• Republika e Kosovës
    Republika Kosovo - Republic of Kosovo
    Kuvendi - Skupština - Assembly






    T R A N S K R I P T





    I MBLEDHJES PLENARE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË
    KOSOVËS, E MBAJTUR MË 23 DHE 26 JANAR 2015


    SA PLENARNE SEDNICE SKUPŠTINE REPUBLIKE KOSOVA,
    ODRŽANE 23. I 26. JANUARA 2015. GODINE










    JANAR - JANUAR
    2015






    Rendi i ditës

    1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
    2. Koha për pyetje parlamentare,
    3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
    4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura,
    5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbikëqyrjen elektronike të personave, të cilëve u
    kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës ose të Panelit për Lirim me Kusht,
    6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-051 për
    parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik,
    7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për përgjimin e komunikimeve elektronike,
    8. Debat parlamentar lidhur me migrimin ilegal të qytetarëve të Kosovës.





    Dnevni red

    1. Vreme za deklarisanja izvan dnevnog reda,
    2. Vreme za parlamentarna pitanja,
    3. Usvajanje zapisnika sa prethodnih sednica,
    4. Prvo razmatranje Nacrta zakona za zabranu udruživanja u oružane konflikte,
    5. Prvo razmatranje Nacrta zakona o elektronskom nadgledanju lica, kojima je
    ograničeno kretanje odlukom suda ili Panela za uslovno oslobađanje,
    6. Prvo razmatranje Nacrta zakona o izmeni i dopuni Zakona br. 04/L-051 o sprečavanju
    konflikta interesa u obavljanju javne funkcije,
    7. Prvo razmatranje Nacrta zakona o prisluškivanju elektronskih komunikacija,
    8. Skupštinska rasprava o ilegalnoj migraciji građana Kosova.















    2
    Mbledhjen e drejtoi nënkryetari i Kuvendit, z. Xhavit Haliti.

  • Të nderuar ministra,
    I hap punimet e seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, sipas rendit të
    ditës, të përgatitur nga Kryesia e Kuvendit, në marrëveshje me kryetarët e grupeve
    parlamentare.

    Fillojmë me pikën e parë të rendit të ditës:

    1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës

    Siç e dini, ata që kanë qenë më herët deputetë - Koha për deklarime jashtë rendit të ditës
    është e kufizuar deri në 30 minuta, diskutimi në emër të grupit parlamentar zgjat deri në
    pesë minuta, ndërsa diskutimi i deputetit deri në 3 minuta.

    Deputetët e paraqitur për diskutim duhet të deklarohen se në çfarë cilësie e kërkojnë
    fjalën. Kuptohet për ju ministrat, që nëse e merrni fjalën, do ta merrni pasi të hapet debati
    dhe në qoftë se ka nevojë, deputetët kanë të drejtë në replikë në fjalën tuaj.

    Po fillojmë pa humbur kohë. Nga Partia Demokratike, në emër të Grupit Parlamentar, a
    është dikush? Nuk është. Atëherë fjalën e ka, sipas paraqitjes, zoti Nait Hasani.

  • Faleminderit, nënkryetar!
    Përshëndetje për ministrat,
    Kolegë deputetë,
    Unë do ta ngre një çështje, e cila është harruar dhe kemi edhe mjaft ministra që e kanë
    harruar, ose edhe kryeministri, le ta dinë që ka ndodhur një masakër në Burgun e
    Dubravës.

    Ajo masakër dhe njerëzit që e kanë harruar, tani thuhet 15 vjet pas luftës, dikush thotë 15
    vjet pas konfliktit, ministrat thonë nuk ka pasur asnjë konflikt, nuk e di, kam qenë me një
    zgafelle, nuk e dinë nëse ka ndodhur diçka apo jo, dhe na fyejnë edhe na përdhunojnë në
    formën më të ulët. Këtu e kemi edhe fotografitë e një masakra, ku janë mbi 120 të vrarë,
    mbi 300 të plagosur e të burgosur, dhe askush deri më sot nuk e ka ndërmarrë asnjë masë.

    E kemi ngrehur çështjen edhe në Kuvendin të Kosovës. Kemi marrë edhe rekomandime
    nga Kuvendi i Kosovës. I kemi dhënë propozime këtij Kuvendi. Është angazhuar edhe
    EULEX-si për këtë çështje, por edhe ai nuk e ka marrë një vendim dhe dhunuesit,
    poshtëruesit, fyesit edhe sot na thonë që nuk dinë asgjë.

    Për mua dhe për njerëzit që kanë qenë pjesë e kësaj masakre, e kësaj dhune dhe këtij
    terrori, janë të papranueshme fyerjet e tilla që vijnë nga ministrat për shqiptarët, për
    nënat, për fëmijët, për prindërit, për të gjithë ata që e kanë kaluar pjesën e luftës.

    Sot thuhet që ne nuk dimë gjë, kur kemi me qindra e qindra viktima. Është turp që
    ministrat e tillë të thonë kështu. Por, për mua është absurde kur e shoh se çfarë gjendje. E

    3
    kemi Qeverinë në neglizhencë, jo e gatshme të marrë masa, prandaj ky është një absurdi i
    kohës, në të cilin jetojmë ne si Kosovë.

    Nëse Kosova është ‘sui generis’, veprimet e tilla nuk do të jenë ‘sui gerenis’. Veprimet e
    tilla janë të dënueshme në çdo vend të botës, prandaj duhet të jenë edhe këtu te ne.

    Prandaj, kërkoj që masakra e Dubravës për ministrat e tillë të jetë një shembull që ta
    shohin çfarë ka bërë regjimi i Milosheviqit dhe ata që e mbështetin edhe sot në Kuvendin
    e Kosovës. Faleminderit!

  • Faleminderit! Alma Lama e ka fjalën.

  • Faleminderit, zoti kryesues!
    Unë flas në emrin tim, jo në emër të grupit. Në fakt, dua ta shfrytëzoj rastin, meqë e kemi
    këtu ministrin e Shëndetësisë për t’ia kujtuar dhe për ta pyetur në lidhje me mamografin
    mobil. Besoj se të gjithë i keni parë shpesh raportimet nëpër media, raportime mjaft
    negative, ndonjëherë edhe sulme ndaj Grupit të Grave Deputete për faktin që ai nuk po
    funksionon.

    Thjesht, dua t’ia kujtoj ministrit të Shëndetësisë, që Grupi i Grave Deputete ka kryer
    punën e vet. Ka qenë një punë tërësisht vullnetare dhe qëllimmirë, në mënyrë që t’u vijë
    në ndihmë të gjitha grave për skrinimet e nevojshme.

    Ndërkohë po shohim që mamografi mobil, i cili ka kushtuar, është blerë me ndihmën e
    donatorëve dhe të njerëzve vullnet mirë nuk po funksionon. Zoti ministër, ju lutem na
    raportoni se pse nuk po funksionon, pse Ministria e Shëndetësisë nuk po i përmbahet
    memorandumit të nënshkruar me Grupin e Grave Deputete dhe kur do të fillojë të
    funksionoj, pra ta përmbushë qëllimin e këtij, qëllimi i cili ka të bëjë me lëvizjen e
    mamografit mobil nëpër të gjitha komunat e Kosovës, në mënyrë që ai të shkojë te grat
    dhe ato ta kryejnë shërbimin shëndetësor për të cilin është dedikuar.

    E kam lexuar një komunikatë nga Spitalit të QKUK-së, por ta them të drejtën më duket
    tërësisht e pajustifikueshme që kjo punë ende ka dështuar. Dua ta dijë, a po e merr
    Ministria me seriozitet këtë, e nëse jo pse? Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Ymeri e ka fjalën.

  • Faleminderit! Unë deklarimin e kam në emër të Grupit të Lëvizjes
    “Vetëvendosje”

    Deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,
    Javën e kaluar, siç jemi të gjithë dëshmitarë, pra deri të dielën pasdite, i tërë spektri
    politik i Kosovës pajtohej që ka një rrugë të vetme nëpërmjet së cilës mund ta shpëtojmë
    “Trepçën” nga kthetrat e Dhomës së Veçantë dhe ta vendosim atë në funksion të
    zhvillimit ekonomik të Kosovës e të mirëqenies së qytetarëve. Ajo rrugë e bënte
    “Trepçën” ndërmarrje publike. I gjithë spektri politik atëherë mendonte kështu, përveç

    4
    një subjekti që nuk është i Kosovës, kreatura e Beogradit - Lista serbe. Por, të hënën në
    mëngjes, gjërat ndryshuan: si Lista serbe filluan të mendojnë edhe PDK-ja dhe LDK-ja.
    Të hënën, Qeveria dhe deputetë e saj na thanë që kjo nuk është rruga dhe u tërhoqën. E
    me këtë tërheqje në mënyrë indirekte thanë që “Trepça” nuk do të vendoset në funksion
    të zhvillimit ekonomik dhe të mirëqenies së qytetarëve, por në funksion të negociatave
    me Serbinë, ashtu siç kërkoi Beogradi. Sepse kështu, sipas tyre, po u shpëtuaka “Trepça”,
    fillimisht me zgjatjen e afatit për riorganizimin dhe likuidimin e saj.

    Kështu flisnin edhe në vitin 2011. Ju kujtohet të gjithëve që keni qenë këtu, atëherë kur
    ky ligj ishte miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Atëherë thoshin se me këtë
    ligj po e shpëtojnë “Trepçën”.

    Të premten e javës së kaluar na thanë se duhet ikur nga ky ligj për ta shpëtuar “Trepçën”,
    të hënën pastaj na thanë se duhet ndryshuar këtë ligj për ta shpëtuar “Trepçën”.

    Pra, çfarëdo mase që të ndërmarrim, “Trepça” qenka e shpëtuar, që sipas kësaj logjike i
    bie që “Trepça” nuk qenka fare e rrezikuar.

    Arsyetimi i Qeverisë ishte ai kujdestar, i misioneve ndërkombëtare këtu që prej UNMIK-
    ut e deri te ICO-ja. “Trepça” është problem kompleks. Kujdes, pra, po thonë problem, e
    jo pasuri. Ka pretendime të shumta për borxhe dhe si e tillë gati se është e
    parimëkëmbshme.

    Isa Mustafa, në arsyetimin e tij në këtë sallë, madje nuk i quajti pretendime fare, por
    detyrime, duke i pranuar kështu këto pretendime madje edhe pa vendosur gjykata.

    E dimë të gjithë që një pjesë e konsiderueshme e këtyre pretendimeve vijnë nga Qeveria e
    Republikës së Kosovës, diku mbi 140 milionë euro, të cilat Qeveria ia ka dhënë
    “Trepçës” nëpër faza të ndryshme dhe për qëllime të ndryshme.

    Po ashtu e dinë të gjithë që një pjesë e pretendimeve janë të vetë punëtorëve minatorë në
    formën e pagave të papaguara nga “Trepça”, punëtorë këta të cilët deri dje ishin në grevë
    në zgafelle me kërkesë të vetme për ta shndërruar “Trepçën” në ndërmarrje publike.

    Po ashtu e dimë që ka edhe pretendime, shumica prej të cilave vijnë nga vitet e ‘90-ta,
    pretendime këto të cilat i kanë, qoftë kompanitë nga jashtë, apo kompanitë dhe
    institucione shtetërore nga Serbia, të cilat pretendojnë se “Trepça” u ka borxh dhe të cilat
    pretendojnë se kanë pronësi mbi të. Ato janë, p.sh: “Mytilineos” nga Greqia, e cila thotë
    se ka kontratë 517 milionë me “Genex”. Kjo kompani pretendon se nga kontrata e
    nënshkruar ka realizuar 44 milionë euro.

    Që i bie se nëse ne sot, si Republikë e Kosovës, themi qe “Trepça” paska pretendime dhe
    duhet t’i shikojmë ato, atëherë i bie se ne jemi të gatshëm t’i pranojmë këto pretendime,
    të cilat janë realizuar në “Trepçë” gjatë administrimit të dhunshëm që e ka pasur në
    kohën e okupimit të dhunshëm që i është bërë Kosovës nga regjimi i Milosheviqit. Pra, i
    bie që ne po e pranojmë legjitimitetin e regjimit të Milosheviqit. Natyrisht që Qeveria e

    5
    Republikës së Kosovës në asnjë mënyrë nuk bën që t’i pranojë këto borxhe. Dhe, si të
    tillë, Qeveria e Republikës së Kosovës, domosdoshmërisht duhet ta shpallë “Trepçën”
    ndërmarrje publike, në mënyrë që pastaj si shtet të ballafaqohemi me çfarëdo
    pretendimesh dhe të punojmë së bashku në mënyrë që këto pretendime të mos realizohen
    dhe të mos shndërrohen në detyrime që mund t’i ketë “Trepça”.

    Të martën, Qeveria e Republikës së Kosovës e ka sjellë prapë Ligjin për ndërmarrjet
    publike, të ndryshuar dhe të plotësuar ,në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ai nuk
    është diskutuar në këtë seancë. I është dorëzuar Komisionit për Zhvillim Ekonomik, por
    nuk është diskutuar ende aty. Mirëpo, ky ligj i ka dy ndryshime rrënjësore që e bëjnë
    idenë për “Trepçën” plotësisht të ndryshme prej asaj të javës së kaluar. Ndryshimi i parë
    është që kur flitet për të drejtën e Qeverisë, që ndërmarrje të caktuara ose pjesë të
    ndërmarrjeve të caktuara shoqërore t’i kthejë në publike, aty është futur edhe një klauzolë
    -kushtëzimi që u jepet e drejta komunave që ta kushtëzojnë këtë nacionalizim, apo këtë
    shndërrim të ndërmarrjeve shoqërore në ndërmarrje publike.

    Ky është dëmi i parë dhe ky është mjeti i parë ose hapi i parë, nëpërmjet të cilit po
    themelohet pushteti ekzekutiv i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Dhe,
    çështja e dytë, thuhet se “Trepça” do të rregullohet me një ligj dhe strategji të veçantë,
    por askund nuk thuhet se do të jetë ndërmarrje publike me këtë ligj dhe strategji dhe
    askund nuk thuhet fare se kur do të vijnë ky ligj dhe kjo strategji në Kuvendin e Kosovës.
    Pra, kjo e tregon shumë qartë se çfarë qëllimi ka Qeveria me “Trepçën”. Duan që, në
    njërën anë, për të gjitha ndërmarrjet shoqërore, të cilat po i kërkon Serbia, t’ua japin të
    drejtën të vendosin komunat me shumicë serbe në territorin e Kosovës, ndërkohë që, në
    anën tjetër, sa i përket “Trepçës”, meqenëse është ndërmarrje e veçantë dhe po e trajtojmë
    si ndërmarrje të veçantë, përfundimin për të ta dakordojnë me Qeverinë e Beogradit...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Faleminderit, zoti Visar! Fjalën e ka zonja Bajrami, në emër të Grupit
    Parlamentar.

  • Faleminderit!
    Të nderuar qytetarë,
    I nderuari kryesues i Kuvendit,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Nuk do të duhej që kryeministri i vendit ta ndiente veten rehat dhe të qetë pas pezullimit
    të grevës së minatorëve. Por, nga kjo situatë shtrohet pyetja: A do të jeni në gjendje që ta
    mbani së paku kësaj radhe premtimin që pas një muaji Qeveria e Kosovës do t’i realizojë
    kërkesat e grevistëve dhe ata të mos jenë të detyruar që prapë të dalin në grevë? Po ashtu,
    a do të jeni në gjendje që pas një muaji të vendosni ju për fatin e “Trepçës”, e jo
    Beogradi.

    Me të vërtetë është shumë e rëndë dhe për keqardhje situata e ditëve të fundit, e cila po
    mbretëron në minierat e “Trepçës”.


    6
    Kjo situatë të kthen pas në kohën kur minatorët tanë mbanin greva për të drejtat e tyre
    dhe kur kërcënoheshin nga regjimi i Milosheviqit, e kurrë nuk do të mund ta paramendoja
    që në një situatë po thuajse të njëjtën të gjendeshin njerëzit të cilët kanë sakrifikuar dhe
    po sakrifikojnë gjithçka që kanë dhe në këtë ditë kur Kosova konsiderohet që të jetë shtet
    i pavarur.

    Deri më tani ka kaluar një çerekshekull nga greva e mbajtur e vitit ‘89. Vallë, a duhet të
    kalojë edhe një çerek shekulli e minatorët të presin që të dalë dikush nga shteti dhe të
    merret me hallet e tyre.

    Të nderuar qytetarë,
    Tërheqja e Ligjit për gjigantin “Trepça” është bërë me qëllim që kjo të bëhet çështje e
    diskutimeve ndërmjet palës serbe dhe palës kosovare në Bruksel. E ju e dini fortë mirë se
    çfarë të mirash na kanë sjellë deri më tani bisedimet nga Brukseli.

    Edhe kjo është shumë e qartë, pasi deri më tani këtu është vendosur ajo çka është kërkuar
    nga Beogradi, konkretisht ajo çka është kërkuar nga Lista serbe.

    Kur do të vetëdijesohemi që t’i ruajmë pasuritë tona kombëtare dhe t’i mbrojmë interesat
    e vendit, por edhe të qytetarëve?

    Është koha t’i themi jo tjetërsimit të “Trepçës”. Grupi Parlamentar “Nisma” është kundër
    çdo vendimi që merret në dëm të “Trepçës”, por edhe në dëm të minatorëve.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Pal Lekaj, në emër të Grupit, e ka fjalën.

    PAL LEKAJ: I nderuar kryesues i seancës,
    Të nderuar deputetë,
    Ministra,
    Qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Ajo që ka ndodhur këto ditë nëpër media dhe në opinionet publike është diçka që
    asnjëherë nuk e kam menduar që në jetën time të përjetoj, apo të dëgjoj fjalë nga
    politikanët, të cilët thonë që deputetët manipulojnë me grevistët.

    Po ju them se nuk ka proces në Kosovë, po nisem nga vetja dhe nga të gjithë deputetët
    këtu ndoshta, që nuk kanë marrë pjesë aktive në çështjen që është madhore, që quhet
    Kosovë, dhe del dikush dhe ofendon apo mundohet të manipulojë me çështje të tilla, le të
    mbetet në ndërgjegjen e tyre. Ajo që ka ndodhur për tërheqjen e Ligjit nga ky Parlament,
    nga komisioni përkatës parlamentar, është diçka e papranueshme, jo vetëm për mua, por
    për të gjithë qytetarët e Kosovës, është e papranueshme për vetë punëtorët e “Trepçës”
    dhe është e papranuar për gjithë politikën e ndershme. Të hiqet një ligj për të cilin kemi
    qenë unanim ta miratojmë, është diçka absurde dhe le të mbetet në ndërgjegjen e atyre që
    mendojnë kështu.


    7
    Ajo që tani është kontrabanduar nga kjo Qeveri, është edhe më e keqe. Thuajse po duan
    ta fillojnë procedurën e ndryshimit të Ligjit për ndërmarrjet publike. Lexojeni nenin 11.3,
    i cili e shndërron “Trepçën” në ndërmarrje komunale, i cili “Trepçën” e bën pazar të
    komunave gjegjëse në territorin në të cilin gjenden njësitë përkatëse të “Trepçës”. A nuk
    është kjo propagandë, a nuk është ky mashtrim, a nuk është kjo dallavere e Qeverisë?

    Prandaj, besoj që qytetarët e Kosovës, besoj që grevistët e kanë lexuar dhe do ta lexojnë
    me vëmendje. Dhëntë Zoti që “Trepça” të mos shndërrohet në një tragjedi të cilën askush
    nuk w do. E kanë mbrojtur atëherë kur është dashur. Kam qenë edhe student në Këshillin
    Organizativ kur kemi hyrë në protesta, prandaj të jeni të bindur se grevistët nuk mund të
    manipulohen as nga Pali, as nga Mustafa, as nga Qeveria, sepse me mundin e tyre e kanë
    mirëmbajtur dhe kanë dhënë djersë për këtë vend. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zonja Emilija Rexhepi e ka fjalën

    EMILIJA REDŽEPI: Hvala predsedavajući!
    Poštovani predstavnici Vladinog kabineta,
    Kolege poslanici,
    Poštovani građani,
    Svedoci smo velike migracije naših građana u poslednjih nekoliko meseci prema zapadno
    evropskim zemljama. To je ovo alarmantno stanje zadesilo i Bošnjačku zajednicu, što
    direktno utiče na proces obrazovnog sistema u nastavi na Bosanskom jeziku, odnosno
    smanjuje se broj učenika u osnovnim školama, te se celokupni nastavni proces odvija u
    jako teškim uslovima. Pre svega mislim na nedostatak finansijskih sredstava za
    finansiranje škola, koji je direktno vezan sa brojem učenika, te je budžet neprihvatljiv za
    škole koje imaju mali broj učenika, odnosno osnovne škole u ruralnim mestima, posebno
    u Župi i Podgori. Te naredne školske godine ukoliko se administrativno uputstvo
    Ministarstva obrazovanja ne promeni, preti gašenje nastavnog procesa u veliki broj škola.
    Zatim, ne manji problem je ograničenost broja zaposlenih radnika, odnosno odnos broja
    zaposlenih radnika i broj učenika.

    Prema administrativnom uputstvu broj 22/2013, formula za nastavni proces za Bošnjačku
    zajednicu je 1:14, odnosno jedan nastavnik i 14 učenika. Ako uporedimo sa statističkim
    podacima, koji govore da se svake godine broj učenika smanjuje za 500, onda je ovaj
    odnos za našu zajednicu neodrživ i politički neprihvatljiv, i on se mora promeniti i biti
    najviše 1:8. Sve ovo gore izneto preti narušavanju kvaliteta i održivost nastavnog procesa
    u Bošnjačkoj zajednici.

    Ako se i dalje bude primenjivala ova formula za financiranje škola, kao i za broj
    zaposlenih u nastavi, onda će već u septembru mesecu ove godine pojaviće se veliki broj
    viška nastavnika i nefunkcionalnost održavanje nastave na Bosanskom jeziku. Uz
    saglasnost svih direktora osnovnih škola i koordinatora u nastavi na Bosanskom jeziku u
    opštini Prizren, dostavićemo u pismenoj formi rešenje sa preporukama za održivost
    nastave na Bosanskom jeziku, odnosno obratićemo se Parlamentarnoj komisiji za
    obrazovanje, Parlamentarnoj komisiji za prava i interes zajednica i zahtevati od ministra
    Obrazovanja da izmeni administrativno uputstvo broj 33/2013 i 22/2013 i delovati u

    8
    skladu sa činjeničnim stanjem na terenu i doneti odluku u što kraćem vremenskom
    periodu, kako ne bi došlo u pitanje opstanka nastavnog procesa u Bošnjačkoj zajednici i
    očuvanje službenog bosanskog jezika na lokalnom nivuo. Zahvaljujem!
  • Faleminderit! Zonja Duda Balje e ka fjalën.

  • Faleminderit! Flas n ëemrët të grupit.
    Poštovani poslanici,
    Poštovani ministri,
    Jedan od vrlo velikih i ozbiljnih problema sa kojima se suočava Bošnjačka zajednica je
    problem nostrifikacija diploma, tačnije zahtev za nostrifikaciju diploma od strane
    institucije naše države i nemogućnost nostrifikovanje istih, jer je proces nostrifikacije
    zaustavljen, i to predstavlja jedan od glavnih i najvažnijih razloga direktne diskriminacije
    Bošnjaka na Kosovu. Navešću vam jedan primer: u Gračanici lekar sa diplomom
    stečenom na teritoriji Srbije nesmetano se prima na posao, radi usavršava sebe, pomaže
    drugima, a njegov kolega Bošnjak koji je završio studije na istom univerzitetu nije
    konkurentan na tržištu rada, naravno van Gračanice i Štrpca ne može da konkuriše za
    posao, jer se njemu traži nostrifikovana diploma. Ovo direktno navodi na zaključak da se
    na Kosovu, u jednom njegovom delu, priznaju diplome stečene u Srbiji, a u drugom delu
    ne.

    Između Kosova i Srbije uveden sistem reciprociteta u priznavanju diploma. Iz poznanih
    izvora znam da u Srbiji nije priznata nijedna diploma stečena na Kosovu, a Kosovo je
    dobilo 5 diploma nostrifikovanih preko Brisela Bošnjačkih studenata medicinara, onako
    kako je zahtevalo procedura nostrifikovanja koja Ministarstvo obrazovanja i Ministarstvo
    zdravstva ne priznaju, i ti studenti Bošnjaci i dalje su bez mogućnosti da konkurišu za
    posao.

    Bošnjački doktoranti koji su svoje doktorske disertacije stekli u državama regiona, ne
    mogu biti profesori. Oni koji su se do sada bavili time, teraju se sa posla, bez obzira na
    dužinu radnog staža, jer nemaju nostrifikovanu diplomu, i ne mogu je nostrifikovati. U
    nastavi na Bosanskom jeziku ne možemo više donositi profesore iz Bosne, jer im je
    potrebna viza, koju vrlo teško dobijaju.

    Molim Ministra, gospodina Arsima Bajrami, i našu ministarku gospođu Edita Tahiri,
    kojoj se javno zahvaljujem na svu energiju koju je uložila do sada na rešavanju ovog
    problema, da zajedno sa nama pronađe neko prolazno rešenje za veliki broj Bošnjaka koji
    imaju ovaj problem. Stanje u mojoj zajednici je vrlo alarmantno. Danas na dnevnom redu
    imamo tačku iseljavanja kosovara sa Kosova, a ja mislim da je ovaj jedan od najvećih
    problema zbog kojeg mi gubimo mlade Bošnjake intelektualce koji odlaze van trbuhom
    za kruhom, a ovo bole za nas još i veća, s obzirom na to do ove diskriminacije koje se
    direktno tiče samo Bošnjaka na Kosovu. Hvala!

  • Faleminderit! Zonja Brovina e ka fjalën

  • I nderuar kryesues!
    Kolegë dhe kolege,

    9
    E kam kërkuar fjalën shumë më herët për shqetësimin që e kam. Tani e dy javë opinioni
    ynë, përkatësisht qytetarët janë të shqetësuar dhe këtë shqetësim po e shfaqin nëpërmjet
    protestave masive. Ky shqetësim është i kuptueshëm dhe i arsyeshëm, sepse u shkaktua
    nga një deklaratë e pamatur dhe ofenduese e anëtarit të Kabinetit të Qeverisë Isa Mustafa.

    E shqetësuar dhe e ofenduar jam personalisht si humaniste, si deputete në mandatin tim të
    pestë në Kuvendin e Kosovës, si ish-kryesuese e Komisionit për personat e pagjetur dhe
    të zhdukur gjatë luftës. Në kohën e vet, ky komision bëri disa punë të rëndësishme në
    gjetjen dhe afirmimin e çështjes së personave të pagjetur, madje takime ndërkombëtare,
    konferenca ndërkombëtare dhe e detyroi këtë Kuvend që ta nxjerrë deklaratën dhe
    rezolutën dhe ta përmirësojë ligjin në favor të familjeve të personave të pagjetur.

    Nuk them se u bë shumë, por u hap një perspektivë dhe një shpresë për gjetjen e
    personave të pagjetur dhe të zhdukur gjatë luftës, si për shembull: u gjetën afro 1 000
    kufoma në Batajnicë, pastaj në Petrovo Selo, u kuptua për zhdukjen e kufomave dhe
    bartjen me frigorifer, zhdukjen e tyre në ujërat e Danubit. Megjithatë, shumë gjëra nuk u
    bënë. Ndër to, nuk u zbatua pika nr. 1 e Rezolutës të nxjerrë në vitin 2004, ku thuhet:
    “Me Serbinë nuk ka bisedime para se ajo zyrtarisht nuk të kërkojë falje për vrasjet,
    zhdukjet, masakrat, shpërnguljen masive dhe me dhunë, për gjenocidin në Kosovë.

    Kjo nuk ndodhi dhe ne hymë në bisedime pa këto kushte me Serbinë edhe pa zbardhjen e
    fatit të pagjeturve, edhe pse e dinim saktë se Serbia i ka këto shënime, shembull konkret -
    gjetja e kufomave në Batajnicë, në poligonin e ushtrisë serbe.

    Kjo çështje nuk u vu në rend dite në Bruksel. Shteti ynë dhe bashkësia ndërkombëtare
    nuk patën forcë, nuk patën as vullnet që t’ia imponojnë Serbisë kërkim-faljen dhe si një
    hap të domosdoshëm drejtëkomunikimit, fqinjësisë, paqes së domosdoshme, si një
    edukatë qytetare, si një të vërtetë. Kjo nuk ndodhi as 16 vjet pas përfundimit të luftës, as
    pas bisedimeve në Bruksel, të cilat u quajtën të suksesshme. Beogradi...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Faleminderit! Zoti Muhamet Mustafa e ka fjalën në emër të Grupit
    Parlamentar.

  • I nderuar kryesues i Kuvendit!
    Të nderuar kolegë deputetë dhe ministra,
    Është e vërtetë se “Trepça” është një çështje shumë komplekse dhe është e vërtetë se që
    në fillim të këtij sesioni, edhe Qeveria, edhe ne jemi përballuar me një situatë komplekse
    dhe të ndërlikuar, të cilën duhet ta menaxhojmë gjithsesi në drejtimin e duhur. Unë me
    këtë rast, në emër të grupit dëshiroj të përshëndes vendimin e minatorëve që të dalin nga
    zgafellja dhe që nëpërmjet një dialogu tolerant, një dialogu të argumentuar, t’i gjejmë
    zgjidhjet më të mira, të cilat nuk mund të bëhen brenda 24 orëve as për një kohë, por
    duhet një kohë reale që këto t’i adresojmë në mënyrën e duhur, sepse, fatkeqësisht, këto
    15 vjet nuk janë adresuar siç duhet.


    10
    Sa u përket kredive, ato përbëjnë një shqetësim për të gjithë neve, por Qeveria nuk mund
    të thotë se do t’i pranojë kreditë, e as nuk do t’i pranojë kreditë. Pikërisht kjo ka qenë
    edhe një nga arsyet lidhur me kreditë dhe problemet që duhet të definohen më mirë që ne
    edhe në komision, kur e kemi shtuar variantin e parë, disa prej nesh, duke i përfshirë edhe
    ata që po flasin sot, kemi theksuar se kreditë, moratoriumi ynë, duhet të këqyren edhe një
    herë, para se ai ligj, që ka qenë ligji i parë në procedurë të aprovohet, Prandaj, çfarë mund
    të bëjë Qeveria rreth kredive, është se duhet të sigurojë një legjislacion të mirë, kualitativ.

    Gjyqësori duhet ta zbatojë atë legjislacion, me të cilin kreditë e arsyeshme aprovohen në
    procedurë gjyqësore, por kreditë që përbëjnë një blof, të cilat e kanë krijuar një huti, do të
    refuzohen në atë procedurë, por Qeveria dhe institucionet natyrisht që përgatitin
    dokumentacion, sikur edhe Ministria. Ministri është duke punuar besoj në atë drejtim, por
    nuk po e shoh sot këtu. Ka qenë mirë që ai t’i japë sqarimet se çfarë është duke punuar.

    U përmend edhe ligji që ka ardhur tash nga Qeveria. Ai ka ardhur në komision dhe ne do
    ta trajtojmë me vëmendje shumë të duhur. Ju lutem, po flasim, prandaj mos ndërhyj!
    Çështja e komunave që u përmend, e unë e kam parë këtë me një shqetësim, ajo ka hyrë
    aty në një pjesë, por ajo pjesë ka të bëjë me komunat dhe interesat e tyre. Sa i përket
    “Trepçës”, as nuk do të vendosë komuna veriore e Mitrovicës, as komuna jugore e
    Mitrovicës. Për “Trepçën” do të vendosë Kuvendi i Kosovës. Kjo duhet të jetë e qartë. Të
    gjithë ata që nuk e dinë këtë dhe dëshirojnë më tej të përhapen shqetësime, mendoj që
    nuk i shërbejnë diskutimit tolerant.

    Komunat do të jenë në nivel të funksioneve të tyre. Asnjë ligj nuk do të kalojë në këtë
    Kuvend apo, besoj që nuk do të lejojmë asnjë prej nesh, që komunat të bëhen shtete dhe
    të vendosin për pasuritë nacionale. Kjo është shumë e qartë.

    Edhe në ligj, në qoftë se e lexojnë ata që po flasin sot, duhet të shohin se neni që e
    rregullon se “Trepça” rregullohet me ligj të veçantë, domethënë i përjashton normat tjera
    të atij ligji, pra edhe komunat që të vendosin për “Trepçën”. Pra, ai nen ku përmenden
    komunat, s’ka të bëjë me “Trepçën”- “Trepça” thuhet se rregullohet me ligj të veçantë,
    prandaj mos i shqetësoni qytetarët, ju lutem.

    Qëllimi i tërheqjes, mendoj se është specifikuar në mënyrën e duhur nga kryeministri,
    nga ana ime, kur e kam arsyetuar amendamentin. Natyrisht, që në procesin e tërheqjes
    janë interferuar edhe shumë njerëz dhe duke përfshirë edhe Vuçiqin e të gjithë ata që
    kanë dashur të ndërtojnë kapital për vete, por, Qeveria e Kosovës nuk i bien vendimet në
    nervozën e Vuçiqit apo të dikujt tjetër, por në mënyrë të studiuar dhe të përgjegjshme, në
    interesin më të mirë publik dhe në interesin më të mirë të Kosovës. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Selimi e ka fjalën.

  • Faleminderit!
    Ka ditë që në Gjakovë, në Fushë-Kosovë, në Ferizaj, Gjilan, Pejë, Deçan, Istog, Dardanë,
    Krushë, Malishevë, Lipjan e Prishtinë, e kudo tjetër nëpër Kosovë, qytetarët po
    protestojnë. Ata, ndër të tjera, kanë një kërkesë për kryeministrin e Kosovës, që ta

    11
    shkarkojë një ministër të Qeverisë që ai udhëheq, i cili në vazhdën e poshtërimeve që po
    ia bën Kosovës, ka fyer edhe nënat e viktimave të luftës, duke i quajtur ato “egërsira”.

    Kryeministër, qytetarët thjesht po kërkojnë që ju ta kryeni një detyrë ndaj qytetarëve, që
    është njëkohësisht edhe e drejtë e juaja kushtetuese. Në njërën anë keni mbi 50 mijë
    protestues, që deri më tash kanë dalë në rrugët e shumë qyteteve të Kosovës, e në shumë
    e shumë qytete të tjerë do të protestojnë edhe tash e tutje, të cilët po kërkojnë shkarkimin
    e këtij ministri, ndërsa, në anën tjetër keni një ministër, që vazhdon t’i poshtërojë
    qytetarët dhe Republikën tonë.

    Në anën e kujt jeni, zoti kryeministër? A do të thotë se për ty më rënd peshon një ministër
    i ardhur nga Parlamenti i Serbisë, sesa mllefi i nënave të të pagjeturve, më shumë se sa
    emrat e viktimave, që i fyen ky ministri yt, më shumë se sa gjithë qytetarët e Kosovës, që
    po protestojnë? A do të thotë se më shumë peshon një ministër i ardhur nga Parlamenti i
    Serbisë, se sa emrat e atyre viktimave, që i shkaktoi Serbia e këtij ministrit tënd?

    Pra, bëhet fjalë për shkarkimin e një ministri, që po ta kërkojnë qytetarët tuaj, për një
    ministër që nuk të njeh as ty për kryeministër, as Kushtetutën e këtij vendi, madje nuk e
    njeh as emrin e shtetit, të cilin bashkë me shefin e vet, kryeministrin e Serbisë, e quajnë
    “Kosovë e Metohi”.

    Bëhet fjalë për një ministër, i cili vjen nga Beogradi, me detyra të pa fshehura që Kosova
    t’i kthehet Serbisë. Vjen bashkë me shefin e tij kryeministri i Serbisë dhe, ngre në mes të
    Kosovës përmendoren e mbretit mesjetar e pushtues gjakatar Milutin, i cili njihet për
    pushtimet e tija barbare në Ballkan. Vjen këtu, pasi që Serbia më parë ka shkelur mbi
    përmendoret dhe emrat e dëshmorëve çlirimtarë shqiptarë në Preshevë, ku më pastaj në
    Bruksel nënshkruhet marrëveshja, që dolën Asociacioni i Komunave me shumicë serbe,
    amnistomi i kriminelëve serbë dhe zgjedhjet nga të cilat doli Lista serbe e që të gjitha
    këto i përfaqëson ky ministri yt në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Bëhet fjalë për një
    ministër tëndin, që nga selia e Qeverisë së Serbisë kërcënon qytetarët dhe shtetin e
    Kosovës.

    Kush është ky farë Jablanoviqi, i cili ka kaq shumë rëndësi e fuqi mbi ty, kryeministër?
    Shkarkoje këtë ministër fashist e këtë deputet të Serbisë dhe ktheje në kontejnerin e tij në
    Beograd! Ky nuk duhet të ketë vend në Qeverinë e vendit tim. Ose shkarkoje, ose ti
    bashkë me krejt Listën serbe shkoni bash ku të doni dhe ikni prej kësaj Qeveria, ku nuk e
    keni vendin.

  • Faleminderit! Zonja Haxhiu e ka fjalën.

  • Faleminderit, nënkryetar i Kuvendit!
    Të nderuar deputetë,
    Edhe pse, kanë kaluar më shumë se dy javë nga deklaratat skandaloze të ministrit të
    Qeverisë së Republikës së Kosovës, Jablanoviqit, përkundër qytetarëve të Kosovës, në
    përgjithësi, ndërsa në veçanti kundër nënave të Gjakovës, të cilat në luftën e fundit
    çlirimtare humbën më të dashurit e tyre, situata pothuajse mbetet e njëjtë.

    12
    Jablanoviqi në këtë mënyrë po vazhdon të tallet duke na fyer të gjithëve, pa përjashtim.
    Atëherë, ne nuk kemi rrugë tjetër, përveç të besojmë se fakti se këtyre fyerjeve të këtij
    Jablanoviqit po u bashkohet edhe Qeveria e Kosovës në krye me Isa Mustafën, i cili nuk
    lejoi që çështja të shtrohet as në Qeveri, pra në Kabinetin e tij.

    Po, si është e mundur që një qeveri e një kryeministri të ri, indiferent ndaj kësaj gjuhe
    përjashtuese, e një niveli të ulët qytetar e njerëzor, ndaj një populli të tërë, duke i quajtur
    madje, egërsira? A nuk do të duhej, që së paku t’i thuhej këtij njeriu me trupin në
    Prishtinë e kokën në Beograd: “jo zotëri, egërsira janë vetëm ata, që vrasin e masakrojnë
    civilë të paarmatosur, madje dhe pleq dhe foshnje pak muajsh”.

    Si është e mundur, zëvendëskryeministër Thaçi, që brenda Kabinetit tuaj të mbani njerëz
    të tillë, që nuk i vret aspak ndërgjegjja për atë që bëjnë e flasin, të tërhiqen nga deklaratat
    fyese e poshtëruese e të kërkojnë falje, falje e vonuar e cila ishte më shumë poshtëruese.

    Ministri Jablanoviq, para së gjithash ka fyer të gjithë qytetarët e Kosovës duke përdorur
    termin “Kosovë dhe Metohi”, pastaj ai pa fije turpi ka fyer protestuesit në Gjakovë, duke
    i quajtur “egërsira”. Ai me deklaratat e tij në vazhdimësi vazhdon me fyerjet edhe ndaj
    protestuesve gjakovarë, që çdo ditë po i bashkohen protestues nga mbarë Kosova.

    Si është e mundur të jesh qytetar i Kosovës, të jesh ministër i Republikës së Kosovës e të
    mos kesh njohuri për 6 mijë persona të zhdukur, 12 mijë qytetarë të vrarë dhe rreth 20
    mijë femra të dhunuara gjatë viteve ’98-‘99? Ç’është kjo paturpësi?

    Gjuha e përdorur nga Jablanoviqi është fashizëm. 16 vjet më parë me terma të ngjashëm
    regjimi i Milosheviqit i arsyetonte të gjitha krimet e panumërta, që i bënte ndaj
    shqiptarëve në Kosovë. Jablanoviqi është ministër në Republikën e Kosovës, pra pjesë e
    një Kabineti qeveritar, të një shteti të cilin nuk e njeh dhe e quan “Kosovë dhe Metohi”.
    Jablanoviqi është ministër, që paguhet nga taksat e qytetarëve të Kosovës, mijëra nga të
    cilët u vranë e u masakruan nga Serbia, shteti të cilit ai e përfaqëson brenda
    institucioneve kosovare.

    Pra, kryeministër, në vend të deklaratave për ulje gjakrash, ju është dashur urgjentisht ta
    shkarkoni këtë ministër edhe pa kërkesën e qytetarëve, sepse jeni kryeministër, e keni
    dashur shumë këtë post, këtë karrige...

    Mirë, me gjithë mend...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Faleminderit! Zoti Berisha e ka fjalën.

  • Faleminderit!
    Të nderuar kolegë deputetë,

    13
    Javëve të fundit jemi dëshmitarë i një arsenalit të madh të akuzave shoviniste, që vijnë
    nga politika zyrtare e Beogradit, por edhe nga politikanë serbë të institucioneve të
    Kosovës.

    Unë do të filloj me vizitën e Vuçiqit, ku në Kosovë gjatë qëndrimit të tij Kosovën e quajti
    “djep i Serbisë”. Faktikisht, kjo i bie që ne në Kosovë nuk kemi institucione kredibile ,
    për t’i dhënë përgjigje këtij fjalori shovinist, fjalor i cili është përdorur me të madhe në
    fund të viteve ‘80-ta nga Milosheviqi dhe nga ky fjalor, ju e dini se ka arritur dhe ka
    kulmuar me një luftë, fjalor i cili ka bërë nxitje të urrejtjes ndërnacionale dhe
    ndërqytetore. Kjo po përsëritet edhe në këtë shekull, veçanërisht nga politikanët aktualë
    të jetës politike edhe në Kosovë edhe në Serbi.

    Unë po mendoj se Isa Mustafa ka përgjegjësi kushtetuese, që këtij agresioni shovinist t’i
    japë përgjigje, në rast se nuk e ka lexuar, bile së paku parafrazuar Fishtën, se “kur Mali i
    Zi me Serbi ish Iliri”, ne ishim këtu dhe ju ishit në Karpate të Rusisë.

    Më e keqja është se edhe vartësi i tij ministri, zëvendëskryeministri i Kosovës ngritjen e
    asaj përmendoreje, thotë se “përmendoren e ngremë në Serbi”. Në fakt, çka duhet ende
    tjetër, që Isa Mustafa ta respektojë ligjin dhe t’i japë përgjigje këtij fjalori.

    E keqja vazhdon edhe më tej kur Jablanoviqi vazhdon me fjalorin e tij, që tashmë e dinë
    të gjithë qytetarët dhe që folën edhe kolegët tjerë deputetë, fyen tepër rëndë domethënë
    nënat gjakovare, por edhe të gjitha nënat shqiptare të cilat kanë dhënë më të afërmit e tyre
    në luftën e fundit në Kosovë.

    E keqja bëhet edhe më e madhe sikur Jablanoviqi të mos kishte jetuar në Leposaviq, po të
    kishte jetuar në Hënë dhe nuk e dinte se çfarë ka ndodhur në Kosovë, në anën tjetër, po i
    njëjti person e dinte se kush ka marrë pjesë në Luftën e Koshares dhe Pashtrikut.

    Unë po mendoj se është momenti i fundit, që ne t’ia kthejmë dinjitetin institucioneve dhe
    vendit dhe të veprojmë dhe të kemi qëndrime konform ligjeve dhe Kushtetutës së vendit.
    Përndryshe, ky fjalor, ky qëndrim i Serbisë po prodhon kriza të natyrave të ndryshme, për
    shkakun se Vuçiqi po e bën edhe agjendën e Qeverisë dhe të Parlamentit të Kosovës,
    sidomos me ligjin e fundit për “Trepçën”. Në fakt, Vuçiqi paradite ka thënë se seanca e
    Parlamentit të Kosovës do të shtyhet dhe ajo ndodhi dhe, ndryshimet e ligjit për
    “Trepçën” ishin më shumë se befasuese, sepse të njëjtit njerëz, që e kishin iniciuar ligjin,
    të njëjtit. ..

    (Ndërprerje nga regjia.)

  • Faleminderit! I fundit është Zenun Pajaziti.

  • Faleminderit, kryesues!
    Të nderuar deputetë,
    Kabinet qeveritar,

    14
    Sot po shfrytëzoj rastin që në këtë pikë ta shtroj një çështje që është ngritur vitin që shkoi
    nga dy kryetarë komunash, për më saktë të ushtruesit të detyrës së kryetarit të Medvegjës
    dhe kryetari i Kamenicës, që ka të bëjë me pikën kufitare Kapi, në fakt që ka të bëjë me
    hapjen ose rihapjen e një pike kufitare, që ka bllokuar banorët e asaj ane.

    Kjo çështje tanimë, mendoj që mund të zgjidhet gjatë një procesi të bisedimeve teknike.
    Është mirë që zonja Tahiri të adresojë sa më shpejt që është e mundur këtë çështje.
    Mijëra banorë atje, tashmë janë të izoluar. Si rezultat i këtij izolimi, i këtij bllokim, janë
    shpërngulur nga ato zona. Vetëm dhjetë kilometra nga ajo pikë kufitare, që nuk do të
    duhej të ekzistonte është një banjë, e cila ka qenë burim i të ardhurave të asaj zone,
    kryesisht të frekuentuar nga shqiptarët.

    Meqenëse, tashmë ajo ndalesë është vetëm për shqiptarët, ka rezultuar që të shpërngulen
    banorët e asaj ane nga të dy anët e kufirit, madje. Është mirë, që kjo çështje të adresohet
    sa më shpejt dhe meqenëse, po bëhet fjalë për kufijtë, ne e kemi një strategji për
    menaxhimin e integruar të kufijve. Pra, do të ishte mirë që jo vetëm nga aspekti i sigurisë,
    por edhe kryesisht nga aspekti human, të lirisë së lëvizjes, të trajtohet çështja e kufijve,
    madje edhe në disa vende tjera, ku kjo mund të bëhet pa pengesa të mëdha, siç janë
    kalimet kufitare që lidhin Gjilanin me Kumanovën, ose Deçanin me Plavën, e çështje të
    tjera.

    Pra, ka diçka që mund të bëjmë ne edhe pa disa pengesa të mëdha, që mund t’i kemi me
    Serbinë. Po, edhe njëherë po e ritheksoj, është mirë që kjo pikë kufitare, që është adresuar
    edhe njëherë nga këto komuna dhe nga banorët atje, të shtrohet sa më shpejt, meqenëse
    edhe infrastruktura ekziston, të bëhet i kalueshëm për shqiptarët, për qytetarët pa dallim,
    që jetojnë në atë zonë. Faleminderit!

  • Faleminderit!
    Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë,
    Kalojmë në pikën e dytë të rendit të ditës:

    2. Koha për pyetje parlamentare

    Për këtë seancë janë parashtruar katërmbëdhjetë pyetje parlamentare. Deputeti Ismail
    Kurteshi ka një pyetje për ministrin Jablanoviq. Ministri s’është këtu, në qoftë se
    dëshironi e keni fjalën.

  • Është mirë që kryeministri ta pyes ministrin, që të përcaktohet a do
    të jetë ministër në Qeverinë e Kosovës apo në Qeverinë e Serbisë dhe nëse është në
    Qeverinë e Kosovës, atëherë të marrë pjesë në seancat e Kuvendit të Kosovës. Unë nuk
    do ta lexoj sot pyetjen, sepse pres përgjigje prej tij.

  • Faleminderit! Deputeti Kurteshi, prapë pyetje për zëvendëskryeministrin
    Branimir Stojanoviq. S’është edhe ai. Dëshironi ta merrni fjalën? Zotit Kurteshi fjalën, ju
    lutem. Në rregull.


    15
    Deputetja Besa Baftija, pyetje për ministrin Imet Rrahmani.

  • Faleminderit!
    Për pyetjen të cilën ia kam dërguar ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani, më është
    përgjigjur me shkrim. Pyetja ka të bëjë me mamografin mobil të cilën e bëri edhe
    deputetja Alma Lama.

    E falënderoj ministrin që është përgjigjur me shkrim, mirëpo në përgjigjen që e ka dhënë
    ministri ka thënë se ka pasur takime me Shërbimin spitalor klinik universitar dhe
    Klinikën e Radiologjisë, andaj më intereson të di- cilat masa obligative që i ka cekur, aty
    janë 5 masa, janë aplikuar prej momentit apo prej ditës që ma ka dhënë përgjigjen.

    Po ashtu keni cekur, ministër se shpresoni se së shpejti mamografi mobil do të vazhdojë
    në shërbime sikur në ditën e daljes nga përdorimi, mirëpo populli, qytetarët shpresojnë,
    mirëpo ju jeni ai i cili do të merrni vendime për këtë çështje shumë të rëndësishme.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti ministër e keni fjalën.

  • Faleminderit zoti kryesues!
    Zoti kryeministër,
    Kolegë ministra,
    Të nderuar deputetë,
    Duke falënderuar deputeten Baftija po edhe deputeten Lama për shqetësimin e ngritur
    rreth mamografit mobil, më lejoni që në pika të shkurtra pa ju marrë kohë t’ju informoj se
    çështja e mamografit mobil ka qenë njëri nga angazhimet e mia intensive...

  • Zoti ministër, më fal që po ndërhyj, veç duhet, të paralajmëroj se 3 minuta
    i ke kohë.

  • Po, shpejt!... Ka qenë një nga angazhimet e mia më
    intensive që nga marrja e detyrës së Ministrit të Shëndetësisë duke ditur rëndësinë e
    funksionimit efikas të tij. Fillimisht kam ftuar, ashtu siç tha edhe deputetja,
    menaxhementin e Shërbimit spitalor, respektivisht përgjegjës të Klinikës së Radiologjisë
    në takim informues nga të cilët jam informuar se deri në ndërprerjen e punimeve, e
    funksionimit, mamografi mobil ka bërë 300 ekzaminime.

    Ndërprerja e punës me këtë aparat ka ndodhur pas defekteve të shkaktuara si pasojë e
    ndërprerjes së furnizimit me rrymë, disa nga defektet e shkaktuara janë evituar
    menjëherë, ndërsa disa të tjera kanë marrë më shumë kohë.

    Gjithashtu ju informoj se për këtë çështje janë interesuar edhe donatorët kryesorë të këtij
    projekti, ambasadori i Norvegjisë, ai holandez dhe të tjerët, me të cilët në takim jam
    zotuar se do t’i evitojmë problemet.


    16
    Në takimet me përgjegjësit janë ngritur çështjet të cilat është dashur të evitohen, ato
    çështje kanë qenë kryesisht teknike. Është bërë siguria fizike e mamografit mobil, janë
    evituar defektet të gjitha dhe janë marrë të gjitha masat për pajisjen e mamografit mobil
    për dalje në qarkullim si çdo automjet tjetër. Domethënë është regjistruar dhe është
    pajisur me dokumentacionin gjegjës.

    Të nderuar deputetë,
    Ju informoj se shfrytëzimi efikas i mamografit mobil në terren do të bëhet vetëm pas
    hartimit të detajuar të planit operative që duhet të koordinojë punët e nevojshme në
    Klinikën e Radiologjisë, përgjegjësit e spitaleve rajonale dhe drejtorive komunale të
    shëndetësisë me qëllim që të hartohen saktë oraret e lëvizjes së mamografit, caktimin e
    saktë të lokacionit dhe vend qëndrimin, njoftimin e grupeve target-qytetarëve që duhet të
    ekzaminohen dhe detalet tjera logjistike.

    Për këtë arsye është caktuar një koordinator i cili do të përkujdeset për plotësimin e të
    gjitha kushteve teknike dhe harmonizimin e aktiviteteve të grupeve profesionale me
    aktivitetet lokale shëndetësore dhe të komunave.

    Ju njoftoj sot mamografi mobil është në funksion, është duke u bërë ekzaminimi i
    grupeve të caktuara të cilat janë planifikuar më herët, ndërsa dalja në terren pritet pas
    planit të detajuar të qëndrueshëm dhe të implementueshëm, siç e thashë në koordinim me
    autoritetet lokale.

    Sa i përket përgjegjësive, ju them që kur të marrim raportin nga organet e hetuesisë,
    sigurisht se do të merret edhe përgjegjësia ndaj individëve eventualisht. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zonja deputete, a keni pyetje shtesë?

  • Zoti Haradinaj! Pyetje për ministrin Haki Demolli. Ministri s’qenka këtu.
    Zoti Haradinaj e ka fjalën.

  • E lëmë në seancën e radhës atëherë pyetjen!

  • Në rregull. Zoti Haradinaj prapë, ka një pyetje për ministrin Skender
    Hyseni. Ministri s’është këtu.

  • Po meqenëse pyetjet janë bërë tash dy javë, i nderuar kryesues,
    edhe e kanë humbur kuptimin, megjithatë pyetja ka qenë për zjarrfikësit të cilët në dhjetë
    komuna akoma mbas 15 vjetësh trajtohen me koeficientin 4.3, që nënkupton domethënë
    këta njerëz nuk financohen si duhet, nuk mbështeten, në një vendim të ekzekutivit, janë
    transferuar nga niveli lokal në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa
    financimi i tyre bëhet në forma të ndryshme, domethënë në nivelin e Prishtinës funksion
    një njësi e veçantë që quhet Brigada e zjarrfikëseve, ndërsa në komuna, ta marrim
    shembull në 10 komuna të Kosovës: Skenderaj, Gjakovë, Drenas, Ferizaj, Dragash,
    Deçan, Artanë, Podujevë, Kaçanik e komuna tjera, koeficienti i zjarrfikësve, domethënë

    17
    rrogat e zjarrfikësve, janë 4,8, që nënkupton është më pak se një pastrues në Kosovë që e
    ka koeficientin 5,5.

    Edhe unë, edhe në të kaluarën, po edhe tash e përsëris, mendoj që ministri duhet t’i marrë
    masat urgjentisht pasi që janë domosdoshmërish domethënë janë me nevojë.

    Krejt çka ka ndodhur për këta zjarrfikës deri tash janë vetëm ndihmat humanitare të cilat
    u kanë ardhur nga Komisioni Evropian e që unë i kisha falënderuar publikisht.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Deputetja Aida Dërguti, pyetje për ministrin Abrashi.

  • Meqë tani jemi 10 muaj pas miratimit të Ligjit, i cili njeh statusin e
    personave të dhunuar gjatë luftës, nga mediet kemi dëgjuar që ka nisur të formohet
    Komisioni qeveritar për personat e dhunuar gjatë luftës mirëpo nuk kemi marrë asnjë
    informatë zyrtare në lidhje me këtë.

    Andaj, zoti ministër, a i ka përfunduar Ministria të gjitha obligimet? Pra, a është formuar
    Komisioni qeveritar dhe a janë nxjerrë aktet nënligjore?

  • Faleminderit! Zoti ministër, e keni fjalën!

  • I nderuar kryesues,
    Kryeministër, zëvendëskryeministër,
    Deputetë,

    Faleminderit për pyetjen!
    Shkurtimisht një përmbledhje e përgjithshme, pastaj edhe një shpjegim se ku gjendet i
    tërë procesi.

    Ligji 04/L-172 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 04/L-054 për statusin dhe të drejtat
    e invalidëve, veteranëve dhe pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave të
    dhunës seksuale të luftës, viktimave civile dhe familjarëve të tyre, është miratuar siç e
    dini me 20 mars 2014 dhe i shpallur në dekretin.

    Pas zbatimin e këtij ligji është paraparë nxjerrja e Rregullores për Komisionin qeveritar
    për njohjen e dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës.

    Zyra Ligjore e Zyrës së Kryeministrit, si bartëse ka hartuar draftin fillestar të projekt-
    rregullores për Komisionin qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të
    dhunuar gjatë Luftës çlirimtare të Kosovës dhe ende nuk është themeluar komisioni
    qeveritar për njohjen dhe verifikimin e këtij statusi.

    Kjo projekt-rregullore është në konsultim të brendshëm dhe së shpejti pritet të themelohet
    grupi punues i cili do të shqyrtojë dhe finalizojë projekt-rregulloren në fjalë ku do të
    marrin pjesë të gjitha grupet e interesit e gjithashtu edhe vetë Ministria e Punës dhe

    18
    Mirëqenies Sociale, për të cilën ne veç kemi nominuar një anëtar në këtë projekt-
    rregullore. Pasi Qeveria të themelojë komisionin qeveritar për njohjen dhe verifikimin e
    statusit të personave të dhunuar gjatë luftës, si obligim, Komisioni pritet të themelohet se
    shpejti në përputhje me procesin e hartimit të rregullores me vendim të Qeverisë.

    Sa për informatë të përgjithshme, Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e
    statusit të personave të dhunuar gjatë luftës do të përbëhet nga 9 anëtarë: përfaqësuesi i
    Zyrës së kryeministrit, përfaqësues nga Ministria e Punës, përfaqësues nga Ministria e
    Drejtësisë, përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, përfaqësues nga Instituti për Krime
    Lufte, psikologë klinikë, psikiatër, juristë dhe përfaqësues nga shoqëria civile, me përvojë
    në veprimtarinë ndihmëse të kësaj kategorie.

    Mund të shkoj edhe më tutje se qysh është menduar, në qoftë se kohë.

    Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore të këtij komisioni do të jenë njohja dhe verifikimi i
    statusit të personave të dhunuar gjatë luftës siç parashihet në ligj, me plotësim-
    ndryshimin e Ligjit 04/L-54 për statusin e drejtave të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve,
    pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave të dhunës seksuale të luftës,
    viktimave civile dhe familjarëve të tyre.

    Kompensimi dhe beneficioni që dalin nga ky ligj përfitohen pas shqyrtimit të rasteve nga
    Komisioni përgjegjës qeveritar dhe personat e dhunuar gjatë luftës përfitojnë benificione
    personale të parapara me nenin 6 të Ligjit që hyn në fuqi.

    Gjithashtu përfitojnë edhe shërbime shëndetësore jashtë vendit...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Faleminderit! A keni pyetje shtesë zonja Dërguti?

  • Presidentja bashkë me UNWOMEN është angazhuar në draftimin e
    ligjeve sekondare lidhur me këtë çështje. Pyetja ime është, a jeni në bashkëpunim me
    presidenten, a jeni në dijeni për drafitimin e ligjeve sekondare dhe a do të raportoni në
    Kuvend veç e veç apo bashkërisht për këtë proces?

  • Zoti ministër, e keni fjalën.

  • Ashtu siç e ceka, projekt-rregullorja është në hartim dhe
    në shqyrtim të brendshëm dhe me vendim të Qeverisë edhe do të hartohet dhe miratohet,
    si e tillë. Presidentja nuk merr pjesë në hartime të ligjeve.

  • Faleminderit! Zonja Kadrijaj, pyetje për ministrin Rrahmani.

  • Faleminderit, nënkryetar i Kuvendit!
    Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës, gjatë vitit 2012 është fokusuar në fusha
    tematike të cilat janë në interes për gratë.

    19
    Gjatë vizitave në terren të realizuara gjatë vitit 2011 në Kosovë, gratë nga OJQ-të e
    nivelit lokal, gratë asambliste po ashtu nga niveli lokal, si dhe gratë të cilat nuk janë të
    përfshira në asnjë organizatë kanë shfaqur brengosjen për shumë çështje që kanë të bëjnë
    me fuqizimin dhe pozitën e gruas, ndër to ishte çështja e shëndetit të gruas.

    Nga të gjeturat në vizitat në terren të cilat përfshijnë dhe vizitën e Grave deputete në
    Institutin Onkologjik të Prishtinës, është cekur se gratë, posaçërisht gratë nga viset rurale
    nuk kanë qasje të duhur në shërbimet shëndetësore.

    Për më tepër, Grupi i Grave Deputete është zotuar që do të implementojë një projekt i cili
    qëllimin kryesor e ka blerjen e një mamografi mobil. Pas dy vite punë dhe angazhim si
    dhe përkrahje nga shumë donatorë vendorë dhe ndërkombëtarë mamografi mobil është
    blerë më 31 tetor 2014 dhe i mori përgjegjësitë si në vijim.

    Ministër, pas një kohe të blerjes së këtij mamografi, një kohë shumë të shkurtër
    mamografi u prish. Përpos asaj që keni deklaruar në media se me rastin e mamografit po
    merret hetuesia, çka mund të na thoni konkretisht për këtë dhe kur do të hyjë në funksion
    mamografi mobil?

  • Zoti ministër, pyetjen e ke. Fjala është e juaja.

  • Faleminderit!
    Zonja deputete, përgjigjen të përgjithësuar e dhashë pak më herët. Ju njoftoj edhe një herë
    që për defekt- dëmin që u ka shkaktuar me marrjen e kabllos nga dikush janë duke u
    marrë organet kompetente, ndërsa, ju them që mamografi sot është funksional dhe është
    duke u shfrytëzuar. Prej datës 12 janar deri sot janë kryer 54 ekzaminime shtesë mbi
    numrin 300 që janë ekzaminuar deri në ndërprerjen, respektivisht daljen nga përdorimi.

    Mamografi mobil është në shfrytëzim dhe do të shfrytëzohet varësisht se sa mbërrin të
    koordinohen grupet profesionale të Klinikës së Radiologjisë me autoritetet vendore të
    komunave. Faleminderit!

  • Faleminderit! E keni pyetjen e dytë zonja Kadrijaj.

  • Këto gjëra po ndodhin shpesh në Qendrën Klinike Universitare, por
    edhe në Shërbimin spitalor, sepse përpos mamografit mobil po prishen edhe teknologia
    tjetër e avancuar siç janë rezonancat magnetike, CT të cilat po dalin jashtë funksionit.

    A ka krim të organizuar në Qendrën Klinike Universitare apo edhe në Shërbimin spitalor
    dhe zoti ministër, plani për veprim të mamografit mobil ka ekzistuar dhe kjo ka qenë me
    këtë renditje, në tetor, nëntor, në Qendrën Klinike Universitare, dhjetor: Podujeva,
    Drenasi, Graçanica, Fushë Kosova, Obiliqi, Ferizaj, Kaçaniku, Shtimja, Lipjani,
    Shtërpca, ndërsa deri sot përpos në Qendrën Klinike Universitare, që janë kryer disa
    shërbime ky mamograf s’e ka kryer asnjë shërbim.

    Kush do të jetë përgjegjës për të gjitha ato veprime dhe gratë nëpër komuna që janë

    20
    lajmëruar se do të bëjnë mamografin mobil duke e ditur se ekzaminimi i hershëm i
    kancerit të gjirit shpëton jetë.
  • Faleminderit! Zoti ministër, e keni fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    Ju them që me përgjegjësi sot në QKUK dhe në disa spitale rajonale, po edhe në kujdesin
    primar funksionojnë mamografët jomobilë dhe aty ekzaminohen pacientët nga mbarë
    Kosova, e nuk kemi të bëjmë me shkëputje të shërbimeve ose mosdhënie të shërbimeve
    për raste të tilla.

    Mamografi mobil tash ka dalë prej përdorimit dhe plani që ka ekzistuar atëherë nuk ka
    mundur të implementohet për shkak të defekteve.

    (Reagime nga salla)

    Nuk ka mundur të implementohet edhe për çështje teknike, sepse është dashur të
    regjistrohet se është një bocë, që është dashur t’i marrë tabelat për qarkullim dhe duhet t’i
    respektojë si të gjitha automjetet tjera rregullat e trafikut.

    Në qendrat e mëdha shëndetësore ekzistojnë mamografët fiks. Mamografi mobil do të
    shfrytëzohet e do ta japë kontributin vetëm atëherë kur ne mund ta bartim nëpër
    lokacione ku nuk kemi mamograf fiks. Faleminderit!

  • Faleminderit! Pyetje shtesë? Pyetja e dytë, mendova që fillove me pyetjen
    e dytë.

  • Faleminderit, nënkryetar!
    Para disa kohësh, nga Qeveria e Kosovës janë ndarë 5,5 milionë euro për trajtimin e
    fëmijëve që vuajnë nga sëmundjet kanceroze. Kjo shumë e parave të grumbulluara ka
    qenë nga refuzimi i deputetëve për rritjen e pagave, si dhe të personave të tjerë zyrtarë në
    nivelet e larta ku kanë punuar në Qeveri.

    Pyetja parlamentare: Ministër, a mund të na japësh shpjegim - ku janë këto 5,5 milionë
    euro?

  • Zoti ministër Rrahmani, e keni fjalën.

  • Faleminderit!
    Edhe kjo çështje është e interesit të veçantë për shëndetësinë. Ju them që në total në vitin
    2014 janë ndarë me vendime të kohëpaskohshme 8 milionë e 139 mijë e 917 euro.

    Për trajtim janë shfrytëzuar 7 milionë e 943 mijë e 577,28 euro,ose 97,9% e buxhetit të
    dedikuar për trajtim jashtë institucioneve publike. Numri i përgjithshëm i atyre që kanë
    përfituar në vitin 2014 është 889 persona.


    21
    Nga kjo shumë, për trajtim të fëmijëve me sëmundje malinje gjithsej 28 fëmijë. Janë
    shpenzuar 3 milionë e 737 mijë e 809 euro. Përveç kësaj, nga ky fond kanë përfituar edhe
    281 pacientë të moshave të ndryshme, në shumën prej 1 milion e 180 mijë e 844 euro.
    Pra, shuma totale e shfrytëzimit të këtij fondi është 4 milionë e 918 mijë e 653 euro,
    përafërsisht 5 milionë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Pyetje shtesë?

  • Ju falënderoj për sqarimin! Kjo shumë ka qenë e dedikuar kryesisht
    për fëmijët që vuajnë nga leukimia. Mirëpo, nëse i vizitojmë qendrat spitalore, Qendrën
    Klinike Universitare, ku hasim në mungesë të barnave nga lista esenciale, nga lista vitale,
    e të mos flasim për citostatikë, sepse çdo ditë po ballafaqohem me problemin, kur
    familjarët na adresojnë si adresë të tyre se po mungojnë citostatikët. Ne e dimë se një
    kurë e citostatikëve e ka një vlerë aq të lartë, një kosto aq të lartë, sa asnjë qytetar i
    Kosovës nuk mund ta përballojë një kosto të tillë buxhetore për ta paguar, dhe nëse ne si
    institucione dhe ju si ministër i Shëndetësisë nuk e aranzhoni që këto ilaçe të mos
    mungojnë nëpër qendrat klinike universitare nëpër spitale rajonale, atëherë besoni që
    njerëzit janë në hall të madh.

  • Zoti ministër, e dëshironi fjalën?

  • Faleminderit!
    Këtë vit 6 milionë euro janë të dedikuara për trajtim jashtë institucioneve publike për
    pacientët në nevojë dhe ju them që njëri nga objektivat që ka Ministria e Shëndetësisë
    është edhe furnizimi i rregullt i institucioneve publike me barna nga lista esenciale.

    Posaçërisht, interesi do të fokusohet në citostatikë dhe barna të rëndësisë së veçantë.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Pyetja e radhës është nga zonja Deliu, për ministrin Imet
    Rrahmani.

  • Faleminderit, kryesues!
    Përshëndetje për Kabinetin qeveritar dhe për deputetët,
    Nga tri kolegët unë e mora përgjigjen lidhur me pyetjen time që është bërë dy javë më
    herët për çështjen e mamografit mobil. Kjo tregon që kur gratë marrin përgjegjësi për
    secilin projekt janë të përgjegjshme edhe karshi shkallës së përgjegjësisë edhe ministrat
    duhet të jenë ata që jo vetëm marrin masa, por edhe kujdesen që pajisjet e tilla brenda
    QKUK-së të mos ndodhë që të vidhen, sepse po krijohen manipulime dhe tendenca edhe
    te qytetarët, edhe tek investitorët, të cilët me shumë përkushtim kanë investuar për ta
    siguruar një mamograf mobil.

    Ne e dimë që nëpër qendrat familjare nëpër Kosovë ka mamografë. Mirëpo, qëllimi për të
    cilën është bërë dhe kërkesa e donatorëve për ta siguruar një mamograf mobil ka qenë që
    ky mamograf të lëvizë nëpër të gjitha qendrat dhe nëpër të gjitha fshatrat dhe qytetet e
    Republikës së Kosovës. Presim që pas marrjes së përgjegjësisë ky aparat ta kryejë

    22
    funksionin për çka është sjellë dhe i është dhënë Ministrisë së Shëndetësisë.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Rrahmani, e keni fjalën.

  • Faleminderit!
    Kjo tregon që shëndetësia ka shumë probleme dhe është e rëndësisë së veçantë, për atë
    arsye edhe është një nga prioritetet e Qeverisë. Unë dhashë përgjigje për mamografin,
    prandaj besoj që ne do të jem të kujdesshëm që të mos dalë prej funksionit dhe të
    shfrytëzohet për atë që është dedikuar. Faleminderit!

  • Faleminderit! Deputetja Teuta Haxhiu, pyetje për kryeministrin Isa
    Mustafa. Zonjës Haxhiu, fjalën ju lutem!

  • Faleminderit, nënkryetar i Kuvendit!
    Pyetja për kryeministrin e Kosovës është: Cilat veprime, zoti kryeministër, i keni
    ndërmarrë ndaj vartësve tuaj, konkretisht ndaj ministrit për Kthim dhe Komunitete,
    Jablanoviq, i cili me deklaratat e tij po i fyen në vazhdimësi nënat gjakovare, të cilave iu
    masakruan fëmijët nga ushtria, policia dhe paramilitarët serbë në luftën e fundit, duke e
    ditur se këto nëna gjakovare vuajtën dhe ju, kryeministër, me fyerjet që vazhdimisht ky
    ministër juaj, nuk ju mjaftuan ndoshta fyerjet e tij, për të deklaruar edhe ju se masakrat
    nuk filluan në Gjakovë. Unë e di që masakra kishte edhe në Lybeniq, edhe në Çyshk të
    Pejës, edhe në Reçak, edhe në shumë komuna të tjera, por ju them edhe ju, kryeministër,
    se nënat gjakovare dhe Gjakova në përgjithësi ka vuajtur shumë në luftë, por ju them që
    masakra më e madhe në Kosovë ishte masakra në Mejë, ku humbën 377 qytetarë brenda,
    jo vetëm një dite, por edhe për shumë pak orëve.

    Andaj, kërkoj nga ju të tregon se çfarë masa ndërmorët, sepse e ndaluat edhe fjalën e lirë
    në Kabinetin tuaj. Pra, nuk e morët përsipër që të paktën të deklaroni edhe ju publikisht,
    apo ta merrni ndonjë masë të cilën e ka kërkuar me përgjegjësi shumë të madhe -
    shkarkimin, ky ministër.

  • Zoti kryeministër, e keni fjalën.

  • Po për fat të keq, ministri Jablanoviq u bë temë
    kryesore e Kosovës, e ne kemi plot tema tjera, kemi shumë probleme tjera. Mirëpo, edhe
    kjo temë e ka vendin e vet, e ka peshën e vet, e ka rëndësinë e vet dhe deklarata është
    mirë të dëgjohet dhe të vlerësohet në kontestin të cilin është dhënë dhe në kontestin të
    cilin është sqaruar nga ministri Jablanoviq. Unë nuk jam i detyruar që unë të sqaroj se
    çfarë ka menduar ministri, ose çfarë ka thënë ministri, por ai publikisht e ka sqaruar
    deklaratën e tij, ka kërkuar falje publike nga nënat gjakovare dhe të gjithë ata që kanë
    marrë pjesë atje, që s’e ka menduar ashtu. Dhe, është çështje e përgjegjësisë së të gjithë
    neve për fjalën publike, të cilën e japim dhe për akuzat publike, të cilat i bëjmë.

    Unë natyrisht që s’do ta lejoj asnjërin, në qoftë se do të kishte argumente se është bërë një
    fyerje e tillë për nënat gjakovare dhe për familjet e të pagjeturve. Mirëpo, mendoj që

    23
    ministri Jablanoviq e ka dhënë arsyetimin e tij dhe u ka kërkuar falje gjithë atyre që të
    mund ta kenë kuptuar në atë formë. Faleminderit!

  • Pyetje shtesë, zonja Haxhiu!

  • Faleminderit, nënkryetar!
    Do të thotë, e di që kemi shumë tema, por edhe ne e kemi ditur kryeministër edhe atëherë
    kur e kemi formua grupin, se nuk mjafton për ta udhëhequr Qeverinë e Kosovës të jesh
    vetëm ekonomist i diplomuar. E kemi ditë që nuk jeni i aftë për ta çuar vendin përpara.
    Andaj, edhe një herë kërkoj: Çfarë do të ndërmerrni nga ky ministër, i cili me trup është
    në Kosovë, me krye është në Beograd, i cili fyerjet që ua ka bërë nënave gjakovare dhe
    krejt qytetarëve të Kosovës, janë vetëm nisma çfarë ai tregon, duke u treguar i djallëzuar
    se nuk është në dijeni se çfarë ka ndodhur në Kosovë në luftën e fundit.

    Andaj, edhe një herë kërkoj me përgjegjësi - çfarë ju do të ndërmerrni si kryeministër,
    sepse përgjegjësia është juaja. Ju jeni ai që i keni zgjedhur këta ministra, ose vartësit tuaj.

  • Faleminderit! Zoti Mustafa e keni fjalën.

  • Zonja deputete,
    Ju po flisni për ministrin Jablanoviq, ndërkaq nuk po e korrigjoni veten dhe s’po e
    kontrollin veten në akuzat dhe vlerësimet tuaja. Kush jeni ju që të vlerësoni se kush është
    ekonomist i dështuar, apo kush nuk është? Çfarë diplome më të madhe ke ti në ekonomi
    dhe çfarë baze të dijes më të madhe ke në ekonomi, në mënyrë që t’i të vlerësosh se kush
    është i dështuar, apo kush nuk është i dështuar në pikëpamje profesionale?

    Atë që e ka bërë Jablanoviqi atje, ti edhe disa të tjerë po e bëni këtu në Kuvend. Askush
    s’ka të drejtë këtu t’i thotë dikujt se duhet të shkoni në burg, t’i thotë dikujt se jeni
    fashistë, t’i thotë dikujt se jeni kriminelë, në qoftë se nuk keni fakte për ato, sepse të
    gjithë ne po bimë në pozitë të njëjtë.

    Prandaj, atë që e them - e them me përgjegjësinë time, e them me bindjen time dhe unë
    do të marr masa ndaj çdo ministri, në qoftë se ata do të kryejnë veprime, të cilat janë në
    kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, do të bëjnë veprime të cilat janë
    në kundërshtim me ligjet pozitive në Kosovë dhe do të bëjnë veprime, të cilat nuk e
    respektojnë rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

    Për deklarime verbale dhe për gjëra të tjera, unë nuk mund të hyj dhe të jap vlerësime dhe
    të marrë masa. Ndërkaq për deklarime, të cilat janë në kundërshtim dhe të cilat janë
    cenime të Kushtetutës, cenime të ligjit, masat duhet t’i marrin organet e drejtësisë. Ato
    janë të autorizuara që të marrin masa në fushëveprimin e tyre.

