• Të nderuar deputetë,
    I nderuar kryeministër,
    Zëvendëskryeministra dhe ministra të Kabinetit qeveritar,
    I hap punimet e seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
    Konstatoj se në sallë janë të pranishëm 81 deputetë, andaj fillojmë me punimet e seancës
    plenare.

    Deputetë të nderuar,
    Para se të fillojmë me shqyrtimin e parë të Projektligjit për Buxhetin e Republikës së
    Kosovës për vitin 2015, ju njoftoj se Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e përbashkët me
    kryetarët e grupeve parlamentare, të mbajtur më 18 dhjetor 2014, ka vendosur njëzëri që
    Kuvendi t’i propozojë që shqyrtimi dhe miratimi i Projektligjit për Buxhetin e Republikës
    së Kosovës për vitin 2015 të bëhet me procedurë të përshpejtuar - shmangie nga
    Rregullorja e Kuvendit, dhe atë si në vijim.

    1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2015
    bëhet në seancën plenare më 22 dhjetor 2014,

    2. Komisioni për Buxhet dhe Financa shqyrton Projektligjin për Buxhetin e
    Republikës së Kosovës për vitin 2015 dhe Kuvendit ia paraqet raportin me
    rekomandime, dhe

    3. Shqyrtimi i dytë dhe miratimi i Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin
    2015 bëhet në seancën plenare më 29 dhjetor 2014.

    Në bazë të nenit 84 të Rregullores së Kuvendit, shmangia nga Rregullorja bëhet me votat
    e 2/3 të deputetëve të pranishëm në seancë plenare.

    Të nderuar deputetë,
    Në vazhdim kërkohet deklarimi juaj me votim për miratimin e propozim-vendimit të
    lartpërmendur. Kërkohet votimi elektronik për praninë e deputetëve në sallë.

    Atëherë, votojmë për praninë e deputetëve për arsye se kemi lëvizje të deputetëve të rinj
    me kartela. Aktualisht janë 96 deputetë. Shikojini kartelat në qoftë se i kanë vendosur
    mirë.

    Jemi duke votuar vetëm për praninë e deputetëve në sallë. Atëherë, lus regjinë dhe
    deputetët të përgatiten për votim! Votojmë tash!

    Janë gjithsej 92 deputetë. Kërkoj falje për arsye se i kemi dy lloj pranish. Në votim i kemi
    92 deputetë të pranishëm në sallë, në të njëjtën kohë më del se të pranishëm janë 98. Ky
    është një kontest i aspektit teknik.

    Edhe një herë, 92 deputetë janë të pranishëm në sallë.

    3
    Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim. Votojmë tash! Kërkoj falje, gjithmonë
    jemi duke folur për shmangie nga Rregullorja për arsye se na duhen 2/3 e shumicës.

    Edhe një herë përsëritet votimi për shmangie nga Rregullorja për procedurë të
    përshpejtuar. Kemi ende duke ardhur deputetë. Votojmë tash!

    Atëherë, konstatoj se me 95 vota për, asnjë kundër dhe me një abstenim, Kuvendi
    vendosi që shqyrtimi dhe miratimi i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës
    për vitin 2015 të bëhet me procedurë të përshpejtuar, pra me shmangie nga Rregullorja e
    Kuvendit.

    Vazhdojmë me rendin e ditës:

    1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin
    2015

    Në bazë të nenit 56 të Rregullores së Kuvendit, Komisioni Funksional e ka shqyrtuar
    projektligjin dhe Kuvendit ia ka paraqitur raportin me rekomandime për miratim në
    parim.

    E ftoj kryeministrin e Republikës së Kosovës, zotin Isa Mustafa, t’u drejtohet deputetëve
    të Parlamentit të Republikës së Kosovës.

  • Faleminderit, zoti kryetar i Kuvendit!
    Të nderuar deputetë,
    I nderuar Kabinet qeveritar,
    Ju përshëndes të gjithëve,
    Dëshiroj që para jush me disa fjalë t’i prezantoj orientimet makroekonomike, të cilat i
    kemi për vitin 2015, dhe po ashtu edhe disa elemente nga Buxheti, përkatësisht nga
    projekti i Buxhetit, i cili është sot në diskutim para jush.

    Ky është ligji i parë, që unë para jush e prezantoj në cilësinë e kryeministrit të vendit dhe
    njëherësh konsideroj që është një ndër dokumentet më të rëndësishme që Qeveria sjell
    para deputetëve për aprovim. Ky projektbuxhet procedohet shpejt në Kuvend për shkak të
    shumë arsyeve, që neve na orientojnë ta aprovojmë Buxhetin brenda këtij viti dhe të
    krijojmë kushte normale që Buxheti të fillojë të realizohet në fillim të vitit të ardhshëm,
    për arsye se kemi shumë detyrime, të cilat duhet t’i përballojmë.

    Të nderuar deputetë,
    Në vijim, për shkak të lidhshmërisë së drejtpërdrejtë që ka performansa fiskale në
    zhvillimet ekonomike, unë do të flas shkurt mbi projeksionet makroekonomike për vitin
    2015, pasqyruar në pjesën makrofiskale të materialit të Buxhetit, që sot e keni para jush.

    Në vitin 2015, me vlerësimet e tanishme, ne presim që ekonomia e vendit të ketë një
    normë vjetore të rritjes prej mbi 4%. Në këndvështrimin afatmesëm kjo normë e rritjes

    4
    pritet të jetë edhe më e lartë, si rezultat i reformave substanciale që Qeveria planifikon të
    ndërmarrë gjatë vitit 2015.

    Në kuadër të rritjes makroekonomike, pritet që kontributin më të madh ta kenë investimet
    në veçanti investimet private. Është normale të theksohet se sektori privat do të presë që
    Qeveria e Republikës së Kosovës, të krijojë ambientin e nevojshëm për bizneset, prandaj
    theksoj se ne jemi shumë të përkushtuar që ta zhvillojmë një partneritet dhe
    bashkëveprim me sektorin privat dhe që të gjitha veprimet dhe reformat tona t’i
    orientojmë drejt plotësimit të gjitha parakushteve për rritjen e sektorit privat për vitin e
    ardhshëm.

    Si rrjedhojë, investimet private pritet që gjatë viteve të ardhshme të rriten me një normë
    mesatare prej 8,6% dhe, rrjedhimisht, pjesëmarrja e këtyre investimeve në bruto-
    produktin vendor pritet që do të rritet.

    Vërtet për ta përmirësuar strukturën e tanishme të ekonomisë së vendit, patjetër duhet që
    t’i orientojmë politikat tona drejt investimeve, ngase vetëm kështu do të bëhej i
    mundshëm shtimi i prodhimit vendor, zëvendësimi i importeve dhe zvogëlimi i deficitit
    tregtar, i cili është shumë i lartë.

    Duhet të theksoj se rritja e investimeve është shumë ngushtë e lidhur me kapacitetin e
    vendit për të eksportuar. Gjatë viteve të kaluara ka pasur një rritje modeste të eksporteve,
    por duke marrë parasysh se baza e eksporteve është mjaftë e ulët, ne synojmë që në vitet
    në vijim eksportet t’i rrisim edhe më shumë. Ngjashëm me eksportet e mallrave ne
    presim që edhe tregu i shërbimeve të zgjerohet dhe ta zgjeroj aktivitetin e tij, dhe kështu
    ky treg të ndikoj në rritjen e eksporteve të shërbimeve në tregjet e jashtme, edhe në
    tregun evropian dhe tregun botëror.

    Më duhet të them se struktura e eksporteve tona vazhdon të jetë mjaft e koncentruar, e
    kjo në vete përbën një lloj rreziku për shkak se kemi raporte zhvillimore botërore të cilat
    nuk e parapëlqejnë shumë këtë strukturë.

    Në rënien e çmimeve në tregun botëror, produktet dhe shërbimet që Kosova eksporton në
    mënyrë të drejtpërdrejtë do të ndikohet edhe në sasinë dhe vlerën e eksporteve të
    shërbimeve të cilat ne do t’i realizojmë në periudhën e ardhshme kohore.

    Prandaj, kërkohet që gjatë viteve në vijim përveç rritjes në tërësi të eksporteve, të
    punojmë edhe në diversifikimin e mallrave dhe shërbimeve për eksport, si parakusht që
    ne ta rrisim eksportin e shërbimeve.

    Komponentë tjetër shumë e rëndësishme e bruto produktit vendor që është konsumi,
    është projektuar që në vitin 2015 të ketë një rritje prej 4%, ndërsa konsumi privat pritet të
    ketë një rritje edhe më të madhe.


    5
    Ekonomia e vendit është shumë e hapur ndaj ekonomive regjionale dhe më gjerë dhe çdo
    lëvizje e çmimeve, mallrave dhe produkteve në nivelin botëror do të bëj që inflacioni në
    Kosovë të ndiqet në bazë të këtij trendi.

    Ne nuk kemi mundësi, siç e dini, të kontrollit të çmimeve pasi nuk e kemi valutën tonë,
    që do të mundësonte që Banka Qendrore ta bëj një gjë të tillë. Megjithatë, duke u bazuar
    në ecuritë e viteve të fundit si dhe në pritje, për vitet në vijim, ne presim që niveli vjetor i
    inflacionit gjatë tri viteve në vijim mesatarisht duhet të sillet rreth 1%.

    Më lejoni po ashtu, t’ju them se gjatë viteve të kaluara pavarësisht vështirësive
    ekonomike, dhe të punësimit në shumë vende të Evropës, diaspora jonë ka vazhduar me
    dërgesat e tyre tek familjarët dhe bizneset në Kosovë, kjo ka bërë të mundur që të kemi
    një financim stabil të konsumit dhe pjesërisht investime nga remitencat.

    Sa i përket viteve të ardhshme, pritet që niveli i dërgesave nga diaspora, të jetë stabile, të
    vazhdoj me kontributet të cilat janë të domosdoshme për ekonominë tonë. Dua të them se
    të gjitha këto projeksione të theksuara deri më tani, në masë të konsiderueshme do të
    varen nga performansa e ekonomive regjionale, ekonomisë evropiane dhe më gjerë.

    Kosova sot ka një ekonomi mjaft të integruar dhe çdo lëvizje në ekonominë e vendeve të
    jashtme potencialisht do të ndikoj edhe në ekonominë tonë. Krahasuar me vitet e kaluara,
    sot ekonomia e eurozonës duket më stabile dhe më e qëndrueshme, por vazhdon të jetë
    mjaft e hapur ndaj një numri të rreziqeve potenciale.

    Megjithatë, dua t’ju siguroj se Qeveria do ta bëjë më të mirën në mënyrë që varshmëria
    nga ecuritë të jashtme të bjerë, dhe kështu të bëhet e mundur që ekonomia e vendit të jetë
    rezistente, për aq sa është e mundur, ndaj tronditjeve në tregjet e jashtme.

    Më lejoni në vazhdim të kthehem te Buxheti, respektivisht te të hyrat dhe të dalat
    buxhetore.

    Të hyrat e përgjithshme buxhetore për vitin 2015 janë planifikuar të jenë në nivel prej 1
    miliard e 576 milionë euro, që është një rritje prej rreth 8,1%, krahasuar me vitin 2014.

    Projeksionet tona për rritje të të hyrave tatimore nuk parashohin rritje të normave
    tatimore, por rritja e të hyrave do të vijë si rezultat i fitimit, i cili do të realizohet në
    ekonomi, dhe si rezultat i luftimit të ekonomisë joformale dhe rritjes së ekonomisë
    vendore, duke u bazuar në parimin e partneritetit dhe bashkëpunimit me sektorin privat.

    Qeveria është shumë e interesuar dhe e përkushtuar në fuqizimin e Administratës
    Tatimore dhe Doganore, për ta rritur nivelin e shërbimeve të tyre, për mbledhjen e
    tatimeve dhe për rritjen e performansës së tyre.

    Komunave do t’ua ofrojmë mbështetjen e duhur, në mënyrë që qeverisja lokale ta rrisë
    performansën dhe, rrjedhimisht, të rritet pavarësia fiskale e pushtetit lokal nga ai qendror.

    6
    Në anën e shpenzimeve, do të vazhdohen investimet në infrastrukturën rrugore, në
    sektorin e arsimit, të shëndetësisë, në fushën e sigurisë dhe në bujqësi.

    Për shumë objekte të infrastrukturës janë kryer obligime kontraktuale nga e kaluara dhe
    ato kanë bërë që të kemi shumë pak hapësirë për intervenime në këtë projekt të Buxhetit.

    Nëpërmjet këtij Buxheti do të bëhet i mundur adresimi i një sërë sfidash në fushën
    sociale, siç është rasti me kategoritë e dala nga lufta, pensionistët, ish të burgosurit
    politikë, familjet në asistencë sociale, e kështu me radhë.

    Sa i përket rritjes së pagave, në Buxhet është përfshirë rritja nga ky vit, kurse rritjet e
    tjera të mundshme do të shqyrtohen gjatë vitit në harmoni me mundësitë buxhetore.

    Niveli i përgjithshëm i të dalave buxhetore për vitin 2015 është planifikuar të jetë në
    vlerë prej 1 miliard e 682 milionë euro, që paraqet një rritje prej rreth 6% krahasuar me
    nivelin e përgjithshëm të shpenzimeve të planifikuara për vitin 2014.

    Gjatë vitit 2015 do të fillojmë me implementimin e Ligjit për sigurime shëndetësore dhe
    Kosova do t’i ketë skemat e sigurimeve shëndetësore për qytetarët e saj. Pas fjalës sime,
    ministri i Financave do të bëjë një paraqitje më të detajuar të Buxhetit.

    Por, më lejoni që edhe një herë të them se presioni kohor që ta aprovojmë Buxhetin sa më
    parë dhe që në fillim të janarit, Qeveria të mund të operojë normalisht, me pagesat për të
    punësuarit në sektorin publik, me pensionet, me asistencën sociale, me obligimet që i
    kemi ne lidhur me projektet investuese, nuk na ka mundësuar që ne të ndërhyjmë në
    tekstin e Buxhetit, të cilin e ka përgatitur Qeveria e deritanishme, prandaj tekstin që e
    keni marrë sot është tekst që është përgatitur, është një tekst i cili nuk shpreh as dëshirat e
    kësaj Qeverie, e as dëshirat e Qeverisë së kaluar, por shpreh një situatë objektive të
    kufizimeve tona sa u përket të hyrave fiskale dhe sa u përket burimeve buxhetore, por
    edhe obligimeve që i kemi marrë deri më tani.

    Por, ne do të bëjmë përpjekje maksimale që të bëjmë disa ndryshime të mundshme dhe të
    domosdoshme dhe këto ndryshime t’i bëjmë brenda dy leximeve mbi bazën e
    propozimeve dhe vërejtjeve që do t’i jepni sot në Kuvend, mbi bazën e punës së
    komisioneve të Kuvendit, sidomos të Komisionit për Buxhet dhe Financa, si dhe të
    identifikimeve që do t’i kemi nga ministritë përkatëse gjatë kësaj periudhe, e cila është
    shumë e shkurtër.

    Çështjet më fundamentale që ndërlidhen me realizimin e programit të Qeverisë ne mund
    t’i përfshijmë dhe t’i adresojmë gjatë procesit të rishikimit të Buxhetit para mesit të vitit
    të ardhshëm, prandaj ajo do të jetë koha kur ne do t’i adresojmë këto dhe po ashtu do t’i
    adresojmë edhe shumicën e kërkesave që ju mund t’i keni sot këtu.

    Të nderuar deputetë,
    Unë ju falënderoj paraprakisht, e pas prezantimit nga ministri i Financave, z. Avdullah
    Hoti, dhe diskutimeve që do t’i keni, ju ftoj që ta përkrahni këtë propozim të Buxhetit, në

    7
    mënyrë që të procedojmë më tutje dhe të arrijmë që ta aprovojmë para përfundimit të
    këtij viti. Faleminderit!

  • Faleminderit zoti kryeministër Mustafa! E ftoj ministrin e Financave, zotin
    Avdullah Hoti, që para deputetëve të Kuvendit ta prezantojë dhe ta arsyetojë
    projektligjin.

  • I nderuar kryetar i Kuvendit,
    I nderuar kryeministër,
    Zëvendëskryeministra,
    Të nderuar deputetë,
    Të nderuar kolegë, ministra,
    Sot po e shqyrtojmë në lexim të parë Projektligjin për Buxhetin e vitit 2015, i cili është i
    rëndësisë së veçantë për funksionim të rregullt të institucioneve shtetërore.

    Më lejoni paraprakisht të theksoj që në fillim se ky projektbuxhet që po e shqyrtojmë
    është dorëzuar në Kuvend nga Qeveria e kaluar brenda afatit ligjor më 31 tetor 2014, por
    për shkaqe që tani më dihen nuk është shqyrtuar në procedurën e Kuvendit. Sapo është
    formuar Qeveria e re, ne kemi marrë kërkesë prej Kuvendit të Kosovës që edhe një herë
    ta kthejmë në Qeveri këtë projektbuxhet për shkak të procedurave dhe kërkesave
    kushtetuese, gjë të cilën e kemi bërë më 15 dhjetor 2014, në mbledhjen e parë të rregullt
    të Qeverisë së re të Kosovës.

    Janë dy arsye pse na nuk e kemi pasur asnjë mundësi që të ndërhyjmë në këtë
    projektbuxhet, e para është afati shumë i shkurtër ligjor që ne të fillojmë t’i rivlerësojmë
    kufijtë buxhetorë të shpenzimeve dhe të të hyrave dhe e dyta është që shumica e
    projekteve kapitale në listën e projekteve kapitale janë projekte që janë në vazhdimësi,
    janë të kontaktuara dhe normalisht për shkak të qasjeje institucionale që ne duhet ta kemi
    parasysh, ne nuk mund t’i prekim ato projekte. Prandaj, ne po e shqyrtojmë të njëjtin
    projektbuxhet që është proceduar, është përgatitur dhe është proceduar në Kuvend nga
    Qeveria e kaluar.

    Ne mbetemi të përkushtuar që zotimet e Qeverisë së re, për aq sa është e mundshme, të
    reflektohen në mundësinë e parë që ne e kemi për ta rishikuar këtë buxhet, që është
    qershori 2015, dhe mandej në buxhetet e ardhshme afatmesme në kuadër të kornizës
    afatmesme të shpenzimeve, 2016-2018.

    Pavarësisht prej kësaj, edhe pse përballemi me një situatë të tillë të afatit të ngushtë ligjor
    për ta ndryshuar këtë projektbuxhet dhe kontraktimit të shumicës investimeve kapitale, ne
    do të bëjmë përpjekje maksimale që t’i adresojmë nevojat që i kemi me këtë buxhet. Me
    këtë buxhet, megjithëse me plot kufizime, ne do t’i vëmë bazat për reformat strukturore,
    të cilat tash janë të paraqitura me programin qeverisës të koalicionit, i cili shumë shpejt
    do të kalojë në Qeveri dhe do të vijë për informim në Kuvendin e Kosovës.

    Këto kufizime neve nuk do të na ndalin që të punojmë për ta ndryshuar rrënjësisht
    strukturën e ekonomisë kosovare, nga një ekonomi që momentalisht varet shumë nga

    8
    sektori publik, në një ekonomi ku vendet e punës krijohen nga sektori privat. Të krijojmë
    mundësi për krijim të vendeve të reja të punës nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme si
    gjenerator kryesor i të ardhurave të familjeve dhe vendeve të punës. Ta rritim aftësinë
    konkurruese të ekonomisë kosovare, si e vetmja mundësi që ne të konkurrojmë me
    kompani ndërkombëtare në tregjet vendore fillimisht dhe pastaj edhe në tregjet
    ndërkombëtare dhe gjithashtu t’i mbështetim për aq sa është mundshme grupet e
    margjinalizuara të shoqërisë për ta krijuar një shoqëri të drejtë ku të gjithë trajtohen
    njësoj me Buxhetin e Kosovës.

    Megjithatë, më duhet të them se suksesi në realizimin e këtyre planeve varet shumë nga
    disiplina, përkushtimi dhe bashkëpunimi i të gjitha institucioneve të vendit, i Legjislativit,
    Ekzekutivit dhe Gjyqësorit, si dhe nga përmirësimi i qëndrueshëm i produktivitetit të
    punës, si në sektorin publik, ashtu edhe në sektorin privat. Çfarëdo rritje substanciale e të
    ardhurave, e pagave dhe e përfitimeve tjera mund të bëhet vetëm duke pasur rritje
    ekonomike që vjen nga rritja e produktivitetit të punës në sektorin publik dhe në sektorin
    privat.

    Rrethanat aktuale ekonomike dhe fiskale na detyrojnë që të shpenzojmë me maturi, në
    mënyrë që ta kemi në ekuilibër në mes të shpenzimeve dhe të hyrave, të kemi ekuilibër
    ndërmjet shpenzimeve operative dhe shpenzimeve kapitale për ta gjeneruar rritjen
    ekonomike dhe normalisht të implementojmë nëpërmjet këtij Buxheti politika ekonomike
    që mundësojnë rritje të qëndrueshme ekonomike për të bërë të mundur implementimin e
    politikave të Qeverisë dhe të koalicionit të ri qeverisës.

    Ne do të jemi shumë të matur dhe ekstrem transparent për mënyrën se si do të mblidhet
    dhe do të shpenzohet çdo cent i qytetarëve të Kosovës.

    Të nderuar deputetë,
    Në këtë kontest, më lejoni ta prezantoj fillimisht kornizën makrofiskale 2015-2017, në
    bazë të së cilës është përgatitur ky Buxhet dhe pastaj të kaloj nëpër disa zëra pak më
    specifikë të Buxhetit. Struktura e propozuar buxhetore bazohet në projeksionin për
    ekonominë e Kosovës, duke marrë për bazë edhe efektet e mundshme të krizës në vendet
    e eurozonës dhe në vendet në rajon. Investimet private si gjenerator kryesor i rritjes
    ekonomike pritet të rriten me një normë prej 8,6%, duke rritur kështu pjesëmarrjen e tyre
    në bruto-produktin vendor prej 19%, sa pritet të mbyllet viti 2014, në 21%, në vitin 2017.
    Dhe, kjo jep sinjale për një mundësi të rritjes së punësimeve dhe të ardhurave në sektorin
    privat dhe ta kalojmë gjenerimin e rritjes ekonomike nga sektori publik në sektorin privat.

    Eksporti pritet të rritet me 7%, ndërkaq importet me 5%, duke mundësuar një zvogëlim
    sado modest të deficitit të thellë tregtar që e ka Kosova. Konsumi agregat për vitin 2015
    është planifikuar të rritet me 4%, gjë që do të ndikoj në kërkesën agregate në vend për ta
    mbajtur kërkesën për mallra dhe shërbime, e kështu edhe rritjen ekonomike në vend. Ne e
    dimë që ecuria e çmimeve në Kosovës në masë të madhe varet nga ecuria në tregjet
    ndërkombëtare. Pritet të ketë një rritje modeste të çmimeve prej 0,5%, që do të
    reflektohet pak në fuqinë blerëse të të ardhurave të familjeve kosovare, por rënia e

    9
    çmimeve të derivateve të naftës kohëve të fundit pritet të ndikojë në zvogëlimin e kostos
    të gjitha bizneseve në vend, duke rritur kështu aftësinë konkurruese të bizneseve vendore.

    Dërgesat e qytetarëve presim të mbeten stabile dhe të ruhet kështu fuqia blerëse dhe
    niveli i standardit të jetës së familjeve që pranojnë dërgesa nga qytetarët.

    Të nderuar deputetë,
    Me lejoni që t’i paraqes disa prej zërave kryesorë të projektbuxhetit, i cili derivon nga kjo
    kornizë makrofiskale, të cilën sapo e prezantova. Në vitin 2015, të hyrat e përgjithshme
    buxhetore planifikohen të jenë në nivel prej 1 miliardë e 576 milionë, që është një rritje
    prej 8,1%, krahasuar me këtë vit që po e përmbyllim.

    Të hyrat nga tatimet e brendshme pritet të rriten me 17%, jo për shkak të rritjes së barrës
    tatimore për biznese ose për qytetarë, por për shkak të rritjes së kapaciteteve të
    Administratës Tatimore për ta menaxhuar më mirë ekonominë joformale dhe atë jo
    nëpërmjet ndëshkimeve të bizneseve për t’i paguar obligimet ndaj shtetit, por duke
    krijuar insentiva që bizneset ta gjejnë më lehtë mënyrën që të operojnë në sektorin formal
    të ekonomisë, ndërkaq të hyrat nga Dogana priten të rriten me vetëm 3%.

    Rritje planifikohet të ketë edhe te të hyrat e tjera buxhetore, duke përfshirë të hyrat
    jotatimore me 2,1% dhe të hyrat vetjake të komunave prej 10%. Ndërkaq të hyrat vetjake
    të nivelit qendror pritet të bien, që reflekton heqjen, uljen e pagesave tjera shtesë, për ish
    të dënuarit politikë me 11 milionë euro; për veteranët e luftës, 24 milionë euro.

    Dhe, kemi rritje të konsiderueshme të subvencionimit në bujqësi, që tani në vitin 2015
    planifikohet të jetë 53.6 milionë euro, që reflekton në prioritetin e kësaj Qeverie për këtë
    sektor të rëndësishëm të ekonomisë për krijim të punësimit dhe të ardhurave.

    Te shpenzimet kapitale, ato planifikohen të jenë 470 milionë euro, pjesëmarrja e të
    hyrave në shpenzime të përgjithshme buxhetore do të mbetet rreth 28%, që është
    pjesëmarrje e kënaqshme duke pasur parasysh dinamikën e përgjithshme në vend.

    Janë planifikuar investime në infrastrukturë rrugore, në arsim, në shëndetësi dhe në fusha
    tjera. Në infrastrukturën rrugore kryeministri përmendi disa prej projekteve kryesore,
    është vazhdimi i autostradës Prishtinë - Han i Elezit, ndërtimi i rrugës rajonale Prishtinë -
    Mitrovicë, ndërtimi i rrugës rajonale Prishtinë - Pejë dhe plot projekte të tjera, që janë në
    vazhdimësi e sipër.

    Të nderuar deputetë,
    Më lejoni t’ju ...

    (Ndërprerje nga regjia.)

  • Ju lutem, regjia! Le ta vazhdojë fjalën, ju lutem! E ka fjalën ministri i
    Financave, Abdullah Hoti.


    10
  • Faleminderit!
    Në sektorin e bujqësisë, si një prej sektorëve me potencialin më të madh të rritjes së
    punësimit dhe gjenerimit të ardhurave për ekonomitë familjare, në veçanti në ekonomitë
    që jetojnë në zonat rurale dhe në gjithë zinxhirin prodhues të bujqësisë, në Buxhetin e
    vitit 2015 do të përfitojnë rritje prej rreth 32,3 milionë më shumë se sa kanë pasur në vitin
    2014.

    Në sektorin e shëndetësisë me qëllim të ofrimit të shërbimeve cilësore dhe qasje të
    barabartë për të gjithë qytetarët, parashihet rritje prej 2,2 milionë për fillimin e reformës
    në shëndetësi, rritje prej 10 milionë për zbatimin e Ligjit për sigurime shëndetësore,
    shumë kjo që do të mbetet brenda kontingjentit të Ministrisë së Financave, si kontribut i
    shërbyesve civilë në Fondin e sigurimeve shëndetësore dhe janë 5 milionë euro të ndarë
    për trajtime jashtë vendit.

    Në sistemin arsimor është rritur granti specifik për arsim për komuna prej 10 milionë
    euro, për të mundësuar investimet kapitale, që janë në vijim e sipër në shumicën e
    komunave.

    Në fushën e mirëqenies sociale Buxheti i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për
    vitin 2015 është rritur për 79,3 milionë euro, për të mbuluar së pari rritjen e pensioneve
    për të gjitha kategoritë e përfituesve, me 25%, zbatimin e skemës për Ligjin për ish- të
    përndjekurit politikë dhe rritjen eventuale të përfituesve të skemës sociale dhe të
    pensionistëve.

    Në sektorin e drejtësisë dhe sigurisë është rritur Buxheti për reforma në këtë sektor, për të
    përmbushur kriteret për liberalizim të vizave dhe kriteret tjera, që kërkohen sipas Raportit
    të Progresit të Komisionit Evropian.

    Në Ministrinë e Punëve të Brendshme do të ketë një rritje prej 9 milionë euro, në
    Ministrinë e Forcës së Sigurisë, një rritje prej 3 milionë euro, në Këshillin Gjyqësor të
    Kosovës, një rritje prej 0,7 milionë euro dhe në Prokurorinë e Shtetit, një rritje prej 0,2
    milionë euro.

    Në nivelin lokal Buxheti është ndarë në bazë të qarkoreve buxhetore përkatëse. Nga
    materiale që ju veç i keni, tek tabela 1 te buxheti komunal, ajo tabelë paraqet të hyrat prej
    424,1 milionë euro dhe shpenzime për nivelin lokal prej 412,1 milionë euro.

    Ne do të vazhdojmë me projektin e emetimit të letrave me vlerë, duke qenë shumë të
    kujdesshëm, që këto letra me vlerë t’i emetojmë me kosto minimale për Buxhetin e
    Kosovës duke qenë të vetëdijshëm për të mos krijuar vartësi për gjeneratat e ardhshme
    për të paguar borxhe që tani ne krijojmë si Qeveri.

    Si Qeveri e re, e kemi përpara vetes një detyrë jo të lehtë. Si shtet me papunësi më të lartë
    në Evropë, kemi shumë nevojë për investime për të ringjallur ekonominë dhe për të
    parandaluar ikjen e të rinjve nga vendi. Kemi nevojë për investime në fushat me prioritet,
    që kërkojnë investime të mëdha dhe burime shtesë të financimit.

    11
    Ndërkaq, në anën tjetër ne kemi obligim që të ruajmë stabilitetin fiskal dhe financiar të
    vendit. Në vitin 2013 Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për menaxhimin e financave
    publike dhe përgjegjësitë, ku deficiti buxhetor kufizohet me 2% të bruto produktit vendor
    dhe ne jemi të vendosur, që të ruajmë këtë rregull fiskale në të mirë të stabilitetit
    financiar në vend dhe në të mirë të ruajtjes së barrës fiskale, për gjeneratat e ardhshme të
    vendit.

    Ne kemi nevojë të zhvillojmë maturinë fiskale në përputhje me këtë rregull fiskale edhe
    për arsye të kësaj barazie sociale në vend. Ne sot nuk mund t’i rrisim në vazhdimësi
    shpenzimet publike, pavarësisht kërkesave të shumë organizatave, ose grupeve të tjera, të
    cilat e vetmja mënyrë që të financohen do të ishte duke rritur tatimet, pra duke rritur
    barrën fiskale në vend.

    Të nderuar deputetë,
    Është tepër e rëndësishme, që ne të fillojmë vitin 2015 me Buxhet të aprovuar, prandaj
    unë ju ftoj shumë që ta konsideroni dhe ta aprovoni këtë Buxhet në kohën sa më të
    shkurtë që të jetë e mundur. Në ndërkohë, ne në Ministrinë e Financave jemi duke punuar
    intensivisht që t’i identifikojmë zërat buxhetorë, që duke qëndruar brenda këtyre
    kufizimeve të hyrave dhe shpenzimeve, t’i identifikojmë mundësitë ku kemi mundësi që
    t’i shkurtojmë shpenzimet, pa prekur asnjëherë cilësinë në arsim, shëndetësi, ose të
    shërbimeve të tjera publike, gjë të cilën ne do ta dorëzojmë me kohë në Komisionin për
    Buxhet dhe Financa. Dhe, unë pres që të kemi mirëkuptimin e anëtarëve të atij komisioni.
    Faleminderit!

  • E falënderojmë ministrin e Financave, Avdullah Hoti.
    Të nderuar deputetë,
    Pas prezantimit të projektligjit e hapim debatin për diskutim në parim. E ftoj ta marrë
    fjalën kryetarin e Komisionit Funksional për Buxhet dhe Financa, deputetin Naser
    Osmani.

  • Faleminderit, kryetar i Kuvendit!
    Zoti kryeministër,
    Kabinet qeveritar,
    Të nderuar deputetë,
    Qeveria e Republikës së Kosovës, në pajtim me Ligjin për menaxhimin e financave
    publike dhe përgjegjësitë, më 15 dhjetor ka proceduar në Kuvend për shqyrtim dhe
    miratim Projektligjin e Buxhetit të Republikës së Kosovës, për vitin 2015.

    Dorëzimit të Projektligjit të Buxhetit i ka paraprirë përgatitja e kornizës afatmesme dhe
    shpenzimeve dhe procesi i përgjithshëm dhe ndarjeve buxhetore, proces ky i cili është
    udhëhequr nga Ministria e Financave.

    Projektligji në fjalë përmban të dhëna për vitin e ardhshëm fiskal dhe krahasimet në
    periudhën paraprake, vlerësimet dhe parashikimet për dy vitet vijuese në lidhje me
    numrin e të punësuarve në organizatat buxhetore, të cilat do të paguhen nga ndarjet
    buxhetore gjatë vitit të ardhshëm fiskal, të ardhurat e përgjithshme të organizatave

    12
    buxhetore, duke përfshirë të ardhurat e dedikuara dhe të ardhurat e parashikuara nga
    tarifat e ndryshme të shfrytëzimit dhe burimit të gjitha këtyre të ardhurave, qoftë nga
    grante qeveritare, të hyrave vetjake, financimi i jashtëm, apo financimi nga huamarrjet, si
    dhe të ardhurat e dedikuara për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, sipas Ligjit të AKP-
    së, të ardhurat e përgjithshme sipas kategorive ekonomike, funksionale dhe programore.

    Një përshkrim të ardhurave të dedikuara dhe të ardhurave vetjake për secilën organizatë
    buxhetore, si dhe çdo ndarje e këtyre të ardhurave të kategorizuara në bazë të programit
    dhe klasifikimit ekonomik. Planifikimin afatmesëm të hyrave totale të buxhetit komunal,
    tabela të veçanta dhe të hollësishme të shpenzimeve për institucionet e nivelit qendror
    dhe institucionet e nivelit lokal, tabela të veçanta të projekteve kapitale për institucionet e
    nivelit qendror dhe të institucioneve lokale, që barten nga viti i kaluar, si projekte
    afatgjate të planifikuara për realizim, projekte të reja për vitin e ardhshëm fiskal, si dhe
    vlerësime të ndikimit financiar të projekteve të tilla në dy vitet e ardhshme.

    Të ardhurat nga dividenta, deficitin e përgjithshëm buxhetor dhe stokun e borxhit në
    harmoni me Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, huamarrjet e
    pritura, si dhe mënyrën e financimit, arkëtimin e të ardhurave, që pritet nga grantet e
    donatorëve si mbështetje e përgjithshme buxhetore, mjetet buxhetore rezerve, si dhe
    bilanci i Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës, nga të cilat fonde për ruajtjen e asistencës
    emergjente për likuiditet të sistemit financiar.

    Të hyrat e përgjithshme buxhetore në vitin 2015 parashihet të jenë 1,576 milion euro,
    duke shënuar një rritje prej 8,1% krahasuar me vitin 2014.

    Të hyrat nga tatimet parashihet të arrijnë vlerën 1,350 milionë, prej të cilave 962,2
    milionë euro theksojnë të hyrat e mbledhura në kufi apo nga doganat, një rritje prej 28,1
    milionë euro, apo 3% krahasuar me vitin 2014.

    Ndërsa, të hyrat vendore kanë vlerën 429.6 milionë euro, një rritje prej 62,3 milionë euro,
    apo 17% nga viti 2014, të hyrat jo tatimore do të jenë rreth 48,8 milionë, të hyrat vetjake
    114,2 milionë, prej të cilave 74,2 milionë euro pritet të arkëtohen në nivelin komunal dhe
    40 milionë euro në nivelin qendror.

    Sa i përket të hyrave tjera, janë parashikuar që shuma 10 milionë euro të jetë nga taksat
    koncesionare, tantiemat 22 milionë euro dhe nga dividenta 30 milionë euro.

    Po ashtu, është paraparë mbështetje direkte buxhetore nga donatorët në vlerë prej 600
    mijë euro dhe në formë të granteve të projekteve në vlerë prej 300 mijë euro.

    Shpenzimet e përgjithshme për vitin 2015, përfshirë këtu edhe shpenzimet për AKP prej
    10,2 milionë euro si të hyra të dedikuara, në bazë të Ligjit gjithnjë për AKP-në, janë
    planifikuar të jenë në vlerë prej 1,682 milionë euro, që janë 6% më të larta krahasuar me
    vitin 2014.

    Në raport me bruto produktin vendor, shpenzimet e përgjithshme marrin pjesë me 28,6%.

    13
    Si rrjedhojë e rritjes së financimit të shtuar për shpenzimet rrjedhëse, si dhe ruajtjes së
    pjesëmarrjes së lartë të shpenzimeve kapitale, deficiti i përgjithshëm buxhetor për vitin
    2015, në përputhje me rregullat fiskale, përjashtuar shpenzimet e AKP-së dhe shpenzimet
    e financuara me financim të njëhershëm, parashihet të arrijë në 113,3 milionë euro apo
    2% e brutoproduktit të brendshëm, që është brenda kufirit maksimal të deficitit të
    përcaktuar me ligj për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë.

    Ndërsa, stoku i borxhit në raport me bruto produktin e brendshëm është paraparë të jetë
    12,2% dhe paraqet një rritje prej 1,4% më tepër, se në vitin 2014, por që është brenda
    kornizës ligjore.

    Komisioni për Buxhet dhe Financa, në mbledhjen e mbajtur më 19.12.2014 ka shqyrtuar
    në parim Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2015 dhe i ka
    rekomanduar Kuvendit për shqyrtim në leximin e parë.

    Komisioni do t’i analizojë të gjitha vërejtjet dhe propozimet e qëndrueshme, që do të
    ngritën gjatë debatit të sotëm më rastin e amendamentimit të projektligjit dhe raportimit
    në shqyrtim të dytë. Faleminderit!

  • Falënderojmë kryetarin e Komisionit, zotin Osmani.
    Tani, kryetarët ose përfaqësuesit e grupeve parlamentare e kanë fjalën, si në vijim. Grupi
    Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës.

  • I nderuar kryetar i Kuvendit, zoti Veseli!
    Të nderuar anëtarë të Kabinetit qeveritar,
    Të nderuar deputetë,
    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës e ka shqyrtuar Projektbuxhetin për
    vitin 2015 dhe në bazë të analizave të bëra ka ardhur në përfundim, se në planifikimin e
    Buxhetit për vitin 2015 një kujdes i veçantë i është kushtuar ruajtjes së qëndrueshmërisë
    fiskale dhe zhvillimit ekonomik.

    Është bërë planifikim i matur i shpenzimeve, në raport me të hyrat e parashikuara, si dhe
    shpërndarja efikase e tyre nëpër kategori të caktuara, prandaj Grupi Parlamentar i Partisë
    Demokratike të Kosovës do ta përkrahë në parim Projektbuxhetin për vitin 2015 dhe do
    të japë kontributin e vet maksimal në Komisionin për Buxhet dhe Financa.

    Projektbuxheti për vitin 2015 synon transformimin e ekonomisë sonë në një ekonomi më
    të zhvilluar dhe konkurruese. Është synuar, që nëpërmjet mjeteve jo gjithmonë të
    mjaftueshme, të adresohen nevojat më të rëndësishme të shoqërisë, të rritet efikasiteti i
    shërbimeve publike, të adresohen barrierat për avancimin e konkurrencës në sektorin
    privat, të ruhet trendi i investimeve kapitale dhe të krijohet një ambient më i favorshëm
    dhe më i sigurt për të gjithë.

    Duhet theksuar, se në adresimin e të gjitha këtyre çështjeve me është arritur që të ruhet
    niveli i ulët i borxhit publik, të respektohet rregulla fiskale duke kufizuar deficitin
    buxhetor në kufirin prej 2% të bruto-produktit vendor.

    14
    Nga të dhënat për indikatorët kryesorë makroekonomikë që janë pjesë e këtij
    projektbuxheti, vërejmë se do të vazhdohet me trendin e rritjes ekonomike për vitin 2015
    prej 4,1%.

    Të nderuar deputetë,
    Projektbuxheti që na është ofruar për miratim vazhdon me ritme pozitive të rritjes. Të
    hyrat e rregullta buxhetore për vitin 2015 janë parashikuar të rriten në vlerë 1 miliard e
    576 milionë apo vetëm 8,1% më të larta se sa të hyrat e rregullta në këtë vit që jemi.

    Pjesëmarrja me 26,8% e këtyre të hyrave është në bruto produktin vendor. Në kuadër të
    hyrave totale, të hyrat nga tatimet e brendshme dhe ato doganore janë paraparë të rriten
    7%, ndërsa vetëm të hyrat e brendshme pritet të rriten 17%. Nëse e shikojmë trendin e
    rritjes së të hyrave të brendshme nga viti në viti atëherë mund të themi se po fillohet me
    një zhvendosje në mbledhjen e të hyrave në brendi të vendit dhe kjo ka ardhur në saje të
    një efikasiteti më të madh të punës së Administratës Tatimore në grumbullimin e të
    hyrave, në nxitjen e investimeve dhe në zgjerimin e bazës së tatimit duke zvogëluar
    ekonominë informate dhe evazionin fiskal.

    Rritje planifikohet të ketë edhe tek te hyrat tjera buxhetore duke përfshirë të hyrat jo
    tatimore me 2,1% dhe të hyrat vetjake të komunave me 10%.

    Buxheti i rregullt për vitin 2015 pritet të jetë në nivelin prej 1 miliardë e 682 milionë
    euro, që paraqet një rritje prej 6% krahasuar me nivelin e përgjithshëm të shpenzimeve në
    vitin 2014 dhe me një pjesëmarrje prej 28,6% në bruto-produktin vendor.

    Buxheti për paga dhe mëditje në këtë vit do të ketë një rritje nga 484 milionë euro sa ishte
    në vitin 2014 në 549,1 milionë euro në vitin 2015, rritje kjo për 66 milionë euro që ka
    reflektuar vazhdimin e implementimit të vendimit të Qeverisë të marrë në prill të këtij viti
    për rritjen e pagave të nëpunësve civilë në nivelin prej 25%.

    Nëse analizojmë me një qasje objektive shifrat atëherë vërejmë se janë ulur shpenzimet
    operative dhe mjetet janë përqendruar në projekte të rëndësishme ku përfitojnë qytetarët,
    nxitet zhvillimi ekonomik dhe rritet punësimi. Është bërë zvogëlimi i Buxhetit për 34
    milionë euro në kategorinë e mallrave dhe shërbimeve që do të thotë se shpenzimet në
    këtë kategori janë 15% më të ulëta krahasuar me vitin 2014.

    Kategoria e subvencioneve dhe transfereve është planifikuar të rritet për 79 milionë euro,
    rritje kjo për 39% më shumë krahasuar me vitin 2014, pra nga 230 milionë euro sa ishte
    në vitin 2014 tani e kemi një Buxhet prej 309 milionë eurove në vitin 2015.

    Kjo rritje reflekton vendimin e Qeverisë për rritjen e pensioneve për 25% për tërë vitin
    2015, ndarja e 11 milionë eurove për ish të dënuarit politikë dhe 24 milionë euro për
    veteranët e luftës dhe kemi një rritje të madhe për subvencionimin e sektorit të bujqësisë.


    15
    Shpenzimet kapitale janë në vlerën 471 milionë euro. Pjesëmarrja e shpenzimeve kapitale
    në shpenzimet e përgjithshme mbetet edhe më tutje e lartë me 28% në Buxhetin e
    përgjithshëm, që është më i lartë i krahasuar në shtetet e rajonit.

    Sipas planifikimeve do të vazhdohet me autostradën për Shkup, me ndërtimin e rrugës
    për Mitrovicë, për Pejë, rrugën në drejtim të Skenderajt, dhe shumë rrugë tjera lokale.

    Janë planifikuar mjete për ndërtimin e shkollave, objekteve sportive, kulturore dhe
    objekte të tjera të cilat janë në interes për qytetarin e Kosovës. Gjithashtu janë planifikuar
    edhe investime për infrastrukturën hekurudhore. Ky nivel i investimeve kapitale dëshmon
    vazhdimësinë e projekteve të rëndësishme kapitale që kanë një rol të rëndësishëm në
    krijimin e parakushteve për një rritje të qëndrueshme ekonomike.

    Të nderuar deputetë,
    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës është pro votimit të këtij
    projektbuxheti, sepse vota pro është votë për përmirësimin e politikave bujqësore. Ky
    projektbuxhet i jep mbështetje sektorit të bujqësisë si një prej sektorëve më të
    rëndësishëm të zhvillimit ekonomik. Buxheti për këtë sektor është rritur për 33 milionë
    euro, nga 27milionë e 170 mijë euro të planifikuara në vitin 2014 tani janë rritur në 60
    milionë e 352 mijë euro, që janë të planifikuara në Buxhetin e vitit 2015. Janë rritur
    subvencionet në sektorin e bujqësisë, pemëtarisë dhe blegtorisë nga 11 milionë në 53
    milionë euro.

    Është votë për rritjen e Buxhetit në sektorin e shëndetësisë, për të bërë reformat në
    sistemin e shëndetësisë të cilat janë shumë të pritura nga qytetarët e Republikës së
    Kosovës dhe është shumë e rëndësishme që po fillon implementimi i Ligjit për shërbime
    shëndetësore ku janë paraparë 10 milionë euro.

    Në këtë projektbuxhet vazhdohet në përmirësimin e kualitetit në arsim, është planifikuar
    të vazhdohet në ndërtimin e objekteve shkollore, rritjen e cilësisë së arsimit dhe
    funksionalizimin e universiteteve të reja.

    Po ashtu, vlerësojmë rritjen e Buxhetit në Ministrinë e Mirëqenies, rritjen e Buxhetit në
    sektorin e drejtësisë dhe të Forcës së Sigurisë dhe njëkohësisht edhe forcimin e sektorëve
    të rëndësishëm të cilët janë prokuroria dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës, të cilët kanë
    vazhdimisht kërkesa për rritje Buxheti.

    Në projektbuxhetin e vitit 2015 është përfshirë edhe Buxheti i komunave ku vërehet se
    ato përfitojnë 424 milionë euro që synon rritje prej 34 milionë eurove krahasuar me vitin
    2014. Komunat kanë planifikuar që 58,5% të mjeteve të shpenzojnë për paga e mëditje,
    78,1% për mallra dhe shërbime dhe 28% do t’i shpenzojnë për investime kapitale, kurse
    2,4% për subvencione dhe transfere.

    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike duke pasur parasysh rrethanat në të cilat është
    përgatitur ky Buxhet ku për shkak të bllokadës së gjatë paszgjedhore, ku kishte vështirësi
    në funksionimin e institucioneve tona, vlerëson punën që është bërë nga Ministria e

    16
    Financave që ka bërë një përmbledhje të tërë të Buxhetit të gjitha institucioneve dhe nga
    Qeveria në përgjithësi dhe vlerëson përfshirjen në buxhet të rritjes së pagave për 25%
    bazuar në vendimin e Qeverisë në prill të këtij viti për të gjithë punonjësit e shërbimit
    publik dhe për të gjitha kategoritë sociale.

    Vlerëson përfshirjen në buxhet të implementimit të reformave në shëndetësi sipas Ligjit
    të shëndetësisë dhe sipas Ligjit për sigurimet shëndetësore, vlerëson implementimin e
    reformave në sektorin e sigurisë, rendit dhe ligjit në veçanti, vlerëson kompensimin e
    përfituesve sipas Ligjit për veteranët e luftës dhe Ligjit për të burgosurit politikë.

    Të nderuar deputetë,
    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e përkrah në parim projektbuxhetin për vitin
    2015 dhe ju fton për votë pro këtij Buxheti për t’i dhënë mundësinë Qeverisë t’i realizojë
    objektivat e veta për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe për një qëndrueshmëri dhe
    stabilitet makro fiskal. Faleminderit për vëmendjen!

  • Faleminderit zonja Hadërgjonaj! Atëherë, nga Grupi Parlamentar i Lidhjes
    Demokratike të Kosovës, zoti Naser Osmani e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    Shpresoj që deputetët nuk do të mërziten sot me mua dhe me ministrin e Financave. Më
    lejoni që ta përgëzoj ministrin e Financave për këtë ditën e parë që sot këtu që ka ditën
    më të rëndësishme të shqyrtimit në parim të ligjit më të rëndësishëm vjetor, Ligjit për
    buxhet.

    Përgatitja e projektligjit vjetor të Buxhetit të Republikës së Kosovës është pasqyrim i
    kërkesave ligjore të parapara me Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe
    përgjegjësitë.

    Projektbuxheti përmban kornizën makroekonomike për vitin 2015 që pasqyron të dhëna
    për rrjedhat makroekonomike aktuale për treguesit makroekonomikë dhe trendin e të
    hyrave dhe shpenzimeve, si dhe krahasimet me zhvillimet ekonomike me vendet e BE-së
    në kontest të ndikimeve ekonomike në ekonominë e Kosovës në periudhën afatmesme.

    Përveç pjesës tekstuale, projektligji përmban edhe pjesën tabelare me të dhënat për të
    hyrat dhe shpenzimet e përgjithshme të vendosura sipas burimeve kategorike të tyre për
    vitin 2015, si dhe parashikimet për dy vjetët vijuese.

    Të dhënat pasqyrojnë edhe nivelin e deficitit dhe borxhit publik që po ashtu janë brenda
    kornizës së përcaktuar me Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë.

    Në bazë të projeksionit makroekonomik gjatë vitit 2015 rritja ekonomike në normë reale
    është paraparë të jetë rreth 4,1% në raport me bruto produktin vendor rritje kjo e cila
    kryesisht pritet të mbështetet nga ngritja e konsumit si rezultat i ngritjes së dërgesave nga
    diaspora, si rrjedhojë e eksportit të mallrave dhe investimeve, konsum i cili vazhdon të
    jetë komponentë kryesore në rritjen reale të bruto produktit vendor përgjatë periudhës

    17
    2015-2017 pritet të rritet nga një normë reale mesatare prej mbi 3,5% ndërkohë që
    konsumi privat për kokë banori parashihet të rritet mesatarisht me 3%.

    Përveç konsumit janë investimet ato që do të shënojnë performansën pozitive dhe normat
    reale do të rriten me 7,4% për vitin 2015 ku investimet private në raport me bruto
    produktin vendor do të rriten për 20% dhe kjo rritje pritet të jetë si rezultat i lehtësirave
    fiskale në favor të prodhuesve vendorë si dhe progresit të arritur në Marrëveshjen e
    Stabilizim-Asociimit që pritet të ndikojë pozitivisht në investimet private dhe ngritjen e
    kapaciteteve prodhuese dhe aftësitë konkurruese.

    Eksporti i mallrave dhe shërbimeve do të shënojë rritje në një normë mesatare prej 5%.
    Rritja e eksportit të mallrave do të jetë si rezultat i rritjes së çmimeve të metaleve,
    ndërkaq rritja e eksportit të shërbimeve i shtyrë nga rritja e eksportit të shërbimeve në
    udhëtime si rrjedhojë e vizitave të diasporës kosovare.

    Në rritjen e eksportit do të ndikojnë edhe indikatorët e investimeve publike në
    infrastrukturë. Rritja e vazhdueshme e importit të makinave dhe pajisjeve për investimet
    në bujqësi nga shumë reforma që janë në proces, intensifikimi i marrëdhënieve tregtare
    me Bashkimin Evropian parasheh një zhvillim dhe përmirësim të aftësisë konkurruese të
    prodhuesve vendorë ndaj vendeve në rajon.

    Importet do të vazhdojnë t’i kontribuojnë negativisht rritjes ekonomike me 2,5%,
    megjithatë si rezultat i parashikimeve të rritjes së eksportit kjo pritet që të ketë efekt
    pozitiv në përmirësimin e bilancit tregtar. Planifikimi i të hyrave buxhetore është bazuar
    në qëndrueshmërinë e kategorive të hyrave në relacion me faktorët relevantë ekonomikë,
    ndryshimet në politikat fiskale, ngritjen e nivelit të grumbullimit të hyrave doganore dhe
    ATK-së, masat e ndërmarra si dhe ato që duhet të ndërmerren për zvogëlimin e
    ekonomisë joformale.

    Trendi pozitiv i rritjes së të hyrave brenda limiteve të deficitit do të vazhdojë edhe
    përkundër lirimeve doganore që kanë ndodhur si rezultat i miratimit të ligjit për lirimet
    doganore të produkteve të caktuara me prejardhje nga vendet e BE-së dhe fillimit të
    implementimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me vendet e BE-së.

    Megjithatë, si rezultat i pritshmërisë së rritjes së importeve nga vendet e BE-së dhe si
    rrjedhojë e rritjes së të hyrave në kufi zbatimi i MSA-së do të ketë efekt pozitiv.

    Sa i përket strukturës së të hyrave, të hyrat e përgjithshme dominohen nga të hyrat e
    rregullta tatimore që marrin pjesë me 86% të hyrave totale, të hyrat jo tatimore dhe
    vetjake me 12% dhe të hyrat nga dividenta 2%.

    Të hyrat jo tatimore apo të hyrat vetjake, në total priten të jenë rreth 195 milionë dhe 2,5
    milionë euro më të mëdha se në vitin 2014, prej të cilat të hyrat jo tatimore do të jenë
    rreth 48,8 milionë euro, të hyrat vetjake 114,2 milionë euro, prej të cilave 74,2 milionë
    euro pritet të arkëtohen në nivelin komunal dhe 40 milionë në nivelin qendror.


    18
    Sa u përket të hyrave tjera, janë parashikuar që shuma prej 10 milionë euro të jetë nga
    taksat konsensioinare, tantiema 22 milionë dhe nga dividenta 30 milionë.

    Ndarjet e shpenzimeve buxhetore për vitin 2015 janë përpiluar mbi bazën e marrëveshjes
    së qëndrueshmërisë makrofiskale nëpërmjet aplikimit të rregullës fiskale e cila limiton
    deficitin e përgjithshëm prej 2%, ndërsa stopi i borxhit në raport me bruto-produktin e
    brendshëm është paraparë të jetë 12,2% dhe paraqet një rritje prej 1,4%, në krahasim me
    vitin e kaluar.

    Shpenzimet e përgjithshme për vitin 2015 janë 1 miliard e 682 milionë euro, që janë 6%
    më të larta se në vitin 2014, në raport me bruto-produktin vendor.

    Shpenzimet e përgjithshme marrin pjesë me 28,6%. Në kuadër të shpenzimeve për vitin
    2015 është përfshirë edhe një numër i projekteve, të cilat financohen nëpërmjet kredive
    nga partnerët ndërkombëtarë, e që kryesisht financojnë projekte të orientuara në
    përmirësimin e infrastrukturës.

    Struktura e shpenzimeve buxhetore - Gjatë vitit 2015 dominohet nga shpenzimet
    rrjedhëse prej 1,205 milion, pjesëmarrja e të cilave në shpenzimet e përgjithshme
    buxhetore ka arritur në 72%, ndërsa si pjesëmarrje në bruto-produktin vendor gjatë vitit
    2015 pritet të arrijë në nivelin 20,5%.

