• Republika e Kosovës
    Republika Kosovo - Republic of Kosovo
    Kuvendi - Skupština - Assembly
    T R A N S K R I P T
    I MBLEDHJES PLENARE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS,
    E MBAJTUR MË 9, 14, 15 DHE 27 SHKURT 2017
    SA PLENARNE SEDNICE SKUPŠTINE REPUBLIKE KOSOVA,
    ODRŽANE 9, 14, 15. I 27. FEBRUARA 2017. GODINE
    SHKURT - FEBRUAR
    2017
    Rendi i ditës
    1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
    2. Koha për pyetje parlamentare,
    3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
    4. Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me organizimin e arsimit parashkollor, parafillor dhe
    parauniversitar në Kosovë,
    5. Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes “Vetëvendosje”,
    6. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit
    të Kosovës,
    7. Interpelanca e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Rexhep
    Selimi, i mbështetur edhe nga 14 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën e krijuar në
    Mitrovicë,
    8. Interpelanca e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i
    mbështetur edhe nga 8 deputetë nënshkrues, në lidhje me përgjegjësinë mbi Ligjin e sigurimeve
    shëndetësore në Republikën e Kosovës,
    9. Debat parlamentar në lidhje me Forcat e Sigurisë së Kosovës, sipas kërkesës së deputetit Daut
    Haradinaj, i mbështetur edhe nga 10 deputetë të tjerë nënshkrues,
    10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-129 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-
    149 për ekzekutimin e sanksioneve penale,
    11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-127 për plotësimin e Ligjit nr. 04/L-033 për Dhomën
    e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të
    Privatizimit,
    12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-150 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-
    209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës,
    13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-135 për ndërmjetësim,
    14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-133 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-
    036 për statistikat zyrtare të Republikës së Kosovës,
    15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-
    072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin 04/L-
    214,
    16. Shqyrtimi i Agjendës për Reforma Evropiane (ARE),
    17. Shqyrtimi i raportit të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim
    lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të nenit 11 të Ligjit nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të
    Republikës së Kosovës,
    18. Zgjedhja e 1 (një) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komuniteteve tjera,
    19. Zgjedhja e 1 (një) anëtari të Bordit për Ankesa të Medieve,
    20. Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lirinë fetare në Kosovë
    21. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-137 për ratifikimin e Marrëveshjes përkitazi me themelimin
    e Fondit të Ballkanit Perëndimor,
    22. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-149 për ratifikimin e Marrëveshjes për themelimin e Zyrës
    Rajonale për Bashkëpunim Rinor ndërmjet Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të
    Zi, Maqedonisë dhe Serbisë,
    23. Zgjedhja e 1 (një) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komunitetit serb.
    2
    Dnevni red
    1. Vreme za izjave van dnevnog reda,
    2. Vreme za poslanička pitanja,
    3. Usvajanje zapisnika sa prethodne sednice,
    4. Glasanje Predloga-rezolucije, u vezi organizovanja predškolskog i pred univerzitetskog
    obrazovanja na Kosovu,
    5. Glasanje Predloga- rezolucije, u vezi hapšenja aktivista Pokreta “Vetëvendosje”,
    6. Osnivanje Ad-hoc Komisije za izbor jednog (1) člana Borda Radio Televizije Kosova,
    7. Interpelacija Premijera Kosova Isa Mustafa, na zahtev poslanika Rexhep Selimi, podržan od
    14 poslanika potpisnika, u vezi sa stvorenom situacijom u Mitrovici,
    8. Interpelacija Premijera Kosova Isa Mustafa, na zahtev poslanika Visar Ymeri, podržan od 9
    poslanika potpisnika, u vezi odgovornosti o Zakonu o zdravstvenim osiguranjima u Republici
    Kosova,
    9. Parlamentarna rasprava u vezi Bezbednosnih snaga Kosova, na zahtev poslanika Daut
    Haradinaj, podržan od 10 ostalih poslanika potpisnika,
    10. Prvo razmatranje Nacrta zakona br. 05/L-129 o izmeni i dopuni Zakona br. 04/L-149 o
    izvršenju krivičnih sankcija,
    11. Prvo razmatranje Nacrta zakona br. 05/L-127 o izmenama i dopunama Zakona br. 04/L-033
    o Posebnoj komori Vrhovnog suda Kosova po pitanjima u vezi sa Kosovskom agencijom za
    privatizaciju,
    12. Prvo razmatranje Nacrta zakona br. 05/L-150 o izmenama i dopunama Zakona br. 03/L-209
    o Centralnoj banci Republike Kosova,
    13. Prvo razmatranje Nacrta zakona br. 05/L-135 o posredovanju,
    14. Prvo razmatranje N/zakona br.05/L-133 o izmenama i dopunama zakona br.04/L-036 o
    službenim statistikama Republike Kosova,
    15. Prvo razmatranje N/zakona br. 05/L-143 o izmenama dopunama Zakona br. 04/L-072 o
    kontroli i nadgledanju državne granice, izmenjen i dopunjen Zakonom br. 04/L-214,
    16. Razmatranje Agende o Evropskim Reformama (AER),
    17. Razmatranje Izveštaja Komisije za prava i interese zajednica i povratak u vezi nadgledanja
    sprovođenja člana 11. Zakona br. 03/L-149 o Civilnoj službi Republike Kosovo,
    18. Izbor jednog (1) člana Sudskog saveta Kosova iz redova drugih zajednica,
    19. Izbor 1 (jednog) člana Borda za žalbe medija,
    20. Glasanje Nacrta zakona o izmeni i dopuni Zakona o slobodi vera na Kosovu,
    21. Razmatranje Nacrta zakona br. 05/L-137 o ratifikaciji Sporazuma u vezi osnivanja Fonda
    Zapadnog Balkana,
    22. Razmatranje Nacrta zakona br. 05/L-149 o ratifikaciji Sporazuma za osnivanje Regionalne
    kancelarije za omladinsku saradnju između Kosova, Albanije, Bosne i Hercegovine, Crne Gore,
    Makedonije i Srbije,
    23. Izbor jednog (1) člana Sudskog saveta Kosova iz redova srpske zajednice.
    3
    Mbledhjen e drejtoi kryetari i Kuvendit, z. Kadri Veseli.
  • Të nderuar kolegë deputetë,
    I nderuar Kabinet qeveritar,
    I hap punimet e seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës sipas rendit të ditës, të
    përgatitur nga Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e mbajtur më 6 shkurt 2017.
    Fillojmë me pikën e parë të rendit të ditës:
    1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës
    Koha për deklarime jashtë rendit të ditës është e kufizuar deri në 30 minuta, diskutimi në emër të
    grupit parlamentar zgjat deri në pesë minuta, ndërsa diskutimi i deputetit deri në tre minuta.
    Deputetët e paraqitur për diskutim duhet të deklarohen se në çfarë cilësie e kërkojnë fjalën.
    A ka kolegë deputetë që e donë fjalën. Janë të lajmëruar tre: Abdyl Ymeri, Shaip Muja, Selvije
    Halimi. Zonja Halimi, fjala për ju. Jemi në seancë të rregullt plenare.
  • Faleminderit, kryetar!
    Përshëndetje, kolegë,
    Çështja që dua të ngre unë sot, faktikisht janë dy çështje, po e ngre në emrin tim personal si
    deputete.
    E para ka të bëjë me sektorin privat, me të punësuarit në sektorin privat.
    Qeveria duhet të marrë masa dhe të mos e shohë sektorin privat vetëm si taksapagues dhe të
    kujdeset për tatimet që ata i paguajnë, por t’i japë prioritet mbrojtjes së të drejtave dhe sigurimit
    shëndetësor të punëtorëve në sektorin privat. Çka do të thotë? Kam propozime konkrete.
    Meqenëse sektori privat më tepër është i orientuar kah konsumimi, mendoj që duhet të jenë
    oraret e punës sipas Ligjit të punës dhe Ligji për festat zyrtare të vlejë edhe për sektorin privat.
    Këtë e dëshmoj me faktin se sa herë takohem me punëtorët e sektorit privat, kërkojnë që edhe ata
    në sektorin privat duhet të trajtohen ligjshmërisht dhe, në njëfarë forme, e shprehin edhe një
    admirim për ne që jemi në institucione publike, sepse i kemi vikendet dhe festat zyrtare ditë
    pushimi, kurse për ata kjo nuk vlen. Kështu që Qeveria duhet të marrë masa dhe të rregullojë
    këtë çështje.
    4
    Dhe, çështjen tjetër që është mjaft e ndjeshme. Unë mendoj se para dy ditësh në mediat publike u
    dha një lajm, ku nga viti 2009 deri në vitin 2016 mbi 37 mijë qytetarë të Kosovës me dëshirë e
    kanë lëshuar shtetësinë e Kosovës.
    Qeveria duhet ta marrë shumë seriozisht këtë çështje.
    E para, duhet të marrë iniciativë që të ashpërsojë kriteret, do të thotë, ta ndryshojë Ligjin për
    shtetësinë dhe t’i ashpërsojë kriteret e lëshimit të shtetësisë dhe të kujdeset që Kosova të sigurojë
    mirëqenie për të gjithë qytetarët, edhe për ata që janë në diasporë dhe të mos u krijohet mundësia
    që për të fituar disa të drejta në diasporë, ata me vullnet ta lëshojnë shtetësinë e Kosovës.
    Kur e them këtë e kam parasysh edhe faktin se nataliteti në Kosovë është në rënie e sipër.
    Prandaj për lëshimin e shtetësisë me vullnet, duhet t’i bëjmë pyetje secili vetes se për çka duhet
    të angazhohemi ne? Përveç që na interesojnë territori i Kosovës, shtetësia, sovraniteti, duhet të
    na interesojë edhe jeta e qytetarit në Kosovë. Faleminderit!
  • Abdyl Ymeri e ka kërkuar fjalën.
  • Faleminderit, kryetar!
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Pas suprimimit të autonomisë së Kosovës në vitin 1989 nga Serbia, e cila e filloi okupimin klasik
    në të gjitha sferat, në vitin 1991 nisi largimi masiv i punëtorëve shqiptarë nëpër institucionet e
    asaj kohe, do të thotë u vendosën masat e dhunshme.
    Gjithçka filloi më 3 shtator, me grevën e madhe të organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të
    Pavarura të Kosovës që kërkonte heqjen e masave të dhunshme në organizata dhe në institucione
    të ndryshme nga regjimi serb.
    Edhe punëtorët e administratës dhe policët e asaj kohe në masën më të madhe u larguan nga
    vendi i tyre i punës.
    Sot, pas gjithë atyre viteve, dy sindikatat, Sindikata e Pavarur e Administratës Publike të
    Kosovës dhe Sindikata e Policëve të viteve ‘90 që përfaqësojnë dhe avokojnë për të drejtat dhe
    interesat e nëpunësve të shtetit të Kosovës, ka kohë që nëpërmjet shkresave të shumta dhe, së
    fundi, edhe me anë të një propozimi të përcjellë në disa institucione përgjegjëse të vendit kanë
    kërkuar plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti.
    Ata e konsiderojnë ligjin e tashëm diskriminues, me që ua pamundëson njohjen e stazhit të viteve
    1989-1999, në kohën kur, sipas tyre, dhunshëm janë larguar nga puna.
    5
    Të dy sindikatat në këtë propozim thonë se ajo periudhë me këtë ligj është njohur nga
    institucionet e Kosovës si periudhë normale, edhe pse, sipas tyre, në atë kohë ishte suprimuar
    gjithçka.
    Këto dy sindikata e konsiderojnë të nevojshme këtë propozim dhe nismën legjislative për
    ndryshim dhe plotësim të Ligjit për skemat pensionale të financuar nga shteti, me që, për bindjen
    e tyre, është ligji më diskriminues dhe më dëmtues dhe dënues për nëpunësit e shtetit të viteve
    ‘90, i cili shkel në pafundësi të drejtat njerëzore të kësaj kategorie të asaj kohe.
    Këto dy sindikata e argumentojnë me faktin se në nenin 8, paragrafi 1, me të cilin përcaktohen
    kushtet për njohjen e pensionit kontributdhënës të moshës, kërkohet mosha 65 vjeçe dhe stazhi
    pensional kontributdhënës para datës 1. 1. 1999, i bazuar në Ligjin e KSAK-së të vitit 1983,
    “Gazeta Zyrtare e KSAK”-së, numër 26/83, që në fakt ky ligj, ‘de fakto’ dhe ‘de jure’, e
    legjitimon si periudhë normale periudhën kohore 1989-1998.
    Duke ua pranuar stazhin kontributdhënës të gjithë atyre që punuan në këtë periudhë edhe...
    (Ndërprerje nga regjia)
  • Regjia, të lutem, ua lejoni fjalën, edhe kolegë deputetë, 30 minuta, në 10:15 kemi
    filluar dhe pastaj gjysmë ore do të jemi tamam në kohë.
  • Edhe pse në Kosovë ishte suprimuar çdo gjë. Ndërsa të gjithë ata punëtorë që
    ishin larguar nga puna me karakter politik dhe nacional, si dhe për shkak të aktiviteteve të tyre në
    të mirë të vendit, nuk u pranohet ky stazh.
    Duke mos ua njohur këtë stazh të larguarve nga puna në këtë periudhë, ata me rastin e
    pensionimit nuk i plotësojnë kushtet për pension kontributdhënës dhe nuk marrin pensionin e
    plotë.
    Unë konsideroj se është mirë që të merren parasysh kërkesat e tyre, e dy sindikatave, dhe të
    analizohen mirë dhe të shikohet, së pari, a është vërtet ky ligj diskriminues, siç thonë ata, dhe
    nëse është, të shqyrtohet mundësia për zgjidhjen adekuate të kësaj çështjeje, sepse është absurde
    që ata që janë larguar gjatë kësaj periudhe nga puna dhunshëm të mos e gëzojnë pensionin e
    plotë kontributdhënës, ku ka raste të tilla që edhe për një ditë nuk arrijnë ta plotësojnë kushtin
    për pension të plotë.
    Gjithashtu unë konsideroj se te Ligji për skemat pensionale duhet të ndryshohet edhe neni 16, në
    mënyrë që familjarët e dëshmorëve dhe martirëve të kenë të drejtën në pension që u takon në
    bazë të këtij ligji dhe pensioni që u takon për djalin apo vajzën të rënë për lirinë e Kosovës, si një
    6
    e drejtë që u takon në bazë të Ligjit për veteranët dhe invalidët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të
    Kosovës. Faleminderit!
  • Faleminderit! Visar Ymeri, të bëhet gati Murat Hoxha.
  • Qytetarë të nderuar të Republikës së Kosovës,
    Deputetë në këtë Kuvend të Republikës,
    Nesër, pra më 10 shkurt, bëhen 10 vjet nga demonstrata që e kishim organizuar kundër planit të
    Ahtisarit.
    Atëherë demonstrohej vullneti politik kolektiv për një Kosovë sovrane, pra vetëvendosjen, dhe
    kundër planit të Ahtisarit, i cili për së brendshmi e mohonte edhe vullnetin dhe e minonte një
    sovranitet të Republikës.
    Mu këta politikanë që edhe sot vijnë vërdallë, para 10 vjetëve ia dhanë Serbisë 10 komuna, 45
    zona eksterritoriale, në parlament atyre deputetëve që ua rezervuan ulëset, e bënë shuarjen e
    TMK-së, betonimin e sundimin ndërkombëtar dhe pjesëmarrjen e Kosovës në borxhin e jashtëm
    të Serbisë.
    Gjithnjë me idenë se kur Serbia e merr pakon e Ahtisarit, ajo do ta njohë pavarësinë tonë.
    Serbia i mori të gjitha elementet përbërëse të pakos, ndërsa pakon si ambalazh dhe pavarësinë
    nuk na i pranoi.
    Këta pushtetarë e pranuan Serbinë brenda Kosovës, kurse Serbia nuk e pranoi Kosovën jashtë
    Serbisë.
    Pas shpalljes së pavarësisë, ky Kuvend, në të cilin ne të Lëvizjes ende nuk ishim, i miratoi
    turboligjet e Ahtisarit, ani se ishte e qartë se Serbia nuk do të na njihte, dhe pazaret po vazhdojnë
    edhe sot.
    Tash Serbia komunat e Ahtisarit po i do të bashkuara në ‘Zajednicë’ dhe prapë kemi një qeveri, e
    cila po ia pranon këtë kërkesë Serbisë, për ta konsoliduar kështu edhe më shumë kontrollin faktik
    në mbi 25% të territorit të Republikës së Kosovës dhe për ta centralizuar decentralizimin etnik që
    kishte ndodhur në atë botë.
    Edhe sot e kësaj dite, 10 vjet pas Ahtisarit e 9 vjet pas shpalljes së pavarësisë, ne diskutojmë se si
    do të duhej ta ndërtojmë ushtrinë tonë për ta mbrojtur territorin e garantuar, sovranitetin.
    7
    Mitrovica, që u nda në dy komuna me Ahtisarin, sot po muros ndarjen nëpërmjet mureve dhe
    konstrukteve të tjera të betonit.
    Këto ditë vazhdon edhe aktualiteti i rënies më Mon Balajt e Arben Xheladinit. Këta të dytë u
    vranë nga policia më 10 shkurt. Atë botë, përfaqësimin institucional i Kosovës u vë në mbrojtje
    të Policisë së UNMIK-ut, pra kundër qytetarëve që ishin vrarë dhe plagosur më 10 shkurt.
    Natyrisht që këtu kishte përjashtime, për shembull, e kemi këtu deputetin Fatmir Rexhepi, i cili
    atë botë dha dorëheqje, edhe pse nuk kishte përgjegjësi të drejtpërdrejtë për ndërhyrjen e policisë
    më 10 shkurt.
    Edhe sot e kësaj dite ka të tillë, sikur Hashim Thaçi, për shembull, që i fajëson demonstruesit për
    dhunën e ushtruar nga policia. Edhe sot të tillë si ky e mbrojnë UNMIK-un, policinë e tij dhe
    vrasjet që ata i kryejnë. Faleminderit!
  • Zoti Hoxha, fjala për ju, le të bëhet gati zonja Teuta Haxhiu.
  • Faleminderit, kryetar!
    I nderuar kryetar i Kuvendit,
    Ministra,
    Të nderuar deputetë,
    Bazuar në faktin se Kuvendi i Republikës së Kosovës më 06.6.2013 ka nxjerrë një rezolutë për të
    drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, duke qenë i sensibilizuar edhe nga
    kërkesat apo problemet e një numri relativisht të madh të qytetarëve të Luginës së Preshevës,
    Bujanocit dhe Medvegjës, në iniciativë edhe të Lëvizjes “Vatra” me seli në Gjilan, në shtator të
    vitit 2016 kam vizituar Komunën e Bujanocit, ndërsa në dhjetor të vitit 2016 vizitova Komunën e
    Preshevës.
    Në të dy komunat takova strukturën udhëheqëse komunale, deputetin në Kuvendin e Republikës
    së Serbisë, Fatmir Halimi, si dhe kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik, zotim Rizah
    Halimi.
    Me këtë rast mora informacione për aktivitetet dhe përpjekjet zhvillimore të mirëqenies dhe
    mbijetesës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
    Në këtë kontekst, u organizuan edhe disa takime me qytetarë të dëbuar nga Presheva, Bujanoci
    dhe Medvegja dhe një debat të organizuar nga klubi i gazetarëve “Beqir Musliu” në Gjilan.
    Pas këtij aktiviteti e ndiej obligim që në Kuvendin e Republikës së Kosovës të paraqes disa nga
    shqetësimet, të cilat në vlerësimin tim janë të arsyeshme dhe duhet të marrë të gjitha masat e
    nevojshme dhe të mundshme për eliminimin e tyre.
    8
    Këto përpjekje u manifestuan besoj edhe në takimin e delegacionit, apo të delegacioneve të
    Luginës, te kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, gjithsesi edhe në vizitën e delegacionit
    të Luginës te Kryeministri i Republikës së Kosovës. Në fakt, rezoluta për të drejtat e shqiptarëve
    në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, e iniciuar atëherë nga deputeti, zoti Lutfi Haziri, e miratuar
    nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, më 6. 6. 2013, në përmbajtjen e saj ka gjëra, të cilat janë
    zbatuar, por janë edhe disa çështje të rëndësishme që duhet të zgjidhen.
    Njëra prej çështjeve më të rëndësishme është zgjidhja e çështjes së dokumenteve civile të mbi 6
    mijë qytetarëve që tani janë rezidentë në Republikën e Kosovës, kanë prona dhe shtëpi banimi,
    por janë pa letra. Ata e kanë hallin e dokumenteve personale edhe në vendin e origjinës, por edhe
    në Kosovë, edhe pse me vite të tëra jetojnë këtu. Sigurisht që këto çështje duhet ta kenë të
    hartuar një strategji të studiuar mirë për zgjidhje, megjithatë më duket që është e
    pajustifikueshme duke mos u zgjidhur me vite të tëra.
    Sigurisht që kjo çështje dhe të tjera duhet të jenë edhe pjesë e dialogut dhe komunikimeve
    ndërkombëtare të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. Në fakt, që në fakt është
    e shprehur edhe nga përfaqësuesit e institucioneve të Luginës, me ç’rast do të diskutoheshin edhe
    çështje tjera, siç është themelimi i një fondi zhvillimor për Luginën, hapja e një universiteti
    publik në gjuhën shqipe dhënia e dokumenteve të regjistrimit civil, përfshirë edhe pasaportat e
    vendit të origjinës, të drejtat e pronës, informimit, çështjeve të sigurisë, edukimit, njohjes së
    diplomave dhe shumë probleme të tjera zhvillimore këtë rajon. Faleminderit!
  • Zonja Haxhiu, fjala për ju! Bëhet gati Zafir Berisha.
  • Faleminderit, kryetar i Kuvendit!
    Të nderuar kolegë deputetë dhe ju kolege,
    Ngecjet pa fund në ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë elektrike nga limiti
    dhe rehabilitimi i atyre ekzistuese, dështimet e njëpasnjëshme të Qeverisë së Republikës së
    Kosovës në menaxhimin e këtyre resurseve, përkatësisht abuzimet e vazhdueshme edhe të
    zyrtarëve të KEDS-it me këto resurse, çmimet ndër më të lartat në rajon e më gjerë kanë bërë që
    gjendja e furnizimit me energji në tërësi edhe sot, 18 vjet nga paslufta, të jetë katastrofale.
    E them këtë me përgjegjësi të lartë, me fakte të pakontestueshme, sepse vetëm para 3-4 ditëve në
    Komunën e Gjakovës regjione të tëra kanë ngelur pa energji elektrike për më shumë se 24 orë.
    Konsumatori, përkatësisht qytetari, është dashur të mjaftohet me një gjysmë kërkimfalje nga
    zyrtarët e KEDS-it, të cilët me një arsyetim absurd thonë se e pranojnë gjendjen e rëndë me
    furnizim, madje kërkojnë mirëkuptimin e konsumatorëve për këtë situatë, e cila, sipas tyre, është
    krijuar kinse nga devijimi i prodhimit të planifikuar.
    9
    A do të duhej në këtë rast që edhe konsumatori shumëfish i dëmtuar, t’ua kthejë me të njëjtën
    masë: “Na falni, nuk mund t’ua bëjmë pagesën!”. Jo të nderuar kolegë deputetë, kështu nuk
    funksionon shteti, madje në asnjë mënyrë një ndër sektorët jetik për zhvillimin normal të jetës së
    prodhimit në vend. Ku është Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila hesht pothuajse në të gjitha
    situatat e tilla, duke e dëshmuar qartë paaftësinë e saj menaxheriale. Me fjalë të kota e boshe nuk
    ndërtohet shteti.
    Rrjeti i shpërndarjes së energjisë elektrike gjithandej nëpër Kosovë është pothuajse në gjendje të
    mjerueshme, sidomos gjatë periudhës së dimrit dhe motit të lig, dhe natyrisht humbjet janë të
    mëdha. Për këtë dështim përsëri ai që e pëson më së shumti është vetë konsumatori.
    Mosvendosja e njehsorëve të rinj nëpër gjithë territorin është një tjetër dështim në sektorin
    energjetik, sepse në këtë mënyrë për vite me radhë nëpërmjet orëve të vjetruara gjithandej ka
    pasur mundësi manipulimi, ku edhe janë përfshirë edhe vetë zyrtarët e KEDS-it. Qytetarët
    vazhdimisht kanë protestuar për faturat e fryra me çmime enorme, ndërsa që përgjigjja
    institucionale është injoruese, ku thuhet se qytetarët paguajnë aq sa shpenzojnë. Ne jemi të
    vetëdijshëm se edhe mund të ketë ndonjë përjashtim, për shembull gabim në lexim te një apo dy
    konsumatorë, por në asnjë mënyrë gabim kolektiv.
    Unë me vete i kam vetëm dy fatura, të cilat për një muaj, vetëm për muajin janar në një familje
    që ka 120 metra katror në një banim ka 598,91 euro për një muaj, dhe familja e dytë që ka 950
    euro vetëm për një muaj, pra në amvisëri. Nuk është ndonjë biznes, prandaj për këtë fakt
    qytetarët vazhdimisht kanë protestuar dhe nuk kanë marrë asnjëherë përgjigje. Kjo nuk ndodh
    gjëkundi, as në shtetet më të zhvilluara në Evropë, por për fat të keq ndodh te ne, ndërsa Qeveria
    e Kosovës si zakonisht i mbyll sytë para situatave të tilla. Ndërsa bëhet shumë e zëshme në
    koncesionet e papranueshme shtetërore, madje edhe me çmimin e faljes së territorit, duke krijuar
    situata të rënda për vendin.
    Të gjithë e dimë se termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B” e kanë një kapacitet të
    përbashkët, mirëpo për shkak të vjetërisë së tyre aktualisht kapaciteti i tyre sillet rreth 915
    megavat. Të gjithë e dimë, pra se këto kapacitete prodhuese janë të vjetruara, kanë nevojë për
    riparime, por ku është Qeveria e Republikës së Kosovës? Pse nuk e bën asnjë hap më të voglin
    në zgjidhjen e këtij problemi jetik? Me një fjalë, gjendja e rëndë e furnizimit si pasojë e
    kapaciteteve prodhuese të pamjaftueshme dhe të vjetruara në sistemin elektroenergjetik dëshmon
    vazhdimësinë e dobësisë së kësaj Qeverie, e cila asnjëherë nuk e ngjalli një shpresë më të vogël
    për qytetarët dhe për të mirën e vendit.
    Gjithashtu është i domosdoshëm përmirësimi i efiçiencës së energjisë dhe rritja e sigurisë së
    furnizimit me energji për të gjithë qytetarët. Edhe për faktin se obligimet e kësaj Qeverie, ose
    Kosova është zotuar që në përmbushjen e cakut të kursimit prej 9% nga konsumimi i
    10
    gjithmbarshëm i energjisë, cak i vendosur sipas direktivës 2006-32EC të BE-së. Në të kundërtën,
    ajo do të duhej të shkojë, meqë tashmë ia ka trasuar vetes rrugën, pra përfundimisht të largohet
    nga qeverisja. Ky do të ishte shpëtimi për qytetarët e Kosovës, e besa edhe shpëtimi i tyre nga
    skandalet e tjera, të cilat do ta rëndojnë edhe më shumë barrën shumë të rëndë, që edhe ashtu e
    kanë mbi vete qytetarët, sepse qytetarët e Kosovës...
    (Ndërprerje nga regjia)
  • Faleminderit! Zoti Zafir Berisha, fjala është për ju, përgatitet Shaip Muja, pa grup
    parlamentar.
  • Të nderuar kolegë deputetë,
    E nderuar Kryesi e punës,
    Kabinet qeveritar,
    Unë kësaj radhe do të përqendrohem në atë që është shumë jetike dhe thelbësore lidhur me
    zhvillimet e fundit që po ndodhin në Kosovë dhe në rajon dhe përqendrimi im do të jetë rreth
    agresionit të politikës serbe në Kosovë nëpërmjet Listës sërpska.
    Veprimtaria e këtij subjekti politik dhe qëndrimet janë në kundërshtim me Kushtetutën e
    Kosovës, prandaj institucionet e Kosovës, duke përfshirë dhe Parlamentin, duhet ta kenë një
    platformë politike të përcaktuar drejt për t’iu kundërvënë veprimit politik të Serbisë që po
    dëmton në funksionalitetin e shtetit. Deputetët e Listës sërpska e kanë dhënë betimin sikur të
    gjithë ne në përputhje me Kushtetutën e vendit, mirëpo ata e kanë shkelur këtë betim dhe bëjnë
    veprime antikushtetuese dhe për këtë unë mendoj se institucionet e Kosovës duhet të mendojnë
    që ta ndalojnë veprimtarinë politike të kësaj organizate, sa kriminale, aq edhe dorë e zgjatur e
    regjimit fashist të Vuçiqit.
    Duke e ndaluar veprimtarinë politike, duke e çregjistruar, por në mungesë të ligjeve dhe të një
    vakumi ekzistues duhet të mendojmë që në të ardhmen e afërt të këtij subjekti politik t’i
    ndalojmë pjesëmarrjen në zgjedhje. Arsyet janë të shumta, unë do t’i përmend disa dhe besoj që
    janë të mjaftueshme që ne dalëngadalë të fillojmë të sillemi si shtet në raport me ata që nuk na
    njohin dhe e rrezikojnë shtetin e Kosovës dhe kjo nuk është ndonjë risi, është praktikë që ndodh
    edhe në vendet më të zhvilluara dhe më demokratike të botës dhe të Perëndimit, veçanërisht.
    Fjalori nacionalist i tyre ka filluar qysh me ardhjen në pushtet dhe qysh në momentin kur janë
    bërë pjesë e koalicionit aktual, fjalor i cili ka nxitur reagime të arsyeshme të qytetarëve dhe ky
    fjalor nuk është ndalur. Ata kanë vazhduar të ngrenë përmendore të carëve të tyre, të cilët
    historia jonë i njeh si okupatorë dhe njihen në histori edhe për gjenocidin që kanë bërë ndaj
    popullatës autoktone, konkretisht shqiptare. Gjatë ngritjes së përmendoreve ata i kanë lëshuar
    edhe klithmat që i keni dëgjuar të gjithë, se Kosova është Serbi. Ata kanë vazhduar edhe më tej
    11
    sipas platformës së Vuçiqit për defunksionalizimin e shtetit të Kosovës dhe kanë qenë pjesë e
    gurthemelit për koloninë që është duke ndodhur në pjesën veriore të Kosovës, “Lugina e Diellit”.
    Ata vazhdojnë që të mos e njohin Qeverinë e Kosovës dhe shpeshherë i kemi dëgjuar të thonë se
    ne e kemi Vuçiqin kryeministër, por jo Isa Mustafën. Ata, përpos që i sabotojnë institucionet e
    Kosovës, marrin pjesë në takimet ku përgatiten shantazhe ogurzeza ndaj Kosovës, siç ishte rasti i
    fundit, kur me kryekriminelin e Serbisë, Vuçiq, takohen në kazerma ushtarake, që për simbolikë
    dihet mesazhi i këtij takimi në objekte ushtarake. E fundit është se ata, duke e mbajtur peng
    perspektivën e vendit tonë, ndërtojnë edhe mure ilegale dhe shpeshherë institucionet e Kosovës i
    vënë para aktit të kryer, edhe pse të gjithë bashkë me ne në Parlament kemi konstatuar dhe
    vërtetuar se veprimi është joligjor, siç ishte rasti i murit. Shpesh edhe në këtë rast, qeveritarët
    detyrohen që për veprimet...
    (Ndërprerje nga regjia)
  • Të lutem, regjia mos ia ndal fjalën!
  • ...joligjore dhe antikushtetuese të serbëve dhe Listës sërpska, qeveritarët tanë
    pakurrizorë, e them lirisht, detyrohen të bëjnë marrëveshje politike, derisa në anën tjetër tërë
    kohën thërrasin dhe klithin se veprimet janë kundërligjore.
    Unë mendoj se është moment i fundit të mendojmë për një platformë shtetërore për t’iu
    kundërvënë agresionit politik të Serbisë dhe Vuqiqit nëpërmjet Listës sërpska dhe t’i rikthejmë
    në pozicionet përfaqësuesit legalë të serbëve, të cilët për vite të tëra e kanë njohur realitetin në
    Kosovë, por që për fatin e keq për interesa meskine tyre ata qytetarë serbë u nxorën nga loja dhe
    përfaqësuesve të Vuçiqit iu dha hapësirë në institucione. Faleminderit!
  • Faleminderit! 3 minuta kemi tejkalim të kohës. Kohën do ta mbajmë 30 minuta, aq
    sa e kemi, kanë kërkuar edhe kolegët e opozitës. Fjalën s’do t’ia ndal askujt, por atë çka
    deputetët e tejkalojnë do të jetë koha, e cila do të bartet në zgjerim.
    Kemi filluar në 10:15, do ta kemi aktualisht deri në 10:50. Shaip Muja e ka fjalën.
  • Faleminderit, zoti kryetar!
    Për qartësim tuajin, ose nëse e keni bërë për humor, unë nuk jam pa grup parlamentar që nga 16
    janar 2017, por kjo vërteton se në Republikën e Kosovës, përveç që nuk funksionojnë
    organizimet e subordinuara të institucioneve brenda Kuvendit dhe relacioni Kuvend - Qeveri, e
    kemi një situatë të tillë e cila sjell më shumë humor se sa vendimmarrje.
    12
    Prandaj, në letrën e 16 janarit, unë për shkak të situatave që i kam vlerësuar vetë, kam thënë se
    do të kthehem, edhe pse vazhdoj të mbaj fort qëndrimet e mia dhe pakënaqësitë e mia, të
    evidentuara më 18. 12. 2014.
    Prandaj, shpresoj që Administrata do të ju funksionojë më mirë që ta keni një informacion, sepse
    sot jemi më 9 shkurt, do të thotë ka bajagi kohë.
    Desha të bisedoj mu për këto çështjet joserioze që trajtohen në Qeverinë e Republikës së
    Kosovës dhe një terrorizim publik që bëhet rreth demarkacionit me ekipet joserioze që janë
    formuar për matjen të ashtuquajtur “matjen e territorit”, me grupin e pabesueshëm intelektual, që
    kryesohet nga akademiku i ashtuquajtur Hivzi Islami, i cili me botimet e veta, me botimet e veta,
    të cilat ai i ka të dokumentuara në kërkimet gjeografike në vitin 2008 ku jep orientime eksperte
    të bisedimeve me Ahtisarin, zotit Lutfi Haziri, në ato kërkime gjeografike nr.14, në monografinë
    e Akademisë ku jep publikime të qarta se ku janë vijat kufitare. Nga ne deputetët, kjo Qeveri po
    mundohet të na fusë në lajthitje dhe të na bëjë fajtorë para publikut të Kosovës.
    Dhe, Qeveria e Kosovës, zoti kryetar, është fajtore, por edhe ne nuk jemi pa faj, sepse ne nuk i
    kemi përfunduar të gjitha ato mundësi të cilat ne mund t’i shterojmë brenda Kuvendit dhe të
    dalim unikë me propozime konkrete.
    Ka dy vjet e gjysmë që publiku terrorizohet me personalitete joserioze të kësaj Qeverie, e cila
    duhet të shkojë sa më shpejt në shtëpi.
    Çështja tjetër, e cila, unë po them, që prapë nuk funksionojnë këto çështje, ne e kemi miratuar
    Ligjin e “Trepçës” në këtë Parlament dhe para disa ditësh Ministria e Financave dhe Ministria e
    Zhvillimit Ekonomik e kthyen një propozim, i cili parashihet në Ligjin e “Trepçës”, që të
    mblidhen tantiema nga Ligji për miniera dhe minerale...
    (Ndërprerje nga regjia)
  • Regjia, të lutem mos ia ndal. Të lutem zoti Muja, një minutë!
  • ...dhe ligji i parasheh qartë në atë miratim që tantiema të ndahet 20% për
    Obiliqin dhe unë kam kërkuar që të bëhet ndryshim ligji në mënyrë urgjente për t’u
    funksionalizuar ai ligj në nivel të krejt Republikës, krejt zonat fitojnë, dhe të paguajnë 20% për
    zhvillimin e komunitetit, për interes të komunitetit.
    Prandaj, në këto forma që i bëhet qasjes, edhe të vendimeve tona, edhe të interpretimeve tona,
    kjo Qeveri tregon që prapë nuk është duke funksionuar.
    13
    Dhe, unë shpresoj që ne do të ngrihemi në nivel mbipartiak, apo mbipartizanë, që t’i trajtojmë
    çështjet shumë serioze, siç janë demarkacioni dhe funksionimi i kësaj Qeverie, për ta çuar sa më
    shpejt në shtëpi. Faleminderit!
  • Faleminderit! Fjalën e ka Njomza Emini.
  • Faleminderit, kryetar!
    Të nderuar ministra të Kabinetit qeveritar,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Sot dua të ngre një çështje sa u përket vajzave dhe grave në Kosovë, që po ushtrohet dhunë çdo
    ditë ndaj tyre.
    Vitin që e lamë pas në ditët e aktivizimit, sërish u nxor në pah se dhuna në baza gjinore vazhdon
    të jetë shqetësim edhe në nivel vendi, por edhe në atë global. Ne i kemi rastet e fundit, që nuk
    dua t’i përmend emrat e viktimave, që po ushtrohet dhunë dhe dua të kërkoj edhe përgjigje nga
    institucionet përkatëse se deri kur mund të presim viktima dhe pastaj të dalim e të protestojmë
    dhe të kemi këtë shqetësim.
    Raportet e fundit të vitit të kaluar e prezantojnë një dhunë deri në 69% që ushtrohet dhunë ndaj
    vajzave dhe grave dhe kjo në asnjë mënyrë nuk mund të arsyetohet nga ne, kolegë deputetë, dhe
    gjithë shoqëria në përgjithësi. Mendoj se në këto raporte që po prezantohen me shifra të dhunës
    që po ushtrohet, del se edhe burrat, por edhe gratë, po e arsyetojnë, edhe shoqëria, sikur në rastin
    që e kishim të vajzës ndaj të cilës u ushtrua dhunë në shkollë dhe ishte tmerr, sa më përket mua,
    se si e arsyetonin këtë dhunë që ushtrohet, jo vetëm në shkollë, por edhe para nxënësve, por edhe
    para prindërve që e shikonin dhe nuk ndërmerrnin asgjë.
    Unë konsideroj që tani është momenti i fundit, e jo ta presim 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të
    Gruas, por të vazhdojmë që të marrim masa sa u përket personave apo ndëshkuesit, kryerësit e
    këtyre veprave që i bëjnë dhe që kjo shoqëri jona, kjo popullsi e re e vajzave nuk e meriton këtë
    nga kryerësit që bëjnë dhunë ndaj tyre.
    Viktima kemi pasur dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje të vetme për këto viktima dhe këtë para
    katër ditëve, siç jeni të informuar edhe në medie, është ushtruar dhunë ndaj një zonje dhe unë
    nuk dua t’ia përmend emrin, por po konsideroj dhe mendoj që ne si kolegë, si Kuvend i Kosovës,
    jo vetëm si gra e vajza, por si përfaqësues që kemi obligim ndaj tyre, ta ngremë edhe në nivel
    nacional dhe të mblidhet një këshill sa u përket këtyre shqetësimeve, këtyre viktimave, që të
    ndërmarrim masa, të shohim se ku kanë arritur institucionet. Ka raste që dihet kush janë kryerësit
    e këtyre veprave dhe nuk është ndërmarrë asgjë, atëherë shtrohet pyetja, pse?
    Edhe unë po e bëj këtë...
    14
    (Ndërprerje nga regjia)
  • Faleminderit! Ndërkohë, që koha ka përfunduar... Avash, Glauk! Unë do të ju pyes
    tash juve, unë e kreva timen, ju e vendosni a doni të vazhdoni apo jo?
    Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, LDK-së dhe... jo, se pastaj unë po kritikohem se po e
    shkel Rregulloren. Më falni, në qoftë se po, e vazhdoj. Vetëm shpejt, po - jo? A doni ta
    vazhdojmë, janë edhe tre diskutues. Jo, se mbledhjen e fundit kam marrë kritikë për këtë çështje.
    Po ose jo, ju e vendosni vetë. Zenun Pajaziti, urdhëro!
  • Po, nëse ka mundësi edhe nga një diskutues prej grupit.
  • Ismet Beqiri, urdhëro!
  • Unë mendoj që do të duhej të respektohet Rregullorja. Dhe, ju zoti kryetar, e
    dini që në Kryesi jemi pajtuar edhe me anëtarët e Kryesisë, anëtarët e nderuar të opozitës, për ta
    respektuar Rregulloren...
    (Debat nga salla)
  • Zonja nënkryetare, vetëm le ta përfundojë ai dhe pastaj ti e merr fjalën. Po, ti do
    marrësh fjalën gjithsesi.
    Vetëm pak, se është propozim i mirë i zonjës deputete. Vetëm pak, kolegu i Lidhjes Demokratike
    të Kosovës, se jemi duke shkuar drejt respektimit të Rregullores. Urdhëro, Ismet Beqiri!
  • Unë thashë, jo vetëm në këtë seancë, po në çdo seancë është mirë ta
    respektojmë minutazhën dhe Rregulloren. Kaq!
  • Faleminderit! Zoti Beqiri, për ta konfirmuar, kritika ka ardhur prej
    “Vetëvendosjes”, në mbledhjen e kaluar.
    Urdhëroni, zonja Aida Dërguti, fjala për ju!
  • Kryetar!
    Ju e dini që në mbledhje të Kryesisë çështjen e ka ngritur Valdetja nga “Nisma”. Nëse keni
    harruar, po jua përkujtoj. E dyta, sa i përket respektimit, të gjithë jemi për respektimin e
    Rregullores, përfshirë edhe minutazhën. Ju ua zgjatët minutazhën disave dhe ia pamundësuat
    tash shefit të Grupit Parlamentar të “Vetëvendosjes” të flasë në emër të grupit. Kështu që, nëse
    bëtë shkelje në fillim duke ua zgjatur kohën, përfundoni edhe këto tri fjalimet e fundit.
    15
  • Ju lutem për vëmendjen e kolegëve deputetë, të Qeverisë dhe të medieve.
    Në mbledhjen e kaluar të Kryesisë opozita ka kërkuar që unë të jem më strikt në respektimin e
    Rregullores. Unë do ta bëj tani publikisht. Në qoftë se kolegët e mi, pozitë a opozitë, më
    autorizojnë për ta respektuar Rregulloren, po jua jap fjalën që na dita e sotme asnjë sekondë nuk
    do të flasin më shumë se sa ua përcakton Rregullorja. E kemi të qartë, unë e kam shtuar 5
    minuta, në 10:15 kemi filluar, në 10:45 ka përfunduar, e kam shtuar edhe 5 minuta për shkak të
    zgjatjes së fjalimit. A dëshironi që unë ta mbaj në mënyrë strikte Rregulloren? Jo, jo, fjala është
    juaja publikisht. Partia Demokratike e Kosovës, Zenun Pajaziti urdhëro!
  • Më falni, vëmendje ju lutem!
    Zoti kryetar,
    Ajo që ka ndodhur në seancat e kaluara me dhënien e mundësisë shtesë për deputetë që të
    shprehen, sidomos në pikën e parë, ka qenë diçka që nuk është se ka ndodhur edhe më herët. Si
    të thuash në opinion, më shumë ka pasur kritika pozitive rreth asaj që deputetët po mund të
    shprehen pavarësisht cilit grup i takojnë, sesa shkelja e Rregullores. Por, meqenëse është kjo
    kërkesë kohëve të fundit edhe nga opozita, që të respektohet Rregullorja, atëherë ne plotësisht e
    mbështetim dhe kërkojmë që derisa të ndryshohet Rregullorja, të respektohet në çdo aspekt të
    saj. Unë kam menduar që do të kërkohet ndryshimi i Rregullores dhe t’i përshtatet kësaj fryme të
    dhënies së mundësisë për t’u shprehur më shumë deputetë, por meqenëse kjo kërkesë është për
    t’u respektuar, atëherë edhe ne si grup parlamentar e mbështetim.
  • Zoti Beqiri, edhe pse e ke pasur qëndrimin e qartë në Kryesi, po edhe një herë më
    mirë publikisht, le ta dëgjojnë edhe mediet.
  • Edhe në Kryesi, edhe këtu, po e përsëris, të respektohet Rregullorja ashtu siç e
    thatë dhe ajo ju autorizon juve plotësisht, vetëm duhet ta respektojmë të gjithë ne.
  • Zoti Glauk Konjufca, fjala për ju! Pal Lekaj bëhet gati dhe Enver Hoti.
  • Ndonjëherë edhe në emër të respektimit të vlerave universale dhe
    respektimit të Rregulloreve fshihen prapa disa truke, që këtu po ndodhin, për shembull.
    Unë këtë që po ndodh e konsideroj kështu: LDK-ja dhe PDK-ja folën edhe në emër të grupit
    parlamentar, edhe në emrin e tyre personal, që i bie se secila ka folur nga 8 minuta.
    “Vetëvendosja” ka folur 3 minuta sot, kjo është esenca. Kështu po doni. Ky është thelbi i kësaj
    që po doni të bëni ju. “Vetëvendosja” të flasë veç 3 minuta sot, e LDK-ja me PDK-në të flasin 8
    minuta. A është kjo fer? A është kjo e ndershme? Unë mendoj që është e gabueshme, kështu që
    kërkoj që edhe unë të flas në emër të grupit parlamentar. Visari nuk ka folur në emër të grupit
    16
    parlamentar. Shikoni, kthejini pamjet edhe një herë dhe do ta vërtetoni që Visar Ymeri sot ka
    folur 2 minuta e 49 sekonda.
    Pra, “Vetëvendosja” sot ka folur vetëm 3 minuta dhe ju po doni t’ia ndërprisni “Vetëvendosjes”
    në 3 minuta. Nëse ky është qëllimi, tregojeni hapur, zoti kryetar, mos flisni me respektim të
    Rregullores dhe me vlera universale.
  • Mos e ndërprisni, zoti Konjufca. Unë po flas për sot, po e marr përgjegjësinë, se ju
    kam diskriminuar. Po, po! Por, unë po flas për çdoherë, a e respektoj Rregulloren, a ka mundësi
    publikisht që të mos ketë më tejkalim të normave. Ta keni parasysh, unë kam dhënë fjalë në këtë
    mandat timin deri në 40 minuta, më duket kanë folur, Profesori po e pohon, deputetët, s’po dua
    ta them se cili. Urdhëro zoti Beqiri, pastaj zoti Konjufca. Nuk po flas vetëm për sot, por për
    çdoherë.
  • Zoti Konjufca, unë kërkoj nga Administrata le të na tregojë, edhe nëse keni
    qenë në seancë vërtet të pranishëm, askush s’ka folur në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së,
    çdo deputet ka folur në emër të vet, prandaj nuk qëndron kjo që e thoni. Kurrkush nuk ka folur
    në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së sot në deklarimet jashtë rendit të ditës. Ne jemi këtu,
    po të kishte folur... po, kemi folur dy, se ne jemi 33 deputetë, kur t’i bësh 33 ju flitni edhe 3, s’ka
    problem. Nuk ka folur kurrkush në emër të grupit, prandaj mos krijoni insinuata, se s’qëndron.
  • Zoti Konjufca, mos ta ngarkojmë për sot, po për herët tjera. A ka mundësi të marr
    edhe aprovimin, se do të kaloj tek AAK-ja, Nisma dhe “6+”-i. Cili është qëndrimi juaj politik,
    pas ditës së sotme?
  • Për t’u respektuar Rregullorja, ne jemi plotësisht për atë.
  • Faleminderit! Ky është qëndrimi, faleminderit! Zoti Lekaj?
    PAL LEKAJ: Zoti kryetar,
    Të nderuar deputetë,
    Ministra,
    Sa i përket Rregullores, ne jemi thirrur që rregulloret t’i respektojmë, e sidomos saktësisht të
    respektohet minutazha. Përndryshe nuk ka kuptim, atëherë pse të miratohen rregulloret dhe
    ligjet. Nëse do të jeni të barabartë për të gjithë, atëherë s’ka kush çfarë të flasë. Faleminderit!
  • Faleminderit! Zoti Hoti dhe pastaj zoti Bajrami.
  • Faleminderit, kryetar!
    17
    Me të vërtetë duhet ta konstatojmë, meqë u futëm në këtë debat për miratimin apo përfilljen e
    Rregullores, se bukur moti kjo tolerancë kështu ka kaluar në një cirk popullist, që nga kryetari, e
    sidomos dy shefat e grupeve parlamentare shumicë.
    Besoj që tani e tutje do të vazhdojmë me zbatimin e rregulloreve. Gjithsesi jemi për t’i ikur këtij
    cirku populist që ka ndodhur në Kuvend qe 3 vjet. Faleminderit!
  • Faleminderit! Ju “Nisma” keni përvojë, sepse 7 vjet e keni pasur kryetarin. Enver,
    s’e thashë me sherr! Zoti Bajrami e ka fjalën!
    Ć
  • Faleminderit! Unë, për hir të korrektësisë, sot e kam tejkaluar kohën, do të
    shkojmë tutje. Zonja Gaxherri, në emër të kujt do të flasësh? Zoti Zemaj, në emër të kujt do të
    flasësh?
    Atëherë, të respektojmë Rregulloren e Kuvendit dhe shkojmë me pikën:
    2. Koha për pyetje parlamentare
    Në bazë të nenit 45, paragrafi 1 i Rregullores së Kuvendit, koha për pyetje parlamentare zgjat 60
    minuta. Ora tash është fiks 11:00.
    Për këtë seancë janë parashtruar 38 pyetje parlamentare.
    Deputeti Zafir Berisha, pyetje për kryeministrin Isa Mustafa.
  • Faleminderit, kryetar!
    Problemi është ku ta gjejmë kryeministrin. E pyetjen unë e kam bërë në kohën kur s’ka pasur
    ministër të Ambientit, e tash, me gjasë, ka, por s’e di a është në rrjedhë për të dhënë përgjigjen.
    Sido që të jetë, po e bëj pyetjen, për shkak se e kam përshtypjen që ministri është në rrjedhë të
    kësaj.
    Fjala është për një vendim të Kuvendit Komunal të Prizrenit, që është miratuar në prill të vitit
    2016, e që ka të bëjë me një plan rregullativ urban në Qendrën e re, i cili ka qenë në kundërshtim
    me ligjin dhe Ministria e Administratës Publike, por edhe Ministria e Ambientit kanë qenë në
    18
    dijeni dhe faktikisht i kanë rekomanduar Kuvendit të Prizrenit që të anulojë atë vendim, pasi që
    s’ka qenë në përputhje me ligjin.
    Mirëpo, në të njëjtën kohë Kuvendi ka vazhduar dhe nuk i ka përfillur rekomandimet e këtyre dy
    ministrive dhe pyetja ka të bëjë se çfarë veprimesh ligjore ka ndërmarrë Qeveria, konkretisht
    Ministria e Planifikimit Hapësinor lidhur me këtë vendim arbitrar të Kuvendit të Prizrenit?
  • Faleminderit! Urdhëroni, zoti ministër i Mjedisit, Ferat Shala, për përgjigjen!
  • I nderuar kryetar,
    I nderuar deputet,
    Ne kemi marrë pyetjet tuaja dhe pa dashur t’i përsërisim ato, Ministria e Mjedisit dhe
    Planifikimit Hapësinor, nëpërmjet Ministrisë së Administrimit të Pushtetit lokal ka marrë një
    kërkesë për ligjshmëri nga Kuvendi Komunal i Prizrenit më 28. 4. 2016 për rishqyrtim dhe
    shikim të ligjshmërisë së projektit, gjegjësisht Planit rregullues urban të hollësishëm Qendra e re,
    për Qytetin e Prizrenit.
    Konform legjislacionit, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka kthyer përgjigje dhe
    ka konstatuar se ky plan duhet të plotësohet, të rishikohet dhe harmonizohet me legjislacionin,
    sepse ka pasur parregullsi në hartim, në procedura, kështu që i është refuzuar ose është kthyer për
    rishikim.
    Saktësisht, si e thatë ju, këto procedura janë kryer konform legjislacionit dhe përsëri Kuvendi
    Komunal i Prizrenit e ka bërë edhe një kërkesë shtesë për ta rishikuar ligjshmërinë.
    Konform legjislacionit në fuqi, Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor nuk ka
    kompetencë ta rishikojë vendimin e vet praktikisht, dhe i është drejtuar Kuvendit Komunal që ta
    zbatojë vendimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për rishikim të planeve të
    hollësishme urbane dhe konform rregullave e ligjeve, Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe
    Planifikimit Hapësinor në muajin dhjetor ka lëshuar vendim të qartë që pushteti lokal i Komunës
    së Prizrenit, gjegjësisht Drejtoria për Urbanizëm dhe organet e tjera përgjegjëse duhet ta
    rishikojnë, pra ta kthejnë edhe një herë në rishikim tërë këtë plan, konform legjislacionit në fuqi.
    Vendimi i Inspektorati është në fuqi dhe jam thellësisht i bindur se po zbatohet ligjshmëria në
    tërë territorin e vendit.
    Këto fenomene e praktika të gabimeve dhe mospërshtatshmërisë së legjislacionit janë edhe në
    disa komuna të tjera, tanimë kemi nxjerrë një udhëzim të qartë për hartimin e planeve
    rregulluese, i kanë të gjitha pushtetet lokale dhe gradualisht po zbatohen këto praktika.
    Faleminderit!
    19
  • I keni parasysh edhe ministrat, 3 minuta e kanë kohën për përgjigje, derisa pyetja
    është 2 minuta.
    Zoti Berisha e do fjalën edhe një herë. Tash e ka 1 minutë.
  • Problemi është se Kuvendi Komunal nuk e ka respektuar rekomandimin dhe
    sugjerimet e Ministrisë dhe për atë pyetja ishte: çfarë masash të tjera mund të merrni ndaj
    njerëzve të cilët nuk i respektojnë institucionet dhe ligjet? Sepse, në Qendrën e re, me planin
    rregullativ tashmë e kemi një gjendje krejt të re, si rezultat i mosrespektimit të sugjerimeve tuaja
    me kohë dhe tash faktikisht, aty mund të dëmtohen edhe investitorët, edhe qytetarët. E pasojat
    kush mund t’i bartë në këto relacione, për shkak se arsyetimi i Kuvendit Komunal, siç e dini
    edhe ju, ka të bëjë se ministria brenda 30 ditësh nuk ka kthyer përgjigje dhe ata kanë pasur të
    drejtë ta shkelin ligjin, sepse sipas logjikës së tyre, ligji është prej llastiku. Faleminderit!
  • Urdhëro, zoti ministër! 2 minuta i ke për përgjigjen, ta keni parasysh.
  • Saktësisht, më 20.12.2016 vendimi është lëshuar nga Ministria e
    Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Ligji e thotë qartë se pushteti lokal ka të drejtë që brenda 30
    ditësh ta rishikojë projektin ose të ndjekë dy rrugë: njërën për ta ndërprerë dhe të kthehet në
    rishqyrtim plani dhe dy, të apelojë në gjykatën e duhur.
    Prandaj jemi në pritje të zbatueshmërisë së ligjit dhe konsideroj se do të zbatohet. Faleminderit!
  • Faleminderit! Hajdar Beqa, pyetje për ministrin Skender Hyseni. Ministri nuk
    është këtu. Zoti Beqa, do ta bësh pyetjen? Urdhëroni! E ka fjalën Hajdar Beqa!
  • Faleminderit, kryetar!
    Përshëndetje për kryetarin, Kabinetin qeveritar,
    Kolegë deputetë,
    Unë e kam një pyetje për zotin Skender Hyseni, ministër i Punëve të Brendshme. Është pyetje
    me rëndësi të veçantë, sepse bëhet fjalë për statusin e qytetarëve të Preshevës, Medvegjës dhe
    Bujanocit dhe këtë pyetje po e lë për ta bërë kur të jetë ministri prezent, sepse është me interes të
    veçantë dhe duhet të kemi përgjigjen nga ministri. Faleminderit!
  • Faleminderit! Haxhi Shala, pyetje për ministrin Arban Abrashi.
  • E cilës datë është pyetja, sepse i kam 2-3 pyetje.
  • Pyetja është bërë më 5 dhjetor 2016.
    20
  • Faleminderit, kryetar!
    Unë këtë pyetje e kam parashtruar, e kam pritur një përgjigje nga ministri që së paku të ma sjellë
    me shkrim.
    Ka të bëjë lidhur me invalidët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të cilët Komisioni i
    Verifikimit e ka kryer punën e vet, por certifikatat qysh tash i kanë marrë disa invalidë, por
    Komisioni i cili duhet të merret me përcaktimin e shkallës së invaliditetit të invalidëve ende nuk
    është funksional, prandaj kur do të jetë ky komision funksional për caktimin e shkallës së
    invaliditetit të invalidëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës?
  • Ministri Arban Abrashi e ka fjalën për përgjigjen.
  • Faleminderit, zoti deputet Shala!
    I nderuar kryetar,
    Deputetë, ministra,
    Komisioni mjekësor për vlerësimin e shkallës së invaliditetit të kategorive të invalidëve të luftës
    do të themelohet pasi të pranojmë listat përfundimtare për njohjen e statusit për dëshmorët,
    invalidët e veteranëve nga Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit së
    dëshmorit të kombit, invalidit të UÇK-së, veteranit, pjesëtarit të UÇK-së apo të internuarit të
    UÇK-së.
    Këto lista ende nuk janë pranuar dhe realisht ne jemi në baza ditore, në kontakt si me shoqatat e
    dala nga lufta, ashtu edhe me Komisionin që këto lista të përfundojnë.
    Realisht ne kemi pritur edhe në javën e kaluar që këto të përfundojnë, në mënyrë që ne t’i
    marrim dhe fillojmë procesin e hapjes së aplikimit për këtë kategori, proces i cili është ndaluar
    në vitin 2011.
    Në ndërkohë, ne si Ministri kemi vazhduar me disa përpjekje të tjera që ta plotësojmë
    infrastrukturën ligjore, në mënyrë që sapo t’i pranojmë këto lista Komisioni dhe infrastruktura
    ligjore të jenë të gatshme që të funksionojë sa më lehtë, dhe jemi në proces të plotësim-
    ndryshimit të 3 udhëzimeve administrative:
    - Procedurat e aplikimit në skemën e pensioneve dhe beneficionet e përcaktuara me
    legjislacionin për kategoritë e dala nga lufta;
    - Udhëzimin administrativ për kompensimin e shpenzimeve të varrimit për veteranët, luftëtarët
    dhe invalidët e luftës së UÇK-së, dhe
    21
    - Udhëzimin administrativ për procedurat e lajmërimit, mbikëqyrjes, raportimit të përfituesve të
    pensioneve të skemës pensionale të përcaktuar me legjislacionin për kategori të dala nga lufta.
    Realisht, ne presim përfundimin e këtyre listave, në mënyrë që menjëherë të nisë puna e
    komisionit mjekësor.
    Kemi pranuar edhe nga shoqatat e dala nga lufta një listë të mjekëve potencialë që mund të jenë
    në këtë komision, andaj edhe të gjitha përgatitjet po bëhen në mënyrë që sapo të jenë listat gati,
    ne të fillojmë me punën e komisionit.
    Sa për informim, komisionin e ka ndaluar ose Ministria ka marrë vendim që në vitin 2010 të
    ndërpritet kjo dhe besojmë se tani do të jetë ky komision pas 6 vjetësh.
  • Faleminderit! Zoti Shala, a keni pyetje shtesë? Urdhëro! Fjalën e ka zoti Shala!
  • Zotëri ministër, pasi që qe një vit ata nuk kanë marrë të ardhura për shkak të
    mospërcaktimit të shkallës së invaliditetit, në momentin kur i caktohet shkalla e invaliditetit, a do
    t’i marrin retroaktivisht pagat, apo do të fillohet prej atij momenti kur i caktohet apo bëhet pjesë
    e kësaj kategorie?
  • Zoti ministër, urdhëroni!
    Zoti ministër, edhe një gjysmëpyetje brenda kësaj të Haxhiut, nëse ka mundësi: Familjarët e
    dëshmorëve që i kanë nga 2 djem të vrarë, ose 2 fëmijë, u është ndalur njëri pension, për njoftim
    edhe të opinionit, pse ka ndodhur kjo? Lidhur me këtë kemi reagime nga familjarët, është për ata
    që kanë 2 fëmijë. E përfshini pra, nëse ka mundësi, edhe këtë pjesë.
  • Faleminderit, deputet Shala!
    Thënë të drejtën, nuk kam përgjigje në atë pyetje dhe besoj pasi të fillojë komisioni do të bëjmë
    edhe shqyrtimet ligjore në kuadër edhe të ministrisë sonë, edhe të Ministrisë së Financave dhe
    dalim me përgjigje. Pra, nuk kisha dhënë deklaratë tani për atë pyetje.
    Kurse sa i përket pyetjes së kryetarit të Kuvendit dhe shqetësimit, besoj se është edhe një pyetje
    tjetër nga edhe disa deputetë të tjerë lidhur me ndaljen e pensioneve të dyfishta. Kjo ka ardhur
    fillimisht si kërkesë e Auditorit të Përgjithshëm, i cili është bazuar në dy ligje të Kosovës, e ka
    nxjerrë një listë të pensioneve të dyfishta, të cilat menaxhohen nga Ministria e Punës dhe
    Mirëqenies Sociale dhe ka kërkuar ndalesën e njërit nga pensionet. Me këtë rast, është bërë
    ndalesa sipas praktikave ndërkombëtare, ndalesa e pensionit më të ulët dhe, sa për sqarim, janë
    dy klauzola në dy ligje, të cilat e përcaktojnë. Njëri është te Ligji mbi vlerat e luftës, i cili e
    përcakton. E kemi nenin 5, pika 1.4:
    22
    “Përfituesit e pensioneve sipas paragrafit, familja e ngushtë e dëshmorit; familja e ngushtë e të
    zhdukurit; familja e ngushtë e viktimës civile; familja e ngushtë e të zhdukurit civil; pensioni
    familjar; familja e ngushtë e realizon për të rënët dhe të zhdukurit 1997-1999”.
    Neni 1 pikë 4, thotë: “Përfituesit e pensioneve sipas paragrafit 1.1, l.2, l.3 të këtij neni nuk mund
    të jenë shfrytëzues të asnjë pensioni nga skemat e tjera pensionale të aplikueshme në Kosovë,
    përveç nëse përcaktohet ndryshe me këtë ligj”.
    Do të thotë, auditori ka marrë kërkesë dhe vendim që kjo duhet ndërprerë, bazuar në këtë nen,
    sikurse edhe në nenin tjetër të Ligjit mbi menaxhimin e skemave pensionale të financuara nga
    shteti, i cili thotë:
    “Personat të cilët janë përfitues të cilitdo pension të skemave pensionale të përcaktuara me këtë
    ligj, në asnjë rrethanë nuk mund të jenë përfitues të ndonjë pensioni nga skemat e veçanta, të
    cilat menaxhohen ose administrohen nga Ministria”.
    Do të thotë, auditori ka marrë një vendim dhe ka kërkuar nga ne që të ndërpresim këto lloje të
    pensioneve, do të thotë se janë ndërprerë më të ulëtat. Në mënyrë që të ndryshojmë këtë gjendje,
    ne kemi dërguar Ligjin për menaxhimin e skemave pensionale nga shteti, një plotësim-ndryshim
    që të jetë e definuar se çfarë është pensioni familjar e çfarë është pensioni individual dhe të
    bëjmë lirimin e të dy pensioneve, por gjithashtu duhet të ndryshojmë edhe Ligjin për vlerat e
    dala nga lufta dhe të heqim këtë nen. Domethënë, jemi në proces të plotësim-ndryshimit të dy
    ligjeve, në mënyrë që të kthehen pagesat ashtu siç kanë qenë. Faleminderit!
  • Faleminderit, ministër! Daut, po mundet, por ne do të marrim iniciativë për 40
    nënshkrime që sa më shpejt të sillen në Kuvend dhe të ndërrohet veçanërisht për familjet e
    dëshmorëve. Urdhëro, Daut Haradinaj, ndërlidhet me këtë pyetje, që na e kanë bërë shumë
    prindër të dëshmorëve.
  • Veç të shpjegohem saktë, se m’u duk që u keqkuptuam, ministër, edhe
    pyetja kur ta bëri edhe kryetari, edhe deputeti. Edhe më herët e kam bërë edhe unë një pyetje.
    Nuk është fjala te mosha, për shembull, kush e merr pensionin e dyfishtë. Pyetja është një familje
    që ka më shumë se një, pra 2 dëshmorë, 3, 4, 5, domethënë këtu qëndron pyetja: Pse ata nuk i
    përfitojnë të hyrat për të gjithë dëshmorët? Por ata e marrin vetëm një, kjo është pyetja. Nëse nuk
    gaboj, këtu nuk u përgjigje dhe kjo nuk e përcakton me ligj, domethënë nuk e ke pjesë të ligjit të
    shpjeguar. Thuaj është marrë vendim i padrejtë dhe u janë ndalur të hyrat atyre familjeve, por ka
    pasur edhe përjashtime. Pse, për shembull, një familje i merr, një tjetër jo, e kemi shumë raste në
    Kosovë, i kemi rreth 112 raste në Kosovë që i kanë më shumë se dy djem dëshmorë.
  • Zoti Haradinaj, faleminderit!
    23
    Ne në seancën e radhës e qartësojmë aspektin ligjor dhe marrim iniciativë si deputetë në qoftë se
    duhet të ndryshohen ligjet. 40 deputetë, 60 deputetë e ndryshojmë në mënyrë urgjente. Po flas
    vetëm për familje të dëshmorëve edhe të martirëve, edhe të pagjeturve, nëse mund të jenë mbi 2,
    ka mundësi.
    Deputeti Daut Haradinaj, pyetje për kryeministrin Isa Mustafa. Kërkoj falje. Ministrat kanë
    marrë obligim të përgjigjen, tash varet nga pyetje. Kam paralajmërim se ministrat do të
    përgjigjen në emër të kryeministrit Isa Mustafa. Ka të drejtë në bazë të Rregullores që ministri të
    përgjigjet. Urdhëro, zoti Haradinaj!
  • Faleminderit, kryetar!
    Pyetja ka të bëjë me FSK-në dhe transformimin e FSK-së. Meqenëse kemi një debat më vonë,
    unë mendoj që kjo pyetje tashmë e ka humbur peshën e vet, dhe vazhdojmë debatin më vonë kur
    është e njëjta temë, kështu që atë pyetje e konsideroj të tërhequr. Faleminderit!
    (Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetari i Kuvendit, z. Xhavit Haliti.)
  • Faleminderit! Zoti Abdyl Ymeri, pyetje për ministren Edita Tahiri.
  • Faleminderit, nënkryetar!
    I nderuar Kabinet qeveritar,
    Të nderuar ministra,
    Kolegë deputetë,
    Në marrëveshjen e Brukselit për telekomunikacionit Kosova ka fituar kodin telefonik + 383, e
    cila ka hyrë në fuqi më 15 dhjetor 2016. Ky lajm bëri jehonë në mediat e shkruara dhe
    elektronike. Nga ministrja për Dialog u tha në një konferencë për shtypë se është një arritje e
    madhe dhe ditë e veçantë, edhe historike, për shtetin e Kosovës.
    Po ashtu në mediet në Serbi, duke iu referuar autoriteteve serbe, shtrirjen e kodit serb në Kosovë
    e kanë konsideruar si historike.
    Në anën tjetër, e lexova deklaratën e shefit për komunikim me media në ITU në Gjenevë, i cili
    për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” thotë se mund të konfirmojë në emër të Unionit
    Ndërkombëtar të Telekomunikacionit se ky kod nuk është nga ITU-ja.
    Sipas zyrtarit të ITU-s në Gjenevë, nëse ky kod qenka dhënë nga ITU-ja, pse atëherë Prishtina
    zyrtare nuk bëri marrëveshje e ITU-në në Gjenevë, por me Beogradin. Këtë e bazoj në deklaratën
    Edita Tahirit, e cila thotë se kodi është dhënë nga ITU-ja.
    24
    Pyetja ime është kështu: Cila është e vërteta e kësaj marrëveshjeje? Sepse edhe për Kosovën,
    edhe për Serbinë është cilësuar si historike kjo marrëveshje dhe nëse kjo për dy shtete është
    historike, atëherë cili është fituesi?
  • Faleminderit, zonja Tahiri e keni fjalën.
  • Faleminderit, i nderuar kryesues!
    Deputetë të nderuar,
    I nderuar Kabinet qeveritar,
    I nderuar deputet Abdyl Ymeri,
    Më 15 dhjetor 2016 Kosova është bërë me kodin telefonik shtetëror, të cilën ia ka ndarë ITU-ja
    me vendim zyrtar të shpallur publikisht. Pra, Kosova ka bërë marrëveshje të drejtpërdrejtë me
    ITU-n për ta marrë këtë kod, por me ndihmën e dialogut të Brukselit.
    ITU e ka bërë publik vendimin e kodit telefonik ndërkombëtar dhe e ka renditur Kosovën në
    listën e shteteve, të cilave kjo organizatë u ka ndarë kode telefonike shtetërore dhe unë ju kam
    sjellë këtu vendimin e ITU-s, në të cilën, pra, Kosovës si shtet i jepet kodi telefonik
    ndërkombëtar.
    Dëshiroj të them se kodi telefonik ndërkombëtar për Kosovën është një e arritur historike, sepse
    për herë të parë Kosova ka kodin telefonik në historinë e vet.
    Me kodin telefonik Kosova ka fituar njohjen e plotë ndërkombëtare në fushën e telekomit, duke e
    konsoliduar më tej shtetësinë e vet.
    Ky është një sukses i madh i dialogut të Brukselit dhe një lajm shumë i mirë për shtetin dhe
    qytetarët tanë që vjen si rezultat i marrëveshjes për kodin telefonik të vitit 2013.
    Shteti ynë, Kosova, është pronare e kodit telefonik ndërkombëtar, të cilën e mori direkt nga ITU,
    sikur edhe të gjitha shtetet e tjera.
    Kosova ka sovranitet të plotë për kodin telefonik shtetëror, qeveris me kodin dhe lidhjet
    ndërkombëtare mes Kosovës dhe shteteve të tjera në botë tash e tutje janë direkt dhe jo si përpara
    që janë bërë nëpërmjet Monakos, Sllovenisë apo Serbisë.
    Po ashtu në lidhje me pyetjen direkte, dëshiroj t’ju them që nuk është mirë të referoheni në
    lajmet e Serbisë apo lajmet e portaleve që nuk kanë fakte, por kontaktoni direkt ose ITU-n, ose
    WEB faqen ose unë jo jua dorëzoj vendimin tash, para jush.
    25
    Me keqardhje dëshiroj t’ju bëj me dije se ka pasur deputetë nga Kuvendi i Kosovës, të cilët
    madje edhe me logon zyrtare të Kuvendit të Kosovës i janë drejtuar ITU-s, duke i thënë që
    Kosovës të mos i jepet kodi, nëse nuk e keni ditur, e solla dokumentin. Pra, në emër të Kuvendit
    të Kosovës, një deputet nga radhët e “Vetëvendosjes” i ka shkruar letër ITU-s, duke i kërkuar që
    të mos i jepet Kosovës...
    (Ndërprerje nga regjia)
  • Faleminderit, pyetje shtesë, zoti Abdyl Ymeri.
  • A do të thotë se shtrirja e kodit serb në Kosovë është ndërhyrje e shtetit në
    shtet?
  • A pate pyetje shtesë, a koment? Edhe një herë fjala zotit Ymeri, se nuk e ka
    dëgjuar mirë.
  • A do të thotë se shtrirja e kodit serb në Kosovë është ndërhyrje e shtetit në
    shtet?
  • Zonja Tahiri, e keni fjalën.
  • Zoti deputet,
    Kosova ka marrë kodin telefonik ndërkombëtar +383 direkt nga ITU-ja dhe për Kosovën ka
    aplikuar Austria, siç e dini, sepse Kosova nuk është anëtare e OKB-së, prandaj e ka bërë Austria
    dhe kodi telefonik i Serbisë shuhet në Kosovë dhe ai ka qenë 381 dhe gjithë pas luftës ne kemi
    vazhduar ta përdorim kodin e ish-okupatorit. Ndërkohë kemi përdorur edhe kodin e Monakos
    edhe të Sllovenisë, të gjitha këto shuhen, shuhen edhe operatorët ilegalë, sepse kemi vendosur
    kufirin frekuencor mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë. Faleminderit!
  • Deputeti Salih Salihu, pyetje për ministrin Memli Krasniqi. Ministri nuk qenka
    këtu, po më duke. Zoti Salihu e ka fjalën.
  • Faleminderit, kryesues!
    Kohët e fundit në media, por edhe në Komisionin Parlamentar për Bujqësi janë ankuar fermerët,
    të cilët po kultivojnë mjedrën se materiali fidanor i importuar ka qenë i infektuar me kancer të
    bimëve.
    Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinës ka dështuar në kontrollin e këtyre bimëve, duke lejuar
    hyrjen e 450 mijë fidanëve të importuara nga një kompani kosovare, e që u janë shitur
    kultivuesve të mjedrës, duke u shkaktuar këtyre dëme të konsiderueshme materiale.
    26
    Pyetja është: Zoti ministër,
    Me që dëmet materiale të fermerëve janë të mëdha, çka keni ndërmarrë apo çka do të ndërmerrni
    që këta fermerë të mos dorëzohen, por të vazhdojnë ta kultivojnë mjedrën më tutje si dhe a do të
    ndihmoni fermerët që pësuan dëme nga bora dhe era e fortë, sidomos në komunën e Vitisë,
    konkretisht në fshatin Gërmov të Vitisë, ku u shkaktua një serë prej 20 ari tërësisht.
    Faleminderit!
  • Faleminderit! Dikush nga ministrat nuk e ka marrë përgjegjësinë të përgjigjet.
    Deputeti Salih Salihu, prapë e ka një pyetje për ministrin Krasniqi, dy pyetje i ke me radhë.
  • Kryesues, edhe këtë pyetje po e lexoj, edhe pse e kemi shqyrtuar në Komision
    Parlamentar me ministrin, por për hir të opinionit po e lexoj pyetjen.
    Ky vit ka qenë njëri ndër vitet më të vështira për fermerët kosovarë. Çmimet e ulëta të
    drithërave, grurit dhe misrit, por edhe të produkteve të tjera bujqësore me origjinë bimore dhe
    shtazore po e shkatërrojnë prodhimin vendor, duke rrezikuar që sipërfaqet bujqësore të mbesin
    djerrina, në pamundësi për t’i përballuar importit.
    Pra, duke pasur parasysh koston e lartë të prodhimit bujqësor në Kosovë dhe importin e
    pakontrolluar të produkteve bujqësore, bujqësi si degë e ekonomisë rrezikon të shkatërrohet
    tërësisht, duke dëmtuar kështu ekonominë e vendit tonë.
    Pyetja është: Zoti ministër,
    A je në dijeni për këtë gjendje të rëndë në sektorin e drithërave dhe, nëse po, a jeni duke
    ndërmarrë diçka që kjo gjendje të përmirësohet. Faleminderit!
  • Faleminderit! Zonja Aida Dërguti, pyetje për ministrin Imet Rrahmani. Aida nuk
    qenka. Atëherë, as Rexha nuk është. Deputetja Time Kadrijaj, pyetje për kryeministrin Isa
    Mustafa.
  • Faleminderit, kryesues!
    Pyetja në fakt është bërë më 16 janar 2017 dhe ne po shohim se çfarë llogaridhënie dhe
    transparence ka Qeveria kur kryeministri asnjëherë nuk merr pjesë në seanca kur i drejtohen
    pyetjet parlamentare.
    Pyetja ka qenë: çka do të ndodhë me bisedimet Kosovë-Serbi pas ngjarjeve të fundit? Këto kanë
    qenë ndërtimi i murit ilegal, arrestimi i zotit Haradinaj dhe më pas provokimet e hapura të shtetit
    serb për shkak të nënshkrimeve nacionaliste.
    27
    Po ne e kemi marrë përgjigjen, sepse pa asnjë hezitim dhe pa asnjë kusht kryeministri, bashkë me
    presidentin, kanë shkuar në Bruksel pa asnjë format të ri të bisedimeve dhe krejt çka është arritur
    në këto bisedime është se serbëve në veri për heqjen e murit, që ka qenë një mur ilegal, e që ai
    murr është dashur të hiqet para se të shkohet në bisedime në Bruksel, kanë marrë premtime për
    formimin e Asociacionit të komunave serbe. Është dashur që kryeministri të vijë e të shpjegojë
    para deputetëve se çfarë marrëveshje dhe çka kanë biseduar kohët e fundit në Bruksel, sepse nga
    praktikat e kaluara këta tjetër po vendosin në Bruksel dhe tjetër po deklarohen këtu para
    opinionit të gjerë, dhe a po tentohet që me asociacion të bosnjëzohet Kosova?
  • Faleminderit!
    Kryeministri e ka autorizuar zonjën Edita Tahiri për t’u përgjigj në pyetjen në fjalë. Zonja Tahiri,
    e keni fjalën.
  • E nderuar deputete Kadrijaj,
    Qeveria e Republikës së Kosovës në periudhën e fundit ka vlerësuar se ka pasur kërcënime
    serioze për sovranitetin dhe integritetin territorial nga ana e Serbisë, duke përfshirë këtu
    provokime destabilizuese, siç ishin një tren nacionalist barbar, pastaj fletarrestimi për ish-
    kryeministrin dhe njërin prej liderëve më të shquar të UÇK-së, zotin Ramush Haradinaj, pastaj
    ishte muri ilegal në Mitrovicë si dhe ishin bombat e njëpasnjëshme në ndërtesën e Qeverisë që u
    vendos në veri.
    Qeveria e Republikës së Kosovës, në koordinim të plotë me institucionet e shtetit tonë, ka
    mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial në pajtim me interesat nacional dhe sigurinë
    nacionale, andaj treni është ndalur, nuk ka mundur të cenojë sovranitetin e Kosovës, por është
    ndalur dhe është kthyer prapë.
    Muri është rrënuar këtë të diel, sepse ka qenë ilegal dhe është e rëndësishme që është bërë me një
    dialog brenda institucioneve të shtetit tonë dhe kemi pasur edhe ndihmën e faktorit
    ndërkombëtar. Si dhe angazhimet për lirimin sa më të shpejtë të zotit Haradinaj janë bërë nga
    Qeveria e Kosovës nga të gjitha ministritë që janë të angazhuara, siç është Ministria e Punëve të
    Jashtme, e Dialogut, e Drejtësisë dhe kontaktet kanë qenë edhe bilaterale me autoritetet franceze,
    por edhe kemi lobuar në gjithë botën. Ministria e Jashtme madje ka dërguar letër njoftuese dhe
    ka kërkuar që këto procese të ndërpriten, sepse Serbia po shkel juridiksionin e vet, duke bërë
    fletarrestime për shtetasit e shteteve të tjera.
    E dyta, ne kemi kërkuar nga faktori ndërkombëtar që sa më shpejt Kosova të bëhet anëtare e
    Interpolit dhe Evropolit, sepse aty do të mund të japim edhe kontributin për keqpërdorimet e
    Serbisë dhe t’i ndalim këto tendenca provokative.
    28
    Për sa i takon nivelit të lartë të dialogut që u mbajt dy herë në Bruksel, mund t’ju njoftoj se në
    saje të dy takimeve të nivelit të lartë me ndërmjetësimin e Përfaqësues së Lartë, zonjës Mogerini,
    janë ulur tensionet, u zgjidhën problemet e krijuara gjatë këtyre dy muajve, por kjo nuk do to të
    thotë që Serbia nuk vazhdon tutje me provokimet e saj. Por në anën tjetër edhe ne si shtet dhe
    institucione të Kosovës me çdo mjet, me obligim kushtetues mbrojmë sovranitetin ...
  • Faleminderit! Pyetje shtesë, zonja Kadrijaj?
  • Të gjithë e dimë se tensionet nuk i ka shkaktuar Kosova, po tensionet i ka
    shkaktuar Serbia, si përherë, dhe prej fillimit të bisedimeve në fakt s’po ka rezultate konkrete.
    Mua po më intereson ta di: cilat janë rezultatet konkrete të bisedimeve të fundit dhe çka ka fituar
    Kosova prej këtij rundi të bisedimeve? Sepse, në fakt, ne nuk po shohim që ka një rezultat
    konkret.
    Nëse Serbia ka përdorur gjuhë nacionaliste, Serbia është dashur të dënohet për të gjitha ato
    veprime, por ajo ka fituar premtime për formimin e Asociacionit. Ndërsa Kosova, në fakt, nuk ka
    fituar asgjë.
  • Zonja ministre, e keni fjalën.
  • Ja përfitimet konkrete nga këto dy runde.
    Serbia dështoi, sepse nisi një tren dhe e ktheu mbrapshtë, sepse Kosova vendosi dhe faktori
    ndërkombëtar e ndihmoi.
    Muri ilegal u rrënua duke ruajtur stabilitetin e vendit, ashtu siç kemi premtuar. Edhe kjo u bë me
    përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe Bashkimit Evropian, sepse Serbia e ndërtoi këtë
    muri ilegal dhe ne e rrëzuam, në qetësinë më të madhe.
