• Republika e Kosovës
    Republika Kosovo - Republic of Kosovo
    Kuvendi - Skupština - Assembly
    T R A N S K R I P T
    I MBLEDHJES PLENARE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS,
    E MBAJTUR MË 11 DHE 18 PRILL 2017
    SA PLENARNE SEDNICE SKUPŠTINE REPUBLIKE KOSOVA,
    ODRŽANE 11. I 18. APRILA 2017. GODINE
    PRILL - APRIL
    2017
    Rendi i ditës
    1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
    2. Koha për pyetje parlamentare,
    3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
    4. Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet,
    5. Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes “Vetëvendosje”,
    6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e
    sanksioneve penale.
    7. Shqyrtimi i Propozim - Programit të Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin
    2017,
    8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e
    personave nga pjesët veriore të Kosovës,
    9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-118 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-
    139 për procedurën përmbarimore,
    10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-132 për automjete,
    11. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit për
    periudhën 2017-2021,
    12. Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të
    Pagjetur dhe Peticione lidhur me Propozim-vendimin nr. 20/2017, datë 10 mars 2017, të
    Avokatit të Popullit për zgjedhjen e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit,
    13. Shqyrtimi i raportit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë
    lidhur me zbatimin e Ligjit nr. 03/L-178 për klasifikimin e informacioneve dhe verifikimin e
    sigurisë,
    14. Shqyrtimi i raportit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport
    lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/ L-145 për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë,
    15. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Medie.
    2
    Dnevni red
    1. Vreme za deklarisanja van dnevnog reda,
    2. Vreme za parlamentarna pitanja,
    3. Usvajanje zapisnika sa prethodne sednice,
    4. Glasanje N/zakona o izmenama i dopunama Zakona o rudnicima i mineralima,
    5. Glasanje predloga Rezolucije u vezi hapšenja aktivista Pokreta “Vetëvendosje”,
    6. Drugo razmatranje N/zakona o izmenama i dopunama Zakona o izvršenju krivičnih sankcija,
    7. Razmatranje predloga Programa rada Skupštine Republike Kosova za 2017 godinu,
    8. Prvo razmatranje N/zakona o osposobljavanju, profesionalnom ponovnom osposobljavanju
    lica sa severnog dela Mitrovice,
    9. Drugo razmatranje N/zakona br. 05/L-118 o izmenama i dopunama Zakona br. 04/L-139 o
    izvršnom postupku,
    10. Drugo razmatranje N/zakona br. 05/L-132 o vozilima,
    11. Razmatranje Nacionalnog programa za sprovođenje Sporazuma o stabilizaciji-pridruživanju
    za period 2017-2021,
    12. Razmatranje preporuke Komisije za ljudska prava, ravnopravnost polova, nestala lica i
    peticije u vezi predloga-odluke br. 20/2017, od 10 marta 2017, Narodnog advokata za izbor pet
    (5) zamenika Narodnog advokata,
    13. Razmatranje izveštaja Komisije za nadgledanje Kosovske agencije za inteligenciju u vezi
    sprovođenja Zakona br. 03/L-178 o klasifikaciji informacija i proveri sigurnosti.
    14. Razmatranje Izveštaja Komisije za obrazovanje, nauku, tehnologiju, kulturu, omladinu i
    sport, u vezi nadzora sprovođenja Zakona br. 03/L-145 o osnaživanju i učešću omladine,
    15. Izbor jednog (1) člana Nezavisne Komisije za medije.
    3
    Mbledhjen e drejtoi nënkryetari i Kuvendit, z. Sabri Hamiti.
  • Të nderuar deputetë,
    I hap punimet e seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, sipas rendit të ditës, të
    caktuar nga Kryesia e Kuvendit.
    1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës
    Diskutimet janë të kufizuara deri në 30 minuta. Diskutimi në emër të grupit parlamentar zgjat
    deri në 5 minuta, ndërsa diskutimi i deputetit deri në 3 minuta. Deputetët e paraqitur për diskutim
    duhet të deklarohen se në çfarë cilësie e kërkojnë fjalën.
    Atëherë, unë që tash po ju them është mirë që, meqë janë 30 minuta, së pari të paraqiten ata që
    flasin në emër të grupeve, në mënyrë që të mos ndodhë të mbetet dikush në emër të grupeve dhe
    të harxhohet koha për deputetë. Nëse ka kohë, do të flasin edhe të tjerët.
    Në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, a flet dikush? Nuk flet. Në emër të Grupit Parlamentar
    të “Vetëvendosjes”? Në emër të Grupit Parlamentar të Aleancës, zoti Haradinaj. Unë thashë në
    emër të grupeve, sepse pastaj deputetët e veçantë nuk ju lënë kohë.
  • Faleminderit, kryesues!
    Kolegë deputetë,
    E kam vërejtur se pas një deklarate që e kam lëshuar ka pasur reagime të shumta, qoftë brenda
    Kosovës, edhe jashtë. E përsëris edhe një herë, e kam thënë me plot vetëdije atë deklaratë. Është
    shumë e vërtetë që ajo deklaratë është kapur për bishti dhe kujt i ka konvenuar ajo, le ta mbajë
    përgjegjësinë vetë.
    Kushdo që ka dilema se çka është duke ndodhur në Kosovë dhe rreth Kosovës, duhet ta kuptojë
    se ka tendenca për ta destabilizuar këtë vend. Ata të cilët sot po krekosen për serbët e Kosovës,
    është mirë të na tregojnë neve haptazi se si ndodhi vrasja e “pandave” në Pejë, e fëmijëve të
    Pejës, për t’i fajësuar shqiptarët e Kosovës?
    Unë kam folur, e përsëris edhe një herë, të kihet kujdes se nuk luhet më me kombin tonë. Nuk ka
    provokim më të madh se nëpërmes një njeriu të tentohet ta destabilizojnë vendin. Nëse e kanë atë
    qëllim, le t’i implementojnë ato agjenda diku tjetër. Këtë duhet ta dinë edhe përfaqësuesit
    diplomatikë, se po e marrin një njeri peng për qëllime të caktuara, e që e kanë shumë gabim.
    Kurrkush më shumë se sa unë vetë nuk e do paqen dhe stabilitetin e Kosovës. Asnjë prej
    qeveritarëve serbë nuk i kanë ruajtur as serbët e Kosovës, as monumentet historike, as kulturore,
    i kemi ruajtur vetë, se e kemi kulturë si shqiptarë.
    4
    Ata, të cilët po tentojnë, e që janë sot janë udhëheqës në Beograd, duhet ta dinë mirë se nuk
    lëshojmë pe më. Përgjigjen e njëjtë sa herë të duan do ta marrin, qysh e kanë marrë më ‘98-‘99.
    Kurrkush nuk na e ka falur lirinë, e kemi fituar vetë, bashkë me përkrahjen e miqve tanë. U bëj
    thirrje të gjithë atyre që e kanë interpretuar, e kanë kapur për bishti një deklaratë timen, asnjëherë
    nuk kam thënë që do të ketë spastrim etnik. Por, në rast se mendojnë se nëpërmjet një njeriu, ose
    transferimin e tij në Beograd, duhet t’ia vënë gishtin kokës, të kenë kujdes! Ata janë duke tentuar
    ta spastrojnë Kosovën, Beogradi zyrtar tenton ta spastrojë Kosovën etnikisht, jo Daut Haradinaj,
    jo shqiptarët. Por, në rast se duan të luajnë me zjarr, puna e mbarë u qoftë! Faleminderit,
    kryesues!
  • Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të “Vetëvendosjes”, fjalën e ka
    Rexhep Selimi.
  • Zonja dhe zotërinj deputetë!
    Në seancën e sotme kemi mundur që në rendin e ditës ta kishim Shqyrtimin e Projektligjit për
    FSK-në. Edhe më herët, edhe sot kemi mundur ta bëjmë një gjë të tillë. Kosova ka mundur ta
    kishte ushtrinë e saj, sidomos pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Kurse sot, përveçse një
    FSK me mandat të kufizuar në fushën e sigurisë, Kosova ende nuk e ka një ndër elementet më
    esenciale të shtetësisë, siç është ushtria e saj.
    Por, përse ne ende nuk kemi ushtri?! Ne nuk kemi ushtri, sepse qeverive të Kosovës u ka
    munguar vizioni dhe vullneti politik për një gjë të tillë. Ne nuk kemi ushtri, sepse qeveritë e
    Kosovës nuk e kanë bërë punën e domosdoshme që Kosova ta kishte tashmë forcën e saj të
    armatosur, kurse sot ne nuk e kemi në rend të ditës as Projektligjin për plotësimin dhe
    ndryshimin e Ligjit për FSK-në, sepse në zyrën presidenciale e kemi një njeri manipulues. Në
    zyrën presidenciale e kemi një njeri, i cili asnjëherë nuk e pa të nevojshme ta garantojë atë që
    vraponte ta shpallte me egoizëm pavarësinë e Kosovës. Një njeri, i cili po vazhdon edhe sot e
    tutje të luajë me diçka që nuk luhet, me sigurinë e vendit, rrjedhimisht, me sovranitetin e
    Republikës së Kosovës. Kështu njëjtë bëri edhe në fund të mandatit të tij qeverisës si
    kryeministër në vitin 2014. Solli në seancën e fundit në Kuvend amendamentet kushtetuese për
    shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur dhe i tërhoqi ato pa u dhënë
    fare rast deputetëve që t‘i votojnë.
    I solli me qëllim për t’i dështuar ato, sepse qëllimi i krejt asaj ndërmarrjeje nuk ishte bërja e
    Forcave të Armatosura të Kosovës, por vazhdimi i vendeve të rezervuara për partnerin, të cilin e
    kishte krijuar si vepër në bashkëkryerje, siç është Lista serbe. Tash, ai pas procedimit që ne e
    mirëpritëm, tërhoqi Projektligjin për FSK-në për t’i hapur rrugë kësaj teme në Bruksel.
    Edhe atëherë Lëvizja “Vetëvendosje” e kishte të njëjtin qëndrim siç ka edhe sot për plotësim-
    ndryshimin e këtij ligji. Ne ofruam votën tonë edhe për ndryshime kushtetuese për FSK-në, siç
    5
    ofruam edhe votën tonë për ndryshimet ligjore për Projektligjin për FSK-në. Por edhe atëherë,
    edhe tash një njeri dhe pushteti i tij, bashkë me koalicionin PDK- LDK-Lista Serbe, e rrezikuan
    sigurinë e vendit duke manipuluar me këtë temë. Ai njeri me aventurat e tij egoiste sot ka vënë
    në rrezik edhe të tashmen, edhe të ardhmen e ushtrisë së Kosovës, ka vënë në rrezik partneritetin
    me aleatët strategjikë, siç është NATO-ja, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, si pasojë asnjëri nga
    këta aleatë nuk i patëm në anën tonë sa i përket FSK-së, jo pse ata nuk e duan që Kosova të ketë
    ushtri, por se ata nuk mund të bëhen pjesë e asnjë skenari elektoral.
    Deklarimet e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-së dhe
    shteteve anëtare të Bashkimit Evropian veç e veç, për ne janë shqetësuese. Prandaj, sot Kosova
    është në një pozicion shumë të pafavorshëm sa i përket raporteve tona me aleatët perëndimorë në
    bërjen e ushtrisë. E ushtria i duhet edhe Kosovës, por edhe vetë NATO-s, edhe partnerëve tanë
    strategjikë. Sikur Kosova të kishte ushtrinë e saj, sot kjo do të ishte përveç një garanci për
    sovranitetin e vendit, do të ishte e mirë edhe për vetë NATO-n, sepse Kosova do të merrte barrë
    të rëndësishme nga barra që ka KFOR-i në Kosovë.
    Për krejt këtë ne e bëjmë përgjegjës një njeri, i cili rri në zyrën presidenciale, e që quhet Hashim
    Haxhi Thaçi. E veç sa për t’ia kujtuar edhe atij, edhe juve këtu, ai pati dhënë një premtim,
    dorëheqjen. Ne veç po ia kujtojmë, duke ditur se ai asnjëherë nuk e mban fjalën. Po ia rikujtojmë
    dorëheqjen, sepse ai e premtoi si kusht të moskalimit, prandaj sot dorëheqja e këtij njeriu do të
    duhej të vinte si pasojë e kësaj rrjedhoje. Faleminderit!
  • Në emër të Grupit Parlamentar të “Nismës”, kush flet? Zonja Bajrami e ka fjalën.
  • Faleminderit, kryesues!
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Të nderuar qytetarë,
    U bënë dy muaj që nga adresimi jonë i fundit në këtë foltore të Kuvendit, kjo për faktin që kjo
    Qeveri, por edhe Kuvendi tashmë e sa kohë nuk janë duke funksionuar dhe kjo po shihet tashmë
    edhe me pasqyrën e mospranisë të asnjë ministri në këtë kryesi, edhe pse koalicioni më i madh
    që nga paslufta, po del të jetë koalicioni më i dëmshëm për vendin, koalicion që shkatërroi çdo
    institucion të varur dhe të pavarur prej saj.
    Shtrohet pyetja: Kujt po i konvenon kjo situatë kështu? Sepse, kur kishit për të miratuar
    marrëveshje dhe ligje të dëmshme, ju shkonit edhe nëpër tavane duke improvizuar salla, ndërsa
    kur ju është kërkuar të punoni për mirëqenien e qytetarëve, për ndërtimin e shtetit, për arsim, për
    shëndetësi, për zhvillim ekonomik, për bujqësi, për drejtësi, për ta luftuar krimin e korrupsionin,
    ju jeni sjellë si të shurdhër ndaj vërejtjeve tona, e tash ju ka rënë ndërmend të dilni dhe t’i
    dëgjoni qytetarët për hallet e tyre të rënduara nga politikat e këtij koalicioni, e arsyeja tashmë
    është e ditur: jemi pra në një prag zgjedhor.
    6
    Thuajse qytetarët kanë obligim t’i kryejnë dhe t’i përmbushin premtimet tuaja, e ju jo. Nuk mund
    t’i ikni përgjegjësisë me turne të ndryshme që po i mbani, nuk mund t’i ikni përgjegjësisë për
    mashtrimet, për gënjeshtrat, për dëmet që i keni bërë tre vjet nga kjo qeverisje. Të jesh në qeveri
    gati 10 vjet e të mos fillosh me turne, sikur të ishit nga dje, kjo definitivisht është një absurditet i
    llojit të vet. Ashtu siç janë përgjegjës Thaçi, Mustafa, ashtu edhe zoti Veseli është përgjegjës,
    sepse po ashtu këto zgjedhje zoti Veseli i ka fituar me sloganin e “misionit të ri”. Mision, i cili
    ishte mision i mashtrimit, i keqpërdorimit, mision i cili e krijoi dëbimin e mbi 100 mijë
    qytetarëve nga vendi, mision i cili e solli PISA-n, e solli varfërinë, shkatërrimin ekonomik,
    forcimin e ndikimit të Serbisë brenda Kosovës, shkatërroi komplet shëndetësinë, shkatërroi
    institucionet e pavarura, mision i cili e shkatërroi sistemin e drejtësisë, mision i cili i la të izoluar
    qytetarët e vendit, mision i cili prioritet e kishte dialogun me Serbinë, e qytetarin e vet e kishte të
    fundit.
    Ky ishte pra misioni, e tash po përsëritet e njëjta storie, i njëjti film, por me një “lider” të ri.
    Prandaj, ky fillimi i ri nuk është tjetër pos përsëritje e mashtrimeve nën sloganin e misionit të ri,
    ose thënë ndryshe, është fillim dhe vazhdim i mashtrimeve të radhës, por jo vetëm nga PDK-ja,
    ashtu edhe nga LDK-ja, me të njëjtën strategji, pra prapë për t’i mashtruar qytetarët. Pse nuk po
    bëni turne nëpër institucione, nëpër spitalet tona, ku po rrezikohen edhe foshnjat nga moskujdesi,
    e lëre më të rriturit që askush nuk kujdeset për ta, edhe pse e kanë obligim, por ja që kanë marrë
    shembull nga ju, duke shkelur edhe mbi betimin e tyre. Është koha të jepni llogari për secilin
    premtim që e keni bërë, e që asnjë nuk e mbajtët. Ja pra për çka është dhe si funksionon ky
    koalicion, secili në keqpërdorim të parasë së qytetarëve, sepse po shfrytëzohet edhe paraja e
    Kuvendit për kampanja të liderëve të partive në pushtet. Dhe, jo vetëm Peja, zoti Veseli, por
    edhe Gjilani, Prizreni, Mitrovica, Prishtina, Gjakova, Ferizaj, Suhareka, Fushë-Kosova,
    Vushtrria, sepse thuajse të gjitha komunat e tjera e kanë të njëjtin problem, sepse ju e keni rritur
    numrin e të papunëve në vendin tonë.
    Nëse e konsideroni punësim largimin e kuadrove tona jashtë vendit, kjo nuk duhet kurrë të
    lejohet, sepse largimi i kuadrove do të thotë dobësim i shtyllave të shtetit. Pasqyrë më konkrete e
    kishim situatën ditë më parë, ku mbi 5 mijë qytetarë konkurronin për 70 vende pune. Prandaj
    është për të mirën e qytetarëve dhe të vendit që sa më parë të dorëzoheni dhe sinqerisht çdo ditë
    e juaja në qeverisje, do të thotë çdo ditë mbytje e shpresës së qytetarëve për një të ardhme më të
    mirë.
  • Atëherë, fjalën e ka deputetja Njomza Emini.
  • Faleminderit, kryesues!
    Nënkryetar i Kuvendit,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Përfaqësues të mediave të shkruara dhe elektronike,
    7
    Dua të shpreh shqetësimin tim lidhur me kërcënimin që ka marrë kryeredaktorja e gazetës
    “Zëri”, zonja Arbana Xharra. Ky akt si i tillë është përpjekje për ta ndalur fjalën e lirë në
    Republikën e Kosovës.
    Kosova si shtet, i cili synon vlerat evropiane e perëndimore, duhet të promovojë dhe të sigurojë
    fjalën e lirë, veçanërisht nëse bëhet fjalë për një femër. Personat që kanë vizatuar një simbol në
    formë kryqi me ngjyrë të kuqe, dje në hyrje të banesës së zonjës Xharra, ende nuk janë gjendur,
    prandaj unë si deputete u bëj thirrje organeve të drejtësisë që ky rast të hetohet dhe të zbardhet sa
    më shpejt. Viteve të fundit në Kosovë ka shumë raste të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj
    gazetarëve, veprimet e tilla kërcënuese janë të papranueshme dhe të patolerueshme për secilin
    gazetar në Kosovë, e posaçërisht në rastin e fundit ndaj zonjës Arbana Xharra, e cila është
    vlerësuar si njëra ndër gazetaret më të guximshme edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
    Ekzistojnë raste të shumta vendore, raporte vendore dhe ndërkombëtare të gazetarëve në Kosovë
    që janë të frikësuar, të kërcënuar, e në disa raste edhe janë sulmuar fizikisht, andaj edhe një herë
    u bëj thirrje organeve të drejtësisë që t’i hetojnë këto raste sa më shpejt.
    Si duket, sfida kryesore për lirinë e medias që u përsëritën gjatë viteve të fundit në Kosovë kanë
    të bëjnë kryesisht me sundimin e ligjit. Edhe pse legjislacioni kyç është miratuar apo është
    ndryshuar vitet e fundit, prapë problem mbetet zbatimin i tij. Faleminderit për vëmendjen!
  • Faleminderit! Fjalën e ka deputeti Abdyl Ymeri.
  • Faleminderit, nënkryetar!
    Të nderuar deputetë,
    Sipas një studimi, janë miliona euro shpenzime shtesë që i kanë bërë bizneset kosovare si pasojë
    e çmimit të lartë të energjisë dhe shpeshherë mungesës së saj. Meqenëse bizneset konsiderohen
    si bartës të zhvillimit ekonomik të vendit, institucionet relevante që merren me sektorin e
    zhvillimit duhet t’i marrin në konsideratë dhe t’i adresojnë këto shqetësime, vështirësitë dhe
    pengesat me të cilën po përballen bizneset vendore, në mënyrë që t’i eliminojnë këto barriera dhe
    t’u ndihmohet atyre që të mos rëndohet më shumë gjendja e tyre.
    Në këtë drejtim, do të dëshiroja që përgjegjësit apo dikasteret që merren me zhvillimin ekonomik
    të trajtojnë shumë seriozisht vështirësitë që u shkakton KEDS-i bizneseve prodhuese vendore. Së
    pari, kjo kompani nga ajo që po shohim për çdo ditë largon punëtorë nga puna dhe si rezultat i
    kësaj kemi protesta të shumta të këtyre punëtorëve. Nuk dihet se sa ka investuar në rrjetin
    shpërndarës në bazë të kontratës që ka pasur dhe nuk ka arritur të ketë furnizim të rregullt me
    energji elektrike dhe për këtë ende kemi reduktime nëpër fshatra dhe qytete të Kosovës.
    8
    Mungesa e energjisë elektrike pa dyshim që u shkakton telashe të shumta prodhuesve vendorë.
    Për këtë shtroj pyetjen: Pse kjo kompani nuk investon në riparimin e tërësishëm të rrjetit
    ekzistues? Pse nuk siguron tension stabil aty ku ka biznese private dhe qytetarë? Pse i kushtëzon
    bizneset që të investojnë në largpërçuesit e tensionit të ulët? Pse nuk vendos njehsorë dykohorë
    aty ku ka energji solare të ripërtëritshme, pra nuk e paguan tepricën e kësaj energjie, e cila
    shkarkohet me rrjetin elektroenergjetik.
    Në një kronikë televizive më ka rënë t’i shoh vështirësitë si përballet një prodhues vendor si
    rezultat i ndërprerjes së energjisë elektrike, i cili për 21 ditë nuk ka pasur energji elektrike në
    fabrikën e tij. Kjo i ndodhi fabrikës së ujit “Kika” në Kamenicë dhe, siç deklaron pronari i saj në
    televizion, askush nuk i jep përgjigje, sepse përgjegjësi jo se jo! Edhe sa raste të tilla mund të
    ketë, të cilët nuk shfaqen në media, prandaj përgjegjësit apo kompetentët e kësaj fushe duhet t’i
    shikojnë dhe t’i eliminojnë këto barriera që u bënë KEDS-i prodhuesve vendorë.
    Konsideroj se institucionet tona duhet të kenë objektiv kryesor dhe të punojnë në drejtim të
    krijimit, ngritjes, rritjes, mbështetjes dhe fuqizimit të sektorit privat, në mënyrë që të jetë sa më
    atraktive për sipërmarrësit e rinj që t’i zhvillojnë bizneset e tyre, të cilët rrisin mundësitë e
    punësimit të të rinjve, e në nivel të vendit do të kemi rritje të punësuarve e në të njëjtën kohë
    zvogëlimin e varfërisë. Në të kundërtën, ata që kanë shpirt ndërmarrës do të gjejnë mundësi dhe
    vende të tjera që janë më atraktive për t’i zhvilluar bizneset e tyre. Faleminderit!
    (Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetarja e Kuvendit, znj. Aida Dërguti.)
    KRYESUESJA: Fjalën e ka Jasmina Zhivkoviq. Regjia, ju lutem, fjalën e ka Jasmina Zhivkoviq.
    JASMINA ŽIVKOVIČ: Zahvaljujem predsedavajuća!
    Poštovani kolege, danas mi nije bila namera da se javljam za reći, i nemam unapred pripremljen
    pisani tekst u vezi ovoga što ću reči.
    Povod je izjava naše kolege od prošle nedelje i današnja potvrda da je ta izjava izrečena svesno i
    da je i iskorišćena javnost da bi se tako nešto izjavilo i da bi se ceo narod izložio strahu i pretnji
    od pravnog procesa.
    Ja ovu instituciju želim da iskoristim da sve pozove na mir i toleranciju. Ne želim da moje reći
    izazovu neki dublji jaz i veći razdor, jer je krajnje vreme da ovakve izjave i ovakvi postupci ne
    budu prihvaćeni u ovom društvu, i da krajnje vreme da se takve izjave osuđuju i ne samo
    osuđuju, nego da se i na neki način kažnjavaju, jer se društvo ne gradi na takvim izjavama.
    Želim u svoje ime, u ime Srpske Listi i u ime srpskog naroda da naglasim da nakon čuvanja
    preostalih srpskih narod na Kosovu nije kriv i odgovoran za vođenje bilo kakvog pravnog
    9
    procesa, i da ne može da tako bestidan način pretiti i izjavljivati da se srpski narod stavlja u
    bojazan oko ishoda pravnog procesa.
    Da li to znači da srpski narod, sprski narod na Kosovu, treba bojati bilo kog drugog pravnog
    procesa ili ćemo ipak graditi pravno društvo i verovati u pravni sistem. Još jednim želim da
    pozovem i sve iskoristim ovu govornicu da je vreme mir i toleranciji i da ne dođe do nikakvih
    neželjenih sukoba i ne željenih situacija. Hvala na razumevanju i hvala predsedavajući na datoj
    reč.
    KRYESUESJA: Fjalën e ka Bislim Zogaj.
  • E nderuar kryesuese,
    Të nderuar deputetë,
    Dua të shpreh një shqetësim për padrejtësinë që po u bëhet kategorive të dala nga lufta e Ushtrisë
    Çlirimtare të Kosovës. Komisioni qeveritar për verifikimin dhe njohjen e statusit të dëshmorit të
    kombit, invalidit dhe veteranit të UÇK-së kishte ndërprerë punën në korrik të vitit të kaluar për
    shkak të mosfinancimit të këtij komisioni nga qeveria.
    Megjithatë, komisioni deri në atë kohë kishte bërë verifikimin dhe njohjen e statusit të
    dëshmorëve të kombit, invalidëve dhe veteranëve, i kishte bërë edhe listat, në ndërkohë u ishin
    shpërndarë edhe certifikatat të familjeve të dëshmorëve të kombit, por kishte mbetur puna pa u
    kryer për dhënien e vërtetimeve që të kenë mundësi të hyjnë në procesin e pagesave. Në pyetjen
    parlamentare që i kisha bërë kryeministrit në seancën plenare më 30.11.2016 ishte përgjigjur
    ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, zoti Abrashi, i cili pati deklaruar, citoj: “Jemi duke
    punuar në disa procese. Te procesi i verifikimit të dëshmorëve të UÇK-së është hapur procesi në
    Qeveri dhe mendoj se deri në fund të dhjetorit mbyllet, pasi komisioni do të punojnë në
    verifikimin e atyre dhe deri në fund të dhjetorit do t’i kemi edhe listat e dëshmorëve dhe pastaj
    ata futen në procesin e pagesës. Kurse tek invalidët e UÇK-së është proces ndaras, por jemi duke
    punuar në pako të përgjithshme edhe me veteranët, dhe shumë shpejt edhe ky proces do të
    kryhet”.
