës,
    Shqiptarët e Kosovës gjithmonë i kanë mallkuar kufijtë, sepse kufijtë ua kanë përkujtuar ndarjen
    e dhunshme dhe përherë kanë qenë të dhunshëm. Tash mbase ka mbetur të themi, ‘e së paku
    sikur t’i kishim kufijtë e kësaj Kosove të shpallur të pavarur’. Mirëpo jo, rrudhja po vazhdon dhe
    me gjithë këto konteste vështirë të bëhemi rehat në të ardhmen.

    E dimë se sa shumë zgjati para disa viteve kontesti ndërmjet Sllovenisë e Kroacisë, por Kosova
    ka probleme me të gjithë fqinjët dhe kjo sigurisht se do të jetë rraskapitëse për ne.

    Kontestet kufitare do të na mbajnë peng dhe ato e vështirësojnë shumë ekonominë dhe
    konsolidimin e brendshëm. Thjesht, Kosova sot vetëm me Shqipërinë nuk ka probleme e
    konteste kufitare.

    Të gjitha këto dhe shumë të tjera i patëm thënë ne të “Vetëvendosjes” më 5 nëntor të vitit 2011,
    pra para më shumë se 5 vjetëve e gjysmë.

    Mirëpo, qeveritarët e Kosovës në vitet e shkuara, në maj të vitit 2013 thonë se demarkacioni me
    Malin e Zi përfundon në shtator të atij viti.

    Më 25 korrik 2013 deklarohet se demarkacioni përfundon brenda atij viti nga takimi Enver
    Hoxhaj & Igor Llukshiq, në Bërdo. Më 20 nëntor 2013, ministri i atëhershëm Enver Hoxhaj, para
    Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, deklaroi se demarkacioni me Malin e Zi është kryer
    80%.


    49
    Ndërkaq, më 27 shkurt 2014, i njëjti, pra ish-ministri Hoxhaj, thotë që demarkacioni i vijës
    kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi pritet të përmbyllet kah mesi i asaj vere. Ai, bashkë
    me homologun e tij malazez, Igor Llukshiq, pas takimit me një konferencë të përbashkët me
    gazetarë patën bërë të ditur se 95% e këtij procesi tashmë ka përfunduar. Pra, e shihni - qasja e
    tyre ka qenë “Bacë u krye!”, “përfundoi edhe pak, 80%, 95%, e kështu me radhë”. E qysh po
    kryhet, e ku po kryhet, ajo është më pak e rëndësishme. Pra, se si të kryejnë punë, e jo se çfarë
    punë po kryhet. Në fakt, është edhe më keq se kaq!

    Më 15 korrik të vitit 2010, pra edhe më herët, ministri i atëhershëm i Punëve të Brendshme,
    Bajram Rexhepi, pati thënë se Qeveria e Kosovës dhe ajo e Malit të Zi tashmë janë dakorduar që
    demarkacioni i kufirit ndërmjet dy shteteve të bëhet brenda vitit 2010.

    Në takimin me ministrin malazez, Ivan Brajoviq, Rexhepi pati thënë se këtë çështje do ta
    zgjidhim shumë shpejt, pa kurrfarë pretendimesh territoriale, për asnjë metër katror në asnjërën
    anë.

    Ne jemi pajtuar që kufiri administrativ të jetë edhe kufi shtetëror, vazhdon ai...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Regjia, të lutem, vazhdoja, se realisht i ke 12 minuta, por ju kisha lutur për shkak
    të kohës së kolegëve tuaj!

  • Lëvizja “Vetëvendosje” i ka 24 minuta! Pa u bërë 24 minuta, mos ma ndërpritni
    fjalën dhe mos na e humbin kohën!

    Ne jemi pajtuar që kufiri administrativ të jetë edhe kufi shtetëror. Nëse një pronë është në dy
    shtete, atëherë ka mundësi të një shmangieje edhe të korrigjimeve të vogla, mirëpo jo më shumë
    se 5 apo 10 metra, thotë Rexhepi. Ish-ministri i Brendshëm e ish-kryeministri Rexhepi ka shkuar.
    Edhe ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka shkuar, por fatkeqësisht ka mbetur Hashim Thaçi,
    i cili ka aftësi të specializuar që në dhoma të veçanta, pa gjykim fare, të lëshojë pe në kurriz të
    Kosovës.

    Prandaj, Kuvendit tonë i nevojiten procesverbalet dhe transkriptet nga ato dhjetëra takime me
    zyrtarët e Malit të Zi, për të cilët u lavdërua këtu ministri i Jashtëm. Duhet të jesh tejet naiv, ose
    njësoj tejet dashakeq që të mbash shpresë se ky ministër i Jashtëm na i mbron kufijtë.

    Mos harroni që pikërisht kur u shënua 99-vjetori i vrasjes në Podgoricë, më 16 janar 1916, i
    heroit tonë kombëtar, Isa Boletini, ky qeshej në Podgoricë, duke i lavdëruar marrëdhëniet e
    shkëlqyeshme me Malin e Zi, thua se ata s’na kanë borxh asgjë.

    Dhe, është po i njëjti njeri, i cili në prill 2013 e bën pazar me Daçiqin atë marrëveshje nëpërmjet,
    së cilës hidhen themelet e “zajednicës” serbe brenda Kosovës e kundër Kosovës.


    50
    Dhe, a e dini çfarë? Pikërisht në prill 2013, kur Thaçi e nënshkruan marrëveshjen me Daçiqin
    bëhen 100 vjet, pra një shekull - është prilli 1913, kur Esat Pashë Toptani ia jep Shkodrën Malit
    të Zi.

    Në 100-vjetorin kur Esat Pashë Toptani ia jep Shkodrën Malit të Zi, ky ia jep Mitrovicën Daçiqit.
    Dhe, pse po them që ia jep Mitrovicën? Sepse, pikërisht më 19 prill 2013, ky është dokorduar që
    komandanti i Policisë për rajonin e Mitrovicës, ku hyjnë edhe Vushtrria e Skenderaj, të jetë serb,
    i cili dihet që sot e ka emrin Nenad Gjuriq.

    Prandaj, Kuvendi i Kosovës edhe një herë ka nevojë për transkriptet dhe procesverbalet e atyre
    dhjetëra takimeve me të cilat u lavdërua ministri Thaçi, në mënyrë që ta marrim vesh se çka ka
    ndodhur e çka s’ka ndodhur. Faleminderit!

  • Ramush Haradinaj, në emër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e ka fjalën.
    Askujt mos ia ndalni fjalën, për arsye se futet në grupet parlamentare.

  • Shikoni, unë në fjalën e parë vërtet ju kurseva prej ligjëratave. A është
    e vërtetë kolegë deputetë, zoti ministër Hoxhaj? E bëra me qëllim, sepse unë mendoj që në këtë
    temë duhet ta gjejmë një komunikim të përbashkët, e t’ia japim një zgjidhje. Pra, nuk e kisha
    ndonjë arsye tjetër.

    Përndryshe, sa për ligjërata, jam njëri prej atyre që kam jetuar në atë pjesë, jam rritur si fëmijë në
    atë bjeshkën që po flasim, e njohë pëllëmbë për pëllëmbë, edhe prej kohërave të mira, edhe prej
    kohërave të vështira.

    Unë e di që kufiri ka ndryshuar. Por, kur po them unë, nuk ka rëndësi që e di unë, është një
    numër i madh i njerëzve që janë të shqetësuat për këtë ndryshim të kufirit. Pra, kufiri ka ardhur
    në brendi të Kosovës.

    Tani ligjërata ishte shumë e mirë. Mua më pëlqeu, pati plot argumente. Edhe zoti Kurti dha
    shumë shpjegime. Dha shumë shpjegime. Unë nuk po dua të ju obligoj në shpjegime, as në
    ligjërata. Unë e kam një pyetje për ju: A shihni ju ndonjë mundësi ju që të kthehet vija kufitare
    ku ka qenë më ‘74? Mos provoni të na thënë se s’kemi humbur metra katror, se dilni keq, se ata
    njerëz që jetojnë atje thonë ‘a jeni të Kosovës?’. Ka shumë njerëz që e dinë, ju që jeni këtu e
    dini. Mos, lëreni këtë pjesë! Unë e ceka vetë atë punën e Kumanovës, e kua e di unë, të
    marrëveshjes. A keni farë instrumentesh, a keni farë mundësish, se nuk besoj që Malit të Zi i
    vyen gjë kjo gjendje. Ata janë duke bërë gabim të madh në rast se shkojnë në këtë drejtim për
    shkak se nuk do të kalojë kështu, ta keni parasysh. Unë veç po ju them si njëri prej juve, kjo
    gjendje duhet të kthehet. Vija kufitare duhet të kthehet!

    Albini me të drejtë i përmendi Zhlebin, përkatësisht Kullën e Zhlebit. Krejt Kosova e turistët që
    kanë shkua ndonjëherë në Ulqin e dinë që kufiri ka qenë aty, jo veç ata të anës së Pejës, por edhe
    më larg dika nëpër Kosovë. Ndoshta edhe prej Maqedonie ka ardhur dikush e di ku ka qenë
    kufiri, e shkoni shiheni ku është tash. Krejt Rugova, por jo veç Rugova, gjithkush që është marrë
    me atë trevë, e di që ka zhvendosje të vijës kufitare. Nuk është në rregull! Nuk është e drejtë!


    51
    Nuk po bëjmë vota këtu, e dimë që kjo është e ndjeshme. Kishim pasur dëshirë që votat t’i
    fitojmë ndryshe. Jemi duke folur për një temë që mund të na shkaktojë probleme, mund të na
    nxjerrë telashe të jashtëzakonshme në të ardhmen.

    E çka po ju lus? Unë për bindje time, mendoj që ekziston një mundësi, në rast se doni të shkojmë
    kësaj rruge. Aq sa marrë vesh unë si anëtar i Komisionit të Jashtëm, ju duhet të shkoni së pari të
    bisedoni me NATO-në në Bruksel, t’i pyetni nëse gjendet ndonjë zgjidhje për këtë temë, s’është
    problem, se Parlamenti ynë e ka një kërkesë ndaj nesh në këtë drejtim. Ju duhet ta shkarkoni atë
    farë Murat Mehën sa më shpejt. Ndoshta e ka bërë punën mirë, por shkarkojeni më mirë. Lërjani
    një grimë faji atij, thojini që ka gabuar dikur, ka dështuar diçka... Të formohet një komision tjetër
    që të heqë dorë nga gjendja ekzistuese, të gjendet mënyrë për të ikur nga obligimi në këtë
    gjendje.

    Ju duhet të shkoni te Gjukanoviqi, që e kemi komshi, të flitet me të më direkt. Nuk i vyejnë gjë
    bjeshkët. Unë mendoj që edhe atij është kah i vjen si Maqedonisë. E di që tash çilen krejt
    mikrofonat për të dëgjuar, por nuk i doli mirë as Nikola Gruevskit e as Maqedonisë incidenti në
    Kumanovë. Pse? Sepse ra ai, e po hapen plot tema. Nuk i vyejnë askujt probleme në kufirin
    Kosovë - Mali i Zi, nuk i vyen as Gjukanoviqit, Qeverisë së tij, as neve këtu.

    Ta keni parasysh, shfrytëzojeni çka do që ka mbetur, ndreqni këtë punë, po ju lutem të mos na e
    bëni edhe ju mjegull. Pra, u fol për mjegull, ju lutem, mos se nuk është aty tema. Po të ishte ai
    hall, nuk do të kisha ardhur sot fare në seancë. Po të ishte për mjegull, ne dimë si të bëjmë
    mjegull për vota, nuk do të kisha ardhur sot në seancë.

    Unë kam ardhur të ju them se e di gjendjen, keq është gjendja, ka njerëz që nuk pajtohen me këtë
    gjendje. Nuk i kanë veç emocionale, por e dinë të drejtën, e dinë ku ka qenë vija, ka ndryshuar
    vija kufitare, e kuptojmë që në Marrëveshjen e Kumanovës ne s’kemi qenë palë. Domethënë, e
    dimë. Nuk besoj që NATO-ja ka ndonjë agjendë të na i ndërrojë kufijtë për të keq, sepse na ka
    ndihmuar. Pra, me siguri ka plot mekanizma që mund t’i shfrytëzojmë që vetë Mali i Zi dhe
    Gjukanoviqi të bien dakord të mbetet kufiri ku ka qenë, dhe të vazhdojë një fqinjësi e mirë e jona
    me Malin e Zi. Pra, t’i evitojmë gjërat pa ardhur te e keqja. Faleminderit!

  • Në emër të Grupit Parlamentar “Nisma”, Valdete Bajrami e ka fjalën.

  • Faleminderit!
    Të nderuar qytetarë,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Sot jemi këtu në një interpelancë për çështjen e kufirit ndërmjet vendit tonë dhe Malit të Zi.

    Duke e ditur rëndësinë e përcaktimit të vijës kufitare ndërmjet shtetit tonë dhe Malit të Zi, unë
    sot dua të jua rikujtoj atyre që do ta ndërmarrin një vendim në dëm të vendit si territori shtetëror
    është një nga tri shtyllat e të qenët shtet.

    Të nderuar qytetarë,
    Kjo çështje është në duart e një qeverie, e cila është thjesht vazhdimësi e Qeverisë së kaluar.
    Andaj, duke e parë se si është duke punuar në dëm të vendit dhe në dëm të qytetarëve, mos u

    52
    habitni që gjithë atë pjesë të territorit tonë kjo Qeveri ta ketë bërë pazar me Malin e Zi. Por, kjo
    Qeveri duhet ta dijë se nuk mund edhe aq lehtë ta kalojë këtë çështje, pasi territori paraqet
    kategori kushtetuese, të formalizuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila e thotë qartë
    se pacenueshmëria dhe mbrojtja me çdo mjet është e paraparë me Kushtetutën tonë, me ligj dhe
    me integritetin territorial të Republikës së Kosovës.

    Por, duke e parë praktikën e shkeljes së pafund të Kushtetutës së vendit tonë, të nderuar qytetarë,
    mos pritni që këtë çështje ta respektojnë, pasi nuk do ta bëjnë një veprim të tillë. Po e them këtë
    se nuk e kemi pasur vetëm një rast të shkeljes së Kushtetutës, por po ka shumë e shumë, e të
    fundit janë ato të cilat do të vijnë nesër për votim në Kuvend.

    Të gjithë i dimë rezultatet e Qeverisë së kaluar dhe kësaj të sotmes, si vazhdimësi e saj gjithnjë. I
    kemi negociatat të cilat e kanë sjellë Kosovën në një gjendje shumë të rëndë, e hiç më larg se ato
    të para dy ditëve, e që po rezultojnë edhe me një krijim të komunave serbe.

    Kemi dëshiruar që së paku kjo Qeveri ta ndalë degradimin e shtetit, si në ushtrimin e sovranitetit
    në tërë territorin e vet dhe mbrojtjen e integritetit territorial, por jo - kjo nuk po ndodh.
    Përkundrazi, degradimi po vazhdon, negociatat pa fund në dëm të sovranitetit dhe integritetit të
    vendit gjithnjë po vazhdojnë.

    Negociata për ndarjen e brendshme të Kosovës nëpërmjet themelimit të Bashkësisë serbe, e të
    cilën ndarje po e them prapë që kryeministri e ka legjitimuar në takimin e fundit, së bashku me
    ministrin e Jashtëm.

    Kjo Qeveri, në asnjë fushë nuk është duke i kryer detyrimet kushtetuese, pos në atë të rehatimit
    të militantëve të të dyja partive nëpër poste të ndryshme, e atë edhe të zëvendësministrave, e që
    besa po del të jetë e saktë ajo që ne patëm thënë në fillim të krijimit të këtij koalicioni gjigant se
    numri i zëvendësministrave do të arrijë në 50, në mos më shumë, dhe kjo po dëshmon se kjo
    Qeveri me të vërtetë është shndërruar në kancer për gjithë shoqërinë tonë.

    Kjo Qeveri po vazhdon ashtu si e kaluara që të kujdeset, jo për vendin, jo për interesat e
    qytetarëve, jo për vijën kufitare të shtetit, por që tërë shtetin e ka vënë në funksion të klaneve dhe
    partnereve të koalicionit, e kanë vënë në funksion të vetëm një grupi të vogël të njerëzve, të cilët
    brenda natës e bënë një koalicion, jo për të qeverisur me vendin, por për ta sunduar atë.

    Pra, të nderuar qytetarë dhe ju kolegë deputetë,
    Çfarë mund të presim ne nga kjo Qeveri, e cila që nga fillimi është krijuar vetëm për dy qëllime:
    t’i vazhdojë negociatat e dëmshme për vendin dhe për themelimin e Gjykatës Speciale.

    Prandaj, nëse kjo Qeveri bën dëm kaq të madh për vendin, nuk presim që të jetë më e
    përgjegjshme edhe në çështjen e shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi. Por, megjithatë, për
    shkak të interesit, jo vetëm shtetëror, por edhe të banorëve që dëmtohen nga këto veprime të
    papërgjegjshme, ju thërrasim që ta mbani anën e shtetit, të cilin e përfaqësoni, dhe anën e
    qytetarëve, të cilëve u takoni.

  • Atëherë, Gëzim Kelmendi, pa grup parlamentar, e ka fjalën.

    53
    G
  • Faleminderit, i nderuar kryetar!
    I nderuar Kabinet qeveritarë,
    Kolegë deputetë,
    Çështja e demarkacionit pa dyshim që është një temë mjaft e ndjeshme dhe pikërisht për shkak të
    peshës, rëndësisë së saj që ka të bëjë me çështje shtetërore dhe sigurisht për qytetarët e Kosovës
    në fillim të mandatit të kaluar, konkretisht në muajin mars të vitit 2011, e kam ngrehur këtë
    çështje. Kanë kaluar pothuajse 4 vjet dhe kjo gjë ka mbetur e fjetur edhe nga Kuvendi, edhe nga
    qeveritë e ndryshme të Kosovës.

    Prandaj, çka do që mund të flasim këtu, qoftë nga Kuvendi, qoftë nga Qeveria, të gjithë e dimë se
    gjendja në terren është çfarë është, çfarë u tha edhe më herët, se autoritetet malazeze e kanë
    invaduar territorin e Kosovës, edhe në Kullë, në vijën Pejë-Kullë-Rozhajë, edhe në vijën Pejë-
    Çakorr. Prandaj, gjendja në terren nuk është e mirë, është mjaft e rëndë dhe pretendimet e
    autoriteteve malazeze për ta invaduar territorin e Kosovës nuk janë të shëndosha dhe nuk janë
    qëllimmira.

    Prandaj, unë mendoj që duhet një mobilizim urgjent, edhe i Qeverisë, edhe i Kuvendit të
    Kosovës, edhe pse jemi të vonuar, prapë po e them, se katër vjet pasi e kemi hapur këtë, temë
    urnë personalisht, prapë kemi ardhur në situatë që të bisedojmë, por gjendja në terren është e
    ndryshuar në aspektin negativ.

    Ajo çka më inkurajoi të flas, ta marr fjalën përsëri, pas katër vjetësh për këtë temë, po
    befasohem, se jam i bindur që këtu në Kuvendin e Kosovës ka juristë dhe ne e dimë që
    jurisprudenca është e ndarë në çështjen civile dhe penale, ndërsa ata që janë njohës të çështjes
    civile e dinë edhe një fakt në jurisprudencë, që nëse një person, qoftë person fizik, qoftë person
    juridik, qoftë shoqëri, apo shtet, e shfrytëzon një pronë më shumë se 10 vjet, atëherë ajo pronë
    automatikisht kalon në pronësi të tij. Prandaj, ne e dimë që nga viti 2002 kilometra të shumtë të
    territorit të Kosovës janë në shfrytëzim të Republikës së Malit të Zi. Prandaj, është shumë e
    drejtë dhe shumë me vend që ne kemi humbur një pjesë të territorit të Kosovës dhe shumë
    vështirë për ta kthyer atë.

    Por, të mos e harrojmë edhe një fakt tjetër, sikur dikujt i ka konvenuar kjo gjendje në terren. A e
    dini pse? Se qindra kubik dru të maleve të Kosovës janë prerë ilegalisht, në bashkëpunim me
    autoritetet malazeze. Do të thotë, kjo nuk është bërë vetëm rastësisht. Kush e ka bërë këtë duhet
    ta dinë të gjithë, por edhe mund ta dimë një fakt, se gjendja e tillë në terren prapë po them nuk
    është mirë. Shumë vështirë do ta kemi t’i kthejmë ato pjesë që i kemi humbur, por mbetemi me
    shpresë që ne të jemi më vigjilentë dhe të punojmë. Pa dashur të hyj më shumë në histori në
    detaje, ngase tema e njëjtë është përmendur nga unë pikërisht para katër vjetëve, por po them që
    gjendja nuk është lehtë, për të mos thanë fare pesimiste. Ne duhet të jemi prapëseprapë optimistë,
    të punojmë për kthimin e atyre kilometrave të humbur, por të jemi mjaft të vetëdijshëm se një gjë
    e tillë është shumë vështirë e realizueshme, për të mos me thënë fare. Faleminderit!

  • Faleminderit! Murat Hoxha e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    I nderuar kryetar,

    54
    Të nderuar ministra,
    Të nderuar deputetë të Parlamentit të Kosovës,
    Pa dyshim se çështja e kufijve të Kosovës me shtetet fqinja është një çështje sa e ndjeshme, aq
    edhe e rëndësishme. Në fakt, demarkacioni më shumë është çështje juridiko-strategjike dhe
    politike, e më pak është çështje teknike. Prandaj, edhe komisionet nuk duhet të jenë të
    përkushtuara vetëm në çështjet teknike, duke u thirrur gjithnjë vetëm në të dhënat grafike,
    respektivisht planet kadastrave, të cilat zyrtarisht i kemi.

    Ne jemi dëshmitarë që një numër i informacioneve apo dokumenteve janë bartur nga Kosova,
    ndërsa disa dokumente të rëndësishme ishin edhe më herët jashtë Kosovës. Tani nuk ka vullnet
    nga pala tjetër që për ato të ketë qasje Komisioni për demarkacionin e kufirit.

    Të nderuar deputetë,
    Është prej rëndësisë së veçantë t’i rikujtojmë praktikat, kohët dhe procedurat e përcaktimit të
    kufijve në kohën e ish-Jugosllavisë. Kriteret e aplikuara dhe ato universale të përcaktimit të
    kufijve, në fakt, çështja nuk është e njëanshme, duke kërkuar prej ekspertëve dhe grupeve të
    interesit vetëm në Kosovë që të gjejnë dokumente, në mënyrë që ne të kemi argumente për
    përcaktimin e kufirit. Kjo nuk është çështje e drejtë dhe profesionale.

    Ne gjithsesi duhet t’i kërkojmë palës tjetër dëshmitë dhe dokumentacionet që ata i kanë, apo që
    duhet t’i kenë. Ato të analizohen në mënyrë që të krijohet një strategji e negociatave dhe
    përcaktimeve të kompetencave profesionale dhe menaxheriale të komisionit. Unë besoj se disa
    prej jush janë në dijeni se përcaktimi me kufij ka ndodhur në të kaluarën, por demarkacioni i
    fundit ishte ai i pas Jugosllavisë...

    Kur komisioni në nivel të ish-Jugosllavisë i përcaktoi kufijtë administrativë të republikave dhe
    krahinave, të cilat ishin element konstituiv i asaj federate, demarkacioni pa dyshim se ishte dhe e
    kishte edhe protokollin shtetëror të nënshkruar nga Komisioni dhe përshkrimi teknik i vijave
    kufitare. Ku është ai protokoll? Ku janë të dhënat grafike të vendbanimeve të shtetit fqinj? Ku
    dhe çka është shfrytëzuar nga pala malazeze? Është fjala për territorin. Ku ishte vendosur kufiri,
    cilat janë dëshmitë e qytetarëve dhe vendbanimeve fqinja dhe shumë e shumë pyetje e analiza që
    të arrihet deri te kufiri real, duke mos e cenuar të drejtën e asnjërit shtet dhe qytetarëve të tyre.

    E dimë se politika është çështje, e ka vendin dhe margjinat teknike. Kjo çështje e ka vënë me
    margjina teknike, duke e paragjykuar se kjo çështje është e lehtë, madje malazeztë thonë se nuk
    ka kurrfarë problemi lidhur me kufirin. Ata kërkojnë nga ne dokumente, pra, sipas tyre, është
    çështje e thjeshtë, duhet që të zbritni nja 7 km dhe me një sipërfaqe mijëra hektarësh të pasura
    me resurse malore, në radhë të parë, por edhe me konfiguracionin strategjik për Kosovën, në
    veçanti kur dihet botërisht se këto pjesë të territoreve janë shfrytëzuar dhe në kohët më të
    papërshtatshme nga Kosova, atëherë kur ata i vendosnin kufijtë.

    Unë vlerësoj se është e rëndësishme të arrihet një transparencë në këtë çështje, t’i konsultojmë
    grupet e ndryshme profesionale dhe në komision të vendosen ekspertë që kanë kompetenca,
    trajtimi profesional politiko-juridik, jo vetëm teknik problemi, duke marrë elemente të
    rëndësishme të së drejtës ndërkombëtare dhe duke u bazuar në argumentet e fuqishme që i ka
    Kosova. Nuk është e domosdoshme që një çështje kaq e rëndësishme të zgjidhet shpejt, keq,

    55
    qoftë edhe me presion ndërkombëtar. Kjo çështje duhet të zgjidhet si duhet, o duhet të presë për
    kohë të përshtatshme kur edhe Mali i Zi të jetë i sensibilizuar nga arsyeja dhe argumentet, të cilat
    mbështeten në të gjithë komponentet politiko-juridike dhe tekniko-historike. Faleminderit!

  • Time Kadrijaj e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar i Kuvendit!
    Çështja e bisedimeve rreth demarkacionit të Republikës së Kosovës në raport me Serbinë dhe
    Malin e Zi paraqet një obligim të rëndësishëm të Kosovës në kontestin e përmbushjes së
    kritereve integruese.

    Në kuadër të angazhimeve të veta, institucionet e Kosovës tre vjet më parë e kanë formuar
    Komisionin shtetëror ,i cili ka mbajtur shumë takime me palën malazeze për t’i vendosur vijat
    kufitare të pranueshme për të dyja palët. Tani kur paralajmërohet përfundimi i këtyre
    bisedimeve, sa vijnë e shpërfaqen pakënaqësi nga opinioni i gjerë mbi kredibilitetin e këtij
    procesi. Në kohë të fundit, këto shqetësime janë shndërruar në reagim refuzues të hapur të
    qytetarëve. Kjo ka ndodhur si rezultat i mungesës së komunikimit të aktorëve institucionalë dhe
    shoqërisë civile dhe i mungesës së transparencës.

    Kjo ka krijuar paqartësi dhe në opinionin e gjerë lidhur me ecurinë e bisedimeve. Pala malazeze
    në takimet e deritanishme e ka ofruar një propozim për vijën e demarkacionit në bazë të gjoja
    pronësisë, gjë që nuk është esenciale në lidhje me çështjen në fjalë. Tërheqja e vijës kufitare
    është e domosdoshme dhe me rëndësi ndërshtetërore dhe ndërkombëtare. Është e nevojshme që
    institucionet shtetërore të Kosovës ta krijojnë një pozicion të qartë të vetin në bazë të
    diskutimeve të mëtejshme, me qëllim që të tejkalohen situatat e pakëndshme, situata këto që
    mund t’i dëmtojnë raportet miqësore. Është e nevojshme që pala malazeze sa më parë t’i
    ndërpresë punimet në infrastrukturë, rrugë, ura, në vendosjen e shenjave të kufirit, të
    komunikacionit dhe çfarëdo intervenimi me projekte që e cenojnë vijën kufitare të Kosovës.

    Në këtë rast, me qëllim që të evitohen konfliktet potenciale, të largohen forcat policore nga zonat
    pretenduese të Malit të Zi. Nëse palët kanë pozicione të papajtueshme dhe nëse nuk shihet
    përfundimi i suksesshëm i përcaktimit të vijës së demarkacionit propozojmë që kjo çështje të
    bartet për zgjedhjen e arbitrazhit ndërkombëtar. Kjo nuk do të ishte hera e parë dhe asgjë e re,
    ngase, ndër të tjera, një kontest kufitar ndërmjet Kroacisë dhe Sllovenisë pritet që të ketë epilog
    në këtë vit nga arbitrazhi ndërkombëtar, por se edhe në rrethana të këtij kontesti Sllovenia nuk e
    ka penguar anëtarësimin e Kroacisë në NATO dhe në BE. Andaj, propozojmë që të gjithë
    deputetët ta përkrahin rezolutën që do të sillet tash në Kuvendin e Kosovës. Faleminderit!

  • Faleminderit! Rexhep Selimi e ka fjalën.

  • Zonja dhe zotërinj deputetë,
    Sa herë ua kemi lënë që kufijtë të na i përcaktojnë fqinjët kemi pësuar ashtu siç kemi ardhur deri
    më tani duke u tkurrur në këta pak kilometra katror çfarë janë shqiptarët në Ballkan, por do t’ju
    kthej në vëmendje edhe një herë që ne po vazhdojmë të kemi probleme në përcaktimin,
    përkatësisht tash me demarkacionin e kufijve, siç kishim probleme me Maqedoninë dhe e kaluam
    me 100 probleme deri më tani, derisa pothuajse u zgjodh disi.

    56
    Në anën tjetër, me Serbinë kemi arritur, ose Qeveria e ka arritur një marrëveshje të IBM-së para
    se ta bëjë demarkacionin e kufirit dhe po vazhdon tash me Malin e Zi të kemi këto probleme, të
    cilat jo thjesht janë ngrehur edhe në nivel të interpelancës. Për çudi, vetëm kufirin me Shqipërinë
    e keni përcaktuar mirë dhe keni lënë një kufi ndërshtetëror, gjë që do të duhej të ishte e kundërta.

    Sidoqoftë, kufiri me Malin e Zi, duhet ta kemi parasysh edhe një herë që nuk është kufi i
    komunës së Pejës, as i Rugovës, por kufiri me Malin e Zi është kufi shtetëror dhe ne duhet ta
    mbrojmë atë si kufi shtetëror. Bëhet fjalë jo thjesht për një urë kalimi, jo për një vijë kalimi, por
    bëhet fjalë në dy zona shumë të rëndësishme, në zonën e Rugovës për 7 mijë hektarë, dhe në
    zonën e Podgorit për 5 300 hektarë. Pra, bëhet fjalë për një sipërfaqe jo thjesht hapësinore ose
    përcaktuese, por për një sipërfaqe shumë të madhe të territorit të Republikës së Kosovës.

    Dhe, për çudi, Komisioni për shënimin e vijës së kufirit po vazhdon ta luajë rolin më të mirë të
    zëdhënësit, të qëndrimit të Malit të Zi në këtë rast, për shkak se kufiri i përcaktuar aty ku
    pretendon Mali i Zi të njihet edhe si kufi i Komisionit shtetëror për vijëzimin, ose përcaktimin e
    kufijve shtetërorë.

    Dje, në një informatë që i ka dërguar ky komision një paneli të zgjedhur të organizuar nga
    “Juridika”, për çudi ky komision debatin, të cilin edhe ne sot po e flasim, këtu thotë kështu:
    “Debati u ngre, ose fondi rreth kufijve të Kosovës është ngrehur nga disa njerëz të caktuar”. Jo
    thjesht nga disa njerëz të caktuar, sepse kjo është një çështje që ka të bëjë me territorin e
    Republikës së Kosovës dhe na akuzon këtu për patriotizëm. Nuk e di pse këta njerëz zakonisht i
    referohen patriotizmit në aspektin negativ. A thua sikur nuk e dinë se për patriotizëm ka nevojë,
    edhe në këtë rast ka nevojë dhe nuk do të duhej t’i referohemi në aspektin negativ.

    Por, unë dua ta ndaj këtu me ju nga takimi i djeshëm dhe nga paneli i djeshëm shqetësimet e
    komunitetit. Komuniteti atje është shumë i shqetësuar me të drejtë dhe atë tokë nuk e konsideron
    thjesht si kullosë, por e konsideron si vijë kufitare të shtetit të Republikës së Kosovës dhe si
    pasojë e këtij ndryshimi, ose e këtij problemi ata i kanë humbur njëkohësisht pronat e veta që i
    kanë atje.

    Po ashtu, komuniteti shpreh pakënaqësinë e thellë edhe sa i përket punës së komisionit, të cilin e
    quan komision më shumë të Malit të Zi sesa të Kosovës dhe i cili komision për ta duket edhe
    këtu, për ne është një komision jokredibil, pasi të njëjtit kërkojnë njëkohësisht edhe shkarkimin e
    gjithë komisionit, duke filluar nga kryetari i këtij komisioni. Normalisht që u dëgjua këtu nga
    mazhoranca që askush nuk mund të vendosë njëanshëm kufijtë, e ne e themi të njëjtën gjë -
    askush nuk mund t’i vendosë njëanshëm kufijtë, po ashtu nuk mund t’i vendosë as Mali i Zi.

    Por, një gjë më çudit është fakti se është shumë e çuditshme se nga Qeveria po vazhdon të
    mbrohet me insistim, me këmbëngulje, duke u munduar të sjellin fakte dhe argumente në favor të
    qëndrimit që ka Mali i Zi, qëndrim i cili është në shpërputhje dhe po ashtu në disinteres me
    interesat e territorit të Republikës së Kosovës.

    Zonja dhe zotërinj deputetë,
    Të mos harrojmë që po vazhdoi ky komision ta përcaktojë këtë vijë kufiri në përputhje me
    pretendimet e Malit të Zi, ndoshta për ironi, por kjo reflekton edhe ndryshimet kushtetuese për

    57
    shkak se vetë dukja e flamurit me hartën është kategori kushtetuese dhe do të duhej ta ndryshonit
    edhe këtë gjë. Por, në fund, u them që Qeveria nuk duhet t’ua lërë në barrë as banorëve të kësaj
    ane barrë qytetarëve këtë problem çfarë po përpiqet të bëjë, për shkak se vërtet mund ta lëmë në
    barrë të komunitetit atje. Pra, dijeni që komuniteti atje është shumë i irrituar, komuniteti atje
    është shumë nervoz dhe po ia lamë në barrë, ata e zgjidhin siç dinë vetë, ndoshta në fund më së
    miri.

  • Faleminderit! Zafir Berisha e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    Unë po mendoj se sot po flitet për një çështje tepër të rëndësishme dhe vija kufitare me Malin e
    Zi nuk duhet të shikohet shumë në kontekstin politik sa duhet të shikohet dhe analizohet edhe në
    kontekstin historik.

    Mendoj se deputetët nga rajoni i Pejës i dhanë faktet, të cilat me të vërtetë janë shqetësuese,
    megjithatë që unë para një jave e kam vizituar qëllimisht atë zonë për t’i parë dhe prekur faktet
    që i dhanë kolegët nga regjioni i Pejës, natyrisht si deputet, nuk mund të të lënë të qetë pa u
    inkuadruar dhe pa kërkuar përgjegjësi dhe nivel të lartë shtetëror në raport me vijat kufitare, në
    këtë rast me Malin e Zi.

    Unë besoj se mesazhi i Ramushit ishte i qartë. Ai domethënë kërkoi bisedime ndërshtetërore me
    Malin e Zi, sepse, në fund të fundit, i dimë kufijtë tanë të vërtetë dhe thënë të drejtën kur i kemi
    parasysh politikat gjatë historisë shtetet fqinja, veçanërisht popujt fqinj që i kanë pasur, kjo
    politikë vazhdon të jetë edhe sot aktuale, sepse që nga ardhja e sllave në Ballkan logjika e tyre ka
    qenë për territore dhe po mendoj që nuk ka ndryshuar në koncept të brendshëm, përpos që ka
    ndryshuar në taktikë dhe ne si klasë politike mendoj që duhet para së gjithash t’i shërbejmë
    vendit, realitetit dhe mendoj se një marrëveshje, e cila u theksua disa herë këtu dhe kur ne nuk
    kemi qenë pjesëmarrës nuk duhet të jetë shumë valide në përcaktimin e kufijve, sepse, sipas
    gjithë asaj që ne veç po e kuptojmë, Serbia dhe elementet institucionale të saj vazhdimisht kanë
    krijuar realitete, të cilat e kanë paraparë në vazhdimësi në një afat të caktuar që Kosova të mos
    jetë shtet funksional.

    Besoj se duke i dhënë përgjigje të drejtë zgjidhjes së këtij problemi ne paralajmërojmë edhe
    zgjidhjen e një problemi që do të jetë edhe më problematik - shënimi i vijës kufitare me Serbinë,
    prandaj konsideroj se kryeministri, Qeveria në tërësi, por edhe komisioni, për të çka pajtohem
    me zërat që duhet të shkojë në shtëpi, Komisioni shtetëror i cili është marrë me këtë çështje,
    duhet të kenë kujdes, sepse në rast se lëshojmë pe në këtë moment, domethënë u hapet rrugë
    problemeve shumë të mëdha që do të kemi me një shtet tjetër fqinj. Faleminderit!