  • Faleminderit! Është edhe një pyetje tjetër e zonjës Haxhiu për
    kryeministrin zotin Mustafa.

  • Faleminderit, nënkryetar!

    24
    Unë, zoti kryeministër, jam Teuta Haxhiu, deputete e Parlamentit të Kosovës. Se, pse
    keni dështuar, e kemi modelin e Prishtinës, por mbi të gjitha, edhe një herë po them, nuk
    mjafton të jeni vetëm ekonomist. Unë jam matematikane e diplomuar, mund të ju tregoj
    më shumë se ju për matematikën. Por, megjithatë, pyetja e radhës është:

    Shkelja e Kushtetutës së Republikës së Kosovës nga varësit tuaj po vazhdon edhe nga
    ministri i Administratës së Pushtetit Lokal, Mariq. Ndërsa ju absolutisht nuk ndërmerrni
    asnjë veprim. Pyetja është: Kur do të filloni ju si kryeministër i Republikës së Kosovës të
    kërkoni nga ministrat tuaj respektim të Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së
    Kosovës?

  • Zoti kryeministër, e keni fjalën.

  • Sa i përket Prishtinës, unë mburrem me Prishtinën,
    mburrem me punën e cila është bërë në Prishtinë, edhe ti si matematiciente mësoji numrat
    dhe mësoje si të veprosh me numra, e nuk është puna jote të japësh vlerësime për
    Prishtinës, sepse vlerësimet për Prishtinën i japin qytetarët e Prishtinës dhe i japin ata që
    ma kanë dhënë votën mua dhe që ma kanë dhënë besimin mua. Kështu që harroji ato
    punë, e merru me punët tua.

    Sa u përket këtyre të tjerëve, çdonjëri do ta respektojë ligjin edhe Kushtetutën e
    Republikës së Kosovës. Në qoftë se edhe ministri Mariq, por edhe një ministër shqiptar,
    nuk i respekton procedurat administrative, procedurat ligjore, ne do të marrim masa ndaj
    tyre.

    Unë nuk kam informata se ministrat në Qeverinë e Republikës së Kosovës po veprojnë
    jashtë procedurave ligjore dhe procedurave administrative, të cilat janë të parapara me
    Rregulloren e Punës së Qeverisë dhe me ligjet, të cilat janë në fuqi. Në qoftë se ti i ke
    argumente, urdhëro dhe thuaj ato, por unë informata të tilla nuk kam. Unë kam qenë i
    kam qenë dhe i kam vizituar disa nga këta ministra. Unë e kam parë flamurin e
    Republikës së Kosovës në zyrat e tyre, i kam parë simbolet e Republikës së Kosovës në
    zyrat e tyre dhe ata punojnë me letra dhe me dokumente të Republikës së Kosovës.

  • Faleminderit! Pyetje shtesë, zonja Haxhiu?

  • Faleminderit, nënkryetar!
    Përgjigjen e kanë dhënë qytetarët e Prishtinës, por shqetësim shumë më i madh është se
    ju nuk jeni në dijeni, kryeministër i vendit, unë i kam argumentet, ja ku i keni
    kryeministër, po do t’jua jap edhe fizikisht. Po ju tregoj se në një raportim që ka pasur
    KTV-ja, ministri i Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq, për dallim nga paraardhësi i tij,
    Slobodan Petroviq, ka vendosur që në njoftimet e kësaj ministrie të mos e vendosë logon
    e Republikës së Kosovës, raporton pra KTV-ja. Veprimi tjetër i tij është edhe bojkotimi i
    gjuhës shqipe në këto njoftime, e cila është gjuhë e parë zyrtare. Në disa prej tyre, në
    emër të ministrit, e ka dërguar Ilija Saviq, nuk përdoret fare gjuha shqipe. Njoftimi është
    vetëm në gjuhën serbe dhe në atë angleze, e askund nuk përmendet shteti i Republikës së
    Kosovës. A janë argument këto apo jo, kryeministër!

    25
  • Zoti Kryeministër, dëshironi të përgjigjeni?

  • Po unë nuk merrem me KTV-në në Kuvend nuk
    merrem, moj zonjë! Nuk merrem me informata të KTV-së, unë merrem me dokumente
    zyrtare. KTV-në shfrytëzojeni ju, unë i kam dokumentet zyrtare. Lëre atë punë!

  • Faleminderit! Zoti Topalli, pyetje për ministrin Zharku.

  • Faleminderit!
    Ministër Zharku, pyetja që e kam në fakt është bërë para shumë ditësh, edhe pse ka pasur
    në Kosovë zhvillime të reja dhe shumë pyetje e pikëpyetje të reja, megjithatë po e shtroj.
    Pyetjen që po jua drejtoj vjen me kërkesën e banorëve që jetojnë përgjatë rrugës Ferizaj-
    Shtime, të cilët janë të alarmuar për shkatërrimin që kjo rrugë ka përjetuar në afat prej më
    pak se 90 ditësh dhe duan ta dinë se cilat janë arsyet e një prishje kaq të shpejtë dhe çfarë
    masash do të ndërmarrë Ministria për ta rregulluar këtë rrugë të rëndësishme, pavarësisht
    se këta banorë, me gjithë prishjen e rrugës, kanë siguruar se do të vijnë në protestën e
    nesërme, e cila do të mbahet në Prishtinë, kundër kolegut tuaj Jablanoviq dhe në
    përkrahje të kërkesave të minatorëve për kthimin e “Trepçës” në ndërmarrje publike.

  • Faleminderit! Zoti Zharku, e keni fjalën!

  • I nderuar nënkryetar!
    Zoti kryeministër,
    Ministra,
    Të nderuar deputetë,
    I nderuari zotëri Topalli,
    Projekti i Ministrisë për Infrastrukturë, rehabilitimi i rrugës nacionale N/25.3, segmenti
    Shtime-Ferizaj, ka filluar në korrik të vitit të kaluar dhe është projekt dyvjeçar, i cili do të
    përfundojë në qershor të këtij viti. Ekzekutuesi i punimeve është kompania
    “Papemburg&Adriani Sojevë” Ferizaj, ndërsa vlera e kontratës për punë është 1 milion e
    544 mijë e 988 euro e 73 centë. Rruga ekzistuese e ka gjerësinë afërsisht 6,5 metra,
    ndërsa do të zgjerohet në 7 metra. Deri më tani, kompania e ka kryer shtresën e parë të
    asfaltit në trashësi prej 7 centimetra në tërë gjatësinë e rrugës prej 10 km e 300 metra.
    Shtresa e dytë e asfaltit prej 4 centimetrash ka filluar nga Shtimja në drejtim të Ferizajt,
    në gjatësi prej 2,6 kilometrash. Punimet janë ndërprerë për shkak të kushteve klimatike
    dhe do të vazhdojnë në pranverë të këtij viti.

    Deri tani, vëllim fizik i punëve është kryer në masën 58%. Gjatë këtij dimri janë paraqitur
    dëmtime në këtë rrugë, si plasaritje dhe hapje e gropave në sipërfaqe prej 1200 m2, e që
    janë pasojë e paraqitjes së ujërave nëntokësore. Duhet theksuar se nuk janë paguar me
    situacion të përkohshëm 700m2, me qëllim të eliminimit të defekteve të paraqitura dhe
    për shkak të dëmeve të reja eventuale. Sipërfaqja e dëmtuar gjithashtu nuk është
    llogaritur në vëllimin fizik të punëve të kryera.


    26
    Punëkryesi e ka sanuar gjendjen e dëmeve në këtë rrugë me mbushjen e gropave me
    asfalt dhe sanimin e plasaritjeve të paraqitura. Gjatë tërë kohës, kompania është duke
    kujdestaruar me qëllim të sanimit të dëmeve të tjera eventuale.

    Kompania, me fillimin e punëve, është e obliguar të bëjë sanimin komplet të rrugës së
    dëmtuar, përfshirë shtresën asfaltit të dëmtuar dhe ta kryejë shtresën finale përfundimtare
    të asfaltit. Pas përfundimit të projektit, do të bëhet natyrisht pranimi teknik. Gjithashtu,
    duhet theksuar që në afatin garantues dyvjeçar nuk paguhet 10% e vlerës së projektit që
    të sanohen dëmet eventuale në afatin garantues. Faleminderit!

  • Faleminderit! Pyetje shtesë, zoti Topalli?

  • Faleminderit për përgjigjen, ministër! Ajo që më shqetësoi tash në
    këtë moment është fakti që ju thatë që rruga ka kushtuar 1 milion e 544 mijë e 988 euro e
    73 centë euro, ndërsa sipas informacionit tim kjo rrugë e ka edhe një kosto shtesë, të cilën
    ju nuk e përmendni fare prej 153 mijë e 317 euro, që i bie se rruga në tërësi kushton 1
    milion e 698 mijë e 305 euro e 73 centë, për çka ka mungesë të transparencës edhe sa i
    përket çmimit të mirëfilltë të rrugës.

  • Ministër! Në rregull! Deputetja Lama, pyetje për ministrin Abrashi. Besoj
    për mamogramin dhe...

  • Jo, nuk e kemi për mamografin, por ju të mos ju vijë fare çudi për të, e
    për të cilin pyesin të gjitha deputetet, sepse është një angazhim i jashtëzakonshëm
    dyvjeçar i deputeteve dhe ndërkohë është prezantuar në publik sikur ne e kemi bërë
    ndonjë mëkat që e kemi siguruar mamografin. Kështu që është mirë që ministri i ka
    ndërmarrë masat të menjëhershme se do të ishte në qendër të kritikave dhe në të ardhmen.
    Po kështu, të mos ju vijë çudi ministrave dhe deputetëve që shumë nga pyetjet e
    deputetëve janë të ngjashme për arsyen e thjeshtë - se Qeveria ka funksionuar për një
    kohë të gjatë pa mbikëqyrjen parlamentare për shkak të krizës e tjerë.

    Edhe pyetja ime lidhet është e ngjashme me zonjën Dërguti, lidhet me viktimat e luftës,
    dhunës seksuale gjatë luftës, në fakt, me implementimin e atij ligji, pa dashur të bie në
    përsëritje, dua ta pyes ministrin, duke qenë se ligji parashikonte që aktet nënligjore dhe
    krijimi i komisionit të bëheshin brenda 6 muajsh pas miratimit të ligjit, do të doja ta
    pyesja ministrin nëse rregullorja ose aktet nënligjore që tashmë kanë filluar t’i hartojnë
    kanë filluar nga ai, apo kanë qenë të përgatitura dhe kur parashihet që të përfundojë kjo
    punë, në mënyrë që ta fillojë punën edhe komisioni dhe identifikimi i grave, dhe duke
    qenë se ato janë në gjendje të mjerueshme, të përfitojnë sa më shpejt nga buxheti i
    miratuar për to pikërisht në vitin e kaluar. Kjo është pyetja ime.

  • Faleminderit! Zoti Abrashi, ke përgjigje? Përsërite edhe një herë, Alma!
    Në rregull, nuk ka përgjigje ministri. Do pyetje shtesë?

  • Pyetja ishte kjo, zoti ministër, pa dashur të bie në përsëritjen e pyetjes,
    kishte të bënte: Kur ka filluar puna për rregulloren, sepse në bazë të ligjit është dashur që

    27
    brenda 6 muajsh pas miratimit të ligjit të kryhej kjo punë dhe kur parashikoni ju që të
    përfundojë kjo punë, kur të fillojë komisioni, domethënë afatet ligjore, në mënyrë që ta
    dimë se kur këto gra të interesuara për të përfituar nga ky ligj do ta kenë mundësinë që të
    përfitojnë nga ndihma financiare? Faleminderit!

  • Zoti ministër, e keni fjalën për përgjigje në pyetje.

  • Faleminderit, kryesues!
    Kryeministër,
    Të nderuar deputetë,
    Përgjigjja pak e ngjashme sikur edhe në pyetjen e mëhershme. Sa për informatë, besoj që
    në 6-mujorin e parë do ta finalizojmë punën e komisionit, kurse afati për ta parashtruar
    kërkesën, realizimin e të drejtave për pensione dhe benificione të caktuara sipas ligjit për
    personat e dhunuar gjatë luftës do të jetë 5 vjet nga fillimi dhe zyrtarizmi i punës së
    Komisionit qeveritar. Faleminderit!

  • Faleminderit! Pyetja e fundit është nga deputeti Haxhiu, për ministrin
    Rrahmani.

  • Faleminderit, i nderuar kryesues,
    I nderuar ministër,
    Çështja ka të bëjë me vështirësitë e qytetarëve për marrjen e shërbimeve kardiokirurgjike
    dhe të shërbimeve tjera. Ministria e Shëndetësisë në vitet e fundit ka investuar miliona
    euro në shërbimin e kardiokirurgjisë dhe shumë më pak në atë të kardiologjisë invazive.
    Ofrimi i këtyre shërbimeve ka pasur oscilime të mëdha dhe qytetarët e Kosovës kanë
    pasur vështirësi të trajtohen nëpër institucione publike për shërimin e tyre. Statuti i
    shërbimit klinik spitalor universitar, praktikisht dhe juridikisht, e ka shuar Qendrën
    Klinike Universitare.

    Shumë klinika tani janë para kolapsit, si ajo e Kardiologjisë Vaskulare, e disa të tjera.
    Lista e pritjes për operime në këtë klinikë është e gjatë me vite dhe pyetja është: I nderuar
    ministër, a mund të na tregoni se sa ndërhyrje kirurgjike janë bërë në Klinikën e
    Kardiologjisë Vaskulare përgjatë viteve 2011 deri 2014? Pastaj, sa ndërhyrje kirurgjike
    janë bërë në ato investime të mëdha në Klinikën e Kardiokirurgjisë? Sa mjete janë
    investuar dhe sa pacientë janë trajtuar për këtë shërim jashtë institucioneve publike me
    paratë e Ministrisë të Shëndetësisë? Sa koronografi janë kryer, sa stenda dhe sa ... janë
    vendosur në Klinikën e Kardiologjisë, përkatësisht në Kardiologjinë Invazive gjatë viteve
    2011-2014 dhe sa mjete janë shpenzuar për ofrimin e këtyre shërbimeve për pacientë
    jashtë institucioneve publike?

  • Zoti ministër, e keni fjalën! Po më duket sikur debat, me gjithë ato pyetje!

  • Faleminderit, zoti kryesues!
    Zoti kryeministër,
    Zëvendëskryeministër,
    Kolegë ministra,

    28
    Të nderuar deputetë,
    Fillimisht, i nderuari deputet Haxhiu, kërkoj falje që përgjigjja ime nuk mund të jetë
    komplete në raport me kërkesat e parashtruara për shkak të kohës së shkurtër për t’i
    marrë të gjitha informacione statistikore për 4 vjetët e fundit. Nëse nuk jeni kundër, u
    ishim përgjigjur në një seancë tjetër, përndryshe mund t’jua jap vetëm disa shënime të
    fundit dhe prioritetet të cilat i kemi këto ditë

    Kisha propozuar që në seancën tjetër t’jua jap një përgjigje të plotësuar. Faleminderit!

  • Faleminderit! Pyetje shtesë, zoti Haxhiu?

  • Faleminderit ministër!
    Besoj që në seancën tjetër do të jesh më shumë më i përgatitur, por për informimin tuaj -
    nga viti 2007, i nderuar ministër, deri në vitin 2011, në Qendrën Klinike Universitare janë
    kryer 200 koronografi dhe 4 stendime, vetëm me shifra po flasim dhe me statistika, prej
    vitit 2011 deri në vitin deri në vitin 2014 janë kryer 2681 koronografi dhe 358 stendime.
    Kjo punë është kryer me shumë vështirësi dhe me pengesa nga Ministria e Shëndetësisë,
    e cila nuk ka bërë furnizime të duhura. Uroj që kjo të mos ndodhë në të ardhmen.

    I nderuar ministër, para disa ditësh, me inicimin e drejtorit të Kardiologjisë, Qendra
    Klinike Spitalore dhe Universitare e ka ndëshkuar me masë disiplinore para përjashtim
    doktorin Sami Gjoka për shkak se ka folur në media për punën e tij profesionale...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Faleminderit! Nuk është pyetje kjo, po përgjigjesh në vend të ministrit.
    Koha e pyetjeve është shteruar. Siç e dini, pyetjet e deputetëve që nuk marrin përgjigje në
    dy seanca plenare, do të publikohen në revistën e Kuvendit, neni 45, paragrafi 11 i
    Rregullores së Kuvendit.

    Në sallë janë 85 deputetë të pranishëm.

    Kalojmë në pikën e tretë të rendit të ditës:

    3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme

    Të nderuar deputetë,
    Pyes nëse keni vërejtje në procesverbalet e seancave plenare, të mbajtura më 17 korrik, e
    vazhduar më 18 shtator dhe 8 dhjetor 2014; më 8, 9 dhe më 15 dhjetor; më 18 dhjetor dhe
    22 dhjetor e 29 dhjetor 2014.

    Nuk ka vërejtje. Atëherë, konstatoj se Kuvendi miratoi procesverbalet e seancave plenare,
    të mbajtura më 17 korrik, e vazhduar më 18 shtator dhe më 8 dhjetor 2014; 8 e 9 dhjetor
    2014, 15 dhjetor 2014, 18 dhjetor 2014, 22 dhjetor 2014 dhe 29 dhjetor 2014.


    29
    4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të
    armatosura

    Lidhur me rendin e ditës, po besoj, është paraqitur kryetari i Grupit Parlamentar të
    Lidhjes Demokratike të Kosovës, zoti Beqiri.

  • Faleminderit, zoti kryesues!
    Unë ju kisha lutur që kjo pikë që është tash në radhë, e katërta, të jetë pas pauzës, për
    shkak se ministri i Punëve të Brendshme është në një takim me ministren e Punëve të
    Brendshme të Maqedonisë dhe nëse bën ta bëjmë në sesion të pasdites. Por, nëse ka
    gatishmëri, që dikush prej ministrave tjerë, atëherë unë sa po e shoh, në ndërkohë është i
    autorizuar zoti Abrashi, atëherë ne s’kemi asgjë kundër që të vazhdojmë me këtë pikë.
    Kërkoj falje, atëherë, që e morra fjalën, por kështu ishte kërkesa, ndërkohë, e paska
    autorizuar zotin Abrashi dhe për ne është në rregull të vazhdojmë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Atëherë, meqenëse është i autorizuar nga kryeministri, zoti
    Abrashi për ta paraqitur ligjin, fjalën e ka zoti Abrashi. Desha të ndërhyj pak që kur ka
    ndërrim ministrash, është mirë të njoftohemi me kohë, për paraqitje të ligjeve dhe atë me
    shkrim.

  • Faleminderit!
    I nderuar kryesues,
    I nderuar kryeministër, zëvendëskryeministra, ministra,
    Të nderuar deputetë,
    Me qëllim të mbrojtjes së interesit shtetëror dhe të sigurisë kombëtare, Ministria e Punëve
    të Brendshme ka marrë iniciativë për hartimin e Projektligjit për përcaktimin e veprës
    penale të bashkimit apo pjesëmarrjes në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacione të
    jashtme paraushtarake, ose parapolicore, në organizimet grupore apo individuale, jashtë
    territorit të Republikës së Kosovës.

    Në praktikën e deritanishme është vërejtur një trend i rritjes së individëve, të cilët me
    rritjen e vatrave të krizës në botë e me qëllim të realizimit të sferave të tyre të interesit po
    bashkëngjiten në formë të organizuar apo të pavarur në kryengritje apo konflikte të
    ndryshme jashtë vendit, për shuma të caktuara parash apo privilegje tjera.

    Dhe, të njëjtit pas kalimit të kohës së caktuar kthehen në vend dhe bëhen bartës të
    aktivitetit propagandistik dhe nxitjes së të tjerëve për bashkim apo pjesëmarrje në forma
    të tilla. Pra, ne kemi konsideruar që është imediate krijimi i një kornize ligjore për
    ndjekjen dhe gjykimin e personave të tillë, që marrin pjesë në konflikte, apo në çfarëdo
    forme tjetër të organizimit joformal paraushtarak apo para policor jashtë territorit të
    Republikës së Kosovës.

    Projektligji është hartuar në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë,
    Prokurorinë e Shtetit, Gjykatën Supreme, Zyrën Ligjore të Kryeministrit dhe me
    Agjencinë Inteligjente të Kosovës dhe, jemi dakorduar plotësisht me dispozitat e këtij
    projektligji. Dënimet e parapara për kryerësit e kësaj vepre, sipas prokurorit të shtetit janë

    30
    adekuate, për kryerësit e kësaj vepre penale si dhe kontribuohet në parandalimin e
    përgjithshëm të këtij fenomeni, të dëmshëm për vendin tonë.

    Është me rëndësi të potencohet se Projektligji kundër bashkimit në formacione të jashtme
    paraushtarake dhe parapolicore është hartuar në frymën e plotë të Rezolutës 2178 të vitit
    2014, e miratuar nga Këshilli i Sigurimit më datën 24 shtator 2014 dhe përmban të gjitha
    ato elemente ndëshkuese të kësaj rezolute, duke përfshirë sanksionimin lidhur me
    rekrutimin, financimin, planifikimin, përgatitjen, mbështetjen, sigurimin e fondeve dhe
    organizimin për kryerjen e kësaj vepre penale.

    Të nderuar deputetë,
    Duke marrë parasysh rëndësinë e këtij projektligji, nevojën e avancimit të kuadrit ligjor,
    si dhe duke marrë parasysh prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, kërkojmë
    nga ju miratimin në parim të këtij projektligji. Faleminderit!

    (Drejtimin e mbledhjes e merr kryetari i Kuvendit, z. Kadri Veseli.)

  • Faleminderit, ministër!
    Të nderuar deputetë,
    Pas paraqitjes së projektligjit hap debatin për diskutim në parim. Ftoj kryetarin e
    Komisionit Funksional, zotin Haradinaj, për paraqitjen dhe arsyetimin e raportit me
    rekomandime.

  • Faleminderit, kryetar!
    Të nderuar deputetë,
    Komisioni Funksional më datën 13 janar të vitit 2015, ka shqyrtuar në parim këtë
    projektligj dhe ka konstatuar, se projektligji i plotëson kushtet e parapara në bazë të nenit
    54 të Rregullores së Kuvendit për ta proceduar për shqyrtim dhe i rekomandon Kuvendit
    që ta miratojë.

    Po ashtu, edhe në emër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i jap mbështetje këtij
    projektligji, gjithmonë duke pasur parasysh sepse ky ligj ka mundur të kalohet po ashtu,
    në Kodin e Procedurës Penale, sikur e kanë bërë shtetet e rajonit, por meqenëse ju është
    drejtuar ligj i veçantë, atëherë ne i japim mbështetje. Mendojmë, që është momenti i
    përshtatshëm që ta përkrahim këtë projektligj, duke pasur parasysh situatën se çka po
    ndodh edhe në vendet e krizës, siç u tha edhe më lartë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Atëherë, kalojmë te kryetarët ose te përfaqësuesit e grupeve
    parlamentare. Nga Partia Demokratike e Kosovës, Fadil Demaku.

  • I nderuar kryetar i Kuvendit,
    Kabinet qeveritar,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës e ka shqyrtuar Projektligjin për
    ndalimin e bashkimit në konfliktet e armatosura jashtë territorit të vendit dhe e përkrah në
    parim miratimin e tij.

    31
    Gjithashtu, vërejtjet, sugjerimet dhe plotësimet e nevojshme do t’i paraqesë në kuadër të
    Komisionit Funksional, atë për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së
    Sigurisë së Kosovës deri kur të vjen ligji në shqyrtimin e dytë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës,
    Nuredin Ibishi e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    I nderuar zoti kryeministër,
    Kabinet qeveritar,
    Të nderuar deputetë,
    Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës përkrah në parim Projektligjin për
    ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të Kosovës, në leximin e
    parë dhe, në vazhdim do të angazhohet në dhënien e vërejtjeve dhe propozim-
    amendamenteve për leximin e dytë.

    Gjithashtu, Grupi Parlamentar i LDK-së, në veçanti fton deputetët tanë në Komisionin
    Funksional, në Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe FSK dhe komisionet e
    përhershme, që të japin kontributin në amendamentimin e këtij projektligji. Faleminderit!

  • Faleminderit! Nga Grupi Parlamentar “Vetëvendosje” e ka fjalën Faton
    Topalli.

  • Të nderuar deputetë,
    Qeveria e Kosovës ka sjell për diskutim Projektligjin për ndalimin e bashkimit në
    konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit, me qëllim të mbrojtjes së interesit
    shtetëror dhe të sigurisë kombëtare.

    Ne jemi kundër shkuarjes, qoftë edhe të një shqiptari të vetëm për të luftuar në Siri apo në
    cilindo vend tjetër të botës, ku vepron terrorizmi. Jemi gjithashtu, thellësisht të interesuar
    të kemi rregullime ligjore, të cilat merren konkretisht me masat kundër terrorizmit të
    çfarëdo lloji.

    Nuk ka dyshim se ndodhemi në një situatë kur duhet të marrim masa sigurie kundër
    terrorizmit. Shembulli i 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shembulli i
    fundit në Francë, pjesëmarrja e një numri të vogël shqiptarësh në luftën e ISIS-it, na
    thërrasin që të mos qëndrojmë duarkryq para kësaj situate dhe të ndërmarrim masat e
    nevojshme për t’i parandaluar pasojat në vendin tonë dhe për qytetarët tanë.

    Ne jemi prerazi kundër grupimit të quajtur ‘Al Kaida’ dhe grupimit Shteti Islamik apo
    çfarëdo organizate tjetër të ngjashme. Këto grupime bien ndesh me botëkuptimet tona
    politike për lirinë, për demokracinë dhe për organizimin shoqëror.

    Lidhur me këtë çështje, Zvicra ka dhënë një shembull të mirë për të rregulluar këtë
    problem. Unë do t’i lexoj vetëm dy nene nga ligji zviceran kundër terrorizmit, prej katër
    neneve, të cilat janë kryesore.

    32
    Neni 1 i Ligjit zviceran thotë: ndalesë. Ndalohen organizatat dhe grupimet në vijim:

    a) grupi ‘Al Kaida’,
    b) grupi Shteti Islamik,
    c) organizatat e maskuara apo vijuese të grupimeve ‘Al Kaida’ dhe Shteti Islamik, si dhe
    organizatat dhe grupimet, të cilat në drejtim, qëllim apo mjete, përputhen me organizatat
    Alkaida, Shteti Islamik e tjera.

    Neni 2 i këtij ligji thotë: “Kushdo që në territorin e Zvicrës dhe jashtë tij merr pjesë në
    njërën prej grupimeve apo organizatave tjera, mbështet me njerëz dhe financa, organizon
    për to ose për qëllime të tyre aksione propagandistike ose i përkrah aktivitetet e tyre në
    forma të tjera, dënohet me heqje lirie prej 5 vitesh ose me dënim me të holla.”

    Ky ligj zviceran është i përcaktuar në kohë dhe vlen deri më 31 dhjetor të vitit 2018. Ligji
    që ka sjell Qeveria është aq i përgjithshëm, sa nuk hyn gati fare në funksion të luftës
    kundër terrorizmit. Për dallim nga Qeveria, ne jemi për atë që të luftohet konkretisht
    terrorizmi, që të përcaktohet qartë dhe me ligj se cilat janë organizatat terroriste dhe të
    dënohet kushdo që mbështet terrorizmin nga territori i Kosovës, pavarësisht nëse ka dy
    apo pesë pasaporta.

    Në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje” kërkoj nga Qeveria e Kosovës
    ta tërheqë ligjin dhe së bashku me të gjitha grupet parlamentare, ta bëjnë një ligj të ri, i
    cili hyn në funksion të çështjes, për shembull, të ngjashëm me të ligjin që ka një vend
    perëndimor, siç është Zvicra.

    Nëse Qeveria ka vërtet vullnet për ta luftuar terrorizmin dhe jo për t’u dukur sikur e
    lufton terrorizmin, ndryshimi mund të bëhet shumë shpet, brenda dy orësh, brenda ditës.
    Pra, urdhëroni dhe tregoni, a dëshironi ta luftoni terrorizmin? A janë për Qeverinë dhe
    shumicën parlamentare ‘Al Kaida’ dhe grupi Shteti Islamik organizata terroriste? Për t’ia
    dhënë kësaj edhe kontekstin e Kosovës, për shembull, a është vrasja e Selver Haradinajt
    në Mitrovicë akt terrorist?

    A janë sulmet dhe ngjarjet e ngjashme sulme terroriste? A keni ndërmend ta luftoni vërtet
    bashkimin me organizatat terroriste, apo dëshironi të krijoni përshtypjen se jeni kundër
    tij?

    Nëse jeni kundër terrorizmit, ejani ta përcaktojmë konkretisht dhe pa hamendje, cilat janë
    organizatat me veprimtari terroriste. Mos sillni projekte që trajtojnë 1.7 milionë qytetarë
    të Kosovës si të dyshuar për veprimtari terroriste. Ky ligj është i gjeneralizuar dhe nuk
    hyn në funksion të çështjes, të cilën pretendon.

    Çfarëdo deklarimi publik rreth luftërave çlirimtare dhe vatrës së krizës mund të dënohet
    përmes këtij ligji. Ligji ndalon angazhimin për vlerat universale. Në botë janë zhvilluar
    dhe mund të zhvillohen luftëra të ndryshme të drejta, që nuk i bëjnë shtetet siç i ka bërë
    Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila është mbështetur nga vullnetarë gjermanë, francezë,
    amerikanë, e të tjerë. Ligji është diskriminues dhe nuk trajton njësoj të gjithë qytetarët e

    33
    Kosovës, sepse serbët me shtetësi të dyfishtë kanë të drejtë të marrin pjesë në çfarëdo
    lufte, ndërsa shqiptarët që kanë një shtetësi, nuk kanë të drejtë të marrin pjesë.

    Ligji parasheh dënime drakoniane deri me 15 vjet burg, për veprat të cilat për shembull,
    ligji zviceran i sanksionon me gjobë, apo dënime heqje lirie deri në 5 vjet burg.

    Nëse Qeveria e Kosovës nuk e tërheq këtë ligj, do të dëshmojë se nuk dëshiron ta luftojë
    me mjete efikase dëmin, që mund ta pësojë Kosova nga të rekrutuarit potencialë të ‘Al
    Kaidës’ dhe grupi Shtetit Islamik apo grupimet tjera, që kanë qëllime të ngjashme, por,
    që më shumë është e interesuar të krijojë përshtypjen gjoja sikur po lufton terrorizmin
    dhe të njëjtën kohë t’i ndjekë, përgjojë dhe t’i bëjë si të dyshuar qytetarët e Kosovës.

    Pra, ky projektligj, së bashku me atë të përgjimeve, të komunikimeve elektronike, të cilin
    ne do ta diskutojmë më vonë, i krijon pushtetit një grup instrumentesh, ku në emër të
    sigurisë së vendit sigurojnë përndjekjen e cilitdo që mendon ndryshe nga Qeveria.

    Për arsyet e lartpërmendura, ne do të votojmë kundër ligjit, sepse konsiderojmë, që
    terrorizmin duhet emëruar dhe duhet luftuar. Ne jemi të gatshëm, pra jemi të gatshëm për
    një ligj të mirëfilltë kundër terrorizmit, pra jemi 100% për një ligj të tillë.

  • Faleminderit! Patëm një qëndrim të Grupit Parlamentar AAK. Do të
    vazhdojmë, në qoftë se nuk ka kundërshtim. Grupi Parlamentar Lista serbe. OK.
    Vazhdojmë, Grupi Parlamentar “Nisma”, fjalën e ka Zafir Berisha.

  • Faleminderit, kryetar!
    Edhe Grupi Parlamentar “Nisma” e mbështet Ligjin në parim dhe duhet ta ritheksoj se
    gjatë debatimit në Komisionin për Siguri kam mbajtur një qëndrim ku kam kërkuar
    mirëkuptim edhe nga deputetët edhe në këtë rast po e përsëris se ky ligj është i nevojshëm
    edhe pse ka ligje tjera që i luftojnë dukuritë devijuese negative të shoqërisë, por mendoj
    se ligji në nenin 1, domethënë është shumë i përgjithësuar dhe po besoj se gjatë
    amendamentimit do ta japë kontributin që ligji të jetë më preciz. Për shembull, këtu ku
    flitet që qëllimi i ligjit duhet të jetë mospjesëmarrja në luftërat në Lindjen e Mesme ose
    eventualisht edhe mospjesëmarrja në luftëra ku mekanizmat ndërkombëtar si OKB,
    NATO, Bashkësia Evropiane apo mekanizmat tjerë, i cilësojnë ato luftëra si terroriste,
    okupuese e kështu me radhë.

    Përndryshe jemi që Kosova ta ketë një ligj të kësaj natyre dhe për faktin se është edhe një
    Rezolutë e OKB, pavarësisht se Kosova nuk është anëtare e atij mekanizmi ku shtetet
    sugjerohen që të kenë qëndrim ndaj luftërave, për shembull si luftës që është duke
    ndodhur në Lindjen e Mesme. Faleminderit!

  • Faleminderit! Nga “6+”, Danush Ademi e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    Grupi “6+” e ka shqyrtuar projektligjin në fjalë, në parim do ta përkrahë këtë projektligj,
    vërejtjet e veta do t’i japë nëpër komisionet përkatëse.

    34
  • Atëherë, kalojmë në pjesën e debatit ku janë të lajmëruar deputetët. E ka
    fjalën Enver Hoxhaj.

  • Faleminderit, zoti kryetar!
    I nderuar zoti kryetar,
    Të nderuar Kabinet qeveritar,
    Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës,
    Të nderuar zonja e zotërinj,
    Zoti Demaku, në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, e prezantoi qëndrimin e tij dhe
    Partia Demokratike e Kosovës e mbështet me urgjencë miratimin e një ligji të tillë.

    Mendoj që një ligj i cili është prezantuar në një rrafsh politik synon mbi të gjitha që ta
    parandalojë pjesëmarrjen e qytetarëve tanë në konflikte të armatosura jashtë vendit dhe
    dihet gjeografia e këtyre konflikteve.

    Në një rrafsh penal, ky ligj synon që të parasheh masa për vepra të caktuara penale që
    kanë të bëjnë me pjesëmarrjen, me rekrutimin dhe me çdo gjë që lidhet me një fenomen
    të tillë. Dhe, unë mendoj që ligji është i domosdoshëm, jemi vonë dhe duhet të miratohet
    me urgjencë dhe ky ligj është pothuaj se i njëjtë sikurse një ligj i tillë është miratuar edhe
    në vende të rajonit, mirëpo tema për të cilën ne sot po bisedojmë është temë ma
    komplekse dhe reagimi i shtetit për mendimin tim duhet të jetë shumë më dimensional.

    Më lejoni ta bëj një pyetje të thjeshtë që ta kuptojmë se sa komplekse është kjo temë.

    Pse shkon dikush ose disa në një konflikt të armatosur në Siri apo në Irak kur ka plot të
    tillë që shkojnë të cilët nuk janë në gjendje ta gjejnë në hartë se ku janë këto vende, nuk e
    dinë në hartë se ku gjenden këto vende. Pse shkon dikush në një konflikt të cilin nuk e
    kupton? Pse shkon dikush në një konflikt që s’ka të bëjë as me historinë e tij, as me
    kulturën e tij, as me identitetin e tij.

    Kosova në rrafshin politik ka qenë pjesë dhe është pjesë e koalicionit botëror kundër
    ISIS-it apo DESH si i thonë në gjuhën arabe, deklarata e djeshme e sekretarit Kerry është
    vlerësim për sjelljen shtetërore të Republikës së Kosovës. Veprimet që janë ndërmarrë
    nga policia dhe gjyqësia kanë qenë të domosdoshme dhe për mendimin tim ka qenë koha
    e fundit, mirëpo këto veprime ndodhin brenda përbrenda territorit të Republikës së
    Kosovës, a fenomeni është rajonal, fenomeni është global dhe si i tillë është një kërcënim
    i cili jo vetëm që mund të paraqesë rrezik për Kosovën sot, por është diçka që mund të
    paraqet rrezik për Kosovën, për rajonin dhe për shtetet demokratike edhe në të ardhmen.
    Në këtë drejtim nuk duhet të jemi naiv.

    Por para edhe se të ndodhë pjesëmarrja dhe shkuarja e disa qytetarëve të Kosovës në
    konfliktet e tilla të armatosura, ne e dimë që nga fundi i luftës, nga viti 1999 ka pasur
    grupe radikale të cilat kanë paraqitur një lloj kërcënimi për sigurinë e Kosovës dhe këtu
    mendoj që si deputetë të Kuvendit të Kosovës duhet të jemi të sinqertë me njëri- tjetrin.


    35
    Prandaj, unë mendoj që ne duhet të lëvizim përtej ligjit. Unë mendoj që Qeveria duhet ta
    sjell një dokument që ka të bëjë me sigurinë kombëtare, që politika e brendshme, politika
    e jashtme, mbrojtja, drejtësia duhet të adresojnë një fenomen të tillë.

    Ne duhet t’i parandalojmë kushtet ose ne duhet ta parandalojmë fenomenin e krimit, të
    kushteve dhe të motiveve, sepse njerëzit nga Kosova marrin pjesë në konfliktet e tilla,
    edhe pse jam i vetëdijshëm që motivet mund të jenë të llojllojshme. Do të thotë duhet një
    qasje ndërinstitucionale ku ministritë e ndryshme, agjencitë e ndryshme, roli i familjes,
    roli i arsimit, roli i medieve duhet të jetë shumë kyç. Duhet po ashtu Bashkësia Islame ta
    ketë një rol shumë të rëndësishëm në të ardhmen dhe sot që të parandalohet një fenomen i
    tillë.

    Që të jem më i qartë, arsyeja pse dola në foltore është që ne duhet ta kemi një dokument
    të sigurisë kombëtare të cilin Kosova nuk e ka, kemi lloj- lloj strategji, i cili përcakton
    qëllimet jetike të sigurisë çka është siguria, i cili buron burimet e kërcënimit dhe rreziqet,
    i cili i përcakton mjetet të cilat duhet të përdoren kundër këtyre rreziqeve si koalicion dhe
    me deputetë që i kemi në sallë dhe me ekspertizën që e kemi në sallë dhe në këto
    institucione besoj që diçka të tillë mund ta parandalojmë.

    Nuk ka vetëm pjesëmarrje të qytetarëve të Kosovës nga vendi ynë në gjeografi të Lindjes
    së Mesme. Ka edhe në Ukrainë, nga veriu i Kosovës, nga komunat e veriut të Kosovës
    marrin pjesë në grupet rebele që e kërcënojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të
    Ukrainës.

    Në këtë drejtim, duhet të lëvizim përtej sigurisë fizike për qytetarët, duhet të lëvizim edhe
    përtej asaj se si ta mbrojmë vetëm sovranitetin dhe rendin kushtetues, po duhet të shohim
    se si t’i mbrojmë edhe vlerat tona demokratike. Siguria kombëtare ka të bëjë edhe me
    vlera të brendshme të shtetit, ka të bëjë edhe me vlerat sekulare të shtetit. Ne jemi shtet
    sekular të definuar në Kushtetutën tonë.

    Dhe më lejoni të përfundoj. Dikush i cili shkon në një konflikt, në një vend të cilin
    ndoshta nuk mund ta gjejë as në hartë, mund të na dëmtojë aq shumë saqë në pjesë të
    ndryshme të botës të tjerët ta keq perceptojnë se ku gjendemi ne në hartë. Dhe, kjo mund
    të sjell në një degradim gjeopolitik të vendit tonë, mund të sjellë në një komprometim të
    vendit tonë. Prandaj, ligji duhet të miratohet, por Qeveria duhet të lëvizë përtej ligjit dhe
    duhet ta kemi një qasje ndër sektoriale që mund ta ofrojë vetëm një dokument i sigurisë
    kombëtare të cilin shteti i Kosovës qe shtatë-tetë vjet s’e ka. Faleminderit!

  • Faton Topalli, replikë!

  • Faleminderit!
    Zoti ish-ministër, respektivisht deputeti Hoxha tha që pjesëmarrja e grupeve terroriste të
    pjesëtarëve nga Kosova, është e hershme. Mjerisht, përkundër faktit që ne kemi në Kodin
    Penal një pjesë të tërë e cila ka të bëjë me terrorizmin deri tash shteti i Kosovës nuk ka
    reaguar asnjëherë, nuk ka burgosur askënd dhe nuk ka dënuar askënd. Ne pajtohemi
    plotësisht dhe jemi që të kemi një ligj që lufton, por unë nuk e kuptoj për çfarë arsye nuk

    36
    i përmendni, për çfarë arsye nuk thoni që organizatat ‘Al Kaide’ dhe ‘Bashkimi’,
    respektivisht organizata shteti islamik janë organizata terroriste, sepse në fakt ne për këto
    po bisedojmë dhe jo për diçka tjetër.

    Ju Qeveria e keni afruar një ligj i cili i bien të gjithë qytetarët e Kosovës në pozicion për
    t’u ndjekur, sepse ligji është aq i përgjithshëm dhe nuk i shërben aspak çështjes për të
    cilën ne po diskutojmë këtu në Parlament. Faleminderit!

    (Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetari i Kuvendit, z. Xhavit Haliti.)

  • Faleminderit! Enver Hoxhaj, replikë apo kundër-replikë. Një minutë e ke.

  • Zoti Topalli, zoti Kurti, Lëvizja “Vetëvendosje”, unë ju kisha ftuar
    që sot ta votojmë këtë ligj, në këtë formë si është.

    Ky ligj është kornizë e mirëfilltë se si ne sot edhe në të ardhmen të parandalojmë
    pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në të gjitha organizatat e mundshme dhe nuk ka
    nevojë të përmenden me listë dhe me emër, të cilat janë...

    (Ndërhyrje)

    Ta kryejë!

  • Ju lutem, Faton ta lejosh deputetin që të na sqaroj ose ta bëjë replikën,
    kundër-replikën.

  • Ky ligj, është reagim i njëjtë se si kanë reaguar shumica e vendeve të
    rajonit ndaj një fenomeni i cili është i pranishëm në rajon dhe në Kosovë në këto tri katër
    vitet e fundit. Dhe unë mendoj që ju nuk është mirë me lëvizë me eufemizëm dhe me një
    qasje eufemiste, por është mirë që ta sqaroni mirë qëndrimin tuaj. Është mirë që të votoni
    e të miratohet si i tillë, ndërsa arsyeja pse s’janë përmendur organizatat e ndryshme janë
    arsyet që nesër....

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Vazhdoja se ia mori kohën Fatoni, çka kemi të bëjmë.

  • Së dyti, ky ligj ka ardhur në leximin e parë. Është në dorë të
    Kuvendit të Kosovës që të dilni me propozime se si duhet të ndryshojë. Vetoni të gjithë
    në leximin e parë, dilni me sugjerime se çfarë duhet të përmbahen në secilin amendament
    dhe ndiqni cilat janë praktikat më të mira. Po unë po ju them se jemi shumë vonë në
    krahasim me reagimet të cilat kanë ndodhur në vende tjera të rajonit, ndërsa ftesa ime dhe
    arsyeja pse fola, zoti Topalli është që ne duhet të lëvizim përtej këtij ligji dhe duhet ta
    kemi një dokument për sigurinë kombëtare i cili rregullon një...

    (Ndërprerje nga regjia)

    37
  • Faleminderit! Zoti Thaçi e ka fjalën.

  • Faleminderit, i nderuar zëvendëskryetar Haliti!
    Të nderuar Kabinet qeveritar,
    Të nderuar deputetë,
    Në kushtet aktuale ky projektligj është një domosdoshmëri pasi është i një rëndësie të
    veçantë për sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës, për politikën tonë të jashtme
    dhe procesit të integrimit euroatlantik.

    Është një kërkesë e kohës, të nderuar deputetë, për t’u përballur me një kërcënim të
    përmasave globale që nuk kursen asnjë shtet në botë, pavarësisht pozicionit gjeografik
    apo fuqisë ekonomike.

    Numri i luftëtarëve që kanë shkuar edhe nga Kosova, në Siri dhe Irak është shqetësues
    duke pasur parasysh proporcionin me popullsinë e vendit tonë. As Kosova sikur shumica
    e vendeve në botë nuk kanë qenë imune në këtë drejtim, prandaj edhe implikimet e
    luftëtarëve janë të shumta. Ata i shkaktojnë një barrë të madhe shtetit të ri të Kosovës,
    duke u përfshirë në konflikte ku kryhen krime kundër njerëzimit dhe dëmtojnë rënd
    imazhin e vendit tonë.

    Këta persona gjithashtu janë një shqetësim për sigurinë tonë kombëtare me kërcënimin që
    ata e paraqesin pas kthimit, me rrezikun e lartë të importimit në Kosovë të ideologjive
    radikale dhe mjeteve të dhunshme me të cilët mund të veprojnë elementët e tjerë
    terroristë.

    Të nderuar deputetë,
    Ligji është modern, Kosova ka dëshmuar edhe gjatë muajve të kaluar, gjatë viteve të
    kaluara, në veçanti kohëve të fundit, se është e pakompromis dhe është lider në rajon në
    luftën kundër ekstremizmit, radikalizmit dhe elementeve tjerë terroristë.

    Kosova është pjesë e koalicionit antiterrorist global. Unë dëshiroj edhe një herë që ta
    falënderoj sekretarin e shtetit Jon Kerry për falënderimin, për vlerësimin që i bëri
    Kosovës në përpjekjet e saj kundër elementëve dhe ekstremistëve terroristë. Prandaj, ky
    vlerësim që jepet prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të gjitha shteteve
    antiterroriste për Kosovën është një përgjegjësi e re për ne, në mënyrë që edhe këtë ligj ta
    miratojmë sa më shpejt.

    Dua gjithashtu të theksoj se proceset e integrimit euroatlantik janë prioritete kryesore të
    politikës së vendit tonë, me të cilat pajtohen pothuajse të gjithë aktorët dhe faktorët
    politikë të Kosovës.
    Sot, me këtë ligj, neve na jepet mundësia për ta dëshmuar seriozitetin dhe përkushtimin
    tonë për ta orientuar Kosovën drejt vlerave perëndimore që mishërohen me anëtarësimin
    në NATO, në Bashkimin Evropian dhe në miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara
    të Amerikës.

    Prandaj, të nderuar deputetë, ju ftoj që ky ligj të votohet. Faleminderit!

    38
  • Faleminderit! Arben Gashi e ka fjalën.

  • Faleminderit!
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Të nderuar ministra, zëvendëskryeministër,
    Ligji që po diskutojmë sot është një ligj i rëndësisë së veçantë, sepse qëllimi tij është
    ndalimi i pjesëmarrjes së qytetarëve të Kosovës në konflikte të jashtme.

    Dhe, parcializimi në diskutime se ky ligj ka për qëllim pjesëmarrjen në konfliktet në Siri
    dhe Irak mendoj se është i pasaktë.

    Ky ligj ka për qëllim parandalimin, pjesëmarrjen në të gjitha konfliktet jashtë Kosovës
    dhe mendoj se çështja është goxha komplekse.

    Qytetarët e Kosovës, jo vetëm shqiptarët dhe jo vetëm një konfeksioni fetar, marrin pjesë
    në konflikte të jashtme. Marrin pjesë në konfliktin e Sirisë, apo të Irakut, por marrin pjesë
    edhe në konfliktin e Ukrainës, duke iu bashkua organizatave ultranacionaliste ortodokse.
    Po ashtu, duke iu bashkua organizatave të tjera në konfliktin e Sirisë, si shteti islamik,
    apo organizatave, si ‘Al Kaida’ dhe organizatave tjera terroriste.

    Ky është problem shqetësues për Kosovën dhe të rinjtë e Kosovës po bien pre e
    keqpërdorimit dhe po bien po ashtu pre e keqinformimit nëpërmjet mjeteve të ndryshme
    të informimit digjital dhe ky problem duhet të trajtohet dhe trajtimi i këtij problemi me
    këtë ligj mendoj se është çështje parciale, por e domosdoshme. E domosdoshme për të
    rregulluar çështjen e mospjesëmarrjes në konflikte të jashtme, por po ashtu duhet të
    trajtohen edhe elementet e rëndësishme të brendshme, të cilat ndikojnë që të rinjtë e
    Kosovës të marrin pjesë në konflikte të jashtme dhe këto elemente kanë të bëjnë me
    çështjet sociale, kanë të bëjnë me çështje ekonomike, dhe kanë të bëjnë me çështje
    ideologjike, apo të besimit fetar.

    Këto tri probleme janë probleme madhore me të cilat sot përballet Kosova.

    Dhe, problemet sociale janë probleme të mëdha, si në aspektin e edukimit dhe në aspektin
    e mirëqenies, po ashtu problemet ekonomike, kriza ekonomike, papunësia, të cilat
    prodhojnë po ashtu sfida më të mëdha sociale dhe ideologjia, edhe politike, por edhe
    ideologjia fetare.

    Në aspektin e ideologjisë fetare kemi pasur edhe ndërhyrje nga jashtë dhe probleme të
    cilat janë rritur dhe të cilat në vazhdimësi kanë dhënë probleme shtesë.
    Dhe, tash, kjo situatë nuk është vetëm situatë e Kosovës, por ka arritur të bëhet situatë
    ndërkombëtare si rezultat i rrethanave ndërkombëtare dhe të rinjtë e Kosovës po i
    bashkohen kësaj situate, si në konfliktin e Sirisë, në Lindjen e Mesme, apo konfliktin e
    Rusisë, apo në konflikte të tjera, për të cilat as nuk e dimë pse shkojnë.

    Dhe, problemi është dykahorë, nuk është vetëm pse të rinjtë dhe të rejat e Kosovës marrin
    pjesë në konflikte jashtë vendit. Problemi është edhe kur ata kthehen në vend, me çfarë

    39
    përgatitje ushtarake kthehen, me çfarë gjendje emocionale dhe psikologjike kthehen, dhe
    me çfarë motivi kthehen në Kosovë, dhe si duhet të trajtohen ata? Ky është problemi
    kryesor me të cilin Kosova po përballet sot dhe do të përballet akoma më shumë në të
    ardhmen.

    Prandaj, mendoj se, përveç ligjit, i cili e rregullon pjesëmarrjen në konflikte, Qeveria e
    Kosovës dhe institucionet e Kosovës duhet të kenë strategji dhe qasje të saktë për
    mënyrën e trajtimit të problemeve që i motivojnë të rinjtë dhe të rejat e Kosovës që të
    marrin pjesë në konflikte jashtë.

    Dhe, po ashtu, për mënyrën e trajtimit të të rinjve dhe të rejave që potencialisht mund të
    kthehen në Kosovë, para se ky ligj të hyjë në fuqi, ose që janë kthyer në Kosovë para se
    ky ligj të hyjë në fuqi, dhe ky trajtim të jetë një trajtim i sanimit të problemit dhe një
    trajtim i cili ka për qëllim ruajtjen e sigurisë së përgjithshme në Kosovë dhe një trajtim, i
    cili ka për qëllim ruajtjen e interesit shtetëror të Kosovës. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Kurti e ka fjalën.

  • Deputetë të Kuvendit të Kosovës,
    Meqenëse po na vjen një projektligj, i cili është përsëritje prej mandatit të kaluar, nuk
    kam se si të mos i përsëris disa gjëra që tashmë i kemi thënë në mars të vitit 2014.

    Një ligj nuk bëhet për një situatë të veçuar diku në botë pa e shkruar këtë gjë në mënyrë
    të qartë dhe të saktë. E, të gjithë e kemi parë që Siria dhe ISIS askund nuk përmenden në
    këtë projektligj, prandaj edhe pasojat e këtij projektligji kanë karakter të përgjithshëm, e
    jo të veçantë. Nuk mund të thuash që këtë projektligj e kam për Sirinë dhe ISIS-in dhe
    konfliktin e armatosur atje, por nuk po e përmend atë!

    Në të njëjtën kohë, ne të gjithë e dimë që UÇK-në e kanë ndihmuar edhe luftëtarët që
    ishin shtetas të tjerë. Ata që erdhën nga Shqipëria e Maqedonia, si: Astrit Suli, Endrit
    Cara e Tahir Sinani, por edhe francezë e finlandezë që sot janë dëshmorë të UÇK-së.

    Në projektligjin për veteranët e UÇK-së, që e miratuam më 13 mars 2014, neni 3, pika
    1.3, te përkufizimet, thuhet që veteran i UÇK-së është “qytetari i Kosovës dhe shtetasi i
    huaj, i cili është radhitur në radhët e UÇK-së…”. Pra, Kosova është çliruar edhe duke
    ardhur njerëz nga shtetet e vendet e tjera për të na ndihmuar. Nuk është aspak e drejtë dhe
    e ndershme që të na pëlqejë që të tjerët të na ndihmojnë neve kur jemi të rrezikuar dhe ta
    ndalojmë në mënyrë absolute dhe kategorike ndihmën tonë ndaj dikujt tjetër, në çdo vend
    e në çdo kohë. Pra, s’bëhet fjalë për Sirinë këtu, meqenëse, po e përsëris e po e theksoj,
    fjala ‘Siri’ nuk figuron në projektligj.

    Edhe në të ardhmen, neve mund të na shfaqet nevoja që të na ndihmojnë të tjerët, të na
    mbështesin e përkrahin, të solidarizohen me ne. Ky ligj do të funksionojë si pengesë dhe
    ky ligj na shpërfaq neve si njerëz egoistë e të njëanshëm, çfarë shqiptarët tradicionalisht
    nuk kanë qenë. Ky ligj është kundër reciprocitetit si vlerë dhe gjithsesi është asimetrik.


    40
    Në të njëjtin kontekst, ne jemi dëshmitarë që shumë rrugë e shkolla në Kosovë mbajnë
    emrat e heronjve shqiptarë, si Asim Vokshi e Xhemajl Kada, që shkuan vullnetarisht në
    luftën antifashiste në Spanjë. Me këtë projektligj ne e sulmojmë edhe historinë tonë, ata
    që i konsiderojmë vlerë dhe trashëgimi e kombit dhe shoqërisë sonë dhe krijojmë
    konfuzion te edukimi i brezave të rinj.

    Ekstremizmat që shfaqen në shoqëri, jo vetëm në tonën, nuk luftohen me ligje të panikut
    që marrin formë totalitare dhe mundësojnë persekutimin e qytetarëve. Këto ligje janë vetë
    ekstremiste dhe ato e sulmojnë republikën si rregullim shtetëror e shoqëror dhe janë në
    kundërshtim me idenë e republikës.

    Për të qenë më keq se kaq, ky projektligj, po u votua sot dhe u bë ligj, do të shndërrohet
    në argument për azilantët e ardhshëm të Kosovës për në shtetet demokratike të Evropës e
    të botës. Ministri i Brendshëm dhe kjo qeveri po e nxisin dyndjen e shqiptarëve jashtë
    Kosovës edhe me këtë argument shtesë e të fuqishëm për ta fituar azilin politik qytetarët
    që emigrojnë 16 vjet pas çlirimit të Kosovës. Nëpunësit shtetërorë në shtetet demokratike
    do ta kenë para vetes një arsyetim të fuqishëm pse qytetarit që duhet t’i nënshtrohet këtij
    ligji nuk duhet dhënë azilin politik.

    Kushdo që i trajton ekstremizmat pa analizë e studim socio-ekonomikn i cili i mundëson
    ekstermizmatn është vetë qëndrim ekstrem. Pra, çështja është pse Kosova qenka bërë tokë
    pjellore për ekstremizman e jo thjesht pse ato ekzistojnë? Mendja jonë nuk bën të
    udhëhiqet nga fakticiteti i zhveshur dhe banal, pa shkakësitë shoqërore e historike. Të
    merresh me pasojat, pa analizuar dhe trajtuar shkaqet, do të thotë ta mirëmbash
    problemin dhe të bëhesh pjesë e tij.

    Nëse dikush do të shkonte të luftonte në anën e kurdëve në Kobane, kundër ISIS-it, ky
    ligj e dënon. Neutraliteti dhe përgjithësimi i këtij ligji janë papërgjegjësi. Pra, në fakt, ky
    ligj e mbron ISIS-in, sepse i barazon ISIS-in dhe kurdët. Kjo është arsyeja pse ai ligji në
    Zvicër e përmend me emër ISIS-in, e nuk i barazon me kurdët. Nëse thua, në cilëndo
    luftë, në çdo kohë, për të gjithë, ISIS-i dhe kurdët që po i rezistojnë ISIS-it në Kobane
    janë të barabartë. Kjo është e padrejtë!

    Neve na nevojitet një ligj antiterrorizëm i fuqishëm dhe një vendim i Qeverisë për listën e
    organizatave të ndaluara, ku pjesëmarrja është e dënueshme. Mirëpo, deputetë të
    Kuvendit të Kosovës, a e dini pse kjo qeveri nuk e bën ligjin e fuqishëm antiterrorizëm
    dhe listën e organizatave të ndaluara? Për shkak se duhet të merremi me Veriun pastaj. Ju
    po e shihni se si kjo Qeveri është e gatshme ta luftojë terrorizmin anembanë botës, veç në
    shtëpi jo. Pra, brenda Kosovës të mos e luftojë, a sa më larg të jetë, më shumë të luftohet
    terrorizmi! Ju e dini që Qeveria në mandatin e kaluar, as vrasjen e Enver Zymberit, e as
    vrasjen e Selver Haradinajt, nuk i ka cilësuar si akte terroriste. Dhe, sërish, a e dini pse?
    Se duhet të bëhen pazare me ata që u kanë dhënë urdhra këtyre terroristëve t’i vrasin
    Enver Zymberin e Selver Haradinajn.

    Merreni me mend, ia kanë montuar eksplozivin në banesë, ku fëmijët dhe gruaja janë
    plagosur, kurse Selver Haradinaj ka mbetur i vdekur, dhe ky nuk është quajtur akt

    41
    terrorist! Prandaj, këta nuk duan ligj antiterrorizëm. Se këta duhet të bëjnë pazare me ata!
    Dhe, pse nuk i bëjnë organizatat e ndaluara në një listë me vendim të Qeverisë? Po i
    miratojmë edhe ne këtu. A e dini pse nuk e bëjnë? Se duhet të futet edhe “Mbrojta Civile”
    e Veriut aty. Këta nuk duan ta futin, se prapë duan të bëjnë pazare edhe me ata. Kjo është
    arsyeja pse ne nuk kemi ligj të fuqishëm antiterrorizëm dhe nuk kemi listë të organizatave
    të ndaluara.

    Edhe ky ligj, unë jam i bindur, është i shkruar me idenë që t’u pëlqejë ambasadave. Por,
    unë besoj që kjo është shumë e dëmshme për ne. Ne duhet t’i luftojmë ekstremizmat në
    emër të Republikës dhe demokracisë, në njërën anë, dhe në emër të vlerave të kombit
    shqiptar e të shoqërisë sonë, në anën tjetër. Ne kemi mjaftueshëm vlera, traditë e dije për
    t’i luftuar ekstremizmat. Jo t’i luftojmë në emër të Amerikës, apo në emër të civilizimit
    perëndimor. Sepse, nëse e bëjmë këtë gjë, e shndërrojmë Kosovën në fushëbetejë të
    përplasjes së civilizimeve. Kjo është tepër e dëmshme, përveçse e padrejtë. Nëse dikush e
    lufton ekstremizmin islam në emër të Perëndimit, ose të cilësdo fuqie perëndimore, kjo
    bën legjitime që edhe dikush tjetër, në emër të një fuqie tjetër mandej, t’i kundërvihet
    këtij civilizimi.

    Jo. Kombi shqiptar është mjaftueshëm i fuqishëm. Republika dhe demokracia janë
    parime dhe ide mjaftueshëm të fuqishme që ta luftojmë çfarëdo ekstremizmi. Nëse ti thua
    që po e luftoj në emër të Perëndimit ekstremizmin islam, ti po shpreh mosbesim në
    kombin shqiptar. Thua se kombi shqiptar nuk paska mundësi, nuk paska vlera, nuk paska
    aftësi që t’i luftojë ekstremizmat. Ky mosbesim në vetën tonë na delegjitimon neve.
    Prandaj, unë jam i bindur që mund ta shkruajmë një ligj tjetër shumë më të drejtë e shumë
    më të mirë se ky i cili është edhe i dëmshëm, e jo veçse i gabueshëm e i padrejtë.

    U dëgjua këtu që thanë se edhe serbët, ose ortodoksët, po shkuakan në Ukrainë për të
    luftuar kundër pushtetit demokratik atje, në anën e Rusisë. A po jua merr mendja që ky
    ligj do t’i ndalë ata? Kë po provojnë këta ta gënjejnë? Këta ia falën sulmin terrorist atyre
    që i vranë Enver Zymberin e Selver Haradinaj, e tash po duan ta zënë atë që shkon në
    Ukrainë? Dhe, mos harroni që ky ligj nuk i kap ata fare, sepse ata e kanë dyshtetësinë.
    Prandaj, mendoj që duhet një ligj krejtësisht tjetër, e jo ky që na kanë sjellë sot.
    Faleminderit!

  • Arben Gashi, replikë!

  • Faleminderit!
    Zoti Kurti, veç sa për sqarim! Ideja është që edhe organizatat ultraortodokse janë
    organizata terroriste, e para.

    Dhe, e dyta, të gjithë shtetasit e Kosovës, edhe pse kanë shtetësi tjetër, nëse marrin pjesë
    në organizata terroriste dhe në konflikte jashtë Kosovës duhet të dënohen. Pastaj se sa do
    të zbatohet ky ligj, kjo është çështje tjetër. Faleminderit!

  • Faleminderit! Dauti, nuk është këtu? Atëherë zoti Gëzim Kelmendi e ka
    fjalën.

    42
    G
  • Faleminderit, i nderuar kryesues!
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Ky projektligj për të cilin ne sot debatojmë këtu pa dyshim se të gjithë jemi koshientë dhe
    të vetëdijshëm se qëllimin e tij ka të bëjë me parandalimin e shkuarjes së qytetarëve të
    Kosovës në luftëra jashtë vendit. Por, unë mendoj që ne si shtet, si Kuvend i Kosovës,
    jemi të vonuar në këtë pikë, e në veçanti edhe Qeveria është e vonuar, ngase e kemi pasur
    një mundësi që kjo të zgjidhet qysh vitin e kaluar. Të mos harrojmë nga përvoja që kemi
    si deputetë të Kuvendit të Kosovës se shumë projektligje kanë kaluar me procedurë të
    shpejtë, bile-bile edhe brenda ditës, por ky projektligj ka ardhur një herë në Kuvendin e
    Kosovës, pothuajse është i njëjtë me atë që ka ardhur në mars të vitit 2014, ndërsa
    Kuvendi është shpërbërë në muajin maj të vitit 2014. Do të thotë, dy muaj ka pasur
    hapësirë që ky projektligj të ndryshohet, të amendamentohet dhe të fuqizohet, dhe në një
    formë të parandalohet shkuarja e qytetarëve të Kosovës në konfliktet jashtë vendit.

    Ndërsa mungesa e këtij projektligji atëherë ka dhënë hapësirë të kemi edhe arrestime,
    edhe deklarata, edhe përfitime politike të udhëheqësve të ndryshëm kinse në emër të
    terrorizmit që po ekzistuaka në Kosovë.

    Ne të gjithë e dimë që Kosova duhet të jetë prijatare në luftën kundër terrorizmit, qoftë në
    nivelin vendor, qoftë në nivelin ndërkombëtar, për faktin se askush më keq dhe askush
    më rëndë se qytetarët e Kosovës në rajon nuk e ka përjetuar terrorizmin, ngase terrorizmi
    nuk njeh as fe, as ngjyrë, as komb. E kemi përjetuar një terrorizëm shtetëror të një regjimi
    të paraluftës, kemi përjetuar terrorizëm edhe pas luftës, akte të ndryshme terroriste edhe
    në veri të Kosovës, ku janë vrarë edhe Selver Haradinaj, edhe polici në detyrë Enver
    Zymberi, por fatkeqësisht askush nuk e ka përmendur këtë.

    Edhe rastin e fundit kur e kemi pasur, tentativën për një sulm të rëndë me përmasa mjaft
    fatale për një sulm terrorist, siç është rasti i qytetarit nga Serbia, me 12 kilogramë
    eksploziv, që është zënë nga autoritetet e Kosovës, këto nuk përmenden. Por, kur vijnë në
    pyetje përfitimet politike, atëherë të gjithë janë gojëhapur në luftën kundër terrorizmit.

    Unë mendoj që Kosovës, më shumë se çdo vendi tjetër i takon ta luftojë terrorizmin, por
    kjo çka unë mendoj me këtë projektligj, që dy herë po vjen në Kuvendin e Kosovës është
    një lloj dyfytyrësie, është një lloj hipokrizie, edhe përballë qytetarëve të Kosovës, por
    edhe përballë partnerëve ndërkombëtarë, qoftë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, qoftë
    Bashkimit Evropian, ngase nuk është treguar kur gatishmëri që të parandalohet qoftë
    largimi i qytetarëve të Kosovës në konflikte jashtë vendit, qoftë ky largimi i fundit aktual,
    që ka të bëjë me migrimin, që sot do të debatohet, në vendet drejt Bashkimit Evropian.

    Prandaj, ka munguar gatishmëria, e kurrë s’ka munguar montimi, dyfytyrësia dhe shpifja
    përballë qytetarëve të Kosovës.

    Ju të gjithë e dini, deputetë të nderuar, se në asnjë dokument zyrtar ndërkombëtar nuk
    shkruan se Kosova është e kërcënuar nga terrorizmi. Kosova është e kërcënuar nga
    terrorizmi aq sa të gjitha vendet e rajonit dhe të Bashkimit Evropian.


    43
    Dokumentet zyrtare të Bashkimit Evropian, e në veçanti raportet e progresit, edhe të
    kaluarit, edhe ai i fundit, Kosovën e cilësojnë me shkallën më të lartë të krimit të
    organizuar dhe meshkallën më të lartë të korrupsionit.

    Ndërsa kemi një diskrepancë, apo më mirë të themi mospërputhje ndërmjet qëndrimeve
    zyrtare të autoriteteve vendore, udhëheqësve politikë vendorë përballë atyre
    ndërkombëtarë, të cilët thonë se në Kosovë paska terrorizëm. Po ku qenkan ata terroristë?
    Pse nuk e keni parandaluar shkuarjen e rinisë kosovare? Keni pasur një mundësi me një
    ligj të tillë qysh vitin e kaluar. Dy muaj ka ndenjur në sirtarët e Kuvendi ky projektligj,
    nuk është amendamentuar, nuk është ndryshuar.

    Dilema në këtë projektligj qëndron kryesisht në nenin 2, paragrafi 2, ku thuhet “Vetëm
    shtetasve të Kosovës, të cilët kanë shtetësi të huaj, nuk u ndalohet kjo”. Do të thotë, të
    gjithë qytetarët e Kosovës nuk kanë të drejtë të shkojnë në konflikte jashtë vendit, ndërsa
    ata qytetarë që janë të Kosovës, por që kanë edhe shtetësi të huaj, mund të shkojnë. Ky
    ligj duhet të jetë i barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës, e patën një apo dy shtetësi.
    Prandaj, nuk guxojmë të bëjmë aso dallime që qytetarët e Kosovës të diskriminohen.

    Ky ligj duhet të votohet sot dhe me procedurë sa më të shpejtë, me të vetmin qëllim,
    përveç që të parandalohet shkuarja e rinisë kosovare, të parandalohen edhe arrestimet e
    njerëzve të pafajshëm, të cilët u dëshmuan brenda 2-3-4 javëve e dolën shumica të
    pafajshëm nga arrestimet e tyre politike dhe të montuara. Prandaj, të mendojmë për
    Kosovën, të mos ia prishim imazhin për interesa tona politike.

    Udhëheqësit tanë vendorë dhe politikë, në takimet që i kanë brenda dhe jashtë vendit për
    përfitimet e tyre politike, e cilësojnë Kosovën si lule të terrorizmit, e në fakt një gjë e tillë
    nuk ekziston. Asnjë dokument zyrtar i tillë nuk ekziston në Kosovë, prandaj të mos
    harrojmë, të gjithë jemi të vetëdijshëm dhe për aktet e fundit terroriste që ndodhën në
    Paris, këtë po dua ta përmend qëllimisht, ngase u përmend këtu ndoshta pa qëllim të keq,
    por u përmend ashtu-kështu, fatkeqësisht, lufta kundër ekstremizmit islam. Unë mendoj
    se Islami nuk ka ekstremizëm, ka individë ekstremistë, ka individë dhe grupe terroriste, të
    cilat janë të njohura edhe ndërkombëtarisht. Ajo çka desha të ndërlidh me sulmet
    terroriste që ndodhën në kohën e fundit në Paris, kemi parë liderë të ndryshëm botërorë,
    të cilët shumë mirë e shumë qartë e kanë definuar vijën e terrorizmit, të grupeve terroriste
    përballë Islamit si fe.

    E kemi deklaratën shumë të fuqishme të kancelares Merkel, edhe të ministrit gjerman,
    edhe të presidentit francez, i cili cilësoi se këto akte terroriste nuk kanë të bëjnë gjë me
    Islamit, por përkundrazi janë kundër Islamit. Prandaj, ne që jemi deputetë, përfaqësues të
    popullit, të mos e njollosim asnjë fe, qoftë sot Islamin, apo nesër në të ardhmen ndonjë fe
    tjetër, që është e pranishme në Kosovë. Por, të punojmë e të veprojmë për të mirën e këtij
    vendi, ta duam dhe ta ruajmë imazhin e këtij vendi dhe të mos e prishim imazhin për
    interesat tona politike. Ky ligj duhet të kalojë me procedurë sa më të shpejtë, me të
    vetmin qëllim që korrigjohen ato gabime që i përmenda dhe me të vetmin qëllim që të
    mos kemi argumente dhe mundësi të arrestohen njerëz të pafajshëm në Kosovë.
    Faleminderit!

    44
  • Faleminderit! Zoti Haradinaj e ka fjalën.

  • Desha të lidhem me Enverin më parë, me deputetin, për shkak se
    është e vërtetë që ky ligj është gjithëpërfshirës, por mundësia për amendamentim është
    shumë e kufizuar, meqenëse i ka vetëm 5 nene. Do të thotë, kijeni parasysh që i ka 5 nene
    dhe i pesti nen është - ky ligj hyn në fuqi momentin që e nënshkruan Presidenti.
    Domethënë që ky ligj është gjithëpërfshirës, por ashtu siç ka ardhur ne e kemi kaluar dhe
    e kemi sjellë këtu në seancë, ndërsa në leximin e dytë do të jetë shumë i kufizuar
    ndryshimi i tij, meqenëse e kemi vetëm 2,5 mundësinë e ndryshimit.

  • Faleminderit! Zonja Izmaku e ka fjalën! Nuk është. Atëherë zoti Çeku.

  • I nderuar kryesues!
    Të nderuar ministra,
    Të nderuar deputetë,
    Meqenëse nuk jam pjesë e Komisionit Funksional për Siguri, do ta shfrytëzoj këtë seancë
    plenare që ta jap kontributin tim në lidhje me këtë ligj.

    Dua të them që në fillim që edhe unë e mbështes plotësisht miratimin e këtij ligji dhe
    mendoj që ligji si i tillë vërtet është në funksion të mbrojtjes të interesit shtetëror dhe të
    sigurisë kombëtare të Kosovës. Pra, nuk do të flas për rëndësinë se pajtohem me të gjithë
    parafolësit e mi që folën për rëndësinë e këtij ligji dhe për nevojën që duhet të miratohet
    sa më shpejt. Por, unë do të flas pak për përmbajtjen.

    Unë kam problem me definimin e nenit 2, i cili thotë: “Dispozitat e këtij ligji zbatohen
    ndaj çdo personi i cili merr pjesë, organizon, rekruton, financon, nxit, udhëheq, apo
    trajnon personat ose grupet e personave, me qëllim të bashkimit apo pjesëmarrjes në
    ushtritë, apo policitë” e tjera, dhe fjalia a fundit: “në çfarëdo forme të konflikteve të
    armatosura jashtë territorit të Kosovës”. Unë propozoj që fjalia e fundit të plotësohet dhe
    të ndryshohet kështu: “në cilindo konflikt të armatosur jashtë territorit të Kosovës”, fjala
    “në çfarëdo forme” të ndryshojë “në cilindo konflikt” dhe të plotësohet në fund “jashtë
    territorit të Kosovës”, që nuk bie ndesh me interesin shtetëror të Kosovës.

    Pse them kështu? Pse në cilindo? Më falni, nuk e kam për qëllim të mbaj ligjëratë këtu,
    por çdo konflikt i armatosur nuk e ka vetëm formën, por e ka edhe përmbajtjen, e ka edhe
    intensitetin, e ka edhe nivelin, i ka palët, e ka domethënë edhe karakterin e tjera. E ky ligj
    këtu po i referohet vetëm formës, e forma e konfliktit të armatosur, kolegë të mi, shumica
    e dini, që është betejë, është operacion, është luftë e tjera. Përmbajtja është luftë
    antiajrore, luftë antitankiste, luftë kundër-ajrore, luftë detare, luftë kundër terrorizmit.
    Domethënë, ne këtu po flasim për luftën kundër terrorizmit, që referohet në doktrinat
    ushtarake, që janë dokumente zyrtare që mund të përdoren në ndonjë proces gjyqësor,
    domethënë i referohet përmbajtjes së luftës së kundër terrorizmit. Kështu që mendoj që
    me një fjali të tillë ne jemi më në rregull ligjërisht kur hasim në cilindo konflikt të
    armatosur, por jashtë territorit të Kosovës, kuptohet.


    45
    Ky formulim i tillë, në rastet e caktuara, mund të jetë edhe pengesë në realizimin e
    interesit shtetëror. U tha këtu diçka edhe nga zoti Kurti, jo çdo konflikt i armatosur jashtë
    territorit të Kosovës është kundër interesave shtetërore të Kosovës. Jo çdo konflikt! U
    përmendën edhe shembuj të ndryshëm. Ne, në bazë të obligimeve ndërkombëtare, mund
    të ndodhë që njësitë tona, apo strukturat e sektorët e sigurisë të jenë të pranishme, të
    marrin pjesë në një konflikt të armatosur. NATO-ja nuk zhvillon vetëm operacione
    paqeruajtëse, ...por edhe operacionet e ndërtimit të paqes, operacionet e imponimit të
    paqes, edhe “Peace making” dhe “Peace enforcement operation”.

    Dhe, në qoftë se është interes i Republikës së Kosovës që ne të jemi të përfshirë zyrtarisht
    si palë, atëherë edhe në qoftë se edhe ndonjë vullnetar shkon, nuk domethënë se është
    kundër interesave të Republikës së Kosovës.

