• Republika e Kosovës
    Republika Kosovo - Republic of Kosovo
    Kuvendi - Skupština - Assembly
    T R A N S K R I P T
    I MBLEDHJES PLENARE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS,
    E MBAJTUR MË 10 MAJ 2017
    SA PLENARNE SEDNICE SKUPŠTINE REPUBLIKE KOSOVA,
    ODRŽANE 10. MAJA 2017. GODINE
    MAJ - MAJ
    2017
    Rendi i ditës
    1. Shqyrtimi i Mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, të propozuar nga
    grupet parlamentare: Nisma për Kosovën, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizja
    “Vetëvendosje”, mbështetur nga 42 deputetë
    Dnevni red
    1. Razmatranje Mocije o nepoverenju Vlade Republike Kosova, na predlog parlamentarnih
    grupa: Nisma za Kosovo, Aleancije za budućnost Kosova i Pokreta “Vetëvendosje”, podržan od
    42 poslanika.
    2
    Mbledhjen e drejtoi kryetari i Kuvendit, z. Kadri Veseli.
  • Të nderuar kolegë deputetë,
    I nderuar kryeministër,
    Të nderuar zëvendëskryeministra dhe ministra të Kabinetit qeveritar,
    I hap punimet e seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, sipas rendit të ditës të
    përgatitur nga Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e mbajtur më 5 maj 2017.
    Fillojmë me pikën e vetme të rendit të ditës:
    1. Shqyrtimi i mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, i propozuar
    nga grupet parlamentare “Nisma për Kosovën”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe
    Lëvizja “Vetëvendosje”, e mbështetur nga 42 deputetë
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Ju njoftoj se grupet parlamentare “Nisma për Kosovën”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe
    Lëvizja “Vetëvendosje” e mbështetur nga 42 deputetë nënshkrues, në bazë të nenit 100, paragrafi
    1, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe neni 30, paragrafi 1 i Rregullores së Kuvendit,
    kanë parashtruar mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës.
    Ftoj parashtruesin e mocionit, zonjën Valdete Bajrami, që ta paraqesë dhe ta arsyetojë mocionin.
  • Faleminderit, kryetar!
    Të nderuar kolegë deputetë,
    I nderuar kryetar i Kuvendit,
    Tashmë është e qartë se kjo Qeveri ka dështuar në të gjitha planet dhe programet e saj.
    Si pasojë e kësaj Qeverie, vendi ynë prej një viti e gjysmë është në krizë politike.
    Në shoqërinë demokratike mocioni është kërkesë dhe mjet demokratik, të cilin mund ta përdorë
    opozita sa herë që ajo është e bindur se vendi po qeveriset keq.
    Ne jemi të bindur se vendi ynë ka nevojë për një qasje të re qeverisëse.
    Kushdo që edhe në mënyrë më rutine i ka përcjellë zhvillimet politike, moszhvillimin ekonomik,
    mossundimin e rendit dhe ligjit, mosfunksionimin e legjislativit dhe të ekzekutivit do ta kuptojë
    jo vetëm mocionin e mosbesimit të “Nismës”, por edhe mosbesimin që Kuvendi i Kosovës duhet
    t’i japë Qeverisë së Kosovës me kryeministër Isa Mustafa, për shkak të qeverisjes së keqe dhe
    mungesës së vendimmarrjes në interes të qytetarëve dhe në interes të vendit.
    3
    Mocioni i “Nismës”, i mbështetur nga partitë opozitare dhe deputetë të tjerë të Kuvendit të
    Kosovës, kërkojnë që t’ia marrin besimin këtij Kabineti qeveritar, të udhëhequr nga Isa Mustafa,
    për t’i ofruar vendit një mundësi për zgjedhje të parakohshme.
    Ne jemi të bindur se këtij Kabineti qeveritar duhet t’i ndërpritet mandati për këto arsye, e disa të
    tjera ndërkohë:
    Marrëveshja e nënshkruar në Bruksel me Serbinë, konkretisht marrëveshja e Bashkësisë së
    komunave serbe doli të jetë në 23 nene në kundërshtim me frymën kushtetuese të Kosovës,
    kështu e ka konstatuar Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
    Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi.
    Mosfunksionimi i Kuvendit dhe i Qeverisë. Këtë e kemi parë shumë herë dhe së fundit edhe këtë
    vit.
    Mosfunksionimi i institucioneve.
    Ngecja në liberalizim.
    Kapja e sistemit të drejtësisë.
    Moszhvillimi ekonomik dhe mungesa e investimeve.
    Degradimi i sistemit të arsimit dhe shkatërrimi total i sistemit të shëndetësisë.
    Ikja e mbi 200 mijë qytetarëve nga Kosova, ikja edhe e kuadrove, e cila po vazhdon edhe në ditët
    e sotme.
    Pa punësia e madhe, sidomos për të rinjtë, të cilët kanë ikur nga atdheu ynë.
    Dhe, kjo qeveri po ashtu nuk ka qenë e aftë, edhe një herë po e ripërsëris, të marrë vendime të
    rëndësishme për të mirën e vendit dhe të qytetarëve.
    Prandaj, të nderuar kolegë deputetë,
    Në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, neni 100, paragrafi 1, dhe në mbështetje të
    Rregullores së Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, neni 30, paragrafi 1, Grupi
    Parlamentar “Nisma për Kosovën”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lëvizja “Vetëvendosje”
    dhe deputetë të tjerë nënshkrues të Kuvendit të Republikës së Kosovës, më 5 maj 2017 e kemi
    protokolluar kërkesën tonë për këtë seancë, duke i përmbushur të gjitha kushtet.
    4
    Duke e shfrytëzuar mekanizmin parlamentar të mocionit për mosbesim, i ftoj deputetët e
    Parlamentit të Kosovës të votojnë mosbesimin ndaj kësaj qeverie.
    Konsiderojmë që e vetmja zgjidhje për të dalë vendi ynë nga situata e krijuar aktualisht, në të
    cilën edhe praktikisht të gjitha institucionet janë jofunksionale, janë zgjedhjet e lira, të
    parakohshme dhe demokratike.
    Unë dua t’i falënderoj të gjithë deputetët, të cilët kanë përkrahur këtë iniciativë dhe ju kërkoj të
    gjithëve që ta votoni kërkesën tonë. Faleminderit!
  • E ftoj kryeministrin e Kosovës, zotin Isa Mustafa, që ta paraqesë qëndrimin e
    Qeverisë lidhur me mocionin e parashtruar.
  • I nderuar kryetar i Kuvendit,
    Të nderuar deputetë,
    Të nderuar qytetarë,
    Mocioni i mosbesimit, përfshirë edhe deklarimin këtu që u dha sot, konsideroj se është një
    pamflet politik pa asnjë bazë argumentuese.
    Është një tendencë që dobësitë, keqpërdorimet, dëmet të cilat janë krijuar nga qeverisjet e
    kaluara, përfshirë edhe nga disa individë që e kanë nënshkruar këtë peticion, t’i veshën kësaj
    qeverie. Kjo sjellje është e papranueshme, ajo mund të shërbejë vetëm për larje të hesapeve
    politike, por faktet në asnjë rast nuk mund të ndryshohen.
    Vlerësoj se peticioni ka për pasojë destabilizimin e vendit, nëpërmjet krijimit të mosbesimit në
    institucione dhe të krijimit të vakumit institucional dhe po ashtu ka për qëllim fshehjen e
    adresave të përgjegjësve për afera të dëmshme, korruptive dhe dëmet shumëmilionëshe të parasë
    publike që i janë shkaktuar këtij vendi.
    Faktet janë të tjera, nga ato që jepen në peticion.
    Të nderuar deputetë,
    Ne jemi vendi me normën më të lartë të rritjes ekonomike në regjion, jemi vendi me pjesëmarrje
    më të ulët të borxhit publik në bruto produktin vendor, jo vetëm në regjion, por edhe në Evropë,
    jemi vendi me policinë më të mirë në rajon, me sukseset më të madha të luftës kundër terrorizmit
    dhe ekstremizmit të dhunshëm, luftës kundër drogës dhe trafikimit të çendjeve njerëzore dhe
    vendi më i suksesshëm në vitin e fundit në menaxhimin e migrimit.
    Gjatë këtyre dy vjetëve jemi anëtarësuar në shumë organizata sportive, kulturore, ndërkombëtare,
    në 14 federata sportive, në UEF-a, FIF-a, në 5 organizata ndërkombëtare të kulturës, kemi 5
    5
    njohje të reja të shtetit tonë, kemi fituar kodin telefonik shtetëror për herë të parë, kemi krijuar
    kushte që ligjet e Kosovës të aplikohen në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
    Në qoftë se ndalemi në fusha të caktuara, mund të them se kjo Qeveri e ka marrë ekonominë me
    rritje ekonomike vjetore prej 1.2% dhe si rezultat i reformave, për të cilat po flitet se nuk janë
    bërë si duhet, por janë bërë shumë mirë, përfshirë edhe reformat fiskale. Një, rritja ekonomike në
    vitin 2015 dhe 2016 arrin 4% si mesatare vjetore dhe ka gjeneruar nga investimet private, që janë
    investime shumë të qëndrueshme dhe cilësore.
    Ne kemi trashëguar borxhet e paparaqitura në buxhet kur e kemi marrë qeverisjen në shumë prej
    140 milionë eurosh.
    I kemi plotësuar të gjitha ato borxhe dhe kemi rritur buxhetin për 400 milionë gjatë këtyre dy
    vjetëve si të hyra vendore.
    Në anën tjetër, ne ua kemi falur qytetarëve të Republikës së Kosovës 400 milionë euro dhe
    bizneseve si borxhe të vjetra, duke krijuar stabilitetin buxhetor, sepse edhe përkundër kësaj, ne e
    kemi rritur buxhetin gjatë këtyre viteve.
    Kemi arritur marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar, si një marrëveshje shumë të
    rëndësishme dhe nga kjo marrëveshje Kosova ka siguruar 700 milionë euro investime kapitale.
    Kemi bërë marrëveshje me institucionet financiare ndërkombëtare me qindra miliona euro, siç
    është Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore, qeveritë e vendeve, si është Franca,
    Hungaria, Gjermani, Komisioni Evropian, BERZH-i, Banka Gjermane për Zhvillim dhe shumë
    subjekte të tjera.
    E gjithë kjo flet për kredibilitetin e kësaj qeverie, sepse askush nuk bën marrëveshje me një
    Qeveri e cila nuk është kredibile dhe nuk është stabile.
    Kjo Qeveri mund të them se e ka kthyer timonin ekonomik të këtij vendi nga Turqia kah vendet
    perëndimore, duke siguruar relacione ekonomike, tregtare dhe financiare me vendet
    perëndimore.
    Buxheti i Kosovës për herë të parë ka arritur vlerën prej 2 miliardë euro.
    Vetëm në vitin 2016 janë themeluar 10 mijë e 500 biznese të reja dhe kemi normën më të ulët të
    shuarjes së bizneseve në regjion.
    6
    Kemi realizuar Fondin për Garantimin e Kredive, e kemi katërfishimin e bizneseve me pronarë të
    huaj dhe kemi dyfishimin e bizneseve me pronare gra.
    Investimet e huaja gjatë këtyre dy vjetëve janë 543 milionë euro.
    Ne kemi licencuar tetë zona ekonomike dhe kemi krijuar kushte për zhvillim ekonomik.
    Kjo Qeveri është ajo që ka vënë dialogun e drejtpërdrejtë me biznesin dhe të gjitha politikat
    ekonomike i kemi ndërtuar në partneritet me odat ekonomike, me asociacionet e bizneseve dhe
    me çdo biznes individualisht.
    Rritja e investimeve private ka gjeneruar 41 mijë vende pune në këto dy vjet. Të gjitha këto
    vende të punës janë vende të reja, me emër dhe me mbiemër.
    Në bujqësi po ashtu janë krijuar shumë vende të punës, kurse vetëm nëpërmes punësimeve
    sezonale jashtë janë punësuar 7 500 vetë gjatë një viti.
    Në tri javët e para të qeverisjes jemi ballafaquar me problemin e “Trepçës”, këtë problem nuk ka
    pasur guxim dikush ta zgjidhë për 14 ose 15 vjet më parë, por e kemi zgjidhur ne në këtë Kuvend
    bashkërisht, në tetor të vitit të kaluar e kemi nxjerrë Ligjin për “Trepçën”, ky ligj ka përfshirë
    praktikat më të mira të qeverisjes të kompanive të tilla, ky ligj e pavarëson “Trepçën”, duke e
    bërë shoqëri aksionare dhe ky ligj për herë të parë u mundëson punonjësve të Trepçës që ata të
    jenë aksionarë të Trepçës dhe po ashtu kemi aprovuar edhe Ligjin për investime strategjike, si
    ligj shumë të rëndësishëm.
    Sektorin e bujqësisë e kemi përkrahur në masën më të madhe krahasuar me ndonjëherë pas
    luftës.
    Është arritur punësim në bujqësi, janë arritur investime në sektorin primar në bujqësi, janë arritur
    kulturat të reja bujqësore dhe zëvendësimi i rëndësishëm i importeve me produkte të brendshme.
    Është nxitur dhe është arritur që të mbillet toka në Kosovë, që është me rëndësi shumë të madhe.
    Institucionet financiare ndërkombëtare, si Banka Botërore, Freedom House, Heritage Fondation,
    e shumë të tjera për herë të parë në historinë tonë pas luftës kanë raportuar për përmirësimin e të
    dhënave ose treguesve ekonomikë në Kosovë.
    Termocentrali Kosova e Re për herë të parë është afër nënshkrimit të tij dhe fillimit të ndërtimit.
    7
    Ndërkaq ne kemi kompletuar linjën e interkonjeksionit me Shqipërinë, janë dhjetëra projekte të
    energjisë së ripërtëritshme dhe të efiçiencës në energji.
    Kemi përfunduar 70% të autostradës për Shkup.
    Kemi filluar punë për ndërtimin e rrugës për Podujevë, janë vazhduar punimet e rrugës së Pejës -
    Mitrovicës dhe shumë shpejt do të fillojë edhe ndërtimi i autostradës për Gjilan. Në politikat
    sociale, kjo qeveri për herë të parë i ka siguruar pensionet për veteranët e UÇK-së dhe kemi
    arritur që këtë ta harmonizojmë edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Kemi rritur pensionet e
    kontributdhënësve deri në 75%, prej 25% deri në 75% dhe kemi rrit ndihmat sociale për 25%.
    Kjo është qeveria e parë që ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit në Bashkimin
    Evropian si marrëveshje e parë kontraktuale me BE-në.
    E kemi aprovuar strategjinë e agjendave dhe të reformave evropiane, e kemi arritur marrëveshjen
    e parë kornizë për qasjen e Kosovës në programet e Bashkimit Evropian. Marrëveshja e Frontex-
    it si marrëveshje e parë me një agjenci të BE-së është nënshkruar nga ministria jonë e Punëve të
    Brendshme. Kjo qeveri ka arritur që t’i përmbyllë 94 nga 95 kritere për liberalizimin e vizave.
    Ka mbetur kriter i fundit vetëm i ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.
    Kemi arritur po ashtu ta përparojmë procesin e Berlinit dhe të përfitojmë nga ky proces. Kjo
    qeveri ka iniciuar dhe e ka përmbyllur ciklin e ndryshimeve ligjore për pavarësinë e plotë të
    Gjyqësorit dhe të sistemit prokurorial.
    E kemi shtuar buxhetin dhe i kemi përkrahur maksimalisht iniciativat dhe projeksionet e sistemit
    të drejtësisë për forcimin e shtetit ligjor. I kemi përkrahur projektet e Policisë për rritjen e
    efikasitetit të saj në luftën kundër krimit dhe do të vazhdojnë investimet në pajisjen e Policisë me
    pajisje moderne për lehtësimin e punës së tyre të përditshme. Kemi filluar po ashtu edhe
    procedurat e blerjes së helikopterëve. Kemi bërë ndryshime ligjore për Ligjin e OSHP-së për t’i
    larguar njerëzit nën dyshim për përfshirjen në afera korruptive dhe me procedurat penale të
    iniciuara. Kemi suspenduar dhjetëra zyrtarë deri në nivel ministrash në momentin që e kemi
    kuptuar zyrtarisht se janë ngritur aktakuza kundër tyre. I kemi refuzuar të gjitha propozimet për
    emërime në poste qeveritare të individëve me akuza të ngrehura. Kemi nënshkruar
    memorandumin e bashkëpunimit me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar për angazhimin e
    kompanive të tyre për mbështetjen e procesit të rekrutimit dhe të punësimit të zyrtarëve të lartë
    dhe të emërimit të bordeve të kompanive publike.
    Gjatë emërimeve po zbatohen të gjitha kriteret ligjore dhe ato të meritës. Për herë të parë kemi
    filluar aplikimin e prokurimit elektronik me qëllim të zvogëlimit të mundësive, shpërdorimit dhe
    manipulimit në aktivitetet e prokurimit. Sa i përket korrupsionit, për herë të parë është shënuar
    përmirësimi në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Këtë e njohin edhe të gjitha institucionet
    kombëtare, Komisioni Evropian, Banka Botërore, Freedom House, Heritage Fondation...
    8
    Komisioni Evropian ka konfirmuar se i kemi plotësuar kriterin e luftës kundër korrupsionit si
    kriter për liberalizimin e vizave.
    Të nderuar deputetë,
    Të nderuar qytetarë,
    Kjo qeveri nuk ka pasur asnjë rast korruptiv. Është diskutuar edhe për reformatimin e Qeverisë,
    edhe në këtë aspekt janë bërë ndryshime të rëndësishme. Janë bërë ndryshime në emërimet e reja
    të dy zëvendëskryeministrave, të ministrit të Punëve të Jashtme, të ministres për Integrime
    Evropiane, të ministres për Drejtësi, të ministrit për Kthim dhe Komunitete, të ministrit të
    Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, të ministrit të Pushtetit Lokal dhe të disa
    zëvendësministrave.
    Kjo qeveri po ashtu i ka trashëguar pasojat e disa parregullsive në të kaluarën, cilat janë këto
    parregullsi të cilat fliten në opinion? Është Z-Mobile. Kontrata me Z-Mobile është lidhur më 16
    janar 2009. Secili pajtohemi se kjo kontratë ka qenë dhe është e dëmshme për PTK-në dhe për
    Kosovën. Nënshkruesit e kësaj kontrate do të duhej të ishin përgjigjur për lidhjen e kontratave të
    dëmshme. Pasojat e kësaj kontrate janë të njohura. Edhe ju e dini dhe ne e dimë, dhe siç kemi
    theksuar më herët, kjo çështje i takon drejtësisë dhe apeloj te drejtësia që të vazhdojë ta trajtojë,
    ta hetojë dhe përgjegjësit t’i vërë përpara.
    AXOS-i - Procesin e tenderimit të AXOS-it e ka drejtuar Qeveria e kaluar dhe Kuvendi i kaluar.
    Ky proces ka dështuar në vitin 2013. Qeveria që unë udhëheq i ka menaxhuar në mënyrën më të
    mirë pasojat e kësaj padie dhe me një kosto më të ulët e të lirë të mundshme kemi siguruar
    mbrojtjen profesionale të interesave të Republikës së Kosovës përballë një padie të padrejtë, të
    pabazuar. Dua të them se janë një numër i atyre që ngrenë shqetësimin për AXOS-in, por që në
    fakt do të gëzoheshin në rast se AXOS-i do të përfitonte çfarëdo shume nga kjo padi. Është e
    njohur se AXOS ishte më shumë një mashtrim sesa në fakt një investim, por assesi nuk ka
    mundur që AXOS të ndodhë dhe të bëhet pa disa njerëz këtu të implikuar në interesat e
    përbashkëta me këta të AXOS-it.
    Pasaportat - Edhe rasti i pasaportave qe një mashtrim dhe mjerisht një epilog skajshmërisht i
    dëmshëm për Buxhetin e Republikës së Kosovës dhe për qytetarët e saj. Është zhvilluar dhe
    është udhëhequr si proces tenderimi në kohën kur ne nuk ishim në Qeveri dhe as LDK-ja nuk
    ishte përgjegjëse për këtë ministri. Edhe koha e dështimit të këtij procesi, vjedhja e 1,5 milion
    eurove ka ndodhur në kohën kur nuk ishte kjo qeveri. Për më tepër, as procesi i selektimit të
    kompanisë për mbrojtjen e interesave të Republikës së Kosovës nuk ka ndodhur në kohën e kësaj
    Qeverie. Vazhdimisht e kam përsëritur kërkesën që institucionet e drejtësisë dhe të gjithë
    abuzuesit me paranë publike të përgjigjen pranë këtyre institucioneve. Ata që me veprimin ose
    mosveprimin e tyre i kanë shkaktuar dëm Buxhetit të Republikës së Kosovës.
    9
    Unë mendoj se kësaj kërkese duhet t’i bashkëngjitet çdo deputet. Jo peticioni. Sepse paratë janë
    të qytetarëve tanë dhe ju e keni për detyrim t’i mbroni interesat e qytetarëve të Kosovës. Drejtim
    i gishtit për fajësimin e qeverisë që unë udhëheq është tentim për ta kamufluar realitetin, është
    tentim për t’i shpërblyer ata që kanë abuzuar me paranë publike. Sa i përket Forcave të Sigurisë
    së Kosovës, unë mund të ju garantoj se gjithë infrastruktura ligjore gjatë mandatit të kësaj
    qeverie është hartuar dhe është përmbyllur për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të
    Kosovës. Për më tepër, është siguruar buxheti për t’i rritur investimet në pajisje dhe për të
    siguruar avancimin profesional të pjesëtarëve dhe menaxhmentit të Forcave të Armatosura të
    Kosovës.
    Që nga marrja e mandatit, në vazhdimësi janë mbajtur takime me pjesëtarët e komunitetit
    joshumicë për të siguruar mbështetjen e tyre për ndryshimet kushtetuese, si dhe
    domosdoshmërinë për t’i hapur rrugë transformimit të FSK-së në forcë të armatosur. Në
    koordinim me partnerin e koalicionit, të udhëhequr atëbotë nga presidenti aktual i vendit, janë
    shqyrtuar dhe mundësitë tjera për themelimin e ushtrisë, respektivisht nëpërmjet ndryshimeve
    ligjore. Ishte dakordim i përbashkët që të shteren të gjitha mundësitë para se të procedohet me
    alternativën e fundit. Kjo alternativë, më vonë u iniciua nga presidenti dhe qeveria e përkrahu
    këtë. Brenda afatit kohor ministritë përkatëse kanë përcjellë opinionet e nevojshme në Kuvend
    për procedimin e ligjit.
    Ky ligj sot gjendet në Kuvendin e Kosovës dhe ne shpresojmë që do të vazhdojë të trajtohet. Ata
    që kërkojnë mosbesim ndaj Qeverisë sigurisht se janë pajtuar se inicimi i themelimit të ushtrisë
    nga presidenti mbetet vetëm në sferën e protagonizmit, sepse shkuarja në zgjedhje të reja e
    eviton procesin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës.
    Të nderuar deputetë,
    Flitet këtu për vendime të mëdha që ky Kuvend dhe Qeveria janë treguar të pazonja të marrin
    vendime të mëdha. Qeveria deri më tani ia ka proceduar këtij Kuvendi 165 projektligje. Qeveria
    ka marrë vendime shumë të rëndësishme, qeveria ka nënshkruar Marrëveshjen për Stabilizim-
    Asociimit me Bashkimin Evropian, qeveria e ka miratuar marrëveshjen për shënimin e vijës
    kufitare me Malin e Zi, qeveria i ka ndërmarrë reformat më të mëdha dhe më substanciale
    financiare të pranuara tërësisht nga biznesi. Qeveria ka aprovuar programin kombëtar të
    reformave ekonomike. Qeveria e ka përgatitur buxhetin prej 2 miliardë euro për Kosovën.
    Qeveria i ka rritur pensionet dhe ndihmat sociale. Qeveria i ka përmbushur 94 nga 95 kritere për
    liberalizimin e vizave. Qeveria i ka përgatitur sigurimet shëndetësore, të cilat do të hyjnë në fuqi
    nga 1 korriku i këtij viti.
    Kjo qeveri e ka shpëtuar “Trepçën” nga falimentimi dhe e ka përgatitur Ligjin më të mirë për
    “Trepçën”. Asnjë vendim i Qeverisë nuk është vonuar dhe nuk është marrë pa pajtimin e
    anëtarëve të kësaj qeverie, që është qeveri e koalicionit. Sa u përket vendimmarrjeve më të larta,
    10
    unë atë e adresoj te Kuvendi, sepse asnjë mbledhje e këtij Kuvendi s’ka filluar me kohë, ashtu siç
    s’filloi edhe kjo mbledhje. Deputetët më shumë rrinë në bufe sesa rrinë në sallë dhe Qeveria këtë
    nuk mund ta korrigjojë. Në këtë Kuvend kemi shumë deputetë që kanë problem ligjin dhe është
    pikëpyetje se si mund që për ligjet të vendosin ata, të cilët do të përgjigjen para ligjit.