  • Faleminderit! Xhavit Haliti e ka fjalën.

  • Përshëndetje!
    Unë mendoj që kjo çështje që po diskutohet nuk ka vend as për t’u thirrur në Esat Pashë
    Toptanin, as në Avni Rrustemin, as në çështje të cilat nuk janë të kohës së sotme, por ta bëjmë
    një analizë vërtet se si është gjendja atje dhe çfarë mund të bëjmë ne si Parlament, çfarë mund të

    58
    bëjë Qeveria për ta sanuar këtë situatë, e cila fatkeqësisht pati rast edhe të arsyetohet si gjithçka
    është në rregull atje.

    Unë nuk pajtohem me këtë kualifikim, sepse po të ishte gjithçka në rregull nuk do ta dëgjonim
    zërin e qytetarëve atje, zërin e atyre që u janë prekur interesat, zërin e deputetëve dhe zërin e të
    gjithëve këtu në Kosovë.

    Mendoj që sa i përket çështjes së kufirit ne kemi pas nevojë për një shpjegim specialistësh, e jo
    të komisionit në krye të të cilit e kanë vendosur Ali Lajçin, që ndoshta, jo ndoshta por vërtet
    është burrë i mirë, por nuk është specialist i fushës dhe nuk ka asnjë lloj përgjegjësie në nivel të
    shtetit të Kosovës për ta akuzuar nesër. Është e lehtë që të themi, po e zëmë që Ali Lajçi lëshoi
    pe, ose lëshoi pe një gjeodet që e kemi caktuar për t’i caktuar kufijtë. Kufijtë i vendosin ose i
    caktojnë specialistët e fushës që i vendosin topografët, kryesisht janë ushtarakë dhe në qoftë se
    s’kemi të tillë, kemi mundur t’i huazojmë ose t’i paguajmë që të merren me këtë çështje.

    Unë dua të them hapur se sipas zona, dikush i mban mend në Kosovë pushtimet bullgare, dikush
    i mban mend pushtimet e Serbisë dhe ne andej i mbajmë mend pushtimet e Malit të Zi, dhe ju e
    dini ata që kanë dashur të dinë dhe të mësojnë nga historia që dikur Serbia dhe Mali i Zi në
    Kosovë e kanë vendosur kufirin nëpërmjet Drinit. Andaj, këto pakënaqësi të qytetarëve atje unë i
    konsideroj, meqenëse është nga interesi i tyre, si konflikt i fjetur njësoj, si një vullkan që mund të
    shpërthejë në kushtet kur t’i vijë momenti.

    Tani duhet të kthehem tek interesi strategjik i Kosovës, ose i Malit të Zi, pse ata i kanë
    zhvendosur pikat kufitare që kanë qenë të shënuara. Së pari, ia kanë pamundësuar Kosovës
    kontrollin e kufirit të saj në raport me Malin e Zi, duke e zhvendosur nga majat ku ka qenë kufiri
    i shënuar, sepse ne që jemi rritur atje e dimë që maja, si Maja e Rusolisë etj., e kanë pasur nga
    një bajrak dhe deri edhe tash janë shenja të shtyllave të flamurit që ka valuar si kufi i dikurshëm,
    i vendosur, nëse doni i Vilajetit të Kosovës, nëse doni i vetë Kosovës, nëse doni i atyre që kanë
    shkuar e kanë jetuar atje, kanë gjallëruar, kanë mbajtur bagëti, fëmijë dhe realisht i kanë mbajtur
    familjet e tyre pothuajse nëpërmjet kullosave që kanë pasur atje, sepse kullosat bio të bagëtive
    kanë siguruar për familjet ushqimin, kanë siguruar qumështin, djathin, kosin, mazën, e të gjitha
    ato që i nevojiten një familjeje, mishin, dhe kanë rritur bagëtitë për t’i shitur në treg dhe për ta
    vazhduar jetën pastaj gjatë sezonit të dimrit.

    Pse u dashka që të pushtohen malet, që të merren malet, që të merret brezi i pishave dhe prerjeve
    në territorin e Kosovës. Cili është interesi i Kosovës dhe cili vit është, u përmendën më parë rreth
    katër data dhe katër vite historie, të cilat, ose për të cilat unë nuk e di se për cilën duhet të
    përcaktohemi dhe nuk e di, nuk jam i saktë se për të cilën është përcaktuar komisioni, unë
    mendoj që Marrëveshja e Kumanovës nuk është marrëveshje për vendosjen e kufijve të Kosovës.
    Kufijtë e Kosovës kanë qenë dhe duhet të mbeten ata që kanë qenë viti ‘74 dhe s’mund të
    ndryshojë as me Marrëveshjen e Kumanovës dhe unë nuk e besoj që aj marrëveshje ka pasur për
    qëllim t’i rrudhë kufijtë e Kosovës, por është një marrëveshje, siç e dimë, të gjithë e kemi lexuar,
    përafërsisht edhe e dimë rezultatin e saj.

    Përse këta zotërinj i kanë pushtuar burimet e ujit? Ju e dini që ato bjeshkë quhen Bjeshkët e
    Nemuna. Dhe, në qoftë se ua merr burimin e ujit, ti e ke lënë pa ujë bagëtinë, i ke lënë pa ujë

    59
    njerëzit dhe si do ta rigjallërojmë ne rritjen dhe shtimin e bagëtive në Kosovë, duke pasur gjithë
    ato mundësi, gjithë ato kullosa të Kosovës? Pse e marrin ujin ata në territorin e Kosovës? Ne
    duhet të marrim tash ujë nga këto fabrika që prodhojnë ujë, ndoshta kanë bërë marrëveshje me
    atë Fabrikën “Akull” që është në Pejë, ose me atë në Vrellë, që ta çojmë ujin e blerë nga këto
    fabrika në bjeshkë. Jo!

    Unë mendoj që është në kundërshtim me çdo të drejtë të njeriut t’i merret e drejta edhe bagëtisë,
    edhe njeriut që të ketë ujë, që të pijë ujë, s’po them të hajë bukë, të ushqehet, dhe ky është
    mendoj një krim, të cilin, ose për të cilin nuk e kanë pasur parasysh ata që nuk e dinë as s’kanë
    pasur asnjë lloj përvoje çka është bjeshka dhe çka domethënë për një regjion të tërë ta lësh
    pamundësinë e rritjes së bagëtive në bjeshkë.

    Unë po ju them që këto bjeshkë janë shfrytëzuar nga shumica e familjeve të fshatrave të Istogut,
    Pejës e Deçanit, të cilat kanë qenë burime jete për bagëtinë dhe për njerëzit. Dhe, cili është fitimi
    ynë pastaj në qoftë se ne arrijmë t’i rikthejmë kufijtë aty ku kanë qenë me një marrëveshje
    miqësore me Malin e Zi dhe të mos i shesim me mijëra hektarë për çështje, që unë nuk i arsyetoj
    me asnjë interes, qoftë ai material, personal, qoftë ai interes tjetër, për të cilin ne nuk dimë. Por,
    interesi ynë është se popullata e Kosovës përfiton ushqimin bio, përfiton rritjen e bagëtive dhe
    përfiton taksat, siç i ka mbledhur gjithmonë edhe në kohën e ish-krahinës socialiste autonome
    për kokë të bagëtive, për kullosat që i kanë ata.

    Prandaj, është edhe interes i shtetit. Por, a thua pse vallë pushtohen bjeshkët në verë nga ata që
    grumbullojnë boronica, bimë shëruese dhe grumbullojnë boçat e bremave dhe pishat, të cilat
    kanë interes të madh për tregun? Ato prodhohen veç atje, nuk prodhohen gjithkund, nuk
    prodhohen në rrafsh. Çështja tjetër është: I kam kërkuar ministrit të Infrastrukturës që ta ketë
    parasysh vijën kufitare. Ne s’ mund ta kontrollojmë kufirin as nëpërmjet rrugës që shkon për
    Rozhajë, as nëpërmjet rrugës që shkon për Bogë në Rugovë, por duhet ta bëjmë rrugën
    qarkulluese tej përtej kufirit dhe nëpërmjet kësaj vërtet të kontribuojmë, nën një, për sigurinë e
    kufirit tonë dhe, nën dy, për zhvillimin e turizmit malor.

    Nuk është pasuri e Kosovës veç Brezovica, ose fshati Bogë. I gjithë brezi malor që nga Istogu e
    deri në Sharr është zonë me strategji të veçantë, që do të duhej t’i kushtonte rëndësi Qeveria e
    Kosovës për të investuar dhe për t’u krijuar mundësi qytetarëve të atij regjioni edhe të tjerëve që
    duan të investojnë për ta zhvilluar turizmin malor. Absolutisht nuk dallojnë diçka Alpet as të
    Austrisë, as të Zvicrës me ato që janë në atë brez malor.

    Dhe, pse jo? Pse ne t’i lëmë vetëm dy vende, të cilat mund të skijojnë njerëzit. Shtigje të skijimit
    mund të bëjmë edhe andej edhe këndej, kudo që ka investitorë që duan të investojnë dhe të
    krijojnë mundësi për profite të caktuara për interes, edhe të shoqërisë, së pari për interes të
    shtetit, sepse taksat nga ata që përfitojnë nga ajo i mbledh shteti, nuk i mbledhin ata vetë.

    Dua të lidhem pak me shqetësimin e banorëve. Unë i kam parë, i kam dëgjuar, por dua të them
    për ata që e dinë rrugën që kalon nga Kulla, që e kanë parë atë pjesë vetëm duke shkuar për
    Ulqin, që ai brez kufitar është i dalluar, nëse jo për kurrgjë tjetër, atëherë për nga mënyra se si
    janë dëmtuar pyjet. Ne kemi dëmtuar pyjet tona krejtësisht pothuajse, e malazeztë nuk kanë
    lejuar që të dëmtohen pyjet e tyre, prandaj absolutisht s’ka nevojë për asnjë gjeometër

    60
    joprofesionistë për t’i matur prej kafesë, ose prej Hotel “Dukagjinit” bjeshkët e Kosovës, por ka
    nevojë që të preket pëllëmbë për pëllëmbë dhe ka nevojë që të merremi vesh me Malin e Zi që
    pëllëmbë për pëllëmbë ta ndajmë sipas interesave të dyanshme. Unë s’po them t’i uzurpojmë
    tokat e Malit të Zi, por të paktën ata të mos na i marrin tonat.

    Nuk është e mjaftueshme që një akademik, ose një albanolog, ose një profesor i gjuhës shqipe,
    një politikan të përballet me popullatën e asaj ane nëpërmjet konferencave. Jo! Kjo është çështje
    e shtetit dhe këtu ka përgjegjësi, do të ketë përgjegjësi Qeveria, e nuk do të ketë përgjegjësi
    ministri i Jashtëm, nuk është çështje e ministrit të Jashtëm, nuk mund ta ngarkojmë ministrin e
    Jashtëm. Duhet ta mbajmë barrën të gjithë së bashku dhe të shohim vërtet se si është situata atje
    dhe çka mund të bëjmë. Në fund, po them që kjo është çështje edhe për Gjykatën Kushtetuese,
    është çështje edhe për Parlamentin e Kosovës, i cili duhet ta ratifikojë, bile-bile unë them që
    është një problem që kërkon edhe arbitrazh ndërkombëtar, i cili është i mundshëm në kushtet e
    mospajtimit të dyanshëm.

    Kur unë e takoj një pjesë të rugovasve m’i përmendin hartat e viteve ‘63, ‘74, ‘88, ato që i
    përmendi Enveri, po secila hartë e këtyre viteve e ka një histori më vete, të cilën unë e kam
    vështirë, se s’jam specialist, ta sqaroj dhe s’kam nevojë ta sqaroj, sepse përafërsisht është e ditur
    nga të gjithë banorët atje. Por, njëkohësisht, m’i përmendin edhe luftërat që kanë bërë për t’i
    mbrojtur kufijtë, tokat e Rugovës, tokat e Podgurit, bjeshkët kudo që janë. Ma përmendin Sak
    Fazlinë, Bajram Zenelin, Ali Ahmetin, Zhujë Selmanin, Hysen Bajrën, Avni Smajlin, Hajredin
    Fekën, Zhujë Isufin. Dikush mund të qeshë me këta emra, dikush mund të mos i ketë parasysh
    këta emra, por këta janë prijësit e çetave që i kanë mbrojtur kufijtë edhe të Kosovës dhe kanë
    luftuar edhe në Bihor, edhe në trojet e tjera, deri në Novi-Pazar për mbrojtjen e kufijve të
    Vilajetit të Kosovës. Faleminderit!

  • Faleminderit! Shpejtim Bulliqi e ka fjalën.

  • Faleminderit, zoti kryetar!
    Të respektuar zëvendëskryeministra,
    Të respektuar deputetë,
    Qytetarë të Kosovës,
    Hapja e kësaj teme lidhur me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi mendojmë që është e qëlluar
    për vetë faktin që kemi paralajmërime që në një afat të shkurtër kohor, domethënë realisht duhet
    të aprovohet ky demarkacion dhe në njëfarë forme të vendoset kufiri shtetëror ndërmjet Kosovës
    dhe Malit të zi.

    Sigurisht që duke e marrë parasysh krejt këtë problem, ne bashkërisht me disa kolegë të
    Departamentit të Gjeografisë jemi ulur dhe e kemi bërë një analizë tok të materialit faktografik, i
    cili ekziston lidhur me hartat topografike, që i kemi në dispozicion, të cilat kanë ekzistuar dhe të
    cilat faktikisht janë në dispozicionin tonë dhe mund t’i argumentojmë me shumë fakte. Realisht,
    para se të fillojmë me këtë problematikë, ne jemi mbështetur në dy qëllime kryesore: e para, që
    t’i përmbahet karakteri shkencor gjeografik edhe hartografik përcaktimit të kufijve dhe, e dyta, të
    mos ketë përmbajtje të politikës ditore dhe të mos ketë ndikim pastaj në vërtetësinë e rezultateve
    finale lidhur me problematikën e përcaktimit të kufijve.


    61
    Sigurisht që këtu na është dashur ta përdorim një metodologji shkencore dhe metodologjia është
    përdorimi i hartave topografike të punuara nga Instituti Gjeografik Ushtarak i ish-Jugosllavisë.
    Kijeni parasysh, Instituti Ushtarak Gjeografik i ish-Jugosllavisë. Elementet fiziko-gjeografike
    ose natyrore që janë shumë të rëndësishme në përcaktimin e vijave kufitare dhe vazhdimësia
    kohore, ose kontinuiteti kohor nëpër të cilin ka kaluar ai kufi.

    Realisht, kufiri nuk është asgjë tjetër, vetëm një vijë që i ndan dy tërësi ndërmjet tyre, shtete,
    fusha, regjione, çdo gjë tjetër. Në këtë rast, kufiri është vija e padukshme, e cila i ndan shtetet e
    pavarura, por kjo vijë e padukshme që është duhet të vihet në hartë, të vendoset në hartë dhe
    përcaktohen vijat kufitare ndërmjet shteteve të ndryshme.

    Fatkeqësisht, në Gadishullin Ballkanik, pas Luftës së Dytë Botërore, nuk ka dominuar ideja e
    krijimit të kufijve etnik, por për shkak të morfologjisë së terrenit, kryesisht në shumicën e rasteve
    i kemi kufijtë natyrorë dhe po ashtu Kosova me Malin e Zi, në këtë rast, i ka kufijtë natyrorë, jo
    kufij etnikë. Në këtë kontekst, malet e ndryshme, ujëndarëse të ndryshme, qafat e ndryshme
    malore janë pikat determinuese të vijës kufitare dhe zakonisht të gjithë kufijtë, të cilët janë bërë
    në Ballkan janë kufij të cilët i kanë ndjekur vijat ujëndarëse. Vijat ujëndarëse, kemi parasysh,
    fjala për majat malore dhe nëpër këto vija ujëndarëse kanë kaluar vijat kufitare, përveç faktit në
    qoftë se kemi pasur ndonjë qafë malore, e cila është dashur të ndërpritet.

    Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, e sidomos pas luftës së fundit në Kosovë është shprehur
    interesimi i madh për diskutimin për kufijtë e Kosovës dhe sigurisht krejt këto aktivitete janë
    marrë, janë diskutuar dhe është bërë përpjekje për të mundur të implementohen praktikisht nga
    Qeveria jonë. Sikur të kishte pasur një koordinim më të madh ndërmjet aktorëve të ndryshëm,
    edhe shkencore, edhe politike, edhe opinionit të gjerë, me siguri nuk do të kishim pasur kaq
    shumë paqartësi dhe kaq shumë probleme rreth kufijve, të cilët i ka Kosova me të gjitha shtetet
    fqinje, e në veçanti, në këtë rast, me Malin e Zi.

    Sigurisht që po qe se ne do të kishim raporte më të mira, afërsi më të mirë, komunikim më të
    mirë, këto gjëra kishim për t’i rregulluar jashtëzakonisht mirë. Po ndalem edhe një herë te
    morfologjia e terrenit, ose te relievi që realisht në këtë kufi determinon dhe nuk ka mundësi të
    kalohen ujëndarëset dhe të futet vija kufitare krejt në shpatin e një ujëndarësi, që është brenda
    territorit të Kosovës, gjë që, për fat të keq, është duke ndodhur në këtë kufi tonin. Sigurisht ky
    është një fakt shumë i rëndësishëm në kuptimin morfologjik, por në kuptimin faktografik i kemi
    edhe pronat e shumta të qytetarëve tanë, të cilat i kanë shfrytëzuar për vite të tëra në atë pjesë
    dhe të cilët i kanë pasur në dispozicion, siç është puna e staneve të ndryshme, por njëkohësisht
    edhe te kullosat e ndryshme.

    Sigurisht që materialet e ndryshme hartografike e kanë lehtësuar jashtëzakonisht mirë punën që
    të mund të vijmë deri te përfundimet reale. Tash çdo intervenim tash që bëhet në këtë kufi
    ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është i papranueshëm për arsye se faktikisht ne e kemi pasur
    në kontinuitet këtë kufi dhe asnjëherë ky kufi nuk ka ndryshuar. Kijeni parasysh, asnjëherë nuk
    ka ndryshuar. Unë po e shoh që janë përmendur shumë ‘74-ta dhe ‘58-ta, por është i njëjti kufi,
    nuk ka asnjë ndryshim. Edhe ‘45-ta, është i njëjti kufi dhe kësisoj po ju them që kemi një
    vazhdimësi prej vitit 1945, pas Luftës së Dytë Botërore; 1956, që është një ndryshim i kufirit të
    Kosovës, që nuk po dua ta nxjerr për shkak të opinionit, s’është me rëndësi. Në vitin 1958,

    62
    azhurnimi i hartës topografike me kufi të ri të punuar prapë nga Instituti Gjeografik Ushtarak i
    ish-Jugosllavisë i Armatës Popullore të Jugosllavisë; 1999, çlirimi i Kosovës dhe tani
    demarkacioni i kufirit.

    Unë, për hir të opinionit dhe për hir të qytetarëve, po them se kam disa faktografi që do të ishin
    të mira, që të konsultohen ekspertët, sepse u përmendën shumë ekspertët që, në fakt, për fat të
    keq, unë nuk dua ta nënçmoj punën e atyre që kanë punuar, sepse besoj që ata e kanë bërë një
    punë të madhe në këtë drejtim, por ka pasur nevojë ende për konsulta dhe të kërkohen elemente
    hartografike të mjaftueshme, sepse ka, eksitojnë, e kemi edhe ne në Departament të Gjeografisë.

    Një çështje po ia përkujtoj zëvendëskryeministrit këtu, ish-kryeministrit të atëhershëm: Zoti
    kryeministër, një vendim që është nënshkruar nga ju për krijimin e një entiteti të veçantë në
    Kosovë, që është bërë para disa vitesh, s’e paskam me vete, më duket e kam lënë aty, është
    nënshkruar nga ju, asnjëherë nuk ka ndodhur të krijohet deri sot dhe atë punë që është dashur ta
    bëjë dikush në Kosovë, sa kam informacione, kanë ardhur dhe e kanë marrë prej Maqedonisë dhe
    e kanë bërë atë punë. Do të ishte një entitet që do të na kishte ndihmuar shumë në këtë rast, me
    rastin e përcaktimit të këtyre vijave kufitare.

    Unë vetëm po i jap edhe dy faktografi, që i kam këtu në këtë materialin tim, të cilin e kemi
    analizuar në mënyrë të përpiktë dhe po jap harta topografike të vitit 1958, që nuk kanë ndryshuar
    dhe në të cilën janë të definuar jashtëzakonisht mirë kufijtë e Kosovës me Malin e Zi, pikë për
    pikë. Dhe, në bazë krejt këtyre, unë po e jap vetëm një faktografi, kufiri në Çakorr, e keni vijën
    ajrore nga kufiri, që është real, dhe kufiri që është vënë tash në një thellësi brenda territorit të
    Kosovës prej 4 087 metrash. Të lutem, në vijë ajrore, kijeni parasysh, ndërsa në vijë terreni
    tokësore e kemi rrafsh 9 000 metra, përkatësisht 9 km.

    Shikojeni në hartë topografike, e keni te Çakorri, po flasim që këtu i kemi nja 6 000 hektarë që
    futet Mali i Zi në brendësi të territorit të Kosovës. E di që ndoshta dikujt mund të mos i pëlqejnë
    këto, por realiteti faktik është ky.

    Shkojmë te Kulla, prapë harta topografike dhe terreni praktik prej orto-fotos sesi duket. E kemi
    vijën ajrore 4 189 metra që futet brenda territorit të Kosovës, kufiri real që do të duhej të jetë dhe
    e kemi vijë gjatësinë në terren, domethënë 4 799 metra që futet brenda territorit të Kosovës. Këta
    kufij nuk i kanë bërë shqiptarët e Kosovës, i ka bërë Instituti Gjeografi Ushtarak, zoti Çeku e di
    më së miri çka ka qenë ai, sepse është marrë me këtë problematikë, si dhe eprorët tjerë, të cilët
    kanë pasur profesion eprori.

    Prandaj, po themi që argumentet ekzistojnë, mirëpo ka pasur mungesë të koordinimit të punëve.
    Po them kështu, meqë është mirë që grupi punues, i formuar nga Qeveria, të ulet e t’i kërkojë
    këto argumente, t’i marrë këto argumente dhe në fund të vendosë, sepse duhet bërë vendimi nga
    ky Parlament...

    Nga këto analiza që janë bërë dhe nga dokumentacioni hartografik, i shqyrtuar me kujdes, rrjedh
    se vija kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është punuar shumë më herët se Kushtetuta e
    vitit 1974. Nuk ka nevojë të thirremi në Kushtetutën ‘74, sepse ai kufi ka qenë edhe më herët.
    Kufiri nuk është përpiluar nga ekspertët dhe politikanët shqiptarë, por nga qendrat e specializuara

    63
    hartografike ushtarake të ish-Jugosllavisë, edhe pse kufiri i tashëm në aspektin etnik është i
    përshtatshëm në aspektin morfologjik, sepse është shumë mirë i definuar me Malin e Zi.

    Këto harta topografike duhet të inkorporohen në vendimin përfundimtar të demarkacionit të
    kufirit Kosovë - Mali i Zi. Analizat dhe konsultat e aerofotografive të vitit ‘86 do të ishin
    artifakte bindëse për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Faleminderit!

  • Zëvendëskryeministri e ka fjalën.

    ZËVEND
  • Faleminderit, i nderuar kryetar Veseli!
    Të nderuar deputetë,
    Unë mendoj se ne të gjithë pajtohemi që integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i
    paprekshëm, është i pacenueshëm, dhe ky integritet territorial është i respektuar dhe i garantuar
    edhe me Kushtetutën e Republikën së Kosovës dhe i njohur ndërkombëtarisht prej 111 shteteve.

    Tash ne mund të flasim edhe për histori, por po flasim për realitetin që e kemi sot. Nëse flasim
    për histori, mund ta hapim një debat që mund t’i përngjajë një akademie shkencore apo historike,
    apo që mund të sjellim edhe të tjerë për të debatuar, jo vetëm ne si deputetë, edhe mund të na
    japin ide të shkëlqyera ku kemi qenë në histori, çfarë ballafaqimesh kemi pasur, si i kemi
    tejkaluar ato ballafaqime edhe si komb, se nuk ndalemi vetëm në Kosovë dhe si kemi mbërri deri
    këtu, ku kemi mbërri.

    Unë dua vetëm të sqaroj diçka, apo të them këtu para jush atë që asnjëri prej jush nuk e tha, por
    secili nga ne folëm për histori: Asnjë kufi ku jetojnë shqiptarët nuk është përcaktuar me vullnetin
    e shqiptarëve, e para, deri sot jo. Tash së paku i kemi institucionet legjitime të zgjedhura nga
    vota e qytetarëve. Ka dallim të madh, as ‘12-ta, as ‘18-ta, as gjatë periudhës të dy luftërave
    botërore, as ‘45-ta, as në kohë të Rankoviqit, as Titos, sepse edhe ata e kanë vizituar Rugovën, ju
    e dini. Në anën tjetër, në nivele partiake, sikur partitë tona ta respektonin aq shumë Rugovën, do
    ta kishin zgjedhur së paku nga një deputet, bile PDK-ja e ka zgjedhur një deputet, Ramizin prej
    Rugove, të tjerët asnjëra s’e kanë zgjedhur, edhe Teuta me mbiemrin Rugova

    Në anën tjetër, ju e dini që kam qenë prej të vetmit që e kam mbështetur dhe jemi duke punuar
    maksimalisht si Qeveri që ta themelojmë Komunën e Rugovës. S’është në rend dite, po këtu ne
    dëgjuam histori kah gjysmë ore. Këto bile janë aktuale. OK! Tjetër? U përmendën shumë
    personalitete të respektuara të historisë së Rugovës dhe më gjerë dhe u përmendën në kuptimin
    edhe historik, por në kuptimin edhe të mesazheve aktuale, por asnjëri prej jush nuk e theksuat se
    cili ka qenë programi i atyre dëshmorëve dhe heronjve të kombit, programi politik i tyre.

    Pikërisht kjo lidhet edhe te kufiri. Unë në anën tjetër unë dua të theksoj se u tha këtu se po
    preken pikat e larta strategjike me Malin e Zi. Bile për pikat e larta të bjeshkëve ose strategjike të
    mos flasin ata që kurrë as s’i kanë prekur, as s’kanë qenë atje në kohën më të vështirë, tash në
    piknik mund të shkojnë. Edhe sa u përket zhvillimeve të tjera, unë dua të theksoj fuqishëm edhe
    një herë, tek e fundit, kjo çështje në fund do të vijë dhe do të ratifikohet në Parlament. Qeveria
    me përgjegjësi të plotë do t’i kryejë obligimet e veta në bazë të Kushtetutës të vitit 1974,
    megjithëse unë personalisht kurrë s’kam qenë ithtar i asaj Kushtetute dhe them se demagogjia më

    64
    e ulët politike është kur thonë që ka qenë Kosova shtet më ‘74, por veç emrin s’e ka pasur. Tash
    është shtet.

    Mirëpo, edhe në vijën kufitare të vitit ‘74 s’e kemi përcaktuar ne me vullnetin tonë. Prandaj, jemi
    të ballafaquar me këtë realitet që e kemi, edhe juridik, edhe politik. Për herë të parë në historinë
    tonë po vendosim për kufijtë tanë, siç kemi vendosur me Maqedoninë, gjithashtu edhe me Malin
    e Zi. Tjetër? Nuk mund të flasim për një shtet fqinj, siç u pretendua këtu të prezantohet, sikur për
    periudhën e para 100 vjetëve, apo të 70 vjetëve. Sot edhe Mali i Zi, edhe Kosova janë shtete të
    pavarura dhe sovrane. Kosova e ka ndihmuar Malin e Zi që të pavarësohet dhe Mali i Zi është
    prej vendeve të para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës me rezistencën shumë të fuqishme
    brendapërbrenda Malit të Zi.

    Prandaj, edhe Mali i Zi e ka njohur Republikën e Kosovës. Është në ata kufij që e ka njohur edhe
    SHBA-ja dhe të gjitha vendet e Kuintit dhe shtetet tjera të botës.

    Ne duhet të koncentrohemi që këtë çështje ta përmbyllim në mënyrën më të mirë të mundshme
    sipas vijës kufitare, apo çfarë vije ka qenë ajo vitit ‘74, sipas dokumentit të presidentit Ahtisari
    që thirret në vitin 1974, dokument mbi të cilin e kemi shpallur pavarësinë e Kosovës nga po ky
    Kuvend. Ndërsa, sa i përket historisë dhe dëshirave çfarë do t’i kishim këtu, për mua vendosni te
    Molla e Kuqe, e në Tivar. Unë jam ‘ok’, veç a mund ta bëni. Por, flitni me realitetin dhe flitni
    qysh si ta ndërtojmë një fqinjësi të mirë, si t’i përhapim perspektivat euroatlantike të vendit, e jo
    të këqyrim për ta fituar ndonjë votë, se për nder edhe kështu rugovasit janë përcaktuar politikisht,
    nuk i ndërrojnë partitë shpesh. Faleminderit!

  • Albin, e do fjalën? Reagoi më parë, në qoftë se e dëshiron fjalën. Urdhëro, vetëm
    shpejt!

  • Së pari, nuk është e vërtetë që Mali i Zi është ndër vendet e para që e ka njohur
    Republikën e Kosovës dhe kjo është një padrejtësi ndaj vendeve që janë të parat që e kanë njohur
    Republikën e Kosovës.

    Mali i Zi e ka njoftuar Republikën e Kosovës më 10 tetor 2008, dhe kjo është bërë menjëherë
    pasi që është lansuar çështja e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe nuk është këtu çështje
    as Molla e Kuqe, as Tivari, por Mitrovica. Unë pata thënë që me marrëveshjen që e keni bërë ju
    me Daçiqin në prill 2013, ju e keni dhënë Mitrovicën dhe dëshmi për këtë është fakti që
    komandanti rajonal i Mitrovicës do të jetë serb, e ai do t’i ketë komplet edhe Komunën e
    Skenderajt dhe të Vushtrrisë.

    Pra, bëhet fjalë për ju si person, i cili jeni dëshmuar në koncesionin në kurriz të Kosovës dhe
    natyrisht që dihen idealet dhe betimet e luftëtarëve të UÇK-së, dhe dëshmorëve, mirëpo ju po e
    hani territorin e Kosovës edhe sipas asaj së ‘74-tës e ‘88-tës, e lëre më diçka më shumë. Askush
    nuk është duke e mbrojtur autonominë dhe çdo lëvizje përpara që e kemi bërë, e kemi bërë në
    emër të bashkimit kombëtar, mirëpo nuk po më dukeni person i përshtatshëm që tash na flisni
    për atë kur pikërisht në 99-vjetorin e vrasjes së Isa Boletinit shkoni në Podgoricë, nuk flitni për
    shtypjen e shqiptarëve atje, për shfrytëzimin ekonomik që u bëni atyre, por vetëm flitni për
    marrëdhëniet e shkëlqyeshme me Malin e Zi.

    65
    Mali i Zi i sotëm mund të jetë më i mirë se Mali i Zi para 100 vjetëve, por nuk është i mirë për
    shqiptarët atje. Pyetni shqiptarët, ju tregojnë, e para, dhe, e dyta, Mali i Zi ende na ka borxh dhe
    ai ende ka pretendime ndaj neve, pikërisht sepse po e sheh dobësinë e Qeverisë së Kosovës, e
    dobësia e Qeverisë së Kosovës në emër të shtetit të Kosovës është magnet për pretendimet dhe
    ambiciet e Malit të Zi, e jo vetëm të Serbisë, Maqedonisë, e kështu me radhë.

    Pra, ne po kërkojmë qëndrim dinjitoz tuajin karshi këtyre ambicieve të fqinjëve. Edhe një herë,
    s’po themi që Mali i Zi është si para 100 vjetëve, por nuk është i mirë siç po e përshkruani ju, e
    kush e di pse po e përshkruani kaq mirë.

  • Faleminderit! Zëvendëskryeministri e ka fjalën si kundër-replikë dhe me kaq e
    përfundojmë.

    ZËVEND
  • Jo, unë kam sqarime s’kam replika.

    Unë mendoj se edhe për Malin e Zi s’ka qenë e lehtë të më presë mua në atë përvjetor. Me
    koncerte më kanë prit, ti e di, shumë mirë e di. Por, unë ka kohë që nuk të dëgjoj ty duke folur
    për bashkim kombëtar. Interesante, veç kur vijmë para zgjedhjeve, qoftë për Preshevë, Medvegjë
    apo Bujanoc, qoftë për shqiptarët në Maqedoni, qoftë në raport me gjithë shqiptarët. Mirëpo, të
    bëhen krahasime, unë nuk dëshiroj, po them përsëri, të merrem me histori, gjërat që i di ti i di
    edhe unë, gjërat si i vlerëson, pastaj është çështje krejt tjetër, por një gjë është e vërtetë -
    shqiptarët në Mal të Zi, vullnetarisht, me vullnetin e tyre, marrin pjesë në jetën institucionale në
    nivelin qendror dhe atë lokal.

    Prandaj, unë i kam vizituar edhe në Tuz, edhe në Ulqin, jam shumë mirënjohës për pritjen e tyre
    dhe kam diskutuar me të gjithë liderët politikë të asaj treve, të asaj hapësire ku jetojnë shqiptarët.
    Aty ka qenë edhe kryeministri i Shqipërisë, zoti Rama, ka qenë edhe presidenti i Malit të Zi...

    E theksoj edhe një herë, ne duhet ta respektojmë vullnetin e tyre, ne duhet të jemi afër tyre dhe të
    jemi në mbështetje tyre. Përkundrazi, unë mendoj dhe besoj fuqishëm sesa më shpejt që e
    zgjidhim çështjen e demarkacionit në vijën që e përmendëm edhe më herët, askush nuk ka
    ndonjë pretendim se këtu nuk jam në pozicion mbrojtës, përkundrazi e mbroj atë punë me
    përgjegjësi më të lartë dhe e afirmoj me përgjegjësinë më të lartë atë që është bërë.

    Unë mendoj që është pozicion i gabuar nëse pretendojmë ne të flasim tash vetëm për të kaluarën,
    vetëm për historinë. Ne çdo vit gati e kemi nga një ngjarje që ka ndodhur edhe me malazeztë,
    edhe me serbët, edhe me të tjerët e të tjerët. Ne i dimë ato gjëra, por jemi sot në një rrethanë krejt
    të re, me Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Të mos pretendojmë se mund të lëvizim drejt
    integrimeve euroatlantike pa i zgjidhur çështjet e demarkacionit. Asnjë vend në rajon, jo vetëm
    Kosova dhe shumë shpejt Mali i Zi, do të jetë pjesë e NATO-s, e nëse s’e ke kuptuar ende, duhet
    ta kuptosh. Prandaj, Mali i Zi do të jetë fqinj i NATO-s për Kosovën dhe do të jetë fqinjë
    jashtëzakonisht i rëndësishëm.

    Por, sot, në të njëjtën kohë, me siguri do të dalësh edhe kundër ndaj kësaj. Unë propozoj që në
    rezolutë, besoj se Ramushi pajtohet, s’qenka këtu zoti Haradinaj, që të futet edhe një propozim
    imi - që të bëhet demarkacioni i kufirit edhe me Serbinë, sipas kufijve të përcaktuar sipas

    66
    Kushtetutës 1974 dhe kërkoj që të futet edhe në rezolutë, që institucionet t’i marrin përgjegjësitë
    e tyre, sepse ne duhet ta përmbyllim çështjen e demarkacionit me të gjitha vendet dhe të lëvizim
    përpara. I ftoj deputetët që ta mbështetin këtë propozim. Faleminderit!

  • Faleminderit! Donikë, e ke kërkuar fjalën, por Pali është para teje. Albin, edhe një
    herë, veç shkurt, mos e zgjat, e realisht ishalla na bashkon ndonjëherë. Fol!

  • Së pari, për mua është absurd mirëkuptimi i ministrit të Jashtëm për hallet që i
    paska pasur Mali i Zi kur e ka pritur këtë. Nuk ka nevojë për kësi mirëkuptimi. Mali i Zi edhe
    historikisht, edhe aktualisht, na ka borxh, meqenëse ka qenë deri vonë në anën e Serbisë, e dyta -
    ministri i Jashtëm, ne e dimë që është me profesion historian, e na thotë të mos merremi me
    histori. Çka do të thotë kjo? Si bëhet që një njeri që e ka studiuar historinë, thotë të mos merremi
    me historinë? Kjo është sërish absurde. E treta thotë që nuk na ka dëgjuar duke folur për bashkim
    kombëtar, e kjo vetëm tregon që kur na dëgjon ne duke folur për bashkim kombëtar, se në
    televizion ky e ndërron kanalin. Domethënë, ne për bashkim kombëtar flasim vazhdimisht, por
    vazhdoni ta dëgjoni fjalimin tonë edhe kur e përmendim bashkimin kombëtar mos e ndërroni
    kanalin.