    Tjetër? Kemi konflikte të armatosura të karakterit humanitar. Të gjithë e dimë që pas
    reagimit në Kosovë, NATO-ja e ka adaptuar doktrinën e re, e cila quhet “Right to
    protect” (E drejta për t’u mbrojtur). Dhe, mund të ndodhë që diku në rajon, një komunitet
    ballafaqohet me ekzistencën e vet, është para një katastrofe humanitare, dhe ai konflikt ka
    karakter humanitar. Mund të ndodhë që për arsye të ndryshme, për obligimet
    ndërkombëtare, strukturat shtetërore nuk përfshihen në atë konflikt, por çka nëse për
    arsye humanitare ndonjë vullnetar përfshihet në atë konflikt, dhe për këtë arsye mendoj se
    nuk duhet të jemi aq gjithëpërfshirës, që në çdo konflikt jashtë territorit të Kosovës ta
    ndalojnë pjesëmarrjen e tyre. Por, prapë po them, duhet ta ndalojmë pjesëmarrjen në ato
    konflikte që bien ndesh me interesin kombëtar, apo me interesin shtetëror. Ky pra ishte
    një kontribut i imi i vogël. Faleminderit!

    (Drejtimin e mbledhjes e merr kryetari i Kuvendit, zoti Kadri Veseli.)

  • Ilir Deda e ka fjalën.

  • Faleminderit!
    Të nderuar deputetë,
    Ne duhet që ta specifikojmë ligjin dhe të tregojmë qartë se ndëshkimi bëhet ndaj
    pjesëtarëve në organizatat terroriste. Mos harroni se na i kemi me mijëra qytetarë shtetas
    të Kosovës, të cilët i shërbejnë ushtrisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në
    Afganistan dhe në Irak. Ajo është ushtri e huaj, është luftë e huaj. Me këtë ligj, në këtë
    formë çfarë na ka ardhur, nëse e aprovojmë, ne do t’i dënojmë me mijëra qytetarë që i
    shërbejnë ushtrisë të Shteteve të Bashkuara. Për këtë arsye, edhe një herë, ligjin duhet
    patjetër ta specifikojmë dhe të themi qartë: ndalohet çfarëdo pjesëmarrjeje dhe
    bashkëngjitjeje organizatave terroriste në botë. Faleminderit!

  • Alma Lama e ka fjalën.

  • Faleminderit, zoti kryesues!
    Të nderuar deputetë,
    Diskutimin tim në lidhje me këtë ligj dua ta filloj pikërisht me miratimin e një rezolute
    më 24 shtator 2014 nga Këshilli i Sigurimit, ku ka marrë pjesë edhe vetë presidenti i

    46
    SHBA-ve, zoti Barack Obama, dhe në fakt në tërë historinë e vetë Këshillit të Sigurimit,
    kjo ka qenë hera e dytë që një president i SHBA-ve merr pjesë në një mbledhje të tij, gjë
    që tregon për rëndësinë dhe nevojën e jashtëzakonshme për ta adresuar këtë problem që e
    adreson edhe ligji që e kemi para vetes.

    Në këtë rezolutë, që quhet Rezoluta e Këshillit të Sigurimit në lidhje me luftëtarët e huaj
    terroristë, dënohet dhuna ekstremiste, që mund të jetë terrorizëm, dhunë sektare, e
    shkaktuar nga luftëtarët e huaj dhe kërkon që të çarmatosen të gjithë luftëtarët e huaj dhe
    të ndalohen të gjitha aktet terroriste dhe pjesëmarrja në konflikte të armatosura. Po
    kështu, rezoluta riafirmon se të gjitha shtetet anëtare të OKB-së duhet të pengojnë dhe të
    parandalojnë lëvizjen e terroristëve nëpërmjet kontrolleve të efektshme kufitare dhe
    masave të tjera që lidhen me sigurinë.

    Kosova ka obligime ndërkombëtare ta adresojë këtë çështje dhe edhe ky ligj është në këtë
    frymë, në këtë kuadër, por edhe për faktin se Kosova është një nga ato shtete që për kokë
    banori është nga më të prekurat nga fenomeni i pjesëmarrjes së shtetasve të Kosovës në
    luftërat e huaja, kryesisht në Siri dhe në ashtuquajturin shtetin islamik, ISIS. Në fakt, në
    mandatin e kaluar u procedua projektligji për ta adresuar këtë problem, por nuk u
    përfundua puna, sepse, duhet ta themi hapur, nuk ka pasur vullnet politik. Ishim përpara
    zgjedhjeve.

    Unë personalisht e përkrah plotësisht këtë ligj dhe mund të them se jemi shumë të vonuar.
    Ligji synon t’i parandalojë shtetasit e Kosovës t’u bashkohen konflikteve të huaja, por
    edhe të sanksionojnë ata që organizojnë, financojnë, nxitin, udhëheqin, apo trajnojnë
    personat apo grupet që u bashkëngjiten këtyre konflikteve.

    Fatkeqësisht, ata që shkojnë në këto luftëra janë viktima të mashtrimit të klerikëve fetarë
    apo pseudofetarë, të personave që paguhen për të rekrutuar njerëz e për t’i dërguar në ato
    vatra të konfliktit ku po kryhen krime lufte, ku po vriten njerëzit e pafajshëm. Ligji është
    i domosdoshëm, pasi personat që kthehen nga ato konflikte janë të radikalizuar dhe të
    traumatizuar. Ata mund të kryejnë akte terroriste apo kriminale edhe në vendin tonë, e ky
    nuk është vetëm shqetësim i Kosovës, por edhe i të gjitha vendeve të tjera. Një gjë e tillë
    pra po shihet si mundësi edhe nga vendet e tjera.

    Unë do të sjellë disa nga masat që kanë marrë vendet e BE-së në lidhje me këtë fenomen,
    masa të cilat, sidomos pas ngjarjeve në Paris, po merren me urgjencë. Mendoj se sipas
    këtyre modeleve duhet të plotësohet edhe ky projektligj. Kështu, Gjermania i ndalon
    rekrutimet e luftëtarëve, përdorimin e simboleve të organizatës, si dhe mbështetjen e
    promovimit me çdo mjet, duke filluar nga manifestimet në rrjetet sociale. Po kështu, ky
    shtet, përveç konfiskimit të pasaportave, do të konfiskoj edhe dokumentet e identifikimit
    nga shtetasit që konsiderohen islamistë radikalë.

    Franca më 14 janar e ka adoptuar një dekret që i ndalon disa njerëz të largohen nga
    territori i saj dhe po kështu i ndalon luftëtarët që marrin pjesë në luftëra të huaja të hyjnë
    në Francë. Gjithashtu, masat në këtë vend do të përfshijnë ndalimin e faqeve në internet
    që përhapin propagandë xhihadiste dhe nxitin urrejtje fetare. Belgjika, një nga masat që

    47
    ka marrë, lidhet me përgjimet për të cilat tashmë me ligj autorizohen gjykatat të jenë më
    fleksibile në autorizimin e tyre. Po kështu, po planifikohet ngrirja e aseteve financiare për
    ata që luftojnë jashtë vendit.

    Britania po u jep më shumë fuqi agjencive të inteligjencës për ta kontrolluar internetin
    dhe të dhënat telefonike. Këto masa do t’i përfshijnë edhe mesazhet në internet, pra
    komunikimi në internet, ‘what’s up’ e tjerë.

    Italia, sa u përket luftëtarëve të huaj, ka përgatitur rregullore për aplikimin e masave
    preventive që u mundëson policëve për të ndërmarrë masa ndaj të dyshuarve. Po kështu,
    do të përforcohen kontrollit në ueb-faqe, të cilat shpesh përdoren si mjet për të rekrutuar
    dhe trajnuar terroristët, duke e krijuar një listë të zezë të këtyre ueb-sajteve xhihadiste.
    Mendoj se këtë duhet ta bëjë edhe Kosova në këtë projektligj, pasi kemi ueb-sajte që po
    shpërbejnë si platforma indoktrinuese për të rinjtë e Kosovës.

    Gjithashtu, unë propozoj që këtu duhet të bashkëpunohet ngushtë edhe me Shqipërinë,
    ngaqë bëhet fjalë për të njëjtën gjë. Po kështu, pothuajse në të gjitha vendet e BE-së po
    merren vesh për shkëmbimin e të dhënave në lidhje me personat e radikalizuar, për
    personat që u ndalohet fluturimi, krijimi i listave dhe shkëmbimi i listave të personave që
    u ndalohet fluturimi. Në këto vende përfshihen jo vetëm vendet e BE-së, por në fakt edhe
    SHBA, Australi dhe të gjitha vendet e tjera të botës.

    Pra, masat që po merren janë të shumta dhe të shumëllojshme dhe ne na del si detyrë që
    t’i shohim këto përvoja të reja dhe t’i inkuadrojmë në ligj. Tani, sa u përket teorive se ky
    ligj nuk është i mirë, se duhet të përcaktohen emrat konkretë të vendeve që u adresohet e
    të tjera, mendoj që janë hipokrizi ‘par excellence’, janë flirtim për vota me islamistët
    radikalë. Ligji nuk mund të bëhet për një vend të caktuar, sepse konfliktet mund të plasin
    nga vendi në vend, vatrat e krizës pothuajse po shpërthejnë përditë, por ligji e sanksionon
    fenomenin. Veç kush është i verbër nuk do ta shohë realitetin e tmerrshëm që po ndodh
    në disa vende të botës. Janë me miliona viktima civile në ato vende, edhe qytetarë të
    Kosovës që, për fat të keq, po vrasin njerëz atje. Vetëm kujtojeni heqjen e kokës nga njëri
    prej tyre që e shokoi opinionin publik në Kosovë dhe atë ndërkombëtar. Tani besoj se të
    gjithë e dinë se sa urgjent ishte ky ligj më herët për t’u miratuar.

    Po kështu, e dëgjova me vëmendje zotin Agim Çeku, që më duket se po e ngatërron
    qëllimin e ligjit. Ky ligj nuk flet për pjesëmarrjen e formacioneve ushtarake shtetërore në
    ndonjë luftë apo në konflikt, por saktësisht për individë, apo grupe individësh, domethënë
    që shkojnë me vullnetin e tyre, e nuk i dërgon shteti. Besoj se këtu duhet të bëhet dallimi
    i qartë. Natyrisht, Kosova ka synime që FSK-ja, apo Ushtria e Kosovës, të marrë pjesë, të
    kontribuojë në sigurinë ndërkombëtare, duke qenë edhe pjesë e NATO-s, e që ende nuk
    është, por shpresojmë që të bëhemi, por ky ligj nuk ka të bëjë fare me atë. Ka të bëjë me
    individët apo grupe individësh që shkojnë si individë, pra që nuk i dërgon shteti.
    Domethënë, kjo gjë duhet të sqarohet mirë për opinionin publik. Faleminderit!

  • Faton Topalli ka kërkuar replikë.


    48
  • Unë do të flas shumë shkurtimisht. Kisha dashur ta pyes zonjën
    Lama: A janë deputetët e Parlamentit zviceran mbështetës të islamizmit, a janë ata
    radikalë që e kanë sjellë një ligj ku përmenden dhe listohen organizatat të cilat janë
    terroriste. E njëjta praktikë është bërë edhe në Gjermani. Edhe Gjermania i ka listuar
    organizatat, të cilat janë terroriste. Po lërini këto pallavra se ne kemi të bëjmë me
    islamizmin. Në fakt, ju jeni ata, të dyja palët bashkë, të dyja partitë bashkë, të cilat në një
    mënyrë indirekte po e mbështetin islamizmin dhe nuk kanë bërë deri tash asgjë kundër
    islamizmit radikal në Kosovë.

  • Alma Lama, ju lutem!

  • Faleminderit!
    Nuk e di pse zotit Topalli i dogji miza, unë nuk fola fare për atë. Unë mora këtu si
    shembuj disa nga vendet e BE-së. Natyrisht, sa u përket organizatave terroriste, po t’i
    keni dëgjuar me vëmendje, në mandatin e kaluar jam unë ajo që kam kërkuar nga ministri
    i Brendshëm atëherë që ta përcaktojë listën e organizatave terroriste, e ka një listë OKB-
    ja, e ka edhe BE-ja, kanë edhe vendet e tjera individuale, por këtu nuk po flasim për listën
    e organizatave terroriste, por po flasim për ligjin dhe për parandalimin e një fenomeni, i
    cili lidhet me shtetasit e Kosovës që shkojnë e marrin pjesë në këto luftëra.

    Zoti Topalli, kujdes në fjalorin, sepse jeni deputet dhe duhet ta keni edukatën minimale
    kur e merrni fjalën. Faleminderit!

  • Faleminderit! Fjalën e ka Rrustem Mustafa.

  • Faleminderit, kryetar!
    I nderuar ministër,
    Të nderuar deputetë,
    U tha edhe më parë se projektligji është i domosdoshëm. Nuk është aq e thjeshtë. Lufta
    kundër terrorizmit tashmë dihet se është mision i kombeve të mëdha me demokraci të
    zhvilluar botërore. Ne u bashkohemi këtyre forcave duke qenë të vetëdijshëm se i
    ndihmojmë rendit të ri botëror për një botë paqësore dhe më zhvilluese.

    Shqiptarët dhe ashtu nuk kanë kontakt as me kulturën dhe as me mentalitet pjesëmarrjeje
    në luftëra të paqarta dhe johumane. Unë e di se vendi ynë, në regjionin tonë, edhe kështu
    qe sa kohë jemi duke i zhvilluar kapacitetet tona të përditshme dhe kemi krijuar ambient
    për qëndrimin e NATO-s dhe të organizatave tjera humane ndërkombëtare në vendin
    tonë, ku ne do të jemi përkrah tyre dhe do t’i zhvillojmë këto doktrina.

    Kisha dashur që ligji të miratohet sa më shpejt, duke u ikur termave të komenteve tjera,
    siç u tha më parë, qoftë ato të Këshillit për Siguri Kombëtare apo të tjera, ngase është e
    domosdoshme që të krijohen instrumentet që të funksionalizohen ligjet, por edhe
    dokumentet tjera, sepse vendi ynë ka dokumente, ka ligje, tash po i shtohet edhe ky ligj.
    Më shumë kemi nevojë që t’i ngremë kapacitetet tona dhe t’i funksionalizojmë të gjitha
    dokumentet, që ne tashmë i kemi të nënshkruara. Faleminderit!


    49
  • Vjosa Osmani e ka fjalën.

  • Faleminderit!
    Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës,
    Mendoj që për ta kuptuar rëndësinë e këtij projektligji që sot po e shqyrtojmë, janë disa
    çështje në të cilat duhet të përgjigjet Qeveria e Kosovës dhe mua më vjen mirë që në
    ndërkohë na u bashkua edhe ministri i Punëve të Brendshme, i cili shpresoj që së paku
    mund të japë kontribut në sqarimin e këtyre çështjeve.

    Para disa ditësh sekretari amerikan i shtetit zoti Karry tha se celula të caktuara terroriste
    të lidhura me ISIS-in janë shkatërruar në Kosovë,mendoj , së paku kështu u raportua në
    medie. Kjo është një deklaratë,që duhet të na shqetësojë secilin, pra duhet ta shqetësojë
    secilin qytetar të Republikës së Kosovës dhe unë pres sqarime nga ministri i Brendshëm,
    apo zyrtarë të tjerë të sigurisë në Republikën e Kosovës lidhur me ngjarje të tilla.

    Duhet ta dimë si qytetarë të Kosovës, por edhe si deputetë të Kosovës, se cili është niveli
    i rrezikshmërisë në vend. Pse policët e Kosovës këto ditë, në fakt, pas rastit apo sulmit
    terrorist në Francë nga ai rast filluan të bartin jelekë anti-plumb. Dikujt mund t’i duket
    kjo çështje totalisht e parëndësishme dhe e palidhur me këtë ligj, mirëpo të gjitha këto
    kanë të bëjnë me nivelin e rrezikshmërisë dhe nivelin e terrorizmit. Dhe, për këto çështje
    çdo qytetar i Republikës së Kosovës duhet të jetë i njoftuar, ashtu siç është i njoftuar
    nëpërmjet të llogaridhënies së institucioneve të sigurisë në çdo vend tjetër normal, ku
    institucionet demokratike funksionojnë.

    Sot u shtrua pyetja, pse s’shkon dikush në konflikte të armatosura jashtë Republikës së
    Kosovës, në vende, që as nuk e dinë se ku janë? Unë besoj që shumica prej nesh, e dimë
    që kjo po ndodh shkaku i shpëlarjes së trurit nga elemente të caktuara kriminale. Dhe, kjo
    shpëlarje e trurit, natyrisht që bëhet shumë lehtë, kur e kemi një nivel aq të lartë të
    varfërisë, kur ka fonde të caktuara nga shtete të caktuara, nga organizata të caktuara
    terroriste, të cilat po shfrytëzohen për t’i blerë qytetarët tanë, për të marrë pjesë në këto
    konflikte.

    Pra, shpëlarja e trurit në rrethana të tilla të varfërisë ekstreme, natyrisht që është shumë e
    lehtë. Sa i përket numrit të qytetarëve të Kosovës, që po marrin pjesë në konflikte të
    armatosura, ministri i Jashtëm pak më herët e përmendi, se numri është jashtëzakonisht i
    lartë. Është detyrë e Qeverisë së Kosovës, që para këtij Kuvendi dhe para qytetarëve të
    Kosovës të tregojë, se sa është ai numër. Nuk mund të flasim më në mënyrë abstrakte. Sa
    është numri i qytetarëve? Duhet ta dimë se sa është serioze kjo punë. Katër vjet askush
    nga Qeveria nuk ka dalë para këtij mikrofoni dhe të na tregojë, se kjo është çështje
    serioze.

    Tani po shohim njerëz që kanë qenë ministra dhe është dashur të flasin para neve për
    seriozitetin e kësaj çështjeje, që na tregojnë se ka numër të madh të njerëzve që marrin
    pjesë në konflikte të armatosura apo bëhen pjesë e organizatave terroriste dhe, se nuk
    kemi as dokument të sigurisë. Po, pse Këshilli Kombëtar i Sigurisë nuk është mbledhur
    deri tani e të diskutojë për këtë punë? Nuk është ky problem që ka lindur tani.

    50
    Problemet e tilla, pjesëmarrja në organizata terroriste të qytetarëve tanë nuk ndodhin
    brenda natës. Pra, ky problem ka histori dhe dikush duhet të dalë, të flasë se përse ka
    ndodhur, si ka mundur të parandalohet dhe pse nuk është parandaluar.

    Mendoj që një çështje që duhet domosdoshmërish të adresohet në këtë ligj e që nuk është
    adresuar, është jo vetëm pjesëmarrja e qytetarëve në moshë madhore në këto organizata
    terroriste, por rrëmbimi i fëmijëve të tyre. Pra, ata po shkojnë, po i marrin fëmijët me
    vete, po i rekrutojnë edhe fëmijët dhe po i mësojnë fëmijët se si të vrasin. Kjo çështje
    duhet domosdoshmërish të adresohet në këtë projektligj, sepse, nuk kemi të bëjmë vetëm
    me pjesëmarrje të personave të moshës madhore, por edhe të shtyrjes me dhunë të
    pjesëtarëve të familjeve të tëra.

    Fondet, pra që po shfrytëzohen nga organizata të caktuara për t’i bindur qytetarët e
    Kosovës, apo për të shpëlarë trurin e tyre për pjesëmarrje në këto konflikte, tashmë
    adresohen në projektligj dhe besoj që kjo çështje është mirë.

    E dyta, nxitja për pjesëmarrje në këto luftëra në institucione fetare, nuk po e përcaktoj
    cilën, pra të gjitha feve, është po ashtu e përcaktuar me këtë ligj, sepse fatkeqësisht deri
    sot edhe institucionet fetare apo objektet e kultit fetarë kanë kontribuar në këtë gjendje,
    fatkeqësisht. Rrjetet sociale, një çështje që po ashtu adresohen në këtë ligj, sepse në
    Kosovë kemi problem jashtëzakonisht të madh me kërcënime, me shantazhe apo edhe me
    thirrje publike, që bëhen për qytetarë të Kosovës për pjesëmarrje në këto luftëra.

    Dhe e fundit, që besoj se është e rëndësishme, fshehja e kësaj vepre penale, që ka të bëjë
    jo vetëm me pjesëmarrje, por edhe përgatitje për pjesëmarrje në këto luftëra. Kjo
    nënkupton që jo vetëm djali i një familjeje, që po përgatitet të marrë pjesë në një luftë në
    Siri, por edhe e gjithë familja që kanë njohuri që ai mund të shkojë, kanë përgjegjësi
    penale, sipas këtij ligji. Dhe, qytetarët e Kosovës duhet ta dinë qartë, se çka po miratohet
    sot.

    Sa i përket përcaktimit të luftërave, unë mendoj që propozimi që e dha zoti Çeku, që në
    fund të dispozitës 2.2 të shtohet edhe pjesa që, po flasim këtu për luftëra që nuk janë në
    interes të Republikës së Kosovës, është një gjuhë që do të mund të pranohej dhe besoj që
    nëpërmjet një amendamenti mund të kalojë.

    Mirëpo, besoj që këtu janë caktuar, po përmenden disa paqartësi apo keqkuptime, sa i
    përket dispozitës 2.2, ku flitet për qytetarë që kanë edhe shtetësi të huaj. Qytetarëve që
    kanë shtetësi të huaj, sipas këtij ligji, nuk u lejohet të marrin pjesë në çdo konflikt të
    armatosur. Jo në çdo konflikt, por vetëm në ushtrinë e shtetit, shtetësinë e të cilit e kanë.
    Pra, në qoftë se një qytetar i Kosovës ka edhe shtetësi amerikane, natyrisht atij i lejohet të
    marrë pjesë në ushtrinë e Amerikës, në qoftë se, ka edhe shtetësi të Shqipërisë, natyrisht i
    lejohet të marrë pjesë edhe në luftërat që organizohen nga Shqipëria. Pra, nuk po flitet që
    i lejohet të shkojë në çdo shtet tjetër, por vetëm në shtetin shtetësinë e të cilit e ka.

    Kurse, sa i përket pjesëmarrjes së Republikës së Kosovës nëpërmjet institucioneve të saj
    të sigurisë në konflikte të armatosura, ligji shumë mirë e përcakton, që askush nuk ia

    51
    ndalon as Ushtrisë së Kosovës, as formacioneve ushtarake e as formacioneve tjera të
    sigurisë, që të marrin pjesë sipas dispozitave, që përcaktohen jo vetëm në ligj, por këto
    janë dispozita në Kushtetutë shumë mirë të rregulluara. Sepse, ka rregulla se si mundet
    Republika e Kosovës nëpërmjet formacioneve të sigurisë, të marrë pjesë në konflikte të
    tjera të armatosura.

    E vetmja gjë që nuk është definuar, siç e tha zoti Çeku, është çështja e vullnetarëve. Çka
    ndodh, në qoftë se një vullnetar, që nuk është pjesë e institucioneve të sigurisë, është i
    interesuar të marrë pjesë në një luftë humanitare apo në një luftë, e cila nuk është e
    definuar si terroriste. Ka praktika të ndryshme, po dëgjohet, mirëpo meqenëse një
    organizatë terroriste e ndryshon karakterin e saj, sepse sot mund të mos definohet si e
    tillë, e pas dy javësh të definohet si e tillë, më e mira është që në ligj t’i referohemi vetëm
    listës, kurse lista e cila mund të përditësohet, të përcaktohet natyrisht, nga institucionet e
    sigurisë apo nga një institucion i sigurisë, i cili përcaktohet nga ky ligj.

    Në qoftë se, i përmendim ato emër për emër, atëherë rrezikojmë që në ndërkohë, sepse
    ligji nuk përcakton ndonjë afat, sa jam e informuar, në ndërkohë të paraqiten edhe
    organizata të tjera terroriste, të cilat nuk janë të përcaktuara me këtë ligj dhe pjesëmarrja
    në to nuk do të mund të mbulohej.

    Të mos harrojmë, që në fillim, kur filloi lufta në Siri, ka pasur thirrje këtu që të përkrahen
    forcat opozitare. Pas një kohe, do të thotë ndryshoi komplet kualifikimi i atyre që po
    marrin pjesë në luftërat në Siri. Kjo është arsyeja, se përse nuk mendoj që duhet emër për
    emër, pra secila organizatë të përcaktohet në ligj, por t’i referohemi listës, një liste e cila
    përcaktohet, kuptohet, në bashkëpunim edhe me partnerët tanë, edhe në bashkëpunim me
    Bashkimin Evropian nga institucionet përkatëse të sigurisë. Faleminderit!

  • Rexhep Selimi e ka fjalën.

  • Kryetari i Komisionit për Siguri e dha njërin prej argumenteve pse
    duhet Qeveria ta tërheqë këtë ligj, pra ta kthejë mbrapsht. E ajo ishte e vërtetë ajo çfarë
    po kërkohet prej deputetëve dhe çfarë është e nevojshme të ndryshohet ky ligj, nuk mund
    të ndryshohet me amendamente edhe nëse i amendamentojmë të gjitha ligjet, pra të gjitha
    nenet, pra pesë prej dyve që i kemi këtu.

    Dhe, ne kërkojmë që të kthehet, jo vetëm për këtë arsye, por edhe për arsye tjera, të
    kthehet ky ligj dhe të mos mbështetet në parim nga Kuvendi me këtë qëllim, pra që ne
    vërtet ta kemi një ligj, i cili vërtet do ta arrinte synimet çfarë ne të gjithë duam t’i kemi.

    Paralel me këtë njëri nga deputetët parafolës, tha që ky nuk duhet të jetë thjeshtë ligji të
    jetë, të kufizohemi brenda ligjit, por ne duhet të shkojmë përtej ligjit e nëse, ne duhet të
    shkojmë përtej ligjit, pra është pikërisht ajo çfarë ne po kërkojmë, që të bëhet listimi i
    organizatave terroriste, që njëkohësisht bashkë me listimin e organizatave terroriste, të
    kemi edhe ligjin anti-terrorizëm, të cilin nuk e kemi.


    52
    Por, më falni, të kthehem pak në kohë. Në legjislaturën e kaluar kemi debatuar dhe po
    ashtu, pashmangshëm ne duhet t’i përsërisim ato çfarë i kemi thënë, për shkak se ne nuk
    kemi ndërruar mendje, njëkohësisht nuk ka ndërruar as esenca e këtij ligji. Dhe, kemi
    thënë që, paramendojeni sikur ky ligj të ishte në fuqi në vitin 1999 në Shtetet e Bashkuara
    të Amerikës, ne nuk do ta kishim Batalionin “Atlantiku” në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare
    të Kosovës.

    Paramendoni, sikur ky ligj të ishte në fuqi, kështu siç e ka sjell Qeveria jonë, në Zvicër në
    atë vit, ne nuk do të kishim shumë prej luftëtarëve që kanë ardhur të luftojnë në Kosovë,
    për shkak se dihet mirëfilli se shumë prej tyre kanë pasur pasaporta zvicerane, ose vetëm
    shtetësi zvicerane.

    Paramendoni, sikur ky ligj të ishte në fuqi në Shqipëri, ne nuk do t’i kishim të gjithë ata
    luftëtarë që kanë ardhur me legjitimitet të plotë t’i ndihmojnë vëllezërit e tyre në Kosovë.

    Pra, paramendojeni sikur ky të ishte në fuqi, Tahir Sinani nuk do të mund të merrte pjesë
    në tri luftëra çlirimtare, që kanë ndodhur në Kosovë, Preshevë dhe në Maqedoni, ku edhe
    ka rënë dëshmor.

    Por, po paramendojmë sot, sikur ky ligj të jetë në fuqi, ose të futet në fuqi dhe të kemi
    probleme në Preshevë, ky ministri Jablanoviq, ky mund të shkojë të luftojë kundër
    shqiptarëve atje e ne nuk mund t’i ndihmojmë vëllezërve tanë atje. Pra, s’kemi pse ta
    mbajmë fshehtë se ku është kundërshtimi ynë, pse ne e kundërshtojmë këtë dhe, nuk do të
    duhej asnjëherë, të na faturohej që kundërshtimi ynë është përkrahje për shkuarje në Siri.
    Kjo nuk ekziston, për shkak se nuk e kemi as atë qëllim, por duket që ju e keni një qëllim
    të dyshimtë lidhur me këtë.

    Iu referova nenit 2.2, për shkak se neni 2.2 i këtij ligji thotë që ky ligj nuk vlen për ata
    shtetas të huaj, të cilët kanë shtetësi të dyfishtë, bashkë me të Kosovës dhe dihet mirëfilli,
    se kush ka shtetësi të dyfishtë, pra në Kosovë janë shumica e qytetarëve serbë dhe po
    ashtu, shumica e atyre pjesëmarrësve, që kanë shkuar tashmë në Siri, të cilët publikisht e
    shqyen pasaportën dhe heqjen dorë nga shtetësia e Kosovës dhe, dihet mirëfilli se ata
    kanë shtetësi edhe të shteteve të tjera, të cilët tashmë i përkrahin konfliktet në vende të
    ndryshme të lindjes.

    Por, më lejoni të kthehem pak te data 26 prill e vitit 2012. Është dita, kur ministri i
    atëhershëm i Punëve të Jashtme i Qeverisë së Republikës së Kosovës, zoti Enver Hoxhaj,
    e priti në takim një pjesë të opozitës siriane, e cila ishte e përfshirë në konflikt të
    armatosur për rrëzimin e regjimit të atjeshëm. Dhe, jo vetëm që i priti, por u dha
    mbështetje të plotë, duke shkuar aq larg, sa e barazoi aspiratën e opozitës siriane me atë
    të Kosovës, në luftën e fundit.

    Natyrisht, që jo vetëm barazimi, por edhe krahasimi i luftës në Siri dhe i opozitave atje,
    me luftën e Kosovës dhe UÇK-në është krejtësisht i pavend dhe i padrejtë.


    53
    Kësisoj, del që nxitësi kryesor dhe inkurajuesi kryesor për shkuarjen e qindra të rinjve
    shqiptarë në Siri, prej pranverës së vitit 2012 e këndej, të jetë vetë ministri i atëhershëm,
    Enver Hoxhaj. Pra, nëse ky ligj do të futej në fuqi, ose do të ishte në fuqi në atë kohë,
    Enver Hoxhaj do të duhej të akuzohej penalisht për nxitje të luftërave dhe përfshirje të
    qytetarëve të Kosovës në Siri, aq më tepër, duke e futur ne këtë mes dhe duke e krahasuar
    luftën e UÇK-së. Ai me këtë rast iu tha të gjithë njerëzve që e kanë dashur dhe kanë qenë
    pjesëtarë të UÇK-së: “Shkoni ndihmoni opozitës siriane atje, pra në Siri”.

    Pra, nëse dikush do të duhej të penalizohej për këtë, është pikërisht ministri i atëhershëm
    dhe deputeti i tanishëm Enver Hoxhaj.

    Por, zotërinj të pranishëm dhe sidomos zotërinj qeveritarë, nëse doni ta luftoni
    terrorizmin, keni ku ta luftoni terrorizmin. Nëse doni ta parandaloni terrorizmin, keni si ta
    parandaloni terrorizmin, por nëse do të duhej ne të jemi kundër terrorizmit, vërtet kundër
    terrorizmit ngado që vjen dhe kurdo që ndodh e kudo që ndodh ai, pse nuk filloni nga ai
    terrorizëm, që tashmë po ndodh, për të vazhduar edhe me parandalimin e terrorizmit, që
    mund të ndodhë. E terrorizmi që po ndodh, është ai që po ndodh në Kosovë, sepse akt
    terrorist është hedhja në erë e një familjeje, në veri. Akt terrorist është edhe vrasja e
    Enver Zymberajt, akt terrorist është edhe vrasja e policit të EULEX-it në veri. Ju akoma
    s’keni marrë kurajën t’i quani akte terroriste këto të cilat po ndodhin, dhe na bëni sikur
    doni t’i parandaloni ato që mund të ndodhin.

    Dhe, nëse është për të filluar, pse nuk ua ndalojmë qytetarëve të huaj të kryejnë akte
    terroriste, para se t’ua ndalojmë qytetarëve tanë të përfshihen diku tjetër? Këto do të
    duhej të bëhen të dyja dhe, terrorizmi nuk do të duhej të seleksionohej në këtë formë dhe
    nuk do të duhej, që asnjëherë mbështetja kundër terrorizmit, kundër një terrorizmi, të
    ishte heqje dorë e luftës kundër një terrorizmi tjetër. Pra, këtu ndoshta akoma nuk u
    përmend, por në qendër të Prishtinës, në krye të një akti terrorist u kap një qytetar serb, i
    cili vinte nga Beogradi, me eksploziv në qendër të Prishtinës, para Ambasadës
    Amerikane dhe, ne nuk kemi kurajë që këtë ta quajmë akt terrorist, i cili nuk ndodhi për
    shkak të rrethanave të caktuara të sigurisë, por që do të mund të ndodhte dhe,
    paramendojeni se çfarë do të ndodhte.

    Pra, ne do të duhej të shqetësohemi, të jemi kundër terrorizmit, kudo që ndodh ai, por,
    duke filluar me prioritet nga terrorizmi i cili po ndodh në atdheun tanë, dhe nga terrorizmi
    i cili tashmë po ndodh, duke mos u ndalur që ta parandalojmë edhe terrorizmin që mund
    të ndodhë.

    Në fund, edhe njëherë duhet ta ritheksoj nevojën, që bashkë me këtë ligj i cili duhet të
    jetë ashtu siç duhet, jo siç është tani, të cilin ne për këto arsye do ta kundërshtojmë, jo pse
    ne jemi kundër angazhimit të shtetit tonë për parandalimin në luftëra tjera, por ne duam ta
    identifikojmë qëllimin tonë të qartë dhe nuk kemi nevojë të hezitojmë ta listojmë listën e
    organizatave, për shkak se një gjë të tillë e bën edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara
    edhe Bashkimi Evropian dhe, tek e fundit, ne mund t’u referohemi atyre.


    54
    Dhe, paramendoni nëse ne do të bënim një punë të mirëfilltë, lista e organizatave
    terroriste do të dukej kështu, sidomos prej nesh: ‘Al Kaida’, ISIS, duke mos përjashtuar
    as OBRAZ që është në veri, as “Rojat e Urës”, që janë në veri, duke mos përjashtuar as
    aktet terroriste, që kryen xhandarmëria serbe brenda territorit të Republikës së Kosovës.
    Nëse doni ta luftoni terrorizmin, luftojeni terrorizmin aty ku na sulmon ne, luftojeni
    terrorizmin aty ku po ndodh tani dhe vazhdoni me parandalimin e terrorizmit, kudo që
    ndodh ai. Faleminderit!

  • Labinotë Demi-Murtezi e ka fjalën.

  • MURTEZI: Faleminderit për fjalën e dhënë, zoti kryetar!
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Projektligji për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit,
    për mendimin tim parimisht, është ligj i thuktë dhe shumë përfshirës, pa potencuar vende
    e luftëra të caktuara, të cilat ligjin do ta bënin afatshkurtër dhe të shfrytëzuar vetëm për
    një kohë të caktuar.

    Kësisoj i kontribuohet demokracisë së vendit dhe asaj të rajonit, duke menduar afatgjatë,
    duke i dhënë mundësi Qeverisë dhe Kuvendit të marrë masa të duhura në momente të
    caktuara.

    Qeveria e Republikës së Kosovës, domethënë në të gjitha mandatet e saj dhe bashkësitë
    fetare janë deklaruar vazhdimisht kundër akteve të shëmtuara terroriste, kudo që kanë
    ndodhur ato, ndërkaq kur ato janë kryer nga shqiptarë në një numër të vogël edhe janë
    distancuar edhe nga bashkëkombësit e tyre, ashtu siç kam bërë edhe unë dhe të tjerët.

    U tha dhe u pyet më herët, cili është parandalimi i gjithë kësaj, domethënë i gjithë këtij
    terrorizmi? Parandalimi i terrorizmit është vetë ligji që ne po e shohim sot, që sot e kemi
    në dorë dhe të cilin, nëse do të kalojë me vota, edhe do ta kemi.

    Një parandalim tjetër do të ishte edhe organizimi, domethënë i tryezave të ndryshme,
    vetëdijesimi i popullatës- çka do të thotë terrorizëm, çka do të thotë terrorizmi me
    ngjyrim fetar, ngase shohim se sidomos kur është në pyetje ngjyrimi fetar, domethënë ai
    merr kahe të ndryshme dhe bëhet temë në të gjitha mediet dhe portalet tona.

    Një tjetër mënyrë e parandalimit të terrorizmit është edhe mundësia e integrimit të gjithë
    qytetarëve, në këtë rast qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim të nacionalitetit
    dhe fesë së tyre. Për shembull, Amerika e lufton terrorizmin, por respekton besimtarët,
    qytetarët besimtarë të saj, qofshin ata besimtarë të fesë katolike, të fesë islame apo edhe
    të tjerë.

    Jemi të vetëdijshëm se në këtë sens ne jemi domethënë besimtarë që jetojmë në një vend
    në një shtet laik, shtet laik në kuptimin e udhëheqjes, mirëpo shteti ynë nuk do të mund të
    sillet asnjëherë shtet laik kundrejt popullit besimtar.


    55
    Jemi shtet laik në sensin që nuk mund t’i detyrojmë katolikët e Kosovës t’i dërgojë
    fëmijët e t’i pagëzojnë në kisha, ashtu siç nuk mund t’i detyrojmë myslimanët e Kosovës
    ta dorëzojnë patjetër zekatin, i cili është një prej shtyllave të islamit.

    Jemi shtet laik në ligje e gjëra të tjera në kuptimin e udhëheqjes, por jo edhe në
    respektimin e qytetarëve të saj.

    Nuk mund të sillemi laikë ndaj besimtarëve katolikë të cilët po ndërtojnë, kanë bërë një
    prej katedraleve më të bukura të rajonit dhe botës në qendër të Prishtinës dhe ndaj
    besimtarëve myslimanë të Kosovës, të cilët nuk i zënë as rrugët as trotuaret shpeshherë
    në namazet, sidomos namazin e xhumasë, falen edhe në rrugë. Si mund të jemi një shtet
    laik, domethënë karshi gjithë këtyre qytetarëve besimtarë?

    Kemi parë disa herë se aktet e ndryshme terroriste janë munduar, domethënë, të japin
    ngjyrime të ndryshme, i fundit ishte që edhe u cek disa herë, disa kilogramë eksplozivë
    në qendër të Prishtinës , është për t’u admiruar domethënë zbulimi i tij si akt parandalimi
    i shkatërrimit të tij dhe paramendoni për çka do të ishim duke folur ne sot, nëse do të
    sulmohej kisha, domethënë me pikërisht atë eksploziv ashtu siç edhe i parandaluar.

    Duke u rikthyer mbrapa tek të gjithë parafolësit, do të bëj edhe unë një pyetje që bënë
    ata- Ku shkojnë ata njerëz nëpër ato vende, pse shkojnë nëpër ato vende që nuk i dinë as
    ku ndodhën në glob? Edhe unë do ta bëja këtë pyetje - s’i i merr njeriu gruan, fëmijët,
    vëllanë a motrën dhe i bashkëngjitet një konflikti për të cilin konflikt në këtë rast,
    domethënë apelon edhe Qeveria edhe Bashkësia Islame e Kosovës, që të mos shkohet?
    Le ta japin përgjigjen gjithë ata intelektualë që i thonë vetes dhe që në një mënyrë a tjetër
    kur ndonjë besimtar shkon dhe kërkon vend pune i thotë : shko në Arabi. A nuk është
    edhe kjo një shprehje terroriste.

    Nuk kam dëgjuar ndonjë herë të jetë ankuar një amerikan, ngase përmes internetit dhe
    gjërave të tjera ne jemi në kontakt me gjithë botën, t’i thotë qytetarit të vet: shko diku
    tjetër. Nuk kam dëgjuar. Pse qytetarët e Kosovës, intelektualë shqiptarë të Kosovës u
    thonë qytetarëve të vet të shkojnë e ta gjejnë veten diku tjetër?

    Le të mendojmë ne vet, domethënë sa do të mund t’i kontribuojmë luftës kundër
    terrorizmit edhe me fjalë, jo vetëm me gjëra të tjera, domethënë me ligje e nene, por t’i
    parandalojmë, të mos lejojmë të vijnë deri te aktet e fundit, aktet e kryera të cilat do të na
    dhembin të gjithëve pastaj bashkë. Faleminderit!

  • Ismajl Kurteshi e ka fjalën.

  • Përshëndetje për të gjithë.
    Bazuar në diskutimet e gjertanishme shihet se parimisht askush nuk është kundër një ligji
    të tillë. Objekt diskutimi këtu është se a është ky ligj mjafti mirë për ta kryer misionin,
    për të cilin është hartuar apo do të duhej që të ribëhet për të qenë vërtet në kryerje të
    detyrave të cilat i ka marrë përsipër ky ligj.


    56
    Ne mendojmë se do të duhej, është shumë në interes të vendit që të jepet mundësia që ky
    ligj të ribëhet dhe vërtet ta kryejë misionin për të cilin edhe po hartohet.

    Atdhetari i shquar shqiptar mulla Idriz Gjilani, pat thënë se i kemi tri fe, por kemi vetëm
    një atdhe të përbashkët, një gjak vëllazëror, një gjuhë, një diell, një Zot, detyrë mbi detyra
    kemi bashkimin dhe mbrojtjen e atdheut.

    Ky ligj për të cilin po diskutojmë sot, ndalon bashkimin e qytetarëve të Kosovës me
    formacionet e jashtme paraushtarake, parapolicore, jashtë territorit të Kosovës. Është
    interesant se askush në këtë vend nuk po merret me ndalimin e bashkimit të qytetarëve të
    Kosovës në formacionet parapolicore brenda Republikës së Kosovës siç janë “rojet e
    urës” të cilat praktikisht e kanë ndarë vendin në dy pjesë dhe po ashtu “Civilna Zaštita”
    që është një formacion i huaj që vepron në vendin tonë kështu që do të ishte mirë që
    përveç asaj që ne po angazhohemi të mos lejojmë qytetarët tanë që të marrin pjesë në
    veprimtari terroriste jashtë vendit që të merremi edhe me këto grupime që po merren me
    këtë lloj veprimtarie brenda Kosovës dhe po e dëmtojnë ekzistimin e shtetit tonë të lirë
    dhe të pavarur. Faleminderit!

  • E ka fjalën Xhevahire Izmaku.

  • Faleminderit, kryetar!
    I nderuar ministër,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Të respektuar qytetarë të vendit,
    Unë dëgjova me vëmendje fjalimet e kolegëve të mi dhe e pashë që vërtet qëllimi i të
    gjithëve është që ne të kemi një ligj të mirë, mirëpo ne asnjë ligj që kemi kaluar deri tani
    edhe në mandatin e kaluar nuk kemi kalua pa pasur vërejtje për të qenë sa më i mirë, por
    u në thjeshtë nuk u binda se ka argumente të mjaftueshme që nuk e meriton pra të kalojë
    në parim.

    Ditë më parë e gjithë bota demokratike u tmerrua nga ngjarjet e ndodhura në qendër të
    Parisit, ku grupet kriminale të thirrura në vlera fetare masakruan në vendin e tyre të punës
    12 gazetarë dhe vranë edhe policë e njerëz të pafajshëm, duke u thirrur prapë në vlerat, të
    cilat pra realisht nuk i predikon assesi feja islame.

    Pas këtij akti të tmerrshëm edhe vendi ynë bashkë me Shqipërinë dhe jo Serbia, pra u
    bashkuan në këtë nderim të viktimave, ku ne i patëm edhe liderët tanë prezentë në
    marshin e paqes në Paris.

    Pjesëmarrja në marshin e paqes në Paris, veçanërisht e klerikëve shqiptarë, mori
    duartrokitjen dhe respektin e miliona njerëzve në botë dhe të gjithë ne atë ditë u ndiem të
    emocionuar dhe sigurisht edhe krenarë, edhe pse secili nga ne e ka të qartë fort mirë që
    populli ynë shqiptar, me të gjitha të këqijat që i kanë ndodhur gjatë shekujve, ishte
    komod në këtë aspekt, pra paqe e përhershme ka ekzistuar gjithmonë në mes të
    komuniteteve fetare. Por, sikur u ndiem mirë dhe krenarë me marshin e klerikëve tanë
    bashkë në Paris, jemi ndie keq dhe plot mllef e dhembje viteve të fundit kur kemi parë

    57
    nëpërmjet ekraneve televizive djemtë tanë të rinj, pra kosovarë, të cilët në dhjetëra prej
    tyre morën rrugë në këto lufta të pakuptimtë dhe shumica nga ta as varre nuk po kanë, pra
    në vendin ku lindën, se nuk kthehen fare.

    Sot kur do diskutojmë këtë ligj që e ndalon dhe dënon shkuarjen në luftëra të huaja,
    sigurisht qindra familjarë që kanë pasur një përjetim të tillë nuk do të ndjehen mirë, pasi
    që ata shkuan dhe në këtë rast mendoj se ky ligj do të vlejë edhe si preventivë e mirë për
    të gjithë ata të rinj të cilët janë në dilema se do të nisen në një rrugë pa krye, në një luftë
    të pakuptimtë apo do të rrinë në vendin e tyre.

    Të nderuar kolegë deputetë,
    Ky ligj që ne sot po e diskutojmë nuk do të thotë që automatikisht do të ndalë rrugën e pa
    krye në këto lufta dhe konflikte që më shumë janë lufta në mes grupeve të interesit për
    pushtet dhe çdo ditë më shumë janë duke marrë jetën e njerëzve të pafajshëm, por me
    këtë ligj ne besoj që do të minimizojmë shkuarjen e personave të tjerë nga vendi ynë që
    pa vetëdije, shumica pa vetëdije, joshen dhe nxiten për grupe të caktuara të njerëzve të
    cilët në emër të një lufte pra të shenjtë të një parajse të premtuar po humbin jetën, të
    themi, pa kuptim në ato luftëra.

    Ky ligj do të bëjë të mundur që të ketë një parandalim të ushtrimit të këtyre aktiviteteve
    pasi që ka shumë mirë të theksuar dispozitat ku përfshihen në dënim të gjithë ata persona
    që nxisin, rekrutojnë ose organizojnë shkuarjen e të tjerëve në këto luftëra.

    Unë i vlerësoj shumë përcaktimet decidive te të gjitha nenet, mirëpo tek neni 3 pika 2 , që
    përcakton qartë se dënimet deri në 15 vite burg shkojnë edhe për ata që mbledhin ose
    fshehin fonde dhe materiale, që do të përdoren për këtë qëllim, mirëpo tek një shprehje që
    këto veprime dënohet nëse i bën me dashje apo dijeni.

    Unë mendoj që tani ia vlen që ne të lobojmë për ligjin, pra. Mbrëmë i kanë parë
    televizionet nacionale që e kanë përshkruar nen për nen ligjin dhe mendoj që është një gjë
    pozitive pasi qytetarët duhet të njihen me të gjitha penalizimet që do të ndodhen në rast se
    ata do t’i kryejnë këto aktivitete.

    Këtu flas duke e ditur faktin se ne i kemi disa organizata apo shumë organizata jo
    qeveritare të cilat asnjëherë vendi ynë kurrë nuk ua diti financat ose burimin financiar dhe
    mendoj që edhe për këto do të vlejë saktësisht një preventivë e tillë.

    Mirëpo, sigurisht se gjatë leximit të ligjit në momentin kur e kemi parë se ligji nuk ka
    përputhshmëri me ‘acquis communautaire’, ne e dimë që ende legjislacioni i BE-së nuk
    ka një unifikim në këtë aspekt, por ne sigurisht që e kemi parë që baza e këtij ligji është
    me akte normative ndërkombëtare.

    Tek çështja e buxhetit,mendoj që kaq ka qenë mundësia, mirëpo të shpresojmë që ata të
    cilët do të infiltrohen në këto procese nuk do të kenë miliona më fuqishëm apo të kenë
    financa shumë më shumë dhe ligji ynë do të bie shumë poshtë.


    58
    Sidoqoftë, me gjithë vërejtjet edhe të kolegëve të mi, unë mendoj se ligji ia vlen të
    votohet për dhe është një nismë e mirë që të jetë një parandalim për këto nxitje.
    Faleminderit!

  • Fjalën e ka Mytaher Haskuka.

  • Të nderuar kolegë deputetë,
    Volteri, para më se 200 vjetësh ka thënë që baza e çdo keqkuptimi dhe korrupsioni në
    shoqëri janë ligjet e shumë kuptimta, jo specifike.

    Ky ligj ashtu si është momentalisht nuk është specifik dhe ofron mundësi për keqkuptim,
    keqpërdorim dhe korrupsion.

    Të gjithë ata që diskutuan deri tani dhe që janë për ligjin potencuan që ky ligj është i
    domosdoshëm për të luftuar terrorizmin, po ky ligj askund, në asnjë vend nuk e cek fjalën
    terrorizmin apo aktet terroriste. Pra, nuk është specifik, është i shumë kuptimtë, prandaj
    edhe do të ofrojë bazë për keqpërdorim dhe korrupsion.

    Prandaj, nëse jeni seriozë që të parandalojmë terrorizmin dhe pjesëmarrjen e të rinjve në
    grupet terroriste, atëherë le ta amendamentojmë ligjin dhe le ta bëjmë specifik ashtu si e
    përmendi edhe deputeti Faton Topalli, sipas shembujve të vendeve evropiane.
    Faleminderit!

  • Ganimete Musliu e ka fjalën.

  • Faleminderit, zoti kryetar!
    I nderuar ministër,
    Të nderuara kolege dhe ju kolegë deputetë,
    Nuk e pata ndërmend ta marrë fjalën edhe pse i përkas Komisionit për Punë të
    Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, por megjithatë u provokova pak nga
    parafolësit e mi dhe fillimisht dëshiroj t’i falënderoj të gjithë ata deputetë të cilët dhanë
    kontributin e tyre sot që ky ligj të jetë sa më i mirë dhe sa më funksional, por nuk dua të
    pajtohem aspak me ata deputetë të cilët në fjalën e tyre thanë që nuk ka pasur vullnet
    politik që në mandatin e kaluar të miratohet ky ligj,kur e dimë shumë mirë që Qeveria e
    kaluar e ka sjell në Kuvend këtë ligj dhe Komisioni për punë të Brendshme, Siguri dhe
    Mbikëqyrje të FSK-së, ku edhe në atë mandat kam qenë pjesë e atij komisioni, e ka
    shqyrtuar me shumë seriozitet dhe ka kaluar në leximin e parë, po nga ky Kuvend që
    shumica e atyre deputetëve që sot thanë se ky ligj është dashur të kalojë në mandatin e
    kaluar, i kanë dhënë mbështetje edhe në atë legjislaturë dhe i dhanë edhe sot. Pra, mund
    të them se ka vetëm pak ose pothuaj se aspak ndryshime nga leximi i parë që është bërë
    në mandatin e kaluar.

    Unë mendoj që kjo legjislaturë dhe ky Kuvend duhet të ketë mision tjetër, jo të ketë
    mision analizën e ish Qeverisë dhe mandatit të kaluar, sepse është dikush tjetër ai i cili e
    analizon punën e secilit dhe ai i cili e analizon punën e ish-Qeverisë së Republikës së
    Kosovës ose mandatit të kaluar është qytetari i Kosovës dhe qytetari i Kosovës e ka bërë

    59
    analizën më 8 qershor duke konfirmuar sërish besimin dhe konfirmimin për Partinë
    Demokratike të Kosovës, e cila udhëhoqi me Qeverinë e kaluar.

    Më vjen shumë keq dhe nuk kisha dashur asnjëherë që të dalim dhe të filozofojmë për
    vende dhe rajone të ndryshme, të dalim as për Asim Vokshin dhe as për heronjtë tanë
    tjerë, sepse është momenti që të ndalemi e të fshijmë oborrin tonë, sepse kur e fshijmë
    oborrin tonë, atëherë kemi mundësi dhe kohë për të dalë edhe në oborret e të tjerëve.

    Dua edhe një gjë të them se unë uroj që ky ligj i cili sot besoj fuqishëm që do të miratohet
    në leximin e parë dhe thjeshtë do të punohet më tutje që të procedohet, mos ta ketë fatin e
    shumë ligjeve tjera që i kemi miratuar në legjislaturën e kaluar dhe thjeshtë kanë mbetur
    vetëm ligje në letër.

    Ky legjislacion, ky Kuvend do të ketë për mision që ligjet të cilat miratohen t’i
    mbikëqyrë dhe thjeshtë ato ligje të jenë sa më të implementueshme dhe sa më funksionale
    në vend. Uroj që ky ligj që do të miratohet sot të mos e ketë fatin e Ligjit të duhanit, ose
    ndalimit të duhanit i cili është një ligj që me të vërtetë mua më vjen turp sa herë që jam
    në një lokal apo në një kafeteri, edhe në vende tjera publike të Kosovës, është një ligj
    skandaloz dhe është për fyerje. Prandaj, ky ligj uroj që të gjejë implementim 100% po
    thuajse. Faleminderit!

  • Faleminderit! E ftoj përfaqësuesin e Qeverisë, pasi e ka kërkuar fjalën,
    ministrin e Brendshëm zotin Skënder Hyseni.

    MINISTRI SK
  • Faleminderit, zoti kryetar!
    Të nderuar deputetë,
    Unë u përpoqa me vëmendje të përcjell një pjesë të diskutimeve për projektligjin. Kërkoj
    ndjesë që mungoja në paraqitjen e projektligjit, ishte një ngjarje e organizuar kohë më
    parë për inaugurimin e një pike të përbashkët të koordinimit, bashkëpunimit policor midis
    Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, prandaj isha i penguar që të jem
    këtu.

    Po ashtu, i kërkoj falje deputetit Daut Haradinaj që s’kisha mundësi t’i përgjigjem në
    pyetjen e tij, por ai përgjigjen do ta marrë me shkrim.

    Ministri Abrashi e ka bërë prezantimin e ligjit dhe unë u përpoqa që të kap thekset
    kryesore të diskutimeve për projektligjin.

    Më 24 shtator të vitit të kaluar, është nxjerr Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së
    21/78, pas një debati shterues në të cilin kanë marrë pjesë përtej 50 kryetarë shtetesh në
    një debat dhe samit i hapur nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun dhe i
    kryesuar nga presidenti amerikan, Barack Obama.

    Pas këtij debati shterues është aprovuar një rezolutë dhe komplet në frymën e kësaj
    rezolute është hartuar edhe projektligji i cili sanksionon, përkatësisht parandalon
    pjesëmarrjen në konflikte të huaja.

    60
    Pse iu referova kësaj mbledhje të Këshillit të Sigurimit dhe fjalimeve të përtej 50 burrave
    të shtetit nga i gjithë rruzulli tokësor, për të dëshmuar peshën dhe rëndësinë që ka
    vendosja edhe e Republikës së Kosovës në hartën, përkatësisht në arkitekturën globale të
    luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, po e theksoj, ekstremizmit të
    dhunshëm.

    Ky projektligj është shumë i qartë. Bën fjalë për individë, për grupe voluntare, nuk bën
    fjalë për institucione shtetërore. Ushtria e Republikës së Kosovës, Forcat e Armatosura të
    Republikës së Kosovës, nesër do të mund të marrin pjesë mbi bazën e marrëveshjeve,
    qoftë bilaterale, qoftë multilaterale në konflikte për të cilat përcaktohet Qeveria e
    Kosovës, se është interes i Kosovës.

    Dhe këtu, qysh tash, ju them që çdo përpjekje për të ngatërruar termat e projektligjit, me
    gjëja parandalimin edhe të pjesëmarrjes së Kosovës në konflikte të cilat i sheh si interes
    në mënyrë të organizuar dhe të kontrolluar shtetërore, është gabim. Është interpretim i
    gabueshëm dhe nuk qëndron.

    Unë i përcolla me vëmendje edhe shqetësimet fort të qëlluara të deputetëve nëse Kosova
    është e rrezikuar nga ekstremizmi i dhunshëm, nëse Kosova përballet aktualisht me
    ndonjë rrezik të veçuar të lokalizuar nga dhuna ekstremiste ose ndonjë akt terrorist. Unë
    do të them vetëm aq, dhe këtu i referohem një pyetjeje indirekte të deputetes Osmani, do
    të them vetëm as që nuk rrezikoj të lëndoj integritetin e hetimeve në vijim.

    Zonja Osmani, përdori jelekët antiplumb që policët e Republikës së Kosovës këto ditë
    shihen rrugëve të Kosovës me ta. Pas ngjarjeve në Paris është veprim rutinë i organeve të
    sigurisë që të marrë masa parandaluese, pavarësisht nëse ka indikacione të qarta apo jo të
    ndonjë rreziku imanent. Dhe, me të gjithë mekanizmat e sigurisë në Kosovë jemi
    dakorduar që masat parandaluese të jenë absolutisht sistematike dhe konsistuese...

    (Ndërprerje nga regjia)

    KRYTARI: Vazhdo fjalën, të lutem regjia!
    MINISTRI SK
  • Po ashtu këtu pati referime për veprime të organeve të
    sigurisë në raport me arrestime të caktuara. Më saktësisht, në raport me arrestimin e
    qytetarit serb Gavriq, i cili u zu me 12.219 kilogramë eksploziv. Dhe organet e sigurisë
    do të përmbahen nga çfarëdo lloj kualifikimi, sepse tashmë ky rast është në prokurori,
    është duke u hetuar dhe nuk do të themi asgjë më shumë, sepse çfarëdo që të themi
    publikisht do ta lëndojmë integritetin e vet hetimeve. Prandaj, institucioni të cilin unë e
    kryesoj, absolutisht do të demonstrojë seriozitet maksimal në përballjen dhe konfrontimin
    e situatave të tilla.

    Pse i duhet Kosovës një ligj i tillë? Jo vetëm për t’i mundësuar asaj luftimin e terrorizmit
    dhe ekstremizmit, po i duhet një ligj i tillë për ta rrumbullakuar kornizën legale që i
    mundëson Kosovës të bëhet pjesë institucionale e strukturave rajonale dhe më gjerë
    ndërkombëtare të luftës kundër terrorizmit.

    61
    Ndërkohë unë siguroj deputetët e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e Kosovës, që
    institucionet e sigurisë së Kosovës do të bëjnë çdo gjë në mundësitë e tyre, që të
    parandalojnë një që Kosova të jetë burim i ekstremistëve të çfarëdo lloji, që Kosova të
    kthehet në strehë të ekstremistëve dhe luftëtarëve në luftëra të huaja me fondament të
    pastër terrorist dhe Kosova do të bëjë çmos që të parandalojë që Kosova të bëhej edhe
    vend transit ose rrugë transit për në ato konflikte.

    Ne jemi duke zhvilluar hetime të gjithanshme, jemi duke trajtuar indikacione rreziku të
    gjithanshëm, jemi duke trajtuar grupe dhe individë që janë identifikuar, qoftë si nxitës,
    qoftë si organizatorë të fshehtë ose terciarë të aktiviteteve të ngjashme terroriste.

    Nuk mund të themi asgjë më shumë për shkak, sërish po e them të integritetit të
    hetimeve. Kosova përfundimisht do ta zërë vendin e saj konform dhe absolutisht në
    pajtim me përmasat dhe mundësitë reale që i ka që ta zhvillojë këtë luftë, të bëhet jo
    vetëm konsumuese e shërbimeve që ofron lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm, por
    edhe ofruese e shërbimeve dhe kontributore në këtë luftë. Faleminderit!

  • Faleminderit, zoti ministër!
    Të nderuar deputetë, në vazhdim kërkohet deklarimi me votim për miratimin në parim të
    Projektligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit.

    Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votimin e projektligjit në parim. Votojmë tash!

    Konstatoj se në votim kanë votuar për 74 deputetë, kundër kanë votuar 12 deputetë dhe
    asnjë deputet nuk ka abstenuar. Pra, miratohet në parim Projektligji për ndalimin e
    bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit.

    Ngarkohen Komisioni Funksional dhe komisionet e përhershme, që në afatin e paraparë
    me Rregullore të Kuvendit, ta shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t’ia paraqesin
    raportet dhe rekomandimet.

    Në fakt jemi në kohën e drekës, do të bëjmë një pauzë deri në orën 15:00, nëse jemi të
    gjithë të pajtimit. Faleminderit!














    62
    Vazhdim i mbledhjes, pas pauzës
    Mbledhjen e drejton kryetari i Kuvendit, z. Kadri Veseli,

  • Atëherë vazhdojmë me pikën e pestë të rendit të ditës:

    5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbikëqyrjen elektronike të personave të cilëve
    u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës ose të panelit për lirim me kusht.

    Në bazë të nenit 56 të Rregullores së Kuvendit, Komisioni Funksional ka shqyrtuar
    projektligjin dhe Kuvendit i ka rekomanduar miratimin e tij në parim.

    E ftoj ministrin e Drejtësisë, zotin Hajredin Kuçi, që para deputetëve ta paraqesë dhe ta
    arsyetojë projektligjin.

  • Faleminderit!
    I nderuar kryetar i Kuvendit,
    Të nderuar deputetë,
    Anëtarë të Qeverisë,
    Më lejoni që të paraqes para jush për miratim Projektligjin për mbikëqyrjen elektronike të
    personave të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës ose të panelit për lirim me
    kusht.

    Ministria e Drejtësisë e ka hartuar këtë projektligj në kuadër të prioriteteve të saja për
    reformimin e sistemit të drejtësisë dhe përforcimin e kapaciteteve të Shërbimit Sprovues
    në Republikën e Kosovës.

    Përmes këtij projektligj kemi projektuar synimin tonë, të kemi një sistem modern që i
    përgjigjet nevojave të vendit tonë dhe të njëjtin kohë është model konkurrues në rajon
    dhe i denjë për të përmbushur edhe praktikat e vendeve evropiane.

    Qëllimi primar i këtij projektligji është rritja e sigurisë publike dhe garantimi i
    ekzekutimit efektiv të vendimeve të gjykatave dhe të panelit për lirim me kusht përmes
    rregullimit me ligj të përdorimit të mbikëqyrjes elektronike përgjatë procesit të zbatimit
    të drejtësisë penale.

    E gjithë kjo është respektuar plotësisht, në çdo kohë edhe të drejtat ligjore dhe
    kushtetuese të qytetarëve, respektivisht të personave që përfshihen në mbikëqyrjen
    elektronike.

    Janë disa kategori të personave te të cilët do të zbatohen dispozitat e këtij projektligji.

    1. Ky projektligj do të zbatohet për mbikëqyrjen elektronike të personave ndaj të cilëve
    me vendim të gjykatës janë vendosur masat: si me premtimin e të pandehurit që nuk do të
    braktisë vendqëndrimin, ndalimi për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar dhe në raste
    të arrestit shtëpiak.


    63
    Po ashtu në frymën e njëjtën të mbikëqyrjes elektronike do të zbatohet edhe për persona
    ndaj të cilëve janë shqiptuar dënimet alternative sikur që mund të jenë: dënimi me kusht
    me urdhër për trajtimin e detyrueshëm rehabilitues, dënimi me kusht për urdhër mbi
    mbikëqyrjen nga Shërbimi Sprovues.

    Në kuadër të këtij projektligji është paraparë edhe mbikëqyrja e personave ndaj të cilëve
    është shqiptuar edhe urdhri i mbrojtjes së gjykatës apo urdhri për mbrojtje emergjente.

    Organi përgjegjës për mbikëqyrjen elektronike do të jetë Shërbimi Sprovues i Kosovës.
    Detyrat dhe obligimet e parapara me këtë ligj do të shtojnë tutje përgjegjësinë e këtij
    shërbimi, mirëpo edhe do të kërkojmë përgatitje të duhura profesionale edhe
    administrative që të mundësojnë në përpikëri zbatimin e këtij ligji.

    Për më tepër, mbikëqyrja elektronike duhet të zbatohet duke u bazuar në dispozitat e
    Kodit Penal, të Kodit të Procedurës Penale dhe Ligjit për mbrojtjen nga dhuna në familje,
    si dhe do të kenë parasysh shumë parime esenciale siç janë: parimi ligjshmërisë, mbrojtja
    e rendit dhe sigurisë publike,garantimi i lirisë personale të dëmtuarit nga veprat penale
    apo e viktimës, respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, mos diskriminimi,
    proporcionaliteti i mbikëqyrjes elektronike në rrethana të rastit dhe personalitetin e
    personit si dhe parimi i objektivitetit dhe efektiviteti në drejtësi.

    Të nderuar deputetë,
    Është shumë e rëndësishme të theksohet fakti që pajisja e cila do të vendoset në trup të
    personit në mbikëqyrje elektronike sipas kushteve të parapara me këtë projektligj do të
    jetë e përgatitur sipas standardeve të parapara dhe e njëjta nuk do të ketë asnjë efekt apo
    imazh negativ për shëndetin e tij, përkatësisht për ambientin social ku ai mund të gjendet.

    Ne kemi qenë jashtëzakonisht të kujdesshëm në këtë pikë duke tentuar gjithnjë që të kemi
    parasysh të drejtat dhe liritë të garantuara me Kushtetutën e vendit tonë dhe ato të drejta
    të mos i cenohen në asnjë rast.

    Nëse flasim në nivel teknik, mbikëqyrja elektronike do të funksionojë me pajisje
    elektronike e cila do të jetë e lidhur me sallën operative nga ku do të monitorohet
    respektimi i vendimeve të gjykatave dhe panelit për lirim me kusht me të cilat vendime
    do t’u kufizohet lëvizja e lirë e këtyre personave.

    Po ashtu më lejoni të theksoj në nivel të shpenzimeve janë i lumtur të them që do të ketë
    ulje të shpenzimeve për kujdesin ndaj këtyre personave që janë në arrest shtëpiak apo të
    atyre që mund të kryejnë dënime tjera alternative.

    Me këtë rast çdo tendencë për të kryer një vepër penale për mosrespektimin e rregullave
    të tilla do të neutralizohet menjëherë nga organi i zbatimit të ligjit, respektivisht Polica e
    Kosovës, e cila do të jetë e informuar automatikisht përmes Qendrës së Mbikëqyrjes.


    64
    Nëpërmjet kësaj forme të mbikëqyrjes këta persona do të kenë mbikëqyrje të përhershme
    dhe do të shërbejë që të evitojë çdo shkelje eventuale që do të rrezikonte sigurinë e atij
    personi apo personave të tjerë.

    Rëndësi tjetër i këtij projektligji patjetër që do të jetë dhe do të inkurajohet edhe më
    shumë shqiptimi i masave alternative dhe i dënimeve me kusht që do të jenë masa shumë
    më të mira në raport me masat e paraburgimit dhe dënimeve me burgim, por gjithmonë
    duke pasur parasysh rastet kur parashihen me ligjet në fuqi.

    Duke marrë parasysh rëndësinë e këtij projektligji për rregullimin dhe plotësimin e
    infrastrukturës ligjore në fushën e administrimit të drejtësisë penale në vendin tonë dhe
    duke marrë parasysh qëllimin tonë të përbashkët në avancimin e standardeve në
    ekzekutimin e sanksioneve penale dhe ngritjen e kapaciteteve të reja në këtë drejtim dhe
    duke marrë parasysh po ashtu që kjo është një masë efektive që ruan dinjitetin, po ashtu
    zvogëlon shpenzimet në vendin tonë dhe është e përafërt edhe me vendet tjera moderne
    dhe do të përdoret për herë të parë në Republikën e Kosovës, ju ftoj që ta miratoni këtë
    projektligj dhe do të marrë pjesë në debatet tuaja në amendamentimin eventual të tij.
    Faleminderit!

  • Faleminderit, ministër! E ftoj kryetaren e Komisionit Funksional, zonjën
    Albulena Haxhiu, për paraqitjen dhe arsyetimin e raportit me rekomandime.

  • Faleminderit!
    Komisioni për Legjislacion, duke u bazuar në nenin 56, paragrafi 2 të Rregullores së
    Kuvendit, në mbledhjen e mbajtur më 20.1. 2015 e shqyrtoi Projektligjin numër 05/L-03
    për mbikëqyrjen elektronike të personave të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të
    gjykatës ose të panelit për lirim me kusht.

    Dhe, çështja kryesore e këtij projektligji është mundësimi i zbatimit të masave të
    shqiptuara nga gjykata kompetente, qofshin këto masa për sigurimin e të pandehurit në
    procedurën penale, dënimeve me kusht apo edhe lirimin me kusht.

    Problemi kryesor i këtij projektligji është buxheti, pra, anëtarët e Komisionit në parim
    janë pajtuar që të miratohet ky projektligj, mirëpo në buxhetin e paraparë për vitin 2015
    nuk është ndarë buxhet për zbatimin e këtij ligji nëse i njëjti dekretohet pra nga
    presidentja.

    Konsideroj që ne nuk kemi nevojë vetëm ligjet që mbesin në sirtarë të zyrtarëve ose
    institucioneve që janë të thirrura ta zbatojnë këtë ligj, mirëpo kemi nevojë për ligje të
    cilat më pas do të zbatohen.

    Dhe, siç e dimë ky projektligj ka implikime buxhetore, kësisoj ndoshta ministri i
    Drejtësisë do të na japë një përgjigje se a kanë paraparë ndarjen e buxhetit për këtë
    projektligj apo si qëndron puna.


    65
    Përndryshe, rekomandimi i Komisionit për Legjislacion është që ky projektligj të
    shqyrtohet dhe të miratohet në parim.

    Dhe, qëndrimet sa i përket grupit parlamentar do t’i them më vonë. Faleminderit!

  • Kryetarët ose përfaqësuesit e grupeve parlamentare. Tani e ka radhën Grupi
    Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, zonja Selvije Halimi.

  • Faleminderit, kryetar!
    Të nderuar ministra,
    Të nderuar deputetë,
    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka shqyrtuar Projektligjin për
    mbikëqyrjen elektronike të personave të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës
    ose të panelit për lirim me kusht dhe e përkrahim në parim këtë projektligj dhe më tej do
    të jemi aktiv në fazën e amendamentimeve nëse ka nevojë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës,
    Armend Zemaj.

  • Faleminderit, kryetar!
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Zoti ministër,
    Edhe Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në fakt e ka rishqyrtuar këtë
    projektligj, sepse siç e dimë ky është një ligj i bartur nga legjislatura e kaluar dhe për
    shkak të procedurave të përfundimit të mandatit tani ka ardhur në riprocedim nga
    Ministria e Drejtësisë, konkretisht Qeveria e Kosovës.

    Unë e kam pasur fatin që të jem edhe në legjislaturën e kaluar, ne kemi punuar mbi bazën
    e këtij projektligji, në fakt kemi shqyrtuar cilat janë përparësitë nëse kjo realizohet dhe
    futet në sistemin e drejtësisë, konkretisht në Shërbimin Korrektues apo sprovues dhe çka
    do t’i ndihmojë çështjes së mbikëqyrjes të personave të cilët lirohen përkohësisht nga
    paneli për lirim me kusht.

    Dilemat e ngritura në atë kohë mendoj që ekzistojnë edhe sot. Sigurisht edhe ministri i
    Drejtësisë i ka parasysh edhe ato që ne i kemi biseduar apo që kanë qenë edhe një lloj
    pengese në procedimin e mëtutjeshëm në afatin ligjor i cili ka qenë.

    E para, ka qenë financimi që është kërkua nga Komisioni Evropian dhe pjesa e tyre që
    financojnë në këtë sektor. Mbikëqyrja elektronike se sa kërkohet dhe cilat janë standardet
    e respektimit të lirive dhe të drejtat e plota të njeriut, por është edhe një diçka e re që
    është në sistemin tonë të drejtësisë: kushtet, specifikat, territori, gjendja e
    telekomunikimit dhe mbi të gjitha kostoja financiare të cilën e ka ky projektligj para
    vetes, ku edhe tash mbetet për të shpjeguar afatin, sepse afati është 1 korriku i vitit 2015
    dhe sigurimi i asaj shume prej 1,1 milion euro dhe pjesës tjetër për vitin 2016.


    66
    Grupi Parlamentar i LDK-së mendon që ndërmjet dy leximeve ne të shqyrtojmë të gjitha
    këto specifika, të shohim se cila është më e mira për sistemin tonë të drejtësisë, çka do t’i
    ndihmojë sektorit të burgjeve, çka do t’i ndihmojë edhe sektorit tjetër të eliminimit të
    dukurive negative apo përmirësimit të njerëzve të cilët me delikte të vogla apo çfarëdo
    qofshin ato lirohen nga paneli për lirim me kusht.

    Ne shprehim gatishmërinë tonë që do të punojmë dhe do të angazhohemi, por mbi të
    gjitha këto dilema besoj që do të shpjegohen edhe nga ministri dhe nga Qeveria, por edhe
    çështja e kostos financiare duhet të jetë primare se ku do të gjenden dhe si do të gjenden
    mjetet, a do të mbesin edhe pjesë e vetme e donacionit.

    Po ashtu më lejoni të theksoj, ne kem parë edhe praktika se sa është e realizuar kjo në
    Republikën e Shqipërisë dhe në disa shtete, sepse nuk ka shumë shtete që e përdorin,
    është diçka që do të jetë ta quaj edhe sprovuese edhe për vetë sistemin tonë të drejtësisë si
    shtet i ri, por edhe për sistemin e burgjeve në Kosovë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albulena
    urdhëro!

  • Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje” ka shqyrtuar
    Projektligjin për mbikëqyrjen elektronike dhe në vijim po i përmend disa nga vërejtjet
    tona, për shkak se më herët e thashë qëndrimin në emër të Komisionit për Legjislacion.

    E para, në nenin 2, paragrafi 1.2, përcaktohet se mbikëqyra elektronike zbatohet edhe në
    rastet e shqiptimit të dënimeve me kusht nga neni 53, revokimi i dënimit me kusht për
    shkak të veprave të reja penale. 57, dënimi me kusht me urdhër për trajtim të
    detyrueshëm rehabilitues, 58 dhe 59, nën paragrafët 1.7, llojet e detyrimeve të caktuara
    në dënimin me kusht të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Duke pasur parasysh faktin se dispozita ligjore duhet t’i shërbejë në parim qëllimit të
    ligjit, konsiderojmë se është e panevojshme që masa e mbikëqyrjes elektronike të
    zbatohet për këto dënime siç është përkufizuar në këtë projektligj.

    Më tej kur jemi tek çështja e vullnetit të pandehurit, duhet ta kemi parasysh se vullneti i
    tij nuk duhet të jetë kusht konstituiv sa i përket urdhrit të gjykatës për vënien e pajisjes
    tek i pandehuri.

    Pra, duhet të bëhet një dallim i qartë edhe në mes të masave apo edhe dënimeve të cilat
    shqiptohen dhe për sigurimin e zbatimit të drejtë do të duhej të zbatohej apo shqiptohej
    një masë e tillë.

    Kësisoj sa i përket masave për sigurimin e pranisë të pandehurit në procedurë penale, me
    pëlqimin e të pandehurit do të duhej të merrej parasysh vullneti i tij vetëm te rasti kur të
    pandehurit i shqiptohet masa e premtimit të tij se nuk do ta braktisë vendqëndrimin. Kjo,
    sepse në mes të gjykatës dhe të pandehurit ekziston një mirëbesim dhe mbi bazën e kësaj
    edhe shqiptohet kjo masë. Pra, shqiptohet vetëm kur gjykata beson në premtimin e dhënë

    67
    nga i pandehuri se parimisht nuk do ta shkelë urdhrin në masën e shqiptuar, andaj
    detyrimi për mbikëqyrje elektronike do të ishte antagonik me vetë përmbajtjen e kësaj
    mase.