    E treta, Asociacioni është një prej marrëveshjeve të dialogut të Brukselit, nuk ka lindur sot. Po
    ashtu Asociacioni, si një e drejtë në Kosovë për të pasur më shumë asociacione, lind nga
    bisedimet e Vjenës. Në ato bisedime, ju e dini, që partia juaj ka qenë në pushtet, e ka udhëhequr.
    E tani është plani i Ahtisarit që ka lejuar në Kosovë të kihet më shumë se një asociacion të
    komunave. Ky plan ka qenë i dobishëm, se na e ka sjellë edhe pavarësinë e Kosovës, pra me
    pavarësinë kanë ardhur edhe këto gjëra, pra nuk është asgjë e re. Ne jemi të përkushtuar jo veç
    për Asociacionin, por edhe për marrëveshjen e drejtësisë dhe energjisë, por Asociacioni nuk do
    të ketë kompetenca ekzekutive. Do ta bëjmë në pajtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe
    para se të bëhet Asociacioni shuhen të gjitha strukturat e Serbisë që kanë mbetur ende në
    Kosovë. Faleminderit!
    29
  • Faleminderit! Fjalën e ka zonja Dërguti, a i bëre dy pyetje ti?
  • Para se të filloj me pyetjen, kam një përgjigje për zonjën ministre, e cila ma
    përmendi emrin. Ne jemi mësuar, ministre, ta dezinformoni shumë herë opinionin për çështje të
    ndryshme, por ajo çka tentoni të më citoni mua lidhur me letrën drejtuar ITU-s nuk qëndron.
    Tani do t’jua sjell, sepse unë për hir të transparencës e kam përkthyer edhe në shqip dhe e kam
    lexuar në seancë të Kuvendit. Tani do t’jua sjell edhe një herë, sepse nuk është e vërtetë, nuk
    qëndron ajo çka thatë ju lidhur me marrëveshjen, pra me ITU-n.
    Pyetja ime ka të bëjë me ministrin e Shëndetësisë. Në konkursin e fundit të specializimeve që
    është shpallur nga Ministria e Shëndetësisë për profile të ndryshme, nuk është ndarë asnjë
    specializim për spitalin e Vushtrrisë, duke ditur se ky spital ka mungesë të mjekëve specialistë të
    lëmenjve të ndryshme.
    Zoti ministër, a mund të na tregoni, pse nuk është ndarë asnjë specializim për Spitalin e
    Vushtrrisë?
  • Zoti ministër, një sekondë. Patjetër, meqenëse Aida e shkeli Rregulloren, më
    duhet ta shkel edhe unë Rregulloren me zonjën ministre. Pastaj zoti ministër e keni fjalën.
  • Në fakt, unë nuk përmenda asnjë emër, por ju vetë u zbuluat,
    sepse vetë e keni dërguar letrën. Jo, jo, unë vërtet nuk thashë emër. Unë thashë një deputet, ju
    vetë u zbuluat.
    Zonja Dërguti, në internet e gjeni, unë e kam, gjithkush mund ta gjejë në internet. Tani, tani, veç
    pak, veç unë nuk lexoj si ju që lexoni letrat e Bahtirit, veç ngadalë.
    Aida, shiko, edhe e ke keqpërdorur Kuvendin, se e ke nënshkruar si nënkryetare e Kuvendit.
    S’ke guxuar, sepse kjo është dashur të bëhet me miratimin e Kryesisë, e ke shkelur Rregulloren,
    zonja Dërguti.
  • Faleminderit! Zoti ministër e keni fjalën.
  • I nderuar kryesues!
    I nderuar zëvendëskryeministër,
    Ministra,
    Të nderuar deputetë,
    E nderuar deputete,
    Pyetja rreth specializimeve në spitalin e Vushtrrisë ka këtë përgjigje.
    30
    Ne jemi munduar që të shpallim specializimin mbi bazën e një planifikimi të nevojave dhe nga
    Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës na ka ardhur përgjigjja se njëherë përnjëherë
    duhet parë që ata që janë në specializim t’i sistemojmë aty dhe ata që janë të papunë, të
    sistemohen.
    Kjo nënkupton që deri në vitin 2019 për Spitalin e Vushtrrisë do të specializohen 20 mjekë, të
    shumë lëmenjve: anestologjia, gastroenterologjia, kardiologjia, kirurgji maksilofaciale, kirurgji
    orale, neurologji, oftalmologji, ortodonci, pediatri, protetikë stomatologjike, psikiatri,
    reumatologji, radiologji, sëmundje të dhëmbit dhe urologji, të gjitha këto janë në emër të spitalit
    të Vushtrrisë.
    Dhe, e dyta është që ne shumë shpejt do të procedojmë me konkursin për specialistë të papunë që
    i kemi sistemuar me kontrata të përkohshme dhe sigurisht që Spitali i Vushtrrisë do të jetë një
    nga spitalet që do të ketë prioritet në shpalljen e vendeve të lira për specialistë, që janë tash me
    kontrata brenda QKUK-së. Faleminderit!
  • Faleminderit! Pyetje shtesë, zonja Dërguti?
  • Faleminderit!
    Me që u mora pak më shumë me këtë konkursin, u çudita kur e pashë në Departamentin
    Shëndetësor të Burgjeve është ndarë specializimi për pediatri. A mund të na sqaroni, zoti
    ministër, çka nënkupton specializimi në pediatri në Departamentin e Burgjeve, a kemi fëmijë të
    burgosur nën moshën 12-vjeçare?
  • Faleminderit! Zoti ministër, e keni fjalën.
  • Thashë që konkursi i specializimeve është shpallur mbi bazën e
    kërkesave të institucioneve dhe departamenteve, bile edhe të shërbimeve të burgjeve mjekësore
    ka ardhur edhe kërkesa për ato specializime dhe ato i kemi shpërndarë.
  • Faleminderit! Zonja Dërguti, pyetje për ministrin Skender Hyseni.
  • Faleminderit!
    Meqenëse kjo është hera e dytë që e parashtroj pyetjen, bartet në dy seanca dhe prapë ministri
    nuk është prezent, po e lexoj pyetjen.
    Nga mbledhja e parë e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë më 11 janar
    2014 dhe marrëveshjeve të dakorduara Qeveria në Tiranë mori vendim më 7 maj 2014 për
    përjashtimin nga detyrimi për pajisje me leje pune dhe certifikatë regjistrimi në punë për shtetasit
    e Republikës së Kosovës dhe shtetasit e Republikës së Serbisë të përkatësisë etnike shqiptare.
    31
    Në mars të vitit 2015, pra një vit më vonë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale njoftonte se
    u firmosën tri marrëveshje bashkëpunimi me Republikën e Shqipërisë.
    Nënshkrimi u bë në atë kohë nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj dhe
    homologu i tij, Arban Abrashi.
    Më konkretisht, u arrit marrëveshja për heqjen e lejeve të punës dhe liberalizimin e tregut të
    punës ndërmjet dy vendeve nga Gjirokastra deri në Mitrovicë, Shqipëria i ka hequr lejet e punës
    për shtetasit nga Kosova, ndërsa Kosova u zotua ta bëjë këtë shumë shpejt për shtetasit e
    Republikës së Shqipërisë. Në pyetjen e shtruar ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban
    Abrashi, në njërën nga seancat e kaluara ai u përgjigj se për këtë duhet ta pyesim ministrin e
    Punëve të Brendshme dhe se Ministria që drejton ka lobuar për këtë ndryshim, si dhe e ka kryer
    punën, por Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk e ka realizuar pjesën e saj.
    Tash jemi dy vjet e pesë muaj nga mbledhja e dy qeverive dhe një vit e gjysmë nga nënshkrimi i
    marrëveshjeve për lejet e punës. Pra, ministri nuk e zbatoi këtë marrëveshje dhe pyetja ime për të
    në këtë rast është: A ka nevojë për ndihmë për t’i shkruar ato amendamente, që janë të
    nevojshme? Nëse ka nevojë, le të na drejtohet ne si Kuvend do ta ndihmojmë. Faleminderit!
  • Faleminderit! Zoti Rexhep Selimi, pyetje për kryeministrin Isa Mustafa.
  • Faleminderit!
    Ku ta gjejmë kryeministrin?! Nëse dikush në emër të kryeministrit nga Qeveria mund të
    përgjigjet, atëherë do t’ia kisha lexuar pyetjen. Duket se zëvendëskryeministri i ri mund të bëjë
    përgjigje.
  • Po, është paraqitur zonja Tahiri.
  • Dakord! Atëherë, pyetja ka të bëjë me zbatimin e Ligjit nr. 03/L-050 për
    themelimin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, konkretisht neni 3.6 ku thuhet se në cilësinë e
    vëzhguesit mund të marrin pjesë kryetari i Komisionit Parlamentar për Siguri dhe kryetari i
    Komisionit Parlamentar për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve.
    Pra, bëhet fjalë për takimet e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.
    Pyetja ime parlamentare drejtuar kryeministrit është kjo: Thirrja e mbledhjes së Këshillit është e
    precizuar me nenin 5.3 të këtij ligji, citoj “takimet e Këshillit të Sigurisë së Kosovës thirren
    formalisht nga kryeministri”. Pyetja ime për kryeministrin është se pse nuk është ftuar asnjëherë,
    theksoj asnjëherë, në mbledhje të këtij këshilli kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme,
    Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës?
    32
  • Faleminderit! Zoti Kelmendi e paska fjalën, edhe pse po ju them publikisht që kjo
    është shkelje e Rregullores, ministrat s’duhet të autorizohen, ministrat s’duhet të përgjigjen,
    përveçse në rastet e jashtëzakonshme në emër të kurrkujt hiç. Secili përgjigjet për vete, në këtë
    rast edhe kryeministri. Zoti Kelmendi, e ke fjalën.
    ZËVEND
  • I nderuar kryesues!
    Kabinet qeveritar,
    Të nderuar deputetë,
    I nderuar deputet Selimi,
    Këshilli i Sigurisë së Kosovës është themeluar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Në
    bazë të nenit 127 paragrafi 2 të Kushtetutës, Këshilli i Sigurisë së Republikës së Kosovës
    kryesohet nga kryeministri dhe me mbledhje nga Qeveria.
    Sa i përket përbërjes së Këshillit, procesi i emërimit dhe i shkarkimit të anëtarëve të Këshillit
    përcaktohet me Ligjin nr. 03/L-050 për themelimin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës. Bazuar në
    nenin 3 të këtij ligji, Këshilli i Sigurisë së Kosovës përbëhet nga anëtarët e përhershëm me
    autoritet ekzekutiv, si në vijim: kryeministri, zëvendëskryeministrat, ministri për Forcën e
    Sigurisë së Kosovës ose zëvendësi i tij, ministri i Punëve të Jashtme ose zëvendësi i tij, ministri i
    Punëve të Brendshme ose zëvendësi i tij në mungesë, ministri i Drejtësisë ose zëvendësi i tij në
    mungesë, ministri i Ekonomisë dhe Financave ose në mungesë zëvendësi i tij, ministri për Kthim
    dhe Komunitete ose në mungesë zëvendësministri.
    Këshilli i Sigurisë së Republikës së Kosovës, përveç anëtarëve të përhershëm me autoritet
    ekzekutiv, bazuar në nenin 3, paragrafi 3-4 të Ligjit nr. 03/L-050 për themelimin e Këshillit të
    Sigurisë së Kosovës po ashtu përfshin edhe anëtarët e përhershëm në rolin këshillëdhënës, si
    vijon: një përfaqësues i Presidentit të Republikës së Kosovës, drejtorin e Agjencisë së Kosovës
    për Inteligjencë, këshilltarin e lartë të kryeministrit, këshilltarin e kryeministrit për Siguri,
    drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës,
    sekretarin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, drejtorin e Departamentit për Menaxhimin e
    Emergjencave dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, drejtorin e Doganave të Republikës së
    Kosovës.
    Përveç anëtarëve të lartpërmendur, bazuar në nenin 3, paragrafi 3.5 të Ligjit, kryesuesi i Këshillit
    të Sigurisë së Kosovës sipas nevojës mund të emërojë anëtarë shtesë në cilësinë e këshilltarëve
    me status të përkohshëm. Gjithashtu, bazuar në po të njëjtin nen sipas paragrafit 3.6, në cilësinë e
    vëzhguesit mund të marrin pjesë kryetari i Komisionit Parlamentar për Siguri dhe kryetari i
    Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve. Andaj, duke pasur parasysh dispozitat
    ligjore të lartcekura, konsiderojmë se anëtarët e përhershëm me autoritet ekzekutiv dhe anëtarët e
    përhershëm në rolin këshillëdhënës të Këshillit të Sigurisë së Republikës së Kosovës, të cilët
    janë të përcaktuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me Ligjin nr. 03/L-050 për
    33
    Këshillin e Sigurisë së Republikës së Kosovës janë të obliguar të marrin pjesë në takimet e
    Këshillit, të cilat thirren dhe kryesohen nga kryeministri i Republikës së Kosovës...
    (Ndërprerje nga regjia)
  • Faleminderit! Ramiz, u mor vesh kjo punë. Pyetje shtesë, zoti Selimi?
  • Meqë siç the ti në nenin 3.6, në cilësinë e vëzhguesit mund të marrë pjesë
    kryetari i Komisionit Parlamentar për Siguri dhe kryetari i Komisionit Parlamentar për të Drejtat
    dhe Interesat e Komuniteteve, ju nuk u përgjigjët në pyetjen time: Pse nuk është ftuar kryetari,
    ose pse nuk është informuar kryetari i Komisionit Parlamentar, i cili ka të drejtë, pavarësisht që
    atje përmendet në cilësinë e vëzhguesit? Pra, ka të drejtë të jetë i ftuar dhe ka të drejtë të marrë
    pjesë në Komisionet e Sigurisë.
    Meqë deri më tash është praktikuar, pra në legjislacionet e kaluara është praktikuar, kryetari i
    Komisionit për Siguri gjithmonë ka marrë pjesë, a do të thotë kjo që nuk është ftuar kryetari i
    Komisionit për Siguri për shkak se këtë komision e udhëheq një deputet i caktuar, në këtë rast
    Daut Haradinaj. Pra, a është përjashtuar Daut Haradinaj, apo është përjashtuar kryetari i
    Komisionit për Siguri? Do të doja të përgjigjeshit, meqë po përgjigjeni në emër të kryeministrit,
    të përgjigjeni drejt dhe të përgjigjeni po ashtu me saktësi.
  • Zoti Kelmendi e keni fjalën, nëse keni përgjigje.
    ZËVEND
  • Kryetari i Këshillit për Siguri Kombëtare
    sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, që e përcakton që mund të marrë pjesë, por nuk është e
    thënë që duhet domosdoshmërisht të marrë pjesë, prandaj është e drejtë e kryeministrit t’i bëjë
    ftesat sipas ligjit dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
  • Faleminderit! Uroj që të mos luhet me institucionet, as me Këshillin e Sigurisë, as
    me Parlamentin, as me Qeverinë, nga askush. Zëvendësuesit janë për çështje tjera, për pyetjeve
    duhet t’u përgjigjet ai që i shtrohen pyetjet.
    Deputetja Time Kadrijaj, pyetje për kryeministrin Isa Mustafa.
  • Faleminderit!
    Desha t’i përgjigjem zëvendëskryeministres për t’i thënë që ju keni pasur autorizim për
    bisedimet teknike dhe jo politike, dhe prej se kanë filluar bisedimet po bisedohet kryekëput për
    çështje të brendshme të Kosovës.
    34
    Ka një kohë të gjatë që Ministria e Integrimeve Evropiane ka ngelur pa ministër, në kohën kur ne
    e kemi zgjedhur rrugën e integrimeve evropiane dhe kur tash në këtë seancë do të miratohet
    agjenda për reforma evropiane, e ku janë ndarë detyrat dhe përgjegjësitë, e ka qenë vërejtje edhe
    e Bashkimit Evropian dhe kush do ta përmbushë gjithë këtë agjendë, sepse edhe në Bruksel kur
    kemi qenë kanë thënë se nuk po ka njerëz të duhur, të cilët lobojnë për proceset e integrimit
    evropian dhe për anëtarësim në organizata të ndryshme ndërkombëtare.
    Pse po zvarritet kjo punë dhe kur do të zgjidhet ministri i Integrimeve Evropiane?
  • Faleminderit! Zoti Abrashi e ka fjalën.
  • Faleminderit, kryesues!
    Të nderuar ministra,
    Deputetë,
    Ministri ose ministrja e re e Integrimeve Evropiane do të caktohet do të caktohet në atë moment
    kur kryeministri e pranon edhe nominimin nga partneri i koalicionit, çka është me rëndësi të
    theksohet është që zëvendësministrja Statovci dhe zëvendësministrja Beqaj tani po e kryejnë
    detyrën në mënyrë të shkëlqyer dhe Ministria e Integrimeve po i kryen të gjitha detyrimet dhe
    obligimet që i ka, si karshi institucioneve tona publike, si karshi Brukselit. Faleminderit!
  • Faleminderit! Pyetje shtesë? Zoti Abdyl Ymeri, pyetje për kryeministrin Isa
    Mustafa.
  • Faleminderit, nënkryetar!
    Të nderuar ministra,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Zoti kryeministër,
    Ne jemi dëshmitarë të problemit të demarkacionit tash e dy vjet, i krijuar nga të gjithë
    pavarësisht, pozitë e opozitë, por që është problem faktik që po përdoret edhe për arsye të tjera të
    njohura dhe në këtë frymë iniciativat e nisura nga ju së fundmi si iniciativë e radhës, ajo me
    krijimin e një komisioni, ju nuk keni ftuar ekspertë nga Fakulteti i Ndërtimtarisë, Katedra e
    Gjeodezisë dhe Kadastrës, e cila është kompetentja kryesore për problemet kadastrale dhe
    gjeodezike.
    Pyetja ime është: Pse nuk është ftuar ndonjë ekspert nga Katedra e Gjeodezisë dhe Kadastrës në
    Komisionin për matjen e territorit të Kosovës?
  • Zoti Rexhep Selimi, pyetje për ministrin Abrashi. Zoti Faton Topalli, pyetje për
    kryeministrin Isa Mustafa.
    35
  • Faleminderit!
    Zoti kryeministër, shumica e qytetarëve të Kosovës e mbajnë mend premtimin elektoral për shtet
    zhvillimor dhe për sigurimin e rreth 120 mijë vendeve të reja të punës. Tashmë kanë kaluar më
    shumë se dy vjet të qeverisjes suaj dhe asnjë shenjë nga zhvillimi ekonomik dhe nga krijimi i
    vendeve të reja të punës, po i përjashtoj ato që jua keni dhënë djemve tu si tenderë, e që janë bërë
    pak punësime, por në përgjithësi nuk ka ndonjë ndryshim.
    Sa për lustrim, vetëm në Komunën e Mitrovicës 30% e qytetarëve jetojnë në varfëri, ndërsa 2
    089 familje marrin ndihma sociale, kurse një pjesë tjetër nuk marrin fare për shkak se e keni
    rritur numrin e kritereve. Vetëm në Mitrovicë, Vushtrri, Drenas dhe Istog jetojnë 6 406 familje
    me ndihma sociale. Në gjithë Kosovën, numri i atyre që jetojnë nga ndihmat sociale, e që ato nuk
    mjaftojnë as për bukë, është afërsisht 120 mijë pra, aq sa keni premtuar se do t’i punësoni. Po ta
    realizonit premtimin tuaj për këta qytetarë të varfër, do të kishte vend të punës.
    Pyetja ime për ju: Besoj që e keni bërë bilancin e dy vjetëve të kaluara, a mund të na thoni sa
    parashihni t’i punësoni deri në fund të mandatit tuaj? A e keni bërë ndonjë analizë për t’i treguar
    opinionit, duke qenë akademik dhe doktor i ekonomisë, pra ndër njerëzit më të ditur në Kosovë
    për ekonomi, së paku për nga diplomat, për çfarë nuk u realizua programi juaj? Për çfarë arsye
    ngeci? Pse kemi kaq shumë, zoti kryeministër, varfëri në Kosovë? Cilat janë shkaqet? Dhe, a
    ndieni përgjegjësi personale si kryeministër për moskryerjen e detyrave që ju takojnë, për
    premtimet e rrejshme që keni bërë dhe për varfërinë e madhe, e cila po qëndron në vendin tonë?
  • Faleminderit! Urdhëro, zoti Abrashi!
  • Unë, sa e kam lexuar në Rregullore, sa jam në dijeni për
    Rregullore të Kuvendit, kryeministri i Kosovës mund t’i delegojë pyetjet tek ministrat, të cilat
    përputhen me lëmin, ose ashtu siç vendos kryeministri. Sa është Rregull unë e di, edhe me
    Sekretariatin mund ta konfirmojmë.
  • Po mund t’i delegojë ligjet, e për nevoja tjera, por pyetja është e drejtpërdrejtë për
    të. A është për të? Hajde, se e shkelëm sot.
  • Sa e di unë, në Rregullore ekziston kjo mundësi, prandaj kjo
    rregull ka të drejtë që ta delegojë,... A bën të përgjigjem në pyetjen tuaj, dhe nuk është shkelje e
    Rregullores, por është e drejtë ligjore për t’u përgjigjur. Ok, faleminderit!
    I nderuar kryesues,
    Kabinet qeveritar,
    Deputetë,
    36
    Ndërlidhur me pyetjen e deputetit Topalli, Qeveria e Republikës së Kosovës i ka filluar
    ndryshimet fiskale dhe stabilitetit financiar për ta përcjellë me një sërë reformash në shumë
    fusha. Nuk mund të anashkalohet as efekti i pakos së parë fiskale, të cilën bizneset e kanë
    cilësuar si bazë të dëshirueshme për ta zhvilluar edhe më tej ekonominë familjare, si masë për ta
    lehtësuar edhe konsumin bazik.
    E kemi themeluar dhe funksionalizuar Fondin për Garanci Kreditore, që pritet të ketë efekt direkt
    në lehtësimin e hapjes së vendeve dhe bizneseve të reja. Kemi investuar në energjetikë dhe jemi
    pranë investimeve më të mëdha ndonjëherë që i njeh historia e re e Kosovës. Kemi nënshkruar
    dhjetëra marrëveshje ndërkombëtare financiare, po ashtu edhe Marrëveshjen e Stabilizim-
    Asociimit, programin me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Gjithashtu, kemi ndarë shuma rekorde
    për ta subvencionuar bujqësinë, kemi falur borxhet publike, e kemi aprovuar Projektligjin për
    investime strategjike, e kemi aprovuar Ligjin për “Trepçën” dhe të gjitha këto kanë ndikuar që të
    kemi një rritje ekonomike prej së paku 4% në vitin 2015 dhe presim po aq rritje të ngjashme
    edhe për vitin 2016. Viti 2017 duket edhe më pozitiv.
    Në anën tjetër, Agjencia e Statistikave të Kosovës tregon se norma e papunësisë ka rënë nga 35
    në 26%. Megjithatë, burimet tjera të të dhënave, si për shembull Administrata Tatimore e
    Kosovës apo Fondi i Kursimeve Pensionale tregojnë se gjatë vitit 2015 kemi pasur mbi 18 mijë
    persona të rinj, të cilët kanë kontribuar aktivisht ose nëpërmjet taksave, ose në kursimet e tyre
    personale. Pra, po flasim për numër të punësimit në vitin 2015 prej së paku 18 mijë persona. Kjo
    tregon se mbi 18 mijë persona kanë hyrë për herë të parë në punë gjatë vitit 2015, për vitin 2016
    vlerësohet se kjo shifër ka arritur mbi 22 mijë persona, që nënkupton se trendi i punësimit po
    vjen duke u rritur dhe duke pasur parasysh se efekti i politikave të ndërmarra më herët ka arritur
    të jetë fuqishëm, besoj që ky vit do të jetë edhe më i fuqishëm.
    Presim që ky trend të përshpejtohet edhe më tutje, duke krijuar edhe më shumë vende të reja të
    punës në vitet 2017 dhe 2018 për të arritur përafërsisht atë që e kemi premtuar gjatë fushatës
    elektorale, diku rreth 20 mijë të punësuar gjatë një mandati qeverisës. Faleminderit!
  • Faleminderit! Pyetje shtesë, zoti Topalli?
  • Unë kam pyetje për kryeministrin, nëse ministrat dalin sa herë kanë dëshirë
    të flasin për pyetjet që nuk u shtrohen, mendoj që nuk është në rregull. Zoti Abrashi është më
    mirë të përgjigjet, po këtë pyetje ia bëj në veçanti pastaj, e drejta e tij se si i ka kursyer 10
    milionë euro, e proklamon atë si një fitore të madhe, ndërsa ka lënë jashtëzakonisht shumë njerëz
    pa bukë, duke ua ndalë pensionet që i kanë marrë për vite e vite me radhë.
  • Zoti Abrashi, e keni fjalën.
    37
  • Faleminderit, kryesues!
    Megjithëse nuk është pyetje në rend të ditës, duhet ta sqaroj deputetin Topalli që nuk i ka kuptuar
    deklaratat e mia, ose nuk e ka lexua Ligjin për skemat pensionale, ose nuk e ka lexuar udhëzimin
    administrativ për çka flitet.
    Ne nuk ia kemi ndalë pensionin askujt që ka marrë vite e vite, ajo çka kemi parë gjatë vitit 2015
    e kemi ndryshuar një udhëzim administrativ. Në vitin 2016 ka qenë që Kosova ka qenë
    destinacion i pensionit të turizmit, le të themi kështu. Njerëzit, ditën e marrjes së pensioneve
    kanë ardhur nga shtetet fqinje dhe kanë përfituar pensione vetëm pse e kanë pasur një
    letërnjoftim të Kosovës, por nuk janë banorë të përhershëm të Kosovës. Ligji e përcakton shumë
    qartë që ata që marrin pensionin e Kosovës duhet të jenë banorë të përhershëm të Kosovës. Ne e
    kemi marrë një udhëzim administrativ dhe kemi kërkuar nëse ata që marrin pensione kanë prona
    ose jetojnë në Kosovë nëpërmjet një qiraje, mbi 17 mijë nuk kanë mundur ta dëshmojnë. Nuk ka
    të bëjë me atë se e kemi larguar dikë, ne thjesht e kemi zbatuar ligjin. Lexojeni ligjet të cilat po i
    kaloni. Faleminderit!
  • Faleminderit! Zoti Faton Topalli, pyetje për zëvendëskryeministrin Hajredin
    Kuçi. Kuçi nuk është këtu.
  • Faleminderit!
    Zoti ministër, kanalizimi i qytetit të Ferizajt derdhet në lumë, pra komplet kanalizimi i qytetit
    derdhet në lumë në fshatin Nidadin, afër Pishinës “Matoshi”. Uji i kanalizimit kalon pastaj nëpër
    fshatrat Varosh dhe Gurëz. Njëri problem është se ndotet ambienti dhe problemi tjetër është se
    gjatë muajve të verës, posaçërisht kur është shumë ngrohtë, është e pamundur të jetohet në këto
    fshatrat për shkak kundërmimit të erës së fekaleve.
    Pyetja ime është: A jeni të informuar për këtë gjendje, respektivisht për ndotjen e ambientit?
    Cilat janë masat që keni ndërmarrë deri tani? Ndërsa, pyetja tjetër ka të bëjë me fshatin Greme, i
    cili është krejtësisht pa ujë dhe ku uji i pijes nga puset që janë bërë aty përzihet me ujin e
    kanalizimit, pra rrezikohet shëndeti i 10 mijë banorëve. Kjo pyetje s’ka qenë për zotin Hajredin
    Kuçi, por meqë tash ministrat po flasin kur të duan e si të duan atëherë kësaj pyetje mund t’i
    përgjigjet ministri për Mbrojtjen e Ambientit, i cili ndodhet këtu në sallë.
  • Po zoti Shala e keni fjalën nëse doni, nëse jo mund ta lini.
  • Faleminderit, i nderuar deputet!
    Edhe në planin legjislativ, por edhe në të arriturat buxhetore të miratuara tashmë, Komuna e
    Ferizajt i ka kodet e veta dhe janë paraparë të gjitha këto sanime apo plotësime të këtyre
    projekteve.
    38
    Ne jo më larg se dje kemi pasur takim me kryetarin e Kuvendit Komunal të Ferizajt, jemi
    dakorduar që brenda pak ditësh të fillojë implementimi i gjitha këtyre projekteve, mbështetur nga
    Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Pra, shumë shpejt do të fillojë implementimi
    dhe zgjidhja e këtyre problemeve mjedisore dhe infrastrukturore. Faleminderit!
  • Faleminderit! Faton, pyetje shtesë?
  • Faleminderit!
    Atëherë, nëse ju kuptova drejt, ju u premtoni qytetarëve të fshatrave që përmenda, pra të fshatit
    Varosh e Gurëz, që kjo çështje do të rregullohet brenda javësh dhe gjithashtu u premtoni
    banorëve të fshatit Greme që do ta rregulloni problemin e ujit të pijshëm dhe që uji i pijshëm nuk
    do të përzihet më tutje me ujin e kanalizimit.
  • Po, zoti Shala e keni fjalën, ministri i Ambientit.
  • I nderuar deputet,
    Nuk u premtoj brenda javësh, as nuk e thashë, thashë jemi në koordinim të plotë me pushtetin
    lokal, me kryetarin e Komunës dhe javët e ardhshme do të jemi në harmonizim të investimeve
    dhe planeve, e jo për të filluar javën e ardhshme.
  • Faleminderit! Kalojmë në pikën e tretë të rendit të ditës:
    3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme
    Pyes nëse ka ndonjë vërejtje sa i përket çështjes së procesverbalit, ka ndonjë mendim shtesë?
    Nuk ka!
    Atëherë, konsideroj që Kuvendi e miratoi procesverbalin e seancës plenare, të mbajtur më 19
    janar 2017.
    Zoti Pajaziti e ka kërkuar fjalën sa i përket rendit të ditës.
  • Faleminderit, zoti kryesues!
    Kabinet qeveritar,
    Deputetë të nderuar,
    Unë kam dy çështje: një propozim për rendin e ditës. I pari rreth Komisionit të Pavarur për
    Medie, në pajtim me Ligjin për Komisionin e Pavarur për Medie, më 8 shkurt 2017, ky komision
    e ka proceduar në Kuvend listën e kandidatëve që kanë aplikuar për anëtarë të Komisionit të
    Pavarur për Medie dhe sipas ligjit brenda 20 ditës pas përfundimit të afatit për paraqitjen e
    39
    kandidatëve Komisioni ad hoc i themeluar prej Kuvendit i interviston kandidatët dhe i
    rekomandon për votim në seancë plenare.
    Prandaj, duke e respektuar ligjin dhe afatin ligjor në bazë të nenit 42, paragrafi 2 të Rregullores
    së Kuvendit, propozoj që të plotësohet rendi i ditës në seancë plenare, më 9 shkurt 2017, formimi
    i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtarë të Komisionit Pavarur për
    Medie dhe propozoj që të radhitet në pikën e gjashtë të rendit të ditës.
    Dhe, çështja e dytë, e njoftoj seancën plenare për zëvendësimin, meqenëse në një seancë për
    shkak të mungesës së kryetares së Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale është
    dashur të bëhet një ndryshim për nevojat e punës së komisionit, zonja Flora Brovina rikthehet
    ose propozohet si kryetare e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale. Në emër të
    grupit parlamentar. Faleminderit!
  • Faleminderit! Veç silleni me shkrim...
    A po e bëjmë një votim formal lidhur me këtë çështje, sepse unë mendoj se është interes i të
    gjithëve, sa i përket kësaj. Kush është për? Kundër, a ka? Nuk ka! Miratohet që të renditet si pikë
    e gjashtë formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të
    Komisionit të Pavarur për medie, si dhe ndërrimi i deputetes, është në rregull.
    Pika e katërt e rendit të ditës, tani po hyjmë në votime, ju kisha lutur që t’i zini vendet dhe të
    fillojmë ta kapërcejmë këtë çështjen e votimeve dhe pastaj hyjmë në seancë që ka të bëjë me
    interpelancën e kryeministrit.
    4. Votimi i propozim-rezolutës në lidhje me organizimin e arsimit parashkollor, parafillor
    dhe parauniversitar në Kosovë
    Ju njoftoj se në seancën e kaluar ka përfunduar diskutimi për këtë pikë, si dhe është harmonizuar
    teksti i propozim-rezolutës në grupet parlamentare. Andaj, në seancën e sotme procedoj me
    votimin e propozim-rezolutës lidhur me organizimin e arsimit parashkollor, parafillor dhe
    parauniversitar në Kosovë.
    E ftoj deputetin Ismajl Kurteshi që ta paraqesë propozim-rezolutën. E ka paraqitur a? Në rregull!
    Le ta paraqesë dhe votojmë.
  • Faleminderit!
    Është e vërtetë që rezolutën e kemi lexuar më 19, por atëherë kanë qenë 60 deputetë. Për
    deputetët që s’janë këtu merr një minutë kohë. Mendoj që është mirë me e lexua, nëse pajtoheni.
    40
    Pra, bazuar në nenin 65 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 52, paragrafi 2 i
    Rregullores së Kuvendit, në seancën plenare të mbajtur më 19 janar 2017, pas interpelancës së
    zhvilluar me ministrin e Arsimit, zotin Arsim Bajrami, në lidhje me organizimin e arsimit
    parashkollor, parafillor dhe parauniversitar në Kosovë, me propozim të Grupit Parlamentar të
    Lëvizjes “Vetëvendosje” dhe me harmonizim nga grupet parlamentare PDK, LDK, AAK, Nisma
    dhe një pjesë e grupit “6+”, është arritur të nxirret kjo:
    R E Z O L U T Ë
    1. Arsimi të shpallet interes nacional, ndërsa në funksion të kësaj të rritet buxheti për këtë sektor.
    2. Të rritet llogaridhënia, monitorimi dhe vlerësimi i performansës së të gjithë mësimdhënësve
    në nivel vendi dhe të bëhet kategorizimi i tyre sipas rezultateve të vlerësimit dhe sidomos sipas
    rezultateve të testimit të jashtëm të nxënësve të tyre.
    3. Qeveria e Kosovës ta krijojë një fond të veçantë për ngritjen e kapaciteteve profesionale të
    mësimdhënësve dhe një fond tjetër për arsimin parashkollor, me qëllim të sigurimit të burimeve
    njerëzore dhe infrastrukturës së nevojshme.
    4. Të bëhet rishikimi i Kurrikulës, i planprogrameve dhe teksteve shkollore në përputhje me
    kushtet dhe rrethanat në Kosovë.
    5. Të ndalohet përdorimi i teksteve shkollore me përmbajtje antikushtetuese.
    6. MASHT-i ta iniciojë themelimin e një forumi gjithëpërfshirës nga deputetët, nga ekspertët e
    fushës së arsimit dhe nga përfaqësuesit e shoqërisë civile për analizën e situatës në arsim dhe të
    propozojë rekomandime.
    7. Të rikonceptohen tekstet shkollore dhe të bëhet unifikimi i lëndëve shkencore.
    8. MASHT-i të krijojë kushte të volitshme për organizimin e mësimit fakultativ.
    9. Të zbatohet në plotëni Kontrata Kolektive.
    10. Të rishikohet dhe të amendamentohet infrastrukture ligjore në fushën e arsimit.
    11. Në rast të mospërmbushjes së kritereve për licencim, institucionet shkollore jashtë sistemit
    publik të mbyllen.
    41
    12. Ministri i Arsimit të raportojë para Kuvendit të Kosovës në çdo tre muaj për gjendjen në
    arsim.
    Siç thashë në fillim, kjo rezolutë është e harmonizuar me grupet parlamentare të lartpërmendura,
    prandaj i lus deputetët që ta votojnë. Faleminderit!
  • Faleminderit! Lus deputetët dhe regjinë, që të përgatitemi për votim. Votojmë
    tani!
    Në sallë janë 64 deputetë. A dikush pa kartelë në sallë? Tre janë pa kartelë. E përsëris edhe një
    herë votimin. Kanë votuar 50 deputetë nga 64 që janë në sallë, ose 64.
    Lus regjinë që edhe një herë ta përsërisë votimin, se po vijnë edhe dy deputetë dhe shpresoj që të
    dy votojnë. Regjia, votojmë tash!
    Faleminderit! Kanë votuar me kartelë 62, plus 3, a jeni për? Besoj që po. 65, në fakt 64 u bënë
    me kartelë, i bie plus 3, d.m.th. 67 deputetë kanë votuar, 60 janë për, 3 janë kundër, një abstenon.
    Konstatoj që Kuvendi miratoi rezolutën lidhur me organizimin e arsimit parashkollor, parafillor
    dhe parauniversitar në Kosovë.
    5. Votimi i propozim-rezolutës lidhur me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes
    “Vetëvendosje”
    Ju njoftoj se në seancën e kaluar ka përfunduar diskutimi për këtë pikë, andaj në seancën e sotme
    procedojmë me votimin e propozim-rezolutës lidhur me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes
    “Vetëvendosje”.
    E ftoj kryetarin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca, që ta
    paraqesë propozim-rezolutën.
  • Pika e parë, ministri i Punëve të Brendshme t’i dorëzojë raport me
    shkrim Kuvendit mbi hetimin dhe masat e marra rreth shkeljeve të faktuara, të shkaktuara nga
    zyrtarët e Policisë së Kosovës.
    Pika e dytë, ministri i Punëve të Brendshme t’i dorëzojë Kuvendit përgjigjen zyrtare të dhënë për
    Amnesty International, lidhur me letrën apo raportin e dërguar më 29 shkurt të vitit 2016.
    Pika e tretë, Komisioni parlamentar për siguri dhe mbikëqyrjen e FSK-së të monitorojë dhe
    raportojë në Kuvend mbi zbatimin e Ligjit për Policinë, referuar arrestimit të 6 qytetarëve të
    Kosovës, aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje”, më 30 gusht të vitit 2016.
    42
    Kjo rezolutë hyn në fuqi në ditën e miratimit të saj nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Kërkoj
    që të votohet kjo rezolutë!
  • Faleminderit! Ftoj regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim. Sa deputetë janë
    në sallë, ju lutem? Janë 61 deputetë në sallë. Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim.
    Votojmë tani!
    Unë e kuptoj mosinteresimin për të votuar, por në qoftë se nuk e votoni nuk hiqet prej rendit të
    ditës, sërish duhet ta sjellim në seancën e ardhshme. Kështu që, më mirë votojeni, në qoftë se
    doni kundër, sepse nuk prish punë edhe të votoni kundër. Unë s’di çka me i bë kësaj! Kanë
    votuar veç 23 deputetë. Nëse doni ta përsërisim, e përsëris edhe një herë. E përsëris edhe një herë
    votimin.
    Votojmë tash! Në rregull. I mbetet Kryesisë pastaj të merret me këtë punë.
    6. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të
    Radiotelevizionit të Kosovës
    Kryesia e Kuvendit, në mbledhjet e mbajtura më 16 janar dhe 6 shkurt 2017, ka kërkuar nga
    grupet parlamentare që deri në këtë seancë t’i propozojë deputetët për kryetarë, zëvendëskryetarë
    dhe anëtarë të Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të
    Kosovës nga radha e komunitetit serb.
    Komisioni përbëhet prej 9 anëtarëve. Ftoj kryetarët, përfaqësuesit e grupeve parlamentare, që të
    propozojnë deputetët për kryetarë, zëvendëskryetarë dhe anëtarë të Komisionit ad hoc për
    përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
    Dua të ju informoj që Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike ka propozuar dy kandidatë:
    Sadri Ferati dhe Agim Kikaj. E ftoj kryetarin e Grupit Parlamentar të PDK-së që t’i propozojë
    kandidatët.
  • Propozoj Blerta Deliun dhe Xhevahire Izmaku, kryetare dhe anëtare.
  • Faleminderit! Grupi Parlamentar “Vetëvendosje” do ta propozojë një deputet për
    zëvendëskryetar të parë të komisionit. Zoti Konjufca, urdhëro!
  • Ne refuzojmë të marrim pjesë në këtë komision.
  • Faleminderit! E ftoj kryetarin e Grupit Parlamentar të AAK-së që ta propozojë një
    deputet për anëtar të Komisionit.
    43
    PAL LEKAJ: Ne propozojmë deputetin Lahi Brahimaj. Faleminderit!
  • Zoti Lahi Brahimaj. Grupi Parlamentar i Listës Serbe, që ta propozojë një deputet
    për anëtar të komisionit. Nuk është askush për ta propozuar. E ftoj kryetarin e Grupit
    Parlamentar “6+” që ta propozojë një deputet për zëvendëskryetar të dytë të komisionit.
  • “6+”-i propozon deputetin Kujtim Paçaku.
  • Faleminderit! E ftoj kryetarin e Grupit Parlamentar “Nisma” që ta propozojë një
    deputet për anëtar të komisionit.
  • “Nisma” e propozon Zafir Berishën, jua kam sjellë edhe me shkrim.
  • Faleminderit! Atëherë, o hedh në votim propozimet për ta themeluar komisionin.
    Në qoftë se, Grupi Parlamentar i Listës Serbe kthehet në parlament, ka të drejtë që ta propozojë
    një anëtar. Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim. Votojmë tani!
    Atëherë, nuk kanë votuar deputetët kanë votuar vetëm 50, 49 janë për, një abstenim. E shtyjmë
    për... kalendra, kur të plotësohen kushtet. S’ka deputetë, nëse vijnë deputetët e pozitës bëjmë.
    Sipas propozimit të zotit Pajaziti është formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e
    kandidatëve për një anëtar të Komisionit të Pavarur për Medie. Komisioni përbëhet prej 9
    anëtarëve. Ftoj kryetarët dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare që t’i propozojnë deputetët
    për kryetarë, zëvendëskryetarë dhe anëtarë të Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve
    për një në Komisionin e Pavarur për Medie.
    E ftoj kryetarin e Grupit Parlamentar të PDK-së që ta propozojë një deputet për kryetar të
    komisionit dhe një deputet për anëtar të komisionit. Zoti Pajaziti.
  • Faleminderit, zoti kryesues!
    Propozoj të njëjtën përbërje, meqenëse do të punojmë.
  • Duhet me i ndërrua, se s’bën. Dy herë kryetar në të njëjtin komision nuk...
    ndërrohet.
  • Propozoj në vend të zonjës Xhevahire Izmaku, nëse nuk prish punë me e
    lënë të njëjtën atëherë e propozoj Selvije Halimin.
  • Në rregull, Selvija kryetare. Pse s’po i bën të dyja siç kanë qenë kryetare, le të jetë
    në të parin Xhevahirja, në të dytin le të jetë Blerta edhe qe... Në rregull, Selvija s’po pranon. Tani
    a doni me e lënë? Edhe një herë fjalën zotit Pajaziti.
    44
  • Propozoj Hajdar Beqën, si...
  • Në rregull atëherë Hajdar Beqa dhe Xhevahire Izmaku.
    Zoti Beqiri, në emër të Lidhjes Demokratike, kë e propozoni?
  • Po ne, meqenëse s’po na vjen rasti me e pas kryetarin, unë s’shoh arsye me i
    ndërrua. Le të jenë të njëjtit që ishin edhe në komisionin paraprak. Duhet me ua thënë emrat a? U
    bë, zoti Xhelë. Agim Kikaj, Sadri Ferati.
  • Faleminderit! Grupi i “Vetëvendosjes” që ta propozojë një deputet,
    zëvendëskryetar të parë të komisionit, zoti Konjufca, çfarë qëndrimi keni për rastin e dytë?
  • Propozojmë që të jetë Shqipe Pantina.
  • Faleminderit! E ftoj kryetarin e Grupit Parlamentar të AAK-së që ta propozojë një
    deputet për anëtar të komisionit.
    PAL LEKAJ: E propozojmë të njëjtin deputet, Lahi Brahimaj. Faleminderit!
  • Faleminderit! E ftoj kryetarin e Grupit Parlamentar “Nisma” që ta propozojë një
    deputet për anëtar të komisionit.
  • Zafir Berisha, i njëjti.
  • Faleminderit! Ftoj kryetarin e Grupit Parlamentar “6+”, që ta propozojë një
    deputet për anëtar të komisionit.
  • Faleminderit! Për Listën serbe vlen e njëjta formulë, si për çështjen e parë.
    Atëherë, e hedh në votim propozimet për komisionin. Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për
    votim. Votojmë tani!
    A ka pa kartelë? 2, në rregull. Atëherë, 59 me kartelë, 3 u bënë pa kartelë, domethënë kanë
    votuar 63 deputetë dhe për janë 58, kundër s’është asnjë, ka abstenuar 1.
    Konstatoj që Kuvendi i emëroi anëtarët e Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e një anëtari të
    Komisionit të Pavarur për Medie.
    45
    Kërkohet nga Komisioni ad hoc që të veprojë në pajtim me Ligjin për Komisionin e Pavarur për
    Medie.
    Atëherë, me propozim të kryetarit të Grupit Parlamentar, meqenëse kështu duhet të jetë si
    rregull, sipas propozimit të shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, propozohet zëvendësimi i
    kryetarit të Komisionit për Shëndetësi, në vend të dr. Nehat Baftiut, propozohet deputetja Flora
    Brovina. Edhe, besoj që s’ka kurrkush kundër, miratohet.
    7. Interpelanca e kryeministrit të Kosovës, zotit Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit,
    zotit Rexhep Selimi, i mbështetur edhe nga 14 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën e
    krijuar në Mitrovicë
    Deputeti Rexhep Selimi i mbështetur edhe nga 14 deputetë nënshkrues, në bazë të nenit 44 të
    Rregullores së Kuvendit ka parashtruar kërkesë për ta ftuar në interpelancë kryeministrin e
    Kosovës, Isa Mustafa, në lidhje me situatën e krijuar në Mitrovicë.
    Ju njoftoj, se në bazë të Rregullores së Kuvendit, interpelanca mund të zgjasë deri në tri orë. Nga
    kryetarët e grupeve parlamentare është kërkuar që mbi bazën e kohës së ndarë për çdo grup
    parlamentar, para fillimit të seancës plenare kryesuesit të seancës plenare t’ia paraqesin listën e
    deputetëve për diskutim gjatë debatit për interpelancë.
    Pa grup parlamentar janë 4 deputetë dhe i kanë 6 minuta për diskutim.
    Tani ato... kohën e dini ju të gjithë sa keni. Në qoftë se, i keni caktuar deputetët është më mirë,
    në qoftë se jo, atëherë kohën në dispozicion varësisht nga diskutimet që i bëni, të keni kujdes
    edhe për kolegët e juaj që duan të diskutojnë. Ne do ta llogarisim fiks sipas rregullores
    minutazhin e grupeve parlamentare, meqenëse kurrkush nuk i ka dorëzuar listat. Sipas
    Rregullores secilit deputet i takon vetëm një minutë e gjysmë për të diskutuar. Tani, ne kemi
    praktikuar një variant që nuk është i përshtatshëm për të gjithë deputetët, sepse në seancën e
    kaluar e kam parë që disa janë mërzitur, veçanërisht nga Grupi Parlamentar i PDK-së, sepse u
    është marrë minutazhi nga diskutuesit paraprakë.
    Në qoftë se e keni bërë listën e diskutuesve, unë e marr parasysh. E ftoj zotin Rexhep Selimi,
    deputet i Lëvizjes “Vetëvendosje”, në cilësinë e propozuesit të interpelancës ta marrë fjalën.
    Hapësirë kohore keni 10 minuta.
  • Faleminderit, zoti nënkryetar!
    Zonja dhe zotërinj,
    Deputetë të Kuvendit të Kosovës,
    46
    Situata e sigurisë e krijuar në Kosovë, në veçanti në komunat veriore të Republikës së Kosovës, e
    ka bërë të nevojshme një interpelancë me kryeministrin e vendit dhe vlerësimin real të situatës së
    përgjithshme, duke debatuar dhe marrë vendimet e nevojshme me shumë seriozitet, ashtu siç
    edhe situata është serioze.
    Ka pasur kërkesa për interpelancë të kryeministrave edhe herëve tjera, madje edhe për të njëjtën
    temë, për gjendjen e rënduar në veri të vendit. Jo pse më herët ka qenë situata më e mirë, por
    gjendja e rënduar, sidomos në fushën e sigurisë, në komunat veriore të Kosovës, sidomos në
    pjesën veriore të Mitrovicës, e ka bërë të nevojshme thirrjen për interpelancë. Në fakt, kjo
    interpelancë është thirrur para dy muajsh, pikërisht atëherë kur edhe ka nisur një situatë e re e
    rënduar fushën e sigurisë, kur ende nuk ishte tharë betoni i një muri ndarës në mes të qytetit të
    Mitrovicës.
    Kronologjia e ngjarjeve në Mitrovicën veriore dhe në komunat në veri të vendit, tregon se atje
    kishte një dinamikë të vazhdueshme të përkeqësimit të gjendjes së sigurisë. Pas djegies së pikave
    kufitare 1 dhe 31 dhe pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Qeveria e atëhershme nuk ndërmori
    asnjë masë të vetme për jetësimin e shtetit edhe në ato komuna, pra në komunat në pjesën veriore
    të Republikës së Kosovës.
    Pushteti i atëhershëm i koalicionit të tashëm PDK-LDK heshtazi e pati pranuar ndarjen e
    Kosovës në pjesën jugore dhe veriore të Kosovës, duke mos bërë asgjë për ta shtrirë sovranitetin
    e vendit edhe atje.
    Në vend të veprimeve shtetërore, ata pranuan negociata që fillimisht i kamufluan si teknike,
    pastaj rezultuan ato politike.
    Më 26 korrik të vitit 2011, me një veprim të paplanifikuar ose me një veprim të planifikuar që të
    dështojë, Qeveria e atëhershme ndërmori një veprim policor që rezultoi me vdekjen e policit
    Enver Zymberi dhe me ngritjen e barrikadave që e bllokuan veriun e vendit për qarkullim në
    shumë rrugë e sheshe atje.
    Ndonëse nuk ishte një plan operacional për Policinë e Kosovës, rezultoi se kishte një plan politik
    për krijimin e një situate çfarë u krijua më vonë.
    Prej atëherë e deri më sot, atje në vend që të shuheshin strukturat e sigurisë së Serbisë, me anë të
    negociatave dhe marrëveshje u liberalizuan ato dhe e ndanë policinë në baza etnike.
    Prej atëherë e deri sot, atje nuk ka shtet as institucione të Republikës së Kosovës, dhe edhe ato
    pak institucione, siç është Policia e Kosovës në Mitrovicën e veriut, pra kontrollohen më shumë
    nga Serbia se sa nga zinxhiri komandues i Policisë së Kosovës.
    47
    Prej atëherë e deri sot, në vend që të respektohej sovraniteti i Kosovës, Qeveria e Kosovës ka
    vazhduar ta mohojë sovranitetin e vet në ato komuna, duke pranuar ta negociojë këtë me Serbinë
    në Bruksel.
    Pas të gjitha bisedimeve e marrëveshje në dëm të sovranitetit të Republikës, marrëveshje pas
    marrëveshjeje, Qeveria e Kosovës arriti deri te një marrëveshje edhe për ndarjen fizike të qytetit
    të Mitrovicës, respektivisht të Kosovës, siç është marrëveshja për ndërtimin e një pengese prej
    betoni në anën veriore të urës së lumit Ibër në mes të qytetit të Mitrovicës.
    Kjo ndarje u ekzekutua me ngritjen e një muri prej betoni brenda një nate, para 2 muajsh.
    Si rrjedhojë, tensionimi i situatës lidhur me murin ngriti reagimin e qytetarëve, por edhe të
    Lëvizjes “Vetëvendosje”, ku menjëherë kërkuam interpelancë të kryeministrit lidhur me situatën
    e krijuar në Mitrovicë më 9 dhjetor 2016, pra tash e 2 muaj.
    Në ndërkohë, brenda afatit kohor kur do të duhej të rrënohej muri sipas vendimit të Kuvendit, më
    14 janar Serbia e nisi edhe një linjë të re të qarkullimit të trenit Beograd - Mitrovicë.
    Siç dihet ai tren u ndal në Rashkën e marrëveshjes së koalicionit, shumë larg para se të arrinte në
    territorin e Republikës sonë.
    U proklamua shumë një retorikë e pakuptimtë se kush e ndali linjën e trenit Beograd-Mitrovicë
    në Rashkë. Por kurrë Qeveria e Kosovës nuk dha shpjegime përse dhe me çfarë të drejte
    qarkullon treni i hekurudhave të Serbisë në një linjë tjetër, në atë Kralevë - Mitrovicë.
    Përse për Qeverinë e Kosovës vetëm treni që vjen nga Beogradi qenka ilegal, por jo edhe ai që
    vjen nga Kraleva?
    Kryeministri, së paku sot, do të duhej të na e shpjegonte një gjë të tillë, apo edhe muri, edhe treni
    ishin krejt një skenar i parapërgatitur për të krijuar një situatë të caktuar.
    Pas krejt kësaj situate të krijuar, as treni s’u ndal, as muri s’u rrënua. Në të vërtetë, u ndal treni i
    linjës Beograd, por jo ai i Kralevës, që i bie se treni ende qarkullon Serbi - Kosovë, pa licencën e
    institucioneve të Republikës së Kosovës.
    Në anën tjetër, u rrënua një mur, por filloi një tjetër pranë tij. E, siç po shihet, edhe muri që u
    rrënua, edhe ai që po ndërtohet, kanë të njëjtin qëllim: të jenë barrikadë dhe pengesë fizike për
    qarkullim kundrejt anës jugore të lumit Ibër.
    48
    Në ndërkohë, ka pasur edhe një rezolutë në këtë Kuvend më 29 dhjetor 2016, për rrënimit e
    murit brenda muajit janar të vitit 2017.
    Në fillim të këtij muaji pamë se Komuna e ashtuquajtur veriore e Mitrovicës nisi rrënimin e
    murit pas një marrëveshjeje me Qeverinë në Prishtinë. Se cili është çmimi, le ta shohim tash e
    tutje në insistimin e kryeministrit, e sidomos të presidentit, për jetësimin e “Zajednicës”.
    Edhe pse nuk ndodhi në janar, rrënimi i murit do të duhej të ishte garanci e lëvizjes së lirë. Në
    vend të kësaj ndodhi vetëm një ridizajnim i qëllimit të atij muri, i cili po ashtu mbeti i njëjtë.
    Me ridizajnimin e barrikadës moderne, të quajtur ashtu, në fakt po duket që aty po i mbyllet
    rruga qarkullimit të lirë, por po i hapet rruga “Zajednicës”.
    Barrikada u ridizajnua, por pa e ndryshuar qëllimin dhe funksionin e saj. Prandaj, sot, pas kësaj
    interpelance Qeveria do të duhej të marrë përgjegjësi dhe të reflektojë duke u kthyer në mbrojtje
    të integritetit territorial të vendit, në mbrojtje të sovranitetit të Republikës dhe në mbrojtje të
    interesave të qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke garantuar siguri të lëvizjes së lirë dhe
    siguri për të gjithë qytetarët e vendit, si në jug, ashtu edhe në veri, si në lindje, ashtu edhe në
    perëndim.
    Edhe me vonesë, pra të përgjigjes së kryeministrit për interpelancë, edhe me tendencën ndoshta
    për ta eskivuar një gjë të tillë, pas rreth 2 muajsh kohe fatkeqësisht kjo temë ende nuk e ka
    humbur aktualitetin e saj, përkundrazi po rezulton të jetë përditë e më aktuale.
    Të qenit aktuale kjo temë edhe pas 2 muajsh e bën edhe më të domosdoshëm trajtimin me shumë
    seriozitet të kësaj çështjeje.
    Muri prej betonit në Mitrovicë, treni i linjës Beograd-Mitrovicë, krijimi i një klime të pasigurisë
    në vend me kërcënime dhe frikësime ndaj qytetarëve për luftë herë nga presidenti i Serbisë, e
    herë nga ai i Kosovës, duket qartë se janë skenarë të harmonizuar mirë në bashkëpunim në mes
    të qeverive të Serbisë dhe Kosovës.
    Krijimi i një situate të tillë dhe i skenarëve të luftës së ftohtë, e dëmton rënd shtetin e Kosovës.
    Dëmton rënd rolin e shqiptarëve në rajon. Dëmton rënd partneritetin me miqtë tanë perëndimorë,
    u krijon hapësirë të favorshme forcave antiperëndimore në Kosovë dhe, mbi të gjitha, rrënon të
    ardhme e sigurt të qytetarëve të Kosovës.
    Prandaj, një rezolutë e re dhe implementimi i saj do të ishte fillim i një ndryshimi shumë të
    nevojshëm në kursin e ecjes së Kosovës.
    49
    Për këto arsye që i përmenda, Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje” i ka propozuar
    Kuvendit të Kosovës miratimin e një mocioni përmbajtjesor. Në bazë të Rregullores ne e kemi
    dorëzuar këtë mocion përmbajtjesor, në momentin e kërkesës për interpelancë, meqë situata edhe
    mund të ketë ndryshuar, unë po e lë që këtë mocion përmbajtjesor për këtë projekt-rezolutë ta
    lexoj në fund, pas debatit, për shkak që t’i hapim hapësirë edhe ndonjë ndryshimi, në
    bashkëpunim me grupet e tjera parlamentare.
    Njëkohësisht kërkoj që grupet parlamentare të japin kontributin e tyre në këtë interpelancë.
    Faleminderit!
  • Faleminderit! Ftoj kryeministrin e Kosovës, zotin Isa Mustafa, që të paraqesë
    qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me çështjen e ngritur për interpelancë.
    Hapësirë kohore, zoti kryeministër, keni 15 minuta, sipas Rregullores.
  • Faleminderit, zoti kryesues!
    Të nderuar deputetë të Kuvendit,
    Të nderuar anëtarë të Kabinetit qeveritar,
    Qytetarë të nderuar,
    Prolongimi i kësaj interpelance, mund të them se nuk është çështje e kërkesës sime. Ajo çfarë
    është kërkuar në Kryesi është vetëm të prolongohet për një seancë të Kuvendit, sepse nuk kam
    qenë këtu dhe unë në asnjë rast s’kam bërë vërejtje që të mos mbahet interpelanca dhe të mos
    përgjigjem në këtë interpelancë.
    Dëshiroj vetëm të përsëris se veriu i vendit të Kosovës është pjesë e Republikës së Kosovës, se
    qytetarët e katër komunave në veri, ashtu sikurse edhe qytetarët e të gjitha komunave të tjera janë
    qytetarë të Republikës së Kosovës, prandaj gjendjen në veri të vendit mund ta kuptojmë e ta
    trajtojmë më lehtë dhe pa ngarkesa, kur vetes ia sigurojmë dhe ia sqarojmë se po flasim për
    territorin tonë dhe po flasim për qytetarët tanë, pa marrë parasysh problemet e trashëguara dhe pa
    marrë parasysh problemet që sot po lindin.
    Problemet në veri të vendit, sikurse edhe në çdo pjesë të Republikës së Kosovës duhet t’i
    zgjidhim mbi bazë ligjore, me mirëkuptim dhe komunikim me qytetarët.
    Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për ruajtjen dhe mbrojtjen e pavarësisë,
    sovranitetit dhe integritetin territorial të shtetit tonë. Ky është obligim kushtetues për të gjithë ne,
    ashtu sikur që është sigurimi i të drejtave dhe mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët, pa
    marrë parasysh përkatësinë e tyre.
    Qeveria e Kosovës dhe të gjitha institucionet e vendit arritën ta mbrojnë sovranitetin e shtetit, ta
    ruajnë stabilitetin e brendshëm përballë provokimeve destabilizuese që erdhën nga sjelljet e
    Serbisë.
    50
    Me sjellje dhe përgjegjësi shtetërore u ndal treni me parulla provokuese i nisur nga Beogradi, në
    marrëveshje me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së veriut dhe me përfaqësuesit serbë nga
    radhët e deputetëve dhe ministrave në institucioneve të Kosovës, si dhe me përkrahjen
    ndërkombëtare arritëm marrëveshje për rrënimin e murit ndarës dhe për ndërtimin e një sheshi,
    sipas ligjeve dhe standardeve të përcaktuara.
    Po ashtu i kemi bërë të gjitha përpjekjet për të dëshmuar se fletarrestimi i lëshuar kundër
    kryetarit të AAK-së dhe ish-kryeministrit të vendit, zotit Haradinaj, është politik, është joligjor
    dhe është i pavlefshëm jo vetëm për Kosovën, por duhet të jetë i pavlefshëm për gjithë
    komunitetin ndërkombëtar.
    Në të gjitha rastet, përgjigjja jonë ishte institucionale dhe e vendosur në koordinim të plotë me të
    gjitha institucionet shtetërore, me presidentin e vendit dhe me kryetarin e Kuvendit.
    Në përballimin e sfidave gjatë kësaj periudhe, ne patëm përkrahjen e qytetarëve të Republikës së
    Kosovës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike. U dëshmua se ata kanë besim në
    institucionet e Republikës së Kosovës.
    Këtë të diel, më 5 shkurt, hoqëm murin ilegal në Mitrovicë, në dobi të lëvizjes së lirë të
    qytetarëve, me një angazhim institucional, me një proces të brendshëm të bisedimeve mes
    Qeverisë dhe autoriteteve komunale të pjesës veriore të Mitrovicës.
    Tashmë ka filluar realizimi i planit për shëtitoren në rrugën kryesore të qytetit, sipas ligjeve të
    Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë, për herë të parë, ndërmjet Komunës së pjesës veriore të
    Mitrovicës, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrisë së Administrimit të
    Pushtetit Lokal.
    Të nderuar deputetë,
    Janë dy probleme, të cilat e ngarkojnë jo vetëm situatën në veri të vendit, por edhe në tërë
    vendin. Është shtrirja akoma e gjerë e strukturave paralele serbe në shumë komuna, jo vetëm me
    shumicë serbe, por formalisht edhe me ato me shumicë shqiptare, në institucione shëndetësore
    dhe kompani publike dhe është ndikim i drejtpërdrejtë i Qeverisë së Serbisë në deputetët e
    Kuvendit dhe anëtarët e Qeverisë nga radhët e Listës serbe, prandaj mendoj se kjo çështje duhet
    të shtrohet në mënyrë integrale dhe jo vetëm si çështje e 4 komunave të veriut, asaj të
    Leposaviqit, Zubin-Potokut, Zveçanit dhe pjesës veriore të Mitrovicës, por si problem i
    tendencave që Serbia të ushtrojë edhe më tutje ndikim në vendin tonë.
    Përfundimisht, normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë ndërlidhet me shuarjen e plotë të
    strukturave paralele dhe me ndërprerjen e ushtrimit të ndikimit të Serbisë te përfaqësuesit serbë
    në institucionet e Kosovës dhe me pranimin e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.
    51
    Sa i përket veriut, Qeveria e Kosovës do të vazhdojë angazhimet për të konsoliduar më tej
    sovranitetin shtetëror në pjesën veriore të vendit. Gjendja në veri ka ndryshuar pozitivisht dhe
    këto ndryshime janë rezultat i drejtpërdrejtë i dialogut në Bruksel.
    Zhvillimet negative kohët e fundit nuk kanë mundur t’i zbehin këto rezultate dhe ne nuk kemi
    lejuar që ajo të ndodhë.
    Me marrëveshjen për kufirin është arritur që autoritetet shtetërore të Kosovës të vendosen në dy
    pika kufitare në veri, të cilat ishin sulmuar dhe djegur kur Kosova shpalli pavarësinë në vitin
    2008. Këto pika gjenden aty ku është kufiri shtetëror i Kosovës me Serbinë.
    Kosova ka arritur të shtrijë sovranitetin e saj në veri të vendit në këto fusha: në fusha të sigurisë,
    ku Policia e Kosovës vepron nga viti 2014, në fushën e Doganave nga viti 2012, në fushën e
    Administratës Tatimore.
    Kosova ka vendosur të gjitha ministritë dhe agjencitë shtetërore që kanë veprimtari lokale në
    këtë pjesë të vendit. Kemi shuar strukturën ilegale me premisa paramilitare, e ashtuquajtura
    “Mbrojtje civile”, ndërsa ish-pjesëtarët e saj janë bërë shërbyes civilë të punësuar në sistemin e
    Kosovës.
    Është implementuar marrëveshja për kodin telefonik dhe shteti i Kosovës e ka marrë kodin e vet
    telefonik 838, i cili ka filluar edhe të implementohet.
    Është arritur marrëveshja për drejtësinë dhe kjo marrëveshje do të përmbyllet së shpejti.
    Kemi hapur zyra të regjistrimit civil në komunat veriore për t’i pajisur ata qytetarë me
    dokumente shtetërore të Kosovës.
    Kemi shuar strukturat paralele të Serbisë në fushat ku janë arritur marrëveshjet.
    Integrimi i komunitetit serb të asaj pjese në sistemin shtetëror të Kosovës është gjithnjë në rritje.
    Interesimi i tyre për jetë normale dhe prosperuese është fakt se shprehet nga vetë ata.
    Dialogu i Brukselit ka mundësuar heqjen e të gjitha barrikadave në veri, të cilat ishin vendosur si
    reaksion ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe po ashtu është hequr edhe barrikada nga ura
    e Mitrovicës, e cila do të lëshohet së shpejti dhe do të hapet qarkullimi automobilistik dhe
    qarkullimi tjetër ndërmjet pjesës jugore e veriore të Mitrovicës.
    52
    Këto zhvillime pozitive në veri të vendit krijojnë mundësi për përmirësimin e jetës së qytetarëve,
    të bashkëpunimit dhe komunikimit në mes të qytetarëve dhe komuniteteve.
    Qeveria e Kosovës vlerëson kontributin e dhënë nga Bashkimi Evropian dhe nga Shtetet e
    Bashkuara të Amerikës për tejkalimin e tensioneve të krijuara dhe ndaljen e provokimeve
    destabilizuese nga ana e Serbisë dhe mund t’ ju them se dy takimet e fundit në Bruksel sa kanë
    qenë të rënda, aq edhe kanë dhënë rezultate në këtë fushë.
    Delegacioni ynë e ka bërë të qartë se mbetemi të përkushtuar për paqe dhe fqinjësi të mirë, por
    gjithnjë në kushte të respektimit të pavarësisë, sovranitetit shtetëror dhe të mosndërhyrjes në
    punë të brendshme.
    Kosova tani ka hyrë në rrugën zyrtare të integrimit evropian nëpërmjet Marrëveshjes për
    asociim-stabilizim me Bashkimin Evropian.
    Të nderuar deputetë,
    Kosova do të vazhdojë forcimin e shtetit nëpërmjet zhvillimit ekonomik, mirëqenien e qytetarëve
    dhe komunitetit, integrimit, të sigurisë dhe prosperitetit.
    Ashtu sikur që e dëshmuam në këtë periudhë, Qeveria e Kosovës dhe të gjitha institucionet
    shtetërore kanë zotësinë për t’iu përgjigjur çfarëdo sfide me të cilën ne do të ballafaqohemi.
    Kosova mbetet e përkushtuar për zbatimin e marrëveshjeve që janë në pritje të zbatimit, siç është
    marrëveshja për drejtësinë dhe marrëveshjet e tjera.
    Me këtë rast, dëshiroj të falënderoj veçmas Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin
    Evropian, Gjermaninë, Britaninë e Madhe dhe vendet e tjera për vendosmërinë e tyre që të
    përkrahin proceset euro-integruese të Kosovës.
    Të nderuar deputetë,
    Gati të gjitha interpelancat, por edhe debatet që u iniciuan në Kuvend tani kanë një emërues të
    përbashkët. Ky emërues është: ndërprerja e dialogut, kushtëzimi i dialogut, ngrirja e dialogut.
    Dialogu me Serbinë, në mbështetje të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të
    Amerikës, zhvillohet në interes të Republikës së Kosovës, sepse Kosova po ballafaqohet me
    probleme si pasojë që nga përfundimi i luftës, të cilat nuk kanë alternativë tjetër të zgjidhjes,
    përveç dialogut.
    Me dialog ne nuk po i zgjidhim problemet e Serbisë, sepse ne nuk po cenojmë sovranitetin e
    Serbisë. Por, është e kundërta.
    53
    Si kryeministër i vendit, konsideroj se dialogu nuk ka alternativë. Konsideroj se politika e
    dialogut me fqinjët, edhe me Serbinë, është orientim strategjik i Republikës së Kosovës, ashtu siç
    është orientimi ynë strategjik rruga euro-integruese dhe partneriteti i përhershëm me Shtetet e
    Bashkuara të Amerikës.
    E kam thënë publikisht se asnjë nga ju nga opozita që sot po kundërshtoni dialogun nuk do ta
    kundërshtonit këtë po të ishit në pozitë dhe po t’i kishit përgjegjësitë që ne i kemi.
    Ne njihemi dhe nuk harrojmë se si jemi betuar të gjithë, meqë jemi këtu, pa marrë parasysh në
    cilën anë sot jemi, se si do të vazhdojmë dialogun dhe kemi konkurruar e kemi bërë gara se kush
    është ai që do të marrë ta udhëheqë dialogun.
    Edhe rezoluta si e tillë nuk meriton përkrahje. Ndryshe, ajo nuk shpreh as interes të Kosovës,
    përpos të një mllefi opozitar ose të një mllefi, i cili nganjëherë lind edhe si pasojë e veprimtarive
    të papërgjegjshme dhe sjelljeve të papërgjegjshme të Serbisë.
    Prandaj, do të ishte mirë që energjitë tona, që po i shpenzojmë për të bllokuar dialogun ose për të
    kundërshtuar bllokimin e dialogut t’i orientojmë pozitivisht në orientimin tonë për zhvillim
    ekonomik, zhvillim social, integrimin e serbëve në të gjitha institucionet e vendit tonë, krijimin e
    mirëbesimit dhe mirëkuptimit reciprok dhe për rrugën euro-atlantike. Faleminderit!
  • Faleminderit, i nderuar kryeministër! Fjalën e ka Zenun Pajaziti, kryetar i Grupit
    Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës.
  • Faleminderit, kryetar!
    I nderuar kryeministër,
    Zëvendëskryeministër,
    Kabinet qeveritar,
    Deputetë të nderuar,
    Qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Sot ky debat mbase e gjen Kuvendin më të relaksuar, sepse, siç e dini, ditë më parë ne
    prezantuam shqetësimin tonë serioz për atë që po ndodhte në veri, për atë që po inskenonin
    përfaqësuesit ose drejtuesit e Beogradit me provokimet e tyre, si me rastin e arrestimit të zotit
    Haradinaj, si me trenin, e po ashtu edhe me murin.
    Pra, jemi të relaksuar sepse ndodhën disa zhvillime që mund t’i quajmë, pavarësisht se ishin
    krijuar artificialisht, pozitive dhe tanimë nuk e kemi murin në veri dhe po ashtu kemi një rrugë të
    mirë, në mbështetje edhe të institucioneve ndërkombëtare që të mundësohet lëvizje e lirë e
    qytetarëve pa dallim atje.
    54
    Pra, është po ashtu një anë pozitive që muri u rrëzua nga vetë ata që e ndërtuan dhe nuk kishe
    nevojë të bëheshin hapa të tjerë të njëanshëm nga institucionet e Republikës së Kosovës, siç
    ndodhi me trenin, me ndalimin e trenit.
    Zoti kryeministër e tha qëndrimin e tij rreth dialogu dhe mendoj që ne pa hezitim, të gjithë që
    jemi përfaqësues të qytetarëve, duhet kuptuar se dialogu nuk ka alternativë tjetër. Pra, të gjithë
    duhet dhënë shansin merituar dialogut dhe duhet shpresuar se vetëm në këtë mënyrë mund të
    zgjidhet gjithçka që mund të jetë pengesë, sidomos në rrugën tonë të normalizimit të
    marrëdhënieve, si pengesë që na del në rrugën tonë drejt integrimit në BE.
    Dhe, tanimë, të gjithë jemi të vetëdijshëm edhe për pacenueshmërinë e territorit të Republikës së
    Kosovës dhe kushtetutshmërinë dhe po ashtu jemi të inkurajuar me mënyrën e mirë të zgjidhjes
    së këtyre problemeve dhe me vendosmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe
    qytetarëve për të mos lejuar cenimin e sovranitetit dhe integritetit të territorit të Republikës së
    Kosovës.
    Në kushte normale, sikur edhe sot, nuk do të ishte mirë që në raste të tilla, pra kur tejkalohen
    këto probleme të mos bëheshin agjendë politike ditore këto çështje dhe të kalonim në çështje apo
    pika të tjera, që ka mjaft vendi ynë si sfida, e që kanë të bëjnë edhe me zhvillimin ekonomik dhe
    çështje të tjera integruese, e me kritere tjera që ne duhet përmbushur qoftë për liberalizmin e
    vizave, qoftë për integrimin tonë drejt BE-së.
    Duke u bazuar në suksesin e institucioneve të Republikës së Kosovës karshi zhvillimeve të fundit
    dhe në konsistencën e përgjegjësitë kushtetuese ligjore të gjitha institucioneve, të presidentit,
    kryetarit të Kuvendit dhe Qeverisë në zgjidhjen e këtyre problemeve që, po e përsëris, ishin
    artificiale, ne konsiderojmë se në një mënyrë është konsumuar edhe sot kjo çështje që të ketë një
    debat të tillë. Por, meqë kjo ka ndodhur, ne duhet të jemi këtu sa më unikë, në mënyrë që t’i
    hapim rrugë agjendës së mbetur të Kuvendit edhe për çështje të tjera.
    Ne, duke u bazuar në kontestin historik të zhvillimeve shqiptaro-serbe, me zhvillimet e fundit,
    atëherë në këtë seancë duhet të tregojmë pjekurinë maksimale shtetformuese si Republikë e
    Kosovës dhe duhet të reflektojmë po ashtu që të dalim të bashkuar rreth qëndrimeve tona edhe
    rreth veriut dhe rreth çështjeve që kanë të bëjnë me dialogun dhe çështje të tjera.
    Nëse kthehemi në retrospektivë, ne shohim se më 21 prill të vitit 2013, që ka qenë një ditë
    vikendi, ka qenë një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit, kur i është dhënë mbështetje e
    fuqishme dialogut me 89 vota për.
    55
    Mendoj se është për të falënderuar gjithë spektrin politik që ka qenë në këtë agjendë mbështetëse
    dhe është për t’u inkurajuar që kjo vendosmëri e atëhershme e Kuvendit që të jemi sa më unikë
    rreth çështjeve që kanë të bëjnë me interesin e vendit, të vazhdohet edhe sot, edhe më tutje.
    Pra, unë besoj që edhe sot subjektet politike, të gjitha, jo vetëm këto që e kanë mbështetur, të
    jemi në një frymë për të mbështetur vazhdimin e dialogut dhe për të mbështetur tejkalimin e
    sfidave që i kemi në raport me Beogradin. Meqenëse kjo marrëveshje e atëhershme del edhe si
    obligim, meqenëse po ashtu kemi zhvillime politike të tjera të ngjashme, tash që ka rezultuar se
    dialogu mund të jetë i suksesshëm dhe sidomos pas një mbështetjeje shumë intensive të
    bashkësisë ndërkombëtare, BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ne mbetemi të
    inkurajuar dhe me shpresë që edhe situata e sotme, kur ne po debatojmë për veriun, të na gjejë, si
    të thuash, unikë, edhe më unikë se sa atëherë dhe unë i ftoj të gjitha partitë opozitare që sot të
    jemi në këtë drejtim unikë.
    Po ashtu është për t’u theksuar që zotimi politik i të gjithë përfaqësuesve të institucioneve gjeti
    një mbështetje të gjerë të qytetarëve, e sidomos të partnerëve ndërkombëtarë, është për t’u
    falënderua mbështetja e jashtëzakonshme në këtë drejtim.
    Dhe, po ashtu, unë nga këtu në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dëshiroj t’i
    ftoj edhe kolegët serbë që janë përfaqësues në parlament, në institucione të tjera të Republikës së
    Kosovës dhe në qeveri, t’i kthehen punës së tyre të përditshme e t’i përfaqësojnë qytetarët atje.
    Ajo që ka ndodhur në veri ditët e fundit ishte më shumë kërcënim për vetë qytetarët, për izolimin
    e qytetarëve serbë atje. Sa më shpejt që të kthehen kolegët tanë në institucione, do të ndikojë
    pozitivisht në relaksimin e këtyre raporteve dhe në tejkalimin sa më të shpejtë të situatave të tilla
    në terren.
    Po ashtu dëshiroj t’i ftoj gjithë qytetarët që kanë qenë dhe janë të kërcënuar për të jetuar dhe
    lëvizur normalisht në veri që të kthehen dhe të punojnë normalisht dhe të kontribuojnë në
    krijimin e gjendjes sa më normale të jetës së tyre në veri.
    Po ashtu i ftoj institucionet përkatëse, me përgjegjësitë e tyre t’i mbështesin të gjithë qytetarët, pa
    dallim, që ata të kthehen, të punojnë dhe të lëvizin lirshëm në veri.
    Dhe, po ashtu inkurajojmë Qeverinë e Republikës së Kosovës në dialogun dhe në tejkalimin me
    rrugë politike të të gjitha problemeve dhe çështjeve që ngrihen atje dhe po ashtu shpresojmë që të
    mos ketë provokime të tilla, të cilat do të nxisin intervenimet e institucioneve të Kosovës atje, siç
    ka ndodhur më 2011, e siç ka ndodhur edhe më vonë, intervenime të cilat edhe mund të krijojnë
    situata të tjera. Faleminderit!
    56
    Sa i përket mocionit, unë mendoj që tashmë rrethanat nuk janë të tilla siç kanë qenë kur është
    parashtruar ai dhe, po ashtu mendoj që gjithçka që është rreth dialogut ne do ta mbështesim.
    Unë dëshiroj që ta kemi një qëndrim të përbashkët në mbështetje të dialogut dhe të institucioneve
    të Republikës së Kosovës që t’i zgjidhim çështjet dhe t’i kryejnë obligimet në bazë të
    Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Faleminderit!
  • Faleminderit! Ismet Beqiri, kryetar i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të
    Kosovës.
  • Faleminderit, kryetar!
    I nderuar kryeministër,
    Ministra,
    Kolegë të nderuar deputetë,
    Përfaqësues të mediave,
    Të nderuar qytetarë,
    Sigurisht që kjo interpelancë është në vazhdën e shqetësimeve pothuajse që janë të çdoditshme
    për gjendjen në veri të vendit.
    Dhe ju e dini, kolegë të nderuar, se një interpelancë, gjegjësisht një debat ose interpelancë të
    ngjashme e kemi pasur edhe më herët pikërisht më temën për veriun e vendit, sepse edhe pas 18
    vjetësh të çlirimit të Kosovës dhe 9 vjetëve të pavarësisë sonë veriu i vendit po bëhet dhe është
    temë, si dhe është në fokusin e interesimit të qytetarëve tanë, por edhe të angazhimeve të
    institucioneve tona shtetërore.
    Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdimisht e ka shprehur brengosjen dhe përkushtimin e saj për
    përmirësimin e gjendjes në veri të vendit, së bashku sigurisht me institucionet përkatëse
    shtetërore dhe veçmas Qeverinë e Republikës së Kosovës.
    Kemi kërkuar vazhdimisht që në veri të funksionojnë të gjitha institucionet e Republikës së
    Kosovës dhe të ushtrohet sovraniteti shtetëror. A jemi tërësisht të gjithë ne qytetarët të kënaqur
    me të, jo, por ka përparime, ka avancime të mëdha, të cilat nuk duhet dhe nuk mund t’i
    mohojmë.
    Sigurisht që këndvështrimi është i ndryshëm edhe nga subjektet, veçmas opozitare, i asaj se çfarë
    është bërë dhe çfarë po bëhet ose si është edhe situata në tërësi në veriun e vendit.
    Pa dyshim që ne si Grup Parlamentar i LDK-së shohim ndryshime pozitive, të cilat janë rezultat i
    dialogut të Brukselit, i cili ka mundësuar dhe po mundëson në një masë, nëse jo tërësisht, po në
    rrugëtim e sipër do të bëhet edhe kjo, të shuarjes së strukturave paralele të Serbisë, ndikimit të
    57
    Serbisë në këto struktura, jo vetëm në veriun e vendit, por edhe në disa komuna të tjera në jug,
    ku shumicë janë ose një pjesë e madhe të qytetarëve e përbëjnë komuniteti joshqiptar ose
    komuniteti serb.
    Dialogu i Brukselit i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe i mbështetur fuqishëm nga
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sigurisht jo në përmasa edhe dëshirueshme dhe të nevojshme,
    megjithatë ky dialog ka dhënë kontribut dhe ka dhënë rezultate të caktuara në integrimin, në një
    masë të madhe, të komunitetit serb dhe konsolidimin dhe forcimin e shtetit nëpërmjet
    normalizimit të gjendjes në veri të vendit.
    Kryeministri i vendit i tha dhe i kemi thënë edhe më herët disa nga ato të arritura që janë në
    veriun e vendit. Ju i dini që të gjithë, shumë shkurt vetëm po e them, prej menaxhimit të
    integruar të kufirit, prej funksionalizimit, siç u tha, të pikave kufitare, grumbullimit të taksave në
    kufij, prezencën dhe funksionimin normal dhe pa leje të askujt tjetër përpos të institucioneve të
    vendit të Policisë së Kosovë në veriun e vendit dhe ju dëgjuat deklarata shumë serioze nga ata që
    janë të rëndësishëm për ne se edhe Policia e Kosovës, Policia Speciale s’ka nevojë të marrë fare
    leje prej dikujt tjetër, sepse vepron dhe do të veprojë në territorin e Republikës së Kosovës, e
    kam parasysh veriun e vendit.
