• Republika e Kosovës
    Republika Kosovo - Republic of Kosovo
    Kuvendi - Skupština - Assembly






    T R A N S K R I P T





    I MBLEDHJES PLENARE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS,
    E MBAJTUR MË 23 KORRIK 2015


    SA PLENARNE SEDNICE SKUPŠTINE REPUBLIKE KOSOVA,
    ODRŽANE 23. JULA 2015. GODINE










    KORRIK - JULI
    2015




    Rendi i ditës

    1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
    2. Koha për pyetje parlamentare,
    3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat e autorit
    dhe të drejtat e përafërta,
    4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për armë,
    5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-246 për pajisje
    me armë, municion dhe pajisje përkatëse të sigurisë për institucionet e autorizuara shtetërore për
    siguri,
    6. Shqyrtimi i raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2014.






    Dnevni red



    1. Vreme za deklarisanja izvan dnevnog reda,
    2. Vreme za poslanička pitanja,
    3. Prvo razmatranje Nacrta zakona o izmeni i dopuni Zakona o autorskim pravima i srodnim
    pravima,
    4. Drugo razmatranje Nacrta zakona o oružju,
    5. Drugo razmatranje Nacrta zakona o izmeni i dopuni Zakona br. 03/L-246 o opremanju
    oružjem, municijom i odgovarajućom opremom bezbednosti za Ovlašćene državne institucije za
    bezbednost,
    6. Razmatranje godišnjeg izveštaja Centralne izborne komisije za 2014. godinu.















    2
    Mbledhjen e drejton nënkryetari i Kuvendit z. Xhavit Haliti.

  • Të nderuar deputetë,
    I hap punimet e seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës sipas rendit të ditës të
    përgatitur nga Kryesia e Kuvendit, në marrëveshje me grupet parlamentare .

    1. Koha është e deklarimeve jashtë rendit të ditës

    Rregullat i dimë të gjithë. Fillojmë me zonjën Izmaku.

  • Faleminderit, kryesues!
    Të nderuar kolegë të paktit që qenkemi në salla,
    Sot unë kam një temë të cilën kisha dashtë ta trajtoj edhe më herët ose të bëjë pyetje
    parlamentare pasi nuk arrita që të shtroj pyetje, pra ka të bëjë me trajtimin punëtorëve në sektorin
    privat në Kosovë në veçanti gjatë periudhës së verës kur punëtorët në pozita të ndryshme në
    sektorin privat punojnë edhe mbi 12 orë pa pushim dhe kjo punë nuk u kompensohet me asnjë
    cent.

    Punëtorët që punojnë në supermarketet e ndryshme në Kosovë gjatë periudhës së verës por edhe
    kamerierët në lokalet e shumta në Kosovë kanë vetëm një ditë pushim në dy javë dhe ditët tjera
    punojnë me një orar i cili zgjatë deri në mesnatë.

    Unë mund të kuptoj dëshirat e pronarëve që të shfrytëzojnë çdo minutë pune posaçërisht në këto
    ditë kur kemi frekuentimin e madh të bashkatdhetarëve tanë por s’mund të kuptoj pambarimisht
    mos respektimin e të drejtave të punëtorëve në vendin e tyre të punës.

    Sigurisht që nuk dua të përgjithësoj të gjithë pronarët në sektorin privat, sepse ka edhe nga ata që
    në këtë drejtim respektojnë shumë mirë ligjet që derivojnë në këtë sferë. Mirëpo kam hasur mbi
    dhjetëra raste në më shumë se 5-6 vende të tilla ku punëtorë të punësuar në sektorin privat
    trajtohen jo si punëtorë, por fatkeqësisht edhe si skllevër.

    Në këtë Kuvend i kemi miratuar disa ligje që mbrojnë të drejtat e punëtorëve por si duket ende
    kemi punë në zbatimin e tyre. Edhe më vështirë kur Inspektorati i Punës ankohet se ka pak
    inspektor në gjithë tregun e Kosovës që mund të mbulojnë terrene për këtë çështje.

    Të nderuar kolegë deputetë,
    Unë nuk arrita të shtroj pra këtë në formë të pyetjes parlamentare por do ftoj nga kjo foltore
    ministrat përkatës që të bëjnë një aktivitet shtesë në këto ditë vere dhe të shohin edhe vetë nga
    afër se çfarë po ndodh, sepse nuk mjafton që ne si politikë bërës të bëjmë një ligj në letër dhe ai
    të mos ndihmoj asgjë në jetën e qytetarit tonë.

    Në vendin tonë llogariten se në sektorin privat punojnë mbi 220 mijë persona me një pagë
    mesatare prej 220 euro në muaj edhe pse ky sektor konsiderohet si promotor i zhvillimit
    ekonomik në Kosovë, përfaqësues të punëtorëve thonë se aty shkelen më së shumti të drejtat e
    punëtorëve. Por, se ata heshtin për diskriminimet për shkak të vështirësive për të gjetur një punë
    tjetër.

    3
    Punëtorët në këtë sektor punojnë me orar të stërzgjatur, pa kontratë pune, me vonesa të pagave,
    pa pagesë të kontributeve dhe në shumicën e rasteve me vetëm një ditë pushim në javë dhe pa
    mjete të sigurisë, e tani verës edhe vetëm me një ditë pushim në dy javë.

    Duke parë këtë gjendje të vështirë jam interesuar dhe kam marrë informacion të saktë që në
    Kosovë ka kompani që paguajnë punëtorët me vetëm 120 euro në muaj e me këtë shumë
    punëtorë duhet të paguajnë ushqimin dhe udhëtimin.

    Ftoj ministrin e Punës por edhe të Punëve të brendshme që të bashkëpunojnë qoftë edhe
    memorandume bashkëpunimi në drejtim të një dedektimi të këtij realiteti sepse kjo verë do të
    jetë edhe më e gjatë se vitet tjera e këta punëtorë s’do ta përballojnë lehtë një punë me orar të
    stërzgjatur e me pushim një ditë në dy javë.

    Pronarët e sektorit privat le të kenë kujdes në këtë çështje sepse ndryshe nuk do të ketë as
    zhvillim në këtë drejtim se dekurajomi dhe motivimi nuk qojnë në zhvillim të organizatave të
    tyre. Por duke mos harruar se kjo çështje prek edhe anën humane të njeriut. Faleminderit!

    (Drejtimin e mbledhjes e merr kryetari i Kuvendit, z. Kadri Veseli.)

  • Faleminderit! Shpejtim Bulliqi e ka fjalën.

  • Faleminderit, zoti kryetar i Kuvendit,
    Të respektuar kolegë deputetë,
    Të respektuar ministra, s’paska ardhur asnjë,
    Qytetarë të respektuar të Republikës së Kosovës,
    Arsye pse dola ta marrë fjalën është shqetësimi i qindra mësimdhënësve të Kosovës anë e këndë
    për problemet që na janë shfaqur si pasojë e udhëzimit ose urdhrit administrativ numër 06/2015
    të nxjerrë nga Ministria e Arsimit, i cili ka të bëjë me normativin për përzgjedhjen e
    mësimdhënësve në të gjitha nivelet e arsimit para universitar të cilin udhëzim administrativ e ka
    nënshkruar ministri i Arsimit më 10 korrik 2015.

    Ky udhëzim administrativ realisht është njëri prej udhëzimeve administrative i cili vërtetë do të
    paraqet probleme relativisht të mëdha për të gjithë mësimdhënësit të cilët ndodhen në procesin e
    mësimdhënës në tërë territorin e Kosovës për këtë arsye.

    Zoti ministër,
    Nga ju kërkojmë që udhëzimi administrativ numër 06/2015 të shfuqizohet dhe të mbetet në fuqi
    urdhri administrativ paraprak, i cili është shfuqizuar nga ky i fundit.

    Sigurisht zoti ministër, mund të mos jeni të informuar por nga ministrat paraprak ndoshta me
    qëllim të mirë të tyre pa dashje janë shkaktuar shumë anomali në sistemin arsimor. Këtu një rol
    të veçantë e ka edhe Agjencia Kosovare e Akreditimit, Agjencia Kosovare për Akreditim ende
    nuk i ka licencuar drejtimet siç është rasti matematikë, informatikë, teknologji informatikë, kimi
    biologji, kimi fizikë, gjeografi edukatë qytetare e kështu me radhë edhe pse studimet në këto
    drejtime kanë vazhduar pandërprerë edhe tash këta të diplomuar pa ofenduar asnjë prej tyre
    shpërblehen së fundit edhe me këtë udhëzim administrativ numër 06/2015.

    4
    Ky urdhër i ka befasuar po thuaj se të gjithë mësimdhënësit në tërë territorin e Kosovës, vetë ata
    të cilët në konkurse që janë hapur në gjithë Kosovën me anë të gjykatave, duke u bazuar në këtë
    urdhër, do të fitojnë çdo kontest, e në këtë mënyrë bëhet një diskriminim i tmerrshëm ndaj këtyre
    mësimdhënësve.

    Zoti ministër,
    Udhëzimi administrativ numër 06/2015 bie në kundërshtim edhe me vetveten, shih nenet
    11,12,dhe 13 dhe me udhëzime tjera si ai për licencimin e mësimdhënësve dhe të tjerë.

    Siç dimë Fakulteti i Edukimit në Universitetin e Prishtinës ka qenë vazhdimësi e Shkollave të
    Larta Pedagogjike. Askush në rajon as në Evropë nuk kishte një fakultet të tillë që ofron
    programe siç janë matematikë-informatikë, gjuhë shqipe e kështu me radhë, duke bërë
    paralelizma me Fakultetin e Shkencave Matematiko Natyrore dhe fakultete tjera duke afruar
    programe me emër të njëjtë dhe me përmbajtje skajshmërish të dallueshme.

    Për shembull drejtimi matematikë-informatikë në Fakultetin e Edukimit 40% e plan-programit e
    kishte nga matematika, 40% nga informatika, ndërsa vetëm 20% nga lëndët pedagogjike.

    Po njëkohësisht edhe programet tjera siç është për shembull gjeografia 36%, edukatë qytetare
    34,5%, metodikë 29,5%.

    Zoti ministër,
    Nga ministrat paraprak nuk pat kujdes as kontroll dhe vëzhgim ndaj punës së drejtorive
    komunale të arsimit siç dihet nëpër shumë komuna procesi i licencimit të mësimdhënësve është
    bërë në kundërshtim me rregulloret dhe udhëzimet administrative dhe ligjet përkatëse.

    Nuk e di se si janë të rregulluara këto raporte mes ligjeve, rregulloreve e urdhrave administrativ
    të tuaj.

    Janë licencuar mësimdhënës që nuk është dashur të licencohen, kjo tash bartë pasojat e veta.
    Madje keqpërdorimet dhe shkeljet janë bërë edhe në procesin e avancimit të kuadrove. Sipas
    urdhrit administrativ që ka të bëjë me avancimin e mësimdhënësve, programet AKM, të
    MASHT-it këto programe është dashur t’i vazhdojnë vetëm edhe vetëm ata mësimdhënës të cilët
    kanë mbaruar shkollën e lartë Pedagogjike dhe janë në marrëdhënie të rregullt të punës. Mirëpo,
    realisht në praktikë nuk ka ndodhur një gjë e tillë për arsye se pa të keqe dhe pa dashtë për me e
    ofendua askënd këtu në këto programe janë avancuar dhe janë futë edhe policët të cilët kanë
    mbaruar shkollat e larta pedagogjike por ndoshta edhe njerëz të cilët janë krejt jashtë
    profesioneve arsimore të cilët kanë punua nëpër profesione të ndryshme.

    Që nga viti akademik 2012/2013 sipas Agjencisë Kosovare të Akreditimit në shumicën e
    universiteteve studimet zgjasin në formatin 3-2, domethënë tre vjet bachellor dhe dy vjet master.

    Në këtë aspekt, në Fakultetin e Shkencave Matematiko Natyrore, po ashtu në të gjitha drejtimet e
    profileve arsimore janë kthyer dhe zbatohet po ky program, si dhe në drejtime tjera përkatëse të
    Fakultetit...


    5
    (Ndërprerje nga regjia)

  • Regjia, vazhdoja deputetit fjalën!

  • Përkatësisht ka nxjerrë mësimdhënës. Sipas Agjencisë Kosovare të
    Akreditimit studentë në këto drejtime bazën profesionale e marrin studimet bachellor FSHMN,
    prandaj, u përcaktohet për mësimdhënie. Licenca do të marrin në Fakultetin e Edukimit duke
    plotësuar edhe dy vite në pjesën e lëndëve pedagogjike.

    Madje sipas Agjencisë Kosovare të Akreditimit edhe studimet master do të ketë programe të
    veçanta për ata që përcaktohen të punojnë në shkollat e mesme të ulëta dhe atë duke ju mundësua
    që faktikisht të gjithë këta mësimdhënës në një farë forme të ju krijohet mundësia të punojnë
    edhe në shkolla të mesme të larta.

    Sigurisht që në qoftë se i marrim edhe i analizojmë të gjitha këto probleme të cilat i ka shkaktua
    ky udhëzim administrativ që është nxjerr tash së fundit nga ana e Ministrisë së Arsimit në terren
    do të paraqiten probleme të jashtëzakonshme për arsye se faktikisht neve po japim përparësi
    mësimdhënësve të cilët kanë një bazë shumë të ulët nga përgatitja e tyre profesionale dhe
    faktikisht fakultetet amë ose fakultetet bazë ku faktikisht kanë marrë bazën e përgatitjes
    profesionale të këtyre në një farë mënyre në të gjitha nenet e këtij udhëzimi administrativ po
    anashkalohen.

    Për mos me ardhur deri te të gjitha këto probleme sepse besoj që këto probleme tash e tutje do të
    thellohen edhe më tutje dhe të gjitha këto do të adresohen në Ministrinë e Arsimit.

    Unë kërkoj që ky udhëzim administrativ të shfuqizohet sa më parë.

    2. Urdhri administrativ paraprak të riformulohet dhe të jetë shumë preciz në mënyrë që të mos
    këtë dykuptimësi dhe hapësirë për shumë interpretime në atë.

    2.1. Në shkollat e mesme të larta të kualifikuara dhe të licencuara të konsiderohen vetëm ata të
    cilët studimet themelore bachellor profili arsimor i kanë përfunduar në Fakultetin e Shkencave
    Matematiko Natyrore në lëndët ekzakte siç është matematike, fizika, kimia, biologjia dhe
    gjeografia. Për lëndët gjuhësore në Fakultetin e Filologjisë, për lëndët shoqërore në Fakultetin
    Filozofik.

    2.2. Grada master të merret në konsideratë vetëm për ata të cilët studimet themelore bachellor i
    kanë përfunduar në fakultetet të cilat i përmendëm në pikën 2.1 dhe grada master të merr
    parasysh vetëm nëse studimet master kanë qenë vazhdimësi e studimeve themelore bachellor.

    3. Studimet master për licencim në mësimdhënie që së shpejti do të fillojnë në Fakultetin e
    Edukimit të kenë të drejtë të vazhdojnë vetëm ata të cilët studimet bachellor i kanë mbaruar në
    fakultetet që i përmendëm në pikën 2.2.


    6
    Atëherë kur të vijë gjenerata e parë e të diplomuarve master në fakultetin e Edukimit ata të
    konsiderohen me prioritet për mësimdhënie dhe atë sipas programit për shkollat e mesme të ulët
    dhe sipas programit për shkollat e mesme të larta. Faleminderit!

  • Faleminderit! Visar Ymeri e ka fjalën në emër të grupit parlamentar.

  • Deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,
    Gjatë vitit 2014, Kosovës iu u shtua, siç e keni parë në raportin e BQK-së edhe një bankë, kjo
    është Ziraat Banka nga Turqia, e cila u licencua në Kosovë si degë e bankës që operon në Turqi.

    Mbase ia vlen të theksohet se Ziraat në Turqi ishte do të thotë bujqësi, pra është një agrobankë,
    por edhe më me rëndësi mendoj se Ziraat është me kapital shtetëror.

    Kjo është banka e tretë që operon në tregun e Kosovës e që është e pronësuar nga shteti, tërësisht
    është ose pjesërisht. Dy tjerat janë NLB Prishtina nga Sllovenia si dhe “Komercijalna banka” nga
    Serbia.

    Tipike pra për ekonominë e qeverive të deritashme por edhe të kësaj aktuale të Kosovës. Cilëndo
    nevojë që ta kemi, ne e importojmë.

    Ekonomia e Kosovës natyrisht që ka nevojë për një bankë publike por ato po i marrim nga
    shtetet tjera. kështu nevoja jonë po shndërrohet në pasurim për tjetrin dhe kjo epo e prolongon
    nevojën tonë duke mos e përmbushur dhe po e rritë vazhdimisht pasurimin e tjetrit gjë që nuk
    përmbushet dot.

    Ekonomia nuk zhvillohet kështu, kështu vetëm po pasurohen personat e caktuar në këtë rast
    Banka Komerciale profiti i të cilave për çdo vit shkon duke u rritur në përpjesëtim të zhdrejtë me
    rritjen ekonomike të Kosovës dhe në përpjesëtim të zhdrejtë po ashtu me varfërimin e popullit të
    Kosovës.

    Sistemi bankar nuk vlerësohet vetëm në bazë të profitit që ai arrin ta ketë. Sistemi bankar më
    shumë duhet të vlerësohet në bazë të shkallës së kreditimit për ekonominë që ai e krijon. Roli
    primar i sistemit bankar duhet të jetë ndërmjetësimi në qarkullimin e parasë nga ata që kanë
    likuiditet tepricë në një kohë të caktuar tek ata që kanë mungesë likuiditeti operacional
    stimulimit të konsumit ose për financimin e projekteve investive.

    Në alternativën qeverisëse të Lëvizjes “Vetëvendosje” ne e kemi paraparë themelimin e dy
    fondeve të veçanta për investime në prodhimin vendor: fondi për bujqësi dhe në anën tjetër fondi
    investiv për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Në afat të mesëm këto dy fonde do të
    shndërroheshin në bankë për zhvillim dhe eksport. Kjo bankë do të jetë e themeluar në
    bashkëpunim me sektorin privat ku pronësinë vendimmarrëse do ta mbajë shteti, por menaxhimi
    do të bëhet në bazë të parimeve të tregut dhe konkurrencës së lirë në treg. Mërgatës sonë do t’i
    ofrohet që paratë e tyre, të cilat nuk dëshirojnë t’i investojnë drejtpërdrejtë në prodhim ti
    kanalizojnë në ekonominë e vendit përmes bankës për zhvillim dhe eksport.


    7
    Kjo bankë do të ofrojë kredi të ulëta për bujqësinë, për zgjerimin e sipërmarrjes, për eksport dhe
    për aktivitete tjera investive që krijojnë vende të punës dhe e rritin ekonominë në përgjithësi. Ajo
    do të shërbejë po ashtu si bankë për financimin e investimeve të mëdha dhe afatgjate në sektorin
    publik, në KEK për shembull, në Trepçë, në PTK dhe tjera dhe në sektorë tjerë të prodhimit që
    kanë rëndësi strategjike për ekonominë e Republikës së Kosovës. Kjo bankë po ashtu me
    ndërhyrjen e vetë në treg do të krijonte njëmend konkurrencë të mirëfilltë që do të rezultonte në
    uljen e dallimit në mes të kamatave në depozita dhe kamatave në kredi gjë që është dallimi që e
    krijon profitin e bankave, i cili përkundër lëvizjes së normave të kamatave në këto dy shërbime
    bankare asnjëherë nuk ndryshon në madhësinë e tij.

    Pra, ky është profiti që po e realizojnë bankat dhe kjo marzhë është ajo që po varfëron popullin e
    Kosovës i cili është vendosur kryekëput nën varësinë e këtyre bankave komerciale të cilat po e
    varfërojnë ekonominë tonë duke mos i kthyer gati se asgjë asaj. Faleminderit!

  • Faleminderit! Donika Kadaj-Bujupi, në emër të Grupit Parlamentar të Aleancës, e
    ka fjalën.

  • BUJUPI: Faleminderit! Nuk jam në emër të Grupit, Teuta Haxhiu do të jetë
    në emër të grupit, por pasi e mora fjalën në rregull është.

    Unë nuk po dua të flas sot as për mungesën e planifikimit të furnizimit me energji elektrike, as
    s’po dua ta përmend privatizimin e dëmshëm që ka ndodh me KEDS, as nuk po dua të flas pse
    po i refuzoni kompanitë e perëndimit, në këtë rast kompanitë gjermane dhe asnjë temë që lidhet
    me afera të shumta në sektorin energjetik në vend deri te mungesa e çfarëdo vullneti politik për
    t’i ndërtuar kapacitetet e reja energjetike. Por, veç po dua ta pyes kryeministrin e vendit pasi erdh
    a e din që në 80% të komunave të Kosovës në këtë javë në këto temperatura kaq të larta deri në
    10 orë në ditë nuk ka as rrymë, as ujë? Më së pakti 10 orë në ditë nuk ka unë mundem t’i
    numëroj komunat, një nga një, ku njerëzit nuk kanë furnizimin me rrymë dhe nuk kanë ujë.

    Edhe si Qeveri a e keni ndërmarrë veprim për ta sanuar këtë gjendje, a e keni thirrur dikë në
    përgjegjësi? A munden qytetarët të presin që do të përmirësohet kjo gjendje se kështu si e keni
    lënë po krijohet përshtypja si me qenë situatë e jashtëzakonshme. Se në situata normale ku një
    shtet ka një Qeveri për një javë në temperatura 40 gradë nuk lihen qytetarët pa rrymë dhe pa ujë.

    Kryeministër pasi jeni këtu ndoshta ka qenë mirë të na tregoni cilat veprime i keni ndërmarrë dhe
    çka po bëni në këtë drejtim?

  • Donikë duhet t’ia shtroni pyetje parlamentare. Qe kryeministri për gjendje të
    jashtëzakonshme. Valdete, Shukrije. Valdete, në emër të grupit, a po? Valdete Bajrami, në emër
    të Grupit Parlamentar “Nisma”, e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Të nderuar qytetarë,
    Kryeministër,
    Kabinet qeveritar,

    8
    Gjendja e rëndë politike në vendin tonë si dhe mos funksionimi i ekzekutivit po i jep efekte
    negative në jetën gjithë qytetarëve duke përfshirë këtu gjendjen e rëndë sociale të një numri
    shumë të madh të qytetarëve tanë. Në këtë gjendje nuk janë vetëm familjet të cilat kanë një të
    ardhur minimale, por po janë ato familje të cilat nuk kanë të ardhura fare e që do të duhej që
    shteti të kujdesej për to, familje të cilat kanë anëtarë të familjes me të meta fizike, me sëmundje
    të rënda dhe që nuk po gjejnë mbështetje në institucionet gjegjëse.

    Shtrohet pyetja se çka është duke bërë shteti për qytetarët e vetë. Deri në ditët e sotme krejt çka
    kemi dëgjuar nga Qeveria në fillim të qeverisjes së saj ishte kërkesa t’iu japim kohë sa të kalojë
    100-ditëshi, pastaj u tha që Qeveria nuk paska shkop magjik për të krijuar vende të punës ashtu
    siç ishte premtuar gjatë fushatës.

    Ditët, muajt po kalojnë dhe asnjë pikë ndryshimi apo përmirësimi nuk po e bën kjo Qeveri për
    jetën dhe mirëqenien e qytetarëve të saj. Sot dua të ndalem pak te çështja e shërbimeve sociale që
    nuk po është fare në dispozicion të familjeve në nevojë dhe këtu pat thënë që shumë qytetarë po
    e keqpërdorin këtë shërbim social. Po ju a nuk po e keqpërdorni gjithë buxhetin e shtetit duke
    mos kursyer as asistenca sociale dhe po i akuzoni familjarët në nevojë që po marrin një shumë
    kaq të ultë ju lutem. Çka është duke ndodhur me këtë shërbim? Kohët e fundit është paraqitur
    problemi i bllokimit të llogarive zyrtare të MP-së, MS-së që janë të dedikuara për shfrytëzuesit e
    ndihmës sociale e që kjo po ua merr edhe bukën e gojës pikërisht këtyre familjeve.

    Përmbaruesit privat në disa regjione në territorin e gjykatave themelore caktojnë përmbarimin
    dhe bllokojnë llogarinë e shfrytëzuesve të ndihmave sociale e cila llogari është nën menaxhimin
    e DPSF-së dhe është krijuar me bankën e caktuar vetëm për një qëllim të qarkullimit të mjeteve
    nga ndihma sociale. Pra, nuk është llogari rrjedhëse e zakonshme personale në emër të borxhit që
    shfrytëzuesi i ndihmës sociale e ka ndaj një kompanie apo qoftë edhe ndaj ndonjë personi privat.

    Ky veprim, të nderuar qytetarë, është antikushtetues kundër të drejtës së njeriut për ushqim dhe
    kundër çdo konvente ndërkombëtare për të drejtën e njeriut dhe për çështje sociale . sepse, mjetet
    e ndihmës sociale nuk janë pagë ato janë të ardhura apo të fituara nga puna e bartësit të familjes
    por janë mjete të siguruara nga shteti për një familje në nevojë dhe për ushqim dhe mbijetesë.

    Ju bëj thirrje Qeverisë që të mos i prekin këto llogari të qytetarëve, të cilët të vetmin burim e
    kanë këtë ndihmë sociale edhe pse është shumë e vogël. Dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të ju
    merren ato pak para që dedikohen pikërisht për këto familje. Në këtë drejtim sipas gjendjes
    faktike në terren nuk kanë ndërmarrë asnjë hap të vetëm që të eliminohet kjo shkelje e të drejtave
    ligjore që u bëhet shfrytëzuesve të ndihmës sociale. Andaj, nuk presim ndoshta edhe nga kjo
    Qeveri që të reflektojë pasi që rahatinë ia ka bë sigurisht militantëve të saj partiak e sa për popull
    dertin kush nuk e ka.

    E vetmja ndihmë që po ju ofrohet qytetarëve në nevojë për ekzistencë po janë atdhetarët tanë nga
    diaspora ku në forma të ndryshme po i ndihmojnë familjet në nevojë e ku besa kontributi tyre
    shkon deri në atë pikë sa edhe bëjnë ndërtimin e shumë shtëpive pikërisht për këto familje. Ditë
    më parë kryeministri i vendit tha se ne nuk mundemi për 8 muaj që të bëjmë hapjen e 150 mijë
    vendeve të punës ose 200 mijë siç ishte deklaruar nga partneri i tij. Kryeministër deri më sot të
    vetmit, të cilët kanë gjetur punësim janë pikërisht militantë tuaj dhe atij të PDK-së.