    Edhe përkundër këtij deklarimi procesi ende nuk vazhdoi, prandaj unë përsëri në seancën e 2. 3.
    2017 ia përsërita pyetjen ministrit, por në vend të tij u përgjigj kryeministri dhe përsëri asgjë
    konkrete. Para dy javësh ka filluar punën Komisioni për dhënien e vërtetimeve të veteranëve të
    luftës, fillimin e punës së këtij komisioni e përshëndesim, po për mua është e pakuptimshme dhe
    e papranueshme përse nuk ka filluar dhënia e vërtetimeve edhe për familjet e dëshmorëve të
    kombit, të luftës së UÇK-së, si dhe dëshmorëve të kombit të periudhave të mëhershme, kur tani
    më dihet se statusi u është pranuar dhe listat janë të gatshme, e kur numri i tyre është shumëfish
    më i vogël se sa numri i veteranëve.
    10
    Vetëm 5-6 ditë pune nevojiten për t’u dhënë vërtetimet këtyre familjeve dhe këto pastaj mund të
    futen në procesin e pagesave. Pastaj, pse nuk po formohet komisioni për vlerësimin e shkallës së
    invaliditetit të atyre veteranëve, të cilëve u është pranuar statusi i invalidit. Gjithnjë deklarohemi
    se kategoritë e dala nga lufta meritojnë respekt dhe trajtim të veçantë, por kur vjen puna te
    kompensimi, nuk e kryejmë obligimin ndaj tyre. Të gjithë ata që kontribuuan për lirinë dhe
    ndërtimin e shtetit të Kosovës meritojnë respekt, por familjet e dëshmorëve janë të shenjta dhe e
    gjithë shoqëria jonë duhet t’i ketë prioritet mbi prioritetet këto familje.
    Prandaj, kërkoj nga Qeveria, gjegjësisht nga ministritë gjegjëse që t’i zbatojnë ligjet që i kemi
    miratuar në Kuvend, vendimet që i ka miratuar Qeveria dhe sa më parë t’i fusë në lista të pagave
    familjet e dëshmorëve, të cilëve u është pranuar statusi si dhe të fillojë punën komisioni...
    (Ndërprerje nga regjia)
    KRYESUESJA: Faleminderit! Fjalën e ka Albulena Haxhiu.
  • Faleminderit, zonja nënkryetare!
    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Më 21 mars, nëpërmjet një konference për media, sekretari organizativ i Lëvizjes
    “Vetëvendosje”, Dardan Molliqaj, bëri publike rezultatet e një sondazhi të realizuar nga
    kompania “UBO Consulting”, në projektin “OMNI BUS”.
    Prej asaj kohe segmente kriminale të pushtetit në Kosovë u vunë në veprim për të kompensuar
    përjetimin e rëndë që patën shefat e tyre, për shkak të rritjes së përkrahjes për “Vetëvendosjen”.
    Kjo u vu re edhe nga deklarimet dhe reagimet e zhurmshme pas këtij publikimi, kjo po vërehet
    edhe këtu. Më datë 22 mars, në orën 23 e 37 mesnatë, eksponentë nga pushteti i krimit në
    tentativë për të sulmuar sekretarin organizativ, Dardan Molliqaj, sulmuan me shufra hekuri
    aktivistin tonë, Agron Kabashi, në kokë, fytyrë dhe trup. Sot janë bërë 20 ditë prej kur ka
    ndodhur sulmi ndaj tyre dhe, ndonëse policia ka qenë bashkëpunuese në këtë rast, ende nuk janë
    identifikuar kryerësit e këtij sulmi kriminal.
    Me motiv të ulët politik u thyen para ca ditëve edhe zyrat tona në qendrën e Vushtrrisë, ku u
    vodhën kompjuterë dhe dokumente, por me motiv të njëjtë ishte edhe dënimi prej gjashtë muaj
    burgim që iu dha aktivistit tonë nga Peja, Besnik Zeqiraj, nga Gjykata Themelore e Pejës pa
    asnjë provë të vetme. Sigurisht që këto metoda janë të njohura nga të gjithë ne, edhe arsyen pse
    bëhen, por këta ende më duket nuk e kanë të qartë që ne aktivistët e Lëvizjes “Vetëvendosje” as
    s’ju kemi frikën, e as nuk tërhiqemi. Sa më shumë ju shtoni dhunën, aq më shumë na shtohen
    radhët. Ata që sulmojnë prapa krahëve dhe në errësirë, janë as më shumë e as më pak kriminelë,
    por mbi të gjitha frikacakë. Në këtë vend janë parë shumë agresorë, me pushtet, të huaj,
    shqiptarë, po ashtu janë parë edhe shumë forma të viktimizimit hipokrit.
    11
    Ne si dhe mijëra qytetarë të tjerë nuk jemi as si të parët dhe as si të dytët, por dua t’ia kujtoj nga
    këtu sot secilit që i ka shkuar në mendje apo edhe e ka zgjedhur si formë presioni sulmin ndaj
    nesh: nuk keni për ta ndalur dot rritjen tonë! Do të humbni përballë nesh në çdo drejtim. Sot edhe
    në bazë të sondazheve të fundit, por edhe në bazë të vizitave në terren, po dëshmohet se ne jemi
    e ardhmja. Nuk ka asnjë mundësi që të na ndalni. Koha juaj politike tashmë ka mbaruar.
    Faleminderit!
    KRYESUESJA: Faleminderit! Fjalën e ka deputeti Shpejtim Bulliqi.
  • Faleminderit, nënkryetare!
    Të respektuar qytetarë të Kosovës,
    Të respektuar kolegë deputetë,
    Arsyeja pse desha ta marr fjalën sot është çështja e ujit të pijshëm për banorët e fshatrave të
    Orllanit me rrethinë.
    Siç jeni edhe ju të informuar, por edhe opinioni publik, qytetarët e fshatrave të Orllanit me
    rrethinë, dikur më se 400 banorë të këtyre lokaliteteve, edhe sot e kësaj dite, përkundër faktit se
    nga akumulacioni i Batllavës furnizohet pothuajse pjesa dërmuese e qyteteve të Kosovës me ujë
    të pijes, këta qytetarë edhe sot e kësaj dite nuk e kanë të zgjidhur problemin e ujit.
    Qytetarët e Orllanit me rrethinë që nga viti 2012 kanë kaluar nëpër një numër të madh të
    institucioneve, edhe të nivelit lokal, edhe të atij qendror, edhe nëpër disa komisione parlamentare
    të Kuvendit të Kosovës dhe që nga ajo kohë, edhe sot e kësaj dite, nuk e kanë të zgjidhur këtë
    problem.
    Ju e dini shumë mirë që përveç çështjes së problematikës së ujit, këta qytetarë nuk e kanë të
    zgjidhur edhe problematikën e ujërave të zeza, e cila problematikë tash së fundi, vitin e kaluar, si
    duket ka marrë një qasje dhe një kah të zgjidhjes si problem, por problem jetik për këta qytetarë,
    edhe sot e kësaj dite, mbetet uji i pijshëm.
    Faktikisht, qytetarët e lokaliteteve të Orllanit me rrethinë e kanë jetike zgjidhjen e këtij problemi
    dhe nga këtu unë do të kërkoja, në radhë të parë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit
    Hapësinor që të gjejë mundësi që në periudhën e rishikimeve buxhetore, që do të bëhet tash së
    shpejti, ta ndajë një shumë mjetesh, në mënyrë që këtyre qytetarëve t’u zgjidhet problemi i ujit të
    pijshëm, i cili është problem jetik për këta qytetarë.
    Sigurisht se, përveç kësaj, në momentin që do të ketë mundësi, të zgjidhet edhe çështja e ujërave
    të zeza, sepse ato ujëra të zeza, ju e dini shumë mirë që drejtpërdrejt janë të lidhura dhe drenohen
    në drejtim të Liqenit të Batllavës, nga i cili furnizohet pjesa më e madhe e qyteteve të Kosovës.
    12
    Prandaj, mendoj se është momenti i fundit që kjo situatë të merret me seriozitetin më të madh,
    edhe nga niveli lokal, edhe nga niveli qendror, dhe qytetarëve të Orllanit me rrethinë t’u zgjidhet
    problematika e ujërave të pijshëm. Faleminderit!
    KRYESUESJA: Faleminderit! Fjalën e ka deputetja Emilija Rexhepi.
    EMILIJA REDŽEPI: Zahvaljujem se potpredsednice Parlamenta!
    Poštovane kolege poslanici,
    Poštovani građani,
    Želim govoriti o jednom važnom strateškom nacionalnom cilju Bošnjaka, odnosno o procesu
    lokalne samouprave, odnosno o decentralizaciji, dobijanju jedne nove opštine, Rečane, koja
    ispunjava sve adekvatne kriterijume od strane Ministarstva za lokalnu samoupravu, koje se traže
    od nas.
    To je jedno geografsko područje, jedno nacionalno područje, koje ispunjava sve te ekonomske
    elaborate koje se traže, kako bi jedna normalna opština mogla da funkcioniše.
    Poštovani građani,
    Naime mi smo ovaj proces lokalne samouprave, odnosno proces decentralizacije i dobijanja
    nekih naših novih opština izgubili 2006. Godine tokom pregovora u Beću, a to je ostavljeno da
    kosovske institucije to reše. Međutim, i dan danas to se nije dogodilo. S obzirom da dolazim iz
    kraja koji zadovoljava sve te kriterijume, mi smo obavili službene posete predsedniku Republike
    Kosova, gospodinu Hashim Thaçi, i dobili javnu podršku, obavili sastanak sa našim premijerom
    Vlade, gospodinom Isom Mustafom, i takođe dobili javnu podršku, i on nas je obavestio da će
    formirati radni tim, odnosno ekspertsku grupu, koja će biti posvećena da uradi studije
    ekonomske izvodljivosti u narednom periodu.
    Ovom prilikom želim takođe da se zahvalim i međunarodnom faktoru, koji nam od samog starta
    daje podršku, ali specijalno želim da se zahvalim i Američkoj ambasadi, sa kojima smo u
    stalnom kontaktu oko ovog procesa lokalne samouprave. Zašto nam je to važno? Iz razloga zato
    što govorim da je to ekonomski, privredni i prirodni potencijal, da govorim o većim kapitalnim
    ulaganjima u tom kraju, da govorim o onome što mi kao zajednica ispunjavamo i u nacionalnom
    smislu, ali pre svega želim da utičem na mnjenje, na širi auditorijum da nam je to prelepo
    geografsko područje, jako važan faktor za veću zaposlenost naših ljudi tamo i zaustavljanja
    emigracije.
    Sve sam ovo govorila u cilju informisanja naših građana, a u razgovoru sa našim premijerom
    Vlade, koji mi je obećao da će u što skorijem vremenskom periodu formirati radnu grupu, mi
    ćemo te korake dostaviti i u pismenoj formi Ministarstvu za lokalnu samoupravu, i čekamo
    novog ministra, koji će se baviti time. Zahvaljujem!
    13
    KRYESUESJA: Faleminderit! Tani kalojmë te pika tjetër e rendit të ditës:
    2. Koha për pyetje parlamentare
    Të nderuar deputetë,
    Siç po e vëreni, është mungesë e madhe e ministrave dhe nuk e di nëse keni kujt t’ia drejtoni këto
    pyetje. Sidoqoftë, në bazë të nenit 45, paragrafi 1 të Rregullores së Kuvendit, koha për pyetje
    parlamentare është 60 minuta. Aktualisht, për këtë seancë janë parashtruar gjithsej 20 pyetje
    parlamentare.
    Po filloj të ju thërras me radhë, ashtu siç edhe parashihet në bazë të Rregullores.
    Deputeti Salih Salihu, pyetje për kryeministrin Isa Mustafa.
  • Faleminderit, kryesuese!
    Autostrada “Arbër Xhaferi” Prishtinë - Hani i Elezit po i vazhdon punimet, por në këtë
    autostradë nuk është paraparë të kyçet komuna e Vitisë, në fshatin Gërlicë, por qytetarët e saj
    duhet të shkojnë edhe 4 kilometra mbrapa, në fshatin Doganaj, për t’u kyçur në autostradë.
    Qytetarët e komunës së Vitisë janë shumë të shqetësuar për anashkalimin që po u bëhet atyre.
    Për këtë arsye, opozita së bashku me shoqërinë civile, bashkësitë fetare, si dhe Asambleja
    Komunale e Vitisë kanë marrë për bazë shqetësimet e drejta të qytetarëve të saj dhe e ka ngrehur
    këtë çështje në të gjitha nivelet, duke filluar nga Kuvendi i Kosovës, Kuvendi Komunal i Vitisë
    dhe nëpër medie. Por, përgjigjet nga deklarimet publike të kryeministrit Mustafa dhe ministrit
    Zharku ishin se kjo gjë nuk mund të bëhet.
    Megjithatë, kohëve të fundit në mediet e shkruara u shpërnda një lajm se kryeministri dhe
    ministri Zharku po e shqyrtojnë mundësinë e kyçjes së Vitisë në Gërlicë.
    Pyetja për kryeministrin është: Zoti kryeministër, a mund të na thoni se a do të kyçet Vitia në
    autostradën nëpërmjet fshatit Gërlicë dhe nëse po, ju si Qeveri kur do ta merrni vendimin zyrtar
    për këtë, pasi konsideroj se është nevojë urgjente të vendoset sa më parë, në mënyrë që të fillojnë
    punimet për kyçjen në Gërlicë të komunës së Vitisë, për ta zënë hapin në përputhshmëri të plotë
    me planin dinamik të punës me përfundimin e autostradës. Faleminderit!
  • Faleminderit, i nderuar deputet!
    Ne e kemi diskutuar këtë çështje me Ministrinë e Infrastrukturës, edhe sa i përket kyçjes së
    Vitisë, edhe sa i përket kyçjes së Ferizajt. Jemi marrë vesh që Ministria e Infrastrukturës ta bëjë
    një plan dhe t’i shohë mundësitë më të mira racionale të kyçjes, meqenëse kyçjet tani nuk janë të
    parapara në projektin me të cilin po ekzekutohet autostrada, të vijnë me një propozim të tillë në
    14
    Qeveri, në mënyrë që atë propozim ta miratojmë në Qeveri, në qoftë se propozimi i plotëson
    kushtet ligjore dhe standardet e autostradave të tilla dhe pastaj, me rishikimin e buxhetit të
    sigurojmë edhe mjete shtesë, meqenëse këto mjete nuk janë të parapara në buxhetin dhe me
    kontratën e ndërtimit të autostradës, mirëpo duhet të bëhen në mënyrë shtesë, që të parashohim
    këtë dhe në mënyrë shtesë të ekzekutohen këto punime.
    Është biseduar edhe me kontraktuesin “Bechtel&Enka” që gjatë ekzekutimit të rrugës të na
    mundësohet që kjo çështje të realizohet. Prandaj, unë shpresoj që këtë do ta bëjmë, por Ministria
    e Infrastrukturës tani po punon që të na ofrojë propozimin lidhur me këto kyçje. Është e vërtetë
    se kjo nuk përkon shumë me standardet, sepse janë shumë të afërta hyrje-daljet në autostradë,
    por po ashtu është e vërtetë kjo ju që po thoni se ka kërkesa të arsyeshme nga të dy palët, edhe
    nga Komuna e Vitisë, edhe nga Komuna e Ferizajt, për kyçje të tilla.
    Unë tani nuk mund të them konkretisht se kur do të bëhet kjo, sepse po presim që Ministria e
    Infrastrukturës të vijë me propozim, mirëpo në momentin që të vijë ne do ta trajtojmë në Qeveri
    dhe do ta konsiderojmë sipas interesit publik atë çështje. Faleminderit!
    KRYESUESJA: Deputet, keni pyetje shtesë? Po, e keni fjalën.
  • Po zoti kryeministër, mirëpo unë jam duke i përcjellë punimet aty në Gërlicë
    dhe mendoj se në qoftë se tash nuk parashihet dhe bëhen punë për të mos u kyçur aty Vitia dhe
    mandej, në qoftë se pas një muaji merrni vendim si Qeveri për ta kyçur Vitinë, domethënë kjo do
    të kushtojë shumë më shumë, sepse do të ketë ndryshime në plan.
    Unë mendoj që si kryeministër duhet t’i përshpejtoni procedurat, meqë ju jeni përgjegjës dhe ta
    ftoni ministrin Zharku, në mënyrë që të bëhet kjo analizë sa më shpejt dhe të nisin punimet në
    përputhshmëri me kohën, sepse të bëhet punë dy herë është shumë më e kushtueshme për
    Qeverinë. Ndërkaq, për nivelin e rëndësisë, besoj se tanimë e keni kuptuar edhe ju si Qeveri,
    sepse nuk është fjala vetëm për komunën e Vitisë, por kjo e ndihmon edhe Gjilanin, edhe
    Kamenicën, por njëkohësisht edhe Ferizajn, për arsye se Ferizaj, një qytet kaq i madh, të lihet
    vetëm me një kyçje, është po ashtu e padrejtë.
    Mendoj se kjo u hyn shumë në punë fshatrave të Ferizajt, sidomos Komogllavës, e keni aty
    Varoshin, por edhe Gërlica, si dhe Begraca, që është...
    (Ndërprerje nga regjia)
    KRYESUESJA: Zoti kryeministër, dëshironi ta merrni fjalën?
    15
  • Unë vetëm dëshiroj të konfirmoj edhe një herë se ne kemi
    kërkuar nga ministria që ata ta adresojnë te “Bechtel&Enka” këtë kërkesë.
    Janë disa procedura që ne i kemi jo shumë të këndshme me ta në këtë situatë, sepse po kërkojnë
    që kontrata të ekzekutohet ashtu siç është nënshkruar dhe do ta kemi parasysh këtë, do të
    intervenojmë prapë, në mënyrë që kyçja të sigurohet, në të vërtetë të sigurohet hapësira në të
    cilën ne mund ta bëjmë kyçjen më vonë. Faleminderit!
    KRYESUESJA: Deputetja Puhie Demaku, pyetje për ministrin Enver Hoxhaj. Nuk është këtu.
    Deputetja Teuta Haxhiu, pyetje për kryeministrin Isa Mustafa.
  • Faleminderit, nënkryetare!
    Pyetja ime për kryeministrin Mustafa është: Nga cili vit e ka filluar punën Komisioni Qeveritar
    për Demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi? Në cilin vit, pra, e ka filluar punën ky
    komision?
    KRYESUESJA: Kryeministër, e keni fjalën.
  • I lashë letrat, meqenëse i kam të përgatitura këto përgjigje,
    janë mjaft shumë.
    Komisioni e ka filluar punën në mars të vitit 2012. Komisioni për shënimin e vijës kufitare me
    Malin e Zi ka punuar nga marsi i vitit 2012 deri në vitin 2015. Mund të them se kur unë kam
    ardhur në krye të Qeverisë e kemi gjetur punën gati krejtësisht të përfunduar. Janë dhënë edhe tri
    raporte ose informata nga komisioni lidhur me gjendjen se ku ata janë dhe lidhur edhe me
    trajtimet edhe të disa informatave përfundimtare.
    Kam kërkuar nga komisioni që të gjitha ato t’i sqarojnë me të gjithë banorët edhe me katër
    komunat, të cilat kufizohen me Malin e Zi, me komunën e Deçanit, Junikut, Pejës dhe të Istogut,
    dhe të mos na mbetet asnjë çështje e pasqaruar. Në qershor të vitit 2015, komisioni ka deklaruar
    se e ka përfunduar tërësisht punën dhe se nuk ka asnjë dokument, i cili ka mbetur edhe më tutje
    të trajtohet dhe të vlerësohet ndryshe nga ajo që ka vlerësuar komisioni.
    Para se të shkojmë, kemi pasur edhe një bisedë me një numër të përfaqësuesve të asaj zone, në
    mënyrë që jemi munduar që edhe në prani të komisionit t’i trajtojmë ato dhe përfundimisht ka
    ardhur propozimi i komisionit në Qeveri, i cili ka qëndruar pas raportit lidhur me shënimin e
    vijës kufitare në mënyrë ligjore dhe në mënyrë profesionale.
    Do të thotë, komisioni është caktuar është prej marsit të vitit 2012 dhe ka punuar gjatë asaj
    periudhe.
    16
    KRYESUESJA: Pyetje shtesë?
  • Faleminderit!
    Pyetja ime shumë shkurt ishte: Në cilin vit e ka filluar ky komision punën? Se, për të tjerat,
    kryeministër, ju kemi dëgjuar shumë herë. Ju kemi dëgjuar edhe atëherë kur i keni quajtur
    ekspertët shkencorë “të sëmurë psikikë”. Por, unë para vetes kam dy atlase gjeografikë shkollorë,
    në të cilët mësojnë fëmijët tanë, mësojnë nxënësit tanë, ku autor është Murat Meha.
    Një atlas gjeografik, i cili është ribotuar katër herë dhe së fundmi, në maj të vitit 2015, e që
    kufirin saktë e njeh tamam ku kanë thënë ekspertët dhe ku thotë në vazhdimësi opozita, edhe
    shumica e pozitës, besa edhe qytetarët, pra në Kullë dhe në Çakorr. Pra, atlas i ribotuar katër
    herë, e autor është Murat Meha, që ju e keni si...
    (Ndërprerje nga regjia)
    KRYESUESJA: Deputetja Teuta Haxhiu, pyetje për ministren Dhurata Hoxha. Deputete,
    dëshironi ta lexoni pyetjen meqë ministrja... Fjalën e ka kryeministri, edhe pse nuk pati pyetje.
  • Dëshiroj të them se sa u përket atllaseve, unë s’jam redaktor
    i atlaseve dhe s’merrem me to. Do të thotë, ata që i kanë hartuar ato publikime, ata qëndrojnë dhe
    e kanë përgjegjësinë e autorësisë për ta, ashtu siç e kanë përgjegjësinë e autorësisë edhe për
    raportin për shënimin e vijës kufitare.
    Ndërkaq sa i përket deklaratës për “të sëmurë psikikë”, kjo është deklaratë jotja, nuk është imja.
    KRYESUESJA: Deputete, dëshironi ta lexoni pyetjen për ministren Dhurata Hoxha?
  • Desha ta pyes edhe kryeministrin, a është i sëmurë psikik Murat Meha?
    Kurse për pyetjet, normalisht se ka dy muaj që i kam bërë këto pyetje dhe shumë herë nuk
    marrim përgjigje. Ne po i bëjmë pyetjet, sepse janë me rëndësi ngase qytetarët na i sjellin këto
    pyetje.
    Sa i përket ministres, pyetja ime është: Gjykata dhe Prokuroria në pjesën veriore të Mitrovicës,
    ndoshta edhe kryeministri na përgjigjet, a funksionojnë dhe a janë të vendosura në ndërtesa
    shtetërore apo në ndërtesa private?
    Ka më shumë se një vit që ndahen mijëra euro në muaj, më shumë se 12 mijë euro për ato
    objekte, dhe i kushtojnë shumë Buxhetit të Kosovës. A funksionojnë a nuk funksionojnë, dhe a
    janë të vendosura në objekte shtetërore apo private?
    17
    Mirë është që qytetarët ta dinë, sepse punët nuk kryhen, nuk funksionojnë ato objekte, kurse
    Buxhetit të Kosovës i kushtojnë me qindra mijëra euro. Është buxheti i qytetarëve, prandaj edhe
    qytetarët kanë nevojë të dinë, pra ta marrin një përgjigje, qoftë nga ministrja apo edhe nga
    kryeministri, ndoshta është i gatshëm.
    KRYESUESJA: Deputeti Salih Salihu, pyetje për ministrin Blerand Stavilecin. Doni ta lexoni
    pyetjen?
  • Nënkryetare,
    Pyetja i është drejtuar ministrit Stavileci, por ai nuk qenka këtu. Por, megjithatë, është me interes
    të përmendet që ka të bëjë me ndërmarrjen “Eco-higjiena”, që është në Gjilan dhe e cila merret
    me mirëmbajtjen dhe me mbeturinat e Gjilanit, Vitisë, Kamenicës. Në këtë rast, është duke u
    bërë padrejtësi e madhe, sepse kjo ndërmarrje nuk po i kryen obligimet konform premtimeve që i
    ka bërë, kur është bërë ndërmarrje me partneritet publiko-privat.
    Pyetjen po e shtyj për herën tjetër, kur të vijë ministri.
    KRYESUESJA: Faleminderit! Deputetja Mexhide Mjaku-Topalli, pyetje për ministrin Lutfi
    Zharku.
  • TOPALLI: Atëherë, edhe pse e morëm një përgjigje nga kryeministri, unë
    pyetjen e kam parashtruar më 28. 2. 2017, morëm një përgjigje për banorët e qytetit të Vitisë me
    fshatrat përreth, po ashtu edhe për fshatrat Komogllavë, Begracë, Varosh, Gërlicë dhe Greme, që
    ta kenë një kyçje më të afërt në fshatin Gërlicë.
    Pyetja ime ka qenë e parashtruar kështu: Është njoftuar opinioni se ndërtimi i rrugëve Gjilan -
    Prishtinë dhe Gjilan - Ferizaj do të realizohet me katër korsi, kurse punimet do të fillojnë në
    muajin maj. Në vitin 2013, bizneset në qytetin e Ferizajt janë ftuar për konsultim në lidhje me
    ndërtimin e rrethrrotullimit tek ura e madhe në Ferizaj, dhe në atë kohë projekti ka qenë që
    rrethrrotullimi të ndërtohet në sipërfaqe të tokës. Dhe, të gjitha bizneset janë dakorduar për shkak
    se nuk janë cenuar interesat e asnjë biznesi, po ashtu ka pasur qasje të papenguar në
    rrethrrotullim.
    Ndërsa tashmë projekti ka nisur që rrethrrotullimi të vendoset në lartësi mbi to. Sipas këtij
    projekti, bizneset nuk do të kenë mundësi ta zhvillojnë veprimtarinë afariste, kur dihet se këtyre
    personave të bizneseve u janë dashur 30 vjet që të arrijnë deri këtu, si dhe 250 punëtorë do të
    mbeten pa punë.
    Pyetjen do ta përsëris edhe kur të jetë ministri i Infrastrukturës këtu. Faleminderit!
    18
    KRYESUESJA: Deputete, e keni edhe një pyetje për ministrin Arban Abrashi, doni ta lexoni,
    meqë ministri nuk është këtu?
  • TOPALLI: Tregova në fillim se këto pyetje i kam parashtruar në muajin
    shkurt, prandaj po e lexoj.
    Para disa muajve është diskutuar për një marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Punës dhe
    Mirëqenies Sociale dhe Postës së Kosovës, me të cilën Posta merr përsipër shpërndarjen e
    skemave sociale apo ndihmave sociale në rreth 160 zyra postare anekënd territorit të Kosovës.
