• Republika e Kosovës
    Republika Kosovo - Republic of Kosovo
    Kuvendi - Skupština - Assembly






    T R A N S K R I P T





    I MBLEDHJES PLENARE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË
    KOSOVËS, E MBAJTUR MË 5 SHKURT 2015


    SA PLENARNE SEDNICE SKUPŠTINE REPUBLIKE KOSOVA,
    ODRŽANE 5. FEBRUARA 2015. GODINE










    SHKURT - FEBRUAR
    2015





    Rendi i ditës

    1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
    2. Koha për pyetje parlamentare,
    3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
    4. Interpelanca e kryeministrit Isa Mustafa, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të AAK-
    së për përgjegjësinë e ministrit Aleksandër Jablanoviq për deklaratat e tij publike,
    5. Projekt-rezoluta për pengimin e migrimit ilegal të qytetarëve të Kosovës,
    6. Propozimi për formimin e Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të
    Komisionit të Pavarur për Media,
    7. Propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje” për emërimin e anëtarit në
    komisionin parlamentar,
    8. Propozimi i Grupit Parlamentar të Listës serbe për zëvendësimin e anëtarit në
    komisionin parlamentar.



    Dnevni red

    1. Vreme za deklarisanja izvan dnevnog reda,
    2 .Vreme za parlamentarna pitanja,
    3. Usvajanje zapisnika sa prethodnih sednica,
    4. Interpelacija premijera Isa Mustafa prema zahtevu Parlamentarne grupe AAK, o
    odgovornosti ministra Aleksandar Jablanović za njegove javne zjave,
    5. Predlog-rezolucija o sprečavanju ilegalne migracije građana Kosova,
    6. Predlog za formiranje ad hok komisije za izbor članova Nezavisne komisije za medije,
    7. Predlog Parlamentarne grupe Pokreta “Samoopredeljene” za imenovanje člana u
    parlamentarnoj komisiji,
    8. Predlog Parlamentarne grupe Srpska lista za zamenjivanje člana u parlamentarnoj
    komisiji.













    2
    Mbledhjen e drejtoi kryetari i Kuvendit, z. Kadri Veseli.

  • Të nderuar deputetë,
    I nderuar Kabinet qeveritar,
    I hap punimet e seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës sipas rendit të
    ditës, të përgatitur nga Kryesia e Kuvendit, në marrëveshje me kryetarët e grupeve
    parlamentare.

    Atëherë fillojmë me pikat e rendit të ditës:

    1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës

    Koha për deklarime jashtë rendit të ditës është e kufizuar deri në 30 minuta, diskutimi në
    emër të grupit parlamentar zgjat deri në pesë minuta, ndërsa diskutimi i deputetit deri në
    3 minuta.

    Deputetët e paraqitur për diskutim duhet të deklarohen se në çfarë cilësie e kërkojnë
    fjalën.

    Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, fjalën e ka kërkuar
    Rrustem Mustafa.

  • Faleminderit, i nderuar kryetar i Parlamentit të Kosovës,
    Kabinet qeveritar,
    Të nderuar deputetë,
    Unë sot e marr fjalën në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës
    dhe do të diskutoj për situatën që po jetojmë tani dhe zgjidhjet përtej interesave partiake.

    Është interes kombëtar dhe shtetëror që të jemi unikë, të mos u qasemi problemeve me
    politika ditore dhe me probleme të grupacioneve, por të merremi seriozisht me probleme
    thelbësore që e rëndojnë shoqërinë tonë dita-ditës.

    Prandaj, duhet të bëhemi bashkë pozitë e opozitë dhe për ideal ta kemi shtetndërtimin,
    duke i luftuar dukuritë negative që nuk i duhen vendit tonë.

    Të krijojmë ambient të sigurt duke e zbatuar ligjin në të gjitha instancat nëpërmjet
    mekanizmave raportues ligjorë.

    Gjendja e krijuar pas zgjedhjeve të lira e demokratike të 8 qershorit 2014 e krijoi një
    stagnim politik për 6 muaj. Ky stagnim nxori si rezultat mosbesimin brenda politikës
    kosovare.

    Së bashku mund dhe duhet të punojmë shumë për ta kthyer shpresën e qytetarëve të
    vendit tonë, të jemi komunikues ndaj qytetarëve tanë, si pozita, ashtu edhe opozita.


    3
    Gjendja e rëndë sociale ka shtyrë shumë të rinj dhe familje të tëra që të emigrojnë, e këtu
    hyjnë edhe ata që janë me përgatitje të lartë profesione të ndryshme, si juristë,
    ekonomistë, mjekë, mësimdhënës e të tjerë, pasi nuk kanë parë dhe nuk shihet
    perspektivë në vendin e tyre.

    Pasiguria sociale edhe politike është një shtysë tjetër drejt migrimit të të gjitha shtresave.
    Kur them pasiguri sociale, përveç stagnimit politik, që ishte gjashtë muaj më parë rresht,
    bazohem sidomos edhe në ngjarjet e fundit - protestat, që tronditën me vandalizmin dhe
    me sulmin ndaj forcave të rendit, kur nga një protestë e paralajmëruar paqësore përfundoi
    në një marketing politik dhe në një shkatërrim të pronës shtetërore private, me të lënduar,
    si qytetarë, ashtu edhe policë.

    Shqetësim shumë i madh për ne duhet të jetë edhe një lloj tjetër i migrimit shumë i
    dhimbshëm - shkuarja e mjekëve dhe profesioneve tjera në Perëndim, në kërkim të jetës
    atje.

    Në vend se t’i inkurajojmë kategoritë e mjekëve dhe të ekspertëve që punojnë në kushte
    jo të favorshme, ne qëndrojmë gojëmbyllur për zyrtarët e shtetit tonë që marrin dy-tri,
    apo më shumë paga.

    Unë po e marr shembull Universitetin e Prishtinës, ku është krijuar një strukturë e tërë
    profesorësh, e shumë nga ata merren me politikë, ku kanë ndërtuar piramida udhëheqjeje,
    duke ndarë poste, e për një shumicë profesorësh kanë krijuar pozita false, vetëm sa për t’i
    shpërndarë honorarët dhe mëditjet si linjë buxhetore lehtë e identifikueshme për ne. Kemi
    edhe shumë raste të tjera.

    Diku, sipas raportit të ministrit për Financa, kohë më parë, 50 milionë euro nga Buxheti i
    Kosovës shkojnë për mëditje dhe shtesa në çdo vit.

    Largimi i të rinjve, e sidomos intelektualëve dhe i ekspertëve të fushave të ndryshme
    është një çështje për të cilën duhet të mendojmë dhe të diskutojmë, pasi nuk mund t’ia
    lejojmë vetes ikjen e trurit nga Kosova, përderisa kemi nevojë urgjente që ekspertë të
    jenë këtu dhe të japin kontributin e tyre për përmirësimin e gjendjen në fushatë përkatëse.

    Kjo energji negative, e mbledhur në një kohë te qytetarët tanë, shfrytëzimi i kësaj
    energjie për qëllime të caktuara, vetëm sa e përkeqëson gjendjen edhe kështu të rënduar
    të qytetarëve. Një fjalë e urtë thotë: “Pika-pika mbushet pusi!”.

    Ne jemi ballafaquar dhe jemi përballur me situata shumë më të vështira dhe kemi arritur
    t’i tejkalojmë me sukses ato.

    Të nderuar kolegë deputetë,
    Ju ftoj që të jemi pjesë e konsultave, diskutimeve konstruktive, të cilat e preken direkt
    çështjen socio-ekonomike të vendit dhe të jemi pjesë e...

    (Ndërprerje nga regjia)

    4
  • Më vjen keq, por në qoftë se do të shkojmë me radhë për të mos humbur
    kohë, a është dikush nga Grupi Parlamentar i LDK-së? Atëherë, nga deputetët Nuredin
    Ibishi është lajmëruar i pari.

  • I nderuari zoti kryetar,
    I nderuar zëvendëskryeministër,
    Kabinet qeveritarë,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Të nderuar të pranishëm dhe qytetarë,
    Dua të flas lidhur me ngecjen e zhvillimeve të Malësisë së Gollakut.

    Pra, Malësia e Gollakut si një vend që shtrihet në lindje të Kosovës, në sipërfaqe prej më
    shumë se 10% të territorit të Kosovës dhe si e tillë është pjesa më e pazhvilluar e vendit
    tonë. Edhe gati pas 16 vjetëve të pasluftës ky rajon kufitar nuk e ka marrë trajtimin e
    duhur, edhe pse ka qenë e ditur kaherë se kjo pjesë karakterizohet si zona më e izoluar
    dhe më e pazhvilluar e Kosovës, ende asnjëherë nuk është bërë një ndërmarrje për
    punësimin serioz ekonomik të kësaj treve.

    Gollaku si trevë kufizohet me Llapin, Rrafshin e Kosovës, Anamoravën, si dhe me
    Karadakun, dhe e ka një shtrirje të vendbanimeve të veta nëpër këto komuna: Podujevë,
    Prishtinë, Novobërdë, Gjilan dhe Kamenicë.

    Numri i fshatrave të Gollakut është 110 sosh, prej tyre 15 në brezin kufitar me Serbinë.
    Pas vitit 1999 ka pasur një migrim të madh të popullatës dhe pothuajse në tërë fshatrat e
    Gollakut numri i banorëve ka rënë gati në 5%, krahasuar me gjendjen e para 16 vjetëve.

    Shumica e këtyre banorëve janë vendosur në pjesë urbane të qyteteve të lartpërmendura,
    pra këtyre qendrave komunale, dhe kjo përbën një shpresë dhe potencial që me zhvillimin
    e kësaj treve shumë nga këta banorë, nëse investohet në të ardhmen, mund të kthehen
    sërish në malësinë e tyre.

    Mos zhvillimi ekonomik, e sidomos mungesa e infrastrukturës, ka bërë që shumë fshatra
    të braktisen nga banorët dhe tani është krijuar një gjendje me disa vendbanime pothuajse
    të zbrazura. Një numër i madh i fshatrave ka mbetur me dy apo tri shtëpi.

    Rajoni i Malësisë së Gollakut në vazhdimësi është lënë anash, si në aspektin e zhvillimit
    ekonomik, po ashtu edhe atë infrastrukturor.

    Me theks të veçantë dua të pohoj se deri tash nuk është ndërmarrë asgjë në ngritjen e
    marrëdhënie fqinjësore dhe të bashkëpunimit ndërkufitar me bashkëkombësit tanë që
    jetojnë në Medvegjë dhe Bujanoc.

    Kjo në masë të konsiderueshme ka ndikuar që të vijë deri te shpërngulja e madhe e
    shqiptarëve në të dyja anët e kufirit dhe lidhur me këtë po ashtu nuk janë aplikuar
    marrëdhëniet e bashkëpunimit ndërkufitar, ashtu sikur janë të përcaktuara standardet dhe
    praktikat më të mira evropiane.

    5
    Ne duhet ta avancojmë bashkëpunimin ndërmjet popullatës shumicë të shqiptarëve në
    këtë anë të kufirit dhe pjesës tjetër të shqiptarëve të komunave Medvegjë, Bujanoc dhe
    Preshevë.

    Pra, deri tash nuk është ndërmarrë asgjë për rritjen e bashkëpunimit, si në investime me
    mundësi të mbështetjes së brendshme për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik-social
    kulturor e sportiv, që do të ndikonin në relaksimin e marrëdhënieve ndërkufitare dhe
    ndëretnike. Madje, as që është kërkuar ndonjëherë asistencë dhe mbështetje për projekte
    dhe fonde të caktuara evropiane për përparimin dhe ngritjen e këtij bashkëpunimi.

    Nuk duhet harruar se edhe Pakoja e Ahtisarit ka afruar mundësi për këtë bashkëpunim.
    Ky favor në vazhdimësi është shfrytëzuar nga serbët e Kosovës, duke përfituar fonde të
    veçanta nga taksat me privilegje dhe benificione tjera.

    Shqiptarët e anës tjetër të kufirit, përpos që nuk kanë kurrfarë benificionesh, ata
    vazhdojnë të ngarkohen me shuma të larta të sigurimeve të automjeteve, ndërsa serbët
    lirohet prej tyre, duke i shfrytëzuar sistemet paralele të regjistrimeve.

    Se sa janë të avancuara dhe të lartësuara këto marrëdhënie ndërkufitare ndërmjet
    shumicës dhe pakicës që jeton në shtetin tjetër përmenden si praktika të mira. Përfitime
    që gëzon pakica gjermane në praktikën evropiane, e cila jeton në Danimarkë, dhe ajo
    daneze në Gjermani.

    Lirimi nga taksat, benifitet lidhur me mirëqenien sociale, punësimi, shkollimi, prandaj
    shumë shtetas gjermanë dëshirojnë të jenë pakicë në Danimarkë dhe anasjelltas për
    danezët.

    Edhe pse është nënshkruar marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit me Serbinë,
    deri tash në këtë zonë të Gallapit është vetëm një kalim kufitar, pra edhe një pikë doganor
    në Republikën e Serbisë, dhe kjo është pika kufitare e Mutivodës. Është e domosdoshme
    që të hapen edhe dy kalime kufitare, që dikur ishin drejtime shumë frekuentuese të
    komunikimit rrugor, njëra në Bërvenik dhe tjetra te Kapia.

    Derisa në disa komuna, ku shtrihet Gollaku, dalin me suficit buxhetor nga vitet e kaluara,
    infrastruktura rrugore mbetet e papërfunduar në këto akse rrugore: Ballaban-Orllan,
    Orlan-Nishevc, Marec-Krilevë, Koliq-Viti e Marecit, Koliq-Sharban, Lisockë-Gëmicë-
    Shahiq, Firiqevë-Gjyriqevc-Gëmicë. Fshatrat në të cilët deri tash nuk është ndërtuar asnjë
    rrugë e asfaltuar janë të shumtë, sikur që është Kushevica, Nisheci, Bllaca, Metërgoci,
    Rakinica, Shahiqi, Zhuja, Gëmica e tjera. Duhet të përmend se aty ku janë ndërtuar deri
    tani rrugët dhe infrastruktura tjetër, aty edhe ka filluar kthimi i njerëzve dhe ka filluar
    gjallërimi ekonomik.

    Është pikërisht kjo pjesë e Kosovës me shumë burime minerale nëntokësore, me
    xeheroret në Surdullë, Novobërdë, Strezoc e Badoc...

    (Ndërprerje nga regjia)

    6
  • Më vjen keq! Aida Dërguti, në emër të Grupit Parlamentar “Vetëvendosje”,
    e ka fjalën.

  • Deputetë të Kuvendit,
    Qytetarë të Republikës,
    Janë dy lloj protestash që gjatë janarit e mbuluan Kosovën.

    E para, në rrugët e sheshit të qyteteve dhe kryeqytetit të Kosovës dhe e dyta është
    protestë e heshtur, e cila po vazhdon në drejtim të Hungarisë. Që të dyja protestat i kanë
    të përbashkëta pakënaqësitë e akumuluara ndër vite, por që manifestohen në mënyra të
    ndryshme. Protestuesit e shesheve, të vetëdijshëm që nuk ekziston një atdhe i dytë, kanë
    vendosur të qëndrojnë dhe të ballafaqohen me problemet e shumta të këtij vendi, duke i
    kthyer në kërkesa konkrete dhe duke i adresuar me radhë para Qeverisë.

    Ndërkaq, protestuesit e heshtur pavetëdijshëm po e rrënojnë imazhin e rrejshëm të lumtur
    të evropianëve të rinj. Ata e kanë humbur çdo shpresë, të cilët duke sharë e mallkuar, i
    bashkohen eksodit të varfërisë, për ta ndërtuar larg atdheut të tyre atë që ju ka mbetur nga
    jeta dhe t’u japin një mundësi për jetë më të mirë fëmijëve që i mbajnë në krahë në këtë
    rrugëtim të dhimbshëm e të mundimshëm. Qytetarët nuk duhet fajësuar. Të drejtën për
    jetë dhe mirëqenie nuk mund t’ua mohojë askush, aq më pak shteti, i cili nuk është në
    gjendje t’ua sigurojë as kafshatën e gojës.

    Të freskëta i kemi imazhet e qershorit të vitit 1999, kur po këta qytetarë e çuditnin botën
    duke u kthyer vullnetarisht në Kosovë nëpër tenda që i vendosnin pran themeleve të
    shtëpive të tyre, të bëra shkrumb e hir. Nuk duhet harruar se deri para disa vitesh
    qytetarët e Kosovës rangoheshin si populli më optimist në botë. Janë po këta qytetarë të
    zellshëm e të durueshëm që ndër vite dhanë shumë për këtë vend. Për 15 vjet
    politikëbërja e gabuar ua vrau shpresat. Për kolltukët e kësaj salle dhe ato të Qeverisë
    është paguar çmim jashtëzakonisht i lartë me jetën e shumë dëshmorëve dhe viktimave
    civile. Po ashtu me sakrificën e vuajtjet e secilit qytetar, që vendosi të qëndrojë në
    Kosovë, kundruall të gjitha vështirësive në kohën e regjimit të Milosheviqit, në kohën e
    luftës, e deri në ditët te sotme, kur e kanë të pamundur ta sigurojnë një burim të
    ekzistencës për familjet e tyre.

    Në këtë varfëri të thellë, përsëri janë po këta qytetarë, që njëkohësisht janë edhe
    taksapagues që e mbushin buxhetin e shtetit, mbajnë mbi supet e tyre të gjitha
    institucionet e Kosovës, të cilat, përveç shpenzimit të buxhetit, nuk marrin mundin ta
    zgjidhin as edhe njërin nga problemet e shumta të qytetarëve.