    9
    Kjo tallje e Qeverisë dhe e dy partive në koalicion e bërë gjatë fushatës për krijimin e vendeve të
    punës me të vërtetë qon deri në atë pikë sa që edhe qytetarët edhe ne si opozitë jemi të
    vetëdijshëm që ajo nuk realizohet, por së paku të jeni të përgjegjshëm t’i keni parasysh rastet
    sociale dhe të merreni me ta dhe mos t’i keni vetëm në fokus njerëzit e juaj të partive.
    Faleminderit!

  • Ganimete Musliu e ka fjalën.

  • Faleminderit, zoti kryetar!
    I nderuari kryeministër,
    Të nderuar ministra,
    Kolege dhe ju kolegë deputetë,
    Sot në këtë seancë dua të flas për një shqetësim të qytetarëve, por edhe tonin që ka të bëjë me
    aksidentet e shumta në komunikacion që po raportohen çdo ditë nëpër media tona. Çdo ditë
    raportohet për aksidente që ndodhin në rrugët tona ku përveç lëndimeve dhe dëmeve materiale
    numri i atyre që humbin jetën në trafik është shumë shqetësuese.

    Mund të mendohet që aksidentet e tilla ndodhin në gjithë botën, kjo është e vërtetë, mirëpo nëse
    e shikojmë numrin e aksidenteve në raport me numrin e përgjithshëm të popullsisë shifrat në
    Kosovë janë alarmante. Pyetja që shtrohet këtu është ku qëndron problemi? Cilët faktorë luajnë
    rol dhe kush është përgjegjës për këto aksidente? Për një gjendje të tillë nëpër rrugët e Kosovës
    rol luajnë shumë faktorë. Faktorët e pa menaxhuar fatmirësisht janë të paktë, në bazë të
    statistikave faktori kryesor për këtë situatë është i menaxhuar dhe i mënjanuar prandaj është
    shumë urgjente që të ndërhyhet për të ndryshuar për të mirë në këtë drejtim. Gjithmonë duke iu
    referuar statistikave dhe raporteve zyrtare të policisë këtu kemi të bëjmë kryesisht me faktorë siç
    janë: pajisjet me patentë shoferë, mosprania e mjaftueshme e policisë së trafikut, gjendja e
    rrugëve dhe kushtet atmosferike.

    Në këtë listë me një epërsi të lartë prin faktori njeri, sidomos në rastet e aksidenteve me pasoja
    fatale. Një pasqyrë e shkurtë shihet kështu, në vitin 2013 numri i përgjithshëm i aksidenteve në
    Kosovë ishte 19 954, prej tyre me fatalitet 104 aksidente me 119 të vdekur dhe të lënduar 9 mijë
    e 817 persona. Në vitin 2014 numri i përgjithshëm ishte 16 300 me fatalitet 111 aksidente, të
    vdekur 127 persona, të lënduar 9 713. Krahasuar me dy vitet paraprake në vitin 2015 edhe pse
    jemi vetëm në muajin e 7 të vitit numri i përgjithshëm i aksidenteve është 7 376. Me fatalitet 41,
    të vdekur 46, të lënduar 4 207.

    Sipas kësaj del se për 3 vjet kemi humbur 276 qytetarë, e të mos flasim për numrin e atyre që
    mbetën me pasoja dhe lëndime. Këto shifra janë zyrtare dhe janë të marra nga Policia e Kosovës.
    Çka mund dhe çka duhet të bëjmë që këto statistika t’i ndryshojmë për të mirë? Hapat që duhet të
    ndërmarrin janë: monitorimi dhe plotësim ndryshimi i Ligjit për patentë shoferë, ngritja e
    kritereve për këtë dhe kontrolli i rreptë ndaj keqpërdorimeve në këtë drejtim, kontrolli i shtuar i
    policisë së trafikut, dënimet përveç në të holla duhet të përfshin edhe sanksionet me pikë në
    sistem dhe në raste përsëritjesh tërheqja e patentë shoferit. Kontrolli në përmirësimi i rrugës,
    mirëmbajtja më e mirë në stinët e dimrit, gjithashtu mendoj se si Kuvend komisioni përkatës
    duhet ta bëjë edhe monitorimin dhe rishqyrtimit të Ligjit për siguri në komunikacion.


    10
    Duke iu shprehur ngushëllime të gjithë atyre që humbën më të dashurit e tyre në komunikacion
    kërkoj nga institucionet përgjegjëse që të shtojnë kontrollin në rrugët tona dhe thjeshtë këto
    aksidente të jenë sa më të pakta dhe mundësisht të evitohen në tërësi. Faleminderit!

  • Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës,
    Armend apo Sali cili jeni? Armend Zemaj e ka fjalën.

  • Të nderuar kolegë deputetë,
    Kabinet qeveritar,
    Kryetar i Kuvendit,
    Para pak kohësh kërkova këtu nga ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
    për të shikuar gjendjen e pyjeve të Komunës së Deçanit e cila përfshin pjesën më të madhe që
    janë më masive në Bjeshkë të Nemuna.

    Përpos degradimit të vazhdueshëm të kësaj pjese të natyrës, qytetarët e Deçanit vazhdimisht kanë
    ngritur zërin si ndaj pushtetit lokal por edhe atij me kompetencë qendror për gjendjen e krijuar
    viteve të fundit dhe e cila asnjëherë nuk ka të ndalur. Që nga fillimi i punimeve për ndërtimin e
    tri hidrocentraleve të cilat ishin proklamuar si investim që do të sjell përfitim në favor të
    interesave të qytetarëve të kësaj treve por që shihet tanimë që është interes i caktuar i grupeve të
    caktuara dhe individëve, përpos degradimit të shtratit të lumit Lumbardh, duke e larguar masën
    drunore përgjatë këtij lumi, duke krijuar zonë erozive nga shtrati i këtij ka bërë që të sjell edhe
    mungesë të ujit të pijes duke bërë që shtrati i lumit e sidomos tash verës të mbetet i shkretë.

    Në këto ditë të nxehta verore komuna e Deçanit në përgjithësi si pjesa e qytetit por edhe shumë
    fshatra të saj po ballafaqohen tash e sa ditë me mungesë të madhe të ujit me reduktime të mëdha,
    të paplanifikuara të cilat po shkaktojnë probleme të mëdha qofshin ato higjienike dhe qofshin ato
    psikike. Pjesa më e madhe e qytetit të Deçanit dhe shumë fshatra si: Prapaçan, Dubovik, Papiq,
    fshatrat e rajonit të Vokshit edhe pse këtu kishim të riparuar një ujësjellës për 10 fshatra i cili
    momentalisht gjendet duke u hetuar edhe në prokurori tregon qartë keqpërdorimin dhe gjendjen e
    krijuar për mos pasje të ujit në këtë trevë e cila është e njohur për ujë të bollshëm. Ky shqetësim
    nuk është zoti ministër, sidomos kjo vlen edhe për Kabinetin qeveritar, por edhe pjesën lokale
    sepse janë proklamuar investime të përvjetshme, por siç shihet kjo nuk është prioritet, që uji i
    pijes të jetë i furnizuar për të gjithë qytetarët e kësaj treve.

    Andaj, edhe sot, pa dashur që të kem interferim në gjendjen e natyrës në të nxehtët që është, kjo
    ndodh jo vetëm gjatë verës, pse tash është e shtuar, kjo ndodh edhe në kushtet dimërore, kur
    qytetarët e komunës së Deçanit, pjesë-pjesë nuk kanë fare ujë të pijes dhe të cilët në mënyrat e
    veta po ballafaqohen për furnizim, i cili nuk është aspak higjienik dhe shëndetësor.

    Andaj, e ngreha këtë çështje, e cila është shumë serioze...

  • E ka fjalën Glauk Konjufca, nga “Vetëvendosje”.

  • Deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,
    Më 19 janar, Qeveria e Republikës së Kosovës e pat sjell në Kuvend të vetmin ligj tamam të
    mirë, që e ka sjell kjo Qeveri prej kur e ka marrë mandatin dhe, ky ka qenë ai ligji i famshëm për

    11
    “Trepçën”, ku në pikën e tretë e definonte “Trepçën” edhe si kompani publike, por në të njëjtën
    ditë ky ligj u pat tërhequr dhe kjo i pat shtyrë minatorët e “Trepçës”, që të futen në një grevë urie
    dhe ia patën dërguar një letër kryeministrit Isa Mustafa.

    Në pikën e fundit të kësaj letre, që ia patën drejtuar minatorët, shkruan kështu, unë po e lexoj
    pikën e fundit: “Qeveria e Republikës së Kosovës duhet ta zgjidhë brenda afatit 5-mujor statusin
    e ndërmarrjes “Trepça”. Nëse nuk definohet statusi i “Trepçës” në afatin 5-mujor atëherë greva
    rifillon dhe ndërpriten të gjitha kontaktet me institucionet dhe Qeverinë e Republikës së
    Kosovës, mirëpo besojmë se deri te kjo nuk do të vijë, pasi që institucionet e Kosovës do t’i
    kryejnë obligimet e tyre. Në një rast të tillë gjendja mund të eskalojë dhe përgjegjësitë i mbajnë
    institucionet e Republikës së Kosovës.”

    Pas tërheqjes së atij ligji, Qeveria deri në prill nuk e pati sjellë ligjin tjetër, mirëpo i cili sërish i
    shmanget asaj temës kryesore sa i përket statusit të “Trepçës”. Qeveria pat bërë premtime
    publike, se brenda 5 muajsh do ta sjellë një strategji dhe një ligj, me të cilin do të rregullohej ky
    kombinati “Trepça” dhe nuk e ka mbajtur premtimin, sepse jemi një muaj prej kur kanë kaluar
    ato pesë muaj që i janë dhënë afat Qeverisë së Republikës së Kosovës nga ana e minatorëve të
    “Trepçës”. Dhe, kjo është shumë joserioze, është papërgjegjësi totale, është mos mbajtje e
    premtimeve dhe, në njërën nga mbledhjet e tashme të Qeverisë së Kosovës, ata kanë
    paralajmëruar se Ligji për “Trepçën”, as strategjia nuk do të sillet deri në vitin e ardhshëm.

    Çfarë është edhe më shqetësuese, në një prononcim publik zëdhënësi i Qeverisë, kur e kanë
    pyetur për “Trepçën” shprehet kështu: “Kemi pasur takime konsultative me kompani kanadeze
    dhe gjermane në fushën e industrisë minerare, për të përcaktuar orientimet tona lidhur me
    ‘Trepçën’”.

    Më falni, por kjo deklaratë, kjo qasje është shumë shqetësuese, duhet të jetë shqetësuese për të
    gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Çka do të thotë kjo? Qeveria mendon që për orientimet
    e veta, sa i përket ekonomisë, “Trepçës” e zhvillimit të Kosovës, duhet për t’ u pyetur kompanitë
    private kanadeze dhe gjermane. Kjo është skandaloze, më falni. Qysh mund të shprehet një
    zyrtar i Qeverisë kështu?

    Po ti t’i pyesësh kompanitë private çfarë mendojnë ato për “Trepçën”, ato natyrisht që kanë për
    të thënë: “a ka mundësi me na i shitë sa më shpejt edhe sa më lirë”, ashtu qysh janë bërë “rrush e
    kumbulla” krejt këto asetet e Kosovës.

    Qeveria nuk funksionon duke i pyetur kompanitë private për pasuritë tona. Një qeveri serioze më
    së pari e ka orientimin e vet, se çka i duhet Kosovës, cili është plani më adekuat dhe, ky është
    plan nacional, një debat shoqëror edhe këtu në Kuvendin e Kosovës dhe kështu përcaktohen
    orientimet dhe ajo çka na duhet më së shumti, e jo duke i pyetur kompanitë private se çka
    mendojnë ato, çka duhet të bëjmë me “Trepçën”. Kjo është skandaloze.

  • Faleminderit! Me lejen tuaj, koha ka mbaruar. A dëshironi nga dy minuta për t’ ua
    dhënë, janë edhe shtatë diskutues, apo ta mbarojmë. Shefat e grupeve parlamentare po i shoh se
    janë për jo. Teutë, për besë ka reagim, se me qejf të shtatëve do t’ua lejoja të flisni.


    12
    E vazhdojmë edhe dhjetë minuta, tre vetë nga tre minuta. Teuta e ke fjalën, pastaj shkojmë edhe
    dy partitë tjera, PDK-ja s’e merr fjalën më. Nga tre minuta i keni, të lutem! OK, katër minuta
    edhe dy vende ngaa tre, strikt. Urdhëro, vazhdo!

  • Faleminderit, kryetar!
    Në sistemin arsimor parauniversitar të Kosovës ka një numër jo të vogël të shkollave të mesme të
    larta, të drejtimeve profesionale, të cilat janë hapur me vendim të Ministrisë. Gjithashtu,
    ekzistojnë edhe shkolla të mesme të larta të tjera, sipas drejtimeve janë të karakterit të përzier, në
    të cilat ka drejtime gjimnazi, siç janë drejtimi gjimnaz i shkencave natyrore, gjimnaz matematik
    informatikë, i shkencave shoqërore, i shkencave gjuhësore, e tjera, por, në këto shkolla hapen
    çdo vit drejtime profesionale, siç janë drejtimet: makineri, bujqësi, shkenca juridike, drejtime të
    shkencave teknike, hotelieri, turizëm e shumë të tjera.

    Në fakt, arsimi i mesëm i lartë, rolin kryesor e ka në përgatitjen e nxënësve për studime
    universitare, në drejtimin e të cilëve ata kanë prirje me të madhe, por një numër jo i vogël i
    nxënësve të kësaj kategorie nuk arrijnë të kenë suksesin e mjaftueshëm për t’u bërë studentë. Për
    këtë arsye, ka qenë shumë e nevojshme, që këto shkolla profesionale, pra të ketë drejtime
    profesionale brenda gjimnazeve edhe në mënyrë që nxënësve të tillë t’u jepet mundësia që ata të
    përgatiten për profesionet e tyre që parapëlqejnë dhe të bëhen zotërues të atyre profesioneve.

    Por në fakt, çfarë është duke ndodhur me shkollat tona profesionale. Në shkollat profesionale
    mungon baza themelore e të mësuarit dhe e të nxënit të dijeve nga ana e nxënësve. Në këto
    shkolla nuk ka libër nga i cili duhet të mësojnë. Nxënësit tanë nuk kanë libra të drejtimeve
    profesionale, për shkak të mungesës së librave mësimdhënësit detyrohen t’u sigurojnë literaturë,
    qoftë na interneti edhe atë nëse mund ta gjejnë, qoftë duke u dhënë shënime nga kapituj të
    shkëputur nga librat universitar, të cilat edhe lodhin nxënësit, por edhe janë jo të përshtatshme
    për moshën e tyre. Në shumicën e këtyre shkollave nxënësit nuk kanë ku dhe si ta bëjnë apo
    ushtrojnë praktikën e tyre profesionale, sepse para se të hapen këto drejtime profesionale, gati në
    asnjërin prej këtyre drejtimeve nuk është bërë studim i mjaftueshëm nga ekspertë të këtyre
    lëmenjve, në mënyrë që ata të përgjigjen në pyetjen, ku dhe si ta realizojnë praktikën
    profesionale si pjesë e pandarë e plan-programeve të këtyre drejtimeve.

    Si pasojë, në shkollat tona profesionale regjistrohen nxënësit më të dobët të mundshëm për nga
    suksesi që e kanë pasur në shkollimin fillor dhe duke mos pasur mundësi që t’i realizojnë
    synimet për një shkollim të duhur profesional. Mësimdhënësit tanë të drejtimeve profesionale,
    nuk e kanë dhe akoma nuk mund të gjejnë vullnetin e duhur, për t’i joshur nxënësit e mirë, që në
    shkollimin e mesëm të lartë të vijojnë në ndonjërën prej drejtimeve profesionale.

    Pra, janë këto tri arsye që ne si Aleancë mendojmë se në qoftë se nuk veprohet në këtë drejtim,
    atëherë shkollat tona profesionale do të mbeten të zbrazëta, pa nxënës, edhe pse janë dhënë
    milionë eurosh nga Ministria për t’i ndërtuar ato objekte.

    Mendojmë gjithashtu, se para se të merren vendime për të ndërtuar shkollë profesionale apo për
    të hapur ndonjë drejtim të ri profesional në shkollat ekzistuese, duhet të bëhen analiza dhe studim
    i mirëfilltë edhe për kuadrin mësimor edhe për literaturën që duhet të përdoret edhe për mjetet
    konkretizuese apo laboratorët, që duhet ngritur për të realizuar praktikën profesionale.

    13
    Ne si Aleancë vlerësojmë gjithashtu se është më mirë që të njëjtat të planifikohen për hapjen e
    punëtorive profesionale, funksionalizimin e bizneseve të vogla profesionale, në mënyrë që edhe
    nxënësit të kenë mundësi të kryejnë pra praktikën e tyre profesionale, po ashtu edhe të hapen
    vende të reja të punës. Gjithashtu, rekomandojmë që në vend të investimeve miliona eurosh për
    ndërtime të objekteve të zbrazëta do të ishte më mirë, që Ministria t’i sigurojë secilit nxënës
    librin e tij në secilën lëndë mësimore të drejtimit profesional dhe pastaj të kërkohet cilësia në
    arsim të cilën aq shumë po e dëshirojmë...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Faleminderit! Do të shkoj një nga pozita një nga opozita. Nuredini ose Salihu, le të
    vendosin, janë të LDK-së.

  • I nderuar zoti kryetar i Kuvendit,
    I nderuar zoti kryeministër dhe Kabinet qeveritar,
    Të nderuara deputete dhe deputetë,
    Të nderuara zonja dhe zotërinj,
    Unë si deputet i ri i Kuvendit në legjislaturën e pestë ndjej nevojën, që në fund të sesionit
    pranveror të punës së Kuvendit të shpreh përshtypjet e mia lidhur me punën e deritashme të
    Kuvendit, komisioneve, administratës së Kuvendit, në marrëdhënie me jashtë, bashkëpunimi
    qytetar, shoqëri civile dhe mediat.

    Duke përkujtuar fillimin sfidues deri te marrëveshja e tashme e koalicionit, e konstituimit të
    kësaj legjislature, betimit të deputetëve, zgjedhjen e organeve të Kuvendit dhe pauza e gjatë para
    fillimit të funksionalizimit dhe fillimit të Kuvendit të deputeteve në legjislaturën e pestë dhe
    kritikat e mediave për opinionet ndaj Kuvendit dhe deputetëve për paga të majme, jo të merituar,
    pra të punonjësve. Në këtë gjendje opinioni nuk ishte shumë i interesuar për rolin domethënës të
    deputetëve dhe të Kuvendit të Kosovës në funksion të një shteti me demokraci parlamentare.

    Desha vetëm të rikujtoj për vendimin e deputetëve në legjislaturën e kaluar, kur ata hoqën dorë
    në rritjen e pagave dhe se përafërsisht paga bazë e deputetëve tash është gati një masë sa edhe
    zëvendësministrat dhe sekretarët permanentë.

    Si deputet i ri dua të ngre shqetësimin tim lidhur me ngritjen e njohurive dhe kapaciteteve për
    deputetë në mandat të parë në këtë legjislaturë. Deputetët e kësaj legjislature filluan punën me
    një trajnim njëditor me shpërndarjen e doracakëve të punës në komisione, të organizuar nga NDI.
    Edhe atë po e përkujtoj se LDK-ja ishte 15 marsi i vitit 2015 dhe kjo ishte e tëra.

    Nga shembujt e mirë të përkrahjes profesionale dhe marrëdhënies me qytetarët do të përmendja
    Parlamentin kroat, ku në kuadër të parlamentit kanë komisionin profesional dhe këshillin e
    qytetarëve, anëtarët e dy komisioneve parlamentare të cilat kanë të gjitha të drejtat, përveç të
    drejtën për votë. Kuvendi për momentin ka përkrahje minimale profesionale në ngritjen e
    kapaciteteve dhe se vetëm disa institucione ndërkombëtare edhe atë në afat të shkurtër
    ndihmojnë në mbështetje profesionale sikur se është
  • ja dhe DIKAF.


    14
    Ne nenin 74 të Kushtetutës ushtrimi i funksionit përmban që deputetët e Kuvendit të Kosovës
    ushtrojnë funksionin e tyre në interes më të mirë të Republikës së Kosovës, në pajtim me
    Kushtetutën, ligjet dhe rregullat e procedurës së Kuvendit. Pra, unë parashtroj pyetjen se si mund
    të ushtroj unë një funksion të tillë, pa qenë i njoftuar dhe i pajisur me materiale dhe pajisje të
    duhura? A kemi ushtruar në mënyrë të denjë funksionet tona si deputet dhe Kuvend, duke filluar
    nga ai funksioni ligjvënës, planifikimi i ligjvënës dhe procesi i ligjvënies, mbikëqyrjes së
    ekzekutivit, mbikëqyrja e zbatimit të ligjeve, mocioni për interpelancë, pyetje për qeveritarët,
    debate për parlamentare, mbikëqyrje e institucioneve të pavarura, marrëdhëniet dhe konsultat me
    publikun, marrëdhëniet me medie, e të tjerë.

    Nëse lexohen raportet e mbikëqyrjes së Kuvendit, komisioneve dhe deputetëve nga institucionet
    e ndryshme vërehen më shumë të dhënat kuantitative se sa ato substanciale, kualitative dhe
    krahasuar sipas statistikave vjetore të legjislaturës, po pse jo edhe rezultate krahasimore të
    parlamenteve të shteteve tjera të rajonit, që janë pjesë e Bashkimit Evropian.

    Rregullorja e Kuvendit e vitit 2010 ka nevojë për plotësim dhe ndryshim, dhe se tentativat për
    miratimin e rregullores së re nga legjislatura e kaluar kanë dështuar dhe disa herë kjo i përngjan
    legjendës për ndërtimin e “Urës së Shenjtë”.

    Rregullorja në fuqi ka mangësi të mëdha, sidomos kur i referohet rregullave rreth të drejtave dhe
    detyrave të deputetëve. Shumë nga këto dispozita janë burokratike, autoritare, që pamundësojnë
    punën e mirëfilltë të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

    Dhe krejt në fund, mungojnë ambientet e punës të deputetëve për punë veç e veç, si në nivel
    qendror po edhe në nivel lokal, pra nëpër komuna, edhe pse ato janë premtuar, ndërsa sesioni i
    komunave ende nuk ka marrë vendim që të hapet ndonjë zyrë apo...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Nuredin, më vjen keq... Faleminderit për paraqitjen e këtyre qëndrimeve! Dëgjo,
    tash kemi nga opozita. Shqipja nga opozita, Shqipja, Zafiri, Shaipi,... Zafir, a po bëhesh
    gjentëlmen, Shqipja le ta marrë fjalën. Shqipja dhe me kaq po e përfundojmë. Më vjen keq!
    Pastaj na mbesin edhe katër deputetë për herët tjera.

  • Faleminderit shumë, kryetar!
    Unë brenda një minute do të mundohem të ngre një shqetësim, që besoj është i gjithë këtij
    Kuvendi. Të hënën që shkoi, më 20 qershor, Komisioni ad hoc ka bërë intervistimin e mbi 50
    kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së dhe ajo çka ka ndodhur vërtet është jo vetëm e
    papranueshme, por besoj edhe e turpshme.

    E para, nuk janë lejuar vëzhguesit dhe mediat që të monitorojnë procesin përkundër faktit që një
    gjë e tillë është e lejuar me Rregullore.

    E dyta, mënyra e vlerësimit dhe kandidatët që janë rekomanduar për seancë, vërtet është më
    shumë se e papranueshme. Në mesin e kandidatëve ka pasur njerëz me kredibilitet të lartë, me
    autoritet të lartë të cilët kanë dhjetëra publikime, qoftë në fushën e mediave apo të tjera dhe

    15
    përkundër këtij fakti Komisioni dhe kryesisht koalicioni LDK-PDK, natyrisht me ndihmën edhe
    të minoriteteve, i ka rekomanduar këtij Kuvendi njerëz të cilët nuk i plotësonin as kriteret bazë,
    por vetëm se ishin militantë të devotshëm të partive politike, përfshirë këtu edhe kandidatë për
    deputetë.

    Ne kemi diskutuar gjatë në këtë Kuvend për Radiotelevizionin e Kosovës, për problemet që i ka
    ky institucion dhe për më tepër jemi zotuar duke i miratuar rekomandimet unanimisht se ne
    marrim përgjegjësinë që këtij institucioni t’ia kthejmë kredibilitetin dhe imazhin, por ajo çka
    bërë komisioni, në fakt e bëri të kundërtën.

    Nëse ne vazhdojmë me këtë trend, ky institucion do të shkatërrohet dhe kësaj here përgjegjësia jo
    vetëm që i bie këtij Kuvendi në tërësi, por në veçanti LDK-së e cila u deklarua se dëshiron t’ia
    kthejë imazhin dhe dëshiron t’ia kthejë kredibilitetin këtij institucioni, por në fakt ajo çka ka bërë
    është që ka rekomanduar militantët e vet të cilët nuk u zgjodhën për deputetë nga qytetarët dhe
    këta vendosën që tani t’i rehatojnë nëpër borde ashtu sikur që duket se jeni marrë vesh brenda
    koalicionit.

    Unë bëj thirrje që ky proces të anulohet dhe edhe një herë të shqyrtohet lista e kandidatëve dhe të
    rekomandohen njerëz që e meritojnë të jenë në këtë institucion. Faleminderit!

  • Faleminderit! Ka përfunduar koha për deklarime jashtë rendit të ditës. Xhevahire,
    më vjen keq, por do të jemi në seancë për këtë çështje dhe tani i kemi deklaratat e ministrave.
    Ministri i Arsimit e ka kërkuar fjalën. Ju lutem, të keni parasysh, deputetët kanë mundësi ta
    komentojnë deklaratën e ministrit. Faleminderit!

  • Faleminderit, i nderuar kryetar!
    I nderuari kryeministër,
    Të nderuar deputetë,
    Dëshiroj t’i jap disa sqarime lidhur me shqetësimet e deputetit profesor Bulliqit të ngritura në
    fillim të kësaj seance.

    Deputeti i ngriti disa shqetësime sa i përket normativit për mësimdhënës dhe më lejoni t’i jap
    përgjigjet dhe sqarimet e nevojshme.

    Fillimisht dëshiroj të theksoj se brenda përpjekjeve për ngritjen e cilësisë në arsim, për ngritjen e
    standardeve të cilësisë kemi identifikuar se ngritja e cilësisë mund të bëhet vetëm duke krijuar
    mësimdhënës të përgatitur. Nëse domi sukses në arsim, në shkolla investimin duhet ta bëjmë më
    të madhin tek arsimtarët, sepse vlerësoj se nxënësit janë më të hapur ndaj teknologjive të reja,
    ndaj njohurive të reja, kurse mësimdhënësit akoma janë pak konservatorë.