    Sindikata e Postës ka treguar se sa do të kursente Qeveria po qe se nënshkruhet marrëveshja për
    shpërndarjen e skemave sociale nga bankat private te postat e Kosovës. Nëse ndihmat sociale
    shpërndahen përmes postës, e jo nga bankat private, kjo do të ishte në favor dhe e dobishme për
    ministrinë, Qeverinë dhe përfituesit e ndihmave sociale.
    Pyetjen do ta përsëris edhe në seancën e radhës. Faleminderit!
    KRYESUESJA: Faleminderit! Deputeti Armend Zemaj, pyetje për ministrin Arban Abrashi.
  • Faleminderit!
    Edhe pse s’është ministri, po e lexoj pyetjen. Ka të bëjë me një problem, i cili vazhdimisht po
    përcillet te institucionet e Republikës së Kosovës, pothuajse në shumë fusha, që ka të bëjë me
    mosnjohjen e stazhit të punës nga vitet e okupimit dhe largimit me dhunë nga e drejta legjitime e
    punës, në vitet ’89-‘99, konkretisht për një kategori, për ish-policët, të cilët janë larguar me
    dhunë, apo edhe në aspektin vullnetar, që të mos i nënshtrohen regjimit të Milosheviqit pas vitit
    1989. Kjo kategori edhe sot e asaj dite ka mbetur e kushtëzuar me 15 vjet të përvojës së punës,
    që për mua është diskriminim në raport me ata që kanë vazhduar të punojnë në institucionet e
    ish-dhunës ta quaj ashtu, apo të Serbisë, dhe sot e gëzojnë këtë benefit.
    Andaj, edhe me ligj është e rregulluar, por është rregulluar për disa kategori dhe terminologjia
    juridike që është përdorur dhe të tjerët që kanë punuar në institucionet e Republikës së Kosovës,
    kjo ka mbetur akoma, si duket, e pazbatueshme.
    Pyetja ime është: Deri ku ka arritur ministria ta rregullojë këtë të drejtë dhe si është duke e
    trajtuar këtë kategori apo individët, që të mos u mohohet kjo e drejtë për ta gëzuar stazhin
    kontributdhënës.
    KRYESUESJA: Deputet, e keni po ashtu edhe një pyetje për ministrin Memli Krasniqi, i cili
    mungon. Doni ta lexoni pyetjen?
    19
  • Po i lexoj pyetjet për shkak se ato janë parashtruar shumë më herët, por për
    shkak të lëvizjeve të seancave dhe kësaj gjendjes së re të kalendarit të tyre...
    Pyetja ka të bëjë me ministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: Në prill
    të vitit 2015 është arritur marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Komisionit Evropian për zbatimin
    asistencës financiare të Bashkimit Evropian për Kosovën në kuadër të instrumentit të asistencës
    së para-anëtarësimit IPA, komponenti i pestë për zhvillimin rural në Republikën e Kosovës, i
    quajtur IPARD. Duke marrë për bazë kohën e kaluar prej 2 vjetësh nga nënshkrimi i kësaj
    marrëveshjeje, e cila i siguron vendit tonë mjete të konsiderueshme financiare, i jam drejtuar me
    këtë pyetje: Deri ku ka arritur me implementimin e obligimeve të marra si institucione
    përgjegjëse për ta menaxhuar këtë asistencë të dobishme financiare në kuadër të instrumentit të
    asistencës së parazgjerimit të IFA-s. Këtë pyetje e shtrova, sepse kjo është kërkuar edhe nga
    takimet që i kemi me ata që i japin këto fonde dhe që kanë shprehur shqetësim për
    mosimplementimin e marrëveshjes, sidomos në aspektin e sferës së bujqësisë, e cila është shumë
    e rëndësishme për vendin tonë. Arsyeshmëritë edhe ata pothuajse tash duket që i kanë marrë
    vesh, sepse jo gjithçka shkon në rregull me shpërndarjen e fondeve, sidomos në sferën e
    bujqësisë.
    KRYESUESJA: Deputeti Faton Topalli ka pyetje për ministrin Ferat Shala. Deputet, a do ta
    lexosh pyetjen?
  • Po, dua të shtroj një problem, i cili ka të bëjë me fshatrat Komogllavë dhe
    Gurëz, ku ndodhet një deponi transiti. Prej hapjes së kësaj deponie në vitin 2004 deri më sot nuk
    ka funksionuar asnjëherë. Deponia kundërmon dhe liron gazra, pra e ndot edhe ambientin dhe
    është problem për fshatrat Komogllavë dhe Gurëz.
    Pas një proteste të Lëvizjes “Vetëvendosje” të qytetarëve të atij rrethi kjo deponi ka funksionuar
    vetëm për një muaj. Megjithatë, pas këtij muaji kanë kaluar prapë disa muaj e më gjatë dhe nuk
    është bërë deponia funksionale. Aty kundërmojnë plehrat, të cilat i pengojnë banorët e fshatit
    Komogllavë dhe banorët e fshatit Gurëz. Pyetja ime për ministrin ka qenë: A e njihni këtë
    problem, çfarë keni ndërmarrë dhe çfarë do të ndërmerrni për ta zgjidhur atë?
    KRYESUESJA: Deputeti Mytaher Haskuka ka pyetje për ministrin Ferat Shala. Doni ta lexoni
    pyetjen?
  • Me të vërtetë ky Kuvend e ka humbur kuptimin e tij, kur çdo pyetje
    është më e vjetër se një muaj, dhe në shumë raste, domethënë ministrat nuk janë këtu për t’iu
    përgjigjur pyetjeve, por janë nëpër fushata zgjedhore së bashku me kryeparlamentarin. Unë dua
    ta lexoj pyetjen, sepse pastaj kalon edhe afati i saj.
    20
    Sipas Ligjit nr. 04/ L- 027 për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera, neni 2,
    pika 2, cakton që shteti është përgjegjës për organizimin e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe
    fatkeqësitë e tjera si sistem unik dhe integral shtetëror. Po ashtu, sipas nenit 4, pika 1, detyrat
    themelore të sistemit të mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera janë: zbulimi i
    monitorimeve dhe hulumtimi i rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera,
    parandalimi i fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësitë e tjera.
    Në këtë aspekt, duke u bazuar në këto pika të ligjit, në lagjen Rexhaj në fshatin Korishë të
    Prizrenit që nga viti i kaluar ka rrëshqitje të dheut dhe aty një lagje e tërë është e rrezikuar nga
    rrëshqitja e dheut. Disa shtëpi tanimë kanë dëmtime strukturale në beton dhe këto familje janë të
    detyruara të flenë te të afërmit, ngase nuk kanë siguri në shtëpitë e tyre. Për këtë gjendje
    asamblistët e Lëvizjes “Vetëvendosje” në Komunën e Prizrenit kanë paralajmëruar dhe kanë
    kërkuar intervenim urgjent, por shumë pak është bërë deri më tani dhe gjendja është përkeqësuar
    gjatë dimrit. Duke pasur parasysh që tani vijnë edhe shirat e pranverës, kjo mund të rrezikojë
    këtë lagje dhe mund të ketë viktima. A jeni në dijeni për gjendjen në këtë lagje dhe rrezikun që u
    kanoset qytetarëve nga rrëshqitja e dheut? Nëse po, cilat janë veprimet që ka ndërmarrë Qeveria
    për sigurinë e qytetarëve dhe për mbrojtjen e tyre nga fatkeqësitë natyrore sipas ligjit të
    lartshënuar?
    Unë shpresoj që para se të ketë viktima, Qeveria të intervenojë në këtë lagje. Faleminderit!
    KRYESUESJA: Deputetja Shqipe Pantina ka pyetje për ministrin Lutfi Zharku.
  • Faleminderit, nënkryetare!
    Edhe pse ministri nuk është këtu, është kryeministri dhe nëse nuk përgjigjen në pyetje, shpresoj
    se do të mendojnë ta zgjidhin problemin.
    Aeroporti i Prishtinës me siguri është ndër të vetmit në Evropë për ku nuk ka transport publik.
    Qytetarët ose duhet të shkojnë me veturat e tyre, ose të paguajnë taksi, që prej Prishtinës është 15
    euro deri në aeroport. Pyetja ime për ministrin Zharku ka qenë: Pse nuk ka një apo më shumë
    kompani të licencuara që do të ofronin transport publik për në aeroportin e Prishtinës? Përderisa
    kemi taksi të licencuar, por jo autobusë dhe prapë po them, shpresoj që edhe pse nuk është këtu
    për t’u përgjigjur, do të merren seriozisht dhe do ta zgjidhin këtë problem. Faleminderit!
    KRYESUESJA: Deputeti Faton Topalli ka pyetje për kryeministrin Isa Mustafa.
  • Faleminderit! Unë kam shtruar shumë pyetje për kryeministrin Mustafa dhe
    asnjëherë nuk është përgjigjur deri tani. Pyetje ime që kam shtruar është e vjetër, unë shpresoj të
    më përgjigjet. Besoj, zoti kryeministër, që ju jeni në dijeni për ankesat e shumta të qytetarëve
    21
    dhe pjesëtarëve të shoqërisë civile për rrogat e larta të deputetëve, ministrave, kryeministrit apo
    drejtorëve të bordeve në ndërmarrjet publike.
    Rroga mesatare në Kosovë është 375 euro, në sektorin privat janë shumë më të ulëta rrogat se sa
    këtë që përmenda. Zakonisht ju bëni krahasim me rajonin dhe unë dua të bëj një krahasim me
    Zvicrën. Zoti kryeministër, rroga bazë e një deputeti në Kosovë është 1 mijë 490 euro,
    respektivisht 17 mijë e 800 euro në vit, pa llogaritur këtu mjetet shtesë. Nuk e di nëse dini, por
    rroga bazë e një deputeti në Zvicër është 2 mijë e 025 euro në muaj, apo 24 mijë e 300 euro në
    vit. Kur kësaj i shtohet edhe shtesa për seanca, komisione e të tjera, deputetët zviceranë fitojnë
    diku 60 mijë euro, por vetëm 18% më shumë se mesatarja e vendit, e cila në Zvicër është 50 mijë
    e 300 euro.
    Besoj që e kuptoni se ku dua të dal. Deputeti në Kosovën e varfër fiton 400% më shumë se
    qytetari me rrogë mesatare, ndërsa deputeti në Zvicrën e pasur fiton vetëm 18% më shumë se
    mesatarja e të ardhurave në vend, respektivisht jo më shumë se një mësues, jo më shumë se një
    mekanik, apo moler. Unë dua t’ju pyes, zoti kryeministër, si do të arsyetoni para qytetarëve
    diskrepancën e madhe mes rrogave mesatare të qytetarëve dhe rrogave të zyrtarëve të lartë që
    janë 400% më të mëdha sesa ato të mesatares së vendit?
    Si kryeministër i vendit dhe përfaqësues i shumicës parlamentare do të duhej të kujdeseshit që
    dallimi mes rrogës mesatare të qytetarëve dhe rrogës së zyrtarëve të lartë të ishte më i vogël.
    Çfarë e keni ndërmend të bëni në këtë drejtim?
    KRYESUESJA: Fjalën e ka kryeministri.
  • Kjo çështje si e tillë konsideroj që meriton vëmendje dhe
    meriton zgjidhje, sepse kemi diferenca shumë të mëdha të pagave në Kosovë dhe këto diferenca
    nuk janë në harmoni me punën dhe përgjegjësinë në punë dhe se shumë njerëz në Kosovë, edhe
    në shërbimin civil, në shërbimet profesionale, edhe në nivelet politike nuk paguhen njëjtë për
    punën që e bëjnë.
    Punët e njëjta nuk kanë shpërblim të njëjtë. Ne jemi munduar, sepse është punuar mjaft gjatë në
    Ligjin për pagat që të adresojmë këtë çështje dhe të sigurojmë së pari që te punonjësit e
    administratës shtetërore të gjithë të barazohen me pagat në harmoni me punën dhe me
    përgjegjësinë që e kanë. Të vlejë rregulla që për punë të njëjtë, të jenë edhe pagat e njëjta. Po
    ashtu, jemi munduar që të bëjmë edhe një harmonizim sa i përket nivelimit vertikal, prej pagës së
    presidentit të vendit që konsiderojmë se duhet të jetë paga më e madhe, pagës së
    kryeparlamentarit dhe kryeministrit dhe pagave të tjera, prej pagave të drejtuesve ose shefave
    ekzekutivë të kompanive publike, të cilat nuk kemi arritur t’i futim në këtë ligj, sepse duhet të
    bëhen ndryshime edhe në Ligjin mbi ndërmarrjet publike, të agjencive të pavarura, qofshin ato
    22
    që i përgjigjen Kuvendit ose Qeverisë së Republikës së Kosovës, sepse ka laramani të
    papërballueshme në paga.
    Ne e kemi tërhequr Ligjin për pagat nga procedura para dy javësh, në marrëveshje me
    Komisionin Evropian, sepse është kërkuar që ky ligj të trajtohet së bashku me Ligjin e shërbimit
    civil dhe me Ligjin mbi organizimin e administratës shtetërore dhe mendojmë që këto së bashku
    t’i trajtojmë në një pako të ligjeve dhe t’ia ofrojmë Kuvendit diku para vjeshtës së këtij viti në
    trajtim. Sa i përket pagës së deputetëve dhe mënyrën se si ju e prezantoni atë në krahasim me
    deputetët zviceranë ose deputetët e tjerë, të gjithë ne jemi këtu, ju vendosni vetë për pagat tuaja
    me shumicën e votave, nuk vendos Qeveria as kryeministri për pagat e deputetëve. Ne do të
    ekzekutojmë si Qeveri çdo vendim që Kuvendi i Republikës së Kosovës e merr në këtë drejtim.
    Faleminderit!
    KRYESUESJA: Deputet, a keni pyetje shtesë?
  • Zoti kryeministër,
    Mendoj që përgjegjësinë për rritjen e nivelit të rrogave mesatare e bart Qeveria, pra është edhe
    përgjegjësi juaja që kemi kaq rroga të vogla në mesatare. Unë do të doja të dija, ju e keni
    tërhequr ligjin, a do të ndryshonte Ligji për pagat diferencën e madhe prej 400% mes rrogës
    mesatare dhe rrogës së zyrtarëve të lartë.
    KRYESUESJA: Kryeministër, e keni fjalën.
  • Ne si Qeveri e kemi përgjegjësinë për pagat e sektorit
    publik, pagat që paguhen nga buxheti i Republikës së Kosovës. Ne si Qeveri nuk e kemi
    përgjegjësinë për paga në kompanitë publike, sepse ato janë të pavarura në pikëpamje të
    menaxhimit financiar të tyre dhe ne kemi kompani publike kur punonjësit mesatarë të këtyre
    kompanive publike e kanë pagën mesatare sa të një ministri të Qeverisë së Republikës së
    Kosovës, e kanë mbi 1 mijë euro, sa e ka ministri ose të tjerët e kanë 5 herë rrogën më të madhe
    se sa që e kam unë si kryeministër i vendit, si drejtor ekzekutiv i tyre kompanive, sepse unë kam
    pagën diku 1 mijë e 450 euro, ata e kapërcejnë pagën 6 mijë dhe 7 mijë euro, gjë që në
    pikëpamje të parimeve ne duhet këtë çështje ta rregullojmë.
    Ne nuk i rregullojmë edhe pagat e sektorëve privatë, sepse ato varen, por ajo çfarë ne kemi bërë
    si Qeveri, është që kemi propozuar ta ndalim trendin e rritjes së pagave në sektorin publik dhe
    nuk kemi pasur rritje gjatë këtij mandati, përpos që kemi pasur rritje mbi bazën e përvojës së
    punës prej 0,5% në vit, do të thotë që mesatarisht flitet për një rritje prej 6% të pagave në mënyrë
    që të kemi një afërsi më të madhe mes sektorit publik dhe sektorit privat, sepse njerëzit po ikin
    nga sektori privat për të shkuar në sektorin publik, për arsye se pagat janë shumë më atraktive në
    23
    sektorin publik se sa në sektorin privat. Ndërkaq ne duhet të bazohemi në ekonominë private,
    sepse ajo është ekonomi bartëse e zhvillimit ekonomik.
    Prandaj, ne do të bëjmë përpjekje maksimale që t’i racionalizojmë, të themi, këto diferenca dhe
    t’i biem në përmasa të arsyeshme, por nuk mund të them se Qeveria mund t’i bëjë vetë ato, sepse
    ne nuk vendosim për sektorin privat, nuk vendosim për sektorin e kompanive publike, për arsye
    se ato vendosin vetë, në qoftë se ky Kuvend nuk bie ligj. Unë jam për atë që Kuvendi të bjerë
    ligj, me të cilin ne do t’i kufizojmë edhe pagat te kompanitë publike, edhe te agjencitë e
    pavarura, sepse është totalisht e paarsyeshme që të kemi diferenca të tilla. Faleminderit!
    KRYESUESJA: Deputeti Salih Morina ka pyetje për ministrin Avdullah Hoti.
  • Faleminderit, nënkryetare!
    Ministria e Financave me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 06/22, datë 3. 4.
    2015, shtojca 2, është caktuar si institucioni përgjegjës kryesor për nëntë kapitujt e Programit
    kombëtar për zbatimin e MSA-së. Ky program përmban gjithsej 1374 masa, prej të cilave 304
    janë legjislative dhe 1070 të tjera masa zbatuese. Vetëm rreth 55% e tyre janë përmbushur
    plotësisht, ndërkaq 11,43% janë në proces të zbatimit dhe 33% të tjera janë në stade të
    mëvonshme të përmbushjes.
    Pyetja për ministrin: Specifikisht, a mund të na thoni, cilat janë pengesat me të cilat përballet
    Ministria e Financave në plotësimin e 9 kapitujve që i ka në përgjegjësi? Meqë dihet se plotësimi
    apo mosplotësimi i disa kapitujve varet edhe nga marrëdhëniet që i zhvillojmë me vendet e
    rajonit.
    KRYESUESJA: Po, zoti ministër, urdhëroni! E keni fjalën.
  • Faleminderit, kryesuese e seancës!
    I nderuar deputet, ju falënderoj për pyetjen!
    Ju njoftoj edhe një herë që Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit është nënshkruar më 27 tetor
    2015 nga kryeministri Mustafa dhe nga zonja Mogerini. Kjo marrëveshje tash vendos një kornizë
    të marrëdhënieve të Kosovës me BE-në.
    Ministria e Financave, në bazë të vendimit të Qeverisë së datës 3.4.2015 në shtojcën 2 është
    caktuar si përgjegjëse për nëntë kapituj në kuadër të Programit kombëtar për zbatimin e MSA-së.
    Në vitin 2016 Ministria e Financave ka qenë përgjegjëse për 23 masa legjislative dhe 21 masa
    zbatuese. Mbi 90% të këtyre masave ne kemi arritur t’i përmbyllim si Ministri e Financave.
    Kemi punuar me një përkushtim të madh.
    24
    Ne si Ministri e Financave në veçanti jemi përgjegjës për bllokun e dytë, që ka të bëjë me kriteret
    ekonomike. Në këtë fushë ne kemi arritur të sigurojmë qëndrueshmërinë ekonomike dhe fiskale
    të vendit dhe t’i përmbushim të gjitha kriteret që janë kërkuar në kuadër të MSA-së. Ju njoftoj se
    gjatë vitit 2016, ashtu siç kam raportuar edhe herëve të tjera në Kuvend, kemi performuar
    jashtëzakonisht mirë te të hyrat, të cilat janë rritur me 12%. Kemi vendosur masa të kontrollit te
    shpenzimet në përgjithësi, në veçanti te shpenzimet korente.
    Është mirë që kriteret, të cilat kërkohen në kuadër të MSA-së, të korrespondojnë edhe me kriteret
    e përcaktuara me programin e FMN-së. Rrjedhimisht, ne e kemi përmbyllur vitin 2016 me një
    deficit shumë më të ulët sesa limiti i përcaktuar me ligj prej 2% të GDP-së.
    Viti 2017 ka filluar jashtëzakonisht mirë. Ne e kemi dorëzuar në janar Programin e reformave
    ekonomike në Komisionin Evropian, që është kërkesë edhe e MSA-së, brenda së cilës ne i
    përcaktojmë reformat vjetore që ndërmerr Qeveria e Kosovës në relacion me Komisionin
    Evropian. Tash po punojmë në kornizën afatmesme të shpenzimeve për 2018/2020, e cila në
    detaje do t’i parashohë masat që do të ndërmerren në kuadër të MSA-së, si Ministri e Financave
    në veçanti.
    Sa u përket marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare, në Ministrinë e Financave ne jemi
    përgjegjës për kapitullin 29 të ‘acquis communautaire’, që është Unioni Doganor. Ju njoftoj që
    është arritur progres, në veçanti me anëtarësimin e Doganave të Kosovës në Organizatën
    Botërore të Doganave më 3. 3. 2017, pastaj edhe te lëvizja e lirë e kapitalit jemi bërë anëtar i
    EGMOND Group, që është rrjet ndërkombëtar i njësive të inteligjencës financiare.
    Te blloku i tretë, që janë standardet evropiane të ‘acquis communautaire’, ju njoftoj që Kuvendi
    e ka miratuar Ligjin për ndihmë shtetërore, i cili është përgatitur në konsultim me Komisionin
    Evropian. Tash po punohet në përgatitjen e akteve nënligjore për zbatimin e këtij ligji. Po
    punojmë në përputhje me direktivat e BE-së në ligjin e ri për kontabilitet, raportim financiar dhe
    auditim.
    Kemi nxjerrë rregulloret e brendshme për kontrollin e financave publike, në përputhje me ligjin
    që është miratuar në Kuvendin e Kosovës vitin që shkoi. Te shërbimet financiare Banka
    Qendrore është duke punuar shumë në nxjerrjen e rregulloreve për qeverisjen korporative të
    bankave, rregulloren për vlerën e kontributeve pensionale, rregulloren për mjetet e pensioneve
    dhe vlerësimin e mjeteve të pensioneve.
    Në fushën e prokurimit publik, që është pjesë e reformave dhe pjesë e MSA-së, ju njoftoj që
    kemi aprovuar listën e artikujve për përdorim të përbashkët më 24. 2. 2017 në Qeveri, nëpërmjet
    një Udhëzimi të ri administrativ. Kemi aprovuar Strategjinë kombëtare për prokurim publik
    25
    2017/2021, që parasheh veprimet konkrete të secilit institucion që ka të bëjë me prokurimin
    publik. Po zbatojmë prokurimin elektronik në të gjitha institucionet qendrore dhe lokale.
    Pra, këto janë obligimet që ka Ministria e Financave në kuadër të MSA-së dhe Planit kombëtar
    për zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Faleminderit!
    KRYESUESJA: Deputet, a keni pyetje shtesë? Atëherë, fjalën e ka deputeti Ismajl Kurteshi, ka
    pyetje për ministren Hykmete Bajrami.
  • Faleminderit!
    Zonja ministre,
    Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka deklaruar se brenda një dite në Kosovë hyjnë rreth 2
    milionë litra karburante, por sipas tyre, një sasi e vogël i nënshtrohet kontrollit të cilësisë në kufi.
    Bazuar në pohimin e ministrisë suaj, gjatë vitit 2016 nga 580 mostra që janë marrë në pikat
    shitëse të naftës me pakicë, 46 mostra nuk kanë qenë konform standardeve të parapara me
    Udhëzimin administrativ të ministrisë. Numri i mostrave të kontrolluara në krahasim me sasinë
    që importohet është i vogël, rreth 10% i numrit të mostrave, që nuk do të thotë se është 10% i
    sasisë së karburanteve që nuk i plotëson standardeve.
    Ky fakt është shqetësues, edhe nëse vërtet janë vetëm 10% të karburanteve që s’i plotësojnë
    standardet.
    Zonja ministre, çka ka ndodhur me derivatet që nuk i kanë plotësuar standardet? Janë nxjerrë
    këto derivate nga tregu, apo është lejuar përdorimi i tyre, shitja e tyre? Çka është ndërmarrë ndaj
    importuesve të derivateve të dëmshme për shëndetin e qytetarëve, besa edhe për xhepin e tyre?
    Faleminderit!
    KRYESUESJA: Zonja ministre e ka fjalën.
  • Faleminderit, e nderuar kryesuese!
    Të nderuar deputetë,
    I nderuar deputet Kurteshi,
    Ministria e Tregtisë dhe Industrisë që nga fillimi i mandatit, në fakt e kemi pasur me prioritet
    rregullimin e tregut të naftës.
    Ke parashtruar pyetje edhe vitin e kaluar dhe ju kemi njoftuar me disa nga punët, të cilat ne i
    kemi bërë në fillim të mandatit. Ju kemi treguar, gjithashtu, se kemi gjetur 50% të pikave të
    karburantit që kanë qenë pa licencë, kemi ndërmarrë aksionin e licencimit të tyre. Sot vetëm 7%
    të pikave të karburantit në Kosovë, që janë aktive, janë pa licenca. Shumica prej këtyre pikave
    janë si rezultat i kontratave të qiramarrjes që kanë me Agjencinë e Privatizimit të Kosovës dhe
    26
    Ligji në fuqi për rregullimin e tregut të naftës, në fakt kërkon që kontratat e qirasë të jenë
    minimumi dyvjeçare.
    I kanë plotësuar të gjitha kushtet. Është kushti i vetëm, po punojmë me Agjencinë e Privatizimit
    të Kosovës që ta adresojmë edhe këtë çështje. Në fakt, për herë të parë në këtë mandat kemi
    arritur të licencojmë edhe pikat e karburantit në komunat e Leposaviqit, Mitrovicës Veriore,
    Zveçanit dhe Zubin Potokut.
    Kemi marrë gjithsej vitin e kaluar 580 mostra. Përqindjet që i dhatë janë të sakta. Është
    interesante që ankesa vjen nga Shoqata e Naftëtarëve, sipas ligjit në fuqi dhe legjislacionit
    komplet në fuqi, janë pikërisht naftëtarët dhe importuesit e të gjitha mallrave në Kosovë, që janë
    të obliguara me ligj për të sjellë produkte kualitative në vend, derisa ata nuk i sjellin dhe mandej
    ankohen përse importin e karburantit nuk e bëjnë ministritë, po e bëjnë veçanërisht, domethënë,
    jo shoqatat, po përfaqësuesit e shoqatave.
    Ne i kemi marrë 580 mostra. Ashtu siç e thatë, 92,1% e tyre kanë dalë konform, 7,9% e tyre kanë
    dalë jokonform. Prej këtyre 46 mostrave që kanë dalë jokonform, vetëm 12 prej tyre kanë pasur
    problem sulfurin, ndërsa të tjerat janë 32 për pikën e ngrirjes dhe disa të tjera për densitetin dhe
    indikatorë të tjerë.