    Në qeveri nuk ka njerëz të korruptuar, pa marrë parasysh se të cilës parti janë. Në qeverinë time
    nuk ka ministra që e kanë klientelën e tyre, pa marrë parasysh se të cilës parti janë. Në qeverinë
    time nuk ka afera për asnjë individë, prandaj unë mburrem me njerëzit me të cilët kam punuar.
    Janë njerëz të mirë, janë njerëz të dijshëm, nuk janë kriminelë, nuk janë banditë. Prandaj edhe na
    kanë gjuajtur të gjithë neve, na kanë gjuajtur me vezë, me gurë, me molotov, sepse ne nuk kemi
    banda të cilat na mbrojnë, por ne u nënshtrohemi institucioneve të Republikës së Kosovës, që
    institucionet t’i marrin masat e tyre dhe ne jemi në duart e institucioneve të Republikës së
    Kosovës.
    Dhe, po e përfundoj, pa marrë parasysh epilogun e këtij mocioni, ne do të dalim fitues. Jemi të
    suksesshëm, jemi të pastër dhe jemi të drejtë dhe kjo do ta mbajë pastërtinë e këtyre anëtarëve të
    qeverisë dhe kësaj qeverie, pa marrë parasysh se çfarë do të vendosë ky Kuvend. Dhe, unë edhe
    një herë them se jam shumë falënderues për bashkëpunëtorët e mi dhe e vlerësoj punën e tyre.
    Faleminderit!
  • E hap debatin lidhur me mocionin e parashtruar për mosbesim ndaj Qeverisë së
    Republikës së Kosovës.
    Tani është radha e përfaqësuesve, përkatësisht e kryetarëve të grupeve parlamentare. E ftoj
    kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, zotin Zenun Pajaziti, ta marrë
    fjalën.
  • Faleminderit kryetar i Kuvendit, zoti Kadri Veseli!
    Kryeministër,
    Kabinet qeveritar,
    Kolegë deputetë,
    Të nderuar mysafirë,
    Qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Sot si përfaqësues i grupit më të madh politik në këtë Kuvend më me dëshirë do të prezantoja ose
    do të isha më i lumtur për një ngjarje tjetër, që me këtë interesim kaq të madh sot të prezantonim
    diçka tjetër, të flisnim për diçka tjetër.
    Sot jemi mbledhur këtu për një mocion, i cili është i nënshkruar nga deputetët e Kuvendit të
    Republikës së Kosovës.
    11
    Zoti kryeministër,
    Nga ajo që unë dëgjova këtu, ndoshta mund të më tërheq vëmendjen edhe të merrem edhe me
    fjalimin tuaj, por sot nuk jam përfaqësues vetëm i atyre që më kanë votuar mua, por jam
    përfaqësues i një grupi politik, i një partie politike dhe do të flas vetëm për mocionin, por me
    dëshirën më të madhe po them që nuk kisha pasur dëshirë, kryeministër, t’i prezantoje sot vetëm
    disa bashkëpunëtorë tu. Edhe sot, pavarësisht këtij mocioni, do të dëshiroja që ti të jesh
    përfaqësues i bashkëpunëtorëve tu, i partisë tënde, i koalicionit qeverisës, i institucioneve të
    Republikës së Kosovës dhe kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim. Këto
    mocione nuk janë hera e parë dhe këto takime në Kuvendin e Kosovës. Ka pasur momente të
    tilla, edhe më të rënda, fatkeqësisht, por shteti i Kosovës, shteti ynë po vazhdon të funksionojë.
    Është mirë që jemi shtet normal dhe përkundër atyre që shpeshherë dhe vazhdueshëm mundohen
    që shtetin e Kosovës ta prezantojnë si shtet të dështuar, fatkeqësisht kemi zëra edhe brenda
    vendit tonë, shteti ynë, Republika e Kosovës, po vazhdon të funksionojë, pavarësisht sfidave dhe
    vështirësive.
    Sot ne e kemi para vetes një mocion. Ky mocion nuk është për t’i përsëritur sukseset e kësaj
    Qeverie. Dëshiroj ta vë theksin në fjalën e kryeministrit tonë, që ka të bëjë me arritjet, që ka të
    bëjë me ato që janë pozitive, e që u thanë se kemi institucione të shkëlqyeshme, siç janë policia,
    ushtria, fusha e sportit... E këto janë suksese që janë në kuadër të angazhimit disavjeçar të të
    gjithëve, burrave dhe grave në këtë vend, punëve të mira të të gjithë atyre që kanë vullnet dhe
    energji për ta çuar këtë vend përpara. Por, ende mbetet shumë për t’u bërë.
    Ky mocion është sepse në këtë vend ka ngecje, ka ngecje evidente në zhvillimin ekonomik dhe
    në krijimin e vendeve të reja të punës. S’e di si e ndieni ju secili prej jush, por kemi qindra e
    mijëra qytetarë që na trokasin për hallet e tyre dhe për pamundësinë e tyre që të bëjnë jetën
    normale për shkak të kushteve të këqija dhe për shkak të mungesës së vendeve të punës.
    Kemi pasur ngecje që lidhen drejtpërdrejt me përgjegjësitë tona si institucione. A e dini se sa të
    rinj sot e vështrojnë këtë seancë dhe kanë pritur që sot, ose një ditë, do të merrnim vendime të
    rëndësishme që ata do të mund të lëviznin lirshëm nëpër shtetet e Evropës dhe kudo që ata
    dëshirojnë. Kemi pasur po ashtu pritje për ushtrinë dhe për vendime të tjera, që kanë të bëjnë me
    integrimet euroatlantike.
    Në anën tjetër, ne kemi pasur, nuk duhet ta harrojmë, vitin që shkoi, dhe koha që e lamë pas,
    edhe një sjellje të opozitës që ka qenë bllokuese ndaj zhvillimeve në Kosovë. Opozita ka
    përdorur mjete të dhunës për ta sfiduar demokracinë e brishtë të këtij vendi. Si rezultat kemi
    pasur pamje, të cilat nuk kanë dashur t’i shohin të gjithë ata që kanë investuar për shtetin tonë,
    miqtë tanë, kudo që janë ata, edhe qytetarët e Republikës së Kosovës.
    12
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Qytetarë,
    Partia Demokratike e Kosovës ka bërë përpjekje të vazhdueshme me partnerët tanë të koalicionit
    që të arrijmë një marrëveshje për vendime me rëndësi për vendin tonë, e të cilat kanë qenë të
    pritura për qytetarët e Kosovës, por edhe kanë qenë të kërkuara nga partnerët tanë
    ndërkombëtarë.
    Në vazhdimësi këto ditë, e edhe më herët, Partia Demokratike, lidershipi ynë, pjesa e Kabinetit
    qeveritar, kanë qenë me kërkesë nga partia që të bëjnë gjithçka që është e mundur që të ketë një
    koordinim. Siç po e shihni, sot kemi ardhur këtu në një situatë në të cilën nuk e kemi një
    koordinim të tillë, e kemi pasur një vullnet të munguar në atë drejtim. Në këtë situatë, vullneti i
    Partisë Demokratike është në harmoni me kërkesat e qytetarëve dhe ne jemi unikë në qëndrimet
    tona si deputetë, ashtu edhe si organe drejtuese të Partisë Demokratike. Andaj, sot i ftoj deputetët
    që ta bartin këtë vullnet, që është vullnet i qytetarëve të Republikës së Kosovës.
    Dëshiroj të ju drejtohem juve sot që jeni këtu, kolegë të mi, edhe ata që këtyre ditëve keni
    debatuar shumë, e di që shumëkush ka pasur qëndrime të ndryshme, të cilat kanë qenë në interes
    të Partisë Demokratike të Kosovës. Kemi qenë të vendosur që në plan të parë ta kemi vullnetin e
    qytetarëve dhe interesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Andaj, ju ftoj që sot ta përkrahni
    këtë vullnet. Faleminderit!
  • Faleminderit! Ismet Beqiri, kryetar i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të
    Kosovës, e ka fjalën.
  • Faleminderit shumë!
    I nderuar kryeministër,
    Kabinet qeveritar,
    Kryetar i Kuvendit,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Më lejoni që në fillim të them se ngritja e mocionit është një e drejtë kushtetuese, është një akt
    demokratik dhe i lejuar me rregulloret tona dhe si të tillë, si Lidhje Demokratike e Kosovës e
    marrim, nëse mund të them, me qetësinë më të madhe, duke pasur parasysh faktin, ose faktet nga
    ato që i tha vetë kryeministri i Republikës së Kosovës.
    E bën komod Grupin Parlamentar të Kosovës, sepse e kemi pasur një kryeministër të koalicionit,
    meqenëse zoti Pajaziti e tha më herët, edhe kryeministri e tha dy-tri herë që është kryeministër i
    koalicionit, pra një kryeministër që i prezantoi dhe faktet që i prezantoi flasin për punën e bërë.
    Është shumë normale, shumë demokratike të mos pajtohen, të gjithë ata që s’pajtohen, opozitë
    dhe dikush tjetër, me të arriturat, është normale edhe kur s’ia qëllojnë, edhe kur nuk kanë fakte
    për ato çfarë u thanë në ekspozenë e kryeministrit dhe që janë thënë vazhdimisht dhe që janë
    13
    prezantuar vazhdimisht si punë e përbashkët e këtij koalicioni qeverisës dhe nuk janë vetëm këto
    që u thanë sot, por ishte një rezyme, një përmbledhje për aq sa ka mundur të thuhet, sepse këto
    vazhdimisht janë prezantuar sa herë që ka pasur nevojë këtu në Kuvend dhe para opinionit të
    gjerë.
    Po ashtu, të nderuar kolegë deputetë, ne konsiderojmë si grup parlamentar dhe vlerësojmë që
    Qeveria e udhëhequr nga zoti Mustafa është Qeveria më e suksesshme e pasluftës në Republikën
    e Kosovës. Përkundër faktit që të gjithë kemi qenë dëshmitarë të vështirësive të jashtëzakonshme
    që nga fillimi në punën e Qeverisë, në pengesat jashtëzakonisht të mëdha në punën e Qeverisë
    këtu në Kuvend dhe jashtë Kuvendit, fatbardhësisht kjo është tejkaluar dhe janë arritur rezultate,
    janë bërë punë të mëdha, e në një formë po pajtohem me Zenunin, vetëm kësisoj unë po e them:
    E vërtetë, konsiderojmë se ka pasur ngecje në krim të organizuar, e vërtetë që ka pasur ngecje në
    mossundim të ligjit, do të thotë se ka më shumë sundim të ligjit, e vërtetë që jo ngecje, por ka
    pasur zhvillim ekonomik dhe parametrat u thanë, nuk dua ta përsëris.
    Është shumë e qartë se asnjëherë nuk pretendohet, nga asnjë qeveri, të arrihen të gjitha ato që
    mund të arrihen, ose dëshirohen, më mirë të them, të arrihen. Por, vërtet janë bërë punët që kanë
    pasur mundësi në një afat, në një kohë, në një periudhë jo edhe të gjatë, nëse mund të themi, s’e
    di sa mund të nxirren kushte normale për të punuar kjo Qeveri, po pse jo edhe ky Kuvend.
    Ne si grup parlamentar, si Lidhje Demokratike e Kosovës, mbetemi të përkushtuar që çdoherë
    kur është në interesin e vendit ta mbështetim punën e atyre që punojnë për interesat e vendit, që i
    respektojnë institucionet, që i respektojnë marrëveshjet. Dhe, të dashur dhe shumë të respektuar
    kolegë deputetë, përkushtimi ynë, qëndrimi ynë unik për përkrahje të të gjitha proceseve të
    rëndësishme për Republikën e Kosovës është dëshmuar edhe kur kemi qenë opozitë, edhe tash
    kur jemi në krye të Qeverisë. I kemi përkrahur çdoherë vendimet që kanë qenë dhe është
    vlerësuar se janë në interes të vendit. E kemi përkrahur dhe do të përkrahim çdoherë dhe jemi
    këmbëngulës në vazhdimin e partneritetit strategjik, partneritetit tonë si Kosovë, pse jo, me
    angazhim shumëvjeçar të LDK-së, krijim i një partneriteti që nga koha e presidentit Rugova,
    veçmas me SHBA-të dhe shtetet e Bashkimit Evropian dhe në këtë partneritet nuk ka asnjë
    mundësi askush që të na largojë, pavarësisht pretendimeve të kujtdo qoftë, sikur të tjerët janë
    shumë përkrahës dhe e kanë këtë vullnet të bashkëpunimit me partnerët strategjikë, por kjo nuk
    duhet të bëhet ad hoc, kjo duhet të jetë ose është një kontinuitet i vazhdueshëm i të gjithë neve.
    Të nderuar deputetë,
    Pa dyshim që ne si grup parlamentar e kemi të qartë dhe e dimë që ky Kuvend i ka në opozitë 30
    deputetë. Kaq janë. Dhe disa të pavarur, nëse janë të pavarur i respektoj shumë dhe besoj që janë
    të pavarur. Këtë të mos ma e marrin për ta kontestuar pavarësinë e tyre si deputetë, janë tre-katër
    deputetë të pavarur, që i respektoj shumë dhe kaq është fuqia, nëse mund të themi, opozitare në
    këtë Kuvend. Dhe ky mocion i paraqitur sot është mocion, që u tha edhe në fjalën e kryeministrit,
    14
    absolutisht me të dhëna të paqëndrueshme, të pavërteta dhe absolutisht që s’mund t’i vishen
    punës së kësaj Qeverie, por edhe këtij Kuvendi. Kjo është e vërteta dhe kushdo që mendon
    ndryshe është e drejtë e tij, por për mendimin tonë është e paqëndrueshme.
    E thashë që kemi punuar në kushte të jashtëzakonshme, në kushte jashtëzakonisht të vështira dhe
    çdoherë kur flasim edhe për vendime të mëdha, edhe për vendimmarrje, ato merren bashkërisht.
    Edhe sukseset i kemi pasur të përbashkëta, edhe dështimet eventuale do të duhej të ishin të
    përbashkëta. Po e them eventuale, sepse ne konsiderojmë që kjo qeveri ka pasur suksese
    jashtëzakonisht të mëdha për një periudhë të shkurtër kohore.
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Ne si Grup Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të votojmë kundër këtij mocioni
    me bindjen e plotë se është mocion thjesht mocion, i cili nuk mund ta rrëzojë Qeverinë me 30 e
    sa vota, duke përfshirë opozitën dhe disa të tjerë, mund ta rrëzojë vetëm në rrethana të tjera, nëse
    u lihet në vullnet deputetëve për interesa të qytetarëve. Kjo, kolegë të nderuar, i bie drejtpërdrejt
    shkelje e një marrëveshjeje që e kemi, që mocioni, përkatësisht në një pikë thuhet që partnerët e
    koalicionit nuk e përkrahin mocionin e opozitës. Dhe, unë nuk dua të paragjykoj, por nëse është
    qëndrimi që u lihet në vullnet për ta respektuar vullnetin e qytetarëve, kjo direkt apo indirekt e
    thotë edhe qëndrimin. Sidoqoftë, edhe një herë, pa pretenduar për rezultatin e mocionit, e
    falënderoj kryeministrin, Qeverinë, për punën e bërë dhe kjo mbështetje që i ka dhënë
    vazhdimisht LDK-ja, Grupi Parlamentar i LDK-së, por edhe partnerët e koalicionit gjatë punës
    dëshmon se është bërë punë e madhe dhe ne jemi këtu. LDK-ja mbetet parti e vlerës, e
    qëndrueshmërisë dhe parti që vërtet i përfaqëson interesat e qytetarëve. Faleminderit!
  • Është radha e kryetarëve të grupeve parlamentare. Zoti Glauk Konjufca nga
    Lëvizja “Vetëvendosje”.
  • Deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,
    Në maj të vitit 2014, Isa Mustafa e mati Kosovën pash më pash. Shkoi nga fshati në fshat, i
    vizitoi të gjitha qytetet e Kosovës gjatë fushatës zgjedhore dhe i mori votat e popullit të Kosovës
    me një strategji të caktuar. Strategjia ishte kjo: “Ekziston një bandë kriminele në krye të shtetit të
    Kosovës, kjo bandë kriminele i ka shefa Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin dhe këta janë
    përgjegjësit kryesorë pse e kanë kapur shtetin e Kosovës dhe e kanë kriminalizuar pushtetin në
    Kosovë”.
    Cila është zgjidhja, pra, qytetarë të Kosovës? T’ia jepni votën Isa Mustafës dhe ky të çojë në
    shtëpi Hashim Thaçin, Kadri Veselin bashkë me qeverisjen e SHIK-ut?
    15
    Çka bëri në fund ky njeri, që e kemi kryeministër? Në fund, ky njeri, për hir të kolltukut, njërin
    prej tyre e bëri kryeparlamentar, tjetrin prej tyre e bëri president, ashtu që vetë të bëhej
    kryeministër.
    Ky është programi qeveritar i Isa Mustafës. Fillon dhe përfundon te kolltuku.
    Nëse ia ofroni kolltukun, nëse ia ofroni pozitën, të gjitha ato që i thotë, bien në ujë, sepse ai është
    parimi dhe programi qeveritar i tij. Është karrigia e kryeministrit.
    Dhe, kjo s’ka lidhje të bëjë as me qytetarët e Kosovës, e as me shtetin tonë.
    Pra, që kur ka lindur ky, ky ka lindur me mosbesim.
    Nuk është se po ia krijojmë ne mosbesimin tash, në vitin 2017. Isa Mustafa në vitin 2014 ka
    lindur me mosbesim.
    Dhe, si mund të krijojë një qeveri besim, kur njeriu kryesor i saj është aq i pabesë, dhe nuk ka
    besë.
    I ndryshon deklaratat, i ndryshon qëndrimet dhe parimi kryesor, i cili udhëheq, është pushteti,
    kontrolli, karriera e tij personale.
    Kjo s’ka lidhje as me zhvillim ekonomik, as me sundim të ligjit, as me zhvillim të Kosovës, as
    me interes të qytetarëve të Kosovës.
    Kjo ishte qeveri e interesave partiake dhe jo e interesit shtetëror apo e interesit të qytetarëve.
    Ishte qeveri e kapjes së shtetit, qeveri e korrupsionit, qeveri e marrëveshjes së Rashkës, sepse kjo
    qeveri kishte ministra që nënat gjakovare të të pagjeturve i quajtën ‘kafshë’, si dhe kishte
    ministra e ka sërish zëvendëskryeministra që prenë shirita lagjesh kolonizuese të Serbisë, në veri
    të Kosovës.
    Ishte kjo një qeveri e rrënimit të arsimit tonë, pushtet që qeveritarët i bën profesorë. Kjo ishte
    qeveri i “Klanit Pronto”, që të punësojë pa konkurruar, Qeveri e negociatave me Serbinë dhe e
    kompromiseve të njëpasnjëshme, Qeveri e “Zajednicës”, Qeveri e dhënies së territorit, Qeveri e
    shkatërrimit të shëndetësisë publike dhe pushtet i stentave të zemrës.
    Qeveri e bizneseve të pushtetarëve dhe jo e mbështetjes së bizneseve të qytetarëve. Qeveri që
    edhe krundet i shet për miell. Qeveri që e dhunon demokracinë. Pushtet që i mbyt në burg
    aktivistët politikë, pastaj i mbyt edhe dëshmitarët e tyre.
    16
    Pushtet që të eliminon politikisht duke të shpallur terrorist. Pushtet që të censuron, ta ndalë fjalën
    dhe ta mbyllë gojën.
    Qeveri që të futë në burg nëse e kritikon pushtetin e kriminalizuar.
    Pushtet që e keqpërdor policinë për t’i rrahur qytetarët protestues. Pushtet që e përdor gjyqësorin
    për t’i persekutuar kundërshtarët politikë.
    Pushtet që shet e blen prokurorë e gjyqtarë. E nëse nuk i blen, i kërcënon dhe i shantazhin.
    Kjo ishte një Qeveri e skemave mafioze që pushtetarët të përfitojnë miliona, duke paguar dënime
    buxheti i shtetit dhe xhepat e qytetarit.
    Qeveri që s’mund ta kontrollojë as Facebook-un e kryeministrit, e lëre më t’i kontrollojë kufijtë e
    Kosovës.
    Kjo ishte një Qeveri e djemve dhe e farefisit që marrin tenderë.
    Ky ishte një pushtet që çdo tender e ka me përqindje për qeveritarët. Kjo ishte një qeveri që i
    mbron përfitimet nga hajnia e KEDS-it dhe jo qytetarët e zhvatur të Kosovës.
    Po tek e fundi, kjo ishte një qeveri me 3 kryeministra. Këtu është problemi.
    Presidenti, që mendon se është kryeministër, kryetari i Kuvendit që sillet si kryeministër dhe
    kryeministri që më së paku është kryeministër.
    Kjo ishte qeveri e zbrazjes së Kosovës nga populli i vet. Qeveri e emigracionit, është mirë t’ia
    lëmë emrin.
    Qeveri që i premtoi herë 120 000 vende të punës, e herë 200 000, por e vetmja gjë që prodhoi
    është eksod për popullin e Kosovës.
    Qeveri që e shet dhe e blen statusin e veteranit të UÇK-së. Qeveri e Gjykatës Speciale.
    Qeveri që nuk e bën dot as ushtrinë.
    Zonja dhe zotërinj,
    Kjo Qeveri ka qeverisur tash e 900 ditë. Bash sot diku, ose këto 2-3 ditë janë bërë 900 ditë që
    qeveris kjo qeveri, por ne mund t’i renditim edhe 900 arsye të tjera pse kjo qeveri duhet të shkojë
    në shtëpi.
    17
    E, megjithatë, më duket aq qeveri e mjerueshme sa që nuk ka fare nevojë madje ta rrëzosh, sepse
    është bë gati ta rrëzojë vetveten.
  • Zoti Pal Lekaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
    PAL LEKAJ: I nderuar kryetar i Parlamentit të Republikës së Kosovës,
    Të nderuar ministra,
    Zëvendëskryeministra,
    Meqë kryeministri nuk mundi të durojë dhe e lëshoi foltoren apo e lëshoi edhe kolltukun, dhëntë
    Zoti që të mos kthehet më në këtë Parlament e në këtë kolltuk.
    Ne sot jemi këtu jo për të debatuar për atë që e prezantoi kryeministri i Kosovës, sepse sikur të
    ishte ajo që e tha kryeministri i Kosovës, ne sot nuk do ta kishim mocionin e mosbesimit.
    E përmendi energjinë. Po i themi kryeministrit që qytetarët ballafaqohen deri në më shumës se 6
    orë pa rrymë elektrike.
    E përmendi shëndetësinë. I themi kryeministrit që 10 milionë euro investohen për shërim të
    pacientëve dhe mijëra pacientë janë sot duke u shëruar jashtë vendit.
    E përmendi punësimin. I themi se 200 000 qytetarë, zoti kryeministër, e kanë lëshuar vendin,
    sepse nuk kanë parë perspektivë në këtë vend dhe e kanë humbur edhe shpresën e fundit që kjo
    qeveri mund të bëjë diç për ta dhe do të jetë në shërbim të tyre.
    I themi zotit kryeministër se kjo Qeveri ka qenë ndër qeveritë më të dobëta, më të plogështa që e
    ka përjetuar qytetari i Kosovës.
    I themi kryeministrit se të gjitha ato që i tha janë të pavërteta, sepse qytetari i Kosovës
    ballafaqohet me kushtet elementare që së pari nuk i ka 2 euro në xhep, sepse kjo Qeveri ka qenë
    qeveri e varfërisë, Qeveri që fare nuk i ka interesuar qytetari dhe mirëqenia e tij, por i ka
    interesuar se si ta vazhdojë këtë mjerim të qeverisjes në Kosovë.
    Prandaj, ne sot jemi këtu si Grup Parlamentar që ta përkrahim fuqishëm mocionin e mosbesimit
    dhe kjo Qeveri të shkojë në shtëpi dhe kjo agoni të ndryshojë dhe qytetarët ta thonë të veten.
    Faleminderit!
  • Slavko Simiq, nga Grupi Parlamentar Lista serbe e ka fjalën.
    Nuk është këtu. Atëherë, a është lajmëruar dikush për fjalë nga Lista serbe? Nuk ka. Enver Hoti e
    ka fjalën, nga Grupi Parlamentar “Nisma”.
    18
  • Faleminderit, kryetar i Kuvendit!
    Të nderuar deputetë,
    I nderuar Kabinet qeveritar,
    Mendoj se përmbajtja e mocionit ishte mjaft domethënëse dhe përmbajtjesore, e cila na ofron një
    mundësi që ne sot si deputetë të Kuvendit të jemi në interes dhe në funksion të detyrës sonë për
    të dhënë mbështetje të plotë dhe të fuqishme për rrëzimin e kësaj qeverie.
    Vërtet është shqetësuese dhe një diçka që na ka përcjellë deri më tani, kur e dëgjojmë tanimë
    kryeministrin në ikje, duke e cilësuar mocionin i pamflet.
    Kjo na kujton se dikujt, e konkretisht ndoshta zotit Mustafa, i ka shkuar gjithë jeta e tij në
    përndjekje të pamfleteve, prandaj edhe ky është një shtesë se ne duhet të marrim një qëndrim për
    ta rrëzuar sa më shpejt që është e mundur.