    Zhvendosja e prioriteteve nga një legjitim populist nëpër fushata zgjedhore me premtimet
    e shumta për vende pune, përfundon me zbatim të një agjende të huaj në qeverisje rreth
    një dialogu në dëm të vendit, që për pasojë ka zhbërjen e shtetit dhe katandisjen e popullit
    në mjerim. Kundruall këtyre dy protestave, shpërfaqen dy forma të dhunës shtetërore:
    dhuna brutale ndaj protestuesve të shesheve dhe dhuna e padukshme dhe sistematike ndaj
    protestuesve të heshtur, që për 15 vjet nuk ua siguroi kafshatën e bukës.


    7
    Gjatë muajit janar, Qeveria e Republikës së Kosovës u përball me dy kërkesa të
    qytetarëve protestues: shkarkimi i ministrit Jabllanoviq dhe mbrojtja e “Trepçës” me ligj
    të veçantë. Përderisa protesta ndodhnin gjithandej Kosovës, kryeministri mendonte se me
    heshtje do ta tejkalonte situatën, duke shpresuar se qytetarët do të lodheshin dhe protesta
    do të shuhej. Mirëpo, në këtë kohë të rëndë për Kosovën, kur edhe barra buxhetore për
    Ministrinë e Kthimit është e pakuptimit përballë këtij eksodi masiv të qytetarëve për
    arsye socio-ekonomike, fyerja e këmishëziut Jablanoviq ishte e patolerueshme.
    Indiferenca e Qeverisë, derisa protestohej në shumë qytete të Kosovës, u kthye në ankth
    dhe frikë të humbjes së pushtetit, kur protesta u zhvendos në Prishtinë.

    Pafuqia në marrjen e vendimit për shkarkimin e Jablanoviqit dhe paranoja e humbjes së
    pushtetit u përkthye në një dhunë brutale policore ndaj protestuesve dhe kalimtarëve të
    rastit. Mungesa e numrave identifikues të policëve, përdorimi i forcës joproporcionale
    gjatë arrestimit, sharjet dhe kërcënimet, përfshirë edhe ato me armë zjarri, rrahjet brenda
    stacionit të Policisë janë disa nga dëshmitë për tejkalim kompetencash dhe shkelje të
    rënda ligjore nga Policia.

    Kjo dhunë e shpërfaqur mund të cilësohet si tendencë për shuarjen e institucionit të
    protestës. Hetimi i tërë zinxhirit komandues është i domosdoshëm, derisa të gjendet se në
    cilën hallkë ishte urdhërdhënia për këto veprime të kundërligjshme. Llogaridhënia para
    qytetarëve është e domosdoshme. Shkarkimi i Jablanoviqit dëshmon se kërkesat ishin
    legjitime, andaj kërkojmë që vendimi për shkarkim të publikohet menjëherë...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Në emër të Grupit Parlamentar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës,
    Melihate Tërmkolli e ka fjalën.

  • Të nderuar deputetë,
    Largimi i Jablanoviqit, dje a pardje, natyrisht që është një veprim i mirë. Dikush thotë
    është bërë herët, dikush thotë është vonë, por si do që të jetë mendoj që është një veprim i
    mirë edhe një veprim i domosdoshëm, të cilin Qeveria është dashur ta ndërmarrë dhe për
    të cilin ka pasur përgjegjësi. Mirëpo, me gjasë po harrojmë që ka edhe shumë veprime
    tjera të ndërhyrjes direkte të Beogradit në punën e institucioneve të Kosovës dhe në jetën
    politike në Kosovë, e të cilat sikur po kalojnë heshtazi, që fatkeqësisht janë veprime
    shumë të rënda, janë veprime të cilat po lënë gjurmë në planin politik e juridik të vendit
    tonë.

    Ndërhyrja juridike e politike ka të bëjë me emërimin e kryetarit të Komunës së Shtërpcës
    nga kryeministri i Serbisë si kryetar paralel, unë do të thosha, në fakt, jo kryetar paralel,
    por është një kryetar të cilin e ka emëruar Serbia, se nuk është paralel hiç, është ndërhyrje
    direke e Serbisë me këtë veprim dhe kurrkujt kurrgjë.

    Qeveria, fatkeqësisht, po kërkon ndihmë edhe nga Serbia, edhe nga Brukseli. Nga Serbia
    po kërkon ndihmë për ta ndalë migrimin e qytetarëve shqiptarë, sepse vetë me gjasë nuk
    po e sheh të arsyeshme që të marrë ndonjë veprim, kurse nga Brukseli kërkon që t’i ndalë

    8
    veprimet e Serbisë në Kosovë për emërimin apo për strukturat paralele, t’i quajmë ashtu
    të Serbisë, apo strukturat e Serbisë në Kosovë. Jo strukturat paralele, por strukturat e
    Serbisë në Kosovë!

    Zonja Tahiri, para do ditësh, po më vjen keq që unë duhet ta them, por dikush duhet ta
    thotë më në fund, kërkoi nga Brukseli që të kërkojë nga Vuçiqi të mos bëjë emërime të
    kryetarëve të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Zonja Tahiri, po më vjen keq, doli
    si duket , kisha pasur dëshirë të jetë këtu, ndoshta na dëgjon, por po më vjen keq që ka
    mbetur në atë terminologjinë e viteve të ‘90-ta. Në vitet e ‘90-ta ne kemi pasur arsye për
    ta thirrur Evropën e Botën që të na ndihmojnë se nuk kemi qenë shtet i pranuar.

    Sot, 8 vjet pas pavarësisë së Kosovës, të kërkohet nga Brukseli dhe nga Beogradi që të na
    i kryejnë punët tona, kjo me të vërtetë është e pa logjikshme, e paarsyeshme dhe jo veç e
    palogjikshme dhe e paarsyeshme, por është shumë e rrezikshme. Është shumë e
    rrezikshme për funksionimin e shtetit tonë. 8 vjet pas pavarësisë, zonja Tahiri kërkon nga
    Brukseli: ‘allahile, ndaleni Vuçiqin!’. Ku është veprimi i shtetit tonë? Ku është veprimi i
    institucioneve shtetërore të shtetit të pavarur të Kosovës 8 vjet pas pavarësisë? Asnjë
    veprim. Ajo flluska e borës, që thoshte, e shkreta është ngrirë. Na thoshin se do të
    shkrihet shpejt, por është ngrirë katastrofë dhe ka mbetur e ngrirë. Këto veprime duhet
    ndalur.

    A e kemi ne një shtet real, apo e kemi një shtet fiktiv? Me këto veprime, të cilat po
    shihen, apo edhe mosveprime, në fakt po del që kemi shtet fiktiv. Kjo është katastrofave,
    prandaj nuk duhet për t’u çuditur pse qytetarët tanë dhe kushdo qoftë tjetër bëjnë veprime
    të tilla në këtë vend. Edhe ndërhyrjet e të huajve e tjera e tjera. Sepse na po e japim
    imazhin i një shteti fiktiv, e jo të një shteti real. Fatkeqësisht apo fatmirësisht, nuk e di,
    shumë më shumë kemi qenë shtet në vitet e ‘90-ta dhe menjëherë pas lufte se sa që jemi
    shtet pas pavarësisë së Kosovës! Sesa po tregojmë fuqi shtetërore! Domethënë mungon
    forca politike për ta treguar fuqinë shtetërore, jo për të ushtruar dhunë, jo për të rrahur
    njerëz, por për ta treguar fuqinë institucionale të shtetit të pavarur të Kosovës.

    Kjo mendoj, edhe sot këtu po shihet, se është njëlloj sjellje sikur nuk ka ndodhur asgjë
    dhe sikur nuk po ndodh asgjë. Të gjitha ato veprime, të gjitha ato ndërhyrje, krejt kjo
    situatë brenda këtu, kurse sjellja jonë është sikur nuk po ndodh asgjë. Ju lutem shumë,
    neve na duhet shumë punë. Një rezultat e kemi mbërri, e ka mbërri Qeveria jonë. E ka
    bërë këtë shtatoren e ‘Kral Milutinit’ në Prishtinë! Nuk po i them Graçanicë, por në
    Prishtinë. Dhe, natyrisht këto janë probleme shumë serioze.

    Zoti Kadri Vesesli...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Kërkoj falje, nuk varet nga unë. Reagojnë të tjerët, sepse unë ju kisha lënë
    sa të doni. Hajde edhe gjysmë minute, apo një minutë, të mos krijojmë keqkuptime.


    9
  • Zoti Kadri Veseli, ende nuk po di mirë të ma thotë
    mbiemrin, por nuk ka problem. Nnuk e kam atë problem, se problemi është se në ato
    listat e SHIK-ut me gjasë ashtu ma kanë mësuar dhe ka mbetur ashtu, prandaj
    rregullojeni, përmirësojeni dhe nuk e di a ju duhet më? Ndoshta ju duhet, prandaj
    përmirësojeni!

    Kadri Veseli, Azem Syla, Adem Grabovci thanë se duhet të hiqet Jablanoviqi. Shumë në
    rregull, shumë mirë! Por, folën krejt pa lidhje, sepse thanë që po t’i kishim fyer ne serbët,
    do të kishim dhënë dorëheqje. Unë e di se ju kurrë nuk do t’i kishit fyer serbët dhe krejt e
    dimë këtë, por ka shumë arsye të tjera që nuk duhet patjetër për t’i fyer serbët për të
    dhënë dorëheqje. Prandaj, ju kisha lutur shumë - jepni dorëheqje! Jepni dorëheqje, sepse
    ka shumë arsye. Mbi të gjitha, janë vrasjet politike për të cilat ende nuk keni thënë
    kurrgjë, e duhet të thoni.

  • Faleminderit shumë! Kërkoj falje, por emrin e kam të shkruar kështu: zonja
    T-ë-r-m-k-o-ll-i, e në gjuhën shqipe lexohet Tërmkolli. E dyta, kisha dëshiruar që foltoret
    zakonisht të mos përdoren për çështjet të cilat nuk na takojnë këtu. E do nderi i deputetit
    dhe e do përgjegjësia profesionale, drejtohuni organeve kompetente për arsye që 15 vjet e
    terrorizoni opinionin e nuk shkoni në Prokurori. Ke të drejtë, por drejtohuni në Prokurori,
    e mos qesh se nuk është mirë, për arsye se njerëzit kanë pësuar. Të lutem!

    Ju lutem, në emër të Grupit Parlamentar “6+”, Duda Balje e ka fjalën.

  • Poštovani,
    Pitanje priznavanje diploma je jedno od pitanja koja i dalje nije rešeno, a koja se tiče
    velikog broja intelektualaca. Postoje dve grupe problema koji sa sobom nose različite
    specifičnost pitanje pred priznavanje diploma sa mitrovačkog Univerziteta i pitanja
    diploma stečenih u pojedinim državama u regionu. Nerešavanju problema priznavanje
    diploma stečenih na Univerzitetu u Mitrovici radilo se sa strane formiranog Vladinog
    tima, i pomoći koje je njima pružano od strane organizacije ECNI, naravno uz pomoć
    intelektualaca i nevladinog sektora.

    Rešenje do koga se došlo se naziva prelaznim, vremenski limitirano, uz mogućnosti
    produženja ukoliko za to bude bilo potrebno. Odnosi se na sledeće: diplome stečene na
    mitrovačkom Univerzitetu neće se nostrifikovati, nego će se vlasnicima tih diploma
    priznati stečeno zvanje od strane komisija koja će formirati. Momentom priznavanja
    zvanja, osobe će moći aplicirati na posao u svim javnim institucijama, i biće na istom
    rangu kao i sve ostale vladine diplome u našoj državi. Jednom rečju biće jednako
    konkurenti na tržištu rada kao i svi ostali. Uz pomoć stručnjake iz Vladinog tima,
    MONTA i stručnjaka samog Univerziteta, ova procedura će imati svoj tok i vremensko
    trajanje.

    Ovim potezom, donošenjem normativnog akta vezano za ovu problematiku, ne krši se
    nijedan zakon, ni Ustav naše države, i ovo bi trebalo trajati sve do konačnog rešavanja
    statuta Univerziteta u Mitrovici i njegovog akreditovanja od strane naše države.


    10
    Ovo do sada naizgled nerešivo pitanje je našla mogućnost svog rešavanja, nalazi se
    napisano na papiru i čeka potpis premijera, zato ga je sada sa ovog mesta molim, u svoje
    ime i u ime svih onih koji imaju ovaj problem, da se da konačni pečat ovaj inicijativi, i
    ovom prelaznom rešenju. Takođe ga molim da produži mandate angažovanjem
    stručnjacima da nastave svoj rad i pomognu nam u donošenju ovakvog sličnog rešenja za
    diplome stečene u pojedinim državama regiona.

    Postoje opcije za ovu problematiku. Ja sam lično razgovarala sa mnogim institucijama i
    kompetentnim ljudima, naravno sa ministrom obrazovanja i gospođom Editom Tahiri.
    Molim vas da razumete i uložite energiju za ovu problematiku, bilo kakvo rešenje, pa i
    ovakvo prolazna za nas je početak rešavanja ovog momenta, do ovog momenta nečega
    nerešivo. Hvala!

  • Valdete Bajrami, nga Grupi Parlamentar “Nisma”, e ka fjalën.

  • Të nderuar qytetarë,
    I nderuar kryetar i Kuvendit,
    Të nderuar deputetë,
    Sot po ju drejtohem Koalicion Qeveritar. Pse ju nënshtruat Listës serbe për një muaj
    rresht? Pse nuk e morët vendimin për shkarkimin e ministrit nga radhët e Listës serbe,
    menjëherë pas deklarimit të tij? Pse kaq gjatë nuk e morët një vendim, ashtu siç u kërkua
    nga mijëra qytetarë? Kush ishte pengesa, që juve ju desh një muaj kohë ta merrni një
    vendim, i cili do t’i ndalte protestat dhe vendim, i cili do t’i qetësonte jo vetëm nënat
    gjakovare, po të gjitha nënat në tërë Kosovën, të cilat kanë humbur më të dashurit e tyre.

    Po ta kishit marrë një vendim me kohë, nuk do të kishit aq numër të madh të lënduarve,
    por nuk do t’i kishit edhe ato dëme materiale, për të cilat u bë shumë bujë e madhe, sa që
    do t’i kushtonit kujdes gjendjes së qytetarëve tanë, të cilët po largohen nga vendi, aq sa
    jeni duke u marrë me dëmet e objektit të Qeverisë.

    Por, sido që të jetë, kjo situatë të cilën e përjetuan qytetarët duhet të jetë mësim për gjithë
    Kabinetin qeveritar, që të jenë të kujdesshëm në punën dhe veprimet e tyre, se populli do
    t’ ju ndëshkojë në rast se do të punoni në kundërshtim me vullnetin e tyre.

    Zoti kryeministër, nga prononcimet tuaja së bashku me kryeministrin Thaçi, po e them
    kryeministrin Thaçi, pasi që nuk po e kemi idenë se sa kryeministra i ka vendi ynë, në
    konferencë për shtyp ju thatë: “Këto protesta janë një tentativë për të marrë pushtetin me
    dhunë”. I keni quajtur “protesta të motivuara politikisht”, po si të mos jenë protesta të
    motivuara politikisht, kur e gjithë e ardhmja e qytetarëve po varet nga politika, të cilën
    për një kohë të gjatë e ka udhëhequr vartësi juaj, Hashim Thaçi, nga politika, siç keni
    thënë edhe vetë ju, politika e Hashim Thaçit që e ka kapur gjithë shtetin. Dy protestat ju
    kanë dhënë një leksion juve dhe partnerit tuaj për të ardhmen, që të keni kujdes se si i
    trajtoni çështjet me rëndësi nacionale.

    E gjithë kjo gjendje e krijuar nuk është e ditëve të fundit, është shumë më e hershme dhe
    për këtë mund të them lirisht, se është përgjegjës partneri juaj i koalicionit. Andaj, mos e

    11
    ndiqni shembullin e keq të tij. Ndoshta, dikujt po i konvenon, që vendi ynë të japë një
    imazh jo të mirë e kjo, mund të them, se ju shkon përshtati atyre që kanë kapur çdo cep të
    formave demokratike dhe me doemos, duhet ta përmend se ka arritur që edhe Policinë e
    Kosovës, ta kapë dhe ta kthejë në kundërshtar për popullin dhe jo mbrojtës të tyre.

    Zoti kryeministër, në deklaratën tuaj, më saktësisht më 4 qershor 2014, kur ju jeni pyetur
    se a do të bëni koalicion me PDK-në e Hashim Thaçit, po citoj deklarimin tuaj: “Ne nuk
    bëjmë koalicion me njerëz, që e kanë ngulfatur shtetin, e kanë kapur shtetin, e kanë
    lëshuar rrjetin e strukturave aq thellë nëpër tërë organizmin, në medie, në kompani
    publike, në institucione qeveritare, në agjenci, në polici, në Prokurori, në gjyqësi.”.

    Zoti kryeministër, nga kjo deklaratë e juaja po del, se ju në atë kohë nuk do të pranonit të
    ishit pjesë e keqqeverisjes dhe e kapjes së shtetit, por, ju lutem të na tregoni sot, çfarë
    është situata me Policinë e Kosovës? A është Policia e kapur tash edhe nga ju, siç ishte e
    kapur edhe nga partneri juaj i koalicionit?

    Kjo është shumë e dhembshme. Keni arritur që të krijoni në mes të popullit dhe Policisë,
    urrejtje, duke dhënë urdhra me ndikim politik, urdhra të cilët i ka marrë në ditën e
    protestën, Policia e Kosovës.