    Ne nuk e kemi konfiskuar karburantin që ka dalë jokonform, sepse as nuk kemi rezervuarë si
    shtet dhe nuk kemi bazë ligjore që na mundëson konfiskimin. Janë gjobat e parapara monetare,
    që ne i shqiptojmë, pastaj lënda kalon në gjykatë. Për të gjitha këto lëndë janë duke u trajtuar në
    gjykatë. Disa prej tyre edhe janë mbyllur. Në fakt, me ligjin e ri për rregullimin e tregut të naftës
    ne kemi paraparë që pikat e karburantit, të cilat shesin naftë jocilësore, komplet t’ua konfiskojmë
    licencat e operimit të tyre, në mënyrë që ato të përjashtohen nga ky treg, në mungesë të
    kapaciteteve për t’i konfiskuar këto derivate.
    Ne, vitin e kaluar kemi blerë pajisje mobile, të cilat për shkak të problemit të kalibrimit do të
    qëndrojnë në ministri dhe do të bëjmë teste, me anë të të cilave ne nuk do të...
    (Ndërprerje nga regjia)
    Por, në qoftë se karburanti sipas analizave tona del jokonform, ne do t’i dërgojmë lëndët në super
    analizë, në mënyrë që pastaj të vijmë deri te gjobat reale.
    Më lejoni t’ ju tregoj se edhe kur jam përgjigjur në vitin 2015 jua kam bërë me dije që
    legjislacioni sekondar nuk ka qenë në harmoni me legjislacionin primar. Na ka marrë shumë
    kohë që të harmonizojmë legjislacionin. Kemi nxjerrë Udhëzimin Administrativ 2017/1, i cili
    kalon kompetencën e kontrollit të cilësisë nga trupat inspektuese te Dogana e Kosovës. Kjo është
    27
    në harmoni me Ligjin e konformitetit, Kodin doganor dhe të akcizave, si dhe me Ligjin për
    rregullimin e tregut të naftës. Në fakt, më 23 prill, në mënyrë efektive, kompetenca nga trupat
    inspektuese kalon te Doganat e Kosovës.
    Jemi duke biseduar me ministrin e Financave, besoj që ose para rishikimit të buxhetit, ose në
    rishikim do të ndahen 1 milion euro, në mënyrë që ne të pajisim laboratorin e Doganave të
    Kosovës me të gjitha pajisjet për kontrollin e cilësisë së karburanteve dhe ky të vlejë si një
    laborator shtetëror. Ne, në fakt, kemi pasur një cikël të operatorëve privatë, të cilët e kanë
    kontrolluar njëri-tjetrin. Absolutisht edhe ne si përfaqësues të institucioneve nuk kemi qenë të
    kënaqur me punën e tyre. Faleminderit!
    KRYESUESJA: Deputet, pyetje shtesë? Po!
  • Po! Sipas kësaj që thatë, zonja ministre, çfarëdo kualiteti hyn këtu brenda
    në vend shitet, dëmtohet shëndeti i qytetarëve dhe dëmtohen xhepat e tyre.
    Kur e keni ndërmend që nafta që hyn këtu, e që është e dëmshme për qytetarët, që nuk është
    konform standardeve, të mos lejohet të shitet dhe të mos lejohet të hyjë në vend fare?
    Se çfarë masash duhet të merrni është çështje juaja, por nëse lejohet një gjë e tillë, atëherë ju jeni
    përgjegjës, jo vetëm për dëmin material, por edhe për dëmin që shkaktohet në shëndetin e
    njerëzve. Domosdo, përgjegjësia ju bie juve, jo Shoqatës së Naftëtarëve, ata i kanë interesat e
    veta, kurse ju i mbroni interesat e qytetarëve. Faleminderit!
  • Faleminderit!
    Po, është shumë e vërtetë që është përgjegjësia jonë, por më lejoni t’jua rikujtoj se është edhe
    përgjegjësi e deputetëve, të cilët e nxjerrin legjislacionin. Ligjin e fundit të cilin e kam tërhequr,
    e kam tërhequr për arsyen e vetme, sepse janë bërë amendamentet sipas kërkesës së Shoqatës së
    Naftarëve dhe unë jam në mbrojtje të qytetarëve në këtë rast dhe jam detyruar ta tërheq ligjin.
    Kështu që kur të vijë ligji, përkraheni ligjin, bashkërisht i bëjmë masat për kontrollin e cilësisë.
  • Deputeti Ismajl Kurteshi, pyetje për kryeministrin Isa Mustafa.
  • Faleminderit!
    Zoti kryeministër,
    Si pasojë e vendimeve të papërgjegjshme të kësaj Qeverie, Buxheti i Kosovës me vendimin e
    Tribunalit Ndërkombëtar të Arbitrazhit është dëmtuar gjer më tani mbi 35 milionë euro.
    Telekomi i Kosovës “Vala” duhet t’i paguajë rreth 30 milionë euro “Devolli Group”, kurse
    28
    kompanisë austriake në lidhje me tenderin e pasaportave të Ministrisë së Punëve të Brendshme
    nga Buxheti i Kosovës duhet t’i paguhen 5,3 milionë euro.
    Zoti kryeministër, për këtë dëm të madh që i është shkaktuar Buxhetit të Kosovës nuk mund të
    mos ketë përgjegjës dhe përgjegjësi, dhe përgjegjësit lehtë mund të identifikohen.
    A i keni iniciuar hetimet për këto raste? Nëse po, a janë identifikuar personat përgjegjës dhe a
    janë përcjellë rastet në Prokurori për këtë dëm të madh që i është shkaktuar Buxhetit të Kosovës
    nga Qeveria e Kosovës, ose pjesë të Qeverisë së Kosovës? Faleminderit!
    KRYESUESJA: Kryeministër, e keni fjalën.
  • Faleminderit për pyetjen, zoti deputet Kurteshi!
    Tash, unë vetëm dëshiroj të përkufizohem se këto dëme nuk janë dëme që i janë krijuar Buxhetit
    të Kosovës me vendime të papërgjegjshme të kësaj Qeverie, sepse problemet datojnë ashtu siç
    datojnë dhe kanë të bëjnë me vendimmarrës të ndryshëm.
    Unë sot kam kërkuar edhe një herë informatë prej PTK-së lidhur me gjendjen që ka të bëjë me
    vendimin e Arbitrazhit në llogari të kompanisë “Dardafon” dhe unë po jua prezantoj informatën
    siç e kam marrë. Do të thotë se konform vendimit të Bordit të Drejtorëve të Telekomit, të datës
    28 dhjetor 2016 dhe konform procedurës së zhvilluar të prokurimit dhe pas angazhimit të
    ekspertëve ekstre-ligjorë të kompanisë “Patern Boks” në Londër, nga ana e tyre si përfaqësues
    ligjorë të Telekomit, është ngrehur padi në gjykatën kompetente në Londër, Britani e Madhe, për
    ta sfiduar vendimin parcial që është marrë nga Arbitrazhi.
    Bazuar në faktin se selia e Arbitrazhit ka qenë në Londër, atëherë pa marrë parasysh se seancat e
    shqyrtimit kryesor të Tribunalit janë mbajtur në Vjenë të Austrisë, formalisht konsiderohet se
    vendimi i Tribunalit mund të sulmohet në Gjykatën Nacionale të Britanisë së Madhe, në Londër.
    Seanca kryesore në këtë rast është mbajtur në Londër, më 3 prill 2017, dhe pas shqyrtimit nga
    gjykata, iniciativa e Telekomit të Kosovës kundër vendimit të pjesërishëm dhe vendimit kryesor
    është refuzuar. Prandaj, sipas kësaj, mbetet në fuqi vendimi paraprak, i cili e ngarkon Telekomin
    e Kosovës që të paguajë rreth 30 milionë euro në llogari të “Dardafonit”, që edhe për mua është
    një vendim tepër i rëndë dhe një vendim që kërkon përgjegjësi të veçantë, pa marrë parasysh
    nëse ato mjete do të paguhen nga Telekomi i Kosovës, ose nga Buxheti, sepse Telekomi i
    Kosovës është në pronësi të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
    Ne jemi aksionarë të Telekomit të Kosovës, prandaj me këtë po humb prona publike për 30
    milionë euro. Po ashtu, jam informuar se është ngrehur padi për anulimin e vendimit të
    Arbitrazhit në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Është iniciuar propozimi për ngritjen e kërkesës
    29
    për mbrojtjen e ligjshmërisë te prokurori i shtetit. Kjo iniciativë në ndërkohë është mbështetur
    nga prokurori i shtetit dhe janë iniciuar veprimet adekuate ligjore për rastin dhe është duke u
    kundërshtuar vendimi për njohjen e vendimit të Arbitrazhit në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
    Sa i përket adresimit të pyetjes konkrete, jam informuar se gjatë muajit janar 2017, sipas
    kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, nga Policia e Kosovës, Drejtoria për
    Hetime të Krimeve Ekonomike dhe të Korrupsionit është iniciuar hetimi që ndërlidhet me rastin
    e vendimit të Tribunalit Ndërkombëtar të Arbitrazhit sipas rregullave të ITC-së, i cili hetim ka të
    bëjë me dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar sipas nenit 422 të
    Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Hetimet janë duke u zhvilluar dhe korporata është duke
    bashkëpunuar në maksimum me zyrtarët hetues të Policisë së Kosovës në drejtim të ndriçimit të
    rastit, konform dispozitave dhe kërkesave ligjore. Do të thotë, kjo është gjendja që është tani
    duke u zhvilluar.
    Ndërkaq, sa i përket rastit të pasaportave, kur buxheti në mënyrë të drejtpërdrejtë dëmtohet me 5
    300 000 euro, ju e dini, se është një aktgjykim i gjykatës për dënimin e tetë personave. Personat
    është thënë publikisht se cilët janë ata të dënuar, do të thotë Natali Velijaj, Fisnik Blakaj, Betim
    Blakaj, Ergyn Dogani, Ymer Fazlija, Nazmi Thaçi, Jakup Blakçori, Sefedin Shala e të tjerë,
    mirëpo dënimi i tyre nuk e kompenson dëmin që i është krijuar Buxhetit të Kosovës, sepse është
    fjala për një dëm mbi pesë milionë euro, i cili duhet t’i paguhet kompanisë së Austrisë për
    shtypjen e pasaportave, edhe përkundër asaj se është paguar një herë kjo, mirëpo paratë nuk kanë
    shkuar në llogari të kompanisë, por kanë devijuar dhe janë abuzuar në formë tjetër.
    Prandaj, unë do të angazhohem maksimalisht si kryeministër që të zhvillohen të gjitha procedurat
    ligjore, që ata që e kanë shkaktuar dëmin, e që është dëm shumë i madh, të përgjigjen para ligjit
    dhe po ashtu që përgjegjësia të adresohet në mënyrë konkrete për këto, sepse nuk ka askush të
    drejtë të përfitojë në formë të tillë nga paratë publike, qoftë nga Buxheti i Kosovës, qoftë nga
    kompanitë publike. Faleminderit!
    KRYESUESJA: Deputet, keni pyetje shtesë? Po!
  • Është e vërtetë që vendimmarrësit janë të ndryshëm, po janë të të njëjtit
    koalicion, të këtij koalicioni aktual, prandaj përgjegjësia bie mbi koalicionin dhe një pjesë e atyre
    që janë përgjegjës për këtë janë pjesë e Qeverisë që ju e udhëhiqni.
    Nëse gjykatat po i zvarritin vendimet, çka keni ndërmarrë ju si kryeministër që ata që një herë
    kanë abuzuar me buxhet, së paku të mos kenë përgjegjësi në Qeverinë e Kosovës, të lirohen nga
    ato pozita, ose edhe të ndërmerret ndonjë masë. A ka diçka të atillë nga ju personalisht, si
    kryeministër, që keni ndërmarrë, sepse disa herë keni deklaruar se në Qeverinë që ju e udhëhiqni
    30
    nuk ka afera korruptive, e tash po del se ka, bile shumë afera korruptive, edhe këto të
    mëhershmet, edhe këto të fundit. Faleminderit!
  • Po aferat, zoti Kurteshi, nuk janë çështje të trashëgimisë,
    sepse çdonjëri përgjigjet për punët, për veprimet dhe për aferat e veta. Edhe kjo Qeveri do të
    përgjigjet për të gjitha përgjegjësitë ligjore që i ka për paranë publike dhe për vendimet të cilat i
    merr. Prandaj, në qoftë se ju keni ndonjë argument që në këtë Qeveri kemi individë që janë
    bartës të keqpërdorimeve ligjore, të abuzimit të parasë publike, të aferave, do të ishin shumë të
    mirëseardhura që ato t’i thoni, qoftë në Kuvend, qoftë të na informoni ose ne, ose Prokurorinë.
    Ndërkaq, çështjet tjera janë çështje në të cilat nuk mund të ndërhyjmë ne si Qeveri në procedura
    ligjore, sepse edhe për rastin e pasaportave, edhe për rastin e Telekomit janë duke u zhvilluar
    procedura. Ato procedura do të zhvillohen në mënyrë ligjore. Në momentin që adresohen
    fajtorët, ose individët, në qoftë se ata janë punonjës, qoftë drejtpërdrejt të Qeverisë, ose të
    institucioneve tjera, ne do të marrim masa që ata të përgjigjen për ato punë. Faleminderit!
    KRYESUESJA: Faleminderit! Deputeti Salih Morina, pyetje për ministrin Avdullah Hoti.
  • Faleminderit, nënkryetare!
    Komunat e Kosovës, ndonëse përballen me një buxhet modest, ato po hasin në vështirësi të
    ndryshme për ta shpenzuar në masë më të madhe buxhetin e tyre.
    Pyetja për ministrin është: Cilat janë veprimet që po i ndërmerr Ministria e Financave që
    komunat të jenë më të kujdesshme në formën e shpenzimit të parasë publike dhe a mund të na
    prezantoni mesataren e shpenzimit të buxhetit për projektet kapitale nga komunat gjatë vitit
    2016?
    KRYESUESJA: Zoti ministër, e keni fjalën.
  • Faleminderit, kryesuese e Kuvendit!
    I nderuar deputet,
    Më lejoni të ju informoj që menaxhimin financiar Ministria e Financave edhe për komunat e
    bazon në Ligjin e financave publike. Bazuar në këtë ligj ne e përgatisim kornizën afatmesme të
    shpenzimeve, e cila është në fuqi për 2017-2019. Tash jemi duke e përgatitur kornizën e re dhe
    gjatë muajit prill vjen në Kuvend.
    Bazuar në këtë kornizë, ne nxjerrim qarkoret buxhetore edhe për komunat, ku specifikojmë zërat
    buxhetorë, ku duhet të shpenzohen mjetet dhe pastaj, bazuar në ato qarkore dhe pas dëgjimeve
    buxhetore, ne e dorëzojmë në Kuvendin e Kosovës Ligjin e Buxhetit, ku janë të specifikuara të
    gjitha shpenzimet që ndodhin në nivel komunal.
    31
    Pastaj është çështje e auditimit të brendshëm fillimisht dhe auditimit të jashtëm nga Zyra e
    Auditorit të Përgjithshëm për të parë nëse janë kryer shpenzimet nëpër komuna në përputhje me
    Buxhetin e aprovuar në Kuvendin e Kosovës.
    Sivjet, siç e dini, ne e kemi bërë edhe një avancim në këtë drejtim duke zbatuar planifikimin
    pesëshifror të Buxhetit, që përveç ndarjes në kategori mallra, shërbime kapitale e të tjera, ne
    brenda këtyre kategorive shkojmë me pesë nivele dhe ju do të keni mundësi, që duke filluar nga
    tremujori i parë i këtij viti, të shihni në detaje se si po shpenzohet Buxheti.
    Për pjesën e dytë të pyetjes suaj, ju njoftoj që Buxheti për projekte kapitale për vitin 2016, në
    nivel komunal është realizuar në nivelin 85%, prej tyre ka pasur një përqindje më të lartë të
    shpenzimeve nga grandet qeveritare në 96%, ndërkaq nga të hyrat vetjake 72% janë shpenzuar
    për shpenzime kapitale.
    Ka pasur variacion bukur të madh ndërmjet komunave. Komunat që kanë performuar më së miri
    janë Vitia, Kllokoti, Peja, Graçanica, Skenderaj, Vushtrria, Gjilani, Juniku dhe Deçani. Unë i
    kam informatat detaje për secilën komunë, për nivelin e shpenzimeve të grandeve qeveritare dhe
    të të hyrave vetjake. Nëse keni interesim mund t’jua dorëzoj personalisht dhe e shihni komunë
    për komunë nivelin e shpenzimeve. Faleminderit!
    KRYESUESJA: Deputetë, keni pyetje shtesë? Atëherë, deputetja Time Kadrijaj, pyetje për
    ministren Dhurata Hoxha. A doni ta lexoni pyetjen?
  • Faleminderit, se edhe ashtu pyetjet po barten prej seancës në seancë, në
    mungesë të Ekzekutivit. Kjo është papërgjegjësi që ministrat të mos jenë nëpër këto seanca.
    Pyetja ka të bëjë me një raport që e ka dhënë ministrja e Drejtësisë gjatë raportimit në Komision
    Parlamentar, kur pati deklaruar se Ministria e Drejtësisë e ka prioritet respektimin e të drejtave të
    njeriut. Në fakt, sa herë që Qeveria deklarohet se e ka prioritet një sektor, del e kundërta,
    domethënë që nuk respektohet fare ai sektor. Edhe në Kosovë s’po respektohen të drejtat e
    njeriut.
    Ne kemi pasur shumë ankesa. Në këtë rast kemi pasur ankesa nga të burgosurit, që nuk po
    trajtohen ashtu siç e meritojnë të trajtohen, sepse, në fund të fundit, edhe ata janë njerëz dhe
    meritojnë të trajtohen. Rastin që dua ta veçoj në këtë rast është rasti i ish-komandantit të Shtabit
    të Përgjithshëm, ish-komandantit të FSK-së dhe ish-ambasadorit të Republikës së Kosovës në
    Tiranë, i cili këto ditë për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore nuk po lejohet që të marrë
    trajtim shëndetësor. Kjo nuk është në rregull, sepse edhe pse të burgosur duhet të respektohen të
    drejtat e të burgosurve dhe të drejtat e njeriut.
    32
    Unë mendoj se Qeveria dhe ministria në këtë rast duhet t’i trajtojë njerëzisht të gjithë të
    burgosurit që mbahen nëpër burgjet e Kosovës.
    KRYESUESJA: Dhe, pyetja e fundit është e deputetes Blerta Deliu-Kodra për ministrin Kujtim
    Shala. Si duket, as deputetja e as ministri nuk janë këtu.
    Tani, përfunduam me këtë pikë të rendit të ditës për të vazhduar me të tretën:
    3. Miratimi i procesverbaleve nga seanca e mëparshme
    Dhe, në mungesë të kuorumit, atëherë shkojmë në pauzë e kthehemi në orën 14:30.
    Ju lutem, kini vëmendjen, në orën 14:30 të jini këtu në seancë.
    * * *
    Mbledhjen e drejton nënkryetarja e Kuvendit, znj. Aida Dërguti.
    KRYESUESJA: Të nderuar deputetë,
    Jemi 25 minuta pas kohës së caktuar për vazhdimin e seancës. Aktualisht në sallë janë 37
    deputetë dhe besoj se nuk janë as kushtet minimale, që të vazhdohet me këtë seancë. Atëherë, në
    këtë çast e mbyllim këtë seancë dhe ju njoftojmë për vazhdimin e seancës pas mbledhjes së
    Kryesisë.
    * * *
    33
    E martë, më 18 prill 2017
    Vazhdimi i mbledhjes plenare, e filluar më 11 prill
    Mbledhjen e drejton nënkryetari i Kuvendit, z. Xhavit Haliti.
  • Të nderuar deputetë,
    Zoti zëvendëskryeministër,
    I hap punimet e seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës sipas rendit të ditës të
    përgatitur nga Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e mbajtur më 14 prill 2017.
    Fillojmë me pikat e papërfunduara të rendit të ditës, si në vijim:
    3. Miratimi i procesverbaleve nga seanca e mëparshme
    Nëse ka dikush vërejtje në procesverbalet e seancave plenare të mbajtura më 9, 14, 15, 27 shkurt
    dhe 2, 9, 10 mars 2017, mund të paraqiten. A ka dikush vërejtje? Nuk ka.
    Konstatoj që Kuvendi i miratoi procesverbalet e seancave plenare të mbajtura më 9,14,15,27
    shkurt dhe 2,9,10 mars 2017.
    4. Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për miniera dhe minerale
    Të nderuar deputetë,
    Ju njoftoj që në seancat e kaluara për votimin e kësaj pike nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm
    për vendimmarrje. Andaj në seancën e sotme e riprocedojmë Projektligjin për ndryshimin dhe
    plotësimin e Ligjit për miniera dhe minerale, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. (s’e ka
    numrin hiç).
    Regjia dhe deputetët të përgatiten për votim. Votojmë tash!
    Mirë, e shtyjmë, e lëmë për tjetër herë. Pasi ju keni kohë, edhe ne kemi kohë. Sa herë të doni,
    mos e bëni kuorumin.
    5. Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes “Vetëvendosje”
    E dini që në seancat e kaluara nuk ka pasur kuorum sa i përket votimit të kësaj rezolute. Lus
    regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim, Votojmë tash!
    Edhe kjo nuk ka kuorum.
    34
    6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e
    sanksioneve penale
    Diskutimi për këtë projektligj ka përfunduar në seancën plenare të mbajtur më 10 mars 2017. Në
    seancën plenare të mbajtur më 31 mars 2017 është proceduar për votim amendamenti numër 1 i
    këtij projektligji, por nuk është miratuar.
    Procedimi i mëtutjeshëm për votimin e amendamenteve të tjera të këtij projektligji në mungesë të
    kuorumit është shtyrë. Andaj, sot procedojmë me votimin e amendamenteve prej 2 deri në 15 të
    propozuar nga Komisioni Funksional. Fillojmë me votimin:
    Amendamenti 2
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.
    Amendamenti 3
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.
    Amendamenti 4
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.
    Amendamenti 5
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.
    Amendamenti 6
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.
    Amendamenti 7
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.
    Amendamenti 8
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.
    Amendamenti 9
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.
    Amendamenti 10
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.
    Amendamenti 11
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.
    35
    Amendamenti 12
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.
    Amendamenti 13
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.
    Amendamenti 14
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.
    Amendamenti 15
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.
    Në sallë janë 74 deputetë. Votojmë tekstin e projektligjit në tërësi me amendamentet e miratuara.
    Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim. Votojmë tash!
    A ka dikush pa kartelë? Një pa kartelë.
    Atëherë, konstatoj se 67 deputetë me kartelë kanë votuar, një pa kartelë, bëjnë 68 deputetë.
    63 deputetë kanë votuar për. Asnjë kundër. Katër abstenime.
    Konstatoj që Kuvendi e miratoi Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e
    sanksioneve penale. Faleminderit!
    7. Shqyrtimi i Propozim-Programit të Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin
    2017
    Programi i Punës i Kuvendit për vitin 2017 është hartuar në bazë të Programit legjislativ të
    Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2017, planeve të punës së komisioneve
    parlamentare, Programit kombëtar për zbatimin e MSA-së dhe agjendës evropiane për reforma
    evropiane për vitin 2017.
    Programi i Punës paraqet një dokument bazë për aktivitetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës
    si organ ligjvënës, mbikëqyrës dhe përfaqësues. I ftoj përfaqësuesit e komisioneve parlamentare,
    nëse e kërkojnë fjalën? Në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së kryetari e ka fjalën, zoti Zenun
    Pajaziti.
  • Faleminderit, zoti nënkryetar!
    Grupi Parlamentar i PDK-së e ka shqyrtuar. E mbështesim plotësisht, nëse ndërkohë do të ketë
    iniciativa dhe kërkesa të tjera, ne jemi të gatshëm për plotësimin eventual. Faleminderit!
    36
  • Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së, zoti Ismet Beqiri e ka
    fjalën.
  • Faleminderit! Zoti nënkryetar, edhe ne si Grup Parlamentar e mbështesim këtë
    Program të Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për periudhën në fjalë, domethënë për
    vitin 2017. Faleminderit!
  • Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, zonja
    Shqipe Pantina e ka fjalën.
  • Faleminderit, kryesues!
    Sot është data 18 prill dhe jemi pothuajse në përfundim të sesionit pranveror të punës së
    Kuvendit dhe ne vetëm sot po e shqyrtojmë Programin e Punës për vitin 2017, çka do të thotë se
    pjesa e parë, apo sesioni pranveror tashmë ka përfunduar. Ky program do të duhej të vinte në
    dhjetor, atëherë kur edhe shqyrtohet buxheti dhe të lihet hapësirë e mjaftueshme edhe për
    deputetët që t’i japin propozimet e veta, por edhe si çdo projektligj, e sidomos ato të
    rëndësishme, edhe ky nuk e ka pasur vëmendjen e duhur të atyre që e kanë hartuar. Dhe, unë nuk
    e di kush e ka hartuar, e ka përmbledhur këtë program, sepse nuk është program i hartuar, por
    edhe kështu siç e ka bërë, them të drejtën, është një punë më shumë e një filloristi se sa e një
    profesionisti apo grupi profesionistësh që e kanë hartuar këtë program.
    E para, qysh në faqet e para të programit nuk ka shpjegim se çfarë synon ky Kuvend të arrijë
    gjatë këtij viti, apo thjesht, do ta luajë rolin e makinës votuese, e cila siç e pamë këtë mëngjes,
    edhe ashtu nuk po funksionon, bile as rolin votues të vet Kuvendi nuk është duke e kryer si
    duhet, sepse në shumicën e kohës deputetët, kryesisht të koalicionit qeverisës, edhe pse fizikisht
    janë këtu, nuk votojnë. Kështu që nuk e di pse ne duhet të hartojmë program, të cilin ne fare nuk
    e zbatojmë.
    Po ashtu, faqja e parë është më shumë një përshkrim i punës që tashmë është e përcaktuar me
    Rregullore. Ta zëmë, një nga paragrafët e këtij programi thotë kështu: “Seancat plenare të
    Kuvendit mbahen zakonisht dy herë në muaj”. Nëse është kështu, tashmë ky program nuk është
    zbatuar, sepse për këta tre muaj që kanë kaluar të këtij viti ne nuk e kemi zbatuar këtë program.
    Java plenare thotë fillon ditën e enjte, edhe ajo asnjëherë nuk është zbatuar. Tashmë dihet se
    agjendën e sesionit plenar e përcakton Kryesia, kështu që nuk e di pse duhet të thuhet në këtë
    program.
    Po ashtu, puna e Kuvendit nuk është ajo që bëhet vetëm në këtë sallë plenare. Kur e kemi
    diskutuar dhe e kemi miratuar buxhetin e Kuvendit, jo buxhetin në tërësi të Qeverisë, nga
    objektivat atje, ta zëmë, e cila fare nuk figuron këtu, është rritja e bashkëpunimit të Kuvendit të
    Republikës së Kosovës me, ta zëmë, kuvendet e ndryshme të shteteve, me të cilat tashmë kemi
    37
    krijuar edhe grupe të miqësisë, ajo nuk figuron fare në këtë Program. Do të thotë, a synojmë ne
    që përveç miratimit të ligjeve, raporteve të ndryshme që vijnë nga Qeveria, t’i kemi edhe disa
    çështje, disa pika, të cilat ne si Kuvend i bëjmë vetë.