    Listimi i temave të zotit Mustafa ishte një fushatë e hapur tani. Mund të cilësohet si një fushatë
    dhe një kërkim falje që ai po tenton t’ia bëjë LDK-së dhe të futet në një fushatë parazgjedhore,
    por ne mendojmë se më nuk do t’i bëjë punë as ajo që e dëgjuam deri më tani.
    Prandaj, bëjmë thirrje edhe një herë që mocionin ta mbështesim si mundësi për të hapur një
    perspektivë të re, për të ardhur te një qeveri krejtësisht tjetër dhe një qeveri, e cila do të jetë
    kompetente dhe e aftë për të drejtuar vendin. Faleminderit të gjithë atyre që e kanë nënshkruar
    mocionin e “Nismës për Kosovën” dhe njëkohësisht ju ftojmë që të vazhdojmë në këtë frymë
    dhe kjo të bëhet një realitet. Ju faleminderit!
  • Zoti Danush në emër të Grupit Parlamentar “6+”, apo Fikrimi? Atëherë, zoti
    Danush, urdhëroni!
  • Faleminderit, i nderuar kryetar!
    Unë personalisht si deputet është hera e tretë që e nënshkruaj një mocion për qeverinë e tretë, për
    të rënë qeveria.
    Arsyeja pse si deputet e kam nënshkruar mocionin është se kam menduar që kjo Qeveri do t’i
    ndihmojë komunitetit tim ashkali, me 24 000 qytetarë.
    Njëra prej rasteve dhe prej arsyeve që më ka nxitur ta nënshkruaj është rasti i një fëmije që ka
    vdekur nga kafshimi i qenve dhe shumë anëtarë nga Qeveria kanë shkuar ta vizitojnë, por
    asnjëherë nuk është ndihmuar ajo familje.
    Arsyeja e dytë pse në këtë Parlament të Kosovës, po u drejtohem të gjithë kolegëve, kemi
    kërkuar një shumë, e cila do t’u dedikohej komuniteteve, kemi kërkuar 1 milion euro që të bëhet
    19
    ndërtimi i shtëpive apo për familje të varfra, dhe nuk e kam marrë mbështetjen nga disa kolegë
    deputetë dhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
    Prandaj, kjo më shtyri që sot ta nënshkruaj mocionin për rrëzimin e kësaj qeverie, të cilën e
    përbën LDK-ja dhe PDK-ja.
    Nuk jam ndaj asnjërit kundër, por e kam parë se kjo qeveri njëherë e përgjithmonë duhet të jetë e
    barabartë për qytetarët, e jo të anashkalohen komunitetet.
    Ne e kemi parë këtë qeveri që s’ka pasur mundësi asnjëherë ta shtrijë dorën dhe t’i ndihmojë
    familjet e varfra, të cilat për çdo ditë i kemi rrugës, bredhin rrugës, i shohim se janë të papunë, i
    shohim se nuk kanë strehim, i shohim se për shkak të kushteve të vështira ekonomike edhe
    braktisin shkollën.
    Prandaj mua si deputet më vjen turp edhe t’i përfaqësoj, sepse për çdo ditë ballafaqohem me ta
    dhe e shoh se asnjëherë nuk ka pasur mundësi që për 15 apo 16 vjet qeveritë në të kaluarën dhe
    kjo qeveri e tanishme nuk kanë pasur mundësi ta përmirësojnë jetën e komunitetit tonë ashkali.
    Pra, desha ta arsyetoj këtë, dhe jo për shkak se nuk e dua ndonjë subjekt politik, por jam këtu për
    t’i mbrojtur interesat e komunitetit tim ashkali. Faleminderit!
  • Të nderuar kolegë deputetë,
    Nuk ishte qëndrim i Grupit “6+”. Ishte si deputet, se në fillim kur u thirr ishte qëndrim i
    deputetit. Do të thotë, i kemi kaluar vetëm deputetët sipas radhës së paraqitjes.
    Aktualisht i kemi edhe 5 deputetë, po i lexoj sipas renditjes, siç janë lajmëruar: Muhamet
    Mustafa, Melihate Tërmkolli, Besa Gaxherri, Murat Hoxha, Gëzim Kelmendi.
    Atëherë, shkojmë sipas radhitjes.
    Zoti Muhamet Mustafa e ka fjalën. Le të bëhet gati zonja Melihate Tërmkolli.
  • I nderuar kryetar i Kuvendit,
    I nderuar Kabinet qeveritar,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Ky mocion i opozitës dhe i sa deputetëve të tjerë të nënshkruar po vjen pas një lufte të vrazhdë
    në skenën tonë politike, e cila u ashpërua sidomos pas përfundimit të zgjedhjeve në vitin 2014,
    dhe është e ditur se këto zgjedhje u përcollën edhe me probleme të theksuara në konstituimin e
    institucioneve. Të mos llogaritet në kohë kjo, ju lutem, se nuk mund të flas unë kur njerëzit...
    20
  • Ju kisha lutur, kolegë deputetë, në qoftë se ka mundësi, për hir të kolegëve të jemi
    të qetë, të kryhen diskutimet.
  • Faleminderit, kryetar për këtë intervenim.
    Domethënë, ne kishim gjashtë muaj një luftë, një përpjekje për konstituim të institucioneve,
    kishim një përpjekje që unë e kam përkrahur që pas 8 vjet qëndrimi në pushtet të PDK-së, PDK-
    ka të shkojë në opozitë. Por, opozita e atëhershme tregoi jopjekuri, joaftësi për të ndërtuar
    qeverinë dhe për t’u marrë vesh për të krijuar një program qeverisës dhe institucione. Këtu faji
    nuk është vetëm i LDK-së, e as i Isa Mustafës, të gjithë e dinë i kujt është faji, s’dëshiroj sot të
    flas.
    Por, kjo luftë e vrazhdë politike ka eskaluar deri në luftë të dhunshme politike që në ditën e
    nesërme pas formimit të Qeverisë.
    Sulmet dhe inatet, kryesisht për shkak të ambicieve për pushtet, ngushtuan hapësirën jo vetëm
    për një komunikim normal, por edhe për një komunikim minimal mes lidershipit politik të
    përfaqësuar në Kuvend, e që përbën një kërkesë të domosdoshme për të arritur konsensus për
    çështjet jetike me interes për vendin.
    Ekskluziviteti në qëndrimet politike, i cili servison vetëm interesat partiake dhe personale për
    pushtet, pa marrë parasysh interesat e vendit, është diçka që unë e quaj kohëve të fundit mjaftë
    shpesh ‘luftë primitive partiake për pushtet’.
    Mendoj se kjo sëmundje është e përhapur mjaft gjerë dhe ka rrezik të metastazojë.
    Do të ishte mirë që secili në oborrin e vet ta analizojë këtë fenomen dhe që secili ta pastrojë
    oborrin e vet.
    Tani për përmbajtjen e mocionit.
    Përmbajtja e mocionit që kemi sot para vetes, ndonëse po tenton disa probleme prezente, huq në
    mënyrën e qasjes dhe me konstatimin.
    Përmbajtja e mocionit është jokonsistente, sidomos paraqitja këtu dhe aderuesit e mocionit, pra
    jokonsistentë, është jokorrekte e sajuar me vështirësi dhe po shihet është e sajuar për të kryer një
    pretekst në shërbim të asaj që përshkrova më lart.
    Si e tillë vështirë që mund të paraqitni bazë për një debat konstruktiv dhe të përgjegjshëm.
    Të nisemi prej konstatimit fillestar në këtë mision.
    21
    Qeveria ka dështuar plotësisht dhe në të gjitha programet. Të gjithë e dimë se kjo nuk është e
    vërtetë.
    Ndonëse e sulmuar me të gjitha mjetet, brenda dhe jashtë Kuvendit, me retorikë të ashpër
    politike, denigrues dhe linçuese dhe aktet e palejueshme të dhunës që nga dita e parë e punës së
    saj, Qeveria ka përmirësuar dukshëm qeverisjen makroekonomike, ka stabilizuar rritjen
    ekonomike në rreth 4% me tendencë të rritjes së mëtejme, ka bërë reforma fiskale dhe forma të
    tjera në mjedisin për biznes, ka marrë masa nxitëse për investime dhe për rritjen e ofertës
    vendore prodhuese dhe shërbyese.
    Vjet prodhimi i energjisë ishte rekord, u rrit gati 7%, eksporti i shërbimeve vjet ka arrit mbi një
    miliard, në qoftë se nuk e dini, është mirë ta dini zotëri deputetë.
    Reforma këto që i kanë munguar këtij vendi një kohë të gjatë, siç thashë qeverisja
    makroekonomike fiskale dhe buxhetore është më cilësore dhe ka tejkaluar një situatë kur kjo
    qeverisje ishte si cilësohej në secilin Raport të Progresit evropian ishte qeverisje ad hoc, nuk ka
    më vlerësime të tilla.
    Si rezultat i reformës fiskale të pakos së parë mbi 50 milionë euro kanë mbetur në biznese për
    investime, sivjet kjo do të jetë më e madhe dhe do të duhej të fuqizohej me pakon fiskale dy. Por,
    falë investimeve publike në infrastrukturë është zgjeruar jo vetëm në rrugë dhe jo vetëm nga
    buxheti, buxheti është konsoliduar mirë në atë masë sa i ka përballuar me sukses sfidat e fillimit
    të zbatimit të Ligjit për veteranët, i cili u aprovua tre vjet më parë dhe i është lënë kësaj Qeverie
    ta zgjidhë.
    Buxheti, pra është më i konsoliduar dhe i ka adresuar edhe pensionistët kontributdhënës që me
    dekada kanë qenë në gjendje të mjerë.
    Reitingu i kushteve për biznes në Kosovë ka shënuar ngritje të konsiderueshme në të gjitha
    rangimet botërore, donë biznes ‘heritage’.
    Mund të flasim edhe për ligje të rëndësishme të aprovuara. Vetëm në Komisionin tim kemi 30
    ligje, të gjitha të rëndësishme, e gjithë kjo nuk mund të bëhet pa vendimmarrje. Prandaj, unë e
    mohoj se nuk ka vendimmarrje, ka pasur vendimmarrje, kjo nuk mund të bëhet pa vizion, pa
    aftësi dhe dije.
    Pra, problemi i mocionit është se fillon me premisë negative, me energji negative të premisë së
    gabueshme, niset pas kësaj Qeverie, i vihen mbi supe thuaja të gjitha gabimet dhe shkeljet ligjore
    brenda 15 vjetëve, në ato gabime, po të mendonim pak më shumë do të mund ta gjenin veten
    edhe disa prej nënshkruesve, edhe disa prej adhuruesve të këtij mocioni.
    22
    Pra, për gjendjen jo të mirë në shumë sektorë të shoqërisë sonë nuk mund t’i vihet barra vetëm
    kësaj Qeverie, e të harrohen formacionet e mëparshme të kabineteve, aq më parë, siç theksova,
    ka përmirësime të rëndësishme në qeverisjen ekonomike.
    Atje kur rezultatet kanë qenë më të vështira, domethënë më të ngadalshme, është lufta kundër
    korrupsionit dhe krimit të organizuar.
    Qeveria ka arritur të krijojë disiplinë më të madhe në prokurim dhe të evitojë aferat dhe kemi
    disa shenja të një pune më efikase të prokurorisë dhe gjyqësorit, siç konstatohet edhe nga
    Komisioni Evropian lidhur me liberalizimin e vizave. Por të gjithë e dimë se kjo nuk mjafton dhe
    se nuk mund të lavdërohemi me luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Për këtë ende nuk
    ekziston vullneti politik, as gatishmëria e nevojshme politike, as aftësia e nevojshme
    institucionale dhe kjo është detyra primare e këtij Kuvendi dhe jo vetëm retorika e lidershipit
    politik, sepse të gjithë e dimë edhe në gjyqësor ende infiltrohen ndikimet politike dhe interesat e
    qarqeve të ngushta.
    Problemi më i madh me mocionin dhe ata që e mbështesin mocionin është çka pas mocionit?
    Çka pas mocionit, po ju pyes të gjithëve. Nuk ka asnjë indikacion se me aprovimin e këtij
    mocioni problemet do të përmirësohen. Cila është qasja për demarkacionin, po ju pyes. Si
    mendojnë ta adresojnë mocionistët demarkacionin?
    Të gjithë ne e dimë se ky është problem që duhet të adresohet, të zgjidhet në platformën e
    partneritetit veriatlantik dhe rrumbullakësimit të procesit të shtetndërtimit, për ta tejkaluar
    izolimin e vendit dhe pozitën diskriminuese në të cilin janë vënë qytetarët e Kosovës, mendoj
    edhe me qëndrimin jo shumë korrekt të bashkësisë evropiane, ku ne synojmë.
    A janë menduar pasojat e një jostabiliteti politik dhe vakumi institucional dhe jostabiliteti ‘ala
    Maqedoni dhe Tiranë’ dhe a mendojnë se kujt i shërben ky jostabilitet eventual? Zotërinj, ka
    diçka më të madhe e më të rëndësishme se lufta për pushtet.
    Nuk dëshiroj që të kuptohet se unë po idealizoj punën e Qeverisë. Mendoj se kjo Qeveri ka
    potenciale të punojë më tepër dhe në kushte normale do të isha edhe unë kritik ndaj saj dhe do të
    kërkoja edhe më shumë.
    Andaj, po them edhe unë, po e përsëris se në kontekstin e dhënë politik nuk mund të mohohet se
    janë ndërprerë disa procese negative dhe ka shënuar disa kthesa pozitive.
    Mocionistët nuk merren fare me problemin e funksionimit të Kuvendit, me atë se çfarë situate
    kishim ne këtu, kush dhe sa i kontribuoi kësaj situate?
    23
    Qeveria ka një përgjegjësi të madhe në aspektin operativ për gjendje në shoqëri, por përgjegjësia
    primare politike është e Kuvendit, e forcave politike në pozitë e para së gjithash në pozitë, por
    edhe në opozitë me mënyrën se si japin tonin e punës këtij Kuvendi.
    Mendoj se është koha t’i japim një pasqyrë të plotë të performancës sonë, opinionit t’i japim për
    secilin ministër, për kryeministrin, për Kryesinë, për kryetarin e Kuvendit, për secilin deputet
    dhe Komision të Kuvendit.
    Para se të flasim për oborrin e fqinjit, le ta shohim oborrin tonë dhe ta pastrojmë oborrin tonë.
    Të nderuar kolegë,
    Ju ftoj që të mohojmë me votë kundër këtë mocion për shkak se bazohet në premisa jo të sakta
    dhe e fut vendin në jostabilitet dhe pasiguri.
    Ftoj që Ligji për ratifikimin e demarkacionit të procedohet dhe të votohet në një afat sa më të
    shkurtë. Ftoj liderët e koalicionit në pushtet që të shohin se a ka vullnet politik që të sigurojnë një
    funksion të Qeverisë dhe Kuvendit në nivel të seriozitetit të situatës dhe nevojave të vendit për
    shtetndërtim, rrumbullakësim të proceseve të shtetndërtimit dhe të marrin vendime të
    përgjegjshme nëse vendi ...
    (Ndërprerje nga regjia)
  • Ju lutem, regjia, të gjithë deputetëve po ua shoh reagimin, edhe një minutë!
  • Të lutem, dhe të marrin vendime të përgjithshme nëse vendi duhet të
    shkojë në zgjedhje të parakohshme, në një kohë optimale të cilën ata mund ta vlerësojnë.
    Po më duket që për këtë këshillë që e kam shkruar në mëngjes qenkam vonuar dhe ky është
    zhgënjimi i radhës, zoti kryetar i Kuvendit. Faleminderit!
  • Zonja Tërmkolli e ka fjalën, le të bëhet gati zonja Gaxherri.
  • Faleminderit!
    Zoti kryetar, pa të drejtë sot nisën të qeshin deputetët se mbiemrin ma the shumë mirë.
    Në fakt, nuk dola sot të flas këtu as për të arriturat e Qeverisë, që ka të arritura serioze, nuk dola
    të flas as për dështimet e Qeverisë, që ka dështime serioze dhe nuk dola të flas as për opozitën,
    që për shumë kohë me veprimet e veta të dhunshme e dëmtoi shumë rëndë jo veç imazhin, po e
    dëmtoi shumë rëndë Kosovën.
    24
    Në fakt, ne kemi probleme të vazhdueshme, por ka 4-5 muaj që kryetari i Kuvendit nuk po i
    udhëheq seancat në Kuvend, përveç aty-këtu ndonjë mik që na vjen për ndonjë vizitë, edhe asgjë
    tjetër, edhe po themi që nuk ka vendimmarrje. Vendimmarrja këtu është, këtu në Kuvend.
    Ka nja 4-5 muaj që shumë deputetë të PDK-së në çështjet më të rëndësishme po e bojkotojnë
    Kuvendin dhe po thonë ‘nuk ka vendimmarrje’. Vendimmarrja këtu është, në Kuvend.
    Dhe, së fundi, ministrat e PDK-së nuk marrin pjesë në Qeveri dhe po thonë që nuk ka
    vendimmarrje. Vendimmarrja është edhe në Qeveri.
    Mocioni, më vjen keq të them, po më duhet ta them, sepse ashtu po e shoh, është formalisht
    mocion që e ka ngritur opozita dhe më vjen shumë keq, shpreh keqardhje të madhe, pse keni rënë
    në kurthin e tjetërkujt. Po është e drejtë juaja. Vazhdoni.
    Edhe PDK-ja, madje, ka të drejtë të bëjë mocion, bile edhe LDK-ja ka mundur të bëjë mocion.
    Kjo është një e drejtë absolutisht, e njohur edhe me kushtetutë, edhe me ligje, edhe me gjithçka.
    Edhe pavarësisht marrëveshjes, PDK-ja mund të bëjë mocion me LDK-në, pavarësisht
    marrëveshjeve çka kanë nënshkruar, nuk e di, por po thonë që i kanë nënshkruar do elemente, e
    tjerë, por nuk është mirë, mendoj që është një pozitë e mjerueshme, është e mjerë që PDK-ja të
    fshihet pas opozitës. Nëse ka vendosur, do të duhej ta thoshte njerëzisht, politikisht, pa asnjë
    problem.
    Kryetari i Kuvendi ka dalë qe disa muaj, nuk ka dert, me para të Kuvendit dhe me krejt
    logjistikën e Kuvendit ka dalë në fushatë partiake, politike.
    Po thotë që ka dalë t’i dëgjojë qytetarët e Kosovës, ta dëgjojë popullin. Ani, është shumë mirë të
    dëgjohet populli, të dëgjohen qytetarët, po a thua, nuk i dimë ne hallet edhe problemet e
    qytetarëve, edhe në fakt, kjo për vëzhguesit pak më seriozë përveç asaj që të dilet të bisedohet
    me qytetarë, për vëzhguesit seriozë do të thotë se është shprehja më reale e thelbit të karakterit
    politik, sepse kjo në realitetin tonë do të thotë të dalësh t’i pyesësh qytetarët dhe të shohësh a ua
    ke shtrënguar boll lakun në fyt, a duhet shtrënguar edhe më shumë, apo duhet liruar pak, e dini
    çfarë po them.
    Së fundi, në një emision para nja 2-3 ditësh u tha që ka pengesa burokratike në të bërit biznes,
    zhvillimin ekonomik, e në diçka tjetër. Ndoshta për herë të parë Kosova ka më së paku pengesa
    burokratike në të bërit biznes, por qëllimshëm po harrojmë të themi, nuk po duamë të themi,
    sepse po duam ta mbulojmë të vërtetën. Ajo e vërtetë është se, në fakt krimi e korrupsioni,
    veprimet mafioze, zhvatjet e grabitjet që po i bëhen shtetit e qytetarëve janë pengesat kryesore
    për biznes, janë pengesa kryesore për zhvillim ekonomik.
    25
    Dekriminalizimi i politikës, prandaj dekriminalizimi i institucioneve shtetërore dhe
    institucioneve të tjera publike e shoqërore dhe lufta kundër veprimeve mafioze, ky është çelësi i
    zhvillimit ekonomik të vendit dhe po i drejtohem Zenunit. Me këtë vullnetin e qytetarëve, Zenun,
    që as fëmijët më nuk mund ta përbijnë këtë hipokrizi kështu, se ishte hipokrizi nuk ka asnjë
    dyshim, po të paktën, mos u bëni qesharakë!
    Edhe krejt në fund, për të mos qenë as unë hipokrite tash ndaj vetes, edhe për të mos qenë
    hipokrite edhe ndaj partisë të cilës i takoj që nja 27 vjet... Po, po, kemi nga pak ndërprerje në
    veprimet politike, kemi krejt nga pak do ndërprerje, po kjo është normale, se s’i kemi të
    përjetshme postet.
    Krejt, në fund, udhëheqja e LDK-së, udhëheqja politike e LDK-së duhet ta ketë shumë të qartë se
    ka vetëm një interes, e ka vetëm interesin nacional dhe qytetarëve të Kosovës. Dhe kjo nuk bëhet
    me këtë mënyrë partneriteti qeverisës, nuk është bërë kurrë, e kemi ditur prej fillimit, është ditur
    gjithmonë, pse ka ndodhur prapë nuk po hyj në detale, po interesi nacional dhe i qytetarëve të
    Kosovës, LDK-ja mbi të gjitha, sepse është parti historikisht e interesit nacional dhe e ndërtimit
    të shtetit të pavarur të Kosovës. Faleminderit!
  • Zonja Gaxheri, fjala për ju. Ndërkohë le të bëhet gati zoti Hoxha.
    Replikë, më fal, zonja Gaxherri, po t’i vazhdo prej vendit në qoftë se doni zoti Pajaziti, tash e
    vërejta. Zoti Pajaziti kërkoi replikë, pastaj zonja Gaxherri menjëherë e merr fjalën. Urdhëro, zoti
    Pajaziti!
  • Faleminderit, koleges time, zonjës Tërmkolli, e falënderoj që e përsëriti të
    njëjtën para deputetëve që të respektohet vullneti i qytetarëve, pra jemi në një pikë në këtë
    drejtim dhe besoj që duhet të punojmë në këtë drejtim pa hipokrizi.
    Ndërsa sa i kemi kontribuar koalicionit, secili ne veç e veç, merrni fjalimet secili të vetat, edhe
    zonja Tërmkolli në këtë parlament dhe veprimet e shohim kush sa i ka kontribuar këtij koalicioni
    dhe proceseve në këtë vend për këtë kohën e fundit. Faleminderit!
  • Faleminderit! Zonja Gaxherri, fjala është për ju.
  • Faleminderit!
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Kabinet qeveritar,
    Lidhja Demokratike e Kosovës po qeveris për herë të parë me kryeministër në Qeverinë e
    Republikës së Kosovës, Qeveria e vetme, e cila punoi në presion të dhunës nga dita e parë deri
    më sot.
    26
    Kjo qeverisje është model për qeveritë e mëparshme në Kosovë. Pa skandale korruptive dhe krim
    të organizuar, siç kishim shembuj me qeveritë e mëparshme, skandal të krimit të organizuar në
    Ministrinë e Punëve të Brendshme, skandali i pasaportave, vjedhja e Dhomës së Dëshmive,
    vjedhja e arit në Polici në Pejë, skandalet e privatizimit, aferat e pronave, skandali me KEK-unë,
    me PTK-në, me aeroportin, e të tjera.
    Kjo Qeveri merret shembull në regjion e më gjerë për luftën kundër krimit dhe terrorizmit.
    Qeveri, e cila ka rritje ekonomike më të lartë në regjion, me borxhin më të ulët në regjion.
    Qeveri që ka bërë reforma fiskale me rezultate të pranuara në vend dhe jashtë, qeveri që u ka
    dhënë zgjidhje pasurive kombëtare si Trepça e energjetika, e privatizimit në përgjithësi.
    Qeveri që ka krijuar stabilitet buxhetor që ka arritur t’i riparojë marrëdhëniet e ndërprera me
    organizatat financiare ndërkombëtare, të krijojë besim dhe respekt për Kosovën, duke na u dhënë
    mundësia që të marrim përkrahje dhe ndihmë financiare për zhvillimin ekonomik të vendit.
    Qeveri që ka krijuar rregulla ligjore për ngritje pagash, me qëllim që të mos bëhet lojë me paranë
    e shtetit për fushata zgjedhore, ashtu si ka ndodhur më parë në qeveritë e mëparshme.
    Qeveri që ka bërë rend dhe rregull në skema sociale. Qeveri që bizneseve të vendit, përveç që u
    ka ofrua politika fiskale tejet të favorshme, ua ka hequr presionin e zhvatjes e të reketeve.
    Qeveri që ka krijuar stabilitet dhe klimë për zhvillim ekonomik dhe punësim më shumë se krejt
    qeveritë bashkë të mëparshme.
    Qeveri që ka stopuar krimin e organizuar, si rasti me Postë Telekomin e Kosovës që po merret
    dhe duhet të merren shumë seriozisht Prokuroria e Republikës së Kosovës.
    Kjo Qeveri ka stopuar shumë procese të këqija e të rrezikshme për vendin, por Kosova ka nevojë
    edhe disa vjet për qeverisjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës që të fusim Kosovën në rrugë të
    mbarë, që të shkëpusim Kosovën nga duart e rrjeteve kriminale.
