• Republika e Kosovës
    Republika Kosovo - Republic of Kosovo
    Kuvendi - Skupština - Assembly






    T R A N S K R I P T





    I MBLEDHJES PLENARE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS,
    E MBAJTUR MË 3 GUSHT 2015, ora 10:00


    SA PLENARNE SEDNICE SKUPŠTINE REPUBLIKE KOSOVA,
    ODRŽANE 3. AVGUSTA 2015. GODINE, 10:00 sati










    GUSHT - AVGUST
    2015





    Rendi i ditës




    1. Riprocedimi i propozim-amendamentit nr. 24 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, i
    propozuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës




    Dnevni red



    1. Ponovno procesiranje Nacrt-amandamana br. 24 na Ustav Republike Kosovo, predložen od
    Vlade Republike Kosova






























    2
    Mbledhjen e drejtoi kryetari i Kuvendit, z. Kadri Veseli.

  • Të nderuar deputetë,
    I nderuar kryeministër,
    Kabinet qeveritar,
    I hap punimet e seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, sipas rendit të ditës, të
    përgatitur nga Kryesia e Kuvendit, në marrëveshje me kryetarët e grupeve parlamentare.

    Fillojmë me pikën e vetme të rendit të ditës:

    1.Riprocedimi i propozim-amendamentit numër 24 në Kushtetutën e Republikës së
    Kosovës, i propozuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës

    Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 144.1 të Kushtetutës, e ka riproceduar
    amendamentin numër 24 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të proceduar në Kuvend, më 7
    mars 2015, dhe të vlerësuar nga Gjykata Kushtetuese me aktgjykimin për rastin KA 026/15, më
    15 prill 2015.

    Para se ta ftoj kryeministrin e Republikës së Kosovës për ta prezantuar dhe arsyetuar
    amendamentin, fjalën e paska kërkuar Albulena Haxhiu nga Lëvizja “Vetëvendosje”. Urdhëro,
    Albulenë.

  • Të nderuar deputetë,
    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Arsyeja se pse e kërkova fjalën është për shkak të aspekteve procedurale. Së pari më duhet të
    them se amendamenti që para një muaji nuk e ka marrë votën e Kuvendit, nuk është dashur që të
    sillet fare, pasi me këtë veprim po cenohet integriteti i Kuvendit, po cenohet mandati i lirë i
    deputetëve nëpërmjet presioneve nga më të ndryshmet karshi deputetëve.

    Mirëpo, meqë Qeveria e Republikës së Kosovës e ka riproceduar amendamentin e njëjtë, unë po
    i përmend disa dispozita kushtetuese për t’ia rikujtuar këto dispozita kushtetuese, kryetarit të
    Kuvendit. Neni 113, paragrafi 9 thotë: “kryetari i Kuvendit duhet të referojë amendamentet
    kushtetuese të propozuara para miratimit në Kuvend, në Gjykatën Kushtetuese”. Neni 144,
    paragrafi 3, ndryshimet në këtë Kushtetutë mund të miratohen nga Kuvendi vetëm pasi t’i ketë
    adresuar kryetari i Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese.

    Pra, është obligim kushtetues i kryetarit të Kuvendit që çfarëdo amendamenti kushtetues të
    propozuar ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, për vlerësim. Nuk ka as edhe një autoritet tjetër, i
    cili e bën vlerësimin e përmbajtjes së amendamentit përveç Gjykatës Kushtetuese, aq më pak
    kryetari i Kuvendit që është vetëm shkallë procedurale. Dhe, meqë kryetari i Kuvendit nuk e ka
    respektuar këtë dispozitë, unë po e pyes se a është i vetëdijshëm që me këtë veprim po shkelet
    me të dyja këmbët Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe a i jeni i vetëdijshëm që keni
    përgjegjësi kushtetuese karshi këtij Kuvendi dhe karshi institucioneve të Republikës së Kosovës,
    dhe për çfarëdo shkelje do të bartni përgjegjësi për këtë?


    3
    Pra, po lejoni nënshtrim të Kuvendit karshi kërkesave të Qeverisë, në vend që si kryetar i
    Kuvendit, të dilni në mbrojtje të Kuvendit, në mbrojtje të vendimeve të Kuvendit, ju po lejoni
    nëpërkëmbjen e Kuvendit, ashtu sikur të ishit ministri i 22-të i Isa Mustafës. Më tej, përveç që ky
    amendament është dashur që të shkojë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim është dashur edhe
    të ngarkohet më tej Komisioni për Legjislacion për ta shqyrtuar të njëjtin amendament. Pra, as
    për këtë nuk është ngarkuar Komisioni për Legjislacion. Pra, po shkelen të gjitha rregullat me
    veprimet arbitrare, po anashkalohen të gjitha organet e Kuvendit për këtë amendament dhe
    shtrohet pyetja se ç’kuptim ka Kuvendi nëse funksionon kështu. Unë si kryetare e Komisionit për
    Legjislacion, kërkoj që të respektohen të gjitha procedurat për këtë amendament, pra i njëjti
    duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, për mendim. Ju faleminderit!

  • Albulenë, faleminderit!
    Në fakt, këto çka i ngrite ti, ne i kemi biseduar edhe në kryesinë e Kuvendit kur e kemi pasur.
    Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk e ka të përcaktuar qartë momentin kur diçka nuk
    votohet, nuk kalon, nuk e ka të definuar se çfarë kohe duhet të pritet apo nuk mundet fare të
    riprocedohet.

    Në bazë të kësaj edhe iu kemi rikthyer kësaj e kemi sjell edhe si kryesi e Kuvendit e kemi
    bashkëbiseduar atë ditë. Për çdo rast në qoftë se dëshironi mos ta merrni si veprim arbitrar të
    cilin e merr kryetari i Kuvendit, uluni si Komision i Legjislacionit si jeni funksional dhe na i
    sillni një interpretim të kësaj situate në mënyrën që ta kemi pak më të qartë situatën, por po ua
    rikujtoj një situatë as nuk ka shkelje, këtë çka kemi vepruar as të Rregullores, as të Kushtetutës,
    fatmirësisht edhe të njëjtën kohë si precedent e kemi çështje e Forcave të Armatosura të
    Kosovës, kur është riproceduar në po të njëjtën formë.

    Por, sido që të jetë, unë do t’ju jap një mundësi rreth 10 minuta, Komisioni Funksional i
    Legjislacionit, urdhëroni shkoni bisedoni, shkoni bisedoni ma interpretoni se edhe kështu
    zakonisht kur kam unë probleme ju e dini si ju orientona juve. Urdhëroni, 10 minuta pauzë
    Komisioni Funksional i Legjislacionit.

    A në qoftë se doni ta vazhdoni betejën politike në sallë edhe më mirë, jo edhe më mirë kjo është
    përgjegjësi e juaja. Dëgjo, përgjegjësinë time Albulenë, unë e marrë të plotë ju pastaj procedoni
    në Gjykatën Kushtetuese, po urdhëro fol edhe njëherë unë ta thash në qoftë se dëshironi 10
    minuta e keni pauzë në qoftë se e leni në përgjegjësi time, atëherë ju kisha lutur pos konsumit
    politik na lëni të vazhdojmë. Urdhëro!

  • Faleminderit!
    Atëherë, e para, Kryesia e Kuvendit fare nuk është dashur që të diskutojë për këtë amendament,
    mirëpo në momentin kur Qeveria e ka propozuar si të tillë është dashur ju si kryetar i Kuvendit
    që ta procedoni në Gjykatën Kushtetuese, sepse Kushtetuta e Republikës së Kosovës kështu po
    thotë.

    Dhe, tjetra ju përmendët faktin që amendamentet për Forcat e Armatosura njëjtë kemi vepruar,
    nuk është e vërtetë ju e dini shumë mirë që amendamentet për Forcat e Armatosura për shkak të
    presioneve të Listës Serbe nuk janë vendosur në votim, pra fare nuk ka votuar Kuvendi për ose

    4
    kundër këtyre amendamenteve dhe nuk është rasti i njëjtë dhe Komisioni për Legjislacion nuk ka
    përgjegjësi për këtë.

    Komisioni për Legjislacion, në momentin kur Gjykata Kushtetuese e jep interpretimin ose
    vlerësimin e vetë, më pas Kryesia e Kuvendit ose kryetari i Kuvendit e ngarkon Komisionin për
    Legjislacion. I vetmi autoritet që ka punë këtu është Gjykata Kushtetuese jo Komisioni për
    Legjislacion, andaj unë ju bëj thirrje që ta ndërpreni seancën dhe ta dërgoni amendamentin në
    Gjykatën Kushtetuese, sepse është interpretimi jo vetëm interpretim po kështu shkruan
    Kushtetuta e Republikës së Kosovës andaj, kryeni obligimet dhe përgjegjësitë që dalin nga
    Kushtetuta. Faleminderit!

  • Është pikërisht ato të cilat i thoni ju që mbajnë frenuar se nuk mund të marr
    veprime arbitrare edhe njëherë po e ritheksoj, në qoftë se unë si ministër i 22-të i kryeministrit do
    t’ia ndërronte vetëm një shkronjë, unë do ta riprocedoja në Gjykatën Kushtetuese. Kemi një
    riprocedim të njëjtës çështje çka do të dërgoja unë në Gjykatën Kushtetuese. Urdhëro, Fatmir.

  • I nderuar kryetar i Parlamentit,
    Kabinet qeveritar,
    Kolegë deputetë,
    Po flasim për procedurë, unë nuk dua të flas për çështjen, sepse besoj më vonë kur të flasim për
    rend dite do të flasim edhe për çështjen si ka ardhur dhe pse ka ardhur.

    Por, për çështje procedurale, nuk është veprim arbitrar, është obligim kushtetues, i nderuar
    kryetar, që ju t’i zbatoni autorizimet dhe kompetencat që ju jep Kushtetuta. Ju duhet të veproni
    njëjtë siç keni vepruar kur e keni bërë në procedimin e parë, asgjë më tepër, ju në procedimin e
    parë kur ka ardhur propozimi i Qeverisë e keni dërguar propozim- ndryshimet për në Kushtetutë
    dhe Gjykata Kushtetuese iu ka kthyer vlerësimin e tyre dhe pastaj procedimi ka shkuar në
    komision dhe prej komisioni, në kryesi dhe në Parlament.

    Shikoni, ne jemi deputetë dhe jemi një organ legjislativ, ligji duhet të respektohet në pjesën
    formale të tij, pavarësisht çka thotë Gjykata, pavarësisht çka ka thënë Gjykata. Gjykata ka thënë
    për një vendim i cili është shter, mos harroni Parlamenti i Kosovës ka marrë një vendim dhe ai
    vendim ka shkuar në gjitha hallkat që duhet të ndiqen proceduralisht. Në momentin kur
    Parlamenti i Kosovës me votë i ka thënë jo atij vendimi, situata është kthyer në pikën zero dhe ka
    fillim të ri. Ne mund të themi- po ne e dimë çka ka thënë Gjykata Kushtetuese, por mirë e dimë,
    po ti obligim formal kushtetues e ke edhe njëherë për t’i ndjekur të njëjtat procedura siç i kemi
    ndjekur herën e kaluar.

    Ne nuk mund të paragjykojmë siç janë aty, ju duhet ta dërgoni në Gjykatë Kushtetuese, s’është
    ndryshuar asnjë çështje- thotë, nuk është me rëndësi, atëherë shtrohet pyetja- pse e pat të
    nevojshme Qeveria e Kosovës t’i riprocedojë amendamentet? Po mos të ishte e nevojshme s’ka
    pasur nevojë Qeveria e Kosovës të bëjë riprocedim, në Parlament ka qenë materiali.

    Po për të respektuar procedurat, Kuvendi i Kosovës ka mundur të sjell në rend dite pa e bë edhe
    një riprocedim Qeveria e Kosovës, ripropozim. Domethënë, Qeveria e Kosovës e ka kryer punën
    e saj sipas Rregullores, ka shkuar në riprocedim dhe çështja ka gjetur adresim në Parlament.

    5
    Këtu kam përshtypjen se këshilltarët e juaj nuk ju kanë këshilluar drejt, kanë shkuar me
    procedurë të shkurtë dhe duke thënë s’kemi çka pyesim atë, jo këta komisioni e ka dhënë
    vlerësimin e vetë e ka dhënë edhe Gjykata dhe hajde po shkojmë. Po nuk shkojnë çështjet
    procedurale kështu. Ne jemi në një situatë zero. Dhe ligji nuk e njeh gjendjen faktike cila është,
    ligji nuk mund të paragjykojë çka do të thotë Gjykata Kushtetuese, ligji nuk mund të parashikojë
    çka do të thotë komisioni përkatës, ndoshta krejt njëjtë do të shkojë, por ne jemi të obliguar
    formalisht t’i respektojmë procedurat.

    Domethënë, kjo është çështje krejt procedurale, i nderuar kryetar, e mbi të gjitha unë po them
    përsëri këshilltarët ata që ju kanë qëndruar afër ju kanë këshilluar keq mos e bëni këtë gabim,
    sepse jeni në shkelje të Kushtetutës, ju personalisht, sepse Kushtetuta juve ju njeh, ju obligon që
    çdo amendament i tillë ju vetë duhet ta dërgoni dhe ta merrni vlerësimin. Dhe ju mund të na
    thoni neve, por ne e dimë vlerësimin, por nuk është i njëjtë, sepse nuk kemi vendim, kemi
    vendim zero, dhe nesër materiali që mbetet këtu do të shihet materiali i ditës sodit, jo i asaj
    seancës së kaluar.

    Prandaj, ju ftoj që të paktën formalisht t’i respektoni procedurat, të shkojë çështja sipas
    Rregullores dhe Kushtetutës që e kërkon dhe pastaj të hapet ajo tema, ajo dilema e madhe a ka
    qenë dashur ajo, sepse në fund të fundit nëse vazhdohet kështu, ne po bëjmë përmbysje të
    vendimeve, ne po shkelim Rregullore, ne po shkelim Kushtetutë, atëherë po e bini këtë
    Parlament dhe këtë vend në situatë jashtëzakonisht të rëndë.

    Kështu që ju këshilloj të mos e bëni këtë gabim.

  • Faleminderit! Donikë, e ke fjalën.

  • BUJUPI: Faleminderit! Më 26 qershor në seancë, të njëjtit deputetë kanë
    marrë një vendim dhe ky vendim për Qeverinë e Republikës së Kosovës sipas nenit 4 do të duhej
    të ishte verdikt i Kuvendit. Po e përsëris edhe njëherë, neni 4 i Kushtetutës së Republikës së
    Kosovës thotë: “Qeveria i jap llogari dhe i përgjigjet Kuvendit” dhe jo anasjelltas.

    Meqë Qeveria duke shfrytëzuar arrogancën e numrave dhe mungesën e vullnetit politik për të
    respektuar këtë Kuvend i cili nëpërmjet veprimit të tij ishte i gatshëm të shkelë edhe njëherë
    Kushtetutën, e riprocedoi këtë çështje edhe njëherë, atëherë sigurisht që interpretimi i
    Rregullores dhe i Kushtetutës nuk duhet të vazhdojë të ndodh ashtu siç ka ndodhur deri më sot
    sipas politikës ditore. Është shumë e vërtetë që një seancë të re dhe ne sot kemi seancë të re, ku
    kemi pikë të veçantë të rendit të ditës- ndryshimet kushtetuese. Paraprakisht është dashur që të
    respektohet e gjithë procedura nga fillimi, sepse nëse është marrë një vendim dhe nuk është
    respektuar ai vendim, atëherë pse nuk po respektohen procedurat e reja për vendimin i cili nuk
    po respektohet.

    Do të thotë, në njërën anë po thoni po e riprocedojmë ndryshimet kushtetuese, amendamentin,
    dhe në anën tjetër po i shkelni procedurat duke mos e respektuar as Rregulloren e Kuvendit dhe
    as Kushtetutën. Si deputete e këtij Kuvendi, anëtare e Komisioni për Ligje, shefe e Grupit
    Parlamentar, si kryetari i Kuvendit po ju thërras mos e shkelni Kushtetutën dhe mos e merrni
    përgjegjësinë dhe barrën për këtë shkelje, sepse jo gjithmonë do të shkojë kështu dhe në një

    6
    moment do të sfidohet edhe ky Kuvend dhe nuk është mirë ta ketë barrë kryetari i Kuvendit,
    pavarësisht kush është me emër dhe mbiemër, shkeljen e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
    Ajo Kushtetutë është shkelur mjaftë dhe unë si deputete po insistoj që ta ktheni këtë propozim të
    Qeverisë, vazhdoni procedurat e rregullta përmes kërkesës që të interpretohet në Gjykatën
    Kushtetuese, cili do të jetë rezultati aspak s’është e rëndësishme, e rëndësishme është që ne si
    Kuvend të respektojmë ligjin.

    Dhe ju s’keni të drejtë si kryetar i Kuvendit, i cili në këtë rast nuk e përfaqësoni veç PDK-në, po
    i përfaqësoni të gjithë deputetët e këtij Kuvendi, që në emrin tonë të shkelni Kushtetutën. Ne,
    reagojmë dhe ju thërrasim që ta tërhiqni si pikë të rendi të ditës dhe të procedoni sipas ligjit dhe
    sipas Kushtetutës.

  • Faleminderit, Donikë! Armendi e ka fjalën.

  • Faleminderit!
    Përshëndetje për të gjithë,
    Tashmë është e qartë se çdoherë kur po ndeshemi me një situatë të re po kemi edhe interpretime
    selektive edhe sigurisht atë në bazë të interesave të subjekteve politike.

    Kur mungojnë interpretimet e qarta sigurisht që bëhen situata analoge edhe bëhen në atë metodë
    krahasimore të gjitha vendimet të cilat kalojnë nëpërmjet Kuvendit të Republikës së Kosovës.
    Riprocedimi i së njëjtës çështje apo ajo çka nuk e ndryshon as formën, strukturën, as
    përmbajtjen, nuk do të thotë që është shkelje as e procedurave, as e Kushtetutës së këtij vendi.
    Dhe për këtë arsye ne mendojmë, po flas tash në emër të gjithë Grupit Parlamentar të Lidhjes
    Demokratike të Kosovës, që ky riprocedim duhet të vazhdojë në këtë formë edhe të presim votën
    e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

    Sa i përket vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ne kemi edhe vendimin mbi votimin që e
    obligon Kuvendin dhe deputetët e këtij Kuvendi të votojnë për çdo ligj apo edhe për çdo vendim
    që kalon. Ndërsa, për situatën e fundit sa i përket këtyre normave që janë paraqitur nga Qeveria,
    ne nuk e dimë votën e opozitës në Kuvend të Kosovës, a ka qenë për apo a ka qenë kundër dhe
    për këtë arsye sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese llogariten se s’kanë qenë fare, këtu.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Teuta Sahatqija e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    Mendoj që Armendi e shpjegoi mirë, ne kemi një vendim të Gjykatës, ne kemi një riprocedim,
    nuk kemi ndonjë procedim të ri dhe në Kuvend kanë ardhur mjaftë herë edhe ligje edhe çështje
    për herë të dytë edhe janë votuar, prandaj asnjë ligj apo Kushtetuta nuk e pengon riprocedimin
    prandaj, nuk mund të jetë kundër kushtetuese apo kundër ligjore dhe Gjykata Kushtetuese
    njëherë e ka dhënë fjalën, mendoj që mirë e shpjegoi edhe Armendi, prandaj mund të vazhdojmë
    me rendin e ditës, i cili u aprovuar në mbledhjen e kryesisë dhe të ecim përpara të vazhdojmë.

  • Faleminderit! Ramush Haradinaj e ka fjalën.


    7
  • Shikoni, ne kemi vërejtje në shumëçka, por ende s’kemi mbërri te
    shtjellimi i tyre, në këtë rast është e pakuptimtë për interes të një teme sa larg po shkojmë, do të
    ishte i pakuptimtë shpjegimi i kryeministrit që tha “s’ka ndryshuar kurrgjë”- në rast se s’ka
    ndryshuar kurrgjë, atëherë për çka është fjala në këtë rast.

    Po na detyroni të votojmë dy herë edhe po na detyroni në mënyrë bukur të paskrupullt, por për
    këtë pjesë do të flasim kur vjen koha. Ajo që po kërkojmë prej juve, kryetar është diçka shumë
    më thjeshtë. Është riprocedim, ka filluar nga e para, pra Qeveria edhe njëherë ka sjell një
    material në Kuvend, t’i thjeshtësojmë gjërat. Ju jeni kryetar i Kuvendit, ju edhe po të kishit
    pozicion personal në këtë rast, është shumë e logjikshme vetëm me automatizëm t’i respektoni
    procedurat. E le t’ ju thotë juve Gjykata s’keni pasur nevojë se iu kam treguar ... përpara, s’ka
    lidhje çka thonë ata, ama meqë është riprocedim, ju me automatizëm është dashur ta ndiqni këtë
    rregull.

    E ne këtë po kërkojmë, ju lutem, me automatizëm mendojmë se është gabim procedura, por
    meqë jemi në këtë etapë të procedurës ka ndodhur riprocedimi, jemi mbledhur sot, ta merrni një
    vendim që ju do ta ftoni seancën kur kryhen të gjitha ato veprime të tjera që bien deri te seanca.

  • Faleminderit! Realisht, jemi edhe para publikut, po shihet qartë janë qëndrime
    politike, të cilat kanë konotacionin e vet, është shumë parimore është shumë e rregullt e
    respektoj, megjithatë, të gjithë ata të cilët janë juristë e dinë se për të njëjtën çështje nuk jepet
    gjykim dy herë, parimi latin e kanë një shprehje sido që të jetë po shihet saktë se Kushtetutën
    nuk e shkeli, Rregulloren nuk e shkeli se për arsye se ju e vendosni, unë do të kisha proceduar në
    qoftë se më lejoni, por fjalën ua jap deri sa të doni.

    Albulena, urdhëro!

  • Faleminderit! E para, e kemi një rast tjetër për Ligjin për investime të
    huaja, ndonëse iu ka kthyer Qeverisë, Qeveria përsëri i ka respektuar të njëjtat procedura sikur të
    ishte hera e parë.

    Pra, edhe me këtë rast kemi riprocedim që është situatë e njëjtë dhe duhet të respektohen në
    përpikëri edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës edhe Rregullorja e Kuvendit. Dhe, tjetra e
    përmendi zoti Limaj, Kushtetuta nuk njeh gjendje faktike dhe nëse shkojmë kështu, përveç se po
    e shkelni Kushtetutën e Republikës së Kosovës, po krijojmë edhe precedentë tepër të rrezikshëm.
    Pse? Sepse, çfarëdo amendamenti tjetër që mund të procedohet në Kuvend, qoftë nga Qeveria,
    qoftë nga presidentja, qoftë nga deputetët, lehtësisht mund të mos respektoni përgjegjësitë tuaja
    dhe ta dërgoni në Kuvend, pa ndonjë mendim të Gjykatës Kushtetuese.

    Pra, është precedent tepër i rrezikshëm dhe tani ka shpresë se Gjykata Kushtetuese ka një
    përbërje tjetër, është pa Enver Hasanin, dhe me një përbërje tjetër dhe është një shpresë që mund
    ta gjykojë ndryshe këtë çështje. Dhe, tjetra këtu po përmendet që Gjykata Kushtetuese e ka
    trajtuar njëherë këtë çështje dhe nuk ka pse ta trajtojë, vetëm Gjykata Kushtetuese është autoriteti
    i cili e thotë këtë, nuk mund të vijë kjo nga deputetët e Kuvendit dhe nga kryetari i Kuvendit.
    Pra, në momentin kur kjo çështje të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, është vetëm ajo Gjykatë që

    8
    thotë që unë e kam trajtuar këtë çështje njëherë dhe nuk merrem më me këtë çështje dhe jo ju.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Donika e ka fjalën.

  • BUJUPI: Nëse i njëjti rast nuk gjykohet dy herë, atëherë as i njëjti vendim
    nuk votohet dy herë, atëherë pse kanë ardhur të riproceduara. Duhet të vlejë parimi i njëjtë
    njëherë në këtë shtet, duhet të vlejë parimi i njëjtë për të gjithë.

  • Ne jemi shtet me pavarësi ‘sui generis’. Visar, urdhëro!

  • Faleminderit!
    U përmendën këtu një numër i madh i argumenteve se pse ky amendament ose ky riprocedim i
    amandementit do të duhej ta ndiqte procedurën formale të cilin e ndjek secili dokument që i vihet
    përpara deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

    Ta kemi parasysh një gjë kur Kuvendi voton për një dokument, nuk e voton vetëm dokumentin
    ngushtësisht të perceptuar, siç po perceptohet këtu, por nuk votohet vetëm amendamenti
    kushtetues në këtë rast, por votohen edhe dokumentet përcjellëse në mënyrë indirekte, që
    nënkupton që ky Kuvend kur i ka thënë jo amendamentit kushtetues, njëkohësisht i ka thënë jo
    edhe shpjegimit që e ka bërë Gjykata Kushtetuese për sa i përket këtij amendamenti apo jo, edhe
    ajo është hedhur poshtë.

    Pra, është dokument i bashkangjitur pjesë përbërëse i një dokumenti të cilin e kemi votuar, herën
    e kaluar kur është votuar po të mos ishte edhe shpjegimi i Gjykatës Kushtetuese, amendamenti
    nuk do të mund të vendosej fare në rend dite dhe të votohej. Edhe në këtë rast, ne e kemi një
    amendament të riproceduar që ka nisur një procedurë pra prej fillimit, ndërkohë pra që ne e kemi
    një vlerësim, një gjykim të Gjykatës Kushtetuese, i cili është i një date të skaduar tashmë, sepse
    Kuvendi i ka thënë jo edhe këtij interpretimi. Rrjedhimisht, amendamenti edhe nëse është i njëjti
    në tekst dhe në përmbajte, do të duhej që ta trajtohej prapë nga Gjykata Kushtetuese duke pasur
    parasysh që formalisht ai trajtim që e ka bërë Gjykata Kushtetuese tashmë është shpallur i
    pavlefshëm nga Kuvendi për shkak se është votuar kundër.

    Çështja tjetër edhe atëherë edhe për shkak të gabimit që e keni bërë ju nga pozita e kryetarit të
    Kuvendit, Gjykata Kushtetuese e ka vlerësuar amendamentin në mënyrë të gabuar, sepse e ka
    vlerësuar vetëm në raport me kapitullin dy, jo në raport me Kushtetutën në tërësi dhe do të ishte
    përveç se të riprocedohej amendamenti edhe në Gjykatën Kushtetuese, domosdoshmërish duhet
    që ky të vlerësohet në raport me Kushtetutën, në përgjithësi, jo vetëm me njërin prej kapitujve të
    Kushtetutës. Faleminderit!

  • Faleminderit! A po vazhdojmë me opozitën prapë, Fatmir, pastaj Melihatja dhe
    Ademi edhe do të futemi në procedurë të rregullt. Unë po e kuptoj është lojë politike kemi të
    drejtë të gjithë, por megjithatë nuk jam i thirrur unë të gjykoj në lojëra politike, jam i thirrur të
    gjykoj në bazë të kësaj çka e kam këtu. Në moment të fundit në qoftë se bëj gabim, në Gjykatë
    Kushtetuese e dërgoni dhe marr përgjegjësi, kjo është.
    Fatmir, urdhëro.

    9
  • Unë përsëri po dua t’i them edhe dy fjalë, pavarësisht paragjykimeve tuaja
    duke mos bërë përpjekje për të parë në esencë se çka po kërkohet dhe më së lehti është për të
    thënë - është lojë politike.

    Në fakt, kjo çka ne po kërkojmë me atë çka po bëni ju vërtet është lojë politike, se ndryshe s’po
    mund ta kuptoj se si ka ardhur deri te kjo kështu. Këtu ka juristë dhe po më vjen keq që s’dalin të
    flasin, pavarësisht çfarë grupi politik janë. Këtu ka njerëz deputetë që janë me pesë mandate dhe
    nuk kanë guxim qytetar, e profesional të dalin e të thonë që po shkelen procedurat. Dhe për hir të
    asaj loje politike e ulin kokën dhe nuk flasin çka në fakt po ndodh këtu sot.

    Shikoni, këtu ka njerëz që na kanë dhënë neve mësim dhe s’flasin e ata e dinë dhe po ju them, e
    vetmja shkencë, lëmi në botë e cila jep më rëndësi formës se sa përmbajtjes është jurisprudenca,
    forma. Peshën më të madhe e ka forma se sa përmbajtjen, e vetmja shkencë dhe i vetmi
    institucion është legjislativi i cili tërësisht funksionon në anë formale, në procedura, Parlamenti
    s’ka asgjë tjetër. Krejt Parlamenti është procedura, pjesë formale, rregullore, dhe aty duhet të
    jemi të kujdesshëm për të respektuar, sepse aty në esencë ruhet demokracia parlamentare e një
    shteti.

    Pavarësisht bindjeve tona politika, pavarësisht votimeve tona,pavarësisht pajtohemi apo
    s’pajtohemi, e kemi obligim ta ruajmë formën për të dalë vendime të respektuara dhe jo të
    cenuara. Pra, edhe njëherë po e përsëris, Qeveria në një mënyrë apo tjetër e ka kryer detyrën e
    vet dhe na ka lënë topin e ka futur në Parlament. Po mos të kishte nevojë të fillohet procedura
    nga zero, nuk do të kishte nevojë Qeveria të bëjë riprocedim dhe ri votim, sepse Qeveria ka
    rivotuar të njëjtin dokument. Atëherë, shtrohet pyetja logjike- pse Qeveria paska pasur nevojë
    propozimin e vetë edhe njëherë ta kthejë, edhe njëherë formalisht ta votojë edhe njëherë
    kryeministri të thotë- kush jeni për këtë riprocedim dhe ta sjell në Parlament, sepse e ka obligim
    ta respektojë procedurën formale, se ndryshe Parlamenti nuk do ta merrte në shqyrtim dhe të
    njëjtën gjë, kryetari i Parlamentit e ka obligim kushtetues në mënyrë formale pavarësisht
    përmbajtjes që thashë, për anën formale jam duke folur, ka qenë dashur menjëherë edhe njëherë
    një adresim në Gjykatën Kushtetuese edhe sigurisht ne e dimë të gjithë cila kishte me qenë
    përgjigjja e asaj Gjykate Kushtetuese, por përmbushet formalja, pjesa formale e detyrueshme,
    dhe nga ajo shkohet në komision, pavarësisht përsëri çka do të thotë Komisioni dhe në fund vjen
    në seancë.

    Ne nuk po flasim lojë politike, po kërkojmë të paktën - ruajeni more formalitetin e këtij
    institucioni, ruajeni formalitetin ju lutem, ju lutem se s’keni të drejtë, nuk keni të drejtë pse keni
    vota ta rrënoni çdo gjë formale dhe institucionale në këtë vend, kaq po kërkohet. Pastaj, na
    hyjmë në atë lojën politike çka mendojmë, si mendojmë sepse në fund të fundit qëndrimet janë të
    qarta.

    Edhe njëherë, zoti kryetar, të gjithë deputetët që kërkojnë këtu mos harro pavarësisht çka thonë
    deputetët edhe nga bindjet e tyre politike, kjo këtu përgjegjësia kryesore është e juaja dhe unë po
    kërkoj nga ju ta respektoni, ta luani rolin e drejtuesit të institucionit dhe të mos lejoni Kuvendin
    ta shkelë këtë pjesë formale e cila është asgjë nuk kushton. Dhe, kjo mbetet, dhe ju thatë: “unë e
    marrë përgjegjësinë” nuk ka nevojë ta merrni këtë përgjegjësi, sepse ju e dini se për çështje
    formale këtu i kanë rrëzuar presidentët, jo për asgjë tjetër, por vetëm për shkak të formalitetit ka

    10
    presidentë dhe kandidatë që Gjykata Kushtetuese i ka rrëzuar. Mos e bëni këtë gabim të
    panevojshëm, jepni kohë procedurave, bëjeni atë adresim sikur që e keni bërë me mënyrë me
    automatizëm herën e kaluar dhe çështja mbyllet dhe pastaj dalim te ajo tema për të cilën folëm,
    ne kemi shumë për të diskutuar këtë goditjen tjetër që rikthimi i vetë vendimit që është i padrejtë,
    jo demokratik.

    Ju kisha kërkuar që të paktën në këtë çështje mos të shkoni deri këtu, të paktën këtë mos e bëni.

  • Faleminderit! Melihate, fjala është për ju.

  • Faleminderit!
    Shumë shkurtimisht vetëm 2-3 fjalë, po më doket që shumë po bëhet zhurmë këtu, po përdoret
    njëfarë shkaku, më gjasë është që nuk po doni të votoni dhe nuk di pse nuk është marre të thoni:
    nuk po duam të votojmë. Mos votoni.

    Se herën e kaluar keni mbetur pa votuar, keni dal jashtë edhe nuk prish punë kjo kurrgjë. Gjykata
    Kushtetuese i mbet merak dikujt të thotë: me Enver Hasanin, pa Enver Hasanin, nuk ka vendim
    tjetër, harrojeni këtë punë. Ky vendim është s’ka vendim tjetër.Sa i përket formës, forma në
    drejtësi ata që e kanë kryer veç një trohë fakultet e dinë që është shprehje e përmbajtjes, nuk
    është qëllim i formës. Forma nuk është qëllim i vetvetes, por shprehje e një përmbajtje edhe po
    ju them shumë hapur, po të ishte puna për tenderë nga 80 milionë që janë abuzues sipas EULEX-
    it kishit votuar edhe pesë herë, jo një herë e dy, por kishit votuar ka 5 herë, zoti Fatmir Limaj.
    Faleminderit!

  • Kisha kërkuar ju lutem të qëndroni në temë për arsye se jemi duke folur për një
    temë e cila është serioze, është shumë larg. Fatmir, po urdhëro.

  • Unë me gjithë respektin që kam për deputeten nuk dua të merrem me këtë
    çështje dhe me të, mua më vjen keq për shprehjet e saj. Kaq edhe tregon që s’ka lidhje me
    çështje juridike.

  • Kërkoj falje për arsye shpesh po përdoret foltorja e Kuvendit, po ndalemi tek
    çështja të cilën jemi. Adem e ke fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    Unë dua të gjithë kolegëve të nderuar t’ua përkujtoj se kryetari nuk është ai që e përcakton vetëm
    rendin e ditës, por pikërisht me Rregullore është e paraparë se kryetari bashkë në kryesinë, në
    bashkëpunim me shefat e grupeve parlamentare përcaktojnë pikat e rendit të ditës, propozimin,
    ndërsa vendimin në fund e merr seanca dhe përcaktojnë po ashtu kohën e mbajtjes së seancës së
    radhës.

    Dhe, ne para kësaj seance në mbledhjen e kryesisë, në bashkëpunim me shefat e grupeve
    parlamentare na e keni qitur si propozim dhe kemi pasur konsensus të plotë, pa asnjë
    kundërshtim që sot kjo seancë të mbahet në orën 10:00. Prandaj, për mua është e paqartë, e pa
    kuptimtë pse po bëhet kjo zhurmë dhe unë kisha propozuar, kryetar, të procedojmë më tutje dhe

    11
    të vazhdojmë kush çka ka të thotë absolutisht edhe ne jemi dakord që t’i jepet fjala dhe t’i
    mundësohet secilit t’i shpreh mendimet dhe vlerësimet e veta. Faleminderit!

  • Faleminderit! Urdhëro, Donikë!

  • BUJUPI: Po dua veç edhe njëherë ta shpjegoj edhe pse kanë qenë mediat dhe
    i gjithë opinioni. I vetmi konsensus i cili ka ndodhur ditën e premte ndërmjet shefave të grupeve
    parlamentare dhe Kryesisë ka qenë që seanca të mbahet, sot, mirëpo me mocionin procedural të
    dorëzuar nga opozita, nëpërmjet së cilës kemi kërkuar miratimin e Rezolutës së Kuvendit të
    Republikës së Kosovës lidhur me krimet e kryera nga Serbia, gjatë viteve ’98-‘99.

    Kurse, në të gjitha pikat e tjera opozita ka refuzuar, madje edhe të jetë pjesë e këtij procesi të
    jashtëligjshëm ku po shkelet Kushtetuta dhe kemi lëshuar takimin. Ju faleminderit!

  • Faleminderit. Albulenë, edhe sa herë duash mund ta marrësh fjalën, po mirë është
    të futemi në rend dite, se kështu- ashtu unë e kisha pasur dëshirë t’ju tregoj drejt për të qenë
    viktimë e Gjykatës Kushtetuese, bash i këtij konfuzioni kushtetues edhe Rregullore.
    E ka fjalën Albulena Haxhiu.

  • Faleminderit! Edhe njëherë, kryetar i Kuvendit, nuk mund ta procedoni
    kështu në mënyrë të përshpejtuar dhe në mënyrë arbitrare. Unë pata një propozim, opozita e ka
    një kërkesë, pra po kërkon që ky amendament të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, pra, ju si
    kryetar i Kuvendit, duhet t’i respektoni të gjitha procedurat kushtetuese, sepse të obligon
    Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe jeni kryetar i Kuvendit dhe bartni përgjegjësitë për
    çfarëdo që ndodh.

    Dhe, zonja Melihate Tërmkolli tha diçka që s’pati kuptim në fakt, mirëpo meqë tha që nuk është
    marre mos ta votojmë, unë po i them në fakt është e turpshme nëse dikush e voton për këtë
    amendament.

  • Tash nuk e kam për procedurat se folën të tjerët, por për rend dite meqë e
    hape rendin e ditës. Opozita e ka dorëzuar edhe në administratë, edhe sipas afateve kohore të
    duhura një rezolutë, e cila padrejtësisht është mohuar në Kryesinë e Kuvendit, në mbledhjen e
    kaluar.

    Dhe, ky është mocion procedural, ju meqenëse ju ka dorëzuar juve personalisht nga të tri
    subjektet opozitare, e keni për detyrë ta hidhni këtë mocion procedural për shqyrtim në këtë
    seancë dhe jo të thoni e kemi vetëm një pikë të rendit të ditës. Ju jeni të njoftuar me kohë që
    Rezoluta jonë e ka një kërkesë që thotë: kjo çështje urgjente të futet si pikë e parë të rendit të
    ditës. Kjo është shumë me rëndësi, arsyeja pse tash për ta arsyetuar pse të futet si pikë e parë e
    rendit të ditës, është se kjo rezolutë e dënon gjenocidin edhe krimet masive që i ka kryer shteti i
    Serbisë në Kosovë gjatë viteve ‘98-‘99 dhe mendojmë që ky Kuvend nuk ka kurrfarë të drejte as
    historike, as morale, as politike, as institucionale, as çfarë doni ju, që ta trajtoni një çështje kaq të
    turpshme qysh është gjykimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për pa u ndal ky Kuvend njëherë

    12
    dhe të reflektojë dhe të miratojë dokumentet që më së pari e dënojnë krimin edhe gjenocidin serb
    që ka ndodhur në Kosovë.

  • Për këtë çështje, jemi te një propozim të cilin e ka paraqitur opozita. Donika,
    urdhëro për këtë çështje.

  • BUJUPI: Faleminderit!
    Siç e dini, ne edhe ditën e premte, në bashkëpunim me shefat e grupeve parlamentare dhe në
    harmonizim në fakt edhe përtej opozitës meqë rast jemi përkrahur edhe nga kolegët, nga
    komunitetet kemi proceduar me mocion procedural për të pasur sot pikë të parë të rendit të ditës
    Rezolutën kundër krimeve të cilat Serbia i kreu në Kosovë, gjatë viteve 1998-1999.

    Të nderuar kolegë deputetë,
    Krijimi i paqes, drejtësisë dhe pajtimit ndëretnik nuk arrihet duke relativizuar faktet apo
    shmangur krimet, por në fakt duke i ballafaquar kriminelët dhe duke i dënuar ato. Ne, sot nuk
    mund të flasim as për paqe dhe as për drejtësi, kur edhe 15 vjet pas luftës dhe 7 vjet pas
    pavarësisë ende po hezitohet dhe po mungon guximi politik për të dënuar kriminelët të cilët në
    periudhën ‘98-‘99 vranë 12 mijë njerëz, dhunuan 20 mijë gra, djegën 120 mijë shtëpi dhe dëbuan
    me dhunë 1 milion njerëz.

    Dhe, siç e dini të gjithë të nderuar kolegë këto vrasje nuk ndodhën në betejën e luftës, këta njerëz
    ishin civil të cilët u vranë në luftën kundër vdekjes në shtëpitë e tyre ose nëpër male duke ikur.
    Nga ky numër 1392 janë fëmijë dhe kjo është në mesin e krimeve më të rënda në historinë e re të
    Evropës. Si mund të flasim për paqe dhe drejtësi kur ende si Kosovë dhe shtet sovran, i pavarur
    që 7 vjet nuk i dënuam kriminelët që deri në vdekje i shkaktuan plagë 13-vjeçares nga Gjakova,
    mbi trupin e së cilës përveç dhunës seksuale paramilitarët serbë përdorën kondak, litar, cigare
    derisa ajo vdiq. Dhe kjo ngjarje, të nderuar kolegë nuk përbën një rast të izoluar, por janë mbi 20
    mijë gra të Kosovës viktima të kësaj forme më çnjerëzore, të përpjekjeve për dehumanizimin e
    tyre, disa janë të vdekura, e disa janë të gjalla për së vdekuri nga padrejtësitë e dyfishta ndaj tyre.

    Mendoj që ky Kuvend, asnjëra kryesi, siç bëri të premten dhe asnjë deputet, këtu nuk ka të drejtë
    edhe më tutje t’ia mohojë Selatin Ymerit, dënimin e kriminelëve që vranë djalin e tij 11 vjeç, 15
    vjet më parë. Ai ishte veç 11-vjeçar dhe kurrë kurrkush nuk u përndoq dhe as nuk dha llogari për
    këto vrasje. Me mos procedimin e kësaj Rezolute, të nderuar kolegë deputetë, ne do t’i mohojmë
    krimet e Serbisë, të kryera në Kosovë dhe mohimi i këtyre krimeve dhe gjenocidit përbën fyerje
    përfundimtare ndaj viktimave dhe familjeve të tyre.

    Andaj, unë sot ju thërras që të veprojmë drejtë që pikë e parë e rendit të ditës të procedohet kjo
    rezolutë që sado pak t’u dalim në mbrojtje dhe t’u dalim haku viktimave, të cilat janë të shumta
    në vendin tonë dhe të cilat deri sot nuk gjetën drejtësi, qoftë nëpërmjet një veprimi simbolik që
    është nxjerrja e një rezolute e cila i dënon këto krime. Faleminderit!

  • Faleminderit! Jemi në deklarime të grupeve parlamentare. E ka fjalën Adem
    Grabovci, nga Partia Demokratike e Kosovës.

  • Faleminderit!

    13
    Pra, unë do ta them atë vërtet që kam parë dhe kam dëgjuar edhe në mbledhjen e fundit të
    Kryesisë së Parlamentit. Është e vërtetë që na është paraqitur aty për aty një propozim,
    megjithatë ne kemi kërkuar që të respektohen procedurat, po kërkojmë edhe sot që të
    respektohen ato dhe së dyti dhe që është shumë e rëndësishme t’ua përkujtoj juve dhe gjithë
    qytetarëve të Republikës së Kosovës se kjo iniciativë ka qenë e Partisë Demokratike të Kosovës
    shumë më herët, është një tekst i modifikuar dhe që na është ofruar.

    Prandaj, ne i dimë rregullat se si mund një mocion të futet në rend të ditës nëse janë 40
    nënshkrime... është e drejtë e deputetëve, por nëse i referohemi, pikërisht Rregullores, neneve 49,
    52, atëherë ne e shohim si ky mocion për ne nuk i plotëson kushtet për t’u radhitur në rend të
    ditës. Por, nuk është që Partia Demokratike e Kosovës ka qenë kundër përderisa ka qenë
    iniciuese më herët dhe nuk e ka pasur mbështetjen e grupeve parlamentare dhe të deputetëve, në
    rastin konkret të opozitës për t’u futur si pikë e rendit të ditës për të debatuar për këtë çështje.

  • Faleminderit! I kisha lutur deputetët, vetëm përfaqësuesit e grupeve parlamentare.
    Fjalën e ka Teuta Sahatqija.

  • Faleminderit, kryetar!
    Në mbledhjen e Kryesisë, të cilën e patëm të premten, është diskutuar edhe për këtë kërkesë. Në
    fakt, diskutimi kur ka nisur ka qenë vetëm lexim dhe pa asnjë dokument dhe në fund erdh një
    dokument i shkruar, gjë e cila kishte të bënte me mocionin procedural në nenin 50, por gjithashtu
    mocionet përmbajtjesore rregullohen edhe me nenin 52 pikë 2, në të cilën kërkon ky mocion
    përmbajtjesor 8 ditë pune që të vazhdojë të procedohet.

    Sa i përket çështjes urgjente, mendoj që e vetmja urgjencë është këtu që të pengohet pika e rendit
    të ditës të cilën në mënyrë të rregullt e ka marrë Kryesia e Kuvendit dhe mendoj që pa hyrë fare
    në përmbajtje është nënçmuese që të përdoren dhembja, emocionet dhe emrat e viktimave për një
    çështje politike siç është pika e rendit të ditës së Gjykatës.

    Prandaj, propozojmë të procedohet me rendin e ditës, të cilin Kryesia e Kuvendit e ka marrë.

  • Faleminderit! Keni parasysh, kemi qëndrimin e grupeve parlamentare. Valdete
    Bajrami e ka fjalën.

  • Faleminderit!
    Duke e ditur qëndrimin e LDK-së nuk është ndoshta e habitshme fjalimi i zonjës Sahatqija që
    LDK-ja mezi pret të hyjmë në pikë të rendit të ditës me procedim të amendamenteve, mirëpo
    kryetar, ajo çka kërkoj nga ju, është që ta hidhni në votim mocionin pasi që të gjitha kushtet i
    kemi plotësuar dhe nuk është e vërtet që 40 nënshkrime duhet të jenë sot për ta futur në pikë të
    rendit të ditës, por 40 në shkrime duhet për seancë të jashtëzakonshme, kështu që ju lutem
    respektojeni së paku Rregulloren e Kuvendit dhe futeni në votim mocionet e pastaj të vazhdojmë
    më tutje.

  • Faleminderit! Unë shoh se po lajmërohen edhe deputetë të partive, por realisht,
    Ramush je lajmëruar, por pastaj po hapet shumë diskutimi. Mbaje nën qëndrim edhe një herë në

    14
    emër të AAK-së. “6+” dhe Lista serbe na kanë mbetur se nuk po shkojmë me diskutime me
    deputetë, se e kemi tepruar. Ramush, e do fjalën?

  • Po heq dorë prej fjale, le të flasin shefat e grupeve ose përfaqësuesit e
    grupeve se besoj, është e qartë, do të kalojë në votim.

  • Dëgjo Albulena, “6+” s’po lajmërohet, Lista Serbe s’po lajmërohet, dhe unë po e
    bëj atë çka më takon, po e vë në votim mocionin tuaj procedural dhe këto të shkojnë.

    (Ndërhyrje)

    Donika, më lejo të vazhdoj dhe ta vë në votim. Atëherë, regjia dhe deputetët të përgatiten për
    votim për mocionin procedural që të futet në rend dite.

    (Ndërhyrje)

    Dëgjoni, të nderuar deputetë, unë po e lexoj dhe po i përmbahem në mënyrë asketike. E kemi për
    pasusin e fundit, dhe atë do ta lexoj.

    Pra, të nderuar deputetë, dëgjoni sepse do të votohet. Regjia ju kisha lutur t’i bini ziles që
    deputetët të kthehen për votim.

    E kemi një propozim, i cili ka ardhur nga Glauk Konjufca, kryetar i Grupit Parlamentar të
    Lëvizjes “Vetëvendosje” i mbështetur nga Donika Kadaj-Bujupi, kryetare e Grupit Parlamentar
    të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e mbështetur edhe nga Valdete Bajrami, kryetare e
    Grupit Parlamentar Nisma dhe deputetët nënshkrues sipas listës së bashkangjitur, që janë gjithsej
    32, pra për miratimin e Rezolutës dhe kjo çështje të futet si pikë e rendit të ditës.

    (Ndërhyrje)

    Si pikë e parë, e rrezikoni. Pra, miratimin e pikës së parë.

    Atëherë kjo çështje urgjente të futet si pikë e parë dhe po kërkohet për si pikë e parë, dhe të keni
    parasysh deputetë, miratimin e Rezolutës së Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me krimet
    e kryera nga Serbia, gjatë viteve 1998-1999.

    Regjia dhe deputetët të përgatiten për votim. Votojmë tash!

    Atëherë, 115 deputetë janë të pranishëm në sallë, 102 kanë votuar, 55 janë kundër, 42 janë për
    dhe 5 abstenime.

    Po vazhdojmë dhe e ftoj kryeministrin e Republikës së Kosovës, zotin Isa Mustafa që ta
    prezantojë dhe arsyetojë propozim-amendamentin.

  • I nderuar kryetar i Kuvendit,
    Të nderuar deputetë,

    15
    I nderuar Kabinet qeveritar,
    Të nderuar përfaqësues diplomatikë,
    Qytetarë të Kosovës,
    Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e saj të 41 me radhë, të datës 31 korrik 2015, ka
    vendosur t’ia riprocedojë Kuvendit të Republikës së Kosovës për aprovim amendmanetet
    kushtetuese, përkatësisht amendamentin 24.

    Ky amendament është përkrahur nga 75 deputetë në seancën e Kuvendit, të mbajtur më 26
    qershor 2015, por nuk ka arritur vota të mjaftueshme prej 2/3.

    Aprovimi i amendamentit kushtetues lidhet ngushtë me përmbushjen e detyrimeve që ka marrë
    Kosova me Ligjin numër 04/L-274 të datës 23 prill 2014, i aprovuar nga 89 vota të deputetëve të
    Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe i shpallur me dekretin e presidentes së Republikës së
    Kosovës, DL-022/2014, më 7 maj 2014 që ka të bëjë me themelimin e dhomave të specializuara
    dhe të Zyrës të Prokurorit të Specializuar.

    Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe Rregullorja e punës së Kuvendit të Republikës së
    Kosovës, nuk e kufizon mundësinë që Qeveria të riprocedojë me të njëjtat amendamente në
    Kuvendin e Republikës së Kosovës. Në rastin konkret, nuk kemi asnjë pengesë kushtetuese që
    amendamenti të rishqyrtohet duke pasur parasysh rëndësinë shumë më të madhe që ka aprovimi
    për vendin tonë.