    Për këtë arsye, në gjithë Bashkimin Evropian, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
    politikat shtetërore ndaj mësimdhënësve janë politika të mbrojtura. Secili shtet serioz ka
    parasysh se kush mund të jetë mësimdhënës në atë shtet, sepse ai e edukon rininë dhe ai bëhet
    një partner me shtetin.


    16
    Duke u nisur nga kjo, prioritetin që e kanë mësimdhënësit e mirë, mësimdhënësit e përgatitur, të
    trajnuar, mësimdhënësit profesionalë po edhe pedagogjikë, ne jemi duke bërë një reformë të
    thellë me ndihmën e Bashkimit Evropian, me ndihmën e shteteve donatore që të krijojmë politika
    shtetërore për mësimdhënës. Kjo kërkon që brenda Fakultetit të Edukimit, i cili i ka 5 vite që
    sponzorohet tërësisht nga Bashkimi Evropian, nga Kanada dhe shtetet tjera, të krijojmë programe
    të mira të masterit që përgatisin mësimdhënës të mirë.

    Profesor i nderuar,
    Dëshiroj t’i heq shqetësimet, sepse ti vjen nga Fakulteti i Shkencave Matematiko Natyrore, po
    më duket nga Katedra e Biologjisë apo e Gjeografisë, nuk e di saktësisht.

    Absolutisht asnjë fakultet, përfshirë Fakultetin e Shkencave dhe Filologjik, nuk do të pengohen
    që të ofrojnë studime të masterit në fushat lëndore, por, të gjithë studentët e shkencave
    matematiko-natyrore dhe filologjike që mendojnë të jenë mësimdhënës, kur të vijnë në master
    duhet të zgjedhin ose një master shkencor aplikativ ose një master pedagogjik. Nëse vendosin të
    investojnë në profesionin e mësimdhënësit, ata masterin duhet ta marrin te Fakulteti i Edukimit i
    cili është i specializuar për mësimdhënës dhe për të krijuar mësimdhënës.

    Pra këto janë reforma evropiane për të cilat ne nuk do të zmbrapsemi. Na e dimë se secila
    reformë shkakton pakënaqësi, shkakton edhe prishje të monopoleve në disa fakultete, por ne jemi
    të vendosur për të krijuar një arsim cilësor dhe për të krijuar arsim cilësor duhet të krijojmë
    mësimdhënës të përgatitur dhe askush nuk mund ta ndalë këtë proces sepse ia kemi borxh këtij
    vendi. Pas pavarësisë s’ka prioritet më të madh se për të krijuar një edukim të avancuar, një
    shëndetësi të mirë. Nuk mundemi ne gjithmonë të ushqejmë popullin me gjëra të mëdha të
    politikave.

    Tani populli duhet të shijojë shërbime publike të mira në arsim, në shëndetësi dhe në fusha tjera
    dhe për këtë arsye kemi një plan strategjik për të cilin kemi siguruar mbi 30 milionë donacione
    dhe të cilat janë akorduar nga Banka Botërore, nga Bashkimi Evropian, që të forcojmë politikat e
    përgatitjes së mësimdhënësve.

    Asnjë student që e ka kryer masterin në shkenca natyrore dhe në filologjik nuk do të dëmtohet
    sepse të diplomuarit e parë në master pedagogjik në edukim do t’i kemi në vitin 2017.

    Prandaj, i nderuari profesor, ju lutem mos krijoni shqetësime tek mësimdhënësit. Asnjë
    mësimdhënës nuk do të largohet nga puna, por nga viti 2017 do të kemi mësimdhënës të
    specializuar, sepse kur dikush kryen biologjinë ai mund të punojë në laboratorë, mund të jetë
    hulumtues, por në qoftë se ai do të jetë mësimdhënës i mirë nuk i garanton dikujt që e ka kryer,
    dhe ai mund të jetë edhe doktor i biologjisë, por kurrë nuk mund të jetë mësues i mirë. Për të
    qenë mësues i mirë ai duhet të shkojë me një program edukativ i specializuar që ofron edukimi
    për mësues, sepse ai ato njohuri shkencore duhet t’i pajisë tani me njohuri pedagogjike.

    Ne kemi me dhjetëra doktorë të shkencës, që nuk janë të aftë të jenë mësimdhënës. Po domi të
    krijojmë një sistem shtetëror të koordinuar që mësimdhënësit të krijohen me kritere dhe me
    standarde kombëtare.


    17
    Ky është një proces i pandalshëm dhe ju lutem bashkohuni në këtë proces sepse përfitues të këtij
    procesi do të jenë fëmijët tanë, që nesër do të marrin një edukim të mirë, një edukim cilësor që
    do t’i bëjë ata të aftë nesër që të kontribuojnë në jetë, kështu që ne kemi marrë disa shqetësime
    dhe unë e pashë letrën që e lexova, ajo letër ka ardhur nga një grup i studentëve dhe po më duket
    ju e keni marrë detyrë sot ta përfaqësoni atë komunitet. I kam takuar, i kam sqaruar dhe ata kanë
    mirëkuptuar. Nuk kemi të drejtë ne profesorët të krijojmë huti. Ne duhet t’u tregojmë se jemi të
    interesuar për të krijuar cilësi në arsim dhe duhet ta ndërpresim anarkinë në arsim.

    Në qoftë se përditë jemi të pakënaqur, në qoftë se përditë diskutojmë në Parlament, dhe mua më
    vjen mirë që të diskutojmë, mua më vjen mirë që pyetjet më të shumta parlamentare po i bëhen
    ministrit të Arsimit. Ju kam thënë herën e kaluar, mos më bëni pyetje për shkolla e për çerdhe,
    por më bëni pyetje për cilësi. Ejani të debatojmë për cilësi, jo për çerdhe dhe për shkolla, dhe
    atëherë ju kisha lutur mos të krijojmë konfuzione, të punojmë bashkë, të krijojmë një sistem
    shtetëror të përgatitjes së mësimdhënësve, sepse edhe një herë po e përsëris, këta 8 muaj një gjë e
    kam mësuar si ministër, nëse domi progres në arsim, nëse domi përparësi prej çerdheve e deri te
    Universiteti, çelësi i suksesit janë mësimdhënësit e përgatitur. Ku kemi mësimdhënës të mirë, në
    cilëndo shkollë apo fakultet, aty kemi cilësi.

    Po dua t’ju përkujtoj, në konkursin që posa e mbyllim, sot i kemi shpallur rezultatet dhe ka qenë
    sezoni më i mirë ndonjëherë i pranimit të studentëve dhe fakulteti më i kërkuar është Fakulteti i
    Edukimit.

    I kemi 12 studentë për një vend. Pse, për shkak se ai fakultet po ofron standarde të mira për
    mësimdhënës, standarde të pranuara ndërkombëtarisht. Vetëm Qeveria e Kanadës i ka dhënë mbi
    10 milionë në ndërtimin e këtij fakulteti, kështu që mos të shohim për interesa të vogla e të
    rrënojmë diçka që shteti i ka ndërtuar me vite të tëra.

  • Faleminderit! Ka komente! Nait Hasani! Edhe ti je Shpejtim, por prit pak. Unë
    shkova edhe në bazë të partive, Naiti i PDK-së, Shpejtimi i LDK-së e më tej Xhevahirja.
    Urdhëro! Aha, po do i pari! Urdhëro, nëse të lejon Naiti! Po, atëherë urdhëro Shpejtim. S’prish
    punë! Desha të gjithëve t’ua jap fjalën!

  • Faleminderit, zoti kryetar!
    I respektuari ministër i Arsimit,
    Këto të cilat ju i thoni, sigurisht se i di shumë mirë, sepse edhe unë jam në rrjedha dhe ndoshta
    në shumë aspekte më tepër se sa ju, në lidhje me Fakultetin e Edukimit.

    Po ju bëj me dije, zoti ministër, Udhëzimi administrativ që është nxjerrë nga ana e Ministrisë së
    Arsimit, të Shkencës dhe Teknologjisë, numrin e të cilit nuk po mund ta mbaj përmendësh, nga
    zoti Buja, nga ministri Buja, decidivisht është thënë që dy vitet e studimeve master në Fakultetin
    e Edukimit do të jenë ekskluzivisht me lëndë pedagogjike.

    Urdhëroni shkoni, zoti ministër dhe këqyrni çfarë lëndë janë në nivelin master në Fakultetin e
    Edukimit në programet lëndore, të cilat i nxjerrë Fakulteti i Shkencave.


    18
    Është shumë lehtë të flitet, por shkoni e këqyrni realitetin çfarë e ke. Unë vetëm po ju bëj me
    dije, zoti ministër, në qoftë se nuk e dini, drejtimi i gjeografisë në Fakultetin e Edukimit e ka një
    asistent gjeograf. Krejt Fakulteti i Edukimit e ka një asistent gjeograf. Ne nuk jemi kundër
    Fakultetit të Edukimit, mos të keqkuptohemi. Fakulteti i Edukimit duhet të nxjerrë profilet para
    fillore dhe profilet fillore për mësues. I tillë është i dedikuar.

    Shikoni, i keni dhënë përparësi me Udhëzimin administrativ drejtimit matematikë – informatikë
    para drejtimit matematikë në nivelin e arsimit të mesëm të lartë. Mendoni që është në rregull kjo
    punë? Ata nuk mësojnë informatikë, por kanë për të mësuar matematikë në arsimin e mesëm të
    lartë.

    Ju e dini shumë mirë korrikulat çfarë parashihen dhe kush mund ta mbajë mësimin në arsimin e
    mesëm të lartë.

    Edhe një digresion po ju jap, zoti ministër, në qoftë se s’e keni parë. Shikoni pikën e arsimit të
    mesëm të lartë, shkalla e mesme e lartë 1.3 Fakulteti Filologjik, në fakt Filozofik, dega Gjuhë
    dhe Letërsi Shqipe dhe Gjuhë e Letërsi Shqipe. I jepet, do të thotë, përparësi në arsimin e mesëm
    të lartë drejtimit gjuhë dhe letërsi shqipe në Fakultetin Filologjik.

    E njëjta gjë nuk ndodhë për Fakultetin e Shkencave. Merreni këqyreni! Prapë, në Fakultet të
    Shkencave ju keni thënë përparësi, Fakultetit të Edukimit - matematikë informatikë që s’është në
    rregull, është gabim total i juaji ose i atyre që e kanë përgatitur këtë udhëzim. I keni dhënë
    përparësi Fakultetit të Edukimit- drejtimi gjeografi që nuk ka drejtim të tillë. Ende nuk është
    akredituar programi i gjeografisë, në qoftë se nuk e dini, në nivelin master nuk ka ende të
    akredituar në Fakultet të Edukimit.

    I keni dhënë programit gjeografi, ose gjeografi edukatë qytetare, që prapë nuk ka program të
    akredituar të tillë në Fakultetin e Edukimit.

    E njëjta gjë ka ndodhur me fizikën, e njëjta gjë ka ndodhur me biologjinë, me gjeografinë dhe
    lëndë tjera të Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

    E njëjta gjë, që është digresion prapë, e ke gjuhën dhe letërsinë angleze. I keni dhënë përparësi
    në arsimin e mesëm të lartë Fakultetit Filologjik që pajtohem plotësisht dhe ashtu duhet të jetë.

    Gjuhës shqipe dhe gjuhës angleze u keni dhënë përparësi, ndërsa Fakultetit të Shkencave
    komplet lëndët ekzakte i keni tërhequr dhe i keni dhënë përparësi Fakultetit të Edukimit, të cilat
    drejtime ende nuk ekzistojnë në Fakultet të Edukimit, sepse nuk janë akredituar.

    Prandaj është mirë që të shikohet ky udhëzim, sepse ne nuk kemi interes as nevojë të krijojmë
    panik, sepse shkresat që ju kanë ardhur ju kanë ardhur prej mësimdhënësve, jo prej meje dhe ky
    është paniku që e keni krijuar ju me këtë udhëzim administrativ, prandaj është mirë që të ulet
    edhe një herë, të rishikohet, të tërhiqet ky udhëzim administrativ, të analizohet më mirë gjendja
    faktike çfarë është në arsim, për arsye se ju e dini që ka jashtëzakonisht anomali të madhe në
    këtë udhëzim administrativ. Faleminderit!


    19
  • Nait, e keni fjalën! Ministër, në fund, nëse dëshironi, i përmblidhni pastaj
    komentet.

  • Faleminderit, kryetar!
    Përshëndetje për Kabinetin qeveritar,
    Edhe unë desha të lidhem me komentet e ministrit. Ne e kemi pritur ministrin në komision dhe
    ka deklaruar se do të jetë një nga ministrat që do të ngritë standardet e cilësisë, ndërsa me
    udhëzimin administrativ, për shkak të një ndërtese që e kemi të bukur të Fakultetit të Edukimit,
    nuk do të thotë se ajo duhet të jetë edhe strumbullar i të gjithë fakulteteve.

    Kjo është një nga ato që duhet t’i kemi për një kuptim më të përafërt. Fakulteti i Edukimit, dhe
    studentët që kanë shkuar në Fakultet të Edukimit, 12:1 në raport me regjistrimit është çështja e
    punësimit, por është një çështje e fakultetit që ata e duan, për mungesë të punësimit në fusha të
    tjera dhe ata janë drejtuar drejt Fakultetit të Edukimit, sepse ka mundësi punësimi nëpër shkolla
    diku tjetër.

    Çështja profesionale dhe fakultetet profesionale që janë, cila është arsyeja që ata me udhëzim
    administrativ që e ka nxjerrë Ramë Buja, ministër në vitin e kaluar, në gusht dhe ata të shkojnë ta
    bëjnë vazhdimin e studimeve në Fakultet të Edukimit. A e ka kryer gjuhën dhe letërsinë, a e ka
    kryer anglishten, a e ka kryer biologjinë, a e ka kryer, por nëse e ka kryer Fakultetin e Mjekësisë,
    ai tash duhet të shkojë të bëhet mësues, duhet ta kryejë edhe një kurs, një trajnim të Fakultetit të
    Edukimit për t’u bërë mësues i mirë i mjekësisë, shumë gjera janë absurde, të cilët janë me
    udhëzim administrativ. Prandaj, është kërkesë edhe e studentëve edhe atyre protestuesve. Ne
    kemi kërkuar që të mërkurën e ardhshme të vini në debat në komision, na sqaroni më tutje sepse
    nuk e kemi llogaritur që sot ta kemi një formë të tillë. Por megjithatë po kërkoj që udhëzimi
    administrativ që është nxjerr më 10 korrik ta shqyrtoni edhe një herë formën e tij sepse do të jetë
    një mundësi e mirë për mbrojtjen e cilësisë në arsim atë qysh e keni deklaruar.

    (Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetari i Kuvendit, z. Xhavit Haliti.)

  • Faleminderit! A është paraqitur dikush lidhur me këtë? Zoti Haxhiu, urdhëro!

  • Faleminderit, i nderuar kryesues!
    I nderuar ministër,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    I nderuar ministër,
    Po shfrytëzoj rastin që në këtë kohën e deklarimeve të tuaj në veçanti për cilësinë në arsim të
    ngre edhe një shqetësim të cilën e kam ngritur edhe para dy vitesh, kam përsëritur edhe disa herë.
    Jemi në fund të sesionit pranveror të kësaj legjislature dhe shoh një neglizhencë të Ministrisë së
    arsimit që përveç ajo që po shihet qartazi iniciativën tuaj për ngritjen e cilësisë në arsim, një
    problem është duke u neglizhuar është problemi i çantave të stërngarkuara shkollore,
    deformimeve të shtyllës kryesore te fëmijët.

    Në bazë të hulumtimeve të bëra në shumë shkolla ka rezultuar që mbi 40% e fëmijëve vuajnë
    nga postura e shtyllës kurrizore dhe nga skolioza, kjo për shkak të stërngarkesës së çantave
    shkollore.

    20

    Para dy vjetësh në fund të sesionit kam ngrehur shqetësim me qëllim që Ministria e Arsimit të
    reflektoj dhe të merr hapat edhe në uljen e peshave të çantave shkollore qoftë në ndarjen e
    librave në dy forma ashtu siç e organizuar sistemi arsimor edhe periudhat shkollore nëse një libër
    e matematikës e mbanë fëmija në çantë prej fillimit të shkollimit deri në fund, atëherë nëse
    ndahet vetëm në 50% ajo mund të ndahet në dy pjesë, në pjesën e parë dhe të dytë, e kemi një
    zvogëlim të peshave të çantave dhe pastaj kujdesin më të madh në veçanti në përgatitjen e
    rafteve shkollore për libra në shkolla do të ndihmonte në zvogëlimin e peshave. Ne jemi që të
    kemi cilësinë në arsim dhe të kemi fëmijë të ngritura të edukuar, por gjithsesi duhet të kemi
    fëmijët e shëndetshëm dhe kjo është primare.

    Mendoj që Ministria dhe kërkoj përgjegjësi që të merrni ndaj atyre të cilët me vite po e
    anashkalojnë këtë.

    Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit pesha e çantave nuk guxon të kaloj 10% e peshës
    trupore të fëmijëve, ky i bie që një fëmijë 35-kilogramësh në shkollën fillore nuk mund ta ketë
    një çantë mbi 3,5 gjysmë, çanta e shkollave sot, të fëmijëve tanë është mbi 12 kilogram dhe kjo
    është e papranueshme.

    Prandaj, kërkoj që përveç këtij problemi të cilin sot e ngritët të merreni seriozisht edhe me
    përgjegjësitë e arsimit të ulët të cilët e kanë përgatit kurrikulat për këtë nivel të arsimit e cila
    është në disproporcion me shëndetin e fëmijëve. Faleminderit!

  • Zonja Izmaku e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    Për mundësinë që të reagoj ndaj akuzës së koleges sime Shqipe Pantina lidhur me procesin e
    votimit në komisin ad hoc për anëtarët e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

    Shqipe Pantina është njëra...

  • Jo, jo, s’ke ti punë me diskutime tjera, veç në qoftë se e ke me ministrin e Arsimit,
    është kryer ajo.

    Të kuptohemi, ne s’kemi të drejtë të replikojmë në pjesën e debatit. Kështu që nuk është mirë që
    të futemi në këtë mënyrë të debatimit, sepse pastaj duhet me ia dhënë të drejtën edhe asaj kundër
    replikë dhe s’e kryejmë deri nesër. Besoj që më kupton drejt. Faleminderit!

    Zonja Halimi e ka fjalën.

  • Faleminderit, nënkryetar!
    Me qenë se në kohën kur filloj procesi i reformimit në Fakultetin e Edukimit isha në Ministrinë e
    Arsimit, ndjejë për obligim që të shpjegoj në pika të shkurtra kronologjinë.

    Që nga vitit 2008, është menduar dhe është munduar Ministria e Arsimit që t’i fillojë reformat në
    Fakultetin e Edukimit me një kërkesë shumë rigoroze edhe nga Komisioni Evropian. Për faktin

    21
    se ishin dy institucione, dy fakultete që prodhonin kuadro për edukimin parauniversitar, apo për
    arsimin parauniversitar.

    Dhe, në mandatin e kaluar, ministri Buja nxori vendimin për fillimin e reformave në Fakultetin e
    Edukimit dhe ekskluzivisht Fakultetit të Edukimit i mbeti që të përgatisë kuadro për edukimin
    para fillor dhe fillor. Më pastaj programet lëndore vijohen në fakultetet përkatëse dhe për të
    vazhduar me programe lëndore për të qenë mësues ose profesor të gjithë ata të interesuar duhet të
    vijojnë studimin në master plus një vit apo dy varësisht nga programi i cili do të akreditohet dhe
    të mund të përgatiten në rrafshin pedagogjik për mësimdhënie. Kurse për shkollat profesionale
    është çështje tjetër, ata nuk kanë nevojë që ta ndjekin masterin për njohuri pedagogjike të tjera.

    Kështu që unë mendoj që kjo mund të korrigjohet, edhe udhëzimi, edhe të kërkohet nga Agjencia
    e Akreditimit që të përshpejton procedurat e akreditimit të programeve, të krijohen kuadro të
    profileve për mësimdhënie në fakultet të edukimit dhe kjo është ecuria që besoj ministri e
    shpjegoi shumë mirë që është duke u përgatitur dhe duke u punuar për ngritjen e cilësisë edhe në
    rrafshin e mësimdhënësve.

    Mirëpo, si kronologji është për meritë dhe është për të lavdëruar puna që është bërë në marrjen e
    vendimit për fillimin e reformave në procesin e reformimit të përgatitjes së stafit të
    mësimdhënësve në shkollimin para universitar si fillor ashtu edhe para fillor. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zori ministër, e keni fjalën në qoftë se dëshironi. Nuk ka pas fjalës
    së ministrit replika.

  • Në përgatitjen e këtij udhëzimi kanë marrë pjesë ekspertët më të
    mirë të Kosovës, duke përfshirë edhe profesorët e fakultetit të shkencave dhe profesorët e
    Fakultetit të Filologjisë.

    Ata kanë qenë pjesë të grupit që e kanë përgatitur këtë normativ dhe i vetmi qëllim është për të
    ngritur standardet e mësimdhënies, cilësisë së mësimdhënies sepse ne të gjithë në Kuvend po
    pajtohem që niveli i mësimdhënies është i dobët. Pse? Është i shkapërderdhur përgatitja e
    mësuesve është shkapërderdhur, shikoni edhe dikush e ka krye fakultetin Juridik, ai është jurist
    nëse mund të bëhet mësues, po ai nuk do të jetë mësues i mirë, ai mund ta njehë një lëndë por për
    me qenë mësues i mirë duhet të jesh pedagog i përgatit me shumë disiplina.

    Për këtë arsye reformimi i Fakultetit të Edukimit që është një projekt ndërkombëtar, kërkesë e
    Komisionit Evropian, e Bashkimit Evropian, kemi siguruar tash 11 milionë dollarë për t’i forcuar
    politikat e mësimdhënies nga shtatori do të marrim kredinë e bankës për t’i trajnuar krejt
    mësimdhënësit. Ka vetëm një qëllim, që të përgatit mësimdhënës lëndor të pajisur me njohuri
    pedagogjike.

    Unë e di profesor Bulliqi që ju mund të nxjerri gjeograf apo biolog shumë të mirë, që mund të
    punojnë në laborator, mund të jenë doktorë të shkencës, mund të bëjnë edhe zbulime por duhet ta
    pranojmë se ata nuk mund të jenë mësues të mirë, pse. Për të qenë mësues i mirë ata duhet të
    kenë një prej lëndëve pedagogjike dhe ne kemi vlerësua se duhet ta krijojmë vetëm një
    institucion i cili i plotëson standardet kombëtare për mësimdhënës edhe kjo do të startoj në vitin

    22
    2017, asnjë mësimdhënës nuk do të mësoj tash i fakultetit të shkencave deri në 2017 kur del
    gjenerata e parë e masterit, sivjet janë akreditua 6 programe në master në Fakultetin e Edukimit
    dhe tek në 2017 ne do të kemi mësimdhënës plotësisht të përgatitur me standardet e Bashkimit
    Evropian për mësimdhënie.

    Dëshiroj ta theksoj edhe një çështje. Siç e dini Ministria e Arsimit bënë licencimin e
    mësimdhënësve. Ne japim licencë dhe nga viti i ardhshëm me Ligjin për profesionet e rregullua
    secili mësimdhënës për me qenë mësimdhënës duhet ta japë edhe provimin shtetërorë të
    mësimdhënies. Të gjitha këto janë politika kombëtare që në shkollat tona duhet me përgatit
    arsimtar të mirë, dhe të gjithë jemi pajtuar që ne duhet të investojmë në ngritjen e cilësisë siç e
    thashë çelësi për suksesin është investimi te mësimdhënësit e përgatitur dhe t’i trajnuar nga
    kopshtet deri te universiteti.

  • Faleminderit! Si pikë e rendit të ditës është shteruar.

    Kalojmë në pikën e dytë të rendit të ditës:

    2. Koha për pyetje parlamentare

    Rregullat i dini, pyetja e parë është për kryeministrin Isa Mustafa, nga deputeti Bekim Haxhiu.

  • Faleminderit, kryesues!
    I nderuar kryeministër,
    Pyetja ka të bëjë me Kombinatin “Trepça” në veçanti me një keqmenaxhim në kombinatin tani
    kohëve të fundit.

    Dhe në fillim të legjislaturës ne u përballëm me një falimentim juridik të “Trepçës” i cili tani po
    vazhdon me falimentim financiar dhe operacional. Derisa menaxhmenti i “Trepçës” në veri ka
    arritur të shes 24 milionë euro koncentratin për një viti, menaxhmentin në jug e ka futur
    “Trepçën” në borxhe dhe e ka vënë në kolaps financiar.

    Prandaj, muajve të fundit është duke zhvatur edhe fondet e veçanta të AKP-së që kanë qenë të
    parapara për projekte zhvillimore të “Trepçës”. Mjetet financiare nga xhirollogaria e veçantë e
    AKP-së, pa vendim të bordit janë duke u shfrytëzuar për paga dhe mëditje dhe benifite të tjera të
    menaxhmentit të “Trepçës”, shkeljet ligjore të ligjeve të aplikueshme në Kosovë dhe ligjet e
    AKP-së.

    Më 28 dhe 29 shkurt 2011, Bordi i AKP-së kishte vendosur të shesë disa nga mbeturinat
    industriale të Trepçës” dhe mjetet nga shitja e këtyre mbeturinave industriale të deponohen në
    një llogari të veçantë, ku saktësohet e shfrytëzimi i këtyre fondeve ekskluzivisht mund të
    përdoren vetëm me vendim të Bordit të AKP-së për projekte, për investime kapitale me qëllim të
    rritjes së vlerës së ndërmarrjeve sipas Ligjit të AKP-së.

    Gjithashtu në mbledhjen e datës 29 mars 2012, Bordi i AKP-së merr vendim pika 7 e tij, paratë e
    fituara nga shitja e këtyre mbeturinave duhet të kalojë në një llogari të veçantë dhe çdo propozim
    për përdorim të mjeteve fillimisht duhet të aprovohet nga Bordi i AKP-së.

    23
    Me këto vendime kanë qenë të njoftuar edhe menaxhmenti i Trepçës dhe ai i AKP-së. prandaj,
    shfrytëzimi i këtyre mjeteve pa vendim të Bordit përbën shkelje ligjore.

    Derisa ne kemi pritur që Qeveria bashkë me AKP-në dhe Trepçën të na sjellin për shqyrtim
    strategjinë dhe Ligjin për “Trepçën”, menaxhmenti i saj ka shfrytëzuar mungesën e bordit të
    AKP-së për të zhvatur fondet e parapara për projekte zhvillimore të “Trepçës”.

    Andaj, kërkoj urgjentisht që të sjellin për miratim strategjinë dhe Ligjin për “Trepçës” dhe të
    hetohet shfrytëzimi i kundërligjshëm i mjeteve nga fondet e veçanta pa vendim të bordit.