    Një çështje tjetër, e cila fare nuk është përfshirë në këtë program është, ta zëmë, bashkëpunimi
    me shoqërinë civile. Tashmë Kuvendi ka themeluar një grup, i cili quhet “Forumi për
    bashkëpunim me shoqërinë civile”, ka bile edhe një plan pune atje, por i cili nuk është fare pjesë
    e Programit të tërësishëm të Kuvendit. Ose, një nga synimet e këtij Kuvendi, të paktën të kësaj
    legjislature, ani pse nuk po zbatohet fare, përkundrazi ka degradim në këtë çështje, është rritja e
    transparencës së punës së Kuvendit, e cila po ashtu nuk pasqyrohet fare në këtë program. Në
    fakt, siç thashë, kemi pasur degradim, sepse shumë shpesh kohët e fundit mbledhjet e
    komisioneve të ndryshme, sidomos kur ka pasur çështje me interes për publikun, ato janë
    mbyllur fare për publikun, duke mos i lënë mediat të bëhen pjesë e saj.
    Ngjashëm është po ashtu roli i Kuvendit në mbikëqyrjen e punës së Qeverisë. Ne e dimë që
    pyetjet parlamentare janë pjesë të secilës seancë, ani pse nuk po ndodh prapë në praktikë.
    Mirëpo, a duam ta rrisim ne këtë rol, kur ankesat më të mëdha, kritikat më të mëdha me të drejtë,
    si nga shoqëria civile, organizatat vendore, por po ashtu edhe nga partnerët ndërkombëtarë, e
    besa edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian jepen për faktin se Kuvendi nuk po e
    zbaton si duhet rolin e vet mbikëqyrës karshi Qeverisë dhe në këtë program nuk shihet asnjë
    synim, asnjë përpjekje për ta forcuar këtë rol, sepse nuk parashihet as edhe një aktivitet i vetëm.
    Siç thashë, puna e Kuvendit nuk bëhet vetëm në këtë sallë dhe nuk bëhet vetëm në mbledhje të
    komisionit. Janë dëgjimet publike, nëpërmjet të cilave ne e përfshijmë publikun, gjegjësisht
    grupet e interesit në vendimmarrje, nuk pasqyrohet aspak në këtë program. Janë tryezat e tjera, të
    cilat ky Kuvend do të duhej t’i organizonte, në fakt, mungojnë edhe në praktikë, por edhe në këtë
    program. Pra, si përfundim, ky Program më shumë është një punë e një filloristi i cili krejt çka ka
    bërë është ka marrë strategjinë legjislative, por edhe disa dokumente të tjera, të cilat do të duhej
    të shqyrtohen nëpër seanca, por assesi nuk paraqet Programin e Punës së Kuvendit, prandaj si të
    tillë unë i ftoj deputetët që të mos e votojnë, por të hartohet një grup, i cili në kuadër të Kryesisë
    apo grup profesional, i cili do të hartonte një Program siç duhet për Kuvendin. Faleminderit!
  • Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së, zoti Muharremaj e ka
    fjalën.
  • Faleminderit, kryesues!
    Të nderuar deputetë,
    Edhe Grupi Parlamentar i Aleancës e ka shqyrtuar Programin e Punës së Kuvendit për vitin
    2017, për neve është i bartur prej vitit 2016 ky program. Është një program i vonuar dhe kemi
    38
    ardhur në përfundim që Grupi Parlamentar i Aleancës nuk do ta votojë këtë program.
    Faleminderit!
  • Faleminderit! Zoti Berisha, në emër të Grupit Parlamentar “Nisma” e ka fjalën.
  • Edhe ne si “Nismë” e kemi shqyrtuar dhe analizuar Programin e Punës së
    Kuvendit. Më vjen keq, por duhet të them se Programi i Punës tregon gjendjen e mjerueshme në
    të cilën është institucioni i Kuvendit si rezultat i koalicionit të papërgjegjshëm dhe ne
    jorastësisht, domethënë në këtë plan nuk kemi të përcaktuar prioritetet që i ka kjo Qeveri dhe ky
    koalicion.
    Në anën tjetër, faktikisht janë më se dy vjet që disa nga ligjet që nuk miratohen në Kuvend dhe
    që janë rezultat i moskoordinimit të partnerëve të koalicionit nuk janë vënë në skemën prioritare
    të miratimit, kur e dimë se mungesa e atyre ligjeve ka krijuar hendikep në fusha të ndryshme.
    Natyrisht se Kuvendi duhet të ketë program të punës, por të miratohet programi i punës në
    muajin e katërt, kjo tregon shumë qartë se ku jemi dhe sa është serioz ky Kuvend. Tash unë nuk
    po flas për deputetët në mënyrë individuale, por ata që kanë përgjegjësi thjesht i kanë degraduar
    vlerat e institucionit më të lartë, kështu që ne nuk do të marrim pjesë në votimin e këtij programi
    të punës. Faleminderit!
  • Faleminderit! Zonja Melihate Tërmkolli e ka fjalën.
  • Faleminderit!
    Unë do të përpiqem t’i them nja dy-tri fjalë rreth Programit të Punës së Kuvendit.
    Në fakt, mendoj që ky program i punës është shumë më tepër një program që merret me teknika,
    e jo me politikë. Në fakt, Programi i Punës së Kuvendit do të duhej të ishte e kundërta. Do të
    duhej që të promovonte dhe të nxirrte ligje, të cilat promovojnë politika dhe zhvillojnë politika të
    caktuara në këtë vend.
    Ne shohim që shumë nga këto ligje që janë paraparë këtu janë të vonuara dhe më tepër kemi
    plotësim-ndryshime sesa ligje të reja, që nuk do të thonë shumë në këtë drejtim. Kjo tregon një
    mungesë të madhe serioziteti edhe të Kuvendit, në radhë të parë të kryetarit të Kuvendit, i cili
    është gjithçka tjetër, përveç ushtruesi të funksionit të kryetarit të Kuvendit.
    Ne kemi folur për disa ligje, të cilat nuk i pashë këtu në Programin e Punës së Kuvendit dhe unë
    propozoj që të jenë pjesë e Programit të Punës së Kuvendit.
    1. Ligji për Memorialin e Presidentit Rugova dhe
    39
    2. Ligji për Gjykatën Administrative.
    Sepse nuk mund të presim që Gjyqësori do t’i zgjidhë rastet nëse nuk e kemi themeluar edhe
    Gjykatën Administrative. Mendoj se është diçka shumë e domosdoshme.
    Ne po flasim e po flasim, kurrë s’po ndalemi së foluri, për luftën kundër korrupsionit, por këtu
    nuk kam parë asnjë ligj që në njëfarë mënyre paraqet bazamentin e luftës kundër krimit dhe
    korrupsionit. Nuk është Ligji antimafia. Nuk e di pse edhe sa vjet nuk po vjen ky ligj në
    Parlament. Nuk është Ligji për dekriminilazimin e politikës dhe institucioneve publike dhe
    shtetërore. Kush po u ikën këtyre temave dhe këtyre çështjeve? Ku është Ministria e Drejtësisë?
    Ku është Qeveria? Ku është Parlamenti?
    Llafe po bëjmë sa po duam, por punë konkrete reale nuk ka. Kështu që unë mendoj që ky
    program thjesht është tepër formal, nëse nuk merremi më seriozisht me trajtimin e shumë
    çështjeve, të cilat janë tepër të rëndësishme për funksionimin normal të institucioneve të shtetit
    dhe shoqërisë së Kosovës. Faleminderit!
  • Faleminderit! Zoti Topalli e ka fjalën.
  • Faleminderit, kryesues!
    Po, jemi duke e shqyrtuar Programin e Punës së Kuvendit për vitin 2017. Natyrisht se kam pritur
    që ky program i punës të jetë i arsyetuar nga ekspertë të fushave të ndryshme, të ketë qëllime të
    përcaktuara paraprakisht, të ketë shpjegime, e këto shpjegime të ndihmojnë pastaj sa u përket
    qëllimeve dhe thjesht t’i ndihmojnë deputetët që në bazë të një shpjegimi, ku jepen qëllimet,
    strategjia, të kenë mundësi ta votojnë pastaj edhe Programin e Punës.
    Ajo që u tha deri më tash është kështu, që ne po votojmë për një plan i cili i takon së kaluarës,
    kanë kaluar katër muaj. Nisur nga kjo logjikë, ne do të mund ta votonim sot Planin e Punës për
    vitin 2015 dhe 2016, sepse i takon thjesht së kaluarës.
    Tash, teksti që ne e kemi përpara nuk përmban asnjë fjalë lidhur me strategjinë dhe prioritetet që
    ka Kuvendi, madje asnjë fjalë për qëllimet. Pra, cilat janë qëllimet e Kuvendit për vitin 2017? A
    dëshiron Kuvendi i Kosovës ta mbikëqyrë më mirë Qeverinë sesa e ka mbikëqyrur deri më tash,
    respektivisht që nuk e ka mbikëqyrur fare. A e ka për qëllim bashkëpunimin me Parlamentet
    tjera? Cilat janë prioritetet në këtë bashkëpunim?
    Mungon pastaj një analizë e vetë punës së Kuvendit, respektivisht nuk është shtruar si qëllim
    rritja e efektivitetit të punës së vetë Kuvendit. Kuvendi ka degraduar gati tërësisht edhe në
    mbajtjen e mbledhjeve të rregullta.
    40
    Ajo që ne e kemi para vetes janë thjesht konturat e punës së Kuvendit, por ky nuk është plan as
    serioz, as ambicioz, as i dinjitetshëm, për një organ, për një institucion siç është Kuvendi i
    Kosovës.
    Ne i kemi përpara vetes vetëm disa tabela me projektligje, por edhe këto tabela me asnjë fjalë
    nuk janë arsyetuar. Pra, cilat janë ligjet me prioritet të Kuvendit të Kosovës? Pse janë radhitur
    ligjet kështu dhe nuk janë radhitur ndryshe? Pra, e kemi përpara një dokument, i cili na shitet si
    plan, por nuk është plan. Plani, normalisht, ka edhe qëllime të përcaktuara.
    Nga dokumenti që e kemi përpara shohim një grumbull ligjesh, thjesht të hedhura në letër si
    grumbull, por asnjë qëllim të proklamuar dhe të definuar. Si Qeveri po punojmë pa plan, si
    Kuvend po punojmë pa plan. Pra, po punojmë me planet e së kaluarës. Nuk po e jetojmë as të
    tashmen, nuk po planifikojmë për të ardhmen, por thjesht po jetojmë në të kaluarën.
  • Faleminderit! Zonja Haxhiu e ka kërkuar fjalën.
  • Plani i punës, ashtu siç e thanë edhe kolegët, jo vetëm se ka ardhur me
    vonesë, por nuk është respektuar, në radhë të parë, nga Kryesia e Kuvendit, edhe pse do të duhej
    të ishte në vendin e vet në kryerjen e detyrave, për çka edhe i kanë marrë përgjegjësitë, duke
    filluar nga kryetari i Kuvendit, por edhe ju si nënkryetar i Kuvendit, sepse në të shumtën e
    rasteve keni qenë vetëm të shënuar në letër për pozitat çfarë i keni dhe asnjëherë nuk e keni kryer
    detyrën, të cilën është dashur ta kryeni.
    Me gjithë mangësitë e Planit të Punës së Kuvendit, shumë herë Kuvendi, e kam thënë disa herë
    që Kuvendi do të duhej ta monitoronte Qeverinë e Republikës së Kosovës, por në këtë
    legjislaturë Qeveria e ka dedikuar punën e Kuvendit. Fatkeqësisht, një model jo i pranueshëm
    dhe nuk do të duhej të ndodhte, por në fakt ka ndodhur në këtë Qeveri dhe gjithçka është
    imponuar pikërisht nga Qeveria Kuvendit, në këtë rast në paaftësinë, do të thosha, e kryerjes së
    detyrave tuaja, si Kryesi e Kuvendit.
    U përmend që jashtë funksionimit dhe detyrave që i ka Kuvendi, pra i kemi edhe grupet e
    miqësisë, siç e tha edhe Shqipja, ju si nënkryetar i Kuvendit keni edhe preferenca, keni pasur
    takime në Gjermani dhe keni pasur preferenca dhe keni dalë jashtë asaj për çka jemi grupe të
    miqësisë, sepse mbi të gjitha i kemi caktuar ne si subjekte politike dhe mua personalisht nuk më
    jeni përgjigjur as në pyetjen që jua kam drejtuar si nënkryetarit të Kuvendit dhe si kryetarit të
    grupit të miqësisë.
    Prandaj, nuk i keni respektuar vendimet, nuk po i respektoni dhe normalisht dështimet e
    Kuvendit janë pikërisht si pasojë e juaja si Kryesi, por edhe e deputetëve të pozitës, që asnjëherë
    nuk kanë qenë të përgjegjshëm. Pra, po i shihni votimet, mosvotimet, prania e tyre dhe
    41
    mosvotimi i ligjeve me rëndësi, por edhe pikave shumë të rëndësishme po dështojnë pikërisht për
    shkak të jopërgjegjësisë dhe jo të kryerjes së detyrave për çka janë thirrur. Prandaj, do të duhej të
    reflektoni ndryshe dhe të mos vazhdoni kështu me abuzime, por thjesht ta kryeni detyrën, ose të
    tërhiqeni nga detyra dhe të mos e pranoni detyrën çfarë e keni.
  • S’po dua të bëj as replikë, as të polemizoj, por unë besoj që Kryesia i ka zbatuar
    të gjitha rregullat brenda kompetencave të saj, ashtu siç... Pse të ka mbetur ty hatri ndonjë send,
    unë s’mund të të kërkoj falje tash, kur të duash bisedojmë. Nuk është çështje për Parlament,
    besoj ajo që e ngrite. Por, sidoqoftë, nëse ty të ka ngelur hatri, të kërkoj falje. S’kam pasur tjetër
    mundësi sa i përket vizitës në Gjermani dhe unë e kam bërë në kuadër... është i vetmi grup i
    miqësisë që ka shkuar me ftesë, me listë emërore dhe me shpenzime sipas rregullave që i kanë
    grupet e miqësisë, i vetmi. Tjerat grupe kanë shkuar me shpenzime të Kuvendit të Kosovës dhe
    kanë shkuar pa ftesë zyrtare. Kështu që nuk është mirë të ngrihen çështje të cilat nuk i di dhe nuk
    janë në përputhje me rregullat e Parlamentit.
    Por, unë nuk ju përgjigjem zakonisht juve kur më kritikoni dhe ai është problem imi. Unë s’e di
    ku është pyetja. Zonja Berisha e ka fjalën.
  • SHALA: Faleminderit, nënkryetar!
    Unë e mora fjalën për hir të opinionit publik, sepse të gjithë deputetët që janë këtu e dinë fort
    mirë se si hartohet Programi i Punës së Kuvendit, por për hir të atyre që na shohin dhe dëgjojnë,
    më lejoni që të shkëpus disa paragrafë nga ky Program i Punës së Kuvendit, të cilin sot po e
    shqyrtojmë.
    Programi i Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2017 paraqet dokumentin bazë
    për aktivitetin e Kuvendit si organ ligjvënës, mbikëqyrës dhe përfaqësues.
    Kërkoj vëmendje në këtë pasus: Hartimi i programit të punës është bazuar në këto dokumente, që
    realisht e dinë të gjithë deputetët; programi legjislativ i Qeverisë së Republikës së Kosovës për
    vitin 2017; planet e punës së komisioneve parlamentare për këtë vit; Programin Kombëtar për
    zbatimin e MSA-së dhe reformat evropiane për vitin 2017.
    Pra, ne nuk na takon të ankohemi shumë pse është i varfër apo i pasur ky program, sepse me
    Rregulloren e Punës së Kuvendit të gjithë deputetët kanë të drejtë të bëjnë nisma legjislative, të
    cilat nuk ua ndalon askush dhe ato nisma ta pasurojnë këtë program, të cilin sot po e shqyrtojmë
    dhe duhet ta miratojmë.
    Në krejt këtë program janë dy nisma prej deputetëve dhe dy nisma prej komisioneve
    parlamentare. Pra, përveç Qeverisë që sjell strategji legjislative në Kuvend për ta miratuar, kemi
    të drejtë edhe ne si deputetë, por edhe ne si organe të funksionimit të Kuvendit, siç janë
    42
    komisionet parlamentare. Prandaj, çfarëdo që të themi, nuk është mirë të bëjmë me gisht dhe
    adresën e dështimit, pasurimit, varfërimit apo të këtij programi ta drejtojmë diku tjetër. Së pari,
    të kërkojmë më shumë nga vetvetja.
    Edhe unë pajtohem se duhet të jetë një dinamikë më e përshpejtuar dhe më cilësore e punës së
    Kuvendit, por kjo dinamikë është e tillë kur jemi të gjithë bashkë si deputetë dhe nuk u japim
    ngjyrime politike, nganjëherë edhe personale, punëve të cilat i kemi si obligim, që i kemi marrë
    si të tilla edhe nga qytetarët.
    Ajo që ndoshta ne duhet ta diskutojmë është se këtu thuhet: për përmbushjen e programit të
    punës, Administrata e Kuvendit u ofron mbështetje profesionale dhe administrative organeve të
    Kuvendit duke e përshtatur organizimin e brendshëm për realizimin e objektivave dhe agjendës
    së këtij programi.
    Nëse këtu e analizojmë këtë pjesë, mendoj se do të pajtoheni të gjithë se lë për të dëshiruar, sepse
    natyrisht që Administratës së Kuvendit i mungon ekspertiza. Ne kemi diskutuar edhe nëpër
    komisione parlamentare, por edhe nëpër grupe parlamentare dhe që të jetë ekspertiza në nivelin e
    duhur, sigurisht se duhet buxhet pak më shumë, ose t’i analizojmë format tjera, që deputetët të
    mbështeten edhe nga ana profesionale.
    Mandej, në këtë program thuhet: “Realizimi i Programit të Punës së Kuvendit kërkon
    bashkërenditje dhe koordinim të aktiviteteve me Qeverinë, e cila duhet t’i përmbahet programit
    legjislativ të Kuvendit për vitin 2017”.
    Prandaj, unë konsideroj se ndoshta nuk është shumë korrekte që të debatojmë rreth saj dhe të
    përpiqemi t’ia hedhim fajin Kryesisë së Kuvendit, kryetarit apo dikujt tjetër. Që të zbatohet ky
    program duhet që të gjithë së bashku të punojmë, Kryesia e Kuvendit, deputetët, Qeveria...
    Ajo që ndoshta ne si deputetë duhet të kërkojmë më së shumti, obligimin që e kemi menjëherë
    pas bërjes së ligjeve, mbikëqyrjen e Qeverisë, se sa po i zbaton ato ligje, apo ku janë pengesat? U
    përmend këtu nga një parafolës, Qeveria sa po mbikëqyret? Nuk po mbikëqyret aspak dhe ne
    duhet ta mbikëqyrim. Po, u përmend se po vijnë ligje për plotësim-ndryshim, ju e dini shumë
    mirë se ne jemi përcaktuar si Kuvend që ligjet t’i përafrojmë me standardet e Bashkimit
    Evropian dhe sa herë atje të ndryshojnë dokumentet, edhe ne duhet t’i hyjmë plotësimit dhe
    ndryshimit të ligjeve që t’i përafrojmë ose plotësisht t’i bëjmë në koordinim me dokumentet e
    Bashkimit Evropian, pra që edhe ligjet tona të jenë në harmoni me to.
    Unë kërkoj që ta miratojmë, sepse edhe ashtu jemi vonuar, edhe ashtu komisionet parlamentare
    kanë filluar zbatimin e këtij programi para se të miratohet këtu, dhe dëshiroj të mos bëjmë lojë në
    këtë drejtim, por ju ftoj që ta votojmë dhe ata, të cilët, siç e përmendi edhe kryetari i Grupit
    43
    Parlamentar të PDK-së, ndërkohë që brenda këtij viti sigurisht që do të dalë ndonjë nismë
    legjislative, e cila do t’i bashkëngjitet këtij programi. Faleminderit!
  • Faleminderit! Atëherë, Qeveria nuk ka ndonjë të dërguar për të dhënë mendimet e
    saj për këtë propozim-program.
    Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim, votojmë tash.
    Faleminderit! Kanë votuar 75 deputetë.
    57 janë për. 14 kundër. 4 kanë abstenuar.
    Konstatoj që Kuvendi e miratoi Programin e Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për
    vitin 2017.
    Unë po propozoj që ta ndryshojmë pak radhën e ligjeve, t’i votojmë ligjet që janë në lexim të
    dytë me amendamente dhe pastaj ligjet dhe raportet sipas radhës.
    9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurën
    përmbarimore
    Në sallë janë 77 deputetë. Komisionet parlamentare e kanë shqyrtuar projektligjin dhe Kuvendit i
    rekomandojnë miratimin e tij me amendamentet e propozuara. Ftoj deputetin Agim Ademaj, që
    në emër të Komisionit Funksional të paraqesë dhe të arsyetojë raportin me rekomandime.
    Nuk ka nevojë kjo, kjo është e panevojshme, nuk ka kurrfarë nevoje që të raportojë askush për
    këtë. Raportet, shqyrtimi është bërë, kemi vetëm votimin e amendamenteve.
    Vazhdojmë me votimin e amendamenteve të propozuara sipas radhës, që janë 22 të paraqitura
    nga raporti i Komisionit Funksional.
    Amendamenti 1
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.
    Amendamenti 2
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.
    Amendamenti 3
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.
    44
    Amendamenti 4
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.
    Amendamenti 5
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.
    Amendamenti 6
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.
    Amendamenti 7
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.
    Amendamenti 8
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.
    Amendamenti 9
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.
    Amendamenti 10
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.
    Amendamenti 11
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.
    Amendamenti 12
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.
    Amendamenti 13
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.
    Amendamenti 14
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.
    Amendamenti 15
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.
    Amendamenti 16
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.
    45
    Amendamenti 17
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.
    Amendamenti 18
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.
    Amendamenti 19
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.
    Amendamenti 20
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.
    Amendamenti 21
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.
    Amendamenti 22
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.
    Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë, ju ftoj që ta votojmë tekstin e projektligjit në tërësi, me
    amendamentet e miratuara.
    Në sallë janë 82 deputetë. Votojmë tash!
    Kanë votuar 79 deputetë.
    71 për. Asnjë kundër, 8 abstenime.
    Konstatoj që Kuvendi e miratoi Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurën
    përmbarimore.
    10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-132 për automjete
    Të nderuar deputetë, komisionet parlamentare e kanë shqyrtuar projektligjin dhe Kuvendit i kanë
    rekomanduar miratimin e tij me amendamentet e propozuara. Në këtë projektligj nga Komisioni
    Funksional janë propozuar 87 amendamente. Vazhdojmë me votimin e amendamenteve të
    propozuara sipas radhës. A i votojmë përnjëherë të gjitha?
    Atëherë, po i votojmë të gjitha në pako, domethënë nuk është askush kundër që t’i kalojmë.
    Lus regjinë dhe deputetët që të përgatiten për votim, për t’i votuar të gjitha, domethënë 87
    amendamentet në pako, të shqyrtimit të dytë të Projektligjit për automjete. Votojmë tash!
    46
    Faleminderit! Kanë votuar 72 deputetë.
    62 për, 3 kundër, 7 abstenime. Miratohet.
    E votojmë tekstin e projektligjit në tërësi, tani me amendamentet e miratuara. Votojmë tash!
    Faleminderit! Kanë votuar 80 deputetë.
    68 janë për, 4 kundër, 8 kanë abstenuar.
    Kuvendi e miratoi Ligjin për automjete.
    8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e
    personave nga pjesët veriore të Kosovës
    Komisioni Funksional për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në bazë të nenit 56 të
    Rregullores së Kuvendit e ka shqyrtuar projektligjin e propozuar nga Safete Hadërgjonaj, e
    mbështetur nga 25 deputetë të Kuvendit dhe Kuvendit i ka rekomanduar mosmiratimin e tij.
    Ftoj zonjën Hadërgjonaj, e cila s’qenka këtu. Përfaqësuesin e Qeverisë, nuk e di, Flora Brovina
    në vend të Safete Hadërgjonajt.
  • Faleminderit! Nuk flas në emër të Safetes, por në emër të Komisionit për
    Punë dhe Mirëqenie Sociale. Komisioni e ka shqyrtuar këtë projektligj të propozuar nga një grup
    deputetësh dhe më 1 mars 2017, pas shqyrtimit të hollësishëm, debatit që është zhvilluar në
    komision me tri vota për, 3 vota kundër, një abstenim dhe, besoj edhe një votë në mungesë, që
    është e kolegut Ali Berisha, i cili është nënshkrues i këtij grupi që e propozon ligjin, ne
    konsiderojmë se ligji nuk i mori votat në komision, por meriton të analizohet dhe të diskutohet
    në kuptimin gjithëpërfshirës, sepse është në interes të një popullate, e cila ka nevojë për këtë ligj.
    Ne si komision në vazhdim kemi formuar edhe Grupin Punues, duke konsideruar se në këtë
    mbledhje, pas debatit do të marrë votën pozitive dhe do të vazhdojmë që të bisedojmë edhe me
    shoqërinë civile, e cila ka një përvojë për këto organizata dhe, natyrisht edhe me vendet, të cilat
    kanë suksese sa i përket ligjit të tillë. Ju faleminderit, besoj që diskutimi do të rrjedhë në
    kuptimin pozitiv që ligji të aprovohet, si kryetare e komisionit flas. Faleminderit!
  • Faleminderit! Komisioni ka dhënë mendimin e tij për mosmiratimin e tij,
    propozuesja nuk është këtu dhe përderisa nuk është, ne e kemi praktikuar ndonjëherë edhe kur
    s’ka qenë Qeveria të flasë, por meqenëse propozuesja është deputete, mendoj që duhet ta shtyjmë
    për seancën e ardhshme që të ketë mundësi edhe ajo ta prezantojë ligjin.
    Ose po e shqyrtojmë dhe po e votojmë, si të doni!
    47
    A ka dikush prej grupit të deputetëve propozues, i cili mund të diskutojë sa i përket çështjes së
    ligjit dhe ta shqyrtojmë apo doni ta shtyjmë për seancën tjetër?
    S’do kurrkush që të diskutojë prej komisionit, atëherë e shtyjmë për seancën e radhës ose në
    Kryesi e vazhdojmë diskutimin.