    Kosova sot është kantier pune, me qindra projekte duke u ekzekutuar.
    Kush e ka krijuar krizën politike, Qeveria apo Kuvendi? Kush është përgjegjës për obligimet e
    veta e kush nuk është përgjegjës? Kush duhet të jap përgjegjësi për mungesë të rregullit e të
    kuorumit në Kuvend, kryeministri apo kryetari i Kuvendit, të cilin qe 4-5 muaj s’e kemi parë me
    sy.
    27
    Kë po e pengon kjo Qeveri, kush po frikohet nga qeverisja e Lidhjes Demokratike të Kosovës?
    Të gjithë, sepse Lidhja Demokratike e Kosovës është subjekti i vetëm që nuk ka hipoteka
    kriminale dhe ky vend mund të bëhet vetëm me LDK-në.
    Ne kemi çfarë të japim edhe për një vit e gjysmë qeverisjeje, ata të cilët kanë matematika
    personale kriminale, le të deklarohen se nuk mund të vazhdojnë në këtë Qeveri, sepse po i
    pengon për të vepruar ashtu si janë mësuar.
    Çfarëdo veprimi që të merrni sot, të nderuar kolegë, ju partitë satelite të njëra- tjetrës, një gjë
    duhet ta dini se Lidhja Demokratike e Kosovës është e unifikuar më shumë se kurrë më parë.
    Ne jemi alternativa e vetme serioze e Republikës së Kosovës, ne nuk kemi arsye të kërkojmë
    zgjedhje, por nuk kemi arsye absolutisht të frikohemi për zgjedhje, sepse Lidhja Demokratike e
    Kosovës nuk ka hipotekë kriminale dhe mund ta shikojë në sy çdo qytetar të Republikës së
    Kosovës.
  • Zoti Murat Hoxha, fjala për ju, le të bëhet gati zoti Kelmendi.
  • Faleminderit, kryetar i Kuvendit!
    I nderuar Kabinet qeveritar,
    Deputetë,
    Dhe ju qytetarë të nderuar,
    Demokracia është një proces nëpërmjet të cilës sigurohet zbatimi i rregullave në një shoqëri, ajo
    nuk është e drejtë e pakufizuar, por mund të avancohet duke përmirësuar rregullat me të cilat
    arrihet cilësia më e mirë e jetës në të gjitha komponentët e saj. Realizimi i këtij synimi kërkon
    një planifikim të mirë, metoda të avancuara të zbatimit, monitorimit apo mbikëqyrjes së
    realizimit dhe gjithsesi vlerësimit apo raportimit. Gjithsesi zbatimi i këtyre koncepteve kërkon
    një lidership, i cili i plotëson tri elemente kryesore themelore: të ketë bacground akademik të
    lartë, të ketë profesionalizëm, të ketë përvojë menaxheriale.
    Tani e kemi një personalitet të tillë, i cili ka vendos një model të qeverisjes, të cilin nuk e kemi
    parë asnjëherë më parë. Sigurisht që proceset reformuese të modelit të kryeministrit Isa Mustafa
    nuk janë të lehta për t’u zbatuar, në veçanti për ata të cilët ishin pjesë e modeleve të vjetra të
    qeverisjes. Në vlerësimin tim personal, të gjithë ministrat kanë arritur t’i adaptohen këtij
    koncepti, i cili gjithsesi ka krijuar avantazhe në të gjitha fushat e përgjegjësisë së menaxhimit të
    tyre në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Gjithsesi, rrugëtimi i kësaj qeverie për ta
    realizuar vizionin e saj deri më tani ishte i pandalshëm. U bënë reforma fiskale, të cilat e
    stimuluan zhvillimin ekonomik të Kosovës, faljen e borxheve, reduktimi i TVSH-së, heqja e
    tatimeve për disa produkte importi, rritje e bruto-produktit të Kosovës, trajtimi më i dinjitetshëm
    i çështjeve sociale, qartësimi i pronës së ndërmarrjeve shoqërore të regjistruara në sistemin e
    28
    vjetër jugosllav, qartësimi i pronës, respektivisht i statusit të ndërmarrjeve të mëdha, siç është
    “Trepça”, përcaktimi i datës së fillimit të sigurimeve shëndetësore, vazhdimi me intensitet të
    shtuar i realizimit të objekteve të infrastrukturës, disiplina fiskale, në bujqësi, arsim, FSK e
    shumë projekte të tjera, për të cilat kryeministri dhe ministria i kanë raportuar këtij Kuvendi.
    Sigurisht që sukses më vete është edhe Marrëveshja e MSA-së dhe shumë marrëveshje
    investimesh në forma të ndryshme, të cilat e projektojnë Kosovën si një vend me perspektivë të
    mirë. Pra, kjo Qeveri që nga fillimi e ka zbatuar një koncept të tillë të ndryshimeve pozitive. Ato
    ndryshime tani janë të mëdha, të moçme dhe të konfirmuara nga institucionet përkatëse vendore
    dhe ndërkombëtare.
    Është shumë korrekte dhe e zakonshme që të kërkohen avancime të reja me një plotësim të
    strategjive të përbashkëta për të qenë sa më evolutiv. Tani jemi para një mocioni të iniciuar nga
    një parti e vogël, iniciativë e cila është nënshkruar edhe nga opozita tjetër dhe disa deputetë të
    pozitës. Fundja, nuk është e sinqertë që të mos realizohet kontrata e kësaj qeverie me partnerët e
    koalicionit dhe me qytetarët e Republikës së Kosovës. Kjo tani është shprehje e frikës nga
    atributi i suksesit të kësaj qeverie, nën udhëheqjen e akademik Isa Mustafës.
    Ne duhet të jemi të qartë: suksesi është i kësaj qeverie dhe i këtij koalicioni, fundja është sukses
    edhe i këtij Parlamenti, i cili arriti të realizojë shumë mendime e ligje, shumica prej tyre të
    sponsorizuara nga Qeveria, respektivisht ministritë përkatëse. Në fund, dua ta jap një vlerësim
    timin profesional lidhur me pasojat eventuale të votimit të këtij mocioni. Besoj se për të gjitha
    partitë, në veçanti për qytetarët e Republikës së Kosovës nuk është pozitive shkuarja në zgjedhje.
    Për të gjithë do të jetë e keqe, ndërsa e keqja më e vogël do të jetë e LDK-së. Nuk është aspak e
    favorshme për qytetarët e Republikës së Kosovës, por edhe për partitë e koalicionit të ndërpritet
    një kontratë e nënshkruar me vullnet dhe e cila është duke u realizuar me përpikëri. Krijimi i një
    sistemi nocioni dhe filozofie në parti të ketë gjithnjë pikë veprimi sesi të ndërrohet Qeveria, pa
    marrë parasysh rezultatet dhe verdiktin e qytetarëve.
    Pra, realizimi i kontratës 4-vjeçare do të jetë tregues dhe mundësi për të vlerësuar eventualisht,
    promovuar programe të reja dhe koalicione më të përshtatshme e të sinqerta duke zbatuar edhe
    programet, të cilat e rritin cilësinë e jetës dhe mirëqenies së qytetarëve. Unë nuk do ta votoj këtë
    mocion. Faleminderit!
    (Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Xhavit Haliti.)
  • Faleminderit! Zoti Gëzim Kelmendi e ka fjalën.
    G
  • Të nderuar kolegë deputetë,
    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
    29
    Pa dyshim që është ndër seancat më të rëndësishme gjatë këtij mandati, mandat i cili u kurorëzua
    me një koalicion jonatyral, me një koalicion i cili u ndërtua mbi baza të interesave personale dhe
    po rrënohet mbi baza të interesave personale për faktin se pavarësisht që ky mocion është nisur
    nga partia “Nisma” dhe është mbështetur nga partitë tjera opozitare dhe nga unë si deputet i
    pavarur, por thënë të drejtën nuk i kemi votat ta rrëzojmë Qeverinë pa mbështetjen e partnerit
    kryesor të kësaj qeverie, Partia Demokratike e Kosovës.
    Sot pikërisht Partia Demokratike e Kosovës është mbështetës dhe promotore e rrënimit të këtij
    koalicioni, i cili u rrënua mbi interesat personale. Në anën tjetër, ky koalicion, kjo qeverisje, apo
    më mirë të themi të gjitha qeverisjet e pasluftës janë përgjegjëse për klimën politike që është
    duke mbretëruar në vendin tonë. Dëmet që janë bërë në fushën e arsimit janë dëme pothuajse
    ireversibile, të pakthyeshme. Sistemi arsimor është i fundosur në tërësi, jo padrejtësisht jemi
    klasifikuar si vendi me shkallën më të dobët të sistemit arsimor, që e patëm rezultatin
    përfundimtar “Pisa”. Prandaj, ministritë e ardhshme të arsimit duhet ta ndërrojnë këtë emër,
    duhet të quhen Ministria “Pisa”. Ne shqiptarët e dimë çka do të thotë fjala “pisa”.
    E kemi shkatërruar ardhmërinë e këtij vendi tonë për interesa personale. Fatkeqësisht shkalla e
    lartë e krimit të organizuar dhe korrupsionit e ka prekur dhe e ka përfshirë pothuajse në tërësi
    sistemin arsimor të Kosovës. Në gjendje më të mirë nuk është as shëndetësia e Kosovës. Viktimë
    janë qytetarët, janë pacientët dhe është personeli shëndetësor. Ekonomia e vendit tonë është
    pothuajse e rrënuar, kemi më shumë import sesa eksport, e importi kemi parasysh që vjen nga
    vendi fqinj, nga Serbia, regjimi i të cilit ka bërë gjenocid dhe masakra në vendin tonë. Produktet
    tona vendore ende nuk e kanë arritur shkallën e kënaqshmërisë të eksportit të tyre.
    Forca e Sigurisë së Kosovës me djemtë dhe vajzat më të mirë të këtij vendi, pavarësisht të
    arriturave ndërkombëtare, ende nuk ka arritur të shndërrohet në ushtri të vendit tonë dhe të gjitha
    këto dëme në fusha të ndryshme e kanë një porosi të qartë se të gjitha qeveritë e pasluftës kanë
    punuar në pjesën më të madhe për interesa personale sesa për interesa të qytetarëve të vendit
    tonë. Nuk është mirë të thirremi në vullnetin e popullit, ngase vullnetin e popullit do ta mësojmë
    në muajin qershor. Mund të thirremi dhe të bëhemi burra, ta themi të vërtetën për interesin
    personal, interesin partiak, por të mos flasim në vullnetin e popullit, se vullneti është diçka e
    ardhshme dhe të ardhmen nuk e dimë asnjëri nga ne, por ta themi të vërtetën para qytetarëve
    tanë, ta marrim përgjegjësinë se kush sa ka punuar dhe çka u ka ofruar qytetarëve tanë.
    Unë e di se ky koalicion, i cili njihet edhe si “koalicion elefantësh”, ngase ka pasur kuantitet, por
    s’ka pasur kualitet, në tri pika ka qenë i suksesshëm: në emërimin e posteve të larta shtetërore
    kryeministër dhe president dhe e dini për ato emërime se sa oferta, sa shitje dhe blerje votash
    kanë ndodhur, edhe në diplomaci, edhe në poste ambasadorësh dhe fusha të ndryshme. Pika 2 ku
    ka funksionuar ky koalicion ka qenë emërimi i anëtarëve të bordit nga anëtarët partiakë pa
    kurrfarë kriteri dhe kualifikimi. Në këtë pikë ka funksionuar, edhe pse emërimet kanë qenë
    30
    individuale dhe përfitimet në ato borde janë me paga më të mëdha sesa marrin shëndetësia,
    arsimi, policia dhe pjesëtarët e tjerë të Kosovës. Megjithatë, kanë arritur ta realizojnë këtë
    sukses, t’i mbrojnë disa anëtarë të vet nëpër borde. Dhe, suksesi i tretë i këtij koalicioni është me
    eksodin masiv të qytetarëve të Kosovës, ngase e realizuan programin e tyre qeverisës 2014, njëra
    parti 200 mijë vende të punës, tjetra 120 mijë vende të punës. Arritën të bëjnë dëbim legal,
    shpeshherë kemi dëgjuar ilegal, por nuk ka qenë ilegal, ngase qytetarët e Kosovës në mënyrë të
    organizuar me letërnjoftim kanë kaluar nëpër Serbi, pastaj në Hungari, dhe kanë shkuar në vende
    të BE-së.
    Prandaj, në fund, pa dashur ta zgjas më shumë, pyetja ime e radhës është për të gjitha ato parti të
    pasluftës që e kanë udhëhequr Kosovën, tash edhe për këta dy partnerët e fundit të koalicionit:
    Cili do të jetë mashtrimi i gjashtë i radhës, ngase mashtrimi i pestë ishte 200 mijë vende të punës
    dhe 120 mijë vende të punës. Faleminderit!
  • Faleminderit! Zoti Fatmir Limaj e ka fjalën.
  • Faleminderit, i nderuar kryesues!
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Unë do të përpiqem të flas shkurt. Para se t’i them disa fjalë, konkretisht ju kisha apeluar si
    kolegë, si deputetë, që duke parë disponimin që është në Parlamentin e Kosovës, po shihet që
    nga sot ne po shkojmë në zgjedhje dhe mocioni për mosbesim do të ketë sukses dhe do të ishte
    mirë t’i kursejmë edhe Parlamentin, edhe qytetarët e Republikës, që të mos e fillojmë fushatën
    këtu. Ne disa e kemi filluar edhe më herët, por kur të dalim prej seance, menjëherë vazhdojmë
    me fushatë elektorale.
    Por, nuk besoj që është momenti që fjalimet t’i kthejmë këtu në fushatë elektorale. Si nismëtar të
    këtij mocioni, pati shumë vërejtje rreth përmbajtjes së mocionit, rreth mënyrës, por unë besoj që
    kolegët që kanë përvojë në Parlament e dinë që mocioni është një inicim, një tekst i shkurtër, që
    ua jep mundësinë deputetëve të debatojnë pro dhe kundër, dhe nuk e ka pasur intencën mocioni
    që të bëjmë referat për ta arsyetuar mocionin, por u mbetet deputetët t’i japin qëndrimet dhe
    mendimet e tyre për dhe kundër.
    Ka 1 milion arsye pse Kosova duhet të shkojë në zgjedhje, e shumë gjëra nuk janë thënë, janë
    thënë më herët, kanë për t’u thënë edhe nga dita e sotme arsyet pse ka nevojë që qytetarëve të
    Republikës së Kosovës t’u jepet një mundësi. Mos e merrni afër zemrës, Kosova ka pasur
    mocione të tilla pas luftës gati në të gjitha qeveritë dhe mocioni është një mundësi për qytetarët e
    Republikës së Kosovës, sikur që është mundësi për të gjitha grupet parlamentare. Krejt rezultatet,
    sukseset e çka do që kemi mbeten në fund, për rezultate dhe jo rezultate do të na gjykojë qytetari
    i Republikës së Kosovës.
    31
    Do t’ua japim mundësinë sot qytetarëve të Republikës që ata ta vlerësojnë punën ose mospunën e
    secilit nga ne. Asnjë gjë po të mos e kishte përmbajtja e mocionit, unë mendoj që së paku në tri
    raste Qeveria e Kosovës ka qenë dashur të japë dorëheqje. Së paku në tri raste! Të mos e kishte
    pritur mocionin e mosbesimit. Dhe një nga rastet kryesore ka qenë momenti kur Kushtetuta e
    Republikës së Kosovës është rrezikuar të shkelet në 23 nene. Është shkelur dhe ju që e keni
    këshilluar kryeministrin është dashur të merrni përgjegjësi. Ju! Ju jeni fajtorët kryesorë. Kush e
    ka këshilluar kryeministrin? Është marre të shkohet në Bruksel dhe ta shkelësh Kushtetutën
    tënde në 23 vende, e i thua vetes ekspert. Ju kisha lutur, aty është dashur të jepet dorëheqje
    morale.
    Një arsye të dytë, hiç po të mos ketë tjetër, të gjithë indikatorët, sondazhet ndërkombëtare e
    vendore thonë se 85% e qytetarëve të Republikës së Kosovës janë të pakënaqur me këtë
    qeverisje. 85% e qytetarëve të Republikës së Kosovës janë të pakënaqur me këtë qeverisje, thonë
    sondazhet, edhe ndërkombëtare, edhe vendore. Edhe këtë rast, një qeveri e cila nuk ka
    mbështetje, ka një pakënaqësi 85%, do të duhej të paktën të jepte dorëheqje. E është filluar, ne e
    kemi paralajmëruar kur është krijuar Qeveria e Republikës së Kosovës, kemi thënë kujdes nga
    arroganca e numrat. Kujdes! Se arroganca të detyron të bësh gabime, të çon në jotransparencë,
    nuk e respekton Kuvendin. Për herë të parë kemi komplet ministrat në Parlamentin e Kosovës.
    Hera e parë ministrat janë sot komplet këtu. Pse? Se s’ka nevojë se e kemi shumicën, ne me
    Parlament sillemi si të duam. Transparenca!
    Prandaj, unë ju kisha ftuar ta ruajmë një kulturë minimum të komunikimit, të bashkëpunimit.
    Nuk është duke u bërë nami, ta marrim me gajret, me qetësi. Ai presidenti i tanishëm i Shqipërisë
    thotë “edhe me dashuri”. Dhe t’u japim një mundësi të barabartë ne këtu ku jemi të gjithë, edhe
    qytetarëve të Republikës së Kosovës, e të shkojmë drejt këtyre zgjedhjeve të parakohshme. S’ka
    jostabilitet, lërini këto “jostabilitet, rajoni”, s’kanë lidhje me atë punë. Zgjedhjet e lira
    demokratike gjithmonë krijojnë stabilitet, gjithmonë e pasurojnë demokracinë, gjithmonë i japin
    mundësi vendit, mos i frikësoni njerëzit “jostabiliteti”. Lëreni Maqedoninë në vend të vetin,
    lëreni Shqipërinë atje, mirë i ka punët e veta, ne e kemi traditën tonë, e kemi kulturën tonë
    shtetërore, po shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme. Përsëri po them, jo që s’po bëhet nami,
    por shpëtojmë. Shkojmë deri atje, i pyesim qytetarët, le të vendosin.
    Nuk bën të mohojmë, edhe ajo punë e mirë që është bërë dhe çka nuk është bërë, le ta vendosin
    qytetarët, po kursejuni nga shpifjet. Të gjithë ne. Të shkojmë te qytetarët e Republikës së
    Kosovës dhe ata le ta vendosin. Këtu ne mund ta vazhdojmë debatin dhe të bëjmë fushatë
    elektorale, e kush ka thënë e çka ka thënë. Unë dua t’i përgëzoj të gjithë deputetët e mirënjohje
    atyre që e kanë nënshkruar mocionin të vijnë sot për të debatuar, t’u jepet një mundësi, sikurse u
    shpreh mirënjohje atyre largpamësve që s’e kanë votuar me fillim. Ejani të ecim drejt zgjedhjeve
    të parakohshme. Ne mund thashë edhe një orë, edhe një javë këtu të debatojmë, por Qeveria e
    Republikës së Kosovës, kjo e tanishmja, nga disponimi që sot u pa në Parlamentin e Kosovës ka
    32
    rënë. T’ia shkurtojmë dhimbjen e panevojshme, e këto gjuajte të panevojshme. Të shkojmë drejt
    votimit të mocionit. Faleminderit!
    (Drejtimin e mbledhjes e merr kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli.)
  • Do të shkojmë me radhë, zoti Deda e ka fjalën, përgatitet zoti Ferati. më falni,
    ministrja Hykmete Bajrami ka kërkuar fjalën.
  • Faleminderit, i nderuar kryetar!
    Kryeministër,
    Kolegë ministra,
    Të nderuar deputetë,
    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Nuk dola për të folur për punën e Qeverisë. Besoj që puna e Qeverisë do të shihet, është parë
    kush ka dashur ta shohë, as nuk dola për t’i mbrojtur pozicionet tona të tanishme, mendoj që e
    keni ndarë mendjen dhe është mirë që e keni ndarë mendjen.
    Desha vetëm të kërkoj nga zoti Limaj dy sqarime: e para, zoti Limaj keni qenë ministër më herët,
    prandaj është mirë të dilni kur ftoni qytetarë dhe ftoni deputetë që ta shpërbëjmë Kuvendin, ta
    rrëzojmë Qeverinë dhe t’i çojmë në zgjedhje, është mirë të dilni dhe t’u tregoni qytetarëve të
    Republikës së Kosovës për rastin e homologimit. Monopolin e vetëm në Kosovë, të cilin s’po
    mund ta shpërbëjmë as ne, është mirë të dilni të tregoni se pse po ju premtoni atyre që nëpërmjet
    zgjedhjeve situata do të ndryshojë.
    Tjetra, kur thoni që 85% e qytetarëve janë të pakënaqur me punën e Qeverisë nuk e thatë
    përqindjen se sa për qind e qytetarëve janë të kënaqur ose të pakënaqur me punën e Kuvendit.
    Edhe sa i përket rrezikimit të Kushtetutës nga Marrëveshja për Asociacionin, edhe një herë pas
    disa herëve duhet ta bëjmë të qartë që ka qenë pikërisht rezultat i kryeministrit Mustafa, ku pjesë
    e saj ka hyrë që përmbajtja e marrëveshjes duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.
    Domethënë, ky ka qenë arti i negocimit në Bruksel dhe si rezultat i asaj ne sot nuk e kemi.
    Marrëveshja është bërë pikërisht për këtë arsye, sepse ka pasur hapësirë dhe kjo ka qenë pjesë e
    negociatave të Brukselit. Mirëpo, për rastin e homologimit dhe plot raste tjera, të cilat ju atakojnë
    juve për kohën kur keni qenë ministër, besoj që keni obligim t’u shpjegoni qytetarëve të
    Kosovës. Faleminderit!
  • Faleminderit! Zoti Deda e ka fjalën. Më fal, ndërkohë zoti Limaj ka e kërkuar
    fjalën për replikë. Zoti Deda, mund të afrohesh te foltorja, s’ke nevojë të kthehesh. Kërkoj falje,
    reagimet janë të tilla.
  • Zonja ministre,
    33
    Për korrektësinë që të mos zgjas këtë debat këtu, se me replikë nuk sqarohet. Ju keni pasur
    mundësinë që tre vjet sa keni qenë në Qeveri që ta debatojmë këtë çështje. Unë do të kem
    respektin ndaj jush nuk do të ndalem, nëse doni sqarime të mëtutjeshme ulemi e shkojmë në
    televizionin publik, ose ku të doni publikisht të sqarojmë. Po më habit që pas tre vjetëve po të bie
    ndërmend. Por, mund të them një gjë zonja ministre: Krejt ju që jeni aty, po të bëhen bashkë
    edhe krejt këta të tjerët, ju punën time s’mund ta mbërrini.
  • Zoti Deda, fjala është për ju.
  • Shumë e çuditshme që një kohë shumë të gjatë s’ka qenë i gjithë Kabineti qeverisës
    në seancë dhe të gjithë ne më në fund u bëmë bashkë. A e dini qysh? Ne nuk mund të jemi pjesë
    e një debati teknik, se pak teknikisht i kemi marrë gjërat qysh po debatojmë. Të gjithë ne si
    legjislaturë e meritojmë mocionin e mosbesimit, se është kjo legjislaturë ku të gjithë kemi qenë
    bashkë, e cila ka shkaktuar kriza shumë të mëdha në Kosovë.
    Prej vitit 2014 kemi qenë në bllokada të ndryshme dhe kemi treguar që jemi të paaftë për çka do
    që të merremi vesh. Kështu që në qershor në zgjedhje ta shohim kë do të na kthejnë këtu prapa
    në këtë Kuvend prej nesh që jemi sot. Dhe, mendoj që duhet pak më shumë respekt e nder të
    tregojmë ndaj njëri-tjetrit, sepse fajin e kemi bashkë. Bashkë e kemi fajin. Të shohim, ne duhet të
    jemi pak më racionalë në këtë diskutim, por po shihet që është klima të shkojmë në zgjedhje, në
    rregull. Por, a do ta zgjidhin demarkacionin zgjedhjet e Kosovës? Shumë po më intereson të di se
    cilat do të jenë qëndrimet pas zgjedhjeve të gjithëve për demarkacion. Edhe të qeverisë të
    ardhshme, qysh do të zgjidhet demarkacioni, a e di? Nuk e di askush hiç!
    Edhe duhet të jemi të qartë, a po bëhen zgjedhjet që të vijën deri të një ndryshim qeverisës, apo
    që të ndërrohet partneri i koalicionit? Këtë e kemi të paqartë të gjithë. Por, një gjë është e sigurt,
    ashtu siç e tha edhe zoti Limaj, me të gjitha sondazhet, shumica e qytetarëve të Kosovës janë
    kundër kësaj qeverie. Kundër! Pse? Sepse, mënyra si është bërë kjo qeveri, bllokimi i Kuvendit,
    paaftësia e Kuvendit, një politikë me inercion - dhe mirë që po shpërndahemi, por më së miri
    kishte për të qenë po të kishit mundur ju pesë liderët politikë të uleni e ta caktoni një datë të
    përbashkët të zgjedhjeve, që në fund të dilni me nder para popullit. Të thoni “data optimale për
    zgjedhje është kjo”, dhe ajo të jetë rrugëtimi përpara. Nuk do të ketë pas seancës, sepse të gjitha
    janë të përgatitura, ky është njëlloj skenari i përgatitur. Duhet në fund, edhe unë po apeloj te ju,
    që të merreni vesh se cili është optimumi kur të dalim në zgjedhje, të cilat nuk do t’i kontestojë
    askush dhe ku shumica e qytetarëve të Kosovës do të marrin pjesë.