    Pyetja i nderuar kryeministër është. A e dini me cilin vendim u ridestinuan mjetet nga
    xhirollogaria e veçantë dhe sa para nga kjo xhirollogari...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Faleminderit! Mirë, vazhdoja le ta përfundojë.

  • Faleminderit, i nderuar!
    Me të cilin vendim u ridestinuan mjetet nga llogaria e veçantë, sa para nga kjo llogari janë
    shfrytëzuar dhe abuzuar kundërligjshëm nga menaxheri i “Trepçës” dhe ushtruesi i detyrës të
    zëvendësdrejtorit të AKP-së. Bordi i AK-së nuk është funksional nga data 1 shtator 2014, atëherë
    me vendim të kujt është duke u shfrytëzuar “Trepça”, këta tre muajt e fundit në fondet e AKP-së
    nga llogaria e veçantë. Bazuar në Ligjin e AKP-së vendimet e bordit të AKP-së janë në fuqi dhe
    ato mund të shfuqizohen vetëm nga organi që ka vendos për to. Prandaj, pyes a janë në fuqi
    vendimet e Bordit të AKP-së, nëse janë shfuqizuar këto vende, kush dhe kur i ka shfrytëzuar
    sepse bord të AKP-së nuk ka. Sa para janë marrë nga fondi i ngrirë, llogari e veçantë e AKP-së
    për paga dhe mëditje dhe benifite të menaxherit dhe menaxhmentit “Trepçës” në skuadrën e
    shpëtimit. Faleminderit!

  • Zoti kryeministër, e keni fjalën.

  • I nderuar kryesues,
    Të nderuar deputetë,
    Unë e kam lexuar pyetjen që është shtruar, mund të them se me gjithë respektin për pyetjen dhe
    parashtruesin e pyetjes. Do të theksoj se Agjencia Kosovare e Privatizimit është agjenci e
    pavarur, e cila i përgjigjet Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe si i tillë mendoj se ai dua të
    vijë dhe të raportojë në Kuvendin e republikës së Kosovës edhe për këto çështje edhe për çështjet
    e tjera. jo që unë dëshiroj të devijoj nga vullneti im që të japë përgjigje por konsideroj se nuk
    mundem unë të prezantoj atë çfarë është bërë atje sepse është një agjenci e pavarur i cili
    përgjigjet Kuvendit dhe duhet të referoj në Kuvendit e Republikës së Kosovës.

    Sa i përket Qeverisë unë e pranoj se ne si Qeveri jemi vonuar me propozimin e Bordit të
    Agjencisë, do ta bëjmë shpejtë, do ta kompletojmë bordin e agjencisë, i cili do të votohet këtu në
    Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe pastaj edhe ai bord edhe menaxhmenti ekzistues duhet t’i
    referojnë Kuvendit për të gjitha veprimet të cilat janë bërë, në qoftë se janë bërë veprime
    joligjore atëherë çdo njeri duhet t’i merr përgjegjësitë për këto veprime.

    24
    Mund të them po ashtu se ne nuk e kemi lënë anash as detyrimin tonë që e kemi marrë këtu
    lidhur me strategjinë e Trepçës dhe lidhur me Ligjin për “Trepçën”, po punohet edhe në njërën
    edhe të tjetrën. Ne jemi orientuar që konceptojmë fillimisht strategjitë për “Trepçën”, në mënyrë
    që pastaj Ligji për “Trepçën” të përshtatet me strategjinë për “Trepçën”.

    Kemi zhvilluar konsultime të caktuara edhe me organizata ndërkombëtare në mënyrë që të kemi
    përvojat edhe të jashtme sa i përket strategjisë dhe do të mundohemi që ne t’i marrim përvojat
    më të mira në mënyrë që strategjia t’u përgjigjet nevojave tona konkrete, jo ta bëjmë strategjinë
    tonë mbi kopjimin e përvojave nga vendet e tjera sepse duhet të respektojmë përvojat tona dhe
    ambientin tonë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Bekim Haxhiu, pyetje shtesë për kryeministrin Mustafa.

  • Faleminderit, i nderuar kryeministër!
    Qëllimi i adresimit pyetjes në drejtimin e juaj ka qenë me ju bë dije një keqpërdorim i cili po
    ndodh dhe si kryeministër i vendit të jeni në dijeni për shpërdorimin e fondeve publike dhe kjo
    ka ngritë te unë edhe një dyshim tjetër që ushtruesi i detyrës zëvendësdrejtori të AKP-së ka pasur
    guximin të prek edhe fonde të tjera të AKP-së pasi këto fonde nga llogaria e veçantë veç ka pasur
    guximin t’i prek dhe ju të jeni në dijeni për këtë dhe gjithsesi insistimi edhe i im besoj që është
    edhe politike e juaja edhe e Qeverisë strategjisë dhe Ligji për Trepçën. Prandaj, kjo do ta
    ndihmonte edhe në zhvillimin e Trepçës, por do të ndalonte edhe keqpërdorimet e mundshme
    atje.

    Keni pa këtë javë, ka pas dhe një protestë të minatorëve të cilët janë të pakënaqur me gjendjen në
    Trepçë edhe në veçanti me menaxhmentin e saj. Prandaj kam kërkuar që një insistim të juaj që
    vërtetë kjo çështje të vihet në binarë dhe të merr rrugën zhvillimore të Trepçës. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zonja Haxhiu, pyetje për kryeministrin Isa Mustafa.

  • Faleminderit!
    Ndonëse e kam përmendur shumë këtë çështje, megjithatë unë kam parashtruar pyetjen
    parlamentaren edhe për kryeministrin Mustafa, sepse nuk kam marrë përgjigje zyrtare të paktën
    nga Zyra e Kryeministrit.

    Më 14 prill 2015, me anë të një shkresë kam kërkuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit që të
    filloj hetime për parandalimin e konfliktit të interesit në rastin e zotit Besnik Berisha, këshilltarit
    të kryeministrit Mustafa për çështje të drejtësisë.

    Një muaj pas saktësisht më 18 maj, Agjencia Kundër Korrupsionit me anë të një vendimi pati
    mbyllur rastin për parandalimin e konfliktit të interesit ndaj zotit Berisha, për faktin se siç thuhet
    në vendimin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, po citoj: “I njëjti ka dhënë dorëheqje nga
    këshilltari për çështje të drejtësisë”. Edhe përkundër këtij vendimi zoti Berisha prononcohet
    publikisht si këshilltar i kryeministrit Mustafa.

    Pyetja parlamentare për zoti Mustafa është se cili është roli juaj, zoti kryeministër, në mbrojtje të
    ligjshmërisë sipas nenit 99, paragrafi 1 të pikës 3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës lidhur

    25
    me përgjegjësitë për zbatimin e ligjeve për rastin konkret. A nuk e konsideroni që konflikti i
    interesit është rrethanë faktike dhe jo e supozuar. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti kryeministër, e keni fjalën.

  • Faleminderit, deputete Haxhiu!
    Është e vërtetë se kam marrë kërkesën e këshilltarit tim Besnik Berisha, që ai të tërhiqet nga
    pozita e këshilltarit politikë, për arsye se ka qenë vërejtja e agjencisë se ajo paraqet një konflikt
    interesi si i tillë, ai është tërheqë e kam shkrua vendimin për shkarkimin e tij nga këshilltari
    politikë dhe ai pastaj është angazhuar në cilësinë e ekspertit këshilltarë për zhvillimin e
    kapaciteteve në institucionet e Republikës së Kosovës në bazë të mbështetjes nga organizatat e
    jashtme jo INDP-së dhe KFOS-it, do të thotë nuk është në cilësinë e këshilltarit i cili me ligj
    trajtohet si konflikti interesi por është ekspert i angazhuar. Dhe unë mund të ju them jo vetëm atë
    por do të angazhoj edhe ekspertë të tjerë sepse unë s’mund të kem njerëz që më këshillojnë ose
    më japin sugjerime edhe të cilët profesionalisht janë të pangritur dhe që nuk i plotësoj këto
    kushte.

    Ne e kemi njoftuar agjencinë lidhur me këtë dhe ne nuk kemi pasur asnjë vërejtje të mëtutjeshme
    të agjencisë lidhur me angazhimin e jashtëm të tij si ekspertë këshilltarë dhe ai vazhdon ta kryej
    këtë punë. Por, ajo çfarë mund të konsideroni ju si konflikt interesit është çështje e vlerësimeve
    individuale. Ne duhet të konsultohemi me ekspertë, ne duhet vetë t’i marrim vendimet dhe ne
    vetë e mbartim përgjegjësinë për marrjen e vendimeve. Prandaj, qoftë si këshilltar, qoftë si
    ekspertë ne duhet gjithsesi të bashkëpunojmë me njerëz, mirëpo ne jemi ata të cilët e marrim
    përgjegjësinë vetë lidhur me vendimet të cilat ne i marrim. Ai mund të mos jetë as këshilltar as
    ekspertë por edhe privatisht unë mund të ulem edhe ta këshilloj. Atëherë dikush do të thoshte po
    ushtron ndikim, ne s’kemi qare pa i konsultuar ekspertët, por jemi në atë situatë që ne do të
    marrim vendime vetë.

  • Faleminderit! Pyetje shtesë, zonja Haxhiu?

  • Faleminderit!
    Atëherë, natyrisht që ju duhet të keni këshilltar askush nuk po e konteston këtë. Ndonëse po ju
    këshillojnë keq sepse ne e njohim zotin Berisha se cili ka qenë pretendimi i tij në vazhdimësi për
    riprocedimin e amendamentit për Gjykatën Speciale.

    Së pari, sipas Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit, zyrtari i lartë publik pra kur hyjnë
    edhe këshilltarët nuk mund të jenë avokat, ndonëse ju po thoni që tash quhet ekspertë, këshilltarë
    kjo është sikur fiskullturë që tha Ismajl Kurteshi dhe nuk keni bë asgjë në fakt.

    Së dyti, sipas Ligjit për avokatin neni 39, në momentin kur një avokat krijon marrëdhënie punës
    dhe tani paguhet NDP dhe do të thoja pra është, ka krijua marrëdhënie të punës e humb të drejtën
    ose licencën e të qenit avokat.

    Së treti, sipas po këtij ligji, avokati është profesion i pavarur dhe...

    (Ndërprerje nga regjia)

    26
  • Po, po, përfundoje pyetjen!

  • Faleminderit!
    Dhe të qenit këshilltar politik nënkupton që ata janë të obliguar të demonstrojnë lojalitet personal
    dhe përkushtim politik për eprorin e tyre, në këtë rast për juve.

    Dhe, gjithashtu zoti Berisha është anëtar edhe i Këshillit Drejtues të LDK-së, çfarë organi është
    Këshilli Drejtues zoti Mustafa, sepse ai po thotë jam në cilësinë e ekspertit, a është Këshilli
    Drejtues i LDK-së organ ekspertësh apo është organ politik, sepse unë e di që Këshilli juaj
    Drejtues është organ ekzekutiv dhe vendimmarrës. Pra, nëse keni mundësi të më përgjigjeni edhe
    për këtë çështje. Natyrisht që problemi kryesor nuk është zoti Berisha, problemi kryesor këtu jeni
    ju vetë pra koalicion PDK-LDK dhe Lista Serbe të cilët po ofroni politika të mbrapshta dhe
    thellim të degradimit të vendit. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti kryeministër, e keni fjalën.

  • Ajo që është për juve është problem për mua nuk është
    problem, për mua është kënaqësi që qeverisim vendin, për ju është problem. Mirëpo të kthehemi
    tek tema.

    Ai nuk është këshilltar politik, ne i kemi 99 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, dhe
    të 99-it nuk janë këshilltar të mi, por të 99-it i këshilloj në pikëpamje të politikave të cilat ne i
    ndërtojmë po jo në cilësinë e këshilltarëve politikë që vijnë në kundërshtim me ligjin ose në
    kundërshtim me dispozitat ligjore. Çështje tjera që kanë të bëjnë me ligjet, rregulloret të cilat
    rregullojnë pozitën, fushëveprimin, përgjegjësi të avokatëve janë çështje të avokatëve nuk janë
    çështje të mija. Çështjet a ju pëlqen apo s’ju pëlqen juve qëndrimi i zotit Berisha lidhur me
    Gjykatën Speciale, prapë janë tjera çështje politike për të cilat ju pastaj s’mundeni me e vu këtë
    në kontestin e konfliktit të interesit. Prandaj, ajo që për mua është me rëndësi është se ai nuk
    paguhet me para publike në Qeveri dhe se ai nuk e ka cilësinë e këshilltarit politikë por e ka
    cilësinë e ekspertit.

  • Faleminderit! Zonja Haxhiu, pyetje për ministrin Hajredin Kuçi, ministri nuk
    është këtu. Dëshironi ta bëni pyetjen. Jo! në rregull!

    Deputeti Rexhep Selimi, pyetje për kryeministrin Isa Mustafa.

  • Më në fund, është hera e gjashtë që bëj pyetje për kryeministrin, është hera e
    parë që kryeministri është i pranishëm për pyetjen.

    Por, si do qoftë nuk do të ndalem vetëm te pyetjet e mia drejtuar kryeministrit por do t’i ndaj me
    ju disa statistika që kanë të bëjnë po ashtu me pyetje që do t’ia adresoj kryeministrit.

    Deputetët e Parlamentit të Kosovës që nga janari i këtij viti deri më tani kanë parashtruar
    gjithsejtë ose përafërsisht 180 pyetje parlamentare.


    27
    Zoti kryeministër, Kabineti juaj u është përgjigjur vetëm 78 pyetjeve parlamentare duke mos
    përfshirë përgjigjet e sotme eventuale që i bie që më shumë se 100 pyetje kanë mbetur pa
    përgjigje parlamentare.

    Prej 178 pyetjeve ose 180 pyetjeve, 29 pyetje duke mos përfshirë seancën e sotme dhe të
    kaluarës për shkak se kjo pyetje është bërë për seancën e kaluar. Ju zoti kryeministër jeni
    përgjigjur vetëm në 12, duke mos përfshirë përgjigjet e sotme.

    Me Rregulloren e Kuvendit që është akti me të cilin Kuvendi organizohet dhe funksionon është
    rregulluar edhe çështje e pyetjeve parlamentare dhe pyetja ime parlamentare është: Zoti
    kryeministër pse në përgjithësi nuk po i përgjigjeni pyetjeve parlamentare. Prapë e theksoj duke
    e përjashtuar ditën e sotme duke marrë prezencën tuaj si një përjashtim i gjithë kësaj. Pra, pyetja
    ime është, pse në përgjithësi në vazhdimësi nuk po u përgjigjeni pyetjeve parlamentare.

  • Zoti kryeministër, urdhëroni!

  • Tash se di sa mund të konsideroj këtë pyetje por për shkak të
    respektit ndaj deputeti dhe deputetëve. Ne do të bëjmë përpjekje maksimale që t’u përgjigjemi
    pyetjeve me Rregullore është përcaktuar se cila është forma e përgjigjes së pyetjeve dhe cila
    është forma pastaj në qoftë se nuk i përgjigjet pyetjeve që të prezantohet publikisht edhe mos
    përgjigja e pyetjeve. Unë nuk do të kisha dëshirë që të vonohem në përgjigjen e pyetjeve, pastaj
    pas dy seancave ajo të shpallet se nuk është përgjigj. Do të bëjmë përpjekje që t’u përgjigjem,
    nuk e kam ndonjë arsye të veçantë që të them të evitoj përgjigjen e pyetjeve sepse asnjë pyetje
    deri më tani shtruar nga deputetët qoftë të opozitës që janë më shumë pyetje, qoftë të pozitës nuk
    kanë qenë pyetje në të cilat nuk kemi mund me dhënë përgjigje, na pëlqejnë përgjigjet apo janë
    çështje tjera. por unë do të bëjë përpjekje maksimale që për sa kam kohë dhe mundësit të japë
    përgjigje. Një gjë që do të dëshiroja është që pyetjen na arrin pak më herët sepse unë pyetjet për
    sot i kam marrë dje në mëngjes përpos këto që datojnë prej një javë më parë ose ka edhe pyetje
    tjera që cilave nuk ju kam përgjigj. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Selimi, pyetje shtesë?

  • Faleminderit zoti kryesues!
    Normalisht që kur e bëra pyetjen mendoj që është pyetje me vend, pyetja pse nuk i përgjigjesh
    pyetjes. Po mendoj që e ka esencën e vetë brenda kësaj pyetjes, nuk është pyetje pa vend.

    Duke e ditur që ju radhë herë keni munguar por shpeshherë keni qenë këtu dhe nuk keni qenë
    brenda sallës për t’iu përgjigjur pyetjeve, po mendoj që keni mund të gjeni kohë më shumë për të
    përgjigjur pyetjeve, por si do qoftë prapë se prapë në bazë të Rregullores e cila ju obligon edhe ju
    të ju përgjigjeni pyetjeve parlamentare në kohën kur nuk keni kohë ta them prej agjentes tuaj të
    ngjeshur të ju përgjigjeni pyetjes parlamentare atëherë pse nuk na u keni përgjigjur me shkrim
    për shkak se Rregullorja parasheh së paku kur në mungesën tuaj fizikisht të na përgjigjeni me
    shkrim.


    28
    Në fund dua të ju drejtohem kryeministër, që përgjigja në pyetjet parlamentare është një obligim
    qeveritar ndaj parlamentit për shkak se Qeveria do të duhej t’i përgjigjet Parlamentit edhe ne
    këtu nuk kemi thjesht pyetje personale, ne pyetjet tona i parashtrojmë në interes të qytetarëve,...

    (Ndërprerje nga regjia)

    KRESUESI: Faleminderit! Zonja Time Kadrijaj, pyetje për ministrin Arsim Bajrami.

  • Faleminderit, kryesues!
    Zoti ministër,
    Shkolla fillore dhe e mesme “Edmond Hoxha” në Junik numëron rreth 850 nxënës dhe rreth 40
    mësimdhënës të cilët vijojnë mësimin në një objekt të vjetër të dëmtuar dhe përkundër
    ndërhyrjeve të kohëpaskohshme me riparimet e vetës komunës ky objekt është mjaft i
    amortizuar.

    Objekti i Shkollës “Edmond Haxha” është ndërtuar në vitin 1946 dhe nuk i plotëson kushtet që
    edhe më tej t’i zhvillohet proces normal edukativo arsimor.

    Duke qenë se komuna me një buxhet aq të vogël nuk ka mundësi të ndërtojë një objekt të ri, ata
    kanë bërë kërkesë tri vite radhazi që të finalizohet ndërtimi i një objekti të ri nga Ministria e
    Arsimit, por kjo edhe sot e kësaj dite nuk po ndodhë.

    Qytetarët e komunës së Junikut, prindërit e nxënësve nuk po donë që edhe më tutje të jenë të
    rrezikuar jetët e fëmijëve të tyre duke qëndruar nën kulmin e asaj shkolle.

    Prandaj, me të drejtë presin që Qeveria qendrore buxhetin e së cilës e mbushin edhe tatimet e
    tyre të filloj sa më parë ndërtimin e asaj shkolle.

    Ministër, kur do të filloni dhe a do ta përkrahni një projekt të tillë të komunës së Junikut.

  • Zoti ministër Bajrami, e keni fjalën.

  • Faleminderit, e nderura deputete Kadrijaj!
    Para se të japë një përgjigje decidive më lejoni të ju njoftoj se ndoshta edhe e dini nga ky vit
    Ministria e Arsimit nuk merret më me ndërtimin e shkollave, kjo kompetencë me vendimin tim
    është bartë tani te komunat.

    Sa i përket shkollës konkrete, më lejoni të ju informoj që një nga vizitat e para që kam bërë në
    shkollat e Republikës së Kosovës ka qenë shkolla “Edmond Hoxha” dhe bashkë me kryetarin e
    komunës ne jemi pritur nga stafi mësimdhënësve dhe nga nxënësit e kësaj shkolle. Kemi vizituar
    dhe kemi vlerësuar që është një shkollë mjaftë cilësore, një shkollë që ka një traditë po një
    shkollë që donë kujdes më të madh të komunës për të bërë një renovim.

    Të ju njoftoj se në vitin 2014, Qeveria e Kosovës ka ndarë 120 mijë euro me të cilën është
    rinovua kjo shkollë dhe kemi një investim bukur të madh të Qeverisë që janë rregulluar

    29
    ambientet dhe Qeveria po ashtu në vitin 2008 ka ndarë 600 mijë euro me të cilën është ndërtuar
    shkolla e mesme në Junik.

    Ne do të punojmë bashkë me komunën, me kryetarin e komunës, me drejtorin komunal të arsimit
    të komunës së Junikut që brenda grandit specifik i cili ndahet komunave për nevojat e financimit
    të shqyrtojmë, të gjejmë mjete shtesë për renovimin e kësaj shkolle apo ndërtimin e një shkolle të
    re. Të keni parasysh se në Republikën e Kosovës kemi qindra shkolla në gjendje shumë më të
    keqe se shkolla e Junikut. Por ne do të punojmë që të gjejmë mjete që edhe kjo shkollë edhe për
    shkak se e mbanë emrin e heroit kombëtarë edhe për shkak të komunitetit edhe për faktin që
    është komunë e re të jetë një prioritet dhe bashkë me komunën do të koordinohemi në gjetjen e
    fondeve për ndërtimin dhe renovimin e kësaj shkolle.

  • Faleminderit! Zonja Kadrijaj, pyetje shtesë?

  • Faleminderit, kryesues!
    Ministër, bashkë për atë se Juniku është një komunë e re, është dashur me pas një përkrahje më
    të madhe institucionale prej Qeverisë së Kosovës, dhe nëse ka me mijëra shkolla është dashtë me
    ju dhënë prioritet se siç e thash edhe më parë kjo shkollë është ndërtuar në vitin 1946 që po dihet
    sa është e vjetër kjo shkollë.

    Dhe është edhe një arsye shtesë qysh e cekët, sepse kjo shkollë mban emrin e dëshmorit të
    kombit “Edmond Hoxha” që është edhe një arsye shtesë që Qeveria ish dashtë mu mobilizua që
    me e ndihmua komunën. Komuna me mjete buxhetore që i ndahet komunës së Junikut nuk ka
    mundësi me e ndërtua një shkollë.

    Prandaj, me të drejtë qytetarët e Junikut presin përkrahjen e institucioneve qendrore për
    ndërtimin e një shkolle. Këtu është edhe kryeministri edhe është dashtë për herë të qytetarëve të
    Junikut të marrim një zotim se ndoshta shpejtë edhe junikasit do ta kenë një shkollë të re sepse e
    meritojnë.

  • Faleminderit! Zoti ministër, urdhëroni!

  • Deputete Kadrijaj,
    Unë e thashë se ndër shkollat e para që kam vizituar, edhe për shkak të emrit, edhe për shkak të
    faktin që e mbanë emrin e studentit tim të shkëlqyeshëm ka qenë kjo shkollë dhe nuk është e
    vërtetë se Qeveria e Kosovës nuk ka investua, unë e përmenda shifra konkrete afro 720 mijë euro
    janë investuar nga Qeveria e kaluar, është ndërtuar shkolla e mesme komplet dhe janë ndarë 120
    mijë euro është rinovuar kjo shkollë. Por unë nuk do të pushoj së angazhuari që bashkë me
    komunën e Junikut që bashkë të lobojmë që të risim grandin specifik dhe të ndërtojmë një
    shkollë të re krejtësisht sepse kemi edhe 73 shkolla të tilla në Kosovë të vitit 1946, kemi edhe
    shkolla që pritet edhe të rrënohen, por nuk ka shteti mjete për t’i ndërtuar të gjitha, por do të jetë
    një prioritet i veçantë komuna e Junikut.

  • Faleminderit, zoti ministër! Zonja Kadrijaj, prapë pyetje për ministrin Lutfi
    Zharku.


    30
  • Ministër, rruga Junik-Gjeravicë është një çështje jetike për zhvillimin e
    turizmit në këtë trevë edhe të ekonomisë në komunën e Junikut. Prandaj, nuk ishte dashur që ky
    projekt kaq i gjatë dhe të mos përfundojmë punimet. Qeveria të merr seriozisht dhe të përfundojë
    edhe 7 km që kanë mbet pa u përfshirë në projekt. Kur do të vazhdohet me projektin, sepse sipas
    një projekti që është ndërtuar nga Ministria e Infrastrukturës është përkrahur ky projekt,
    domethënë rruga Junik-Gjeravicë kanë përfunduar gjithsej 14 km të asfaltimit të asaj rruge,
    ndërsa në projekt kanë mbet edhe 8 km.

    Ministër, kur do të vazhdohet me realizimin e këtij projekti?

  • Zoti ministër, e keni fjalën?

  • Zoti nënkryetar, kryeministër,
    Zëvendëskryeministra, ministra,
    Të nderuar deputetë,
    E nderuar deputete Kadriaj,
    Ministria e Infrastrukturës në nëntor të vitit 2013 e ka nënshkruar kontratën për projektin e
    ndërtimit të rrugës Junik-Gjeravicë në gjatësi prej 9,5 km në vlerë prej 477 519 euro, kurse
    punimet janë zhvilluar siç e dini në vitin 2014. Prapë, në tetor të vitit 2014 kanë nënshkruar
    kontratën për vazhdimin e projektit të njëjtë në gjatësi prej 3,82 km vlera e kontratës ka qenë 185
    mijë e 641 euro. Kurse, punimet natyrisht po zhvillohen gjatë këtij viti.

    Mosrealizimin me kohë kanë ndikuar disa faktorë duke filluar nga pozita e terrenit i cili është
    malor ku reshjet e shiut kanë qenë më të shpeshta dhe në sasi më të mëdha. Po ashtu, meqenëse
    kjo zonë është pak nacional për hapjen e trasesë, gjegjësisht për prerjen e drunjve është dashur të
    sigurohet edhe pëlqimi nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor. Në anën tjetër me
    rastin e përpilimit të këtij projekti nga ana e projektuesit nuk është paraparë kategoria e terrenit 5
    dhe 6 që ka pasur për pasojë kontraktimin e punëve shtesë.

    Siç e ceka më lartë realizimi i këtij projekti është në vazhdim e sipër dhe presim të përfundojë
    brenda një muaji për shkak të punëve shtesë. Për shkak të buxhetit të limituar që ka Ministria e
    Infrastrukturës për këtë vit nuk ka qenë e mundur të vazhdohet në fazën e tretë këtij projekti
    gjatë këtij viti. Megjithatë, Ministria e Infrastrukturës ashtu siç e kam njoftuar edhe kryetarin
    Kuçi do të shikojmë mundësinë që pjesën e mbetur të kësaj rruge ta përfshijë në buxhetin e vitit
    të ardhshëm. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zonja Kadrijaj, dëshironi pyetje shtesë?