    Sa i përket dy masave tjera, që ka të bëjë me arrestin shtëpiak dhe ndalimi për t’ ju afruar
    vendit apo personit të caktuar, neni 183 dhe 177 i Kodit Penal, këtu nuk do të duhej të
    ishte pëlqimi kusht për shqiptimin e mbikëqyrjes elektronike. Kjo nga se gjykata me vetë
    faktin se shqipton një masë më të butë se paraburgimi, ajo sigurohet që kjo masë të jetë e
    zbatuar në tërësi.

    Kështu që pëlqimi i pandehurit nuk do të duhej të jetë pengesë formale dhe të
    kushtëzohet nga çështjet që janë të përkufizuara me këtë projektligj.

    Gjithashtu këtu nuk është specifikuar qartazi zbatimi i mbikëqyrjes elektronike për
    vuajtjen e dënimit në gjysmë-liri. Është tejet e rëndësishme që gjysmë-liria të jetë e
    mbikëqyrur në këtë mënyrë ku Shërbimi Sprovues do të ishte në mbikëqyrje të plotë në
    zbatimin e kësaj mase.

    Pra, nevojiten që të hartohen dispozita të veçanta lidhur me zbatimin e mbikëqyrjes
    elektronike për ekzekutimin e dënimit në gjysmë-liri.

    Neni 6, paragrafi 2 i projektligjit është i pakuptimtë, sepse nuk mund të kushtëzohet
    lirimi me kusht duke imponuar dhënien e pëlqimit të pandehurit. Kjo ngase në kuptimin e
    përgjithshëm dhënia e pëlqimit është çështje e shprehjes së vullnetit, andaj edhe është
    kontradiktore që të theksohet dhënia e pëlqimit, ndërsa në anën tjetër kushti të jetë
    prezent si element i cili mundëson lirimin me kusht.

    Paragrafët 3, 4 dhe 5 të neni 6, duhet të fshihen, siç edhe e përmenda, shqiptimi i
    mbikëqyrjes nuk duhet të jetë i kushtëzuar nga dhënia e pëlqimit të pandehurit në secilin
    rast.

    Neni 8, paragrafi 3 ku është përkufizuar afati brenda të cilit mund të vendosen
    mbikëqyrja elektronike është një vit, mirëpo, ky afat nuk korrespondon me mundësinë e
    shqiptimit të afatit maksimal, të afatit të masës apo të dënimit të shqiptuar ndaj të
    pandehurit.

    Konsideroj që në çdo rast ky afat duhet të jetë i lidhur me kohëzgjatjen e masës, apo të
    dënimit të shqiptuar.

    Në fund, të neni 15 duhet të shtohet një paragraf i ri, me të cilin do të përkufizohej se të
    dhënat e gjeneruara nga pajisja elektronike me të cilën kryhet mbikëqyrja si dhe të gjitha
    të dhënat që ndërlidhen me të pandehurin duhet të klasifikohen si të dhëna personale dhe
    fshehtësi zyrtare dhe si të tilla janë të ndaluara për çfarëdo publikimi.

    Andaj, shkelja e këtij rregulli paraqet bazë për përgjegjësi penale përkitazi me kryerjen e
    veprës penale të cenimit të fshehtësisë zyrtare.

    68
    Në fund, duke i marrë parasysh kapacitetet e Shërbimit Sprovues i cili është institucioni i
    cili do ta zbatojë këtë ligj nëse hyn në fuqi, unë kam dilema nëse i njëjti po që se nuk
    fuqizohet mund ta zbatojë kështu siç është për faktin se kemi shumë probleme me
    Shërbimin Sprovues. Andaj është tejet e rëndësishme që Ministria e Drejtësisë ta ketë
    parasysh shfuqizimin e këtij shërbimi.

    Ne si grup parlamentar do të votojmë në këtë fazë për dhe sigurisht që vërejtjet që i
    përmenda do t’i bëj amendamente. Faleminderit!

  • Grupi Parlamentar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-
    Bujupi.

  • BUJUPI: Faleminderit!
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të votojë pro në parim, duke marrë parasysh
    shqetësimet të cilat u paraqitën edhe më herët nga deputetët parafolës, ndërkaq
    kontributin tonë përmes amendamenteve do ta japim përmes anëtares sonë në Komision.
    Faleminderit!

  • Grupi Parlamentar Lista serbe, ju lutem! Nuk ka. Grupi Parlamentar i
    “Nismës”, zonja Valdete Bajrami.

  • Faleminderit, kryetar!
    Në parim Grupi Parlamentar “Nisma” e mbështet projektligjin dhe po ashtu përmes
    anëtarëve të saj do t’i japë vërejtjet dhe përmes hartimit të amendamenteve do t’i
    paraqesim ato. Faleminderit!

  • Faleminderit!
    Grupi Parlamentar “6+”, Qerim Bajrami, më fal!

    Ć
  • Faleminderit! Nuk ka deputetë të paraqitur në radhë për diskutim.
    Përfaqësuesi i Qeverisë, ministri e ka kërkuar fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    Të nderuar deputetë,
    Fillimisht ju falënderoj për mbështetjen që e keni dhënë të gjitha grupet parlamentare dhe
    kjo më bën të ndihem mirë përball asaj që ligjet për drejtësi duhen të jenë ato që kanë një
    unifikim në perceptimin tonë si politikë.

    Më lejoni të jap 2-3 sqarime që u theksuan nga ju, të nderuar deputetë, që besoj janë të
    rëndësishme.

    69
    E para, logjika ime si ministër i Drejtësisë është të forcojmë Shërbimin Sprovues dhe t’i
    zvogëlojmë kapacitetet e Shërbimit Korrektues. Pse po e them këtë. Rreth 28 euro
    kushton për buxhetin e Republikës së Kosovës, një i burgosur për 24 orë.

    Me mbikëqyrjen elektronike që unë besoj që do të shkojmë në proporcion të tillë
    maksimumi mund të jetë 4 euro, mund të jetë edhe më pak për 4 euro. Pra, këtu e kemi
    atë buxhetin që do ta kemi ndarje.

    E dytë, që është me rëndësi të them. Unë kam vënë kontaktin me Ministrinë e Drejtësisë
    së Republikës së Shqipërisë dhe softuerin nga ata do ta kemi falas, që është kushti më i
    madh, por çmimi më i lartë që i kushton kësaj radhe.

    E treta, dua të them që vendimi merret nga gjykata dhe paneli për lirim me kusht, nuk
    merret as nga Ministria e Drejtësisë, as nga Shërbimi Sprovues. Pra, ata janë gjyqtarët,
    janë paneli për lirim me kusht që vendosin kush do të jetë në mbikëqyrje të tillë
    elektronike. Shumë shtete e kanë, e thashë disa here besoj në fjalimin tim, do të jem i
    kujdesshëm për respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut. Ka të tillë, pse kemi
    kërkuar pëlqimin? Ka të tillë që mund të mos pranojnë një masë të tillë, se vendosja ... po
    e them hallke ose si do që e quajmë në dorë, dikujt mund t’i duket e pahijshme në forma
    të tilla, por sido që të jetë edhe vërejtjet që i tha deputetja Haxhiu, edhe zoti Zemaj dhe të
    tjerët, unë do të marr pjesë me ju në Komision dhe jam i gatshëm që të marrë pjesë edhe
    në ndryshimin dhe plotësimin e tillë.

    Këtë vit pres që ta bëjmë pilot-projekt në Prishtinë, pastaj edhe në gjashtë qendra të tjera
    në veçanti ku funksionon rrjeti për mbikëqyrje elektronike, se nuk duhet të jemi diku që
    mund të ketë shkëputje të tillë. Unë besoj që me fillimin në Prishtinë, me bartjen e këtyre
    njerëzve maksimalisht një vit se mbi një vit unë mendoj se njerëzit duhet të jenë në burg,
    nuk duhet të jenë në mbikëqyrjen elektronike, nuk e kemi bërë rastësisht, por për cilëndo
    vërejtje tuaj do të marr pjesë dhe ju falënderoj për mbështetjen.

  • Faleminderit, ministër!
    Në vazhdim, të nderuar deputetë, kërkohet deklarimi me votim për miratimin në parim të
    Projektligjit për mbikëqyrjen elektronike të personave të cilëve u kufizohet lëvizja me
    vendim të gjykatës ose të panelit për lirim me kusht.

    Ne kemi bërë thirrjen paraprake deputetëve përmes ziles. Lus regjinë dhe deputetët të
    përgatiten për votimin e projektligjit në parim. Votojmë tash.

    Konstatoj se në votim marrin pjesë 69 deputetë, të cilët të gjithë votuan për.

    (Reagim nga salla)

    Po e kemi edhe një votë me dorë, faleminderit, por herën e kaluar na u ka krijua pikërisht
    kjo problematikë, tash nuk është sensitive, por mundësisht paraprakisht është mirë të
    lajmërohem unë se ishte me Rregullore ashtu në mënyrë që të mos kemi keqkuptim. Këtë

    70
    herë megjithatë nuk ka kontestim për arsye se në parim, por herën e kaluar edhe ky na u
    bë problem, ta kem parasysh.

    Miratohet në prarim projektligji, 70 vota janë, 69 në mënyrë elektronike dhe një votë me
    dorë.

    Miratohet në parim Projektligji për mbikëqyrjen elektronike të personave të cilëve u
    kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës ose të panelit për lirim me kusht.

    Ngarkohen Komisioni Funksional dhe komisionet e përhershme që në afatin e paraparë
    me Rregulloren e Kuvendit, ta shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t’ia paraqesin
    raportet me rekomandime.

    6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për
    parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik

    Në bazë të nenit 56 të Rregullores së Kuvendit, Komisioni Funksional e ka shqyrtuar
    projektligjin dhe Kuvendit i ka rekomanduar miratimin e tij në parim.

    Ftoj ministrin e Drejtësisë, zotin Hajredin Kuçin, që para deputetëve ta paraqesë dhe
    arsyetoj projektligjin.

  • Faleminderit, i nderuar kryetar!
    Të nderuar deputetë,
    Anëtarët e qeverisë,
    Zonja dhe zotërinj,
    Më lejoni që të paraqes para jush disa çështje të përgjithshme me qëllime që kanë në
    përmbajtje - ndryshime të këtij projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit 01/L-
    051 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.

    Ndryshimi i këtij projektligji paraqet njërin prej prioriteteve të Ministrisë së Drejtësisë,
    që ka për qëllim harmonizimin e dispozitave ligjore dhe shmangien e konfliktit të
    interesit që nga janari i vitit 2013, respektivisht me hyrjen në fuqi të Kodit të ri penal.

    Pas vlerësimit që ia kemi bërë infrastrukturës ligjore në fuqi që ka të bëjë në luftën
    kundër korrupsionit dhe konflikti të interesit, me dispozitat e Kodit Penal dhe të ato të
    procedurës penale të vendit tonë, kemi arritur në rekomandimet e fundit të studimit të
    fizibilitetit për Kosovën, po ashtu edhe me sugjerimet e institucioneve vendore dhe atyre
    ndërkombëtare, në veçanti me kërkesat e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Ministria e
    Drejtësisë duke e koordinuar këtë aktivitet, ka ardhur në përfundime të cilat procedojnë
    në disa qëllime.

    E para, ky harmonizim ka për qëllim që projektligji të harmonizohet në plotëni me Kodin
    penal dhe Kodin e procedurës penale dhe me ato që quhen sanksione për veprën e
    konfliktit të interesit, të cilat janë rritur dukshëm tanimë për rastet e caktuara dhe kjo

    71
    vepër tanimë është kualifikuar si vepër penale e cila për herë të parë parasheh dhe dënim
    me burgim.

    Qëllimi i dytë i këtij projektligji është që ndërlidhet edhe me përmbushjen e
    rekomandimeve që dalin nga raporti i studimit të fizibilitetit për Kosovën dhe që lidhen
    pikërisht me rritjen e sanksioneve për këto dy vepra penale duke përsosur më tutje
    kornizën ligjore kundër korrupsion. Sanksionet i kemi rritur, po ashtu procedurat janë
    edhe më të përshtatshme për të krijuar këtë ligj dhe tani mbetet në duar të Prokurorisë,
    respektivisht të gjykatave tona që të jenë edhe më të ashpra në luftën kundër korrupsionit
    dhe krimit të organizuar dhe t’i ndjekin dhe gjykojnë këto veprime të cilido individ dhe të
    vijë në përfundim që konflikti i interesit e dëmton edhe interesin publik.

    Qëllimi i tretë i këtij projektligji ndërlidhet me përmbushjen e kërkesave që kanë ardhur
    nga institucionet e ndryshme të Republikës së Kosovës, në veçanti nga kërkesat
    substanciale që ka pasur Agjencia Kundër Korrupsionit, përfaqësuesit e prokurorive dhe
    të gjykatave, zyra e BE-së, EULEX-it dhe të tjerë në Kosovë. Natyrisht, konsultime të
    duhura kemi pasur me shoqërinë civile. Duke i marrë parasysh të gjitha këto, kemi bërë
    përpjekje që ta miratojmë këtë projektligj i cili do të jetë dëshmi e mirë për përkushtimin
    tonë dhe perfeksionimin e kornizës kundër korrupsion dhe do ta rrisim aktivitetin e
    institucioneve tona për t’i luftuar këto dukuri dhe kësaj radhe besoj pa retorikë të vepruar,
    por me veprime konkrete të institucioneve tona.

    Përmes këtij projektligji, kemi shtuar edhe obligimin tonë të rëndësishëm për Agjencinë
    Kundër Korrupsion duke paraqitur atë me një detyrim shumë më të lartë ligjor përmes të
    cilave Agjencia do të obligohet t’i parashtrojë të gjitha kallëzimet penale pranë
    prokurorisë kompetente, në rastet që vëren apo dyshon që personat zyrtarë do të kenë
    konflikt interesi. Përmes këtyre dispozitave, kemi inkurajuar po ashtu aktivitet të shtuar
    nga ana e kësaj agjencie, gjë që pa dyshim do të rezultojë me siguri edhe në kallëzime më
    të shumta penale dhe rrjedhimisht edhe në ndjekje dhe në gjykime më të mëdha. Prandaj,
    më lejoni që duke marrë parasysh këto kërkesa dhe synime që i patëm edhe më herët t’ju
    ftoj që ta jepni kontributin tuaj, ta mbështesim këtë projektligj dhe në leximin e parë ta
    miratojmë sot, pastaj me ndryshimet eventuale edhe në leximin e dytë. Faleminderit!

  • Faleminderit, ministër! Ftoj kryetaren e Komisionit Funksional, Albulena
    Haxhiu, për paraqitjen dhe arsyetimin e raportit me rekomandime.

  • Faleminderit!
    Komisioni për Legjislacion duke u bazuar në nenin 56, paragrafi 2 të Rregullores së
    Kuvendit, në mbledhjen e mbajtur me 20.1.2015, e shqyrtoi Projektligjin për ndryshimin
    dhe plotësimin e Ligjit nr. o4-L-051 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin
    e funksionit publik. Shqetësimet e anëtarëve të Komisionit për Legjislacion kanë qenë që
    ndryshimet e propozuara nga Ministria e Drejtësisë, janë më tepër teknike, pra ka të bëjë
    më tepër me harmonizime gjuhësore dhe ligjore, duke u thirrur pra në Kodin Penal,
    mirëpo nuk ka ndonjë ndryshim përmbajtësor i cili do të kontribuonte në parandalimin e
    konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.


    72
    Megjithatë, rekomandimi i Komisionit është që të shqyrtohet dhe miratohet në parim,
    ndërsa të gjitha amendamentet e deputetëve janë të mirëseardhura për ndryshimet e
    mëtejme. Faleminderit!

  • Faleminderit! Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Agim
    Aliu.

  • Faleminderit, i nderuar kryetar!
    Të nderuar ministra,
    Kabinetit qeveritar,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e ka shqyrtuar Projektligjin për plotësim dhe
    ndryshim të Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit
    publik dhe ka vendosur që ë ta përkrahë miratimin në lexim të parë të këtij projektligji
    për faktin se është një ndryshim dhe plotësim i një rëndësie të veçantë, ashtu siç u fol
    edhe nga ana e ministrit, për arsye se megjithatë, përkundër vërejtjeve që ne kemi pasur
    në Komisionin për Legjislacion, është i një rëndësie, sepse parasheh për herë të parë edhe
    penalizmin e konfliktit të interesit dhe në të njëjtën kohë, gjatë shqyrtimit, respektivisht
    gjatë leximit të dytë, do të jetë kontribut-dhënia e deputetëve të Kuvendit të Republikës
    së Kosovës, dhe njëkohësisht si grup parlamentar do ta plotësojmë në mënyrën që të
    prodhoj efektet për çka edhe është sot në shqyrtim.

    Sigurisht që qëllimi i secilit ligj është që t’i prodhojë këto efekte, por rast gjithsesi i mirë
    për t’u amendamentuar dhe për t’u plotësuar është rasti kur jepet në ndryshim dhe
    plotësim siç është rasti me këtë ligj dhe unë besoj se është një mundësi e mirë për të
    gjithë ne që të japim kontributin, në mënyrë që të paraqiten vërejtjet dhe sugjerimet tona
    që ky ligj të jetë edhe më i mirë se sa që është deri me tash.

    Është i një rëndësie të veçantë për faktin se parasheh konfliktin e interesit dhe për arsye
    se bën një përpjekje esenciale në kuptim të luftimit të korrupsionit. Pra, ka një përmbajtje
    po sigurisht se ne do të vazhdojmë t’i japim përmbajtjen edhe me amendamentimin që
    është paraparë. Unë mendoj personalisht se duhet zgjeruar gama e zyrtarëve publikë të
    cilët janë të përfshirë në konfliktin e interesit dhe kjo do të ishte mirë që të bëhet edhe
    ndarja ndërmjet dy niveleve, të nivelit qendror dhe të nivelit lokal, sepse nga praktikat e
    deritashme, kemi parë që kemi konflikte të interesit sa i përket në mënyrë të veçantë
    përfaqësimit nëpër kuvende komunale dhe unë do të marrë shembuj të ndryshëm edhe
    nga përvoja ime si ish kryetar komune për faktin se ka pasur largime nga anëtarët e
    kuvendeve komunale, pikërisht për shkak të paraqitjes së konfliktit të interesit dhe ka
    pasur edhe vërejtje të shoqërisë civile, por edhe të mekanizmave të tjerë se në këtë aspekt
    është duke u dobësuar edhe vetë puna e kuvendeve komunale, por gjithsesi se ka pasur
    edhe raste kur zyrtarët e ndryshëm në nivele të larta të ekzekutivit, kanë qenë pjesë e
    Kuvendit.

    Pra, unë mendoj që gjatë amendamentit është mirë që të jenë pjesë e këtyre
    amendamentimeve dhe këto çështje, në mënyrë që të mos jenë këto konflikte të interesit.
    Sigurisht se ky ndryshim dhe plotësim i Ligjit për parandalim të konfliktit të interesit,

    73
    mund të ketë edhe interferime në Ligjin për vetëqeverisje lokale apo edhe në Ligjin për
    shërbyesit civilë, por unë mendoj se do të duhej të ishte një nxitje e mirë në mënyrë që të
    bëjmë vërtet një ligj që i vjen për shtati qëllimit për çka është bërë.

    Edhe një herë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, do ta mbështesë dhe do ta japë
    kontributin e tij në komisionet përkatëse.

  • Faleminderit! Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, zoti
    Agim Ademaj është i lajmëruar.

  • Faleminderit!
    Përshëndetje për të gjithë.
    Grupi Parlamentar i LDK-së e ka shqyrtuar Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e
    Ligjit nr. 04/L-051 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit
    publik dhe mendojmë që ky ligj i cili është në fuqi që nga viti 2011 dhe ka gjithsej 24
    nene, me këtë projektligj preken diku ose tentohen të ndryshohen diku rreth 11 nene, çka
    është esenciale që shumica e këtyre neneve nuk ndryshojnë diçka në përmbajtje ose në
    esencë nga ligji bazë. Dhe e tha edhe ministri edhe është në memorandumin shpjegues, që
    ky projektligj duhet të harmonizohet me Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale të
    vitit 2013.

    Ne si Grup Parlamentar e përkrahim në parim këtë ligj dhe sigurisht do të angazhohemi
    në procedurat e mëtejme rreth këtij projektligji. Faleminderit!

  • Faleminderit, Grupi Parlamentar i “Vetëvendosjes”, zonja Albulena Haxhiu
    e ka fjalën.

  • Faleminderit!

    Fillimisht më duhet të them që çdo akt me karakter normativ, ka për qëllim që të
    rregullojë një raport shoqëror apo një dukuri përbrenda shoqërisë së organizuar në
    territorin e caktuar, për këtë është edhe ky akt ligjor që ka karakter normativ në parim, ka
    për qëllim parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksioneve publike. Pra
    ky projektligj ka për qëllim parandalimin apo preventiven e jo vetëm sanimin e dëmit të
    shkaktuar nga ekzistimi i rrethanës së konfliktit të interesit.

    Duke marrë parasysh gjendjen në të cilën ndodhemi, pra duke marrë parasysh faktin që
    45% e popullsisë janë të papunë, në ndërkohë kemi zyrtarë të lartë që kanë nga tri, katër,
    pesë e gjashtë vende të punës, është tepër e rëndësishme që me anë të këtij projektligji,
    gjatë fazës së amendamentimit të ndalohet kjo. Pra, nuk mundemi të vazhdojmë të
    shohim zyrtarë të lartë në kuptimin e këtij ligji që të kenë nga tri-katër e pesë vende pune,
    në ndërkohë dikush asnjë vend të punës. Pra mendoj që ka ardhur koha që kjo të ndalohet
    dhe ky projektligj duhet të amendamentohet në këtë drejtim gjatë shqyrtimit në komision.
    Gjithashtu është e rëndësishme përshija e një dispozite të veçantë, e cila do t’i jepte fuqi
    prapavepruese konstatimeve të Agjencisë kundër Korrupsionit se me rastin e vlerësimit të
    konfliktit të interesit, për këtë vendimi i Agjencisë Kundër Korrupsionit ka fuqi

    74
    abroguese ndaj të cilido vendim administrativ që është nxjerr në një procedurë për
    ushtrimin e të cilësdo kompetencë të besuar sipas detyrës zyrtare.

    Pra, akti administrativ i nxjerr nën rrethanë të konfliktit të interesit, do të ketë karakter të
    pavlefshmërisë absolute dhe në këtë mënyrë do të jetë obligim i organeve të administratës
    që mos t’i binden urdhrit të përfshirë në vendimin e tillë.
    Një çështje tjetër që është kërkesë edhe Agjencisë Kundër Korrupsionit, me rastin e
    marrjes se vendimeve që kanë të bëjnë me përbërjen e komisioneve tenderuese, drejtuesi i
    institucionit apo edhe i autorizuari i tij, duhet ta njoftojë Agjencinë Kundër Korrupsionit
    me shkrim për përbërjen e atij komisioni tenderues. Pra këto janë disa nga vërejtjet tona
    dhe amendamentimin do ta bëjmë gjatë shqyrtimit në Komision. Faleminderit!

  • Faleminderit! Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,
    Time Kadrijaj e ka fjalën

  • Faleminderit, kryetar i Kuvendit!
    Edhe Grupi Parlamentar i Aleancës e ka shqyrtuar këtë projektligj dhe do ta përkrahë në
    parim . Kontributin e saj do ta japë në Komisionin parlamentar gjatë amendamentimit dhe
    pajtohem me propozimin e deputetes paraprake e cila tha se është mirë të rregullohet
    saktësisht që zyrtarët e lartë të mos mbajnë më shumë se një vend pune në këtë kohë
    krize ku njerëzit dhe papunësia është e rritur në Kosovë.

  • Faleminderit! Grupi Parlamentar Lista serbe. Atëherë, vazhdojmë më tutje
    Grupi Parlamentar “Nisma”, zonja Valdete Bajrami

  • Faleminderit!
    Edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-051 për parandalimin
    e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, Grupi Parlamentar “Nisma” e
    përkrah në parim dhe vërejtjet tona do t’i japim përmes anëtarëve tonë në Komisionin
    përkatës. Faleminderit!

  • Faleminderit, Grupi Parlamentar “6+” zoti Qerim Bajrami

    Č
  • Faleminderit! Nuk ka të lajmëruar deputet, të paraqitur për debat.
    Përfaqësuesi i Qeverisë, ministri zoti Hajredin Kuçi e ka fjalën.

  • Faleminderit, i nderuar kryetar!
    Të nderuar deputetë,
    Më lejoni edhe një herë t’ju falënderoj edhe për ligjin paraprak, po them ndihem shumë
    mirë kur është miratuar me të gjitha votat “për” edhe për mbështetje kësaj radhe. Më
    lejoni t’i theksoj dy-tri gjëra që u përmendën këtu. E para edhe ligjin që është aktual në

    75
    fuqi, unë e kam propozuar si ministri i Drejtësisë dhe besoj që kam bërë mirë. Tani kemi
    pasur arsye ta bëjmë këtë amendamentim për tri gjëra që i përmendi zoti Ademi. E para,
    hyrja në fuqi e dy kodeve të reja, është dashur të harmonizohet me këtë ligj. Ne e kemi
    bërë një ndryshim substancial dhe është mirë ta dimë të gjithë, konfliktin e interesit e
    kemi paraparë tash vepër penale dhe dënim me burgim që nuk ka qenë deri më tash,
    domethënë ka me qenë bukur rëndë konflikti i interesit.

    Çështja e dytë, kërkesat e Agjencisë Kundër Korrupsionit e kemi fuqizuar Agjencinë për
    Kallëzime Penale për raste më të shumta dhe, e treta, raporti i fizibilitetit të vitit të kaluar
    ka kërkuar që të bëjmë plotësimin dhe amendamentimin e këtij projektligji.

    Më lejoni të them që pajtohem me deputeten Haxhiu që ta rrisim gamen e konfliktit të
    interesit dhe në këtë drejtim nuk kam asnjë dilemë, do të jap kontributin tim maksimal,
    por duhet të jemi të kujdesshëm kur të bëjmë ndryshime si me Kodin Penal, te mos
    deklarimi i pasurisë apo mos deklarimi adekuat. Pra duhet ta ndryshojmë atë, mos
    deklarimi i pasurisë dhe unë do ta propozoj ndryshimin e tillë sikur që po ballafaqohen
    disa deputetë dhe të tjerë pa të drejtë. Nëse bëhet mos deklarimi i pasurisë me qëllim të
    fshehjes së pasurisë, por jo nëse nuk i ka deklaruar 50 euro më shumë - 50 më pak
    nëpërmjet xhirollogarisë së Kuvendit ose të Qeverisë.

    Pra, të jemi të kujdesshëm të mos të bëjmë masa që pastaj gjyqtarët dhe prokurorët tanë
    po i vëmë në siklet dhe aq më shumë nuk e luftojnë atë korrupsionin. Ne duhet t’i
    luftojmë ata që e fshehin pasurinë, që ata që marrin nga xhirollogaritë e fshehura, që i
    marrin në dorë, por jo ata që pagën e Kuvendit ose një mëditje, ndihmë më shumë a pak
    dhe janë në siklet po e them edhe prokuroret sot kur e kanë atë dispozitë. Ta rrisim gamën
    dhe unë jap përgjigjen, e ke mbështetjen e plotë.

    Sa i përket mënyrës retroaktive, ne jemi juristë dhe e dimë, retroaktiviteti si parim vlen
    vetëm në dobi të palëve. Nuk guxojmë të nxjerrim ligj, në një vend të krijojmë pasiguri
    juridike për njerëzit çka ka ndodhur para 5 viteve. Çka ka ndodhur para 5 viteve, kanë
    qenë ligjet në fuqi para tri viteve, para 2 dite, prej ditës që hyn në fuqi ky ligj, vlen ky ligj
    tash e tutje. Faleminderit!

  • Faleminderit, ministër!
    Të nderuar deputetë, në vazhdim kërkohet deklarimi me votim për miratimin në parim të
    Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e konfliktit të
    interesit në ushtrimin e funksionit publik.
    Ne e kemi bërë thirrjen paraprakisht, lus regjinë dhe deputetë të përgatiten për votimin e
    projektligjit në parim.
    Votojmë tash.

    Konstatoj se në votim kanë marrë pjesë 83 deputetë prej të cilëve të 83-të kanë qenë për.
    Me këtë miratohet në parim Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për
    parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik. Ngarkohen
    Komisioni Funksional dhe komisionet e përhershme që në afatin e paraparë me

    76
    Rregulloren e Kuvendit ta shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t’ia paraqesin raportet
    me rekomandime.

    7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për përgjimin e komunikimeve elektronike

    Në bazë të nenit 56 të Rregullores së Kuvendit, Komisioni funksional e ka shqyrtuar
    projektligjin dhe Kuvendit i ka rekomanduar mosmiratimin e tij .
    Ftoj ministrin e Integrimit Evropian, zotëri Bekim Çollaku, që para deputetëve të
    Kuvendit ta paraqesë dhe arsyetoj projektligjin.

  • I nderuar kryetar i Kuvendit,
    Të nderuar deputetë,
    Kabinet qeveritar
    I nderuar ministër Kuçi,
    Më lejoni të paraqes para jush Projektligjin për përgjimin e komunikimeve elektronike.
    Hartimi i këtij projektligji filloi si kërkesë i Komisionit Evropian në kuadër të procesit të
    liberalizimit të vizave në shkurt të vitit 2014. Drafti i parë i projektligjit është bërë nga
    Ministria e Integrimit Evropian. Drafti i parë ka marrë për bazë Rezolutën e Këshillit të
    datës 17 janar 1995 për përgjimin e ligjshëm të telekomunikimeve, Konventën kundër
    krimit kibernetikë të Këshillit të Evropës të vitit 2001 dhe Konventën për mbrojtjen e të
    drejtave dhe lirive të njeriut të vitit 1950.

    Po ashtu projektligji ka marrë për bazë modelin e rregullimit ligjor të kësaj çështjeje nga
    vendet anëtare të BE-së, siç janë: Italia, Gjermania, Austria, Anglia, Franca dhe vendet e
    tjera. Në nivel të BE-së, duhet t’ju sqaroj se nuk ekziston një rregullim uniform i çështjes
    së përgjimit elektronik. Në nivel të vendeve anëtare, fushëveprimi i përgjimit, qasja në
    komunikimet elektronike, kapaciteti i përgjimeve konfidencialiteti i përgjimit, siguria e
    përgjimit, kategoritë e të dhënave që duhet ruajtur dhe periudha kohore deri kur këto të
    dhëna duhet ruajtur, raportimi, kompensimi dhe mbikëqyrja dallon nga vendi në vend,
    pra kemi praktika të ndryshme sa i përket rregullimit të kësaj fushe.

    Pas përfundimit të draftit parë, ka filluar procesi i konsultimeve paraprake në nivel
    qeveritar, ndërsa, pastaj ka filluar procesi i konsultimeve publike me shoqërinë civile. Në
    total janë mbajtur 7 takime dhe janë përfshirë CIVIKOS, rrjeti i të gjitha organizatave të
    shoqërisë civile në nivel të Kosovës. Gjatë konsultimeve publike, çdo plotësim ndryshim
    në projektligj i është përcjell shoqërisë civile për komente shtesë.

    Projektligji është konsultuar në mënyrë intensive me Komisionin Evropian dhe EILEX-
    in. Me këtë drejtim, Komisioni Evropian ka marrë 6 muaj kohë për ta analizuar çdo
    aspekt të këtij projektligji. Në fund jemi dakorduar për versionin final të projektligjit në
    përputhje me legjislacionin e BE-së. Kushtetuta garanton të drejtat e njeriut duke
    përfshirë edhe të drejtën e privatësisë dhe pashmangshmërisht përcakton edhe kufizimin e
    privatësisë. Në kontest të Projektligjit për përgjime, nuk cenohet e drejta e privatësisë që
    është e definuar në pikën 3 të nenit 36 të Kushtetutës të Republikës së Kosovës.
    Projektligji definon qartë që operatori i rrjetit dhe ofruesi i shërbimeve, i përgjigjet vetëm
    një urdhri të ligjshëm, që do të thotë që asnjë e dhënë personale nuk mund të

    77
    transmetohet nga operatorët e rrjetit tek agjencitë për zbatimin e ligjit pa pasur një urdhër
    të ligjshëm.

    Projektligji definon qartë urdhrin e ligjshëm, mirëpo e drejta e privatësisë në kontekst të
    përgjimit mund të kufizohet vetëm nëse këto të dhëna janë subjekt që përcaktohet me
    legjislacionin penal dhe në kontekst të kufizimeve dhe përjashtimeve të përcaktuara për
    mbrojtjen e të dhënave personale, duke përfshirë sigurinë kombëtare, mbrojtjen
    kombëtare, sigurinë publike, parandalimin, hetimin, zbulimin dhe ndjekjen e veprave
    penale.

    Unë jam i vetëdijshëm për debatin, që është zhvilluar në Komisionin për Integrime
    Evropiane dhe për shqetësimet që ata i kanë ngritur lidhur me këtë projektligj. Në këtë
    kontekst, më lejoni të theksoj, se dy parime bazë kanë udhëhequr gjithë punën e këtij
    projektligji, krijimi i një balance sa më të mirë midis asaj, që quhet privatësi personale,
    domethënë, ruajtja e privatësisë publike e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe ruajtja e
    sigurisë kombëtare.

    Kudo në botë, projektligji që rregullon këtë fushë, përcillet me debate të panumërta,
    mirëpo ky projektligj është i dizajnuar për t’i ndihmuar organet e rendit dhe të sundimit të
    ligjit në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe të gjitha dukurive tjera
    negative.

    Ky ligj nuk është i dizajnuar për të promovuar fushën e të drejtave elementare të njeriut,
    prandaj duhet të keni parasysh, në qoftë se për një vërejtje se deri në çfarë mase cenon
    këtë fushë. Për më tepër, duhet të sqaroj për të gjithë ata, që ndoshta nuk kanë pasur
    mundësi ta lexojnë ligjin në tërësi, që ky ligj nuk mund të konsiderohet, ose të merret në
    konsiderim, ose të shqyrtohet këtu si një ligj i izoluar. Është pjesë e pakos së ligjeve që
    rregullojnë funksionimin e organeve të rendit. Më konkretisht, ky ligj mund të kuptohet,
    sqarohet dhe zbatohet në praktikë vetëm duke pasur parasysh edhe Ligjin e procedurës
    penale, pra Kodin Penal të Republikës së Kosovës dhe natyrisht, edhe Ligjin për AKI-në.

    Anëtarët e Komisionit që janë përgjegjës për fushën e sigurisë dhe anëtarët e Komisionit
    që janë përgjegjës për fushën e mbikëqyrjes se Agjencisë së Inteligjencës, mendoj që janë
    personat adekuat për t’u trajtuar në mënyrë më detaje në këtë projektligj. Duke marrë
    parasysh të gjitha këto që thash më lartë, mirëpo edhe duke marrë parasysh vërejtjet që
    kanë dalë nga Komisioni për Integrime Evropiane dhe mundësinë që të gjitha ato vërejtje
    të adresohen në punën e mëtutjeshme të komisioneve përkatëse dhe pastaj ndërmjet
    leximit të parë dhe të dytë, ku në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ju ftoj që ta
    votoni, sepse ky ligj është i lidhur drejtpërdrejt me plotësimin e kritereve për
    liberalizimin e vizave.

    Çdo vonesë në miratimin e këtij projektligji do të rezultojë pastaj edhe në ngecjet në
    raportimet tona dhe përmbushjen e kritereve të mbetura, sa i përket liberalizimit të
    vizave. Unë kërkoj mirëkuptim nga ju, e di se keni mundësi dhe ekspertizë, që ndërmjet
    dy leximeve t’i adresoni të gjitha komentet dhe shqetësimet që ju i keni ngritur.
    Faleminderit për mirëkuptim!

    78
  • Faleminderit, zoti ministër!
    Të nderuar deputetë,
    Pas paraqitjes së projektligjit, hap debatin për diskutim në parim.

    Kryetarja e Komisionit Funksional për Integrime Evropiane, Teuta Sahatqija, ftohet për
    paraqitjen dhe arsyetimin e raportit me rekomandime.

  • Faleminderit, kryetar!
    Projektligji për përgjimin e komunikimeve elektronike ka një histori më të hershme në
    Kuvendin e Kosovës. Ka kaluar nëpër Kuvend në legjislacionin e kaluar, ku ishte në
    shqyrtim në Komisionin për Punë të Brendshme.

    Në këtë legjislaturë erdhi në Komisionin për Integrime Evropiane si komision funksional.
    Në fakt, ky ligj është përmendur dhe është kërkuar të miratohet në shumë raporte
    ndërkombëtare, siç janë: studimi i fizibilitetit për MSA-në, raportet e progresit në
    vazhdimësi, plani i veprimit për MSA-në 2014, në raportin e Komisionit Evropian mbi
    progresin e Kosovës, për përmbushjen e kërkesave që dalin nga udhërrëfyesi për
    liberalizimin e vizave, të publikuar më 8.2.2013, thuhet se Kosova duhet të miratojë
    Ligjin për përgjimin e telekomunikimeve, i cili do t’i mundësojë Policisë, AKI-së,
    doganave dhe EULEX-it, që në mënyrë të ligjshme të përgjojë komunikimet elektronike,
    me qëllim të zbatimit të ligjit apo sigurisë së brendshme.

    Sapo ka mbërri ky projektligj në Kuvend, ne si komision filluam përgatitjet për të punuar
    me këtë ligj. Së pari, kemi kërkuar një analizë komparative nga Njësia për Hulumtime të
    Kuvendit të Kosovës, për ligje të ngjashme nëpër shtete të rajonit, në mënyrë të veçantë
    në Slloveni, Kroaci dhe shtete të rajonit, të cilat e kanë fituar anëtarësimin së fundit, si
    dhe ligje të ngjashme nëpër disa shtete të BE-së.

    Së shpejti arritën rekomandimet nga Shoqëria Civile, nga

  • Europian Digital Rights nga Brukseli, morëm edhe raportin nga Ministria e Integrimeve
    Evropiane dhe të tjera.

    Ky projektligj është analizuar gjerësisht në Komisionin Parlamentar për Integrime
    Evropiane, ku nga deputetët e të gjitha partive pat vërejtje të ndryshme dhe
    rekomandime.

    Pikat ku më së shumti pati vërejtje janë:

    - E drejta e privatësisë, e cila mund të cenohet dhe e cila garantohet me Kushtetutë, neni
    36.3, si dhe në nenet tjera të Kushtetutës.

    - Neni 3.1.7, i cili mundëson që njësia ndërlidhëse, përveç te operatori, të jetë te AKI-ja,
    ishte gjithashtu pikë në të cilën pat vërejtje.

    - Vërejtjet ishin në aktet nënligjore, të cilat kanë fuqi të dhënies së autorizimit
    organizatave të ndryshme.

    79
    Institucion i autorizuar mund të jetë edhe ndonjë tjetër, përveç Policisë dhe AKI-së, ku
    EULEX-i përmendet në nenin e parafundit, në nenin 17.4.

    Pa e specifikuar, se cili institucion mund të jetë, është vërejtur se mungojnë masat
    ndëshkuese për përgjime të paautorizuara nga ana e institucioneve të autorizuara, gjë që
    krijon hapësirë për një gjë të tillë pa u ndëshkuar. Në fakt, në nenin 15 parashihen
    ndëshkimet vetëm për operatorët dhe ofertuesit e shërbimeve dhe për atë janë bukur
    dënime të rrepta.

    Në nenin 11 lë nën kompetencë të akteve nënligjore mirëmbajtjen e regjistrave të
    përgjimit.

    Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij ligji, nevojën e të pasurit të instrumenteve të
    duhura për luftën kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, duke pasur parasysh
    rrezikun për sigurinë kombëtare, Komisioni për Integrime Evropiane, rekomandon që të
    mos miratohet në parim Projektligji për përgjimin e komunikimeve elektronike, si dhe të
    kërkojmë nga Ministria për Integrime Evropiane, që sa më shpejtë t’i inkorporojë
    rekomandimet e dala dhe me procedurë të përshpejtuar ta kthejë ligjin në Kuvend.

    Në shkresën me rekomandime të Komisionit për Integrime Evropiane, që është e
    protokolluar dhe e bashkëngjitur me materialin në seancë, thuhet që Komisioni për
    Integrime duke u bazuar në nenin 56, paragrafi 2 të Rregullores së Kuvendit, në
    mbledhjen e mbajtur më 20 janar 2015 e shqyrtoi në parim Projektligjin 05/L-05 për
    përgjimin e komunikimeve elektronike dhe vendosi që Kuvendit t’i paraqesë këtë
    rekomandim.

    - Të mos miratohet në parim Projektligji për përgjimin e komunikimeve elektronike!

    Komisioni për Integrime Evropiane para shqyrtimit të parë të projektligjit në mbledhjen
    plenare, në bazë të nenit 56 të Rregullores e shqyrtoi dhe rekomandon Kuvendit të mos e
    miratojë në parim, për arsyet e mëposhtme:

    - Ky projektligj cenon të drejtat themelore të përcaktuara nga neni 36, paragrafi 1 dhe 3,
    të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në kapitullin - e drejta e privatësisë.

    - Në këtë projektligj nuk janë të përcaktuara saktë institucionet e autorizuara për përgjim,
    koha e ruajtjes së përgjimit, si dhe mospërcaktimi, se edhe në çfarë rrethanash mund të
    përgjohet.

    - Kategoritë e të dhënave që duhet ruajtur të përcaktuara me këtë projektligj janë bazuar
    në direktivat 0 - 2006/24, të datës 15 mars 2006, ku neni 5 i kësaj direktive është shpallur
    jovalid nga Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian.

    - Projektligji përcakton se Njësia Ndërlidhëse të vendoset brenda institucionit të AKI-së,
    ndërsa duhet të jetë brenda operatorëve të rrjetit.


    80
    Ky ishte arsyetimi dhe Komisioni për Integrime Evropiane i rekomandon Kuvendit që të
    mos votojë këtë ligj, por t’ia kthejë Qeverisë.

  • Faleminderit! Fjalën e ka përfaqësuesi i Qeverisë, zoti Bekim Çollaku,
    ministër i Integrimeve.

  • Faleminderit, kryetar!
    Edhe njëherë, të nderuar deputetë,
    Me paraqitjen time të parë u mundova ta sqaroj rëndësinë e këtij ligji dhe pastaj edhe
    ndërlidhjen e këtij ligji me ligjet tjera, që janë në fuqi. Unë thashë, që ky ligj nuk mund të
    kuptohet, as s’mund të lexohet, as s’mund të zbatohet, pa pasur parasysh edhe Kodin
    Penal dhe Ligjin e procedurës penale të Republikës së Kosovës dhe ligjin për AKI.

    Arsyetimet ose shqetësimet që ju i paraqitët, unë po mundohem t’i adresoj këtu një nga
    një.

    Komisioni ka vlerësuar se ky projektligj cenon të drejtat themelore të përcaktuara në
    nenin 36, paragrafi 1 dhe 3 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës - e drejta e
    privatësisë.

    E thashë edhe më herët, po e përsëris edhe njëherë, Kushtetuta garanton të drejtat e
    njeriut duke përfshirë edhe të drejtën e privatësisë dhe pashmangshmërisht përcakton
    edhe kufizimet e privatësisë. Nuk ka privatësi pa kufizime askund në botë, e as te ne në
    Kosovë nuk mund të ketë privatësi pa kufizime.

    Në kontekst të Projektligjit për përgjime nuk cenohet e drejta e privatësisë, që është e
    definuar në nenin 36 të Kushtetutës. Projektligji në paragrafin 3, neni 4 definon që
    operatori i rrjetit dhe ofruesi i shërbimit i përgjigjet vetëm urdhrit të ligjshëm dhe kush
    është urdhri i ligjshëm është e përcaktuar qartë në Kodin e procedurës penale, që do të
    thotë, që asnjë e dhënë personale nuk mund të transmetohet nga operatori i rrjetit tek
    agjencitë e zbatimit të ligjit, pa pasur një urdhër legjitim.

    Projektligji në paragrafin 1, pika 21, neni 3 definon qartë urdhrin e ligjshëm, mirëpo e
    drejta e privatësisë në kontekst të përgjimit mund të kufizohet vetëm nëse këto të dhëna
    janë subjekt që përcaktohet në legjislacionin penal dhe në kontekst të kufizimeve dhe
    përjashtimeve të përcaktuara për mbrojtjen e të dhënave personale, duke përfshirë
    sigurinë kombëtare, mbrojtjen kombëtare, sigurinë publike, parandalimin, hetimin dhe
    zbulimin e veprave.

    Shqetësimi i dytë,...

    (Ndërhyrje nga salla)

    Të lutem!..


    81
  • Ministër, vazhdo fjalën ti tash mbasi e ke marrë. Të lutem! S’ka debat. Të
    lutem koncentrohu para deputetëve, vazhdo fjalën.

  • Në këtë projektligj, ju thatë nga shqetësimet tjera, thatë
    se nuk janë përcaktuar saktë institucionet e autorizuara për përgjim, kohën e ruajtjes së
    përgjimit, si dhe mospërcaktimi se në çfarë rrethanash mund të përgjohet. Është gabim.

    Nuk e di ku keni lexuar e çka keni lexuar. Projektligji për përgjime përcakton një kornizë
    që ka të bëjë me institucionet që janë të autorizuara t’i ruajnë këto të dhëna, operatorët e
    rrjetit dhe ofruesit e shërbimit. Institucionet që janë të autorizuara të kërkojnë dhe
    përpunojnë këto të dhëna: AKI-ja dhe Policia, qartë.

    Institucionet që monitorojnë operatorët e rrjetit dhe ofruesit e shërbimeve që formojnë
    këto të dhëna, autoriteti Rregullativ për Komunikimet Elektronike dhe Postare dhe
    institucionet që mbikëqyrin nëse këto të dhëna janë shkatërruar në përputhje me
    legjislacionin në fuqi, që është Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave
    Personale.

    Vërejtje tjetër ishte, kategoritë e të dhënave që duhet ruajtur të përcaktohen në këtë
    projektligj, janë bazuar në direktivën 2006/24 të datës 15 mars 2006, ku neni 5 i kësaj
    direktive është shpallur jo valid nga Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian, e qartë,
    e saktë.

    Gjatë hartimit të projektligjit në mënyrë paralele në nivel të BE-së kanë qenë duke u
    zhvilluar raste në Gjykatën e Drejtësisë, lidhur me direktivën që i referohemi. Deri para
    shpalljes jovalide nga Gjykata, kjo direktivë është përdorur në shkallë të ndryshme, në
    nivele të ndryshme të vendeve anëtare, mirëpo, pas shpalljes jovalide të direktivës,
    Ministria e Integrimeve Evropiane nuk ka vazhduar më tutje në aplikimin e kësaj
    direktive, pra nuk e kemi marrë parasysh këtë direktivë, kur e kemi hartuar këtë
    projektligj. OK.

    Mirëpo, i ka marrë praktikat më të mira nga vendet, anëtarët e BE-së. Ju thatë, se me i
    marrë praktikat nga vendet fqinje, mirëpo unë ju pyes juve, a më e mirë është një praktikë
    e një shteti të fuqishëm e të mirëfilltë dhe të zhvilluar demokratik, si Franca, Gjermania,
    Austria, apo e shteteve të rajonit tonë. Nuk po them, që mos t’i marrim edhe ato praktika,
    t’i marrim dhe t’i fusim në projektligj gjatë dy leximeve.

    Vërejtje tjetër, e thatë që projektligji nuk përcakton njësitë ndërlidhëse të vendosura
    brenda institucionit të AKI-së, ndërsa duhet të jetë brenda operatorit. Pse duhet të jetë
    brenda operatorit?
    Ju jeni deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe, a më shumë jeni të prirë t’u
    besoni institucioneve shtetërore të këtij vendi apo operatorëve privatë. Dhe, lokacioni
    është krejt i parëndësishëm se ku bëhet përgjimi, nuk ka asnjë lloj lidhjeje, për aq kohë sa
    procedurat janë shumë të qarta.


    82
    Projektligji e përcakton, që pavarësisht vendosjes se Njësisë Ndërlidhëse me AKI,
    operatori i rrjetit dhe ofruesi i shërbimeve, nuk mund të transportojë të dhëna pa një
    urdhër të ligjshëm. Kjo është çështja kryesore, që duhet të na shqetësojë të gjithë neve, jo
    ku vendosen pajisjet teknike. Nuk e di cila është relevanca e kësaj çështjeje, se ku...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Lus regjinë, mos ia ndal fjalën.

  • ... as për ta kthyer mbrapa. Kthimi mbrapa kushton
    kohë. Të gjitha këto shqetësime, këto vërejtje ju mund t’i adresoni këtu në Kuvend. Nuk e
    di pse e keni të domosdoshme t’i kthehet Qeverisë edhe njëherë! Faleminderit!

  • Faleminderit, ministër!
    Kryetarët ose përfaqësuesit e grupeve parlamentare, tani e kanë fjalën. Grupi Parlamentar
    i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    Të nderuar ministra,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Unë e kuptoj dëshirën e ministrit për të shkuar shpejt ligji për të cilin po flasim, e kuptoj
    ngutin, por ne duhet të ngutemi dhe në nguti të bëhemi të kujdesshëm.

    Unë po përmendi, ministër, dy parime që nuk mund t’i kalojë komisioni, ka edhe shumë
    të tjera, por po ndalem vetëm në dy. Po thirrem në institucionalizimin e urdhëresës së
    veprimeve, që janë në ligj të përcaktuara. Ato veprime duhet të përkufizohen qartë dhe
    duhet të institucionalizohen. Ne në komision kemi thënë se duhet t’ia lëmë në përgjegjësi
    gjykatës.

    Po flas edhe për një rekomandim tjetër - legjislacionin sekondar. Ne dëshirojmë që në
    legjislacionin sekondar të dihet dhe të emërohet saktë, se kush mundet të fillojë të punojë
    legjislacion sekondar. Desha vetëm dy pika t’i prek në emër të komisionit, ku ne kemi
    debatuar. Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike e kemi diskutuar sot, dje
    në të vërtetë, rekomandimet e Komisionit për Integrime i marrim si rekomandime tonat,
    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës qëndron prapa rekomandimeve dhe
    kthimi i ligjit në Qeverinë e Kosovës. Faleminderit!

  • Faleminderit! Nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës,
    zonja Vjosa Osmani.

  • Faleminderit!
    Besoj që nuk ka nevojë që deputetëve të Kuvendit të Kosovës t’u jepen ligjërata për
    rëndësinë e ligjit, sepse tashmë kjo dihet, se është një ligj që ndër të tjera lidhet edhe me
    procesin e liberalizimit të vizave. Mirëpo, kjo do të duhej vetëm që të kërkonte nga ne, që
    të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm rreth përmbajtjes së një ligji, që rregullon një
    çështje kaq të ndjeshme, sepse për që ka pasur hapësirë për abuzim, sa i përket

    83
    përgjimeve, ka pasur mjaft. Për që janë përgjuar qytetarët, pa kurrfarë rregulli, ata janë
    përgjuar mjaft.

    Pra, qëllimi është që kur të bëhet një ligj, ai t’i rregullojë këto çështje në një mënyrë, që
    nuk do të lejojë më abuzime. Nga diskutimi që është bërë në Komisionin për Integrime
    Evropiane, ka pasur brenga të shumta për çështjet që i përmendi kryetarja e Komisionit.
    Unë dua të them, në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, që qëllimi asnjëherë nuk
    është për ta zvarritur procesin.

    Megjithatë, është vlerësuar se në qoftë se në Kuvendin e Kosovës një ligj duhet të ketë
    ndryshime aq të mëdha, më mirë është që Qeveria me kapacitetet që ka, me qindra
    punëtorë që ka, me njerëz të cilët janë të fushës, të bëjnë ndryshimet në një afat shumë të
    shkurtër dhe pastaj edhe procedura në Kuvend do të ishte më e shkurtër, në vend se të
    zgjaste dy muaj dhe të ndryshohej ligji gati në tërësi.

    Në fakt, Kuvendi e ka një praktikë, që në momentin kur kalohet diku rreth 40% të neneve
    të ligjit të ndryshohen, atëherë ai konsiderohet ligj i ri. Prandaj, edhe ne nuk kemi dashur
    që të bëjmë ligj të ri nga fillimi, por kemi kërkuar nga Qeveria që ajo të bëjë ndryshimet e
    nevojshme.

    Ju thatë, ku e keni lexuar që nuk përcaktohen institucionet qartë? Neni 3 pika..., në fakt,
    përcaktimi i institucionit të autorizuar në ligj thotë, nënkupton Policinë e Kosovës,
    Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe institucionet e autorizuara me ligj të veçantë.

    Një çështje e tillë... dëgjo, dëgjo me vëmendje, se s’të ndërpreva asnjëherë... një ligj i tillë
    nuk guxon, një çështje kaq të ndjeshme, si përcaktimi i institucionit që përgjon qytetarët e
    Kosovës, të lejojë të bëhen edhe me akte tjera, me ligje tjera. Në momentin që ato
    s’përcaktohen një nga një në këtë ligj, atëherë ne nuk po i përcaktojmë ato qartë, pra, po
    lejojmë hapësirë të abuzimit të mëtejmë.

    Ju përmendët, se e drejta e privatësisë nuk është e rëndësishme. Pavarësisht çka thoni ju,
    pavarësisht çka them unë, Kushtetuta e Kosovës kërkon edhe në nenin 36, natyrisht që të
    mbrohet privatësia e qytetarëve, përveç në qoftë se ka vendim të Gjykatës dhe mos i
    përzieni urdhrat e ligjshëm me vendime të gjykatës. Nuk ka nevojë të përdoren
    terminologji të ndryshme në një ligj kaq të rëndësishëm. Mirëpo, ne e kemi një obligim
    kushtetues, në nenin 53, që kërkon të respektohen vendimet e Gjykatës Evropiane për të
    Drejtat e Njeriut, në çdo vendim që marrim dhe përveç vendimeve të Gjykatës Evropiane
    për të Drejtat e Njeriut, ndër të tjera po përmend një, rasti se e marrë përkundër
    Mbretërisë së Bashkuar, kemi edhe disa vendime të Gjykatës së Drejtësisë së BE-së, të
    cilat siç e përmendët edhe ju e kanë shpallur të pavlefshme një direktivë, në të cilën ky
    ligj është mbështetur.
    Ndër të tjera, në këto vendime kjo gjykatë evropiane thekson se respektimi i jetës private
    është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe nuk mund të shkelet gjatë komunikimit në bazë
    të nenit 7 të Kartës së BE-së për të Drejtat e Njeriut. Për më tepër, thuhet se fakti që të
    dhënat ruhen dhe pastaj pajtohen pa pajtimin ose informimin e përdoruesit të regjistruar,

    84
    ka gjasa të krijojë në mendjen e personave një ndjenjë, se jeta e tyre private është subjekt
    i mbikëqyrjes së vazhdueshme.

    Këtu po flas në veçanti për mbajtjen e përgjithshme të të dhënave, një çështje që është
    rregulluar me këtë projektligj. Unë e kuptoj, që këtu është përmendur një periudhë e
    caktuar kohore, mirëpo rasti i mëhershëm që e përmenda, i Gjykatës Evropiane për të
    Drejtat e Njeriut, kërkon që në të gjitha rastet kur personi i përgjuar është shpallur i
    pafajshëm, menjëherë pra të shkatërrohen të gjitha të dhënat private, që janë mbajtur për
    personin në fjalë, e jo ato të mbahen për 12 muaj apo për një kohë më të gjatë.

    Sa i përket njësive ndërlidhëse, apo njësive nga të cilat bëhen përgjimet, ky projektligj
    përcakton që një nga këto njësi të përgjimit do të jetë e vendosur edhe në AKI. Përderisa
    ajo njësi e përgjimit vendoset në AKI, është institucion shtetëror, mirëpo ku është
    garancia ligjore, që ai institucion nuk do ta keqpërdorë atë mjet të përgjimit edhe pa i
    marrë vendimet e gjykatës. Nuk ka asnjë garanci sipas ligjit në fjalë.

    Çështjet tjera janë edhe njoftimi për përgjimin, asistenca në përgjim, regjistrimi i
    përgjimeve, si dhe ndëshkimi që i bëhet operatorëve në qoftë se ata nuk e bëjnë përgjimin
    me kërkesë të institucioneve të autorizuara, por s’ka asnjë ndëshkim në qoftë se ata nuk i
    mbrojnë të drejtat e privatësisë së qytetarëve, siç janë të përcaktuara me Kushtetutë.

    Përfundimisht, besoj që në historinë e Parlamentit të Kosovës ka pasur raste shumë të
    rralla kur një komision unanimisht, pa asnjë votë kundër, pavarësisht përfaqësimit politik,
    ka vendosur që një ligj t’ia kthejë Qeverisë.

    Unë besoj që ka argumente të mjaftueshme, që Qeveria ta marrë seriozisht çdo vërejtje të
    Komisionit, t’i bëjë ndryshimet e nevojshme dhe pastaj në një afat jashtëzakonisht të
    shkurtër ta kthejë këtë ligj prapë në Kuvend, në mënyrë që Kuvendi ta miratojë po ashtu,
    në një procedurë të përshkurtuar.

    Në qoftë se ju si Qeveri e bëni punën mirë, edhe neve nuk do të na duhen pastaj dy muaj
    për ta shqyrtuar dhe për ta miratuar ligjin. Pra, Grupi Parlamentar i LDK-së do të votojë
    rekomandimin e Komisionit për Integrim Evropian, që ligji t’i kthehet Qeverisë.

  • Faleminderit! Nga Grupi Parlamentar “Vetëvendosje”, zoti Ilir Deda e ka
    fjalën.

  • Faleminderit!
    Deputetë të nderuar,
    Zonja e zotërinj,
    Në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane kemi shprehur edhe
    habinë e jashtëzakonshme qysh një ligj i tillë mund të vijë para deputetëve të Kuvendit.

    Ne nuk e kemi pasur shumë vështirë, që ta hedhim poshtë ligjin, sepse e shkel edhe
    Kushtetutën e Kosovës edhe i shkel standardet e BE-së, të cilat ne duhet t’i plotësojmë.


    85
    Sa për sqarim, neni 36 i Kushtetutës së Kosovës, sa i përket privatësisë së qytetarëve
    thotë: “Fshehtësia e korrespodencës, telefonisë, dhe komunikimi tjetër është e drejtë e
    pacenueshme. Kjo e drejtë mund të kufizohet vetëm përkohësisht, në bazë të vendimit
    gjyqësor, nëse është e domosdoshme për ecurinë e procedurës penale, ose për mbrojtjen e
    vendit, në mënyrën e parashikuar me ligj.”

    Ligjin, të cilin e keni proceduar, e keni pru në Kuvend, nuk është në përputhje me këtë
    nen të Kushtetutës. Për më tepër, ju e pranuat para të gjithëve, se nuk e keni respektuar
    vendimin e Gjykatës së Drejtësisë së BE-së, sa i përket direktivës 2006, e cila është
    shpallur e pavlefshme. Dhe, ne gjithashtu...

    (Zëra nga salla)

  • Ju lutem, le të vazhdojë diskutimin dhe mirë është të mos ketë ndërhyrje,
    për arsye se prapë përfaqësuesi i Qeverisë në fund do ta ketë fjalën. Të lutem vazhdo!
    Kërkoj falje!

  • Koleg, të lutem, më leni të përfundoj e mandej merruni me ministrin.
    Nuk mundemi që të lejojmë një ligj i tillë, në emër të sigurisë nacionale të aprovohet nga
    Kuvendi i Kosovës, i cili ka të bëjë me intruzivitet të mahnitshëm në jetën e qytetarëve
    tanë.

    Nuk ka arsyetim të tillë, është debat global, por nuk mund të jemi pjesë e atyre të cilët
    duan që të jemi pjesë e këtij intruziviteti. Nuk mund të votohet një ligj i cili nuk i
    përcakton cilat janë ato institucione qartë, të cilat kanë të drejtë të përgjojnë qytetarët,
    nuk mund të ketë në ligj polici të Kosovës, AKI dhe të tjera, cili është institucioni tjetër,
    nuk ka tjetër, nuk mund ta sjellim një ligj në të cilin nuk ka koordinim ndërmjet AKI-së
    dhe Policisë së Kosovës sa i përket përgjimeve. Neni 9, neni 11, neni 13, neni 15 i Ligjit
    nuk janë në rregull dhe duhet që të ndryshojnë dhe mund të mos ju pëlqejë në Qeveri, por
    njëzëri deputetët e çdo subjekti politik ka vendosur që ky ligj është edhe i tillë, i
    papranueshëm, sepse duhet që të ndryshohet më shumë se 50%.

    Për më tepër, ne nuk kemi besim se AKI-së duhet që t’i jepet një e drejtë e tillë. Ligji për
    AKI dhe Kodi i procedurës penale e përcaktojnë qartë çfarë dhe cila është e drejta dhe
    fushëveprimi i AKI-së që të përgjojë. Ligji të cilin ju e keni proceduar e tejkalon këtë çka
    kemi pasur para nesh.

    Gjithashtu bartja e të dhënave nuk mund të besojmë që në rend të parë operatorët janë ata
    që janë të obliguar që të instalojnë pajisjet e nevojshme, mandej qendrat e administrimit
    të këtyre të dhënave, urdhrin për zbatimin e bartjes që të rregullohet me akt të veçantë
    nënligjor, ky ligj duhet që t’i përcaktojë të gjitha.

    Nuk mundet Qeveria në mënyrë të njëanshme, në grup të mbyllur që të sjell akte tjera
    nënligjore të cilat nuk do të jenë në frymë të ligjit të cilin ju dëshironi që ta kemi, që ta
    ketë Kosova.


    86
    Edhe diçka në fund, mund të jetë ky ligj pjesë e standardeve evropiane, por nuk është ligji
    të cilin ju e keni proceduar, ajo e cila i përmbushë standardet evropiane, dhe ju thërrasim
    që në qoftë se në riprocedim të këtij ligji t’i merrni parasysh vërejtjet substanciale të cilat
    e ndërrojnë rrjedhimisht ligjin në fjalë dhe në fund që ligji i ardhshëm të jetë në përputhje
    të plotë, jo në interpretime të Kushtetutës, por në përputhje të asaj çka e thotë Kushtetuta,
    në përputhje të vendimeve të Gjykatës së drejtësisë evropiane dhe në përputhje me
    Kartën e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut të BE-së, e cila është pjesë e Kushtetutës së
    Kosovës.

    Dhe në fund, Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, nuk do ta votojë ligjin në fjalë.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së, zonja Donika
    Kadaj-Bujupi.

  • BUJUPI: Faleminderit, i nderuar kryesues!
    Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do ta përkrahë propozimin e
    Komisionit që ky ligj të tërhiqet dhe t’i kthehet Qeverisë.

    Mendoj që raporti i cili u dha nga kryetarja e Komisionit i cili ngërthen në vetvete të
    gjitha propozimet e anëtarëve, me ç’rast kemi edhe propozimet e anëtarit nga Grupi ynë
    parlamentar, është i mjaftueshëm dhe në njëfarë forme reflekton vullnetin e shumicës së
    deputetëve të Kuvendit të Kosovës, me këtë rast Grupit tonë parlamentar i cili do të
    votojë pro kthimit të këtij ligji Qeverisë, respektivisht do të përkrahë propozimin e
    Komisionit. Faleminderit!

  • Faleminderit! Grupi Parlamentar Lista serbe, zoti Milosavljeviq.

    SAŠA MILOSAVLJEVIĆ: Hvala gospodine predsedavajući.
    I Poslanička grupa Srpska lista prihvata predlog komisije da se ovaj zakon vrati Vladi na
    doradu. Hvala!

  • Faleminderit! Grupi Parlamentar “Nisma”, Valdete Bajrami.

  • Faleminderit, zoti kryesues!
    Ministër, do të ishte mirë që ju të merreshit me kohë me projektligj dhe jo këtu në këtë
    seancë të na drejtoheni neve se nuk dimë se çka kemi lexuar.

    Ne e kemi lexuar projektligjin dhe kemi marrë vendim unanim në Komisionin e
    Integrimeve që ky ligj t’i kthehet mbrapsht Qeverisë.

    Vërejtjet i morët edhe nga kryetarja e Komisionit, të cilat i paraqiti shumë në mënyrë të
    arsyeshme, po ashtu edhe Grupi Parlamentar i Nismës përkrah vërejtjet të cilat janë
    paraqitur nga kryetarja e Komisionit dhe thërrasim që të mos votohet ky ligj.
    Faleminderit!


    87
  • Faleminderit! “6+”, urdhëroni zoti Paçaku!

  • Edhe Grupi Parlamentar “G+” është pro vendimit të cilin e ka sjell
    Komisioni Parlamentar për Integrime Evropiane. Do të thotë, duhet të kthehet në Qeveri
    prapë ligji. Faleminderit!

  • Faleminderit! Duhet t’ju them që kemi edhe 12 deputetë të paraqitur.
    Është shprehur mendimi i të gjitha grupeve parlamentare që janë kundër, të paktën ata që
    kanë folur në emër të grupeve parlamentare. Nuk e di a dëshironi ta vazhdojmë debatin,
    apo ta hedhim...

    (Ndërhyrje)

    Mirë, vazhdojmë. Unë nuk po shoh, përafërsisht e dimë që do të diskutojë secili nga
    këndvështrimi i vet. Mendoj që nuk ka ndonjë problem pse votohet ndryshe dhe besoj që
    Qeveria në afat sa më të shpejtë e sjell në rishqyrtim. A jeni që ta nxjerrim në votim?

    Atëherë, bjerini ziles një minutë.

    (Ndërhyrje)

    Po, sipas rregullave duhet ta votojmë ligjin, meqenëse ka ardhur, e ata që s’duan ta
    votojnë ligjin, votojnë kundër.

    (Ndërhyrje)

    Atëherë, në bazë edhe të vullnetit të deputetëve, e hedhim në votim Projektligjin për
    përgjimin e komunikimeve elektronike.

    Lus deputetët që t’i zënë vendet dhe të përgatiten për votim. Pra, po votojmë për ligjin, e
    ata që janë kundër votojnë kundër, ata që janë për votojnë për. Votojmë tash.

    Faleminderit! 74 vota janë kundër, 5 abstenime, 3 vota për, konstatoj që Kuvendi nuk e
    miraton ligjin dhe ia kthen Qeverisë në rishqyrtim dhe për ta rregulluar në bazë të
    vërejtjeve. Do të kisha pasur dëshirë që edhe Komisioni Funksional, por edhe ministri të
    bashkëpunojnë me qëllim që vërtet të kemi një situatë tjetër në shqyrtimin e radhës.

    8. Debat parlamentar lidhur me migrimin ilegal të qytetarëve të Kosovës

    Urdhëroni, fjalën për procedurë e ka kërkuar kryetarja e Grupit Parlamentar të AAK-ës,
    zonja Donika Kadaj-Bujupi.

  • BUJUPI: Faleminderit, i nderuar kryesues!
    Duke marrë parasysh rëndësinë e temës dhe në dakordim me grupet e tjera parlamentare,
    propozojmë që kjo pikë e rendit të ditës të shtyhet për diskutim për ditën e hënë në orën
    12. Faleminderit!

    88
  • Unë kam qenë në Kryesi dhe vërtet keni qenë e zëshme që ta bëjmë
    debatin sot. Nuk e di arsyen pse po kërkoni ta shtyjmë. Kjo është çështje tash e seancës,
    seanca vendos. Në qoftë se seanca vendos, unë s’kam kundër.

    Është një propozim mocion i Grupit që e ka paraqitur kërkesën. Kërkoj mendimin e
    grupeve parlamentare. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, kush e kërkon fjalën?
    Zoti Reçica e ka fjalën.

  • Faleminderit, zëvendëskryetar!
    Përshëndetje për kolegët deputetë,
    Ne diskutuam më herët që ta shtyjmë këtë debat dhe realisht kjo u bë me kërkesën e vet
    propozuesit. Nëse edhe grupet tjera parlamentare janë pro, ne jemi për ta shtyrë, mirëpo
    po e shoh se këtu ka qëndrime jashtë asaj çka u morëm vesh më herët. Nëse ka mundësi
    që të dakordohemi edhe një herë dhe të bisedojmë me propozuesin dhe shefat e grupeve
    ose përfaqësuesit e grupeve parlamentare dhe të merremi vesh këtu, aty për aty, e të mos
    shkojmë me njëqind qëndrime, por ta kemi një qëndrim të përbashkët.

    Tema është me rëndësi dhe të gjithë jemi të interesuar të debatojmë dhe të shihet kush
    çfarë qëndrimi ka. Po për kohën, meqë u dha një propozim që të hënën të thirret edhe një
    seancë e re në bazë të asaj që tha përfaqësuesja ose shefja e Grupit Parlamentar të AAK-
    së, atëherë nëse janë edhe tjerët të idesë mund ta mbështesim edhe ne pa ndonjë problem.
    Faleminderit!

  • Çështja e të hënës është problem i Kryesisë, pastaj. Por unë s’mund ta
    caktoj seancën sot për të hënën. Në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së kush e ka
    fjalën? Zonja Sahatqija.

  • Faleminderit, zoti kryesues!
    Pasi vetë propozuesi është i mendimit që të shtyhet për të hënën debati dhe gjithashtu
    edhe grupet tjera, atëherë po tregoj edhe mendimin e Grupit Parlamentar të LDK-së që e
    mbështesim shtyrjen e kësaj pike të rendit të ditës për të hënën.

  • Grupi Parlamentar “Vetëvendosje”, çfarë mendimi ka?

  • Faleminderit! Edhe ne mendojmë që ky debat duhet të shtyhet për të
    hënën, në një vazhdim seance të cilën do të kishim mund ta caktojmë në orën 12. Është e
    vërtetë që Kryesia ka mbledhje të hënën, mirëpo seanca mund ta caktojë vendimin në
    orën për të cilën ne dakordohemi. Është tejet e rëndësishme që këtë debat ta bëjmë me dy
    parakushte, mendoj unë, një që ky debat të jetë i qasshëm edhe për publikun, gjë që tash
    nuk po më duket se është mundësia dhe e dyta, që është edhe më e rëndësishme, duhet të
    kemi me kë të debatojmë për çështjen e migrimit. Nuk e shoh këtu asnjë prej
    përfaqësuesve të Qeverisë dhe rrjedhimisht nuk di me kë do të flasim për migrimin.

  • Po më lehtë është për të diskutuar pa ta se me ta. Grupi Parlamentar i
    AAK-së ka thënë mendimin e vet. Nga Lista serbe e ka fjalën Milosavljeviq.


    89
    SAŠA MILOSAVLJEVIĆ: Hvala gospodine predsedavajući!
    Pa, s obzirom da se svi slažu da ova tačka dnevnog reda odloži za ponedeljak, slažemo se
    i mi.

  • Grupi Parlamentar “Nisma”, zoti Berisha.

  • Po, meqë s’kemi me kë të flasim këtu dhe tema është e rëndësisë së
    veçantë edhe ata që duhet të dëgjojë duhet të jenë në sallë, atëherë po pajtohemi,
    përndryshe do të ishte mirë të diskutojmë dhe kjo çështje sa më shumë të zvarritet,
    domethënë nuk është në shëndetin e institucioneve, edhe për një fakt se ne si Komision
    për Politikë të Jashtme për këtë çështje për javën tjetër e kemi thirrur edhe ministrin e
    Punëve të Jashtme, për të debatuar, por mendoj që po i grumbullojmë, kur kemi parasysh
    se shumë kolegë deputetë tanë janë edhe nëpër komisione tjera.

    Si do që të jetë, meqë shumica është për ta shtyrë, dakordohemi, përndryshe kjo praktikë
    nuk është shumë e mirë. Faleminderit!

  • Faleminderit! “6+”?

    SAŠA MILOSAVJEVIĆ: Uzimajući u obzir da smo se svi dogovorili da odložimo, i mi
    smo za odlaganje za ponedeljak, jer je ova tačka stvarno veoma bitna za sve nas na
    Kosovu. Hvala!

  • Faleminderit! Zoti Hamiti, a deshe të flasësh? Zoti Hamiti e ka fjalën.

  • Faleminderit, zoti kryesues!
    Unë po shoh që Kuvendi do ta shtyjë këtë diskutim për një ditë tjetër dhe unë vetëm e
    mora fjalën për ta deklaruar votën time kundër, se s’do të votoj për ta shtyrë dhe ju si
    anëtarë Kryesie dhe Grupi që e ka propozuar e dini pse po e bëj këtë. Po e bëj këtë, sepse
    është bërë urgjencë e jashtëzakonshme nga propozuesi, bile janë tejkaluar kriteret e
    thirrjes, sepse është dorëzuar kërkesa, më 15, nuk është... i është drejtuar Qeverisë e tjera,
    e tjera, i dinë ata kushtet dhe ju e keni votuar. Unë atë ditë s’isha në atë pjesë, por ju e
    keni votuar. Meqë është pranuar para dy ditësh që është urgjente, unë nuk e di çfarë ka
    ndodhur që s’është më urgjente. Prandaj unë e kam votën time, po e deklaroj publikisht
    për këto arsye kundër shtyrjes. Faleminderit!

  • Faleminderit! Po është në emër të Grupit, Bekim. Po ai është nënkryetar i
    Kuvendit, thashë mos ka diçka për procedurë, ia dhashë fjalën. Tani po e fillojmë debatin.
    Mendoj që nënkryetarit të Kuvendit, sa herë ta kërkoj fjalën, duhet t’ia japim, të merremi
    vesh.

    Atëherë, e hedhim në votim propozimin - mocionin për ta shtyrë për të hënën, por dua
    t’ju sqaroj diçka.


    90
    Unë nuk garantoj, si kryesues i seancës sot, që seanca e ardhshme mbahet në orën 13:00,
    siç po thoni ju, ose qysh e kërkoi ai. Unë nuk vendosi, prandaj unë e kam për detyrë, ju
    lutem, mos ma bë me gisht, se s’ke nevojë hiç të ma bësh mua me gisht.

    E hedh në votim propozimin e zonjës Donika Kadaj-Bujupi, në emër të Grupit
    Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që seanca të shtyhet për të hënën,
    mundësisht të mbahet në orën 13:00. Votojmë tani!

    Faleminderit! Me 56 vota për, 20 kundër miratohet propozimi. A jeni dakord sikur
    morëm vendim... mos u ngutni se pastaj të hënën mund të ndryshojnë gjërat. A është
    vendimi juaji dhe vendim i seancës që të hënën, në orën 13:00, të mbajmë seancë? Në
    rregull!



































    91
    Vazhdimi i mbledhjes plenare, e filluar më 23 janar
    Mbledhjen e drejton kryetari i Kuvendit, z. Kadri Veseli.

  • Të nderuar deputetë,
    Kabinet qeveritar,
    Vazhdojmë me punimet e seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e filluar
    më 23 janar 2015.

    Vazhdojmë me pikën e mbetur të rendit të ditës:

    8. Debat parlamentar lidhur me migrimin ilegal të qytetarëve të Kosovës

    Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe deputetët tjerë nënshkrues
    kanë kërkuar mbajtjen e një debati parlamentar për migrimin ilegal të qytetarëve të
    Kosovës.