    Qeveria është e vetëdijshme se ka mendime të ndryshme për këto amendamente dhe për vetë
    themelimin e dhomave të specializuara, por po ashtu Qeveria vlerëson se zbardhja e së vërtetës
    dhe e drejtësisë, për disa dyshime të pretenduara gjatë luftës dhe për një periudhë pas luftës është
    një sfidë me të cilën do të ballafaqohemi si vend i cili ka përqafuar vlerat e demokracisë
    evropiane.

    Arsyet e riprocedimit të amendamenteve kushtetuese janë, si vijon:

    Së pari, përmbushja e obligimeve të cilat i ka marrë Kosova me Ligjin për ratifikimin e letrës së
    presidentes së Kosovës, me baroneshën Eshton. Ne kemi për obligim të zbatojmë ligjet që i
    aprovon Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe rrjedhimisht Kosova duhet të tregojë se është e
    përgjegjshme dhe e zonja të përmbushë zotimet e saj para komunitetit ndërkombëtar, të cilat i ka
    ratifikuar me ligj.

    Kosova nëpërmjet aprovimit të këtyre amendamenteve demonstron, në mënyrë të qartë
    përcaktimin e institucioneve të saj, të Kuvendit dhe Qeverisë për rendin e ligjin dhe për arritjen e
    standardeve të larta perëndimore të drejtësisë dhe gatishmërinë që të përballet me drejtësinë edhe
    përkundër faktit se burimi i krimeve dhe mizorive në Kosovë ishte Serbia e Milosheviqit.

    Themelimi i dhomave të veçanta është kërkesë eksplicite e partnerëve strategjikë të Kosovës,
    sidomos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

    Ne kemi pasur adresime dhe porosi të qarta nga të gjitha vendet mike, si në Kosovë ashtu edhe
    gjatë vizitave jashtë Kosovës se Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës duhet të marrin përgjegjësinë që

    16
    ta themelojnë këtë gjykatë, dhe se themelimi i një Gjykate jashtë Kosovës bëhet dhe do të bëhet
    për të zbardhur dyshimet e hetuara në bazë të vendimeve të Këshillit të Evropës dhe se çështjet e
    tilla nuk do të mund të gjykohen në vendin tonë.

    Gjatë riprocedimit të amendamenteve kushtetuese në Kuvend jemi bazuar edhe në opinionin e
    Gjykatës Kushtetuese, e cila me aktgjykimin e saj AGJ-788/2015 e ka deklaruar të pranueshme
    kërkesën e kryetarit të Kuvendit dhe ka konfirmuar se amendamenti numër 24 nuk i pakëson të
    drejtat dhe liritë e njeriut të përcaktuara me kapitullin 2 dhe 3 të Kushtetutës.

    Jam i bindur se Qeveria e ka respektuar tërësisht rolin dhe përgjegjësinë e Kuvendit dhe të çdo
    deputeti duke shprehur besimin se aprovimi i këtij amendamenti nga Kuvendi i Republikës së
    Kosovës e assesi mbi bazën e Rezolutës 1244 dhe inicimin nga vendet tjera që nuk e kanë
    pranuar pavarësinë e Kosovës, është në dobi të shtetit të Kosovës dhe të zotërimit të drejtësisë
    mbi çdo dyshim të mundshëm.

    Të nderuar deputetë,
    Riprocedimi dhe vendimi i Kuvendit përkrah amendamente kushtetuese, ruan sovranitetin e
    Kosovës, sepse institucionet e Republikës së Kosovës janë ato që marrin rolin dhe përgjegjësinë
    për një vendim të tillë.

    Për ne do të jetë e dëmshme dhe e paarsyeshme që për këtë çështje të vendoset mbi bazën e
    Rezolutës 1244, pasi që rikthimi dhe fuqizimi i kësaj rezolute sjell në pikëpyetje sovranitetin e
    vendit dhe vlerat e ndërtuara që nga periudha e shpalljes së pavarësisë.

    Unë jam i vetëdijshëm se kjo është një çështje jo e lehtë për të gjithë ne, por në situata kur ne
    marrim vendime të rënda, ne duhet të jemi të gjithë së bashku dhe të vendosim për fatin e vendit
    tonë dhe për partneritetin ndërkombëtar të Kosovës.

    Vendimi i sotëm duhet të jetë shprehje e kohezionit tonë nacional proevropian dhe euroatlantik.
    Ky vendim po ashtu duhet të jetë shprehje e besimit tonë të plotë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të
    Kosovës, ka qenë luftë e drejtë, luftë për të mbrojtur pragun e shtëpisë, jetën, fëmijët, familjet
    dhe Kosovën dhe besimi se drejtësia do të zbatohet plotësisht.

    Do të ishte e arsyeshme që sot për ndryshimet kushtetuese të keni përkrahjen e të gjithë
    deputetëve të Kuvendit, të pozitës dhe opozitës, sepse ky Kuvend dhe çdo deputet veç e veç
    është angazhuar për drejtësi, ndërkaq drejtësia nuk ka kufij, nuk ka kas pronësi, ajo duhet të jetë
    e lirë, e pavarur dhe e barabartë për të gjithë.

    Edhe unë ndaj mendimin se do të kishte qenë shumë më mirë që ky proces të zhvillohej në
    vendin tonë, këtu në Kosovë, që ne të kemi zotësinë të zhvillojmë drejtësi të pavarur dhe gjykime
    të pavarura. Por, për fat të keq, dështimet e shtetit ligjor në shumë raste ka ndikuar të humbet
    besimi i komunitetit ndërkombëtar se këtë proces mund ta zhvillojmë në vendin tonë. Këtu
    qëndron edhe esenca e këtij problemi, por kjo nuk do të thotë se ky vendim nuk duhet të jetë
    sinjal për të gjithë ne se duhet ta forcojmë drejtësinë, duhet t’i forcojmë institucionet e drejtësisë,
    që ato të bëhen të pavarura dhe të pandikuara, që institucionet korrektuese duhet të zbatojnë

    17
    rregulla dhe që drejtësia nuk mund të jetë selektive dhe e porositur dhe konstatoj se sfida me këtë
    vendim është sfidë me vetveten tonë, nuk është sfidë ndërmjet nesh.

    Ky vendim sot zgjedh një pjesë të kërkesave për drejtësi, por, ne duhet ta bëjmë punën që sistemi
    ynë i drejtësisë të angazhohet dhe t’i trajtojë të gjitha krimet e luftës dhe të pasluftës, pa marrë
    parasysh se kush do t’i ketë bërë. Krimet që janë bërë këtu në Kosovë duhet të marrin verdiktin e
    drejtësisë. Viktimat e krimit, familjarët e tyre dhe qytetarët e këtij vendi, meritojnë që drejtësia,
    edhe pse me vonesë, ta thotë verdiktin e saj.

    Ky verdikt nuk kthen në jetë fëmijët, pleqtë, të rinjtë e të rejat që u vranë dhe u masakruan gjatë
    luftës, por tregon se ky shtet ka vendosur të jetë shtet i drejtë.

    Çështja që sot e vëmë në rend të ditës i takon tërë vendit, ashtu si është partneriteti me Shtetet e
    Bashkuara të Amerikës të cilat i kanë ndihmuar vendit tonë në të gjitha fazat e shtetndërtimit,
    është në interes të Kosovës, sikur se është edhe partneriteti me Bashkimin Evropian.

    Kosova nuk mund të ndërtohet dhe të zhvillohet e izoluar nga vendet mike. Nuk mund të
    ndërtohen raporte euroatlantike duke refuzuar zbardhjen e drejtësisë sipas kërkesave dhe
    kritereve evropiane.

    Përkrahja e partnerëve tanë për integrime në Bashkimin Evropian, për anëtarësimin në organizata
    ndërkombëtare, për njohjen e pavarësisë së Kosovës, për investime dhe zhvillim ekonomik, për
    ndërtimin dhe forcimin e shtetit ligjor ka qenë dhe mbetet e domosdoshme për Kosovën.

    Ju ftoj të gjithë juve sot t’i tejkalojmë ndasitë partiake dhe politike, ta tregojmë kurajën dhe
    guximin tonë që së bashku të marrim vendim për amendamentet e propozuara kushtetuese.

    I nderuar kryetar,
    Të nderuar deputetë,
    Dëshiroj t’ ju njoftoj se menjëherë pas aprovimit të amendamenteve kushtetuese, Qeveria do të
    mblidhet për ta shqyrtuar Projektligjin për dhomat e specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të
    Specializuar, dhe Projektligjin për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave
    potencialë të akuzuar në proceset gjyqësore pranë dhomave të specializuara. Qeveria, menjëherë
    pas kësaj do të kërkojë që sot të mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit për t’i trajtuar
    edhe këto dy ligje.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Tani është radha e kryetarëve dhe përfaqësuesit e grupeve
    parlamentare. Nga Partia Demokratike e Kosovës, e ka fjalën Adem Grabovci, shef i Grupit
    Parlamentar.

  • Faleminderit, kryetar!
    Përshëndetje për të gjithë ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë në vendin tonë,
    Përshëndetje për Kabinetin qeverisës,
    Kolegë të nderuar,
    Qytetarë të Republikës së Kosovës,

    18
    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është plotësisht i vetëdijshëm se sot kemi para veti për
    të marrë një vendim ndër vendimet më të vështira dhe për këtë arsye Grupi Parlamentar i Partisë
    Demokratike të Kosovës, ka bërë diskutime të njëpasnjëshme, të hollësishme, konsulta me të
    gjithë faktorët, ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë dhe duke respektuar po ashtu edhe
    qëndrimin, vlerësimin dhe vendimin e Partisë Demokratike të Kosovës, kërkesa e vazhdueshme e
    Grupit Parlamentar të PDK-së ka qenë dhe do të mbetet, sepse ne asnjëherë nuk i kemi ikur dhe
    nuk i frikësohemi drejtësisë. Përkundrazi, ne kërkojmë që të ketë drejtësi, kërkojmë, jemi
    këmbëngulës dhe kemi premtime të fuqishme nga të gjithë miqtë tanë që ky proces do të jetë i
    drejtë, i paanshëm, i pandikuar, i ndërtuar dhe i përfunduar mbi bazën e dëshmive dhe
    dëshmitarëve kredibilë që do të respektohen të gjitha palët dhe do të trajtohen në mënyrë të
    barabartë.

    Prandaj, edhe herën e kaluar, edhe kësaj radhe, pas votimit të parë, në mes të këtyre dy seancave,
    Grupi Parlamentar po ashtu i ka dhënë sqarimet shtesë dhe ne kemi ardhur në përfundim që t’i
    japim përkrahje dhe të hapim rrugën e themelimit të Gjykatës Speciale. Ju faleminderit!

  • Faleminderit! E ka fjalën Ismet Beqiri, nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

  • Faleminderit, kryetar!
    Zoti kryeministër,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Sikur edhe në seancën e mëhershme kur ishte në rend të ditës kjo pikë, unë shumë shkurt dhe
    nëse mund të them po e përsëris atë që e kemi thënë - për ndjeshmërinë e kësaj çështjeje dhe
    këtyre ndryshimeve, por edhe për nevojën dhe domosdoshmërinë që kjo të ndodhë, duke besuar
    thellë se është në interesin e vendit që ne edhe në këtë formë të marrim përgjegjësitë tona, të
    kryejmë edhe një obligim tonin që buron edhe më herët nga ligji i miratuar, siç u tha në këtë
    Kuvend nga shumica e deputetëve, prandaj pa dashur të zgjasim, ne si Grup Parlamentar, pra
    Lidhja Demokratike e Kosovës, do të votojë pro këtyre ndryshimeve ose këtij amendamenti, në
    mënyrë që të hapet rrugë për procese të mëvonshme që na presin. Faleminderit!

  • Faleminderit! Fjalën e ka Ramush Haradinaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e
    Kosovës!

  • I nderuar kryetar,
    I nderuar kryeministër,
    Kabinet qeveritar,
    Të nderuar deputetë,
    Qytetarë, diplomatë e media,
    Shikoni, sikur të më pyesnin para një kohe a mundet t’i ndodhë Kosovës kjo që po i ndodh sot,
    nuk kisha besuar.

    Shumë kisha qenë i bindur që ka njerëz ose në parti politike, po flas në LDK, të traditës, të
    presidentit Rugova, njerëz që kanë ditur të mendojnë shqiptarisht, edhe kur ka pasur momente të
    ndjeshme e i kanë lënë do llogari të brendshme për t’i larë ndrysh, por jo në dëm të vendit.


    19
    Kisha besuar shumë që në Qeveri po ashtu ka njerëz, në të sotmen, në këtë që është, që e
    kuptojnë se për çka është kah bëhet fjalë, për të mos rënë në grackën e llogarive të imta e për t’ i
    bërë dëm brezave.

    Kisha besuar që në PDK, që është thirrur dhe vazhdon të thirret në vlerën më sublime të lirisë, të
    Adem Jasharit e të Luanit, e të Zahirit e tjerëve, ka burra, ka zonja që dinë të thonë po dhe jo, pa
    marrë parasysh çka ndodh më tutje.

    Njëjtë mendoj për krejt që jemi si opozitë. Mua po më vjen keq, njëfarë qyqanllëku po e shoh,
    njëfarë dëshire të shpëtojmë dikush më lehët, po e shoh, t’ia lajmë një llogari dikujt, e çka u
    ndodh fëmijëve e brezave tanë, e që vetëm për Kosovën do të ndërtohet një Gjykatë e posaçme,
    prej palëve që kanë qenë në luftë, s’po i ceku me rend, nuk di a jeni kah e mendoni këtë. Nuk di
    çka do të thoni pas disa vjetësh, që po e kthejmë veten në një monstrum të palës që ka qenë në
    luftë, nuk kemi qenë të tillë njerëz, pranojeni që s’kemi qenë monstrum, shqiptarët as Kosova,
    por viktimë.

    Pse ka ardhur puna deri këtu, duhet një analizë e thellë, dhe dikur më vonë njerëzit do të kenë
    kohë e t’i analizojnë këto, sot nuk është koha për t’ i thënë këto.

    Por, unë po ju lus edhe një herë, krejt që jeni këtu, s’ka të bëjë me parti, s’ka të bëjë me interesa
    të ngushta, s’ka të bëjë për t’ia larë dikujt llogaritë as me votë. Ka të bëjë qysh për t’ia lejuar
    këtij vendi të jetë në terren më të mirë për të ardhmen e vet, e të gjithëve, të gjithë neve, edhe të
    komuniteteve etnike, që janë bashkëqytetarë tanë, si për t’ ia mundësuar Kosovës të shkojë më
    qëndrueshëm përpara, për ta bërë një Gjykatë të Kosovës për krime lufte jo selektive, kur ka
    fakte, kur ka dëshmi për t’u ballafaquar, e Kosovës, me gjyqtarë vendorë, shqiptarë, gjyqtarë të
    komuniteteve e në rast se ka mosbesim aq të madh, mundemi ne në panel edhe me
    ndërkombëtarë për disa momente të vështira- një Dhomë të posaçme, por në kuadër të një
    Gjykate të Kosovës.

    Ne nuk po i themi jo ligjit, ne nuk po i themi jo miqve, ne s’po u themi obligimit tonë, ne nuk po
    i themi jo letërkëmbimit të presidentes Jahjaga, ne po i themi po duke e formuar një Gjykatë të
    Kosovës, me gjykatës vendorë, me prokurorë vendorë, edhe një panel ku i ftojmë disa ekspertë të
    huaj, e që mund ta kryejnë njëjtë këtë punë. Edhe i thërrasim krejt çka janë të përfshirë në këto
    procese. Për ata që ka fakte, vendos ligji, për ata që s’ka rrinë në shtëpi. Pse për ta kthyer veten
    në kaq eksperiment Kosovën.

    Besoni, krejt këta që janë kah ua lypin votën sot, janë kah u thonë, kemi për t’iu trajtuar mirë, do
    të jemi me ju, e këto përralla leni këto, e dini, historia ju ka mësuar diçka. Tërë ata diplomatë
    ndërrohen, s’janë më këtu pas 6 muajve, keni për t’ u përballur vetë me ato që i merrni vendimet
    sot, keni për të jetuar me to, por edhe me marren se dikush ka vendosur kështu për njeriun e vet.
    Thjesht nuk keni nevojë.

    Në fund, njëfarë shprehje ka ekzistuar gjithë: shqiptar e krenar, kjo nuk na bën neve të këqij për
    askënd, kjo na bën pikërisht më të vlefshëm për të gjithë, për komunitetet që jetojnë në Kosovë,
    pra për serbë, për turq, për boshnjakë, romë, ashkalinj, egjiptian, por na bën të mirë edhe për
    miq. Në rast se krenaria jonë bie kaq për toke, besoni s’kemi për t’i vyer kurrkujt. Faleminderit!

    20
  • Faleminderit! E ka fjalën Glauk Konjufca, nga Lëvizja “Vetëvendosje”.

  • Zonja dhe zotërinj të nderuar,
    Deputetë të Kuvendit,
    Qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Kuvendi i Kosovës, pak minuta më parë, e mori një vendim që me siguri historia do ta
    regjistrojë, por që asnjë njeri normal nuk do të mund ta besojë.

    Cili është ky vendim që sapo e morëm pak më parë? Ne thamë që prioritet për Kosovën, pak më
    parë, si shumicë e Kuvendit, duhet të jetë dënimi i UÇK-së, por jo dënimi i gjenocidit serb.

    Ky vendim, u mor para 10 minutave dhe unë më të vërtet nuk po mund të besoj. Nuk po mund të
    besoj që për ju nuk është me rëndësi që para çfarëdo teme tjetër, e aq më tepër për t’i dënuar
    krimet e UÇK-së, pse mos të vendoset, nuk e kuptova ende përpos arsyeve procedurale formale,
    por më falni bre, po flasim për një përmbajtje të vërtetë politike, për ta dënuar atë që na ka
    ndodhur si popull.

    Nuk po mund të besoj se ju thatë për arsye formale, pa kurrfarë kuptimi që jo një rezolutë e tillë
    nuk po i plotësuaka disa kushte që të mos futet në Kuvend të Republikës së Kosovës. E çka
    duhet të shqyrtohet? Duhet të shqyrtohet së pari, po jo së pari, por vetëm kjo, gjykimi i Ushtrisë
    Çlirimtare të Kosovës.

    Kërkoj nga mediat t’i nxirrni emrat e krejt atyre që votuan kundër kësaj rezolute, që të dënohet
    UÇK-ja e jo gjenocidi i Serbisë.

    Deputetë të Kuvendit të Kosovës,
    Herën e parë ne i ofruam të gjitha argumentet tona kundër Gjykatës Speciale. Argumenti i parë
    dhe më i rëndësishmi, po e përsëris prapë. Jemi fort të bindur që e vërteta historike tregon që
    Serbia ishte agresori dhe okupatori, kurse populli shqiptar ishte ai që u mbrojt dhe çlirimtari.
    Nuk ka ndodhur kurrkund në botë që të gjykohet çlirimtari përpara pushtuesit.

    Vetëm në Kosovë, le ta regjistrojë historia, të parët po akuzohen dhe po dënohen çlirimtarët,
    përpara se të dënohet okupatorët dhe pushtuesit. Ky është argumenti i parë.

    Argumenti i dytë. Askund në botë nuk krijohet një gjykatë për çfarëdo lufte, çfarëdo konflikti që
    të ketë ndodhur, e cila merret vetëm me njërën palë. Kjo nuk ndodh askund, sepse kemi të bëjmë
    me një gjykatë vetëm për UÇK-në, kjo është e paprecedent në histori.

    Argumenti i tretë. Asnjë gjykatë e brendshme shtetërore nuk krijohet duke ia zvogëluar
    sovranitetin vendit.

    Gjykata Speciale po i krijon 3 hapësira të pavarura brenda juridiksionit të gjyqësorit tonë. Këto
    hapësira do të qeverisen nga ndërkombëtarët dhe ne si shtet jo vetëm që nuk do të kemi kontroll
    shtetëror, por këto hapësira të pavarura nuk do të na japin as llogari. Bile ne nuk do të kemi as
    qasje në to, sepse projektligji që e keni sjell në Kuvend: thotë që arkivat e gjykatës nuk janë
    dokumente publike të Republikës së Kosovës.

    21
    Neve do të na dënohen qytetarët, Qeveria jonë nuk do të dijë pse, ato nuk janë dokumente
    publike të Republikës së Kosovës. Kjo është e turpshme të pranohet një gjë e tillë.

    Një element tjetër shtesë që është indikacion i cungimit të sovranitetit të vendit është edhe
    delegimi i kompetencës së Kuvendit që Gjykata vetë të ketë të drejtë të lidhë marrëveshje
    ndërkombëtare, për shembull, me vendin ku ajo do të ketë selinë e vet, Gjykata e lidh
    marrëveshjen ndërkombëtare. Me vendimin tuaj, ia delegoni Gjykatës një kompetencë të
    Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kjo nuk e di çka është tjetër, përpos cungim i sovranitetit të
    shtetit.

    Të gjitha këto tregojnë se Gjykata po themelohet në kurriz të pavarësisë së Republikës së
    Kosovës. Zaten për shkak të këtyre tri argumenteve që i ceka, këto ishin edhe arsyet kryesore pse
    me 26 qershor kjo Gjykatë u rrëzua me vendim të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Pra,
    deputetët e kuptuan drejt, ata që votuan kundër votuan për shkak të këtyre argumenteve shumë të
    qëndrueshme.

    Por Qeveria në vend që t’i zgjidhte këto çështje, që janë probleme, ajo u përcaktua që të na e sjell
    edhe një problem tjetër shtesë. Qeveria ka vendosur mos ta njohë autoritetin e Kuvendit të
    Republikës së Kosovës. Kjo e prek jo thjeshtë vetëm Kushtetutën e Republikës së Kosovës, por i
    shpall luftë idesë bazike të Republikës dhe të republikanizmit në Kosovë.

    Pse ekziston Republika?, shtrohet pyetja. Republika jonë ekziston për shkak të lirisë, por
    karakteri i saj është parlamentar. Me Kushtetutë, Republika e Kosovës definohet si Republikë e
    Kuvendit, Republikë parlamentare.

    Kosova është Republikë parlamentare dhe kjo do të thotë që Republika jonë qenëson brenda
    raportit që ekziston mes Kuvendit dhe Qeverisë. Ky raport e mban gjallë, ky raport i shëndoshë e
    mban gjallë Republikën tonë.

    Atëherë kur Qeveria nuk i njeh vendimet e Kuvendit, atëherë vetë demokracia është vënë në
    pikëpyetje dhe është mohuar.

    Sot, ne po flasim për një temë e cila, besoni po të ndodhte në shtetet evropiane, qytetarët me
    miliona do të ishin nëpër sheshe, sepse ne sot në të vërtetë po flasim se a do të ekzistojë apo jo
    Kuvendi i Republikës së Kosovës, pas ditës së sotme.

    Në vendin tonë më nuk ka rëndësi se çfarë vendimi merr Kuvendi. Kjo nuk ka rëndësi fare çfarë
    vendimi merr Kuvendi më pas ditës së sotme. E rëndësishme në këtë shtet është se a i pëlqen ky
    vendim i Kuvendit, Qeverisë? Kjo është shumë më e rëndësishme se çka vendos Kuvendi. Më e
    rëndësishmja në këtë shtet është kah bëhet a i pëlqen ky vendim Qeverisë, apo jo?

    Nëse nuk i pëlqen Qeverisë një vendim i Kuvendit, atëherë ka të drejtë ta anulojë sa herë që ajo
    dëshiron. Prandaj arbitër i vendimmarrjeve nuk është më drejtpeshimi mes Qeverisë dhe mes
    Kuvendit, por vetë vullneti i njëanshëm i Qeverisë dhe, ky është një problem i madh shtetëror.


    22
    Këtu unë them që vdes demokracia dhe ky në të njëjtën kohë është anulim, unë po guxoj ta quaj,
    edhe anulim i opozitës në Republikën e Kosovës.

    Prej sot, edhe mediat, ju që jeni atje lartë, lirisht le të shkruajnë se në Kosovë nuk lejohet të
    ekzistojë më opozita.

    Pse po them kështu? Po them kështu sepse bastioni i vërtet politik i çfarëdo opozite, në çdo vend
    të botës është Kuvendi republikan. Opozita për nga definicioni, nuk mund të jetë qeveri opozita.
    Opozita është gjithë në Kuvend, Kuvendi është shtëpia e opozitës. Kuvendi është institucioni i
    vendimmarrjes së opozitës. Qeveria merr vendime në qeveri, në ekzekutiv, opozita merr vendime
    në kuvend. Dhe, nëse për një vendim ku opozita ka investuar kaq shumë, Qeveria e anulon me
    një vullnet thjesht arbitrar, kjo do të thotë se nuk ekziston më opozita në këtë vend, nuk ekziston
    Kuvendi i Republikës së Kosovës, më, pra është problem i i madh. Po qysh nuk është problem i
    madh, ky është problemi kryesor që e kemi tash, Gjykata Speciale është pasojë. Gjykata Speciale
    është sekondare në raport me këtë çka po na ndodh në arkitekturën e Republikës tonë, mes
    Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës. Nuk lejohet më të ekzistojë opozita, sepse
    opozita t’ i jep argumentet, po i bind deputetët, deputetët po e japin votën e tyre, po ushtrojnë
    mandatin e tyre sipas Kushtetutës me vullnet të lirë dhe Qeveria të gjithëve po ua anulon
    vendimet.

    Çka i bie kjo? Kjo në të vërtetë është problem shumë i madh i demokracisë dhe unë mendoj që
    pas ditës së sotme, nëpër ato farë OJQ-ët që e matin, globale që janë, edhe statusin politik të
    Republikës së Kosovës, më ne, përderisa deri tash na kualifikonin si gjysmë autoritare, ne jemi
    kah e humbim edhe atë gjysmën. Nuk ka më gjysmë autoritare. Tash vendos Qeveria çka të dojë.
    Kjo është plotësisht totalitare, kjo është diktaturë qeveritare.

    Dhe, me thënë të drejtën, unë nuk jam fort i zhgënjyer në Isa Mustafën, sepse e kam përmendur
    shumë herë konsistencën e tij politike, unë jam i zhgënjyer në disa të tjerë si Adem Grabovci, si
    Elmi Reçica... të mos i përmendi me rend të gjithë këta të PDK-së, të cilët kanë qenë në burg kur
    Isa Mustafa ka qenë në pushtet. Nëpër burgje keni qenë. E tash nuk po dëshpërohem e as nuk po
    zhgënjehem prej këtij, po zhgënjehem nga ju, sepse nuk do të thotë që Isa Mustafa paska ardhur
    te ju, po i bie që ju keni shkuar te Isa Mustafa.

  • Faleminderit! E ka fjalën Valdete Bajrami, në emër të “Nismës”.

  • Faleminderit, kryetar!
    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Para pak çastesh ishit dëshmitarë se në këtë Kuvend e patë çfarë vendimi morën shumica e
    deputetëve tanë. Deputetët të cilët ju i keni votuar, qytetarë të nderuar, ishin në gjendje t’i thonë
    jo një rezolute, e cila do të dënonte shtetin serb për të gjitha ato krime, për të gjitha ato masakra
    të cilat kanë ndodhur në vendin tonë.

    Andaj, shumica vendosi të shkelë mbi gjakun tonë dhe të kërkojë votë që t’i dënojë të gjithë ata
    të cilët luftuan që ne sot ta gëzojmë këtë ditë në liri.


    23
    I vetmi shtet i cili është përgjegjës për krimet që kanë ndodhur në vendin tonë në periudhën e
    viteve 1998-1999 është Serbia. Dua t’ua rikujtojë të gjithë juve që do të ngrini sot dorën për një
    votë pro Gjykatës Speciale, që vetëm gjatë luftës së fundit në vendin tonë ky shtet, i cili po e
    luan rolin e viktimës, vrau hiç më pak e hiç më shumë se 12 000 qytetarë, të cilët shumica e tyre
    ishin civilë, të paarmatosur.

    Sot po kërkohet të votohet që çlirimtarët tanë t’i dërgojmë në gjykim për arsye se luftuan të na
    çlironin me gjakun e tyre, e që falë tyre, falë gjakut dhe sakrificave familjare të tyre sot gëzojmë
    këtë liri dhe sot jemi këtu në këtë Parlament.

    Sot po kërkohet nga ju, të nderuar deputetë, që me votën tuaj të dënoni luftën çlirimtare të gjithë
    trimave që më nuk janë në mesin tonë, por edhe të atyre që sot janë këtu të pranishëm.

    Sot po kërkohet nga ju deputetë që luftën e lavdishme të UÇK-së ta gjykoni, ndërsa nuk po
    kërkohet që nga ai, që ishte agresori, ai që dogji çdo fshat e qytet të vendit tonë, ai që kreu
    masakra në të gjitha pjesët e Kosovës, ku nuk u kursyen as foshnjat, as gratë, madje edhe
    shtatzëna, por as edhe pleqtë, e që shkatërroi gjithçka që ishte shqiptare.

    Sot po kërkohet të bëhet një gjykatë për viktimat e jo për agresorin, po kërkohet që të barazohet
    lufta e UÇK-së me ata të cilët dëbuan rreth 1 milion shqiptarë nga shtëpitë e tyre, e ku mbi 120
    000 shtëpi e prona u shkatërruan, të gjitha të shqiptarëve.

    Nuk duhet harruar se në këtë luftë nuk u kursyen, po e potencoj prapë, fëmijët, gratë dhe pleqtë.
    Pati me mijëra dhunime seksuale, gjymtime, me të vetmin qëllim të dëmtimit dhe poshtërimit të
    dinjitetit njerëzor.

    Për të gjitha këto vepra i vetmi përgjegjës dhe për të cilin duhet të krijohen Gjykata është shteti
    serb, të nderuar, e jo të kërkohet gjykimi i luftës së lavdishme të ushtarëve tanë.

    Të gjithë jemi dëshmitarë që veprimet ushtarake dhe policore, të gjitha të dirigjuara nga aparati
    shtetëror serb, gjatë viteve 1998-1999 janë vepër e gjenocidit, të ushtruar nga po ky aparat
    shtetëror.

    Shteti serb, të vetmin qëllim e kishte shfarosjen dhe dëbimit e popullit shqiptar nga Kosova. Të
    gjitha veprimet ushtarake nuk kursyen asnjë pëllëmbë të tokave, pronave dhe pasurive të popullit
    tonë shqiptar.

    Për të gjitha këto krime mizore të bëra nga shteti serb, deri më sot nuk është dënuar askush, pos
    që kemi pasur disa gjykime simbolike e që ishin qesharake, por askush nuk merr guximin, qoftë
    nga Kosova apo ndërkombëtarët, t’i kërkojë Serbisë që të krijojë gjykatë për t’i dënuar
    kriminelët të cilët jetojnë e veprojnë lirisht dhe për të cilët janë të njohura me emër dhe mbiemër,
    por edhe nga ndërkombëtarët.

    Andaj, Serbia është ajo që ka kryer krime lufte dhe gjenocid me mbi 400 mijë trupa që kanë
    operuar dhe kanë kryer të gjitha këto krime njerëzore në Kosovë. Këtë e sqaron neni 2 i

    24
    Konventës ndërkombëtare të OKB-së, kundër krimeve të luftës dhe gjenocid. Pra, këto janë
    vepra të kryera nga të gjithë ata paramilitarë serbë mbi popullatën civile shqiptare.

    Edhe një herë nga këtu po ju bëj thirrje që të mos e ngrini dorën për votimin për krijimin e
    Gjykatës Speciale, për një gjykatë selektive, një gjykatë etnike e cila po e them edhe një herë,
    gjykatë e cila do të jetë shtet mbi shtetin tonë.

    Nëse është e domosdoshme ta krijojë OKB-ja ose OSBE një gjykatë të tillë dhe ne do t’i
    përgjigjemi dhe ne do ta dënojmë ashtu siç të vlerësojnë ata, por jo të njollosim luftën e
    lavdishme të djemve dhe trimave tanë të UÇK-së.

    Pasi që ju e dini se procedura të tilla ka pasur, siç ishte rasti i Hagës ku komandantët tanë i janë
    përgjigjur këtij Tribunali dhe gjithmonë do të jenë të gatshëm që ta dëshmojnë se lufta e UÇK-së
    ishte luftë çlirimtare dhe luftë e lavdishme.

    Të nderuar kolegë deputetë,
    Shpresoj dhe dua të bisedoj se jeni të vetëdijshëm se çka do të ndodhë në rast se kjo gjykatë
    kalon, andaj ju bëj thirrje për mos votim të këtij eksperimenti edhe një herë siç e potencoj
    kryetari i Kuvendit, me sistemin e drejtësisë, por edhe me fatin e luftëtarëve dhe të qytetarëve
    tanë.

    Me votën pro Gjykatës Speciale ju do të shkelni në të gjitha ato masakra, të gjitha ato
    shkatërrime dhe të gjitha ato dëme që na i ka bërë Serbia, po shkelni gjakun e dëshmorëve,
    invalidëve dhe të gjitha atyre familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe të cilat ende i
    kanë të zhdukur me mbi 1 600 familje, nga regjimi dhe gjenocidi i Milosheviqit, e po e ngrini
    dorën që ta formoni një gjykatë e cila në asnjë moment nuk do të merret për t’i zbardhur të gjitha
    këto masakra, të gjitha këto krime që janë bërë në Kosovë.

    Në fund dua t’i falënderoj kolegët nga partitë opozitare, AAK dhe “Vetëvendosje” por edhe të
    gjithë kolegët deputetë të cilët do të vendosin mbi bazën e bindjeve të tyre, por dua t’u them edhe
    sikur të mbesim në këtë rrugëtim vetëm ne 6 të “Nismës”, do të votojmë kundër dhe të bindur
    thellë se vota jonë, se votojmë për të mirën e vendit tonë, për të mirën e qytetarëve tanë.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Lista serbe nuk është lajmëruar, “6+” nuk u lajmërua dhe të futemi
    me diskutimet e tyre te deputetët. E ka fjalën Adem Grabovci, për replikë.

  • Faleminderit, kryetar!
    Zoti Konjufca, në jetën time asnjëherë nuk e kam bërë asnjë veprim të pamenduar dhe të
    paanalizuar thellë. Absolutisht i falënderohem së pari traditës time familjare, por po ta përkujtoj
    edhe një gjë që unë sot e kësaj dite nuk i di ende se ku i kanë eshtrat më të dashurit e mi.

    Është e vërtet se kam kaluar hetime tepër të vështira dhe unë e ata shokë, të gjithë, edhe shumë të
    tjerë që i përmende, kanë luftuar me jetën dhe vdekjen. Është shumë e vërtetë, por kemi qëndruar
    të pathyeshëm. E them pa pikë modestie, të pathyeshëm, dhe urdhëro kushdo le të interesohet
    dhe i gjen qëndrimet tona që i kemi pasur.

    25
    Edhe atëherë kur kam marrë iniciativën për të bashkuar popullin tonë nëpërmjet lëvizjes së
    pajtimit të gjaqeve, kam bërë përpjekje që t’i shërbejë popullit tim, atdheut tim, vendit tim, dhe
    asnjëherë për asnjë moment nuk kam menduar për interesin e familjes sime të ngushtë, të rrethit
    shoqëror por kemi menduar për proceset. Dhe në të gjitha periudhat kohore vendimet dhe
    veprimet tona kanë qenë në përputhje me kërkesat e kohës, sepse kemi ditur kemi pas guximin
    kemi pas vendosmërinë që të marrim vendime të drejta dhe të analizojmë paraprakisht çka është
    në interes të vendit tonë, të popullit tonë. Edhe atëherë kur kam dhënë pëlqimin dhe angazhimin
    tim për themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që për herë të parë po e them se nuk kam
    shkruar dhe as nuk kam deklaruar pas luftës asnjëherë, por i takoj asaj pjese.

    Edhe them me krenari shumë të madhe, asnjëherë të vetme nuk jam treguar shpirtngushtë, sepse
    po të isha i tillë nuk do të kisha kaluar nëpër at rrugë që kam kaluar unë dhe shumë bashkë
    mendimtarë, bashkëvuajtës, bashkëluftëtarë të mi. Edhe sot unë dhe kolegët e mi nuk e kemi
    marrë këtë vendim aty për aty, po pas shumë analizave, pas shumë konsultave dhe kemi bë
    përpjekje në vazhdimësi që popullit tonë, vendit tonë t’i sjellim të këqija sa më të vogla apo
    vetëm të mira. Këtë vendim tonin na jemi shumë të vetëdijshëm po e them personalisht tash, unë
    jam i vetëdijshëm se do të ndodh një e keqe, por do të ndërpritet një e keqe shumë më e madhe
    që mund t’i ndodh nëse veprojmë në të kundërtën.

    Prandaj, kurrë dhe asnjëherë për asnjë milimetër nuk tërhiqem, nuk pendohem, për krejt ato
    angazhime që kam bërë në të mirën e vendit tim, popullit tim dhe për formimin e shtetit të
    Kosovës. Dhe jam i bindur se edhe në të gjitha këto periudha kohore në asnjëherë nuk kemi pas
    bindjen se mund të mbështetemi dhe të fitojmë vetëm me forcat tona. Jo! Ne kemi qenë të
    vetëdijshëm se Kosova ka nevojë për miq, ka nevojë për aleatë, ka nevojë për një mobilizim të
    përgjithshëm, ka nevojë që bota demokratike të sheh të vërtetën rreth Kosovës dhe për Kosovën,
    dhe këtë ia kemi arritur suksesshëm.

    Sot, Kosova ka miq më të mirë, më të fuqishëm se në të gjitha periudhat kohore dhe me këta miq
    unë po e përsëris kam besim të plotë se së pari do të kemi një proces të drejtë, të paanshëm dhe
    do të jetë fundi i kësaj tendence për të devalvuar një vlerë të padevalvuar për ta njollosur një
    luftë të pastër, të drejtë, çlirimtare. Faleminderit!

  • Faleminderit, shumë! Kundër replikë, Glauk a? Po, urdhëro!

  • Një urtësi popullore thotë që “më mirë është të tjerët të flasin për ty dhe
    ta vlerësojnë kontributin, se sa njeriu për veten e vetë” edhe unë meqenëse kam respekt për
    karrierën shumë të bujshme kombëtare të zotit Grabovci, një gjë nuk po mund ta kuptoj kurrsesi
    kur është puna për ta dënuar UÇK-në qohet edhe thotë këtu në seancë s’ka rëndësi mi respektu
    procedurat, Kushtetutën duhet ta anashkalojë me rëndësi është me ardh deri te kjo pikë.

    A kur flitet për Rezolutën me dënu gjenocidin serb thotë i kanë vetëm 32 nënshkrime dhe nuk i
    kanë 40, çështjet formale procedurale nuk mund të përmbushen kështu që të kalojmë tek dënimi i
    UÇK-së. Më fal, por kjo nuk është në përputhje me at karrierën e bujshme që e dëgjuam deri
    tash.

  • Faleminderit! Adem, po urdhëro veç ta përfundojë.

    26
  • Zoti Konjufca,
    Unë jam i gatshëm që ta mbroj luftën e drejtë të vendit tim, jam i gatshëm t’i mbroj të gjitha
    veprimet e mia që i kam bërë karshi vendit tim në shërbim të vendit dhe popullit tim dhe kurrë
    asnjëherë nuk jam frikësuar dhe nuk frikohem, dhe jam i gatshëm t’i mbroj ato.

    Prandaj, unë e them po dhe kolegët e mi, sepse ne nuk frikësohemi dhe do ta mbrojmë luftën
    tonë, sepse unë e vlerësoj se ne jemi të vetmit që na takon dhe duhet ta mbrojmë pastërtinë e
    luftës tonë çlirimtare. Sa i përket Rezolutës, është absurde të flitet për këtë, ne e dimë se kush ka
    qenë gjakatar, se kush ka bë gjenocid, ne e kemi një rezolutë kur e kemi ngrit ti personalisht e ki
    kundërshtuar, më 27.3.2015. e keni quajtur të vonuar, është e vërtetë se edhe ne jemi deklaruar
    me ju jemi pajtuar në plotëni se jemi shumë të vonuar për të debatuar këtë çështje, për të
    konstatuar krimet që kanë ndodh këtu, për të vërtetuar me fakte, me argumente se kush është
    krimineli, se kush ka ushtruar dhunë jo vetëm këtu, por gjithandej edhe për popujt e tjerë, por ju
    e keni kundërshtuar dhe kryesia e Parlamentit pikërisht ka kërkuar që ne të gjejmë konsensus
    mes grupeve parlamentare, dhe unë si shef i Grupit Parlamentar të PDK-së jam dakorduar që të
    ulemi, të bisedojmë këtë çështje, të kemi konsensus sepse kemi ardhur në përfundim që të gjithë
    se nuk ka çështje që i takon apo problem që i takon vetëm një subjekti apo grupi, por është një
    çështje me interes nacional me interes të shtetit, të vendit, dhe më gjerë se me luftën në Kosovë
    po e përsëris nuk ka fituar vetëm populli i Kosovës, por ka fituar regjioni dhe më gjerë, ka fituar
    e drejta ndaj të padrejtës.

    Prandaj, për këtë edhe sot unë e thashë shumë qartë nuk jemi absolutisht kundër të diskutimit të
    kësaj çështje por jo të futet në këtë mënyrë siç po pretendoni ju.

  • Glauk veç mos na merrni se bëheni të mërzitshëm pastaj vetëm në këtë formë,
    hajde Glauk.

  • Një pyetje e kam shumë të thjeshtë. Më herët, zoti Grabovci tha që kjo
    rezolutë e opozitës është me pak modifikime pothuajse si rezoluta e PDK-së, atëherë zoti
    Grabovci pse nuk e votove? Nëse është vetëm pak modifikime në përmbajtje si ajo e PDK-së,
    atëherë pse s’e ke votuar, por unë mendoj që në të vërtetë pamundësia për ta votuar këtë rezolutë
    jo nuk është e çështjeve procedurale, është tek çështjet përmbajtjesore qe shumë thjesht pse është
    te çështjet përmbajtjesore. Rezoluta që na e ka sjell PDK-ja Adem që e keni formuluar ju
    paragrafin e parë e ka kështu “shumë mirë janë duke na shkuar negociatat me Serbinë”, ky është
    paragrafi i parë Adem. Negociatat me Serbinë në Bruksel e ke pas paragraf të parë të dënimit të
    gjenocidit të Serbisë, kjo është marre, kjo është turp.

    Është dashur t’ia heqë aty, është dashur t’ia shkruajë krejt një rezolutë tjetër të vërtetë që i dënon
    krimet e Serbisë, për këtë arsye ti nuk e ke votuar sot rezolutën.

  • Vetëm pak, të kthehemi në rrjedhën normale. Unë do të shkoj, janë 16 deputetë që
    janë lajmëruar për diskutime do të mundohem ta mbaj radhën në bazë të partive politike në
    radhitje.

    Në qoftë se ka dikush urgjencë shumë të madhe le te ngrit dorën ia jap fjalën menjëherë.
    Atëherë, fillojmë me Partinë Demokratike të Kosovës, e kemi Bekim Haxhiu.

    27
  • Faleminderit, i nderuar kryetar!
    I nderuari kryeministër,
    Kabinet qeveritar,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Përfaqësues diplomatikë, përfaqësues të mediave,
    Të gjithë të nderuar të pranishëm dhe qytetarë të Republikës së Kosovës.

    Nisur nga rrethanat e krijuara të pasluftës së fundit, përballja me drejtësi e djemve që luftuan për
    të mbrojtur atdheun e tyre, tendenca e denigrimit të luftës çlirimtare për shumicën e popullit të
    Kosovës dhe për mua si përfaqësues i tij si deputet, por edhe qytetarë më bën të mendoj për mos
    funksionimin e drejtësisë në Kosovë. Pavarësisht tendencave ndaj saj, Ushtria Çlirimtare e
    Kosovës do të mbetet përjetësisht vlera më sublime, më meritorja për çlirimin e Kosovës.

    Të gjithë ata që u rreshtuan përkrah saj kishin vetëm një qëllim lirinë e vendit. Të nderuar, për të
    hyrë në thelbin e diskutimit për ndryshimet kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale po
    jap mendimin tim për këtë gjykatë për shkaqe që sollën këtë gjykatë dhe detyrimin tonë
    ndërkombëtar për këtë gjykatë. E para, dikush në këtë sallë apo edhe jashtë saj gjatë kësaj
    periudhe kohore ka thënë se ata që luftuan po i frikësohen drejtësisë ndërkombëtare apo se
    dikush nga ne po dëshiron të mbrojë ndonjë mik apo bashkëluftëtar që mund të jetë në listën e të
    dyshuarve.

    Ju them se jo, nuk është qëllimi ynë ky, sepse ne si deputetë përfaqësues të popullit e kemi për
    obligim dhe detyrim të mbrojmë interesin shtetëror. Nuk është qëllimi im mbrojtja e ndonjë
    individi apo grupi, UÇK-ja është një institucion i shenjtë që pavarësisht tendencave për
    minimizimin e rolit të saj me apo pa qëllim vlerat e saj janë të ngulitura thellë në memorien e çdo
    shqiptari.

    Ashtu si e dini unë nuk jam juristë me profesion, por do mundohem të tregoj disa nga arsyet pse
    unë mendoj se kjo gjykatë është një padrejtësi e madhe. Gjykata Speciale është diskriminuese në
    aspektin e organit që do të themelohet, për arsye se gjyqtarët, prokurorët, hetuesit nuk rekrutohen
    nga ligjet dhe procedurat e selektimit dhe përzgjedhjes sipas juridiksionit në Kosovë. Është
    diskriminuese në thellësinë e tij për faktin se asnjë nga gjykatësit nuk mund të jetë kosovar, nuk
    mund të jetë shqiptar.

    Targetimi i të akuzuarve është thellësisht diskriminues, pasi që objektiv ka vetëm UÇK-në me
    kombësi shqiptare, domethënë asnjë i dyshuar apo i akuzuar nuk mund të jetë serb apo i ndonjë
    nacionaliteti tjetër. Prandaj, ky organ i pazakontë i anashkalon parimet juridike dhe ndërtohet
    mbi parimet politike dhe atë mbi parimin e diskriminimit, parimin ndaj një etnie, pra shqiptare,
    pranimin e njëanshmërisë, parimin e paragjykimit të plotë kohorë dhe zonës së luftës.

    Parimin e paragjykimit të një raporti politik ku një betejë propagandistike politike është
    shndërruar në gjykatë speciale të luftës e të pasluftës. Të nderuar të pranishëm, një vit më parë
    këto Kuvendi i Kosovës ka votuar pro themelimit të Gjykatës Speciale më shumë se një vit
    konform nenit 20 të Kushtetutës së Kosovës, ndërsa sot ky draft është propozuar është një draft
    tjetër, në atë kohë po ashtu është thënë se më pas do votohet statuti dhe ligji i kësaj gjykate

    28
    konform nenit 20 të Kushtetutës dhe në asnjë rrethanë nuk është diskutuar për amendamente të
    reja kushtetuese.

    Gjithashtu, është diskutuar nevoja për themelimin e gjykatës vendore për krime lufte. Prandaj, e
    patëm themeluar institutin për krime luftës që të mbledh dëshmi për krime të luftës, të cilat një
    ditë do të gjykoheshin në Kosovë, por as kjo nuk ndodhi deri më sot. Themelimi i gjykatës
    vendore për krime lufte, për gjykimin e kriminelëve që kryejnë masakrën e Izbicës, Rezallës,
    Studimes, Obrisë, Reçakut, Mejës, Suharekës, Dubravës e kudo në Kosovë, është më se e
    nevojshëm pasi familjarët e viktimave të këtyre masakrave me të drejtë kërkojnë drejtësi për
    gjenocidin e kryer nga forcat serbe.

    Prandaj, Rezoluta e propozuar më herët është e nevojshme të aprovohet në Kuvend dhe të
    procedohet në mënyrë të rregullt dhe të votohet në Kuvend ligjërisht dhe është më se e
    domosdoshme për të hapur rrugë edhe për themelimin e gjykatës vendore për krime lufte.

    Të nderuar kolegë, në mos më herët koha prej refuzimit të Gjykatës nga 26 qershori e deri më sot
    ka qenë në dispozicion të liderëve politik, pozitarë e opozitarë, për të insistuar që të kemi një
    gjykatë e cila do të trajtonte pa dallim të gjitha krimet e kryera në Kosovë si ato të luftës, por
    gjithsesi edhe vrasjet politike të pasluftës, sepse me vite është tentuar të drejtohet gishti ndaj
    individëve dhe institucioneve të caktuara duke humbur gjurmët e kriminelëve të vërtetë. Është
    luajtur me emocionet e familjarëve të të vrarëve, prandaj po habitem se si me kaq lehtësi po
    anashkalohet kjo, po hiqet dorë nga një drejtësi e kërkuar që 15 vjet. Apo ndoshta me themelimin
    e kësaj gjykate po arrihet qëllimi eliminimi nga skema politike e liderëve politik të UÇK-së.

    Tani e kam të qartë se përse iniciativa ime e vitit 2011, për zbardhjen e të gjitha vrasjeve të pas
    luftës nuk u arrit pasi ishin vetëm 22 nënshkrime të deputetëve të PDK-së e jo të subjekteve të
    tjera. Të nderuar deputetë, është thënë disa herë se kjo gjykatë është një padrejtësi e madhe, është
    nisur si luftë speciale politike nga brenda dhe jashtë Kosovës ne të bindur në luftën e pastër të
    UÇK-së pranojmë që ajo të peshohet me cilindo peshore të drejtësisë ndërkombëtare, por
    vendimi sot për këtë gjykatë është vendim politik sa i përket të ardhmes së vendit dhe ruajtjes së
    partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

    Ne sot nuk do votojmë për rolin e UÇK-së në periudhën e luftës dhe pasluftës, ne sot do të
    votojmë a i pranojmë rregullat ndërkombëtare të përcaktuara përmes kësaj gjykate dhe
    mekanizmave që vendosen për hetimin e pretendimeve të ngritura në Këshillin e Evropës, dhe a
    dëshirojmë që të pranojmë rregullat dhe vendimet e Këshillit të Evropës anëtarë të të cilit
    synojmë të jemi. A i pranojmë sugjerimet e aleatëve të Aleancës së NATO-s, anëtarë të së cilës
    synojmë të jemi një ditë.

    E them se sot nuk është momenti e as koha për të thurur elozhe për UÇK-në dhe sakrificën tonë,
    sepse përpjekja jonë mbi 100-vjeçare nuk do të arrihej pa mbështetjen e këtyre aleatëve.