  • Po, e keqja e kësaj Qeverie, e cila është trashëgimi, dhe asaj të kaluar, është
    se thuajse asnjë projekt në zonën e Dukagjinit nuk e ka dërguar deri në fund.

    Në çdo sektor janë lënë projekte të përgjysmuara dhe kjo nuk është e drejtë, sepse edhe ajo është
    pjesë që participon në buxhetin e përgjithshëm të Kosovës. Andaj, ministër ne po bazohemi në
    zotimin tuaj që ajo rrugë siç e thash është një rrugë jetike, është një rrugë që e mundëson
    zhvillimin ekonomik të një komune të re, e cila kërkon përkrahje dhe po bazohemi në premtimin

    31
    e juaj që ju me gjithë ato pengesa që paskeni do e realizoni këtë projekt, i cili është nënshkruar
    në ministrinë e juaj. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti ministër, e keni fjalën për t’u përgjigjur.

  • Zonja deputete, veç mos me marrë si premtim kam për t’u
    munduar, por jo premtim.

  • Deputetja Salihe Mustafa, pyetje për ministrin Valon Murati.

  • Faleminderit, kryesues!
    I nderuari ministër,
    Procesi i regjistrimit të diasporës ka filluar në fund të vitit 2013 dhe akoma po vazhdon. Tashmë
    dihet që prej fillimit të këtij viti është shtuar intensiteti i punës nga ana e ministrisë suaj për këtë
    proces.

    Atë që unë dua ta di është si po e presin bashkatdhetarët procesin e regjistrimit të diasporës dhe a
    po zhvillohet sipas planifikimit ky proces?

  • Zoti ministër, e keni fjalën!

  • I nderuar kryesues!
    Deputetë,
    Kabinet qeveritar,
    E nderuara deputete Mustafa,
    Procesi i regjistrimit të diasporës i paraparë edhe me strategjinë për diasporën dhe mërgatën
    2013-2017 është një proces i rëndësishëm për vendin, sepse duke pasur një bazë të konsoliduar të
    të dhënave mbi numrin, shtrirjen, profesionin, shoqatat, bizneset e tjera të bashkatdhetarëve tanë
    ne si shtet do të mund të ndërtojmë politika më të mira dhe më efikase në raport me Diasporën
    tonë.

    Duke qenë të vetëdijshëm se ky është një proces kompleks i cili do të kishte qenë më mirë të
    realizohej së bashku me regjistrimin e popullsisë, por që për shkak të kritereve të caktuara nga
    Eurostati nuk janë arritur rezultate të kënaqshme, atëherë realizimin e këtij procesi e ka filluar
    Ministria e Diasporës. Duke qenë se ky proces në të kaluarën ka çaluar ne kemi vendos që kjo
    verë të jetë një verë e mobilizimit tonë maksimal, siç e dini me ndihmën e partnerëve tanë
    UNDP-së dhe IOM-it kemi filluar fushatën e regjistrimit të diasporës me moton “ti je pjesë e
    atdheut”. Përderisa, përqendrimi i aktiviteteve të fushatës së regjistrimit do të jetë në muajt e
    verës dhe të dimrit, atëherë kur bashkatdhetarët vijnë në Kosovë ne me procesin e regjistrimit do
    të vazhdojmë edhe në pjesën tjetër të vitit duke shfrytëzuar platformën online, por edhe
    ambasadat, konsullatat, si dhe aktivitetet e ndryshme që zhvillohen në Diasporë.

    Ne kemi vendosur diku 100 regjistrues në gjithë Kosovën, nëpër komuna, qendra të regjistrimit
    civil, si dhe në pikat kufitare të cilat i presin bashkatdhetarët dhe bëjnë regjistrimin e tyre. Në
    bashkëpunim me Postën dhe Telekomin e Kosovës regjistrimi po realizohet edhe në mbi 100
    pikat të Postës së Kosovës me që rast bashkatdhetarët tanë marrin një numër të Valës me një sasi

    32
    të caktuar të minutave, megabajtëve, e mesazheve falas, si dhe afat skadimi një vjeçar. Më duhet
    të theksoj se me vendim të Qeverisë procesi aktiv i regjistrimit do të zgjas deri në fund të vitit të
    ardhshëm dhe rezultatet e para preliminare priten të dalin në fillim të vitit 2017.

    Regjistrimi pasiv, ai online do të zgjasë edhe për 5 vjetët e ardhshme. Informatat fillestare mbi
    fushatën “ti je pjesë e atdheut” janë se kemi një përgjigje pozitive të bashkatdhetarëve në këtë
    proces të regjistrimit, sidoqoftë unë shfrytëzoj rastin që të kërkoj përkrahjen e të gjithë juve
    deputetëve të Kosovës, të Kuvendit të Kosovës që kudo që jeni këto ditë në aktivitete me
    bashkatdhetarë të shfrytëzoni rastin dhe t’i ftoni ata që të regjistrohen duke ua larguar çfarëdo
    dyshimi dhe hezitimi mbi arsyeshmërinë dhe besueshmërinë e regjistrimit të diasporës.

    Gjithashtu, dua të falënderoj të gjithë bashkatdhetarët që iu kanë përgjigjur deri tash këtij procesi
    dhe u bëj thirrje të gjithë të tjerëve që nuk e kanë bërë deri më sot ta bëjnë në ditët në vijim.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Pyetje shtesë?

  • Ministër, faleminderit për përgjigjen dhe për aktivitetet dhe punën që po bëni
    për regjistrimin e diasporës, a mendoni se duhet ndonjë aktivitet shtesë për sensibilizim të
    regjistrimit të diasporës përveç këtyre punëve që po i bëni,sepse unë këto ditë kam has në
    bashkatdhetarë që pyesin dhe nuk kanë mjaftë qartësi për regjistrimin e tyre.

    Mendoj, a keni në plan ndonjë aktivitet shtesë?

  • Zoti ministër, urdhëro!

  • Realisht ne i kemi të përqendruar ju thash nga një fushatë e cila
    është edhe nëpër media, është edhe nëpër e kemi shtri nëpër të gjitha komunat e Kosovës dhe në
    qendrat e regjistrimit civil. Duke qenë se ne kemi shumë bashkatdhetarë po mendoj që ne me
    kapacitetet tona si ministri jemi duke e bërë atë që është optimale, por sigurisht që çdoherë
    mundet më shumë, por jemi duke e bërë optimalen që t’i njoftojmë me këtë proces.

    E shfrytëzova rastin kur e bëtë këtë pyetje që të kërkoj edhe ndihmën e juaj edhe ndihma juaj po
    mendoj që është goxha e rëndësishme në këtë drejtim. Faleminderit!

  • Faleminderit! Deputeti Daut Haradinaj, pyetje për ministrin Skënder Hyseni. Nuk
    është as Dauti as ministri. Faleminderit! Deputeti Ismajl Kurteshi pyetje për kryeministrin Isa
    Mustafa. Zoti Kurteshi e keni fjalën.

  • Faleminderit! Desha t’i them Rexhep Selimit se ka edhe më keq ,e kjo
    është hera e shtatë që po i drejtohem kryeministrit dhe më në fund ia arritëm që të jetë këtu një
    herë.

    Zoti kryeministër, nënkryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq para disa dite ka
    deklaruar se ka qenë pjesë e delegacionit të Serbisë në bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel. Kur
    nënkryetarin Rakiq e kanë pyetur si është e mundur një zyrtarë i Kosovës të jetë pjesë e

    33
    delegacionit të një shteti të huaj në bisedime me shtetin e tij, ai është përgjigjur: nëse ata, pra
    fjalën e ka pasur për institucionet e Kosovës dhe ju konkretisht zoti kryeministër, konsiderojnë se
    komunat e veriut janë pjesë e Kosovës atëherë pse ata duhet të bisedojnë me Beogradin, pse nuk
    thonë kjo është jona dhe nuk kemi çfarë të bisedojmë. Pra, ju pse s’i thoni kështu Beogradit.

    Zoti kryeministër, si e komentoni faktin që një zyrtarë i Kosovës bëhet pjesë e delegacionit të
    Serbisë në Bruksel dhe si e komentoni deklaratën e tij në lidhje me komunat e veriut?

  • Faleminderit! Zoti kryeministër, e keni fjalën.

  • Tani unë e kam këtu zoti deputet evidencën e pjesëmarrjes
    në takimin e Brukselit, më datën 17 qershor këtu thuhet lidhur me barrikadat dhe në delegacion
    kanë qenë Edita Tahiri, Dren Zeka, Elona Cecelia, Besnik Osmani, Arben Çitaku, Shqipe
    Mjekiqi, Agim Bahtiri, Goran Rakiqi, Rashit Çelaj, Rron Çupeva,...

    Goran Rakiqi ka qenë pjesë e jonë, ka qenë pjesë e ekipit të Kosovës, nuk ka qenë pjesë e ekipit
    të Serbisë edhe ai nuk është nënkryetar, por është kryetar i Komunës së Mitrovicës Veriore çka
    thotë ai pasi del prej aty është pastaj çështje e tij, mirëpo do të thotë ai ka qenë pjesë e jona, ka
    marrë pjesë së bashku me kryetarin e Mitrovicës së Jugut me zotin Agim Bahtiri në trajtimin e
    çështjes së lirimit të urës së mbi Ibër e cila nënkupton pastaj kalimin e këmbësorëve, kalimin e
    automjeteve, dhe qarkullimin e lirë mbi urë.

    Objektivë themelore është që të integrojmë serbët e komunave të veriut në gjithë sistemin tonë
    kushtetues dhe sistemin ligjor, ajo është përpjekja e cila po bëhet, po bëhet në bazë të
    marrëveshjes së parë e cila është arritur në vitin 2013 dhe e cila është ratifikuar këtu në Kuvend,
    prandaj unë nuk mund të komentoj deklaratat e tij por mund të them që ai ka qenë pjesë e
    delegacionit tonë, nuk mund të them se nuk ka pas tentime prej njerëzve që kanë shkuar nga
    Kosova që të bashkëngjiten delegacionit të Serbisë, por ka qenë një kundërshtim i
    bashkëpunëtorëve të Mogerinit që ajo të lejohet dhe nuk është lejuar në asnjë rast që njerëzit nga
    Kosova të jenë pjesë e delegacioneve të tilla.

  • A i bie kjo që po mos kishte kundërshtuar Mogerini, sa për delegacionin e
    Kosovës ata lirshëm ishin bërë pjesë e delegacionit të Serbisë, dhe kështu kryeministër?

    Përveç këtij, zotëriut që paska qenë sipas jush në delegacionin e Kosovës edhe
    zëvendëskryeministri serb, edhe ministrat serb nga Lista serbe jo një herë, por shumë herë kanë
    deklaruar se ata mbrojnë interesat e Beogradit edhe përherë kur i keni ftuar ju dhe kur i ka ftuar
    Vuçiqi ata i janë përgjigjur ftesës së Vuçiçit.

    Çka e keni ndërmend ju të ndërmerrni kundër gjithë këtyre që paguhen në Kosovë e punojnë për
    Beogradin, nëse ndonjëherë i pengon Mogerini, atëherë është meritë e saj dhe çka do të bëni ju
    që të mos e lejoni jo vetëm të jenë pjesë e atyre delegacioneve, por që edhe të mos punojnë për
    Beogradin por të punojnë për interesa të këtij vendi.


    34
  • Faleminderit! Zoti kryeministër, e keni fjalën.

  • Tash rregullat e Brukselit nuk i përcaktojmë ne. Rregullat e
    Brukselit i përcakton Brukseli unë fola për ato rregulla, të cilat vlejnë atje, sepse delegacionet
    janë të ndara prandaj, njerëzit nga Kosova mund të jenë vetëm pjesë e delegacionit të Kosovës
    dhe jo delegacionit të Beogradit.

    Nuk është puna a mundemi apo s’mundemi, sepse ne si Kosovë ne në Bruksel nuk mund të
    përcaktojmë rregulla, ne themi që nuk ulemi të bisedojmë me ta në qoftë se delegacionet janë të
    përziera dhe nuk ka ndodhur në asnjë rast prej që kemi pasur dialog atje që të kemi njerëzit nga
    Kosova qoftë serb apo të tjerë si pjesë të delegacionit të Serbisë në të cilat kemi biseduar si dy
    delegacione.

    Çështja tjetër është se ne po bëjmë përpjekje, prandaj nuk mund t’i mbyllim sytë para faktit që t’i
    integrojmë serbët në organet e institucionet e Republikës së Kosovës. Përpara s’e kemi pasur
    asnjë serb nga veriu, tani i kemi pjesë të Kuvendit të Republikës së Kosovës edhe shumë mirë
    janë këtu, sepse po bëjnë po marrin pjesë me neve në vendimmarrje.

    Nuk është lehtë, kemi probleme të cilat themi ne nuk mund t’i fshehim, por po bëjmë përpjekje
    që ne t’i kapërcejmë këto probleme. Deputetët këtu e kanë dhënë betimin e tyre në bazë të ligjeve
    dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ministrat këtu do të thotë janë zotuar mbi bazën e
    ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ne po bëjmë përpjekje që ato t’i
    realizojmë në jetë edhe unë mendoj që ne të gjithë bashkarish duhet të punojmë në këtë më mirë
    është që ne të bashkëpunojmë se sa që ne të krijojmë kundërshtarë, sepse kundërshtarët këtu nuk
    na nevojiten për arsye se duhet të marrim vendime shumë të rëndësishme që nënkupton se
    nganjëherë ato vendime nuk janë të lehta për arsye se duan 2/3 e gjithë deputetëve e 2/3 e
    popullatës pakicë që nuk e kemi përcaktuar ne si të themi koalicion por është përcaktuar në bazë
    të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në bazë të pakos së Ahtisarit, prandaj ne atë që po
    bëjmë, po e bëjmë përpjekje që ne t’i integrojmë të gjithë qytetarët tanë, jo që t’i dezintegrojmë.

    Dhe, për këtë duhet të punojmë bashkërisht. Faleminderit!

  • Faleminderit! Deputeti Kurteshi, prapë pyetje për ministrin Arsim Bajrami.

  • Faleminderit! Zoti ministër, bazuar në listën e çerdheve për fëmijë, del se
    në Kosovë ka më shumë çerdhe private se publike.

    Por, çerdheve të licencuara private ia shtojmë edhe çerdhet ilegale numri i të cilave nuk dihet
    atëherë disproporcioni në favor të çerdheve private rritet. Duke pasur parasysh se arsimi
    parauniversitar është në kompetencat e komunave por pasi që MASHT-i i licencon çerdhet
    private drejtoritë komunale të arsimit nuk i mbikëqyrin këto çerdhe, pra çerdhet private kështu
    del se çerdhet private nuk kontrollohen nga askush.

    Edhe diçka kam shtuar këtu vetë, pra çerdhet private nuk iu kontrollohet as programi, as ushqimi,
    as kushtet e punës, të qëndrimit, as kualifikimi i edukatoreve, janë jashtë kontrollit edhe pse dihet
    se ato luajnë rol të madh në ndërtimin e personalitetit të fëmijëve. Viteve të fundit ministër,

    35
    buxheti për ndërtimin e çerdheve ka rënë dhe numri i çerdheve private po rritet. Bazuar në
    informata zyrtare në çerdhet publike në Kosovë ka vend vetëm për 3% të fëmijëve.

    Zoti ministër, çka po ndërmerr MASHT-i për t’i vënë në mbikëqyrje çerdhet private dhe a ka
    planifikuar ministria që të ndajë më shumë mjete për të ndërtuar çerdhe të reja publike?

  • Zoti ministër, e keni fjalën.

  • Faleminderit, deputet Kurteshi!
    Në sferën e arsimit para fillor, Ministria e Arsimit ka tri prioritete: prioriteti i parë gjithë
    përfshirja rritja sa më e madhe e numrit të çerdheve publike dhe zhvillimin e një kulture
    familjare për dërgimin e fëmijëve në kopshte publike. Prioriteti i dytë hartimi i një kurrikule për
    fëmijët nga 0 deri në moshën 6 vjeçare specifikuar për vite, për moshën 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6 për
    secilin vit një kurrikulë dhe e treta përgatitje e mirë e edukatorëve për edukimin e fëmijëve para
    fillorë.

    Jemi në proces të bashkëpunimit me Karitasin zviceran dhe do t’i ndërtojmë tani çerdhet model
    me mësimdhënës model. Tek sektori privat më lejoni t’ju theksoj se kemi 62 çerdhe private të
    licencuara dhe kemi 27 në proces dhe 25 janë refuzuar nga Ministria e Arsimit. Poenta e pyetjes
    suaj ishte mbikëqyrja e çerdheve, sa çerdhe po mbikëqyren dhe a mund të rriten fondet.

    Ministria e Arsimit ka standarde të licencimet për çerdhe dhe ju thash që ne nga 27 kërkesa sa
    kemi sivjet 25 kemi refuzuar, por e pranojmë se ka çerdhe ilegale në ambiente familjare dhe ne
    po punojmë që tani përmes Ligjit për inspektoratin që është në hartim e sipër të trajnojmë dhe të
    përgatisim inspektorë të specializuar për kopshte, të cilët do të marrin detyrë që t’i monitorojnë
    këto çerdhe, të zbulojnë çerdhet ilegale, të palicencuara, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës
    t’i mbyllin këto çerdhe, kurse çerdhet e licencuara t’i monitorojnë sa janë standardet e plotësuara.
    Kështu që në vazhdimësi Ministria e Arsimit do të shtojë mbikëqyrjen përmes njësisë së
    inspektoratit.

    Fondet për çerdhe janë të vogla, fondet për çerdhe duhet të ngrihet kjo është një detyrë e
    komunave, është detyrë e drejtorive komunale që brenda grandit specifik të ndajnë sa më shumë
    në radhë të parë fonde për çerdhe publike. Ministria dhe Qeveria është e interesuar të ndërtojë sa
    më shumë çerdhe publike, ne nuk mund të ndalojmë çerdhet private, por ne mund t’i
    monitorojmë, mund t’i ndërtojmë standardet se çka quhet në Kosovë çerdhe para fillore, kështu
    që duhet të punojmë së bashku që vërtetë jo vetëm të ndajë fonde, jo vetëm të punojmë në
    kurrikulë dhe në përgatitje të mësimdhënësve, por të punojmë edhe në ndërtimin e një kulture
    familjare që fëmijët duhet të qohen në kopshte.

    Është e vërtetë se kapacitetet janë të vogla po këtu edhe komuniteti i prindërve mund të
    kontribuojë, sepse tek çerdhet private prindërit kanë një ndikim të rëndësishëm që brenda lagjes
    të ndërtojmë një çerdhe dhe ajo çerdhe të bëhet një institucion që mbikëqyret nga prindërit.
    Brenda projekteve të partneritetit privat o publik mund të shkojmë te ndërtimi i çerdheve,
    komunitete në bashkëpunim me autoritetet komunale mund të krijojnë fonde të përbashkëta,
    mund të ndërtojnë çerdhe dhe mund të monitorojnë gjithë kohën standarde dhe funksionimet e
    këtyre çerdheve.

    36
  • Faleminderit! Pyetje shtesë, zoti Kurteshi?

  • Po! Zoti ministër, kush do t’i kontrollojë çerdhet private të licencuara deri
    në momentin kur ju do të përgatitni inspektorë të veçantë për çerdhe, sepse s’keni për t’i
    përgatitur ata për një javë, as për një muaj dhe çështja tjetër është sa çerdhe ilegale i ka mbyll
    inspektorati i Ministrisë së Arsimit deri në këtë moment? Faleminderit!

  • I nderuar deputet Kurteshi!
    Edhe me kornizën aktuale ligjore kompetente për t’i monitoruar çerdhet është Ministria e
    Arsimit, përkatësisht divizioni i inspektoratit, por duhet ta pranoj unë jam i pakënaqur me këtë
    mbikëqyrje që ka ekzistuar deri më tani dhe tani jemi duke punuar në riformimin e inspektoratit
    në krijimin e inspektorëve të specializuar për segmente të caktuara të edukimit, jo një inspektor
    që dinë gjithçka dhe që nuk dinë asgjë.

    Por, dëshirojmë të kemi një inspektor të specializuar për çerdhe, për shkolla fillore, për
    universitete, për universitet, për aspekte pedagogjike dhe të jeni të sigurt se ky proces do të
    përfundojë sivjet. Ju do ta keni në sesionin e parë të shtatorit Ligjin për inspektoratin dhe do t’i
    vëreni ndryshimet. Ne kemi mbyll 25 çerdhe, 25 çerdhe i kemi mbyll dhe do të vazhdojmë t’i
    mbyllim në mënyrë të veçantë do të vazhdojmë t’i mbyllim në shtator kur krijojmë tre inspektorë
    të specializuar. Nuk duhet më shumë se tre inspektorë në Republikën e Kosovës që janë
    specialistë për t’i parë standardet e çerdheve dhe për t’i mbyll, sepse një çerdhe pa standarde
    mund të ndikojë shumë keq në familje, mund të ndikojë keq në edukimin e fëmijëve sepse ne
    kemi pa në media dhe storie të përdorimit të dhunës ndaj fëmijëve në çerdhe dhe menjëherë kemi
    reaguar dhe menjëherë i kemi mbyll ato çerdhe ju siguroj se me miratimin e Ligjit për
    inspektoratin do ta kemi një njësi të veçantë të specializuar të përbërë prej 3 inspektorë, të cilët
    do të jenë të specializuar kryesisht për monitorimin e standardeve në çerdhet publike dhe në
    çerdhet private.

  • Faleminderit! Zoti Daut Haradinaj, pyetje për ministrin Skënder Hyseni. Zoti
    Haradinaj, dëshironi ta bëni pyetjen?

  • Po, kryesues! Faleminderit!
    Edhe pse ministri nuk është këtu pyetja ka të bëjë që unë mendoj nëse edhe e sheh televizionin
    ose edhe e merr transkriptin, njëjtë do të ishte, pyetja për ministrin Skënder Hyseni ka të bëjë
    rreth Ligjit për pensionimin e Policisë së Kosovës meqenëse është edhe kryeministri këtu edhe
    kjo punë është edhe e ekzekutivit jo vetëm edhe e ministrit, është një çështje shumë urgjente
    edhe unë po i jap shumë shkurtë disa statistika pse është me rëndësi që të përfundohet ky ligj mbi
    moshën 40 vjeçare i kemi 4 mijë e 200 pjesëtarë të Policisë. Mbi moshën 46 vjeçare i kemi 2
    mijë e 901, mbi moshën 55-vjeçare i kemi 969, kjo i bie që duhet urgjentisht Ligji për
    pensionimin e parakohshëm i policisë i cili e rregullon sektorin edhe normën ndërkombëtare ku
    nuk mundet një polic ta ushtrojë detyrën në këtë moshë, domethënë mbi 55 vjet.

    Dhe, një ligj i tillë nuk ka shumë implikime buxhetore, por do ta zgjidhte këtë problem. Dje,
    fatmirësisht, domethënë edhe organizatat e huaja e vlerësuan policinë tanë ndër më të mirat në
    rajon edhe ky është lajm i mirë mendoj për krejt Kosovën ne duhet t’i përgëzojmë policinë por
    një të njëjtën kohë edhe tu japim mundësinë ligjore që të trajtohen këta. Këta nuk kanë as

    37
    sigurime pensionale, nuk kanë as sigurime shëndetësore, nuk kanë as sigurime aksidentale, do të
    thotë ky ligj i rregullon këto kritere dhe është në të mirën e Kosovës që sa më shpejt të vijë ky
    ligj.

    Kisha pas dëshirë edhe për opinion publik se dje u spekulua që qytetarët e Kosovës marrin pjesë
    në luftëra të huaja mbi 300, drejtori i policisë raportoi se ekziston një listë ku janë 100 persona,
    të cilët marrin pjesë në luftëra fetare jo 300 pjesëtar dhe Kosova pa të drejtë renditet në vendin e
    katërt si vend donator i ekstremizmit fetar.

    Edhe shefi i policisë dje nuk tha që Kosova është e eksponuar ose është e rrezikuar prej sulmeve,
    por tha nuk jemi imun në rast se hipotetikisht mund të ndodhë diçka ne i kemi marrë masat që
    qytetarët të ndihen të sigurt. Faleminderit!

  • Faleminderit! Deputeti Bali Muharremaj, pyetje për kryeministrin Isa Mustafa.

  • Faleminderit, kryesues!
    Të nderuar deputetë,
    I nderuar Kabinet qeveritar,
    Më 16 korrik është bërë rishikimi i buxhetit të Republikës së Kosovës dhe janë përafërsisht rreth
    52 milionë euro më pak në arkën e shtetit. Ndërsa, ju zoti kryeministër gjatë fushatës elektorale
    keni premtuar rritje të buxhetit deri në 500 milionë euro për çdo vjet. Pyetja: çka po ndodh me
    premtimet e juaja? A është dështim i radhës i Qeverisë tuaj, të cilën po mundoheni ta kaloni në
    heshtje?

  • Zoti kryeministër, e keni fjalën.

  • Faleminderit, zoti deputet!
    Faleminderit, kryesues!
    Natyrisht se më së pakti mundet buxheti të kalojë në heshtje për arsye se javën e kaluar ne kemi
    diskutuar mjaftë shumë për buxhetin edhe për amendamentet në buxhet, një javë më parë kemi
    diskutuar lidhur me strukturën e ndryshimeve dhe plotësimeve të buxhetit të Republikës së
    Kosovës dhe po ashtu i kemi prezantuar edhe mundësitë e buxhetit.

    Edhe unë këtu si kryeministër kam deklaruar se buxheti mund të rritet në qoftë se ne i rrisim
    taksat dhe tatimet si pjesëmarrje në buxhet. Mund të rritet përmes borxhit publik qoftë të
    brendshëm apo të jashtëm, mund të rritet po ashtu edhe përmes shitjes së aseteve qeveritare që,
    për fat të keq, ne kemi pjesëmarrje shumë pak sepse ato mjete janë në mirëbesim dhe nuk
    shkojnë drejtpërdrejtë në buxhetin e Republikës së Kosovës.

    Ne e kemi bruto produktin vendor apo GDP-në në vlerë prej 5,5 miliardë euro dhe kemi një
    pjesëmarrje rreth 30% të tatimeve apo të hyrave fiskale në bruto produktin vendor. Dhe, neve do
    të na nevojitej një GDP prej 7 miliardë eurove në mënyrë që ta rritim buxhetin për 500 milionë
    euro nga të hyrat vendore që do të thotë lypet kohë sepse buxhet i tillë mund të rritet vetëm mbi
    bazën e zhvillimit ekonomik. Ne tani kemi marrë masa me lejen e Fondit Monetar Ndërkombëtar
    që të kemi leje për ndryshimin e rregullave fiskale, të cilat na mundësojnë që ne të hyjmë në
    borxh për investime kapitale. Dhe ne i kemi disa prej këtyre programeve të identifikuara, për

    38
    shembull kemi rreth 200 milionë që mendojmë ta rritim kapacitetin buxhetor për investimet
    kapitale për rekonstruktimin e hekurudhës, por jo vetëm për një vit po për më shumë vite.