    E ftoj kryetaren e Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika
    Kadaj-Bujupi, në cilësinë e propozuesit të çështjes që ta marrë fjalën.

  • BUJUPI: Faleminderit!
    I nderuar kryetar,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Të premten, me kërkesën tonë është shtyrë ky debat, sepse këtu ka munguar Qeveria, e
    arsyeja pse Kuvendi mban debat, nxjerr rezoluta dhe rekomandime është që Qeveria të
    jetë këtu dhe t’i marrë parasysh këto rekomandime ose rezolutat në mënyrë që t’i zbatojë,
    sidomos për çështjen e migrimit ilegal të qytetarëve të Kosovës.

    Sot prapë po e shoh që kryeministri i vendit nuk është këtu, ndërkaq ky debat lidhet
    drejtpërdrejt me vendimet, të cilat ai duhet t’i marrë.

    E thërras që të vijë dhe të flasë nga foltorja, t’u drejtohet deputetëve dhe të marrë
    përgjegjësi dhe obligime si kryeministër i vendit, sepse nëpërmjet Facebook-ut, ashtu siç
    e kemi duke komunikuar me qytetarët, nuk mund të zgjidhen problemet dhe autobusët
    nuk do të ndalen përderisa ai i drejtohet këtij vendi nëpërmjet Facebook-ut.

    Në bazë të nenit 65 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenit 15, pika 8 të
    Rregullores së Kuvendit, Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe
    deputetët nënshkrues kanë kërkuar debat parlamentar me temën “Migrimi ilegal i
    qytetarëve të Kosovës”.

    A r s y e t i m

    Sipas statistikave vetëm në vitin e fundit, do të thotë në vitin 2014, janë 30 mijë qytetarë
    të regjistruar si migrues ilegalë ose azilkërkues në vendet e Evropës, por edhe më e
    madhe është shifra jozyrtare e të larguarve realë, sidomos kur i shtohen edhe të larguarit
    joazilkërkues nga Kosova.

    92
    Largimi masiv i qytetarëve të Kosovës e shenjëzon më së miri gjendjen aktuale,
    ekonomike e sociale të vendit. Ky largim nëpërmjet rrugëve ilegale e rrezikon jetën dhe
    shëndetin e qytetarëve, dhe është tejet i rëndë në aspektin logjistik, atë të sigurisë,
    ndërkohë është tepër i kushtueshëm në aspektin financiar.

    Kjo gjendje e rëndë vetëm vështirësohet edhe me më shumë kur i kemi të publikuara
    masat policore nga Qeveria e re e Kosovës. Migrimi, të nderuar kolegë deputetë, nuk as
    është çështje policore, e as nuk mund të zgjidhet me masa policore. Është detyrë dhe
    obligim i të gjitha institucioneve që ta trajtojnë këtë çështje me seriozitet, me vendosmëri
    dhe me shpejtësi.

    Në këtë drejtim, është detyrë dhe obligim i Kuvendit, parësore, që të diskutojë dhe ta
    obligojë Ekzekutivin për masat që duhen ndërmarrë për ta sanuar këtë gjendje.
    Detyrimisht, me hapjen e këtij debati me duhet të kthehem në histori, kur pa dëshirë, të
    detyruar nga terrori dhe regjimi i egër, mijëra qytetarë të Kosovës e lëshonin vendin e
    tyre.

    Sot, fatkeqësisht, në dekadën e dytë pas luftës, po na përsëritet thuajse e njëjta situatë, me
    shifra alarmante të ikjes. Por, me një dallim, atëherë qytetarët e Kosovës iknin për t’u
    kthyer kur të bëhet mirë, kur Kosova të çlirohet, ndërsa sot po ikin për shkak të mungesës
    së perspektivës, humbjes së besimit në institucione dhe humbjes së shpresës që në
    Kosovë mund të bëhet mirë.

    Dhe, mirë do të thotë ta kenë një vend pune kur ta mbarojnë shkollën, t’u ofrohet shërbim
    shëndetësor adekuat në rast se sëmuren, të kenë arsim cilësor për fëmijët e tyre, ta
    realizojnë një të drejtë edhe nëse nuk e njohin gjykatësin, ta mbjellin arën e tyre duke
    pasur qasje në subvencione, pavarësisht nëse i takojnë partisë në pushtet apo jo, të
    regjistrohen në fakultet bazuar në kriteret e dijes, e jo me të njohshëm.

    Pra, të gjitha këto janë kërkesa të zakonshme, të cilat në një vend normal ku Qeveria
    punon në shërbim të qytetarit nuk diskutohen fare. Janë shërbime të zakonshme dhe
    mundësi për një minimum të ekzistencës në një shoqëri. Këto nevoja, të nderuar kolegë
    deputetë, nuk kushtojnë dhe realizohen nëse ka vullnet politik që të zgjedhurit të punojnë
    për popullin, e jo për vete.

    Çfarë ka ndodhur në Kosovë? Pritjet që me marrjen e përgjegjësisë nga vendorët dhe pas
    krijimit të shtetit do të punohet në zhvillim dhe ndërtim të vendit u venitën nga viti në vit,
    sidomos pas shpalljes së pavarësisë.

    Shpresa për mundësi dhe zhvillimi në shtetin e shumëpritur u zëvendësua me lajme për
    rritje të korrupsionit, të krimit në vend, ngushtimit të hapësirës për të ushtruar biznes,
    mungesës së investimeve, mungesës së sigurisë dhe, mbi të gjitha, arrogancës së
    Qeverisë.

    Një Qeveri e cila as sa për kureshtje asnjëherë nuk u përkushtua për qytetarin,
    përkundrazi i injoroi jashtëzakonisht shumë për vite të tëra, gënjeu nga fushata në

    93
    fushatë, qëndroi në pushtet me vota të blera e të manipuluara, bëri koncesione të
    vazhdueshme në dëm të vendit me qëllim të ruajtjes së pushtetit dhe kryesisht e
    koncentruar në pasurimin e vetvetes dhe të familjarëve, duke krijuar kështu shtresa të
    varfra dhe të pasura dhe duke e ngushtuar hapësirën për një klasë të mesme, e cila në
    Kosovë e përbën shumicën.

    Sot ajo klasë ka problem ta mbyllë muajin, jo me çështje luksi, por veç për nevoja
    elementare, dhe për çdo ditë po i shtohet radhës së atyre të cilët cilësohen si të varfër dhe
    në varfëri ekstreme.

    Përgjigjja për këtë situatë nga qytetarët e gjetur të pashpresë për shumë nga ta u pa
    migrimi apo ikja, vala e të cilëve u shtua sidomos në momentin kur nëpërmjet këtij
    binomi politik, koalicionit PDK-LDK, u konfirmua vazhdimësia e kësaj gjendjeje
    degraduese në vend.

    Migrimi i qytetarëve në këtë mënyrë, pa fajin e tyre, vë në pikëpyetje imazhin e, mbi të
    gjitha, dinjitetin e shtetit tonë.

    Fatkeqësisht, nga viti në vit, shifrat për migrimin e qytetarëve të Kosovës çdo ditë janë
    më shqetësuese. Sipas ministrit të Landit në Gjermani, numri i të ikurve është rritur
    365%, në krahasim me vitin e kaluar.

    Qytetarin e Kosovës, Qeveria e kaluar dhe kjo e sotmja, si vazhdimësi dhe
    bashkëqeverisje, e kanë sjellë në një gjendje ku identiteti i tij zhbëhet dhe ai figuron dhe
    regjistrohet si numër nëpër kampe, në ambiente ku edhe gjumi bëhet me ndërrime, për
    shkak të mbipopullimit të kampeve. Mund ta shihni në fotografi, qytetarët tanë më s’kanë
    emër dhe mbiemër. Në Hungari, ata në kampe regjistrohen me numra.

    Dhe, për ta kjo konsiderohet sot fat në fatkeqësi, nëse e krahasojmë me rastet kur ka
    pasur edhe përfundime tragjike nga të ftohtët, nga uji, ose kthetrat e trafikantëve.

    Çfarë ka bërë Qeverisja e djeshme dhe kjo e sotmja për këtë dukuri?

    Në vend që të ofrojë plan për zhvillim dhe vende pune, punësoi më shumë ministra dhe e
    rriti Qeverinë, e cila paguhet shtrenjtë nga xhepi i mjerë dhe i varfëruar i qytetarëve tanë.
    Nuk e rriti performansën, e as kualitetin, por e rriti skajshmërisht arrogancën dhe
    injorimin ndaj qytetarëve, duke i fajësuar në cilindo rast kur i thërrasin në përgjegjësi,
    duke pretenduar që qytetarët janë fajtorë për vendimet e tyre, për rritje pagash, për
    vendimet për zbatim të Kontratës Kolektive, ose e drejta për ruajtjen e resurseve tona
    natyrore nuk u takon qytetarëve sipas Ekzekutivit, por është eksluzivitet i Qeverisë, dhe e
    dinë ata çfarë do të bëjnë me to.

    Do të thotë, nga Qeveria po marrin çdo ditë deklarata: “Mos u ankoni, mos protestoni se
    s’keni të drejtë!”. Kjo është përgjigjja që po marrin nga kryeministri i tyre, të papunët,
    punëtorët e arsimit, mjekët, policët, shërbyesit civilë, minatorët dhe mbarë qytetarët e

    94
    Kosovës. Kryeministri po e vazhdon traditën e duarve në xhepa, derisa kërkesat për
    veprime janë alarmante.

    Më këtë frymë të qeverisjes, migrimi do të rritet dhe nuk do të parandalohet, siç nuk u
    ndalen as në të kaluarën!

    Ndërsa më lejoni të ju kujtoj, ish-ministri i Punëve të Brendshme i bënte thirrje
    Bashkimit Evropian që t’i bëjë presion Serbisë që t’i ndalë trafikantët e përbashkët,
    shprehu edhe një herë naivitetin e Qeverisë së Kosovës, e cila po del që nuk e ka ditur,
    ose s’ka qenë e interesuar të dijë, për faktin që Serbia që nga viti 1844 ka punuar sikur
    edhe sot që Kosova të zbrazet nga qytetarët e saj.

    Interesimi i Serbisë për ta ndihmuar Kosovën tregohet më së miri nga pamjet e
    transmetuara në mediet vendore dhe ndërkombëtare, ku policia atje duke trafikuar të
    rinjtë shqiptarë e bën këtë për shumën e të hollave deri në 1 500 euro për person, ndërkaq
    me ndërrimin e Qeverisë, e cila është një vazhdimësi, e kemi ministrin tjetër i cili thotë
    me tërë zërin e tij që qytetarët e varfër të Kosovës do të dënohen deri në 7 000 euro, po
    qe se zihen duke e kaluar ilegalisht kufirin.

    Vetëm një Qeveri që është e lidhur direkt me trafikantët i kërcënon qytetarët, në vend që
    të merret me burgosjen e trafikantëve.

    Pra, kryeministër dhe ministra, trafikantët janë ata që duhet të ndalen me polici, e jo
    qytetarët.

    Qytetarët ndalen vetë, në momentin kur kanë perspektivë në vendin e tyre.

    Të nderuar kolegë deputetë,
    Është obligim yni, i këtij Kuvendi, në mënyrë parësore, që të diskutojë sot dhe ta
    obligojmë...

    (Ndërprerje nga regjia)

    (Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetari i Kuvendit, z. Xhavit Haliti.)

  • Vazhdojani, deri sa ta kryejë fjalën.

  • BUJUPI: Faleminderit! ...për masat që duhet ndërmarrë për të sanuar
    gjendjen.

    Konform këtij obligimi, që është edhe ligjor, por edhe moral, e kemi propozuar rezolutën,
    mbi bazën e së cilës kërkoi që sot të diskutojmë, t’i harmonizojmë qëndrimet edhe me
    grupet tjera parlamentare dhe të votohet, ta obligojmë Qeverinë që të ndërmarrë hapa
    konkretë për të krijuar perspektivë, prosperitet dhe besim.


    95
    Nëse më lejoni, para jush do t’i paraqes pikat e kësaj projekt-rezolute, e cila, siç e thashë
    në fillim, është e hapur për t’u harmonizuar edhe me grupet e tjera parlamentare.

    - Angazhim më i madh i Qeverisë së Republikës së Kosovës në zhvillimin ekonomik, me
    theks të veçantë në shtimin e vendeve të reja të punës për qytetarët e Kosovës.

    - Krijimin i fondit për pengimin e migrimit ilegal.

    - Ndryshimi i politikave fiskale, në përputhshmëri të plotë me kërkesat e kamotshme të
    bizneseve dhe lirimi i lëndës së parë nga taksat doganore dhe pagesa e brendshme e
    TVSH-së, në mënyrë që të rritet konkurrenca e prodhimeve vendore kundrejt atyre të
    importuara, me ç’rast do të shtohen vendet e reja të punës.

    - Krijimi i menjëhershëm i lehtësirave doganore, në përputhshmëri me rekomandimet e
    Komisionit Evropian, të datës 22 tetor.

    - Të kthehet në funksion sa më parë Bordi i Pavarur për Ankesa dhe Shqyrtime, i cili do
    ta kthejë besimin e investitorëve potencialë në Kosovë, pasi që gjykatat janë joefikase në
    lëndët ekonomike dhe ka vonesa shumë të mëdha. Sistemi ynë gjyqësor ende nuk është i
    gatshëm t’i përmbushë garancitë e mjaftueshme që bizneset të jenë të sigurta në
    investimet e tyre dhe ne të gjithë e dimë që vetëm rritja ose rregullimi i mjedisit biznesor
    për investime të huaja do të ofrojë mundësi që të kemi edhe vende të reja pune dhe
    zhvillim.

    - Krijimi i menjëhershëm i lehtësirave doganore, tatimore dhe administrative për të gjithë
    ata të cilët hapin më shumë se 10 vende të reja të punës.

    - Lirimi nga taksat dhe nga TVSH-ja e të gjitha makinerive dhe pajisjeve apo pjesëve
    rezervë, të cilat janë të dedikuara për prodhim, ose për përpunim të ndryshëm në Kosovë.

    - Lirimi nga taksa doganore i kompjuterëve ‘point of sale’, pajisjeve dhe arkave fiskale,
    ashtu që shkollat dhe bizneset të mund të pajisen me këto pajisje, që të rritet efektshmëria
    në studim dhe në punë.

    - Fiskalizimi i të gjitha subjekteve ekonomiko-komerciale, pa dallim.

    - Subvencione reale për të gjithë bujqit dhe për të gjitha komunat e Republikës së
    Kosovës, jofiktive.

    - Angazhimi i Qeverisë dhe Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale për arritjen e
    marrëveshjeve me shtetet e Evropës për punësim sezonal të qytetarëve tanë dhe krijimi i
    një komisioni ndërministror, i cili do ta mbikëqyrë dhe t’i raportojë Kuvendit për ecurinë
    e realizimit të pikave të kësaj rezolute. Faleminderit!

  • Faleminderit! Radha është e përfaqësuesve të grupeve parlamentare. Në
    emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, zonja Deliu e ka fjalën.

    96
  • KODRA: I nderuar kryesues i Kuvendit,
    I nderuar Kabinet qeveritar,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Ju qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Duke pasur parasysh numrin e madh të azilkërkuesve nga Kosova për në shtetet e
    ndryshme të Bashkimit Evropian, dukuri kjo e cila është intensifikuar sidomos muajt e
    fundit, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës e mirëpret debatin e sotëm
    parlamentar, që lidhet me migrimin ilegal.

    Është obligim yni që këtë çështje të ndjeshme ta trajtojmë me seriozitet dhe ta obligojmë
    Qeverinë që t’i ndërmarrë masat e nevojshme.

    Trendët e migrimit ilegal janë shqetësuese sidomos kur kemi parasysh faktin se qytetaret
    që po përcaktohen për rruge të tillë po i hyjnë një aventure me pasoja të rënda duke
    synuar, qoftë vende pune, qoftë jetë më të mirë.

    Migrimi pa dyshim që e përbën një histori të dhimbshme të qytetarëve të këtij vendi dhe
    para një situate të tillë askush nuk duhet t’i mbyllë sytë.

    Të nderuar deputetë,
    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës konsideron se migrimi ilegal lidhet
    me zhvillimet e shumta, të cilat kanë pasur ndikim në jetën e qytetarëve dhe si i tillë
    migrimi nuk mund të ndalet assesi me masa represive. Arsyet janë prej atyre ekonomike
    dhe sociale dhe zgjidhja mund të bëhet vetëm nëse ka adresim nga të gjitha nivelet
    institucionale.

    Ndër faktorët kryesorë, pa dyshim që është zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të
    reja të punës, që mbetet e pamjaftueshme për ta siguruar mirëqenien qytetare.

    Pamundësia që të lëvizet lirshëm dhe në forma ligjore ka bërë që migrimi ilegal të jetë në
    rritje.

    Mu për këtë, Qeveria duhet t’i intensifikojë punët rreth përmbushjes së kritereve për
    liberalizim e vizave.

    Mundësia e punësimit sezonal, e shkëmbimeve të eksperiencave, studime në ndonjë vend
    të Bashkimit Evropian, apo thënë më mirë - liria e lëvizjes do të rrisë sigurinë dhe
    mirëkuptimin ndërmjet popujve dhe do t’i thyejë paragjykimet.

    Të rinjtë e Kosovës nuk meritojnë që të jenë të getoizuar në Evropë dhe të mendojnë për
    të lëvizur në rrugë ilegale.

    Si faktor tjetër që ka ndikuar në migrimin ilegal, që ai të jetë në rritje, është edhe
    pozicioni i Kosovës nga disa vende anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat Kosovën e
    radhitën në mesin e vendeve të pasigurta, duke krijuar kështu edhe huti në opinion.


    97
    Informatat e ndryshme jozyrtare se disa shtete të Bashkimit Evropian e pranojnë azilin i
    ka vënë në lajthitje qytetarët e Republikës së Kosovës.

    Kjo ka ndikuar që numri i azilkërkuesve dhe kërkesave për azil në shtetet e Bashkimit
    Evropian të rritet, gjë që mund të vështirësojë vendimin e vendeve anëtare të BE-se për ta
    miratuar liberalizimin e vizave për Kosovën.

    Faktor tjetër që ndikon në zbehjen e shpresës për një jetë më të mirë është edhe ngërçi
    politik 6-mujor, i cili la pas vetes pasoja shumëdimensionale për Kosovën dhe qytetarët e
    saj.

    Dhe, në asnjë mënyre nuk mund ta mohojmë faktin se shumë qytetar, duke synuar jetë
    më të mirë, kanë rënë pre e grupeve mafioze, të cilat po e shfrytëzojnë pakënaqësinë
    sociale në vend.

    Mbi këtë bazë, Prokuroria dhe Policia e Kosovës do të duhej t’i intensifikojnë përpjekjet
    për t’i luftuar këto rrjete kriminale, që po u ofrojnë qytetarëve premtime të rreme për
    gjoja njohje të azilit.

    Të nderuar kolegë deputetë,
    Qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Duke qenë të vetëdijshëm për situatën e krijuar dhe për përmasat shqetësuese të migrimit
    ilegal, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës kërkon nga Qeveria e
    Kosovës që me urgjence ta hartojë strategjinë kombëtare për migrim, për faktin se
    Kosova po vazhdon të trajtohet nga vendet anëtare të BE-së si vend në të cilin prioritet
    shtetëror e institucional duhet të jetë luftimi i migracionit ilegal.

    Të vazhdohet me prioritet rimëkëmbja ekonomike e vendit, si e vetmja mënyrë që t’i
    joshë qytetarët për ta ndërtuar të ardhmen e tyre në Republikën e Kosovës.

    Të intensifikohen angazhimet në përmbushjen e kritereve për liberalizim e vizave.

    Organet e thirrura të marrin masa konkrete drejt luftimit të grupeve mafioze e kriminale,
    të cilat joshin qytetarët në rrugë ilegale.

    Të vazhdojë procesin e riatdhesimit, i koordinuar me shtetet në të cilat kanë emigruar
    qytetarët e Kosovës

    Të nderuar qytetarë,
    Është obligim i të gjitha institucioneve që t’i koordinojnë veprimet, në mënyrë që e
    ardhmja e secilit qytetar të ndërtohet në Kosovë.

    Dhe, krejt ne fund, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës shpreson shumë
    që rekomandimet të cilat do të nxirren nga debati i sotëm do të ndikojnë që Qeveria e
    Kosovës t’i marrë masat e duhura që qytetarët e këtij vendi të qëndrojnë në Kosovë dhe të

    98
    kontribuojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë dhe prosperuese për të gjithë
    qytetarët e këtij vendi. Faleminderit!

  • Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike,
    zonja Sahatqija e ka fjalën.

  • Faleminderit, i nderuar kryesues!
    Kolegë deputetë,
    Marrja e vendimit për t’u larguar nga vendlindja asnjëherë nuk ka qenë vendim i lehtë.
    Shqiptarët me gjenerata të tëra e njohin këtë problem.

    Migrimi ilegal, i cili sot po ndodh, nuk po e kursen asnjë komunitet etnik. Po e paraqet
    një fenomen, i cili duhet analizuar mirë, duhet parë shkaqet, pasojat që dalin nga ky lloj
    migrimi, cilët faktorin e nxitin, kush përfiton prej tyre, si dhe si mund të parandalohet e të
    bëhet zgjidhja?

    Kohëve të fundit kemi marrë lajmin nga shtetet e BE-së, duke nisur nga Hungaria, si
    shteti i parë i afërt, se numri i azilkërkuesve nga Kosova prej shtatorit deri në dhjetor
    është shumëfishuar.

    Ndonëse ende nuk kemi statistika zyrtare, numrat të cilët referohen nga shtetet veç e veç
    po e pasqyrojnë migrimin ilegal si një fenomen në rritje. Prandaj, edhe përgjigjja e
    institucioneve tona duhet të jetë e planifikuar dhe konform nevojave për parandalimin e
    këtij fenomeni, apo për futjen në suaza të një fenomeni të kontrolluar.

    Kosova sot trajtohet si shtet i sigurt dhe qytetarët e saj nuk trajtohen si qytetarë të
    rrezikuar, të cilëve shtetet e BE-së u japin azil. Këtë e kemi dëgjuar nga ambasadorët e
    shteteve të BE-së të akredituar në Kosovë dhe këtë e kemi parë nga kthimi i
    azilkërkuesve nga shtetet e BE-së përsëri në Kosovë.

    Nga tregimet e njerëzve nëpër kampe në shtetet e BE-së dëgjojmë se një numër i shesin
    pasuritë e tyre, apo hyjnë në borxhe për t’i paguar trafikantët, të cilët premtojnë se t’i
    trafikojnë ilegalisht në shtetet e BE-së.

    Patëm rast ta dëgjojmë ministren austriake të Punëve të Brendshme, e cila tha që
    kompanitë e transportit thonë paguaj 30 euro për biletë dhe fito 500 euro për kthim si
    azilkërkues përsëri në Kosovë, gjë që tregon rrjetin e organizuar kriminal të trafikantëve.

    Fatkeqësisht, kemi parë se njerëzit keqtrajtohen nëpër këto udhëtime, mbeten kampeve,
    jo rrallë e paguajnë edhe me jetë udhëtimin, siç ndodhi para pakë kohësh me Ali Fetahun,
    një qytetar i moshuar i Ferizajt.

    Përderisa një pjesë shkon për shkak se nuk kanë punë në Kosovë, të tjerët, siç ishte rasti i
    Ali Fetahut të ndjerë, i cili nuk kishte probleme ekzistenciale apo financiare në familje,
    ishte i shtyrë me premtime se do ta merrte një pension më të lartë dhe do t’i gëzonte
    shërbimet më të mira sociale.

    99
    Njëri prej ambasadorëve tha se njerëzit që kërkojnë azil po kthehen përsëri në Kosovë,
    por po kthehen më të varfër për paratë që do t’ua zhvatin trafikantët.

    Në Këshillin Kombëtar për Integrime Evropiane, i cili e mbajti takimin me temën
    “Migrimet ilegale”, morën pjesë strukturat e vendit, si presidentja, kryeministri, ministra,
    deputetë, përfaqësues të gjyqësisë dhe të sigurisë, të shoqërisë civile dhe një numër i
    ambasadorëve të vendeve, që më së shumti janë të prekura nga vala e migrimeve ilegale.

    U trajtua migrimi në shumë dimensione dhe u dhanë rekomandime të vlefshme.

    U konstatua që është krijuar një industri e tërë kriminale, e cila josh njerëzit me premtime
    të llojeve të ndryshme, duke përfituar në kurriz të qytetarëve tanë.

    Shkaqet të cilat i shtyjnë qytetarët tanë të marrin rrugën e largimit nga Kosova mund të
    ndahen në disa kategori.

    Migrimi si rezultat i papunësisë, migrimi për të gjetur punë më të mirë, siç po e bëjnë
    individët e kualifikuar, si bie fjala mjekët, të cilët po gjejnë punë në Gjermani.

    Migrimi për shkak të kushteve më të mira sociale, një pension, shërbime shëndetësore, e
    tjera.

    Migrimi për shkak të pamundësisë së lëvizjes së lirë, të udhëtimit të zakonshëm për vizita
    familjare, për ta pasur mundësinë e udhëtimit si çdo qytetar tjetër i Evropës dhe i vendeve
    përreth, përveç Kosovës.

    Secila formë e migrimit, në fakt kërkon trajtim të posaçëm konform shkaqeve. Këtë
    migrim e nxit në një masë edhe statusi special i Kosovës si vend i vetëm në rajon, i cili
    nuk e ka regjimin e lirë të vizave.

    Një numër i qytetarëve, po të kishin pasur mundësi të udhëtojnë dhe të shohin se si është
    në shtetet evropiane, nuk do të binin pre e rrjetit kriminal të trafikantëve.

    Mungesa e liberalizimit të vizave në fakt po nxit migrimin ilegal, e kjo pastaj po krijon
    kushte më të vështira për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

    Në fakt, pamundësia e udhëtimit të lirë nuk i ndal kriminelët. Mungesa e lëvizjes së lirë,
    në fakt, i ndal qytetarët e zakonshëm, të cilët e respektojnë ligjin dhe të cilët ia mësyjnë
    në mënyrë ilegale ta kalojnë kufirin, duke i shitur pronat dhe pasurinë për t’u rënë pre e
    rrjeteve kriminale. Me liberalizmin vizave, rrjeti kriminal i trafikantëve nuk do të kishte
    pasur hapësirë të funksionimit.

    Nga shtet e BE-së kemi marrë premtime për mbështetje në këtë aspekt. Patëm dëgjuar
    edhe nëpërmjet investimeve në bizneset e huaja, konkretisht në një biznes italian, janë
    hapur 400 vende të reja të punës, që do të thotë që 400 familje nuk do të kenë arsye për
    migrimin ekonomik.

    100
    Nga Ambasada gjermane dëgjuam që do ta rrisë numrin e vizave të lëshuara për punëtorë
    të kualifikuar dhe për studentë. Në fakt, jo çdo herë liberalizimi i vizave është vetëm
    proces teknik. Në shumë raste ka pasur edhe komponentë politikë, e që mendoj që ky do
    të duhej të jetë edhe një rast që do të përdoret edhe për Kosovën.

    Për ta parandaluar migrimin ilegal, ne si Grupi Parlamentar i LDK-së i propozojmë këto
    rekomandime:

    1. Që Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia të obligohen të jenë aktive dhe të
    veprojnë në ndalimin e rrjeteve kriminale të trafikimit.
    2. Që gjyqësori t’i zgjidhë rastet e trafikimeve me procedurë të përshpejtuar,
    3. Ministria e Integrimeve ta intensifikojë fushatën vetëdijesuese rreth informimit të
    qytetarëve lidhur me migrimin ilegal, me kërkimin e azilit dhe mundësitë e marrjes së
    vizave.
    4. Që Qeveria të punojë në plotësimin e kushteve për liberalizimin e vizave si mjet për
    pamundësimin e funksionimit të rrjetit të trafikantëve.
    5. Qeveria të angazhohet për krijimin e kushteve dhe lehtësirave për biznese, si dhe për
    hapjen e vendeve të reja të punës në Kosovë dhe marrëveshjet ndërshtetërore për punësim
    nëpërmjet migrimit të kontrolluar legal të fuqisë së kualifikuar punëtore, gjë të cilën kemi
    parë që parashihet edhe në programin e Qeverisë.
    6. Të mundësohen programet e kualifikimit të qytetarëve dhe
    7. Krijimi i kushteve për investimet e huaja dhe vendore.

    Nga rezoluta të cilën e dëgjuam nga propozuesi i këtij debati, e pamë që pjesa më e
    madhe e tyre në fakt ishin propozime për lehtësira fiskale për biznese dhe për lehtësira
    doganore. Bile në paragrafin 8 kërkohet edhe lirimi i taksës doganore për kompjuterë, për
    pos terminale, arkat fiskale e tjera, gjë që, në fakt, është plotësuar në mandatin e kaluar
    me ligj. Prandaj, mendoj që paragrafi numër 8 mund të hiqet si paragraf i realizuar, pasi
    një ndër ligjet e fundit, të cilin e kemi votuar në legjislacionin e kaluar, është plotësuar,
    por mendoj që këto duhet të plotësohen edhe me dimensione tjera, jo vetëm me
    dimensionin e lehtësirave doganore dhe të lehtësirave fiskale për biznese, por si një
    problem shumëdimensional që do të kërkojë edhe përfshirjen e dimensioneve tjera, të
    cilat i përmendëm në rekomandime.

    Grupi Parlamentar i LDK-së e mirëpret dhe është i gatshëm që t’i koordinojë
    rekomandimet, në mënyrë që ato të jenë sa më shumë gjithëpërfshirëse dhe të dalim me
    rekomandimet e duhura për parandalimin e migrimit. Faleminderit!

  • Faleminderit! Grupi parlamentar “Vetëvendosje”, zonja Dërguti e ka
    fjalën.

  • Deputetë të Kuvendit,
    Qytetarë të Republikës
    Ajo që duket në sipërfaqe është migrimi ilegal. 14 000 qytetarë të Kosovës janë laruar
    nga vendi vetëm në vitin e kaluar. Ky është shkaku për të cilën ne po diskutojmë. Është
    shumë shqetësuese që në të gjitha deklarimet e deritanishme, Qeveria e Kosovës

    101
    asnjëherë nuk është marrë me anën ekonomike dhe sociale të problemit të migrimit. Ajo
    është marrë vetëm me aspektin e dytë dhe e ka trajtuar migrimin nga pikëpamja e
    problemit që ai i shkakton Bashkimit Evropian, duke i kërcënuar qytetarët e varfër dhe të
    ndershëm të vendit tonë dhe duke i akuzuar si shkaktar kryesor të pengimit të procesit të
    liberalizmit të vizave.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, para pak kohësh, në një takim me
    ambasadorët e Gjermanisë dhe Austrisë, ka deklaruar që i di problemet pse qytetarët e tij
    largohen nga Kosova. Ai i ka numëruar si prioritete luftën e ashpër kundër korrupsionit
    dhe krimit të organizuar, luftën e pa kompromis kundër fenomeneve skajshmërisht
    johumane, siç është tregtia me njerëz, migrimin e paligjshëm, çrrënjosjen e idesë për
    pjesëmarrje në luftëra të huaja dhe veprimet terroriste të ekstremizmit të dhunshëm, por
    me asnjë fjalë nuk është marrë me shkaqet kryesore pse qytetarët e vendit tonë largohen
    nga Kosova.

    Për dallim nga ministri Hyseni, të dy ambasadorët i kanë nënvizuar shkaqet ekonomike të
    migrimit. Këtu qëndron edhe problemi kryesor. Pa i identifikuar shkaqet e migrimit, nuk
    mund të bësh asnjë politik e cila mund të kontribuojë në minimizimin e tij.

    Fakt është që gjendja sociale dhe ekonomike në familjet e Kosovës është bërë e pa
    përballueshme. Karshi familjeve që kanë dy të punësuar, e kemi një numër të madh të
    familjeve që e kanë vetëm nga një të punësuar, me të ardhura prej 150 deri në 500 euro, e
    që janë në pozitë bukur të vështirë.

    Në zonat rurale, ku papunësia është shumë më e madhe se në ato urbane, gjendja është e
    papërballueshme. Në fakt, këto familje kanë tokë, mund të kenë edhe shtëpi, por nuk e
    kanë as edhe një euro për të mbijetuar. Në anën tjetër, 29 000 familje në Kosovë,
    respektivisht 120 000 qytetarë jetojnë me ndihma sociale, me nga 63 centë në ditë, e
    madje familjet e mëdha me vetëm 8-anëtarëshe me vetëm 33 centë në ditë.

    Rreth 89% të rinjve në Kosovë janë të papunë. Të dhënat zyrtare thonë se 30% e
    popullsisë jeton në varfëri, ndërsa 10% në varfëri të skajshme. Pra, gati gjysma e
    popullsisë së Kosovës është e varfër.

    Kur kësaj i shtohet edhe papunësia prej 50%, mungesa e çfarëdo perspektive për të rinjtë,
    atëherë del shumë e qartë se cilat janë arsyet pse qytetarët e Kosovës migrojnë jashtë
    vendit.

    Shkaqet pse Kosova ndodhet sot në një gjendje të tillë lidhet me mungesën e koncepteve
    ekonomike dhe vullnetit për ta ndryshuar këtë gjendje. Procesi i privatizimit, shkatërrimi
    i shumicës absolute të ndërmarrjeve që dikur prodhonin, humbën rreth 70 000 vende të
    punës.

    Qeveritë e Kosovës, njëra pas tjetrës, për interesa grupore private e shkatërruan gjithë
    ekonominë e Kosovës, duke e shpërndarë pasurinë e vendit mes pak qytetarëve dhe duke

    102
    e lënë shumicën absolute të tyre pa punë, pa rroga dhe pa perspektivë për një të ardhme
    më të mirë.

    Edhe këto pak burime që kanë mbetur, si “Trepça” dhe PTK-ja, shumë shpejt mund të
    përfundojnë, ashtu siç kanë përfunduar ndërmarrjet tjera të Kosovës. Dhe, edhe nga këto
    ndërmarrje do të përfitojnë shumë pak persona.

    Sot, qytetarët më të pasur në Kosovë janë politikanët. Për të bërhapa konkretë kundër
    zvogëlimit të migrimit, sepse ndalimi i tërësishëm është i pamundur, duhet të ndërmerren
    hapa konkretë dhe me efekte të menjëhershme. Familjet që nuk e sigurojnë bukën nuk
    mund të presin nga Qeveria e Kosovës të gjejë një zgjidhje afatgjate për zgjidhjen e
    problemeve të tyre. Ata kanë nevojë për mbështetje sot, e jo nesër.

    Hapat e shpejtë që duhet t’i ndërmarrë Qeveria e Kosovës për mendimin tonë janë:

    Deri në fund të marsit 2015, Ministria e Punëve të Brendshme duhet t’i raportojë
    Kuvendit të Republikës së Kosovës për statistikat e sakta sipas komunave për numrin e
    statusit special të të larguarve në 5 vjetët e fundit dhe për numrin e azilkërkuesve të
    regjistruar në vendet e BE-së. Ky raportim duhet të përsëritet sërish në qershor të vitit
    2015, para rishikimit të buxhetit të Republikës së Kosovës, me qëllim adresimin sipas
    komunave dhe shtesave sociale mbështetjen nga Qeveria të këtyre rasteve në nevojë.

    Angazhimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës në monitorimin intensiv të Qeverisë së
    Republikës së Kosovës për Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, të Bujqësisë, të Arsimit
    dhe atë të Mirëqenies Sociale, me theks të veçantë me shtimin e vendeve të reja të punës
    për qytetarët e Kosovës, duke shtuar investimet në ndërmarrjet publike, strategjike si
    PTK-ja dhe “Trepça”, duke vënë prioritet të rendit të parë punësimin në sektorin publik
    nga lista e ndihmës sociale, duke vendosur masa të rrepta për mbrojtjen e prodhimit
    vendor, duke shtuar bursat e plota të studimit për shkollat profesionale, të mesme dhe
    fakultetet e lidhura me teknologjinë e prodhimit dhe të industrisë.

    Krijimi i menjëhershëm i lehtësirave doganore, tatimore dhe administrative për të gjithë
    ata të cilët hapin më tepër se 10 vende të reja të punës, duke amendamentuar legjislacion
    dhe akte normative.

    Ngarkimi i Komisionit për Financa për hartimin e projekt-paketës ligjore në përputhje me
    këtë rezolutë. Deri në qershor të vitit 2015 duhet të bëhet riprogramimi i skemës së
    subvencioneve, me qëllim shtrirjen në gjithë vendin për prodhuesit vendorë dhe për të
    interesuarit për të hapur biznese të reja në agrokulturë, duke punuar ngushtë me
    sindikatën e bujqve.

    Përcaktimi i një kuote prej 20 deri 30% për pranimin e të rinjve ndërmjet moshës 20 dhe
    30 vjeç në të gjitha vendet e punës në sektorin publik, si në nivelin lokal, ashtu edhe në
    atë nacional. Dhe, krijimi i Komisionit Ndërministror në fillim të muajit prill, i cili do t’i
    mbikëqyrë statistikat dhe të dhënat e statusit social të të larguarve dhe t’i raportojë

    103
    Kuvendit, përkatësisht komisioneve respektive për ecurinë e realizimit të pikave të kësaj
    rezolute. Faleminderit!

  • Faleminderit! Grupi Parlamentar i AAK-së, zoti Haradinaj e ka fjalën.

  • Faleminderit, zoti kryesues!
    Të nderuar deputetë,
    Kabinet qeveritar, ata që jeni këtu,
    Shikoni! Është një temë që e meriton një trajtim më në themel. U thanë ato që janë
    pasojat, deri diku u prekën shkaqet dhe u propozua një rezolutë dhe është mirë që në fund
    ta gjejmë një gjuhë ndërparlamentare që ta aprovojmë këtë rezolutë.

    Mirëpo, meqenëse është një temë kaq serioze, me kaq rëndësi, atëherë më lejoni të ju
    thënë dy-tri fjalë për thelbin e saj, që mundoj se janë shumë të rëndësishme.

    E para, a ka diçka më të madhe dhe më të vështirë që t’i ndodhë një populli se sa humbja
    e njerëzve? Nuk po them që kanë vdekur, por humbja e njerëzve, shkuarja e tyre, çka
    mund të jetë më e dhimbshme se sa kur e humb njeriun?

    Ne kemi folur për procese të vështira, për luftën, e për proceset tjera, e u kemi thënë kur
    ju ka djegur shtëpia “t’i pastë marrë të ligat, ishalla jeni shëndosh”, pra i paçi njerëzit
    gjallë! Çka i themi sot popullit? Ishalla i keni shtëpitë, se njerëzit po shkojnë! Shumë
    mençur! Çka do të bëjnë njerëzit në Kosovë dhe a duam të sillemi me indiferencë, me
    shpirt të ngushtë, apo duam ta kuptojmë se diçka serioze është duke i ndodhur këtij
    vendi?

    Pse? Për shkak se jemi bashkëmoshatarë, jemi gjeneratë në kohën kur po ndodh kjo, por
    edhe për një arsye tjetër - se jem vendimmarrës. Më lehtë i kalon dikush përgjegjësisë kur
    nuk është në vendimmarrje, e kur nuk është në këtë nivel. Ky është niveli i parë i
    njerëzve që duhet t’i vendosin temat që janë me rëndësi për jetën e këtij vendi. Nuk është
    mirë të mos kuptohet, të mohohet tema, të relativizohet, të minimizohet dhe të vihet si e
    opozitës. Gabim është, më besoni, në afat të gjatë, jo veç tash, po japim shembujt të këqij.

    Pse ka migrim? Sepse Kosova prej pavarësisë është qeverisë nga Qeveria Thaçi. Qeveria
    Thaçi ka arritur t’i ndajë njerëzit e Kosovës në dy grupe njerëzish, në ata që janë të
    pushtetit, e që nëpërmjet pushtetit i bëjnë zgjidhje vetit, dhe në të tjerët. Të gjithë ata që
    nuk kanë qenë pjesë e kësaj Qeverie Thaçi kanë shpresuar që në pavarësi ndonjëherë do
    të ndryshojë diçka dhe i kemi parë duke festuar, mos e keqkuptoni, nuk ka të bëjë me
    individë, kur kanë menduar se po ndodh ndryshimi.

    Ajo që ka ndodhur sot, kolegë të pranishëm, keni dështuar t’ua jepni shpresën e
    ndryshimit, sepse në vend që të vazhdojë ajo festë, po shohim diçka tjetër - ikjen. Pa
    marrë parasysh kush po i thotë këto fjalë, e pa marrë parasysh si ju duken, merrini
    seriozisht, se nuk janë pak.


    104
    Çfarë të bëjmë më tutje? Pasojat duhet sanuar, por a bën të merremi edhe me shkaqet? Të
    gjithë kemi detyrë dhe përgjegjësi që t’i sigurojmë njerëzit tanë. Nuk po i ikim
    përgjegjësisë as si opozitarë dhe ne duhet t’u japim shpresë njerëzve, por barra e
    përgjegjësisë bie mbi Qeverinë, mbi institucionet. Duhet t’i identifikoni cilat janë ato
    veprime që mund t’i ndërmerrni menjëherë që të ndalet trendi. Cilat janë ato veprime që e
    kthejnë gjendjen në nisje, se argumentet për të cilat po ikin njerëzit po përmirësohen, se
    po u kthehet shpresa, besimi në sistemin politik, besimi në institucione, me një
    perspektivë në vend. Edhe të gjitha pasojat e dëmet si të sanohen? Çka t’u bëhet atyre
    familjeve që u ka shkuar prindi, e ndoshta i ka lënë fëmijët?

    Pra, duhet plan emergjent, duhet vepruar në këtë drejtim. Besoni që rezoluta është shumë
    e mirë, por edhe plan emergjent. A mund ta bëni këtë? Me siguri se nuk është aq lehtë,
    por në rast se angazhoheni, në rast se i identifikoni veprimet, të paktën mund që t’i
    përmirësojmë trendët.

    Kërkesat që i ka qytetari ndaj jush, cilado kërkesa, sado që ju duken të rënda nga
    pozicioni juaj qeveritar, mos i neglizhoni, se edhe ajo është një dëshmi që po e merrni
    seriozisht shqetësimin e qytetarëve. Në raste se ka të bëjë me një pjesëtar të Kabinetit
    qeveritar, në rast se ka të bëjë me një temë të qeverisjes, mos provoni vetëm t’i
    minimizoni e relativizoni, por merrini seriozisht. Pse? Sepse kjo, në fund të fundit, bëhet
    për krejt ne në këtë vend.

    Unë ua bëj një thirrje edhe institucioneve të BE-së që ta përshpejtojnë asociim-
    stabilizimin me Kosovën, t’i përshpejtojnë marrëdhëniet kontraktuale me Kosovën, se
    janë të nevojshme, që ta përshpejtojnë liberalizimin e vizave, e jo t’i ndëshkojnë 2
    milionë qytetarë. Le të ndëshkohen përgjegjësit, ose të shkallës së lartë të korrupsionit,
    ose të krimit, ose të keqqeverisjes, por jo dy milionë njerëz të këtij vendi.

    Si Aleancë, ne do të qëndrojmë me kërkesat e drejta të qytetarëve, jo për shkak që e kemi
    vetëm agjendë opozitare, dhe jo për shkak se qëllimi ynë është vetëm ta vështirësojmë
    qeverisjen. Qëllimi ynë është ta japim një alternativë, ta ballafaqojmë qeverisjen,
    Parlamentin, qytetarin me atë që po i ndodh vendit dhe të gjejmë zgjidhje adekuate.
    Faleminderit!

  • Grupi Parlamentar “Nisma”, zonja Bajrami e ka fjalën.

  • Faleminderit!
    Të nderuar qytetarë,
    I nderuar kryesues i Kuvendit,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Sot po diskutojmë për një temë që ka të bëjë me gjithë popullatën tonë, mirëpo
    fatkeqësisht mungesa e kryeministrit dhe e ministrit të Jashtëm tregon sinjale shumë të
    qarta që kjo temë nuk është edhe aq e rëndësishme për ta.


    105
    Po diskutojmë për ata të rinj dhe të reja që po e lëshojnë vendin, por nuk po ka
    përjashtime nga qytetarët e shtyrë në moshë që ta marrin një vendim të tillë dhe të
    largohen nga vendi ynë.

    Kjo situatë t’i kujton vitet e ‘90-ta të migrimit, kur intelektualët, qytetarët dhe studentët
    ishin të detyruar ta lëshonin vendin për qëndrimet e tyre, të cilat ishin në kundërshtim me
    regjimin e Milosheviqit. Por, ai migrim dallon shuam nga ky, të cilin po e përjetojmë tash
    e një kohë të gjatë.

    Sot jemi shtet i pavarur dhe në mënyrë të pakontrolluar vendi po zbrazet nga të rinjtë e të
    rejat. Që nga viti 2012 ka filluar dalja masive e njerëzve tanë në vendet e Shengenit.
    Arsyeja thuaja se është e njëjta nga të gjithë të cilët janë deklaruar deri më tani, ajo është
    gjendja e rëndë ekonomike.

    Nga viti 2012 e deri në ditët e sotme, numri i të larguarave arrin deri në 20 000 veta. Kjo
    situatë e ikjeve të fundit është shkaktuar nga niveli i ulët i papunësisë. Shtrohet pyetja,
    çka është ndërmarrë nga Qeveria në këtë drejtim? Ku mbetën premtimet tuaja që do të
    ketë lëvizje të lirë të kosovarëve në vendet e BE-së? Po të kishit filluar të planifikoni
    realizimin e premtimeve, që janë bërë nga PDK-ja për mbi 200 000 vende pune, po ashtu
    nga LDK-ja për 120 000 vende pune, sigurisht se nuk do ta kishim këtë gjendje.

    A është interesuar dikush për njerëzit tanë që gjenden në kampet e Hungarisë, pasi që jo
    të gjithë, të cilët e kanë marrë atë rrugë, e kanë fatin që të sistemohen, ose të arrijnë në
    njërin nga vendet e BE-së, dhe po përfundojnë në po ato kampe të Hungarisë.

    Të nderuar qytetarë,
    Ne kemi ambasadë në Hungari, por sinqerisht thuaja se nuk është funksionale, pasi
    shumë shërbime tjera mund t’i kryejë, por atë që nuk është duke e bërë është kujdesi për
    qytetarët tanë, të cilët janë duke u trajtuar në mënyrën më çnjerëzore. Po t’i shikosh fotot,
    të cilat publikohen çdo ditë, ato me të vërtetë të tmerrojnë. Në ato kampe ka shumë gra,
    por ka edhe shumë fëmijë. Trajtimi i tyre nga autoritetet hungareze është jashtë çdo
    rregulli normal dhe jashtë çdo trajtimi njerëzor.

    Këtu e kemi edhe ministrin e Integrimeve. Është përfolur të krijohet një task-forcë për
    ndalimin e migrimit jashtë vendit. Me çfarë të drejte mund t’ua pengojmë lëvizjen e lirë
    qytetarëve, kur këtë ua garanton Kushtetuta?

    Zoti kryeministër, s do të duhej të ndodhë edhe një rast sikurse ai i lumit Tisa më 2009,
    që të vetëdijesohemi dhe të merremi seriozisht me gjendjen e qytetarëve tanë të cilët
    gjenden në ato kampe? Sepse, një rast e patëm, kur një qytetar e humbi jetën në kufirin e
    Hungarisë dhe institucionet tona e kaluan me shumë qetësi këtë ngjarje tragjike.

    Është edhe më e rëndë se kur ministri për Integrime deklarohet se nuk janë alarmante
    shifrat të cilat i ka para vetes dhe, sipas tij, nuk është bërë kiameti që po e kemi këtë fluks
    të largimit të njerëzve nga vendi ynë. Me të vërtetë, nëse kjo gjendje nuk është alarmante,
    atëherë ne kot po diskutojmë këtu dhe lirisht mund të themi se kushtet për të jetuar në

    106
    Kosovë janë fenomenale. Ndërsa ministri i Punëve të Jashtme bënë xhiro afër shtetit
    hungarez, e nuk është në gjendje që nga koha e tij e ekskursioneve ta ndaj një ditë për
    qytetarët tanë, të cilët gjenden nëpër ato kampe.

    E gjithë kjo situatë është si rezultat i keqqeverisjes, të nderuar deputetë. Kjo situatë, të
    cilën e keni krijuar me këtë keqqeverisje, është arsyeja e humbjes së shpresës së
    qytetarëve dhe kësaj po i kontribuon kapja e shtetit nga ju.

    Ju lutem, zoti kryeministër, mos u preokuponi shumë me qëndrimet e opozitës dhe mos
    humbni kohë me sulmet tuaja drejt saj, por merruni me punët tuaja të udhëheqjes së
    shtetit, merruni me situatën e rëndë, e cila është alarmante nga zbrazja e rinisë, nga ikja e
    mbi 400 mjekëve e specialistëve, të cilët e kanë lëshuar Kosovën tash e tre vjet.

    Ndërsa ju, zoti ministër i Punëve të Jashtme, në kohë fushate u zotuat se misioni i ri do të
    jetë në shërbim të qytetarëve, por ky misioni juaj i famshëm deri më ditët e sotme nuk e
    ka bërë asnjë të mirë, vetëm se është duke i kontribuar çdo ditë e më tepër zbrazjes së
    Kosovës nga të rinjtë e të rejat.

    Andaj, Grupi Parlamentar “Nisma” u bënë thirrje institucioneve përgjegjëse që sa më
    parë të shkojnë nëpër ato kampe dhe të informohen me situatën e rëndë të qytetarëve tanë
    dhe në bashkëpunim me Ambasadën të fillojnë ta kryejnë procesin e riatdhesimit të
    qytetarëve tanë dhe t’i kthejnë sa më parë së paku në vendin e tyre. Faleminderit!

  • Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar “6+”, zoti Danush Ademaj e
    ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    Po më vjen mirë që është hapur kjo temë, sepse më herët kanë filluar komunitetet pothuaj
    7 apo 8 muaj më herët të dalin e të migrojnë, e askush nuk e ngriti këtë temë më parë.
    Migrimi legal, i cili po ndodh në Kosovë, prek zemrat e secilit qytetarë të Republikës së
    Kosovës për shkak që pas 15 vjetëve liri e pas 7 vjetësh shtet, qytetarët e lëshojnë
    Kosovën si në vitet e ‘80-ta dhe ‘90-ta. Në veçanti e kam fjalën për komunitetin tim
    ashkali.

    Askush nuk ka dalë dhe nuk del për çështje të sigurisë, sepse siguria është e plotë në
    Republikën e Kosovës për të gjithë qytetarët, por të gjithë ata që kanë ikur e kanë bërë
    këtë për çështje ekonomike dhe sociale.

    Ne duhet të krijojmë politika të ndryshme që qytetarëve tanë t’ua sigurojmë një jetë më të
    mirë në vendin e tyre duke bashkëpunuar me të gjithë pa dallim, si me vendorët, ashtu
    edhe me ndërkombëtarët.

    Edhe komuniteti ashkali ka migruar me të madhe. Pothuajse mbi 800 familje me 5 000
    anëtarë në pesë muajt e fundit e kanë lëshuar Kosovën dhe i janë drejtuar vendeve
    evropiane, por a kishin arsye - unë e them një po të madhe për çka kanë migruar këta
    qytetarë. Për shkak se komuniteti im është populli më i varfër në Kosovë dhe shumë pak

    107
    është punuar që të përmirësohen kushtet e tyre të jetës. Janë marrë shumë grande për
    komunitetet, është punuar shumë për komunitetet, por duke e anashkaluar komunitetin
    tonë ashkali.

    Kosova duhet ta ngre me prioritet çështjen ekonomike-sociale dhe të zhvillojë politikat e
    ndryshme të qytetarët tanë të ndihen krenarë dhe të sigurt për të jetuar në këtë vend. Unë
    në fund them që të punojmë të gjithë së bashku për mirëqenien më të mirë të qytetarëve
    dhe të mos kemi valë tjetër të migrimit, sepse kështu si është duke shkuar Kosova, nuk ka
    kush që ta ndërpresë këtë migrim, por sa më parë të krijojmë kushte për një jetë më të
    mirë për të gjithë, pa dallim.

    Për të filluar kthimin e komunitetit tonë nga vendet evropiane që ka migruar ilegalisht,
    unë mendoj që Qeveria së pari duhet t’i ndryshoj urgjentisht kriteret për asistencë sociale.
    Të gjitha ato familje që nuk kanë të punësuar, së paku një anëtar i familjes ta gëzojë të
    drejtën e asistencës sociale, që së paku ta kenë të siguruar kafshatën e gojës, e jo të
    shkojnë drejt kontejnerëve për të kërkuar ushqim për fëmijë.

    Unë kërkoj nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të mos merret me kthimin e
    komunitetit ashkali nga vendet e Evropës për arsye se tani është sezoni dimëror, e ka
    shihmë familje që i kanë shitur pronat e tyre dhe ende nuk kemi strategji se çfarë do të
    ndodhë me ato familje dhe nëse kemi mundësi t’u sigurojmë kushte për jetë, apo për
    strehim.

    Unë personalisht, të gjitha ministrive ua kam dërguar nga një kërkesë për ta punësuar nga
    një apo dy punëtorë në ato, por asnjë nga ministritë nuk na ka kthyer përgjigje pozitive.

    Prandaj, nga Qeveria e Republikës së Kosovës, nga ambasada, kërkojmë të mos merren
    me kthimin e komunitetit ashkali nga vendet e Evropës, ku ata kanë kërkuar azil,
    përderisa ta kemi një strategji nga Qeveria e Republikës së Kosovës si t’u sigurojmë
    punësim dhe strehim këtyre familjeve, e të mos i kthejmë e t’i lëmë në rrugë këto familje,
    por nëse kjo ndodh dhe këto familje na mbeten në rrugë, ne detyrohemi që të gjitha këto
    familje t’i sjellim në oborrin e Qeverisë dhe në oborrin e Kuvendit e t’i lëmë aty, se nuk
    kemi ku t’i dërgojmë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Beqaj e ka fjalën! Zoti Beqaj, a është këtu? Zoti Zenun
    Pajaziti e ka fjalën.

  • Faleminderit, zoti kryesues!
    Kabinet qeveritar,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Është një moment i mirë, i rëndësishëm për ta trajtuar këtë çështje, që është delikate e që
    ka qenë në opinion edhe si brengë e të gjithë neve për muaj të tërë. Është mirë po ashtu,
    që ky Kuvend t’i adresojë disa çështje në formë rekomandimesh, në mënyrë që
    institucionet tona të kenë mundësi të fokusohen sa më mirë, në mënyrë që të mund të
    tejkalohet kjo gjendje.


    108
    Janë prezantuar deri më tani disa shifra të organizatave të ndryshme, për sa i përket
    migrimit, mirëpo për mua personalisht mbetet e papranueshme qysh ne ende nuk kemi
    informacione zyrtare për ta pasqyruar realisht këtë gjendje e cila është kritike, për
    mendimin tim. Kemi po ashtu edhe disa deklarime të ministrave të ndryshëm, të
    organizatave të ndryshme, që trajtohet kjo dukuri nga aspekte të ndryshme, por
    rrjedhimisht nuk kemi një vlerësim të përqendruar për gjithë këtë dukuri, në mënyrë që t’i
    japim një përgjigje sa më të mirë.

    Tanimë migrimi i parregullt nuk duhet të shihet vetëm nga prizmi i integrimeve
    evropiane. Tanimë kjo çështje duhet të trajtohet kryesisht nga aspekti i sigurisë. Nëse
    mund të konsiderohet, po bazohem në disa shifra që i kam dëgjuar, po shpresoj të mos
    jenë të sakta, se kemi rreth 30 mijë shtetas që në mënyrë të parregullt kalojnë dhe
    gjithashtu më shumë se 20 mijë nëpër kanale të ndryshme legale, atëherë, kjo shifër mund
    të arrijë deri në 50 mijë. Kjo është një gjendje e papranueshme dhe kjo gjendje e
    papranueshme duhet të konsiderohet e tillë jo vetëm nga organet përgjegjëse e Qeveria,
    por nga të gjitha institucionet përgjegjëse.

    Është edhe një obligim ligjor i Qeverisë të sigurojë një mirëqenie për qytetarët dhe kjo
    duhet të bëhet duke adresuar nevojat bazike të njerëzve, siç janë banimi, ushqimi,
    shëndetësia apo edhe arsimi. Gjithashtu, duhet të merren masa urgjente për punësim. Nuk
    mjafton të thuhet që po presim investime direkte, por duhet të gjenden edhe mënyra
    alternative të punësimit. Në këtë mënyrë duhet po ashtu, të rishikohen edhe politikat
    sociale dhe duhet t’u dilet në ndihmë të gjithë personave gjithandej Kosovës, gjithë atyre
    që kanë nevojë për këto ndihma.

    Ne kemi dëgjuar, po ashtu edhe storie sikur Qeveria e Serbisë është e përfshirë në mënyra
    të ndryshme dhe grupe kriminele po ashtu, në organizimin e këtyre turneve aq të
    dëmshme për shqiptarët e Kosovës. Madje, kemi dëgjuar se edhe Qeveria e Hungarisë, ta
    zëmë, kemi storie edhe individuale të plasuara në mediet tona, në njëfarë mënyre kanë
    stimuluar duke i liruar ata që të vazhdojnë rrugën në mënyra tjera.

    Ne nuk duhet të shpresojmë që qeveritë e vendeve tjera të kujdesen për qytetarët tanë.
    Qytetarët tanë duhet të kenë përkujdesje vetëm nga shteti i tyre, ose kryesisht nga shteti i
    tyre, në këtë rast nga institucionet e Republikës së Kosovës. Padyshim që ne duhet të
    vazhdojmë t’u bëjmë thirrje edhe institucioneve të shteteve të Evropës të kujdesen, sepse
    kosovarët, shqiptarët nuk kanë qenë kurrë barrë e këtyre shteteve, për më tepër kemi
    pasur rast vetëm disa vjet më parë të shohim kthimin biblik të kosovarëve në vendlindjet
    e tyre, në shtëpitë e tyre të djegura, e tjerë. Pra, edhe në kohët më të vështira shqiptarët,
    kosovarët kanë ditur t’i kthehen jetës dhe të punojnë për jetën e tyre.

    Dëshiroj të theksoj, para se t’i them disa prej propozimeve të mija, unë dëgjova edhe
    rekomandime të mira këtu, bile më të mira se ato që janë të propozuesit, dëgjova nga
    rekomandimet edhe të pozitës edhe të opozitës. Mendoj se i kam disa ide, që janë të
    ngjashme dhe mund të shërbehen, nëse vendoset në këtë seancë që të nxirren disa
    rekomandime, mendoj që ne këtu nuk duhet, as të moralizojmë shumë me këtë çështje.

    109
    Secili prej nesh ka shqetësimin për këtë dukuri, kurrkush nuk mund të bëhet kujdestar më
    shumë se tjetri.

    Ne duhet, përveçse jemi përgjegjës para qytetarëve, për shkak të përgjegjësive tona që i
    kemi si deputetë edhe si institucione, kemi përgjegjësi edhe njerëzore, aty ku sillemi në
    lagjen tonë, në qytetin tonë, të merremi me këto dukuri, por as të sillemi të pamoralshëm,
    në kuptimin që ne këtë dukuri kaq të keqe nuk mund të trajtojmë tash të gjitha agjendat
    politike që i kemi ne këtu, partiake. Edhe është e papranueshme, nëse mund t’i sheshojmë
    të gjitha çështjet që kanë shkaktuar këtë migrim këtë vit, se migrim ka pasur edhe viteve
    tjera, por tash është rritur tash edhe t’i përmendim të gjitha e të mos e përmendim, që
    vitin që shkoi ka qenë një bllokadë gjashtëmuajshe terrorizuese për krijimin e
    institucioneve të reja të Kosovës. Edhe këtu, nuk mund të thuhet se s’ka përgjegjësi
    komuniteti politik i tëri, madje lexoni, rilexoni deklaratat politike që janë thënë. Për
    gjashtë muaj ka pasur edhe të tilla që janë thirrur edhe në dhunë, ka pasur edhe të tilla, që
    janë thirrur për ndryshime me dhunë.

    Unë mendoj, që përgjegjësi duhet të kemi të gjithë dhe duhet t’i adresojmë të gjithë
    bashkërisht edhe si deputetë, por edhe si institucione tjera. Mendoj që duhet të rishikohen
    si pika që mund të adresohen, nëse konsiderohen të nevojshme, një nga masat që duhet të
    merren, të rishikohen ndihmat sociale. Mendoj që ka vend të bëhet kjo edhe më shpejt, të
    rishikohet shpërndarja rajonale e buxhetit.

    Nëse është në këto të dhëna, që ne nuk i kemi të sakta ende, se nga një regjion
    shpërngulen më shumë, ta zëmë, regjioni i Anamoravës, ku përfshihet Gjilani, Vitia,
    Kamenica dhe Ferizaj, më duket ka një numër më të madh të shpërngulurve, atëherë
    duhet të shikohet se çka duhet bërë me rishikim të shpërndarjes së drejtë të buxhetit.

    Të hartohen programe të banimit social, ne kemi ende probleme të banimit. Ju e dini, që
    përkundër angazhimeve të mëdha, ka ende telashe në këtë drejtim.

    Të hartohen programe për parandalimin e migrimit fshat-qytet, të sillen para drejtuesve
    kontrabanduesit e migrimit, të përfshihet diaspora jonë në investime në Kosovë, të
    intensifikohen vizitat e deputetëve, kjo është një detyrë ndoshta që është për ne si
    Kuvend. Të shikohet edhe deputetët me kontributin e tyre personal, të vizitojnë zona ku
    duhet të bisedojnë me qytetarë dhe të shohin, se çka mund ne të bëjmë si deputetë.

    Të stimulohet migrimi i rregullt si dhe ai qarkor. Mendoj që institucionet tona, Qeveria
    duhet të punojë më shumë në këtë drejtim, të sigurohen punësime sezonale të kosovarëve
    në shtetet evropiane, si dhe të tjerat nga vendet e interesuara, si dhe të përfshihet Shoqëria
    Civile dhe përfaqësuesit e komuniteteve të ndryshme në parandalimin e migrimit.

    Pra, duhet të mos harrojmë, që Shoqëria Civile mund të ketë një rol efektivisht të
    rëndësishëm në këtë çështje. Faleminderit për vëmendje!

  • Faleminderit! Fjalën e ka zonja Osmani.


    110
  • Faleminderit, i nderuar kryesues!
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Padyshim që migrimi ilegal duhet të jetë ndër shqetësimet më kryesore të institucioneve
    të Kosovës dhe, ky është një shqetësim që kërkon adresim urgjent.

    Nëse vazhdohet me këtë ritëm të largimit masiv të qytetarëve, mund të na zbrazen qyteza
    të tëra të Republikës së Kosovës, sepse këtu po flasim për dhjetëra- mijëra qytetarë. Çka
    u duhet qytetarëve sot dhe si binden ata që të qëndrojnë brenda Kosovës?

    Është e qartë që atyre u duhet perspektivë, por nuk po flasim këtu vetëm për perspektivën
    ekonomike, mbi të gjitha, qytetarëve të Kosovës sot u duhet besim se gjërat do të
    ndryshojnë për të mirë dhe se atë perspektivë për punë, për mbijetesë, për mbrojtje të të
    drejtave të tyre themelore ata do ta gjejnë në Kosovë e jo jashtë saj e në veçanti, nuk do të
    mund ta gjejnë në rrugën e rrezikshme të migrimit ilegal, nëpërmjet së cilës ata nuk do të
    mund ta humbin vetëm pasurinë e tyre, por siç e kemi parë në një rast, ata po e rrezikojnë
    edhe vetë jetën e tyre.

    Kosovës nuk po i largohen vetëm qytetarët me probleme ekonomike, po i largohen edhe
    shumë të tjerë, po i largohen shumë kuadro të shkolluara, që do të duhej ta gjenin
    mundësinë të jepnin kontributin e tyre profesional, si në sektorin privat, po ashtu edhe në
    atë publik.

    Prandaj, masat ekonomike që duhet të ndërmerren duhet të kenë efekt të menjëhershëm,
    përderisa planet ekonomike që tingëllojnë mirë, mund të krijojnë efektin e tyre pas tri
    vjetëve, katër vjetëve apo edhe tetë vjetëve. Për ta ndaluar këtë trend të largimit masiv të
    qytetarëve të Kosovës, neve na duhen masa agresive ekonomike, që do të tregojnë
    rezultate të menjëhershme.

    Tek e fundit, premtime ekonomike ne kemi dëgjuar qe pesëmbëdhjetë vjet, por kjo nuk
    ka krijuar efekt tjetër, pos që ka ndikuar në rritjen e numrit të migruesve ilegalë nga viti
    në vit.

    Të nderuar deputetë,
    Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të mbesin të vetmit në rajon, pa liri të lëvizjes. Në fakt,
    edhe kjo arsye, pra ndjesia e të jetuarit në geto ndikon në rritjen e migrimit ilegal.
    Prandaj, me dhjetëra kritere për liberalizim të vizave, që akoma nuk janë plotësuar nga
    institucionet e Kosovës, duhet të jenë prioritet i kësaj Qeverie.

    U adresua më herët elementi kriminal brenda këtij problemi. Nëpërmjet medieve ne jemi
    njoftuar vetëm për dy raste, deri tani, ku njerëzit e involvuar në krim të organizuar që
    kanë mashtruar qytetarët e Kosovës, janë arrestuar.

    Në fakt, besoj që kjo është një çështje me të cilën Qeveria e Kosovës, në veçanti
    Ministria e Punëve të Brendshme duhet të merret urgjentisht, sepse përderisa masat tjera
    mund të krijojnë efekt më vonë, kjo është një çështje me të cilën institucionet e Kosovës,
    Policia e Kosovës mund të merren menjëherë. Pra, është një prej çështjeve që do të mund

    111
    të krijonte efekt në zvogëlimin e numrit të qytetarëve, të cilët duke u mashtruar nga
    elemente të caktuara kriminale, po vazhdojnë ta shohin perspektivën jashtë Kosovës.

    Çështja tjetër ka të bëjë me vetëdijesimin. Ne të gjithë kemi parë një kampanjë të iniciuar
    nga Ministria e Integrimit Evropian, e cila fatkeqësisht nuk ka krijuar ndonjë efekt pozitiv
    në aspektin e uljes së numrave, por në shumicën e rasteve qytetarët edhe janë tallur me
    reklama të shumta, të cilat nuk kanë mundur t’i bindin qytetarët që të qëndrojnë në
    Kosovë.

    Ne si Kuvend i Kosovës, besoj duhet të kërkojmë nga Ministria e Integrimit Evropian, si
    bartëse e kësaj kampanje të vetëdijesimit, që të ketë një adresim shumë më serioz të këtij
    problemi, në mënyrë që qytetarët të informohen shumë më drejt, se cilat janë rreziqet e
    migrimit ilegal, çka i pret atje dhe çka do të duhej, në fakt, të kenë ata parasysh, që të
    mos e marrin një rrugë të tillë.

    Përfundimisht dua të theksoj se përderisa Serbia, një shtet që ka statusin e kandidatit në
    Bashkimin Evropian, po pret që t’i hapë negociatat, pra kapitujt e negociatave me
    Bashkimin Evropian, ajo sot është një shtet e cila pa kurrfarë problemi po i hap kufijtë
    për qytetarët e Kosovës dhe po i lejon ata, në fakt, në disa raste edhe institucionet e
    Serbisë po i ndihmojnë ata, që të kalojnë në shtetet e BE-së. Ky është një problem që
    Qeveria e Kosovës duhet ta adresojë me Bashkimin Evropian, sepse po flasim për një
    shtet i cili po përfiton nga liberalizimi i vizave, përderisa po i shkel rregullat themelore të
    këtij liberalizimi.

    Unë besoj që duke pasur parasysh seriozitetin e kësaj çështje, të gjitha grupet
    parlamentare duhet domosdoshmërish të kenë koordinim qëllimmirë në mënyrë që
    rekomandimet përfundimtare, që dalin në një rezolutë nga Kuvendi i Kosovës, të jenë të
    implementueshme, por siç e thashë në fillim, të jenë rekomandime të tilla, të cilat do të
    krijojnë efekt të menjëhershëm.

    Përndryshe, siç e thashë në fillim, me këtë trend të migrimit, neve do na zbrazen qytetet.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Kurteshi e ka fjalën.

  • Përshëndetje për të gjithë!
    Në Kosovë, gjatë pesëmbëdhjetë vjetëve të pas luftës janë investuar qindra milionë euro
    për kthimin e të shpërngulurve nga Kosova, por jashtëzakonisht pak është bërë për ta
    përmirësuar jetën dhe për të krijuar kushte për ata që po jetojnë në Kosovë.

    Se sa shumë i është kushtuar rëndësi kthimit të atyre, që e kanë lëshuar Kosovën, flet
    edhe fakti, se brenda Qeverisë së Kosovës funksionon edhe Ministria për Kthim. Kjo
    ministri buxhetin disa milionësh për çdo vit e shfrytëzon kryesisht për ndërtimin e
    shtëpive, për ata që sipas tyre, do të duhej të kthehen, edhe pse një pjesë e madhe e tyre
    zakonisht nuk kthehen asnjëherë në Kosovë.


    112
    Me sa dihet, kësaj ministrie i mungojnë kriteret e përzgjedhjes së përfituesve. Po të kishte
    kritere të mirëfillta, shumica e përfituesve nga ky fond nuk do të përfitonte, sepse një
    numër i madh i atyre që ka shkuar paraprakisht e ka shitur pasurinë. Nuk janë të rralla
    rastet kur ata që përfitojnë shtëpi të reja, në ato nuk jetojnë fare, sepse edhe nuk kthehen
    në Kosovë.

    Në anën tjetër, shumë familje që jetojnë ne Kosovë, pa kulm mbi kokë, në kushte shumë
    të vështira, pa asnjë burim të të ardhurave, mbeten pa përkrahjen e mëtutjeshme të
    Qeverisë. Arsyet pse nga vendi migrojnë shumë, sidomos të rinj, janë kryesisht këto:

    - Kujdesi i shtetit për këtë kategori, që jetojnë në kushte të vështira, ose mungon fare, ose
    në rastin më të mirë, përfundon me një asistencë sociale, që është ndihmë simbolike që
    nuk mjafton as për nevojat më elementare të një familje.

    - Shteti gjatë viteve të pasluftës investimet i ka orientuar kryesisht në infrastrukturë dhe
    subvencionime të ndryshme, që nuk kanë ndikuar në hapjen e vendeve të reja të punës,
    ose edhe nëse janë hapur vende pune, ato kanë qenë të përkohshme dhe kanë qenë me të
    ardhura tepër të ulëta.

    - Arsimi në Kosovë nuk është orientuar në nevojat e tregut të punës dhe kjo ka bërë, që të
    rinjtë me kualifikime të larta, shpesh pasi që janë munduar të gjejnë vend pune në
    Kosovë, janë orientuar jashtë vendi dhe një pjesë e tyre edhe është akomoduar në vende
    të ndryshme të botës.

    Këto politika të gabuara të shtetit, që në njërën anë investojnë pa kriter e në anën tjetër
    nuk çajnë kokën për qytetarët e saj në nevojë, kanë ndikuar që migrimi i të rinjve, që nuk
    po shohin perspektivë në këtë vend, të mos ketë të ndalur.

    Përpjekjet e qeveritarëve që këtë dukuri të dëmshme për vendin ta pengojnë me Polici,
    me kërcënime, apele e forma të tjera joadekuate, dëshmojnë për mungesë të seriozitetit
    dhe dijes për ta zgjidhur këtë problem jetik për vendin.

    Qeveria e Kosovës para se të investojë në ato që janë larguar nga Kosova, shpesh me
    xhepa plotë, duhet të investojë në qytetarët të cilët këtu po jetojnë me kushte të rënda dhe
    nuk kanë perspektivë. Pra, të investojë në krijimin e perspektivës për të rinjtë, duke hapur
    vende të reja të punës, që zakonisht ato mund të hapen vetëm ne sektorë të prodhimit.
    Kështu do të pengohej emigrimi dhe do të ndihmohet zhvillimi ekonomik i vendit. Por,
    një gjë të tillë mund ta bëjë vetëm një Qeveri që nuk lejon të tjerët t’ia përcaktojnë
    prioritetet. Kjo Qeveri, që në fillim të mandatit të saj, më rastin e tërheqjes së Ligjit për
    “Trepçën”, që ndodhi më 19 janar, pas intervenimit të Beogradit, dëshmon se është larg
    nga ky nivel i përgjegjësisë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Blerim Shala e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    Të nderuar deputetë,

    113
    Qytetarë të Kosovës, se Kabinet qeverisës nuk po shohim momentalisht.
    Dukuria e largimit masiv të qytetarëve të Kosovës prej vendit të tyre, që nisi në nëntorin
    e vitit të kaluar e të cilin ne e kodifikuam si migrim ilegal të kosovarëve drejt shteteve të
    Bashkimit Evropian, është fenomen i paparë në historinë e Kosovës.

    Në të kaluarën e Kosovës, lëvizjet e popullsisë së këtij vendi kanë qenë pasojë e
    drejtpërdrejtë e ngjarjeve politike, ekonomike e sociale, luftërat, pushtetet që bazoheshin
    në dhunë politike, skamja e përmasave të mëdha, synimet e njohura të Serbisë për t’i
    sendërtuar projektet e ndryshimit rrënjësor të strukturës etnike të Kosovës, kanë bërë që
    prej vitit 1912 e këndej, së paku dy Kosova, sa i përket numrit të popullsisë, të emigrojnë
    në të katër anët e botës, prej Turqisë, në Evropë Perëndimore deri në SHBA, në Australi,
    kudo në fakt.

    Asnjëra prej këtyre shkaqeve, që larguan prej Kosovës miliona banorë të saj, sot nuk
    është në fuqi. Kosova është e lirë prej vitit 1999 dhe është shtet i pavarur, që prej vitit
    2008. Është e vërtetë që shteti i Kosovës po përballet me një mori problemesh, të
    grumbulluara për vite me radhë, të cilat na tregojnë se sa gabimi dhe sa dështimi është
    bërë në Kosovë, në një bashkëpunim goxha të mirë të vendorëve dhe ndërkombëtareve.

    Është e vërtetë, po ashtu që qeveritë e Kosovës, të gjitha me radhë, nuk kanë arritur të
    prodhojnë kualitetin e synuar politik, ekonomik dhe social apo nuk e kanë përkthyer
    optimizmin e njohur të kosovarëve në një gjendje stabile politike dhe ekonomike.

    Është po ashtu, e saktë që pritjet e kosovarëve nga shteti i Kosovës, për të cilën dhanë
    gjithçka në të kaluarën, nuk janë përmbushur. Është e njohur shkalla e papunësisë në
    Kosovë, gjendja sociale në vend, telashet ekonomike të të gjitha llojeve. Megjithatë, as
    këto të vërteta, të bëra të gjitha së bashku, duket që nuk janë në gjendje të ofrojnë një
    shpjegim apo arsyetim të qëndrueshëm, që po i shtynë kosovarët të ikin nga Kosova.