    Të nderuar deputetë, duke mos ndalur për të thënë 1 mijë argumente ligjore kjo gjykatë ka vetëm
    efekte politike për të denigruar imazhin individual e personal të të gjithë të dyshuarve të tjerë
    viktimë e këtij improvizimi politik të drejtësisë. Duke ditur pastërtinë e luftës së UÇK-së pa
    asnjë mëdyshje nëse është e nevojshme le të shikohet e hetohet ajo edhe me llup e me

    29
    mikroskop, por në asnjë rrethanë nuk mund të pranojë që të mbyllen sytë para mijëra krimeve të
    kryera në Kosovë nga ushtria dhe policia serbe dhe të anashkalohet gjykimi i tyre. Nëse vërtetë
    kërkohet drejtësi atëherë themelimi i gjykatës vendore për krime të luftës dhe Dhomës së
    Posaçme të saj për pretendimet e ngritura do të ishte një alternativ për të pasur konsensus të plotë
    në këtë Kuvend.

    Kam shpresuar shumë se refuzimi i gjykatës herën e parë do të mundësonte arritjen e këtij
    qëllimi dhe këtij konsensusi. Të nderuar të pranishëm, krejt në fund më duhet të them se kjo
    gjykatë nuk ka ra nga qielli, themelimin e kësaj gjykate e ka ndihmuar elementë të caktuar
    shqiptarë nga Kosova, nga shoqëria civile, nga politika, nga pozita dhe opozita, të cilat
    menjëherë pas përfundimit të luftës dhe fillimit të garës politike nuk reshtën së akuzuari njerëzit
    dhe lidershipin e UÇK-së vetëm e vetëm që të eliminojnë nga skena politike.

    Menjëherë pas luftës këshilli për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të njeriut në veçanti në
    Mitrovicë, i nderuari Halit Berani dhe njerëz të tjerë nga këshilli për mbrojtje të drejtave të
    njeriut mblidhnin fakte për krimet serbe të kryera në Kosovë ndërsa të tjerët vraponin për të
    mbledhur fakte kundër UÇK-së. Prandaj, disa kolegë nga opozita më duhet t’ju them se nuk
    është nevojshme të derdhin lot krokodili pasi disa prej tyre ndihmuan përpilimin e raporteve
    shpifëse edhe të Dik Martit, edhe të Del Pontes edhe të David Filipsit.

    Ato raporte kishin qëllim përdhosjen e figurave kyçe të UÇK-së, ekzistojnë disa nga ata që
    sponsorizuan këto raporte, ndodhen sot këtu në Kuvend, disa edhe në përpjekje për t’i eliminuar
    rivalët politikë të kreut të UÇK-së, disa bashkëpunuan edhe me djallin prandaj sot jemi këtu ku
    jemi. Historia do ta gjykojë veprimin e gjithsecilit edhe në kohë lufte edhe në kohë paqe dhe
    asnjë gjykatë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Nga Lidhja Demokratike e Kosovës Nuredin Ibishi, do të shkojmë
    në bazë të partive e keni parasysh.

  • I nderuar zoti kryetar,
    Kabinet qeveritar,
    Të nderuar deputetë,
    Së pari unë dua të shpjegoj lidhur me këtë konfuzion që u krijua rreth, mendoj se ka të bëjë me
    aspektin procedural lidhur me rezolutën në formë mocioni prej opozitës për të cilën ne diskutuam
    gjerë e gjatë në grupin parlamentar edhe mendojmë që është me vend, mirëpo jo për këtë
    moment për at arsye është një rregull në Kuvend që kryesia e bjen rendin e ditës e propozon edhe
    aspekti tjetër procedural se janë përmbushur kriteret. Mendoj se është jo e mirë tash të del dikush
    edhe të thirret në atë se cila parti i ka më tepër është i luftës apo personaliteti me bagazhe
    patriotike apo tjera.

    Realiteti është se çështja rreth procedurave po ne votuam lidhur me atë se domethënë kjo pikë e
    rendit të ditës që mendoj që është shumë me vend që iniciuar nga opozita si rezolutë nëpërmjet
    mocionit që të diskutohet një çështje tjetër. Qeveria deri tash sidomos pas pavarësisë ka lëshuar
    shumë në atë që ta adresojë çështjet me krijimin edhe prokurorisë edhe gjykatës speciale, të mos
    them edhe çështjeve tjera, por edhe në formë të një rezolutë lidhur me krimet marramendëse

    30
    serbe në Kosovë. Mirëpo, jo ashtu shkarazi të kalohet nëpërmes një kur në rend dite është një
    çështje tjetër, domethënë është aspekti i gjykatës dhomave të veçante të gjykatës speciale.

    Çështja tjetër është edhe këtë dua ta potencoj, në legjislaturën e kaluar të katërtën ju lutem është
    votuar nga deputetët që janë tani të pranishëm domethënë përveç “Vetëvendosjes” që kanë qenë
    grupisht kundërt, por një shumicë e deputetëve tash që janë këtu, edhe të tjerëve që nuk e kanë
    fituar mandatin kanë qenë për miratimin lexues të asamblesë parlamentare, e cila kjo si
    marrëveshje ndërkombëtare është edhe mbi Kushtetutën e Kosovës. Faleminderit!

  • Faleminderit! Albulena Haxhiu nga “Vetëvendosje”. Bëhet gati nga Aleanca Time
    Kadrijaj.

  • Faleminderit!
    Të nderuar qytetarë të Republikës,
    Të nderuar ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,

    Sot fatkeqësisht Kuvendi i Republikës së Kosovës është vënë nën shtypje dhe presion. Sot shteti
    i Kosovës nuk është vetëm duke u tkurrur, por është edhe duke amputuar vetveten. Sot shteti i
    Kosovës është përballë vetëflijimit për t’i përmbushur kërkesat e Serbisë. Ne sot jemi para një
    momenti në të cilën do të jemi pohues të vërtetës apo mohues të vetvetes, për këtë vota kundër
    Gjykatës Speciale është pohim i së vërtetës.

    Së pari kot mundoheni që përmes lojës terminologjike dhe deklarimeve publike ta fshihni
    qëllimin e vërtetë të kësaj gjykate, pra qëllimi dhe synimi i drejtpërdrejtë është dënimi i luftës
    çlirimtare që shqiptarët e Kosovës kanë bërë në vitin ’98 –’99 dhe justifikimi i saj po bëhet
    përmes shpifjeve të pavërtetuara ndonjëherë. Gjykata Speciale nuk do të sjell ndëshkim për ata
    që e kanë uzurpuar Kosovën, për ata që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve të varfër që po
    jetojnë me minimumin jetik, Gjykata Speciale thjeshtë do të ndëshkojë luftën. Kriminelët e
    pasluftës që janë në politikë do të mbeten aty për shkak se e kanë blerë garancin për
    paprekshmërinë e tyre.

    Me këtë amendament po tentohet që të përmbyset i gjithë sistemi kushtetues duke pasur parasysh
    se dispozitat e këtij amendamenti janë në kundërshtim të plotë me karakterin dhe subjektivitetin
    e Republikës së Kosovës. Nuk ka asnjë shtet, as edhe një të vetëm që e përmbrendëson të huajën.
    Nuk ka as edhe një rast të vetëm si kjo gjykatë speciale. Përmbajtja e këtij amendamenti e zhvesh
    shtetin e Kosovës edhe në aspekt formal sa i përket shtetësisë dhe karakterit republikan.

    Republika e Kosovës po e krijon bazën kushtetuese për të themeluar një organizëm paralel të
    gjyqësisë i cili do të organizohet në dhomat e specializuara dhe të një zyre të prokurorit të
    specializuar. Po si mund të thuhet se ky amendament nuk është në kundërshtim me Kushtetutën
    përderisa themelon organe paralele të secilit institucion të drejtësisë, prej gjykatës themelore e
    deri te ajo supreme, madje shkon edhe aq larg themelon edhe organ paralel të Gjykatës
    Kushtetuese dhe të Avokatit të Popullit.

    Si ka mundësi që këto amendament janë në përputhje me Kushtetutën ku në fillim të këtij
    amendamenti thuhet “pavarësisht dispozitave tjera kushtetuese”. A e dini se çfarë do të thotë kjo,

    31
    kjo është njëjtë sikur mos me pas fare Kushtetutë sepse ky amendament e suspendon secilin nen
    të kësaj Kushtetute. Si mund të jetë në kuadër të sistemit të drejtësisë ku askund nuk
    specifikohen elementet e varësisë së këtij organizmi në raport me organet kushtetuese, pra
    emërimi, përzgjedhja dhe përgjegjësia e bartësve të këtij organizmi nuk është sanksionuar fare,
    madje as nuk zgjidhen nga institucionet tona të drejtësisë.

    Gjyqtarët e prokurorët që të gjithë ndërkombëtarë e që të gjithë do të zgjidhen po ashtu nga
    ndërkombëtarët. A thoshit që përfundoi pavarësia e mbikëqyrur? A ishit ju që pohuat që më nuk
    do të ketë kësi lloj eksperimente me sovranitetin e shtetësinë? Ç’u bë tash?! Dhomat e
    specializuara dhe zyra e prokurorit do të kenë aftësi të plotë juridike, madje edhe të hyjë në
    marrëdhënie ndërkombëtare dhe kështu të marrin mbi vete të drejta dhe detyrime në ngarkesë të
    Republikës së Kosovës.

    Të nderuar deputetë, njohja e një kompetence të tillë ia jep këtij institucioni atributin e
    sovranitetit të jashtëm që është komponent thelbësor i nocionit të sovranitetit shtetëror. Kuvendi i
    Republikës së Kosovës po e humb një pjesë të pushtetit kushtetues në raport me marrëdhëniet që
    do të krijohen si pasojë e kompetencës së dhënë nga ky amendament kushtetues. Njësoj veprohet
    edhe me ekstradimin e qytetarëve, qytetarët e Republikës së Kosovës kjo gjykatë do t’i
    ekstradojë në çfarëdo shteti tjetër, madje edhe në Serbi. Po thuhet se ne nuk e kemi bërë vet e
    tash po na e bëjnë të tjerët, pse po mashtroni. Neve asnjëherë nuk na është lejuar që të ndërtojmë
    një sistem të pavarur të drejtësisë, por që 16 vjet na janë imponuar misionet e huaja, 9 vjet
    UNMIK-u, 7 vjet EULEX-i të cilat misione vetëm sa e kanë degraduar vendin dhe e kanë
    thelluar korrupsionin.

    Gjithashtu, sipas paragrafit 6 të draft amendamentit dhomat e specializuara dhe zyra e prokurorit
    i jepet një hapësirë kushtetuese që në mënyrë autonome të krijojnë rregulla procedurale. Një
    rregullim i tillë hap mundësinë që procedimi i çështjeve pranë këtij mekanizmi gjyqësor të jetë
    përjashtues për qytetarët e Republikës në kuptim të zbatimit të së drejtës pozitive. Andaj, të
    gjitha këto argumente juridiko-kushtetuese janë tregues të qartë që sot i vetmi udhërrëfyes duhet
    të jetë arsyeja dhe dëshmia e dëshmorëve. Për këtë ju bëj thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit
    të Republikës së Kosovës, të cilët edhe në qoftë se një ditë të vetme e kanë të pasur të veshur
    uniformën e UÇK-së, nëse vetëm edhe njëherë kanë marrë frymë nën petkun e asaj uniforme
    mos e votoni themelimin e gjykimit të asaj në emër të së cilës luftuat.

    Mos e votoni duke kujtuar ata që kanë rënë për këtë vend. Votoni kundër dhe pohoni dëshminë e
    dëshmorëve. Faleminderit!

    (Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetari i Kuvendit, z. Xhavit Haliti.)

  • Faleminderit! Zonja Kadrijaj e ka fjalën.

  • Faleminderit, nënkryetar i Kuvendit!
    Qytetarë të Kosovës sot po na imponohet të ridalim në foltore për ta arsyetuar pse nuk duhet t’i
    votojmë prapë këto ndryshime kushtetuese që Kosovën po e sjellin në emër të drejtësisë para një
    padrejtësie dhe në fakt kemi 1100 arsye për mos t’i votuar këto ndryshime dhe zero arsye për
    votim.

    32
    Kosova ka pasur përherë përfaqësues që kanë votuar kundër vullnetit të popullit që e kanë
    përfaqësuar dhe të gjithë ata e kanë një emër, por ka pasur edhe të atillë ndonëse më të paktë në
    numër që me çfarëdo çmimi e kanë mbrojtur dinjitetin dhe vullnetin e këtij populli sot ju bëj
    thirrje kolegë deputetë t’i bashkoheni të grupit të dytë të përfaqësuesve të popullit.

    Të nderuar deputetë, shikoni pas në kohë dhe e shihni çfarë ka kaluar Kosova para 16 vite dhe e
    shihni se çfarë tmerri dhe nëpër çfarë peripecish ka kaluar Kosova. A ju kujtohen se sa të vrarë
    kemi pasur nëpër demonstrata edhe varrimet është dashur t’i bëjmë nën tytën e automatikëve.
    Unë kurrë nuk mund t’i harroj sa ushtarë na u kanë kthyer në arkivole nga shërbimet ushtarake
    në ish Jugosllavi me arsyetimin se ata ishin terroristë. Sa familje të viktimave sot kanë të
    drejtuara sytë në këtë seancë të tmerruar si është e mundur që dikush nga deputetët në sallë
    mundet sot të votojë ku ata edhe familjet e tyre kanë qenë të privuar nga çdo e drejtë, e drejta për
    jetë, e drejta për arsim, e drejta për shëndetësi, e shumë të drejta të tjera. Sa fëmijë jetim sot kanë
    mbetur pa prindër e çka do t’u themi ne sot atyre nëse e votojmë këtë gjykatë.

    Çka t’i themi familjeve të 1 600 të të pagjeturve edhe 16 vjet pas lufte? Në mars dhe prill të vitit
    1990, 7 mijë fëmijë shqiptarë janë helmuar në Kosovë. Më vonë faktet treguan se ky ishte
    helmim i qëllimshëm nga regjimi i atëhershëm serb me qëllim që të vritet ardhmëria e Kosovës,
    të vriten fëmijët shqiptarë dhe të gjithë deputetët sot që janë mjek, doktoresha Florë, doktor
    Fadili dhe doktorët e tjerë që janë në sallë eksplicit janë marrë me trajtimin e këtyre fëmijëve dhe
    kësaj tragjedie që ka ndodh në Kosovë.

    E çka me 20 mijë gra të dhunuara dhe me familjet e tyre ku mbeti drejtësia për to? Askush nuk
    ka kërkuar që të gjykohen kryerësit e veprave të tyre. Askush nga shteti nuk i trajton për traumat
    e tyre e sot të gjithë ju që jeni në krye të institucioneve me kaq ngulm po insistoni që të votohet
    një ligj i tillë i cili do të gjykojë mbi baza etnike.

    A ju kujtohen largimet masive të shqiptarëve - 1 milion, vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë dhe
    askush nuk dha përgjegjësi. A ju kujtohen nënat me fëmijë në krahë pa kurrfarë mbrojtje, sepse
    burrat dhe djemtë ua patën ndal dhe i patën ekzekutuar, duke ikur rrugëve për të gjetur shpëtim
    Shqipëri, Mal të Zi apo Maqedoni. Çka të bëjmë me familjet e dëshmorëve, e çka me invalidët e
    luftës për shembull çka t’i themi Shpëtim Agushollit nga Peja i cili plot 16 vjet po qëndron në
    karrocë invalidore? Çka t’i themi Azemit e Ukës nga Bllaca e Suharekës të cilët janë dy persona
    po në fakt bëjnë një se njëri ka të humbur sytë e tjetri këmbët dhe tash si shok të dy persona po
    bëjnë një individ të veçantë. Çka t’i themi Binak Dinës nga Raushiqi i Pejës që edhe shumë nga
    ju deputetët e PDK-së e njihni i cili nga mërgimi erdhi që të luftojë në Kosovë dhe atij u desh t’i
    prehej dora dhe shtetit ia dha një dorë dhe a dini deputetë të nderuar se me çfarë iu është
    amputuar dora Binak Dinës? Me një sharrë të drurit sepse nuk kishte kushte dhe mjete të tjera.

    Dhe çka me Bajrush Ademi i cili sot është pa këmbë dhe me shumë e shumë invalidë të tjerë që
    dhanë gjymtyrët për këtë shtet. Ka edhe plot arsye të tjera që është dashur t’ju prekin në
    ndërgjegje të nderuar kolegë deputetë, për të mos e votuar këtë ligj i evidentuar dhe i qëllimshëm
    mbi baza etnike. Me këtë sot po e njollosni at që është më e shenjta historinë tonë. Andaj, vota
    jonë edhe sot do të jetë si, më 26 qershor por edhe më fuqishëm aq më shumë kur po shohim se
    në këtë Kuvend të njëjtit që po e mbështesin fuqishëm hapjen rrugë të Gjykatës Speciale nuk e

    33
    përkrahën një rezolutë për hetimin e krimeve dhe gjenocidit të vërtetë në Ballkan, atij të Serbisë
    mbi shqiptarët e Kosovës.

    Dhe, të nderuar deputetë ju që herën e kaluar e keni votuar kundër ju e keni shprehur vullnetin
    dhe bindjen e tuaj personale në lidhje me këtë çështje. E nëse ju sot ndërroni vendim ku është
    autoriteti juaj personal, mos bini pre e presioneve se sepse historia do të ju gjykojë. Ka plotë
    ushtarë që janë dënuar edhe grupe që janë dënuar, edhe grupi i Dukagjinit, edhe grupi i Llapit
    dhe tash së fundi është gjykuar edhe grupi i Drenicës. Dhe ju deputetë të Drenicës sot si mund të
    votoni pro këtyre ndryshimeve kushtetuese ku krerët e juaj politik të luftës së Ushtrisë Çlirimtare
    sot po gjenden të burgosur me masa dhe me vite të shumta të burgimit.

    Andaj, të nderuar deputetë, mos lejoni që sot të kalojnë këto ndryshime kushtetuese dhe votoni
    kundër këtyre ndryshimeve kushtetuese.

  • Faleminderit! Zoti Zafir Berisha e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    Me thënë të drejtën ne nuk kemi çka shtojmë nga ajo që kemi thënë në seancën e kaluar për këtë
    temë, por duke i parë zhvillimet e reja rreth këtyre ndryshimeve kushtetuese që po i paraprijnë
    një ligji tepër të rrezikshëm për vendin dhe duke dëgjuar disa demagogji patriotike këtu u
    obligova që të bëj një shkelje procedurale ta përsëris edhe unë një mendim që e kam thënë edhe
    në seancën e kaluar se historia njeh veprimtarë të çështjes kombëtare që në fund kanë përfunduar
    me dy qypa lira bashkëpunëtorë të kralit këto i njeh historia në rrethin e Suharekës, por janë pak
    më konkretë.

    Sido që të jetë unë po mendoj se formimi i Gjykatës Speciale është një atak në demokracinë dhe
    në shtetin ligjor, por edhe në objektivat integruese evropiane të vendit. Them në objektivat
    integruese, sepse një vend me një gjykatë të kësaj natyre, të këtij soji faktikisht gjithmonë e më
    shumë largohet familjes së madhe evropiane. Prandaj, po mendoj se Gjykata Speciale është një
    tendencë për barazimin e luftës çlirimtare që ka bërë ushtria e lavdishme UÇK-ja në luftën
    okupuese dhe gjenocidale që ka bërë Serbia.

    Dikush mund ta arsyetojë se nuk është kështu, ne edhe si deputetë edhe si opozitë, edhe si
    qytetarë asnjëherë nuk e kemi kundërshtuar formimin e një gjykate që do t’i dënonte të gjitha
    krimet që kanë ndodhur, por formimi i një gjykate me karakter një etnik, domethënë është më
    shumë se e papranueshme dhe unë në këtë rast i kisha pyet miqtë ndërkombëtarë të cilët bukur
    shumë kanë insistuar me bë me e pas vendi juaj një propozim të kësaj natyre a e kishit votuar?
    Dhe kjo nuk është shumë korrekte që të vazhdojë të bëhet eksperimente me Kosovën, sepse në
    fund të fundit ju që preferoni për mos me thënë që bëni trysni e keni udhëheqë drejtësinë në vend
    dhe keni dështuar si e keni qenë makineri e bandave mafioze dhe jeni lidhur me bandat mafioze
    të vendit dhe keni deklasuar këtë vend dhe këtë vend vazhdoni të keni laboratorë eksperimental
    si laboratorët që bëjnë eksperimente me minj dhe kjo po mendoj se është më shumë se e
    papranueshme.

    Kuvendi e ka bërë një lëshim për mos me thënë një gabim vitin e kaluar, kur i ka miratuar
    letërkëmbimin ose e-mail adresat e presidentes. Kuvendi sipas Rregullores dhe ligjeve në fuqi

    34
    miraton, ratifikon marrëveshje me vende, me organizata, me mekanizma, por jo të ratifikojë e-
    mail adresa siç ka ndodhur dhe me thënë të drejtën aty është bë lëshimi i parë, lëshimi fatal në
    këtë drejtim është bërë prej ministrit të Drejtësisë dhe atij të Kabinetit të famshëm teknik që ka
    punuar pas perdeve lidhur me këtë çështje. Ne e dimë se ideja për një gjykatë të kësaj natyre
    rrjedh nga raporti i Dik Martit dhe ne e dimë se kush është Dik Marti dhe se kush ka kontribuar
    në atë raport.

    Mirëpo, në momentin kur është qitur ideja për një Gjykatë Speciale në tavolinë institucionet e
    vendit, ministri i Drejtësisë është dashur të ketë alternativën në xhep, sepse ju e dini siç e di i
    gjithë opinioni se në të gjitha vendet e ish Jugosllavisë ka pas luftëra, por nuk ka pas tendencë
    dhe presion për ta formuar një gjykatë të kësaj natyre. Dhe, kjo e bën edhe më të papranuar
    themelimin e një gjykate dhe më të fuqishëm vendimin tonë për ta kundërshtuar. Përndryshe, unë
    kolegët të cilët kanë votuar kundër herën e kaluar dhe me gjasë se po shihet se ka ndryshuar po
    tash ky term “dezertim” vazhdimisht ka qenë aktual kohëve të fundit çka ka ndryshuar që me
    ndryshuar ata, në rast se ka ndryshuar sepse po e shoh që një pjesë nuk janë në sallë për t’i
    dëgjuar qëndrimet e kolegëve të tyre opozitar nga frika se mos po binden edhe njëherë për të
    votuar kundër.

    Çka ka ndryshuar nga seanca e 26 qershorit që të votuar pro ndryshimeve të këtyre neneve.
    Urdhëroni, na bindni që të ndryshojmë edhe ne po përndryshe mos bini viktimë e presioneve se
    fund të fundit duhet ta ruajmë edhe karakterin personal, individual por edhe karakterin e
    deputetit. Prandaj të nderuar kolegë në fund ju kisha ftuar që të mos votojmë ndryshimet
    kushtetuese që i paraprin një ligji tepër të dëmshëm për vendin, sepse e lëmë një njollë tepër të
    rëndë për Kosovën për një afat shumë të gjatë, sepse Kosova që nga dita e sodit eventualisht në
    rast se votohen ndryshimet kushtetuese do të jetë në top lajmet e medieve më të fuqishme dhe
    opinioni i gjerë ndërkombëtar Kosovën do ta shohë si vend i krimeve, si vend ku Ushtria
    Çlirimtare e Kosovës na paska bërë gjoja krime.

    Ne jemi të vetëdijshëm dhe e pranojmë se ka mundur të ndodh ndonjë budallai pasluftës prej
    njerëzve të cilët kanë ngec në hapa gjatë historisë por atë janë individë dhe nuk mundet të
    barazohen veprimi i një individi të papërgjegjshëm me luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare
    të Kosovës dhe paralele domethënë me bë një krahasim me luftën fashiste të Serbisë.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Muhamet Mustafa e ka fjalën.

  • I nderuar kryesues i Kuvendit!
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës sigurisht e paraqet një moment delikat, i cili na
    imponohet nga nevoja që të zbatojmë një obligim ndërkombëtar që u krijua në prill të vitit të
    kaluar me një shumicë domethënëse të 89 votash të këtij Kuvendi.

    Në proceset jo të lehta të cilat duhet të kalojmë në vitet e ardhshme për ndërtimin dhe zhvillimin
    e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, për përmirësimin e pozicionit ndërkombëtar të
    Kosovës është esenciale që ky Kuvend dhe institucionet e Kosovës të dëshmohen si partnere
    serioze kredibile që i zbatojnë dokumentet ndërkombëtare të ratifikuara këtu. Rrezikimi i këtij

    35
    pozicioni ndërkombëtar dhe subjektiviteti ndërkombëtar të Kosovës dhe raporti me partnerët kyç
    është një rrezik dhe çmim shumë i lartë që ky Kuvend nuk do të mund ta merrte mbi vete.

    Prandaj, këtu është esenca e diskutimit sot. Ne mund të bëjmë retorik për problemet tjera, por kjo
    është çështja kryesore për të cilën sot ne kemi përgjegjësi. Dy, UÇK-ja dhe rezistenca aktive pra
    që nga vitet e ’90 ndoshta më herët dhe lufta kundër okupimit në Kosovë ka qenë luftë e drejtë
    dhe çlirimtare. Në Kosovë okupatori ka bërë krimet e mëdha që janë të mirënjohura, të ditura dhe
    të dënuara jo vetëm nga forcat politike në opinionin Kosovar, por në atë ndërkombëtar dhe për
    këtë kanë ndodh intervenimi i aleatëve tonë ndërkombëtar.

    Ku ka dënim më të madh se të hedhen bomba... përkundër punës së Tribunalit ndërkombëtar të
    Hagës shumë bartës të këtyre krimeve monstruoze e gjenocidale kanë mbetur pa marrë përgjigje
    në gjyq dhe kjo përmban një problem esencial. Dhe ky është një problem esencial që drejtësia
    duhet të vihet në vend dhe kjo ka rëndësi jo vetëm për ndërtimin e raporteve normale midis
    Kosovës dhe Serbisë, por edhe për ndërtimin e një atmosfere të re në rajonin tonë i cili po ka
    vështirësi që të marr rrugën e integrimeve euroatlantike.

    Pra, drejtësia duhet të vihet në vend dhe fajtorët duhet të nxirren para ligjit në një gjyq
    ndërkombëtar, në një gjyq në Kosovë në gjykata ndërkombëtare dhe në Serbi, por kjo pra votimi
    i sotëm i amendamenteve nuk i liron nga përgjegjësia edhe institucionet kosovare edhe sistemin
    prokurorial, edhe sistemin e gjykatave në Kosovë që të iniciojnë procese gjyqësore për krimet e
    luftës që të themelojnë një gjykatë të Kosovës për krime lufte e cila duhet të krijojë
    dokumentacion me të gjithë parametrat, me të gjithë argumentet dhe t’i vë para gjyqit ata që kanë
    kryer krime në Kosovë. U përmendën këtu se janë krimet që nga viti ’90 për shembull unë kam
    iniciuar para 3-4 vite një problem të helmimit të nxënësve të shkollave të mesme.

    Ne e kemi institutin për hulumtimin e krimeve të luftës. Ai institut dhe Ministria e Drejtësisë dhe
    Qeveria duhet të raportojnë çka ka ndodh me punën e atij instituti dhe ne duhet të krijojmë
    gjykata që t’i vëmë para gjyqit ata që kanë bërë krime të tilla monstruoze, por sot mendoj se nuk
    duhet t’i ndërlidhim këto gjëra. Nuk do të thotë që votimi i amendamenteve sot na liron nga
    përgjegjësia që na të bëjmë këtë punë dhe ne duhet ta bëjmë përditë. Mu për këtë edhe në
    diskutimin që patëm në Grupin Parlamentar të LDK-së ne e përkrahim që të nxirret një rezolutë
    por të nxirret me argumente, me organizim të krijohet gjykata, të krijohet organizimi dhe të
    sillemi si shtet serioz që i hulumton krimet që i dokumenton krimet, që krijon struktura
    institucionale për t’i dënuar krimet. Nuk kemi nevojë për retorika që gjoja nuk po e dënonim ne
    gjenocidin serb në Kosovë.

    Unë e refuzoj këtë akuzë këtu, nuk është serioze kjo që të paditin kolegët që nuk i dënojnë krimet
    e luftës, gjenocidin e luftës, krimet që i ka bë Serbia dhe kushdo tjetër që i ka bë. Ne duhet të
    jemi serioz dhe sa më shpejtë të vijmë në rend dite dhe kjo ka qenë edhe kërkesë sot e Grupit
    Parlamentar të LDK-së që sa më shpejt të bijmë në rend dite at rezolutë po të përpunuar të gjitha
    forcat duke krijuar struktura dhe argumentet për dënimin e krimeve e të luftës në Kosovë.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Replikë zoti Konjufca!


    36
  • Mendoj që retorikë është pikërisht kjo kur e ke një çështje përpara për ta
    votuar dhe gjen lloj-lloj justifikimesh procedurale që rezoluta mos të hidhet në votim në
    Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe ky përgjithësisht mu dok që ishte pozicioni i Lidhjes
    Demokratike të Kosovës.

    Përndryshe, rezoluta përmban edhe shumë aspekte të cilat i përmendi zoti Mustafa që do të duhej
    të ishin përfshirë, por me siguri nuk i ka ardhur rezoluta sepse administrata me sa po e shoh nuk
    e ka shpërndarë që ta lexojnë të gjithë deputetët. Për shembull në fund është propozuar që krejt
    seria e masave të nevojshme që Qeveria të vijë deri te një padi për gjenocid ndaj Serbisë në
    gjykatat ndërkombëtare. Pra, kjo rezolutë do ta obligonte Qeverinë e Republikës së Kosovës që
    t’i mblidhte të gjitha faktet dhe të dilte me një padi në fillim të vitit 2017, për Serbinë për krimet
    e saj masive që i ka kryer në Kosovë dhe tash nuk po më duket shumë e arsyeshme të gjenden
    justifikime procedurale pse nuk u hodh në votë kjo rezolutë. Për arsye se në të vërtetë kjo nuk
    është pa qëllim pse është hedhur bash sot kjo rezolutë, nuk është e rastësishme pse e kemi
    menduar si pikë e parë e rendit të ditës.

    E kemi menduar si pikë e parë e rendit të ditës sepse është e palogjikshme kur ky Kuvend ende
    nuk ka nxjerr një dokument për ta dënuar gjenocidin e Serbisë të shkojmë ne të dënojmë
    Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Është e palogjikshme është jo normale, është e dëmshme
    historikisht. Më së pari duhet me qenë kjo, pastaj kur të bëhet kjo ka aq shumë punë sa të mos i
    vijë fare rendi gjykatës speciale, sepse rezoluta parasheh mekanizma që të trajtohen të gjitha
    krimet e luftës pavarësisht përkatësisë etnike edhe të viktimës edhe të kryerësit...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Faleminderit! Kundër-replikë, zoti Mustafa!

  • Me të vërtetë po shihet se sa i përket kësaj çështjes së dytë ne nuk do
    të kemi diferenca kur të vjen në procedurë edhe mendoj se është e nevojshme, por unë nuk po e
    shoh të nevojshme meqenëse sot e kemi këtë pikë në rend të ditës atëherë duhet ta vëmë një tjetër
    para saj – pas saj.

    Ne e kemi një përgjegjësi ndërkombëtare, unë po .. që të flasim për pozicionin serioz me
    seriozitetin e mjaftueshëm për pozitën ndërkombëtare të Kosovës dhe për mua ky është një
    problem shumë i rëndësishëm dhe esencial dhe ne duhet të jemi në lartësitë e përgjegjësisë sonë.
    Secili deputetë natyrisht voton sipas ndërgjegjes së tij dhe po e përsëris që rezoluta vjen në një
    mbledhje sa më shpejtë që është e mundur dhe ta diskutojmë dhe ta nxjerrim. Ka nevojë që jo
    shumë a po i dënojmë krimin a s’po i dënojmë, kjo është shumë e qartë që ne të gjithë e dënojmë
    krimin, por ne duhet të krijojmë struktura organizative institucione që krimin e sjellin...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Faleminderit! Unë s’po ju kuptoj që po diskutoni jashtë rendit të ditës dhe po
    replikoni për çështje që s’janë rend të ditës. Fjalën e ka zoti Faton Topalli.

  • Faleminderit, kryesues!

    37
    Nuk është hera parë...

  • Unë po ta tregoj Rregulloren e Kuvendit...

  • Nuk është hera e parë, e besoj as e fundit që Qeveria në kundërshtim me të
    gjitha rregullat demokratike, në kundërshtim me Kushtetutën e vendit po e përcakton Parlamentit
    se çka duhet të bëjë.

    Në legjislacion e kaluar ish kryeministri shpërbeu Parlamentin për gjysmë viti me radhë për të
    qeverisur pastaj pa asnjë mekanizëm kontrolli. Kjo Qeveri tani jo më Thaçi, por me një emër të
    përbashkët “Qeveria e Keqe” po imponon Kuvendit duke kërcënuar dhe shantazhuar deputetët se
    për çfarë duhet të votojnë. Edhe ky votim i detyrueshëm për herë të dytë me radhë vjen në emër
    të ruajtjes së sovranitetit të vendit, me emër të thirrjes në obligime ndërkombëtare dhe në emër të
    thirrjes në miqësi të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nën kërcënimin
    e shpërbërjes së Kuvendit.

    Mendoj që nuk ka nevojë të arsyetohet që votimi kundër speciales as nuk e cenon sovranitetin, as
    nuk i humb Kosovës shtetësinë, as nuk i prish punët me miqtë e saj të vërtetë. Të gjithë e dimë që
    ky votim i ndjek qëllimet serbe. Deri sot askush dhe asnjë prej miqve tanë ndërkombëtar nuk na
    e shpjegoi që të jetë e kuptueshme për secilin qytetar pse disa vende dashkan me miratimin e
    Kuvendit të Kosovës të themelojnë një gjykatë speciale ndërkombëtare. Kjo gjykatë që do të
    themelohet, siç duket i ka votat tuaja, është një gjykatë ndërkombëtare. Aq më pak kur një
    Gjykatë e tillë ekziston, është marrë me rastet e Kosovës dhe kur është kërkuar në vitin 2000
    zgjatja e mandatit të saj, Këshilli i Sigurimit ka vendosur kundër.

    Pse UNMIK-u udhe EULEX-i në 15 vjetët e kontrollimit të pavarësisë së Kosovës nuk e
    shqyrtuan asnjë rast të akuzave të ngritura nga zoti Dik Marti? Nuk e bëri sepse kjo ishte
    shqyrtuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.

    Pse asnjë prej shteteve tona mike dhe asnjë prej politikanëve të opozitës nuk tregoi se si po u
    rrezikuaka integriteti i një shteti sovran, të njohur prej më shumë se 100 shtetesh? Për shkak se
    ky shtet sovran po merrka një vendim sovran.

    Hajt më thoni cili shtet i njohur ndërkombëtarisht është shuar për shkak se ka ndjekur politikë
    nacionale dhe nuk ka bërë atë çka kanë kërkuar shtetet tjera. Shtetet krijohen për të ndjekur
    politika nacionale dhe jo për të ndjekur politika ndërkombëtare.

    Në fund të fundit, edhe OKB-ja as nuk e krijon, as nuk e shuan shtetin. Për shembull, Zvicra në
    vitin 2001 është bërë anëtare e OKB-së, pra edhe Kosova, në qoftë se ky anëtarësim shtyhet, nuk
    është ndonjë problem.

    Unë në fund më duhet të them se ju njoh një pjesë të jush që jeni pjesë e opozitës, sidomos të
    PDK-së dhe ju njoh si burra e gra të mira. Disa prej jush, ish- të burgosur politikë, disa të tjerë
    edhe të burgosur edhe të arratisur. Kam besuar shumë në idealet e juaja, sepse ato ishin edhe
    idealet e mia.


    38
    Kam besuar në fjalët dhe punët tuaja për sovranitetin e vendit, për lirinë, për demokracinë. Ua
    kam njohur edhe mallin për vendlindjen, vajin e nënave tuaja, motrave tuaja kur merrnin rrobat
    tuaja nga burgu, të gjakosura.

    Për shumicën prej jush i kisha vu dy duart në zjarr dhe nuk do të kisha besuar kurrë se mund të
    ndryshoni kaq shumë. Çfarë ndodhi me ju, ku e keni krenarinë, ku e keni dinjitetin, ku i keni
    idealet për sovranitetin e vendit, a nuk ishit ju që thoshit sovraniteti i vendit është vlera më e lartë
    për të cilën luftuan shqiptarët shekuj me radhë?

    Sot, fitoret e arritura në luftë, po i dorëzoni një nga një në paqe. Fillimisht e dorëzuat emrin e
    UÇK-së, pastaj armët e saj, pastaj flamurin, pastaj një pjesë të territorit dhe tash së fundi edhe
    qëllimin e saj kryesor, sovranitetin e vendit.

    Ky gjyq nuk do ta dënojë UÇK-në, nuk do ta njollosë UÇK-në, sepse UÇK është populli.
    Thelbësorja në këtë gjyq është që ky vend po humb nga sovranitetin i drejtpërdrejtë.

    Në fund, më lejoni edhe një çështje të them. Ju po thirreni shumë në vlerat amerikane dhe
    evropiane, dhe në miqësinë me ta. Mendoj që nuk i njehni as njërën, as tjetrën, liria, pra
    sovranitetin dhe integriteti i vendit janë dy prej vlerave kryesore evropiane dhe amerikane.

    Vlerat që prezantojnë disa prej jush, janë vlerat e Al Kapones. Ato nuk janë vlera amerikane, ato
    kanë mund të jenë përpara vlera amerikane, por me të tilla vlera nuk krijoni miq, nuk i bëheni
    miq as Shteteve të Bashkuara as të Bashkimit Evropian, sepse janë vlera të kaluara.

    Unë kam shumë besim që Bashkimi Evropian do të na kuptojë për këtë qëndrim tonin, e sidomos
    Shtetet e Bashkuara që as vetë nuk e njohin asnjë gjykatë ndërkombëtare, sepse sovraniteti i
    shtetit të tyre është vlera më e lartë e të qenët amerikan. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zonja Haxhiu e ka fjalën.

  • Faleminderit, nënkryetar i Kuvendit!
    Fjalën time e konsideroj si vazhdimësi të fjalës time në seancën e 26 qershorit. Pra, në seancën e
    26 qershorit, Kuvendi i Kosovës nuk miratoi ndryshimet kushtetuese që do të mundësonin
    themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte, e cila parashihej t’i gjykojë në mënyrë selektive
    vetëm ish-pjesëtarët e UÇK-së.

    Themelimi i një gjykate të tillë që i paragjykon krimet në baza etnike, madje jo vetëm në baza
    etnike, por bën edhe selektime brenda llojit, do të ishte i paprecedent, i padrejtë, i njëanshëm,
    racist e mbi të gjitha një veprim jo juridik, por skajshmërish politik dhe si i tillë do të përbënte
    shkelje të rëndë të lirive dhe të drejtave të njeriut, njëkohësisht do të cenonte rënd sovranitetin e
    shtetit të Kosovës.

    Kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Karla Del Ponte, në aktakuzën e ngritur kundër Slobodan
    Milosheviqit dhe grupit të tij të afërt për krime të luftës në Kosovë, i akuzoi ata vetëm për 17
    varreza masive, duke i lënë jashtë aktakuzës edhe 483 varreza të tjera masive me trupa
    shqiptarësh që i lanë pas vetes forcat serbe pas kapitullimit të tyre në luftën e Kosovës. Madje,

    39
    masakrën e Reçakut, masakrën kundër familjes Imeraj në Padalishtë, dhe masakrën kundër të
    burgosurve shqiptarë dhe robërve të luftës, në Burgun e Dubravës, i hoqën më pas nga procesi
    gjyqësor kundër udhëheqësve të lartë serbë me arsyetimin për thjeshtësim procesi.

    Përveç këtyre, askush nuk është përgjigjur as për varrezat tjera masive, me trupa të shqiptarëve të
    zbuluara në afërsi të Beogradit, që nga viti 2001 e këtej, në Batajnicë e Petrovo Sello, varrezën
    masive në Rudnicë të Rashkës, të cilën përkundër fakteve të pakontestueshme për vendndodhjen
    e saj, e mohoi dhe e zvarriti aq gjatë Serbia, autofrigoriferët e zbuluar me kufomat e shqiptarëve
    në lumin Danub dhe liqenin e Peruças në Serbi, dëshmitë për djegien e kufomave të shqiptarëve
    në Fabrikën e Maçkaticës e të Surdulicës, në afërsi të Vrajës, pastaj djegiet e kufomave në
    shkritoren e “Trepçës”, në furnelat e Obiliqit në Kosovë dhe në një varg krimesh tjera që
    ndodhën.

    Këto që u përmendën më lartë, janë vetëm disa nga treguesit për raste të shumta të përpjekjeve të
    organeve më të larta shtetërore të Serbisë, për fshehjen e organizuar të dëshmive për gjenocidin e
    kryer nga forcat okupuese serbe në Kosovë.

    Rastet e tilla edhe sot e kësaj dite në Serbi vazhdojnë të konsiderohen si sekret shtetëror. Madje,
    mos zbulimi dhe mos gjurmimi i tyre në territorin e Serbisë në disa raste ishte urdhër edhe me
    dekrete presidentesh.

    Gjithashtu, vite më parë, nga përtej Atlantikut u ofruan dëshmi rrëqethëse lidhur me
    eksperimente e bëra me robërit shqiptarë të luftës në vend të mijëve të laboratorëve nëntokësorë
    të VMA-së - Akademisë Ushtarake të Mjekësisë, dhe të Institutit për Siguri të ish-RSFJ, në
    Beograd, por askush nuk u mor me këtë çështje.

    Për këtë vite më parë opinionit publik i janë ofruar edhe dëshmitarë të gjallë, ish- pjesëtarë të
    UÇK-së, rob të luftës, të cilët gjatë vitit 1999 i janë nënshtruar trajtimit të dhunshëm për marrjen
    e veshkës në Akademinë Ushtarake të Mjekësisë në Beograd, derisa ai mbahej në burgun
    qendror, pra CZ.

    Dihet botërisht se gjatë tërë kohës së pasluftës, administrata ndërkombëtare e ka imponuar një
    ligj “të pa shkruar” pra për minimizimin dhe mohimin e krimeve serbe për shqiptarët. Madje ajo
    ka shkuar aq larg, me të gjitha mjetet dhe përpjekjet t’i shkatërrojë dëshmitë që do të
    argumentonin gjenocidin serb në Kosovë.

    Shumë prova u fshehën por edhe u penguan nga grumbullimi i të tjerëve nga UNMIK-u duke
    deklaruar, pra si njohës të mirë të rrethanave brenda këtij misioni, nga dikur viktimat që ishin pra
    propaganda serbo-ruse dhe ajo e UNMIK-ut, ndikuan që Perëndimi të fillojë t’i shohë shqiptarët
    si viktimizues e serbët si viktima.

    Skenari kryesor u realizua nga UNMIK-u nëpërmjet fshehjes së provave të gjenocidit serb ndaj
    shqiptarëve dhe për këtë fatkeqësisht deri më sot askush nuk kërkoi llogari dhe as nuk dha.


    40
    Kur e trajtojmë çështjen e Gjykatës Speciale, e cila ekskluzivisht do të merrej me krimet e
    pretenduara të UÇK-së, duhet shtruar disa pyetje të cilat kërkojnë përgjigje nga bashkësia
    ndërkombëtare.

    Së pari, a ka kërkuar ndonjëherë ndonjë zyrtar nga Serbia që ta sqarojë veprimtarinë e sigurimit
    shtetëror serb në raport me Kosovën, sidomos pas zbardhjes së fakteve për ekzistencën e
    drejtësisë së gjashtë, drejtësisë për vrasje pra, të RDB-së në krye me Ratko Ramiqin, që përveç
    mekanizmave të tjerë e kishte në dispozicion njësinë famëkeqe për operacione speciale JSO apo
    “Beretat e Kuqe” pasuese e së cilës është xhandarmëria e Serbisë, kur është dëshmuar se
    përmasat e aktiviteteve kriminale të kësaj drejtësie, pra për vrasje, kanë përfshirë jo vetëm
    periudhën e luftës, por edhe atë të pasluftës duke pasur në fokus me theks të veçantë zhdukjen e
    dëshmive të dëshmitarëve të mundshëm që do të dëshmonin për krimet serbe, kur dihet se vrasjet
    e kryera nga ajo strukturë kanë përfshirë një gamë të gjerë të vrasjeve të kryera jo vetëm në
    nivelin e Serbisë e të Kosovës, por edhe në nivelin ndërkombëtar siç ishte rasti i vrasjes së
    gazetares së BBC-së. Vrasja e ministres së Punëve të Jashtme të Suedisë, Ana Lind, pas
    përfundimit të luftës, e tjera.

    A është kërkuar ndonjëherë të dihet se cilat janë përmasat dhe imponimet e drejtpërdrejta të kësaj
    strukture të vrasjeve të shumëfishta që kanë ndodhur në periudhën e pasluftës në Kosovë?

    Së dyti, si ndodhi që me 12 shkurt të vitit 2010 një gjyqtar i EULEX-it fare pa zhurmë mediave,
    përkundër fakteve të shumta që i kishte në dispozicion, në seancën kur aktakuza duhet të merrte
    formën e prerë, të lirohen nga aktakuza oficerët e shërbimit sekret serb BIA, agjentët e BIA-s
    Igor Luçinac, Milutin Radanoviq e Predrag Zhelkoviq, në qershor të vitit 2009, të cilët ishin
    kapur në flagrancë nga Policia e Kosovës në Çagllavicë derisa ishin në gjah për mbledhjen e
    dëshmive të rrejshme për të materializuar shpifjet dhe fabrikimet e Beogradit zyrtar për trafikim
    të organeve serbe.

    Siç dihet, këta pjesëtarë të BIA-s akuzuan tërë dhe kanë nxitur familjarë serbë të zhdukur por
    edhe qytetarë shqiptarë për të dhënë dëshmi të rrejshme me qëllim të trillimit të aferës për gjëja
    trafikim të organeve gjatë luftës nga UÇK-ja, duke ofruar të paktën shumën prej 100 deri në 300
    mijë euro për një deklaratë të tillë.

    Asokohe agjentët e Shërbimit Sekret u deklaruan organeve të hetuesisë se shumat e premtuara
    për dëshmitarët e tillë, i paguan shteti. Me dëshmitë e tilla u ndërtua raporti i Dik Martit.

    Së treti, si ndodhi që të kalojë në heshtje rasti skandaloz i publikuar në gazetën “Zëri” të
    Prishtinës, më 2 gusht 2013 me titull “Komploti i Serbisë me veshka”, ku ofrohen fakte të
    tmerrshme mbi komplotin e shërbimeve sekrete të Serbisë për materializimin e procesit famoz të
    trafikimit të organeve. Sigurisht se ky nuk është rast i izoluar.

    Faktet që i ofron gazeta duke iu referuar të dhënave zyrtare nga hetuesia vendore, janë të
    tmerrshme.

    Sipas gazetës në fillim të vitit 2012, ishte planifikuar që mbetjet mortore serbe të sillen në
    mënyrë ilegale në Kosovë dhe të varrosen skaj kufirit me Serbinë. Këto mbetje do të vendoseshin

    41
    në zona ku hetuesit e Tribunalit të Hagës do të nisnin gjurmimet për hetimet rreth trafikimit të
    organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë.

    Shërbimet sekrete e kishin gjetur grupin e trafikantëve kosovarë, një pjesë të të cilëve ishin
    arrestuar nga Polica e Kosovës, më 23 korrik 2013, në qytete të ndryshme të Kosovës, për të
    realizuar këtë plan të Serbisë që të sjellin “dëshmi” se në Kosovë është bërë trafikim i organeve.

    Për transportimin ilegal të një materie mortore, shërbimi sekret serb do t’u paguante shumën nga
    20 mijë euro. Bartja e tyre ishte planifikuar që të bëhej me veturat e ndihmës së shpejtë të Spitalit
    rajonal të veriut të Mitrovicës, për të mos dyshuar policia e doganierët gjatë kontrollimit kufitar.

    Grupi i trafikantëve kosovarë ishin kontaktuar nga Shërbimi sekret serb për të realizuar këtë
    plan, që përfundimisht 14 vjet pas përfundimit të luftës do të gjendeshin dëshmi se gjatë luftës në
    Kosovë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë trafikim me organe të civilëve serbë.

    Serbët kishin ofruar para të majme për grupin e trafikantëve kosovarë që në këmbim të
    kontributit që ata do t’i jepnin për sjelljen e mbetjeve mortore serbe nga Serbia në vende të
    caktuara në Kosovë. Për më tepër, trafikantët nga Kosova ishin premtuar se do të ofronin dëshmi
    shtesë në Kosovë se ka pasur trafikim organesh.

    Gjatë bisedimeve të tyre, grupi nga Kosova i ka premtuar shërbimit sekret se do të gjejë edhe
    dëshmitarë të cilët pa problem do të dëshmonin rrejshëm se do të paguheshin mirë, pra shkruante
    kjo gazetë.

    Sipas dëshmive publike, e ashtuquajtura prokurore speciale për krime të luftës në Serbi, në vend
    që t’i mbrojë e i ka përndjekur, i ka persekutuar, i ka shantazhuar e madje i ka vrarë dëshmitarët
    serbë që kanë dëshmuar pranë kësaj prokurore, pra për krime të luftës në Kosovë. Për shembull,
    janë tepër qesharake dënimet që i ka shqiptuar Gjykata e Lartë në Beograd për krime të luftës që
    i kanë kryer nga forcat serbe në Kosovë, qoftë për masakrën mbi familjen Berisha të Suharekës,
    qoftë për masakrën e Qyshkut, të Pavlanit e të Zahaqit, me ç’rast të akuzuarit serbë nuk u dënuan
    me nga një vit, e të mos them u dënuan simbolikisht dhe asnjëherë shteti ynë nuk bëri asgjë për
    të kërkuar llogari nga ky shtet që bëri krime dhe tentoi të zhdukë njerëzimin në Kosovë.

    Të kthehemi serish te Gjykata Speciale ndërkombëtare për UÇK-në. Ka kohë që është banalizuar
    shprehja e stërëpërdorur, se kjo gjykatë nuk është drejtuar kundër UÇK-së, kundër shqiptarëve,
    por kundër individëve. Të gjitha faktet e pasluftës dëshmojnë të kundërtën.

    Përkundër të gjithave që kanë ndodhur deri më tani, është joparimore, jo etike dhe jonjerëzore që
    të ketë kohë të ndryshme për ndarjen e drejtësisë, në njërën anë të bëhen përpjekje për mohimin
    dhe minimizimin e skajshëm të krimeve të luftës dhe të gjenocidit që e kreu Serbia poshtëruese
    mbi popullin shqiptar në Kosovë, e madje jo vetëm mbi atë, ndërkaq në anën tjetër një rast
    selektiv fatkeqësisht një rast jo ekzistencial i palës shqiptare që bëri luftë mbrojtëse duke i
    respektuar të gjitha konventat ndërkombëtare të ngritët artificialisht për trajtim në nivelin
    ndërkombëtar jo për të vënë drejtësinë në vend, por për t’ia bërë qejfin Serbisë dhe për të arritur
    balancë politike nën presionin e vazhdueshëm të aleancës serbo-ruse.