    Pjesëmarrja e kategorive të shpenzimeve kapitale është 470,9 milionë euro, pjesëmarrja e
    të cilave në shpenzimet e përgjithshme buxhetore mbetet në nivelin e përafërt dhe është
    parashikuar të jetë rreth 28%, që tregon rënie krahasuar me vitin 2014 prej 4%, ndërsa si
    pjesëmarrje në bruto-produktin vendor pritet të jetë rreth 8%.

    Rritja më të lartë e shpenzimeve të planifikuara rrjedhëse më 2015, në krahasim me
    rritjen e shpenzimeve kapitale, vjen si rezultat i disa arsyeve.

    Efekti i plotë buxhetor i rritjes së pagave për punonjësit e sektorit publik, efekti i plotë
    buxhetor i rritjes së pensioneve dhe kompensimeve bazuar për të gjithë pensionistët për
    25%, përfshirë edhe pensionistët e “Trepçës”, me vlerë prej 50%.

    Implementimi i reformave në shëndetësi, përkatësisht fillimi i implementimit të Ligjit të
    shëndetësisë dhe ligjet mbi sigurime shëndetësore, implementimi i reformave në sektorin
    e sigurisë, rendit dhe ligjit, implementimi, përkatësisht kompensimi i përfituesve nga
    Ligji mbi veteranët e luftës dhe Ligji mbi ish të burgosurit politikë.

    Shpenzimet për pagat dhe mëditje për vitin 2015 janë paraparë në një ndarje prej 549,1
    milion euro, vlerë kjo që paraqet një ngritje prej 65,7 milionë euro, apo rreth 13,6% në
    krahasim me shpenzimet e planifikuara të vitit 2014. Kjo rritje e shpenzimeve reflekton,
    ndër tjera, koston e rritjes së pagave të shërbyesve civilë për 25%, që ka ndodhur vitin e
    kaluar, respektivisht 2014, si dhe implementimin e reformës së shëndetësisë, e që ka të
    bëjë me kontributet, të cilat Qeveria e Kosovës do t’i paguaj për të gjithë shërbyesit civilë
    në nivelin...

    19
    (Ndërprerje nga regjia)

  • Vazhdoja fjalën, ju lutem!

  • Mirë, meqenëse e pata dy herë fjalën dhe kam ende gjatë të flas,
    faleminderit, kryetar!
  • Faleminderit, zoti Osmani! Tani Grupi Parlamentar “Vetëvendosje”, zoti
    Besnik Bislimi.

  • Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës,
    Sot po e diskutojmë në lexim të parë Projektligjin për Buxhetin e vitit 2015, të cilin
    Qeveria Thaçi 2 e ka përgatitur për Qeverinë e tanishme. Po diskutojmë për një dokument
    të përgatitur në nguti dhe pa pikë serioziteti, por të cilit Qeveria e tanishme në mënyrë
    unanime vendosi të mos ia heqë as edhe një shkronjë të vetme.

    Qeveria ia dorëzoi projektligjin Parlamentit për diskutim dhe aprovim, por pa e parë të
    nevojshme që vetë të merret seriozisht me të. Madje-madje, besoj fuqishëm se shumica
    dërmuese e Kabinetit qeveritar nuk e ka bërë mundin as t’ia hedhë një sy as ligjit, e as
    tabelave buxhetore. Në këtë shumicë kam drojën se hyjnë edhe vetë ministri i Financave,
    zoti Hoti, e edhe kryeministri Mustafa.

    I nderuar Kabinet qeveritar,
    E keni dërguar në Parlament dokumentin që, siç tha vetë kryeministri, është më i
    rëndësishëm dhe që pasqyron jo vetëm orientimet tuaja katërvjeçare, por edhe
    vendosmërinë apo gatishmërinë juaj për t’i realizuar ato.

    E keni dorëzuar dokumentin që na tregon se si do të shpenzohet gjithë paraja publike,
    edhe atë në disa raste edhe përtej vitit 2015, dhe e keni bërë këtë me aq nguti, pa kujtuar
    që ngutja është armiku më i madh i cilësisë. Po silleni më Buxhetin e vitit 2015 sikur t’i
    kishim 365 sish për secilën ditë nga një, e jo një të vetëm për gjithë vitin.

    E keni marrë me aq lehtësi punën e Buxhetit sikur ta kishim nga një për secilin qytetar të
    Kosovës, e jo një të vetëm për të gjithë ne.

    Të nderuar anëtarë të Kabinetit qeveritar,
    Para se të përgatis diskutimin tim, tri orë jam marrë vetëm me Projektligjin për Buxhetin
    dhe me tabelat buxhetore. E kam përshtypjen se vendimi juaj do të kishte qenë krejtësisht
    ndryshe sikur edhe ju t’i kishit shpenzuar vetëm tri orë të kohës suaj të çmueshme për
    këtë ligj dhe për këto tabela.

    Të nderuara deputetë,
    Paramendojeni sikur kryeministri dhe ministri i Financave ta kishin marrë mundin dhe ta
    lexonin shpejt e shpejt Ligjin për Buxhetin. Me siguri se do të kishin vërejtur shumë
    mangësi në të dhe nuk do kishin lejuar procedimin e tij për diskutim sot në Parlament.
    Ata do ta kishin vërejtur që në start se, për shembull:


    20
    Radhitja e termave të përdorur në ligj është krejt e pakuptimtë dhe nuk është normale për
    një ligj që është përgatitur dhe finalizuar në gjuhën shqipe, dhe për rrjedhojë do të kishin
    kërkuar ndryshimin e tij.

    Do të kishin vërejtur se pika 2 e nenit 5, që i shndërron në të hyra të përgjithshme të
    gjitha të hyrat vetjake të pashpenzuara të organizatave buxhetore të nivelit qendror është
    shumë demotivuese dhe mund të ketë ndikim negativ në performansën e këtyre
    organizatave. Po ashtu, do ta vërenin se një logjikë krejt e kundërt aplikohet për agjencitë
    e pavarura, të cilave thjesht u barten në vitin vijues mjetet e pashfrytëzuara.

    Do të kishin vërejtur se në pikën 2 të nenit 9 thuhet që për një periudhë trevjeçare
    mediumit propagandastik dhe dezinformues publik, RTK, do t’i ndahen 0,7% e Buxhetit.
    Kjo do t’i çmendte të dy, sepse do të vërenin se periudha trevjeçare nuk ka as moment
    startues e as përfundues, por edhe do ta vërenin se me paratë e taksapaguesve ndahen
    shtatëfish më shumë për RTK-në se sa për të gjitha aktivitetet në hulumtime dhe
    inovacione, e shumë më shumë se sa mjetet e ndara për bursa të studentëve.

    Do të kishin vërejtur se e kanë shkelur vit pas viti Ligjin për veprimtaritë kërkimore-
    shkencore, në të cilin Qeveria obligohet të ndaj në baza vjetore 0,7% të Buxhetit.

    Do të vërenin se në pikën 3 të nenit 9 kërkohet që të gjitha mjetet e grumbulluara të
    pasqyrohen në tabelat buxhetore, përfshirë këtu edhe mjetet e grumbulluara në pikat
    doganore në veri të Kosovës, e të cilat pastaj do të derdheshin në Fondin e Mirëbesimit,
    por që dokumenti i tyre nuk e përmban asnjë informatë për shumat që pritet të derdhen në
    këtë fond gjatë këtij viti dhe shumat e derdhura në vitin paraprak, duke shkelur me të dyja
    këmbët, si principin e transparencës, ashtu edhe të gjithëpërfshirjes.

    Do të vërenin se në pikën 3 të nenit 10 ende dhe vit për vit kopjohet me kokëfortësi dhe
    injorancë një provizion i vitit 2011, ku precizohet se kush përfiton e kush jo nga rritja e
    pagave për 30% e Qeverisë së Kosovës nga fushata zgjedhore e vitit 2010, dhe do të
    kishin kërkuar përgjegjësi të menjëhershme nga ata që e kanë toleruar një absurd të tillë.

    Të nderuar deputetë,
    Armiku më i madh i cilësisë mbetet ngutja.
    Paramendojeni të nderuar deputetë sikur kryeministri dhe ministri i Financave të kishin
    shpenzuar disa minuta në leximin e tabelave buxhetore. Do të kishin mundur edhe një
    herë të binden nëse janë të vërteta pohimet e tyre të përvitshme se Qeveria Thaçi në
    kontinuitet ka privilegjuar me investimet kapitale komunat e udhëhequra nga PDK-ja dhe
    i ka injoruar në tërësi ato të udhëhequra nga LDK-ja, përfshirë edhe Komunën e
    Prishtinës dhe menjëherë do ta kishin stopuar këtë politikë diskriminuese. Meqë nuk e
    kanë stopuar, del se kanë manipuluar sa herë e kanë akuzuar Qeverinë Thaçi 2.

    Po t’i kishin lexuar vetëm tabelat me indikatorët kryesorë do ta kishin vërejtur, si
    ekspertë të ekonomisë që janë, se parashikimet për vitin 2015, sa i përket performansës së
    ekonomisë, janë krejtësisht të pabazuara dhe shumë të ndryshme nga që vetë FMN-ja dhe
    Banka Botërore i ofrojnë. Njësoj siç do ta kishin vërejtur se numrat e paraqitur nga

    21
    përpiluesit e tabelave për produktin e brendshëm bruto për vitin 2014 dhe 2015 nuk
    përkojnë madje as me përqindjet e prezantuara mbi rritjen ekonomike, por janë numra të
    diktuar dhe imponuar nga ish-ministri i Financave.

    Do ta kishin vërejtur se nuk ka asnjë korrelacion ndërmjet ndarjeve buxhetore dhe
    prioriteteve qeveritare, madje as të Qeverisë Thaçi 2, e as të Qeverisë së tanishme.

    Të nderuar deputetë,
    Ngutja mbetet armiku më i madh i cilësisë.
    Sikur kryeministri dhe ministri i tij i Financave të ishin konsultuar vetëm për 10 minuta
    me krerët e Administratës Tatimore dhe asaj Doganore, do ta kishin mësuar se rritja e
    parashikuar e të hyrave në Dogana dhe në brendësi të vendit është më tepër se iluzion. Do
    ta mësonin se kjo rritje e madhe është kalkuluar, duke i marrë si bazë projektimet e vitit
    2014, të cilat fatkeqësisht nuk do të realizohen as në masën e 90-përqindëshit. Do të
    mësonin se më reale do të ishte të parashikojnë shumë më pak të hyra, madje 150 milionë
    më pak. Do ta kishin shumë të lehtë t’i numëronin tri apo katër argumente se pse kjo rritje
    e parashikuar thjesht nuk mund të ndodhë.

    Paramendojeni të nderuar deputetë sikur kryeministri i vendit dhe ministri i tij i
    Financave para se të vendosnin për procedimin në Kuvend të projektligjit të pandryshuar,
    për pak minuta të ishin konsultuar me ndonjë ekspert të ekonomisë për ta verifikuar
    kredibilitetin e projeksioneve mbi rritjen ekonomike, burimet e kësaj rritje dhe
    performansën e të hyrave buxhetore. Do ta kishin mësuar se argumenti i përdorur mbi
    konsumin si burim i rritjes ekonomike falë rritjes së pagave në vitin 2014 është shumë i
    palogjikshëm, meqë rritja e pagave nuk ka ardhur nga jashtë si variabël ekzogjen, por
    duke i zvogëluar pozicionet tjera të shpenzimeve korrente buxhetore. Një politikë e tillë,
    jo që nuk siguron ndonjë ndikim afatgjatë pozitiv në rritjen ekonomike, por edhe në afat
    të shkurtër rezulton me efekt negative neto.

    Do të ju kishim këshilluar se nuk mund të llogaritni në investimet si burim të rritjes
    ekonomike për vitin 2015 dhe do të ju rikujtonin se në vetë tabelat tuaja parashikoni si
    ulje të ndjeshme të investimeve kapitale në sektorin publik dhe tregoni se si investimet
    private kanë filluar të bien që nga viti 2013.

    Paramendojeni të nderuar deputetë dhe deputete sikur kryeministri dhe ministri i tij i
    Financave për një moment të ishin konsultuar me vetveten dhe t’i rikujtonin deklaratat e
    veta mbi të njëjtin projektbuxhet që nuk janë më të vjetra se 40 ditë.
    Dhe, do kujtoheshin se na kanë dëshmuar se ky projektbuxhet nuk garanton as rritje
    ekonomike prej 2,5% dhe kanë premtuar se të njëjtit sapo të vijnë në Qeveri do ta
    përgatisin një Buxhet të ri, që do garantojë rritje trefish më të lartë dhe do ta arrijë
    shumën prej 2 miliardë. Tash, a t’u besojmë atyre deklaratave, apo Buxhetit që po na e
    prezantojnë sot? Unë them as njërës, e as tjetrës!

    Paramendojeni, të nderuara deputete dhe deputetë, sikur kryeministri dhe ministri i
    Financave për vetëm pak minuta t’i kishin konsultuar edhe praktikat e vendeve të rajonit
    në alokimin e shpenzimeve buxhetore. Për shembull, do ta kishin vërejtur se në Shqipëri i

    22
    gjithë Buxheti për paga në sektorin publik është më i ulët se shpenzimet e shtetit shqiptar
    për arsim dhe shëndetësi, dhe nuk do të kishin pranuar që i njëjti Buxhet në Kosovë të
    arrijë dyfishin e alokimeve për shëndetësi e arsim.

    Paramendojeni, të nderuar deputetë, sikur kryeministri dhe ministri i tij i Financave, e pse
    jo edhe i gjithë Kabineti, të ishin konsultuar vetëm shkarazi rreth projektbuxhetit me
    miqtë e shumë ndërkombëtarë që i këshillojnë në baza ditore. Do të kishin mësuar për
    shumë projekte interesante që këta miq i kanë hetuar në versionin anglisht të
    draftbuxhetit.

    Për argëtimin tuaj, të nderuar deputetë, por pa e shmangur vëmendjen për asnjë moment
    nga niveli i seriozitetit të çështjes që po diskutojmë, kisha dashur të listoj disa nga
    projektet që mund t’i gjeni në versionin anglisht:

    1. Asphalting of roads in the Komoranit qytezën,
    2. Marking vertical and roads horizontal,
    3. Construction of houses Poor,
    4. Fixing the infrastructure for people with separate needs through inst. publike.

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Vazhdoja fjalën, të lutem!


  • 4. Contruksion of road in the village Baice susedstvu Kiçin Lek,
    5. Labortarike medical diagnostic equipment haematolo,
    6. Sports of field. shfmu “Xheva Lladrovci” Vulture,
    7. Construction of vood and coal “March 7”.

    Po ashtu, do të kishin mësuar se projekti kryesor kapital i Drejtorisë për Bujqësi në
    Komunën e Fushë-Kosovës është ‘Castration of street dogs’.

    Të nderuara deputetë dhe deputete,
    Ka me mijëra mundësi për ta përmirësuar këtë projektbuxhet, e me këtë edhe ndikimin e
    tij në mirëqenien e secilit prej nesh, por vetëm një mundësi për ta bërë të kundërtën - për
    të votuar për të.

    Ky Buxhet mund të jetë një mjet i mirë për ta përmirësuar jetën tonë, por mjeti i mirë nuk
    çon peshë kur është në duart e gabuara. Andaj, këtu sot rritet ndjeshëm pesha e vendimit
    të secilit prej nesh. Ne sot do të deklarohemi në princip rreth këtij dokumenti. Përgjigjet
    janë shumë të shkurtra, ‘po’ ose ‘jo’. Por, zakonisht janë mu përgjigjet e shkurtra që
    kërkojnë më së shumti mendim nga ne. E kemi shumë të lehtë të themi ‘po’ dhe mbyllim
    sytë para këtij Buxheti katastrofal. Nëse themi ‘jo’, na pret shumë punë për ta
    përmirësuar atë dhe për aq sa të jetë e mundur. Sot mund të fillojmë me hapin e parë,
    duke votuar kundër këtij projektbuxheti.


    23
    Grupi Parlamentar i “Vetëvendosjes” nuk e përkrah këtë projektbuxhet pa u bërë
    ndryshime substanciale, si në ligj, ashtu edhe në tabelat buxhetore. Faleminderit!

  • Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë, zonja Donika Kadaj-Bujupi e ka fjalën.

  • BUJUPI: Faleminderit!
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Buxheti i Shtetit e reflekton në mënyrën më të plotë dhe domethënëse politikën e një
    Qeverie. Buxheti është në thelb një akt politik. Ai e përbën instrumentin kryesorë të
    aksionit ekonomik të Qeverisë. Dhe, kur zoti Mustafa kërkonte të bëhej kryeministër,
    rrjedhimisht kjo kërkesë bëhej për ta realizuar një program.

    Cili është projektbuxheti, i cili u prezantua sot nga Kabineti i ri, ose cili është ky
    program? Është dokument i hartuar nga partneri i tyre dhe i ruajtur me fanatizëm nga
    Qeveria e re, duke mos ndryshuar as pikë as presje, që i bie se insistimi i zotit Mustafa
    për kryeministër nuk ka qenë ndryshimi nëpërmjet zbatimit të një programi politik, pasi
    bazuar në këtë dokument Isa Mustafa do ta zbatojë për pikë e presje atë çka e ka shkruar
    Hashim Thaçi. Dhe, çfarë ka shkruar Hashim Thaçi, ose cili është ky program dhe çfarë
    përmban ky projektbuxhet?

    Më 31 tetor, që i bie 53 ditë nga sot, përgjigjen në këtë pyetje e ka dhënë vetë doktori i
    ekonomisë, Avdullah Hoti, i cili sot e kërkon votën e deputetëve dhe e kërkon votën e
    deputetëve për një material, të cilin para 50 ditëve e ka quajtur si material të mashtrimit,
    kur ka thënë që me këtë lloj qeverisje kosovarët duhet të presin plot 28 vjet për t’i
    dyfishuar të ardhurat për kokë banori, apo një gjeneratë e tërë. Dhe, ju pyes sot,
    kryeministër e ministër: Për çfarë po e kërkoni votën e deputetëve? Që qytetarët e
    Kosovës të presin 28 vjet që të përmirësohet mirëqenia e tyre, ose gjendja e tyre
    socioekonomike? Këtë e keni thënë vetë!

    Do të kthehem te pjesa përmbajtjesore e tekstit. Është e njëjta e vitit 2014 dhe 2015. I
    keni pasur më shumë se dy javë që të paktën ta filloni një ndryshim, mirëpo po shihet që
    vullneti nga kryeministri Mustafa për çfarëdo ndryshimi është zero.

    Ndoshta edhe s’po jua japin mundësinë dhe jeni të pafuqishëm përballë partnerit, i cili ju
    ka detyruar ta sillni projektbuxhetin e njëjtë për të cilin po e theksoj se mungojnë raportet
    e shpenzimeve për vitet 2013 dhe 2014.

    Opinioni dhe institucionet nuk e kanë idenë si janë shpenzuar paratë e qytetarëve gjatë dy
    vjetëve të kaluara dhe tash po vjen një projektbuxhet i ri pa raporte paraprake të
    shpenzimeve.

    Në këtë dokument, pjesa e të hyrave është pesimiste. Keni deklaruar vetë në programin e
    partisë tuaj që vlerësohet se janë rreth 500 milionë euro taksa, që bizneset i shmangin nga
    pagesa nëpërmjet ekonomisë joformale.

    Pse nuk e filluat të paktën me 200 milionë euro te hyra shtesë në vitin e parë, apo s’keni

    24
    guxuar ta ndiqni klientelën tuaj dhe të partnerit tuaj, t’i ndiqni firmat mike, aksionarët
    tuaj dhe të PDK-së? Ata le të vazhdojnë edhe për 4 vjet ta zhvatin shtetin në kurriz të
    kompanive dhe të biznesit të ndershëm.

    Kur Qeveria e shkruan që s’ka të hyra shtesë, do të thotë është lajm i mirë veç për
    kontrabandistët. Do të thotë që ju nuk e keni paraparë asnjë veprim për ta luftuar krimin e
    organizuar ekonomik, evazionin fiskal dhe korrupsionin.

    Para disa ditësh, ministri, në një thënie diku në televizion, thotë ‘ne nuk mund ta
    shpërndajmë atë që nuk e kemi’. Dhe, kjo prapë është një mashtrim, sepse po tentoni ta
    luani rolin e viktimës, duke kërkuar mirëkuptim, sepse po të ishit te gatshëm t’u qaseni
    vetëm dy resorëve, dhe këtu po flas për Administratën Tatimore dhe Doganën, minimumi
    i të hyrave në Buxhet do te ishte për 200 milionë euro më shumë. Dhe, me këto mjete do
    të mund të zbatohej pikë për pikë Kontrata Kolektive për të gjithë punëtorët, duke filluar
    nga punëtorët e sektorit privat, të cilët s’po i përmendni askund. Ata vazhdojnë të
    paguhen 200 euro, pastaj për Administratën, për mjekët, për arsimtarët, për Policinë e
    Kosovës dhe për kategoritë sociale. Sepse, me 200 milionë shtesë do të përmbusheshin
    edhe transferet sociale të veteranëve dhe invalidëve të luftës, për gratë e dhunuar, për
    pensionistët dhe të tjerët.

    Madje, edhe 60 milionë euro të cilat i keni shkurtuar për këtë vit sa u përket investime
    kapitale do të mund të mbuloheshin, sepse zbatimi i plotë i kontratës kolektive kushton
    90 milionë euro në vit, e jo më shumë. Por jo, kryeministër! Ju keni zgjedhur që të
    bashkëjetoni me krimin dhe të pajtoheni, duke u kënaqur me poste ministrore dhe të
    zëvendësministrave, të këshilltarëve, të asistenteve dhe luksit që po e shijoni duke e
    neglizhuar punën dhe interesin e vendit.

    Dhe, se sa pak seriozisht e keni marrë punën Shtetit, flet dokumenti më i rëndësishëm, e
    thatë edhe ju, për të cilin po e krijoni përshtypjen që as nuk e keni shikuar dhe analizuar
    paraprakisht. Ky është një dokument i mjerë.

    Dhe unë ju pyes, kryeministër Mustafa, pasi jeni ekonomist me profesion, që të na jepni
    një shpjegim: Me këtë trend të investimeve, si po mendoni t’i ndalni autobusët plot me
    qytetarë të vendit tonë që po ikin nga Kosova?

    Këta njerëz po ikin nga varfëria, po ikin nga papunësia, po ikin nga qasja jote dhe e
    Skender Hysenit, i cili thotë që duhet të dënohen me nga 7 mijë euro ata që migrojnë
    ilegalisht. Si mund të dënohet popullata, e cila është varfëruar deri në atë masë sa
    detyrohet të kërkojë ushqim nëpër kontejnerë të mbeturinave? Na trego me këta
    parametra makroekonomikë si do t’i ndalësh fëmijët të mos përsëritet rasti i Fushë-
    Kosovës?

    Ju e keni dënuar shoqërinë me veprimet tuaja. A ka dënim më të madh se ta lëshosh
    Kosovën si në vitet e ‘90-ta? Nëse atëherë kanë ikur prej dhunës, ata sot po ikin prej
    varfërisë së skajshme.

    25
    Te pjesa e analizës, në projektbuxhetin për të cilin po kërkoni votë vetë e keni shënuar:
    Investimet nga jashtë dhe investimet e brendshme kanë rënë, sidomos në sektorin privat.
    Na tregoni, kryeministër, se si mund të gjenerojë 120 mije vende pune një ekonomi, e cila
    të gjithë parametrat makroekonomikë të zhvillimit i ka negativë?

    Tash po shpaloset në mënyrë shumë të qartë se partneri juaj, Hashimi, i ka mashtruar
    votuesit në fushatë, edhe kjo marrëveshje e nënshkruar me sindikatat më 18 prill 2014 ka
    qenë mashtrim i tij. Po shihet që në këtë Buxhet nuk është përfshirë as rritja e pagave për
    23%, nuk ka as fond për punësim, dhe nuk ka as mision të ri. Në fakt, nuk është as 43-
    përqindëshi i premtimeve të zotuara nga ju.

    Ky vit mbaroi. Viti i ardhshëm është i paracaktuar të jetë përsëritje e vitit 2014, vetëm se
    pritet të kemi edhe më pak mjete dhe më pak investime, më shumë varfëri, e të mos
    harrojmë - më shumë ministra!

    E pasi po i përmend ministritë, ju i keni shtuar dy të reja, mirëpo nuk i ke paraparë 300
    mijë euro shpenzime të ndara për kabinete. Do të thotë, 300 mijë euro janë shpenzime
    veç për staf, për kabinete, duke lënë jashtë ministrat. Prandaj, na tregoni ku do t’i hiqni
    këto mjete? Cilës shkollë, cilit bujk, shëndetësisë, apo kategorive sociale, të varfërve? Në
    llogarinë e kujt do të hiqen këto 300 mije euro për ta paguar stafin e dy ministrive shtesë?
    Kafshatën e kujt do ta merrni?

    I nderuari kryeministër, të nderuar kolegë deputetë,
    I prezantova para jush disa nga faktet dhe dilemat në lidhje me projektbuxhetin. Si
    Aleancë, ne kemi i ngrehur shumë herë shqetësimet tona edhe kundrejt qeverive të
    kaluara, duke kërkuar ndryshim. Mirëpo, siç po shihet me këtë projektbuxhet, jo që nuk
    do të ketë ndryshim, por, në fakt, do të ketë prapakthim dhe përkeqësim.

    Sot, qytetari i Republikë së Kosovës është një prej qytetarëve më të dëshpëruar në botë,
    sepse është i lodhur nga keqqeverisja e vazhduar. Është i lodhur nga pagesat astronomike
    për kilometër të autoudhës dhe nga mostransparenca e skajshme.

    Neve edhe sot këtu po na servohet një projektbuxhet pa kurrfarë llogaridhënie për
    buxhetet e kaluara. E drejta jonë kushtetuese si deputetë, si qytetarë të Kosovës, është që
    ta kemi këtu sot raportin e harxhimit të Buxhetit të kaluar cent për cent.

    Dhe, pas të gjitha fakteve të hidhura në këtë projektbuxhet, më lejoni që edhe një herë të
    konfirmoj, në emër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, se ne nuk do ta përkrahim,
    nuk do ta votojmë këtë projektbuxhet dhe do t’i luftojmë këto politika të këqija, të cilat
    vendit do t’i sjellin regres edhe në të ardhmen. Faleminderit!

  • Faleminderit! Grupi Parlamentar Lista serbe, zoti Sasha Milosavljeviq e ka
    fjalën.

    SAŠA MILOSAVLJEVIĆ: Hvala predsedniče!
    Poštovani premijeru,

    26
    Članovi Vlade,
    Dragi kolege,
    Poslanička grupa Srpske liste je razmatrala Nacrt-zakona o budžetu, i mi se ne slažemo sa
    raspodelom sredstava ovog budžetu na severu Kosova. Ne slažemo se sa predviđenim
    budžetom za Ministarstvo za zajednice i povratak. Ne slažemo se sa predviđenim
    budžetom za Ministarstvo lokalne samouprave i pojedinih opština na jugu Kosova. Sve
    ovo ćemo pokušati da promenimo sa amandmanima u predviđenom roku između dva
    čitanja, a danas ćemo podržati ovaj Zakon u načelu. Hvala!

  • Faleminderit! Grupi Parlamentar “Nisma”, zoti Jakup Krasniqi e ka fjalën.

  • I nderuar kryetar,
    Të nderuar deputetë,
    Kabinet qeveritar,
    Nëse nisemi nga fakti se jemi vonuar, ndoshta edhe mund të arsyetohet mënyra e punës
    me vrap për miratimin e Projektligjit për Buxhetin e vitit 2015. Ne po miratojmë me
    nguti, por në asnjë formë nuk guxojmë ta lejojmë shfrytëzimin e tij pa një kontroll
    rigoroz sipas planifikimit, edhe pse nuk jemi të bindur se projektbuxheti është planifikuar
    më së miri.

    Gjatë gjithë këtyre viteve të katër legjislaturave të shkuara nuk mund të themi se kemi
    treguar ndonjë përgjegjësi në shfrytëzimin e parasë publike. Nuk ka asnjë shpresë që kjo
    praktikë të ndërpritet edhe në Legjislaturën e Pestë, kur janë bërë bashkë elefantët, të cilët
    e kanë bërë një kabinet prej elefantësh të shumtë e të pangishëm për grabitjen e parasë
    publike dhe natyrisht që do të merren me çështje të tjera që nuk janë interes i këtij vendi,
    e as i qytetarëve. Këto gjëra shpresojmë se do të shihen së shpejti.

    Buxheti i vitit 2015, në tërësinë e tij, është orientuar vetëm në mbulimin e shpenzimeve të
    domosdoshme dhe të luksit për institucionet dhe agjencitë shtetërore. Ky konstatim del
    nga vetë fakti i indikatorëve të projektbuxhetit të vitit 2015, ku tregohet se 71% e tërësisë
    së Buxhetit u dedikohen shpenzimeve rrjedhëse të institucioneve, prandaj është i vështirë
    që të quhet Buxhet i qytetarëve të Kosovës. Nëse r kemi parasysh faktin se në vitin në
    vazhdim do të kemi shtimin e ministrive të reja, me shumë ministra, me shumë
    zëvendësministra e zëvendëskryeministra, de fakto, jo vetëm që nuk kemi ngritje të
    fuqisë buxhetore, por kemi rënie të saj. Kur kësaj ia shtojmë mënyrën e planifikimeve të
    shpenzimeve të Buxhetit nga njësitë buxhetore, siç ka ndodhur në vitet e shkuara,
    Kosovën do ta përcjellin vështirësi dhe pakënaqësi të shumta.

    Orientimi i Buxhetit për vitin 2015 nuk premton asnjë shenjë të përkrahjes të zhvillimit
    ekonomik të vendit nga vetë fakti se në këtë drejtim institucionet bartëse të zhvillimit
    ekonomik nuk kanë ndarë buxhet për investime të tilla. Fakti se vetëm Ministria e
    Bujqësisë e ka një përkrahje të zhvillimit të këtij sektori dhe vihet në shifrën më pak se
    3%, që besoj do të duhej të ishte së paku 5%, tregon më së miri indikatorët negativë në
    planin e zhvillimit ekonomik për vitin 2015.


    27
    Buxhetimi i subvencioneve për rreth 26% të Buxhetit është i orientuar kryesisht në
    përkrahjen sociale dhe subvencione të ndërmarrjeve publike, të cilat vazhdojnë të jenë
    barë e Buxhetit të Kosovës. Shpenzimet kapitale, të cilat marrin pjesë me 28% të
    Buxhetit, do t’i dedikohen kryesisht infrastrukturës rrugore. Është karakteristikë se te kjo
    kategori e shpenzimeve për projekte kapitale në nivel qendror, të cilat do ta kapin shifrën
    rreth 350 milionë e 894 mijë e 447 euro, pjesa më e madhe e tyre janë projekte që i
    takojnë vitit paraprak. 89% e këtyre investimeve janë projekte të bartura nga viti 2014
    dhe vetëm 11 projekte janë të reja, të vitit 2015.

    Projektligjit të Buxhetit të vitit 2015 vazhdon t’i mungojë transparenca, sepse është i
    paraqitur në pozicione shumë të përgjithësuara, siç janë: paga; mallra dhe shërbime;
    shpenzime komunale; subvencione; transfere; shpenzime kapitale dhe rezerva. Kjo
    paraqitje e sintetizuar lë hapësirë për spekulime prej më të ndryshmeve. Shtrohet pyetja:
    Sa brenda pozicionit ‘mallra dhe shpenzime’ do të jenë shpenzimet për telefona, derivate,
    reprezentacion, apo sa Qeveria do të shpenzoj për blerjen e veturave, mobileve,
    kompjuterëve e tjera, kur dihet se ka prirje të shpenzimeve të shumta të mëdha parash për
    këto pozicione.

    Në vitin 2014, në këtë zë buxhetor janë bërë keqmenaxhime dhe keqpërdorime të mëdha
    të Buxhetit të Kosovës. Ka shpenzime të pakontrolluara për aparatet e mençura të
    telefonisë, pajisja e zyrtarëve me telefona të mençur dhe përgjithësisht aparatet e
    telefonisë mobile e tabloidë duhet të ndalohen me ligj të veçantë. Të hyrat e parashikuara
    për Buxhetin e vitit 2015 janë kështu, ndërsa shpenzimet dihen, e si mund të realizohen të
    ardhurat, i kanë disa pikëpyetje të mëdha që lidhen me mirëvajtjen e ekonomisë për vitin
    e ardhshëm.

    Totali i të ardhurave në Buxhet këtë vit pritet të jetë l miliard e 576 milionë, me një rritje
    në krahasim me vitin e kaluar prej rreth 118 milionë. Rritja e planit të ardhshëm është
    shumë ambicioze në kushtet në të cilat ka performuar ekonomia e vitit 2014. Gjithsesi
    nga ky planifikim pritet që qytetarët e varfër dhe bizneset me bilance jo të favorshme të
    paguajnë 118 milionë euro më shumë se në vitin 2014.

    Parashikimi i rritjeve të të hyrave për 8,1% më shumë se në vitin paraprak vë shumë
    pikëpyetje. Pikëpyetjet shihen qartë edhe në vetë arsyetimin e kornizës makrofiskale për
    vitin 2015, ku si bazë kryesore arsyetimet e kësaj rritjeje merret vetëm ngritja e
    efikasitetit të agjencive të grumbulluara, të ATK-së dhe Doganave. Derisa pritet një rritje
    nga tatimet në importe nga Dogana për 3% dhe tatimet e brendshme rreth 17%, nuk kemi
    asnjë specifikacion për llojet përkatëse të tatimeve që do ta mundësojnë këtë arsyetim të
    rritjes. Pra, në kornizën makrofiskale mungojnë të dhënat për secilin lloj të tatimit të
    shprehura në shifra: taksa doganore; akciza, tatimi në të ardhura; tatimi në të ardhurat e
    korporatave; TVSH-ja, tatimi në pronë.

    Mungesa e këtyre informacioneve e bën më skeptik realizimin e këtyre të hyrave.

    Të hyrat e paparashikuara janë përafërsisht 78,97 milionë. Këto të hyra do të vinin nga
    tantiemat: hekuri; nikeli; plumb - zink; metalet bazike; materialet ndërtimore dhe çështjet

    28
    tjera. Pra, janë diku rreth 78,79 milionë. Do të thotë se po të bëhej ky evidentim i këtyre
    të ardhurave, Buxheti do të rritej dhe mundësia për t’i kryer obligimet ndaj kategorive të
    cilave u është premtuar rritja do të ishte më e madhe. Për të gjithë të punësuarit do të
    kishte mundësi të rritej paga 15%, kurse vetëm në arsim rreth 20%.

    Mosgatishmëria dhe heshtja në këtë rast për ta penguar kontrabandën me resurset
    minerale të egra të Ballkanit, si dhe fakti i planifikimit dhe i inkasimit të burimeve
    kryesore që do të garantonin zhvillim dhe mirëqenie, fatkeqësisht argumentojnë faktin se
    Kosovës nuk i mungojnë resurset për një mirëqenie më të mirë, por i mungojnë politikat
    dhe gatishmëria e institucioneve për ta ulur krimin dhe korrupsionin. Ky projektbuxhet, i
    cili duhet t’u shërbejë rreth 2 milionë qytetarëve, kështu si është, e më shumë se si po
    shfrytëzohet, nuk mund të garantojë siguri për një jetë të dinjitetshme për qytetarët, veç
    oligarkisë politiko-financiare, e të bëra së bashku. Kjo pasiguri për punë dhe jetë ka bërë
    që ta kemi një valë të re të shpërnguljes së qytetarëve në drejtime të ndryshme - “kah sytë
    këmbët”, thotë populli. Kjo është shpresa që ua jep ky koalicion i elefantëve. Fjala
    ‘elefant’ nuk është zbulim imi.

    Ne i themi kryeministrit se është në përgjegjësinë e tij që ta zvogëlojë për 50% Kabinetin
    qeveritar, në mënyrë që ato mjete financiare t’i dedikohen arsimit, shëndetësisë,
    veteranëve, të pastrehëve...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Regjia, vazhdojani fjalën dhe mos ua ndërprit grupeve parlamentare, të
    lutem!

  • ...Kosova e varfër nuk e ka luksin të ketë kaq shumë ministra,
    zëvendësministra, zëvendëskryeministra, e zyrtarë të tjerë të shumtë parazitë. Shumësia
    zyrtareve të lartë ekzekutivë edhe te institucionet e pavarura janë bërë gangrenë rrënuese
    për mirëqenien e qytetarëve dhe për ekonominë e vendit. Një ngritje më e mirë e të
    hyrave mund të bëhet me politikat e planifikuara ekonomike dhe fiskale.

    Na duhet disiplinë financiare me adresim të veçantë në kufijtë veriorë të Kosovës, ku
    kemi evazion fiskal. Në Dogana ka shumë vrima e ikje, ku këto vrima janë dukshëm janë
    të mëdha. Janë goxha të mëdha edhe për faktin se e kemi një lidhje simbioze ndërmjet
    bizneseve dhe të politikës. Aty ku e kemi këtë lidhje, kemi edhe ikje nga obligimet
    doganore, akciza dhe TVSH-ja. Bizneset nuk janë bërë me ju pse ju duan, por pse nuk
    kanë mundur të mbijetojnë ndryshe. Veprimet e tilla e shkatërrojnë ekonominë e vendit.

    I nderuari Koalicion qeverisës,
    Të nderuar deputetë,
    E dimë që në përbërjen e këtij Koalicioni qeverisës të elefantëve ka shumë njerëz që kanë
    sakrifikuar shumë për Kosovën, por ju lutemi në emër të atij sakrifikimi të djeshëm, për
    çka ju falënderojmë, e qytetarët ndoshta ju janë mirënjohës, por sot mos e sakrifikoni
    Kosovën për mirëmbajtjen e standardit të lartë, që ju më mirë se ne e dini se si e keni
    krijuar. Faleminderit për vëmendje! Faleminderit kryetar!

    29
  • Faleminderit zoti Krasniqi! Grupi Parlamentar “6+”, zoti Fikrim Damka e
    ka fjalën.

  • Sayın Meclis başkanım, bakanlar, milletvekilleri!
    Kosova Butçe Yasa Taslağının parlamento grubu olarak dikkatlice incelediğimizi ve
    Bütçe yasa taslağının aciliyeti söz konusu olması açısından ilk önce grup olarak bir an
    önce onaylanması için destek verdiğimizi belirtmek isterim.

    Dünya ekonomi dengeleri göz önünde bulundurduğumuzda Kosova da bu ekonimik
    büyümede nasibini alacağını göstermektedir. Petrol fiyatlarındaki düşüşler ister istemez
    Kosova ekonomisini dolayısıyla tüketici fiyatlarını olumlu yönde etkilyecektir. Kosovada
    Tüketimin yüksek olması, ister yerli üretimi isterse de ithalatı artıracağı kesindir, bu da
    gelir ve gümrük vergilerini artıracaktır.

    Kosova’da ki siyasi gelişmeler 2014 yılı ekonomi büyümeyi olumsuz etkiledigini ve
    ekonomide bir durgunluğun baş gösterdiği özeillikle de Kamu ve özel yatırımlarda ciddi
    bir düşüşün yaşanmasına sebebiyet verdiğini rakamlardan görmekteyiz.

    Gelirlerdeki hedeflere ulaşıldığı özellikle de gümrük vergilerinin geçen yıla oranla
    artarak toplandığına sevinelim mi üzülelim mi bilmiyorum. Gümrük vergilerin çok fazla
    toplanması, ithalatın fazla olduğunu ortaya koymaktadır, bu da yerli üretimden çok
    uzakta olduğumuzu, ekonomi gelişmesi açısından olumsuz bir tablo olduğunu ortaya
    koyacaktır. Özellikle gümrük hedeflerine ulaşmak için faturalardaki tutarların haksız
    olarak yükseltilmesi dürüst işadamlarımızın devlete olan güvenini yitirmektedir. Gümrük
    noktalarında çifte standart uygulamlarına bence son verilmelidir. İşadamalrımızın mağdur
    ve hırsız durumuna düşürülmemeli.

    2015 yılı bütçesini incelediğimizde geçen yılki bütçeden bazı değişiklikler arz
    etmektedir. Tabi ki yine gelirlerin büyük bir kısmını gümrük vergileri oluşturmaktadır.
    Ama gelir vergilerin toplanmasında yüzde 17 lik bir artış öngörülmesi olumlu olarak
    değerlendirmekteyiz. Vergi toplamada sistemin doğru ve adaletli bir şekilde herkese eşit
    uygulanacağını umut ediyorum. Elbette ki iç vergilerin artırılması devletin gelir
    kaynağını ana kalemni teşkil etmektedir. Ama iş dünyasında ve yatırımı ve iş yapması
    açısından da olanaklar ve destekler devlet sağlamalıdır.

    Bugün vergi toplarken vergi sistemimizde bazı değişiklikler yapmamız şarttır. Ben
    sadece bir sektörü burada zikredeceğim, iki yıl çabamıza rağmen çözülmeyen
    kuyumcular veya altın piyasasıdır. Kosovada haksız bir şekilde altına uygulanan gümrük
    vergi oranı kuyumcularımızın dürüst şekilde çalışmalarını engellenmektedir. Bu
    yüzdedendir ki geçen yıl Kosovaya sadece 3 kilogram altın girişi sağlanmıştır. Bir an
    önce bölgede ya da en yakın olan Arnavutluğu örnek alarak bu sektörü sistem içine dahil
    etmeliyiz. Artık silahlı gümrük memurları tarafından dükan basıp alltın toplama devri
    geçmiştir. Brakalım dürüstçe çalışmalarını yapsınlar. Devlete de düşen görevi yerine
    getireceklerdir.



    30
    Giderler tablosuna baktığımızda özellikle maaş ve subvansıyonlarda ciddi bir artış
    olduğunu görmekteyiz, yaklaşık olarak 120 milyon euro, emekli ve diğer kategorilere
    ödemelerin artırıldığını ayrıca geçen yıl yüzde 25 lik maaş artışının giderlere
    yansıtıldığını görmekteyiz. Bu da bütçeye ek olarak 60 milyon euro yansımış
    durumdadır.

    Bizi düşündürmesi gereken konu, geçen yıla oranla kamu yatırımlarında düşüşün
    olmasıdır, geçen yıla oranla yaklaşık olarak yüzde 10 luk ya da 60 milyon euro az
    yatırımın gerçekleşeceğidir. Bu elbette ekonominin daralmasına olanak yaratacaktır.

    Bütçeye ek yük olarak bu yıl uygulamaya geçileceği sağlık sigorta fonun oluşmasıdır.
    Devlet çalışanları adına bu fona gerkli parasal desteği aktarması, özel sektördeki bu
    çalışanları adına bu fona gerekli parasal desteği aktarması, özel sektörde bu çalışanlar
    adına ek ödeme yapmaları ister istemez özel sektördeki çalışanları etkileyecektir. Devlet
    olarak özel sektörü desteklemek açısından çeşitli destek politikaları geliştirmemiz
    kaçınılmazdır. Dış yatırımları da artırmak adına hızlı bir şekilde serbest sanayi
    bölgelerinin kurulması için çalışılmalı ve dış yatırımı Kosovaya çekebilmemiz için
    bürokrasiyi azaltmalıyız ve rüşvet hastalığına karşı hepimiz elbirliği ile savaşmalıyız,
    aksi takdirde üreten değil sadece tüketen toplum olmaya devam edeceğiz.

    Geçen yıl Topluluk Bakanlığına itirazlarımıza rağmen bu yıl da yine bu bakanlıkta diğer
    topluluklara ayrı ekonomik kodları ayrılmayışıdır. Buna bu yıl da itirazımız devam
    ediyor. Sadece bu bakanlıktan bir topluluğun faydalanması, bu topluluk bakanlığının
    olduğunu göstermez. Rom, Türk, Boşnak, Aşkalı ve diğer topluluklar da bu bakanlıktan
    nasibini almalıdır.

    Devlet bakanlığı bütçeleri artırılmalı, çünkü diğer görevleri dışında devlet bakanlıklarının
    da topluluklara önem göstermesi gerekecektir. Rom eğitiminin kapasitesi artırılmalı.
    Eğitim Bakanlığında ve topluluklar bakanlığında Rom eğitimine ayrı bir önem ve
    ekonomik kod ayrılmalıdır. Türk ve Boşnak eğitiminin kitap ve yardımcı kitaplarının
    basımı için yeterli bütçe ayrılmadığını görmekteyiz. Özellikle eğitim bakanlığında Türk
    ve Boinak eğitim ofislerinin olması gerekmektedir. Aksi takdirde bu,k, eğitimi kontrol
    ettiğimizi söylememiz doğru olmaz.

    “6+” grubu olarak bu rakamları göz önünde bulundurarak Kosova yüzde 4lük ekonomik
    kalkınmayı önümüzdeki yıl yakalayacağına inanarak Bütçe Taslağını “6+” grubu olarak
    desteklemekteyiz.

  • Faleminderit, zotëri Damka!
    Atëherë kemi përfunduar fazën e diskutimeve nga grupet parlamentare. Kisha kërkuar që
    nga ju vetë, veçanërisht nga shefat e grupeve parlamentare, ta bëjmë një pauzë tani për
    drekë, apo po vazhdojmë?

    E bëjmë një pauzë? Në orën 13:00? Atëherë vazhdojmë me pjesën e diskutimeve sipas
    radhës nga deputetë e paraqitur për diskutime.


    31
    I kemi disa deputetë pa grup, do ta ftoja deputetin Nenad Rashiq për diskutim. Mirë!
    Atëherë zoti Shpejtim Bulliqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Më vonë! Zoti
    Ramush Haradinaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

  • Të nderuar deputetë,
    Kolegë të pranishëm,
    Projektbuxheti që sot e kemi para nesh paraqet një dështim të plotë të kësaj Qeverie për ta
    parashikuar një zhvillim të përshpejtuar ekonomik, për ta ulur papunësinë në vend dhe
    për ta zvogëluar prapambetjen ekonomike krahasuar me ekonominë e rajonit.

    Parashikimi i rritjes të të hyrave buxhetore për vitin 2015 për vetëm 8%, në krahasim me
    vitin që po e lëmë pas, dhe parashikimi që për vitin 2016 të hyrat buxhetore të jenë për 3
    milionë më të ulëta se ato të vitit 2015, ndërsa të hyrat e vitit 2017 të jenë më të mëdha se
    ato të 2015 vetëm për 23 milionë, na tregon se për çfarë projektbuxheti bëhet fjalë dhe
    çfarë rritje ekonomike parasheh Qeveria. Pra, ky është një Buxhet i thellimit të varfërisë,
    të papunësisë dhe të prapambetjes të mëtejme ekonomike të Kosovës.

    Nëse e analizojmë strukturën e të hyrave të planifikuara në këtë projektbuxhet, po ashtu
    vërejmë se kjo Qeveri nuk e ka paraparë asnjë reformë fiskale, as të nevojshme për
    krijimin e klimës së biznesit dhe për përtëritjen e investimeve të vendit dhe të huaja. Edhe
    me këtë projektbuxhet të vitit 2015, po ashtu për vitet 2016 e 2017, Qeveria parasheh që
    mbi 61% e të hyrave buxhetore të krijohen nga Dogana. Me këtë, Qeveria vazhdon të
    marrë para nga bizneset për mallrat që ende nuk janë shitur. Po ashtu, kjo është në
    kundërshtim edhe me idenë që të hyrat nga Dogana duhet të shkojnë drejtë zeros, e jo të
    jetë zëri kryesor buxhetor, meqenëse se vetvetiu është edhe nën direktivat e Bashkimit
    Evropian. Të hyrat doganore në çdo shtet që synon integrimin shkojnë drejt zeros, e në
    Kosovë vazhdojnë të mbeten zëri kryesor buxhetor.

    Duke i analizuar mirë të hyrat e këtij projektbuxheti, vërehet qartë që Qeveria nuk pret
    asnjë rezultat nga fiskalizimi, nga lufta e krimit, korrupsionit dhe ekonomisë joformale.
    Pra, që në start hetohet se është pranuar një gjendje aktuale e tillë. Nëse i analizojmë me
    kujdes të hyrat nga konsensionimi dhe të hyrat nga tantiemat, edhe më qartë vërehet se
    kjo Qeveri nuk pret asnjë investim serioz në rritjen e kapaciteteve ekonomike në vend.
    Nuk është paraparë po ashtu investimi në ngritjen e kapaciteteve të reja energjetike dhe
    po ashtu nuk është paraparë ndonjë investim tjetër, me të cilin do të ndryshonte gjendja.
    Vendi me këtë qeverisje shkon drejt mjerimit. Nëse shkojmë më tutje dhe i analizojmë të
    hyrat nga Fondi i Mirëbesimit, ato për vitin 2015, si dhe për dy vitet në vazhdim,
    parashihen të jenë zero. Atëherë, shtrohet pyetja se çfarë rezultatesh pret Qeveria nga
    procesi i likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore të privatizuara dhe për likuidimin e të
    cilave AKP ka paguar miliona euro.

    Me ligj, pjesa e Fondit të Mirëbesimit që u përket ndërmarrjeve të likuiduara duhet
    automatikisht të futet në Buxhetin e Shtetit. Pra, Qeveria nuk ka parashikuar asnjë
    rezultat në tre vjetët e ardhshëm. Nëse, të hyrat nga Fondi i Mirëbesimit parashihet të
    jenë zero, shtrohet pyetja: Si do të krijohet Fondi i punësimit, i propaganduar aq
    zhurmshëm nga zoti Thaçi dhe i adoptuar nga koalicioni i tashëm PDK – LDK.

    32
    Nuk do të ketë me këtë trend as edhe një vend të ri të punës. Se sa do të jetë ky
    projektbuxhet jozhvillimor na tregon edhe struktura e shpenzimeve buxhetore.

    Shpenzimet për paga dhe për mallra e shërbime janë për 63% më të larta, se shpenzimet
    kapitale.

    Edhe ky zë i projektbuxhetit na jep të kuptojmë, se Kosova në aspektin e zhvillimit
    ekonomik do të stagnojë dhe më tutje do të jemi një ndër vendet me prapambetjen më të
    thellë ekonomike, jo vetëm në rajon.

    Krejt në fund, me projektbuxhet është paraparë rritje ekonomike, përkatësisht rritje e
    bruto produktit vendor për 4,3%, edhe pse kjo rritje ekonomike nuk është e besueshme,
    kjo rritje nuk e ulë papunësinë, përkundrazi e thellon atë.

    Nuk mund të jetë rritja ekonomike e besueshme, nëse të hyrat buxhetore nuk rriten, nëse
    investimet e huaja bien, nëse nuk janë paraparë ngritje të kapaciteteve energjetike, nuk
    është paraparë aktivizim i minierave dhe nëse shpenzimet kapitale janë më të ulëta se sa
    ato të vitit 2014, për 60 milionë euro.

    Pra, ky projektbuxhet si i tillë nuk bën të miratohet, duhet të ribëhet dhe të diskutohet në
    Parlament.

    Në fund, një sugjerim, meqenëse, unë mendoj se në Kosovë jemi në një gjendje krize, pra
    shkaku që ikin qytetarët, shkaku që ekonomia është në gjendje të rëndë, kishim mundur të
    bënim diçka. Koalicioni e ka kapacitetin për ta bërë, meqenëse i ka edhe numrat në
    Kuvend, të shkohet me dy veprime e që në fillim nuk do të ishin të lehta, por me kalimin
    e kohës do të mund të ndikonin direkt në gjendjen ekonomike në vend.

    Veprimi i parë që propozoj të ndodhë në Kosovë, është që të ndryshohet politika fiskale
    në tërësi, pra të kalohet në taksë të sheshtë. Është paralajmëruar më herët taksë e sheshtë,
    si për taksën në pagë, në fitim, në TVSH, pra të jetë një. Kuptohet, që të praktikohet edhe
    pushim tatimor për investitorët për një periudhë kohore, të lajmërohet vetë pushim
    tatimor për një periudhë të caktuar, të lirohen prej TVSH-së ato produkte bazë, meqë
    kemi një pjesë të popullit që jeton në varfëri, që janë bazë për jetesë.

    Në këtë mënyrë do të ishte një sinjal i parë, që në Kosovë po fillojnë ndryshimet. Është
    një politikë tatimore e djathtë, por është e lehtë për t’u zbatuar dhe ndihmon në hapat
    tjerë në luftimin e informalitetit në mënyrën e progresit të mëtejmë në ekonomi.

    Çka do të mund të ndodhte tjetër në Kosovë, në rast se duam vërtet ta ndihmojmë e
    ndryshojmë gjendjen në këtë vend. Me qenë se, po filloni me një qeveri të madhe,
    kuptohet është çështje e akomodimit. Ju mund të përgatisni ligjin për Qeverinë, sepse
    s’ka një ligj për Qeverinë, e në këtë ligj për Qeverinë në një afat të ardhshëm kohor, pasi
    të jeni të konsoliduar, ta reduktoni Qeverinë në 10 ministri. Pra, t’i bashkoni disa ministri,
    në një, që janë sektorë të përafërt, të reduktohet numri i zyrtarëve politikë të këtillë, pra të
    kësaj natyre, dhe të jepet një sinjal, një mesazh në vend.

    33
    Krahas taksës së sheshtë edhe një qeverie racionale, pra do të mund të bashkëjetonin këto
    dyja. Taksa e sheshtë e krijon një mungesë të hyrave në fillim, Qeveria racionale jep një
    sinjal se mund të mbulohet kjo. Në të njëjtën kohë, luftimi i informaliteteve, aspekteve
    tjera do të mund te jepnin një shpresë në vend, që ka ndryshim.

    Nuk po ju obligojmë që këtë ta bëni sot në nisje, por po ju lusim që ta përgatisni një ligj
    për Qeverinë, së bashku, në kohën adekuate kur të mundeni dhe, kësisoj të paktën do t’i
    mbetet Kosovës një veprim juaji që e keni bërë në kohën kur keni mundur ta bëni, e që në
    të ardhmen Kosova nuk do ta kishte problemin e Qeverisë, sikur është e tashmja.

    Një lutje, po ashtu, meqë filloni tash me Qeverinë, e kuptojmë, jemi të gjithë politikanë,
    udhëheqim parti, akomodimin, mendojmë, se nuk është momenti për ta përmbyllur
    akomodimin me zëvendësministra. Do të ishte shumë me e mençur, të paktën këtu të
    bëhet një veprim racional, të mos ketë mbi një zëvendësministër për një ministri. Pra,
    partitë kanë mënyra të tjera për të akomoduar kolegë, por në këtë situatë do të ishte më
    mençur të shkohet me vetëm një.

    Edhe njëherë po kthehem te fjala që thash, na vjen keq që Kosova në momentin e këtillë,
    çfarë e ka nuk e merr një lajm të mirë sot në Parlament për një buxhet, për veprime, që do
    të mund të ndryshonin gjendjen pjesshëm, afatshkurtër, pra menjëherë, se është gjendja
    emergjente dhe gradualisht të shihet një trend zhvillimor. Faleminderit!