    Kemi po ashtu pëlqimin e bankës evropiane për rindërtim dhe zhvillim për ndërtimin e
    hidrosistemit për ujitje që po ashtu do të jetë rritje e buxhetit por gjitha këto do të bëhen në bazë
    të projekteve konkrete e jo që ne të hyjmë në borxh e pastaj të shohim se ku do t’i shpenzojmë
    këto mjete, do të thotë buxheti do të rritet por politikat e buxhetit janë politika të cilat ne i kemi
    prezantuar këtu me programin qeverisës. Në program qeverisës nuk kemi dhënë kuantifikime
    numerike dhe të themi që buxheti do të rritet kaq, atë program e kemi aprovuar si Qeveri i cili ka
    të bëjë me përkrahjen e politikave të tatimeve të ulëta mirëpo të zgjerimit të bazës tatimore.
    Prandaj, nuk është punë që ne po kalojmë heshtur, është punë që ne po diskutojmë të gjitha këto
    në Kuvend dh epo ashtu ka mundësi të rritjes së buxhetit por të rritjes vetëm tash për tash më
    tepër vetëm me krijimin e borxhit të brendshëm apo të borxhit të jashtëm publik për projekte
    konkrete jo për rritje të buxhetit, i cili nuk është i adresuar.

  • Faleminderit! Pyetje shtesë, zoti Muharremaj?

  • Po, zoti kryeministër nuk kemi nevojë për ligjërata, ju keni premtuar se
    për secilin vit të qeverisjes do të rritni buxhetin për 5 milionë euro ju që nuk i keni rritur të hyrat
    por i keni zvogëluar ato në parashikimet e buxhetit të mirëfilltë të këtij viti, njerëzve iu keni
    premtuar 120 mijë vende të reja të punës, keni premtuar zhvillim ekonomik, ju jo që nuk po na
    jepni shenja që do të ndodh kjo se do të realizohen premtimet se buxheti do të rritet për çdo vit
    nga gjysmë miliardi euro, por më keq buxheti i Qeverisë tuaj po minusohet për çdo vit.

    Kryeministër, a mundeni ju ose dikush nga qeverisja e koalicionit tuaj ta konfirmoni hapjen qoftë
    edhe të një vendi të ri të punësimit në Kosovë duke përjashtuar fabrikën e mallit të punësimit,
    administratën publike që keni dërguar numrin deri te 91 mijë punëtorë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti kryeministër, edhe një herë e keni fjalën.

  • natyrisht se nuk është qëllim i imi të mbajë ligjërata, mirëpo
    si duket ke nevojë për ligjërata sepse në qoftë se nuk kishim pasur nevojë atëherë nuk mundesh
    me prit që 500 milionë t’i bie dikush prej qiellit edhe ta shton buxhetin për gjysmë viti me 500
    milionë.

    Prandaj, buxheti nuk krijohet në mënyrë fiktive, buxheti krijohet mbi baza reale. Unë po flas
    bazat reale të krijimit të buxhetit dhe ato janë bazat reale të cilat unë i prezantova këtu jo si
    sistem të ligjëratave, por si sistem të informimit dhe të përgjegjësisë sime që të informoj ty si
    deputet, edhe pse je i informuar në seancën e kaluar për arsye se e ke pasur buxhetin përpara.

    Sa i përket punësimit, ajo është pyetje e re atë pyetje mund ta bësh herën tjetër unë përgjigjem
    vetëm në pyetjen e cila është shtruar.

  • Faleminderit! Mendoj që kohën e kemi shteruar. Deputeti i fundit është Mytaher
    Haskuka pyetje për kryeministrin Isa Mustafa. Nëse jeni për ta vazhduar dhe për t’i përfunduar
    pyetjet unë e vazhdoj s’e kam problem por sipas Rregullores ne e kemi përfunduar.

    39
  • Çështja implementimi i Ligjit NR. 04/ L 054 për statusin me të drejtat
    e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave
    civile dhe familjeve të tyre.

    Sipas këtij ligji anëtarët e ngushtë të familjes së dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së sipas
    kushteve dhe kritereve të përcaktuara me ligj realizojnë këto të drejta dhe beneficione, si në
    nenin numër 5, të drejtën për pensione familjare, neni nr. 6 beneficionet e veçanta dhe
    beneficionet e tjera të përcaktuara me ligj. Sipas po të njëjtit ligj në fuqi neni 8, paragrafi 2 këtë
    të drejta i realizon edhe të gjitha familjet e dëshmorëve të kombit të rënë në forma të ndryshme
    për lirinë e vendit në periudha të ndryshme historike. Pyetja: pse asnjë nga dëshmorët e kombit të
    të rënëve para vitit 1998 nuk është në listën e dëshmorëve dhe familjet e tyre nuk gëzojnë të
    drejtat që iu garantohet sipas ligjit në fuqi?

  • Zoti kryeministër, e keni fjalën.

  • Tash unë e kam këtu nja një faqe e gjysmë të shkruara prej
    edhe prej këshilltarëve të mi juridik edhe prej komisionit qeveritar i cili është marrë me këto
    punë, por unë do t’i bie më shkurtë kësaj, do të thotë përgjigjja është sepse ligjet të cilat janë në
    fuqi e mundësojnë vetëm këtë si ka vepruar komisioni. Në qoftë se dëshirojmë ta zgjerojmë
    periudhën atëherë duhet t’i ndryshojmë ligjin.

    Në qoftë se ka ankesa individuale ligji e mundëson që ankesat të bëhen dhe që e drejta të fitohet
    mbi këto ankesa.

  • Faleminderit! Pyetje shtesë?

  • Zoti kryeministër, sipas ligjit unë e citova ligjin domethënë sipas ligjit
    në fuqi neni 8 paragrafi 2 po e citoj prapë ligjin, domethënë nuk është kurrgjë tjetër: këto të
    drejta, domethënë të gjitha të drejtat të cilat i kanë familjet e dëshmorëve paragrafi 2 thotë, po e
    lexoj njëjtë ligjin: këto të drejta i realizojnë të gjitha familjet e dëshmorëve të kombit të rënë në
    forma të ndryshme për lirinë e vendit në periudha të ndryshme historike, që do të thotë edhe para
    ’98-ës këtu s’ka nevojë për ndryshim të ligjit, po mendoj edhe sipas diskutimit me këto familje të
    cilat të dëshmorëve para ‘98-tës ndër to, familjet e Fadil Vatës, Afrim Zhitisë, Ylfete Humollit,
    Rexhep Malës e Nuhi Berishës, por edhe vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka nuk po konsiderohen
    si dëshmorë të kombit, që është një absurd. Edhe nëse shikojmë të gjithë numrin e tyre, janë diku
    rreth njëqind e kat...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Zoti Isë, kryeministër e keni fjalën. Sa për sqarim, dihet statusi i dëshmorit cili
    është dhe kujt i takon, ata që nuk kanë vdekur duke luftuar s’mund të jenë dëshmorë, ata që kanë
    vdekur në spital nuk mund të jenë dëshmorë. Zoti Isa Mustafa e ka fjalën.

  • Unë prapë po lidhem me ligjet. Ai që të konsideron, në të
    vërtetë ne kemi respekt të madh për familjet dhe për të gjithë ata që kanë rënë dëshmorë për

    40
    Kosovën. Mirëpo, çdonjëri prej tyre të drejtën e vet mund ta realizojë sipas ligjit. Çdonjërit që i
    takon me ligj, do ta realizojë këtë të drejtë, por jo jashtë saj. Faleminderit!

  • Faleminderit! Koha për pyetje parlamentare ka kaluar. Lexojeni Rregulloren. Pika
    e tretë e rendit të ditës është:

    3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat e
    autorit dhe të drejtat e përafërta

    Komisioni Funksional e ka shqyrtuar projektligjin dhe Kuvendit ia ka rekomanduar për miratim
    në parim.

    E ftoj ministrin e Kulturës, zotin Shala, që para deputetëve të Kuvendit të prezantojë dhe
    arsyetojë projektligjin.

    (Ndërprerje e incizimit)

    (Drejtimin e mbledhjes e merr kryetari i Kuvendit, zoti Kadri Veseli.)

  • Nait, paraprakisht fjalën e ke, para se ta marrë ministri.

  • Faleminderit, kryetar!
    Për rend të ditës deshëm një pikë për ta përfshirë. Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji,
    Kulturë, Rini, Sport dhe Diasporë e ka pru një vendim të Komisionit për Këshillin për
    Trashëgimi Kulturore dhe ky këshill dy herë ka qenë pjesë e votimit jo të mjaftueshëm, prandaj
    ka mbetur edhe njëherë si komision kemi kërkuar që ta biem si kërkesë dhe të votohet.

    Kosova duhet të jetë pjesë e UNESKO-s dhe nëse nuk votohet ky këshill, në shtator nuk kemi
    mundësi të jemi pjesë e organizmit ndërkombëtar të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. Prandaj,
    po kërkoj nga ju që ta vëmë si pikë të rendit të ditës dhe të jetë pjesë e votimit të Këshillit, sepse
    Kosova mbetet jashtë kësaj për një vit tjetër, jashtë Këshillit të UNESKO-s. Faleminderit!

  • Naiti e ka bërë një propozim konkret. Ne po shkojmë në votim formal. Duhet
    shumica e thjeshtë. Shkojmë me votim elektronik apo formal? Formal. Hajde vetëm ngritëm
    duart kush është për. E konsideroj pikë të futur në rend dite, pikën e rendit të ditës të radhës.
    Administrata, ju lutem na i sillni materialet. Pas kësaj pike, pika e katërt e rendit të ditës të futet
    ajo.

    Komisioni Funksional e ka shqyrtuar projektligjin dhe Kuvendit i ka rekomanduar për miratim,
    në parim.

    E ftoj ministrin e Kulturës, zotin Kujtim Shala, që para deputetëve të Kuvendit ta prezantojë dhe
    arsyetojë projektligjin.

  • Faleminderit!
    Zoti kryetar,

    41
    Zoti kryeministër,
    Të nderuar ministra,
    Të nderuar deputetë,
    Me qëllim të rritjes së standardeve për fushën e të drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta,
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është e përkushtuar që të krijojë dhe zhvillojë politika, të
    cilat do të jenë në funksion të përmbushjes së objektivave ligjore në këtë rrafsh. Në kontekstin e
    obligimeve ligjore, duke përcjell legjislacionin ndërkombëtar të fushës dhe në bazë të
    përcaktimit të Qeverisë për përafrimin e legjislacionit të Kosovës, me legjislacionin e Bashkimit
    Evropian, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndërmarrë veprime me qëllim të
    transpozimit të AQUI-së së Bashkimit Evropian për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta.

    Në këtë drejtim duhet të theksohet edhe Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit, nga e cila do të dalin
    obligime për Republikën e Kosovës, që të ofrojë mbrojtje për të drejtat pronësore intelektuale në
    nivel të njëjtë me vendet e Bashkimit Evropian.

    Në fushën e të drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta ekzistojnë disa direktiva të BE-së, me
    të cilat shtetet anëtare kanë bërë harmonizimin e legjislacionit të tyre, respektivisht në
    legjislacionin për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta në kontekstin e Bashkimit Evropian
    dhe atë ndërkombëtar, në vijimësi bëhen ndryshime dhe për këtë shkak është parë e nevojshme,
    që të bëhen plotësime dhe ndryshime të Ligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta.

    Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e
    përafërta, përmban 33 nene, me të cilat synohet të plotësohet dhe ndryshohet Ligji bazë për të
    drejta të autorit dhe të drejta të përafërta, i cili ka 206 nene, me qëllim të normimit sa më adekuat
    të fushës së të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta.

    Në këtë kontekst, Ligji për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta duhet të plotësohet dhe
    ndryshohet me qëllim harmonizimin e tij me direktivat e BE-së së kësaj fushe, në çështjet dhe
    dispozitat lidhur me mbrojtjen e programeve kompjuterike, respektivisht çështjen e objektit të
    mbrojtjes, qiradhënien dhe huadhënien e të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta.
    Gjithashtu, ky ligj rregullon të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta, të cilat aplikohen në
    transmetimin satelitor dhe ritransmetimin kabllor, rregullohet edhe kohëzgjatja e të drejtave të
    autorit në rastet e veprave muzikore dhe të kompozuara me fjalë dhe zgjatet afati i mbrojtjes për
    të drejta të përafërta të interpretuesve dhe të prodhuesve të fonogrameve nga 50 në 70 vjet.

    Ligji rregullon edhe procedurën e sigurimit të provave dhe të aplikimit për masa të përkohshme
    dhe paraprake nga mbajtësit e së të drejtave, përfshirë këtu edhe mundësinë e mbrojtjes së të
    drejtave të vetë autorit lidhur me personat që mund të aplikojnë për masat e parapara juridike, si
    dhe llojet e mjeteve juridike, duke ofruar mjete bashkëkohore juridike për mbrojtjen e të drejtave
    të autorit dhe të drejtave të përafërta.

    Me ndryshimin e Ligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtave të përafërta, Republika e Kosovës
    do të ketë një ligj adapt për fushën e të drejtës së autorit dhe do të krijohet infrastruktura ligjore e
    domosdoshme për krijimin e një sistemi funksional të mbrojtjes së të drejtave të autorit, të cilat
    do të mbrohen dhe respektohen duke ndikuar në rritjen e kreativitetit dhe krijimeve kulturore, në
    përgjithësi.

    42
    Unë dëshiroj të theksoj shkurt, direktivat të cilat janë marrë për bazë në ndryshimet të cilat
    propozohen:
     direktiva mbi kohëzgjatjen e mbrojtjes së të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta;
     direktiva për përdorimin e lejueshëm të veprave pa autorësi dhe pronar të njohur;
     direktiva mbi harmonizimin e disa aspekteve të së drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta në
    shoqërinë e informacionit;
     direktiva për lehtësimin e transmetimit ndërkufitar të programeve audio-vizuale, përkatësisht
    transmetimit me satelit dhe ritransmetimit kabllor;
     direktiva për të drejtën e rishitjes, respektivisht për fitimin e autorit të një vepre origjinale të artit,
    e cila ka për qëllim balancimin e interesave të autorëve dhe pronarëve të veprave artistike;
     direktiva për mbrojtjen ligjore të bazës së të dhënave;
     direktiva për harmonizimin e legjislacionit në lidhje me të drejtat mbi qiradhënien dhe huazimin;
     direktiva që ka harmonizuar legjislacionin evropian në lidhje me mbrojtjen e programeve
    kompjuterike; dhe
     direktiva për zbatimin e të drejtave pronësore, intelektuale.

    Të nderuar deputetë,
    Duke pasur parasysh rëndësinë dhe nevojën e avancimit të fushës së të drejtave të autorit dhe të
    drejtave të përafërta në Republikën e Kosovës, unë ju ftoj që të votoni dhe të miratoni sot në
    parim Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta.
    Faleminderit!

  • Faleminderit, ministër! Ftoj tani kryetarin e Komisionit Funksional, zotin Nait
    Hasani, pasi kemi pasur veç prezantimin e projektligjit. Urdhëro, Nait!

  • Faleminderit, kryetar!
    Komisioni ka shqyrtuar Projektligjin për mbrojtjen e të drejtave të autorit, në mbledhjen më
    15.7.2015 dhe i rekomandon seancës plenare, që të miratohet në parim Projektligji nr. 05/L-047
    për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-065 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e
    përafërta.

    I propozojmë që në parim të kalojë ky projektligj dhe jemi të gatshëm që me amendamente t’i
    ndryshojmë, ose t’i plotësojmë pjesët për të cilat janë dhe duhet. Në komision ka pasur debate
    për këtë ligj dhe ka debate, sepse shtetet e BE-së dhe shtetet e përafërta të Ballkanit kanë forma
    të ndryshme të organizimit të mbrojtjes së të drejtës së autorit. Unë vetëm po e cek se lajmet
    ditore janë të pambrojtura dhe ato janë portalet e ndryshme, të cilat bëjnë edhe keqpërdorime po
    ashtu, të informatave të ndryshme, duke u prezantuar si autorë të vetët, pa qenë asnjëherë autorë.

    Ndërsa, Franca e ka të mbrojtur më së miri këtë formë dhe të gjitha veprat, të cilat janë të
    mbrojtura, ose veprat e autorit. Prandaj, kërkoj që në parim të kalojë, pastaj në komision do ta
    shqyrtojmë dhe plotësojmë. Faleminderit!

  • Faleminderit, Nait! Deklarohemi në emër të grupeve parlamentare. E ka fjalën
    Bekim Haxhiu, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës.

  • Faleminderit, i nderuar kryetar!

    43
    I nderuar kryeministër,
    Kabinet qeveritar,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike në parim i jep mbështetje plotësim-ndryshimit të Ligjit
    për të drejtat e autorit. Duke pasur legjislacionin për të drejtat e autorit dhe direktivat e
    Bashkimit Evropian për të drejtat e autorit, të cilat në vazhdimësi plotësohen, ka ardhur nevoja
    që edhe njëherë pas miratimit të këtij ligji në mandatin e kaluar, që tani të plotësohet, për shkak
    se kanë ndryshuar edhe direktivat e Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian për të Drejtat
    e Autorit, të cilat në vazhdimësi po plotësohen.

    Kemi diskutuar edhe në grupin parlamentar, mirëpo edhe në komision, që është e nevojshme që
    ky ligj të plotësohet dhe ndryshohet, mirëpo është edhe kërkesë e jona që Ministria e Arsimit, sa
    u përket direktivave të Parlamentit Evropian dhe të tjerat, të rregullojë në një formë me udhëzime
    administrative në të ardhmen, që me ligj Kosova i pranon dhe i mbështet direktivat e Bashkimit
    dhe Parlamentit Evropian, mirëpo pastaj që të mos na vijë për çdo vit, sa herë të ndryshohen dhe
    plotësohen këto direktiva dhe këto objektiva, që mos ta ndryshojmë dhe plotësojmë ligjin,
    mirëpo kjo pastaj të bëhet dhe plotësohet me udhëzime administrative përbrenda ministrisë, që të
    mos kemi në vazhdimësi nevojë, që Ligjin për të drejta të autorëve ta plotësojmë e ta ndryshojmë
    në vazhdimësi.

    Në parim, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës i jep mbështetje këtij plotësim-
    ndryshim të ligjit dhe i ftoj edhe të gjithë deputetët, për arsye se kemi edhe deputetë që janë edhe
    krijues, kanë edhe vepra letrare e artistike, që kontributin e tyre ta japin gjatë amendamentimit të
    ligjit. Faleminderit!

  • Faleminderit! Salih Morina, në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka
    fjalën.

  • Faleminderit!
    I nderuar kryeministër,
    Ministra,
    Edhe Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka shqyrtuar Projektligjin për të
    drejtat e autorit dhe ne jemi pajtuar, që në parim ta mbështesim këtë projektligj. Mund të ketë
    disa modifikime në disa nene, por besoj që gjatë leximit të dytë edhe Komisioni për Arsim,
    njëkohësisht edhe Ministria e Kulturës si sponsorizues, do t’i rregullojnë disa nene. Vlen të
    theksohet neni 45, ku parasheh që organizatat transmetuese, pa lejen e autorit dhe mbajtësve të
    tjerë të drejtave dhe pa kompensim mund të bëjnë incizime.

    Por, mendoj që bashkërisht këtu edhe me ministrin, gjatë leximit të dytë mund ta rregullojmë
    edhe këtë nen edhe disa nene të vogla dhe po ashtu, në fjalën që e tha edhe kolegu deputet Nait
    Hasani, kemi sot shumë portale në Kosovë të cilave nuk u dihet autori, por besoj që me
    udhëzime administrative edhe këto çështje mund të mbulohen dhe mund të rregullohen.

    Prandaj, ftoj të gjithë deputetët e parlamentit të Kosovës, që ta votojnë në parim Projektligjin për
    të drejtat e autoriale, sepse është i një rëndësie të veçantë edhe për vetë Ministrinë, por
    njëkohësisht edhe për qytetarët e Kosovës. Faleminderit!

    44
  • Faleminderit! Ismail Kurteshi nga “Vetëvendosja” e ka fjalën.

  • Faleminderit!
    Edhe Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje” i ka shqyrtuar 33 nenet, që janë propozuar
    për plotësim dhe ndryshim të Ligjit për të drejtat e autoritetit dhe të drejtat e përafërta nga
    Ministria e Kulturës me qëllim të harmonizimit të këtyre neneve me legjislacionin në fuqi në
    Bashkimin Evropian, por edhe plotësimin e nevojave, të cilat po lindin se rezultat i zhvillimit
    dinamik në këtë lëmë.

    Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje” do t’i përkrahë në parim ndryshimet dhe plotësimet
    e këtij ligji, por në periudhën në mes të dy leximeve, do të analizojmë propozimet, do të japim
    kontributin konkret në avancimin e ndryshimit dhe plotësimit të këtyre neneve. Do të
    konsultohemi, sidomos në nenet që rregullojnë të drejtën e autorit në pronësinë intelektuale, që u
    takon krijuesve dhe në fushën e artit, shkencës dhe të letërsisë dhe të drejtën e përafërt, që u
    takojnë interpretuesve, prodhuesve të fonogrameve, producentëve të filmit dhe shërbyesve
    medialë, audio-vizualë e kështu me radhë...

    Do të shikojmë me kujdes gjerësinë dhe limitet e trashëgimisë të të drejtave, shtrirjes dhe
    kufizimit të shfrytëzimit dhe të këtyre të drejtave. Edhe definimi i menaxhimit kolektiv të të
    drejtave autoriale, që do të mundësojë edhe themelimin dhe funksionimin e shoqatave për
    administrim kolektiv është pjesë e rëndësishme e projektligjit, që duhet të rregullohet me kujdes.

    Në fund, kam një vërejtje serioze për Ministrinë, që të ketë kujdes, që kur ta sjellë versionin
    final, të jetë një përkthim shumë më cilësor, se që ka pru në dokumentet që i ka pru komisionit,
    sepse ai përkthim është për çdo kritikë dhe jo vetëm që nuk bën të jetë në dokumentin final, por
    edhe në këtë pjesën që e ka pru ndikon në kualitetin e punës së Komisionit dhe të tjerëve, sepse
    ka shumë çështje të cilat nuk kuptohen drejt, për shkak të përkthimit, që është sjell jo ashtu siç
    duhet. Faleminderit!

  • E ka fjalën Teuta Haxhiu nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

  • Faleminderit, kryetar i Kuvendit!
    Edhe Grupi Parlamentar i Aleancës e ka shqyrtuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e
    Ligjit nr. 04/L-065 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta dhe e përkrah në parim. Do të
    punojmë në punën në grupe për të dhënë maksimumin, që ky ligj të jetë sa më funksional për
    implementim.

    E kemi përmendur edhe brenda Komisionit, se me të vërtetë ka një volum shumë të madh ky ligj
    edhe në mandatin e kaluar këtu kanë qenë pak a shumë vërejtjet tona, por do të mundohemi që ta
    bëjmë sa më të implementueshëm.

  • Faleminderit! Slavko Simiq nga Liste Serbe e ka fjalën.

    SLAVKO SIMIĆ: Hvala predsedniče!

    45
    Parlamentarna grupa Srpske liste u načelu podržava nacrt zakona o izmeni i dopuni Zakona o
    autorskim pravima i mi ćemo svoj doprinos oko izmena i dopuna ovog zakona dati kroz
    funkcionalne i stalne komisije u kojima su poslanici Srpske Liste zastupljeni. Hvala!

  • E ka fjalën Shukrije Bytyqi nga “Nisma”.

  • Faleminderit, kryetar!
    Edhe Grupi Parlamentar Nisma për Kosovën e ka shqyrtuar Projektligjin për plotësimin e
    ndryshimin e të drejtave të autorit dhe të drejtat e përafërta dhe në parim i jep mbështetje, ndërsa
    kontributin tonë do ta japim gjatë leximit të dytë dhe në punën e komisionit përkatës.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Fikrim Damka nga “6+”-i e ka fjalën.

  • Faleminderit, i nderuar kryetar!
    Edhe Grupi Parlamentar “6+” e ka shqyrtuar këtë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e
    Ligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta dhe Grupi Parlamentar “6+” e përkrah, në
    parim.

  • Faleminderit! Agim Aliu e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    I nderuar kryetar i Kuvendit,
    I nderuar kryeministër,
    Zëvendëskryeministër,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Pronësia intelektuale e ka një rëndësi shumë të madhe për zhvillimin dhe avancimin e kulturës,
    shkencës dhe teknologjisë së një vendi. Ne duhet të shohim pronësinë intelektuale si një mjet e
    katalizator të zhvillimit kulturor, shkencor dhe ekonomik dhe përmes avancimit dhe mbështetjes
    së krijimtarisë intelektuale, kreativitetit dhe inovacionit të nxisim zhvillimin ekonomik të vendit
    tonë.

    Duke pasur parasysh që pronësia intelektuale, përkatësisht të drejtat pronësore intelektuale kanë
    një rol shumë të rëndësishëm në kohën tonë, kur neve jemi të rrethuar me objekte të cilat janë të
    krijuara falë inovacioneve dhe ideve të materializuara, duke filluar nga telefonat e mençur, që
    çdonjëri nga ne ka në posedim, të cilët janë të mbrojtur në të drejta pronësore, industriale,
    patenta dhe marka tregtare e deri tek librat e romanet, për të cilët është investuar shumë kohë dhe
    mund për t’i krijuar e që mbrohen me të drejtën e autorit.

    Në këtë kontekst, e drejta e autorit dhe të drejtat e përafërta si degë e pronësisë intelektuale duhet
    të normohen dhe të rregullohen me ligj, përkatësisht dispozita ligjore, të cilat fillimisht u njohin
    të drejtat autorëve përkitazi me veprat e tyre dhe titullarëve të të drejtave të përafërta dhe
    përcaktojnë mjete juridike për mbrojtjen efikase të këtyre të drejtave, duke përcjell zhvillimet
    ligjore në vendet e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku të drejtat e
    autorit dhe të drejtat e përafërta mbrohen me fanatizëm.


    46
    Përcaktimi për dispozitat ligjore, që rregullojnë fushën e të drejtës së autorit dhe të drejtat e
    përafërta duhet që gjithmonë të kenë si pikënisje dhe t’i përshtaten realitetit tonë ekonomik dhe
    shoqëror, marrë parasysh gjithherë konventat ndërkombëtare të fushës për të drejtat e autorit dhe
    të drejtat e përafërta me theks të posaçëm direktivat e Bashkimit Evropian, që e rregullojnë këtë
    fushë.