    42
    Edhe një herë kuvendarë,
    Ju të nderuar kolegë deputetë,
    Mund të flasim me orë të tëra, mund të tregojmë se dikush është më patriot se tjetri, por deri kur
    shteti i Kosovës do të tregojë se nuk ka udhëheqësi që do ta mbrojë vendin, deri kur ne do të
    mendojmë që të shtrijmë qafen vetëm që të përfitojë shteti i cili tentoi që të zhdukë çdonjërin nga
    ne.

    Nuk mund të mohohet kontributi i atyre që sot nuk janë me ne, nuk mund të mohohet kontributi i
    atyre që sot janë pa gjymtyrë, nuk mund të mohohet kontributi i familjeve që dhanë mijëra e
    mijëra familjarë.

    Edhe një herë, është e dhembshme të përmenden, por masakra e cila ndodhi në Meje të
    Gjakovës, ku në varrezat e 374 të zhdukurve sot prehen të qetë qytetarë të dy besimeve -
    krishterë dhe myslimanë, që të gjithë ranë duke i mbrojtur vendet e tyre, duke i mbrojtur vatrat e
    tyre dhe jo që shkuan për të luftuar në Serbi, por thjeshtë ishin në tokën e tyre.

    Andaj, edhe një herë të gjithë ata familjarë të tyre do të na gjykojnë ne që jemi sot përfaqësues të
    tyre, e nuk di se si do të kthehemi pastaj dhe të themi se sot morëm një vendim që është i drejtë
    dhe që e kemi kusht nga miqtë tanë ndërkombëtarë. Edhe miqtë tanë ndërkombëtarë do të ndalen
    dhe të thonë atëherë kur udhëheqësit institucionalë janë të zotët për të treguar dhe për ta
    udhëhequr vendin, do të ndalen dhe do të thonë stop më këtyre servimeve, pra që po u servohen
    në tavolinë institucioneve tona kohë pas kohe dhe asnjëherë nuk po jemi të zotë për të treguar se
    mjaft më me eksperimente që po i bëhen shtetit të Kosovës. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zonja Tërmkolli, replikë!

  • Zoti kryesues,
    Ndoshta jo replikë, por më tepër për procedurës dhe asaj çfarë po zhvillohet këtu në Parlament.

    Ne e pamë të gjithë këtu se u dha një mocion, mocioni që u bë përpjekje të futet në rend të ditës -
    rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë dhe ajo nuk u miratua për sot, u la për një ditë tjetër.

    Unë po shoh se krejt diskutimet janë duke u bërë në atë drejtim. Nuk po flet kurrkush për pikën e
    rendit të ditës çfarë e kemi, që e kemi miratuar - riprocedimi i propozimamendamenteve për
    Kushtetutën e Republikës së Kosovës por po flitet për pikën e cila nuk u miratua për gjenocidin
    serb dhe të them të drejtën po flitet aq pak sepse po të hapej kjo temë ka shumë, shumë më tepër
    të thuhet se sa po thonë sot opozita.

    Prandaj, ju lutem shumë, zoti kryesues që t’i përmbahemi pikës së rendit të ditës, dhe nëse hyjmë
    në debate tjera jashtë kësaj pike të rendit të ditës, atëherë thjeshtë ne po humbim kohë sot këtu,
    po humbim kohë në njëfarë mënyre kot, sepse për atë pikë kur do ta qesim në rend dite, kur do të
    bëhet rezolutë, ashtu si mendohet, kemi të themi shumë më tepër se që po thonë sot opozita,
    sepse gjysmën e më shumë s’e dinë hiç çka ka ndodhur në këtë vend, sepse nuk është sot kjo në
    rend të ditës.

    (Ndërhyrje)


    43
    Lëre atë muhabet! Pse s’e votuat? Leni ato pallavra, leni pallavrat dhe përmbajuni rendit të ditës
    dhe leni këto maskarallëqe. Faleminderit!

  • Faleminderit! Unë mendoj se diskutimi paraprak ishte në kuadër të rendit të ditës.
    Argumentet secili i sjell sipas asaj që i ka ndërtua për t’i thënë këtu në sallë. Mendoj që ajo e
    rezolutës nuk është miratuar dhe nuk është mirë të humbë kohën asnjëri me atë çështje deri sa të
    vjen koha për t’u miratuar. Sidoqoftë, diskutimet janë diskutime dhe nuk mundesh të gjitha t’i
    futësh në binarë kush çka po thotë. Fjalën e ka tani Fatmiri. Atëherë, zoti Limaj e ka fjalën!

  • Faleminderit, kryesues!
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Së pari po shpreh habinë time që sot, pavarësisht kërkesës së koalicioni qeveritar për të biseduar
    për këtë temë ka kaq pak në sallë njerëz për t’u qasur seriozisht kësaj teme.

    Unë do të përqendroj fjalimin tim në dy-tri pika dhe besoj që mjaftueshëm kemi folur e
    argumentuar për çështjen e cila është sot në rend dite. Pra, dua të vazhdoj aty ku e la më herët
    deputeti Konjufca.

    Sot jemi në një situatë, për mendimin tim, shumë më të vështirë e më të rëndë se sa kemi qenë në
    seancën e kaluar për temën e njëjtë.

    Sot Parlamenti i Kosovës është duke u sfiduar edhe në ekzistencën e tij. Një grup njerëzish, në
    këtë rast koalicioni qeveritar në ditën e vendimit të Parlamentit të Kosovës e kanë mohuar dhe
    s’e kanë pranuar vendimin e Parlamentit të Kosovës institucionet e këtij vendi, Qeveria e
    Kosovës, përfaqësuesit e Qeverisë. Dhe kanë marrë iniciativë të vazhdueshme për një maj të
    shkohet e gjendet rruga dhe forma për ta përmbysur vendimin legjitim, demokratik të këtij
    Parlamenti, në një çështje të ndjeshme për të cilën besoj e ndajmë mendimin të gjithë. Para një
    muaji është diskutuar dhe është argumentuar me argumente pro e kundër, në mënyrë të hapur,
    argumentuese, secili sipas bindjes së tij dhe është votuar po ashtu në mënyrë transparente pa
    asnjë presion prapa.

    Dhe ky vendim i Parlamentit të Kosovës menjëherë është refuzuar ose ka refuzuar të bindet
    Ekzekutivi. Kjo të nderuar miq është goditje e drejtpërdrejtë në sistemin institucional dhe
    kushtetues të këtij vendi.

    Dhe krejt kjo ndodhë para opinionit publik dhe mua më habit fakti që edhe ata të cilët krijojnë
    opinione publike nuk shqetësohen në këtë gjendje që ne e kemi sjell shtetin.

    Në sytë e vëzhguesve shteti i Kosovës dhe ky Parlament përfundimisht po e konfirmon jo
    seriozitetin e shtetndërtimit tonë. Imagjinoni njerëzit e pa interes, njerëzit krejt anash kësaj teme
    që po flasim ne, të cilët e përcjellin rrugën e shtetndërtimit tonë se si e shohin Kosovën sot.
    Shohin një shtet jo serioz, një shtet i cili nuk respekton procedura, një shtet i cili është i gatshëm
    të shkelë Kushtetutën e vet, institucione të cilat nuk i zbatojnë vendimet e njëra tjetrës, shihet
    para syve të këtij gjithë opinioni të vendit tonë se si përmbyset vendimi i institucionit më të lartë
    dhe pa asnjë shqetësim.


    44
    Dhe ky është rrënim, të nderuar miq, që po i bëjmë shtetit tonë. Mund të na pëlqejë për politika
    ditore përmbysja e vendimit për dikë, por pasojat nga kjo ditë e sotme do të jenë jashtëzakonisht
    të mëdha në rrugën e shtetndërtimit, sepse ne po hyjmë, po futemi në fushën e kontestimit të
    vendimeve të këtij Parlamenti.

    Sot Qeveria e Kosovës dhe koalicioni qeverisës po i çon mesazhe para qytetarëve të Kosovës,
    para grupeve të interesit duke thënë kështu, ato vendime që ju pëlqejnë zbatoni, ato që s’ju
    pëlqejnë refuzoni, kërkoni të kthehen edhe një herë dhe deri sa të kthehen në Parlament ne nuk i
    zbatojmë. Dhe po e kthejmë vendin në një kaos dhe anarki.

    Logjikisht shtrohet pyetja, si mund ne nesër nga kjo foltore ose nga vendet ku jemi t’u kërkojmë
    njerëzve, t’u kërkojmë grupeve ose situatave të ndryshme që na paraqiten e me thënë - duhet të
    zbatohen vendimet e Parlamentit. Si mund të kërkojmë, cila është e drejta jonë morale, kur ne
    vetë këtu dhe drejtuesit e vetë shtetit nuk e pranojnë vendimin dhe bëjnë çmos për ta përmbysur.

    E habitshme është po ashtu dhe jam i bindur se kjo do të ketë pasoja në të ardhmen, edhe fakti që
    për një muaj deputetët e Parlamentit të Kosovës të cilët kanë votuar kundër ndaj tyre është
    ushtruar një presion i paparë, psikologjik. Ndaj tyre kanë shkuar edhe në forma të shantazhimit,
    njerëzve të ndryshëm, qoftë edhe mediat, mediat shtetërore vazhdimisht, thuaja çdo ditë dhe ky
    presion në demokracinë çfarë pretendojmë ta kemi ne është e dënuar, nuk guxon të paraqitet, nuk
    ka guxuar të ushtrohet sepse deputeti është sovran në vendimet e tij, në ndërgjegjen e tij, në
    qëndrimin e tij.

    Çka është më e keqja, kjo formë e presionit psikologjik po bëhet në syrin e miqve tanë të cilët po
    na ndihmojnë të ndërtojmë standardet e shoqërive demokratike. Dhe para këtij presioni po
    heshtin të gjithë. Pse? Për shkak të agjendave ditore politike.

    Unë mendoj që sot vendi ynë - Kosova, po merr një goditje e cila do të ketë pasoja afatgjate,
    pasojat që do t’i përjetojmë ne bashkë. E çka është më e keqja, këto pasoja në një mënyrë apo
    tjetër po ia sjellim ne vetë.

    Prandaj, i ftoj kolegët deputetë, jo vetëm ata të cilët kanë pasur qëndrimin siç e kanë pasur, po
    edhe të tjerët, ta kenë parasysh këtë fakt. Sot jemi duke biseduar për dy tema të ndryshme, ruajtja
    e sistemit demokratik në këtë vend, ruajtja e integritetit të Parlamentit të Kosovës i cili më
    përfundimisht është para goditjes përfundimtare për të shkatërruar integritetin institucional të
    këtij institucioni më të lartë të vendit tonë.

    Dhe, të nderuar miq, Parlamentit i shkatërrohet identiteti jo me kazmë e me ia heq karriget, e me
    i çua deputetët në burg, kjo kohë është shkua, por kështu cenohet, pa besueshmëria, jo serioziteti,
    shkelja e procedurave, ndryshimi i mendimeve. Këto e rrënojnë integritetin institucional. Sepse,
    dikush do të mësohet dhe do të thotë a dini çka në Parlament të Kosovës çoni çka të doni se aty
    shkon. E ndërrojnë qëndrimin ata, e ndërrojnë vendimin ata, e ndërrojnë mendimin ata. Ai nuk
    është Parlament, ai e ka emrin Parlament, në fakt dhe aty ka vetëdije para shtetërore, jo vetëdije
    institucionale.


    45
    Unë dua të flas me disa fjalë edhe rreth argumenteve për gjykatën, por para se të dal rreth
    argumenteve për gjykatën, dua të them se për çfarëdo gjë që vendos ky Parlament sot është
    jolegjitim, i papranueshëm, është vendim i kontestuar, është vendim që vjen si rezultat i
    presionit, të shantazhit dhe si i tillë ky vendim nuk ka legjitimitet për çkado që vendosni sepse
    nuk është çështje e numrave më. Mos e harroni këtë gjë! Çka do që të ndodhet, mos mendoni se
    keni kryer punën se kemi bërë votat e po shkojmë në shtëpi. Ju po e shkatërroni demokracinë e
    këtij vendi dhe e drejta e zotit dhe e të gjithëve është të kontestohet më çfarëdo vendimi që
    merret, sepse ju jeni ata që po e hapni “Kutinë e Pandorës” së kontestimit të vendimeve
    institucionale të këtij vendi, në formë demokratike.

    Për një muaj, pas atij debati shterues që e kemi pas të gjithë, kemi pritur dhe është biseduar
    përsëri për gjykatën. Unë ende personalisht nuk kam dëgjuar, përveç deklaratave politike
    rutinore, sikur që pati edhe sot deklarata politike rutinore. S’kam dëgjuar ende argumente
    konkrete pse duhet bërë këto veprime? Për shembull, unë ende s’kam dëgjuar argument të
    qëndrueshëm pse duhet ndryshuar Kushtetutën? Pse? Dënimin e krimeve të luftës, krejt në
    rregull, por pse duhet ndryshuar Kushtetutën ende s’kam dëgjuar asnjë argument. Pse duhet futur
    në Kushtetutë këtë çështje, unë s’kam dëgjuar asnjë argument.

    A e ndalon krijimin e një gjykate për ndjekjen e krimeve nëse nuk është brenda Kushtetutës? S’e
    ndalon. Po pse duhet të jetë në Kushtetutë pra? S’ka argumentim, s’kemi dëgjuar deri më sot.

    Unë ende s’kam dëgjuar një argument pse duhet gjykatë speciale...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Ia mundësoni të diskutojë tutje!

  • Pse duhet një gjykatë kushtetuese për ndjekjen e krimeve të luftës? Edhe këtu
    asnjë argument profesional deri më sot s’e kemi dëgjuar.

    Ne ende s’e kemi dëgjuar, po pse duhet një avokat i popullit ose ombdusperson për gjykatën për
    krime lufte? Unë s’kam dëgjuar ende argument pse duhet Parlamenti i Kosovës të heqë dorë nga
    kompetencat e tij që ia ka dhënë qytetari i Kosovës, ia ka dhënë Kushtetuta, si i vetmi institucion
    që ka të drejtë të ratifikojë marrëveshje me të tjerët jashtë Kosovës me ia dhënë një individi. Pse
    duhet me ia dhënë? Çka ka lidhje kjo me gjykatë për krime lufte? Çka ka lidhje kjo me gjykatë
    për krime lufte? Unë ende nuk kam dëgjuar pse po e shtimë Kosovën edhe një herë në
    shantazhim. Më duhet të them fatkeqësisht se këtu politikë shumë ka. Shikoni çka po ndodh me
    FAK, Forcat e Armatosura të Kosovës. Nuk po mundemi me i krijuar forcat e armatosura të
    Kosovës pa votat e komunitetit serb, ky është fakt. A mund ta largojmë nesër nga Kushtetuta
    Gjykatën Speciale pa votat e komunitetit serb? S’mundemi!

    Çka do të na vjen nesër si kërkesë për largimin nga Kushtetuta të Gjykatës Speciale nga
    Beogradi, nëse doni ta mbyllni gjykatën speciale, do ta bëni këtë. Përsëri do të jemi në
    shantazhim. Pse po e shtimë vendin tonë të shantazhohet? Pse po flasim, po themi, e kemi gajlen
    çka po thonë të tjerët. Më falni, ky Parlament nuk besoni, se unë besoj që ka këtu njerëz që kanë
    ndjekur parlamentet e vendeve tjera. Në asnjë parlament të këtyre vendeve që kanë qenë në luftë

    46
    në ish Jugosllavi nuk ka debatuar më seriozisht për krime lufte si Parlamenti i Kosovës. Nuk
    mundeni të gjeni në asnjë parlament qasje më racionale, më serioze për këtë çështje se sa në
    Parlamentin e Kosovës. 90% e deputetëve të Parlamentit të Kosovës janë duke thënë, po them 90
    dhe s’po dua të them 100% me bë si kohën e Titos dhe të xhaxhit, por po them të paktën 90%.
    90% e deputetëve në Parlamentin e Kosovës këtu janë deklaruar, me deklarime publike që ne
    jemi për krijimin e një gjykate e cila duhet t’i ndjekë të gjitha krimet që kanë ndodhur në luftë në
    Kosovë dhe këtu s’kemi kurrkush asnjë dilemë.

    Ajo çka ne po themi, të nderuar miq, mos t’i përziejmë tezat, mos ta shtimë vendin tonë në
    shantazh të panevojshëm. Nuk duhet gjykatë kushtetuese për gjykatë për krime lufte, nuk duhet
    gjykatë supreme për krime lufte të veçantë, nuk duhet ombdusperson për gjykatë lufte. Nuk
    duhet lejuar një njeriut me ia dhënë kompetencat Parlamenti i Kosovës dhe të vendosë çka të do
    në emër të Kosovës me shtetet tjera. Kaq po kërkojmë, asgjë më tepër.

    Dhe këtu, pavarësisht shkathtësive tona nuk ka argumente dhe nuk po flasim as me e bind
    kurrkënd por po i japim qëndrimet tona, s’ka argumente tjera. Ejani ta ndërtojmë atë gjykatë. U
    tha nga diskutuesit edhe me një panel, e qysh doni, por jo ta shtimë në Kushtetutë.

    Tjetra që dua të them, deputetë të Parlamentit të Kosovës, është se u tha Qeveria duhet me pru
    ligjin menjëherë. Po ju as s’e keni lexuar, pjesa dërrmuese s’besoj që e kanë lexuar ligjin. Po
    edhe me e lexua këtë ligj, të nderuar miq, është aq kompleks ai ligj që valla goxha problem është
    me e tjerrë deri në fund.

    E unë po ju them një gjë, për aq sa e kam pa atë ligj. Qe për shembull, propozimi ynë. Pse ta pru
    një ligj i cili ka me ardhur sot a nesër, në qoftë se shkon gjykata? Pse s’po e bini statusin e
    Hagës. A po doni standarde ndërkombëtare? Po. Statutin e Hagës ktheje, bëjeni ligj, votojeni,
    garanton barazi të palëve. Unë ju them se garanton barazi të palëve statuti i Hagës, i përmbushë
    të gjitha standardet ndërkombëtare. Por ligji që ka me ju ardhur pas dite, s’jeni duke votuar ligj,
    po jeni duke votuar dënim, mos e harroni këtë që po e them - dënim. Deputetët e Parlamentit të
    Kosovës sot me atë ligj do ta çojnë dorën të dënojnë njerëz. Ai ligj është, ai nuk është institucion,
    ai s’garanton barazi, ai s’garanton asnjë send. Sot nëse votohet ai ligj ju keni votuar aktgjykim.
    Kush e ka lexua ligjin dhe e njeh ligjin, e sheh.

    Po mirë, po marrim një shembull, kujt po ia jepni ata njerëz nesër? Kush është adresa? Kush do
    t’i gjykojë, si e ka emrin ai që do t’i gjykojë? A e ka emrin Bashkim Evropian? Jo! A e ka emrin
    OKB, jo. A e ka emrin një shtet i veçantë? Jo!

    Kush është ajo trupë, çfarë emri ka? A e din çka do të thonë ata: ne jemi një grup njerëz
    ndërkombëtar por Kosova është duke e bërë këtë punë, se e ka votuar Parlamenti i Kosovës. Ne
    jemi një grup të huaj, që s’dimë kush janë, pa identitet, individë ama Kosova është duke i dënuar,
    jo ne. Sepse ata e dinë, se kësi ligj në asnjë vend të tyre nuk guxojnë ta nxjerrin para vendit të
    tyre, para parlamentit. Me bë me e bë atë ligj, me çfarë standarde është, është e habitshme. Për
    mua është skandaloze, si grupi ynë teknik ka pranuar të ulet të bisedojë për atë ligj.


    47
    E për të treguar ne që nuk i ikim dhe jemi të gatshëm për ato standarde ndërkombëtare, merreni
    statutin e Hagës. Krejt komplet si është statuti i Hagës, veç thuaj ligj, dhe ktheje, ashtu janë
    dënuar krejt, janë gjykuar. Ai i garanton standardet.

    Pse s’po e merrni statutin e Hagës, me e kthye në ligj? Merreni ligjet e Kosovës, pse s’i marrin
    ligjet e Kosovës? Ato janë një mish-mash.

    Çështja është serioze, të nderuar miq. S’është punë hajgare kjo. S’është punë që na ka thënë ai,
    na ka thënë ky, për hir të kësaj, për hir të asaj. Jo, jo. Ne të gjithë i bëjmë për hir, jemi të
    interesuar ta ruajmë miqësinë, partneritetin dhe ju e dini që në politikë ka partneritet, jo miqësi.
    Partneritet - aleatë me interesa. Ne jemi këtu të thirrur për t’i mbrojtur interesat e vendit tonë.

    Në asnjë mënyrë ky Parlament nuk guxon dhe nuk duhet të refuzojë ndjekjen e krimeve të luftës
    ngado që janë bërë. Po s’guxon ky parlament të çojë dorë dhe me thënë po gjykime selektive, po
    një ligj që është ligj dënues, inkriminues e inkluzicionit pa asnjë standard ndërkombëtar, po
    ndryshimeve kushtetuese, mundesh ta kthejë vendin prapë në shantazhim. Këtë po kërkojmë ne,
    mos e bëni.

    Mos e ndërroni mendimin ju që i keni pasur qëndrimet.

    Dhe, kërkoj nga ju të tjerët që duke ditur se keni qenë në siklet, dhe të një qëndrimi se apo e
    dëmtojmë a jo Kosovën, besoni me bindje dhe jam i bindur se këtu në këtë sallë nuk ka njerëz që
    me dëshirë dhe me bindje të punojnë të dëmtojnë vendin tonë, por unë jam i bindur se vota pro e
    dëmton vendin.

    Shikoni, të nderuar miq, deputetë ju po e futni vendin tonë në situata të pa parashikueshme. Me
    votën tuaj do të jetoni sa të jeni gjallë, sepse pasojat do t’i shihni. Nuk ka më me thënë, valla ka
    votuar Parlamenti, jo jo. Individualisht çka të ndodhë prej sot në vendin tonë, çka ndodhë me
    këtë vend, çfarëdo të këqija që i vijnë këtij vendi, në sa telashe do të vijë Kosova, deri kur thashë
    te shantazhimi mos harroni se jemi secili që voton janë bashkëpërgjegjës i saj.

    Vota do të ju ndjek deri në fund sepse po e japim votën me sy mbyllur duke u bazuar vetëm në
    deklarata politike rutinore dhe jo pa bërë përpjekje për të parë argumentimin. Argumentimin
    juridik në këtë vend.

    Mua më vjen keq që Qeveria e Kosovës, në vend që të pranojë vendimin e Parlamentit të
    Kosovës atë ditë dhe menjëherë të ftojë të gjithë neve për të ndërtuar një konsensus dhe për të
    përgatitur një variant të ri, nga ajo që s’e pranoi Parlamenti i Kosovës, ata me kryeneçësi, jo që
    s’kanë ftuar, por menjëherë e kanë kërkuar të njëjtën gjë ta riprocedojnë.

    Dhe kjo të nderuar miq mjafton për të treguar se diçka këtu s’është në rregull. Çdo gjë që është
    speciale, është e keqe. Pse speciale? Speciale kjo, speciale ajo... Për çka speciale, gjithë për
    neve?


    48
    Prandaj, t’i lëmë për një moment këto grupime politike, kujt i takojmë, kush është më patriot,
    kush po shtyhet e kush s’po shtyhet, se kjo s’është tema. Tema është që secili veç e veç, në
    ndërgjegjen tonë, të vendosim. Tema është që secili veç e veç nga bindja jonë të vendosim.

    Deputetët e Parlamentit të Kosovës, të cilët në seancën e kaluar kanë qenë kundër, e kanë një
    përgjegjësi tash të dyfishtë.

    Me pas shkua vendimi i Parlamentit të Kosovës herën e kaluar, ishte shkuar me këto pasoja që po
    flasim për gjykatën. Me bë e me u futë sot, po e rrënojmë edhe Parlamentin, sepse po çelim rrugë
    përmbytëse të vendimeve të këtij Parlamenti. Sot po e godasim menjëherë Parlamentin e
    Kosovës, institucionin tonë.

    Prandaj, i ftoj ata që kanë pasur qëndrim, të vazhdojnë të mbajnë qëndrim dhe ftoj të tjerët të
    reflektojnë për të mirën e vendit dhe në kokën e tyre të heqin, askush nuk ka kundër luftimit të
    krimeve. Vota jonë kundër, nuk është kundër një gjykate që heton krimet e luftës, ama jo në
    mënyrë selektive. Vota jonë kundër, nuk është kundër partneritetit. Vota jonë kundër, nuk është
    votë e fshehjes ose me goditje të ulëta jo argumentuese që tentojnë tjerët.

    Jo. Vota jonë është kundër,sepse po i kërkohet diçka një vendi sovran të cilit nuk i kërkohet asnjë
    vendi që s’i është kërkuar deri sot dhe është kërkesë e padrejtë.

    Mesazh edhe për komunitetin serb. Kjo që po ndodh sot, mos mendoni të nderuar kolegë
    deputetë nga komuniteti serb që tash po e fusim Kosovën në një situatë dhe ne po bëjmë diçka të
    mirë. Jo, përkundrazi. Unë besoj se kjo nuk është në interes as të komunitetit serb, as të
    komuniteteve tjera e as shqiptar sepse po i kthejmë tensione fals pa pikë nevoje.

    Të drejtat tona, adresimet e çështjeve që i kemi, kemi rrugë të mjaftueshme, kemi rrugë të
    mjaftueshme për t’i adresuar dhe rizgjedhur. Ka rrugë institucionale. Ka rrugë dhe ka kapacitete
    për t’i ndjekur, drejtuar, adresuar dhe ndërtuar një shoqëri ashtu qysh e duam dhe kemi dëshirë ta
    kemi.

    Po e përmbyll fjalën time, të nderuar miq, për të ju thënë edhe një herë. Këtu më, askush në këtë
    vend, as vendorë as ndërkombëtarë nuk mundemi të thirremi në respektimin e demokracisë, në
    respektimin e mendimit të lirë, në respektimin e vendimeve, sepse nga sot dhe kjo seancë po e
    legjitimojmë anarkinë, po e legjitimojmë kontestimin, po e legjitimojmë mospranimin e
    qëndrimeve dhe vendimeve të cilat nuk na pëlqejnë. Dhe kjo, kur ju zgjidhni vendime të cilat ju
    pëlqejnë dhe të cilat s’ju pëlqejnë, aty ka marrë fund shteti demokratik, aty pastaj futemi në
    anarki.

    Sot ishim dëshmitarë që në syrin e të gjithëve u shkelën procedurat e pikave të rendit të ditës. U
    shkel Kushtetuta, u shkel procedura e Parlamentit se si duhet me ardhur një pikë e rendit të ditës.
    U shkelën!

    Ne nuk mund nesër të themi jo tash, a e dini çka, kemi shkelur për këtë se s’është dashur dhe tash
    duhet të fillojmë t’i respektojmë procedurat. Nuk mund të kërkohet, me standarde të dyfishta nuk
    shkohet.

    49
    Kosova është e vogël, nuk ka potencial energjie dhe kapacitete të merret me 10 tema menjëherë.

    Prandaj, ju ftoj me gjakftohtësi, së pari ta refuzojmë, ta ruajmë integritetin e Parlamentit të
    Kosovës duke e refuzuar përmbysjen e vendimit të kaluar.

    Dhe e dyta, të gjithë unikë, duke provuar për të gjetur konsensus e të ndërtuar një gjykatë për
    krime lufte e cila nuk prek sovranitetin e këtij vendi, dhe shtetin e Kosovës.

    Dhe e treta, ta ruajmë vendin tonë nga mundësitë me i lënë të tjerët të shantazhojnë.

    Dhe të nderuar miq, kjo nuk bëhet në emër të partive politike. Gaboni nëse mendoni kështu - ka
    thënë grupi parlamentar dhe s’pata çka unë të bëj, kështu ka thënë kryeministri dhe unë u desh ta
    respektoj, kështu ka thënë kryetari i partisë dhe duhet ta bëj. Këtu më nuk ka kështu, këto bien.
    Këtu është vendim individual i secilit deputet. Bile, bile disa po thonë kështu ka thënë Amerika!
    Mos, deputetit s’i takon kështu të flet. Ne jemi deputetë të Parlamentit të vendit.

    Sot jemi para një vendimi individual me ndërgjegje të secilit, e që thashë vota e juaj, vota e të
    gjithëve do të na ndjek deri në fund, sepse nuk përfundon çështja këtu sot. Nga sot hapen çështjet
    dhe ajo çka ta shihni, mos harroni, përgjegjës për të jeni ju që nëse sot votoni për, jeni
    bashkëpërgjegjës të gjithë asaj çka mund t’i ndodhë këtij vendi. Ju faleminderit!

    (Drejtimin e mbledhjes e merr kryetari i Kuvendit, z. Kadri Veseli.)

  • Faleminderit! Deputeti Nait Hasani e ka fjalën! Nëse dëshironi, dhe jeni lodhur,
    shkojmë në pauzë! Atëherë, le ta kryen edhe Naiti. Pra, pas Naitit shkojmë në pauzë!

  • Faleminderit, kryetar!
    Rëndësinë e kësaj gjykate e tregon prezenca e Qeverisë!
    Të nderuar ministra, që vetëm 2 nga 22, janë këtu.
    Të nderuar veteranë, invalidë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që jeni këtu dhe ata që na
    përcjellin,
    Para se të filloj fjalën time, dua të them një se ishin dakorduar dhe kishin kërkuar ujemin gurtë e
    mullirit. Dy gurë të mullirit rroken ndërmjet vete se kujt i takon ujemi. Guri përsipër që u sillte...
    Nuk e kam penguar askënd, dhe kush të doni, dilni e merreni fjalën. Askush s’dua të më pengoj.

  • Të lutem Nait, vazhdoje fjalën!

  • Po e vazhdoj. Guri i epërm i thoshte, mua më takon ujemi se unë po sillem, unë
    po e bluaj grurin. Guri i poshtëm tha, po harroni, se ju jeni kah silleni në kurriz timin.

    Unë mendoj që kjo sjellje, që po ia bëjmë Kosovës në kurriz të Kosovës jemi kah e bluajmë dhe
    ujemin do ta merr Serbia.

    Ka muaj që në Kosovë flitet në tërë shtypin dhe portalet shkruhet për gjykatën speciale, që do të
    krijohet nga miratimi i këtyre amendamenteve kushtetuese, që mundësojnë krijimin e kësaj
    gjykate speciale, selektive, etnike dhe raciste, që në të drejtën ndërkombëtare askund nuk e kemi

    50
    si raste të tilla të krijimit të gjykatave etnike. Këso gjykatash patëm vetëm në Afrikë, në Kili, ku
    bardhët kishin të drejtë absolute mbi të zinjtë. Kishin të drejtë të vritnin, kishin të drejtë të
    dhunonin, kishin të drejtë të therrnin, ishin të lirë sepse ligji racist i mbronte, sepse atje 5 milionë
    të bardhë sundonin mbi miliona të zi.

    Dhe pas përmbysjes së aparteidit në Afrikë, tash në Ballkan, në Kosovë, në shtetin e Kosovës
    kërkohet të krijohet gjykata etnike selektive të sistemit të aparteidit duke dënuar një etni
    shqiptarët dhe duke i amnistuar një etni serbët apo Serbinë për krimet dhe gjenocidin që e ka
    bërë në Kosovë. Kjo sot po ndodh në emër të demokracisë dhe pastrimit apo larjes së hesapeve
    me të kaluarën çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në luftën e saj për liri dhe çlirimin e
    Kosovës edhe me ndihmën e NATO-s.

    Në Kosovë, kjo gjykatë krijohet kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo gjykatë krijohet për
    ta amnistuar Serbinë dhe për të krijuar përfitime politike dhe për ta shfajësuar gjenocidin që e ka
    bërë në Kosovë, jo vetëm një shekull, por edhe në luftën e fundit kriminale gjenocidiale në
    Jugosllavi dhe të Milosheviqit që shqiptarët kanë përjetuar tmerret dhe krimet çnjerëzore me
    depërtimet biblike si në kohën e nazizmit të Hitlerit. Për këtë e kemi e ish-prokuroi i Hagës, që
    thotë: Gjykata Speciale do t’i shërbejë vetëm Serbisë. Këtu e kemi një dëshmi, mjafton edhe këtë
    ai e thotë nuk do të sjell në dobi në vetvete do të shërbejë vetëm Serbisë edhe ky është prokurori
    i Hagës. Prandaj, në këtë e themi që kjo gjykatë në formën e saj si po ndërtohet është selektive
    pra, e dyta kjo gjykatë gjykon vetëm shqiptarët, por kinse krimet e bëra ndaj civilëve gjatë luftës
    dhe pasluftës dhe e treta, kjo gjykatë është gjykatë etnike që për herë të parë në formën kinse
    demokratike bëhet në Kosovë.

    Pra, kjo gjykatë nuk i dënon krimet serbe në Kosovë, kjo gjykatë amniston krimet serbe që vranë
    e therën gra, e pleq, e fëmijë. Kjo gjykatë amniston Krushën e Vogël ku u vranë 114 shqiptarë
    nga 40 shtëpi shqiptarë nga serbët e Krushës së Vogël. Këta serbë amnistohen për këto vrasje të
    tmerrshme dhe djegien e kufomave. Kjo gjykatë nuk gjykohen as dënohen krimet e serbëve në
    Krushë të Madhe ku u vranë 280 shqiptarë gra e pleq, ku rreth 60 të tjerë ende nuk dihen fare
    sepse janë djegur nëpër ...

    Këtu e kemi edhe një deklaratë ose një kërkesë nga Krusha e Madhe nënat e tyre, fëmijët e tyre
    që kërkojnë që pikërisht që kjo të mos miratohet. Prandaj, ata kërkojnë në Kurshë të Madhe janë
    dy ... janë gjetur, 8 varreza masive akoma rezultojnë të zhdukur 64 krushianë përfshirë këtu edhe
    atdhetarin Ukshin Hoti. Për Ukshin Hotin e dinë të gjithë kemi pas debate në Kuvend ai ende
    është i zhdukur, familja e kërkon, eshtrat nuk i dihen a është i gjallë a nuk është i gjallë. Edhe
    tash personat të cilët e kanë marrë, e kanë trajtuar ose kanë liruar Ukshin Hotin dihen me emër
    dhe mbiemër, dhe askush nuk merret me këtë çështje. Pse nuk merret është çështje politike, është
    çështje ndërkombëtare, është çështje shtetërore. Shteti jonë ka treguar paaftësi politike ta
    menaxhojë këtë situatë edhe ta zgjidh këtë problem të ndjeshëm.

    Kjo gjykatë nuk dënon as masakrën e Celinës, as të ..., as të Mejës në Gjakovë, as të Lubeniqit
    në Pejë, as të Obrisë ku u vra edhe fëmija 2-vjeçar Valmir Deliu. Pra, kjo gjykatë nuk gjykon
    asnjë serb për krimet që kanë bërë në Kosovë, shih fotot këtu kemi një mori fotosh të cilët kjo
    grua e pret burrin e vetë pranë. Këtu kemi tjetër fotografi të therur në fyt, këtu kemi krimin serb,
    këtu i kemi të tjerët që janë, këtu kemi pra gjenocidin, këtu i kemi rrahjet brutale që i kanë bë

    51
    serbët. Shteti serb edhe këtu... kemi dhe krime, krime, krime. Unë kam fotografi që janë
    mbledhur pikërisht në kohën tash këtu i kemi një tjetër po ashtu dhe për neve ka shumë, po këtë
    shumë nuk e bëjnë fotografitë e bëjnë gjaku që është derdhur për të ardhur na me fol këtu në
    Kuvend të Kosovës. Këta janë viktima, ka fëmijë, ka gra, ka pleq, ka njerëz që vetëm eshtrat iu
    duken apo ju shihen. Prandaj, të gjitha këto janë tmerri që ka ndodh dhe na pak më parë e patëm
    një rezolutë kundër gjenocidit serb në Kosovë nuk jemi në gjendje ta miratojmë dhe t’i themi
    Serbisë se ju e keni bë një gjenocid, e keni bë një krim dhe at krim nuk duhet ta falim. Sepse të
    falet gjenocidi, të falësh krimin kjo është e tmerrshme kjo është vajza e Valmir Deliut, fëmija 2
    vjeçar.

    Këtu kemi edhe të tjerë që janë edhe dëshmorë, këtu janë vetëm kufomat, këtu janë të
    shkapërderdhur me sy, iu kanë hequr sytë, po këtu janë një pjesë për mua këtu është kryqi i
    vizatuar me thikë në trup të njeriut, këtu është i përnxjerrur me asht, prandaj këtu kemi
    fotografitë, këtu i kemi në varreza masive që i kanë vendos që i kanë shti, këtu kemi të tjerët që i
    kanë djeg. Këtu kemi po ashtu të vrarë, këtu është femër e vrarë e lidhur, këtu është e përdhunuar
    seksualisht edhe e vrarë, këtu është e këputur pjesën e poshtme, prandaj gjenocidit edhe këtu
    thotë vritni shqiptarët.

    Serbët e kanë shkruar, këtu kanë djeg e kanë djegur shtëpinë dhe kanë djegur brenda, këtu janë
    mbetjet mortore, këtu eshtrat ku i kemi gjetur nëpër Poklek nëpër Drenicë, mbetje mortore, këtu i
    kemi të gjuajtur në bunar i kanë mbyt, këtu e kemi ia kanë heq edhe veshin femër është. Këtu i
    kemi varrezat duke i varrosur tani me nderime duke u thirrur dhe tu shit patriotizëm, këtu i kemi
    drejtpërdrejtë me emër dhe mbiemër kush dihet që është këtu i ka mbetur vetëm kapela ia kanë
    var në dru dhe kanë gjuajtur në shenjë si shenjë kundër shqiptarëve hakmarrje, këtu kemi therje e
    prerje nëpër fytyrë, këtu kemi një njeri të vrarë, të shkatërruar edhe në organe seksuale edhe këtu
    i kemi këto shenjat serbe që vazhdimisht kanë kërkuar, këtu e kemi tjetër masakër.

    Këtu kemi fëmijët, këtu kemi në Podujevë vrasjen duke heq kokën. Këtu kemi të çkapërderdhur
    në fytyrë kufomën, këtu kemi Prekazin e Adem Jasharit të shkatërruar, këtu kemi nëpër vende të
    ndryshme të vrarë. Kjo është fëmija Valmir Deliu, këtu për kureshtje e kemi edhe një fëmijë
    është Fidan Brestovci i vrarë nga Boban Kristiqi me emër dhe mbiemër ai jeton nëpër Serbi i lirë,
    ndoshta dikujt i kujtohet ndonjë gjë. Këtu janë varrezat në Burgun e Dubravës.. Ende nuk dihen
    kush janë, këtu janë maskara të tmerrshme në burgun e Dubravës në spitalin karantinë. Këtu
    është komandanti i burgut dhe të burgosurit duke ec me automatik nëpër të burgosur, këtu është
    vëllai duke bartur vëllain e vrarë në burgun e Dubravës nga Gjakova edhe këtu e kemi me një
    kuti tre koka të prera të cilët sot bëjnë dritë në Serbi tek kriminelët serb atje dhe ne e kemi falë
    këtë gjenocid me mos miratimin e rezolutës, mos dënimin e krimeve serbe në Kosovë apo
    krimeve tjera.

    Prandaj, për të gjitha këto e kemi ngrit na për krimet në burgun e Dubravës kemi ngrit një akuzë,
    kemi ngrit një kallëzim penal, kemi debatuar në Kuvendin e Kosovës për gjenocide ose për
    krimet që janë bërë në burgun e Dubravës, kemi thënë që në burgun e Dubravës është drejtori i
    burgut përgjegjësi kryesor Aleksandër Rakoqeviq. Është zëvendësi i tij ose komandanti i burgut
    Millodrag Vidiqmiki, është komandanti i burgut Branko Komadina, është Millosh Stojanoviq
    komandanti i policisë në Gjurakovq, është Bora Vllahoviq ... komandanti i policisë së qarkut në
    Pejë, është Dushan Antiq përgjegjës në departamentin ushtarak të kazermës së ushtrisë serbe në

    52
    Pejë, është Vladan Bojiq hetuesi i gjykatës në Pejë, është Danica Marinkoviq gjyqtare hetuese në
    Nish, është Drago Jankoviq ish ministri i drejtësisë në Republikën e Serbisë, është Stajo Rakiq
    nga Polanja e Kishnapolje Klinë, është Mirad Asiq nga Polanja në Polje Klinë, Dejan
    Reparnoviq është nga Osjani, Sinisha Gjurigj është nga Osjani, Gorça Popoviq është nga
    Rakoshi Dubravë, Radovan Krstiq është nga burgu Rakoshi, Zvonko Tomiq është Rakosh,
    Qeslav Dushiq është Çupevë, Zoran Obradoviq Rakosh, Simisha Popoviq është i burgosur në
    burgun e Dubravës serb, është Millosh Dhurim nga Burimi, Aca Peroviq nga Podgorica, Dejan
    Mlladinoviq nga Krusheci, Ilije Nishkoviq nga Nikshiqi, Aca është nga Burimi se nuk iu ka ditur
    emri, Milovan Milosheviq Talje nga Prishtina, Simiq nga Prizreni, Igor gregovuqi nga Peja,
    Miroslav nga Gjilani, Hajnisllav Kukrekoviq nga Grushterica e Lipjanit, Mitri nga Peja, Boban
    Boshkoviq nga Nikshiqi dhe ... Nishkoviq nga Çaçaku.

    Këta janë personat të cilët kanë marrë pjesë drejtpërdrejtë në vrasjen e 130 të burgosurve në
    Burgun e Dubravës dhe në kallëzimin tonë penal gjykata e Pejës apo prokuroria e Pejës
    asnjëherë nuk e ka ngrit këtë çështje prej 2007-ës. Edhe këtu janë deklaratat e gjithë
    dëshmitarëve të vrarë ku edhe emrat e të të vrarëve të cilët janë në burgun e Dubravës. Mund t’i
    lexoj krejt po i kemi publike emrat edhe kush i ka vrarë, cilët janë vrarë dhe qysh janë vrarë.

    Kjo do të thotë që ne kemi falë, ne po falim, ndërsa Serbia përfiton vazhdimisht nga këto. si ta
    falim gjenocidin e krimin çnjerëzor që ka bë, si do t’ju dalim atyre njerëzve përpara t’ju themi që
    neve na falni ju lutem, na duhet ta votojmë këtë gjykatë speciale sepse po na detyrojnë miqtë
    ndërkombëtar. Cilët janë ata miq ndërkombëtar që na detyrojnë neve të votojmë kundër ose të
    votojmë për? Askush. Ne jemi vetë, përgjegjësia jonë.

    Prandaj, kjo gjykatë bëhet kundër Kosovës e jo në të mirën e Kosovës, në formën e tillë. Këtu
    kemi edhe raportet e ndryshme që vijnë nga miqtë tanë dhe ata thonë që këtë gjykatë bëhet
    pikërisht për t’i larguar krahun e luftës nga pushteti, cila është arsyeja nëse krahu i luftës ka bërë
    keqpërdorime, abuzime me pushtetin mund të largohet kurdo ne do ta votojmë, por për hir të
    pasluftës ta gjykojmë luftën kjo është një krim i dytë që mund t’ia bëjmë. Prandaj, ata që kanë
    tentuar dhe tentojnë në këtë formë kanë gabuar edhe me raportet e tyre dhe me veprimet e tyre.
    Dhe ne duam drejtësi, pikërisht duam drejtësinë asnjë në këtë sallë nuk ka thënë që nuk duan
    drejtësi, edhe ne duam drejtësi por e duam drejtësinë universale.

    Duam gjykata që të dënon të gjithë ata që kanë bërë krime pa marrë parasysh etnin, a janë
    shqiptarë apo serb, a romë a të tjerë, një gjykatë universale për dënimin e krimit sepse krimi dhe
    kriminelët nuk kanë etni, as racë, as gjuhë, as komb, as fe. Pra, asgjë të përbashkët nuk kanë, ata
    kriminelë kanë të përbashkët krimin dhe këtë duhet gjykuar dhe dënuar pa i dalluar e selektuar.
    Si kjo gjykatë speciale që i dallon shqiptarët dhe serbët, dhe romët të tjerë. Ku shqiptarët i dënon
    e serbët i amniston.

    Unë kërkoj gjykatë universale që do t’i dënojë të gjithë, në këtë besoj dhe te miqtë ndërkombëtar
    janë për dënimin, besoj që edhe miqtë ndërkombëtar janë për dënimin e krimit universal pa
    marrë parasysh kush e ka bërë krimin. Miqtë ndërkombëtarë në emër të kësaj gjykate po duan ta
    legjitimojnë ... në Kosovë. E legjitimojnë racizmin në Kosovë, prandaj jam kundër kësaj gjykate
    që bën legjitim racizmin dhe...


    53
    Po, për 16 vjet në Kosovë ne kemi pas një mbikëqyrje të UNMIK-ut me kompetenca absolute në
    sistemin e drejtësisë, UNMIK-u ka gjykuar thuaj të gjithë komandantët e zonave operative të
    UÇK-së. UNMIK-u gjykoi dhe dënoi komandantët e Zonës Operative të Dukagjinit, Llapit,
    Pashtrikut dhe tash EULEX-i dhe komandantët e zonës operative të Drenicës dhe Komandantin e
    përgjithshëm për çështje absurde e banale se ka kqyrë shtrembër dhe iu ka dhënë ndonjë
    shuplakë ndonjë njeriu aty.

    UNMIK-u dhe Bashkësia Ndërkombëtare i dërguan në Hagë ish kryeministrin Ramush
    Haradinaj, Fatmir Limaj e të tjerë, prandaj Kosova ishte dhe u gjykua ndërkombëtarisht në Hagë,
    u gjykuan dhe u liruan të pafajshëm, cila është arsyeja të kemi tash më tutje. Këtu patëm
    misionin ndërkombëtar të sundimit të ligjit që kanë pas dhe kanë kompetenca absolute mbi
    drejtësinë. Edhe sa eksperimente na duhen në Kosovë kur është çështje e shqiptarëve të gjithë
    munden me u bë kundër tyre në çdo formë e mundësi se kanë qëllim dhe mision kundër Kosovës.

    Tashmë pra cilët janë ata që duhet të pastrohen në këtë Gjykatë Speciale? Kush ka mbet të
    pastrohet në këtë gjykatë, shtypi i kish qitur edhe emrat kush do të shkojë në gjykatë, kush do të
    shkojë nëpër burgje, cilët do të shkojnë ata, emër, mbiemër, filani fisheku do të jenë ata që do të
    shkojnë, por ata që do të shkojnë çka do të pastrojnë, cilët kanë mbetur për tu pastruar është
    çështja. Pastrimi është edhe larje por larje e hesapeve është politike.

    Të nderuar deputetë,
    Sot keni në jetën tuaj përgjegjësi morale dhe ndërgjegjësim për votën e juaj se ku dhe çka do të
    votoni. Të votosh për krijimin e gjykatës speciale dhe dënimin e shqiptarëve e të falësh, të
    amnistosh gjenocidin serb në Kosovë Zoti do të na mallkojë, toka dhe gjaku i 20 mijë të
    masakruarve do të na gjykojë. Prandaj, votoni kundër gjykatës selektive dhe kësaj gjykate
    speciale. Duke votuar kundër ju do të votoni për drejtësinë universale dhe kundër çfarëdo krimi
    në Kosovë. Dhe për politikën ata që e kanë materializuar këtë çështje deri këtu, ata është dashur
    dhe duhet të vijnë të thonë të nderuar deputetë, të nderuar qytetar kemi besuar, kemi menduar që
    po bëjmë diçka mirë për Kosovën, por nëse kemi gabuar ndokund atëherë na falni. Në të
    kërkojnë falje për veprimet e veta të cilët kanë mundur t’i bëjnë gabim e për të cilët sot ne jemi
    në këtë gjendje.

    Po para se gjithash në fund duhet të them që në një moment të caktuar në popullor përmendet
    “shqiponja” ose orli, ose sokoli, dhe lepuri. Dhe ishte fshehur me një ... dhe sokoli i rrinte mbi
    krye dhe breshka shkoi e ia bëri... lepurit dhe i thoshte lepuri mirë e ki breshkan se e kemi
    shqiponjën përsipër.

    Prandaj, politika jonë ka ardhur në këtë gjendje. Kjo është e tmerrshme për neve. Prandaj unë po
    kërkoj që mos ta votojmë këtë gjykatë, t’ia japim mundësinë Qeverisë të kërkojë të menaxhojë
    edhe të kërkojë një gjykatë që do të jetë kundër për krime lufte në Kosovë për të gjithë një
    gjykatë universale. Faleminderit!

  • Faleminderit! Pauzë deri në ora 15:00. Një orë, atëherë deri 14:30 vetëm ejani të
    mos mbetet salla zbrazët.

    * * *

    54
    Vazhdimi mbledhjes plenare, pas pauzës
    Mbledhjen e drejton kryetari i Kuvendit, z. Kadri Veseli.

  • Të nderuar deputetë,
    Po vazhdojmë me seancën plenare. Fjalën e ka deputeti Ismajl Kurteshi.

  • Faleminderit, kryetar!
    Deputetë të nderuar të Kuvendit të Kosovës, për dëmet që po i sjellin ndryshimet e propozuara të
    Kushtetutës që i ka sjell për herë të dytë Qeveria kanë folur gjatë e me argumente deputetët e
    opozitës edhe në këtë seancë edhe në seancën e kaluar.

    Por, edhe koalicioni PDK-LDK ka sqaruar për opinionin shumë qartë dhe mirë sa të dëmshme
    janë këto ndryshime. Sot në fjalën e tij të përsëritur kryeministri Isa Mustafa ndër të tjera tha se
    ky vendim është i vështirë dhe ky vendim natyrisht se është i vështirë sepse është i dëmshëm për
    vendin, po të mos ishte i dëmshëm për vendin nuk do të ishte i vështirë. Shumë akterë të PDK-së
    kërkesën e miqve ndërkombëtar siç e kanë quajtur ata e kanë quajtur të padrejtë dhe e kanë
    quajtur të padrejtë sepse është e dëmshme për këtë vend.