    Dhe, e fundit, se shqiptarët edhe në Mal të Zi, edhe në Luginën e Preshevës, Medvegjë, Bujanoc,
    edhe në Maqedoni, marrin pjesë në institucione, është e vërtetë që marrin pjesë në institucione,
    por marrin pjesë prej zori, e jo prej qejfi. Duhet ta bëni dallimin. Ata nuk janë të kënaqur me
    institucionet ku marrin pjesë, por marrin pjesë që ta thonë fjalën e tyre. Nuk do të duhej tash të
    thuhet tamam qysh bëjnë malazeztë, serbët, edhe maqedonasit, ju shqiptarët po i pranoni
    institucionet tona. Ju po flitni tamam si malazeztë, serbët dhe maqedonasit kur u thonë
    shqiptarëve lokalë që janë autoktonë ‘po merrni pjesë në institucione”. Ata marrin pjesë prej zori,
    e jo prej qejfi. Faleminderit!

  • Zëvendëskryeministri e ka fjalën dhe e përfundojmë çështjen e debatit, se e kemi
    hapur si demokraci dhe vazhdojmë me tjerat, që i kemi.

    ZËVEND
  • Unë nuk them që të mos merremi me histori,
    por të mos e shndërrojmë Kuvendin në debat historik, por debat për të ardhmen e shtetit dhe të
    qytetarëve në të mirën e tyre.

    Ndërsa, sa u përket kanaleve, kur gjërat përsëriten dhe bëhen monotone, natyrisht që secili e
    ndërron kanalin. Faleminderit!

  • Arben Gashi e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    Që debati është interesant për këtë temë po dëshmohet këtu, dhe që është kompleks po ashtu po
    dëshmohet.

    U trajtua në aspektin e marrëdhënieve ndërkombëtare si rast i fqinjësisë së mirë dhe mendoj se
    në fund këtu do të përfundojmë te marrëdhëniet ndërkombëtare si rast i fqinjësisë së mirë dhe

    67
    ratifikimi i tyre në Kuvend, por para se të mbërrijmë aty, disa çështje u trajtuan edhe në disa
    fusha tjera. Dhe, njëra prej fushave, e cila u trajtua çështja, ka të bëjë me emocionin.

    Shumë deputetë këtu e trajtuan me çështje emocionale, bile edhe në aspektet e përvojës
    personale lidhur me fushat, arat, bjeshkët, livadhet, duke filluar prej Radavcit, Jabllanicës, zonën
    e Rugovës, duke përmendur familjet tradicionale, si familja Zhugë Haxhisë, apo duke e
    përmendur edhe gjakun, emocionet, pronën të gjitha këto janë të arsyeshme, të gjitha këto janë të
    pranueshme, por sot ne këtu po diskutojmë se në cilën fazë gjendet ndarja e kufirit, vendosja e
    pikave kufitare në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

    Dhe, normalisht banorët e zonave dhe jo banorët e zonave në kufirin me Malin e Zi janë të
    shqetësuar. Një pjesë janë të shqetësuar për pronën e tyre e cila ka frikë se mund të mbetet në
    territorin e Malit të Zi, një pjesë janë të shqetësuar sepse varret e të parëve tyre mund të mbeten
    në territorin e Malit të Zi, një pjesë janë të shqetësuar sepse tradita dhe historia në atë pjesë mund
    të mbetet në Malin e Zi dhe po ashtu një pjesë tjetër me të drejtë janë të shqetësuar lidhur me
    mungesën e informacionit dhe me informacionin e pjesshëm që është dhënë. Dhe, tash këtu pati
    edhe trajtime profesionale, si nga zoti Shpëtim Bulliqi, apo tjerë, të cilët diskutuan edhe me
    gjuhë mjaft teknike për problemet të cilat janë. Por, në fund të fundit, ne duhet t’i dimë disa gjëra
    dhe e para që duhet ta dimë dhe ta themi qartë është se kufiri ndërmjet Republikës së Kosovës
    dhe Republikës së Malit të Zi duhet të definohet.

    Unë jam i bindur që zoti Thaçi dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, si bartës i këtij procesi, e
    kanë parasysh që e kanë barrën kushtetuese dhe ligjore që t’i mbrojnë interesat e shtetit të
    Kosovës, ashtu siç e kemi edhe ne barrën kushtetuese dhe ligjore që ta garantojmë mbikëqyrjen e
    Qeverisë dhe të zotit Thaçi si ministër i Jashtëm në këto veprime dhe të komisionit, i cili është
    formuar nga Ministria e Punëve të Jashtme. Dhe, po ashtu, ne kemi përgjegjësi përballë
    qytetarëve, por kemi përgjegjësi edhe përballë historisë në aspektin e marrjes përsipër të
    veprimeve, të cilat ne duhet t’i marrim sot.

    Ne sot e kemi një rezolutë, e cila është e pranueshme për të gjithë deputetët e Kuvendit të
    Kosovës, por po ashtu duhet ta kemi parasysh se në fund të këtij procesi në Kuvend do të vijë një
    ligj për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi
    për ndarjen e kufirit. Aty është momenti kryesor kur deputetët e Kuvendit të Kosovës vendosin
    me votën e tyre nëse do ta pranojnë, apo nuk do ta pranojnë këtë ndarje.

    Prandaj, e këshilloj zotin Thaçi si ministër i Punëve të Jashtme që të jetë në krye të detyrës dhe të
    marrë përgjegjësi dhe në momentin kur vjen marrëveshja për ratifikim në Kuvendin e Kosovës të
    jetë marrëveshje e pranueshme, të jenë të përfshira interesat e qytetarëve të zonës së Radavcit,
    Jabllanicës, Rugovës dhe deri te zona e Strellcit, sepse kjo pjesë është pjesë që po diskutohet.

    Dhe, po ashtu, besoj se do ta kemi parasysh edhe kërkesën që zoti Thaçi e tha që duhet të futet në
    rezolutë edhe demarkacioni me Serbinë. Është e vërtetë që Kosova duhet të bëjë ndarjen e
    kufijve dhe kjo ndarje e kufijve është edhe përgjegjësi jona, sepse ne përgjegjësinë tonë e
    realizojmë në momentin e votimit në Kuvend nëpërmjet ratifikimit. Prandaj, nëse nuk merren
    parasysh këto elemente të problemeve, të cilat po trajtohen, unë qysh tani mund të deklaroj që
    nuk do ta përkrah një marrëveshje që nuk i merr parasysh ato.

    68
    Unë jam thellësisht i bindur që Qeveria e Kosovës, dhe me rezolutën që do të nxirret sot në
    Kuvend, do t’i ketë instrumentet e nevojshme për ta mbrojtur këtë interes dhe do ta sjellë në
    Kuvendin e Kosovës një marrëveshje, e cila është e pranueshme. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zëvendëskryeministri e ka fjalën.

    ZËVEND
  • Unë edhe një herë dëshiroj që të theksoj se
    komisioni që ka punuar do t’i sjellë të gjitha dokumentet, hartat dhe krejt materialet që janë
    diskutuar me komisionin e Malit të Zi, do t’i sjellë në komisionet përkatëse, prandaj unë nuk e di
    pse e gjithë kjo eufori në kuptimin e diskutimit për të kaluarën historike. Unë mund t’ju siguroj
    se tërë procesi do të jetë transparent maksimalisht dhe në fund, pas kalimit nëpërmjet
    komisioneve përkatëse, çështja do të vijë në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe ratifikohet,
    ose nuk ratifikohet.

    Por, unë dua të them edhe diçka tjetër, se edhe ju po të më thoni mua që vetëm për një metër
    katror të tërhiqem, nuk tërhiqem, prandaj do ta keni punën shumë të lehtë, se nuk është tërhequr
    kurrkush, as s’do të tërhiqet.

    Te çështja që e ngreha edhe më herët, përsëri dy pyetje, tash po të përmendi me emër Albin, çka
    të pengon, pse nuk e përkrahni çështjen e demarkacionit me Serbinë ju si parti dhe, e dyta, ju as
    në programin e “Vetëvendosjes” nuk e keni bashkimin kombëtar me përjashtim të intervistave,
    as në program nuk e ke të shkruan, në intervista po.

  • Faleminderit zëvendëskryeministër, zoti Thaçi! Pal Lekaj e ka fjalën. I kemi edhe
    11 diskutues. Kisha pasur dëshirë t’i përfundojmë të gjithë...

    PAL LEKAJ: I nderuar, kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës,
    Zëvendëskryeministra,
    Ministra,
    Deputetë,
    Qytetarë të Kosovës,
    Çështja e delimitacioneve dhe demarkacioneve ndërshtetërore kurdoherë ishte dhe gjithnjë
    mbetet temë delikate, sensitive dhe me rëndësi sociale, ekonomike, politike, historike, kulturore,
    tradicionale dhe emocionale.

    Në anën tjetër, tematika e delimitacioneve dhe demarkacioneve kufitare në përgjithësi e
    veçanërisht në dimensionet ndërshtetërore, reflekton ndjenja të vetë ekzistencës, vetëmbrojtjes
    dhe vetë vërtetimit. Objekti i temës së sotme konsiston në trajtimin e delimitacioneve dhe
    demarkacioneve ndërkufitare kosovare me shtetet fqinje, në radhë të parë me Malin e Zi, ndoshta
    më vonë edhe me Serbinë.

    Kufiri shtetëror i Kosovës është vija që ndanë territorin e vendit tonë me shtetet fqinje, përbrenda
    të cilës shtrihet sovraniteti jonë. Përderisa territori i vendit tonë, të vijave kufitare, përcakton
    integritetin shtetëror, ju nuk po ushtroni pushtetin shtetëror në tërë territorin e për më keq, po ia
    falni atë territor.


    69
    Në rrethana normale gjatë delimitacioneve dhe demarkacioneve kufitare ndërshtetërore përfillet
    parimi, kufijtë natyror të determinuar nga konfiguracioni territorial, ujëndarjet, ujërëniet,
    vargmalet, gjë që ju nuk po veproni kështu.

    Kufijtë strategjikë, të determinuar nga faktorët në favorin e mbrojtjes së shtetit të caktuar, ju për
    më keq se keq, i keni dhënë Malit të Zi territor, prona private të qytetarëve të Kosovës, të cilët
    deri dje i kanë punuar ato toka e sot nuk guxojnë as të mendojnë të dalin në ato prona, sepse
    arrestohen menjëherë, në këta kufij historikë, kufij etnik të balancuar.

    Demarkacioni ndërshtetëror i Kosovës dhe Malit të Zi duhet të bëhet fillimisht me marrëveshje
    ndërshtetërore e rrjedhimisht me delimitacione reale në territor. Çfarë kritere dhe standarde të
    delimitacionit dhe demarkacionit kufitar ndërmjet Kosovës e Malit të Zi janë përdorur? Vijat
    delimituese e demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi duhet të fiksohen konform
    botëkuptimeve akademike e bashkëkohore të së drejtës ndërkombëtare publike, deklaratën e
    Organizatës së Kombeve të Bashkuara për parimet e të së drejtës ndërkombëtare për
    marrëdhëniet miqësore ndërmjet shteteve, parimi natyror duke i përfillur konfiguracionet
    tokësore ndërmjet kufijve, rrjedhat e lumenjve, ujërrjedhat dhe ujëndarjet, kuotat dhe ... më të
    dalluar, parimi strategjik reciprok, parimi historik, parimi etnik, parimi etnik i balancuar, si dhe
    duke u pikënisur dhe mbështetur në kufijtë e Kosovës, në sistemin kushtetues të Jugosllavisë 2,
    1945-1992, sipas të cilit kufijtë ndërmjet Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë ishin të delimituar dhe
    të demarkuar qartë, të garantuar dhe të sanksionuar edhe me rendin juridik të atij shteti të
    përbashkët.

    Qeveria e Kosovës duhet t’i prezantojë për debat në miratim projektin e marrëveshjes për
    delimitimin e demarkimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, pas dakordimit bilateral të
    emërojë përbërjen e anëtarëve kosovarë në komasacionin miks kosovar-malazez dhe
    demarkacionin kosovar. Ekzekutivi i Kosovës gjatë kësaj periudhe duhet t’i përfillë dispozitat e
    neneve 17 dhe 18 të Kushtetutës, ashtu që ndër të tjera marrëveshjen kosovare-malazeze për
    demarkacionin kufitar t’ia prezantojë Kuvendit të Kosovës për ratifikim. Faleminderit!

  • Faleminderit! Adem Grabovci e ka fjalën. Të përgatitemi! Albin, nuk të lë pa folur,
    mos u frikëso. Por, ju e keni si tandemë në fund, kah fundi më mirë, se edhe minuta keni shumë
    pak. Dëgjo, po ti shikosh minutat, Aleanca e ka edhe një minutë, Vetëvendosja edhe tre minuta.
    Keni parasysh. Me numra të kufizuar. Unë do t’u jap të gjithëve mundësi.

  • Faleminderit, kryetar!
    Vërtet, unë së pari dua të përshëndes iniciuesin e këtij debati të sotëm, sepse me të vërtetë ka
    nxitur një çështje tepër të ndjeshme, me interes nacional. Unë kam pritur këtu, që ne do të sjellim
    argumente gjithsecili dhe do të ndihmojmë komisionin tonë, që vërtet të përcaktohet sa më drejt
    dhe të mos shesim, me të vërtetë, të mbajmë ligjërata politike këtu, t’i mbajmë ligjërata dhe t’i
    shesim patriotizëm njëri- tjetrit, aq më tepër të merremi me histori. Por, vërtet, dikush ka nevojë
    të merret me histori, të mësojë histori, përderisa dikush tjetër bën histori dhe është historia vetë.

    Prandaj, ju lutem, ju lutem, të nderuar deputetë, është e vërtetë që edhe vendi ynë ka një histori,
    ka një të kaluar dhe për të arritur deri këtu ku jemi sot, vërtet kemi kaluar një rrugë bukur të
    vështirë dhe çdonjëri prej nesh këtu e kemi të kaluarën tonë dhe unë po them se historinë nuk e

    70
    bëjnë ata që dorëzohen si lepujt, po e bëjnë ata që rezistojnë në vijën e frontit, ata të cilët luftojnë
    për çlirimin e vendit. Po, pikërisht ti je një nga lepujt, që je dorëzuar si lepur.

    Prandaj, ju lutem, ne këtu sot po bisedojmë për përcaktimin e vijës kufitare me një shtet fqinj.
    Unë kam pasur kënaqësinë t’i pres qytetarët e atyre anëve, të cilëve u janë prekur interesat e tyre
    të drejtpërdrejta, kanë ofruar harta nga më të ndryshmet, prova vërtet historike, që për
    përcaktimin e atyre kufijve, që është edhe një fakt i pamohueshëm, jo vetëm që kemi shëtitur
    nëpër ato anë, por ata njerëz i kanë pronat e tyre dhe ata janë në gjendje ta dokumentojnë këtë
    nëpërmes të pagesës apo kryerjes së obligimeve shtetërore, jo në shtetin e Malit të Zi, po që i
    kanë kryer në komunën e Pejës, në komunën e Istogut dhe në komunën e Deçanit. Prandaj, këto
    janë fakte të patjetërsueshme.

    Dhe anën tjetër, absolutisht askush që ka kaluar kufirin në mes Malit të Zi, në daç pas ‘99-tës në
    daç para ‘99-tës, të gjithë e dimë se është e njohur Kulla dhe atje ka qenë pika kufitare. Po ashtu,
    në anën tjetër ka qenë kufiri tjetër, që të gjithë e dimë, por edhe pas kohës së luftës, që është një
    fakt, një provë materiale e pakontestueshme, Qeveria e Republikës së Kosovës mirëmbajtjen e
    rrugës, që janë dokumentet në Ministrinë e Transportit apo të Infrastrukturës sot, që
    dokumentojnë se Qeveria jonë ka mirëmbajtur këtë rrugë deri në Kullë.

    Prandaj, ne duhet t’u referohemi dhe të ofrojmë prova në përcaktimin e kufijve. Atë që ndjej për
    obligim të them, është e vërtetë se kjo do të jetë një marrëveshje ndërshtetërore. Duhet të
    ratifikohet në këtë Parlament, duhet të aprovohet me votat tona dhe unë po kërkoj nga ministri,
    nga komisioni, që vërtet të kihen parasysh kufijtë e ’74-ës. Nuk kam dyshuar dhe nuk dyshoj
    aspak në përcaktimin e ministrit, që do të luftojë edhe për një pëllëmbë të vetme të tokës së
    Kosovës, prandaj këtë nuk e kontestoj fare, por, në momentin kur do të vijë në Parlament, vërtet
    t’u referohen këtyre të dhënave historike, këtyre provave, që ne si deputetë të mos biem në pozita
    të këqija, të pavolitshme, sepse nuk do të jetë vota ime për një marrëveshje që bie ndesh me
    përcaktimin e kufijve të ‘74-tës. Faleminderit!

  • Faleminderit! Kemi një situatë brenda Rregullores, vetëm ta theksoj. PDK-ja ka
    edhe pa Ademin, sigurisht edhe 8 minuta, se 6 minuta fole Adem. LDK-ja ka 18,5 minuta,
    “Vetëvendosja” i ka edhe 3 minuta, AAK-ja i ka edhe 1,5 minuta, Lista Serbe i ka 13 minuta,
    Nisma i ka 3 minuta, “6+”-i i ka 8 minuta, pa grup 4-5 minuta, ndërkohë i kemi edhe 12
    diskutues.

    Ne do të flasim të gjithë. Këta që e kanë kaluar kohën të grupeve parlamentare, në qoftë se ka
    mirëkuptim ta bëjmë nga 3 minuta. Kërkoj falje, jam duke folur për këta që e kanë kaluar kohën.
    Lidhja Demokratike e Kosovës i ka edhe 18,5 minuta. Jo, Profesor, ua kemi dhënë fjalën, se për
    të folur do të flasin të gjithë, por të jeni të kufizuar në kohë, ju lutem, nga 3 minuta, mos e zgjatni
    më shumë.

    Urdhëro Albin, replikë!

  • Së pari, ne nuk kërkojmë demarkacion me Serbinë, për shkak se në faqen 24 të
    alternativës qeverisëse të Lëvizjes “Vetëvendosje”, thuhet se “Vetëvendosja” angazhohet që

    71
    Republika e Kosovës të mos e pranojë Republikën e Serbisë. Kjo do të ndodhë për sa kohë
    Serbia nuk na njeh dhe nuk ndryshon karshi Kosovës.

    Ta kërkosh demarkacionin me Serbinë, kur ajo nuk të njeh, do të thotë ta vendosësh qerren para
    kuajve. Dhe, ky është dëm i madh që ju po ia bëni shtetit të Kosovës. Serbia duhet të na njohë, jo
    demarkacion. Nëse ju kërkoni demarkacion dhe jo njohjen e pavarësisë së Kosovës, ju shprehni
    mirëkuptim ndaj Serbisë për mosnjohjen e saj për pavarësinë e Kosovës.

    Më tutje, në faqen 12 të alternativës qeverisëse të Lëvizjes “Vetëvendosje” thuhet më sa vijon:
    “Shteti i Kosovës është i pavarur dhe sovran. Ai është mundësia dhe mjeti për krijimin e shtetit të
    bashkuar të shqiptarëve. Integrimet kombëtare në çdo fushë duhet të çojnë te bashkimi politik
    shtetëror. Kushtetuta e Kosovës do të shprehë vullnetin dhe planin autentik të popullit shqiptar
    për bashkim kombëtar.” Dhe unë po ashtu, mund t’ua dhuroj një kopje të alternativës qeverisëse,
    që ta kuptoni qysh ne e kemi të shkruar në programin tonë bashkimin kombëtar, por njësoj
    sikurse që i pata thënë edhe zotit Grabovci, unë jua dhuroj një kopje, por leximin duhet ta bëni
    vetë.

  • Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi e ka fjalën.

    ZËVEND
  • Kam qenë i bindur që nuk e përkrah
    demarkacionin me Serbinë, por bëre shumë mirë që e the edhe publikisht. Është mirë që e the,
    sepse unë kam qenë personalisht i bindur, por është mirë që e morën vesh edhe të gjithë deputetët
    dhe opinioni publik kosovar dhe më gjerë.

    Demarkacioni, ti e di shumë mirë, nëse s’e di mësoje, ndodh mes dy shteteve për të vënë kufirin
    në mes vete. Dhe, kjo nënkupton edhe njohjen reciproke, ndërsa në anën tjetër, dhe sinqerisht ju
    ftoj që ta përkrahni këtë pikë të rezolutës.

    Në anën tjetër, bashkimin kombëtar nuk e keni askund në programin e Lëvizjes “Vetëvendosje”
    me përjashtim të deklaratave verbale, që i keni për marketing politik. Përkundrazi, kërkoni nga
    Kushtetuta e Kosovës ta heqë këtë paragraf apo që e ndalon bashkimin kombëtar, por nuk e keni
    që punoni për bashkimin kombëtar, prandaj, mos dezinformoni opinionin.

    Unë s’e kam lexuar, por ju e dini që nuk e keni.

  • Armend, fjala është juaja.

  • Faleminderit!
    Kolegë deputetë,
    Është e rendit që me të vërtetë të barten këto shqetësime të qytetarëve për çështjen e cila është
    kërkuar interpelanca dhe të jemi më shumë në temë, se sa të tregojmë histori të ndryshme, apo
    edhe të nxjerrim batuta, qoftë ajo pozitë apo opozitë, kur interesi i të gjithë atyre qytetarëve dhe
    shqetësimi i asaj pjese është më se i qartë dhe kërkojnë garanci për atë se çka është duke ndodhur
    tash, qoftë nga komisioni si përgjegjës dhe Qeveria sigurisht, e cila në fund të fundit, do të sjellë
    një marrëveshje për ratifikim në Kuvend të Republikës së Kosovës.


    72
    Është e mirë, që ne të ruhemi nga kualifikimet edhe ato personale, po sidomos në raportet me
    vendet perëndimore, sepse të thuash sot kualifikime që NATO ka bërë gabim që ka bërë
    ndryshim kufijsh në Kosovë apo marrëveshja e Kumanovës të interpretohet me teke personale
    edhe të momentit, apo mbi të gjitha, të kemi edhe dyshime në shtetet që e kanë njohur pavarësinë
    e Kosovës.

    Mbi të gjitha sot po debatojmë për një shqetësim që është vazhdimësi sa herë e sa herë që ka
    ndodhur edhe këtu në Kuvendin e Kosovës për vijën kufitare, për bjeshkët, qofshin ato që i kanë
    shfrytëzuar banorët e asaj ane, por qofshin edhe vijën shtetërore që ne sot po kërkojmë që ajo të
    definohet qartë dhe të jetë një vijë shtetërore dhe njëherë e përgjithmonë të zgjidhet kjo çështje.

    Unë po mendoj që të gjitha këto pavarësisht debatit politik, nuk është e udhës që të flasim fjalë të
    mëdha shpeshherë edhe nga ata, që deri dje pretendonin që të shkojmë deri në Çamëri, sot e
    mbrojnë me fanatizëm këtë ’74-shin dhe Pakon e Ahtisarit, tash. Por, sido që të jetë, unë e kam
    vetëm një pyetje, zoti ministër për ju, sigurisht se do të jetë edhe për komisionin, por edhe një
    zgjidhje që nëse kjo nuk do të ndodhë.

    A ka lëvizje të kufirit në dëm të Kosovës? Kjo është krejt çka po kërkojmë ne të dimë dhe krejt
    çka dëshirojnë edhe ata qytetarë. Nëse ua jepni këtë garanci, komisioni jep këtë garanci, atëherë
    edhe ratifikimi do t’i nënshtrohet kësaj vote në Kuvend të Kosovës.

    Dhe e dyta, nëse Mali i Zi nuk është partner në këtë aspekt, nuk ofron dokumentacion, a mendoni
    se kjo duhet t’i nënshtrohet Gjykatës së Arbitrazhit dhe kjo çështje të shkojë edhe atje? Jemi dy
    shtete dhe mund ta zgjidhim edhe në këtë formë. Por, e mira është që këto debate të mos
    përdoren për fyerje personale, por të përdoren për atë që është thirrur debati dhe të nxirret një
    rezolutë dhe ju e dini, që fuqia e rezolutës është vetëm shprehja e një vullneti politik, që nxjerr
    Kuvendi i Kosovës e ai vullnet po shihet që është i të gjithëve, që të kërkohet që vija kufitare të
    definohet qartë në interesa të qytetarëve të vendit, jo në dëm të interesave të qytetarëve të asaj
    pjese.

    Kështu që me një fjalë kjo është ajo që qytetarët kërkojnë garanci. Ka interpretime të ndryshme
    dhe ju po i shihni. Ka interpretime, që ndoshta vetë ndodhin edhe nga politikanët për interesa
    ditore që i përdorin në aspekte edhe regjionale, po që i përdorin edhe në aspekte krahinore,
    kështu që sido që të jetë ajo që po kërkohet, kërkohet një garanci, sepse Qeveria duhet të japë
    garancinë se asnjë lëvizje nuk do të bëhet në dëm të kufirit të Kosovës, apo në dëm të pronave të
    atyre qytetarëve. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zëvendëskryeministri zoti Thaçi e ka fjalën.

    ZËVEND
  • Pasi ishte pyetje e drejtpërdrejtë, po
    përgjigjem, i nderuar zoti Zemaj.

    Unë përsëri e ritheksoj, ne duhet t’u besojmë njerëzve që i angazhojmë. Qeveria ka formuar një
    komision që ka punuar dhe ai komision do t’i prezantojë të gjitha dokumentet në komisionet
    përkatëse, se ku ka arritur kjo çështje deri më tani e që sipas tyre tani është në përfundim e sipër
    apo e përmbyllur. Ne jemi duke diskutuar si shtet fqinj dhe miqësor me Malin e Zi, këtë çështje,

    73
    natyrisht me mbështetje dhe në konsulta të vazhdueshme me partnerët ndërkombëtar. Prandaj, e
    gjithë ajo që është duke ndodhur është se do të rregullohet sipas Kushtetutës, po them, të vitit
    1974, dokumentit të presidentit Ahtisari dhe Deklaratës së Pavarësisë, që e ka miratuar, e ka
    shpallur ky Kuvend.

    Edhe sa i përket demarkacionit me Maqedoninë, ju e dini se kemi zhvilluar debate jo të lehta,
    është bërë edhe zhurmë e madhe e drejtë në opinionin publik, por përsëri çështjet kanë ardhur
    kështu siç po themi ne, përmes komisionit, në Qeveri, në komisionet përkatëse dhe pastaj në
    Kuvend. Dhe, Kuvendi është ai i fundit i cili e aprovon apo nuk e aprovon, e ratifikon ose jo.
    Por, e tha zoti Hamiti, paradite, s’kam qenë këtu kur e lexova, ne duhet të marrim vendime me
    përgjegjësi shtetërore dhe jo atë çka ne dëshirojmë, se çka dëshirojmë të gjithë e dimë, folëm
    edhe më herët. Faleminderit!

  • Faleminderit! Ismail Kurteshi e ka fjalën.

  • Faleminderit!
    Shpjegimi i mëhershëm sot këtu se demarkacioni do të thotë bartje e vijës nga harta në terren,
    nuk është ashtu dhe këtë e demantojnë këto fakte. Maqedonia për të cilën u fol edhe pak më
    herët, është kompensuar me tokë të Kosovës për Pohor Pçinjskin, që ia ka marrë Serbia,
    Maqedonisë dhe aty i është dhënë disa mijëra hektarë, përkundër faktit që Kuvendi i Kosovës,
    më datën 23 maj të vitit 2002 ka nxjerrë Rezolutën, ku është theksuar se tërësia territoriale e
    Kosovës është një dhe e pandashme dhe kufijtë e Kosovës janë të pandryshueshëm, por kjo
    rezolutë nuk është respektuar.

    Fshatrat Konçul, Dobrosin dhe disa të tjera kanë qenë të Kosovës deri në vitin 1954 dhe sot janë
    nën Serbi. Zahiraj, Fusha e Karaçevës dhe e Breznicës, si dhe Gryka e Konçulit, e shumë pjesë të
    tjera, kanë qenë të Kosovës deri në vitin 1999, sot kontrollohen nga xhandarmëria e Serbisë,
    ashtu siç kontrollohet edhe Kosova e veriut.

    Ju zotërinj që po kërkoni dokumente, dokumentet kërkoni në Kuvendin e Pejës që ka nxjerrë
    edhe një rezolutë në lidhje me këtë çështje dhe përveç tjerash ka thënë: “Të merren parasysh të
    dhënat kadastrale, të merren parasysh shqetësimet e pronarëve, të merren parasysh kufijtë e vitit
    ’74 ” dhe kryesisht kanë kërkuar që institucionet ta rishikojnë punën e Komisionit, me të cilën
    ata që e njohin mirë atë territor, nuk janë absolutisht të kënaqur.

    Në debatin e djeshëm në Juridik, i cili u përmend pak më herët, janë prezantuar shumë
    dokumente, të cilat do t’i nevojiten komisionit dhe i cili sigurisht se nëse i shfrytëzon ato
    dokumente do ta korrigjojë atë që e ka bërë deri sot. Faleminderit!

  • Faleminderit! Fjalën e ka kërkuar Edita Tahiri, ministre në Qeverinë e Republikës
    së Kosovës.

  • Faleminderit, i nderuar kryetar i Kuvendit!
    I nderuar zëvendëskryeministër,
    Kolegë të Qeverisë,
    Të nderuar deputetë,

    74
    Ky debat interesant për demarkacionin e kufirit mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi,
    mendoj se është mjaft i rëndësishëm.

    Unë dëgjova diskutime dhe ide, të cilat në fakt përbëjnë një pjesë të debatit që zakonisht i
    shoqëron proceset e demarkacionit të kufijve dhe mund t’ju them se të gjitha shtetet e reja që
    kanë hyrë në obligimet për demarkacionin e kufijve të tyre, gjithmonë janë përballur me një
    debat herë të arsyeshëm, herë kontravers.

    Mendimi im është që demarkacioni i kufirit është një obligim shtetëror, është një ushtrim
    sovraniteti nga shteti i Kosovës dhe ne të gjithë duhet të jemi të kënaqur që e kemi sjellë, vendin
    tonë Kosovën në kohën kur ai duhet të bëjë demarkacionin e kufijve. Dikur e kemi ëndërruar, sot
    e kemi realitet.

    E dyta, unë mendoj se derisa në një anë kemi debatin, në anën tjetër kemi Komisionin shtetëror, i
    cili nuk duhet të punojë me debate, por ka para vetes, e para, Kushtetutën e Republikës së
    Kosovës, i ka të dhënat edhe kadastrale edhe hartografike, por është edhe baza ku Kosova ishte
    një prej tetë njësive federale të ish-Jugosllavisë dhe në kuadër të asaj Kushtetute kanë qenë edhe
    kufijtë e Kosovës të caktuar dhe se ky demarkacion bëhet pikërisht me kufijtë e vitit 1974.

    Tani kur jemi në kohën, kur integrimi Evropian dhe integrimet euro-atlantike janë një objektiv
    strategjik i Republikës së Kosovës, unë mendoj se ne këto objektiva mund t’i realizojmë duke
    kryer edhe obligimet shtetërore për demarkacionin.

    Tjetra, mendoj se pati shumë debate interesante lidhur me çështjen tonë kombëtare dhe derisa po
    dëgjoja kisha një ide që desha ta ndaj me ju. Po mendoj që në këtë rezolutën që po e përgatisim,
    ndoshta edhe një paragraf si propozim që kur ta bëjmë bashkimin kombëtar, përfaqësuesit e
    “Vetëvendosjes” t’i qesim në Komisionin për demarkacion. Faleminderit!

  • Faleminderit! Rrustem Berisha e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    I nderuar Kabinet qeveritar!
    Deputetë,
    Të nderuar qytetarë të Kosovës,
    Tema që po trajtojmë sot është e një rëndësie të veçantë dhe unë do doja, pa dashur t’i përsëris
    shumë çështje që u thanë më herët.

    Kohën e fundit jemi dëshmitarë të shqetësimeve të qytetarëve, të rugovasve dhe të atyre zonave
    kufitare, ku ata nuk lënë derë pa trokitur për shkak se Mali i Zi ka vendosur disa pika kufitare
    thellë në territorin e Kosovës, në njërën anë, ndërsa, në anën tjetër nuk ka reagime të shtetit të
    Kosovës.

    U tha edhe më herët, por edhe unë personalisht mendoj se ka fakte të mjaftueshme edhe juridike,
    historike, ka harta topografike ku dihet se ku ka qenë kufiri dhe ku duhet të jetë. Prandaj,
    propozimi që u dha nga kryetari i Aleancës, sepse kjo çështje me të vërtetë nuk i përket vetëm
    një partie politike, por është çështje që na përket të gjithëve dhe është në interes shtetëror dhe ne

    75
    të gjithë së bashku duhet të gjejmë formën më të mirë, që të ofrojmë dëshmi të mjaftueshme që
    kjo vijë kufitare të vendoset aty ku edhe ka qenë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Enver Hoti e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    Mendoj se kjo çështje që është iniciuar nga Grupi Parlamentar i Aleancës, është bërë shumë me
    rëndësi dhe me vend, sepse ka hapur një debat i cili është shumë i ndjeshëm për qytetarët e
    komunave të Pejës, Deçanit dhe Istogut dhe për tërë territorin e Kosovës.

    Mendoj se këtu u sollën fakte edhe nga Qeveria edhe nga deputetët, të cilat janë kontradiktore.
    Ekziston vetëm një e vërtetë. Zoti Lajçi ka sjell fakte në cilësinë e vëzhguesit dhe të këshilltarit
    të Komisionit Shtetëror për Demarkacionin në mes Malit të Zi dhe Kosovës dhe i cili ka pohuar
    se vija hyn në brendësi të Kosovës, 5 deri në 8 kilometra. Po ashtu, edhe reagimet e qytetarëve
    janë faktuar dhe janë shumë reale. Prandaj, Qeveria duhet të japë përgjigje se a ekziston e vërteta
    që po e pohon zoti Lajçi dhe banorët e atyre komunave apo punën, të cilën po e prezanton Murat
    Mehaj nëpërmes Komisionit Shtetëror për Demarkacion.

    Unë mendoj se kjo duhet t’i shërbejë Komisionit, që t’i marrë shumë seriozisht këto të dhëna të
    cilat i prezantuan edhe deputetët në Kuvend dhe Qeveria, para se të premtojë themelimin e
    komunave të Rugovës dhe të zonave tjera në atë pjesë, duhet të marrë masa dhe të pohojë e të
    garantojë pronën e tyre dhe territorin e Kosovës.

    Ne po themi se është mirë që të ngrihemi në përgjegjësinë e detyrave të cilat na presin sot, sepse
    nesër do të jetë vonë. Po ashtu, ne mbështesim rezolutën dhe kërkojmë që të gjitha punimet,
    materialet, që i ka përdorur komisioni dhe transkriptet t’u sillen me kohë deputetëve dhe
    Kuvendit, që ne të japim kontributin tonë në këtë çështje. Faleminderit!

  • Nait, e ke fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    Përshëndetje për ministrat!
    Është një çështje mjaft e rëndësishme dhe e ndjeshme që e kanë ngritur banorët e Rugovës, por
    nuk është çështje e banorëve të Rugovës, është çështje shtetërore e Kosovës.

    Ata ndoshta i kanë interesat e ngushta atje, por interesat e shtetit janë tonat. Kufiri në bazë të
    koordinatave dhe hizoipseve që është vendosur është në bazë të një marrëveshje dhe në bazë të
    një Kushtetute të vitit 1974. Ky kufi që është vendosur është atë që e shkruan edhe Murat Meha
    në raportin e tij, po nuk është i njëjti me kërkesat e banorëve që janë atje.

    Kufiri që është në bazë të hizohipseve dhe këtë flamur që e kemi këtu në Kuvend të Kosovës,
    nuk janë të njëjtë. Do të thotë, me anë të këtij flamuri që e kemi hartën atje, dallon ajo pjesa e
    Kullës, ku marrëveshjet, zhvendosjet e kufirit ndryshojnë. Kemi diku 4 km hyrje drejtpërdrejt
    nga flamuri në pjesën e brendshme të Kosovës, po të gjitha këto themi se janë brenda kufirit ose
    brenda tokave shqiptare. Nëse merremi me këto atëherë mund të themi që edhe Plava edhe
    Gucia, edhe Rozhaja edhe Podgorica edhe Berani, Tutini, kanë qenë pjesë shqiptare.

    76
    E tash, nëse kthehemi te Lidhja e Prizrenit, domethënë flasim për gjithë sipërfaqen shqiptare dhe
    për tokat shqiptare dhe kufirin mes tokave shqiptare. Tash a duhet ta ndryshojmë këtë gjendje?
    Këtë gjendje mund ta ndryshojmë në bazë të disa marrëveshjeve që mund të ndodhin.