    Çfarë është situata me mediet? A po vazhdon avazi i partnerit tuaj, që edhe ju të shtroni
    presion në medie dhe të mos lejoni shprehjen e lirë të tyre, se deri më sot është shumë e
    qartë, se mediet si elektronike ashtu edhe ato të shkruara, janë të ndikuara dhe të
    censuruara. Jeni në shërbim vetëm të Hashim Thaçit dhe tash sigurt edhe në shërbim
    tuajin, pasi që keni konfirmuar edhe ju se jeni pro censurës dhe kundër shprehjes së lirë.

    Andaj, kryeministër, merre seriozisht postin që ta ka dhënë marrëveshja me partnerin tuaj
    dhe fillo të punosh në udhëheqjen e vendit, se vendi nuk udhëhiqet me postime në
    Feicbook, por duhet t’i përvishni mëngët dhe t’i realizoni ato punë, të cilat jeni zotuar. Ju
    presin veteranët, ju presin mësimdhënësit, ju presin mantelbardhët, ju presin sindikalistët,
    prandaj përvishuni punës dhe definoni njëherë e mirë, se kush është kryeministër në
    vendin tonë.

    Nisma, falënderon të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen e tyre në protesta, veçanërisht
    aktivistët dhe simpatizantët e Nismës. Këto dy protesta, të nderuar qytetarë, sollën
    largimin e Jabllanoviqit e jo, siç deklaron ministri i Jashtëm, se ai nuk është shkarkuar
    nga trysnia e protestuesve. Faleminderit!

  • Faleminderit! Prej grupeve parlamentare më nuk ka, shkojmë pa grup
    parlamentar. Shaip Muja e ka fjalën.

  • Faleminderit, zoti kryetar!
    Të nderuar deputetë,
    Të nderuar qytetarë,
    Pas krejt këtyre ndodhive që janë duke ndodhur, Jablanoviqit, të migrimit, edhe një
    çështje që po kalohet në heshtje, që po mundohet edhe në fjalimin e kaluar e kisha, është

    12
    për çështjen e fëmijëve të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Është kjo
    kategori, e cila po kalohet në heshtje nga ne deputetët. Nëse jemi korruptuar rastësisht me
    ndonjë diplomë nga soji i rektorit, që sot e menaxhon Universitetin, nuk do të thotë që
    veteranët të keqpërdoren. Ata ishte dashur me konformizëm të pranohen dhe t’u jepet
    mundësia për edukim, por jo të ikin bashkë më këtë emigrimin ilegal sot që po bëhet.

    Rektori duhet të shihet sa minoritarë i ka regjistruar dhe sa veta ka spekuluar me atë listë.
    Ai i quan profesorët e Fakultetit të Mjekësisë, thotë: “ janë psikopatë dhe nuk bëjnë asnjë
    punë” dhe thotë dua të rri rektor. Një rektor i tillë nuk meriton, as nga Këshilli i
    Përgjithshëm i Universitetit, po as nga themeluesi, që është Kuvendi i Republikës së
    Kosovës, i Universitetit, të qëndrojë rektor. Ai mund ta turpërojë dhe sjellja e tij stimulon
    dy çështje: avancimin e universiteteve private; hapjen e rrënimin e Universitetit shtetëror
    dhe në mënyrë indirekte ndihmon edhe lëvizjen ilegale të popullatës.

    Prandaj, një rektor i tillë nuk meriton të qëndrojë. Ata që e përkrahin, disa komandantë,
    disa politikanë, që sillen te dyert e Qeverisë, ose të ministrave, do ta bartin turpin, sepse
    me votat e veteranëve shumica nga ne kemi ardhur këtu, jemi ulur.

  • Arben Gashi e ka fjalën, vetëm se jemi para përfundimit të kohës.

  • Në emër të Grupit Parlamentar. Faleminderit!
    Unë kam disa kërkesa për ju, kryetar i Kuvendit.

    Kërkesa e parë ka të bëjë me muralet e Kuvendit, që ka më shumë se 14 vjet që janë të
    mbuluara dhe kërkoj nga ju që t’i trajtoni, mundësisht t’i zbuloni.

    E dyta ka të bëjë me fotografinë mortore të presidentit Rugova, që është në hyrje të sallës
    së Kuvendit dhe mendoj që është një fotografi e padinjitetshme dhe të trajtohet me kujdes
    dhe, ndoshta njëra nga këto murale mund të jetë fotografia e presidentit Rugova, një
    punim artistik, i cili do të mund ta zëvendësonte shumë mirë muralin e mbuluar.

    Dhe, e treta ka të bëjë me gjuhën parlamentare e cila përdoret. Shumë nga ministrat e
    Qeverisë së Republikës së Kosovës, po edhe deputetë, në prononcimet publike, por mund
    ndodh edhe në sallë të Kuvendit, përdorin termin për Kosovën: “Kosova dhe Metohija”.
    Është term antikushtetues dhe në rast se ndodh brenda sallës së Kuvendit, kërkoj nga ju
    që t’ia ndërprisni të drejtën e fjalës. Faleminderit!

  • Faleminderit! Luljeta Veselaj-Gutaj e ka fjalën.

  • GUTAJ: Përshëndetje, i nderuar kryetar i Kuvendit!
    I nderuar Kabinet qeveritar,
    Të nderuar kolegë deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,
    Padyshim se rrugëtimi historik i shtetësisë së Kosovës ka kaluar nëpër etapa të rënda dhe
    sfiduese për popullin e Kosovës. Pa i paragjykuar aspak këta bashkëqytetarë, që ndoshta
    realiteti i vrazhdë i ka bërë të largohen diku gjetkë, pa e ditur se ku po shkojnë dhe me
    plotë rreziqe për ta dhe për familjet e tyre, mendoj se ky migrim ilegal nuk është zgjidhje

    13
    dhe se këta bashkëqytetarë po bien viktima të grupeve dhe rrjeteve kriminele, rajonale
    dhe ndërkombëtare, të cilat organizohen përmes premtimeve të rreme të trafikantëve,
    duke marrë kështu një rrugë drejt një destinacioni të panjohur dhe të rrezikshëm e që,
    padyshim se këto grupe trafikantësh, kontrabandimin e shtetasve kosovarë e bëjnë me
    qëllim të përfitimeve të tyre materiale.

    Këto, por dhe shumë zhvillime të tjera të fundit, kanë ndikuar dhe po ndikojnë për të
    krijuar një gjendje pasigurie dhe frike tek qytetarët e Kosovës, duke i sjell ata në një
    gjendje të pashpresë, sa që njerëzit e shohin si të pamundur ndërtimin e një jete të mirë në
    vendin e tyre.

    Padyshim, që kohëve të fundit, kontrabandimi i shtetasve kosovarë është një dukuri
    shqetësuese dhe sikur i konvenoi dikujt dhe atë, qoftë me qëllim të shpopullimit apo
    largimit të rinisë nga vendi e në të njëjtën kohë edhe për ta dëmtuar imazhin e Kosovës, si
    një vend shumë i sigurt. Secili qytetar i Kosovës ka të drejtë të kërkojë dhe të gjejë një
    jetë më të mirë kudo, por jo në formën e migrimit të parregullt.

    Ky fenomen, padyshim që do të ketë për pasojë edhe ndikimin në procesin e liberalizimit
    të vizave për qytetarët kosovarë, për të cilin proces tash e sa kohë është punuar dhe po
    punohet me shumë përkushtim. Është e çuditshme, se si në të njëjtën kohë ne po
    ballafaqohemi me dy situata krejt ndryshe, në njërën anë, si tregohet se në Kosovë po
    krijohet një stabilitet dhe perspektivë për të gjithë, institucionet e Kosovës tash e sa kohë
    kanë nënshkruar marrëveshje për kthim dhe riintegrim të qytetarëve të Kosovës, të cilëve
    u është refuzuar qëndrimi në shtetet evropiane, ndërsa në anën tjetër, sikur këto migrime
    ilegale, në të cilën shihen: gra, fëmijë, burra dhe të rinj, të cilët mbushin autobusë dhe
    marrin rrugën drejt të panjohurës, sikur tentojnë të tregojnë krejt të kundërtën.

    Andaj, këto problematika duhet që me urgjencë të adresohen dhe të trajtohen sa më parë
    nga institucionet e Kosovës, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura, por në të njëjtën
    kohë duke krijuar mundësi që migrimi jashtë vendit të bëhet përmes formave të
    ndryshme...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Faleminderit! I kemi dy mundësi. Kemi kaluar jashtë 60 minutave, ose në
    mbledhjen e ardhshme janë të parët, ose mund të krijojmë edhe një mundësi nga një
    minutë, shpejt. Nga një minutë ju lutem, se janë shumë, janë edhe njëmbëdhjetë veta.
    Nga një minutë. Atëherë, vazhdojmë nga një minutë. A e mbajmë rendin në bazë të
    partive, se kemi shkuar me parti. Le të vazhdojë “Vetëvendosje” Ismajl Kurteshi, pastaj
    do të shkojmë me rend, të gjithë nga një minutë.

  • Bile, kërkesa ime është të ma bësh 4 minuta, po nejse, edhe me tre
    po pajtohem.

    Më 16 janar, kryeministri, në konferencën për shtyp pati deklaruar: “Trepça” është në
    territorin e Kosovës dhe pasuritë e saj janë të Republikës së Kosovës.”. Më vonë ai pati

    14
    thënë, se për “Trepçën” nuk do të bisedohet me Serbinë në Bruksel dhe nuk ka nevojë për
    të thënë, që “Trepça” është e jona”.

    Por, tërheqja e Ligjit për bërjen e “Trepçës” ndërmarrje publike menjëherë pas kërkesës
    së 18 janarit të Kryeministrit të Serbisë, që ky ligj të tërhiqet, i demanton këto deklarata
    të kryeministrit.

    Më 19 janar, Isa Mustafa e tërhoqi ligjin që vetë e kishte sjell në Kuvend, të njëjtën ditë u
    aprovua në Kuvend, me procedurë të përshpejtuar një ligj, i cili “Trepçës” ia vazhdoi
    agoninë për sundimin e AKP-së edhe për 18 muaj. E ky ligj po i shitet opinionit si ligj, që
    e shpëtoi “Trepçën”- kurse, më 20 janar Qeveria e solli në Kuvend Projekt-...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Më vjen keq, deputet, ta bëjmë kështu për të gjithë. Janë edhe njëmbëdhjetë
    veta, ose e lëmë për herën tjetër. Më vjen keq, nuk mundem vetëm për ju. Me respektin
    më të madh e kisha bërë edhe dhjetë minuta në qoftë se doni, por një minutë, të lutem!

    Atëherë, kalojmë... përfundon çështja e tridhjetëminutëshit, diskutimit, dëgjo, më fal, por
    po dal jashtë gjithë Rregullores dhe pastaj po krijohet nga vetë ju, thua se nuk e njoh
    Rregulloren. Ju e dini më mirë se unë, ti ke qenë deputet në disa legjislatura, kjo është
    koha me Rregullore. Pastaj, në qoftë se dëshironi të krijoni nga mirësjellja ime ta thyej
    unë çdoherë Rregulloren, mua fare nuk më prish punë, por për publikun nuk është e mirë.

    Me Rregullore të takon, e kemi kaluar, në mbledhjen e ardhshme. Edhe një minutë të
    lutem, atëherë, vazhdoni nga dy minuta, në përgjegjësinë time.

  • Kurse, më 20 janar Qeveria e solli në Kuvend Projektligjin për
    ndryshimin e Ligjit për ndërmarrje publike. Në këtë projektligj, në nenin 11 të ligjit bazik
    është shtuar paragrafi 11. 3, ku thuhet: regjistrimi si ndërmarrje publike bëhet në
    marrëveshje me komunat në territorin, në të cilin gjenden ato ndërmarrje.

    Ky paragraf e bënë Serbinë hisedarë në pasurinë kombëtare të Kosovës, përmes
    komunave veriore, që kontrollohen kryekëput nga Beogradi.

    Nëse, ky paragraf aprovohet, atëherë për “Trepçën” nuk do të ketë nevojë të bisedohet në
    Bruksel, po do të bisedohet në Leposaviq. Edhe veriu i Kosovës është në Kosovë, por 12
    mijë shqiptarëve të dëbuar nga veriu, që nga viti 2001 nuk po u lejohet kthimi në shtëpitë
    e tyre. Edhe Shtërpca është në Kosovë, zoti kryeministër, por kryetari...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Kërkoj falje, po më vjen shumë keq, por të lutem nuk do të jetë seanca e
    fundit, keni shumë kohë për t’i treguar edhe shqetësimet me të drejtë, por vetëm
    respektojeni pak diçka të krijojmë bashkërisht.


    15
    Kërkoj shumë falje, po më vjen shumë keq, është hera e parë që kam ndërhyrë në këtë
    formë, kërkoj shumë falje.

    Vazhdojmë nga 2 minuta. Teuta Haxhiu e ka fjalën.

  • Faleminderit!
    Po mundohem shumë shkurt për t’u treguar kësaj keqqeverisje Mustafa-Thaçi, e cila po e
    degradon vendin dhe po luan edhe me ndjenjat e qytetarëve me gjendje të rëndë
    ekonomike.

    Vazhdimësia e keqqeverisjes gjatë viteve të fundit dhe mungesa e investimeve të huaja,
    moskrijimi i vendeve të punës ka bërë që gjendja sociale në Kosovë të jetë shumë e
    rëndë, në këtë mënyrë vendi po përballet me një krizë enorme sociale me pasoja gati të
    paparashikueshme.

    Familjet me asistencë sociale, në mungesë të ndonjë vendi të punës dhe kushteve të
    vështira me të cilat po jetojnë, vazhdojnë të përballen edhe me luftën për mbijetesë.

    Kjo keqqeverisje vetëm në muajin shtator - nëntor, vetëm në këtë periudhë ka hequr nga
    skemat, pra 3 000 familje, këto 3 000 familje jo që u pasuruan, jo që u punësua ndonjë
    anëtar i familjes së tyre, por u hiqen nga skemat për të paguar buxhetin e kësaj
    keqqeverisje për numrin e mbi 50 zëvendësministrave të Qeverisë Thaçi-Mustafa,
    zëvendësministra të cilët nuk po bëhen emrat e tyre publikë për të ikur nga vëmendja e
    qytetarëve, por çdo ditë po dalin me 2 apo 3 emra.

    Pra, edhe një herë, këto familje me asistencë sociale u hoqën nga skemat për t’i paguar
    këta zëvendësministra dhe numrin shumë të madh të ministrive pra që ka kjo Qeveri që e
    degradoi vendin.

    Pra, edhe një herë, familjarët dhe këto familje nuk kanë nevojë për lot krokodili as sot në
    Kuvend nga deputetët e PDK-së dhe LDK-së, por për shtytje për të marrë hapa konkret
    dhe për ndryshuar gjendjen në vend dhe ikjet e fundit që po ndodhin pra janë krejt pasojë
    e kësaj keqqeverisje dhe iritimit të vazhdueshëm që po i bëhet pra jo vetëm këtyre
    familjeve, por rinisë tonë të mrekullueshme të cilën ne vetë e reklamuam gjatë gjithë
    kohës, por në vend e reklamuam për të na marrë vendet e tjera...

  • Zafir Berisha e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    Unë do të ngre një çështje shqetësuese në mesin e shumë problemeve që ka qytetari i
    Kosovës. Fjala është për energjinë elektrike, çmimet tepër të larta që faktikisht qytetarët i
    vënë në një presion.
    Mua më vjen keq që ka pasur shumë reagime nga qytetarët, reagime të arsyeshme në këtë
    drejtim dhe askush nuk është lodhur për t’ u marrë me ato shqetësime dhe kjo krijon
    përshtypjen se në Kosovë shqetësimet e qytetarëve mund të trajtohen vetëm atëherë kur
    dikujt i rrezikohet karrigia, siç ndodhi me protestat e fundit.

    16
    Unë mendoj se krijimi i kësaj logjike për probleme të caktuara që kanë qytetarët është i
    gabuar, sepse dëmton thellë imazhin e Kosovës, por edhe dëmton thellë demokracinë.

    Në fund të fundit, institucionet, veçanërisht Qeveria është për t’u marrë me halle dhe
    problemet e qytetarëve dhe energjia elektrike është një nga shqetësimet e vazhdueshme
    në Kosovë jo vetëm për çmimin e lartë që është më i larti në Evropë, një vend më i varfër
    me çmim më të lartë të energjisë elektrike në Evropë, është një diskrepancë e mbijetesës
    dhe mirëqenies së qytetarëve në një vend.

    Në këtë drejtim ndalimi i rrymës pa kurrfarë kritere thjeshtë shpesh krijohen skena të
    jetës si në mesjetë dhe t’ ju thënë të drejtën në këtë drejtim unë mbrëmë desha të merrem
    të krijoj një koncept, mirëpo me qiri nuk u krijuaka ai koncept për këtë fenomen trishtues
    që po ndodh për vite të tëra.

    T’ju them të drejtën Kosova, siç e dini ju, është një lagje e Berlinit apo një lagje e
    Stambollit. Është më shumë se një turp qe 15 vjet të mos mund ta rregullojë çështjen e
    energjisë...

  • Fikrim Damka e ka fjalën.

  • Teşekkür ederim Sayın Başkan. Değerli Bakanlar ve Milletvekilleri
    Bilindiği üzere Meclis kanun yapar ve ülkenin demokratikleşmesiyle birlikte Avrupa
    standartlarıyla uygun hale gelmesi için halkın tamamının haklarını koruma altına alır. Biz
    vekiller toplumumuzun tümünün çıkarlarını korumak ve bu kanunlarla ilgili garanti altına
    almakla görevliyiz. Halktan aldığımız destek bunun içindir. Meclisimizin yasa ile
    kurduğu RTK yani Kosova Radyo-Televizyonu bugün bu konuşmam sırasında bile
    görevini yine eksik olarak yerine getirmekte ve konuşmamı Arnavutçaya tercüme
    etmemektedir.