  • Faleminderit! E ka fjalën zoti Muhamet Mustafa.

  • I nderuar kryetar i Kuvendit,
    I nderuar kryeministër,
    I nderuar Kabinet qeveritar dhe kolegë deputetë,
    Mendoj se ne sot kemi obligim, që të japim një mesazh kryesor nga ky debat e ky mesazh
    duhet të jetë, se Qeveria e re edhe Kuvendi po e marrin detyrën në një situatë të vështirë
    ekonomike dhe buxhetore. Këto vështirësi rrjedhin nga shumë fakte, por 4-5 janë
    kryesore.

    E para, rritja ekonomike është gati përgjysmë më e vogël se sa ajo që kemi planifikuar
    para një viti dhe që ka qenë e paralajmëruar me Buxhetin e vitit 2014.

    E dyta, ka një zvogëlim të investimeve private, edhe atyre vendore edhe atyre të jashtme.

    E treta, nuk janë realizuar parashikimet për të ardhurat buxhetore, as nga Administrata
    Tatimore, as nga dogana.

    E pesta, mbetet një deficit brengosës në bilancin tregtar.

    E gjashta, papunësia mbetet e lartë.
    Dhe, natyrisht krejt kjo ka prodhuar një situatë, kur qytetarët presin me të drejtë nga të
    gjithë ne, kuptohet edhe nga Qeveria, që kjo situatë të ndryshojë. Pra, situata duhet të

    34
    ndryshojë dhe unë jam koincident se kjo Qeveri ka të gjitha kapacitetet, që ta ndryshojë
    këtë situatë, por ne të gjithë duhet ta kuptojmë se situata është e vështirë.

    Për të ndryshuar situata nevojiten kthesa të vendosura në këto pesë fusha, që njëkohësisht
    përbëjnë edhe komponentët kryesorë të qeverisjes makroekonomike. Së pari, rritja
    ekonomike duhet të ngritët me këtë Buxhet nga 2-3%, sa ka qenë në 2-3 vjetët e fundit,
    në mbi 4%, e që unë mendoj se realisht këtë vit ne nuk mund të presim ndonjë rritje më të
    madhe.

    Dhe, unë mendoj se kjo rritje është e mundshme nëse përmirësojmë klimën biznesore, pra
    nëse e ndërpresim trendin e zvogëlimit të investimeve private dhe sigurojmë rritjen e
    investimeve private.

    Përgjatë tre vjetëve të kaluara investimet private kanë rënë dhe, ky është indikatori më
    real, më i besueshëm për klimën jo të volitshme të biznesit në Kosovë. Ne kemi pasur,
    domethënë shumë deklarime se klima e biznesit është përmirësuar, se kemi ngritur
    domethënë një rangimin në studimin e Bankës Botërore, mirëpo faktikisht, jeta po tregon
    se klima e biznesit është e ngarkuar, nuk është e përshtatshme, nuk ekziston një
    optimizëm aktualisht në sektorin privat dhe kjo është detyra kryesore, që ne duhet ta
    ndryshojmë.

    Natyrisht, se te klima biznesore kemi të bëjmë me një spektër ndikimesh negative, që nga
    politikat joadekuate në disa sektorë deri te dobësitë në zbatim të këtyre politikave, te
    niveli i korrupsionit, dobësitë në zbatimin e shtetit ligjor.

    Është tërësisht e qartë, se vëmendja kryesore, pra e të gjithë neve duhet të përqendrohet
    në ringjalljen e aktivitetit të bizneseve në sektorin privat, pasi që ky sektor aktualisht
    mbetet i vetmi që mund të gjenerojë rritjen ekonomike më të madhe.

    Rritja ekonomike në vitet në vijim nuk mund të mbështetet shumë, as në rritjen e
    investimeve publike e as në remitancat, për arsye se edhe në projeksionet që i kemi
    marrë, shihet se ne do të mbesim përafërsisht në nivelin e njëjtë të investimeve publike
    dhe të remitancave përgjatë këtyre viteve, me disa oscilime të vogla.

    Shikuar nga aspekti i politikave makroekonomike dhe i kapaciteteve absorbuese të
    shoqërisë, niveli i investimeve do të duhej të rritej, pra kryesisht duke u bazuar në
    investimet private nga 26% të GDP-së, sa e kemi tani, në diku 30-32% të GDP-së. Kjo do
    të duhej që të ndikonte, që rritja ekonomike vjetore duhet të lëvizë nga 3-4% sa është
    tash, shpejt, domethënë mundësisht në gjysmën e dytë të vitit 2015 dhe në vitin 2016 me
    5%, për të shkuar pastaj kah fundi i vitit 2016 në 6-7%, ashtu siç ka qenë edhe programi
    ynë elektoral e që do të fillonte të ndalë rritjen e papunësisë, sepse vetëm me këtë normë
    të rritjes ne mund ta ndalim papunësinë dhe të krijojmë një hapësirë për të punësuar, për
    të hapur 25 mijë vende te reja të punës dhe 5 mijë të tjerë që shkojnë në pension,
    domethënë për të punësuar diku rreth 30 mijë veta në vjet, që do të shënonte për herë të
    parë një periudhë zvogëlimin e papunësisë në Kosovë.


    35
    Pra, krahas vetëdijesimit të të gjithë neve dhe opinionit, se situata është aktualisht mjaft e
    vështirë, duhet të dërgojmë edhe mesazhe se ndryshimi i kësaj situate është i mundur dhe
    është i domosdoshëm dhe, për këtë e kemi zotimin edhe të Qeverisë së re dhe
    kryeministrit. Pra, ky është një problem me të cilin duhet të ballafaqohemi, por, problem
    me të cilin duhet të ballafaqohemi është njëkohësisht edhe vetëdijesimi i bizneseve,
    vetëdijesimi i qytetarëve, se kemi situatën e vështirë, por situata nuk është pa rrugëdalje.

    Fatkeqësisht, në periudhën elektorale ne kemi rritur pritjet për rritje të menjëhershme të
    pagave, kemi rritur pritjet për rritje të menjëhershme të pensioneve, kemi rritur pritje për
    vende të punës të shumta përnjëherë, këto duhet t’i menaxhojmë.

    Mendoj, se puna e parë që duhet të bëjmë edhe Kuvendi dhe të gjithë, ne duhet të
    ballafaqohemi me këtë situatë dhe, të gjithë qytetarët duhet ta dinë se këto gjëra nuk
    mund të bëhen përnjëherë.

    Ne e kemi një Buxhet, që tash është rreth 1 miliard e 600 dhe, ai buxhet duhet të shihet se
    si do të ndahet më së miri dhe të adresohen nevojat e domosdoshme e që duhet pra, të
    shohim realisht, t’u themi njerëzve sa mund të rriten pagat, kur mund të rriten pagat.
    Është krijuar një konfuzion, ndoshta edhe me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës nga dy
    ministrat e financave, sepse aty tha që me këtë Buxhet janë paraparë edhe të gjitha mjetet
    për paga, për rritje 25%.

    Dhe, njerëzit mendojnë se tash njëra, Qeveria e kaluar ka paraparë rritjen, por Qeveria e
    tashme nuk po lejon rritjen. Është çështje e gabuar. Domethënë, 25%-i është 25-
    përqindëshi i vitit të kaluar dhe domethënë në këtë Buxhet, as Qeveria e kaluar, edhe po
    të ishte sot Qeveria e kaluar nuk do të kishte mundësi të rriste 25% edhe në vitin 2015.

    Pra, kjo duhet të jetë shumë e qartë dhe, ne duhet të shpjegojmë, se pse. Duhet t’i
    menaxhojmë këto pritje, që i kemi krijuar vetë. Dhe, kjo është një çështje shumë e
    rëndësishme. Gjithashtu, kemi mundësi që të bëjmë ndoshta, një auditim rigoroz të
    transfereve sociale, të cilat përbëjnë një barrë të rëndë për Buxhetin tonë dhe ne është
    dashur domosdo që t’i adresojmë edhe veteranët edhe kategoritë që kanë probleme
    sociale dhe të gjitha tjerat.

    Por, në atë pako, të them ashtu në atë grumbull kemi shumë përfitues, ndoshta që s’e
    meritojnë, prandaj, puna e parë e ministrit të Çështjeve Sociale dhe të Punës, është që të
    bëjë një auditim shumë rigoroz dhe aty të mbesin vërtetë ata që e meritojnë dhe në
    mënyrë që të krijohen disa hapësira për t’i adresuar problemet të cilat janë të ngutshme.

    Sigurisht, se nuk është dashur, ka qenë pritje joreale, unë po i dëgjoj këtu që për dy javë
    Qeveria ta ristrukturojë, ta prezantojë këtu filozofinë e re buxhetore, për arsye edhe të
    ngushticës kohore, por ne presim me të drejtë, unë kam biseduar me ministrin e
    Financave, se diku në prill do të na vijë me kornizën e shpenzimeve afatmesme, e cila
    duhet të jetë e ristrukturuar, në pajtim me nevojat që i ka Kosova dhe zhvillimi i Kosovës.
    Dhe, aty duhet ta shohim filozofinë e re të kësaj qeverie, e cila ka mundësitë dhe
    hapësirat që të bëjë, por duhet pra ta ngremë nivelin e qeverisjes makroekonomike.

    36
    Kjo ngritje e nivelit të qeverisjes duhet bërë midis tjerash edhe me ngritjen e
    profesionalizmit dhe të analizave makro-ekonomike. Aktualisht, ne kemi një situatë që në
    Ministrinë e Financave kemi një njësi që është përgjegjëse për parashikimet
    makroekonomike edhe analizat makroekonomike, por aty kanë mbetur 3-4 veta, më tha
    një slloven që ishte aty momentalisht duke dhënë një asistencë.

    Gjithashtu, statistikat tona prodhojnë indikatorë shumë të varfër, me të cilët ne mund të
    mbështetemi në krijimin e politikave. Nuk ka statistika mbi prodhimin, sot ne nuk dimë
    çka prodhojmë në Kosovë. Nuk ka statistika mbi punësimin, askush nuk mund të thotë
    me siguri, se sa njerëz punësohen brenda vitit...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Vazhdoja fjalën, ju lutem regjia!

  • Pra, mundësitë që i ka Kosova e të cilat i ka prezantuar ky
    koalicion qeverisës të shfrytëzohen dhe unë mendoj se Qeveria ka të gjitha kapacitetet
    dhe mundësitë, që të krijojë këtë perspektivë të re, të cilën me të drejtë e presin qytetarët
    e Kosovës. Faleminderit!

  • Faleminderit, zoti Mustafa! E ftoj zotin Albin Kurti.

  • Deputetë të Kuvendit të Kosovës,
    Nëse i kujtojmë fjalët e këtyre qeveritarëve në fushatën zgjedhore dhe i krahasojmë me
    shifrat e tyre për Buxhetin, bëhet e qartë se ata karakterizohen përgjithësisht prej
    premtimeve revolucionare, që pasohen me veprime që nuk janë as reformatore.

    Projektligji për Buxhetin 2015 nuk dallon, as në orientim e as në përmbajtje nga Buxheti
    për vitin 2014. Ky mos ndryshim është pozicionim politik i LDK-së, se jo vetëm fjalët e
    premtimeve, por edhe shifrat e shpenzimeve në të kaluarën paskan qenë në rregull.

    Në anën tjetër, PDK-ja hoqi dorë nga rritja e pagave të qytetarëve në sektorin publik,
    duke bërë koncesion me të vetmin qëllim, që udhëheqja e saj t’i mbajë pagat e veta, duke
    mbetur në Qeveri.

    Pra, PDK-ja hoqi dorë nga rritja e pagave të mbi 80 mijë qytetarëve, që t’i mbajë pagat e
    nja 80 mujsharëve.

    Kam shumë për të thënë për këtë Buxhet që nuk premton gjë, por do të kufizohem në tri
    çështje:

    E para, energjia. Në Buxhetin për vitin 2015 për energjinë janë vetëm 4 pozicione, me
    ç’rast pjesa dërmuese i dedikohet më parë pagave dhe mëditjeve të institucioneve si
    ZRRE-ja ose për agjenci, se sa për ndonjë projekt aktiv. Përpos pagave, mallrave dhe
    shërbimeve, si dhe shpenzimeve komunale, Departamenti i Energjetikës do të merret
    vetëm me efiçiencë.

    37
    Nga tërë vlera e destinuar për këtë departament 1 milion e 460 mijë euro, ose 21.4% janë
    destinuar për efiçiencë, mirëpo duke marrë parasysh që 4 milionë e 500 mijë euro janë
    ndarë për kompensim të rasteve sociale, shihet se nuk kanë edhe ndonjë punë të madhe,
    së paku sipas vlerave të angazhuara.

    Për vitin 2015 kjo Qeveri parasheh 4 milionë e gjysmë euro për kompensimin e pagesave
    për raste sociale, të cilat janë vendosur në pikën buxhetore, importi i energjisë, raste
    sociale.

    Duket se tërë energjia për rastet sociale do të importohet. Shtrohet pyetja: Pse është bërë
    ky kombinim dhe cili është kuptimi i tij? Më tutje, Departamentit të Energjetikës iu kanë
    ndarë 200 mijë euro si investime kapitale për çështje të efiçiencës dhe burime të
    ripërtërishme të energjisë. Përveç kësaj, është edhe një investim prej 1 milion e 260 mijë
    eurosh për implementimin e efiçencës e që është vazhdim nga viti 2014. Aty thuhet që
    këto para do të shpenzohen për zbatimin e masave të efiçiencës energjetike nëpër
    ndërtesat publike, mirëpo, nuk është e qartë se për cilat ndërtesa mendohet dhe si erdhën
    te kjo shifër e caktuar për shpenzimet e nevojshme.

    Për shembull, jepet hollësia për shpenzimin prej 5 mijë euro për ujësjellësin në fushën
    sportive në Dragash, në komunën e Sharrit, por jo edhe hollësitë që përbëjnë këtë 1
    milion e 260 mijë euro.

    Ne kemi vërejtje të madhe, që nuk janë inkorporuar edhe:
    1. Investimi për projektin e fuzionimit të sistemit energjetik Kosovë-Shqipëri, cilat do të
    ishin efektet pozitive nga fuzionomi i tillë?
    2. Krijimi i fondit qeveritar për stipendimin e studentëve në vend dhe jashtë, në bachellor,
    master, doktoratura dhe specializime profesionale për elektro-energjetikë, rregullim e
    automatikë, teknologji informative, makineri, teknologji, hidrologji, xehetari, mbrojtje të
    ambientit, fizikë e kimi.

    Këtu duhet inkuadruar edhe bashkëpunimin shkencor në lëmit e përmendura e sidomos
    në trajtimin e thëngjillit.

    3. Do të duhej të trajtohet edhe projekti i vetëdijesimit të popullatës për kursim të
    energjisë elektrike, drurit, ujit, naftës dhe burimeve tjera energjetike, projekti për
    zgjerimin e ngrohjes qendrore me koogjenerim nëpër tërë Kosovën, si dhe projekti për
    zgjerimin e koogjenerimit për ujë të ngrohtë.

    Në raportin e ZRE-së, për vitin 2014 paraqitet një varfërim kadrovik dhe varshmëri e
    patolerueshme e ZRE-së nga Qeveria, posaçërisht në domenin e pagave. Kësisoj, Qeveria
    ka futur nën zgjedhë dhe kontrollon ZRE-në. Pa marrë parasysh që tani ZRE-ja përbëhet
    nga marionetat e Qeverisë dhe se nxjerrja e ZRE-së nga dizgjinët e tyre nuk do të ketë
    efekte të mëdha, mendoj se dalja e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë nga buxhetimi i
    Qeverisë dhe kthimi në formën fillestare të investimit do të krijojë ca parakushte për
    pavarësimin dhe heqjen nga vasaliteti i saj ndaj Qeverisë.


    38
    Në pikëpamje financiare kjo do të jetë kalim nga një xhep në tjetrin. Në një anë do të
    shkarkohet Buxheti e, në anën tjetër, pjesa dërrmuese e obligimeve i bie prapë qytetarëve,
    por në cilësinë e konsumatorit të energjisë elektrike, të cilët edhe ashtu krijojnë të hyra të
    operatorëve, të cilët do të jenë klientë të ZRE-së.

    Çështja e dytë, që dua të theksoj është Buxheti i Serbisë për serbët në Kosovë, e që bëhet
    edhe përmes strukturave të saj, po del të ketë qenë përafërsisht 300 milionë e 700 mijë
    euro për vitin 2014, ndërkaq nëpër medie dhe OJQ serbe, llogaritet 350 milionë euro në
    vit. Pra, këto janë para që hyjnë në Kosovë.

    Deri diku, e zbërthyer në linja të veçanta, ajo është si në vijim:

    Zyra për Kosovë, 43 milionë euro;
    Arsimi, 44 milionë;
    Shëndetësia, 130 milionë;
    Komunat, 30 milionë;
    Kulturat, 500 mijë;
    Mediat, 450 mijë;
    Mbrojtja sociale, 530 mijë;
    Refugjatët, 1.2 milionë euro;
    Qarqet apo rrethet: i Kosovës, 140 mijë; i Pejës, 520 mijë; i Mitrovicës, 120 mijë; i
    Anamoravës, 420 mijë.

    Pyetja për Qeverinë është: Kur e ka përpiluar Buxhetin 2015 kjo Qeveri, a e ka pasur
    parasysh, që njëra pakicë është kaq shumë e privilegjuar tashmë? Sepse, kjo qeveri nuk
    po e kontrollon e as ndalon këtë financim selektiv, që e bën shteti armik i Kosovës,
    Serbia brenda Kosovës.

    Pra, meqë nuk e ndalon dhe nuk e kontrollon, a e ka së paku parasysh, apo po i mbyll
    sytë? Nëse është kjo e dyta, atëherë Qeveria e Kosovës po bashkëpunon me Serbinë, në
    diskriminimin e shqiptarëve dhe të pakicave jo serbe në Kosovë.

    Çështja e tretë, është një krahasim i shkurtër me Buxhetin e Shqipërisë për disa fusha.

    Interesante është rëndësia që kanë shëndetësia dhe arsimi në Buxhetin e Shqipërisë, 12%
    dhe 15%, krahasuar me Kosovën, 3% dhe 4%. Po ashtu, Ministria e Brendshme shpenzon
    pjesë të madhe të Buxhetit të Kosovës, 11%, krahasuar me atë të Shqipërisë, 7%, edhe
    pse në Shqipëri, kohët e fundit kemi pasur aksione të mëdha të Ministrisë së Brendshme
    si: Lazarati, anti-droga e të tjera, ndërsa në Kosovë, Policia përdoret vetëm për të shtypur
    protesta, ose për t’i ruajtur punimet në parkun cinik të paqes në urën mbi lumin Ibër në
    Mitrovicë.

    Në Buxhetin e Kosovës, deputetë të Kosovës, krijimi i ministrive me buxhet qesharak në
    1%, tregon dëshirën për rehatim të individëve nëpër pozita e pushtet dhe njëkohësisht
    tregon se ato para do të përdoren thjesht për rroga të pushtetarëve e jo për ndonjë
    investim real, pra jo në të mirë të publikut.

    39
    Ndërkaq, zhvillimi ekonomik dhe industrial, pra shtylla e punësimit, është një ndër
    sektorët më të lënë pas dore, siç tregon edhe Buxheti i shpërndarë për të, apo më mirë të
    themi, Buxheti që mungon për këtë. Faleminderit!

  • Faleminderit! E ka fjalën deputeti Shpejtim Bulliqi.

  • I respektuar kryetar i Kuvendit,
    Të respektuar Kabinet qeveritar,
    Kolegë të respektuar deputetë,
    Ju përshëndes.
    Kur flitet për buxhetin e shtetit, faktikisht kemi të bëjmë me njërën prej shtyllave
    kryesore të funksionimit të shtetit. Sigurisht, që ne pasi e patëm në dorë këtë material dhe
    arritëm ta analizojmë, shpeshherë na u krijua përshtypja, që vërtet ky buxhet është
    shpërndarë në mënyrë jo të barabartë, në nivel të Kosovës dhe në dobi të të gjithë
    qytetarëve të Kosovës, në mënyrë të barabartë.

    Sigurisht, që gjatë krejt këtyre ndarjeve buxhetore që janë bërë, faktikisht vërehen një
    numër relativisht i madh i disproporcionit në këtë ndarje, sepse faktikisht kemi një numër
    të madh të komunave, të cilat vërtet janë stimuluar me një sasi të madhe të projekteve të
    ndryshme, pothuajse në të gjithë sektorët, ndërsa kemi një serë komunash, të cilat
    faktikisht kanë mbetur me numër shumë të vogël të këtyre projekteve. Unë vetëm sa për
    ilustrim, do të kisha dashur që të përmend disa raste, duke filluar nga Ministria e
    Infrastrukturës. Në këtë Ministri, në bazë të një analize që është bë vërehet që vërtet kemi
    një disproporcion të madh të shpërndarjes së Buxhetit.

    Vetëm po ju marr një shembull, nga 33 milionë e 755 e 172 euro për rrugë të reja dhe
    rehabilitim të rrugëve vetëm në njërën komunë janë ndarë diku mbi 5 milionë euro, që në
    qoftë se e kthejmë në përqindje krejt të këtij Buxheti na del që kemi diku 14,5% të krejt
    këtij Buxheti të dedikuar për rrugë që u janë dhënë vetëm një komune. Në qoftë se doni
    po ua përmendi edhe emrin.

    Por në rast se e marrim edhe një projekt tjetër që gjithashtu bën pjesë në projekt kapital,
    që edhe ai kap shumën mbi 5 milionë euro, faktikisht na del që vetëm brenda atij territori
    shumë të ngushtë i kemi diku nja 27% të Buxhetit të përgjithshëm për rrugë të reja dhe
    meremetime të rrugëve.

    Dalim te Ministria e Shëndetësisë. Në bazë të asaj që duket, me këtë ndarje buxhetore
    faktikisht që llogaritet në shpenzime kapitale diku nja 9 milionë euro, rreth 9 milionë
    euro, atëherë na del që me këto shpenzime kapitale vetëm 2 komuna u është dhënë
    prioritet për të vepruar, me dy projekte dhe ajo në shumë prej nga 400 mijë euro. Qendra
    kryesore e Mjekësisë Familjare në Kaçanik dhe Skenderaj dhe pjesa tjetër e këtyre
    mjeteve kapitale faktikisht janë të destinuara vetëm në destinacione tjera, e jo në nivel të
    komunave.

    Kur shkojmë te Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në shumë raste, brenda kësaj
    Ministrie kemi një pozicionim të mjeteve buxhetore, të cilat vërtet janë të paqarta ose të

    40
    paktën për mua ishin shumë konfuze. Për shembull, rinovimi i palestrave ekzistuese në
    qendrat regjionale, 200 mijë euro. Ne dimë cilat janë qendrat regjionale po ndoshta kishte
    me qenë e rrugës për t’ u specifikuar dhe mos të kemi mundësi tash të bartjes së
    projekteve herë në një pjesë herë në tjetër, varësisht nga interesat e ministrisë gjegjëse.

    2. Shtigjet e atletikës në stadiumet regjionale, një tjetër projekt, prapë 200 mijë euro.

    3. Ndërtimi i pishinës në regjionin e Prishtinës. Tash nuk përcaktohet ku se regjioni i
    Prishtinës i ka një sërë komunash tjera, një shumë diku prej 500 mijë eurosh.

    Pastaj palestrat sportive, që më bëri një përshtypje shumë të madhe, një shumë prej 400
    mijë eurove në një lokalitet, në një fshat. Më bëri shumë përshtypje kur kemi shumë
    qyteza të mëdha, qytete në Kosovë që realisht u mungojnë edhe sot e kësaj dite këto
    palestra dhe të cilat janë jashtëzakonisht të nevojshme.

    Te arsimi, te Ministria e Arsimit. Faktikisht këtu një çështje që më ra në sy, për të gjitha
    universitetet e sapoformuara publike janë ndarë nga një shumë mjetesh prej 1.5 milionë
    euro. Mirëpo e pashë që mungon Universiteti i Prishtinës si universiteti më i vjetër
    publik, që mendoj e ka pasur vendin që në rast se jo me atë shumë të madhe të mjeteve të
    paktën një sasi e shumës së mjeteve prej Buxhetit të Kosovës të ndahen në destinacion,
    sepse ne e dimë shumë mirë që kërkesat janë jashtëzakonisht të mëdha edhe në aspektin e
    shërbimeve të mallrave, por njëkohësisht edhe në aspektin e investimeve kapitale.

    Tash në qoftë se i shikojmë krejt këto, unë desha të ndalem në mënyrë konkrete. Po e
    shoh që mungojnë një numër i madh i projekteve të cilat mendoj që janë jashtëzakonisht
    me prioritet të lartë dhe të cilat realisht është dashur të përfshihen në këtë Buxhet të
    Kosovës, por për fat të keq domethënë nuk i hasëm në asnjërën prej këtyre kornizave
    buxhetore.

    E para, një shqetësim që dua ta ndaj. Ne po shohim që në shumicën e rrugëve regjionale
    dhe magjistrale, janë bërë një sërë investimesh të ndryshme, pothuaj se në të gjitha
    drejtimet të cilat shpijnë në kryeqendrën e Kosovës. Mirëpo, një rrugë që ka pasur
    jashtëzakonisht shumë nevojë dhe që është njëra prej rrugëve më të ngarkuara është rruga
    Prishtinë- Podujevë, e cila realisht edhe në këtë vit buxhetor, domethënë, nuk është
    paraparë askund. Sikur që e dini, edhe autostrada ka mbetur në një pjesë atje dhe nuk e di
    se a do të vazhdohet më tutje, a jo. Po mendoj që edhe shpreh mendimin e qytetarëve që
    do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme që në këtë drejtim të krijohen së paku edhe dy
    korsi, të cilat kishin për ta zhvilluar ose kishin për të krijuar kushte të përshtatshme për
    zhvillimin e një komunikacioni normal në këtë drejtim.

    Tjetra që desha ta ceku si një problem eminent. E pashë te Ministria e Mjedisit. Kjo
    ministri për fat të mirë ka marrë parasysh faktin dhe kishte ndarë disa shuma buxhetesh
    në drejtim të rregullimit të shtretërve të lumenjve, që mendojmë është shumë e mirë,
    sepse gjendja e lumenjve tanë është katastrofike në nivel Kosove. Mirëpo, po më brengos
    një fakt, ne kemi në komunën e Podujevës atje, një liqe të Batllavës, nga i cili liqe
    faktikisht furnizohen nja 6 ose 7 qytete kryesore të Kosovës.

    41
    Unë vetëm dua të ju njoftoj edhe ju deputetë të respektuar, edhe ministrat, po
    njëkohësisht edhe qytetarët e Kosovës, të ju bëj me dije se faktikisht ky ujë të cilin e
    përdorin këto 6 komuna është prej ujërave më të ndotura dhe mendoj që ka pasur një
    nevojë emergjente të ndahet një shumë e mjeteve për ta rregulluar kanalizimin e atyre
    lokaliteteve të cilat gjenden përbri liqenit të Batllavës, për arsye se kemi një ndotje
    enorme të ujit dhe kur ka mundësi që në shumë rrjedha ujore të investohen me shuma
    marramendëse të mjeteve, mendoj që ky ka qenë njëri prej prioriteteve kryesore dhe do të
    ishte në rregull që ta merrni parasysh dhe ta merrni për bazë që eventualisht në ndonjë
    ndryshim, domethënë të futet, sepse është në interes të qytetarëve jo vetëm të një
    komune, por të gjithë atyre të cilët e shfrytëzojnë ujin nga liqeni i Batllavës.

    Një tjetër shqetësim që desha ta shpreh para juve kështu, sigurisht se shumicës së juve
    kolegë të respektuar, por edhe ministrave ju ka ra në vesh dhe ju ka ra rasti të dëgjoni sa e
    sa herë në këtë periudhën e fundit një objekt shkollor në komunën e Podujevës që është
    në lokalitetin e Halabakut, i cili objekt shkollor është sigurisht me një vjetërsi barake prej
    nja 50 vjetëve dhe në cilin objekt shkollor nxënësit e asaj shkolle zhvillojnë mësimin në
    kushte të jashtëzakonshme.

    Për atë objekt shkollor po ju them përafërsisht, sepse nuk jam ndonjë ekspert i asaj fushe,
    mund të ishin nevojitur nja 150 mijë euro maksimalisht që të mund ta zgjidhnim
    problemin e atyre nxënësve. Mirëpo, nuk është i vetmi shqetësim për atë pjesë, për arsye
    se po në gjendjen e njëjtë të vështirë e kemi objektin e shkollës fillore “Emin Duraku” në
    Bajçinë që prapë është një objekt ku ka qenë më herët një kooperativë bujqësore dhe në
    cilin objekt edhe sot e kësaj dite mësimi zhvillohet në gjendje të jashtëzakonshme, në të
    njëjtën gjendje është objekti i shkollës fillore në Llapashticë të Poshtme dhe në lokalitetin
    e fshatit Llugë.

    Tjetër që desha të shpreh shqetësimin për Ministrinë e Shëndetësisë. Komuna e
    Podujevës për dy vjet me radhë ka ndarë një buxhet nga mundësitë e saj financiare për
    ndërtimin e një objekti të maternitetit.

    Ky objekt i maternitetit faktikisht ka ardhur deri në një fazë të zhvillimit, edhe të
    ndërtimit të tij dhe është edhe e nevojshme një shumë e caktuar e mjeteve për
    inventarizimin e tij dhe pajisjen me mjete të nevojshme që mendoj Ministria e
    Shëndetësisë duhet ta kishte parasysh, edhe ajo që ka shkuar, po njëkohësisht edhe kjo
    tash që vjen që në këtë segment të punohet në këtë drejtim.

    Po ashtu nga Ministria e Kulturës, pashë që janë paraparë një sërë objektesh të qendrave
    kulturore, po ashtu po u bëj me dije se aty do të ishte...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Ia vazhdon fjalën, regjia!

  • ...shumë e nevojshme edhe për komunën e Podujevës, do të thotë,
    të ndahet një fond i caktuar për ndërtimin e një objekti të tillë.

    42
    Dhe një tjetër shqetësim, shqetësimin gjendjes së rrjedhave ujore të lumenjve të cilët janë
    në pjesën verilindore të Kosovës dhe të cilët në rast se nuk do të investohet me kohë,
    sigurisht se ato do të shkaktojnë probleme të mëdha në rrjedhat tjera të mëposhtme ujore,
    prandaj edhe këtu në këtë segment është dashur të kihet parasysh.

    Dhe një shqetësim, që prapë duhet ta ndaj me juve, është pozicionimi i Buxhetit për
    shërbime mallra në drejtori të arsimit. Ju e dini shumë mirë që rritjet e pagave, që janë
    bërë për punëtorët arsimorë, në vitet që i lamë pas, faktikisht kanë ndikuar që një shumë
    relativisht e madhe e mjeteve financiare të ndahet nga nivelet e buxheteve komunale me
    qëllim të mbulimit të këtyre shpenzimeve për pagesa.

    Unë ju bëj me dije që vetëm në komunën e Podujevës ta zëmë kemi një zvogëlim të
    kategorisë së shpenzimeve kapitale diku për 700 mijë euro për shkak se është dashur
    shuma të mëdha të ndahen në pagesën e të ardhurave personale për të punësuarit në këtë
    komunë, prandaj kërkohet që edhe në këtë segment domethënë të rishikohet mundësia e
    ndryshimeve në këto segmente të Buxhetit. Faleminderit!

  • Faleminderit, i nderuar Balliçi. Atëherë, ftoj deputeten Duda Bale.
    Ndërkohë, derisa të vijë e nderuara deputete, të nderuar deputetë të gjitha kërkesat
    konkrete është mirë të adresohen nëpërmjet amendamenteve te Komisioni përkatës.

  • Zahvaljujem! Ja bih samo hteo da se nadovežem na članove moje grupe
    koji govore u ime Parlamentarne grupe 6+ vezano za Ministarstvo koju ovog puta vode
    Bošnjaci, a to je Ministarstvo bes portfela. Znam da je više puta bilo govora o tome i da
    je suma koja je odvojena za ovo Ministarstvo relativno je jako mala u zavisnosti od toga
    da mi Bošnjaci po prvi put imamo ministarstvo i da ovo je Ministarstvo bez portfela koja
    ostavlja mogućnost da se odlučimo da radimo nešto za one koje u Ustavo i zakonu
    nazivamo ostalima, a to su sve one zajednice koje nisu albanske i srpske.

    Naravno da će ovo Ministarstvo biti posvećeno i njima ali smo u saglasnosti i sa svim
    drugim zajednicama, znači sa Bošnjacima, Turcima, Romima, Aškalijama, Egipćanima i
    Gorancima dogovorili da se malo više skoncentrišemo na nas.

    Čuli smo da do sada nismo bili zadovoljni sa radom Ministarstva za zajednice i povratak,
    da je to Ministarstvo bilo iskocentrisano više na Srbe i da mi ovoga puta imamo potrebu
    da imamo jedno takvo ministarstvo i ja se nadam, daćemo amandman, evo gledam i na
    premijera i njega molim da od strane njegovog kabineta ovo Ministarstvo bude malo više
    finansijski podržano jer ove zajednice imaju veoma veliki broj prioriteta, nisu do sada
    imali neku konkretno mesto na koje bi mogle da se obrate za svoje prioritete i potrebe i
    smatram da ovo Ministarstvo treba ovog puta da bude više zastupljeno u budžetu i
    finansijski. Hvala vam!

  • Faleminderit! Deputeti Zenun Pajaziti e ka fjalën.

  • Faleminderit, zoti kryetar!
    Kryeministër, Kabinet qeveritar,

    43
    Të nderuar kolegë deputetë,
    E di që jemi në një periudhë kohore jo krejt komode tash edhe për ta trajtuar në mënyrën
    më të mirë të duhur Buxhetin për vitin që po vjen, edhe për shkak të rrethanave të cilat
    kaluam muajve të fundit, megjithatë, mendoj që debati mund të kontribuojë që
    eventualisht në fazën vijuese do të mund të korrigjohej diçka.

    E di që sfida kryesore, përveç tjerash, është sfida me pagat. E di që ka pasur dhe mbetet
    një presion i vazhdueshëm për shkak të nivelit të standardit të familjeve tona. Është mirë
    që jo vetëm për ato që kanë qenë premtime, por për ato që janë zotime ligjore, që dalin si
    obligime nga ligjet që veç ne në këtë Parlament i kemi zbatuar, të shikohet mundësia në
    një partneritet edhe me sindikatat që këto ditë nëse mund të amendamentohet diçka që
    mund t’i kontribuojë kësaj gjendjeje.

    Ndërsa, shkurtimisht dëshiroj të potencoj një çështje krejt tjetër. Te infrastruktura, e di që
    janë një varg projektesh, unë i pashë edhe linjat buxhetore në këtë drejtim të lansuara në
    Buxhetin e Ministrisë së Infrastrukturës. Ka qenë në vitin e kaluar i lansuar një projekt
    për një linjë buxhetore, në fakt që unë nuk po e shoh projektin e rrugës Gjilan – Prishtinë,
    bëhet fjalë për një projekt të kërkuar,të miratuar nga Qeveria e kaluar. Unë e di që kemi
    informata, por meqenëse nuk kemi qenë funksional si Kuvend, nuk kam pasur rastin ta
    pyes ministrin, ish- ministrin dhe mendoj që do ta konsumoj të drejtën ta pyes ministrin
    aktual, të shoh si ka shkuar ky projekt. E di që një kompani e ka fituar të drejtën për ta
    bërë projektin e kësaj rruge dhe nëse po, duhet të dimë, nëse është dashur për të lansuar
    mjete edhe për fillimin e ndërtimit të kësaj rruge. Nuk do të ishte korrekte nëse cilado
    rrugë regjionale pas rrugës Prishtinë-Shkup, të fillojë para se të fillojë një rrugë e cila e
    lidh një regjion të tërë, është fjala edhe për Luginën e Preshevës, për Bujanocin dhe
    Preshevën, një rrugë e cila ka mbetur tërësisht nga vitet 70-ta dhe është tashmë një
    pengesë edhe për zhvillimin ekonomik të një regjioni.

    Mendoj se fillimisht duhet ta dimë, ta kemi të qartë se si ka shkuar ai projekt, a është
    Buxheti, a është paguar e tash s’po figuron këtu, e tjera e tjera, dhe nëse jo atëherë duhet
    të shoh unë edhe mundësinë nga informacionet që do t’i marr nga ministri aktual, në
    mënyrë që të amendamentohet eventualisht, të sigurohet e të kryhet ky projekt dhe të
    fillojë edhe implementimi i projektit për fillimin e kësaj rruge. Faleminderit!

  • Faleminderit, deputet! E ftoj deputeten Valdete Bajrami.

  • Faleminderit!
    Unë nuk do t’ ju marr shumë kohë, mirëpo do të ndalem te sektori i bujqësisë. Një ndër
    sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë tek ne në Kosovë, padyshim është ai i bujqësisë
    me të gjitha fushat e saj. Këtë e mundësojnë parakushtet me të cilat disponon vendi ynë,
    duke pasur resurse humane, resurse tokësore, kushte klimatike si dhe traditën po ashtu.

    Mirëpo, për fat të keq, edhe sot e kësaj dite kjo degë e ekonomisë është mjaft ekstensive
    ngase deri më tani fare pak ose aspak nuk është bërë që kjo lëmi të intensifikohet ngase
    nga ana qeveritare nuk është bërë asgjë dhe ajo as që është bërë edhe pa ekspertizë
    profesionale.

    44
    Toka bujqësore me hapa gjigantë tek ne në Kosovë po humbet. Në veçanti nga tjetërsimi i
    saj,andaj është e domosdoshme që ajo të ruhet e sidomos të rritet prodhimtaria e saj për
    njësi prodhimi qumështi e mishi, për kokë lope, deleje apo dhie, si dhe prodhimi për
    hektar duke përfshirë drithëra, pemë, perime e rrush.

    E kjo për t’u realizuar lypset dije në veçanti mjete financiare ku Qeveria jonë as që i
    përmend.

    Për t’u arritur objektivat e lartpërmendura, fermerët tanë duhet të pajisen me dije dhe
    informata që këto duhet t’i marrin nga shërbimet e ekstensionit nëpër komunat e tyre si
    dhe nga Qendra e transferimit të teknologjive të reja, që kjo qendër duhet të ngritët nga
    Qeveria.

    Ngritjes së produktivitetit dhe intensifikimit të bujqësisë në masë mjaft të madhe mund t’i
    ndihmojë, përveç granteve qeveritare, subvencioneve, edhe ndihma e fermerëve në
    derivate, plehra e repromaterial duke përfshirë farë, preparate mbrojtëse e tjerë, si dhe
    aftësimin në tërësi të sistemit të ujitjes ku në këtë mënyrë do të ishte shmangur bujqësia e
    tipit lotari.

    Edhe një herë, tani për tani, e para gati dhe e vetmja degë e ekonomisë për të nxjerrë
    vendin nga kriza ekonomike është bujqësia, në radhë të parë për ta siguruar ushqimin për
    popullin tanë, për të eksportuar dhe gjeneruar vende pune mjaft shpejt dhe me pak mjete
    financiare.

    Andaj edhe Buxheti i Kosovës i paraparë duhet ngritur minimum 5% nga tërësia e
    Buxhetit dhe duhet shpërndarë në ekspertizë tejet profesionale që për fat të keq Qeveria
    jonë këtë nuk e di dhe nuk e ka. Faleminderit!

  • Faleminderit! E ka fjalën deputetja Margarita Kadriu!

  • Faleminderit, i nderuar kryesues!
    Deputet i pavarur Arben Gashi, përshëndetje nga lart!
    Përshëndes Kabinetin qeveritar dhe të gjithë deputetët,
    Të nderuar deputetë,
    Duke u bazuar se unë për herë të parë jam këtu në Kuvendin e Kosovës dhe kam ardhur
    pas një pune dhe një përvoje rreth dy dekadash në fushën ekonomike dhe në fushën e
    medies së shkruar, ku informatat konsiderohen dhe janë realisht resurs ose aset shumë i
    vlefshëm, nuk mund të hezitoj dhe as të shmang informatat që i kam dhe të cilat duhet t’i
    ndaj me ju, siç janë ato rreth planifikimit të Buxhetit të Shtetit, rreth mbledhjes së tatim-
    taksave, ku problem të posaçëm paraqet shtrirja horizontale e mbledhjes së të gjitha
    tatimeve, sikur edhe ajo vertikale.

    Sot, ndonëse është një seancë e parë punuese e kësaj legjislature të re, në rend dite e kemi
    Ligjin për Buxhetin e Shtetit të Kosovës dhe jam e sigurt se kur flasim për të shpresoj ta
    ndaj mendimin edhe me ju se bëhet fjalë për diçka tepër të rëndësishme dhe kruciale për

    45
    ndërtimin, zhvillimin dhe mbajtjen e të gjitha shtyllave të shtetit, pa të cilat shteti nuk
    bëhet funksional.

    Sikur edhe ju, draftin e propozuar nga Qeveria e kemi marrë vetëm para pak ditësh, ngase
    edhe Qeveria e re është formuar vetëm para dy javësh, si një projekt tanimë të përgatitur
    nga Qeveria e kaluar.

    Dhe këtu, sa u përket ditëve, shpresoj të mos jetë problemi. Vërejtjet për këtë Buxhet janë
    të panumërta, mirëpo konsideroj se problemi krucial qëndron në diçka që përsëritet e
    përsëritet për rreth 15 vjetët e fundit lidhur me projektimin real apo jo të të gjitha
    buxheteve.

    Të gjithë të mirë informuarit e dinë dhe e thonë se po të zbatoheshin ligjet dhe Kushtetuta
    nga institucionet e vendit, Buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2015 do të kapte
    shifrën prej së paku 3 miliardë euro. Jam shumë e sigurt se këtë informatë e kanë dhe e
    dinë edhe qeveritë e gjertanishme, sikur edhe kjo Qeveri e zgjedhur dhe e rizgjedhur para
    dy javësh.

    Duke marrë parasysh faktin që e theksova më parë se të gjithë qeveritarët që e kanë
    udhëhequr vendin, për arsye që vetëm ata i dinë, gjer më sot nuk na e kanë thënë të
    vërtetën e madhe, respektivisht asnjëherë nuk janë zotuar se do t’i mbledhin të gjitha
    taksat e tatimit në zbatim të ligjit e të Kushtetutës në tërë horizontalin e saj
    gjithëpërfshirëse, duke i trajtuar të gjithë pa dallim të barabartë para ligjit, të gjitha
    bizneset dhe të gjithë qytetarët, pa bërë asnjë diskriminim, por edhe pa e krijuar ose pa u
    bërë favore selektive, gjë e cila ka ndodhur në vazhdimësi dhe e cila nuk do të duhej të
    ndodhte në një ekonomi tregu.

    Javën e kaluar për herë të parë një presidente vendi foli troç para jush këtu dhe para
    Kabinetit qeveritar dhe u tha pa ekuivokë, ndër të tjera vetëm po e ndaj këtë fjali:
    Lehtësimi i konkurrencës së lirë dhe zhbërja e karteleve dhe monopoleve mundësojnë
    rritje të qëndrueshme gjithëpërfshirëse ekonomike të mbështetur te frytet e iniciativës së
    lirë, te inovacioni dhe hulumtimit e zhvillimit. Nëse e duam një shoqëri të lirë, e ky
    sigurisht duhet të jetë synimi ynë kryesor, ne duhet ta nxisim konkurrencën e lirë dhe të
    pamundësojmë koncentrimin e pushtetit në duart e një pakice, e cila pastaj e keqpërdor
    sistemin për t’u siguruar të drejta të padrejta realisht individëve dhe grupeve të caktuara
    të interesit, të cilët edhe i financojnë.

    Kjo nuk është ekonomi e lirë e tregut, të nderuar, por ekonomi e elitave të vetëquajtura që
    shndërrohen në pengesë të zhvillimit tonë të gjithëmbarshëm.

    Prandaj, edhe unë si deputete e pavarur, duke qenë se i kam informatat e plota dhe të
    besueshme për realitetin rreth mbledhjes së Buxhetit, propozoj që para se të miratohet
    Buxheti dhe të bëhet shpërndarja e tij ta formojmë një komision hetimor parlamentar, të
    përbërë nga të gjitha përfaqësimet në Parlament, me një kryesues dhe shumicë anëtarësh
    po nga opozita, i cili do t’i hetonte dhe do t’i bënte gjetjet e qëndrueshme dhe të
    besueshme për të vërtetën reale në mbledhjen e tatim-taksave.

    46
    Këtë veprim po e bëj në pajtim të plotë në të drejtat e deputetit të Kuvendit të Kosovës
    dhe për t’i kontribuar përfundimisht së vërtetës dhe mirëqenies në vend, duke i siguruar
    Buxhetit, respektivisht qytetarëve të vendit edhe më shumë se 1 miliard euro, të cilat ju
    këtu nuk i keni në këto letra, mirëpo janë para që hyjnë në Kosovë, ngase unë botërisht u
    kam premtuar atyre se do të jem zë i tyre në Parlament.

    Sa i përket këtij propozimi për Buxhetin 2015, unë mendoj se duke marrë parasysh faktin
    se pas një ngërçi të paparë këtu te ne për afro më shumë se 6 muaj, duhet të jemi të
    përgjegjshëm për vendin dhe për qytetarët, që vendin ta bëjmë sa më shpejt me Buxhet,
    por e theksoj, me kusht që gjetjet e komisionit hetues parlamentar të inkorporohen në
    rishikimin e Buxhetit në qershor të vitit 2015, gjë që nuk ishte dashur t’i pengojë askujt,
    sepse në këtë mënyrë do të mund ta rritnim Buxhetin për së paku 50%, pra një Buxhet
    dukshëm më të madh në interes të qytetarëve dhe zhvillimit të këtij vendi.

    Jam e bindur se komisioni i posaçëm hetues parlamentar do ta ketë mundësinë për t’i bërë
    gjetjet dhe konstatimet e besueshme se si i kemi humbur për çdo vit kalendarik nga një
    buxhet të tërë, duke i adresuar gjurmët e shpërdorimeve eventuale të cilitdo zyrtar të lartë,
    të mesëm dhe të ulët në të gjitha pushtetet.

    Ka shumëçka për të propozuar në këtë draft-buxhet, shumëçka u tha edhe nga opozita sot,
    e që nuk është në rregull, por në interes të vendit dhe qytetarëve. Unë personalisht në
    asnjë moment nuk do të jem pengesë që vendin ta futim në krizë buxhetore. Ne edhe
    ashtu-kështu, të nderuar, jemi në krizë të qeverisjes së mirë për afro hiç më pak se 15
    vjet. Është koha e fundit të reflektojmë pozitivisht në të mirë të shtetit dhe qytetarëve të
    vendit. Faleminderit!

  • Faleminderit deputete! Me mirëkuptimin tuaj, pasi është edhe koha e drekës
    për një orë e gjysmë do të bënim pauzë, në orën 14:30 pastaj e vazhdojmë seancën.



    * * *















    47
    Vazhdimi i mbledhjes pas pauzës
    Mbledhjen e drejton kryetari i Kuvendit, z. Kadri Veseli.

  • Të nderuar deputetë,
    E vazhdojmë seancën me diskutime nga deputetët, të cilët janë lajmëruar për diskutim në
    seancë. Para se deputetët ta marrin fjalën me radhë, e lus ministrin e Punëve të
    Brendshme, pasi e ka një replikë, në bazë të Rregullores - 2 minuta.

  • Të nderuar deputetë,
    I nderuar kryetar,
    Ministër Hoti,
    Unë pandehja se sot do të bisedojmë për Buxhetin, përkatësisht për projektbuxhetin e
    Republikës së Kosovës për vitin 2015. Ndërkohë këtu para jush u transmetua një e
    pavërtetë ordinere, të cilën unë jam i detyruar ta sqaroj deri në fund.

    Shumë shpejt juve do të ju shpërndahet edhe një komunikatë që ka të bëjë me çështjen e
    migruesve të paligjshëm. Është çështje e dhimbshme, e cila po na mundon të gjithëve dhe
    unë jam i sigurt që secilin prej jush e mundon baras kjo çështje. Nuk është çështje mbi të
    cilën mund të ndërtojmë kapitale politike, mund të bëjmë prova, të bëjmë kapitale
    politike, por ju siguroj që çdo përpjekje për të bërë kapital politik në këtë çështje është e
    dështuar.

    Ambasadori austriak në Kosovë e ka shpërndarë për media, për politikanët dhe për
    anëtarët e Legjislaturës një komunikatë, në të cilën, ndërmjet tjerash, thuhet se ‘secili
    migrues ilegal që zihet në ndonjë vend ‘shengen’ mund të ngarkohet me shpenzime
    administrative deri 7 500 euro për ta kthyer prapa. Domethënë, nuk bëhet fjalë assesi për
    dënime që mund t’i shqiptojë Qeveria e Kosovës, ose institucionet e Kosovës, por bëhet
    fjalë për ngarkesa administrative prej 100 deri më 7 500...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Vazhdoja regjia, të lutem!

  • Kujtoj që është me interes të bëjmë apel te të gjithë kosovarë secili
    prej nesh - mos paguani para nga buxheti juaj familjar për t’u futur në telashe, sepse
    ambasadorët e vendeve të cilat i kanë destinacion kryesor emigrantët nga Kosova po na e
    thonë qartë që gjasat për të fituar azil janë gati zero. Prandaj, apeli im është që të mos
    detyrohen njerëzit tanë të paguajnë shuma aq të majme - taksa administrative në Austri,
    Gjermani e në Francë për t’i paguar shpenzimet për kthimin e vet në atdhe. Domethënë,
    fjala është për shpenzime dhe dënimet që i shqiptojnë vendet anëtare të Bashkimit
    Evropian, e assesi Republika e Kosovës, dhe unë ju siguroj që ministri i Brendshëm,
    Skender Hyseni, asnjëherë nuk e ka thënë një gjë të tillë. Faleminderit!

  • Arben Gashi, deputet i nderuar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e keni
    fjalën.


    48
  • Faleminderit!
    Se si më thirre kështu, thashë mos ka ndonjë apel të veçantë.
    Sot para vetes e kemi një ligj, i cili ka karakteristika të veçanta dhe karakteristika e tij
    specifike në kuadër të këtij debati ka të bëjë me pasqyrat për të hyrat dhe shpenzimet që
    do t’i bëjë Republika e Kosovës në vitin 2015.

    Dhe ky ligj në vetvete me këto pasqyra ka për qëllim që t’i përfaqësojë politikat
    qeverisëse për vendin në vitin 2015.

    Meqë bëhet fjalë për politika qeverisëse, atëherë normalisht që bëhet fjalë edhe për
    politika programore dhe politika të ofruara, apo të ofertuara në programin elektoral.

    Sot e kuptuam nga zoti Hoti, e po ashtu edhe nga kryeministri Mustafa, se ky projektligj
    që e kemi sot para vetes është projektligj i përgatitur nga Qeveria paraprake.

    Prandaj, ka edhe shumë probleme dhe mospërfaqësim politik të programit politik të
    Lidhjes Demokratike të Kosovës, por po ashtu na u tha se programi politik i Lidhjes
    Demokratike të Kosovës pritet të inkorporohet në Buxhet ndoshta me rishikimet
    buxhetore, ose me projektbuxhetin e vitit 2016.

    Nga ajo që u diskutua këtu dhe që u pa po ashtu në projektligjin për Buxhetin dhe në
    pasqyrat të cilat janë prezantuar na rezulton që i kemi disa probleme. Ajo që është
    deklaruar dhe që e presin shumica e punëtorëve në sektorin publik të Kosovës - rritja e
    pagave prej 20%, nuk ekziston.

    Po ashtu, zbatimi i Kontratës Kolektive me të gjitha fushat e saj do të jetë problematik.
    Po ashtu, nuk marrim garanci për zbatimin e plotë të Ligjit për sigurimet shëndetësore
    dhe këtu po ashtu nuk e kemi të përfshirë sigurimin shëndetësor dhe sigurimin jetësor për
    kategori të veçanta me rrezikshmëri në punë, siç janë Policia dhe zjarrfikësit, për të cilin
    ne e kemi diskutuar si pjesë e programit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, por që do të
    punojnë besoj në të ardhmen që të përfshihet ndoshta me rishikimin buxhetor.

    Pra, ne mund të konkludojmë se sot e kemi një projektligj, i cili i ka disa pasqyra të cilat
    parashikojnë të hyra dhe shpenzime. Të hyrat relativisht dihet saktë se sa janë, përveç se
    nuk e kemi të qartë nëse do të kemi të hyra të menjëhershme, siç jemi mësua t’i shohim
    katër vjetët e fundit në Buxhet, të cilat i janë referuar procesit të privatizimit, ndoshta
    privatizimit të Postë-Telekomit të Kosovës, apo institucioneve tjera. Dhe, zoti Hoti këtu
    ndoshta mund të na japë ndonjë shpjegim.

    Dhe, po ashtu, në të njëjtën kohë, ne i kemi edhe disa çështje, të cilat duhet t’ua themi
    qartë qytetarëve të Kosovës se Projektligji për Buxhetin, apo Buxheti i vitit 2015 nuk
    parasheh rritje prej 25%, sepse nuk ka para.

    Nuk parashihet zbatimi i plotë i Kontratës Kolektive, si në shujtat e ngrohta, ashtu edhe
    në çështjet tjera që kanë të bëjnë me vjetërsinë në punë, apo çështje tjera.


    49
    Programi politik partiak nuk është përfshirë, sepse është projektbuxhet i propozuar nga
    Qeveria paraprake dhe për shkak të kohës nuk ka mundur të ndryshohet, por pritet të
    ndryshohet në të ardhmen.

    Dhe prioritetet e punësimit dhe aspektit të zhvillimit ekonomik akoma nuk janë të qarta,
    sepse disbalanca e këtij projektbuxheti ka të bëjë edhe me çështjet e prioriteteve
    programore, prioriteteve zhvillimore, me infrastrukturën fizike, me projektet kapitale, të
    cilat normalisht janë të kontraktuara në masën, u tha këtu mbi 85%, më duket, nëse nuk
    gaboj.

    Dhe, do të kisha pasur dëshirë që nëse zoti Hoti ka diçka që mund të thotë për këto
    çështje, sa i përket rritjes së pagave, Kontratës Kolektive, Ligjit për sigurimet
    shëndetësore, sigurinë në punë, prioritetet e Qeverisë, prioritetet zhvillimore dhe për
    sigurimin shëndetësor le të na sqarojë pak më shumë dhe ne do të ishim pak më të qetë si
    përfaqësues të qytetarëve të Kosovës dhe si votues në këtë Parlament, në mënyrë që ne ta
    marrim vendimin e duhur dhe ta japim qëndrimin tonë si qëndrim të bindjeve tona mbi
    projektligjin që e kemi përpara. Faleminderit!

  • Deputeti Fatmir Limaj e ka fjalën.