    Sigurisht u përmend edhe çështja e integrimit dhe fillimi i funksionimit të organeve gjyqësore në
    veri të vendit, të mos e zgjas, kodi, e të ngjashme. Kodi telefonik që nuk lidhet vetëm me veriun,
    por është një rezultat i dialogut dhe është në interesin e gjithë Republikës së Kosovës.
    Sigurisht që ne si subjekt politik, deputetë dhe institucione edhe më tej e kemi këtë brengosje që
    përkundër nënshkrimit të marrëveshjeve nga Brukseli, ka tentime nga Beogradi, në forma dhe
    mënyra të ndryshme, t’u ikë zbatimit të këtyre marrëveshjeve, aq më tepër të provokojë situata
    çfarë kishim muajt e fundit, e veçmas dy muajt e fundit.
    Ne si deputetë, të nderuar kolegë, mendoj që jo vetëm si deputetë, por edhe qytetarë edhe
    institucione çdo veprim, çdo punë të mirë institucionale duhet ta mbështesim, ta përkrahim pa
    dallim pozitë apo opozitë.
    Dhe, dy veprime veçmas të fundit, çështja e trenit, një provokim i rëndë dhe çështja e murit,
    provokimi tjetër i radhës, kanë treguar se megjithatë institucionet tona kanë treguar pjekuri,
    maturi në menaxhimin e situatës, mençuri, veprim institucional dhe jo veprim emocional.
    Sigurisht secili prej nesh, jemi njerëz, kemi edhe emocione kur ballafaqohemi me situata të tilla,
    por veprimi institucional është ai i cili i obligon institucionet tona dhe një përgjigje të tillë e kanë
    marrë këto veprime provokuese nga ana e shtetit serb dhe sigurisht që duhet përgëzuar të gjithë
    58
    ata që e kanë dhënë kontributin në këtë që të mos kemi një tren të tillë dhe një muri të tillë
    ndarës.
    Edhe një herë Qeveria e Republikës së Kosovës mendoj se ka vepruar ashtu siç do të duhej të
    vepronte, të punojë dhe jo shumë të bëhet zhurmë dhe pak çon peshë kur e kemi marrë vesh, në
    mëngjes apo pak më vonë. Mendoj se nuk është edhe shumë mençuri e madhe të tregohen edhe
    punët se si do të kryhen nga ata që duhet t’i kryejnë, flas për Policinë e Kosovës.
    Ndërkaq kur vjen çështja e murit, unë nuk di pse duhet të na pengojë fakti që e kanë rrënuar ata
    që e kanë ndërtuar. Bile-bile, kjo është edhe shumë më mirë, sepse i ke detyruar ta kryejnë një
    obligim që ata e kanë për të anuluar një veprim që e kanë bërë më herët, joligjor dhe ilegal, në
    Mitrovicën e veriut.
    Dhe, pa dashur ta zgjas, them edhe këtë: teoritë e konspiracionit të asaj se u bë kjo dhe rezultat
    do të jetë kjo, mendoj që qytetarët tanë mund t’i deshifrojnë lehtë.
    Unë nuk di pse duhet të lidhet muri apo treni me Asociacionin. Askush prej nesh si deputetë nuk
    është që e ka pritur me ekzaltim formimin e një asociacioni, por kolegë të nderuar, marrja e
    obligimeve, votimi këtu në këtë Kuvend i marrëveshjeve, zbatimi i tyre është edhe kulturë, është
    edhe përgjegjësi dhe është obligim, pavarësisht momenteve që tash dëshirojmë t’i shfrytëzojmë
    thjesht për interesa politike.
    Të mos harrojmë fare në fund që Gjykata Kushtetuese e vendit, si institucion i pavarur, nuk e
    ndalon themelimin e Asociacionit në këtë rast, por kërkon që të respektohet sovraniteti i vendit,
    që ky asociacion të formohet duke eliminuar ato që janë gjetur si vërejtje, si gjëra ose elemente të
    papranueshme që do të jepnin sipas asaj që është menduar, kompetenca ekzekutive.
    Pra, pa këto kompetenca të pretenduara ekzekutive, asociacioni është obligim yni, edhe një herë
    po e them jo për ta lidhur tash me momente, por është një obligim që na bën të përgjegjshëm dhe
    nuk është bërë asnjë veprim pa koordinim, bashkëpunim, me ata, nuk është e tepërt asnjëherë të
    themi, ta përsërisim, me ata që na kanë ndihmuar, na ndihmojnë, na kanë ndihmuar dhe na
    ndihmojnë në shtetndërtimin tonë dhe në rrugëtimin tonë drejt integrimeve euro-atlantike.
    Prandaj, duke i falënderuar shumë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si një partner strategjik
    afatgjatë shumëvjeçar, dhe Bashkimin Evropian në rrugëtimin e Kosovës, ne u jemi mirënjohës
    dhe sigurisht që veprimet, sugjerimet e tyre ne i konsiderojmë që janë në interesin e vendit.
    Dhe, fare në fund, unë mendoj që situatat që i kemi pasur janë menaxhuar mirë dhe kryeministri i
    vendit, me ekipin dhe institucionet, organet përgjegjëse, kanë qenë në nivelin e detyrës dhe i
    59
    kanë kryer obligimet ashtu siç ua përcakton Kushtetuta, ligji dhe ashtu siç e ndiejnë dhe do të
    duhej ta ndiejnë përgjegjësinë e tyre. Faleminderit!
  • Faleminderit! Albin Kurti, në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes
    “Vetëvendosje”.
  • Deputetë të Kuvendit,
    Qytetarë të Republikës,
    Muri më i ri në veri të Mitrovicës ishte si një perde teatri. Perdja u ngrit para skenës, teksa
    shikuesit po zinin ulëset në teatër. Perdja u hoq për të parë dramën që kishte mbaruar tashmë,
    drama kishte mbaruar, sepse drama ishte vetë perdja. Dhe, çka do që sheh, pastaj është më e
    durueshme se sa perdja. Perdja para shikuesit të teatrit është e padurueshme, ajo u hoq dhe tash
    kemi ndërtimin e skenës së teatrit.
    Qytetarët e Kosovës tani janë shikuesit e ndërtimit të skenës dhe jo të dramës, drama të tjera
    vijnë më vonë në atë skenë.
    Qyteti i Mitrovicës është i ndarë në urë të Ibrit dhe jo me mure që vihen si perde. Ajo çka po
    etablohet me çështjen e murit është se gjërat as nuk munden, e as nuk duhet të bëhen pa Serbinë
    dhe pa strukturat e saj.
    Serbia e bën gjendjen në veri edhe ca më keq se sa që është, në mënyrë që nëse kjo ‘ca më keq’
    bëhet pak më mirë, atëherë të duket gjithçka mirë dhe e keqja e madhe të normalizohet.
    Pyetja ime për kryeministrin Mustafa është: pse pranoi që rruga “Mbreti Pjetër” të shndërrohet
    në rrugë për këmbësorë? A beson kryeministri Mustafa që kjo është një çështje e mirë, një
    çështje e drejtë, një çështje e duhur dhe e dobishme, apo është dashur ta pranojë që ajo rrugë të
    bëhet rrugë për këmbësorë? E nëse është dashur ta pranojë që rruga “Mbreti Pjetër” të bëhet
    rrugë për këmbësorë, pse është dashur ta pranojë një gjë të tillë? Pra, a beson që është një gjë e
    mirë, apo ka qenë i kushtëzuar, e nëse ka qenë i kushtëzuar, si ka qenë i kushtëzuar?
    Më datën 22 shtator të vitit 2015 për herë të parë është gjuajtur kryeministri Mustafa me vezë
    këtu nga deputetë opozitarë. Dhe, nëse shikoni videot e asaj kohe e vëreni që kjo ndodh porsa ai
    thotë që kjo pako, e ka fjalën për marrëveshjet e nënshkruara më 25 gusht të vitit 2015 në
    Bruksel, është në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet ekzistuese.
    Më 23 dhjetor të vitit 2015, pra vetëm tre muaj më vonë, Gjykata Kushtetuese e diskrediton
    qëndrimin e kryeministrit.
    Pra, ai nuk ka dhënë asnjëherë përgjegjësi për këtë diskreditim, i cili i ka ndodhur.
    60
    Këtu e dëgjuam në ekspozenë e tij teksa tha se edhe më herët disa kanë qenë të interesuar për
    dialog, e kanë folur se kush do ta udhëheqë dialogun, e kështu me radhë. Po, është e vërtetë, në
    kohën e VLAN-it kemi pasur një marrëveshje të 10 shtatorit, në të cilën në pikën 5 thuhet që
    Lëvizja “Vetëvendosje” udhëheq dialogun. Ju e keni nënshkruar atë marrëveshje, mirëpo vëreni
    me kujdes, në pikën 5 fjala Serbi nuk është askund. Thuhet dialogu, thuhet marrëveshje me
    Kuvend. Ndërkaq në pikën 4 thuhet ‘dialog me serbët e Kosovës’, ju e keni nënshkruar vetë,
    lexojeni edhe një herë tekstin.
    Ne jemi për dialog me kushte për Serbinë, me parime, jemi kundër dialogut pa parime. Këto janë
    dallime substanciale. Ne vazhdimisht dialogojmë, teksa njeriu bisedon, ai edhe dialogun. Nuk
    mund të ketë njerëz normalë kundër dialogut. Çështja është çfarë dialogu, me cilin qëllim, nën
    cilat kushte, me cilat tema dhe agjendë? Pse, ta zëmë, ju nuk jeni në gjendje që asnjëherë atje ta
    bëni prioritet çështjen e pensioneve të plaçkitura ose dëmeve të luftës, ose grave të dhunuara, ose
    Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit, ose kriminelëve serbë që janë brenda Kosovës e brenda
    Serbisë? Çdo temë atje është temë që e ka caktuar Serbia, realisht kur ju shkon në Bruksel e
    përfaqësoni Kosovën më shumë si temë të dialogut, se sa si palë në dialog. Prandaj, ne jemi
    kundër këtij dialogu, i cili në fakt është nënshtrim.
    Lëvizja “Vetëvendosje” në planin e saj beson që është i mundshëm të bëhet bashkimi i
    Mitrovicës, edhe në aspektin socio-ekonomik me rivitalizim të Trepçës, me bursa për studentë e
    nxënës, shqiptarë dhe serbë, në universitet e në shkolla të mesme, me investime në spitalin e
    Mitrovicës, me transport falas veri-jug edhe anasjelltas tri herë në ditë, investimet në Trepçë
    sipas Nazmi Mikullovcit dhe ekspertëve të tjerë që janë “Vetëvendosje”, me më pak se 200
    milionë euro do të mund të eksportonim metale të përpunuara dhe gjysmë të përpunuara deri në
    450 milionë euro në vitin e parë dhe gjithashtu shqiptarëve duhet t’u mundësohet kthimi nëpër
    tokat e tyre dhe shtëpitë e tyre. Ju nuk e hapni këtë temë asnjëherë.
    Qeveria e Kosovës nuk do të duhej të lejonte asnjë shqiptar ta shesë pronën e vet në veri. Nëse
    një shqiptar, për shkak të kushteve të vështira, detyrohet ta bëjë një gjë të tillë, atëherë Qeveria e
    Kosovës le ta blejë pronën, por të mos lejojë që Qeveria e Serbisë ta bëjë një gjë të tillë.
    Duhet të vihen në shënjestër burimet financiare të strukturave ilegale dhe armiqësore të Serbisë
    dhe të aplikohet për paqe të qëndrueshme, reciprociteti dhe simetria në të drejtat mes shqiptarëve
    në përgjithësi në Serbi, se nuk janë veç në Luginë të Preshevë, edhe serbëve në Kosovë. Sepse,
    mos harroni, më shumë ka shqiptarë në Serbi se sa serbë në Kosovë.
    Por, barazia është ajo e cila integron, jo privilegjet, privilegjet diskriminojnë. Sami Frashëri
    thotë: “Privilegjet janë shokë të tiranisë, pa barazi nuk ka as liri”. Pra, nëse dëshirojmë edhe
    lirinë e serbëve në Kosovë, edhe të shqiptarëve, duhet të ketë barazi, paraprakisht. Me barazi e pa
    privilegje, ndodh integrimi.
    61
    Dhe, krejt në fund, dihet që në vitin 1999 dhe në vitin 2000 Mitrovica i ka pësuar dy goditje të
    mëdha.
    Së pari, kur janë vënë telat me gjemba në urë dhe, së dyti kur janë dëbuar shqiptarët prej andej.
    Mirëpo në verën e vitit 1999, kur kanë provuar shqiptarët të kthehen në spitalin e Mitrovicës atje,
    është një videoincizim shumë interesant, mbi 9 minuta, ku shihen edhe Thaçi dhe Veseli teksa i
    kthejnë mbrapsht popullsinë shqiptare që dëshirojnë të shkojnë në veri. Ajo që më bëri
    përshtypje kur e shikova sot në mëngjes është që Thaçi teksa flet para turmës, para masës së
    njerëzve, është shumë i shqetësuar dhe në fund të fjalimit, kur hyn në xhipin e KFOR-it francez
    qesh aty brenda. Pra, nuk qesh te populli shqiptar, e të jetë i brengosur në xhip të KFOR-it
    francez, po është e kundërta, por edhe ai, edhe Veseli e kanë një të përbashkët.
    Në verën e nxehtë të vitit ’99 të dytë janë të veshur në kravata, ende pa u kryer lufta mirë, ende
    pa ia filluar TMK-ja, këta nguten me kollare e me sako që të bëhen gati për pushtet. Një farë
    mënyre, kjo tregon ku ka qenë preokupimi dhe prioriteti i tyre.
    Unë e di që Serbia ka dashur ta ndajë Mitrovicën, ne nuk kemi faj, ama kemi përgjegjësi për atë
    që ka ndodhur, sepse nuk kemi qenë të pafuqishëm, njeriu gjithmonë ka përgjegjësi.
    Edhe unë po kërkoj sot prej Veselit që të na lejojë ta shfaqim atë video 9- minutëshe, sepse është
    shumë interesante që ta vërejnë aty edhe fjalimin që mbahet, edhe zmbrapsjen që u bëhet
    shqiptarëve në momentin kur ata dëshirojnë të shkojnë në veri.
    Pra, unë do të mund t’ia dërgoja regjisë tash ‘linkun’, ku do të mund të shfaqej kjo video.
  • Faleminderit!
    Në qoftë se deputetët kishin pranuar t’i merren edhe 10 minuta njërit prej kolegëve të
    “Vetëvendosjes”, e kishim vendosur atë ‘linkun’, e ‘donlladojnë’ kolegët e administratës, edhe
    10 minuta do t’ia marrim një kolegu të “Vetëvendosjes”. Unë e kisha bërë këtë.
    Vazhdojmë tutje. Pal Lekaj, kryetar i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
    Më shumë e kanë zorin te ne, se te Serbia.
    PAL LEKA: I nderuar kryetar i Parlamentit!
    I nderuar kryeministër,
    Ministra,
    Deputetë,
    Qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Ju medie të nderuara,
    62
    Gjithë ju të pranishëm,
    Sot kemi dalë të flasim për një temë, për një vend të Kosovës që quhet veriu i Mitrovicës.
    Kemi debatuar shumë në këtë vend, por a kemi zgjidhur ndonjë çështje? Ju them që jo. Duke u
    bazuar në dialogun që shumë e vlerëson Qeveria, por qytetarët e veriut të Mitrovicës ende
    mbesin jashtë sistemit juridik të Kosovës. Nuk janë të integruar dhe nuk janë të zhvilluar.
    Sa herë është folur që janë shuar strukturat paralele, prapë po e them që nga presidenti,
    kryeministri e shumë ministra e thonë të vërtetën që ato struktura nuk janë shuar. Prapë veprojnë,
    si në shëndetësi, arsim dhe në institucione të tjera.
    Çka na solli dialogu? A solli ndonjë zhvillim ekonomit të atyre qytetarëve që janë qytetarë të
    Republikës së Kosovës? S solli integrim të serbëve në Kosovë dhe pse Lista serbe sot nuk
    gjenden në Kuvend, pse ministrat serbë nuk gjenden në Qeveri? A thua, ky është dialogu që i ka
    ofruar serbët, prandaj nëse nisemi nga kjo, mendoj që dialogu nuk ka sjellë rezultate për
    Kosovën, sepse kemi shkuar për të dialoguar në Bruksel me Beogradin pa ndonjë platformë, pa
    ndonjë saktësi kohore dhe pa ndonjë marrëveshje paraprake, se pak këtij dialogu a do të ndodhë
    njohja reciproke. Dhe jemi shumë larg.
    Kosova nga ky dialog nuk e ka njohjen e pesëshes së shteteve evropiane, Kosova nga ky dialog
    nuk ka liberalizim të vizave, Kosova nga ky dialog nuk është e pranuar në UNESK-o, Kosova
    nga ky dialog nuk është e pranuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Kosova nga ky
    dialog nuk ka njohje të reja.
    Prandaj, si mund ta vlerësoni këtë dialog, Qeveri e nderuar, si pozitiv, derisa vetëm është folur
    për situatën e brendshme të asaj që Qeveria duhet ta rregullojë.
    E themi murin, është sjellë një rezolutë dhe ka qenë obliguar Qeveria ta rrënojë murin, e pse të
    dialogohet? Me këtë të dialogohet për ndërtime ilegale? Pse s’kanë dialoguar edhe në Prevallë,
    kur e kanë marrë vendimin, po ministrat kanë thënë se do të hipim në ‘bagera’ dhe nuk i
    rrënojmë. Pse nuk e bënë për murin në veri që prej kreut të shtetit, e deri te zyrtari i fundit, kam
    thënë që është ndërtim ilegal. Pse ndodh kjo? Pse e bëni të rëndësishme atë që është kompetencë
    e Qeverisë. Po thonë që është projekt i Kuvendit Komunal sa i përket parkut. Po, por aty ka qenë
    një rrugë regjionale që është kompetencë dhe përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës, dhe nuk është
    kompetencë e kryetarëve të komunave, e në këtë rast zotit Rakiq.
    Atëherë, çka keni ndërmarrë? Po thoni që e keni ndalë trenin, ku e ndalët trenin? Po tamam puna
    të mos ndalet treni në Serbi atje pa hyrë këtu, sepse atëherë ishte dashur ta vëmë flamurin e
    bardhë. Dhe, duke u nisur nga kjo, çdoherë po e keqpërdorni kërkesën e opozitës për ndërprerjen
    e këtij dialogu, që as nuk ka platformë, as nuk ka saktësi kohore se deri kur mund të vazhdojë ky
    63
    dialog dhe formati që është dialoguar mendoj që është joserioz dhe ne duhet të shkojmë me
    platformë të qartë, me dialog, sepse e thanë edhe parafolësit - pa dialog nuk mund t’i zgjidhim
    gjërat. Por, dialog në forcimin e shtetit të Kosovës, dialog për një zhvillim për të gjithë qytetarët
    e Kosovës, dialog për integrim të qytetarëve serbë në institucionet e Kosovës, dialog për një
    normalizim të gjendjes.
    Si mund të thoni që kemi normalizim të gjendjes kur Serbia me veprimet e veta ka treguar se sa
    është për ta fuqizuar Kosovën. Dihet treni, dihen edhe njësitë paramilitare që janë në veri të
    Mitrovicës aty dhe kanë qenë dhe asnjë shpjegim nuk është bërë. A pritni që një ditë kur të
    aneksohet dhe pastaj të veprojmë?
    Prandaj, ju themi që ne si opozitë jemi për dialog konstruktiv, për normalizim të marrëdhënieve
    ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për njohje reciproke dhe për një zhvillim ekonomik që shkon në
    favor të qytetarëve pa dallim, qofshin ata serbë, shqiptarë, turq, romë, ashkalinj dhe të gjithë të
    tjerët. Prandaj, për këtë themi që dialogu në këtë format dhe në këtë mënyrë nuk i ka sjellë asgjë
    nuk të mirë Kosovës. Faleminderit!
  • Faleminderit, zoti Lekaj! Nga Grupi Parlamentar “Nisma”, Enveri apo Zafiri? Zafir
    Berisha e ka fjalën, ndërkohë edhe Grupi “6+”, pastaj pas kësaj do të shkojmë në pauzë deri në
    orën 15:00 për ta vazhduar interpelancën.
  • Faleminderit, kryetar!
    Është temë që për disa vjet na mban peng si institucione dhe si Parlament, por temë të cilës nuk
    mund t’i ikim për shkak se po e dirigjon komplet jetën institucionale në Kosovë dhe shumë
    probleme jetike të qytetarëve po mbeten nën hije.
    Mosreagimi i Qeverisë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet lidhur me realitetin e krijuar në
    veri të vendit nga viti ‘99, realitet i cili është si rezultat i skenarëve djallëzorë për copëtimin e
    Kosovës po e rrezikon shtetin funksional. Skenarët për pastrim etnik në veri, ku nga pronat e tyre
    u dëbuan me forcë rreth 12 mijë qytetarë dhe dhjetëra të tjerë u vranë dhe u masakruan barbarisht
    nga strukturat paralele që kjo Qeveri i ka integruar në institucionet dhe natyrisht ne në këtë rast
    mund të themi se “ujku qimen e ndërron, por zanatin s’e harron”.
    Heshtja dhe mosveprimi i duhur i Qeverisë lidhur me agresionin e planifikuar serb në Kosovë na
    nxjerr para një situate që të veprojmë sa nuk është vonë. Kryeministri e tha disa herë që i kemi
    shuar strukturat paralele në atë pjesë të vendit, gjë që nuk qëndron. Dje në disa takime me
    ministrat e kabinetit të tij u theksua se strukturat paralele ekzistojnë dhe veprojnë shumë
    fuqishëm dhe të koordinuara me Vuçiqin, dhe ato struktura, që një pjesë janë kamufluar në
    uniforma të institucioneve të Kosovës, e kanë vendin në Burgun e Dyzit, e jo në institucione,
    sepse vazhdojnë ta mbajnë peng Kosovën dhe në rast se është e vërtetë kjo që thotë zoti Mustafa
    64
    se nuk ekzistojnë strukturat paralele, iu referua atyre kriminale, paraushtarake, atëherë shtrohet
    pyetja cili është ai “Boshko Buha” që po terrorizon institucionet dhe qytetarët pa dallim nacional
    gjatë gjithë kohës duke hedhur bomba dhe duke mos i kursyer as institucionet, objektet e
    institucioneve, as pasurinë private të qytetarëve, por as edhe jetën e qytetarëve serbë, të cilët e
    njohin realitetin në Kosovë.
    Dialogu me Serbinë është evident në situatën në të cilën gjendemi. Më vjen shumë keq që
    kryeministri për të satën herë e keqpërdor qëndrimin e opozitës lidhur me dialogun. Unë nuk
    besoj se opozita, por edhe askush tjetër është kundër dialogut, por ne jemi për një dialog me
    Serbinë, dialog ndërshtetëror, por jo një dialog siç është duke ndodhur me një shtet armiqësor
    dhe si provincë e atij shteti.
    Strukturat kriminale të Serbisë sipas platformës të Vuçiqit që veprojnë vazhdimisht e provokojnë
    situatën në Kosovë. Provokimet e fundit natyrisht ishin vazhdë e realitetit jo të këndshëm që po
    krijohet dhe me vetëdije apo pa vetëdije institucionet aktuale po e miratojnë, e si rezultat kemi e
    pasur një mur ilegal për të cilën jemi pajtuar të gjithë që ka qenë ilegal, por ajo që nuk pajtohemi
    është se strukturat paralele që bëjnë veprime ilegale të ulen në tavolinë dhe të rehabilitohen me
    institucionet e Kosovës, siç ndodhi me rastin e këtij muri.
    Lista sërpska vazhdon të jetë zëdhënës i Qeverisë së Vuçiqit dhe edhe më herët kam fol për këtë
    çështje që është momenti i duhur që ne, bazuar në ligjet dhe Kushtetutën e vendit të veprojmë
    ligjshmërisht në mbrojtjen e sovranitetit edhe politik të vendit që kërcënohet nga kjo listë, e cila i
    ka bllokuar shumë ligje të Kosovës, njëri nga ata edhe sot është në seancë - Ligji për liritë fetare,
    i cili është tërhequr për shkak të tyre dhe që jam shumë i bindur që do të tërhiqet edhe nga kjo
    seancë, siç është edhe ligji, i cili tash e sa kohë rrinë në sirtarë - Ligji për festat shtetërore, e të
    mosë flasim për bllokadën që i bëhet Ligjit për FSK-në.
    Unë mendoj se Asociacioni është kulmi i realitetit të hidhur që kjo Qeveri tenton ta krijojë, i cili
    do t’i grumbullojë komplet grupet mafioze, kriminale të Serbisë, ta cilët me qëllim veprojnë dhe
    do të krijojnë një bosnjëzim të Kosovës për të mos e ripërsëritur se tash, meqë edhe Hashimi po e
    thotë, unë tash dua t’i ik atij termi se kam qenë i pari që kam thënë Krimenë reale të Ukrainës në
    Kosovë. Unë dëgjova edhe nga kolegët e mazhorancës për obligime ndërkombëtare lidhur me
    Asociacionin. Ne jemi për një Asociacion, por pse duhet të bisedojmë me Serbinë për një
    Asociacion që është OJQ dhe që duhet të formohen përputhje me ligjet e Kosovës dhe që, në
    fakt, veç kemi Asociacion të Komunave në Kosovë dhe askush nuk i ndalon. Pse Serbinë duhet
    ta pyesim se si ne duhet që ta rregullojmë organizimin e brendshëm në Kosovë?!
    Përfundimisht, për të mos e zgjatur, besoj që edhe kolegët tjerë do të na thonë diçka, unë mendoj
    që rezolutës së propozuar nga zoti Rexhep Selimi t’i shtohet edhe pika 6, me të cilën t’i ndalohet
    veprimtaria politike subjektit politik Sërpska si zëdhënëse e politikës shoviniste të Beogradit.
    65
    Mendoj se me këtë pikë do të kompletohet rezoluta dhe sigurisht deputetët do ta votojnë.
    Faleminderit!
  • Faleminderit! Zoti Bajrami, fjala për ju, në emër të Grupit Parlamentar “6+”.
    Ć
  • Faleminderit! Për korrektësi, dëshiroj të theksoj se tri orë zgjat e tërë interpelanca,
    aktualisht e kemi kaluar 59 minuta. Kisha kërkuar nga Administrata ta mbyllë orën, i kemi edhe
    2 orë e 1 minutë. Nga këto, po i lexoj grupet parlamentare sa kanë kohë: Partia Demokratike e
    Kosovës, 40 minuta, pavarësisht sa deputetë i ka duhet ta kombinojë kohën e vet, ta adaptojë në
    67
    këtë pjesë që e ka. Administratë, faleminderit! Sesha të ju lavdëroj, po ma larguat kohën prej
    ekrani, isha duke e lexuar.
    A ka mundësi edhe një herë të ma ktheni? Më duhet për hir të grupeve parlamentare. Mirë është:
    Lidhja Demokratike e Kosovës i ka 34 minuta e 52 sekonda; Lëvizja “Vetëvendosje” i ka 16
    minuta, Lista serbe i ka 14 minuta e 34 sekonda; Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, 5 minuta e
    19 sekonda, se i keni afruar dy diskutues nga 2 minuta e gjysmë; “Nisma” ka mbetur vetëm me 2
    minuta e 25 sekonda; “6+”, 1 minutë e 33 sekonda; dhe deputetët pa grup parlamentar i kanë 7
    minuta e 30 sekonda. Ta keni parasysh, nga 1 minutë e gjysmë i kanë.
    Kështu që planifikojeni kohën në bazë të kësaj që e keni për arsye se do të jem i detyruar pastaj
    t’jua ndali e të mos ia jap fjalën tjetërkujt mbi tri orë. Faleminderit! Në orën 15:00 e vazhdojmë
    interpelancën. Pushimi i drekës.
    * * *
    Vazhdimi i mbledhjes pas pauzës
    Mbledhjen e drejton kryetari i Kuvendit, z. Kadri Veseli.
  • Të nderuar kolegë deputetë, e vazhdojmë interpelancën. Atëherë, Faton Topalli e
    ka fjalën.
  • Faleminderit!
    Të nderuara deputete,
    Të nderuar deputetë,
    Ka vite që qeveritë e Kosovës njëra pas tjetër dhe kush më shumë e kush më pak diskutojnë,
    negociojnë për gjendjen në veri dhe për ndryshimin e saj. Unë dua t’i shtroj dy çështje kryesore:
    për çfarë po negocion Qeveria me Serbinë? Për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, apo për të
    drejtat dhe pozitën e qytetarëve serbë?
    Nëse bisedimet zhvillohen për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, kjo çështje duhet të
    deklarohet kështu dhe duhet të shtrohen temat të cilat i japin, respektivisht i kapin këto raporte.
    Temë kryesore e marrëdhënieve në mes dy vendeve janë njohja reciproke dhe vendosja e
    reciprocitetit në marrëdhëniet në mes vendeve, një parim i njohur dhe i pranuar
    ndërkombëtarisht. Pra, nëse qeveria serbe e njeh Republikën e Kosovës, atëherë Republika e
    Kosovës e njeh Republikën e Serbisë, por nëse Republika e Serbisë nuk e njeh Republikën e
    Kosovës, atëherë shtrohet pyetja pse duhet ta njohim ne Republikën e Serbisë dhe a u shtrua kjo
    si temë në diskutimet që janë bërë me Qeverinë e Serbisë.
    68
    Temë tjetër e këtyre bisedimeve do të ishte çështja e dëmeve të luftës dhe pasojat e tij në
    Kosovë. Kemi 140 shtëpi...
    (Ndërprerje nga regjia)
  • Regjia, të lutem... çfarë ka ndodhur?
  • Temë tjetër e bisedimeve...
  • Vetëm pak, në qoftë se është shtim i orës, më nuk e shtoj asnjë sekondë, në qoftës
    e është... të drejtën e orës vazhdo edhe mos ia merr këto sekonda kur jam duke folur unë.
  • Temë tjetër e këtyre bisedimeve do të ishte çështja e dëmeve të luftës dhe
    pasojat e tij në Kosovë. Kemi 140 mijë shtëpi të rrënuara, xhami, kisha, objekte historike
    kulturore. A u shtrua kjo temë ndonjëherë në dialogun me Serbinë? Asnjëherë!
    Kemi rreth 13 mijë viktima të luftës, 20 mijë gra të dhunuara dhe në funksion të përgjegjësisë
    dhe, së paku, vlerave morale, a është kërkuar nga Serbia që të marrë përgjegjësi dhe të kërkojë
    falje, madje të kërkojë falje për të gjitha dëmet që i janë shkaktuar Kosovës në 87 vjet të
    okupimit të saj. Kemi pensionet e vjedhura. A janë bërë temë e diskutimeve? Dhjetëra e mijëra
    qytetarë të Kosovës kanë mbetur pa pensione për shkak se shteti serb i ka vjedhur ato dhe
    ngurron t’i paguajë.
    Po pasuria e ish-Jugosllavisë, ku Kosova ishte krahinë autonome a u shtruan këto bisedime me
    Serbinë? Pra, tema kryesore që kapin marrëdhëniet në mes dy vendeve, nuk janë shtruar si tema
    të diskutimeve.
    E dëgjova kryeministrin e Kosovës që deklaroi se sikur të ishte “Vetëvendosja” në pushtet do të
    zhvillonim bisedime me Serbinë. Natyrisht, që do të zhvillonim, asnjëherë nuk kemi deklaruar se
    nuk jemi të gatshëm të bisedojmë, por këto bisedime duhet të zhvillohen me një agjendë me të
    cilën shtrohen problemet kryesore dhe zgjidhen njëri pas tjetrit, diçka që Qeveria e Kosovës nuk
    e bëri.
    Nuk ka bisedime pa zbatimin e parimit të barazisë, parimit të reciprocitetit dhe parimit të
    zgjedhjes së problemeve kryesore në dialogun me Serbinë dhe kjo është çështja e dytë, që dua të
    shtroj. Në fakt, u diskutua për minoritetin serb, respektivisht pozitën e tij në Kosovë, pra u
    diskutua për punët e brendshme të Kosovës. Unë do pyesja kryeministrin e Kosovës, për çfarë
    arsye nuk e njihni të drejtën e serbëve të Kosovës për të diskutuar për problemet që i
    preokupojnë ata por i jepni këtë të drejtë republikës së Serbisë. Në këtë mënyrë ju i përjashtoni
    69
    serbët e Kosovës, qytetarët e vendit tonë, që të flasin për problemet e tyre që në thelb dallojnë
    pak nga problemet e shumicës së qytetarëve tjerë të Republikës.
    Përjashtimi faktik i qytetarëve serbë nga bisedimet për ta është shkelje demokratike dhe në të
    njëjtën kohë, është shkelje e Kushtetutës së vendit tonë, për shkak se kryeministri dhe Qeveria
    heqin dorë nga sovraniteti i vendit dhe i lejojnë një qeverie të huaj t’i përfaqësojë interesat e
    qytetarëve të Kosovës.
    Unë nuk e kam problem të deklaroj publikisht se në Kosovë janë privuar të drejtat elementare
    demokratike të serbëve, e drejta për të folur për vetveten, për problemet që i preokupojnë ata.
    Qeveria e Kosovës duke e bërë Serbinë përfaqësues të tyre është shkelësja e këtyre të drejtave, së
    bashku me Bashkimin Evropian. Qeveria e Serbisë i përdor për interesat e shtetit serb dhe
    nomenklaturave në pushtet, por nuk ka fare hallin e problemeve reale me të cilat ballafaqohen
    ata.
    Po flisni vazhdimisht për integrimin e serbëve. Unë mbase mund të jem më pak i ditur se
    akademik dhe doktor i ekonomisë, zoti Mustafa, por integrimin nuk e kuptoj përmes ndarjes. Për
    çfarë integrimi është fjala, kur ndani komunat në serbe dhe komuna shqiptare? Çfarë integrimi
    është ai, kur për shqiptarët duhet të përdoren spitale të tjera dhe për serbë të tjera? Çfarë
    integrimi është ai, i cili i detyron nxënësit e të së njëjtës shkollë në komunë të shkojnë në shkolla
    të ndryshme?
    Dialogu me Serbinë nuk solli asgjë, solli vetëm ndarje, ndarje në komuna, ndarje në shkolla,
    ndarje në ekonomi, ndarje në politikë, ndarje në arsim. Ju e hoqët një mur dhe vazhdoni të
    ndërtoni mure të tjera, të pakapërcyeshme, si “Zajednicën”. Mua më vjen keq për këtë pjesë të
    qytetarëve të Kosovës, që po manipulohen nga të dy qeveritë, si nga Serbia ashtu edhe nga
    Qeveria e Kosovës. Republika e Serbisë i përdor si “mish për top”, ndërsa Qeveria e Kosovës
    nuk i njeh këtij komuniteti të drejtën për tu përfaqësuar.
    Asnjëherë nuk keni dërguar sinjale të mirëfillta për serbët e Kosovës, asnjëherë nuk jeni
    interesuar t’i integroni vërtet brenda Republikës. Shikoni deklarimet e juaja dhe gjuhën e
    urrejtjes, që ju rrëshqet prej kohe në kohë. Ju nuk keni program për integrim, ju keni program të
    të qenët shërbyes të politikave të huaja, por më së paku të politikave për qytetarë të Kosovës.
    Republika e Kosovës ka stabilitet ekonomik dhe politik, nëse vendi është integruar, nëse
    qytetarët e saj ndihen të barabartë, nëse popullsia shumicë përmes përfaqësuesve të saj
    angazhohet që të krijojë kushte të nevojshme që minoriteti serb, por edhe minoritetet tjera të
    ndjehen të integruara dhe të barabarta.
    70
  • Faleminderit! Raif Qela e ka fjalën. Të bëhet gati Sadri Ferati.
  • Të nderuar deputetë,
    Zoti kryeministër,
    Në frymën e asaj se jemi në interpelancë dhe jo që të japim deklarime politike, unë do t’i
    drejtohem zotit kryeministër me pyetje.
    Çka do të bëjë zoti kryeministër dhe Qeveria, në mënyrë që në veriun e Mitrovicës të kthehen
    pronarët e ligjshëm të pronave, të cilët janë të dëbuar me dhunë, veçanërisht në vitin 2000? Si e
    mendon ai se do të realizohet kjo? Çfarë do të jenë ata hapa, që do të bëjë Qeveria në mënyrë që
    pronarët të kthehen në pronat e veta të ligjshme?
    Janë rreth 500 prona të uzurpuara akoma, disa qindra të tjera janë shitur nga pronarë shqiptarë
    për shkak të neglizhencës edhe të institucioneve të Kosovës. Është koha e fundit, që të
    ndërmerren zhapa në këtë drejtim.
    Tjetra, çfarë do të ndërmarrë Qeveria e Kosovës, në mënyrë që 7 fshatrat shqiptare të veriut të
    Kosovës, të cilat janë pothuajse të izoluara, tu hapet rruga në mënyrë që ato të ndihen pjesë e
    Kosovës? Janë shtatë fshatra në tri komuna që administrohen nga serbët, në Leposaviq, në
    Zubin-Potok e në Zveçan.
    Dhe, shtrohet çështja nëse duhet apo nuk duhet të vazhdohet me bisedimet lidhur me problemet e
    mbetura ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, respektivisht ndërmjet problemeve të mbetura nga
    lufta e Kosovës. A do të ndërmarrë Qeveria e Kosovës hapa, në mënyrë që çështjet të fillojnë të
    shtrohen si çështje politike e jo si tani, të nisen si çështje teknike e të përfundojnë në probleme të
    rënda politike?
    Natyrisht, se rrugë e vetme janë bisedimet, sepse vetëm përmes bisedimeve mund të realizohen
    qëllimet tona, mirëpo pa platformë të qartë ne do të vazhdojmë të bëjmë hapa të gabuar, siç kemi
    bërë deri më tani. Faleminderit!
  • Faleminderit! Sadri Ferati e ka fjalën. Zonja Vjosa, fjala për ju, në qoftë se s’është
    Sadriu.
  • Faleminderit!
    Do të doja që diskutimi i sotëm vërtet, të mos fokusohej në dialogun Kosovë - Serbi në tërësi,
    mirëpo është e padiskutueshme që një pjesë e madhe e marrëveshjeve dhe e dialogut në Bruksel
    ka prekur jo vetëm zhvillimet në veri të Mitrovicës, por ka pasur efekt edhe më të gjerë.
    71
    Mirëpo, njëjtë sikur kolegu që foli paraprakisht, mendoj se interpelancat duhet të fokusohen në
    pyetje dhe kërkesa për sqarime në raport me Qeverinë e jo vetëm deklarime, siç bëhet rëndom në
    debate parlamentare.
    Prandaj, do të filloj me disa kërkesa për sqarime, të cilat shpresoj që Qeveria do t’i marrë
    parasysh.
    Siç e dini, qëllimi i dialogut qysh nga miratimi i rezolutës së asamblesë së përgjithshme në vitin
    2010, ka qenë që marrëveshjet në mes të Kosovës dhe Serbisë të rezultojnë me përmirësime
    praktike në jetën e qytetarëve.
    Pyetja ime është: Sa e shihni ju apo në qoftë se bëni analiza të tilla, që marrëveshjet e
    deritanishme, qoftë ato që konsiderohen si teknike, qoftë edhe marrëveshjet në nivel të
    kryeministrave, kanë ndihmuar në integrimin praktik të qytetarëve në Mitrovicë, qoftë për jetën e
    qytetarëve shqiptarë që jetojnë në veri, qoftë për jetën e qytetarëve serbë?
    E para, në qoftë se deri tani, pra nga viti 2011 kur ka filluar dialogu deri sot, Mitrovica është
    konsideruar për projekte zhvillimore të cilat përfundimisht do tu ndihmonin qytetarëve që të
    integroheshin. Sepse, pavarësisht problemeve politike, qytetarët qofshin serbë, qofshin
    boshnjakë, turq, rom, ashkalinj, egjiptian apo të tjerë kanë, mbi të gjitha, probleme ekonomike.
    Dhe, edhe serbët që jetojnë në veri përtej këtyre problemeve ekonomike edhe ata kanë vështirësi
    në jetën e tyre nga bandat ilegale, të cilat ua rrezikojnë edhe jetën.
    Pra, sa ka pasur projekte zhvillimore që do t’i bënin bashkë këto komunitete, sepse më shumë do
    të ketë efekt një serb, një shqiptar, një boshnjak, që punojnë në një vend të përbashkët pune, se sa
    shtrëngimi i duarve nga ana e politikanëve.
    E dyta, çfarë veprimesh konkrete janë ndërmarrë për mbrojtjen e jetës, pra për sigurinë fizike,
    edhe fizike pra, të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në veri? Numri i tyre, fatkeqësisht, është duke
    u bërë çdo ditë e më i vogël. Pra, praktika po tregon që nga viti 2011, në vend se efekti
    përfundimtar të ishte rritja e numrit të shqiptarëve që jetojnë në veri, sepse ndjehen më të sigurt,
    ka ndodhur e kundërta. Kemi pasur incidente të shumta, që nuk janë lejuar të ndërtojnë shtëpi, që
    shumë prej tyre i kanë shitur, u tha edhe më herët, për shkak se Serbia ka fonde të caktuara, me
    të cilat i blen. Dhe, në shumë raste kanë probleme të shkojnë në shkollë e madje, edhe të blejnë
    ushqimin e përditshëm.
    Sa i përket çështjes së dytë, u fol këtu shumë për marrëveshjen për Asociacionin, për bashkësinë
    e komunave me shumicë serbe. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka krijuar një normë, e cila
    tanimë kishte ekzistuar në Kushtetutën tonë, mirëpo është konfirmuar edhe në këtë vendim, që
    72
    nuk mund të ketë marrëveshje të nënshkruara në Bruksel, të cilat diskriminojnë komunitetet tjera
    dhe kërkojnë që vende të caktuara të punës tu ndahen vetëm serbëve apo edhe vetëm shqiptarëve.
    Ne kemi dëgjuar disa herë në deklarime këtu që, edhe pse po nënshkruhen këto letra kështu, në
    praktikë në fakt do të hapen vende të punës apo do të ketë përfshirje edhe të komuniteteve tjera.
    Pyetja ime është: Në zbatimin e marrëveshjeve, siç është marrëveshja për drejtësi apo edhe
    marrëveshje të tjera, që u referohen vetëm serbëve, ose vetëm një komuniteti të caktuar, sa keni
    arritur që të integroni apo të përfshini edhe komunitetet tjera, sepse vendimi i Gjykatës
    Kushtetuese, siç e thash, krijon këtë detyrim pastaj, jo vetëm për marrëveshjen për Asociacionin,
    por për çdo marrëveshje që është nënshkruar në Bruksel.
    E treta, deri tani është diskutuar shumë, jo vetëm për rikthimin e sovranitetit në veri, por edhe për
    sundim të ligjit në atë pjesë, sepse në esencë kjo është edhe çështje e sundimit të ligjit. Sundim të
    ligjit në veri nuk do të ketë pa rikthim të Gjykatës në veri, pra po flas edhe për Gjykatën
    Themelore, e cila tani funksionon siç e dini jashtë Mitrovicës. Kjo gjykatë, kam punuar edhe vetë
    në të disa vite në veri të Kosovës, e ka pasur rolin esencial për të dëshmuar, se institucionet e
    Kosovës po funksionojnë edhe në veri të vendit.
    Do të doja që Qeveria të na tregojë, sepse sipas raportit vjetor të Ministrisë për Dialog të vitit
    2016, botuar më 12 dhjetor 2016, thuhet se në janar do të zbatohet ajo pjesë. Janari shkoi. Do të
    kisha dashur të dëgjoj më në detaje, se deri ku ka arritur zbatimi i këtyre premtimeve?
    Dhe përfundimisht, do të doja të dëgjoj, se sa e ka marrë me seriozitet Qeveria e Kosovës një
    sondazh të fundit të bërë me qytetarët e Kosovës, lidhur me atë se çfarë saktësisht presin ata nga
    dialogu me Serbinë? Cilat tema kërkojnë qytetarët e Kosovës që të jenë në qendër të dialogut?
    Unë e kuptoj shumë mirë, që kjo nuk varet vetëm nga Kosova, është dialog në mes dy palësh,
    ndërmjetësuar edhe nga Bashkimi Evropian dhe rol të rëndësishëm nga Shtetet e Bashkuara të
    Amerikës. Por, së paku në propozimet me të cilat shkon Qeveria e Kosovës në Bruksel dhe
    platformën që do të duhej ta kishte, zëri i qytetarëve duhet të ketë rëndësi. Kërkesat e qytetarëve
    duhet të dëgjohen. Sa do të arrihen përfundimisht ato të bëhen letër e nënshkruar si marrëveshje
    është tjetër çështje, por së paku do të duhej të trajtoheshin si kërkesa të Republikës së Kosovës.
    Përndryshe, ne do të vazhdojmë për vite të tëra me një pranueshmëri tepër të ulët në publik të
    këtij procesi kaq të rëndësishëm për Republikën e Kosovës. Faleminderit!
  • Faleminderit! Rrustem Berisha e ka fjalën.
  • Faleminderit, kryetar!
    I nderuar kryeministër,
    73
    Kabinet qeveritar,
    Të nderuar deputetë,
    Të nderuar qytetarë të Kosovës,
    Kur jemi te vlerësimi i mjedisit të brendshëm të sigurisë, e në veçanti në veri të Kosovës, mund
    të konstatojmë se kjo pjesë e Kosovës po ballafaqohet me provokime të vazhdueshme, me
    kërcënime e rreziqe të ndryshme, ku do t’i theksoj disa prej tyre.
    E para, krimi i organizuar dhe korrupsioni e që janë si pasojë e mosfunksionimit të ligjit dhe
    minojnë besimin e qytetarëve në shtetin e Kosovës; mos shuarja e strukturave paralele të Serbisë;
    skenarë të ndryshëm dhe deklarata të ndryshme, që po vijnë nga ana e shtetit të Serbisë dhe
    mund të theksoj lirisht, se të gjitha këto janë të përkrahura dhe të motivuara nga shteti i Serbisë.
    Çështja tjetër, që duhet ta parashtroj, ose ta theksoj sot këtu, janë se çfarë po bëjmë ne si shtet, si
    Qeveri, si institucione të sigurisë, që t’i parandalojmë këto dukuri, ose fenomene negative? E
    para, mendoj se shteti ynë patjetër duhet që ta shtrijë sovranitetin e plotë në këtë pjesë të
    territorit, duhet të fuqizojmë institucionet e sigurisë që për këtë çështje sigurisht se do të flasim
    më vonë në pikën tjetër të rendit të ditës.
    Por, ajo që unë dua ta theksoj dhe të parashtroj pyetje për kryeministrin është:
    I nderuar kryeministër, pse disa prej bizneseve në veri të Kosovës nuk janë të licencuara dhe nuk
    punojnë me leje të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe, kur shteti ynë do të marrë masa që
    këto të pajisen me licenca valide?
    Pasi që kemi kohë shumë, unë kam edhe shumë tjera për t’i cekur, por nuk do ta zgjas.
    Faleminderit!
  • Faleminderit! Blerta Deliu-Kodra e ka fjalën.
  • KODRA: Faleminderit, kryetar!
    I nderuar Kabinet qeveritar,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Meqë, diskutimet e sotme janë lidhur me situatën e fundit në veri, unë do të fokusohem kryesisht
    në zhvillimet e ditëve të fundit, meqë ishte edhe diskutimi im i paraparë në deklarime jashtë
    rendit të ditës, e të cilin nuk arrita që ta them.
    Mendoj që në radhë të parë, sot ne deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës kemi
    mundësinë që të flasim qetë dhe me një ndjenjë jashtëzakonisht të mirë, që pas gjithë asaj që ka
    ndodhur në atë pjesë, asgjë e keqe s’ka ndodhur nga raportet e krijuara, në kontekstin e
    problemeve të javëve të kaluara, të cilat ishin në atë pjesë. Përkundrazi, unë konsideroj se shteti
    74
    ynë ka kaluar një fazë tjetër, ku ati perceptohet si nga qytetarë të republikës së Kosovës, po ashtu
    edhe nga partnerët, si një shtet i cili ka aftësinë dhe potencialin e duhur që problemet t’i zgjidhë
    në mënyrë aktive dhe në mënyrën më të përgjegjshme të mundshme.
    Në dy tri javët që lamë pas, mendoj që kosovarët, veçanërisht ata të asaj pjese, jetuan me dy
    probleme të cilat nuk ishin iniciuar apo provokuar nga qytetarët e Kosovës dhe presioni i madh i
    krijuar, që në momente të caktuara ishte edhe artificial, u kontrollua dhe u menaxhua me një
    përgjegjësi të madhe shtetërore dhe institucionale nga të gjithë ata që kishin mandat për tu marrë
    me problemin e krijuar. Në shumicën e rasteve gati se të gjithë faktorët e rrezikut, ose u
    eliminuan tërësisht apo edhe u minimizuan deri në atë masë, sa të mos jenë fare relevantë.
    Pas kësaj faze të vështirë, e cila në fund rezultoi me fillimin e zgjidhjes së problemeve, ne
    vërtetuam se Kosova ka përgjegjësi ndaj qytetarëve të republikës, pa dallim përkatësie nacionale.
    Ne nuk krijuam tensione shtesë dhe nuk kërkuam fajtorë, por shteti ynë kërkoi dhe gjeti zgjidhje
    për problemet gjithnjë duke lëvizur në konturat e ligjit dhe të kushtetutshmërisë dhe mendoj se
    kjo tregon se tek ne po krijohet raporti, ku dallimet e përkatësisë etnike në mes njerëzve nuk janë
    më primare. Por, raporti shtet dhe qytetar po zhvillohet në bazë të ligjeve e rregullave
    kushtetuese të Republikës së Kosovës.
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Sot tensionet e shkaktuara lidhur me trenin si dhe problemin e murit, kanë zbritur në shkallën më
    të ulët të mundshme. Këto tensione nuk u balancuan nga vetvetja apo nga ndonjë fuqi anësore e
    paparë. Bisedimet aktive, madje edhe gatishmëria për të gjetur modelin, ku nuk do të kishte
    humbës, por vetëm fitues, si dhe marrja e obligimeve që duhet të realizohen në mënyrë të saktë
    dhe të sinqertë, konsideroj se e bëjnë shtetin tonë edhe më serioz edhe më të pranueshëm edhe
    nga skeptikët më të mëdhenj, të cilët fatkeqësisht nuk janë të paktë e sidomos, ata të cilët
    vazhdimisht po bëjnë politika ditore.
    Aty ku nuk arrihen marrëveshjet në bazë të dëshirës dhe vullnetit, bashkëjetesa si dhe diversiteti
    është pasuri e nuk është dallim. Ata që sot nxisin kob e armiqësi, mendoj se janë frikacakët më të
    mëdhenj, ata nuk janë luftëtarë, por janë nxitës të luftërave, ku nuk do të ndodhin në mes vete. Jo
    vetëm ne, por qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjithë ata që kanë luftuar për jetë e paqe, për
    lirinë e fituar, mundemi dhe duam ta ndajmë me secilin që dëshiron të jetojë këtu, në shtetin e
    pavarur të Republikës së Kosovës.
    Ne duam dhe duhet të ngremë ura që lidhin, sepse funksioni i tyre është që të bashkojnë e jo të
    ndajnë njerëzit.
    Veriu i Kosovës nuk do të jetë territor ku sfidohet shtetësia e Kosovës, veriu i Kosovës nuk do të
    jetë territor ku profiterët politikë e përdorin si arenë të nacionalizmave folklorikë. Veriu i
    75
    Kosovës duhet t’i kthehet normalitetit dhe nuk guxon që qytetarët e kësaj pjese, qofshin ata
    shqiptarë apo serbë, të jenë vegël e politikës nacionaliste të Beogradit e as të politikës ditore të
    atyre, që kërkojnë që problemet t’i zgjidhim vetëm përmes dhunës, si mjet i vetëm i parë dhe i
    fundit.
    Republika e Kosovës nuk ka dhe nuk do të ketë mure. Ajo ka kufijtë e saj dhe është sovrane e
    territorit të saj. Qytetarët e saj do të jetojnë të lirë dhe do të jetojnë të sigurt. Aty, sikurse në çdo
    pjesë të Kosovës, njerëzit do të duhet të jetojnë të lirë dhe gara duhet të zhvillohet në prosperitet
    ekonomik, për një mirëqenie më të mirë dhe për zhvillim ekonomik, si dhe për perspektivën për
    të rinjtë dhe për fëmijët tanë, të cilën e kemi obligim si përfaqësues të institucioneve të
    Republikës së Kosovës.
    Tjetër garë në pjesën e veriut të Kosovës, mendoj se nuk do të ketë asnjëherë.
    Dhe një gjë për fund, institucionet e Republikës së Kosovës mund t’i heqin muret dhe barrikadat
    fizike, por mentalitetin e murit, si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë, duhet ta heq vetëm e
    vetëm qytetari i Republikës së Kosovës dhe këtë përmes proceseve demokratike, duke përdorur
    të drejtën e tij për të zgjedhur në mes të mentalitetit të urave bashkuese, si dhe mentalitetit të
    mureve, që fatkeqësisht, po tentojnë që të ndajnë qytetarin e Republikës së Kosovës.
    Faleminderit!
  • Faleminderit! Sadri Ferati e ka fjalën.
  • Faleminderit, kryetar!
    I nderuar Kabinet qeveritar,
    Të nderuar kolegë,
    Pra, edhe sot derisa po flasim, edhe një herë mund të konstatojmë që veriu vazhdon të mbetet
    sfidë edhe e shtetësisë së Kosovës dhe e kualitetit të jetës në atë pjesë të Kosovës.
    Dhe, po të kthehemi në bazën e ndërtimit të shtetit, jam i bindur që po të mos kishte qenë veriu,
    ne do të kishim pasur një kushtetutë ndryshe nga kjo që e kemi ne sot. Edhe atëherë delegacioni
    ynë në Vjenë ka qenë i vetëdijshëm, se nga i vijnë rreziqet Kosovës dhe cilat do të jenë sfidat
    kryesore të ardhshme të shtetit të Kosovës, prandaj e kemi këtë dizajnim të tillë, edhe të pakos së
    Ahtisarit, edhe të Kushtetutës, edhe të ligjeve që ne i kemi aprovuar në Kuvendin e Republikës
    së Kosovës.
    Sa herë që është biseduar për veriun, a e kemi quajtur një... do të thotë, dokumente veprimi, i
    kemi quajtur strategji apo i kemi quajtur “integrimin e veriut”, gjithmonë e kemi pasur parasysh,
    që atje ndikimi i Beogradit ka qenë i madh dhe detyra e parë kryesore ka qenë zvogëlimi i
    ndikimit të Beogradit në atë pjesë. Prej instalimit të institucioneve që i ka pasur, pra zhbërjen e
    76
    atyre institucioneve, deri te një ndikim joparimor, që ka pasur tek serbët, tek institucionet, që sot
    e kemi aktualisht, është Lista sërpska.
    Po ashtu, deficiti i sundimit të ligjit ka qenë një pengesë e madhe dhe aktualisht akoma
    sfidohemi me sundimin e ligjit në atë pjesë.
    Prandaj, si të marrim shembullin e një shisheje gjysmë të mbushur, po të flasim për progresin që
    e ka shënuar Kosova, sidomos këto dy-tre vjetët e fundit. Mund të numërojmë mjaft progres në
    instalimin e ligjeve, zgjedhjeve të lira me ligjet e Republikës së Kosovës, vetë dialogu dhe
    rezultatet e dialogut që do të kishim dëshiruar që ato në tërësi të implementohen dhe që dialogu
    të intensifikohet që sa më shpejt t’i nxjerrë të gjitha produktet e nevojshme, sidomos në temat që
    lidhen me Beogradin që përfundimisht të fillojë t’i respektojë institucionet e Republikës së
    Kosovës, duke mos mohuar një angazhim pozitiv që ai mund ta ketë në gjithë ndihmën që mund
    t’ua japë qytetarëve të Republikës së Kosovës, qoftë të komunitetit serb, apo edhe të gjitha
    komuniteteve të tjera.
    Prandaj, mendoj se, përveç forcimit të sovranitetit në atë pjesë, por forcimi i sovranitetit në
    mënyrë automatike nënkupton integrimin e asaj pjese dhe zëvendësimin e të gjitha atyre
    strukturave me strukturat e institucioneve të Republikës së Kosovës. Shtrirja e autoritetit të
    institucioneve të Republikës së Kosovës, duke përfshirë edhe politikat sektoriale.
    Unë kohët e fundit kam pasur rastin të bisedoj pikërisht për këtë ide me shumicën e ministrave të
    Republikës së Kosovës dhe të gjithë kanë shprehur një pajtueshmëri dhe gatishmëri që të jenë të
    përkushtuar dhe nga fusha ku ata mbulojnë të jenë shumë më prezentë atje, duke stimuluar
    zhvillimin ekonomik, duke ndikuar në gjenerim të punësimit dhe listat që unë i kam, është numri
    i vogël i shqiptarëve që ka arritur të punësohet në strukturat komunale të asaj pjese, sidomos në
    Mitrovicë, por numri nuk është i kënaqshëm as nëpër komunat Leposaviq, Zveçan dhe Zubin
    Potok.
    Po ashtu, është shumë me rëndësi që tani, edhe në planifikimet e buxheteve, qoftë nga pika 1.31,
    por edhe nga fondet e tjera të ketë një bashkëpunim që, përveç koordinimit me institucionet
    aktuale, përfitues të mëdhenj të jenë po ashtu edhe qytetarët e komunitetit shqiptar në atë pjesë,
    që edhe deri tash nuk janë mbuluar mjaftueshëm nga Prishtina, por kanë qenë të lënë anash nga
    institucionet lokale të asaj pjese.
    Unë kam pasur rast të vizitoj të gjitha ato pjesë, e së fundi edhe Kodrën e Minatorëve, ku pothuaj
    në gishta mund të numërohen qytetarët e punësuar.
    Prandaj, është minimum që çdo familje shqiptare në atë pjesë, që e ka të pamundur të zhvillohet
    aty afër shtëpisë së vet, të ketë mbështetjen e institucioneve, qoftë afër shtëpisë aty, në veri, apo
    77
    në institucionet jugore, në mënyrë që ata të shohin se është dora e shtrirë dhe mbështetja dhe
    duke e siguruar pastaj qëndrimin e tyre atje komod, ne mund dhe kemi të drejtë që pastaj të
    thirremi edhe në kthimin e shumë familjeve që janë të gatshme të kthehen në atë pjesë.
    Prandaj, mendoj që në këtë pikë nuk ishte dashur të kishim dallime pozitë - opozitë, apo ata të
    cilët deri dje kanë pasur një pozicion apo një tjetër. Integrimi i veriut, vazhdimi i dialogut,
    sundimi i ligjit, gjenerimi i zhvillimit janë pa alternativë.
    Prandaj, shpresoj se nëse dëshirojmë të komunikojmë, edhe në konkluzionet bazike në këtë
    dokument që do t’i kishim votuar të gjithë, mendoj se në rend të parë duhet ta kenë interesin e
    qytetarëve.
    Nuk e di sa e kemi seriozisht kur merremi me çështje që realisht nuk e determinojnë veriun. Ne
    tani mund të flasim deri në mëngjes se një shëtitore a duhet të jetë objekt. Tërë ditën bisedoi
    Parlamenti i Republikës së Kosovës, ndërsa vetëm duhet të kthehemi e t’i lexojmë ligjet e
    Republikës së Kosovës.
    Shëtitorja është kompetencë komunale. Ne kemi të drejtë të themi se atje nuk duhet të ndërtohen
    barriera, nuk duhet të ndërtohen kala afër urës që fatmirësisht u arrit pajtueshmëria dhe pa
    tensione e ndarje u rrënua muri. Por, ne tash diskutojmë shumë dhe është mesazh i keq që ne të
    diskutojmë tash dhe ta kontestojmë të drejtën e komunës ta bëjë një shëtitore, e cila nuk e
    rrezikon qytetarin atje, por nga ana tjetër, janë institucione tona dhe janë qytetarët tanë.
    Prandaj, unë edhe një herë thërras për një unifikim të këtyre qëllimeve primare, ndërsa e dimë se
    kemi edhe zgjedhje lokale këtë vit. Do të kemi kohë të bëjmë diskutime elektorale e fushata, por
    kur është veriu në pyetje, ju lus që vërtet ta kemi prioritet integritetin, sovranitetin dhe interesin e
    qytetarëve në atë pjesë. Faleminderit!
  • Faleminderit! Ismajl Kurteshi e ka fjalën.
  • Faleminderit!
    Unë, kështu, pa elaboruar shumë, i kam dy pyetje konkrete për kryeministrin.
    Zoti kryeministër, ju disa herë publikisht jeni deklaruar kundër ndërtimit të kolonisë serbe nga
    Qeveria e Serbisë që quhet “Lugina e Diellit”. Po më intereson çka keni ndërmarrë, përveç
    deklaratave publike, çfarë masa konkrete keni marrë që kjo koloni të mos ndërtohet dhe të mos
    ndërtohen edhe koloni të tjera me qëllim të ndërrimit të strukturës së popullsisë, qoftë në pjesën
    veriore ose pjesët e tjera.
    Dhe pyetja e dytë është:
    78
    Zoti kryeministër, disa herë publikisht keni deklaruar se për çështjen e murit, përtej urës së Ibrit,
    nuk do të bisedoni me Serbinë. Pas kthimit nga Brukseli keni thënë se për murin keni biseduar
    vetëm me zonjën Mogerini, por zonja Mogerini ju ka demantuar, që do të thotë se ajo ka thënë që
    ju keni biseduar edhe me Serbinë për çështjen e murit.
    Pyetja ime është: Zoti kryeministër, cila është e vërteta: deklarata juaj se nuk keni biseduar me
    Serbinë për murin, apo demanti i zonjës Mogerini në lidhje me këtë çështje? Faleminderit!
  • Faleminderit! Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ali Berisha.
    ALI BERISHA: Faleminderit, kryetar!
    Të nderuar deputetë,
    Kosova është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm. Të paktën kështu thotë
    Kushtetuta e Republikës së Kosovës.
    Në fakt, situatën nuk e kemi ashtu. Matanë Ibrit vazhdojnë të funksionojnë strukturat paralele me
    bazë antikushtetuese dhe kriminele, të nxitura nga Serbia.
    Ato jo vetëm që s’e njohin shtetin e Kosovës, por edhe veprojnë për të minuar funksionalitetin e
    shtetit, jo vetëm në këtë pjesë, por edhe në pjesë të tjera të territorit tonë.
    Veriu i Kosovës paraqet modelin më të keq se si punohet për dezintegrim në emër të integrimit,
    se si cenohet sovraniteti dhe nuk sundon as minimalisht rendi kushtetues dhe ligjet e shtetit të
    Kosovës.
    Ura mbi lumin Ibër paraqet simbolin e ndarjes së Mitrovicës dhe kufizimet e mëdha në
    qarkullimin e lirë të njerëzve, të mallrave, ideve, e të tjera.
    Në veriun e Kosovës, si asnjë vend normal demokratik të Evropës, ju mund të shihni realisht
    situata që janë të paimagjinueshme. Aty shihni atmosferën e frikës, tension në rritje,
    kriminalitetin e të gjitha llojeve.
    Një zonë ku nuk ka shenja të shtetit të Kosovës dhe plot simbole të një shteti fqinj. Në veriun e
    vendit shtetësia e Kosovës sfidohet hapur si nga pikëpamja juridiko-kushtetuese, e po ashtu edhe
    nga ana politike.
    Serbia vazhdon të hedhë hapa legalë dhe ilegalë për të çimentuar realitetin e ndarjes, ndërkaq
    Kosova s’ka arritur të bëjë hapa të duhur që të parandalojë investime të shumta për ndarje që i
    bën Serbia.
    79
    Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë hapa të vegjël e të paktë dhe s’ka arritur të krijojë siguri,
    normalitet dhe t’i kryejë funksionet e veta si shtet.
    Nga sa kemi parë, hapat e Qeverisë së Kosovës, përveç se janë të pamjaftueshëm, nuk kanë
    treguar ndonjë rezultat të prekshëm që vërehet në terren.
    Qeveria e Kosovës, qoftë me mosveprim apo me mungesë të vizionit për integrim, qoftë me
    mungesë të energjisë vepruese, ka lejuar të kurdisen projekte, siç është ura mbi Ibrin dhe beteja e
    gjatë për rikonstruktim të saj, bllokimin e urës me justifikimin se po ndodh ndërtimi i
    ashtuquajtur “Park i paqes”, pastaj muri i ndarjes, tashmë i rrënuar, treni serb me mesazhe të
    qarta nacionaliste.
    Kur po dialogohet në Bruksel, Kosova ka pranuar një agjendë të imponuar nga kurset e Serbisë
    që të merret dhe të trajtojë forma të brendshme të shtetit të Kosovës.
    (Ndërprerje nga regjia)
  • Kërkoj falje, tash po punojmë me Rregullore. Gazetarët më kritikojnë, se për juve e
    kisha lejuar. Shkojmë te “Nisma”, Enver Hoti, pak kohë keni, Enver. Urdhëroni!
  • Faleminderit, kryetar!
    Mendoj se gjendja në veri është e vështirë dhe aspak nuk është ashtu sikur që e paraqiti
    kryeministri dhe disa deputetë këtu të pushtetit dhe atë për faktin se duke pasur parasysh
    agresivitetin e Serbisë, e cila është duke e shfaqur vazhdimisht, dhe nëpërmjet dy elementeve:
    nëpërmjet strukturave paralele në terren dhe nëpërmjet Listës serbe këtu në Kuvend dhe brenda
    Qeverisë.
    Po ashtu, fakt tjetër është se Qeveria nuk është e aftë dhe nuk ka treguar aftësi e gatishmëri për
    t’u përballur me këtë gjendje aktuale, e cila po shfaqet në terren. Sidomos në bisedime ka shkuar
    e papërgatitur dhe mund të konstatojmë se ka hyrë komplet në agjendën e Republikës së Serbisë.
    Ne sot ishte dashur të dëgjojmë këtu mbi çështje konkrete, siç është: cila është gjendja dhe numri
    i të kthyerve të shqiptarëve në pjesën e veriut? Cila është gjendja e pronave të tyre? Çka po
    ndodh me ata njerëz? Cila është gjendja sociale e tyre, e punësimit? Çka ka bërë Qeveria
    qendrore dhe lokale për jetën dhe mirëqenien e atyre njerëzve atje?
    Ju lutem, shkoni pyetni ata njerëz atje dhe do të shihni se si do të vlerësojnë qëndrimin tuaj këtu
    në Qeveri.
    80
    Prandaj, ne nuk i morëm këto pyetje dhe, për më keq, ne dëgjuam këtu triumfalizëm për një tren,
    i cili është ndalur atje apo për një çështje e cila, në bashkëpunim me qeverinë lokale, mund të
    ndërtohet diçka e tillë, që s’ka të bëjë fare me seriozitetin dhe me situatën e cila është duke u
    shfaqur atje.
    Unë kam një pyetje konkrete dhe direkte për ju, zoti Veseli, nëse ashtu mund të them, sepse po
    ngrihet këtu çështja vazhdimisht se sikur opozita të mos ishte në pushtet se si do të veprohej,
    sikur të ishte në pushtet opozita si do të veprohet me këtë. Këto i pata si pyetje për ju, dhe ma
    lejoni pyetjen ta shtroj:
    Sikur të mos ishte Hashim Thaçi dorëzon i këtyre bisedimeve, si do të vepronit ju konkretisht,
    edhe si funksionar, edhe si qytetar i asaj pjese? Faleminderit!
  • Faleminderit! Interpelanca s’ka pyetje, por pyetjet mund të bëhen. Abdyl Ymeri e
    ka fjalën.
  • Faleminderit, kryetar!
    I nderuar kryeministër,
    Zëvendëskryeministër,
    Ministra,
    Kolegë deputetë,
    Nga këndvështrimi historik siguria në përgjithësi është siguri njerëzore, në përgjithësi dhe siguria
    njerëzore në veçanti janë elemente themelore për funksionimin e një shteti. Siguria është vlerë
    fundamentale e marrëdhënieve njerëzore, ndërkaq gjendja e saj është rregulluar apo
    institucionalizuar nëpërmjet shfaqjes së shtetit sovran dhe sistemit të shteteve në nivel global.
    Gjendja e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës që nga paslufta e këndej ka qenë e
    paqëndrueshme dhe është sfiduar në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat paralele të sigurisë
    nga Serbia dhe grupet e krimit të organizuar, të cilët për t’i arritur objektivat e tyre kanë përdorur
    një luftë speciale në forma dhe metoda nga më të ndryshme, të kombinuara e të menduara mirë,
    të planifikuara në mënyrë sekrete, me të cilat është tentuar në mënyrë të vazhdueshme që ta
    destabilizojnë situatën, në mënyrë që të ndryshohet raporti i forcave pothuajse në të gjitha sferat
    e jetës shoqërore.
    Ajo pjesë për një kohë të gjatë, por edhe tani, në një masë ndoshta më të vogël, ka shërbyer si një
    oazë për lulëzimin e kontrabandës dhe krimit të organizuar. Ndërsa qytetarët e ndershëm dhe të
    zakonshëm të asaj pjese kanë jetuar mes frikës nga grupet e krimit të organizuar dhe dëshirës për
    rend dhe ligj në atë pjesë.
    81
    Ushtrimi i ndikimit dhe të kontrollit efektiv të Qeverisë së Republikës së Kosovës në atë pjesë
    ishte kufizuar dhe përgjegjësit e sigurisë, si UNMIK-u, KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e
    Kosovës, në shumë raste u gjend edhe në pozita jo të lehta, duke aplikuar sigurinë
    gjithëpërfshirëse me qëllim të mbajtjes së paqes dhe stabilitetin e brishtë. Sepse mënyra e
    kryerjes së veprave dhe organizimit të grupeve të ndryshme kriminale, duke përdorur edhe
    banorët lokalë serbë, në atë pjesë tregon shkallën e lartë të përgatitjes dhe realizimit të aksioneve
    të caktuara të dirigjuara kryesisht nga punonjësit e Qeverisë serbe.
    Në atë pjesë kemi pasur djegien e pikave doganore, vendosjen e barrikadave në rrugë të
    ndryshme si dhe sulme kundër pjesëtarëve të UNMIK-ut, e më pas të EULEX-it. Ndaj popullatës
    shqiptare që nga periudha e pasluftës është ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, me dëbime
    me përmasa kolektive nga pronat e tyre dhe është cenuar në shkallën më të lartë liria e lëvizjes së
    atyre që kanë qëndruar në pronat e tyre.
    Shkalla e sigurisë është e cenuar rëndë, shtrirja e sovranitetit në atë pjesë ishte kufizuar, rreziqet
    ishin të shumta dhe reale, të cilat u shkaktuan me veprime të individëve dhe grupeve kriminale,
    të cilët sipas vëllimit, intensitetit, kohës dhe mënyrës së shfaqjes kanë sjellë pasoja të dëmshme
    për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj.
    Përkundër bisedimeve dhe marrëveshjeve në Bruksel, edhe për shuarjen e strukturave paralele
    serbe, këto struktura, për fat të keq, ende vazhdojnë të operojnë në veri të Kosovës, duke cenuar
    sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit, që duhet të paraqesë një shqetësim si për
    sigurinë kombëtare, ashtu edhe për mekanizmat ndërkombëtarë që veprojnë në Kosovë.
    Prandaj, Qeveria e Kosovës duhet të kërkojë në mënyrë konsistente nga Brukseli që kjo
    marrëveshje të implementohet në tërësi, në mënyrë që të bëhet shuarja e tërësishme e këtyre
    strukturave.
    Cila është gjendja e sigurisë sot, pas të gjitha këtyre viteve? Jo e dëshiruar, siç do të dëshironte
    çdo qytetar i Kosovës, dhe të gjithë ne duhet të jemi realë e të shohim realitetin si është.
    Këtu duhet ta them një thënie: “Nëse imagjinata është vepër e mendjes njerëzore, atëherë realiteti
    është vepra e vullnetit hyjnor”, prandaj realiteti është përherë më i fuqishëm se imagjinata dhe
    është burim nga i cili ushqehet imagjinata njerëzore.
    Skenarët e politikës serbe po shihen se janë armiqësore. Dhe, ku e dimë ne se çka bluajnë ata në
    kokat e tyre të mykura, me të vetmin qëllim të provokimit dhe destabilizimit të vendit.
    Provokimet e fundit me trenin dhe ndërtimin e murit ilegal janë veprime kundër stabilitetit të
    Kosovës, në mënyrë që të krijojnë situatë jostabile dhe konfuze.
    82
    Institucionet e Kosovës dhe udhëheqësit e saj, nga presidenti, kryetari i Kuvendit, kryeministri,
    ministrat e linjës dhe të gjithë mekanizmat e sigurisë, në koordinim me mekanizmat
    ndërkombëtarë, nuk lejuan që ky tren të hyjë në territorin e Kosovës, sepse nuk ishte i
    zakonshëm, por me ikonografi dhe shkrime provokuese.
    Prandaj, besoj se çdo qytetar i Kosovës i është gëzuar një vendimi të tillë të drejtë të
    institucioneve të vendit, të cilat treguan vendosmërinë e tyre duke e zbatuar ligjin dhe
    Kushtetutën e vendit.
    Pas trenit, brenda natës tek ura e njohur e Ibrit na doli një mur i gjatë dhe i lartë, mur i cili
    mendohej se do të sillte ndarjen në mes të dy pjesëve të qytetit të Mitrovicës, por nga
    institucionet e vendit u cilësua si mur i ndërtuar në mënyrë ilegale, mur i shëmtuar, mur
    provokues dhe politik.
    Prandaj, institucionet e vendit dhe udhëheqësit e saj vendosën se duhet të largohet sa më shpejt
    ky mur i ndërtuar pa leje.
    Natyrisht se këtu institucionet e vendit janë treguar të përmbajtura dhe të kujdesshme e të matura
    që nëpërmjet bisedimeve të autoriteteve qendrore dhe atyre lokale të Mitrovicës së veriut si dhe
    faktorit ndërkombëtar ta zgjidhin këtë problem, dhe pas bisedimeve është arritur një marrëveshje
    për rrënimin e këtij muri nga ata të cilët e ndërtuan.
    Muri u rrënua dhe në atë pjesë nuk do të ketë mure të tilla. Këtë e thanë qartë edhe presidenti,
    edhe kryetari, edhe kryeministri dhe pa dyshim se një kontribut të veçantë dhe të çmuar në
    zgjidhjen e këtij problemi ka dhënë ministri i Mjedisit, Ferat Shala, i cili me ekipin e tij
    profesional bëri që me dizajnimin dhe zgjidhjen teknike se si do të duket ai shesh në atë pjesë, i
    cili në mënyrë transparente, nëpërmes televizioneve, materialeve të shkruara ka bërë publike
    gjithçka dhe në detaje projektin e këtij sheshi.
    Prandaj ka edhe gjëra pozitive në atë pjesë. Nuk është gjithçka e zezë. Në pikat doganore
    punojnë dhe veprojnë doganierët dhe policë të Kosovës. Në këto komuna funksionojnë organet
    komunale, të cilat kanë dalë nga zgjedhjet lokale. Kemi ndërtimin e shtëpive te Kroi i Vitakut
    dhe kthimin e banorëve në atë pjesë, heqjen e barrikadave, lëvizjen e qytetarëve.
    Do ta përfundoj fjalimin tim me një thënie: “Ata që mohojnë çdo gjë, nuk mohojnë asgjë dhe nuk
    thonë asgjë”. Faleminderit!
  • Faleminderit! Anton Quni, të bëhet gati Ilir Deda.
    83
  • Faleminderit, kryetar!
    I nderuar kryeministër,
    Të nderuar ministra,
    Të nderuar deputetë,
    Aty ku mungon rendi dhe ligji, prezenca e institucioneve shtetërore dhe vullneti i qytetarëve për
    shtetndërtim krijohet mundësia që në forma dhe metoda të ndryshme të refuzohet, të sabotohet
    dhe të minohet çdo përpjekje për forcimin e shtetit.
    Një ndër format më të rrezikshme për të kundërshtuar shtrirjen e sovranitetit mbi një territor janë
    aktivitetet e formacioneve paramilitare, prandaj edhe do të fokusohem me këtë çështje pas
    publikimit televiziv të veprimtarisë së një formacioni, të cilët veten e quajnë ‘klub sportiv’, por
    që në fakt janë formacion paramilitar.
    Në bazë të pamjeve bëhet fjalë për një grup sportiv, të quajtur “Vukovi”, apo “Ujqit”, të cilët për
    sport dhe argëtim i kanë lojërat luftarake.
    Pajisjet, uniformat, stërvitjet, lëvizjet taktike, vendosja e kampit, ikonografia, që të gjitha janë
    ushtarake dhe të karakterit ushtarak.
    Gjithnjë sipas filmimit, ata vërehen se kryejnë veprime taktike sipas programeve të njësiteve
    speciale dhe komando, marshimet në formacion luftarak, infiltrimi, organizimi i pritave, minimi,
    kapja e robërve, ndërhyrja në objekte, e tjera, të gjitha janë pjesë e programit stërvitor ushtarak.
    Në mesin e tyre vërehen disa individë të njohur në ish-Jugosllavi, si udhëheqës të njësive
    paramilitare, kontrabandues të armëve dhe eksplozivëve, si dhe nxitës të urrejtjeve nacionale.
    Po ashtu, është shqetësues fakti se në mesin e tyre, nuk e di në cilën cilësi, vërehen edhe disa
    zyrtarë të Policisë së Kosovës.
    Të nderuar, ky klub edhe mund të jetë sportiv, edhe të ketë siguruar leje për veprimtari nga
    autoritetet e Kosovës, edhe të ketë përdorur imitacion të armëve, por e vërteta është se qëllimi i
    tyre nuk është i mirë. Veprimet e tyre janë provokuese dhe kërcënuese.
    Shumë prej këtyre aktiviteteve që i numërova, Forca e Sigurisë së Kosovës i ka të ndaluara.
    Besoj se institucionet e sigurisë dhe të inteligjencës të kenë më shumë informata dhe të dinë e të
    mund të menaxhojnë situata të tilla. Por, nëse këto institucione janë një hap mbrapa hulumtuesve
    të mediave, atëherë ky fakt është shqetësues dhe shenjë alarmi për Qeverinë e Kosovës dhe për të
    gjithë ne. Faleminderit!
    84
  • Faleminderit! Fjalën e ka Ilir Deda.
  • Faleminderit!
    Në vend të fjalimit, unë i kam disa pyetje për kryeministrin. E para ka të bëjë me ndryshimin e
    heshtur të strukturës etnike të popullsisë në veri. Kjo është një politikë e Serbisë, e cila edhe
    financohet me para të Qeverisë së Serbisë, ku pronat e shqiptarëve, të cilët jetojnë në veri të
    Mitrovicës, blihen nga qeveria e një shteti tjetër.
    Pyetja është: A ka menduar Qeveria juaj si t’i kundërpërgjigjet pastrimit të heshtur etnik në
    veriun e Mitrovicës?
    Pyetja e dytë: Çka po ndodh me funksionalizimin e bordit qeverisës ndërmjet dy komunave,
    Komunës së Mitrovicës së jugut dhe Komunës së Mitrovicës së veriut?
    Duhet të dini se qe 9 vjet nuk po respektohet ajo që është obligim për funksionimin e qytetit, i
    cili i ka dy komuna, dhe a e keni ndërmend që gjatë këtij mandati qeverisë të funksionalizoni
    bordin?
    E treta, pasi që veriu i Kosovës lidhet domosdoshmërish me dialogun me Serbinë, a jeni të
    gatshëm ta filloni procesin për krijimin e konsensusit minimal politik për këtë dialog, ku të gjithë
    duhet të jenë të përfshirë? Dhe, kjo gjithpërfshirje është në përputhje me kërkesat e 53% të
    qytetarëve të Kosovës që e duan gjithpërfshirjen në dialogun me Serbinë.
    Dhe, së fundmi, pika e katërt: Keni deklaruar se është koha që të fillojnë punët në
    funksionalizimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe. A do të shkoni njëanshëm në
    draftimin e statutit, apo njëjtë do të ketë gjithëpërfshirje edhe në këtë proces?
    Dhe, t’ju përkujtoj, vendi ynë ka qenë në krizë bash për shkak të mungesës së gjithëpërfshirjes.
    Faleminderit!
  • Faleminderit! Glauk Konjufca e ka fjalën.
  • Deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,
    Unë do të vazhdoj pikërisht aty ku e la deputeti Anton Quni. Kjo është një çështje shumë e
    rëndësishme që ai e ngriti. Gjendjen në veriun e Kosovës e tregojnë më së miri gatishmëria e
    Serbisë për të futur atje grupe militare dhe paramilitare, por gjithnjë të armatosur deri në
    dhëmbë, qysh ia vejnë ata emrin vetvetes, a ‘klub sportiv’, a ‘i gjuetisë’ a OJQ, është plotësisht e
    parëndësishme. E rëndësishme është pamja e tyre, armatimi i tyre deri në dhëmbë dhe kjo
    shpjegon, qysh tha edhe deputeti Anton Çuni, qëllimin e tyre. Kjo është fotografia e atyre
    85
    njerëzve, janë me uniforma të ushtrisë, fare nuk ka lidhje me sport dhe janë të armatosur deri në
    dhëmbë.