    S’do me thënë medoemos që 11 qershori të jetë data e zgjedhjeve. Të nderuar kolegë, kaq prej
    meje.
  • Zoti Ferati, fjala është për ju, ndërkohë bëhet gati Anton Quni.
    34
  • Faleminderit, kryetar!
    I nderuar kryeministër,
    Kabinet qeveritar,
    Të nderuar kolegë,
    Unë e përshëndes qasjen sot që e kemi, sepse më shumë jemi të interesuar për rezultatin sesa për
    përmbajtjen ç’është e vërteta, dhe i përshëndes të gjithë ata që nuk provuan të argumentojnë,
    sepse argumente ka pak. Unë bëj pjesë në ata që mendoj se më i madh do të jetë dëmi që krijohet
    me ndërprerjen e mandatit dhe gjithë punës që pritej, se sa rezultatet që i presim.
    Sido që të jetë, është vullnet dhe më vjen mirë që menjëherë që në fillim të debatit, ne treguam
    që s’lidhet fare me qeverisje, as me kryeministrin, as me ministrat. Desha të them diçka, po tash
    mos po ua bëj sherrin disave që s’i kisha përmendur, se mos po ua bëj sherrin ministrave të mirë,
    po që sot s’duhet folur për ta hiq që kanë bërë mirë, sepse nuk po e dimë se sa do ta kemi
    mbështetjen e partisë së tyre, por ajo që diçka është shumë e saktë. Opozita ndoshta s’ka qenë as
    gjashtë muaj pas zgjedhjeve që ka kërkuar zgjedhje, është edhe legjitime, ka edhe praktika të
    tilla, kanë arritur me i bë votat, e kanë pru mocionin dhe ne po diskutojmë. Nëse e mbështet
    anëtari, pra partneri i koalicionit, këto vota do të bëhet dhe shkojmë në zgjedhje dhe hiç nuk u bë
    nami. Por, veç ta sqarojmë, mos të marrim kurrkënd për gojë, mos të zhvleftësojmë kurrkënd, të
    shkojmë në zgjedhje partitë politike, për këtë jam. E bëjmë pastaj bilancin.
    Unë mendoj që nëse Partia Demokratike e mbështet, do ta japë një autogol, në këtë s’kam dilemë
    fare. A do ta sheh në pjesën e parë a në pjesën e dytë atë pasojë, edhe këtë do ta shohim, shkojmë
    më tutje.
    Pra, mocioni është projekt politik. I lëmë të tjerat, edhe mua po më pëlqen kjo. Edhe unë po
    thirrem edhe në fjalën e disave, pse të përplasemi, pse të fillojmë fushatën këtu, akoma s’i kemi
    programet e gatshme, në çfarë do të thirremi. A gjithmonë jemi mësuar veç zhurma me bë.
    Hajde, po ndalemi, s’po bëjmë hiç, ky është projekt politik. Dikush po mendon që tash është
    momenti dhe nuk po do fare të merret me atë se a po krijon pasoja apo është favor.
    Pra, dikush tha, jeni veç për kolltuk, pse për çfarë po bëhet kjo? Për të shkuar në zgjedhje dhe
    pretendimi dhe ambicia e dikujt që do të ketë kolltuk. A i lëmë pra këto? Hajde, po bëhemi
    kolegë të mirë. A do të mund të vazhdojë ky koalicion? Le të shihet vullneti. Nëse nuk vazhdon
    shkojmë, për këta jemi. Ne po besojmë se kemi çfarë t’u japim. Edhe ky pretendimi i ardhshëm,
    kjo Qeveri do të merret me këto probleme që po flasim sot. Kujt po ia merr mendja që dikush ka
    me e zgjidhë problemin e punësimit për një gjysmë mandati, ose për një mandat me gjithë
    presionin dhe destruktivitetin që ka qenë? Edhe ajo qeveria tjetër, pas kësaj tjetrës do të merret
    me këto probleme, prandaj mos t’i thjeshtësojmë sepse u tha edhe ka ngecje. Në raport me cilën
    shpejtësi? Cila ishte shpejtësia paraprake, që dikush e tha se ka pasur ngecje. Unë përkundrazi
    35
    mendoj se ka qenë një shpejtësi, ndoshta jo e mjaftueshme për t’ia zgjidhur të gjitha problemet e
    Kosovës, por nuk mund të flitet këtu për ngecje.
    Prandaj, unë bëj pjesë në ata që mendojnë se do të bëhet dëmi, do të votoj kundër. Argumente
    nuk ka. Është projekt politik. Qytetari do ta vlerësojë pastaj, se a e humbi mundësinë apo e fitoi
    mundësinë. Prandaj, të nderuar kolegë, edhe unë pajtohem të mos zbrazemi, të mos marrim
    emocione, të mos i fshehim motivet kryesore. politikë po bëjmë këtu, po sillemi si me qenë
    kryetarë të partive politike, anëtarë të partive politike, jo me përgjegjësi qeverisëse dhe
    legjislative këtu. Prandaj, edhe një herë po them, nëse partneriteti ndalet këtu, nuk kemi kurorë,
    kemi marrëveshje të partneritetit, nuk do të lëmë jetimë, nuk do të merremi me alimentacione,
    mirëpo e ndërpresim këtë partneritet dhe shkojmë më tutje.
    Pra, nëse vazhdojmë të qeverisim do të sjellim rezultate, nëse shkojmë në zgjedhje matemi se cili
    do të jetë vullneti i qytetarëve. Dhe, unë prapë po them, në këtë klimë të mirë, po edhe pa këtë,
    Kosova shkon përpara. Faleminderit!
  • Anton Quni e ka fjalën. Bëhet gati Agim Kikaj.
  • Faleminderit, kryetar i Parlamentit!
    Zoti kryeministër,
    Të nderuar ministra,
    Të nderuar deputetë,
    Unë për këtë seancë e pata përgatitur një fjalim, por tani pasi po i shoh të gjitha rrethanat dhe
    skenarët e përgatitur, e di që ai fjalim më fare s’ka kuptim. Kur e kuptoj se çka qëndron pas të
    gjitha këtyre përpjekjeve, pas mocionit, zoti kryeministër, mua më pëlqeu qëndrimi juaj, edhe
    pse ju nuk e kishit besimin tim që ta udhëhiqni Qeverinë. Po e shpreh kështu me sinqeritetin më
    të madh, ju përgëzoj edhe për paraqitjen, edhe për qëndrimin dhe për të gjitha të arriturat që i
    keni bërë në shërbim të qytetarëve të Kosovës dhe shtetit të Kosovës.
    Por, ju e dini se kur kemi biseduar në biseda formale e joformale, ju kam thënë disa herë që
    duhet të kemi kujdes se me kë po e qeverisni vendin. Unë kam shpresuar, duke llogaritur edhe
    kapacitetin tuaj intelektual, edhe profilin tuaj moral e profesional, atdhetar, nacional dhe të
    gjitha, që ju do t’ia arrini t’i përmbushni të gjitha ato synime që i keni paraparë në agjendën
    shtetërore.
    Do të them se isha në mendime që të tërhiqem nga jeta politike, pasi të kryhej ky mandat. Por,
    kur e shoh këtë hipokrizi dhe të gjithë këta skenarë të përgatitur nga njerëz, të cilët unë i njoh nga
    lufta, i njoh shumë mirë sa janë të përkushtuar për të mirën e qytetarëve të Kosovës, për të mirën
    e shtetit të Kosovës, i njoh nga vijat e frontit, i njoh nga situata shumë të rrezikshme dhe e di se
    36
    në ato situata ata kanë dështuar shumë. Para publikut paraqiten si heronj, por në fakt janë
    frikacakë.
    Edhe unë e kam ditur që nuk janë në gjendje që të ju përcjellin në hap dhe e kam ditur se gjatë
    këtij rrugëtimi do të ju lënë të vetmuar në rrugë. Prandaj, kam pasur dyshime kur është votuar
    kryetari i Parlamentit, kur është votuar koalicioni, kur është votuar presidenti i Republikës së
    Kosovës. I njoh shumë mirë, nuk janë këta njerëz me të cilët duhet marrë rrugë. Këta njerëz të
    lënë në gjysmë të rrugës. Këta nuk mund të arrijnë në finale. Sot mund ta ndiejnë veten fitimtarë,
    por një gjë dua t’ua garantoj: Zoti Veseli, zoti Thaçi, ju jeni arsyeja që më detyroni të qëndroj
    ende në këtë Parlament. Ndoshta, e ndieni fitimtarë veten në këtë betejë, por do të shihemi në
    finale. Një gjë dua t’jua garantoj, të gjitha ato mjerime që ua keni shkaktuar qytetarëve të
    Kosovës, për të gjitha ato shantazhe, për të gjitha ato manipulime që i keni bërë, ju po më
    detyroni të qëndroj këtu derisa të ju shoh juve prapa grilave. Ju aty e keni vendin.
    Nuk është ky mocion i opozitës. Ky është mocion juaji. Normalisht, sot është dashur të ngrihet
    një mocion tjetër, për besueshmërinë ndaj jush. Dua ta ilustroj vetëm me një shembull, ju jeni
    përgjegjës edhe për sigurinë e deputetëve. Ky shembull tregon sesa keni qenë përgjegjës edhe
    për ushtarët tuaj, që kanë qenë vartës tuaj. Kur ne këtu ishim të rrezikuar nga gazi lotsjellës, nga
    goditjet, ofendimet, sharjet e tjera, ju fare nuk u kujdesët për sigurinë e deputetëve. Kryesorja për
    ju ishte që ju për vetveten e siguruat maskën që ju mbron nga gazi lotsjellës, por fare nuk ju
    interesoi siguria e deputetëve. Të tillë keni qenë edhe në luftë.
    Zoti Veseli, ju vini nga një formacion shumë i dyshimtë, një formacion i cili duhet të japë
    përgjegjësi para qytetarëve të Kosovës. Me ato shprehi, me ato rutina, me ato metoda që keni
    përdorur gjatë dhe pas luftës, ju mendoni se mund ta udhëhiqni edhe Parlamentin e Kosovës me
    të njëjtat metoda. E keni gabimisht. E keni shumë gabimisht. Të jini të bindur se në finale do të
    demaskoheni dhe qytetarët do ta kuptojnë se ju nuk jeni për rendin kushtetues, nuk jeni për
    zhvillim ekonomik, nuk jeni për stabilitet politik, nuk jeni për integrimin e Kosovës në familjen e
    madhe evropiane, sepse keni frikë, keni frikë se keni përgjegjësi të mëdha para qytetarëve, keni
    frikë sepse duhet dhënë llogari se përse ne nuk ushtrojmë kontroll në veri, pse u instalua krimi i
    organizuar, pse u zhvilluan celulat e terrorizmit. Ju duhet të jepni përgjegjësi të madhe, ju, shokët
    tuaj dhe kolegët tuaj.
    Ne do të jemi këtu. Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila është garancia më e fuqishme si shtylla
    më e fortë e shtetit të Kosovës, do të jemi këtu dhe të ballafaqohemi edhe në betejat e ardhshme.
    Mos mendoni se sot jeni fitimtarë, sepse në finale do të jeni humbës. Faleminderit!
  • Valla s’di a fole si profet, a si hero... s’të mora vesh asgjë, po megjithatë ta
    vazhdojmë seancën e për këto çka fole, flasim kur të duash dhe si të duash. Faleminderit!
    37
    A e do dikush tjetër fjalën? Agim Kikaj e ka fjalën.
  • Faleminderit, zoti kryetar i Kuvendit!
    I nderuar kryeministër,
    Të nderuar zëvendëskryeministra,
    Ministra,
    Të nderuara kolege dhe kolegë deputetë,
    Unë kam folur rrallë, sot dola t’i them dy fjalë. E para për mocionin e iniciuar nga Nisma për
    Kosovën, e të nënshkruar nga 42 deputetë kolegë të këtij Kuvendi, dhe për të thënë se kjo është
    legale, legjitime dhe plotësisht kërkesë demokratike. Por, kjo vetëm sa i takon atyre deputetëve
    nënshkrues nga radhët e opozitës.
    I nderuar kryeministër,
    Dëgjova të gjitha ato që u thanë për arritjet, i miratoj, pajtohem, ka edhe shumë të tjera siç ka
    edhe shumë punë që nuk janë bërë e që mbesin të kryhen në vazhdim.
    Sa i takon opozitës, unë gjithherë kam respektuar zgjedhjen dhe të drejtën e tyre, nuk jam pajtuar
    as me dhunën në kohën që dihet kur ka ndodhë, por s’jam pajtuar as me retorikën e tyre,
    megjithatë e respektoj si zgjedhje të tyre.
    Zoti kryetar i Kuvendit,
    Nuk është krejt i hijshme kjo që po ndodh sot. Pse? Unë e di që ka gjashtë muaj që ju keni qenë
    mysafir në këtë Kuvend. Prapë po them, Zgjidhje e juaj, por ne kemi pasur një marrëveshje si
    partnerë të koalicionit, Qeveria ka qenë Qeveri e Koalicionit dhe siç e kemi bërë marrëveshjen,
    ka qenë e udhës, ka qenë e maturuar si veprim të uleshit bashkë si partnerë dhe të vlerësonit se a
    duhet vazhduar qeverisjen apo duhet bërë hapa të tjerë. Nuk e bëtë këtë zgjedhje, as zgjidhje të
    duhur, tash po shihet cili është efekti i kësaj skuthërie, se shtetarët duhet të dalin në përgjegjësi
    që kanë para shtetit dhe para ligjit.
    Unë e kam dëgjuar me kujdes gjithë atë turin e dëgjimit, uroj nga zemra që t’i keni ndjerë më së
    pari mirë e së dyti, t’i keni dëgjuar e pastaj t’i adresoni ato. Është edhe kjo zgjidhje juaja. Çka
    nuk pajtohem, është kjo që ndodh sot. Sot thuhet, në emër të popullit, a çka di unë, sa shumë i
    kemi dëlirë nocione, sa që thjesht ata njerëz që janë shumë të vëmendshëm na shohin e na
    vlerësojnë të gjithëve bashkë.
    Për fund dua të them edhe një gjë. Keni thënë “Fillimi i Ri”, kanë dalë eksponentë të partisë së
    subjektit tuaj, me të cilin kemi qenë partnerë deri sot, kanë fyer kryeministrin, ministrat, krejt...
    thuajse kjo Qeveri ka qenë vetëm e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo nuk është e
    pranueshme për kulturën demokratike dhe për marrëveshjet që bëjnë partnerët seriozë. Një gjë
    38
    dua të them, uroj që të jetë fillim i ri e i mbarë, por oguri është i zi, po filloni me rrëzimin e
    vetvetes, qytetarët na ndjejnë. Faleminderit!
  • Zoti Zemaj, fjala për ju. Të bëhet gati zoti Gashi.
  • Të nderuar kolegë deputetë,
    Zonja dhe zotërinj,
    Kabinet qeveritar,
    Kryetar i Kuvendit,
    Medie e të gjithë ju të pranishëm,
    Po e filloj me një thënie të moçme popullore, “Kur u prish dasma?”, tha: “Që atë ditë që u nis”.
    Edhe kjo ndoshta nuk do koment tjetër më shumë, por pasi që është kërkesë e një grupi të
    deputetëve për të kërkuar mocion mosbesimi ndaj qeverisë aktuale, sigurisht që edhe ne jemi të
    obliguar që ta japim mendimin tonë apo në fund të fundit, ta bëjmë një kronologji të ngjarjeve
    dhe të asaj të kaluar edhe të tanishme, të cilat besoj se do të kontribuojnë për zgjidhjet e
    ardhshme.
    Ka qenë e qartë se edhe në fillim, sigurisht edhe mosbesimi personal për një koalicion të tillë, që
    me një të kaluar komplekse të trashëguar, me probleme siç janë krimi, korrupsioni, nepotizmi,
    tenderomania, haraçi, fajdetë, kazinotë, jo për dy vite që i duhen një qeverie, por besoj se për dy
    vite edhe KFOR-i po të ishte në krye të qeverisë do të ishte vështirë t’i zgjidhte këto probleme, të
    cilat e kanë një emër, e kanë një adresim dhe e kanë një trashëgimi.
    Fatkeqësisht ky është kompozicioni politik. Më vjen keq që si Kuvend i Republikës së Kosovës
    nuk kemi arritur, pavarësisht kësaj dhe vullnetit, qoftë edhe individual, qoftë kolektiv apo të
    grupeve politike, që së paku të nxjerrim një ligj për dekriminalizimin e skenës politike dhe kjo
    besoj do t’u ndihmonte edhe proceseve në të ardhmen.
    Sigurisht se edhe pyetjet, qofshin ato hipotetike, qofshin kërkesat që po dalin, edhe pritjet nga
    qytetarët e derivojnë këtë qëndrim. Nuk mund të shkohet përpara, s’po dua të flas për Qeverinë,
    se kam folur në të kaluarën, kam folur tash, por nuk mund të shkohet përpara edhe me strukturë
    deputetësh, të cilët janë me aktakuza të ngritura për korrupsion ose me një të kaluar kriminale
    dhe të dënuar për krime të ndryshme. Besoj se kjo faturë do t’u adresohet edhe zgjedhjeve të
    ardhshme dhe në kuadër të kësaj çmimin do ta paguajnë prapë qytetarët e vendit, sepse ata njerëz
    janë të fuqishëm, kanë infrastrukturë financiare të ngritur mbi korrupsionin dhe krimin dhe
    kështu në këtë formë do të jenë prapë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mungesë të
    ligjit dhe në mungesë të vullnetit për të pru ligje pozitive në Kuvendin e Kosovës.
    Këtë po e përmend edhe shembull edhe nga ajo që u ngrit, qe një muaj e gjysmë ajo
    vendimmarrja që po mungon, ka kaluar Ligji për automjetet, është ndërprerë ai monopoli i
    39
    homologimit dhe ligji nuk ka ardhur në seancë plenare. Ky është vullneti i Kuvendit, kjo është
    vendimmarrja e Kuvendit, por mbetet peng vullneti pozitiv i disa deputetëve të caktuar.
    Tash, shtrohet pyetja që besoj se duhet të ketë përgjigje edhe për kompleksitetin që kemi mbërri
    deri këtu, demarkacioni, asociacioni, çështje tjera te raportet pozitë dhe opozitë do të jenë
    vlerësim i të ardhmes për njerëzit që marrin përgjegjësi dhe që duhet t’i adresohen këto
    përgjegjësi. Ata që udhëhoqën këtë komision sot janë pjesë e aktakuzave për korrupsion, ata që
    udhëhoqën këtë komision sot janë pjesë e falsifikimit të diplomave dhe këtë duhet vënë gishtin
    në kokë, se kujt i besohet territori, kujt i besohet për të vendos për territore, për të pritur një
    vendim pozitiv prej Kuvendit të Kosovës.
    Kjo vlen edhe për asociacionin, këshilltar analfabetë që s’kanë lidhje me drejtësi, me çështje
    juridike, dhe që bëjnë gabime qoftë edhe ato banale drejtshkrimore, për të sjellë një dokument
    serioz që është kërkesë edhe e partnerëve ndërkombëtarë, por edhe e unifikimit të gjithë
    qytetarëve apo integrimit edhe të minoriteteve në Republikën e Kosovës. Andaj, nuk është
    dashur të pritet kjo dalja nga zgafellja e nëntokës, e hajde tash se nuk po shkon. Kjo tregon anën
    e errët, të cilat ishin strategji të kamotshme të dëmtimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në
    luftë, pas lufte dhe tash. Është një agresivitet për ta parë LDK-në të udhëheqë, pavarësisht të
    metave, përparësive apo dobësive dhe besoj se kjo nuk do t’i kontribuojë as koalicioneve të
    ardhshme pavarësisht matematikave se çfarë ndodhin ato.
    Neve na duhet një pastrim i skenës politike. Na duhet një qartësim i pozicioneve të sakta dhe
    këtë besoj që do të vendosin qytetarët e vendit. Jam i bindur se kanë ditur të vendosin edhe në
    kohë më të vështira, kanë ditur të vendosin edhe kur ka qenë ai agresiviteti i madh ndaj Lidhjes
    Demokratike, ndaj njerëzve që kanë pasur potencial edhe akademik edhe kulturor edhe patriotik,
    qoftë edhe me eliminimet fizike.
    Sido që të jetë, besoj se Qeveria e ka thënë fjalën e vet, i ka pasqyruar rezultatet e veta. Ne nuk
    kemi vazhduar të jemi pjesë e zërit kritik. Gabimet në emërimin e njerëzve, në marrjen e
    përgjegjësive, është treguar edhe gjatë kësaj ecjeje. Po i përmend dy-tre shembuj për të mos i
    personalizuar, ju kujtohet shkalla e rritjes së luftës kundër krimit dhe korrupsionit, adresimi nga
    individë të caktuar që kjo u pengoi dhe që atakoi Policinë e Kosovës, domethënë në mënyrën më
    të ashpër nga vetë njerëzit përgjegjës që ishin brenda asaj ministrie, duke thënë që në kohën kur
    edhe miqtë ndërkombëtarë thanë që Policia e Kosovës gëzon besueshmëri, vetë zëvendësministri
    nga PDK-ja tha se është policia më kriminale.
    Në kohën kur partnerët ndërkombëtarë, një herë statistikat thanë se rritja ekonomike, ministri i
    PDK-së tha “nuk ka rritje ekonomike”, në kohën kur u arritën politika të mirëfillta fiskale dhe u
    rritën të hyra nga ky buxhet çfarë e kemi, zëvendësministri i PDK-së tha “kjo është mashtrim”.
    Dhe, këto kanë qenë shembujt konkretë, se çka pritet në të ardhmen, nuk është dashur fare të
    40
    përdor mocion opozita, absolutisht. Nuk është dashur, sidomos këta katër-pesë muajt e fundit,
    kur shihet edhe bllokimi total i vendimmarrjes në Kuvendin e Republikës së Kosovës, mosdhënia
    hapësirë për t’i adresuar çështjet, reformën në drejtësi, e tjera, e tjera... kur e dimë se sa ligje janë
    duke pritur në procedurë dhe cili është angazhimi i partnerëve dhe i miqve, sidomos në luftimin e
    krimit dhe korrupsionit në vend.
    Kjo është parë edhe me Ligjin për ekzekutimin e sanksioneve penale, një barrikadim i skajshëm,
    që të përfitojnë ata që kanë kryer vepra penale dhe që të jenë sa më shpejt në Kosovën e lirë.
    Besoj, se këto janë shumë shembuj, që sot duhet të adresohen, pavarësisht epilogut dhe shpresoj
    që shumë shpejtë skena politike do ta ketë Ligjin e dekriminalizimit, shumë shpejt dhe kjo është
    kërkesë. Bile-bile, po të ishim pjesë e adresimit të nënshkrimit të mocionit, ndoshta do të duhej
    që Kuvendi ta marrë një obligim që me procedurë të shpejtuar ta fusë një ligj shumë shpejt, duke
    e anashkaluar Rregulloren e Kuvendit dhe që ta miratojmë para se të shkojë Kuvendi në
    zgjedhje. Atëherë do ta tregonte çdonjëri fytyrën e vet dhe besimin e vet para qytetarëve të
    vendit. Faleminderit!
  • Zoti Gashi, fjala për ju, ndërsa le të bëhet gati zonja Osmani. Po shkoj në bazë të
    radhitjes, si po lajmërohen.
  • I nderuar kryeministër,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Unë po marr shkas të nis diskutimin tim nga deklarimi bosh i përfaqësuesit të Partisë
    Demokratike lidhur me mocionin.
    E marr këtë shkas, sepse vlerësoj që Partia Demokratike, si njëra prej partive të rëndësishme në
    Kosovë, ishte dashur të ketë qëndrim të saktë, të prerë dhe të drejtë, vendim të cilin ia thotë
    Kuvendit, vendim të cilin ua thotë deputetëve, vendim të cilin ua thotë qytetarëve dhe vendim të
    cilin ua thotë edhe miqve ndërkombëtarë.
    Por, jo për çudinë time, besoj jo edhe për çudinë e shumë deputetëve në Kuvend dhe qytetarëve
    të Kosovës, zgjodhi rrugën e fshehtë.
    Ne u bëjmë thirrje deputetëve të Kuvendit dhe deputetëve të PDK-së që ta zbatojnë vullnetin e
    popullit.
    Cili është ai vullnet? Deklarohu në Kuvend, deklarohu në sallë cili është vullneti në të cilin ti
    beson dhe thuaje në krye të seancës që ne të marrim qëndrim, që seanca të marrë drejtim, që
    Kuvendi të marrë vendim.
    Unë jam njëri prej deputetëve që nuk kam besuar në këtë koalicion.