    Demarkacioni i kufirit është njohje shtetërore, po nëse nuk duam të vendosim demarkacion, unë
    kisha thënë që ta bëjmë bashkimin e Kosovës me Malin e Zi. Ata janë pak më pak se ne dhe
    kështu e zgjidhim këtë problem edhe për banorët edhe për ne e për të gjithë. Prandaj, edhe një
    herë, që kjo është një çështje e zgjidhur, nëse duam t’i dalim në ndihmë atyre njerëzve atje.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Nuredin Ibishi e ka fjalën.

  • I nderuar, zoti kryetar,
    Kabinet qeveritar,
    Të nderuar deputetë,
    Nëse flasim për demarkacionin apo kufijtë e ish-republikave dhe krahinave të ish-Jugosllavisë,
    mendoj që Kosova është rasti më i lehtë për t’u bërë demarkacioni, për arsye se edhe në aspektin
    morfologjik dhe topografik, po edhe ushtarak, është quajtur shpeshherë edhe “pishina e Kosovës,
    apo baseni i Kosovës”, për arsye se është e rrethuar me vargmale dhe me kurora të vargmaleve,
    që në një formë e bën një tërësi relievore.

    Unë e di nga më herët, se sipas Kushtetutës së vitit 1974 kanë qenë të hartuara dhe mu këtë pjesë
    ku është Kuvendi i Kosovës, në ndërtesë të Kuvendit, një aneks, ku ka qenë Enti i Gjeodezisë së
    Kosovës dhe ka qenë një hartë e madhe edhe e ish-Jugosllavisë, me pjesët konstituive, por edhe e
    Kosovës, ku kanë qenë saktësisht të përcaktuara komplet, domethënë, pikat e ndarjes apo pikat e
    kufirit, sipas koordinatave apo pika të gjerësisë dhe gjatësisë gjeografike, mandej... ndarjeve dhe
    pikave apo kuotave trigonometrike. Mirëpo, Komisioni qeveritar mendoj se ka shpenzuar shumë
    kohë në demarkacionin e kufirit, të mos them edhe për koncesione tjera, sidomos Komisioni
    qeveritar ka dështuar në rastin e fundit, kur ka qenë një debat në komunën e Pejës, kur është
    trajtuar çështja e kufirit me Malin e Zi, kur fare s’kanë marrë pjesë, mirëpo i janë referuar me një
    dokument nëntëfaqësh, për të cilin vetëm kemi dëgjuar kështu nga mjete të informimit, edhe pse
    në atë debat kanë marrë pjesë edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, të cilët nuk janë cekur fare.

    Mendoj se duhet të përcaktohemi që lidhur me demarkacionin e kufirit, i cili po tejzgjatjet, me
    Malin e Zi e kur fillon edhe me Republikën e Serbisë, mendoj që do të zgjatet edhe më shumë se
    dhjetë vjet apo ku me ditë kur do të kryhet dhe që këtij procesi që i kanë paraprirë edhe
    marrëveshjet e menaxhimit të integruar të kufirit pa u bërë demarkacioni paraprak. Mendoj që
    është bërë lëshim i madh dhe çështja tjetër, që i referohet edhe disa dokumenteve ndërkombëtare,
    kur e përmendi zoti Kurteshi, në vitin 2002 kur është nxjerrë rezoluta e Kuvendit të Kosovës, i
    referohet mbrojtjes së tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës, kur është bërë në vitin...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Regjia, lejoja fjalën!


    77
  • ...i referohen edhe një marrëveshjeje, që mund ta quaj edhe klandestine, apo
    ilegale, mes Republikës së Serbisë dhe Maqedonisë për caktimin e kufirit. Mirëpo, mendoj se ajo
    çështje është e tejkaluar për arsye se ajo çështja e demarkacionit të kufirit me Maqedoninë ka
    përfunduar ashtu si ka përfunduar. Faleminderit!

  • Faleminderit! Ramiz Kelmendi e ka fjalën.

  • Pasi që po bëhet fjalë për Rugovën, tash ky rugovas le të flasë dhe le të
    thotë diçka.

    Është e vërtetë që çështja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi është një çështje e ndjeshme
    dhe e nevojshme, dhe si duket edhe po arrin të sqarohet. Unë besoj që Komisioni ynë shtetëror
    nuk ka pasur fare presion nga jashtë, siç kanë pasur herëve të kaluara presion për të ndryshuar të
    vërtetën, e sidomos në rastin tonë, kur jemi të pavarur, që ky komision të bëjë shtrembërimin e
    fakteve.

    Çka unë e di për këto pika kufitare, kjo mund të vërehet qartë, siç e tha edhe Xhavit Haliti, pylli
    ynë është i dëmtuar dhe shihet qartë se pylli që i ka takuar Republikës së Malit të Zi nuk është
    prekur dhe qytetarët e Rugovës dhe qytetarët tjerë e kanë ditur saktësisht ku është kufiri i
    Rugovës me Malin e Zi.

    Pastaj, elektrifikimi i Rugovës në vitin 1983 nuk e ka përfshirë fare elektrifikimin e këtyre
    pjesëve, për të cilën ne mendojmë që janë pjesë tona. Pronat që janë në emër, nuk janë në emër të
    qytetarëve të Rugovës, por janë të prezantuara si prona kontesti apo... se ne i kemi quajtur
    “spor”, pra kemi pretenduar që janë pronat se duhet të jenë në emër tonë, për arsye se i kemi
    shfrytëzuar me vite të tëra. Mund të them, se edhe vendimet për prerjen e pyllit në këto vende, ku
    pika kufitare ku tash janë përcaktuar, janë marrë në komunën e Plavës e kurrsesi s’janë marrë
    asnjëherë në komunën e Pejës.

    Kufijtë që po ceken, mund t’u them se janë “kufijtë shpirtërorë të rugovasve” dhe luftën që e
    kanë bërë këta prijës për të mbrojtur Kosovën, në këtë rast pra, kur flasim për këto toka, mund
    t’u them se janë kufij shpirtërorë të rugovasve, prandaj rugovasit me të vërtetë janë të shqetësuar
    dhe kërkojnë që atyre edhe më shumë t’u sqarohet për këtë çështje, për arsye se një pikë kufitare
    që është e vizatuar në letër, sot mund të qitet shumë lehtë në terren, për arsye se ekzistojnë
    sisteme të sofistikuara të matjes me milimetra mund të caktohet një pikë e përcaktuar në letër.

    Pra, kufijtë që janë vendosur si në vitin ’45, ’74, e të tjera... janë kufijtë që janë vendosur nga të
    tjerët dhe të pranueshëm nga ndërkombëtaret. Prandaj, unë desha vetëm t’u them që kur ishte
    vizita e zëvendëskryeministrit tonë në Republikën e Malit të Zi, ishte një vizitë dhe një pritje
    madhështore. Nuk ishte e lehtë për një shtet që ishte shumë mik me Serbinë dhe tani e priste
    liderin...

    Prandaj, mund t’ju them se është një aftësi jona politike ndërkombëtare e kombëtare që e kemi
    arritur që një mik të ngushtë të Republikës së Serbisë t’ia çkapim dhe liderin tonë të UÇK-së ta
    presin në mënyrë madhështore, e sidomos në komunën e Ulqinit, ku shpallet qytetar nderi, së
    bashku me kryeministrin Edi Rama dhe ishte prezent edhe kryetari i Republikës së Malit të Zi.

    78
    Pra, kjo është një fakt, për të cilin mund t’u them se është aftësi e politikanëve dhe e politikës së
    jashtme të Republikës së Kosovës, që po zhvillohet edhe sot. Faleminderit!

  • Faleminderit! Teuta Haxhiu e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar i Kuvendit!
    Fjalimin tim të cilin e kisha të përgatitur do ta lë krejt. Do t’i kthehem krejt një çështjeje tjetër,
    ngase nuk kam çka të shtoj më tepër se sa atë që e tha kryetari Haradinaj, por edhe shumë
    deputetë të tjerë.

    Por, dua të them se nëse çështja është kaq e thjeshtë siç po e paraqet ministri i Jashtëm, zoti
    Thaçi, i cili zaten krejt kohën ironizon dhe tallet me Kuvendin e Kosovës, atëherë përse thjesht
    ekziston ky problem kaq madhor për shtetin e Kosovës e jo vetëm për banorët që atakohen
    direkt. Zoti Thaçi sot gjatë gjithë kohës nuk tha gjë tjetër, përveç talljes me banorët e gjithandej
    dhe me vetë shtetin tonë. Ky problem, i nderuar ministër, është problem i interesit nacional. Ju
    dhe Qeveria juaj duhet të jeni të ndërgjegjshëm që pronat e brezit kufitar me Malin e Zi, të mos
    preken, edhe pse e dimë se pronat e juaja në Prapashticë e Brojë nuk po ju rrezikohen, por
    përgjegjësi keni.

    Krejt në fund nga ajo që u tha nga parafolësi im, kam frikë se tepihët e kuq në Ulqin do ta kenë
    koston e vet për shtetin e Kosovës. Faleminderit!

  • Shukrije, e ke fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Vërtet sot është një temë shumë e ndjeshme. Nuk e di të tjerët si e shohin, me çfarë serioziteti,
    por është e vërtetë se po bëhen 16 vjet kur institucionet e vendit nuk kanë gjetur një gjuhë të
    përbashkët dhe nuk janë interesuar për territorin e tyre, i cili po zvogëlohet çdo ditë. Madje, ky
    zvogëlim i territorit po shkon në dëm të qytetarëve dhe shtetet fqinje po gëlltisin territorin e
    vendit tonë, thuajse në një heshtje.

    Ndonëse një pjesë të territorit tanimë edhe me marrëveshje ministri i Punëve të Jashtme ia ka
    falur Serbisë, apo më mirë të themi, ia ka dhënë si dhuratë, pjesa tjetër e territorit tonë çdo ditë
    po kalon në pjesën e Malit të Zi dhe qytetarët tanë po humbin dhjetëra hektarë me mos
    përgjegjshmërinë e institucioneve tona për ta mbrojtur territorin e tyre.

    Demarkacioni me Malin e Zi ka qenë dhe mbetet një problem i pazgjidhur nga Qeveria e
    Kosovës dhe një dështim total i politikës së jashtme në aspektin e vendosjes së marrëdhënieve
    normale me fqinjë dhe rregullimin e pikave strategjike, siç është çështja e kufirit. Ministri i
    Punëve të Jashtme, në vend se në takim në Ulqin dhe Podgoricë, në takim me zyrtarë shtetërorë
    të bisedojë për çështjen e demarkacioneve, për çështjen e pikës kufitare, ai u premton kushte më
    të mira malazezve në Kosovë.


    79
    Mali i Zi ka hyrë në territorin e Kosovës në disa raste deri në 8 kilometra. Banorët nuk e
    pranojnë vendosjen e kësaj vije kufitare, kurse tash çështja pritet të kalojë edhe në gjykatat e
    arbitrazhit. Nëse flasim vetëm për zonën e Pejës, Mali i Zi ka hyrë në territorin e Kosovës diku
    rreth 7 kilometra dhe banorët e brezit kufitar kanë filluar migrimin masiv, duke mos pasur kushte
    për jetë në këtë pjesë.

    Të nderuar kolegë deputetë,
    Me këtë qeveri të papërgjegjshme nuk mund të habitesha as unë e as edhe qytetarët, nëse një ditë
    do të vendosej kufiri në Pejë, sepse kjo qeveri dhe kjo politikë e jashtme nuk është e interesuar
    për të mbrojtur pronën shtetërore, por është e interesuar të mbetet në pushtet. Vetëm në fshatin
    Bogë të Rugovës qytetarët tanë kanë humbur mbi 40 hektarë si rezultat i uzurpimit nga Mali i Zi,
    transmeton Indeks-On-line në mars të këtij viti dhe madje, secila familje edhe nga paslufta në
    Kosovë kanë humbur tokën e tyre si rezultat i kompromiseve nga qeveritë e papërgjegjshme. Kjo
    politikë e kompromiseve ndaj fqinjëve duke u dhënë çdo gjë dhe duke mos marrë asgjë, çdo ditë
    e më shumë po e varfëron qytetarin e Kosovës.

    Të nderuar kolegë deputetë,
    Politika e jashtme e vendit tonë është në krizën më të thellë dhe jolegjitimiteti ndërkombëtar po i
    kushton vendit e si rrjedhojë e mos ecjes normale drejt rrugës drejt rrugës së integritetit evropian
    dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, prandaj sa më shpejt që të shkojë kjo Qeveri, aq
    më e mirë do të jetë për vendin dhe aq më pak do t’i bëhet dëm kurrizit të popullit tonë.

    Ndarja në vija etnike e territorit të Republikës së Kosovës, ndarja e gjyqësorit, uzurpimi i
    Gjykatës Kushtetuese, uzurpimi i institucioneve të pavarura e shumë tjera, janë vetëm dëm për
    qytetarin e Kosovës. Andaj, sa më shpejt që shkon kjo Qeveri është më mirë për vendin dhe
    qytetarët e saj.

  • Selvije, e ke fjalën.

  • Faleminderit, zoti kryetar!
    I nderuar zëvendëskryeministër,
    Të nderuar ministra dhe ministre,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Çështja të cilën u kërkua të bisedohet sot nën emrin e interpelancës ishte çështje mjaft e
    ndjeshme dhe madje u bë shumë interesante edhe nga fjalimet e deputetëve. Me respekt për të
    gjitha fjalimet, qofshin ato të cilat kishin argumente apo ato të cilat nuk kishin argumente. Por,
    një gjë që dua t’ua kujtoj të gjithëve, neve që jemi në sallë dhe atyre që janë jashtë kësaj salle, që
    nga periudha e Rambujesë e deri më sot, zotimet e zotit Thaçi gjithherë na kanë dalë të vërteta.

    Andaj, edhe diskutimet e tija këtu sot dhe zotimet e tija këtu sot për demarkacionin e këtij kufiri,
    unë jam e bindur se do jenë të vërteta dhe besoj që nuk kemi nevojë të shqetësohemi aq tepër.
    Duke përkrahur edhe propozimin e zotit zëvendëskryeministër për që edhe një pikë për
    demarkacionin me kufirin me Serbinë, të hyjë në rezolutë, unë kisha për t’ua bërë një pyetje, zoti
    kryetar, ndoshta nuk ishte e udhës të vazhdohet fare interpelanca, meqë nga propozuesi i kësaj
    interpelance doli dhe nuk ishte i interesuar të dëgjojë të gjitha komentet, qoftë nga deputetët,

    80
    qoftë nga zoti zëvendëskryeministër, gjegjësisht ministri, se çfarë po thotë për këtë çështje të
    kufirit.

    Dhe, mendoj se edhe rezoluta që duhet të votohet, nuk duhet të votohet pa qenë prezent edhe
    propozuesi i interpelancës.

  • Faleminderit! Murat, e ke fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    Unë desha vetëm një sqarim. Vija në hartë, kufiri i përcaktuar në hartë e ka një burim dhe ai
    burim gjithnjë është punë e një komisioni. madje, edhe një parcelë kadastrale përcaktohet me një
    komision, ai komisioni për deshifrim. Kështu që, burimi është protokolli i Komisionit Shtetëror
    apo kufirit administrativ dhe jam i sigurt, që ky protokoll ekziston, qoftë në Mal të Zi, qoftë në
    Serbi dhe mirë është që atë ta marrim si burim, në mënyrë që komisioni ta ketë një burim të
    sigurt për protokollin.

    Nëse ai protokoll ka humbur, atëherë fillon çështja prej fillimit, atëherë debatohen hartat e krejt,
    por protokolli ekziston. Nëse një shtet e fsheh protokollin e vet, atëherë është keq. Prandaj, nuk e
    di komisioni a e ka kërkuar këtë protokoll dhe a ka kërkuar informacione nga Rozhaja dhe pjesët
    kufitare të Malit të Zi. Këtë desha ta them. Faleminderit!

  • Faleminderit! Nënkryetari i Kuvendit, Sabri Hamiti e ka fjalën.

  • Unë do të përpiqem, zoti kryetar i Kuvendit, Kabinet qeveritar dhe kolegë, të
    flas sa më shkurt që të jetë e mundur, veçse, desha të nënvizoj dy-tri çështje, tri-katër çështje.

    E para, nëse referenca që u përsërit këtu për kufirin që është e vitit 1974, në dokumentet zyrtare,
    po edhe nëse hyn si pikë në Rezolutën që do të propozohet sot, unë propozoj një riformim të
    sojit, të thuhet: “Kufiri i përcaktuar i territorit të Kosovës i vitit 1974”, por jo me Rezolutën, me
    Kushtetutën e 1974-ës, se ajo Rezolutë përcakton status politik dhe konstitucional dhe është
    shumë përtej një reference për kufij. Ju lutem, precizojeni. Nuk është njësoj hiç. Nëse e fusni,
    kërkoj të formulohet siç e thashë unë.

    E dyta, kufiri, u tha këtu, pa marrë parasysh ngjyrimet emocionale, personale, krahinore i një
    shteti është interes shtetëror, është interes nacional dhe sigurisht edhe interes qytetar. Dhe, u pa
    që në këtë pikë pajtohemi të gjithë dhe nuk ka arsye të mos pajtohemi. Sido që të jetë, duhet të
    jemi pak më të sigurt në këto diskutime dhe më esencialë, kur bisedohet për kufirin si interes
    prone. Jo, nuk është. Tjetër është statusi i pronës, që është status universal dhe mund ta kesh ti në
    shtetin e kujtdo qoftë dhe nuk është përcaktues për kufij interesi i pronës private. Mos të lidhemi
    për këtë.

    Tjetër punë është, që në kufijtë e Kosovës të ’74-shit ose të Republikës së Kosovës, po themi sot,
    në vijat kufitare ka pas qenë ndërtuar gati kudo ku ka pasur mundësi, një pronë që është marrë,
    faktikisht. Thuhej është nacionalizuar, është marrë është bërë shtetërore, mandej publike dhe loja
    me të bëhet më e pandjeshme, sepse pronarët vendorë nuk bëjnë shumë zhurmë.


    81
    Prandaj, unë po them të diferencohet interesi i pronës private, që është universale e s’ta ndalë
    kush, si qëlloi në Kosovë si përtej saj dhe interesit nacional të përcaktimit të kufirit të shtetit, që
    është interes ku sundojnë ligjet e tij, rregullat e tij ekonomike, sociale, politike, e tjerë.

    Kufijtë janë kufij të domosdoshëm me fqinjët, sepse ne kurrë s’kemi qenë kolonistë për të bërë
    kufij në hapësira përtej atje ku e kemi nukleusin e popullit, se kanë kufij edhe në territore dhe në
    shtete përtej oqeaneve. Pra, ne domosdoshmërish kufijtë do t’i kemi me fqinjë dhe, unë mendoj
    që me fqinjët si entitete jemi të detyruar edhe gjeografikisht edhe historikisht të komunikojmë
    edhe të bisedojmë dhe të këqyrim interesa, nëse kemi të përbashkëta. Por, kjo gjithmonë vetëm
    me status të barabartë, përndryshe, bisedimet marrëveshjet nuk flenë, nuk janë interesa të
    barabarta. Ajo që Eqrem Qabej thoshte këtyre herë në studimet e veta si historike antropologjike:
    “fisi e polisi”, ose “populli e qytetaria”- këto shkojnë bashkë, por nuk janë e njëjta gjë.

    Po dua të them, që ne po bisedojmë për kufij shtetëror dhe kjo është ditë e lumtur e Kosovës, do
    të thosha unë, historikisht, në esencë. Dhe, unë për vete, më lejoni të jem pak edhe personal në
    këtë rast, jam i lumtur që e di se fqinjët nuk zgjidhen, as historikisht, as gjeografikisht, por që ne
    sot bisedojmë për kufij të Kosovës dhe e dyta, që fqinjë i kemi edhe Serbinë edhe Malin e Zi
    edhe Maqedoninë, po jo në shtëpi. Faleminderit!

  • Faleminderit! Tashmë, nuk ka deputetë për të diskutuar. Po, Donikë, unë do të
    shtoja, së pari zëvendëskryeministri, në bazë të rregullit, pastaj ju si propozues ta keni fjalën
    përfundimisht. Në qoftë se, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ka dëshirë ta marrë fjalën.
    Urdhëroni, zoti Thaçi.

    ZËVEND
  • Faleminderit, i nderuar kryetar i Parlamentit,
    zoti Veseli!
    Unë veç do të kisha vazhduar aty ku mbeti profesor Hamiti. Me të vërtetë, është moment i rrallë
    për neve që kemi pasur të diskutojmë ndonjëherë në historinë tonë për kufijtë tanë, sikurse po
    diskutojmë sot dhe kemi diskutuar dhe marrë vendime në të kaluarën e afërt, sa i përket me
    Maqedoninë, si shtet. Dhe duke vlerësuar çdo diskutim këtu dhe falënderuar për kontributin
    secilin prej deputetëve, unë dua vetëm të ritheksoj edhe njëherë edhe atë që u përmend edhe më
    herët këtu, se diçka tjetër është vija kufitare dhe diçka tjetër është çështja e pronës private, sepse
    ka qytetarë të Kosovës, në kufi me Maqedoninë, që i punojnë pronat, që janë brenda kufirit të
    Maqedonisë dhe ka qytetarë të Maqedonisë, që punojnë pronat brenda kufirit dhe territorit të
    Republikës së Kosovës dhe kjo është praktikë ndërkombëtare dhe standard edhe evropian, i cili
    do të respektohet edhe në rastin konkret.

    Unë vlerësoj se ky debat sot, i iniciuar prej kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, do të
    jetë ndihmues për Komisionin, do të jetë ndihmues në vendim marrjen e Qeverisë, që do të sjellë
    shpejt, do të jetë ndihmues dhe sqarues për komisionet përkatëse dhe pastaj do të jetë edhe
    lehtësues për të gjithë ju, deputetë të nderuar, që ta ratifikoni marrëveshjen në mes të shtetit të
    Kosovës dhe Malit të Zi.

    Në të njëjtën kohë do të kisha kërkuar që në draftin e rezolutës këtu, që u propozua tash nuk e di
    a do të futet në votim apo jo ky draft i rezolutës, pasi që edhe deputetëve nuk e di a u është
    shpërndarë të gjithëve apo jo, por, edhe Qeveria është mirë ta shohë atë draft të rezolutës, mirë

    82
    shumë, kisha mirëpritur prezantimin, të futet edhe një formulim, një pikë e veçantë dhe kërkoj
    mirëkuptim dhe mbështetje prej juve, deputetë të nderuar, do të thotë me formulimin që të fillojë
    puna për demarkacionin e kufirit në mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë.

  • Faleminderit, zëvendëskryeministër zoti Thaçi! Donikë, si propozuese e
    interpelancës, a po e merr fjalën? Urdhëro.

  • BUJUPI: Faleminderit, kryetar!
    Faleminderit, kolegë deputetë!
    Përfaqësues të Qeverisë,
    Realisht, interpelanca e iniciuar nga lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, zoti Ramush
    Haradinaj dhe e përkrahur nga dy partitë opozitare, të cilat e mbështetën edhe në tekst, sot pas
    një debati të gjerë dhe të gjatë, i cili edhe njëherë konfirmoi rëndësinë e kësaj çështjeje, e cila,
    për mendimin tim dhe të Aleancës, është përtej politikave ditore dhe është në interes të shtetit
    dhe mbi të gjitha, në interes të banorëve atje, prodhoi një projekt-rezolutë, një draft i cili është
    harmonizuar dhe diskutuar me subjektet parlamentare dhe është mbështetur nga Grupi
    Parlamentar i PDK-së, Grupi Parlamentar i LDK-së, Grupi Parlamentar i “Vetëvendosjes” dhe
    Grupi Parlamentar i “Nismës”.

    Prandaj, më lejoni që ta prezantoj para jush si fillimisht si mocion përmbajtjesor.

    Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 65.1 të Kushtetutës së
    Republikës së Kosovës dhe nenit 6.1 të Rregullores së Kuvendit, i propozojnë Kuvendit të
    Republikës së Kosovës që në mbledhjen plenare të mbajtur më 25 qershor 2015, të miratojë këtë:

    R E Z O L U T Ë

    Referenca juridike dhe faktike e caktimit të kufijve të jetë vija kufitare sipas ndarjes
    administrative, siç ka qenë e paraparë me ligjin në fuqi për kufijtë administrativë të ish-RSFJ-së,
    sipas Kushtetutës së 1974 dhe Kushtetutës së sotme të Republikës së Kosovës.

    T’i dorëzohet me shkrim Kuvendit dhe komisioneve përgjegjëse dosja, hartat dhe analiza lidhur
    me demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi.

    Kryeministri Isa Mustafa, të marrë masa që Komisioni Shtetëror për shënimin e kufirit me Malin
    e Zi, t’i bëjë sa më parë publike të gjitha diskutimet dhe çështjet e parashtruara nga pala
    malazeze.

    Para miratimit të elaboratit ndërkufitar, Kosovë - Mali i Zi Qeveria të raportojë në Kuvend.

    Qeveria të marrë masa, që secili banor i zonës ku pritet të bëhet demarkacioni, t’i ketë hartat dhe
    sqarimet e nevojshme mbi pronat e tyre.

    Të ftohet për raportim Komisioni Shtetëror për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi, në Komisionin
    Parlamentar për Punë të Jashtme.


    83
    Dhe pika e fundit, të fillojë demarkacioni i kufirit me Serbinë sipas kufijve të përcaktuar sipas
    Kushtetutës së vitit 1974.

    Me respektin më të madh për profesorin Sabri Hamiti, unë kisha kërkuar nga deputetët dhe
    administrata, që pika e parë të formulohet sipas propozimit të profesorit Hamiti. Gjithashtu, kisha
    kërkuar që sot kjo projekt-rezolutë të hidhet në votim. Po shihet që kemi kuorum dhe konsideroj
    që është në të mirën e vendit dhe në të mirën e banorëve dhe interesave të qytetarëve të vendit
    tanë, që kjo rezolutë sot të votohet.

    Faleminderit edhe njëherë të gjitha grupeve parlamentare dhe të gjithë deputetëve, të cilët
    kontribuuan në hartimin dhe diskutimet e tyre pasuruan këtë projekt-rezolutë, e cila tani është
    para juve. Faleminderit!

  • Faleminderit zoti Hamiti, a ka mundësi riformulimin e pikës së parë. Pra, vetëm
    dil, le ta dëgjojnë të gjithë deputetët. E kam unë, unë ua jap, ju vetëm riformulimin e bëni. Ja
    këtu, është pika e parë, teksti i pikës së parë. Vetëm pika e parë ndryshon.

  • Çështja është te problemi i Kushtetutës ‘74. E pashë që e ke kuptuar në start
    çka po thotë. Kur e bën referencë Kushtetutën e 1974-ës, ajo s’i përcakton veç kufijtë, të cilët
    edhe atëherë kanë kufij administrativë politikë, që i bie që ka përcaktim politik kushtetues. Kjo
    duhet të thuhet, të jetë referenca e kufijve të tillë me ’74, por jo si status, se po ta shkruash ashtu,
    atëherë rezoluta e ‘74-tës me Serbinë rrinë... janë raporte krejt tjera. Kini kujdes!

    Edhe me Malin e Zi, njësoj. Domethënë, tash unë nuk mund ta shkruaj tekstin, problemi ish që të
    ketë referencë të terrenit, të kufirit, i cili bëhet me status krejt tjetër. Kaq! Faleminderit!

  • Faleminderit! Atëherë, kemi edhe zëvendëskryeministrin zoti Thaçi, pikën e fundit
    kjo me demarkacionin me Serbinë. Vetëm ta fusim në kuadër të projekt-rezolutës edhe njëherë ta
    qartësojmë dhe futemi në proces të votimit.

    ZËVEND
  • Faleminderit, i nderuar kryetar!
    Unë nuk kam më tepër të shtoj, nga ajo që u përmend edhe më herët, pra që u lexua edhe nga
    deputetja Kadaj, në njërën nga pikat e rezolutës, që të fillojë demarkacioni i kufirit mes shtetit të
    Kosovës dhe Serbisë.

    Pajtohem edhe me profesor Hamitin, plotësisht, se kjo Kushtetuta e ‘74-tës del me goxha
    probleme në kuptimin juridik dhe statusor për Kosovën dhe territorial. Prandaj, mendoj se do të
    ishte me interes që të fillohet demarkacioni i kufirit me Serbinë sipas kufijve të vitit ’74 dhe jo
    Kushtetutës së vitit ‘74, por kufijve të vitit 1974.

    Tjetër, sa i përket rezolutës që ne sot e nxjerrim këtu, ne duhet pasur parasysh edhe diçka tjetër,
    që në rastin e ratifikimit, ratifikimi i demarkacionit apo i marrëveshjes ndodh prej dy
    parlamenteve, nuk jemi vetëm ne, është edhe Parlamenti i Malit të Zi që do marrë gjithashtu, do
    ta ratifikojë. Prandaj, do ta bëjmë punën më të mirë të mundshme, që kjo çështje të kalojë edhe
    në Kuvendin e Kosovës edhe në Kuvendin e Malit të Zi dhe çështja të përmbyllet njëherë e
    përgjithmonë. Faleminderit!

    84
  • Faleminderit! Kisha kërkuar vëmendje. Tani kërkohet deklarimi me votim për
    miratimin e kësaj projektrezolute, të cilën deputetja Donika Kadaj-Bujupi e lexoi, me ndërhyrjen
    e nënkryetarit të Kuvendit, zotit Sabri Hamiti dhe zëvendëskryeministrit, zotit Hashim Thaçi.

    E kisha lutur regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim! Votojmë tash!

    Kemi 81 vota gjithsej, 72 janë për, 9 janë kundër, asnjë abstenim.

    Me këtë konstatojmë se Kuvendi miratoi Projekt-rezolutën e propozuar nga deputetja Donika
    Kadaj-Bujupi, për përgjegjësitë e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës
    lidhur me procesin e demarkacionit të kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së
    Malit të Zi. Faleminderit!

    6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për patenta

    Në bazë të nenit 56 të Rregullores së Kuvendit, Komisioni funksional e ka shqyrtuar projektligjin
    dhe Kuvendit i ka rekomanduar që seanca plenare të marrë qëndrim lidhur me projektligjin.

    Ftoj ministren Hykmete Bajrami, që para deputetëve të Kuvendit, ta prezantojë dhe arsyetojë
    projektligjin.

    Vetëm pak, ministre. Si pikë e rendit të ditës është - Avokati i Popullit. Ka pasur një propozim
    nga grupet parlamentare më të mëdha - të PDK-së dhe LDK-së dhe më mirë është të procedojmë.
    Urdhëroni, qëndrimet për pikën e rendit të ditës, t’i rikthehemi edhe në herë dhe kërkoj falje.
    Është çështje kohe për ta gjetur. Pra, është:

    5. Zgjedhja e Avokatit të Popullit


    E ftoj kryetaren e Komisionit funksional, zonjën Lirije Kajtazi, që të shpjegojë procesin e
    rekrutimit të kandidatëve dhe procedurën e votimit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, apo
    kryetarët e grupeve parlamentare që kërkuan ta shtyjnë për nesër. Zoti Grabovci, urdhëro.

  • Faleminderit, kryetar!
    Votimi e ka një procedurë bukur të gjatë. Unë kisha propozuar që kjo pikë e rendit të ditës të
    shtyhet për nesër.

  • Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka fjalën Teuta Sahatqija.

  • Po, mendojmë gjithashtu se tash është ora 18,30 dhe procedura për
    zgjedhjen e Avokatit të Popullit është procedurë e komplikuar dhe mendoj se mbesin edhe pika
    tjera pa u bërë , prandaj e përkrahim.

  • Faleminderit! Nga “Vetëvendosja” e ka fjalën Glauk Konjufca.

  • Ne mendojmë, nëse ndërpritet seanca atëherë le të ndërpritet në këtë pikë
    dhe të mos vazhdojmë me pika tjera fare, ose të vazhdojmë sipas rendit të caktuar dhe jo të

    85
    bëjmë ndërrimin e pikave të ditës, e kështu me radhë. Pra, ose të ndërpritet tash seanca dhe të
    vazhdohet në ditët në vijim, kurdo që vazhdon, ose të ndërpritet, ose të vazhdojë siç është e
    paraparë.

  • Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, zonja Teuta Haxhiu e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    Është shumë e rëndësishme që ne të vetëdijesohemi dhe ta kryejmë një proces që është para
    neve, siç është zgjedhja e Avokatit të Popullit. E dimë që kjo procedurë është tejzgjatur, prandaj
    është joserioze, numri i deputetëve është këtu, prandaj edhe unë e përkrah propozimin e
    “Vetëvendosjes” të vazhdojmë me këtë pikë ose ta ndërprejmë seancën këtu.

  • Nga Lista Serbe e ka fjalën Sasha Milosavleviq.

    SAŠA MILOSAVLJEVIĆ: Hvala predsedniče!
    Mi se slažemo sa predlogom Poslaničke grupe PDK-a da se ova tačka dnevnog reda odloži za
    sutra.

  • Nga “6+” e ka fjalën Qerim Bajrami.

    Ć
  • Nga Nisma, Haxhi Shala e ka fjalën.

  • Edhe “Nisma” është që të vazhdojë seanca me pikat e rendit të ditës sikur që
    janë. Nuk kemi nevojë t’i shtyjmë, pasi veç e kemi numrin e deputetëve këtu. Faleminderit!

  • Atëherë, kemi qëndrime të ndara të grupeve parlamentare. Do të kemi votim
    formal në mënyrë elektronike. Është një propozim që pika e pestë e rendit të ditës të sotme -
    Zgjedhja e Avokatit të Popullit të shtyhet për nesër...

    (Ndërhyrje)

    OK! Të shtyhet nga sot, më mirë të themi. Dhe e kemi propozimin tjetër, nëse votohet kjo pikë e
    rendit të ditës me propozimin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, atëherë
    do të vazhdojmë seancën me pikat tjera të rendit të ditës, nëse jo, atëherë e ndërpresim seancën.

    Urdhëroni, a jeni për propozimin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, për
    heqjen e pikës së sotme së rendit të ditës – Zgjedhja e Avokatit të Popullit?

    Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim. Pra në qoftë se votohet për jo, ndërpritet
    seanca. Jemi duke folur për një propozim të qartë.


    86
    Atëherë, lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim të propozimit të Grupit Parlamentar të
    Partisë Demokratike të Kosovës, për shtyrjen e kësaj pike të rendit të ditës - Zgjedhja e Avokatit
    të Popullit.

    Kush është për, kundër dhe abstenim? Votojmë tash:

    Atëherë, i kemi pasur 69 deputetë të cilët kanë votuar. 44 janë për propozimin e zotit Grabovci,
    24 kundër dhe 1 abstenim.

    Vazhdojmë me pikat tjera të rendit të ditës, meqë zgjedhja e Avokatit të Popullit shtyhet për
    seancën e radhës, nesër apo për atëherë kur e përcaktojmë bashkërisht.

    E kisha lutur për të mos e lexuar edhe një herë, jemi në pikën e gjashtë:

    6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për patenta


    E ftoj ministren Hykmete Bajrami që para deputetëve të Kuvendit ta prezantojë dhe arsyetojë
    Projektligjin. Urdhëro, zonja ministre.

  • Faleminderit, i nderuar kryetar i Kuvendit!
    Zëvendëskryeministër, ministra,
    Të nderuar deputetë,
    Më lejoni që në emër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, si bartëse e këtij projekti
    legjislativ, shkurtimisht të paraqes: arsyen, qëllimin, rëndësinë, fushën, rregullimin dhe
    përmbajtjen për plotësim ndryshimin e Ligjit 04-L/029 për patenta.

    Sfera e pronësisë industriale paraqet njërën ndër sferat më të rëndësishme të ekonomisë e në
    veçanti sferën e mbrojtjes së investimeve.

    Arsyeja për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për avancimin e rregullativës ligjore në fushën e
    pronësisë industriale është një nga përmbushjet e objektivave të Qeverisë së Republikës së
    Kosovës, në fushën e pronësisë industriale, ku janë vërejtur disa vështirësi pas hyrjes në fuqi të
    Ligjit 04/L-029 për patenta, gjegjësisht vështirësitë janë vërejtur gjatë zbatimit të këtij ligji, ku
    kemi pasur disa pengesa të natyrës administrative dhe procedurale.

    Po ashtu, arsye tjetër është edhe harmonizimi i këtij projektligji me ‘acquis communautaire’ të
    BE-së ku edhe në Raportin e Progresit është parashtruar nevoja që ne të bëjmë një përafrim të
    mëtutjeshëm të Ligjit për patenta me legjislacionin e Bashkësisë Evropiane.