    Po të ishte e dobishme për vendin kjo kërkesë nuk do të quhej e padrejtë prandaj edhe njëri
    subjekt edhe tjetri hapur kanë pranuar se sot janë nënshtruar një presioni dhe nën presion po
    bëjnë diçka që është tepër e dëmshme për këtë vend. Në fjalën e tij të sotme edhe shefi i Grupit
    Parlamentar të PDK-së zoti Grabovci tha se duke marrë këtë vendim po i sjellim dëme tha të
    vogla, po mandej dëmet do të maten më vonë dhe elaboroi edhe më tutje po pranoi se këtij vendi
    po si sillen dëme duke i përkrahur këto ndryshime.

    Shumë deputetë sot thanë se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, por megjithatë në fund po vendosin
    që përmes këtyre ndryshimeve të fillon procedura e dënimit të kësaj lufte të drejtë. Po të njëjtët
    deputetë thanë se Rezoluta për krimet e Serbisë e cila është propozuar pak më parë thanë se është
    e drejtë dhe madje-madje e vonuar por nuk votuan që ajo rezolutë të kalojë sot dhe të diskutohet
    për një çështje të tillë.

    Sot Kuvendi po voton për diçka që nuk është në dobi të këtij vendi, prandaj edhe po e merr
    përsipër një barrë tepër të rëndë nga e cila do të pësojnë gjenerata të tëra.

    Sot mendoj se ne të gjithë do të duhej ta kuptojmë qartë se përveçse po ndërmarrim veprime të
    dëmshme duke sjell, ri sjell një çështje që e kemi votuar para një jave, para një muaji, po sjellim
    edhe një praktikë e cila sigurisht që do të përsëritet. Nëse ne votojmë sot për herë të dytë diçka
    që kemi votuar para një muaji atëherë prej nga dikush mund të na e mohoj të drejtën që të njëjtën
    çështje ta votojmë edhe për herë të tretë pas një muaji ose dy muaj dhe ta humbim autoritetin dhe
    kredibilitetin e këtij institucioni aq të lartë.

    Nëse po thirremi shpesh në atë se çka kanë thënë miqtë tanë ndërkombëtarë të cilët asnjëherë nuk
    na e kanë pru ndonjë shkresë në emër të një qeverie, sepse në vendet e tyre ata aq që mund t’i
    mendojnë këto gjëra, atëherë unë vetëm po mundohem ta citoj vetëm disa fjalë të njërit nga këta
    miqtë ndërkombëtar. Geoffrey Nice që ka qenë prokurorë në Hagë me rastin e gjykimit të
    Milosheviqit këto ditë ka deklaruar se këto ndryshime janë tepër të dëmshme për Kosovën dhe si

    55
    të tilla nuk do të duhej të përkrahen. Me këto veprime që ne po pranojmë ta rivotojmë vendimin
    që e kemi marrë para disa kohe po del se në Kuvend nuk po merr vendime Kuvendi, por po merr
    vendime Qeveria, sepse sa herë që atyre nuk po ju pëlqen diçka po e rikthejnë këtu dhe do ta
    rikthejë X herë derisa ne të votojmë ashtu siç po dëshirojnë ata. Prandaj, edhe nuk e di pse do të
    duhej ne të votojmë do të ishte mirë që Qeveria t’i merr edhe këto kompetenca le të voton vetë,
    le të propozon vetë, Kuvendi edhe ashtu nuk i duhet këtij vendi kështu siç e kemi.

    Unë po e përmbyll këtë fjalë timen edhe me një diskutim të një pjesëtari të LDK-së dhe të PDK-
    së, të cilin rastësisht e kam dëgjuar. Derisa ky i PDK-së i thotë këtij zotërisë së LDK-së se ju jeni
    shumë të dëgjueshëm dhe të gjithë po votoni njësoj sepse keni shumë presion nga kryeministri që
    e keni edhe kryetar partie, ky tjetri ia ktheu: më mirë të jemi të dëgjueshëm sepse t’i biejmë
    pishmonë pas disa dite. Unë besoj se kjo tjetra nuk do të ndodhte, ata që kanë votuar para një
    muaji ashtu siç kanë votuar do të votojnë edhe sot në at formë dhe nuk do të lejojmë që në
    Kuvend ta ndryshojmë rendin kushtetues dhe ta instalojmë një formë të autoritarizmit dhe të një
    diktature, sepse atje ku s’ka parlamentarizëm atje ku liderët partiak bëjnë presion dhe derisa t’i
    bindin deputetët që të veprojnë sipas interesave të tyre, sipas asaj që ata kanë premtuar pa u
    konsultuar me deputetët atëherë për çfarë demokracie bëhet këtu fjalë.

    Këtu bëhet fjalë për një diktaturë e cila ju shërben kërkesave të Serbisë dhe Rusisë dhe të askujt
    tjetër. prandaj, unë mendoj që deputetët do të jenë në nivel të detyrës dhe këto nuk do t’i
    realizojnë këto kërkesa të Serbisë dhe të Rusisë të cilat do ta dëmtojnë shumë të sotmen dhe të
    ardhmen e Kosovës. Faleminderit!

  • Faleminderit! Hatim Baxhaku e ka fjalën, përgatitet pastaj Daut ose Pali, cili të
    doni.

  • I nderuar zoti kryetar,
    I nderuari zoti kryeministër,
    Të nderuar Kabinet qeveritar ata që janë këtu,
    Të nderuar deputetë,

    Kohët e fundit dhe sidomos muajin e fundit ka pasur shumë diskutime dhe debate publike,
    prononcime të ekspertëve të çështjeve ndryshme kushtetuese, analistëve të ndryshëm lidhur me
    pasojat e themelimit dhe të mos themelimit të Gjykatës Speciale prandaj unë nuk dua të ndalem
    në këtë çështje sepse të gjitha ato i kemi t qarta të gjithë nga ne, ai që donë t’i kuptojë.

    Mendoj se për të gjithë ne po ashtu është shumë e qartë se lufta e shqiptarëve dhe UÇK-së ka
    qenë një luftë e drejtë, e pastër, e domosdoshme dhe imponuar për të mbrojtur ekzistencën fizike
    të tij dhe këtë e dinë dhe e thonë të gjithë edhe ndërkombëtarët, edhe miqtë tanë dhe shtetet më të
    fuqishme demokratike përndryshe nuk do të ishin vënë në mbështetje të kërkesave të shqiptarëve
    dhe të luftës së tyre për liri dhe pavarësi.

    Unë dua me disa fjalë këtu për hir të së vërtetës dhe asaj që të mos krijohen keqkuptime në
    opinion dhe opinione të gabuara nga fjalimet revolucionare, pseudo-patriotike, folklorike dhe
    tërësisht demagogjike dhe vetëm për interesat e ngushta dhe të ulëta të përfitimeve politike t’i
    sqarojë disa gjëra. Sot në fillim të seancës, të nderuar qytetarë dhe të nderuar deputetë, nuk është

    56
    votuar për rezolutën për dënimin e krimeve dhe gjenocidit serb por është votuar për futjen në
    rend të ditës dhe atë si pikën e parë për këtë seancë të kësaj rezolute. Prandaj, ai votim ka qenë
    që kjo Rezolutë të mos futet në rend të ditës si pikë e parë dhe jo që është votuar kundër kësaj
    rezolute.

    Nuk është kërkuar të votohet përmbajtja e kësaj rezolute por vetëm futja në rend dite dhe kjo gjë
    është mohuar nga shumica e deputetëve. Këtë duhet ta kenë qytetarët, prandaj edhe desha ta
    shpjegoj. Dhe nëse ne deputetët që votuam kundër futjes në rend të ditës të kësaj rezolute jemi
    një tradhtarë ashtu siç na quajtën disa deputetë, diskutues të mëparshëm të opozitës, atëherë disa
    nga deputetë e opozitës propozues të kësaj rezolute janë disa herë tradhtarë, sepse janë disa herë
    dhe disa vite deputetë të Kuvendit të Kosovës. Së dyti nëse sot ata deputetë që votojnë pro
    themelimit të Gjykatës Speciale bëjnë një gabim dhe një padrejtësi dhe një dëm ndaj vlerave të
    UÇK-së, sovranitetit të sistemit të gjyqësorit dhe të Kosovës dhe shtetit të Kosovës në tërësi, ata
    që nuk do ta votojnë këtë gjykatë do të bëjnë një dëm shumë më të madh, të rëndë dhe të
    papërmirësueshëm ose shumë vështirë të përmirësueshëm shtetit të Kosovës, pavarësisë dhe
    qytetarëve të Kosovës në tërësi.

    Do të bëjë një dëm shumë të madh të ardhmes euroatlantike dhe evropiane të shtetit të Kosovës,
    zhvillimit ekonomik dhe ecjes së përbashkët të Kosovës me partnerët dhe miqtë tanë
    ndërkombëtar që janë shtetet më të fuqishme ekonomike, por edhe të vendimmarrjes politike,
    botërore drejt këtyre integrimeve euro atlantike dhe evropiane.

    Unë nuk mund të kuptoj si mund të thuhet jo kërkesës të partnerëve tanë ndërkombëtar, të cilët
    ishin përkrahës për 20 vjet rresht në rrugëtimin tonë për liri, pavarësi dhe të cilët edhe sot janë
    garanci e kësaj lirie dhe pavarësie dhe në rrugën tonë drejt integrimeve euro atlantike dhe dihet
    se kjo kërkesë është dëshmuar se është e nevojshme edhe nga shumica e diskutuesve tanë, por
    mënyra se si duhet të krijohet kjo gjykatë është e ndryshme varësisht nga përkatësia politike.

    Të nderuar qytetarë,
    Për kombet e vogla ndodh shumë rrallë dhe është shumë e vështirë e arritshme që në luftën e tyre
    dhe përpjekjet e tyre për liri dhe pavarësi në anën e vetë të kenë përkrahës përkrah fuqitë e
    mëdha botërore, ushtarake, ekonomike dhe politike, prandaj nuk guxojnë dhe nuk mund të
    lejojmë që kjo përkrahje dhe ky partneritet të zbehet përndryshe merrni një përgjegjësi shumë të
    madhe për qytetarët e Kosovës nëse kjo përgjegjësi ekziston te të gjithë ju. Faleminderit!

  • Faleminderit! Daut Haradinaj e ka fjalën, përgatitet Haxhi Shala nga “Nisma”.

  • Faleminderit, kryetar!
    I nderuari kryeministër,
    Zoti ministër, u mundova ta shkurtoj fjalimin se u konsumuan shumë temat, kisha pas dëshirë të
    kishte qëndruar këtu Agim Çeku të dëgjojë se pikërisht atij do t’ia kisha adresuar një pyetje si
    kryetar i Komisionit për Verifikimin e Veteranëve, si ish komandant i përgjithshëm i UÇK-së
    dhe si njeri që vjen prej Qyshkut, babën e tij e kanë vrarë pikërisht se ka qenë vetëm baba i Agim
    Çekut.


    57
    Naim Lushit nga Qyshku po ashtu, ia kanë masakruar krejt familjen dhe e kanë mbajt me vite të
    tëra në burg duke e terrorizuar, nuk e di Agim Çeku çka ka t’i thotë Qyshkut sonte, apo nesër apo
    kurdoherë. Me emër të drejtësisë po bëhen padrejtësi edhe sot e kësaj dite një proces gjyqësor
    vazhdon në Serbi pikërisht për këto masakra. Për të nderuarin Rafet Rama e di që sot është ka bie
    shi dhe zakonisht reuma prej plagëve, e di që me 5 maj ’97 i ke marrë 5 plumba në trup dhe po at
    ditë një shok i yti bashkëluftëtar i yti dhe kryetarit të Kuvendit është ra dëshmorë, krahas shumë
    luftëtarëve tu at ditë ka pas heronj të mëdhenj si Xhevë dhe Fehmi Lladrovci, edhe Ilaz Kodra, të
    cilët pas shumë betejave edhe udhëheqje të luftës kanë rënë dëshmorë. Blerta Deliu Kodra që
    doli prej seancës duhet të mendojë mirë dhe ta ruaj at emër, sepse ai mbiemër nënkupton shumë,
    ai nënkupton luftën dhe sakrificën e madhe të Drenicës dhe regjionit.

    Për veprimtaren e shumë çmimeve ndërkombëtare e vendore zonjën Flora Brovina, që me të
    vërtetë me të drejtë mbi 7 milionë shqiptarë janë gëzuar kur je dal prej burgut, jam i bindur se
    edhe kësaj radhe ki me ua vërtetu se me të vërtetë e ki merituar at respekt dhe sot kësaj dite do të
    respektohesh dhe nuk do të luhatesh qëndrimet tua.

    Ndërkohë, që po flasim për luftën dhe kontributin, për sakrificat dhe për rezolutën që u mundua
    ta nxjerr kam qenë dëshmitar edhe në mandatin e kaluar edhe në këtë mandat se Xhevahire
    Izmaku jo një herë por disa herë ka treguar dhe ka dëshmuar për masakrat të cilat janë zhvilluar
    në at regjion dhe jam i sigurt që edhe sot ajo i rrinë karshi atij qëndrimi edhe pse sot vajza e saj
    nuk iu ka drejtuar publikisht. Të lutem, mam mos e voto gjykatën.

    Sot në media serioze britanike, shkruan se misioni ndërkombëtar në Kosovë janë degraduar, jam
    i sigurt që të gjithë pajtohemi me këtë fakt. A ishte dënimi meritor për dy komandantë, për
    komandantin e përgjithshëm të UÇK-së zotin Sylejman Selimi, për kryetarin e komunës dhe
    komandantin e Drenicës dënim meritor. A u dënuan këta prej një institucioni degraduar në
    Kosovë dhe nëse po zoti Bekim Haxhiu duhet të mendoj saktë se a janë misione të degraduara
    edhe a është ai dënim meritor dhe unë pres prej teje që krahas shumë veprimeve të drejta që i ki
    bo edhe sot ki me marr një vendim sikurse, me datën 26 qershor.

    Kosova që nga viti 2000 e deri më sot ka kaluar në shumë procese gjyqësore në mesin e atyre
    proceseve gjyqësore është zoti Latif Gashi, Rrustem Mustafa që padrejtësisht 16 vjet janë
    përballur me procese të ndyta, me procese të montuara. Ata kanë të drejtë sot edhe para opinionit
    ndërkombëtar, edhe vendor me i thënë jo kësaj gjykate edhe unë jam i sigurt që këta kanë me e
    thonë.

    Kemi pasur procese ndërkombëtare jo vetëm nivelin e Kosovës, por edhe në Tribunalin e Hagës,
    është filluar me Fatmir Limaj në 2003 dhe shokët e tij, është vazhduar me kryeministër deri tek
    ushtarët. Kemi pas dhjetëra procese nëpër Kosovë të gjykatave qoftë të UNMIK-ut, qoftë të
    EULEX-it, qoftë të tribunalit ndërkombëtar dhe tash pas 16 vjetëve po na thonë se duhet edhe
    njëherë ta pastrojmë luftën për liri. Unë mendoj që gjithë ata njerëz që kanë jetuar në Kosovë
    qofshin ata shqiptarë, serb apo komunitete tjera e dinë shumë mirë se kush ka bërë agresion në
    Kosovë.

    Unë jam i bindur që deputetët që kanë votuar, më 26 qershor, kundër kësaj gjykate edhe sot do të
    votojnë kundër. Edhe për fund edhe një fjalë, gëzimin e atyre që e pash në byfe kur zoti Nait

    58
    Hasani dëshmonte provat për masakrat në Kosovë e kemi rastin të ua zbehim qitash me një votë
    kundër kësaj gjykate. Serbët, Serbia në Kosovë aparati shtetëror i ka vrarë edhe fëmijët e vetë në
    Pejë në rastin Panda vetëm e vetëm me i paraqit shqiptarët e Kosovës, ushtarët e Ushtrisë
    Çlirimtare të Kosovës terrorist.

    Edhe këto procese që i kanë montuar e kanë burimin në Beograd dhe ne sot kemi të drejtë
    qofshin ata pozitë, opozitë t’i themi jo edhe një padrejtësie tjetër për luftën tonë të cilën unë
    mendoj që UÇK-ja ka qenë vetëm institucion prijës por përndryshe populli i Kosovës e ka bërë
    luftën. Po ju kqyri në sy të gjithëve, ju kam shokë, miq, dashamirë, bashkëluftëtarë edhe ata që
    po na ndjekin dhe nuk janë këtu ju kisha kut mos ta përsërisim edhe një gabim. T’i japim një
    notë negative kësaj padrejtësie dhe të mendojmë që këto procese nëse ka nevojë t’i vendosim në
    Kosovë, t’i kryejmë detyrat tona. Ju faleminderit!

  • Faleminderit! Haxhi Shala e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    I nderuari Kabinet qeveritar,
    Më lejoni t’ju pyes se për çka jemi mbledhur sot këtu, natyrisht se është një pyetje retorike kjo e
    imja, mirëpo jam e bindur që shumica prej atyre që do të votojnë këto ndryshime kushtetuese sot
    këtu nuk janë të vetëdijshëm se çka në të vërtetë po bën vendi i tyre.

    Po në këtë sallë më herët e patëm një rezolutë që ndoshta nuk ka qenë asgjë tjetër një rezolutë
    për krimet këtu i pash disa bashkëluftëtarë tanë, disa deputetë të cilët i kanë edhe familjet e
    masakruar dhe nuk janë në gjendje së paku një votë ta kenë për rezolutën e krimeve dhe
    gjenocidin serb. Apo ndoshta për dikë të ruhesh apo të shpëtosh veten, apo karrierën politike
    është më me rëndësi se sa të shpëtosh tërë shtetin. Servilizmi, hipokrizia po karakterizon
    shumicën parlamentare, po karakterizon spektrin politik të Kosovës për shkak të kësaj shumice
    parlamentare fatkeqësisht. Jam sot këtu para jush, për të dërguar mesazhe të qarta ndërkombëtare
    dhe sidomos popullit tim se ka njerëz në këtë Kuvend që as për interesa të ngushta personale apo
    partiake e besa as për servilizëm ndaj askujt nuk bëjnë veprime që dëmtojnë shtetin tonë, nuk
    bëjnë veprime që qesin në lajthitje gjakun, mundin e mijëra bashkëkombëseve tanë që luftuan
    dhe punuan me shekuj për këtë shtet, për këtë popull.

    Por, fatkeqësisht këtu mbrapa meje janë disa njerëz që sollën këtë të keqe të vendit tonë për
    njerëzit tanë. Këtu mbrapa meje janë udhëheqësit përmes bisedimeve në emër të Kosovës dhe
    për të shpëtuar veten ia sollën këtë gjykatë Kosovës. Këtu në sallë janë disa të cilët çdo katër vjet
    në zgjedhje thirren në emër të vlerave dhe luftëtarëve të UÇK-së, në emër të atyre që tani do t’i
    dërgojnë për t’i dënuar padrejtësisht nga gjykata speciale.

    Këta këtu dhe shumë mbrapa tyre po na shesin kopalla se kjo gjykatë është kusht nga
    ndërkombëtarët, nga miqtë tanë, nga po ata miq që na ndihmuan që ta çlirojmë vendin tonë nga
    egërsira milosheviqane. Kjo, të nderuar kolegë nuk është e vërtetë, sepse vendet perëndimore
    kanë drejtësi të mirëfilltë, sepse ato vende dhe ata njerëz e dinë dhe bazohen në fjalët e aktivistit
    amerikan për të drejtat e njeriut dhe barazi gjatë viteve të ‘80-ta, Martin Luter King, i cili
    thoshte: “Padrejtësia në ndonjë vend është kërcënim për drejtësinë në çdo vend”.


    59
    Prandaj, padrejtësia që po i bëhet popullit të Kosovës dhe ish ushtarëve të UÇK-së është
    kërcënim për drejtësinë dhe në vendet demokratike. Ne nuk jemi kundër drejtësisë, ne jemi
    kundër gjykimit të secilit krim që është bërë në hapësira dhe këtë e kemi dëshmuar me vite nëpër
    gjykatat ndërkombëtare, nëpër gjykatat vendore me gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtar. Ne
    jemi kundër gjykatave etnike, jemi kundër kufizimit të sovranitetit tonë, ne jemi kundër
    padrejtësisë.

    Prandaj, ju komandantë e frontit “Vendlindja thërret” dhe të 3% që tani jeni në koalicion
    qeveritar nëse mendoni se lufta e UÇK-së nuk ka qenë e drejtë, nuk ka qenë e pastër dhe
    pretendoni të pastroni ndërgjegjen përmes gjykatave speciale të iniciuara nga Serbia, votojeni
    ashtu siç ishit në ballë të fondeve të dërgesës së mërgimtarëve në emër të luftës, ashtu dilni edhe
    në ballë të Gjykatës Speciale dhe mundohuni ta pastroni vetveten dhe paratë, të cilat i keni
    grumbulluar nga djersa e qytetarëve.

    Për mos ta zgjas shumë ne luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si shumë bashkëluftëtarë
    të mi këtu e dinë më mirë që në kohën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës asnjë kishë,
    asnjë masakër ndaj popullit serb nuk është bë. Në qoftë se ka me të vërtetë jemi aq të përlyer,
    janë të përlyer këta të cilët në kohën e luftës nuk kanë gjetur forcë t’i bashkojnë fondet dhe të
    forcohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës, kurse sot gjejnë forcë dhe thirren në atë në emër të
    pastrimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Faleminderit kërkoj nga bashkëluftëtarët e mi që të
    gjejnë forcë dhe mos të votojnë këtë gjykatë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Pal Lekaj e ka fjalën, Albin Kurti bëhet gati.

    PAL LEKAJ: I nderuar kryetar i Parlamentit!
    Më lejoni që t’i drejtohem gjithë heronjve të kombit që sot janë në altarin e lirisë, më lejoni që t’i
    drejtohem të gjithë dëshmorëve të kombit, veteranëve, luftëtarëve, invalidëve, gjithë atyre
    viktimave që kanë ndodhur nga regjimi serb që ka kryer gjenocid në Kosovë, gjithë atyre nënave
    që sot e kësaj dite derdhin lot për pagjeturit dhe për viktimat që u kanë shkaktuar Serbia dhe po i
    drejtohem heronjve të kombit, bacit Adem dhe po i them që bac nuk u kry.

    Para një orë e gjysmë apo dy, ky Kuvend, këta deputetë i thanë jo gjenocidit që e ka kryer në
    Kosovë Serbia. Këta deputetë pa ndonjë rrethim shtetëror, pa tanke, pa asnjë fuqi që t’i shtyjë që
    të votojnë kundër rezolutës këta votuan dhe hynë në historinë më të zezë të kombit shqiptar. Dhe
    a thua a pritet që këta deputetë që votuan pro, asaj rezolute që sot këtu në Kuvend të votojnë për
    një tjetër vendim që e mendoj që prapë do të bëjmë gabimin që me të vërtetë do ta zinë krejt
    Kosovën me vendimin e tyre.

    Mendoj që nuk e kemi merituar si shtet që sot të merret mëvetësia gjyqësisë, që sot të merret
    mëvetësia e Kosovës. Kosova dhe qytetarët e saj nuk dëshirojnë të kthehen 16 vjet mbrapa e të
    kujtojnë tmerrin që kishte ndodhur në Kosovë dhe nga ai tmerr apo luftë kemi humbur më të
    madhe në njerëz dhe duke e shkatërruar një Kosovë të tërë nga regjimi i kaluar, ndërsa lufta që u
    bë nga UÇK-ja është thënë luftë çlirimtare dhe kërkonin çlirimin e vendit dhe asgjë më shumë.

    Të nderuar deputetë,

    60
    Shumë nga ju e thonë dhe at me zë të lartë se kjo gjykatë nuk është, është një e keqe e
    domosdoshme, por të ju përkujtoj se nuk jemi këtu që ta votojmë të keqen edhe kur ajo
    imponohet, ngase jemi zotuar se vota jonë gjithmonë do të jetë në interesin e Republikës së
    Kosovës.

    Të nderuar qytetarë të vendit,
    Kjo gjykatë assesi nuk do të mund të rregullojë imazhin ndërkombëtar të Kosovës përkundrazi
    ky imazh do të përkeqësohet pasi Kosova do të jetë pjesë e kronikave dhe propagandave anti
    shqiptare thuajse ne ishim agresorë e jo viktimë. Ne si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës jemi
    që çdo lloj krimi nga kushdo dhe kundër kujtdo qoftë bërë, të marrë ndëshkimin e merituar
    mirëpo assesi nuk e shohim të nevojshme që për këtë ta votojmë themelimin e gjykatës speciale
    pasi që Kosova e ka sistemin e vetë gjyqësor. Prandaj, me krijimin e Gjykatës Speciale Kosova
    po e humb kredibilitetin e një shteti ligjor dhe do të tregojë mos aftësi, moszotësi, dhe mos
    pjekuri për të ndërtuar një shtet dhe për të ushtruar të gjitha atributet e një shteti të pavarur.

    Ju deputetë që jeni pro Gjykatës Speciale tregojuni qytetarëve të Republikës së Kosovës se ju
    jeni ‘sui generis’ në rajon dhe më gjerë që i thoni po kësaj gjykate. Tregojuni qytetarëve të
    Republikës së Kosovës se ju nuk po i besoni sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe po krijoni një
    sistem paralel i cili do të na kthen 16 vjet mbrapa për t’u marr me çlirimtarët, e jo më agresorin.
    Këtë votim pro nuk do të pranonte një shtet demokratik dhe nuk kemi pse të pranojmë as ne.

    Të nderuar deputetë,
    Nëse vërtet dëshironi ta mbroni interesin e Kosovës, ju ftoj që të mos e votoni këtë gjykatë, të
    paktën këtë nder e presin votuesit tuaj dhe tanë, këtë e presin qytetarët e Republikës së Kosovës,
    këtë e presin heronjtë e kombit, këtë e presin çlirimtarët e Kosovës, dëshmorët, invalidët që i
    lanë gjymtyrët në fron, prandaj ju lutem dhe ju bëj thirrje që të mos votohet Gjykata Speciale.
    Faleminderit!

  • Faleminderit, Pal! Albin Kurti e ka fjalën.

  • Qytetarë të Republikës,
    Deputetë të Kuvendit,
    Për t’i ikur stigmatizimit formal se është duke u themeluar një gjykatë e veçantë, një Gjykatë
    Speciale, e cila do të funksionojë e pavarur brenda sistemit të drejtësisë në Kosovë, me një
    supremacion juridik ndaj çdo gjykate tjetër, Gjykatën Speciale, me eufemizëm e quajtën dhomat
    e specializuara dhe Zyra e prokurorit të specializuar. Por gjithsesi se bëhet fjalë për një Gjykatë
    Speciale, e cila ndodhet brenda sistemit të drejtësisë në Kosovë, me kusht që të ndodhët sipër tij.

    Mbikëqyrja e punës së Gjykatës dhe Zyra e prokurorit nuk i nënshtrohen asnjë mbikëqyrjeje nga
    Këshilli Gjyqësor, gjyqtarët pa përjashtim, që të gjithë janë ndërkombëtarë dhe të njëjtit nuk
    emërohen sipas procedurave të parapara me legjislacionin në fuqi, kontrolli ligjor dhe kushtetues
    kalon nëpër fazat procedurale tërësisht të pavarura me rregullimin aktual. Pra bëhet fjalë për
    aprovimin e diçkafit që nuk do të jetë nën kontrollit e atyre që do ta aprovojnë.

    Më tutje, kompetenca kohore është gjithashtu simptomatike, dhomat do t’i gjykojnë të gjitha
    veprat penale sipas detyrës zyrtare për periudhën nga 1 janari 1998 e deri më 31 dhjetor 2000.

    61
    Pra, nëse e marrim si ditë të çlirimit të Kosovës, 12 qershorin, kjo i bie që mandati kohor,
    kompetenca kohore e Gjykatës Speciale, do të jetë për 6 ditë më shumë pas luftës se sa gjatë
    luftës. Pra, në njërën anë do të jetë më shumë pas luftës se sa gjatë luftës dhe në anën tjetër
    eliminohen komplet krimet e paraluftës, sepse ne e dimë shumë mirë se në Kosovë nuk ka pasur
    vetëm krime gjatë luftës, por ka pasur krime edhe para luftës.

    Kompetenca territoriale është edhe më e çuditshme. Kjo është shumë e çuditshme, sepse ligji në
    aspektin territorial nuk i referohet territorit të Republikës së Kosovës, mirëpo përkufizimin e
    kompetencës territoriale e ndërlidh me gjendjen juridike në periudhën 1998-2000, ku thotë se
    kompetenca do të jetë e shtrirë sipas kompetencave të gjykatave të Kosovës, në atë periudhë.

    Edhe pse në mënyrë eksplicite nuk e thotë, ligji aludon në rregullimin e gjykatave sipas Ligjit për
    gjykatat e rregullta i vitit 1978. Pra territorin e Kosovës ligji nuk e definon si Republikë, por si
    organizim territorial të ish- krahinës.

    Sa i përket ligjeve të aplikueshme, dhomat do të zbatojnë krahas Kodit Penal, Kodin Penal të
    RSFJ, të vitit 1976, Kodit Penal të KSAK-së të vitit 1977, ligjet penale të nxjerra pas vitit 1989
    që “nuk janë diskriminuese”, sipas Rregullores së UNMIK-ut 1999/25 dhe konventat
    ndërkombëtare.

    U pat bërë kritikë pse do të përfshihet edhe krimi i gjenocidit dhe më pastaj gjenocidi u hoq si
    fjalë eksplicite në tekstin e amendamentit dhe të projektligjit, mirëpo Kodi Penal i RSFJ i vitit
    1976 e ka gjenocidin brenda, kështu që gjenocidi do të jetë sërish krim i përfshirë nga Gjykata
    Speciale e cila siç u tha disa herë, do të jetë etnike.

    Në këtë amendament, në pikën 5 thuhet me sa vijon: Para hyrjes në ndonjë marrëveshje
    ndërkombëtare me një shtet të tretë, në lidhje me bashkëpunimin juridik që përndryshe do të
    kërkonte ratifikim sipas nenit 18, dhomat e specializuara do të kërkojnë pajtimin paraprak të
    Qeverisë. Ne, nuk jemi Republikë qeveritare, ne jemi Republikë parlamentare. Pse të kërkohet
    pajtimi i Qeverisë,
    pse të mos kërkohet pajtimi i Kuvendit të Kosovës?

    Përshtypja ime është se e kërkojnë pajtimin e Qeverisë meqenëse ministri në Qeveri është shumë
    më i brishtë se sa deputeti në Kuvend. Nëse një deputet është i padëgjueshëm, atij nuk i merret
    dot mandati, ndërkaq nëse një ministër është i padëgjueshëm, ai shumë kollaj mund të
    shkarkohet nga kryeministri. Pra, është kontrolli më i madh i Qeverisë mbi Kuvendin dhe
    kontrolli gjithsesi më i madh i burokratëve ndërkombëtarë mbi Qeverinë.

    Dhe, mëgjithë këtë trysni vendëse e ndërkombëtare, ajo çfarë po shohim edhe në këtë sallë
    plenare të Kuvendit, është që Kuvendi më shumë është bërë vendi në të cilin ndërrohet mendimi
    se sa që shprehet ai.

    Më tutje, në pikën 7 të këtij amendamenti thuhet me sa vijon: “Dhomat e specializuara dhe Zyra
    e prokurorit të specializuar mund të kenë seli në Kosovë dhe seli jashtë Kosovës. Dhomat e
    specializuara dhe Zyra e prokurorit të specializuar mund të ushtrojnë funksionet e tyre në të dy
    selitë apo diku tjetër, sipas nevojës.

    62
    Pra, ku pse dhe sipas të cilave kritere, kush e përcakton këtë nevojë? Pra, këtu ka të bëjë me një
    zbrazësi shumë të madhe, ka të bëjë me një të panjohur fundamentale e cila do të votohet, por si
    një çek bllanko.

    Më tutje, në pikën 8, thuhet që çdo person i akuzuar për krime nga dhomat e specializuara mund
    të paraburgoset dhe të transferohet në dhomat e specializuara që ndodhen jashtë territorit të
    Kosovës. Këta persona mund të transferohen për të vuajtur dënimin e tyre në një shtet të tretë,
    jashtë territorit të Kosovës.

    Pse, çfarë shteti paska brenda territorit të Kosovës? Çka do të thotë kjo, shtet i tretë? Në cilin
    shtet tjetër, kush e vendos këtë dhe mbi cilat kritere apo standarde?
    Kjo është më keq se sa burgu i Guantanamos. Guantanamo, së paku dihet se na është në ishullin
    kuban, por këtu ku do të jetë Guantanamo, nuk po dihet. Dhe ju e dini që burgun e Guantanamos,
    pa fund organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe për demokraci e kanë kritikuar
    ashpër.

    Të gjitha këto të panjohura, në fakt janë dëshmi se nuk bëhet fjalë për kurrfarë transparence dhe
    llogaridhënie që janë vlera, le të themi, të parlamentarizmit të demokracisë dhe posaçërisht të
    botëkuptimit liberal.

    Dhe për të qenë më keq se kaq, nuk ka as mundësi për ligj për ekstradim, sepse ekstradimi i
    paraprin çfarëdo ligji duke ke trivializuar këtë. Pra, bëhet fjalë për një situatë në të cilën do të
    votohet praktikisht rrëmbimi i njerëzve nga Kosova dhe dërgimi i tyre në shtete të treta, siç
    thuhet, pa e ditur asnjëherë se ku do të jenë ato.

    Është interesant që projektligji e bën vetëm sa më të vështirë situatën. Në pikën e parë të nenit 57
    - vuajtja e dënimit me burg, thuhet “dhomat e specializuara dhe Zyra administrative mund të
    bëjnë marrëveshje me shtetet të cilat kanë treguar gatishmëri që brenda territoreve të tyre ta
    lejojnë vuajtjen e dënimeve me burgim të personave që janë shpallur fajtorë nga dhomat e
    specializuara”.

    A mjafton gatishmëria e atyre shteteve? Çka nëse ato shtete janë të tilla që nuk e njohin
    Kosovën? Ose, shtete që kanë qenë kundër UÇK-së, ose shtete që kanë qenë e janë kundër
    intervenimit të NATO-s. Pra, këtu thuhet se do të mjaftojë gatishmëria e atyre shteteve dhe tash
    është momenti që ta ndalim këtë arbitraritet meqenëse projektligji nuk ndalet dot, sepse nevojiten
    vetëm 61 vota për atë. Pra, tash kur janë të nevojshme 80 vota, mund të ndalet kjo e keqe e
    madhe e cila në fakt është e keqe shumë e madhe për shkak se ka tepër të panjohura dhe jo vetëm
    për shkak se përmban aq shumë gjëra të këqija të njohura.

    Më tutje, në nenin 36 - deklarata solemne, thuhet që “para se t’i marrin përsipër detyrat e tyre
    sipas këtij ligji, kryetari i dhomave të specializuara, gjyqtarët, prokurori i specializuar dhe
    administratori i zyrës së regjistrimit, japin nga një deklaratë - zotim solemn se do t’i ushtrojnë
    funksionet e tyre në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe me ndërgjegje, mirëpo, lufta politike
    dhe ideologjike bëhet për kuptimin e këtyre nocioneve. Nuk mjafton të thuhet i pavarur, i
    paanshëm dhe me ndërgjegje. Duke u bazuar, në cilin tekst, në cilin dokument? Në Bibël, në
    Kuran, në Kushtetutë të Kosovës, në manifestin e suralistëve të Andre Bretonit? Ku domethënë?

    63
    Ku po bazohet? Mbi cilin tekst do ta reflektojnë atë paanshmëri, atë ndërgjegje dhe atë të
    pavarur? Domethënë, nuk ka asnjë tekst ku këta do t’i referohen.

    Më tutje, në nenin 31 - pavarësia e gjyqtarëve, pika 4 thuhet: “Asnjë gjyqtar nuk mund të
    përjashtohet përveç nëse gjyqtarët tjerë me shumicë absolute vërtetojnë se ai nuk i plotëson më
    kushte te parapara në nenet 27 dhe 31”. Ky është definicioni i aristrokacisë ose i masonerisë, ku
    vetëm ata gjyqtarë mund ta përjashtojnë njërin prej tyre.

    Pra, ne nuk marrim pjesë në përbërjen e tyre dhe ne nuk mund të kemi kurrfarë ndikimi në
    përjashtimin e cilitdo prej tyre. Ky është tamam rregulli aristokratik, ku ata janë njerëz të rendit
    të parë, ne të tjerët jemi njerëz të rendit të tretë, as të dytë. Dhe, kjo do të thotë që këta gjykatës,
    po duan të na thonë qysh tash, ende pa u emëruar ata, se ne e paskemi të nevojshme këtë gjykatë,
    por asaj nuk i nevojitemi ne.

    Pra, ashtu siç është shkruar ky projektligj dhe siç është bërë ky amendament, kjo do të thotë se ne
    kemi nevojë për ata, po ata nuk kanë nevojë për neve.

    Deputetë të Kuvendit të Kosovës, vazhdimisht flitet se si duhet ta pastrojmë emrin e njollosur të
    Kosovë e të UÇK-së mirëpo asgjë nuk po na njollos sikurse pikërisht kjo thirrje për pastrim.
    Duke bërë thirrje për pastrim duan të na vulosin si të papastër, ndërsa me këso metodash të
    ndyra, si puna e Gjykatës Speciale që po na kthehet në Kuvend, nuk mund të ketë pastrim. Këto
    metoda janë tejet të ndyra që të mund të pastrohemi me to.

    Edhe gjykatës e prokurorët e speciales do të ishin produkt i këtyre burokratëve ndërkombëtarë
    mos veprues ose keq veprues dhe nuk do të silleshin ndryshe prej atyre të UNMIK-ut dhe
    EULEX-it. Ndonjëri që do të vepronte ndryshe, do të na e prodhonte skandalin e radhës, sikurse
    ky i fundit me prokuroren Bamie. Me atë rast pasardhësi i zotit Zhbogar do të vizitonte
    kryeredaktorët e gazetave për t’ua zbutur qëndrimin atyre.

    Vlen të përkujtohet se zoti Zhbogar menjëherë të premten tha se është i zhgënjyer me vendimin e
    Kuvendit të Kosovës. Në fakt kjo është transferencë. Zoti Zhbogar ishte i zhgënjyer me
    premtimet e papërmbushura të Mustafës e të Thaçit se ndryshimi kushtetues për hir të Gjykatës
    Speciale është çështje e kryer.

    Çfarëdo prokurorie e gjyqësie, e drejtë e Kosovës, në të ardhmen duhet të merret edhe me
    prokurorët e gjykatësit aktualë dhe ata të deritanishëm, qofshin ata vendës apo ndërkombëtarë,
    sepse ne qe 16 vjet kemi edhe prokurorë edhe gjykatës, por ata ose nuk e kanë kryer punën ose e
    kanë kryer keq atë. Mirëpo, as Gjykata Speciale nuk do të merret me ta ashtu siç nuk është marrë
    askush në të kaluarën.

    Deputetë të Kuvendit të Kosovës,
    Sa shumë politikanë, gazetarë, njerëz të OJQ-ve e opinionistë të ndryshëm e kanë sharë e
    mallkuar Lëvizjen “Vetëvendosje” që po e kritikon dhe kundërshton UNMIK-un në vitet 2005,
    2006 e 2007 dhe EULEX-in, sidomos në vitet 2008 e 2009, mirëpo para pak muajsh shefi më i ri
    i EULEX-it, italiani Gabriell Emeuçi e pranoi që EULEX-i është një eksperiment, ashtu siç e
    kishte cilësuar “Vetëvendosja” para 7 vjetësh.

    64
    Të njëjtit njerëz që na kanë sharë e mallkuar para shumë viteve, të njëjtit njerëz po flasin me
    pietet tash për Gjykatën Speciale dhe, bindja ime e fuqishme është që kjo vjen nga një fushatë e
    orkestruar, e cila është e pranishme edhe në media e jashtë tyre.

    Para disa javëve e patëm këtu kongresistin amerikan Eliot Engel, i cili foli afro 20 minuta në
    Kuvendin e Kosovës, ishte saktësisht me datën 2 korrik dhe i cili tha vetëm tri a katër fjali për
    Gjykatën Speciale. Mirëpo, vetëm ato fjali u bënë lajm kryesor në edicionet e mediave
    elektronike dhe në ballinat e mediave të shtypura.

    Nga 20 minuta sa ka folur zoti Engel këtu, vetëm ato tri-katër fjali për Gjykatën Speciale u bënë
    lajmi kryesor. Prandaj, kjo tregon se ka pasur një fushatë të madhe, të sponzoruar, e cila ka
    krijuar një ambient të këtillë që të mos duket e çuditshme edhe kur kthehet amendamenti 24, siç
    ndodhi sot.

    Kemi dëgjuar edhe më herët se si po shantazhohemi si Kuvend, si popull, duke thënë që nëse nuk
    e kalojmë ne Gjykatën Speciale, atëherë këtë e bën Këshilli i Sigurimit i Organizatës së
    Kombeve të Bashkuara, sepse aty është Rusia dhe me siguri Rusia e mbështet Serbinë e kështu
    me radhë dhe do të kemi një Gjykatë edhe më të keqe se sa ajo Specialja, të keqen e së cilës në
    fakt nuk e dimë ende.

    Mirëpo, shtrohet pyetja pse të gjithë deputetët e Listës Serbe ishin për ndryshimet kushtetuese të
    Kosovës që i hapin rrugë Gjykatës Speciale? Pse këta ishin për Gjykatën Speciale, pse nuk ishin
    kundër? Ata e përfaqësojnë vullnetin dhe interesin e Beogradit, në Kuvendin e Kosovës. A nuk
    do të duhej që ata të jenë të interesuar që të dështojë Gjykata Speciale në Kosovë, a nuk do të
    duhej që ata të jenë kundër dhe mandej ajo të shkojë në Këshill të Sigurimit të OKB-së, sepse
    atje është Rusia që është për, ndërkaq Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u deklaruan se nuk do ta
    përdorin të drejtën e vetos. Pra, vetë Lista Serbe do të duhej të kishte interes që të dështojë në
    Kuvendin e Republikës dhe të shkojë në Këshill të Sigurimit, ku e kanë Rusinë. Mirëpo, nuk po
    ndodhë kështu, sepse interesi i Beogradit është pikërisht që vetë Kuvendi i Kosovës ta bëjë
    ndryshimin kushtetues për t’ia hapur rrugën Gjykatës Speciale.

    Deputetë të Kuvendit të Kosovës,
    Ne, vazhdimisht kemi pasur gjykata speciale. Pse edhe një tjetër speciale? Neve na mungojnë
    gjykatat normale, jo gjykatat speciale. Neve po na mungon normaliteti e jo specialiteti. Në anën
    tjetër kjo nuk është kurrfarë gjykate speciale, në kuptimin që nuk është gjykatë e re. Ne tashmë e
    kemi parë atë te UNMIK-u dhe EULEX-i. Kjo është edhe një tjetër gjykatë e njëjtë, edhe një
    Gjykatë Speciale, edhe një gjykatë me spec.

    Shteti i Kosovës për bindjen time të fuqishme nuk do të duhej t’i bënte mbështetje financiare
    personave të akuzuar nga dhomat e specializuara të Prokurorisë në Gjykatën Speciale. Ata nuk
    do të duhej ta pranojnë këtë gjykatë. Ashtu qysh aktivistët e Lëvizjes “Vetëvendosje” nuk i kanë
    pranuar gjykatat e UNMIK-ut dhe EULEX-it, njësoj edhe qytetarët e Republikës që do të
    akuzohen në të ardhmen nuk do të duhej ta pranojnë legjitimitetin e Gjykatës Speciale.

    Fundja, cili është kuptimi që të pranohet një gjykatë e padrejtë dhe mandej të marrësh përsipër
    barrën financiare të akuzuarve.

    65
    Meqenëse Gjykata Speciale është e padrejtë, meqenëse ajo po instalohet prej lart, atëherë
    shpenzimet për mbrojtjen e të akuzuarve le t’i bartë vetë ajo gjykatë, e jo buxheti i popullit të
    varfër të shtetit të Kosovës.

    Të gjithë ata të cilët thonë se duhet që shteti i Kosovës t’i mbështetë financiarisht të akuzuarit e
    ardhshëm të Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale tregojnë se personalisht nuk besojnë
    në drejtësinë e kësaj gjykate, e madje as në nevojën për të.

    Një linjë tjetër e argumentimit që është bërë se na nevojitet Gjykata Speciale janë uzurpimet
    ordinere të pasluftës. Shpeshherë kemi dëgjuar në media perëndimore dhe vendore se shumë
    banesa të serbëve të cilët e kanë lëshuar Kosovën, në vitin 1999, na qenkan uzurpuar nga
    pjesëtarët e UÇK-së.

    Së pari, nuk ka fakte për këtë gjë. Së dyti, UÇK-ja e ka ditur qysh gjatë luftës që do të
    çarmatoset. Qysh në mars kur është pranuar dokumenti i Rambujesë, e ka ditur UÇK-ja që pas
    luftës ajo nuk do të ekzistojë.

    Prandaj, bindja ime është që uzurpimet e banesave dhe e pronave, jo vetëm e serbëve në
    Kosovën e pasluftës, sidomos në vitet 1999 e 2000, nuk janë bërë nga UÇK-ja, madje as nga
    pjesëtarët e UÇK-së si të tillë, por janë pasojë e drejtpërdrejtë e çarmatosjes dhe e shuarjes së
    UÇK-së. Pikërisht pse s’ke pasur UÇK ke pasur uzurpime. Po ta kishe pasur për UÇK-në, që në
    1999 bëhet ushtri e Kosovës, do të kishte rend e rregull, nuk do të kishte këso uzurpimesh
    individuale, ku secili njeri e merr fatin në duart e veta dhe këqyrë me ia bë vetes qarën materiale.

    Pra, kemi pasur uzurpime e plaçkitje bash pse s’kemi pasur UÇK. Pse s’ka pasur uzurpime e
    plaçkitje në 1998 kur kemi pasur UÇK? Pse s’ka pasur deri në qershor të vitit 1999 uzurpime e
    plaçkitje? Pikërisht pse ka pasur UÇK. Në momentin kur s’ke UÇK ti ke uzurpime dhe plaçkitje.
    Dhe kjo paraqet një linjë të argumentimit e cila fatkeqësisht ka zënë vend në popull.

    Deputetë të Kuvendit të Kosovës,
    Në njërën anë dokumentet e shtetësisë së Kosovës janë amnezike. Ato i kanë harruar rezistencën
    popullore e luftën çlirimtare, UÇK-në, dëshmorët e martirët, vuajtjet e humbjet e njerëzve tanë.

    Dokumentet amnezike të shtetësisë së Kosovës e kanë harruar historinë e popullit të saj. Në anën
    tjetër, nga historia e dimë se pas kapitullimit vjen Tribunali. Pas kapitullimit vjen Gjykata
    Speciale. Negociatat dhe marrëveshja e Thaçit me Serbinë, më 19 prill 2013 ishte kapitullim.

    Serbia i fitoi integrimet evropiane, një herë statusin e vendit kandidat e pastaj edhe negociatat për
    anëtarësim, Serbia e fitoi pushtetin në 10 komuna të Kosovës. Miliarda euro e dollarë i kanë
    shpenzuar faktorët ndërkombëtarë për multienticitet në Kosovë, mirëpo partia e Daçiqit e fitoi
    më shumë se çerekun e komunave të Kosovës, kurse Kosova po e fiton Gjykatën Speciale për
    krimet e pjesëtarëve të UÇK-së.

    Këtë nuk kemi mundur as ta imagjinojmë, asnjëri prej nesh. Mirëpo, po e përsëris edhe një herë,
    pas kapitullimit vjen Tribunali... pra, Tribunali në formën e Gjykatës Speciale vjen pas
    kapitullimit, pas “Zajednicës”, por vjen edhe para realizimit të saj në terren. Midis pranimit

    66
    politiko-juridik të “Zajednicës” dhe zbatimit të saj, hallka lidhëse është pikërisht Gjykata
    Speciale.

    Deputetë të Kuvendit të Kosovës,
    Kosova sigurisht se ka nevojë për ndryshime kushtetuese, por jo për këso ndryshimesh
    kushtetuese. Ne kemi nevojë për ndryshime kushtetuese, për shembull, ta heqim nenin 1 pikë 3 të
    Kushtetutës, i cili na e ndalon bashkimin me një shtet tjetër, përkatësisht me Shqipërinë. Kemi
    nevojë që të kemi ndryshime kushtetuese që ta heqim decentralizimin mbi baza etnike dhe ta
    bëjmë decentralizimin mbi baza qytetare për zhvillim. Pra, në vend të decentralizimit sipas
    identitetit të kemi decentralizim ekonomik e financiar, e po ashtu do të mund të kishim dhe
    ndryshime kushtetuese prej kësaj Kushtetute që e kemi libertariane, pothuaj se neoliberale, në të
    cilën siç e dini të gjithë ju Konventa ndërkombëtare për të drejtat politike dhe civile është e
    pranishme, mirëpo Konventa tjetër ndërkombëtare për të drejtat ekonomike, sociale dhe
    kulturore nuk figuron askund.

    Pra, ne kemi nevojë edhe për ndryshime kushtetuese, të cilat na nxjerrin prej kësaj kushtetute
    libertariane në drejtim të një kushtetute demokratike, shumë më demokratike, të një kushtetute
    social-demokrate.

    Dhe krejt në fund, dy gjëra. Shtetndërtimi i Kosovës lëngon nga një pyetje e cila në rastin më të
    mirë nuk ka përgjigje, e në rastin më të keq e ka përgjigjen e gabuar. Kjo pyetje është me sa
    vijon:
    A ka pasur të drejtë heroi i kombit Zahir Pajaziti ta vrasë bashkëpunëtorin e Serbisë, Ejup
    Bajgorën? Të gjithë ne e dimë nga historia se e kemi jetuar vetë që Zahir Pajaziti e ka vrarë Ejup
    Bajgorën. Shtrohet pyetja, a ka pasur të drejtë? Dhe, përgjigja në këtë pyetje e organizon komplet
    shtetndërtimin e Kosovës, sepse këtu u tha duhet të dënohet vrasjet, duhet të dënohen krimet, një
    mënyrë neutrale. Jo, po këtu ka pasur dy palë. Kjo është luftë politike.

    Shteti i Kosovës në dokumentet themeltare dhe në ligjet e veta, nuk jep përgjigje për këtë në
    rastin më të mirë, në rastin më të keq jep përgjigje të gabuar. Kur të përgjigjemi pozitivisht që
    Zahir Pajaziti ka bërë akt çlirimtar me rastin e vrasjes së bashkëpunëtorit të Serbisë, Ejup
    Bajgorës, atëherë edhe ligjet, edhe Kushtetuta, edhe Deklarata e Pavarësisë, edhe gjykimi i
    krimeve të luftës në të ardhmen rregullohen.

    Përderisa kjo pyetje ose përgjigjet gabimisht ose heshtet, nuk ka as shtetndërtim, as përparim, as
    sovranitet, as integritet territorial.