    E drejta e autorit duhet të shërbejë si bazë dhe pikënisje e krijimtarisë shkencore, letrare dhe
    artistike, ku krijuesit, shkrimtarët dhe shkencëtarët tanë duhet të kenë parasysh çdoherë, që
    krijimet e tyre të jenë origjinale dhe të jenë krijime intelektuale të mendjes dhe dijes së tyre.
    Duke respektuar të drejtën e autorit konkretisht në çdo punim dhe krijim të tyre të krijuar bazuar
    në veprat e autorëve të tjerë, të citojnë ata autorë dhe të njohin kontributin e tyre, në të kundërtën
    kemi të bëjmë me plagjiaturë, dukuri kjo që është pengesë e zhvillimit shoqëror, kulturor dhe
    ekonomik të vendit tonë.

    Pra, rol të rëndësishëm duhet dhënë aplikimit të normave juridike, pjesë e legjislacionit pozitiv të
    së drejtës së autorit, me qëllim të luftimit të shkeljeve të së drejtave të autorit dhe luftimit të
    piraterisë. Vetëm duke zbatuar ligjin për të drejtat e autorit mund të ketë një zhvillim të
    krijimtarisë artistike, shkencore dhe të kulturës në përgjithësi, përfshirë këtu zhvillimin e
    industrive kreative dhe mediave të shkruara dhe elektronike, së bashku me radio dhe televizione.

    Zbatimi i ligjit sjell kompensim të drejtë dhe të merituar për krijuesit, autorët, shkrimtarët e
    shkencëtarët dhe është imperativ i kohës dhe drejtim i duhur i së ardhmes.

    Duke pasur parasysh që Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat e autorit dhe të
    drejtat e përafërta ka për qëllim harmonizimin e Ligjit aktual për të drejtat e autorit dhe të drejtat
    e përafërta me legjislacionin ndërkombëtar e posaçërisht evropian të fushës, mbështes në parim
    këtë projektligj. Faleminderit!

  • Faleminderit! Fjalën e ka Glauk Konjufca.

  • Deputetë të Kuvendit të Kosovës,
    Natyrisht, që ky është një ligj i cili mbron njërën nga të drejtat më të rëndësishme të njeriut, që
    është e drejta e pronësisë intelektuale dhe kjo e drejtë, le të themi, ndërtohet mbi një trekëndësh
    të caktuar, që është autori i veprës, që prodhon pronësinë intelektuale, që është blerësi i të
    drejtave mbi shitjen apo përdorimin e veprës, e cila është prodhuar nga autori dhe në fund është
    publiku, që e konsumon këtë produkt.

    Por, deri sot në Kosovë ka qenë shumë i favorizuar blerësi i të drejtës për shitjen dhe përdorimin
    e veprës, por ka qenë në përgjithësi apo fare i pambrojtur autori, që e prodhon këtë vepër.

    Në Kosovë për këtë arsye ka qenë shumë e shprehur kjo dukuria e plagjiatit, dukuria e
    plagjiaturës apo vjedhjes së pronësisë intelektuale. Duke filluar prej librave universitare deri tek
    CD-të e muzikës nëpër rrugë, autorët janë dëmtuar dhe shumë prej tyre nuk kanë mundur kurrë
    t’i mbrojnë të drejtat e tyre, sepse të drejtën e autorit nuk e mbron autori, ai është i pafuqishëm si
    individ ta mbrojë të drejtën e vetë. Të drejtën e autorit e mbron shteti, sepse shteti është i thirrur

    47
    që të veprojë përbrenda këtij trekëndëshi, që është autori, blerësi i të drejtës për shfrytëzimin e
    veprës dhe në fund publiku, që e konsumon atë vepër.

    Dhe, mund të them që deri sot në Kosovë shteti nuk ka qenë proaktiv në kapjen e shkelësve. Kjo
    e dëmton shumë prodhimtarinë intelektuale, sepse mospërmbushja e kësaj të drejte është armiku
    më i madh i krijimtarisë intelektuale, sepse krijimtaria intelektuale nuk e ka, le të themi, vetëm
    atë komponentin e përmbushjes apo të satisfaksionit shpirtëror të autorit, sepse ai nuk prodhon
    vepra vetëm që ato të kontemplohen apo të shfrytëzohen prej publikut, por mos të harrojmë një
    gjë, autori edhe jeton prej punës së vet. Ai duhet të jetojë prej veprave të tij. Shumë autorë e kanë
    të vetmin burim të jetesës krijimtarinë e tyre intelektuale, artistike, kulturore e kështu me radhë...
    dhe, nëse shteti nuk është në mbrojtje të këtyre njerëzve, të kësaj të drejte shumë të çmuar,
    atëherë, me thënë të drejtën, i vendos vetë autorët në një rrafsh të papëlqyeshëm kur ata
    detyrohen të shkëputen prej asaj që është, le të themi, përmbushje e tyre shpirtërore dhe të
    detyrohen të punojnë punë të tjera, siç në Kosovë ndodh shumë shpesh bile.

    Ndodh që sheh ti krijues artistik, krijues intelektualë në lloj-lloj punësh të ndryshme, që nuk janë
    vokacioni i tyre primar dhe origjinal edhe për çka ata janë shkolluar dhe kjo është me të vërtet e
    dhembshme në Republikën e Kosovës. Mirëpo, duhet të ketë një balancim të mirëfilltë në mes
    interesave të publikut dhe të drejtave të autorit, që është le të themi njëfarë lloji i të drejte private,
    ai e ka pronë prodhimin e tij, veprën e tij dhe kjo është njëfarë prone private e tij. Mirëpo, ajo e
    ka edhe një qasje edhe me lidhjen me publikun dhe në këtë mënyrë ajo i përket edhe publikut,
    është edhe vepër publike në të njëjtën kohë, aq sa është edhe private. Dhe, shteti, ma merr
    mendja, që duhet të gjejë drejtpeshimin më të mirë të mbrojtjes edhe të të drejtave të publikut, se
    edhe publiku i ka disa të drejta. Bile, unë mendoj që rregullimi i të drejtës të autorit në të vërtetë
    nuk është një rregullim i thjeshtë, të cilin shteti e mbron vetëm në mënyrë negative, pra nuk është
    përgjegjësia e shtetit në mbrojtjen e të drejtës së autorit, vetëm që ta mbrojë autorin, thjesht nga
    shkelja, predispozimi i tij ndaj kopjimit, ndaj vjedhjes së idesë, e kështu me radhë.

    Kjo është një e drejtë, e cila nëse tenton të rregullohet mirë, atëherë shteti i merr edhe disa
    obligime të caktuara, të cilat lindin në momentin kur shteti mbron në mënyrë strikte të drejtën e
    autorit. Unë po dua ta prek vetëm një dimension të problemeve që lindin, kur shteti mbron në
    mënyrë të rreptë, në mënyrë të ashpër të drejtën e autorit. Për shembull, i keni studentët e
    Universitetit të Prishtinës, unë po i marr vetëm studentët e mjekësisë, sepse ata janë... ata e kanë
    hallin më të madh me këtë fushë, të jesh student i mjekësisë dhe të bësh shkencë të njëmendtë, në
    kurrikulumin që ti e ke, për t’u dalë në fund studimeve janë nja 250 libra, nja 300 libra, do atllase
    shumë të shtrenjta të anatomive e të fiziologjive e të drejtimeve të ndryshme, të cilët më së paku
    për të qenë kualitativ kushtojnë nga 100 euro dhe këto 250 – 300 libra një student me kapacitetin
    e tij financiar këtu në Kosovë, nuk është e mundur t’i përballojë dhe t’i blejë të gjitha ato libra.

    Edhe e keni pa ju në Kosovë këtë fenomenin e fotokopjimit të veprave të autorëve të ndryshëm,
    që natyrisht është shkelje e të drejtave të autorit dhe nuk bën të ndodhë, mirëpo në anën tjetër,
    njerëzit e kanë këtë problem dhe nuk mund ta zgjidhin studentët tanë. Nëse shteti vetëm më thotë
    mua, nuk më intereson kjo çështje, prej sot duhet të fillojë zbatimi i ligjit dhe punë e madhe për
    ata studentë pastaj, se si të gjenden. Hajde të fillojmë, mbyllini të gjitha fotokopjet, që e kanë
    bërë këtë shkelje dhe nëse nuk merret shteti me një kosto që prodhon, për shembull, kjo
    problematikë në fushën e subvencionimit të përkthimeve, për shembull, apo të librit universitar,

    48
    Universiteti i Prishtinës është me përkthimet më të pakta prej krejt universiteteve të Evropës.
    Nëse nuk i përktheni ato atllase të anatomisë, të mjekësisë, nëse nuk e shtoni fondin nga ana e
    Qeverisë për t’ia dedikuar Universitetit në mënyrë të veçantë për përkthimin e këtyre librave, unë
    nuk e di se si do të gjenden ata studentë, nëse ky ligj fillon të implementohet në mënyrë të ashpër
    dhe ata nuk dinë pastaj kah t’ia mbajnë dhe si të gjejnë zgjidhje.

    Gjithmonë zgjidhjet kanë qenë në disa forma, le të themi, pirateske të mënyrave qysh këta njerëz
    janë furnizuar me libra, sepse gjendja financiare e studentëve tanë nuk e përballon një gjë të tillë.

    Pra, unë e përmenda vetëm një aspekt, por ka edhe shumë të tjera, me të cilat duhet të merret
    Qeveria dhe duhet t’i ketë në trajtim, kur të mendojë për zbatimin strikt dhe absolut të këtij ligji
    në Republikën e Kosovës. Faleminderit!

  • Faleminderit! Blerta Deliu-Kodra e ka fjalën.

  • KODRA: Faleminderit, kryetar!
    I nderuar kryetar i Kuvendit,
    I nderuar kryeministër i vendit,
    Të nderuar kolege dhe kolegë deputetë,
    Plotësim-ndryshimi i Projektligjit për të drejtat e autorit dhe të drejta të përafërta me 33 nenet e
    tij, mendoj se do të ndihmojë jashtëzakonisht shumë në rregullimin e kësaj fushe, por pajtohem
    me atë që u tha nga kolegët këtu, se problemet janë shumë të mëdha, prandaj, mendoj se duhet të
    insistohet në mekanizmat konkretë.

    Problemi më i madh është në fushën e mbrojtjes së të drejtës, që lidhet me shoqatat kolektive.
    Fatkeqësisht, e drejta e autorit vazhdon të jetë njëra prej të drejtave që respektohet shumë pak në
    Kosovë dhe krahasuar me shumë shtete tjera, do të thotë Kosova qëndron jashtëzakonisht keq në
    këtë drejtim, përkundër një legjislacioni të mirë, që është munduar të krijohet lidhur me
    mbrojtjen e këtyre të drejtave.

    Ka pasur shumë probleme, edhe pse ka pasur krijim të task-forcave që janë munduar të krijojnë
    dhe rregullojnë këtë fushë, po i përmend disa aksione, që janë realizuar nga Policia e Kosovës,
    nga Inspektorati i Tregut, pastaj nga Zyra për të drejtat e autorit, të cilat janë munduar të
    kontrollojnë gjithë atë plagjiaturë që është bërë në këtë fushë.

    Ajo që për mua si deputete është shqetësuese dhe që u potencua edhe nga kolegu Konjufca, është
    edhe çështja e fotokopjeve, të cilat veprojnë në Kosovë dhe të cilat bëjnë fotokopjim të teksteve
    shkollore, pa marrë paraprakisht leje prej autorëve. Diçka që mund të vlerësohet si sinjal pozitiv,
    është se ka pasur disa raste kur kanë filluar që fotokopjet të marrin autorizim nga autorët dhe
    mjetet të cilat janë fituar nga këto fotokopje janë ndarë si fitim edhe autorit.

    Pirateria digjitale, që u përmend, është shumë me probleme. Janë shumë ueb sajte, të cilat
    vendosin materialet e tyre që shkelin në mënyrë drastike të drejtat e autorit. Këto ueb sajte do të
    duhej që të bllokoheshin në tërësi. Në rast se kjo kryhet, atëherë unë mendoj se kjo do të ndikojë
    edhe në rritjen e numrit të shikueshmërisë nëpër kinematë e Kosovës. E dini që pirateria ka
    prekur në masë të madhe, do të thotë, këtë fushë. Mendoj që duhet të fokusohemi shumë më

    49
    shumë në ndërgjegjësimin e qytetarëve. Ligjet janë të mira, por ajo që mungon është ndërgjegjja
    e qytetarëve që ka një ligj, i cili mbron këto të drejta dhe këta qytetarë, këta krijues, të cilët bien
    viktima, ose janë pre e shkeljes së të drejtave të tyre, atëherë mendoj se duhet t’i adresojnë këto
    raste në instanca të cilat janë përgjegjëse, do të thotë, në rast se këto të drejta shkelen, atëherë të
    mos hezitojnë që të bëjnë denoncime, qoftë padi, qoftë kallëzime në polici dhe në gjykata, që
    rregullojnë këtë fushë.

    Unë do ta votoj në parim këtë ligj dhe pres që gjatë kohës së amendamentimit ne ta plotësojmë
    me plotësim-ndryshimet e deputetëve. Faleminderit!

  • Faleminderit! Fisnik Ismajli e ka fjalën dhe luten deputetët të futen në sallë, se
    kemi votim pastaj.

  • Të nderuar deputetë dhe të pranishëm,
    Unë sot po dua të flas për Ligjin për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta, por jo për
    ndryshimet dhe plotësimet, që po doni t’i bëni në këtë ligj, gjithmonë me arsyetimin se duhet t’i
    përcjellim standardet e Bashkësisë Evropiane, po dua të flas për krijuesin.

    Duke qenë se vetë jam krijues dhe shpesh i shoh të drejtat e mija duke i keqpërdorë, po dua të
    flas për atë autorin, për të drejtën e të cilit thoni se tërë kohën po punoni, madje duke përpiluar
    edhe një ligj, i cili nëse vërtet e lexon, jo vetëm se është goxha mirë i shkruar, por edhe ta jep
    përshtypjen se krijuesit janë ndoshta, edhe krijesat më të mbrojtura në Kosovë, sot.

    Por, realiteti është krejtësisht tjetër. Krijuesit, ata të mirëfilltit, në rastin më të mirë, mezi fitojnë
    bukë për të ngrënë, e thatë edhe ju parafolësit. Derisa prej punës së tyre përfitojnë stërshitësit dhe
    ata që merren me pirateri. Të jesh këngëtar që di të këndojë apo aktor i mirë, është pothuajse e
    kotë në Kosovë sot, sepse vepra jote vlerësohet dhe bëhet pazar për të, sikurse për një kilogram
    dardhash dhe jo këto dardhat e Isa Mustafës, që janë në shesh, se nuk po flas për shkrimtarin, a
    poetin, a piktorin, a skulptorin... madje, këtu po dua ta fus edhe programorin, sepse ky ligj prek
    edhe teknologjinë informative, e cila njëjtë sikur arti e kultura neglizhohen tej mase sot në
    Kosovë. E ku është problemi?

    Problemi është, se ky ligj, ndonëse në parim është i vlefshëm, figuron veç në letër dhe nuk
    zbatohet, ashtu qysh nuk zbatohen edhe plot ligje tjera dhe ne përfundojmë duke rrejtur vetveten,
    se kemi ligje me standarde evropiane, e realiteti është se edhe Evropa e sheh se këto ligje nuk
    jemi duke i zbatuar dhe për këtë arsye vazhdon të na mbajë në izolim.

    Sot, edhe pse ligji e definon, ndryshe krijuesi, e po e marr në shembull një këngëtar apo një
    shkrimtar, është i detyruar t’ia shet veprën një të ashtuquajturi producent apo botues, me një
    çmim fiks, zakonisht shumë të ulët, sepse nuk ka mekanizëm që e kontrollon numrin e
    transmetimeve të një kënge, për shembull, ose tirazhin e një botimi në mënyrë që të paguhet
    ashtu si në krejt botën, varësisht sa e lyp tregu.

    Në këtë mënyrë, nëse një krijues e shkruan një libër të mirë apo e kompozon një këngë të bukur
    përfiton aq sa ka futur punë në të, jo aq sa ia ka vlerësuar paraprakisht producenti e që është një
    çmim zakonisht i ulur, nga i cili ai mundohet të përfitojë veç vetë. Kjo natyrisht ndikon edhe në

    50
    cilësinë e krijimtarisë, sepse krijuesin nuk e motivon të lodhet e të punojë më shumë e për të
    krijuar një vepër më të mirë kur e di se nuk do të ketë bukë prej saj, dhe shumica përfundojnë
    duke vjedhur, duke modifikuar vepra ekzistuese, duke banalizuar skajshmërish krijimtarinë në
    Kosovë.

    E po e dëgjoj veten nganjëherë, apo po ju dëgjoj juve duke na thënë neve: po ju të
    “Vetëvendosjes” veç po kritikoni, por s’po jepni alternativa. Çka po do alternativë më të mirë se
    për t’ ju thënë: zbatoni ligjin. Shumë gjëra janë veç të definuara në këtë ligj, por në praktikë nuk
    janë kurrkah. Më shumë i mbron të drejtat e një autori të artistit kosovar You Tube, se sa
    mekanizmat e zyrat e kësaj Qeverie, e si rezultat sot nuk ka art e kulturë të mirëfilltë të
    teknologjisë informative.

    Sot ka shou-biznes të shëmtuar, i cili i ka humbur vlerat, nga i cili përfitojnë më së shumti këta
    artistët e rremë, të cilët paratë më të mëdha i fitojnë nëpër dasma e syneti, e për të cilat as tatime
    nuk paguajnë, sepse nuk ka mekanizëm që e zbaton ligjin, derisa krijuesit e mirëfilltë ata të
    vërtetë, që vërtet krijojnë vepra as nuk i kanë kushtet më themelore të krijojnë, as të promovojnë
    e në fund as të fitojnë ndershmërisht prej punës së tyre.

    Ata të njëjtit pseudo-artistë që përfitojnë më së shumti edhe prej do grandeve e financimeve të
    Qeverisë, sepse prodhojnë cilësi ekstremisht të ulët që të kenë sa më pak shpenzime dhe atë
    profitin e madh në fund ta ndajnë me dallaveraxhinjtë brenda në qeveritë që janë, në këtë
    qeverinë aktuale dhe krejt ato të kaluara. E ju vazhdoni të krenoheni se keni ligje me standarde
    evropiane, e as idenë më të vogël nuk e keni se sa e fortë është industria kreative, po e zëmë, në
    Britani të Madhe dhe po dua të marr shembull, e cila më as nuk e quan industri kreative, por e
    quan ekonomi kreative.

    Qe, po e marr një shembull, të ilustroj. Sot në Britani, ekonomia që ka të bëjë me fushat, prej
    filmit deri te dizajni i rrobave, te programi i aplikacioneve në telefon që i keni deri te lojërat
    kompjuterike, muzika, media, dizajni, reklamimi, piktura, skulptura e deri te arkitektura, njihet si
    industria më e rëndësishme që i bie të hyra sektorit kreativ dhe teknologjisë informative, pra të
    Britanisë së Madhe, me total prej 71 miliardë funtash në vit. Po, po, 70 herë buxheti i Kosovës,
    të dashur kolegë. E, Ismet Beqirit, i doket sukses kulturor e kreativ kur e pranon në zyre një reper
    veç të dështuar të Amerikës dhe i cakërron grushtat me to. Njëmend, as grushtet s’ka ditur për t’i
    cakërruar se ia pati kapur dorën.

    Kjo situatë nuk është e pazgjidhshme, përkundrazi në Kosovë ka tepër shumë burime njerëzore
    që kanë vullnet të jashtëzakonshëm të vendosin drejtësi sociale në mes krijuesve dhe arbitraritetit
    qeveritar të vazhdueshëm.

    Problemi i madh që e pengon këtë vullnet për të dhënë rezultate janë pikërisht politikat e
    mbrapshta për kulturën, artin e teknologjinë informative nga përfaqësues politikë të PDK-së e të
    LDK-së të cilët kanë averzion në fakt ndaj artit, kulturës së mirëfilltë, sepse këto vlera shkojnë
    kundër hajnisë, kundër korruptimit dhe sigurisht kundër injorancës. Faleminderit!

  • Faleminderit! Kemi mbaruar me deputetët diskutues. Përfaqësuesi i Qeverisë nëse
    e do fjalën, le të urdhërojë.

    51
    Atëherë, të nderuar deputetë, në vazhdim kërkohet deklarimi me votim për miratimin në parim të
    Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e
    përafërta.

    Lus regjinë dhe deputetët të bëhen gati për votim. Votojmë tash!

    Është një votë absolute të 74 deputetëve, 74 për dhe Kuvendi e miratoi në parim Projektligjin për
    ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta.

    Kërkohet nga Komisioni funksional dhe komisionet e përhershme, që në afati ne paraparë me
    Rregulloren e Kuvendit ta shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t’i paraqesin raportet me
    rekomandime.

    Jemi në pikën e rendit të ditës,

    - Emërimi i shtatë anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore

    Diskutimet për këtë pikë të rendit të ditës kanë përfunduar në seancën e mbajtur më 16 prill
    2015, ndërsa në seancën plenare të datës 7 maj 2015 nuk ka marrë pjesë në votim numër i
    nevojshëm i deputetëve, andaj, në seancën e sotme, duhet të përsëritet votimi.

    Të nderuar deputetë, në vazhdim kërkohet deklarimi me votim për zgjedhjen e anëtarëve të
    Këshillit të Kosovës për Trashëgimi kulturore, si në vijim:

    1. Shafi Gashi, shqiptar,
    2. Florim Isufi, shqiptar,
    3. Arijeta Miftari, shqiptare,
    4. Doruntinë Matoshi, shqiptare,
    5. Visar Haxhibeqiri, shqiptar,
    6. Bego Kululleri, turk,
    7. Huljko Jovanoviq, serb.

    Lus regjinë dhe deputetët, të përgatiten për votim dhe votojmë tash.

    76 deputetë kanë votuar, 66 janë për, 7 abstenime dhe 3 kundër, konstatoj se Kuvendi zgjodhi
    anëtarët e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore me mandat trevjeçar.

    Kalojmë në pikën e pestë:

    5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për armë

    Komisionet parlamentare e kanë shqyrtuar Projektligjin për armë dhe Kuvendit i kanë
    rekomanduar miratimin e tij, me amendamentet e propozuara.

    E ftoj raportuesin e Komisionit Funksional, deputetin Rexhep Selimi, që para deputetëve të
    paraqesë dhe arsyetojë raportin me rekomandime.

    52
  • Faleminderit!
    Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës,
    duke analizuar qëllimet e projektligjit, përmbajtjen dhe nevojën për këtë ligj, si dhe rëndësinë e
    tij, duke vlerësuar standardet dhe hartimet e legjislacionit, përputhshmërinë dhe praktikat
    legjislative, konstatoi se propozimi i amendamenteve në nenet e cekura, është në favor të rritjes
    së efektivitetit, të normimit dhe në favor të lehtësimit të zbatimit të këtij projektligji në praktikë.

    Propozim amendamentet janë bërë me qëllim të saktësimit dhe rregullimit të dispozitave të
    projektligjit dhe Komisioni funksional i rekomandon Kuvendit miratimin e Projektligjit numër
    05/L-22 për armë, bashkë me amendamentet e propozuara.

    Zoti kryetar,
    Në përputhje me Rregulloren unë propozoj edhe një amendament të ri që të dalë si amendament i
    kësaj seance dhe me dakordimin e përfaqësuesve të grupeve parlamentare në Komision dhe me
    kërkesën e saktë të propozuesit, respektivisht të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për 1
    amendament të ri, më lejoni ta lexojë amendamentin me radhë numër 64, për shkak se ky
    projektligj në lexim të dytë ka 64 amendamente dhe unë propozoj amendament të ri me numër
    rendor 65, që ka të bëjë me nenin 4 të këtij ligji, pika 1 pikë 1.6.

    Për procesverbal, më lejoni ta lexoj kërkesën për ndryshim.

    Në vend të “armë zjarri me tytë poligonale A16”, propozuesi kërkon që ky definicion të
    favorizohet teknikisht më shumë se sa ndryshe “me armë zjarri me tytë poligonale e cila nuk
    mund të gjurmohet lehtësisht, në kllapa (A-16). Më lejoni ta përsëris edhe një herë ndryshimin e
    kërkuar nga sponsorizuesi.

    Është pika 1.1.16 “armë zjarri me tytë poligonale” kërkohet të amendamentohet në këtë formë,
    dhe lexoj tekstin: “armë zjarri me tytë poligonale e cila nuk mund të gjurmohet lehtësisht, në
    kllapa (A-16).

    Ky amendament, apo ky ndryshim është i nevojshëm për të lehtësuar zbatimin e këtij ligji si dhe
    për të mos paraqitur pengesa në zhvillimin e aktiviteteve që kanë të bëjnë me armët.

    Pra, edhe në emër të anëtarëve tjerë të Komisionit në konsultë, unë kërkoj që ky amendament të
    renditet si amendamenti 65, në radhën e amendamenteve të mëhershme.

    Njëkohësisht edhe në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje” i mbështetim
    amendamentet e këtij projektligji dhe kërkojmë që këto amendamente dhe ky projektligj të
    votohen. Faleminderit!

  • Faleminderit! Në fakt, në këtë projektligj janë propozuar gjithsej 65 amendamente.
    Dëgjuat edhe deputetin Rexhep Selimi, në emër të Komisionit funksional. Në bazë të Rregullores
    ne mund të shkojmë me amendamente një nga një, por e kemi një unanimitet të Komisionit
    funksional për 65 amendamentet, dhe mund të shkojmë drejtpërdrejt nga 1 deri në 65, me votim
    në tërësi, e në fillim vetëm të amendamenteve, nëse ju jeni të pajtimit, e nëse ka kundër, le të

    53
    lajmërohen. Pra, do të shkojmë në votim. Janë 65 amendamente dhe i votojmë një herë të gjitha
    amendamentet, me një aprovim formal.

    A ka kush kundër? Nëse s’ka kundër, votohen të 65-tat.

    Atëherë, aprovohen të 65-tat.

    Tash e votojmë tekstin e Projektligjit në tërësi, me amendamentet e miratuara.

    Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim! Votojmë tash!

    I kemi 73 deputetë që kanë votuar, 69 janë për dhe 4 abstenime, prandaj Kuvendi konstaton se e
    miratoi Ligjin për armë.

    Kalojmë në pikën e gjashtë të rendit të ditës:

    6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pajisje me
    armë, municion dhe pajisje përkatëse të sigurisë për institucionet e autorizuara shtetërore
    për siguri

    Komisionet parlamentare e kanë shqyrtuar projektligjin dhe Kuvendit i ka rekomanduar
    miratimin e tij, me amendamentet e propozuara.