    Miratimi i këtij projektligji paraqet edhe një përmbushje të prioriteteve të Qeverisë së Republikës
    së Kosovës, sa i përket harmonizimit të legjislacionit të Kosovës, me legjislacionin e BE-së si
    dhe adreson një nga vërejtjet e Raportit të Progresit.

    Ky projektligj hap rrugë edhe për transpozimin e Rregullores së direktivave evropiane në fushën
    e pronësisë industriale, të cilat mundësojnë qasje më të lehtë në mbrojtjen e pronësisë industriale
    në Kosovë.

    87
    Objektiv i këtij ligji është krijimi i bazës ligjore të shëndoshë për përcaktimin e kushteve dhe
    procedurave, për regjistrimin e patentës, afatet procedurale, të drejtat që rrjedhin nga regjistrimi i
    certifikatës së mbrojtjes suplementare, si dhe zbatimi i këtyre të drejtave dhe përcaktimi i
    kompetencave dhe përgjegjësive të Agjencisë për Pronësi Industriale, mbrojtja gjyqësore dhe
    definomi i gjykatës kompetente për mbrojtjen e patentave.

    Projektligji ka për qëllim vënien e një kornize të qartë për mbrojtjen e patentave në Kosovë.

    Projektligji është hartuar në përputhje me të gjitha procedurat e parapara në Rregulloren 09/2011
    për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe është pranuar deklarata financiare nga
    Ministria e Financave. Po ashtu, kemi marrë edhe opinionin e pajtueshmërisë me legjislacionin e
    BE-së nga Ministria e Integrimit Evropian dhe projektligji në gjendjen që është tani i prezantuar
    është i harmonizuar me ‘acquis communautaire’ të BE-së.

    Më lejoni të them edhe një arsye tjetër për plotësim-ndryshimin e Ligjit është pikërisht
    harmonizimi i gjendjes aktuale të Agjencisë për Pronësi Industriale me statusin ligjor që ka Zyra
    për Pronësi Industriale, me Rregulloren 20/2012 e cila është aprovuar në Qeverinë e Republikës
    së Kosovës, në mandatin e kaluar, është Rregullorja për harmonizimin dhe sistematizimin e
    vendeve të punës të MTI-së, Zyrës së Pronësisë Industriale i ka ndryshuar statusin në Agjenci të
    Pronësisë Industriale dhe ka më shumë se një vit e gjysmë që kjo Zyre e pronësisë industriale
    funksionon si Agjenci e Pronësisë Industriale, ndërkohë që në Ligjin aktual është Zyrë për
    pronësi industriale.

    Ne kemi shikuar praktikat e vendeve të rajonit dhe kemi parë faktikisht që ia vlen që Zyra për
    pronësi industriale ta ketë statusin e një agjencie për arsye se të tillë e kanë statusin këto zyra të
    cilat janë në kuadër të vendeve të Bashkësisë Evropiane ose të cilat janë vende që pretendojnë
    për të aderuar në Bashkësinë Evropiane.

    Zakonisht, këto zyra kanë një lloj pavarësie dhe janë të vendosura pranë Ministrisë së Kulturës
    kur bëhet fjalë për pronësi intelektuale ose Ministrisë së Ekonomisë dhe Industrisë kur bëhet
    fjalë për pronësinë industriale.

    Ne gjithashtu kemi shikuar edhe strukturat organizative për mbrojtjen e pronësisë industriale në
    bazë të drejtës ndërkombëtare dhe këtu, për dallim nga legjislacioni i BE-së i cili nuk përcakton
    nëse duhen të jenë zyrat e pavarura të pronësisë industriale, e drejta ndërkombëtare mbi
    mbrojtjen e pronësisë industriale përmban dispozita konkrete që i referohen kësaj çështjeje.

    Dokumenti ligjor kryesor nga e drejta ndërkombëtare apo traktati me të cilin rregullohet mbrojtja
    e pronësisë industriale, është pikërisht Konventa e Parisit mbi mbrojtjen e pronësisë industriale.
    Neni 12 i kësaj konvente obligon shtetet të cilat kanë nënshkruar këtë konventë që të organizojnë
    zyrat qendrore të pavarura dhe të veçanta të cilat kanë në kompetencë mbrojtjen dhe promovimin
    e të drejtave të pronësisë industriale.

    Gjendja, të cilën e kam gjetur në Ministri, ka qenë në diskrepancë të madhe në mes të
    implementimit të Rregullores 29/2012, ku statusi i shumë departamenteve dhe agjencive ka

    88
    ndërruar dhe janë shndërruar, qoftë nga departamenti në agjenci ose anasjelltas agjencitë në
    departamente.

    Unë nuk kam dashur që situatën ta kthej në pikën zero në mënyrë që ne të ecim përpara dhe nëse
    ju e shihni të arsyeshme, ashtu sikur që ne e kemi parë, procedojmë me këtë ligj si agjenci për
    pronësi industriale.

    Deputetët, kur e kanë prezantuar para Komisionit parlamentar e kanë kritikuar një gjë të tillë dhe
    nëse vendoset e kundërta, atëherë unë zotohem këtu para juve se cilindo status që e vendosni për
    këtë zyre, do ta respektoj që nga dita e parë, mirëpo Ligji për Administratën Shtetërore e ka
    hequr termin zyrë dhe kjo i ka dy opsione, ose duhet të jetë Zyrë për pronësi industriale ose
    duhet të jetë Departament për pronësi industriale. Faleminderit!

  • Faleminderit! E kisha ftuar kryetarin e Komisionit funksional, zotin Muhamet
    Mustafa, ta marrë fjalën.

  • Faleminderit, zoti kryetar i Kuvendit!
    Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Energji dhe Tregti ka vlerësuar të
    rëndësishme këto ndryshime të Ligjit për patente, me projektligjin e propozuar nga Qeveria,
    sepse ato bëjnë të mundur që të tejkalohen pengesat e deritashme administrative në zbatimin e
    këtij ligji dhe të bëj një harmonizim të këtij ligji me ‘acquis communautaire’.

    Mbrojtja e pronësisë industriale ka një rol me rëndësi dhe ka një rol qendror për nxitjen e
    investimeve dhe rritjes së sigurisë së investitorëve duke siguruar një ligj që e mbron pronësinë
    industriale, por ka edhe procedura të thjeshta dhe procedura efektive të mbrojtjes së tyre në
    gjykata.

    Në këtë drejtim, ky projektligj ka bërë një përparim në krahasim me gjendjen ekzistuese.
    Natyrisht, në Komision, siç e përmendi edhe ministrja, ka pasur mendime të ndara, jo te të gjithë
    deputetët, por ka pasur mendime të ndara se a thua nevojitet që të mbetet zyrë apo të shndërrohet
    në agjenci.

    Si duket këtu është bërë një gabim dhe nga kjo Qeveria duhet të nxjerrë mësim sepse nuk duhet
    të formojë organe dhe trupa që janë në kundërshtim me Ligjin bazik, sepse në Ligjin ekzistues
    normat thonë se ekziston zyra. Duhet të jetë Zyra për Pronësinë Industriale, ndërkaq Qeveria ka
    formuar Agjenci për Pronësinë Industriale, pa e ndryshuar ligjin, prandaj për gjëra të tilla, në të
    ardhmen duhet të tërhiqen. Natyrisht se kjo ka ndodhur para shumë kohësh, do të thotë para një
    vit a dy, jo kohëve të fundit.

    Në këtë drejtim, mendoj dhe është mendimi im personal se çështja a është zyre a agjenci, nuk
    është esencial, varet se si është i organizuar, sa njerëz punojnë aty, çfarë kualifikimesh kanë,
    çfarë kompetencash kanë, dhe çfarë pavarësie kanë dhe çfarë niveli profesional kanë, kështu që
    nuk ishte dashur kjo të jetë çështja qendrore edhe pse në Komision kjo u bë çështje qendrore dhe
    me rastin e votimit i kishim votat e barabarta për këtë projektligj, prandaj mbeti që Kuvendi të
    vendosë për këtë çështje.


    89
    Dhe, nëse mund të flas në emër të LDK-së, tash menjëherë, mendoj se LDK-ja e përkrah
    projektligjin që të shkojë në lexim të dytë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Atëherë, e ka fjalën Hajdar Beqa, në emër të Grupit Parlamentar të
    Partisë Demokratike të Kosovës.

  • Faleminderit, kryetar!
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e ka shqyrtuar me vëmendje raportin me rekomandime
    për Projektligjin për ndryshim-plotësim të Ligjit numër 4/L-029 për patenta dhe Partia
    Demokratike e parakrah në parim dhe kërkon nga deputetët që në këtë fazë ta votojmë në parim
    ligjin, kurse do të japim kontributin tonë për plotësim-ndryshimin e ligjit në kuadër të
    komisioneve përkatëse përmes anëtarëve tanë të Partisë Demokratike. Faleminderit!

  • E ka fjalën Visar Ymeri, nga Lëvizja “Vetëvendosje”.

  • Faleminderit!
    Deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,
    Në ekspozenë që e bëri ministrja për sa i përket plotësim-ndryshimeve në Ligjin për patenta, u
    ndal në pjesën më të madhe të tij për shpjegimin se pse duhet Zyra për pronësi industriale tash
    edhe ligjërisht të shndërrohet në Agjenci për Pronësi Industriale dhe kjo është, mendoj unë,
    reflektim i një diskutimi që e kemi pasur në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, ku është
    diskutuar kjo çështje në dy aspekte kryesore, do të kisha thënë.

    Pra, në njërën anë, nëse vërtet një Agjenci të tillë ose mekanizëm të tillë institucional duhet ta
    kemi në nivel Agjencie apo duhet të jetë në nivel zyre siç ka qenë, por në anën tjetër, që është
    diskutim për mua edhe më i rëndësishëm është nëse duhet t’i mbyllim sytë nga një shkelje që
    është bërë nga Qeveria e kaluar, ministrja e kaluar e Tregtisë dhe Industrisë dhe pastaj që është
    vazhduar nga ministrja aktuale karshi kësaj zyre. Sepse në ligjin aktual që është në fuqi, i cili po
    kërkohet të ndryshohet me këtë projekt-propozim që e kemi përpara, kjo duhet të jetë, siç thuhet
    në mënyrë eksplicite aty, Zyrë për pronësi industriale. Dhe, në vitin 2013 kundërligjshëm kjo
    është shndërruar në agjenci nga ministrja e atëhershme e Tregtisë dhe Industrisë.

    Një gjetje e tillë është raportuar edhe në raportin e auditimit të përgjithshëm për Ministrinë për
    vitin 2013, i cili thotë se shndërrimi i zyrës në agjenci është në shpërputhje të plotë me ligjin i
    cili ka qenë në fuqi atëherë.

    Tash ne dëgjuam këtu ministren e cila tha se nëse ju vendosni që kjo të bëhet zyrë, unë do ta bëj
    zyrë. Kështu ishte zotimi i ministres në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe i njëjti,
    dua të përmend, ka qenë edhe në Komisionin për Zhvillim Ekonomik kur e kemi diskutuar ligjin.

    Dhe pyetja ime sikur në Komision edhe këtu për ministren është, por meqenëse tash me ligj e
    kemi zyrë, pse nuk e keni shndërruar në zyrë deri tash? Sepse, aktualisht ligji thotë se duhet të
    jetë zyrë, në ndërkohë që tash e 5 muaj që e ka postin e ministres, nuk është se ka ndërmarrë
    ndonjë veprim në këtë drejtim, edhe pse duhet thënë edhe publikisht, edhe vetë ministrja në
    televizionin Koha-vizion, në emisionin Puls, e ka pranuar se kjo ka qenë shkelje nga ish-

    90
    ministrja. Pra, në këtë drejtim, mendoj se duhet të trajtohet shkelja që është bërë në këtë rast nga
    ish- ministrja, e vazhduar gjithnjë nga ministrja aktuale, dhe pastaj nëse vërtet kemi nevojë që
    këtë zyrë ta shndërrojmë në agjenci apo do të duhej të ishte Zyrë për pronësi industriale, siç e ka
    pasur ligji i kaluar.

    Këto tjera ndryshime, që janë në ligj, në raste të shumta janë ndryshime të panevojshme dhe
    diku-diku ka përmirësime në formulim të ligjit, por përgjithësisht ky arsyetimi që tash e kemi
    bërë Ligjin në përputhje me ‘acquis communautaire’ është, mendoj unë, paksa i panevojshëm, jo
    vetëm në këtë rast, sepse sa herë që kemi ligje dhe vijnë nga Qeveria e Republikës së Kosovës,
    vazhdimisht ato janë, siç thuhet, në përputhje me ‘acquis communautaire’. Pra, edhe për të
    njëjtin ligj, në vitin 2011 kur është miratuar ky, mos gabofsha, edhe atëherë është thënë nga
    Ministria dhe Qeveria që ligji i atëhershëm ka qenë në përputhje me ‘acquis communautaire’.
    Dhe tash, po thuhet që ky ligj i plotësuar dhe ndryshuar, është në përputhje me ‘acquis
    communautaire’ kur e kemi parasysh se ato dokumente të Bashkimit Evropian që e mbulojnë
    këtë fushë, nuk kanë ndryshuar fare që nga viti 2006.

    Pra, në këtë drejtim mendoj që ne, ose po e gënjejmë veten se po i përputhim me këto, ose nuk
    po dimë vërtet për t’ i lexuar ‘acquis communautaire’ ashtu siç janë. Po ç’është e vërteta, nuk
    mendoj se në këtë fazë, në të cilën jemi, ne edhe të kemi bash nevojë të brengosemi nëse ligjet
    tona janë në përputhje të plotë me ‘acquis communautaire’.

    Dakord jam që t’i marrim standardet më të mira dhe t’i aplikojmë në Kosovë për të mirën e
    Kosovës, por jo ta kemi këtë obligim, që nuk e kemi në fakt obligim, por ia vendosim vetes si
    obligim që ligjet tona të jenë në përputhje me ‘acquis communataire’.

    Natyrisht se në momentin kur Kosova i afrohet aderimit në Bashkimit Evropian do të duhej që
    ligjet tona t’i përshtatim me ato të BE-së, por deri në atë moment askush nuk na detyron që ta
    kemi një përshtatje të tillë. Pra, për ligjin aktual por edhe për Ligjin për markat tregtare
    meqenëse e mbulojnë të njëjtën fushë, mendoj se janë dy gjëra shumë të rëndësishme, në njërën
    anë, ta themi troç, se ky ndryshim-ligji po bëhet vetëm sa për ta ndryshuar emërtimin dhe
    statusin e Zyrës për pronësi industriale në Agjenci, një ndryshim i tillë i cili është bërë
    jashtëligjshëm që nga viti 2013 dhe në anën tjetër duhet të kemi parasysh çfarë ndikimi
    ekonomik do ta ketë një ndryshim i tillë ose një ligj i tillë me këto dispozita të propozuara në
    zhvillimin ekonomik e veçanërisht në mbrojtjen dhe promovimin e prodhimit vendor.

    Mendoj se këto janë dy çështjet për të cilat do të duhej të fliste ministrja më shumë se sa për
    çështje tjera në këtë elaborim. Faleminderit!

  • Faleminderit! Ministrja, zonja Bajrami e ka kërkuar fjalën.

  • Faleminderit, zoti deputet Ymeri!
    Unë, në fakt, jam munduar të përgjigjem në pyetjet tuaja edhe në Komisionin parlamentar.

    Ju e dini që reforma e Administratës Publike ka filluar pothuaj se para 15 vitesh në Kosovë dhe
    është një proces i dhembshëm dhe i cili nuk po përfundon kurrë.


    91
    Unë ndoshta do të isha shpallur heroina e bashkëpartiakëve të mi sikur që gjendjen në Ministrinë
    e Tregtisë dhe Industrisë ta kisha kthyer, dhe e kam fjalën për bashkëpartiakët e mi që janë të
    punësuar në Ministri, sikur gjendjen në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, prej ditës së parë ta
    kisha kthyer në pozitën e gjendjes zero. Sepse, shumë prej atyre të cilët kanë humbur pozitat e
    drejtorëve dhe kryeshefave automatikisht do të ishin kthye në ato pozita.

    Më besoni se unë jam munduar të analizoj, të konsultohem me ekspertë ligjorë dhe të marr
    opinione më profesionale se a duhet ne sa herë të ndërrohet ministri situatën ta kthejmë në
    gjendjen zero?

    Për situatën që e kam gjetur dhe diskrepancën ligjore, do të thotë gjendjen aktuale dhe
    mospërputhjen me ligjet, unë kam kërkuar ndihmë edhe nga Komisioni parlamentar dhe në fakt
    nuk kam marrë as ndonjë përgjigje.

    Unë kam ardhur aty dhe pas një muaji kam raportuar. Më kujtohet shumë mirë, ju nuk keni qenë
    në takim, mirëpo e kam treguar gjendjen çfarë ishte. Zyra ligjore, brenda Ministrisë së Tregtisë
    dhe Industrisë, më ka thënë se ka qenë kërkesë e Bashkimit Evropian për shkak të procesit të
    stabilizim-asociimit dhe për shkak të marrëveshjes që të bëhet riorganizimi i Ministrisë së
    Tregtisë dhe Industrisë dhe ka dalë rregullorja e cila është aprovuar në Qeveri, pikërisht për
    riorganizimin dhe harmonizimin e vendeve të punës.

    Për më tepër, e kam pasur edhe një arsye tepër të fortë që të mos kthehet situata në gjendjen zero
    dhe kanë qenë 1 400 vendime të cilat u janë lëshuar operatorëve ekonomikë si Agjenci për
    Pronësi Industriale. Edhe këtë e kemi diskutuar në Komisionin parlamentar, dhe kush do t’u dilte
    në ndihmë atyre nëse ne do të ktheheshim në pikën zero.

    Sa i përket asaj se a kam marrë masa ose nuk kam marrë, unë ju kisha inkurajuar që ju të merrni
    informata pikërisht nga Zyra apo Agjencia , si të keni dëshirë quani, por unë ju siguroj se sa
    është punuar në 6 muajt e fundit në atë zyrë, nuk është punuar për tri vitet e fundit. Në 6 muajt e
    fundit janë proceduar më shumë aplikacione se sa janë proceduar tre vjetët e fundit, sepse kam
    vënë norma për secilin punëtor dhe aty kam nxjerr një mesatare dhe tani ata punojnë në bazë të
    out-putit të matshëm, sepse kjo është e mundshme.

    Unë nuk kam mund ta kthej në zyrë, sepse Ligji për administratën shtetërore, që është bërë
    plotësim-ndryshimi i fundit, është ligj lex-specialis dhe ndryshon emërtimet e strukturave. Në
    bazë të këtij ligji nuk ekziston më termi zyrë, dhe kjo më është thënë nga Zyra ligjore dhe besoni
    se unë nuk pretendoj që të jem e gjithëdijshme, do të thotë me opinionet e profesionistëve, duhet
    të pajtohemi kohë pas kohe. Ose duhet të bëhet departament ose agjenci dhe për atë unë po them
    që, nëse ju mendoni se statusi i saj nuk duhet të ngritët në agjenci, atëherë urdhëroni, e bëni
    amendamentin, e shndërroni në departament, dhe unë filloj ta implementoj. Do të thotë
    ndryshimet në legjislacion nuk mund t’i bëj pa ndihmën e legjislativit.

    Përndryshe, asnjë lloj interesi nuk kam as ta ngre në statusin e agjencisë, por unë e kam parë se
    në praktikat e vendeve botërore këto janë zyra të cilat kanë një status pak më të veçantë dhe më
    të ngritur pikërisht për shkak të punës sensitive që ato e kryejnë që është mbrojtja e patentave
    tregtare, markave tregtare dhe patentave industriale. Faleminderit!

    92
  • Faleminderit! Pal Lekaj e ka fjalën.

    PAL LEKAJ: Faleminderit, kryetar!
    Ne sapo dëgjuam fjalimin e ministres dhe ne kemi pasur vërejtje edhe në Komisionin përkatës
    dhe ajo që më shtyn për të dyshuar se ne do të rregullojmë një çështje të caktuar e që shkon në
    favor të një zhvillimi ekonomik, mendoj se janë fjalë të kota, sepse këtu ka të bëjë vetëm për të
    bërë mjegull dhe për të arsyetuar vendimet e ish- ministres së Tregtisë dhe Industrisë.

    E përmendët vet, zonja ministre, 1 400 lëndë dhe kush jep përgjegjësi që janë nënshkruar pa bazë
    ligjore. E përmendët Rregulloren që e ka pru Qeveria, që nuk e plotëson ligjin dhe bazë është
    ligji e jo Rregullorja.

    Prandaj, sa herë që ne ju kemi dëgjuar, ju kemi inkurajuar për punën që po e bëni, mirëpo nuk
    është krejt ajo që ju mund vetëm t’i theksoni çështjet e caktuara që e kanë dëmtuar edhe
    Ministrinë, por edhe qytetarët tanë dhe kjo mendoj se është e tepërt.

    Prandaj, kur e thoni se Ligji për reforma administrative është në kundërshtim, dhe ai nëse nuk e
    parasheh zyrën, e parasheh departamentin dhe nuk është njësoj sikur departamenti sikur agjencia
    që ka vi vertikale, dihet, me Qeverinë apo agjenci e pavarur që formohet nga Kuvendi i
    Republikës së Kosovës.

    Prandaj, këto dy gjëra duhet t’i dalloni dhe mendoj që ajo prapë insistoi, dhe më vjen mirë kur
    thoni që në Ministri të Tregtisë dhe Industrisë nuk është punuar me ligje, por është punuar me
    interesa klanore, për interesa të individëve të caktuar dhe për të ardhur në pozita njerëz partiakë
    të ish-ministres.

    Nuk po ju fajësoj juve dhe askënd tjetër, por mendoj se kjo nëse ne nuk i themi gjërat troç, nëse
    ne nuk merremi me dukuritë negative që kanë ndodhur kudo dhe në çdo ministri, jo vetëm të
    Tregtisë e Industrisë, mendoj që ne prapë asgjë s’po bëjmë por vetëm status quo dhe në këtë
    drejtim ne duhet të veprojmë pozitivisht dhe ne çdoherë edhe në komision, prapë po e them, ju
    kemi mbështetur dhe do të keni mbështetje për të gjitha ato gjëra pozitive që i keni filluar dhe po
    e përmendi vetëm normën e zyrtarëve në këtë Agjenci, por prapë do t’ ju pyes zonja ministre –
    kush jep përgjegjësi për 1.400 lëndë që janë nënshkruar pa bazë ligjore?

    Prandaj ne si Grup, në këtë plotësim-ndryshim të këtij ligji, mendoj asgjë s’kemi ndryshuar dhe
    ne si Grup Parlamentar nuk do ta mbështesim deri sa gjërat të qartësohen në Ministri të Tregtisë
    dhe Industrisë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Lista Serbe, po e shoh nuk e do fjalën. Enver Hoti, nga Nisma e ka
    fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    E nderuar ministre,
    Të nderuar deputetë,
    Ne e kemi trajtuar këtë çështje edhe në Komisionin për Zhvillim Ekonomik dhe kemi konstatuar
    dhe e ka pranuar edhe ministrja se ndryshimi nga Zyra për pronësi industriale në Agjenci për

    93
    Pronësi Industriale, është bërë në formë të kundërligjshme dhe nuk e ka thënë ministrja, por ne
    duhet ta themi se është bërë për hatër të njerëzve të caktuar për t’i vendosur në pozita të caktuara.

    Prandaj, për neve është e papranueshme dhe e ftojmë ministren që t’i marrë masa dhe të gjitha
    ato aktivitete dhe veprimtari të cilat i ka zhvilluar ministrja në të kaluarën në mënyrë të
    kundërligjshme t’i ndërhyjë dhe përmirësojë, sepse ajo nuk i ka zhvilluar ato veprime vetëm, por
    i ka zhvilluar me një ekip, me një administratë e cila ende është e instaluar në atë Ministri,
    prandaj ju themi se ju nuk mund ta zhvilloni dhe nuk mund t’i arrini objektivat tuaja me ata
    njerëz dhe me atë administratë të cilën e keni poseduar aty.

    Ne do të japim kontributin tonë si Grup Parlamentar në të ardhmen në leximin e dytë dhe për
    momentin do të abstenojmë në votimin e këtij projektligji. Faleminderit!

  • Faleminderit! E ka fjalën Qerim Bajrami, nga Grupi Parlamentar “6+”.

    Ć
  • Faleminderit! I kemi dy deputetë të cilët e kanë kërkuar fjalën, zoti Enver Hoxhaj
    dhe Fatmir Rexhepi. Urdhëro, zoti Hoxhaj!

  • Faleminderit, zoti kryetar!
    I nderuar zoti kryetar,
    Të nderuar deputetë,
    Unë zhvillova një bisedë të shkurtër edhe me profesor Muhamet Mustafën që thashë ta kam
    pikëpamjen e tij. Ju mund të mendoni si deputetë në forma të ndryshme dhe dimensione të
    ndryshme për atë se cila është qasja e ministres ose cila ka qenë qasja e ministres pararendëse.

    Po nuk mjafton të jesh sot ekonomist, mjafton ta lexosh një revistë javore të mirë botërore dhe
    pronësia intelektuale, pronësia industriale është njëra prej temave më kyçe ndërsektoriale. Unë
    nuk di se cila është zgjidhja më e mirë në vizionin e ministres, por një gjë e di që duhet të jetë
    agjenci shumë e pavarur meqë patentimi është njëra prej çështjeve më kyçe. Ka plot profesorë të
    Universitetit, ka plotë njerëz të cilët janë kreativë, të cilët në këto 15 vitet e fundit kanë pasur
    problem se si ta trajtojnë çështjen e patentimit. Edhe gjatë kohës së UNMIK-ut jemi marrë me
    një çështje të tillë, edhe në 2008 jemi marrë me një çështje të tillë dhe realisht jemi në 2015 dhe
    nuk kemi një qasje ndërsektoriale se si ta rregullojmë çështjen e patentimit.

    Për mendimin tim është debat përtej asaj se si mund ta konceptojmë në këtë Kuvend. Unë ia lë
    ministres që ta drejtojë debatin, ndërsa Grupi Parlamentar i PDK-së le të vendosë, sikur që tha
    zoti Beqa.

    Së dyti, pa dashur ta polemizoj, por zoti Ymeri e ngriti çështjen e harmonizimit të ligjeve me
    BE-në apo jo. Neve ndoshta nganjëherë do të duhej të na ndihmonte edhe një kontekst historik.

    94
    Kur Spanja dhe Portugalia janë anëtarësuar në BE, ‘acquis’ e BE-së që i themi sot, i ka pasur 40
    mijë faqe. Kur Polonia dhe Hungaria janë anëtarësuar në BE ‘acquis’ i ka pasur 80 mijë faqe, kur
    Bullgaria dhe Rumania janë anëtarësuar në BE i kanë pasur 31 kaptina, kur Kroacia është
    anëtarësuar i kanë pasur 35, dhe le që i kanë pasur 35, por tash për anëtarësim duhet pasur kushte
    të veçanta, nuk është formale, është më se serioze se sa mendojmë.

    Çdo ligj, për mendimin tim është mirë të harmonizohet në mënyrën më të mirë të mundshme me
    qëllim që mos t’i kthehemi kësaj pune pas 10 viteve. E thashë në rrafshin parimor, zoti Ymeri,
    nuk e mendova kështu si debat polemizues, por ma merr mendja se jemi goxha vonë me
    procedura teknike sa i takon integrimit evropian në shumë fusha të jetës, ndërsa marrëveshja e
    stabilizim-asocimit 70-80% është tregti dhe bujqësi, 20% janë çështje tjera. 80% është tregti dhe
    bujqësi.

  • Po, urdhëro Visar, se ta ka përmendur emrin.

  • Që thonë këtu shpesh, jo për polemikë, por për qartësim. E këtu me të vërtetë
    ka nevojë për qartësim në këtë rast.

    Unë e përmenda që natyrisht, ato standarde që janë të dobishme për zhvillimet ekonomike-
    sociale në Kosovë duhet t’i aplikojmë, i aplikoj ose jo BE. Çfarë dua të them unë është se këtu në
    Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ky harmonizimi
    me ‘acquis communautaire’ është bërë fetish, prandaj unë po e kundërshtoj si fetish, jo si nevojë
    kur kemi nevojë, por si fetish të mos ta përdorim më, sepse kjo as nuk i kontribuon nxjerrjes dhe
    votimit të ligjeve të mira e shpeshherë përdoret si kamuflazh për ligje të këqija.

    Prandaj po e them, edhe në vitin 2011 është thënë që ky ligj, meqenëse po flasim për këtë ligj
    dhe markat tregtare është në përputhje me ‘acquis communautaire’. Edhe tash po na thuhet. E
    plotësim-ndryshimi pas dy viteve a do të jetë edhe ai në përputhje me ‘acquis communautaire’,
    sepse ‘acquis communautaire’ për këtë çështje nuk është duke ndryshuar, vetëm ne po i
    ndryshojmë ligjet vazhdimisht duke u përputhur me to.

    Pra, çka po them unë, është se është e domosdoshme që standardet më të mira t’i aplikojmë për
    të mirën e Kosovës, po mos ta përdorim këtë vellon e ‘acquis communautaire’ për t’u fshehur
    prapa saj ose edhe më keq për ta fshehur injorancën tonë karshi saj. Pra, këtë po e them, për sa i
    përket disa elementeve natyrisht se drejt dhe deri në aderimin e Republikës së Kosovës në
    Bashkimin Evropian, ne duhet t’i përdorim disa rregulla, e veçanërisht për ekonominë të cilat
    janë në dobi të ekonomisë dhe zhvillimit vendor edhe nëse ato nuk janë bash në përputhje me
    Bashkimin Evropian, siç kanë bërë edhe vendet tjera. Për shembull Kroacia disa prej rregullave
    nuk i ka ndryshuar deri në momentin e aderimit në Bashkimin Evropian, sepse i ka parë më të
    dobishme për ekonominë e vendit, përkundër asaj që kanë qenë në shpërputhje me rregullat që i
    aplikon Bashkimi Evropian.

    Pra mos të bëhemi më katolikë se papa! Faleminderit!

  • Faleminderit! Fatmir Rexhepi, dhe pastaj e merr fjalën ministri Mahir Yagxhillar.


    95
  • Faleminderit, zoti kryetar!
    Megjithatë, vërejtja ime shkon tek ju. Përmbajuni rendit si paraqiten deputetët, mundësisht.

    Është një sugjerim tjetër, po ashtu, që të mos rrëshqasim në temën e organizimit se si duhet të
    organizohet Ministria, i përket ministres dhe e lus edhe ministren që të vazhdojë me debatin
    lidhur me draftin e ofruar për projektligjin, të cilin kemi pasur mundësi ta trajtojmë dhe t’i japim
    vlerësimet tona se çka ofrojnë këto ndryshime dhe plotësime në Projektligjin për patentët, por
    edhe në Projektligjin për pronësinë industriale, meqenëse lidhen tek Agjencia e pavarur, i cili
    duhet të mbikëqyrë ose të organizojë punën e këtyre dy projektligjeve.

    Prandaj, unë duke i lexuar këto projektligje dua të them se parimisht i përkrah dhe mendoj që
    Ministria ka bërë punë të mirë duke i dhënë një përmbajtje të re të dy projektligjeve dhe
    ndryshimet të cilat kanë ndodhur brenda neneve të caktuara në projektligj mundësojnë që këto
    projektligje të jenë edhe më të mira me përmbajtjen e tyre në funksion të zbatimit të tyre më të
    mirë në praktikë.

    Çështja e dytë është çështja e cila ka të bëjë me Agjencinë e pavarur për regjistrimin e patentave
    dhe pronësisë industriale. Unë mendoj se kjo është në kuadër të ngritjes së standardeve të
    organizimit dhe të mbikëqyrjes së punës për këto dy çështje dhe kjo është një përparësi dhe
    mundësi më e mirë se sa ajo që u fol këtu. Nuk duhet të jetë as departament, as zyre, por duhet të
    jetë Agjenci e Pavarur për Regjistrimin e Patentave dhe të Pronësisë Industriale, për të gjitha
    markat tregtare, sepse kjo është edhe një praktikë të cilën e kanë shumë vende të tjera dhe e cila
    sot zbatohet më mirë dhe e ka një besueshmëri më të madhe edhe në relacionet të cilat kanë të
    bëjnë me markat tregtare, prodhimet e vendeve tjera, mbikëqyrjen, organizimin, regjistrimin,
    përdorimin e tjera, e tjera. Pra, dhe ajo çka u tha këtu, por unë mendoj se përherë duhet të bëjmë
    përpjekje si Parlament që megjithatë të lexojmë më shumë, të punojmë më shumë dhe po ashtu të
    përafrohemi me standardet dhe ligjet e Bashkësisë Evropiane, që është një detyrë e jona dhe unë
    mendoj që edhe në këto projektligje janë dhënë mendime shtesë, mendime plotësuese por edhe
    drafti i ofruar është gjithnjë më i përshtatshëm, prandaj unë e përkrahi në parim dhe mendoj se
    duhet deputetët ta votojnë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Mahir Yagxhillar e ka fjalën dhe s’ka më diskutues për këtë pikë të
    rendit të ditës.

  • Faleminderit, i nderuar kryetar!
    E nderuara ministre,
    Të nderuar deputetë,
    Unë dëshiroj të inkuadrohem pak në aspektin e Ligjit të administratës shtetërore dhe organizimit
    të administratës publike.

    Ligji për administratën shtetërore, i cili është aprovuar në vitin 2010, përcakton organet e
    administratës shtetërore si mund të organizohen. Në qoftë se është ministri, atëherë fillohet prej
    ministrit, sekretarit të përgjithshëm, departamenti dhe divizioni. Emërtimet mund të përdoren të
    ndryshme, si zyre ose emërtime tjera, por niveli është, ose departament, ose divizion.


    96
    Në këtë rast, mbetet me kërkesë ose regjistrim të përcaktohet. Në qoftë se kërkohet të
    shndërrohet në agjenci, atëherë nevojitet ligj i veçantë për agjencinë përkatëse me emërtimin
    përkatës.

    Ndërsa, në rastin konkret, dëshiroj t’ ju rikujtoj se kjo çështje ka qenë para Marrëveshjes së
    Stabilizim-Asociimit në afat të shkurt për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe ka qenë një
    kërkesës e atëhershme prej Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që këto çështje duke planifikuar
    të shkohet me përcaktimin e Agjencisë, por në ndërkohë nuk janë proceduar ligjet dhe
    organizimi i brendshëm ka mbetur i aprovuar vetëm nga ana e Qeverisë, por ka pasur nevojë të
    procedohet në Parlament dhe të aprovohet në Qeveri, sepse përcaktimi i agjencisë bëhet vetëm
    me ligj dhe aprovimin nga Kuvendi. Por, ekziston mundësia që Ministria përkatëse në çdo
    moment mund të tërheqë organizimin e brendshëm ose të pezullohet edhe nga ana e Ministrisë
    dhe në njëfarë mënyre të Qeverisë, kështu që këto çështje sa i përket përcaktimit për të ardhmen
    në qoftë se kërkohet agjencia atëherë duhet të përcaktohet me ligj dhe në qoftë se dëshirohet të
    mbetet si zyre, por e nivelit të departamentit, atëherë ajo bëhet vetëm me organizimin e
    brendshëm. Faleminderit!

  • Faleminderit, zoti ministër! Nuk ka tjerë deputetë të paraqitur për diskutim.
    Përfaqësuesi i Qeverisë nëse do, le ta marrë fjalën. Atëherë, të nderuar deputetë, duke pasur
    parasysh se nuk kemi kuorum për votimin e saj, po vazhdojmë me pikën e radhës.

    (Ndërhyrje)

    Pauzë do të kemi në orën 20 dhe është koha për ata që kanë agjëruar, të shkojnë në iftar për të
    ngrënë, e ne do të vazhdojmë, dhe do të vazhdojmë deri në orën 24.

    Ju lutem, le ta kalojmë edhe një pikë të rendit të ditës.

    (Ndërhyrje)

    Është për markat tregtare, dhe ju vendosni me vota. Po shkojmë pra edhe me një pikë, pra i njëjti
    debat është.

    7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për markat
    tregtare


    Në bazë të nenit 56 të Rregullores së Kuvendit, Komisioni funksional e ka shqyrtuar projektligjin
    dhe Kuvendit i ka paraqitur raportin me rekomandime për miratim në parim.

    Ftoj ministren Hykmete Bajrami, që para deputetëve të Kuvendit ta prezantojë dhe arsyetojë
    Projektligjin. Urdhëroni zonja ministre!

  • Faleminderit, kryetar i Kuvendit!
    Të nderuar deputetë,

    97
    Edhe arsyeshmëria për ndryshimin e Ligjit për markat tregtare 04/L-026 pothuajse është e njëjtë,
    adreson të gjitha pengesat të cilat janë paraqitur gjatë implementimit të ligjit aktual dhe
    gjithashtu e bën adresimin dhe harmonizimin e këtij ligji me direktivat e Bashkësisë Evropiane.