  • Të nderuar kolegë deputetë,
    Sot po bisedohet për projektligjin më të rëndësishëm për një qeveri, sidomos një qeveri, e
    cila e ka marrë mandatin tani dhe pritet ta qeverisë vendin në katër vjet e ardhshme.

    Me vjen keq që këtu nuk është kryeministri këtu, por sido që të jetë unë do t’i shpalos
    disa pikëpamje të mia rreth këtij projektligji.

    Besoj që jo vetëm deputetët, por praktikisht vetë ministrat dhe vetë kryeministri nuk kanë
    pasur kohë për ta parë këtë buxhet dhe studiuar në tërësi. Prandaj, edhe ne nuk mund ta
    japim një analizë të gjithanshme të asaj çka presim në vitin e ardhshëm.

    Ngutja - unë personalisht kam pritur që Qeveria e re do t’i japë kohë vetes të paktën nja
    një muaj, që dalëngadalë ta rishikojë e ta rindërtojë një Buxhet, i cili do t’i përshtatet
    programit, ose objektivave të qeverisjes së re.

    Nga ajo që ne sot kemi në dorë shihet që ky projektbuxhet, ashtu siç e thanë edhe
    kryeministri edhe ministri i Financa, është Buxhet i Qeverisë së kaluar, pa ndryshuar
    asgjë, që do të thotë se edhe këtë vit buxhetor, në viti i rin e ri do të futemi me Buxhetin e
    Qeverisë të përpiluar dhe të përgatitur sipas parametrave, objektivave dhe politikave të
    Qeverisë së kaluar.

    S’ka asnjë dilemë më besoj. Një pjesë e madhe e kolegëve e thanë se nga ky nuk kemi
    Buxhet zhvillimor, ne vazhdojmë me teori të vjetra, e ky është buxheti i varfërisë dhe e
    thellimit të varfërisë, është Buxhet i cili nuk ka asnjë lidhje, asnjë shpresë, asnjë indicie
    që do të mund ta çojë vendin drejt zhvillimit. Me një fjalë, ky Buxhet për vitin e
    ardhshëm është i pashpresë për rezultate pozitive.

    50
    Ju e patë edhe vetë ministrin e Financave që me siklet foli në arsyetimin e këtij
    projektbuxheti, sepse nuk është punë e tij. Domethënë, nuk është punë që e ka punuar ky
    vetë. Është diçka që e ka përgatitur Qeveria e kaluar dhe ky normalisht u mundua në
    aspektin që me ndershmëri profesionale të mund ta interpretojë dhe të përmendë anët
    pozitive të këtij projektligji, që fatkeqësisht pak ka diçka të mirë aty.

    Çfarë po ndodh? Qytetarët e Kosovës janë gënjyer vazhdimisht, e sidomos vitin e fundit
    dhe në fushatë elektorale, por sot në numrat e flasin të vërtetën.

    E vërteta është, ashtu siç e tha njëri nga parafolësit kolegë deputetë: “Kosova për 3-4
    vjetët e fundit është duke u ballafaquar vazhdimisht me zvogëlimin e rritjes ekonomike,
    me zvogëlimin e të hyrave buxhetore, me zvogëlimin e investimeve private. Këtë vit e
    kemi po ashtu edhe zvogëlimin e investimeve kapitale nga punët publike. Domethënë,
    vendi ynë, në vend që të shkojë drejt një reforme për të dhënë shpresë për ndryshimin e
    gjendjes, po shkon në një gjendje edhe më të keqe sesa ka qenë.

    Siç e thashë edhe më herët, me vetë faktin që është thirrur seanca në mënyrë të
    përshpejtuar për ta miratuar Buxhetin në mënyrë të përshpejtuar, e unë po ju them që nuk
    ka gjë më të rëndësishme se Buxheti, dhe nuk duhet të shpejtohet në këtë çështje, aq më
    shumë për një qeveri, e cila e ka startin e vet, atëherë ne në mënyrë të përshpejtuar do t’i
    përmendim disa nga pikat për të cilat është trumbetuar shumë dhe është gënjyer qytetari i
    Kosovës.

    Siç e pamë tashmë të gjithë dhe po pranohet edhe nga kryeministri dhe nga ministri i
    Financave, nuk ka rritje të pagave 25%. Nuk ka! Kjo do të thotë që qytetarët e këtij vendi
    janë gënjyer ashiqare dhe sot fatkeqësisht ata duhet ta mësojnë të vërtetën dhe shpresoj që
    kjo e vërtetë do të ngulitet në mendjen e tyre dhe të mos mashtrohen herrave të tjera. Nuk
    ka punësim. Nuk ka! Nuk ka asnjë shpresë, asnjë mundësi, asnjë hapësirë buxhetore që
    tregon se Kosova nesër do të ketë investime, të cilat do të çojnë në hapjen e vendeve të
    reja të punës.

    Kosova ka rrezik sot të futet, siç e kemi nisur me ministra, në njërën nga qeveritë më të
    mëdha në Evropë. Rreziku më i madh është me zëvendësministrat, numri i të cilëve po
    shkon duke u rritur. Dhe, në njëfarë mënyre ta kemi njërin ndër kabinetet më të mëdha në
    Evropë.

    Mungesa e investimeve tregon për politikën ekonomike të këtij vendi. Zvogëlimi i rritjes
    ekonomike, që është trumbetuar se do të ketë rritje, e tregon më së miri gjendjen në të
    cilën është ky vend.

    Të gjitha këto çojnë porosi dhe mesazh të keq për ata të cilët presin nga kjo qeveri - që
    nuk do të ketë ndryshime.

    Unë nuk e di ku është bashkimi ose fuzionimi i programeve politike dhe ekonomike të dy
    partive, të cilat janë në koalicion, sepse në këtë Buxhet nuk shihet. Këtu e kemi një

    51
    mentalitet të bartur, të trashëguar, i cili do të vazhdojë të qeverisë edhe me këtë vijë
    buxhetore.

    Në vitin 2015 s’ka asnjë projekt të ri. Mbi 90% e të gjithë Buxheti që sot e kemi para
    nesh janë punë të bartura nga viti 2013 e 2014 për të vazhduar më 2015. Asnjë gjë të re
    nuk do të ketë as nuk do të fillojë në Kosovë në vitin 2015 sipas këtij Buxheti. Asnjë gjë!
    Asnjë projekt, gjithmonë po flas sipas këtij Buxheti.

    Do të thotë, punët e bartura, problemet, borxhet, kaosi, çdo gjë që ka ndodhur për këto 2-
    3 vjet do të vazhdojë të bartet edhe në vitin 2015, e kjo fatkeqësisht është gjendje me të
    cilin do të ballafaqohemi në të ardhmen.

    Ku është fondi i punësimit? Ku janë mundësitë ekonomike? Cilat janë politikat fiskale që
    e mbrojnë prodhimin e këtij vendi? Cilat janë ato politika stimulative që i stimulojnë
    investimet private, bizneset e vogla e të mesme? Asgjë nuk ka aty!

    Sot çfarë kemi ne para vetes është thjesht se mbi 70% e këtij Buxheti do të shpenzohet në
    paga, mallra dhe shërbime, të evidentuara në projektbuxhet. Por, nga logjika që kemi, nuk
    mbetemi në 70%, do të shkojë diku mbi 85% në shpenzime për paga dhe mallra, sepse,
    siç u tha, Kabineti qeveritar, kur të fillojnë pastaj edhe punësimet tjera, do ta shihni se si
    do të shpërndahen këto para.

    Me një fjalë, ministri i Financave e ka një punim, sikur të themi të dilet të mbrohet
    punimi i huaj shkencor. Merreni me mend, një punim shkencor që e ka bërë dikush tjetër
    dhe duhet të dalësh ta mbrosh atë që e ke parë ti sikur ne. Imagjinojini ministrat!
    Ministrat që e marrin një ministri me e drejtua u duhet së paku - së paku një muaj e
    gjysmë për t’i parë prioritet e veta aty, për t’i paraqitur objektivat e veta aty, së bashku
    me stafin atje, për t’i futur brenda ministrisë objektivat programore të partisë së tij dhe
    pastaj t’i propozojnë Qeverisë miratimin e Buxhetit.

    Ministrat tanë nuk kanë pasur kohë as zyrat e veta t’i shohin, e atyre po u shkon Buxheti.
    As Buxhetin e ministrisë së tyre ata vetë s’e kanë parë. Imagjinojeni, ata do të drejtojnë
    ministri që objektivat edhe rezultatet e punës që priten vitin e ardhshëm t’i realizojnë janë
    të parapërgatitur nga ish-ministrat tjerë. Dhe, ju do t’i dëgjoni ministrat këtu duke i
    mbrojtur këto politika. Praktikisht, sikur që thashë, edhe ministrat dhe vetë ministri i
    Financave është sikur ta mbrojnë një punim shkencor të dikujt tjetër, e ti të dalësh ta
    arsyetosh se sa i mirë, e sa kompetent, e sa të mirë e kemi bërë atë punim.

    Kjo është, të nderuar kolegë, shumë joserioze. Prandaj, kryeministri dhe ministrat kanë
    pasur mundësi të kërkojnë kohë të paktën një muaj për t’i fuzionuar objektivat e veta për
    ta parë një qeverisje ndryshe, për të filluar realizimin e atyre për të cilat ata janë zgjedhur.
    Dikush mund të thotë ‘jo s’ka pasur kohë për shkak të rrogave’. Nuk është e vërtetë. Ky
    Parlament i Kosovës jo rrallë herë e ka miratuar Buxhetin edhe në janar, shkurt dhe mars.

    Kujtojeni qeverisjen 2007-2008, diku në mars, nëse nuk gaboj, është miratuar Buxheti
    vjetor. Dhe, së paku gjatë janarit komplet me ekspertë të fushave të caktuara është dashur

    52
    t’u jepet mundësia ministrave t’i ndërtojnë objektivat e tyre, propozim-buxhetin e tyre në
    dikasteret përkatëse dhe pastaj të ndërtohet një Buxhet si duhet.

    Kjo çfarë ka ndodhur sot, kjo është zgjedhje e tyre natyrisht, por është joprofesionale dhe
    aspak shpresëdhënëse, e unë habitem se si ata njerëz drejtojnë dikastere me
    projektbuxhetin e përgatitur, ose me politikat ekonomike të përgatitura nga ata...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Vazhdojani fjalën, ju lutem!

  • ...që këta kanë qenë kritikuesit e atyre politikave të kaluara dhe
    sigurisht kanë shpresuar ta ndryshojnë.

    Dhe, kjo mendoj që tregon për joseriozitetin e një projektligji më të rëndësishëm në
    Kuvendin e Republikës së Kosovës.

    Për një Qeveri nuk ka asnjë gjë më të rëndësishme se sa projektbuxheti. Prandaj, duhet
    dhënë kohë vetes. Duke i dhënë kohë vetes, duke u dhënë kohë edhe komisioneve, na
    kishin dhënë kohë edhe ne dhe do t’i kishin dëgjuar edhe grupet e interesit. A ka ndodh
    kjo Qeveri që për këto 10 ditë të ulet me grupet e interesit dhe ta bisedojë çështjen e
    Buxhetit, me ndonjë sindikatë, me bizneset, qofshin të mesme, qofshin të vogla, me
    investitorët. Asnjë gjë! Jo, sepse këta vetë s’kanë pasur kohë. Janë ngutur. Por, në fund,
    rezultati është ky që është. Nuk ka paga, s’ka rritje të pagave, s’ka punësim. Dhe mirë që
    disa nga kolegët këtu po flasin hapur dhe po ua thonë qytetarëve të Kosovës që t’ua
    zbresin pritjet, t’u thuhet e vërteta - e hidhur, e rëndë, e keqe, por e vërteta është shumë
    më e mirë se të vazhdohet me avazin e vjetër.

    Në fund dua ta përmbyll fjalën time duke i bërë apel kryeministrit dhe Qeverisë: Mos i
    rritni numrat e zëvendësministrave, mos bëni atë që ne po dëgjojmë që do ta bëni! Mos
    bëni, sepse ne nuk do të lëmë asnjë gjë pa bërë për të ju penguar në kuptimin institucional
    për këtë punë. Nuk keni të drejtë! Qeveria nuk është çiflig. Miratojeni ligjin e Qeverisë,
    merreni me ligj edhe njëqind zëvendësministra bëjini, por jo mënyrën siç është shkuar qe
    katër vjet. Mos e bëni se ne nuk do ta pranojmë. Në të gjitha format demokratike do të ju
    pengojmë se nuk keni të drejtë këtë vend ta ngarkoni me 50 zëvendësministra, as me nga
    2 zëvendësministra në ministri.

    Ndaleni, se kjo nuk është në rregull! Mos harroni - 10 mijë euro sot kushton një vend
    pune. 10 mijë euro për hapjen e një vendi të punës. Llogariteni me 50 zëvendësministra
    se sa vende të punës mund t’i hapni, nëse i marrim parasysh shpenzimet e tyre.

    Apeli im është: Kujdes! Ndërsa çfarë u tha, në prill, maj, qershor - rishikim - të gjithë
    këtu që janë deputetë të vjetër dhe profesionistë e dinë që s’ka hair prej asaj pune, s’ka
    rishikim. Ia pafshim hairin me këtë me këtë projektbuxhet, ky Buxhet do të shkojë deri në
    vitin e ardhshëm. Asnjë mundësi, ose mundësi shumë të kufizuara do të ketë për të bërë
    rishikime, aq më tepër në një vend ku ka mungesa të mëdha buxhetore. Faleminderit!

    53
  • E ftoj deputeten Time Kadrijaj ta marrë fjalën.

  • Faleminderit kryetar!
    Të nderuar deputetë,
    Ky Buxhet që i është propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës edhe më tutje
    vazhdon të jetë Buxhet shpenzues pa perspektivë dhe pa shpresë për një jetë më të mirë të
    qytetarëve.

    Është Buxhet i varfërisë dhe nuk siguron zhvillim ekonomik, që do të rezultojë me
    krijimin e vendeve të punës.

    Nëse e shohim dhe e analizojmë mënyrën e ndarjes së Buxhetit nga Qeveria vërehet fare
    qartë se pjesën më të madhe të parave po e merr asfalti, kurse pjesën më të vogël
    bujqësia, arsimi, shëndetësia e mbrojtja sociale.

    Megjithëkëtë, Buxheti për shëndetësi do të vazhdojë të mbetet pothuajse i njëjtë.

    Ministria e Shëndetësisë ka rritje për rreth 2,2 milionë euro, që kryesisht reflekton në
    reformën e sektorit të shëndetësisë, duke përfshirë edhe implementimin e Ligjit për
    sigurimet shëndetësore, ku janë planifikuar 10 milionë euro në formë të kontigjentës në
    Ministrinë e Financave.

    Shëndeti i popullatës kosovare vazhdon të mos jetë prioritet i kësaj qeverie, e cila edhe
    për vitin 2015, por edhe në vitet në vijim, për sektorin e shëndetësisë e ka përjetuar një
    buxhet tejet të vogël, i cili as për së afërmi nuk i plotëson kërkesat reale të popullatës.
    Sipas statistikave, Kosova ka përqindje më ulët të Buxhetit që ndan për shëndetësi, në
    krahasim me vendet e rajonit, e nëse kësaj ia shtojmë faktin se edhe ky buxhet i vogël
    keqmenaxhohet, atëherë nuk kemi si të presim shëndetësi më të mirë dhe as që jemi
    optimist se kjo do të ndryshojë për të mirë të paktën me këtë Qeveri.

    Se keqmenaxhimi është i pranishëm pothuajse në të gjitha aspektet dhe nivelet e
    shëndetësisë, kjo më së miri shihet në fushën e diagnostikës, aty ku pacientët vuajnë dhe
    në të njëjtën kohë paguajnë më së shumti, sepse aparatet diagnostike, siç janë CT-ja dhe
    rezonanca magnetike më shumë nuk punojnë se sa që punojnë, e kjo u jep mundësinë
    mjekëve që punojnë edhe në sektorin publik, por edhe privat, që t’i rekrutojnë pacientët
    në ordinancat e tyre private, ku ata detyrohen ta paguajnë një tarifë të lartë.

    Fakti që një ministri nuk ka arritur t’i zgjedhë drejtorët e klinikave për 4 vjet me radhë,
    nuk do koment. Pastaj zhvillimet e tjera në lëmin e shëndetësisë, me theks të veçantë në
    çështjen e barnave, ku ato ilegale dhe me banderola të falsifikuara e kanë mbushur tregun
    kosovar. Furnizimi i institucioneve shëndetësore nga vetë Ministria e Shëndetësisë me
    barna me afat të skaduar, mungesa e citostatikëve, insulinat, penjtë kirurgjikë, çështjet e
    specializantëve të cilët me vetëfinancim e paguajnë specializimin, është e papranueshme,
    sepse ne detyrimisht po i detyrojmë kuadrot tona të emigrojnë jashtë. Të gjitha këto e
    kanë diskredituar sistemin shëndetësor.


    54
    Me gjithë këto parregullsi, nuk është investuar fare në inspektorate, as atë shëndetësor, e
    as farmaceutik, të cilat institucione e mbikëqyrin respektimin e ligjshmërisë dhe
    monitorimin e kodit etik dhe profesional, por sa mund të arrihet e gjithë kjo me kaq pak
    inspektorë?

    Për kaosin që e ka kapluar Ministrinë e Shëndetësisë flasin më së miri skandalet e shumta
    të cilat tashmë janë bërë dukuri e zakonshme. Në këtë institucion dhe në institucionet
    vartëse të tij, aferat korruptive, procedurat e shumta disiplinore, gjetjet e shkeljeve ligjore
    në prokurimin publik dhe keqpërdorimet me tenderë të shoqëruar edhe me arrestimet e
    zyrtarëve të tij. Buxheti për barna është jashtëzakonisht i varfër, e nëse e marrim një
    krahasim shumë...

    (Ndërprerje nga regjia)
  • Nëse u është ndalur fjala, e lus regjinë t’ia vazhdojë. Mund të jetë çështje
    teknike. Në qoftë se i është ndalur fjala, e lus regjinë që t’ia vazhdojë.

  • ...Buxheti për barna është jashtëzakonisht i varfër dhe nëse e bëjmë
    një krahasim shumë të thjeshta ndërmjet Kosovës, për shembull, dhe Sllovenisë, me një
    numër afërsisht të njëjtë të banorëve, mund të themi se mungesa do të ketë për arsye se
    një buxhet kaq i vogël për barna dhe material shpenzues është larg të qenët normal dhe
    larg të qenët diçka stabile për ta furnizuar me barna gjithë këtë popullatë. Mbajtja e kësaj
    status quo-je financiare nuk është e mirë, pasi gjendja në shëndetësi nuk është e mirë.

    Në sistemin shëndetësor mungojnë aparaturat, mungojnë barnat dhe çdo gjë nuk përkon
    me zhvillimin e një shëndetësie moderne. Mosrritja e Buxhetit për shëndetësi tregon se
    nuk ka asnjë qasje serioze për përmirësimin e gjendjes në shëndetësi. Ne kërkojmë që
    shëndetësia të jetë njëra nga prioritetet qeveritare ku do të rriten investime, do të rritet
    transparenca dhe menaxhimi i përgjegjshëm i parasë publike. Kërkojmë që njëherë e
    përgjithmonë sektori i shëndetësisë të nxirret nga rruga skandaleve, e korrupsionit dhe
    keqmenaxhimit. Të rritet Buxheti për shëndetësi, të përshpejtohen reformat shëndetësore,
    veçanërisht për funksionalizimin e sigurimeve shëndetësore.

    Shëndetësia sot i ka këto të veçanta, ndodhet në një formë legjislative, me aktet
    përcjellëse nënligjore, si statuti që mund të thuhet me paqartësi në raport me ligjin. Cilat
    janë standardet bazike akredituese për institucionet shëndetësore konform legjislacionit të
    BE-së? A janë të parapara këto në Buxhet, qoftë të këtij viti, apo në kornizën afatmesme
    të shpenzimeve? Sa janë në gjendje spitalet t’i përmbushin obligimet që dalin nga një
    mori udhëzimesh administrative nga shumë ministri që kanë implikime buxhetore në
    institucionet shëndetësore, si për shembull: kushtet e sigurisë në punë; kriteret teknike për
    qasje të barabartë në institucione; shkallët e amortizimit të pasurive; edukimi i
    vazhdueshëm profesional; asgjësimi i mbeturinave medicinale, e shumë e shumë
    udhëzime - rregullore tjera.

    Buxheti i propozuar në kategoritë e pagave dhe mëditjeve e mbulon pagën ekzistuese, pa
    paraparë asnjë numër shtesë të personelit, ndërsa kërkohet hapja e shërbimeve të reja.
    Buxheti për mallra dhe shërbime e mbulon vetëm ruajtjen e status quo-s. Asnjë nga

    55
    kriteret e amortizimit të pasurive të parapara me udhëzim administrativ nuk mund të
    realizohet me ndërhyrje tek-tuk. Trajnimi dhe edukimi i personelit me këtë Buxhet nuk
    mund as përafërsisht të realizohet.

    Shërbimet komunale - i njëjti Buxhet me vite, e çdo herë shtrenjtim i rrymës, i ujit.
    Investimet kapitale - i njëjti Buxhet.

    Ky Buxhet nuk mund t’i përmbushë të gjitha premtimet e partive të koalicionit qeverisës
    që i patën dhënë gjatë fushatës zgjedhore. Nga përvoja e deritashme, buxhetet e kaluara,
    të cilat janë të ngjashme me atë të vitit 2015, nuk kanë sjellë zhvillim të mjaftueshëm
    ekonomik. Pra, në qoftë se e ndjekim një shpërndarje financiare, çfarë kemi bërë deri më
    tani, kur të gjitha paratë i çojmë vetëm në rrugë, pak në investime kapitale, gjithërajonale
    dhe pak në formim të Gjyqësorit, të edukimit dhe shëndetësisë, ose të vetë sektorit privat.
    Atëherë është pak e pritshme që të ketë ndonjë ndryshim të madh të situatës ekonomike.

    Me këtë Buxhet nuk do të ketë rritje të pagave të nëpunësve civilë, ashtu siç është
    premtuar. Zyrtarët qeveritarë nuk kanë treguar gatishmëri dhe seriozitet karshi zotimeve
    të bëra.

    Shifrat zyrtare të papunësisë dhe varfërisë gjatë këtyre viteve nuk kanë shënuar ndonjë
    rënie të madhe, ndërkohë që për shumë qytetarë thuhet se gjendja e tyre ekonomike dhe
    sociale vetëm sa është përkeqësuar. Institucionet e Kosovës karshi këtyre problemeve
    gjatë këtyre viteve e kishin hartuar strategji e dokumente të ndryshme për ta tejkaluar
    këtë gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale, por sipas njohëse të çështjeve ekonomike
    nuk kanë ndodhur ndryshime të dukshme, të cilat do të ndikonin në përmirësimin e
    mirëqenies të qytetarëve. Dhe, për këtë e vetmja shpresë e qytetarëve ka mbetur migrimi
    legal në kërkim të një jete më të mirë.

    Fondi i asistencës sociale nuk është ndryshuar plot tre vjet. Pra, ka mbetur i njëjtë, 28
    milionë. Të shpresojmë vërtet se në këtë vit do të fillojë pagesa për veteranët e Ushtrisë
    Çlirimtare të Kosovës, sepse gjithë këto vite ne e kemi neglizhuar kategorinë më të çmuar
    të shoqërisë dhe si pasojë e dimë sa është numri i veteranëve të vetëvrarë për shkak të
    gjendjes së rëndë ekonomike. E bëjmë pyetjen nëse Buxheti është shpërndarë në mënyrë
    korrekte nëpër komunat e Kosovës dhe nëse do ishte mirë që më shumë të investohet në
    komunat me zhvillim ekonomik më të dobët? Pse për magjistralen Prishtinë-Pejë është
    ndarë kaq pak buxhet, kur dihet se ajo rrugë me kryeqytetin lidh diku 500 mijë banorë?
    Rrugë ajo që mundëson prosperitet e zhvillim ekonomik. Në këtë Buxhet për komunën e
    Deçanit nuk ka asnjë projekt të ri, me gjithë kërkesat e bëra nga Komuna. Këtu kemi
    vetëm vazhdimet e projekteve të vjetra.

    Komuna e Obiliqit ka bërë kërkesa nëpër ministri për shumë vija buxhetore. Ka kërkuar
    buxhet për rritjen e numrit të punëtorëve në shumë sektorë për punë efektive
    profesionale, por me këtë Buxhet po shihet se këto kërkesa janë injoruar, e po ashtu nuk
    janë përfshirë edhe shumë projekte të tjera kapitale. Faleminderit!

  • Faleminderit! E ftoj deputetin Glauk Konjufca për fjalë.

    56
  • Qytetarë të Republikës,
    Deputetë të Kuvendit të Kosovës
    Prezantimi i kryeministrit Mustafa për projektligjin për Buxhetin filloi me dy fjali. Fjalia
    e parë është: “Po dal këtu në cilësinë e kryeministrit”… Kanë kaluar pothuajse gati dy
    javë prej kur është zgjedhur dhe ai ende nuk po beson se është kryeministër dhe po ka
    nevojë të tregojë se është i tillë. Kurse fjalia e dytë ishte: “Ky nuk është Buxheti im, ky
    është Buxhet i Qeverisë së kaluar”. Zonja dhe zotërinj, çfarë serioziteti e ka kjo Qeveri,
    kur i pari i saj në prezantimin e ligjit më të rëndësishëm të vendit del dhe thotë se ky nuk
    është projektligj i Qeverisë sime, por i Qeverisë së kaluar.

    Atëherë, duhet ta shtrojmë pyetjen themelore se a jemi në Qeverinë e tashme, apo në
    Qeverinë e kaluar, e kjo tregon më së miri se kush është kryeministri i vërtetë i
    kryeministrit Mustafa. Si dhe tregon se kush kujt ia ka mbushur gotën me ujë. Zoti
    Mustafa tha se ky Buxhet nuk i reflekton nevojat e Qeverisë. Atëherë në asnjë mënyrë
    këtu nuk paskemi të bëjmë e ndryshimin, të cilin aq shumë e ka trumbetuar Qeveria e re,
    e ardhur në pushtet. Për arsye se sipas kësaj, Buxheti qenka mishërim i projektimit të
    plotë të cilin e ka përcaktuar Qeveria e mëparshme.

    Kur e kritikonin LDK-në se pse shkoi me PDK-në, arsyetimi që ka mbizotëruar prej
    anëtarëve të saj ka qenë që megjithatë mund ta arrijmë një shkëputje prej qeverisjes së
    kaluar, sepse e kemi kryeministrin. Kjo është një gjë shumë me rëndësi, apo jo?! Ta kesh
    kryeministrin, ta kesh udhëheqjen e Qeverisë dhe sapo thotë se unë jam kryeministri në
    seancë, fjalia e dytë thotë se ky nuk është Buxheti im. Kjo tregon se këtu nuk kemi pasur
    të bëjmë madje as me zëvendësim të PDK-së. Bile të ishte zëvendësim i PDK-së!

    Kjo është thjeshtë bashkëngjitje në karvanin që ishte duke ecur në të kaluarën. Dhe,
    pikërisht këto fytyra që i kemi parë edhe në konferenca për shtyp, të cilat kur doli ky
    projektligj i miratuar prej Qeverisë dhe i draftuar në tetor të këtij viti, dolën dhe nuk lanë
    gjë pa thënë për këtë Buxhet. Tash është për gjynah se si detyrohen ta mbrojnë po atë
    Buxhet, të cilin e kishin quajtur ‘të varfërisë, të prapambetjes’, e kështu me radhë.

    Unë fjalën time do ta përqendroj më shumë te Prishtina, sepse mendoj që qyteti ynë është
    diskriminuar dhe se me këtë Buxhet, Qeveria e kaluar i është hakmarrë në mënyrë të
    veçantë. Por, tash nuk kam shpresë fare që me kryeministrin e ri do ta kemi një ndarje të
    drejtësisë buxhetore për Prishtinën, aq më tepër që kryeministër e kemi njeriun që e ka
    humbur Prishtinën dhe nuk kam shpresë se do ta ndryshojë Buxhetin sa i përket
    Prishtinës, meqenëse ka argumente që pragu buxhetor, në të cilin është limituar Komuna
    e Prishtinës, është dëmtuar për 13 milionë euro, me qëllim, duke llogaritur këtu edhe të
    hyrat vetjake të Komunës.

    Kuvendi Komunal i Prishtinës më 29 shtator 2014 e miratoi Buxhetin për vitin 2015, në
    vlerë prej 69 milionë eurosh, që ishte 6 milionë euro më i lartë sesa Buxheti që parashihet
    me qarkoren buxhetore 2015/02 për kryeqytetin tonë. Ky ndryshim prej 6 milionë eurosh
    ishte në kuadër të të hyrave vetjake, e jo në kuadër të granteve qeveritare. Ky ndryshim
    prej 6 milionë eurosh, pra u dorëzua edhe në Ministrinë e Financave më 30 shtator 2014,
    por kjo ministri, për shkak të tejkalimit të këtyre kufijve, e aplikoi nenin 62 të Ligjit për

    57
    menaxhimin e financave publike dhe të përgjegjësive, duke konsideruar se Kuvendi
    Komunal i Prishtinës ka dështuar ta dorëzojë Buxhetin në pajtim me harkoren buxhetore.

    Buxheti për Komunën e Prishtinës, që e kemi para nesh, është një propozim-buxhet i
    përgatitur nga Ministria e Financave në vlerë prej 65 milionë euro, pra 13 milionë euro
    më pak se që është miratuar në Kuvendin Komunal të kryeqytetit tonë, i cili është bazuar
    në Buxhetin e vitit 2014. Mirëpo, ky Buxhet është 6 milionë euro më i vogël, duke i
    llogaritur edhe të hyrat vetjake dhe gjithashtu është 13 milionë euro më i ulët sesa është
    miratuar prej vetë deputetëve shumicë në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

    Tani më lejoni t’u kthehem kufijve buxhetorë të vendosur për vitin 2015. Vlerësimet për
    Komunën e Prishtinës në kuadër të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve të Republikës
    së Kosovës, të detajuara në qarkoret buxhetore, të lëshuara nga Ministria e Financave
    janë të pafalshme për zhvillimin e kryeqytetit tonë, si dhe për perspektivën e Prishtinës.
    Kufijtë buxhetorë për grantin e përgjithshëm dhe për grantin në shëndetësi janë llogaritur
    duke u bazuar në numrin e popullsisë, sipas regjistrimit të cilin e posedon me statistika
    edhe Agjencia e Statistikave të Kosovës për vitin 2011.

    Sipas këtij regjistrimi, Prishtina i ka 198 mijë banorë, ndërsa në vitin 2013 Qeveria e
    Kosovës e kishte shfrytëzuar shifrën prej 388 mijë banorësh për llogaritjen e kufijve
    buxhetorë të Komunës së Prishtinës, bazuar në vlerësimin e po të njëjtës agjenci. Ky
    vlerësim ishte bërë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, duke u bazuar asokohe edhe
    në numrin e nxënësve për shkollimin parauniversitar, që konsiderohet si një ndër shifrat
    më të sakta në Kosovë, duke marrë parasysh vijueshmërinë prej gati 100% të këtyre
    nxënësve në këto nivele të shkollimit, si dhe duke u bazuar në numrin e ekonomive
    familjare, si dhe në numrin mesatar të anëtarëve për ekonomi familjare.

    Autoritetet komunale kanë hasur në raportime të shumta të banorëve të Prishtinës, të cilat
    tregojnë se janë të regjistruar p.sh. në vendlindjen e tyre, që nuk është domosdoshmërisht
    Komuna e Prishtinës, por që jetojnë dhe punojnë në Prishtinë, e që tregon se ajo ka
    shumë më shumë banorë sesa që pretendohet prej regjistrimit të fundit të popullsisë.
    Prandaj, kufijtë buxhetorë të përcaktuar për Komunën e Prishtinës janë të pafavorshëm
    dhe shkojnë në dëm të zhvillimit të kryeqytetit, në dëm të ndërtimit të infrastrukturës, si
    dhe në dëm të shërbimeve më cilësore për qytetarët dhe për arsim e shëndetësi më
    kualitative. Në mungesë të një granti specifik për kryeqytetin, Komunës së Prishtinës
    duhet t’i lejohet financimi i buxhetit të vet nga të hyrat vetjake në masë më të madhe sesa
    që është përcaktuar prej kufijve buxhetorë, të cilët janë vënë nëpërmjet këtyre qarkoreve,
    në mënyrë që kjo komunë ta vazhdojë ofrimin e shërbimeve të ndryshme, jo vetëm për
    banorët e vet, por për të gjithë qytetarët e komunave të Kosovës, duke i pasur parasysh
    ardhjet e shumta të të gjithë qytetarëve edhe nga komunat e tjera për punët e tyre
    specifike, të cilat duan t’i kryejnë në kryeqytet.

    Prandaj, ky Kuvend, nëpërmjet Komisionit të vet Funksional për Buxhet dhe në
    bashkëpunim me Komunën e Prishtinës duhet të gjejë mënyra që kufijtë buxhetorë për
    kryeqytetin tonë të rriten.


    58
  • E ftoj deputeten Emilija Rexhepi që ta marrë fjalën.

    Emilija Redžepi: Zahvaljujem se predsedniče!
    Poštovani predstavnici Vladinog kabineta,
    Kolege poslanici,
    Poštovani građani,
    I pored velikih neregularnosti koje se svake godine ponavljaju oko investicija u pećkom,
    istočkom, mitrovačkom i drugim krajevima gde žive Bošnjaci, u potpunosti podržavam
    ispred Bošnjačke zajednice, koja najvećim brojem živi u prizrenskom regionu, Predlog-
    nacrta budžeta za 2015. godinu, odnosno sve kapitalne investicije i infrastrukturne
    projekte, koje će se naredne godine realizovati u ruralnim mestima župskog i podgorskog
    kraja, a tiču se poboljšanja osnovnih uslova života naših građana. Počevši od 2009.
    godine, i ove naredne 2015. godine, u saradnji sa direktorom za kulturu, omladinu i sport,
    direktorom javnih službi, ali direktorom obrazovanja na opštinskom nivou, uvrstili smo
    veliki broj strukturnih projekata u budžetu opštine Prizren.

    Međutim, bez ekonomskog razvoja, gde akcenat posebno stavljam na razvoj
    poljoprivrede, stočarstva i turizma, prosto je nemoguće zaustaviti proces velike migracije
    koje poslednjih meseci veoma jak zabrinjavajući problem.

    Apelujem na ministra za poljoprivredu, ministra za ambient i prostorno planiranje,
    posebno kada je u pitanju razvoj turizma na Prevalcu, kao i ministsra za ekonomski
    razvoj, da u ovom mandatu budu fokusirani na razvoj tog geografskog područja, koje
    poseduje prirodne resurse i potencijale, a pre svega adekvatne ljudske resurse, koji se
    samo trebaju pravilno iskoristiti, te ovim pametnim potezom, otvoriti mnoga radna mesta
    za mlade ljude, obezbediti im ekzistenciju njihovih porodica, i zadržati ih na prostorima
    naše države. Još jednom podržavam Nacrt-budžeta za 20015. godinu i glasaću za njega.

    Poštovani predsedniče,
    S obzirom da je u nekoliko navrata danas spominjeno Ministarstvo za zajednice i
    povratak u negativnom smislu, odgovorno želim da demantujem i da se javno zahvalim
    ministru Jevtiću na investicijama u Bošnjačkoj zajednici u vremenskom periodu od
    godinu dana, od kada smo mi kao stranka imali svoga zamenika ministra u Ministarstvo
    za zajednice, i nadam se da ćemo i sa ministrom Jablanovićem nastaviti uspešnu
    saradnju, posebno kada je u pitanju investicija za Bošnjačku kulturno-omladinski centar u
    samom gradu Prizrena. Zahvaljujem!

  • Faleminderit! E ftoj deputeten Alma Lama ta marrë fjalën.

  • Faleminderit, zoti kryetar!
    Të nderuar deputetë,
    Para se të filloj të flas për Buxhetin, dua të flas për një praktikë të gabuar parlamentare
    këtu në Kuvendin e Kosovës. E kam fjalën për mandatet e kaluara, por që duket se do të
    përsëritet edhe këtë herë, kur në pjesën e fillimit të seancës, që është pjesë sa më e
    ndjekur nga qytetarët, zakonisht u jepet hapësirë deputetëve burra, e nga fundi, zakonisht

    59
    pasdite, atëherë kur vëmendja e publikut bie... nuk është fare për të qeshur, dëgjoni
    pak!,... u vjen radha edhe grave.

    Në këtë mënyrë krijohet opinioni i gabuar se gratë flasin gjëra të parëndësishme, prandaj
    ato i lënë në fund, kurse burrat thënë gjëra të mençura, gjë që nuk është e vërtetë. Dua
    t’ju them, zoti kryetar, se kjo praktikë duhet të rregullohet nga ju si drejtues i seancës,
    sepse ju e bëni renditjen. Modeli të cilin unë e propozoj është ai i Parlamentit Evropian.
    Kjo nuk është një gjë që po e shpik unë, por është në institucionin më të rëndësishëm të
    Bashkimit Evropian, pra në Parlamentin Evropian, i cili e ka konstatuar edhe atje këtë
    problem, e ka adresuar dhe e ka zgjidhur. Këtë zgjidhje e ka bërë duke ua dhënë fjalën
    me radhë deputetëve gra dhe atyre burra, duke respektuar radhën gjinore.

    Nëse ju, si kryetar, nuk e besoni këtë, ju ftoj të bisedoni me zonjën Lunaçek, e cila ma ka
    thënë edhe mua këtë dhe do ta shihni se si funksionon Parlamenti Evropian, i cili i ka mbi
    700 deputetë dhe besoj se është goxha më shumë e komplikuar renditja se sa këtu në një
    parlament, me 120 deputetë.

    Tani, sa i përket Buxhetit, unë kam pritur që në pjesën hyrëses të këtij dokumenti të
    shpaloset vizioni i Qeverisë për zhvillimin ekonomik, e jo vetëm një paraqitje teknike, si
    kjo që e kemi përpara. E kuptoj që është përgatitur nga qeverisja e kaluar, por besoj se do
    të duhej që ky vizion megjithatë të mos mungonte. Ndërkohë në të njëjtin dokument më
    vonë flitet për trendët e ekonomisë botërore, pastaj të Bashkimit Evropian dhe shumë pak
    për ekonominë e Kosovës.

    Natyrisht që Kosova është e ekspozuar ndaj kurbës së rritjes, apo rënies, apo vetë krizave
    që mund ta kaplojnë ekonominë globale, mirëpo Qeveria mund t’ia bëjë një analizë të
    thellë ekonomisë së Kosovës.

    Është alarmante që ekonomia e Kosovës mbështetet në konsum, siç konstatohet vetë në
    këtë dokument të Buxhetit dhe rreth 80% të të hyrave të Buxhetit mjaft të varfër vijnë nga
    doganat. Kështu që, Kosova është pra një treg tërësisht i vendeve dhe i prodhimit të
    mallrave nga vende e rajonit.

    Ne nuk prodhojmë, por konsumojmë. Jemi thjesht shoqëri konsumi. Në Buxhetin e
    Kosovës thuhet se kemi pasur rritje çmimesh për shkak se në prill të vitit 2014, rritja prej
    25% e pagave për shërbyesit civilë ka ndikuar në rritjen e çmimeve.

    Unë dua të pyes tani, se sa për qind janë ngritur çmimet në shportën e konsumatorit, për
    shkak të premtimeve të Qeverisë së kaluar për rritje pagash? A janë rritur edhe 25%?

    Me sa po shohim përditë, rritja e pritjeve ka çuar në ngritje të papërballueshme të
    çmimeve, për pjesën më të madhe të konsumatorëve, ndërsa, rritja e pagave të premtuara
    mbeti vetëm premtim elektoral i PDK-së, me qëllim blerjen e votës. Gjithashtu, në Ligjin
    për Buxhetin më ra në sy edhe diçka tjetër, me rëndësi të madhe. Gjatë vitit 2014
    investimet kanë shënuar rënie në terma realë krahasuar me vitin paraprak dhe për këtë faji
    i vihet situatës së padefinuar politike.

    60
    Nuk mund ta them me siguri, se ky arsyetim nuk qëndron, ama një gjë e di me siguri, se
    investimet e huaja kanë rënë për shkak të praktikave korruptive në institucionet e
    Kosovës. Tashmë janë të njohur shembujt, se si kompanitë e huaja që kanë ardhur
    fillimisht për të investuar në Kosovë, duke qenë se nuk kanë gjetur një ambient të
    përshtatshëm të të bërit biznes, janë larguar dhe kanë shkuar në vendet e rajonit, për
    shembull, në Maqedoni.

    Unë besoj, se secilit këtu i kujtohet fushata promovuese e ish ministres së Tregtisë, e cila
    thoshte se e ka përmirësuar ambientin e të bërit biznes në Kosovë, por, ja që faktet në
    terren po përgënjeshtrojnë secilën nga këto deklarata.

    Kërkoj nga Qeveria aktuale, që të marrë masa urgjente që ata investitorë të paktë që
    shfaqin interes për Kosovën, të priten me shumë interes e jo të krijohen njëmijë barriera
    korruptive.

    Vërejtje tjetër imja lidhet me mungesën e bashkëpunimit me ekonominë e shtetit shqiptar.
    Mendoj, se duhet të integrohet ekonomia e të dy vendeve dhe nuk besoj se është dikush
    që po pengon në këtë e sidomos, të krijojmë tregun e përbashkët. Prandaj, e ftoj
    kryeministrin Mustafa, që ta bëjë prioritet të Qeverisë së tij këtë çështje dhe
    përfundimisht të dalim nga kurthi i retorikës së deritanishme të bashkëpunimit.

    Tani dua të kaloj në një çështje shumë konkrete, të cilën nuk e pash të adresuar në Ligjin
    për Buxhetin. Kjo lidhet me ligjin që u miratua në mandatin e kaluar, i cili u mundëson
    grave të dhunuara gjatë luftës të ndihmohen financiarisht. Ky Buxhet ka menduar për
    shpërblimin e veteranëve të luftës, por edhe për të burgosurit politikë dhe nuk kam asgjë
    kundër kësaj, por, çuditërisht është harruar kategoria më delikate dhe që ka pësuar shumë
    gjatë luftës. Është për të ardhur keq, që kjo harresë ka ndodhur pas gjithë atij debati
    publik.

    E di që komisioni nuk e ka kryer ende punën e identifikimit të këtyre grave, ama ky nuk
    është faji i atyre grave, është sërish faj i Qeverisë. Unë do të propozoj një amendament
    me një shumë të caktuar, që do ta konsultoj me ligjin dhe një numër të përafërt të grave,
    që do të përfitonin në momentin që komisioni kryen punën. Dhe, ju bëj thirrje të gjithë
    juve si deputetë, por dhe Komisionit për Buxhet dhe Financa, që ta mbështesë atë
    amendament.

    Kemi të bëjmë me vuajtje njerëzore dhe secili prej nesh duhet të jetë më i ndjeshëm ndaj
    kësaj vuajtje. Faleminderit!

  • Faleminderit! E ftoj deputetin Blerim Shala ta marrë fjalën.

  • Buxheti i një shteti është pasqyra më e mirë e mundshme e gjendjes
    në një vend, në një shoqëri.


    61
    Buxheti i një shteti tregon me gjuhën më të qartë të mundshme, me atë të numrave, se çka
    e pret një shtet dhe qytetarët e tij në vitin e ardhshëm, por, po ashtu edhe në një periudhë
    afatmesme disavjeçare.

    Buxheti i një shteti gjithsesi shfaq në mënyrën më autentike të mundshme synimet e një
    qeverie, në segmentet kyç të funksionimit të një shteti. Ky Buxhet tregon saktë se çka ka
    ndërmend të bëjë Qeveria tash e tutje në udhëheqje me një vend, për ta sendërtuar planin
    e vet për ndryshimin e gjendjes në një shtet.

    Le t’i lëmë anash këtu të gjitha ato zotime politike, të gjitha ato premtime parazgjedhore
    dhe paszgjedhore, që janë bërë prej partive politike, që u dakorduan të udhëheqin me
    Kosovën në këtë mandat të Kuvendit të Kosovës dhe të mos merremi as me faktin bazik,
    që aktualisht deputetëve të Kuvendit të Kosovës nuk u është prezantuar as plani
    qeverisës.

    Të gjitha këto nuk çojnë peshë në debatin që do të bëhet sot në Kuvendin e Kosovës.
    Fjalët tona do të duhej të përqendroheshin në propozim-ligjin e Buxhetit të Kosovës për
    vitin 2015, sepse ai na përfaqëson të vërtetat kryesore për Kosovën e viteve 2015-2017.
    Dhe, këto të vërteta na dëftohen prej Qeverisë së Kosovës, nuk na kanë ardhur si raporte
    ndërkombëtare, as si djersitje mediesh, as opinionistësh, as si përpjekje opozitare për ta
    diskredituar Qeverinë.

    Këtu në këtë Buxhet na flet Qeveria e Kosovës, askush tjetër. Çka mund të kuptohet
    atëherë nga leximi i draft-ligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2015? Çka na pret si
    Kosovë tash e tutje në bazë të këtij Buxheti? Çka e pret qytetarin e Kosovës?

    Pyetja mbi të gjitha pyetjet është: A do të jetohet më mirë në Kosovë në vitin 2015 dhe në
    vitet vijuese? Përgjigja që del si konkludime analizës, që i bëhet këtij Buxheti është fare e
    qartë. Në vitin 2015 në Kosovë do të jetohet më keq se në këtë vit që po lëmë prapa. Kjo
    tendencë e përkeqësimit të gjendjes në Kosovës, gjithnjë sipas këtij Buxheti, do të
    vazhdojë tutje në vitet 2016 dhe 2017.

    Si mbërrihet te ky konkludim? Qeveria e Kosovës parashikon që në vitet 2015-2017 të
    ketë rritje ekonomike në vlerë mesatare prej 4,3%. Minimumi vjetor i zhvillimit
    ekonomik të Kosovës për ta siguruar ngecjen a vendnumërimin në shkallën e papunësisë,
    në nivelin e varfërisë është 7%. Minimumi vjetor i zhvillimit ekonomik në Kosovë për të
    nisur garën me Shqipërinë dhe Maqedoninë, dy shtetet më të pazhvilluara në Ballkan,
    është 10%.

    Këto shifra kanë po ashtu, autorësinë e Qeverisë së Kosovës, kësaj të kaluarës dhe të
    Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
    Po del pra, me një krahasim fare të thjesht, që në vitet 2015 – 2017 do të ketë ngritje të
    papunësisë, thellim të varfërisë, shtim të pakënaqësisë të qytetarëve të rëndomtë të
    Kosovës.


    62
    Si mund të ketë përmirësim të ndjeshëm të jetës së kosovarëve, nëse Buxheti i Kosovës i
    vitit 2017, ashtu siç figuron në këtë draft-ligj do të jetë vetëm për 9 milionë më i lartë se
    Buxheti i vitit 2015, nëse të hyrat në Buxhetin e vitit 2017 do të jenë për vetëm 23
    milionë më të larta se të hyrat e planifikuara në vitin 2015.

    Nëse nuk ka zhvillim të mirëfilltë ekonomik në vitin 2015-2017, nëse nuk ka rritje të
    Buxhetit të Kosovës, nuk ka dhe nuk mund të ketë as rritje të pagave dhe as të
    beneficioneve sociale. Prapë, këtu flet vetë Qeveria e Kosovës.

    Nëse shikojmë tabelat e Buxhetit të Kosovës, siç na e prezantuan nga Qeveria, del se në
    vitet 2015, 2016 dhe 2017 nuk do të ketë rritje të rrogave fare. Në vitin 2015 nuk do të
    ketë as zbatim të marrëveshjes apo kontratës kolektive. Këtë po na e thotë neve,
    deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe gjithë qytetarëve të Kosovës, Qeveria e Kosovës.

    Ndërsa, ky është skenari më i mirë i mundshëm i Qeverisë së Kosovës, i cili parashikon
    mbushjen e arkës së shtetit nga doganat e Kosovës dhe nga ATK për mbi planin për të
    hyrat e vitit 2014, i cili sivjet nuk do të realizohet as 90%. Si mund të ketë atëherë rritje
    substanciale në vitet 2015-2017 në të hyrat doganore tatimore në këtë shkallë të
    zhvillimit ekonomik, që nuk është as 4,5% në mesatare.

    Si është e mundur, që Qeveria e Kosovës edhe në tre vjetët e ardhshme synon që arkën e
    shtetit të mbushë me të hyra doganore, ndërsa Qeveria e kaluar, jo opozita, në vitin 2011
    ka paralajmëruar domosdoshmërinë e reduktimit të varshmërisë së Buxhetit të Kosovës
    nga Dogana, sepse afrimi kah Bashkimi Evropian nënkupton gjithsesi edhe përqendrimin
    e qindpërqindtë tek të hyrat tatimore vendore.

    Në vitet 2015 e 2016, si pasojë e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin
    Evropian dhe Marrëveshjes së tregtisë së lirë me Turqinë, ne do të kemi më pak të hyra
    nga doganat. Si është e mundur që deficiti tregtar, që sa vjen e rritet, sivjet është për 3,2%
    më i madh se në vitin 2013 e Qeveria e Kosovës ende flet për favorizimin e prodhimit
    vendor dhe të eksportit.

    Si është e mundur, që Qeveria e Kosovës planifikon rritjen e investimeve nga jashtë pas
    këtij kolapsi në vitin 2014, kur kemi një rënie prej 43% të këtyre investimeve krahasuar
    me vitin 2013?

    Si është e mundur, që Qeveria e Kosovës njëkohësisht flet për trendët jo shumë
    shpresëdhënëse ekonomike në Euro-zonë dhe pret që në vitet e ardhshme shqiptarët e
    Kosovës të shtojnë dërgesat e tyre tek familjarët, të cilat në vitin 2017 do të duhej të
    mbërrinin shifrën prej 695 milionë euro? Apo, këtu llogaritet që mijëra shqiptarë të
    Kosovës, që po largohen javët e fundit për në Evropë, do t’u dërgojnë ndihma familjeve
    të tyre.

    Me këtë trend që është në fuqi, këto ditë do të kemi dhjetëra- mijëra shqiptarë më pak në
    Kosovë dhe si pasojë edhe numri i të papunëve do të ulet, apo jo?


    63
    Nuk ka pra, aspak lajme të mira për Kosovën, për qytetarët e saj nga ky Buxhet i
    Kosovës, i cili po shqyrtohet sot. Qeveria e Kosovës po na flet në këtë mënyrë. Kjo
    qeveri do të detyrohet për të shmangur një katastrofë ekonomike dhe sociale, që na
    kanoset, të bëjë një ‘stend by’ aranzhman të ri me Fondin Monetar Ndërkombëtar, rrogat
    do të ngrihen, TVSH do të rritet, çmimet e rrymës po ashtu. Borxhi publik i shtetit do të
    rritet shumë në vitet e ardhshme. Borxhe në para dhe telashe të shumta politike do të jetë
    trashëgimia e kësaj qeverie. Faleminderit!

  • Faleminderit! E ftoj deputeten Albulena Haxhiu të marrë fjalën.

  • Të nderuar qytetarë të Republikës,
    Të nderuar deputetë,
    Ndonëse shumë fjalë e premtime për reformim në sistemin e drejtësisë dhe forcim e
    pavarësim të tij, si nga kryeministri Mustafa e gjithashtu edhe nga zëvendësi i tij,
    Hajredin Kuçi, sërish dëshmohet që sikur edhe Qeveria e Kaluar edhe kjo e tanishme, nuk
    e kanë as në qëllim, nuk kanë as vullnet dhe as plan të mbështesin forcimin e sistemit të
    drejtësisë dhe deklarimet publike të tyre janë mashtrime të radhës dhe hedhje hi syve
    qytetarëve.

    Në bazë të parimit të ndarjes së pushteteve, pushteti gjyqësor paraqet njërën nga degët e
    pushtetit me rëndësi jetike brenda një organizimi shtetëror. Si i tillë, Sistemi Gjyqësor
    është garanti kryesor për stabilitetin juridik në drejtim të mbrojtjes së ligjshmërisë dhe
    kushtetutshmërisë së shtetit. Në këtë drejtim, financimi dhe strukturimi i tij është tejet i
    rëndësishëm, kur flasim për aspektin funksional.

    Në strukturën buxhetore të Republikës së Kosovës për vitin 2015, që përfshinë një shumë
    prej 1 miliard e 576 milionë, ndarja buxhetore për sektorin e drejtësisë është vetëm 31
    milionë. Kur kemi parasysh që këtu hyn Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli
    Prokurorial, Agjencia për Ndihmë Juridike falas, Instituti Gjyqësor i Kosovës, Gjykata
    Kushtetuese dhe nëse e krahasojmë ndarjen sipas përqindjes nga totali i Buxhetit të
    Kosovës, shohim se ekzekutivi ka ndarë për këtë vit 0.02% më pak për sektorin e
    drejtësisë në krahasim me vitin e kaluar, në relacion me totalin buxhetor.

    Pra, jo që nuk ka rritje, siç u tha më parë, por ka madje edhe ulje teksa krimi i organizuar
    e korrupsioni është në rritje. Kjo ndarje tregon denigrimin që i bëhet degës së gjyqësorit,
    pra vetëm as 2% në fakt e totalit buxhetor ndahet për sistemin e drejtësisë. Qeveria e
    shkuar e projektoi Buxhetin ilegalisht, mirëpo kjo e tanishmja nuk pati as vullnetin që të
    bëjë ndryshimet në përputhje me nevojat e institucioneve, në këtë rast me ato të
    drejtësisë.

    Me ndarjen aktuale kjo qeveri po e saboton sektorin e Drejtësisë, duke tkurrur atë në
    aspektin financiar. Unë ju sjell në vëmendjen tuaj, të nderuar deputetë, që sot sistemi i
    drejtësisë ballafaqohet me probleme të ndryshme, që janë serioze.


    64
    Kushtet subjektive të gjyqtarëve dhe prokurorëve janë të mjerueshme, numri i madh i
    lëndëve të pazgjidhura qëndrojnë të pluhurosura në sirtarët e gjykatave e gjithashtu,
    mungesa e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

    Kërkesa e Këshillit Gjyqësor ka qenë angazhimi edhe i 30 gjyqtarëve të tjerë, ndërsa
    Këshilli Prokurorial ka kërkuar 20 prokurorë dhe 50 persona si staf mbështetës. Asnjëra
    nga kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh, as edhe për një pozitë të vetme, lëre më
    shumë.

    Shtetet të cilat janë të interesuara ta forcojnë sistemin e drejtësisë e reflektojnë atë, së pari
    në Buxhet. Po e marr një shembull, vendet e rajonit në buxhetet e tyre kanë një ndarje
    buxhetore prej një mesatareje 4% deri në 5% për sistemin e drejtësisë në Buxhetin e
    përgjithshëm shtetëror. Nëse vazhdohet kështu, ne jo vetëm se nuk do të arrijmë që ta
    stabilizojmë pushtetin gjyqësor, por jemi duke shkuar në regres të qartë dhe të
    qëllimshëm.