    Po ajo çka e bën problemin edhe më serioz është ky dokumenti këtu, që e kam në dorë. Ky
    dokument e mban vulën e Policisë së Kosovës, për këta paramilitarë që hyjnë në Kosovë. Policia
    e veriut të Kosovës lëshon këso dokumentesh në Kosovë. Kjo është polici jona, është polici e
    ligjshme, dhe ky është integrimi i strukturave paralele të Edita Tahirit. Pra, ky është integrimi i
    strukturave paralele. Këta po na thonë janë integruar dhe punojnë për Kosovën, këta lëshojnë
    dokumente që i fusin grupet paramilitare të Serbisë për të organizuar operacione ushtarake
    brenda territorit të Kosovës. Tash shtrohet pyetja çfarë integrimi i strukturave paralele të Serbisë
    qenka ky? A për këtë integrim na paskan folur Edita Tahiri, Isa Mustafa e Hashim Thaçi? Ky
    nuk është integrim, ky është legalizim i strukturave të Serbisë, të cilat vazhdojnë ta kryejnë
    punën e tyre qysh e kanë kryer vazhdimisht.
    Pse Qeveria e Kosovës i fsheh këto dokumente? Për shembull, pse për Edita Tahirin nuk është ky
    dokument problem fare? Kjo nuk e ka hallin e Kosovës. Ky dokument është dashur të dalë në
    publik, e ka vulën e Policisë së Kosovës, janë futur ato grupe paramilitare në Kosovë. Ky duhet
    të jetë shqetësimi i vërtetë i shtetit dhe i Qeverisë, jo të shiten pallavra këtu, Qeveria është
    integruar dhe gjithçka është mirë atje.
    Serbia ka ushtruar agresion të vazhdueshëm shtetëror në pjesën veriore të Kosovës prej qershorit
    të vitit 1999. Vetëm tetë muaj pas çlirimit të Kosovës, pra në shkurt të vitit 2000, Serbia e ka
    spastruar etnikisht me dhunë dhe me vrasje veriun e Kosovës, më saktësisht pjesën veriore të
    qytetit të Mitrovicës.
    Po çka është problemi? Problemi është që asnjëherë deri tash qeveritë tona, e kjo është Qeveria e
    pestë që e kemi në Kosovën e pasluftës, asnjë qeveri nuk e ka shtruar problemin e veriut të
    Kosovës në dy dimensione esenciale, në të cilat është dashur të shtrohet çështja e veriut të
    Kosovës.
    Së pari, që veriu i Kosovës është një agresion dhe, së dyti që është spastrim etnik.
    Para çfarëdo fillimi të dialogut me Serbinë, para çfarëdo procesi negociator, ky do të duhej të
    ishte qëndrimi i shtetit dhe i Qeverisë së Kosovës. E para, atje ka agresion shtetëror, e dyta atje
    ka spastrim etnik. Qysh po do ti të flasësh me një qeveri për territorin tënd, kur ai ka bërë
    agresion dhe e ka shtetin atje? Me institucione të sigurisë, me MUP-in, me BIA, me krejt
    institucionet e sigurisë që funksionojnë atje, qysh do të flasësh?
    86
    Vetë fakti që ti po pranon të ulesh në tavolinën e bisedimeve me Serbinë, kur ekziston kjo situatë
    atje, i bie që je i gatshëm faktikisht të pranosh gjendjen aspak të favorshme ekzistuese në këtë
    pjesë të Kosovës.
    Pra, qeveritë tona janë përcaktuar për një politikë tjetër, e kjo është politika e pajtimit me faktin e
    kryer në terren.
    Kjo politikë pastaj e përcakton edhe qasjen e qeverisë tonë ndaj kësaj pjese të territorit të
    Kosovës. E qasja e Qeverisë ka qenë që duhet të bëjmë kompromise me këtë gjendje ekzistuese.
    Atje është Serbia, nuk kemi çka të bëjmë, duhet kompromis, duhet dialog. Po ky nuk është
    qëndrim politik i mbrojtjes së interesave të shtetit dhe të interesave të kombit. Pikënisja duhet të
    jetë: ne nuk e pranojmë atë situatë. Ne nuk e njohim autoritetin e Serbisë atje. Serbia ka krijuar
    fakte me spastrim etnik, me agresion shtetëror, duhet edhe një marrëveshje për tërheqjen e të
    gjitha trupave të Serbisë atje në veri, pastaj flasim si dy shtete normale, për normalizim të
    marrëdhënieve, për demokraci e për çka do.
    Po kur Serbia i ka brenda forcat e veta të armatosura, të ulesh e të diskutosh, jo, po kjo, si të
    thuash, rezultati dihet, është shumë kallaj. Është i disfavorshëm për shtetin e Kosovës. Kemi
    pasur të bëjmë me një qasje krejtësisht të gabueshme të qeverive tona.
    Pastaj pranimi i gjendjes ekzistuese në pjesën veriore të Kosovës e ka prodhuar konceptin e
    dialogut edhe të negociatave.
    Serbia është pranuar si faktor vendimmarrës për punë të brendshme të Kosovës, kjo ka çuar në
    krijimin e Listës serbe, e cila është bërë pjesë e Qeverisë sonë, të mos harrojmë, dhe të cilët e
    mbrojnë interesin e Serbisë dhe jo interesin e serbëve të Kosovës. Këtë e kemi parë prej
    veprimeve të tyre. Për shembull, zëvendëskryeministri, njeriu i dytë në Qeverinë e Kosovës,
    shkon e inauguron Luginën e Diellit. Pse zoti Mustafa nuk e shkarkoi Branimir Stojanoviqin,
    shtrohet pyetja. Nëse kryeministri është kundër Luginës së Diellit, edhe njeriu i dytë i tij është
    pro Luginës së Diellit, atëherë ju më tregoni mua, cili është shefi i Qeverisë dhe kush kujt i
    kërkon llogari dhe kush kë e shkarkon në këtë shtet?
    Kryeministri Mustafa rri dhe e shikon zëvendëskryeministrin e vet duke inauguruar projekte
    kolonizatore të Serbisë brenda Republikës së Kosovës, kjo është skandaloze.
    Kjo i bie që në mënyrë indirekte edhe vetë Qeveria jonë i miraton në heshtje këto projekte. A
    Jablanoviqin ky e shkarkoi vetëm pasi dhjetëra-mijëra qytetarë dolën nëpër sheshet e Prishtinës.
    Këtë tjetrin, Branimir Stojanoviqin, e mban aty, është zëvendëskryeministër, shkon e pret shirita
    atje për kolonizimin e Kosovës.
    87
    Para se të fillonte dialogu, kanë qenë tetë premtime, zonja dhe zotërinj, tetë premtime madhore të
    Qeverisë së Kosovës para se të shkohet në dialog me Serbinë atje. Ka qenë marsi i vitit 2011, ne
    i mbajmë mend ato premtime, nuk i kemi harruar.
    E para, do të vijë njohja për Kosovën.
    E dyta, do t’i përfundojmë integrimet evropiane, paralelisht me këtë dialog.
    E treta, plotësisht do të integrohen serbët. A integrimin e pamë çfarë dokumentesh lëshojnë këta
    për ata ‘ujqit’, për atë formacionin paramilitar.
    E katërta, Lugina e Preshevës do të ketë status reciprok, do ta ngremë edhe atë, do ta zgjidhim.
    Kështu fliste Hashim Thaçi në këtë foltore, me këto premtime.
    Pastaj ato katër premtime të tjera shtesë që gjithmonë i ka përmendur çdo zyrtar qeveritar. Të
    pagjeturit. Gjashtë vjet po bëhen kur një fjalë për të pagjeturit nuk e kanë thënë atje në Bruksel
    dhe kanë fytyrë t’u dalin përpara familjeve të tyre.
    Pastaj, pensionet e vjedhura nga ana e Serbisë, një premtim tjetër i parealizuar.
    Pastaj premtimi i shtatë, përmendeshin reparacionet e luftës.
    Edhe premtimi i tetë i presidentit Thaçi, premtimi i famshëm. Unë nuk di ku u tret ajo padi për
    gjenocid? Padia për gjenocid, a po ju kujtohet këtu, në këtë foltore. Ku mbeti ajo padi për
    gjenocid? Nuk është askund, e kanë harruar, po merren me krijimin e “Zajednicës”, jo me
    gjykimin dhe me padinë çka na ka bërë Serbia këtu, me gjenocidin e saj.
    Dhe, në vend të këtyre tetë premtimeve të parealizuara na erdhën tetë rezultate. E tash t’i
    shpjegojmë rezultatet që na ka sjellë dialogu me Serbinë.
    E para, “Zajednica”.
    E dyta, “Telekomi” i Serbisë brenda Kosovës.
    E treta, “Elektrokosmeti”,
    E katërta, “Gazpromi” rus ia ka nisur të funksionojë në veri të Kosovës, nuk e di a e dini? Me ato
    pikat e shitjes ilegale.
    Fusnota, pastaj...
    (Ndërprerje nga regjia)
  • Faleminderit! Muhamet Mustafa e ka fjalën.
  • I nderuar kryetar,
    I nderuar kryeministër,
    88
    Po mundohem të jem sa më racional në diskutim. Mendoj se kjo interpelancë është e dobishme
    nëse nxjerrim përvojë se si të merremi me këtë çështje të ndjeshme të komunave tona të veriut
    dhe se si të menaxhojmë situatat, të cilat i kishim dhe të cilat mund t’i kemi edhe në të ardhmen.
    Mendoj se parakusht esencial për të qenë më efektiv në integrimin e plotë të këtyre komunave
    është që kjo çështje të trajtohet me një unitet më të madh të brendshëm si një çështje me rëndësi
    të interesit kombëtar të vendit dhe integritetit të tij që kërkon një qasje unike të forcave politike
    të pozitës dhe të opozitës.
    Frikohem se futja e premisave të luftës primitive politike për pushtet, edhe në këtë çështje edhe
    në çështje të tjera të ngjashme nacionale, i dëmton rëndë angazhimet në kohën tonë kur
    ballafaqohemi me këto probleme. I dëmton rëndë përpjekjet tona për t’u ballafaquar në mënyrë
    më efektive lidhur me këtë çështje, pa mohuar nevojën që edhe në këto çështje të kërkojmë
    përgjegjësi dhe llogaridhënie ndaj institucioneve të Qeverisë dhe të tjerëve.
    Jam i bindur se në adresimin e këtij problemi dhe problemeve të ngjashme duhet të jemi unikë
    dhe duhet t’i tejkalojmë këto probleme të ndasive dhe të sigurojmë një përkrahje të Qeverisë në
    momentet kur duhet të ballafaqohet me këto situata të rënda, jo të lehta.
    Nuk besoj se pozita jonë forcohet kur pas secilit provokim të Serbisë në këto situata, dikush rri
    në një këmbë dhe sikur gëzohet që ta shfrytëzojë këtë për të kërkuar përgjigje nga Qeveria, në
    kohën kur Qeveria jonë duhet të veprojë kundër këtyre situatave.
    Kjo nuk mund të konsiderohet e dinjitetshme dhe produktive dhe nuk na bënë seriozë në
    kundërshtimin e situatave të Serbisë.
    Mendoj se situata që kishim ishte e rëndë, po më lejoni të konstatoj se angazhimi i institucioneve
    qeveritare, i liderëve institucionalë të vendit tonë lidhur me provokimet e fundit ishte serioz, i
    përgjegjshëm, brenda kushtetutës dhe ligjeve dhe tërë kjo u përcoll me efekte pozitive në
    përballimin e kësaj situate.
    Kur bisedojmë për veriun, ne patjetër kemi të bëjmë edhe me planin e Ahtisarit dhe duhet ta
    dimë se këtë çështje mund ta trajtojmë me planin e Ahtisarit, sepse ai është një akord mes nesh
    dhe bashkësisë ndërkombëtare. Serbia nuk e ka pranuar këtë. Ne kemi obligime t’i përmbahemi
    këtij, por natyrisht që në atë pjesën kur ballafaqohemi me Serbinë nuk do të mund të
    ballafaqohemi me Serbinë në këtë çështje pa pasur përkrahjen e aleatëve tanë veriatlantikë edhe
    NATO-s.
    89
    Prandaj, aksionet ose veprimet e njëanshme, unilaterale, e dëmtojnë pozitën tonë dhe ne duhet të
    jemi praaktivë me NATO-n, me partnerë, të pajtohemi me gjithçka, por veprimet unilaterale dhe
    futja edhe e kësaj çështjeje në luftën për pushtet e dëmton pozitën tonë.
    Dialogu, mendoj se u tha këtu që ka rezultate, natyrisht u tha se ka edhe sfida, të dyja janë të
    vërteta.
    Mendoj se më tutje dialogu me Serbinë duhet të ngrihet në nivel të dy shteteve dhe të
    reciprocitetit në trajtimin edhe të çështjeve që kanë të bëjnë me problemet e llogarive
    ekonomike, dëmeve dhe çështjeve të tjera. Por, paralelisht me këtë ne duhet të iniciojmë
    diskutimin dhe dialogun me minoritetin serb në Kosovë. Rasti me urën, problemin e Mitrovicës
    për murin edhe çështjen e parkut ishte një punë e mirë dhe mendoj se duhet të punojmë në
    parime reciprociteti: shteti me shtet, dialogu me minoritetin serb paralelisht me këtë.
    Faleminderit!
  • Faleminderit! Emilija Rexhepi e ka fjalën, të bëhet gati Adem Salihaj.
    EMILIJA REDŽEPI: Zahvaljujem!
    Poštovani predsedniče, uvaženi premijeru, ministri, poštovani kolege poslanici,
    Poštovani građani,
    Bošnjačka zajednica podržava dijalog i normalizaciju odnosa između Kosova i Srbije ali pre
    svega zahtevamo od naše Vlade, od naše premijera i predsednika države ali celokupnog
    pregovaračkog tima da se tokom procesa ili razgovora u Briselu obavezno spominju drugi narodi
    koji žive na Kosovu, koji žive u opštini Mitrovica i u severnom i u južnom delu, u opštini
    Leposavić ali s tim okolnim selima koji su totalno izolovani iz celokupnog ovog procesa,
    konkretno mislim na Bošnjački narod.
    Mi smo gospodo ustavno otvorena kategorija i imamo podjednako pravo na sve ono što imaju u
    Albanci, i Srbi, i po pitanju uključivanja u sistem, i po pitanju zapošljavanja u javnim
    institucijama, i po pitanju ulaganja vladinih sredstava a pre svega po pitanju kršenja naših
    osnovnih ljudskih i manjinskih prava.
    Poštovani premijeru,
    Kolege poslanici,
    Svi mi jako dobro znamo da su Bošnjaci, odnosno Bošnjačka mahala u posle ratnom periodu
    preživljavali razne strahote sa svih strana, ali opet bili i ostali most povezivanja između dve
    zavađene strane.
    Zbog svega gore navedenog apelujem na našu Vladu, ali pre svega na međunarodni faktor koji je
    uključen u procesu dialoga da poštuje sve nas na ravnopravnoj pravnoj osnovi, da poštuje
    90
    kosovsku multietničnost kao što to rade, da uvažava podjednako sve narode koje žive na
    prostorima Republike Kosova, a ne da multietničnost bude potrebna i dobra samo kada nekome
    odgovara radi zadovoljavanja nečega što nije u nečijem interesu.
    Sama činjenica da su isključeni Bošnjaci, Turci, Goranci, Romi, Aškalije, Egipčani i ostalih
    narodi govori nam da ovaj dialog ne ide u najboljim smeru, i njegova realizacija na terenu će ići
    u pogrešnom pravcu.
    Svima nama je jasno da je to proces koji je jako zahtevan, potrebno je vreme, ali uključivanje
    svih zajednica može samo ublažiti njegovu implementaciju na terenu a i naše demokratsko pravo
    da to tražimo zato što nam Ustav Republike Kosovo to dozvoljava, i mi nećemo odustati od toga
    i ovom prilikom pozivam sve poslanike u ovom parlamentu koji predstavljaju i štite druge
    zajednice da podignu svoj glas i štite svoj narod. Zahvaljujem se!
  • Adem Salihaj, të bëhet gati Ganimete Musliu.
  • Të nderuar deputetë,
    Zoti kryeministër,
    Kabinet qeveritar,
    Unë s’i kam numërua, nuk e di e sata herë është që zhvillojmë debat ose interpelancë për veriun
    e Kosovës, por sigurisht që kemi diskutuar shumë herë dhe nuk besoj që ndonjëherë kemi arritur
    një rezultat ose një përfundim të caktuar në mënyrë që situata të kthehet në favor të Kosovës.
    Cilat mund të jenë arsyet që ne vetëm debatojmë këtu, sa për të bërë debat, dhe nuk arrijmë asnjë
    rezultat.
    Unë mendoj se problemi kryesor është brenda nesh, sepse ne këtu bëjmë një luftë sikur ne jemi
    palët e këtij problemi. Pra opozita me pozitë dhe pozita me opozitë e konsiderojmë palë njëra-
    tjetrën dhe, natyrisht që nuk arrijmë asnjë rezultat sepse nuk kemi një unitet të veprimit në
    mënyrë që të nxjerrim vendime dhe palë ta kemi Serbinë, jo njëri-tjetrin. Pra, ky është problemi
    esencial dhe ne nuk do të arrijmë askund asnjëherë përderisa i shohim problemet në këtë formë.
    Shpeshherë kemi zhvilluar debate dhe në fund s’kemi arrit ta nxjerrim asnjë rezolutë, pa e thanë
    faktin që rezolutat edhe ashtu nuk zbatohen. Por ne nuk kemi arrit asnjë rezolutë ta nxjerrim si
    duhet, jo më të bëjmë diçka tjetër, sepse në fakt ne nuk e kemi një program ose një platformë
    politike të veprimit si institucion ose si komb, për dallim nga Serbia, e cila me shekuj ka një
    platformë politike të shtypjes, të pushtimit dhe të shkatërrimit të shqiptarëve, nga e cila nuk ka
    hequr dorë as sot.
    91
    Pra, edhe sot orientimi i politikës serbe në raport me shqiptarët është ajo që ka qenë me shekuj
    dhe s’ka asnjë ndryshim.
    Çdo gjë që arrihet me Serbinë, duke i bërë koncesione, duke i krijuar favore brenda territorit të
    Kosovës, do të përdoret kundër Kosovës. Pra këtë s’duhet ta harrojmë asnjëherë, sepse kjo po
    ndodh në praktikë edhe çfarëdo koncesioni, çfarëdo forme që u japim atyre në dorë, ata do ta
    përdorin kundër nesh. Pra, nuk vlen parimi që ne nëse lëshojmë pe, situata do të zbutet dhe do ta
    kemi një situatë më të mirë në Kosovë.
    Nuk vlen fakti që nëse ne u japim atyre disa të drejta shtesë, sepse të drejtat normale i kanë si të
    gjithë të tjerët, ata do të integrohen në shoqërinë e Kosovës. Ata po i përdorin këto privilegje për
    ta penguar pikërisht integrimin në Kosovë dhe për ta mbajtur peng konsolidimin e shtetit të
    Kosovës.
    Pra, këto janë çështje që ne duhet t’i diskutojmë dhe në fund të nxjerrim përfundime. A mund ta
    bëjmë këtë, me siguri jo, sepse qasja jonë është shumë e gabuar në këtë aspekt. Ne këtu bëjmë
    luftë, një palë e sulmon Qeverinë, tjetra e mbron Qeverinë. Serbia është vetëm pretekst që ne të
    diskutojmë këtë dhe të sulmohemi ndërmjet vete.
    Ne duhet ta dimë që pas çdo marrëveshje Serbia ka festuar, sepse e ka arritur një sukses. Ne i
    kemi bërë koncesione, e kemi bërë Serbinë partner brenda Kosovës, për rregullimin e brendshëm
    të Kosovës, që mendoj që është parim i gabuar dhe s’duhet ta bëjmë. Nëse e kemi bërë deri tash,
    së paku prej tash e tutje s’duhet ta bëjmë. Ne duhet të diskutojmë me komunat serbe, me
    përfaqësuesit e tyre që t’i zgjidhim problemet me ta, e jo të bëjmë marrëveshje ndërkombëtare,
    sepse marrëveshjet ndërkombëtare do të jenë një gur në qafën e Kosovës për një kohë të gjatë
    dhe besoj që nuk do të mund t’i anulojmë asnjëherë.
    Unë dëshiroj ta përmend një fakt interesant pas një marrëveshjeje që Serbia e konsideroi sukses
    të sajin. Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë deklaroi me kënaqësi të madhe se prej sot këmba
    e shqiptarit më nuk do të shkelë në veriun e Kosovës. Pra, këtu shihet qartë qëllimi i bisedimeve
    që bën Serbia me Kosovën, mos ta përdor atë shprehjen “serbe” që thotë “šiptarska čizma nikad
    neće da kroči na sever”. Pra, një shprehje tepër fyese për ne shqiptarët.
    Unë mendoj se ne duhet ta bëjmë një politikë tjetër, në binarë tjerë, në parime tjera, në mënyrë
    që ta shpëtojmë atë që mund të shpëtohet tash, sepse të mos harrojmë që edhe çështja e
    Asociacionit, pavarësisht faktit që Gjykata Kushtetuese e ka vënë deri diku binarë kushtetues dhe
    kjo që ka thënë Gjykata Kushtetuese është një e keqe ndoshta 10% krahasuar me atë
    marrëveshjen që është nënshkruar, megjithatë unë mendoj që do të kemi probleme vazhdimisht
    me këtë çështje, sepse serbët kurrë nuk do të pajtohen me një gjë të tillë dhe do të krijojnë situata
    dhe tensione të reja.
    92
    Zhvillimet e fundit, pra takimet e fundit në Bruksel, treni e muri kanë treguar se nëse ne kemi
    qëndrim të vendosur mund të arrihet diçka, e jo sikur deri më tash që çdo marrëveshje që është
    vënë në tavolinë është nënshkruar me një lehtësi të palejueshme. Pra, vetë fakti që ishin disa
    takime, që u cilësuan të rënda, pra që përfaqësuesit tanë nuk lëshuan pe, me vetë faktin që u ndal
    një tren që ishte për qëllime politike dhe shoviniste, me vetë faktin që u rrënua një mur që ishte
    provokim i hapur ndaj shqiptarëve, tregon se ne nëse kemi qëndrime këmbëngulëse mund të
    bëjmë diçka, mund t’i mbrojmë interesat e Kosovës. Nëse lëshojmë pe sikur kemi lëshuar deri
    më tash, vetëm sa do të keqësohet situata dhe fakti që ne ndoshta mund të shkojmë ose s’mund të
    shkojmë në veri shumë lehtë nuk tregon që ajo pjesë e Kosovës është integruar. Nuk tregon se
    edhe po t’u japim autonomi të plotë ne mund të shkojmë në veri dhe kjo s’tregon vetvetiu asgjë.
    Pra, unë mendoj që ne duhet ta kemi një platformë politike të përbashkët që nuk e kemi dhe deri
    atëherë sigurisht që do të na shkojë situata kështu siç na ka shkuar, do të grindemi ndërmjet vete,
    s’do të arrijmë në fund asnjë rezultat dhe natyrisht që Kosova do të jetë vazhdimisht humbëse në
    këtë drejtim. Faleminderit!
  • Faleminderit! Zonja Edita Tahiri, në emër të Qeverisë. 15 minuta i ka Qeveria e
    Kosovës, ta keni parasysh. LDK-ja aktualisht i ka edhe 8 minuta e 19 sekonda, vetëm ndajeni
    kohën. Dhe Shpejtim Bulliqi është i lajmëruar, bisedojmë në ndërkohë.
    Zonja ministre, 15 sekonda t’i morën.
  • Faleminderit, i nderuar kryetar i Kuvendit!
    I nderuar kryeministër,
    Zëvendëskryeministër,
    Të nderuar deputetë,
    Kolegë nga Kabineti qeveritar,
    E para mendoj se të gjithë pajtohemi se po flasim qetë, mirë, pa tensione, sepse edhe tensionet që
    i patëm në Kosovë, të shkaktuara nga Serbia, i hoqëm me vendosmërinë e institucioneve të
    shtetit të Kosovës, të qeverisjes së të gjitha institucioneve, prandaj edhe zëri sot po shkon më lart
    e më mirë.
    E dyta, gjendja në dialog dhe rezultatet e dialogut janë faktike, nuk janë fjalë. Ne kemi qenë me
    Serbinë në dialog tri herë deri tash, kemi fol në Rambuje edhe kur Serbia bënte gjenocid këtu,
    edhe kishte disa shkurtpamës që thoshin “nuk duhet të bisedohet”. Por, çka ndodhi? U bë
    marrëveshja, Serbia nuk e nënshkroi, u bombardua, ne u çliruam. Natyrisht u bëmë bashkë me
    aleatët SHBA-në, NATO-në e partnerët evropianë. Biseduam në Vjenë. Për statusin kemi
    biseduar dy vjet bashkë me një ekip uniteti. Çka ndodhi? E fituam pavarësinë, vazhdoi
    mbështetja e aleatëve, por i patëm edhe sfidat e realizimit të disa të drejtave më tepër për serbët.
    93
    Tani jemi duke folur në dialogun e Brukselit. Edhe një herë ju kam thënë, është mirë të flitet me
    fakte se për dezinformata dikush u mërzit këtu sot kur tregova se madje është dezinformuar edhe
    ITU-ja kur i kanë thënë se ka pasur peticion në Kosovë kundër kodit telefonik.
    Kështu që për dezinformata nuk e kemi aq problem, por problemi është kush po e bën dhe
    problemi është pse kaq dezinformata për një proces, i cili po e ndryshon gjendjen pozitivisht në
    veri. Po në veri nuk ka kurrfarë elementesh, siç u përmend këtu militare e paramilitare. Ju lutem!
    Policia e Kosovës vepron që nga viti 2014 dhe më lejoni që të ju tregoj prej 2014, prej pesë
    vrasjeve që ka pasur, 0 vrasje ka pasur në veri në vitin 2016. Kanë rënë dukshëm krimi e
    kriminaliteti. Pastaj ju e dini vetë që para dialogut qytetarët e Serbisë kanë hyrë në Kosovë pa
    probleme, as s’janë legjitimuar se s’ka pas pika kufitare, se janë djegur në Jarinjë e Bërnjak pas
    pavarësisë.
    Çka ka ndodhur? Janë vënë autoritetet shtetërore, sot kontrollohet kush hyn e kush del prej
    Kosovës. A nuk është ky ndryshim i madh? Qytetarët e Kosovës nuk janë pranuar të kalojnë dhe
    të hyjnë në Serbi se s’i ka njohur Serbia dokumentet e shtetit të Kosovës, e që nga viti 2011 me
    dokumente të shtetit shkojnë në Serbi nëpër Serbi. Veç të ju tregoj, për vitin 2011 ka pasur 1
    milion udhëtarë, sot në 2016 3 milionë e gjysmë udhëtarë prej Kosovës shkojnë nëpër Serbi për
    Evropë. Tre milionë e gjysmë! Mandej, pse kaq shumë? Se është rruga më e lirë, më e shkurtër.
    Pastaj, shikoni në pikëkalimet kufitare Jarinjë e Bërnjak nuk kemi pasur taksa të grumbulluara,
    veç ka pas forca të krimit e kontrabandës. 30 milionë i kanë ardhur buxhetit të Kosovës kur i
    kemi vendosur autoritetet shtetërore me IBM-in.
    Është shuar struktura paramilitare e Mbrojtjes Civile, s’ka më polici paralele, s’ka gjykata
    paralele. Kur do të jetë gjykata apo sistemi unitar? Është paraparë më 10 janar, po tensionet që i
    krijoi Serbia kanë krijuar zvarritje dhe tani do të rifillojë zbatimi, jo vetëm për drejtësinë, por
    edhe për marrëveshjet tjera.
    Vazhdojmë tutje. Dikush po frikohet ende për aneksime. Po çfarë aneksimesh, ne 100 vjet nuk u
    dorëzuam, lëre më tash që e kemi bërë shtetin. Me vullnetin e popullit, me luftën e UÇK-së e të
    LDK-së e të gjitha brezave, edhe me garancitë ndërkombëtare të SHBA-ve e të NATO-s. Po pse
    ende e kemi këtë frikë? Shikoni, është një filozof francez, quhet Fanoni, e ka shpjeguar mirë që
    populli i shtypur nuk lirohet menjëherë. Duhet të kalojë një kohë që t’i hiqet frika. Shikoni, edhe
    Serbia e ka një problem të disonancës mendore. Është agresori i njohur për gjenocid në Kosovë,
    Bosnjë, Kroaci e tjera, dhe sot sillet si viktimë. Ndoshta e keni parë. Ky është fenomeni i njohur,
    quhet “disonancë kognjitive”. Ne mos ta bëjmë.
    Të vazhdojmë, a doni edhe pak, apo ta ndërpres? Vazhdojmë! Shikoni, sot fola me Vjosën gjatë
    pauzës. Deputetja Vjosa më tha “i lexova të gjitha raportet në ueb-faqen e Qeverisë”. Më erdhi
    94
    mirë shumë, ndërsa Palit po i them që kurrë s’ka lexuar kurrgjë në atë ueb-faqe. Krejt platformat
    janë aty. Krejt platformat që i kemi mbrojtur në Bruksel, ndërsa Adem Salihajt, shokut tim të
    vjetër, po i them diçka: Adem, marrëveshjet që janë arritur janë krejt në pajtim me ligjet e
    Kosovës dhe Kushtetutën e Kosovës, se këto kanë qenë në vija të kuqe. Tani po ju them, në ueb-
    faqen e Qeverisë e keni çdo informacion. Krejt është transparente dhe po ju them i kemi mbrojtur
    vijat e kuqe. Mos harroni, dialogu ka qenë i nivelit të lartë politik, e para kryeministri Thaçi, tani
    kryeministri Mustafa, dhe unë kam qenë kryenegociatore, por delegacionet janë përbërë nga
    ministritë që janë përfaqësuar vetëm me ekspertët më të mirë që i kanë përbërë ekipet
    negociatore.
    Tutje edhe diçka desha t’ju them, të mos ju vonoj shumë. Fusnota, shikoni Kosova ka pasur
    fusnotë edhe para fusnotës së Brukselit. Po, kush s’e ka ditur po jua them: Para fusnotës së
    Brukselit që ia ka shtuar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare që e ka njohur pavarësinë, përpara
    ka qenë vetëm Kosovë nën Rezolutën 1244, ose Kosovë linjë me Rezolutën 1244. Edhe një
    dallim ka pasur atëherë. Ne atëherë nuk ishim pjesë e organizatave ndërkombëtare, UNMIK-u
    fliste për neve. Tani me këtë dialog ne flasim në emër të shtetit, nënshkruajmë në emër të shtetit,
    kemi fusnotë të avancuar me njohjen e pavarësisë në përmbajtje të fusnotës.
    Kur do të shkrihet fusnota? Së pari, fusnota po e shtrin rrugën e Kosovës për integrime
    euroatlantike se na mundësoi që të shkojmë në Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim, që është
    faza e parë e integrimit në BE, dhe pastaj do të shkrihet kur pesë vende mosnjohëse të BE-së do
    ta njohin Kosovën. Kam edhe shumë, por besoj mjafton me kaq. Faleminderit!
  • Faleminderit! Zonja Musliu, fjala për ju. Përgatitet Sabri Hamiti.
  • Faleminderit, zoti kryetar!
    I nderuar kryeministër,
    I nderuar Kabinet qeveritar,
    Jepja fjalën kryetar, se po ia jap fjalën Palit.
  • Ndalini minutat, dalim te Pali është replikë. Ka të drejtë për replikë. Urdhëro, Pal
    Lekaj!
    PAL LEKAJ: Faleminderit, kryetar!
    Në kulturën time nuk e kam që të dialogoj keq me femra, e sidomos me këtë zonjën ministre,
    mirëpo po ia përkujtoj që në portalin shtetëror i ke vetëm dy raporte, edhe atë nga 5 faqe. Dhe,
    ajo që mund ta them, e ke dhunuar këtë Kuvend me fjalorin që thua që se Kosova është bërë si
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur qytetari e di dhe qytetari i Kosovës ka për t’jua treguar
    vendin. Faleminderit!
    95
  • Faleminderit! Kundër-replikë një minutë, zonja deputete, dhe vazhdojmë me
    zonjën Musliu.
  • Deputet Lekaj, po shihet që s’keni lexuar unë thashë s’po lexoni.
    Po e kërkojmë tash menjëherë nga Kuvendi të lidheni me linkun e Zyrës së Kryeministrit, do t’i
    shihni jo pesë, po ti ndoshta veç pesë i lexon, me qindra faqe dokumentacion. Faleminderit!
  • Faleminderit! Zonja Musliu, fjala për ju.
  • Faleminderit, zoti kryetar!
    I nderuar kryeministër,
    Kabinet qeveritar,
    Të nderuara kolege dhe ju kolegë deputetë,
    Ju përgëzoj për fjalimet paraprake, ministre të falënderoj për gjithë atë rezyme që na dhatë dhe
    atë sukses që e prezantuat dhe gjithashtu do t’i referohem fjalës suaj kur thatë që të flasim me
    fakte, e jo me dezinformata. Dhe, këtu edhe e mora kurajën që ta kërkoj fjalën sot.
    Para dy javësh isha në Mitrovicë dhe kur them në Mitrovicë isha pikërisht në Kodrën e
    Minatorëve. Nuk isha në Lagjen e Boshnjakëve, as nuk isha në jug të Mitrovicës, por isha në veri
    të Mitrovicës dhe sinqerisht dua që sot nëpërmjet fjalës time t’i përshëndes të gjithë ata shqiptarë
    dhe ato familje, të cilat jetojnë edhe sot atje në kushte shumë të vështira dhe me halle shumë të
    mëdha. Pa dashur që të lëshohem shumë në detajet e vizitës sime atje, unë dua t’i bëj disa pyetje:
    pyetja e parë është për ministrin, zotin Arsim Bajrami.
    Zoti ministër, unë e kam vizituar shkollën “Hivzi Sulejmani”, paralelen e ndarë në veri të
    Mitrovicës, konkretisht në Kodrën e Minatorëve. Ata pak nxënës që janë atje vërtet ta kujtojnë
    kohën e Migjenit. Është një kontejner, i cili ka vetëm dy klasa, dhe ato dy klasa më së paku
    mundesh t’i quash “klasa”. Konsideroj që një kontejner i tillë nuk duhet shumë që të shkohet as
    në Bruksel, e as të thirret debat në Kuvend për t’u investuar, sepse me pak investim i bëhet një
    izolim dhe thjesht ata fëmijë dhe ata prindër, të cilët për mua janë heronj, nuk duhet të lejojnë që
    të dekurajohen që fëmijët e tyre t’i nxjerrin nga ajo shkollë.
    Prandaj, pyetja ime konkrete është: Cilat janë mundësitë që ai kontejner të rinovohet me urgjencë
    dhe ata fëmijë të shkojnë dinjitetshëm në atë shkollë dhe t’i ndjekin mësimet pa u mërdhirë,
    sepse ishin të mërdhirë kur i vizitova.
    Pyetja ime tjetër është kjo: Zoti kryeministër Mustafa, a mund të ju garantojmë qytetarëve të
    Kosovës, konkretisht të veriut të Mitrovicës kthimin nëpër shtëpitë e tyre që i kanë në veri? Kur
    do ta bëjmë këtë si institucione, sepse ne po garantojmë kthimin e serbëve në gjithë territorin e
    Kosovës ku ata i kanë pronat dhe shtëpitë e veta. Mendoj që tash 18 vjet pas luftës duhet të ju
    96
    ofrojmë garanci edhe qytetarëve tonë, të cilët e kanë vullnetin dhe sot e kësaj dite ende nuk i
    kanë shitur pronat e tyre të kthehen në Mitrovicë, ose në veri të Mitrovicës dhe të jetojnë të qetë
    në shtëpitë dhe në pronat e tyre.
    E shoh që sot këtu nuk është ministri i Punëve të Brendshme, zoti Skënder Hyseni, por meqë
    është një pjesë e madhe e Qeverisë dhe jeni ju zoti kryeministër, pyetja ime tjetër është: Kur
    Qeveria e Republikës së Kosovës e ka një plan që të investojë në stacionin policor në veri të
    Mitrovicës, sepse punëtorët, serbë e shqiptarë, të cilët punojnë në atë stacion janë në kushte të
    mjerueshme. Atij gjithçka mund t’i thuhet, vetëm stacion policor dhe vend pune jo, dhe ajo që
    është paradoksi më i madh është në të njëjtën ndërtesë ne i kemi edhe organet e EULEX-it dhe të
    OSBE-së dhe vetëm nëse ngjitsh në zyrat e tyre e sheh se ata jetojnë shumë larg me standarde,
    sikur komplet ndryshon situata, në të njëjtin objekt ndryshojnë zyrat që duan vetëm pak investim
    dhe angazhim me zyrat e shqiptarëve dhe të serbëve që punojnë në stacionin policor, e që janë
    zyrtarë të shtetit të Republikës së Kosovës.
    Dhe, thjesht si Qeveri, a keni menduar që të ketë investime ose një plan strategjik për investime
    në veri të Mitrovicës, sepse sinqerisht po them, dua ta citoj një qytetar, pa ia përmendur emrin,
    çka më tha në Mitrovicë. Tha “më shumë ka pasur ndikim një super-market që është hapur në
    veri të Mitrovicës në integrimin e shqiptarëve dhe serbëve, ose në bashkëjetesën, se sa ato qindra
    e qindra seanca dialoguese në Bruksel”. Prandaj, unë mendoj që kthimi i vëmendjes dhe
    investimi në veri të Mitrovicës është ajo çka duhet tani të bëhet, sepse kemi pritur mjaft dhe
    besoj që është momenti i fundit. Nuk dua të ndalem në retorikat ose thjesht t’i përsëris edhe
    kolegët e mi, as për murin dhe as për trenin, sepse tashmë dihen vendimet që janë marrë, por unë
    konsideroj që ne duhet të fillojmë të merremi me kushtet bazë të jetës së atyre qytetarëve atje.
    Faleminderit!
  • Faleminderit! Nënkryetari i Kuvendit, Sabri Hamiti e ka fjalën
  • Faleminderit!
    Tash sot pak a shumë u artikulua çfarë jemi, që shkojmë në ekstreme, se dëgjuam edhe këngë
    vajtimi, edhe këngë lavdërimi. Secili i dëgjon me veshë, me timbrin e vet, ato që i pëlqejnë më
    shumë, por çështja është që është unë e dëgjova që kryeministri në mënyrë lapidare dhe kurrë më
    i saktë se sot s’ka qenë, shkurt tha që bisedat për Qeverinë janë alternativë. U përpoqa të dëgjoj
    dhe kundërshtarët dhe më në fund, nuk dëgjova që dikush tregoi se ka alternativë tjetër, veçse
    alternativa e tyre është modifikimi i formatit dhe i termeve. Formati është i modifikuar, sepse në
    bisedat e fundit kemi një përfaqësim superior politik, kryeministër - kryetar i shtetit, në të dyja
    anët. Kemi dhe një risi, sepse është kërkuar që të mos flitet publikisht për marrëveshjet, që është
    risi paradoksale, sepse bisedimet këtu janë nisur si bisedime që duhet të tregohen para ose prapa
    në konsultime me Kuvendin. Edhe tash, një marrëveshje e fundit që ka ndodhë rreth detyrimeve
    97
    qeveritare që të rrëzohet muri, sepse ju e dini që është votuar rezoluta e Kuvendit që të rrëzohet
    muri i paligjshëm politik në veri të Mitrovicës. Edhe aty kemi një marrëveshje.
    Unë menjëherë po them, sipas detyrimeve të Qeverisë rreth kësaj teme dhe raportit me
    Kuvendin, është dashur që ajo marrëveshje të vijë në Kuvend si dokument dëshmues, nuk po flas
    për mjete tjera, qysh ka dalë e s’ka dalë, dhe ai të vijë shqip, sepse gjuha zyrtare e Kuvendit dhe
    e komunikimit me Qeverinë është shqip. Dhe, zoti kryeministër, nëse dokumenti është ju lutem
    shumë, që t’u jepet nëpër kuti të gjithë deputetëve, atëherë janë ata vetë që e shohin a është
    zbatim i rezolutës së Kuvendit, nëse është në rregull, nëse s’është atëherë mund të diskutojmë
    tutje, pse? Sepse, kemi dëgjuar interpretime të ndryshme në këtë përshpejtim të tensioneve, çka
    është mur e çka s’është mur, i kam pa fjalorët dygjuhësor shqip e serbisht, që ekzistojnë në
    Kosovë, te tëra i thonë me një fjalë “mur” shqip, “zid” serbisht. Pastaj, disa fjalorë tutje nuk e
    shpjegojnë, ka fjalorë të tjerë që thonë vetëm “mur” dhe e shpjegojnë shqip që është një objekt i
    ndërtuar me material të fortë, që i bie gurë, e të tjera... në këtë rast beton, por nuk përcaktohet
    lartësia, s’e përcakton murin hiç. Funksionalisht përcaktohet në këta fjalorë, muri quhet “mur
    ndarës”, “mur mbajtës”, “mur pengues”, e tjera...
    Çfarë dua të them? Këtu pushojnë interpretimet e mija, por meqë tendenca e përdorimit e jep
    kuptimin nëpër këta fjalorë, atëherë edhe tendenca e atij objekti “strukture” që po i thonë
    “betonuese”, është a po e pengon zhvillimin normal të komunikimit në mes dy mitrovicave, unë
    them po dhe nuk është veç puna e murit “të luleve” po e quaj unë, si po i thonë, por është
    funksionalisht, ajo ndodh sepse bëhet një rrethrrotullim në dalje të urës dhe bigëzohet rruga për
    të kaluar më tutje.
    Po, ky është vizion, po thonë “komunal”, unë mendoj që është vizion i gabueshëm edhe atyre që
    e kanë projektuar, por nuk jam këtu që të gjuaj gabime të huaja. Po flasim për punët tona.
    Atëherë, unë do të shtoja edhe dy-tri çështje, shpejt. Transparenca e bisedimeve duhet të
    vazhdojë pa marrë parasysh që atje nuk munden kolektivisht shqiptarët e Kosovës të shkojnë të
    bisedojnë me serbët e Serbisë. Ata që shkojnë atje kanë detyrim të komunikimit para këtij
    Kuvendi çka bëhet. Thuhet se do ta mbrojmë në bisedime Kushtetutën, e kanë detyrim, veçse
    nëse nënshkruajnë dokumente që nuk janë kushtetuese dhe i bien në Kuvend dhe Kuvendi i
    voton me votë kushtetuese, bisedimet me Serbinë e ndërrojnë kushtetuesen dhe keni në vëmendje
    këtë, e kam thënë para tri vjetësh, po më duhet ta përsëris edhe sot, e bëjmë kushtetuese ne çdo
    marrëveshje, në rast se e votojmë me votë kushtetuese, nëse jo nuk bëhet.
    Pra, Kuvendi e ka përgjegjësinë finale për të gjitha këto. Biseduesit e kanë përgjegjësinë nëse
    nënshkruajnë dokumente iniciale, pa i pasur parasysh këto.
    Unë e kam edhe një vërejtje, puna e bashkëpunimit me, ne u themi aleatë, dashamirët,
    përkrahësit e Kosovës, që janë shumë dhe pa dyshim janë përcaktues në historinë e re të
    98
    Kosovës, megjithatë duhet të jemi pak më të kujdesshëm dhe diskursin për ta mos ta çojmë
    vetëm në variantet e lutjeve, ankesave, ngushëllimeve ose falënderimeve, se këto janë
    komunikime elementare në ngushtica, se nuk janë ato qoshqe që i mbledhin këto tipa diskurseve.
    Nëse është partneritet domethënë bashkëpunim, domethënë me punua bashkë dhe me i marrë
    përgjegjësitë. Kurrkush kurrkënd nuk e amniston brenda as jashtë për përgjegjësitë që i ka, në
    këtë rast edhe Kuvendi edhe vetë Qeveria. Faleminderit!
  • Faleminderit! Atëherë, po vazhdojmë. I kemi dy deputetë të Lidhjes Demokratike
    të Kosovës, Armend Zemaj dhe Shpejtim Bulliqi i kanë 1,35 sekonda, një minutë e tridhjetepesë
    sekonda. Ju kolegë jeni, si të doni në mes vete, lërini sa të doni sekonda e vazhdon tjetri.
    Shpejtim Bulliqi e ka fjalën, nëse e lë ndonjë sekondë, pastaj Armendi.
  • Faleminderit, kryetar!
    Po, vërtet pas krejt kësaj që e tha akademik Hamiti, besoj që nuk mbeti shumë për t’u thënë.
    Unë pajtohem plotësisht me ato që i tha, në njëfarë forme, sepse mendoj që ishte gjithëpërfshirës.
    Por, desha të them vetëm nja dy fjalë, që faktikisht problemi thelbësor për ne si institucione të
    Kosovës qëndron që gjithmonë, faktikisht jemi të vonuar në veprimet tona. Pse jemi të vonuar?
    Jemi të vonuar për arsye se gjithmonë çdo gjë që po ndodhë në veriun e Mitrovicës, neve
    gjithmonë po na gjen të papërgatitur, në fakt, dhe ne më pastaj po duhet të shpenzojmë kohë,
    energji e ndoshta edhe mjete për të mundur ta përcjellim situatën, ose situatat të cilat faktikisht
    po na qesin para aktit të kryer.
    Faktikisht, ne e kemi pasur një periudhë të gjatë kohore bllokimin e urës së Ibrit, më pastaj e
    patëm problematikën e krijimit të murit, e patëm problematikën e trenit, filluan lufta mediatike e
    institucioneve tona se kush e ndali trenin, që në fakt ne e dimë të gjithë kush e ka ndalur trenin
    dhe falë faktorit ndërkombëtar ndodhi edhe kjo, sepse faktikisht u pa që për institucionet tona
    treni do të shkonte deri në Kaçanik, nuk do të kishte ardhur hiç në Mitrovicë që të ndalet.
    Të gjitha këto, faktikisht ndodhën dhe jemi dëshmitarë...
    (Ndërprerje nga regjia)
  • Më vjen keq! Bekim Haxhiu dhe përgatitem edhe unë në fund, nja dy tri fjalë dhe
    pastaj vazhdojmë seancën.
  • Faleminderit, i nderuar kryetar!
    I nderuar kryeministër,
    99
    Zëvendëskryeministër,
    Kabinet qeveritar,
    Të nderuar kolegë,
    Është e sata herë që po diskutojmë për Mitrovicën, për situatën atje. Sigurisht që edhe kërkesa
    për këtë interpelancë është dorëzuar, ashtu si tha parashtruesi i kërkesës, në një periudhë kohore
    kur situata në Mitrovicë ka qenë më e tensionuar se sa që është tani. Sigurisht, se është menduar
    se kur kemi qenë unikë për murin si Kuvend i Kosovës dhe kemi vendosur edhe afate ligjore, sa i
    përket murit. Kemi kërkuar edhe atëherë, kemi deklaruar që nëse këto nuk përmbushen do të
    kërkonim edhe llogaridhënie nga institucionet qeveritare.
    Dhe, kur si deputetë kërkojmë llogaridhënie nga institucionet qeveritare, sigurisht se atëherë
    është në nderin dhe përgjegjësinë tonë, që kur këto detyra përmbushen nga institucionet tona, nga
    ministritë përkatëse dhe Qeveria, atëherë të japim edhe vlerësimin pozitiv për këto. Por, ajo që
    duket edhe gjatë diskutimeve është që sigurisht se disa nga kolegët deputetë, edhe parashtrues të
    kësaj interpelance, kërkesës për interpelancë, do të donin që ai mur të ekzistonte aty, që ai mur të
    mos rrënohej dhe në emër të murit të goditeshin muret e Qeverisë dhe muret e institucioneve të
    Kosovës.
    Por, është një fakt që muri nuk është dhe institucionet tona kanë bërë punën e tyre, e kanë bërë
    me përgjegjësi prandaj edhe duhet të vlerësohet puna që është bërë dhe mendoj që këtë unitet që
    e kemi pasur në debatin për murin në Mitrovicë ta ruajmë, ta ruajmë për situatën atje, që të
    ndihmojmë qytetarët tanë në pjesën veriore, të punojmë bashkë në integrimin e veriut, të
    krijojmë kushte më të mira për qytetarët atje, jo vetëm në një lagje, por në tërë veriun, deri në
    pikat kufitare 1 dhe 31.
    Pati këtu kërkesa edhe për lëshimin e video-incizimeve të periudhës së vitit 1999 dhe disa nga ne
    edhe na rifreskoi për të parë ato në mediume tonat të prezantuara, për të parë se ku ishin Hashim
    Thaçi, Kadri Veseli, Rrahman Rama, Bekim Haxhiu dhe të tjerë, në vitin 1999. Më detyroi edhe
    e pashë edhe një herë atë incizim. Më vjen mirë, që presidenti tash i Kosovës dhe kryetari i
    Parlamentit të Kosovës në vitin 1999 ka qenë me qytetarët e Mitrovicës, me qytetarët e Kosovës,
    kanë vendosur fillimisht personalin mjekësor në spitalin e Mitrovicës. Më kujtohet fare mirë, se
    nuk ka qenë e lehtë, kam qenë me ta atje. Por, ai që parashtroi këtë kërkesë për ‘99-tën, po e
    pyes, ku e kishte liderin e vet në ‘99-tën, kur këta ishin në Mitrovicë, ku ishte parashtruesi i
    kërkesës, ish-ministri i Punëve të Brendshme ishte me ta? Sepse, duhej të dialogohej me KFOR-
    in, aty ishte Rrahman Rama, komandanti i Zonës së Shalës në atë periudhë kohore, ishte edhe
    tani presidenti dhe tani ish-kryetari i Parlamentit. Po, po, e dimë fare ku ka qenë edhe ai dhe ku
    kam qenë unë.
    Dhe, të gjitha këto prandaj nuk ka qenë në nivelin e detyrës, as atëherë, as sot, as atëherë, as sot...
    dhe sigurisht, zoti Glauk, se je i interesuar. Unë nuk mendoj, Glauk, që agresioni i Serbisë ka
    100
    qenë në vitin 1999, a? Agresioni kur ka qenë? Në ‘99-tën? Unë mendoj, që agresioni i Serbisë
    ndaj Kosovës ka qenë një vit krejt, ndoshta ‘99-ta ka qenë liria! Liria e Kosovës ka ndodhur në
    ‘99-tën, jo agresioni i Serbisë në ‘99-tën, po sigurisht për qëllime politike atëherë në pamundësi
    të atij preteksti, për të cilin është thirrur kjo interpelancë edhe dëshiron të devijohet.
    Por, unë mendoj se nëse ka gatishmëri të Kuvendit do të ishte interesante të shihej ai video-
    incizim, të cilin iu apostrofua njërit nga, u thirr në emër të tij njëri nga parafolësit. Mendoj që sot
    situata në veri do një përkushtim dhe unitet të të gjithëve, në veçanti ai proces të cilin e ka filluar
    Partia Demokratike në vitin 2008 për kthimin e shqiptarëve atje, të vazhdojë.
    Janë ndërtuar një numër i madh i shtëpive dhe janë kthyer një numër i madh atje. Duhet të
    punohet edhe më shumë, ndërsa për ata qytetarë që nuk kanë pasur mundësi të kthehen në
    shtëpitë e tyre, por që janë qiraxhinj në qytetin e tyre, ata qytetarë të veriut që jetojnë në pjesën
    jugore, tu paguhen qiratë, atë që ka bërë pushteti i kaluar komunal i Partisë Demokratike atje, që
    u ka siguruar pagesat e qirave atyre qytetarëve e që sot nuk u paguhen.
    Prandaj, kemi edhe një takim të atyre qytetarëve edhe me pushtetin lokal sot atje, që ishte i datës
    3 të këtij muaji dhe ku pas përfundimit të takimit ato kërkesa që merren nga qytetarët edhe në
    fund të takimit shqyhen nga nënkryetari i komunës së Mitrovicës dhe kjo tregon nivelin e
    përgjegjësisë së atyre, që sot udhëheqin me komunën e Mitrovicës dhe që bëjnë këto paradokse.
    Mendoj që vërtet duhet të punojmë bashkë, që situata në Mitrovicë të përmirësohet dhe të
    shkohet kah kthimi i qytetarëve shqiptarë dhe të gjithë atyre që janë të interesuar për të jetuar në
    qytetin e tyre. Faleminderit!
    (Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetari i Kuvendit, z. Xhavit Haliti.)
  • Faleminderit! Fjalën e ka kryetari i Kuvendit, zoti Kadri Veseli.
  • Faleminderit!
    Ju përshëndes të gjithëve.
    Jemi të gjithë sot shumë më të lehtësuar, se ajo që ka qenë një lloj cenimi i sovranitetit dhe i
    tërësisë me murin, është tejkaluar. Po shihet edhe nga vetë fakti i kësaj seance, se sa në mënyrë
    më të relaksuar ka shkuar. I falënderoj të gjithë kolegët e pozitës dhe të opozitës.
    Ajo që është më me rëndësi, në Mitrovicë ka fituar ligji, kanë fituar institucionet, ka fituar
    Republika e Kosovës, nuk kemi shkuar me të mundshëm, kanë fituar edhe qytetarët serbë të
    pjesës veriore. Më besoni, do të ishte shumë e dëmshme, më së shumti do të ishte e dëmshme
    edhe për ta.
    101
    Institucionet e Republikës së Kosovës kanë qenë të vendosura që të shkojnë deri në fund me
    realizimin e ligjshmërisë, po asnjëherë manipulimeve të cilat u mundua Beogradi zyrtar t’i
    trumbetojë, nëpërmjet medieve të tyre, duke tentuar t’i frikësojë qytetarët tanë nën presionin
    psikologjik, po flas për qytetarët e veriut, se Republika e Kosovës do ta cenojë jetën e qytetarëve.
    Kurrë! Asnjëherë! Ky është edhe mesazh, i cili është nga institucionet e Republikës së Kosovës,
    nuk do ta cenojmë asnjë qytetar të Republikës sonë.
    Përveç, ruajtjes dhe mbrojtjes së sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës,
    ky ka qenë qëllimi dhe ky do të jetë edhe në të ardhmen. Ky edhe duhet të jetë mesazhi për
    qytetarët tanë në pjesën veriore, një mesazh i miqësisë, i respektit, i barazisë, po në të njëjtën
    kohë edhe respektimit të shtetësisë dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës.
    Unë nuk do dëshiroja, shumë mirë është si sot, nuk jemi heronj, por as nuk jemi viktima, nuk
    jemi as përfitues politikë për t’u shtyrë, kanë fituar institucionet e Republikës së Kosovës dhe
    ligji.
    Në të njëjtën kohë mirë është të orientohemi nga pjesa e së ardhmes, është me u orientua se sa
    është relaksuese kjo situatë edhe për vetë qytetarët tanë në pjesën veriore, të cilët qe 18 vjet
    manipulohen dhe tentohet të nxiten nga pushtetarët e Beogradit, se në qoftë se ka lëvizje të lirë,
    shqiptarët do të shkojnë dhe t’i dëbojnë nga shtëpitë e tyre bashkëqytetarët e tyre serbë në pjesën
    veriore. Kjo është një manipulim, të cilin nuk është mirë të zhvillohet më tej.
    Qytetarët tanë serbë kudo që janë, duhet të jetojnë të qetë, të barabartë me bashkëqytetarët e tyre
    shqiptarë e boshnjakë, turq e malazezë, të gjithë, romë e ashkalinj, egjiptianë... i kanë të drejtat e
    barabarta, do të jenë qytetarë të respektuar, por ajo që është të gjithëve neve na preokupon është
    Republika e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran me zhvillim ekonomik, me perspektivë
    euroatlantike dhe me një mirëqenie sociale për të gjitha familjet tona.
    Unë dëshiroj të përçoj një mesazh, veçanërisht te bashkëqytetarët e mi, edhe tuajt natyrisht, në
    Mitrovicë, shqiptarë, serbë, boshnjakë, malazeze, romë, turq, ashkalinj, egjiptianë... Republika e
    Kosovës do të investojë atje për të gjithë. Të gjithë ata duhet të ndjehen të sigurt, ta ndjejnë veten
    të sigurt si qytetarë të barabartë të Republikës së Kosovës. Ne asnjëherë nuk do të lejojmë
    cenimin e tyre dhe as të të drejtave të tyre, ata duhet të besojnë në shtetin tonë të përbashkët,
    Republikën e Kosovës.
    Duhet të distancohemi të gjithë nga strukturat paralele, të cilat në shumicën e rasteve janë
    pjesëtarë të krimit të organizuar, të cilët në emër të patriotizmit përfitojnë për interesat e tyre, në
    rend të parë, dhe pak u bën për interesat proklamuese të patriotizmit, të cilat tentojnë t’i
    proklamojnë.
    102
    Le të jetojmë të gjithë të qetë në pronat tona, kudo që jemi, si qytetarët në veri si në jug, nuk ka
    veri e jug, ka vetëm një Republikë e Kosovës dhe le të jenë të sigurt të gjithë uzurpatorët, që
    kanë zaptuar pronat e tjetërkujt, se shteti nuk do t’i tolerojë edhe nuk kanë perspektivë në
    Republikën e Kosovës. Ligji do të jetë më i fortë sesa ata. Ata duhet t’i lirojnë pronat sa më
    shpejt dhe të njëjtën kohë, duhet t’i krijojmë mundësi të gjithë bashkëqytetarëve tanë, që të
    kthehen në pronat e tyre, të vazhdojnë jetën e tyre të komunikojnë së bashku me ta, për arsye se i
    kemi preokupime që janë të botës sociale, një jetë më e mirë, një perspektivë më e mirë për
    fëmijët tanë.
    Për bashkëqytetarët tanë në pjesën e Mitrovicës, ne do të vazhdojmë si prioritet pjesën veriore.
    Shumë shpejt, tani është në fazën finale, në Kuvend prapë është kthyer, ka qenë në Qeverinë e
    Republikës së Kosovës iniciativa nga 25 deputetë, me sa di unë, për integrimin në mënyrë
    prioritare të qytetarëve tanë të pjesës veriore, ai do të vijë edhe si projektligj në Kuvendin e
    Republikës së Kosovës në seancën parlamentare dhe jam shumë i sigurt, se do të jetë projektligji
    që do të marrë shumicën absolute të votave, në mënyrë që t’u krijohet perspektiva atyre
    qytetarëve, qofshin ata shqiptarë apo serbë, që të punësohen në biznese nëpërmjet vlerësimeve, të
    cilat do të jenë nga institucionet e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Punës dhe
    Mirëqenies Sociale që ata të integrohen në tregun e punës.
    Nuk do të ketë shtëpi që ka qenë para 1999-tës që nuk do ta rindërtojnë institucionet e
    Republikës së Kosovës. Mos i lëshoni shtëpitë tuaja, mos i shitni ato, as shqiptarë e as serbë,
    rrini aty! Rrini ku jeni! Shteti i Kosovës është shteti juaj.
    Është ligësi kush e shet shtëpinë e vet. Mos i lëshoni shtëpitë tuaja, jetoni aty. Do të keni
    mbrojtjen dhe përkrahjen e institucioneve të Republikës së Kosovës, në çdo aspekt.
    Do të vazhdojmë investimet në shtëpitë tuaja, do të vazhdojmë investime dhe veçanërisht
    projektin ekonomik, i cili është edhe prioritet i institucioneve të Republikës së Kosovës, që
    qytetarët tanë të jetojnë në vendin e tyre, të mos e lëshojnë vendin e tyre, siç e patëm një lajm
    shumë të rëndë në media sot, se afro 3 mijë qytetarë vetëm nga komuna e Pejës e kanë lënë
    shtetësinë. E keni parasysh, me një natalitet i cili është në rënie e sipër për 10 vjet, dikujt mund
    t’i duket çudi sot në këtë Kuvend të Republikës së Kosovës, por ne mund të ballafaqohemi me
    shtëpi e fshatra të braktisura nga qytetarët tanë dhe më jo që s’do të kemi të papunë, por për
    mirëmbajtjen e ekonomive tona familjare do të mund të kërkojmë njerëz edhe jashtë Republikës
    së Kosovës.
    Ne të gjithë kemi dhënë shumë për këtë shtet. Mirë është që të gjithë të jemi unikë. Edhe ky
    debat kaloi mirë, me interpelancë, të afrohemi rreth shtetit tonë, për arsye se nuk ka në mesin
    tonë ndasi. Nuk e besoj, dikush mund të përfitojë politikisht nga një moment, për arsye se e shoh
    103
    shpeshherë që sa ballafaqohemi me mungesë të argumenteve, të cilat janë qenësore, të cilat kanë
    të bëjnë me të tashmen, njerëzit mundohen të godasin nga pjesa e së kaluarës.
    E kaluara e popullit tonë, besoj, bile e çdo individi në Republikën e Kosovës, është shumë e
    dinjitetshme dhe krenare. Nuk ka popull sa qytetarët tanë që kanë qenë të pushtuar për kohë të
    gjatë, që kanë gabuar dhe e kanë dëmtuar vendin e vet, për arsye se në mesin tonë, sikur të mos
    kishim qenë bashkë, nuk do të ishim sot të lirë.
    Ky ka qenë edhe përkushtimi ynë bashkërisht që kemi arritur lirinë, dhe është mirë bashkërisht të
    ecim përpara, të mos gjejmë të zezën në mesin tonë, për hir të interesave të cilat kanë të bëjnë me
    përfitim politik, por të gjenden pika më tepër të përbashkëta.
    Kjo është pjesa e fundit. Nuk është thumbuese, as goditëse, por po dëshirojmë ta bëjmë me
    gjysmëshaka. Në vitin 1999, është e vërtetë, po edhe pas 1999-tës, çdo ditë, edhe sot besoni, nuk
    kam dëshirë të shkojmë në mënyrë demonstruese dhe të vijmë në pjesën veriore, sepse nuk i
    besoj që pas 12 qershorit të 1999-ës që mund të çlirohen bashkëqytetarët tanë nëpërmjet dhunës
    dhe forcës së armëve.
    Po, po e jep fjalën publikisht, po të shkojë dikush nga ky Kuvend e të dalë andej, kurrë s’do t’i
    dal përpara e t’i them: “Ndalu”. Do t’i them: “Shko, shko”... Le të shkojë, s’e ndal! Faleminderit!
  • Faleminderit! Radha është e kryeministrit të Republikës së Kosovës, nëse
    dëshiron ta marrë fjalën sa i përket interpelancës.
  • Faleminderit, zoti nënkryetar!
    Tani unë nuk dëshiroj të përsëris atë çfarë e thashë në fillim dhe as shumë vlerësime, të cilat u
    dhanë këtu në Kuvend nga ana e deputetëve.
    Unë i vlerësoj të gjitha pikëpamjet që u shtruan këtu. Natyrisht se disa prej tyre kalojnë pak në
    fushën emocionale, e ndoshta edhe në çështje të vlerësimeve private dhe personale. Mirëpo, atë
    që unë mund të them si kryeministër i vendit është se ne do të punojmë me përkushtim të plotë
    që në veri të vendit të zbatojmë Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të zbatojmë ligjet e
    Republikës së Kosovës, të trajtojmë atë pjesë, ato 4 komuna dhe komunat e tjera në mënyrë të
    njëjtë siç i trajtojmë të gjitha komunat në Republikën e Kosovës, që të bëjmë përpjekje në
    zhvillimin ekonomik, zhvillimin social, zhvillimin kulturor të asaj pjese, ashtu sikur që do të
    angazhohemi edhe në komuna të tjera që do të ndihmohet pastaj në integrimin e qytetarëve serbë
    dhe qytetarëve shqiptarë.
    Unë e vlerësoj shumë angazhimin e shumë deputetëve këtu që ne të punojmë më tepër në
    zhvillimin ekonomik të asaj pjese, por po ashtu dua të nënvizoj, sepse u shtruan edhe disa pyetje
    104
    a çështje që ne domosdoshmërish do të angazhohemi që Ligji mbi qeverisjen lokale në ato
    komuna të zbatohet ashtu si zbatohet në komunat tjera. Dhe, të drejtën që e kanë komunat atje
    mbi bazën e këtij ligji dhe mbi bazën e ligjeve të tjera që përcaktojnë fushëveprimtarinë e tyre
    dhe të respektohen, edhe në pikëpamje të shndërrimit të një rruge atje një shëtitore, sepse është
    çështje që e zbatojmë te komunat e tjera në vend dhe zbatohet edhe atje.
    Dëshiroj po ashtu të nënvizoj se do të ishte lajm i mirë për Serbinë që treni provokues i Serbisë
    do të mbërrinte deri në Kaçanik, po qe se nuk do të ndërhynin ndërkombëtarët. Por unë mund
    t’ju them se është lajm i vërtetë për Serbinë se ai tren nuk do të hynte me asnjë kusht në territorin
    e Republikës së Kosovës përderisa njësitë e Policisë sonë kanë qenë atje.
    Prandaj ne nuk duhet të zhvlerësojmë përkushtimin e djemve dhe vajzave tona të Policisë deri në
    atë formë, sepse ata nuk kanë dalë atje të tallen, e as të tallet kurrkush me të, por kanë dalë të
    mbrojnë sovranitetin e vendit tonë, kanë dalë të mbrojnë lirinë dhe të drejtat e qytetarëve atje, pa
    marrë parasysh a janë serbë a shqiptarë dhe kanë dalë të mbrojnë rendin e qetësinë publike në atë
    pjesë të vendit.
    Dhe, kështu do të jetë gjithmonë, pa marrë parasysh individualisht se a frikohet dikush shumë
    apo më pak prej Serbisë. Institucionet e Republikës së Kosovës do ta bëjnë punën e tyre.
    Unë ju falënderoj shumë për këtë debat dhe interpelancë të pjesës dërmuese tuaj, dhe ju siguroj
    se ne do të bëjmë maksimumin që ligjet dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës të zbatohet në
    veri të vendit. Faleminderit!
  • Faleminderit! Tani fjalën e ka propozuesi i interpelancës, Rexhep Selimi. 5 minuta
    të parapara.
  • Shpresoj të jem brenda Rregullores.
    Në fakt, e gjithë kjo interpelancë që u mbajt sot nuk duhet të harrojmë se u mbajt edhe nën
    peshën e një vendimi krejt të padrejtë sërish për zotin Haradinaj dhe e pakta edhe 3 javë s’e kemi
    zotin Haradinaj në Kosovë dhe nuk mund të trajtohet shkëputshëm as nga tema që po e
    bisedojmë, për shkak se ne e dimë atje ai po mbahet si rezultat i një fletarrestimi të Serbisë, me të
    cilin Qeveria e Kosovës po bisedon dhe po thirret se ka bërë bisedime shumë të suksesshme.
    Por, gjithë atë që folëm e çfarë u diskutua sot, nuk e di, kryeministri nuk dha përgjigje, nuk u dha
    përgjigje shumë çështjeve që u ngritën këtu nga të gjithë deputetëve dhe të gjitha grupeve
    parlamentare, qoftë nga ne si opozitë, qoftë nga pyetjet e tjera që u ngritën edhe nga deputetët e
    mazhorancës.
    105
    Në anën tjetër, nganjëherë është edhe situatë e pakuptueshme sepse kryeministri tha se strukturat
    paralele atje janë shuar, kurse në anën tjetër, kemi fakte që i sjell zoti Konjufca këtu, me njësi
    krejt të tjera. Tash nuk e dimë kë i ka quajtur Qeveria dhe vazhdon t’i quajë si institucione
    paralele të Serbisë, apo ndoshta ato institucione të sigurisë së Republikës së Serbisë nuk janë më
    paralele, se kanë mbetur nganjëherë të vetme, sidomos në pikat kufitare, për të cilat thirremi se
    nganjëherë i mbrojmë.
    Nuk dua të bëj komentime veç e veç, por shumë të përbashkëta të diskutuesve qoftë nga Qeveria
    këtu, qoftë nga mazhoranca, kanë qenë se dialogu nuk ka alternativë.
    Profesor Hamiti e ngriti këtë temë, që duket nganjëherë sikur është qëndrim i të gjithëve që
    dialogu ka alternativë. Por, jo, opozita mendon se dialogu ka alternativë, sidomos ka alternativë
    kur bëhet fjalë për respektimin e Kushtetutës dhe kur ky dialog ka qëllim cenimin e kësaj
    Kushtetute. Pra, mes dialogut, të bisedimeve dhe Kushtetutës, respektimit të Kushtetutës, ne
    është dashur që, së paku, alternativë e parë të jetë Kushtetuta, pra respektimi i saj.
    Tash gjithë në këtë kohë, për besë është shumë vështirë të përballosh, ta dëgjosh zonjën Tahiri
    dhe ironinë e saj karshi çështjeve shumë serioze që ne po i trajtojmë.
    Besoni, është goxha vështirë të dëgjohet e, si për qershi mbi tortë del komandant Kamishi dhe na
    jep leksione se ku ka qenë ky, ku ka qenë ai. Tash, nëse duam ta degradojmë deri këtu, ta
    degradojmë, por nuk është serioze kjo që të sillet debati deri aty.
    E nëse bëhet fjalë për mur atje, është rrënuar një mur, por po ngrihet tjetri. Dhe, po harrojmë se
    duke rrënuar një mur e duke u ngritur tjetri, është krijuar një mur tjetër, një mur shumë më
    ndarës se sa ai prej betoni. Një mur tjetër, i cili nuk i lejonte shqiptarët të kalojnë as në vendet e
    punës së tyre në veri dikur, e as nëpër shtëpitë e tyre dhe sot quhet ligësi nëse ata nuk qëndrojnë
    atje.
    A nuk është e padrejtë ndaj të gjithë atyre njerëzve të quhet ligësi që i lëshojnë shtëpitë? A nuk
    është ligësi për ne institucionet e Kosovës, për Qeverinë e Kosovës që të mos i mbrojmë ata, para
    se ne t’i quajmë se është ligësi që ata të mos qëndrojnë në shtëpitë e veta.
    Dhe, të mos harrojmë, mes natës 3 dhe 4 shkurt të vitit 2002 aty u vranë 10 njerëz, aty u vranë
    njerëz të cilët në fund nuk mund t’i quajmë të ligj.
    Për shkak të kohës që jam i kufizuar, mua më lejoni edhe një herë, nëse më lejon koha të lexoj
    pra, në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje” projektrezolutën, për të cilën edhe
    është mbajtur kjo si mocion përmbajtjesor.
    106
    Shpresoj të më lejojë koha që t’i lexoj 5 pikat e saj dhe t’i krijoj mundësi cilitdo grup
    parlamentar apo deputet që të shtojë dhe të kontribuojë në ndryshimin e kësaj rezolute.
    Nën një, po futem menjëherë në tema:
    1. Qeveria e Republikës së Kosovës të zbatojë pa vonesë dhe pa hezitim ligjet në fuqi për
    ndërtimet e paligjshme dhe për nxitjen e urrejtjes ndëretnike;
    2. Kryeministri dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, si përgjegjësit kryesorë për administrimin
    e territorit, nëpërmjet organeve ligjzbatuese të heqin murin dhe çdo lloj pengese për lëvizje të lirë
    në Mitrovicë, jo më larg se 30 ditë nga miratimi i kësaj rezolute.
    3. Ngarkohet Qeveria e Kosovës të hartojë planin dhe kalendarin e kthimit të qytetarëve
    shqiptarë dhe rindërtimin e shtëpive të tyre në veri të qytetit.
    4. Kuvendi i kërkon Qeverisë së Kosovës të tërhiqet nga marrëveshjet e 25 gushtit 2015, të
    nënshkruar në Bruksel mes Mustafës dhe Vuçiqit, në respektim të vullnetit të qytetarëve dhe të
    interesit të vendit.
    Dhe e fundit,
    5. Në vend të negociatave me Serbinë në Bruksel, Kuvendi i Republikës angazhohet për të filluar
    dialogun me qytetarët e Kosovës të nacionalitetit serb, për integrimin e tyre në jetën
    institucionale, politike, ekonomike e sociale.
    (Ndërprerje nga regjia)
  • Faleminderit! Të nderuar kolegë deputetë! Deputeti Rexhep Selimi, i mbështetur
    edhe nga 14 deputetë nënshkrues, në bazë të nenit 44, pika 5 të Rregullores së Kuvendit, ka
    propozuar për miratim rezolutën prej 5 pikave.
    Kërkohet deklarimi me votim për miratimin e rezolutës së propozuar, por së pari të shohim
    gjendjen e deputetëve. Siç shihet, në bazë të Rregullores, nuk mund të hapim diskutim për këtë
    çështje, por vetëm votim. Ky qenka qëndrimi, prandaj të shkojmë në votim, e pastaj sa po shoh
    Pal Lekaj do të marrë fjalën për një çështje tjetër.
    70 deputetë jemi prezentë. Do të shkojmë në mënyrë elektronike, në rend të parë. Por të shkojmë
    në votim një herë. Pal Lekaj e do fjalën, me të cilën ka të bëjë jashtë kësaj pike të rendit të ditës.
    Urdhëro, Pal Lekaj!
    107
    PAL LEKAJ: Faleminderit, kryetar!
    Të nderuar deputetë të Parlamentit të Republikës së Kosovës,
    Më lejoni që sa i përket rezolutës, ndoshta me pëlqimin e propozuesit, mendoj se duhet të
    harmonizohet dhe të dalim me një rezolutë të përbashkët. Pra, të mos hyhet në votim, nëse e
    pranoni.
    Por, ajo që mua më shtyri të dal para jush është jo fort lajm i gëzueshëm, as për Kosovën e as për
    zotin Haradinaj, as për bashkëluftëtarët e tij, e sidomos për familjen, se zotit Haradinaj i është
    shtyrë vendimi deri më 2 mars.
    Prandaj, në bisedë me deputetët, në emër të Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e
    Kosovës kërkoj një protestë, pra në shenjë proteste dhe solidarizimi që kjo seancë të ndërpritet
    dhe të vazhdohet të martën. Faleminderit!
  • Faleminderit! Për të njëjtin propozim kanë folur shumica e deputetëve dhe grupet
    parlamentare, po donë ta ndërpresim.
    Atëherë, para se të vijë kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës, erdhën edhe kryetarët e
    grupeve parlamentare të PDK-së e LDK-së dhe është qëndrim parimor të ndërpritet seanca në
    përkrahje të zotit Haradinaj, me propozimin e zotit Pal Lekaj, kryetar i Grupit Parlamentar.
    Atëherë, s’po e fusim në votim këtë pjesë dhe të martën në orën 10:00 e kemi vazhdimin e
    seancës. Faleminderit!
    * * *
    108
    E martë, 14 shkurt
    Vazhdimi i mbledhjes plenare, e filluar më 9 shkurt
    Mbledhjen e drejton nënkryetari i Kuvendit, z. Xhavit Haliti.
  • Të nderuar deputetë,
    I nderuar kryeministër,
    Kabinet qeveritar,
    Zonja dhe zotërinj,
    I hap punimet për vazhdimin e seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e filluar
    më 9 shkurt 2017.
    Kemi ngelur te pika e pestë e rendit të ditës, në pamundësi për të pasur kuorum për votim. E
    njëjta gjendje është edhe tani, kështu që do ta filloj me pikën e tetë të rendit të ditës:
    8. Interpelanca e kryeministrit të Kosovës, zotit Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit
    Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 8 deputetë nënshkrues, në lidhje me përgjegjësinë për
    Ligjin e sigurimeve shëndetësore në Republikën e Kosovës
    Nuk është Visari këtu a? Atëherë erdhi Visari.
    Deputeti Visar Ymeri, bashkëngjitur edhe nga 8 deputetë nënshkrues në bazë të nenit 44 të
    Rregullores së Kuvendit ka parashtruar kërkesë për ta ftuar në interpelancë kryeministrin e
    Kosovës, Isa Mustafa, në lidhje me përgjegjësinë për Ligjin e sigurimeve shëndetësore në
    Republikën e Kosovës.
    Ju njoftoj se në bazë të Rregullores së Kuvendit interpelanca mund të zgjasë deri në tri orë.
    Nga kryetarët e grupeve parlamentare është kërkuar që mbi bazën e kohës së ndarë për çdo grup
    parlamentar, para fillimit të seancës plenare, kryesuesit e seancës plenare t’ia paraqesin listën e
    deputetëve për diskutim gjatë debatit për interpelancë.
    Pa grup parlamentar janë katër deputetë dhe i kanë 6 minuta për diskutim.
    Tani ftoj zotin Visar Ymeri, deputet i Lëvizjes “Vetëvendosje”, në cilësinë e propozuesit të
    interpelancës, ta marrë fjalën. Hapësira kohore është 10 minuta, në qoftë se nuk merr nga grupi
    parlamentar.
  • Qytetarë të nderuar të Republikës së Kosovës,
    Deputetë të këtij Kuvendi të Republikës,
    109
    Siç e dimë të gjithë, Qeveria e Republikës së Kosovës njoftoi më herët se më 10 gusht të vitit
    2016 ka marrë vendimin që të fillohet me mbledhjen e premiumeve për sigurime shëndetësore
    dhe si datë për këtë fillim ishte caktuar 1 janari i vitit 2017, pra i këtij viti.
    Në fillim të këtij viti sërish Qeveria e Republikës e shtyri këtë datë për në verën e vitit 2017, më
    saktësisht, në korrik.
    Po ashtu, Qeveria ka aprovuar edhe koncept-dokumentin për sigurime shëndetësore, ku nga njëra
    anë bëhet përpjekje për të arsyetuar vendimin për mbledhjen e premiumeve dhe, nga ana tjetër,
    vihen në pah vështirësitë që paraqet implementimi i këtij vendimi për shkak të mosplotësimit të
    kushteve paraprake për zbatimin e sigurimeve shëndetësore.
    Vendimin për mbledhjen e premiumeve Qeveria e Republikës së Kosovës e ka mbështetur në
    Ligjin për sigurime shëndetësore, respektivisht në nenin 12, paragrafi 1, ku saktësohet që ato
    mund të fillojnë të mblidhen vetëm pas që të jenë plotësuar parakushtet për zbatimin e sigurimit
    shëndetësor, të specifikuara në nenin 38 të dispozitave kalimtare.
    Në këtë kuptim, ligji qartazi e detyron Qeverinë për plotësimin e parakushteve përpara se të
    fillojë mbledhja e premiumeve, e këto parakushte janë:
    1. Grumbullimi i premiumeve do të fillojë vetëm pasi që lista e shërbimeve të kujdesit
    shëndetësor themelor, së bashku me deklaratën përkatëse financiare për atë vit fiskal, të jenë
    miratuar sipas nenit 14 të këtij ligji. Pra, si ka mundësi të mblidhen premiumet për sigurime
    shëndetësore pa u treguar të siguruarve se për cilat shërbime janë duke paguar këtë premium.
    2. Është lista e shërbimeve pa pagesë, nga neni 7 i këtij ligji, të cilat do të jenë të definuara.
    Çmimi i çdo shërbimi të kujdesit shëndetësor për atë vit fiskal të jetë i dakorduar.
    3. Bashkëpagesa dhe nivelet e tjera të bashkëfinancimit të jenë të dakorduara.
    4. Së paku 75% e të punësuarve në sektorin publik dhe në ndërmarrjet e regjistruara private dhe
    publiko-private me TVSH të deklaruar dhe me qarkullim më të madh se 50 mijë euro të kenë
    marrë kartelë të sigurimit shëndetësor ose mjet tjetër të verifikimit të statusit të regjistrimit në
    sigurimin shëndetësor, dhe
    5. Së paku 75% të individëve që u përkasin kategorive të liruara t’u jepen kartelat e sigurimit
    shëndetësor ose mjet tjetër i verifikimit të statusit të regjistrimit në sigurimin shëndetësor.
    Krijimi i këtyre parakushteve është i lidhur ngushtë me funksionalizimin e sistemit të informimit
    shëndetësor, i cili përfshin të gjitha modalitetet, duke filluar nga: lista e shërbimeve, lista e
    110
    çmimeve për çdo shërbim, licencimi i rregullt për çdo punonjës shëndetësor në gjithë Republikën
    e Kosovës, funksionalizimi i odave të punonjësve shëndetësorë, që duhet të bëjnë këtë licencim,
    regjistrimi i personelit shëndetësor, regjistrimi i pacientëve, sistemi i referimit, udhërrëfyesit
    klinikë, regjistri i barnave dhe siguria e të dhënave.
    Sipas planit të veprimit për implementimin e SISH-it, pra sistemit të informimit shëndetësor, të
    publikuar në strategjinë për sistemin e informimit shëndetësor 2010-2020 nga Ministria e
    Shëndetësisë, aktualisht SISH do të duhej të ishte në fazën finale të implementimit të tij, gjë që
    nuk përkon aspak me situatën aktuale, ku i tërë plan-veprimi i paraqitur në këtë strategji ka
    mbetur në letër dhe kurrë nuk u bë realitet.
    Për këtë arsye, në mungesë të funksionalizimit të SISH-it dhe në mungesë të parakushteve të
    përcaktuara në nenin e sipërpërmendur, vendimin që ka marrë Qeveria në lidhje me fillimin e
    mbledhjes së premiumeve ka qenë në kundërshtim me vetë Ligjin për sigurime shëndetësore dhe
    çdo veprim i mëtutjeshëm do të bëjë shkelje ligjore të rëndë dhe me dëm ekonomik e financiar të
    madh për vendin.