    Benim asıl dikkat çekmek istediğim husus yine RTK çalışmalarıdır. Daha doğrusu
    Meclisimizin kurduğu ve bir kamu kuruluşu olan RTK-dan Türk toplumunun yasal
    hakkının ihlal edilmesidir. Mecliste oylanan 04046 RTK Yasasının 8. maddesinde RTK-
    nın iki televizion kanalını içerdiği belirtilmekte ve bu kanalların her ikisinde de zaman
    diliminin yüzde 15-nin diğer toplulukların dillerinde yayın yapmak için ayırmasını
    zorunlu hale getirmektedir. RTK birde yasanın bu maddesine kısmen olursa da RTK
    ikide maalesef bir dakika bile Türk dilinde yayına rastlamak mümkün değildir. Bu tam
    anlamıyla bir kanun ihlalidir.

    RTK müdürü ve bordu üyeleri bu durumu bilmelerine rağmen ne yazık ki yasayı ihlal
    etmeye devam etmektedirler. RTK-nın 2015 yılı planlamasında bile yasanın bu
    maddesine uygun hareket etme niyeti yoktur.

  • Blerta Deliu-Kodra e ka fjalën.

  • KODRA: Faleminderit kryetar!

    17
    Janë raportet më të reja të Fondit për të Drejtën Humanitare, të cilat shefin e shtetit e
    Shtabit të Përgjithshëm, Lubisha Dikoviq e kanë bërë përgjegjës për krimet e kryera në
    fshatin Rezallë dhe në Çikatovë të Vjetër.

    Ndonëse ky i fundit e ka pasur për obligim që t’i parandalojë krimet e rënda kundër
    civilëve, Dikoviq bashë me njësitet është dëshmuar si përgjegjës për këto krime dhe për
    fshehjen e trupave për 15 vjet në varrezën masive në Rudnicë.

    Njësitet e tij kanë qenë në Izbicë ku kanë vra mbi 100 persona e po ashtu edhe në fshatin
    Çirez, po këto njësi kanë kryer krimet më brutale ndaj 25 djemve të moshës jomadhore,
    trupat e të cilëve nuk janë gjetur ende.

    Dhe, përkundër gjuhës së argumenteve dhe fakteve të ofruara nga Fondi për të Drejtën
    Humanitare, Qeveria e Serbisë ende po heziton t’i dënojë përgjegjësit dhe të kërkojë falje
    për krimet. Gjuha e përdorur nga Beogradi po dëshmon se një hap drejt së vërtetës është
    shumë i vështirë për t’u arritur edhe atëherë kur argumentet thonë se civilët në Skenderaj
    dhe Drenas u vranë dhe u zhdukën në prani të Brigadës 37 dhe se ushtarët e kësaj brigade
    janë përgjegjës për vrasjen e mbi 400 civilëve.

    Zbardhja e krimeve të kryera në Kosovë, por edhe pranimi i asaj që ka ndodhur, është
    ndër çështjet më të rëndësishme për të ardhmen e vendit, por edhe për normalizimin e
    raporteve ndërmjet dy shteteve.

    Është mënyrë e vetme për të pajtuar shoqërinë, prandaj si deputete e këtij Parlamenti, por
    edhe si bashkëfamiljare e atyre që ende presin kthimin e trupave në Rezallë, kërkoj nga
    institucionet e Kosovës që t’i nisin hetimet lidhur me rastin Dikoviq dhe apeloj që të
    shfrytëzohen të gjitha rrugët ligjore që përgjegjësit që kanë kryer krime në Kosovë të
    dalin para drejtësisë dhe në asnjë mënyrë të mos shpërblehen me poste të rëndësishme
    shtetërore. Faleminderit!

  • Vjosa Osmani e ka fjalën.

  • Faleminderit!
    Dje janë mbushur 15 vjet nga masakra ndaj shqiptarëve që jetonin në pjesën veriore të
    qytetit të Mitrovicës, më saktësisht në natën mes 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000, në veriun e
    Mitrovicës u ekzekutuan 10 qytetarë shqiptarë, kryesisht fëmijë, gra dhe pleq të familjeve
    Ajeti, Xhaka, Canhasi, Berisha, Voca, Rrukeci, Sejdiu, Abrashi dhe Sokoli.

    Në të njëjtën natë u plagosën rëndë dhe u keqtrajtuan fizikisht edhe dhjetëra të tjerë dhe
    është një prej netëve më të rënda të spastrimit etnik të veriut të Kosovës nga qytetarët
    shqiptarë.

    Vetëm atë natë u dëbuan rreth 100 familje, kryesisht po e përsëris, fëmijë, gra dhe pleq
    dhe gjatë muajit shkurt të vitit 2000 janë dëbuar afërsisht 2000 familje që bëjnë rreth 12
    000 shqiptarë të dëbuar nga kjo pjesë.


    18
    Dëbimi, natyrisht, ka vazhduar vite me radhë dhe fatkeqësisht edhe sot e kemi një situatë
    ku qytetarët shqiptarë lëre që nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre, por edhe ata të
    paktë që e marrin guximin ta mbrojnë pronën e tyre dhe t’i rindërtojnë shtëpitë në Kroin e
    Vitakut, nuk po lejohen ta bëjnë një gjë të tillë.

    Fatkeqësisht, drejtësia për këto familje është vonuar më shumë se 15 vjet dhe tani e kemi
    një person zyrtar që ka qenë edhe pjesë e institucioneve të Kosovës që po akuzohet dhe
    po gjykohet për këto krime të kryera në vitin 2000.

    Në një situatë të tillë, përveç problemeve ekonomike dhe të varfërisë, përveç mungesës së
    mirëqenies sociale, është natyrisht edhe mungesa e drejtësisë dhe mungesa e barazisë
    para ligjit e cila po i shtynë qytetarët e Kosovës të marrin rrugën e tmerrshme dhe të
    rrezikshme të migrimit ilegal për të cilën u fol aq shumë.

    Fatkeqësisht, po këta qytetarë që u dëbuan nga veriu i Mitrovicës, tashmë po kthehen në
    veri, mirëpo për të hyrë nëpër autobusët e veriut të Mitrovicës dhe për t’u larguar
    nëpërmjet Serbisë, për t’u larguar nga vendi i tyre, siç e thashë sepse nuk e kanë parë jo
    vetëm perspektivën...

  • Alma Lama e ka fjalën.

  • Faleminderit, zoti kryetar!
    Unë do flas shumë shkurt. Dua ta adresoj një çështje për të cilën më janë drejtuar disa nga
    qytetarët e disa fshatrave të Mitrovicës që është në fakt shumë e rëndësishme dhe jetësore
    për ta, lidhet me prodhimin e patates, që në fakt u kanë mbetur pa u shitur për shkak të
    bllokadave të ndryshme ekonomike me të cilat ato përballen.

    Unë në fakt dua t’i drejtohem ministres së Tregtisë, sepse shqetësimi i tyre është pse
    është e pamundur që për derisa ekziston tregu në Turqi, nuk respektohet ajo marrëveshje
    për tregti të lirë me këtë shtet, ku janë problemet në lidhje me këtë marrëveshje, a duhet
    që Turqia... kjo marrëveshje të zbatohet vetëm në mënyrë të njëanshme, domethënë
    prodhimet turke të vijnë në Kosovë, ndërsa ne nuk do të mund t’i dërgojmë ato prodhime
    atje.

    Kërkoj një përgjigje nga Ministria dhe ndoshta është mirë që të bashkëpunojmë me këto
    grupe të cilat në fakt do të kanë ndërmend të trokasin në derën e Ministrisë së Tregtisë
    për të parë se si mund të zgjidhet ky problem. Në fakt këta njerëz janë jashtëzakonisht të
    shqetësuar, sepse i gjithë prodhimi i tyre i cili u ka kushtuar atyre, por i ka kushtuar edhe
    shtetit me subvencione, do t’iu shkojë poshtë, patatet do të kalben dhe do t’u mbeten pa u
    shitur , sepse për momentin janë tërësisht nën koston e prodhimit, çmimi i tregut.

    Ky është shqetësimi që desha ta adresoj. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zonja deputete, jo për të mësuar, por do të ishte mirë të ishte
    pyetje parlamentare dhe të vazhdojë si shqetësim për Ministrinë e Tregtisë.
    Atëherë, Bekim Haxhiu e ka fjalën.

    19
  • Faleminderit, i nderuar kryetar!
    Kabinet qeveritar,
    Të nderuar kolegë,
    Dje, më 4 shkurt është shënuar Dita botërore e luftës kundër kancerit, apo dita kundër
    kancerit. Në këtë ditë Organizata Botërore e Shëndetësisë publikon rekomandime mbi
    mënyrën se si mund të parandalohet dhe luftohet kjo patologji.

    Dita Botërore Kundër Kancerit, Ministrinë e Shëndetësisë e ka gjetur citostatikë, ilaçe të
    nevojshme e të domosdoshme për të luftuar sëmundjen e kancerit.

    Mungesa e citostatikëve dhe barnave nga lista esenciale është evidente qe disa muaj,
    dukuri që është bartur nga viti në vit, por muajve të fundit institucionet shëndetësore
    publike janë futur në një krizë të thellë në aspektin e furnizimeve me barna nga lista
    esenciale në veçanti të furnizimit me cistostatikë, e që për qytetarët e vendit e ka krijuar
    një problem dhe shqetësim të madh.

    Viteve paraprake ky furnizim ishte i pjesshëm, asnjëherë 100%, ndërsa tani kur kemi bërë
    alamet reforma, kemi hyrë në muajin e dytë të vitit 2015, kemi mungesë totale të
    furnizimit me cistostatikë dhe barna tjera nga lista esenciale.

    Kjo gjendje ka shkaktuar pakënaqësi te pacientët e sëmurë me kancer, që i nënshtrohen
    kimioterapisë, disa nga ata që kanë mundësi barnat po i blejnë vetë, ndërsa të tjerët janë
    detyruar të prishin në rendin e protokollit dhe trajtimet me cistostatikë si pasojë e
    pamundësisë financiare për të siguruar këtë terapi të shtrenjtë.

    Problemi i krijuar i mosfurnizimit me cistostatikë nuk është i buxhetit për shëndetësi,
    sepse ai nga viti në vit është rritur, por kjo gjendje është shkaktuar si pasojë e reformave
    që kanë ndodhur në Ministrinë e Shëndetësisë, të ashtuquajturave reforma, kjo ka bërë që
    procedurat me furnizim me barna nga lista esenciale dhe cistostatikë të vonohet nga
    Ministria e Shëndetësisë, e cila e ka përfunduar një planifikim të tillë në vitin 2013, por
    që nuk është zbatuar e as respektuar nga vetë ata që e kanë miratuar këtë planifikim.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar për shtete të cilat nuk kanë mundësi
    buxhetore që t’i përmbushin nevojat për shëndetësi, të aplikojnë masat restriktive, por me
    bazë shkencore duke caktuar prioritetet e furnizimit në bazë të analizës ‘ven’, apo
    analizës esenciale...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Haxhi Shala e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Të nderuar qytetarë,
    Fjalimin tim do ta përqendroj te protestat e fundit. Pa dyshim se ne si “Nismë” jemi
    kundër protestave të dhunshme dhe njëkohësisht jemi edhe kundër ndërhyrjes së

    20
    dhunshme të Policisë së Kosovës kundër qytetarëve tanë. Që ta trajtoj këtë temë më së
    shumti më shqetësoi qëndrimi i raportit të ministrit të Brendshëm dhe drejtorit të Policisë
    së Kosovës, pasi sipas përgjigjeve të tyre në pyetjet e deputetëve lidhur me atë se kush
    dha urdhër për ndërhyrje kundër protestuesve, kjo pyetje e deputetëve nuk mori asnjë
    përgjigje nga këta dy, të cilët janë përgjegjës për rendin dhe sigurinë e vendit dhe na japin
    llogari për dhunën, e cila ushtrohet nga të dyja palët.

    Ju jeni ministër për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe jeni përgjegjës për
    mbajtjen e rendit dhe sigurinë e vendit. Ju nuk jeni vetëm ministër që ta komandoni
    Policinë, por jeni përgjegjës për ruajtjen e rendit dhe sigurisë, duke përfshirë edhe
    qytetarët e Kosovës.

    Me këtë dua të ju themi se Qeveria e Republikës së Kosovës është përgjegjëse për të
    gjitha dëmet e shkaktuara nga protestat e fundit.

    Zoti ministër, në raportin tuaj keni theksuar se ju nuk keni dhënë urdhër për ndërhyrje.
    Është e vërtetë që nuk ju takon juve të urdhëroni, por ju jeni ministër i Rendit dhe ju ka
    takuar që t’ia jepni një urdhër drejtorit të Policisë që të mos ushtrohet dhunë ndaj
    protestuesve, apo ndjekja e tyre nga Policia nëpër rrugët e kryeqytetit, pamje ato që
    ngjajnë me kohën e sundimit të Milosheviqit, ose më mirë të themi si Ukraina e ditëve të
    sotme.

    Zoti ministër,
    Kërkoj nga ju që t’i hapni hetimet për disa policë apo komandues të Policisë, të cilët kanë
    ushtuar dhunë jashtë kompetencave të Policisë ndaj qytetarëve të Kosovës.

    Kjo thirrje imja është dhe shkon në shërbim të ruajtjes së imazhit të Policisë së Kosovës,
    kur atë ditë në protesta e dyta disa policë i kanë shkelur rregullat e Policisë së Kosovës.

    Qytetarët e Kosovës duhet ta kuptojnë se askush nuk është mbi ligjin...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Ganimete Musliu e ka fjalën.

  • Faleminderit, zoti kryetar,
    Të nderuar anëtarë të Kabinetit qeveritar,
    Të nderuara kolege dhe ju kolegë deputetë,
    Edhe pse nga ne të gjithë tashmë është theksuar dhe përsëritur disa herë se protesta është
    mjet demokratik për shfaqjen e pakënaqësisë qytetare, se protesta është e drejtë themelore
    e njeriut në një sistem demokratik dhe një element thelbësor i një sistemi të tillë shtetëror,
    megjithatë duhet po ashtu të theksohet se protestat e fundit në Prishtinë mund t’i quajmë
    me vetëm një emër: tentim për rrëzimin e Qeverisë dhe marrjen e pushtetit nëpërmjet
    metodave të dhunshme.


    21
    Një ministër serb, i cili me injorancën e tij e bëri një deklaratë jashtëzakonisht fyese,
    duke e shoqëruar me një tentim arrogant për ndryshimin e fakteve historike, që për çdo
    mendje të shëndoshë ishte po ashtu një ofendim shtesë, ishte pretekst, por jo qëllim i
    protestave, të cilat i tronditën qytetarët e këtij vendi.

    Edhe çështja e tretë që s’u mor si pretekst, por kjo çështje më së paku mund të zgjidhet
    duke gjuajtur gurë mbi ndërtesën e Qeverisë, duke i shkatërruar sheshet, duke i
    shkatërruar pronat private, duke lënduar qytetarë dhe duke zbrazur mllefin mbi çdo gjë që
    u del përpara, e asnjëherë duke mos e thënë të vërtetën dhe realitetin për “Trepçën”.

    Pra, organizatorët e kësaj proteste, duke ndezur mllefin me një vokabular jashtëzakonisht
    propagandues, as edhe një minutë të vetme nuk u trembën se në ato protesta mund të
    vinte deri te humbja e jetës, e cila për fat të mirë nuk ndodhi, por në çdo moment edhe
    mund të ndodhte.

    Duke e pasur të qartë qëllimin e tyre, organizatorët e këtyre protestave në asnjë moment
    nuk u treguan të gatshëm ta marrin përgjegjësinë që u takon. Përkundrazi, ata vazhdojnë
    me fjalorin e tyre fashist, duke u distancuar nga vetë votuesit e tyre, të cilët u shfrytëzuan
    për të ushtruar dhunë, e deri në vjelljen e mllefit, duke e drejtuar gishtin kundër forcave të
    Rendit të Republikës së Kosovës.

    Policia e Republikës së Kosovës e ka menaxhuar situatën në mënyrën më të mirë të
    mundshme. Ne të gjithë jemi dëshmitarë për ultimatumin dhe kërcënimet që iu bënë
    Policisë së vendit tonë dhe po ashtu jemi dëshmitarë që në këto protesta kishim më
    shumë policë të lënduar se sa demonstrues. Ky është një tregues që Policia e Kosovës...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Atëherë, pasi është profesor Universiteti, Shpejtim Bulliqi edhe një herë
    dhe ta përfundojmë.

  • Faleminderit, kryetar!
    Të respektuar deputetë,
    Ju përshëndes të gjithëve,
    Unë u nxita ta marr këtë fjalë nga fakti që para disa netëve në mjetet e informimit publik
    doli një informacion lidhur me tenderimin e kompanisë, e cila planifikohet ta bëjë
    ndërtimin e Termoelektranës së Re të Kosovës.

    Qytetarët e Kosovës janë dëshmitarë të faktit që për më tepër se 10 vjet ka filluar puna
    rreth ndërtimit të kësaj termoelektrane, varësisht nga qeveritë e ndryshme të cilat janë
    ndërruar për këtë periudhë kohore, dikush me Termoelektranën e Kosovës C, e dikush me
    Termoelektranat e Kosovës të Re, e tash së fundi nga të gjitha kompanitë, të cilat
    faktikisht kanë tenderuar në këtë tender. po flitet që ka mbetur vetëm një kompani, për të
    cilën po i them disa informacione që dolën nga disa OJQ, meqë me manipulime të
    ndryshme rreth këtij tenderi janë përfshirë edhe disa emra të ish-ministrave të
    mëhershëm.