    E ftoj raportuesin e Komisionit Funksional, deputetin Anton Quni, që para deputetëve të paraqet
    dhe arsyetojë raportin me rekomandime.

  • Faleminderit, kryetar!
    Të nderuar deputetë,
    Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, e ka shqyrtuar në parim
    Projektligjin numër 05/L-017 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-246 për pajisje me
    armë, municion dhe pajisje përkatëse të sigurisë për institucionet e autorizuara shtetërore dhe ka
    formuar Grupin e punës për shqyrtimin e tij.

    Grupi i punës e ka paraqitur raportin për diskutim në mbledhjen e Komisionit. Komisioni e ka
    shqyrtuar projektligjin duke e përfshirë edhe raportin e Grupit punues dhe përfundimisht i ka
    miratuar 4 amendamente.

    Raportin me amendamente e ka proceduar te komisionet e përhershme që ta shqyrtojnë sipas
    kompetencës.

    Vlerësimi i të gjitha komisioneve relevante është për, prandaj edhe i ftoj të gjithë deputetët që ta
    votojnë ligjin në fjalë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Në fakt, në këtë projektligj janë propozuar gjithsej 4 amendamente.
    Raportuesi i Komisionit funksional, deputeti Anton Çuni tregoi se ka unanimitet të Komisionit.


    54
    Pra, i kemi 4 amendamente, të cilat do t’i votojmë bashkërisht, me një votim formal. Nëse ka
    kundër, urdhëroni, e nëse jemi të gjithë për, atëherë i aprovojmë.
    Pra, u votuan 4 amendamentet.

    Tash e votojmë tekstin e projektligjit në tërësi, me amendamentet e miratuara.

    E kisha lutur regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim! Votojmë tash!

    71 deputetë kanë votuar, të gjithë janë për dhe konstatoj se Kuvendi e miratoi Ligjin për
    ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pajisje me armë, municion dhe pajisje përkatëse të
    sigurisë për institucionet e autorizuara shtetërore për siguri.

    Jemi në pikën e fundit të rendit të ditës:

    7. Shqyrtimi i raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2014

    Komisioni funksional për Legjislacion e ka shqyrtuar raportin vjetor të Komisionit Qendror të
    Zgjedhjeve për vitin 2014 dhe Kuvendit i ka rekomanduar për miratim.

    Gjithashtu edhe Komisioni për Buxhet e Financa e ka shqyrtuar raportin dhe Kuvendit i ka
    rekomanduar për miratim.

    E ftoj nënkryetaren e Komisionit Funksional për Legjislacion, zonjën Selvije Halimi për
    arsyetimin e raportit me rekomandime.

  • Faleminderit, kryetar!
    Të nderuar deputetë,
    Komisioni për Legjislacion, Mandate e Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e
    Agjencisë Kundër Korrupsionit, në cilësinë e Komisionit funksional, duke vepruar në pajtim me
    nenin 72 paragrafi 1 dhe 2 të Rregullores së Kuvendit, në mbledhjen e mbajtur më 29 qershor
    dhe 6 korrik të vitit 2015 e shqyrtoi raportin e punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për
    vitin 2014 dhe vendosi që Kuvendit t’i paraqet këtë rekomandim:

    - Të miratohet raporti i punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2014.

    Faleminderit!

  • Faleminderit! Nga Komisioni për Buxhet e Financa, zoti Naser Osmani nuk është
    këtu për ta arsyetuar raportin.

    A ka ndokush që do të marrë fjalën? OK!

    Nga përfaqësuesit e grupeve parlamentare e kemi Agim Ademaj, të lajmëruar në mënyrë
    elektronike, dhe s’kemi asnjë tjetër nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Urdhëro, Agim, e ke
    kërkuar fjalën.


    55
  • Faleminderit, kryetar!
    Këta po thonë për ta hedhur në votim, po e hedhim në votim, s’ka problem.

  • Atëherë, shkojmë drejt në votim. Të nderuar deputetë, vazhdojmë me votimin...
    Urdhëroni! Puhia e ka kërkuar fjalën, nga Lëvizja “Vetëvendosje”

  • Faleminderit !
    Unë desha të preku një anë të këtij raporti.
    Të nderuar qytetarë,
    Të nderuar deputetë,
    Ndonëse regjistrimi i mërgatës është ende në proces e sipër dhe ne nuk posedojmë shifra të sakta
    e kredibile, prandaj është e ditur që mërgata shqiptare përbën rreth 40% të popullsisë së
    tërësishme të Kosovës.

    Para luftës, gjatë luftës dhe tash në paqe mërgata ka luajtur një rol të rëndësishëm ekonomik dhe
    politik. Sot gati gjysma e buxhetit të Republikës së Kosovës, pra 700 milionë euro në vit, vijnë
    nga mërgata. Fatkeqësisht dhe jo për fajin e saj, roli politik i mërgatës është reduktuar në
    minimum, për të mos thënë është zhdukur fare.

    Megjithëse formalisht mundësia e pjesëmarrjes në zgjedhje iu njihet, praktikisht atyre u është
    pamundësuar pjesëmarrja. Edhe pse si proces zgjedhor është realizuar në të kaluarën, pjesëmarrja
    e mërgatës dhe e votuesve jashtë vendit ka qenë shumë e ulët. Mesatarisht përfshirja e mërgatës
    në zgjedhje nuk e ka kaluar numrin prej 1.500 votues që kanë votuar përmes postës.

    Një numër i tillë është fyes për mërgatën dhe e turpshme për institucione tona, duke e pasur
    parasysh shtrirjen dhe madhësinë e mërgatës sonë, por edhe pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre
    në mënyra të ndryshme në Kosovë.

    Duke qenë gjithnjë falënderues ndaj mërgimtarëve që në kohë të zgjedhjeve kanë bërë shpenzim
    kohe dhe parash që të vijnë për të votuar në Kosovë, shifrat e votimit me postë nuk e shprehin as
    afërsisht vullnetin e mërgatës, por as interesimin për pjesëmarrje në zgjedhje dhe në jetën
    politike dhe shoqërore në përgjithësi.

    Pjesëmarrja e tyre e ulët është pasojë e mungesës së vullnetit politik dhe institucional, procesit të
    komplikuar të votimit, mungesës së informacioneve të mjaftueshme dhe të nevojshme dhe
    afateve të shkurtra për regjistrim dhe votim, si dhe i mungesës së një strategjie ndër
    institucionale për të përfshirë mërgatën në jetën shoqërore-politike dhe veçanërisht në procesin e
    zgjedhjeve.

    Kjo mospërputhje e theksuar dhe e papranueshme në mes të madhësisë së mërgatës sonë,
    kontributit politik, kombëtar dhe ekonomik dhe përfshirjes së tyre në zgjedhje, është jashtë çdo
    parametri dhe standardi ndërkombëtar mbi zgjedhjet.

    Shumë vende, me mërgatë shumë më të vogël, pa lidhje kaq të fuqishme me vendin amë dhe me
    kontribut shumë më të vogël kanë një pjesëmarrje shumë më të madhe në zgjedhje të mërgatës së
    tyre.

    56
    Prandaj, pyetja që duhet të parashtrojmë të gjithë, është se pse kemi vetëm 1.500 votues nga
    mërgata dhe si mund të qëndrojmë të qetë e indiferentë kundrejt kësaj shifre turpëruese për të
    gjitha institucionet e Republikës, e veçanërisht për KQZ-në.

    Nga të dhënat që do t’i jap më pas, dëshmohet se KQZ-ja ishte e zënë që kundërligjshëm të
    mundësojë votat e orkestruara dhe të falsifikuara nga Serbia që kishin për qëllim zbarkimin e
    Serbisë në Kuvendin e Kosovës përmes Listës Serbe.
    Dhe duke e dërguar në kundërshtim me ligjin mbi zgjedhjet, ekipet e zyrtarëve që fizikisht të
    pranonin dhjetëra mijëra aplikacione dhe fletëvotime në Nish, gjersa votuesit nga mërgata nuk
    arrijnë as të informoheshin për kohën, për mënyrën dhe periudhën e votimit.

    Në funksion të njëjtë dhe po ashtu në kundërshtim me Ligjin për zgjedhjet, KQZ-ja e detyruar
    politikisht nga Qeveria e Kosovës ka përfshirë në operacionin e votimit përmes postës dhjetëra
    mijëra aplikacione dhe më pas edhe mijëra fletëvotime nga Serbia, vetëm për të përmbushur
    synimet e Serbisë.

    Kujtojmë këtu se në bazë të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, nenit 97 pika 1, thuhet qartazi:

    Votuesi me të drejtë vote mund të aplikojë për të marrë një fletëvotim për votim jashtë Kosovës,
    duke e dorëzuar të plotësuar aplikimin për votim jashtë Kosovës apo formularin e regjistrimit të
    votuesit aplikim nëpërmjet postës, në formën në dispozicion nga faqja elektronike e KQZ-së, nën
    a) përmes postës nga një nga kutitë me zonë postale të KQZ-së ose nën b) përmes faksit në KQZ
    në numrin e shënuar në aplikimin për votim jashtë Kosovës, ndërkaq në bazë të rregullës së
    KQZ-së aplikimi mund të bëhet edhe përmes e-mail-it.

    Siç e shihni, dërgimi i ekipeve fizike për të pranuar aplikacione nuk figuron në Ligin në fjalë.
    Rrjedhimisht, 25.263 aplikacione që u sollën nga Serbia ishin të kundërligjshme, të falsifikuara,
    të manipuluara dhe të fabrikuara nga Qeveria e Serbisë, me dijen dhe lejen e Qeverisë së
    Republikës së Kosovës.

    Sipas raportit të KQZ-së, faqe 40, bëhet e ditur se përmjet këtyre mënyrave kanë aplikuar si në
    vijim: 25 përmes postës, 500 përmes faksit dhe 3.411 përmes e-mailit, ndërsa 25.263 aplikacione
    janë marrë direkt në Nish të Serbisë nga ekipet e KQZ-së.

    Siç shihet nga po ky raport numri i përgjithshëm i aplikacioneve nga Serbia është 25.433, nga
    29.745 që kanë qenë gjithsej, prandaj ky operacion më saktë mund të quhet operacioni i votimit
    të Serbisë se sa operacion i votimit nëpërmjet postës për zgjedhjet në Kosovë.

    Vetëm në dy palë zgjedhjet e fundit kur ndërhyrja politike i kishte karakterizuar zgjedhjet. I kemi
    këtu të dhënat të regjistrimit si votues jashtë vendit.

    Për zgjedhjet e vitit 2013 nga gjithsej 21 168 aplikacione, prej tyre 38 228 janë nga Serbia,
    ndërsa vetëm 2 940 nga mërgata, apo shprehur në përqindje 92,85% janë nga Serbia, e të tjerat
    janë nga mërgata.


    57
    Në vitin 2014 në zgjedhje, nga gjithsej 29.745 aplikacione, prej tyre 25 433 janë nga Serbia apo
    85% e totalit të aplikacionit për votim jashtë vendit, e të tjerat nga mërgata.

    Këto janë shifra skandaloze. Nëse Serbia paska më shumë interesim për të marrë pjesë në
    zgjedhjet në Kosovë se sa që ka interesim mërgata jonë, po shihet qartë se cilës palë Qeveria e
    Kosovës po ia bën hyzmetin e cilës palë po ia cenon të drejtat kushtetuese.

    Ne konsiderojmë se pjesëmarrja e mërgatës në zgjedhje duhet të stimulohet, posaçërisht duke e
    thjeshtuar procesin e regjistrimit dhe atë të votimit. Përgjithësisht regjistrimi i votuesve nga
    mërgata duhet të jetë më fleksibil në kuptimin e mënyrave të aplikimit. Përveç aplikimit përmes
    postës, e-mailit dhe faksit, atyre duhet t’u mundësohet regjistrimi on-line duke plotësuar një
    aplikacion dhe dërguar përmes internetit.

    Të nderuar kolegë deputetë,
    Të nderuar përfaqësues të Qeverisë,
    Nuk mjafton që mërgatën ta presim me billborde, me bakllava apo me organizimet që i quajmë
    “ditët e mërgatës” e as duke i hapur vetëm formalisht dyert e këtij Kuvendi për vizitën për ta, por
    duke iu afruar dhe garantuar të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Faleminderit !

  • Faleminderit! Time Kadrijaj e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar i Kuvendit!
    Ne vërejtjet tona i kemi dhënë edhe në Komisionin parlamentar gjatë shqyrtimit të këtij raporti
    në Komisionin për Legjislacion dhe po e përsëris prapë se vërejtjet tona janë mospastrimi i
    listave ose pastrimi i pjesshëm i listave, sepse këto gjëra në fakt po përsëriten prej vitit në viti.

    Nuk kemi numër të saktë të votuesve, ndërsa mos përfshirja e diasporës dhe moskrijimi i
    kushteve për të votuar në diasporë, është një gjë e papranueshme sepse është e pakuptimshme,
    duke llogaritur numrin e njerëzve tanë që jetojnë në diasporë dhe me numrin e votuesve 1 500 që
    është shumë e papranueshme dhe kërkojmë që në zgjedhjet e ardhshme t’u krijohen kushte dhe
    mundësi që edhe diaspora jonë të votojë dhe të mos jetë një numër i tillë në disproporcion me
    numrin e njerëzve që jetojnë në diasporë dhe me numrin e njerëzve që kanë votuar, andaj edhe
    diasporën duhet ta trajtojmë ashtu siç e meriton.

    Për këtë arsye dhe për arsye të tjera, ne nuk do ta votojmë këtë raport.

  • Faleminderit! E ka fjalën Albulena Haxhiu.

  • Faleminderit!
    Organizimi i zgjedhjeve të përgjithshme por edhe i zgjedhjeve lokale të vitit 2013 është dashur
    që të kenë piksynim përmbushjen e zgjedhjeve të lira dhe me integritet, sanimin apo eliminimin e
    defekteve të identifikuara nga zgjedhjet e kaluara dhe pjesëmarrjen sa më masive të qytetarëve
    që jetojnë në Kosovë dhe të mërgatës për të cilën foli deputetja Puhije Demaku.

    Edhe përkundër vjedhjeve industriale të vitit 2010, debateve politike e shoqërore, për nevojën e
    ndryshimit të praktikës dhe mënyrës së administrimit të zgjedhjeve, edhe zgjedhjet e 3 nëntorit,

    58
    pra ato lokale dhe ato të 8 qershorit u zhvilluan brenda të njëjtës kornizë organizative dhe më
    tepër ishin një kamuflim i sofistikuar i implementimit të marrëveshjes së prillit, pra të 19 prillit
    me Serbinë, themelimit të “Zajednicës” dhe akomodimin e zërit të Serbisë në Kuvendin e
    Kosovës përmes Listës Serbe, se sa përpjekje për përkthim të vullnetit të qytetarëve në mënyrë të
    drejtë dhe të painstrumentalizuar.

    Për më tepër, një gjë e tillë u bë në të shumtën e rasteve përmes shkeljes së Kushtetutës së
    Republikës së Kosovës dhe ligjeve të aplikueshme.

    Sikurse në vitin 2013, po ashtu edhe në vitin 2014 raportin e të cilit vit po e shqyrtojmë, KQZ-ja
    toleroi aranzhmane të veçanta dhe paralele për kërkesat e Serbisë që nga përfshirja e mbi 10 mijë
    personave pa qenë fare shtetas të Republikës së Kosovës në listën e votuesve, megjithëse me
    Kushtetutën dhe Ligin për zgjedhjet në Republikën e Kosovës të drejtë vote në Kosovë kanë të
    gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, të regjistruar në regjistrin qendror civil, sipas Ligjit mbi
    shtetësinë, si që edhe 25.263 aplikacione janë marrë direkt në Nish të Serbisë nga ekipet e KQZ-
    së.

    E tërë kjo kishte ndodhur përveç vendimeve politike dhe dakordimeve gjatë dialogut politik me
    Serbinë dhe në shërbim të synimeve dhe të interesave të Serbisë për të rritur artificialisht numrin
    e votuesve dhe për të kompensuar mungesën e vendeve të rezervuara, si dhe të përzgjidhte direkt
    se kush do të ishin deputetët e pakicës serbe në Kuvend.

    Integriteti i zgjedhjeve nuk nënkupton vetëm largimin e duarve të manipuluesve nga kutitë e
    votimit, por edhe krijimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe të barabarta edhe jashtë
    vendvotimeve.
    Në këtë drejtim, këto zgjedhje, duke e përfshirë edhe periudhën para se të shpalleshin ato, janë të
    karakterizuar më shumë se asnjëherë më parë me shfrytëzimin e resurseve publike e
    institucionale nga partia në pushtet aso kohe, në funksion të blerjes së votës në mënyrë indirekte,
    duke devijuar kështu vullnetin e votuesve përmes abuzimit me resurset shtetërore.

    Përdorimi i shërbyesve civilë në kampanja, shfrytëzimi i pasurisë shtetërore, punësimet pa
    konkurse në administratë e keqpërdorimi i verifikimit të veteranëve dhe kategorive të dala nga
    lufta, ishin vetëm disa nga veprimet e partisë shtet, e cila vetëm disa javë para ditës së zgjedhjeve
    i kishte ndërmarrë nga zyrat e Qeverisë.

    Edhe në këto zgjedhje, numri i fletëvotimeve të pavlefshme ka qenë mjaft i madh dhe sigurisht
    që kjo mbetet shqetësuese. Nga të dhënat zyrtare, diku rreth 40 mijë fletëvotime janë shpallur si
    të pavlefshme. Rrjedhimisht, mbi 5% të votuesve, u është mohuar vullneti qytetar. Natyrisht që
    informimi i pamjaftueshëm i votuesve dhe trajnimi jo adekuat i komisionarëve, kanë ndikuar
    sërish në rritjen e numrit të fletëvotimeve të pavlefshme.

    Po ashtu, KQZ-ja në kundërshtim me Kushtetutën dhe jashtë përgjegjësive të saj, kishte kërkuar
    nga OSBE-ja që të marrë rolin e organizimit të zgjedhjeve në katër komunat veriore. Një rol të
    tillë OSBE-ja e kishte edhe në zgjedhjet e kaluara lokale, por për zgjedhjet e përgjithshme ka
    degraduar deri në marrjen e këtyre përgjegjësive operacionale dhe ekzekutive, pa kurrfarë baze
    ligjore apo pa kurrfarë marrëveshjeje të veçantë.

    59
    Çështja nuk është se KQZ-ja nuk ishte në gjendje që t’i organizojë zgjedhjet në pjesën veriore,
    porse serbët refuzonin të marrin pjesë në zgjedhjet të cilat organizoheshin nga KQZ-ja dhe
    institucionet e Republikës së Kosovës. Serbia kërkonte që zgjedhjet në hapësirën e veprimit të
    “Zajednices” të mos organizohen nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe kështu së paku
    të sigurohej neutraliteti i pjesës veriore.

    Të nderuar deputetë,
    Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje” nuk mund ta votojë këtë raport, sepse çështjet që i
    karakterizuan zgjedhjet e fundit ishin: zbatimi i marrëveshjes së dëmshme me Serbinë,
    akomodimi i kërkesave të Serbisë, legjitimimi i strukturave paralele, votimi me dokumente të
    Serbisë dhe vetëm mbi bazën e shtetësisë së Serbisë, sjelljen e dhjetëra mijëra aplikacioneve të
    organizuara dhe të plotësuara nga makineria shtetërore e Serbisë, vendosja e bazave për
    konstituivin e “Zajednices”, heqja dorë nga organizimi shtetëror i zgjedhjeve në veri, e deri te
    legjitimimi i transformimit të strukturave paralele në një subjekt politik, siç është Lista Serbe, e
    cila, pa verifikimin minimal ligjor dhe politik për kandidatët dhe programin e saj nga ana e KQZ-
    së, përmes një procesi po aq paralel e të paligjshëm të sjelljes së votimeve të falsifikuara nga
    Serbia, arriti që të vijë deri këtu, duke i kaluar një sërë fazash, të gjitha këto sipas kushteve dhe
    kërkesave të tyre, gjersa institucionet vendore symbyllazi toleruan ngritjen e saj dhe po e
    legjitimojnë përditë si një Serbi në miniaturë përbrenda institucioneve dhe Republikës në
    përgjithësi. Faleminderit!

  • Faleminderit! E ka fjalën Haxhi Shala.

  • Faleminderit, kryetar!
    Të nderuar deputetë,
    Qytetarë,
    Raporti i KQZ-së si dhe raporti i Qeverisë dhe të disa mekanizmave ndërkombëtarë i kanë
    shpallur zgjedhjet e 2014 si zgjedhje të mira dhe të rregullta të Republikës së Kosovës, por në
    brendësi nënkuptohen se ka shumë gjëra që duhet të ndryshohen nga Komisioni Zgjedhor.

    Komisioni Zgjedhor nuk është azhur në pastrimin e listave të votuesve, i cili bëhet në
    bashkëpunim me ARC-në, për të hequr prej listave të votuesve emrat e njerëzve që nuk jetojnë
    më. Kjo realisht ndodh që vetëm të shtohen votuesit e rinj, e asnjëherë të hiqen emrat e njerëzve
    që nuk jetojnë, e kjo normal që ndodh për t’u keqpërdorur nga organizatori i zgjedhjeve, që në
    këtë rast është Qeveria.

    Nga raportet tjera të mekanizmave të BE-së thuhet se është një numër shumë i madh i
    fletëvotimeve të pavlefshme, a është çështja e mosinformimit të votuesve për procedurat e
    votimit apo është fjala për dëmtimin e fletëvotimeve në proceset zgjedhore, apo Qeveria e cila
    është përgjegjëse për propozimin e zgjedhjeve krijon kësi lloj mundësie për të manipuluar. Kjo
    çështje i bie Komisionit Qendror Zgjedhor që të merren me këto parregullsi dhe të jetë i drejtë e
    të mos ketë shkelje gjatë proceseve zgjedhore.

    Nga të gjitha të gjeturat e këtij raporti, kërkohet nga KQZ-ja që të evidentojë këto gabime dhe të
    bëjë organizime të drejta të zgjedhjeve në tërë territorin e Kosovës, përfshirë edhe veriun e
    Kosovës, e jo t’i organizon zgjedhjet OSBE-a atje, po ajo të jetë në rolin e mbikëqyrjes së

    60
    zgjedhjeve dhe njëkohësisht të respektohen qytetarët e kësaj pjese të Republikës së Kosovës dhe
    të jenë me dokumente të Republikës sonë.

    Njëkohësisht kërkoj nga partitë politike që të ulen dhe të krijojnë Ligjin për zgjedhjet dhe të
    krijojnë një sistem të mirëfilltë të procesit zgjedhor të drejtë dhe të besueshëm për qytetarët tanë.

    Grupi i Nismës nuk do ta votojë këtë raport, sepse në këtë raport kemi vetëm mrekullia të
    raportuara gjatë përpilimit të këtij raporti, dhe nuk i kanë evidentuar të gjeturat të cilat në
    raportet e BE-së shihen shumë qartë rreth proceseve zgjedhore në Kosovë. Faleminderit, kryetar!

  • Faleminderit! Hajdar Beqa e ka fjalën dhe të përgatitemi për votim, nëse nuk ka
    tjerë deputetë për të diskutuar.

  • Faleminderit, kryetar!
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Nuk e pata ndërmend të flas por ne sot jemi duke diskutuar për miratimin e raportin vjetor të
    KQZ-së për vitin 2014 dhe është e vërtetë se ka shumë shqetësime, janë shqetësim edhe
    pjesëmarrja e vogël e votuesve në diasporë, është shqetësim pastrimi i listave në shumë komuna
    dhe më i madh është numri i votuesve se sa numri i banorëve, ka edhe shqetësime tjera, por unë
    konsideroj se në këtë rast nuk është temë kjo të diskutohet nga deputetët, por ne jemi duke
    diskutuar jo për organizimin e zgjedhjeve, por për aprovimin e raportit. Deputetët duhet të flasin
    për raportin konkret dhe nëse kanë argumente t’i afrojnë edhe me shkrim.

    KQZ-ja duhet t’i ketë parasysh shqetësimet të cilat kanë qenë të qytetarëve në organizimin e
    zgjedhjeve të reja kur do të jenë ato lokale dhe qendrore dhe nëse kemi mangësi ligjore ne si
    deputetë kemi mandatin dhe duhet të bëjmë plotësim-ndryshimin e ligjeve për zgjedhje që t’ua
    lehtësojmë edhe votuesve tanë në diasporë dhe ta kenë më lehtë të votojnë dhe jo të ndalemi në
    raport.

    Unë konsideroj se jemi bërë pak konfuz kur flasim se si duhet të organizohen zgjedhjet dhe jo
    për raportin. Faleminderit!

  • Faleminderit! Puhije, për replikë? Urdhëro!

  • Desha vetëm t’ia kujtoj zotit Beqa, që raportet vjetore hartohen në bazë të
    punës që është bërë, pra në bazë të një organizimi të një procesi zgjedhor i cili ka qenë
    shqetësues dhe raporti reflekton po të njëjtat shqetësime, madje-madje na ofron fakte për t’i
    ngritur këto shqetësime dhe në Kuvend.

    Për më tepër, t’ ju kujtoj edhe një herë se zgjedhjet e vitit 2013 dhe 2014 ua ka shpallur Daçiqi, e
    jo Republika e Kosovës. Faleminderit!

  • Hajdar, kundër-replikë.

  • Faleminderit, kryetar!
    E nderuara deputete,

    61
    Unë nuk e përmenda emrin e juaj, por megjithatë konsideroj dhe prapë qëndroj prapa asaj, se
    edhe deklarimet tuaja, të akuzave dhe të tjera në foltore është mirë të jenë të argumentuara me
    shkrim.

    Unë e kam të qartë për çka po flasim. Po flasim për një raport pune dhe ju si deputete është mirë
    para organizimit të zgjedhjeve të jepni kontributin tuaj, dhe nëse ka mangësi ligjore ta jepni
    kontributin apo të kërkoni plotësim-ndryshimin e ligjit. Faleminderit!

  • Faleminderit ! Puhija edhe një herë, sepse je opozitë. Urdhëro!

  • Patjetër, dhe do t’ua jap me shkrim fjalimin që sa po e mbajta në Kuvend
    dhe e kam të shkruar, të gjitha janë me fakte nga raporti i KQZ-së.

  • Faleminderit! Të nderuar deputetë, vazhdojmë me votimin e raportit vjetor të
    punës të Komisionit Qendror Zgjedhor për vitin 2014.

    Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim. Votojmë tash!

    Kanë votuar 68 deputetë, 49 janë për, 18 kundër dhe 1 abstenim.

    Konstatoj se Kuvendi e miratoi raportin vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin
    2014.

    Me këtë i mbyllim punimet e seancës plenare. Faleminderit dhe fundjavë të mirë!













    E përgatiti:
    Njësia për Transkriptim dhe Lekturë

    62