    11. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit
    për periudhën 2017-2021
    Komisioni Funksional për Integrime Evropiane në bazë të nenit 62, paragrafi 1 dhe nenit 57,
    paragrafi 1 të Rregullores së Kuvendit e ka shqyrtuar Programin Kombëtar për zbatimin e
    Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit për periudhën 2017-2021 dhe Kuvendit i ka rekomanduar
    për miratim.
    Ftoj përfaqësuesin e Qeverisë të paraqesë dhe ta arsyetojë programin, zonja Mimoza Ahmetaj.
  • Faleminderit, i nderuar kryesues!
    I nderuar zëvendëskryeministër,
    Deputetë të nderuar,
    Më lejoni të paraqes para jush Programin Kombëtar të Republikës së Kosovës për zbatimin e
    Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim për periudhën 2017-2021.
    Programi i hartuar në bashkëpunim të ngushtë me institucionet zbatuese përmban masat
    afatshkurtra 1-vjeçare dhe prioritetet afatmesme 5-vjeçare që kanë për qëllim përmbushjen e
    detyrimeve që burojnë nga Marrëveshja për Stabilizim-Asociim. Përveç reformave kyçe,
    politike, ekonomike që kërkon Marrëveshja për Stabilizim- Asociim, Programi parasheh masa
    konkrete në kuadër të 33 kapitujve të ‘acquis communautaire’ të BE-së. Bazuar në strukturën e
    kritereve të Kopenhagës, të gjitha masat dhe prioritetet janë të ndara në tri blloqe dhe në 40
    kapituj. Secili kapitull përmban pjesën narrative dhe tabelën e masave afatshkurtra, e cila
    përmban masat legjislative dhe zbatuese.
    Propozimi gjithashtu përcakton qartë përgjegjësitë e institucioneve për zbatimin e këtij programi,
    si dhe afatet kohore të përmbushjes së këtyre veprimeve dhe burime buxhetore. Programi
    përmban gjithsej rreth 930 masa, nga të cilat 260 janë masa legjislative dhe rreth 607 të tjera janë
    masa zbatuese. Në anën tjetër, programi gjithashtu përmban prioritetet afatmesme në secilin
    kapitull. Këto prioritete japin një orientim të përgjithshëm të zhvillimit të sektorit përkatës
    përgjatë periudhës 2017-2021, me qëllim zbatimin e Marrëveshjeve për Stabilizim-Asociim dhe
    kërkesat e tjera që dalin nga procesi i integrimit evropian.
    48
    Më lejoni, të nderuar deputetë, gjithashtu t’ju njoftoj se ky program e ka marrë aprovimin edhe
    në dy komisionet: në Komisionin për Integrim Evropian, si dhe në Komisionin për
    Implementimin e Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim. Prandaj, do t’ ju ftoj edhe juve që ta
    votoni sot. Programi po ashtu e ka edhe koston totale të zbatimit, e cila është përafërsisht në 484
    milionë euro, nga të cilat 398 milionë janë të ndara nga buxheti shtetëror dhe 86 milionë nga
    mbështetja e donatorëve.
    Më lejoni edhe një herë të kërkoj nga ju që ta votoni këtë program. Faleminderit!
  • Faleminderit, zonja Ahmetaj! E ftoj përfaqësuesin e Komisionit për Integrime
    Evropiane, zonja kryetare nuk është këtu, është dikush i autorizuar të flasë?
    Zonja Bajrami, urdhëroni!
  • Faleminderit, kryesues!
    Komisioni për Integrime Evropiane në mbledhjen e mbajtur më 4 prill 2017 e ka shqyrtuar
    Programin Kombëtar për zbatimin e MSA-së 2017-2021 dhe ka rekomanduar për miratim në
    seancën plenare.
    Programi Kombëtar për Zbatim të MSA-së përcakton një kornizë gjithëpërfshirëse të reformave
    afatmesme për periudhën e ardhshme 5-vjeçare 2017-2021, për zbatimin e MSA-së dhe
    përafrimin e legjislacionit kombëtar me atë të BE-së, si dhe zbatimin e legjislacionit të përafruar.
    Të gjitha masat dhe prioritetet janë të ndara në tri blloqe: kritere politike, ekonomike dhe
    standardet evropiane, përafrim i legjislacionit të Kosovës me atë ‘acquis communautaire’ të BE-
    së.
    Sa i përket strukturës së programit, ai është ndarë në dy pjesë: pjesën përshkruese tekstuale dhe
    në pjesën tabelore. Në kuadër të programit për zbatim të MSA-së 2017-2021 parashihet zbatimi i
    930 masave, respektivisht i 260 masave legjislative dhe i rreth 670 masave zbatuese, atë që e tha
    edhe ministrja.
    Komisioni për Integrime, në kuadër të fushëveprimtarisë së vet, në baza të rregullta do të bëjë
    mbikëqyrjen e zbatimit të këtij programi, andaj edhe rekomandojmë që ky program të miratohet
    si i tillë. Faleminderit!
  • Faleminderit! Dikush, zoti Haradinaj, s’është këtu. Zoti Nait Hasani, s’është këtu,
    zoti Fatmir Xhelili.
  • Faleminderit, nënkryetar!
    Përshëndetje për ju,
    49
    Përshëndetje për ministren,
    Përshëndetje për të nderuarit deputetë të Parlamentit tonë,
    Korniza e planifikimit të politikave dhe ajo e ndërveprimit institucional mes dy palëve, pra e
    Kosovës dhe Bashkimit Evropian, ka avancuar dhe është bërë më dinamike me fokus në
    zbatimin e reformave që kërkon MSA-ja.
    Në këtë kontest të ri, i cili kërkon dinamizmin e reformave dhe përkushtimin politik shumë më të
    madh në këtë drejtim, zbatimi i MSA-së zhvillohet në kuadër të dy kornizave të planifikimit të
    politikave; programet për zbatimin e MSA-së dhe agjendës për reforma evropiane. Me fjalë të
    tjera, Programi Kombëtar për zbatimin e MSA-së është kornizë ombrellë, ndërsa agjenda e
    reformave evropiane shërben si dokument më i fokusuar që paraqet prioritetet afatmesme dhe
    masat afatshkurtra për diskutime të vazhdueshme ndërmjet palëve nënshkruese të MSA-së, në
    nivelin më të lartë politik dhe reformat kyçe që do t’i zbatojë Kosova në procesin e aderimit në
    BE.
    Programi Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit përcakton një kornizë
    gjithëpërfshirëse të reformave afatmesme për periudhën e ardhshme 5-vjeçare 2017-2021 për
    zbatimin e MSA-së dhe përafrimin e legjislacionit kombëtar me atë të BE-së, si dhe zbatimin e
    legjislacionit të përafruar. Pra, ajo përmban masa afatshkurta për vitin 2017 dhe prioritete
    afatmesme, respektivisht masa e prioritete legjislative dhe masa e prioritete zbatuese. Bazuar në
    strukturën e kritereve të Kopenhagës, të gjitha masat dhe prioritetet janë të ndara në tri blloqe: në
    kritere politike, kritere ekonomike dhe standardet evropiane, gjegjësisht përafrimi i legjislacionit
    të Kosovës me ‘acquis communautaire’ të BE-së.
    Andaj, edhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës propozon që kjo të miratohet
    në Kuvend sot dhe me këtë do të krijohet një hapësirë e volitshme për zbatimin e masave të
    Stabilizim-Asociimit, të cilat janë parë me programin për zbatimin e këtyre masave.
    Faleminderit!
  • Faleminderit! Zonja Vjosa Osmani, Ismet Beqiri e ka kërkuar fjalën, me kartelë
    tënde?
  • Faleminderit, zoti nënkryetar!
    Edhe Grupi ynë Parlamentar, bazuar në punën që është bërë dhe në analizën e këtij programi në
    dy komisionet gjegjëse, atë për Marrëveshje të Stabilizim-Asociimit dhe të Komisionit për
    Integrime. Ne si grup parlamentar mbështesim një program të tillë për afatin e përcaktuar,
    gjegjësisht për periudhën 2017-2021, dhe e kemi ditur se kjo marrëveshje që në fillim krijon
    edhe obligime të caktuara, të cilat pastaj ne si shtet, si institucione, varësisht nga përgjegjësia e
    secilit prej nesh, do të duhej t’i kryenim ose do t’i kryejmë veçmas për periudhën për të cilën po
    flasim.
    50
    Unë pa hyrë t’i analizoj, sepse u thanë edhe nga parafolësit për ndarjen, formën, kriteret, e të
    tjera të këtij programi, edhe një herë e konfirmoj mbështetjen e Grupit Parlamentar dhe ne do ta
    votojmë këtë program për periudhën 2017-2021. Faleminderit!
  • Faleminderit! Zonja Demaku e ka fjalën.
  • Faleminderit, kryesues!
    Në fakt, u tha edhe më herët këtu se cilat janë masat që duhet ndërmarrë në bazë të këtij plani.
    Është e qartë që masat legjislative përbëjnë një përqindje tepër të vogël, afro 20% të masave që
    duhet ndërmarrë në këtë plan kombëtar, ndërsa 70% janë masa zbatuese dhe kritika jonë
    kryesore mbetet këtu, do të thotë, nga përvoja që kemi pasur nga e kaluara me qeveritë dhe këtë
    Qeveri, posaçërisht, është se zbatueshmëria është në nivel tepër të ulët dhe kemi tepër pak
    shpresë që kjo mund të ndryshojë.
    Shpresa jonë e vetme dhe mbështetja jonë e vetme mund të vijë, me shpresën do të thotë ta kemi
    një qeveri në të ardhmen, e cila vërtet përkushtohet në këtë agjendë evropiane, e cila është
    ndoshta nga pikat e pakta që bashkon opozitën me pozitën, në këtë rast. Kështu që le të
    shpresojmë që zbatueshmëria të ketë një mbështetje të thellë dhe të madhe nga Qeveria. E di që
    ministrja nuk e bart barrën kryesore, do të thotë, për zbatimin, sepse është në kuadër të
    raportimit, e cila mbledh, grumbullon apo shpërndan detyra dhe më pas i merr rezultatet,
    megjithatë do të thotë opozita kritikën kryesore e ka këtu: te zbatueshmëria e këtij plani.
    Faleminderit!
  • Faleminderit! Zoti Muharremaj e ka fjalën.
  • Faleminderit, kryesues!
    Të nderuar deputetë,
    Duke qenë se MSA-ja është nënshkruar nga kjo Qeveri me fusnotë, duke nxjerrë vetëm inicialet
    e nënshkruesve, pa përmendur Kosovën si shtet, titujt e institucioneve të shtetit apo funksionet.
    Ne presim që kështu të bëhet me vetë Programin Kombëtar për zbatimin e MSA-së. Pra, krejt
    çka është në gjendje të bëjë kjo Qeveri me këtë program është të lërë vetëm inicialet, e asgjë
    tjetër. Më 10 mars të këtij viti Qeveria e Kosovës ka miratuar Programin Kombëtar për zbatimin
    e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit për periudhën 2017-2021, por ky program nuk mund të
    arrihet me këtë dinamik çfarë e ka sot kjo Qeveri. Ta zëmë, kërkohet sundimi i ligjit, këta vetë
    janë duke sunduar në emër të ligjit, por sundim të ligjit nuk ka në Kosovë.
    Pra, ashtu si MSA për Kosovën, që nuk është qind për qind si ka qenë MSA-ja për shtetet e tjera
    të rajonit, por është ekuivalente në MSA-në, a do të jetë edhe ky Program Kombëtar ekuivalent
    me Programin Kombëtar përballë MSA-ve? Kërkohet zhvillim ekonomik, po, këta e kanë
    51
    zhvilluar vetveten, por jo Kosovën dhe qytetarët e rëndomtë janë duke jetuar më keq se dje. A
    dinë të na tregojnë se çfarë programi pretendon të arrijë, cilat janë prioritetet strategjike për këto
    vite. Gjatë vitit të kaluar kjo qeveri, por edhe ajo paraprakja ka dashur në prioritet që të bëjnë
    Kosovën të qëndrueshme, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, eksport, punësim dhe mirëqenie,
    zhvillimin e shëndetësisë moderne, arsim, sundim të ligjit dhe shtet të së drejtës. Këto janë
    agjendë evropiane, por fillimisht duket që janë agjenda për vetveten.
    S’po përmend këtu politikën e jashtme apo zhvillimin rinor, apo në shkencë dhe kulturë që s’bën,
    që përveç tjetër, por rastin që iniciativa individuale, të cilat vetëm nëse nuk kanë raste si ato të
    fundit.
    Kosova ka qenë në gjendje të përfitojë nga MSA-ja. A e keni treguar një aftësi të Kosovës për ta
    arritur prodhimin me këtë dhe me eksportin në BE? A keni përfituar nga kjo marrëveshje edhe në
    profesionalizimin e administratës dhe përafrimin e standardeve me ato të BE-së në të gjitha
    fushat, të cilat i përfshin MSA-ja?
    Pra, thënë më ndryshe, shumica e atyre pak gjërave që janë arritur janë në shenjë të shpërblimeve
    për Kosovën për shkak të dialogut, krejtësisht nënshtrues, me Serbinë. Jo pse Qeveria që nga
    shpallja e pavarësisë ka bërë punë që t’i kemi ato për shpërblim.
    Këtë Program Kombëtar që sot po e shqyrtojmë do të mund ta mbështetim vetëm nën idenë dhe
    angazhimin për të kundërshtuar Qeverinë dhe normalisht pastaj ta ndryshojmë edhe dinamikën e
    angazhimit në përmbushjen e një programi të tillë për MSA-në e vërtetë për përafrimin me BE-
    në, jo vetëm participim. Faleminderit!
  • Faleminderit! Zonja Osmani e ka fjalën. Më fal, Valdete Bajrami. Me radhë,
    megjithatë u paraqite vonë Valdete.
  • Faleminderit, kryesues! Kërkoj falje!
    Ashtu siç u përmendën vërejtjet edhe nga parafolësit, nuk dua t’i përsëris. Edhe ne i kemi
    rezervat tona dhe mosbesimin tonë që ky program do të mund të zbatohet ashtu në përpikëri,
    duke ditur që pikërisht politika drejt Bashkimit Evropian, ose rruga jonë drejt Bashkimit
    Evropian është në ngecje e sipër dhe kjo falë politikëbërjes së kësaj Qeverie, por edhe qeverive
    të mëparshme.
    Po ashtu, ka vërejtje edhe sa i përket qasjes, e cila i është bërë këtij programi, mirëpo ne
    shpresojmë, ashtu siç u tha edhe këtu, që së paku të gjejë miratim, ose zbatim, nga Qeveria ky
    Program Kombëtar për zbatimin e MSA-së. Faleminderit!
  • Faleminderit! Fjalën e ka zonja Osmani.
    52
  • Faleminderit!
    Ky Kuvend i Kosovës edhe në legjislaturat paraprake ka miratuar një sërë planesh kombëtare që
    kanë të bëjnë me procesin e integrimit evropian.
    Pa dyshim që ky që ka të bëjë me Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim si marrëveshje e parë
    kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian e ka një rëndësi më të madhe. Mirëpo,
    për t’i dhënë vërtet rëndësi do të duhej edhe që puna në zbatimin e masave që dalin nga MSA-ja
    të jetë e njëjtë. Fatkeqësisht, sipas planit të Qeverisë për 6-mujorin e parë pas nënshkrimit të
    MSA-së, faktikisht pas hyrjes në fuqi të MSA-së dhe sipas studimeve të Shoqërisë Civile vetëm
    27% janë implementuar në atë gjashtëmujor dhe unë shpresoj shumë që dinamika e Qeverisë të
    jetë rritur në ndërkohë, sepse në qoftë se vazhdohet me ritmin e njëjtë vërtet do të bëhet një kohë
    tepër e gjatë derisa të implementohet MSA-ja në tërësi.
    Unë e kuptoj shumë mirë që për disa prej masave implementimi nuk fillon menjëherë, sepse ka
    periudhë të caktuar, për shembull, për disa është 3 vjet, për disa 5 vjet dhe për to kemi negociuar
    vetë që të zgjaten, megjithatë diskutimi lidhur me rëndësinë e implementimit të MSA-së nuk
    duhet të mbetet vetëm teknik. Duhet ta kuptojmë si Republikë e Kosovës që në momentin kur ne
    i zbatojmë përgjegjësitë që dalin nga kjo marrëveshje ne mund të aplikojmë për statusin e
    kandidatit për Bashkimin Evropian.
    Natyrisht se do të kemi pengesa politike sa i përket pesëshes mosnjohëse në BE, mirëpo ka
    ardhur koha që si Republikë e Kosovës të fillojmë të flasim për statusin e kandidatit edhe këtu në
    institucionet e Kosovës, por edhe në dialogun e Brukselit, sepse përderisa Serbia po ecën me një
    ritëm shumë më të shpejtë, përkundër faktit që vazhdon që të krijojë destabilitet në rajon, Kosova
    duke e luajtur një rol krejt të kundërt, pra shumë konstruktiv, duke u treguar si faktor i stabilitetit
    në rajon dhe duke treguar konstruktivitet sa u përket marrëdhënieve me fqinjët, megjithatë nuk
    po shpërblehet me hapa konkretë sa i përket afrimit me BE-në.
    Prandaj, duhet të flasim vazhdimisht për statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian, por në të
    njëjtën kohë të tregojmë seriozitet të njëjtë sa i përket implementimit të masave që dalin nga
    Marrëveshja për Stabilizim-Asociim.
    U tha këtu me të drejtë që shumica e obligimeve janë obligime të Ekzekutivit. Vetëm 20%
    përafërsisht janë masa legjislative që duhet të dalin nga ky Kuvend, mirëpo detyra e Kuvendit
    nuk është vetëm prodhimi i ligjeve. Detyra e Kuvendit është edhe mbikëqyrja efektive e
    Qeverisë sa i përket zbatimit të këtyre masave. Prandaj, edhe si komisione, por edhe këtu në
    seancë plenare, duhet ta rritim mbikëqyrjen në raport me Qeverinë sa u përket masave që dalin
    nga MSA-ja.
    53
    Në fund, unë e inkurajoj Ministrinë e Integrimit Evropian, që të vazhdojë me fushatën
    vetëdijesuese, sa u përket përfitimeve që mund të kenë qytetarët e Kosovës apo bizneset lidhur
    me masat që dalin nga MSA-ja, sepse fatkeqësisht është një marrëveshje, e cila akoma mbetet
    shumë abstrakte për shumicën e qytetarëve të Kosovës dhe nuk e dinë se çka saktësisht
    nënkupton ajo. Pra, është shumë me rëndësi që edhe ne si Kuvend i Kosovës, por në veçanti
    Ministria e Integrimit Evropian ta bëjë punën e vet në këtë drejtim, që edhe qytetarët t’i ndiejnë
    përfitimet drejtpërdrejtë, por edhe ne të ecim me hapa shumë më të shpejtë në zbatimin e kësaj
    marrëveshjeje të rëndësishme për Kosovën. Faleminderit!
  • Faleminderit! Zoti Xhelili, dy herë dëshiron të diskutosh? Ani, zoti Xhelili e ka
    fjalën.
  • Unë nuk do ta zgjas, zoti nënkryetar. Faleminderit për fjalën!
    Në vazhdën e asaj që tha zonja Osmani, unë i kisha propozuar Kuvendit që sot ta miratojë një
    qëndrim, ose një vendim, që dy herë në vit, së paku çdo gjashtë muaj, të mbahet një raportim për
    të arriturat e masave, të cilat i zbatojnë institucionet tona dhe të bëhet ai vlerësim, në mënyrë që
    të jetë vazhdimisht në fokus agjenda evropiane edhe zbatimi i masave të Programit Kombëtar për
    zbatimin e masave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.
    Kështu që Kuvendi domosdo në këtë mënyrë do të mund ta luante rolin e vet edhe përkundër
    kësaj, atëherë do të ishte koncentruar edhe komisioni në mbikëqyrjen e disa ligjeve të posaçme,
    që janë të rëndësishme në disa fusha, posaçërisht në drejtim të zbatimit të ligjit. Faleminderit!
  • Faleminderit! Nënkryetar i Kuvendit, zoti Hamiti e ka fjalën.
  • Faleminderit, zoti kryesues!
    Unë mendoj që sot duhet ta miratojmë patjetër këtë strategji nacionale, edhe pa kualifikime
    pushtetmbajtëse apo vullnete për pushtet, sepse është për pesë vjet dhe për pesë vjet kurrkush s’e
    ka të garantuar që është në pushtet, as këta që janë, as ata që vijnë, edhe as ata që eventualisht
    ndërrohen.
    Prandaj, është mirë që bile në këto raste, në projekte nacionale, që janë strategjike, të mos flitet
    me stërpikje momentale politike.
    E dyta, Komisioni për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, që është komision i përbashkët i
    Kuvendit të Republikës dhe i Parlamentit Evropian, e ka pasur një aktivitet të jashtëzakonshëm
    brenda dy mbledhjeve. Mbledhjet, siç e dini, mbahen çdo gjashtë muaj, për t’i dëgjuar raportet e
    ministrive të Qeverisë së Republikës së Kosovës dy herë brenda këtij gjashtëmujori, lidhur me
    sukseset, detyrimet, qoftë legjislative, qoftë zbatuese të programit.
    54
    Unë mendoj që ka qenë një bashkëbisedim shumë konkret deri në nivelin e përqindjeve të
    realizimeve, edhe në legjislacion, edhe në zbatim, dhe të gjitha këto do të marrin kurorë në
    mbledhjen e përbashkët të komisionit, që do të mbahet pas dy ditësh, në Prishtinë. Atje do të
    jemi ballë për ballë edhe me pjesën e komisionit që vjen nga Bashkimi Evropian, edhe me
    Ekzekutivin e Kosovës, që i merr përgjegjësitë për realizimin e programit, edhe me Legjislativin,
    që është përfaqësimi i Kuvendit tonë në këtë komision.
    Pra, desha të them që ka rezultate, ka dhe shënime të sakta të ministrive rreth pengesave, qoftë
    atyre legjislative, qoftë atyre ekzekutive. Me një fjalë, brenda Kuvendit, institucioneve të
    Kuvendit, të Qeverisë dhe të Kuvendit, ka një dialog të fuqishëm të diskutimit rreth këtij
    programi dhe ajo do të shihet, unë besoj, në vepër brenda dy ditësh. Kaq kisha për sot.
    Faleminderit!
  • Faleminderit! Nuk ka të tjerë të paraqitur. Zonja ministre Ahmetaj, e keni fjalën
    përfundimtare.
  • Faleminderit, kryesues!
    Të nderuar deputetë,
    Faleminderit për diskutimet dhe komentet lidhur me programin, të cilat ne me vëmendje do t’i
    përcjellim dhe do të mundohemi që në të gjitha komentet që ju i dhatë të përgjigjemi me punë
    dhe me harmonizim të veprimeve si Qeveri, po ashtu edhe Kuvendi.
    Më lejoni vetëm ta bëj një sqarim, që unë si ministre dhe Ministria e Integrimit Evropian në
    vazhdimësi raportojmë te Komisioni për Integrime Evropiane dhe, po ashtu, edhe te Komisioni
    për Implementimin e Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim se ku qëndrojmë, si në baza mujore,
    edhe në raporte periodike, se ku qëndrojmë me implementimin e Marrëveshjes për Stabilizim-
    Asociim.
    Në raportin detaj të vitit të kaluar që ministria e ka bërë, Marrëveshja për Stabilizim-Asociim
    nuk është realizuar 27%, sipas të dhënave në gjashtëmujorin e parë të Shoqërisë Civile, por është
    realizuar mbi 50%. Këto janë shifra, statistika në detaje, që ne i kemi bërë, jo ne si ministri, por
    në harmonizim dhe bashkëveprim me të gjitha ministritë e linjës, që kanë për detyrë ta
    implementojnë Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim.
    Sigurisht, me vetë faktin që unë e përmenda që ky program është i buxhetuar deri në detaje
    tregon që ne e kemi planifikuar me saktësi edhe realizimin dhe implementimin e tij. Sigurisht, ju
    jeni Kuvendi që do të na mbani ne në vazhdimësi përgjegjës për realizimin e objektivave, që janë
    tonat si Qeveri, por edhe të Kuvendit dhe të Kosovës si shtet. Ju falënderoj edhe një herë për
    kontributin!
    55
  • Faleminderit, zonja ministre! Sa i përket votimit, ne po vazhdojmë me diskutime,
    për shkak se deputetët nuk janë aq sa duhet... Atëherë, regjia, ju lutem t’i bini ziles! Ka qenë
    mirë të jenë në sallë, katër-pesë pika para pauze e përfundojmë dhe...
    (Ndërprerje e incizimit)
    Faleminderit! Në sallë i kemi 67 deputetë. Lus regjinë dhe deputetët, të përgatiten për votim, për
    ta votuar shqyrtimin e Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit
    për periudhën 2017 - 2021. Votojmë tash!
    E përsëritim edhe një herë, ju lus, për shkak të pengesave teknike në sistem. Lus regjinë dhe
    deputetët të përgatiten për votim. Votojmë tash!
    Unë mendoj se pavarësisht atyre që duan ta sabotojnë votimin, programi do të vazhdojë të
    realizohet, kështu që kujt i mbushet mendja për të votuar, voton. Ju që doni të sabotoni gjithçka,
    sabotoni, vazhdoni derisa të mundni. Faleminderit!
    12. Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe
    Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me propozimin e vendimit të Avokatit të Popullit
    për zgjedhjen e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit
    Komisioni Funksional e ka shqyrtuar propozim-vendimin e Avokatit të Popullit për zgjedhjen e
    pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit dhe Kuvendit ia ka rekomanduar për mosmiratim.
    Unë dua të ndalem këtu: Nuk ka parlament në botë që e shqyrton propozimin e komisionit, ose
    që e fut në shqyrtim propozimin e komisionit, pa kaluar në komision. Ne s’e kemi kështu, por po
    e shqyrtojmë, po e dëgjojmë dhe realisht, në përputhje me ligjin, nuk është dashur të vijë kjo në
    shqyrtim në Parlament fare, për faktin se nuk është numri i caktuar i atyre të propozuarve nga
    komuniteti serb, ose nga Lista serbe, qysh bëhet propozimi për numrin e caktuar të zëvendësve të
    Avokatit të Popullit.
    Sidoqoftë, unë ia jap fjalën, sipas rregullave, kryetares së Komisionit Funksional, zonjës Lirije
    Kajtazi, që të paraqesë dhe arsyetojë rekomandimin për mosmiratimin e propozim-vendimit të
    Avokatit të Popullit.
  • Faleminderit, kryesues!
    Të nderuar deputetë,
    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në
    mbledhjen e mbajtur më 27 mars 2017, bazuar në nenin 10 të Ligjit për Avokatin e Popullit, neni
    7 i Rregullores për procedurën e zgjedhjes dhe shkarkimit të Avokatit të Popullit dhe të
    56
    zëvendësve të tij dhe nenin 62 të Rregullores së Kuvendit e shqyrtoi propozim-vendimin nr.