    22
    Dhe, po më intereson që ndoshta në një moment të caktuar dikush nga Qeveria, nga
    ministrat përkatës, të na japë një informacion lidhur me ecurinë e tenderimit të ndërtimit
    të Termoelektranës së Re dhe ne të kemi pak a shumë si parlamentarë informacione rreth
    procedurave të ecurisë se deri në çfarë mase deri në çfarë shkalle ka shkuar kjo ecuri.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Atëherë, konstatoj se me insistimin tuaj dhe me dëshirën time
    e kemi thyer Rregulloren, e përgjegjësia është imja.

    Të nderuar deputetë,
    Ju njoftoj që me kërkesë të kryetarit të Kuvendit, e me vendim të Presidentes së
    Republikës së Kosovës, është bërë zëvendësimi i deputetit zotit Jakup Krasniqi, pas
    dorëheqjes së tij, me deputetin zotin Enver Hoti, nga subjekti politik “Nisma për
    Kosovën”.

    Deputetit të ri i dëshirojmë mirëseardhje dhe punë të mbarë në Kuvend. E kisha lutë
    deputetin Enver Hoti, pasi e ka tekstin e deklaratës së betimit para vetes, ta nënshkruaj
    personalisht betimin dhe të na e sjellë në Administratë, pasi ai edhe kështu është i betuar.
    Faleminderit!

    2. Koha për pyetje parlamentare

    I kemi 18 pyetje parlamentare. Pyetja në maksimum zgjat dy minuta, ndërsa përgjigjja
    deri në tre minuta.

    Pyetja e parë, i nderuar deputet Ismajl Kurteshi, ministrin nuk e kemi aktualisht,
    dëshironi ta bëni pyetjen?

  • Do ta lexoj pyetjen për zëvendëskryeministrin, meqë ai si duket i
    ka dy vende të punës, të parën e ka në Beograd te Vuçiqi, e këtu kur po i del kohë
    nganjëherë po vjen. Pyetjen e kam shkruar më 15 dhjetor dhe ka qenë kjo:

    Ju zëvendëskryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, që nga 9 dhjetori i vitit
    2014, dëshiroj të më njoftoni a e njihni pavarësinë e Republikës së Kosovës? Mirëpo, ky
    zëvendëskryeministër me veprimet e tij ma ka dhënë përgjigjen, kështu që përgjigje tjetër
    prej tij nuk pres, por pres reagim të Qeverisë ndaj atyre të cilët po i shfrytëzojnë nga dy
    vende të punës dhe kryeministër të vërtetë e kanë Vuçiqin, e jo Isa Mustafën, i cili po
    tregohet jashtëzakonisht shumë tolerant ndaj këtyre ministrave dhe ndaj veprimeve të tij.

    I njëjti njeri, para disa ditësh në Graçanicë, kur e ka zbuluar përmendoren e Kral
    Milutinit, ka thënë se kjo është përmendorja e parë e tij në Serbi, që do të thotë se për të
    Kosova është Serbi. Faleminderit!

  • Faleminderit!
    Duke pasur parasysh se është hera e dytë - pyetje për zëvendëskryeministrin, e nuk ka
    marrë përgjigje, ta dini se të gjitha këto do të publikohen në revistën e Kuvendit që nuk

    23
    marrin përgjigje. Kjo është ajo. Domethënë, e përfunduat me dy pyetje, edhe pyetjen e
    parë për ministrin Jablanoviq, edhe për zëvendëskryeministrin. Ok-ej.

  • Me Jablanoviqin s’e kam mendjen, me Jablanoviqin unë më nuk
    do të merrem, janë marrë qytetarët e Kosovës, ia kanë treguar ku e ka vendin, edhe krejt
    është në rregull, është mirë t’u tregohet vendi edhe tjerëve, të cilët e meritojnë këtë.

  • Deputeti Daut Haradinaj, pyetje për ministrin Haki Demolli.

  • Meqenëse ministri nuk është këtu, atëherë unë mendoj që edhe
    pyetjen ta tërheq. Gjithsesi e shpjegoj që pyetja ka qenë kur do të vijë pakoja ligjore për
    transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura?

    Por, po ashtu, kryetar, më lejo shumë shkurt, për 10 sekonda, nga një koleg deputet që më
    parë liderët e opozitës u quajtën fashistë. Do të thotë që jeni të detyruar t’i ndërpritni
    fjalën, sepse kjo është fyerje.

  • Mirë, do të ishte të ruheni për njëri-tjetrin, por secili e bart përgjegjësinë
    morale para opinionit për atë çfarë flet këtu.

    Deputeti Daut Haradinaj, po ashtu pyetje për ministrin Skender Hyseni.

  • Ka qenë pyetje në seancën e kaluar rreth gjendjes së zjarrfikësve.
    Gjithsesi, ministri edhe në komision është deklaruar që do ta japë përgjigjen me shkrim,
    kështu që unë e konsideroj që ka përfunduar kjo temë.

  • Faleminderit! Deputeti Bekim Haxhiu, pyetje për ministrin Imet Rrahmani.

  • Faleminderit!
    I nderuar ministër,
    Pasi në seancën e fundit nuk ishte i informuar, i mungonin shënime statistikore, të cilat
    do t’i kishte siguruar në bazë të sistemit të informimit shëndetësor sipas Ligjit të
    shëndetësisë, në Qendrën Klinike Universitare nga viti 2007 deri në vitin 2011 janë kryer
    200 koronografi dhe katër stendime, ndërsa prej se Kardiologjia invazive është udhëhequr
    nga doktor Sami Gjoka, prej vitit 2011 deri në vitin 2014 janë kryer 2681 koronografi dhe
    351 stendime.

    Kjo punë është kryer me shumë vështirësi dhe pengesa nga Ministria e Shëndetësisë, e
    cila nuk ka bërë furnizime të duhura, prandaj, i nderuar ministër, para disa ditësh, me
    inicimin e drejtorit të Kardiologjisë, SHSKUK ka ndëshkuar me masë disiplinore para
    përjashtim doktor Sami Gjokën, për shkak se ky folur në media për punën e cila është
    bërë në Kardiologjinë invazive dhe pengesat që ka pasur në furnizimin me material
    përkatës për t’i kryer ndërhyrjet e duhura, mbi 3000 sosh brenda katër vjetëve, që është
    me mijëra herë në raport me katër vjetët paraprake.


    24
    Pyetja është: A është kjo politikë e Ministrisë së Shëndetësisë, apo e SHSKUK-së që të
    ndëshkohen doktorët punëtorë të ndërgjegjshëm në sektorin publik, të cilët nuk i ndalin
    allishverishet me sektorin privat për referime të pacientëve, ndërsa favorizohen doktorët,
    të cilët për një kujdestari kanë referuar deri në 13 pacientë në sektorin privat. Pyes: Cili
    është qëllimi i kësaj censure? Prej kur doktorëve u ndalohet të flasin për profesionin e
    tyre? Sa mjete janë investuar në Kardiologji dhe në Kardiokirurgji prej hapjes së saj dhe
    sa pacientë janë trajtuar me mjetet e buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë në sektorin
    privat? Sa pejsmekerë janë vendosur në Klinikën e Kardiologjisë dhe pse në vazhdimësi
    po bllokohet furnizimi i tyre në sektorin publik, ndërsa pacientët po referohen në sektorin
    privat? Faleminderit!

  • Faleminderit! I nderuar ministër, urdhëro!

  • Faleminderit, kryetar!
    Të nderuar kolegë ministra,
    I nderuar deputet Haxhiu,
    Në seancën e kaluar ju thashë se nuk i kam shënimet komplete të kërkesave tuaja lidhur
    me statistikat në shërbimet e Kardiologjisë dhe Kardiokirurgjisë.

    Ju them që edhe Kardiologjia invazive, edhe Kardiokirurgjia janë nga prioritetet e
    Kabinetit qeveritar, që janë një vazhdimësi edhe e prioriteteve të mëhershme dhe se nuk
    është intenca as e ministrisë, por as e menaxhmentit të shërbimit spitalor, që të
    ndëshkohet askush, por është tendenca dhe qëllimi që të vendoset rregulli dhe rendi dhe
    aty të merren shërbime cilësore për qytetarët e Kosovës.

    Unë ju them që në Kardiokirurgji janë bërë rreth 60 operacione, diku 84 operacione janë
    bërë jashtë institucioneve publike me një kosto rreth 500 mijë euro, dhe se jemi në fazën
    e konsolidimit, respektivisht të funksionalizimit të Kardiokirurgjisë me partnerët tanë nga
    Shqipëria, Italia dhe të tjerë, dhe shumë shpejt do të dalim me rezultate konkrete.

    Klinika e Kardiologjisë që në vitin 2011 ka bërë 635 koronografi, por për shkak të kohës
    ju them që në vitin 2014 ka mbërri në 962. Në vitin 2011 janë bërë 25 stendime, kurse në
    vitin 2014, 249.

    Ndërsa, deri në tetor të vitit të kaluar nuk është bërë asnjë pejsmeker, në tetor janë bërë 8,
    kurse në fund të dhjetorit 34. Këto janë shënimet të cilat besoj që e japin përgjigjen për
    gjendjen në Kardiokirurgji dhe Kardiologji, pa hyrë në komentimet rreth veprimeve
    eventuale që janë bërë kundër individëve. Atje janë organet kompetente, të cilat do të
    raportojnë dhe sigurisht që ne do të marrim masa. Faleminderit!

  • Faleminderit, ministër! I nderuar deputet Bekim Haxhiu, ke pyetje shtesë?

  • Faleminderit, i nderuar ministër!
    Unë nuk ju fajësoj për gjendjen, për arsye që po sa e keni marrë detyrën dhe uroj që
    vërtet Kabineti juaj qeveritar dhe Ministria e Shëndetësisë të jenë të përgjegjshme dhe të
    kujdesshme që lista e pritjes të mos jetë e gjatë në Kardiologji dhe në Kardiologjinë

    25
    invazive, për arsye se ajo ishte shkurtuar në një javë pritje për pacientë, e tani ka kaluar
    mbi një muaj e gjysmë lista e gjatë e pritjes dhe uroj që me insistimin tuaj furnizimet të
    cilat i ka Ministria e Shëndetësisë, kontratat t’i respektoj dhe t’i zbatojë dhe pacientët të
    mos referohen në sektorin privat për kontratat të cilat i posedon Ministria e Shëndetësisë,
    sepse edhe është shkelje ligjore, edhe është dëm të pacientëve tanë.

  • Faleminderit! Deputeti Haxhi Shala, pyetje për kryeministrin Isa Mustafa.

  • Faleminderit kryetar!
    Edhe pse kryeministri nuk është këtu, por unë po e bëj pyetjen, besoj që në seancën
    tjetër...

  • Kërkoj falje, kryeministri ia ka deleguar ministrit Hyseni të drejtën për t’u
    përgjigjur juve. Vazhdoni me pyetjen.

  • Jo kryetar, faleminderit! Kjo pyetje për kryeministrin, nuk është
    kompetencë e tij. E bëjmë në seancën tjetër, kur do të jetë kryeministri i pranishëm.

  • Faleminderit! Atëherë, e lëmë për seancën e radhës. Prapë deputeti Bekim
    Haxhiu, pyetje për ministrin Imet Rrahmani.

  • I nderuar ministër!
    Sipas Ligjit të shëndetësisë, neni 15, pika 1, kujdesi shëndetësor organizohet dhe zbatohet
    në tri nivele. Qytetarët e komunave Prishtinë, Podujevë, Obiliq, Fushë-Kosovë, Lipjan
    dhe Drenas nuk kanë se ku ta marrin kujdesin dytësor. Pacientët e këtyre komunave nga
    kujdesi primar referohen drejtpërdrejt në kujdesin terciar. Tani pas themelimit të
    SHSKUK-së, as këtë shërbim nuk e marrin në institucionet e lexuara, sepse QKUK-ja
    tani e disa muaj është shuar së ekzistuari me dokumente.

    Shërbimi spitalor dhe klinik universitar i Kosovës, rregullohet me Ligj të shëndetësisë
    nga neni 62 deri në nenin 69. Sipas Ligjit të shëndetësisë, i miratuar me 13 dhjetor 2012,
    ekzistimi dhe funksionimi i QKUK është i siguruar me nenet 17, pika 4.1; neni 21 dhe
    neni 64, pika 3.1. Bazuar në shkresat zyrtar të SHSKUKU, tani disa muaj praktikisht dhe
    juridikisht është shuar QKUK-ja.

    Pyetja është, i nderuar: Në cilin institucion të licencuar nga Ministria e Shëndetësisë
    qytetarët mund t’i marrin shërbimet e kujdesit tretësor shëndetësor, pasi që institucioni i
    licencuar QKUK është shuar, ndërsa SHSKUK-ja është organ menaxhues që përbëhet
    nga sektori dytësor dhe tretësor. Nuk është klinikë, prandaj as nuk ka aplikuar, as që ka
    licencë për operim si klinikë terciare. Ku mbeti QKUK-ja? Nëse ekziston, atëherë kush
    është menaxhmenti i saj? Nëse nuk ekziston, kush e ka shuar dhe në bazë të cilit ligj dhe
    kur pritet që qytetarët e komunave Prishtinë, Podujevë, Obiliq, Fushë-Kosovë, Lipjan dhe
    Drenas të kenë të organizuar shërbimin e kujdesit dytësor? Faleminderit!

  • Ministër, e keni fjalën!


    26
  • Faleminderit, kryetar!
    Të nderuar ministra,
    Të nderuar deputetë,
    Faleminderit i nderuari zoti Haxhiu,
    Ashtu siç i cituat edhe ju, nenet dhe ligjet, ju them që me Ligjin e shëndetësisë, neni 62 -
    Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, paragrafi 2 dhe 3, neni 63, paragrafi
    2, akti themelor i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës është statuti, të cilin e
    ka miratuar Qeveria e Kosovës me propozim të ministrit të Shëndetësisë më 11 nëntor
    2013, dhe me aprovimin e këtij statuti është themeluar Shërbimi Spitalor Klinik
    Universitar i Kosovës, me të cilin akt konform Ligjit bazë të shëndetësisë është bërë
    integrimi i plotë i të gjitha institucioneve të kujdesit shëndetësor, dytësor dhe tretësor, në
    një organizatë që tash njihet si Shërbim Spitalor Klinik Universitar.

    Shërbimi Spitalor Klinik Universitar drejtohet nga Bordi Drejtues, siç është paraparë me
    Ligjin për shëndetësi, neni 44, paragrafi 3, dhe me statusin e shërbimit spitalor. Për
    informatën tuaj, shërbime shëndetësore të nivelit tretësor ofrohen në të njëjtat klinika në
    të cilat janë ofruar edhe më herët, por tash në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik
    Universitar, dhe, natyrisht, për të gjithë banorët e Kosovës, përfshirë edhe banorët e
    komunave që ju i cekët.

    Nëse shqetësimi juaj ka të bëjë më tepër me problemin e referimit të pacientëve nga
    kujdesi parësor në atë tretësor, atëherë më lejoni t’ju njoftoj se referimi nga kujdesi
    parësor bëhet në të njëjtën rrugë si më parë, vetëm se tani pacientët referohen
    drejtpërdrejt për shërbimet përkatëses në klinikat përkatëse, rastet emergjente në
    emergjencë. Është fjala për komunat, të cilat nuk e kanë shërbimin dytësor të organizuar.

    Ndërsa, sa i përket shërbimit të kujdesit shëndetësor dytësor për komunat e cekura dhe
    për Prishtinën, ju njoftoj se Ministria e Shëndetësisë ka planifikuar ndërtimin e një spitali,
    por që për shkaqe buxhetore ndërtimi dhe funksionalizmi i tij është shtyrë për disa vite.
    Ne shpresojmë që me angazhimet tona të përbashkëta do të gjejmë zgjidhje që kjo të
    bëhet edhe më herët.

    I nderuar zoti Haxhiu, integrimi i institucioneve shëndetësore është në kujdesin spitalor
    klinik universitar dhe në të gjitha nivelet është i paraparë edhe në strategjinë sektoriale të
    viteve 2015-2020.

  • Deputeti, Haxhiu pyetje shtesë?

  • Faleminderit, ministër!
    Kjo është një letër-qarkore që e ka dërguar drejtori i përgjithshëm i QKUK-së, me të cilën
    e ndalon përdorimin e logos të QKUK-së dhe favorizon apo sugjeron që të përdoret
    logoja e SHSKUK-së. Me Ligjin e shëndetësisë funksionimi i QKUK-së është i garantuar
    me nenin 17 pika 4, prandaj cila është e drejta ligjore të shuhet një institucion i tillë
    terciar?

  • Ministër, të lutem!

    27
  • Faleminderit!
    T’ju them që Ministria e Shëndetësisë është e interesuar që t’i respektojë ligjet në fuqi
    dhe të veprojë konform asaj që e mundësojnë ligjet, të cilat ju i keni votuar dhe i ka
    aprovuar ky Parlament i nderuar. Ne jemi në fazën e reformimit të sistemit shëndetësor
    dhe në rrugëtim e sipër aty ku do të vërejmë që kemi të bëjmë me probleme të mëdha, të
    cilat duan edhe ndryshime të ligjit, ne jemi të gatshëm që në bashkëpunim me ju ta
    amendamentojmë Ligjin për shëndetësi dhe ligjet tjera që e rregullojnë sferën e
    reformimit të sistemit shëndetësor dhe do të ecim së bashku. Natyrisht që reforma është e
    dhimbshme dhe ka sfida, por besoj që jemi në rrugë të drejtë, duke iu falënderuar edhe
    ndihmës së madhe që marrim nga konsulentët dhe partnerët tanë, edhe ndërkombëtarë,
    edhe vendorë. Faleminderit!