    41
    Unë jam njëri prej deputetëve që kam votuar kundër, edhe për kryetarin e Kuvendit, edhe për
    Qeverinë e koalicionit dhe nuk kam marrë pjesë në votimin e presidentit.
    Kjo ka ndodhur për arsye se kam besuar dhe kam menduar që do të vijmë në këtë pikë, në pikën
    kur Kuvendi do të ketë një president të keq dhe Kuvendi do të hyjë në situatë të rrezikshme, të
    paarsyeshme, për shkak të interesave grupore apo individuale.
    Cilat janë ato interesa? Cilat janë ato zhvillime që pritet të ndodhin? As nuk është demarkacioni,
    as nuk është korrupsioni, as nuk është ekonomia, as nuk është qeverisja.
    Janë indiciet për zhvillimet që kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale në Kosovë. Janë indiciet....
    (Reagim)
    OK! Ti konsideroje hajgare, unë po e konsideroj si pozicion politik dhe vlerësim të cilin unë e
    kam.
    Janë indicie se mund të prishet status quo-ja politike 18 vjetëve të fundit.
    Janë indicie se vjeshta mund të sjellë rotacionin e pushtetit të shumëpritur në 18 vjetët e fundit.
    Janë indicie se fatkeqësisht njerëz, të cilët mund të jenë konsideruar heronj të Kosovës, nesër
    mund të konsiderohen e kundërta e saj. Është aq e dhembshme sa s’dua ta them.
    Pra, në këto rrethana partneri i koalicionit të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk e deklaron
    vullnetin e vet. Nuk e deklaron qëllimin e vet qysh në krye të seancës, sepse nuk e ka guximin.
    Unë po dua t’u besoj fjalëve të parafolësve që thanë – nuk e kanë pasur guximin as më herët.
    Por, realisht, unë vlerësoj që ishte dashur ta ketë guximin.
    Unë vlerësoj se një parti, e cila deri sot ka qenë më e madhja në Kosovë, ishte dashur ta ketë
    guximin dhe ta deklarojë vendimin dhe vullnetin e vet, dhe jo me fjalë boshe. Edhe pse unë nuk i
    besoj asaj partie.
    Pra, ky është realiteti ku jemi. Cila do të jetë e ardhmja? Kush do t’i besojë një partie, e cila e
    prish koalicionin në këtë formë? A i besoni ju? A i besojnë ata tjerët? As unë s’i kam besuar. E
    vërtetë është!
    Pra, në çfarë situate po e shtimë vendin? Cila është perspektiva që po i jepet vendit?
    42
    Kush do të bëjë koalicione të ardhshme? Ju e dini që askush s’mund të qeverisë vetë.
    E dini saktë! Gjithsecili e di:
    - Për shkak të sistemit elektoral në Kosovë,
    - Për shkak të 20 vendeve të rezervuara,
    - Për shkak të sistemit proporcional.
    Dhe, kush do të krijojë nesër koalicion? Mbi çfarë baze? Mbi çfarë besimi? Mbi çfarë vlere?
    Kush do të krijojë?
    Sepse, ju e keni një moment kur sot mendoni se mund të jeni pak më mirë dhe hajde shkojmë në
    zgjedhje.
    Nuk është e vërtetë kjo!
    Do të jeni më keq, sepse do të jetë më keq gjithsecili. Do të jetë më keq kolegbërja, do të jetë më
    keq besimi i ndërsjellë dhe do të jetë më keq e ardhmja e qeverisjes në Kosovë.
    Si mund të ketë qeverisje të dinjitetshme në qoftë se padinjitetshëm prishet koalicioni çdo
    moment?
    Do të jetë shumë e ndershme të thuhet: Nuk shkon më bashkë, e prishim koalicionin. Krejt në
    rregull! Shumë e mirë do të ishte. Dhe besoj askush nuk do të ishte kundër.
    Por, jo të nxitësh deputetët e partisë tënde që të përkrahin mocionin e opozitës dhe në të njëjtën
    kohë, të tentosh me deklarime boshe: Jo, po nuk erdhi demarkacioni para mocionit, ne do ta
    votojmë atë.
    Ju e dini, sikur që e di gjithsecili se plot deputetë të PDK-së, sikur edhe plot deputetë të LDK-së
    nuk e votojnë demarkacionin. Dhe, nuk është arsyeja e demarkacionit pse shkohet në zgjedhje,
    sepse ky do të jetë problem i vazhdueshëm, sepse opozita nuk po kallëzon çka do të bëjë me
    demarkacionin.
    Çka doni të bëni?
    Ne LDK-ja, të paktën, e kemi një opsion.
    E kemi bërë një propozim. E kemi protokolluar, e kemi nënshkruar.
    43
    E kemi diskutuar edhe me ndërkombëtarët.
    Ka edhe njerëz prej PDK-së, Shaip, që e kanë një opsion.
    Po, po! Patjetër. Bile, besoj që është shumë pozitiv. Dhe mund të punohet mbi atë opsion.
    Por, keq është që opozita nuk ka një opsion. S’e ka opsionin. Po më vjen keq! Por, nuk e keni
    opsionin. Nuk e keni deklaruar se çka doni ta bëni atë punë.
    Ju e dini se do të jetë tema kryesore për e fushatës së ardhshme. Ju e dini se do të merrni
    qëndrime radikale në këtë drejtim. Do të marrim të gjithë ne! Gjithsecili do të marrë qëndrim.
    Ju e dini se ato qëndrime do të prodhojnë pasoja.
    Ju e dini që ato pasoja do të keni shumë vështirë t’i menaxhoni. Ashtu sikur që i kemi prodhuar
    ne pasojat se nuk hyjmë kurrë në koalicion me PDK-në.
    Dhe ato pasoja se nuk hyjmë në koalicion me PDK-në i kemi bartur.
    Pra, një deklaratë publike dhe një deklaratë politike, e cila bëhet pastaj edhe fushatë elektorale,
    bart pasoja afatgjate.
    Do t’i bartë këto pasoja afatgjate dhe demarkacioni, edhe gjithsecila pasojë.
    Prandaj, të jemi të sinqertë me atë që themi. Të jemi të saktë në vendimet që i marrim dhe të jemi
    direkt. S’ka kurrgjë të keqe! E prishim koalicionin. Po, po, e prishim. Shkojmë në zgjedhje.
    Dikush do të jetë në avantazh, dikush në disavantazh. Dikush nesër në pushtet, dikush në
    opozitë, por përballja me realitetin, përbërja me politikën, përballja me problemet, përballja me
    gjykatat, përballja me drejtësinë, përballja me korrupsionin, përballja me të ardhmen e Kosovës
    do të jenë të përbashkëta për të gjithë, jo vetëm për një, individualisht. Individualisht vetëm
    mbeten sherret dhe të këqijat individuale, ndërsa problemet e përbashkëta, shoqërore, janë
    probleme të të gjithëve. Faleminderit!
  • Zenun Pajaziti e ka kërkuar fjalën, si replikë. Desha të shkoj me rend, por atëherë
    futen me parti, se janë bërë 2, 4, 6, 8, 9. Po bëhet më interesant.
    Urdhëro, zoti Pajaziti!
    44
  • Faleminderit, kryetar!
    Me dëshirë e kishim lënë të përfundojë kjo dhe të nxirret qëndrimi me vota, por meqenëse u
    adresova unë dhe qëndrimi i PDK-së, nuk e di pse prej Arbenit. Sepse, pse kaq shumë po
    ngutshëm, Arben? S’e ke dashur kurrë këtë koalicion.
    Qëndrimi i Partisë Demokratike ishte i qartë. Dhe më se i qartë, për të gjithë ju dhe për të gjithë
    qytetarët.
    Po mendoj ta shfrytëzoj këtë rast.
    Dy-tre herë dëgjova këtu të thoni se do të jetë keq për ju si parti, e ti e ke leksionin se ne, nëse
    shkojmë tash në zgjedhje, do të jetë keq.
    Pikërisht e thashë këtë. Nuk është puna te pozicioni i partisë politike, as i Partisë Demokratike.
    Aq më pak juaji, që po shihet me çfarë qëndrimi jeni tash.
    Ju lutem, e keni ministrin e Brendshëm. Luani viktimën. Nxirrni në Parlament fjalime të tilla që
    nuk i kanë hije asnjë individi me çfarëdo të kaluar të ketë qenë.
    U lodh ky njeri, ky milet, këta njerëz, ky popull me fjalime të tilla për të kaluarën.
    Nëse nuk keni motiv të rrini në Parlament, t’u jepni diçka më shumë qytetarëve, e jo motive për
    t’i qëruar hesapet me njëri-tjetrin, se është turp. Dhe duhet të përfundojë kjo. Edhe qytetarët
    duhet ta dhënë qëndrimin e vet për secilin prej nesh në këtë Parlament.
    Prandaj, Partia Demokratike është e vendosur dhe ka qëndrimin e vet dhe këtë do ta shihni tash.
    Faleminderit!
  • Atëherë, Zonja Vjosa Osmani, e kemi përmendur, do të shkojmë me parti. Po, po!
    Zoti Haradinaj të përgatitet, e pastaj edhe Zafir Berisha.
  • Faleminderit!
    Të nderuar deputetë,
    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Unë dua patjetër ta filloj, duke thënë që ky mandat vërtet ka qenë situatë e padinjitetshme për të
    qenë deputet i Kuvendit të Kosovës.
    Dhe mjaft gjatë këtyre ditëve jam munduar të gjej një thënie që i përshtatet më shumë situatës së
    tanishme dhe lojërave që janë luajtur këto ditë, por ka qenë e pamundur të gjej diçka më të
    përshtatshme se sa ajo thënia e popullit: “Ujku qimen e ndërron, por zanatin nuk e ndërron”.
    45
    Kjo qasje e PDK-së nuk është e re. Njëjtë sikur në të kaluarën, kjo parti keqpërdor marrëveshjet
    për qeverisje me të gjithë partnerët, pa përjashtim.
    E ka në gjen të saj, në ADN-në e saj, prandaj këtu një këshillë shumë miqësore, edhe kujtdo që
    mendon të lidhë koalicion me ta në të ardhmen. Ta keni parasysh.
    Përkundër faktit që, siç e thanë edhe kolegët më herët, kam qenë kundër këtij koalicioni që nga
    dita e parë. Kjo nismë në esencë është e planifikuar nga PDK-ja dhe sot do të mund të
    ekzekutohet vetëm nga ta. E planifikuar nga kryetari i saj që tashmë po bën fushatë për zgjedhje
    në qershor qe disa muaj.
    Prandaj, asnjë deputet i LDK-së, që është vërtet LDK, nuk do të mund ta arsyetonte një bashkim
    të sotëm me PDK-në, qoftë edhe për këtë mocion, sepse në fakt, duke e lënë opozitën anash, çka
    po ndodh sot, është një luftë e sërishme e PDK-së kundër LDK-së. Është demagogji e thatë,
    absurde që PDK sot të flasë për dështimet, kur ka pasur përgjegjësi të drejtpërdrejtë për më
    shumë se një dekadë, dhe përgjegjësi të barabartë edhe në këtë koalicion.
    Shumë më mirë të thuhet sinqerisht që ky mocion po përkrahet për çështje tërësisht politike, për
    oportunizëm politik, pra, sepse PDK nuk mund ta ndërrojë atë gjenin dhe ADN-në për të cilën
    fola më herët.
    Të gjithë e dimë se si ka qeverisur kjo parti në të kaluarën dhe shihni tash se kush po na flet për
    bllokim e izolim të qytetarëve.
    A ka nevojë të flasim sërish për skandalin e pasaportave? Dy vjet izolim shtesë qytetarëve të
    Kosovës iu ka shkaktuar vetëm ai skandal, i cili po vazhdon me ato 30 milionë, e sa milionë të
    tjera.
    A ka nevojë të flas për projekte të tjera në Ministri të Punëve të Brendshme kur krahët e
    ndryshëm të partive në pushtet nuk merreshin vesh se kush do ta fitojë tenderin dhe prandaj nuk
    plotësoheshin kriteret për liberalizim?
    A ka nevojë të flas për ata që iknin nga burgu në spitale çdo ditë. Për shkelje të të drejtave të
    njeriut.
    Po hajde të flasim edhe për demarkacionin. PDK ka insistuar që demarkacioni të vijë në Kuvend
    për të dështuar, rrjedhimisht që të mos plotësohen kushtet për liberalizimin e vizave, e
    rrjedhimisht duke dalë kështu edhe në kundërshtim me qëndrimet e partnerëve tanë strategjikë.
    Ky ka qenë qëllimi, që pastaj ta mbulonte atë thikën pas shpine të votimit të mocionit.
    46
    Përndryshe, sot përfaqësuesit e Listës serbe deklaruan edhe një herë se nuk e kanë pasur
    ndërmend ta votojnë demarkacionin. Pra, qëllimi ka qenë që të rrëzohet, e jo të shihen alternativa
    që do ta rishikonin këtë proces dhe në fund që të unifikuar të krijonim një konsensus politik, ku
    do të dilnim seriozë si shtet, si vend, para Shteteve të Bashkuara, para Bashkimit Evropian, por
    do të dilnim me fytyrë edhe para qytetarëve të Kosovës.
    Unë dua sot t’u bëj thirrje organeve të drejtësisë që të merren me akuzat e kryeministrit të
    Kosovës, në veçanti për rastin AXOS. Sepse edhe pse s’u përmendën emrat drejtpërdrejt, u tha
    që njerëz të caktuar të politikës që kanë qenë në pushtet në atë kohë, që kanë nënshkruar
    kontrata, i kanë bërë këto me qëllim që pastaj, një vendim i arbitrazhit, që shkon në dëm të
    Kosovës, të ndahen, të ndahen paratë, apo jo?
    Dhe, në qoftë se këto organe të drejtësisë sot nuk merren me këto akuza, e dëshmojnë për të
    miliontën herë lidhjen e drejtpërdrejtë me politikën. Fatkeqësisht!
    Ajo që dua të them në fund është t’u drejtohem përkrahësve të LDK-së.
    LDK duhet t’u kthehet rrënjëve të saj. Duhet të kthehet te fuqia e saj e vërtetë, ajo e krijimit të
    shpresës për qytetarët e Kosovës.
    Mirëpo, partia jonë do të mund të flasë ballëhapur para qytetarëve të Kosovës atë ditë që bën
    shkëputje përfundimtare e të përhershme nga cilado parti apo cilido partner që bazamentin e vet,
    themelin e vet e ka krijuar mbi krim e mbi korrupsion.
    Pra, atë ditë kur secili prej nesh bindemi që “ujku mund ta ndërrojë qimen, por zanatin s’e
    ndërron kurrë”.
    Përndryshe, përderisa ka njerëz në partinë tonë që mund ta besojnë të kundërtën, atëherë ne nuk
    mund të shpresojmë për ndryshime të mira në këtë vend.
    LDK duhet të kërkojë partneritet me ata që ndajnë vizionin për një Kosovë, ku mbrohet secila liri
    e qytetarëve. Liria për të folur qartë, pa u frikësuar, liria për të thënë të vërtetën, liria për t’i
    besuar gjyqësorit që do të mbrojë nga kërcënimet dhe liria për të vendosur edhe për partnerë të
    koalicionit pa kërcënime.
    Pra, liria për t’u bërë bashkë me partnerë, ku politikat nuk ndërtohen skutave të natës dhe ku e
    ardhmja evropiane e Kosovës është përpjekje e sinqertë, e jo një farsë, jo një demagogji, ku flet
    diçka tjetër, e në esencë e bllokon çdo ditë atë proces.
    47
    Dhe, në fund, mocioni i sotëm, jam e bindur që po përkrahet për t’i ikur drejtësisë. Por, të jeni
    edhe ju të bindur që nuk ka proces zgjedhor që edhe në qoftë se e vonon drejtësinë, nuk ka
    proces zgjedhor që do të mund ta shpëtojë dikë nga drejtësia, e sidomos jo nga drejtësia
    ndërkombëtare. Faleminderit!
  • Besim, urdhëro! Besim Beqaj, replikë!
  • I nderuar kryetar,
    Të nderuar deputetë,
    Kryeministër,
    Qeveri,
    Të nderuar qytetarë
    Për hir të korrektësisë para opinionit publik dua të them që asnjë qeveri, asnjëherë nuk ka pasur
    kontratë me AXOS-in. Mos i mashtroni qytetarët!
    Ai ka qenë i shpallur fitues dhe neni 1 i marrëveshjes për tender, pika 5, dhe mund ta citoj, thotë:
    “Qeveria ka të drejtë në çdo kohë, deri në momentin e nënshkrimit të kontratës. ta ndalë procesin
    pa shpjegim dhe kjo nuk i jep të drejtë asnjë ofertuesi për ta paditur as qeverinë. as çfarëdolloj
    agjencie tjetër”.
    U bëj ftesë të gjithë atyre që flasin pa dije, pa informacion, ta marrin dokumentin dhe ta lexojnë.
    Me AXOS-in debati dhe komunikimi ndërkombëtar, por edhe arbitrazhi mund të humbet vetëm
    nëse nuk mbrohet mirë nga institucionet vendore. Faleminderit!
  • Gjithsesi se jemi në fushatë elektorale, ka filluar! Heronj e të mençur, akademikë!
    Paska qenë në zor moti t’ia nisim kësaj pune, jemi vonuar. Urdhëro! Zonja Osmani, 1 minutë
    kundërreplikë, por mundesh edhe 30 sekonda....
  • Zoti kryetar i Kuvendit, mund të jetë fushatë për shumëkënd, mirëpo mos
    paragjykoni që secili prej nesh do të kandidojë në zgjedhje. E para.
    E dyta. Për të komentuar kontratat, duhet t’i publikoni ato. Që të gjitha, të mos i fshihni ato
    kontrata që janë, sipas jush në interes publik, sepse kështu e shkelni interesin publik.
    Dhe, e treta. Para se të flisja unë askush nga ju s’e mori guximin që t’i përgjigjej akuzave të
    drejtpërdrejta të kryeministrit, kështu që në vend se t’i përgjigjeni fjalës sime, përgjigjuni atyre
    akuzave dhe bëhuni bashkë në thirrjen që organet e drejtësisë qysh sot të fillojnë hetime për ato
    fjalë dhe për ato akuza të organit më të lartë ekzekutiv.
    48
  • Ka ende për kundër-replikë. Vetëm, më falni! Nëse do të kishte organe të
    drejtësisë, nuk do të kishin guxim shumëkush të flasë qysh po flet, por mungesa e organeve të
    drejtësisë u krijon mundësi edhe dështakëve, manipuluesve dhe të inkriminuarve vetëm të flasin,
    kështu që ne vazhdojmë me seancën, e çështjet e drejtësisë, them edhe një herë, t’i lamë jashtë
    seancës e të merremi vetëm me çështje që janë politike, e kemi mocionin.
    Pra, të koncentrohemi, ju kisha lutur në mocion. Dhe, çështjet që janë për drejtësi dhe që janë
    private bartni jashtë Parlamentit, nëse keni guxim, burrëri dhe dinjitet.
    Fjalën e ka Daut Haradinaj, Besim, se të kam të partisë. Por dëgjo, edhe këto 3 vjet ka mundur të
    jetë publike, por lëre atë punë, se është shaka....
    Urdhëro, zoti Haradinaj!
  • Faleminderit, kryetar!
    Po më duket pak e çuditshme dhe pak të vonuara debatet, sepse partnerët e koalicionit po shihet
    se punën e kanë kryer dje, e sot këtu vetëm po diskutojnë. Përndryshe mocioni është i ftuar prej
    40 deputetëve të opozitës, të mbështetur nga disa deputetë.
    Nëse keni pasur pakënaqësi brendapërbrenda koalicionit, keni mundur tash e 3 vjet t’i shprehni.
    Nuk po u përgjigjem veç e veç deputetëve, por pati aty suksese, të arritura të Qeverisë, pati aty si
    do të procedohet më tutje, kush e pati fjalën, dhe të mos na moralizojnë fort, sepse na çmendën
    duke na shitur ‘fore’ patriotike këtu, duke harruar se njihemi mirë ndër veti.
    Sa i përket demarkacionit, nuk e ka bërë opozita demarkacionin. Atë e ka bërë koalicioni
    qeverisës, e ka bërë Qeveria. Nuk e ka penguar koalicionin opozita.
    (Ndërhyrje)
    Hashim Thaçi, Skender Hyseni, bashkë me shefin tënd Isa Mustafa dhe të tjerët. Një.
    E dyta, merr frymë, merr frymë, qetësohu! S’ki nevojë! Merr frymë, se s’u bë nami...
  • Le të mbetet rreth mocionit....
  • E dyta. Nuk ju ka ndalur demarkacioni ta zhvilloni arsimin, nuk ju ka
    ndalur demarkacioni ta zhvilloni shëndetësinë, nuk ju ka ndalur demarkacioni ta transformoni
    FSK-në në ushtri të Kosovës, nuk ju ka ndalur demarkacioni për të ecë përpara për liberalizim të
    vizave. Nuk qëndrojnë, pra këto hiq.
    49
    Përkundrazi, këta zotërinjtë kanë kërkuar në Bruksel që të qitet kusht. Për këtë arsye duhet të
    shkojnë në shtëpi.
    Suksesi i kësaj qeverie, sepse u përmend buxheti për veteranët e luftës. E keni mbaruar një ligj
    që e keni ndarë UÇK-në për së dyti. Pasi ka qenë i përfunduar, e keni rikthyer në emër se po e
    bëni një të mirë për ta dhe i keni ndarë në kategori, por do të shihni më vonë se sa ligj i mirë ka
    qenë për ta.
    Ata që shitnin moral e na tregonin se si do të ndodhë në të ardhmen demarkacioni.
    Ju kemi propozuar para se të vihet te gazi, para protestave dhe i përgëzoj deputetët të cilët nuk ia
    kanë dhënë besimin ta miratojnë këtu në Kuvend, me theks të veçantë, deputetët e pozitës.
    Kanë bërë një burrëri dhe populli do t’ua shpaguajnë kurdo që shkojnë në zgjedhje. Nëse sot
    shkojnë, populli do t’ua dijë për nder dhe do t’i votojë, e këtë do ta shihni edhe vetë.
    Nuk keni nevojë këtu t’i qëroni hesapet që i keni. Ne i kemi nënshkrimet, kush e ka thirrur këtë
    mocion, ta votojmë dhe ecim tutje.
    Nëse shkojmë në zgjedhje, s’ kërcet kiameti. Mos u mundoni të thoni se regjioni destabilizohet.
    Nuk destabilizohet regjioni hiq, kemi bërë zgjedhje prej pasluftës e deri sot, asnjë zgjedhje nuk
    kanë qenë të rregullta, kurrgjë kiameti s’ kërcet. Po shihet se jeni pa çehre ndër vete. S’kemi çka
    ju bëjmë, edhe kështu qysh na ka lënë Isa në njëfarë vakti prej VLAN-it, iku natën dhe shkoi te
    PDK-ja, po më vjen mirë që PDK-ja po ia kthen me të njëjtin ritëm, sikur që ia ka bërë Isa
    Fatmir Sejdiut brenda natës.
  • Të shkojmë pak më qetë. Edhe në politikë jemi para qytetarëve. Zafir, a je gati?
    Do të vazhdoj edhe me parti politike, Rexhep Selimi e ka fjalën, le të përgatitet! Pastaj Hajdar
    Beqaj, Adem Salihaj... Shkojmë me parti, mendova në fillim se nuk ka kaq shumë diskutues, por
    po lajmërohen vazhdimisht.
  • Faleminderit, kryetar!
    Në fakt, unë nuk desha të kyçem, desha t’i them veç nja dy fjalë nga vendi, s’e kam merak as
    para, as mbrapa, por do të dal përballë të gjithëve dhe do t’i them nja 2-3 mendime, domethënë
    fushata që kryeministri në ikje, e patë gjatë fjalimit të tij, e pasuar edhe nga deputetët e partisë së
    tij, është diçka që e kemi dëgjuar shpeshherë. Po më vjen keq, kam preferencë që ta ndryshojmë
    pak se edhe në fushatën e kaluar të njëjtat letra dhe të njëjtat qëndrime i kanë pasur dhe historia
    ka treguar se ardhja me metoda makiaveliste përfundon kështu, qysh është duke përfunduar.
    50
    Mua më rastisi këtu si të gjithë juve ta dëgjoj një shprehje paksa interesante, domethënë
    “mocionistët”. Dikur dëgjohej po nga e njëjta garniturë “irredentistët”, dhe, thënë të drejtën, kjo
    logjikë e njerëzve në këtë Kuvend dhe në këtë ekzekutiv është edhe si arsye e mungesës së ligjit
    të lustracionit.
    Mashtrimi si logjika e ardhjes në pushtet gjithmonë ka përfunduar kështu siç po përfundon.
    Prandaj, sugjerim kolegial: mos u mundoni me mashtrime të bëni marrëveshje natën, sepse do t’i
    paguani ditën, siç jeni duke i paguar.