    20/2017 të datës 20 mars 2017 të Institucionit të Avokatit të Popullit për kandidatët e propozuar
    për zgjedhjen e pesë zëvendësve të Avokatit dhe vendosi që Kuvendit të Republikës së Kosovës
    t’ia paraqesë këtë:
    R e k o m a n d i m:
    1. Propozim-vendimi nr. 20/2017, datë 10 mars 2017, i Avokatit të Popullit për kandidatët e
    propozuar për zgjedhjen e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit t’i kthehet Institucionit të
    Avokatit të Popullit.
    2. Propozimi për kandidatët për zëvendës të bëhet në përputhje me nenin 10, paragrafi 3 i Ligjit
    nr. 05/L-090 për Avokatin e Popullit dhe në përputhje me nenin 8, paragrafi 3 i Rregullores për
    procedurat e zgjedhjes dhe shkarkimit të Avokatit të Popullit dhe të zëvendësve të tij.
    A r s y e t i m:
    Institucioni i Avokatit të Popullit i ka propozuar kandidatët për zgjedhjen e pesë zëvendësve dhe
    sipas propozim-vendimit nr. 20/201, datë 10 mars 2017, nuk është plotësuar kriteri i propozimit
    të së paku dy kandidatëve nga komunitetet që nuk janë shumicë në Kosovë.
    Ky propozim-vendim duhet të jetë në pajtim me nenin 10 të Ligjit për Avokatin e Popullit dhe
    gjithashtu me nenin 8, paragrafi 3 i Rregullores për procedurat e zgjedhjes dhe shkarkimit të
    Avokatit të Popullit dhe zëvendësve të Avokatit, ku thuhet për një pozitë, zëvendës të Avokatit të
    Popullit nga radhët e komuniteteve joshumicë dhe për një pozitë zëvendës i Avokatit të Popullit
    nga radhët e gjinisë tjetër nga ajo e Avokatit të Popullit, votimi bëhet i ndarë sipas propozimit të
    Avokatit të Popullit.
    Pra, rekomandimi është që t’i kthehet Avokatit, në mënyrë që të plotësohet ky kusht ligjor.
  • Faleminderit! Zonja Musliu e ka kërkuar fjalën, në emër të... Ku është zonja
    Musliu? S’është. Në rregull! Zoti Haskuka e ka fjalën.
  • Unë e mora fjalën në emrin tim personal, por edhe të Grupit
    Parlamentar “Vetëvendosje” për të thënë që ky rekomandim i komisionit është shkelje flagrante
    e pavarësisë së Institucionit të Avokatit të Popullit, ngase Avokati i Popullit ka propozuar dhjetë
    emra. Brenda atyre dhjetë emrave për zëvendës-avokat është një person që është i komuniteteve
    joshumicë dhe katër të gjinisë femërore.
    Me këtë faktikisht Avokati i Popullit e ka respektuar edhe Kushtetutën, edhe ligjin, por në ligj
    përcaktohet që Avokati i Popullit për zgjedhjen e një zëvendësi propozon së paku dy kandidatë.
    57
    Domethënë, këtu nuk thotë çfarë kandidatësh dhe për pesë zëvendës- avokatë të popullit, ai ka
    propozuar dhjetë kandidatë, që Kuvendi ta zgjedhë. Pastaj, në aspektin e procedurës, në
    procedurë nuk përcaktohet nëse duhet të jenë lista të ndara apo kështu, por në aspektin e
    procedurës thotë që gjatë procedurës së zgjedhjes së kandidatëve për zëvendës të Avokatit të
    Popullit duhet të sigurohet përfaqësimi etnik dhe gjinor. Të paktën njëri nga zëvendësit e
    Avokatit të Popullit duhet të jetë pjesëtar i njërit nga komunitetet dhe gjinisë tjetër, e cila
    ndryshon nga ajo e Avokatit të Popullit.
    Në këtë aspekt, domethënë Kuvendi ka mundur ta nxjerr listën ashtu siç është dhe të kërkojë që
    të votohet kandidati jominoritet, po ose jo, edhe kandidatët tjerë, të cilët kanë qenë në aspektin e
    listës, ashtu siç është propozuar.
    Tani me kthimin mbrapa të listës së kandidatëve për Avokat të Popullit, faktikisht ky Kuvend do
    ta shkelë Kapitullin 12 të Kushtetutës për institucionet e pavarura, ngase Kuvendi po thotë që ju
    nuk mund t’i zgjidhni zëvendësit e juaj, por duhet të bëni sipas kërkesave të komisionit, ngase si
    për shembull, neni 132, pika 2 thotë që Avokati i Popullit është i pavarur në ushtrimin e detyrës
    dhe nuk pranon udhëzime e ndërhyrje nga organet.
    Në momentin që ne do të kërkojmë Avokatit të Popullit që ta ndajë listën dhe në listë të ketë një
    kandidat, i cili, si për shembull, nga komunitetet joshumicë, e cila është e dyta në listë së bashku
    me kandidatin tjetër, i cili është 35-ti në listë, atëherë në momentin që ky institucion e zgjedh
    kandidatin e 35-të në listë, kjo do të jetë edhe shkelje e kualitetit të zëvendës-avokatëve të
    popullit, por edhe shkelje e të së drejtës së Avokatit të Popullit për punën e tij të pavarur.
    Pastaj, neni 133, pika 1 thotë që Avokati i Popullit është i pavarur. Pika 2 thotë që Avokati i
    Popullit ka një ose më shumë zëvendës, numri, mënyra e përzgjedhjes dhe mandati i tyre
    rregullohet me ligj. Të paktën një zëvendës i Avokatit të Popullit duhet të jetë pjesëtar i
    komuniteteve joshumicë. Domethënë, në të gjitha këto pika Avokati i Popullit faktikisht i ka
    respektuar dhe na ka dhënë edhe një kandidat, i cili është joshumicë.
    Në fund po them që Avokati i Popullit e ka plotësuar edhe kushtin ligjor, ngase ai i ka dërguar
    dhjetë kandidatë për pesë pozita të zëvendës-avokatëve dhe çka është dashur të bëjë komisioni,
    është që ta procedojë listën dhe ndoshta lista të ndahet për ta votuar anëtarin e komunitetit
    joshumicë dhe pjesën tjetër. Por, unë këtu edhe një herë desha ta theksoj edhe këtë, në momentin
    që ne për shkak të Rregullores shkojmë në kundërshtim me ligjin dhe me Kushtetutën, se tash
    për shkak të një pike të Rregullores po shkojmë në kundërshtim me ligjin, por në kundërshtim
    edhe me Kushtetutën e Kosovës. Pra, po e shkelim parimin e pavarësisë së Avokatit të Popullit
    për shkak të një pike, e cila faktikisht nuk është e specifikuar edhe ashtu qartë. Këtu, për
    shembull, kërkohet që njëra nga pozitat të jetë e gjinisë së kundërt nga Avokati i Popullit.
    58
    Ne në listë i kemi katër persona të gjinisë femërore. Çka nëse Kuvendi do të kishte zgjedhur
    katër gra, e jo bura. Me ndarjen e listës në baza gjinore, ne faktikisht po e shkelim të drejtën e
    kandidateve të tjera të zgjidhen si zëvendëse të Avokatit të Popullit.
    Në momentin që e ndajmë listën për meshkuj dhe për femra, atëherë me një farë aspekti po ua
    pamundësojmë kandidateve gra, të cilat janë në listë të zgjidhen si zëvendëse të Avokatit të
    Popullit, edhe me një farë aspekti duke u bazuar në një rregullore të procedurës zgjedhore të
    zëvendësve të Avokatit, ne faktikisht po i shkelim të drejtat bazike të qytetarëve të Kosovës,
    duke i diskriminuar, edhe pse po paraqesin si diskriminim pozitiv. Faktikisht është diskriminim
    negativ, ngase po pamundësojmë të zgjidhen më shumë gra zëvendëse të Avokatit apo më shumë
    persona të minoriteteve si zëvendës të Avokatit.
    Këtë e themi vetëm si, një duhet të zgjidhet ose vetëm këtë.
    Duke i marrë parasysh të gjitha këto, unë besoj që është dashur ne ta votojmë listën ashtu si është
    dërguar nga Avokati i Popullit. Faleminderit!
  • Faleminderit! Unë nuk po dua të të sqaroj, komisioni le ta bëjë. Zonja Mustafa e
    ka fjalën, në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së.
  • Faleminderit, kryesues!
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka analizuar rekomandimin e Komisionit për të Drejtat
    e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me propozim-vendimin e
    institucionit të Avokatit të Popullit për zgjedhjen e pesë zëvendësve të tij.
    Mbështesim rekomandimin e komisionit që ky propozim-vendim t’i kthehet Avokatit të Popullit,
    sepse sipas Ligjit për Institucionin e Avokatit të Popullit dhe Rregullores së Kuvendit për
    zgjedhjen dhe shkarkimin e Avokatit të Popullit dhe zëvendësve të tij nuk plotësohen kushtet me
    këtë propozim-vendim, për arsye se institucioni i Avokatit të Popullit ka propozuar kandidatët
    për zgjedhjen e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit dhe sipas propozim-vendimit 20/201,
    datë 10 mars 2017, nuk është plotësuar kriteri i propozimit të së paku dy kandidatëve nga
    komuniteti që nuk janë shumicë në Kosovë.
    Ne si grup parlamentar kërkojmë që zgjedhja e zëvendësve të Avokatit të Popullit, edhe pse është
    e vonuar, të bëhet në harmoni me ligjin dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit për zgjedhjen dhe
    shkarkimin e zëvendësve të Avokatit të Popullit.
    Prandaj, kërkojmë që kjo të shtyhet, të plotësohet me komunitetin joshumicë dhe të na sillet neve
    në Kuvend. Faleminderit!
    59
  • Faleminderit! Zonja Teuta Haxhiu, në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së, e
    ka fjalën.
  • Atëherë po e arsyetoj votën time kundër në komision. Vërtet institucioni i
    Avokatit të Popullit, si kategori kushtetuese dhe si institucion i pavarur, me një detyrë dhe shumë
    rekomandime, të cilat prej vitit në vit kanë shënuar rritje deri në 200 për qind dhe duke e ditur
    që, mbi të gjitha, institucioni është për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ne nuk mendoj që jemi
    më ekspertë se sa vetë Avokati me stafin dhe nga arsyeshmëria që e kemi pasur me orë të tëra, të
    mos them në komision vetë Avokatin për sqarimet e tij, unë mendoj që Avokati nuk ka bërë
    shkelje dhe të mos harrojmë se rregulloret janë akte nënligjore, kurse ligji është që rregulloret
    derivojnë nga vetë ligji.
    Prandaj, në bazë të ligjit Avokati ka vepruar drejt, ai i ka përmbushur të gjitha faktet duke sjellë
    10 kandidatë në mesin e tyre, pra nga të dy gjinitë, po edhe nga komuniteti dhe nëse duam që
    vërtet brenda institucionit të Avokatit të Popullit të ketë njerëz me vlera, duke i përmbushur të
    gjitha kriteret, pa lënë anash as komunitetet, sepse edhe renditja e kandidates nga komunitet, siç
    e ka treguar Avokati, pra e dyta apo e treta në listë, tregon që vërtet duhet të punohet në vlera dhe
    jo të shkohet sipas renditjes diku kah fundi i listës, sepse vetë Komisioni i përzgjedhjes, siç na ka
    treguar Avokati, ka qenë i përbërë edhe nga tre përfaqësues të jashtëm dhe krejtësisht të pavarur.
    Prandaj, mendoj që veprimi i Avokatit të Popullit dhe kërkesa e tij që t’i dërgohet Kuvendit lista
    prej 10 kandidatëve dhe Kuvendi do të duhej të procedonte me votimin e kandidatëve për t’i
    zgjedhur pesë zëvendës, në mesin e tyre thashë duke plotësuar edhe kriteret që u përmendën pak
    më herët edhe kriterin që të ketë nga gjinia e kundërt, pra nga gjinia femërore, por edhe kriterin
    që një nga pesë zëvendës të jetë nga komunitetet e tjera joshumicë.
    Prandaj, të gjitha këto janë përmbushur në listë, janë përmbushur në listën që e ka sjellë Avokati
    dhe unë mendoj që deputetët nuk janë më profesionistë, nuk janë më juristë se sa vetë Avokati.
    Prandaj, kërkoj që lista të procedohet ashtu siç e ka sjellë Avokati. Faleminderit!
  • Faleminderit! Zonja Kajtazi, në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së.
  • Faleminderit, kryesues!
    Ndoshta më mirë që u prish rendi për t’iu përgjigjur edhe pjesës tjetër. Së pari flas në emër të
    LDK-së, e cila e përkrah rekomandimin e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, për arsye se
    bazohet në ligj.
    Ndërsa për të shtuar edhe çështjen tjetër të mjegullës që shkaktuan edhe “Vetëvendosje” edhe
    Aleanca, unë prapë e rilexoj ligjin dhe dua të them se Avokati i Popullit për zgjedhjen e një
    60
    zëvendësi i propozon Kuvendit së paku dy, do të thotë për zgjedhjen e një zëvendësi që duhet të
    jetë nga komuniteti joshumicë, duhen së paku dy. Kjo mendoj është shumë e qartë, ndërsa
    Rregullorja flet edhe për më shumë, për ata që nuk e kuptojnë qartë ligjin, ndërsa a jemi përzier a
    nuk jemi përzier në një institucion të pavarur, i cili nga Kushtetuta është i pavarur, por do të thotë
    nga përzierjet tona, ndërsa nga ligji e nga Kushtetua askush nuk është i pavarur, duhet të japë
    llogari dhe në këtë aspekt ne e kërkojmë respektimin ligjor, të cilin duhet ta bëjë ky institucion,
    pavarësisht a është jurist apo çfarë, ligji është mbi të gjithë.
  • Faleminderit! Zonja Bajrami e ka fjalën, nuk ka replikë, qëndrimin e LDK-së e
    ka. Mirë de, jemi një herë në emër të grupeve, tani mund ta marrësh. Nëse do, bëj replikë, po kjo
    nuk bëri replikë, mirë, vazhdo!
  • Faleminderit!
    Prandaj, pikërisht për shkak që të mos krijohet amulli edhe te deputetët e tjerë, sepse mbi të
    gjitha neve si anëtarë të komisionit na bie barra kryesore, por kriteret janë përmbushur dhe së
    paku dy, dhjetë janë, e nderuar, dhjetë, pesë do të zgjidhen, të gjitha kriteret janë përmbushur.
    Edhe një herë, Avokati është institucioni që ne më së paku do të duhej të pretendonim të
    ndërhynim. Prandaj, mendoj se të gjitha kriteret janë përmbushur dhe do të duhej të sillej lista
    këtu.
    Kemi kërkuar interpretim ligjor nga Zyra Ligjore në Kuvend, nuk na e ka sjellë. Ka ardhur
    drejtori në komision dhe, thjesht, asnjë arsyeshmëri dhe nuk kanë qenë të gatshëm të na e sjellin
    një interpretim ligjor.
    Prandaj, edhe një herë, 10 kandidatë kanë ardhur dhe do të duhej ne të procedonim me zgjedhjen
    e pesë zëvendësve dhe pikërisht kjo është ndërhyrje në këtë institucion nëse vërtet ne
    pretendojmë ta kthejmë këtë listë.
    Prandaj, lista e propozuar prej Avokatit do të duhej të ishte këtu, të gjithë kandidatët janë, pra do
    të kemi mundësi për t’i zgjedhur të gjitha kategoritë, pra qoftë nga gjinia mashkullore, femërore,
    po edhe komunitetet joshumicë dhe atë me një cilësi, duke mos ndërhyrë brenda institucionit
    vetë, në të kundërtën, ne bëjmë ndërhyrje brenda këtij institucioni.
  • Faleminderit! Zonja Bytyqi e ka fjalën.
  • Unë para se të lidhem për pikën që jemi duke biseduar, për shqyrtimin e
    rekomandimeve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, shpreh shqetësimin tim që mbledhjet e
    komisioneve po mbahen gjatë seancave plenare, kështu që ne po detyrohemi në njëfarë forme të
    shkojmë herë në komision e herë në seancë, e realisht duhet të koordinohet Kryesia e Kuvendit
    me kryetarët e komisioneve dhe në rastin kur ka seanca, të shtyhen mbledhjet e komisioneve, por
    61
    edhe seanca plenare të respektojë afatet dhe ditët që i kanë obliguese, e jo të mos mbajë nga dy
    muaj seancë, e pasi grumbullohen, domethënë ndërhyn edhe në komisione.
    Sa i përket shqyrtimit të rekomandimit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe
    Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me propozimin e Vendimit nr. 20/2017 të datës 10 mars
    të Avokatit të Popullit për zgjedhjen e pesë zëvendësve.
    Ne mendojmë se Avokati i Popullit ka pasur shumë problematika lidhur me zgjedhjen e
    zëvendësve. Në të kaluarën këta kanë pasur problem edhe me buxhetin.
    Ne mendojmë se Avokati i Popullit i ka plotësuar të gjitha kriteret edhe i ka ndjekur të gjitha
    procedurat për zgjedhjen e zëvendësve të tij.
    Prandaj, mendojmë që është shumë e arsyeshme që ajo listë të sillet në Kuvend dhe të votohet.
    Faleminderit!
  • Faleminderit! Zoti Rashiq e ka fjalën.
    NENAD RAŠIĆ: Hvala, gospodine predsedavajući!
    Zahvaljujem se i kolegama, koji su takođe iz komisije dali svoj doprinos, ali čini mi se da jedan
    broj kolega zaboravlja suštinu onu koju smo i tad na komisiju i sa veličinom glasova izglasali, a
    to je bilo a je Narodni advokat prekršio proceduru ili je prekršio pravila i to naglašavam. Više
    puta sam rekao na komisiji i ponavljam i sad.
    U pravilniku koji takođe je urađen da bi olakšao sprovođenje zakona o Narodnom advokatu kaže
    da se za jednog iz nealbanske zajednice Narodnog advokata glasa posebno, i na tom listiću ima
    dva kandidata, opet ponavljam, glasa posebno. Jer, to je bila jedna od stvari koje sam naglašavao
    od samog početka i bez obzira koji je na listi drugi potencijalni kandidat, to nije na Narodnom
    advokatu da odluči. On mora da ispoštuje proceduru i da da dva potencijalna kandidata, za koje
    bi mi glasali ovde.
    To je apsolutna suština svega o čega svi mi ovde, sada kažem, i sporimo, iako sam sa kolegama
    pričao i na komisiji, mislim da to treba da bude najjasnije.
    Drugo, što mislim da treba znati, ovo nije problematika od juče. Po sećanju znam pre nekih šest
    meseci, a moje kolege iz komisije to znaju, da je Narodni advokat takođe predložio produženje
    mandata onim pređašnjim, odnosno aktuelnim zamenicima Ombudspersona, gde je ili kojima je
    već tri godine istekao mandat. Što znači u prvoj nameri produženje mandata tim postojećim ili
    aktuelnim zamenicima Narodnog advokata je po meni sa jednom tendencijom prekršena
    procedura, jer je to bilo na osnovu starog zakona, a novi zakon je već bio na snazi. I sad u ovom
    62
    drugom pokušaju, gde se daje samo jedan kandidat iz nealbanske zajednice, i daje se to u paketu,
    bez posebnog glasanja. Meni je žao što moram ovo da kažem, ali čini mi se da postoji neka
    tendencija od strane Narodnog advokata da se procedura na neki način malo zaobiđe.
    I opet kažem oni jesu, odnosno Narodni advokat jeste autonomni i da ga nazovem nezavisni
    organ, ali nijedan organ, bilo da je zavisni ili nezavisni, ne sme da krši zakonske procedure.
    U tome je ovde suština. Mi vraćamo, odnosno predlažemo na vraćanje, na ponovno konkurisanje
    baš iz tog razloga, zato što nije taj isti zakon, ta ista procedura, koju bi Narodni advokat trebao
    najviše da vodi računa o tome, da je ne prekrši, u ovom slučaju je prekršena. Sad mi možemo da
    imamo političke simpatije ili antipatije, ali dokazi ili činjenice kažu da je prekršena procedura, i
    nije to usmereno na ličnoj osnovi pred protiv bilo koga, samo je naravno usmereno u zaštiti istog
    tog zakona i te iste procedure. Hvala!
  • Faleminderit! Zoti Qerim Bajrami, e ka fjalën, pastaj zonja Emilija.
    Ć
  • Faleminderit! Zonja Emilija Rexhepi.
    EMILIJA REDŽEPI: Zahvaljujem se, predsedavajući!
    I ja sam takođe htela da govorim o načinu i radu, odnosno ovom izveštaju Komisije za ljudska
    prava, ravnopravnost polova, nestalih lica i peticija o današnjem izveštaju po pitanju Narodnog
    advokata, i želim javno da sugerišem nekim poslanicima ovde, koji smatraju da kandidati koji
    dolaze iz redova nevećinskih zajednica budu tretirani po vrednosti i intelektualnih sposobnosti na
    nekoj skali, drugom, petom ili desetom mestu, i na osnovu čega to pojedini poslanici tako
    smatraju i ocenjuju njihovu intelektualnu sposobnost.
    63
    Kao drugo, želim da takođe uputim apel narodnim poslanicima da kada selektiraju, odnosno
    komisiji, odnosno članovima koji su unutar te komisije, kada selektiraju kandidate obavezno,
    obavezno znači podvlačim, prate implementaciju zakona, odnosno o zaposlenosti manjinskih
    zajednicama u javnim institucijama.
    Ako govorimo sada danas o komisiji koja je donela na predlog da budu pet zamenika, smatram
    da uvek treba da se sugeriše komisiji, da kada su u pitanju nevećinske zajednice, vrši selekciju,
    odnosno obavezno srpsku zajednicu stavlja na jednu stranu a ostale zajednice, odnosno kandidate
    koji se žele kandidovati i takmičiti za mesto zamenika Narodnog advokata iz drugih zajednica,
    tako da ćemo imati dva zamenika ispred nevećinske zajednice.
    To je naše zakonsko pravo, koje nam Ustav Republike Kosova dozvoljava. Zahvaljujem se!
  • Faleminderit! Zoti Beqa e ka fjalën.
  • Faleminderit, nënkryetar!
    Përshëndetje për të gjithë,
    Unë konsideroj që institucioni i Avokatit të Popullit ka bërë propozimin e kandidatëve në mënyrë
    të drejtë, mendoj që duhet të vazhdohet me procedurë që të zgjidhen katër zëvendës të Avokatit
    të Popullit. Kurse për kandidatin e komunitetit joshumicë të përsëritet procedura.
    Nëse marrim nenin 10, ku i ka 9 paragrafë, paragrafi 3 ku thirret komisioni, këtë paragraf e ka
    plotësuar, do të thotë për katër vende Avokati i Popullit, kurse paragrafi 5 nuk plotësohet. Edhe
    te paragrafi 5 citohet që thotë se duhet të jetë njëri nga komunitetet joshumicë, nuk e cakton a do
    të jetë i komunitetit serb apo i komuniteteve të tjera.
    Unë mendoj që nuk shkelet procedura nëse vazhdojmë me zgjedhjen e katër zëvendësve të
    Avokatit të Popullit, kurse procedura përsëritet vetëm për një zëvendës, them te zëvendësi
    joshumicë.
    Të kundërtën, ne bëjmë shkelje të procedurave nëse ka qenë një konkurs i hapur, transparent, ku
    është respektuar ligji, janë respektuar të gjithë paragrafët, përveç te paragrafi 5, mendoj që nuk
    duhet të përsëritet konkursi për katër zëvendës, vetëm për një zëvendës joshumicë. Faleminderit!
  • Faleminderit! Po tash nga dy herë, u krye diskutimi, gjithçka po dihet, ne mund të
    flasim gjithë ditën për të njëjtën çështje, rregullat janë rregulla, qëndrimet janë qëndrime, edhe
    ashtu kuorum nuk kemi, por edhe unë po besoj që duhet të kthehet ashtu siç ka ardhur dhe t’i
    plotësojë kushtet me dy kandidatë nga pakica, siç po kërkohet dhe qysh e kërkon ligji, edhe ne e
    votojmë pastaj në seancë plenare.
    64
    13. Shqyrtimi i raportit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për
    Inteligjencë lidhur me zbatimin e Ligjit për klasifikimin e informacioneve dhe verifikimin e
    sigurisë
    Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka bërë mbikëqyrjen e
    zbatimit të Ligjit për klasifikimin e informacioneve dhe verifikimin e sigurisë dhe Kuvendit i ka
    paraqitur raportin me rekomandime.
    Ne është mirë ta bëjmë si rregull që të bëjmë pauza në mes të seancës, të pihet kafe dhe të
    kthehemi në sallë, se kështu qysh po krijohet kaos pas kafesë, është problem.
    Meqenëse u bë kuorumi, po e fus pikën:
    12. Votimi i shqyrtimit të rekomandimit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore
    për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me propozimin e vendimit të Avokatit të Popullit
    për zgjedhjen e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit
    Ne i dëgjuam diskutimet, i dëgjuam edhe konkluzionet e Komisionit Funksional. Atëherë në
    përputhje me vullnetin tuaj, po besoj me ligjin dhe me Kushtetutën dhe sipas Rregullores së
    Kuvendit, vota është juaja, votojmë tash:
    Kanë votuar 63 deputetë, 44 janë për propozimin e komisionit, 11 kundër dhe 8 abstenime.
    Konstatoj që Kuvendi i miratoi rekomandimet e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi
    Gjinore dhe Persona të Pagjetur për Peticione lidhur me propozimin e vendimit të Avokatit të
    Popullit për zgjedhjen e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit.
    Pa dashur ta ngacmoj askënd, as ta këshilloj, sepse po them, vota është juaja, por ne e kemi plot
    gojën Evropë dhe ne sot nuk e votuam... Jo kuorum patëm, por nuk e votuan. Dua t’ju them që
    pasnesër Komisioni i Stabilizim-Asociimit e ka takimin e radhës, takimin e tretë dhe nuk do të
    ishte mirë të na gjente pa e miratuar. Shpresoj që nesër kryetarët e grupeve parlamentare do të
    bisedojnë edhe me deputetët që ta votojmë, ose sot. Është mirë sot, nëse ka mirëkuptim, por në
    qoftë se vjen nesër Komisioni i Stabilizim-Asociimit i Parlamentit Evropian dhe ne nuk e kemi të
    votuar, është problem për Parlamentin, nuk është problem për asnjë parti.
    Atëherë po e nxjerrim edhe një herë në votim, këqyrni a është dikush në korridor, pra ta kalojmë.
    Të nderuar kolegë, e hedh edhe një herë në votim për vëmendjen tuaj:
    65
    11. Votimi i Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit për
    periudhën 2017-2021
    Votojmë tash! Faleminderit!
    Kanë votuar 64 deputetë. 64 vota janë për.