    Nga Kosova po ikin jo vetëm të papunët, jo vetëm ata që kanë gjendjen e rëndë sociale.
    Në mesin e atyre që po largohen nga Kosova, ka shumë të tillë, që janë të punësuar, që
    kanë një jetë të durueshme. Në mesin e tyre ka edhe kosovarë, që kanë shitur krejt çka
    kanë pasur në Kosovë, tokë dhe shtëpi, për të mos u kthyer më në Kosovë, sepse për ta
    më ky vend nuk është as tokë dhe as shtëpi e tyre.

    Kanë ikur shqiptarët në të kaluarën prej zullumit, luftës, ndjekjes, varfërisë, tash po ikin
    prej Kosovës, prej Kosovës çfarë është sot. Duket pra, që shtytësit kryesorë që mijëra
    kosovarë ia kanë mësyrë udhës përplot rreziqe të mbërritjes ilegale në Evropë, është
    bindja e tyre që ky vend, ky shtet nuk e ka ndërmend të vijë në vete, apo që këndej pari
    nuk ka gjasa të ndodhë bashkimi i shërimit të Kosovës, të shtetit të Kosovës, me
    mirëqenien e qytetarëve të saj.

    Natyrisht, burimi kryesor i kësaj bindjeje është qeverisja me Kosovën, është politika e
    Kosovës. Shumë të këqija kanë ndodhur këtu pari, është duke u shterur shpresa dhe
    besimi i të gjithë atyre, që po largohen nga Kosova.


    114
    Le të paramendojmë tash të gjithë së bashku këtu në Kuvendin e Kosovës, që do të na
    vijnë në seancë, disa familje që kanë vendosur të largohen nga Kosova. Çka do të mund
    t’u thoshim ne, në përpjekje për t’ua ndërruar mendjen atyre?

    Që do të kemi mundësi t’u gjejmë punë menjëherë,
    Që do të përmirësohet për pak muaj apo edhe pak vjet gjendja në Kosovë dhe jeta e tyre
    personale,
    Që është gabim të ikin prej Kosovës, nga atdheu i tyre,
    Që do të bëhet më mirë së shpejti.

    Të mos mashtrohemi. Edhe këta që ende po rrinë në Kosovë, shumica e tyre nuk besojnë
    që këndej pari do të rregullohen punët si duhet. Por, ata kanë gjetur diku strehim për vete,
    për dallim prej të gjithë këtyre tjerëve, që po largohen nga Kosova.

    Do të duhet të ndryshojë shumë politika kosovare, në radhë të parë qeverisja me këtë
    shtet, për të ndalur shpërnguljen e shpresës, ikjen e optimizmit, largimin e besimit të
    qytetarëve të Kosovës. Do të duhet ta bëjmë Qeverinë e Kosovës dhe politikën e Kosovës
    me rend dhe me ligj, me punë e me organizim, me zotim dhe përkushtim. Të gjitha këto
    janë në mungesë në rrethanat e tanishme. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Berisha e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    Mua fillimisht më vjen keq për mos prezencën e asnjë ministri në këtë seancë ku
    diskutohet për një çështje tepër serioze për vendin dhe mos prezenca e tyre tregon se kjo
    Qeveri sa është e shqetësuar për këtë fenomen tronditës.

    Migrimi i qytetarëve nga Kosova që për vite të tëra ka qenë në heshtje kohëve të fundit
    ka marrë përmasa shqetësuese edhe publikisht dhe unë do t’i përmend disa arsye pse jemi
    në këtë situatë që jemi.

    Krimi dhe korrupsioni në të gjitha sferat e jetës institucionale në Kosovë, thjesht ka
    venitur shpresën për një jetë më të mirë në shtetin e Kosovës. Kriza ekonomike, politike e
    sociale dhe ajo që nuk i shihet fundi kësaj krize, natyrisht se qytetarët i bën më me pak
    shpresë për të jetuar në vendin tonë. Përmasat e largimit të qytetarëve u rritën në kohën
    kur ndodhi koalicioni i dinozaurëve, koalicion i cili përfundimisht, domethënë tregoi se
    në Kosovë, liderët e subjekteve politike janë të interesuar që të punojnë për veti dhe për
    rrethet e tyre të ngushta, por jo edhe për qytetarët dhe për atë pas lidhjes së koalicionit
    faktikisht migrimi mori përmasa edhe më të mëdha.

    Mua, në këtë rast t’i bëj apel qytetarëve që mos ta lëshojnë Kosovën, por të rezistojnë në
    Kosovë dhe të keqen e madhe që e ka përfshirë Kosovën dhe që ka emrin Qeveri e
    Kosovës, ta luftojmë bashkërisht, me mjete demokratike dhe ligjore, sepse ky fenomen ka
    edhe përmasa më të gjera nga ajo që ne këtu flasim.


    115
    Bisedimet që kanë vazhduar për vite të tëra në Bruksel, unë mendoj se kanë për rrjedhojë
    një keqësim të situatës në Kosovë dhe Kosovën e kanë bërë shtet jo funksional.

    Këto bisedime në Bruksel, natyrisht se qytetarët i kanë përcjell me vëmendje dhe krijimi i
    një Krimeje të Ukrainës, një kopje të Krimesë së Ukrainës, në Kosovë për një numër të
    qytetarëve e ka parë se në këtë vend nuk ka shpresë dhe herët a vonë ky vend do të ketë
    edhe shqetësime më të mëdha nga ato që janë aktuale.

    Prandaj, unë po besoj se është moment i fundit që institucionet e Kosovës, Parlamenti dhe
    veçanërisht Qeveria, t’i thirrin mendjes dhe të vazhdojnë të punojnë për qytetarët e
    Kosovës, për perspektivën e Kosovës. Gjithqysh bëhet shteti vetëm kështu siç është duke
    ndodhur, nuk bëhet. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Qerim Bajrami nga “6+”. S’është këtu. Atëherë, Shaip
    Muja e ka fjalën.

  • Faleminderit, zoti nënkryetar!
    Të nderuar deputetë,
    Migrimi në vetvete është një problem shumë kompleksiv, i cili gjatë historisë e ka goditur
    popullin shqiptar shpeshherë, në veçanti Kosovën, por deri në çlirimin e Kosovës dhe
    kryesisht pas pavarësisë së Kosovës, ka arsyeshmëri të ndryshme historike pse ka
    migruar populli shqiptar, mirëpo pas pavarësisë së Kosovës ne kemi adresë dhe duhet t’i
    identifikojmë faktorët pse janë duke migruar, pse këtij populli i ka humbur shpresa për të
    jetuar në Kosovë, sepse vetëm prej zori dikush mund t’ia kthejë vendlindjes shpinën dhe
    t’ i harrojë me pasuri, me të gjitha për të ikur për një jetë më të mirë.

    Prandaj, këtu kuptohet që në situatën që është krijuar sot dhe nga shumë hulumtime që
    janë duke u bërë, është shumë shqetësuese që brenda një viti të thuhet se kanë ikur, kanë
    migruar 30 000 persona. Ata 30 000 persona kanë marrë 30 milionë deri në 45 milionë
    euro me veti, sepse secili nga 1 000 a 1 500 euro i kanë nxjerrë jashtë Kosovës, do të
    thotë. Ata persona 30 000 konsumatorë më pak janë në Republikën e Kosovës. Janë 30
    000 vende të punës më pak. Prandaj, të gjitha këto nëse vazhdojnë edhe më tutje, po
    plotësohet agjenda e punësimit nga Qeveria e Republikës së Kosovës deri në 120 000, në
    fund të këtij viti, duke u punësuar në Evropë, por jo në Kosovë.

    Prandaj, këto çështje janë shumë serioze dhe duhet të bëhen reformime serioze në
    ekonominë e Republikës së Kosovës, politikat fiskale duhet të kenë një lehtësim i cili do
    të jetë konkurrues për regjionin dhe të jetë atraktiv edhe për investitorët.

    Ne kemi sot shumë institucione private, firma, kompani të vogla të cilat janë duke u
    mbyllur, sepse nuk e gjejnë veten atraktivë dhe nuk mund të konkurrojnë në treg edhe me
    produkte të cilat sot konkurrojnë dhe si të tilla po mbyllen dhe po ikin jashtë Kosovës,
    vetëm për ta siguruar kafshatën e gojës si punonjës.

    Për shembull, para disa ditësh ishte edhe Miniera e Goleshit, ku u mbyll. Kam
    informacione se 50 familje nga ata punonjës kanë ikur, do të thotë në një interval për një

    116
    muaj e gjysmë kanë ikur dhe se si do ta gjejnë fatin ata e kanë pasur të garantuar në
    Kosovë, nëse ishin bërë lehtësira fiskale për atë kompani, por në mënyrë të çuditshme
    askush nuk merret, as shteti, as Agjencia Kosovare e Privatizimit, në mënyrë serioze dhe
    as ne si deputetë, si ligjvënës nuk kemi ngritur zërin për këto çështje apo për këto
    devijime, që nuk na nxjerr nga përgjegjësia.

    Sot, para disa ditësh para Universitetit të Prishtinës, janë shumë shqetësuese,
    demonstronin 1 mijë veteranë të Republikës së Kosovës për ta sjellë lirinë e Kosovës që
    ne sot jemi ulur këtu, që kërkonin për fëmijët e tyre, t’u hapet mundësia për mësim.

    Sipas informatave 500 nga këta kanë ikur, kanë mbetur edhe 500. Këta këtu që i kanë
    lënë karriget zbrazët, duhet të vijnë për t’i shpëtuar ata 500 tjerë nëse duan t’i shpëtojnë e
    të mos i lënë të ikën. Do të thotë Qeveria, po jo të na lë kështu se kjo nuk është një temë
    shumë e thjeshtë, kjo është një temë jashtëzakonisht e rëndësishme.

    Ne, para dy ditësh e dëgjuam një statistikë, por nuk është e re, kjo është e qartë se 400
    mjekë kanë ikur për dy vite. 400 mjekë të ikur nga Republika e Kosovës, do të thotë një
    kapital jashtëzakonisht i lartë. Mediet shumë pak i japin informacion, më shumë e qesin
    një skandal të vogël për një mjek në ballina se sa 400 mjekë që kanë ikur nga Kosova. Në
    të njëjtën mënyrë qetësohet edhe Qeveria. Pse ikin 400 mjekë nuk është me rëndësi,
    ndërsa për t’u edukuar një mjek kërkon një kohë jashtëzakonisht të gjatë, e cila është në
    vlerën shumë të lartë të zhvillimit shoqëror, të sigurimit të shëndetit fizik e mental dhe të
    sigurimit të shëndetshëm të shoqërisë.

    Prandaj këto fenomene të cilat ne sot kemi mundësi t’i parandalojmë janë në
    përgjegjësinë tonë, edhe si ligjvënës, por edhe përgjegjësia për implementimin e
    politikave lehtësuese nga Qeveria është në momentet e fundit, në të kundërtën do të
    realizohen të gjitha premtimet e fushatës nga falë migrimit, por do të jetë varfëria dhe ne
    do të jemi një shtet i cili nuk do të ketë parametra të suksesshëm të shtetësisë dhe të
    interesit për t’u afirmuar.

    Ne, sot jemi të befasuar edhe nga politikat e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Republikës së
    Kosovës. Nuk është e vërtet se mund të ikin qytetarët nëse liberalizohen vizat nga
    Bashkimi Evropian. Sot jam i shqetësuar se edhe kolegët ndërkombëtarë këtu shumë pak
    të rëndësishëm e paskan parë këtë temë e cila nuk është shumë me rëndësi, po është më
    me rëndësi, të shkruhet në raportet e tyre se ka një migrim ilegal. Por, nëse analizohet që
    shtetasit e Republikës së Kosovës vetëm përmes Aeroportit të Republikës së Kosovës
    kanë lëvizur mbi 600.000 ose 700.000 persona dhe nga ta as 3% nuk kanë ndaluar në
    vendet ku kanë hyrë me vizën Shengen në Evropë, do të thotë nëse kanë një liri, ata nuk
    mund të ndalohen dhunshëm siç janë duke vepruar tash dhunshëm duke iu futur nëpër
    territorin e tyre.

    Prandaj, ne thërrasim edhe Bashkimin Evropian që mos t’i bëhet sikur Republikës së
    Shqipërisë diku afër 15 a 16 vjet pas shkëputjes nga komunizmi, çdoherë i bënin izolim
    Shqipërisë duke mos i liberalizuar vizat.


    117
    Statistikish, sot Serbia është më lart se Shqipëria duke ikur në Evropë ilegalisht se
    qytetarët e Shqipërisë, ose Maqedonia, ose disa shtete tjera. Prandaj, ne kemi mbetur
    vendi më i izoluar në krejt Ballkanin, me aspiratë që të jemi në Bashkimin Evropian nëse
    mund ta zëmë, siç flitet tash pas këtyre zhvillimeve të fundit, pas disa demoralizimeve që
    ka mundësi të jetë edhe një prishje e ëndrrës evropiane në një të ardhme të afërm nëse
    nuk menaxhohet mirë i tërë regjioni dhe të krijohen politika izoluese të gjitha shteteve
    dhe në këtë mënyrë qytetarët e Republikës së Kosovës, nuk do ta kenë ëndërr të jenë
    pjesë e Bashkimit Evropian, por mund të jenë vetëm pjesë e lëvizjes ndërshtetërore.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Fjalën e ka zoti Besim Beqaj.

  • Faleminderit, i nderuar kryesues!
    Të nderuar deputetë,
    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Jemi duke debatuar për një temë jashtëzakonisht të rëndësishme, një temë e cila nuk është
    temë e një muaji as nuk është temë e një sezoni, por është temë e cila në shumë vite është
    duke u trajtuar dhe gjatë këtyre ditëve të fundit është intensifikuar dhe e cila kërkon
    përgjigje, përgjigje të përshpejtimit të masave të cilat duhet të merren nga institucionet e
    vendit, nga ato lokale deri në nivelin qendror. Pra, nuk ka këtu vetëm një përgjegjësi të
    drejtpërdrejtë, vetëm një institucion, apo një qeveri apo një masë, sepse me masa as
    represive as administrative, migrimi nuk mund të rregullohet.

    Unë dua të flas pak nga dimensioni ekonomik i nocionit të emigrimit dhe largimit apo
    tendencës së qytetarëve për të gjetur jetë më të mirë.

    Dua të them që sektori privat është ai i cili krijon vende pune dhe këtë ne si Parti
    Demokratike e Kosovës e kemi thënë disa herë, se nuk mund të kërkohet nga Qeveria që
    Qeveria të bëjë vende të reja të punës, mirëpo Qeveria të krijojë parakushte për krijimin e
    vendeve të reja të punës përmes sektorit privat.

    Dua t’i rikujtoj deputetët , por edhe qytetarët që në mandatin e kaluar janë marrë vendime
    jashtëzakonisht të rëndësishme për promovimin e investimeve, vendime të cilat kanë të
    bëjnë me lirime nga taksat doganore, lirime për lehtësimet dhe lirimet nga tatimi në
    vlerën e shtuar dhe njëkohësisht edhe për pushimet nga taksat, apo ajo që quhet në gjuhën
    angleze ‘taks-holidey’, të cilat për nga punësimi do t’i lironin bizneset edhe nga taksat
    doganore, por edhe nga tatimi në vlerën e shtuar i cili u merret paraprakisht dhe u
    rimbursohet. Pra, janë vendime të Qeverisë të cilat janë marrë dhe unë kërkoj nga
    Qeveria, që këto vendime sa më shpejt të bëhen dhe futen në jetë për të mundësuar një
    veprim të tillë.

    Një veprim tjetër të cilin duhet të kemi parasysh është edhe dimensioni social dhe
    shëndetësor, sepse nuk është gjithmonë vetëm dimensioni ekonomik. Të kuptohemi këtu
    u përmendën shumë mjekë të cilët po dalin jashtë, bile unë dëgjova edhe shifra kur flasim
    për mjekët dhe dua të them se kemi dallim shumë të madh të emigrimit të mjekëve, të
    cilët shkojnë për të gjetur punë më të mirë, sepse punë ka në Kosovë për mjekë, por

    118
    shkojnë për të gjetur punë më të mirë, sepse ka nevojë shumë të madhe për fuqi punëtore,
    në këtë rast për njerëzit e profesionit të mjekut. Por dimensioni social dhe shëndetësor në
    kuptimin e migrimit duhet të trajtohet në tjetër këndvështrim.

    Ne kemi kaluar një ligj këtu, Ligjin për sigurimet shëndetësore. Ka në buxhetin e
    Republikës së Kosovës 10 milionë të cilat janë të parapara për fillimin e zbatimit të këtij
    ligji për sigurimin shëndetësor dhe unë e thërras Qeverinë që sa më shpejt ta fillojë
    implementimin e këtij ligji, sepse kjo do të mundësonte njerëzit që në raste të tilla kur
    kanë probleme shëndetësore të gjejnë mekanizma shumë të shpejtë për të vepruar.

    Dhe mekanizmi tjetër është mekanizimi i edukimit dhe parandalimit nëpërmjet edukimit.
    Pra, edukimi nuk është një moment final i cili me një akt mund të kryhet, por është
    proces i përgjithshëm dhe këtu ka të bëjë vetëm shkollat fillore, shkollat e mesme dhe
    fakultetet, por kanë të bëjnë edhe institucionet, prandaj nismat dhe fushatat për
    vetëdijesimin e njerëzve të cilët shkojnë jashtë vendit duhet të kemi parasysh se janë
    jashtëzakonisht të nevojshme.

    Pra, edhe një herë unë kërkoj nga Qeveria që sa më shpejt vendimet të cilat janë marrë
    për lehtësimin e bërjes së biznesit privat, për krijimin e vendeve të punës, për hapjen e
    vendeve të punës në fushën e bujqësisë, në fushën e prodhimtarisë dhe vendimet të cilat
    tani më janë vendime të Qeverisë të vijnë sa më shpejt të implementohen, sepse kjo është
    rruga e vetme për zhvillim dhe krijimin e një perspektive më të mirë për qytetarët e
    vendit. Faleminderit!

  • Faleminderit! Për replikë është lajmëruar Shaip Muja, se ia ka prekur
    shëndetësinë diçka.

  • Faleminderit, zoti nënkryetar!
    Desha ta plotësoj zotin Beqaj për çështjen e mjekëve, kur flitet se ata po shkojnë për të
    kërkuar punë më të mirë.

    Është e vërtet se kërkojnë punë më të mirë, sepse Republika e Kosovës, në sistemin
    publik në spitalet shtetërore nuk ua plotëson kushtet, por i lë të mangët, qoftë nga pajisjet,
    qoftë nga sistemi, qoftë nga politikat e sigurimeve shëndetësore. Sigurimet shëndetësore
    në Republikën e Kosovës, e di edhe zoti Beqaj që deri në vitin 2018 nuk mund të bëhen
    funksionale. Nuk bën t’ ia shesësh publikut këto që të fillohet të implementohen, sepse
    nuk ka as bazë teknike, por nuk ka as bazë të infrastrukturës humane për ta implementuar
    Ligjin e sigurimeve shëndetësore.

    Prandaj një mjek ikë, sepse në spitalin e Prishtinës nuk punojnë CT-et, ndërsa ju kërkoni
    shërbim, nuk punon komplet laboratori, nuk punon institucioni i mazherisë, nuk punojnë
    aparaturat e kirurgjisë të cilat janë të vjetruara, dhe kërkohet mandej cilësia të jepet
    maksimale. Dhe, goditet çdo ditë në ballinë mjeku punonjësi shëndetësor, ndërsa nuk
    ndahet fajësia. Fajësia duhet të ndahet, sa kontribuoj që unë t’ia plotësoj kushtet. Nuk
    është ajo që vetëm u kanë rritur rrogat punonjësve shëndetësorë, janë ambienti ku punon,
    janë kushtet të cilat nuk mund ta japë performancën. Është ligji për Odën e Mjekëve.

    119
    Askush nuk e ka vu në funksion Odën e Mjekëve, sot mjeku gjykohet duke u thyer ligji
    çdo ditë. Çohet nëpër institucione të hetuesisë, pa kaluar procedurat e ligjit në fuqi që ne i
    kemi miratuar këtu.

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Faleminderit! Kundër-replikë zoti Beqaj.

  • Faleminderit, zoti kryesues!
    Unë e respektoj deputetin dhe fokusimin e tij vetëm në një pikë të emigrimit. Unë thashë
    se sa i përket popullsisë së gjerë, migrimi duhet të shihet nga dimensioni ekonomik,
    social dhe ai shëndetësor dhe jo vetëm nga dimensioni shëndetësor. Dimensioni
    ekonomik është jashtëzakonisht i rëndësishëm, dimensioni social është sepse njerëzit dhe
    shteti ka krijuar disa mekanizma të politikave sociale për trajtimin e këtyre rasteve, por
    që ka nevojë sigurisht edhe të rinovohen dhe të përcaktohen më mirë, sepse nuk ka njerëz
    të cilët me vullnet dhe me dëshirë dhe pa ndonjë nevojë e lëshojnë vendin e vet dhe
    shkojnë diku tjetër.

    Ndërsa nëse flasim për dimensionin shëndetësor janë dy gjëra. Njëri është ligji për
    sigurimet shëndetësore i cili është aprovuar, që e ka infrastrukturën e nevojshme për t’u
    implementuar. Në buxhetin 2015 ekziston fondi kontingjent për zbatimin e ligjit për
    sigurimet shëndetësore, i cili është në një shumë prej 10 milionë eurosh dhe i cili, do të
    thotë, kërkon vetëm disa...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Faleminderit! Fjalën e ka zoti Anton Çuni.

  • Faleminderit, zoti kryesues!
    Të nderuar deputetë,
    Zonja dhe zotërinj,
    Këtë debat e shoh si mundësi që të gjithë së bashku të kontribuojmë që kjo çështje të
    trajtohet e tillë çfarë është, komplekse dhe ka brenda komponentin social, ekonomik,
    politik, strategjik, diplomatik e tjera.

    Largimi i paligjshëm i qytetarëve të Kosovës është çështje socio-ekonomike, pasi që ka të
    bëjë me gjendjen socio-ekonomike të qytetarëve tanë. Për shkak të papunësisë dhe të
    arsyeve tjera të kësaj natyre shumë qytetarë kanë kërkuar jo vetëm sot zgjidhjen e
    problemeve të tyre nëpërmjet largimit të paligjshëm në shtetet tjera.

    Në këtë lloj largimi sigurisht që ka ndikim mos qeverisja e duhur gjatë tërë këtyre viteve,
    politikat jo të duhura investive, paaftësia për tërheqjen e investimeve të huaja dhe të
    politikave të tjera ekonomike që do të kishin mundësi për hapjen sa më shumë vende
    pune, rrjedhimisht zbutjen apo eliminimin e largimit të paligjshëm të qytetarëve nga
    Kosova, për një jetë më të mirë.


    120
    Largimi i paligjshëm i qytetarëve të Kosovës, është çështje politike, pasi që ka të bëjë me
    klimën politike në Kosovë, përkatësisht me paaftësinë e politikës për të ngjallur shpresën
    te qytetarët se klasa politike do të arrijë që të adoptojë aso politika shtetërore që do ta vë
    në vend të parë qytetarin dhe interesat e tij.

    Qytetarët e Kosovës gjatë tërë këtyre viteve e kanë ndjerë veten si të lënë pas dore nga
    shteti dhe nga politika e Kosovës. Ata kanë parë se si qeveritarët dhe pushtetarët kanë
    punuar vetëm për xhepin e vet dhe për njerëzit e tyre. Kjo ka bërë që te qytetarët të jetë e
    lartë ndjenja e poshtërimit dhe e keqpërdorimit nga politika, pasi që atyre gjatë fushatave
    u janë bërë premtime, kurse më pastaj ato premtime janë lënë në harresë.

    Largimi i paligjshëm i qytetarëve nga Kosova është çështje strategjike edhe në kuptimin e
    ndikimit nga aspektet strategjike të Kosovës, por edhe në kuptimin e të qenit pjesë e
    strategjive të tjerëve për të nxitur dhe për ta problematizuar këtë çështje.

    Në kuptimin e parë, largimi i paligjshëm i qytetarëve ndikon në zhvillimet e brendshme
    strategjike të Kosovës, siç janë strategjitë demografike, pra me ruajtjen dhe shtimin
    natyror të popullsisë dhe të gërshetimit të gjeneratave, të strategjive të ndryshme të
    zhvillimit ekonomik, që bazohet në grupmosha dhe në specialitete të ndryshme
    profesionale. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm se largimi i paligjshëm dhe i organizuar i
    qytetarëve të Kosovës ka prekur grupmoshat e reja, dhe po e cenon rënd konceptin e
    familjes tonë.

    Djemtë e rinj e kanë braktisur dhe po e braktisin Kosovën, duke i lënë familjet e tyre të
    përgjysmuara.

    Në aspektin e strategjive zhvillimore ekonomike duhet thënë se largimi i paligjshëm i
    qytetarëve nga Kosova ka bërë që të humbet fuqia punëtore në fshatra dhe vendbanime të
    tjera rurale, gjë që ka ndikuar edhe në dobësimin e sektorit të bujqësisë, pemëtarisë,
    blegtorisë dhe të sektorëve të tjerë që lidhen me fshatin dhe me ambientet rurale.

    Në aspektin e strategjive të tjerëve, duhet thënë se largimi i paligjshëm i qytetarëve ka
    qenë pjesë e strategjive dhe platformave hegjemoniste dhe shoviniste të shteteve dhe të
    qarqeve të ndryshme kundër Kosovës dhe më gjerë.

    Nuk e kam ndërmend të bëj një paraqitje të projekteve të ndryshme për shpërnguljen e
    shqiptarëve, por dua të vë edhe një herë në pah faktin se thelbi i tërë atyre projekteve ka
    qenë nxitja dhe detyrimi i shqiptarëve për largim nga Kosova.

    Largimi i paligjshëm i qytetarëve të Kosovës, pas luftës, në aspektin e strategjive të tilla
    ka pasur dhe ka të bëjë edhe me prishjen e imazhit të Kosovës, me politika demokratike e
    tjera. Për çështjen e imazhit, natyrisht se Serbia dhe jo vetëm ajo ka qenë dhe është e
    interesuar që Kosova dhe qytetarët e saj të kenë një imazh të keq në bashkësinë
    ndërkombëtare dhe të renditen në grupin e emigrantëve afrikanë dhe aziatikë, kurse në
    aspektin e politikave demografike duhet thënë se largimi i paligjshëm dhe i organizuar i

    121
    qytetarëve është mënyra e vetme që i ka mbetur Serbisë dhe të tjerëve, pra jo vetëm asaj,
    për të spastruar etnikisht Kosovën dhe për të zvogëluar lindshmërinë në Kosovë.

    Nëse krahasohet numri i të larguarve nga Kosova, me numrin e proceseve të ndryshme të
    spastrimit etnik, mund të kemi arsye për t’u shqetësuar.

    Largimi i qytetarëve të Kosovës është çështje diplomatike për Kosovën, pasi prek
    marrëdhëniet me shtetet e tjera, si dhe prish imazhin e Kosovës.

    Shtetet e ndryshme, të prekura nga largimi i qytetarëve, kanë shprehur shqetësimin për
    këtë proces dhe bëjnë trysni mbi institucionet e Kosovës për ta penguar këtë. Kurse
    imazhi i qytetarëve të Kosovës gjithnjë e më shumë po i përngjan imazhit të emigrantëve
    afrikanë dhe aziatikë, sa edhe në kampet e ndryshme të grumbullimit po regjistrohen me
    numra, e jo me emra, apo me identitet të plotë.

    Të gjitha këto ndikojnë negativisht në procesin e liberalizimit të vizave dhe në proceset
    tjera integruese të Kosovës.

    Largimi i qytetarëve po ashtu ndikon në perceptimin e Kosovës si shtet dhe të qytetarëve
    të saj si qytetarë pa vetëdije ligjore, institucionale dhe shtetërore.

    Kosova gjithnjë e më shumë, edhe për shkak të largimit të paligjshëm, por jo vetëm për
    këtë, po perceptohet dhe po krahasohet me shtete afrikane, aziatike, e jo me një shtet
    modern, funksional dhe evropian.

    Të nderuar deputetë,
    Këto janë vetëm disa aspekte kryesore të largimit të paligjshëm të qytetarëve të Kosovës,
    e që konsideroj se janë thelbësore për ta kuptuar dhe trajtuar sa më drejt këtë çështje.

    Ne si deputetë dhe si Parlament na intereson si ta trajtojmë dhe si ta zgjidhim këtë
    çështje. Prandaj, mendoj të shpreh disa ide lidhur me këtë:

    Parlamenti i Kosovës i ka të gjitha kompetencat ligjore dhe kushtetuese që të kërkojë nga
    Qeveria e Kosovës që me kapacitetet e saj, siç janë Agjencia Kosovare e Inteligjencës,
    Policia e Kosovës, Doganat e Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe agjencitë tjera,
    në bashkëpunim me pushtetin lokal, që kanë të bëjnë me këtë çështje, të hartojnë dhe
    implementojnë strategji për të hulumtuar, studiuar dhe paraqitur raport të qartë lidhur me
    të gjithë faktorët që e kanë nxitur këtë proces, masat që duhet marrë për ta parandaluar
    këtë dhe përgjegjësitë institucionale për realizimin e atyre masave.

    Personalisht mendoj se Qeveria e Kosovës duhet të fokusohet në një proces të qartësimit
    të pasojave që ka largimi i paligjshëm, përveç qytetarit, për imazhin e vendit, për pozitën
    gjeopolitike e gjeostrategjike të Kosovës, për procesin e liberalizimit të vizave dhe për
    proceset integruese të Kosovës.


    122
    Po ashtu, mendoj se Qeveria duhet të propozojë edhe përmirësime ligjore, në mënyrë që
    ta pengojë, ose ta zbusë largimin e paligjshëm nga Kosova.

    Të hartojë politika zhvillimore të qarta dhe të sakta që t’i demotivojë qytetarët të largohen
    nga Kosova, si dhe t’i nxisë ata që janë larguar të kthehen në Kosovë. Të ofrojë lehtësira
    për investime dhe për shndërrimin e ekonomisë sonë nga një ekonomi konsumuese në një
    ekonomi prodhuese. Pra, që të mos varet vetëm nga importi, por ta kemi një ekonomi
    prodhuese, që do ta nxisë zhvillimin e sektorëve të tillë ekonomikë, që do të hapin vende
    pune.

    Policia dhe Prokuroria duhet të angazhohen që të përcillet dhe të hetohet procesi i
    largimit të paligjshëm, në mënyrë që të zbulohen organizatorët dhe përfituesit realë nga
    ky proces i paligjshëm dhe i dëmshëm.

    Kur e them këtë, e kam parasysh përcjelljen e punës dhe të veprimtarisë tjetër të
    agjencive turistike, lidhjet e tyre ndërmjet vete dhe pse jo edhe me politikën, apo edhe me
    institucionet e ndryshme shtetërore.

    Agjencia Kosovare për Inteligjencë duhet të angazhohet në zbulimin e lidhjeve që kanë
    organizatorët e largimit të paligjshëm të qytetarëve me shërbime të ndryshme sekrete. Ta
    zbulojnë në këtë mënyrë edhe implikimin e mundshëm të shërbimeve...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Vazhdojani edhe dy minuta!

  • Faleminderit!
    Të zbulojë lidhjet që agjencitë e ndryshme turistike dhe të tjerat kanë me agjencitë jashtë
    Kosovës, apo edhe me shtetet që janë destinacion i tyre.

    AKI-ja duhet ta rrisë bashkëpunimin institucional me agjenci simotra në shtetet e
    ndryshme për zbulimin e hershëm të largimit të paligjshëm të qytetarëve.

    Të parashikojë për mundësinë e rekrutimit të të rinjve për konflikte jashtë vendit dhe në
    grupe kriminale dhe të gjitha aspektet tjera që kanë të bëjnë me këtë çështje.

    Duhet të shihet edhe mundësia se si mund të angazhohet edhe FSK-ja brenda
    autorizimeve ligjore në fushën e marrëdhënieve civilo-ushtarake në këtë çështje. Si për
    shembull, aplikimin e teknikave të sensibilizimit, shpërndarja e broshurave për pasojat e
    migrimit në zonat e prekura me këtë dukuri, stacione, shkolla, agjenci e tjera, të gjitha në
    funksion të parandalimit të largimit të paligjshëm të qytetarëve.

    Partitë politike, pavarësisht nëse janë në Parlament apo jo, pozitë apo opozitë, duhet ta
    kenë vullnetin dhe përgjegjësinë që të angazhohen seriozisht për ta parandaluar procesin
    e largimit të paligjshëm.


    123
    Unë nuk e kam ndërmend t’i akuzoj partitë e caktuara për lidhje me këtë proces, por po
    ashtu nuk mund ta kem mendimin e njëjtë me ta, qoftë lidhur me atë se kush është apo
    nuk është përgjegjës, pasi, siç doli edhe nga fjala ime, ky proces është një proces i gjatë
    dhe kompleks dhe që kalon përtej mandateve qeveritare. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zonja Demaku e ka fjalën!

  • Të nderuar deputetë,
    Të nderuar qytetarë të Republikës,
    Se me sa seriozitet po trajtohet kjo çështje sot flet edhe pamja këtu pas meje, ku asnjëri
    nga Kabineti qeveritar nuk është në këtë takim sot.

    Tash e disa muaj pothuajse çdo mbrëmje në edicionet e lajmeve na shfaqen skena
    rrëqethëse të ikjes masive të qytetarëve të Kosovës nga vendi.

    Çdo mbrëmje përballemi me atë që këta qytetarë e jetojnë çdo ditë - tmerri i një realiteti,
    të cilin askush nuk e ka menduar në Kosovën e shpallur shtet të pavarur, varfëria
    ekstreme që zgjidhje të vetme e ka migrimin nga Kosova.

    Qytetarët që çdo mbrëmje i mbushin autobusët për ta lëshuar Kosovën, nuk janë turistë, e
    as nuk po e lëshojnë vendin për qejf. Ikja masive është vetëm një shenjë më shumë e
    dukshme se çfarë cilësie të jetës kanë qytetarët e këtij shteti.

    Ish-kryeministri Britanik, Tony Blair, me të drejtë kishte thënë se suksesi i një vendi
    matet me faktin se sa njerëz duhet të futen në atë vend dhe sa prej tyre duan ta lëshojnë
    atë. Kjo vlen edhe për Kosovës dhe matja nuk na jep rezultat pozitiv.

    Kështu, sipas dokumenteve të Komisionit Evropian mbi përmbushjen e kritereve për
    liberalizim të vizave, të publikuar në korrik të vitit 2014, nga viti 2012 deri në vitin 2013
    ka pasur një ngritje të theksuar të numrit të qytetarëve të Kosovës që po qëndronin
    ilegalisht në BE dhe numri është rritur nga 5 200 në 7 870, ndërsa numri i azilkërkuesve
    nga Kosova në vendet anëtare të BE-së është dyfishuar, nga 10 205 në 20 215.

    Këto janë shifra të papërditësuara. Ju thashë janë të korrikut 2014 dhe e japin gjendjen e
    viteve 2012-2013. Tani provojeni dhe imagjinojeni se si do të duken këto shifra të
    përditësuara për vitin 2014 dhe na thoni edhe një herë nëse gjendja është shqetësuese dhe
    alarmante?

    Përpjekja për t’i fajësuar qytetarët që e lëshojnë vendin, duke u thënë se po e dëmtoni
    imazhin e vendit, e shpërfaq në përpikëri të plotë qasjen se si Qeveria e kaluar dhe kjo
    Qeveri e shohin qytetarin e Kosovës, si një hyzmeqar që duhet t’i shërbejë regjimit dhe si
    një target kur regjimi e adreson fajësimin e dështimit. Kjo qasje e ka sjellë vendin këtu ku
    është sot, sepse qytetari e ka kuptuar se është jetim nga kjo Qeveri, se ekzistenca e tij apo
    faji për këtë Qeveri fillon në ditën e fushatës dhe mbaron në ditën e zgjedhjeve.


    124
    Qeveria e ka për obligim që ta tregojë kujdesin e duhur, jo me mbledhje e zyrat e ngrohta
    të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, jo me konstatime se gjendja është shqetësuese, e as
    me ofendime se të vuajturit që ikin po na e dëmtuakan imazhin, e as se po na e
    dëmtuakan procesin e liberalizimit, por me një zgjidhje konkrete që e nxjerr Kosovën nga
    ky dështim ekonomik, social e politik.

    Është e lodhshme dhe fyese në fakt të dëgjosh se si po përdoret liberalizimi i vizave si
    zëvendësim për mirëqenien. Liberalizimi nuk sjell as investime, as nuk hap vende të reja
    pune, as nuk ofron ndihmë sociale, as kushte më të mira për shkollim, as pensione më të
    majme, as sundim të ligjit, as rimëkëmbje të ekonomisë. Liberalizimi i vizave vjen si
    pasojë e këtyre. Liberalizimi është luks dhe për pasojë qytetarët po kërkojnë mirëqenie.

    Qytetarët që futen në borxhe shesin çdo gjë që kanë për t’i mbledhur paratë për ikjen nga
    vendlindja, nuk e bëjnë këtë nga qejfi. Është e qartë se hallet dhe vuajtjet ua kanë sjell
    punën ngushtë, e mbase disa edhe do të gjejnë jetë më të mirë diku tjetër dhe nuk do të
    kthehen më kurë. Por, mos harroni se shumë prej tyre do t’i kthejnë me detyrim dhe kur
    të kthehen, pasi i kanë shitur të gjitha që kanë pasur, nuk do të kenë asgjë për të humbur.
    Edhe kur të kthehen ata që nuk kanë asgjë për të humbur, dikush në këtë vend do të
    humbet.

    Gjendja është alarmuese dhe në këto rrethana duhen veprime emergjente. Faleminderit
    për vëmendjen tuaj, por para se të përmbylli ja kujtoj kryeministrit Mustafa, se kanë
    mbetur edhe më pakë se 45 minuta deri në ultimatum.

  • Faleminderit! Zoti Muharremaj e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    Të nderuar deputetë të Parlamentit të Kosovës,
    “Trendët e migrimit ilegal janë shqetësues dhe ne duhet të ndërmarrim hapa të
    menjëhershëm për t’i adresuar faktorët shtytës”, tha presidentja e vendit në takimin e tetë
    të Këshillit për Integrim Evropian. Ironikisht, ajo vazhdoi duke thënë se, “2015-ta nuk
    duhet të jetë vit i migrimit ilegal, meqenëse Kosova dhe qytetarët e saj kanë vizion
    tjetër”.

    Këtu dua të ndalem. Jo se nuk pajtohem në parim me fjalët e zonjës Jahjaga, por është për
    të qeshur nga mllefi tek e dëgjon këtë demagogji, të thurur bukur e boshe nga brenda.
    Them boshe, për dy arsye:

    1. Po qe se shteti dhe Qeveria në krye është e shqetësuar dhe vërtet do të donte të
    ndërmerrte hapa të menjëhershëm, atëherë s’do duhej të bëhej kaq shumë presion nga
    opozita për ta mbajtur një seancë të jashtëzakonshme pikërisht në këtë çështje.

    2. Vërtet Kosova dhe qytetarët e saj kanë një vizion, por siç po dëshmohet çdo ditë e më
    shumë ky vizion po bie ndesh me atë të Qeverisë.

    Vizioni i qytetarëve të vendit është që të jetojnë në një vend ku ndihen të sigurt, ku mund

    125
    të punojmë e të jetojmë me dinjitet. Do të thotë, një Kosovë ku luftohet korrupsioni, ku
    sundon ligji dhe ku shteti është në shërbim të qytetarëve të vet. E vizioni i Qeverisë është
    i llojit “O burra, bini se na erdhi dita!”, ku shteti me politikat e veta e inkurajon fuqishëm
    migrimin.

    Them se Qeveria e inkurajon këtë edhe për një arsye tjetër, që rrallë herë përmendët: të
    gjithë ata që po e braktisin Kosovën në kërkim të një jete më të mirë janë votues të
    partive opozitare. Pse e them këtë? Është e thjeshtë: partia në pushtet, e cila tash e sa vite
    ka udhëhequr me vendin, është siguruar që t’i akomodojë përkrahësit, simpatizantët e
    militantët e vet në Postë, në KEK dhe në Administratë.

    Në qoftë se i marrim për bazë disa analiza që janë shënime zyrtare, në qoftë se e marrim
    vitin 2010, nga Kosova kemi pasur të shpërngulur, ose që janë larguar ilegalisht, diku 10
    300, por në qoftë se e marrim vitin 2013 është rritur përqindja në 104%, e në qoftë se e
    marrim vitin 2014 atëherë deri në nëntor kemi 23 600 persona, që janë shifra zyrtare, por
    nuk dihet edhe sa është numri i atyre që nuk janë zyrtare.

    E si pasojë, fatkeqësisht, është mbyllur cikli i punësimit, e Qeveria e ka shumë të vështirë
    për të hapur vende pune në këtë situatë. Një vend, i cili mundohet të punësojë, të rehatojë,
    të akomodojë sa më shumë njerëz nëpërmjet Administratës shkon duke u varfëruar. Pra,
    ekziston një korrelacion i fuqishëm pozitiv ndërmjet fryrjes së vazhdueshme të
    Administratës dhe rritjes së varfërisë në vend.

    Si rezultat, ekonomia e Kosovës po shkon drejt koncentrimit të pasurisë në duart e një
    rrethi të caktuar. Shteti është partner për t’u vënë monopol në çdo aspekt të ekonomisë.

    Shpiken vende pune e pozita vetëm për ta simuluar punësimin, e në fakt ky është punësim
    fiktiv, meqenëse një gjë e tillë nuk e zhvillon ekonominë e vendit.

    Në vend se Qeveria ta stimulojë ekonominë familjare në vlerë prej 3 000-5 000 euro, ku
    do te krijonte vende të reja pune, e me një investim të tillë, i cili është minimal, ajo do ta
    punësonte një familje të tërë. Pra, nuk do të ishte barrë e shtetit, do ta stimulonte
    prodhimin lokal, e mbi të gjitha do ta rriste mirëqenien në vend.

    Me grante e subvencione selektive nuk ndalet ikja e shqiptarëve nga Kosova, e as nuk
    zhvillohet vendi. Është thjesht një formë e hajnisë, ose stimulim i votuesve. Shteti duhet
    të mundësojë kredi të vogla familjare pa interes, ta tatimojë tregtarin e ta lehtësojë
    prodhuesin.

    Andaj, buxheti i vendit duhet të orientohet në krijimin e kushteve për hapjen e vendeve të
    punës, e jo në asfalt e beton, përderisa pjesa më e madhe popullsisë lufton për mbijetesë.
    Besoj se të gjithë pajtohemi që para se populli të ketë rrugë të mira e asfalt, së pari duhet
    të ketë buke për t’u ushqyer.

    Të nderuar të pranishëm,

    126
    Dy partitë në pushtet kanë premtuar me qindra-mijëra vende pune. Po të mos vidhet me
    tenderë, me zëvendësministra, e premtime populiste elektorale, por po të përkrahen
    prodhuesit vendorë, të mbështeten nga shteti të gjithë ata që hapin vende pune në bujqësi
    e agrikulture nëpërmjet subvencioneve reale dhe kredive të vogla pa kamatë, atëherë
    vërtet mund të krijohen vende të reja pune.

    Nëse Qeveria nuk ndërmerr hapa urgjentë për hapjen e vendeve të punës, atëherë ne
    mund të flasim e të shkruajmë pa kufij për ikjen e njerëzve nga Kosova, përderisa vendi
    ynë zbrazët si në kohën e regjimit serb.

    Qeveria thotë se do të bëjë çmos që ta ndalë ikjen e qytetarëve në mënyrë ilegale, ashtu
    siç pretendonte ish-ministri i Punëve të Brendshme ta ndalte migrimin me masa të
    dhunshme e polici.

    Duke shtuar numrin e policëve, duke i siguruar kufijtë, duke u vënë gjobë atyre që zihen
    duke u larguar nga vendi, Kosova jonë do të shndërrohet në një shtet policor, geto
    diktature në mes të Evropës. Askush nuk guxon ta ndalë lëvizjen e lirë të qytetarëve.
    Shumica e atyre që nisen me autobus nisen me pasaporta e dokumente, legalisht
    nëpërmjet Serbisë. Askush nuk guxon të kërkojë llogari pse të rinjtë tanë po ikin, kur
    shteti i ka tradhtuar qytetarët e vet. E mbi të gjitha, nuk ka Zot në këtë tokë që ka të drejtë
    t’i përbuzë qytetarët e vet e t’i le të treten rrugëve të botës.

    Për fund, migrimi ilegal, për të cilin po flasim kaq shumë, çka dallon prej atij legal, më
    thoni, ju lutem? Përderisa populli po detyrohet ta lëshojë Kosovën për çështje ekzistence,
    ku qëndron rëndësia dhe si po ndodh kjo ikje? Faleminderit!

  • Faleminderit! Zonja Bytyçi e ka fjalën.

  • Faleminderit!
    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Mjerisht që edhe 15 vjet pas luftës dhe 7 vjet pas pavarësisë së Kosovës ende flasim për
    një gjendje të rëndë ekonomike e sociale.

    Si pasojë e kësaj gjendjeje të rëndë ekonomike dhe sociale është rritur edhe numri i
    vetëvrasjes së qytetarëve, është rritur edhe numri i vetëvrasjes së ish-ushtarëve të UÇK-së
    që dhanë gjithçka për këtë tokë dhe është shtuar dhuna në familje.

    Qytetarët e Republikës së Kosovës, si pasojë e gjendjes së rëndë ekonomike e sociale
    detyrohen ta shesin edhe atë pak pasuri e ta braktisin vendin e tyre.

    Qytetarët e Republikës së Kosovës nuk do të iknin sikur të ishte bërë liberalizimi i vizave
    i shumëpërfolur vite me radhë.


    127
    Sot Kosovën po e lëshon truri i Kosovës, sot Kosovën po e lëshon rinia e Kosovës, sot
    Kosovën po e braktisin fëmijët e dëshmorëve, fëmijët e veteranëve dhe të gjitha shtresat
    tjera të qytetarëve të Kosovës.

    Andaj, nga Qeveria e Kosovës kërkojmë që sa më parë të marrë masa për ndalimin e këtij
    migrimi ilegal dhe ta hartojë një strategji, se kjo i duhet më së pakti Kosovës në këto ditë.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Qerim Bajrami e ka fjalën.

    Ć
  • Faleminderit! Fjalën e ka zonja Kadriu.

  • UKELLI: Faleminderit, zoti kryesues!
    Të nderuar deputetë,
    Lajmi se qytetarët e këtij vendi po ikin nuk është më lajm. Autobusët, të cilët po i shohim
    çdo ditë e çdo mbrëmje nuk janë mbushur me turistë, por me hallexhinj të pashpresë, të
    cilët kanë vendosur ta braktisin Kosovës në kërkim të një jete të dinjitetshme.

    Për qindra mijëra kosovarë është çështje mbijetese dhe është zor ta ndalësh këtë fluks të
    shtuar njerëzish të lodhur nga skamja e nëpërkëmbja, papunësia, mungesa e gjërave
    elementare për jetë.

    Dikur iknin të dëbuar prej një regjimi hegjemonist serbë, ndërsa sot nga kush po ikin
    qytetarët e këtij vendi? A e kishte menduar ndokush se tani pas 15 vjetësh në liri do të na
    përsëritej eksodi e migrimi i pakontrolluar në këto përmasa tepër shqetësuese, kur

    129
    qytetarët tanë boshatisin shtëpi dhe fëmijët nxënës i lënë bosh bankat e shkollave
    gjithandej nëpër Kosovë, ndërkaq një pjesë e tyre shesin bile-bile edhe shtëpitë dhe
    pronat e tyre, me të vetmen arsye pse u ka humbur besimi dhe shpresa në të gjithë
    pushtetarët e të tri pushteteve në të gjitha nivelet që udhëheqin dhe keqqeverisin për 15
    vjet me institucionet e shtetit tonë.

    Ata tani në fakt po ikin nga shteti i tyre, i kapur nga një grup i bashkëkombëseve të tyre,
    dhe jo vetëm. Asgjë nuk po i ndal të dëshpëruarit e shoqërisë sonë, as pamjet tronditëse
    nga kampet e Hungarisë, as rrëfimet prekëse të azilantëve, as refuzimet e kërkesave për
    azil.

    Këta shpresojnë ta gjejnë jetë më të mirë. Shumica natyrisht pas disa ditësh, javësh apo
    muajsh mund të kthehen sërish në vuajtjen e mëparshme, në vatrat e tyre, pasi u refuzohet
    azili. Rrjetet mafioze po e shfrytëzojnë këtë situatë dhe po përfitojnë në kurriz të
    qytetarëve të pashpresë dhe të nëpërkëmbur nga shteti i tyre.

    Ky itinerar tragjik po vazhdon, ndërsa politikanët kosovarë po mjaftohen me disa postime
    në rrjetin social më të madh në botë. ‘Facebook’-u i Mark Zuckerberg-ut po shërben si
    dritarja gati e vetme për t’u informuar në lidhje me qëndrimet e pushtetarëve kryesorë të
    Republikës. “Statuset” e zyrtarëve të lartë në ‘Facebook’ apo eventualisht “cicërimat” në
    “Twitter” kanë vlerë të fortë mediale, sepse publikohen sa hap e mbyll sytë, por të mos
    harrojnë politikanët se zgjedhjet e tjera në këtë situatë të rëndë si asnjëherë më parë dhe
    të pashpresë mund të vijnë shumë shpejt.

    Gjatë fushatës së fundit zgjedhore të njëjtët nuk lanë derë pa trokitur për t’i kërkuar votat
    me oferta kinse për zhvillim të madh ekonomik, si dhe për hapjen e vendeve të reja të
    punës, ku njëra parti, tani në pushtet, ofroi 200 mijë vende të punës, ndërsa tjetra, e dyta,
    120 mijë vende të punës, e treta 100 mijë vende të punës e kështu me radhë, ndërkaq ne
    sot, të nderuar, më 26 janar 2015, ende nuk kemi parë program qeveritar për të dalë nga
    kjo krizë e madhe në të cilën jemi mbërthyer kaq keq.

    Të nderuar,
    Kjo nuk është republika që e ëndërruam ne të gjithë qytetarët e këtij vendi të
    shumëpërvuajtur nga ish-okupatori. Ky nuk është shteti demokratik, e as shteti ligjor, për
    të cilin heronjtë tanë e dhanë jetën e tyre.

    Në vend të shtetit demokratik dhe ligjor të shumëpritur, qytetarëve të këtij vendi,
    nëpërmjet mashtrimit, kërcënimit dhe forcës, u është ofruar dhe u është imponuar shteti i
    kapur nga politika dhe pushtetarët e papërgjegjshëm, të lidhur me biznese mafioze e të
    dyshimta, që çdo ditë trafikojnë mallra nëpërmjet veprimeve të kundërligjshme, duke e
    dëmtuar me qindra miliona Buxhetin e shtetit.

    Dhe, për rrjedhojë, kaq njerëz të dëshpëruar nuk kemi parë as në vitet e ‘90-ta të
    mbijetesës nën okupimin e tani fqinjit tanë verior.
    Vendit, të nderuar, i duhet një energji e re, e shëndoshë dhe pozitive në interes të
    qytetarëve e të shtetit të tyre, një kthesë e fuqishme, një shkëputje e plotë nga ky

    130
    mentalitet rrënues, që për çdo ditë po i shkatërron bazat e shtetit demokratik dhe ligjor.
    Një demokraci e rrejshme dhe e kamufluar, siç tani pretendohet me hipokrizi, kurrë nuk
    mund të jetë e shëndetshme dhe as e dobishme për qytetarët pa dallim, kur nuk
    vlerësohen e as përfillen në rend të parë vlerat dhe nuk respektohen parimet.

    Për 15 vjet shoqëria kosovare ishte dëshmitare e një sistemi makabër të monopoleve
    mafioze, konstatim i cili u theksua edhe nga presidentja e vendit. Pra, shteti është
    shndërruar në instrument të pasurimit të bizneseve të përzgjedhura, ku politikanët e
    caktuar ishin, janë dhe vazhdojnë të jenë kundërligjshëm aksionarë të fshehtë të këtyre
    bizneseve, që e përbëjnë kundërligjshëm monopolin dhe në dëm të të gjitha bizneseve të
    tjera të ligjshme, por të nëpërkëmbura nga Administrata e korruptuar dhe politikanët
    shpërdorues.

    Të gjitha qeveritë në Kosovë tashmë 15 vjet nuk kanë qenë në shërbim të qytetarëve të
    këtij vendi. Andaj, qytetarëve u është mbushur kupa me gënjeshtra, zhgënjime, hidhërime
    e poshtërime, të cilat i janë bërë një pjese të madhe të popullit për një kohë shumë të gjatë
    dhe pandalshëm.

    Atë që populli e ka parë për plot 15 vjet është vetëm një gjë: partitë politike në pushtet
    nuk i kanë zgjedhur mënyrat se si ta ruajnë pushtetin - qoftë kjo në Qeveri, ministri,
    gjyqësi, ekonomi, arsim, shëndetësi…

    Dhe, besoj që ia dolën, sepse para nesh e kemi një Administratë Publike, e cila tashmë
    është super e specializuar për t’u shërbyer bizneseve monopoliste të politikanëve të
    vendit, grupeve në pushtet dhe grupeve kriminale - një gjë është e sigurt - popullit
    sigurisht jo.

    Për 15 vjet durim për ta parë para syve të vet plaçkitjen masive dhe sistematike të
    pasurisë shoqërore dhe shtetërore. E po, të nderuar, çka është tepër, është tepër!

    15 vjet padrejtësi, kur një pakicë e lidhur me krimin e organizuar i mori për vete të gjitha
    të mirat e këtij shteti - vetë shtetin, drejtësinë, ekonominë, arsimin, shëndetësinë. Ata, në
    fakt, janë mbi ligjin dhe mbi Kushtetutën e këtij vendi.

    Të nderuar deputetë,
    Vetëm duke qeverisur në mënyrë të drejtë, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e
    vendit, pa abuzuar asnjëherë me pushtetin dhe pa e keqpërdorur paranë publike,
    qytetarëve të këtij vendi mund t’u kthehet shpresa se një ditë vërtet do të bëhet më mirë.
    Ndërkaq, sa më pasiv shfaqet shteti me mekanizmat e tij në mbrojtje të të drejtave të
    ligjshme të qytetarëve, aq më shumë autobusët do të mbushen e do të mbushen dhe do të
    bëjnë zbrazjen e Kosovës nga qytetarët.
    Mirëpo, për të ndodhur reformat, për ta ndryshuar kursin, duhen hapa të vendosur,
    vendime të guximshme. Asgjë nuk mund të bëhet pa i prekur së pari interesat e
    paligjshme të grupeve apo të individëve, që duke e shfrytëzuar pushtetin për 15 vjet me
    radhë kanë ndërtuar piramida të paligjshme biznesore, prej të cilave marrin përfitime
    marramendëse.

    131
    I nderuar Kabinet qeveritar,
    Po qe se do të heshtni dhe nuk do ta bëni kthesën e nevojshme nga mënyra e qeverisjes së
    kundërligjshme të gjertanishme në këtë vend, duke e zëvendësuar atë menjëherë me
    zbatimin e vërtetë të ligjeve dhe të Kushtetutës, atëherë, sinqerisht, vetë ju do t’ua
    mundësoni rrjeteve mafioze që të shfrytëzojnë e të përfitojnë nga situata e krijuar dhe
    atëherë definitivisht ky akumulim i pakënaqësisë i mbledhur brenda këtyre 15 vjetëve do
    të shpërthejë vrullshëm dhe pandalshëm, duke e kërcënuar dhe duke e rrezikuar sigurinë
    dhe paqen e vendit në tërësinë e tij!

    Besoj se jeni të vetëdijshëm se ju do të jeni përgjegjës për pasojat e rënda që do të kishte
    vendi dhe qytetarët e pafajshëm. I presim veprimet tuaja. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zonja Emilija Redžepi e ka fjalën.

    EMILIJA REDŽEPI: Zahvaljujem predsedavajući!
    Uvaženi predstavnici Vlade,
    Kolege poslanici i
    Poštovani građani,
    Ratna dešavanja ‘90-ih godina pa na ovamo prouzrokovalo su veliki talas emigracije svih
    građana Kosova prema zemljama u regionu, a pre svega prema zemljama Zapadne
    Evrope. Teška ekonomska situacija ima za posledicu tihe permanentne emigracije
    Bošnjaka, u stanju ugrožavanja same egzistencije stanovništva, nemanja perspektive
    zapošljavanja mladih, gde je jedna od prepreka nostifikacija diploma, bez mogućnosti za
    poboljšanje generalnih uslova i kvaliteta života.

    Posledica emigracije sa poslednjim talasom je alarmantna za Bošnjačku zajednicu, koja
    zbog broja stanovnika oseća velike posledice, pa i suštinskog opstanka, koja direktno
    utiče ne proces obrazovnog sistema, o kome sam govorila na prethodnoj sednici. Zatim,
    odliv naj kvalitetnijeg dela populacije u najboljim godinama produktivnosti osiromašuje
    društvo u ekonomskom i privrednom smislu. Smanjenje populacije dovodi do stagnacije
    ekonomskog razvoja Bošnjačke zajednice na celokupnoj teritoriji Republike Kosova.

    Predlog za sprečavanje dalje migracije, odnosno ideja za smanjenje dalje migracije u
    narednom periodu obuhvata: kreditno subvencioniranje od strane države malim
    privrednicima, seoskim domaćinstvima koja se bave proizvodnjom hrana, stočarstvom,
    zemljoradnjom, turizmom. Posebno važno za Bošnjačku zajednicu na Kosovo i glavni
    prioritet jeste dobijanje lokalne samouprave opština Župa, Gora i Vitomirica, gde bi
    mogli i bili u mogućnosti da direktno pomognemo stanovništvu i odgovorimo na
    svakodnevne probleme lokalnog karaktera sa kojima se suočavaju naši građani. Ove
    opštine bi imajući svoj budžet mogle i ekonomski da odgovore razvojnim programima i
    projektima, te zaposlili veliki broj građana i osigurali egzistenciju njihovih porodica.

    Iako u kontinuitetu vršimo politički pritisak na Vladu u vezi procesa decentralizacije, još
    nismo kao zajednica naišli na razumevanje kosovskih institucija bez obzira što smo
    integrativni deo Kosovskog društva, ustavotvorna kategorija, i posle Albanske i Srpske
    nacionalne zajednice, po broju stanovnika najbrojnih.

    132
    Uvaženi predstavnici Vlade, kolege poslanici, ukoliko budemo uspešno ostvarili gore
    navedene programe i zadate ciljeve, naravno u svu pomoć koja nam je više nego potrebno
    od strane Vlade Kosova, određenih resursnih ministarstava, ali i fondova Evropske unije
    za ruralni ekonomski razvoj, nadamo se značajnom smanjenju emigracije i mogućnost
    opstanka populacija Bošnjaka u Republici Kosovo.

    Ako pri tom dodamo i olakšice oko procesa vizne liberalizacije, veća je mogućnost
    smanjenja odlaska svih građana prema zemljama Zapadne Evrope. Takođe želim
    napomenuti da zaključci koji se danas doneti u Parlamentu Kosova, nakon ove javne
    debate, Bošnjačka zajednica, odnosno svi poslanici koji će za to glasati, je jako važno za
    nas da prioritet bude decentralizacija i proces nostrifikacija diplome, i samo tako ćemo
    podržati ovu raspravu. Zahvaljujem!

  • Faleminderit! Zoti Zemaj e ka fjalën

  • Faleminderit, zoti nënkryetar!
    Kryeministër,
    Kolegë deputetë,
    Qytetarë të nderuar, të cilët janë duke na ndjekur,
    Është më se e vërtetë se çështja e emigrimit, ta quajmë tash ilegal, si temë aktuale, por që
    ishte e pandërprerë me vite të tëra për shkak të gjendjes socio-ekonomike në vend, por
    edhe çështje tjera, nuk do të thotë që asnjëherë të mos jetë një temë e cila duhet të
    debatohet. Në fund të fundit, të dihen shkaqet e pasojat, por mbi të gjitha ta gjejmë rrugën
    e përbashkët se si ta parandalojmë, apo të tentojmë që së paku këtyre njerëzve t’ua
    kthejmë shpresën e pashpresë në Republikën e Kosovës si shtet i lirë dhe sovran.

    Nuk do të doja asnjëherë t’ia jap të drejtën vetes, apo edhe Kuvendit këtu, kolegë
    deputetë, që pas çdo çështjeje të keqe të thurim elegji edhe për veten se si kemi
    kontribuar që ta parandalojmë emigrimin ilegal, apo cili ka qenë aktiviteti ynë që këto
    tema specifike të trajtohen me seriozitet të veçantë, jo vetëm atëherë kur ndodh problemi,
    apo kur del ndonjë problem i madh në sipërfaqe.

    Unë për veten time nuk do ta quaja dukuri, por kjo po paraqitet si nevojë për një jetë më
    të mirë, kushte më të mira të jetës, por mbi të gjitha pa parë shpresë në këtë vend se
    njerëzit mund të kenë perspektivë - intelektualë e profesorë të fushave të ndryshme,
    mjekë, mbi të gjitha të rinj që çdo ditë i shohim që e lëshojnë vendin tonë në forma të
    ndryshme, qofshin ato klandestine, qofshin mënyra legale, qofshin mënyra familjare.
    Kush është kompetent për t’i luftuar trafikantët? Si është e mundur që para syve të 8 000
    policëve të nisen autobusët plot qytetarë dhe nuk dihet se kush janë trafikantët? Çfarë
    lidhje kanë këta? Çfarë mbështetje kanë? Nga Qeveria e kaluar, nga institucionet
    komunale, nga njerëzit e fuqishëm, apo nga grupet kriminale që janë të lidhura me
    bizneset e ndryshme?!

    Sa grupe kriminale janë dënuar deri më sot nga gjykatat kompetente vendore, qofshin
    edhe ato me ingerenca, apo me kompetenca të ndërkombëtarëve? Andaj, unë nuk e shohë
    që këtu është faji i një strukture qeveritare, i një Kuvendi, por mbi të gjitha nuk është faji

    133
    i qytetarëve, sepse qytetarët nuk shohin perspektivë kur i shohin kryetarët e komunave të
    dënuar për krim dhe korrupsion dhe të cilët vazhdojnë ta kryejnë detyrën e tyre si
    kryetarë, apo mbi të gjitha edhe ikin nga drejtësia vendore. Cili është faji i qytetarëve, kur
    strukturat paralele, të ashtuquajtura shërbime, kontrollojnë, shantazhojnë, zhvatin
    bizneset dhe tenderët qeveritar? Cili është motivi i tyre për perspektivë për të mos e
    lëshuar Kosovën dhe për të kërkuar jetë më të mirë, qofshin ato vende rurale, të cilat më
    të atakuara, dhe qofshin këto urbane?

    Shpesh po dëgjojmë që kategoritë e ndryshme sociale, apo kategoritë e ashtuquajtura, të
    cilat i kanë kontribuar vendit, mendohet se janë më të atakuarat. Edhe nga fjalimet e
    sotme nuk rastisi që fëmijët e veteranëve, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,
    fëmijët e dëshmorëve...

    Kolegë të nderuar deputetë,
    Ne në Kuvendin e Kosovës, në institucionet e Qeverisë, kemi komandantë milionerë, të
    cilët kanë krijuar pasuri marramendëse, duke e zhvatur paranë publike nga tenderët. Ka
    deputetë, ministra, ish-ministra, kryetarë të komunave, dhe edhe këta janë veteranë. Nëse
    i apostrofohemi një kategorie të tillë, atëherë duhet kërkuar përgjegjësi se kush janë këta,
    në çfarëdo subjekti politik dhe cila është detyra e tyre?

    Andaj, nuk mendoj se ky është problem i caktuar, apo problem i vetëm një kategorie, por
    është problem i të gjitha institucioneve, duke mos e anashkaluar edhe Kuvendin e
    Republikës së Kosovës.

    Kolegë deputetë,
    Unë mendoj se kjo çështje nuk rregullohet me një rezolutë, sidomos me një rezolutë ku i
    dëgjova thirrjet se policia duhet të jetë aktive. Policia e ka për detyrë, e ka obligim
    kushtetues, ligjor, gjykatat e kanë obligim kushtetues, e kanë obligim ligjor, por mbi të
    gjitha kërkohet vullnet politik. Kërkohet vullnet politik nga njerëzit që kanë përgjegjësi, e
    jo t’i shohin si spektatorë sesi të rinjtë e lëshojnë vendin, sesi familjarët, njerëzit e
    punësuar, njerëz të cilët nuk shohin perspektivë në këtë vend.

    Andaj, debatet e tilla duhet të konkretizohen me thirrje konkrete mbi ata që kanë
    përgjegjësi dhe mbi të gjitha të kërkohet llogari me faza, qoftë ato më të shpeshta, e jo
    ashtu siç jemi mësuar, që rezolutat e Kuvendit të Kosovës - rekomandimet, të kalojnë në
    sirtarët dhe i mbulon pluhuri, e askush nuk merret me to. Nëse një debat i tillë thirret sa
    për ta mbushur vakuumin propagandistik, mendoj që nuk i kontribuojmë vendit, nuk i
    kontribuojmë çështjes dhe nuk i kontribuojmë zgjidhjes së këtij problemi.

    Zgjidhjes së këtij problemi i kontribuojmë me masa adekuate - të luftohet krimi dhe
    korrupsioni, të luftohet informaliteti ekonomik, të krijohen kushte të mira të punësimit që
    të rinjtë e vendit të mos zgjidhen në mënyrë selektive, por sipas konkurrencës dhe tregut
    të punës. Këto çështje duhet t’i dedikohen Qeverisë, këto çështje mendoj që duhet të jenë
    pjesë e rekomandimeve që dalin nga ky debat dhe të kërkohet përgjegjësi në
    implementimin e tyre. Faleminderit!


    134
    KRYESUES: Zonja Pantina e ka fjalën.

  • Faleminderit!
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Disa prej jush e theksuat disa herë se qytetarët tanë po ikin për ta siguruar një jetë më të
    mirë, po a thua sa të keqe duhet ta kenë jetën këtu këta qytetarë për ta marrë një rrugë e
    cila është plot rreziqe, e ka në vete një destinacion po ashtu të pasigurt.

    Asnjëri nga ministrat dhe as kryeministri nuk e morën mundin të shkojnë e t’i vizitojnë
    këta qytetarë dhe t’i pyesin se pse po i lënë shtëpitë e tyre të trashëguara nga stërgjyshërit
    e tyre për të shkuar në një vend ku as vendi, as kultura e as gjuha nuk është e tyre.

    Pse nuk dolët të paktën deri te stacioni i autobusëve për t’i pyetur se pse po e bëjnë një
    gjë të tillë? Pse po i besojnë më shumë një shteti dhe një qeverie, të cilën ata as nuk e
    kanë zgjedhur, nuk e kanë votuar, as nuk i paguajnë taksa, dhe i besojnë më shumë se do
    t’u përgjigjet kërkesës së tyre për t’u ofruar ushqim për fëmijët strehim, shkollim, e
    ndoshta edhe një punë më shumë se sa Qeverisë, e cila gjatë fushatës ofroi me qindra-
    mijëra vende të punës.

    Disa prej jush këtu e përmendët edhe imazhin e Kosovës. Pamjet të cilat po shfaqen,
    qoftë nga ata që po ikin, apo edhe të tjerët që po protestojnë, po e dëmtojnë imazhin e
    Kosovës. Por, a thua kush po e dëmton më shumë? A janë këta qytetarë që po kërkojnë
    një jetë më të mirë, apo janë raportet ndërkombëtare të shkruara nga organizata kredibile,
    e që Kosovën e radhitin në vendet më të korruptuara, me qeverisjen më të keqe, edhe atë
    jo vetëm në Kosovë, por në mesin e shteteve afrikane.

    Shpesh po ashtu u është paralajmëruar këtyre qytetarëve se nuk do t’u pranohet azili dhe
    ata do të kthehen, por askush nuk po u tregon se çka i pret kur të vijnë këtu. E thamë që
    shumë nga ata i kanë shitur shtëpitë e tyre, me ato para i kanë paguar jo vetëm
    kontrabanduesit këtu, por edhe policët serbë, të cilët janë miqtë, shokët, ndoshta
    bashkëpartiakët e ministrit Jablanoviq, e meqë ra fjala - kryeministri ka edhe pak minuta
    kohë nga ultimatumi për ta shkarkuar atë dhe do të kthehen këtu. Po, ku do të kthehen
    këta qytetarë? Shtëpitë tashmë i kanë shitur.

    Nuk po e shohim një program qeveritar, i cili këtyre qytetarëve do t’u siguronte që do të
    kenë vende të punës. Dhe, cila është rruga? Cila është alternativa që u ka mbetur këtyre
    qytetarëve? Deri tani vetëm një po shihet dhe ai është Sheshi “Skënderbeu”.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Fjalën e ka zoti Lekaj

    PALË LEKAJ: I nderuar kryesues i Kuvendit!
    Të nderuar deputetë,
    Zonja dhe zotërinj
    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

    135
    Disa ditë më parë, ne si Grup Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e
    iniciuam mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për të thirrur seancë të
    jashtëzakonshme për shpërnguljen masive të qytetarëve të Kosovës, të cilët po e marrin
    rrugën pa kthim drejt vendeve të ndryshme të botës, por kjo për Qeverinë e Kosovës
    është normale për vetë faktin se qytetari i Kosovës nuk është në rend të parë, kështu që as
    nuk shprehën interes të dëgjonin për këtë realitet të hidhur që po ndodh në Kosovë.

    Ky është një realitet për të cilin nuk do të kishim besuar që do të flasim kaq shumë vite
    pas luftës, por që fatkeqësisht sot, në vitin 2015, flasim pikërisht për ikjen, për emigrimin
    e popullit tonë ngjashëm me eksodet gjatë periudhave më të trishtueshme të historisë
    sonë, periudha për të cilat do të duhej të mësonim veç në histori, e jo ta jetonim përsëri në
    këtë realitet të hidhur, në të cilin çdo qytetar shpresën e sheh në një vend tjetër, por jo në
    Kosovë.

    I nderuar kryeministër, zoti Mustafa!
    Është momenti i fundit që të ndërmerrni ndonjë veprim për ta kthyer shpresën e
    qytetarëve të Republikës së Kosovës, që të fillojmë të mendojmë se edhe Kosova është
    vend ku mund të jetohet dinjitetshëm.

    I nderuari kryeministër,
    Qytetarët e Kosovës që nga qershori i vitit të kaluar nuk kanë dëgjuar duke folur për
    rritjen e zhvillimit ekonomik, për fillimin e ngritjes së cilësisë në arsim, në shëndetësi,
    nuk kanë dëgjuar se si do ta ndani Gjyqësorin nga politika, e mbi të gjitha nuk kanë
    dërguar se si do të filloni krijimin e 120 000 vendeve të reja të punës, që pikërisht ju i
    premtuat, dhe 200 000 vende tjera të reja të punës të premtuara nga partneri i juaj
    qeveritar, zoti Thaçi.

    Mos vallë keni menduar t’i punësoni jashtë Kosovës, ku sot më shumë se 30 000 qytetarë
    e kanë braktisur vendin, e kjo na lë të kuptojmë se kjo Qeveri nuk po shpreh asnjë
    interesim për qytetarët e vendit.

    Zoti kryeministër,
    Deri kur do të vazhdojë kjo heshtje juaja ndaj këtij eksodi, apo kur do të vijë momenti kur
    Qeveria juaj do ta thërrasë zërin e ndërgjegjes për ta ndaluar këtë mjerim? Dhe, nuk
    mjafton ndonjë deklaratë aty-këtu nëpër medie, në të cilat thoni: “Mos e lëshoni vendin
    tuaj!”.

    Deri kur do të vazhdojë që me policë te kufiri të mundohet ta ndalojë popullin që nuk ka
    asnjë qëllim tjetër, përpos idealeve njerëzore për një jetë më të mirë për ndërtim e një
    familje me një realitet jetësor, kur nuk shtrihet dora për të kërkuar lëmoshë, por ku dora e
    shtetit është ajo që qytetarit i jep mundësinë ta ndërtojë jetën. A nuk është kjo diçka e
    shenjtë në jetë e çdo njeriu në globalin me të cilin po jetojmë?

    Nga kjo Qeveri çdo ditë po dëgjojmë shprehje se “Kosova do të jetë pjesë e shteteve
    përparimtare të Evropës” dhe asnjëherë kjo Qeveri nuk mori shembull nga Perëndimi, i
    cili në periudhat më të këqija të tij u rimëkëmbë nga politikat zhvillimore, nga politikat

    136
    që si rezultat i tyre kanë bërë që qytetari të ishte i pari, e pastaj të vinte pushteti, nga
    politika që do ta bënin një pushet tonin të ishte pushtet që do të shërbente për qytetarin, e
    që qytetari asnjëherë nuk do të duhej të jetë i shtypur, i nëpërkëmbur, i papunë dhe i
    pashpresë për të ardhmen.

    I nderuar kryeministër,
    Është koha e fundit që të reflektoni dhe të mendoni për një zhvillim më të hovshëm e më
    të shpejtë vendit. Po ju ceku se vetëm në komunën e Gjakovës shkollat i kanë braktisur
    308 nxënës. Në Gjilan po ashtu shkollat i kanë braktisur 317 nxënës, vetëm në këtë vit po
    flas. Të mos të flasim për ndjenjat tjera apo profilet tjera, që ndoshta Kosova do të
    zbrazet shumë shpejt.

    Prandaj, ju lutem si qytetar, si deputet, që kjo Qeveri, ose të pranojë realitetin që nuk
    mundet më dhe të shkojë, ose të fillojë hovshëm zhvillimin e vendit. Faleminderit!

  • Faleminderit! Kemi pauzë një gjysmë ore.


    * * *


    Vazhdimi i mbledhjes pas pauzës
    Mbledhjen e drejton nënkryetari i Kuvendit, z. Xhavit Haliti

  • Zoti Damka e ka fjalën.

  • Sayın Başkan vekili,
    Değerli bakanlar,
    Saygideger milletvekilleri,

    Kosova’dan son günlerde yoğun bir şekilde ailelerin ve gençlerin çeşitli ülkelere göç
    etmesi Türk toplumu temsilcileri olarak bizleri de rahatsız etmektedir.

    Bu göçün temel sebeplerinden biri Kosova Türk toplumunun Anayasal ve yasal hakkı
    olan istihdamı konusudur. Kosova genelinde ekonomik sıkıntılar ve işsizliklerden dolayı
    ailelerini bakamayacak durumda kalan aile reisleri ve gençler kendilerine çareyi göç
    etmekte aramaktadır.

    Yasalarla öngörülmesine rağmen gerekli yüzdelik istihdam edilmemektedir. En basit
    örneği son polis başvurularında 350 polisten hiçbir Türk işe alınmamıştır. Bu örnekleri
    her branşta ve her kamu kurumunda görmekteyiz.İşin en kötü tarafı Kosova’dan sadece
    kalifiyesiz kişiler değil, ama her branştan eğitimini almış, kendini geliştirmiş gençlerimiz
    de göç etmektedir.