    Në vend që të mblidhte premiumet pa plotësuar standardet e domosdoshme të sistemit të
    sigurimeve, çdo Qeveri serioze do të ishte marrë seriozisht dhe pa vonesa me faktorët që ndikuan
    në mosrealizimin e SISH-it, duke adresuar shqetësimet e kërkesat e vazhdueshme për kontroll e
    hetim në drejtim të aktorëve përgjegjës, respektivisht zbatuesit të projektit të financuar nga
    buxheti i Kosovës nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe të ndihmuar nga donacionet e “Lux
    Development”.
    Për dijeninë e qytetarëve, projekti për sistemin informativ shëndetësor ka nisur prej vitit 2009.
    Aktualisht jemi në vitin 2017, tetë vjet pas dhe ende ministria është duke u marrë me grupe
    punuese lidhur me SISH-in.
    Ende Qeveria e Kosovës ndan buxhet për këtë projekt dhe ende projekti as nuk është afër
    përfundimit.
    Ndërkohë që janë shpenzuar miliona euro nga buxheti dhe nga donacionet, pa e nxjerr në dritë
    asnjë rezultat serioz të vetëm për këtë sistem.
    Është thënë disa herë në publik se grumbullimi i fondeve duhet të fillojë disa muaj para ofrimit të
    shërbimeve, me argumentimin se fondi paska nevojë për akumulim të mjeteve financiare para se
    të fillojë mirëfilli me afrimin e shërbimeve.
    111
    Argumenti është i palogjikshëm me që, krahas të punësuarve, fondi pritet të ofrojë shërbimet
    edhe për familjet pa ndonjë anëtar të punësuar, për të cilët kostoja do të mbulohet nga buxheti i
    shtetit.
    Rrjedhimisht fondi mund të fillojë operimin që në datën e fillimit të grumbullimit të
    premiumeve, me që atij i alokohen mjetet nga buxheti shtetëror për mbulimin e shpenzimeve për
    persona që nuk e mbulojnë vetë premiumin.
    Në kushtet kur Kosova është vendi më i varfër në Evropë, me jetëgjatësinë mesatare më të ulët
    në Evropë, me investimin më të ulët në sektorin shëndetësor në raport me produktin e brendshëm
    bruto, si dhe i vetmi vend në rajon pa sigurime shëndetësore, qasja joserioze jo vetëm që nuk
    siguron të drejtën elementare për të marrë shërbime shëndetësore, që bën pjesë në të drejta
    themelore të njeriut, por thellon varfërinë, duke pasur impakt të drejtpërdrejtë në ekonominë e
    vendit.
    Duhet theksuar se mungesa e një sistemi të mirëfilltë informativ në sektorin e shëndetësisë
    shpeshherë ka qenë një nga indikatorët e mosfunksionimit të drejtë të sistemit shëndetësor dhe
    pasojat zakonisht kanë qenë fatale.
    Në këtë mënyrë, komunikimi i institucioneve të niveleve të ndryshme, përpunimi i të dhënave
    lidhur me ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe arkivimi i të dhënave në një sistem unik para
    së gjithash do t’i kontribuonte efikasitetit kontraktual në mes të institucioneve shëndetësore dhe
    Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Dhe, konkretisht, mijëra jetë të qytetarëve tanë me të ardhura
    jo sa të qeveritarëve do të shpëtonin.
    Për këtë sistem nevojitet një ligj i veçantë. Me këtë ligj përpos që do të rregullohet mënyra e
    bartjes së informatave të përpunimit dhe të arkivimit të tyre, do të rregullohet edhe çështja e
    mbrojtjes konfidenciale të të dhënave individuale që i përkasin shfrytëzuesit të shërbimeve
    shëndetësore.
    Gjithashtu, në kuadër të këtij ligji do të parashihej edhe përgjegjësia si dhe krijimi i një qendre të
    veçantë për sistemin informativ shëndetësor, Qendra e Sistemit Informativ Shëndetësor.
    Kështu do të krijonin një status të ri me rëndësinë që meriton ky sistem dhe po ashtu do të
    vendosnim mundësitë që nga një projekt i një grupi të ministrisë, të kthehen në një çështje te
    ligjvënësit, duke u monitoruar nga të gjitha palët.
    Po le të kthehemi edhe një herë te çështja e Ligjit për sigurime shëndetësore dhe planin e
    Qeverisë për ta ndryshuar sërish këtë ligj.
    112
    Në Kosovë u trajtuan pak a shumë dy metoda të sigurimit të financimit të mjaftueshëm për
    shpenzimet e sektorit të shëndetësisë.
    Alternativa e parë sugjeronte financim si përqindje e tatimeve apo akcizave të caktuara nga
    buxheti i vendit, si për shembull, aplikimi i një përqindjeje të të hyrave nga TVSH-ja, akciza për
    duhan apo alkool e të ngjashme, në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore. Kjo ra poshtë për shkak
    të mosstabilitetit në të ardhura të përfituara nga kjo skenë.
    Alternativa tjetër konsistonte në ngritjen e kontributeve për sigurime shëndetësore, të cilat do të
    grumbulloheshin nga të punësuarit, të vetëpunësuarit, punëdhënësit dhe sipas mundësisë, edhe
    fermerët.
    Ndërsa për kategoritë e papërfshira mbulimi i shpenzimeve do të arrihej nëpërmjet transferimit të
    parave drejtpërdrejt nga buxheti i shtetit.
    Atë kohë pati edhe një propozim që vinte nga Banka Botërore, i cili sugjeronte një financim të
    përzier mes të hyrave nga tatimet të caktuara dhe nga premiumi fiks që do të paguhej nga të
    punësuarit, të vetëpunësuarit, punëdhënësit dhe fermerët.
    Një zgjidhje e tillë nuk do të ishte serioze. Në veçanti bëhet fjalë për principin e uljes së rrezikut
    nga shpenzimet katastrofike, principit të solidaritetit dhe efikasitetit të grumbullimeve të të
    hyrave.
    Ligji që kaloi në vitin 2014 për sigurime shëndetësore nuk i plotësonte disa parime bazë, atë të
    universialitetit, të solidaritetit dhe, mbi të gjitha, të barazisë që sigurohet nga progresiviteti si dhe
    lë hapësirë shumë të madhe për keqmenaxhim sa i takon favorizimit klientelist të interesave
    private në shërbimet e sektorit me kapital jopublik.
    Po i risjell në diskutim këto çështje të viteve 2011-2013, meqenëse grupi punues për çështjen e
    sigurimeve shëndetësore, i ngritur nga Qeveria e Kosovës, është duke menduar edhe ndryshimin
    e Ligjit ende të paimplementuar për sigurime shëndetësore.
    Teksa publikisht deklarohet data e mbledhjes së premiumeve nga pagat e qytetarëve tanë, vetë
    Qeveria është duke planifikuar ndryshime në këtë ligj, të cilat prekin thellësisht vetë strukturën e
    Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.
    Ata vetë kanë konstatuar mungesat në Ligjin për sigurime shëndetësore, në përcaktimin e
    kategorisë së të vetëpunësuarve, kolizionin me Ligjin për tatimin në vlerë të shtuar, sanksioneve
    administrative dhe plot çështje të tjera. Por, këto nuk po i deklarojnë publikisht.
    113
    Pra, as sistemi informativ, as burime njerëzore të gatshme, as ligj të strukturuar drejt e saktë,
    vetëm nxitim për të mbledhur paratë nga pagat e shumicës së popullatës, e cila sigurisht nuk
    është ajo e shtresës së lartë, por atyre që kanë vetëm nga një të punësuar në familje, prej pesë ose
    gjashtë anëtarësh.
    Pa analizën e mirëfilltë të punës së deritashme në implementimin e SISH-it, nuk mund të kemi
    fillim të punës serioze të sigurimeve shëndetësore.
    Para se të fillojë mbledhja e parave të qytetarëve për sigurime, ata publikisht duhet të njoftohen
    për përfitime që do të kenë në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore.
    Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria duhet të garantojnë, në bazë të një dinamike kohore, se
    cilat do të jenë benefitet për paratë që i paguajnë qytetarët.
    Ka shumë gjëra të paqarta rreth Agjencisë për Sigurime Shëndetësore dhe mundësitë që të
    shkaktohen dallime dhe ndarje voluntariste të buxhetit për institucionet dhe spitalet që do të
    lidhin kontrata për shërbime në buxhetin e paraparë për vitin 2017, nuk planifikohet fare buxhet
    për sigurime shëndetësore, edhe pse kjo është në kundërshtim me ligjin. Javën e kaluar ministri
    juaj, zoti Mustafa, e ka shkarkuar drejtorin e Agjencisë për Sigurime Shëndetësore, Arsim
    Çavdërbasha, që ka po ashtu përgjegjësi për këtë çështje dhe e ka emëruar Xhevat Ukajn, i cili ka
    qenë i shkarkuar për shkak të dështimit në projektin e SISH-it dhe i përfolur për keqmenaxhim.
    Çfarë mund të pritet nga papërgjegjësi të tilla? Rruga që mund ta rikthejë këtë proces në
    drejtimin e duhur është ndalja e procesit për mbledhjen e parave, fillimi i punës për rishikimin në
    themel të Ligjit për sigurime shëndetësore, hartimi i Ligjit për sistemin informativ shëndetësor, e
    mbi të gjitha nisja për procedime penale i të gjithë përgjegjësve të gllabërimit të miliona eurove
    të destinuara për të gjithë këto vite për SISH dhe projekte mbështetëse. Faleminderit!
  • Faleminderit! Tani radha është e kryeministrit të Kosovës, zotit Isa Mustafa, që t’i
    paraqesë qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me çështjen e ngritjes për
    interpelancë. Zoti Mustafa i keni 15 minuta në dispozicion, e keni fjalën. Urdhëroni!
  • Faleminderit, zoti nënkryetar i Kuvendit!
    Të nderuar deputetë,
    Të nderuar anëtarë të Kabinetit qeveritar,
    Të nderuar qytetarë,
    Zhvillimi i shëndetësisë është prioritet i përcaktuar me programin tonë qeverisës. Lipsen
    investime kapitale, sidomos në pajisje dhe aparaturë të teknologjisë sa më të re, furnizimi i
    rregullt me barna dhe material tjetër, si dhe ngritja e kapaciteteve profesionale të personelit
    mjekësor dhe personelit ndihmës.
    114
    Investimet në shëndetësi dhe në arsim janë investime produktive, prandaj në periudhën e
    ardhshme me prioritet do të kalohen investimet nga infrastruktura rrugore në këto fusha, të cilat
    drejtpërdrejt e determinojnë zhvillimin ekonomik dhe social. Përpos Fondit për Sigurime
    Shëndetësore do t’i shfrytëzojmë edhe mjetet e tjera, të cilat mund të shfrytëzohen për këto
    destinime zhvillimore.
    Themelimi i fondit dhe aktivizimi i tij në Kosovë nga Qeveria shihet si një çështje tepër e
    rëndësishme dhe në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Qeveria e Republikës së
    Kosovës qysh nga marrja e mandatit para dy vjetëve, edhe pse e vetëdijshme se është një proces
    mjaft i vështirë dhe sfidues, ka filluar t’i përmbushë të gjitha detyrat për ta aktivizuar sistemin e
    sigurimeve shëndetësore si komponentë tepër e rëndësishme e shëndetësisë në Kosovë.
    Kemi bërë përpjekje që të fillojmë me sigurime shëndetësore në fillim të këtij viti, qoftë edhe me
    një skemë fillestare të thjeshtë, e kemi përfunduar pjesën kryesore të përgatitjeve, por kemi
    vlerësuar se lipset edhe pak kohë në mënyrë që përgatitjet të jenë sa më të kompletuara. Ligji për
    sigurimet shëndetësore parasheh që Ministria e Shëndetësisë me akt nënligjor e përcakton datën
    e fillimit të mbledhjes së premiumeve për fond. Ministria i ka propozuar Qeverisë marrjen e
    vendimit për fillimin e mbledhjes së premiumeve dhe Qeveria, më 10 gusht vitit të kaluar, ka
    marrë vendim për fillimin e mbledhjes së premiumeve për sigurimet shëndetësore të
    obligueshme për të gjithë qytetarët e Kosovës nga 1 janari i këtij viti.
    Ju informoj se në mbledhjen e Qeverisë, datë 23 dhjetor 2016, kemi bërë një vlerësim të
    gjithanshëm të përgatitjeve për fillimin e mbledhjes së premiumeve. Kemi konstatuar se pjesa më
    e madhe e punëve janë kryer dhe janë përmbushur shumica e kushteve të parapara me ligj, por
    duke pasur parasysh edhe konsultimet me partnerët e jashtëm të kyçur në këtë fushë kemi
    vlerësuar se është e dobishme që të zgjatet afati edhe për gjashtë muaj për mbledhjen e
    premiumeve. Prandaj, është marrë vendimi dhe është caktuar data 1 korrik 2017 për fillimin e
    mbledhjes së tyre.
    Sugjerimet e ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë kanë qenë dhe janë se sektori i shëndetësisë
    në Kosovë ka nevojë për ndërtimin e një sistemi të mirëfilltë dhe të qëndrueshëm të financimit
    dhe të menaxhimit. Orientimi dhe angazhimi ynë sa i përket sektorit të shëndetësisë nuk ka qenë
    dhe nuk do të jetë vetëm rritja e buxhetit për shëndetësi, por edhe që buxheti të menaxhohet me
    një kosto-efektivitet dhe efikasitet më të mirë, duke i përfillur parimet e transparencës, të
    kontrollit dhe të llogaridhënies.
    Ne i kemi bashkërenditur aktivitetet dhe vlerësimet tona me partnerët tanë, siç janë: Banka
    Botërore, Ambasada zvicerane, Luksemburgu, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe, po ashtu, i
    kemi ndërlidhur të gjitha këto edhe me Ministrinë e Financave dhe me asociacionet e biznesit.
    115
    Banka Botërore ka bërë vlerësimin e gjendjes dhe ka dhënë rekomandime të caktuara, ndaj të
    cilave ne jemi sjellë me respekt të plotë.
    Ju informoj se muajt e fundit të vitit 2016, unë si kryeministër, me qëllim të koordinimit, të
    bashkëpunimit ndërministror për mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë, kam organizuar dhe
    zhvilluar disa takime me ministrat që involvohen në çështjet e funksionalizimit të Fondit të
    Sigurimeve Shëndetësore edhe me praninë e partnerëve ndërkombëtarë, me ministrin e
    Financave, ministrin e Punëve të Brendshme, ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale,
    ministrin e Administratës Publike, drejtorin e Administratës Tatimore, pastaj me Bankën
    Botërore, me përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, me përfaqësuesit e Luksemburgut
    dhe me ambasadorin zviceran.
    E kemi vlerësuar së bashku gjithherë nivelin e përgatitjeve teknike dhe legale për
    funksionalizimin e fondit dhe mundësitë e mbledhjes së premiumeve. Kemi marrë rekomandime
    nga partnerët ndërkombëtarë se është mirë që përgatitjet të bëhen në drejtim të asaj që të
    sigurohen kushtet që koha prej fillimit të mbledhjes së premiumeve deri te shfrytëzimi i tyre në
    destinim të jetë sa më e shkurtër, përkatësisht të mos jetë më e gjatë se tre muaj.
    Ministria e Shëndetësisë ka punuar me dikasterët e tjerë të Qeverisë me një plan konkret të
    veprimit. Me planin e veprimit të Ministrisë së Shëndetësisë është punuar në këto fusha: në
    ngritjen e kapaciteteve të financimit shëndetësor, në fushën e legjislacionit, në sistemin e
    informimit të fondit, në definimin e skemave të përfitimeve të barnave jashtëspitalore, në
    definimin e pagesave për kapitacion sipas performansës dhe në komunikimin publik dhe në
    transparencë.
    Sa i përket lartësisë së pagesave me ligj është paraparë që pagesat për fondin të ndahen në
    mënyrë proporcionale ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit, përkatësisht kjo lartësi prej 7%,
    që llogaritet në të ardhurat bruto, prej të cilave 3,5% i paguajnë punëmarrësit dhe 3,5%
    punëdhënësit.
    Qeveria më vonë do të vendosë për lartësitë, varësisht prej nivelit të shërbimeve shëndetësore, të
    cilat do të përballohen nga fondi, ashtu siç është përcaktuar me ligj. Përgatitjet tjera janë të
    natyrës teknike, që përfshihen në kompletimin e sistemit informativ shëndetësor, kompletimin e
    kuadrit për fondin shëndetësor dhe sigurimin e ambienteve për punë të fondit. Sa i përket sistemit
    informativ të shëndetësisë, ministri Rrahmani do të japë më shumë informacione më vonë kur ta
    marrë fjalën, por më lejoni të theksoj se me strategjinë e sistemit informativ shëndetësor për
    periudhën 2010-20120, e cila ka pasuar pas studimit të fizibilitetit nga BE-ja, kompletimi i këtij
    sistemi është buxhetuar me 17 milionë euro. Deri më tani janë investuar rreth 6 milionë euro,
    prej të cilave afro 3 milionë euro nga Luksemburgu dhe 3 milionë euro nga ministria,
    përkatësisht nga Buxheti i Kosovës.
    116
    Deri më tani sistemi informativ shëndetësor është kompletuar në Prishtinë, në Prizren, duke
    përfshirë edhe Spitalin e Prizrenit, në regjionin e Prizrenit përfshirë Suharekën, Rahovecin,
    Malishevën, Dragashin dhe Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Tani ministria po punon
    shtrirjen e rrjetit edhe në komunat tjerë dhe në kompletimin e të rrjeteve edhe në komunat tjera.
    Gjithashtu, procesi i informimit të popullatës në lidhje me fillimin e mbledhjes së premiumeve
    dhe të përfitimeve, si dhe sqarimeve tjera shoqëruese, të cilin proces informues e kemi vlerësuar
    me rëndësi më të madhe, ka filluar në fund të vitit të kaluar dhe do ta vazhdojmë deri tek
    aktivizimi i fondit.
    Si përfundim, analizimi i rrethanave si dhe të gjitha rekomandimeve nga partnerët dhe ekspertët
    e brendshëm dhe ndërkombëtarë, të cilët i ceka më lart, si dhe të asociacioneve të bizneseve dhe
    odave ekonomike vendore dhe tjera, kanë qenë arsyet, të cilat kanë rezultuar me faktin se procesi
    për mbledhjen e premiumeve është caktuar të fillojë nga data 1 korrik 2017.
    Unë jam i bindur se ministria deri atëherë duhet t’i përmbushë të gjitha punët. Shpreh po ashtu
    qëndrimin e Qeverisë se ministria i ka pasur të përmbushura obligimet themelore dhe në fund të
    vitit të kaluar dhe kemi mundur të fillojmë edhe më 1 janar të këtij viti, por kemi vlerësuar se
    përgatitjet më të mëdha do të ndikonin që efikasiteti i fondit të jetë më i madh. Unë vlerësoj se
    agjenda që kjo të fillojë nga 1 korriku është agjendë reale dhe është normale për të filluar një
    proces shumë i rëndësishëm i shëndetësisë së Kosovës.
    Sa i përket ndryshimeve në krye të fondit, për të cilat foli zoti Ymeri këtu dhe i adresoi tek unë,
    unë mund të them se si kryeministër nuk kam vendosur për to, sepse nuk kanë qenë në
    kompetencën time, janë çështje të ministrisë. Si Qeveri, ne do të vendosim në momentin kur të
    na vijnë propozimet sipas procedurës ligjore për caktimin e drejtuesve të fondit dhe do t’i
    respektojmë të gjitha kriteret që në krye të fondit të vijnë njerëzit, të cilët kanë përgatitje dhe të
    cilët në mënyrë efikase do ta drejtojnë fondin në të ardhmen. Faleminderit!
  • Faleminderit, zoti kryeministër! Tani vazhdojmë me përfaqësuesit e grupeve
    parlamentare. Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, zonja Flora
    Brovina e ka fjalën.
  • Faleminderit, kryesues!
    Përshëndetje zoti kryeministër, ministra,
    Kolege dhe kolegë,
    Shëndetësia është një lëmi me interes të veçantë për qytetarët e Kosovës. Sigurimi shëndetësor
    dhe sigurimi i kushteve për t’u mjekuar është e drejta themelore e njeriut, ajo është edhe ndër të
    drejtat dhe përparësitë që i jep edhe Qeveria në këtë mandat, duke e konsideruar një prej pesë
    përparësive të qeverisjes.
    117
    Ky sektor është ndër sektorët që kërkon buxhet, kërkon investime dhe vëmendje. Për kokë të
    banorëve, Kosova e ndan një buxhet mjaftë të varfër dhe numërohet ndër vendet që ka buxhet më
    të varfër ndër të gjitha vendet e regjionit. Kërkon edhe përgatitje profesionale të duhur të
    punëtorëve shëndetësorë krahas përcjelljes së zhvillimit kësaj fushe të të arriturave në botë dhe
    në kohë të duhur sigurisht që këto të arritura të përcillen edhe në shërbimet tona, në mënyrë që
    mjekimi të jetë i duhur për qytetarët dhe të ofrohet shërbim në nivel të lartë dhe fondet e Kosovës
    të mos shpërndahen në fondet e vendeve të tjera, por me ato të mund të ofrohet një shërbim i
    mirë këtu dhe një shërbim i saktë.
    A ka ndodhur kështu gjatë kësaj kohe? Jo, pikërisht shëndetësia e rrënuar nga një sistem
    pushtues dhe shëndetësia e masakruar gjatë luftës nuk u mëkëmb asnjëherë gjatë kësaj periudhe
    të pasluftës. Kjo fushë mbeti e çalë dhe shumë defekte, pa një vëmendje të merituar nga
    qeverisjet në rend, pa buxhet të mjaftueshëm dhe nuk mundësoi përmirësimin e rrethanave dhe të
    kushteve për punë, por në rend të parë për vetë mjekimin e qytetarëve, ofrimin e shërbimeve.
    Pati edhe një varg eksperimentimesh në këtë lëmi, e që sollën defekte të ndryshme në
    vetëmenaxhimin e shëndetësisë. Më në fund, para sa kohe u nxor Ligji i shëndetësisë dhe nisën
    reformat në këtë fushë, nga ku dolën dhe obligimet për sigurimin shëndetësor të qytetarëve tanë
    si një e drejtë themelore për të pasur sigurime shëndetësore, duke e themeluar dhe Fondin për
    Sigurimin Shëndetësor, ku do të participonte shteti, në rend të parë, për kategoritë e shumta të
    caktuara dhe qytetarët e punëdhënësit me 7%, përkatësisht 3,5 + 3,5.
    Pas një pune të gjatë dhe angazhimit të Ministrisë së Shëndetësisë për përgatitjen mbledhjes dhe
    premtimit se ajo do të realizojë këtë duke filluar nga janari i vitit 2017, pra do të formojë Fondin
    e Sigurimit Shëndetësor dhe ndarjes së buxhetit nga Qeveria, Qeveria vendosi në fund të vitit që
    ta shtyjë këtë datë për gjashtë muaj, pasi që nuk janë plotësuar kushtet paraprake për zbatimin e
    sigurimit shëndetësor, sipas neni 38 të dispozitave kalimtare, ku kërkohen parakushte para se të
    fillojë mbledhja e premiumeve.
    Edhe si Komision për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, por në rend të parë si Grup
    Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, kemi debatuar shumë herë për mundësitë,
    rrethanat dhe përgatitjen institucionale dhe me kohë, kur duhet të fillojë mbledhja e premiumeve,
    por edhe për mundësitë që i ofron biznesi dhe çka mund t’u ofrojmë qytetarëve, shërbimet që
    mund të ofrojë vetë shëndetësia, punëtorët shëndetësorë.
    Gjithë nxjerrjen e statutit për fondin shëndetësor, nxjerrjen e Rregullores për menaxhimin e
    fondit, për kushtet e punës së këtij fondi, pastaj nënshkrimin e memorandumit për pagesat e
    sigurimit shëndetësor, fletëpagesat për shpërndarjen e tyre, për informimin e qytetarëve për
    sigurimin shëndetësor nga ana e ministrisë, si dhe nxjerrjen e draft-çmimores finale për
    shërbimet, e cila tani ndodhet në diskutim në institucionet shëndetësore, përmbledhjen dhe
    118
    vërejtjet finale para aprovimit të kësaj marrëveshjeje. Atëherë, pati shumë dilema se a mund të
    sigurohen shërbime krahas premiumeve, që do të mblidhen sipas nevojave të qytetarëve, pastaj
    edhe krahas kapaciteteve dhe dilema kryesore ishte se a do të dëmtohen bizneset, a do të kenë
    fuqi fondet familjare ta paguajnë këtë premium, e tjera, e tjera...
    Pati vërejtje se vërejtjet kryesore erdhën nga bizneset, nga Oda e Bizneseve, ekonomia në
    përgjithësi, e cila kërkoi që të shtyhet data e mbledhjes së premiumeve. Pas një komunikimi dhe
    informimit bizneset kërkuan dhe Qeveria, normalisht, u pajtua që të kemi një informim të
    përmuajshëm të përcjelljes së progresit e zhvillimit ekonomik në ven, të përcillet pra për këtë
    kohë, këtë periudhë që u mor parasysh, të përcillen se sa mund ta përcjellin ato dhe sa të
    investojnë në fonde.
    Sigurisht, se Qeveria do të angazhohet dhe ta përcjellë edhe buxhetin familjar, sepse jo vetëm
    bizneset që e mbajnë këtë barrë, por edhe buxheti familjar.
    Krahas kësaj, secili qytetar duhet ta dijë dhe të informohet saktësisht, se çka do të përfitojë nga
    sigurimet shëndetësore dhe kjo nuk mjaftoi deri tani, sepse qytetarët pamjaftueshëm janë
    njoftuar, pas fillimit të mbledhjes së premiumeve, se çka do të fitojnë ata.
    Për të qenë funksional, fondi së pari duhet t’i plotësojë kërkesat e qytetarëve, fondit i duhet kohë
    në rend të parë t’ia nisë punës, mbledhjen e premiumeve. Ne kemi trashëguar një sistem të
    sigurimit shëndetësor, nuk trashëguam një sistem të sigurimeve shëndetësore dhe kjo lindja e
    fondit po ndodhë me vështirësi. Këso vështirësish kanë edhe vendet që nuk patën luftë, ose kanë
    punësim të lartë dhe ekonomi të zhvilluar. Ka vende që pas themelimit të fondit shëndetësor
    mendojnë edhe për mbylljen e tyre, për ta mbrojtur ekonominë e në rend të parë, për ta mbrojtur
    vetë qytetarin dhe vetë shtetet, pra qeveritë marrin përgjegjësinë e fondeve të sigurimeve
    shëndetësore.
    Andaj, pa nisur nuk ka fond, por as kushte për përmirësimin e punës së punëtorëve shëndetësor
    në shëndetësi e në rend të parë, pra nuk ka shërbime dhe mjekim adekuat.
    Ne përkrahim Qeverinë duke shpresuar, se në ndërkohë do të plotësohen këto kushte e në rend të
    parë sistemi i IT-së, çmimorja, do të njihemi pra me çmimoren, e cila ende s’është përgatitur
    saktësisht, do të bëhet punësimi i ekspertëve në këtë lëmë, do të bëhet informimi më i mirë i vetë
    qytetarëve, po edhe i bizneseve.
    Gjatë këtyre muajve si grup parlamentar dhe Komision për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, do
    ta përcjellim hap pas hapi dhe do të kontribuojmë me vërejtjet tona, do të angazhohemi për
    mbledhjen e premiumeve, që të fillojë sa më parë krahas përmirësimit të kushteve të tjera, që
    duhet të ofrohen për këtë shërbim.
    119
    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës është i gatshëm për harmonizimin e
    rekomandimeve, qoftë edhe rezolutës, nuk e di çfarë keni menduar, ose çfarë do të vendosim si
    përfundim të mbledhjes dhe të japim kontributin tonë me vërejtjet që do t’i japim së bashku.
    Faleminderit!
  • Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës,
    fjalën e ka zoti Hatim Baxhaku.
  • Faleminderit, i nderuar zoti nënkryetar i Parlamentit!
    I nderuar zoti kryeministër dhe Kabinet qeveritar,
    Të nderuar qytetarë të Kosovës,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Fillimisht, dua të falënderoj zotin kryeministër për një ekspoze të thuktë, por përmbajtjesor, të
    hollësishëm dhe të argumentuar, për punën që po bën Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë në
    drejtim të funksionalizimit të fondeve të sigurimeve shëndetësore.
    Grupi Parlamentar i LDK-së gjendjen aktuale, në të cilën ndodhet shëndetësia e Kosovës, e sheh
    të palakmueshme dhe njëherësh si problem shumë të rëndësishëm për gjithë shoqërinë kosovare.
    Prandaj, në këtë drejtim LDK-ja e vlerëson angazhimin e Qeverisë dhe punën që bën në këtë
    drejtim drejt funksionalizimit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.
    Duke u nisur nga kjo premisë, LDK-ja nuk ka asgjë kundër debateve dhe interpelancave në
    Kuvendin e Kosovës për këto çështje, po qe se ato janë konstruktive dhe me të vetmin qëllim
    përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Kosovës. Por, LDK-ja është kundër
    politizimeve dhe përdorimit të kësaj çështjeje për nevoja propagandistike dhe elektorale, të cilat
    kanë për qëllim vetëm të bëjnë zhurmë në Parlament, duke shkaktuar huti te qytetarët dhe nuk i
    ndihmojnë aspak çështjes, për të cilën është thirrur kjo interpelancë.
    Ne duam të besojmë, se kjo interpelancë është thirrur për të adresuar një çështje shumë të
    rëndësishme për shëndetësinë kosovare dhe qytetarët e Kosovës, siç janë sigurimet shëndetësore,
    prandaj i ftoj të gjithë deputetët që diskutimet e veta t’i përqendrojnë në këtë problem dhe t’i
    vënë në pah se cilat janë problemet, cilat janë përgjegjësitë e Ministrisë së Shëndetësisë, po edhe
    të Qeverisë, nëse ato ekzistojnë, lidhur me vonimin e implementimit të Ligjit për sigurime
    shëndetësore dhe funksionimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Dhe, për problemet tjera
    shëndetësore ne mund të organizojmë debate kur të duam dhe sa herë të duam.
    Nëse do t’i përmbahemi këtij parimi, mendoj se kjo seancë do të prodhojë edhe rezultatet e veta.
    Në të kundërtën, nëse fillojmë të diskutojmë pa argumente edhe me argumente, për problemet e
    shumta të shëndetësisë, të cilat e pranojmë se ekzistojnë, dhe të cilat pajtohem se janë të shumta
    120
    dhe kërkojnë zgjidhje, por të cilat nuk lidhen fare me temën për të cilën është thirrur kjo
    interpelancë, efektet e interpelancës do të jenë kurrfarë.
    LDK-ja themelimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore e sheh si një domosdoshmëri për
    përmirësimin e shërbimit shëndetësor për qytetarët e Kosovës dhe beson se themelimi i tij do të
    sigurojë një financim më të sigurt për këto shërbime, do të sigurojë një barazi të qytetarëve për
    qasje në shërbimet shëndetësore, do të sigurojë shërbime shëndetësore më cilësore dhe do t’i
    zvogëlojë harxhimet financiare të qytetarëve, nga xhepat e tyre, për shërbimet shëndetësore dhe
    do të zvogëlojë varfërimin e tyre të mëtejshëm.
    Sigurisht se këto efekte nuk mund të priten prej ditës së parë të themelimit të fondit dhe kjo
    kërkon kohë dhe kjo është një qëllim, të cilin Fondi i Sigurimeve Shëndetësore do ta arrijë për
    një periudhë më të gjatë kohore.
    Duke u bazuar në atë që u tha më lart, LDK-ja është e pakënaqur për vonesat në implementimin
    e Ligjit për sigurime shëndetësore dhe themelimin e fondit të sigurimeve, por njëkohësisht është
    e vetëdijshme edhe për problemet dhe vështirësitë e mëdha, që janë në këtë proces.
    Ne duhet të kemi parasysh se sa u përket sigurimeve shëndetësore, Republika e Kosovës nuk ka
    trashëguar asgjë nga kapacitetet infrastrukturore të objekteve, infrastrukturës teknike dhe
    teknologjike, nuk ka trashëguar asnjë kapacitet financiar të fondit, nuk ka pasur asnjë bazë
    ligjore. Nuk e them këtë dhe nuk dua të amnistoj Ministrinë e Shëndetësisë, as Qeverinë, për
    vonesat, por nëse duhet të jemi korrektë me vetveten dhe me qytetarët e Kosovës, këto fakte
    padyshim duhet t’i përmendim dhe t’i kemi parasysh.
    Themelimi dhe funksionalizimi i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore është një proces, i cili nuk
    lidhet vetëm me Ministrinë e Shëndetësisë, edhe pse barra kryesore bie mbi të. Në këtë proces
    kërkohet një bashkëpunim dhe bashkëveprim i shumë dikastereve dhe ministrive, agjencive të
    tjera, siç janë: Ministria e Financave; Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale; Ministria e
    Administratës Publike; Administrata Tatimore Kosovës; Ministria e Punëve të Brendshme dhe
    Agjencia për Sigurimin e të Dhënave Civile.
    Për këtë arsye është dashur një punë e madhe për bashkëveprim, bashkëpunim, me të gjitha këto
    dikastere, punë e cila shumë herë paraqet pengesa edhe ligjore, ndonjëherë edhe burokratike, por
    të cilat vonojnë këtë proces.
    Në bazë të planit të veprimit, që ka bërë Ministria e Shëndetësisë, mund ta shohim se disa nga
    këto punë janë kryer dhe disa janë në proces. Zotimi i Ministrisë së Shëndetësisë është, se
    shumica prej tyre do të kryhen deri në qershor të vitit 2017. Po ashtu, ministria ka bërë shumë
    121
    punë në krijimin e infrastrukturës, qoftë asaj hapësinore, qoftë ligjore dhe të plotësimit të
    kapaciteteve humane dhe profesionale të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.
    Këto të dhëna nuk kanë qenë të fshehta, kanë qenë publike dhe ka mundur t’i ketë secili deputet
    përmes pyetjeve parlamentare për ministrin e Shëndetësisë, përmes ueb-faqes dhe nga
    informatat, që do t’i kërkonin nga përfaqësuesit e tyre në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi
    dhe Mirëqenie Sociale, ku në vazhdimësi janë mbajtur takime dhe seanca dëgjimore me ministrin
    e Shëndetësisë dhe takime të komisionit me ministrin e Shëndetësisë. Prandaj, puna jonë si
    deputetë dhe si Parlament është që të bëhen trysni të vazhdueshme, të kërkojmë transparencë dhe
    llogaridhënie, që këto punë të kryhen sipas afateve të parapara me planin e veprimit të Ministrisë
    së Shëndetësisë.
    Mendoj se këtë mund dhe duhet ta bëjmë, shumë më shumë, ne si deputetë. Dua t’ua kujtoj
    deputetëve dhe qytetarëve të Kosovës, se ministria ka bërë shumë punë edhe në përgatitjen e
    kritereve të nevojshme, të cilat parashihen sipas nenit 12, paragrafit 1 dhe nenit 30 të dispozitave
    kalimtare, për të cilat sigurisht që ministri për Shëndetësi do të flasë më shumë, por të cilat mund
    t’i gjejë çdokush në planin e veprimit të Ministrisë së Shëndetësisë.
    Këto kritere, siç janë: formimi i listave të shërbimeve të kujdesit shëndetësor, së bashku me
    deklaratën financiare; çmimoren për shërbimet shëndetësore; listën e pakos bazike të shërbimeve
    shëndetësore; listën e barnave të rimbursuara nga lista esenciale e barnave, të cilat janë në
    shqyrtim dhe në diskutim publik në SHSUK dhe në Shëndetin primar të shëndetësisë.
    Po ashtu, një prej kritereve që duhet të plotësohet për fillimin e sigurimeve, për fillimin e
    mbledhjes së premiumeve, është edhe kriteri i pajisjes me kartelë të sigurimit, ose me një mjet
    tjetër verifikimi të më shumë se përafërsisht 70% të të punësuarve në sektorin publik dhe privat,
    si dhe publiko-privat.
    Kjo çështje, më mirë do ta shpjegojë edhe ministri, është zgjidhur me numrin e identitetit,
    numrin personal dhe në këtë mënyrë është shkurtuar edhe mënyra e sigurimit, kriteri teknik, dhe
    janë zvogëluar harxhimet e qytetarëve për ta siguruar një kartelë të tillë.
    Të nderuar deputetë,
    Problemi i mosfunksionalizimit të SISH-it është një problem që na shqetëson të gjithë neve, por
    duhet të kemi parasysh se ky është një proces i gjatë, proces i cili kërkon disa module dhe i cili
    me strategjinë sektoriale është paraparë të përfundojë diku në vitin 2020, e dihet shuma e cila
    është kërkuar dhe është ndarë deri më tani.
    Mirëpo, sipas deklaratave të ministrit, mosfunksionimi i sistemit informativ shëndetësor nuk
    pengon fillimin e mbledhjes së premiumeve, sepse Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i
    122
    Sigurimeve Shëndetësore ka sistemin e informimit të fondit, i cili është në testim dhe i cili do të
    jetë i gatshëm në momentin e duhur.
    Të nderuar deputetë,
    LDK-ja është e vendosur të bëjë trysninë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Qeverinë e Kosovës
    për t’i përshpejtuar punët për përgatitjen sa më të mirë dhe të kryhen të gjitha punët e mbetura.
    Për këtë do të jemi konsekuentë dhe gjithnjë do të kërkojmë edhe informata shtesë nga
    përfaqësuesit tanë në Komisionin për Shëndetësi.
    LDK-ja përkrah dhe përshëndet vendimin e Qeverisë dhe të kryeministrit për shtyrjen e afatit të
    mbledhjeve të premiumeve, me të vetmin qëllim që ky fond të jetë sa më i përgatitur për fillimin
    e mbledhjes së premiumeve, të jetë sa më i mirë.
    Ne jemi të vetëdijshëm se fondi nuk mund t’i plotësojë të gjitha pritjet e qytetarëve dhe të
    institucioneve shëndetësore dhe duke pasur parasysh kapacitetet buxhetore, humane,
    profesionale dhe të infrastrukturës tjetër, por puna, jemi të bindur, duhet të fillojë.
    Ne e dimë se edhe shumë shtete të zhvilluara, të cilat kanë fonde të fuqishme të sigurimeve
    shëndetësore, kanë probleme të shumta dhe çdo ditë azhurnojnë listën e shërbimeve, të cilat u
    ofrojnë qytetarëve dhe listën e barnave.
    Për fund, ftoj të gjithë deputetët që të japin kontributin e tyre konstruktiv, në mënyrë që edhe
    Kosova më në fund të ketë Fondin e Sigurimeve Shëndetësore. Faleminderit!
  • Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar “Vetëvendosje”, Besa Baftija e ka
    fjalën.
  • Faleminderit, nënkryetar!
    Të nderuar qytetarë,
    Të nderuar deputetë,
    Kabinet qeveritar,
    Pas vitit 1999 për arsye të shumta sistemi shëndetësor në Kosovë pa ndërprerë është gjuajtur nga
    një model organizimi në tjetrin, pa u lënë bartësve të procesit kohë të mjaftueshme për përshtatje
    në modelin e ri.
    Edhe pse Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton të drejtën për mbrojtje shëndetësore, kjo
    e drejtë akoma u mohohet qytetarëve të Republikës së Kosovës për shkak të keqmenaxhimit të
    qëllimshëm në sektorin publik shëndetësor.
    123
    Si pasojë, shumica e qytetarëve nuk po mund të marrin shumicën e shërbimeve në këtë sektor, e
    në anën tjetër, e kanë të pamundshme marrjen e këtyre shërbimeve në sektorin privat, pasi që
    vetëm më pak se 5% e qytetarëve kanë sigurime private, apo këtë nuk ua lejon xhepi për një gjë
    të tillë.
    Gjatë 18 vjetëve as edhe një herë nuk është bërë një përpjekje serioze e matur, e bazuar në
    situatën në terren dhe analizave shkencore për t’u funksionalizuar Fondi i Sigurimeve
    Shëndetësore.
    Qysh në vitin 2004, kur Ligji i atëhershëm për shëndetësi obligonte Qeverinë për të filluar me
    aplikimin e Fondit për Sigurime Shëndetësore, nga 2005 e deri më sot Fondi i Sigurimit
    Shëndetësor është shfrytëzuar vetëm si pjesë e premtimeve megalomane dhe boshe të qeverive të
    pasluftës. E gjithë kjo në kurriz të qytetarëve, të cilët edhe pas 18 vjetëve vazhdojnë të përballen
    me të njëjtat probleme me këtë sektor vital.
    Për të qenë akoma më tragjike kjo situatë, të gjitha iniciativat që janë ndërmarrë deri më tani,
    koha ka treguar se kanë qenë vetëm iniciativa korruptive për interesa të ngushta klanore dhe
    partiake. Të gjitha këto e kanë shkallmuar sistemin informativ shëndetësor, kur tani më është e
    qartë se edhe pas investimeve milionëshe nga buxheti i Kosovës dhe buxheti i donatorëve, ky
    sistem akoma është në fazën embrionale. Kurse të gjithë e dimë se pa një sistem informativ-
    shëndetësor të funksionalizuar dhe të shtrirë në tërë territorin e Kosovës, në të gjitha nivelet e
    shëndetësisë, fillimi i mbledhjes së premiumeve apo tendenca për të funksionalizuar Fondin e
    Sigurimeve Shëndetësore, pavarësisht se çfarë thotë ministri, është vetëm aventurë e radhës, e
    cila prapë do t’i kushtojë shtrenjtë buxhetit të Kosovës, e rrjedhimisht edhe xhepit të qytetarëve.
    Të nderuar deputetë,
    Në fillim të mandatit të tij ministri Rrahmani e tha një të vërtetë se nuk mund të ketë sigurime
    shëndetësore në vitin 2015, siç pati premtuar së koti paraardhësi i tij, zoti Agani. Por,
    fatkeqësisht, në vend se të vazhdojë me të vërteta të tjera, si duket edhe ministri aktual ka rënë në
    kurthin e interesave klanore të lartpërmendura.
    Pse po e them këtë? Ministri Rrahmani në një moment nuk tregoi vendosmëri, guxim dhe vullnet
    politik të kërkojë sqarim për ngecjen e sistemit informativ shëndetësor, si dhe të kërkojë hetim
    për milionat e shkuara kot në këtë drejtim.
    Ministri Rrahmani, në vend që të fillojë me një analizë e punë serioze për funksionalizimin e
    sistemit informativ shëndetësor, do të na hedhë hi syve se sistemi informativ shëndetësor dhe
    Fondi i Sigurimeve jodomosdoshmërish janë të lidhura ngushtë, kur të gjithë e dimë se kjo nuk
    është e vërtetë.
    124
    Ministri Rrahmani, ashtu si ministri Agani, i cili brengën kryesore e kishte të mbahej mend me
    Ligjin për sigurime shëndetësore, pa llogaritur pasojat e një ligji të pamenduar mirë. Edhe ky do
    të mbahet në mend me fillimin e Fondit për Sigurime Shëndetësore pa përfillur situatën në terren,
    duke rrezikuar t’i shkaktojë dëme të pariparueshme konceptit të Fondit për Sigurime
    Shëndetësore.
    Qeveritë PDK-LDK deklarativisht mund të kenë radhitur si prioritet shëndetësinë, por edhe pas
    18 vjetëve është e qartë se qeveritë e ndryshme që e kanë qeverisur vendin kanë treguar një
    mungesë të vullnetit politik për funksionimin dhe reformim të sistemit shëndetësor, gjë që ka
    bërë që sot të gjendemi përballë këtij realiteti të hidhur në këtë sektor.
    Sektori publik sot gjendet para kolapsit për shkak të keqmenaxhimit dhe keqpërdorimit,
    fenomeneve që kanë përmbysur administratën publike në tërësi, e natyrisht, se e kanë rënduar
    edhe shëndetësinë.
    Gjithë këto vite ka pasur një përkeqësim të vazhdueshëm të statusit dhe dinjitetit të personelit
    shëndetësor, si mungesa e kushteve elementare për punë, mungesa e mjeteve dhe e barnave,
    prodhimi enorm i skandaleve, afera korruptive, emërime e shkarkime politike të njëpasnjëshme,
    gjë që ka bërë që ky profesion të shndërrohet nga një profesion i dëshiruar, në një profesion të
    përbuzur.
    Gjithë këto vite ka munguar një strategji e mirëfilltë afatmesme apo afatgjate për zhvillimin e
    shëndetësisë dhe kur ka pasur dokumente të tilla, ato janë ndryshuar vazhdimisht pa kurrfarë
    vijimësie.
    Edhe sot kur po flasim, nuk ka një mekanizëm institucional që të kontrollojë përgjegjësinë dhe
    dhënien e shërbimit shëndetësor.
    Së fundi, mungon një politikë e mirëfilltë për sigurimin e investimeve nga jashtë dhe
    donacioneve, të cilat, edhe pse nuk kanë munguar, janë shfrytëzuar keq dhe në mënyrë aspak
    racionale.
    Nuk mjafton vetëm miratimi i ligjeve apo vendimi për mbledhjen e premiumeve për të bërë një
    reformë të sistemit shëndetësor. Sidomos kjo e fundit nuk është as ligjore. Për ata që mendojnë
    se në këtë sektor ka vetëm defekte të pjesshme dhe të cilat mund të korrigjohen me ndryshime
    ligjore, vendime apo deklarata, për ne kjo konsiderohet si mungesë e seriozitetit dhe si tolerim të
    fenomeneve abuzive që kanë për rezultat përfundimtar rrezikimin e jetës së qytetarëve.
    Kryeministri në paraqitjen e tij tha se mbledhja e premiumeve do të fillojë në mes të muajit
    gusht, mirëpo unë e kam një pyetje për kryeministrin: Si do të fillojë mbledhja e premiumeve
    apo implementimi i Ligjit për sigurime shëndetësor, kur në nenin 15 të Ligjit për sigurime
    125
    shëndetësore decidivisht thuhet se “shërbimet e kujdesit themelor shëndetësor ofrohen nga
    institucionet e licencuara shëndetësore, publike, publiko-private dhe private, me të cilët fondi ka
    lidhur kontratë”.
    Si mund të lidhë fondi kontratë kur e dimë se asnjë institucion shëndetësor publik në vendin tonë
    nuk është i licencuar.
    Prandaj, kam pyetje: A do ta shkelni ligjin dhe do të filloni së implementuari Ligjin për sigurime
    shëndetësore? Faleminderit!
  • Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së fjalën e merr zoti Ali
    Berisha.
    ALI BERISHA: I nderuar nënkryetar i Kuvendit,
    Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës,
    Sigurimet shëndetësore e përbëjnë një bazë të rëndësishme të sistemit shëndetësor dhe zgjidhje të
    shumë problemeve që e rëndojnë shëndetësinë.
    Ato jo vetëm se e rritin vlerën e përgjithshme të mjeteve financiare, por edhe vendosin rregulla
    në sistem dhe rrisin kualitetin e shërbimeve shëndetësore.
    Bazuar në këtë aspekt, populli i Kosovës është në pritje qe shumë vjet për fillimin e zbatimit të
    një sistemi të sigurimeve shëndetësore që do të rriste kualitetin e shërbimeve shëndetësore në
    Kosovë.
    Gjithmonë partitë e ndryshme politike kanë proklamuar në fushata të ndryshme që sigurimet
    shëndetësore do të jenë prioritet i tyre në qeverisje. Qeveria aktuale ka propaganduar se do të
    fillojë me sigurime shëndetësore qysh në vitin e parë të qeverisjes së saj dhe po kalon pothuajse
    viti i tretë dhe do të hyjmë në vitin e katërt të kësaj qeverisjeje dhe sigurimet shëndetësore as që
    kanë filluar.
    Qeveria dhe ministria duhet të pranojnë se në këtë aspekt kanë dështuar.
    Ministria e Shëndetësisë dhe ministri, edhe pse ka pasur indikacione nga shumë asociacione e
    shoqata që nuk janë bërë përgatitjet e duhura për fillimin e zbatimit të sigurimeve shëndetësore,
    vazhdimisht kanë insistuar se do të fillohet më 1 janar, e kjo doli se nuk filloi. Gjithashtu, tani
    vazhdimisht deklarohet se do të fillojë më 1 korrik, mirëpo mendoj se nuk janë bërë përgatitjet e
    duhura që një proces i tillë të fillojë suksesshëm.
    126
    Fillimit të zbatimit të sigurimeve shëndetësore duhet t’i paraprijë një përkushtim shumë më i
    madh, edhe i Qeverisë, edhe i Ministrisë, në mënyrë që ky proces të jetë i suksesshëm.
    Janë të domosdoshme disa parakushte që sistemi i sigurimeve shëndetësore të fillojë mirë dhe
    mbarë. Në radhë të parë, mjetet buxhetore të ndara nga Qeveria për fillimin e zbatimit të
    sigurimeve shëndetësore duhet të jenë shumë më të mëdha. Shuma e mjeteve që do t’i shtohen
    financimit të shëndetësisë në këtë fond aktualisht nuk është e madhe. Kosova ndan rreth 150
    milionë euro për shëndetësi dhe 30 apo 50 milionë që do t’i sjellë Fondi i Sigurimeve
    Shëndetësore, mund të sjellin maksimalisht 200 milionë euro për shëndetësi. Kjo bën rreth 100
    euro për kokë të banorit, ndarje kjo që Kosovën vazhdon ta mbajë dukshëm prapa vendeve të
    rajonit. Shqipëria ndan 200 euro për kokë të banorit, Maqedonia ndan 300, Mali i Zi 400, Bosnjë
    e Hercegovina 500 euro dhe Kroacia 1 000 euro për kokë banori. Për vendet e Bashkimit
    Evropian të mos flasim, që ndajnë 3 000 deri në 6 000 euro për kokë banori për shëndetësi, kurse
    Kosova 100 euro. Çka do të thotë kjo, që asnjëherë për Qeverinë e Kosovës prioritet nuk ka qenë
    shëndetësia.
    Mbledhja e premiumeve duhet të bëhet krahas ofrimit të shërbimeve shëndetësore, të
    kontributdhënësve në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
    Ligji për sigurime shëndetësore parasheh lidhjen e kontratave me institucione shëndetësore
    vetëm me ato që janë të licencuara, e botërisht dihet që deri tash institucionet publike
    shëndetësore nuk janë të licencuara. Dhe, që të kryhet një proces i tillë nevojiten kapacitetet
    njerëzore, mekanizma dhe kohë.
    Lista e shërbimeve themelore shëndetësore ende nuk është e përfunduar. Nuk ka çmimore të
    shërbimeve shëndetësore dhe nuk është krijuar agjencia i financimit të shëndetësisë. Nuk janë
    krijuar kapacitetet njerëzore për fillimin e zbatimit të sigurimeve shëndetësore.
    Nga Qeveria dhe ministria ky do të duhej të ishte një proces i filluar shumë më herët, pasi që
    nevojitet kohë për rekrutimin dhe trajnimin e personelit të tillë, në mënyrë që të jenë të gatshëm
    të hyjnë në funksion në kohën e duhur për zbatimin e një procesi të sigurimeve shëndetësore.
    Me gjithë përmirësimet në sistemin e SISH-it, nevojitet ende investim dhe avancim në këtë
    proces, pasi që pa një SISH të avancuar nuk ka sigurime të mirëfillta shëndetësore.
    Të nderuar deputetë,
    Bazuar në të gjitha këto mangësi që janë parakusht për fillimin e zbatimit të ligjit për sigurime
    shëndetësore dhe mangësitë e përkushtimit dhe kohën që nevojitet për këtë, po parakushtet të
    realizohen, është plotësisht e qartë se qytetarët e Kosovës edhe për një kohë të konsiderueshme
    127
    do të jenë të privuar nga një e drejtë e rëndësishme, që është e drejta për sigurime shëndetësore.
    Faleminderit!
  • Faleminderit, zoti Berisha. Fjalën e ka zonja Bajrami, në emër të Grupit
    Parlamentar “Nisma”.
  • Faleminderit, kryesues!
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Ky Kuvend ka miratuar më 2014 Ligjin për sigurime shëndetësore, ligj që nuk ka filluar të
    aprovohet dhe pritet që në fillim plotësim-ndryshimet të jenë në proceset e deputetëve.
    Po e përmend këtë, pasi qysh në fushatën e vitit 2014, sikur PDK-ja, ashtu edhe LDK-ja kishin
    premtuar se problemin e sigurimeve shëndetësore do ta kenë prioritet dhe do ta zgjidhin që në
    fillim të marrjes së mandatit.
    Kjo, të nderuar kolegë, jo që ndodhi, por edhe sot vazhdojnë mashtrimet e qytetarëve tanë se
    sigurimet së shpejti do t’i kenë të gjithë në shërbimet e tyre.
    Ne e dimë se duhet kohë fillimisht për t’i siguruar fondet, e që ministri juaj, zoti kryeministër
    Mustafa, që nga fillimi është lodhur duke dhënë data se kur do të fillojë grumbullimi i
    premiumeve, e që as këtë nuk e ka menaxhuar ashtu siç duhet. Sigurisht nuk e ka pasur dhe nuk e
    ka idenë se si menaxhohet me këtë sektor që nga momenti i marrjes së postit të ministrit.
    Ju zoti Mustafa, por edhe varësit tuaj, për asnjë moment nuk e keni parë të arsyeshme që të
    merreshit me hallet dhe problematikat e qytetarëve, të krijuara pikërisht nga politikëbërja e keqe
    juaja, duke përfshirë edhe sistemin e shëndetësisë, po ashtu edhe këtë që sot e kemi temë,
    sigurimet shëndetësore.
    Sistemi shëndetësor në vend është në kolaps, e ju as që e vëreni këtë. Ju as që jeni në dijeni se sa
    pacientë ngelin nga një derë në tjetër për moskujdes të duhur.
    Ju nuk jeni në dijeni se sa pacientë vdesin nga pritja për t’iu mundësuar mjekimi jashtë vendit,
    kjo për faktin e politikës tuaj burokrate. Por kjo, duhet të theksohet se nuk vlen për ata të cilët
    nuk janë me LDK-në, nuk janë të afërmit tuaj, nuk kanë interes nga ju. Pra, kjo qasje juaja u
    kushton me jetë qytetarëve të vendit tonë, duke i lënë ata të presin shumë gjatë për t’iu
    mundësuar shërimin jashtë vendit, pasi që e dimë që në vendin tonë atë nuk e kanë të mundur.
    Ju që nga fillimi keni marrë shembull qeverisjen e PDK-së, ku për asnjë moment nuk punuat për
    shtetin e për qytetarët, po punuat dhe po vazhdoni të punoni vetëm për interesat e ngushta
    klanore e partiake.
    128
    Pra, kjo është politika e kapjes së çdo segmenti të shtetit të udhëhequr nga ju dhe nga vartësit e
    dështuar, nga i pari deri tek i fundit dhe kësaj nuk i ka shpëtuar as sektori i shëndetësisë.
    Zoti Mustafa, por edhe ministri juaj, çdo herë po ua mohoni këtë të drejtë qytetarëve tanë dhe kjo
    për faktin se as nuk e kishit idenë se si duhet të funksionojë i tërë procesi, por nuk e keni as
    vullnetin, sepse për fajin tuaj, por edhe të atyre që e kishin premtuar më herët, sot i tërë sistemi
    shëndetësor, e që nuk është i vetmi, është në kolaps.
    Kusht tjetër duhet ta paguajë për gabimet, dështimet, korrupsionin, keqmenaxhimet tuaja dhe të
    vartësve tuaj. Normalisht qytetarët, ata pra janë të vetmit që janë të dëmtuar, që janë të lënë
    anash e të diskriminuar nga një e drejtë elementare që do të duhej ta gëzonte qysh moti çdo
    qytetar.
    Zoti Mustafa, a jeni në dijeni se a ka pasur ndonjëherë ndonjë kampanjë informuese, kampanjë
    vetëdijesimi nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë për mbledhjen e premiumeve. Sepse, po të
    dalësh sot në shesh dhe t’i pyesësh qytetarët, ata nuk e kanë idenë se çka janë premiumet se si do
    të mblidhen ato, sepse po e ritheksoj, nuk i keni informuar qytetarët për këtë proces.
    Ne kërkojmë nga ju, por edhe nga ministri që sot të na e jepni një datë kur qytetarët tanë mund të
    kenë në shërbim sigurimin shëndetësor.
    Prandaj, po ashtu unë sot e kam edhe një pyetje, zoti Mustafa, por edhe për vartësin tuaj, se kur
    do të vijë koha që qytetarët e vendit tonë të kenë një shërbim të sigurimit shëndetësor?
    Ju lutem, kësaj here, në rast se e keni ndonjë datë apo muaj, të siguroni bile që ta realizoni, sepse
    me këtë qasje tuaj karshi çështjeve të sigurimeve shëndetësore do të ngelim vetëm me fjalë e
    kurrë nuk do të realizohen. Faleminderit!
  • Faleminderit! Nuk ka grupe të tjera të paraqitura, “6+” nuk është paraqitur.
    Atëherë vazhdojmë me diskutimet e deputetëve, fjalën e ka zoti Bekim Haxhiu.
  • Faleminderit, i nderuar nënkryetar!
    I nderuar kryeministër,
    Kabinet qeveritar,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Mendoj që kjo seancë do të duhej të ishte jo një interpelancë vetëm për sigurimet shëndetësore,
    por një debat i gjerë mes deputetëve dhe Qeverisë për gjendjen në tërësi në sektorin e
    shëndetësisë, në të gjitha nivelet dhe në të gjithë sektorët e saj, nga ai primar, sekondar e deri te
    niveli terciar.
    129
    Në një debat televiziv, i nderuar kryeministër, ministri juaj, Imet Rrahmani, pati deklaruar se
    situata e rëndë në shëndetësi është percepcion dhe për këtë percepcion jashtë vendit shkojnë afro
    100 milionë euro për trajtime të pacientëve jashtë vendit.
    Tani dua të pyes ministrin e nderuar Rrahmani se vërtet a është percepcion gjendja e rëndë në
    shëndetësi, a është realitet? Sepse ata që kanë nevojë të marrin shërbime shëndetësore gjendjen e
    rëndë në shëndetësi e përjetojnë si një realitet të hidhur.
    Për përkeqësimin e gjendjes në shëndetësi, e në veçanti për projektin që dështoi në vitin 2015
    dhe ndryshimin e atij projekti të financuar nga ‘Banka Austriake’, e që tani del se vërtet kam
    pasur arsye në ngritjen e atyre shqetësimeve rreth rritjes së shumës së kredisë dhe formës se si e
    ka nënshkruar Ministria e Shëndetësisë atë marrëveshje dhe tani rrezikojmë që për shkak të asaj
    marrëveshjeje ne të paguajmë përveç kredisë, edhe dënime të tjera, sepse Ministria nuk ka arritur
    të zotojë dhe të aranzhojë gjithë atë që ka qenë e paraparë me kontratë, e në veçanti pas
    deklaratës së ministrit që përgjegjësia për implementime dhe përgatitjen e hapësirës për
    implementimin e projektit të kardiokirurgjisë dhe kardiologjisë invazive ka qenë arsyeja pse
    është rritur ajo shuma e kredisë për 500 mijë euro dhe tani ne, përveç që e kemi rritur atë për 500
    mijë euro, të paguajmë edhe dënime.
    Nëse jo për të gjithë ato shkelje, një numër shkeljesh që kanë ndodhur në Ministrinë e
    Shëndetësisë, atëherë vetëm për mosimplementimin e Ligjit për sigurime shëndetësore Imet
    Rrahmani është dashur të shkojë në shtëpi, të shkarkohet.
    Në muajin dhjetor ka deklaruar publikisht se implementimin e SISH-it e ka gjetur në 70% të
    institucioneve publike, apo në 70% të territorit të Kosovës.
    Dhe, tani, për tre vjet atë hapësirën që të implementohet në tërësi nuk ka arritur ta implementojë.
    Kemi pasur një tentativë, një pilotim të implementimit të SISH-it në qershor të vitit 2016 dhe ka
    dështuar.
    Edhe përkundër se për këtë projekt prej vitit 2002 e deri më tani janë shpenzuar mbi 22 milionë
    euro dhe prapë ky sistem nuk po funksion. Nuk ka sigurime shëndetësore pa implementim të
    SISH-it, e kam thënë me dhjetëra herë.
    Hapi i parë dhe i domosdoshëm që sigurimet shëndetësore të implementohen ka qenë
    implementimi i SISH-it, pastaj funksionalizimi i AFSH-së, të cilin ministri përgjegjës e ka gjetur
    me 12 punëtorë dhe nuk ka arritur ta funksionalizojë për tre vjet.
    Dhe, në këtë rast, bartja e përgjegjësisë së ministrit Rrahmani do të duhej të jepte dorëheqje dhe
    ju, i nderuar kryeministër, besoj që keni pasur njerëz profesionistë brenda partisë tuaj për të
    130
    udhëhequr këtë sektor, sepse ju e keni përcaktuar prioritet dhe besoj shumë edhe është prioritet i
    qeverisjes. Por sigurisht që nuk mund të realizohet me njerëz që nuk e kanë zotësinë për të
    menaxhuar këtë sektor.
    Si mund të themi ndryshe kur një vit e gjysmë më herët, kur vetëm kishte afro dy vjet po thuaj se
    SHSUK punon pa bord, si mund të themi që është prioritet shëndetësia, kur një vit e gjysmë më
    herët ministri Imet Rrahmani ka deklaruar publikisht që brenda muajit do të kompletohet bordi i
    SHSUK-së dhe shkuan po thuaj se dy vjet e gjysmë edhe SHSUK është pa bord. Nuk ka arritur
    një bord prej gjashtë anëtarëve ta kompletojë, edhe të mendohet që do ta implementojë Ligjin për
    sigurime shëndetësore, as që mund të presim një gjë të tillë.
    Gjithashtu, implementimi i Ligjit për odat e profesionistëve shëndetësorë është një ngecje tjetër
    në këtë sektor. Prandaj, e thashë në fillim të diskutimit. se mendoj që shumë më e arsyeshme dhe
    më e drejtë do të ishte që ne ta kemi një debat më të gjerë për gjendjen në shëndetësi. Sepse
    mosfunksionimi i sistemit shëndetësor në tërësi krijon këto probleme në zinxhirë, të cilat pastaj i
    përballë pacienti dhe qytetari ynë për çdo ditë.
    Ne ende vazhdojmë, i nderuar kryeministër, të mos e kemi spitalin regjional të Prishtinës. E keni
    deklaruar edhe publikisht në fushatë që është një nga prioritetet tuaja dhe tani në projektbuxhetin
    e vitit 2017 unë dua t’i përgëzoj dhe t’i uroj qytetarët e Podujevës se do ta kenë spitalin e tyre.
    Por qytetarët e Prishtinës, të kryeqytetit, të Obiliqit, të Fushë-Kosovës dhe të Lipjanit u
    pamundësohet mundësia që të kenë shërbime shëndetësore në sektorin sekondar apo ta kenë
    spitalin rajonal të tyre që do të ndihmonte në shkarkimin e fluksit të pacientëve të cilët vërshojnë
    për çdo ditë në Qendrën Klinike Universitare.
    Prandaj, mendoj që edhe kjo seancë e sotme që do të paraqesë dështimet e Imet Rrahmanit, do të
    reflektonte jo që ato dështimet të mos reflektojnë te ju, sepse në programin tuaj qeverisës e keni
    përcaktuar prioritet dhe ai i cili nuk ka mund të ndjekë hapin tuaj për implementimin e këtij
    prioriteti, atëherë sigurisht se duhet të japë përgjegjësi, nëse jo atë morale, me dorëheqje, atëherë
    sigurisht përgjegjësia ju takon juve që ta shkarkoni.
    Uroj që ministri i ardhshëm i Shëndetësisë t’i ketë kapacitetet edhe vullnetin që të udhëheqë
    dinjitetshëm me këtë sektor dhe vërtet që ne t’i implementojmë ligjet, të cilat i kemi miratuar.
    Për jo asgjë tjetër, legjislatura e kaluar, të paktën, ka arritur të krijojë infrastrukturën ligjore që
    sistemi shëndetësor të rimëkëmbët. Faleminderit!
  • Faleminderit! Zonja Kalludra e ka fjalën.
  • Faleminderit! Replikë, zoti Haxhiu!
  • Faleminderit! Veç dua ta falënderoj deputeten Kalludra për dëshirën e saj për
    replikë. Por, unë besoj, i nderuar kryeministër, edhe ju vetë keni edhe brenda grupit parlamentar
    profesionistë shëndetësorë dhe nuk do të duhej t’ia lejoni që vërtet për shëndetësinë të diskutojnë
    ata që nuk marrin vesh në këtë çështje. E më së pakti nuk i kujtohet që i kanë pasur prej partisë
    së vet dy ministra të Shëndetësisë, zotin Alush Gashi dhe Bujar Bukoshin, Partia Demokratike
    asnjëherë nuk ka udhëhequr, e respektuar deputete, me këtë sektor, dhe nuk dua ta shikoj
    shëndetësinë në vija politike dhe partiake, sepse për mua shëndetësia është prioritet nacional dhe
    si i tillë do të duhej të trajtohej pa ngjyrime politike, sepse po kalojmë në nivele të tilla politike,
    atëherë mund të gjejmë vërejtje në gjithsecilën komunë në të gjitha subjektet politike në
    menaxhimin shëndetësor, sepse është mizori, nuk është në nivelin e duhur dhe këtë e përjetojnë
    qytetarët për çdo ditë. Ata qajnë për çdo ditë me fatin që e kanë në trajtimin shëndetësor.
  • Faleminderit! Zonja Kalludra, kundër-replikë!
  • Fjalën e ka zoti Çaushi.
  • Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Deputetë të pranishëm,
    Pa dyshim që shëndetësia dhe sigurimet shëndetësore paraqesin një ndër reformat, në këtë rast,
    më thelbësore jo vetëm në sistemin tonë shëndetësor, por edhe në gjithë sferën e ofrimit publik të
    mallrave apo shërbimeve.
    133
    Si çdo reformë tjetër, edhe futja e sigurimit shëndetësor me siguri që do të ketë fituesit dhe
    humbësit e tij. Në anën e humbësve do të jenë gjithmonë ata aktorë, qoftë mjekë, administrues
    apo tenderues që janë pozicionuar mirë në sistemin ekzistues.
    Është e logjikshme që humbësit u rezistojnë reformave dhe, mbase edhe do të rreshtohen të
    organizuar në kundërshtimin e tyre.
    Nisja e mbledhjes së premiumeve pa u kujdesur për përgatitjen dhe forcimin e hallkave të tjera të
    sistemit, pa dyshim se do të përdoreshin me shumë zell nga kundërshtuesit e kalimit në sistemin
    e ri. Rrjedhimisht do të dëmtohej pa kthyeshëm e gjithë reforma, duke shtyrë për shumë vjet
    riimplementimin dhe rifutjen e sigurimeve shëndetësore.
    Kur flasim për hallkat e tjera të sistemit, mendohet kryesisht për strukturën e Fondit të
    Sigurimeve Shëndetësore, përgatitjen e stafit të fondit, caktimi i pakos bazike, caktimi i çmimeve
    për njësitë e shërbimeve të përfshira në pako, caktimi i listës së barnave esenciale, negocimet me
    ofertuesit privatë të shërbimeve mjekësore, mekanizmat për informim të mjaftueshëm të
    publikut, avancimi dhe centralizimi i sistemit të grumbullimit të informatave shëndetësore.
    A disponojnë institucionet shëndetësore kohë të mjaftueshme për t’u përshtatur me sistemin e ri,
    në mënyrë që pas hyrjes në fuqi të skemës së sigurimeve shëndetësore, të operohet pa vështirësi.
    Që nga viti 1999 me sistemin tonë shëndetësor është eksperimentuar në vazhdimësi, por pa pasur
    mundësi që modeli i ri i adaptuar të testohet plotësisht.
    Me që futja e sigurimeve prek secilin prej nesh, mendoj se shumë e rëndësishme që nëpërmjet
    informimit të vazhdueshëm dhe kualitativ të sigurohet rritja e pranueshmërisë së qytetarëve të
    sistemit të ri të financimit.
    Por shanset për një rritje të pranueshmërisë varen pastaj nga aftësia e Qeverisë që të bindë
    qytetarët se do t’u afrohen të gjitha shërbimet e përfshira në pako. Të binden kontribuuesit se pas
    futjes në skemë nuk do të detyrohen të ofrojnë pagesa informale gjatë shfrytëzimit të shërbimeve
    mjekësore, t’u sqarohet qytetarëve se me gjithë kontributet e paguara, ata prapë do të mbulojnë
    një pjesë të kostos së shërbimeve në formë të bashkëpagesave.
    Të binden ofruesit e shërbimeve që bashkëpunojnë me sistemin e ri dhe të mos minojnë atë në
    rast se frikësohen mbi efektet që sistemi i ri mund të ketë në të ardhurat e tyre.
    Të binden të dyja palët gjithashtu, se fondi do të ketë resurse të mjaftueshme humane për të
    garantuar një menaxhim të suksesshëm të resurseve. Se Qeveria nuk do të lejojë keqmenaxhimin
    dhe korrupsionin në radhët e menaxhmentit të fondit dhe ofertuesve të shërbimeve.
    134
    Shihet, pra, se në fazën fillestare nevojitet një përkushtim serioz dhe një rol udhëheqës jo vetëm i
    Ministrisë së Shëndetësisë, por i gjithë spektrit politik të vendit.
    Me këtë Qeveri që ka Kosova aktualisht, secili prej këtyre proceseve është tashmë i rrezikuar.
    Rritja e pranueshmërisë nga ana e qytetarëve është me rëndësi edhe për faktin se në fillim të
    implementimit të mënyrës së re të organizimit mund të hasim në rezistencë nga ofruesit e
    shërbimeve mjekësore.
    Mjekët që kanë praktikuar marrjen e pagesave informale mund të rezistojnë trajtimin e të
    siguruarve, të cilët tani nuk preferojnë ofrimin e ryshfetit.
    Këto zhvillime mund të rrisin armiqësinë e qytetarëve kundër sistemit dhe rezistencën e tyre në
    bashkimin kësaj skeme.
    Të fillosh mbledhjen e premiumeve pa e kaluar këtë fazë të informimit dhe rritjes së mbështetjes
    së qytetarëve, është gabim shumë i madh dhe garanci për dështim të reformës.
    Nisur nga rëndësia që ka pranimi i këtyre ndryshimeve nga ana e qytetarëve, do të ishte shumë
    me rëndësi që të krijohet një perceptim që vetë ligji është përpiluar dhe mbështetet nga të gjithë,
    fakt ky që nuk është për Ligjin për sigurime shëndetësore që është miratuar më 2014 nga ky
    Kuvend në legjislaturën e kaluar.
    Si në çdo fushë tjetër, parashikimet qeveritare i japin kohë formimit të burimeve njerëzore për
    një punë të re të specializuar vetëm pak javë. Kjo është për shkak se që në fillim nismat në dukje
    reformatore nuk e kanë përnjëmend atë qëllim.
    Ndërtimi i kapaciteteve menaxhuese të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore del të jetë një
    komponent shumë me rëndësi në gjithë procesin e kalimit në sistemin e ri të administrimit. Pra,
    ofrimit dhe negocimit të shërbimeve shëndetësore.
    Kuadrot nuk përgatiten me trajnime dyjavore apo mujore, por kërkon kohë, resurse financiare
    dhe mbështetje teknike.
    Paralelisht me këtë, menaxhmenti e ka të mundshëm ushtrimin e rolit të vet, në fakt e ka vështirë
    të mundshëm në mungesë të statistikave cilësore shëndetësore, të cilat do të dilnin me saktësi nga
    sistemi i shumëpërfolur informativ shëndetësor, meqë të njëjtat shërbejnë edhe si pikënisje për
    çfarëdo dizajnimi të pakos bazike dhe kalkulim të çmimeve për shërbimet e ofruara.
    135
    Duke pasur parasysh karakterin e sistemit shëndetësor, gabimet sado të vogla në margjinë, në
    përcaktimin e këtyre çmimeve mund të rezultojnë vendimtare për suksesin, apo dështimin e
    gjithë reformës. Jo vetëm i gjithë procesi i dizajnimit të pakos dhe caktimit të çmimeve për njësi
    duhet të jetë i kompletuar para nisjes së grumbullimit të premiumeve, por i gjithë procesi
    nevojitet të jetë transparent.
    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Është thënë shumë herë se ministria i ka gati çmimoret, por diçka e tillë është ruajtur sikur të
    paraqiste ndonjë sekret shtetëror, që dëshmon mbi mendësinë e vjetër të menaxhimit me fondet e
    qytetarëve. Në një vend normal, me një qeveri të përgjegjshme, fushatat informuese, diskutimet
    publike, debate, shkrimet e seancat parlamentare për këtë çështje do të duhej të ishin me dhjetëra
    e qindra. Kur u soll në Kuvend Ligji për sigurimin shëndetësor në këtë formë që është sot,
    Lëvizja “Vetëvendosje” e sqaroi paraprakisht se ai e përmbante një seri gabimesh dhe një seri
    padrejtësish që çonin në dështimin paraprak të tij.
    Kjo sot është tepër e qartë dhe e dukshme për secilin prej nesh besoj. Problemi është se sa kohë
    duhet të ju presim që ju me këto gabime të qëllimshme që i nëpërkëmbni me njëri-tjetrin, që ta
    kemi një shtet normal, të drejtë dhe solidar. Unë them që ky është qëndrimi ynë, që kjo kohë
    është tashmë e kaluar dhe gjithashtu në këtë kuadër përfshihet edhe ky eksperiment i radhës që
    bëhet me qytetarët e Republikës së Kosovës nëpërmjet një sistemi të dështuar që nga fillimi për
    sigurimet shëndetësore. Faleminderit!
  • Zonja Kadrijaj e ka fjalën.
  • Faleminderit, kryesues!
    Të nderuar deputetë,
    Pas vitit ‘99, shëndetësia në Kosovë, sikur edhe sistemet e tjera, ka pësuar kolaps, si në aspektin
    organizativ, por edhe në atë financiar. Edhe pse reformat e financimit në shëndetësinë në
    dekadën e fundit kanë qenë dhe vazhdon të jenë prioritet i agjendës së partive në pushtet,
    sidomos në fushata parazgjedhore, ende deri më sot nuk ka pasur ndryshime në mekanizimin e
    financimit në shëndetësi. Duke e ditur se shëndetësia është një sektor i rëndësishëm, është dashur
    të jetë prioritet dhe jo prioritet deklarativ. Kur është pritur që ta sjellin në Kuvend pakoja e
    ligjeve, si pako e reformës në shëndetësi, në popullatë e të gjithë ne, është mirëpritur me
    shpresën se diçka e mirë do të ndryshojë për të mirë.
    Dhe, tash pas sa viteve e shohim se ajo pako e shpresës ka qenë një kamuflim qeveritar siç po
    bëhet me të gjitha veprimet, në mënyrë që populli të mbahet me shpresa të rreme se diçka e mirë
    po ndodh. Ende këto ligje s’po zbatohen në tërësi si ligje për shëndetësi, ndërsa pak a shumë po
    implementohet Ligji i odave të mjekëve, ndërsa sa për Ligjin për sigurime shëndetësore pa fijen
    136
    e turpit nga kryeministri dhe ministri po caktohen datat e fillimit të implementimit, 2015, 2016,
    2017. Dhe, ende nuk ka ndonjë sinjal pozitiv që do të fillojë të zbatohet ky ligj.
    Vitin në të cilin hymë do të jetë një vit i vështirë për shëndetësinë kosovare dhe për pacientët
    kosovarë, të cilët po kërkojnë trajtim në institucionet shëndetësore publike, sepse me këto
    institucione, përpos vullnetit të çeliktë të punëtorëve shëndetësorë për të qenë në shërbim të
    popullatës nuk ka diçka tjetër të mirë, sepse ju s’po investoni as në infrastrukturë, as në
    funksionalizim të klinikave, si ajo Kardiokirurgjike, e miliona para janë shpenzuar në klinika
    private e spitale në vende rajonale. Ju po e merrni guximin dhe po thoni se shëndetësia në
    Kosovë është falas, por nëse e bëjmë një llogaritje dhe e krahasojmë me vendet e rajonit e më
    gjerë del se tek ne shëndetësia është më e shtrenjtë, sepse nuk ka barna nga lista esenciale
    obligative për furnizim të institucioneve dhe normalisht që vetë pacientët detyrohen t’i blejnë
    nga xhepi i tyre. Mungesë e insulinës, mungesë e vaksinës, mungesë e citostatikëve që ka kosto
    tmerruese për qytetarët e varfër, e kjo ndodh se ju kur të tenderoni barërat në vend të
    përzgjedhjes së kompanisë më të lirë, ju e përzgjidhni kompaninë me çmimet më të larta dhe
    kështu zvarriteni nëpër gjykata, dhe kështu ka mungesa të barnave dhe qytetarët nuk mund ta
    marrin terapinë me kohë.
    Bile shumë qytetarë në pamundësi që t’i blejnë barnat detyrohen ta ndërpresin terapinë, e kjo u
    kushton me jetë, dhe kush jep përgjegjësi për këtë? Duket që 2017-ta prapë do të jetë një vit i
    vështirë për shëndetësinë kosovare, do të jetë një vit i vështirë për pacientët kosovarë, të cilët do
    të kërkojnë trajtim nëpër institucionet publike, sepse prapë kjo Qeveri, përpos premtimeve në
    letër se do ta ketë prioritet shëndetësinë, në fakt po shihet se shëndetësia nuk është prioritet.
    Menaxhmenti i lartë, Ministria e Shëndetësisë, ministri dhe strukturat menaxheriale që punojnë
    nëpër spitalet rajonale dhe në Qendrën Klinike Universitare po merren vetëm me punësimin e
    njerëzve, të cilët kanë influencë në partitë e tyre politike dhe në fakt shëndetësia keqmenaxhohet
    dhe keqqeveriset nga kjo politikë.
    Dhe, kisha disa pyetje: Pse nuk po iniciohet plotësim-ndryshimi i Ligjit për prokurimin publik në
    Ministrinë e Shëndetësisë për furnizim me barna kur dihet se barërat po blihen me çmime 20
    herë më të shtrenjta? A mos ka ndërlidhje me fillimin e implementimit të Ligjit për sigurime
    shëndetësore, me Ligjin për prokurim, duke marrë parasysh se ju keni planifikuar që me mjetet të
    grumbulluara nga Fondi për Sigurime Shëndetësore do të blihen fillimisht barëra.
    Cili është qëndrimi juaj në raport me luftimin e informalitetit, kur dihet se me fillimin e
    mbledhjes së premiumeve barrën më të madhe të pagesës do ta kenë bizneset e vogla e të mesme
    në raport me ekonominë dhe zhvillimin e këtyre bizneseve, që kryesisht janë familjare. A e keni
    përgatitur çmimoren e shërbimeve shëndetësore që do të ofrohen me pako bazike të mbuluara me
    137
    sigurim të obligueshëm, si dhe çmimoren e shërbimeve shëndetësore të mbuluara me sigurim
    shëndetësor plotësues?
    Cili është numri i personave të vetëpunësuar dhe a i keni identifikuar të gjithë qytetarët e liruar
    nga pagesa dhe të papunësuarit? Çka do të ndodhë me qytetarët, të cilët kanë kontraktuar me
    kompanitë private të sigurimeve, të cilat operojnë në Kosovë me kontrata afatgjate?
    Dhe, në fund, kisha thënë me plot të drejtë, ju e keni kolapsuar shtetin, e të mos flasim për
    shëndetësinë, e cila është në kolaps total. Faleminderit!
  • Faleminderit! Zoti Abdyl Ymeri e ka fjalën.
  • Faleminderit, nënkryetar!
    Të nderuar ministra,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Ka shumë përkufizime të shumta të ndryshme rreth shëndetit, por dua ta theksoj përkufizimin e
    Organizatës Botërore të Shëndetësisë si një ndër përkufizimet më gjithëpërfshirëse se shëndeti
    është gjendja e mirëqenies së plotë fizike, mendore dhe shoqërore, dhe jo thjesht mungesë e
    sëmundjeve apo e pafuqisë fizike të organizmit.
    Kurse shëndeti publik është një koncept social dhe politik që synon në përmirësimin e shëndetit,
    zgjatjen e jetës dhe përmirësimin e cilësisë së jetës midis gjithë popullatës nëpërmjet
    promocionit të parandalimit të sëmundjeve dhe formave të tjera të ndërhyrjeve shëndetësore. I
    citova këto dy përkufizime për të shikuar nga këndvështrimi ynë dhe përditshmëria jonë sot se
    vërtet në cilën masë është përmbushur objektivi i përgjegjësve të sektorit të shëndetësisë për një
    popullatë të shëndetshme dhe një sistem shëndetësor, i cili funksionon në mënyrën më të mirë të
    mundshme.