  • Faleminderit, zoti ministër! Deputetja Xhevahire Izmaku, pyetje për
    ministrin Arban Abrashi.

  • Faleminderit kryetar!
    Të nderuar ministra,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    I nderuar ministër Abrashi,
    Fillimisht më lejo ta uroj një punë të mbarë, duke e ditur faktin që do ta kesh një punë
    goxha të vështirë, me gjithë këtë gjendje sociale, që me të vërtetë është e rëndë,
    posaçërisht ditëve të fundit, duke i parë të rinjtë tanë që po e marrin rrugën e kurbetit.

    Unë e kam një pyetje lidhur me familjet të cilat i kemi me asistencë sociale, mirëpo
    konkretisht pyetja ime shkon në këtë drejtim: Familjet të cilat janë në asistencë sociale,
    ndihma u ndalet në momentin kur fëmija i tyre i bënë 5 vjet. Pra, është një kriter i cili e
    vështirëson këtë gjendje, duke e ditur se nëse një fëmijë mbush 5 vjet, ne e dimë faktin që
    ai nuk do të arrijë të punojë ose t’i sigurohet një e mirë materiale asaj familjeje. Pra,
    kriteri është në ligj, mirëpo pyetja për ju është: A e dini sa është numri i këtyre familjeve
    që po mbeten pa këtë ndihmë sociale me këtë kriter, të cilin sigurisht që në momentin kur
    do të mund ta amendamentojmë, unë do të propozoj që ta largojmë si kriter.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti ministër, urdhëro!

  • I nderuar kryetar!
    Ministra,
    Deputetë,
    Faleminderit për pyetjen, ngase është një prej shqetësimeve të mia që gjithashtu e kam
    pranuar me emërimin në detyrë. Shkurtimisht do t’i jap disa të dhëna që kanë të bëjnë me
    këtë kriter. Kriteri ka të bëjë me kategorinë e dytë, ku familja me një anëtar të familjes të
    aftë për punë, me të paktën me një fëmijë nën moshën 5 vjeç, apo që e kanë përkujdesje
    të përhershme një jetim nën moshën 15 vjeçe, anëtari i aftë për punë duhet regjistruar si
    konkurrues në Zyrën e Punësimit. Domethënë, ky është neni i cili e specifikon këtë kriter.


    28
    Sa për informatë, kriteri i fëmijës nën moshën 5 vjeçe për kategorinë e dytë për ndihmë
    sociale është vetëm njëri nga kriteret e shumta për ndihmë sociale, por jo edhe i vetmi.
    Ky kriter më tepër ka karakter të një kushtëzimi buxhetor limitues për ndihmën për
    skemën e ndihmës sociale. Kërkesa dhe shqetësime të tilla janë shtuar edhe më herët dhe
    ka pasur kërkesa që kjo edhe të tërhiqet tërësisht, përkatësisht është hetuar që në
    rishikimin dhe ndryshimin e plotësimit të Ligjit të skemës për ndihma sociale në vitin
    2012 nga grupet e eksperteve, si dhe në Grupin Parlamentar për Shëndetësi dhe
    Mirëqenie Sociale, mirëpo nuk kanë kaluar përkatësisht për shkak të implikimeve të
    mëdha buxhetore.

    Sa i përket numrit, numri i familjeve të shfrytëzuesve të ndihmës sociale çdo muaj është i
    ndryshueshëm, nuk është konstant, që do të thotë çdo muaj hyjnë dhe dalin nga skema,
    për shkak të ndryshimit të kushteve dhe të kritereve që i përcakton ligji.

    Gjatë vitit 2014, në nivel vendi, në kategorinë e dytë të ndihmave sociale janë ndërprerë
    gjithsej 2 355 familje, prej tyre 365 familje janë gjetur nga ATK si tatimpagues me të
    hyra financiare, 531 familje për dy muaj radhazi nuk i kanë tërhequr ndihmat sociale dhe
    1 459 familje janë ndërprerë për shkak të kritereve të kategorisë së dytë, sikur edhe
    përmirësimi i gjendjes socio-ekonomike, punësimi, emigrimi dhe fëmija mbi moshën 5-
    vjeçare.

    Sipas të dhënave të Ministrisë, aktualisht në dhjetor të vitit 2014, në regjistrin e
    shfrytëzuesve të ndihmave sociale kanë qenë gjithsej 27 389 familje me 113 842 anëtarë,
    përkatësisht individë, me kosto prej 2 milion e 84 mijë e 983 euro, ndërsa buxheti për
    skemën sociale është 27,2 milionë euro. Si informatë e përgjithshme rreth kësaj dhe pas
    informatave, edhe unë mendoj që kjo do të tentohet të ndryshohet. Personalisht mendoj se
    është diskriminues. Ashtu-kështu është paraparë edhe më herët në komision, është
    diskutuar edhe me grupet e ekspertëve dhe me atë të të drejtave të njeriut, por për shkak
    të buxhetit dhe implikimeve buxhetore kjo nuk ka hyrë në fuqi. Unë besoj që...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Ministër, më fal, vazhdojeni nëse dëshironi!

  • ...realisht, është një kriter diskriminues mendoj edhe unë
    personalisht, por duhet të shikojmë me Departamentin e Buxhetit, me Ministrinë e
    Buxhetit dhe me ju si të ndikojmë që ky kriter së paku të rritet mosha, në qoftë se nuk
    mund ta largojmë krejt, të tërin për shkak të implikimeve të mëdha, atëherë të shikojmë ta
    rritim moshën e fëmijëve. Faleminderit!

  • Faleminderit, zoti ministër! Deputetja Xhevahire Izmaku, keni pyetje
    shtesë, apo pyetje tjetër?

  • Faleminderit, kryetar! Faleminderit ministër për përgjigjen!
    Unë do të vazhdoj me pyetjen tjetër, e cila po ashtu lidhet me çështjet sociale, me
    projektet e punësimeve sezonale.

    29
    I nderuar ministër, vitin e kaluar ne i patëm disa iniciativa dhe nuk ditëm, së paku unë
    nuk e kam një informacion se sa persona kanë arritur që gjatë vitit 2014 të angazhohen në
    ndonjë projekt të tillë diku në shtetet e BE-së, duke i ditur po ashtu edhe vështirësitë e
    natyrës politike dhe pengesat që i kemi në këtë drejtim. Pyetja ime është kjo: Çka presim
    në këtë vit nga Ministria e Punës sa u përket punësimeve sezonale dhe a keni ndonjë
    strategji për realizimin e këtyre projekteve?

    Në këtë drejtim, po ashtu më intereson ta di si bëhet selektimi i komunave pjesëmarrëse,
    sepse e kam një përshtypje që bëhet një koncentrim në qendrat më të mëdha dhe
    regjionale, pra mbeten komunat që janë më periferike, ku përfshihet edhe komuna e
    Vushtrrisë, duke e ditur faktin se më së pakti 1 520 familje janë në asistencë sociale.
    Faleminderit nëse e marr një përgjigje!

  • Faleminderit, zonja deputete! Zoti ministër, urdhëroni!

  • Faleminderit, kryesues!
    Ministra e deputetë,
    Po e jap një pasqyrë të shkurtër të punës që ka ndodhur në vitin e kaluar, përkatësisht të
    departamentit përkatës të punës, mandej edhe një vizion ose ide, ose hapat konkretë që i
    kemi filluar gjatë këtij viti.

    Në vitin 2014, duke marrë parasysh edhe ngërçin politik, nuk ka pasur edhe aq shumë
    suksese, por sidoqoftë dy projekte janë iniciuar dhe është filluar të punohet në ta. Projekti
    i parë ka të bëjë me punën sezonale të studentëve në Zvicër, i realizuar ndërmjet
    Ministrisë së Punës dhe Organizatës “Agro-Impuls” në Zvicër, në kohëzgjatje prej 4
    muaj, ku janë punësuar vetëm 2 veta. Projekti i dytë, që është pak më i madh dhe më i
    gjerë, ka të bëjë me punët praktike në infermieri në Cyrih të Zvicrës, i realizuar po ashtu
    ndërmjet Ministrisë të Punës dhe të Mirëqenies, Ministrisë të Punëve të Jashtme të
    Kosovës, Konsullatës në Cyrih, në kohëzgjatje njëvjeçare me gjithsej 81 aplikime, ku 10
    prej tyre i kanë plotësuar kriteret.

    Duhet theksuar, se në këtë projekt, në procesin e selektimit dhe rekrutimit të
    praktikantëve, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga punëdhënësi, domethënë Shtëpia e
    Pleqve në Cyrih, në këtë rast. Gjatë testimit njohuritë e kandidatëve dhe përzgjedhjen, që
    i kanë plotësuar kriteret e kërkuara me konkurs, njohja e gjuhës gjermane, niveli B-2,
    shkolla e mesme apo fakulteti, kanë qenë disa nga kriteret dhe përzgjedhja e tyre është
    bërë në koordinim me Ministrinë e Punës dhe me punëdhënësit.

    Këto mundësi aplikimi në këto projekte, por dhe projekte të ndërmjetësimit në Botën e
    jashtme, që janë implementuar vitet e kaluara nga Departamenti i Punës dhe i Punësimit,
    përkatësisht Qendra për Shërbim të Emigrantëve dhe kanë pasur të drejtë të gjithë
    qytetarët e Kosovës. Shpallja ka qenë publike, e vendosur në tabelën e shpalljeve të
    zyrave të punësimit dhe rrjedhimisht mundësi aplikimi kanë pasur dhe do të kenë të gjithë
    qytetarët nga komunat e ndryshme. Në këtë rast ka qenë komuna e Vushtrrisë, si
    përzgjedhje.


    30
    Ndërsa, në procesin e përzgjedhjes dhe rekrutimit të kandidatëve nuk ka pasur, në rastet
    tjera nuk ka pasur ndonjë kuotë regjionale ose komunale. Pra, nuk ka shpërndarje
    regjionale apo komunale, por procesi i rekrutimit dhe selektimit të aplikuesve bëhet në
    bazën e kritereve profesionale të kërkuara në konkurs.

    Në këtë vit, ndoshta është mirë të theksoj, unë kam filluar kontaktet me disa shtete,
    gjithashtu edhe me shtetin e Zvicrës dhe me fokus të veçantë në shtetet skandinave, sepse
    besojmë që ka mundësi që të arrihen punë sezonale, qoftë përmes punës dhe kthimit,
    qoftë edhe përmes ngritjes së shkathtësive dhe trajnimeve në disa sektorë të ndryshëm, në
    disa lëmenj të ndryshëm, që janë të nevojshme në tregun e punës së Kosovës.

    Kemi filluar me shtetet skandinave dhe me shtetin e Zvicrës. Gjithashtu presim që edhe
    shtetet regjionale të hasin në mirëkuptim, pasi...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Regjia, ia vazhdo, të lutem!

  • Përfundimisht, kemi filluar kontaktet me shtetet
    skandinave dhe me shtetet e regjionit. Kontaktet, indikacionet e para janë pozitive. Duhet
    të kuptojmë, se kjo nuk është politikë e qëndrueshme dhe afatgjate, por sadopak do të
    ndikojë në mirëqenien e qytetarëve tanë, si në mirëqenien materiale, gjithashtu edhe në
    ngritjen e aftësive, për ata sektorë në të cilët do të punojnë në këtë vende. Faleminderit!

  • Faleminderit, zoti ministër! A ka pyetje shtesë? Atëherë, kalojmë në
    pyetjen e radhës. Deputetja Alma Lama, pyetje për ministrin Ferid Agani.

  • Faleminderit, zoti kryetar!
    Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është menaxhuese dhe ekzekutuese e
    Memorialit “Heroinat”, që i kushtohet kontributit të grave të dhënë gjatë luftës së fundit
    në Kosovë.

    Në fakt, ka kaluar shumë kohë, që kur do të duhej të ishte përfunduar dhe vendosur ky
    memorial në vendin e caktuar, që i është ndarë, por për arsye tërësisht burokratike kjo
    nuk ka ndodhur.

    Si iniciuese e këtij projekti dëshiroj të informohem unë dhe publiku i gjerë, se çfarë po
    ndodh me këtë projekt, ku kanë arritur punimet dhe kur saktësisht pritet të përfundojë dhe
    të vendoset në lokacionin e caktuar?

  • Zoti ministër, e ke fjalën.

  • Faleminderit!
    I nderuar zoti kryetar,
    Të nderuar deputetë,
    E nderuara zonja Lama,

    31
    Bazuar në iniciativën dhe kërkesën e grave deputete të Kuvendit të Kosovës, për
    ndërtimin e Memorialit “Heroinat” në Prishtinë, në shenjë nderimi të kontributit të gruas
    gjatë periudhës së luftës 1998-1999, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor ka
    zhvilluar procedurat për vlerësimin e ofertave për zgjidhje ideore dhe urbanistike për këtë
    qëllim, përmes konkursit publik, që rezultoi me përzgjedhjen e kompanisë “Molos-
    Group” (Prishtinë), për hartimin e projektit.

    Në vijim, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor më datën 20 nëntor 2013 i është
    drejtuar komunës së Prishtinës me kërkesë për caktimin e lokacionit për këtë memorial.

    Kuvendi i Komunës së Prishtinës me vendim të datës 7 maj të vitit 2014 e ka caktuar
    lokacionin për ndërtimin e memorialit dhe më datën 24 nëntor 2014 e ka lëshuar lejen për
    ndërtimin e tij, në pjesën e parcelës kadastrale nr. 6204, zyra kadastrale Prishtinë, në
    sipërfaqe prej 60 m², në qendrën e qytetit, në rrugën “Luan Haradinaj”, në hapësirën
    publike ndërmjet Bankës Qendrore dhe Hotelit “Grand”. Kompania fituese është duke e
    finalizuar monumentin sipas kontratës, ndërkaq paralelisht ministria është duke zhvilluar
    procedurat për vendosjen e bazamentit, për të cilin me buxhetin e vitit 2015 janë siguruar
    mjetet e nevojshme financiare.

    Vendosja e monumentit pritet të realizohet në periudhën prej mesit të marsit deri në fillim
    të prillit të këtij viti. Faleminderit!

  • Faleminderit, zoti ministër! A ke pyetje shtesë, deputete?

  • Faleminderit!
    Zoti ministër,
    Faleminderit për informatat! Unë e kam ndjekur në mënyrë të vazhdueshme, përveç kësaj
    periudhës kur nuk kemi qenë duke funksionuar si Parlament, se çfarë po ndodh dhe i kam
    ato informata, përveç kësaj të fundit që pritet që nga mesi i marsit e tutje. Në fakt, dua t’
    ju bëj një kërkesë.

    Projekti është jashtëzakonisht i vonuar, që ta dini ju. Do të duhej të kishte përfunduar në
    2013-ën, maksimumi në 2014-ën. Duhet që patjetër të përfundojë para datës 8 mars, në
    mënyrë që ne të planifikojmë që në këtë datë të vendoset, kështu që nuk besoj se është
    ndonjë ngushtim i madh dhe për Ministrinë, që kjo punë të kryhet, sepse më sa di unë,
    çështja ka ngelur tek vendosja e bazamentit, apo jo? Dhe, ju lutem na thoni se çfarë mund
    të bëni për këtë, që kjo punë të realizohet pak më shpejt, se me të vërtet u bë
    jashtëzakonisht shumë kjo punë.

  • Faleminderit, zonja deputete! Ministri, përsëri e ka fjalën.

  • Prej kohës kur e kam marrë mandatin e ministrit kemi qenë
    të kufizuar mjaft me mjetet në dispozicion nga buxheti i Kosovës. E dini që prej pas 15
    janarit kam qenë në dispozicion dhe tash do të mundohemi, me siguri, që të provojmë
    këtë kërkesë, kjo është një kërkesë e natyrshme, e logjikshme. Do të provojmë ta
    akomodojmë brenda procedurave ligjore të prokurimit, të ndërmarrjeve, të cilat duhet ta

    32
    ndërtojnë atë bazament dhe do të bëjmë çmos që është e mundur, që ta realizojmë këtë
    kërkesë.

  • Faleminderit, zoti ministër! Zonja deputete Alma Lama, ministri Kuçi nuk
    është këtu, a do ta parashtroni pyetjen e paraparë?

  • Faleminderit! Zakonisht, i parashtroj pyetjet, por po e falë këtë herë
    ministrin Kuçi.

  • Faleminderit! Zonja Haxhiu, po ashtu, pyetje për ministrin Kuçi.

  • Faleminderit! Atëherë, unë i kam parashtruar tri pyetje për
    ministrin Kuçi. Me Rregulloren e punës së Kuvendit kam të drejtë, që t’i parashtroj dy.
    Dhe, edhe përkundër faktit që i njëjti nuk është në këtë seancë, unë po e parashtroj
    pyetjen dhe të dyja.

    Para disa ditëve, respektivisht më 20 janar të këtij viti, është mbajtur takimi i parë i grupit
    teknik për harmonizimin e legjislacionit për funksionalizimin e Gjykatës Speciale.
    Takimi i fundit i këtij grupi, u informuam nga mediet, që u mbajt diku në Prevallë dhe atë
    në mënyrën më të fshehtë, pra më tinëzare të mundshme.

    Pyetja për zotin Kuçi është, se cila është arsyeja që ky takim të mbahet në këtë mënyrë,
    kur kihet parasysh se edhe draftet e dokumenteve përkitazi me Gjykatën Speciale janë
    duke qarkulluar nëpër zyrtarë të caktuar, pra përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, e
    që kjo realisht cenon kompetencat e ndara në mes të gjyqësorit dhe pushtetit ekzekutiv.