    137
    Kosova’dan göç olayına etki eden bir diğer önemli etken Avrupa Birliği’nin bu bölgede
    tek ülke olarak Kosova’yı izole etmis olmasidir. Avrupa Birliği’nin ister ulaşımda, ister
    ekonomi kalkınmada Kosova’ya fazla bütçe ayırarak belki destek olabilir.

    Yanlış özelleştirme işsizliğin sebeplerinden bir digeridir. Bugün fabrikaların çoğu depo,
    daire olarak kullanılmaktadır.Bu sıkıntılar içerisinde Türk toplumu da payını almaktadır.
    Bundandir ki AAK Parlementer grubunun bu konuyu Meclise gorusmeye sundugu icin
    ilk once tebrik ve tesekkur ederiz. Ayni zamanda bu onerileri de destekledigimizi ifade
    ederim. Teşekkur ederim.

  • Faleminderit! Zoti Haxhiu e ka fjalën.

  • Faleminderit, i nderuar kryesues!
    Të nderuar ministra,
    Temë e arsyeshme dhe e nevojshme për debat.

    U kërkua me ngut kjo temë dhe befasisht të premten nga vetë inicuesja e debatit u kërkua
    që të shtyhet për sot. Për mua ishte e çuditshme shtyrja e debatit për arsye të urgjencës,
    me të cilën ishte vetë kërkuar ky debat.

    Gjithashtu, mendoj që këtë debat kaq të rëndësishëm do të duhej ta trajtonim me të dhëna
    të sakta statistikore, duke trajtuar me seriozitet arsyet e migrimit. Duke bërë një
    bashkëbisedim me ekspertët e fushës së migrimit, për të trajtuar faktorët e kësaj dukurie,
    me qëllim që pastaj ne t’i marrim masat e duhura për parandalimin e kësaj dukurie.

    Disa edhe nga parafolësit këtu trajtuan disa nga arsyet e migrimit dhe unë do provoj të
    trajtoj disa nga faktorët, që janë shtytës apo nxitës të migrimit. Disa nga arsyet e migrimit
    janë: sigurimi i një të ardhme më të mirë ekonomike, aspekti ekonomik nënkupton një
    vend pune më të sigurt, më afatgjatë dhe kushte më të mira, se në vendin ku jetojnë, është
    faktor shtytës për migrim.

    1. Sikur të bënim një zbatim më të mirë të Ligjit të punës dhe siguria në punë të ishte më
    e mirë në sektorin privat, do stoponte migrimin, sepse shumë nga ata që migruan ishin në
    marrëdhënie pune në sektorin privat, por, mungesa e sigurisë në punë dhe pagat
    jodinjitoze shtyn qytetarët drejt migrimit.

    2. Standardi më i lartë i jetesës. Shumë njerëz i japin prioritet dhe rëndësi që të migrojnë
    apo t’i dërgojnë familjet e tyre jashtë vendit, për të arritur në një mënyrë jetesë më të mirë
    apo standard më të lartë të jetesës.

    Zhvillimi ekonomik do të rritë standardin e jetesës edhe për qytetarët tanë dhe do të
    ndikonte në zvogëlimin e migrimit.

    Po ashtu, shërbimet më të mira shëndetësore dhe ato sociale janë si faktorë shtesë, që
    kanë ndikim në migrim. Në këtë segment ne kemi dështuar tani e disa vite.


    138
    Arsimimi - në vendet ku qytetarët tanë emigrojnë kanë oferta dhe mundësi më të mëdha
    arsimore. Ky emigrim është një impuls i shprehur, sidomos për të rinjtë.

    Kur jemi te arsyet shëndetësore dhe arsimore, bashkëfajtor e bëj këtu edhe Bashkimin
    Evropian, i cili nuk dha dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave dhe ku qytetarët tanë
    kanë nevojë që për një shërbim shëndetësor, të nevojshëm për ta, kërkojnë këtë jashtë
    vendit, nuk mund të pajisen me vizë. Apo, kur kanë nevojë për të shkuar për trajnim
    profesional apo arsimor, prapë nuk mund të lëvizin lirshëm dhe destinacionin ku ata
    dëshirojnë.

    Prandaj, është shumë e arsyeshme dhe normale, që ata pastaj këtë ta kërkojnë përmes
    formave të migrimit.

    Liberalizimi i vizave do të stoponte migrimin legal. Kosova është vendi i vetëm në rajon,
    që ka regjimin e vizave për Bashkimin Evropian edhe pse ka plotësuar kriteret për
    liberalizim dhe, kjo është një prej arsyeve shtesë të migrimit.

    Arsyet politike kanë qenë deri në vitin 1999, por ato sot nuk janë. Por, politika sot është
    një prej shtytësve në këtë aspekt. Të gjithë ne, të nderuar kolegë deputetë, këtu
    deklarohemi për shtet ligjor dhe mundohemi që të punojmë për shtet ligjor. Dhe, qytetarët
    dëshirojnë të prekin ato aspekte të shtetit ligjor. Si mund të pretendojmë themelimin e
    shtetit ligjor kur deputetët e Kuvendit dhe vetë ish kryetari i Kuvendit, i cili ka
    nënshkruar Ligjin për tubime publike, merr pjesë në protestë, që është organizuar duke
    mos respektuar Ligjin për tubime publike. Kjo nuk do koment.

    Unë respektoj të drejtën e qytetarëve për protestë, por kur ajo organizohet apo mbështetet
    nga subjektet politike parlamentare, patjetër që do të duhej të ishte organizuar sipas ligjit,
    përndryshe, ne përçojmë një mesazh të keq tek qytetarët.

    Të nderuar kolegë deputetë,
    Zhvillimi ekonomik është shtytës për ndaljen e migrimit. Zhvillimi ekonomik do të
    ndodhë, kur të kemi investime të huaja dhe investimet e huaja do të vijnë kur kemi
    ambient të sigurt dhe kur të funksionojë shteti ligjor.

    Sa herë që Kosova do të jetë temë si vend i trazirave në mediet botërore, nuk dot ë ketë
    siguri për investime të huaja dhe kjo do stagnojë zhvillimin ekonomik dhe do rrisë
    migrimin. Të gjithë, kush më pak e kush më shumë, po kontribuojnë në këtë migrim.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Zonja Emini e ka fjalën.

  • I nderuar kryesues,
    Të nderuar ministra të Kabinetit qeveritar dhe ju kolegë deputetë,
    Është vërtet shqetësuese situata që po shohim, sa i përket migrimit ilegal të qytetarëve
    tanë në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian përmes rrugëve ilegale.


    139
    Kur në bazë të raportimeve të medieve shohim se shumica e këtyre qytetarëve po arninë
    që përmes vendkalimeve kufitare ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë të shkojnë në drejtim të
    vendeve të Bashkimit Evropian.

    Situata e vështirë ekonomike, normalisht që u rëndua edhe me të në periudhën e krizës së
    madhe botërore, qojnë në drejtim të rënies së remitencave, që qytetarë të ndryshëm në
    Kosovë merrnin nga familjarët e tyre në Bashkimin Evropian dhe shtetet tjera.

    Propozoj që në vazhdim të diskutohet me përfaqësues të vendeve të ndryshme të
    Bashkimit Evropian. Ka ardhur koha që qytetarit të këtij vendi t’i kthehet shpresa. Ne si
    përfaqësues të popullit të Republikës së Kosovës duhet që në të ardhmen t’i rritim
    përpjekjet tona për ngritjen e cilësisë së edukimit dhe arsimit publik dhe privat në
    Republikën e Kosovës, duke ndikuar që kuadrot që do të dalin nga ky sistem të jenë të
    afta për sfidat që i presin në tregun e punës.

    Por, nëse këto kuadro do të jenë profesionale, atëherë në të ardhmen nuk do të jemi
    dëshmitarë të emigrimit ilegal të qytetarëve tanë, por do të kishim mundësi, që këta
    qytetarë të pajiseshin me viza pune për vendet e zonës Shengen dhe të ndalej ky trend i
    rrezikshëm për shoqërinë tonë.

    Unë sot, si deputete e Kuvendit të Kosovës, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve tanë, të mos
    e ndjekin rrugën ilegale, që të shkojnë në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian, por
    t’i ndihmojnë institucionet e Republikës së Kosovës për forcimin e mëtutjeshëm të shtetit
    tonë dhe institucioneve tona.

    Migrimi ilegal dëmton një proces të rëndësishëm, nëpër të cilin po kalon sot Kosova, që
    është procesi i liberalizimit të vizave, që do ta gëzojnë të gjithë qytetarët tanë. Dhe, do të
    kishin mundësi që në periudha të shkurtra kohore, të shkonin tek të afërmit e tyre në
    vendet respektive të Bashkimit Evropian dhe të vinin prapë në Republikën e Kosovës,
    duke mos ndjekur rrugë të rrezikshme për jetën e tyre.

    Unë konsideroj që kërkesat që vijnë për të bërë debat, sa i përket imigrimit ilegal, janë
    shumë të mirëseardhura dhe që të kemi mundësi ne, si deputetë, që t’u bëjmë apel
    qytetarëve tanë, që mos të ndjekin rrugën ilegale, por edhe ne deputetët e kemi një
    përgjegjësi dhe një obligim, që nga ky Kuvend të mos ua humbim shpresën qytetarëve
    tanë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Salihu e ka fjalën.

  • Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Kolegë deputetë,
    Sot po diskutojmë për njërën nga pasojat më të rënda të shkaktuara nga qeveritë e
    Kosovës, që në vend të angazhimit për të ofruar perspektivën e zhvillimit dhe mirëqenies,
    na kanë sjell degradimin e shoqërisë dhe humbjen e shpresës për jetë më të mirë dhe të
    dinjitetshme.


    140
    Pra, është fjala për ikjen e qytetarëve nga vendi e që siç duket edhe përderisa ne po
    debatojmë, shumë prej tyre po përgatisin valixhet për të marrë këtë rrugë. Siç po thuhet
    këtu, rrugë të migrimit ilegal, që nënkupton edhe ecjen në këmbë, në rrugë me shi e borë
    të Serbisë e Hungarisë. Migrim ilegal, sepse ish- kryeministri dhe njëri nga kryeministrat
    aktualë, sikurse që pritej, ka dështuar për të përmbushur çdo premtim në të mirë të
    qytetarëve. Nuk përmbushi as premtimin, se për 15 muaj do të liberalizohen vizat dhe
    Kosova do të ecë shpejt në procesin e integrimeve euro-atlantike.

    Të mos harrojmë, se këta 15 muaj u kishin premtuar qytetarëve në fushatën e zgjedhjeve
    të vitit 2010 dhe, tash jemi në vitin 2015. Për më keq, liberalizimi i vizave dhe procesi i
    integrimit u përdor si arsye për bisedime me Serbinë dhe koncesione të rënda, që po e
    vënë në pikëpyetje edhe vetë shtetësinë e Kosovës.

    Për “Vetëvendosje” ishte e qartë edhe atëherë, se ky ishte mashtrim, sikurse që është e
    qartë edhe sot, që nga e njëjta Qeveri dhe mentalitet qeverisës veç me ma shumë
    kryeministra, nuk mund të pritet ndryshe, përveç më keq.

    Megjithatë, arsyet e vërteta të migrimit nuk janë liberalizimi i vizave apo procesi i
    integrimit, por dështimi i Qeverisë për t’i adresuar nevojat e vërteta të qytetarëve të
    Kosovës dhe humbja e shpresës, që kjo situatë mund të ndryshojë shpejt.

    Është dështimi për të zhvilluar ekonominë, që gjeneron vende pune të përhershme, si për
    shembull bujqësia. Është dështimi në ndërtimin e një sistemi që ofron edukim dhe arsim
    cilësor, është frika nga nevoja për shërbime adekuate shëndetësore, është humbja e
    besimit në sistemin e drejtësisë, që në vend të drejtësisë legjitimon padrejtësinë, është
    humbja e besimit në sistemin e sigurisë e në shumë fusha të tjera, që si përfundim na kanë
    mbytur shpresën për perspektivën dhe jetë më të mirë.

    Na ka humbur shpresa, sepse po përballemi me të ardhurat më të ulëta, madje krahasuar
    edhe me vendet e rajonit, ndërkohë, që po paguajmë më së shtrenjti edhe për produktet
    bazë, të domosdoshme për jetë, për shembull, rryma, si dhe shumë produkte tjera
    ushqimore, siç janë vaji, qumështi, fasulja dhe disa produkte tjera ushqimore.

    Pra, familjet tona mezi po ia dalin që të përmbyllin muajin, ndërsa për pak luks, as që po
    guxojnë të mendojnë.

    A mund të imagjinoni sa i madh duhet të jetë zhgënjimi i një qytetari, që të vendosë ta
    shesë pasurinë e vet dhe me fëmijët e tij, të dalë për të humbur nga ky vend, në këto
    temperatura të ulëta dimri. Prandaj, nuk duhet të çuditemi, kur raportet ndërkombëtare na
    rreshtojnë në vendin e nëntë në botë, për nga mjerimi. Të mos harrojmë, se jemi
    pesëmbëdhjetë vjet pas lufte dhe shtatë vjet pas Pavarësisë, por pesëmbëdhjetë vjetët e
    pasluftës nuk janë të barabarta me pesëmbëdhjetë vjetët e paraluftës, andaj edhe
    zhvillimet duhet të jenë shumëfish më të shpejta.

    Ndërkohë, që te ne po ndodhë e kundërta, në emër të tranzicionit ekonominë e vendit e
    shkatërruat, ndërsa ekonominë e juaj private e forcuat. Siç po shihet, nuk e kemi luksin që

    141
    të humbim edhe më shumë kohë, por na duhet që t’i kthehemi zgjidhjes së problemeve të
    vërteta të qytetarëve dhe të kthejmë mbarë njëherë e përgjithmonë këtë vend, se kështu
    nuk shkon më.

    Duket se ka ardhur fundi dhe Kosova dhe qytetarët e saj nuk mund të durojnë më ankthin
    për të ditur më shumë për qytetarët apo familjarët e tyre nëpër rrugët e migrimit, nëse
    vërtet janë mirë apo mos vallë janë duke u përballur me borën dhe të ftohtit në kufijtë e
    Serbisë a të Hungarisë.

    Shpresoj, që kjo temë të mos përmbyllet me debatin e sotëm, por të merret seriozisht dhe
    Qeveria të punojë vërtet në të mirë të qytetarëve, me plane konkrete për ato 120 mijë
    vende të punës, sepse me retorikë dhe fjalë të mira nuk zgjidhet problemi, kur për tre
    muaj të ikin mbi 20 mijë qytetarë të Kosovës. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zonja Haxhiu e ka fjalën.

  • Faleminderit, nënkryetar i Kuvendit!
    Të nderuar deputetë,
    Migrimi ilegal i qytetarëve të Kosovës, që po largohen nga Kosova, s’do mend se është
    krejtësisht i motivuar nga gjendja sociale e rëndë. Gjithashtu, mungesa e një strategjie të
    mirëfilltë për parandalimin e migrimit nga ana e Qeverisë së Kosovës, ka bërë që ky
    fenomen të marrë përmasa skajshmërisht shqetësuese.

    Mungesa e zhvillimit ekonomik po bën që qytetarët t’i ndjekin rrugët më të rrezikshme,
    madje me pasoja fatale duke u larguar nga vendi i tyre, në kërkim të një jete më të mirë.
    Fatkeqësisht, edhe Qeveria e kaluar, pasi e shndërroi Kosovën një shtet ndër më të varfrit
    në Evropë, me korrupsionin më të lartë, bashkë me krimin e organizuar, në vazhdimësi i
    ka anashkaluar rastet sociale dhe ekonominë në përgjithësi, duke ua bërë të qartë një të
    ardhme të pashpresë mijëra familjeve në Kosovë.

    Nga informatat zyrtare, vetëm në dy muajt nga shtatori deri në nëntor, nga skema sociale
    u hoqën tre mijë familje në Kosovë.

    Të nderuar deputetë, dhe mungesa e Qeverisë këtu për të na dhënë informata se ato tre
    mijë familje, që u hoqën nga skema sociale, athua u pasuruan? Jo. Unë ju them jo. Nuk u
    pasuruan, por buxheti i tyre për mbijetesë shkoi te Qeveria Mustafa për t’i akomoduar 21
    ministra me shumë zëvendësministra dhe shumë këshilltarë.

    Trendët e migrimit ilegal janë shqetësuese si pasojë e nivelit të lartë të papunësisë dhe
    varfërisë në Kosovë, sidomos pas arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje nga PDK
    dhe LDK, gjendja veç sa është përkeqësuar edhe më shumë.

    “Koalicioni i shpresës” sipas mendimit tonë më i dëmshmi për Kosovën, i udhëhequr nga
    zoti Mustafa, fatkeqësisht nuk pritet t’i ndalë autobusët që po i bartin qytetarët e pa
    shpresë nga vendi i tyre, me nivelin më të lartë të korrupsionit në Evropë, drejt vendeve
    të Bashkimit Evropian.

    142
    Zotërinj qeveritarë,
    Migrimi ilegal nga skamja e varfëria nuk ndalet me fjalë as me fraza të bukura
    atdhedashurie, pa e goditur në palcë korrupsionin, krimin e organizuar dhe dukuritë tjera
    negative të cilat për vite me radhë keqqeverisje ia shuan çdo shpresë njeriut tonë, madje
    duke ua vrarë edhe ëndrrat për ndërtimin e së ardhmes së tyre.

    Deputetë të nderuar,
    Sot ne nuk e kemi asnjë dilemë se Kosova është e okupuar nga varfëria e skajshme, që e
    ka sjell keqqeverisja e klasës sonë politike në pushtet. Në vend të thirrjeve boshe përmes
    rrjeteve sociale për qytetarët e vendit për të mos e lëshuar Kosovën eksperti i ekonomisë,
    zoti Mustafa, i cili e bëri ‘fet’, sepse dje ishte shumë aktiv në rrjetet sociale, ngase nuk
    është në gjendje të ballafaqohet drejtpërdrejt por fshihet edhe në këto rrjete për të treguar
    dhe kurrgjë nuk tregoi më tepër vetëm se tregoi se është i frikësuar dhe është penduar për
    atë përgjegjësi që e ka marrë, sepse nuk është i zoti.

    Isa Mustafa për të cilin edhe ne si Aleancë i patëm dyshimet tona të bazuara për pafuqinë
    dhe paaftësinë e tij për të vepruar, ai sot do të duhej të dilte me plan konkret zhvillimor,
    të detajuar dhe bindës në mënyrë që qytetarëve të mrekullueshëm të këtij vendi të fillojë
    t’ua ngjallë shpresën për një të nesërme më të mirë.

    Ditë më parë edhe paraardhësi i tij, i kryeministrit Mustafa, zëdhënësi aktual i tij, Hashim
    Thaçi tha se Kosova kurrë s’ka qenë më mirë, ndërsa e vërteta është krejt ndryshe.
    Ndoshta ai e sheh Kosovën nga ekskursionet që po i bën kudo në botë. E vërteta është se
    Kosova është vend me nivelin më të lartë të korrupsionit në Evropë dhe meqë jemi në
    këtë nivel, shpresa nuk kthehet me hedhje të fajësisë diku tjetër, madje as tek matrapazët
    e Serbisë, që po ua mundësojnë shqiptarëve futjen në kampet famëkeqe të Hungarisë.

    Zotërinj qeveritarë,
    Kështu nuk fillon ndryshimi siç e keni nisur. Qytetarët nuk do t’ua falin kurrë këtë
    pafytyrësi. Qytetarët sot janë të pashpresë për Kosovën dhe ikin nga klasa politike që e ka
    uzurpuar pushtetin përmes një koalicioni që kurrë nuk e votuan. Sidoqoftë kryeministri
    duhet ta dijë se këta njerëz të zhgënjyer nuk do të pajtohen asnjëherë me këtë lloj
    qeverisje kurrë. Kjo politikë e mbrapshtë ka mbjell ndjenjën e zhgënjimit dhe pesimizmit,
    sidomos tek rinia që natyrisht është shpresa më e madhe e çdo vendi, prandaj ata e
    planifikojnë të ardhmen e tyre jashtë vendlindjes, sepse në vendin e tyre janë mbyllur të
    gjitha rrugët e së ardhmes. Sot një pjesë e madhe e tyre kanë humbur edhe interesimin për
    shkollim, sepse me fakultetet e kryera nuk kanë mundësi punësimi, jo pse ata nuk kanë
    njohuri e dije siç u përmend edhe këtu, por ngase nuk janë pjesë e strukturave politike ose
    nuk e kanë ndonjë të afërm në institucionet e kapura nga shteti. Dhe, nga ky nepotizëm i
    madh që ka përfshirë të gjitha nivelet e institucioneve, mundësia për punësim mbetet
    vetëm një ëndërr e parealizuar.

    Shteti në të cilin jetojmë është shndërruar në autoritarizëm. Në këtë shtet gjithçka është
    politizuar deri në palcë dhe ky rezultat është pikërisht faji i sistemit të instaluar mbrapsht.
    Ne duam që edhe sot përmes këtij debati t’i bëjmë thirrje Qeverisë dhe kryeministrit
    Mustafa që urgjentisht të fillojë punën, të fillojë me luftimin e pakompromis të

    143
    korrupsionit që po ngulfat, të luftojë nepotizmin dhe krimin e organizuar, të luftojë
    ndikimin politik mbi arsimin, shëndetësinë, gjykatat dhe prokuroritë, t’i lejojë të njëjtat
    që të nisin me gjykimin e zyrtarëve të korruptuar, të fillojë realizimin e premtimeve
    marramendëse gjatë fushatës elektorale duke krijuar vende të reja pune, të ndihmojë
    ndryshimin urgjent të klimës së biznesit, të sjellë investime të huaja në vend duke krijuar
    paraprakisht kushte dhe siguri të plotë për ta, e detyra të tjera të panumërta ndaj
    qytetarëve.

    Vetëm në këtë mënyrë qytetarëve të Kosovës do t’u fillonte t’u kthehej shpresa për një
    ditë më të mirë, kështu ndalet migrimi legal, kjo plagë e dhembshme që aq shumë po
    rëndon mbi kurrizin e tyre të thyer për vite e dekada me radhë. Migrimi ilegal asnjëherë
    nuk do të ndalet me fjalë, por se me punë dhe përkushtim të madh në shërbim të njeriut.
    Kjo është çështja.

    Në rrethanat e tilla çdo fjalë a deklarim është bosh, i pavlerë në raport me veprimet
    konkrete qeveritare. Vetëm në këtë formë bëhet parandalimi dhe eliminimi i shifrave
    tmerruese të qytetarëve të larguar në këto 15 vitet e fundit, shifra që të ngjallin frikë dhe
    pasiguri, sot pas kaq shumë vitesh që nga çlirimi i vendit.

    Sa për dijeni, ashtu sikur që edhe u përmend, sipas deklarimeve të zyrtarëve të Ministrisë
    së Punëve të Brendshme, vetëm gjatë vitit të kaluar numri i personave që kanë kërkuar
    azil në vendet e Bashkimit Evropian është rreth 23 000. Ndërsa sipas të dhënave nga
    Euro-Stati që nga shpallja e pavarësisë numri i azilkërkuesve nga Kosova arrin shifra 92
    397 persona, ndërkaq numri i të larguarve përfshirë ata të cilët nuk kanë kërkuar azil
    është mbi 100 000.

    Një shqetësim që ditëve të fundit është përmendur në një hulumtim, që u përmend edhe
    nga shumë kolegë këtu, shqetësim i madh është ikja në këto tri vitet e fundit e më shumë
    se 400 mjekëve, por edhe shumë qindra infermierëve. Por një shqetësim edhe më i madh
    në këtë hulumtim është se nga hulumtimi del se në pyetjen e studentëve të cilët janë duke
    i ndjekur studimet në mjekësi, se a do të ikin nga Kosova po qe se u jepet shansi, 73% e
    të anketuarve janë përgjigjur me përgjigjen po, do ta lëshojmë vendin. Dhe, kryesisht nuk
    ka qenë vetëm paga, por shqetësimi më i madh ka qenë pra politizimi i skajshëm i
    sistemit shëndetësor dhe punësimet partiake, pra siç po bëhen dhe mbi të gjitha
    pamundësia për të marrë edhe specializimin. Pra, nga kjo Qeveri nuk pritet asnjë
    përmirësim, por degradim çdo ditë e më shumë.

    Pra, një ditë qeverisje e zotit Mustafa, është edhe më e keqe se e zotit Hashim Thaçi.

  • Faleminderit! Zoti Haxhi Shala e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    Të nderuar kolegë deputetë të Kuvendit të Kosovës,
    Sot në këtë ditë në vendin tonë në vend që të zhvillohet një debat në shërbim të
    qytetarëve dhe mirëqenies së tyre, ne detyrohemi të debatojmë për ikjen e qytetarëve tanë
    nga vendlindja e tyre.

    144
    Po t’i kishin përmbushur qeveritë e kaluara, tani kjo Qeveri e njëjta vetëm me rotacion,
    rolesh, ne sot këtu do të bisedonim për zhvillimin e vendit dhe jo gjetjen e arsyes pse të
    rinjtë tanë detyrohen t’i braktisin familjet e tyre, pse nënat shtatzëna kalojnë malet
    kufitarë me këmbë, dhe pse qindra- mijëra qytetarë kalojnë ditë të vështira nëpër kampe
    refugjatësh gjithandej Evropës.

    Përgjigjën e arsyes së ikjes së qytetarëve tanë e njohin të gjithë. Por, unë sot këtu si
    përfaqësues i mijëra qytetarëve ju them se shkatërrimi i arsimit në përmasa skandaloze
    duke dëmtuar cilësinë e arsimit, duke e dëmtuar perspektivën e mësimdhënësve tanë dhe
    të fëmijëve tanë përmes masave selektive në baza familjare dhe klientiste vetëm për të
    ardhur tek vota. Aprovimi i buxhetit për vitin 2015 këputi edhe shpresat e fundit për një
    ulje sado të vogël të papunësisë apo përmirësimin e gjendjes sociale dhe ekonomike të
    vendit tonë, buxhet ky i planifikuar nga Qeveria e kaluar, pra në kohën kur ai jepte
    premtime përrallore gjatë fushatës dhe i aprovuar nga kryeministri Mustafa, në të
    ashtuquajturën qeveri e re e përbërë nga një koalicion i vjetër.

    Qytetarët tanë ndihen të mashtruar, të përbuzur, të shfrytëzuar dhe nuk e shohin as edhe
    një mundësi për përmirësimin e jetës së tyre.

    I nderuar kryeministër, s’qenka këtu,
    Kërkoj nga ju që t’i angazhoni ambasadorët tanë, ministrin e Punëve të Jashtme, ministrin
    e Diasporës, që të marrë masa për kujdesin e qytetarëve tanë të cilët sot bredhin nëpër
    kampet e ndryshme të Evropës.

    Mos të jetë angazhimi i juaj vetëm marrja masave për të gjobitur dhe dënuar qytetarët
    tanë me 7 500 euro si vepër penale për kalimin e kufijve në mënyrë ilegale, po të kishin
    të gjithë ata këto para këta s’do t’ia mësynin Evropës, prandaj ju lus edhe një herë zoti
    kryeministër që prioriteti i juaj në programin qeveritar të jetë rreth drejtimit të zbutjes së
    migrimit dhe përkujdesjes së qytetarëve tanë që migruan.

    Një polemikë me kolegun deputet Haxhiun. Mirë është që deputeti të merret më shumë
    me migrimin e qytetarëve se sa a kanë pasur të drejtë qytetarët tanë të protestojnë dje.
    Kjo është më e mira e tij, e jo të merret se a kanë pasur të drejtë apo s’kanë pasur
    deputetët të dalin në protesta. Se po të ishte gjendja e mirë e qytetarëve ne kurrkush nuk
    do të protestonte ditën e djeshme, por do të rrishin në familjet e tyre. Faleminderit!

  • Bekim Haxhiu, replikë.

  • Faleminderit, i nderuar kryesues!
    I nderuar koleg Shala,
    Nuk ishte vërejtja ime te qytetarët të cilët kanë protestuar. E thashë, e respektoj të drejtën
    e çdo qytetari për protestë, por për mua ishte befasues mosrespektimi i Ligjit për tubime
    publike nga ai i cili e ka nënshkruar atë ligj, nga zoti Krasniqi.

    Vetëm thashë se të gjitha këto tubime publike, nëse jemi për shtet ligjor, duhet të bëhen
    në pajtim me Ligjin për tubime publike, e në veçanti deputetët të cilët marrin pjesë në

    145
    tubime dhe protesta të tilla, duhet të respektojnë ligjin të cilin e kanë votuar këtu në
    Kuvend. Faleminderit!

  • Faleminderit! Kundër-replikë, Haxhi Shala.

  • Është rendi i ditës, dhe nga deputeti prita që po u bën ndonjë thirrje
    bashkëpartiakëve të vet që mos të ulën më me Jablanoviqin, e jo të merret me qytetarët e
    Kosovës ose me deputetët të cilët kanë protestuar ditën e shtunë. Faleminderit!

  • Zoti Paçaku, e keni fjalën.

  • I nderuar kryesues,
    Të nderuar ministra,
    Të nderuar deputetë,
    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Nuk di a jemi herët apo vonë që i jemi qasur kësaj teme. Kësaj teme i jemi qasur shumë
    vonë mjerisht, kësaj teme është dashur dikush të prononcohet para 5 a 6 muajve të vitit të
    kaluar, diku kah qershori, sepse në atë kohë askush prej qeveritarëve nuk është
    prononcuar edhe pse ka qenë një ngërç politik.

    Në mesin e shumë kosovarëve të cilët kanë migruar nga Kosova, janë edhe pjesëtarët e
    komunitetit rom. Për shkaqe dhe arsye të shumta, edhe do t’i përmendim kryesisht disa.
    Papunësia e skajshme, jo perspektiva për jetë normale, varfëri e tejskajshme, shëndetësi e
    dobët, e kështu me radhë.

    Të gjitha këto konkluzione së paku dalin nga takimet tona, të cilat i kemi zhvilluar në
    komunitet dhe në mesin e komunitetit rom në Kosovë.

    Vihet pyetja se çfarë migrimi është? Ne po e trajtojmë si migrim ilegal, po është
    pikëpyetje e madhe a është migrim ilegal apo legal, sepse nga kjo duhet të dalin analizat e
    mëvonshme që do ta tregojnë të vërtetën.

    Romët nuk janë komunitet i djeshëm në Kosovë, ata jetojnë këtu më se 7 shekuj. Asnjë
    herë gjer më tani nuk ka pasur varfëri më të madhe se sa komunitet tjera dhe romët janë
    në pozicionin të jesh apo të mos jesh. Kjo varfëri nuk është nga dje, është po thuaj pjesë e
    pandashme e këtij komuniteti, por organet relevante dhe themi haptas nuk e kthyen kokën
    mbrapa për të shikuar a ka ky komunitet së paku bukë apo ujë. Nuk kanë menduar se
    fëmijët e tjerëve kanë, ndërsa asnjëherë nuk kanë menduar për fëmijët e pakicave a kanë
    apo jo, sepse janë lënë në mëshirë të bukës nëpër kontejnerë dhe janë në mëshirë të qenve
    të cilët i kafshojnë deri në vdekje fëmijët e pjesëtarëve të komunitetit tonë dhe vdesin për
    lëmoshë, për një copë bukë.

    Shkaqet të cilat i kemi identifikuar në mes të komuniteteve janë disa prej tyre. Nuk u
    përmend, ose pak është përmendë ndoshta, asistenca sociale. Ligji për asistencën sociale
    është i qëndisur nga UNMIK-u ku thotë se për të fituar asistencën sociale duhet të keni së
    paku 1 fëmijë nën moshën 5-vjeçare, kjo do të thotë se nataliteti i romëve në këtë vend

    146
    duhet të rritet edhe pse është varfëri e madhe dhe të ketë së paku një fëmijë nën moshën
    pesëvjeçare dhe të jetë përfitues i ndihmave sociale.

    Shëndetësia. Të gjithë ata të cilët e kanë braktisur Kosovën, askush prej tyre nuk ka thënë
    se nuk e dua Kosovën. Në të kundërtën, të gjithë e kanë dashur Kosovën, edhe e donë,
    por shëndetësia e dobët dhe kur ajo për shëndet i ka demoralizuar ata, sidomos për
    shërbim me vite të tëra që kanë pritur romët, skamja e barnave, skamja as për një gjilpërë,
    skamja e barnave esenciale, as kurimi shëndetësor për në vende të jashtme të Kosovës,
    asnjëherë nuk janë trajtuar në mënyrë serioze kur janë në pyetje romët.

    Banimi. Në familjet 5, 6 anëtarësh, mesatarja sa është tek romët, nuk ofron as për së
    afërmi një jete normale, pa punë, pa shtëpi, pa çati mbi kokë, pa infrastrukturë, pa ujë, pa
    rrymë. Këto janë shkaqe esenciale për çka romët kanë bërë eksodin. Nuk jetohet duke
    mbledhur kënaçe, bukë dhe thermi nëpër kontejnerë. Gabojnë ata që mendojnë se nuk
    jemi të shkolluar, kemi me shkolla të larta, fakultete të kryera, kanë asistuar dhe kanë
    bërë aplikime në shumë vende të punës, nuk janë punësuar. Po në periudhën e vitit të
    kaluar, kur është bërë migrimi të ishin pranuar romët në polici, në dogana, në shëndetësi,
    së paku si pastrues, numri i emigruarve të romëve do të ishte 50% më i vogël se sa që
    është tani.

    Të nderuar deputetë dhe përfaqësues të organeve qeveritare,
    Jo vetëm romët, por të gjithë kosovarët të cilët kanë braktisur Kosovën për shkaqe të
    përmendura më parë, tani janë në kërcënim çka do të bëhet me ta nëse kthehen apo do t’i
    presin dënimet materiale. Nëse do të bëhet riatdhesimi i tyre, atëherë do të bëhet një
    pyetje e njohur edhe për ju: ku do t’i çoni të riatdhesuarit? Ata nuk kanë më shtëpi,
    shumica e tyre i kanë shitur shtëpitë, pa punë, pa perspektivë, fëmijët jashtë bankave
    shkollore. E di se shkaku i këtyre problemeve që ka sot Kosova edhe do të thelloheshin
    edhe më tepër.

    Të nderuar deputetë,
    Vlen të përmendet edhe kjo. Migrimi ka filluar që nga maji i vitit të kaluar. Që atëherë,
    askush prej qeveritarëve nuk është prononcuar në media se çka po ndodh me romët, por
    kur vjen shtatori i vitit të kaluar atëherë fillojnë ngadalë qeveritarët që të prononcohen
    nëpër media dhe të thonë se çka ndodh me kosovarët.

    Të përfundoj. Unë kam biseduar me shumë persona që e braktisën Kosovën në stacionin
    e autobusëve, në familjet e tyre, në takimet e tyre, shumica kanë qarë duke më thënë: ne e
    duam Kosovën, nga Kosova vetëm kërkojmë një – punë. As kjo nuk u është ofruar
    kosovarëve as romëve. Varfëri e skajshme. Nëse Qeveria tani nuk mund t’u ndihmojë të
    riatdhesuarit dhe nuk duhet t’i kthejë, unë propozoj disa rekomandime.

    1. Hapja urgjente e vendeve të lira të punës për romët, së paku për çdo familje nga 1
    rom të punësohet.
    2. Lehtësimi i biznesit dhe lehtësimi për taksa në ekonominë e mesme dhe të vogël.
    3. Politikat zhvillimore për komunitetin rom dhe

    147
    4. Formimi i një komisioni prej deputetëve, të shohin se a kanë pasur këta romë të
    drejtë që e kanë braktisur Kosovën apo e kanë lëshuar për qejfi? Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Ramiz Kelmendi e ka fjalën.

  • I nderuar kryesues,
    Ministër,
    Është e vërtet që qytetarët po largohen nga Kosova, jo për të gjetur vetëm jetë më të mirë,
    por edhe për të mbijetuar krizën ekonomike që ekziston.

    Shpeshherë themi se a kishin për të shkuar qytetarët e Kosovës në Evropë po të kishin
    pasur një liberalizim të vizave? Unë besoj që kishte për t’ u zbrazur pak më shumë se që
    po zbrazet tani për arsye se udhëtimi i tyre kishte për të kushtuar shumë më lirë dhe
    kishin për të shkuar pa sakrifica jetësore duke i kapërcyer lumenjtë dhe autobusët në
    territorin e Republikës së Serbisë.

    Ndryshim-plotësimi i legjislacionit në funksion të zhvillimit ekonomik ishte premtim
    elektoral i ndërsjellë dhe domosdoshmëri aktuale. Pra, të gjitha bizneset e Kosovës po
    ankohen se legjislacioni në fuqi, të cilin ne si Parlament e kemi implementuar këtu, nuk
    është adekuat që ata të zhvillohen dhe të shtojnë zhvillimin ekonomik dhe punësimin e
    domosdoshëm të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

    Çka kisha sugjeruar? Heqja e doganës në repromateriale, ambalazhime dhe pjesë rezervë
    të këtyre makinerive prodhuese mund të bëhet menjëherë brenda 100 ditëshit qeverisës.
    Këto ndryshime të domosdoshme nuk e dëmtojnë fare buxhetin e Republikës së Kosovës,
    ndërsa ndikojnë në ngritjen e prodhimtarisë vendore të nevojshme, shtimin e vendeve të
    punës dhe rritjen e konkurrencës nga prodhuesit e jashtëm e sidomos të shteteve fqinje.

    2. Heqja e TVSH-së në makineri prodhuese, makineri të transportit, makineri për
    vetëpunësim dhe avancim profesional, duhet dhe mund të bëhet menjëherë, sepse kjo po
    u merret në fillim dhe po u rimbursohen pas fillimit të procesit të prodhuesit, kjo dëmton
    bizneset fillestare.

    3. Të ngrihet sensi i qeverive edhe lokale, për të shtuar bashkëpunimin me investitorët e
    jashtëm dhe të brendshëm duke ditur se investitorët janë të ndryshëm dhe me përkatësi
    politike të ndryshme.

    Të punojnë në dhënien e hapësirave publike investitorëve të ndryshëm. Të avancojnë në
    përfundimin e planeve të hapësirave investive, të avancojnë me dhënien e lejeve të
    ndërtimit dhe prolongimin e pagesave të taksave që janë jashtëzakonisht të dëmshme,
    sidomos për investitorët e rinj.

    Kërkohet me urgjencë nga Ministria e Financave ta heqë rritjen e çmimit të transportit
    nga ana e doganave, siç po ndodh sot, sepse sot kemi zvogëlim të çmimit të karburantit,
    ndërsa transporti dyfishohet nga ana e doganave të Kosovës.


    148
    Nuk është mirë që kjo rritje e çmimit të transportit të dëmtojë sidomos repromaterialin
    dhe spektrin prodhues të Republikës së Kosovës dhe nuk është mirë që të inkasohet nga
    ekonomia e Kosovës dhe të financohen rritja e rrogave si tonat, të Qeverisë e ndoshta
    edhe të tjerëve.

    Pra, kjo formë po e dëmton dukshëm prodhimin vendor dhe rritjen e çmimit të
    konsumatorëve të cilët nuk kanë nevojë për këtë rritje të çmimit.

    Arkat fiskale të implementohen brenda 100-ditëshit të qeverisjes, sepse kjo i mundëson
    shtrirjen e inkasimit të taksave në mënyrë horizontale, stabilitet të buxhetit, konkurrencë
    të denjë dhe të hyra për subvencionime dhe financime të ekonomive të reja, në veçanti
    ato të gjinisë femërore dhe bujqësisë.

    6. Një legjislacion dinamik. Ne, zakonisht jemi mësuar për ta bërë një legjislacion dhe ai
    të vlejë për shumë vite.

    Ne duhet ta bëjmë një legjislacion pak më dinamik në mënyrë që t’i përshtatet kërkesave
    të tashme të kohës për investitorë të brendshëm dhe të jashtëm, e jo të themi se e kemi
    bërë një ligj dhe nuk e ndryshojmë fare atë ligj dhe ai ndikon shumë në punësimin e
    hovshëm dhe të qëndrueshëm dhe mundëson që edhe t’i kthejë edhe ata të cilët kanë
    migruar nga Kosova.

    7. Pra, i gjithë spektri politik duhet të punojë për t’u ofruar ambient të mirë investitorëve
    të jashtëm dhe të brendshëm, sepse këta janë ata që punësojnë e ne jemi ata që krijojmë
    legjislacion për të krijuar vende të punës nga ana e tyre.

    Spektri politik duhet të përmbahet nga kritikat e shumta për biznesmenët dhe të heqin
    pengesat juridike dhe fizike që shpeshherë u bëhen bizneseve ligjore.

    Prandaj, këtu del që ne si spektër politik kemi një përgjegjësi të jashtëzakonshme.

    Të nderuar qytetarë,
    Kolegë deputetë,
    Punësimin e bëjnë biznesmenët. Ne, politikanët krijojmë legjislacion në funksion të
    zhvillimit të punësimit dhe të baraspeshimit të punës së atyre që veprojnë në Kosovë.
    Nëse ne kemi ankesa të shumta nga bizneset, që legjislacioni në fuqi duhet të ndryshohet
    dhe të plotësohet, unë e ftoj Qeverinë tonë edhe pse mund t’ju them se është një Qeveri
    që ka filluar shumë shpejt dhe shumë mbarë po i bien me kritika të shumta, pa kaluar 100
    ditshi i parë. Dhe shpresoj, dhe dua të besoj se Qeveria në 100 ditshin e parë do t’i
    realizojë të gjitha kërkesat e afaristëve që janë të arsyeshme e që nuk e dëmtojnë fare
    buxhetin, por që e avancojnë buxhetin dhe e shtojnë numrin e të punësuarve, që është një
    domosdoshmëri e kohës dhe e përhershme për Republikën e Kosovës. Faleminderit!

  • Faleminderit! Fjalën e ka zoti Salih Morina.

  • Faleminderit, kryesues!

    149
    I nderuar Kabinet qeveritar,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Qytetarët e Kosovës ende po vazhdojnë të migrojmë në vende të ndryshme të Evropës
    dhe si faktor shtytës për migrimin ilegal janë shkaqet më shumë ekonomike, pse jo edhe
    politike, njëkohësisht sociale dhe mos të harrojmë se Kosova është një vend që edhe 15
    vjet pas luftës ende ka një shkallë të lartë enorme të papunësisë dhe varfërisë, pra nuk
    është gjendje momentale, por janë 15 vjet të tilla, me të cilat qytetarët e Kosovës
    përballen me papunësi të madhe, po ashtu me varfëri.

    Koha e migrimit ilegal ka përfunduar, që nënkupton se për qytetarët e Kosovës nuk ka më
    azil ekonomik, e as azil politik. Kosova është në procesin e liberalizimit të vizave me
    Bashkimin Evropian për lëvizje të lirë me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

    Qytetarët e Kosovës po bien pre e dezinformatave dhe propagandave të ndryshme nga
    personat dhe grupet e caktuara të kontrabandistëve për përfitime personale të tyre.

    Migrimet jashtë vendit duhet bëhen në forma ligjore, duke përfshirë këtu migrimin për
    qëllime studimi, punësimi sezonal, për ç’gjë tash Qeveria aktuale, disa ministri përkatëse
    i kanë filluar marrëveshjet e memorandumit për punësim sezonal, si me shtetin e Zvicrës,
    duke negociuar po ashtu me shtetin gjerman dhe njëkohësisht duke negociuar me disa
    shtete të vendeve të Skandinavisë, që nënkupton shkëmbim eksperience, si dhe trajnime
    të ndryshme.

    Vështirësitë për parandalimin e kësaj dukurie janë të mëdha, duke marrë parasysh se
    asnjë qytetar i Kosovës nuk del nga territori ynë në mënyrë ilegale, por ata hyjnë në
    zonën Shengen në mënyrë ilegale.

    Migrimi ilegal mund të ndikojë në procesin integrues dhe në procesin e liberalizimit të
    vizave si proces shumë i rëndësishëm për Kosovës dhe për qytetarët e saj.

    Por, unë konsideroj se askush nuk mund të presë nga qytetarët e Kosovës se ata do ta
    parapëlqejnë geton në këtë pjesë të Evropës dhe izolimin nga pjesa tjetër e botës në
    kushte të ndërvarshmërisë së zhvillimit ekonomik, arsimor, shëndetësor dhe kulturor.

    Qeveria e Kosovës, përkatësisht ministritë e linjës duhet të ndërmarrin hapa konkretë në
    luftës kundër trafikimit me njerëz dhe kontrabandistëve të emigrimit ilegal. Këto e kanë
    edhe obligim ligjor që ta parandalojnë një gjë të tillë, e cila e ka marrë një hov
    jashtëzakonisht të madh në këto ditët e fundit.

    Qeveria e Kosovës duhet ta rrisë bashkëpunimin me organet e sigurisë me vendet fqinje,
    sepse ky problem nuk është vetëm i Kosovës, por është problem i tërë Ballkanit.

    Përpos që duhet t’i kryejmë obligimet tona në parandalimin e migrimit ilegal, ne
    kërkojmë nga Bashkimi Evropian që ta ndihmojë Republikën e Kosovës dhe qytetarët e
    saj ta hapin perspektivën e saj evropiane me procesin e liberalizimit të vizave.


    150
    Liberalizimi i vizave do të kishte ndikim direkt te qytetarët e Republikës së Kosovës,
    meqë do të ndikonte drejtpërsëdrejti në zvogëlimin e migrimit ilegal.

    Qytetarët e Kosovës presin që jeta e tyre të jetë më e mirë, se do të përmirësohet jeta dhe
    se mund të qëndrojnë këtu për ta zhvilluar jetën e tyre, e jo të kërkojnë të ardhme
    nëpërmjet rrugëve ilegale në vendet perëndimore.

    Për këtë arsye, themi se është një vit i vështirë, sepse zhvillimi ekonomik nuk është një
    temë për të cilën vendet duhet të bisedojnë, por edhe është një proces shumë i
    rëndësishëm, ku duhet të merren masa adekuate, në mënyrë që njerëzit të shohin nëse ka
    nisur ndryshimi. Dhe, unë jam i bindur që ky ndryshim do të ndodhë me Qeverinë e
    kryeministrit Isa Mustafa.

    Unë jam i sigurt që qytetarët e Republikës së Kosovës kanë besim të plotë në
    institucionet e saj dhe se pjesa dërmuese e saj e shohin Kosovën si vend me të ardhme të
    mirë.

    Jemi të vetëdijshëm se pakënaqësi do të ketë gjithmonë, edhe po qe se arrijmë ta bëjmë
    Kosovën vendin më të përparuar në rajon. Por, të mos harrojmë se Kosova e ka një
    perspektivë të mirë për rritje ekonomike, për një zhvillim më të mirë, për një mirëqenie
    më të mirë dhe njëkohësisht për rritjet e punësimit më të mirë për qytetarët e saj në
    përgjithësi. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Fisnik Ismajli e ka fjalën.

  • Shumë keq që kryeministri s’është këtu për t’ia përkujtuar që ka
    kaluar fiks një orë e gjysmë prej ultimatumit që ia kemi dhënë për ta shkarkuar
    Jablanoviqin dhe për ta thirrur seancën për “Trepçën”, për ta kaluar ligjin për “Trepçën”
    dhe për t’ia përkujtuar që nëse i duhemi për ndonjë gjë, na gjen nesër në orën 12:00 në
    shesh, në protestë.

    Kolegë deputetë dhe të dashur qytetarë,
    Sa isha në protestën më masive që prej paralufte pardje në Prishtinë, pjesën më të madhe
    e kalova duke u marrë me qytetarë të mllefosur, të cilët e kishin humbur durimin.

    Nuk ka dyshim se në mesin e atyre që gjuanin me gurë kishte edhe njerëz që marrin rroga
    prej koalicionit në fuqi, LDK-PDK, sepse ata iknin prej meje menjëherë, por pjesa më e
    madhe e njerëzve me të cilët pata rastin të flas ishin njerëz që u kishte ardhur maje hunde.

    E fjalët më të shpeshta që i dëgjova aty, për disa orë gjatë protestës, ishin: “Ata duhet
    nxjerrë jashtë!”. E kishin fjalën për ju, Qeveri, ose: “Ne duhet vetë të ikim jashtë”. Këto
    dy mundësi i kishin qytetarët.

    E jeni ju, kryeministri aktual, i cili s’është në këtë sallë sot, edhe ish-kryeministri Hashim
    Thaçi, bashkë me krejt bashkëpunëtorët tuaj, arsyeja kryesore e ikjes më të madhe të

    151
    qytetarëve të Kosovës, prej herës së fundit kur janë detyruar të ikin me dhunë prej
    forcave të Serbisë, në vitin 1999.

    Po, po, prej asaj të njëjtës Serbi, e cila tash e 16 vjet nuk e ka ndryshuar aspak qëndrimin
    ndaj Kosovës, e të cilën ju po e lejoni të vazhdojë të na i ofendojë nënat, të na e mohojë
    luftën për rezistencë, flijimin, sakrificën, të zhdukurit, të masakruarit e të dhunuarit, duke
    e lanë Jablanoviqin ta përfaqësojë Qeverinë e Serbisë brenda Qeverisë së Republikës së
    Kosovës.

    E Jablanoviqi në këtë rast është vetëm një koncept, i cili e përfaqëson Listën serbe, e cila
    i përfaqëson kryekëput interesat e Serbisë në Kosovë, e jo të banorëve të Kosovës. E ju,
    koalicioni i dështuar qysh në fillim, po u jepni jetë atyre që vazhdimisht me dekada po
    mundohen të na mbytin ne.

    Plani i Serbisë gjithmonë ka qenë të na përndjekë prej këtu. Këtë e kanë bërë në mënyrat
    më të ndryshme më të fëlliqura.

  • Në temë, të lutem! Futu në temë!

  • Në temë jam, shumë në temë, zotëri! Shumë në temë jam zotëri, dhe
    më dëgjo tash!

  • Nuk je në temë, ta ndërpres fjalën! Më fal!

  • Tash të lutem, më lejo ta kryej!

  • Në qoftë se vazhdoni kështu...!

  • Unë po flas për ikjen masive të njerëzve, të lutem! Më lejo ta kryej.

  • Faleminderit!
    Përndjekjen na kanë bërë në mënyrat më të ndryshme, duke na terrorizuar, duke na
    burgosur, duke na përndjekur, e duke na masakruar. Sot, pas gjithë asaj lufte e sakrifice,
    ju po i ndihmoni Serbisë në të njëjtin plan, duke i përzënë njerëzit tuaj prej vendit, për të
    cilin kanë dhanë aq shumë.

    Ju ua keni humbur shpresat me krejt hajnitë, dallaveret edhe poshtërimet që ia keni bërë
    Kosovës pandërprerë plot 16 vjet. Privatizimi i egër, i cili gati e fali pronën publike, nga e
    cila ju vodhët vazhdimisht miliona, tash së fundmi po do të të kurorëzohet me faljen e
    “Trepçës”, të cilën, siç e patë pardje në protestë, qytetarët e Republikës së Kosovës nuk
    kanë do të ju lënë ta falni.

    Kosovës i duhet shpresë, e koalicioni juaj, me veprimet tuaja, nuk po e sjell atë shpresë.
    Përkundrazi, shpresa e vetme e krejt atyre që po duan të ikin ka mbetur kjo protesta jonë,

    152
    e cila do të vazhdojë edhe nesër, meqenëse kryeministri s’po lodhet të merret me kërkesat
    e qytetarëve, ashtu siç nuk u lodh as ai i kaluari.

    Ju s’po jeni në gjendje t’i ndalni ata që po duan të dalin, e ka ardhur koha, jo në Hungari,
    por në rrugë të dilet, edhe kjo keqqeverisjen tuaj të ndalet. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zonja Kadrijaj e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    Hulumtimet e shumta, të bëra nga organizatat joqeveritare në Kosovë, kanë treguar se
    numri i të rinjve, të cilët dëshirojnë të ikin nga Kosova për një jetë më të mirë
    vazhdimisht është në rritje. Kjo nuk po mbetet hulumtim, por një realitet i dhimbshëm i
    vendit tonë.

    Arsyet që nuk zbehin interesimin e qytetarëve për të migruar janë papunësia dhe kushtet e
    vështira ekonomike dhe sociale në shumë familje.

    Duke pasur parasysh parametrat ekonomikë dhe socialë në të cilët gjendet Kosova, me
    një papunësi kaq alarmante, me një vizion të paqartë për të ardhmen e tyre dhe të
    familjeve të tyre, është e natyrshme që do të rriten ambiciet e njerëzve që të dalin jashtë
    Kosovës.

    Pamundësia e qytetarëve të Kosovës për të lëvizur lirshëm pa viza në zonën evropiane
    është edhe një faktor tjetër që ka bërë që shumë të rinj ta kërkojnë një jetë më të mirë
    jashtë vendit.

    Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës tashmë sa herë kanë deklaruar se koha e migrimit të
    paligjshëm ka përfunduar dhe Kosova është në procesin e liberalizimit të vizave, për
    lëvizje të lirë nëpër shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

    Por, ta themi realitetin, nga raportet ndërkombëtare, të cilat e renditin Kosovën ndër
    vendet me shkallë të lartë të korrupsionit, me sistem të rendit dhe sigurisë të brishtë, ku
    jeta e njeriut nuk ka vlerë, siç po ëndërrojnë qeveritarët tanë se shpejt do të ketë
    liberalizim të vizave pa realizimin e sa e sa standardeve që kërkohen për viza, e Qeveria
    është larg realizimit të këtyre standardeve. Kështu që edhe për shumë vite do të jemi
    vendi i vetëm i izoluar në Ballkan.

    Kosova gjithnjë është mburrur, sepse e ka përqindje më të lartë të popullatës së re në
    rajon e më gjerë, e ne me vetëdije po lejojmë që popullata jonë, duke mos parë
    perspektivë për vete dhe për familjet e tyre, të largohet.

    A keni dijeni ju për qytetarët, sa mjekë e intelektualë të tjerë sot po pranohen në punë në
    vendet perëndimore veç me një kurs të gjuhës, e Kosovën po e dëmtojnë edhe me largim
    masiv të elitës intelektuale.


    153
    Rinia kosovare po kalon momente shumë të vështira dhe ndodhet në një udhëkryq të
    madh. Të dalë nga një luftë e tmerrshme në qershorin e vitit ‘99, të rinjtë kanë parë krejt
    ëndrra të tjera për të ardhmen e tyre, të cilat 15 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë
    ende vazhdojnë të mbesin veç ëndrra për ta, e fatkeqësisht pothuajse të parealizueshme,
    duke qenë se shpresa për ta gjetur një vend pune është shuar.

    Për shkak të mungesës së perspektivës për të ardhmen, të rinjtë tanë janë të detyruar të
    reagojnë në mënyra të ndryshme.

    Njëra nga këto mënyra, e që muajt dhe ditët e fundin po merr përmasa shqetësuese, është
    edhe migrimi. Disa e kalojnë shumicën e kohës nëpër kafene, në mungesë të angazhimit
    në punë, një pjesë tjetër e rinisë detyrohet të merret me aktivitete të paligjshme, të tjerët
    që nuk kanë arritur të mbarojnë shkollën apo të vijojnë studimet bredhin rrugëve, gjë që
    sjell deri te konsumimi i drogave dhe marrja me aktivitete të dëmshme, e që atakon edhe
    komunitetin ku ata jetojnë, e të mos flasim për dëmin që ua shkaktojnë personave
    individualisht dhe familjeve të tyre.

    Me zemër të thyer po e marrin rrugën për t’u larguar nga Kosova. Mijëra të rinj po
    mendojnë vetëm për vende të tjera, duke e kërkuar shpëtimin.

    Për çdo ditë e më shumë po i shohim autobusët përplot me të rinj, por edhe me të tjerë
    burra, gra e fëmijë duke ikur, për të kërkuar të pamundurën - kafshatën e gojës, një jetë
    më të dinjitetshme, të përlotur, sepse Kosova vendi i tyre, shteti i tyre, Qeveria e tyre i ka
    harruar.

    A ka diçka më keq e më të rëndë se plot 15 vjet pas çlirimit të përballemi me skemat e
    viteve të ‘90-ta, t’i shohim autobusët përplot me të rinj duke e braktisur Kosovën. A jemi
    të dënuar që secila gjeneratë ta përjetojë këtë pamje, këtë gjendje?

    Institucionet e Kosovës e kanë për obligim që të ndërmarrin reforma të thella dhe të
    shpejta në fushën e sundimit të ligjit, si parakusht për tërheqjen e kapitalit të huaj dhe
    zhvillimin e përgjithshëm të ekonomisë së tregut të lirë.

    Pavarësisht potencialit, që ne e dimë që e ka Kosova, nuk ka investitorë që do të bindet të
    vijë në Kosovën e tensionuar politikisht dhe të sfiduar nga mungesa e efikasitetit të
    sistemit të drejtësisë. E çka është edhe më keq, sa u përket investimeve të huaja, tash nga
    një hulumtim, në vend që sipas viteve të rriten investimet e huaja ka ndodhur e kundërta -
    ato kanë ardhur duke rënë, e kjo si pasojë e një keqqeverisje dhe keqmenaxhimit të
    shtetit.

    Qeveria e Kosovës duhet të jetë e përkushtuar t’i luftojë grupet kriminale që po
    mundësojnë migrimin e paligjshëm.

    Qeveria duhet të bëjë marrëveshje me shtetet tjera për t’u mundësuar qytetarëve tanë
    punë sezonale në vendet tjera, si dhe të rritet kualiteti i edukimit dhe i shëndetësisë për t’i
    krijuar kushtet për investitorët e jashtëm, në mënyrë që rinia të punësohet në Kosovë.

    154
    E, në fund, a është kjo Kosova që e kemi dëshiruar, Kosova për të cilën shumë të rinj e të
    reja u vranë në altarin e lirisë, Kosova për të cilën shumë invalidë të luftës kanë dhënë
    gjymtyrë të trupit.

    Veteranët e vetëvrarë për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike! Kosova e varfërisë e
    mosperspektivës!

    Andaj, të gjithë duhet të kontribuojmë që Kosova të jetë vend i dëshiruar për të gjithë, të
    jetë vend ku gjeneratat e reja do të kenë perspektivë hiç më shumë e as më pak se në
    vendet perëndimore. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Gëzim Kelmendi e ka fjalën.

    G
  • Faleminderit, i nderuar kryesues!
    Kolegë dhe kolege deputetë të nderuar,
    Tema për të cilën po flasim sot, e cila në fakt është pasojë e shumë shkaqeve që ndodhin
    në Kosovë dhe që ka të bëjë me migrimin, unë mendoj që nuk është një temë apo një
    fenomen i panjohur në shtetin tonë. Edhe pse këtu në shkresën që e kemi marrë nga
    Sekretaria, kërkesa është bërë që debati të jetë debat parlamentar për migrimin ilegal.

    Ne të gjithë jemi koshientë e të vetëdijshëm se nuk kemi të bëjmë me migrim ilegal, por
    përkundrazi kemi të bëjmë me migrim legal, ngase qytetarët e Kosovës me dokumente
    valide, me letërnjoftim, e kalojnë kufirin e Kosovës me autobus dhe migrojnë drejt
    Evropës.

    Do të thotë kemi të bëjmë me një migrim legal, i cili është i nxitur nga shumë faktorë.
    Por, fatkeqësisht, mendoj që edhe ne si Kuvend i Kosovës, edhe Qeveria, po mendoj
    gjithë spektri politik i Kosovës jemi përgjegjësit kryesorë për migrimin ilegal që po
    ndodhë në Kosovë. Pse?

    Janë shumë faktorë, të cilët po mundohem në pika të shkurtra t’i përmend, por në radhë të
    parë të mos harrojmë: Unë mendoj se ne si deputetë të Kuvendit të Kosovës nuk kemi të
    drejtë morale t’u themi qytetarëve të Kosovës mos migroni dhe të jemi kundër migrimit,
    ngase ne e dimë që fatkeqësisht, edhe kjo legjislaturë, edhe në legjislaturat e kaluara,
    paga e deputetit të Kosovës është tetëfishti i pagës mesatare në Kosovë, paga e ministrit
    të Kosovës është tetëfishti i pagës mesatare në Kosovë, presidenti e ka 15-fishin e pagës
    mesatare në Kosovë dhe ka pagë të përjetshme edhe pas mandatit të tij, qoftë me zyrë,
    qoftë me asistent, qoftë me vozitës.

    Prandaj, të gjitha këto e bëjnë situatën mjaftë të rëndë dhe për shumëkënd edhe mjaft të
    arsyeshme që të migrojë drejt Evropës, edhe pse unë personalisht jam kundër migrimit
    dhe qytetarët e Kosovës nuk duhet të migrojnë e ta lënë vendin e tyre por unë prapë, po
    them që edhe ne si deputetë të Kosovës e mbajmë një pjesë të përgjegjësisë për migrimin
    që po ndodh në Kosovë.


    155
    Faktor tjetër pa dyshim është që 15 vjet pas luftës është edhe krimi i organizuar dhe
    shkalla e lartë e korrupsionit, për të cilin flasin raportet ndërkombëtare. Prandaj, kur i
    kemi të gjitha këto parasysh, atëherë është një argument që një pjesë e qytetarëve të
    Kosovës të migrojnë drejt vendeve tjera.

    Këtu u përmend edhe gjendja shumë e rëndë ekonomike në mjaft detale dhe shumë sfera
    të ndryshme. Por, prapë e them ata që migrojnë nuk kanë marrë vendim të duhur, për
    faktin se të mos harrojmë edhe gjeneratat e kaluara, edhe prindërit tanë, edhe gjyshërit
    tanë kanë jetuar ndoshta në kushte edhe më të rënda ekonomike, por nuk u ka shkuar
    mendja fare ta lënë vendlindjet e tyre, atdheun e tyre, ngase vatani nuk lihet lehtë.

    Dhe, të mos harrojmë që pasojat nuk janë vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në
    aspektin politik, sepse sot popullsia e Kosovës gjithnjë e më shumë është duke migruar
    dhe kjo shkon, siç thotë një fjalë popullore “çon ujë në mulli të tjetërkujt”. Prandaj,
    imazhi i Kosovës po dëmtohet në shumë sfera.

    Andaj, ne duhet të mobilizohemi të gjithë, të punojmë, ta dëshmojmë nga vetvetja jonë që
    jemi kundër migrimit, e jo t’i ndihmojmë migrimit, ngase siç e përmenda, fatkeqësisht ne
    sot po debatojmë për migrimin, i cili është pasojë e shumë shkaqeve. Në vend se ne të
    merremi me shkaqet, ne po merremi me pasojat.

    Prandaj, unë po propozoj që në ato pikat që janë dhënë si rezolutë të votohet në Kuvendin
    të Kosovës të shtohen shtylla kryesore, që do të ndikojnë në migrimin aktual dhe në
    migrimin afatgjatë.

    E para, të jetë nga vetvetja jonë, të jemi realistë dhe të jemi të barabartë me popullin. Të
    kërkojmë që rroga e deputetit të zvogëlohet dhe të ardhurat e të gjithë zyrtarëve të lartë
    politikë të zvogëlohen, nëse dëshirojmë të kontribuojmë kundër migrimit.

    E dyta, ta harmonizojmë strategjinë kundër luftës, kundër krimit të organizuar dhe
    korrupsionit, ngase kjo është një ndër shkaktarët kryesorë që rinia është e pasigurt dhe pa
    shpresë në vendin tonë, dhe

    E treta, të kërkohet nga Bashkimi Evropian që edhe Kosova, që ka mbetur i vetmi shtet i
    izoluar, të përfshihet në vendet ku qytetarët e saj mund të lëvizin pa viza, ngase një
    mundësi e tillë u pamundëson qytetarëve të migrojnë në mënyrë legale dhe të kërkojnë
    azil politik.

    Unë ju falënderoj për vëmendjen, pa dashur ta zgjas më shumë, faleminderit!

  • Faleminderit! Zonja Izmaku e ka fjalën.

  • Faleminderit, nënkryetar!
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Të respektuar qytetarë të vendit,

    156
    Kosova vazhdon të mbetet me numrin më të madh të lindjeve të foshnjave krahasuar me
    vendet tjera në rajon. Këtë e dëshmon edhe raporti pozitiv i lindjeve të foshnjave,
    krahasuar me vdekjet në vend.

    Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë vitit 2014 numri ka arritur gati në 25
    mijë foshnja të lindura dhe në krahasim me vdekjet e kemi një raport shumë më optimist
    në raport me vitet tjera.

    Mirëpo, këto të dhëna janë optimiste për shtimin e popullsisë vetëm deri në momentin
    kur po i marrim të dhënat e shfaqura për numrin e personave që migrojnë nga vendi ynë.
    Sigurisht që ky shqetësim na ka dhënë një alarm të gjithëve, e posaçërisht muajve të
    fundit.

    Bashkëqytetarët tanë, në bazë të informacioneve që kemi edhe nga ambasadat tona
    gjithkund, ata kërkesat për azil kryesisht i drejtojnë në vendet ku ka qëndrim më të madh
    Diaspora jonë, siç janë Gjermania, Franca, Zvicra dhe Suedia. Posaçërisht për komunat
    Mitrovicë dhe Vushtrri kam informacion që kryesisht janë të orientuar nga Suedia.

    Qytetarët të cilët përfundojnë në këto vende nuk e kanë pra një kërkesë, apo kosovarët me
    BE-në janë të lidhur jo vetëm nëpërmjet një dokumenti të quajtur vizë. Kosovarët me
    shtetet anëtare të BE-së e kanë një histori të gjatë bashkëjetese.

    Por, veçanërisht, periudha e luftës, strehimi i tyre në këto vende, atyre ua shton tërheqjen
    për ta kërkuar një jetë më të mirë, një standard më të mirë atje.

    BE-ja dhe institucionet e saj u treguan shumë të padrejta me kosovarët. Të vetmit në
    rajon, të vetmit që e kanë të ndaluar lirinë e lëvizjes së lirë, e këtë liri fatkeqësisht dhe më
    vjen keq ta sjell në mendje, sepse nuk e duam ta kujtojmë fare, e kishin edhe në sistemin
    e Titos.

    Kosovarët, po ta kishin të drejtën e lirisë së lëvizjes, assesi që do të shpërthenin në këtë
    mënyrë, sepse ata do të vendosnin të dilnin dhe këtë do ta bënin në mënyrë të qetë, por
    edhe ato dalje do të ishin më të selektuara.

    Shikojini vendet në rajon, vende që BE-ja ua dha këtë mundësi. Më së paku ka shtetas
    shqiptarë që kërkojnë të marrin azil në BE. Kosovarët e duan Evropën, janë njerëzit që
    më së shumti janë integruar në vendet e BE-së. Fëmijët e tyre i përfaqësojnë ato shtete në
    shumë lëmi dhe i respektojnë strikt rregullat e shteteve ku jetojnë. Normalisht, ka çdo
    kund ndonjë përjashtim, por në përgjithësi kosovarët vetëm e kanë zbukuruar diversitetin
    e përbërjes së popullsisë, sepse edhe në mënyrë estetike jemi ndër popujt më të bukur në
    Evropë.

    BE-ja nuk u tregua e drejtë me kosovarët, duke u vonuar me arsye, edhe pa arsye, në
    procesin e liberalizimit. Posaçërisht dëshpërimi është kur dihet se BE-ja tani e ka vitin
    zgjedhor në institucionet e veta dhe deklaratat e udhëheqjes së saj se vendimi për

    157
    liberalizim nuk është shumë popullist për këtë fazë. Kosovarët, qoftë edhe për kureshtje,
    do të provojnë t’i shohin vendet evropiane, sepse kanë histori e përkatësi evropiane.

    Emigrimi ndodh kudo në botë për shumë arsye, e këtë e bëjnë edhe shtetasit evropianë,
    por ata kanë arsye e motive të tjera. Për shembull, suedezët që jetojnë në pjesën më të
    lartë, ku 90% e vitit është në ngricë e terr, vijnë më poshtë në shtetet perëndimore për
    shkak të motit më të butë. Por, shtetasit tanë shumica po e kërkojnë një jetë më të mirë.
    BE-aj është partnere e rrugës sonë drejt lirisë, BE-ja ishte sponsore në rrugën e procesit të
    pavarësisë së shtetit. E ne nuk jemi bërë të tjerë. Jemi po këta kosovarë, që as më shumë e
    as më pak e kërkojmë të drejtën si fqinjët tanë, të lëvizim të lirë dhe pastaj nuk do të kemi
    këtë mësymje masive, qoftë edhe për ta parë një herë të vetme një shtet në BE.

    Liberalizimi i vizave do të jetë një faktor i madh për ndalimin e këtij eksodi, sigurisht jo
    para një zhvillimi ekonomik dhe hapjes së vendeve të reja të punës. Faleminderit!

  • Faleminderit! Shpejtim Bulliqi e ka fjalën.

  • I respektuar kryesues!
    I respektuar Kabinet qeveritar, edhe pse s’qenka asnjë, paska shkuar edhe ai që ishte!
    Kolegë deputetë,
    Migrimi si proces është i pranishëm që prej periudhave më të hershme të zhvillimit të
    shoqërive njerëzore. Mirëpo, ajo që ndryshon dhe ka ndryshuar në këtë proces është
    motivi i migrimit, i cili ka ndryshuar dhe ndryshon te popullatat e ndryshme, varësisht
    prej periudhave kohore.

    Zakonisht llogariten dy faktorët universalë lidhur me shkaqet e migrimit, dhe atë:
    faktorët shtytës dhe faktorët tërheqës, ose faktorë joshës.

    Të parët e shtyjnë njeriun të kërkojë gjithnjë një jete më të mirë dhe më të lehtë, si në
    aspektin ekonomik, ashtu edhe në mënyrën e jetës. Në Kosovë, faktorët shtytës janë të
    shumtë, ndërsa unë dua t’i përmend vetëm disa: dukuria e shumë familjeve të cilat
    ndodhen nën nivel ekzistence, ose gjysmë ekzistence, jeta e vështirë, papunësia, të
    ardhurat e ulëta, arsimimi i nivelit jo të kënaqshëm, shëndetësia po ashtu, e kështu me
    radhë.

    Ndërsa në grupin e faktorëve të dytë tërheqës mund të llogaritim jetë më të mirë,
    shkollim më të mirë, përkujdesje më të mirë të shtetit, shëndetësi më të mirë dhe shumë
    elemente tjera.

    Për Republikën e Kosovës mbetet sfidë largimi i qytetarëve kosovarë në drejtim të
    shteteve të Evropës Perëndimore për arsye të ndryshme ekonomike, apo sociale.

    Nëse ndalemi dhe e analizojmë këtë proces për popullatën e Kosovës, motivet nëpër
    periudha të ndryshme kohore kanë qenë të ndryshme, në disa raste si pasoj e represioneve
    dhe dhunës nga pushteti i atëhershëm, në raste të caktuara edhe si rezultat i motivit
    ekonomik dhe social.

    158
    Motivet e para të popullatës së Kosovës i hasim nëpër periudha të ndryshme, ku më të
    shprehura e ku më pak që nga viti 1878 e deri ne vitet e ‘90-ta të shekullit që e lamë pas.

    Migrimet me motive ekonomike dhe arsimore fillojnë me vitet e ‘70-ta, e vazhdojnë me
    intensitete të ndryshme deri në ditët e sotme.

    Nëse ndalemi dhe i analizojmë vitet e fundit, nga të dhënat që posedojmë, del se me
    gjithë hartimin e disa strategjive dhe planeve të veprimit lidhur me migrimin, por edhe
    me ketë të fundit - Strategjia për migrim 2013-2018, del se deri më tani ndërmjet viteve
    2010 -2011 kemi pasur zvogëlim të emigrantëve nga Kosova për 46,2%, ndërsa pas kësaj
    periudhe vërehet një rritje graduale e këtij numri. Emigrimi i kosovarëve në vendet e
    ndryshme të botës nuk është në rënie, por ka tendenca të rritjes.

    Arsyet e emigrimit janë të ndryshme, por ne po i cekim vetëm disa: situata e rëndë
    ekonomike, mungesa e vendeve të punës, mosinvestimet në degët që gjenerojnë vende të
    lira dhe të shpejta të punës, keqqeverisje, korrupsioni, privatizimi jo i drejtë i objekteve
    ekonomike që ishin bartëse të punësimit, nepotizmi, krimi i organizuar dhe vështirësitë
    për të qarkulluar lirshëm në Evropë dhe në botë.

    Sigurisht që për të gjitha këto lëshime të deritanishme nga keqmenaxhimi i mëhershëm i
    mbetet Qeverisë së re për t’u marrë më me seriozitet me këtë problematikë, sepse dita-
    ditës po bëhet më i mprehtë dhe më serioz.

    Pasojat e këtij migrimi me tendencë rritjeje, sidomos nga fundi i vitit që e lamë pas, por
    me një trend i cili po vazhdon edhe në ditët e sotme, më së shtrenjti do t’i paguajnë
    Kosova dhe qytetarët e saj.

    Ky migrim i parregullt, e që është në kundërshtim me parimet evropiane, do t’i rrezikojë
    proceset e integrimit të Kosovës në BE, por inkurajon gjithashtu trafikimin me njerëz nga
    trafikantët, do ta nxisë krimin e organizuar dhe kontrabandën me emigrantë, e kështu me
    radhë.

    Sigurisht që në këto momente, Kabineti qeveritar e sidomos dikasteret përkatëse nuk
    mund të qëndrojnë duarkryq, por duhet filluar menjëherë me marrjen e masave dhe
    informacioneve se kush dhe deri në çfarë mase janë të përfshirë personat e caktuar në
    këtë nxitje trafikimi me emigrantë brenda territorit të Serbisë dhe Hungarisë, por pse jo
    edhe brenda territorit të vendit tonë. Pastaj, një vëmendje mendoj që duhet kushtuar edhe
    informatave të kohëpaskohshme të cilat po rrjedhin gjoja se disa shtete të Evropës
    Perëndimore kanë nevojë për fuqi punëtore.

    Shtrohet pyetja, se si ne duhet të dalim nga kjo situatë? Mendoj se në radhë të parë kjo
    Qeveri duhet t’i ndërmarr këta hapa:

    Duhet krijuar kushte dhe nxitur zhvillimin ekonomik të atyre degëve që krijojnë më
    shpejt vende të reja të punës.


    159
    Luftimin e korrupsionit, krimin e organizuar dhe nepotizmit.

    Promovimin e migrimit të rregullt të natyrës ekonomike për qëndrim të shkurtër, të cilin
    migrim do ta mbështetnin dhe do ta promovonin vendet e Bashkimit Evropian.

    Liberalizmin sa më të shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës, në mënyrë që ky popull
    të mos ndihet i izoluar për dallim nga të gjithë fqinjët tjerë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Besa Baftija e ka fjalën.