    Për bindjen time, por edhe të shumë ekspertëve të kësaj fushe, si dhe ankesat e shumta të
    pacientëve dhe atyre që frekuentojnë nëpër institucione shëndetësore, shihet se gjendja në
    shëndetësi nuk është në nivelin e dëshirueshëm, do të thotë nuk është shumë e mirë, edhe pse ka
    disa përmirësime, sidomos në infrastrukturë që kanë krijuar hapësira për zhvillim normal të
    punës së profesionistëve të shëndetësisë. Në këtë drejtim, në miratimin e fundit të strategjisë për
    zhvillimin e shëndetësisë në Kosovë, besoj se ministri me ekipin e tij do të angazhohet
    maksimalisht që të ketë përmirësime të dukshme në këtë fushë.
    Është e rëndësishme që ta kemi një lidhje të ngushtë ndërmjet sistemit shëndetësor dhe sistemit
    të sigurimeve shëndetësore si tërësi e një sistemi, i cili duhet të ofrojë përkujdesje publike
    shoqërore. Sigurimi shëndetësor është një pjesë jashtëzakonisht e dobishme e jetës së secilit dhe
    ka si qëllim që ta mbrojë pasurinë tuaj financiar, duke e promovuar shëndetin tuaj. E drejta në
    138
    sigurim shëndetësor paraqet një nga të drejtat themelore të njeriut dhe rrjedhimisht është
    parakusht që njeriu të mund t’i gëzojë shumë të drejta të tjera.
    Mungesa e deritanishme e një sistemi të sigurimeve shëndetësore ka shpërfaqur probleme dhe
    vështirësi për qasje të barabartë në shërbimet shëndetësore në raport me të drejtat e njeriut në
    përgjithësi, e veçanërisht efektet ndaj shtresave të caktuara të shoqërisë sonë, si familjet apo
    personat që jetojnë në asistencë sociale, pensionistët, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e
    luftës, të cilët janë më të goditurit ngase me trendët aktualë të çmimeve ata nuk arrijnë t’i
    mbulojnë shpenzimet e shërbimeve shëndetësore.
    Konsideroj se Qeveria e Kosovës duhet ta ketë në prioritet më të lartë sektorin e shëndetësisë me
    qëllim të investimeve dhe krijimit të kushteve për punë normale dhe paga dinjitoze për punëtorët
    shëndetësorë, në mënyrë që ta kemi një shëndetësi të avancuar me standarde evropiane, ku
    pacienti t’i ketë shërbimet shëndetësore më cilësore, që të mos ketë ankesa për listë esenciale të
    barërave, të definohet qartë dhe të ketë një ndarje ndërmjet shëndetësisë publike dhe asaj private,
    të ketë transparencë dhe një menaxhim më të mirë dhe në nivelin më të lartë nga përgjegjësit e
    kësaj fushe, e gjithashtu të ketë llogaridhënie për çdo dështim kudo në institucionet shëndetësore.
    I nderuar kryeministër,
    Është menduar që 1 janari 2017 është periudha ku do të fillojë s zbatuari Ligji për sigurimet
    shëndetësore, mirëpo kjo siç po shihet nuk do të ketë mundësi të zbatohet për faktin se dhe për
    shkak të kërkesave edhe të kompanive private dhe bizneseve edhe për një periudhë, dhe është
    mirë ta dimë ne dhe qytetarët se kur do të fillojë së zbatuari ky ligj. Kur do të fillojë mbledhja e
    perimumeve, kur do të jetë funksional Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, kur do të përfundojë së
    kompletuari Shërbimi Informativ Shëndetësor, në mënyrë që të jetë funksional në sistemin e
    shëndetësisë në tërësinë e tij? Kryeministri meqë e përmendi datën 1 korrik si datë të mundshme,
    unë mendoj që kur të ofrohet kjo datë mos do të ndodhë që ta shtyjmë afatin edhe për një kohë
    tjetër. Faleminderit!
  • Faleminderit! Zonja Bytyqi e ka fjalën.
  • Faleminderit, kryesues!
    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Se implementimi i Ligjit për sigurimet shëndetësore nuk është i rëndësishëm shihet edhe nga
    mospranim e kryeministrit këtu, që domethënë se ai nuk ka durim as t’i dëgjojë qytetarët, e lëre
    më që ta fusë në zbatim këtë ligj.
    Ligji për sigurimet shëndetësore, edhe pse i votuar në vitin 2014, asnjëherë s’ka filluar së
    zbatuari, plus tani është në plotësim-ndryshim, një ligj që nuk ka filluar asnjëherë të
    139
    implementohet. Por, mosimplementimi i këtij ligji nuk është i rastësishëm, sepse edhe Fondi
    Monetar Ndërkombëtar, edhe Banka Botërore kanë hezituar dhe nuk kanë besuar në këtë Qeveri
    që t’u japin fonde për krijimin e Fondit për Sigurimet Shëndetësore. Kjo për shkakun se
    domethënë ne kemi keqpërdorim të mjeteve edhe të Agjencisë së Privatizimit, edhe të
    tenderomania, edhe klanet e ndryshme që veprojnë në Republikën e Kosovës.
    Ju ende nuk e keni krijuar platformën me të cilën duhet të krijohet databaza e shënimeve
    personale qytetare, ku do të mund të identifikohen qytetarët në bazë të emrit, mbiemrit, gjinisë,
    vendlindjes e tjera. Domethënë, SISH-i në Republikën e Kosovës nuk është funksional edhe pse
    janë dhënë miliona euro, edhe nga Qeveria e Kosovës, edhe nga fondet e ndryshme që ky të
    funksionojë, e ne jemi dëshmitarë që SISH-i është ende jofunksional në Republikën e Kosovës.
    Gjithashtu odat e mjekëve janë jofunksionale, e edhe ato e kanë rolin e vetë në implementimin e
    Ligjit për sigurime shëndetësore. Ne jemi dëshmitarë të asaj se Bordi i SHSKUK-së është i
    pakompletuar, domethënë nuk e kemi një bord ose një organizëm që do të merret me Fondin e
    Sigurimeve Shëndetësore. Kjo i bie që kur ka zot shtëpie shumë, përgjegjësia mbetet e askujt.
    Tani proklamimi i ministrit që do të fillojë implementimi i sigurimit shëndetësor më 1 korrik, që
    ne nuk besojmë që kjo Qeveri është e gatshme të fillojë, por edhe nëse do të fillojë, qytetarët
    dëshirojnë të kenë sigurime kualitative dhe të kryhen të gjitha shërbimet, në të kundërtën ne do të
    ballafaqohemi me probleme të ndryshme.
    Derisa me ligj është paraparë sanksionimi për mospërmbushjen e obligimit ose mospagesën e
    premiumeve, cilat janë sanksionet për ofruesit e shërbimeve mjekësore nëse nuk ofrojnë
    shërbime të premtuara me ligj? Ligji për sigurimet shëndetësore është i një rëndësie të veçantë
    për qytetarët e Republikës së Kosovës, por ne nuk presim që kjo Qeveri do ta implementojë këtë
    ligj, duke i ditur problemet që ballafaqohemi ne edhe në Qendrën Klinike Universitare, por edhe
    në spitalet regjionale. Nuk e di se ku do të kryhen ato shërbime, kur të gjitha aparaturat e QKUK-
    së janë jashtëfunksionale, sidomos te Radiologjia, gjithashtu edhe laboratorët në QKUK, aty nuk
    kryhen shumica e shërbimeve të analizave laboratorike.
    Me ligj është e obliguar që kontrata të lidhet ndërmjet institucioneve të licencuara, e ne jemi
    dëshmitarë të asaj se shumica e institucioneve publike shëndetësore në Kosovë nuk janë të
    licencuara, prandaj nuk e di që kjo Qeveri a do ta shkelë ligjin në lidhjen e kontratave, apo si do
    të veprojë. Faleminderit!
  • Faleminderit! Zoti Shaip Muja e ka fjalën.
  • Faleminderit, zoti nënkryetar!
    Të nderuar deputetë,
    Të nderuar qytetarë,
    140
    Ne sot po diskutojmë për një temë, e cila sigurisht nuk do të ketë ndonjë fund pozitiv për dobinë
    e qytetarëve, sepse kjo temë duhet të diskutohet në një formacion tjetër dhe në një formë tjetër.
    Parashtruesi që e ka paraqitur këtë temë e ka radhitur bukur mirë, të jemi të sinqertë, por shtrirja
    në temë nuk mund të arrijë në rezultat, i cili neve do të na sjellë ndonjë dobi edhe për interes të
    qytetarëve. Ju kujtohet buxhet, para ca ditësh që e miratuam këtu, kur e pyeta ministrin, thashë
    “pse po ulet buxheti i shëndetësisë”, ai tha “sepse ne do ta rritim duke mbledhur premiumet”.
    Dhe, unë i propozova kryeministrit thashë “pa të keqe bonja një task-forcë se ky s’ka faj, ky nuk
    di ta organizojë shëndetësinë”. Nuk kemi personale asgjë në këtë problem, por jemi duke e bartur
    në shpinën tonë çdo ditë nga qytetarët dhe të gjithë jemi fajtorë në këtë temë.
    Në vitin 2007, kur ne si Parti Demokratike e kemi bërë ofertën për ta rregulluar shëndetësinë
    kanë qenë pesë pika, të cilat në pesë pika po sillen nga 2007-ta deri sot, po askush s’po i radhit,
    por asnjëherë nuk po them që nuk ka përgjegjësi Partia Demokratike, edhe pse asnjëherë nuk e
    ka udhëhequr Ministrinë e Shëndetësisë që së paku të jetë në tapetën e përgjegjësisë sot. Pika e
    parë ka qenë që të bëhet stabilizimi i sistemit të informimit shëndetësor. Unë e dëgjova
    kryeministrin dhe ata që e kanë dëgjuar që janë profesionalisht ia ka huq në shumë pika, por
    është detyruar të dalë të flasë diçka, sepse ia ka përgatitur dikush fjalimin dhe është huqje totale
    nga interpretimi çka ka bërë. Për keqardhje është që edhe deputetëve të tjerë ua kanë përgatitë
    fjalimet sa për ta marrë kohën dhe për të thënë diçka tjetër.
    Në pikën e parë do të thotë, në 2007-ën, kur ka filluar një iniciativë ndoshta shpresëdhënëse e një
    ekipi profesional, nuk po them unë ose dikush tjetër, por një ekip ka qenë i tërë, nuk është
    implementuar ajo pjesë dhe sot jemi duke u sjellë si në mjegull. Ka qenë stabilizimi i sistemit
    shëndetësor, ka qenë pika e dytë depolitizomi dhe decentralizimi i shëndetësisë. Ju jeni koshientë
    që në buxhetin e vitit 2014-2015, kur ky i njëjti ministër ju futi të gjithëve që të votoni për t’ia
    marrë buxhetin Qendrës Klinike Universitare, do të thotë për ta centralizuar, kur shërbimet i ka
    centralizuar brenda shërbimit shëndetësor, e që i ka orientimet politike nga Organizata Botërore e
    Shëndetësisë dhe nga ekspertët e shëndetësisë.
    Të gjithë këta, të cilët janë të paaftë, duan ta fusin në kontroll, në dorën e vet, çdo gjë, sepse
    vetëm dorës së vet i besojnë, por nëse çelet dora e tyre është e paaftë për ta sjellë në dobi
    shërbimin shëndetësor dhe pika e tretë, e cila ka qenë aftësimi i sektorëve, të cilët mungojnë në
    Republikën e Kosovës. Vetëm sot, zoti ministër, i kam këtu, mund t’i jap edhe e-mail-at, dy
    kërkesa, të cilat janë aq primitive, e janë aq të përgjegjshme për paaftësinë e juaj menaxheriale. E
    çdo ditë kam të tilla, ata që na i përgjojnë telefonat duhet të qajnë në e-mail-et tona, ose në
    mesazhet tona. Për shembull, sot thotë një papa-test ma bënë dhe biopsinë thanë po thonë për 2
    mars duhet bërë, nëse në 2 mars nuk ka...
  • Shaip, të lutem rreth sigurimeve e kemi, jo për biopsi.
    141
  • Po, kjo flet për sigurimet, zoti nënkryetar, për atë po them nuk është formacioni
    për të biseduar, sepse unë me ty nuk jam i barabartë edhe të bisedoj për këtë çështje, prandaj më
    lë të dal edhe në sistemin e informimit shëndetësor, të lutem!
  • Por, po flet në emër të Grupit Parlamentar...
  • ...nëse do të ishte stabilizuar Sistemi i Informimit Shëndetësor në Klinikën e
    Gjinekologjisë do të kishim pasur të dhëna se sa gjilpëra dhe sa material të reagensave në atë
    sistem ka në gjendje dhe pacientit nuk i thuhet hipotetikisht për 2 mars.
    Do të thotë, automatikisht e kishte parë në sistem dhe ky është ai komponenti, ose moduli i
    sistemit të sigurimit shëndetësor. Ose rezonanca tha “nuk po punon, por disave po ua bëjnë”, një
    rast tjetër. Nëse një rezonancë do ta kishte pasur një sistem të informimit shëndetësor dhe do ta
    kishte të përshkruar mënyrën e servisimit periodik të rregullt, me alert do t’i kishte dhënë, nuk do
    të kishte ardhur sot krejt Kosova, se shërbimi publik nuk e ka asnjë rezonancë. Kjo është
    përgjegjësi! Do të thotë nuk jep kurrkush përgjegjësi.
    Zoti kryeministër ka marrë pjesë nga fondet e USAID-it në vitin 2004 në një projekt prej 5
    milionë dollarëve për ta printuar një libër “blue print”, që njëri ndër komponentët ka qenë edhe
    sistemi i informimit shëndetësor dhe në atë libër, nëse do ta kishte lexuar, sot do t’i kishte dalë
    fjalimi më i mirë sesa që ia kanë përgatitur. Nga viti 2000 deri më tani thuhet se janë investuar
    mbi 40 milionë euro në Sistemin e Informimit Shëndetësor dhe Kosova me këtë territor të vogël,
    me këto shërbime, të cilat, nga fjalimi që e dëgjova kryeministrin, ai ia huq thotë “pjesën teknike
    është gati duke u bërë”, e de facto pjesa teknike është në vitin 2004 e kryer, që quhet “virtual
    private network”, ose “rrjeti konfidencial ose privat virtual i spitaleve, që përfshin intranetin
    brenda spitaleve dhe ekstranetin.
    Dhe, këta komponentë janë shumë teknikisht të thjeshtë. Sot ka teknikë dhe ka fatmirësisht
    ekspertë në Republikën e Kosovës që mund ta bëjnë perfekt. Por, ne kemi lënë fondet e
    Luksemburgut me njerëz të paaftë brenda shëndetësisë, të cilët menaxhojnë dhe fitojnë mëditje, e
    kemi lejuar një fond prej Bankës Botërore prej 20 milionë eurove për ngritjen e kapaciteteve të
    ndryshme, të cilat janë quajtur në anglisht “teaching the preaching”.
    Prandaj, ne nuk mund ta lejojmë një formë të tillë, kur një ministër thotë “premiumet do të
    mblidhen në janar” dhe kur i thashë “bëja task-forcën se e ka futur në kaos shëndetësinë” u
    tërhoqën, i kanë në Postën e Kosovës të printuara për të gjithë qytetarët t’ua dërgojnë e t’jua
    marrin juve këto. Por, në pyetjen që ia shtrova ministrit, i thashë, dikush e përmendi nga kolegët
    këtu, “hipotetikisht po themi sistemin e informimit, shtyllën teknike e paskemi të stabilizuar”.
    Shtylla humane se si ekziston është me shumë pikëpyetje. Por, pyetja kryesore - çmimorja është
    përcaktuar, kryeministri i cili pretendon se është ekonomist i famshëm, nuk e kupton ose s’do që
    142
    ta kuptojë se pse janë dy çështje në çmimoren e shërbimeve shëndetësore shumë të rëndësishme,
    për situata mikrofinanciare në Republikën e Kosovës, që janë ekspertë të shërbimeve
    shëndetësore, ekonomistë të shërbimeve shëndetësore, e që Republika e Kosovës s’e ka asnjë
    dhe nuk mund ta bëjë me komisione të cilat i kanë paraqitur këta dhe të formohet hipotetikisht
    një çmim sa kushton një apendiks.
    Më e keqja është, se këta flasin për sistemin shëndetësor, vetëm për sistemin publik. Sistemi
    shëndetësor është edhe ai privat. Tërë sistemi i bashkuar mund të paraqesë edhe hapësirat, të cilat
    nuk mund ta mbulojnë njëri tjetrin dhe e kombinojnë.
    Prandaj, çmimorja e shërbimeve shëndetësore, me këtë formë, me këtë standard, siç është duke u
    përgatitur, nuk kanë shans, sepse shtetet më serioze se sa ne kanë pasur serioze, duke sjellë
    faktorët mikrofinanciarë dhe mikrofinanciar të rritjes së GDP-së së shtetit. Ajo duhet të shkojë
    me tabela, me diagram, i cili shkon bashkërisht për ta nxjerrë një çmim.
    Në problemet e kësaj, që thonë “premiumet do të mblidhen”. Çdo ministër nga viti 2008 e deri
    sot kanë thënë çdo qershor kanë me fillua sigurimet shëndetësore, edhe ky po thotë në korrik, e
    ka shty për një muaj, por unë po ju them, në projektin që e ka Qeveria e Luksemburgut me
    Qeverinë tonë, që bashëfinancon, e ka në fund të vitit 2018 ta përfundojë projektin. Hipotetikisht,
    do të themi që nja 6 muaj ia kanë huqur, do të thotë deri në fund të 2025-ës nuk ka sigurime
    shëndetësore. Kanë pas thënë, kur ka qenë ministri Agani këtu, që deri në fund të 2018-tës nëse e
    bën ti, unë do të dal dhe të ndaj dekorata maksimaliste.
    Por, ky nuk do të mund të arrihet as deri më 2025-tën, nuk është faji te ky, është te ne. Ne duhet
    të ngrihemi në nivel të detyrës dhe të bëjmë task-forcën dhe të...
    (Ndërprerje nga regjia)
  • Deri tash jashtë teme ke, tash hyn në temë. Grupi po t’i jep. Në rregull, ama mos
    bërtisni kur të ju humbin minutat. S’ka më.
  • Zoti Xhavit, po ma merr temën, është një material, kam me ta dhënë, CISKO e
    ka të botuar dhe thotë “nëse do të arrish qëllime të mëdha për implementimin e strategjive në
    shëndetësi, filloni edukimin, së pari nga politikanët.”
    Kam me ta sjellë ty, kryeministrit e disa tjerëve, mandej do të vij e të flas këtu. Faleminderit!
  • Faleminderit për leksionin! Fjalën e ka Enver Hoti, nëse i ka mbetur ndonjë
    minutë. S’është këtu. Zafir Berisha e ka fjalën.
    143
  • Faleminderit, kryesues!
    Unë mendoj se debati që po zhvillohet do të jetë në kuadër të shumë debateve për tema jetike për
    qytetarët, që janë mbajtur në këtë Kuvend dhe jeta në fushën e shëndetësisë do të vazhdojë ashtu
    siç është, dramatike për qytetarët.
    Një gjë është shumë interesante që nga paslufta në Kosovë, pjesa dërmuese e atyre që janë marrë
    me politikë, që kanë qenë në institucione, duke përfshi edhe Kuvendin kanë qenë punëtorë të
    shëndetësisë, kanë qenë mjekë dhe, e kemi sektorin më të lënë mbrapa në Kosovë, shëndetësinë.
    Shtrohet pyetja tash, a kemi të bëjmë me mjekë profesionalisht të përgatitur për fushën e tyre apo
    mjekë që përgatiten për tu marrë me politikë dhe për ta dështuar shëndetësinë.
    Kështu që, unë po pres që Qeveria ta ketë prioritet fushën e shëndetësisë, sepse jemi dëshmitarë
    që miliona e miliona euro dalin jashtë Kosove shkaku i kolapsit, në të cilin gjendet shëndetësia
    në Kosovë. Faleminderit!
  • Faleminderit! Zoti Faton Topalli e ka fjalën.
  • Faleminderit, kryesues!
    Nëse themi se kemi një shëndetësi që po vdes, nuk kemi thënë ndonjë gjë të re, për shkak se kjo
    është e njohur për shumicën e qytetarëve të Kosovës, por në fakt problemi është se po vdesin
    edhe qytetarët si pasojë e politikës që po zhvillon Qeveria.
    Sipas statistikave të vitit 2014 vdekshmëria e foshnjave është më e larta në rajon. Derisa, për
    shembull, në Maqedoni në 100 mijë foshnja 5 vdesin, në Kosovë kjo shifër rritet në 12. Pra, në
    Kosovë vdesin 7 fëmijë më shumë se, për shembull, në Maqedoni.
    Arsyeja e vdekjes së tyre nuk është për shkaqe gjenetike. Vdekja e tyre është pasojë e
    keqmenaxhimit dhe korrupsionit në institucionet shëndetësore. Shembulli i vdekshmërisë së
    foshnjave është vetëm një nga mijëra shembuj të tillë. Këto shtatë foshnja që vdesin në Kosovë
    para moshës njëvjeçare, po të kishin jetuar në Maqedoni do të shkonin në shkollë, do të
    martoheshin, do të krijonin familje.
    E dhembshmja është që vdekja e tyre vjen si rezultat i vjedhjeve, i keqpërdorimit, pavarësisht që
    Republika e Kosovës ndanë çdo vit një buxhet të caktuar. Në një farë mënyre, kjo që po ndodhë
    është vrasje me paramendim. Dhe kjo nuk vjen rastësisht, vjen dhe për faktin që sistemi i
    menaxhimit të informatave ka dështuar tërësisht, ashtu siç e thanë edhe parafolësit. Për këtë
    sistem janë ndarë tash pesë vjet me radhë milionë euro, janë ndarë mjete edhe nga donatorë të
    huaj dhe në fund, subjekti që ka marrë tenderin pa e përfunduar punën i ka marrë paratë.
    144
    Pra, nuk është problem vetëm vjedhja e buxhetit, por problemi është që në mungesë të sistemit të
    informimit shëndetësor, gjë që po mundëson keqmenaxhimit dhe korrupsionin në shëndetësi, eh
    kjo po i vret fëmijët.
    Sot ankthi më i madh i çdo qytetari të Kosovës është sëmundja. Kjo, jo vetëm për faktin që nuk
    gjen shërim në spitalet tona, por në rastet e tilla duhet ta shesësh shtëpinë, tokën, traktorin,
    veturën,... vetëm për t’u trajtuar jashtë vendit.
    Qytetarët e Kosovës në mungesë të funksionimit të sigurimeve shëndetësore paguajnë
    jashtëzakonisht shumë për shëndetësi dhe rrezikojnë për ta humbur gjithë pasurinë, për ta
    rivendosur shëndetin. Në Kosovë ka shumë mjekë të mirë, profesionistë, punëtorë të vyeshëm
    dhe me etikë të lartë. mjerisht ata janë viktima e parë e kushteve të mjerueshme, keqmenaxhimit
    dhe korrupsionit.
    Po, a jemi në gjendje të punojmë më mirë edhe me këtë buxhet që kemi? Mendoj që një
    shembull i mirë është komuna e Prishtinës.
    Sot në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prishtinë mund ta bëni kontrollin e fëmijës, analizat e
    gjakut dhe trajtimin profesional vetëm brenda 30 minutash. Fal kontrollit të rregullt në shkollat e
    Prishtinës, sado që disa ministrave u duket qesharake, në më shumë se 20 raste janë identifikuar
    problemet e zemrës tek ta. Në vitin 2016 shërbimet mjekësore në Prishtinë janë shtuar për 17%,
    edhe pse buxheti është ulur për 34%. Pra, kemi më shumë shërbime me më pak buxhet, madje
    gati 1/3-ën e buxhetit. Pastaj, e habitshme por e vërtetë, është edhe fakti që QKUK edhe pse ka
    një buxhet shumë të madh për shëndetësi, pacientët i dërgon në qendrat mjekësore familjare në
    Prishtinë, nga se aty punojnë aparatet e rëntgenit.
    Kjo Qeveri ka vite që ka funksionalizuar sigurimin për automjete, sepse kjo u siguron disa
    milionë, më duket më shumë se 200 milionë brenda viteve të fundit, por nuk ka arritur të
    funksionalizojë sigurimin shëndetësor. Pra, kemi sigurim për makina, po qe se prishen makinat,
    janë të siguruara, por nëse prishet shëndeti i njeriut, nuk është i siguruar. Kur u bë Ligji për
    shëndetësi u tha që “kështu po japim një kontribut për zbutjen e varfërisë”. Mendoj që Qeveria e
    kishte menduar dhe perceptuar drejtë, që shëndeti, respektivisht ruajtja e shëndetit po i varfëron
    qytetarët e Kosovës.
    Tani, tre vjet pas miratimit të Ligjit për shëndetësi, qytetarët po thonë “na keni ndihmua valla, na
    keni... ndihmu”.
  • Ministri e ka kërkuar fjalën, zoti Rrahmani.
    145
  • Faleminderit, i nderuar nënkryetar i Kuvendit!
    I nderuar kryeministër,
    Ministra,
    Të nderuar deputetë,
    Pa dashur të hyj në ato diskutimet që atakojnë personalitetin dhe japin cilësime, për të cilat të
    tjerët besoj që janë duke e thënë fjalën, unë do t’i listoja radhazi të gjitha punët që Ministria e
    Shëndetësisë i ka bërë që nga marrja e mandatit, në drejtim të funksionalizimit të fondit të
    sigurimeve shëndetësore dhe të thellimit, ose të zbatimit të reformës.
    Ne e kemi mandatin që të zbatojmë ligjet ekzistuese dhe mbi bazën e këtij mandati ne kemi
    zbatuar vetëm ligjet dhe brenda kornizave ligjore edhe i kemi kryer punët.
    Që në fillim, me marrjen e mandatit ne kemi vlerësuar që sigurimet shëndetësore nuk janë as për
    afër nga ajo që u trumbetua nga koha e mëhershme, ose kabineti i mëhershëm qeveritar dhe
    ministri i shëndetësisë dhe kemi deklaruar, që nuk jemi as afër me sigurimet shëndetësore, sepse
    AFSH-në, paraardhësen e fondit të sigurimeve shëndetësore e kemi gjetur edhe pa rregulloren e
    organizimit të brendshëm, do të thotë, dokumentin bazë mbi të cilin është dashur të funksionojë
    Agjencia e Financimit Shëndetësor.
    Kjo rregullore, natyrisht që është nxjerrë dhe është miratuar nga Qeveria. Më vonë është formuar
    edhe Këshilli për funksionalizimin e fondit të sigurimeve shëndetësore, që me ligjin aktual të
    Ligjit për sigurime shëndetësore do të duhej të formohej 3 muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit, do të
    thotë as kjo nuk ka qenë dhe ky këshill për funksionalizimin e fondit të sigurimeve shëndetësore
    ka mbajtur dhe mbanë takime të rregullta dhe gjithmonë ka qenë miratues i dokumentacionit dhe
    punëve, që kemi kryer ne në Ministri.
    E kemi hartuar dhe nxjerrë Udhëzimin administrativ, mbledhja e premiumeve për sigurimin
    shëndetësor të obligueshëm. Gjithashtu, në këtë periudhë të përgatitjes për fillimin e mbledhjes
    së premiumeve janë hartuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe aprovuar nga Qeveria edhe Statuti i
    fondit të sigurimeve shëndetësore, Rregullorja për menaxhimin financiar të fondit të sigurimeve
    shëndetësore, për të vazhduar me përgatitjen e rregullores së re të organizimit të Agjencisë për
    Financim Shëndetësor, respektivisht fondit, sepse me Ligjin e ri të buxhetit janë lejuar edhe 26
    pozita të reja, të cilat kompletojnë deri diku mangësinë e kuadrove, të themi në AFSH,
    respektivisht në fond.
    Është bërë ndërkohë përshkrimi i vendeve të punës për 26 pozita, sepse duhet të merren ekspertë
    që do të bartin përgjegjësinë për implementimin e këtij ligji. Në këtë periudhë jemi angazhuar
    dhe ia kemi arritur që të kemi: planin e trajnimit për skemën e barnave jashtë-spitalore, do të
    thotë njerëzit duhet të përgatiten se si duhet të funksionojë kjo; pagesën për kujdesin parësor
    shëndetësor, respektivisht të ashtuquajturën pagesa për kapitacion, duke u bazuar në
    146
    performansë, dokumente këto të cilat janë finalizuar edhe me përkrahjen e projektit të
    shëndetësisë kosovare, të financuara nga huamarrja me Bankën Botërore.
    Krahas këtyre dy planeve specifike të trajnimit parashihen edhe trajnime të vazhdueshme të stafit
    ekzistues dhe atyre që do të rekrutohen në ndërkohë. Në kujdesin parësor shëndetësor tanimë ka
    filluar ky lloj trajnimi. Gjithashtu, jemi në koordinim me Ministrinë e Administratës Publike,
    ashtu siç e tha edhe kryeministri në fjalën e tij, që të sigurohet hapësirë për stafin shtesë të fondit
    të sigurimit shëndetësor.
    Ku jemi me legjislacionin, se u përmend shumë herë? Me këto, dje bile, dje, kush ka pasur
    mundësi të marrë pjesë, e promovuam publikisht Strategjinë Sektoriale 2017-2021, që është një
    dokument i pari i llojit të tillë, i nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë dhe unë, sigurisht që do ta
    shpërndaj së paku te Komisioni Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe do ta
    shihni se sa është punuar në atë dokument dhe sa është, sa indikatorë janë lehtë të matshëm dhe
    të vendosur aty, që të sigurojnë implementimin e strategjisë për pesë vjetët e ardhshme.
    Po ashtu, është miratuar në Qeveri koncept-dokumenti për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për
    sigurime shëndetësore. U diskutua këtu, pse? Gjatë zbërthimit të Ligjit për sigurime shëndetësore
    në detaje me agjencitë e ndryshme qeveritare, por edhe me ministritë tjera dhe të gjithë partnerët,
    të cilët kontribuojnë në implementimin e Ligjit për sigurime shëndetësore, është vërejtur se ka
    mangësi në ligj dhe pamundësohen implementimet e proceseve biznesore, që janë procese
    teknike që duhet të mundësojnë prej dhënies së premiumit deri te marrja e shërbimit. Do të thotë,
    jemi marrë vesh, jemi koordinuar me Komisionin Parlamentar që kjo të bëhet me prioritet. Ne
    dokumentin final e kemi, e qesim në diskutim dhe shumë shpejt do ta sjellim në miratim në
    Parlament.
    Udhëzimi administrativ për përcaktimin e kritereve për lirimin nga pagesa e premiumeve,
    bashkëpagesa dhe pagesat tjera për sigurim shëndetësor për qytetarët e Kosovës, sipas testit
    zyrtar të varfërisë. Është një udhëzim administrativ, që është duke u hartuar. Është formuar grupi
    dhe pritet që brenda pak muajve të bëhet, sepse ky test është shumë i rëndësishëm, që në të
    ardhmen, edhe pas fillimit të zhvillimit të fondit, sepse me fillimin e mbledhjes së premiumeve
    nuk instalohet në tërësi fondi funksional, do të duhet të identifikojë vërtet të varfrit në raport me
    ata që lirohen me ligje dhe skema të ndryshme sociale, mos të ngarkohen vërtet të varfrit për
    premiume, po ata të jenë nëpër skema të ndryshme të benifiteve.
    Është hartuar lista e të gjitha shërbimeve shëndetësore, që ofrohen në institucionet publike
    shëndetësore dhe ka përfunduar diskutimi publik me të gjitha institucionet spitalore, sidomos në
    Shërbimin Spitalor Kliniko-Universitar, por edhe me të tjerët të cilët kanë qenë të interesuar që të
    kyçen dhe të kontribuojnë.
    147
    Kjo është e ashtuquajtura “pako bazike” e shërbimeve shëndetësore, të cilat në të ardhmen fondi
    duhet t’i mbulojë, por duhet ta themi që pakoja bazike bashkë me çmimoren janë dinamike, nuk
    janë diçka që vendosen tash dhe do të qëndrojnë me vite, por çdo vit, varësisht prej kapacitetit të
    fondit dhe prej nevojave që paraqiten në sistem dhe mundësive të ofrimit të shërbimeve
    shëndetësore, ajo duhet të sillet në Qeveri dhe të nxirret vendimi për çdo vit.
    Çmimorja e shërbimeve shëndetësore, ne kemi vendosur që ta bëjmë këtë përmes sistemit të
    DRG-së. Jemi përcaktuar për formën e DRG-së në formën australiane, është përzgjedhur
    konsulenti i cili ka me dhënë vlerësimin se kushteve, respektivisht sistemit tonë shëndetësor cila
    formë, ose cili version i DRG-së është më i përshtatshëm dhe shumë shpejt ne do ta kemi në
    tavolinë cilën formë dhe atë formë do ta blejmë, sepse duhet blerë nga ai që e ka punuar
    fillimisht dhe e ka patentën.
    Është edhe draft-çmimorja, e cila është në diskutim. Natyrisht, se nuk është më e mira, por
    sigurisht se me një draft çmimore ne duhet vazhduar dhe është bërë nga ekspertë me
    metodologjinë çfarë është përdorur edhe për vendosjen e çmimoreve edhe në regjion, në Shqipëri
    e gjetiu. Unë them se e kam bërë vetëm një krahasim, kam pyetur sa është një seancë e dializës,
    sipas kësaj draft-çmimoreje, del sa është çmimi i një seance të dializës në Shqipëri. Do të thotë,
    do të ketë këtu mundësi të përmirësimit, por ajo do të jetë në proces sepse çmimoret, thash se
    janë diçka dinamike dhe varësisht prej mundësive të buxhetit dhe varësisht prej nevojave të
    sistemit dhe mundësive të ofrimit të shërbimeve edhe nxirren çmimoret. Këto dy aktivitete nuk
    janë të domosdoshme, as çmimorja, as lista e shërbimeve të kujdesit themelor shëndetësor, që të
    jenë ditën kur të fillojë mbledhja e premiumeve. Ne kemi propozuar në Qeveri, kemi kërkuar nga
    Qeveria, që të nxirret vendimi që të fillohet më 1 janar, sepse kemi pasur plan veprimi se si do të
    vijmë deri te të gjitha dokumentacionet dhe përgatitjet, që kur të jemi të gatshëm të ofrojmë
    shërbime shëndetësore duhet të kalojë një periudhë. Por, ka qenë konsultimi dhe mirëkuptimi
    edhe i Qeverisë për vërejtjet që janë bërë, që me i marrë edhe 6 muaj shtesë, deri sa të
    përgatitemi. Po, këto dy çmimore dhe lista e shërbimeve themelore nuk janë të domosdoshme në
    fillim.
    E kemi zbërthyer Ligjin e sigurimeve shëndetësore deri në atë masë, sa që kemi ardhur në pikën
    kur kemi vlerësuar se si dhe sa do tu kushtojë qytetarëve, që nuk janë as në skema sociale, po as
    nuk janë të punësuar, ose të vetëpunësuar. Ata që do të paguajnë nga 2 euro sipas ligjit për
    anëtarë të familjes në baza mujore. Dhe, kjo ka qenë pikënisja që ne kemi marrë iniciativën të
    hulumtojmë mundësi të tjera, që qytetari për 2 euro të mos paguajë 2,5 euro shtesë në bankat
    komerciale, po e kemi arritur një marrëveshje me Postën e Kosovës, e cila marrëveshje
    nënkupton edhe disa shërbime të tjera, që futen në atë kuadër të shërbimeve për informimin e
    qytetarëve.
    148
    Deri tash, brenda kësaj marrëveshjeje janë shpërndarë rreth 300 mijë fletëpalosje, ose janë të
    gatshme të vazhdohet me shpërndarjen e tyre, për informimin e qytetarëve rreth obligimeve dhe
    të drejtave pas fillimit të mbledhjes së premiumeve.
    U përmend shumë sistemi i informimit shëndetësor. Unë them që sistemi i informimit të fondit
    është një modul, një pjesë e tërë asaj tërësie siç është sistemi i informimit shëndetësor dhe,
    thjeshtësimi i këtij projekti, sistemi i informimit shëndetësor, vetëm në proceset e sigurimeve
    shëndetësore është gabim, sepse sistemi i informimit shëndetësor është një projekt i cili, e kam
    thënë edhe më herët këtu, megjithëse shumë herë po më citojnë gabimisht, është më i
    rëndësishëm se sa sigurimi shëndetësor për reformimin e sistemit.
    Unë do t’jua jap edhe disa shpjegime shtesë. Softueri është i bërë për sistemin e informimit
    shëndetësor të fondit dhe është funksional. Janë në përfundim licencat, instalimi i licencave në
    data-qendër në MAP dhe konfigurimi. Është zhvilluar pakoja standarde për të dhënat minimale
    për person. Janë definuar proceset e punës me Administratën Tatimore të Kosovës, janë definuar
    proceset e punës me Agjencinë e Regjistrit Civil. Është bërë interkonjeksioni ndërmjet ATK-së,
    ASHI-së dhe SIF-it, Sistemit të Informimit të Fondit, interkonjeksioni në mes ARC-së, ASHI-së
    dhe Sistemit të Informimit të Fondit dhe është marrë, është kërkuar aprovimi nga organi
    kompetent për shfrytëzimin e të dhënave nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave
    Personale, që është obligim.
    Kemi nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale të ofruara shënimet 100% në formë
    elektronike për të gjithë individët, që përfitojnë nga skemat sociale. Do të thotë, kjo është
    përmbushur dhe janë integruar. Me Bankën Qendrore kemi përfunduar punët. Janë hapur tri
    llogari: llogaria e të hyrave; llogaria operative dhe llogaria e fondit rezervë.
    Cilat janë përfitimet që pas mbledhjes së premiumeve do t’i kenë qytetarët?
    Është skema e barnave jashtë-spitalore. Me përkrahjen e projektit të shëndetësisë Kosovare
    Agjencia e Financimit Shëndetësor, respektivisht Fondi, ka përgatitur planin e implementimit të
    skemës së barnave jashtë-spitalore 2017-2020. Kjo agjenci është duke punuar në aktet legale, që
    do të mundësojnë implementimin e skemës së barnave jashtë-spitalore. Po ashtu, është duke u
    konsultuar me komunitetin profesional farmaceutik, se si kjo duhet të shkojë dhe cilat do të jenë
    çmimet dhe si do të realizohet e tëra.
    Dy udhëzimet administrative veç i kemi të draftuara, që e rregullojnë këtë fushë. Njëri është për
    çmimet e barnave dhe kategoritë e qytetarëve me të drejtë rimbursimi të barnave dhe tjetri është
    definimi i kushteve për kontraktim të barnatoreve private për listën e rimbursueshme.
    149
    Deri në fund të marsit 2017 ne mendojmë se do ta kemi krejt të qartë se cili është pako bazike e
    përfitimit të barnave jashtë-spitalore. Duhet ta dimë, që fillimisht fondi nuk do të ketë mundësi
    që të mbulojë të gjitha nevojat, ose të mbulojë të gjithë nevojën për barna, ta rimbursojë gjithë
    nevojën për barna, sepse fondet që do të akumulohen do të jenë shumë më të vogla, se sa ato që
    janë në sistem.
    Përfitimi i dytë është pagesa për kapitacion sipas performansës për kujdesin parësor shëndetësor,
    që dikush e përmendi “na e kanë cunguar fondet, e tjerë...”. 1/2-ta e kredisë që është marrë me
    Bankën Botërore shkon për forcimin e kujdesit parësor shëndetësor dhe është komponenti i dytë,
    komponenti i dytë i kësaj marrëveshjeje dhe pas definimit të manualit operacional për skemën e
    pagesës për kapitacion duke u bazuar në performansë në kujdesin parësor shëndetësor, ne kemi
    përzgjedhur 6 komuna pilotë, kanë qenë 4 në projektin e Bankës Botërore, i kemi shtuar edhe dy,
    janë bërë 6, për shkak se Qeveria ka mirëkuptuar dhe ka ndarë buxhet më shumë për këtë skemë.
    Dhe, para disa ditësh, më dy të këtij muaji kemi nënshkruar marrëveshjen për shkuarjen përpara
    me këtë komponent dhe thënë të drejtën, edhe komuna e Prishtinës, po pak me vonesë, ka ardhur
    dhe e ka nënshkruar, është pjesë e këtij projekti. Indikator ka qenë Sistemi i Informimit
    Shëndetësor.
    Çka do të fitojnë komunat nga kjo? I vetmi kriter është evidentimi i qytetarëve për qendër të
    mjekësisë familjare. Për çdo qytetar të evidentuar për qendër të mjekësisë familjare që është
    njëlloj parahyrjeje në procesin e zonimit dhe përzgjedhjes së mjekut nga çdo qytetar përfitojnë
    nga 2,4 euro në këtë vit. Thashë se kemi nënshkruar me komunat.
    U përmend shumë, që kemi nevojë...
    (Ndërprerje nga regjia)
  • Vazhdojani se është duke folur në minutazhin e Grupit Parlamentar të LDK-së.
  • Shpesh është thënë se duhet të kemi një komunikim me intensiv
    me publikun, partnerët dhe kontribuuesit, rrjedhimisht edhe përfituesit nga fondi.
    Sot mund të themi se është hartuar strategjia e komunikimit, gjithashtu me mbështetje të projektit
    Shëndetësia kosovare nëpërmjet huamarrjes në Bankën Botërore, për katër vjetët e ardhshme.
    Tash janë duke u zhvilluar procedurat e përzgjedhjes së kompanisë, e cila nga prilli i vitit 2017
    do të fillojë implementimin e kësaj strategjie rresht katër vjet. Ndërkohë, ne kemi shfrytëzuar
    edhe forma të tjera të informimit të publikut, nëpërmjet kapaciteteve përbrenda Ministrisë së
    Shëndetësisë dhe Agjencisë së Financimit Shëndetësor, nëpërmjet komunikatave, intervistave,
    150
    konferencave, debateve, ueb-faqeve që janë funksionale dhe marrëveshjes që e përmendëm më
    herët me postën.
    Unë do të mundohem të jap disa informacione rreth sistemit të informimit shëndetësor në
    shpejtësi.
    Në vitin 2008 është bërë një hulumtim i studimit të fizibilitetit të sektorit të shëndetësisë,
    mbështetur nga Komisionit Evropian. Mbi bazën e atij studimi kanë dalë edhe disa rekomandime
    dhe një nga ato rekomandime është zhvillimi i sistemit të integruar të informimit shëndetësor.
    Dhe, nga ky dokument është nxjerrë strategjia e informimit shëndetësor, SHIS, 2010 - 2020,
    është bërë plani i veprimit dhe kostimi. Ai kostim ka dalë që për të implementuar në tërësi këtë
    strategji të informimit shëndetësor duhen 17 milionë.
    Unë nuk e di sa milionë janë investuar prej vitit 2002, por i kam shënimet sa janë investuar pas
    nxjerrjes së kësaj strategjie. Janë investuar përafërsisht në pjesë të barabarta 6 milionë euro dhe
    parashihet që në vitin në vijim të investohen edhe rreth 6 milionë euro të tjera që të mund ta
    shtrijmë rrjetin në të gjitha institucionet shëndetësore.
    Ky sistem i integruar është unik dhe është sistem shumë i mirë, sepse nuk kemi pasur nevojë ne
    të integrojmë shumë sisteme. Është e përzgjedhur një platformë dhe në momentin e realizmit do
    të jetë shumë funksional.
    Çfarë ka ndodhur? Për harduerin në fazën pilot ka filluar më 2013. Do të thotë është përzgjedhur
    Prishtina, QKUK dhe zona e regjionit të Prizrenit.
    Janë investuar deri më tash nga Ministria e Shëndetësisë 489 067 euro, e Luksemburgu 1 milion.
    Kjo ka qenë faza e parë.
    Nuk janë 70% të institucioneve që është deklaruar, por 30% të institucioneve janë përfshirë në
    zonën pilot. Dhe, sot flasim për 62 institucione te të cilat është instaluar hardueri dhe është duke
    u testuar dhe duke funksionuar SISH-i. E keni shembullin e komunës së Prishtinës që e
    përmendët dhe e dimë se, duke funksionuar me përjashtime të vogla, aty ku ka pasur ndryshime
    infstrukturore e organizative, por mjaft mirë është duke shkuar edhe në regjionin e Prizrenit.
    Ka pasur problem në fillim të implementimit të strategjisë së SISH-it, sepse është dashur
    Ministria e Shëndetësisë të investojë në Qendrën e Informatave në MAP, të krijojë kapacitetet e
    veta. Dhe, aty janë investuar 970.000 euro aparaturë për krijimin e kapaciteteve, që në ‘data
    qendër’ do të duhej dhe ka nevojë edhe më tutje të investohet që ne të kemi SISH-in funksional.
    151
    Tash, jemi duke përgatitur fazën finale të shpalljes së tenderit për përzgjedhjen e kompanisë, e
    cila do të shtrijë rrjetin dhe aparaturën harduerike në gjithë pjesën tjetër të Kosovës, në
    institucionet e mbetura, plus 30% e zonës pilot.
    Të kuptohemi se, për shkak të ndryshimeve ka pasur nevojë të shtohen edhe 30% këtu. Dhe, kjo
    llogaritet që do të kushtojë diku rreth 6 milionë euro deri në fund.
    Fillimi i implementimit të kontratës për softuer të SISH-it është bërë në dhjetor të vitit 2014.
    Softueri prokurë është përshtatur dhe vazhdon të përshtatet sipas nevojave të procesit biznesor
    dhe specifikat e sistemit shëndetësor.
    Sot janë regjistruar në sistem të informimit shëndetësor këta regjistra: regjistri civil; regjistri i
    institucioneve shëndetësore; regjistri i stafit shëndetësor; regjistri i barnave dhe ISD 10.
    Struktura softuerike funksionale. Këtu ne e kemi njëfarë skeme, unë mund t’jua shpërndaj.
    Procesi i zhvillimit të softuerit po vazhdon me temp të shpejtuar, por gjithmonë duke u bazuar në
    dinamikën dhe gatishmërinë e institucioneve shtetërore si dhe organizimit strukturor përbrenda
    institucioneve, duke përfshirë edhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe momentalisht është duke u
    bërë përshtatja e softuerit për këto procese në vazhdim: softueri për proceset biznesore spitalore,
    laborator, rëntgen, vaksinim, raportim dhe statistika.
    Folëm për sistemin e informimit të fondit, s’dua t’ju lodh, por dua t’ju them se deri tash janë
    trajnuar 3 500 punëtorë shëndetësorë për përdorimin e softuerit në zonën pilot. Prej tyre janë 729
    mjek, 1 724 infermierë dhe të avancuar 207. Nëse doni sipas komunave janë: në Dragash 68; në
    Malishevë 116; Prishtinë 1 302; Prizren 925; Rahovec 101; Suharekë 137; Mamushë 11. Janë të
    evidentuar 2 660, plus stafi tjetër përcjellës. Këta janë punëtorë shëndetësorë, mantelbardhë.
    U përmend një lloj qendre nacionale për operim, e të tjera. Unë them se për shkak të mungesës së
    resurseve njerëzore, jo vetëm në Ministri të Shëndetësisë, por edhe në institucione shëndetësore
    Ministria e Shëndetësisë ka përdorur formën e realizimit të shërbimeve, me qëllim të mbulimit të
    shërbimeve dhe të vazhdimit të projektit tutje.
    Ministria e Shëndetësisë së bashku me partnerin mbështetës “Lux Development” ka siguruar
    mbështetjen teknike profesionale dhe mirëmbajtjen e sistemit deri në muajin shtator 2017.
    Mbetet në vazhdimësinë e proceseve se si do të shkojmë tutje për mirëmbajtje dhe ecje tutje.
    Dhe, është themeluar Qendra operative e sistemit, qendër kjo që operon, mbikëqyr dhe definon
    politika standarde dhe avancimin e mëtutjeshëm të sistemit të informimit shëndetësor.
    152
    Tash Ministria e Shëndetësisë, duke dashur të ketë një proces digjital të avancuar dhe të
    pranueshëm për platformat që monitoron, ka zhvilluar dhe avancuar shumë sisteme të
    brendshme, duke përfshirë edhe softuerin për: licencimin dhe rilicencimin e profesionistëve
    shëndetësorë; stokun farmaceutik; Inspektoratin shëndetësor, licencimin e institucioneve private
    shëndetësore; sistemin e evidentimit të statistikave shëndetësore; resurset humane të integruara
    për tërë territorin e Kosovës, e të tjera.
    Unë këtu i kam edhe shifrat e investimeve që janë bërë pas aprovimit të strategjisë që flet se
    Ministria e Shëndetësisë në total ka ndarë 3.057.023.62 euro, ndërsa “Lux Development” ka
    ndarë 2 948 266,5 euro.
    U përmendën edhe disa çështje që janë jashtë temës, e unë për atë nuk dua t’ju marr kohë, por
    besoj që edhe në pyetjet parlamentare, po edhe në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi do të
    arrijmë t’i adresojmë, por gjithmonë unë jam i gatshëm që nëse doni për të gjitha rrjedhat në
    shëndetësi ne mund të bisedojmë hapur. Faleminderit!
  • Faleminderit! Fjalën e ka zonja Luljeta Veselaj-Gutaj.
  • GUTAJ: Faleminderit, nënkryetar!
    I nderuar kryeministër,
    Të nderuar ministra,
    Kolegë deputetë,
    Qytetarë të nderuar,
    U bënë 3 vjet që Ligji për sigurimet shëndetësore ka hyrë në fuqi dhe ende nuk kemi
    implementim.
    Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se është një çështje shumë komplekse, por njëkohësisht e dimë
    se ky ligj është i një rëndësie shumë të veçantë. Ta sigurosh shëndetin nuk është luks, por është
    domosdoshmëri e kohës.
    U tha se janë kryer përgatitjet e duhura dhe në janar, nën thonjëza, po e them, “po fillohet me
    mbledhjet e premiumeve”. Doli e kundërta se nuk paskan përfunduar këto përgatitje.
    Zoti ministër, sa jeni të sigurt që e potencuat se deri në korrik do të kryhen të gjitha përgatitjet
    për të filluar implementimi i këtij ligji. Dhe, ajo që është më e rëndësishmja, qytetarit nuk po i
    bën më përshtypje fakti se kur do të fillojë të paguajë, por qytetarit po i intereson se kur do të
    fillojë të përfitojë nga kjo pagesë.
    153
    Duke nisur nga ky fakt, që me përmbledhjen e premiumeve po kemi vonesa për shkak të
    mospërgatitjeve të nevojshme, ekziston risku që ngjashëm të kemi vonesa edhe me fillimin e
    blerjes së shërbimeve.
    Andaj, pyetja ime është kjo: Në momentin që fondi fillon të mbledhë pagesa, pas sa muajsh do të
    fillojë t’i japë shërbimet?
    A do të përfitojnë qytetarët në gjithë territorin e Kosovës apo do të jenë të ndarë në qytete të
    ndryshme?
    Dhe, çfarë nëse pas kësaj periudhe qytetarët nuk fillojnë të marrin benefitet? A nënkupton kjo se,
    nëse pas 3 muajsh, për shembull, qytetari nuk fillon të marrë përfitimet, a duhet të ndërpresë
    pagesat deri në fillim të marrjes së përfitimeve? Faleminderit!
  • Faleminderit! “Nisma” i ka edhe 30 sekonda, s’është askush këtu. Nehat Baftiu e
    ka fjalën. S’është as Nehati. Selvije Halimi? S’është! Visar, a e do fjalën në fund, apo? I ke edhe
    2 minuta... Atëherë, zoti Visar Ymeri e ka fjalën.
  • Faleminderit! Së pari, duhet të kemi parasysh situatën në cilën gjendemi sot në
    sektorin e shëndetësisë në përgjithësi, për të cilën as ministri e as kryeministri ose nuk janë të
    vetëdijshëm, ose nuk donë ta përmendin.
    Pra, kemi një dështim të jashtëzakonshëm në sektorin publik. Kemi një mosfunksionim të
    Inspektoratit shëndetësor, paqartësi rreth procedurave të licencimit dhe akreditimit të spitaleve
    private, për shembull Spitalin amerikan që është licencuar jashtëligjshëm të veprojë brenda
    oborrit të Qendrës Klinike Universitare.
    Vendimi për mbledhjen e premiumeve pa përgatitjet e duhura është goditja e fundit që i bëhet
    gjithë sektorit publik, duke përshirë edhe stafin e tij në funksion të bizneseve të lidhura me
    partitë politike në pushtet, pra me spitalet private.
    E dyta. Dëgjova edhe ministrin që e përmendi se në vend të implementimit të plotë të SISH-it
    mund ta përdorim edhe sistemin informativ të fondit, si një nga komponentët e SISH-it, i cili do
    të mjaftonte për fillim.
    Mendoj se kjo as që është e vërtetë dhe është rrugë jashtëzakonisht e rrezikshme po të hyhet në
    këtë drejtim, sepse SISH-i do të duhej t’i kishte të gjithë komponentët në mënyrë që të jetë
    funksional dhe të jetë i përdorshëm për funksionimin e plotë të fondit të sigurimeve shëndetësore
    dhe një funksionim transparent të tij.
    154
    Në të do të duhej të ishin edhe regjistri i pacientëve, regjistri i personelit, çmimorja komplete dhe
    të gjithë komponentët e tjerë për ta bërë sistemin e informimit shëndetësor të përdorshëm dhe
    funksional.
    Përndryshe, do të kishim vetëm krijimin e një data baze jofunksionale dhe jo të mjaftueshme për
    funksionalizimin e sistemit të sigurimeve shëndetësore në përgjithësi.
    Po ashtu, nëpërmjet sistemit të integruar dhe të centralizuar të informimit shëndetësor do ta
    kishim më të lehtë edhe të kuptojmë se ku do të duhej të alokoheshin investimet në sektorin
    publik për ta përmirësuar shëndetësinë, se çfarë barash do të duhej t’u ofronim qytetarëve të
    Kosovës, cilat sëmundje do të ishin më të... ose statistikisht më të shpërndara te qytetarët e
    Republikës së Kosovës, në mënyrë që pastaj të investojmë edhe në shëndetin publik. Por,
    veçanërisht në preventivë që do të duhej të ishte njëri prej mekanizmave më të përdorur për sa i
    përket sistemit të shëndetit publik.
    Dhe, asnjëra prej këtyre pa funksionalizimin e plotë të SISH-it nuk mund të bëhen dhe ky
    dështim në funksionalizimin e SISH-it, natyrisht se është përgjegjësi edhe e kësaj Qeverie, dhe jo
    vetëm të kësaj Qeverie, për shkak se, siç e përmendët edhe ju, ka filluar shumë më herët dhe
    asnjëherë nuk janë adresuar brengat dhe shqetësimet që janë ngritur për funksionalizimin e tij,
    dhe veçanërisht për nivelin e lartë të korrupsionit në këto para të derdhura në këtë fond dhe të
    mos jenë të implementuara asnjëherë as në harduer dhe softuer për sa i përket funksionalizimit të
    tij.
  • Faleminderit! Fjalën e ka Salihe Mustafa.
  • Faleminderit, kryesues!
    I nderuar kryeministër,
    Ministra,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Sot po diskutojmë për një çështje shumë të rëndësishme, për sigurimet shëndetësore. Kemi
    dëgjuar prononcime të ministrit të Shëndetësisë nëpërmjet mediave, kemi bërë pyetje
    parlamentare dhe mendoj që kjo interpelancë është me rëndësi, sepse ky është vendi ku duhet të
    kritikojmë, por edhe të japim idetë e sugjerimet tona për përmirësimin e gjendjes së shëndetësisë
    dhe për fillimin e implementimit të Ligjit për sigurimet shëndetësore.
    Është e vërtetë se ka kaluar kohë nga miratimi i Ligjit për sigurime shëndetësore dhe nga shumë
    diskutues u tha se ende nuk jemi gati, sepse nuk janë bërë përgatitjet e duhura për fillimin e
    mbledhjes së premiumeve, siç është sistemi informativ shëndetësor, lista e kujdesit themelor
    shëndetësor, çmimorja e shërbimeve shëndetësore dhe shumë përgatitje të tjera.
    155
    Pajtohem se do të duhej të bëheshin përgatitjet e nevojshme dhe pastaj të fillohet me mbledhje të
    premiumeve dhe fillimin e zbatimit të Ligjit për sigurime shëndetësore. Mirëpo, unë mendoj se
    nuk kemi më kohë për të humbur dhe qytetarët tanë të jenë ende pa sigurime shëndetësore.
    Edhe përkundër faktit se Ministria e Shëndetësisë ka ende punë për të bërë, mendoj se me një
    përkushtim më të madh deri më 1 korrik do të mund të kryhen obligimet e mbetura dhe të fillohet
    me mbledhje të premiumeve.
    Unë jam ithtare e asaj se më mirë të fillohet me mbledhje të premiumeve dhe gjatë rrugës të
    tejkalohen vështirësitë që do të na dalin për zbatim të Ligjit për sigurime shëndetësore, sepse
    jemi dëshmitarë se edhe ligjet që po i miratojmë në Kuvend nuk po kalon shumë kohë dhe
    shpesh kemi nevojë për plotësim-ndryshime. Andaj mendoj se duhet të fillohet dhe të tejkalohen
    vështirësitë që do të na dalin gjatë rrugës. Faleminderit!
  • Faleminderit! Zonja Labinotë Demi-Murtezi.
    LABINOTË DEMI-MURTEZI: Faleminderit, kryesues!
    I nderuar kryeministër,
    Ministra,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    T’i kontribuosh vendit nëpërmjet implementimit të Ligjit për sigurimet shëndetësore do të thotë
    të luftosh korrupsionin dhe krimin e organizuar në fushën më humane – shëndetësinë.
    As kjo Qeveri dhe as të tjerat para saj nuk kanë kursyer fjalë se shëndetësia është prioritet
    qeverisës, sikurse në praktikë asnjëherë nuk është bërë sa duhet.
    Vendi ynë i udhëhequr nga dy partitë më të mëdha në vend nuk ka edhe asnjë arsye të vetme që
    pas dy vjet e më shumë mandat të kësaj qeverisjeje të mos ketë bërë diçka konkrete në këtë
    drejtim.
    Ju rikujtoj se gjatë vitit 2015 personalisht kam përkujtuar Qeverinë dhe Ministrinë e
    Shëndetësisë për tejkalimin e afatit kohor të paraparë për miratimin e rregullores për formimin e
    bordit, i cili do të bënte mbledhjen dhe mbikëqyrjen e premiumeve, që ishte prilli i vitit 2015.
    Po ashtu kam tërhequr vërejtjen, duke përkujtuar se fondet e ndara nga Banka Botërore dhe
    Qeveria e Luksemburgut në mirëbesim për reforma shëndetësore, të filluara në mandatin e kaluar
    nga ish-ministri Agani, duhet të jenë një arsye më shumë për konsideratë pikërisht edhe për
    shkak të kësaj mbështetjeje disamilionëshe.
    156
    Ministri Rrahmani ka pasur shumë herë pyetje parlamentare për këtë çështje nga deputetët dhe
    gjithmonë kemi marrë fjalë e data, në të cilat kemi shpresuar dhe që sot nga ky debat dhe
    deklarimet e shumta me ndërrime datash dhe veprimesh, po shohim se jemi larg të dëshiruarës.
    Konsideroj se Qeveria nga fjala prioritet, tani e tutje, bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë duhet
    të kalojnë në veprim urgjent, nëse vërtet dëshirojnë të bëjnë diçka në këtë drejtim.
    Përndryshe, duke dhënë një vlerësim të përgjithshëm nga debati, i cili ishte përmbajtjesor, por
    edhe elektoral, në fushata të ardhshme elektorale dhe debate në Kuvend nuk e di se kush kujt më
    shumë do t’ia drejtojë gishtin për interesat dhe përfitimet nga situata e krijuar në shëndetësi,
    përkatësisht nga dështimet e pafundme, të cilat po i vuajnë vetë qytetarët e vendit. Faleminderit!
  • Faleminderit! Zoti Baftiu e ka fjalën.
  • I nderuar nënkryetar i Kuvendit,
    I nderuar zoti kryeministër,
    I nderuar ministër i Shëndetësisë,
    Të nderuar deputetë,
    Qytetarë të nderuar,
    Fillimisht falënderoj kompanitë e sigurimeve vendëse, të cilat, pas deklaratës time në
    Komisionin për Shëndetësi, deklaratë kjo që u bë hit në media, duke mos kapur thelbin e
    deklaratës, kanë shprehur gatishmërinë e tyre që të më sigurojnë shëndetin e familjes falas.
    Me informatat që unë posedoj, Ligji për sigurimet shëndetësore ka paraparë një sërë të drejtash
    dhe detyrimesh për institucionet shëndetësore publike, publiko-private, private dhe për qytetarët
    e Republikës së Kosovës.
    Në përgjithësi, ligji si dokument është përpiluar në bazë të standardeve dhe në përputhje me
    gjendjen e përgjithshme në vend, por si i tillë është shumë vështirë të implementohet. Andaj edhe
    pa filluar zbatimi është ngritur nevoja për plotësim-ndryshimin e tij dhe kjo tregon një
    joseriozitet në relacion me sponsorizuesit e ligjit dhe aktorët relevantë të tij.
    Në rastin konkret, kur jemi duke diskutuar për plotësim-ndryshimin e këtij ligji, duke u bazuar në
    koncept dokumentin kemi vërejtje që në fillim me përbërjen e Grupit punues të formuar nga ana
    e Ministrisë së Shëndetësisë.
    Mungojnë përfaqësuesit e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, si dhe përfaqësues nga
    sektori privat, respektivisht përfaqësuesit e odave ekonomike vendore dhe ndërkombëtare.
    157
    Ligji në tërësi ka vërejtje, por bazë për plotësim-ndryshimin e tij janë çështje të cilat kanë të
    bëjnë me Administratën Tatimore të Kosovës, gjegjësisht çështjet administrative, të cilat duhet të
    përmbushen për mbledhjen e premiumeve shëndetësore.
    Në rastin konkret, çështjet e natyrës administrativo-teknike do të mund të rregulloheshin me akte
    nënligjore, çështje të cilat duhet t’i trajtojë ky ligj në kontekst të ATK-së. Do të thotë, duhet të
    jetë forma dhe përcaktimi i burimeve primare dhe sekondare të pagesës së premiumeve.
    Tani kur kemi parasysh argumentet, të cilat kanë çuar në shtyrjen e implementimit të këtij ligji,
    do të duhej t’u kushtojmë vëmendje të veçanta pikave të dobëta, të cilat nëse nuk përmbushen,
    do të na shpijnë në mungesë të qëndrueshmërisë së fondit dhe kjo do të rezultojë me kolaps të
    sistemit shëndetësor.
    Mospërcaktimi i kategorive të vetëpunësuarve, kategorive të liruara nga pagesat, është njëra nga
    pengesat kryesore të zbatimit të këtij ligji.
    Një rol të rëndësishëm në këtë proces ka edhe sistemi informativ shëndetësor, i cili nuk është
    funksional që nga paslufta, ndonëse janë shpenzuar mjete enorme për ta vënën në funksion këtë
    sistem.
    Mbledhja e premiumeve shëndetësore në bazë të ligjit aktual konsiston në mbushjen e disa
    detyrimeve, si listat e shërbimit të kujdesit shëndetësor themelor, së bashku me deklaratën
    përkatëse financiare për atë vit fiskal të jetë miratuar sipas nenit 14 të këtij ligji.
    Lista e shërbimeve pa pagesë, nga neni 7 i këtij ligji, të jetë e definuar: çmimi i çdo shërbimi të
    kujdesit shëndetësor për atë vit fiskal të jetë i dakorduar.
    Me ligj është përcaktuar që të gjithë të punësuarit duhet të paguajnë premiumin shëndetësor prej
    7% në proporcion të barabartë në mes të punëdhënësit dhe punëmarrësit. Kjo vlen për të dy
    sektorët, publik dhe privat.
    Nëse nuk përmbushen obligimet e përcaktuara me ligj, nëse nuk do të ketë rritje të buxhetit për
    shëndetësi, nëse nuk do të plotësohet infrastruktura e burimeve njerëzore, nëse nuk
    funksionalizohet SISH-i, nëse i marrim të gjitha ato që i thashë më herët dhe të njëjtat nuk
    plotësohen para plotësim-ndryshimit të ligjit, procesi si i tillë duhet të kthehet nga fillimi.
    Prandaj, rrjedhimisht rrjedhin pyetjet: Pse nuk janë ftuar në grup punues përfaqësuesit e
    Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, sektori privat dhe i odave? Cilat veprime i ka marrë
    Ministria e Shëndetësisë në raport me identifikimin e numrit të vetëpunësuarve, numrin e
    personave të liruar nga pagesat dhe e qytetarëve të tjerë? A keni bashkëpunuar me Ministrinë e
    158
    Punës dhe Mirëqenies Sociale për këtë kategori? Cilat janë veprimet konkrete që ministria i ka
    ndërmarrë në lidhje me SISH-in?
    Meqenëse zbatimi i ligjit është shtyrë për muajin korrik, a keni filluar me përmbushjen e këtyre
    obligimeve dhe në rast se po, cilat janë hapat konkretë të cilët i keni ndërmarrë?
    Si e keni rregulluar pagesën nëse në institucionet e njëjta punojnë dy a më shumë anëtarë të
    familjes? Në rast konkret, a duhet të paguajë njëri për të gjithë, apo të gjithë, në mënyrë të
    veçantë? Dhe, nëse është kështu, cili e ka për detyrë të paguajë, ai që e ka pagën më të madhe
    apo më të vogël?
    Ka edhe shumë gjëra të tjera, për të cilat s’do të vazhdoj. Dhe, unë e di që te sigurimet private,
    do të thotë i kemi tri kategori: kategoria standard që është 20 euro për familje dhe që ofron deri
    20 000 euro shërbime jashtë vendit, ndërsa dy kategori të tjera, që janë ‘silver’, do të thotë deri
    50 000 euro jashtë vendit. Çka do të ofrojë Ministria e Shëndetësisë, deri në sa euro do t’i ofrojë
    për shërbime shëndetësore për trajtime jashtë vendit apo brenda vendit? Pra, cilat janë ato
    shërbime, të cilat do t’i ofrojë? Faleminderit!
  • Faleminderit! Nuk ka tjerë të paraqitur. Nëse do kryeministri Isa Mustafa të marrë
    fjalën për fund, le të urdhërojë, pastaj e ka fjalën propozuesi i interpelancës, 5 minuta. Zoti
    kryeministër Mustafa e keni fjalën.
  • Faleminderit, zoti kryesues!
    Unë vlerësoj diskutimin e deputetëve dhe shqetësimin e tyre lidhur me shëndetësinë dhe
    shëndetin. Vlerësoj po ashtu se çështja e shëndetësisë nuk është çështje e një subjekti politik dhe
    e as një grupi parlamentar, as e një individi. Është çështje jona, e të gjithëve dhe politikat të cilat
    ne duhet t’i zhvillojmë në shëndetësi janë politika të cilat domosdoshmërish duhet t’i
    harmonizojmë mes vete.
    Prandaj unë shoh edhe arsye që bashkërisht të punojmë dhe të vlerësojmë se politikat të cilat deri
    më tani i kemi ngritur në këtë fushë dhe ligjet të cilat i kemi aprovuar apo zbatojmë apo jo dhe,
    natyrisht në qoftë se ka moszbatim të tyre, atë ta themi qartas, në qoftë se ka moszbatim të
    politikave, ta themi qartas.
    Unë nuk pashë sot disponim që ne të flasim në mënyrë të argumentuar në këtë fushë dhe unë
    vlerësoj që në këtë formë do të flasim, në mënyrë që të shohim se a duhet të bëjmë ndryshime
    rrënjësore në këtë fushë, në mënyrë që të arrijmë t’i plotësojmë pritjet e qytetarëve dhe të kemi
    një shëndetësi më të mirë për qytetarët.
    159
    Është e vërtetë se ne këtë e kemi përcaktuar si prioritet, si Qeveri e koalicionit, është e vërtetë se
    është punuar me përkushtim në këtë fushë, por po ashtu është e vërtetë që kemi mjaft shumë për
    të bërë dhe kemi nevojë që të bëjmë edhe ndryshime sistemore, në mënyrë që këtë fushë ta vëmë
    në rrafshin e duhur.
    Dhe, unë ju ftoj të gjithë juve që në këtë formë ta diskutojmë këtë çështje, çka duhet të bëjmë
    bashkërisht që ta zgjidhim problemin e shëndetësisë në Kosovë?
    Unë jam shumë i bindur që shëndetësinë ne nuk mund të zgjidhim as vetëm me Fondin e
    Sigurimeve Shëndetësore, nuk mund ta zgjidhim as vetëm me ndryshimin dhe plotësimin e
    ligjeve, mirëpo duhet ta zgjidhim nëpërmjet ndryshimit të sjelljes sonë në shëndetësi. Para së
    gjithash duhet ta ndryshojmë sjelljen ndaj pacientëve, të gjitha institucionet shëndetësore edhe
    publike, edhe private, duhet ta ndryshojmë sjelljen ndaj investimeve në shëndetësi, në mënyrë që
    ato të jenë racionale dhe të jenë në interes të shëndetësisë, dhe duhet ta ndryshojmë sjelljen tonë
    ndaj implementimit të rregullave në shëndetësi.
    Tash sa i përket vetë fondit unë jam shumë i bindur që ministri i Shëndetësisë e tha në mënyrë të
    qartë se çfarë kemi punuar dhe jam i bindur që është punuar shumë dhe ne do të arrijmë që të
    aktivizojmë Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, pa lënë asgjë anash sa i përket ligjit. Ne do të
    përpiqemi dhe ju siguroj që do të arrijmë që në datën që ne e kemi paraparë, më 1 korrik të këtij
    viti, të aktivizojmë këtë fond.
    Por po ashtu është e domosdoshme që të punohet edhe në të gjitha fushat e tjera në mënyrë që të
    mos presim që vetëm nëpërmes fondit ne e zgjidhim problemin e shëndetësisë, sepse kemi mjaft
    shumë për të bërë në këtë fushë. Është një fushë shumë e ndjeshme, e cila meriton prioritet, a do
    ta ndryshojmë ne fjalën prioritet, a do ta zëvendësojmë ose do ta supstituojmë me ndonjë fjalë
    tjetër është çështje e formës, por me rëndësi themelore është që të gjithë të përkushtohemi ta
    zgjidhim dhe ta përparojmë problemin e shëndetësisë.
    Nuk kemi asnjë arsye që të vazhdojmë që t’i dërgojmë jashtë për shërim qytetarët tanë, por duhet
    të bëjmë maksimumin që qytetarëve tanë t’u sigurojmë shërim shëndetësor në vend.
    Nuk kemi asnjë arsye që ne të bëjmë konkurrencë, vërtet të na konkurrojë Maqedonia që t’i
    tërheqë pacientët tanë atje, kur personelin shëndetësor s’e kemi fare më të paaftë se sa e kanë
    maqedonasit, dhe mund ta bëjmë ne këtu.
    Prandaj, unë angazhohem duke respektuar tërësisht diskutimet tuaja që ne të punojmë
    bashkërisht në këtë fushë, të gjejmë zgjidhjet më të mira, sepse është në interes të qytetarëve që
    politikën në këtë fushë dhe rivalitetet politike momentalisht t’i lëmë anash, sepse është një fushë
    160
    e cila meriton etikë, meriton humanizëm dhe meriton një përkushtim tonin të sinqertë.
    Faleminderit!
  • Faleminderit! Fjalën e ka propozuesi, zoti Ymeri.
  • Faleminderit!
    Së pari, këtu me sa dëgjova nga shumica e deputetëve të them ashtu pati edhe argumente të
    mangësive që i kemi aktualisht në sistemin në përgjithësi, e që janë edhe në kundërshtim me
    Ligjin për sigurime shëndetësore që pamundësojnë implementimin e Fondit për Sigurime
    Shëndetësore, pra fillimin e mbledhjes së premiumeve, madje edhe më 1 korrik. Sepse edhe ato
    që i tha ministri e kështu me radhë absolutisht janë të pamjaftueshme për ta krijuar një situatë ku
    vërtet do të kishim mundur ta kemi një fond, i cili fillon të mbledhë premiumeve dhe të ofrojë
    shërbime shëndetësore për qytetarët e Republikës, e që do të ishte transparent dhe i cili do të na
    mundësonte vërtet që njëkohësisht ta përdorim atë edhe për rritjen e cilësisë në sektorin publik,
    përveçse për t’i kanalizuar paratë në sektorin privat. Mendoj që kjo është njëra prej mangësive që
    nuk po flitet ose për të cilën nuk po flitet, po që, në fakt, duhet të jetë qëllim ose e paqëllimshme
    nga Qeverisa, por sidoqoftë, do të jetë efekti përfundimtar i implementimit të Fondit të
    Sigurimeve Shëndetësore, në këtë mënyrë siç po do ta bëjë Qeveria.
    Sepse, natyrisht që mbledhja e premiumeve për sigurime shëndetësore duhet të bëhet vetëm
    atëherë kur, së pari, siç u përmend disa herë këtu, ta kemi një sistem të informimit, pra të
    centralizuar dhe të integruar të informimit shëndetësor.
    Dhe, nuk mund të mbledhim premiume pa i plotësuar ato parakushtet që janë përmendur në
    nenin 38 të Ligjit për sigurime shëndetësore, të dispozitave kalimtare. Pra, çfarëdo fillimi i
    mbledhjes së premiumeve pa i plotësuar këto, do të ishte i jashtëligjshëm, sepse nuk i përfill
    kërkesat ose obligimet që dalin drejtpërsëdrejti nga ligji.
    Pastaj, si mund të mblidhen premiumet nëse nuk u tregohet paraprakisht të siguruarve se cilat
    shërbime ose për cilat shërbime janë duke i paguar premiumet. Kjo është e domosdoshme, që t’u
    tregohet atyre që paguajnë sigurime shëndetësore që secili prej tyre ta dijë se me këtë pagesë në
    Fondin e Sigurimeve Shëndetësore do t’i ketë këto, këto, këto shërbime mjekësore. Dhe, pastaj,
    natyrisht edhe me cilat çmime, kjo është e domosdoshme.
    Pra, kjo është e domosdoshme edhe po të kishte qenë një kompani që ofron sigurime edhe
    shëndetësore e kapitalit privat, e veçanërisht një kompani ose një fond, i cili do të jetë publik,
    edhe i obliguar që qytetarët të kontribuojnë në të.
    161
    Dhe, normalisht që caktimi i çmimit për secilin shërbim varet nga kompozimi i pakos bazë dhe
    incidentes së secilës sëmundje, që prapë na rikthente nevoja e kompletimit të sistemit informativ
    shëndetësor.
    Pra, si mund ta dimë ne se cilat sëmundje janë më të shpeshtat në Republikën e Kosovës, se çfarë
    shërbimesh duhet të ofrojë Fondi i Sigurimeve Shëndetësore pa pasur edhe matje statistikore të
    gjendjes në terren. Pra, të shëndetit publik në përgjithësi dhe pastaj nëpërmjet saj ta kuptojmë
    cilat mangësi i kemi në sektorin publik, ku do të duhej të investonim në sektorin publik, në
    mënyrë që ai të jetë i aftë që t’i ketë të gjitha kapacitetet për të ofruar shëndetin ose përkujdesjen
    shëndetësore të nevojshme për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe pa këtë natyrisht, unë e di
    çka do të ndodhë.
    Mbledhja e premiumeve nga qytetarët e Republikës së Kosovës do të kanalizohet te spitalet
    private, hapja dhe licencimi i të cilave është bërë me intervenim e ndërhyrje të politikës. Pra, të
    njerëzve që kanë udhëhequr me sektorin dhe me institucionet e tjera politike dhe kështu do të
    përfundojmë në një skenë të kanalizimit të parasë publike në xhepat privatë, siç kemi skema të
    shumta të tjera në Republikën e Kosovës, e veçanërisht në shëndetësi.
    Mospërcaktimi preciz i dizajnimit, pra të shumës absolute apo përqindjes së çmimit për
    bashkëpagesat, me siguri do të krijonte një kaos, e rrjedhimisht do të ndikonte negativisht në
    pranueshmërinë e skemës së sigurimeve shëndetësore nga ana e kontribuuesve. Njëkohësisht
    duhet të definohet qartë edhe mënyra e shfrytëzimit të të njëjtave bashkëpagesa.
    Dhe, deri sot, të paktën, nuk është raportuar që kontributdhënësit, ose ata qytetarë që do të jenë të
    mbuluar nga skema të ketë një kartelë që e verifikon statusin e regjistrimit në sigurimin
    shëndetësor. Por, deri sot të paktën ne nuk jemi të informuar që ka pasur një lëvizje në këtë
    drejtim dhe si mund të arrihet pastaj 75% të punësuarve të pajisen me këtë kartelë, që është po
    ashtu obligim ligjor që del nga këto dispozita kalimtare, për të cilat fola më herët.
    Në këtë gjendje të cilën jemi natyrisht që implementimi i mbledhjes së premiumeve ose fillimi i
    mbledhjes së premiumeve, siç po pretendohet nga Qeveria, të nisë më 1 korrik, më shumë do të
    shkaktojë probleme se sa që do të zgjidhë ndonjë problem për shëndetësinë në përgjithësi dhe për
    qytetarët e Republikës së Kosovës që do ta financojnë, në fund të fundit, këtë fond.
    Prandaj, ne mendojmë që...
    (Ndërprerje nga regjia)
  • Faleminderit! Vazhdoje!
    162
  • Pra, për ta lexuar rezolutën, se mbaroi koha, e keni përpara, janë gjashtë pika që
    ne propozojmë të votohen. Natyrisht që jemi të hapur që t’i diskutojmë këto edhe t’i akordojmë
    edhe me grupe të tjera parlamentare.
    1. Duhet një hetim institucional dhe auditim për fondet e shpenzuar deri më tani për sistemin
    informativ shëndetësor.
    2. Funksionalizimi dhe shtrirja e plotë e sistemit informativ shëndetësor me plan e kalendar
    publik.
    3. Raportimi në Kuvend për rezultatet e shtrirjes së sistemit informativ shëndetësor në të gjitha
    nivelet e shëndetësisë.
    4. Anulimi i vendimit të paligjshëm të Qeverisë për mbledhjen e premiumeve nga 1 korriku i
    vitit 2017. Pra në rezolutë ju e keni janarin, mirëpo kjo interpelancë, siç e dini, është thirrur në
    dhjetor, kur vendimi për të filluar në janar ka qenë ende në fuqi, tash e kemi një vendim tjetër
    dhe kjo duhet të ndërrohet.
    5. Plotësimi i parakushteve të sanksionuara në Ligjin për sigurime shëndetësore para fillimit të
    mbledhjes së premiumeve dhe
    6. Publikimi i dokumenteve paraprake me qëllim informimin e publikut për çmimoren, kategori
    që përfshihen pagesa dhe ata që përjashtohen.
    Ju ftoj, pra, të gjithë deputetët që ta votojmë këtë dhe natyrisht ju ftoj të gjitha grupet
    parlamentare që të kontribuoni në një rezolutë të përbashkët. Faleminderit!
  • Faleminderit! Sa deputetë janë në sallë? Atëherë kemi qëndrimet e grupeve
    parlamentare rreth çështjes së rezolutës. Ideja është që të harmonizohet teksti, si të doni. Zoti
    Zenun Pajaziti, në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së.
  • Faleminderit, kryetar!
    Kryeministër,
    Ministra,
    Nga dy debat mendoj që shqetësimet janë reale dhe ajo që është e përbashkët, të gjithë jemi për
    ta përmirësuar dhe për ta ndihmuar që të kemi shërbime shëndetësore më të mira.
    Unë mendoj që nga ky debat është mirë të dalim të koordinuar, nga këto pika ka diçka që mund
    të nxjerrim të përbashkët.
    163
    Unë propozoj që nga një përfaqësues i grupeve parlamentare së bashku le të ulen e ta
    harmonizojnë një draft, i cili do të mund të votohej, dhe mendoj që do të ishte mirë edhe për
    ministrinë, edhe për Qeverinë të kenë një orientim të përbashkët për këtë sektor. Faleminderit!
    Nëse bëhet kjo, unë e kam propozimin që zonja Flora Brovina të jetë pjesë e këtij grupi.
  • Në rregull. Zoti Beqiri, urdhëro!
  • Faleminderit, zoti nënkryetar!
    Edhe ne mbështesim përpjekjet që në fund, si grup parlamentar, të bëhet harmonizimi, nëse kjo
    është e mundur, i këtyre rekomandimeve dhe ne për këtë propozojmë që në këtë grup të jetë
    deputeti zoti Hatim Baxhaku.
  • Faleminderit! Zoti Ymeri, urdhëro!
  • Jam dakord që t’i japim një shans harmonizimit të një rezolute të përbashkët po
    qe se mund ta arrijmë.
    Nga Grupi Parlamentar i “Vetëvendosjes” do të jetë në këtë grup deputetja Besa Baftija.
  • Zonja Kadrijaj, në emër të grupit parlamentar.
  • Pas këtij debati po shihet se vërtet shëndetësia nuk është në pozitë të mirë
    dhe është interes i të gjithëve që të harmonizohet një rezolutë e përbashkët me pajtim të gjitha
    grupeve parlamentare, me kusht që kjo rezolutë të jetë obliguese për Qeverinë e Kosovës për
    implementim, për shkak se është interesi i të gjithëve që të bëjmë diçka për shëndetësinë.
    Në këtë grup do të jetë doktor Ali Berisha.
  • Faleminderit! Zonja Bajrami, në emër të “Nismës”.