    Mocionin e ka iniciuar opozita, kuptohet me “Nismën” dhe nuk qëndrojnë teoritë e
    konspiracionit që u paraqitën këtu nga deputetët e LDK-së, të cilët po derdhin lot krokodili për
    Isa Mustafën, derisa në të njëjtën rast ata as nuk ia kanë dhënë votën. Po a e dini pse po derdhin
    lot krokodili, sepse Isa Mustafa i ka kërcënuar që nuk do t’i përfshijë në listë dhe tash me që po e
    shohin fundin, hajde të bëhem mirë me Isën.
    Kështu që për ata që kam dilema se çka do të ndodhë me demarkacionin në momentin kur
    opozita do të vijë në pushtet, kësmet në korrik, gjithmonë e kam pasur mirë, por nuk ju ka
    pëlqyer. Ta dini që në momentin që opozita është në qeveri, këtë version të gabuar të
    demarkacionit do ta votojë kundër dhe do të përfundojë kjo odise. Faleminderit!
  • Rexhep Selimi e ka fjalën, le të bëhet gati Hajdar Beqa, nga PDK-ja, Adem Salihaj
    nga LDK-ja, pastaj prapë rikthehemi te Donika Kadaj-Bujupi, nga “Vetëvendosja”.
  • Kam një porosi krejt për koalicionin qeverisës, për PDK-në, LDK-në dhe
    Listën serbe, janë koalicion qeverisës edhe aktualisht kur po flasim, edhe “6+” e harrova.
    Kështu që po duket që fjalë pas fjale nisi fushata, nëse nuk paska nisur më herët, a jemi në
    rregull këtu.
    Atëherë kërkoj prej juve të gjithëve, qite në votim mocionin, mos e zgjatni shumë, caktoje ditën
    e zgjedhjeve, rrjedhimisht edhe ditën e fushatës. Takohemi atje.
  • Zoti Hajdar Beqa, fjala për ju. Ju lutem, në qoftë se ka mundësi për qetësi, le të
    shprehen deputetët.
  • Faleminderit, kryetar!
    I nderuar Kabinet qeveritar,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Sot nuk kisha në plan të flas, sepse kemi një propozim nga deputetët e Kuvendit të Kosovës për
    besimin e qeverisë apo mocionin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Po shumë po më
    51
    shqetësojnë këtu njerëzit, të cilët kanë heshtur qe dy vjet dhe kjo heshtje aq më shumë e them
    këtë për partnerët e koalicionit, atëherë përkthehet si nuk kanë dashur t’i prishin interesat e veta.
    Ne e dimë se pushtetin apo fuqinë politike na e ka dhënë qytetari i Republikës së Kosovës. Nuk e
    kemi asnjë arsye të frikohemi sot, të marrim vendim, t’ia kthejmë pushtetin popullit, të shkojmë
    në fushatë dhe populli të vendosë se kush ka qeverisur më mirë, kush është këtu patriotë, kush
    është këtu që ka punuar për ta integruar vendin, për ta zhvilluar vendin, kush është ai edhe kush
    jemi secili, sepse Kosova edhe ashtu është e vogël dhe të gjithë këtu njihemi edhe personalisht.
    Më shqetëson shumë fakti kur deputetët, kryesisht nga partnerët tanë, nga Lidhja Demokratike,
    frikohen shumë nga zgjedhjet, po të njëjtën kohë flasin për mosrespektim të marrëveshjes.
    Marrëveshja ka pasur edhe pika të tjera, kolegë të nderuar, nuk e ka pasur vetëm zgjedhjen e
    kryeministrit, i cili iu ka falur mandati prej PDK-së, sepse qytetarët nuk ia kanë dhënë Isa
    Mustafës votën, por ia kanë dhënë Partisë Demokratike të qeverisë këtë mandat. E kemi realizuar
    atë pikë. E ka pasur edhe të zgjidhet presidentin, e kemi zgjedhur edhe presidentin, e ka pasur
    edhe ta zhvillojë vendin ekonomikisht, nuk kemi mundur ta zhvillojmë, e ka pasur edhe ta
    forcojë këtë vend, ta integrojë këtë vend, të merren vendime të mëdha, nuk kemi bërë.
    Nëse hyjmë ta analizojmë pushtetin, mund ta analizojmë çdo ministri. U përmendën këtu shumë
    fusha, i marrim pikërisht fushat që i përmendët ju. E keni udhëhequr Ministrinë e Financave,
    shikoni qysh është atje, e keni udhëhequr Administratën Tatimore, i keni ndërruar njerëzit
    politikisht, keni bërë emërime politike joprofesionale, marrja e mandatin nuk është askund me
    Ligj të shërbyesve civilë, prej zyrtarit të bëhesh udhëheqës ose drejtor.
    Edhe tash unë mendoj që nëse hyjmë në këto tema, janë më shumë për fushatë, se sa sot flasim
    mes vetit. Nuk e ka respektua marrëveshjen LDK-ja edhe në 2010-ën keni ikur prej Qeverisë,
    nëse hyjmë në këto, kur u çuan qytetarët e Kosovës, e kanë parë që LDK-ja për interesa
    personale, ministrat, që një pjesë e tyre janë edhe sot këtu, kanë ikur nga Qeveria për interesa
    personale. Ia keni shkurtuar mandatin vetit kur e ka shkelur Kushtetutën ish-presidenti i
    Republikës së Kosovës që i ka mbajtur dy mandate, edhe president i vendit, edhe kryetar i
    Lidhjes Demokratike, kur Kushtetuta ka marrë një vendim, ju nuk keni qëndruar në Qeveri, po
    keni dalë prej Qeverisë.
    Tash duhet thënë edhe këtë, Partia Demokratike ka partneritet, i respekton marrëveshjet, ju s’i
    keni respektuar marrëveshjet as me ato grupet kur i keni bashkuar, VLAN-in e të tjera, e të tjera,
    pas zgjedhjeve të qershorit të vitit 2014.
    Mua po më vjen keq pse tash sot shpreheni kështu, edhe aq më shumë këtu po flasim se Qeveria
    nuk po i kryen punën e vet edhe ju po e akuzoni një farë forme indirekt qeverinë.
    52
    Ne kemi udhëhequr vendin, kemi përgjegjësi, kryeministri ka përgjegjësi edhe për rendin, ka
    përgjegjësi edhe për drejtësinë, ka përgjegjësi edhe nëse nuk ka pasur ngritje të aktakuzave, ne
    jemi për një shtet ligjor.
    Të gjithë ata që kanë bërë shkelje ligjore, pavarësisht a vinë prej Partisë Demokratike, a vijnë
    prej Lidhjes Demokratike apo cilës parti vijnë, duhet të përgjigjen para ligjit. Nuk jemi ne
    prokurorë as gjyqtarë. Nëse ne e dimë që dikush e ka shkelur ligjin dhe nuk e denoncojmë atë,
    edhe fshehja e veprës është vepër penale me Kodin penal dhe me Kodin e procedurës penale.
    Mua më vjen keq edhe kjo që zoti Quni s’qenka këtu, kur zoti Anton Quni, unë e njoh atë nga
    lufta, kur sillet në atë formë si të jetë farë shpëtimtari i Kosovës.
    Ne e dimë kontributin e secilit, e dimë kontributin edhe të zotit Anton Quni, e dimë edhe punën e
    tij, i dimë edhe punët e familjarëve tonë, e dimë edhe çka bëjnë vëllezërit tanë, e secilit prej nesh,
    a punojmë me nder, a punojmë me fajde, a punojmë me reket, sepse Kosova është e vogël dhe
    njihemi.
    Nuk është mirë tash nëse dikush e konsideron veten që nuk ka folur gjatë dy vjetëve e gjysmë të
    këtij mandati, hajde të flas sot se më futin përsëri në listë, edhe besoj që zotin Qunin do ta shtinë
    më listë prapë LDK-ja, ndoshta edhe fiton.
    Por nuk është mirë sot fakti që partnerët e koalicionit ta akuzojnë njëri-tjetrin, është dashur të
    punohet më shumë.
    Performansa e qeverisë nuk është arritur, nuk kemi kënaqësi të qytetarëve. Andaj, ju jeni ata që i
    keni bërë të parët këto veprime, e tha shefi i grupit, atë që e tha shefi i grupit është qëndrim i
    krejt grupit të Partisë Demokratike.
    Unë edhe një herë nuk po dua ta fyej askënd personalisht, po kërkoj nga të gjithë ju që të mos u
    frikohemi qytetarëve, po të shkojmë aty, t’ua kthejmë pushtetin edhe një herë dhe të shkojmë me
    oferta konkrete dhe jam shumë optimist se ata do ta bëjnë zgjedhjen më të duhur. Faleminderit!
  • Adem Salihaj e ka fjalën, ndërkohë të bëhet gati Donika Kadaj-Bujupi.
  • Të nderuar deputetë,
    Unë mendoj që u thanë shumë gjëra këtu, ne ndoshta mund t’i përsërisim disa, por megjithatë,
    me që konsideroj që sot jemi në fund të rrugës, mendoj që është mirë t’i them disa fjalë.
    I dëgjova me vëmendje diskutimet e deritashme dhe unë pyes edhe Kuvendin, edhe qytetarët,
    edhe mediat që janë këtu. A ka ndonjë institucion në Kosovë që ka funksionuar më keq se
    53
    Kuvendi i Kosovës? Sa mbledhje na kanë dështuar ne këtu, sa seanca na kanë dështuar për shkak
    të mungesës së kuorumit? Pra, prej 120 deputetëve ne s’kemi arrit t’i bëjmë 61 deputetë në sallë
    që të marrim vendime të rëndësishme, e si mund t’i bëjmë 2/3 që t’i marrim disa vendime të
    tjera.
    Pra, nëse një institucion është përgjegjës dhe nuk ka funksionuar këtu, është Kuvendi i Kosovës,
    dhe unë nuk mbaj në mend të gjitha legjislaturat që ndonjë legjislaturë ka funksionuar më keq se
    kjo tash.
    Pra, nëse duam përgjegjësi, e kemi këtu, e kemi para nesh dhe ne duhet të jemi të sinqertë para
    qytetarëve të Kosovës.
    Unë dëshiroj ta pyes ose të mos e pyes, vetëm po e komentoj deputetin Fatmir Limaj kur thotë se
    85% e qytetarëve mendojnë se nuk ka funksionuar mirë kjo Qeveri ose ky Parlament. Nuk e di
    Fatmiri i ka lexuar edhe do sondazhe të tjera që flasin edhe për “Nismën” dhe ku e vendosin, ku
    e rangojnë “Nismën” në gjithë këto lista. E rangojnë te 3% apo ku?
    Pra, LDK-ja asnjë arsye nuk e ka t’u frikohet zgjedhjeve, LDK-ja në këtë qeverisje nuk e ka
    asnjë skandal të vetëm, të gjitha skandalet që radhiten, është një listë shumë e gjatë e skandaleve,
    lidhen me qeveritë e mëparshme të udhëhequra nga PDK-ja.
    Pra, të gjitha, edhe problemi i demarkacionit është vendosur si kusht me miratimin e liderit edhe
    kryeministrit të atëhershëm të PDK-së.
    Pra, dikush që ka dashur t’i bëjë keq Kosovës nuk ka mundur ta gjejë një mënyrë më të keqe ose
    më të mirë për ta bërë këtë dhe na ka sjellë në situatën ku jemi sot.
    Unë e dëgjova edhe një thënie interesante këtu: “Mungesa e drejtësisë u krijon mundësi
    dështakëve dhe të inkriminuarve të flasin këtu”.
    Unë pajtohem plotësisht dhe ai që e thotë nuk do të ishte këtu po të kishim drejtësi të vërtetë në
    Kosovë.
    Pra, nuk e kemi dhe nuk mund ta kemi në këtë formë siç e kemi sot.
    Unë do të votoja me kënaqësi për ta shpërbërë këtë koalicion sot, sepse unë kam votuar kundër,
    jo që kam abstenuar, por kam votuar kundër, sepse kam konsideruar që nuk mund të funksionojë
    një Qeveri dhe të bashkëveprojë me një strukturë të kriminalizuar dhe të korruptuar. Nuk mund
    të luftohet krimi dhe korrupsioni me të korruptuar dhe të inkriminuar, është e pamundur dhe sot
    po shihet kjo.
    54
    Pra, është e pamundur të vazhdojë kjo dhe Kosovës i duhet një Qeveri e pastër, një Qeveri ku
    nuk do ta ketë brenda krimin dhe korrupsionin, një Qeveri që është e lirë të luftojë kundër krimit
    dhe korrupsionit, e nuk mund ta bëjë këtë nëse e ka një partner të tillë si deri tash.
    Dhe, po të isha unë kryeministër, sikur kryeministri Mustafa, sot do të isha ngritur këtu dhe do ta
    kisha prishur këtë koalicion, po të më kishte pyetur mua, s’do ta kisha krijuar fare këtë koalicion.
    Pra, nuk ia ka vlejtur edhe unë mendoj që rruga më e mirë është që të shkohet në zgjedhje dhe
    qytetarët të vendosin edhe një herë kush duhet ta qeverisë këtë vend?
    A i duhet një perspektivë e vërtetë evropiane këtij vendi, apo do të vazhdojë ajo që ka vazhduar
    me mandate, me vite dhe e ka dërguar Kosovën askund.
    Pra, nuk e ka dërguar në cakun që synojnë qytetarët e Kosovës. Faleminderit!
  • Zonja Donika Kadaj-Bujupi, fjala për ju.
  • BUJUPI: Në vitin 2010, kur PDK-ja nga “Zanzibari” e njoftoi LDK-në që ka
    vendosur ta braktisë, fatkeqësisht gjendja në Kosovë nuk dalloi shumë nga ajo ku jemi sot, shtatë
    vjet pas.
    Çuditërisht, edhe në atë kohë, pra në fund të mandatit asokohe, të Kuvendit, pas një qeverisjeje të
    PDK-së dhe LDK-së, kemi pasur njerëz, të cilët të pashpresë iknin në Perëndim dhe mbyteshin
    në lumin Tisa. Kjo po përsëritet edhe sot, shtatë vjet pas, përsëri në një Kosovë të varfër e të
    korruptuar, e të kapur, me njerëz të papunë, me varfëri të thellë dhe ekstreme, ku klanet të cilat
    bëhen bashkë vetëm për interesat e tyre, vazhduan të jenë të tilla, ne po e mbyllim këtë mandat.
    Pra, po e mbyllim këtë mandat edhe një herë, pas një vendimi të Isa Mustafës dhe LDK-së që në
    vitin 2014 të pamundësojë ndryshimin, duke u bërë bashkë me PDK-në pikërisht në periudhën e
    VLAN-it, e cila u përmend sot, pra të tradhtojë dhe t’ia mundësojë PDK-së së kriminalizuar të
    zhvatë, të shantazhojë, të vjedhë ashtu siç kanë bërë prej vitit 2008, e besa edhe më herët.
    Çfarë ka bërë LDK-ja për gjatë këtyre tre vjetëve, pra e pamundësoi ndryshimin, e bëri Hashim
    Thaçin me votën e vet president dhe e bëri Kadri Veselin, kryeparlamentar dhe sot po vajtoni.
    Pak vonë, tre vjet ia keni humbur Kosovës dhe jo vetëm tre vjet, por e keni pamundësuar
    ndryshimin.
    Përgjegjëse jeni të dy palët, jeni përgjegjës për të gjitha krimet e kryera në këto tre vjetët e
    fundit, për 100 mijë qytetarë të ikur, për njerëz të mbytur në lumin Tisa, për vdekjen e Astrit
    Deharit, i cili vdiq në burg, duke i kundërshtuar marrëveshjet tuaja të pista dhe atëherë nuk
    reaguat asnjëra palë. Dikush po thotë s’ka pasur skandale në Qeveri. Po, a ka skandal më të madh
    55
    se të nënshkruash “Zajednicën”, e cila e sjell Serbinë në Kosovë, a ka skandal më të madh se të
    nënshkruash demarkacionin, të cilin e nënshkroi Hashim Thaçi e u mundua me aq zell ta shtyjë
    Isa Mustafa që të falin territorin e vendit.
    Po, këto dy janë skandalet më të mëdha të mundshme, të cilat kanë ndodhur me këto tre vjetët e
    fundit dhe kjo është e vërteta.
    Jeni përgjegjës për humbjen e perspektivës dhe të ardhmes së këtij vendi, jeni përgjegjës për
    besimin që qytetarët e kanë humbur në institucione, në qeveri dhe në Kuvend dhe përgjegjësinë
    tuaj do ta paguani të dy palët, shumë shpejt.
    Ne sot besojmë dhe e përkrahëm këtë mocion që t’i japim fund, por ky mocion dhe fjalimet tuaja
    patetike nuk ju amnistojnë nga krimet e kryera në këto tre vjetët e fundit.
    Prandaj, e tha Rexha, t’i japim fund shpejt, jo për të kaluar në atë që dikush po pretendon
    nëpërmjet videove të ndryshme të sponsorizuara nga paratë e qytetarëve ta quajë “Fillim të ri”,
    po për të kaluar në një etapë të re, ku nuk do t’i ndërrojmë vetëm figurat këtu në qeverisje, po do
    ta ndërrojmë sistemin dhe mënyrën se si do të qeveriset ky vend. Se si keni qeverisur ju bashkë,
    është parë tash e 17 vjet.
  • Shaip Muja e ka fjalën, le të bëhet gati Doruntina Maloku.
  • Faleminderit, zoti kryetar!
    Të nderuar deputetë,
    Të nderuar qytetarë,
    Siç po shihet, disponimi nga deputetët e të gjitha partive është që të votohet kjo qeveri për të
    shkuar te shpija, se janë pjekur kushtet, pavarësisht edhe këta që po bëjnë avokim, edhe këta që
    po bëjnë akuzime, kjo qeveri definitivisht sot duhet të shkojë në shtëpi.
    Arsyet janë të shumta, unë po dëgjoj edhe për problemin e kualitetit të deputetëve. Shumë herë,
    në prononcimet publike të mia kam thënë që sjellja e Qeverisë e ka sjellë edhe Parlamentin në
    një formë të bllokadës, e cila edhe me sjelljen e opozitës, që e kanë përdorur një lloj simbioze, e
    kanë sjellë Parlamentin të mos prodhojë asgjë.
    Produktet kryesore, kush kanë qenë këto? Ka qenë demarkacioni që e ka zënë diellin dhe në hije
    ka thënë: “Po punoj unë keq sa të mundem, po ju mos bëni zë!”
    Prandaj, kjo Qeveri përveç që është munduar reklamë të bëjë, nuk ka zgjidhur asnjë situatë që
    është në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
    56
    Çdo prononcim që po mundohen, unë kam mbi 15 pika të dështimeve ekonomike, këtu mund
    t’jua radhiti, i kam radhitur edhe nëpër media, pa demarkacionin.
    U fol këtu se për demarkacionin ju LDK-ja keni ofruar alternativë, ju nuk keni dhënë asnjë
    alternativë.
    E vetmja alternativë që ka dhënë është Shpëtim Bulliqi dhe e kam protokolluar unë në këtë
    parlament dhe askush nuk e ka komentuar.
    Dhe, kemi afruar mënyra të daljes në 2015-ën. Ju, deputetë, disa të partisë, së Qeverisë së Isa
    Mustafës, keni ngritur teoritë konspirative sikur kryetari i Parlamentit po e lejon gazin të hyjë
    dhe nuk është i interesuar ta zgjidhë këtë problem. Por asnjëherë Isa Mustafa s’ka krijuar kushte
    të bashkëbisedimit as me deputetët e vet, as me neve në Partinë Demokratike për problemet
    qenësore dhe normalisht që opozita do t’i shfrytëzojë këto, por mbetet sovrani që do t’i vlerësojë.
    Sot disa po mundohen ta ngrenë çështjen e Gjykatës Speciale.
    Ne e kemi votuar Gjykatën Speciale, kemi mundur të mos e votonim, dhe po të duam, mund ta
    paralizojmë Gjykatën Speciale. Por nga diskutimet këtu që po i dëgjoj po bindem qe 17 vjet
    dikush ka ngritur dosje që do të turpërohet edhe në atë Gjykatë Speciale me shpifje, duke u
    fshehur si viktimë.
    Përfundimisht, Partia Demokratike mbetet Akademi politike për shumë kënd në Kosovë. Pse
    mbetet?
    Nëse ktheheni me akademikët si Hivzi Islami që rren për territorin, e për mercenar sikur Tomor
    Qela...
  • Të lutem, mos përmendni emra që janë jashtë salle... Lere se “Akademinë e kemi
    bërë fet”, qysh ka thënë Jakupi...
  • Nuk barazohem unë... territori i Kosovës është vjedhur në tavolinë nga ju.
    Partia Demokratike mbetet Akademi për shumë kënd, ne e kemi shpëtuar turpin e paralizës
    politike që VLAN-i, i udhëhequr bash nga ky kryeministër e ‘ka bezeritë’ krejt Kosovën. Gjashtë
    muaj e ka mashtruar opozitën, në fund ju mashtroj edhe juve me 13 nënshkrime a 17, kishe po
    bëj një alternativë, alternativë fiktive, e cila nuk jep rezultate.
    57
    Demarkacioni do të zgjidhet në Qeveri, sovrani do të votojë, secilin do ta njohë, ndërsa këtu e ka
    përzier komplet edhe strukturën shoqërore, edhe politike, edhe njerëzore, edhe kulturore ky
    kryeministër.
    Prandaj, i urojmë pensionim të mirë, ju ngutuni ta votojmë dhe, normalisht demarkacionin ta
    sjellim e ta rrënojmë këtu.
  • Zonja Maloku, fjala për ju.
  • Ju lutem për qetësi, t’i vazhdojmë punimet e seancës. Ju lutem, vazhdoni!
  • Zonja Emini e keni fjalën, zoti Kurteshi është lajmëruar nga “Vetëvendosja”, t’ia
    japim fjalën, shkojmë me parti.
  • I nderuar kryetar!
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Përfaqësues të mediave dhe ju qytetarë të nderuar,
    Një fjalë e urtë thotë: “E vetmja gjë e përhershme është e përkohshmja” dhe, siç duket Partia
    Demokratike e Kosovës këtë thënie e ka kthyer në një maksimë të tyre.
    Kështu PDK-ja ka penguar që asnjë qeveri të mos e dërgojë deri në fund mandatin për të cilin
    është krijuar dhe kështu ka arritur ‘të përhershmen’. Të qëndrojë tani e sa vite në pushtet, pushtet
    ky që ka dhënë monopole për biznese të caktuara, për autostrada, kontratat e të cilave nuk i kemi
    të ditura dhe asnjëherë, po ashtu edhe për kontratat e pasaportave dhe numrave të telefonisë,
    faturën e të cilave duhet të paguajë kjo qeveri. Pra, kjo dëshmon në kontinuitet se e ka vetëm për
    të qëndruar në pushtet.
    Siç e dini, të nderuar kolegë deputetë, LDK-ja nuk u bë me qejf pjesë e këtij koalicioni, por u bë
    shkaku për të zhbllokuar vendin. Dikush ka quajtur “tradhti”, unë e quaj “akt patriotizmi”, sepse
    kemi vënë interesat e shtetit mbi ato të partisë. Është kjo qeveri që ka nënshkruar marrëveshjen e
    parë kontraktuale me BE-në, është kjo qeveri që ka hartuar dhe po zbaton plane për zbatimin e
    MSA-së, është kjo qeveri që po negocion me BERZH-in, Bankën Botërore, e shumë e shumë
    suksese të tjera që jo vetëm ne që duam të themi, por janë organizatat ndërkombëtare kredibile,
    siç është Banka Botërore, që tregon edhe nivelin 4% të zhvillimit ekonomik dhe shumë suksese
    të tjera. Unë besoj që ne të gjithë duhet të gëzohemi dhe jo të shohim si një parti tjetër sukseset,
    sepse kjo ka qenë për të gjithë neve.
    Ne sot edhe mund të shpërblehemi si Parlament, nuk ka dert, sepse qëllimi i LDK-së nuk është
    qëndrimi i domosdoshëm në pushtet, por dëshira për të punuar. Kjo u dëshmua, sepse këto arritje
    që i përmenda janë arritur nga puna e palodhshme e ministrave të LDK-së, por edhe, pse jo, edhe
    të PDK-së, të disave. Por, një gjë ta dini, vendi do të shkojë në zgjedhje për të dëshmuar se
    bllokuesit e liberalizimit të vizave jeni pikërisht ju, duke arsyetuar se demarkacioni, ani pse u
    dëshmua shumë herë që demarkimi është në rregull, madje edhe për këtë na garantoi edhe
    59
    partneri ynë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qytetarët tanë duhet të shohin tani shfaqje të reja
    teatrale nga politikanët e Kosovës, në kohën kur ata vetë do të duhej të kishin mundësi të shkonin
    pa viza dhe unë jam shumë skeptike që tani këto zgjedhje të parakohshme do të na bllokojnë në
    shumë procese ndërkombëtare, sepse do të duhej të fokusoheshim të gjithë ne dhe partnerët që
    jemi këtu te njohja sa më shumë e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe te fokusi i
    diplomacisë parlamentare, por edhe pse jo, edhe që qytetarët tanë të lëvizin lirshëm pa viza.