    Ndryshimet dhe plotësimet e propozuara kanë të bëjnë kryesisht me procedurat e ekzaminimit të
    markave tregtare, çështjen e licencimit dhe autorizimit, përdorimit të markës tregtare, plotësimin
    e arsyetimit për shfuqizimin e një marke të regjistruar tregtare si dhe dispozitat që kanë të bëjnë
    me procedurat paraprake dhe masat e përkohshme që u lejohen pronarëve të markave tregtare,
    konform dispozitave ndëshkuese në rastet e keqpërdorimit apo shkeljes së të drejtave që rrjedhin
    nga ligjet në fuqi.

    Të gjitha këto ndryshime janë bërë në bazë të Direktivës së Parlamentit Evropian dhe Këshillit
    për përafrim të ligjeve të shteteve anëtare lidhur me markat tregtare.

    Është pothuaj se i njëjti arsyetim, kryesisht adresohen të gjitha sfidat që janë përballë
    implementuesit të ligjit për markat tregtare, regjistrimin e këtyre markave dhe ekzaminimin e
    tyre.

    Gjithashtu me ligj përcaktohet sikurse edhe me Ligjin për patenta, gjykata e cila do të jetë
    kompetente për zgjedhjen e kontesteve.

    Unë në fund dua t’ ju siguroj që asnjë qëllim nuk është as për të mjegulluar situatën dhe rreth
    meje, punës sime dhe ekipit tim, asnjëherë nuk do të ketë mjegull, mirëpo edhe ju duhet ta keni
    parasysh se si deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nuk e keni të drejtën, dhe
    normalisht të drejtën nuk e kufizon askush, mirëpo kompetencat tuaja nuk janë që vetëm të
    kritikoni punën e të tjerëve, por mund vet të plotësoni e ndryshoni dhe sillni ligjin në nivel
    shumë të mirë.

    Andaj çdo pengesë që e shihni, e keni mundësinë ta rregulloni me anë të amendamenteve.

  • Faleminderit! Zoti Muhamet Mustafa, kryetar i Komisionit funksional e ka fjalën.

  • Faleminderit!
    Komisioni funksional konstatoi se ky projektligj është pjesë e pakos së ligjeve të lidhura me
    pronësinë industriale, të rëndësishme për harmonizimin e legjislacionit në pajtim me kërkesat për
    Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

    Ndryshimet dhe plotësimet kanë të bëjnë gjithashtu edhe me rregullimin më të mirë të
    procedurave në mbrojtjen e markës tregtare, mbrojtjes së konsumatorëve, në këtë rast edhe të
    investitorëve, prandaj ndryshimet janë të mira dhe Komisioni i ka mbështetur për t’u trajtuar në
    leximin e parë dhe për të shkuar në leximin e dytë, prandaj e ftoj Kuvendin që t’i aprovojë këto
    dhe nëse më lejohet në emër të LDK-së gjithashtu themi se ne e aprovojmë këtë projektligj dhe
    propozojmë që në leximin e dytë të trajtohen dilemat që janë.

    Sa i përket dilemave, ju lutem, edhe ministrja edhe ne duhet të jemi konsekuentë. Nuk është në
    natyrën e pronësisë industriale që këto çështje të realizohen dhe të organizohen në departamente,

    98
    sepse departamenti është një çështje strikt brenda strukturës organizative. Këto janë çështje të
    pronësisë industriale dhe kërkojnë një entitet më specifik, mund të jetë zyre, mund të jetë agjenci
    dhe ministri sot na tha se mund të jetë zyre dhe mund të jetë agjenci. Nuk ka kurrgjë të keqe që të
    jetë agjenci, sepse e ngrit në nivel pak më të lartë se zyre, por edhe agjencia edhe zyra duhet të
    jenë të pavarura. Mirëpo, nuk mund të jenë departamente, nuk mund të jetë departament për
    pronësinë industriale, se kurrkund në botë nuk është.

    Çështja tjetër që ka të bëjë me votimet, unë mendoj se këto do t’i rregullojmë me amendamente
    dhe nuk është ndonjë problem. Mirëpo, kjo që e tha sot ministri, mua më bindi se vërtet ministrja
    qysh ka veprua ministrja e kaluar ka vepruar krejtësisht pa ligj dhe ne duhet të nxjerrim mësim se
    gjërat e tilla mos të ndodhin, sepse i biem në situatë të palakueshme ata klientë që e kanë
    regjistruar, qoftë pronësinë industriale, qoftë markat. Faleminderit!

  • Faleminderit! Fjalën e ka Hajdar Beqa, nga Partia Demokratike e Kosovës.

  • Faleminderit, kryetar!
    Të nderuar deputetë,
    Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit numër 4/L-026 për markat tregtare është
    shqyrtuar në Komisionin funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri
    dhe ne si Grup Parlamentar i Partisë Demokratike e kemi shqyrtuar këtë projektligj dhe duke
    pasur rëndësinë e këtij projektligji dhe në fazën të cilën jemi, ne si Grup Parlamentar në këtë fazë
    e përkrahim, i plotëson të gjitha kriteret. Projektligji është i harmonizuar me Kushtetutën dhe
    instrumentet ligjore të cilat janë pjesë direkt e zbatimit në Republikën e Kosovës dhe si i tillë
    është i përshtatur në rrethanat e reja të krijuara në Republikën e Kosovës.

    Pra, ne si deputetë dhe si Grup Parlamentar nëpërmjet anëtarëve tanë në komision, edhe si
    deputetë, do të japim kontributin tonë në leximin e dytë, andaj propozoj që Kuvendi i Republikës
    së Kosovës, ta miratojë sot në parim këtë projektligj. Faleminderit!

  • Faleminderit! E ka fjalën Visar Ymeri, nga Lëvizja “Vetëvendosje”

  • Faleminderit!
    Pra, meqenëse po e diskutojmë një ligj i cili është i ngjashëm në fushëveprim me të kaluarin, kjo
    i bihet të jetë një vazhdim i diskutimit që e patëm për ligjin e kaluar, duke pasur parasysh edhe
    një herë që ndryshimet rrënjësore që ndodhin me këto ligje është ndryshimi i statusit të zyrës me
    agjenci, dhe ministri për Administratë Publike këtu na e shpjegoi, sikur që e përmendi edhe
    kryetari i Komisionit, që në fakt edhe zyre mund të quhet. Dhe jo që mund të quhet, se zyre është
    e quajtur në ligjin të cilin e kemi në fuqi.

    Po si do qoftë, emërtimi mbase edhe nuk ka rëndësi, statusi natyrisht se ka rëndësi i këtij
    mekanizmi dhe në ligjin aktual që është në fuqi, aty thuhet se kjo do të jetë zyrë për pronësinë
    industriale e cila duhet të funksionojë pavarur. Pra pavarësia ka qenë në mënyrë eksplicite e
    përmendur në ligj për zyre, kështu që, në këtë drejtim nuk mendoj se shndërrimin e saj në
    agjenci, dhe mos më keqkuptoni, nuk është se e kundërshtoj me një të them kështu zell
    nganjëherë që e kemi parë këtu në Kuvend, termin ose ngritjen e zyrës në status të agjencisë,

    99
    mirëpo po dua të them që edhe si zyre kjo nuk është se i ka pasur pengesat të cilat tash po na
    paraqiten thuaja se objektive për të funksionuar dhe mbuluar fushën ashtu siç është dashur.

    Në anën tjetër, u përmend këtu nga ministrja që janë diku, mos gabofsha, 1 400 certifikata që
    janë lëshuar nga Agjencia, pra me vulën e Agjencisë e kështu me radhë. Po duhet të kemi
    parasysh se ka edhe certifikata të lëshuara nga zyra. Pra, çfarë ka ndodhur me ato certifikata të
    cilat janë të lëshuara me vulë të zyrës, me logo të zyrës ose të institucioneve e kështu me radhë,
    sepse unë i kam parë disa ankesa të disa prej bizneseve të cilat duhet nga Ministria dhe nga zyra
    që kanë kërkuar më herët që të qartësohet kjo gjë, sepse ligji thotë që procedura për marrjen e një
    certifikate duhet të kalojë përmes Zyrës për pronësi industriale. Ndërkohë, kur një biznes i
    caktuar e merr certifikatën ajo i vjen me vulën e Agjencisë e cila ligjërisht nuk ekziston në
    Kosovë.

    Po çfarë ndodh në tërë këto raste? A po e kuptoni se çfarë, ta quaj kështu, tollovie juridike keni
    shkaktuar me këtë shndërrim të paligjshëm të zyrës në agjenci. Do të kishte me qenë plotësisht
    në rregull nëse në momentin kur është ndryshuar zyra në agjenci ose në momentin kur është
    paraqitur nevoja për një ndryshim të tillë të sillet ligji për plotësim-ndryshim dhe t’u shpjegohet
    deputetëve se tash e tutje duhet ta ndryshojnë këtë emërtim ligjor për shkak të këtij e këtij ligji
    dhe kësaj a kësaj rregulloreje të Qeverisë. Dhe kjo do të ishte zgjidhur, por nuk ka ndodhur kjo.

    Dhe rrjedhimisht zyra ose agjencia ka vepruar për më shumë se një vit e gjysmë dhe gati po
    bëhen dy vite me një emërtim i cili është kundërligjor, të cilin e thotë edhe Auditori në raportin e
    tij. Pra, mos të mundohemi ta abstrahojmë këtë si të parëndësishme, sepse është e rëndësishme.

    Nuk ka të drejtë asnjë ministër e as kryeministri, po edhe askush prej nesh që ta ndryshojë ligjin
    në kokë të vet. Nëse ka nevojë për ndryshim ligjesh, është Kuvendi ai që i ndryshon ligjet po jo
    ministri me një vendim të tij ose saj.

    Dhe fatkeqësisht këtu jo që e kemi një ministre, ish ministre në këtë rast, që e ka bërë këtë
    ndryshim, po e kemi pastaj vazhdimin e ministres aktuale, kur e emëron ushtruesin e detyrës së
    agjencisë tash për pronë industriale.

    Pra, përkundër asaj që ka qenë e vetëdijshme se ka qenë në kundërshtim me ligjin, e ka vazhduar
    të njëjtën gjë. Ministrja kështu na tha, për shkak se jam këshilluar kështu nga Zyra Ligjore.
    Mirëpo, a po pajtohemi këtu se ky emërtim është shkelje je ligjit? Dhe nëse emërtimi është
    shkelje e ligjit, atëherë edhe ata që kanë marrë vendim për emërtimin janë shkelës të ligjit. Nuk
    mund të thuhet se ata që kanë marrë vendim nuk e kanë shkelur ligjin, ndërkohë emërtimi si i
    tillë është shkelje e ligjit, sepse Agjencia s’e ka shkelur ligjin vet, por e kanë shkelur ata që e
    kanë themeluar agjencinë. Faleminderit!

  • Po, urdhëroni zonja ministre.

  • Faleminderit zoti Ymeri. Unë vetëm kisha dashur të
    dëgjoj një propozim prej juve, se dëgjuam dhe më besoni që shqetësimet tuaja unë prej ditës së
    parë i kam pasur. Jam ardhur në Komision parlamentar dhe këto shqetësime i kam shprehur edhe
    në Qeveri.

    100
    Besoj se edhe ministri për Administratën Publike nuk ishte i qartë sa duhet, mirëpo në Ligjin për
    administratën shtetërore termi “zyrë” nuk ekziston, siç nuk ekziston më “departamenti i
    prokurimit” por është divizion i prokurimit.

    Komplet në organizatat buxhetore Departamenti i prokurimit pa ndryshime të ligjeve është
    shndërruar në divizion të prokurimit. Ai tha, sepse unë e dëgjova me shumë vëmendje, që
    departamenti mund të bëhet nga sekretari, ndërkohë që agjencia duhet të bëhet me plotësim-
    ndryshim të ligjit dhe arsyeja pse unë kam sjell në plotësim-ndryshim një nga arsyet pse kam
    sjell në plotësim-ndryshim këto ligje është për ta bërë këtë zyre, sepse edhe ju e dini, sipas ligjit,
    ligji që e thotë zyre, e ka pavarësinë. Domethënë në fillim të ligjit thuhet që zyra është organ i
    pavarur, mirëpo si organ i pavarur, nëse e shikoni strukturën më poshtë te ligjit, tregon se nuk i
    ka pasur strukturat tjera për t’i përmbushur kriteret e një institucioni të pavarur.

    Dhe tani ne jemi në këtë situatë, a ta kthejmë zyrën në departament, dhe ju mos u merrni fare me
    plotësim-ndryshimin, e unë mund ta bëj këtë, por nuk kam dashur që ta degradojë, sepse këtë
    kam mund ta bëj, por mundësia që të vazhdojmë me zyre në momentin kur është aprovuar Ligji
    për administratën shtetërore nuk ka qenë pikërisht për këtë. Dhe më besoni se nuk është rasti
    vetëm në Agjencinë për Pronë Industriale. Do e shihni, dhe shikoni agjencitë që i keni nëpër
    organizata të tjera dhe keni me pa që ka edhe agjenci tjera të cilat janë formuar me rregullore, me
    vendime dhe nuk janë me ligje. Mirëpo ne tash po mundohemi ta adresojmë këtë çështje dhe unë
    ju lutem shumë që të kontribuoni dhe të jepni propozime sepse këto para jush i kam paraqitur
    unë, para se ju t’i identifikoni si të tilla.

    Ndërkohë që ankesa prej operatorëve ekonomikë, ne si Ministri e Tregtisë dhe Industrisë nuk
    kemi pasur asnjë. Ankesat vijnë prej disa personave dhe individëve, të cilët i kanë humbur disa
    pozita me rastin e ndërrimit të statusit të zyrës. Faleminderit!

  • Pal Lekaj e ka fjalën.

    PAL LEKAJ: Faleminderit, kryetar!
    Po më duket që jeni kah doni të na lodhni për nesër, por ne nuk e kemi ndërmend të lodhemi.

    Unë e respektoj ministren dhe e ruaj respektin për çdokënd që është në këtë Kuvend, mirëpo i
    drejtohem zonjës ministre që deputetit nuk ka të drejtë as ministri as kurrkush t’i thotë që mos të
    kritikojë.

    Po më duket se ne nuk kritikuam pa bazë dhe vetë ato çështje i keni vë në dijeni edhe në
    Komision, por edhe këtu. Ajo që na mbetet neve te kjo, nëse pyetemi, kam qenë në Parlamentin
    slloven dhe kështu mu kanë drejtuar që nëse mendoni që mos t’ia ngadalësoni punët veti, mos
    krijoni ligje, që mendoj nuk përputhen as me standarde evropiane, por krijoni ligje së pari për
    qytetarët tuaj, pastaj edhe me standarde evropiane.

    Ajo që mund t’ ju them është se ligji për markat tregtare mendoj se do të ishte mirë të mendojmë
    të fuzionohen këto dy ligje, sepse nuk dallojnë fort. Dhe kjo që ne po krijojmë ligje dhe pas 6
    muajve prapë të merremi sikur me Kushtetutën, mendoj që ne jemi kah e bëjmë një punë kot dhe
    kur preket Kushtetuta, ligjet apo ajo që përmenden ligjet dhe divizionet, departamentet,

    101
    drejtoritë, ne e dimë klasifikimin dhe në bazë të strukturës, pozitës dhe koeficienteve krijohen
    këto struktura, që e kanë një zinxhir komandues. Prandaj, në këtë drejtim mendoj se nuk keni pru
    ndonjë ligj që e bën më të lehtë veprimin as në Ministri, po as në ndërmarrje apo për bizneset në
    fjalë.

    Ju e dini, mund të dilni në Prishtinë dhe të shihni si veprojnë me marka që fare nuk ekzistojnë, që
    as nuk kanë licencë, duke filluar edhe nga ushqimi , por edhe nga çështjet tjera që mendoj se
    jemi larg, larg atyre standardeve që kërkohen. Dhe, ne këtu edhe kur kemi mendime të
    ndryshme, ato duhet të pranohen në të mirë të një procesi që shkon në favor të zhvillimit të
    Kosovës dhe të qytetarëve. Faleminderit!

  • E ka fjalën Shukrije Bytyqi.

  • Faleminderit, kryesues!
    Edhe Grupi Parlamentar “Nisma për Kosovën” e ka shqyrtuar Projektligjin për ndryshimin dhe
    plotësimin e Ligjit për markat tregtare, andaj në formën qysh ka ardhur ky ligj këtu, ne nuk e
    përkrahim.

  • E ka fjalën Qerim Bajrami, nga Grupi “6+”.

    Ć
  • Faleminderit! Nuk ka deputetë tjerë të paraqitur sipas radhës. Përfaqësuesi i
    Qeverisë, nëse e do fjalën?

    Atëherë, edhe kjo pikë e rendit të ditës, mbetet për votim kur të kemi kuorum. Po e shoh që
    shumica e ka këtë propozim, po e përfundojmë këtu seancën për sonte dhe për të vazhduar
    seanca, ju do të vendosni. Faleminderit dhe natën e mirë!






    * * *











    102
    Vazhdimi i mbledhjes plenare, e filluar më 25 qershor
    Mbledhjen e drejton kryetari i Kuvendit, z. Kadri Veseli.

  • Të nderuar deputetë,
    I nderuar zoti ministër,
    Vazhdojmë me punimet e seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e filluar më 25
    qershor 2015.

    Konstatoj se në sallë janë të pranishëm 60 deputetë, që do të thotë se janë plotësuar kushtet për
    punë për të vazhduar pa votim, ta kemi parasysh. Shpresojmë se do të vijnë deputetët tjerë.

    Fillojmë me pikat, si në vijim.

    5. Zgjedhja e Avokatit të Popullit

    E ftoj kryetaren e Komisionit Funksional, zonjën Lirije Kajtazi, që ta shpjegojë procesin e
    rekrutimit të kandidatëve dhe procedurën e votimit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

  • Faleminderit, kryetar!
    Të nderuar deputetë,
    I nderuar ministër,
    Edhe sot jemi në zgjedhjen e një institucioni me rëndësi, që ka të bëjë me demokracinë në vend
    dhe rritjen e besimit qytetar - zgjedhjen e Avokatit të Popullit, dhe unë besoj se nuk do të mungoj
    disponimi që ta bëjmë këtë sot.

    Prandaj, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione,
    duke u bazuar në nenin 8 të Ligjit për Avokatin e Popullit dhe në nenin 7 të Rregullores për
    zgjedhjen dhe shkarkimin e Avokatit të Popullit, në mbledhjen e mbajtur më 3 qershor 2015, e ka
    miratuar raportin e Panelit rekrutues dhe ka vendosur që Kuvendit t’ia paraqesë këtë
    rekomandim.

    Kuvendit i rekomandohen për votim kandidatët për Avokat të Popullit, të radhitur sipas alfabetit
    të mbiemrit, kështu si në vijim.

    1. Isa Hasani, 80,57 pikë,
    2. Shqipe Ibraj-Mala, 78,14 pikë dhe
    3. Hilmi Jashari, 90,28 pikë.

    Të gjithë këta janë emra të cilët kanë punuar në Institucionin e Avokatit të Popullit, në fushën e
    mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Nuk janë emra të panjohur për ne. Kështu që besoj do ta
    gëzojnë edhe disponimin tuaj që të votohen. Intervistimi i kandidatëve dhe vlerësimi i njohurive
    kryesisht është fokusuar në të drejtat e njeriut, është bërë në një proces transparent dhe besoj
    korrekt.

    Pak rreth ecurisë dhe mënyrës së votimit: Avokati i Popullit zgjidhet me votim të fshehtë, me
    shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit.

    103
    Në rundin e parë votohet për tre kandidatë. Në rast se asnjëri nga kandidatët nuk zgjidhet për
    Avokat të Popullit, në rundin e dytë votohet pastaj për dy kandidatë që kanë votuar numër më të
    madh të votave nga rundi i parë. Kur asnjëri kandidat nuk zgjidhet për Avokat të Popullit në
    rundin e dytë, në rundin e tretë votohet për një kandidat, respektivisht për kandidatin që ka marrë
    numër më të madh të votave nga rundi i dytë.

    Dhe, në rast se pas tri rundeve nuk arrihet të zgjidhet Avokati, mund të vijë te rishpallja e
    konkursit, por që nuk kishim pasur dëshirë të vijë deri te kjo.

    Unë, për fund, në emër të Komisionit, ju ftoj për votim. Faleminderit!

  • Faleminderit, e nderuar!
    Kryetarja e Komisionit na i sqaroi procedurat. Gëzim, e ke kërkuar fjalën? Vetëm se tani jemi te
    procedurat. Urdhëro!

    G
  • Faleminderit, i nderuar kryetar!
    Vetëm dua të shtoj për atë që e tha edhe kryetarja e Komisionit që të mos vijmë para aktit që të
    përsëritet prapë konkursi. Unë propozoj që procedura për votimin e Avokatit të Popullit sot të
    shtyhet për një seancë të ardhshme për faktin se sot kemi mungesë të madhe të deputetëve dhe të
    mos vijmë në situatën ku të krijojmë prapë vakum institucional. Ky është propozimi im, që fare
    të mos procedojmë me votimin për Avokatin e Popullit.

  • Faleminderit! Gëzim, realisht sot dhe nesër kemi afat, përndryshe po të mos
    votohet duhet riproceduar, por ta kini parasysh se kryetarja jua i sqaroi procedurat shumë mirë
    dhe tani kemi numër të mjaftueshëm të deputetëve në sallë, 68 jemi.

    Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim të procedurave në mënyrë elektronike. Votojmë
    tash!
    I kemi 63 deputetë që kanë votuar, 60 për, 3 kundër. Konstatoj se miratohet propozimi i
    Komisionit Funksional për procedurën e votimit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

    Për zbatim të procedurës së votimit i ftoj kryetarët ose përfaqësuesit e grupeve parlamentare, nga
    PDK-ja na jepni një anëtar të Komisionit votues. Zoti Grabovci e ka fjalën.

  • Grupi Parlamentar i PDK-së e propozon Raif Qelën për anëtar dhe kryetar
    të komisionit.

  • Nga LDK-ja, Ismet Beqiri, ju lutem!

  • Ne e propozojmë Veton Berishën.

  • Nga “Vetëvendosja”, Albulena Haxhiu?

  • Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje” e propozon deputeten
    Besa Baftija.


    104
  • Faleminderit! Lista serbe?

    SAŠA MILOSAVLJEVIĆ: Mi predlažemo za člana ove Komisije gospodina Adema Hodžu.

  • Myfera Serbica Shinik, nga “6+”, urdhëro!

    MÜFERA ŞİNİK: “6+” Parlamenter Grubu Danush Ademi öneriyor.

  • Faleminderit! Haxhi Shala, nga “Nisma”.

  • Grupi Parlamentar “Nisma” e propozon Shukrije Bytyqin.

  • Faleminderit! Nga Aleanca nuk kemi deputetë.

    Atëherë, lus deputetët për një miratim formal me ngritje dore, vetëm për miratim formal.

    A ka kundër, nuk ka kundër?
    Konstatoj se Kuvendi i emëroi anëtarët në Komisioni votues për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

    E kisha lutur Komisionin që menjëherë të fillojë me procedim, ndërsa deputetët do të ftohen të
    votojnë sipas listës. Komisioni, ju lutem, menjëherë zini vendin:

    Adem Grabovci, Adem Hoxha, Adem Salihaj, Agim Ademaj, Agim Aliu, Agim Çeku, Agim
    Kikaj, Aida Dërguti, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Ali Sadriu, Alma Lama, Anton Quni, Arben
    Gashi, Armend Zemaj, Azem Syla, Bali Muharremaj, Bardhyl Meta, Bekim Haxhiu, Besa
    Baftiu, Besa Gaxherri, Besim Beqaj, Besnik Bislimi, Blerim Grainca, Blerim Shala, Blerta
    Deliu-Kodra, Bojan Mitiq, Qerim Bajrami, Danush Ademi, Daut Haradinaj, Donika Kadaj-
    Bujupi, Doruntinë Maloku-Kastrati, Duda Balje, Elmi Reçica, Emilija Rexhepi, Enver Hoti,
    Enver Hoxhaj, Etem Arifi, Fadil Beka, Fadil Demaku, Fatmir Limaj, Fatmir Rexhepi, Faton
    Topalli, Fikrim Damka, Fisnik Ismajli, Flora Brovina, Ganimete Musliu, Gëzim Kelmendi,
    Glauk Konjufca, Hajdar Beqa, Hatim Baxhaku, Haxhi Shala, Ilir Deda, Ismajl Kurteshi, Ismet
    Beqiri, Jasmina Zhivkoviq, Jelena Bontiq, Sabri Hamiti, Kadri Veseli, Kujtim Paçaku, Labinotë
    Demi-Murtezi, Lahi Brahimaj, Latif Gashi, Lirije Kajtazi,...

    (Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetari i Kuvendit, z. Sabri Hamiti.)

  • ...Luljeta Veselaj Gutaj, Margarita Kadriu, Melihate Tërmkolli, Mexhide Mjaku,
    Milazim Haliti, Milena Miliqeviq, Milka Vuletiq, Mufera Serbica Shinik, Muhamet Mustafa,
    Murat Hoxha, Mytahir Haskuka, Naim Fetahu, Nait Hasani, Naser Osmani, Nenad Rashiq, Nezir
    Çoçaj, Njomza Emini, Nuredin Ibishi, Nuredin Lushtaku, Pal Lekaj, Puhije Demaku, Rafet
    Rama, Raif Qela, Ramiz Kelmendi, Ramush Haradinaj, Rexhep Selimi, Rrustem Berisha,
    Rrustem Mustafa, Sadri Ferati, Safete Hadërgjonaj, Sala Berisha-Shala, Salih Morina, Salih
    Salihu, Salihe Mustafa, Sasha Milosavleviq, Selvije Halimi, Sërgjan Popoviq, Shaip Muja,
    Shpejtim Bulliqi, Shqipe Pantina, Shukrije Bytyqi, Slavko Simiq, Slobodan Petroviq, Synavere
    Rysha,Teuta Haxhiu, Teuta Rugova, Teuta Sahatqija, Time Kadrijaj, Valdete Bajrami, Veton

    105
    Berisha, Visar Ymeri, Vjosa Osmani, Xhavit Haliti, Xhevahire Izmaku, Zafir Berisha dhe Zenun
    Pajaziti.

    Edhe një herë, nëse ka ndonjë deputet që s’ka votuar ende, le të votojë! Edhe një minutë, dy,
    ose...

    Filloni komisioni:

  • Faleminderit, kryesues!
    Po fillojmë me leximin e votave:

    Hilmi Jashari, Isa Hasani, Hilmi Jashari, Isa Hasani, Hilmi Jashari, Hilmi Jashari, Hilmi Jashari,
    Hilmi Jashari, Hilmi Jashari, Hilmi Jashari, Isa Hasani, Hilmi Jashari, Shqipe Ibraj-Mala, Hilmi
    Jashari, Hilmi Jashari, e pavlefshme, Hilmi Jashari, Hilmi Jashari, Shqipe Ibraj-Mala, Hilmi
    Jashari, Hilmi Jashari, Hilmi Jashari, Isa Hasani, Hilmi Jashari, Hilmi Jashari, Isa Hasani, Hilmi
    Jashari, Hilmi Jashari, Hilmi Jashari, Hilmi Jashari, Hilmi Jashari, Shqipe Ibraj-Mala, Hilmi
    Jashari, Hilmi Jashari, Isa Hasani, Hilmi Jashari, Hilmi Jashari, Isa Hasani, Hilmi Jashari, Hilmi
    Jashari, Hilmi Jashari, Hilmi Jashari, Hilmi Jashari, e pavlefshme, Hilmi Jashari, Hilmi Jashari,
    Isa Hasani, Hilmi Jashari, Hilmi Jashari, Hilmi Jashari, Hilmi Jashari, Hilmi Jashari, Shqipe
    Ibraj-Mala, Hilmi Jashari, Hilmi Jashari, Hilmi Jashari, Hilmi Jashari, Hilmi Jashari, Hilmi
    Jashari, Hilmi Jashari, Hilmi Jashari, Hilmi Jashari, Hilmi Jashari, Hilmi Jashari, Hilmi Jashari,
    Hilmi Jashari, Hilmi Jashari, Hilmi Jashari, e pavlefshme, Isa Hasani, Hilmi Jashari, Hilmi
    Jashari, Hilmi Jashari, Hilmi Jashari, Hilmi Jashari, Hilmi Jashari, Hilmi Jashari, Hilmi Jashari,
    Shqipe Ibraj-Mala, Hilmi Jashari, Hilmi Jashari, Hilmi Jashari.

    Zoti kryesues, përfundoi procesi i numërimit.

    (Drejtimin e mbledhjes e merr kryetari i Kuvendit, z. Kadri Veseli.)

  • Atëherë, Raif Qela e ka fjalën. Ju lutem, jepna rezultatin përfundimtar!

  • Të nderuar deputetë,
    Pas procedurës së votimit të fshehtë dhe numërimit të votave të deputetëve të Kuvendit për
    zgjedhjen e Avokatit të Popullit, në seancën plenare, të mbajtur më 2 korrik 2015, konstatoj: Në
    votim kanë marrë pjesë 80 deputetë, të pavlefshme janë tri fletëvotime, votat e fituara për
    kandidatët e propozuar janë, si në vijim:

    1. Isa Hasani i ka fituar 9 vota,
    2. Shqipe Ibraj-Mala i ka fituar 5 vota dhe
    3. Hilmi Jashari i ka fituar 63 vota.

    Në bazë të rezultateve të votimit, në pajtim me nenin 134 të Kushtetutës së Republikës së
    Kosovës, të nenit 9.1 të Ligjit nr. 03/L-195 për Avokatin e Popullit dhe nenit 9 të Rregullores për
    zgjedhjen dhe shkarkimin e Avokatit të Popullit, si dhe të nenit 51 të Rregullores së Kuvendit,
    konstatohet se zoti Hilmi Jashari zgjidhet Avokat i Popullit.


    106
    Me kaq, ky votim përfundon.

  • Faleminderit, i nderuar zoti Qela!
    Në bazë të raportit të Komisionit votues, konstatoj se Kuvendi e zgjodhi zotin Hilmi Jashari për
    Avokat të Popullit. E ftoj Avokatin e Popullit Hilmi Jashari që ta bëjë betimin para Kuvendit.

    Duke ia uruar detyrën e re, zotit Hilmi Jashari, e ftoj që ta bëjë betimin para Kuvendit.
    Urdhëroni, i nderuar zoti Jashari!

  • I nderuar kryetar i Kuvendit,
    Të nderuar deputetë,
    Unë, Avokat i Popullit i Republikës së Kosovës, betohem dhe premtoj solemnisht se do t’i kryej
    me besnikëri, në mënyrë të pavarur dhe të paanshme detyrat dhe funksionet që më janë besuar
    me Kushtetutë dhe me ligj, se do t’i mbroj dhe avancoj të drejtat dhe liritë e njeriut në
    Republikën e Kosovës. Betohem! Faleminderit!

    (Duartrokitje)

  • Urime! Faleminderit!
    Atëherë vazhdojmë me pikat tjera të rendit të ditës. I kemi disa votime formale nga seanca e
    kaluar.

    I kisha lutur deputetë, në qoftë se ka mundësi, që të jeni të pranishëm në sallë për votimin e
    projektligjeve. A kemi prani të mjaftueshme?

    Sa deputetë janë pa kartelë elektronike? A ka deputetë pa kartelë? Jo! Atëherë, jemi 65 deputetë
    të pranishëm në sallë.

    6. Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për patenta

    diskutimet për këtë pikë të rendit të ditës kanë përfunduar në seancën e mbajtur më 25 qershor
    2015, mirëpo në mungesë të kuorumit procedimi me votim është shtyrë për sot.

    Në vazhdim kërkohet deklarimi me votim për miratimin në parim të Projektligjit për ndryshimin
    dhe plotësimit e Ligjit për patenta. Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim. Votojmë
    tash!

    Konstatoj se 68 deputetë kanë votuar, 62 për, 6 abstenime, prandaj Kuvendi e miratoi në parim
    Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për patenta.

    Kërkohet nga Komisioni Funksional dhe komisionet e përhershme që në afatin e paraparë me
    Rregulloren e Kuvendit ta shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t’ia paraqesin raportet me
    rekomandime.




    107
    7. Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për markat tregtare

    Diskutimet për këtë pikë të rendit të ditës kanë përfunduar në seancën e mbajtur më 25 qershor
    2015, mirëpo në mungesë të kuorumit procedimet me votim është shtyrë për sot.

    Në vazhdim kërkohet deklarimi me votim për miratimin në parim të Projektligjit për ndryshimin
    dhe plotësimin e Ligjit për markat tregtare.

    Përgatitemi për votim! Votojmë tash!

    Konstatoj se 67 deputetë kanë votuar, 60 janë për, 7 abstenime, prandaj Kuvendi e miratoi në
    parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për markat tregtare.

    Kërkohet nga Komisioni Funksional dhe komisionet e përhershme që në afatin e paraparë me
    Rregulloren e Kuvendit ta shqyrtojnë Projektligjin dhe Kuvendit t’ia paraqesin raportet me
    rekomandime.

    8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit

    Projektligji është propozuar nga Komisioni Funksional për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim
    Hapësinor, Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ia ka dërguar Kuvendit mendimin lidhur me
    Projektligjin për rregullimin e shërbimeve të ujit.

    Në bazë të nenit 56 të Rregullores së Kuvendit, Komisioni Funksional e ka shqyrtuar
    projektligjin dhe Kuvendit ia ka rekomanduar për miratimin në parim.

    E ftoj kryetarin e Komisionit Funksional deputetin Fikrim Damka në cilësinë e propozuesit që
    para deputetëve të Kuvendit ta paraqesë dhe arsyetojë Projektligjin.

  • Faleminderit, i nderuar kryetar!
    Komisioni për Bujqësi dhe Mjedis, në bazë të nenit 56, paragrafi i 2 të Rregullores së Kuvendit,
    në mbledhjen e mbajtur më 16.6.2015, e shqyrtoi në parim Projektligjin për rregullimin e
    shërbimeve të ujit dhe vendosi që në Kuvend ta paraqesë këtë rekomandim.

    Të miratohet në parim Projektligji për rregullimin e shërbimeve të ujit. Besojmë se Projektligji i
    plotëson kushtet e parapara të nenit 54 të Rregullores së Kuvendit dhe rekomandohet të
    miratohet në parim.

  • Faleminderit! Përfaqësuesi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të
    Kosovës, zonja Emilija Rexhepi e ka fjalën.

    EMILIJA REDŽEPI: Zahvaljujem se predsedniče!
    Nacrt zakona o uslugama vode koji je od strane parlamentarne Komisije za poljoprivredu i
    prostorno planiranje dostavljen parlamentu ima potpuno podršku parlamentarne grupe PDK iz
    razloga zato što obrazloženje i značaj ovaj zakona uključuje novine o nadgledanju i izveštavanju
    inspektorisanju, kao i razmatranju unutrašnju akata ponuđivača različitih usluga.

    108
    Ovaj Nacrt zakona je izrađen u skladu sa članom 79 Ustava Republike Kosova, i član 53
    Poslovnika Skupštine, a cilj ovog zakona regulisanje delatnosti i pružioca usluga vodovoda,
    otpadnih voda i snabdevača vodom na veliku i javnom vlasništvu i osnivanje regulatornog
    autoriteta za usluge vode sa delokrugom delovanja gde se zakon primenjuje na sve pružioce
    usluge vodovoda, otpadnih voda i snabdevača vodom na veliko na Kosovu.

    Poštovani kolege poslanici,
    Stupanjem na snagu ovog zakona stavlja van snage UNMIK-ovo uredba 2004/49 o delatnostima
    pružioca usluga vodovoda, kanalizacije i otpadaka, kao i Zakon pod rednim brojem 03/L-086 o
    delatnostima pružiocima usluga vodovoda, kanalizacije i otpadnika.

    Mi kao parlamentarna grupa PDK podržaćemo Nacrt zakona u celosti, a svoj doprinos i
    preporuke daćemo preko svojih članova u Komisiju za poljoprivredu, ruralni razvoj i prostorno
    planiranje, a manjinske zajednice imaju svoj specifičnih problema i u Komisiji ćemo dostaviti i
    njihove preporuke. Zahvaljujem!

  • Faleminderit! Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Murat Hoxha e ka fjalën.

  • Faleminderit, i nderuar kryetar,
    Të nderuar deputetë,
    Në cilësinë e anëtarit të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Planifikim dhe
    Ambient, dhe kryesuesit të Grupit punues për draftimin e këtij ligji, e vlerësoj jashtëzakonisht të
    rëndësishëm që ky draft-propozim të miratohet në lexim të parë nga Kuvendi i Republikës së
    Kosovës.