    Deputetët e Kuvendit dhe qytetarët e Republikës, duhet ta dinë se çka po bisedohet në
    këto takime të fshehta e aq më shumë kur bëhet fjalë për një çështje të ndjeshme, siç
    është ajo për Gjykatën Speciale. Pra, Kuvendi dhe qytetarët duhet ta dinë se çka janë
    duke përmbajtur ato dokumente, cila do të jetë pakoja ligjore duke ditur që Gjykata
    Speciale e njollos luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Institucionet e Kosovës është dashur, që nëpërmjet legjislacionit ta mbrojnë luftën e
    Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mirëpo ajo fatkeqësisht, nuk përmendet as në
    Kushtetutën e Republikës së Kosovës, as në ligjet e aplikueshme, përveç në Ligjin për
    veteranët.

    Unë pres përgjigje nga zoti Kuçi dhe gjithashtu ai do të jetë në dëgjim publik para
    Komisionit për Legjislacion, në lidhje me këtë. Faleminderit!

  • Faleminderit, zonja deputete! Dy pyetjet këto ishin, edhe një tjetër, të
    lutem, zonja Haxhiu.

  • Raporti i rregullt vjetor i Auditorit të Përgjithshëm ka
    evidentuar se Administrata Publike në përgjithësi shumicën e lëndëve gjyqësore i ka të

    33
    humbura në procedura gjyqësore, ku si palë të paditura janë paraqitur institucionet
    publike të Administratës Publike në Republikën e Kosovës.

    Pyetja për zotin Kuçi, meqë ky divizion për përfaqësim bie në kuadër të Ministrisë së
    Drejtësisë, pyetja është se cilat janë hapat, që i ka ndërmarrë kjo ministri për të
    funksionalizuar siç duhet Avokatin e Përgjithshëm Shtetëror, në mënyrë që të ketë një
    përfaqësim sa më të denjë në gjykata për t’i mbrojtur institucionet publike, si dhe sa
    humbje apo dëmtim të buxhetit është shkaktuar, si rezultat i humbjes së kontesteve
    gjyqësore nga institucionet publike, për faktin se në raportin e Auditorit të Përgjithshëm
    përmenden humbja e miliona eurove në këto raste. Faleminderit!

  • Faleminderit, zonja deputete! Ministri nuk është këtu. Vazhdojmë pyetjen e
    radhës. Vjosa Osmani ka pyetje për zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi, i cili po ashtu,
    nuk është këtu. A doni ta parashtroni?

  • Meqenëse, është çështje me interes të publikut, që ta dëgjojë
    përgjigjen nga ministri i Jashtëm, sepse ka të bëjë me numrin e saktë të njohjeve të
    Republikës së Kosovës, unë do të pres që ai të kthehet në Kosovë dhe të përgjigjet.
    Faleminderit!

  • Faleminderit, zonja deputete! Prapë zonja Osmani, ka pyetje për ministrin
    Imet Rrahmani.

  • Faleminderit!
    Meqenëse, Asambleja Botërore e Shëndetësisë si organi më i lartë i Organizatës Botërore
    të Shëndetësisë, do të mbajë takimin e rregullt të 68-vjetor, në maj të vitit 2015 dhe duke
    u nisur nga fakti se ky është organi suprem vendimmarrës, që vendos me shumicë votash,
    në këtë rast së paku 98, për anëtarësimin e një shteti të ri në këtë organizatë, pritet nga
    Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Jashtme të bëjnë koordinimin dhe lobimin e duhur për
    anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

    Koordinimi është veçanërisht pra, i rëndësishëm me MPJ-në, me Presidenten dhe
    Kabinetin e kryeministrit dhe është e nevojshme, që të bëhen kontakte edhe me shtete
    njohëse dhe ato jo njohëse, për të kërkuar votën e këtyre shteteve për anëtarësim në
    OBSH.

    Mungesa e një koordinimi të tillë dëmton mundësinë që Kosova të aplikojë për
    anëtarësim në muajin prill, sepse siç e dini, sipas Statutit të kësaj organizate për t’u futur
    kërkesa në rend dite duhet të parashtrohet, së paku 30 ditë para mbajtjes së Asamblesë
    Botërore të Shëndetësisë, që do të jetë nga data 18 deri më 26 maj të këtij viti.

    Pra, pyetja është, a ka bërë Ministria e Shëndetësisë koordinimin e nevojshëm për
    anëtarësim në OBSH dhe a është kjo kohë e mjaftueshme për ta përgatitur tërë këtë
    proces? A është ngritur ndonjë Komision ndërministror, ose ndërinstitucional, i cili do të
    merrej specifikisht me anëtarësimin në OBSH dhe, nëse po, cilat institucione janë të
    përfshira aty?

    34
  • Faleminderit! Zoti ministër, të lutem!

  • Faleminderit, zoti kryetar!
    Të nderuar kolegë ministra,
    Të nderuar deputetë,
    Faleminderit, zonja deputete, për shqetësimin e ngritur për një çështje mjaft të
    rëndësishme për Kosovën, siç është anëtarësimi në Organizatën Botërore të Shëndetësisë!

    Mund t’ju them se kjo çështje është ngritur dhe më parë dhe njëherësh paraqet një nga
    interesimet tona aktuale. Duke pasur parasysh rëndësinë e madhe, që ka anëtarësimi në
    këtë organizatë për Kosovën dhe shëndetësinë, si dhe nevojën e intensifikimit të
    bashkëpunimit dhe të integrimit në të gjitha organizmat botërore.

    Natyrisht, se jemi konsultuar me Zyrën e OBSH-së në Prishtinë dhe me Ministrinë e
    Punëve të Jashtme. Kanë bërë që këto konsultime të rezultojnë, që ne të jemi të
    kujdesshëm në koordinim të gjitha aktiviteteve tona, me aktorët e përfshirë këtu, duke
    marrë parasysh edhe Zyrën e kryeministrit, Presidencën dhe gjithsesi, duke pasur
    parasysh në veçanti partnerët dhe miqtë tanë strategjik.

    Komisione të posaçme deri më tash nuk janë ngritur për këtë çështje, sepse kemi
    konsideruar se më tepër do të jetë vendim politik i koordinuar me partnerët tanë
    ndërkombëtar, se sa çështje e vullnetit tonë të brendshëm. Natyrisht, ne e mirëpresim dhe
    jemi të gatshëm për çdo bashkëpunim dhe iniciativë, që lehtëson anëtarësimin në këtë
    organizatë. Do të jemi të angazhuar që në asamblenë botërore të shëndetësisë, që siç e tha
    do të mbahet në maj, Kosova të jetë e pranishme. Dhe, ju informoj se për këtë vit ne nuk
    do të jemi në gjendje të bëjmë aplikim, por e kemi të planifikuar që pas konsultimeve dhe
    harmonizimit të qëndrimeve, të aplikojmë në vitin e ardhshëm, domethënë në vitin 2016.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! A ka pyetje shtesë? Po! Të lutem!

  • Faleminderit!
    Unë këtë pyetjen e njëjtë ia kam bërë ish ministrit të Shëndetësisë, saktësisht para 2
    viteve dhe para 2 viteve ish ministri i Shëndetësisë ka thënë që është shumë afër që të
    përgatitet aplikacioni dhe nevojiten vetëm edhe disa muaj.

    Mendoj që është shumë shqetësuese jo vetëm për Parlamentin e Kosovës, por duhet të
    jetë shqetësuese për Qeverinë që kjo çështje po zvarritet pa arsye vetëm shkaku i
    mungesës së punës dhe shkaku i mungesës së koordinimit, sepse nuk ka arsye që të mos
    paraqitet aplikimi për anëtarësim i cili siç e thashë duhet të bëhet në prill në mënyrë që
    kjo çështje të vihet në rend të ditës në maj.

    Prandaj, ju inkurajoj që të bëhen përgatitje intensive dhe edhe një herë ta rishqyrtoni këtë
    pozicion që sa po e thatë që Kosova sivjet nuk do të aplikojë, sepse nëse nuk bëhet duhet
    të presim deri në vitin e ardhshëm, pra nga mesi i vitit të ardhshëm kur do të bëhet
    Asambleja e ardhshme e Shëndetësisë të kësaj Organizate.

    35
  • Faleminderit shumë zonja deputete! Vazhdojmë Lahi Brahimaj, pyetje për
    ministrin Memli Krasniqi.

  • Faleminderit, kryetar!
    Meqenëse ministri nuk është këtu po e lë për seancën e radhës.

  • Faleminderit shumë zoti deputet! Deputetja Aida Dërguti, pyetje për
    kryeministrin Isa Mustafa.

  • Mosprania e kryeministrit dhe zëvendëskryeministrave sot, si dhe
    delegimi në nivel të ministrit shpërfaq ose frikë nga ballafaqimi me Kuvendin ose
    arrogancë. Sidoqoftë, kjo do t’i kushtojë shumë kësaj Qeverie.

    Në një intervistë për Radio-Evropën e lirë, lideri i Listës Serbe Aleksandër Jablanoviq ka
    thënë se asociacioni i komunave serbe do të jetë me kompetenca ekzekutive dhe se për
    këtë janë në dijeni koalicioni qeverisës PDK-LDK dhe për të njëjtën çështje është dhënë
    premtim dhe është nënshkruar në marrëveshjen që PDK-LDK e ka bërë me Listën serbe.

    Pyetja ime është: A mund të na tregoni se a ka marrëveshje të fshehtë për këtë çështje dhe
    me çfarë baze ligjore keni dhënë garanci për këtë çështje?

  • Faleminderit, zonja deputete! Kërkon falje, ndërkohë ministri Abrashi e ka
    kompetencën të përgjigjet për kryeministrin.

  • Faleminderit, kryesues!
    Ministra,
    Deputetë,
    Me autorizimin e kryeministrit po jap përgjigjen e tij për deputeten Aida Dërguti nga
    Grupi Parlamentar Lëvizja “Vetëvendosje”.

    Me marrëveshjen mbi parimet bazë për koalicionin për Qeverinë e Kosovës në mes PDK-
    LDK dhe Listës serbe është paraparë të punohet në themelimin e asociacionit të
    komunave serbe. Me këtë marrëveshje nuk është marrë asnjë obligim se ky asociacion do
    të ketë kompetenca ekzekutive. Kompetenca të tilla nuk kanë qenë pjesë e asnjë
    marrëveshje me Listën Serbe, pa marrë parasysh deklaratat e individëve nga kjo listë.

    Asociacioni i komunave do të jetë pjesë e dialogut ndërmjet Qeverisë së Republikës së
    Kosovës dhe asaj të Serbisë, në Bruksel.

    Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe Ligji mbi qeverisjen lokale nuk parasheh
    kompetenca ekzekutive të asociacioneve të komunave, prandaj as ky asociacion nuk
    mund të ketë përgjegjësi të cilat nuk i mundëson Kushtetuta dhe ligji në fuqi.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Zonja deputete, ke pyetje shtesë?


    36
  • Po. Pse, çështja e asociacionit dhe kompetencave të tij është çështje e
    negociatave me Serbinë, për sa kohë kjo është çështje e brendshme e rregullimit të
    brendshëm të Kosovës?

  • A ka mundësi edhe një herë ta përsëritni pyetjen për ministrin?

  • Çështja e asociacionit do të duhej të ishte çështje e brendshme e
    Kosovës dhe kush ju ka autorizuar që të bisedoni me Serbinë për kompetencat e këtij
    asociacioni?

  • Zoti ministër, në qoftë se dëshironi, s’je i obliguar.

    (Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetari i Kuvendit, z. Xhavit Haliti.)

  • Zoti Demiri, vendin e keni këtu, jo atje! S’jeni më deputet. Ju lutem, dilni
    në vendin tuaj.

  • Faleminderit! Ashtu siç e ceka edhe më herët, edhe në
    përgjigje, kompetencat i rregullon Kushtetuta dhe ligji aktual për qeverisje lokale i cili
    është në fuqi. Faleminderit!

    (Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetari i Kuvendit, z. Kadri Veseli.)

  • Faleminderit! Atëherë, zonja deputete Dërguti, keni pyetje për ministrin
    Skender Hyseni.

  • Zoti ministër, më 27 janar u organizua një protestë paqësore në
    sheshin “Nëna Terezë”. Siç e dini edhe ju, kërkesat kryesore ishin që të shkarkohet
    ministri në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq për shkak të
    fyerjes që ia bëri shqiptarëve të Kosovës dhe për kthimin e projektligjit për ndërmarrjet
    publike që kombinatin “Trepça” e kthen në ndërmarrje publike.

    Pyetja ime është: Në po këtë protestë u përdor gaz lotsjellës dhe plumba gome. Kjo edhe
    është e dokumentuar. Në një video, por edhe nga dëshmitarët e protestës është parë që një
    polic ka shtirë me armë zjarri në ajër, veprim i cili nuk ka qenë i nevojshëm.

    Zoti ministër, a mund të na tregoni se çka keni ndërmarrë në lidhje me këtë çështje dhe a
    keni nisur hetimet për një veprim të paligjshëm?

  • Faleminderit zonja deputete! Zoti ministër e ke fjalën.

  • Faleminderit, zoti kryetar!
    Të nderuar deputetë,
    E nderuara deputete, zonja Aida Dërguti.


    37
    Faleminderit për pyetjen tuaj. Ndonëse pyetja e juaj bie në një fah ultraprofesional, do të
    përpiqem të jap përgjigje dhe në rast se ju prapë nuk do të jeni e kënaqur do të gjejmë
    përgjigje adekuate të cilën mund t’ua jap edhe me shkrim.

    Policia e Kosovës në përballje me turmat, në përballje me protestë, në përballje me
    çfarëdo tubimi publik, me kohë dhe në pajtim me kompetencat e saja, bën veprime të
    duhura, përgatitjet e duhura dhe planet e duhura operativo-taktike për të siguruar
    protestën.

    Policia e Kosovës në protestën e fundit ka përdorë fillimisht sprejin OC dhe më pastaj ka
    përdorur edhe gaz lotsjellës, gjithnjë në pajtim me vlerësimin e vet policisë, vlerësimin
    profesional për nevojën e përdorimit të këtyre mjeteve për t’i parandaluar më tej
    shqetësimet dhe çrregullimet që kishin filluar.

    Ky është vlerësim i Policisë së Kosovës, nuk është vlerësim i ministrit të Brendshëm.

    Po kështu...po pritni se do të vi edhe të plumbat e gomës. Po kështu, Policia e Kosovës në
    një moment të caktuar ka vlerësuar se, dhe po e nënvizoj është vlerësim i Policisë së
    Kosovës, vlerësim profesional se duhej përdorur siç e quan Policia e Kosovës, municion
    kinetik e jo plumba gome. Dhe kjo është përgjigja je Policisë së Kosovës.

    Kjo ka ndodhur pasi që koktej molotov dhe substancat tjera të zjarrta janë gjuajtur në
    drejtim të automjeteve të Policisë dhe me ç’rast ka filluar edhe djegia e topit të ujit.

    Pra, bëhet fjalë...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • I lutem regjisë është çështje sensitive, ka nevojë opinioni ta dijë.

  • Pra, sipas raportit që e kam marrë nga Policia e
    Kosovës, bëhet fjalë për municion kinetik me sfera të gomës përbrenda, zonja Dërguti.
    Bëhet fjalë për municion kinetik me sfera të gomës përbrenda që ka një gamë të kufizuar
    veprimi pasi që nuk hedhen nga arma e zjarrit por nga lancuesi i gazit lotsjellës dhe nuk
    kanë efekte vdekjeprurës. Pra, nuk bëhet fjalë për plumba gome me përbërje metalike në
    brendësi të tyre.

    Kjo është përgjigja të cilën ma kanë dorëzuar ekspertët e Policisë së Kosovës dhe unë si
    ministër i Brendshëm nuk kam asnjë arsye të dyshoj në këtë raport profesional të Policisë
    së Kosovës. Pra, në këtë rast nuk kemi të bëjmë me përdorim të plumbave klasikë të
    gomës me përbërjen metalike në brendësi, por kemi të bëjmë me municion kinetik sfera
    të gomës përbrenda. Faleminderit!

  • Faleminderit, zoti ministër! Zonja deputete ka pyetje shtesë, sa po shoh.


    38
  • Po! Plumbat e gomës janë përdorur para molotovit, për sqarimin tuaj
    zoti ministër. Nuk e di çfarë raporti keni përpara dhe sqarimi tjetër është se plumbat
    natyrisht që janë kinetik se nuk munden me qenë statikë. Prej këtyre plumbave është një
    protestues i cili është duke e humbur syrin në spital, këtu në QKUK, Uran Çarolli.

    Pyetja ime shtesë është kjo: A merrni përgjegjësi si ministër i Punëve të Brendshme, për
    të gjitha veprimet që ka ndërmarrë policia në protestën e 27 janarit?

  • Faleminderit, zonja deputete! Zoti ministër, e ke fjalën.

  • Zonja deputete, ju siguroj që askush nuk mund t’i ikë
    përgjegjësisë për çdo gjë që ka ndodhur në protestat e ditëve të fundit, askush nuk
    amnistohet dhe nuk guxon të amnistohet nga përgjegjësia. Unë ju siguroj që të gjithë
    zyrtarët policorë të cilët kanë përdorur forcë sipas procedurave të brendshme të Policisë
    së Kosovës, janë të obliguar të raportojnë përdorimin e forcës.

    Komisioni për analizimin e përdorimit të forcës është duke i shqyrtuar rastet e përdorimit
    të forcës nga policët që kanë qenë pjesë e operacionit. Pas analizimit të këtyre rasteve dhe
    për çdo shkelje që ky komision mund të konstatojë dhe hetimet janë në vijim, unë ju
    siguroj që konform ligjit do të iniciohen procedura të mëtejme dhe hetimet e brendshme
    do të fillojnë edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës.