    Sigurisht, që ne jemi të vetëdijshëm që pavarësisht atyre se çfarë thuhet, këta njerëz
    asnjëherë nuk do ta forcojnë sistemin e drejtësisë, sepse në fakt interesi i tyre kryesor
    është mbajtja në këtë gjendje, madje edhe degradim i mëtejmë. Kështu, këta këtu, të
    rreshtuar si Qeveria e Kosovës, janë të interesuar të zhvillojnë metoda e mekanizma që
    mbajnë trupën e gjyqtarëve e prokurorëve nën shantazh e kontroll, qoftë institucional,
    qoftë joinstitucional. E sigurisht, që ndarja e Buxhetit është një mekanizëm i përkryer për
    këtë qëllim.

    Të nderuar deputetë,
    Këshilli Gjyqësor i Kosovës me 2118 personel të të gjitha niveleve ka të parashikuara
    vetëm 15 mijë euro, ndërsa Ministria e Financave me 1704 të punësuar do të ketë 25 mijë
    euro, për pagat e tyre është fjala. Pa dashur të vendos masë krahasimi, por si ka mundësi
    që të na kushtojë më shumë Ministria e Financave me më pak zyrtarë se sa i gjithë
    Këshilli Gjyqësor i Kosovës?

    Prokuroria Speciale me 54 të punësuar për vitin 2015 ka vetëm 510.000 euro në
    dispozicion, pra një mesatare prej 710 euro në muaj, duke mbajtur parasysh se ka nivele
    të ndryshme pagesave, pra që mund të ketë dhe më poshtë se kaq, teksa Zyra e
    Kryeministrit do të shvasë Buxhetit të Kosovës hiç më pak se 773 657 euro, pra edhe 200
    mijë euro me shumë se prokurorët special të Kosovës.

    Tani veç e merrni me mend të gjithë çfarë kishte parashikuar ministri i Jashtëm i
    tanishëm, Hashim Thaçi e çfarë po zbaton kryeministri i tanishëm, Isa Mustafa. Tamam
    luftë të organizuar, kundër “luftës ndaj krimit të organizuar”. Faleminderit!

  • Faleminderit! E ftoj deputeten Vjosa Osmani.

  • Faleminderit!
    Të nderuar deputetë,

    65
    Gjatë shqyrtimit të Ligjit për Buxhetin, si çdo vit tjetër, pyetja themelore që duhet t’ia
    bëjmë secili vetes është nëse ky Buxhet siguron zhvillim ekonomik.

    Dhe, e vërteta është që pavarësisht sa flasim dhe çka flasim ne sot këtu për orë të tëra,
    qytetarët mendojnë se përgjigja në këtë pyetje është “Jo”. Së paku, kështu është
    perceptimi dhe nëse sot dikush thotë që ky perceptim është i parëndësishëm, mjafton të
    shikohen radhët e gjata të qytetarëve, që bëhen gati për t’u larguar nga Kosova.

    Numri i tyre ka qenë jashtëzakonisht i madh edhe vitin e kaluar e ka vazhduar të rritet
    edhe sivjet, teksa po e mbyllim vitin 2014. Ata thonë, se në Kosovë nuk shohin
    perspektivë e zhvillim dhe kërkojnë të gjejnë mbijetesën diku tjetër. Prandaj, ajo që duhet
    të na preokupojë të gjithëve, është nëse me këtë Buxhet dhe mënyrën si është planifikuar
    ai, ne po ndryshojmë diçka në mënyrë që ky largim masiv nga Kosova, që po e dëmton
    edhe të ardhmen evropiane të vendit, të ndalohet.

    Buxheti që kemi sot para nesh, siç u tha disa herë edhe nga vetë anëtarë të Kabinetit
    qeveritar, nuk ndryshon shumë nga ai i viteve të kaluara, sepse shkaku i procedurave nuk
    ka mundur të ndryshohet, sepse është kohë shumë e shkurtër, që u formuan institucionet.
    Megjithatë, është e domosdoshme që pjesë esenciale e Programit të LDK-së për zhvillim
    ekonomik, që në fokus e kanë sektorin privat si gjenerues kryesor të vendeve të punës, të
    reflektohen në këtë Buxhet edhe ndërmjet dy leximeve, por edhe gjatë rishikimit që do të
    bëhet pas disa muajsh.

    Nëse kjo nuk bëhet dhe nëse sektori publik vazhdon të mbetet punëdhënësi kryesor në
    Kosovë, qytetarët do të vazhdojnë ta kërkojnë perspektivën tjetërkund e jo brenda vendit.

    Një çështje tjetër, që po ashtu ka të bëjë me agjendën e integrimit evropian është ajo e
    ripranimit, riintegrimit dhe riatdhesimit të personave që kthehen në Kosovë, pasi t’u jetë
    refuzuar azili në vendet përkatëse të BE-së. Përkundër një Buxheti të alokuar vitin e
    kaluar ka pasur probleme jashtëzakonisht të mëdha në mënyrën se si është ndarë dhe
    shpenzuar ai, në veçanti nga komunat dhe, përsëri ka pasur raportime të shumta për
    familjet, që përkundër të drejtës së tyre ligjore për të përfituar nga ky Buxhet, kjo nuk u
    është mundësuar.

    Çështja e dytë që dua të ngre është buxheti për qytetin e Mitrovicës. Fatkeqësisht, mund
    të hingëllojmë pak lokalistë kur flasim për qytete veç e veç, por arsyeja pse unë flas sot
    për Mitrovicën është paka më e veçantë. Ky buxhet, fatkeqësisht, sivjet është vetëm 15
    milionë, ngjashëm me shumicën e komunave të vogla. Vetëm 1,7 milionë euro, për
    shembull, janë ndarë për kategorinë e zhvillimit ekonomik për këtë komunë.

    Kjo tregon, të nderuar deputetë, se pavarësisht situatës unike, në të cilën është gjendur
    kjo komunë që nga paslufta e deri më sot, akoma nuk ka trajtim të veçantë, që do të mund
    të nxiste zhvillim ekonomik dhe punësim. Për shkak të tensioneve të mëdha që rezultuan
    me mungesë të sigurisë, investimet në Mitrovicë për vite të tëra kanë qenë pothuajse
    inekzistente. Niveli i papunësisë është ndër më të lartët në Kosovë. Kjo ka bërë që një
    numër i madh i qytetarëve të kësaj komune të shpërngulen në Prishtinë. Në mënyrë që të

    66
    mos vazhdojë diskriminimi që ka ngjarë shkaku i tensioneve politike, ka ardhur koha që
    Mitrovica si komunë, ashtu siç e ka proklamuar vazhdimisht LDK-ja edhe në të kaluarën,
    të ketë trajtim të veçantë dhe të ketë një buxhet, i cili do të garantojë zhvillim ekonomik
    të komunës dhe rritje të vendeve të punës.

    Ne vërejtëm që në nenin 9,3 dhe 12 të Ligjit për Buxhetin, tashmë është paraparë fondi i
    veçantë për veriun. Natyrisht, që unë nuk jam duke propozuar diçka identike për pjesën
    jugore, pra për komunën e Mitrovicës, por është esenciale të dihet që trazirat politike në
    këtë pjesë të vendit e kanë prekur si veriun, si jugun, njëlloj. Prandaj, do të ishte
    diskriminuese të mendojmë vetëm për zhvillimin e njërës pjesë, sepse integrimi mund të
    arrihet vetëm nëse zhvillohen të dyja anët e lumit Ibër.

    Magjistralja apo buxheti për magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, në qoftë se shikojmë atë që
    është ndarë tek Buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës, shihet se nuk ka asgjë të ndarë për
    vitin 2015, por vetëm bartje e mjeteve të vitit paraprak. Duke pasur parasysh vonesat
    jashtëzakonisht të mëdha në ndërtimin e kësaj magjistraleje, që kanë shkaktuar jo vetëm
    pakënaqësi tek qytetarët, por edhe dëme ekonomike, është jo e logjikshme që të mos
    parashihet as edhe një cent i vetëm për vitin 2015, që do të mund të përshpejtonte
    përfundimin e këtij projekti.

    Nga ajo që është parë deri më tani, përkundër vonesave që kanë zgjatur për vite të tëra,
    edhe cilësia e punës ka qenë shumë e dobët dhe mungesa e shenjave në vend punime ka
    rezultuar me shumë aksidente. Prandaj, dua të tërheq vërejtjen, që Ministria e
    Infrastrukturës të ndërmarrë masa urgjente, që të adresohen këto shqetësime të qytetarëve
    dhe të bizneseve përgjatë kësaj magjistraleje dhe të sigurohet që cilësia e punëve të
    kryera të jetë në përputhje me lartësinë e investimeve dhe që ky projekt jetik të
    përfundojë shumë shpejt.

    Çështja e tretë, që dua të ngre, është mospërputhshmëria e planit të veprimit të MSA-së
    apo Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Buxhetin e propozuar sot për votim. Ka
    mjaft veprime të parapara në këtë plan për MSA-në, i cili është miratuar në mandatin e
    kaluar nga ky Kuvend, të cilat nuk janë të parapara, pra kostoja e tyre buxhetore nuk
    është paraparë fare në Buxhetin e Republikës së Kosovës. Një prej tyre ka të bëjë me
    shumën, për shembull prej 390 mijë eurosh, e cila është paraparë në MSA, si një ndër
    veprimet për t’u ofruar mbrojtje gjyqtarëve, dëshmitarëve e paditësve. Nuk po flas këtu
    për prokurorë, sepse ajo shumë është paraparë dhe po ashtu, po e ripërsëris, kjo ka qenë
    edhe një ndër çështjet, që LDK-ja i ka avokuar vazhdimisht, pra që mbrojtje të ketë edhe
    për gjyqtarët e jo vetëm për prokurorët.

    Pra, duhet gjatë rishikimit apo edhe gjatë paraqitjes së amendamenteve të kemi të qartë,
    që plani i veprimit për MSA-në duhet të reflektohet kostoja e këtij plani në Buxhetin e
    Republikës së Kosovës.

    Çështja e katërt, u diskutua nga disa deputetë, ka të bëjë me shëndetësinë. Unë do ta prek
    vetëm një çështje këtu, një problematikë tepër të madhe që secili prej nesh, që kemi qenë
    në QKUK e kemi vërejtur dhe kjo ka të bëjë me mungesën e barnave esenciale.

    67
    Ish-ministri i Shëndetësisë vazhdimisht nëpër intervista na ka thënë në të kaluarën, që kjo
    listë nuk mund të kompletohet, sepse mungon Buxheti prej 9 milionë eurosh. Pra, është
    fjala vetëm për 9 milionë euro, që mund të kushtojë ndonjë rrugicë diku në një lokalitet,
    të cilat nuk po ndahen në mënyrë që kjo listë e barnave esenciale të plotësohet, në mënyrë
    që gratë të cilat lindin mos të kenë mungesë të barnave të cilat do t’ua parandalonin
    trombozën, për shembull ose që foshnjat e porsalindura të mos kishin mungesë të barnave
    të cilat do ta parandalonin infektimin e tyre, siç ka ndodhur.

    Pra, është një çështje kaq esenciale, e cila kushton vetëm edhe 9 milionë ekstra. Unë i bëj
    apel Qeverisë së Kosovës, por natyrisht edhe të gjithë neve që jemi këtu, deputetë të
    Kuvendit të Kosovës, që këtë çështje ta kemi si prioritet, para se të votohet versioni final,
    pra në lexim të dytë i këtij Buxheti ka të bëjë me Ligjin për skemat pensionale. LDK-ja,
    në mandatin e kaluar ka propozuar një amendament në këtë ligj sipas të cilit të gjithë
    punëtorëve, qoftë të arsimit,qoftë të shëndetësisë, qoftë të tjerët që kanë punuar gjatë
    viteve të 90-ta, pra të cilët janë pas larguar nga puna, por kanë vazhduar të punojnë dhe të
    japin kontribut, t’u njihet stazhi i punës apo koha që kanë punuar në mënyrë që kjo t’u
    llogaritet në kohën kur të jepen pensionet e tyre si kontributdhënës.

    Ne e kemi bërë një përpjekje jashtëzakonisht të madhe që ky Buxhet të kalohet mirëpo
    fatkeqësisht, në fakt që të kalohet ky amendament, por fatkeqësisht në Buxhetin që po o
    shohim nuk është e qartë në qoftë se është paraparë edhe kjo kategori apo kompensimi i
    tyre edhe për përvojën e punës gjatë viteve 89/99 pra deri sa ka përfunduar lufta.

    Dhe e fundit, meqenëse u përmend lufta, ka të bëjë me Forcat e Armatosura të
    Republikës së Kosovës. Ne kemi dëgjuar premtime të shumta për shndërrimin e FSK-së
    në ushtri, mirëpo në qoftë se e shikojmë Ligjin për Buxhetin unë nuk e di ku është kostoja
    e paraparë në qoftë se i kemi parasysh ato që janë thënë, qoftë për numrin e rritjes së
    ushtarëve, pra për rekrutim, qoftë për rritjen e municionit, fatkeqësisht kjo nuk
    reflektohet në Buxhetin e Republikës së Kosovës. Pra, mendoj që është esenciale që kjo
    të parashihet në Buxhet në qoftë se premtimet për shndërrimin e FSK-së në ushtri e kemi
    pasur realitet, unë besoj që kolegu deputeti Anton Çuni do të flasë pak më gjerësisht rreth
    kësaj teme kështu që unë ju falënderoj për vëmendje. Faleminderit!

  • E ftoj deputetin Naim Fetahu ta marrë fjalën.

  • I nderuar kryetar i Kuvendit, zoti Veseli,
    Kabinet qeveritar,
    Të nderuar deputetë,
    Më lejoni të theksoj që Buxheti i hartuar për vitin 2015 është bazuar në prioritetet
    strategjike qeveritare dhe kornizën makro fiskale trevjeçare si dhe mbi parimet, kriteret
    dhe formulat e përcaktuara në kuadër ligjor në fuqi.
    Në këtë linje ne dhe ju mund të konfirmojmë faktin sot para vetes se kemi të bëjmë me
    një Buxhet të hartuar mbi konceptin zhvillimor dhe gjithëpërfshirës, përkatësisht kemi të
    bëjmë me një Buxhet të mundësive.


    68
    Lidhur me strukturën e projektbuxhetit që sot po diskutojmë fillimisht do t’i fokusoja
    pritjet për normën e rritjes ekonomike për vitin 2015, me 4.1%, ndërsa mesatarja për tri
    vitet e ardhshme, me 4.3% të bazuara të bazuara në projeksionet makro ekonomike të
    konsumit, investimeve dhe eksporteve.

    Të hyrat e përgjithshme pa diskutime të ndryshme se thanë nuk do të rriten, këto do të
    rriten në krahasim me vitin 2014, për 8,1% , ndërsa gjithashtu do të kemi një rritje të
    shpenzimeve për 6% në raport me vitin 2014.

    Lidhur me strukturën e shpenzimeve për vitin 2015 po fokusoj kategoritë e
    subvencioneve, transferove, nuk dua të ndalemi gjatë, sepse thanë edhe parafolësit e mi,
    që rriten prej 314.1 milionë euro sa ishin në vitin 2014, në 437 milionë euro, në 2015, në
    një rritje prej 39%.

    Më gëzon fakti se kjo rritje reflekton në zbatimin e vendimit të Qeverisë për ndarjen e
    Buxhetit përkatës si 11 milionë euro për të burgosurit politikë dhe ne na mundëson që të
    vazhdojmë ta zbatojmë Ligin për të burgosurit politikë. 24 milionë euro për veteranët e
    luftës, i kemi paraparë në Buxhetin 2015 dhe ne presim që të përfundojë lista e
    veteranëve për të përfituar nga 24 milionë euro për vitin e ardhshëm.

    Kemi një rritje të madhe për subvencionet në sektorët e bujqësisë, përfshirë sektorin e
    pemëtarisë dhe blegtorisë, nga 11,8 milionë euro sa ishin në 2014, tani kemi 53.6 milionë
    euro për vitin 2015.

    10 milionë euro i kemi të ndara për sigurimet shëndetësore dhe ne jemi të sigurt se Ligji
    për sigurimet shëndetësore do të zbatohet në vitin 2015, si dhe kemi ndarë mjete për
    financimin e fondeve të qeverisë në sektorin e arsimit, të shëndetësisë, administratës
    publike, sigurisë, ambientit e tjera. Në veçanti ky projektbuxhet reflekton kuadrin e
    rregullores fiskale dhe kufizon deficitin e përgjithshëm buxhetor në 2% të bruto-produktit
    vendor, të përcaktuar në Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësive.

    Po ashtu projektbuxhetin të cilin po e shqyrtojmë sot, si dokument i zhvillimit të
    politikave ekonomike të vendit, reflekton në përmirësimin e mirëqenies dhe standardin e
    jetesës së qytetarëve, andaj të nderuar deputetë duke pasur parasysh vonesat që janë
    krijuar prej kohësh unë ju ftoj që ta japim kontributin tonë secili dhe të mbështesim
    projektbuxhetin për vitin 2015. që e kemi përpara. Faleminderit!

  • Faleminderit! E ftoj deputeten Besa Gaxherri.

  • Faleminderit!
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Qeveria e re e Republikës së Kosovës sot prezantoi ligjin më themelor për vitin 2015 dhe
    natyrisht që shumë kolegë deputetë debatuan për ligjin aktual i cili na është prezantuar
    dhe faktikisht ne në fillim votuam për të shmangur procedurën, domethënë nënkupton se
    ligji duhet të aprovohet me afate të shkurtuara.


    69
    Unë më shumë jam e shqetësuar për strukturën e këtij Buxheti se sa për vetë Buxhetin,
    apo tabelat buxhetore që na u kanë afruar.

    Duke pasur parasysh se struktura e të hyrave buxhetore të Buxhetit të Republikës së
    Kosovës është ende zhgënjyese, kur e dimë se pjesa dërrmuese e të hyrave janë nga të
    hyrat doganore, me disproporcion shumë të lartë të importit karshi eksportit, si dhe të
    hyrat vendore janë shumë të ulëta karshi të hyrave doganore.

    Kjo strukturë, kolegë të nderuar na jap për të kuptuar se ekonomia e Kosovës është
    shumë e dobët. Ne ende e eksportojmë keshin, paranë jashtë vendit duke importuar gjërat
    elementare për tregun e Kosovës. Në kuadër të të hyrave të Buxhetit të Republikës së
    Kosovës më ka tërhequr vëmendjen dividenta e cila në vitin 2014 nuk ka pasur pare, fjala
    është për disidenten nga PTK, ndërsa në vitin 2015 parashikohet të jetë 30 milionë
    dividentë e që kolegë të nderuar ne e dimë gjendjen e kësaj kompanie dhe unë dyshoj
    shumë se këto 30 milionë kjo kompani nuk do të jetë në gjendje për t’i siguruar, si dhe
    njëkohësisht kjo qeveri konsideroj se duhet të ketë parasysh që këtë kompani ta
    mbështesë ose të lejojë që vërtet të investojë për t’i kthyer vlerën kësaj kompanie dhe për
    t’u përgatitur për privatizim.

    Të nderuar kolegë deputetë,
    Buxheti total i Republikës së Kosovës është vërtet shumë i vogël, është 1 miliard e 576
    milionë dhe kjo shumë prapë për mua është problem struktura e shpërndarjes si është
    planifikuar.

    Paga dhe mëditje është 549,1 milionë, subvencione dhe transfere 437,7 milionë, mallra
    dhe shërbime, 218 milionë, plus 10 milionë janë parashikuar për sigurime shëndetësore
    në këtë vit, shpenzime kapitale janë vetëm 470,9 milionë euro dhe në kuadër të kësaj
    shume pra rreth 28% e tërë Buxhetit është investime kapitale dhe kryesisht këto
    investime janë të projektuara, pra janë projekte të kontraktuara dhe kjo na jap të tregojmë
    se vërtet për vitin 2015 është shumë vështirë të bëjmë ndonjë investim kapital të ri.

    Të gjitha kategoritë e shpenzimeve që janë në Kosovë, pra organizatat buxhetore duhet ta
    realizojmë gjendjen në të cilën është Republika e Kosovës dhe të reflektojmë se Buxheti i
    vogël i Kosovës kryesisht shkon në paga, mallra dhe shërbime, dhe kjo është një gjendje
    e cila duhet të ndryshojë. E si mund të ndryshojë kjo gjendje? Kjo gjendje mund të
    ndryshojë kur do të ketë cilësi më të lartë në arsim, kur do të ketë cilësi dhe përgjegjësi
    më të lartë në shëndetësi, kur do të ketë drejtësi dhe shtet ligjor, atëherë do të kemi kushte
    për zhvillim ekonomik, atëherë dhe vetëm atëherë, me të cilin zhvillim do të ndryshojë
    struktura buxhetore dhe gjendja aktuale shumë e rëndë në Kosovë.

    Duke pasur parasysh situatën e cila na shtyn që Buxhetin pra ta kalojmë me procedurë të
    shkurtuar, atëherë është gati e pamundur që të bëjmë ndonjë ndryshim esencial.
    Megjithatë unë mendoj se mund t’i tërheqim diku prej 15, eventualisht deri në 18 milionë
    euro nga kategoria mallra dhe shërbime dhe t’i orientojmë në investime kapitale ose në
    shumë kategori të domosdoshme siç është ushtria në të ardhmen që do ta kemi, e shumë
    kategori tjera.

    70
    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Buxheti aktual i Republikës së Kosovës është vërtet i vogël, por shpresa e juaj nuk duhet
    të jetë e tillë, sepse Kosova ka mundësi reale për zhvillim dhe këtë së bashku do ta bëjmë.

    Kosova për herë të parë pas lufte ka për kryeministër një ekspert të ekonomisë i cili do ta
    garantojë zhvillimin ekonomik, transparencën e shpenzimin e parasë publike, luftë
    kundër krimit dhe korrupsionit, shtet ligjor, arsim dhe shëndetësi më cilësore.

    Qytetarë të nderuar, dhe të duruar të Republikës së Kosovës,
    Buxheti i Republikës së Kosovës nuk do të jetë numra për ju, por do të jetë program
    ekonomik, strategji zhvillimore, do të jetë shpresë dhe mëkëmbje sociale. Ne do të
    mobilizohemi si gjithmonë në situata të vështira dhe së bashku do t’ia dalim që Kosovën
    ta bëjmë një vend në të cilin jetohet mirë, qetë e sigurt, së bashku do t’i ndërpresim rrugët
    jashtë Kosove, të cilat nuk na shpijnë askund.

    Unë konsideroj se Qeveria e re e Republikës së Kosovës për mandatin katërvjeçar, ka
    shumë punë, probleme të shtresuara dhe shpresoj shumë se së paku 50% do t’ia
    ndryshojmë strukturën e të hyrave dh shpenzimeve të Buxhetit të Republikës së Kosovës.
    Faleminderit për vëmendjen!

  • Faleminderit! E ftoj deputetin Pal Lekaj ta marrë fjalën.

    PAL LEKAJ: I nderuar kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës,
    Ministra, kryeministër,
    Po e shoh që pasi pak energjie ministrat dhe shumë shpejt do të dorëzohen, sepse tërë
    kohën kanë munguar dhe mund të them lirshëm se më jep një përshtypje jo të mirë e
    sidomos qytetarëve kur debatohet për një rëndësi të veçantë për Buxhetin që u dedikohet
    qytetarëve të Republikës së Kosovës.

    Buxheti i shtetit i hartuar dhe planifikuar nga Qeveria që mblidhet në muzg dhe sot
    qytetarëve u afron për një vit, një terr. Ky projektbuxhet karakterizohet me mungesë të
    diskutimeve, transparencës dhe debateve që munguan me grupet e interesit, diskutimet
    me biznese, por edhe me qytetarët siç është tash tipar i kësaj mazhorance.

    Të gjithë qytetarët, pa përjashtim gjatë vitit fiskal 2015 do të paguajnë më shumë dhe do
    të bëhen më të varfër, do t’i paguajnë pa përjashtim më shumë derivatet e naftës, faturat e
    energjisë elektrike dhe një sërë mallrash të tjera konsumi. Ky Buxhet, jo vetëm që nuk
    jep shpresë për rritje ekonomike, siç pretendon Qeveria, por ai i kërcënon qytetarët me
    rënie ekonomike dhe recesion.

    Qeveria planifikon t’i rritë të hyrat buxhetore 7% nga doganat, ndërsa Administratën
    Tatimore të Kosovës e llogarit me 17% të hyra. Qeveria nuk ka plan për të luftuar
    evazionin fiskal dhe tregun informal, nuk ka plan për një organizim më të mirë të ATK-së
    kur dihet se operimi i shitjeve dhe qarkullimit të bizneseve është diku 33% nga tregu
    informal. Nuk ka plan funksionimi dhe luftimi të kontrabandës së mallrave në pikat
    kufitare të doganave në veri.

    71
    Numri i përgjithshëm i bizneseve që figurojnë të regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit
    të Bizneseve në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, është 135 000, prej tyre
    98,1% u takon ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

    Keni pas premtuar subvencionim dhe mbështetje pa kursyer të këtyre ndërmarrjeve, por
    Qeveria nuk ka krijuar fonde të garantimit të kredive të ndërmarrjeve të vogla dhe të
    mesme.

    Sipas analizave tona, janë mbi 3 300 biznese që kanë falimentuar apo janë në fazën e
    fundit të falimentimit të tyre, për arsye të humbjes së tregjeve, humbjes së fuqisë
    konkurruese në treg dhe ambientit të favorshëm afarist.

    Projektbuxheti nuk ka fond të garantimit për zhvillim të aktivitetit ekonomik në sektorin
    privat. Po ashtu, nuk ka program të detajuar për tërheqjen e investitorëve të huaj për
    shkak të situatës politike jostabile dhe ambientit të gjithëmbarshëm ekonomik i cili nuk
    është atraktiv për të investuar.

    Qeveria është shumë e ngarkuar me staf. Në këtë periudhë të rëndë ekonomike për
    vendin, numri i madh i ministrave dhe i zëvendësministrave është shumë i panevojshëm
    në këtë kohë kur qytetari jonë ballafaqohet edhe me gjërat elementare për të jetuar.

    Qëndrimi që të mos rriten pagat për 81 921 shërbyes civilë është një mashtrim elektoral e
    dyshes Mustafa-Thaçi. Ky Buxhet klandestin i hartuar dhe i formuluar nga Qeveria do të
    ketë një rritje ekonomike siç tha 4,3%, sepse Buxheti nuk është i orientuar kah financimi
    i zhvillimit ekonomik, dëshmon edhe rënia e investimeve publike diku 28%. Investimet
    kapitale janë të orientuara në rajone që vijnë qeveritarët. Janë planifikuar investime në
    ndërtimin e autostradës Prishtinë- Hani i Elezit, që është domosdoshmëri, mirëpo a thua
    s’ka pasur ndonjë prioritet tjetër. Ndërtimi, zgjerimi dhe rehabilitimi i rrugës magjistrale
    Prishtinë- Mitrovicë, që ju e dini se sa probleme i kanë pasur qytetarët që e frekuentojnë
    në drejtim prej Mitrovice në drejtim të Prishtinës dhe është ndarë një buxhet prej 3
    milionë e 900 mijë euro.

    Dhe, po në këtë projekt planifikohet një huamarrje prej 20 milionë e 100 eurove, ndërsa
    kur bëhet fjalë për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrugës magjistrale EM... Prishtinë-Pejë
    janë ndarë 5 milionë euro. Kjo magjistrale ka 4 vjet që ka filluar të ndërtohet dhe si po
    shihet prapë zonat e caktuara po anashkalohen nga dyshja Mustafa - Thaçi. Tash arsyet
    janë të njohura, ndarja e fondeve për komunat e Republikës së Kosovës në vlerë prej 424
    mijë e 164.655 euro është jo e drejtë. Ne e dimë që regjistrimi i popullatës i ka atakuar
    mjaft me buxhet komunat dhe kur dihet që edhe për rritjen e pagave që e keni bërë pa
    ndonjë planifikim dhe qëndrueshmëri ekonomike i ka zvogëluar mallrat dhe shërbimet pa
    ligj të përcaktuar dhe po e them që e keni zvogëluar 15% të mallrave dhe shërbimeve.

    Unë mendoj që ky projektbuxhet i anashkalon shumicën e komunave në ndarjen e
    fondeve në bashkëfinancim. Ministria e Infrastrukturës në kod projektin 0451 projektet
    me bashkëfinancim për të gjitha komunat, ka planifikuar të ndajë mjete në vlerë prej 7
    milionë e 466 mijë e 268 euro, ndërsa në anën tjetër ka bërë ndarje buxhetore për

    72
    bashkëfinancim për tri komunat në veri të Mitrovicës, Zveçan dhe Zubin Potok, me vlerë
    prej 6 milionë euro. A thua nuk është diskriminim për shumicën e komunave të Kosovës.
    Është mirë që investohet, mirëpo kur parashihen kërkesat e qytetarëve tanë dhe sa kanë
    bashkëfinancuar, mendoj se këtu keni dështuar.

    Ministria e Shëndetësisë ka bërë një ndarje jo të drejtë të fondeve për komuna për të
    gjitha komunat, projektet me bashkëfinancim në vlerë prej 1milion eurove. Ky planifikim
    është i vogël në krahasim me projektet dhe kërkesat për qendrat kryesore të mjekësisë
    familjare.

    Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, projektet me bashkëfinancim, kodin 0820 ka
    planifikuar mjete për komuna në vlerë prej 170.000 euro. Çfarë mund të bëhet për të
    gjitha komunat me këtë shumë, dhe a mendoni që është shumë pak dhe a mendohet që
    duhet për të ndërhyrë urgjentisht.

    Kur kemi parasysh këto shifra dëshmon rënie drastike të investimeve kapitale në komuna.
    Mund të them, meqë vi nga Gjakova, a ekziston në hartë kund Gjakova? A ekziston
    Gjakova që është e barabartë për të gjithë qytetarët?

    Sot qytetarët e Gjakovës nuk kanë ngrohje, sepse nuk janë subvencionuar po nga kjo
    qeveri, sot qytetarët e Gjakovës përballen me mbijetesë, kur vetëm po e përmendi, para
    tri viteve kam dërguar një projekt që kushton 25 milionë euro dhe në këtë drejtim më
    është premtuar nga ish- kryeministri Thaçi, por gjatë fushatës zoti Mustafa, zoti Thaçi e
    kanë paraparë Gjakovën që shumë qytetarë nga komunat tjera të vijnë e të punësohen në
    Gjakovë. Kjo ka qenë një mashtrim elektoral dhe sot askund në projektet buxhetet e
    Qeverisë së Kosovës nuk shihet asnjë investim kapital. Dhe a thua nuk është një
    diskriminim për qytetarët e Gjakovës.

    Ajo që mund të them, në shekullin 21 kur qytetarët tanë janë të rrezikuar prej qeneve
    endacakë. E kam vlerësuar shumë lart vizitën e kryeministrit dhe kryetarit të Parlamentit,
    në familje. Por, a thua në shekullin 21 a nuk kemi përgjegjësi, a nuk ka përgjegjësi
    Qeveria e Kosovës, që të lenë luksin dhe në këtë drejtim së paku të ndajë një shumë që
    vërtet kishte me qenë e pranueshme.

    Prandaj...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Vazhdoja, të lutem, regjia!

    PAL LEKAJ: ... E përfundova, paradën e sukseseve imagjinare mund t’ju them se nuk e
    ha askush. Faleminderit!

  • Faleminderit! E ftoj deputeten Shukrije Bytyçi ta marrë fjalën.

  • Përshëndetje të nderuar kolegë deputetë,

    73
    Përshëndetje qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Unë i mbështes parafolësit e opozitës me vërejtjet shumë të arsyeshme të tyre, unë do të
    ndalem pikërisht në fushën e shëndetësisë.

    Duke pasur parasysh shifrën e Buxhetit paraprak për shëndetin dhe Buxhetin e projektuar
    për vitin 2015, mund të konstatohet se Qeveria edhe në këtë mandat nuk e ka prioritet
    shëndetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

    E gjithë propaganda për parimet në këtë sektor dhe ligjet e aprovuara si dhe premtimet e
    bëra për aplikimin e obligimeve në sigurimet shëndetësore për vitin 2015, nuk janë
    projektuar fare në këtë projektbuxhet.

    Ndarja e shumave jo transparente në pozicionet si më poshtë: renovim, meremetim,
    mirëmbajtje spitalore, mirëmbajtje dhe servisim i aparateve mjekësore, pajisje mjekësore,
    inventar medicinal dhe administrativ, nuk janë kurrkund të cekura shifrat se sa do të
    kushtojnë këto renovime dhe ku do të bëhen këto renovime.

    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Në krahasim me projektbuxhetin e vitit 2014, në këtë projektbuxhet të vitit 2015 mungon
    plotësisht transparenca mbi ndarjen e mjeteve për spitalet regjionale. Gjithashtu shuma e
    destinuar për të sëmurë që kanë nevojë të shërohen jashtë ka mbetur e njëjtë 5 milionë
    euro, në vend që të synohet që këto shërbime të ofrohen në vendin e tyre.

    Shuma e ndarë për kompletimin e repartit të kardiokirurgjisë është e ulët dhe e
    pamjaftueshme që ky repart të funksionalizohet.

    Në Buxhet janë ndarë shumë pak mjete për avancimin profesional të mjekëve dhe
    kuadrove deficitarë.

    Shuma për stimulim të performancës është tepër e ulët. Në asnjë projeksion buxhetor nuk
    është paraparë marrja përsipër e premive për sigurimet shëndetësore nëse ato pritet të
    jetësohen në këtë mandat.

    Mbështetur në këto shifra ky projektbuxhet shëndetësinë kosovare do të vazhdojë ta lërë
    në shërbime jo cilësore. Kostoja e lartë e shërbimeve në klinikat private do t’i kushtojë
    Buxhetit të varfër të qytetarit të Kosovës. Faleminderit!

  • Faleminderit! Atëherë, e ftoj deputetin Visar Imeri ta marrë fjalën.

  • Deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,
    U tha disa herë që ky Buxhet që e kemi përpara është i njëjti me atë të viteve paraprake,
    mirëpo nuk është i njëjtë vetëm në mënyrën dhe cilësinë e alokimit të mjeteve por para se
    gjithash është i njëjtë edhe në mashtrimin që bëhet me të hyrat e projektuara në Buxhet.

    Të hyrat e parashikuara për vitin 2015 janë mjaft të fryra. Për këtë është e vetëdijshme
    besoj edhe Qeveria mirëpo fryrja e të hyrave siç ka ndodhur edhe më herët i duhet që në

    74
    Ligjin e Buxhetit mos të kalohet deficiti vjetor prej 2 për qind, i cili kërkohet sipas
    rregullës fiskale të dakorduar me FMN-në. Qëllimi këtu është që në fillim të vitit të
    paraqitet një buxhet me deficit brenda kufirit 2%, e kur gjatë vitit të hyrat nën-
    performojnë, Qeveria t’i eliminojë një numër të projekteve infrastrukturore në mënyrë që
    edhe shpenzimet të jenë në të njëjtën tempo.

    Të hyrat nga dogana për 2014 nuk do ta tejkalojnë shifrën prej 850 milionë euro, kurse
    buxhetimi ka qenë për atë vit 934 milionë euro, pra deri në fund të tetorit 2014 janë
    mbledhur vetëm 700 milionë euro, që i bie se për ta arritur projektimin të mblidhen edhe
    234 milionë euro brenda këtyre dy muajve.

    Nëse merret kjo parasysh, si dhe marrëveshjet e tregtisë së lirë me Turqinë dhe po ashtu
    me Bashkimin Evropian, për vitin 2015 të hyrat nga dogana pritet të jenë edhe më të ulëta
    se të vitit 2014, e lëre më të arrijnë shifrën prej 962 milionë eurove, sa janë projektuar në
    buxhetin 2015. Pra vetëm këtu ka në shpërputhje prej më shumë se 100 milionë euro.

    E njëjta gjë vlen edhe për të hyrat e Administratës Tatimore të Kosovës , të cilat do të
    kishte qenë sukses nëse arrijnë shifrën mbi 300 milionë euro, e jo sa janë buxhetuar këtu
    në 367 milionë në vitin 2014, e aq më pak me 429 milionë, që janë projektuar të arrihen
    në vitin 2015.

    Sidoqoftë, ka njerëz që e besojnë ekzistencën e Babadimrit, dhe unë këtu nuk po i gjykoj
    as këta qeveritarë që e kanë sjell këtë buxhet.

    Po ashtu në tabelat e të hyrave, meqenëse jam në këtë temë, janë disa shifra që nuk janë
    shpjeguar fare. Pra, vetëm janë vendosur aty ku të rrudhen, e nuk dihet nga dhe si do të
    mblidhen.

    Tek taksa koncesionare thuhet se do të mblidhen 10 milionë për vitin 2015, ndërkohë që
    për vitin 2014 kanë qenë të parapara 5,5 milionë euro dhe pyetja ime këtu është se sa prej
    këtyre janë para që vinë nga Aeroporti Ndërkombëtarë i Prishtinës, e cila paguhet në
    formë të taksës koncesionare, meqenëse është i dhënë me koncesion. Dhe a po përfshihet
    ose a po përfillet aty marrëveshja që ka qenë për koncesionimin e këtij aeroporti.

    Siç dihet, taksa koncesionare për vitin 2014 ka qenë dashtë të jetë edhe për vitin 2015,
    sipas marrëveshjes 23% e qarkullimit bruto të kësaj kompanie, ndërsa për vitin 2014
    supozohet, e këtu do e kisha mirëprisja një përgjigje, janë paguar vetëm 2 milionë euro,
    pra sipas një takse koncesionare fikse që ka qenë në vitet e para të koncesionimit.

    Po ashtu edhe tek tantiemat thuhet se do të mblidhen 22 milionë euro, sa kanë qenë të
    projektuara edhe për vitin 2014 dhe nuk tregohet se prej nga, pra sa po paguan
    “Ferronikeli”, sa po paguan të tjerat, sa po paguajnë gurorët e kështu me radhë të gjitha
    këto që i shfrytëzojnë resurset minerare të Kosovës dhe për të cilat kurrë nuk raportohet
    se a paguajnë dhe nëse paguajnë sa dhe me çfarë metode.


    75
    Një temë qendrore gjatë këtyre ditëve, veçanërisht kur ka filluar të flitet për buxhetin, ka
    qenë rritja e pagave për sektorin publik, nëse do të ketë rritje apo jo të pagave, si dhe
    kërcënimet me greva që vijnë nga sindikatat.

    Deri tash rritja e pagave, edhe pse e proklamuar me pompozitet nga Hashim Thaçi dhe
    PDK-ja, ka qenë mjet për blerjen e votave, mjet ky që i ka lënë jashtë punëtorët e sektorit
    privat, por të cilëve ua ka shtrenjtuar çmimet përmes rritjes së pagave të sektorit publik,
    duke rritur kështu njëkohësisht edhe inflacionin.

    Kjo nuk është se ka ndikuar në mirëqenien e qytetarëve, sepse rritja nominale nuk është
    përkthyer asnjëherë në rritje reale. Në vend se rritja ta mundte inflacionin, inflacioni e
    hante rritjen. Por për qëllime elektorale këtë gjë shpeshherë e përdorte edhe Lidhja
    Demokratike e Kosovës.

    Në mars të këtij viti ministri i tashëm i Financave kishte deklaruar se për ta arritur realisht
    rritjen prej 30% të cilën e proklamonte atë botë Thaçi, rritja nominale duhet të jetë 43%
    në sektorin publik. Në të njëjtin deklarim zoti Avdullah Hoti kishte thënë që “Rritja duhet
    të jetë, këtu po citoj: rritja duhet të jetë e rregullt, në baza vjetore, në përputhje me rritjen
    e çmimeve dhe me rritjen e buxhetit të shtetit”. Meqenëse në këtë buxhet nuk ka rritje të
    pagave, a do të thotë kjo që Qeveria po thotë që nuk do të ketë as rritje të çmimeve, e nuk
    ka as rritje të buxhetit? Sepse rritje të çmimeve realisht ka.

    Energjia elektrike është shtrenjtuar vetëm këtë viti me dy shtrejtime që i ka pasur për mbi
    12%, krahasuar me periudhën e parë të vitit, por edhe buxheti është rritur siç po
    proklamohet edhe këtu.

    Tash ministri mund të na thotë se rritja e pagave, edhe pse është premtuar, nuk ka qenë
    fare e buxhetuar nga qeveria paraprake, e cila e ka përpiluar këtë buxhet, dhe për të cilin
    u pranua dhe u tha disa herë që qeveria e re nuk e ka prekur fare. Po pra - kjo e tregon se
    sa të njëjtë jeni, se premtoni njëjtë, njëjtë nuk realizoni dhe njëjtë mashtroni.

    Çështja tjetër që lidhet me këtë është edhe Kontrata kolektive. Në këtë buxhet nuk është
    projektuar fare kostoja e kësaj kontrate edhe pse ajo është e nënshkruar nga kryeministri i
    kaluar. Ndërkohë që në deklarimet publike kryeministri aktual Isa Mustafa e vlerëson
    autostradën për Shkup të shtrenjtë dhe të vështirë për ta përballuar, por po citoj: thotë se
    është fakt që kontrata është nënshkruar” rrjedhimisht duhet t’i përmbahemi asaj apo jo.
    Po ç‘janë këto standarde të dyfishta pastaj. Kur kemi të bëjmë me Bechtel-in nënshkrimi i
    kontratës është i shenjtë, e kur kemi të bëjmë me punëtorët e Kosovës, nënshkrimi na
    qenka i pavlefshëm.

    Kur jemi te autostrada për këtë vit janë buxhetuar 90 milionë euro, sa janë buxhetuar
    edhe për vitin e ardhshëm, për të përfunduar, në këtë projektim që e kemi përpara, me
    108 milionë euro për vitin 2017. Kjo dallon nga projektimet e bëra në buxhetin e vitit të
    kaluar kur për vitin 2014 ishin buxhetuar 85 milionë euro, për të vazhduar me dy vitet
    pasrendëse me 100 milionë euro. A jeni në dijeni se kur do të përfundojë kjo autostradë,
    sepse me këto projektime mund të zgjasë më shumë se 6 vjet, ndërkohë që është thënë se

    76
    do të përfundojë për 4 vjet. Apo do t’ia leni edhe këtë vendim, sikur secilin tjetër që ja
    keni lënë për infrastrukturë Bechtel-it.

    Në secilin sondazh, raport, a deklarim që i vë në pah kërkesat e qytetarëve, nevojat e tyre,
    del se problem kryesor në këtë vend është papunësia, qytetarët kanë nevojë për vend pune
    e për mirëqenie, ndërkohë që qeveria u jep asfalt dhe atë shumë të shtrenjtë.

    E si mund të ketë vende pune kur Bechtel-it i ndahen 1 miliard e 500 milionë euro deri
    tash, pra 834 + 600 që janë në kontratën e re, e “Trepçës” për këtë vit i ndahen vetëm 1
    milion e 700 euro.

    Si mund të ketë vende pune, kur nuk investohet fare në rritjen e prodhimit vendor dhe kur
    nuk investohet fare në produktin vendorë Pra, si mund të ketë vende pune kur bujqësia
    lihet anash, kur industrializimi asnjëherë nuk zë prioritet, në ndërkohë që të gjitha paratë
    shkojnë ose në xhepat e ministrave përmes rrogave, ose prapë në xhepat e ministrave dhe
    kryeministrave, përmes tenderëve të shtrenjtë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Ftoj deputeten Njomza Emini, të marr fjalën.

  • I nderuar kryetar i Kuvendit, Veseli,
    I nderuar Kabinet qeveritar,
    Dhe kolegë deputetë,
    Dhe po ashtu qytetarë të nderuar,
    Pasi që pata mundësinë edhe unë si deputete që ta analizoj buxhetin 2015, pata rastin të
    vërej ngritje të shumës totale në raport me vitin e kaluar, ku ka ngritje të shpenzimeve që
    është mbi rritjen reale ekonomike. E kjo mund të jetë të hyrave, vije nga rritja e
    performansës së institucioneve që mbledhin të hyrat në kuptim të luftimit, të ekonomisë
    informate dhe uljes së evazionit fiskal.

    Megjithatë unë më tepër do të ndalem te fjalia ime dhe jam fokusuar tek analiza e
    buxhetit për sektorin e mirëqenies sociale ku kam vërejtur për këtë sektor se kemi rritje
    mbi 100 milionë euro.

    Vlerësimi im i parë ka qenë shumë impresionues në kuptimin e faktit se skemat sociale
    dhe pensionale do të kenë përfitime më të mëdha, mirëpo gjatë shqyrtimit kam konstatuar
    se skemat sociale ekzistuese nuk do të kenë rritje, ndërsa skemat pensionale ekzistuese do
    të përfitojnë edhe në vitin në vijim vetëm rritje 25% në raport me vitet e kaluara që ka
    filluar së implementuari gjatë vitit 2014.

    Përfituesit më të mëdhenj të kësaj rritje do të jenë veteranët e luftës dhe kategoria tjetër
    ish- të burgosurit politikë.

    Më 24 milionë euro shtesë në buxhet për këtë kategori dhe për ish- të burgosurit politikë
    që do të përfitojnë 6 milionë euro prej buxhetit.


    77
    Rekomandimi im do të ishte për ministrin e Punës dhe Mirëqenien Sociale dhe për
    Qeverinë po ashtu që të marrin veprime konkrete që t’i rishikojnë listat e përfituesve të
    ndihmave shtetërore që janë ndihma sociale dhe pensionet me qëllim që këto lista të
    pastrohen dhe t’u japin ndihma atyre që e meritojnë që të kenë ndihma shtetërore nga
    Qeveria e Republikës së Kosovës. Faleminderit për vëmendjen.

  • E ftoj deputetin Zafir Berisha të marrë fjalën.

  • Faleminderit, zoti kryetar!
    Të nderuar kolegë deputetë,
    I nderuar gjysmë Kabineti qeveritar,
    Dhe fillimisht do të shpreh shqetësimin rreth prezencës së Qeverisë dhe kjo është
    treguese sa janë serioz, përpos shumë gjëra që keni të përbashkët edhe vazhdimësinë e
    mosprezencës në Parlament e keni të përbashkët dhe një gjë është mu vlerësua veç
    prezenca e ministrit Kuçi që ka qenë i rregullt.

    Sido që të jetë unë do të orientohem pak te buxheti. Është një e vërtetë që edhe
    kryeministri edhe ministri i Financave nuk e ka bërë këtë buxhet dhe për atë nuk dinë ta
    prezantojnë edhe ta mbrojnë, por sido që të jetë, unë mund të konstatoj se ky buxhet është
    buxhet shpenzues.

    Ky buxhet, përpos që do t’i shtojë pak kilogramët e qeveritarëve dhe zyrtarëve kurrfarë të
    mire nuk do të shohin qytetarët e Kosovës nga ky buxhet dhe unë do të tejkaloj pak bacën
    Jakup, kur tha “koalicion elefantësh” ose Lutën e Gjilanit, me simbolika, sepse sigurisht
    ka pasur parasysh forcën ose fuqinë e këtij koalicioni. Unë po mendoj se është “koalicion
    dinozaurësh” për shkak se edhe buxheti është paraparë asisoj për t’u shpenzuar.

    Faktikisht pozicionet buxhetore, vijat buxhetore të nivelit qendror dhe lokal janë e njëjta
    shkollë e cila po mendoj se prioritetet e Qeverisë aktuale kanë mbetur me prioritetet e
    vitit 2008 ku një pjesë e madhe e buxhetit është e koncentruar në asfalt dhe kupëza.
    Faktikisht 28% e buxhetit është e destinuar për infrastrukturë dhe në këtë përqindje kur të
    marrim parasysh se 89% e kësaj përqindje domethënë është pagimi i punimeve që kanë
    filluar një vit më herët dhe faktikisht shumë pak u ka mbetur për të bashkëbiseduar, po e
    them për 11% të punimeve në infrastrukturë që do të hapen këtë vit.

    Këtë metodë për fat të keq e kanë përcjell edhe komunat dhe unë do të ndalem te komuna
    e Prizrenit, ku 16 milionë e 500 mijë euro investime kapitale, domethënë 10 milionë është
    në infrastrukturë. Kjo është një tregues se institucionet si të pushtetit qendror ashtu edhe
    lokal s’e kanë idenë se çfarë nevoje ka sot Kosova.

    Faktikisht një komunë siç është Prizreni me parapa 10 miliona asfalt dhe kupëza dhe 500
    mijë euro vetëm për bujqësi një sektor shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm nuk do
    koment rreth asaj se ku kjo qeverisje do ta çojë vendin.

    Prandaj, ne përpos që do të votojmë kundër, ne shprehim edhe shqetësimin e qytetarëve
    se faktikisht nuk dua t’ ju jap të drejtë por me një farë forme kjo Qeveri e ka sjell situatën

    78
    asisoj që premtimet e kryeministrit Mustafa, 150 mijë vende të punë dhe mvarësi i tij
    Hahim Thaçi, 200 mijë vende të punës do të qëndrojnë në emigrantë politikë a
    ekonomikë në Evropë. Faleminderit!

  • Faleminderit! E ftoj deputeten Shqipe Pantina për fjalë.

  • Faleminderit!
    Kryeministri Mustafa dhe ministri Hoti në kohën sa kanë qenë kryetarë, respektivisht
    nënkryetarë të Komunës së Prishtinës, vazhdimisht janë ankuar për padrejtësinë qe i
    behej komunës së Prishtinës më rastin e ndarjes së buxhetit, gjegjësisht grandit qeveritar
    për komuna.

    Jo vetëm që pas ardhjes së tyre në qeveri kjo padrejtësi nuk u korrigjua, por përkundrazi
    ajo u thellua edhe më tepër.

    Dhe nuk është fare e nevojshme të jesh ekonomist apo ekspert buxheti për të vërejtur
    padrejtësitë. Për shembull, nëse të marrim linjën buxhetore për paga dhe mëditje,
    përderisa shumica e komunave ndajnë mbi 50% të buxhetit të tyre për paga dhe mëditje, e
    disa prej tyre siç është Artana shkon deri në 84% apo 92,6% për Parteshin, Prishtinës i
    lejohet që vetëm 40% të buxhetit të saj ta shpenzojë për paga dhe mëditje, edhe pse numri
    i banorëve të cilëve u ofrohen shërbime në Prishtinë është deri 15 herë më i madh sesa
    komunat e lartpërmendura.

    Kjo padrejtësi prek drejtpërdrejt edhe punëtorët e sektorit publik të Komunës së
    Prishtinës. Nëse e përpjesëtojmë shumën e alokuar për paga dhe mëditje me numrin e
    punëtorëve në secilën komunë, i bie që paga mesatare për një punëtor në komunën e
    Drenasit të jetë 472 euro, ose në Fushë Kosovë 479 euro, apo në komunën e Junikut 525
    euro.

    Ndërsa në Komunën e Prishtinës mesatarja e pagës i bie të jetë 384 euro, apo 140 euro
    më pak se punëtori i sektorit publik në Komunën e Junikut, përkundër faktit se vëllimi i
    punëve për shembull një inspektor komunal apo zyrtar tjetër është shumëfish më i madh
    në Prishtinë sesa në Junik. E kur kemi parasysh koston e jetesës, pabarazia veç sa
    thellohet. Për shembull në Prishtinë qiraja për një apartament me 2 dhoma është nga 250
    deri në 300 euro, dhe atë në periferi të qytetit, përderisa në Junik jam e sigurt se çmimi
    është dyfish më i lirë. Ngjashëm është edhe çmimi për metër katror për blerjen e
    banesave.

    Duhet të korrigjohet patjetër padrejtësia që i bëhet Komunës së Prishtinës me rastin e
    ndarjes së buxhetit. Dhe arsyetimi se ky buxhet është përgatitur nga dikush tjetër nuk
    qëndron, sepse për mua ky buxhet është prezantuar nga ministri Avdullah Hoti, e që është
    ministër i Qeverisë Mustafa.

    Kur jemi të buxheti i komunave, t’ju them të drejtën ka qenë e vështirë edhe për ta lexuar
    këtë buxhet për të parë se si janë orientuar fondet e në veçanti investimet kapitale.


    79
    Pjesa më e madhe e investimeve kapitale pothuajse në të gjitha komunat është e
    përqendruar kryesisht në infrastrukturë siç është ndërtimi apo meremetimi i rrugëve, e
    nganjëherë edhe ndërtimi i shkollave, por mënyra e planifikimit dhe ndarjes nëpër zëra
    buxhetor është një rrëmujë e vërtetë dhe e bën të pamundur analizën buxhetore.

    Kështu në disa komuna investimet ne asfaltim të rrugëve, kanalizime apo të ngjashme i
    kanë nën sektorin e infrastrukturës, dhe besoj se kjo është në rregull, por disa komuna
    ndërtimin e rrugëve si për shembull komunat e Skenderajt e ka alokuar nën dikasterin e
    planifikimit urban dhe mjedisor ose në Kaçanik, ndërtimi i rrugëve është nën kategorinë e
    buxhetit për zyrë të kryetarit.

    Kjo tregon jo vetëm mungesë kapaciteti nga këto komuna për planifikim siç duhet të
    buxhetit, por edhe dështim të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal që nuk ka
    ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve të këtyre komunave.

    Pabarazi në investime kapitale në mes të komunave shihet edhe në shpërndarjen e
    investimeve të bëra nga ministritë. Për shembull për vitin 2015, Ministria e Arsimit ka
    paraparë meremetimin apo ndërtimin e 5 shkollave në komunën e Drenasit, por asnjë në
    komunën fqinje të Kastriotit. Kjo bëhet dhe më e paqartë pasi që mungon programi
    qeveritar e që është e vështirë të kuptohet logjika prapa kësaj ndarje se pse në disa
    komuna investohet me shumë e në disa prej tyre pothuajse fare.

    Por, një elementi tejet flagrant i këtij buxheti është ai për Radiotelevizionin e Kosovës.

    Buxheti i ndarë për RTK pa përfshirë këtu edhe të hyrat që ata krijojnë nga reklamat,
    është 9 milionë e 768 mijë e 500 euro më i madh se buxheti i Kuvendit të Kosovës. Por
    edhe më keq në asnjë nga këto tabela nuk shpjegohet se çfarë do të bëhet me këto mjete.
    Sa janë punonjës të RTK-së për vitin 2015, sa nga ky buxhet që është afër 10 milionë do
    të ndahet për paga, sa për mallra e shërbime, sa për projekte kapitale apo të ngjashme.

    Institucioni i cili do duhej të informonte publikun për mënyrën se si shpenzohet paraja
    publike, dhe të rriste transparencën për mënyrën e menaxhimit të tyre, një gjë të tillë nuk
    e kanë bërë as për vete. Ky institucion si edhe institucionet tjera të pavarura që
    financohen nga buxheti i shtetit, është i obliguar që çdo vit të paraqesë në Kuvend
    raportin për punën e tyre përfshirë këtu edhe raportin raportin financiar për mënyrën e
    shpenzimit të fondeve publike, e si mund të vlerësojmë këtë raport financiar dhe mënyrën
    si janë shpenzuar këto fonde, ku ne paraprakisht nuk e dimë se si janë planifikuar ato.