  • Faleminderit, kryesues!
    Po ashtu “Nisma për Kosovën” e përkrah këtë rezolutë, mirëpo edhe ne kemi diçka që të shtojmë
    si pikë tonën.
    Prandaj, në grup punues do të jetë deputetja Shukrije Bytyqi. Faleminderit!
  • Faleminderit! Zoti Kujtim Paqaku, në emër të Grupit “6+”.
  • Faleminderit! Atëherë po shihet që duhet një konsultë shtesë, unë ju kisha lutur që
    të uleni dhe t’i votojmë, t’i kalojmë me votim këto tri pika paraprake që nuk kemi mundur t’i
    votojmë, nëse kalojnë, nëse jo, është çështje juaja.
    Kemi pikën e pestë të rendit të ditës që nuk është votuar.
    5. Votimi i propozim-rezolutës në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes “Vetëvendosje”
    Ju njoftoj se në seancën e kaluar për këtë pikë nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm për
    vendimmarrje.
    Andaj në seancën e sotme procedojmë përsëri me votimin e propozim-rezolutës për arrestimet e
    aktivistëve të Lëvizjes “Vetëvendosje”
    Në sallë janë 66 deputetë. Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim, votojmë tash:
    Regjia, ju lutem. Përsërite edhe një herë, votojmë tash:
    Kanë votuar vetëm 22 deputetë, nuk kalon.
    6. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Bordit të
    Radiotelevizionit të Kosovës
    Në seancën plenare të filluar më 9 shkurt 2017 grupet parlamentare kanë propozuar deputetë për
    kryetar, zëvendëskryetar dhe anëtarë të Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e një anëtari të
    Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga radha e komunitetit serb.
    Vetëm Grupi Parlamentar i Listës serbe nuk ka propozuar kandidat. Andaj ftoj që ta propozojnë,
    nuk është askush.
    Atëherë kalojmë në votim për ta miratuar Komisionin ad hoc. Votojmë tash!
    Në sallë vazhdojnë të jenë 68 deputetë. Nuk po votoni, unë nuk mund t’u detyroj. Janë 68
    deputetë, kanë votuar 48.
    165
    7. Votimi i propozim-rezolutës në lidhje me situatën e krijuar në Mitrovicë
    Të nderuar deputetë,
    Ju njoftoj se në seancën e kaluar diskutimet për këtë pikë kanë përfunduar, andaj në seancën e
    sotme procedojmë me votimin e propozim-rezolutës lidhur me situatën e krijuar në Mitrovicë.
    Ju lus që të votoni. Votojmë tash!
    Është e njëjta situatë, nuk po votojnë deputetët.
    Konsideroj që si çështje ndoshta duhet të mbyllet, sepse s’ka vullnet për ta votuar.
    Atëherë besoj që komisioni ose përfaqësuesit e partive politike sa i përket rezolutës mund të
    takohen gjatë pauzës për të biseduar. Deputetët janë të lirë të shkojnë në pauzë deri në orën
    15:00, shpresoj që tekstin do ta sjellin.
    Në orë 15:00 fillojmë me debatin tjetër. Faleminderit!
    * * *
    Vazhdimi i mbledhjes pas pauzës
    Mbledhjen e drejton nënkryetari i Kuvendit, z. Xhavit Haliti.
  • Të nderuar deputetë, po e vazhdojmë seancën.
    9. Debat parlamentar në lidhje me Forcat e Sigurisë së Kosovës, sipas kërkesës së deputetit
    Daut Haradinaj, i mbështetur edhe nga 10 deputetë të tjerë nënshkrues
    Kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë, zoti
    Daut Haradinaj, i mbështetur edhe nga 10 deputetë të tjerë ka propozuar debat parlamentar lidhje
    me Forcat e Sigurisë së Kosovës.
    Në emër të propozuesit të çështjes, zoti Haradinaj, kryetar i Komisionit për Punë të Brendshme,
    Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë, e ka fjalën që ta bëjë ekspozenë e vet.
  • Faleminderit, nënkryetar!
    I nderuar ministër i FSK-së,
    Ministra,
    Kolegë deputetë,
    166
    Duke dashur të besoj që secili nga ne, e secili nga ju e ndajmë bindjen e njëjtë për nevojën e
    themelimit të ushtrisë sonë, e kemi iniciuar këtë debat së bashku me deputetë nënshkrues dhe po
    ashtu me të gjithë anëtarët e komisionit që të diskutohet për një temë tepër të rëndësishme për
    vendin tonë.
    Edhe në të kaluarën e mëhershme, por edhe në luftën e fundit është kërkuar që të merreshin
    vendime të zorshme, edhe ato u morën. Edhe pas luftës, edhe deri më sot jemi sfiduar edhe po
    sfidohemi nga të gjitha anët, sidomos në shtetndërtimin tonë.
    Populli ynë është i përkushtuar në rrugën e tij euro-atlantike, NATO-ja është në Kosovë dhe
    besoj që shumë shpejt edhe Kosova do të jetë pjesë e NATO-s.
    Qëndrimi i qartë i shefit të NATO-s dhe, po ashtu edhe më i qartë i sekretarit amerikan të
    Mbrojtjes dëshmojnë qartë se është obligim yni që të veprojmë në këtë drejtim.
    Rajoni i trazuar me veprime të shpejta dhe të qarta kërkon pikërisht nga ky Kuvend që ta
    përmbushim kapitullin e fundit, krijimin e ushtrisë së saj.
    Të nderuar deputetë,
    Unë sot nuk jam duke folur si i AAK-së, as në emër të AAK-së, por më lejoni t’ju garantoj se me
    gjithë dallimet e mëdha që i kemi me këtë koalicion, me këtë Qeveri, sa i përket transformimit të
    Forcave të Sigurisë së Kosovës në forca të armatosura jemi të gatshëm në çdo kohë ta japim
    kontributin tonë.
    Ne e konsiderojmë të domosdoshëm këtë transformim. Kjo duhet të bëhet në koordinim të plotë
    me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me NATO-n.
    Duke qenë tërësisht i bindur se gjeneralët tanë, ushtarët, oficerët dhe nënoficerët e kanë kryer
    detyrën e tyre me sukses tash e sa vite, jam plotësisht i bindur se ata janë të gatshëm t’i marrin
    detyrat e reja.
    Forcat e armatosura të Kosovës në asnjë rrethanë nuk duhet të konsiderohen rrezik për askënd,
    por përkundrazi, ato do të jenë partner të paqes dhe stabilitetit në rajon. Trupat tona do të jenë të
    popullit të Kosovës.
    Prandaj, po ju lus që ta shfrytëzojmë këtë debat në frymën e mirëkuptimit, vullnetit të mirë për ta
    kryer një detyrë të shenjtë që na takon si deputetë dhe pikërisht atë që populli e pret prej neve.
    FSK është po thuaj se tash e sa vite duke i pritur ndryshimet kushtetuese dhe këto ndryshime
    duhet të bëhen pikërisht në Kuvendin e Kosovës.
    167
    Por, ju e dini sa është e mundur një gjë e tillë. Ju e dini se për të ndodhur këto ndryshime
    kërkohet votim i dyfishtë i shumicës, në këtë rast i komunitetit serb.
    Na janë paraqitur si pengesë, duhet ta themi hapur, deputetët e Listës serbe, por a mund të
    shkojmë në përjetësi duke pritur Listën serbe që të ndodhë një transformim i tillë.
    Ky transformim është paraparë edhe me dokumente ndërkombëtare, në bazë të cilave është
    shpallur edhe pavarësia e Kosovës, ku edhe vetë deputetët serbë kanë marrë përgjegjësit e tyre.
    Sot, pra, ju ftoj edhe një herë që të diskutojmë hapur këtu, në këtë foltore, në këtë Kuvend, në të
    mirën e përbashkët që edhe Kosova ta përmbyllë një kapitull të fundit që e ka - krijimin e
    ushtrisë së saj. E nëse në rast se ne nuk mund ta ndryshojmë Kushtetutën, atëherë duhet të gjejmë
    forma tjera. E cila është ajo formë, ju e dini mirë. Është mundësi e thjeshtë që nëpërmjet ligjit
    thjesht ta kemi transformimin pikërisht në këtë Kuvend dhe edhe një herë, të mos i përsëriti fjalët
    e njëjta, edhe Kosova krahas shumë shteteve të rajonit ta ketë ushtrinë e saj.
    Të nderuar deputetë,
    Në bazë të Rregullores së Kuvendit, unë kam paraparë tri pika të Rezolutës, të cilat në fund të
    diskutimeve do t’i harmonizojmë me të gjitha grupet parlamentare, por në rast se e shihni të
    arsyeshme unë do t’i kisha lexuar tash, ose edhe në fund. Sido që ta vlerësoni ju, unë jam i
    gatshëm, por më mirë t’i lexoj dhe pastaj tani jemi këtu.
    1. Qeveria e Kosovës autorizohet që deri më 1 mars në koordinim të plotë t’i koordinojë dhe ta
    procedojë në Kuvend për miratim përmbajtjen e Projektligjit për avancimin e mandatit dhe
    misionit të FSK-së.
    2. FSK-së t’i ndryshohet mandati dhe misioni sikur edhe të avancohet në aspekte profesionale
    njerëzore të pajisjeve materialo-teknike dhe ato buxhetore, në mënyrë që të fillojë menjëherë
    përmbushjen e kapaciteteve fillestare, operacionale dhe atyre të plota mbrojtëse në kuadër të
    misionit ushtarak, tashmë FSK, në koordinim të plotë me partnerët strategjikë dhe ata të NATO-
    s, dhe
    3. Duke shprehur solemnisht përkushtimin e paalternativë për integrimin në organizatat e paktit
    Veriatlantik NATO, Kuvendi i Kosovës, Qeveria e Kosovës dhe mekanizmat tjerë institucionalë
    t’i bashkërendojnë angazhimet dhe t’i harmonizojnë përpjekjet e përbashkëta me NATO-n dhe
    SHBA-në për zhvillimin e kapaciteteve të plota operacionale konform misionit të ri, tashmë të
    FSK-së.
    Por, këto gjithmonë do të dakordohen në fund të debatit, por ajo që është thelbësore sot të mos i
    japim karakter se kush është bajraktar e kush jo, por të diskutojmë me bindjen e plotë se në fund
    168
    të këtij diskutimi, Qeveria e Kosovës ta marrë një obligim dhe ta sjellë para Kuvendit që edhe ne
    t’i ndryshojmë obligimet ligjore që i dalin kësaj trupe. Është shumë e thjeshtë, ministrin e kemi
    të pranishëm, FSK-ja ka punuar tash e sa vite dhe është shumë e gatshme, e ka bazën e gatshme
    ligjore dhe jam i bindur që deri në një mundësi tjetër të re, kur do ta bindim edhe faktorin serbë
    që të jetë pjesë e kësaj strukture, pjesë e këtij ndryshimi, ne të shkojmë me një ligj të thjeshtë.
    E para që kisha pas qejf edhe ju ta kuptoni që data nuk është fiktive, kjo ka qenë vetëm si ide,
    por ne pas diskutimit do të jemi edhe më konkretë se në çfarë periudhe kohore mund të shkojmë.
    Ju ftoj për një diskutim dhe në fund besoj që secili përfaqësues i grupeve parlamentare, qofshin
    anëtarë të komisionit, t’i harmonizojmë këto rreth rezolutës. Faleminderit!
  • Faleminderit! Radha është e ministrit, në qoftë se e dëshiron fjalën.
  • Faleminderit, i nderuar kryesues i Kuvendit të Kosovës!
    Të nderuar deputetë të Kuvendit,
    Të nderuar ministra të Kabinetit qeveritar,
    Fillimisht më lejoni ta përshëndes këtë debat parlamentar lidhur me Forcat e Sigurisë së
    Kosovës, me dëshirën që debati të zhvillohet në frymën parlamentare dhe demokratike dhe si i
    tillë të jetë një shtytës, respektivisht përshpejtues në proceset zhvillimore që kanë të bëjnë me
    Forcën e Sigurisë së Kosovës.
    Si ministër i FSK-së, me dëshirë që ta jap kontributin tim në këtë debat, si dhe me qëllim që t’i
    ndihmoj pjesëmarrësit e debatit për ta pasur një pamje më të qartë lidhur me zhvillimet në
    Ministrinë e FSK-së, respektivisht në FSK, unë gjatë fjalës sime do të fokusohem në pasqyrimin
    e veprimeve dhe aktiviteteve konkrete, të cilat Ministria e FSK-së i ka ndërmarrë lidhur me
    transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.
    Më konkretisht, unë do të fokusohem:
    1. Në veprimet që kanë të bëjnë me krijimin e bazës ligjore për transformimin e FSK-së në Forca
    të Armatosura.
    2. Në planifikimin dhe përgatitjen për procesin e transformimit dhe
    3. Në transparencën e Ministrisë së FSK-së dhe informimin e subjekteve relevante, politike,
    nacionale dhe ndërkombëtare për aktivitetet planifikuese të Ministrisë së FSK-së.
    Sa u përket aktiviteteve të Ministrisë së FSK-së për krijimin e bazës ligjore për fillimin e procesit
    të transformimit, më duhet të them se pas përfundimit të procesit të rishikimit të strategjisë së
    sektorit të sigurisë gjatë viteve 2012-2014 dhe pas miratimit të analizës së rishikimit me vendim
    të Qeverisë, Ministria e FSK-së, mbi bazën e rekomandimeve të rishikimit të strategjisë, i ka
    169
    përgatitur amendamentet kushtetuese, të cilat nëpërmjet Qeverisë, respektivisht Kuvendit të
    Republikës së Kosovës ia ka proceduar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për të vlerësuar
    nëse amendamentet e propozuara pakësojnë ndonjë të drejtë apo liri të garantuar në Kapitullin 2
    Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
    Gjykata Kushtetuese e Kosovës, me aktgjykimin e saj, datë 31 mars 2014, i ka aprovuar
    propozim-amendamentet, duke vlerësuar se të njëjtat nuk e pakësojnë të drejtat apo liritë e
    përcaktuara në Kapitullin e dytë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Vlen të theksohet se
    në një nga amendamentet më përmbajtjesore, amendamentit 12, nr. 35, me të cilin propozohet
    ndryshimi i nenit 126 të Kushtetutës së Kosovës, përveç ndryshimit të emërtimit të FSK-së në
    Forca të Armatosur të Kosovës, propozohet edhe ndryshimi i misionit të forcës, e që sipas
    ndryshimeve të propozuara do të bëhej, citoj: “Forcat e Armatosura të Kosovës mbrojnë
    sovranitetin, integritetin territorial, qytetarët, pronën dhe interesat e Republikës së Kosovës, duke
    kontribuuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal dhe global”.
    Duke pasur parasysh Programin legjislativ të Qeverisë për vitin 2015, Qeveria e Kosovës këto
    amandamente ia ka dorëzuar për miratim Kryesisë së Kuvendit të Kosovës në qershorin e vitit
    2015. Mirëpo, të njëjtat nuk janë vënë në rend të ditës të Kuvendit të Kosovës për shkak të
    mosgatishmërisë të deputetëve të komunitetit serbë për të votuar dhe për t’i aprovuar këto
    amendamente. Mirëpo, Ministria e FSK-së, përveç amendamenteve të larttheksuara, me qëllim të
    krijimit të bazës ligjore për procesin e transformimit të FSK-së në Forcë të Armatosur të
    Kosovës e ka hartuar edhe draft-ligjin për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur, të
    cilin ia ka proceduar deri më tani dy herë Qeverisë së Kosovës, dhe atë në marsin e vitit 2015
    dhe në tetorin e vitit 2016.
    Mirëpo, i njëjti nuk është proceduar fare në Kuvendin e Kosovës për shkak të mosaprovimit të
    amendamenteve kushtetuese të larttheksuara. Sa i përket planifikimit dhe përgatitjes për procesin
    e transformimit më duhet të them se bazuar në rekomandimet e rishqyrtimit të strategjisë së
    sektorit të sigurisë, e në veçanti në rekomandimin për transformimin e FSK-së në Forcë të
    Armatosur, që nënkupton edhe transformimin e Ministrisë së FSK-së në Ministri të Mbrojtjes,
    Ministria e FSK-së menjëherë e ka themeluar Komisionin për implementimin e rekomandimeve
    që i takojnë fushëveprimit të saj. Që nga viti 2014 e deri më tani, lidershipi i Ministrisë së FSK-
    së, në bashkëpunim me organizatën amerikane DIRI, ka punuar në planifikimin e zhvillimit të
    procesit të transformimit, duke identifikuar 5 shtyllat kryesore të këtij procesi dhe atë
    kohëzgjatjen e procesit të transformimit, buxhetin e nevojshëm për këtë proces, shtimin e
    personelit gjatë tërë procesit, trajnimin dhe pajisjet individuale dhe kolektive të pjesëtarëve të
    Forcave të Armatosura, si dhe infrastrukturën e nevojshme për vendosjen e forcave shtesë.
    Falë punës dhe përkushtimit të komisionit, respektivisht Departamentit për Transformim dhe
    Standardizim, i themeluar enkas për këtë proces dhe përkrahjes së vazhdueshme të DIRI-t,
    170
    tanimë janë draftuar dhe aprovuar dokumentet, vendimet dhe strategjitë e shumta që kanë të
    bëjnë me strukturën organizative të Forcave të Armatosura dhe Ministrisë së Mbrojtjes, me
    misionin e Forcave të Armatosura dhe njësive të saj, me detyrat dhe përgjegjësitë e reja të
    Forcave të Armatosura dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, aktet normative, dokumentet strategjike,
    procedurale dhe administrative, të nevojshme për fatin e planifikimit.
    Prandaj, me plotë të drejtë mund të thuhet se Ministria e FSK-së i ka ndërmarrë të gjitha
    veprimet e duhura për të filluar me procesin e transformimit dhe është në pritje të vendimit të
    Kuvendit të Kosovës, e kjo do të thotë se FSK-ja është plotësisht e gatshme për misionin e ri.
    Pra, për misionin për t’u shndërruar në Forcë të Armatosur të Kosovës, e cila do të jetë një forcë
    bashkëkohore, jo voluminoze, diku me 5 mijë pjesëtarë aktivë dhe 3 mijë rezervë, një forcë
    multietnike, që e respekton barazinë gjinore, e cila do të ketë vetëm kapacitete mbrojtëse, që nuk
    do të paraqesë kurrfarë kërcënimi dhe e cila do të ndihmojë në promovimin e paqes, stabilitetit
    dhe sigurisë në vend, në regjion dhe më gjerë, gjithnjë në përputhje me standardet më të
    avancuara të NATO-s.
    Lidhur me transparencën e Ministrisë së FSK-së dhe informimin e subjekteve relevante, politike,
    nacionale dhe ndërkombëtare për aktivitetet planifikuese të ministrisë sonë duhet theksuar se ne
    si ministri kemi qenë tejet të vëmendshëm dhe të kujdesshëm që të bëjmë transparencë të
    zhvillimeve dhe rezultateve të arritura gjatë përgatitjes dhe planifikimit të procesit të
    transformimit. Kështu, në vazhdimësi, në mënyrë të drejtpërdrejtë, për këto rezultate i kemi
    informuar: faktorët ndërkombëtarë, si ekipet këshilluese të NATO-s, ... respektivisht... Pastaj i
    kemi informuar partnerët tanë strategjikë. Kurse në rrafshin nacional i kemi njoftuar: Presidentin
    e vendit, Kryeministrin, Komisionin për Mbikëqyrjen e FSK-së, deputetët e komuniteteve pakicë
    joserbe, zëvendëskryeministrat dhe ministrat e Qeverisë së Kosovës nga Lista serbe, të cilëve me
    qëllim të informimit më të plotë u kemi dorëzuar edhe numër të konsiderueshëm të dokumenteve
    që ndërlidhen me transformimin.
    Kuptohet, përveç informimit si ministër, në të shumtën e rasteve i shoqëruar edhe me
    komandantin e FSK-së, kam mbajtur takime me deputetët e Kuvendit për të biseduar, ndër të
    tjera, edhe për votimin e amendamenteve kushtetuese.
    Me këtë rast do t’i falënderoja deputetët e të gjitha grupeve parlamentare shqiptare që janë
    anëtarë të Komisionit për Mbikëqyrje të FSK-së, të cilët në takimet e tilla kanë deklaruar se
    grupet e tyre parlamentare në çdo moment janë të gatshme t’i votojnë amendamentet kushtetuese
    të FSK-së, pavarësisht zhvillimeve të tjera politike në Kuvendin e Kosovës. Po ashtu, dëshiroj t’i
    falënderoj deputetët e komuniteteve joserbe, të cilët në takimet tona të përbashkëta kanë
    deklaruar se deputetët e komuniteteve të tyre do të votojnë pro këtyre amendamenteve pa asnjë
    kusht të vetëm.
    171
    Për dallim prej tyre, ne kemi pasur katër takime me ministrat nga radhët e Listës serbe, të cilëve,
    përveç që i kemi informuar për zhvillimet në procesin e transformimit, ua kemi dorëzuar edhe
    dokumentet e ndryshme lidhur me procesin, si dhe kemi biseduar për mundësinë e votimit të
    deputetëve të tyre pro këtyre ndryshimeve. Fillimisht, ata votën e deputetëve të Listës serbe e
    kanë kushtëzuar me kërkesa të caktuara, kurse më vonë, do të thotë nga gjysma e dytë e vitit të
    kaluar, u janë shmangur takimeve me ne, respektivisht nuk u janë përgjigjur kërkesave tona për
    takim. Duke theksuar arsyetime të ndryshme për mosmbajtje të takimeve, përveç ministrave,
    kërkesa e ftesa për takime për të biseduar lidhur me çështjen e transformimit të FSK-së u kemi
    dërguar edhe të gjithë deputetëve të Listës serbe, qoftë në grup, qoftë individualisht, qoftë shefit
    të grupit të tyre dhe në forma të tjera.
    Mirëpo, përkundër insistimeve dhe kërkesës sonë nuk është realizuar asnjë takim me të, kështu
    për ta dëshmuar insistimin dhe këmbëngulësinë tonë për takime të tilla do të theksoj se në
    periudhën nga 1 prilli 2016 deri më 18 korrik 2016 nga kabineti im janë dërguar 18 ftesa të tilla,
    sikurse në e-mail-a, ashtu edhe nëpërmjet telefonit në adresa të ministrave dhe deputetëve të
    Listës serbe, e që asnjëri nuk ka rezultuar me ndonjë takim të përbashkët. Pra, thjesht, ministrat
    dhe deputetët e Listës serbe nuk kanë qenë të interesuar të bisedojnë me përfaqësuesit e
    ministrisë sonë për këtë çështje.
    Krejtësisht në fund më duhet ritheksuar edhe një herë se ne si ministri jemi të gatshëm,
    respektivisht Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme për ta filluar procesin e transformimit
    në Forcë të Armatosur, kurse vetë fillimi i procesit varet nga vendimi që do të marrë ky Kuvend.
    Mirëpo, konsiderojmë se çfarëdo vendimi që merr ky Kuvend, ai nuk duhet të jetë i njëanshëm,
    por përkundrazi duhet të jetë i koordinuar dhe në konsultim me NATO-n dhe me partnerët tanë
    strategjikë, dhe atë me: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe, Gjermaninë,
    Italinë, Francën dhe të tjerët.
    Them i koordinuar me NATO-n, sepse njëri prej objektivave strategjik të FSK-së është
    anëtarësimi në iniciativa regjionale të sigurisë, në partneritetin për paqe dhe në vetë NATO-n.
    Pastaj, arsye tjetër është se që nga viti 2008, NATO-ja ka dërguar në Ministrinë e FSK-së ekipet
    e saj këshilluese të saj, ... ... , e të cilat në gushtin e vitit 2016 janë fuzionuar në një ekip të vetëm,
    që në vazhdimësi me këshilla, sugjerime dhe forma të tjera ndihmojnë në zhvillimin dhe
    avancimin e FSK-së në drejtim të përmbushjes së standardeve dhe kritereve të NATO-s.
    Kuptohet, këto ekipe në vazhdimësi i kanë raportuar selisë së NATO-s në Bruksel për zhvillimet
    në FSK.
    Nga përgjigjja e sekretarit të NATO-s në shkresën e kryeministrit Mustafa shihet se janë shtuar
    mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit të FSK-së me NATO-n, gjë që e theksoi edhe
    sekretari i NATO-s gjatë vizitës së javës së kaluar në Kosovë dhe atë në programet e kërkim-
    shpëtimit, programet e ndërtimit të integritetit dhe kapaciteteve të tjera, programin e shkencës
    172
    për paqe, në luftimin e krimeve kibernetike e tjera. Vendimi duhet të jetë i koordinuar edhe me
    partnerët tanë strategjikë për arsye se përkrahja dhe ndihma e tyre për FSK-në është e rëndësisë
    së jashtëzakonshme. Thjesht, pa një përkrahje të tillë FSK-ja nuk do t’i kishte kapacitetet aktuale
    profesionale, sikur të nivelit strategjik, ashtu edhe të atij operativ.
    Kjo përkrahje është e gjithanshme dhe konsiston në formë të ndihmës financiare që herë-herë
    arrin shuma milionëshe, pastaj në formë të donacioneve të pajisjeve të ndryshme, në formë të
    shkollimit të kuadrove të FSK-së, sikur të kadetëve, ashtu edhe të oficerëve, pastaj trajnimeve
    dhe ngritjes profesionale të pjesëtarëve të FSK-së, ushtrimeve të përbashkëta ushtarake, si dhe
    shumë e shumë sfera të tjera. Faleminderit!
  • Faleminderit! Radha është e përfaqësuesve të grupeve parlamentare. Në emër të
    Grupit Parlamentar të PDK-së, Ganimete Musliu e ka fjalën.
  • I nderuar kryesues i Kuvendit!
    Të nderuar ministra,
    Të nderuara kolege dhe ju kolegë deputetë,
    Në debatin e sotëm po e trajtojmë një çështje, e cila është sa e rëndësishme po aq edhe e
    ndjeshme, jo vetëm për ne deputetët që jemi këtu në sallë, por për secilin qytetar të Republikës së
    Kosovës.
    Çështja që po e diskutojmë sot nuk është çështje as personale, as grupore, as partiake, por është
    çështja më e rëndësishme me karakter nacional dhe si e tillë duhet të kuptohet dhe të trajtohet me
    seriozitetin më të madh. Nuk është hera e parë që synohet ky qëllim, por shpresojmë të jetë e
    fundit, duke rezultuar me epilogun e dëshiruar nga të gjithë ne. Tani për Kosovën është një
    moment jetik dhe ne mendojmë se janë pjekur të gjitha kushtet dhe janë kryer të gjitha obligimet
    që Forca e Sigurisë së Kosovës të transformohet në Forca të Armatosura të Kosovës. Jemi të
    vetëdijshëm që kjo mund të arrihet vetëm në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
    me NATO-n dhe gjithë faktorin tjetër ndërkombëtar, por mbi të gjitha me një konsensus të gjerë
    politik vendor.
    Ne nuk duhet të kemi dilema rreth formimit të ushtrisë. Dilemë mund të kenë vetëm injorantët.
    Këto dilema tashmë na janë hequr edhe nga miqtë tanë, raportimi i sekretarit amerikan të
    Mbrojtjes para Senatit, deklaratat e tij të qarta për formimin e Ushtrisë së Kosovës e tregojnë
    fatin e FSK-së, i cili është i pashmangshëm drejt transformimit në Ushtri të Kosovës. Ne duhet të
    jemi të kujdesshëm për hapat që do t’i ndjekim dhe besoj shumë se hapat tanë do të jenë në
    përputhje të plotë me sugjerimet e partnerëve tanë, e sidomos atyre amerikanë dhe NATO-s.
    Prandaj, sot në këtë debat u bëjmë thirrje të gjithëve që çdo çështje të mos kalojë në një debat
    partiak, politik e ditor, por të ketë gjithmonë parasysh qëllimin që duhet ta kemi si parim.
    173
    Problemet me të cilat është përballur dhe po përballet ky proces janë të qarta, por jo edhe të
    patejkalueshme. Sado që mund të kemi mospajtime apo mendime të ndryshme, mendimet dhe
    qëndrimet tona në këtë pikë asnjëherë nuk duhet të jenë të kundërta. Të jemi unikë, qoftë edhe
    vetëm një herë, dhe njëzëri t’i kontribuojmë këtij procesi të rëndësishëm për vendin tonë, nëse jo
    për vete, këtë ia kemi borxh themeleve të shtetit tonë, themele këto për të cilat u bënë kurbane
    bijat dhe bijtë më të mirë të këtij vendi.
    Falë ndihmës së NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Forcat e Sigurisë së Kosovës
    janë forca profesionale dhe të përgatitura me standardet më të larta ushtarake, të cilat janë të
    gatshme profesionalisht e moralisht të transformohen në Forca të Armatosura të Kosovës dhe t’i
    dalin në mbrojtje çdo qytetari të vendit pa asnjë dallim.
    Republika e Kosovës i ka përmbushur të gjitha kushtet për ta ndërmarrë hapin final të këtij
    transformimi dhe tani mendojmë që ky proces do të varet shumë nga konsensusi ynë politik.
    Nëse ne arrijmë ta tejkalojmë politikën dhe retorikën tonë ditore, atëherë jemi të bindur se ky
    proces nga sot do ta marrë kahun e duhur. T’i lëmë qoftë edhe vetëm sot deklaratat boshe dhe
    përçarëse, të mos shkaktojmë huti të panevojshme në opinion. Ne sot e kemi mundësinë që me
    një qasje shumë të thjeshtë ta përcjellim mesazhin e unitetit, përgjegjësisë dhe gatishmërisë për
    tejkalimin me sukses të kësaj sfide. Kur ne dimë t’i thërrasim arsyes, çdoherë sfidat tejkalohen
    me sukses dhe në të mirën tonë të përgjithshme. Çdo eskalim i këtij debati në debat maratonik,
    partiak dhe personal do të ishte barra më e rëndë e fajit që do të mund t’ia ngarkonim vetes para
    popullit, por edhe para historisë.
    Problemi kryesor, por jo i pazgjidhur në këtë proces është Lista serbe, e cila edhe në këtë pikë
    padrejtësisht ka kompetencë të 2/3 të deputetëve serbë për të drejtën e bllokimit. Janë këta 2/3 e
    këtij grupi të vogël deputetësh, të cilët kanë ulëset në Kuvend dhe përfitojnë benefite të majme
    dhe në vend të punës dhe rezultateve na sfidojnë me pengesa nga më të ndryshmet. Këto pengesa
    burojnë nga politika armiqësore serbe dhe e kanë një qëllim të vetëm, destabilizimin e Kosovës
    dhe me këtë edhe të gjithë rajonit, sepse edhe në Serbi e kanë të qartë se një Kosovë e
    destabilizuar është një bumerang edhe për vetë ata.
    Të nderuar kolegë,
    Pas provokimeve të fundit që iu bënë shtetit tonë, sot më shumë se kurrë e kemi të gjithë të qartë
    që me apo pa Listën serbe, Forca e Sigurisë së Kosovës duhet të bëhet ushtri, një ushtri e cila në
    rast nevoje do t’i mbrojë edhe vetë ata deputetë serbë dhe familjet e tyre, edhe pse uroj të mos
    gjendemi asnjëherë para një nevoje të tillë. Lista serbe duhet ta kuptojë përfundimisht se
    Republika e Kosovës është shteti i të gjithë qytetarëve pa dallim. Qasja e tyre bllokuese dhe
    refuzuese në pikëpamje afatgjate është duke i dëmtuar vetë ata dhe komunitetin, të cilin ata e
    përfaqësojnë, gjithmonë duke u bazuar se ata në këtë Kuvend vërtet përfaqësojnë serbët e
    Kosovës, e jo Qeverinë e Beogradit.
    174
    Ne mendojmë se ka kaluar koha e kompromiseve, sepse kemi bërë mjaft dhe Ushtria e Kosovës
    është ajo pikë për të cilën ne nuk jemi të gatshëm të bëjmë kompromise më tutje. Sot e kemi
    shansin më të mirë të tregojmë se në disa çështje nuk jemi thjesht përfaqësues të një subjekti
    politik, por përfaqësues të popullit, përfaqësues të një populli paqedashës, i cili nga ne pret
    seriozitet dhe veprime të drejta.
    Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, duke i falënderuar deputetët
    përfaqësuesit e komuniteteve joserbe në Kuvend për bashkëpunimin dhe seriozitetin e treguar në
    këtë proces, i ftoj edhe deputetët e Listës serbe që të reflektojnë dhe nëpërmjet këtij procesi t’i
    kontribuojnë paqes dhe bashkëjetesës në Kosovë. Gjithsesi jemi shumë falënderues për të gjithë
    trupat e KFOR-it dhe NATO-s, të cilët për 17 vjet me radhë janë gardian i ruajtjes së paqes në
    vendin tonë.
  • Faleminderit! Në emër të LDK-së, Anton Quni e ka fjalën.
  • Faleminderit, kryesues!
    Të nderuar ministra,
    Deputetë,
    Nëse ne sot arrijmë në përfundim të dalim me një rezolutë të përbashkët, besoj se do ta ketë një
    simbolikë shumë të mirë. Do ta ketë simbolikën e mirë, se po i hapim rrugë krijimit të Forcave të
    Armatosura të Kosovës pikërisht në ditën e Shën Valentinit dhe ky është një mesazh i mirë për të
    gjithë ata që kanë frikë nga Ushtria e Kosovës.
    Arti i luftës, vepër e filozofit dhe gjeneralit kinez Shon Shu, besoj se është e njohur dhe e dëgjuar
    nga shumica e deputetëve. Por, shumica e ushtarakëve kanë të studiuar mirë, por edhe të
    sprovuar në jetë. Kjo vepër është e shkruar para më shumë se 2 500 vjetëve dhe e veçanta e saj
    është, që sot ende mbetet aktuale dhe në fuqi, përkundër zhvillimeve në teknologji, koncepteve,
    trendëve globalë, e tjera...
    Aty, ndër të tjera, thuhet: shkathtësia më e lartë është, në qoftë se e mposht armikun pa luftë dhe
    ai që e di kur duhet të luftohet e kur jo, është fitues.
    Të nderuar,
    Krijimi i Ushtrisë së Kosovës nuk do të thotë se ne po hyjmë në luftë, as që pasi që ta kemi
    ushtrinë jemi absolutisht të sigurt. Krijimi i Ushtrisë së Kosovës është akt i natyrshëm dhe i
    domosdoshëm, këtu besoj që askush nuk ka dilemë. E vetmja dilemë është rreth rrugëve
    kushtetuese dhe ligjore për krijimin e ushtrisë me mungesë të vullnetit të deputetëve serbë.
    175
    I nderuar Kabinet qeveritar,
    Përveç rolit të Parlamentit të Kosovës, roli juaj në transformimin e FSK-së në Forca të
    Armatosura të Kosovës është kyç. Ju e zbatoni strategjinë e sigurisë nacionale, ligjet dhe
    detyrimet në fushën e sigurisë, ju e keni ekspertizën në fushën e sigurisë, ju i mbani marrëdhëniet
    diplomatike me shtete, organizata politike ushtarake, ju i keni fondet dhe të gjitha kapacitetet për
    të transformuar Forcat e Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës.
    Ju duhet të siguroni që formimi i Ushtrisë së Kosovës të mos kontestohet nga askush e as nga
    deputetët serbë. Ju duhet të siguroni, që ky proces të ketë mbështetjen e fuqishme të NATO-s,
    Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në qoftë se, përkundër vullnetit të
    Parlamentit, Qeverisë në bashkëveprim me SHBA, NATO, Bashkimin Evropian, prapë siguria e
    Kosovës varet nga katër deputetë serbë, atëherë ky është një paradoks i llojit të vet.
    Të nderuar,
    Edhe nëse kontestohet apo shkakton pasojë krijimi i Forcave të Armatosura ne kemi obligim të
    gjejmë alternativa tjera për ngritjen e mekanizmave mbrojtës. Gjithnjë brenda Kushtetutës dhe
    ligjeve të Kosovës, brenda Policisë së Kosovës, Forcave të Sigurisë së Kosovës, Agjencisë
    Kosovare për Inteligjencë dhe organizatave tjera, ne mund t’i zhvillojmë dhe ngremë kapacitetet
    për përgjigje adekuate në situata të ndryshme. Mund të hartojmë protokolle të gatshme për tu
    vënë në funksion në rast të agresionit total apo të kufizuar në kohë dhe hapësirë.
    Arsimimi bazik i rinisë në fushën e mbrojtjes, nëse vlerësohet, duhet të merret në konsideratë.
    Kategorizimi dhe seleksionimi i objekteve vitale, identifikimi i burimeve dhe mënyra e
    shfrytëzimit të tyre në rast lufte do të duhej të ishte punë e kryer.
    Krijimi i rezervave shtetërore në derivate, medikamente, artikuj higjienikë, ushqimorë, e tjera...
    janë të domosdoshme për shtetet nën kërcënim.
    Informimi i drejtë dhe në kohë është garanci e luftimit të propagandave, që shkaktojnë konfuzion
    dhe frikë. Miqësia me partnerët e perëndimit duhet të ruhet dhe thellohet edhe në fushën e
    mbrojtjes.
    Më e rëndësishmja dhe arma më e fuqishme për tu mbrojtur kombi dhe shteti, në çdo pjesë të saj,
    është që qytetarët ta duan vendin e vet.
    Po i plotësuam këto obligime nuk do të ketë luftë, paqen e sigurojmë pa shkrepur asnjë plumb.
    Atëherë, vërtetohet shprehja më lartë, shkathtësia më e lartë është kur e mposht armikun pa luftë.
    Faleminderit!
  • Faleminderit! Në emër të Lëvizjes “Vetëvendosje”, zoti Albin Kurti e ka fjalën.
    176
  • Deputetë të Kuvendit,
    Qytetarë të Republikës,
    Forca e Sigurisë së Kosovës ka histori pararendëse, nga e cila është shkëputur.
    Prej 10 qershorit të vitit 1999 UÇK-ja i është nënshtruar në vazhdimësi një dobësimi dashakeq.
    Në fillim ndodhi çmilitarizimi, goditja më e rëndë që mund t’i bëhet një ushtrie, qëllimi
    fundamental i së cilës ka qenë çlirimi i atdheut.
    Një ushtri e cila përfundimisht e materializon çlirimin, ajo shndërrohet në ushtrinë e vërtetë të
    atdheut të çliruar. Goditjet e njëpasnjëshme e pasuan çmilitarizimin, burgosjet e komandantëve
    dhe ushtarëve të shquar të UÇK-së, dënimet drakonike, shpesh edhe mbajtjet e ish-ushtarëve
    burgjeve pa asnjë dëshmi për ngarkimin e veprave gjoja të kryera, bastisje dhe poshtërime nga
    më të padurueshmet, deri në skandalin e patolerueshëm të bastisjes së memorialit të Komandantit
    Legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit, krejt kjo për ta përdhosur e kriminalizuar luftën tonë
    çlirimtare për liri.
    Po të tentonte bashkësia ndërkombëtare pas luftës që ta shuante UÇK-në përnjëherë do të lindte
    një UÇK tjetër e re, prandaj ata krijuan TMK-në (Trupat e Mbrojtjes së Kosovës), fiksuan
    numrin e pjesëtarëve, ua morën armët, i pajisën me simbole dhe vetëm atëherë filluan spastrimet
    e elementëve radikalë.
    Në kuadër të standardeve para statusit TMK-ja kishte përmbushur me sukses standardin e 8-të, si
    asnjë institucion tjetër. Shpërblimi për këtë i erdhi asaj i formuluar në Planin e Ahtisarit,
    shpërbërje e TMK-së. Nisën zërat kundërshtues, përfshirë këtu edhe kryeministrin e ardhur nga
    TMK-ja, aso kohe zoti Agim Çekun, dhe kjo gjë u ndryshua nga shpërbërja e TMK-së në shuarje
    të TMK-së.
    Në një intervistë për Radio BBC-në në gjuhën shqipe, menjëherë pas Pavarësisë, në verën e vitit
    2008, në pyetjen nëse do të ndihmojë KFOR-i në krijimin e forcës së re të sigurisë së Kosovës
    dhe për atë se si do të dukej ajo, gjenerali Ksavier De Marnak përgjigjet: “NATO-ja ka marrë
    vendim që të ndihmojë këtë proces, që përfshinë shuarjen e TMK-së. Forca do të jetë, kryesisht,
    një njësi për mbrojtje civile, që do t’i japë Kosovës kapacitete dhe përgjegjësi për tu përballur me
    katastrofat e rënda, siç janë tërmetet, vërshimet, ose zjarret. Kjo është vija e fundit dhe ajo që do
    të ndodhë.”
    Dhe, më pas, në pyetjen vijuese, “Pra, kjo do të jetë një forcë emergjente?”, De Marnak
    përgjigjet: “Mund ta quani një forcë emergjente, ose një komponentë për mbrojtje civile.”
    Aso kohe neve na thuhej, që FSK-ja është ushtria. Pra, keni parasysh, sot po flasim që na
    nevojitet Ushtria e Kosovës, a prej vitit 2008 deri para një apo dy viteve na është thënë që kjo
    177
    është ushtria. FSK-ja më parë se nën kontroll të ministrit për FSK-në, realisht ishte nën kontroll
    të KFOR-it, komandanti i së cilës në intervistën e përmendur kur flet për procesin e themelimit të
    FSK-së, e vë theksin te shuarja e TMK-së, ngjashëm sikurse që formimi i TMK-së para nëntë
    vjetëve kishte të bënte... më falni, tash i bie para 17 vjetëve, kishte të bënte para së gjithash me
    shuarjen e UÇK-së.
    Në vend të TMK-së nuk fituam ushtri, por FSK-në. TMK-ja, së paku, i kishte ngjyrat kuq e zi
    dhe fjalën “mbrojtje” në emërtim, gjë që nuk është rasti me FSK-në. Pakoja e Ahtisarit në
    mënyrë eksplicite ia ndalonte FSK-së të ketë artileri, tanke dhe aviacion ushtarak. Disa vende të
    Botës kanë hequr dore fare nga ushtria. Ka vende të tilla, që madje janë edhe të anëtarësuara në
    NATO. Islanda është njëra prej shteteve, që nuk ka ushtri edhe është anëtare e NATO-s, por ky
    vend ka hequr dorë me vetëdëshirë nga ushtria, për arsye financiare apo të tjera, nuk ka rëndësi.
    E rëndësishme është, që secili vend në Botë, që nuk ka ushtri, ka të drejtë ta ketë atë, mirëpo
    Kosovës nuk i është lejuar që të ketë ushtri.
    Këtu u tha, që ushtrinë neve na e bën NATO-ja, në fakt është e kundërta, nuk na e bën neve
    ushtrinë NATO-ja, po ne e përbëjmë NATO-n, se NATO-ja nuk ka armatim të vetin. NATO-ja
    ka vetëm armatimin e shteteve anëtare. Ti e bën ushtrinë tënde, bëhesh anëtar i NATO-s dhe e
    përbën NATO-n. Je ti ai që e bën NATO-n, nuk të bën NATO-ja ty. NATO-ja ta ka bërë TMK-
    në, NATO-ja ta ka bërë FSK-në, por jo edhe Ushtrinë.
    Misioni i Forcave të Armatosura të Kosovës duhet të jetë gatishmëria dhe aftësia për ta mbrojtur
    sovranitetin dhe integritetin territorial dhe t’i mbrojë qytetarët, pronat e tyre dhe interesat e
    Republikës së Kosovës, si dhe të kontribuojë në ndërtimin dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe
    global. Mirëpo, pyetja që shtrohet është: Çfarë vendi do të zë UÇK-ja, misioni e simbolet e saj,
    fryma e trashëgimia e saj, në Forcat e Armatosura të Kosovës?
    Të gjithë e dimë, që UÇK-ja u demilitarizua dhe u formua TMK-ja për t’u shuar edhe kjo pastaj
    drejt formimit të FSK-së. A kemi tash, me formimin e Ushtrisë së Kosovës, ecje nëpër të njëjtën
    kahe apo ndryshim të orientimit? A do të jetë UÇK-ja dhe dëshmorët e saj pjesë e kujtesës
    institucionale të Forcave të Armatosura të Kosovës? Çfarë historie dhe çfarë patriotizmi do t’u
    mësohet qytetarëve të Republikës së Kosovës, që inkuadrohen në Forcat e Armatosura të
    Kosovës, kjo është thelbësore, jo vetëm armatimi.
    Nuk do mend, që kollaj mund ta paramendojmë Forcat e Armatosura të Kosovës në operacione
    të ndryshme në vatra të krizës nëpër Botë, krahas ushtarëve të NATO-s, mirëpo cili do të jetë
    qëndrimi dhe veprimi, apo mosveprimi i Forcave të Armatosura të Kosovës ndaj Serbisë, ndaj
    ushtrisë, policisë, xhandarmërisë dhe strukturave të saj në Kosovë? A është Serbia shtet e ushtri
    armike për Forcat e Armatosura të Kosovës, ushtrinë e ardhshme të Kosovës apo ajo është
    178
    partner bashkëpunimi, sipas marrëveshjeve Thaçi - Daçiq e Mustafa - Vuçiq? Kjo është pyetje
    thelbësore.
    Në prill të vitit 2015, kryeministri Mustafa ka deklaruar me sa vijon: “Forcat e Armatosura të
    Kosovës pa marrëveshje me serbët nuk do të shkojnë në veri të Kosovës.” , por kjo më është
    thënë edhe nga zyrtarë të NATO-s. Në prill të vitit 2015, kryeministri Mustafa ka deklaruar
    kështu. Një kryeministër i këtillë nuk ta bën ushtrinë. Me këso qasje nuk ka Forca të Armatosura
    të Kosovës, mund të bëjmë debat gjithë ditën e natën.
    Në faqet e mesit të Gazetës “Epoka e Re” të datës 9 dhjetor 2015 ishte botuar revista 8-faqesh
    “Forca Jonë” nga Ministria për FSK-në, revistë kjo mujore. Gjithandej, e lexova 8 faqe,
    gjithandej takime ndërkombëtare, po ashtu konferenca ndërkombëtare, vizita, sërish
    ndërkombëtare, intervista me ndërkombëtarë, letra, urime e përshëndetje nga ndërkombëtarët,
    trajnime nga ndërkombëtarët, nderime ushtarëve ndërkombëtarë të rënë, por edhe ndihma
    humanitare e certifikata për në thonjëza, citat: “zhvillimin e specifikimeve teknike dhe hulumtim
    të tregut, si dhe gara sportive të ndryshme...” në tetë faqe. Krejt në fund të faqes së fundit, në më
    pak se çerek faqeje, kemi titullin “Batalion i 3-të i Brigadës për reagim të shpejtë testoi aftësitë
    fizike në Marshin e Nëntorit”. Në çerek faqeje, në fund të faqes së fundit prej tetë faqesh. Po, kjo
    është tepër pak edhe shumë vonë.
    Sipas raportit javor të Agjencisë së Lajmeve “Beta”, Serbia i shpenzon gjysmë miliardi euro në
    buxhetin për ushtri, pra sa dhjetëfish ne dhe, së paku 300 milionë tjera sivjet për armatim. Kjo
    është 20 deri në 30 herë më shumë se çdo vit paraprak, për armatim dhe mirëmbajtje të tij. Për kë
    e ka këtë armatim Serbia? Për Hungarinë, për Rumaninë? Natyrisht, se jo! Bosnja dhe Kosova
    janë të parat që të bien në mend në mënyrë të arsyeshme.
    Pra, Kosova është e rrezikuar, sidomos prej Serbisë dhe është e domosdoshme, që ta ketë
    ushtrinë e saj. Harta e Ballkanit që është sot, shumë më tepër është e përcaktuar nga pasojat e
    Luftës II Ballkanike, se sa nga dy luftërat botërore, marrë së bashku. Pra, disa muaj të Luftës II
    Ballkanike, kur Serbia e ka zgjeruar territorin për 81% e kanë përcaktuar hartën e sotme të
    Ballkanit shumë më tepër, se sa dy luftërat botërore, që janë gati një dekadë, marrë së bashku, në
    këtë Ballkanin tonë Perëndimor.
    E di që do të akuzohet Kosova prej armiqve të saj dhe prej jo miqve të saj, mirëpo Kosovës i
    nevojitet ushtria pikërisht që të mos ketë luftë. Dobësia jonë na bën magnet për apetitet e
    kundërshtarëve. Pra, ushtria është ajo e cila ta siguron paqen, aq më tepër karshi armiqve, të cilët
    asnjëherë nuk janë dëshmuar paqësorë ndaj nesh. Faleminderit!
  • Rrustem Berisha, në emër të Grupit Parlamentar Aleanca për Ardhmërinë e
    Kosovës, e ka fjalën.
    179
  • Faleminderit, kryetar!
    I nderuar Kabinet qeveritar!
    Të nderuar deputetë,
    Të nderuar qytetarë,
    Gjatë viteve të fundit mjediset e sigurisë, ai global dhe rajonal, po bëhen gjithnjë më të
    paparashikueshëm dhe sfidues. Rreziqet dhe kërcënimet janë në rritje e sipër dhe nuk ka shenja
    që do të jetë ndryshe edhe në vitet që vijnë. Këto sfida dhe rreziqe ndikojnë drejtpërdrejtë edhe
    në mjedisin e brendshëm të sigurisë.
    Kosova nuk mund të jetë dhe nuk është imune ndaj këtyre rreziqeve dhe kërcënimeve. Shteti i
    Kosovës dëshiron t’i ndërtojë raportet e mira fqinjësore dhe nuk ka pretendime territoriale ndaj
    askujt prej fqinjëve dhe është logjike, që të njëjtën e pret edhe nga fqinjët e vet. Por, a është
    ashtu? Përgjigjja është se sigurisht jo. U pa dhe u dëshmua edhe me zhvillimet e fundit.
    Kosova është e pavarur dhe si e tillë ka përgjegjësi për sigurinë e qytetarëve dhe mbrojtjen e
    territorit të saj. Vonesat në transformimin e FSK-së në Ushtrinë e Kosovës janë të papranueshme
    për qytetarët e Kosovës dhe për ne deputetët. Sipas rishikimit strategjik të sektorit të sigurisë
    është paraparë një plan dhjetëvjeçar i transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës. Janë
    paraparë edhe dinamikat e zhvillimit të kësaj force. Unë ua kujtoj, se faza e parë e transformimit
    të FSK-së është dashur të zhvillohet në vitin 2014-2016 dhe, tani jemi në vitin 2017. Arsyet e
    mos transformimit janë politike dhe të njohura për ne. Shteti i Kosovës duhet të zhvillojë dhe
    fuqizojë institucionet e sigurisë, e në veçanti ta bëjë ndryshimin e misionit të FSK-së dhe kjo
    forcë duhet sa më parë që t’i marrë detyrat e reja.
    Është e domosdoshme të ndryshojmë përmbajtjen e Ligjit për FSK-në dhe në kuadër të këtij
    ndryshimi ta ndryshojmë misionin, organizimin dhe t’i japim detyra të reja kësaj force.
    Ka shumë ushtri moderne që nuk e kanë emërtimin ushtri, por janë shumë të njohura, siç janë
    Forcat Mbrojtëse të Izraelit dhe ato të Japonisë. FSK-ja ka nevojë të zhvillojë kapacitetet e saj
    dhe të marrë përsipër detyrat shtesë të sigurisë në përputhje me sovranitetin dhe integritetin
    territorial të Republikës së Kosovës. Këto kapacitete do t’i zhvillojë në mënyrë graduale dhe
    FSK-ja do të marrë gradualisht përgjegjësinë për mbrojtjen e vendit.
    Kjo forcë duhet të aftësohet dhe të pajiset për të përmbushur misionin e ri të mbrojtjes. Kjo forcë
    duhet të krijojë kapacitetet e nevojshme për përmbushjen e misionit. Zgjerimi i misionit duhet të
    bëhet në bashkëpunim me miqtë tanë ndërkombëtarë, NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të
    Amerikës.
    180
    Një gjë tjetër, që e kam potencuar edhe më herët dhe që prapë do ta potencoj, ka të bëjë me
    futjen e lëndës “Mbrojtja dhe Siguria” në programin e Universitetit të Prishtinës, me qëllim që
    studentëve apo të rinjve tanë tu ofrojmë njohuri dhe arsimim të duhur për mbrojtjen dhe sigurinë.
    Kur jemi te ndryshimi i misionit të FSK-së të gjithë ne duhet të jemi të bashkuar, duhet ti lëmë
    anash bindjet politike, mospajtimet, dallimet mes nesh, dhe nuk duhet që ato dallime të kenë
    asnjë ndikim tek ne, pra duhet të jemi unikë, sepse këtë e presin edhe qytetarët e Kosovës.
    Faleminderit!
  • Faleminderit, zoti Berisha! Fjalën e ka, në emër të Grupit Parlamentar “Nisma”,
    Zafir Berisha.
  • Faleminderit, kryetar!
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Ne në seancën e paradites folëm për prioritetet që ka shoqëria, që ishte fokusi te shëndetësia.
    Mirëpo, siguria e vendit është prioritet i të gjitha prioriteteve, pa të cilën çdo segment i jetës nuk
    mund të jetë stabil dhe të funksionojë normalisht.
    Besoj, se rrethanat e krijuara kohëve të fundit e dëshmojnë fuqishëm nevojën për të bërë hapa
    përpara, si institucione dhe si shtet dhe mungesa e guximit dhe vizionit për siguri dhe strategji,
    sigurisht në vend, duhet të kthehet në një përafrim të forcave politike dhe të gjithë mekanizmave
    të tjerë, që të reflektojmë fuqishëm në kohë dhe hapësirë.
    Nevoja urgjente për krijimin e infrastrukturës ligjore për avancimin e misionit të FSK-së, mendoj
    se tash nuk ka alternativë. Mbajtja peng e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura është
    i papranueshëm dhe mendoj, se si Kuvend i Kosovës ndaj atyre që e mbajnë peng duhet të kemi
    përgjigje. Lista sërpska si politika zyrtare e Beogradit në institucionet e Kosovës duhet ta ketë të
    qartë, se Kosovën nuk mund ta mbajë peng në sferën e formimit të ushtrisë, siç është duke e
    mbajtur peng në disa sfera të tjera.
    Mendoj se marrëveshja në fushën e sigurisë me Shqipërinë që ka ndodhur dje, është për tu
    përgëzuar, por besoj se edhe ministri e di se nuk është e mjaftueshme. Kjo duhet të avancohet
    edhe më tej dhe natyrisht, meqë kemi të bëjmë me Shqipërinë, duhet t’i paralajmërojmë të gjithë
    se ne jemi një.
    Mundësia që transformimi të ndodhë në këtë kohë konform rrethanave të krijuara është evident
    dhe unë mendoj, se paralelisht me ndryshimet ligjore që duhet të ndodhin dhe që, sa jam në
    dijeni veç edhe janë përgatitjet e duhura, të shoqërohet edhe me krijimin e një fondi të posaçëm,
    që nga praktikat e kaluara besoj se kemi përvojë, por pse jo edhe me një taksë të veçantë, e cila
    do ta përshpejtojë procesin e transformimit të Forcave të Sigurisë në Forca të Armatosura.
    181
    Transformimi i FSK-së i shërben paqes në Rajon dhe për këtë unë besoj, edhe ky Kuvend, edhe
    institucionet tjera, fuqishëm janë duke theksuar dhe mendoj se edhe partnerët në fushën e
    sigurisë në Kosovë dhe në Rajon, e kanë më se të qartë se duke pasur një ushtri Kosova do t’i
    ndihmojë shumë edhe ata për të krijuar një stabilitet, i cili kohëve të fundit po lëkundet nga
    interesat e fuqive të caktuara, të cilat po mendojnë të rikthejnë luftën e ftohtë në Ballkan dhe
    duke e kthyer në Ballkan ta fusin edhe Evropën në një krizë që nuk do t’i pëlqente askujt.
    Harmonizimi i rezolutës, unë mendoj se është shumë jetike për forcat politike, sepse deri më tash
    është treguar se asnjë forcë politike nuk ka dilema në hapin që duhet bërë dhe besoj se duke qenë
    korrekt dhe duke pasur parasysh rrethanat, në të cilat gjendemi, ne do të bëjmë këtë hap, sa të
    nevojshëm aq edhe urgjent.
    Forcat e Armatosura të Kosovës besoj se do të jenë vazhdimësi edhe për nga tradita edhe për nga
    motivimi i përpjekjeve për të mbrojtur Republikën e Kosovës dhe në këtë drejtim ministri bashkë
    me Qeverinë duhet t’i përgjigjet kërkesave të këtij Kuvendi dhe këtij debati dhe mos të
    vonohemi në nevojën urgjente që kemi, sepse një fjalë popullore thotë: “Më mirë vonë, se hiç.”.
    Ne e dimë, se jemi pak vonë, mirëpo kapacitete dhe mundësi të jashtëzakonshme kemi, që hapat
    e humbur në këtë drejtim t’i zëmë me të shpejt. Faleminderit!
  • Faleminderit! Zoti Bajrami nga “6+” e ka fjalën.
    Ć
  • Faleminderit, zoti Bajrami! Do të keni gjeneral, sepse ju jeni të shkolluar. Zoti
    Agim Çeku e ka fjalën dhe pastaj, kolegë deputetë, vazhdojmë një nga një. Po e shoh se Besa,
    nga LDK-ja, po e kërkon fjalën dhe vazhdojmë tutje.
  • I nderuar kryetar,
    Të nderuar ministra,
    183
    Të nderuar kolegë deputetë,
    E përshëndes edhe unë mbajtjen e këtij debati dhe e shoh si shumë të nevojshëm e shumë të
    dobishëm, që i ka dy synime. I pari është se të gjithë ne, në emër të atyre që na kanë zgjedhur, në
    emër të qytetarëve të Kosovës që të kërkojmë nga Qeveria të marrë masa që Kosovën ta bëjë me
    ushtri.
    Dhe, synimi i dytë, është që të gjithë ne gjatë këtij debati të japim mendime, të japim ide se si ta
    bëjmë këtë ushtri.
    Dua të përshëndes dhe ta përgëzoj edhe një herë FSK-në, ministrin e FSK-së për gjithë punën e
    madhe që e kanë bërë, dhe sa i përket këtyre, kjo punë është e përfunduar dhe FSK-ja si e tillë
    është e gatshme t’i marrë detyrat që ne një ditë, besoj shpejt, do t’ia ngarkojmë.
    Janë dy çështje që gjatë tërë debatit duhet t’i kemi parasysh. Projekti i krijimit të forcave të
    armatosura të Kosovës, apo ushtrisë së Kosovës, që nga fillimi është projekt i përbashkët me
    partnerët tanë ndërkombëtarë.
    Dhe, e dyta, Forcat e Sigurisë së Kosovës janë institucion shumë serioz, forcat e armatosura të
    Kosovës do të ishin shumë serioze, institucion në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës, të të
    gjitha komuniteteve dhe duhet bërë përpjekje që pjesë e këtyre, edhe e krijimit, edhe e
    vendimmarrjes, edhe e anëtarëve të jenë të gjitha komunitetet apo pjesëtarë të të gjitha
    komuniteteve në Kosovë.
    Andaj, brenda këtyre dy parimeve bazë, ne duhet të gjejmë mënyrën si ta krijojmë.
    U bënë 3 vjet, saktësisht po bëhen më 17 shkurt 2014 kur ish-kryeministri, e tani presidenti
    Hashim Thaçi, në fjalimin e tij në festimin e Ditës së Pavarësisë e shpalli që FSK-ja do të
    shndërrohet në forca të armatosura të Kosovës, në shumës po flas. Sepse, ato ditë përfundoi një
    proces i gjatë, një proces shumë studimor, thellësisht studimor, i cili quhet “Rishikimi strategjik i
    sektorit të sigurisë” dhe doli me shumë rekomandime. Po them, me shumë rekomandime dhe
    vetëm një pjesë e tyre kishin të bëjnë me FSK-në apo transformimin e tyre në forca të armatosura
    të Kosovës dhe Ministrisë së FSK-së në Ministri të Mbrojtjes.
    Të gjitha këto rekomandime ishin dhe i gjithë ky proces ishte udhëhequr nga Qeveria e Kosovës,
    konkretisht nga Ministria e FSK-së, si drejtues i Komitetit drejtues dhe ishte gjithëpërfshirës.
    Ishte i ndihmuar gjatë tërë kohës nga një organizatë,nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
    konkretisht nga Departamenti i Mbrojtjes në Pentagon,DIRI. Gjithashtu ishte i ndihmuar nga
    ekipi këshillues i NATO-s dhe ishte, në çdo hap, apo fillimisht çdo analizë dhe çdo hap ishte i
    koordinuar dhe i miratuar nga partnerët tanë ndërkombëtarë.
    184
    Pra, që nga fillimi ky proces ka shkuar kështu dhe bëj apel edhe te Qeveria dhe të gjithë ne të
    kuptojmë se deri në fund duhet të shkojë kështu.
    Janë humbur 3 vjet. Janë humbur dhe paramendoni ku do të kishin qenë sot forcat e armatosura
    të Kosovës po të ishin formuar më 2014-tën. Duhet të them, kam qenë edhe pjesë e Qeverisë dhe
    i di përpjekjet edhe të kryeministrit të atëhershëm, edhe përpjekjet e mia modeste si ministër që
    ta bëjmë, por thjesht kishte gatishmëri te deputetët e komunitetit serb. Por, i kishin disa kërkesa
    që ne, disa parti politike, nuk ishim të gatshëm t’i aprovojmë. Thjesht, kishte të bëjë me vende të
    rezervuara edhe për këtë mandat që ne sot po e gëzojmë.
    Dhe, ndodhi çka ndodhi, e humbëm shansin historik. Tani jemi këtu ku jemi! Po shoh edhe në
    media, edhe sot këtu, ka propozime të ndryshme se si duhet ta bëjmë ushtrinë e Kosovës.
    Unë do t’u bashkohem ideve dhe mendimeve të mia, po edhe të Grupit Parlamentar të Partisë
    Demokratike të Kosovës.
    Ne po themi dhe mendojmë, mund të jetë edhe e vërtetë se deputetët serbë nuk do ta përkrahin
    ndryshimin e Kushtetutës. Por, a kemi provuar, a kemi marrë masa serioze? Jo. Unë mendoj se
    ne, sikur që thashë, duhet bërë çmos që të mbetemi në koordinim, në bashkëpunim, në projekt të
    përbashkët me bashkësinë ndërkombëtare dhe të bëjmë çmos që edhe komunitetin serb ta bëjmë
    pjesë edhe vendimmarrës,edhe pjesë të forcave të armatosura të Kosovës.
    Çka mund të bëjmë? Projekti dhe propozimi i ndryshimeve kushtetuese është në Parlament, bile
    ka kaluar edhe Komisionin Legjislativ. Kam qenë unë dhe disa deputetë që s’jemi anëtarë të
    komisionit aty kur është aprovuar. Pra, është i gatshëm të vijë.
    Unë mendoj se do të ishte dashur që Kryesia e Parlamentit ta caktojë një ditë, në një të ardhme të
    afërt, kur do të jetë ajo në seancë. Ta sjellë në seancë, ta dimë datën kur do të vijë. Dhe, para asaj
    dite të mobilizohemi të gjithë, në radhë të parë Qeveria, ministria, presidenti, kryetari i
    Parlamentit, bashkësia ndërkombëtare që të bisedojmë me deputetët serbë, po them me deputetët
    serbë. Unë i përshëndes përpjekjet e ministrit me ato kërkesat e tyre dhe takimet që i ka pasur,
    deputetët janë ata që votojnë, deputetët janë zgjedhur, jo ministrat. Ministrat janë të emëruar,
    kështu që deputetët duhet të flasin me deputetë.
    Pa keqkuptim, ministër, sepse kam qenë edhe vetë ministër. Nuk është ministri ai që jep garanci,
    sepse çfarëdo garancie që jep ministri, kryeministri mund t’ia ndryshojë. Ata kërkojnë që të
    bisedojnë me instanca më të larta të shtetit, dëshirojnë të bisedojnë me kryeministrin, me
    presidentin, me kryetarin e Parlamentit dhe, besa, dëshirojnë të bisedojnë edhe në prani të
    faktorit ndërkombëtar.
    185
    Sa herë ne kemi pasur telashe nga përvoja jonë, sa herë ka ndërhyrë faktori ndërkombëtar, na ka
    bërë bashkë, qoftë si parti politike, qoftë edhe me komunitetet e tjera. Pse ne kur të kemi datën e
    votimit të ndryshimeve kushtetuese të kërkojmë nga partnerët tanë ndërkombëtarë, që të na bëjnë
    bashkë, të bisedojmë bashkë, në prezencën e tyre, t’i dëgjojmë shqetësimet e tyre.
    Dhe, unë propozoj që në atë takim t’ia bëjë ministri apo komandanti një prezantim në gjuhën e
    tyre: çka janë forcat e armatosura të Kosovës? Çfarë natyre, çfarë karakteri, çfarë roli, çfarë
    misioni, çfarë detyrash kanë? Dhe, ta shohin se janë në shërbim të të gjithë qytetarëve. Pra, të
    organizojmë një takim, t’ua sjellim 50 ushtarë serbë që janë sot në FSK. Në mesin e tyre, edhe 2
    oficerë të shkolluar në Akademinë Ushtarake që e kanë kryer në Shkup e që janë oficerë të
    shkëlqyeshëm duke i kryer detyrat e tyre. Po edhe 5-6 janë duke e mbaruar Akademinë
    Ushtarake. T’i shohim, të shohim se asnjë pjesëtar i komunitetit serb kur ka ardhur në FSK s’e ka
    lëshuar FSK-në, sepse s’ka pasur arsye, e ka ndier veten mirë, e kanë ndier veten të respektuar.
    Pra, t’i ballafaqojmë me këto argumente. T’ua rikujtojmë... më fal, ministër, po i referohem
    kohës kur kam qenë ministër, kemi pasur gjatë këtij debati, ka qenë debat, shihej se si rezultat i
    kësaj do të jetë që Kosova duhet ta ketë ushtrinë e vet.
    Presidenti i tyre, që edhe aktualisht është president, e pati dhënë një deklaratë që nuk mendoj se
    Kosovës i duhet ushtria, por në qoftë se e bëjnë, të kërkojmë që pjesëtarët e komunitetit serb të
    jenë të përfshirë ashtu siç janë të përfshirë në Policinë e Kosovës.
    Kjo deklaratë e tij është marrë si qëndrim zyrtar. Është folur në NATO kur kemi qenë në takime,
    është folur këtu në bashkëpunim me... dhe është arkivuar në Ministrinë e FSK-së.
    E dyta, fakt që duhet përmendur në këtë aktiv,gjatë tërë kohës ata kanë kërkuar informacione nga
    komandanti i KFOR-it, me të cilin kanë takime të rregullta, nga zyrtarët e NATO-s se çka po
    ndodh, dhe kanë kërkuar nga ta tri gjëra, të cilat të tria ne i kemi adresuar. E para është që të jetë
    forcë defensive, e fokusuar vetëm në mbrojtjen e vendit që, në fakt, është paraparë të jenë forcat
    e armatosura të Kosovës.
    Tjetra çfarë kanë treguar, të jenë forcë multietnike, profesionale dhe me standarde të NATO-s.
    Që është parim edhe sot i FSK-së dhe ne jemi të përcaktuar për një gjë të tillë.
    Dhe, e treta, kanë kërkuar garanci nga NATO që fillimisht për disa vjet në ndërtimin dhe ngritjen
    e kapaciteteve të forcave të armatosura të jenë të kyçur dhe të përfshirë këshilltarët e NATO-s.
    Edhe kjo ndodh, po edhe ne e kërkojmë këtë punë.
    Do të thotë, të tri këto shqetësime që i kanë pasur, i kemi adresuar. Dhe, mendoj që pas këtyre
    përpjekjeve, ne duhet të vijmë këtu në Kuvend dhe të shohim, a po votojnë apo jo? Të bindet
    edhe faktori ndërkombëtar që s’po e votojnë.
    186
    Ndoshta edhe një herë, edhe dy herë të provojmë, të bëjmë çmos. Të mos shkojmë drejt në
    variantin e dytë që është lehtë të bëhet.
    E tani, çka është me rëndësi? Është me rëndësi të duam ta bëjmë. Më fal, s’qenka këtu
    kryeministri, por çdo gjë bëhet kur do ta bësh. Thonë, e kam thënë edhe një herë: ai që do ta bëjë,
    e gjen mënyrën. Pra, që do ta bëjë një punë, por ai që s’do ta bëjë një punë, e gjen arsyen. Ne e
    kemi gjetur arsyen: serbët s’po donë. Mirëpo kurrë s’kanë thënë:“S’po duam”. S’i kemi provuar.
    Kemi biseduar me një, dy...
    (Ndërprerje nga regjia)
  • Rregulloren nuk e shkelim, por në emër të grupit mund të të japë grupi. Po, cili
    deputet do t’ia japë minutat? Fatmir Xhelili, flet nga koha e tij. Jemi në kohën e deputetit Fatmir
    Xhelili.
  • Do të thotë, ai që do, e gjen mënyrën. Mënyra, si varianti i parë, plani A, e thashë.
    Plani i dytë, prapë po them. Në qoftë se dështon, në qoftë se bindemi që nuk kanë gatishmëri ta
    votojnë ndryshimin e Kushtetutës, të bisedojmë a kanë gatishmëri ta votojnë ligjin, ndryshimin e
    Ligjit të FSK-së.
    Ky ligj mund të ndryshohet, ka edhe bazë ligjore për t’u ndryshuar dhe plotësuar Ligji i FSK-së,
    por ka edhe improvizim. Nuk kisha pasur dëshirë, e as ju, besoj, që me këtë institucion serioz të
    bëjmë improvizime, por ta bëjmë në mënyrë të mirëfilltë.
    Këtu s’po ndalem shumë, por Ligji për FSK-në, e sheh, është neni 6, pika 6. 2c, që thotë se
    “Kryeministri mund ta ndryshojë, mund ta modifikojë strukturën e FSK-së në bashkëpunim me
    presidentin dhe me miratimin e Parlamentit”.
    Neni i Kushtetutës në dispozitat e përgjithshme thotë gjithashtu kur flet për sovranitetin, neni 2,
    pika 2:“Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i
    patjetërsueshëm dhe i pandashëm dhe mbrohet, po e theksoj, mbrohet me të gjitha mjetet e
    përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe me ligj”. Dhe, në qoftë se ne dëshirojmë ligjin, atëherë ky
    kapitull apo ky nen e përfshin në çfarëdo rreziku, se është institucion kushtetues FSK-ja edhe sot.
    Do të thotë, nuk përjashtohet mundësia që nëse cenohet sovraniteti, Kushtetuta e thotë se kemi të
    drejtë ta mbrojmë me të gjitha mjetet që i kemi, a një prej mjeteve është edhe sot FSK-ja.
    Prapë po them,edhe këtu duhet bërë përpjekje që ata së paku ta votojnë ligjin, por të jenë pjesë,
    dhe prapë po e theksoj, duhet të jenë pjesë e këtij procesi.
    187
    Unë po them tash këtu, në qoftë se është propozim, po e afroj edhe një variant tjetër, më falni.
    Planin C, sikur po i thonë.
    Plani A është forcat e armatosura të Kosovës.
    Plani B, transformimi i FSK-së në forca të armatosura të Kosovës.
    Plani C, edhe FSK, edhe forca të armatosura të Kosovës.
    Qysh mendoj se mund të bëhet kjo punë? Në rekomandimet e sektorit të sigurisë parashihet që në
    fazën e dytë të zhvillimit kapacitetet e mbrojtjes civile që sot i ka FSK-ja, siç janë deminimi
    humanitar, kërkim-shpëtimi urban, kërkim-shpëtimi në ujëra, trajtimi i materialeve të
    rrezikshme, zjarrfikësit, të kalojnë e të bëhen bashkë me Agjencinë e Menaxhimit të
    Emergjencave.
    Do të thotë, kjo është paraparë. Dhe, pasi sot e kemi kategori kushtetuese FSK-në, nuk po mund
    ta ndryshojmë Kushtetutën, t’i bëjmë bashkë këto dy institucione dhe këto kapacitete të bëhen
    njësi të specializuara për mbrojtjen civile. Këto janë diku 5% të FSK-së.
    Dhe, pjesën tjetër të FSK-së ta shndërrojmë... nga pjesa tjetër t’i ndërtojmë forcat e armatosura të
    Kosovës.
    Ku është baza ligjore? Unë s’jam ekspert ligjor, por jam i interesuar shumë për këtë çështje dhe i
    kam gjetur disa nene që mund të lidhen me to.
    Kapitulli i parë:Dispozitat themelore, që e definojnë shtetin tonë, neni 4, pika 7, thotë:
    “Republika e Kosovës ka institucionet e veta për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe të integritetit
    territorial, rendit dhe qetësisë publike, të cilat funksionojnë nën autoritetin kushtetues të
    institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës”.
    A i ka sot, Kushtetuta na obligon? Thotë: “Republika e Kosovës i ka institucionet e veta për
    mbrojtjen e rendit kushtetues dhe integritetin territorial”.
    Nuk ka sot Kosova institucion për mbrojtjen e integritetit territorial. Do të thotë, jemi të obliguar
    nga kjo Kushtetutë që ta bëjmë.
    E dyta. Kapitulli 5. Presidenti i Republikës së Kosovës, neni 84, kompetencat e presidentit, thotë:
    “Presidenti i Republikës së Kosovës është komandant suprem i Forcave të Sigurisë së Kosovës”.
    Do të thotë, flet në shumës. Kurse FSK-ja është njëjës. Është njëjës në Kushtetutën tonë, kurse
    Kushtetuta e njeh presidentin si komandant të të gjitha forcave të sigurisë, pra flet në shumës.
    Prapë, pa keqkuptim, edhe një nen të Kushtetutës.
    188
    Qeverisja lokale dhe organizimi territorial. Neni 124 thotë: “Njësi themelore e vetëqeverisjes
    lokale në Republikën e Kosovës është Komuna. Komunat gëzojnë shkallë të lartë të
    vetëqeverisjes, e tjerë, të mos ua lexoj krejt nenin, por në këtë qeverisje lokale kurrkund nuk
    përmendet asociacioni i komunave.
    E ne, kurrkund në Kushtetutë s’e kam lexuar se ekziston... Ne do ta bëjmë, por atëherë duhet ta
    bëjmë me ligj, me dekret. Pse atëherë, ta lëmë FSK-në qysh është, së bashku me AKM-në dhe të
    mos e lëmë Kushtetutën me një dekret, me ligj të veçantë, t’i bëjmë forcat e armatosura të
    Kosovës.
    Por, prapë po them, në këto variante t’ua shtrojmë partnerëve tanë ndërkombëtarë, t’ua shtrojmë
    atyre që sot nuk janë të gatshëm ta ndryshojnë Kushtetutën, a bën edhe kështu.
    Dhe, krejt në fund, në qoftë se kurrgjë s’bën, ne pa ushtri s’mund të mbesim, e as që guxojmë të
    mbetemi. Jemi përgjegjës dhe atëherë ne duhet ta nxjerrim ligjin për referendum dhe një ditë me
    referendum ta ndërrojmë Kushtetutën dhe ta bëjmë edhe ushtrinë,edhe të tjerat.
    Dhe, për fund, kryetar. I përmenda rekomandimet e sektorit të sigurisë. 3 vjet janë bërë, asnjë
    rekomandim, janë me dhjetëra, e nuk janë kryer. Kanë mundur të kryhen shumë, sidomos disa
    bazë që i duhen ushtrisë së Kosovës.
    Rekomandimi i parë është që Kosova, Qeveria, sa më parë ta nxjerrë dhe ta aprovojë në këtë
    Parlament strategjinë kombëtare të sigurisë. Nuk është bërë. Është punë shumë e thjeshtë, sepse
    ky raport, ky studim që është bërë e ka përcaktuar ambientin gjeostrategjik, kërcënimet, rreziqet,
    arkitekturën e sigurisë dhe, krejt janë aty, vetëm duhet të transmetohen në strategji kombëtare të
    sigurisë. Dhe, nga kjo strategji duhet të dalin shumë dokumente që i vyejnë kësaj ushtrie. Është
    strategjia e mbrojtjes, libri i bardhë, koncepti i mbrojtjes së shtetit, e të tjera.
    Do të thotë, këto kemi mundur t’i bëjmë për këto tre vjet. S’i kemi bërë!
    (Ndërhyrje)
    Tjetër. Edhe diçka. S’jam duke folur për demarkacionin, sepse veç për demarkacionin merresh
    vesh, në pyetje, edhe ajo është pyetje e madhe.
    E dyta. Është rekomandim i fuqishëm që në kuadër të universitetit publik të formohet Fakulteti i
    Mbrojtjes së Sigurisë, ku prodhohen kuadro të diplomuara. Sot, të gjitha shkollat që i kemi,edhe
    në polici, të krijojmë kuadër të certifikuar, kurse ne edhe në letrën e NATO-s që i është dërguar
    kryeministrit kërkohet bashkëpunim, e përmendi ministri, në fushën e shkencës e të sigurisë.
    189
    Ne, pse s’ formojmë këtë fakultet? Është obligim i Ministrisë së Arsimit. Dhe, së fundi,
    rekomandim është që të formohet grupi për integrime në NATO, grupi ndërministror apo
    Këshilli konsultativ, ashtu siç e kemi për integrim në Evropë. As kjo s’është formuar, aq më
    tepër, tani prej 5 dhjetorit e kemi një ofertë konkrete të NATO-s për shumë fusha të
    bashkëpunimit, ku ne duhet të kemi iniciativë, e ato iniciativa duhet të koordinohen dhe, në
    kuadër të Qeverisë, po them, po edhe në kuadër të Parlamentit.
    Pra, ka edhe punë të tjera, që duhet të paraprijnë,sepse ne mund ta bëjmë ushtrinë. Por çka bëjmë
    të nesërmen me ushtrinë. E dimë të gjithë, lehtë është të bëjmë diçka, por zor është ta mbajmë,
    dhe s’mund ta mbajmë në qoftë se e konteston dikush, nëse s’e pranon dikush, në qoftë se bëjmë
    ndonjë improvizim dhe në qoftë se e bëjmë pa mbështetje apo pa koordinim me faktorët tanë, të
    cilët gjithë proceset i kemi sjellë deri këtu ku jemi sot. Faleminderit për durimin!
  • Faleminderit! Të nderuar kolegë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të
    Kosovës, përkatësisht kryetari i Grupit ka kërkuar që pjesa më e madhe e deputetëve janë larguar
    nga diskutimi për shkak të qëndrimit të qartë të Grupit Parlamentar të PDK-së. Kush do, mund ta
    marrë fjalën, sepse ka disa nga PDK-ja që janë prapë gjeneralë. Por, një pjesë e madhe është
    larguar dhe vendimmarrjen time e kam bazuar në nenin 40, pika 3. Po flas, vetëm të kemi
    parasysh, tërheqjen e deputetëve, por kush do, është i lirë, prapë është ky pak a shumë qëndrim i
    PDK-së që e tha Agim Çeku dhe Ganimete Musliu.
    Dauti pati reagim, të bëhet gati Nuredin Ibishi.
  • Faleminderit, kryetar!
    Po i referohem fjalës së Agimit.
    Edhe Agimi shumë mirë, krejt i shpjegoi saktë, por harroi se ka qenë vetë ministër dhe harroi që
    viti 2013 ishte deklaruar ‘vit i ushtrisë’. Harroi që RSS-ja prej 2013-ës e sot është duke e pritur
    pikërisht këtë seancë, për shkak se Lista serbe nuk na e ka dhënë besimin, nuk mund të fshihemi
    ne, se tha deri në fund duhet pritur. A mund të dalë në mikrofon edhe një herë dhe ta na tregojë
    kur është fundi? Nëse e di ky në cilën ditë është fundi, e që unë nuk po e di, duhet pritur deri në
    fund Listën serbe, e para.
    Fole me shumë kompetencë që nuk ka pasur tendencë të bisedohet me Listën serbe, a iu referove
    kryeministrit, presidentit edhe kryeparlamentarit në këtë, apo kujt i the, kush e ka përgjegjësinë?
    E treta, the që është miratuar edhe në Komisionin Parlamentar dhe i janë proceduar Kryesisë
    amendamentet për ndryshimet kushtetuese. Mos u bë nervoz, Agim, me qetësi.
    Zoti Agim Çeku, po të siguroj me kompetencë që në Kryesi kam marrë pjesë unë në emër të
    Grupit të Aleancës dhe kryetari i Kuvendit është këtu prezent, bashkë me shumë shefa të grupit
    parlamentar, të gjithë që kanë qenë aty dhe pyetja ka qenë shumë e qartë: A jeni marrë vesh me
    190
    Listën serbe? Përgjigjja ka qenë: “Jo”. Arsyeja e tërheqjes ka qenë pikërisht kjo. Do të thotë,
    ndoshta ti e ke një shkëputje prej FSK-së tash e një kohë dhe natyrisht mund të jesh edhe xheloz
    pse nuk je ministër, por nuk mund të shkojmë në pafundësi pa ushtri. Dhe, nuk është improvizim,
    po pikërisht ato mekanizma të NATO-s e të Forcave të Sigurisë e gjeneral shtabeve që i kemi
    aty, pikërisht i njëjti mekanizëm e ka bërë gati lëndën në versionin B, pikërisht edhe në kohën
    kur ju keni qenë ministër. Do të thotë, askush nuk po tenton të bëjë forca etnike, askush nuk po
    tenton të rrezikojë asnjë element serb, qëllimi final është të anëtarësohemi ...