    Dhe e dyta, krejt në fund, unë po e vërej që po krijohet një lloj atmosfere shumë e rëndë në
    Kosovë në të cilën ka një si lloj nënqeshjeje për Gjykatën Speciale se mos po na i heq disa njerëz
    të korruptuar në emër të krimeve të luftës. Ky është gabim i dyfishtë. Së pari, të mos i dënosh
    këta për krime te pasluftës dhe së dyti t’i dënosh për krime të luftës. Ky është krim i dyfishtë
    tash. Ne po kërkojmë drejtësi në formën e krimit të dyfishtë dhe kjo nënqeshje, kjo atmosferë
    shumë e rëndë, besoni është shumë e rrezikshme për Kosovën dhe të ardhmen e saj. Dhe kjo po
    vërehet edhe këtu në seancë.


    67
    Unë kam shumë respekt për LDK-në e vitit 1990 dhe LDK-në e vitit 1991. Mirëpo kjo lloj
    nënqeshje për Gjykatën Speciale disi sikur po na e kthen LDK-në e vitit 1998. E kjo nuk na
    duhet tash në fazën e shtetndërtimit. Është e domosdoshme që të sqarohet e vërteta historike në
    dokument tona dhe për opinionin publik ndërkombëtar dhe të mos i fërkojmë duart se ndoshta
    me ndihmën e ndërkombëtarëve do të na e kryejnë një punë të cilën në fakt duhet ta kryejmë vetë
    ne si deputetë të Kuvendit e si qytetarë të Republikës. Faleminderit!

  • Faleminderit! Kemi reagim! Më lejoni, se edhe unë po mundohem! Ismet Beqiri e
    ka, si reagim Albin ndaj jush, pra nga shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të
    Kosovës.

  • Jo vetëm dua t’i them zotit Kurti që qëndrimet e tij për LDK-në dhe për të
    gjithë udhëheqësit e LDK-së i dimë, nuk është diçka e re dhe po ashtu po i them, ose po e
    përsëris se nuk jeni ju ai që i vlerësoni etapat e caktuara të zhvillimit, të ndërtimit të LDK-së dhe
    të veprimeve të saj.

    Keni të drejtë të flisni, sikur që folët gati një orë, dhe në shumë vende të mos ia qëlloni hiq, por
    është e drejtë e juaja dhe normal që unë nuk kish reaguar. Por, më takon një obligim e përgjegjësi
    dhe me bindje të plotë e them se ato që i thoni dhe atë ndarjen tuaj famoze të etapave të
    zhvillimeve të LDK-së, absolutisht ju, zoti Kurti, nuk keni të drejtë ta bëni, e bëjnë qytetarët me
    votë. Dhe po ashtu, tash po e përmend, e dinë qëndrimin tuaj, vazhdimisht injorues, përbuzës
    ndaj atij që ka bërë shumë për ta bërë shtetin e Kosovës, krahas luftës me gjithë atë që e ka bërë,
    e kam fjalën për presidentin Rugova, prandaj mos na moralizoni, thoni mendimin tuaj, ju votoni
    dhe është e drejtë e juaja si votoni, por nëse mendoni se me këtë ndarje dhe me këtë farë
    klasifikimi të etapave të zhvillimeve të LDK-së, po ia qëlloni, po unë po them s’po ia qëlloni
    fare, por është mendimi i juaj e mbajeni për veti, dhe ndikimi në LDK ajo që e thoni ju është
    minore, të them nuk është kurrfarë.

  • Faleminderit! Albin, urdhëro për kundër-replikë.

  • Unë thashë që kam respekt për LDK-në e vitit 1990 dhe të vitit 1991. Dhe ky
    është mendimi im që unë e shpreh lirshëm. Dhe unë nuk besoj që është e drejtë të më thoni se
    nuk kam të drejtë të vlerësoj.

    Edhe ju keni të drejtë të vlerësoni për “Vetëvendosjen” Kurrfarë problemi s’ka. Mendimin tuaj,
    qëndrimin tuaj, lirisht shprehe. Pra nuk duhet dikush të ketë të drejtë të japë vlerësime, dikush
    mos të ketë drejtë të japë vlerësime, e unë besoj që kjo është çështje e lirisë së shprehjes, të
    mendimit dhe të gjykimit. Faleminderit!

  • Faleminderit! Tash fjalën e ka Shukrije Bytyqi, nga “Nisma”.

  • Faleminderit, kryetar!
    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Të nderuar kolegë deputetë,

    68
    Sot, ne patëm rastin që të tregojmë se nuk i kemi harruar krimet e kryera nga Serbia gjatë vitit
    1998 dhe gjatë vitit 1999 me votimin e Rezolutës e cila dënon krimet që janë bërë në Kosovë nga
    pushteti serb.

    E patëm rastin të dënojmë dhe t’u dalim përball mbi 12 mijë personave të vrarë, mbi 2 mijë të
    pagjeturve, mbi 1 milion të dëbuarve, e patëm rastin të tregojmë edhe shkatërrimin e ekonomisë,
    të humbjes së pronës dhe të gjitha, të tregojmë se nuk e kemi harruar gjenocidin serb që është
    ushtruar ndaj popullit shqiptar, sepse edhe nëse ne të donim ta harronim këtë gjenocid që ka
    ndodhur në Kosovë dhe që besoj se asnjë nga ne nuk mund të harrojë këtë, sepse nuk na lejojnë
    lotët e nënave, motrave dhe fëmijëve të tyre që humbën më të dashurit e tyre.

    Nuk mund të na lejojnë të harrojmë mbi 300 masakra barbare të kryera nga forcat serbe që
    shokuan edhe opinionin ndërkombëtar, siç edhe e kemi në këtë foto këtu.
    Madje këto masakra i kanë pranuar edhe vetë pjesëtarët serbë që i kryen aktet më çnjerëzore,
    ndonëse sa herë debatohet për luftën, ne duhet të mbajmë kokën ulur, ne duhet të detyrohemi të
    ndjehemi të pafuqishëm, ne duhet të mos i shikojmë në sy familjarët e dëshmorëve, familjarët e
    të vrarëve e tjerë dhe sot ne patëm rastin të bëjmë padi ndaj gjenocidit serb, por këtë nuk e bëtë
    ju, me votën tuaj.

    Por mos harroni se edhe sot, me këtë mos votë, dihet se kush janë fajtorët. Do të dihet se kush
    është në gjendje që së paku moralisht të ngritë dorën për dënimin e masakrës së Reçakut, Izbicës,
    Poklekut, Çikatovës së Vjetër, Qyshkut, Pejës, Krushës, Gjakovës, e shumë e shumë masakrave
    të tjera që mbetën sot e kësaj dite fajtorët pa u dënuar.

    Sot dihet qartë sa jemi ne në gjendje që së paku moralisht t’u lehtësojmë dhembjen atyre mijëra
    grave e motrave tona që u dhunuan në Kosovë, t’u lehtësojmë së paku dhembjen atyre nënave të
    mbi 1 400 fëmijëve të vrarë e të masakruar.

    Ne kishim tash një vit presion për themelimin e një Gjykate Speciale e cila do të dënonte luftën e
    lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare dhe dhjetëra deputetë ngritën dorën për këtë themelim, ndërsa
    sot për dënimin e krimeve më çnjerëzore pas Luftës së Dytë Botërore, nuk e votuan rezolutën që
    i hap rrugë dënimit të Serbisë për gjenocid dhe krim kundër njerëzimit. Nuk e ngritën dorën që ta
    votojmë rezolutën në mënyrë që në ndërgjegjen e tyre të jenë të lehtësuar nga dhimbja që na
    kaplon tash e sa vite.

    Me votën tuaj kundër rezolutës, nuk mund të dilni të qetë para nënave që ende nuk iu kanë
    shterur lotët dhe vrapimet për të kërkuar më të dashurit e tyre. Madje ata lot të shndërruar në
    fotografi për çdo ditë i shohim para këtij Kuvendi ku ndodhemi ne sot. Nuk votuat për këtë dhe
    në këtë mënyrë nuk do të mund të dilni të qetë para kamerave që t’u hidhni lule dëshmorëve, nuk
    do të jeni të qetë se duhet të frikësoheni se ata edhe nga bronzi ju qortojnë. Nuk votuat rezolutën,
    prandaj edhe nuk do të mund të shkoni në shtëpi të dëshmorëve t’i vizitoni e të buzëqeshni. Nuk
    votuat për hatër të këtij fëmije këtu, që atë kohë ishte vetëm 7-vjeçar dhe u masakrua në mënyrën
    më barbare vetëm e vetëm që ishte shqiptar. Ndoshta ky sot do të ishte njëri prej deputetëve të
    Parlamentit të Kosovës.


    69
    Ju që votuat kundër rezolutës e cila dënon krimet më barbare të bëra në Kosovë, si do të mund të
    vizitoni familjen e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe humbjen e 70 anëtarëve të familjes
    së tyre, e t’i vizitoni Krushen e Madhe që ka mbetur në gra, burrat janë masakruar e torturuar në
    mënyrë më çnjerëzore, do të vizitoni familjen Delijaj kur është mbyllur dera e shtëpisë nga
    masakrat serbe, si mund të shkoni në Poklek e atje ende buçet vaji i nënave për bijtë e tyre të
    pagjetur, si mund të vizitoni familjen e doktorit të parë të UÇK-së doktor Hafir Shalës, trupi i të
    cilit gjendjet i fshehur nga barbaria serbe, si mund t’u dilni përballë nënave gjakovare e t’u thoni:
    na falni, nuk mundëm ta dënojmë Serbinë.

    Ju sot shkelët të gjitha këto dhe nuk votuat rezolutën. Nuk dua të besoj se ndonjëri prej jush
    mund t’u dalë përballë familjeve të dëshmorëve, invalidëve, martirëve e tjerëve. Prandaj ju lus që
    sot të mos e votoni Gjykatën Speciale, mos e cungoni sovranitetin e shtetit, mos votoni një
    gjykatë e cila dënon luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

  • Faleminderit! Mytaher Haskuka, nga Lëvizja “Vetëvendosje”, e ka fjalën.

  • Të nderuar qytetarë,
    Kolegë deputetë,
    Për padrejtësitë historike dhe morale të këtyre ndryshimeve kushtetuese dhe Gjykatën Speciale
    folën tjerët, prandaj unë nuk do të kaloj kohë me këtë.

    Por unë dua të tërheq vëmendjen që riprocedimi i ndryshimeve kushtetuese të cilat nuk kanë
    kaluar para një muaji, pa bërë asnjë ndryshim në propozim, ndryshime këto që pat propozime për
    këto ndryshime, do të thotë është një akt jo demokratik që paraqet precedent të pariparueshëm
    për demokracinë e Kosovës.

    Kjo vërteton edhe një herë që Qeveria është mbi Kuvendin e Kosovës, si në shumë raste të tjera,
    e jo anasjelltas. Organi më i lartë demokratik, Kuvendi po e humb funksionin e tij dhe po
    shndërrohet në një ministri apo në Ministrinë e 22 të Qeverisë për legjitimim të vendimeve të
    Qeverisë.

    Me këtë, Kosova tashmë e klasifikuar si një vend gjysmë demokratik, pra një demokraci
    autokratike po bëhet një autokraci qeveritare.

    Të nderuar kolegë deputetë,
    Më lejoni të përkujtoj se para një viti saktësisht më 17 korrik 2014 të gjithë deputetët prezentë në
    këtë Kuvend janë betuar apo kanë nënshkruar tekstin e betimit që thotë saktësisht kështu: Me
    nder e përkushtim do të përfaqësojmë dinjitetin e popullit, interesin e të gjithë qytetarëve të
    Kosovës, që do të angazhohemi për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe të integritetit
    institucional të Kosovës dhe për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut në përputhje me
    ligjet e vendit”

    Pra më lejoni të ju përkujtoj se ju keni nënshkruar betimin i cili thotë se do të mbroni dinjitetin e
    popullit, interesin e saj, liritë dhe të drejtat e njeriut, ligjet dhe sovranitetin institucional të
    Republikës së Kosovës.


    70
    Të gjitha këto vlera demokratike nuk mund të mbrohen nëse nuk ka llogaridhënie të drejtpërdrejt
    dhe ju votoni për ndryshime kushtetuese që do të krijojnë institucione paralele dhe që do të
    shkatërrojnë integritetin institucional të Kosovës.

    A nuk është vota e qytetarëve ajo që dallon demokracitë nga diktatura, a nuk është Kuvendi i
    Republikës, institucioni më i lartë i demokracisë. Nëse votoni pro për këto ndryshime, tash e
    tutje Kuvendi nuk është më i larti. Nëse u thoni po ndryshimeve kushtetuese, atëherë ju po
    veproni kundër, ju po e hidhni poshtë votën e qytetarëve, ju po i degradoni kompetencat e
    Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe me këtë edhe demokracinë e brishtë që e kemi. Nga ju
    po kërkohet që t’i votoni ndryshimet kushtetuese, të cilat do të krijojnë institucione të cilat do të
    jenë mbi Kuvendin e Republikës së Kosovës, pra mbi demokracinë dhe mbi Republikën tonë.

    T’ju përkujtoj se kjo gjykatë do ta ketë të drejtën që të bëjë marrëveshje ndërkombëtare me
    shtetet tjera dhe kështu përmes marrëveshjeve të fusë tërë Kosovën në obligime ndërkombëtare,
    pa pasur mundësi që këto marrëveshje t’i ratifikojë Kuvendi i Kosovës apo presidentja. Me këtë
    kjo gjykatë do të hedhë poshtë edhe Kushtetutën e Kosovës, kështu që kjo gjykatë do të jetë mbi
    institucionet sovrane të Republikës së Kosovës, pra do të jetë institucion paralel mbi të gjitha
    organet e Republikës.

    Pasi shumë nga ju kolegë gojën e keni integrime evropiane, dhe kryeministri këtu po ashtu tha se
    këto janë për integrime evropiane e kështu me radhë, asnjë shtet në Evropë nuk ka institucione
    paralele apo institucione mbi shtetin, mbi votën e popullit.

    Çdo institucion në vende të Evropës i jep llogari votës qytetare. Po ku mund të gjejmë shembull
    të tillë të institucioneve antidemokratike, shembull të institucioneve të tilla të paprekshme, të
    instaluara nga jashtë, që janë mbi dhe kundër vullnetit të popullit, që nuk japin llogari votës,
    mund t’i gjejmë vetëm në shtetet e Afrikës Nënsahariane, mund t’i gjejmë në vendet e Lindjes së
    Mesme, mund t’i gjejmë nëpër vende të Azisë Qendrore, por jo assesi në asnjë vend të Evropës.

    Kjo gjykatë është kundërkushtetuese, prandaj po kërkohet edhe ndryshimi i Kushtetutës.

    Pra, edhe një herë të them, nëse doni të mbani betimin që e keni dhënë para një viti se do të
    mbroni liritë dhe të drejtat e qytetarëve të Kosovës, në përputhje me ligjet e vendit dhe me
    standardet evropiane, që është ky citim nga betimi, duhet t’u thoni jo këtyre ndryshimeve
    kushtetuese. Jo, për hir të nderit tuaj, jo për demokracinë, jo për Republikën, domethënë, jo për
    të pasur integrime evropiane. Pra, për hir të Evropës duhet t’u thoni jo kërkesave të miqve tanë
    nga Evropa. Mos e votoni këtë monstrum që do të shkatërrojë demokracinë. Ju faleminderit!

  • Faleminderit! Të nderuar deputetë, para se të vazhdojmë me Baliun, në orën 17,30
    do të jetë votimi dhe këtë ta keni parasysh. Për këtë kisha lutur deputetët dhe kryetarët e grupeve
    parlamentare sepse në orën 17,30 do të jetë votimi. I kemi edhe 6 vetë, por në 17:30 do të jetë
    votimi. Bali Muharremaj e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    Kabinet qeveritar,
    Të nderuar deputetë të Parlamentit të Kosovës,

    71
    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Seancat plenare lidhur me këtë çështje tashmë po ndodhin thuaja se si teatër që hidhet mendja se
    s’kemi kah t’ia mbajmë, se kinse duhet patjetër të votojmë. Jo, nëse s’e bëjmë ne, e bëjnë ata,
    këto janë disa lloje të propagandave.

    Përpjekja jonë për liri ka qenë dhe mbetet periudha më e ndritshme dhe më e lavdishme e
    historisë sonë kombëtare. Rezultatet e asaj lufte nxitën reagime të gjithë botës demokratike dhe
    aktivizuan aleancën më të madhe ushtarake në botë.

    Ne po diskutojmë për një çështje shumë të ndjeshme dhe ndër më të rënda që kur Kosova ka
    shpallur sovranitetin e vet shtetëror. Ne tash jemi para një sfide me pasoja fatale që qeveritë e
    Kosovës na sollën dhuratë, me presion të pa parë po ushtrohet trysni për diçka që as populli nuk
    e pranon.

    Shoqëritë demokratike me kohë i dhanë përgjigje se krimet e luftës, krimi kundër njerëzimit,
    shkatërrimet, dhunimet dhe vrasjet me përmasa gjenocidiale në Kosovë i ka kryer aparati i
    organizuar shtetëror serb. Mediat e huaja dhe organizatat ndërkombëtare bënë fakt përmes
    fotografive që u dëshmuan gjatë gjithë luftës.

    Është e vërtet që Kosova ka nevojë për gjykatë, por për gjykatë që e lufton krimin e organizuar,
    korrupsionin dhe lidhjet e shkurta të mafies dhe të pushtetit. Jemi dëshmitarë që shumë ushtarë
    dhe udhëheqës të luftës çlirimtare ishin subjekt i shumë proceseve gjyqësore të gjykatave
    vendore dhe ndërkombëtare dhe me shumicën e rasteve triumfoi lufta jonë e drejtë dhe
    çlirimtare.

    Por, duket se këto për qendra të ndryshme të vendimmarrjes politike në vend dhe jashtë saj nuk
    mjaftuan dhe tani po na kërkojnë që të bëhemi pjesë e një eksperimenti të madh të radhës,
    rezultat i së cilës do të dëmtojë shtetin e Kosovës në shumë dimensione, ata po këmbëngulin dhe
    sa herë po e bëjnë këtë për aq po na sjellin dëme.

    Të nderuar deputetë,
    Po e përsëris ashtu siç e kam thënë në fjalimin tim për herën e fundit, jemi para një situate kur
    kemi vetëm dy zgjidhje, e para që me votën tonë të marrim mbi supe një barrë të rëndë historike
    për të cilën do të mbahemi në mend gjatë dhe do të gjykohemi nga brezat e ardhshme, apo ta
    refuzojmë krijimin e kësaj gjykate dhe të vihemi në mbrojtje të dinjitetit dhe luftës sonë
    çlirimtare.

    Me qëllim që të jemi ballëhapur para popullit dhe brezat që vijnë, të dashur kolegë, mendoj se ne
    duhet ta zgjedhim të dytën, ngjashëm sikur që e kishim zgjedhur rreshtimin tonë në mbrojtjen e
    qenies tonë kombëtare të vitit 1998-1999.

    Vota jonë pro kësaj gjykate do të jetë votë kundër sovranitetit të shtetit tonë, kundër rendit
    juridik dhe kushtetues, kundër sistemit unik gjyqësor dhe prokurorial, kundër rolit dhe mandatit
    të Gjykatës Kushtetuese, kundër Institutit të Avokatit të Popullit dhe me një fjalë vota e tillë
    është kundër përpjekjeve sublime të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.


    72
    Momentet e tilla ku vihet në sprovë integriteti dhe dinjiteti i deputetëve, ku vota e deputetit lë
    gjurmë në historinë e vendi janë shanse të rralla që përballen përfaqësuesit, andaj të dashur
    kolegë shfrytëzojeni këtë rast që të dëshmoni se jeni në mbrojtje të integritetit, sovranitetit dhe
    vlerave të popullit që me votën e tyre ua ka besuar votën juve.

    Ne s’duhet të dorëzohemi kur kemi të drejtë ngase fundi i fundit nëse duam barazi politike ta
    bëjmë përmes marrëveshjeve që hapin perspektivë për zhvillim e jo të hapin plagë nga e kaluara.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Fisnik Ismajli e ka fjalën.

  • Nëse dikush e ka fëlliqur luftën e UÇK-së, jeni ju Hashim e Kadri, bashkë me
    do ‘baraba’ të SHIK-ut këtu, që janë edhe deputetë, madje në këtë sallë e që vazhdimisht e keni
    keqpërdorur luftën çlirimtare këto vjet.

    Ju e keni fëlliqur atëherë në fillim me mbishkrimet “Mos e prek, UÇK!” e nesër duke uzurpuar
    banesa e lokale, menjëherë pas lufte e vazhduat duke e uzurpuar shtetin deri sot 16 vjet më vonë,
    duke e vjedhur qytetarin, duke e shitur Kosovën për pazare të poshtra, krejt për përfitime
    personale dhe gjithmonë, gjithmonë në emër të luftës.

    Ju jeni thirrur në vlera të luftës sa herë që keni bërë dallavere, sa herë që keni bërë kompromise
    në kurriz të qytetarit e sa herë që keni bërë marrëveshje për ta shpëtuar lëkurën tuaj. Për këtë
    arsye pikërisht juve që jeni një grup i vogël, por i rrezikshëm dhe i paskrupullt, nuk ju nguci as
    UNMIK-u, nuk ju nguci as EULEX-i e s’ka me ju nguc as Gjykata Speciale, sepse ju
    marrëveshjen për të shpëtuar veten e për ta nxjerr veten veç e keni bërë. Prandaj ju nuk mërziteni
    as kësaj here për t’ i përdhosur prapë vlerat e luftës së UÇK-së për të shpëtuar edhe një herë
    veten tuaj e për t’ ia krijuar vetes mundësitë për të vazhduar të vidhni e ta shkatërroni vendin,
    qyshe edhe ia keni bërë deri tash.

    Për të pastruar UÇK-në, zotërinj, nuk duhet Gjykatë Speciale për krime lufte, po duhet burg për
    juve që e fëlliqët prej çlirimit e deri sot e që vazhdimisht po e përuleni luftën e drejtë të ushtarit
    të vërtetë dhe sakrificën e dëshmorit.

    Për fat të mirë ju jeni pak, derisa ushtarë të vërtetë e veteranë që e ruajtën dinjitetin e Ushtrisë
    Çlirimtare të Kosovës jemi shumë, ndonëse jo me miliona në xhepa dhe me pushtet sikur ju, por
    me faqe të bardhë gjithmonë.

    Ushtarit të vërtetë që ka luftuar pastër s’ka Gjykatë Speciale në botë që mund t’ia njollosë luftën,
    prandaj në asnjë mënyrë nuk është e drejtë për t’i mveshur atij gjenocid e spastrim etnik kur krejt
    çka ka bërë ka qenë në luftë çlirimtare, në mbrojtje të vendit.

    Nuk po them se në UÇK nuk kanë ndodhur krime, nuk ka luftë që nuk i then konventat
    ndërkombëtare nganjëherë. Bile thuhet për do këtu, që janë vetë edhe deputetë...

    (Ndërhyrje)


    73
    A, miza pas veshi, Latë a? Pikërisht për ty. Pikërisht për ty, Latë! Pikërisht për ty thuhet Latë që
    ke bërë krime lufte. Pikërisht për ty thuhet se ke bërë krime lufte. Bash për ty e pata! Shumë mirë
    që po e di. Miza pas veshi!

  • O Fisnik! Mos mendo që e ke lëshuar mjekrën e je Skënderbeu, po ndal e fol, e
    mos bën zhurmë. Fol aty si deputet! Vazhdoni fjalimin dhe kisha lutur deputetët të dëgjojmë dhe
    le të flet njeriu.

  • Krejt këto, kush ka bërë krime patjetër duhet të dënohet. Nëse ka gjykatë,
    formoje gjykatën, dënoje edhe atë. Duhet të dënohet prej një sistemi të mirëfilltë të drejtësisë
    këtu brenda. Institucione që duhet ne vetë t’i krijojmë, jo Gjykatë Speciale të ndërkombëtarëve
    dhe jo prapë për të shkuar me procese ndërkombëtare të cilat veçse janë dëshmuar që janë
    dështime në Kosovë, disa herë. Qe sa vjet po jetojmë me shpresë prej ndërkombëtare se po i
    marrin ata peshqit e mëdhenj më, dhe nuk është kah ndodh, mësa që ka për të ndodhur edhe me
    Gjykatën Speciale duke parë se qysh ka përfunduar deri tash.

    Të nderuar deputetë,
    Të votosh Gjykatën Speciale sot i bie për të votuar marrëveshjen e radhës të këtij grupi të vogël i
    cili për juve s’ka për t’ u mërzitur, për juve tjerëve hiq s’ka për t’ u mërzitur dhe nesër ka me ju
    shitur për kurrgjë, veç për ta shpëtuar veten.

    Këta s’po mërziten për Kosovën, e po kujtoni që kanë për të mërzitur për juve a, harrone.
    Prandaj, mos për kurrgjë mos iu nënshtroni pikërisht atyre që ia fëlliqën UÇK-së emrin dhe ju
    me e marrë atë epitet, zonjë. Pikërisht!

  • O Fisnik, fol, e mos iu drejto deputetes! Fol, ja ku jam unë këtu mbrapa, fol me
    mua! Fol, e bëhu njeri!

  • Të vetmen gjë të mirë që e patëm ne shqiptarët në dekada, le ta fëlliqë veç ne
    nuk bën me dorë tonën ta bëjmë këtë punë. Jo, sepse nuk ka njeri në Kosovë që nuk është flijuar
    në një mënyrë apo në tjetrën për këtë UÇK e për këtë Kosovë.

    Kishte me qenë punë e lehtë për OKB-në për të na krijuar një Gjykatë Speciale, atëherë edhe nuk
    e kishte bërë tërë këtë presion për të na shtirë neve ta votojmë atë. Por, është e qartë se ata e kanë
    këtë barrë dhe po donë ne të na e lënë, e ne nuk na takon hiç. Faleminderit!

  • Dëgjo! Një “Skënderbeu” i ditëve të sotme mos i jepni shumë zor, sillu si njeri,
    deputeteve kurrë mos iu drejto më në atë mënyrë. Nëse ke diçka, këqyre drejtohu, kur del prej
    salle drejtohu privatisht. Po, fol, por me deputete kurrë më mos u drejto, sepse nuk lejoj. Dhe, në
    qoftë se ke diçka, drejtohu nga ne. Mos u paraqit “Skenderbeg” se të njohim mirë kush je.
    Urdhëro, fol e ke fjalën!

  • Për kë e keni fjalën, saktë? Nëse e keni për Latif Gashin?

  • E kam fjalën për deputeten Safete Hadërgjonaj, mos iu drejto ti deputetes. Nëse ke
    diçka, drejtohu me emër dhe orientohu.

    74
  • Jo, unë nëse i jam drejtuar dikujt me emër, i jam drejtuar zotit Latif Gashit.

  • Po dilni jashtë, nëse keni diçka? Cilin krim e ka bërë Latif Gashi?!

  • Po ky e pati mizën nën kapuç, çka ka lidhje me mua kjo punë. Unë s’po marr
    vesh pse të dalë jashtë.

  • Dëgjo, sillu si njeri në rend të parë dhe mos u paraqit “Skënderbe”. Kush ka luftuar
    e ka për vete dhe mbaje në shtëpi. Urdhëro Enver Hoti se edhe ti je kanë pak luftëtar. Jo, Latë,
    s’ta ka përmendur emrin. O Latë, mos bjer në ndikim të tij dhe t’u kisha lutur si bashkëluftëtar. E
    ka fjalën Enver Hoti.

  • Faleminderit, kryetar!
    I nderuar kryeministër,
    Kabinet qeveritar,
    Të nderuar deputetë,
    Sot për herë të dytë ne gjendemi para një kërkese të Qeverisë për ndryshimet kushtetuese dhe
    fatkeqësisht duhet të konstatojmë se argumentet e Qeverisë si në herën e parë dhe tani janë farse,
    janë zero dhe u ballafaquan fuqishëm me argumentet e opozitës dhe e drejta u pa se kush ka të
    drejtë dhe kush nuk ka.

    Unë për të mos e zgjatur shumë rreth asaj argumenteve do të potencoja vetëm një qëndrim të
    ministrit të Drejtësisë i cili në këtë foltore ka deklaruar se kjo gjykatë nuk garanton barazinë e
    palëve. Prandaj, edhe njëherë i bëj thirrje ministrit të Drejtësisë që të del dhe të deklarojë se çka
    nënkupton kur ka thënë se kjo gjykatë nuk garanton barazinë e palëve dhe të na theksojë deri në
    fund, të na e zbërthejë deri në fund se për çka e ka pasur fjalën.

    Unë nuk do të isha zgjatur rreth kësaj më shumë, por me shqetësim dhe me keqardhje jemi
    dëshmitarë se shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës e veçmas ata të cilët votuan herën e parë
    kundër apo refuzuan, iu kanë nënshtruar një presioni të paparë, të papranueshëm dhe të turpshëm
    do të thoja. Unë nga kjo foltore do t’i drejtohem deputetit Fadil Beka i cili gjatë luftës ka dhënë
    një kontribut të jashtëzakonshëm në zonën e Drenicës duke trajtuar plagë të qindra dhe mijëra
    nënave, motrave dhe fëmijëve dhe bashkëluftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës se çka e
    bën zotin Bekaj tani të ndryshojë mendimin. A e bën presioni nga qarqet e caktuara për ndonjë
    presion i kryetarit të partisë apo ende në vesh të tij, në zemrën e tij dhe në mendjen e tij,
    tingëllojnë ata zëra të fëmijëve, të nënave, të bashkëluftëtarëve, të cilët rënkonin nga krimet dhe
    nga plagët që ua shkaktoi Serbia.

    Zoti Beka të bëj thirrje që të qëndrosh atje në .. në ato male ende me atë kujtesë të cilin e ke
    pasur deri më tani dhe të marrësh një vendim të drejtë ashtu siç të ka hije dhe mbi bazën e të cilit
    e ki fituar edhe votën. Po ashtu, nëse deputetët janë të shantazhuar se dikush do t’i heq nesër nga
    lista apo do t’i humbin funksionet e tyre partiake unë ju bëj thirrje se më mirë të heqin dorë nga
    funksionet partiake, të heqin dorë nga mandati, se sa ta qesin flamurin e bardhë dhe të dorëzohen
    turpshëm sepse nëse Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa e kanë futur diku në shënjestër për ta
    eliminuar politikisht ajo do të ndodh, prandaj bile mos u turpëroni por mbani qëndrimin si e keni
    pasur si herën e kaluar, sepse shigjetimi për eliminimet do të vazhdojë nuk mund ju t’i mbijetoni

    75
    nëse ata ju kanë fut në shënjestrën e eliminimit duke, të lutem zoti Beqiri ki durim, kemi të drejtë
    ne, këto janë qëndrimet tona nëse s’të pëlqen pasi te përfundoj e merr fjalën me kënaqësi do të
    dëgjoj.

    Prandaj, u bëj thirrje që të qëndroni aty ku keni qëndruar edhe më 26 qershor, dhe mos u
    nënshtroni këtij presioni sepse do ta lini një turp edhe për vetveten edhe për familjet e tuaja,
    prandaj kjo votë e cila do të jetë sot kundër kësaj gjykate do të ju bëjë të ndiheni krenar dhe të
    ndershëm vazhdimisht, nëse ju votoni për do ta turpëroni edhe të ardhmen e juaj edhe të
    familjarëve të juaj. Ju faleminderit! Ju bëj thirrje që të qëndroni dinjitetshëm.

  • Faleminderit, shumë! Latif Gashi e ka fjalën, ju kisha lut vetëm te gjuha
    parlamentare, te argumentet sa jemi brenda kësaj salle. Ju kisha lut edhe njëherë. Replikë,
    vazhdojmë po e kërkon pasi iu drejtua me të drejtë, Ismet Beqiri, Adem Grabovci pastaj për
    replikë, por ju kisha lut vetëm për gjuhë parlamentare.

  • Faleminderit, shumë i nderuar kryetar!
    I nderuar kryeministër,
    Kabinet qeveritar,
    Të nderuar kolegë dhe kolege deputete,
    Nuk e kisha ndërmend të diskutoj për temën të cilën e kemi, ngase fjalët janë të kota në raport
    me shërbimet për vendin.

    Kosova është shumë e vogël dhe të gjithë e dimë kush çka ka bërë për Kosovën, meqë unë jam
    njëri nga njerëzit që i pari jam vu në shërbim të drejtësisë ndërkombëtare dhe e kam kuptuar që
    Kosovës padrejtësisht iu ka qit standard numër një bashkëpunimi me drejtësinë ndërkombëtare
    dhe duke qenë i vetëdijshëm për shërbimet dhe ndihmën e faktorit ndërkombëtar për Kosovën
    andaj pa hezitim e kam pranuar edhe këtë sakrificë të jem në shërbim të drejtësisë
    ndërkombëtare, jo për fajin që e kishim si pjesëtar i UÇK-së apo edhe si një ushtar i lirisë, por
    vetëm të plotësojmë standardë.

    Andaj, emri im u përmend këtu nga një deputet i nderuar që është me votën e qytetarëve këtu,
    por edhe sa herë foli bëri me dorë në adresë timen, por harroi që në këtë sallë është edhe një
    komandant tjetër i zonës Rrustem Mustafa dhe është një shef i shtabit Nuredin Ibishi po ashtu
    deputet, të cilët në kohën e luftës derisa ishim ne në luftë babai i tij bashkëpunonte me Qeverinë
    serbe zoti Muharrem Ismajli i cili kurrë në atë kohë nuk e ndali bashkëpunimin si një përfaqësues
    apo guvernator i bankës të Kosovës që jo rastësisht njëherë kur kish një aksident u ndal nga
    njësitet tona në magjistrale, u ndal hyri në zonën ku e kontrollonte UÇK-ja edhe u ndal nga
    njësitet e UÇK-së u legjitimua iu gjetëm babës së Fisnik Ismajlit armë dhe gjëra të tjera ku je tu
    shku zotëri në kohën kur Serbia po i masakron civilët shqiptarë, tha për Beograd plot me serbë
    tjetër edhe na vetën neve si komandë çka të bëjmë me ta i thamë lëshojeni le të shkojnë andaj
    zoti Fisnik Ismajli u dashur të dal këtu edhe me të falënderohet që në atë kohë iu ka liruar baba i
    tij e jo të bëjë akuzë se del që sot zbulohet që zoti Fisnik Ismajli edhe baba i tij edhe dostat e tij
    me rrenë na mbajnë neve në procese gjyqësore për 14 vjet pa asnjë fakt.

    Fatmirësisht UÇK-ja del se i ka respektuar konventat ndërkombëtare, një bashkëpunëtor të
    Serbisë siç ishte Muharrem Ismajli në këtë rast e lëshon të shkojë në Serbi. Faleminderit!

    76
  • Fisnik, po fol se Skënderbeu je ti.

  • Ky zotëria në fjalë më së pari rrejti për faktin që baba jem është përjashtuar
    prej pune ’89, kështu që s’ka mundur të ndodh qajo që tha, e tu qenë se rrejti njëherë atëherë
    edhe krejt këto deklaratat tjera i quaj rrena edhe meqenëse unë nuk e akuzova për kurrgjë, sepse
    nuk ka dëshmi qysh as ti nuk ki dëshmi për babën tim, as unë s’kam dëshmi po po shpresoj që
    një ditë vjen dita edhe paguan ti për çdo dhunim që ke bërë gjatë luftës.

  • Më fal, çfarë dhunimi, jo jo fol Fisnik se jemi para një gjykate krejt popullin e
    kemi tronditë, çfarë dhunimi për arsye se jemi para një gjykate e cila do të hapet edhe është mirë
    të jetë fakt i regjistruar. Në qoftë se prokuroria këtu është e paaftë të reagojë fol çfarë dhunimi.

  • Unë s’kam dëshmi qysh s’ka as ai për babën tim, as unë nuk kam dëshmi e
    thash këtë, por nëse ky thotë për babën tim çka ka bë atëherë po shpresojmë që zbardhen edhe
    rastet për të cilat thuhet për njerëzit që janë prind unë shumë i qartë isha kur thash.
  • Për çfarë dëshmie ka dhunuar ai?

  • Unë shumë i qartë thash edhe në fjalim, thuhet se unë thash i qartë isha thuhet
    se unë nuk thash ky foli pa dëshmi. Ky foli pa dëshmi unë thash thuhet se

  • Njerëzit si ti e kanë marrë në qafë Kosovën... çfarë dhunimi fol.

  • Shpresoj që ka me dal gjyqi i gjen dëshmitë edh paguan ai që ka bërë krime.

  • Fol, konkret! Çfarë krimi?

  • S’kam çka foli unë.

  • Ani pse po i thu dhunues?

  • Nëse thuhet se ka bë dhunime shpresoj që gjyqi e dëshmon atë një ditë edhe
    ai që ka bë dhunime paguan përfshirë edhe zotërinë në fjalë. Faleminderit!

  • Manipulues i rëndë. Latif tu kisha lut vetëm jemi duke e rënduar, mjaftë e teprova
    edhe unë për arsye se të fut një nivel një njeri i tillë, dëgjo, këto janë çështje që s’kanë të bëjnë
    me seancë me drejtësi.

    Latif tu kisha lut një minutë veç shkurtë.

  • Faleminderit, kryetar!
    Nuk e ke ndal fjalën deri sot kurrë edhe mos ma ndal edhe mu. Faleminderit!

    Të nderuar kolegë deputetë,
    Jam që 14 vjet meqë po flitet për një gjykatë jam që 14 vjet në proces gjyqësor. Ju garantoj juve
    dhe gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës se që nga dita e parë e paraqitjes sime në gjykatë
    e deri sot çdo gjë që e kam thënë ka dal ashtu. Pra, fenomenin e rrenës nuk e njoh zoti Ismajli,

    77
    fare. Flas me fakte. Jo rastësisht ka zgjat procesi gjyqësor 14 vjet, jo rastësisht përmenda zoti
    deputet, të nderuar kolegë edhe komandantin e zonës që është dëshmitar i ngjarjes, përmenda
    edhe shefin e zonës që është dëshmitar i ngjarjes. Unë publikisht i kërkoj falje babait të deputetit
    i cili ndoshta rastësisht por me serb kohën e luftës duke shkuar për Serbi u nxanë edhe iu ka gjet
    armë me veti. Kjo është fakt, është fakt. Cilën gjë nuk e kam thënë asnjëherë por derisa del një
    djalë i pandërgjegjshëm si ky që është edhe ma imponon të them nga urrejtja e tij për mua dhe të
    tjerët.

    Kështu që nëse UÇK-ja ka mbet t’i mbrojë Fisnik Ismajli UÇK-ja ka bërë veprime të mira edhe
    liderët e saj edhe në qoftë se tani të vetmin faj që e kanë që kanë mbet gjallë nga ajo luftë dhe e
    kanë fituar at luftë edhe kanë një partneritet të mirë me faktorin ndërkombëtar sot edhe po duhet
    liderët e saj të paguajnë një sakrificë të padrejtë politike siç është gjykata speciale në raport me
    lirinë e popullit tonë, pavarësinë e popullit tonë është asgjë. Prandaj, edhe unë si deputetë jam
    përcaktuar që ta mbështes këtë me votën time këtë gjykatë dhe falënderoj liderin e Partisë
    Demokratike dhe krejt Partinë Demokratike për gjithë sakrificën që e ka bë duke e ruajtur
    partneritetin me faktorin ndërkombëtar. Ngase nuk ishte e lehtë përkrahja e faktorit
    ndërkombëtar në kohën më të vështirë. Faleminderit, shumë!

  • Faleminderit! Adem Grabovci e ka fjalën, përgatitet Lahi Brahimaj.

  • zoti kryetar, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka strukturat e veta,
    ka përgjegjësit e vetë, dhe ka qëndrimet e veta shumë të qarta.

    Gjuha që po përdoret këtu është gjuhë jo parlamentare, ne asnjëherë nuk kemi praktikuar një
    gjuhë të sharjeve, shpifjeve, të linçimeve, të akuzave, e kështu me radhë. Kemi respektuar të
    drejtën e shprehjes të çdo deputeti pavarësisht se cili ka qenë, kemi mbështetë iniciativat
    pavarësisht se kush, nga cili grup ka marrë por kur kemi vlerësuar se janë të interesit nacional ne
    kemi dëshmuar konstruktivitetin tonë, angazhimin tonë dhe mbështetjen tonë.

    Sepse, ne nuk jemi për ta izoluar vendin, ne jemi që t’i hapim rrugën e perspektivës, rrugën e
    zhvillimit të vendit tonë. Këtu sot dëgjuam të gjithë një të vërtetë që ndoshta pa vetëdije u tha,
    por u tha një e vërtetë që këto akuza të cilat i kemi dëgjuar sot këtu deri më tash kanë qenë të
    fshehura, por sot u bënë publike dhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk tha rastësisht
    se ne nuk iu kemi frikësuar drejtësisë për asnjë moment të vetëm. Sepse ne e njohim vetveten, i
    dimë veprimet tona, qëndrojmë pikë për pikë prapa veprimeve tona, dhe jemi të gatshëm në çdo
    kohë para kujtdo qoftë dhe kurdo qoftë dhe kurdo që të kërkohet të mbrojmë edhe luftën, edhe
    angazhimet tona për mirëqenien, për të mirën e popullit dhe fuqizimin e shtetit të Kosovës.

    Por, i frikësohen gjykatës të tillët të cilët kanë shpifur në mënyrë të fshehtë, kanë denoncuar në
    mënyrë të fshehtë dhe për pasojë e këtyre është pikërisht edhe raporti i Dick Martit edhe libri i
    Krala del Pontes, edhe deklaratat të shumta dhe akuzat e ... tek të cilët kanë denoncuar njerëzit
    më të mirë, më të devotshëm të këtij vendi dhe të këtij populli. Për ta njollosur një vlerë
    kombëtare, dhe kjo gjykatë vërtetë ne nuk kemi kërkuar rastësisht në emër të Grupit Parlamentar
    të PDK-së dhe do të qëndrojmë fuqishëm dhe do të insistojmë që të kemi një gjykim të drejtë, që
    palët të jenë të barabarta, që të detyrohen të dalin dhe dëshmojnë ballë për ballë ashtu siç ndodh
    në praktikat gjyqësore të çdo vendi të civilizuar demokratik të botës dhe kurrsesi nuk do të

    78
    lejojmë që të fshihen prapa perdeve dhe të dëmtojnë interesat tona të shtetit tonë, të dëmtojnë
    perspektivën e fëmijëve tonë, por kjo që ndodhi sot vërtetë u dëshmua dhe shumë mirë jam
    thellësisht i bindur ashtu siç po propagandoni se e keni frikën se nuk po bëhet kjo gjykatë, se ju
    jeni të interesuar që kjo e keqe e vogël të jetë sa më e madhe, të rëndojë në shpatullat e djemve
    më të mirë dhe popullit dhe vendit tonë t’i shkaktohet një dhimbje e pakufishme.

    Prandaj, ju jeni të tillë.

  • Faleminderit! Jo, mos i qoni duart një reagim është Grupi Parlamentar, Faton
    Glauku duhet t’ia jap fjalën. Glauku e ka fjalën se është kryetar i Grupit Parlamentar.

  • Të nderuar deputetë, të gjithë qytetarët e Kosovës e dinë një të vërtetë që
    është e qartë si drita e diellit që Kosova nëse ka hequr të zitë e ullirit edhe nëse një dëm shumë i
    madh i pallogaritshëm iu ka bërë popullit tonë, atëherë mos e harroni që është prej politikanëve
    matrapaz të krimeve të paqes.

    Këtu në Kosovë janë problem krimet e paqes zonja dhe zotërinj, sa zhvatja e parasë së popullit
    është bërë në këtë vend, sa tenderët janë manipuluar, sa vendimet janë marrë në dëm dhe në
    kurriz të popullit të Kosovës është pa hesap edhe këtu kem politikanë që me të vërtetë kanë
    marrë vendime prej ’99 edhe duhet t’ju vijë turp çfarë dëmi në raste të caktuara i keni shkaktuar
    vendit tonë.

    E ky problemi i Kosovës, korrupsioni, hajnia matrapaz të pasluftës asnjë proces gjyqësor serioz
    nuk është bërë në këtë drejtim e sot këtu shtyhemi kush po manipulon më shumë me vlerat e
    luftës e kështu me radhë, turp duhet t’ju vijë.

  • Faleminderit! Më reagime çdo deputet çka ka nuk ka reagime më. Lahi Brahimaj e
    ke fjalën, bëhet gati Ganimete Musliu.

  • Faleminderit, kryetar!
    Të nderuar deputetë të Kosovës,
    Ka kohë që në Kosovën Bashkimi Evropian në SHBA etj po diskutohet që të formohet gjykata
    speciale për krimet e luftës, kinse të UÇK-së.

    Unë do ta votojë kundër dhe do t’i jap disa nga arsyet pse do e votoj kundër. Rrezikimi i
    sovranitetit të Kosovës, pavarësisë së shtetit të shpallur nga ky Kuvend, shkelja e nenit 1 dhe 2 të
    Kushtetutës së Kosovës, rrëzimi i sistemit juridik në vend pasi që me gjykatën speciale nuk i
    nënshtrohen ligjeve të vendit, por një ligji të sjellur nga ndërkombëtarët i cili barazon gjenocidin
    serb në luftën çlirimtare në Kosovë. Si dhe krijon një sistem të ri gjyqësor jashtë normave
    juridike të vendit.

    Mos akuzimi i Serbisë për gjenocidin në Kosovë faktet flasin se Serbia vrau, masakroi, djegu
    brenda vitit ’99 afro 20 mijë shqiptarë, shkatërroi mbi 120 mijë objekte, dëboi mbi 1 milionë veta
    jashtë vendit duke krijuar tokën e djegur me operacionin Potkoji. UÇK-ja bëri luftë çlirimtare të
    njohur ndërkombëtarisht nëpër të cilën rrugë e formë kanë kaluar të gjithë popujt liridashës.
    UÇK-ja nuk kreu krime kundër popullsisë civile dhe as nuk bëri luftë kundër popullatës civile,

    79
    por asaj policore dhe ushtarake. UÇK-ja nuk pushtoi vende e popuj të tjerë të gjitha këto fakte
    flasin se unë do të votoj kundër kësaj gjykate.

    Unë e kam një pyetje për të gjithë deputetët dhe bashkëluftëtarët se si do ta ndjejnë veten kur për
    një rezolutë gjenocidi serb morën mbështetjen dhe votën qind për qind të Listës Serbe. Po ashtu,
    po marrin votën qind për qind të Listës Serbe për këtë gjykatë dhe për fund dua të citoj të
    madhin, komandantin Mujë Krasniqi heroi i Kosovës i cili gjatë luftës, kah mesi i vitit ’98 derisa
    po diskutohej për format e riorganizimit të UÇK-së dhe për ngritjen e imazhit të UÇK-së
    pothuajse UÇK-ja mund edhe të shkatërrohej e Mujë Krasniqi tha kështu: “ UÇK-në mund ta
    shkatërrojnë vetëm ata që e kanë maru” dhe në këtë rast po e them se UÇK-në dhe imazhin e
    UÇK-së po e shkatërrojnë vetëm ata njerëz që thanë se e kemi maru UÇK-në.

    Lavdi Mujës, lavdi gjithë dëshmorëve të Kosovës.

  • Lahi, faleminderit! Ganimete Musliu e ka fjalën, Faton po e shoh se e ki vu atëherë
    Ismajl edhe ti, a ta ka përmend emrin?

  • Faleminderit, shumë zoti kryetar!
    I nderuari Kabinet qeveritar,
    Të nderuara kolege dhe ju kolegë deputetë,
    Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

    Vota ime për gjykatën dihet botërisht dhe qëndrimi im dihet botërisht, prandaj nuk do të marr
    shumë kohë. Unë u provokova sot gjatë gjithë ditës nga fjalimet e kolegëve të mi deputetë,
    sidomos nga deputetët e opozitës. U apelua sot shumë në ndërgjegjen e deputetëve të Drenicës,
    më vjen mirë që po ju bie ndërmend që është diku Drenica dhe që ka Drenica përfaqësues të vetë
    në Parlamentin e Republikës së Kosovës. E kam një pyetje për të gjithë ata që bënin thirrje në
    adresë të deputetëve të Drenicës, ku ishit të enjten e kaluar kur juve ju pengonin investimet në
    Drenicë? Kur deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, konkretisht shefja e grupit
    parlamentar qitke lot krokodili pse në Drenicë janë investuar 9 projekte me thënë saktësisht për
    qytetarët 9 bahçe të llastikut.

    Papritur sot mu kujtua ai slogani i famshëm i luftës “Drenicë jemi me juve”. Dhe pikërisht për
    këtë u indinjova shumë thellë dhe dola ta marr fjalën. Në një nga seancat e kaluara nga kjo
    foltore kam pasur një debat me Lidhjen Demokratike të Kosovës kur kisha akuzuar ose thjesht
    kisha treguar këtu publikisht që janë nënshkrimet e tyre të deponuara në Hagë, të cilat kanë
    nxitur ndoshta edhe reagimin e kësaj gjykate speciale.

    Sot, atëherë në at kohë deputetët e “Vetëvendosjes” më duartrokitën edhe pse nuk jam fort
    dashamirëse për ta dhe e mirëpritur, por në at rast më duartrokitën me entuziazëm. Unë sot nga
    kjo foltore duhet t’u drejtohem deputetëve të lëvizjes “Vetëvendosje” jeni pikërisht ju ata, të cilët
    me deklaratat e juaja të tilla sikur sot që u dëgjuan këtu në këtë Kuvend, ju e prutë themelimin e
    gjykatës speciale, të cilën sot do të merret një vendim në këtë Kuvend. Jeni ju ata të cilët e
    shpikët bunarin e Likovcit, nëse ju kujtohet mirë nga legjislatura e kaluar, jeni ju ata që në
    mënyra të ndryshme keni deponuar dosje në EULEX e UNMIK, prandaj keni kujdes kur flitni
    sepse jeni deputetë dhe keni përgjegjësi para qytetarëve edhe atyre që ua dhanë besimin.

    80
    Ndoshta nuk ju vjen lehtë, sepse e shoh që reagoni me mimika e juaja, por kjo është një realitet.
    Ju e shpikët bunarin e Likovcit, qindra herë në këtë Kuvend dhe në këtë foltore e keni përmendur
    bunarin e Likovcit i cili nuk ka ekzistuar asnjëherë. E dinë shumë mirë qytetarët e Likovcit,
    qytetarët e Drenicës, qytetarët e atij rajoni, prandaj kjo është një e padrejtë e madhe që ju sot
    luani me ndjenjat e qytetarëve të Kosovës. Le të jetë në ndërgjegjen e secilit se si do të votojë
    sot, por ju lutem mos luani me emocione, mos na shitni dushk për gogël si thotë populli, sepse
    nuk jemi as ne të rinj në këtë Kuvend, nuk jemi as ne prej sot në këtë Kuvend.