    Prandaj, deputetë të nderuar,
    Unë ju ftoj që mos ta miratoni buxhetin për RTK pa sjell një formë të detajuar të
    planifikimit, siç kanë bërë agjencitë tjera buxhetore. Edhe ashtu ky institucion nuk ka
    mbrojtur interesin publik duke qenë çdoherë në funksion të vetëm një grupi të caktuar
    interesi dhe duke u bërë çerdhe e punësimit për familjarët dhe militantët e këtij grupi
    interesi të cilët mirëmbajtura nga buxheti i madh i ndarë për të nga buxheti i vogël i
    Kosovës. Faleminderit!


    80
  • Faleminderit! E ftoj deputetin Daut Haradinaj.

  • Faleminderit, kryetar!
    Kryeministër, Kabinet qeveritar,
    Kolegë deputetë,
    Unë e kam ndarë fjalën time në dy pjesë, në pjesën e parë për Forcat e Armatosura të
    Republikës së Kosovës si domosdoshmëri e kohës dhe kemi thënë që viti 2015 do të jetë
    vit i Ushtrisë së Kosovës dhe këtë aq më tepër kur dihet qartë se mekanizma të
    rëndësishëm ndërkombëtarë i kanë dhënë mbështetje siç është NATO dhe SHBA. Por
    pyetja është shumë e thjeshtë, më vjen keq që ministri ishte më herët, nuk është tash këtu
    a po i përgjigjet Qeveria e Kosovës konkretisht Ministra e Forcës së Sigurisë me buxhet
    dhe detyrimisht përgjigja është shumë e thjeshtë: jo. Si ka mundësi një rritje e
    kapaciteteve të mbrojtjes pa u rritur buxhet për atë segment aq të rëndësishëm.

    Buxheti i propozuar i garanton FSK-së vetëm një segment dhe kësaj mund t’i themi me
    një fjalë popullore: “bëj bukë e ha bukë”, rritje tjetër jo. Kapacitetet të reja operacionale
    jo. Prandaj del në pah neglizhimi i Qeverisë së Kosovës karshi kësaj teme jashtëzakonisht
    të rëndësishme.

    Brenda këtij buxheti nuk mund të shohim as lexojmë edhe një reshtë të vetëm për
    themelimin e njësive të reja të domosdoshme që i kanë ushtritë e rregullta. Riorganizimi
    dhe themelimi i Forcave të Armatosura detyrimisht kërkon buxhet shtesë. E kemi thënë
    dhe e përsërisim që do të jemi të gatshëm si subjekt politik kurdo që e sjellin në
    Kuvendin e Kosovës ndryshimet ose amendamentimet kushtetuese për themelimin e
    Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.

    Të njëjtën kohë nuk do të heshtim, por do të jemi shumë kritik sa herë që Qeveria e
    Kosovës e neglizhon këtë segment të domosdoshëm.

    Pretendimet jo të sakta për rritje të buxhetit na tregojnë shumë qartë tabelat buxhetore.
    Në vitin 2014 shpenzimet e përgjithshme për FSK-në ishin jo më shumë se 2,65% e
    buxhetit të përgjithshëm, ndërsa në projektbuxhetin për vitin 2015 shpenzimet e
    planifikuara për FSK-në nuk janë më shumë se 2,69% e buxhetit të përgjithshëm. Pra
    rezulton një rritje vërtet shumë e vogël ose mund të themi 0,05% e totalit.

    Pak më tepër, por jo pak e rëndësishme në vitin 2014 buxheti për Ministrinë e FSK-së
    ishte 42 milionë euro, prej të cilave për paga dhe mëditje ishin 16.5 milionë euro, mallra
    dhe shërbime, 9.3 milionë euro, investime kapitale 15,4 milionë euro dhe shpenzime
    komunale diku rreth 800 mijë euro.

    Në projektbuxhetin për vitin 2015 nga 45,2 milionë të planifikuara për Ministrinë e
    Forcës së Sigurisë, shpenzimet për paga dhe mëditje do të rriten në 21,9 milionë, për
    mallra dhe shërbime 8,9 milionë, shpenzime kapitale 13,6 si dhe shpenzimet njëjtë 800
    mijë euro.


    81
    Nëse e bëjmë një krahasim shumë të thjeshtë rezulton se pretendimet për rritje buxhetore
    për FSK-në janë deri diku mashtruese. Krejt çka shohim është lojë numra, duke
    zvogëluar buxhetin për investime kapitale dhe mallra e shërbime për rreth 2 milionë euro
    dhe rritje të buxhetit për paga.

    Në fakt ka rritje të pagave, por kjo rritje e pagave ka filluar të zbatuari në pranverën e
    këtij viti, do të thotë nuk do të ketë rritje të pagave për oficerë dhe ushtarë për vitin 2015.

    Krejt çka mund të thuami mbi këtë projektbuxhet, Ministria e Forcës së Sigurisë nuk e ka
    të garantuar transformimin në Forca të Armatosura të Republikës së Kosovës për vitin e
    ardhshëm.

    Ne edhe një herë e themi, do të jemi të gatshëm si Komision që t’i riamendamentojmë
    dhe jemi të gatshëm për bashkëpunim nga kolegët.

    Ndërsa, për Ministrinë e Punëve të Brendshme, po filloj sipas tabelës buxhetore ku
    fillimisht bëhet fjalë për azilkërkuesit.

    Për azilkërkuesit është paraparë tash e sa vite ndërtimi i një qendre për të huaj siç është
    quajtur që nga viti 2013 për çdo vit janë ndarë nga 350 mijë euro, shumë kjo e cila është
    bartur nga viti 2013, në vitin 2014, nga viti 2014, në vitin 2015 parashihet po ashtu edhe
    ndërtimi i kësaj qendre. A thua pse mund të ndodhë kjo? E dini shumë mirë ministër që
    kjo është kusht edhe liberalizimin e vizave, do të thotë duhet marrë shumë seriozisht.

    Hiq më mirë nuk është gjendja edhe për Policinë e Kosovës, sikurse e thash edhe për
    FSK-në. Po jap një shpjegim të nevojshëm.

    Po filloj nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave. Dëshiroj ta them publikisht se
    ky mekanizëm ka bartur nga viti në vit fondin prej 280 mijë euro për ndërtimin e objektit
    të punës për këtë agjenci. Kjo i bie që vazhdimisht kemi fonde të ndara, por jo edhe
    ndërtimin e objekteve të domosdoshme. Ne kur kemi parasysh shërbimet emergjente,
    punonjësit e këtij shërbimi punojnë në kushte tepër të vështira, për çdo ditë i shohim
    publikisht paralajmërimet për greva dhe protesta, kemi fjalën për zjarrfikës, të cilët çdo
    ditë rrezikojnë jetën e tyre për t’ ju dal në ndihmë qytetarëve të Kosovës.

    Zjarrfikësit e Kosovës në kushte të mjerueshme duke ju munguar edhe kushtet më
    elementare, ndërsa qeveritarët rritin luksin.

    Duhet të themi edhe njëherë haptazi aq më tepër kur keni dëgjuar fjalë se paralajmërimi i
    tyre për protesta është në derë, duhet t’i marrim jashtëzakonisht seriozisht dhe t’ ju
    krijojmë kushtet. Ata do t’i sigurojmë publikisht edhe si opozitë, por edhe si deputetë që
    do t’i përkrahim si zë i fuqishëm në këtë Kuvend.

    Të nderuar deputetë,
    Sot ka një numër prej 9013 të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ky
    mekanizëm është mekanizmi kryesor i ruajtjes së vendit dhe ligjit në Kosovës, si i tillë në

    82
    parashikimet buxhetore të vitit 2015 shihet haptazi se nuk është prioritet i kësaj Qeverie
    bazuar në këtë projektbuxhet ligj, përveç rritjes së pagave që edhe ashtu ka filluar thash
    edhe për ushtarët në pranverë të këtij viti nuk do të ketë ndonjë rritje të veçantë të këtij
    buxheti.

    Në total buxhet për Ministrinë e Punëve të Brendshme të këtij viti që po vjen duket këtu:
    Në vitin 2014, në vitin 2015 të punësuar gjithsej në këtë ministri me staf civil, punonjës
    dhe policë janë 10275 persona.

    Ndryshimi në paga dhe mëditje është 14,4 milionë, për mallra dhe shërbime ju keni
    zvogëluar buxhetin për mbi 4 milionë euro, në shpenzime komunale po ashtu. Po ashtu
    keni zvogëluar buxhetin për 280 mijë euro në subvencione dhe transfere e shumë të tjera,
    ndërsa shpenzimet kapitale po ashtu i keni zvogëluar për një milion e 10 mijë euro.

    Kjo i bie që për vitin e ardhshëm Ministria e Punëve të Brendshme do të ketë buxhet prej
    116 milionë e 122 mijë euro, një përqindje e buxhetit që i bie 6,74% e totalit, flas për
    vitin e kaluar, ndërsa këtë vit 6,9.

    Rritja në total për vitin 2015 të nderuar deputetë do të jetë vetëm 0,17% e totalit. Kur e
    shikojmë në përgjithësi këtë tabelë buxhetore kemi rritjen rreth 6 milionë, ndërsa
    zvogëlimin në mallra dhe shërbime po ashtu një shumë të njëjtë për rreth 6 milionë.
    Marrë në përgjithësi për dikasteret e policisë për vitin që vjen nuk kemi lajme të mira, kjo
    i bie që trendët negative të cilat janë të paqëlluara në të gjitha raportet ndërkombëtare për
    Kosovën do të vazhdojnë edhe vitin e ardhshëm.

    Ky buxhet nuk garanton rritjen e luftës kundër krimit, por përkundrazi pamundëson
    forcat e rendit për ta luftuar krimin.

    Tek policia kufitare, rritja e buxhetit do të jetë vetëm 150 mijë euro, dhe krejt kjo për
    avancimin e sistemit ‘bienes’. Pra, Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka paraparë
    fonde për fuqizimin e kapaciteteve të kësaj njësie jashtëzakonisht të rëndësishme, për
    shembull kjo njësi në vitin e ardhshëm nuk do t’i ketë objektet e domosdoshme për ta
    kryer detyrën.

    Qëndrimet politike dhe publike të Qeverisë se ne kemi shtrirë sovranitetin në gjithë
    territorin e Kosovës, nuk është asgjë tjetër vetëm se një mashtrim publik.

    Pra, siç nuk kemi as edhe një cent të vetëm për ndërtimin e postës 1 dhe 31 në veri të
    Kosovës. Duke qenë dëshmitarë që Kosova kritikohet vazhdimisht ashpër nga Komisioni
    Evropian dhe Departamenti Amerikan i shtetit për mungesën e kontrollit kufitar, është
    për t’u shqetësuar se ky buxhet nuk siguron asgjë tjetër përveç kufij të pakontrolluar.

    Pra, edhe një herë e theksoj se shpenzimet joracionale të kësaj Ministrie si për shembull
    624 mijë euro qira vjetore duke përjashtuar policinë dhe agjencitë tjera s’është asgjë tjetër
    vetëm një injorim dhe mashtrim i radhës.


    83
    Deputetë, kolegë të nderuar,
    Avancimi i teknologjisë sidomos i asaj në sektorin e hetuesisë dhe forenzikës është i
    përhershëm.

    Ky projektbuxhet parasheh shpenzime buxhetore të mëdha për analiza dhe mostra në
    laboratore të jashtme, ndërsa nuk parasheh asnjë cent investime në krijimin e
    kapaciteteve në Kosovë.

    Policia e Kosovës me .. në përgjithësi në punën që i bën i ekspozohet rrezikut permanent,
    asnjëherë në asnjë Qeveri, përfshirë edhe kjo e sodit nuk kanë paraparë mjete buxhetore
    për sigurimin e policëve nga rreziqet jetësore.

    Të gjithë jemi dëshmitarë se kemi pasur raste të shumta në Kosovë ku dëmtimit të
    policëve deri në humbje jete, por asnjëherë nuk ka ekzistuar vullneti politik për t’ ju dal
    në ndihmë këtyre rasteve. Kemi raste kur policët e Kosovës ndajnë mjetet e tyre
    personale për t’i ndihmuar kolegët e tyre.

    Duke mos dashur të zgjatemi më shumë vota, sot për këtë projektbuxhet do të shkojë
    kundër, me arsyen se do të jemi të gatshëm si Komision për riamendamentimit e këtij
    projektbuxheti. Ju lus që të jemi bashkëpunues dhe ta bëjmë punën ashtu siç na ka hije.
    Faleminderit!

    (Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetari i Kuvendit, zoti Xhavit Haliti.)

  • Faleminderit! Zonja Demaku e ka fjalën.

  • Të nderuar qytetarë,
    Të nderuar deputetë,
    Përgjatë viteve të kaluara, Lëvizja” Vetëvendosje” në vazhdimësi ka shprehur
    shqetësimin e saj lidhur me mënyrën se si është formuluar, përfytyruar, buxhetuar dhe
    realizuar politika e jashtme e Republikës së Kosovës.

    Vizioni ose mungesa e tij shpërfaqen pikë së pari në dokumentet siç janë objektivat,
    qëllimet, strategjitë dhe zbatimi apo moszbatimi i tyre. Përkushtimi ndaj këtij vizioni, në
    çdo institucion normal, konfirmohet përmes buxhetimit. Dhe vendosmëria ndaj vizionit
    matet vetëm me realizim dhe zbatim.

    Për fat të keq, në Kosovë, dokumentet që do duhej të dëshmonin vizionin datojnë nga viti
    2008 kur edhe është themeluar Ministria e Punëve të Jashtme. Rëndësia që i është dhënë
    politikës së jashtme në paraqitje publike, intervista e deklarime të udhëheqësve të shtetit
    as edhe një herë të vetme nuk është shoqëruar me dokumentet, strategjitë e as edhe
    buxhetin e nevojshëm. Kështu, që nga themelimi i Ministrisë e deri më sot, është folur
    për rëndësinë e njohjeve, për partneritetin bilateral e multilateral, për anëtarësimin e
    Kosovës në organizata rajonale e multilaterale, për mbrojtjen e interesave politike e
    ekonomike, për imazhin e vendit, për mbrojtjen dhe tërheqjen e investitorëve të huaj, për
    promovimin e kulturës, e shumë e shumë synime të rëndësisë së lartë por, as edhe një

    84
    herë të vetme ky përkushtim verbal nuk është manifestuar në linjat buxhetore e aq më pak
    në punë.

    Buxheti i Ministrisë së Punëve të Jashtme, si një nga resorët më të rëndësishëm të
    Qeverisë së Kosovës, nuk reflekton as kreativitet dhe as vizion. Përkundrazi, buxheti e
    reflekton një spektër tepër të kufizuar të buxhetimit që lidhet më së shumti me veturat,
    renovimeve në ambasada dhe pajisjeve teknologjike e sigurisht që lë shumë për të
    dëshiruar.

    Nga ana tjetër kemi plot dëshmi se sa më i mjegullt të jetë përshkrimi i zërave buxhetor
    aq më i favorshëm do të jetë implementimi. Në implementim të tij, Ministria e Punëve të
    Jashtme ka treguar “shkathtësi të mbrapshta” siç i evidenton edhe raporti i Zyrës së
    Auditorit të Përgjithshëm.

    Afro 800 000 euro mbeten shpenzim i paregjistruar dhe paaprovuar. Ka mungesë të
    inventarizimit të pasurisë nga misionet diplomatike. Përveç kësaj, Zyra e Auditorit
    dëshmon veprimet ad hoc të Ministrisë së Punëve të Jashtme duke thënë se në të shumtën
    e rasteve pjesa më e madhe e buxhetit shpenzohet në muajt e fundit të vitit.

    Njëherazi Zyra e Auditorit ka dëshmuar në raportin e vitit 2014 se kjo Ministri nuk është
    aspak e përgjegjshme në raport me vërejtjet dhe përgjegjësinë që e kërkon kjo zyrë nga
    Ministria e Punëve të Jashtme. Auditori thekson se vetëm 4 nga 19 rekomandimet e bëra
    në raportin e vitit 2013 janë marr parasysh.

    Ministria e Punëve të Jashtme duke qenë bartëse e disa proceseve tepër të rëndësishme
    për Republikën, do të duhej të demonstronte një përkushtim kundrejt qëllimit parësor:
    mbrojtjen e interesave të vendit dhe të qytetarëve të Republikës.

    Kosovën gjatë mandatit të ardhshëm e presin sfida të shumta në politikën e jashtme, por
    për fat të keq asnjë nga këto sfida nuk është përkthyer në mbështetje buxhetore, pra ka
    ngjarë ekzaktësisht e kundërta i tërë buxheti është hartuar në atë frymë që ai do t’u krijojë
    kushte më të mira ministrit, zëvendësministrave, militantëve, por nuk paraqet mundësi
    për rezultate pozitive për pozitën e shtetit dhe avancimin e subjektivitetit të Republikës.

    Që ta kenë parasysh qytetarët vetëm Zyra e ministrit të Jashtëm do t’i kushtojë Kosovës
    me pagesat e mëditjet për 10 persona staf dhe shpenzime për mallra e shërbime plot 720
    mijë euro për vitin 2015.

    Siç veni re qytetarë të nderuar kjo është Ministria e shëtitjeve dhe e mëditjeve. Nga kjo
    ministri përveç që i presim në marrëdhëniet e mbrapshta do të thotë dëmet e mëdha që do
    t’i bëhen Kosovës, do të shohim edhe normalizimin e luksit të zyrtarëve të saj.

    Edhe unë gjithashtu si kolegët e mi do të jem për votë kundër këtij buxheti. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Zemaj e ka fjalën.


    85
  • Faleminderit, zoti kryesues!
    Kryeministër,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Zonja dhe zotërinj,
    Buxheti i shtetit të një vendi i cili ka pretendime të qarta për t’u zhvilluar dhe për të
    avancuar zhvillimin ekonomik dhe shoqëror është një nder aktet më të rëndësishme
    politike në vitin kalendarik të ligjeve që miraton edhe Kuvendi i Republikës. Çdo buxhet
    do duhej që të reflektonte mbi politikat zhvillimore të një vendi, e në këtë rast si ky apo
    edhe si ai i vitit që po lemë pas.

    Projektligji për buxhetin të cilin po e shqyrtojmë sot edhe pse me vonese në trajtim nga
    Qeveria e re, por i cili ishte kundërshtuar fuqishëm nga shumë subjekte politike në kohën
    e aprovimit në vjeshtën e sivjetme që nënkupton edhe nga ministri i Financave, por
    kuptohet nga një pozicion tjetër, tani ka ardhur para nesh i miratuar në Qeveri pa
    ndryshime esenciale apo përmbajtjesore, me mungese programore mbi bazën e të cilës do
    të kishim projeksione të qarta për një zhvillim ekonomik të vendit tonë.

    Andaj domosdoshmërisht kërkon vëmendjen tonë si deputet dhe Kuvend duke analizuar
    me kujdes prioritetet dhe jo prioritetet , për te përmirësuar aty ku mund të përmirësohet,
    për të parandaluar ndarjet e pa drejta buxhetore si dhe për të parandaluar shpërndarjen
    selektive të projekteve kapitale.

    Shpresa e qytetareve për ndryshime pritet në ligjin më të rëndësishëm vjetor siç është
    buxheti i Republikës se Kosovës, me pritjen se zhvillmi ekonomik do jetë prioritet e jo
    inflacioni, se do të ulen shpenzimet e luksit qeveritar e jo të rriten, se shpëlarja e parave
    do te parandalohet e jo të vazhdohet, me një fjale ky buxhet do përkufizohet si buxhet
    shpenzues, konsumues për luksin qeveritar i pa perspektivë dhe i pa shpresë për një jetë
    më të mirë të qytetarëve, buxhet i cili vazhdon ta sjelle ekonominë e Kosovës si në
    kohërat e kaluara duke e kthyer atë në formën natyrore të këmbimit mall me mall, sepse
    bizneset e shumta të cilat nuk do të jenë të lidhura me para politikën qeveritare apo ato që
    nuk do ta kenë fatin e futjes nën logjiken e kësaj tutele, nuk do të kenë mjete për afarizëm
    të domosdoshëm e kështu do të rritet papunësia e më të edhe varfëria në Kosovë. Pyetja e
    ngritur se pse ky buxhet nuk mund të quhet zhvillimor e tregon edhe zvogëlimi i
    shpenzimeve kapitale për 11% dhe me rënien e investimeve kapitale kemi ndikim të
    drejtpërdrejte në uljen e punësimit e atë sidomos tek sektori privat.

    Për vite me radhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka kritikuar ketë qasje të qeverise së
    kaluar, sidomos ajo që ka qenë në fokus të investimeve kapitale siç është infrastruktura
    rrugore, duke kritikuar tenderomaninë, shpronësimet klienteliste të familjarëve të
    politikaneve të PDK-se, lokaliste, dhe me një disbalance të madhe në ndarjen e grandeve
    për komunat, ku edhe sot me këtë projektbuxhet është e njëjta qasje, pa dashur të bej
    ndarje regjionale, por esenca e njëjtë në shpërndarje ku mungojnë në mase të madhe
    investimet në zonat e Dukagjinit, Anamoravës dhe Podujevës, domethënë vazhdim i
    politikave të njëjta në investimet kapitale.

    Të nderuar kolegë deputet,

    86
    Kjo tregon dobësi për zotimet e marra se do këtë ndryshim të politikave zhvillimore nga
    ato të qeverise së kaluar e cilësuar si jozhvillimore dhe me afera të mëdha korruptive. Kjo
    tregon pajtimin me të kaluarën e keqe, mos kërkimin e llogaridhënies, vazhdimin e
    keqpërdorimit të taksave publike, lënien jashtë investimeve të sektorëve më të
    domosdoshëm për zhvillimin ekonomik, mos përkrahjen e sektorëve ku luftohet krimi
    dhe korrupsioni, kjo nënkupton tendencën për mos zbatim të asnjë pike të premtuar para
    qytetareve të vendit se besimi në institucione do të rritet, se luksi qeveritar do të
    zvogëlohet, se dikasteret qeveritarë do të shkurtohen sipas nevojave të kohës dhe planit
    buxhetor, se institucionet e arsimit dhe shkencës do të financohen në bazë të prioriteteve
    e jo në bazë të politikave ditore, se bujqësia dhe zhvillimi rural do jenë prioritet, se
    imigrimi i paligjshëm do të parandalohet, se rinia këtu do ketë perspektivë, se kultura dhe
    sporti nuk do varet nga donacionet dhe interesimi i të huajve, se shëndetësia do të
    përmirësohet e jo të korruptohet, të gjitha këto me këtë projektbuxhet janë të zbehura,
    nuk japin shpresë për përmirësim sepse është e njëjta logjike, e njëjta ndarje buxhetore, e
    njëjta mosgatishmëri sikurse e Qeverise se kaluar.

    Lidhja Demokratike e Kosovës dhe deputetët e saj kishin kritikuar rritjen e pagave në
    premtimet elektorale, sepse kjo nuk ishte rritje konform rritjes ekonomike, sepse një rritje
    e tille e pagave pa rritje ekonomike nuk përmirësoj jetën e qytetarëve të vendit por
    shkaktoj vetëm inflacion ekonomik, andaj edhe lenia e patates së nxehtë për rritje të
    pagave në vitin në vazhdimësi kishte të njëjtin qëllim vetëm e vetëm atë elektoral.

    Neve si deputetë e saj kishin kritikuar po ashtu kostot e mëdha të autostradave, sepse
    neve kishim premtuar investime me prioritet në shkolla, spitale, furnizimin me ujë i cili
    mungon në shumë fshatra të Kosovës, trajtimin e mbeturinave dhe ujërave të zeza,
    bujqësinë dhe sektorë tjerë të cilët janë kurcial për zhvillim ekonomik. Asnjëra nga këto
    nuk tregohen serioze në këtë projekt buxhet për vitin 2015.

    Si mund të kemi stabilitet financiar ku me këtë buxhet ku nuk krijohen kushte që
    nëpërmjet ngritjes së infrastrukturës dhe kapaciteteve të organeve të sigurisë , të luftohet
    informaliteti financiar, shpëlarja e parave si dhe luftimi i krimit të organizuar dhe
    korrupsionit?

    Në këtë projektbuxhet mungon përkrahja serioze për sektorin e drejtësisë, në të cilat bënë
    pjesë Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Prokurori i Shtetit, Gjykata Kushtetuese, Instituti
    Gjyqësor i Kosovës dhe Komisioni për Ndihmë Juridike Falas, e sipas këtij projekti, janë
    të planifikuara me pake se 2% të buxhetit të përgjithshëm.

    Gjyqësia e fortë, gjyqësia efikase, gjyqësia e pavarur është shtyllë e ndërtimit të
    demokracisë së mirëfilltë dhe njëkohësisht është forcë pozitive për zhvillimin ekonomik
    dhe social, duke e përfshirë edhe rritjen e besimit të investitorëve të huaj. Nga kjo që na
    është paraqitur duket që fare nuk është marre parasysh gjendja në të cilën ndodhet
    drejtësia kosovare, fare nuk është marre parasysh që gjykatat janë të stërngarkuara me
    lëndë, zgjedhja e lëndëve të caktuara stërzgjatet me vite të tëra, fare nuk është marre
    imazhi i keq gjyqësisë kosovare, fare nuk është marre parasysh se qytetari ynë e ka
    humbur jo vetëm besimin në drejtësinë kosovare, por edhe shpresën se Kosova do të

    87
    bëhet një vend ku sundon rendi dhe ligji, pra mendoj se Qeveria nuk dëshiron të investojë
    më shumë në këtë sektor, sepse siç duket nuk ka vullnet për të prishur interesat e
    Qeverise se kaluar për të ndikuar në përmirësimin e jetesës dhe sigurisë, si fizike ashtu
    edhe juridike të qytetarit tonë.

    Të nderuar kolege deputetë,
    Neve mendoj se duhet që në mese dy leximeve të paraqesim amendamente për të cilat
    disa do të zotohem personalisht dhe me të cilat pretendoj se do të përmirësoj se paku disa
    pika të caktuara që kane të bëje me shpërndarjen buxhetore, orientimet e qarta në
    përkrahje të dikastereve që merren me sundimin e rendit dhe ligjit, dhe në atë me
    kryesore për të ruajtur paranë publike shkurtimet e investimeve nga milionat e luksit
    qeveritar. Faleminderit!

  • Faleminderit! Fjalën e ka zoti Paçaku.

  • I nderuar kryesues,
    Të nderuar pjesëtarë të Kabinet qeveritar,
    Të nderuara deputete,
    Të nderuar deputetë,
    Të nderuar shikues,
    Të nderuar media,
    Komiteti romë është i ndërtuar në dy aspekte filozofik, aspekti i parë filozofik është që ne
    së pari duhet të jemi pastaj të kemi, ndërsa aspekti i dytë filozofik i popullit romë në
    Kosovë, regjion edhe më gjerë ka të bëjë me integrim por pa diskriminim.

    Në të dy aspektet sipas buxhetit populli rom është diskriminuar. Populli romë bënë pjesë
    në grupin ekstrem të 11% ku nuk kanë gjërat elementare për mbijetesë. Buxheti nuk ka
    asnjë kahe ku u drejtohet enkas komuniteteve pakicë, romë shkali ose egjiptian apo
    shqiptarëve të tjerë të cilët vuajnë dhe janë afër...

    Komuniteti romë nuk është i përfshirë për rimëkëmbjen e tyre të varfërisë së skajshme,
    andaj mendoj që përmes amendamenteve ky komunitet duhet të rimëkëmbët.

    Rasti i javës së kaluar tregoi që rrahën kambanat në Kosovë dhe bënë alarm kur fëmija
    romë 7-vjeçar nga Fushë Kosova duke kafshuar bukën e tij në kontejner të Fushë
    Kosovës e humbi jetën.

    Unë nga këtu nga kjo foltore falënderoj kryeministrin që ishte në shtëpi të kësaj familje
    dhe shprehu ngushëllimi po ashtu edhe ministra tjerë dhe shefin e grupit tonë parlamentar
    të cilët vizituan këtë komunitet, por kambanat nuk do të pushojnë sepse ky komunitet dhe
    ky shembull mund të ripërsëritet prapë.

    Dy ditë më vonë qenët endacak sulmuan edhe dy nxënës të komunitet shqiptar në qendër
    të Prishtinës. Unë mendoj se përmes buxhetit duhet të jepet kahe këtij shembulli negativ
    ku jo vetëm romët dhe qytetarët e Kosovës shprehen indinjatë dhe ngushëllime për këtë

    88
    shprehen edhe dy eurodeputetë romë tanë të cilët i kemi në Këshillin e Evropës edhe
    romët edhe banorët tjerë nga regjioni dhe nga Evropa.

    Andaj, mendoj se këto grupe ekstreme që sipas Bankës Botërore tregojnë 11% të
    varfërisë së skajshme së paku të mos paguajnë rrymën elektrike, pjesëtarët e komunitetit
    romë të mos paguajnë tatimet në ekonominë e vogël dhe është liruar nga benificionet,
    përkatësisht nga taksat administrative. Nuk është respektuar aspak buxheti për t’iu
    dedikuar 10-përqindëshit, i cili garanton punësim për romët. Në 15 vjetët e fundit, 0,01%
    të komunitetit rom, ashkalinj ose egjiptian janë të punësuar në institucionet
    vendimmarrëse, e kjo është shumë e pamjaftueshme. Nuk i kemi personat aty ku merren
    vendimet dhe ku njoftohemi për situatën e punësimit të komunitetit rom. Buxheti duhet të
    kërkojë më tepër avancimin e komuniteteve pakicë, gjë që edhe buxhetet e viteve të
    kaluara nuk kanë qenë aspak optimiste. Ne si grup do ta votojmë këtë buxhet, por besoj
    fuqishëm se me amendamentet të cilat do të vijnë sadopak do ta përmirësojmë jetën e
    këtyre qytetarëve të prej vitit në vit po diskriminohen. Faleminderit! Ove nisaste!

  • Faleminderit! Fjalën e ka Shaip Muja.

  • Faleminderit, zoti nënkryetar!
    Ç’është e drejta, unë nuk desha të filloj të shpjegoj për Buxhetin, sepse kjo është një
    formë e teatrimit në formën e prezantimit që i bëhet, ose përkrahjes ose kundërshtimi, që
    i bëhet. Ky Buxhet është shumë i zgjeruar, që në një ose në dy seanca, por mendoj që
    ministrat duhet të jenë më të qartë për të arriturat e tanishme dhe ku po duam të shkojmë
    me këtë Buxhet.

    Unë shkova vetëm në disa pika, për shembull, ku shihet përshkrimi vetëm nga linjat
    buxhetore të viteve të kaluara pa ndonjë arsyeshmëri. Shihet se duke filluar nga rriqrat e
    Malishevës, që janë 90 mijë euro në këtë vit, 90 mijë euro vitin e kaluar, e ne do të kemi
    prapë ethe hemorragjike, do të kemi prapë rriqra, do të thotë nuk është bazuar në një plan,
    i cili do t’i ofrohet statistikisht mungesës apo çrrënjosjes së etheve hemorragjike.

    Në linjat e Ministrisë së Bujqësisë, për shembull, flitet për pyllëzimin, e kjo tregon se
    bëjmë vetëm politikë reaktive, e nuk bëjmë politikë financiare preventive, sepse ne më
    shumë dëmtohemi në vit nga djegiet dhe dëmtimi i pyjeve, se sa 450 000 euro që të bëhet
    pyllëzimi në tërë Kosovën. Edhe ministrat, edhe Qeveria, e këtë problem e kam shtruar
    edhe në mandatin e kaluar këtë problem, meqë ka shumë produkte nga pastrimi, i cili do
    të sanojë ose do të prevenojë ndaljen e zjarreve nëpër pyje, dhe do të jetë produkt dhe një
    fushë e punësimit sezonal të punonjësve në këtë sektor. Do të thotë, që vetëm ndërmjet
    pastrimit të pyjeve, Republika e Kosovës mund të kalojë me mijëra të punësuar sezonalë
    për t’i pastruar ato dhe nga ato produkte të kalojë në prodhimin final të briketit, apo të
    produkteve të ngrohjes.

    Provokimi më i madh që m’u duk këtu nga disa përkrahës të këtij Buxheti, kolegë të mi,
    të partisë sime, por edhe të partive tjera, për çështjen e sigurimeve shëndetësore, me
    keqardhje them, se dua të jem i vërtetë, por sigurime shëndetësore nuk do të ketë as në

    89
    vitin 2015. Nuk është mirë t’u themi qytetarëve dhe punonjësve shëndetësorë që
    sigurimet shëndetësore do të bëhen në vitin 2015.

    Ish-ministri na i ka promovuar sigurimet shëndetësore në vitin 2013 një herë, mandej në
    vitin 2014, për të filluar në janar të vitit 2015. Prandaj, është johumane, jonjerëzore, por
    është edhe një kurth për ministrin që vjen tash që ky ta marrë këtë karamele edhe t’u
    thotë njerëzve që sigurimet shëndetësore do të bëhen. Po nuk u bënë këtë vit, do të bëhen.
    Sigurimet shëndetësore, në bazë të projeksioneve këtu që i pashë unë, e që e di mirë, deri
    në vitin 2018 nuk do të jenë funksionale. Prandaj, ne nuk kemi nevojë, e duhet të
    tregojmë pse po çalojmë kaq shumë gjatë për t’i bërë sigurimet shëndetësore. Mungesa e
    sistemit të informimit shëndetësor është çelësi i zgjedhjes të të gjitha problemeve në
    shëndetësi, qoftë në atë private, qoftë në atë publike.

    E, dikush nuk është i interesuar që t’i japë një shpejtësi të madhe zgjidhjes së këtyre
    problemeve. Aq më tepër asnjë ministër i Shëndetësisë deri më tani nuk ka për çfarë të
    lavdërohet me ndonjë sektor shëndetësor. Për shembull, themi që Kardiokirurgjia
    përmendet mbi 12 vjet këtu në Parlament, në qytet e në rrugë, e ne prapë kemi sistem të
    kardiokirurgjisë që po funksionon nëpër privat, por nuk po mund të funksionojë në atë
    shtetërore. Këtu ka diçka, ose ka një plan, i cili nuk është i interesuar që të funksionojë në
    sistemin publik dhe ka ndonjë interes, për të cilin unë dua të jem i gabuar, për ata të cilët
    rrinë për mosfunksionalizimin e kësaj.

    Për këto kisha pasur dëshirë që nga ministrat aktualë ne të njoftohemi këtu. Ose
    Onkologjia. Ne nuk puthemi ta përfundojmë me shkallën maksimale të një kualiteti t’i
    ofrohemi 100% Evropës, por me nja 70% a 80% mund t’i ofrohemi me këto shërbime
    sektoriale. Mandej e shoh në Buxhet në shëndetësi parashihen shumë ndërtime. Unë kam
    thënë shpeshherë se këta janë menaxherë të krizave të tullave, sepse ata që nuk dinë të
    bëjnë sistem dhe qëndrueshmëri në sistem, atëherë tërheqin vëmendje vetëm të bëjnë
    objekt. Por, objekti duhet funksionalizuar, duhet adaptuar sistemit për të garantuar
    qëndrueshmëri, e kjo nuk garanton.

    Edhe sistemi emergjent, unë e shoh edhe hipotetikisht, edhe ai keqpërdoret, edhe duke
    mos ditur se si të dizajnohet. Problemet tjera qesharake në këtë buxhet, të cilin ne do ta
    votojmë, sepse nuk kemi kah të shkojmë, se edhe ministrat janë të befasuar siç tha një
    parafolës i imi këtu, nuk kanë pasur kohë sa ta zbërthejnë dhe ta studiojnë dhe të tregojnë,
    që edhe disa ministra po ma miratojnë me kokë, e është e vërtetë kjo, është në fushën
    energjetike. Është shumë qesharake. Është qesharake, sepse për shembull 50 000 euro
    thuhet do të shpërndahen në edukimin për efiçiencë elektrike, duke filluar prej një
    katundari që është në fshat. E di që nëse e bën shtëpinë e izoluar mirë, kjo është efiçiencë,
    e deri te pjesa akademike, që e dinë edhe strukturën e ndërtimit.

    Por, çka po bën shteti që në këtë efiçiencë t’i stimulojë, qoftë fabrikat, qoftë
    prodhimtarinë, qoftë shtëpitë, si po i stimulon që në kreditë, të cilat po merren nëpër
    sistemin e bankave, në mënyrë indirekte të përfitohet në energjetikë? Edhe shteti të
    përfitojë, por edhe qytetari të përfitojë. Ka shumë gjëra, të cilat ne i kemi për t’i biseduar
    këtu, por megjithatë thamë që me përshpejtim e kemi bërë.

    90
    Ky buxhet duhet të kalojë dhe unë do ta votoj. Këtu ka shumë vërejtje për të cilat
    sigurisht në planifikimet buxhetore tjera, ose në rishikimet e mundshme, apo në
    amendamentimet e mundshme, mund të ndërhyhet në disa fusha, të cilat garantojnë edhe
    zhvillim ekonomik, edhe shpresë të zhvillimit dhe të qëndrueshmërisë në mendjen e
    qytetarëve dhe në stabilitetin e tyre, edhe psikologjik, edhe për ta dashur Kosovën, edhe
    për të jetuar, por jo për t’i parë duke ikur. Prandaj, do ta votojmë dhe ju falënderoj.

  • Faleminderit! Zoti Kurteshi e ke fjalën.

  • Përshëndetje për të gjithë të pranishmit,
    Unë jam fokusuar më tepër në Buxhetin e arsimit për vitin 2015, se sa është i
    rëndësishëm Buxheti i arsimit, se nuk është vetëm për arsimin, por ai ndikon në të gjitha
    sferat e jetës, këtë më së miri e ilustron një përgjigje e ish-kryeministrit britanik Tony
    Blair në pyetjen se cilat janë tri prioritetet e tij të para. Përgjigjja e tij ka qenë se prioriteti
    i tij i parë, i dytë dhe i tretë është arsimi.

    Se si e ka trajtuar kjo Qeveri arsimin, për këtë më së miri flet Buxheti të cilin ne sot e
    kemi para vetit. Në Buxhetin për vitin 2015 janë paraparë vetëm 3% të Buxhetit të
    përgjithshëm për arsim, e që është vërtetë jashtëzakonisht pak për ta nxjerrë atë nga kjo
    gjendje në të cilën është, bile-bile edhe për ta mbajtur në këtë gjendje në të cilën është.
    Dhe, nëse e krahasojmë këtë Buxhet të vitit 2015 me atë të vitit 2014, ky është për 10%
    më i vogël, që do të thotë se kjo Qeveri është edhe më e papërgjegjshme se Qeveria e
    kaluar në raport me arsimin. Për të qenë e keqja edhe më e madhe, edhe nga ata 46
    milionë euro të ndarë, ndarja nuk është aspak e drejtë.

    Është brengosës fakti se Buxheti në rastet kur ndikohet në rritjen e cilësisë në arsim dhe
    në përmirësimin e kushteve të punës është shumë i vogël. Për shembull, për teknologjinë
    informative në arsimin parauniversitar, Ministria e Arsimit ka paraparë vetëm 150 000
    euro, kurse në anën tjetër vetëm për zyrën e ministrit të Arsimit janë planifikuar mbi 200
    000 euro. Merre me mend çfarë absurdi është ky!

    Për pajisje laboratorike dhe inventar janë planifikuar 2 478 112 euro. Por, është
    interesante sesi këto dy lloj pajisjesh, që dallojnë shumë nga njëra-tjetra, pajisjet
    laboratorike që rrallëkund i hasim në shkollat tona, edhe pse janë shumë të rëndësishme
    për ngritjen profesionale të nxënësve dhe inventari, që po ashtu është i domosdoshëm,
    por është i një natyre krejt tjetër, janë futur në një vend dhe nuk dihet se sa nga këto mjete
    do të shkojnë për laborator e sa për banka e karrige. Por, pavarësisht se si do të ndahen
    këto mjete, janë të pamjaftueshme për t’i përmbushur nevojat e arsimit parauniversitar,
    qoftë me laboratorë, qoftë me inventar.

    Prezantimi i Buxhetit duke i bashkuar komponentët e ndryshëm dhe përgjithësimet e
    shumta mundësojnë manipulimin e tij dhe nuk mund të shpjegohet ndryshe ky lloj
    bashkimi i këtyre komponentëve.


    91
    Edhe 374 000 eurot e planifikuara për trajnimet profesionale në të gjitha qendrat të
    mëdha të Kosovës janë të pamjaftueshme për t’i trajnuar rreth 20 mijë mësimdhënës, që
    janë të angazhuar në procesin mësimor në Kosovë.

    Mjetet e planifikuara për ndërtimin e shkollave, sallave sportive nëpër shkolla, fushave të
    sportit, laboratorëve, kabineteve dhe punëtorive për shkollat e mesme profesionale janë
    shumë të vogla, kur kihet parasysh se ende kemi shkolla ku mësimi zhvillohet në tri
    ndërrime, kurse numri i nxënësve nëpër klasë është mbi numrin e lejueshëm. E sallat e
    sportit, laboratorët e kabinetet mungojnë në shumë shkolla të vendit tonë. Edhe mjetet e
    parapara për fëmijët me nevoja të veçanta janë jashtëzakonisht të vogla për këtë kategori
    të veçantë të shoqërisë sonë.

    Kur jemi te arsimi, Kabineti qeveritar duhet ta ketë parasysh se si rezultat i kufizimit të
    numrit të mësimdhënësve, që shpesh është në shpërputhje me nevojat reale të shkollave
    tona, shumë mësimdhënës të punësuar kanë mbetur jashtë listave të pagave. Pra, nuk
    paguhen, edhe pse janë duke punuar, dhe Qeveria duhet shpejt ta zgjidhë këtë çështje
    nëpërmjet këtij Buxheti, që besoj se do të korrigjohet.

    Duke e pasur parasysh se investimi në arsim është parakusht për avancimin e një shoqërie
    a shteti, është investim në gjeneratat e reja, është investim në zhvillimin ekonomik të
    vendit tonë, ne kërkojmë që të zvogëlohen shpenzimet në luks dhe rriten investimet në
    arsim, sepse kështu do të mundësohet zhvillimi normal i procesit mësimor, i cili garanton
    arsimim cilësor të gjeneratave të reja.

    Qeveria e re me Buxhetin e planifikuar për kulturë, rini dhe sport ka dëshmuar se këto
    fusha të rëndësishme janë margjinalizuar skajshmërisht dhe e kanë të vështirë t’i kryejnë
    edhe funksionet e tyre elementare.

    Gjatë 7-8 vjetëve të fundit, shumë mjete janë shpenzuar në ndërtimin e rrugëve të reja, në
    zgjerimin e atyre ekzistueseve, në modernizimin e tyre, por nga planifikimet për këtë
    fushë të infrastrukturës është përjashtuar Anamorava, e cila nuk ka përfituar asnjë lloj
    buxheti për t’u lidhur më mirë me pjesën qendrore të vendit, edhe pse në atë pjesë të
    Kosovës jetojnë mbi 15% e qytetarëve të Kosovës. Dhe, në fund, bazuar në krejt atë që e
    kemi parë në këtë projektbuxhet, del se këtë Buxhet e karakterizon rrudhja e tij në fushat
    vitale të zhvillimit të shtetit, siç janë arsimi, investimet kapitale dhe të tjera, dhe
    zemërgjerësia e tij e pakufishme në shpenzimet në luks dhe në mirëqenie të qeveritarëve
    dhe të njerëzve rreth tyre. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Muharremaj e ka fjalën

  • Faleminderit, kryetar!
    Të nderuar deputetë të Parlamentit të Kosovës,
    Desha të ju njoftoj se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka përgatitur dy
    amendamente: amendamenti 1 - zbatimi i Kontratës Kolektive, e cila duhet të hyjë në
    fuqi më 1 janar të vitit 2015, dhe amendamenti 2 - rritja e pagave për 25%. Kërkoj nga të
    gjitha grupet parlamentare që të na ndihmojnë që t’i aprovojmë këto dy amendamente.


    92
    Nuk ka asnjë dilemë që Buxheti i Republikës të Kosovës si një akt ligjor paraqet bazën
    më të rëndësishme legale dhe kushtetuese për financimin e mbarëvajtjes së gjithë sistemit
    shtetëror të vendit. Megjithatë, sipas vlerësimit tim, ky projektbuxhet që na është ofruar
    nga Qeveria e Republikës së Kosovës nuk është projektbuxhet që garanton zhvillim
    ekonomik, që ofron mirëqenie dhe zbutje të papunësisë, që ua kthen dinjitetin dhe
    shpresën e humbur qytetarëve të vendit, por thjesht është një buxhet që një pjesë të
    madhe të tij do të shpenzojë për pagat dhe mëditjet e zyrtarëve dhe shërbyesve civilë, të
    cilët jo rrallë krijojnë vende të punës mbi bazat e përkatësisë partiake dhe kuptohet të
    partive politike që janë në pushtet.

    Nëse e analizojmë mënyrën e shpërndarjes së Buxhetit nga Qeveria, vërehet fare qartë se
    një pjesë e madhe e parave tona edhe më tutje dhe vazhdon të shkojë në asfalt, kurse
    pjesa më e vogël në arsim, bujqësi, shëndetësi, e kështu me radhë.

    Meqë unë vij nga rajoni i Prizrenit, duhet të ndalem pak në të dhënat tabelare te
    projektbuxhetit për investimet kapitale për komunat që janë parashikuar të realizohen në
    këtë pjesë të Kosovës.

    Të nderuar deputetë,
    Edhe pse ky rajon ka rreth 500 mijë banorë, apo mbi 30% e gjithë popullatës së Kosovës,
    kjo Qeveri ka parashikuar që për vitin 2015 ta mbështesë projektin në vlerë prej 31
    milionë euro. Në qoftë se e pjesëtojmë për numër të banorëve, diku për kokë të banorit i
    bie 63 euro. Po ashtu, nëse shikohet Buxheti kapital në nivel qendror, në nivel të
    investimeve kapitale, shihet se shumica prej tyre janë projekte në vazhdimësi nga vitet e
    kaluara, e vetëm 38 milionë janë projekte të reja në nivel të Kosovës, që për kokë banori i
    bie diku 21 euro.

    Të nderuar deputetë,
    Unë e kam një vërejtje konkrete për mungesën e investimeve kapitale për vitin 2015,
    edhe për komunën prej nga vij unë, pra Theranda. Zoti ministri i Financave, nuk e di sa
    jeni në dijeni, por në komunën e Therandës ende ka shkolla me kushte shumë të vështira,
    të cilat janë ndërtuar në periudhën pas luftës, ose pas Luftës së Dytë Botërore, diku në
    vitin 1948, dhe aty punohet në kushte mizorie dhe me dy ndërrime. Gjithashtu, në këtë
    projektbuxhet nuk është paraparë ndërtimi i arteries së rrugës shumë të rëndësishme që
    lidhë autostradën “Ibrahim Rugova” me bjeshkët e Sharit, përkatësisht me qendrën e
    turizmit “Brezovica”. Ndërtimi i rrugës Therandë-Shtërpcë do të ndikonte në rritjen dhe
    zhvillimin e turizmit, në krijimin e vendeve të reja të punës, në shkurtimin e kohës së
    udhëtimit, si dhe do të nxiste iniciativa dhe biznese private për investimet në turizmin
    malor të kësaj ane.

    Projektbuxheti i vitit 2015 po ashtu nuk ka parashikuar asnjë investim në zonat
    industriale të rajonit të Prizrenit, nevojën për shtim të investimeve në infrastrukturë të
    këtyre zonave, si në Prizren, Therandë e Rahovec. Ato janë kruciale për krijimin e
    kushteve më të favorshme për zhvillimin ekonomik dhe për nxitje te ndërmarrësit në
    rajonin e Prizrenit.


    93
    Zona industriale në Therandë, e cila ka hapësirë prej 168 hektarëve, është funksionale
    dhe aty ushtrojnë aktivitete biznesore disa kompani vendore, megjithatë ende ka nevojë të
    shumta për investime në infrastrukturën e kësaj zone, kurse në Prizren dhe Rahovec, edhe
    pse Komuna ka bërë ndarjen e hapësirave për këto zona, megjithatë deri më tani nuk ka
    investime dhe si të tilla ato nuk janë fare funksionale.

    Të nderuar deputetë,
    Besoj që të gjithë e dimë se ndër vatrat më të rëndësishme kulturore në Kosovë është
    edhe qyteti i Therandës, por kemi mungesë të një shtëpie të kulturës, e cila ende pas 15
    vjetësh nuk ekziston në komunën e Therandës. Në këtë projektbuxhet nuk është përfshirë
    asnjë mbështetje financiare për përfundimin e ndërtimit të shtëpisë së pleqve në komunën
    e Therandës, megjithëse deri më tani në ndërtimin e këtij objekti nga Komuna janë
    shpenzuar rreth 490 000 euro. Mospërfundimi do t’i dëmtonte rëndë edhe investimet e
    gjertanishme të bëra në këtë objekt. Kërkoj nga ministri dhe Komisioni Funksional që
    projektet që i përmenda të përfshihen në projektbuxhetin për vitin 2015, me qëllim të
    përmirësimit të jetës së qytetarëve të të gjithë rajonit të Prizrenit.

    Krejt në fund, dua të konkludoj që, për fat të keq, edhe ky projektbuxhet mund të
    emërohet si Buxhet i mbijetesës, i cili vazhdon të jetë buxhet shpenzues, pa perspektivë
    dhe pa elemente zhvillimore dhe që nuk ndihmon për shpresën për një jetë më të mirë të
    qytetarëve të Republikës të Kosovës. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Shala e ka fjalën.

  • Zoti kryesues,
    Përshëndetje Kabinet qeveritar,
    Përshëndetje kolegë deputetë,
    Qeveria e Republikës së Kosovës me këtë Buxhet po e legalizon ngritjen e pagave prej
    25% për vitin 2014, e cila ka qenë ilegale, sepse pa miratimin e Kuvendit të Kosovës dhe
    FMN-së Qeveria e kaluar i ka ngritur pagat për shkak të zgjedhjeve të 8 qershorit, duke
    menduar se me rishikim do ta mbulojë këtë ngritje, e rishikim nuk ka pasur, por me
    mbulimin e minuseve të të gjitha organizatave buxhetore të Kosovës, me vendim të
    Qeverisë i ka marrë 15% nga kategoritë ekonomike e mallrave dhe e shërbimeve, si dhe
    nga shërbimet komunale, prandaj edhe e quajmë ilegale ngritjen e pagave të vitit 2014.

    Buxheti për vitin 2015 lë shumë për të dëshiruar, edhe pse parashihet të ketë një ngritje të
    tij në total, ku prapë vazhdojnë të jenë të hyrat kryesore të buxhetit nga tatimet dhe
    Doganat, ku ende vazhdon trendi i rritjes së importit nga jashtë për vitin 2015, i cili
    ndikon negativisht në rritjen e bruto-produktit, ndërsa me një eksport shumë të ulët, si
    pasojë e politikave fiskale jo të mira, e siç po shihet nuk do të kemi shpresë për
    ndryshimin e këtyre politikave me këtë përbërje të Qeverisë.

    Rritja ekonomike me këtë Buxhet parashihet të rritet në 4,3% prej vitit 2015-2017, ku
    baza për ngritjen ekonomike kjo Qeveri llogaritet nga të hyrat nga diaspora apo
    remitanca, e shumë pak nga eksporti, e mendoj se ky trend duhet të ndryshohet me rritjen
    e eksportit, duke investuar në bujqësi, prodhimtari e tjera, gjë që do të ndikojë edhe në

    94
    uljen e papunësisë. Mirëpo, me këtë ngritje të planifikuar prej 4,3% të zhvillimit
    ekonomik, importi i mallrave pritet të jetë... në këtë imazh, kësaj ngritjeje ekonomike me
    2,5%. Si mund të themi se do të kemi ngritje ekonomike, kur nga ky projektbuxhet shihet
    se 72% e Buxhetit të Kosovës do të shkojë për paga dhe mëditje, investimet kapitale do të
    kenë rënie nga 33%, sa ishin për vitin 2014, në 28% për vitin 2015, e që këto investime
    kapitale priten të shkojnë në rrugë, objekte arsimore, kulturore, shëndetësore e tjera,
    investime të cilat nuk ndikojnë në ngritjen e zhvillimit ekonomik.

    Po ashtu, dua të themi se me këtë projektbuxhet për vitin 2015 është bërë diskriminimi
    dhe shpërndarja e projekteve nëpër regjione dhe komuna. Në komunën nga vij, ajo e
    Malishevës, përveç buxhetit komunal, nuk është përfshirë asnjë projekt nga asnjë
    ministër, e konsideroj se edhe ata banorë të komunës së Malishevës ia paguajnë tatimet
    këtij shteti dhe duhet të kenë hise në ndarjen proporcionale të Buxhetit sikur banorët e
    komunave tjera. Si ka mundësi që në vitin 2013, Qeveria e kaluar ka ndarë mjete për
    ndërtimin e çerdhes për fëmijë, që nuk ka pasur deri me tani, ndërsa nuk është lejuar
    ngritja e stafit të kësaj komune për ta funksionalizuar këtë çerdhe, e cila është ndërtuar,
    edhe pse kjo është kërkuar edhe me shkresë disa herë nga Ministria e Financave dhe ajo e
    Arsimit. Andaj kërkoj që të lejohen mjetet për stafin e nevojshëm për këtë çerdhe, si dhe
    të ndahen mjete edhe për projektet e Komunës së Malishevës sikur në komunat tjera.

    I nderuar kryeministër,
    Qeveria në largim, ose Qeveria Thaçi, vitin e kaluar nuk ka ndarë asnjë projekt për
    Komunën e Malishevës. Për këtë arsye, ajo Qeveri i ka humbur së paku 9 000 vota në
    komunën e Malishevës. Kërkoj nga ju që ta keni parasysh dhe të ndani mjete të barabarta
    si për komunat tjera. Faleminderit!

  • Faleminderit! Besim Beqaj nuk është këtu, më duket. Anton Quni e ka
    fjalën.

  • Faleminderit, zoti kryesues!
    Zoti kryeministër,
    Ministra,
    Të nderuar deputetë,
    Vlera e parasë në sektorin e sigurisë do të thotë që shërbimet e ofruara nga ofruesit
    kryesorë të sigurisë i meritojnë paratë që taksapaguesit paguajnë për to. Ajo siguron që
    këto shërbime janë në përputhje me nevojat dhe prioritetet e taksapaguesve për siguri.
    Nga studimi i Buxhetit për vitin 2015, me theks të veçantë në fushën e sigurisë, duhet të
    arrihet deri te konkludimi nga këto tri çështje me radhë: a i kanë marrë burimet e
    nevojshme institucionet e sigurisë për ta kryer aktivitetin me koston më të ulët; a do të
    arrihen aktivitetet e institucioneve të sigurisë me rezultate maksimale nga burimet e
    dhëna dhe a do t’i realizojnë institucionet e sigurisë objektivat e deklaruara në politika
    brenda Buxhetit të alokuar.