    Demarkacioni është dakorduar në kohën kur është miratuar udhërrëfyesi për liberalizimin e
    vizave, e që LDK-ja nuk ka qenë pjesë e qeverisjes në atë kohë. Në fund, më lejoni që t’i
    përshëndes anëtarët e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane nga opozita, por edhe nga
    pozita, për një bashkëpunim të shkëlqyeshëm, por është gjynah që mbeti kjo punë e përgjysmuar.
    Faleminderit!
  • Faleminderit! Të nderuar kolegë deputetë, i kemi edhe gjashtë diskutues, unë e di
    që jeni lodhur, a do të vazhdojmë? Vazhdojmë, atëherë. Zoti Kurteshi e ka fjalën.
  • Faleminderit!
    Unë e mora fjalën tash pas shumë diskutimeve që të gjithë deputetëve diskutues, e sidomos atyre
    të koalicionit qeverisës, t’u falënderohem shumë për kontributin e madh që e dhanë në
    shpjegimin e mënyrës së qeverisjes së tyre, e që sot vërtet kanë qenë kështu realistë dhe kanë
    dëshmuar para qytetarëve se kanë udhëhequr shumë keq, se kjo udhëheqje ka qenë e dështuar, se
    nga kjo nuk kanë përfituar qytetarët, por të vetmit që kanë përfituar janë klani PDK dhe LDK.
    Po ashtu, me këto fjalime, akuza ndaj njëri-tjetrit, jam i sigurt që kanë kontribuar në
    vetëdijesimin e qytetarëve të Kosovës që të mos mashtrohen nga ata që jo vetëm i kanë
    mashtruar qytetarët disa herë, por sot e mashtruan edhe njëri-tjetrin dhe kështu, në këtë seancë
    dëshmuan se vërtet i tërë angazhimi i tyre ka qenë për rahatinë e tyre, për pasurimin e tyre, për
    ngritjen e tyre në çdo aspekt dhe jo ngritja e jetës dhe mirëqenies së qytetarëve.
    Unë jam shumë i sigurt që qytetarët e Kosovës ‘Fillimin e ri’ nuk mund ta shohin dhe ta
    paramendojnë me këtë mashtrues të vjetër, por natyrisht se do të kërkojnë një alternativë të re,
    me ata të cilët vërtet do të angazhohen që këtë vend ta nxjerrin nga ky batak ku e solli PDK-ja
    dhe LDK-ja dhe vërtet të fillojë një fillim i ri me forca të reja dhe vullnet të ri që ky vend të
    fillojë të prosperojë dhe të ecën përpara. Faleminderit!
  • Qerim Bajrami e ka fjalën nga “6+”.
    Ć
  • Faleminderit! Zoti Zogaj e ka fjalën.
  • Realisht, pas fjalimit të Sadri Feratit mendoj se definitivisht nuk ka pasur
    nevojë të ketë diskutim tjetër, sepse ishte një fjalim përmbajtjesor, kur kërkonte të shkojmë në
    zgjedhje në mënyrë më të mirë të mundshme, por fatkeqësia më e madhe ishte se pas diskutimit
    të tij, një koleg yni, Anton Quni, ka folur dhe besomëni, më krijoi përshtypjen se po flet Daqiqi,
    një shok i tij, apo një shqiptar.
    Aq akuza të rënda, të paarsyeshme, të pabaza bëri dhe aq shumë foli për vete, thua se ishte Adem
    Jashari, kur dihet se ai ka mundur vetëm të fotografohet në luftë dhe të bëjë asi akuzash dhe të
    bëjë asi kërkesash, m’u duk shumë e paarsyeshme. Realisht, e tha një tjetër që tha unë do të rri
    tash në politikë për t’i realizuar kërkesat e tij. Unë mendoj se edhe më i sinqertë do të ishte sikur
    të thoshte se do të rrijë në politikë për t’i mbrojtur bizneset e tij në Prizren atje, e jo për ato, por
    edhe një herë, edhe një gjë po e them se fatkeqësisht ato kërkesa, dëshira të tij nuk do të
    realizohen, sepse edhe një po ua them, Hashim Thaçi e Kadri Veseli tërë jetën ia kanë kushtuar
    këtij vendi dhe po e them me përgjegjësi se që nga viti ‘96 kur “x” herë kanë hyrë edhe nga 40
    kg në shpinë me armatim, dikush, mund të thuhet, është kënaqur duke shëtitur rrugëve, ndoshta
    edhe në Beograd.
    Prandaj, keni parasysh kur flisni në emër të popullit. Edhe një herë po them më mirë do të ishte
    të thoshte se do të rrijë në politikë për t’i mbrojtur bizneset e tij, sepse ka vdekur koha e
    heronjve, heronjtë kanë vdekur në kohë të luftës, tash është paqe dhe kemi obligime të tjera për
    qytetarin e Kosovës.
  • Faleminderit! Zoti Blerim Grainca e ka fjalën.
  • Të nderuar kolegë deputetë,
    Vërtet edhe unë e kisha shkruar një fjalim për sot, por diskutimet këtu po i rrëzojnë të gjitha
    teoritë e mundshme, të gjitha besimet e mundshme, prandaj mendoj që s’ka nevojë për shumë
    filozofi dhe s’ka nevojë për të thënë shumë gjëra.
    Fatkeqësisht kjo foltore sot është shndërruar në një “Hajt pak”, u shndërrua për të bërë fushatë
    elektorale dhe për t’i thënë ato që kemi mundur t’i themi tash e tri vjet. Unë kisha planifikuar që
    sot të flasim për zhvillimin ekonomik, reformat fiskale, për të arriturat, për njohjet, për shumë
    gjëra. Kisha planifikuar të flas edhe për suksesin e Blerandit, mirëpo më duket se partneri i
    62
    koalicionit m’i rrëzoi të gjitha teoritë sot, prandaj mbetet pak për të thënë. Edhe pse Zenunin e
    njoh tash e 20 vjet edhe është shumë i artikuluar dhe i qartë në qëndrime dhe mendime, vërtet sot
    s’e kuptova. Ma ka sjellë dhe ma ka pështjellë më zi se Adem Grabovci, por megjithatë jemi
    kolegë, jemi parlamentarë dhe nuk duhet të kemi frikë as nga thënia e mendimit, por as nga
    vendimet e mëdha politike. Kemi qeverisur me Partinë Demokratike për këto vite sa kemi
    qeverisur, shpeshherë e kemi njohur njëri-tjetrin, shpeshherë jo, prandaj që nga këto rrugët tona
    ndahen, shkojmë në zgjedhje dhe s’është fundi i botës.
    Të gjithë ata që kanë menduar që sot është fundi i LDK-së, se sot është përçarja e LDK-së, e
    kanë shumë gabim. Po e shihni se sot LDK-ja është më unike se kurrë, është shumë më e fortë se
    kurrë, andaj në qershor, në shtator, më 2018, kurdo që doni, shihemi në zgjedhje. Nuk është në
    natyrën time fort të ndërhyj në fjalimet e tjera, por dua të shpreh një mendim të ashpër kundër në
    fjalimin e zotit Zogaj, me klasifikimin apo me krahasimin që i bëri fjalimit të zotit Anton Quni
    me deklarimet e zotit Daçiq. Prandaj, mendoj se kjo nuk iu bën nder as neve si parlamentarë, e as
    qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ju ftoj që të ruajmë një kulturë politike sado që mund të
    mos duhemi, atëherë së paku të respektohemi dhe shihemi në zgjedhje. Kalofshi mirë!
  • Zonja Izmaku e ka fjalën. Bislim, replikë, pra.
  • Kryesues, kërkoj falje, por më duhet të replikoj me kolegun Blerim, kur
    përmendi emrin tim se unë atë çka e thashë, e thashë me përgjegjësi dhe me kompetencë, sepse
    kërkesa të tilla vetëm Daçiqi dhe në Serbi kërkohen, e jo nga shqiptarë, një shqiptar që mendon
    për Kosovën.
  • Atëherë, zonja Izmaku e keni fjalën.
  • Faleminderit, nënkryetar i Kuvendit!
    Të nderuar ministra,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Veçanërisht të nderuara kolege deputete nga koalicioni, nuk jam nënshkruese e mocionit, por me
    diskutimet që i dëgjova me të vërtetë mund të them që jam jashtëzakonisht e zhgënjyer, sepse
    nuk përfundon jeta këtu, edhe nëse ne përfundojmë si partnerë, jeta dhe politika vazhdon.
    Pra, meqenëse nuk jam nënshkruese e mocionit, po pajtohem edhe unë që si duket ka ardhur
    fundi dhe do të jem njëra ajo e cila do të votojë për rrëzimin e kësaj qeverie, mirëpo asnjëherë
    nuk do të mohoj që në këtë mes dhe në këtë marrëdhënie politike ka pasur edhe shumë gjëra
    pozitive që i kemi bërë bashkë. Pra, të nderuara kolege deputete, me zhgënjim i dëgjova disa
    fjali, ku dikush edhe po mund t’ i gëzohet një arrestimi eventual të ndonjërit nga kolegët tanë. Ne
    kaluam veç pak javë nga lirimi i zotit Haradinaj ku u pa që pat një unifikim kombëtar, edhe
    shumicën edhe nga deputetët, partnerë të koalicionit i kam parë postimet në Facebook për
    63
    gëzimin e madh që është treguar së paku publikisht për lirimin, pra ku doli sot që në ditën e
    fundit të këtij mandati të flasim në kontekstin që dikush po frikohet nga diçka dhe andaj edhe po
    arrihet që të përfundohet ky mandat.
    Mirëpo, unë konsideroj që nuk është e drejtë as politike, as morale që të mbahen proceset peng
    dhe ne duhet të përfundojmë një orë e më parë, ose një minutë e më parë dhe t’i lëmë këto gjëra
    t’i diskutojmë edhe në fushatë. Mirëpo, duke kërkuar edhe një herë që pa marrë parasysh se
    kundërshtitë tona politike janë të mëdha, unë personalisht do të lutem që asnjëherë në këtë
    Kuvend të mos shoh gazin lotsjellës. Pra, nëse do të mbështes një mocion kurrë nuk do ta harroj
    dhe nuk do të pajtohem me mënyrën se si ka vepruar opozita, sepse ka dëmtuar shumë procese,
    por edhe ne si koalicion nuk arritëm t’i përfundojmë proceset e rëndësishme për shtetin,
    meqenëse kemi bërë gjëra të mira bashkë, po mendoj që është fundi për të filluar një nismë e re,
    një fillim i ri, ku besoj që do të ketë një legjislaturë të fuqishme të ardhshme, e cila do të
    përfundojë pa marrë parasysh kush do të jetë në mesin tonë.
    Unë uroj që të kemi një fushatë të pastër, me kulturë qytetare dhe ju falënderoj për bashkëpunim
    të gjithë kolegëve. Faleminderit!
  • Faleminderit! Zoti Buja e ka fjalën.
  • I nderuar nënkryetar!
    Të nderuar ministra,
    Të nderuar deputetë,
    Të nderuar qytetarë,
    Jam njëri nga nënshkruesit e mocionit dhe nuk është fundi i botës që në rrugë demokratike, të
    rregullt, kjo qeveri të shkojë në shtëpi.
    Ndihem shumë mirë, sepse shumica nga ju diskutues të koalicionit i vërtetuat, ta quaj ato që i
    thamë që 5-6 muaj. Qeveria ka ecur me paterica dhe kjo nuk është kurrgjë e re dhe qeveria që ec
    me paterica, është në rrezik të rrëzohet, por meqë u rrëzua, duhet ta rrëzojmë ne, kjo është krejt
    normale.
    Në qoftë se Qeveria nuk mund të ecën dhe ne e përkrahim mocionin, nuk do të thotë se e
    tradhtuam dikë. Jo, sepse marrëveshja nuk e ka pasur vetëm një pikë, i ka pasur diku rreth 20
    pika. Marrëveshja ka qenë edhe të përkrahet zoti Thaçi nga LDK-ja, edhe të përkrahet
    parlamentari, madje të përkrahet edhe Isa Mustafa, por ka pasur deputetë që s’e kanë përkrahur.
    Është krejt demokratike, shumë e rregullt. Është mendim dhe vendim i tyre që kanë menduar për
    ata që i kanë votuar. E pse tash të na e mohojnë neve që ta rrëzojmë në formë demokratike
    Qeverinë dhe t’i kthehemi sovranit me votë për të treguar se kush e kishte mirë e kush keq. Ne
    duhet të ecim përpara dhe ecja përpara duhet të jetë nëpërmjet rrugës institucionale, e rruga
    institucionale është t’i kthehemi sovranit që të na vlerësojë me votë. Se sa dështime kishte nuk
    64
    dëshiroj të hyj në atë, sepse u bënë 5-6 muaj që i theksoj në vazhdimësi dështimet e kësaj
    qeverie, por nuk them se s’ka pasur diçka të mirë, sepse kur të punosh diçka edhe mbarë punon,
    por a ka punuar sa duhet dhe si duhet, kjo është çështja për çka edhe erdhëm sot në këtë situatë.
    Normalisht që qytetarët kanë kërkuar bukur moti që të kemi ndryshime, që të ndryshojmë edhe
    në Parlament, të ecim përpara edhe në Parlament. Pse po bëheni sikur keni harruar pse kemi
    shkuar herën e kaluar në zgjedhje? Në zgjedhje kemi shkuar, sepse s’e formuam ushtrinë. U bënë
    3 vjet që s’e formuam prapë ushtrinë. Unë nuk dëshiroj ta theksoj as zhvillimin ekonomik shumë
    të dobët, nuk dëshiroj ta theksoj as varfërinë e skajshme të 100 mijë familjeve, nuk dëshiroj ta
    theksoj as “zbutjen e papunësisë” me largimin e qytetarëve nga Kosova, nuk dëshiroj edhe
    shumëçka tjetër të theksoj, por po theksoj qetë e mirë, ta marrim vendimin si duhet, t’i kthehemi
    sovranit, le të vendosë me votë se kush do ta qeverisë nesër Kosovën.
    Unë besoj se deputetët do ta votojnë këtë mocion, sepse ishte e vetmja rrugë dhe rruga e fundit
    për t’iu kthyer sovranit me votë. Faleminderit!
  • Faleminderit! Zonja Musliu e ka fjalën.
  • Pse jeni zbehur, ore? Bravo Glauk, ashtu është. Thënë të drejtën, sot
    gjatë gjithë kohës më erdhi mirë, se secili që dilte në foltore thoshte “e pata ndërmend ta lexoj
    një fjalim që e kam shkruar, por nuk po e lexoj” dhe u tregua talenti se sa të zgjuar jemi, e dimë
    të flasim edhe pa shkruar.
    Ajo që më bëri shumë përshtypje sot, edhe m’u kujtua, e dinë shumica e kolegëve të mi, tha ishte
    zgjuar njëri e thoshte në mëngjes “keq andej, keq këndej”, e në mbrëmja kur përfundoi nata tha
    “mirë andej, mirë këndej”. Po më duket edhe neve na ka ardhur ashtu puna.
    Në mëngjes, kur e patëm lidhur koalicionin e me LDK-në, ne e dinim që do të na bie keq andej e
    keq këndej, por u desh ta zgjedhim të keqen më të vogël. Pse e them këtë? Se ne e dinim që
    shumë më keq na bie t’ua lëmë këtyre ta qeverisin vendin, prandaj u desh ta zgjedhim këtë të
    keqen më të vogël dhe jemi sot këtu ku jemi. Por, po më vjen mirë sot që me një disponim të
    mirë i shoh të gjithë deputetët, i shoh mirë këndej, mirë andej, mirë edhe këndej, dhe përfundimi
    po i vjen goxha mirë.
    Është interesant kur del në foltore dhe i sheh kolegët përballë dhe e bën një rekapitullim të krejt
    asaj që u tha. Respekt për secilin! Besoj që e kemi pasur një bashkëpunim të jashtëzakonshëm
    dhe e kemi kaluar shumë mirë. Më vjen shumë keq që ata të cilët shpeshherë s’na janë përgjigjur
    as në pyetje parlamentare, e dini ju, sot janë bërë thjesht shkas që ne të merremi me njëri-tjetrin.
    Është normale, se sot është dita e fundit ndoshta në foltore për dikë e për dikë, dhe thjesht
    ndoshta edhe po ia japim lamtumirën Kuvendit. Por, megjithatë, unë konsideroj se është pak e
    65
    dinjitetshme që të mos e befasojmë njëri-tjetrin deri në këtë masë, se unë kam menduar kur kemi
    hyrë në këtë Kuvend, dikush është 4 mandate, plot 10 vjet, e dikush është një mandat. I kemi
    traumatizuar këta që janë në mandatin e parë, por më ka ardhur shumë keq dhe sinqerisht po e
    them që më ka ardhur shumë keq për secilin që kam pasur respekt sot, nuk po dua të lëshohem në
    fjalor të ulët dhe nuk dua të njollos, as të bëj krahasime. Më së paku dua të bëj krahasime me ata
    fqinjët tanë pas kufirit andej që i kemi dhe sinqerisht po dua të them - befasia më e madhe imja
    sot ka qenë fjalimi i zotit Quni.
    Po i drejtohem kështu, sepse kam pasur fatin që me zotin Quni të jemi qe dy mandate kolegë në
    Komisionin Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së
    Kosovës. Ai ka folur sot, mua më ka ardhur goxha mundim dhe thjesht po e them këtë, sepse kur
    dola të pi kafe andej e pyeta njërin nga kolegët e tij deputetë të LDK-së, dhe i thashë çka po
    ndodh me Antonin kjo punë? Tha pse? S’dua t’ia përmend emrin. I thashë pse me gjithë këto
    akuza për luftën dhe për prijësit e luftës? Tha “mos u befaso, se Anton Quni dhe Adem Salihaj
    janë tha dëshmitarë në Gjykatën Speciale”. Më vjen shumë keq, por këtë kurrë s’e kisha pritur
    dhe jam befasuar shumë.
    Zoti Quni, nuk po dua as të të nxjerrë keq, se thjesht e di që kam shumë respekt, veç unë të isha
    lutur shumë të dalësh e ta demantosh atë para kolegëve tu, sepse nëse kolegët tu të LDK-së e
    dinë dhe e mora vesh edhe unë sot, dhe thjesht po e marrin vesh sot edhe qytetarët e Republikës
    së Kosovës, sinqerisht po të them, kurrë në jetë më keq nuk jam ndjerë.
    Sa u përket akuzave për ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që dolën sot nga Lidhja
    Demokratike e Kosovës, nëse ju kujtohet mirë, para dy vjetësh në këtë foltore kam thënë, për ne
    nuk është risi. Thjesht, është krijuar një imazh fiktiv si në filma horor dhe thjesht nuk e han
    populli më atë pllakën e prishur të gramafonit, sa herë që jeni në rrezik t’i ngjallni ato akuzat me
    të cilat jeni mësuar qe sa vite të vini në pushtet duke kukatur dhe duke vajtuar. Populli nuk i do
    mjeranët thjesht, populli nuk i do ata që frikohen. Ky vend ka nevojë më shumë se kurrë që para
    vetes të ketë liderë të guximshëm, që guxojnë të marrin vendime, që guxojnë ta votojnë edhe
    demarkacionin, edhe asociacionin, që guxojnë të flasin edhe për liberalizimin e vizave. Ky vend
    ka nevojë të ketë liderë, të cilët me përgjegjësi dhe ballëhapur i dalin qytetarit dhe flasin për
    sfidat e tij.
    Prandaj, unë po them që po më vjen mirë që sot po e përfundoj, më duket, me atë fjalën që thotë
    “mirë këndej, mirë andej”. Faleminderit!
  • Replikë ka zoti Quni.
    66
  • Faleminderit, zoti kryesues!
    Për të gjithë ata që po i ngrenë këto teori pa bazë, absolutisht pa bazë, me ndërgjegjen më të
    madhe e them se kurrë nga asnjë institucion i drejtësisë vendore apo ndërkombëtare nuk jam
    thirrur në bisedë, apo në çfarëdo formati të bisedës si dëshmitar apo si i akuzuar.
    Këto që u thanë, kjo është në natyrën tuaj të merreni me shpifje. E kam një aktakuzë nga
    drejtësia e Serbisë dhe sipas drejtësisë së Serbisë jam i dënuar me 15 vjet burgim. Kjo është e
    tëra.
    Dua të them edhe diçka. Emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk është emblemë prapa së
    cilës duhet të fshihen ata që kanë bërë krime lufte. Emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
    është e tillë që të gjithë luftëtarët që i kanë shërbyer vendit ndershëm, duhet t’i qëndrojnë përpara
    dhe ta mbrojnë, që të mos njolloset. Faleminderit!
  • Zoti Salihaj e ka fjalën. Replikë!
  • Unë u habita me konstatimin e deputetes Ganimete Musliu.
    Me të vërtetë më vjen çudi që thuhet “aty dola, më tha njëri, më tha kështu”... Është joserioze të
    thuhet në këtë formë. Nëse ka diçka të vërtetë ose fakte është mirë ta thotë vetë.
    Unë po them me përgjegjësi të plotë që deri më sot askush as nuk më ka kontaktuar, as s’ka
    biseduar, as s’ka kërkuar deklaratë dhe është plotësisht e pavërtetë ajo që e tha Ganimetja këtu.
    Në fakt, mendoj se nuk kam unë asnjë faj, nuk jam fajtor nëse dikush jeton në ankth nga Gjykata
    Speciale, por unë mund të ju them që asnjë akuzë ose dëshmi nuk e ka kërkuar askush prej meje
    lidhur me këtë çështje. Faleminderit!
  • Nuk ka të tjerë deputetë të paraqitur për diskutim. Fjalën e ka zoti kryeministër,
    Isa Mustafa, dhe pastaj paraqitësi i mocionit. Në qoftë se e dëshironi fjalën, urdhëroni zoti
    kryeministër!
  • Faleminderit, nënkryetar i Kuvendit!
    Të nderuar deputetë,
    Unë nuk kam të them diçka në mënyrë të veçantë.
    I dëgjova diskutimet tuaja, opinionet tuaja, ne duhet ta respektojmë jetën parlamentare,
    demokracinë parlamentare. Si shtet i ri duhet gjithmonë t’i nënshtrohemi vullnetit të qytetarëve
    dhe vullnetit të Parlamentit. Ashtu si të vendosë Parlamenti, do të jetë vendim meritor. S’dëshiroj
    të komentoj fare çfarë ndodhi që po bëhet, të kujt janë iniciativat, kush kujt iu bashkëngjit? Unë,
    edhe pa u votuar, ju falënderoj në bashkëpunimin që e kemi pasur dhe vlerësoj se ky Parlament
    meriton të ketë njerëz që punojnë për interesa të vendit, që i çojnë proceset përpara.
    67
    Më vjen mirë që është hera e parë po e shoh që janë shumica këtu në Kuvend e nuk janë jashtë
    sallës së Kuvendit, prandaj ju falënderoj dhe ju uroj shëndet. Uroj që ju të vendosni sipas bindjes
    suaj. Faleminderit!
    (Drejtimin e mbledhjes e merr kryetari i Kuvendit, z. Kadri Veseli.)
  • E ftoj zonjën Valdete Bajrami, apo zotin Fatmir Limaj, që ta paraqesë tekstin e
    mocionit për votim.
  • Tekstin besoj që e kemi. Unë dua ta shfrytëzoj rastin, edhe unë sikur
    kryeministri, të mos e zgjas shumë, që t’i falënderoj të gjithë deputetët e Parlamentit të Kosovës,
    pikësëpari ata që e kanë bërë të mundur këtë seancë sot për mocion, nënshkruesit e mocionit.
    Gjithashtu, falënderoj për debatin dhe diskutimet, nganjëherë ndoshta edhe jo sa duhet e si duhet,
    por ky është Parlament, këto gjëra ndodhin dhe besoj që nga krejt diskutimet që ishin deri më
    tani mjaftueshëm e treguan arsyen e këtij mocioni. Deputetët nga debati mjaftueshëm e pasuruan
    mocionin tonë. Fjalimet, vërejtjet, sugjerimet, të gjitha ato që u thanë në këtë debat e kanë
    plotësuar mjaftueshëm arsyen për mocion ndaj kësaj qeverie. Ndërsa, pati edhe fontanë
    dëshirash, por edhe ato janë normale. Ju uroj të gjithëve punë të mbarë dhe sukses dhe i ftoj të
    gjithë deputetët e Parlamentit të Kosovës në mënyrë unanime ta votojmë me sukses këtë mocion
    të parashtruar nga opozita e bashkuar dhe nga deputetët nënshkrues. Faleminderit!
  • Të nderuar kolegë deputetë,
    Tani jemi në momentin kur kërkohet deklarimi me votim për mocion mosbesimi për Qeverinë e
    Republikës së Kosovës.
    Aktualisht brenda në sallë janë 113 deputetë, tani 114 deputetë. Ne do të procedojmë.
    Regjia dhe deputetët të përgatiten për votim. Votojmë tash!
    Nga 115 deputetë, me 78 vota për në mënyrë elektronike, 34 kundër, 3 abstenime, Kuvendi e
    miratoi Mocionin e mosbesimit për Qeverinë e Republikës së Kosovës.
    Me këtë i mbyll punimet e kësaj seance. Mirupafshim në seancën e radhës!
    E përgatiti:
    Njësia për Transkriptim dhe Lekturë
    68