    Prandaj, unë kërkoj që për Drenicën të flitni edhe atëherë kur ka nevojë për investime, edhe
    atëherë kur Drenica ka nevojë për zërin e juaj pozitiv dhe jo të ju pengojnë nëse një projekt
    shkon në Drenicë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Ramush Haradinaj e ka fjalën.

  • Shikoni ne e kaluam një ditë bashkë edhe i tham ato që mendoj që
    kanë qenë më me peshë, ndoshta ka plotë fjalë që mundemi t’i themi ende. Unë po mendoj që
    mos të votohet gjykata sot nuk është Kosova më keq nesër, Kosova gjithë ka për të pasur sfida
    para vetes në ligj, në tema tjera, në pozicion rajonal, ndërkombëtar, pra do të jemi çdoherë këtu.
    Ky Parlament e Parlamente tjera që të përballemi me sfidat që ka Kosova.

    Si kishim mundur ta zgjedhim situatën që kishte pas të krijohet në rast se votojmë jo, pra nëse
    nuk e votojmë gjykatën sot si kishte mundur të zgjidhet kjo çështje, kjo temë. Një vendim për një
    gjykatë për krime lufte në Kosovë jo pse ne kemi prova çka ka ndodh, por kemi dal prej lufte,
    kanë ndodh krime kemi nevojë për një gjykatë për krime lufte. Vendore me gjykatës, vendor,
    prokurorë e në rast se bash ka diçka që është tepër e ndjeshme mundemi një panel ta bëjmë me
    ndonjë gjykatës të huaj, ndonjë prokurorë të huaj për t’i dhënë kredibilitet.

    Pra, në rast se votojmë jo nuk është se ne po ju themi jo miqve, nuk është se ne po u ikim
    obligimit, edhe nuk është se ne jemi bërë të padëgjueshëm ose po duam të dalim prej rendit
    botëror se deri atje ka shkuar dikush sa ka thënë jemi kah dalim prej binarëve. Për këtë arsye
    kërkesa ime, kolegë është përkundër krejt asaj që u tha në Kuvend, për deputetët që kanë bindjen
    për jo, pra të votojnë jo të gjithë ata që janë për jo, të mësohemi të themi nganjëherë jo, nuk dihet
    kur është momenti më i duhur, po unë jam që ta shfrytëzojmë këtë ditë t’i themi jo kësaj gjykate
    ndërsa nesër në rast se është nevoja të ulet Parlamenti m’i thënë po një gjykate të Kosovës, me
    gjykatës vendor, prokurorë vendor, me ekspertizë të huaj në rast se është nevoja.

    Për këtë arsye kur vjen momenti i votimit, vota ime edhe e Aleancës është jo duke e mos votuar
    ne edhe herën para kësaj që ka pasur diskutim pse s’keni guxuar të votoni. Shikoni, mënyra për
    të mos ndodh ndonjë keqkuptim vota jonë është jo, nuk votojmë, pra do të jemi këtu edhe i
    ftojmë edhe deputetët tjerë të mos votojnë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Nuredin Ibishi.

  • Pasi që mu përmend emri unë veç po dua ta konfirmoj at çka edhe Lata e tha
    më herët, domethënë gjatë një aksidenti që ka ndodh në Majac, domethënë është automjetet kanë
    devijuar rrugën nga aksi kryesor rrugor edhe fakt është që janë ndal disa persona edhe janë gjetur

    81
    një sasi të hollave dhe një armë edhe pas procedimit, domethënë ku ka qenë edhe Muharrem
    Ismajli janë liruar.
    Kjo është e tëra.

  • Faleminderit! Ismajl edhe Donikë, ju kisha lut shkurtë për arsye se i kemi 2
    deputetë që s’kanë fol fare jo rastësisht i lash për fund. Flora edhe Visari e ka fjalën fund. Ismjal
    edhe Donikë, Ismajli le te merr ose Donika si doni vendosni.

  • Faleminderit! Unë do të flas shumë shkurtë, unë po e kuptoj që sikleti i
    një vendimi kaq të rëndë dhe të dëmshëm bëri që këtu një numër i deputetëve të fillojnë ta
    akuzojnë njëri-tjetrin në një mënyrë jo të duhur dhe që nuk i duhej këtij Kuvendi dhe mendoj që
    kur akuzonin nuk e kishin parasysh peshën e fjalës që po e thonë dhe mendoj që është bërë
    gabim nga të gjithë ata.

    Më bëri përshtypje veçanërisht reagimi i zotit Grabvoci që në emër të një grupi parlamentar at
    farë akuze e zgjeroi e bëri frontale, edhe pse unë jam shumë i sigurt që Ademi edhe atë që e
    thoshte nuk e besonte, mënyrën qysh e tha prandaj unë mendoj që secili do të duhej të kenë
    kujdes e Ademi mendoj se do të duhej që ta tërhiqte at akuzë në mënyrën që e ka bërë.
    Faleminderit!

  • Ademi veç u lajmërua si kundër reagim. Donikë edhe ...

  • Zoti Kurteshi në jetën time gjithnjë para se të shprehem mendoj thellë
    edhe jam shumë i përgjegjshëm për fjalën publike, për përgjegjësinë që kam dhe bart. Dhe
    qëndroj plotësisht prapa atyre që kam thënë dhe më së miri e vërtetuan dy kolegët e mi të nderuar
    edhe të juaj këtu, se çka ka ndodh dhe si është e vërteta.

    Po ende ka për tu dëshmuar e vërteta dhe vërtetë dikush do të skuqet, edhe do të skuqet shumë
    keq dhe vërtetë atëherë do të jetë e turpshme, e turpshme dhe shumë e turpshme.

  • Atëherë, Fisnik deri të qetësohesh pak, Donika është tani ti si reagim.

  • Faleminderit! Konsideroj që u thanë shumëçka, u tha edhe çka nuk
    është dashur të thuhet dhe u teprua por këtu ajo çka ndodhi është më e rëndësishme, e çka ndodhi
    është një paradoks jashtëzakonisht i çuditshëm.
    Sot paradite deputetët e këtij Kuvendi nuk e votuan rezolutën për krime lufte, të cilat Serbia i
    kreu në Kosovë dhe me këtë mohuan të drejtën e viktimave për drejtësi. Dhe në anën tjetër prej
    mëngjesit vazhduam presionin që të votohet gjykata speciale e cila përçmon luftën e Ushtrisë
    Çlirimtare të Kosovës dhe kjo është paradoks, dhe kjo është shumë e pakuptimtë.

    Pasi që jemi krejt në finale unë i kisha ftuar deputetët sidomos ata në fund, të cilët gjatë gjithë
    ditës insistuan që të mos votohet rezoluta dhe nga ai grup parlamentar nuk kishte asnjë votë pro
    rezolutës, këtu po flas për LDK-në. Ndërkohë që në vazhdimësi po bëjnë presion që në prioritet
    të votohet Gjykata Speciale, kjo nuk është e drejtë.


    82
    Ju sot i thatë jo dënimit të krimeve si ky, sot u nxjerrën shumë fotografi, unë do ta nxjerr edhe
    këtë fotografi, ju të nderuar kolegë sot i thatë jo krimit si ky. Dhe ndërkohë në vazhdimësi po
    insistoni që të votohet diçka që është e padrejtë, diçka që botërisht dihet që është padrejtë, që
    cenon sovranitetin e vendit tonë, që është shkelje e Kushtetutës dhe është krejt e papranuar për
    Kosovën shtet sovran dhe i pavarur. Dhe kush do të përfitojë nga kjo çka po ndodh sot, unë
    mendoj që të gjithë ne jemi të bindur se do të humb Kosova.

    Prandaj, kjo ditë është e rëndë për një shumicë të madhe të deputetëve këtu përtej partive
    politike, dhe prandaj nuk është në rregull që një pjesë e deputetëve prapë po them të një grupi
    parlamentar ku asnjë votë nuk ishte pro rezolutës të insistojë gjatë gjithë ditës që kjo gjykatë të
    jetë prioritet. Kjo gjykatë nuk duhet të jetë prioritet për Kosovën, prioritet për Kosovën duhet të
    jetë sundimi i ligjit, prioritet për Kosovën duhet të jetë luftimi i të këqijave që ka kapluar këtë
    vend, duhet ta bëjmë luftën vetë dhe ata të cilët kanë qenë në pushtet e besoj që këtu pjesa
    dërmuese e këtyre që po insistojnë që të themelohet kjo gjykatë kanë qenë në pushtet, kanë pasur
    ministra të drejtësisë, të punëve të brendshme, por asnjëherë nuk kanë realizuar standarde të cilat
    janë kërkuar Kosovës për sundim të ligjit.

    Prandaj, të nderuar kolegë deputetë, ju të cilët më, 26 qershor votuat drejtë unë ju thërras që sot
    edhe njëherë të mblidhni të gjitha forcat dhe të gjeni kurajon dhe të rikonfirmoni një vendim të
    drejtë, i cili nuk është dashur as të vihet në pikëpyetje dhe ky amendament si fillim nuk është
    dashur as të ri procedohet. Por, pasi jemi të sfiduar për herë të dytë mendoj që Kuvendi edhe
    njëherë ashtu siç doli faqebardhë më datën 26 qershor duhet të përsërit vendimin e vetë të drejtë
    dhe i thotë jo një fatkeqësie që po i vjen vendit më shumë për pazare dhe presione politike se që
    në fakt do të ketë të mira ose përfitime. Ju faleminderit!

  • Faleminderit, Donikë këtë herë po Fisnik e ki fjalën, si reagim. S’po dini me u ndal
    tash tu e përmend kështu e kam veç një koment të shkurtër. Nëse e keni ndal një grup shqiptarësh
    që po shkojnë në Serbi me para dhe me armë edhe i keni lëshuar diqysh kurrfarë burrash
    s’paskeni qenë, posaçërisht me faktin që s’ia keni konfiskuar as armën tu e marrë parasysh që
    UÇK-ja as armë s’ka pas, ju as armën s’ia paskeni marrë.

    Po leni more me këto rrena amoni ju koftë se a dinë me pas qenë ju të vërtetës punët më mirë i
    kishit pas. Kështu që këtu përfundon debati im me juve për këtë çështje. Latif shkurtë futemi
    Flora e ka fjalën, Visari është deputeti i fundit nuk ka më të paraqitur. Latifi vetëm replikë të
    shkurtë, Flora e ka fjalën, pastaj edhe Visari është deputeti i fundit 15:30 jemi në votim.

  • Faleminderit, zoti kryetar!
    Unë e ftoj zotin deputet kur dëshiron me babën e tij të pimë kafe së bashku edhe ta shikojmë at
    ngjarje edhe pse jo veprim i mirë i babës së tij që në kohë lufte të shkojë në Serbi edhe të dërgojë
    armë dhe para, po ne jemi zotuar që të respektojmë konventat ndërkombëtare, të cilën gjë e
    vërtetoi edhe shefi i shtabit dhe babai i tij sot është gjallë, është mirë dhe nëse nuk ka qit kafe
    kurrë për at veprim të keq tash e ftoj deputetin ta thirr komandantin e zonës, shefin e shtabit dhe
    mua, e të pimë një kafe për at veprim human për babën e tij në atë kohë.

    E deputeti në fjalë mos të na shet patriotizëm këtu se nuk është për patriotizëm edhe unë me qenë
    djali i atij nuk dal me më pa askush. Faleminderit, shumë!

    83
  • Fisnik the e mbylla, hajde a po dëshiron të flasësh? Fol po na leni tash diskutim.

  • Më përpara zoti Gashi dal cullak nëpër shesh të Prishtinës nga ai se me pi
    kafe me ty edhe me një kriminel dhe rrenc siç je ti kështu që të lutem përfundo. Nëse ti je bë të
    flasësh për humanitet edhe t’ia shpëtoni jetën dikujt përfundo këtu, se nuk je duke ia arrit
    qëllimit tënd të më njollosni zotëri, s’mundesh mua të më njollosësh posaçërisht jo duke u kap
    për babën tim. Në paq me u kap për mua dika të lutem urdhëro, po s’ke ku. S’ke ku zotëri, pos
    një vendi hajt tash.

  • Nuredini e ka fjalën, po nuk është ping-pong këtu. Më mirë ju dilni sqaroni se sa
    ping-pong këtu. E sqaroni është histori e vjetër krenare, kreshnike, historike qe si Skënderbeu
    është ai, edhe ti ke qenë komandant, ai Skënderbe tash ai e ka çliruar Kosovën. Nuredin urdhëro!

  • unë kisha lut po mendoj përplasjen individuale unë s’po dua tash të hy në
    çështje unë po flas shumë zyrtarisht në aspektin e pranimit të raportit çfarë ka ndodh domethënë
    për një qytetar ... e njoh unë edhe kam respekt për të, për Muharrem Ismajlin.

    Se në çfarë rrethana, tek unë s’kam një raport, mirëpo unë po dua të them se është trajtuar, ka
    ndodh edhe qytetarët tjerë me siguri Latifi tash flet për rregullsi të asaj, është gjetur në at formë
    edhe është trajtuar edhe është proceduar rasti. Unë tash nuk po hy në aspektin individual në mes
    Latifit dhe Fisnikut në çfarë konteksti është nisur, nuk isha prezentë këtu në seancë mirëpo, kisha
    lut që të përfundojë ky debat kështu individual.

  • edhe unë i kisha lut deputetët vetëm Latif, është çështje që po na ngarkon neve, po
    na ngarkon neve bukur shumë në seancë. Realisht këtë çështje e tejkaluam. Urdhëro, edhe
    njëherë po dëgjo kur flet flet po e qojnë tepër realisht.

  • Faleminderit, i nderuari kryetar!
    Pikërisht, më 29 të këtij muaji para prokurorit ndërkombëtar e kam thënë po e them edhe këtu:
    po të ishim ne liderët e UÇK-së të vrarë do të ishim heronj të Kosovës, pra të vetmin faj e kemi
    që kemi mbetur gjallë dhe duhet plotësuar standarde prapë.

    Çka të ka nevojë ne jemi këtu, por pasi që jemi gjallë prokurorit të nderuar i thash jemi nga ti dhe
    të tjerët duke u cilësuar si kriminelë në letër. Pra, të njëjtin veprim e bëri edhe zoti Fisnik sot, për
    diçka që më nxiti t’i them, përndryshe i kam treguar edhe prokurorit ndërkombëtar edhe Fisnikut,
    edhe të gjithë të tjerëve që ua zëmë ne që patëm fatin t’i kryejmë shërbime për atdheun diellin sa
    herë të dalim në rajonet tona ku janë dëshmitarë të ngjarjeve shërbimeve për atdhe gjithmonë
    jemi njerëzit më të votuar.

    Andaj, edhe nuk kemi fort nevojë të lypim votë siç vepron as me sha askënd siç vepron Fisniku
    duke sharë të bëhet dikush, duke sharë kurrkush nuk ke qenë dhe nuk bëhesh kurrë. Faleminderit,
    shumë!
  • Ilir, edhe ti u lajmërove tash, a? A ke fol një herë? S’ke fol. Atëherë shkojmë,
    Flora Brovina e ka fjalën, Ilir Deda, Visari vetë ka kërkuar në fund.

  • Faleminderit, i nderuari kryetar!

    84
    Deputetë të nderuar,
    Kabinet qeveritar,
    Pasi debati që shumë të zgjatur dhe aspak tolerant është vështirë të marrësh fjalën për një temë
    kaq me peshë.

    Ne sot ndodhemi para një sfide të rëndë mbase më të rëndës pasluftës. Të vendosim në mes të
    interesit shtetëror edhe ndërgjegjes sonë. Kush do ta mendonte një sfidë të tillë 16 vjet pasluftës.
    Akuzat e drejtuara nga gjykata janë shumë të rënda dhe duhet dëshmuar se ato janë edhe më të
    gabuara se sa që janë të rënda. Këto akuza vrasin ndjenjën e popullit tonë i cili u sfidua dhe
    vuajti shumë, nuk besoj se ka ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që frikësohet nga
    Gjykata Speciale, madje jam e sigurt se ata do t’ia dalin, ata që akuzohen do t’ia dalin të
    dëshmojnë moralin e lartë dhe sakrificën e tyre, arsyen pse bota ndërhyri në Kosovë, e pra ajo
    ndërhyri që të shpëtonte një vend, të shpëtonte një popull nga toka e djegur, nga gjenocidi i
    paparë, nga e drejta për të jetuar.

    Jam dëshmitare e lindjes së UÇK-së nga domosdoja dhe mbrojtja e pragut të shtëpisë, mbrojtja e
    jetës, nga mbrojtja e familjes, e plakut, e gruas, e fëmijëve, jam pjesë e dhënies së udhëzimeve
    dhe protestës, dhe kërkesës që djemtë tanë mos t’i shërbejnë armatës jugosllave, armatë e cila
    bënte gjenocid gjithandej në Ballkan. Jam pjesë thash e udhëzimeve të dhënies së ushtarëve të
    Ushtrisë Çlirimtare për mirësjellje ndaj të zënëve rob dhe popullatës civile në Kosovë. Do ta
    përkujtoj këtë moment këtu është komandant Çeliku, dëshmitar mund të jetë edhe ushtar Lumi, e
    në takimin me Hollbrook-un në Junik kur ata e treguan dokumentin e udhëzimit për sjellje të
    ushtarëve të UÇK-së, dokument të cilin unë e kisha përpiluar, sepse nuk dëshiroja që ushtarët e
    Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës t’i ngjasin ushtarëve të Serbisë, të cilët kryenin krime dhe i kishin
    duart e përgjakura.

    Djemtë tanë nëpër ... e luftës së lirisë nuk guxonin t’i kenë duart me krime dhe të kryera ndaj
    viktimave të pafajshme. Jam për dënimin e kriminelëve pa dallime nacionale, jam por nuk jam
    për gjykata monoetnike. Jam për gjykimin e kriminelëve këtu të dihen kush janë, çfarë bënë, të
    dihen cilët ishin viktimat, dhe këto viktima të ndjejnë një satisfaksionin familjet e tyre të ndjejnë
    një satisfaksionin dhe të ndjeheshin më lehtë që qytetarët e Kosovës të mund ecnin ndryshe dhe
    më shpejtë në rrugën e integrimeve dhe t’i thyenim muret e getos që quhet Kosovë e që po na e
    zë frymën.

    Një gjykatë për të dënuar krimet e luftës duhet të ishte bërë këtu me kohë, që të kemi rastin të
    dëshmojmë se lufta jonë për liri ishte e drejtë, se ne kemi forcë për t’i dënuar vetë ata që kishin
    gabuar qofshin edhe çlirimtarë. Por, në Kosovë ekzistonte gjithashtu duhet ta vërtetojnë se
    ekzistonte gjykata ndërkombëtare, ishte UNMIK-u ai që gjykonte, ishte Haga, është EULEX-i.

    Sot ndodhemi edhe njëherë para një roli vendimmarrës dhe e them shpesh e kam thënë ndodhemi
    në rolin e Hamletit të jesh apo të mos jesh, të zgjedhësh në mes të dy të këqijave kjo është e
    rëndë, kjo është e padrejtë, kjo dhemb, dhemb deri në palcë.

    Duhet të zgjedhim në mes të ndërgjegjes tonë dhe ndërgjegjja gjithashtu është e zgjuar dhe të
    zgjedhim në mes të interesit të shtetit, unë kështu do të veproj: para se ta përfundoj, zoti kryetar,
    më lejoni të shtroj edhe një kërkesë është iniciativë e imja dhe e përkrahur nga 40 deputetë të

    85
    Parlamentit të Kosovës nga të gjitha partitë që të procedohet dhe të votohet nxjerrja e rezolutës
    për gjenocid të shtetit serb ndaj Kosovës. Nënshkrimet e këtyre deputetëve do t’i dorëzoj dhe me
    të cilën rezolutë Kuvendi të obligojë të nxjerr edhe mekanizmat përcjellës të cilët do t’i
    raportonin Kuvendit në baza të rregullta për veprimtarinë që do të marr për përmbushjen e kësaj
    rezolute.

    Teksti le të përpilohet nga përfaqësuesi i secilës parti politike këtu dhe në bazë të projekt
    propozimeve për rezoluta që janë parashtruar në Kuvend dhe ajo e marsit të vitit 2015 dhe ajo që
    u dha sot e që është rezoluta e ditës 03.08.2015.

    Pranoni kërkesën time dhe së bashku me nënshkrime. Ju faleminderit!

  • Vetëm Ilir Deda e ka fjalën, ndërkohë veç ta shikojmë materialin pastaj të
    vazhdojmë me pikën. Urdhëro, Ilir. Pastaj, Visari është diskutuesi i fundit për këtë pikë të rendit
    të ditës edhe jemi para procesit të votimit. 5 e 20 është ora.

  • E kënaqëm sot, kolektivisht e kënaqëm. Kjo shumë turpëruese me qenë këtë seancë
    sot, argumente të paqëndrueshme si prej Qeverisë si prej opozitës. Nuk ka argument të qëndruar
    sepse ne ndodhemi në një situatë e cila nuk ka ndodh, nuk ndodh asnjëherë që një Qeveri të
    procedojë me ndryshimet kushtetuese edhe ato me ra.

    Edhe ajo ka ndodh pse ka qenë lojë politike, e tash ne po mundohemi të gjejmë argumente të
    paqena a edhe në opozitë realisht e njëjta po ndodh me Ligjin për Forcat e Armatosura të
    Kosovës, por nuk po debatojmë kaq gjatë për të njëjtën gjë që po ndodh si tash. Domethënë
    parimin e kemi selektiv dhe të paqëndrueshëm.

    E tash juve iu sulmuan shumë të LDK-së e unë ju kam ndërmend t’ju mbroj, a LDK-ja e ka pas
    një kulturë politike gjithmonë kur ka qenë përmbi 40% ajo ka qenë që edhe në forcën e tillë
    elektorale është munduar të ndërtojë konsensus politik për tema nacionale. Nuk e di çka ka
    ndodh para 5 javëve ky Kuvend nuk e kaloi amendamentin kushtetues edhe ka ekzistuar vullneti
    që të bëhet ose të paktën kemi prit në opozitë që të ndërmerret iniciativa që të ulemi të gjithë
    bashkë dhe të shohim a mundet Kosova të dal me opsion të vetin për këtë çështje. Nuk ndodhi, a
    e dini pse nuk ka ndodh? Se ajo kulturë politike të cilën e ka pasur LDK-ja nuk është duke
    mbizotëruar më edhe nuk ka ndodh sepse politik bërja në Kosovë është bërë prej që ka ardhur
    zoti Thaqi në pushtet e tillë që i shkohet të thuhet ndërkombëtarëve birmani ju opozitën.

    Kjo duhet të na vijë turp, ne në vitet e ’90-ta kemi pasur më shumë kulturë politike dhe deri në
    vitin 2006-2007 kemi pasur më shumë kulturë politike mes vete. E çka po ndodh sot? Çka është
    kjo seancë kështu? Po sulmohen e po shahen po janë pa argumente. Kurrë nuk i kemi diskutuar
    prej orës 10:00 deri në 5:00 për rritje të pensioneve, për zhvillim ekonomik, për punësim, për
    shëndetësi, për arsim qysh qaty s’po debatojmë shumë po e gjetëm sot me popullizëm. Turp
    duhet të na vijë të gjithëve.

    Gjykata speciale ja kalon, ja s’kalon, kryhet kjo punë edhe shteti jonë ka për të mbijetuar. 20 vjet
    nëse kalon kemi me pas shumë vështirë por do të mbijetojmë edhe s’ka nevojë këtu të diskutohet
    sot thua se Kosova përfundon në ditë të sodit edhe shumë mua po më vjen turp që kam ardhur sot

    86
    gjatë gjithë ditës pjesë në seancë edhe të dëgjojë kësi lloj përplasjesh. Nuk na ka hije asnjërit prej
    neve që jemi këtu të përplasemi në mënyra tjera. Faleminderit!

  • Faleminderit, Ilir! Visar Imeri e ka fjalën dhe më nuk ka deputetë që diskutojnë.
    Faleminderit! Regjia le t’i thërras deputetët...

  • Deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,
    Më është obliguar të filloj tash me këtë që ndodhi në pjesën e fundit të seancës dhe po e nisi me
    sjelljet e kryetarit të Kuvendit, i cili mendoj se nuk e luajti fare rolin e kryetarit të Kuvendit, me
    këtë rast. Por, meqenëse po i thoni vetes kryetar Kuvendi, unë nuk mendoj dhe jam më se i
    bindur që ti as nuk ke të drejtë për t’ u ngjitur emra deputetëve, përveç ata emra që i kanë dhe as
    nuk ke të drejtë për t’ ua krijuar një arenë të konfliktit fizik deputetëve jashtë, duke u thënë dilni
    jashtë.

    Këtë mos e bëni! Jeni kryetar Kuvendi. Ju mund t’i qitni deputetët me Rregullore jashtë, nëse
    përdorin gjuhë jo parlamentare, por jo për t’i qitur jashtë për t’u rrahur ata në mes veti, ose për t’
    i nxitur për konflikt, prandaj këtë mos e lejoni!

    E dyta, deputetë të PDK-së, ata që folën, s’di a e keni lexuar kohën e fundit letrën e Sami
    Lushtakut? Se, u çuat këtu dhe thatë po na çoni në burg me akuza të “Vetëvendosjes”. Jo, jo,
    Sami Lushtaku thotë: “element, njerëz, persona brenda PDK-së më kanë çua mu në burg”.
    Lexone edhe një herë, sepse kjo është e rëndësishme për ta lexuar, ju që jeni këtu.

    Dhe, po ashtu, përveç kësaj kritikone “Vetëvendosjen” sa të doni, por veçanërisht ju zonja
    Musliu që e keni qëndrimin shumë të drejtë për sa i përket kësaj gjykate. Është koha dhe
    momenti për t’i bind deputetët e PDK-së të votojnë kundër Gjykatës Speciale. Kjo është më e
    rëndësishmja në ditën e sotme, e prej nesër fol prapë për “Vetëvendosjen”, kurrë mos u ndal hiq,
    por sot bindi kolegët tuaj të votojnë kundër Gjykatës Speciale se a po e sheh, t’u kanë bindur
    mos ta votojnë Gjykatën Speciale. A po e sheh se janë kundër asaj që po mendon ti.

    Na u tha këtu që prej fillimit të seancës, se ata që do ta votojnë Gjykatën Speciale sot janë ata
    trima që nuk po u frikësojkan. Thanë: ne nuk frikësohemi të ballafaqohemi me këtë gjykatë,
    ndërkohë që argumentimi i vetëm që është përdorur për ta votuar Gjykatën Speciale prej se ka
    filluar kjo temë, është që po s'e bëmë ne, do ta bëjë OKB-ja. Ky është kërcënim, apo jo dhe
    kërcënimi efekt politik tjetër nuk ka përveç frikës. Pra, ata që e kanë ngrënë këtë kërcënim, ata
    janë ata që po thonë po e votojmë se po e bën OKB-ja. Kjo është se pikërisht ata të frikësuarit do
    ta votojnë Gjykatën Speciale, sepse po frikësohen që këtë do ta bëjë OKB-ja.
    Pra, që thonë në gjuhën angleze: quani mollët, molla, mos ua ngjitni emrin dardha se s’mund ta
    mashtroni kurrkënd në këtë drejtim.

    E çka është kjo Gjykatë Speciale, se u përmend këtu disa herë, po mendoj se detajet janë shumë
    të rëndësishme, e vërejta nga diskutimi i shumicës së deputetëve që as s’e kanë lexuar ligjin, as
    amendamentin kushtetues, vetëm flasin për atë çka kanë ndie, çka u kanë thënë, herë duke i
    kërcënuar e herë duke ua ngjeshur kryet, por sidoqoftë është e rëndësishme për të lexuar se çka
    do të votoni sot ata që do të votojnë për. Është e rëndësishme që këto detaje të bëhen publike
    njëherë e përgjithmonë.

    87
    Dhe e keni parë aty se, në paragrafin 1 të këtij amendamenti del se burim formal kushtetues i
    këtij amendamenti është lidhja e Republikës së Kosovës me aktin e nxjerrë nga Këshilli i
    Evropës. Pra, kështu thuhet që në nenin 1 ose pikën 1 të amendamentit Kushtetutës të propozuar
    nga Qeveria.

    Dhe në suaza të doktrinës kushtetuese, del se Qeveria si sponzorizues i këtij propozimi
    kushtetues, në cilësinë e subjektit që e procedon këtë normë kushtetuese po tenton ta krijojë të
    drejtën në kuptimin e burimit kushtetues, aktin e një organizmi ndërkombëtar me të cilin madje
    nuk ka hyrë fare në marrëdhënie kontraktuale në kuptim të Konventës së Vjenës. Pra, këtu po
    merret obligim nga Kosova për një rezolutë ose për një dokument të nxjerrë nga një organ me të
    cilin ne nuk kemi kurrfarë marrëdhënie kontraktuale, që i bie se ne po e vendosim veten në
    pozicion të obliguesit karshi Këshillit të Evropës, në këtë rast, po që Këshilli i Evropës nuk ka
    kurrfarë obligimi ndaj nesh, sepse nuk jemi në marrëdhënie kontraktuese. Tash dikush do të thotë
    po, ne po synojmë të anëtarësohemi atje. Dakord, po synojmë të anëtarësohemi, por njëherë për
    njëherë nuk jemi as anëtar e as që jemi afër saj.

    Çështja e dytë, te paragrafi 3 i këtij draft-amendamenti, është paraparë themelimi i një paneli të
    veçantë i cili do të vendosë mbi peticionet e parashtruara e që do ta ketë rolin e arbitrit
    kushtetues përkitazi me lëndët që vijnë nga dhomat e specializuara. Pra, në kuptim të kësaj
    dispozite, Kosova do t’i ketë dy trupa gjykues që do të vendosin mbi kushtetutshmërinë e
    vendimeve përfundimtare gjyqësore.
    Një trup i cili është i kontestueshëm për nga aspekti i përbërjes në rastin e vazhdimit të 3
    gjyqtarëve ndërkombëtarë, e kam fjalën për Gjykatën Kushtetuese, dhe trupi i dytë i cili tërësisht
    përjashton gjykimin vendor në raport me vendimet e peticionuara pranë kësaj gjykate.

    Pra, dhoma e specializuar, siç është quajtur nga sponzorizuesit është në kundërshtim të plotë me
    dispozitat e nenit 114 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës për sa i përket përbërjes së saj.

    Elementi tjetër sa i përket kolizionit, që janë duke i krijuar këto norma në këtë draft-
    amendament, është edhe kompetenca lëndore e kësaj dhome të specializuar në raport me nenin
    112 dhe nenin 113 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

    Po vazhdojmë! Sipas paragrafit 6 të draft-amendamentit, dhomave të specializuara dhe Zyrës së
    prokurorit të specializuar i jepet një hapësirë kushtetuese që në mënyrë autonome të krijojë
    rregulla procedurale dhe lidhur me vlerësimin e provave, siç është cekur me standardet
    ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, të përfshira në nenin 22 dhe të udhëzuara nga Kodi i
    procedurës penale.

    Një rregullim i tillë hap mundësinë që procedimi i çështjeve pranë këtij mekanizimi gjyqësor të
    jetë përjashtues për qytetarët e Republikës së Kosovës, në kuptim të zbatimit të së drejtës
    pozitive. Kjo korrespondon drejtpërdrejt në kundërshtim me nenin 24 të Kushtetutës e madje
    edhe me përmbajtjen e të drejtave të sanksionuara me aktet ndërkombëtare që gjejnë zbatim të
    drejtpërdrejtë sipas nenit 22 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

    Pikërisht, pra është neni 7 i Deklaratës universale mbi të drejtat e njeriut, në të cilën theksohet se,
    po citoj: “Të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe kanë të drejtë që pa kurrfarë diskriminimi të

    88
    mbrohen njësoj nga ligji. Të gjithë kanë të drejtë për mbrojtje të barabartë kundër çdo
    diskriminimi që do të shkelte këtë deklaratë, dhe kundër çdo nxitje për një diskriminim të tillë.”.
    Me dhënien e autorizimit kushtetues që këto dhoma dhe Zyra e prokurorit të kenë të drejtën që të
    nxjerrin rregullat e reja procedurale, të akuzuarit në procedurat e zhvilluara pranë tyre i bën të
    diskriminuar në kuptimin e mbrojtjes së tyre nga ligji dhe shfrytëzimit të mjeteve juridike përmes
    rregullave që janë të parapara me ligjet në fuqi të shtetit – shtetas të cilit ata janë.”

    Kjo rrethanë diskriminuese është ekzistente pa marrë parasysh referimin në Kodin e procedurës
    penale të Kosovës, që ky mekanizëm do t’i referohet gjatë sajimit të këtyre rregullave. Madje, në
    rastin konkret nuk mund të zbatohen rregullat e maksimës se ligji special është përmbi ligjin e
    përgjithshëm, ngase nuk kemi të bëjmë me rregullat e miratuara nga organi më i lartë legjislativ,
    por instrumenti i rishikimit të rregullave nga ana e Dhomës së Veçantë, që do të jetë e themeluar
    brenda Gjykatës Kushtetuese, nuk është garant dhe është përjashtues i diskriminimit të sajuar në
    këtë dispozitë. Kjo nga se kemi të bëjë me një kundërthënie objektive në suaza të rregullimit
    kushtetues ku efekti juridik e krijon rrethanën diskriminuese nga vetë krijimi i një autorizimi të
    tillë.

    Dhe pastaj, kur e sheh tekstin e ligjit, në fakt e kupton më mirë se çka do të ndodhë me këtë
    amendament kushtetues, që në fakt po miratohet ose po kërkohet të miratohet në mënyrë që të
    miratohet pastaj ky ligj që e themelon Gjykatën Speciale ose dhomat e specializuara. Dhe, aty po
    ndalem te neni 37, thuhet në pikën 2 të këtij neni që: “në parim të gjitha dëshmitë duhet të
    prezantohen në prani të të akuzuarit me qëllim të kundër argumentimit. Përjashtimet mund të
    përcaktohen në rregullat e procedurës dhe të provave të miratuara në pajtim me nenin 19, në
    përputhje me standardet e të drejtave të njeriut.

    Dhe kjo i bie që, në fakt, gjykata ose paneli i gjykatësve, mund të vendosë që disa dëshmi të
    përjashtohet i akuzuari nga dëgjimi i atyre dëshmive dhe çka është edhe më keq të mos ketë
    mundësi të ballafaqohet me atë dëshmitar, që i bie që në fakt këtu do të ketë dëshmitarë nëse
    gjykata e vlerëson të domosdoshme të cilët do të cilët do të jenë të paprekshëm, pra dëshmia e
    cilëve do të jetë e paprekshme, sepse nuk do të jetë e ballafaqueshme nga i akuzuari i cili po
    akuzohet ose po dëshmohet kundër tij.

    Dhe, në këtë rast duhet të kemi parasysh edhe një gjë që e bën Gjykatën Speciale ende më të
    rëndë, e ajo është pika 5 e të njëjtit nen, pra nenit 37. Përveç se përmendën aty që të gjitha
    dëshmitë e shkruara ose të dhëna gojarisht në Tribunalin e Hagës, do të jenë po ashtu të
    pranueshme nga gjykata nëse ajo i vlerëson si të pranueshme, në pikën 5 thuhet që: “Me rastin e
    vendosjes së relevancës ose pranueshmërisë së provave të mbledhura nga ndonjë shtet apo
    autoritet shtetëror tjetër, përveç Kosovës apo autoriteteve të saj, dhomat e specializuara nuk
    vendosin lidhur me zbatimin e të drejtës vendore të atij shteti.”. Pra, nga ndonjë shtet tjetër, dhe
    mendoj që kjo është një pikë jashtëzakonisht e rëndësishme për të cilën mbase ministri i
    Drejtësisë, mund të na tregojë më shumë nëse e do fjalën, por nga ndonjë shtet tjetër nënkupton
    që Prokuroria e Republikës së Serbisë do të paraqet dëshmi, do të paraqet aktakuza, do të paraqet
    dokumente të ndryshme pranë kësaj gjykate dhe kjo gjykatë pastaj ato mbase do t’i pranojë,
    mbase do t’i duken si relevante ose jo, por sidoqoftë Prokuroria e Republikës së Serbisë dhe me
    këtë pak a shumë sistemi gjyqësor i Serbisë, do të jetë çështje e përbrendësuar në këtë Gjykatë
    Speciale që po e themelojmë ne përbrenda sistemit tonë juridik.

    89
    Mirëpo, ta keni parasysh se kjo Gjykatë Speciale do të komunikojë me prokurorinë e Serbisë, e
    ne këtu e dimë se çfarë aktakuza ka Prokuroria e Serbisë karshi shqiptarëve të Republikës së
    Kosovës, qofshin ata pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qofshin ata pjesëtarë të
    organizatave ilegale që kanë vepruar për ta çliruar Kosovën nga Serbia.

    Pra, kjo Gjykatë Speciale po themelohet për shkak të insistimit të Prokurorisë së Serbisë dhe ta
    keni parasysh këtë. Akuzoni edhe tjerët, nëse keni dëshmi, dhe akuzoni të gjithë që po japin
    dëshmi të rrejshme, por ta keni parasysh se Prokuroria e Serbisë e ka nxitur këtë gjykatë, ju që po
    dilni në mbrojtje të gjykatës.

    Për të vazhduar tutje, thuhet në kapitullin 7 të ligjit, te neni 52: “Statusi, privilegjet dhe imunitetit
    që e kanë zyrat dhe personeli i EULEX-it në Kosovë, sipas ligjit, do t’i kenë pra edhe këto
    dhoma të specializuara, ku thuhet se privilegje, status dhe imunitet do të kenë edhe objektet, edhe
    pasuria, edhe dokumentet të cilat, do të lexoj më vonë nenin, janë të mbrojtura plotësisht nga
    qasja publike në to.

    Çka, pse kanë nevojë për këtë imunitet nga ndjekja penale gjithë këta gjykatës? Qe 16 vjet ne
    kemi misione ndërkombëtar këtu, të cilët vazhdimisht insistojnë që imuniteti nga ndjekja penale
    nuk bën t’ ua prekësh. Pse po frikësohen aq shumë? Kush do t’i ndjekë ata penalisht, se ata po na
    vinë neve për të na ndjekur penalisht. Pra, kush do t’i ndjekë ata penalisht, përveç nëse para se të
    vijnë në Kosovë, ata e dinë që në veprimet e tyre dhe në vendimet e tyre do t’i shkelin ligjet dhe
    pastaj, natyrisht, se e bën të ndjekshëm penalisht. Pra, nuk po e kuptoni që ky imuniteti, me duart
    e lira që po ua jep këtyre gjykatësve, prokurorëve, policëve e ku ta di unë të misioneve
    ndërkombëtare, është pikërisht ai që po ua mundëson këtyre pastaj sjelljen që po e kanë në
    Kosovë, sikur te UNMIK-u, sikur te EULEX-i, e tash edhe te Gjykata Speciale.

    Kjo është një situatë, sikur te “Zemra e errësirës” e Xhozef Konradit. Aty, meqenëse ishte i lirë
    ai komandanti në Kongo, nga të gjitha vlerat, qofshin ato përkufizimet ose kufizimet ligjore e
    morale, ai e shndërroi veten në njëfarë mënyre në një gjysmë zot, i cili sillej me ata të
    kolonizuarit aty sikur të kishte qenë Zoti, me të gjitha të drejtat, prerogativat dhe mundësitë e
    veprimit, sepse i mungonin këto përkufizimet, kufizimet, sanksionet ligjore dhe morale për të
    sanksionuar një sjellje tjetër.

    Te neni 62, pra që e ka emërtimin “kufizimet në qasje”. Po e lexoj vetëm pjesën e fundit të fjalisë
    së fundit të nenit për të treguar se sa flagrante është kjo Gjykatë Speciale. Thuhet kështu, “E
    drejta e përgjithshme për të pasur qasje në të dhënat apo arkivat e dhomave të specializuara
    përfshirë këtu të zyrës së regjistrimit dhe Zyrës së prokurorit të specializuar, nuk ekziston”.

    Pra, ky ligj neve po na thërret për t’ ua cenuar këtë të drejtë qytetarëve të Kosovës, t’ u themi
    qytetarëve të Republikës së Kosovës, se kjo e drejtë që u garantohet me ligjet pozitive në Kosovë
    dhe me Kushtetutë për juve, tash e tutje, nuk ekziston.

    Po më tregoni ju mua deputetë, cili prej juve individualisht ose kolektivisht, qoftë e ndieni veten
    legjitim, që keni të drejtë t’ua cenoni këtë të drejtë qytetarëve të Republikës? Tek e fundit, ta
    pyesim veten, kush jemi ne që t’ua cenojmë këtë të drejtë qytetarëve të Republikës? Kush na e ka
    dhënë neve këtë të drejtë, kush po na e kërkon një gjë të tillë, dhe pse po biem pre e kësaj

    90
    kërkese? Sepse, ... me të akuzuarin nga kjo Gjykatë Speciale, ata që eventualisht do të jenë të
    akuzuar, dikush prej jush edhe mund të ketë madje edhe çështje personale, ta zëmë.

    Po çfarë faji kanë familjarët e tyre? Pse po ua cenoni të drejtën familjarëve të tyre që të marrin
    vesh, në fund të fundit, pse u dënua familjari i tyre, gruaja për burrin, motra për vëllain, vëllai
    për vëllain, që në fund ta kuptojë pse x personi duhet t’i kalojë 15 vjet burg, për çka, çka ka
    bërë? Unë kam qejf ta di.

    Mungesa e qasjes në dokumentet publike mua më pamundëson ta kuptoj këtë gjë, dhe ne e dimë
    këtu nga misionet ndërkombëtare se sa personi sot mbahet nëpër burgje të Kosovës, të dënuar për
    krime të lufte, madje, madje edhe pa pasur asnjë dëshmi të vetme. A e dimë të gjithë këtu? A
    kemi diskutuar disa herë për këto çështje, për “rastin Kiçina”, tash së fundi për “grupin e
    Drenicës” e kështu me radhë. Dhe të njëjtën gjë ne tash po ia vazhdojmë Gjykatës Speciale, duke
    ua cenuar këtë të drejtë edhe formalisht qytetarëve të Republikës së Kosovës, dhe këtë në emër të
    demokracisë, në emër të interesit të shtetit.

    A po e shihni se Gjykata Speciale po e përjashton popullin e Kosovës nga e drejta, ndërkohë që
    po ia hap derën dhe po ... Prokurorinë e Serbisë në këtë drejtë. Pra, a po e shihni pse Gjykata
    Speciale është pak a shumë drejtpërsëdrejti në kundërshtim me vetë idenë e Republikës së
    Kosovës dhe ekzistencës së shtetit të Kosovës, sepse Republika e Kosovës ekziston për shkak të
    popullit të Kosovës, ndërkohë që kjo Gjykatë Speciale, gjithnjë në emër të Republikës, po e
    përjashton tërësisht popullin e Kosovës dhe po e shtinë Serbinë brenda Kosovës, në aspektin gati
    se më të dëmshëm të saj, pra, në sistemin juridik.

    Deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, mos e pranoni këtë. Mos ua cenoni të gjithë
    qytetarëve të Kosovës këtë të drejtë, mos e nisni këtë proces të shkatërrimit të Republikës së
    Kosovës. Nuk ua kemi borxh askujt, dhe askush s’mund të na detyrojë ta bëjmë një gjë të tillë. Ju
    faleminderit!

  • Faleminderit! Ganimete Musliu ka reagim. Hashim Thaçi e ka kërkuar fjalën. Visar
    më ke përmendur, ndoshta edhe unë e kisha bërë një reagim!

  • Faleminderit shumë, zoti kryetar!
    Visar më mirë u dokshe kur e ngjiteshe shqiponjën, këtu sot ishe pa shqiponjë, e diçka edhe
    Glauku s’e paska, asnjë s’e paskeni. Më fal!

    Kur duhet shqiponja, duhet gjithë, edhe kur është nxet, a? E para.

    E dyta, më vjen mirë që unë e kam marrë një vendim për gjykatën ose thjeshtë ndryshimin e
    amendamenteve kushtetuese mbi besimin dhe parimet e mia. Dhe asnjëherë, pa u ndikuar nga
    asnjë presion, këtë po e them tash edhe për juve mediat që më keni thirrur qindra herë dhe më
    keni pyetur se a po më bën dikush presion.

    Po ju them sinqerisht se, nëse do të kishte marrë një vendim mbi bazën e presionit, i vetmi
    vendim që më kishte shtyrë të ndryshojë votën kundër dhe për ta kthyer për, kishte qenë presioni

    91
    pse rastësisht vota ime ka koinçiduar deri diku tjetër, përafërt me votën e Lëvizjes
    “Vetëvendosje”.

    Mirëpo, po e them edhe këtë, e thashë deri diku, nuk e thashë rastësisht deri diku, sepse unë
    asnjëherë nuk kam bërë thirrje te asnjë deputetë të votojë për ose kundër, dhe prapë nuk e kisha
    bërë, por me këtë rast, meqë ma bëri penal Visari, e falënderoj shumë, unë e kisha lutur opozitën
    në përgjithësi duke ia nisur prej Glaukut e deri te ai Zafa, atje lartë, mos u bëni qyqarë, por kur të
    vjen votimi votoni kundër, sepse nëse ju kujtohet në seancën e fundit, nuk keni marrë pjesë në
    votim.

    Votoni kundër! Unë po ju thërras të votoni kundër, sepse unë mendoj që duhet të votohet kundër
    kësaj gjykate. Vetëm juve ju ftoj të votoni kundër, pa dashur të ndikoj te kolegët e mi. Mos u
    bëni qyqarë, të gjitha këto llafe që i thoni, votoni kundër. Kaq.

  • Faleminderit! Diskutimet kanë përfunduar. Glauk, Zafir, Daut, tre jeni lajmëruar. A
    e bëjmë nga një minutë, në marrëveshje me ju. Pra, Glauku, Zafiri, Dauti, Hashim Thaçi,
    zëvendëskryeministër, do ta ketë fjalën në fund.

  • Unë për opozitën në përgjithësi nuk mendoj që janë qyqarë, ashtu siç nuk
    mendoj se është qyqare as Ganja, se po më duket goxha e guximshme të marrë vendim e të
    votojë kundër Gjykatën Speciale, njëjtë sikur që po bën edhe opozita, mirëpo problemi kryesor
    me këtë proces ka të bëjë me legjitimitetin themelor politik në cilin është defekti kryesor i vet
    faktit pse është rikthyer në Kuvend kjo Gjykatë Speciale, shumë me dëmshme për Kosovën.

    Ndonjëherë, edhe kur voton kundër, edhe kur voton për, apo abstenim, ti e legjitimon procesin
    me vetë pjesëmarrjen tënde në proces të votimit, duke e bërë kuorumin.

    Ne ju ftojmë që të mos e votoni fare, fare mos e votoni Gjykatën Speciale. Kjo është shumë e
    rëndësishme. Ju lutem që kundërshtimin tuaj ndaj Gjykatës Speciale ta bëni duke i hequr fare
    kartelat prej këtyre farë makinave të votimit.

  • Zafiri e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    Unë Ganës, besoj që e di, por po ia përkujtoj se këtu nuk flitet për qyqarë. Dhe nëse është fjala
    për qyqarë, i ka si në krah aty afër, por si do që të jetë qëndrimi i ynë si opozitë tash është i qartë
    dhe edhe herën e parë, po edhe kësaj radhe, mendojmë se ndërhyrjet kushtetuese edhe me
    presion që janë bërë në Gjykatën Kushtetuese për një temë që tash është diskutuar dy herë në
    këtë seancë, nuk e meriton që një deputet normal, që ka fytyrë të jetë pjesë e këtij procesi.

    Përndryshe, meqë ma dhatë shansin, edhe një herë i kisha ftuar, t’i thërrasin mendjen të gjithë
    deputetët. E kam thënë, edhe në seancën e kaluar, për dikë për interesa meskine edhe me këmbë
    kishte votuar, por nuk është fer kjo. Prandaj, nuk është fjala për qyqarë, opozita e di mirë
    veprimin e vet, por si do që të jetë, pas seancës do t’i shihni veprimet e opozitës. Faleminderit!

  • Daut e ke fjalën.

    92
  • Faleminderit, kryetar!
    Nuk po i replikoj vetëm për këtë që na quajti qyqarë, por e treta herë është që nganjëherë Ganes
    po i përzihet bujqësia me luftën e fundit në Kosovë, se pare replikoi me Donikën kur tha se pse
    kemi thënë po shkojnë investime në Drenicë. Gabim e pati. Nuk është folur pse janë shkua
    investime në Drenicë, por pse nuk janë shkua edhe në Rahovec, edhe pse Rahoveci është qendër
    e bujqësisë.

    Sa i përket kësaj se a jemi qyqarë a jo, me siguri se Ganja e mban në mend legjislaturën e kaluar,
    një vit më herët, këtu në këtë sallë e kam dhënë votën kundër dhe ashtu siç i luta sot deputetët e
    PDK-së të cilët më 26 qershor e dhanë votën kundër, të mos bëhen qyqarë sot e ta qesin votën
    për. Faleminderit!

  • Hashim Thaçi e ka fjalën.

    ZËVEND
  • Faleminderit, i nderuar kryetar Veseli!
    I nderuar kryeministër Mustafa,
    Kabinet qeveritar,
    Të nderuar deputetë,
    Është një kohë e gjatë që ballafaqohemi me këtë sfidë të themelimit të Gjykatës Speciale nga
    Kuvendi i Republikës së Kosovës. Ka kaluar një kohë, tash e pesë vjet, që kjo çështje diskutohet
    edhe në institucione të Kosovës, edhe në institucione ndërkombëtare dhe diskutohet edhe në
    raportet bilaterale edhe në Kosovë me vendet tjera, por edhe në Kosovë me Bashkimin Evropian,
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjithë mekanizmat ndërkombëtarë.

    Ne si Kosovë jemi ballafaquar me akuza jo të lehta të Dick Martyt, akuza këto të cilat kanë qenë
    përtej imagjinatës edhe të qytetarëve të Kosovës, por edhe të gjithë njerëzve të arsyeshëm. Por
    meqë këtu u hapën çështje edhe të 16-vjetshit të fundit, edhe të periudhës së luftës, edhe të viteve
    90-të, edhe para të 90-të, atëherë më lejoni që t’i them edhe unë dy-tri fjalë, sepse nuk mund ta
    shkëpus opinionin tim dhe, natyrisht edhe vendimin, sepse unë edhe kam votua për Gjykatën, në
    Qeveri dhe do të votoj vazhdimisht edhe sikur të isha deputet këtu, por edhe opinionet e mia
    edhe si zëvendëskryeministër edhe si kryetar i partisë më të madhe në vend, të Partisë
    Demokratike të Kosovës.