    Unë nuk do ta marr guximin që t’i parashoh konkludimet, pasi faktori kohë nuk e
    mundëson këtë. Por, sipas praktikave të mira, Buxheti në fazën e miratimit do të duhej të
    zgjasë për tre muaj duke u trajtuar edhe nga komisionet e specializuara, siç janë në rastin

    95
    tonë ai i mbikëqyrjes së sigurisë dhe inteligjencës. Sidoqoftë, shpresoj se institucionet
    dhe agjencitë e sigurisë, të zbatimit të ligjit, menaxhimit të kufijve, Doganat, shërbimet
    korrektuese, Shërbimi Inteligjencës, Emergjenca Civile, Këshilli i Sigurisë Kombëtare e
    tjera do të disponojnë me mjetet e mjaftueshme për mirëmbajtjen, zhvillimin, format dhe
    ngritjen e kapaciteteve të nevojshme.

    Zoti kryeministër, besoj që me Kabinetin juaj, para se të sillni Projektligjin e Buxhetit me
    variantin final, ta keni në konsideratë vlerësimin e mjedisit strategjik dhe të sigurt të
    shtetit, kërcënimet e mundshme të sigurisë, me të cilat përballet shoqëria në periudhat
    afatshkurtra dhe afatmesme, reformat dhe transformimet e institucioneve të sigurisë në
    aspektin e kostos. Neve mund të na presin situatat të cilat mund ta rrezikojnë shëndetin,
    cilësinë dhe jetën e qytetarëve, pasurinë e tyre, vitalitetin e institucioneve të Republikës
    së Kosovës dhe Kosovën si tërësi me të gjitha vlerat e sajë.

    Prandaj, është mirë që, përveç debateve në Parlament, ndër të tjera, të nxiten diskutime
    publike që kontribuojnë për vlerësimin e nevojave dhe prioriteteve të qytetarëve në lidhje
    me sigurinë. Vota ime është pro miratimit të Projektligjit për Buxhetin 2015, me shpresë
    që vërejtjet dhe këshillat do të merren në konsideratë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Fjalën e ka deputetja Besa Baftiu.

  • Faleminderit!
    Të nderuar deputetë,
    Të nderuar dhe shumë të respektuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Në projektbuxhetin e planifikuar për vitin 2015 vërehet se shëndeti dhe mirëqenia e
    qytetarit nuk janë prioritet i kësaj qeverisjeje, ashtu siç nuk ka qenë prioritet edhe e
    qeverisjes së kaluar. Buxheti i planifikuar për sektorin e shëndetësisë pothuajse është i
    njëjtë me atë të vitit të kaluar. Derisa në vitin 2014 në total Buxheti për sektorin e
    shëndetësisë ka qenë 114 707 481 euro, kurse për vitin 2015 është planifikuar të jetë 116
    997 668 euro, që do të thotë se është për 2,2 milionë më i lartë, por kjo nuk mjafton, duke
    e ditur gjendjen e rëndë në shëndetësi, ngase shëndetësia është e sëmurë në të gjitha
    segmentet.

    Po ashtu, është 2% i GDP-së, që është pakrahasimisht më e ulët se secili vend në Evropë,
    nëse shikohet në tërësi buxheti i planifikuar për Ministrinë e Shëndetësisë, e shohim se
    është vazhdim i centralizimit. Pra, nuk kemi decentralizim, siç është propaganduar nga
    Ministria e Shëndetësisë. Do t’i jap disa argumente që janë dëshmi e kësaj:

    1. Projektbuxheti i planifikuar i Ministrisë së Shëndetësisë është 31 565 088 euro, ndërsa
    i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës është 85 432 580 euro, ku hyn
    shërbimi dytësor tretësor, pra në fakt është e tërë shëndetësia e Kosovës, pa atë primaren
    që u takon komunave. Planifikimi i Buxhetit për Ministrinë e Shëndetësisë për vitet e
    ardhshme është paraparë të rritet për çdo vit, ndërsa për Shërbimin Spitalor Klinik
    Universitar të Kosovës të zvogëlohet. Me këtë planifikim nuk ka përmirësim të gjendjes
    në shëndetësi.


    96
    2. Po ashtu po vazhdon centralizimi i investimeve kapitale. Ministria e Shëndetësisë do
    t’i shpenzojë 8 975 000 euro, përderisa për Shërbimin Spitalor Klinik Universitar është
    planifikuar po thuajse një shumë e njëjtë, përafërsisht 9 000 000 euro.

    3. Alokimi për mallra dhe shërbime - Ministria e Shëndetësisë për vete ka planifikuar 8
    883 000, ndërsa për Shërbimin Spitalor Klinik Universitar janë ndarë 25 910 000 euro.

    4. Për odat e profesionistëve shëndetësorë janë planifikuar gjithsej 230 000 euro. Në bazë
    të ligjit për odat, janë 4 oda të profesionistëve shëndetësorë. Paramendojeni si mund të
    zhvillohen dhe të pavarësohen këto oda me këtë buxhet kur ai ndahet në katër pjesë.

    5. Një çështje tjetër që mund të diskutohet është Buxheti i paraparë për performansë, që
    është pak më shumë se një milion euro. Këto të holla, me sa e di unë dhe kam njohuri,
    janë shpërndarë për paga të specializantëve dhe shumë pak për performansë. Pra, nuk
    janë shpenzuar për çfarë kanë qenë të dedikuara. Unë i bëj pyetje ministrit se si e kanë
    planifikuar që t’i paguajnë këta mjekë që janë në specializim?

    Ndërsa sa u përket sigurimeve shëndetësore, e dimë se nga ministri i Shëndetësisë së
    Qeverisë së kaluar është premtuar se ato do të fillojnë të implementohen në janar, mirëpo
    me këtë planifikim të Buxhetit vështirë se do të realizohen edhe në 2-3 vjetët e ardhshme.

    Lëvizja “Vetëvendosje” kërkon që Buxheti për shëndetësi të rritet, sepse kjo shkon në të
    mirë të shëndetit të qytetarëve, si dhe sshkon edhe në favor të punëtorëve shëndetësorë.
    Po ashtu, kursehen edhe mijëra qindra euro që po jepen për shërim jashtë vendit. Shumë
    herë, i nderuar Kabinet qeveritar, edhe nëse keni të holla për t’u shëruar jashtë vendit,
    koha është e artë për të vepruar në raste emergjente. Andaj, duhet të jemi shumë të saktë
    që ta rritim Buxhetin për shëndetësi në mënyrë që të krijojmë kushte për të gjithë
    qytetarët e Republikës së Kosovës, po ashtu që të trajtohen baras të gjitha kategoritë në
    spitalet tona. Faleminderit!

  • Zonja Haxhiu e ka fjalën.

  • Faleminderit, nënkryetar i Kuvendit!
    Të nderuar deputetë,
    Kabinet qeveritar,
    Tashmë kur jemi para një akti të kryer, kur koalicioni më i keq i mundshëm u bë realitet,
    koalicion gjithsesi i dhimbshëm për Kosovën, para vetes e kemi edhe projektbuxhetin për
    vitin 2015. E kemi edhe më të qartë se e ardhmja, sidomos ajo e afërt për qytetarët e
    vendit, do të jetë para së gjithash e zymtë dhe e pashpresë. Se nuk do të kemi zhvillim
    ekonomik, shëndetësi, kulturë dhe arsim të avancuar, pensione të dinjitetshme, krijim të
    hapësirës dhe mundësive të reja, sidomos për rininë tonë të pashpresë, këtë e kemi më se
    të qartë, por se në vend të tyre natyrisht do të kemi rritje të varfërisë, mjerim social,
    pensione denigruese dhe kriminalizim të mëtejmë në sektorin e shëndetësisë, korrupsion
    dhe krim të organizuar gjithandej.


    97
    Krijimi i koalicionit qeverisës e ka shuar çdo shpresë të qytetarëve, në veçanti të të rinjve
    në vendin tonë. Dëshmi e humbjes së çdo shprese është edhe migrimi masiv që nga 19
    nëntori i këtij viti. Ky projektbuxhet është vazhdimësi e politikave të njëjta për sektorin e
    rinisë, që e ka ndjekur edhe Qeveria e kaluar. Kjo do të thotë se Qeveria Mustafa është e
    njëjtë me Qeverinë Thaçi në trajtimin që ua bën të rinjve në vendin tonë. Ky
    projektbuxhet nuk ofron premisa për një rritje të qëndrueshme ekonomike, që të rinjve do
    t’ua kthente shpresën se diçka po lëviz pozitivisht. Ky projektbuxhet dhe ky Ekzekutiv
    është humbja e shpresës në këtë vend. Nuk ofron investime kapitale të duhura as në
    arsim, as në fushat tjera që e influencojnë direkt jetën e qytetarëve tanë.

    Qytetarët nuk kanë vend pune, nuk u ofrohen kushte për arsim cilësor, kushte për
    perspektivë, biznes, rekreacion dhe veprimtari tjera, edhe pse dy partitë e koalicionit
    qeveritar, PDK dhe LDK, gjatë fushatës elektorale janë thirrur pikërisht në zhvillimin
    ekonomik. Ky projektbuxhet në asnjë mënyrë nuk garanton krijimin e vendeve të reja të
    punës. Fillimisht, do të dëshiroja të ndalem te lëmi i arsimit, përkatësisht te premtimet e
    Qeverisë së kaluar që nga viti 2007, atëherë kur ishte premtuar digjitalizim i shkollave,
    ku ishin ndarë miliona e miliona euro, e sot e kësaj dite nuk dihen destinacioni i tyre, me
    çka u trajtua edhe një numër shumë i madh i mësimdhënësve në programin e ESDI-elit
    dhe ato njohuri të marra asnjëherë nuk patën mundësinë t’i aplikojnë, ndërsa ato që nuk
    praktikohen normal se edhe harrohen.

    Premtim tjetër i Qeverisë së kaluar ka qenë edhe arsimi i mesëm i obliguar që asnjëherë
    nuk u bë, por në Ligjin e arsimit parauniversitar u bë i obligueshëm arsimi parashkollor.
    Por, fat të keq, jo më shumë se 20% e fëmijëve në Kosovë janë të përfshirë në arsimin
    parashkollor. Kjo ndodh për shkak të mungesës së hapësirës, mungesës së financave për
    të hapur vende të reja të punës, për mësimdhënës, përderisa në fakt kemi mjaft të
    kualifikuar. Pra, nuk shihet asnjë shenjë pozitive në këtë projektbuxhet në këtë drejtim.

    Një tjetër rrezik që po i kanoset dita ditës arsimit në Kosovë është edhe mënyra e
    financimit për kokë të nxënësit. Këtu, në të shumtën e rateve, viktimë janë shkollat nëpër
    zonat rurale, për faktin që numri i nxënësve po zvogëlohet dita-ditës. Parashikimi i
    fuzionimit të paraleleve rrezikon me zvogëlim të numrit të punëtorëve në arsim dhe
    njëkohësisht edhe në shpërnguljen e banorëve nga fshatrat e thella për në qytet. Në rastin
    konkret, për shembull, në fshatin Goden të komunës të Gjakovës, apo në fshatin Maznik
    të komunës së Deçanit, e në shumë zona të tjera të thella në Kosovë.

    Pra, në këtë rast do të duhej llogaritur financimi për paralele, ndërsa numri i nxënësve të
    mos jetë më i madh se sa është paraparë me Ligjin për arsimin parauniversitar. Pra,
    sistemi arsimor në Kosovë, krahasuar me shtetet e rajonit, sa i përket strukturës së
    shpenzimeve kapitale dhe mallra e shërbime është më i ulëti. Sa për ilustrim, përderisa
    Kosova pra ka vetëm 3% për shpenzime kapitale, 5% për mallra dhe shërbime, Sllovenia
    ka 8% për shpenzime kapitale dhe 19% për mallra dhe shërbime.

    Kështu shpenzimet për nxënës si përqindje e GDP-së për kokë banori janë shumë të ulëta.
    Vetëm Guatemala, Republika Domenikane dhe El Salvadori kanë shpenzime më të ulëta
    se Kosova. Se Kosova do të ketë trend të ulët të zhvillimit të arsimit në këtë rast na bind

    98
    edhe projektbuxheti i këtij viti, në të cilin nuk janë prioritet kërkimet shkencore në
    përgjithësi dhe përgatitja e studiuesve të rinj për hulumtim të bazuar në metodat
    bashkëkohore. Këtë e dëshmon edhe Buxheti i ndarë për zbatimin e strategjisë për
    veprimtari kërkimore-shkencore në vlerën prej 596 200 euro.

    Në vendet e zhvilluara, te arsimit profesional ka një traditë dhe përkujdesje të vazhduar.
    Atje shteti dhe bizneset private janë përgjegjëse për specializimin e të rinjve. Firmat i
    identifikojnë vendet për kuadro të kualifikuara. Pra, edhe te ne, në sistemin arsimor do të
    duhej të riorientohemi në bazë të nevojave të sektorit komercial. Në këtë kuptim,
    Ministria e Arsimit do të duhej të bashkëpunojë me organizatat e ekonomisë, që ato të
    marrin pjesë në hartimin e programeve mësimore, t’i identifikojnë nevojat me qëllim të
    kualifikimit të të rinjve në raport me këto kërkesa, në mënyrë që të punësohen në këto
    ndërmarrje.

    Edhe në lëmin e kulturës, fatkeqësisht, vërehet ndarje e buxhetit në baza partiake, që në
    fakt në asnjë mënyrë nuk do të duhej të ishte kështu. Ndonëse edhe për shumë projekte të
    cilat janë paraparë, ne dyshojmë që do të realizohen, ngase ato janë të bartura vit pas viti.

    Ndërkaq në fushën e trashëgimisë si pasojë e injorimit të shumë projekteve, vonesës së
    ndërhyrjes emergjente, shpeshherë ka ndodhur që pas kërkesave të shumta që janë bërë
    dhe ndërhyrja shumë e vonshme, ose për të mos nuk ka ndodhur fare, ka ndodhur që
    projektet ose vetë objektet, të cilat janë të shpallura si objekte të mbrojtura të rrënohen
    tërësisht. Po e përmend vetëm një rast - në fshatin Dobrosh, kulla e Can Pajazitit, e
    shpallur si objekt i mbrojtur, unë personalisht jam marrë me të me ministrin dhe me të
    gjithë personat kompetentë në kuadër të Ministrisë, por ajo sot e kësaj dite nuk ekziston.
    Pra, është rrënuar tërësisht, ngase nuk është ndërhyrë me kohë.

    Ish-ministri Beqaj, me rastin e dorëzimit të detyrës, e deklaroi një të pavërtetë shumë të
    madhe kur tha se në Buxhetin e vitit 2015 është paraparë edhe rritja prej 25%. Pyetja për
    ministrin e Financave Hoti është: A i besuat të paktën në atë moment? Ku është kjo rritje
    sot? Çfarë në fakt do t’u thotë ai qytetarëve? Kisha dashur sot t’u thotë. Nuk e di, u
    përmend këtu nga deputetët e PDK-së se do të ketë rritje, e nga deputetët e LDK-së nuk
    do të ketë rritje. Vërtet nuk jeni marrë vesh, e këtë po e shohim dita-ditës, por në fakt
    edhe këto mosmarrëveshje duhet t’i prezantoni më hijshëm dhe të dilni e t’u kërkoni falje
    qytetarëve për të pavërtetat që po i ngrini.

    Më 1 janar 2015, do të duhej të hynte në fuqi Kontrata Kolektive, ngase është nënshkruar
    kuptohet në kohë fushate, e ja ku jemi sot. Jo rrallë, siç edhe e kemi parë shpesh, edhe në
    mjetet e informimit, punëtorët e humbin jetën gjatë orarit të punës. Pra, janë të rrezikuar
    vazhdimisht, pa përkujdesje institucionale, ngase nuk zbatohet as Ligji i punës, duke
    ngelur kështu vetëm nën mëshirën e fatit. Por, më duhet t’ia rikujtoj edhe një herë
    ministrit aktual Hoti: Ju si LDK keni deklaruar gjatë fushatës se minimumi i rritjes do të
    duhej të ishte 30%, ndërsa realiteti 43%. Tani pse nuk jeni marrë vesh ndërmjet vete ju
    partnerët e koalicionit, por vetëm e keni e keni sjellë të njëjtin të gatuar nga Qeveria
    Thaçi. Pra, pa premtimin për rritje të pagave, pa rritjen e pensioneve të punës, të cilat në

    99
    fakt janë tepër poshtëruese për punëtorët që kanë kryer 40 vjet në shërbim të gjeneratave
    të këtij vendi dhe në fund u thuhet ju vleni 75% euro.

    Ish-kryeministri Thaçi kishte premtuar se do t’i kthente 1,5 miliard nga Trusti dhe
    privatizimi. Ku janë sot ato? Pse nuk u krijua fondi i punësimit? Projektbuxheti i
    anashkalon edhe komunat. Mosrindërtimi i urës së Rakovinës, urë kjo e një rëndësie të
    madhe për tërë rajonin e Dukagjinit për gati dy vjet me radhë është i pajustifikueshëm.
    Papërgjegjësia institucionale e Qeverisë për sigurimin e mjeteve të domosdoshme për
    funksionimin e Ngrohtores së qytetit në komunën e Gjakovës, për pasojë as sot e kësaj
    dite, ndonëse jemi në dimër, qytetarët atje nuk kanë ngrohje, aq më tepër nxënësit nëpër
    shkolla dhe pacientët e sëmurë nëpër spitale. Ku është Qeveria e Kosovës? Ku janë
    mjetet për këto destinacione? Gjithashtu te ndarja e Buxhetit nëpër komuna, Komuna e
    Junikut diskriminohet krahas komunave serbe, të cilat përfitojnë, jo vetëm nga Qeveria e
    Kosovës, por edhe nga shumë donacione të tjera dhe çdo herë janë të diskriminuara
    pozitivisht. Deri kur kështu?

    Komuna e Junikut ka aplikuar me disa projekte. Po i përmendi disa prej tyre që asnjëherë
    nuk kanë hyrë as në këtë projektbuxhet. Shkolla fillore e mesme e ulët “Edmond Hoxha”,
    pra projekti i dërguar në Ministri...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Edhe një minutë!

  • Faleminderit! Meqë nuk iu ndal fjala sot askujt, kërkoj mirëkuptim.
    Pallati i kulturës ose Qendra Kulturore, të dyja bashkë, gjithashtu dy vjet më parë në
    Ministrinë e Kulturës; trafostacioni në Junik me kapacitet prej 110 kilovatësh gjithashtu
    në Ministrinë për Zhvillimin Ekonomik. Asnjë nga këto projekte nuk janë në
    projektbuxhetin e kësaj Qeverie. Buxheti i Shtetit do të duhej të projektohej në bazë të dy
    parimeve themelore, prioriteteve të Qeverisë dhe projekteve në terren, pra konform
    prioriteteve të nevojave të qytetarëve. Fatkeqësisht, projektbuxheti 2015 çalon në dyja
    këto parime të lartpërmendura, ku të gjitha investimet janë orientuar kah interesat më të
    ngushta personale dhe partiake, kjo është fatkeqësia e radhës që u bëhet shumicës së
    qytetarëve në vend. Dhe, krejt çka ka mundur të bëjë LDK-ja me sloganin e vet: “Ne
    mundemi”, ka mundur që Projekt-buxhetin i cili është miratuar në Qeverinë e ish-
    kryeministrit Hashim Thaçi, e solli edhe një herë formalisht në Zyrën e Qeverisë, për të
    thënë që ka bërë diçka, edhe pse nuk ka bërë diçka.

    Unë dhe të gjithë e dimë se nuk do të jenë në gjendje edhe po t’ua lëmë edhe 40 vjet të
    tjera, të bëjnë me këtë njohuri, sepse edhe pse thanë se e kanë një ekonomist në krye të
    Qeverisë, unë them një ekonomist i dështuar, ka dështuar edhe në udhëheqjen e komunës
    së Prishtinës, po normal, ajo është skandali më i madh që do t’i ndodhë Kosovës, sepse
    tani e kemi në krye të Qeverisë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Qerim Bajrami.


    100
  • Zahvaljujem potpredsedniče!
    Poštovani poslanici,
    Poštovani premijeru,
    Poštovani ministri Vlade Republike Kosova,
    Koristim priliku da još jednom potvrdim da je ispred Grupe “6+” potvrđeno u načelu da
    ćemo podržati odnosno glasati za ovaj Budžet, s obzirom da smo dio vladajuće koalicije.

    Međutim, rečeno je već i u izlaganjima mojih prethodnika da imamo niz primjedbi
    odnosno dopuna i izmjena u okviru predviđenog nacrta budžeta. Da samo napomenem
    neke nedoslednosti vezano za investicije. Dakle, u infrastrukturi u opštinama Peć, Istok,
    Severna Mitrovica, Leposavić, gde također žive bošnjaci u nekim sredinama. Tamo su
    samo predviđene generalne stavke. Mi ćemo u daljnjoj koordinaciji pokušati da neke od
    tih stavki konkretizujemo, dakle za te bošnjaćke sredine.

    Vezano za opštinu Prizren imali bismo niz dopuna, međutim uzimajući u obzir da je ovaj
    budžet ipak ograničen i da je ovaj budžet naših mogućnosti, mi ćemo pokušati dakle da u
    okviru ovih stavki nađemo neke izlaze odnosno neke mogućnosti šta će se prije
    investirati a šta nešto kasnije. Da napomenem da je u ovim stavkama jako bitna, dakle
    stavka početka gradnje osnovne škole u selu Grnčare, to je normalno opština Prizren i
    završetak nekih objekata poput mini domova kulture a jedan od njih je nezavršen,
    nažalost i u selu Mušnikovo.

    Također, da napomenem ovde i još jednom već je spomenuto od nekih izlagača prije
    mene, da bošnjački kulturni centar koji se već desetak i više godina planira u Prizrenu i
    nikako da krene početak njegove realizacije, da ćemo mi zatražiti za ovu godinu sredstva
    za izradu, dakle projekta i početak obezbeđenja terena za taj objekat a nadamo se faznom
    finansiranju njegove izgradnje. Također, očekujemo jer imamo obećanja od donatora, da
    će pomoći oko podizanja tog objekta.

    Ista je situacija i sa Turskim Kulturnim centrom u Prizrenu. Da uzgred spomenem s
    obzirom da ne predstavljam ovde samo bošnjake. Glavni razlog zbog koga sam se ja
    ovdje zapravo javio, nisu samo ova pojašnjena. Želim da vam kažem da je u toku
    priprema amandmana ispred poslanika Grupe “6+” i još tri poslanika, dakle koji su van
    ove grupe ali pripadaju takođe grupi nevečinskih zajednica, to je uvažena poslanica
    gospođa Emilija Redžepi, poslanik Veton Beriša i poslanik Ethem Arifi sa njihovim
    potpisima.

    Dakle mi tražimo od komisije za Budžet odnosno od aktuelnog premijera da učini sve što
    je moguće da se povećaju budžetska sredstva za ministarstvo bez portfelja i usput da
    kažem da svi oni koji kažu da su tih 150 hiljada evra navodno mnogo, da mi ne bismo ni
    prihvatali ovo ministarstvo ako bi bilo izdvojeno za njega 150 hiljada evra.

    Da ne bi svima odugovlačio ovdje, odnosno oduzimao dragocjeno vrijeme ja ću kazati šta
    će se između ostalih zadataka, koje bude dobilo to ministarstvo od aktuelnog premijere
    baviti.


    101
    Gospodo, poznato vam je da je Bošnjačka Zajednica takođe i Turska Zajdenica i Romska
    Zajednica, Aškalinjska, Egipčanska integrisana zajednica i mi se to često hvališemo
    okolo i mi iz ne većinskih zajednica a i predstavnici većinske albanske zajednice, i to je u
    redu. Međutim, te integrisane zajednice imaju mnogo problema u procesu svoje
    nacionalne nadgradnje ovde na Kosovu a poznato vam je da je Bošnjačka Zajednica na
    Kosovu vezala svoj proces nacionalne nadgradnje poslije rata na Kosovu.

    Oni koji ovdje ne znaju a vjerujem oću da pretpostavim da ta takvih nema, Bošnjačka
    Zajednica na Kosovu je poslije rata vezala svoje obrazovanje na bosanskom jeziku
    direktno za kosovski plan i program i totalno je integrisana u kosovski školski sistem.
    Međutim, danas bošnjački učenici u srednjim školama i u Prizrenu i Dragašu i Peći i u
    Istoku i u Mitrovici koji zajedno idu, Bogu hvala, zajedno idu dakle sa albancima u
    Prizrenu i sa turcima i sa romima i tako dalje, nemaju nijedan udžbenik na bosanskom
    jeziku u srednjim školama. I ta situacija se ponavlja evo godinama.

    Ja ću vam reći kao jedan od poznavalaca tog pitanja, jer sam to pokrenuo i nakon ... i tako
    dalje, da postoje institucionalne praznine da se to pitanje razreši. Jedna od njih je što
    Zakon o univerzitetskom obrazovanju ne predviđa dakle otkup udžbenika za srednje
    škole i samim tim Ministarstvo Obrazovanja do sada je uvijek nalazila izgovor da nema
    sredstva da bi se ti udžbenici štampali na Kosovu ili kupili iz Bosne i Hercegovine od
    bošnjačkih planova i programa.

    Dakle, ovo ministarstvo hteli mi ili ne hteli bavi će se i ovim pitanjima. Da kažem da su
    to sredstva od 50 do 70 hiljada evra. Slični iznos sredstava je i za tursku zajednicu. Prama
    tome, država Kosova koliko god imala skromni budžet, želeli da pokaže svijetu da želi i
    sličnu situaciju i sa nevećinskim zajednicama pokazaće ga za ovaj način, tako što će
    izdvojiti 70 evra za Ministarstvo bez portfelja a ono će u koordinaciji sa Ministarstvom
    Obrazovanja i uz sve moguće potvrde i kontrole obezbediti te udžbenike. Da sad ne
    navodim niz primera iz kulture, gde je slična situacija.

    Ne želim da kažem da nije bilo izdvajanja iz Ministarstva Kulture za nevećinske
    zajednice, međutim tu ne postoji nikakav sistem i nikakva organizacija. Jednostavno se
    neke nevladine organizacije iz naših zajednica bave kulturom. Neki put dobije prednost
    onaj čiji je projekat treće razredan a godinama stoje i dobre knjige na bosanskom,
    turskom i romskom jeziku neizdate i godinama stoje recimo i druge kulturne
    manifestacije, koje su samo u projektima ne financirani.

    U ovom slučaju će takođe i Ministarstvo bez portfelja baviti se i ovim pitanjem. Prema
    tome, potrebno je da se ova dodatna budžetska sredstva izdvoje, jer baviti se samo
    platama ministra i njegovih savetnika uz svo dužno poštovanje nama kao bošnjačkoj
    zajednici ovo ministarstvo nije bilo potrebno. Već imamo primedbe u našoj zajednici da
    smo se borili za ministra a ne za ministarstvo.

    Dakle, mi se borimo da imamo ministarstvo koje će raditi one poslove u koordinaciji sa
    drugim ministarstvima, koje godinama stoje nezavršene za ove tri zajednice i da kažem
    jednu reč na albanskom u mom se rodnom selu kaže: “pritni të hajnë burrat”. Gjysma e

    102
    burrave rrinë në këmbë, sepse shumë janë nëpër sofra, nëpër dasma, por do shakaxhinj
    kalojnë edhe thonë: “pritni të hanë burrat”. Në qoftë se kanë hëngër burrat deri tash, le të
    hajë edhe ndërrimi i dytë i burrave, pak ne të hanë edhe ata. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Ibishi e ka fjalën.

  • I nderuar kryesues,
    I nderuar zoti kryeministër,
    Kabinet qeveritar,
    Të nderuar deputetë dhe ju të pranishëm.
    Unë desha shkurtimisht të paraqes dy propozime, amendamente në projektbuxhetin dhe
    ka të bëjë:

    I pari për investimet përfundimtare në objektin e Pushimores së fëmijëve në fshatin
    Orllan, investim milionësh që ka qenë një investim i përbashkët në mes të qeverisë
    qendrore dhe lokale dhe ende nuk ka përfunduar.

    Dhe, investimi i dytë është, atë që parafolësi, zoti Bulliqi e përmendi, është çështja e
    projektit të trajtimeve të ujërave të zeza që derdhen në Liqenin e Batllavës dhe
    njëkohësisht kontaminojnë edhe ujësjellësin që është për furnizimin e ¼-ës së popullatës
    së Kosovës, domethënë Prishtinës, Fushë- Kosovës, Obiliqit, Graçanicës, pra edhe të
    Podujevës.

    Në këtë aspekt, unë vetëm desha, janë shumë pak investime që ai objekt i pushimores për
    fëmijët bonjakë të përfundojë, por nëse ai vazhdon ashtu të qëndrojë, domethënë, pa u
    përfunduar dhe pa u funksionalizuar, mendoj që do të ketë fatin e objektit të Kuvendit në
    Gërmi. Dhe, mendoj që duhet Qeveria ta marrë parasysh apo faktikisht , Komisioni t’i
    propozoj, për seancën e radhës që do të jetë miratimi i këtij projektbuxheti.

    Dhe çështja tjetër, e trajtimit të ujërave të zeza në Liqenin e Batllavës. Ju e dini se prej ¼-
    a e popullatës furnizohet nga ai liqe. Është një fat që është gjatësia e liqenit diku 9
    kilometra dhe ai nuk kontaminohet në pjesën ku është tubacioni që e tërheq për Fabrikën
    e Ujit në Shajkovc, mirëpo çka nëse ndodh një thatësi e madhe dhe zvogëlohen
    akumulimet, kur mund të vijë deri te kontaminimi?

    Dhe, çështja tjetër, nëse vjen deri te vërshimet, normalisht, krejt kjo pjesë e ujit faktikisht
    ku derdhen ujërat e zeza në pjesën urbane të Orllanit dhe të fshatrave përreth mund lehtë
    të kontaminojë ujin.

    Unë ju them edhe këtë, se në këtë projekt është bërë një projekt i përbashkët mes si edhe
    trajtimi i ujërave të zeza, po njëkohësisht edhe ndërtimi i ujësjellësit për fshatin Orllan
    dhe fshatrat tjera, në një formë. Them sikur ajo poema e poetit tonë të famshëm: “pranë
    dritës i paparë, pranë ujit i palarë”, dhe është një fatkeqësi që fshatarët e Orllanit, por
    edhe të rrethinës nuk kanë ujë të bollshëm. Atë që e kanë është ujë i kontaminuar, për
    shkak të vetë kësaj që e thash, çështjes së ndotjes nga ujërat e zeza që derdhen pa
    kontrollueshëm në këtë.

    103
    Pra, llogaris si me interes të veçantë shoqëror edhe për çështjen e shëndetit publik, se ai
    ujë është si ujë i pijshëm, pra pas fabrikimit edhe llogaritet në aspektin ambiental, për
    arsye se ndotja është permanente. Çështja tjetër është edhe në aspektin e i industrisë, për
    arsye se ai ujë shërben edhe për ftohjen e sistemit të termocentraleve në Obiliq. Dhe,
    kisha lutur që këto do t’i propozoj me shkrim dhe të trajtohen pra si projekte me
    propozim amendamente për seancën e radhës. Faleminderit !
  • Zoti Sali Salihu e ka fjalën.

  • Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Kolegë deputetë,
    Kolegët parafolës nga “Vetëvendosja” por edhe nga partitë tjera opozitare dhe të pozitës,
    në përgjithësi argumentuan edhe në fusha të veçanta se edhe ky projektbuxhet i paraqitur
    sot, nëse arrin të aprovohet, Kosovën do ta mbajë në gjendje të rëndë socio-ekonomike
    dhe të pashpresë për të ardhme më të mirë, për shkak të së cilës kam frikë se radhët e të
    rinjve dhe familjarëve drejt mërgimit veç sa do të shtohen. Unë e di që ky fenomen ka
    prekur të gjitha pjesët e vendit, por në rajonin prej nga vi unë, largimi i të rinjve ka marrë
    përmasa tepër shqetësuese dhe ende po vazhdon. Ministri i Punëve të Brendshme, zoti
    Skënderi, e dëgjova me vëmendje, u bën thirrje të rinjve të Kosovës që mos të ikin,
    mirëpo ministri nuk bën pyetje kush e solli vendin në këtë gjendje që të rinjtë të ikin.
    Ministri nuk bën pyetje se si është e mundur sot një i ri me një rrogë 250-300 euro të
    jetojë në Kosovë. Ministri asnjëherë nuk mendon për këta njerëz, por u tregon se cilat
    masa, cilat janë sanksionet të cilat këta të rinj do të ikin, dhe do të ballafaqohen,
    domethënë nga shtetet ku ata migrojnë.

    Unë mendoj që ministri me kolegët e vet më mirë është të merret me projektet që i ka
    premtuar gjatë fushatës elektorale, me ato 120 mijë vende pune për kohën dhe vendin se
    ku do te investohen, në mënyrë që të zbutet papunësia e jo t’u tregojë se si ata do të
    sanksionohen.

    Tash do t’i kthehem pak sektorit të bujqësisë, një sektor ky shumë me rëndësi për
    ekonominë e vendit, me të cilin sektor, po të trajtohej sikur duhet do të kishte mundësi që
    një pjesë bukur e mirë e këtyre të rinjve të absorboheshin.

    Gjatë fushatës, por edhe në fjalimin e parë të kryeministrit të ri të qeverisjes së vjetër, që
    fatkeqësisht po vazhdon, është përmendur disa herë se bujqësia është prioritet. Por, keni
    harruar, zoti kryeministër, se bujqësia në gjendje të tanishme që është, në gjendje shumë
    të rëndë, është sjell pikërisht nga këta njerëz që sot ju bashkëqeverisni.

    Të nderuar deputetë, zhvillimi i bujqësisë nuk mund të arrihet me fjalë e retorikë, por me
    program të qartë, mbështetje buxhetore dhe me angazhim të njerëzve kompetentë e
    profesionalë, me njerëz të ndërgjegjshëm e të vetëdijshëm për resurset natyrore e humane
    qe ka Kosova për ta zhvilluar këtë sektor.

    Buxheti i ndarë për bujqësi është ende shumë i vogël në raport me nevojat që ka ky
    sektor. Me këtë buxhet, zhvillimi i bujqësisë nuk mund të jetë i qëndrueshëm dhe as i

    104
    konkurrueshëm me bujqësinë e vendeve të rajonit që mbështeten më shumë se sa vendi
    ynë.

    Megjithatë, vetëm shifrat dhe shumat që i dedikohen bujqësisë nuk garantojnë zhvillim të
    bujqësisë, por duhet programe dhe politika adekuate që orientojnë bujqësinë drejt
    zhvillimit të qëndrueshëm.
    Nuk e di se cilin program të bujqësisë do ta shfrytëzojë kjo Qeveri. Në programin e LDK-
    së të cilin e kanë shpalosur gjatë fushatës elektorale aty janë vetëm 2 faqe e gjysmë që i
    dedikohen bujqësisë, e nëse bazoheni në programin e PDK-së, është pikërisht ai program
    që ju keni kritikuar gjatë fushatës dhe është pikërisht ai program, që sjell fermerin e
    Kosovës në pozitën më të pabarabartë në rajon.

    Prandaj, konsideroj se Kosova ka nevojë për politika të mirëfillta që mbrojnë prodhimin
    vendor, ka nevojë për themelimin e një fondi të veçantë për zhvillimin e bujqësisë, që ju e
    keni premtuar, ka nevojë për një kontroll të rreptë të imputeve, të plehrave, të farës dhe
    pesticideve që po e dëmtojnë fermerin e Kosovës, ka nevojë për mbështetje profesionale
    për bujqit, për një angazhim dhe koordinim të mirë të institucioneve të Kryeministrisë, të
    agjencive që kontrollon Kryeministria, Ministrisë së Bujqësisë, Mjedisit dhe Planifikimit
    Hapësinor, Tregtisë dhe Industrisë si dhe doganave e gjyqësorit.

    Por, a mund ta arrihet kjo me këtë qeveri dhe me njerëz jokompetentë që udhëheqin këtë
    sektor? Ne nuk besojmë se bujqësia ka pasur nevojë të udhëhiqet nga njerëz njëherë
    basketbollistë e tashmë sportist e muzikant, ashtu sikur nuk besojmë që Ministrisë së
    Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nuk do t’i ndihmojë mjeku me barërat e tij.

    Si përfundim po themi që kjo qeveri nuk do të ndryshojë gjendjen në këtë sektor.
    Bujqësia do të vazhdojë me këtë gjendje të rëndë, prodhimi vendor do të jetë i pambrojtur
    dhe i pabarabartë në treg, fermerëve nuk do t’u ofrohet mbështetje as në cilësi, as në sasi
    dhe as në kohën kur ata kanë më shumë nevojë.

    Dhe, krejt në fund dua të shpreh edhe shqetësimin e qytetarëve të komunës së Vitisë, por
    edhe të rajonit të Anamoravës në përgjithësi, të cilët vite me radhë janë lënë anash, sa i
    përket infrastrukturës rrugore, por edhe shkollave. Kemi rastin e shkollës në Pozharan e
    cila shkollë i ka mbi 1000 nxënës dhe është afër shkatërrimit, që paraqet rrezik për jetën e
    atyre nxënësve.

    Gjithashtu, rruga Viti-Gërlicë, rruga Viti-Kllokot është ndër rrugët më të shkatërruara në
    Kosovë. Pastaj Komuna e Vitisë është rajon bujqësor, ka mbi 6 mijë hektarë tokë pjellore
    dhe për fat të mirë Komuna e Vitisë ka një burim të ujit, lumin Binça apo “Morava
    Binça”, e cila ka 6 mijë litra rrjedhje uji në sekondë, dhe asnjë pikë e ujit nuk
    shfrytëzohet për ujitje apo për ndonjë qëllim tjetër.

    Kërkoj që sistemi i ujitjes në komunën e Vitisë, ndërtimi i një pende, ku do të mund të
    akumulohej ky ujë do të paraqiste një xeherore mbitokësore për komunën dhe fermerët e
    komunës së Vitisë. Dhe, kërkoj që ky projekt të futet në këtë projekt-buxhet, që tash
    shpresoj që nuk do të aprovohet. Faleminderit!

    105
  • Faleminderit! Fjalën e ka zoti Berisha.

  • Faleminderit, i nderuar kryesues!
    I nderuar kryeministër,
    Kabinet qeveritar,
    Të nderuar deputetë,
    Të nderuar qytetarë të Kosovës,
    Unë fillimisht do ta jap një vlerësim që ka të bëjë me projekt-buxhetin për vitin 2015 dhe
    ky buxhet është në shpërputhje me nevojat dhe pritjet e qytetarëve.

    Por, më shumë do të fokusohem në tri organizata buxhetore. Në radhë të parë do të flas,
    meqë vi nga Peja, për ndarjen buxhetore që i është bërë kësaj komune. Duke ditur se Peja
    kontribuon shumë në buxhetin e Kosovës dhe duke marrë parasysh se në Pejë ka mundësi
    që të zhvillohet bujqësia, që të zhvillohet turizmi, sepse i ka bukuritë natyrore, Bjeshkët e
    Rugovës e që shumë pak është paraparë që të investohet në zhvillimin e turizmit veror
    dhe dimëror në atë pjesë. Po ashtu, Peja është e njohur edhe me arritjet e sportistëve të
    Pejës, që në këtë ndarjen e buxhetit nuk pash se ka investime në infrastrukturën sportive
    të kësaj komune. Kurse, sa i përket bujqësisë, dimë se rrafshi i Dukagjinit dhe Peja ka
    hapësirë dhe mundësi që të zhvillojë bujqësinë, por bujqësia si mund të zhvillohet, në rast
    se nuk rregullohet sistemi i ujitjes?

    Çështja tjetër, që dua sot ta potencoj, ka të bëjë me Ministrinë e Forcës së Sigurisë, me
    buxhetin e saj, që mendoj se është një buxhet i pamjaftueshëm, një buxhet i varfër për
    zgjerimin e misionit të FSK-së dhe për shndërrimin e FSK-së, Forcës së Sigurisë në
    Ushtrinë e Kosovës.

    Diçka tjetër, që dua të potencoj te ky buxhet, ka të bëjë me investimet kapitale të
    Ministrisë së Forcës së Sigurisë dhe pyetja ime këtu është: Si do të investojmë në disa
    reparte të Forcës së Sigurisë, përderisa nuk është rregulluar çështja e pronësisë dhe a do
    të ndodhë që prapë do të investojnë nëpër këto reparte e më vonë të ndërrojmë, të dalim
    në një repart tjetër dhe ato investime thjesht të jenë investime të gabuara.

    Elementi tjetër apo çështja tjetër që dua sot para jush dhe para qytetarëve të Kosovës ta
    potencoj, ka të bëjë me kompleksin memorial “Beteja e Koshares”. Ne të gjithë e dimë se
    para tre vjetësh, faktikisht më 9 prill të vitit 2011 është bërë vendosja e gurthemelit në
    këtë kompleks memorial, por ka dy vjet që ende mbetjet mortore të heronjve dhe të
    dëshmorëve nuk janë kthyer në Koshare, ndërsa, nga buxheti që sot po diskutojmë, nuk
    shihet se për vitin fiskal 2015 ka ndonjë investim në këtë drejtim.

    Nga Ministria e Planifikimit Hapësinor, 200 mijë euro janë të parapara, por ato 200 mijë
    euro janë borxh kompanisë, e cila ka kryer punimet e ndërtimit të murit mbrojtës në
    betejën e Koshares.

    Pra, qytetarët, familjarët e dëshmorëve të kësaj beteje edhe këtë vit do të ballafaqohen me
    mos ndërtimin e rrugës së Koshares nga Botusha deri në Koshare, nuk do të ketë asnjë
    investim sipas ndarjes së këtij buxheti në kompleksin memorial të Koshares.

    106
    Unë rekomandoj dhe propozoj që kryeministri, Qeveria dhe Komisioni për Buxhet dhe
    Financa ta shqyrtojë kërkesën e Agjencisë për Mbikëqyrjen e Komplekseve Memorialë
    dhe ta aprovojë buxhetin, që është kërkesa për... që është e paraparë në kuadër të kërkesës
    që është drejtuar më 19.12.2014. Faleminderit!

  • Faleminderit! Fjalën e ka Danush Ademi.
  • Faleminderit, kryesues!
    I nderuar kryeministër,
    I nderuar Kabinet qeveritar,
    Në fillim desha ta falënderoj kryeministrin, kryetarin e Kuvendit dhe ministrat, të cilët
    shkuan vizituan familjen Jashari dhe e ndanë dhembjen së bashku me ta në Fushë
    Kosovë.

    Por, para se ta filloj një temë, unë nga buxheti kam ndarë vetëm një fletë, se këtu janë
    250 fletë të buxhetit. Po shoh që asnjë projekt nuk është paraparë për komunitetin
    ashkanlij për këtë vitin 2015.

    Këto po shohim që në fakt jemi të gjithë këtu prezent, sepse migrimi ilegal i cili po ndodh
    për komunitetet tona do të thotë që Qeveria vetë po i fton qytetarët që ta lëshojnë
    Kosovën, duke paraparë këtu edhe buxhetin, ku thuhet që 3 milionë euro janë për të
    kthyerit, domethënë, 12 milionë i ka vetëm Ministria e Kthimit, për familjet e kthyera.
    Asnjë projekt nuk është i paraparë për komunitetin ashkalinj, për ndërtim apo
    infrastrukturë.

    Unë kërkoj nga Kabineti qeveritar, që së paku nga këto katër kolona, të cilët i kanë ndarë
    këto, që janë 12 milionë euro për të kthyerit, së paku 1 milion euro të ndahet për këtë
    komunitet, të jetë një kod i veçantë për komunitetin ashkalinj, rom dhe atë egjiptas, të
    ndahet kod i veçantë që të kenë të drejtë ta shfrytëzojnë këto komunitete këtë buxhet,
    sepse deri më tani asnjëherë nuk u shfrytëzua ky buxhet nga Ministria për Kthim dhe
    Komunitete.

    Unë mendoj që ajo Ministri duhet t’i plotësojë të gjitha kërkesat e qytetarëve, jo vetëm të
    favorizohet një komunitet, sikurse është favorizuar pothuajse plotë 15 vite. Prandaj, edhe
    mu për atë, kërkoj që edhe nga Zyra e Kryeministrit, që është për çështjet e komuniteteve
    dhe Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale të ndajnë buxhetin enkas për këtë
    komunitet, se me të vërtetë ne kërkojmë edhe ju zoti kryeministër, jeni vetë prezent, para
    tri-katër ditësh - thatë keni shkuar, keni vizituar familjen dhe e keni vërtetuar se në çfarë
    kushtesh jeton komuniteti jonë ashkali, ai egjiptian, por edhe komuniteti rom.

    E keni parë që edhe infrastruktura e cila ndodhet ku janë komunitetet e ndara, nëpër ato
    lagje është shumë e dobët. Para se të shkoni, ndoshta atje, 30 minuta para se të shkoni
    është derdhur vetëm një kamion zhavorr, sepse nuk do të kishit mundësi të shkoni e të
    vizitoni atë familje, nuk do të depërtonit deri te familje, sepse ajo rrugë është plotë baltë.
    Nuk është vetëm ajo rrugë, por kemi shumë rrugë ku jetojnë komunitetet.


    107
    Prandaj, kërkoj nga Kabineti qeveritar, që së paku secila ministri ta ketë përqindjen për
    komunitetin tonë ashkali, por edhe për komunitetin rom e egjiptas, për të gjitha
    komunitetet, që së paku 10% të shfrytëzohet fondi për këto komunitete, sepse me të
    vërtetë ne kërkojmë nga këto 20 ministra, sa janë këtu, sepse po shohim prej të gjitha
    komuniteteve, janë ministrat këtu, kemi nga komuniteti turk, boshnjak, serb, po edhe të
    tjerët. Ne nuk kemi ministrin këtu, prandaj ne kërkojmë nga ju që së paku 10% nga
    buxheti, të cilin e keni, të ndahen për këtë komunitet, se me të vërtetë qytetarët tonë
    jetojnë në kushte shumë të vështira.

    Dhe, mu për atë them , sepse kjo me vetë faktin thotë që 12 milionë apo 13 e gjysmë euro
    ndahen për familjet që nuk janë ende në Kosovë, mendohet për ta, kurse, për këto familje
    që i kemi prezentë, pothuajse afër 13 apo 14 vite, fare nuk është duke menduar Qeveria e
    shkuar, por edhe kjo Qeveri që kemi tash.

    Unë mendoj që duhet të mendohet për të gjithë qytetarët njëjtë, edhe pse kryeministri kur
    e ka vizituar atë familjen u ka dhënë qytetarëve premtimeve, që besoj se do të merret me
    rregullimin e situatës, të rregullojë infrastrukturës, t’ua rregullojë edhe jetën e atyre
    qytetarëve, që me të vërtetë jetojnë në kushte shumë të vështira.

    Prandaj, kërkojmë edhe nga Ministria e Arsimit, ne kemi pasur një kërkesë vitin e kaluar,
    që të ndërtohet një shkollë në komunën e Ferizajt. Ne në këtë Kuvend kemi miratuar
    shumë shkolla që janë ndërtuar, ndoshta kemi miratuar shkolla që janë ndërtuar, ndoshta,
    kemi miratuar shkolla për 10 nxënës a 20 nxënës, por në komunën e Ferizajt, në fshatin
    Dubravë jetojnë 510 nxënës, shkojnë nga ai fshat , udhëtojnë nga 3 kilometra në ditë dhe
    nuk kemi shkollë në atë fshat.

    Është paraparë që këtë vit të ndahen 700 mijë apo 800 mijë euro, të rregullohet shkolla në
    atë fshat. Unë mendoj që i plotëson kushtet për rregullimin e një shkolle përderisa, ne
    edhe më herët edhe në kuvendet komunale, por edhe këtu kemi rregulluar shkolla për 4, 5
    apo 10 nxënës. Për çfarë arsye të mos ta rregullojmë edhe një shkollë në fshatin Dubravë,
    i cili është i banuar 100% me komunitetin ashkalinj. Faleminderit!

  • Faleminderit! E ka fjalën Veton Berisha.

  • I nderuar kryesues Haliti,
    I nderuar zoti kryeministër Mustafa,
    Kabinet qeveritar,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Qytetarë të nderuar,
    Më lejoni që edhe unë të jap mendimin tim lidhur me këtë projekt-buxhet.

    Sinqerisht, situata e problemeve të komuniteteve pakicë i është bërë barrë e madhe
    Qeverisë edhe sinqerisht, individualisht qysh dalin kështu, nuk e di se si do të shkojmë
    tutje.


    108
    Unë mendoj që plani i Buxhetit do të ishte mirë që të planifikohet në atë formë, që
    komuniteteve pakicë, në rastin tim komunitetit egjiptian, të mos i ofrohen favore në
    kuptimin e asaj që të ketë përqindje në ndarje, por t’i ofrohet mundësi punësimi, t’i
    ofrohen mundësi të cilat këta pjesëtarë të komunitetit tim të kenë mundësi të japin
    kontribut më të mëdha të gjitha proceseve.

    Zhgënjimi më i madh vjen prej komunave të caktuara, të cilat do të ishte e udhës, që këto
    komuna vërtet të jenë më afër edhe komuniteteve edhe familjeve të varfra dhe në situata
    të caktuara dhe para planit të buxhetit, i cili është planifikuar më herët, ndoshta të vijnë
    me rekomandime. Përpos komunës së Gjakovës, e cila e ka një prioritet ku unë e pash, u
    mundova me përpikëri ta analizoj projekt-buxhetin, unë jam jurist me profesion, por nuk
    domethënë me qenë ekonomist për të kuptuar, se çka përmban plani i buxhetit.

    Unë shumë pak pash që janë planifikuar investime apo rrugë. U tha këtu që shumë beton,
    shumë kubëza, ndërsa përpos Gjakovës, Pejës dhe Istogut nuk pash projekte ose kërkesa
    që kanë ardhur nga komunat tjera. Dhe, aq më tepër komuna e Istogut vjen me një term,
    ku mund ta shikoni në faqen 62, kodi 61165, i cili vërtet është term që unë nuk po ndihem
    mirë që është në atë kod. Besoj që ky do të korrigjohet.

    Në anën tjetër, kam pritur që nga komuna e Pejës do të vijë, kësaj here, në këtë vit, që të
    ndërtohet lagja Kristal e cila tani e 15 vjet është e demoluar dhe aty ka banorë, që
    dëshirojnë të kthehen, ndërsa qe 15 vjet nuk ka mundësi të hyjë në planin e buxhetit. E di
    që mundësitë janë të vogla, që në këtë periudhë kohore të amendamentohet ky projektligj,
    sepse i di mundësitë të cilat janë, por, po shpresojmë që në proceset e mëtutjeshme,
    domethënë që edhe në Komisionin ku unë jam, do të mundohem që brenda mundësive
    buxhetore që i ka kësaj here Qeveria, të propozoj amendamentimin, sidomos për lagjen
    “Kristal”.

    Në anën tjetër, fokusi gjithmonë duhet të ndodhë diçka që mediet të arrijnë edhe ta
    kuptojnë se çka po ndodh me jetën e komuniteteve në Kosovë, siç ishte rasti i fundit i
    familjes Jashari, por ne kemi plot raste të tjera. Është para një muaji rasti i familjes
    Shpatollaj, po ashtu fëmijë, mbetet i izoluar dhe vdes duke mbledhur hekura dhe zihet
    nga vendi ku ka provuar. Në anën tjetër, përpos rasteve të vdekjes, ne po humbim edhe
    kohë duke siguruar ekzistencën në këso situatash, ne lëmë anash prej procesit mësimor.
    Sigurisht, se kjo është dukuri e cila neve po na dëmton gjatë gjithë procesit.

    Vërejtje dhe shqetësim imi është që Ministria për Kthim dhe komunitete ka qenë gjatë
    gjithë kohës përfaqësuese e ashtuquajtur, përfaqësuese e komuniteteve, por në fakt nuk ka
    luajtur rolin e barabartë dhe nuk jemi trajtuar drejt. Në këtë rast po ashtu edhe në këtë
    plan të buxhetit nuk po shohim se ka shtim, ose ka kërkesë, ose që janë marrë me prioritet
    kërkesat e komuniteteve tjera. Dhe, me këtë rast kërkojmë edhe nga kryeministri, por
    edhe nga ministri aktual, që në kuadër të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete gjatë këtij
    viti me buxhetin që ka, të trajtohen rastet me prioritet dhe të ketë parasysh, se ky
    komunitet ka vërtet nevojë për të ndërhyrë.


    109
    Ne kemi kërkesat që me vite të tëra qëndrojnë në kuadër të kësaj Ministrie, ndërsa dalin
    me deklarata publike ministrat e kaluar dhe thonë që nuk kemi mundësi buxhetore, ndërsa
    ndërtohen shtëpi, ndërtohen vendbanime e infrastrukturë për familje, të cilat fare nuk
    banojnë aty, ndërsa, komuniteti ynë është i interesuar të kthehet aty të jetojë dhe nuk ka
    mundësi buxhetore të investohet në këto pjesë.

    Do të ishte korrektësi e madhe edhe prej kryeministrit edhe prej Kabinetit qeveritar të
    shikohen mundësitë e investimit, aty ku ka nevojë dhe ku do të përdoren, por jo të
    investohen mjete kot dhe ato të mos përdoren në asnjë moment.

    Unë nuk pash një plan, një strategji të investimit, ku këtë komunitet vërtet do ta bëjë të
    qëndrueshëm dhe s’do t’i japë mundësi, u tha shumë shpesh këtu, të largohen prej
    Kosove. Ideja e largimit prej Kosove nuk është e vullnetshme dhe u diskutua gjerë e
    gjatë, por sinqerisht, duhet një analizë e thellë dhe te ky komunitet të investohet dhe të
    jetë i pavarur prej skemave sociale. Nuk jemi të interesuar që t’i bëhemi barrë shtetit, që
    gjithmonë të kërkojmë mëshirë, por, jemi të interesuar që të japim kontribut dhe ta
    fitojmë çdo gjë që është për neve.

    Në anën tjetër, Ligji për skemën sociale është një prej ligjeve, faktorëve kryesor, i cili
    vërtet është konsideruar diskriminues dhe është një prej arsyeve, pse edhe komuniteti im,
    po i gjithë populli i Kosovës, që ka qenë pjesë e kësaj skeme sociale, ka qenë një prej
    arsyeve e cila për shkak të shkurtimeve buxhetore, që kanë ndodhur në kuadër të këtij
    buxheti të kaluar, janë bërë largime nga skemat sociale për këto kategori.

    Unë do të kërkoja, që brenda mundësive të rishikohet kjo pjesë e buxhetit për skemën
    sociale dhe në këtë aspekt, sidomos ato familje që s’kanë mundësi të punësohen, që të
    kenë mundësi më të madhe të punësimit, të ketë të paktën mundësi mbështetjeje
    institucionale, që ta kenë një vetë ekzistencë.