    Unë e vlerësoj lart punën e komisionit, angazhimin dhe kontributin e ekspertëve të jashtëm dhe
    natyrisht të drejtorit të Autoritetit, të cilët me kontributin e tyre e ndihmuan grupin punues dhe
    vetë komisionin që ky draft ligj në mënyrë të qartë t’i rregullojë shërbimet e ujit, e që në fakt
    duhet të aplikohet për ofruesit e shërbimeve të ujësjellësit, ujërave të ndotura dhe furnizuesit e
    ujit me shumicë në Republikën e Kosovës.

    Komisioni, me një punë të kujdesshme, e ka analizuar çdo aspekt që ka të bëjë me rregullimin e
    shërbimeve të ujit, duke aplikuar përcaktime dhe shprehje përmbajtjesore, të cilat e bëjnë ligjin të
    qartë dhe lehtë të aplikueshëm. Miratimi i këtij projektligji do të qartësojë, në radhë të parë,
    titullin e projektligjit, mënyrën dhe kriteret për zgjedhjen e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të
    Autoritetit Rregullativ, si dhe përgjegjësitë e tyre; zgjedhjen e kryesuesit të Komisionit
    shqyrtues, kompetencat dhe përgjegjësitë dhe natyrisht aspektet e monitorimit, raportimit,
    inspektimit, shqyrtimit të akteve interne të ofruesve të shërbimit, si dhe raportet e ndërsjella,
    duke i ruajtur parimet themelore të bashkëpunimit.

    Projektligji, mbase ka nevojë edhe për disa korrigjime jo esenciale, por që e fuqizojnë mundësinë
    e zbatimit edhe më të qartë. Megjithatë, komisioni do t’i shqyrtojë edhe vërejtjet eventuale nga
    deputetët, në mënyrë që deri në leximin e dytë të jetë mirë i finalizuar. Ky draftligj e shfuqizon
    Rregulloren e UNMIK-ut 2004/49 për veprimtaritë e ofruesve të shërbimit të ujësjellësit dhe
    kanalizimit, dhe të mbeturinave, si dhe Ligjin nr. 03/L-086 për ndryshimin e Rregullores së
    UNMIK-ut, 2004/49.

    109
    Pra, i shfuqizon dy dokumente ligjore, të cilat, jo vetëm që kishin paqartësi, por ishin edhe të
    tejkaluara. Faleminderit!

  • Faleminderit! Faton Topalli, nga Lëvizja “Vetëvendosje”, e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    Të nderuar deputetë,
    Projektligji për rregullimin e ujërave, në pjesën e konsiderueshme të tij, është i hartuar mirë, por
    me vërejtjet tona në parim në lidhje me rolin dhe kompetencat e munguara për pushtetin lokal,
    pra për komunat në këtë rregullim ligjor.

    Pra, komunat në këtë projektligj nuk kanë fare përgjegjësi dhe mekanizma me të cilët mund ta
    ushtrojnë detyrën e tyre themelore, kujdesin për mbrojtjen e qytetarëve të tyre lidhur me
    furnizimin me ujë dhe mbarëvajtjen e këtyre shërbimeve. Propozimi ynë në parim është që
    problemi duhet të zgjidhet nëpërmjet dy mekanizmave: komisionit këshillues të konsumatorëve,
    si dhe komisionit të shqyrtimit, që tashmë janë parashikuar në këtë projektligj.

    Duke futur përfaqësuesit e komunës që ka më shumë konsumatorë në këto dy komisione, si dhe
    me ndërhyrjet në projektligj për ta rritur peshën e komisionit këshillues, mendojmë që ofruesit e
    shërbimeve mund ta kenë një varësi indirekte nga komunat, por që është shumë e rëndësishme
    për qytetarët. Fakti është që edhe menaxhmentin duhet ta zgjedhin komuna apo komunat, pasi
    dihet që ato janë të para që përballohen me problemet e ujit, sidomos të furnizimit dhe të largimit
    të ujërave të ndotura.

    Po ashtu, duhet ta mbrojmë konsumatorin duke bërë më të rëndësishëm Komisionin këshillues të
    konsumatorit, pasi në këtë version të projektligjit ka shumë veprime që Autoriteti me ofruesin e
    shërbimeve, si të thuash, merren vesh vetëm me njëri-tjetrin dhe komisioni është parashikuar
    vetëm për këshilla. Në këtë propozim, ne propozojmë që kjo pra të zëvendësohet.

    Dua të theksoj se ne kemi shumë vërejtje, të cilat do t’i diskutojmë në komision. Unë dua të
    veçoj njërën prej pikave, pikën 3 - 1.17, e cila thotë personi i cenueshëm, çdo person fizik, jeta
    ose shëndeti i të cilit konsiderohet të jetë në rrezik në mungesë të shërbimeve të ujit, me kusht që
    ky fakt të konfirmohet nga mjeku i licencuar, ose cilido konsumator që nga Ministria e Punës
    dhe Mirëqenies Sociale konsiderohet si person i varfër, i cili rast u është bërë me dije ofruesve të
    shërbimeve të ujit se e gëzon të drejtën që faturat e tij të paguhen nga organet kompetente të
    Mirëqenies Sociale. Duke pasur parasysh numrin e madh të qytetarëve që jetojnë me ndihma
    sociale, me nevoja të veçanta, ky numër aktualisht është diku 123 mijë.

    Kjo çështje duhet të rregullohet ndryshe, në mënyrë që të hiqet burokracia, prandaj propozimi
    ynë sa i përket kësaj pike është që faturat të paguhen drejtpërdrejt nga ofruesit e ujit, ndërsa
    shërbimet tjera, ato komunale, pushteti lokal, për shembull, t’i sigurojë letrat e nevojshme, në
    mënyrë që të hiqet burokracia rreth kësaj çështjeje, ndërsa faturat e kësaj shtrese të futen te
    humbjet e ujit, të njohura e të pranuara.


    110
    Pra, ky është një prej propozimeve që ne e bëjmë, ndërsa propozimet tjera në lidhje me shumë
    pika, në të cilat ne kemi vërejtje do t’i bëjmë në komision, por jemi për atë që ky projektligj të
    miratohet në parim. Faleminderit!

  • Faleminderit! Lista serbe ka deklarim? Jo! Time Kadrijaj, nga Aleanca për
    Ardhmërinë e Kosovës, e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar i Parlamentit!
    Grupi Parlamentar i Aleancës, duke parë që ky është një projektligj i rëndësisë së veçantë, e ka
    shqyrtuar projektligjin në fjalë dhe vërejtjet dhe sugjerimet do të përpiqet t’i adresojë në
    Komisionin Parlamentar gjatë amendamentimit. Kështu që gjithë kontributin do ta japim në atë
    komision dhe do ta përkrahim në parim. Faleminderit!

  • Faleminderit! Haxhi Shala, nga “Nisma”, e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    Pasi unë kam punuar në Grupin punues në komisionin, i cili është marrë me përpilimin e këtij
    ligji, besoj që ky ligj duhet përkrahur në parim nga të gjithë deputetët në sallë.

    Kështu që kundërshtimin ose avancimin e këtij ligji mund ta japim edhe në rishikimin e dytë në
    komision, prandaj në parim, ne e përkrahim këtë draftligj. Faleminderit!

  • Faleminderit! Nga “6+”, Kujtim Paqaku e ka fjalën.

  • I nderuar, kryetar!
    Grupi Parlamentar “6+” në parim e përkrah këtë ligj, ndërsa vërejtjet, sugjerimet, si dhe
    kontributin tonë do ta japim në takimet, apo në komisionet përkatëse. Faleminderit!

  • Faleminderit! Përfaqësuesi i Qeverisë, ka diçka? Jo! Përfaqësuesi i Komisionit
    Funksional? Në rregull!

    Të nderuar deputetë,
    Në vazhdim kërkohet deklarimi për votim për miratimin në parim të Projektligjit për rregullimin
    e shërbimeve të ujit.

    Në sallë janë 71 deputetë, ju lus të përgatitemi për votim! Votojmë tash!

    Konstatoj se 69 deputetë kanë votuar, 69 për, prandaj Kuvendi e miratoi në parim Projektligjin
    për rregullimin e shërbimeve të ujit.

    Ngarkohet Komisioni Funksional dhe komisionet e përhershme që në afatin e paraparë me
    Rregulloren e Kuvendit ta shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t’ia paraqesin raportet me
    rekomandime.



    111
    9. Shqyrtimi i propozim-vendimit të Ministrisë së Drejtësisë për formimin e Komisionit për
    dhënien e provimit të jurisprudencës

    Komisioni Funksional për Legjislacion e ka shqyrtuar vendimin e Qeverisë së Republikës së
    Kosovës për formimin e Komisionit për dhënien e provimit të jurisprudencës dhe Kuvendit ia ka
    rekomanduar për shqyrtim në seancë plenare, duke e përjashtuar kandidatin Visar Morina.

    Komisioni Funksional e ka pranuar shkresën e zotit Visar Morina për tërheqjen e tij nga
    kandidatura, i propozuar për zëvendës/anëtar për lëndën e Drejta kushtetuese, Organizimi i
    sistemit gjyqësor të Kosovës, Bazat e sistemit të bashkëpunimit evropian dhe të drejtat e njeriut.

    Përfaqësuesi i Qeverisë, si propozues i çështjes, nuk është. Albulena Haxhiu, kryetare e
    Komisionit Funksional, e bën arsyetimin e rekomandimit.

  • Faleminderit!
    Së pari, më duhet të them që kjo çështje është shumë e rëndësishme dhe prandaj kërkoj
    vëmendjen tuaj, sepse i kemi disa probleme me emrat, të cilët janë propozuar, megjithatë unë po
    e them qëndrimin e Komisionit për Legjislacion.

    Së pari, më duhet të them që është dashur të jetë këtu ministri i Drejtësisë dhe të na shpjegojë, e
    para se pse janë vonuar këta emra dhe, e dyta, pse janë sjellë në shpërputhje me Ligjin për
    provimin e jurisprudencës.

    Së pari, Komisioni për provimin e jurisprudencës është dashur të formohet qysh në muajin janar,
    mirëpo kjo nuk ka ndodhur, sepse Ministria e Drejtësisë, që është përgjegjëse për formimin e
    Komisionit për provimin e jurisprudencës, nuk i ka sjellë më herët emrat për formimin e këtij
    komisioni. Dhe, në gjithë këtë situatë, ose të themi në gjithë këtë papërgjegjësi, kanë pësuar
    studentët, në fakt kandidatët, të cilët tash e sa kohë po presin që t’i nënshtrohen, ose të hyjnë në
    provimin e jurisprudencës.

    Në fund të muajit shkurt, Ministria e Drejtësisë pati sjellë në Komisionin për Legjislacion
    propozim-vendimin për anëtarë të Komisionit për provim të jurisprudencës, mirëpo në atë kohë,
    Komisioni për Legjislacion atë listë ia ka rikthyer Ministrisë së Drejtësisë, për faktin se pesë nga
    emrat që i pati propozuar Ministria e Drejtësisë, nuk e kanë plotësuar kriterin, pra që thotë: “një
    anëtar për të qenë anëtar në Komision për provim të jurisprudencës, duhet t’i ketë 12 vjet përvojë
    pune në sistemin e drejtësisë”.

    Gjithashtu, përveç që ia kemi rikthyer këtë listë Ministrisë së Drejtësisë, i kemi kërkuar që
    brenda një jave, Ministria e Drejtësisë të risjellë listën me emra të tjerë, pra ata që e plotësojnë
    këtë kriter. Dhe, Ministria e Drejtësisë, tek pas dy muajve i ka risjellë këta emra që i keni para
    vetes dhe më datën tre qershor Komisioni për Legjislacion e ka shqyrtuar këtë listë. Dhe, arsyeja
    kryesore se përse Komisioni për Legjislacion nuk ka thënë që të miratohen këta emra, është për
    faktin se dy nga emrat që i ka propozuar Ministria e Drejtësisë, nuk e plotësojnë kriterin e që
    është 12 vjet përvojë pune në sistemin e drejtësisë.


    112
    Megjithatë, unë po i lexoj të gjithë emrat, përveç zotit Visar Morina, i cili tashmë është tërhequr.
    Pra, Ministria e Drejtësisë e ka propozuar si zëvendës, mirëpo me një shkresë, zoti Morina është
    tërhequr. Pra, emrat që janë propozuar nga Ministria e Drejtësisë janë:

    Fejzullah Hasani, kryetar i Komisionit pyetës për lëndën E drejta penale dhe zëvendës anëtar i tij
    është zoti Ramë Gashi;

    Abdullah Aliu, anëtar i Komisionit pyetës për lëndën E drejta civile, familjare, trashëgimore dhe
    e detyrimeve dhe zëvendës-anëtar është Adem Vokshi, për këtë lëndë;

    Iljaz Ramajli, anëtar i Komisionit pyetës nga lënda E drejta tregtare dhe zëvendës-anëtare e
    Komisionit, Fetije Sadiku;

    Nebojsha Boriçiq, anëtar i Komisionit pyetës për lëndën E drejta kushtetuese, Organizimi i
    sistemit gjyqësor të Kosovës, Bazat e sistemit të Bashkimit Evropian dhe të drejtat e njeriut.

    Mirlinda Batalli, anëtare e Komisionit pyetës për lëndën E Drejta e punës dhe e drejta
    administrative dhe zëvendës - anëtar i Komisionit, Rafet Haxhaj;

    Dhe tash, dy nga emrat që thash më përpara nuk e plotësojnë kriterin, ai është zoti Abdullah
    Aliu, pra profesori Abdullah Aliu. Me gjithë respektin për të, i njëjti ka përvojë si ligjërues,
    mirëpo nuk ka përvojë pune në sistemin e drejtësisë dhe ligji ia pamundëson për të qenë anëtar i
    Komisionit për provimin e jurisprudencës dhe njëjtë vlen edhe për zonjën Batalli, ligjëruese
    mirëpo nuk e ka përvojën e punës, Mirlinda Batalli, profesor, nuk e ka përvojën e punës në
    sistemin e drejtësisë.

    Pra, nuk kemi asnjë problem me kandidatët e përmendur, mirëpo vetëm se nuk e plotësojnë këtë
    kriter. Dhe, Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të kujdeset që të mos shkelë ligjin, sepse
    vetë e kemi nxjerrë, apo jo?

    Pra, ky është rekomandimi i komisionit. Komisioni për Legjislacion ka thënë vetëm të shqyrtojë
    këta emra, mirëpo as të miratojë e as të mos i miratojë, për faktin se kemi pasur këto dilema. Pra,
    ky është qëndrimi i Komisionit dhe më pas, në emër të grupit parlamentar do ta them, se cili
    është propozimi. Faleminderit!

  • Faleminderit! Nga Partia Demokratike e Kosovës, zonja Selvije Halimi e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    Shqyrtimi i propozim vendimit të Ministrisë së Drejtësisë për formimin e Komisionit për dhënien
    e provimit të jurisprudencës, ashtu si u cek nga kryetarja e Komisionit, është shqyrtuar si
    propozim-vendim në Komisionin për Legjislacion.

    Është fakt që është një dispozitë ligjore, që në mënyrë decidive parasheh një kriter, mirëpo ajo
    dispozitë ligjore flet për sistemin e drejtësisë dhe në kuadër të Fakultetit Juridik, nuk bëhet
    përvojë pune, por bëhet praktikë e sistemit të drejtësisë me studentë dhe ligjërohen dhe mësohen
    studentë për funksionimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë. Çka do të thotë, se vetë ligjëruesit e

    113
    kanë të njohur se si funksionon sistemi i drejtësisë në Kosovë dhe për këtë i përgatisin studentët.
    Dhe, duke u nisur nga ky fakt, ne mendojmë se edhe ashtu jemi vonuar me këtë Komision, me
    qëllim që sa më shpejt të bëhet Komisioni funksional dhe të interesuarit për dhënien e këtij
    provimi t’i nënshtrohen provimit, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e përkrah propozim-
    vendimin e Ministrisë së Drejtësisë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Nga Lidhja Demokratike e Kosovës e ka fjalën Armend Zemaj.

  • Faleminderit, kryetar!
    Kryetari i Grupit Parlamentar më ka porositur që të mos e zgjas, por edhe që të jem i saktë dhe të
    theksoj, që Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka shqyrtuar këto propozime të
    ardhura nga Ministria e Drejtësisë. Njëherësh, ky shqyrtuar edhe raportin e Komisionit
    Funksional dhe çështjet që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë dhe fushën e drejtësisë i
    konsideron se janë të së njëjtës fushë dhe të së njëjtës praktikë.

    Kështu që ne i japim përkrahje kësaj liste dhe për hir edhe të interesave të studentëve dhe të
    gjithë atyre që janë duke pritur për t’iu nënshtruar provimit të jurisprudencës, ne përkrahim listën
    e propozuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

  • Faleminderit! Nga Lëvizja “Vetëvendosje” e ka fjalën Albulena Haxhiu.

  • Faleminderit, i nderuar kryetar!
    Sa i përket sistemit të drejtësisë, se çka do të thotë sistemi i drejtësisë, ne kemi këtu përpara
    Kushtetutën dhe nënkupton gjykatat, prokurori, avokati, pra është dashur që të ketë përvojë pune
    në këto tria, në mënyrë që të jetë anëtar i Komisionit për provim të jurisprudencës. Dhe, për t’i
    hapur rrugë formimit të këtij Komisioni, Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje”, propozon
    që emrat të cilët i plotësojnë kriteret e parapara me Ligjin për provim të jurisprudencës t’i
    përkrahim, mirëpo jo këta dy të tjerët, të cilët nuk e plotësojnë këtë kriter.

    Pra, kështu i hapim rrugë formimit të Komisionit dhe të gjithë kandidatët, të cilët po presin,
    mund të hyjnë dhe më pas Ministria e Drejtësisë të sjellë dy emra të tjerë, në mënyrë që të
    kompletohet ky Komision. Pra, ky është propozimi jonë. Ne kërkojmë që të mos e shkelim Ligjin
    për provim të jurisprudencës dhe t’i përkrahim vetëm ata emra, të cilët e plotësojnë këtë kriter.
    Faleminderit! Kërkoj mbështetjen!

  • Faleminderit! Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka fjalën Time Kadrijaj.

  • Faleminderit, kryetar!
    Edhe Grupi Parlamentar i Aleancës mendon njësoj sikurse Grupi Parlamentar i Lëvizjes
    “Vetëvendosje” dhe mendojmë se të gjithë ata kandidatë që janë në Komisionin për dhënien e
    provimit të jurisprudencës, të cilët i kanë plotësuar kushtet dhe kriteret me konkurs, të votohen,
    ndërsa këta dy që nuk i plotësojnë kriteret, të sillen më vonë.

    Nëse pranohet ky kusht, ne do ta votojmë, por në të kundërtën nëse lista shkon kështu e plotë, ne
    do të jemi kundër formimit të këtij Komisioni.


    114
  • Faleminderit! Nga “Nisma” e ka fjalën Shukrije Bytyqi.

  • Faleminderit, kryetar!
    Edhe Grupi Parlamentar “Nisma për Kosovën” e ka shqyrtuar konkursin, i ka parë emrat e
    kandidatëve dhe ne mbajmë qëndrimin e njëjtë, se të gjithë ata kandidatë që plotësojnë kushtet e
    konkursit, të pranohen. Ndërsa, kandidatët të cilët nuk i plotësojnë kushtet e konkursit, të mos
    pranohen, duke ditur rëndësinë e atyre që janë në Komision për provimin e jurisprudencës, sepse
    të gjithë ata që japin provimin e jurisprudencës pretendojnë të bëhen anëtarë të sistemit të
    drejtësisë, domethënë të gjyqësorit, të prokurorisë dhe të avokaturës.

    Andaj, kërkojmë që vërtet të jenë të gjithë kandidatë që i plotësojnë kushtet ose kriteret e
    konkursit. Faleminderit!

  • Faleminderit! A ka nga grupet tjera parlamentare? Jo. Përfaqësuesi i Qeverisë i ka
    thënë të gjitha.

    Të nderuar deputetë,
    Po vazhdojmë me votimin e propozim-vendimit për formimin e Komisionit për Dhënien e
    Provimit të Jurisprudencës. Urdhëro, Albulena.

  • Pra, i kemi dy propozime. E kemi propozimin e Komisionit për
    Legjislacion, që në fakt nuk tregon, ose nuk thotë as që të miratohet e as që të mos miratohet dhe
    e kemi propozimin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje” të përkrahur edhe nga dy
    subjektet tjera opozitare, që thotë që të vendosen në votim në pako, pra, vetëm kandidatët të cilët
    plotësojnë kriteret e parapara me Ligjin për provimin e jurisprudencës. Ky është pra qëndrimi
    dhe propozimi anë.

    Kështu që, kërkoj nga ju kryetar, që t’i vendosni të dy propozimet në votim. Faleminderit!

  • Faleminderit! Armend, urdhëro.

  • Kryetar, lista ka pyetës dhe zëvendës- pyetës. Kisha lutur, që lista të hidhet
    në votim komplet, qysh ka ardhur propozimi prej Qeverisë së Republikës së Kosovës. Kaq.

    Kush ka propozime tjera shtesë, i lejohet që shtesë të ketë votime, nëse s’kalon i pari.

  • Atëherë, e kemi propozimin i cili ka ardhur nga Qeveria, Komisioni na ka sjellë pa
    rekomandim. Ky votohet, kalon mirë, s’kalon...

    Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim! Votojmë Tash!

    Atëherë, 64 deputetë kanë votuar, 49 për, 14 kundër, kemi një abstenim. Kuvendi formoi
    Komisionin për dhënien e provimit të jurisprudencës. A kam nevojë ta lexoj përbërjen edhe një
    herë, apo jo? U krye!



    115
    10. Emërimi i anëtarit në Këshillin Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës

    Në pajtim me dispozitat e Ligjit për themelimin e Institutit Gjyqësor të Kosovës, Shoqata e
    Juristëve të Kosovës i ka paraqitur Kuvendit propozimin për emërimin e anëtarit të Këshillit
    Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës.

    Komisioni Funksional për Legjislacion ka shqyrtuar propozimin e Shoqatës së Juristëve të
    Kosovës, për emërimin e anëtarit të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës dhe
    Kuvendit i ka rekomanduar për miratim.

    E ka fjalën kryetarja e Komisionit Funksional, zonja Albulena Haxhiu.

  • Faleminderit!
    Komisioni për Legjislacion, më 16 qershor 2015, e ka shqyrtuar propozimin e Lidhjes së
    Juristëve. Pra, Lidhja e Juristëve ka propozuar për anëtar të Këshillit Drejtues të Institutit
    Gjyqësor të Kosovës zotin Elvedin Dërguti.

    Andaj, Komisioni për Legjislacion i ka rekomanduar seancës që ta përkrahë. Faleminderit!

  • Më lejoni të theksoj, të nderuar deputetë, se kemi deklarim në votim për emërimin
    e zotit Elvedin Dërguti, anëtar i Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës. A shkojmë
    drejt në votim, pasi që është vetëm një? OK.

    Regjia dhe deputetët të përgatiten për votim për emërimin e zotit Elvedin Dërguti, anëtar i
    Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës. Votojmë tash.

    A ka mundësi të përgatiten deputetët edhe njëherë, për arsye se rezultati është, 60 vetë vetëm
    kanë votuar, 44 për, 13 kundër, 3 abstenime. Ju kisha lutur, deputetë të votojmë, sepse ka
    prezencë më shumë në sallë.

    Edhe njëherë lus regjinë dhe deputetët, të përgatiten për votim. Votojmë tash.

    Nuk është emëruar dhe nuk ka kaluar. Vetëm 51 veta kanë votuar, 47 për, 3 abstenime, 1 kundër.
    Më vjen keq!

    11. Shqyrtimi i raportit vjetor për gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës
    për vitin 2014

    Komisioni Funksional, në pajtim me dispozitat e Rregullores së Kuvendit, ka shqyrtuar raportin
    vjetor për gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2014 dhe Kuvendit i
    ka paraqitur raportin me rekomandime për miratim.

    Për arsyetimin e raportit me rekomandime e ka fjalën Kujtim Paqaku.

  • Faleminderit, kryetar!

    116
    Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Medie, në bazë të nenit 67 dhe 72 të
    Rregullores së Kuvendit, në mbledhjen e mbajtur më 17 qershor 2015, shqyrtoi raportin vjetor
    për gjendjen e Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2014 dhe vendosi që Kuvendit
    t’ia paraqesë këtë rekomandim.

    1. Të miratohet raporti vjetor për gjendjen e Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës për vitin
    2014.

    2. Arsyetimin e raportit me rekomandime e paraqet deputeti, në këtë rast kryetari i dytë i
    Komisionit, Kujtim Paqaku.

    A r s y e t i m

    Në bazë të nenit 6 të Ligjit nr. 30/L-149 për Shërbimin Civil të Kosovës, Qeveria e Republikës
    së Kosovës i raporton Kuvendit të paktën njëherë në vit për gjendjen në Shërbimin Civil.

    Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Medie, në mbledhjen e mbajtur më
    17 qershor 2015 shqyrtoi raportin vjetor për gjendjen e Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës
    për vitin 2014 dhe vlerësoi se raporti vjetor i punës është në pajtim me nenin 6 të Ligjit për
    Shërbimin Civil të Kosovës dhe Kuvendit i rekomandon miratimin e tij. Faleminderit!

  • Faleminderit! Kisha lutur grupet parlamentare, shefat t’i mbajnë deputetët, për
    arsye se i kemi edhe vetëm dy pika të rendit të ditës.

    Nga Partia Demokratike e Kosovës, e ka fjalën Xhevahire Izmaku.

  • Faleminderit, kryetar!
    I nderuar ministër,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka shqyrtuar raportin vjetor për gjendjen e Shërbimit
    Civil dhe ky raport i sjell nga Qeveria këtë vit, pasqyron një gjendje reale me të arriturat dhe
    sfidat, që përcjellin gjendjen e Shërbimit Civil në vend, punën e punonjësve të shtetit, të cilët për
    çdo ditë në zyrat e tyre ndeshen me sfida dhe përgjegjësi.

    Fillimisht, pako e legjislacionit në këtë drejtim është e kompletuar dhe kjo jep mundësinë të
    vazhdohet me reformën e Administratës Publike dhe të përfundojë procesi, po ashtu i komplikuar
    në klasifikimin e vendeve të punës.

    Shërbimi Civil në sferën e menaxhimit të burimeve njerëzore është përkrahur edhe nga një
    projekt i Bankës Botërore, i cili ka pasur qëllim të ndihmojë në implementimin e rregulloreve të
    caktuara, të cilat do të përkrahin zhvillimin e Shërbimit Civil.

    Ne kemi katër kategori në Shërbimin Civil, të cilat janë të ndara: niveli i lartë drejtues; niveli
    drejtues; niveli profesional dhe tekniko- administrativ. Pra janë kategoritë të cilat janë të ndara
    në Shërbimin Civil. Kemi disa tabela, të cilat përcaktojnë përqindjen edhe të gjinive si nëpunës

    117
    civilë në Shërbimin Civil, ku i kemi gjithsej 63,20% nga gjinia mashkullore, ndërsa femra janë
    gjithsej 36,80%.

    Shihet që është një disbalanc edhe nga viti 2014, pra e kemi një rënie të gjinisë femërore, në
    raport me gjininë mashkullore. Ndërsa, te kualifikimi kemi këtë gjendje, pra me përqindje me
    përgatitje fillore i kemi 2,28%, të mesëm 39,07%, me shkollim të lartë 4,47% dhe superior
    54,18%. Në këtë drejtim kemi një ngritje, mund të themi se kemi një avancim.

    Duke u bazuar nga të dhënat e ofruara të institucioneve në Shërbimin Civil, në vitin 2014 janë të
    punësuar 94 persona me aftësi të kufizuar, që vlen të përshëndetet si vendim, ndërsa, nga tabela
    që kemi më poshtë për të punësuarit e rinj në Shërbimin Civil, e kemi një gjendje të tillë, pra për
    një pozitë nga jashtë institucioneve në regrutim kanë qenë 23 kandidatë për një pozitë, ndërsa
    nga regrutimi i brendshëm kanë shkuar 5 me 1 raporti.

    Hartimi i përshkrimeve standarde të detyrave të punës, që ka qenë një obligim për të gjitha
    institucionet, sipas këtij raporti theksohet se ka përfunduar, mirëpo nuk kemi të dhëna nëse ka
    pasur një sukses apo ka treguar rezultat si proces.

    Më tutje, kemi të dhëna që Instituti i Kosovës për Administratë Publike gjatë vitit 2014, ka
    trajnuar 2068 nëpunës civilë, ku shihet se 80% e të trajnuarve janë nga niveli qendror, ndërsa
    vetëm 20% kemi nga niveli lokal.

    Fondi për kuadro jep një pasqyrë, ku shihet se investimet kanë shkuar kryesisht në sektorët, që
    Kosova domethënë ka ndjeshmëri, siç është fusha e integrimeve evropiane, pastaj shëndetësia
    dhe nuk kemi të dhëna se si është gjendja tani, pra besoj me këtë proces, që kemi pasur nevojë të
    marrim një informacion më shumë, procesi i investimit në kuadro.

    Krejt në fund, përmendet edhe raporti i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës. Konsideroj se ka pasur
    mundësi të merren më shumë të dhëna, pasi që Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës është shumë
    kompetent në fushën e gjetjes dhe referencave për gjendjen në Shërbimin Civil në shtetin tonë.

    Grupi Parlamentar do të votojë për këtë raport. Faleminderit!

  • Faleminderit! E ka fjalën Salih Morina nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

  • Faleminderit, kryetar i Kuvendit!
    I nderuar ministër,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Edhe Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka shqyrtuar raportin dhe ka bërë një
    analizë lidhur me raportin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbyesit Civilë.

    Do të isha ndalur vetëm te çështja e ankesave, pra për vitin 2014 kemi pasur një rritje të numrit të
    ankesave në krahasim me vitin 2013 dhe ky numër sipas raportit na del me një shifër prej 346
    ankesa, që i bie se institucionet, qoftë ato të nivelit lokal apo të nivelit qendror, duhet të
    përmirësojnë dhe njëkohësisht duhet ta respektojnë Ligjin për shërbyes civilë në raport me stafin
    civil.

    118
    Një çështje e cila si Komision parlamentar, në këtë rast si Komision i Arsimit, që kemi dalë në
    terren, e din edhe ministri që kemi pasur edhe një takim, çështja e trajtuar jo mirë është çështja e
    punëtorëve të arsimtarëve dhe njëkohësisht e profesorëve të shkollave të mesme, për të cilën
    ende çështja e tyre është se nuk i takojnë shërbyesve civilë, por në një anë kemi jashtëzakonisht
    vërejtje dhe njëkohësisht kemi ankesa të shumta, po ashtu kemi edhe largime të shumta të shumë
    profesorëve, ndoshta edhe nga politikat e zhvilluara në mënyrë jo të drejtë dhe jo të barabartë,
    qoftë në nivelin lokal, po ashtu në nivelin qendror.

    Do të ishte mirë që në këtë rast të tri ministritë, do të thotë të bëjnë një analizë të thuktë dhe
    njëkohësisht çështja e këtyre arsimtarëve të trajtohet dhe të emërohet, ose shërbyes civil ose të
    kemi një pozicion tjetër, me të cilin tash në kuadër të reformimit të Administratës Publike, do të
    thotë edhe ministri ka qenë në Komisionin Parlamentar, do të ishte mirë që sa më shpejt të
    trajtohen dhe të rregullohet kjo çështje.

    Pra, raporti ka sfida të cilat janë përcaktuar nga ana e këtij Komisioni, por në parim Grupi
    Parlamentar i Lidhjes Demokratike do ta mbështesë dhe njëkohësisht presim që për vitet e
    ardhshme, në vijim ky raport të ketë rezultate akoma më të mira. Faleminderit!

  • Faleminderit! Nga Lëvizja “Vetëvendosje” e ka fjalën Ismajl Kurteshi.

  • Faleminderit!
    Raporti i sivjetmë është kopje e raporteve të vitit 2011 dhe atij të vitit 2012. Ai është një
    përshkrim i detyrave që duhet t’i kryejë MAP-i, por nuk raporton se si janë kryer këto detyra
    gjatë vitit 2014, cilat kanë qenë objektivat e Ministrisë për Shërbimin Civil për vitin, për të cilin
    është raportuar, cilat kanë qenë aktivitetet e kryera për arritjen e këtyre objektivave, a ka pasur
    ndonjë rezultat, cilat janë sfidat me të cilat është përballur Ministria, e kështu me radhë...

    Është tërësisht e paqartë metodologjia e hartimit të raportit. Në hyrje të këtij raporti thuhet, se
    është përdorur një pyetësor i cili është dërguar në të gjitha institucionet që kanë në marrëdhënie
    pune shërbyes civilë, por nuk është shpjeguar më tutje, se cilat institucione janë përgjigjur, cilat
    institucione nuk i kanë ofruar të dhënat e tyre dhe çfarë masash ka ndërmarrë Ministria, kundrejt
    institucioneve që nuk u janë përgjigjur këtyre pyetjeve.

    Çështje kryesore, me të cilat është marrë Ministria e Administratës së Përgjithshme, veçanërisht
    në 5 vjetët e fundit, është reforma e administratës publike, por në këtë raport i kushtohet vetëm
    gjysmë faqe këtij procesi kaq të rëndësishëm dhe nuk jepet asnjë detaj, se si po ecën reforma,
    cilat janë rezultatet e arritura, cilat janë sfidat me të cilat është përballur procesi i reformës dhe
    kështu me radhë.

    I vetmi aktivitet i raportuar është hartimi i disa dokumenteve, por raporti nuk flet se sa janë
    zbatuar ato dokumente. Ngjashëm është raportuar edhe për punën e Departamentit të
    Administratës Shtetërore. Janë dy paragrafë të vetëm që e përshkruajnë misionin e këtij
    departamenti, por nuk është asnjë fjalë për punën e këtij departamenti. Puna më e madhe, sipas
    këtij raporti, duket të jetë bërë nga donatorët e jo nga zyrtarët tanë.


    119
    Ky raport nuk pasqyron gjendjen në Shërbimin Civil. Janë dhënë disa numra, të cilët më shumë
    ngrenë pikëpyetje, se sa shpjegojnë gjendjen. Cilat janë ato 347 pozita në Shërbimin Civil, që
    mbahen nga njerëz me arsim fillor? Pse i kemi ende 894 pozita të paplotësuara e në anën tjetër,
    secili institucion ka me dhjetëra e disa edhe me qindra të punësuar me kontrata mbi vepër,
    fenomen për të cilin nuk është thënë as edhe një fjalë e vetme në këtë raport? Pse ka rënie të
    numrit të grave të punësuara në Shërbimin Civil, e shumë pyetje të tjera, të cilat kanë mbetur pa
    përgjigje.

    Ndërsa, informacionet dhëna në kapitujt, që flasin për regrutimin, përshkrimin e vendeve të
    punës, vlerësimin e punës, janë të mangëta por edhe të pasakta. Këto procese janë shpjeguar në
    raportin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil. Në raportin e tij Këshilli konstaton
    se ka shkelje të mëdha të procedurave të regrutimit të stafit të Shërbimit Civil dhe në veçanti për
    pozitat menaxhuese. Këshilli për këtë qëllim i ka anuluar edhe 45% të konkurseve, për shkak të
    shkeljeve të procedurave.

    Hiç më mirë nuk është gjendja me përshkrimin e vendeve të punës, mirëmbajtjen e dosjeve të
    personelit, vlerësimin e punës së shërbyesve civilë. Këto procese nuk janë përfunduar ose nuk
    janë bërë siç duhet. Instituti i Kosovës për Administratë Publike ka ofruar në vitin 2014,
    saktësisht të njëjtat trajnime, si në vitin 2012, kurse për vitin 2013 mungon raporti. Në raport nuk
    thuhet nëse është bërë ndonjë vlerësim i nevojave për trajnim, sa kanë ndikuar këto trajnime në
    ngritjen e performansës së zyrtarëve të trajnuar, apo sa është rritur efikasiteti dhe cilësia e punës
    së tyre.

    Ndërsa, sa i përket fondit për kuadro, kjo çështje do hulumtim në vete për mënyrën se si është
    menaxhuar dhe në veçanti, për abuzimet e bëra me këtë fond.

    Në fund të raportit janë evidentuar një varg sfidash, që mund të jenë reale, por Ministria nuk ka
    ofruar zgjidhjen.

    Si të tillë, Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje” nuk do ta përkrahë këtë raport. Ne
    kërkojmë nga Ministria ta hartojë një raport me informata të nevojshme për punën që e ka bërë
    gjatë vitit 2014, për gjendjen në Shërbimin Civil dhe me propozimet për tejkalimin e këtyre
    problemeve. Faleminderit!

  • Faleminderit! Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e ka fjalën Teuta Haxhiu.