    Jam një nga ata që kam diskutuar me bashkësinë ndërkombëtare tash e 5 vjet rreth kësaj çështjeje
    dhe aspekteve shumë të ndërlikuara dhe të komplikuara të këtij procesi. Dhe do të dëshiroja
    shumë që, të gjitha ato trnaskripte, pasi që ka këtu shumë që dëshirojnë për t’i parë transkriptet e
    takimeve të tjerëve, por të vetat kurrë s’ka qejf dikush t’ ua qes kurrkund, e unë kisha pasur
    shumë dëshirë dhe dëshirë më të madhe në jetë veç të botohen diku ato transkripte që kemi
    diskutuar me të gjithë partnerët ndërkombëtarë dhe qëndrimet që i kemi prezantuar ne si
    institucione të Republikës së Kosovës... Nuk e pengova askënd sa foli, e tash kërkoj që të mos
    pengoni.

    Pra, edhe si ish- kryeministër i vendit, por në përgjegjësinë aktuale që e kam në Qeveri, e
    natyrisht edhe qëndrimet e Qeverisë aktuale.


    93
    Askush në Kosovë nuk e ka filluar rezistencën e armatosur, sepse e ka dashur luftën, por nga
    domosdoshmëria për çlirim. Rruga më e lehtë ka qenë për ta sharë Serbinë me ndonjë deklaratë,
    por mos m’ i rezistuar Serbisë, dhe Serbia të kishte toleruar. Por, jam një nga ata që kemi marrë
    vendim t’i rezistojmë edhe ushtarakisht Serbinë, megjithëse pa armë, pa para, pa ndonjë
    mbështetje ndërkombëtare kur e kemi filluar, por ndodhi mrekullia gjatë procesit, fituam edhe
    mbështetje logjistike të fuqishme, për aq sa kemi pasur, por mbi të gjitha mbështetje shumë të
    fuqishme ndërkombëtare.

    Pse e fituam mbështetjen qytetare? Sepse zhvilluam, për të gjithë qytetarët flas, sepse zhvilluam
    një betejë të drejtë, luftë për çlirimin e Kosovës. Fituam mbështetjen e të gjithë qytetarëve të
    Kosovës që treguan mosbindje të plotë qytetare ndaj Serbisë dhe me aktivitetin e tyre edhe aktiv
    në rezistencën për liri të Kosovës.

    Në anën tjetër, pikërisht ky unitet i qytetarëve të Kosovës, i popullit të Kosovës për UÇK-në bëri
    që UÇK të fitojë mbështetje gjithë shqiptare, edhe në Shqipëri, edhe në Maqedoni, edhe në
    Preshevë, edhe në Ulqin e gjithashtu edhe në diasporë dhe kjo bëri që natyrisht të fitojmë edhe
    mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare.

    Po i them këto gjëra, për arsye se të gjitha këto janë të ndërlidhura me njëra- tjetrën, sepse edhe
    procesi i themelimit të UÇK-së, edhe të organizimit të saj, edhe i rezistencës së saj dhe të gjitha
    etapat tjera të mëvonshme, janë të ndërlidhur me njëra- tjetrën dhe i takojnë një procesi të vetëm
    për liri dhe pavarësi të Kosovës.

    Askush nuk ka pretenduar t’i monopolizojë as vlerat as meritat për liri. Meritat për liri të
    Kosovës i takojnë njerëzve që kanë sakrifikuar, njerëzve që kanë mbështetur fuqishëm këto
    përpjekje, thjesht u takojnë të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe kanë merita të tyre secili veç e
    veç, ai që ka jetuar në Kosovë dhe ka rezistuar, sepse veç për të ndëjtur në vitet 1990 – 1998 –
    1999, në Kosovë ka qenë rezistencë, por edhe ata që e kanë ndarë kafshatën e Kosovës për lirinë
    dhe pavarësinë e Kosovës.

    Në anën tjetër, është më se e vërtet se jemi ballafaquar edhe me sfida jo të lehta. Fillimisht,
    Ushtria Çlirimtare e Kosovës u atakua si një krijesë e Serbisë, dhe ju të gjithë e dini. Ajo dështoi
    shpejt, sepse Serbia s’kishte nevojë të krijojë diçka për ta larguar vetveten prej Kosovës.

    Në anën tjetër, dikush,kundërshtarët tanë, flas të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, tentuan ta
    portretizojnë në faza të caktuara Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si fundamentaliste apo islamike,
    por pa sukses, sepse lufta jonë ishte luftë e drejtë, jo fetare, por kombëtare, për liri të vendit.
    Gjithashtu u tentua në faza të ndryshme, shumë të ndjeshme, në faza më kulmore të rezistencës
    sonë të UÇK-ja të etiketohej edhe me epitete të paqëndrueshme ideologjike.

    Lufta e UÇK-së nuk ka qenë ideologjike, ka qenë luftë për liri, për pavarësi, për të drejta
    kombëtare.

    Ju e dini shumë mirë kur etiketohej si marksiste e leniniste, thuaja ti se kishin dalë qytetarët të
    luftojnë në male për marksizëm e leninizëm, dhe për të ardhur përsëri deri tek etiketimet apo
    tendencat për portretizimin e UÇK-së si terroriste. Edhe kjo shpifje u rrëzua shpejt, sepse Ushtria

    94
    Çlirimtare e Kosovës zhvillonte luftë të drejtë, luftë zhvillonte në Kosovë, zhvillonte kundër
    ushtrisë, policisë dhe administratës së dhunshme të Serbisë.

    Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk kreu kurrë sulme ndaj qytetarëve civilë. Ajo i rezistoi ushtrisë
    dhe policisë serbe.

    Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe shqiptarët kurrë nuk shkuan të luftojnë as në Beograd, as në
    Nish, as në Novi-Sad, as në Kragujevc, zhvilluan luftë për liri, zhvilluan luftë për ekzistencë, në
    tokën e vet, në trojet e veta, në Kosovë. Dhe për të ardhur deri tek tendenca tjetër e portretizimit
    të saj si kriminale, gjë që i kanë kontribuar edhe ata që sot flasin këtu me zë të fuqishëm
    patriotik, kinse patriotik, sepse ata e dinë, unë e di çfarë pozicioni dhe çfarë qëndrimesh kanë
    pasur në krejt këtë periudhë 20 vjeçare të rezistencës sonë.

    Faktet flasin se këto etiketime, këta zëra kryesisht edhe me motivacione politike kanë qenë, janë
    dhe do të mbesin të paqëndrueshme.

    Prandaj, unë kam besim të plotë se me gjithë këto shpifje, me të gjitha këto pretendime për
    denigrime, përsëri vlerat më sublime në historinë e lëvizjes kombëtare të shqiptarëve, UÇK-ja
    është vlera më e lartë kombëtare e lirisë së shqiptarëve.

    Ishte hera e parë në historinë tonë që zhvillonim luftë në gjithë territorin e Kosovës, sepse jemi
    pas mësuar nga historia, një krahinë luftonte tjetra nuk ishte mirë e organizuar, por kësaj radhe
    ndodhi mrekullia, u organizuam aq sa u organizuam, aq sa ditëm, aq sa patëm mundësi, por
    ndodhi mrekullia dhe fituam lirinë, e larguam Serbinë prej Kosovës.

    Dhe në të gjitha këto procese ne kaluam bashkërisht, në një bashkëpunim shumë të ngushtë edhe
    me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe Bashkimin Evropian, edhe me NATO-n për të
    kulmuar me bombardimet e NATO-s.

    Natyrisht se këtu u përmendën dhe vazhdimisht përpiqen që të prezantojnë këtë proces politik të
    deformuar, të devijuar, se gjëja janë shkelur disa parime për çka kemi filluar rezistencën.

    Unë përsëri e theksoj fuqishëm dhe i qëndroj shumë fuqishëm asaj që kemi vepruar si delegacion
    i Kosovës në Rambuje, që kemi arritur nënshkrimin e marrëveshjes me bashkësinë
    ndërkombëtare flas, dhe refuzimin e Serbisë e në të njëjtën kohë filluan bombardimet dhe fituam
    lirinë.

    Këtu, edhe atëherë ka pasur, Albini ka qenë kundër gjithë, edhe te procesi i menjëhershëm i
    pasluftës. Këtu flitet për çarmatim të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Unë ndihem shumë krenar
    që kemi arritur që të demilitarizojmë dhe transformojmë, se nuk përmendet transformimi në
    fjalorin e Albinit, hiq, të demilitarizojmë dhe transformojmë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në
    Trupë Mbrojtëse të Kosovës, duke nënkuptuar një marrëveshje kuptimplote, shpresëdhënëse dhe
    me vizion për themelimin e Ushtrisë së sotme të Kosovës.

    Ishte procesi më i suksesshëm i një lëvizjeje guerile në botë, që kemi arritur bashkërisht me
    NATO-n. Në të njëjtën kohë prej të gjithëve u vlerësua si lëvizje çlirimtare guerile më e

    95
    suksesshme në botë, ani pse dikush thotë që kanë munguar armatimi. Jemi të vetëdijshëm, por ne
    fuqinë e NATO-s nuk e kemi pasur në atë kohë dhe fuqi e fabrikë armatimesh nuk kemi pasur,
    sepse është e vërtetë që krejt qytetarët kanë kërkuar armatim për të qenë në istikame të luftës, por
    një gjë ua them, ne ia kemi afruar Albin Kurtit dhe atë e ka refuzuar, gjithashtu, për t’u
    bashkangjitur njësiteve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pra, një ka tepruar.

    Tek pas lufta, u përmendën këtu deformime të ndryshme. Krejt jemi të vetëdijshëm se kanë
    ndodhur deformime pas luftës, sikur në çdo shoqëri të tranzicionit që do të mund të ndodhin dhe
    kanë ndodhur. Bile mund të them se më pak kanë ndodhur në Kosovë deformime, kur e kemi
    larguar Serbinë dhe jemi ballafaquar pastaj me procese tjera demokratike, se sa në disa vende që
    veç sistemin politik e kanë ndryshuar, që kanë shkuar edhe në përleshje të armatosura e ku ta di.
    Këtu s’ka ndodhur, është fakt, është meritë e të gjithëve. Por është edhe realitet, që s’po e
    përmendi me emër, ka pasur zona që gjatë luftës janë kanë qenë 400 ushtarë krejt, menjëherë,
    pas 3 dite pas luftës, 4000 njerëz me uniforma.

    (Ndërhyrje)

    E më pastaj në daç shkruaje e zënë, në daç e këtij, në daç e atij. E për uzurpime ju flas edhe juve
    me emër e mbiemra nëse doni, juve të “Vetëvendosjes”.

    Ndërsa, për të ardhur në proceset e mëvonshme, edhe te procesi i negociatave për pavarësinë e
    Kosovës. Është e vërtetë, unë kam qenë opozitë dhe e flas shumë hapur dhe në mënyrën më të
    sinqertë të mundshme, edhe unë kam pasur hezitime të mia a t’i bashkëngjitem atij procesi apo
    jo. Por u jam mirënjohës të gjithë bashkëpunëtorëve të mi që jemi ulur, kemi diskutuar dhe kemi
    marrë vendim si parti që t’i bashkëngjitemi Ekipit të Unitetit që zhvillonte këto negociata në krye
    me presidentin Fatmir Sejdiu, kryeministrin Agim Çeku, e gjithashtu ka qenë Blerim Shala, zoti
    Veton Surroi dhe unë si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, me atë ekipin që i thoshit edhe
    i unitetit edhe i elefantëve i cili ka qenë gjithashtu me përgjegjësitë kuptimplota dhe shumë të
    larta institucionale të Kosovës.

    Mirëpo, ne kemi qenë të angazhuar të gjithë në realizimin e atyre marrëveshjeve, në arritjen e
    atyre marrëveshjeve dhe votimin e atyre marrëveshjeve, këtu. Dhe them se kemi qenë partia
    ndoshta më e përgjegjshme në vendimmarrjet që i kemi votuar këtu dhe ruajtjen e këtij
    partneriteti, ndoshta edhe më tepër se disa parti që kanë qenë në koalicion atëherë, bile Qeverinë
    e kemi ruajtur të mos bie, duke u munduar të kryejmë sa më shpejt procesin e pavarësisë së
    Kosovës.

    Në atë kohë, gjithashtu zhvillohej zhurmë kundër Ekipit të Unitetit. Realisht, mua s’më kanë
    akuzuar shumë, derisa ua kam treguar vendin se nuk bëhem pjesë e të keqes kundër atyre
    njerëzve që ishim bashkërisht aty e që akuzonin me epitete të ndryshme edhe presidentin Sejdiu,
    edhe kryeministrin Çeku, edhe Vetonin që u thoshin epitete më të ulëta duke i quar edhe bari dhe
    duke i quajtur me epitetet më të ulëta shtazarake, në kuptimin shtazarak dhe kanë shëtitur nëpër
    sheshin “Nëna Terezë” ju e dini atë magarin, poshtë e përpjetë.

    Dhe natyrisht, unë u kam treguar shumë qartë se nuk pajtohem me ju dhe nuk do të jam pjesë e
    reagimeve, edhe pse jam në opozitë, sepse jemi në ekip të unitetit dhe nuk pajtohem as me

    96
    etiketime që ua bënit presidentit Sejdiu, dhe kryeministrit Çeku, dhe e as Vetonit, dhe në asnjë
    rrethanë as Blerimit. E pastaj jam futur edhe unë në listën e akuzave të tyre, por s’jam mërzitur
    as atëherë, e as tash.

    Mirëpo, rezultati doli të ishte në interes të qytetarëve, në interes të vendit dhe me bërjen e
    Kosovës së pavarur dhe sovrane.

    Për të vazhduar pastaj me njohjet që i kemi sot, 111 njohje e dikush vlerëson që kjo edhe s’është
    pavarësi, e ju e dini edhe ditën e pavarësisë kanë deklaruar se kjo s’është pavarësi, por krejt bota
    kështu e ka bërë vendin e pavarur dhe sovran.

    Tek gjenocidi i Serbisë në Kosovë. Juve ju kujtohet shumë mirë, se iniciues i këtij procesi ka
    qenë Partia Demokratike e Kosovës dhe unë e kam prezantuar qëndrimin tim edhe në Këshillin e
    Sigurimit, në një institucion respektabil. Unë vazhdoj të besoj, nuk jam legalist, por flasin faktet,
    se Serbia, shteti i Serbisë flas, bene dallimin në mes Srebrenicës gjenocidin serb dhe dallimin në
    mes gjenocidit të shtetit të Serbisë, në Kosovë. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. Me
    përgjegjësinë më të lartë shtetërore, politike, ushtarake...

    Ajo rezolutë do të kalojë, por ishit ju që e vonuat. Tregohuni të sinqertë. OK! Ju ishit që e
    vonuat.

    (Ndërhyrje)

    Ju lutem! Unë s’ju pengova kur folët rrafsh prej orës 10, e tash u bë ora 18.

    Pra, i kthehemi formimit të ushtrisë së Kosovës. Më 17 shkurt të vitit të kaluar, ju lutem, me 17
    shkurt të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për themelimin e Forcave të
    Armatosura të Kosovës. Pikërisht ndërskamcat politike, ju lutem, në mes partive shqiptare, duke
    u frikësuar se mos po fito Thaçi poenë politikë, e ka bërë që të mos formohen Forcat e
    Armatosura të Kosovës.

    Për sqarim! E di që keni për të akuzuar menjëherë. S’ka qenë Lista Serbe atëherë, të lutem.
    Atëherë, Grupi parlamentar i komuniteteve ka qenë i gatshëm të votojë. Themelimi i Ushtrisë së
    Kosovës është peng e interesave krejt të ngushta partiake i atyre partive që kanë qenë në atë kohë
    në opozitë, dikujt më shumë, dikujt më pak.

    Pra, tash dëshiroj t’u drejtohem të gjithë deputetëve, dëshiroj t’i drejtohem të gjithë qytetarëve të
    Kosovës: themelimi i Ushtrisë së Kosovës, i Forcave të Armatosura të Kosovës është peng tash e
    një vit e gjysmë e interesave të ngushta në atë kohë të spektrit politik ndërshqiptar. Partnerët e
    koalicionit të komuniteteve edhe serb, edhe jo serb, kanë qenë të zotuar të votojnë.

    Arsyeja pse s’keni votuar, keni menduar se po fiton Hashim Thaçi poenë politikë ndërsa sot e
    kërkojmë të votojmë, por urdhëroni veproni, gjene çelësin, rrugën dhe mënyrën e votimit e unë
    jam i gatshëm t’ ju ndihmoj.


    97
    Jo, jo, mos e dërgoni gishtin kah Lista Serbe se s’ka pasur listë serbe atëherë, të lutem dhe nuk
    mund të shitni këtë.

    Dhe, në anën tjetër edhe diçka dëshiroj të sqaroj për ju deputetë të nderuar dhe të gjithë qytetarët
    e Republikës së Kosovës.

    Po flisni për njëfarë raporti të EULEX-it. Është mirë që EULEX-i tri herë ka dalë publikisht se ai
    nuk është raport i EULEX-it. Atë raport e keni hartuar ju për t’ia shitur opinionit publik si i
    EULEX-it. Unë mund tua përmendi edhe me emra, por duhet të ju vjen me të vërtetë shumë keq
    nga vetvetja. Nëse s’ju keni treguar partive tuaja, që e keni bërë vet, unë jam i gatshëm pas këtij
    fjalimi të tregoj edhe kush e ka shkruar, qysh e ka shkruar, si e ka prezantuar dhe cili ka qenë
    qëllimi. Pra, ai raport nuk është i EULEX-it që jeni munduar të futni ndërskamcën ndërshqiptare,
    por është produkt i këtyre për t’u thirrur kinse në emër të EULEX-it se ata nuk po ditkan të
    lexojnë dhe të reagojnë, prandaj është punë shumë e pastër si loti.

    Te dialogu, e përmendët kapitullimin e dialogut Kosovë – Serbi. Unë mendoj që... Jo, por ju e
    thatë kapitullim, e ajo është marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes shtetit të
    Kosovës dhe Serbisë.

    Ajo marrëveshje për herë të parë pas luftës, ne jemi takuar edhe në Vjenë, edhe me president e
    kryeministra të Serbisë, por kur kemi shkuar në Vjenë kemi qenë në kornizat e Organizatës së
    Kombeve të Bashkuara, e gjithashtu Rezolutës 1244. Për herë të parë, në vitin 2012 jemi ulur me
    Serbinë. Si fitues në nivel të barabartë si dy shtete të pavarura dhe kemi arritur marrëveshje të
    paqes. I qëndroj asaj marrëveshjeje plotësisht deri në fund dhe ndihem me përgjegjësi, ndihem i
    përgjegjshëm për nënshkrimin që e kam në atë marrëveshje dhe marrëveshje tjera që po
    realizohen.

    Sa i përket dialogut, unë dëshiroj të falënderoj Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës që ka qenë
    shumë e përgjegjshme në atë proces. Nuk flas për politikë as me ndërskamca politike, por me
    sinqeritetin më të madh. Gjithashtu falënderoj LDK-në që e ka votuar marrëveshjen e arritur në
    Bruksel. E thashë të parën Aleancën, sepse ka participuar në proces, ndërsa LDK ka votuar dhe
    mendoj që ka qenë gjithçka kushtetuese dhe ligjore, dhe këtë e ka konfirmuar edhe Gjykata
    Kushtetuese e Kosovës.

    Por, për dialog, bëhuni edhe ju tash të sinqertë “Vetëvendosjes”, sa e kishit atë VLAN-in,
    organizimin tuaj, ju kërkonit të udhëhiqni dialogun, ndërsa sot, mos të na mundoni këtu jo
    dialogu, jo ç’dialogu. Ju keni kërkuar vet të jeni udhëheqës të dialogut, vetë t’i prini atij procesi,
    vetë të uleni me Serbinë. Është fat që nuk e keni pasur atë mundësi, sepse i kishit bërë dëm
    vendit, as nuk dini as nuk guxoni.

    E përmendët bashkimin kombëtar. Përsëri po ju them, ju vetëm flisni për bashkim kombëtar.
    Kund në program tuajin, në angazhimin tuaj, në veprimin tuaj nuk shkruan dhe nuk veproni për
    bashkim kombëtar.

    I përmendët gjithashtu edhe frikën prej aktakuzave të Serbisë. Ju, të “Vetëvendosjes” së paku
    diçka keni shumë të lehtë. Juve, me përjashtim të Rexhep Selimit, asnjë tjerëve s’ju rrokë asnjë

    98
    aktakuzë e Serbisë. Rexhepi është diçka tjetër, ndërsa ju të tjerët, rrini shlirë, se s’ju rrokë, se
    s’keni bërë ndonjë sherr.

    (Ndërhyrje)

    Glauk, unë s’po flas për babë tëndin, por po flas për ty, ti je deputet, jo Sherifi.

    Tjetër, sa i përket aktualitetit, gjithashtu zotëriu atje me mjekër hodhi akuza të pabaza, por unë e
    kam vetëm një pyetje për të: Qysh ishte e mundur Sllobodan Millosheviqi t’u bëjë mik shtëpie
    vetëm juve dhe Rrahman Morinën? Prej 2 milionë shqiptarëve, qysh ishte e mundur, ku ju gjeti
    juve tashti këtë entuziazëm patriotik në Kuvend të Kosovës?

    Ku ishit ju, si më supermena, më familje? Prandaj vetëm pyetni veten, pastaj fol për të tjerët.
    Mik shtëpie, mos harro! Shikoi procesverbalet e Tribunalit të Hagës. S’po dua tjetër të them, se
    kam edhe tjera, por s’të them.

    (Ndërhyrje)

    Jo, jo, s’ta përmenda emrin.

    Prandaj, deputetë të nderuar, Qeveria e Kosovës ka proceduar ndryshimet e nevojshme
    kushtetuese që të themelohet Gjykata Speciale si një vendim jo i lehtë, por i domosdoshëm në
    kuadër të përgjegjësive dhe thellimit të partneritetit me bashkësinë ndërkombëtare, i
    përgjegjësive tona që këtë sfidë thjesht të mos e vëmë si pengesë për rikthim ose si pengesë që
    do të na kushtonte në një vonesë shumë të madhe për vendin tonë të lëvizë drejt integrimeve
    euro-atlantike.

    Dëshiroj të theksoj se ne, këtë vit, vitin 2015, gjysmën e vitit 2015 mund ta shndërrojmë në vit
    evropian të Kosovës, edhe me nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim- asocim, edhe për
    rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave, edhe për anëtarësim në UNESCO, edhe në
    Interpol e gjithashtu edhe për aplikim të suksesshëm në Këshillin e Evropës.

    Unë nuk mund ta imagjinoj këtë rrugëtim të së ardhmes sonë si vend, shoqëri dhe institucione të
    izoluara, por si një proces që lëvizim përpara bashkërisht, pa dallime partiake, e në të njëjtën
    kohë në një bashkëpunim shumë të ngushtë edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe
    Bashkimin Evropian edhe me NATO-n.

    Prandaj, deputetë të nderuar, ju ftoj të gjithëve që të votoni pro themelimit të Gjykatës Speciale.
    Faleminderit!

  • Janë paraqitur për replikë: Ramush Haradinaj, Albin Kurti dhe Fisnik Ismajli.

  • Më falni që jam edhe një herë në foltore!
    Kryeministri na falënderoj për rol në dialog. Faleminderit, kryeministër, atëherë ke qenë
    kryeministër, tash je zëvendëskryeministër!


    99
    Shikoni, mua më ranë ndërmend do situata, tash po më duhet të them faleminderit që ma ke
    shtruar tepihun e kuq kur kam ardhur, por unë s’po dua ta shtroj, s’po kam qejf për të bërë vaki
    ty as kurrkujt prej këtyre, e unë po mendoj kolegun që e ke afër mezi s’po pret ta shtrojë,
    kryeministri Mustafa.

    Domethënë e ka në skenar edhe këtë tepih për ty, edhe për kolegët tuaj besoj, s’ka diçka të
    jashtëzakonshme. Kjo është diçka që e di krejt Kosova, veç nuk po thonë.

    Edhe tjetra, që po dua të them unë, besoni në asi tepih s’kam qejf ta shoh as kryeministrin
    Mustafa e asnjë shqiptar timin. Faleminderit !

  • Albin, fjala është për ty.

  • Së pari, unë së pari sot e kësaj dite mendoj që çarmatosja e UÇK-së ka qenë
    gabim për shkak se Ushtria Çlirimtare paraqet bërthamën e shtetit të ardhshëm dhe për shkak se
    ajo u çarmatos, ne sot e kësaj dite s’kemi bërthamë. Ne jemi në margjina të vetvetes. Neve na
    mungon qenësia shtetërore në bërthamën e saj, dhe kjo konsideroj se është gabim i madh, por, ky
    nuk është gabim nëse ju insistoni që keni bërë mirë. Unë po ua lë një hapësirë që ju të pranoni
    gabimin e mbase edhe ua falim pastaj, mirëpo ju po insistoni që s’keni gabuar. Prandaj është
    vështirë të them se është gabim kur ju insistoni në gabim. Këtu bëhet fjalë mandej për qëllim të
    keq.

    Minimumi çka keni mund të bëni është që në fund të majit ose në fillim të qershorit të vitit 1999,
    të thirreni në parimin e Ligjit ndërkombëtar që quhet rebus sic stantibus, që do të thotë kur
    ndërrojnë fundamentalisht.

    Rrethanat atëherë një marrëveshje konsiderohet e pavlefshme. Dhe këtë keni mundur ta bëni,
    sepse keni mundur të thoni që Rambujen e keni nënshkruar duke pasur parasysh masakrën e
    Reçakut, por ajo çka ka ndodhur gjatë bombardimeve ka krijuar situatë të re, nuk e keni bërë me
    çka tjetër keni qenë të zënë ju e dini më së miri.

    Ju po na tregoni qysh keni luftuar për UÇK-në, e për lirinë e kështu me radhë, ju thoni këtë në
    Euro News mos na thoni neve, se nuk është në rregull në televizionet lokale këtu në Parlament
    skifter e para mediave të huaja pulë, se atje keni thënë keni qenë larg vijave të frontit. Kjo nuk
    është korrekte, edhe atje bëhuni skifter, e jo atje pulë e këtu skifter. Te shtëpia skifter e në kojshi
    pulë. Më tutje unë nuk flas që UÇK-ja ka bërë krime asnjëherë edhe unë s’mendoj që UÇK-ja ka
    bërë krime, UÇK-ja ka pasur edhe gjykatë ushtarake, por ka krime të pasluftës të njerëzve që
    mund të kenë qenë në UÇK. Korrupsioni edhe krimi i paqes është problemi i këtij vendi. Ky
    vend nuk është mbrapa për shkak të krimeve të luftës të shqiptarëve, por për shkak të krimeve të
    luftës së Serbisë edhe krimeve të paqes shqiptarëve, sepse cili është ai treg i lirë që vëllezërit e
    djemtë e kryeministrave i bën milionerë, cili është ai treg i lirë po thonë ekonomia e tregut të lirë.

    Pse sot gjysma e Kosovës duhet të shkojë të marr zall te Idrizi, vëllai i Hashimit, nuk është në
    rregull kjo punë. Rrini klasë e mesme, pse po pasuroheni nëse jeni në politikë s’ka me u pasuru
    rrini klasë e mesme, në klasë të mesme shërbeni më së miri. Po edhe milionerë, edhe

    100
    kryeministra kjo tregon që ju keni ambicie të mëdha për veti e të vogla për Kosovën. Ne kemi
    nevojë për politikan që i kanë ambiciet e mëdha për Kosovën e të vogla për veti e jo anasjelltas.

    Sa i përket marrëveshjes së Vlonit më 10 shtator, askund fjalën Serbi nuk e ki në marrëveshje,
    merreni lexojeni. Ne themi me udhëheq dialogun, por themi dialog prej poshtë me serbët e
    Kosovës për zhvillim i hapur, demokratik. Fjalën “Serbi” nuk e ki në marrëveshjen e 10 shtatorit,
    lexoje edhe njëherë. Mos e lexo vetëm mediat që i financon ti vetë. Lexoje edhe tekstin e
    marrëveshjes dhe krejt në fund unë besoj që i gjithë ky debat që po bëhet tash është për ta
    shmangur vëmendjen nga e keqja që na pret.

    Ajo e keqe ajo është e keqe fort speciale, në formën e kësaj gjykate speciale. Andaj edhe njëherë
    them për të mirën e Kosovës anash dallimet partiake, e ideologjike ne do të duhej që të mos
    lejojmë që të na qahet sistemi i drejtësisë dhe të na dënohet UÇK-ja. Faleminderit!

  • Ismajl edhe Fisnik replikë të shkurtë e keni, ishalla ju përmbaheni.

  • Faleminderit! Nga ajo që dëgjuam nga zoti Thaqi nuk më bënë përshtypje
    këto akuza për mua që ishin mjegull dhe të pabazuara, por një çështje vërtetë më bëri shumë
    përshtypje fajin për mos formimin e ushtrisë ua la pjesës shqiptare derisa edhe këto ditë Lista
    Serbe po deklarohet para dy dite publikisht që është kundër formimit të ushtrisë.

    Nëse zoti Thaqi e ka at çelësin që e paska pas vitin e kaluar e nëse është e vërtetë që Lista Serbe
    është për ushtri le ta përdorë edhe tash, ka kaluar një vjet po s’u bë nami ta formojmë tash
    ushtrinë mos ta lë at ligj të pres deri në vjeshtë, e deri vitin tjetër, derisa t’ua plotëson edhe nja 5-
    6 kërkesa e tani ndoshta bëhet ushtria.

  • Faleminderit!

    (Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetari i Kuvendit, z. Xhavit Haliti.)

  • Fjalën e ka zoti Veseli, kryetari i Parlamentit.

  • Faleminderit, i nderuar kryesues!

  • Atëherë, zoti Fisnik merre e ke një minutë.

  • Po më vjen mirë që kryeministri i Punëve të Jashtme u mor me mua, kjo
    domethënë që njëfarë sikleti e paska pasur këtu, e paska njëfarë të vërtete çka kam fol.

    Po, a s’u bë boll bre duke akuzuar baballarët e të gjithëve që ta zënë udhën diqysh se s’po ki ku
    me na u kap neve. Pa pasur kurrë kurrfarë dëshmie unë kurrë s’fola për babën tënd qysh ka
    vjedhur pula se s’kam dëshmi, por kështu po flitet edhe për tonin.

    A ka qenë mik i shtëpisë Milosheviqi me babën tim a jo mbetet ty të dëshmosh, por çka është e
    dëshmuar është miqësia jote me Daçiqin zotëri, edhe me krejt këta tjerët që na ke pru në këtë
    derexhe deri tash edhe të përgëzoj për këtë punë. Bravo!

    101
  • Faleminderit! Fjalën e ka kryetari i Parlamentit, zoti Veseli.

  • Faleminderit, shumë!
    Visar do të filloj me ju, realisht kur ka njeri përgjegjësi dhe kur të del njëfarë forme e ka
    mundësinë atje te mikrofoni e ndjen veten pak përgjegjës ndoshta kjo arsyeja nganjëherë kur
    edhe e teproj se e lëshoj bukur shumë qysh thotë edhe populli “në ler” që të flasë secili në
    formën e vetë.

    Megjithatë, unë e di se ti si kryetar i partisë nuk është e mirë edhe ajo formë ku unë i drejtohem
    dikujt me epitet, m’i ngjit epitet e aq më tepër pastaj edhe mi fol në disa aspekte bash
    drejtpërdrejtë. Vetëm ti në qoftë se je prind, në qoftë se ke familje mendo edhe këtë qysh e kishe
    ndje veten me qenë atje lart si unë edhe Albini i cili është mbrapa teje, bashkë partiak i yti 14
    vjet me u ballafaqua me akuza, në të njëjtën kohë me iu ballafaquar me akuza goxha të rënda me
    qenë edhe babagjysh, me qenë edhe babë, me qenë edhe prind tu ... me i pas në burg edhe në të
    njëjtën kohë prej kodoshëve, matrapazëve, i akuzuar edhe prapë pas 14 vjet hala nuk del dëshmi
    ta qes thjeshtë e qet jashtë takti një njeri që 14 vjet merret me gjyqësi pastaj gati na mbyll edhe
    seancën. Pastaj unë duhet të reagoj për arsye se nuk e thash shkoni e rrehuni si e more, merre
    edhe transkriptin po thashë dilni jashtë shkoni në gjykatë ose kudo po këtu mos na ...

    Dëgjo, nuk e thash shkoni në gjykatë por ideja dilni jashtë merruni mes vete shkoni atje qartësoni
    çështjet, por mos na e bëni këtu arenë të akuzave. Edhe dëgjo, më vjen rëndë si po flas
    individualisht veç pasha besën këto 16 vjet në qoftë se ka gjeneral serb, në qoftë se ka njeri që ka
    vra prej serbëve shqiptarë edhe foshnja që u prek shqiptarëve sa janë prek ish luftëtarët e
    Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës betohem në bukën edhe në gjakun tim si shqiptar. Po, jo bre kjo
    është çmenduri realisht vetë fakti kjo ku kemi ardhur sot këto akuza mes veti e kanë pru gjykatën
    speciale.

    Po shaka janë tu bë ata, qe ku i ke shaka janë duke bë. Duke e parë një realitet i cili është i rëndë
    njerëzit që e akuzojnë njëri-tjetrin, po nuk mërzitet çfarë baze ka, mua nuk më mërzitet çfarë
    fakti ka ta fut më së rëndi si është, kur i thua po hajde kjo ka qenë arsyeja pse kam kërkuar
    çdoherë. Mirë, shumë mirë thuaj vrasës, je vrasës ama trego kënd e ka vra.

    Shko bre edhe në gjykatë se jemi shtet ligjor, arsyeja pse në Kosovë nuk po na lejojnë të bëjmë
    gjykatë speciale është se nuk kemi aftësi me qenë shtet ligjor. Për arsye se dëshmitarët po na
    humbin gjoja. Për arsye se kodoshë e matrapazë nuk po e ndjejnë veten sigurt, kjo është arsyeja
    që ka me na u fut, kjo është një arsye edhe si ka me pësuar, kjo është një arsye edhe pse ka me
    ndodh gjykata speciale.

    Dikush mundet të thotë pse e keni votuar se tash është kjo ndjenja emocionale mes asaj kush e
    voton, kush nuk e voton edhe kemi mbet, a e kupton më vjen keq për nivelin realisht tonin, për
    arsye se e kishim marrë pak më seriozisht qysh na ka ardhur kjo fatkeqësi.

    Gjykata speciale, kurrë s’e besoj që ka ardhur prej Beogradi, shani sa të mundeni, mallkoni çdo
    të zezë edhe kanë të drejtë legjitime Beogradi me qenë kundër neve, thjeshtë se ju ka tharë si me
    thënë hamari, ju ka tharë tagjia. Po ka ardhur edhe ka me dal krejt në dëshmi, dëshmitarë të
    gjitha s’kanë me qenë larg. Më vjen rëndë, kanë me qenë këso akuzash të cilat i ka bë Fisniku,

    102
    kanë me qëndruar 3,4 vjet, 5 vjet në burg edhe kanë për tu lutur pa faj që kam me thënë s’e di por
    kam menduar, kam qenë i rrezikuar, kam me fituar një azil, kam me shku diku kam me thy
    qafën, thjeshtë. Kjo është edhe arsyeja pse nuk duhet të hapen arkivat, për arsye se na kanë vu në
    pozitën më të ultë, për arsye e na kanë vu se nuk kemi moral, nuk kemi dinjitet, s’mund të
    forcojmë shtet, nuk jemi shtet ligjor.

    Të gjitha këto kanë krijuar këtë pësim, tash a e votojmë a jo. Na së bashku me Bashkësinë
    Ndërkombëtare kemi ardhur edhe shpalljen e pavarësisë, edhe çlirimi në fakt, edhe procesi i
    shpalljes së pavarësisë, edhe realisht edhe herën e kaluar kemi biseduar unë personalisht, të
    nderuar deputetë të gjithë çka jeni këtu, por veçanërisht partisë time, Partisë Demokratike të
    Kosovës, në qoftë se mendon dikush se do t’i ndihmojmë bashkëluftëtarët tonë, se do ta evitojmë
    gjykimin as unë s’e kisha votuar.

    Por, jam i i bindur 100% se jo veç që s’kemi për t’i ndihmuar atyre të cilët kanë me u akuzuar,
    por kanë për tu akuzuar edhe më shumë të tjerë, ka për tu dëmtuar edhe shteti i Kosovës përmes
    ri aktualizimit 12/44. Andaj gjykoni edhe vetë cila është e mira, cila e mira e luftës së Ushtrisë
    Çlirimtare të Kosovës, cila është e mira e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe e
    cila është kauza jonë e drejtë.

    Na duhet t’i votojmë, të mendojmë edhe jashtë si emocioni individuale, shumica prej neve çka
    kemi qenë në luftë nuk po di qysh mi gjet një fjalë unë flas për mua, .... e kam qatje jetoj, as nuk
    mërzitem o kam mundur të vritem moti, thjeshtë bile tash i kam edhe katër fëmijë i ruajt zoti
    pasluftës, realisht.

    Kryeministri është fakt, ish kryeministri kryetari i partisë mundet të ju bëjë akuza në çdo send
    prej ditës së parë me do alltia të ndryshkëta si ia kemi nis na kanë sharë. Dëgjo, s’po dua të hyj
    në emocionale asgjë veç nuk ka të sharë dje që s’ka ndodh. Adem Jashari ka qenë bashkëpunëtor
    i Serbisë u quajt se po mban allti edhe në Prekaz po rri me armë. Veç si u vra nuk e shajnë sot,
    edhe u vra me tërë familjen edhe ka hala njerëz mendojnë që ai ka dashur t’i vras familjen, ka
    dashur me e mbyt familjen, por u tregua kokëfortë edhe nuk është dorëzuar.

    Realisht le të mbetet në ndërgjegjen e çdokujt. Kisha pas nja dy llafe t’i flas pasi i kemi edhe
    përfaqësuesit e Bashkësisë Ndërkombëtare. Ne do ta votojmë gjykatën speciale, do ta votojmë
    për arsye se e mira e atdheut tonë edhe mendojmë mbi interesat individuale, por edhe ju është
    mirë të respektoni më shumë shtetin tonë, pavarësinë e vendit tonë.

    Qytetarët tonë mos me i lënë të izoluar, ka 5 vjet si qytetarët tonë janë të izoluar padrejtësisht,
    bëni standarde, thuaja se Kosova është çerdhe e krimit të organizuar, thuaja se Kosova e ka shpik
    krimin e organizuar, korrupsionin. 1.5 miliardë i kemi buxhet, as s’ka lind në Kosovë krimi i
    organizuar, as nuk do të përfundojë si fenomen krimi i organizuar, edhe në qoftë se ka dështim të
    kosovarëve, ka dështim edhe të juaj.

    Për arsye se pretendimet e Dik Martit për 16 vjet kanë mundur të trajtohen në Kosovë, për arsye
    se askush s’ju ka ndal, për arsye se e keni pasur pavarësinë plotë, thjeshtë. Por, na pavarësisht
    faji joni për arsye se vendi jonë është edhe përgjegjësinë kemi për ta marrë na.


    103
    Thjeshtë, edhe ju pastaj është mirë me e marrë edhe këtë mesazh të votimit tonë si mirëkuptim,
    shtetësinë tonë, me leju me u forcue gjyqësia jonë, me pas mundësi, me pas kompetenca më
    shumë me ballafaqu me luftën kundër krimit të organizuar edhe në të njëjtën kohë edhe në qoftë
    se ka nevojë edhe me krime të cilat mund të jenë të luftës, por edhe njëherë 16 vjet pasluftës
    një,... për Kosovën e vogël përball një Serbie që na ka masakruar shumë rëndë është ndjenjë e
    rëndë. Kjo është pjesa emocionale, pjesa racionale do ta votojmë dhe i thërrasë deputetët të mos
    gaboni mos me e votue.

    Ne bashkarish sa jemi këtu, por veçanërisht rinia a është mirë me komunikui më shumë mes vete,
    me punu për arsye se s’kam me zhvilluar këtë vend, as s’kam për ta ruajtur, as s’kam për te
    mbrojtur askush në qoftë se s’e mbrojmë ne. Askush nuk do të vjen me na krye punën tonë ashtu
    siç na ka ndodh gjykata speciale si na vjen si dështim i Kosovës njëjtë do të ndodhin edhe
    dështimet tjera, veçanërisht fushën e zhvillimit ekonomik. Faleminderit, shumë!

  • Faleminderit! Konsideroj që, mirë Visar mirë se ta ka përmend emrin ke të drejtë
    ti edhe në rregull, ta ka përmend emrin ke të drejtë në replikë një minutë nëse mundesh ta
    shkurtosh.

  • Së pari mendoj që si kryetar i Kuvendit edhe këtë duhet ta keni të qartë po e
    shoh se shpeshherë ende nuk po mundeni të gjendeni në postin e juaj të ri, duhet ta keni të qartë
    që ka dallim në mes asaj që e thu në foltore si deputetë edhe mes asaj që e thua nga pozicioni nga
    ulësja e kryetarit të Kuvendit.

    Kur je në atë karrige e ku jeni tash, jeni kryetar i Kuvendit prej këtu jeni edhe si deputetë, këtu
    edhe mund të jepni vlerësime politike e ku ta di unë mbase edhe të ngjitni emra të ndryshëm
    deputetëve, por jo atje. Jo nga pozita e kryetarit të Kuvendit se aty je kryetari i gjithë deputetëve,
    jo vetëm i atyre që të kanë votuar dhe të kanë bë aty.
    E dyta, po më duket që pak si tepër jeni duke derdhur lot për Serbinë, bre. Në njërën anë Hashim
    Thaçi thoshte mos ia ngjitni fajin Listës Serbe, në anën tjetër ti po thua s’na e ka pru Serbia po e
    kemi bë vetë, pse po e mbroni Serbinë?!

    Mos harroni që këtu ka gisht Serbia, jo vetëm në gjykatën speciale drejtpërsëdrejti, por edhe në
    raport me Dick Martin edhe në sponsorizimin e këtij raporti si raport ose si dokument të Këshillit
    të Evropës. Pse po e mbroni Serbinë edhe pse më shumë po ia qani hallin asaj...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Mos ia ndal, regjia nuk e di mos ia ndal fjalën.

  • Meqenëse, ligjëruat tema ekonomik që thatë e ka humb Serbia hambarin unë po
    ua përkujtoj edhe njëherë një diçka që e dini: Serbia zyrtarisht i merr më së paku 400 milionë
    euro në vit nga Kosova duke eksportuar mallra edhe ato bëhen edhe në bashkëpunim me ca
    biznesmenë të pasluftës këtu, të cilët janë pasuruar duke i tregtuar këto, e shumë prej tyre ju i
    njihni personalisht.


    104
    Thatë që “Vetëvendosja” ju ka akuzuar për vrasje, në fakt “Vetëvendosja” juve kurrë s’ju ka
    akuzuar për vrasje, ne e kemi vë në pah hipokrizinë e këtij bashkëpunimi në mes të në këtë rast të
    kryeministrit Isa Mustafa dhe teje duke qenë se LDK-ja dhe Isa Mustafa ju kanë akuzuar juve
    personalisht për vrasje të anëtarëve të LDK-së dhe tash ju kanë bërë kryetarë Kuvendi. Ne këtë e
    kemi vë në pah vazhdimisht si hipokrizi politike, ne nuk kemi thënë që ju i keni vrarë. Ne sa
    kemi kërkuar dhe çfarë insistojmë që të bëhet është që të hetohet SHIK-u, organizatë kjo e cila
    ka funksionuar edhe paligje, pra në kundërshtim me ligjin edhe për të cilin nuk dihet as nga është
    financuar, as çfarë ka bërë në Kosovë, as çfarë dëshmi ka mbledhur, çfarë informata dhe kujt ia
    ka dhënë.

    Këtë e kemi kërkuar dhe vazhdojmë ta kërkojmë që të ndodh nga Kuvendi i Republikës së
    Kosovës. Pra, SHIK-u duhet të hetohet edhe ju si kreu i SHIK-ut. Kjo duhet domosdoshmërish të
    bëhet në mënyrë që të zbardhet ajo, po a s’ më thoni ju mua meqenëse ju e keni pranuar që keni
    qenë kreu i SHIK-ut së paku ju siç e keni pranuar deri në vitin 2008, një shërbimi informativ që
    thoni që ka mbledhur informata edhe këto informata i ka dorëzuar diku. Pse kurrë nuk dolët të ju
    tregoni qytetarëve të Republikës së Kosovës se si u pasuruan politikanët e Kosovës pasluftës, si u
    bënë ata milionerë se besoj këto informata i dini meqenëse keni mbledhur informata në Kosovë,
    unë nuk mendoj që keni mbledh informata diku jashtë.

    Pra, pse s’po dilni të ju tregoni njerëzve qysh janë pasuruar shokët e tu edhe kolegët e tu, bashkë
    me ty. Kah e arritën këtë pasuri, ta bëni publike këtë se mendoj që është në interes të qytetarëve
    të Republikës së Kosovës dhe këto pastaj dëshmi që i keni pse s’po i dërgoni në prokurori. Ju
    vetë t’i dërgoni ato dëshmi që i keni mbledhur gjatë SHIK-ut për të mirën e Kosovës, sepse nuk
    mund të themi që këtu nuk ka pasur krime ekonomike që janë kryer në Kosovë dhe këtë e pranon
    edhe ti.

    Pra, meqenëse e pranon edhe thua që e ke udhëheq një organizatë jashtëzakonisht të fuqishme të
    mbledhjes së informatave në terren atëherë ju e dini se kush dhe si i ka krijuar këto pasuri dhe
    këto edhe i jepni këtu publikisht, por edhe dërgoni në prokurori në mënyrë që këta njerëz të
    përndiqen. Faleminderit!

  • Faleminderit, Visar! Me kaq ka përfunduar Visar për këtë çështje, shpejt kemi për
    t’ju kthyer bashkarish Kuvend moment, por sot jemi këtu në këtë temë.

    A jeni të përgatitur kryetarët e grupeve parlamentare i kisha lut, a janë deputetë të gjithë? Fatmir
    Rexhepi për at arsye. Është. Kur kam thënë në ora 17 e 30, ka pasur reagime shumë të mëdha
    prej deputetëve se kam vu shumë vonë e kemi kaluar 18 e 30.

    Ndërkohë derisa jemi në mbledhjen e deputetëve zëvendëskryeministri e ka fjalën edhe njëherë
    shkurtazi.
    ZËVEND
  • Mbeta nuk do ishte deputetë të nderuar dhe
    qytetarë të Kosovës, nuk do ishte korrekte nga ana ime që të mos e sqaroja zotin Haradinaj, sa i
    përket tepihut të kuq.

    Realisht unë e çmoj gatishmërinë dhe përgjegjësinë që ka treguar zoti Haradinaj për tu
    ballafaquar me drejtësinë edhe ka dalë mirë edhe atij edhe qytetarëve të Kosovës edhe shtetit të

    105
    Kosovës, edhe institucioneve të Kosovës dhe ka qenë një shembull i bashkëpunimit me
    drejtësinë në kuadër të kësaj edhe të zotit Limaj, por pasi që e ngritët ju Ramush atëherë, ju e
    dini shumë mirë vitet po kalojnë por gjërat mbeten të freskëta.

    Rrethanat e vitit 2004 dhe pastaj afërsinë kur ju shtinën në gjirin e ngrohtë me iu afru të ju bëjnë
    kryeministër dhe me ju qu më lehtë për çka edhe ju quan. Për dallim nga ata që të kanë quar unë
    jam munduar në përgjegjësinë time shtetërore, përgjegjësinë time institucionale, edhe si
    bashkëluftëtar, por edhe si kryeministër i vendit që sikur edhe vendet tjera të rajonit mu ndje
    mirë, me përgjegjësi shtetërore dhe duke parë edhe drejtësinë në raport me ju personalisht si
    drejtësi edhe për UÇK-në si fitore edhe për shtetin e Kosovës edhe për popullin e Kosovës për
    çka besoj edhe sot jo vetëm për ty por për çdonjëri të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    E kam ndje obligim dhe jo në kuptimin personal dhe privat natyrisht që të paguajmë aeroplanë
    special me ardh’ dhe me të sjell në Kosovë që natyrisht të presim në mënyrën më të mirë të
    mundshme, sepse ishte mesazh jo për hatrin tënd personal, as për hatrin tim personal, por për
    shkak të vlerave të luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës një fitore të drejtësisë, fitores suaj,
    familjes suaj, bashkëluftëtarëve tonë dhe shtetit të Kosovës.

    Dhe ndjehem mirë që at ostrie e kanë përcjellë krejt mediumet botërore që ishte në imazh i mirë
    për Kosovën. Kemi organizuar si Qeveri edhe koncert për lirimin tuaj mirëpo në momentin që
    pastaj mendova që duhet me ardh’ edhe në zyre të kryeministrit qaty ti e din. Faleminderit,
    shumë!

  • Faleminderit! Atëherë, të nderuar deputetë jemi 117 deputetë unë do të bëj një
    sqarim procedural para procedurës së votimit. Neni 144, paragrafi 2 i Kushtetutës së Republikës
    së Kosovës përcakton se çdo ndryshim në Kushtetutën e Republikës së Kosovës kërkon
    miratimin e 2/3 të të gjithë deputetëve të Kosovës përfshirë 2/3 e të gjithë deputetëve të Kuvendit
    që mbajnë vende të rezervuara ose të garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve që nuk janë
    shumicë në Republikën e Kosovës.

    Pra, më lejoni është mirë të koncentrohemi se më vonë thjeshtë veç procedurat janë, nevojiten 80
    vota për, përfshirë këtu 14 vota të komuniteteve jo shumicë.

    Atëherë, kisha lut regjinë dhe deputetët të përgatitemi për votimin e amendamentit nr. 24,
    votojmë tash!

    Të nderuar deputetë, 88 deputetë kanë votuar, 82 për, 5 kundër, 1 abstenim. Konstatoj se
    Kuvendi e miratoi amendamentin numër 24 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
    Ndryshimet kushtetuese hyjnë në fuqi menjëherë pas miratimit të tyre në Kuvendin e Republikës
    së Kosovës neni 144, paragrafi 4 i Kushtetutës. Kemi 30 minuta pauzë, pastaj e vazhdojmë
    seancën.



    E përgatiti:
    Njësia për Transkriptim dhe Lekturë

    106