    Shpresë e vetme, e cila mbetet si deputetë të Kuvendit të Kosovës, ku përfaqësojmë
    komunitete të caktuara, është që në vazhdimësi, domethënë në amendamentim dhe në
    rishikim eventual, pas 6 muajsh të ndikojmë, por, në anën tjetër kërkojmë prej Ministrisë
    së Bujqësisë, ku ka mundësi përmes subvencioneve të caktuara komunitetin tim egjiptian
    ta mbështesë, sepse vërtet dëshiron që të jetë i pavarur prej mëshirës dhe prej asaj që ne
    vetëm duhet të kërkojmë.

    Unë do ta përkrah këtë buxhet, mirëpo në vazhdimësi do të kërkoj, që brenda mundësive
    në kuadër të ministrive të caktuara, komunitetit tim t’i bëhet e mundshme që vërtet ta
    krijojë një stabilitet, ku edhe do të vazhdojë të krenohet më tutje me Kosovën.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Fjalën e ka zonja Dërguti.

  • Deputetë të Kuvendit,
    Qytetarë të Republikës,

    110
    Meqë deputetët e Lëvizjes “Vetëvendosje” diskutuan të gjithë sektorët e Buxhetit, unë
    dua të ndalem vetëm te një çështje.

    Në projektligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2015, në kuadër të
    Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, askund nuk pashë linjë buxhetore të paraparë
    për viktimat e dhunës seksuale të luftës. Ligji i cili përfshin këtë kategori ka hyrë në fuqi
    më 20 mars 2014, dhe bazuar në këtë ligj, Qeveria ka pasur për obligim, që brenda 6
    muajsh pas hyrjes në fuqi të këtij ligji të nxjerrë akt nënligjor për zbatimin e ligjit, si dhe
    formimin e Komisionit qeveritar.

    Si rrjedhojë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është dashur të planifikojë dhe
    përfshijë një buxhet rezervë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, apo ndoshta kjo
    Ministri nuk është fare në dijeni, që tashmë ekziston baza ligjore e cila e obligon
    Qeverinë që ta përfshijë këtë në buxhet?

    Mospërfshirja e kësaj kategorie, tregon qasjen joserioze të Qeverisë karshi kësaj
    kategorie. Prandaj, procedimin e amendamentit, që u përmend më herët në këtë sallë, për
    kategorinë e viktimave të dhunës seksuale të luftës, grupi ynë parlamentar do ta përkrah
    fuqishëm.

    Gjithashtu, kam një pyetje për Ministrin e Financave lidhur me veteranët e luftës. Deri
    më tani diku rreth 17 000 veteranë kanë kaluar procesin e verifikimit, një numër i
    konsiderueshëm i këtyre veteranëve presin kompensimin konform ligjit, duke filluar nga
    janari i vitit 2015. Edhe pse në tabelën buxhetore ekziston linja për Ligjin e veteranëve,
    nuk është ndarë as edhe një cent për këtë kategori.

    Mirëpo, sot ministri i Financave tha se janë ndarë 24 milionë euro. A ka mundësi të na
    sqarojë ministri në fjalë, si do të alokohet buxheti për veteranët? Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Brahimaj e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    Të nderuar të pranishëm,
    Unë, diskutimin tim lidhur me Projektligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës për
    vitin 2015 do ta fokusoj në bujqësi, si një nga degët më të rëndësishme të ekonomisë
    vendore.

    Buxheti për bujqësi në këtë projektligj nuk përqendrohet, as në shfrytëzimin e resurseve
    bujqësore e pyjore, e as në avancimin dhe zhvillimin rural. Planifikimet buxhetore sipas
    pasqyrave tabelore janë në shpërputhje me kërkesat e popullatës tonë; mundësitë e
    kontributit të këtij sektori në bruto-prodhim vendor ; mundësitë për punësim dhe kërkesat
    me standardet e BE-së dhe politikave të përbashkëta bujqësore.

    Buxheti për vitin 2015, nuk përqendrohet në sigurimin dhe sigurinë e ushqimit, dukuri
    kjo që prek drejtpërsëdrejti çështjet ekonomike, sociale dhe shëndetin e popullatës.


    111
    Qëllimisht, ju të nderuar qeveritarë, buxhetin për vitin 2015 e keni fokusuar në
    subvencione dhe grante, të cilat ashtu siç ju i keni zbatuar deri me tani dhe si dini t’i
    zbatoni janë subvencione, që mund t’i quaj subvencione votash dhe nuk garantojnë
    zhvillimin e sektorit të bujqësisë.

    Është e vërtetë se në raport me periudhën e viteve të kaluara, për vitin 2015 buxhetin për
    bujqësi e keni planifikuar një lartësi 60 milionë, 352 mijë e 651 euro. Dhe, kjo në shikim
    të parë ishte dashur të çmohet, mirëpo, dinakëria juaj me paranë publike përmes buxhetit
    të vitit 2015, qëndron në atë se ju planifikoni, mjeshtërisht, nga kjo shumë mbi 88%,
    përkatësisht 53 milionë, 573 mijë e 922 euro t’i ndani për subvencione dhe grande, që
    domethënë kjo është ndikim direkt i juaj në përfitimin individual të personave të caktuar,
    të cilët potencialisht mund të jenë pjesë aktive e pushtetit dhe militantëve të partive në
    pushtet, për të cilat ata do të kenë ndikim... në vitin e ardhshëm.

    Kjo në praktikë i bie blerje e votave direkt me para publike. Ju planifikoni që me paranë
    publike, militantëve tuaj t’u sillni të mira individuale, pagesa direkte, ndërsa investimet
    kapitale të cilat do të përfshinin grupe të mëdha të interesit në ketë rast zonave rurale,
    sipas planifikimit tuaj buxhetor, do të jenë plotësisht të anashkaluara. Kjo do të thotë se
    nga ky buxhet fermerët nuk mund të presin se do të kenë zgjerim të sistemit të ujitjes, nuk
    do të kenë prodhimtari intensive, nuk pritet bujqësi e qëndrueshme, nuk pritet stabilitet i
    prodhimit, nuk do të ketë infrastrukturë për fermerët në zonat rurale.

    Si ka mundësi që nga shuma e përgjithshme që ju planifikoni për bujqësi për vitin 2015 e
    që është mbi 60 milionë euro vetëm157 milionë të planifikohen për shpenzime kapitale?
    Në projektligjin e buxhetit 2015 vërehen dobësi prej të cilave po i përmend.

    - Buxheti ka mungese të theksuar të investimeve kapitale;
    - Buxheti nuk përfshin prioritete të ndara mirë dhe me kohë;
    - Buxheti nuk përfshin dhe nuk fokusohet në caktimin e përparësive konkurruese të
    prodhimeve vendore, në përputhje me kushtet klimatike të vendit tonë.

    AAK-ja, nuk është për atë që bujqësia konform buxhetimit jo të drejtë, të na dështojë në
    të gjitha fushat, madje edhe në politikat e përbashkëta bujqësore.
    Po ua citoj objektivin kryesor të këtyre politikave:
    Objektivat kryesore janë për të siguruar një standard të drejtë të jetesës për fermerët dhe
    për të siguruar një furnizim të qëndrueshëm dhe të sigurt të ushqimit me çmime të
    përballueshme për konsumatorët, prodhimin e ushqimit, menaxhimin e qëndrueshëm të
    burimeve natyrore dhe zhvillimin e balancuar të zonave rurale në të gjitha zonat.
    Për mua si deputet, buxheti për bujqësi duhet të përfshijë:
    Nevojat e rritjes së konkurrencës për krijimin e instrumenteve të forta në tregun vendor
    që të përmbushim sa më shumë kërkesa me produkte ushqimore;
    Nevojat që bujqësia dhe zhvillimi rural të përfshijnë përpos prodhimeve bujqësore edhe
    aspekte tjera të zhvillimit, duke përfshirë edhe ruajtjen e mjedisit;
    Prodhuesit vendor të mos kenë disavantazh.
    Buxheti duhet të arrijë efekte më të mira ekonomike në zhvillimin e bujqësisë. Për të
    arritur këtë, struktura e buxhetit, duhet të distribuohet për:

    112
    Rritjen e përqindjes së mbështetjes strukturore për rritjen e investimeve, futja e
    standardeve, duke arritur produkte me vlerë të shtuar përmes bujqësisë;
    Reduktimin e shpenzimeve administrative;
    Rritjen e fondeve për zhvillim rural;
    Reduktimin e mbështetjes së të ardhurave;
    Përmirësimi i standardeve të sigurisë ushqimore;
    Mbështetje të kërkesave bujqësore, bartje të njohurive e informacionit në tregun;
    Mbështetje të vazhdueshme të tregut.
    Dhe, para se ta përfundoj fjalën time, dua të potencoj edhe për një regjion, që vij unë nga
    Dushkaja. Është një regjion që vërtet ka vuajtur një kohë të gjatë, jetojnë vetëm me
    bujqësi. Ministria e Bujqësisë nuk e ka paraparë as edhe një cent të investojë për
    investime kapitale. Jo vetëm Ministria e Bujqësisë po as Qeveria s’e ka asnjë projekt për
    këtë regjion përpos dy rrugica në lagje të Gërkocit dhe Zhuvelit.

    Shpresoj se këto vërejtje të mia konstruktive do të shërbejnë për plotësimin e planifikimit
    të drejtë për projektbuxhetin në sektorin e bujqësisë për vitin 2015. Faleminderit!

  • Faleminderit! Fjalën e ka zoti Grainca.

  • Faleminderit, zoti kryesues!
    Është mirë që më në fund më erdhi radha edhe pse kam kërkuar nga fillimi, shpresoj që
    ka qenë një lëshim kësaj radhe dhe të mos përsëritet.

    Zoti kryeministër,
    Kabinet qeveritar,
    Të nderuar kolegë,
    Para vetes kemi marrë draft-ligjin e Buxhetit për vitin 2015 dhe edhe laikët që nuk kanë
    qasje në ekonomi e financa e kuptojnë se ky buxhet është hartuar në bazë të
    infrastrukturës ligjore që ekziston në fuqi dhe e cila ka prodhuar të hyrat e atilla që janë të
    bazuara kryesisht nga të hyrat që vijnë nga dogana dhe të hyrat vendore.

    Nëse shikojmë kategorinë e shpenzimeve po ashtu shohim se kemi një vlerë të madhe të
    ndarë kryesisht për pagat dhe mëditjet dhe duhet të jemi të vetëdijshëm se kjo kategori
    është e ndikuar nga disa vendime të Qeverisë së kaluar dhe atë kryesisht nga vendimi për
    rritjen e pagave në administratën publike, pastaj nga efektet që kanë ligjet e caktuara, siç
    është Ligji i sigurimit social, veteranët, të ndjekurit politikë dhe rritja e pensioneve.

    Gjithsesi ky buxhet në kategorinë e shpenzimeve normalisht se është i ndikuar dhe i
    hartuar në atë formë që premtimet elektorale të Qeverisë së kaluar, gjegjësisht premtimet
    e pa realizuara dhe koston e këtyre premtimeve që ia varrë në qafë Qeverisë së tanishme
    në mënyrë që fatura për dështimet dhe lëshimet t’i atribuohet kësaj Qeverie.

    Të gjithë ne e dimë se objektivat programore të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë
    qenë të bazuara në rishikimin e politikave fiskale dhe atyre ekonomike me qëllim që të
    kemi një rritje të produktit vendor, të kemi rritje të eksportit, përmirësim të bilancit
    tregtar dhe luftimin e evazionit fiskal, e gjithë kjo me qëllim të rritjes së stabilitetit

    113
    ekonomik dhe performansës së institucioneve vendore të shprehura në rritjen e buxhetit
    dhe të hyrave në këtë buxhet.

    Por, nëse shikojmë shpërndarjen e shpenzimeve, gjegjësisht ndarjen për ministritë
    përkatëse, atëherë rezulton se ata që kanë hartuar këtë buxhet nuk kanë menduar për një
    rritje ekonomike.

    Mjafton të shikojmë buxhetin që është ndarë për Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik që
    është 28 milionë, për Ministrinë e zhvillimit dhe Industrisë vetëm 5 milionë e 500 mijë,
    për Ministrinë e Bujqësisë kemi rreth 60 milionë euro dhe e gjithë kjo rezulton se të tri
    këto ministri kanë buxhet të përafërt me projektin e autostradës.

    Prandaj, nuk mund të flasim për një zhvillim ekonomik, nuk mund të flasim për rritje,
    nuk mund të flasim për përmirësim të bilancit tregtar dhe nuk mund të flasim për
    investime të huaja direkte nëse nuk krijohet një klimë përmes tri këtyre ministrive të cilat
    janë të lidhura ngushtë me investimet.

    Unë jam i bindur se Qeveria, kryeministri dhe i gjithë Kabineti qeveritar, qoftë përmes
    amendamentimit apo në rishikimin e buxhetit do të ndikojnë që të përmirësohen këto
    shifra dhe të kemi një pasqyrë tjetër të shpenzimeve dhe ndarjes përmes kategorive
    ekonomike.

    Unë dua të shpreh edhe një shqetësim që është i lidhur kryesisht në funksionimin e
    agjencive të pavarura, bordeve të këtyre agjencive, kompanive publike dhe mjafton t’ u
    referohemi shpenzimeve që i kanë këto agjenci për të parë pjesëmarrjen e madhe të
    pagave dhe mëditjeve që i kanë këto agjenci.

    Më lejoni t’ ju sjell vetëm një shembull apo dy, sa për ta ilustruar këtë që po them. Bordi
    i Agjencisë për Rishikimin e Tatimit ka 102 mijë euro buxhet, ka 4 anëtarë dhe kjo i bie
    që kanë mesataren e pagës mbi 1.300 euro.

    Ka edhe shumë agjenci të tjera të cilat nëse hyjmë t’i analizojmë rezulton se kanë paga
    dhe mëditje më të larta se sa paga mesatare në Kosovë.

    Po ashtu nëse shikojmë me kujdes këtë buxhet do të shikojmë se nuk janë përfshirë asnjë
    nga projektet kapitale të cilat janë promovuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, qoftë
    në programin qeverisës, qoftë në programin elektoral.

    Të nderuar kolegë,
    Lidhja Demokratike ka proklamuar, por jo vetëm Lidhja Demokratike, një projekt mjaft
    të madh i cili do të kishte impakt direkt në zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe ai ka
    qenë projekti Ibër - Lepenc.

    Në projektbuxhetin nuk po shoh se ka asnjë euro qoftë edhe për hartimin e projektit
    studimor apo fizibilitetit për këtë projekt i cili do të kishte impakt edhe në zhvillimin e
    bujqësisë, edhe në furnizimin me ujë të pijes dhe ujë industrial.

    114
    Po ashtu, nuk shoh se është ndarë asnjë euro as për projektin e I gaverment apo
    qeverisjen elektronike, të prokurimit elektronik apo projekteve tjera të cilat i kemi
    programuar gjatë fushatës elektorale.

    Dhe në fund, më lejoni që të zbres në rrafshin lokal dhe t’i referohem shifrave që janë të
    dedikuara për qytetin e Ferizajt, ku edhe pse është qyteti i tretë për nga madhësia, edhe
    pse në b buxhetin e Republikës së Kosovës kontribuon me 110 milionë euro,
    prapëseprapë në investimet kapitale për vitin 2015 është pjesëmarrja zero, për faktin se
    kemi vetëm 2, 3 projekte të bartura nga viti 2014 dhe vlera e të cilave sillet rreth 500 mijë
    euro dhe për arsye se të gjitha investimet kapitale janë kontraktuar në vitin paraprak.

    Shpresoj që Qeveria e ardhshme përmes rishikimit të buxhetit do të arrijë që t’i korrigjojë
    këto shifra dhe të mundësojë një shpërndarje adekuate edhe në proporcion me kontributin
    që kanë edhe qytetarët e Ferizajt, por edhe komuna në përgjithësi.

    Në fund më mbetet të besoj dhe të shpresoj se bashkërisht me gjithë juve dhe me
    Kabinetin qeveritar nëpërmjet rishikimit do të arrijmë t’i ndryshojmë këto shifra.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Selimi e keni fjalën.

  • Faleminderit, zoti nënkryetar!
    Qëndrimet tona rrjedhimisht janë të njëjta për shkak se edhe gabimet në këtë
    projektbuxhet janë të njëjta sikur në vitet paraprake.

    Unë do të flas pak për sektorin e sigurisë apo për projektbuxhetin për sektorin e sigurisë, i
    fokusuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në Policinë e Kosovës, në Ministrinë e
    FSK-së, respektivisht në Forcën e Sigurisë së Kosovës, por jo vetëm.

    Për Ministrinë e Punëve të Brendshme ka ardhur serish te e njëjta qasje, i njëjtit trajtim,
    me të njëjtit parametra ndaj kësaj strukture, e cila do të duhej të trajtohet krejtësisht
    ndryshe, krejtësisht në mënyrë më dinjitoze edhe në këtë projektligj.

    Njëkohësisht edhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës nuk ka ndryshime, madje ky
    projektbuxhet nuk siguron as mirëmbajtjen dinjitoze të gjendjes shumë të vështirë të
    Forcës së Sigurisë së Kosovës, pa lere më të pretendohej për një zhvillim më shumë të
    kësaj force, për shkak se edhe qasja e Qeverisë së Kosovës ndaj Forcës së Sigurisë së
    Kosovës, po vazhdon të mbetet e njëjtë, pra edhe në aspektin e trajtimit buxhetor. Pra, ky
    buxhet nuk garanton tashmë as mirëmbajtje dinjitoze, e lëre më një investim serioz në
    institucionet e sigurisë, si të tillë s’kemi si ta përkrahim këtë projektbuxhet dhe do ta
    votojmë kundër.

    Zotërinj deputetë,
    Kjo që sa po lexova, është procesverbali i fjalimit të njëjtë që e kam pasur në një vit më
    parë për buxhetin që ne tashmë e lamë pas, pra për buxhetin e vitit 2014.


    115
    Me qëllim e lexova fjalën time të njëjtë, pra fjalimin e njëjtë për shkak se edhe qasja e
    kësaj Qeverie është e njëjtë për shkak se edhe Qeveria që po vjen pas asaj është e njëjtë,
    për shkak se edhe fokusimi është i njëjtë, për shkak se edhe të metat janë të njëjta, andaj
    njëjtë do ta kundërshtojmë edhe tani.

    Për kaq sa shohim për Forcën e Sigurisë së Kosovës është folur shumë vite më herët,
    është folur edhe për ndryshimin e misionit të saj. Si mund ta ndryshoni, ta bëni Forcën e
    Sigurisë në ushtri të Kosovës, respektivisht në forca të armatosura të Kosovës kur keni
    paraparë vetëm 41 milionë euro për këtë Forcë.

    Trajtimi në këtë formë, për Forcën e Sigurisë së Kosovës, është heqje dorë nga
    shndërrimi i kësaj force në Forca të Armatosura të Kosovës, respektivisht në ushtri të
    Kosovës.

    Pra, ju si Qeveri e tashme, trashëgimtare e qeverisjes së kaluar, po i bëni gabimet e njëjta,
    qasjen e njëjtë për qëllime të njëjta. Pra, për derisa është paraparë që edhe për vitet
    pasuese, jo vetëm për vitin 2015, por edhe për vitin 2016 e 2017, mesatarisht të mbetet
    buxheti rreth 2,5 deri në 2,7% për Forcën e Sigurisë së Kosovës, atëherë edhe një herë
    kjo nënkupton se ju nuk do ta bëni forcën e armatosur të Kosovës, pra nuk do ta bëni
    Ushtrinë e Kosovës, për shkak se kështu e trajtoni edhe në buxhet e dihet mirëfilli se pa
    buxhet një gjë e tillë nuk mund të bëhet.

    Në raste të tjera, një përqindje e tillë e buxhetit për ushtrinë e vet do të ishte normale për
    deri sa dihet se buxhetet janë më të mëdha dhe për deri sa dihet se shtetet tjera rreth nesh,
    sidomos të rajonit, por jo vetëm kanë një shumë përafërsisht 3% për forcat e armatosura
    të vetat, por ato kanë këtë shumë dhe këtë ndarje të justifikueshme për shkak se e para
    kanë buxhet më të madh dhe e dyta kanë tash në një forcë të pajisur, kanë një forcë
    ushtarake, kanë një forcë të cilën vetëm do të duhej ta avancojnë, jo ta formojnë siç kemi
    ne nevojë.

    Është evidente se kjo qeveri, pra nuk e ka ndërmend ta formojë forcën e armatosur të
    Kosovës, e shumta që kjo Qeveri mund të bëjë nominalisht mund ta ndryshojë, por edhe
    për këtë ndryshim nominal nevojiten ndryshime kushtetuese, por për këto ndryshime
    kushtetuese do të duhej ju t’i pyesni ata zotërinjtë lart atje nga Lista Srpska, pra edhe ky
    ndryshim kushtetues nesër do të kushtëzohet nga kjo masë e padrejtë gjithsesi në dëm të
    demokracisë, pra edhe ky ndryshim nëse ndodh nominal gjithsesi ju garantoni që nuk do
    të ketë një ndryshim esencial të Forcës së Sigurisë së Kosovës, garantoni gjithsesi se nuk
    do të ketë një ndryshim të misionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Forca të
    Armatosura të Kosovës.

  • Faleminderit! Zoti Deda e ka fjalën.

  • Faleminderit!
    Deputetë të nderuar,
    Zonja e zotërinj,

    116
    Sot gjendemi përball një paradoksi e ky paradoks është i tillë që Qeveria e re na propozon
    një buxhet të vjetër dhe na propozon buxhet pa e pasur të aprovuar programin e vet
    qeveritar dhe pa i pasur të aprovuara prioritetet e veta qeveritare.

    Rrjedhimisht, Qeveria e re zbaton politika të Qeverisë së vjetër e nuk mund të flasim se
    do të ketë ndonjë përmirësim ku ta di çfarë vitin e ardhshëm apo vitin që vjen me
    buxhetin i cili na është dhënë sot, apo me propozim buxhetin që na është dhënë sot.

    Diskutimin do ta bëj në rrafshin e kërkesave të cilat i ka Bashkimi Evropian, të cilat i ka
    BE-ja për Kosovën në proces të reformave.

    Ministri i ri i Jashtëm, zoti Hashim Thaçi, sot thotë: procesi i anëtarësimit në BE është
    komponenti më i rëndësishëm i reformave të brendshme dhe të jashtme.

    Unë nuk kam dëgjua që ekzistojnë reforma të jashtme. Domethënë kjo është një shpikje e
    ish- kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit të parë.

    E çka është integrimi evropian? Nuk është reformë e jashtme, por nënkupton rregullim të
    tillë të brendshëm shtetëror që garanton mirëqenie sociale, ku ka sistem funksional
    publik, ku shteti ka rregullim të brendshëm koherent dhe qeverisja ka qasje strategjike
    zhvillimore.

    E buxheti që na është propozuar sot, a është në harmoni me deklarimet e vazhdueshme
    edhe të kësaj Qeverie të Republikës së Kosovës, se ne e kemi synim integrimin evropian.
    Po fillojmë prej ndarjes së niveleve më të larta ekzekutive.

    Qeveria e re, me politika të vjetra i emëron 21 ministra, dëshiron t’i emërojë 71 ministra,
    zëvendësministra, më falni, e kjo do të thotë se stafi përkrahës për gjithë këtë numër është
    diku rreth 460 anëtarë, këshilltarë politikë e administrativë.

    Me këtë logjikë, 28 dikastere të Komisionit Evropian në BE, do të duhej t’i kishin rreth
    120 mijë staf përkrahës politik e administrativ, e në këtë logjikë me 14 dikastere
    qeverisëse në Shtetet e Bashkuara diku duhet të punësoheshin 76 mijë staf përkrahës
    politik e administrativ, me këtë çka po themi ne, domethënë është e qartë se nuk ka që
    ekziston shpërputhje e jashtëzakonshme e deklarimit për integrim, përkushtimit dhe
    realitetit dhe veprimeve të cilat vetëm po paralajmërohen se do të merren.

    Më konkretisht, BE me vite na thotë që në Kosovë duhet të ketë forcim të planifikimit
    fiskal dhe respektim të rregullave fiskale të cilat janë shkelur në mënyrë të vazhdueshme.
    Ne këtë nuk e pamë sot, në projektpropozim.

    Ky projektbuxhet bazohet në kornizën afatmesme të shpenzimeve, 2015-2017. Po kjo
    kornizë afatmesme e shpenzimeve nuk ka qasje strategjike për zhvillim. Këtë e
    identifikon edhe vetë Bashkimi Evropian dhe kërkon nga Qeveria e Kosovës apo qeveritë
    e Kosovës, në mënyrë të vazhdueshme, që buxheti të jetë pjesë e një strategjie
    zhvillimore të vendit. Nuk e pamë këtë sot.

    117
    Në të njëjtën kohë, prapë po e vërtetojmë një mbyllje të syve përballë një realiteti jo të
    mirë, të keq realisht i cili është para nesh. Ne qe një muaj ditë apo më shumë se një muaj,
    i kemi 500 qytetarë në ditë që e lëshojnë Kosovën. Domethënë disa ambasadorë
    deklarohen se ky është eksod i popullit tonë.

    Pse pra nuk po merren politika të tilla fiskale të cilat e zbusin nivelin e varfërisë?
    Rrjedhimisht pse nuk hiqet TVSH-ja, 16% në produktet bazë: miell, sheqer, krip, vaj?
    Pse nuk po e ndërmerr edhe këtë hap Qeveria në krizën në të cilën na jemi?

    Neve po na thuhet, ne do të bëjmë reforma në arsim e gjëra tjera, por me buxhet
    minimumi për rritje të cilësisë në arsim është 4.3% e buxhetit. Te ne është më afër 3 se sa
    4.3. domethënë e kemi huq edhe vitin 2015.

    Thuhet, do ta luftojmë korrupsionin e krimin e organizuar. Nuk ka rritje të buxhetit për
    mekanizma të cilat janë të thirrur që të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

    Kemi shpërputhjen deklarative dhe reale. Prioritet i Kosovës mbetet autostrada 600
    milionë euro. Në fakt nuk është as autostradë, e me të gjetura të tjerëve prioriteti duhet të
    jetë arsimi, energjia, imagjinoni distrilbuimi i ujit, qe 15 vjet ne s’kemi mbërri të kemi
    rrjet të mirëfilltë të distribuimit të ujit në vendin tonë. Nuk ka forcim të sektorit privat
    dhe nuk e morëm përgjigjen si do të largohet ndikimi shtetëror në ekonomi.

    Kjo po del që ne po kemi përsëritje të buxhetit të infrastrukturës. Me infrastrukturë nuk
    rritet cilësia dhe me infrastrukturë nuk mbahen qytetarët tonë brenda.

    E kam kërkuar dhe kisha lutur ministrin e Financave që të sqarojë, a nuk kam ditur ta gjej
    unë, apo nuk ekziston në projektbuxhetin e vitit 2015 se me nënshkrimin apo me
    ratifikimin tonë të MSA-s ne i humbin 200 milionë euro në vit. Këto do të kompensohen,
    por këto 200 milionë apo më shumë se 200 milionë euro unë nuk e gjeta në
    projektbuxhetin të cilin e keni dorëzuar.

    Është për keqardhje që ne po flasim edhe një herë për buxhet të vazhdimësisë. Shoqëria
    jonë është në thyerje të madhe. Dhe kjo thyerje apo shembje e shoqërisë tonë nuk na
    gëzon asnjërin nga ne.

    Mendoj që nuk është dashur që të ngutemi që të na jepni buxhetin tash. Ne kemi mund
    edhe në janar të diskutojmë për një projektbuxhet të përgatitur më mirë, duke marrë
    parasysh krizën e gjithmbarshme para cilës ndodhemi kishte me qenë më e mirë po t’i
    kishit ftuar ekonomistët nga çdo grup parlamentar që ta kemi një buxhet të tillë i cili
    mund të përballet me kërkesat, nevojat dhe me sfidat të cilat do
    t ‘i përjetojmë të gjithë vitin e ardhshëm. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Haskuka e ka fjalën!

  • Të nderuar qytetarë të Kosovës,
    Deputetë të Kuvendit,

    118
    Anëtarë të Kryesisë,
    Anëtarë të Kabinetit qeveritar,
    Ashtu si përkujtoi Iliri, buxheti i Republikës së Kosovës po diskutohet në ditët kur po
    kemi me dhjetëra autobusë me qytetarë që po ia mësyjnë Evropës.

    Ata nuk po ikin për turizëm, por ikin për të kërkuar azil ekonomik. Po ikin nga papunësia
    dhe varfëria. Papunësia dhe varfëria nuk kanë pikur nga qielli, por janë pasojë e
    qeverisjes së keqe dhe buxheteve kopi-paste të 15 vjetëve të fundit që si pasojë direkte i
    lënë punëtorët të pa punë, të pa pronë, ndërmarrësit e vegjël në kredi dhe hipoteka, ndërsa
    pasuritë e Kosovës të tjetërsuara.

    Ky buxhet i propozuar nuk po i adreson çështjet pse po ikin qytetarët e Kosovës. Pra nuk
    po i adreson papunësinë dhe varfërinë. Buxheti i propozuar është vazhdimësi e qeverisjes
    15 vjeçare me logjikën e shtetit kontabilist.

    Ky buxhet nuk parasheh investime për të rritur ekonominë, por investime për të ndarë
    tortën. Prandaj, kemi investime në asfalt, por jo investime në rivatilizimin e “Trepçës”.
    Ky buxhet garanton vetëm shtimin e varfërisë dhe thellimin e krizës sociale në Kosovë.

    Nëse e analizojmë buxhetin shohim që prej 1 miliard e 576 milionë euro, vetëm 69,8
    milionë janë ndarë në aktivitete që mund të gjenerojnë punësim. Pra, më pak se 5% të
    Republikës së Kosovës është e ndarë në bujqësi dhe për subvencione e transfere në
    kuadër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

    Të dy këto fusha, që mund të zhvillojnë prodhimtarinë pra të krijojnë vende të reja të
    punës, por edhe kaq sa janë parashikuar nuk jam i sigurt që do të shkojnë në
    destanicionin e duhur duke e ditur se çfarë korrupsioni dhe nepotizmi e pret këtë pjesë të
    buxhetit.

    Çdo qytetar e vëren që ky buxhet nuk është llogaritur për të krijuar vlerë të shtuar, pra për
    të krijuar prodhimtari dhe punësim e lere më të adresojë shkallën e lartë të papunësisë në
    Kosovë.

    Buxheti i propozuar po ashtu çalon në adresimin e varfërisë. Bazuar në të dhënat e
    Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, në Kosovë jetojnë 121 833 persona në
    asistencë sociale, respektivisht 29 538 familje me ndihma sociale. Projektligji i propozuar
    për buxhetin për skemën e asistencës sociale për vitin 2015 ka ndarë vetëm 28 milionë
    euro. Nëse këtë shumë e pjesëtojmë me numrin e përfituesve të ndihmës sociale, i bie që
    qytetarët që përfitojnë nga skema sociale marrin vetëm 226 euro në vit, respektivisht 18
    euro në muaj apo vetëm 62 centë në ditë.

    Nëse marrim parasysh kufirin e varfërisë së skajshme, shifër kjo e kalkuluar për të
    shikuar nevojën se sa i duhet një personi që të blejë ushqim të mjaftueshëm, që të mos
    vuaj nga uria sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës edhe kjo e bazuar në vitin 2011
    është 1.20 euro për person në ditë. Shifra prej 62 centë as për së afërmi nuk i përmbush

    119
    nevojat elementare për ushqim e mos të flasim për një jetë në dinjitet, pra për
    përmbushjen e nevojave për veshmbathje, arsim dhe shëndet.

    Kjo më së miri ndoshta edhe ilustron pse në Kosovë ende fëmijët vdesin duke kërkuar
    ushqim nëpër kontejnerë të bërllokut. Pamjaftueshmërinë e ndihmës sociale janë duke e
    konstatuar gati të gjithë qytetarët dhe organizatat ndërkombëtare e po ashtu edhe ato
    vendore. Shqetësimin e shumë qytetarëve të Kosovës e kanë shprehur edhe organizatat si
    Rrjeti i grupeve të grave të Kosovës, Shoqata daun-sindrom Kosova dhe të tjerët.

    Shqetësim i tyre i përbashkët është që ky buxhet, mbrojtjen sociale e konsideron vetëm si
    lëmoshë e jo si e drejtë dhe mundësi për punësim.

    Në biseda me ndërmarrës të sektorit privat shumë herë dëgjoj që kanë problem t’i
    identifikojnë punëtorët me shkathtësi dhe aftësi që atyre u nevojitet. Këta mund të jenë
    elektricistë, mekanikë apo ndërtimtarë, por ata thonë që kanë problem që t’i identifikojnë
    këta, pra ata thonë që nuk ka punëtorë që në tregun e punës që kanë shkathtësi të duhura
    për punë.

    Kjo që po ndodh në Kosovë është vërtet e rëndë. Në njërën anë papunësia me mbi 35%
    në anën tjetër punëdhënës që kanë problem të gjejnë punëtorë të kualifikuar. Dhe ky
    buxhet i propozuar nuk adreson asnjërën e as tjetrën. As nuk ka buxhet për të ndarë për
    aftësime profesionale e as nuk ka buxhet për ndihmë adekuate sociale.

    Ky buxhet nuk parasheh as analiza e hulumtime për tregun e punës, për kërkesat e punës,
    për të verifikuar se cilat janë ato aftësi dhe shkathtësi që kërkohen me qëllim të krijimit të
    mekanizmave për edukim e aftësim profesional të personave të pa punë. Pra, buxheti nuk
    parasheh shërbime publike të punësimit, aftësime profesionale dhe ofrim të mundësive
    për zhvillim të aftësive të papunëve.

    Për të zvogëluar numrin e qytetarëve të cilët varen nga asistencat sociale ata duhet të
    mbështeten që të gjejnë punë, e këto nuk bëhen me premtime boshe e as me shpenzimet
    marramendëse në mallra dhe shërbime të Kabinetit të Ministrisë.

    Për të zvogëluar papunësinë dhe varfërinë është e nevojshme të ndahet buxhet për
    programe aktive që të vendosim në marrëdhënie shkollat profesionale dhe zyrat e punës
    kudo nëpër Kosovë.

    Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në vend që të paraqesë në buxhetin programet
    vjetore të punësimit ku do të planifikoheshin investime në masa aktive të punësimit, si
    trajnim në punë, subvencion i pagës, praktikë në punë, punë publike dhe vetëpunësim,
    planifikon vetëm paga dhe mëditje, ndërsa vetëm Zyra e ministrit do të marrë nga buxheti
    221 mijë 584 euro në vit, në paga dhe shërbime për 8 zyrtarë në Ministri.

    Ky buxhet na bën me dije ne këtu dhe sidomos qytetarët se kjo Ministri, por edhe Qeveria
    në tërësi është plotësisht e gatshme t’i buxhetorë të gjitha dëshirat luksoze të Kabinetit
    edhe për zyrtarë.

    120
    Deri më tani të gjitha projektet për masat aktive të tregut të punës janë financuar nga
    donatorë. Kjo nuk mund të vazhdojë deri në pafundësi. Pra, shteti duhet të investojë në
    ngritjen e kapaciteteve të punëkërkuesve sipas nevojave që kanë ndërmarrësit tanë privatë
    dhe ndërmarrjet publike, ku shtetet e zhvilluara si Zvicra, Gjermania dhe Franca kanë
    programe të tilla nuk ka arsye pse Kosova të mos ketë programe të tilla.

    Së fundi, nëse arsyetimi për mungesë të këtyre fondeve është që nuk ka të ardhura ose
    buxheti është i pamjaftueshëm vetëm t’ju përkujtoj që nëse marrim parasysh numrin e
    banorëve Kosova ka qeverinë më të madhe në Evropë, ku për 1 milion e 800 mijë banorë
    kemi më tepër se 90 ministra dhe zëvendësministra. Pra ne kemi 1 ministër për 19 mijë
    banorë.

    Me logjikën e njëjtë, Gjermania do të duhej të kishte 4 076 ministra apo
    zëvendësministra.

    Më pak ministra, më pak ministri, më pak burokraci do të mundësojnë më shumë ndihma
    për prodhimtarinë, më shumë programe aktive për punësim, më shumë ndihma sociale,
    më shumë dinjitet për qytetarët e Kosovës. Por, për këtë ju nuk jeni të gatshëm, sepse
    zotimi i juaj është tjetërfare. Zotimi i juaj është shfrytëzimi permanent i burimeve
    financiare, natyrore e njerëzore të Kosovës. Ky buxhet dëshmon me fakte të
    pakontestueshme zotimin tuaj për të sunduar shoqërinë e Kosovës e jo për të drejtuar dhe
    shërbyer asaj.

    Prandaj, unë i them jo këtij buxheti. Faleminderit!

    (Drejtimin e mbledhjes e merr kryetari i Kuvendit, zoti Kadri Veseli.)

  • Faleminderit! E ftoj deputetin Fisnik Ismajli ta marrë fjalën.

  • Faleminderit! Po e përmbyll.
    Kolegë deputetë dhe të dashur qytetarë,
    Për kuriozitet edhe pse nuk prita se kam për t’ u befasuar për të mirë, kërkova lart e
    poshtë se mos ky propozim për buxhet përmban diçka për zhvillimin e teknologjisë
    informative duke qenë se po jetojmë në vitin 2015. Edhe nuk u befasova as për të mirë se
    nuk gjeta kurrgjë specifike për këtë fushë e as për të keq s’u befasova, sepse nuk prita që
    i kujtohet ndonjërit prej këtij koalicioni për diçka kaq të rëndësishme si teknologjia, qysh
    s’u kujtuat asnjëherë për gjëra tjera me rëndësi, për mirëqenien e qytetarit dhe për
    zhvillimin ekonomik të këtij vendi.

    Teknologjia informative, të nderuar kolegë në kohën e sodit nuk është luks por është
    domosdoshmëri. Kjo fushë jo vetëm se krijon mundësi punësimi dhe nxitje të cilësisë,
    ngritje të cilësisë së jetës së qytetarit, por mund të bëhet edhe një prej fushave kyçe në
    zhvillimin ekonomik. Shembull në botë janë plot vende tjera në zhvillim ku fuqia
    punëtore është e lirë, mosha mesatare është shumë e re dhe kapacitetet për zhvillim janë
    të mëdha. Modelet ekzistojnë po si gjithmonë vullneti politik vazhdon të mungojë.


    121
    Në rastin e Kosovës, në krejt dokumentin e buxhetit, fjalia teknologji ishte në çdo rast e
    paraprira me fjalën pajisje, dhe atë jo më shumë se veç 25 herë në të gjitha 408 faqet e
    këtij dokumenti, ngase në krejt buxhetin krejt çka ishte paraparë ishte blerja e pajisjeve
    për teknologji informative, që në rastin tuaj nënkupton më shumë mausa, ai-peda, tonera,
    për t’i nxjerrë punë zyrtarëve për fotokopje.

    Nuk pashë në asnjë vend që ky buxhet ishte përkushtuar për zhvillimin e teknologjisë
    informative, e s’po flas për inovacionin që për juve është term i panjohur, e cilat janë
    domosdoshmëri për integrim në pjesën e civilizuar të botës në të cilën po ngecin në aq
    shumë fusha.

    As sivjet s’po ndryshon asgjë. Qeveria vazhdon duke nënçmuar e nënvlerësuar dijen, deri
    sa qytetari me iniciativë vetjake e nëpërmes bizneseve private vazhdon t’i shtyjë kufijtë e
    teknologjisë pa përkrahje institucionale.

    Po çka pret tjetër njeriu prej një koalicioni para historikësh si LDK-ja për nga mosha,
    ashtu edhe PDK-ja për nga inteligjenca. Për këtë arsye edhe gjitha arsyet tjera të cekura
    nga kolegët e mi të Lëvizjes “Vetëvendosje” unë do ta votoj këtë propozim kundër.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Jemi në fazën kur kanë përfunduar diskutimet e deputetëve.
    Sido që të jetë e kisha ftuar përfaqësuesin e Qeverisë të marrë fjalën. Pra, ministri zoti
    Hoti.

  • Faleminderit, kryetar i Kuvendit,
    I nderuar kryeministër,
    Deputetë,
    Unë me vëmendje i dëgjova të gjitha diskutimet dhe ju falënderoj shumë për sugjerimet,
    vërejtjet, amendamentet disa që i përmendën për këtë buxhet.

    Më lejoni edhe një herë të t hem se ky është buxhet i mundësive që i ka Kosova. Megjithë
    dëshirë do të kishim pasur një buxhet që është 3 miliardë euro dhe të përmbushim edhe
    për asistencë sociale, edhe për fushat tjera, edhe për arsim, edhe për shëndetësi, edhe për
    të gjitha fushat që sot u përmendën këtu, por është buxhet i mundësive dhe brenda këtyre
    mundësive ky buxhet mundohet t’i prekë të gjitha fushat pak a shumë në mënyrë të
    barabartë. Normalisht unë e thashë në fjalën time, e përmendi edhe kryeministri në fillim
    që ne duhet të kemi një qasje institucionale, sepse shteti i Kosovës nuk po fillon me këtë
    qeveri, por është një vazhdimësi.

    Pra, duhet të vazhdojmë projekte që tashmë janë të kontraktuar dhe kjo na ka kufizuar
    normalisht neve në nxjerrjen e një buxheti tjetër përpara juve, por ne zotohemi që
    prioritetet e Qeverisë së re duhet të shfaqen menjëherë në rishikimin në qershor me
    kornizën afatmesme të shpenzimeve që deri në prill të cilën duhet ta diskutojmë me të
    gjitha grupet parlamentare me ekonomistët në veçanti, sepse kjo u kërkua këtu, me
    buxhetin e vitit 2016 dhe normalisht me programin qeverisës të cilin e kemi gati dhe
    kryeministri me fjalën e tij të parë para këtij Kuvendi i ka prezantuar prioritetet

    122
    qeverisëse. Ne shumë shpejt në janar do ta kalojmë edhe në Qeveri dhe mandej do e
    sjellim në Kuvend për informim.

    Do të mundohem të prek disa prej çështjeve më konkrete të cilat mund t’i jap qysh tash
    përgjigje dhe mandej bashkë me Komisionin për Buxhet do të punojmë për aq sa është e
    mundshme t’i marrim parasysh vërejtjet dhe sugjerimet e juaja.

    Tek të hyrat ne nuk kemi prekur kufijtë e të hyrave, ndoshta veç sa për informim më të
    mirë normalisht që pjesa më e madhe e të hyrave buxhetore mblidhen në dogana, por ato
    janë të hyra vendore, pra mbi 470 milionë euro të hyrave që mblidhen në dogana janë
    TVSH. Ne po bëjmë planin e punës tani që për dy, maksimum tri vjet të fillojmë
    mbledhjen e TVSH brenda vendit në mënyrë që bizneset të lirohen nga kjo barrë e
    parapagimit të TVSH-së.

    Tek grandi për komunat u përmendën plotë vërejtje për shpërndarje jo të drejtë në mes të
    komunave. Unë besoj se kjo është bërë në bazë të Ligjit për financat publike dhe
    kritereve që parashihen në këtë grand. Me këtë rast më duhet përmend në veçanti rastin e
    Prishtinës dhe të disa komunave në veri të vendit të cilat nuk e kanë aprovuar buxhetin e
    tyre komunal në përputhje me qarkoren buxhetore përkatëse. Normalisht unë ju garantoj
    në fakt që komuna e Prishtinës do të ketë trajtim të veçantë. Ne kemi përvojë me
    komunën e Prishtinës në këtë drejtim. Ne do të punojmë shumë shpejt në sjelljen në
    Kuvend të Ligjit për kryeqytetin i cili do merr parasysh specifikat që ka kryeqyteti, që ka
    Prishtina si njësi e veçantë administrative në Republikën e Kosovës, ashtu siç parashihet
    edhe me Kushtetutë.

    Unë qëndroj në vlerësimin tim se me këtë buxhet duhen shumë kohë për të dyfishuar të
    ardhurat për kokë banori. Pra nuk po i ha fjalët e mia aspak. Por, ky është buxhet i
    mundësive. Me politikat që ne do ndërmarrim në pjesën e parë të vitit do t’i shohim
    efektet në pjesën e dytë të vitit dhe në vitet e ardhshme, por kjo Qeveri që sot e ka një
    javë pune, duhet t’ia lejohen 100 ditë pune, gjashtë muaj dhe pastaj të flasim më
    konkretisht për masat që ka ndërmarrë dhe efektet e atyre masave.

    U përmend shumë kontrata kolektive, një element i asaj kontrate do të vazhdojë të
    implementohet në vitin 2015, janë sigurimet shëndetësore. Ne po shohim mundësitë pra
    aq sa kemi mundësi që edhe elementet tjera të kësaj kontrate të merren parasysh.

    Unë javën që shkoi kam kontaktuar, kam takuar të gjitha sindikatat në Kosovë, u kam
    dhënë draftbuxhetin, po ju them këtu para jush që shumica e tyre kanë qenë shumë
    konstruktivë në kërkesat e tyre kur i kanë parë mundësitë që ka buxheti i Kosovës, unë u
    kam garantuar atyre, edhe juve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës që do të jem
    maksimalisht transparent për çdo cent se si mblidhet dhe si shpenzohet, sepse unë jam vu
    në krye të këtij resori për të menaxhuar, por ky është buxhet i qytetarëve dhe secili
    qytetar, secili deputet i Kuvendit të Kosovës ka pronësi mbi këtë buxhet po aq sa kam
    unë si ministër i Financave.


    123
    U përmendën politikat fiskale. Ne i kemi paraparë në programin qeverisës siç është
    mbledhja e TVSH brenda vendit, përshkallëzimi i TVSH-së, lirimet tatimore dhe me këtë
    rast unë dua të falënderoj edhe Grupin Parlamentar të AAK-së për disa sugjerime të cilat
    ne veç i kemi në programin tonë qeverisës.

    Fondin e privatizimit shumë shpejt do e sjellim para juve. Ligjin përkatës që i liron këto
    fonde për tu përdorur për zhvillim ekonomik, për t’i përmbyllë të gjitha kërkesat e
    kreditorëve potencialë. Po punojmë dhe kemi një plan në Ligjin për Qeverinë për të
    mundësuar që në të ardhmen Kosova të ketë një qeveri sipas nevojave që ka.

    Në energji veç kemi pranuar një ofertë. Komiteti ndërministror ka pranuar një ofertë që
    duket është mjaft serioze dhe në javën në vijim do kemi vlerësimin për këtë ofertë dhe do
    të përmbushim zotimin tonë që në fund të mandatit të kemi furnizim të plotë dhe me
    çmime të pranueshme për qytetarë me energji elektrike.

    Ishte rruga Prishtinë-Gjilan nga deputeti i PDK-së, është buxhetuar në buxhet. Pra, 1
    milion euro janë ndarë për këtë.

    Në bujqësi u përmend shumë fusha e bujqësisë. Ne veç e kemi prioritet këtu. Është e
    paraparë 32 milionë euro shtesë për buxhetin për bujqësi. Ne do mundohemi të ndërrojmë
    pak qasjen se si është financuar deri tash bujqësia, ta orientojmë kah autputet e jo kah
    imputet bujqësore dhe mundësisht të mbulojmë konsumin vendor të produkteve
    bujqësore me produktet që prodhohen brenda vendit.

    Tash çështje më e diskutueshme, ishte për pagat. Më lejoni të bëj shumë të qartë përpara
    juve që ne kemi trashëguar një buxhet i cili nuk përfshin rritjen prej 25% të pagave, rritje
    shtesë prej 25% të pagave për vitin 2015, është vazhdimësi e rritjes që ka ndodh në
    pjesën e parë të këtij viti.

    U përmendën disa amendamente prej Grupit të AAK-së në këtë drejtim. Unë me kënaqësi
    bashkë me Komisionin për Buxhet do t’i trajtojmë ato amendamente, veç na thoni qartë
    se ku t’i heqim disa dhjetëra miliona euro për të paguar 25% paga shtesë, a të zvogëlojmë
    shëndetësinë, apo arsimin, apo ndihmat sociale dhe të rrisim pagat për 25%.

    Por ju kisha lutur mos e harroni faktin që janë 300 mijë njerëz të pa punë, që presin për
    një mundësi për të gjetur punë në sektorin publik ose në sektorin privat.

    Buxheti për drejtësi është rritur. Janë 300 vende shtesë pune që janë paraparë shtesë në
    gjyqësi dhe në prokurori që pritet të plotësohen.

    Në sektorin e sigurisë u ngrit nga disa deputetë. Unë dua t’i siguroj ata që të gjitha
    kërkesat e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës sa i përket buxhetit shtesë për t’u shndërruar
    në Ushtri të Kosovës janë plotësuar dhe vetëm është çështje e legjislacionit, përshtatjes së
    legjislacionit dhe përkrahjes ndërkombëtare normalisht për ta kthyer FSK-në në ushtri të
    rregullt të Kosovës.


    124
    Në MTI u përmend edhe teknologjia informative, edhe projektet tjera. Janë 1 milionë
    euro që janë paraparë në MTI për përkrahje të NVM-ve edhe për fushën e teknologjisë
    informative dhe janë shtesë 10 milionë euro të donatorëve në këtë fushë.

    Ligji i veteranëve të luftës. Ne po presim që sapo të bëhet verifikimi i tyre të fillojmë,
    mjetet janë ndarë për këtë kategori.

    Nga deputeti i “Vetëvendosjes” gjithashtu u përmend çështja e 200 milionë euro mungesë
    në buxhet që vijnë nga nënshkrimi i MSA-s dhe marrëveshjes me Turqinë, nuk janë
    reflektuar në buxhetin e vitit 2015, sepse efektet e tyre nuk vijnë menjëherë në vitin 2015,
    vijnë në 2016 e tutje, por ato kthehen pozitivisht përmes ndihmës që tanimë është
    paraparë prej Komisionit Evropian prej 650 milionë eurove për Kosovë për periudhën
    2014-2020.

    Këto ishin disa nga përgjigjet që mund t’i jap për momentin. Unë do të punoj ngushtë me
    Komisionin për Buxhet dhe Financa për të akomoduar kërkesat e juaja. Faleminderit !

  • Faleminderit zoti ministër Hoti! Në fakt, çështja e diskutimeve ka
    përfunduar.

    (Ndërhyrje)

    Ju lutem, më lejoni të sqaroj deri në fund, pastaj kisha pasur dëshirë, ndërhyrjet e juaja.
    Replikë keni mundësi nga 2 minuta. Atëherë e ftoj Donika Kadaj-Bujupi, pas Donikës
    është lajmëruar edhe Besnik Bislimi. 2 minuta!

  • BUJUPI: Faleminderit, kryetar!
    Veç edhe një herë t’ ia konfirmoj ministrit. Nën 1, s’i mund t’i gjeni mjetet për zbatimin e
    kontratës kolektive dhe rritjes së pagave, duke i zvogëluar shpenzimet në Qeveri, duke e
    zvogëluar Qeverinë qysh ju u keni premtuar qytetarëve, duke mos e bërë më shumë se një
    zëvendësministër për dikaster përkatës dhe mbi të gjitha duke luftuar informalitetin,
    krimin e organizuar ekonomik dhe korrupsionin e kompanive tuaja mike, lufta ndaj të
    cilave do të bënte që këtë vit të kemi të paktën 200 milionë euro shtesë në buxhetin e
    Republikës së Kosovës. Ndërkaq, vetëm 90 milionë euro ju duhen për zbatimin e
    kontratës kolektive dhe rritjen e pagave.

    Dhe, rrjedhimisht ne do të dorëzojmë 2 amendamente duke kërkuar që t’i mbani fjalët,
    sepse ish- kryeministri Hashim Thaçi nuk ishte në zor kur në prill e ka nënshkruar me të
    gjitha sindikatat marrëveshjen për zbatimin e kontratës kolektive dhe rritjen prej 25% të
    pagave për të gjitha kategoritë e punëtorëve që hyn në fuqi me 1 janar 2015. Kjo do të
    jetë kërkesë e vazhdueshme e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ju keni thënë që
    brenda një viti mund t’i rritni të hyrat për 500 milionë euro, ne nuk po kërkojmë që t’i
    bëni 500 milionë euro shtesë, po luftoni informalitetin dhe rritni të hyrat të paktën për
    200 milionë euro shtesë dhe zbatoni me përgjegjshmëri ato të cilat i keni premtuar dhe
    përmes të cilave keni mbërri aty ku jeni. Faleminderit!


    125
  • E ftoj deputetin Besnik Bislimi! Për replikë, të lutem 2 minuta i ke!

  • Deri më tani, gjatë fjalimit të tij, zotëri Hoti disa herë e përmendi se
    ky është buxhet i mundësive.

    A doni të thoni që nuk keni mund të mbërrini më shumë? Pyetja ime specifike, në qoftë
    se ne si deputetë kishim vendosur t’ju japim një muaj kohë për ta ndërruar buxhetin, a
    kishit mund për të na pru një buxhet që ofron rritje më të madhe ekonomike apo po thoni
    se kjo s’ka shans të ndodhë.

    Na premtuat se do të jeni transparent për çdo cent të shpenzuar. A mund të na thoni sa të
    holla kanë për t’ u derdhur në Fondin e veriut gjatë këtij viti?

    Edhe pyetja e tretë. A e dini që ekziston një ligj mbi veprimtaritë kërkimore shkencore që
    ju obligon t’ i ndani 0,7% për aktivitete hulumtuese?

  • Faleminderit për diskutime. Diskutimet përfunduan. Atëherë, të nderuar
    deputetë, në vazhdim kërkohet deklarimi me votim për miratimin në parim të Projektligjit
    për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2015.

    Do të votojmë së pari për praninë në sallë. Lus regjinë dhe deputetët të përgatitën për
    votim. Votojmë tash. Pra, 81 deputetë janë të pranishëm në sallë.
    Lus regjinë dhe deputetët të...
    Kërkoj falje, sot Sekretarisë teknika nuk po i funksionon. Janë 96 deputetë të pranishëm
    në sallë.

    Unë flas vetëm çfarë shoh këtu në kompjuter. Kërkoj falje, a ka ndokush nga deputetët që
    është i pranishëm pa kartelë në sallë?

    Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votimin e projektligjit dhe votojmë tash.

    Konstatoj se me 73 vota për, 22 vota kundër dhe asnjë abstenim, nga 95 deputetë të
    pranishëm në sallë, Kuvendi e miratoi në parim Projektligjin për buxhetin e Republikës
    së Kosovës për vitin 2015.

    Ngarkohet Komisioni për Buxhet dhe Financa që ta shqyrtojë Projektligjin për buxhetin e
    Republikës së Kosovës për vitin 2015 dhe Kuvendit t’ia paraqesë raportin me
    rekomandime para seancës plenare, që do të mbahet me 29 dhjetor 2014.

    Me këtë e konstatoj përfundimin e seancën së sotme. Mirupafshim në seancën e radhës!
    Faleminderit!



    E përgatiti:
    Njësia për Transkriptim dhe Lekturë

    126