  • Faleminderit, kryetar i Kuvendit!
    Të nderuar deputetë,
    Edhe Grupi Parlamentar i Aleancës e ka shqyrtuar raportin dhe konsiderojmë se ky raport
    paraqet një gjendje jo krejt reale, që nga viti 2011 kur thjesht është miratuar Ligji për shërbyes
    civilë, menjëherë pas një viti është ndjerë nevoja që ky ligj të plotësohet dhe ndryshohet. Tani
    jemi në vitin 2015 dhe ky ligj, thjesht, nuk ka gjetur zbatim.

    Janë shumë akte nënligjore që janë miratuar shumë vonë dhe megjithatë, sot e kësaj dite nuk
    gjejnë zbatim. Kemi pasur shumë probleme, siç u përmend edhe më herët, tek ky ligj, sidomos

    120
    me drejtorët e shkollave, ose drejtorët e klinikave, që problemet më të mëdha kanë dalë te
    vendimit e Këshillit, që shumë herë ju kanë kushtuar këtyre pozitave.

    Pra, edhe ne si grup parlamentar mendojmë se janë shumë çështje që duhen analizuar e sidomos
    fondi për kuadro, është një çështje që Kuvendi do të duhej të merrej me të, sepse ka shumë çka të
    diskutohet dhe më shumë se sa haptazi shihet, se politika ka bërë shumë në këtë aspekt. Dhe
    ndoshta, duhet edhe organet e drejtësisë të merren më seriozisht me këtë çështje.

    Pra edhe një herë, Aleanca nuk do ta përkrahë këtë raport dhe kërkojmë që urgjentisht të bëhet
    plotësim-ndryshimi i këtij ligji si kërkesë që nga viti 2012, kur të gjitha ato akte që kanë qenë
    obligim i Qeverisë për t’i nxjerrë si akte nënligjore, pra nuk po gjejnë zbatim edhe sot e kësaj
    dite. Prandaj, ne nuk do ta votojmë.

  • Faleminderit! Nga Nisma e ka fjalën Zafir Berisha.

  • Faleminderit, kryetar!
    Edhe në Komision Parlamentar u diskutua shumë rreth këtij raporti dhe tabelat tregojnë për
    ngecje në Shërbimin Civil të Kosovës dhe për nevojën e avancimit të drejtave të shërbyesve
    civilë.

    Përndryshe, mendoj se në rast se vazhdohet në stadin e avancimit edhe me mbështetjen që
    Parlamenti duhet t’i japë me ligje të mirëfillta, që janë konform rrethanave të reja të krijuara në
    Kosovë, po besoj se gjendja me shërbyesit civilë do të përmirësohet. Natyrisht, se raporti tregon
    veçanërisht një mangësi, që kemi si shoqëri lidhur me personat me aftësi të kufizuar, të cilëve
    nuk u është dhënë aq shumë hapësirë, për t’u integruar në shoqëri nëpërmjet angazhimeve të
    tyre, veçanërisht aty ku ka mundësi, pasi në Shërbimin Civil këta persona kanë mundësi të
    inkorporohen.

    Përndryshe, ne do të abstenojmë në këtë raport. Arsyet po dihen dhe nga kolegët, veçanërisht të
    opozitës, u thanë, sepse po mendoj se miratimi nganjëherë mund ta stimulojë gjendjen statike, e
    cila është në Shërbimin Civil. Faleminderit!

  • Faleminderit! E ka fjalën Kujtim Paqaku.

  • Faleminderit, kryetar!
    I nderuari ministër,
    Të nderuar deputetë,
    Grupi Parlamentar “6+” ka shqyrtuar raportin dhe në parim do ta mbështesë, por kemi vërejtur
    edhe prej deputetëve tjerë, që raporti ka sfida.

    Gjendja momentale e komuniteteve pakicë, kur është në pyetje Shërbimi Civil, atëherë nuk
    kënaq aq sa duhet, sidomos Ligji nr. 8 kur është në pyetje punësimi i pakicave kombëtare,
    komuniteteve rom, ashkanlij, egjiptas, boshnjakë e të tjerë, shumë pak janë të involvuar në
    aplikimin e Ligjit nr. 8 të Shërbimit Civil.

    Thënë në parim, grupi parlamentar “6+” do ta përkrahë këtë propozim. Faleminderit!

    121
  • Faleminderit! Lista serbe nuk ka. Faton, vetëm ju jeni paraqitur prej deputetëve.
    Urdhëro!

  • Faleminderit!
    Raporti për gjendjen në Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2014 është njëri prej raporteve më
    të dobëta, në mos raporti më i dobët, që ka marrë Kuvendi ndonjëherë deri më tani.

    Administrata Publike sipas këtij raporti ka në diskonim 16 mijë e 364 nëpunës, ajo përbën një
    prej shtyllave kryesore të shtetit dhe është vend, në të cilin qytetari dhe shteti nuk qëndrojnë
    askund më afër njëri- tjetrit.

    Pikërisht, për këto arsye kam pritur që ky raport të jetë i plotë, i detajuar, me shumë
    informacione, të cilat do t’i mundësonin Kuvendit për të pasur një tablo të plotë dhe të qartë për
    situatën në Administratën Publike.

    Ky raport do të duhej t’i shërbente Kuvendit për të kërkuar nga Qeveria dhe institucionet tjera
    ndryshime pozitive në Administratën Publike, nga të cilat do të përfitonin qytetarët. Në fillim të
    këtij raporti thuhet që ndërtimi i Administratës Publike profesionale, efikase dhe transparente
    është një nga prioritetet strategjike të reformës së Administratës Publike.

    Për habinë time, vetë raporti nuk është transparent, sepse sjell informacione të cunguara, nuk
    është profesional dhe nuk thotë asgjë për efikasitetin e kësaj Administrate. Shifrat për numrin e
    punonjësve, kualifikimet dhe vlerësimet e tyre janë të dhëna, të cilat flasin pak për efikasitetin e
    një administrate gjigante.

    Nëse krahas raportit për gjendjen në Shërbimin Civil të Kosovës marrim parasysh edhe raportin e
    Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, gjendja në Administratën
    Publike na del se nuk është fare e lakmueshme.

    Në Kosovë nuk mund të ketë një administratë efikase, siç kërkon reforma në Administratën
    Publike, derisa shumica e institucioneve ende nuk kanë standardizuar përshkrimet e vendeve të
    punës. Tani besoj që secili prej nesh do ta kuptojë, që aty ku nuk ka punë të përshkruara, nuk
    mund të ketë efektivitet në punë dhe punë të suksesshme, pasi që puna që duhet ta bëjë nëpunësi
    i Administratës Publike nuk është e përcaktuar.

    Dikush që nuk e di cila është puna e tij, sipas detyrës zyrtare, ai apo ajo nuk mund ta bëjë fare
    punën, pasi që puna që duhet kryer nuk është e përcaktuar.

    Një problem tjetër i raportit është vlerësimi i punës së punonjësve. Raporti për punën e
    Administratës Publike sjell disa shifra dhe përqindje lidhur me vlerësimin e rezultateve të punës,
    por këto shifra, e para, nuk sjellin ndonjë vlerësim të saktë të kryerjes së punëve dhe e dyta, ky
    vlerësim është i anshëm dhe njëdimensional, pasi që sjell vetëm perspektivën e vetë
    administratës, por jo edhe të qytetarëve lidhur me kualitetin e shërbimeve që bën Administrata
    Publike.


    122
    Nga raporti i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës kuptohet që Administrata Publike ka probleme me
    rekrutimin e punonjësve sipas ligjit, duke mos përmbushur standardet e nevojshme, të parapara
    për punësim.

    Një prej problemeve të rëndësishme është barazia gjinore. Edhe pse, ligji kërkon që në
    institucionet e administratës numri i grave të punësuara duhet të jetë së paku 40%, kjo shifër
    është më e vogël. Përkundrazi, në raport në vitin 2013 numri i grave të punësuara ka pësuar
    rënie, ndërsa numri i burrave të punësuar ka shënuar rritje.

    Shumë shqetësues është dhe fakti, që në vitin 2014 janë punësuar gjithsej 94 persona me aftësi të
    kufizuara, duke treguar ndaj tyre një diskriminim nga vetë shteti.

    Për arsyet që u cekën më lart, ju ftoj që mos ta aprovoni këtë raport, me kërkesë që ky të
    përmirësohet në kuptimin e sjelljes së informacioneve të nevojshme për ta vlerësuar drejt
    Administratën Publike, por edhe për t’u mundësuar institucioneve të vendit që ta përmirësojnë
    atë duke pasur parasysh rolin e rëndësishëm që ka kjo në përmirësimin e arritjes së shërbimeve të
    mira për qytetarë.

  • Faleminderit! Nuk ka nga deputetët të tjerë të paraqitur për diskutim. Urdhëroni, i
    nderuar ministër, zoti Mahir Yagcillar.

  • Faleminderit, i nderuar kryetar!
    Të nderuar deputetë,
    Ky është një raport sa i përket gjendjes në Shërbimin Civil, faktikisht gjendjes të nëpunësve
    civilë nga aspekti statistikor dhe analizave të gjendjes, ndërsa sa i përket gjendjes së
    Administratës Publike, ekzistojnë dokumente tjera, si strategjia - plani i veprimit që prapë do të
    vlerësohen dhe debatohen në forumet tjera.

    Ndërsa, kjo është një çështje e cila kërkohet prej Ligjit të shërbimit civil, i cili nuk ka saktësuar
    cilat janë ato elemente që duhet të raportohen dhe kjo është për herë të katërt që raportohet, por
    raportet janë përafërsisht të njëjta, sepse varet prej shifrave, varet prej atyre imputove, të cilat
    marrin sipas anketimeve të gjitha institucionet.

    A janë dërguar nga të gjitha institucionet të dhënat? Nuk janë dërguar, por ne kemi shfrytëzuar
    edhe mekanizma tjerë, si lista e pagave dhe çështjet tjera, por shumica janë sipas të dhënave të
    dërguara nga institucionet veç e veç.

    Unë këtu më tutje nuk dëshiroj të elaboroj, sepse janë këto të dhëna të cilat i kemi dhe e kemi
    përpunuar një dokument, por është kërkesa që në të ardhmen nëpërmjet sistemit të menaxhimit të
    burimeve njerëzore, të kemi sa më shumë të dhëna dhe ato të jenë sa më të besueshme që të
    hartojmë një raport të gjendjes.

    Ndërsa, sa u përket zhvillimeve dhe reformave në Administratën Publike, këto çështje pastaj do
    të realizohen edhe me strategjinë dhe me planin e veprimit për zbatimin e strategjisë.


    123
    Dëshiroj t’ju informoj sepse në mandatin e kaluar, faktikisht në vitin e kaluar ka përfunduar
    strategjia dhe tash është hartuar strategjia e re dhe besojmë se në muajin shtator do të aprovohet
    nga Qeveria dhe do të kemi një dokument i cili do të lehtësojë monitorimin dhe përshkrimin e
    gjendjes në shërbimin civil dhe në Administratën Publike, dhe jo vetëm nga ne, por do të
    vlerësohet nga grupi i veçantë për reformon e Administratës Publike ose edhe me mekanizmat
    nga Komisioni Evropian.

    Nëse më lejoni tash, duke ju falënderuar për plotësimin për t’u bërë realizmi më i mirë i raportit,
    t’i listoj vetëm sfidat, sepse një prej sfidave është edhe hartimi i raportit sipas të cilit standard do
    ta hartojmë.

    Unë besoj se këto çështje do t’i rregullojmë, sepse kemi hyrë në fazën e përfundimit të plotësim
    ndryshimit të Ligjit për Shërbimin Civil dhe gjatë ndryshimeve të krijojmë një standard se si
    duhet të hartohet një raport.

    Sfidat janë: Zbatimi i sistemit të rivlerësimit të rezultateve në punë, ngritja e kapaciteteve dhe
    fuqizimi i rolit të Departamentit të Shërbimit Civil dhe riorganizimi i Departamentit;

    Standardizimi dhe unifikimi i titujve dhe përshkrimeve të vendeve të punës sipas metodologjisë
    dhe katalogut të vendeve të punës;

    Zbatimi i sistemit të klasifikimit, gradimit dhe zbatimi i sistemit të ri të pagave, sepse pa
    zbatimin e sistemit të ri të pagave, ne nuk mund të kërkojmë të bëhen vlerësime në përputhje me
    Rregulloren, sepse Rregullorja është e lidhur edhe me zbatimin e sistemit të ri të pagave për
    nëpunësit civilë.

    Funksionalizimi i të gjitha moduleve të sistemit të informatave për menaxhimin e burimeve
    njerëzore dhe këtu ekziston edhe një hezitim nga institucioneve që ta përdorin, sepse është një
    sistem i ri, ku duhet të përdoren të gjitha informatat sa i përket nëpunësve civilë duke filluar prej
    moshës, kualifikimit, trajnimeve, ekspertizave tjera, pushimeve dhe shumë e shumë çështjeve
    tjera, dhe këto duhet t’i ushtrojmë nëpërmjet menaxhimit të burimeve njerëzore në secilin
    institucion, ndërsa statistikat do të grumbullohen nga sistemi i menaxhimit të burimeve njerëzore
    qendrore në Ministrinë e Administratës Publike;

    Miratimi i strategjisë së trajnimit për nëpunësit civilë dhe realizimi i saj;

    Plotësim-ndryshimi i legjislacionit për Shërbimin Civil bashkë me Ligjin për procedurat
    administrative dhe me Ligjin për administratën shtetërore.

    Gjithashtu njëra prej sfidave është edhe planifikimi i burimeve njerëzore në institucionet e
    Shërbimit Civil.

    Unë edhe një herë falënderoj për kontributin dhe besojmë që me funksionalizimin e sistemit të
    menaxhimit të burimeve njerëzore, do të kemi shumë më shumë të dhëna dhe më të sakta dhe
    besojmë se në vitin e ardhshëm ky sistem do të funksionalizohet në tërësi. Faleminderit!


    124
  • Faleminderit, zoti ministër! Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votimin e
    raportit vjetor për gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2014 dhe
    votojmë tash.

    Kemi 60 vota të deputetëve që kanë votuar, 47 për, 11 kundër dhe 2 abstenime.

    Ju kisha lutur të votojmë edhe një herë, nëse ka mundësi. Ju lutem, biri ziles që të vijnë
    deputetët.

    Atëherë të votojmë edhe një herë. Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim dhe votojmë
    tash.

    Votuan 52 deputetë, janë 49 për, 2 abstenime dhe 1 kundër, prandaj Kuvendi nuk e miratoi
    raportin vjetor për gjendjen e Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2014.

    12. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të
    Radiotelevizionit të Kosovës

    Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e mbajtur më 23 qershor 2015, ka kërkuar nga grupet
    parlamentare që t’i propozojnë deputetët për anëtarë të Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e
    anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

    Komisioni përbëhet prej 9 anëtarëve.

    Ftoj kryetarët ose përfaqësuesit e grupeve parlamentare që t’i propozojnë deputetët për kryetar,
    zëvendëskryetarë dhe anëtarë të Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të
    Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

    Ftoj Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, që ta propozojë një deputet për
    kryetar të Komisionit dhe një deputet për anëtar të Komisionit. E ka fjalën zoti Adem Grabovci.

  • Grupi Parlamentar i PDK-së propozon Xhevahire Izmakun dhe Zenun
    Pajazitin. Xhevahire Izmaku, kryetare.

  • Ftoj kryetarin e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës që t’i
    propozojë 2 anëtarë të Komisionit. E ka fjalën zotëriu Ismet Beqiri.

  • Faleminderit!
    Grupi ynë Parlamentar i LDK-së i propozon 2 deputetët, zotin Armend Zemaj dhe zotin Salih
    Morina.

  • Faleminderit! Albulena Haxhiu nga Grupi Parlamentar “Vetëvendosje”, 1 anëtar të
    Komisionit.

  • Faleminderit!

    125
    Së pari më duhet të them ose duhet të parashtroj pyetjen, sepse kryetari i komisioneve ad hoc
    gjithnjë i takon Partisë Demokratike të Kosovës?

    Pra, kush po e vendos këtë, sepse këtë duhet ta vendosë seanca dhe jo Kryesia e Kuvendit.

    Pra, gjithnjë po ndodh që në komisione, qoftë për KPM-në, qoftë për RTK-në, qoftë edhe të
    tjera, t’i takojnë domosdo PDK-së.

    Pra, pa marrë përgjigje për këtë nuk po e propozoj personin ose kandidatin për këtë Komision.

  • Dëgjo, qenka rregull, është forca më e madhe politike dhe e ka kryetarin. Kështu
    qenka dhe çdoherë e paskan bërë kështu. Unë nuk e kam zbuluar këtë, dhe qysh e gjeta në mesin
    tuaj, jam duke e vazhduar në mesin tuaj, të njëjtën praktikë.

    Kryetari i Kuvendit nuk e ka bërë këtë, dhe këtë duhet ta kemi parasysh. Unë edhe s’mund të
    ndërrojë praktika. Urdhëro, na e propozon anëtarin.

  • Faleminderit!
    Kjo nuk shkruan as në Rregulloren e punës të Kuvendit. Pra me një bashkëpunim ose me një
    konsensus të përgjithshëm, kjo mund të definohet ose të saktësohet, por nuk shkruan në
    Rregulloren e punës të Kuvendit, domosdo.

    Megjithatë, Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje” e propozon deputeten Shqipe Pantina,
    që të jetë anëtare në këtë Komision. Faleminderit!

  • Faleminderit! Rregullojeni në Rregulloren e re, pra është mirë është ta sanksiononi.

    Arben, deshe të qartësosh? Urdhëro!

  • Faleminderit, kryetar!
    Kur mungon në të drejtën e shkruar, atëherë si burim i drejtës merret për referencë praktika. Dhe
    në këtë rast praktika e deritanishme, edhe pse jo e mirë, sepse PDK-ja viteve të fundit që po e
    merr kryesimin e këtyre komisioneve, është vendosur në Kuvend që kryesimin e komisioneve e
    merr grupi më i madh parlamentar.

    (Ndërhyrje)

    Në këtë rast i bie PDK-së, por shpejt do të jetë grupi më i vogël. Ka deputetë që po bëjnë pyetje
    për madhësinë e grupit, Ademi duhet ta konfirmojë madhësinë e grupit. Edhe për këtë rast,
    Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se konsiderohet grupi më i madh në momentin kur
    konstituohet Kuvendi, në rastin e Ardian Gjinit, në Gjykatën Kushtetuese, për anëtarin e
    Kryesisë së Kuvendit. Faleminderit!

  • Faleminderit! Ishte kjo vetëm për korrektësi. Unë në mënyrë protokollare e kam
    lexuar, por nuk ka qenë mendim i imi. Teuta Haxhiu, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, 1
    anëtar të Komisionit.

    126
  • Faleminderit, kryetar!
    Interpretuesi i juaj i Rregullores, nuk e di nga e keni zgjedhur dhe kush e ka emëruar, thjesht, që
    po ia jep një leje Arbenit ta interpretojë Rregulloren, për qejf të vetin.

    Ishte dashur për hir të demokracisë që deputetët që janë të propozuar prej grupeve parlamentare
    ata ta zgjedhin kryesuesin e këtij Komisioni. Kjo është diskutuar edhe më parë, mos të gjejmë
    hapësirë, por ishte dashur. Ndoshta prapë do të ishte zgjedhur i njëjti person, mirëpo nuk shkruan
    dhe për derisa nuk shkruan, atëherë më mirë ishte dashur me një konsensus dhe mos t’ia bëjmë
    qejfin veti, meqë edhe interpretimet po i bëjmë sipas qejfit.

    Megjithatë, Grupi Parlamentar i Aleancës e propozon deputetin Pal Lekajn.

  • E nderuara zonja deputete, Arbeni ka qenë kryetar i Komisionit herën e kaluar për
    Legjislacion, e ai që vjen pas meje e bën Albulenën, dhe e interpretojnë. Lista Serbe, ju kisha
    lutur, për 1 anëtar të Komisionit? Urdhëro Sasha!

    SAŠA MILOSAVLJEVIĆ: Hvala predsedniče!
    Mi smo, kao što ste i tražili od nas napismeno da vam damo predlog za člana komisije i mi smo
    dali na pismeno, ali ja ću da ponovim još jednom da je naš predlog za člana ove komisije Jelena
    Bontić.

  • Faleminderit! Tash e pashë, paska qenë me shkrim dhe faleminderit! Kujtim
    Paqaku nga “6+”, zëvendëskryetar të dytë të Komisionit, Kujtim e propozon.

  • Faleminderit, kryetar!
    Në bisedë me Grupin Parlamentar “6+”, ata vendosën që të jem unë në këtë Komision ad-hoc.

  • E ka fjalën Haxhi Shala, nga “Nisma”.

  • Faleminderit, kryetar!
    Grupi Parlamentar Nisma, propozon Zafir Berishën, anëtar të këtij Komisioni.
    Faleminderit!

  • Atëherë, të nderuar deputetë, kemi kuorum të mjaftueshëm për votim, dhe ju kisha
    lutur të votoni. Pra, procedojmë për votim dhe lus regjinë e deputetët të përgatiten për votim, me
    dorë.

    A ka ndokush për këtë propozim, apo nëse s’ka kundër ta marrim për të qenë për, e nëse ka
    ndokush kundër...

    Atëherë, votohet për. S’ka kundër.

    Për, a jeni të gjithë? Po, të gjithë janë për, sepse kundër s’pati.

    Atëherë konstatoj se Kuvendi i emëroi anëtarët e Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e anëtarëve
    të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

    127
    Kërkohet nga Komisioni ad hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të
    Kosovës, që të veprojë në përputhje me nenin 26, pika 2.3 të Ligjit për Radiotelevizionin e
    Kosovës.

    Tani e kemi kërkesën e Albulenës për debat, por Albenë do të kalonim në pikën 14, që është e
    shkurtër e pastaj do të kalojmë në pikën tënde.

    (Ndërhyrje)

    Jo, kjo është formale dhe është:

    14. Kërkesa e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri për
    shtyrjen e afatit për shqyrtimin e Projektligjit për digjitalizimin e transmetimeve
    radiodifuzive tokësore

    Komisioni funksional, në pajtim me nenin 57 pikë 7 të Rregullores së Kuvendit, ka kërkuar afat
    shtesë deri një muaj për shqyrtimin e Projektligjit për digjitalizimin e transmetimeve radio-
    difuzive tokësore.

    Nëse e do fjalën kryetari i Komisionit funksional. S’e do fjalën. Atëherë, vazhdojmë me votimin
    të nderuar deputetë.

    Kërkohet një afat deri në një muaj për shqyrtimin e Projektligjit për digjitalizimin e
    transmetimeve radio-difuzive tokësore.

    Po votojmë me dorë për t’ia shtuar një muaj? Pra, a jemi të gjithë për?

    (Ndërhyrje)

    Ne po flasim për një muaj të kohës së punës, që i bie deri më 23, 24, 25 shtator. Është një muaj
    pune, se janë edhe pushimet. Atëherë, a jeni të pajtimit për këtë propozim?

    Kundër, a ka ndokush?

    Atëherë Kuvendi e miratoi kërkesën e Komisionit funksional që me afatin shtesë deri në 1 muaj
    për shqyrtimin e Projektligjit për digjitalizimin e transmetimeve radio-difuzive tokësore.

    13. Kërkesa e deputetes Albulena Haxhiu, e mbështetur nga 15 deputetë nënshkrues, për
    debat parlamentar lidhur me veprimtarinë e misionit të Bashkimit Evropian në
    Republikën e Kosovës

    Deputetja Albulena Haxhiu me 15 deputetë të tjerë nënshkrues nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes
    “Vetëvendosje”, në bazë të nenit 15 pika 8 të Rregullores së Kuvendit, kanë kërkuar mbajtjen e
    një debati parlamentar lidhur me veprimtarinë e misionit të BE-së në Republikën e Kosovës dhe
    skandalet e publikuara në mediumet publike vendore.


    128
    Urdhëroni deputete Albulena Haxhiu, në emër të 15 deputetëve tjerë nënshkrues në cilësinë e
    propozuesit të çështjes.

  • Faleminderit!
    Para se të dalë te çështja e debatit parlamentar për EULEX-in, Grupi Parlamentar i Lëvizjes
    “Vetëvendosje”, në bashkëpunim edhe me dy subjektet tjera opozitare, kemi parashtruar ose
    kemi mocion procedural.

    Pra, duke u bazuar në nenin 50 paragrafi 1 të Rregullores së punës të Kuvendit, po propozojmë
    që kjo pikë e rendit të ditës të shtyhet për nesër, gjegjësisht nesër në orën 13, sepse në 10 kemi
    një seancë tjetër, për të paktën tri arsye.

    E para, duke e ditur rëndësinë që e ka ky debat dhe duke e ditur rëndësinë që e ka EULEX-i ose
    skandalet që e kanë mbërthyer EULEX-in, është tepër e rëndësishme që gjatë këtij debati të jetë
    e pranishme Qeveria. Pra, si po shihni, as kryeministri e asnjëri prej ministrave nuk është këtu
    nuk i pranishëm. Pra, të paktën është dashur të jetë i pranishëm kryeministri Mustafa, ministri i
    Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ministri i punëve të Jashtme, Hashim Thaçi dhe ministri i Brendshëm,
    Skender Hyseni.

    E dyta, është tepër e rëndësishme që ky debat të zhvillohet para dite për faktin se ka edhe
    transmetim, pra qytetarët e Republikës së Kosovës duhet të dëgjojnë debatin që zhvillohet në
    Kuvend në lidhje me EULEX-in.

    Dhe e treta, siç po shihni as 60 deputetë nuk i kemi në seancë. Pra, nuk ka kuptim që në një
    seancë të tillë të jenë as gjysma e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

    Për këtë arsye ne kërkojmë mirëkuptimin tuaj që ta përkrahni kërkesën ose mocionin tonë dhe ta
    shtyjmë për nesër në orën 13. Faleminderit!

  • Ismet, ne jemi 49 deputetë. Realisht kemi mungesë të kuorumit dhe Albulenë ju
    është dashur në fillim me marrëveshje ta kishim biseduar më herët.

    Dëgjo, ne nuk mund të vendosim për nesër, se unë nuk kam të drejtë. Kryesia duhet, ose ju vetë,
    dhe po më vjen keq, se në njëfarë forme mbeti si pikë, por si do që të jetë. Atëherë, urdhëro zoti
    Grabovci, pra si shef i Grupit.

  • Kjo çështje ka qenë dashur të diskutohet në fillim, por ne jemi për t’u
    shtjerrë ky debat sot, sikur që është i paraparë në rendin e ditës.

  • Më fal! Meqë jemi në një grup parlamentar, propozuesja e ka një kërkesë reale. Ju
    sot po doni? Urdhëro, nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

  • Faleminderit!
    Ju e dini që për të shtyrë një pikë duhet të ka kuorum dhe kuorum nuk ka dhe është obligim i juaj
    të vazhdoni seancën dhe të shteret debati.


    129
  • Zafir, urdhëro! Ne po bëjmë marrëveshje me mirëkuptim!

  • Faleminderit, kryetar!
    Unë po befasohem me kolegët nga të dy partitë. Zakonisht e dëgjuam më herët se thirren në
    praktikat parlamentare dhe ky Kuvend shpeshherë i ka përfunduar mbledhjet kësisoj kur s’ka
    pasur kuorum dhe vetvetiu kanë vazhduar nesër. Pra, praktikat tregojnë se këtu s’ka kuorum në
    seancë dhe nesër në orën 13 vazhdojmë dhe nuk është problem. Pra, praktikat tregojnë kësisoj,
    nëse thirremi në praktika.

  • Veç pak, Teuta Haxhiu nuk ka fol hiq nga Grupi Parlamentar i Aleancës. Le ta
    marri fjalën dhe pastaj edhe Adem Grabovci dhe Ismet Beqiri e marrin fjalën.

  • Kryetar, faleminderit!
    Duke e ditur rëndësinë e këtij debati, nuk është thjeshtë për t’u neglizhuar dhe pasi që asnjë nga
    Qeveria nuk është këtu dhe asnjë nga ministrat, është më korrekte dhe nuk do të duhej deputetët
    e dy grupeve parlamentare ta bëjnë tani vetëm sa për të thënë po domi të diskutojmë, por të jenë
    të sinqertë dhe të diskutohet, sepse ka çka të diskutohet në këtë debat. Normal këtë e ka thirrur
    normal opozita, mirëpo ka shumëçka që duhet të diskutohet, andaj jo mirëkuptim, por sinqeritet
    kërkoj nga deputetët dhe të shtyhet. Kryetar, të gjendet mundësia, sepse deputetët edhe ashtu
    janë duke dalë gjatë gjithë kohës dhe janë duke e lëshuar seancën. Është më mirë të diskutohet,
    por me kë do të diskutojmë ne, thjeshtë për këtë çështje.

  • E ka fjalën Adem Grabovci nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të
    Kosovës.

  • Zoti kryetar,
    Ne edhe nga praktika qysh doni, po e shqyrtojmë këtë çështje. Është kërkesë dhe ne e
    respektojmë kërkesën. Është futur në rend të ditës, nuk ka kuorum për të marrë vendim tjetër. Ne
    mund të debatojmë, e shterim debatin, dhe nëse ka nevojë për votim, atëherë e lëmë dhe
    rekomandimet mund t’i qesim në votim në një seancë të radhës. Vërtet jemi në dilema.
    Asnjëherë s’po i bie tamam opozitës.

  • Ismet Beqiri, urdhëroni.

  • Faleminderit!
    Unë e thashë një herë mendimin dhe më lejoni edhe një herë ta përsëris. Është kërkuar debat, le
    të flasin çka kanë për të thënë, le të zhvillojnë debat. Nëse duhet rekomandime në fund, dihet si
    bëhet ajo, por nuk ka mundësi të shtyhet seanca dhe me u caktua ditë tjetër për shkak të
    mungesës së deputetëve. Dhe këtu asnjëherë këtu s’ka ndodhur të shtyhet seanca pa vendim të
    Kuvendit, prandaj nuk është mirë të ndërrohen tezat. Ne jemi për dhe nëse e analizojmë, është
    mendim i tyre se është e rëndësishme kjo të debatohet, e ne mendojmë se nuk ishte dashur të
    ngritët hiq, por meqenëse është ngrit, atëherë le ta thonë fjalën e tyre, i dëgjojnë edhe opinioni po
    edhe ne deputetët këtu dhe pastaj rekomandimet kur të jetë numri i nevojshëm, i votojmë.

  • Albulenë, Armendi e ka kërkuar fjalën para teje. Urdhëro Armend, e pastaj
    Albulena, në emër të Grupit Parlamentar e merr fjalën prapë.

    130
  • Kryetar!
    Kjo pikësëpari them se ne jemi këtu deputetë, është Kuvend dhe normal se duhet respektuar,
    qofshin mocione të ngritura që janë nga pozita apo opozita, por interferimi në çështje të
    drejtësisë, nuk i bën nder këtij Kuvendi.

    Këtë e kemi pasur edhe në mandatin e kaluar dhe pikërisht për debate dhe kërkesa të tilla që nuk
    janë në kompetencë tonën, sot e asaj dite është një njollë e zezë në Raportin e Progresit, kështu
    që kjo vërejtje shkon për ju si kryetar i Kuvendit dhe për Kryesinë e Kuvendit, se duhet t’i
    shqyrtoni çështjet që kërkojnë debat dhe që nxjerrin rekomandime për institucione, qofshin ato
    vendore, por mbi të gjitha i dimë raportet me institucionet ndërkombëtare që i kemi. Kaq pata
    unë.

  • Albulena, urdhëro fjalën.

  • Faleminderit!
    Unë sinqerisht nuk po e kuptoj Armendin ku e ka hallin. Pikat janë tepër të qarta dhe nuk kanë
    për qëllim ndërhyrjen në sistemin e drejtësisë, pra në pushtetin gjyqësor.

    Po kthehem te çështja e kërkesës për mocion procedural. Meqë pozita po e kundërshton që kjo
    çështje të diskutohet nesër, atëherë e vetmja mundësi është që Kryesia të hënën, nëse mban
    mbledhje, të dakordohet që ta vendosë si pikë të parë të rendit të ditës në mbledhjen e ardhshme.
    Pra, jo nesër por të enjten tjetër. Pra, meqë nuk ka kuorum për ta shtyrë këtë debat për nesër, e
    vetmja mundësi është kjo në kuadër të Rregullores së punës. Pra, i mbetet Kryesisë së Kuvendit
    që të dakordohet dhe fusë si pikë të rendit të ditës të enjten e ardhshme. Faleminderit!

  • Arbeni e ka fjalën, si interpretues!

  • Faleminderit, kryetar!
    E vërtetë është se Kuvendi është i paaftë të marrë vendim për shkak të mungesës së kuorumit. Në
    këtë rast interpretues autentik i Rregullores së punës është kryetari i Kuvendit dhe kryetari i
    Kuvendit vendos nëse do ta ndërpresë seancën për të mbajtur një ditë tjetër, pasi që të jetë i
    koordinuar me Kryesinë ose të vazhdojë në këtë gjendje qysh është. Faleminderit!

  • Faleminderit! Veç shkurt, Ismet. Pasi nuk janë këtu, Aida, Xhaviti, profesori Sabri
    do ta bëjë interpretimin dhe po e përfundojmë. Cili është, a do të vazhdojmë seancën apo do të
    marrim ne si Kryesi të vendosim. Urdhëro! Qe, pasi edhe profesori është këtu, s’po dua të marr
    vendim vetë dhe me vetëdije të plotë s’po dua, për arsye se s’po dua t’i iku kësaj situate.

  • Faleminderit!
    Po, më thirre, dhe duhet se kam bezdi të jashtëzakonshme të flas diçka pas asaj që dëgjova, këtu.
    Të gjithë janë deputetë, shumica edhe po thonë që janë edhe interpretues shumë të mirë të ligjeve
    dhe të Rregullores.

    Unë po ju them që ndoshta dinë, por s’e interpretojmë, e interpretojnë llastik, si të donë e kur
    donë.


    131
    Më së pari, e kam një fjalë për paraqitësin e kësaj kërkese. Unë habitem, është hera e dytë, dhe
    po ju them tash “ Vetëvendosjes”, herën e parë i kam thënë Aleancës, nuk e kam të qartë pse
    insistoni, kërkoni tema, i merrni, caktohet data dhe kur hyhet në Kuvend dhe hyn në rend dite, ju
    i paraqitni kushte vetvetes dhe tjerëve dhe e shtyni. Kaq.

    E dyta, ky Zemaj që e kam në Grup. Zemaj thotë: Kryesia. Jo, proceduralisht kërkesa e juaj është
    në rregull. Kryesia s’mund ta ndalë, Kuvendi po. Kuvendi mund të thotë, ne, pak a shumë çka
    pretendoi Armendi, Kuvendi mund të thotë- jo, ne jemi garantë, mbrojtës të ligjit ndërkombëtar
    ose të misioneve ndërkombëtare dhe s’e lejojmë, e i çon duart, punë për ta.

    Po mos adresoni probleme ku s’janë. Rregullisht ka ardhur në Kuvend, ju po e shtyni, mirëpo, në
    bazë të rregullave ju s’keni kuorum, ne s’kemi kuorum, qoftë edhe për ta shtyrë pikën. Dhe
    kryetari i Kuvendit kot po më thërret mua, se po të ishte këtu edhe kolegia tjetër e
    “Vetëvendosjes” nuk mund të vendosë. Vetëm seanca vendos.

    Tjetër. Ju mund ta vazhdoni. Pse duhet të jenë, për debat nuk duhen 61 deputetë. Me Rregulloren
    tonë s’ka hiq. E kemi pasur, diskutohet me 40, ka ra edhe ai nen d 15 deputetë mund të debatojnë
    te ne, vetëm nuk mund të marrin vendim.

    Pra, në gjendjen çfarë jemi, nëse i zbatojmë rregullat të gjitha, debati vazhdon. Nuk është i
    kushtëzuar prej numrit të deputetëve në sallë, veçse nuk mund të marrë vendim. Faleminderit!

  • Vazhdojmë! Albulenë, të lutem, a po e merr fjalën si paraqitëse e kërkesës?

  • Faleminderit!
    Ne u munduam të paktën me argumente që ta bindim pozitën se pse është e rëndësishme që ky
    debat të zhvillohet kur janë të pranishëm Qeveria në seancë plenare. Po e shihni që edhe as një
    ministër i vetëm, letre më kryeministri, nuk janë të pranishëm për një temë tepër të rëndësishme.

    Dhe meqë jemi në një situatë të tillë, ne si Grup Parlamentar, gjithashtu, me përkrahje të
    opozitës, e tërheqim debatin parlamentar për EULEX-in dhe sigurisht që do ta procedojmë
    shumë shpejt. Faleminderit!

  • Atëherë, faleminderit! E kemi tërheqjen e kërkesës, dhe pastaj të shohim për një
    procedim tjetër.

    Tjetër pikë të rendit të ditës nuk kemi. Faleminderit dhe me kaq po i mbyllim punimet e
    vazhdimit të seancës.






    E përgatiti:
    Njësia për Transkriptim dhe Lekturë

    132