    Unë po besoj që e bëmë një punë jashtëzakonisht të mirë dhe një sinjal shumë të mirë për
    Kuvendin e Kosovës, edhe për Brukselin. Faleminderit prej të gjithëve!
    Atëherë, konstatoj që Kuvendi e miratoi Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së
    Stabilizim-Asociimit për periudhën 2017-2021.
    13. Shqyrtimi i raportit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për
    Inteligjencë lidhur me zbatimin e Ligjit për klasifikimin e informacioneve dhe verifikimin e
    sigurisë
    Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës ka bërë mbikëqyrjen e
    zbatimit të Ligjit për klasifikimin e informacioneve dhe verifikimin e sigurisë dhe Kuvendit i ka
    paraqitur raportin me rekomandime. Ftoj kryetarin e Komisionit Funksional për Mbikëqyrjen e
    Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, zotin Haxhi Shala, që të paraqesë dhe ta arsyetojë
    raportin me rekomandime. Zoti Shala, e keni fjalën.
  • Faleminderit, kryesues!
    Të nderuar deputetë,
    Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në mbështetje të nenit 71,
    pika 3, të Rregullores së Kuvendit, ka realizuar mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/L-178 për
    klasifikimin e informacioneve dhe verifikimin e sigurisë.
    Qëllimi i mbikëqyrjes së zbatimit të ligjit ishte që komisioni të vlerësojë nivelin e
    zbatueshmërisë në praktikën e këtij ligji. Gjithashtu, komisioni kishte për qëllim të vlerësojë nëse
    AKI-ja, konkretisht Departamenti i Verifikimit, është duke i përmbushur detyrimet e tij ligjore,
    përmbledhjen e informacioneve për vlerësimin lidhur me zbatimin e ligjit dhe standardeve të
    përcaktuara.
    U shfrytëzuan këto burime: vizita pune në terren dhe intervista me përfaqësuesit e shumë
    institucioneve, aktivitetet mbikëqyrëse, ku u ndërmorën në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë,
    në Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Gjykatën Themelore në Prishtinë,
    Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës,
    ambasadat e Kosovës në Bruksel dhe atë në Tiranë dhe ka realizuar një vizitë studimore në
    66
    Republikën e Shqipërisë. Në përfundim të procesit ka arritur të identifikojë të gjeturat kryesore
    rreth zbatimit të Ligjit nr. 03/L-178 për klasifikimin e informacioneve dhe verifikimin e sigurisë
    me sa vijon:
    - Ligji në masë të madhe nuk zbatohet nga institucionet publike e shtetërore të Republikës së
    Kosovës. Shumica e institucioneve nuk kanë lista të informacioneve të klasifikuara sipas
    niveleve dhe klasifikimit që parasheh ligji, nuk i kanë hapësirat e nevojshme të ruajtjes së këtyre
    informacioneve, nuk kanë libra, regjistrat e evidentimit të shpërndarjes së këtyre informatave,
    duke bërë që këto informata të mbesin të shpërndara dhe, rrjedhimisht, edhe të padobishme.
    Procesi i verifikimit të sigurisë është përcjellë me shumë sfida, ka pasur paqartësi rreth
    procedurave dhe dyshimeve për joobjektivitet në raste të caktuara, sepse vendimet për dështim të
    verifikimit janë marrë mbi bazat e fakteve jorelevante.
    Pezullimi i punës së Departamentit të Verifikimit dhe shpërndarja e personelit të tij në njësi të
    tjera organizative paraqet shkelje të ligjit, sepse ky departament është institucioni themelor, i
    themeluar me ligj dhe vendim, pezullimi i tij nuk ka mundur të bëhet pa ndryshuar paraprakisht
    bazën ligjore për këtë. Gjyqtarët që i kanë trajtuar rastet e ankimimit të individëve që kanë
    dështuar në verifikimin nuk kanë leje të sigurisë dhe kjo paraqet një defekt në kuadër të këtij
    procesi.
    Zyrtarët që punojnë përkthyes në këtë nuk kanë leje të sigurisë dhe kjo duhet të korrigjohet në të
    ardhmen, niveli jo i duhur i bashkëpunimit në mes të njësive organizative të ministrave,
    agjencive, departamenteve sa i përket zbatimit të ligjit, Kuvendi nuk ka salla, hapësira dhe
    kuadro, të cilat i plotësojnë kriteret e sigurisë dhe zhvillimit të takimeve në këto komisione.
    Ministria e Forcës së Sigurisë dhe Banka Qendrore janë institucione, të cilat zbatimin e këtij ligji
    e kanë bërë në mënyrën më të avancuar, krahasuar me institucionet e tjera. Shumica e personelit
    që punojnë në ambasada nuk kanë leje të sigurisë.
    Banka Qendrore në mënyrë të pavarur, mbështetur në legjislacionin përkatës të saj, në Ligjin për
    BQK-në dhe Rregulloren e brendshme të fshehtësisë, zbaton sistemin e saj të klasifikimit të
    informatave dhe qasjen në to. Ajo, po ashtu, nuk e ka të miratuar edhe listën e informatave të
    klasifikuara. Duke u mbështetur në këto të gjetura, komisioni paraqet rekomandimet për miratim
    në seancë, në mbledhjen e mbajtur më 5.04.2017, i cili komision i ka miratuar këto:
    R e k o m a n d i m e
    - Ligji duhet të zbatohet në plotësi nga të gjitha institucionet, derisa është në fuqi dhe nuk mund
    të ketë suspendim të zbatimit të dispozitave të caktuara nga asnjë institucion apo titullar të
    institucioneve;
    67
    - Departamenti i Verifikimit të Sigurisë duhet të pavarësohet nga Agjencia Kosovare për
    Inteligjencë dhe të krijohet një institucion përkatës i pavarur për kryerjen e procedurave të
    verifikimit;
    - Qeveria e Kosovës të procedojë për miratim në Kuvend projektligjin, me të cilin do të
    themelohet ky institucion;
    - Institucionet përkatëse duhet të hartojnë listën e dokumenteve të klasifikuara dhe të krijojnë
    kushte për ruajtjen e këtyre informatave në pajtim me legjislacionin në fuqi;
    - Institucionet përkatëse duhet të pajisen me hapësira, salla adekuate, të cilat i plotësojnë kritere
    për të zhvilluar takime, ku diskutohen çështjet apo informatat e klasifikuara;
    - Kuvendi i Kosovës duhet të ndërtojë një sallë të takimeve, e cila i plotëson kriteret e sigurisë,
    në të cilën duhet të mbahen takimet e Komisionit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe
    Sigurisë;
    - Ministria e Punëve të Jashtme duhet të marrë veprimet e nevojshme që personeli i ambasadave
    t’i kalojë procedurat e verifikimit dhe të pajiset me certifikata të sigurisë dhe duhet të krijojë
    hapësirat e nevojshme ku ruhen informatat e klasifikuara;
    - Të ngrihet niveli i bashkëpunimit institucional dhe ndërinstitucional mes institucioneve
    zbatuese të këtij ligji dhe Departamenti për Verifikimin e sigurisë nëpërmjet aktiviteteve dhe
    masave që lehtësojnë procesin, siç janë: tryezat, udhëzimet, manualët;
    - Gjyqtarët që i trajtojnë lëndët lidhur me ankesat rreth procesit të verifikimit duhen të jenë të
    pajisur me certifikatën e sigurisë;
    - Subjektet juridike që ofrojnë shërbime në furnizim, mirëmbajtje të faqeve zyrtare, rrjetet e
    internetit, shërbimeve të përkthimeve duhen të jenë të pajisura me certifikatën e sigurisë;
    - Institucionet përkatëse duhet të marrin masa që nëpunësit civilë që punojnë në pozitat e
    përkthyesve gjuhësorë, të cilët gjatë punës së tyre mund të kenë qasje në informatat e
    klasifikuara, të pajisen me certifikatat e sigurisë.
    Faleminderit! Kërkoj që ky raport të votohet nga deputetët.
  • Faleminderit! Radha është e përfaqësuesve të grupeve parlamentare, respektivisht
    e kryetarëve. Në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, zoti Agim Çeku e ka fjalën.
  • Faleminderit, kryesues!
    Të nderuar deputetë,
    Edhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës e ka shqyrtuar raportin e Komisionit
    për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë me rekomandime dhe i jep mbështetje
    të plotë këtij raporti dhe të gjitha rekomandimeve që sapo i dëgjuam këtu. Faleminderit!
  • Zoti Milazim Haliti, në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së, e ka fjalën.
    68
  • Faleminderit, kryesues i Kuvendit!
    Edhe Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka shqyrtuar raportin për
    mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për klasifikimin e informacioneve dhe verifikimin e sigurisë dhe
    vlerëson se komisioni ka bërë një punë të mirë, duke ndërmarrë aktivitete mbikëqyrëse në
    Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, pastaj në Ministrinë e Drejtësisë, në Ministrinë e Punëve
    të Brendshme, Ministrinë e Forcës së Sigurisë, në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, si
    dhe në Ambasadën e Kosovës në Shqipëri dhe Bruksel dhe, në përgjithësi, i përkrah
    rekomandimet dhe raportin në fjalë.
    Andaj, në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së kërkoj që deputetët e Kuvendit të miratojnë
    raportin me 11 rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për klasifikimin e
    informacioneve dhe verifikimin e sigurisë. Faleminderit!
  • Faleminderit! Në emër të Lëvizjes “Vetëvendosje”, zonja Dërguti e ka fjalën.
  • Faleminderit, kryesues!
    Edhe Lëvizja “Vetëvendosje” e ka shqyrtuar me kujdes raportin me rekomandimin për
    mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për klasifikimin e informacioneve dhe verifikimin e sigurisë dhe
    pas këtij shqyrtimi ka vendosur që ta përkrahë raportin së bashku me rekomandime.
    Faleminderit!
  • Faleminderit! Zoti Berisha e ka fjalën, në emër të AAK-së.
  • Edhe Grupi Parlamentar i AAK-së e ka shqyrtuar raportin me
    rekomandime dhe pas shqyrtimit, ne do ta përkrahim këtë raport dhe këto rekomandime që i
    dëgjuam edhe prej kryetarit të komisionit.
  • Faleminderit! Zoti Shala, a do të flasësh prapë? Zoti Shala, në emër të “Nismës”,
    e ka fjalën.
  • Edhe ne si Grup Parlamentar do t’i japim mbështetje dhe do ta votojmë këtë
    raport të nxjerrë nga Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencës,
    vetëm kërkojmë nga Qeveria dhe të gjitha institucionet që në bazë të këtij raporti të gjejnë
    zbatueshmëri ose të zbatojë Ligjin e verifikimit dhe të sigurisë. Faleminderit!
  • Faleminderit! Në emër të “6+” zonja Balje e ka fjalën.
    69
  • Hvala!
    Parlamentarna grupa “6+” se vršila razmatranja svih 11. preporuka vezanih za Zakona,
    sprovođenje Zakona o klasifikacije, informacije, verifikacije bezbednosti, i saglasna je sa svih
    11. preporuka i podržava raport sa preporukama. Hvala vam!
  • Faleminderit! Zoti Ibishi e ka fjalën.
  • I nderuar zoti kryesues Haliti!
    Të nderuar deputetë,
    Të nderuar qytetarë,
    Unë vetën mund të përkrah dhe të lëvdoj Komisionin për Mbikëqyrje të Agjencisë së Kosovës
    për Inteligjencë që ka bërë një punë të mirë dhe me gjetjet dhe rekomandimet e qëlluara, ku ka
    treguar edhe performansën e vet në saje të 11 rekomandimeve. Pra, unë qysh para shtatë vjetëve,
    kur është bërë ky ligj, kam pasur vërejtje, për arsye se ky ligj duhet të jetë i përbërë nga dy dhe jo
    nga një ligj, pra i ndarë në Ligjin për klasifikimin e informacioneve, verifikimin e sigurisë, por
    atëherë s’më dëgjuan shumë dhe tash kemi ardhur në një situatë mjaft delikate, kur me vendim të
    Qeverisë është bërë edhe pezullimi i punës së Departamentit për Verifikimin e Sigurisë, çka
    është e paakceptueshme, për arsye se është shkelje edhe e ligjit. Por, sido që të jetë, kjo është
    edhe e gjetur dhe ato kuadro janë shpërndarë në departamentet e tjera.
    Gabimi u bë që në fillim atëherë, kur Departamenti për Verifikimin e Sigurisë është vendosur në
    kuadër të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë nga arsyeja se është shkelur parimi kryesor i
    aspektit që Agjencia Kosovare e Inteligjencës nuk ka autorizime ekzekutive. Me këtë ajo ka
    marrë një autorizim të paqenë, pra kur në kuadër të kësaj është futur Departamenti për
    Verifikimin e Sigurisë, për arsye se ata kur t’i bëjnë verifikimet, atëherë marrin autorizime për
    verifikime nga burime të ndryshme edhe të dalin me konstatime.
    Gjithashtu, ligji, pra, nuk e di njëra prej gjetjeve është dashur edhe të fokusohet që ky ligj të
    bëhet, edhe pse kjo procedurë është, por të bëhen dy ligje, apo të derivohen dy ligje nga ligji
    ekzistues. Edhe Departamenti për Verifikimin e Sigurisë mendoj që do të mendohet në të
    ardhmen me ligjin e ri që të futet edhe si organ edhe i zgjedhur, por edhe që i jep përgjegjësi
    Kuvendit të Kosovës dhe të mos jetë në kuadër të ekzekutivit apo eventualisht të ndonjë resori
    ministror apo ndonjë departamenti për shkak të punës së ndjeshme për katër nivelet e
    klasifikimeve të sigurisë, por edhe deklasifikime për raste të caktuara, prej nivelit më të lartë,
    tepër sekret, sekret, konfidenciale. Gjithashtu, edhe procedura e ankimimit pas verifikimit të
    sigurisë për zyrtarët apo për personelin e caktuar mbetet për t’u dëshiruar apo do të merren
    praktikat nga vendet e rajonit, për arsye se nëse në shkallën e dytë pas nivelit të brendshëm,
    ankesa shkon te gjykatësit, atëherë parashtrohet pyetje se a duhet ta kenë gjykatësit edhe
    verifikimin e sigurisë? Pra, edhe kjo është një çështje.
    70
    Një çështje që ndoshta është dashur të thuhet në mënyrë më të veçantë është se edhe deputetët në
    dy komisionet funksionale, në veçanti Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për
    Inteligjencë, por edhe Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe FSK a duhet të kenë
    verifikimin e sigurisë? Pra, edhe kjo çështje po shpresoj që me ligjin e ri do të rregullohet. Sido
    që të jetë, unë dua edhe një herë të theksoj një punë të mirë, një performansë të mirë të
    komisionit, ka bërë një propozim me këto çka edhe unë i dhashë si vërejtje që duhet të bëhen në
    të ardhmen, por shpresoj që me ligjin e ri kjo të rregullohet. Realisht kemi një defekt apo
    mundësi që shumë zyrtarë të institucioneve të sektorit të sigurisë, por edhe zyrtarë të tjerë të
    nivelit të autoriteteve, nivele ekzekutive, nuk kanë verifikimin e sigurisë mu për shkak që është
    bërë një formë, është shpërbërë ky departament dhe tash do të shkojë një kohë relativisht e gjatë
    derisa të bëhet ligji, derisa të përzgjidhen, të bëhet verifikimi i sigurisë së tyre dhe derisa ky
    institucion apo departament të bëhet funksional. Faleminderit!
  • Faleminderit! Unë duhet të them që i lexova telegrafikisht dhe jam njëri nga ata
    që kam insistuar që të ndryshojë çështja e verifikimit, të hiqet prej AKI-së. Përveçse s’është
    organ ekzekutiv, ne nuk guxojmë të lejojmë që në shërbimin informativ të ketë agjenci të
    policisë politike, sepse atëherë shndërrohet në polici politike që me urdhër, e dihet që është në
    urdhrat e kryeministrit dhe të presidentit dhe në qoftë se AKI-ja vlerëson dhe verifikon figurat në
    përmasat që t’ua ndalojë apo të mos ua ndalojë angazhimin në një fushë të caktuar, atëherë për
    mua paraqet rrezik dhe mundësi të shkeljes së të drejtave të qytetarit dhe të njeriut në përgjithësi.
    Por, unë mendoj që Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë me ligj i
    ka dy mbledhje në vit dhe nganjëherë më krijohet përshtypja se s’po di a është AKI-ja komision i
    parlamentit apo është AKI, nga deklaratat që i dëgjoj dhe konferencat për shtyp pas takimeve.
    Andaj unë mendoj që duhet të respektohen kompetencat dhe duhet të mbikëqyret AKI-ja në
    kuadër të kompetencave që ka, ndërsa fushat e tjera t’i sugjerojmë Qeverisë që të bëjë ligj më të
    mirë ose të amendamentojmë ligjin edhe ne si deputetë që e kemi atë kompetencë. Për
    rekomandimet, janë rekomandime, s’e obligojnë askënd, në fund të fundit, por mirë është që t’i
    votojmë. Faleminderit!
    Nuk ka të tjerë të paraqitur. Atëherë, ka numër të mjaftueshëm të deputetëve për t’i votuar
    rekomandimet, raportin me rekomandime. Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim,
    votojmë tash.
    Në sallë janë 67 deputetë. Kanë votuar 64 deputetë, për janë 61, kanë abstenuar 3.
    Konstatoj që Kuvendi miratoi raportin me rekomandimet e Komisionit Funksional për
    Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë lidhur me zbatimin e Ligjit për
    klasifikimin e informacioneve dhe verifikimin e sigurisë.
    71
    (Ndërhyrje)
    A është zëvendësi i Naitit në komision këtu?
    14. Shqyrtimi i raportit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport
    lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për fuqizimin dhe pjesëmarrjen e rinisë
    Zëvendëskryetari nuk është këtu. A ka dikush që është i autorizuar? Nuk ka! Atëherë e lëmë për
    mbledhjen e radhës, meqenëse nuk ka raportues.
    15. Zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Medie
    Komisioni ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Komisionit të Pavarur për Medie
    ka shqyrtuar nominimet e kandidatëve dhe Kuvendit i kanë rekomanduar emërimin e një anëtari
    të Komisionit të Pavarur për Media nga dy kandidatët e propozuar. E ftoj kryetarin e Komisionit
    ad hoc, zotin Hajdar Beqa, që para deputetëve të Kuvendit t’i arsyetojë rekomandimet.
  • Nënkryetar,
    Komisioni e ka kryer punën e vet. Ne si grup e kemi shqyrtuar dhe e mbështesim tash si
    procedurë. I ftoj edhe deputetët e tjerë kolegë ta mbështesin.
  • Faleminderit! Ju njoftoj se Kuvendi duhet të zgjedhë një anëtar me shumicën e
    votave të deputetëve të Kuvendit që janë të pranishëm dhe që votojnë me votim të fshehtë nga
    kandidatët e propozuar, si në vijim:
    1. Driton Qiriqi dhe
    2. Vlorë Berisha.
    Për zbatimin e procedurës së votimit të fshehtë kërkohet krijimi i një komisioni votues, në
    përbërje nga një deputet prej secilit grup parlamentar, në mbështetje të zyrtarëve të Administratës
    së Kuvendit. Ftoj përfaqësuesit e grupeve parlamentare që të propozojnë nga një anëtar të
    komisionit votues.
    Grupi Parlamentar i PDK-së, kë e propozon, zoti Pajaziti?
  • Propozojmë deputetin Hajdar Beqa.
  • Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kë propozon?
  • Ne propozojmë deputetin Sadri Ferati.
    72
  • Lëvizja “Vetëvendosje”, nuk doni në komision të merrni pjesë! Atëherë, Lëvizja
    “Vetëvendosje” nuk dëshiron të marrë pjesë në komision.
    Grupi Parlamentar i AAK-së. Lahi Brahimaj e ka fjalën.
  • Ne propozojmë Rrustem Berishën.
  • Lista serbe, keni një kandidat. Simiq e ka fjalën.
    SLAVKO SIMIČ: Hvala predsedavajući!
    Poslanička grupa Srpska Lista predlaže poslanika Srđan Popoviq. Hvala!
  • Grupi “Nisma” nuk është. Grupi “6+”. Zoti Bajrami e ka fjalën.
    Č
  • Atëherë, ju lus që deputetët t’i zënë vendet, komisioni, faktikisht dhe të
    përgatitemi për votim.
    Besoj që ka kuorum të mjaftueshëm për të votuar. Ju lus që të qëndroni në sallë derisa të fillojë
    procesi i votimit, që ta konstatojmë kuorumin. Të mos votojmë dhe të na dalë pastaj më pak vota
    se njerëz. A ka dikush prapa në...
    (Ndërprerje e incizimit)
    Sa veta janë në sallë? A kemi kuorum, ju lus? E provojmë pra. Atëherë, po fillojmë me votimin
    menjëherë:
    Abdyl Ymeri, Adem Grabovci, Adem Hoxha, Adem Salihaj, Agim Ademaj, Agim Aliu, Agim
    Çeku, Agim Kikaj, Aida Dërguti, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Ali Berisha, Ali Sadriu, Anton
    Quni, Arben Gashi, Armend Zemaj, Bali Muharremaj, Bardhyl Meta, Bekim Haxhiu, Besa
    Baftija, Besa Gaxherri, Besim Beqaj, Bislim Zogaj, Blerim Grainca, Blerim Shala, Blerta Deliu-
    Kodra, Bojan Mitiq, Qerim Bajrami, Danush Ademi, Daut Haradinaj, Donika Kadaj- Bujupi,
    Doruntinë Maloku-Kastrati, Driton Çaushi, Duda Balje, Elmi Reçica, Emilija Rexhepi, Enver
    Hoti, Ethem Arifi, Fadil Beka, Fatmir Limaj, Fatmir Rexhepi, Fatmir Xhelili, Fatmir Shurdhaj,
    Faton Topalli, Fikrim Damka, Fisnik Ismajli, Flora Brovina, Ganimete Musliu, Gezim Kelmendi,
    Glauk Konjufca, Hajdar Beqa, Hatim Baxhaku, Haxhi Shala, Ilir Deda, Ismajl Kurteshi, Ismet
    Beqiri, Jasmina Zhivkoviq, Jelena Bontiq, Kadri Veseli, Kymete Bytyqi, Kujtim Paçaku,
    Labinotë Demi-Murtezi, Lahi Brahimaj, Lirije Kajtazi, Luljeta Veselaj Gutaj, Margarita Kadriu-
    Ukelli, Melihate Tërmkolli, Mexhide Mjaku-Topalli, Milazim Haliti, Milena Miliçeviq, Milka
    73
    Vuletiq, Mirjeta Kalludra, Mufera Shinik, Muhamet Mustafa, Murat Hoxha, Mytahir Haskuka,
    Naim Fetahu, Nait Hasani, Naser Osmani, Nehat Baftiu, Nenad Rashiq, Nezir Çoçaj, Njomza
    Emini, Nuredin Ibishi, Nuredin Lushtaku, Pal Lekaj, Puhije Demaku, Rafet Rama, Raif Qela,
    Rexhep Selimi, Rrustem Berisha, Sabri Hamiti, Sadri Ferati, Safete Hadërgjonaj, Sala Berisha
    Shala, Salih Morina, Salih Salihu, Salihe Mustafa, Sasha Milosavleviq, Selvije Halimi, Shaip
    Muja, Shpejtim Bulliqi, Shqipe Pantina, Shukri Buja, Shukrije Bytyqi, Slavko Simiq, Slobodan
    Petroviq, Serxhan Popoviq, Synavere Rysha, Teuta Haxhiu, Teuta Rugova, Time Kadrijaj,
    Valdete Bajrami, Veton Berisha, Visar Ymeri, Vjosa Osmani, Xhavit Haliti, Xhevahire Izmaku,
    Zafir Berisha, Zenun Pajaziti.
    (Ndërprerje e incizimit)
    Atëherë, po fillojmë numërimin. Regjia, mikrofonin!
  • Të nderuar të pranishëm,
    Për zgjedhjen e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Medie kanë votuar si vijon:
    Vlora Berisha,
    Driton Çeriqi,
    Vlora Berisha,
    Driton Çeriqi,
    Driton Çeriqi,
    E pavlefshme,
    Driton Çeriqi,
    Vlora Berisha,
    Driton Çeriqi,
    Vlora Berisha,
    Driton Çeriqi,
    Vlora Berisha,
    Driton Çeriqi,
    E pavlefshme,
    Vlora Berisha,
    Vlora Berisha,
    Vlora Berisha,
    Vlora Berisha,
    Driton Çeriqi,
    Vlora Berisha,
    Driton Çeriqi,
    Driton Çeriqi,
    Driton Çeriqi,
    74
    Vlora Berisha,
    Driton Çeriqi,
    Driton Çeriqi,
    Vlora Berisha,
    Vlora Berisha,
    Driton Çeriqi,
    Vlora Berisha,
    Driton Çeriqi,
    E pavlefshme,
    Vlora Berisha,
    Vlora Berisha,
    Vlora Berisha,
    Driton Çeriqi,
    Driton Çeriqi,
    Driton Çeriqi,
    Driton Çeriqi,
    E pavlefshme,
    Driton Çeriqi,
    Vlora Berisha,
    Driton Çeriqi,
    Driton Çeriqi,
    Vlora Berisha,
    Driton Çeriqi,
    Vlora Berisha,
    Vlora Berisha,
    Driton Çeriqi,
    E pavlefshme,
    Driton Çeriqi,
    E pavlefshme,
    Vlora Berisha,
    Driton Çeriqi,
    Driton Çeriqi,
    E pavlefshme,
    Driton Çeriqi,
    Driton Çeriqi,
    Driton Çeriqi,
    Driton Çeriqi,
    Vlora Berisha,
    E pavlefshme dhe
    Vlora Berisha.
    75
    (Ndërprerje e incizimit)
    Regjia, fjalën zotit Beqaj.
  • Faleminderit, nënkryetar i Kuvendit.
    Për rezultatet e votimit për zgjedhjen e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Medie,
    Komisioni Votues pas procedurës së votimit të fshehtë dhe numërimit të votave të deputetëve të
    Kuvendit për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit të Pavarur për Medie, në seancën plenare të
    mbajtur më 18 prill 2017, konstaton:
    Në votim kanë marrë pjesë 65 deputetë, të pavlefshme janë 8 fletëvotime, do të thotë 8 vota.
    - Driton Çeriqi i ka fituar 32 vota dhe
    - Vlora Berisha i ka fituar 25 vota.
    Në bazë të ligjit nuk kalon asnjëri kandidat dhe përsëritet procedura e konkursit. Faleminderit!
  • Faleminderit! Me kaq përfundon kjo seancë. Seanca e radhës është nesër, seancë e
    re, në orën 10:00. I lus kryetarët e grupeve parlamentare, deputetët, që të vijnë me kohë në
    seancë. Faleminderit!
    E përgatiti:
    Njësia për Transkriptim dhe Lekturë
    76