  • Faleminderit!
    Të nderuar deputetë,
    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Se sa është e shqetësuar Qeveria e Kosovës me migrimin e qytetarëve, po shihet edhe sot
    nga mosprania e tyre në këtë seancë. Kryeministri dhe ministrat, jo vetëm që nuk duan të
    merren me zgjidhjen e halleve dhe brengave të qytetarëve, por ata nuk duan as t’i
    dëgjojnë brengat e qytetarëve që quan drejt migrimit, e që u thanë nga shumë deputetë në
    këtë seancë.

    Të nderuar qytetarë,
    Largimi masiv i shtresave të popullit tonë nga Kosova, me theks të veçantë të rinisë vjen
    si rezultat i një pune të papërgjegjshme dhe të pandërgjegjshme të njerëzve që kanë qenë
    bartës të vendimeve politike dhe shoqërore për një kohë të gjatë në Kosovë. Migrimi i
    qytetarëve të Kosovës në përmasa kaq të mëdha është sinjal i qartë se shpresa e qytetarit
    për një jetë më të mirë ka vdekur. Tani ata po i shesin pronat për të siguruar mjete për
    migrim. Po e marrin një rrugë që nuk po e dine se kah po i shpie, e në fakt ajo po i dërgon
    ata edhe drejt vdekjes.

    E kemi rastin e Ali Fetahut nga komuna e Ferizajt që vdiq nga të ftohtit në kufirin e
    Hungarisë. Ai e mori këtë rrugë vetëm që të kishte përkujdesje shëndetësore dhe sociale
    në shtetet e BE-së, sepse këtë vend i tij nuk ia ofronte.

    Migrimi është mjerim. A ka mjerim më të madh se sa çdo natë të mbushen me dhjetëra
    autobusë për në kufirin hungarez. Qytetarët pos shkojnë, sepse nuk po shohin rrugëdalje,
    apo ardhmëri për fëmijët e tyre. Ata po shkojnë, sepse nuk po mund të punësohen, me
    gjithë kualifikimet që i kanë.

    Në një vend si Kosova, ku gati 80% e popullsisë është e papunë, e prej tyre 70% janë të
    rinj, vende pune mund të gjejnë vetëm familjarët dhe militantët partiakë, apo duhet të
    japësh një shumë të madhe të hollash për ta siguruar atë.

    Nuk është e rastësishme që ikja nga Kosova me të madhe është bërë pas koalicionit
    qeverisës PDK-LDK dhe Listës serbe.

    Të nderuar deputetë,

    160
    Një fjalë e urtë e popullit thotë: “Dita e mirë shihet në mëngjes”. E kjo u pa edhe me këtë
    koalicion qeverisës PDK-LDK-Lista serbe, ngase që prej fillimit të seancës konstituive,
    Kabineti qeveritar po vazhdon të dirigjohet nga Lista serbe, konkretisht nga Beogradi, e
    cila po vazhdon me ndërhyrjet edhe në ligjet e Kosovës, ashtu siç ndodhi me Projektligjin
    për ndërmarrjet publike për “Trepçën”.

    Janë edhe shumë veprime të kësaj Qeverie, që jo vetëm se nuk po i bindin qytetarët të
    mos e braktisin vendin, por me disa komunikata të tyre po i shtyjnë ata që ta marrin këtë
    rrugë, duke filluar prej ministrit për Punë të Brendshme, i cili i kërcënon qytetarët me
    dënim me të holla. Po ashtu, edhe ministrit për Integrime Evropiane shumë pak i ka bërë
    përshtypje kjo ikje masive, sepse deklaron se “nuk është shqetësues ky numër i
    qytetarëve që e braktisin Kosovën”, e dihet se numri është 20 mijë vetëm brenda këtyre 6
    muajve.

    Është edhe deklarata e kryeministrit Mustafa, i cili thotë: “Qeveria e Kosovës është e
    përkushtuar për ta bërë Kosovën vend të dashur për të jetuar dhe punuar”, kurse ne jemi
    dëshmitarë të një Kosove ku punëtorët e arsimit kanë bërë grevë, sepse nuk po u
    realizohen premtimet e dhëna gjatë fushatës.

    Në grevë ishin edhe minatorët. Po ashtu, e tërë Kosova është në protesta kundër ministrit
    tuaj dhe të Beogradit.

    Ju, kryeministër, në vend që ta shkarkoni ministrin Jablanoviq pas asaj deklarate fashiste
    edhe pa e kërkuar qytetarët, ju po vazhdoni t’i injoroni nënat shqiptare. Nuk keni guxim
    të dilni para tyre, mirëpo me deklaratat që po jepni nëpërmjet rrjeteve sociale dhe
    zëdhënësit tuaj edhe më tepër po i revoltoni, sepse keni thënë që Qeveria i përgjigjet
    vetëm Kuvendit, e jo partive opozitare.

    Por, zoti kryeministër, ju e dini se populli është Kuvendi dhe kjo u pa në protestën e të
    shtunës, ku ishin 40 mijë qytetarë. Ju këta qytetarë nuk mund t’i injoroni, por duhet të
    veproni ta shkarkoni Jablanoviqin dhe të ktheni në Kuvend Ligjin e “Trepçës”, ose
    përndryshe do të detyroheni edhe ju bashkë me Jablanoviqin të largoheni.

    Andaj, kryeministër, veproni!

    Qeveritarët tanë në vend që t’i ndërtojnë themelet si bazë e fortë, mbi të cilën do të
    ngrihej shteti i ardhshëm, e që do të ishte një garanci dhe fortesë për të gjithë, në mënyrë
    të vetëdijshme dhe krejtësisht të paskrupullt e krijuan një mur të lartë dhe të hekurt të
    pabarazisë në vend. E ndërtuan një mur, i cili as nuk thyhet, as nuk kalohet nga qytetari i
    zakonshëm si i vetëm. Ky mur sot ndan, në njërën anë, parajsën e atyre që ndërtuan, dhe
    ferrin për pjesën tjetër, ku pa fajin e tyre u gjetën shumica e qytetarëve të vendit.

    Ata që e ngritën këtë mur aq të lartë dhe aq të fortë nuk do të besojnë se një ditë do të bie
    pikërisht mbi ta dhe nuk do t’i falë. Me rrënimin e këtij muri do të marrë fund poshtërimi
    dhe diskriminimi i këtij populli. Faleminderit!


    161
  • Faleminderit! Zonja Tërmkolli e ka fjalën.

  • Faleminderit!
    Të nderuar deputetë,
    Gati nuk ka mbetur diçka pa u thanë, e tash po më duket po përsëriten, sepse gjatë këtyre
    diskutimeve u tha gjithçka dhe gati që u shter ajo çka thjesht secili kemi pasur për qëllim
    ta thënë.

    Në fakt, unë mendoj se emërtimi i kësaj kërkese nuk është i mirë fare, sepse nuk kemi të
    bëjmë me migrimin ilegal, por kemi të bëjmë me migrim legal. Askush nuk po del
    ilegalisht. Dalja është legale, por përpjekja të hyrë në vende të tjera është ilegale.
    Natyrisht, ajo po dihet.

    Qytetarët tanë po ikin për një cilësi më të mirë të jetës. Po ikin edhe ata që kanë, edhe ata
    që nuk kanë. Nuk është vetëm një kategori e njerëzve, e qytetarëve që po largohen nga
    Kosova. Largimi nuk është shkaku. Largimi është vetëm një pasojë. Shkaqet janë të
    natyrave të ndryshme, por mendoj një emërues i përbashkët i shkaqeve të migrimit është
    besimi në shtet, apo humbja e besimit në shtet.

    Qytetarët tanë e kanë humbur besimin në sistemin e drejtësisë, në sistemin politik, në
    zhvillimin ekonomik, e në çfarëdo qoftë tjetër. Fatkeqësisht, kësaj here, edhe kësaj here
    po bëhen përpjekjet për t’i realizuar planet e Serbisë. Planet e Serbisë gjithmonë kanë
    qenë për zbrazjen e Kosovës dhe për zbrazjen e tokave shqiptare, së paku në këto 170
    vjetët e fundit. Vetëm Serbia gjithmonë e ka dashur një Kosovë pa shqiptarë.

    Mirëpo, fatkeqësisht, tash kjo nuk po bëhet nga dhuna e Serbisë. Kjo çfarë po ndodh sot
    me ne po bëhet nga qeverisja e dobët, që nuk ka të bëjë veç me qeverisjen e sotme, por ka
    të bëjë me një periudhë shumë të gjatë kohore dhe, natyrisht, si rrjedhojë madje edhe
    periudhës të paraluftës, e të mos themi veç e periudhës së pasluftës në Kosovë.

    Në fakt, ne jemi duke folur shumë më duket, e jemi duke punuar pak. Po flasim shumë
    më shumë sesa duhet, e po punojmë më pak ashtu sesa duhet. Nuk është mirë të flitet me
    hipokrizi dhe nuk është mirë të flasin hipokritët, as në Parlament, as askund tjetër. Ne
    kemi këtu madje edhe deputetë, të cilët kanë ndikuar shumë në prishjen edhe të shumë
    çështjeve, edhe të sistemit, ose të segmenteve të caktuara të sistemit në Kosovë. Edhe sot
    ngrihen dhe flasin në mënyrën superlative thuajse ata janë shpëtimtarë të kombit.

    Dua t’i përmend dy emra, se nuk mund të mos i përmend. Besim Beqa, 8 vjet ka qenë
    ministër, që është lidhur herë me zhvillimin ekonomik, e herë me financa e tjera e tjera,
    dhe e ka kurajën politike intelektuale të ngrihet e të flasë, e të thotë që një nga shkaqet
    është zhvillimi ekonomik. Po ku është ky zotëri dhe çfarë ka bërë 8 vjet për zhvillim
    ekonomik? A e ka marrë ndonjë gjysmë hapi? Po më vjen keq Shaip, duhet të flas edhe
    për ty. Shaip Muja po flet edhe për largimin e mjekëve, që është një e vërtetë. Në Kosovë
    kanë mbetur diku f670 mjekë, sa ishin në QKUK, e në fakt kanë ikur diku mbi 400. Mbi
    400 janë duke punuar jashtë.


    162
    Nuk është e vërtetë se ata njerëz, siç e tha Besimi se kanë ikur për arsye të tjera. Edhe ata
    kanë ikur për një jetë për një jetë më të mirë. Edhe ata kanë ikur, jo ndoshta shumë për
    para, por kanë ikur për cilësi jetës. Kanë ikur për cilësi të shërbimeve, sepse nuk është
    njësoj si në një vend ku gjen gjithçka që funksionon në rregull, si në një vend ku je i
    ngritur profesionalisht, por nuk funksionon kurrgjë. Si t’i hapësh sytë në mëngjes
    ndeshesh me bërllokun, ndeshesh me probleme shëndetësore, arsimore, kulturore e të
    natyrave tjera.

    Edhe nuk e di, Shaip, sa ke ndikuar që kjo shëndetësi të jetë keq? Kanë thënë se ke
    ndikuar shumë. Kanë thënë që ke ndikuar shumë që shëndetësia të jetë keq. Edhe sistemi
    shëndetësor të ndërtohet keq.

    Prandaj, kisha pasur qejf të jemi pak më të kujdesshëm e më të vëmendshëm secili që
    flasim edhe ta shohim secili kontributin tonë për çka kemi parë, sepse është një temë
    tepër e rëndësishme për të qenë hipokrit ndaj saj. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Muja, replikë!

  • Po çuditem! Faleminderit!
    Unë desha të reagoj, sepse zonja Tërmkolli nuk tha asgjë më shumë se që thashë unë. Për
    njohuri e saj, unë asnjëherë nuk kam qenë në Ekzekutiv. Nëse jam përzier unë dhe ti ke
    fakte, atëherë duhet t’i denoncuar si qytetare e Kosovës. Nëse unë e kam përzier
    shëndetësinë, edhe e ndiej shumë veten të ofenduar në rrafshin horizontal, edhe
    intelektual, të flas me ty për shëndetësi, sepse mendoj që e di më mirë edhe e mbuloj më
    profesionalisht dhe e kuptoj.

    Prandaj, çdo herë nëse ju në kontinuitet i keni ndjekur prononcimet e mia për shëndetësi,
    ato kanë qenë kritike dhe kanë qenë për t’i sjellë kualitetet e shërbimeve shëndetësore,
    ndërsa kjo që ti bie viktimë e gazetave dhe e shpifjeve, është çështje ndoshta e një
    problemi që nuk e njeh, por mos i hyj asaj fushe.

    Për problemin e mjekëve që e thashë, ju nuk reagoni asnjëherë, sepse nuk e dini
    legjislacionin. Një mjek, me një gabim të vogël profesional, rri në gazetë tri ditë, ndërsa
    ne kemi miratuar Odën e Mjekëve, e nuk del t’i mbrojë ajo, por i marrin dhe i trajtojnë. E
    marrin e mbajnë nja dy-tri ditë, e lëshojnë, nuk u bë asgjë dhe vetëm ia denigrojnë
    figurën.

    Mjekët janë duke ikur prej Kosovës për shumë arsye. Nuk kanë brenda infrastrukturë,
    pajisjet, u mungojnë laboratorët dhe kërkohet shërbimi nga ta. Nëse nuk funksionon
    sistemi, normal që është sistemi fajtor, nuk janë vetëm individët, ata janë pjesë përbërëse
    e sistemit. E mos u mundo ta hedhësh topin e të tregosh, se unë nuk i ndërroj teoritë. Unë
    kam mbajtur koherencë, edhe politike, edhe shkencore, edhe intelektuale, edhe patriotike.
    Faleminderit!

  • Kundër-replikë, zonja Tërmkolli.


    163
  • Unë shumë shkurtimisht! Ky zotëria nuk është aq i ngritur
    profesionalisht, ose nuk jemi ne krejt deputetët këtu aq profesionalisht, sa ky të ndihet i
    ofenduar. Ky mund të ndihet i ofenduar, nuk ka problem, por mund të ndihet i ofenduar
    vetëm prej punëve të veta, e jo për diçka tjetër.

    Zotëri, këto çka po i thoni, u vlen vetëm fundi, kur jeni larguar në njëfarë mënyre, kur
    jeni distancuar pak a shumë nga Partia Demokratike. Përndryshe, deri tani, e dinë kolegët
    tu, unë nuk po flas në hava, nuk po flas as me gazeta, po flas nga kolegët tu që e dinë
    shumë mirë sa ke qenë i involvuar në problemet shumë të mëdha madje, që lidhen me
    shëndetësinë e Kosovës. Ti mund të japësh teorikisht, prandaj edhe po flas unë për
    hipokrizinë, se teoritikisht kemi shumë njerëz që flasin shumë mirë...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Edhe një herë, të lutem!

  • Faleminderit! Fjalën e ka zonja Mexhide Mjaku-Topalli.

  • TOPALLI: I nderuar kryesues!
    Si përfaqësuese e zgjedhur nga populli, shpreh shqetësimin tim të thellë për këtë largim të
    të rinjve drejt vendeve perëndimore. Duke e ndjerë thellë këtë plagë, jam munduar ta
    analizoj këtë fenomen shumë kompleks, duke i parashtruar vetes pyetjet: Pse ky fenomen
    i largimit të të rinjve me këtë intensitet ndodh tani? A është papunësia shkaku i largimit?
    Nëse veç është papunësia, pse largohen edhe të rinjtë të cilët janë të punësuar, së paku
    nga vendi nga vij unë, Ferizaj? Pse Serbia me aq komoditet i ka hapur kufijtë për të rinjtë
    tanë, e mërgimtarëve tanë pas festave të fundvitit ua bëri ferr hyrjen dhe daljen në kufi?
    Pse ky eksod i të rinjve filloi pikërisht në kohën e ngërçit politik? A mos vallë vonesa e
    krijimit të institucioneve e shënoi kulmin e zhgënjimit të të rinjve tanë? A po ndihen
    inferiorë të rinjtë tanë karshi të rinjve të vendeve fqinje, të cilët lëvizin lirshëm nëpër
    vendet e Evropës?

    Këta të rinj, të gjithë anglishtfolës nga një vend ku interneti përdoret më shumë se në çdo
    vend tjetër të Ballkanit, a janë refuzuar nga Evropa duke instaluar standarde të dyfishta
    në liberalizimin e vizave për ta? A mos vallë Evropa, pasojat e zgjerimit strategjik në
    Ballkan, jashtë çdo standardi, do t’i mbulojë me instalimin e kritereve të veçanta për një
    popull paqedashës? Pse jemi aq jo të mirëpritur në Evropë?

    Jua rikujtoj se delegacioni zyrtar i Republikës së Kosovës, që do të raportojë në Bruksel
    në fund të muajit janar, mbi 70% e tij i ka harxhuar dhjetë ditë kohë nëpër ambasada për
    të marrë viza qëndrimi 20 ditë dhe atë vetëm me një hyrje.

    Si ndihen të rinjtë tanë kur dëgjojnë se si gjyshërit e tyre dikur me trenin “Akropolis”
    kanë lëvizur lirshëm në çdo skaj të Evropës. Nëse ia shtrojmë vetes këtë pyetje, me siguri
    se të gjithë ne në këtë odisejadë dhimbjeje do ta gjejmë ndonjë hallkë vetëpërgjegjësie.


    164
    Tendencat për ta fajësuar një subjekt më shumë a më pak janë krejt politike dhe mënyra
    më tragjikomike e përfitimeve të benefiteve politike. Të kota janë edhe përpjekjet tona
    për t’i ndërgjegjësuar vendet e Evropës që të mos instalojnë standarde të dyfishta kundër
    një populli që Evropës dhe botës i dha një mburojë të civilizimit të saj, ia dha Gjergj
    Kastriotin-Skënderbeun, ia dha edhe një nënë të madhe që vetë Evropës ia mësoi
    misionin e humanizmit, Nënën Terezë.

    Urojmë që vetë Evropa të mos mallkohet nga shpirtrat e këtyre dy të madhërishmëve për
    injorancën që po tregojnë kundër popullit të tyre, kundër të vetmit popull në Evropë.

    Por, çfarë të bëjmë ne? Ne sa më parë duhet t’i kthehemi vetes, duke mos pritur reflektim
    nga kjo botë e ftohtë. Si t’i qasemi problemit të të rinjve tanë, kur secili nga ne e dimë se
    ata janë më së paku fajtorë. Nuk mjaftojnë më thëniet patriotike, si “Atdheu ka nevojë për
    ju!”. Aq më pak ndikojnë fjalët tona që nga një pozitë komode financiare ju flasim atyre.

    Unë mendoj, u përmendën edhe nga kolegët këtu më parë disa rekomandime, por pasi i
    kam listuar, unë do t’i përmend: Unë mendoj se për ta parandaluar këtë fenomen të
    largimit të të rinjve tanë duhet që institucionet tona ta ndërmarrin një kampanjë
    vetëdijesimi që në vete do të ngërthente: të shpjegohet nëpërmjet medieve se marrja e një
    rruge të tillë është pa perspektivë, me rreziqe të mëdha fizike dhe me shpenzime të mëdha
    financiare. Kjo mund të bëhet me organizime të simpoziumeve, fletëpalosjeve e tjera, e
    tjera.

    Të shpjeguarit me ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë se shtetet e Evropës perëndimore
    nuk e njohin të drejtën e azilit për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe se në momentin
    e parë ata do t’i kthejnë.

    Deklarata e Samuel Zhbogar, para disa ditëve, lidhur me perspektivën e marrjes së një
    rruge të tillë për në vendet evropiane ishte me efekt. Aktivizimi i të gjitha kapaciteteve
    shtetërore për lidhjen e marrëveshjeve për punësim sezonal, që u përmend edhe pak më
    herët të kolegëve të mi, të të rinjve tanë në vendet e Evropës Perëndimore.

    Insistimi i mekanizmave shtetërorë që punëdhënësit privatë t’i respektojnë të drejtat e
    punëtorëve që burojnë nga Ligji i punës dhe Kontrata Kolektive.

    Krijimi i një programi të veçantë për operatorët e mëdhenj ekonomikë që ata t’i
    punësojnë të rinj në bizneset e tyre, e që shteti si kundërvlerë atyre t’u krijojë lehtësira
    tatimore.

    Krijimi i programeve të veçanta për kreditimin dhe ndihmën financiare për ata të rinj që
    kanë ide dhe gatishmëri për investime dhe hapje të vendeve të reja të punës.

    Ndarja e sa më shumë granteve qeveritare për investime në bujqësi.

    Ndërmarrja e masave nga organet e rendit kundër profiterëve dhe organizatorëve joshës
    për largimin e të rinjve, e u cek edhe këtu viktima nga rrethi i Ferizajt, i cili e humbi jetën

    165
    në kufirin i Hungarisë. Ai ishte i joshur nga një keqbërës, gjoja se ai do t’ia rregullonte
    pozicionin invalidor në Perëndim.

    Mendoj se, nëse do t’i qasemi këtij problemi me seriozitetin e duhur, mund të kemi
    rezultat në parandalimin e të rinjve tanë, që padyshim janë resursi më i rëndësishëm dhe
    më strategjik i ardhmërisë sonë. Ju faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Ibishi e ka fjalën.

  • I nderuar kryesues,
    Të nderuar deputetë,
    Të nderuar qytetarë,
    Trendët shqetësues të migrimit nga Kosova nuk mund të zgjidhen shpejt dhe me një
    shkop magjik në fillim të një mandati të ri të qeverisjes.

    Në situatën e krijuar Qeverisë nuk i jepet kohë për zbatim të planit të punës, për zhvillim
    dhe rikuperim në sistemin e një qeverisjeje të mirë, efikase dhe efiçiente. Zakonisht, të
    gjitha qeveritë që kanë një afat mesatar njëqind ditësh të ditëve të para të punës dhe më
    pastaj të bëhet rishikimi dhe vlerësimi i punës dhe performansës.

    Në një situatë të tillë, me kaq çështje dhe probleme të grumbulluara nga e kaluara, është
    vështirë që situata të sanohet e lëre më të zgjidhet. Mendoj se Qeverisë duhet dhënë kohë
    të duhur për përqendrim të gjitha kapaciteteve në zgjidhjen e problemeve kyçe dhe në
    veçanti problemin e migrimit, duke u fokusuar në hapjen e perspektivës për të rinj,
    punësim, zgjidhjen e çështjeve sociale, duke mos lënë anash edhe detyrat e rregullta.

    Nuk mendoj se gjatë kësaj periudhe Qeverinë duhet lënë të bie në letargji, sikurse ka
    ndodhur në të kaluarën, përkundrazi, Qeveria si pjesë e ekzekutivit duhet në vazhdimësi
    të jetë e mbikëqyrur nga Parlamenti, Shoqëria Civile, mediet dhe format tjera, pra, nën
    trusni të zhvillimeve në zgjidhjen e detyrave dhe kompetencave të veta.

    Gjithashtu, bashkësia ndërkombëtare, në veçanti institucionet e Bashkimit Evropian,
    duhet të rrisin partneritetin dhe përkrahjen e Qeverisë së Kosovës, në ngritjen e
    kapacitetit në realizimin sa më të shpejt të kritereve për liberalizimin e vizave, për të cilën
    mendoj, se qytetarët e Kosovës nuk e meritojnë më një jetë në geto, me kufizim të lirisë
    së lëvizjes në shtetet e Bashkimit Evropian.

    Ne sot do t’i miratojmë rekomandimet, të cilat duhet ta udhëzojnë Qeverinë në hartimin e
    politikave, si strategji të planit të veprimit, po edhe të ligjeve dhe ndërmarrjen e hapave
    konkretë dhe të realizueshëm në zvogëlimin e migrimit, duke hapur perspektivën për jetë
    dhe punë brenda shtetit.

  • Faleminderit! Zoti Haskuka e ka fjalën.

  • Pata të flas prej vendit, po thashë le të shohin qytetarët, që
    derisa po diskutohet migrimi, asnjë nga përfaqësuesit e Qeverisë nuk është këtu.

    166
    Para disa ditësh, unë i kontrollova statistikat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për
    migrim dhe sipas këtyre statistikave, niveli i migrimit në Kosovë momentalisht është i
    njëjtë, si në kohën e Milosheviqit, para luftës, pra, shifrat po janë të njëjta.

    Por, të drejtën të them, edhe rrethanat në një anë janë të njëjta, politikat e investimeve
    buxhetore prapë po janë të njëjta. Milosheviqi e filloi shkatërrimin e industrisë së
    Kosovës me masa të dhunshme dhe me bartjen e makinave në Serbi, qeveritë tona
    vazhduan deindustrializimin me privatizim klanor e partiak e pastaj me shitjen e
    makinave të mbetura si metal i përdorur. Në fund, fabrikat u shndërruan në depo e
    markete, u humbën më shumë se 70 mijë vende pune. Milosheviqi e futi “Trepçën” në
    borxhe e qeveria e tanishme do ta falimentojë, duke i pranuar borxhet si valide.

    Në vitet e ’80-ta taksat tona janë investuar në kontrollin tonë me dhunë, tani ato po
    investohen në kontrollin tonë me klientelizëm dhe me shantazh. Taksat tona nuk po
    investohen në prodhimtari, në programe aktive të punësimit, në mirëqenie sociale, në
    trajnime në shëndetësi, në miniera e termocentrale, që mund të gjenerojnë vende të reja të
    punës.

    Atëherë, në vitet e ‘90-ta nuk kishim qasje në shëndetësi, për shkak se ata na i patën
    bllokuar spitalet dhe ambulancat, tani nuk kemi qasje në shëndetësi, ngase kushtet janë të
    mjerueshme. Atëherë, kemi pasur tri kategori të qytetarëve: ata që ishin të lidhur me
    pushtetin e që u bënë magnatë ekonomikë e milionerë, ata që punonin në biznese të
    vogla, që punonin ditë e natë për të paguar taksat dhe ryshfetin agjencisë së Milosheviqit,
    dhe kategoria e tretë, të papunët, të cilët kërkonin punë jashtë vendit.

    Pastaj, këta me kohë krijuan diasporën kosovare dhe shqiptare dhe, ata na ndihmuan që të
    mbijetojmë regjimin, aparteidin dhe së fundit, luftën.

    A ka ndryshuar tani diçka? Me siguri se jo, prandaj qytetarët prapë janë të papunë, prapë
    po migrojnë dhe diaspora jonë prapë luan rolin e shtetit. Ajo ofron ndihma financiare, i
    ofron ndihmë ekonomisë, edukimit dhe shëndetësisë.

    Për të ndalur migrimin duhet ndryshimi i politikave. Taksat dhe pagesat tona duhet të
    investohen në realizimin e të drejtave tona njerëzore për zhvillim e punësim, për
    mirëqenie sociale, për trajnime, edukim, për punësim, qasje në shëndetësi. Për një jetë me
    dinjitet duhet që një pjesë e buxhetit të shkojë në politika zhvillimore. Si e patëm parë
    edhe në... kolegu tha që është... janë ditët e para të Qeverisë, kur u paraqit buxheti me
    analiza ne treguam se vetëm 6%-shi i buxhetit shkon në aktivitete, të cilat mund të
    gjenerojnë rritje ekonomike. Në këtë pjesë të buxhetit, qytetarët çka kanë për të pritur nga
    kjo Qeveri?

    Prandaj, duhet të kalojë... që shteti ta marrë rolin e diasporës. Deri më tani diaspora neve
    na ka mbajtur, por tani e tutje shteti duhet të jetë ai që duhet t’ua kthejë qytetarëve
    dinjitetin. Në fakt, nëse nuk i plotëson këto, atëherë s’ka nevojë për shtet.


    167
    Atëherë, kur buxheti të investohet për realizimin e të drejtave tona e jo për asfalt dhe për
    klientelizëm, atëherë do të kthehet shpresa për qytetarët. Atëherë, kur qytetarët do të jenë
    më të vlefshëm se sa një ministër, do të fillojë ndalja e migrimit jashtë vendit. Atëherë,
    kur qytetarët ta kontrollojnë Qeverinë e jo Qeveria qytetarët, do të fillojë zhvillimi dhe
    punësimi. Të gjitha të tjerat nuk janë relevante. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Hajdar Beqa e ka fjalën.

  • Faleminderit!
    I nderuar kryesues i Kuvendit,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Kosova është shtet i ri, i cili përballet me shumë sfida të brendshme dhe të jashtme, që
    pengojnë ecjen përpara në procesin integrues, në dinamikën dhe pritjet e qytetarëve të
    Republikës së Kosovës dhe në pritjen tonë, si deputetë të Kuvendit të Republikës së
    Kosovës.

    Kemi hyrë në vitin e 16-të pas lufte, kur me sakrifica, gjithashtu, të mëdha po bëjmë
    përpjekje ta ndërtojmë paqen, duke iu bashkuar popujve të qytetëruar dhe demokracive të
    përparuara duke mos harruar në asnjë moment të kaluarën, për të cilën duhet të
    krenohemi.

    Të nderuar dhe të respektuar deputetë,
    Fenomeni i migrimit të qytetarëve të Kosovës, që po ndodh 16 vjet pas lufte është
    shqetësues për ne të zgjedhurit e popullit dhe për të gjithë qytetarët e vendit tonë. Janë
    shumë faktorë që nxisin migrimin. Mund t’i përmendim disa prej tyre: është faktori
    social, faktori ekonomik, faktori i ngërçit politik, i cili ka ndodhur për gjashtë muaj e më
    shumë rresht në Kosovë, dhe faktorë të tjerë. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ne si
    deputetë të këtij Kuvendi duhet të angazhohemi maksimalisht, që të krijojmë një ambient
    sa më të përshtatshëm për investime të huaja, si dhe për ato të brendshme, krejt kjo në
    funksion të krijimit të vendeve të punës.

    Pra, investitorët e huaj duhet të ndjehen të sigurt, që kapitalin e tyre ta investojnë në
    Republikën e Kosovës dhe kjo mund të arrihet vetëm nëse kemi një shtet ligjor
    funksional, nëse kemi një efikasitet më të madh të organeve të drejtësisë, nëse rrisim
    mbështetjen tonë për gjykatat dhe prokuroritë, si në aspektin e rritjes së numrit të
    gjyqtarëve dhe prokurorëve, ashtu edhe në aspektin infrastrukturor.

    Qeveria e Republikës së Kosovës duhet që përmes Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies
    Sociale, respektivisht Drejtorisë për Punë të bëjë marrëveshje me shtetet e Bashkimit
    Evropianë, për punëtorë sezonalë. Të bëhet një fushatë senzibilizuese për qytetarët e
    vendit tonë lidhur me pasojat dhe dëmet, që mund t’i sjellë migrimi ilegal edhe për ata, të
    cilët po udhëtojnë në një situatë shumë të vështirë.

    Qeveria duhet të forcojë mekanizmat për migrim legal dhe të rregullt. Qytetarët të cilët
    duan të migrojnë në shtetet e Bashkimit Evropian për qëllime të punësimit, duhet të
    informohen për procedurat e rregullta të aplikimit të punë, të pajisen me leje për punë dhe

    168
    viza në harmoni me marrëveshjet, që Qeveria jonë duhet t’i bëjë me shtetet evropiane për
    punësime sezonale.

    Qeveria e Kosovës dhe të gjitha institucionet tona duhet të angazhohen me të gjitha
    kapacitetet, që edhe qytetarët e Kosovës të gëzojnë të drejtën më elementare, të drejtën e
    lëvizjes përmes liberalizimit të vizave.

    Qeveria duhet të fokusohet më shumë në përkrahjen e bizneseve të vogla dhe të mëdha, të
    vazhdohet në mbështetjen e sektorit të bujqësisë me grante dhe subvencione. Duhet
    shikuar mundësitë e kthimit të Fondit Pensional dhe krijimi i një strategjie, që këto mjete
    të këtij fondi të futen në qarkullim dhe përmes kësaj mund të bëhej ulja e papunësisë dhe
    të krijohet një klimë më e mirë ekonomike në vendin tonë.

    Këto janë disa nga rekomandimet, të cilat Qeveria e Republikës së Kosovës duhet t’i
    marrë parasysh, gjithnjë në funksion të krijimit të një ambienti sa më të mirë për të gjithë
    qytetarët e Kosovës, rritjen e mirëqenies së qytetarëve të vendit tonë e kjo në mënyrë të
    drejtpërdrejtë do të ketë ndikim në ndaljen e migrimit të qytetarëve tonë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Veton Berisha e ka fjalën.

  • I nderuar kryesues Haliti,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Fjalimin tim dua ta ndaj në dy kapituj, në dy fusha.

    Është mirë që sot po debatohet për migrimin ilegal, dukuri kjo e cila vërtet është
    shqetësuese dhe nuk i ka fillet në ditët e sotme, domethënë nuk është përgjegjësi e
    qeverisjes aktuale, kjo dukuri është e akumuluar tani e pesëmbëdhjetë vjet. Domethënë,
    situata në të cilën ne po kalojmë tani është situatë të cilës ne i kemi kontribuar tani e
    pesëmbëdhjetë vjet.

    Përgjegjësia na takon të gjithë neve, domethënë qoftë ne si përfaqësues politik të grupeve
    të caktuara, që kemi vepruar në kuadër të sistemit tonë politik, si duket nuk e kemi kryer
    punën tonë, për të cilën edhe jemi të thirrur. Kjo dukuri, u pa që u debatua gjatë gjithë
    kohës edhe është bërë vërtet një debat i mirë, ku edhe pozita edhe opozita nuk...
    domethënë, e panë si shqetësim dhe e panë, që shteti duhet të ndërhyjë në këtë situatë
    dhe, në asnjë mënyrë nuk po mendoj që kjo situatë duhet të politizohet dhe të fitojë poenë
    politikë, por po mendoj që të gjitha forcat politike të tubohen dhe për të mundur që këtë
    dukuri shumë negative, e cila tashmë po e dëmton imazhin e Kosovës, të tubohemi dhe të
    kemi mundësi që ta parandalojmë këtë situatë.

    Dola para kësaj foltoreje këtu, ku para pesë muajsh kam dal po ashtu, ndoshta jam prej të
    parëve që unë e kam nisur këtë temë, ku kam qenë ndoshta njëri prej më të prekurve, kur
    e dini që komuniteti egjiptian ka qenë prej të parëve, që ka filluar ta lëshojë Kosovën dhe
    nuk pati asnjë reagim, as zyrtar, as nga pozita, as nga opozita e asaj kohe, as nga zyrtarët
    ndërkombëtar, as nga forcat tjera, qoftë politike qoftë jopolitike, për shkak se u

    169
    konsiderua se është duke u bërë veprim i caktuar politik, ose është deklaratë... ku e di
    unë, më e rëndë politike, mirëpo, tanimë u kuptua që, pasi që dolën rreth 20 mijë qytetarë
    të Republikës së Kosovës, u desh që të debatohet dhe të bëhet kjo punë e madhe.

    Ka qenë dashur, që ky debat që po zhvillohet sot, të zhvillohet ndoshta para katër-pesë
    muajsh, e jo që qytetarët e Kosovës mbi bazën e propagandës, e cila vërtet ka qenë
    propagandë jo e mirë, vërtet ka qenë propagandë joreale, që të thuhet “dilni, sepse atje ju
    pret një jetë më e mirë, dilni se atje ju pret një azil i pranueshëm, do të keni mundësi
    punësimi, e tjerë, e tjerë...” Kjo nuk u bë me kohë. Domethënë u bë pasi që shkuan rreth
    20 mijë qytetarë dhe pas krejt kësaj periudhe, për krejt këtë periudhë kohore, domethënë
    tash është pak vonë, domethënë, tash është vonë dhe ideja e kësaj është, se qysh ta
    menaxhojmë situatën tash e tutje.

    Me kohë ka qenë dashur të reagojë edhe nga faktori ndërkombëtar, sidomos Bashkimit
    Evropian, sepse vatra e migrimit ilegal ka qenë një shtet, i cili është evropian, është shtet
    i Bashkimit Evropian dhe ka qenë Hungaria. Dhe, botërisht është ditur si vatër e hyrjes në
    këtë shtet dhe asnjëherë, as sot e tutje nuk mund ta kuptoj, se si ka mundësi për dhjetë
    muaj me radhë të kalojnë njerëzit aq haptazi, aq lirshëm, sa që të mos ketë asnjë reagim,
    qoftë vendor, qoftë evropian apo edhe më tutje.

    Manipulohet gjithherë, se kush ishte shkaku, kush e bërë këtë punë, kush ndikoi, kush i
    zhvilloi këto politika? Përmenden dhe shtete të Bashkimit të Evropian. Do të ishte shumë
    mirë, që të dilet me një analizë të besueshme dhe vërtet të theksohen, se cilat ishin arsyet
    kryesore, që populli i Kosovës migroi në atë formë, aq lehtë, sa që më lehtë kanë mbërri
    në shtetet e Bashkimit Evropian në këtë rrugë përmes Hungarisë, se sa që kanë shkuar
    njerëz që kanë edhe pasaporta, nënshtetësi gjermane.

    Dikush ka përfituar gjatë gjithë këtij procesi. Sigurisht, se kishte njerëz të cilët e
    menaxhuan aq mirë këtë situatë, sa që dikush edhe u pasurua. U pasurua shteti serb, u
    pasuruan njerëzit të cilët vepruan atje aq mirë, domethënë, kishte mundësi shumë të mira,
    që njerëzit të përfitojnë prej këtij procesi dhe sigurisht, se dikujt i pengon dhe gjithë ky
    proces që të ndalohet dhe sot të mos e kemi këtë situatë mbi 20 mijë banorë të larguar nga
    Kosova.

    Kemi përgjegjësi të jashtëzakonshme të gjithë ne. Unë i takoj komunitetit egjiptian dhe
    përfaqësoj aktualisht komunitetin egjiptian dhe, komuniteti egjiptian doli ndër të parët,
    për shkak se nuk e pati një përfaqësim siç duhet po ashtu, edhe ai ashkalinj, ku sot arsyet
    të cilat përmenden, skemat sociale, papunësia e të gjitha këto kanë qenë obligim yni, që
    ne t’i mbrojmë.

    Ekzistojnë ligje jashtëzakonisht të mira, por ka qenë dashur që këto t’i mbrojmë dhe këto
    t’i implementojmë dhe të kërkojmë patjetër që ne të jemi pjesë e barabartë e gjithë
    shoqërisë.

    Unë rekomandoj që, po flas në përgjithësi, meqenëse ka kaluar gjithë ky proces, të mos
    bëhen veprime të ngutshme në menaxhimin e kësaj situate. Po dua të them, se nuk ishte

    170
    dashur që të ndërmerren veprime, ose të pranohet shumë lehtë kthimi i këtyre njerëzve,
    për shkak se kanë dalë shumë vonë dhe, si do ta menaxhojmë ne situatën, në rast se kjo
    bëhet me një formë të paorganizuar të kthimit të tyre dhe pa një qëndrueshmëri
    ekonomike. Të bëhet ndalimi i menjëhershëm i kësaj dukurie, sigurisht se duke kërkuar
    mbështetjen e Bashkimit Evropian.

    Është përgjegjësi dhe është detyrë e vendeve evropiane, që këtë vatër të largimit dhe këtë
    mundësi hyrje, me një kufi i cili është jologjik, ta ndalojnë dhe besoj që kjo do të mund të
    bëhej brenda natës, pa pikë problemi.

    Po e shoh sot në medie, që ministri veç ka vizituar shtetin hungarez, nuk ka ndodhur kjo
    deri tash nga një zyrtar. Është veprim vërtet i mirë dhe me këtë situatë, tashmë Kosova po
    i merr veprimet e para dhe po i merr hapat e parë drejt kontrollit të kësaj situate. Jemi
    dëshmitarë të asaj, që ka pasur njerëz që kanë jetuar jashtëzakonisht keq, ka pasur njerëz
    që janë trajtuar jo si qenie njerëzore, por edhe si raste shumë të rënda. Në këtë rast, është
    një veprim i mirë që duhet të përsëritet dhe ky proces, qoftë nga ambasada, të jetë i
    kontrolluar se si po trajtohet populli i Kosovës, nëpër kampet hungareze.

    Kishte me qenë mirë, që të nxirren statistika të besueshme dhe zyrtare. Gjithmonë po
    flitet, që numër jashtëzakonisht i madh, fliten shifra të cilat vërtet nuk janë edhe shumë të
    besueshme. Kisha dashur, që Qeveria e Republikës së Kosovës të organizojë mekanizma,
    qoftë institucionalë, qoftë institute të besueshme, të cilët do të dalin me statistika dhe do
    të tregojnë drejt, se cili është numri i vërtetë i banorëve që kanë dalë dhe e kanë lëshuar
    Kosovën.

    Kisha kërkuar që të bëhet negocimi me Bashkimin Evropian, që të mos bëhet kthimi i të
    shpërngulurve i organizuar, të paktën edhe për tre vjet të ardhshme, në mënyrë që situata
    ekonomike dhe pozita e popullit të Kosovës, në përgjithësi të ndryshojë për të mirë dhe të
    mos kthehen edhe më të varfër, se sa kanë shkuar.

    Sigurisht, se këtu u tha, kanë dalë edhe doktorë, kanë dalë edhe njerëz ekspertë, të cilët
    me siguri që kanë mundësi t’u hyjnë në punë shteteve të Bashkimit Evropian dhe ndoshta
    ka prej tyre, që kanë mundësi edhe të fitojnë, edhe mundësi punësimi edhe për vetë faktin
    që ata mund të jenë të aftë për ta menaxhuar një punë, ose të jenë të suksesshëm në një
    punë të caktuar. Kisha kërkuar që të krijohen kushte ligjore dhe mbrojtje institucionale,
    që më tepër po i referohen - implementim të ligjeve. Domethënë, grupe të caktuara në
    Kosovë, do të ishte mirë që të trajtohen dhe të implementohen ligji ashtu siç thuhet
    decidivisht, e jo me ndarje sipas çështjeve dhe interesave të caktuara, po vërtet të ketë
    implementim ligjor, ashtu siç precizohet.

    U tha edhe më herët këtu, një prej shkaqeve është edhe Ligji për skemën sociale. Pjesa
    më e madhe e këtyre banorëve, që kanë dalë prej Kosove, janë në kushte të rënda
    ekonomike. Sigurisht, nëse s’ka mundësi punësimi për këta banorë, atëherë shteti do të
    duhej të kujdesej që të kenë një mirëqenie sociale dhe të ketë mundësi, që këta të
    mbështeten prej shtetit, të paktën të kenë mundësi ekzistence.


    171
    Ligji është shumë diskriminues, u tha sa herë, sa që çdo herë, çdo ditë përjashtohen
    familje nga skema sociale dhe, sigurisht se nuk ka asnjë rrugë tjetër, përpos që të
    migrohet apo edhe të bëhen veprime të cilat mund të jenë të paligjshme për Kosovën.

    Krijimi i vendeve të punës. U tha, të paktën të ketë mundësi punësimi, të selektohen dhe
    të ketë mundësi punësimi që të paktën një anëtar i familjes të jetë i barabartë por, jo pesë
    nga një familje dhe asnjë nga familjet e tjera.

    Përgjegjësi edhe e sektorit publik, do të ishte mirë sikur të ishte ministri Yagcilar këtu, ku
    përgjegjësi e secilit është implementimi i Ligjit për shërbyesit civilë, ku pjesën më të
    madhe të ligjit ishte dashur ai ta implementojë dhe, nga këtu rekomandoj që të shikohet
    me përpikëri, se sa po ka mundësi.

    Po ashtu, edhe sektori privat e ka një përgjegjësi jashtëzakonisht të madhe dhe të marrë
    kuadro, të marrë vlera të cilat kanë mundësi ta ndihmojnë këtë proces.

    Hartimi i një strategjie të qëndrueshme, e cila krijon stabilitet për të kthyerit dhe
    afatgjatë. Domethënë, kërkohet që këta të kthyer, të cilët mendojnë dhe duhet të kthehen
    në Kosovë të mos kthehen derisa ne nuk e kemi një strategji të re, e cila do të analizojë
    shumë mirë çështjen dhe kthimi nuk ka mundësi të bëhet, pa dalë me rekomandime të
    cilat do të krijojnë një qëndrueshmëri.

    Fola në përgjithësi, ndërsa në specifika shumë shkurt do të mundohem që t’i paraqes
    rekomandimet, të cilat janë specifike për komunitetin egjiptian dhe ashkali, ku ne e
    përfaqësojmë këtu në Kuvend dhe, sigurisht se i kanë specifikat e veta.

    Është thënë sa herë prej njerëzve të caktuar, që këto komunitete janë shumë mirë të
    integruara, sidomos në Kuvendin e Republikës së Kosovës, kanë vende të garantuara ...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Faleminderit! Nëse do ta përmbyllësh, ta jap edhe një gjysmë minute.
    Edhe një gjysmë minute deputetit.

  • Sigurisht! Meqenëse, kalova kohën e limituar, atëherë unë do të
    rekomandoj, që për këto komunitete të ketë kujdes të shtuar. Dihet botërisht, se cilat janë
    mundësitë dhe cilat janë arsyet e migrimit dhe kushtet e tyre ekonomike. Të kenë kujdes,
    të trajtohen këta që jetojnë dhe kanë vendosur të jetojnë në Kosovë, t’u mundësohet që ta
    kenë një jetë më të mirë.

    Në anën tjetër, ata që kanë dalë, e kanë lëshuar Kosovën, të mos kthehen derisa t’u
    krijohen kushtet për një jetesë më të mirë. Edhe njëherë, faleminderit shumë!

  • Faleminderit! Fjalën e ka zoti Rrustem Berisha.

  • Faleminderit!

    172
    I nderuar kryesues,
    Të nderuar deputetë,
    Të nderuar qytetarë,
    Migrimi i paligjshëm që është mjaft shqetësues për të gjithë ne e sidomos në këto dy
    vjetët e fundit, ku shumë të rinj, qytetarë dalin dhe braktisin Kosovën. Nëse u referohem
    statistikave, për dy vjetët e fundit, në vitin 2013 diku shifrat janë 20 mijë emigrantë,
    ndërsa në vitin 2014 mbi 24 mijë. Këto shifra edhe më tutje po vazhdojnë të shënojnë
    rritje, ku fluksi i ikjes nga Kosova edhe në 2015-ën është në rritje e sipër.

    Përqindja më e madhe e të rinjve është tek emigrantët prej moshës 18 deri në 34 vjeç, që
    do të thotë se kjo është një fuqi e madhe punëtore, ku shumica prej tyre kanë të kryer
    fakultetet, magjistraturat, por ka edhe me doktoratura.

    Pra, kjo dukuri është mjaft shqetësuese edhe për institucionet arsimore, ku po mungon një
    strategji e mirëfilltë për arsimin, sepse të rinjtë tanë po e kryejnë fakultetin, po i marrin
    diplomat, po i marrin titujt e nuk po mund të gjejnë vendin e punës.

    Të gjithë ne e dimë cila është arseja e emigrimit, u tha edhe prej kolegëve deputetëve më
    herët, shumica është e aspektit socio-ekonomik, pra mungojnë vende të reja të punës, por
    ka edhe shumë faktorë tjerë, që po ndikojnë në emigrimin e paligjshëm.

    Unë do të fokusohem më shumë në rekomandimet, që mendoj cilat janë masat që do të
    duhej të merren, sidomos nga institucionet përgjegjëse. Në radhë të parë, mendoj që
    duhet të hartohet një plan më konkret për parandalimin e kësaj dukurie negative me
    objektiva afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjate.

    1. Është më se e nevojshme që fuqizimi dhe koordinimi i kapaciteteve të sektorit të
    sigurisë të jetë më i madh në luftimin e kontrabandimit me qenie njerëzore. Këta migrues
    dihet edhe rruga kah kalojnë, dihen edhe njerëzit që janë të implikuar në këtë rrugëtim.
    Pra, duhet ata që janë përgjegjës t’i marrin masat dhe t’i hetojnë të gjitha këto dukuri, me
    qëllim të parandalimit të kësaj dukurie.

    Po ashtu, është më se e nevojshme që të jetë një rritje e bashkëpunimit ndërkombëtar për
    fuqizimin e luftës kundër trafikantëve.

    Rekomandimi tjetër ka të bëjë me sensibilizimin dhe vetëdijesimin e shoqërisë me atë, se
    çka i pret migrantët të cilët migrojnë në mënyrë të paligjshme, cilat janë sfidat me të cilat
    ata ballafaqohen, problemet. E di që ka pas filluar ky vetëdijesim më herët, por nuk e di
    arsyen përse edhe u ndal.

    Rekomandimi tjetër, ka të bëjë me ndarjen e fondeve të veçanta për krijimin e vendeve të
    reja të punës, sidomos për të rinjtë tanë, stimulimi i bizneseve, që hapin vende të reja të
    punës, sepse mendoj se sot për sot patrioti më i madh është ai që hap vende të reja të
    punës, e jo ai që e thotë ndonjë fjali ose ndonjë fjalë të madhe.


    173
    Dhe, rekomandimi i fundit, ka të bëjë me koordinimin e institucioneve përkatëse për punë
    sezonale brenda dhe jashtë Kosovës.

    Pra, ne si deputetë të Parlamentit të Kosovës e kemi për obligim, që këtë dukuri negative,
    krahas këtyre rekomandimeve, që edhe secili nëpër zonat nga vjen, që të ndikojë në
    vetëdijesimin e të rinjve, që të mos e lëshojnë Kosovën, a kemi mjaft argumente që t’u
    ofrojmë, përse ata duhet të mbesin në Kosovë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Arifi e ka fjalën.

  • Faleminderit, nënkryetar!
    I nderuar ministër,
    Të nderuar deputetë,
    Një fjalë popullore thotë: “më mirë vonë se kurrë”

    Është e vërtet që pika për të cilën po debatojmë tash, është dashur të debatohet qysh më
    herët, mirëpo, e thashë edhe njëherë, po e përsëris prapë:” më mirë vonë se kurrë”.

    Besoj që deputetët e nënshkruar për të kërkuar këtë debat, pa marrë parasysh opozitë,
    pozitë, kushdo që të jetë, besoj që kanë tashmë janë përpjekur që ta zgjidhin problemin e
    problemi që neve na preokupon është shumë i madh, është shumë shqetësues, mirëpo,
    tash e kemi edhe një projekt-rezolutë, që besoj që me të gjitha grupet parlamentare do të
    gjejmë një mënyrë sa më të mirë të hartojmë një rezolutë, që në fund të dalim si
    Parlament dhe t’u ofrojmë një zgjidhje qytetarëve dhe të ndalim këtë trend negativ.

    E vërteta është se kushtet e rënda socio-ekonomike e kanë shtyrë popullatën, që ta
    lëshojnë Kosovën, për të kërkuar një jetë më të mirë diku në vendet e Evropës. Dikur, ne
    si përfaqësues të komunitetit ashkalinj dhe egjiptian e kemi alarmuar se një numër i madh
    i popullatës, që i përkasin këtyre komuniteteve janë duke lëshuar Kosovën, pikërisht,
    atëherë kur ka qenë një ngërç politik, më saktësisht në muajin e tetë dhe në muajin e
    nëntë, nëpërmjet medieve elektronike dhe të shkruara dhe në mbledhje të këshillave të
    sigurimit nëpër nivele komunale, e kemi ngritur këtë shqetësim, mirëpo asnjëherë nuk
    kemi gjetur mbështetje, askush nuk e ka ngritur zërin, askush nuk ka dashur të na dëgjoj
    për këtë dukuri negative që ka ndodhur në atë kohë.

    Nga niveli qendror asnjëherë nuk e kemi dëgjuar askënd në atë kohë që e ka ngritur si
    shqetësim, bile- bile nuk është përmendur që ne e kemi marrë, bile ndonjëherë na u ka
    ndalë edhe televizionet edhe nëpër gazeta nuk janë publikuar ato që ne kemi dashur t’i
    publikojmë.

    Është shumë shqetësuese që në mesin e disa komunave, në mesin e disa kryetarëve të
    komunave në atë kohë janë quajt pjesëtarë të komunitetit tonë si bashkëpunëtorë të
    Serbisë, po bashkëpunuakan me Serbinë dhe ia kanë mundësuar për të dalë përmes
    Serbisë në Evropë.


    174
    Mjerisht, me keqardhje të madhe po e them tash se paskemi shumë familje që po
    bashkëpunuakan me Serbinë, sepse është një numër i madh, tashmë është rritur numri,
    është shumëfishuar numri i familjeve që kanë dalë pikërisht nëpër Serbi.

    Apeloj tek Qeveria e Republikës së Kosovës që urgjentisht të marrë masa që popullata e
    mbetur të ndihmohet, të stimulohet në njëfarë mënyre, në mënyra të ndryshme, sepse nuk
    ka të ndalur ky fenomen i braktisjes së shtëpive të tyre.

    Apeloj tek Qeveria e Kosovës që urgjentisht të ndërhyjë në Ligjin për skemën sociale.
    Është shumë e vërtetë që Ligji për skemën sociale, po shihet edhe qartë se shumë familje
    kanë dalë, i kanë heq prej listave që tashmë nuk janë pjesë e kësaj ndihme sociale.

    Familjet të cilat nuk kanë asnjë burim të ardhurave, të lirohen nga obligimet komunale,
    sepse nuk kanë kah të marrin. Nëse nuk kanë burim, asnjë burim të ardhura kah t’i
    paguajnë ato.

    Ka shumë raste që njerëzit kanë qenë në punë dhe e kanë braktisur Kosovën, kanë dalë, e
    kanë lënë vendin e punës dhe kanë dalë. Realisht, një punë, një jetë më të mirë për
    familjen për ta siguruar për një të ardhme më të mirë.

    Ka shumë familjarë që kanë shitur edhe mobile, edhe ari, e ka shumë që kanë shitur edhe
    shtëpia dhe kanë ikur, e kanë lëshuar Kosovën.

    Të nderuar deputetë,
    Thuhet se tash është ndalur pak hovi, është ndalur pak trendi i ikjes. Është e vërtetë,
    mirëpo tashmë kanë mbetur shtresa më e ulët, më e varfër e popullatës, sepse këta që
    kanë mbetur shtresa më e ulët, më e varfër e popullatës, sepse këta që kanë mbetur nuk
    kanë çka të shesin për të dalë. Nuk kanë si t’i bëjnë ato mjete, ato pare, nuk kanë qysh t’i
    tubojnë dhe të dalin.

    Andaj edhe një herë apeloj tek Qeveria që popullit të mbetur tashmë t’i dalë në ndihmë.
    Apeloj nga kjo foltore te qeveritë e vendeve evropiane që familjet tashmë që janë atje t’i
    strehojnë dhe të përkujdesen për ato familje, sepse kanë nevojë ata, sepse nevoja i ka
    shtyrë të dalin.

    Riatdhesimi i tyre, i atyre familjeve që kanë dalë do të na sillte telashe edhe më të mëdha,
    sepse nuk jemi në gjendje, nuk kemi kushte t’i përgjigjemi atyre familjeve, t’u sjellim një
    jetë më të mirë, tashmë t’i pranojnë, sidomos tash në kohën e dimrit.

    Edhe një herë apeloj tek Qeveria e Kosovës t’ ju ndihmojnë këtyre familjeve, sepse
    fëmijët e tyre janë gjithmonë në rrezik për jetën e tyre kur dalin te kontejnerët, sikur që ka
    ndodhur rasti në Fushë-Kosovë, ata dalin për ta siguruar një jetë pak të mirë, për të
    mbledhur kënaçe, hekur ose edhe bukë për gojë, mirëpo gjithmonë u nënshtrohen rrezikut
    prej qenve endacakë sikur që ka ndodhur rasti, thashë edhe më herët, në Fushë Kosovë.

    Të nderuar deputetë,

    175
    Po flitet që familjet që kanë braktisur Kosovën dhe kërkojnë azil rrezikojnë liberalizimin
    e vizave. Është e vërtetë ajo. Mirëpo, hajde ta pyesim veten dhe Qeverinë, që nuk është
    këtu, mjerisht që nuk është këtu, çka kemi ndërmarrë ne dhe çka po ndërmarrim ne që
    atyre familjeve t’ ju ndihmojmë, t’i sistemojmë nëpër vende të punës, t’i sistemojmë në
    skemën për çështje sociale që ata të mbesin këtu dhe mos të rrezikohen, mos të na e
    prishin punën që ne jemi pjesë e masave të liberalizimit të vizave. Jo, jo, pikërisht kjo
    është situata për çka ata kanë braktisur Kosovën, pikërisht që na nuk jemi në gjendje
    atyre t’u ndihmojmë.

    Krejt në fund, edhe një herë apeloj te qeveritë e vendeve evropiane që t’i dalin në ndihmë
    kësaj popullate që tashmë janë atje, t’i strehojnë, t’i rehabilitojnë, sepse tashmë edhe
    fëmijët e tyre kanë filluar atje t’i ndjekin mësimet, t’i ndjekin shkollat, sidomos tash në
    këtë kohë të dimrit, le t’i rehabilitojnë, le t’u ndihmojnë dhe në një kohë të ardhme besoj
    që edhe Qeveria jonë edhe ne si deputetë do të gjejmë mënyra si t’i ndihmojmë asaj
    popullate, t’i ndihmojmë së pari kësaj popullate që ka mbetur, tani ata vetë kanë për t’ u
    kthyer nëse shohin që ne u kemi ndihmuar këtyre dhe jemi duke u munduar t’u
    ndihmojmë. Unë e di që nuk ka interesim për t’ u ndihmuar këtyre, e sidomos atyre që
    kthehen. Faleminderit shumë edhe një herë!

  • Faleminderit! Zoti Baxhaku e ka fjalën, i fundit në këtë debat.

  • Faleminderit, zoti kryesues!
    I nderuar zoti ministër,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Natyrisht që largimi ilegal i qytetarëve të Kosovës nga vendi, i cili po ndodh tash një
    kohë të gjatë, por me një intensitet të shtuar kohët e fundit, sigurisht se është një fenomen
    shumë i dhembshëm, shqetësues dhe tragjik për shumë familje kosovare, në rend të parë,
    po ashtu është i dhembshëm dhe i dëmshëm për imazhin e Kosovës dhe procesin e
    integrimeve evropiane të vendit dhe procesin e liberalizimit të vizave.

    Për këtë arsye ky debat i sotëm në Kuvendin e Kosovës lidhur me këtë problem jo vetëm
    që është i drejtë, por është edhe i domosdoshëm. Ky debat do të jetë frytdhënës dhe i
    leverdishëm vetëm atëherë nëse ai është i sinqertë dhe pa tendenca për të manipuluar me
    këtë fatkeqësi që po u ndodh familjeve dhe njerëzve të Kosovës.

    Nëse debatin do ta bëjmë për qëllime të promovimit politik të vetë ne deputetëve në
    veçanti ose të partive të ndryshme politike, atëherë besoj se pajtohemi të gjithë se nuk do
    të arrijmë asgjë.

    Ne sot në këtë debat angazhohemi pa dallim dhe pa asnjë hile që të japim kontributin tonë
    në analizimin e shkaqeve dhe propozojmë masa dhe veprime që duhet marrë për të ndalur
    ose së paku për të zvogëluar në suaza të arsyeshme këtë ikje të qytetarëve, atëherë ky
    debat do të arsyetojë vetveten.

    Të nderuar deputetë,

    176
    Nëse duam t’i analizojmë qetë dhe realisht shkaqet e këtij migrimi ilegal të qytetarëve të
    Kosovës, mendoj se do të arrijmë në një konkluzion se ato nuk janë aq të thjeshta dhe
    vetëm ekonomike, megjithëse ky i fundit është edhe ndër faktorët kryesorë të migrimit.

    E them këtë ngase si unë ashtu edhe ju, shumica prej jush e dini se nga Kosova po
    largohen edhe qytetarët të cilët nuk janë pa burime financiare, sa do që ndoshta ato
    burime financiare nuk janë të mjaftueshme për një jetë dinjitoze çfarë ata e dëshirojnë
    dhe meritojnë. Pra, atyre u ka humbur shpresa për një jetë më të mirë.

    Unë mendoj se në këtë fenomen janë të implikuar edhe grupe të ndryshme të krimit të
    organizuar dhe trafikantë, të cilët për përfitime financiare përdorin dezinformata dhe
    premtime ndër më të ndryshmet, duke mashtruar qytetarët për përfitime të veta
    financiare. Por, në këtë kontekst nuk duhet t’i harrojmë edhe qarqet e ndryshme politike
    antikosovare dhe antishqiptare në përgjithësi të cilat janë të interesuara për të njollosur
    imazhin e Kosovës, para bashkësisë ndërkombëtare dhe njëkohësisht që të bëjnë zbrazjen
    e saj.

    Të gjithë kësaj mandej do t’i shtoj edhe kontributin që i bëjnë deklaratat e disa
    politikanëve dhe njerëzve për përfitime politike duke mbjell nihilizëm dhe defetizëm te
    popullata dhe te qytetarët e Kosovës, se në Kosovë nuk ka prosperitet dhe nuk mund të
    jetohet, dhe për këtë duhet të mbajnë përgjegjësi këta politikanë.

    Pra, largimi ilegal i qytetarëve nga Kosova është një çështje shumë komplekse dhe
    multifaktoriale, prandaj edhe trajtimi duhet të jetë i mirë, mirë i menduar dhe kërkon një
    angazhim dhe veprim shumë dimensional ku do të përfshihet Qeveria e Kosovës, në vend
    të parë, por edhe institucionet tjera të Kosovës, qoftë ato në nivel lokal e qendror të cilat
    kanë përgjegjësi për këtë problem.

    Natyrisht që barra kryesore bie mbi Qeverinë e cila duhet që në kuadër të kompetencave
    të veta, por edhe përgjegjësive që i ka për të siguruar një zhvillim ekonomik më të shpejtë
    dhe vende të reja të punës, sidomos të krijojë kushte më të mira dhe të favorshme për
    zhvillimin e sektorit privat.

    Të nderuar deputetë,
    Meqenëse janë shteruar shumica e mendimeve dhe propozime të cilat desha t’i them edhe
    unë, e u dhanë ide të ndryshme dhe propozime shumë të qarta e konkrete, prandaj unë
    nuk dua t’i përsëris ato, por dua të potencoj se konkluzionet që do t’i marrim duhet të
    jenë të atilla që ta detyrojnë Qeverinë të përpilojë një strategji urgjente me detyra
    konkrete dhe mirë të detajuara dhe afate të caktuara kohore për realizimin e tyre në
    mënyrë që pastaj të mund të bëhet edhe matja dhe realizimi i rezultateve të kësaj
    strategjie. Ju faleminderit!

  • Faleminderit! Besoj se është shteruar debati deri më tash. Edhe unë desha
    t’i them dy fjalë lidhur me këtë si deputet dhe mendoj si njohës i mirë i situatave të
    migracionit.


    177
    Askush, mendoj sot nuk ikë nga Kosova nga ndonjë dhunë ose persekutim që mund t’ia
    bëjë pushtetit dhe meqenëse s’ka të tillë, atëherë e drejta për azil nuk i takon askujt nga të
    arratisurit.

    E drejta për jetë është e drejtë e secilit njeri dhe e drejta për ta zgjedhur vendin ku
    dëshiron të jetojë dhe të punojë, është e drejtë e secilit dhe mendoj që në qoftë se janë të
    mashtruar ose ka ndonjë mekanizëm i cili i mashtron qytetarët, organet e policisë dhe
    drejtësisë duhet të veprojnë.

    Por, nga disa këndvështrime që i dëgjova këtu duke ftuar të gjitha institucionet përkatëse
    që të merren me këtë punë, mendoj që nuk e arrijnë efektin që duhet, sepse ne nuk mund
    të ushtrojmë dhunë mbi ata që dëshirojnë të arratisen ose dëshirojnë të shkojnë diku ku
    kanë ose ku mendojnë se mund ta kenë një jetë më të mirë. Kështu që po i kuptoj edhe ata
    që po bëjnë propagandë për të siguruar vota më vonë.

    Ne duhet t’i kryejmë detyrat tona, ne duhet të punojmë fort për t’i arritur standardet që i
    kërkon Bashkimi Evropian prej nesh dhe për të arritur tek liberalizimi i vizave. Shumica
    prej nesh kemi qenë nëpër vende të Bashkimit Evropian dhe më tutje dhe dua të them që
    edhe prindërit tanë kanë lëvizur të lirë, edhe ne dikur, nuk jemi nga ata popujt që s’e kemi
    parë dhe s’e kemi prekur Perëndimin, asnjëherë. Ne kemi shkuar dhe jemi kthyer
    shumica prej nesh, disa edhe janë rritur në Perëndim, andaj Kosova në përgjithësia në
    përgjithësi që nga fillimi i viteve të ‘70-ta kur ka filluar imigracioni i rregullt dhe kur
    kemi mund të lëvizim me pasaporta, pa vizë, domethënë e kanë kaluar atë do të thosha
    dëshirën për ta parë Perëndimin, ose për t’u çliruar, për të shkuar diku. Nga Kosova nuk
    ka imigracion të tipit çfarë ka nga Siria, çfarë ka nga vendet afrikane, çfarë ka nga disa
    vende ndoshta në prag të çlirimit të tyre, të hapjes së tyre, prandaj edhe Bashkimi
    Evropian do të duhej ta shihte me sy tjetër këtë çështjen e tendencës sonë duke pasur
    parasysh kushtet ekonomike që i ka Kosova.

    Ana tjetër për t’i kërkuar Qeverisë tani mundësi të jashtëzakonshme për të gjitha këto
    kategori dhe për qytetarët e Kosovës, është e drejtë e jona, por nuk e di a e kemi analizuar
    se a kemi fuqi ne si Kosovë ose Qeveria si Qeveri me buxhetin që e ka për t’i realizuar
    gjithë këto kërkesa. Prandaj, konform kësaj do të dëshiroja që t’ia jap fjalën zonjës
    Donika Kadaj-Bujupi, e cila e ka të drejtën që në fund të debatit të marrë fjalën dhe të
    propozojë ato që dëshiron t’i shtrojë ose për votim ose për ndonjë vendim.

  • BUJUPI: Faleminderit, i nderuar kryesues,
    Faleminderit të gjitha grupeve parlamentare dhe të gjithë deputetëve veç e veç të cilët
    kontribuuan në këtë debat sot.

    Në përfundim të debatit, në bashkëpunim me të gjitha grupet parlamentare i
    harmonizuam qëndrimet tona dhe u pajtuam që si Kuvend i Republikës së Kosovës të
    ndërmarrim veprime konkrete duke dalë me një rezolutë e cila do ta obligojë ekzekutivin
    që përmes veprimeve konkrete të zbatojë këtë rezolutë e cila do të jetë fillimi i një
    përkrahjeje për qytetarët e Republikës së Kosovës, që mirëqenia e tyre të jetë më e mirë

    178
    dhe mundësia që të qëndrojnë këtu në vendin e tyre duke pasur minimumin e kushteve t’u
    mundësohet nga puna e cila duhet të kryhet nga ekzekutivi.

    Më lejoni që në vijim të lexoj pikat e rezolutës dhe edhe një herë t’ju falënderoj.

    PROJEKT-REZOLUTË
    PËR PENGIMIN E MIGRIMIT ILEGAL TË QYTETARËVE TË KOSOVËS

    1. Angazhim më i madh i Qeverisë së Republikës së Kosovës në zhvillimin ekonomik,
    me theks të veçantë në shtimin e vendeve të reja të punës për qytetarët e Kosovës.

    2. Krijimi i Fondit për pengimin e migrimit ilegal, ndryshimi i politikave fiskale në
    përputhshmëri të plotë me kërkesat e kamotshme të bizneseve dhe lirimi i lëndës së parë
    nga taksa doganore dhe pagesa e brendshme e TVSH-së.

    3. Krijimi i menjëhershëm i lehtësirave doganore në përputhshmëri me rekomandimet e
    Komisionit Evropian, të datës 22 tetor 2014 nga raporti final në përkrahje për Bordin e
    pavarur të Kosovës për shqyrtime në fushën doganore dhe të akcizave.

    4. Krijimi i menjëhershëm i lehtësirave doganore, tatimore dhe administrative për të
    gjithë ata të cilët hapin më tepër se 10 vende të reja të punës.

    5. Lirimi nga taksa dhe nga TVSH e të gjithë makinerive apo pajisjeve apo pjesëve
    rezervë të cilat janë të dedikuara për prodhim ose përpunim të ndryshëm në Kosovë.

    6. Lirimi nga taksat doganore i kompjuterëve ose të njohura si poin-off-sell, pajisjeve dhe
    arkave fiskale, ashtu që shkollat dhe bizneset të mund të pajisen me këto pajisje që të
    ngritët efektshmëria në studim dhe punë.

    7. Subvencione reale, jo vetëm fjalë elektorale për të gjithë prodhuesit vendorë ose të
    interesuarit për të hapur biznese të reja në agrikulturë.

    8. Angazhimi i Qeverisë dhe Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale për arritjen e
    marrëveshjeve me shtetet e Evropës për punësim sezonal të qytetarëve tanë.

    9. Krijimi i një komisioni ndërministror i cili do të mbikëqyrë dhe do t’i raportojë
    Kuvendit për ecurinë e realizimit të pikave të kësaj rezolute.

    10. Raportim çdo tre muaj në komisionet parlamentare nga ministritë përkatëse.

    11. Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia të obligohen të jenë aktivë dhe të
    veprojnë në ndalimin e rrjeteve kriminale të trafikimit.

    12. Gjyqësori t’i zgjidhë rastet e trafikimeve në procedurë të përshpejtuar.


    179
    13. Ministria e Integrimeve të intensifikojë fushatën vetëdijesuese rreth informimit të
    qytetarëve lidhur me migrimin ilegal, kërkimin e azilit dhe mundësisë së marrjes së
    vizave.

    14. Qeveria të punojë në plotësimin e kushteve për liberalizimin e vizave si mjet për
    pamundësimin e funksionimit të rrjetit të trafikantëve.

    15. Qeveria të angazhohet për krijimin e kushteve dhe lehtësirave për biznese si dhe për
    hapjen e vendeve të reja të punës në Kosovë dhe marrëveshjet ndërshtetërore për punësim
    nëpërmjet migrimit të kontrolluar legal të fuqisë së kualifikuar punëtore.

    16. Të vazhdojë procesin e riatdhesimit të koordinuar me shtete në të cilat kanë migruar
    qytetarët e Kosovës.

    Edhe një herë, duke ju falënderuar, ju ftoj që ta votojmë këtë rezolutë. Ju faleminderit!

  • Faleminderit! Para se t’u jap fjalën disa të paraqiturve, duhet t’ ju njoftoj
    që sipas Rregullores teksti i Rezolutës për t’u miratuar duhet të dorëzohet në Parlament
    dhe duhet ta kenë grupet parlamentare për ta shqyrtuar, 8 ditë para se të shqyrtohet.

    Teksti është dorëzuar të premten dhe nuk i plotëson kushtet për ta hedhur në votim.
    Sidoqoftë ne edhe ashtu, sipas numrave që i kemi këtu, nuk e kemi edhe kuorumin e
    duhur, prandaj unë them që edhe ky tekst pastaj ndryshoi dhe u bënë disa shtesa nga ky
    tekst dhe them të mos e hedhim në votim dhe këtë tekst ta shqyrtojnë grupet parlamentare
    dhe në të ardhmen të shqyrtohet.

    Ka kërkesa që kanë edhe implikime buxhetore, të cilat duhet të kalojnë nëpër Komisionin
    për Financa e ndoshta edhe në Ministrinë e Financave dhe këtu unë besoj, besoj që i
    tejkalojmë sot, në qoftë se votojmë, kompetencat dhe mundësitë tona që na i jep ligji,
    Rregullorja dhe Kushtetuta e Kosovës.

    Donikë, e ke fjalën.

  • BUJUPI: Faleminderit, kryesues!
    Ndryshimet kanë ndodhur për shkak se gjatë debatit dhe gjatë ditës, harmonizimi i
    rezolutës me grupet tjera parlamentare kanë nënkuptuar edhe pjesëmarrjen e tyre në
    hartimin e kësaj rezolute, prandaj ka ndryshime nga ajo se çka është dorëzuar në
    administratë javën e kaluar, për shkak se ka pas kërkesa dhe koordinim ndërmjet grupeve
    parlamentare.

    Sidoqoftë, ne pajtohemi që do të thotë të shtyhet për seancën e radhës për votim, në fillim
    të seancës, edhe për shkak të mungesës së kuorumit këtu, dhe po ashtu e njëjta pas
    harmonizimit të tekstit me grupet parlamentare, e paskemi këtu administratën, është
    dorëzuar në administratë dhe besoj këtyre veç u nevojitet ta procedojnë dhe t’i kryejnë
    ato çështjet administrative me përkthim. Ju faleminderit!


    180
  • Unë nuk po dua t’ua ndaloj kurrgjë se s’është punë e imja për të ndaluar.
    Problemi është, se ju po thoni është kërkesë e disa grupeve parlamentare. Në
    projektrezolutë nuk shkruan se cilat grupe parlamentare janë këtu, përveç Grupit
    Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Prandaj në qoftë se janë të gjitha
    grupet parlamentare duhet të risillet në administratë për t’u protokolluar si kërkesë e
    grupeve parlamentare të emërtuara, ose të cilat janë ato grupe parlamentare dhe po them
    që kjo pastaj meqenëse ka implikime buxhetore, ne asnjë ligj nuk mund ta miratojmë në
    qoftë se nuk e kalojmë në Komisionin për Buxhet e Financa dhe në qoftë se ka implikime
    buxhetore, e të cilat s’mund t’i realizojmë.

    Prandaj, po them për hir të asaj që të mos miratojmë si Parlament, të bëhemi serioz dhe të
    jemi serioz qysh jemi, t’i kalojmë siç duhet dokumentet me qëllim që të mos miratojmë
    rezoluta dhe të mbesin në sirtar e të mos kemi mundësi as fuqi për t’i ekzekutuar, sepse
    kur të miratohet në Parlament diçka, në njëfarë mënyre e detyrojmë atë që duhet ta
    zbatojë dhe kushdo që ka për ta zbatuar kur s’i ka mundësitë atëherë mbesim ne keq dhe
    mund t’ia përmendim edhe katër vjet atij që duhet ta zbatojë por fuqia ekzekutuese, qoftë
    e Qeverisë, qoftë e Parlamentit është e kufizuar në përputhje me këtë që e thashë.

    Nuk e di, Muhamet, ti dhe Fatmiri jeni paraqitur, a doni të flisni?

    (Ndërhyrje)

    Nejse, unë nuk kam diçka më shumë. Kuorum edhe ashtu nuk kemi, por edhe në votim
    unë nuk mund ta hedh. Është problemi se është kërkuar të votohet sot, ndoshta për atë
    çështje deshët ju të flisni dhe meqë kuorum s’kemi...

    (Ndërhyrje)

    OK! Atëherë, po ta jap fjalën. Në rregull! Pra, edhe kuorum s’kemi dhe në kuadër të së
    drejtës së grupeve parlamentare, edhe të Grupit Parlamentar të AAK-së si propozues në
    këtë radhë, besoj që përmes administratës do të procedohet dhe të shohim a votohet a
    s’votohet, a ndryshon a s’ndryshon teksti. Edhe ashtu, s’kemi kuorum për të votuar.
    Mendoj se diskutimet kanë qenë mjaft të gjata, mjaft të mira, shpresoj se në të ardhmen
    do të përgatitemi më mirë për këtë çështje.

    Seanca e sotme përfundoi. Mirupafshim në seancën e ardhshme!








    E përgatiti:
    Njësia për Transkriptim dhe Lekturë

    181