    (Ndërprerje nga regjia)
  • Agim Çeku, kundërreplikë, vazhdojmë.
  • E para, rishikimi, si thonë, i sigurisë ka filluar në prill të 2012-ës. Kam qenë
    udhëheqës i Komitetit Drejtues, e kam udhëhequr këtë projekt, e di, domethënë jam i njoftuar
    shumë mirë, i di përpjekjet, të gjitha dhe ka përfunduar në shkurt të vitit 2014.
    Në shkurt të vitit 2014 kemi filluar, është dorëzuar në Qeveri, është aprovuar në Qeveri, kanë
    ardhur në Parlament ndryshimet Kushtetuese dhe kanë filluar bisedat me komunitetin serb.
    Në ato biseda kam marrë pjesë, kam qenë edhe me kryeministrin, ka qenë prezent edhe
    kryeministri i atëhershëm, zoti Hashim Thaçi dhe ka pasur gatishmëri. Të vetmin kusht e kanë
    pasur, po flas me kompetencë, sepse kam qenë prezent: “Do ta votojmë, a po na i jepni edhe për
    një mandat vendet e rezervuara”. Domethënë sot, jo për dy mandate e kanë pasur me Ahtisarin, e
    kërkonin edhe një mandat shtesë...
    (Ndërprerje nga regjia)
  • Zoti Nuredin Ibish, përmbajuni Rregullores, ju lutem! Në diskutime shkojmë,
    Ismajl, t’i je më ekspeditiv.
  • I nderuar zoti kryetar,
    Kabinet qeveritar,
    Të nderuar deputetë,
    Përfaqësues diplomatikë,
    Media,
    Qytetarë,
    Së pari nuk e di kah ky shqetësim kaq i madh për diçka legale, për diçka që është bërë botërisht
    apo them ligjërisht, duke iu përmbajtur të gjithave, edhe marrëveshjes, edhe pakos së Ahtisarit,
    edhe Kushtetutës, edhe rishikimit strategjik apo raportit pas rishikimit strategjik të sektorit të
    191
    sigurisë. Mendoj që nuk është shqetësim, por është çështje për diskutim, edhe për zgjedhje të
    transformimit të FSK-së.
    Unë së pari do të thërras edhe një herë në unitetin e Komisionit për Punës të Brendshme e Siguri
    lidhur me aspektin e mbikëqyrjes të FSK-së dhe zhvillimit të saj, bashkëpunimin e mirëfilltë.
    Falënderoj gjithashtu edhe minoritetet, edhe thërras minoritetin serb që të përfshihet në votimin e
    amendamentimit të Kushtetutës për transformimin e FSK-së.
    Në situatën e tashme të ndryshimeve të mëdha gjeopolitike dhe gjeostrategjike të sigurisë në
    rajon dhe në botë, që vijnë nga rreziqet dhe kërcënimet transnacionale me forma të reja të
    terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, të cilat prekin ndjeshëm interesat dhe objektivat e
    sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës, duke determinuar nevojën e transformimit të
    ndryshimit si në mision, ashtu edhe në detyra, të institucioneve tona të sigurisë, me qëllim të
    mbrojtjes së pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial.
    Ky transformim ngërthen me vete edhe nevojën e ngritjes dhe zhvillimit të kapaciteteve të
    sigurisë dhe mbrojtjes.
    Ky momentum përcakton edhe fillimin e transformimit të FSK-së sipas planit zhvillimor 10-
    vjeçar, pas rishikimit strategjik të sektorit të sigurisë së Kosovës.
    Ngritja e kapacitetit të FSK-së në periudhën e caktuar duhet të shkojë në bashkëpunim dhe
    harmonizim dhe mbikëqyrje të vazhdueshme të pranisë ndërkombëtare ushtarake në Kosovë,
    KFOR-it dhe duke plotësuar standardet dhe kriteret e Aleancës Veri-atlantike të NATO-s, me
    synim që pas kalimit te faza tranzitore, kjo forcë të bëhet pjesë e saj si mbrojtje kolektive.
    Duke u mbështetur në dispozita dhe marrëveshje ndërkombëtare, të Kushtetutës së Kosovës dhe
    ligjeve në fuqi, të cilat përcaktojnë misione në strukturën organizative dhe afatet kohore të
    transformimit që janë të parapara me rishikimin strategjik të sektorit të sigurisë dhe, në rend të
    parë, është propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës nga marsi i vitit 2007,
    ku në nenin 5 përcaktohet se Forca e Sigurisë së Kosovës sanksionohet që nuk do të ketë armë të
    rënda, si tanke, artileri të rëndë dhe kapacitete ofensive ajrore që një formë e përcakton aspektin
    defensiv apo mbrojtës të saj.
    Mandej Kushtetuta e vitit 2008, pra në nenin 1, si përkufizim të shtetit përcakton se Republika e
    Kosovës, në paragrafin 3, përcakton se Kosova nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti
    apo pjesë të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë
    shteti.
    192
    Neni 126, paragrafi 1, Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë e sigurisë së Kosovës dhe forcë
    kombëtare e Republikës së Kosovës.
    Edhe në paragrafin 4, çka është me rëndësi po të këtij neni, te neni 126 përcakton se organizimi i
    brendshëm i FSK-së rregullohet me ligj, pra nuk është kategori kushtetuese.
    E tash po shkojmë te Ligji i FSK-së rreth fushëveprimit, por edhe te neni 10, ku përcakton
    misionin dhe detyrat. Pra, edhe misioni dhe detyrat e FSK-së nuk janë kategori kushtetuese.
    Edhe te i treti, që një rishikim i plotë i këtyre kufizimeve që përcaktohet me pakon e Ahtisarit do
    të bëhet jo më herët se pesë vjet nga koha e hyrjes në fuqi të këtij ligji, që nënkupton ka hyrë në
    vitin 2008 Ligji për FSK-në, ndërsa rishikimi i strategjisë të sektorit të sigurisë është bërë në
    vitin 2011.
    Nga marrëveshja, Kushtetuta dhe Ligji për FSK-në po del me sa vijon:
    FSK-ja është forcë kombëtare e sigurisë, është forcë defensive mbrojtëse për atë se Republika e
    Kosovës nuk ka pretendime territoriale të ndonjë shteti.
    Mandej, misioni, organizimi i brendshëm, struktura organizative e FSK-së është kategori ligjore,
    jokushtetuese, pra mund të bëhet plotësim-ndryshimi i Ligjit për FSK-në pa e bërë
    amendamentimin e Kushtetutës.
    Ministria e FSK-së nuk është kategori kushtetuese, pra mund të ndryshohet Ligji për Ministrinë e
    FSK-së, të bëhet Ministri e Mbrojtjes.
    Çështjet e ngritjes dhe të zhvillimit të kapaciteteve njerëzore, aktivë dhe rezervë, efektiva dhe
    plotësimit të standardeve do të zgjidhen me vendim politik mes autoriteteve të Kosovës, pranisë
    civile dhe pranisë ushtarake jo më herët se 5 vjet nga data e hyrjes në fuqi të Kushtetutës.
    Në bazë të marrëveshjes të Ligjit të FSK-së, neni 10, misioni dhe detyrat, paragrafët 10.1, 10.2,
    ku çdo ndryshim në armatim do të përcaktohet nga prania ushtarake në bashkërendim me
    përfaqësuesit ndërkombëtarë, civilë dhe ushtarakë.
    Një rishikim i plotë i këtyre kufizimeve do të bëhet jo më herët se 5 vjet, sikur që e ceka.
    Në momentin e tanishëm, kur është bërë rishikimi strategjik i sektorit të sigurisë, është ngritur
    buxheti i FSK-së në vitet buxhetore 2016-2017 për 9% dhe, me qëllim të realizimit të planit 10-
    vjeçar të zhvillimit të FSK-së, kur ende nuk kemi pëlqimin e Listës serbe për miratimin e
    amendamenteve në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, sipas sistemit të 2/3 të minoriteteve,
    193
    propozoj që të bëjmë plotësim-ndryshimin e Ligjit për FSK-në, duke përfshirë, ky plani B, si po
    quhet, të mbetet miratimi i FSK-së, domethënë si emërtim.
    Nën dy, të ndryshohet emërtimi i Ministrisë së FSK-së në Ministrinë e Mbrojtjes, plotësim-
    ndryshimi i Ligjit për FSK-në dhe ndryshime të ligjeve të tjera.
    Nën 3, me Ligjin për FSK-në të bëhet plotësim-ndryshimi, të ndryshohet misioni, detyrat. Në
    vitin 2018 parashihet se Agjencia, atë çka e ceku zoti Çeku, Agjencia për Emergjenca Civile e
    Kosovës të marrë detyra primare të reagimit emergjent, ndërsa FSK-së i mbetet reagimi
    sekondar.
    Nën 4, të përfshihet në Ligjin e FSK-së plani 10-vjeçar i zhvillimit të FSK-së sipas rishikimit të
    strategjisë të sektorit të sigurisë në forca, personal, efektiva defensiv, ngritje të kapacitete
    operacionale, logjistike, e të tjera.
    Edhe pesë, në bashkëpunim dhe bashkërendim të autoriteteve të pranisë ndërkombëtare, civile
    dhe ushtarake të NATO-s dhe KFOR-it, të bëhet miratimi e planeve zhvillimore, mbikëqyrjes në
    përmbushjen dhe zhvillimin e kapaciteteve dhe plotësimin e standardeve dhe kritereve të
    parapara.
    Kam qenë i mendimit para këtij debati që është dashur të kryhen një mori veprimesh, konsulta
    dhe aktivitete e subjekte që kanë ndërlidhshmëri me FSK-në, për këto që po flasim sot, duke
    filluar prej Kuvendit, grupeve parlamentare, partitë minoritare, Qeveria, Presidenca, Ministria e
    FSK-së, prania ndërkombëtare ushtarake, KFOR-i, NATO, përfaqësuesit e Bashkimit Evropian
    në Kosovë, SHBA, grupet e Kuintit, Akademia e Shkencave e Kosovës, shoqëria civile,
    institucionet e sigurisë, e të tjerë.
    1. Nga institucionet që kanë këtë kompetencë kushtetuese, si Kuvendi, presidenti, Qeveria dhe
    Avokati i Popullit, sipas nenit 113 të Kushtetutës së Kosovës dhe, në veçanti, duke iu referuar
    praktikës së deritashme të presidentit për t’iu drejtuar me pyetje Gjykatës Kushtetuese ose me
    kërkesë për interpretimin kushtetues, në mundësi të plotësimit dhe ndryshimit të Ligjit për FSK-
    në lidhur me misionet, detyrat, organogramin dhe çështje të tjera zhvillimore të FSK-së, që
    realisht deri tash nuk është bërë. Pra, është lëshuar një mundësi.
    2. Konsultimet e autoriteteve të Qeverisë së Kosovës me autoritetet e misionit të pranisë
    ndërkombëtare ushtarake, po edhe diplomatike, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, grupit i
    Kuintit, e pranisë ndërkombëtare civile, sikurse që është përfaqësuesi i Bashkimit Evropian
    lidhur me plotësim-ndryshimin e Ligjit për FSK-në.
    194
    3. Bisedat dhe konsultat e brendshme Kuvend, Presidencë, Qeveri, me grupet parlamentare,
    minoritetet, në veçanti me Listën serbe për shqyrtimin e mundësisë së amendamentimit të
    Kushtetutës dhe 29 ligjeve që lidhen me FSK-në.
    4. Debati dhe biseda me shoqërinë civile, qytetarët dhe institutet e specializuara dhe ekspertë të
    sigurisë, si të Akademisë së Shkencës së Kosovës, edhe institutet e sigurisë që realisht kanë bërë
    shumë debate dhe kanë dalë me shumë publikime, sikur që është Qendra Kosovare për Studime
    të Sigurisë, KIPRED-i, KATANA, e të tjerë.
    5. Konsultat e vazhdueshme dhe raportet e mbikëqyrjes ndërkombëtare ushtarake ndaj FSK-së
    lidhur me përmbushjen e misionit, standardeve, kapaciteteve të FSK-së me gatishmëri për
    transformim të FSK-së që është dhënë, edhe çdo herë kanë qenë ato të nivelit të lartë.
    6. Përgatitja e plotësim-ndryshimit të amendamentit të Ligjit për FSK-në dhe ligjeve të tjera nga
    autoritetet e FSK-së dhe Qeveria, sikur u raportua nga ministri...
    (Ndërprerje nga regjia)
  • Faleminderit! Rexhep Selimi e ka fjalën.
  • Zonja dhe zotërinj,
    Fillimisht do të doja ta pasqyroja edhe një herë një kronologji të të gjitha ngjarjeve që kanë të
    bëjnë me nismën e ndryshimeve kushtetuese, pra amendamenteve kushtetuese që kanë të bëjnë
    me krijimin e forcave të armatosura të Kosovës.
    Më 6 mars 2014 Qeveria e Kosovës, e atëhershmja, kishte miratuar amendamentet që kanë lidhje
    me shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës.
    Pastaj, më 11 mars 2014, kryetari i Kuvendit amendamentet i dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese.
    Më 31 mars 2014, Gjykata Kushtetuese vendosi që kërkesa është e pranueshme.
    Më 7 prill 2014 Kryesia e Kuvendit të Kosovës mori vendim që amendamentet t’i procedojë në
    komisionet përkatëse, në atë për Legjislacion, në atë për cilindo komision që do të duhej t’u
    nënshtroheshin këtyre ndryshimeve kushtetuese, nuk po i përmend me rend, për shkak se dihet
    cilat janë procedurat e një nisme të tillë nëpër komisione parlamentare.
    Më 28 prill 2014 Kryesia e Kuvendit mori vendim që amendamentet e propozuara të procedohen
    për votim në seancën plenare.
    195
    Tash, nëse ju kujtohet juve që keni qenë atë kohë deputetë, dikush mund të jetë edhe tash në
    Qeveri, dikush të kundërtën.
    Më 5 maj 2014, pika e katërt e rendit të ditës së seancës parlamentare ka qenë votimi i projekt-
    amendamenteve për ndryshime kushtetuese që ka të bëjë me shndërrimin e Forcës së Sigurisë së
    Kosovës në Forcë të Armatosur, duke filluar edhe nga misioni i saj kushtetues, edhe nga emri i
    saj dhe të tjerat që tashmë edhe u përmendën nga kolegët tanë, por edhe dihet se cilat janë ato
    ndryshime kushtetuese.
    Kemi pritur atë ditë, nëse ju kujtohet, disa orë dhe gjatë kohës kur ne kemi pritur qoftë më 5 maj
    2014, qoftë të nesërmen, më 6 maj 2014, deputetët serbë të asaj kohe kanë qenë fizikisht në
    Beograd për të marrë qëndrimin e Beogradit se a duhet të votohen apo s’duhet të votohen apo si
    të sillen ata në lidhje me këto ndryshime kushtetuese.
    Prej asaj dite e deri sot Qeveria e Kosovës krijimin e kapaciteteve ushtarake e ka lënë në duar të
    vendimeve të Beogradit, se çka u thotë Beogradi deputetëve të tyre serbë në Parlamentin e
    Kosovës, se a t’i votojmë ndryshimet kushtetuese për shndërrimin e FSK-së në forcat e
    armatosura, apo jo?
    Më 7 maj 2014, pra ditën pasuese, me 90 vota për, 4 kundër dhe 3 abstenime Kuvendi vendosi
    për shpërndarjen e legjislaturës IV të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Pra, krejt kjo ndodhi
    në fund të mandatit të legjislaturës IV dhe krejt kjo ndodhi nën presionin e Qeverisë së Kosovës
    për të pranuar ne më shumë se sa krijimin e ushtrisë së Kosovës, vazhdimin e vendeve të
    rezervuara për serbët, ku ndërkohë ishte përgatitur tashmë Lista serbe që të futej në vota, në
    zgjedhje dhe ashtu si rezultat i saj, sot është pjesë e Parlamentit të Kosovës.
    Edhe atë kohë kryetari i Grupit Parlamentar pati deklaruar se nuk u pajtuan, ne si grup
    parlamentar nuk u pajtuam, pra me vendimin e mazhorancës që të tërhiqen nga pika e rendit të
    ditës ndryshimet kushtetuese, për shkak se, pra, atë kohë u vendos që të tërhiqen nga rendi i ditës
    ndryshimet kushtetuese.
    Kur po flasim këtu shpeshherë dhe, jo vetëm tash, por edhe në raste të kaluara është munduar
    disi që të fajësohet opozita pse ne sot s’kemi forca të armatosura të Kosovës. Çfarë paradoksi. Jo
    bash kështu e tha edhe vetë ish-ministri i atëhershëm i FSK-së, tash deputeti Çeku, që ka pasur
    subjekte politike që nuk kanë pranuar vazhdimin e vendeve të rezervuara për serbët dhe, si
    pasojë e kësaj, thotë, ne s’kemi ushtri. Kjo është e papranueshme. Përveç se është e
    papranueshme, është e pavërtetë, sepse ne edhe atëherë kemi qenë kundër siç iu referova
    transkriptit, kemi qenë kundër që të hiqen nga rendi i ditës këto pika, dhe atëherë e kemi dhënë
    mendimin tonë që Lëvizja “Vetëvendosje” do t’i përkrahë amendamentet kushtetuese, sikur edhe
    196
    të gjithë deputetët e tjerë, të cilat amendamente kërkonin atë kohë që të ndërrojë misioni i FSK-
    së në forca të armatosura të Kosovës.
    Jo vetëm atëherë, po në vazhdimësi është munduar që Forca e Sigurisë së Kosovës, respektivisht
    ushtria e ardhshme e Kosovës të mbetet peng i disa koncesioneve në dëm të interesave të
    Republikës, në dëm të interesave të qytetarëve dhe shpeshherë në dëm të interesave edhe në dëm
    të vetë sovranitetit të Republikës së Kosovës. Atëherë, pra, është munduar dhe lënë peng FSK-ja
    për mandatet e rezervuara të serbëve.
    Ndoshta ju kujtohet edhe gjatë votimit të Gjykatës Speciale ka pasur, por shyqyr që nuk ka
    ardhur këtu një gjë e tillë.
    Po ashtu, siç tha edhe zëvendësi i Qeverisë që FSK-ja tash qenka peng edhe i votimit për
    demarkacion, nuk u la fort anash, që mund të jetë kështu, edhe për krijimin e “Zajednicës”,
    prandaj prej fillimit e deri në fund, që nga marsi i vitit 2014 e deri sot Qeveria e Kosovës, edhe
    ajo e atëhershmja, edhe sotmja, e ka lënë peng ushtrinë e Kosovës në varësi të vendimeve të
    dëmshme për Kosovën.
    Se çfarë do të duhej të bëhej në këto raste, nuk është fort, ku ta dish se sa e zorshme të dihet, se
    çfarë do të duhej të bënim?
    Lëvizja “Vetëvendosje” edhe një herë e përsërit që Qeveria e Kosovës ka mundur dhe sot mund
    ta bëjë atë çfarë parasheh ligji i tanishëm, infrastruktura e tanishme ligjore. Askush sot nuk ia
    ndalon FSK-së as me ligj, e kurrfarë pakoje tjetër që FSK-ja sot të jetë më e pajisur, që FSK-ja
    sot të jetë më e armatosur, që FSK-ja sot të jetë më e madhe në numër dhe askush deri më sot,
    asnjë ligj i Republikës së Kosovës nuk ia ndalon, pra Forcës së Sigurisë së Kosovës të jetë e
    shpërndarë dhe operacionale në gjithë territorin e Republikës. Edhe këtë nuk e ka përmbushur,
    pra, as ligjet e tanishme Qeveria e Kosovës nuk i ka përmbushur. Ajo çfarë mund të bëjë në
    ndërkohë është pra të zbatohej ligji i tanishëm, të amendamentohej ose të futej, siç edhe kryetari i
    Komisionit për Siguri e dha këtu propozimin dhe këtu parashihet edhe në projektrezolutën, pra të
    nisen nisma ligjore për plotësim- ndryshim të Ligjit për FSK-në, e cila i jep FSK-së mandat me
    mision ushtarak dhe të jemi të përgatitur që ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me
    ndryshimin edhe të emrit, edhe të misionit të saj kushtetues, të jenë thjesht ndryshime nominale
    në fund.
    Pra, nuk e di se sa mund të presim nga Qeveria e tanishme ta bëjë diçka që duhet ta bëjë, kur e
    njëjta nuk po bën as atë çfarë sot mund ta bëjë. Dhe, ndërkohë nuk do të duhej që faktori
    ndërkombëtar të fajësohej për një gjë të tillë, për shkak se faktori ndërkombëtar nuk e ka penguar
    asnjëherë Kosovën në rritjen e saj, pra në rrugën e saj për rritjen e kapaciteteve ushtarake.
    197
    Në ndërkohë ne kemi mbetur, kemi ardhur në një situatë që jemi shumë të balancuar edhe në
    raportet me shtetet në rajon.
    Më lejoni t’ ju jap disa shifra, në varësi të kohës së limituar.
    Nëse Kosova sot ka 2800 forca të FSK-së, 800 prej tyre i ka forca rezervë, në total 3600. Pra
    nëse sot Forca e Sigurisë së Kosovës ka 3600 forca, Mali i Zi i ka 13 mijë, nëse Kosova sot i ka
    3600, Maqedonia i ka 12 mijë, Bosnjë e Hercegovina i ka 11 mijë, Shqipëria i ka 14 mijë,
    Kroacia i ka 42 mijë, kurse Serbia 90 mijë e 171 forca. Bëhet fjalë vetëm për forca ushtarake. A
    e shihni se sa të disbalancuar kemi mbetur në rajon dhe disbalanca e tillë është rreziku më i madh
    për konflikte, sepse e kundërta, balanca do të ishte garanci për paqen.
    E në ndërkohë ne kemi kërkuar në çdo trajtim të buxhetit që edhe me buxhet Qeveria e Kosovës
    ta trajtojë forcën e sigurisë në mënyrë më dinjitoze dhe krahasimet janë këto.
    Nëse Kosova sot ka 51 milionë euro, duke shtuar edhe atë 5-milionëshin, pra duke përfshirë edhe
    5-milionëshin, i cili është i përfshirë për çdo vit si shtesë, Mali i Zi ka 80 milionë, Maqedonia i
    ka 108 milionë buxhetin e saj, Bosnjë e Hercegovina ka 138 milionë, Shqipëria ka 100 milionë,
    Kroacia ka 734 milionë, Serbia ka 452 milionë euro për ushtrinë, shto këtu edhe 300 milionë të
    tjera shtesë për armatim që ka vetëm sivjet. A e shihni se sa të disbalancuar jemi në rajon.
    Prandaj, sot do të duhej që Qeveria e Kosovës ta merrte vendimin më të duhur në ruajtje të
    paqes, ta merrte vendimin dhe hapin e duhur për krijimin e kapaciteteve ushtarake të Kosovës.
    Kështu që në varësi të kësaj, kërkoj edhe një herë që projektrezoluta e propozuar nga deputeti
    Haradinaj të mbështetet nga të gjithë dhe nga retorika dhe nga debati pra retorika e debatit të
    kalojmë në diçka konkrete, ku mendoj që të gjithë deputetët do të duhej ta përkrahni dhe mund ta
    përkrahin. Faleminderit!
  • Faleminderit! Zonja Time Kadrijaj e ka fjalën nga Aleanca për Ardhmërinë e
    Kosovës. Enver Hoti të bëhet gati.
  • Faleminderit, kryetar!
    Të nderuar deputetë,
    Të nderuar qytetarë të Kosovës,
    Shteti i Kosovës hyri në një fazë të re në historinë e saj, e cila hap rrugë dhe plane për ndërtimin
    e institucioneve të veta, me programe konkrete zhvillimore në të gjitha sferat, duke i përfshirë
    edhe ato politike, ekonomike, fushën e respektimin të të drejtave njerëzore, të drejtën e
    qeverisjes, gjegjësisht aplikimin e shtetit ligjor, por edhe të sektorit të sigurisë.
    198
    Si pikënisje dhe si bazë institucionale zë vend të veçantë FSK-ja, si një kategori progresive e
    zhvillimit të forcës së armatosur të Kosovës, e cila do të ishte përshtatur me standarde
    perëndimore dhe të drejtën ndërkombëtare.
    Kosova nuk e sheh veten si vend të izoluar në kuptimin e sigurisë, por më shumë e sheh vend që
    mund të kontribuojë edhe në sigurinë rajonale, e mund të absorbojë paqe dhe siguri, që
    prodhojnë të tjerët në rajon për Kosovën. Në kuptim të sigurisë e stabilitetit në rajon është se
    Kosova e arsyeton ngritjen e Forcave të Armatosura me një arkitekturë të re të sigurisë në
    koordinim me të gjithë aktorët ndërkombëtarë, në bashkërenditje funksionale me koncepte e
    standarde të drejtuara nga Kushtetuta dhe ligjet, si dhe orientimet e mbështetjes së fuqishme të
    politikës ndërkombëtare, në këtë rast SHBA dhe NATO.
    I gjithë programi për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur të
    Kosovës është dorëzuar në Qeveri dhe presim që të procedohet në Parlament me propozim për
    ndryshime kushtetuese. Siç dihet, Lista serbe është ajo e cila po e pengon këtë proces. Lista serbe
    në Kuvendin e Kosovës përfaqësohet me 11 deputetë, të cilët sa herë që bëhet fjalë për ndonjë të
    arritur të Kosovës e ngrijnë pjesëmarrjen e tyre edhe në Kuvendin e Kosovës, por edhe në
    Qeveri. Konsideroj që për këtë subjekt politik, i dirigjuar nga Beogradi, e që nuk paraqet
    përfaqësimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe nuk i mbron interesat vitale të popullit
    serb në shtetin e Kosovës, që me veprime të vazhdueshme obstruktive ndaj interesave të
    Republikës së Kosovës, duhet të shqyrtohet pozicionimi i tyre dhe të mos mbetemi pre e bojkotit
    që do të duhej të sanksionohej.
    Ne e kemi obligim që të transformojmë Forcën e Sigurisë së Kosovës në ushtri dhe Kuvendi i
    Kosovës duhet të miratojë zyrtarisht pjesë të caktuara të legjislacionit të domosdoshëm për
    zbatimin e kushteve për transformimin e FSK-së në FAK. Të gjitha kushtëzimet aktuale mund të
    eliminohen nëpërmjet ndryshimit të legjislacionit përkatës brenda dispozitave ekzistuese të
    Kushtetutës. Propozoj që krahas këtij procesi të hartohet edhe dokumenti shtetëror, strategjia
    shtetërore e sigurisë së Kosovës, e cila e ka burimin dhe mbështetet në Kushtetutën e Republikës
    së Kosovës. Strategjia e sigurisë së Republikës së Kosovës do të jetë dokumenti i sigurisë
    paqësore, e bazuar në vlera dhe praktika më të mira demokratike perëndimore.
    Pra, një dokument modern i dizajnuar për t’u përballur me sfidat e sigurisë, sipas doktrinave dhe
    koncepteve perëndimore të sigurisë në shërbim të paqes. Kosova deri më tani kishte shumë
    zbrazëtira në aspektin e sigurisë nacionale për shkak të vetëpërmbajtjes së dokumentit të
    Rezolutës 1244, si kompetencë e rezervuar. Mirëpo, Kosova si shtet i ri me institucionet e veta
    është përgjegjëse për zbatimin e politikave për procesin e bërjes së një sistemi të sigurisë. Plani i
    Ahtisarit dhe Kushtetuta shprehimisht parashohin që FSK-ja duhet të themelohet dhe të
    operacionalizohet në mision të kufizuar, por duke lënë hapësirë që pas një periudhe pesëvjeçare
    199
    do të mund të rishikohej roli, misioni dhe nevojat për zgjerimin e kapaciteteve të kësaj force, e
    që i bie në vitin 2013.
    Republika e Kosovës synon të jetë një faktor stabiliteti e paqeje në rajon dhe nuk shpreh armiqësi
    dhe pretendime territoriale për ndryshim kufijsh me përdorimin e forcës. Republika e Kosovës
    është kundër krijimit të krizave e konflikteve rajonale dhe të zgjedhjes së tyre me mjete të
    dhunës. Në këtë koncept, një ndër synimet strategjike të Republikës së Kosovës është ngritja e
    ushtrisë së saj dhe sigurimi i kapaciteteve për zhvillimin e operacioneve të mbështetjes së paqes
    në mbështetje të ligjit ndërkombëtar dhe parimeve humanitare nën drejtimin e NATO-s dhe
    Bashkimit Evropian.
    Me të drejtën ndërkombëtare dhe ligjeve aktuale, Republika e Kosovës mund ta ketë ushtrinë e
    vet dhe nëse nuk e emëron zyrtarisht me termin “ushtri”, por nëse i japim zgjerim të misionit,
    funksionet, kompetencat, armatimi dhe organizimin që është tipik për një forcë ushtarake.
    Zhvillimet gjeopolitike që po ndodhin, po hetohet sheshazi se shtetet individualisht janë duke
    investuar në fushën e mbrojtjes, atëherë kjo e shtron nevojën që urgjentisht edhe Kosova ta ketë
    ushtrinë dhe garantimin e sigurisë për vete dhe stabilitetin në rajon.
    Kërcënimi i sigurisë në Kosovë dhe në rajon nga Serbia e bën më shumë se të domosdoshme
    krijimin e Ushtrisë së Kosovës për mbrojtjen e vetvetes dhe integritetin territorial të saj. Kjo do
    të ishte një preventivë për çfarëdo kërcënimi apo rreziku të sigurisë së territorit tonë nga Serbia
    dhe kjo me automatizëm do ta shtynte Serbinë që ta ndryshonte qasjen aktuale ndaj nesh dhe ne,
    nga të qenët konsumues i sigurisë, Kosova do të bëhej kontribuuesi i drejtpërdrejtë në sigurinë
    rajonale dhe ju ftoj që të gjithë, pa dallim partie, ta përkrahim rezolutën dhe të kontribuojmë në
    formimin e Ushtrisë së Kosovës. Faleminderit!
  • Faleminderit! Enver Hoti e ka fjalën, bëhet gati shefi i Grupit Parlamentar të LDK-
    së, Ismet Beqiri.
  • Faleminderit, kryetar!
    Fillimisht e shfrytëzoj rastin të falënderoj dhe përshëndes në emrin tim dhe të “Nismës” gjithë
    strukturën drejtuese, komanduese dhe gjithë personelin e FSK-së për punën, të cilën e kanë bërë,
    për përkushtimin dhe përgjegjësinë që kanë treguar në realizimin e detyrave dhe misionit që kanë
    pasur.
    Me këtë dua të konstatoj se FSK-ja si trup dhe si organizatë e ka kryer misionin e vet dhe na ka
    dhënë mundësinë që ne të avancojmë më tutje, por u theksua se tre vjet na humbën, e unë mendoj
    që tre vjet janë tepër të mëdha për zhvillimin e kapaciteteve operacionale dhe për ndërtimin dhe
    avancimin e një trupe profesionale. Prandaj, kjo është e rëndë dhe është e papranueshme mendoj
    për të gjithë qytetarët, e veçmas duhet të jetë e papranueshme për ne dhe për Qeverinë aktuale.
    200
    E dëgjova ministrin me kujdes duke e paraqitur fjalën e tij dhe ngriti dy çështje që mendoj se
    duhet t’i trajtojmë. Ai i prezantoi një mori letrash dhe tentativa për të komunikuar me Listën
    serbe, por që nuk i kanë dhënë përgjigje, as ministrat e asaj liste dhe as Lista, mendoj se kjo është
    e papranueshme për ne si deputetë dhe sigurisht që nuk është pritur diçka tjetër nga kjo Listë
    serbe dhe nga këta ministra dhe mendojmë se nuk duhet të vazhdohet edhe më tutje me pritjen e
    ndonjë përgjigje pozitive të kësaj liste. Ndërsa, pjesa e dytë e fjalimit të ministrit që
    vendimmarrjen e adresoi te Kuvendi për këtë çështje, për themelimin e Ushtrisë së Kosovës, apo
    të Forcave të Armatosura të Kosovës, mendoj se ishte një tentativë aspak e mirë dhe goxha e
    sofistikuar, do të thosha e kamufluar për ta adresuar përgjegjësinë dhe për t’i ikur përgjegjësisë
    suaj si Qeveri, sepse edhe në të njëjtën kohë na paralajmërua se duhet të kemi kujdes se si do ta
    realizojmë dhe si do ta krijojmë atë forcë dhe ta koordinojmë më tutje me faktorin ndërkombëtar.
    Unë mendoj dhe ndaj bindjen se të gjitha këto detyra i takojnë Qeverisë. Bashkëkoordinimi,
    koordinimi dhe bashkëpunimi me faktorin ndërkombëtar është përgjegjësi juaja dhe vetëm juaja.
    Neve si Kuvend e keni mbështetjen tonë dhe nga ajo që e deklaruan edhe deputetët, nëse s’e kanë
    vetëm sa për retorikë elektorale deputetët e shumicës, e morët përkrahjen dhe ne do të ju
    mbështesim dhe i ftoj këto grupe parlamentare që unanimisht ta votojmë rezolutën e prezantuar
    nga zoti Haradinaj dhe që ju të ju ofrojnë një mundësi për të vepruar. Por, me sa po shihet nuk
    jeni të gatshëm që t’i merrni detyrat dhe përgjegjësitë tuaja. Nëse akoma vazhdohet kështu, ne
    ndajmë mendimin se ju duhet ta merrni një qëndrim krejtësisht tjetër edhe si ministër, pse jo ta
    rishqyrtoni edhe pozicionin tuaj në këtë detyrë. Faleminderit!
  • Faleminderit! Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet
    Beqiri e ka fjalën.
  • Faleminderit, kryetar!
    Zoti kryeministër,
    Kolegë deputetë,
    Sigurisht që sot po debatojmë për një temë të ndjeshme, të ju them të drejtën nuk e kisha
    ndërmend të flas, por këtu u përmendën edhe disa çështje që më lejoni ta them edhe mendimin
    tim personal, por besoj edhe zoti Quni e ka thënë edhe në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së.
    Është e vërtetë, por jo një parti politike, edhe Lidhja Demokratike, jo një që u përmend këtu, ka
    qenë kundërshtare dhe refuzuese e vendeve të rezervuara dhe edhe sot konsiderojmë që kemi
    bërë mirë, sepse mund ta merrni me mend t’i kishim edhe ato vende të rezervuara, edhe ata
    deputetë, çfarë do të na ndodhte në situatat çfarë jemi tani. Prandaj, po e them, dihet publikisht
    që LDK-ja në atë kohë e ka kundërshtuar dhe është mirë që është bërë kjo, e para.
    E dyta, nuk ka asnjë diskutim, asnjë dilemë që ne kemi nevojë për transformimin e FSK-së në
    Forca të Armatosura të Kosovës, por po ashtu nuk kemi asnjë dilemë dhe asnjë dyshim se asnjë
    201
    lloj ushtrie nuk i duhet Kosovës pa përkrahjen e partnerëve tanë strategjik, SHBA-ve e NATO-s,
    pa të cilat mund të kemi dëshirë të kemi ushtri, mund të kemi edhe shumë gjëra edhe në letër, por
    në realitet e dimë se çfarë do të ndodhte më vonë. Thjesht, ne duhet t’ua themi haptas qytetarëve,
    ne nuk kemi mbështetje aktualisht nga partnerët tanë strategjikë që FSK-ja të transformohet në
    Forca të Armatosura të Kosovës. Nuk e kemi këtë mbështetje. Mos i thoni fjalitë deri në gjysmë,
    thoni deri në fund se si e thotë edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-së, edhe ministri i
    Mbrojtjes i SHBA-ve, edhe shumë e shumë të tjerë, e që na e thonë edhe në takimet që i kemi
    ndaras dhe a është interesi i Republikës së Kosovës që në një mënyrë, të mos them të dhunshme,
    por të njëanshme, të tentojmë të bëjë diçka pa përkrahjen e atyre që po na ndihmojnë në ngritjen
    e kapaciteteve dhe të të bërit e asaj që aktualisht është FSK-ja? Dhe, a guxojmë këtë ta bëjmë në
    kuptimin e një qëndrimi të tillë që do ta bëjmë, “nuk ka rëndësi çfarë thonë tjerët”?
    Jo, unë po e them si deputet, asnjëherë asnjë votë timen dhe besoj plotësisht të LDK-së, nuk do
    të marrë kurrfarë propozimi, i cili nuk e ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të
    NATO-s, ku synojmë të shkojmë. Nuk mund të shkojmë ne e të bëhemi anëtar i NATO-s duke i
    kundërshtuar edhe qëndrimet e tyre.
    Kolegë të nderuar, qytetarëve duhet t’ua themi gjërat ashtu siç po na thuhet, në mënyrën shumë
    të qartë nga të gjithë ata që janë faktorë vendimmarrës dhe ne do ta përkrahim çdo vendim, çdo
    veprim, çdo punë që bëhet në koordinim me partnerët tanë strategjikë dhe nuk do ta përkrahim
    asnjë veprim tjetër, i cili bie ndesh me këtë partneritet tonin jetik.
    Nuk mendoj që qëndron, ose që qëndrojnë disa krahasime. Është e vërtetë, po e marr Malin e Zi,
    po veç Mali i Zi është pjesë e NATO-s dhe nuk është bërë pjesë e NATO-s duke e kundërshtuar
    NATO-n, por duke bashkëvepruar me ta dhe duke i koordinuar punët dhe janë aty ku janë.
    Prandaj, kolegë të nderuar, ne si deputetë duhet parë me gjakftohtësi këtë punë, dhe unë mendoj
    që e vetmja gjë që në fund mund të dalë është ajo që e kemi thënë dhe e thashë në një mënyrë
    edhe në fjalën time deri këtu, që ne deputetët mund ta rikonfirmojmë edhe një herë vullnetin,
    dëshirën, nevojën, këmbëngulësinë tonë që të kemi transformim të FSK-së në Forca të
    Armatosura të Kosovës, por gjithnjë mbështetur dhe përkrahur nga partnerët tanë strategjikë.
    Jashtë kësaj, çdo gjë, mund të citojmë nene, edhe unë kam mundur të marr të lexoj se çfarë thotë
    në ligjin këtë ose atë, cili nen çfarë thotë, por nuk e kemi përkrahjen, nuk kemi mbështetje ta
    bëjmë ushtrinë tonë pa koordinim dhe pa ata, të cilët janë mbështetësit tanë kryesorë në këtë
    rrugëtim tonin dhe ne besojmë thellë që përkrahja për FSK-në dhe në të ardhmen për Forcat e
    Armatosura të Kosovës do të jetë nga SHBA-ja dhe nga NATO-ja, por assesi jashtë përkrahjes së
    tyre dhe në asnjë mënyrë këtë nuk do të duhej të bënim veprime të tilla me votën tonë, sepse do
    t’i kushtonin Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës. Faleminderit!
    202
  • Faleminderit! Ndërkohë kemi një reagim nga Lëvizja “Vetëvendosje”, duke u
    lidhur me diskutimin po kërkojnë replikë. 2 minuta është replika, 1 minutë është kundër-replika.
    Rexhep Selimi e ka fjalën.
  • Po, nëse zoti Beqiri iu referua asaj çfarë thashë unë “mos i fajësoni miqtë
    ndërkombëtarë që ne sot s’kemi ushtri”, duhet ta përsëris edhe njëherë që nuk do të duhej thjesht
    tash herë ta fajësoni opozitën pse nuk dha vende të rezervuar, e herë ta fajësojmë ose të themi se
    nuk e kemi përkrahjen ndërkombëtare.
    E kemi përkrahjen ndërkombëtare, por edhe nëse s’e kemi dua të rikujtoj diçka: në projekt-
    rezolutën e propozuar nga zoti Haradinaj dhe në emër të të gjithë deputetëve nënshkrues, ku edhe
    unë jam nënshkrues, atje thuhet shumë mirë që krejt kjo të ndodhë, pra në paragrafin 2, në
    koordinim të plotë të partnerëve strategjikë dhe të NATO-s. Pra, është e përfshirë kjo shumë
    mirë. Kërkojmë pikërisht koordinimin me bashkësinë ndërkombëtare dhe jo atë çfarë u mundua
    të thuhet që ne kërkojmë të bëjmë diçka në mënyrë të njëanshme dhe po ashtu edhe në paragrafin
    3 është e thënë shumë mirë që pra institucionet t’i bashkërendojnë angazhimet për harmonizimin
    e përpjekjeve të përbashkëta me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zhvillim të
    kapaciteteve operacionale konform misionit të ri të FSK-së.
    Pra, nuk do të duhej të interpretohej kjo që ne po duam të bëjmë diçka në mënyrë të njëanshme.
    Përkundrazi, ne po duam që në bashkëpunim me ta dhe në koordinim të plotë me ta bëjmë një
    gjë të tillë, dhe edhe një herë dua ta them se nuk do të duhej thjesht të fajësoheshin ose të
    thuheshin që ne do ta bënim, por bashkësia dhe miqtë ndërkombëtarë nuk po na lejojnë. Ata na
    mbështesin neve në çdo iniciativë, e cila është e përshkruar edhe në dy paragrafë të kësaj projekt-
    rezolute.
  • Kundër-replikë, kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri.
  • Zoti Selimi, unë s’të përmenda, por sidoqoftë është e drejtë juaja ta thoni
    mendimin, ajo që po jua përsëris është për votat tuaja dhe qëndrimin e juaj në këtë rast vendet e
    rezervuara do t’i kishit pasur sot, kështu që unë këtu e pata dhe e thashë shumë qartë, sepse i
    kemi pas afro 30 vota, nuk më kujtohet saktësisht në mandatin e kaluar, dhe ti kot kishe folur sot,
    kishe menduar të thuash diçka të madhe, sepse ajo punë do të ishte kryer.
    Por ne si LDK e kemi pasur atë qëndrim, ndërkaq për të tjerat unë e thashë një qëndrim shumë të
    qartë, pa koordinim, bashkëpunim dhe përkrahje të faktorit në këtë rast partnerëve strategjikë ne
    nuk përkrahim asgjë që ka të bëjë me këtë transformim të FSK-së në Forca të Armatosura të
    Kosovës.
    203
  • Faleminderit! Besim Beqaj..., Daut të mos i referohem si replikë a kundër-replikë,
    jua jap fjalën në fund, ti ashtu-kështu e ke sa të duash fjalën dhe e përmbledh, vetëm se projekt-
    rezoluta po diskutohet, ndërsa ne nuk e kemi propozimin, e është mirë të na sillni.
    Na qartëso pra punën e projekt-rezolutës Daut. Dauti njëherë, pastaj Besim Beqaj.
  • Faleminderit!
    Kryetar, unë në fillim e thashë, domethënë as që desha ta lexoj për shkak që t’u jepet kohë
    deputetëve që të diskutojnë dhe në fund ta sjellim një përfundim, por për të qenë më korrektë e
    lexova dhe asnjëherë asnjë pikë, asnjë presje, edhe një herë nëse do e përsëritim, nuk ka asnjë
    tendencë të njëanshme. Përkundrazi, është bukur e orkestruar, zoti Beqiri, domethënë e
    harmonizuar, e diskutuar, e trajtuar bukur gjatë.
    Sido që të jetë, domethënë, ne këtu nuk jemi duke marrë vendim se nuk jemi duke e votuar ligjin.
    Ne jemi duke i dhënë obligim Qeverisë së Kosovës që t’i ndërmarrë masat. Kjo është duke u
    kërkuar sot, nuk e di pse debati po devijohet në drejtim ndoshta jo bash të qartë para opinionit,
    sepse ne sot nuk jemi duke votuar transformimin ose ndryshimin e ligjit. Ne jemi duke kërkuar
    prej Qeverisë, bile siç thashë edhe në fjalën hyrëse, edhe afatet kohore, unë e kam vënë si datë,
    por kjo nuk është as Bibël, as Kuran. Ne këtu do ta bëjmë bashkë, nëse është nevoja.
    Faleminderit!
  • Faleminderit! Ndërkohë ka ardhur projekt-rezoluta, e qartësoi edhe zoti Haradinaj,
    Besim Beqaj e ka fjalën, dhe bëhen gati Teuta Haxhiu, e pastaj Gëzim Kelmendi.
  • Faleminderit, kryetar!
    I nderuar kryeministër,
    Kabinet qeveritar,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Unë nuk e pata në plan që të flas, sepse besoj që ka shumë njerëz të cilët në kuptimin profesional
    mund të flasin për transformimin e nevojshëm të FSK-së në Forca të Armatosura, por dua të
    kthehem pak në retrospektivë dhe kjo besoj ka të bëjë me punën e kryer apo të pakryer, e cila
    është dashur që të ndodhë gjatë viteve të kaluara.
    Nëse mund të kthehemi pak në vitin 2013, vlerësimi i NATO-s ka qenë shumë i qartë se
    kapacitetet e FSK-së janë të gatshme për të marrë përgjegjësi, të cilat nuk janë specifikuar, por
    që realisht ka qenë një rrugë e hapur dhe unë besoj personalisht që ka qenë gabim mossjellja dhe
    marrja e vendimit të tillë dhe këtu të gjitha partitë politike, duke përfshirë edhe LDK-në, e cila
    nuk e ka votuar, atëherë një proces i tillë ka qenë gabim dhe duhet ta themi qartë para të gjithë
    qytetarëve të Republikës së Kosovës se një veprim i tillë nuk ka qenë në dobi të shtetit, por ka
    204
    qenë më shumë për çështje elektorale dhe më shumë për çështje të mosdhënies së një detyre të
    caktuar një partie.
    Pra, ne duhet t’i kuptojmë edhe gabimet të cilat i kemi bërë, të mos mundohemi t’i pranojmë
    këto gabime si të tilla dhe të kalojmë nëpër to, por që ne prapë nuk duhet të fshihemi pas
    partnerëve ndërkombëtarë. Besoj që detyra e formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës
    është detyrë e institucioneve, jo për të bërë gjëra, të cilat nuk janë të koordinuara dhe të
    planifikuara, por për t’i marrë hapat e nevojshëm institucionalë, ligjorë e profesionalë në
    ndërtimin e kapaciteteve.
    Prandaj, në këtë drejtim besoj që është detyrë e Kuvendit të Kosovës, është detyrë e Qeverisë së
    Kosovës që sa më shpejt, në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare të ndërmarrë hapa, të cilët
    janë të nevojshëm për ta transformuar FSK-në në Forca të Armatosura të Kosovës.
    Por, edhe një herë po e them, edhe kur bëhen gabimet politike, siç janë bërë në të kaluarën nga
    njerëzit, të cilët nuk e kanë votuar dhe nuk e kemi bërë, sepse nuk ishte ndonjë veprim shumë i
    madh në kuptimin e gabimeve, të cilat janë bërë. Unë besoj që ne duhet tani t’i marrim qëndrimet
    tona shumë të qarta drejt transformimit dhe të mos themi që kjo është apo ajo është pengesë.
    Besoj që rruga është e hapur, ne duhet t’i marrim përgjegjësitë tona në duart tona. Faleminderit!
  • Gëzim Kelmendi, nuk qenka. Me parti po shkojmë. Teuta Haxhiu dhe bëhet gati
    Glauk Konjufca menjëherë. E kemi bërë një kapërcim, i kërkoj falje Lëvizjes “Vetëvendosje”.
    Urdhëro, pastaj Glauk Konjufca, nga “Nisma” Shukrije Bytyqi e ka fjalën pastaj.
  • Faleminderit, kryetar i Kuvendit!
    Të nderuar deputetë,
    Me Pakon e Ahtisarit, Kosova do të duhej ta kishte ushtrinë e vet që në vitin 2013, por edhe sot e
    kësaj dite institucionet përkatëse ende nuk janë të gatshme t’i themelojnë Forcat e Armatosura.
    Deklaratat e vazhdueshme të krerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës se kjo forcë është që moti
    e gatshme të transformohet në Ushtri të Kosovës, përkatësisht në Forca të Armatosura, në njërën
    anë, dhe kërkesat e vazhdueshme të deputetëve dhe opozitës, në përgjithësi, dhe të qytetarëve, ka
    vite që po hasin në vesh të shurdhër nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Situata e krijuar
    sidomos ditëve të fundit përballë provokimeve të vazhdueshme të Serbisë ka bërë që jo veç
    ekspertë të fushës e politikanë, por edhe njerëz të rëndomtë gjithandej të flasin për krijimin sa më
    të shpejtë të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.
    Edhe pse për krijimin e ushtrisë do të duhej të punohej çdo ditë, e jo veç kur shfaqen situata të
    pakëndshme, sikur këto të kohëve të fundit, e këtë do të duhej, para se gjithash, ta bëjë Qeveria e
    Republikës së Kosovës, e cila tashmë veç po shihet që i ka humbur të gjitha rrugët. Krijimi i
    205
    Forcës së Sigurisë së Kosovës, pra në radhë të parë do të duhej të ndodhte si domosdoshmëri për
    ofrimin e sigurisë për të gjithë, e jo si reagim ndaj provokimeve që vijnë nga Serbia, e që nuk do
    të ndalen as viteve në vazhdim, sepse ne jemi të vetëdijshëm se me kë kemi të bëjmë. Në këtë
    rast ndoshta Qeveria e Republikës së Kosovës do të duhej të reflektonte ndryshe duke e ditur pra
    se kush është shteti serb.
    Transformimin e Forcës së Sigurisë nuk po e kërkojmë për inat të askujt, as për inat të serbëve,
    përkundrazi ne mendojmë se edhe interesi i tyre është forcimi i shtetit të Kosovës, sepse ata këtu
    e kanë të ardhmen. Nuk është e ardhmja e tyre në Serbi. Ata do të duhej ta ndërtojnë jetën së
    bashku me ne. Prandaj, nuk do të duhej të jenë pengesë në këtë proces shumë të rëndësishëm për
    vendin tonë, për shtetin e Republikës së Kosovës. Forcat e Armatosura do të jenë në shërbim të
    të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim etnie, andaj është shumë e rëndësishme që për krijimin
    e këtyre forcave të pajtohen edhe serbët, të cilët pretendojnë të jetojnë në Kosovë, e jo për ata që
    vërtet nuk i përfaqësojnë denjësisht, edhe pse janë të ulur në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
    Sepse serbët kosovarë do të jenë të përfaqësuar sikur në Forca të Sigurisë të Kosovës, ata do të
    jenë të përfaqësuar sidomos sipas përqindjes edhe në Forcat e Armatosura të Kosovës.
    Kjo do të ishte një garanci shtesë se kjo forcë do të jetë multietnike dhe do të ofrojë siguri për të
    gjithë. Ne si Aleancë, por edhe si deputetë, edhe të opozitës, në kontinuitet kemi kontribuar dhe
    jemi të interesuar të mos e kursejmë kontributin tonë në forcimin e Forcës së Sigurisë pra në
    Ushtri të Kosovës. Prandaj, ne mendojmë se Ligji për Forcat e Armatosura të Kosovës të
    procedohet dhe si i tillë të miratohet urgjentisht në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në
    mënyrë që Forcat e Armatosura të Kosovës të mos ngelin peng i zhvillimeve, apo peng i
    pazareve politike.
    Kosova ka nevojë që krahas thellimit të raporteve me NATO-n të fokusohet sa më shpejt për
    gjetjen e zgjidhjeve dhe modaliteteve për ndërtimin e kapaciteteve operative të mbrojtjes. Në
    pamundësi të transformimit të FSK-së në ushtri nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, Qeveria e
    vendit do të duhej që maksimalisht t’i përkushtohet punës për ndryshimin e legjislacionit aktual
    për FSK-në, për ndryshimin e atyre dispozitave ligjore në lidhje me kufizimet sa u përket
    kompetencave, armatimit dhe numrit të personelit të Forcës.
    Duke marrë parasysh që në Kushtetutën e Kosovës nuk ekzistojnë kufizime sa u përket këtyre
    elementeve të FSK-së, atëherë nuk ka kohë të pritet dhe nuk ka kohë që kjo të zvarritet më tutje.
    Për më tepër, Kuvendi i Republikës së Kosovës, ne kolegë deputetë, duhet të iniciojmë
    ndryshimet e nevojshme në legjislacionin e FSK-së, në mënyrë që ta bëjmë kë të fundit forcë
    ushtarake për të marrë autorizimet përkatëse në fushën e mbrojtjes.
    206
    Për realizimin e këtij plani nuk ekzistojnë kurrfarë pengesash, gjegjësisht nuk kërkohen 2/3-at e
    votave të deputetëve në Kuvendin e Kosovës nga komuniteti pakicë. Për ndryshimin e këtij hapi
    nevojitet politik dhe guxim i udhëheqësve të institucioneve, gjë që po mungon e që nuk është
    dëshmuar deri më tani. Prandaj, mbetet në dorën tonë sot, të nderuar deputetë, që të marrim
    hapin e duhur, sepse para së gjithash betimi ynë është për të mbrojtur sovranitetin e vendit dhe
    për tu garantuar edhe të gjithë qytetarëve një stabilitet dhe një jetë më të mirë në vendin tonë.
  • Faleminderit! Glauk Konjufca e ka fjalën. Në ndërkohë bëhet gati zonja Shukrije
    Bytyqi.
  • Deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,
    Në diskursin tonë publik, sidomos në mesin e njerëzve që e krijojnë edhe opinionin publik, te ne
    quhen edhe analistë, ka dominuar justifikimi se Kosova bën edhe pa ushtri, duke thënë që jo çdo
    shtet në Botë ka ushtri dhe se po nuk patëm ushtri nuk bëhet nami.
    Kurse, dihet fare mirë që në arenën ndërkombëtare shtetet me ushtri janë vetë rregulli, kurse
    shtetet pa ushtri janë më tepër përjashtim nga rregullat. Në Kosovë është investuar shumë që
    përjashtimi të konceptohet si rast normal e ushtria është një prej elementeve konstitutive të
    shtetësisë. Edhe ato shtete që nuk kanë ushtri, së paku kanë marrëveshje me shtete të tjera, që t’i
    mbrojnë ato në rast të sulmeve eventuale. Pra, ka një arsye të brendshme dhe parimore pse
    Kosova duhet të ketë ushtri.
    Por edhe zhvillimet e jashtme po tregojnë, që ushtria për Kosovën është një domosdoshmëri,
    sidomos nëse e mendojmë brishtësinë e gjendjes së sigurisë pas hegjemonizmit rus, që gjatë
    dekadës së fundit i kishte tri momente të tij të agresionit global. Pra, së pari ndërhyrjen ushtarake
    në Gjeorgji, në vitin 2008, së dyti pushtimin e Krimesë, në vitin 2014 dhe së treti ndërhyrja në
    Siri, tash së fundi, para tre muajve, në fund të vitit 2016.
    Ky hegjemonizëm i Rusisë e ka sfiduar seriozisht balancën ushtarake globale të ndërtuar pas
    rënies së Murit të Berlinit dhe ky sfidim po reflektohet edhe në Ballkan, siç po ndodh, për
    shembull, me destabilizimin e brendshëm të Malit të Zi nëpërmjet opozitës pro-ruse atje e në
    anën tjetër, me armatosjen e vazhdueshme të Serbisë përmes marrëveshjeve ushtarake, përmes
    shumë marrëveshjeve ushtarake, se Serbia i ka realizuar kohëve të fundit me Rusinë, siç ishte ajo
    e marrjes së nëntë aeroplanëve ushtarakë para një muaji nga Rusia, pak më herët blerja e dy
    helikopterëve ushtarakë nga Rusia, në nëntor të vitit të kaluar, nuk bën ta harrojmë edhe
    ushtrimin e përbashkët ushtarak të Ushtrisë, Bjellorusisë dhe Serbisë, të quajtur “Vëllazëria
    Sllave”. Pra, të gjitha këto tregojnë që Serbia, jo vetëm që nuk është larguar nga Rusia, kemi
    dëgjuar shumë për këtë diskursin ndërkombëtar që duhet t’i ofrohen kompromise Serbisë, për
    shkak që me e largua prej Rusisë. Jo vetëm, që kjo nuk ka ndodhur, por gjatë vitit 2016 ajo që
    kemi parë në arenën ndërkombëtare dhe në Ballkan është, se Serbia është duke u shndërruar
    207
    gjithnjë e më shumë në një bazë logjistike të Serbisë, me këto marrëveshje ushtarake, me
    armatimin e vazhdueshëm dhe tash edhe me mundësinë e aktivizimit të mburojës ajrore, pra të
    mbrojtjes ajrore, të rrjetit antiraketor, që quhet S300, që po ashtu vjen nga Rusia.
    Pra të gjitha këto, edhe rrethanat globale, edhe rrethanat rajonale, na tregojnë që shndërrimi i
    FSK-së në ushtri është jo vetëm i fushës së sovranitetit shtëpiak edhe si parim i shtetësisë, po pas
    këtyre zhvillimeve globale dhe rajonale një ushtri për Kosovën është edhe një domosdoshmëri,
    që po e imponojnë gjithnjë e më shumë rrethanat e krijuara ndërkombëtare.
    Po këtu ne mbajmë mend shumë mirë, që më 13 janar të vitit 2013, Qeveria e Kosovës ka dalë
    dhe ka thënë viti 2013 do të jetë viti i FSK-së ushtri. Pra, ky premtim ka qenë zyrtarisht, për herë
    të parë Qeveria Thaçi II e ka dhënë më 13 janar të vitit 2013. Pra, kanë kaluar më shumë se katër
    vjet prej kur është bërë ky premtim qeveritar e tash jemi në shkurt të vitit 2017 dhe asgjë nuk ka
    ndodhur deri tash, asgjë substanciale në fakt nuk ka ndodhur deri më tash, në drejtim të
    shndërrimit të FSK-së në ushtri.
    Tash të dalim te ajo për të cilën diskutoi zoti Beqiri, se çka në të vërtetë mbrojnë miqtë tanë
    ndërkombëtarë dhe cili është qëndrimi, së paku i dy fuqive, që për ne janë relevante këtu në
    Kosovë dhe më të rëndësishme e që janë Aleanca Veriatlantike dhe Departamenti Amerikan i
    Shtetit. Unë mendoj që sa i përket Departamentit Amerikan të Shtetit, deklarata e fundit e
    ministrit të mbrojtjes është pa ekuivoke, është pa kurrfarë dykuptimësie ajo, është shumë e qartë
    dhe shumë e drejtpërdrejtë - FSK-ja duhet të bëhet ushtri. Por, sa i përket zotit Stoltenberg, i cili
    ishte në Prishtinë dhe i dha ato qëndrimet e tij, se cili është vizioni i NATO-s për FSK-në,
    atëherë këtu mund të kemi interpretime, por unë prapëseprapë e lexova edhe një herë me
    vëmendje edhe deklaratën zyrtare të NATO-s, pas konferencës për shtyp të zotit Stoltenberg dhe
    aty më bënë përshtypje nja dy-tri gjëra, të cilat dëshiroj t’i ndaj me juve këtu.
    Kur pyetet lidhur me FSK-në dhe avancimin e mandatit të FSK-së në ushtri, zoti Stoltenberg
    thotë kështu: “Ne e përkrahim FSK-në brenda këtij mandati aktual.”, qysh e ka tash mandatin
    FSK-ja, “por...” thotë ai, “sa i përket avancimit të këtij mandati, nuk i përket NATO-s ta bëjë”
    thotë, “institucioneve të Kosovës i përket kjo kompetencë. Mirëpo, nëse ndodhë kjo...” . Pra,
    nëse do të ndodhte avancimi i mandatit dhe misionit të FSK-së në ushtri, atëherë Këshillit
    Veriatlantik që është njëri prej institucioneve më të rëndësishme të NATO-s, një Qeveri e
    NATO-s le të themi, “i përket që ta”, ka thënë ai, “i përket që ta shqyrtojë rikonfigurimin e
    statusit të KFOR-it, pra në Kosovë”, sepse ju e dini, KFOR-i është njëfarë ushtrie e vërtetë e
    Kosovës, FSK-ja është njëfarë formacioni joushtarak, i cili duhet të merret me të gjitha
    veprimtaritë, bile edhe në Ligjin e FSK-së shkruan, FSK-ja disi përcaktohet në mënyrë negative,
    thotë që FSK-ja merret me të gjitha ato punë që janë të papërshtatshme për Policinë, diçka me të
    cilat s’mund të merret Policia, diçka që është më shumë se Policia dhe më pak se ushtria.
    208
    Dhe, zoti Stoltenberg thotë që “atëherë shndërrimi i FSK-së në ushtri do t’ia zinte vendin KFOR-
    it”, se KFOR-i është ushtria e vërtetë e Kosovës tash dhe, nëse do t’ia zinte vendin KFOR-it
    atëherë, NATO-ja do të mblidhej dhe do ta shqyrtonte statusin e ri të KFOR-it.
    Pra, zoti Stoltenberg nëse interpretojmë deklaratën e saktë të tij, nuk mendoj që ka thënë në
    mënyrë eksplicite, se nuk do të bëhet ushtri FSK-ja, ai ka thënë që nëse ju e bëni këtë atëherë ne
    na mbetet ta bëjmë edhe ne punën tonë, që është rishqyrtimi i mandatit të KFOR-it.
    Dihet që NATO-ja përmes misionit të vet, që është KFOR-i, angazhohet në Kosovë sipas një
    mandati të OKB-së, sipas një mandati të dhënë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit. Ky
    mandat si forcë ushtarake e njeh KFOR-in, kurse FSK-ja është forcë e sigurisë me armatim të
    lehtë, kompetencat e të cilës nuk janë klasike ushtarake, qysh i kanë ushtritë e zakonshme, si për
    shembull, mbrojtja e kufijve dhe mbrojtja e territorit dhe plus, që është precizuar se FSK-ja nuk
    ka të drejtë të ketë armatim artilerik, por për ta përfunduar, ky ligj për FSK-në është shumë i
    vjetër tashmë, ky që e kemi aktualisht. Përveç tjerash, përveç që kemi nevojë për ushtri, është i
    vjetër edhe nga një aspekt tjetër. A e dini ju, për shembull, që në nenin 10 thuhet që shndërrimi i
    FSK-së ose avancimi i misionit të saj duhet të bëhet në përputhje me përfaqësuesin civil
    ndërkombëtar. Po më falni, por përfaqësues civil ndërkombëtar nuk ka prej 2012-ës. Këtu kemi
    të bëjmë qe 5 vjet me kategori antikushtetuese.
  • Faleminderit! Zonja Shukrije Bytyqi, fjala për ju. Kërkoj falje Zonja Bytyqi,
    qëndro të lutem, vetëm le ta përfundojë replikën Zoti Beqiri, sepse i është përmendur emri, dy
    minuta!
  • Faleminderit, kryetar!
    Unë edhe më herët e thash dhe qëndroj pranë asaj, se fjalitë nuk lexohen deri në fund të
    zyrtarëve, në këtë rast, zyrtarëve të rëndësishëm, siç është ministri i Mbrojtjes i SHBA-ve, po
    edhe i zotit Stoltenberg. Problemi është këtu, lexojini deri në fund fjalitë. Lexojini krejt fjalitë
    dhe qëndrimet e jo atë që keni qejf. Ne të gjithë kemi dëshirë me e bë ushtrinë, nuk e konteston
    askush këtë, por është thënë shumë qartë, na është thënë shumë qartë, unë nuk di a kontakton
    kusht me ju, sinqerisht, nuk janë dy departamente të Shtetit Amerikan, veç një është, veç një
    ministër e kanë. Veç një sekretar i përgjithshëm i NATO-s është, ata takohen me zyrtarë edhe
    zyrtarët tanë, siç është kryeministri, kryetari i Kuvendit, presidenti... i thonë qëndrimet e qarta.
    Këto janë qëndrimet e qarta të tyre.
    Aktualisht, “Nuk ka transformim...” , sipas tyre, unë po e them shumë zëshëm, “...pa ndryshime
    kushtetuese.” Dhe, ajo që u tha më herët edhe nga zoti Haradinaj, OK, kur të thuhet që në këtë
    rrugëtim do t’i bashkëveprojmë, ose do të bashkëveprojmë, për ne është OK, por jo në mënyrë të
    njëanshme. Dhe, ne nuk jemi, në asnjë rrethanë, aq më tepër tash, për t’ia zënë vendin KFOR-it,
    po do të ishte shumë gabim. Domethënë, në një mënyrë po e pranojmë ne, po e bëjmë ushtrinë,
    209
    sado që është e fortë aktualisht, ose do të mund të ishte për një periudhë të shkurtë, gjë që
    s’mund të ndodhë kjo, e le të shkojë KFOR-i, se kështu është thënë. “E bëni ju pa koordinim me
    ne, ne ecim...” dhe ne këtu nuk dëshirojmë ta bëjmë, kjo është më se e qartë. Faleminderit!
  • Urdhëro, zoti Konjufca, kundër-replikë 1 minutë!
  • Unë mendoj që diskutimi i zotit Beqiri ishte shumë joprofesional.
    Tashmë, edhe institutet shumë të njohura edhe ndërkombëtare edhe vendore, në studimet e tyre e
    kanë vërtetuar se për tu bërë FSK-ja ushtri nuk ka nevojë për ndryshime kushtetuese. Pra, nëse e
    kemi për ndryshimin e mandatit dhe misionit të FSK-së, që është neni 10 i Ligjit aktual edhe
    nëse kemi të bëjmë me ndryshimin, pra me heqjen e kufizimeve për armatimin e FSK-së, siç
    thuhet, këto dy pikë nuk kërkojnë kurrfarë ndryshimi kushtetues, sepse këto nuk janë pika në
    Kushtetutë, me të cilën kufizohet armatimi i FSK-së apo misioni i vet. Misionin FSK-ja në
    Kushtetutë e ka pa kufizime, kështu që mund ta ndryshojmë vetëm ligjin, po qe se doni ta bëni
    ushtri. Pra, kjo nuk ka të bëjë fare me atë që tha ai, kurse sa i përket departamentit të shtetit, unë
    prapë mendoj që deklarata e tyre ishte shumë e qartë.
  • Faleminderit! A shkojmë me diskutime apo shkojmë me projektrezolutën e
    harmonizuar. Po, zonja Bytyqi, gjithsesi fjala për ju, por më vonë...
  • Faleminderit, kryetar!
    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Forca e Sigurisë së Kosovës duhet të shndërrohet në ushtri, kjo nuk ka dilemë.
    Një ndër shtyllat kryesore të shtetit në shërbim të sigurisë, ruajtjes së sovranitetit, por edhe të
    fuqizimit të shtetit në aspektin e balancimit të forcave, që do të kontribuonte në stabilitet, është
    edhe transformimi i FSK-së në ushtri të Republikës së Kosovës.
    Kosova e pati fatin që nga paslufta të fillojë një transformim të ushtrisë me kompetenca të
    kufizuara, së pari prej UÇK-së në TMK e pastaj prej TMK-së në FSK. Por, asnjëherë kjo forcë
    që është më e besueshmja dhe më kontributdhënësja në Kosovë nuk u shndërrua në ushtri dhe
    për fat të keq, për gjithë këtë faji është i politikës apo më mirë të themi, i qeverisjeve të dobëta.
    Të nderuar qytetarë, ndonëse kriza ka filluar anekënd Botës dhe lëvizjet politike ushtarake kanë
    marrë dhenë, Kosova ende mbetet peng i dhjetë individëve, të cilët nuk e dëshirojnë themelimin
    e Ushtrisë së Kosovës. Gara e armatimit në Rajon është evidente, njëkohësisht rritja e numrit të
    ushtarëve po ashtu, ndërsa Kosova edhe pse ka kapacitete për themelimin e ushtrisë, mbetet peng
    210
    i politikës, i marrëveshjeve të dëmshme nga kjo Qeveri, që me paaftësinë e vet nuk është në
    gjendje të themelojë ushtrinë.
    Ndonëse, kemi humbur shumë kohë, tanimë është momenti i fundit që kjo Qeveri të pranojë
    paaftësinë për themelimin e ushtrisë. Sot, ne duhet të jemi të vëmendshëm, se çfarë në të vërtet
    po bën ky pushtet për të mjegulluar edhe më tej këtë gjendje.
    FSK-ja ka kapacitete të mjaftueshme për të bërë ushtri dhe kjo është vlerësuar edhe nga
    institucionet më kredibile ndërkombëtare në fushën e sigurisë. Prandaj, çdo ditë e humbur është
    me vite larg arritjes së qëllimit tonë për shtetformues dhe shtet të fortë.
    Kushtetuta e Republikës së Kosovës e definon FSK-në si forcë kombëtare të sigurisë, që mbron
    qytetarët e Republikës së Kosovës në nenin 126 të saj, kurse misioni, detyrat dhe përgjegjësitë
    janë të përcaktuara me ligjet e Republikës së Kosovës. Kjo Qeveri është duke proklamuar se
    ndërkombëtarët po pengojnë Ushtrinë e Republikës së Kosovës. Atëherë, ne themi me shumë të
    drejtë, se a ka shtet ndërkombëtar që e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe që ka
    deklaruar se nuk do të njohë ushtri të Kosovës, ose a ka shtet që e ka njohur Republikën e
    Kosovës dhe nuk ka ushtri të saj. Prandaj, kjo mjegull që po trazon mendjen e qytetarëve për
    sigurinë e tyre, po e humb durimin edhe te qytetarët, por edhe te një pjesë e politikës së
    Republikës së Kosovës.
    Prandaj, krijimi sa më i shpejtë i kësaj ushtrie do të forconte paqen dhe stabilitetin në rajon, do të
    balanconte forcat aleate në rajon dhe ndërkombëtar dhe do të ndikonte fuqishëm në ruajtjen e
    sovranitetit shtetëror të Republikës së Kosovës.
    Mua më vjen shumë keq, se edhe në pasqyrat financiare të kësaj Qeverie mungon buxheti i rritur
    për ushtrinë, që do të rriste kapacitetet operuese të saj dhe njëkohësisht modernizimin dhe
    profesionalizimin e saj. Qytetarët e Republikës së Kosovës dëshirojnë të dinë se përse Qeveria e
    Republikës së Kosovës deri më tani nuk ka marrë asnjë hap konkret në lidhje me krijimin e
    Forcave të Armatosura të Kosovës. Ne e kemi dëgjuar kryeministrin e Republikës së Kosovës
    duke thënë, se kjo është për shkak të mospërkrahjes së Listës Serbe.
    Unë pyes kryeministrin e Republikës së Kosovës, se a meritojnë qytetarët e Republikës së
    Kosovës, që djemtë dhe vajzat më të mira të kombit të jenë pre, që të mos e kenë statusin e
    ushtarit të Republikës së Kosovës, për teket e Listës serbe.
    Prandaj, të nderuar deputetë, kërkoj nga ju që të jemi të vëmendshëm dhe së paku ndaj këtij
    institucioni dhe të gjithë të japim kontributin tonë në themelimin e një ushtrie stabile, të
    fuqishme, që do t’i shërbente dhe do tu përgjigjej nevojave të shtetit tonë. Faleminderit!
    211
  • Faleminderit! Dhjetë kolegë deputetë kanë kërkuar fjalën. Ndërkohë, grupet
    parlamentare pothuajse e kanë harmonizuar projektrezolutën. Ne mund të vazhdojmë, unë fjalën
    s’ia ndal askujt, por në qoftë se është çështja për Forcën e Sigurisë së Kosovës, transformim në
    Forca të Armatosura, në qoftë se kemi konsensus të të gjitha grupeve parlamentare, ne shkojmë
    në votimin e projektrezolutës. Si të doni! Ju e vendosni! Kryetarët e grupeve parlamentare le të
    ma japin një qëndrim. Po e bëj një pauzë tre minuta brenda salle. Pastaj, ose e vazhdojmë... në
    rast se shkojmë drejt në votimin e projektrezolutës, deputetët kanë të drejtë që fjalimet e tyre t’i
    depozitojnë dhe u botohen sikurse t’i kenë mbajtur. Vetëm tre minuta, maksimum. Pastaj, unë
    prapë fjalën askujt s’ia ndal, në qoftë se s’tërhiqet. Jemi tre minuta në pauzë brenda sallës.
    Ndërkohë, kolegët janë duke bashkëbiseduar në grupe parlamentare. Vazhdojmë diskutimet. Po
    shkojmë në bazë të partisë. Shukri Buja, Armend Zemaj.
  • I nderuar kryetar,
    Të nderuar deputetë,
    I nderuar kryeministër,
    Ministra,
    Fillimisht, përsëri po e bëj një vërejtje.
    I lutem kryetarit, që të mos seleksionojë fjalën e deputetëve. Në qoftë se, e kërkoj fjalën, e kam
    kërkuar me fillim, ende pa u hapur diskutimi, të më jepet fjala qysh e kërkoj. Zenuni s’qenka
    këtu, por qenka... jo, erdhi Zenuni. Më vjen mirë që erdhi!
    Unë në qoftë se, nuk diskutoj për ushtrinë, unë nuk di të diskutoj për pesticidet. Ju lutem!
    Po, u fol bukur, bukur shumë, këtu për politikat e shkuara, kush ishte fajtor... madje, diskutuan
    ata që janë protagonistë të dështimit të formimit të ushtrisë. Faji gjithmonë mbetet jetim e në
    politikë po mbetet dy herë jetim.
    Këtu folën u fol nga dy, nga ministri dhe shefi i grupit parlamentar në të kundërtat e tyre, ministri
    e tha shumë qartë, që e kemi përkrahjen e sekretarit të mbrojtjes amerikane të NATO-s, për
    formimin e ushtrisë, ju thatë jo. Njëri e keni keq. Njëri e keni keq, s’e di cili e keni keq, por unë
    sikur të kisha thënë kështu, o do të jepte ministri ose shefi i grupit parlamentar. Mos bëni hajgare
    me këto deklarata. Qartësojeni qëndrimin, sepse sigurisht, i nderuar, nuk je i informuar sa unë në
    parti edhe ti në LDK, s’qenke i informuar.
    Çështja e ushtrisë është një çështje e vogël për mbrojtjen, sidomos kur mbrojtja bëhet nga një
    ushtri profesionale. Mbrojtja është një fushë bukur e gjerë, në kuadër të saj përfshihet edhe
    instrumenti i mobilizimit, që ne s’e kemi fare, përfshihen edhe struktura të tjera, si arsimi dhe
    edukimi, të cilat duhet të përfshihen pjesët arsimore, u tha këtu edhe rreth fakultetit të mbrojtjes,
    212
    e tjerë... por, do të thotë është një fushë shumë e gjerë, ndërsa ne jemi përqendruar vetëm te
    ushtria.
    Po, ju deputetë të nderuar, kur e kam shtruar që tri çështje kryesore i kam shtruar për buxhetin
    dhe e kam kundërshtuar buxhetin, ka qenë çështja... s’po i përmendi këto, por ka qenë njëra nga
    këto tri çështje ka qenë çështja e buxhetimit për FSK. Ne as sinjal nuk kemi dhënë se duam ta
    transformojmë FSK-në në ushtri, as sinjal buxhetor, lëre më të planifikohet me buxhet. Po,
    atëherë nuk na pat provokuar Serbia, kur na provokoi, atëherë “Oo kuku, s’e paskemi ushtrinë!”.
    Edhe ju, deputetë të nderuar, në këtë nivel jeni.
    Kushtetuta e ka në nenin 126 çështjen e FSK-së, 5 paragrafë i ka krejt. Në ato pesë paragrafë
    emri është FSK, as nuk përcakton organizimin, as misionin, as fushëveprimin, as detyrat, këto
    përcaktohen përmes Ligjit të FSK-së. Dhe, në ato pesë paragrafë rregullohet veç kush është
    komandanti i përgjithshëm, procedura kush e emëron komandantin e FSK-së, procedura tjetër
    është çështja që i mbron të gjithë qytetarët pa dallim etnie edhe që janë të gjitha një pjesë e
    forcës së sigurisë. Ndërsa me ligj, në nenin 10 u potencua këtu, përcaktohet, përcaktohen edhe
    fushat e përgjegjësive apo organizimi, misioni, fushëveprimi, e të tjera.
    Te neni 9 kemi mundësi ta ndryshojmë. Në qoftë se e ndryshojmë ligjin, edhe në rast që e dini
    për 2/3 e pakicave dhe 2/3 e Kuvendit, është vështirë të ndryshohet Kushtetuta, por do të ishte
    mirë. Do të ishte e mirëseardhur ta ndryshonim Kushtetutën. Por, ne s’do të jemi peng, në qoftë
    se kemi mundësi të ndryshme ligjore, që këtë pamundësi ta ndryshojmë.
    Në nenin 9.3 përcaktohet në këtë ligj, i cili thotë që “FSK-ja i përmbush funksionet e saj” dhe
    mund ta ndryshojmë këtë nen në “funksionet që i dëshirojmë”, në pajtim normalisht me
    komunitetin ushtarak ndërkombëtar.
    Po ashtu, në nenin 10, te misioni dhe detyrat, mund t’ia përcaktojmë misionin e qartë Forcës së
    Sigurisë për mbrojtjen e sovranitetit, ashtu sikur që mund t’ia përcaktojmë edhe në 10.2, ku
    përcaktohet që FSK-ja çfarë armësh ka, për ta përgjithësuar atë.
    Në ligjin e FSK-së ajo që pengon në këtë moment është në aspektin e organizimit, sidomos të
    kapaciteteve të armatimit. Thuhet nuk kemi të drejtë të posedojmë tanke, nuk kemi të drejtën e
    artilerisë së rëndë dhe aviacionit sulmues.
    Kurrkush s’na ka penguar se s’është tank autoblinda me artileri të lehtë apo me mitraloz të rëndë.
    Kurrkush s’na ka penguar të kemi helikopter, sepse nuk llogariten aviacion sulmues ajror, do të
    thotë nuk llogariten në forcën ajrore sulmuese, por mbrojtëse. Kurrkush nuk na ka penguar të
    kemi armatime shtesë apo rezervë për ushtarët që i kemi në këtë kapacitet, madje në këtë nen
    parashihet që pas 5 vjetëve të rishikohet çështja e këtyre kufizimeve.
    213
    Janë bërë 9 vjet dhe ata që ishin përgjegjës sot na thonë: “Jo, duhet të shohim tash”. Po, 9 vjet
    janë bërë, e i kanë pasur pas 5 vjet të rishikohet edhe çështja e këtij neni dhe të armatimit.
    Kurrkush s’na pengon në këto kapacitete, por as këtu s’i kemi paraparë me buxhet, e le më tutje.
    Mundësitë e ndryshimit të ligjit janë, nëse jo të Kushtetutës, me ligj të rregullohet çështja e
    organizimit ushtarak.
    Dhe, gjithsesi, të nderuar deputetë, para se të bëhet vonë, e unë kam dëshirë të diskutoj para se të
    bëhet vonë. Ne, në qoftë se duamë të krijojmë ushtri, tash kapacitetet buxhetore mund t’i
    ndryshojmë në shtator, atje në rishikimin buxhetor me ligj, që të mund të funksionalizojmë pak
    këtë ushtri që po mendojmë me ligj ta rregullojmë, sepse s’kemi menduar në nëntor dhe dhjetor.
    Po më vjen keq që s’kemi menduar, por tash së paku të mendojmë ta rregullojmë çështjen edhe
    buxhetore në shtator, e pastaj edhe çështjet e tjera.
    (Ndërhyrje)
    Unë mund të jem ndoshta me qëndrime jo të njëjta me shumë deputetë, sidomos me të Partisë
    Demokratike, por unë jam deputet dhe qëndrimet e mia si deputet do t’i shtroj këtu. Në qoftë se
    janë në kundërshtim me partinë, partia i ka mekanizmat e vet dhe le të marrë masa disiplinore
    ndaj meje, por jo të ma kufizojë fjalën. Faleminderit!
  • Faleminderit! Kryeministri i Republikës së Kosovës e ka kërkuar fjalën dhe ju
    kisha lutur, të nderuar deputetë, çdonjëri që s’e tërheq fjalën, unë ia jap.
  • Faleminderit, zoti kryetar!
    Të nderuar deputetë,
    I nderuar Kabinet qeveritar,
    Unë vlerësoj se Kosova është shtet, i cili është pranuar nga 113 vende. I ka të gjitha institucionet
    shtetërore dhe i ka plotësuar po ashtu kushtet që të ketë forca të armatosura, siç i kanë edhe
    vendet e tjera.
    Në ngritjen e institucioneve të sigurisë vendi ynë është treguar shumë i përgjegjshëm për
    zbatimin e standardeve më të larta të disiplinës dhe organizimit.
    Policia e Kosovës vlerësohet ndër policitë më të organizuara në rajon. Agjencia Kosovare e
    Inteligjencës është treguar shumë e organizuar dhe efikase, sidomos në fushën e luftës kundër
    ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit. Forca e Sigurisë së Kosovës, me përkrahjen e NATO-
    s, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve të tjerë veçohet për organizim të lartë, për
    disiplinë, për kuadro të përgatitura në akademitë më prestigjioze ushtarake, për shkathtësitë dhe
    për suksesin në pjesëmarrjen e misioneve paqësore.
    214
    Dhe, vlerësoj që Kosova jo vetëm se i plotëson kushtet të ketë forca të armatosura, por ajo
    meriton t’i ketë këto forca, sepse është sjellë me përgjegjësinë më të lartë të ndërtimit dhe
    menaxhimit të tyr