    Unë ju ftoj dhe e ftoj çdokënd që mund të ketë prova që çojnë në një drejtim ose në një
    tjetër, e unë kujtoj që i vetmi drejtim duhet të jetë zbardhja e të vërtetës, konstatimi i
    fakteve e jo krijim percepcionesh, krijim mjegulle se ka ndodhur kjo ose ajo.

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Vazhdojani fjalën ministrit, ju lutem!

  • T’i ofrojë Inspektoratit Policor dhe çdo institucioni
    tjetër të brendshëm në Ministrinë e Brendshme, që mbikëqyrë agjencitë dhe
    departamentet e ndryshme të policisë.

    Unë ju siguroj që asgjë, po e theksoj, asgjë nuk do të fshihet ose anashkalohet dhe nuk
    jam këtu sot që të bëj analiza më të gjithanshme, më multidimensionale të asaj çfarë ka
    ndodhur, sepse qytetarët e Kosovës kanë pasur rastin dhe mundësinë që ta shohin live në
    televizion çfarë ka ndodhur.

  • Faleminderit, zoti ministër! Faleminderit për pyetjet! Pyetjet e deputetëve
    që nuk kanë marrë përgjigje në dy seanca plenare do të publikohen në revistën e
    Kuvendit, pra në bazë të nenit 45, paragrafi 11 i Rregullores së Kuvendit.





    39
    3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme

    Të nderuar deputetë,
    Pyes, nëse keni vërejtje në procesverbalet e seancave plenare, të mbajtura më 19 janar
    2015, në orën 10:00, 19 janar 2015, në orën 17:00, 19 janar 2015, në orën 20:00 dhe 23
    janar 2015 e vazhduar më 26 janar 2015.

    Kush ka vërejtje le të urdhërojë? Po, zonja Haxhiu është lajmëruar.
  • Faleminderit!
    Unë kam një vërejtje sa i përket procesverbalit të datës 19 janar 2015, ora 17:00. Nëse e
    lexojmë procesverbalin shohim siç është shkruar këtu, kur është kërkuar shmangia nga
    Rregullorja e Punës, ne kemi pasur dy votime siç edhe e dini.

    Votimi i parë ka evidentuar që shmangia nga Rregullorja nuk ka kaluar, kjo nuk është
    shkruar në procesverbal. Dhe më pas keni kontrabanduar një votim tjetër të paligjshëm.
    Pra, unë kërkoj që kjo të evidentohet dhe të shkruhet që ka pasur dy lloj votime, e para në
    mënyrë elektronike, që ka rezultuar që nuk ka kaluar shmangia për Projektligjin për
    riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara e gjithashtu në këtë procesverbal duhet të
    evidentohet edhe lëshimi i sallës nga opozita, sepse siç e dimë pas kontrabandimit të
    shmangies së Rregullores së punës- votimit, opozita e ka lëshuar sallën për këtë arsye,
    kështu që kërkojmë në këtë procesverbal të jetë e evidentuar. Ju faleminderit!

  • Faleminderit! Nuk ka vërejtje tjera. E ftoj administratën që t’i marrë
    parasysh vërejtjet e deputetes Haxhiu, për seancën e radhës.

    Konstatoj se Kuvendi i miratoi procesverbalet e seancave plenare të mbajtura më 19 janar
    2015, në orën 10:00, më19 janar 2015, në orën 20:00 dhe më 23 janar 2015, e vazhduar
    më 26 janar 2015. Domethënë, atë të datës 19 janar 2015, në orën 17:00, Administrata e
    sjell për seancën e radhës për verifikim. Faleminderit!

    4. Interpelanca e kryeministrit Isa Mustafa, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të
    Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për përgjegjësinë e ministrit Aleksandër
    Jablanoviq për deklaratat e tij publike

    Zonja Donika Kadaj-Bujupi e ka fjalën.

  • BUJUPI: Faleminderit, i nderuar kryetar!
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Pikë e rendit të ditës është interpelanca për kryeministrin, por kryeministri as sot nuk ka
    ardhur ashtu siç nuk ka ardhur as ditën e marte që të përgjigjet para deputetëve, sepse të
    martën interpelanca ka plotësuar të gjitha kushtet ligjore. Dhe në vend se të vijë dhe të
    institutanalizoj vendimin e tij ai ka preferuar të ikë nga interpelanca dhe të dal në një
    konferencë për shtypë pas dite.

    Prandaj, sot më lejoni që para se të ndërmarrim veprime të mëtutjeshme të japë një
    kronologji të ngjarjeve.

    40
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e përkrahur nga partitë, pika është interpelanca, unë
    po e shfrytëzoj të drejtën time, ju mund ta shfrytëzoni të drejtën e juaj.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e përkrahur nga partitë e tjera opozitare, më 19 janar
    2015, dorëzoi kërkesën për interpelancë, me një pikë të vetme, që ishte rekomandim i
    nënave të Gjakovës dhe qytetarëve të tjerë të vendit tonë, të cilët u ndien të fyer nga një
    cilësim shovinist të cilin e dëgjuam shumë herë nga një regjim i errët, i gjatë, i cili me
    dekada na cilësoi si egërsira.

    Këtë herë, ky cilësim erdhi nga vartësi i Mustafës, nga një ministër i tij, i cili vazhdoi me
    arrogancë dhe ofendime për një muaj të tërë deri pardje.

    Në interpelancën tonë ishte një rekomandim i vetëm, shkarkimi i ministrit Jablanoviq.

    Kjo kërkesë u përkrah dhe u konfirmua nga mijëra qytetarë të vendit tonë përmes
    protestave masive, të cilat prodhuan dhunë, lëndime, vuajtje fizike dhe shpirtërore.

    Pra, sa i kushtoi Jablanoviqi Kosovës?

    Them që i kushtoi shumë, i kushtoi gjak i cili u derdh në shesh, i kushtoi dëmtim të
    pronës, kushtoi me humbje edhe më të madhe të besimit, që do të thotë na kushtoi shumë,
    diçka që ka mundur të evitohet po të vepronte Qeveria dhe kryeministri dy orë pas kësaj
    deklarate.

    Andaj, ky vendim edhe pse i duhur është jashtëzakonisht shumë i vonuar.

    Dhe, vetëm pas një muaji pas shumë thirrjeve, pas shumë presioneve, pas protestave në
    rrugë, pas dhunës e cila na traumatizoi pamë që kryeministri më në fund, me një gjysmë
    fjale, në një konferencë për shtyp në të cilën nuk lejoi të ketë pyetje tha: filan-fisteku nuk
    është më ministër i Qeverisë.

    Prandaj, si deputete dhe në emër të Grupit Parlamentar të Aleancës dhe deputetëve të
    tjerë të opozitës, dua t’i shtroj disa pyetje këtu.

    E para- Pse kryeministri Mustafa, sot nuk është këtu ? A është më e rëndësishme për te të
    jetë diku në Bruksel duke biseduar me Vuqiçin, duke i kërkuar falje për shkarkimin e
    Jablanoviqit apo duhet të vijë këtu dhe t’u tregojë deputetëve, të përgjigjet në disa pyetje
    të cilat kemi mbetur pa i marrë, si shoqëri, si Kuvend dhe si qytetarë të këtij vendi.

    E para, dhe para se ta tërheqim këtë interpelancë, më lejoni të pyes: Pse nuk e kemi
    tekstin e arsyetimit? Kryeministri Mustafa duhet të vijë sot dhe ta prezantojë në Kuvend,
    tekstin dhe arsyetimin për çka e ka shkarkuar Jablanoviqin, për çka ai e ka shkarkuar,
    sepse ne e dimë për çka kemi kërkuar shkarkim.

    E dyta, në cilën mbledhje të Qeverisë e keni marrë këtë vendim?


    41
    Dhe e treta, ju thërras, pasi që veç zëdhënësi i Qeverisë është këtu, të na e sjellin
    vendimin e nënshkruar dhe të protokolluar, që të sigurohemi se për çka bëhet fjalë, do të
    thotë, ka shumë pikëpyetje të cilave kryeministri Mustafa nuk u ka dhënë përgjigje në një
    konferencë e cila ka zgjatë 30 sekonda.

    Dhe krejt për fund ja kujtoj kryeministrit Mustafa, po edhe gjithë Qeverisë se e ka
    përfunduar vetëm gjysmën e punës, sepse ka mbetur edhe “Trepça” dhe ne e thërrasim që
    të mos i detyrojë qytetarët që të dalin edhe një herë në protesta në mbrojtje të Kushtetutës
    dhe të ligjeve në fuqi, por ta sjell Ligjin për “Trepçën” në Kuvend, ta rikthej sepse ai
    është i gatshëm dhe është tërhequr nën presionin e Beogradit, në mënyrë që në formë
    institucionale të procedohet kjo kërkesë. Do të thotë kanë qenë dy kërkesa, gjysma e
    rrugës ka përfunduar, ka mbetur kërkesa e dytë, që është jo më pak e rëndësishme, e ajo
    është “Trepça”.

    Dhe krejt për fund, po besoj që shkarkimi i këtij ministrit ka qenë një mësim për ministra
    të tjerë, por duhet të jetë mësim edhe për krejt Qeverinë dhe me theks të veçantë për
    kryeministrin,i cili nëse vazhdon t’i injorojë deputetët, Kuvendin dhe popullin, sigurisht
    që në protestat e radhës do të ketë thirrje për shkarkime të tjera. Ju faleminderit!

  • Faleminderit, zonja deputete! Fjalën e ka Ismet Beqiri, kryetar i Grupit
    Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

  • Zoti kryetar,
    Edhe pse nuk u tha unë besoj se e tërheqin kërkesën për interpelancë, sepse nuk ka objekt
    për të diskutuar. Dhe, ne si shefa të grupeve unë mendoj që duhet të flasim në emër të
    grupeve dhe këtu nuk duhet të ketë debat, sepse kjo pikë tash ka mbetur pa objekt bisede.

    E para, zonja Kadaj në fjalën e juaj e kuptoj jeni deputete, e përfaqësoni një parti politike
    dhe nuk e mohoj të drejtën të bëni politikë, të bëni marketing dhe të thoni edhe gjëra që ...
    unë po flas në emër të Grupit...

  • Të lutem, zonja Donikë, le të vazhdojë zoti Ismet Beqiri.

  • Zonja Bujupi, s’ju kam ndërprerë, më lejoni të them mendim tim dhe të
    grupit dhe nuk ke nevojë për t’i dhënë zjarr kësaj pune se kot e ke, me një fjalor të tillë
    vetëm sa për të thënë diçka e keni gabim shumë, por është çështja e juaj, nuk po ju
    përzihem në atë, ju lus të them mendimin edhe qëndrimin e Grupit.

    Ne, normalisht e përkrahim vendimin e kryeministrit për të shkarkuar zotin Jablanoviq,
    dhe vendimi është ushtruar ose detyra e kryeministrit e tij kushtetuese me përgjegjësinë
    më të lartë dhe e ka marrë një vendim të tillë.

    Unë nuk hy të analizoj, sepse çdo gjë në protesta është parë, çdo gjë është e dukshme dhe
    askush nuk mund t’i ikë përgjegjësisë, kushdo çoftë ai, askush nuk mund t’i ikë
    përgjegjësisë. E kam thënë edhe po e them edhe sot kemi 1001 arsye për të protestuar në
    Kosovë, po ama asnjë të vetmen arsye nuk kem për t’ia thyer kokën askujt me gurë, me

    42
    gurë e as me dhunë, as me plumba të gomës. Dhe, kushdo që tenton të arsyetojë diçka të
    tillë, janë organet që duhet të konstatojnë këtë.

    Nuk ka qenë gjysmë fjalë ajo që e dhënë kryeministri në konferencë. Unë nuk do të
    interpretoj këtë që e ka thënë, sepse është shumë e qartë. Nëse thuhet ai më nuk është
    ministër në Qeveri ose në Kabinetin e Qeverisë, Mustafa, Jablanoviq çka duhet tjetër të
    thonë. Pse nuk është sot zoti Mustafa, s’ka arsye që të jetë, sepse kjo pikë nuk është në
    rend të ditës ose s’duhet të jetë në rend të ditës, sepse ajo çka ka qenë kërkesë është
    realizuar dhe sa i përket tekstit ju duhet ta dini edhe besoj e dini, kryeministri i vendit në
    çdo kohë shkarkon edhe emëron ministra, zëvendësministra dhe asnjëherë nuk e ka
    obligim për ta sjell ty me shkrim, s’ka ndodhur kurrë as sigurisht nuk mund të ndodhë se
    s’ka arsye, ai nuk është më ministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

    Dhe, diçka po e them në seancë. Ju lus, mos manipuloni me Ligjin për “Trepçën”. Ligji
    për “Trepçën” asnjëherë nuk ka qenë në seancë, sepse nuk është i përgatitur. Ju e dini, të
    nderuar deputetë që Grupi Parlamentar i LDK-së ka kërkuar debat dhe mbështetur nga të
    gjitha grupet tjera parlamentar, kemi nxjerr një rezolutë, ku është kërkuar të rregullohet
    me ligj të veçantë statusi i “Trepçës”, kjo është e vërteta. Prandaj, kjo çështje duhet dhe
    mund të rregullohet vetëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në asnjë mënyrë tjetër.

    Dhe, unë jam i bindur që Ligji për “Trepçën” pas përfundimit të Ligjit që do të jetë për
    ndërmarrjet publike, do të procedohet dhe statusi i “Trepçës”, statusi juridik do të
    definohet qartë dhe për atë që ka dilemë eventuale, unë nuk kam dhe asnjë deputet e
    besoj i Parlamentit të Kosovës nuk ka dilemë, përpos atyre normalisht që nganjëherë
    mendojnë pak më ndryshe që “Trepça” është pasuri e jona, jo veç në territorin e Kosovës,
    është shumë e qartë që është në territorin e Kosovës dhe si të tillë ne me votën tonë, me
    ligjin që do ta miratojmë, nuk do të lejojmë të tjetërsohet dhe të bëhet e askujt tjetër.

    Prandaj, unë ju lus që debatin, zoti kryetar me qenë se është fjala për tërheqjen e kësaj
    pike të rendit të ditës, ne si Grup Parlamentar normalisht e mbështesim, sepse nuk ka më
    objekt diskutimi për çështjen që është ngrit më herët. Faleminderit!

    (Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetari i Kuvendit, z. Xhavit Haliti.)

  • Faleminderit! Për replikë është lajmëruar zonja Donika Kadaj- Bujupi.

  • BUJUPI: E para, të gjitha vendimet e Qeverisë duhet të bëhen
    publike, këtu në Kosovë, jo në Beograd të shkohet për t’i treguar kryeministrit të Serbisë,
    po këtu në Kosovë, qytetarëve.

    E dyta, ministrat votohen në Kuvend dhe po ashtu për shkarkimin e tyre në pyetjet e
    deputetëve duhet të përgjigjet kryeministri, është obligative.

    Dhe, e treta, Ligji për “Trepçën” është tërhequr ditën e diel, në orët e vona të mbrëmjes,
    pasi që dy orë më herët është paralajmëruar kjo tërheqje nga Vuçiqi në Beograd.


    43
    Prandaj, mos u thirrni në atë që e keni shpëtuar “Trepçën” në fakt ju i keni shtyrë 18 muaj
    për të blerë kohë, sepse nuk keni pasur guxim të ballafaqoheni me një kërkesë të
    minatorëve, të grevistëve, të qytetarëve të Republikës sonë që “Trepça” të kthehet me
    pronësi të Qeverisë dhe Kuvendit, sepse është e jona. Ne e dimë dhe nuk do të lejojmë që
    ta tjetërsoni, mirëpo dallaveret të cilat po i bëni mos u mundoni t’i mbuloni me ligj. Pika
    11.3 të cilën e keni sjell në projektligjin e dytë e dëshmon më së mirë që e keni lejuar me
    dorën e juaj që Leposaviqit t’i jepet e drejta të vendosë për “Trepçën”. Sigurisht që
    qytetarët nuk do ta lejojnë këtë dhe kjo do t’ ju thuhet përmes protestave të radhës pasi që
    në Kuvend nuk jeni të gatshëm, s’mundeni dhe nuk keni guxim për t’u ballafaquar me
    deputetët. Ju faleminderit!

  • Faleminderit! Kundër-replikë, zoti Beqiri!

  • Faleminderit, kryesues!
    Unë po e shfrytëzoj të drejtë dhe më nuk do të dal, sepse është shumë e qartë që
    vazhdohet të bëhet politikë e rrejshme, në seanca asnjëherë s’ka qenë Ligji për “Trepçën”
    mos manipuloni.

    (Reagime nga salla)

    Ju lus, Ligji për ndërmarrjet publike do të vijë në seancë dhe aty do ta debatojmë këtë që
    ju e thoni. Dhe, unë nuk dua të hyjë në kualifikime, sepse ju vetë po e thoni- do të
    vazhdojmë, kjo Qeveri kështu, kjo Qeveri ashtu. Po doni edhe një herë të tregoni se nuk
    është ose s’kanë qenë veç këto dy qëllime të juaja. Mos se Kuvendi është për t’ i debatuar
    këto punë edhe këto ligje dhe unë nuk mendoj që është rruga dhe këtu do ta themi fjalën
    pra se kush po bënë dallavere kur të vjen ligji, ligji nuk ka ardhur, mos manipuloni Ligji
    për “Trepçën”.

    Ligji për ndërmarrjet është në Komision, gjegjësisht ka kaluar në Komision, ju e dini
    këtë, është mirë për t’ ju treguar, Projektligji për ndërmarrjet publike ka qenë në
    Komision dhe vihet në seancë në rend të ditës, e bisedojmë dhe e shohim kush po e
    mbron e kush nuk po e mbron të qenit “Trepça” e Kosovës, ashtu siç është. Dhe, mos u
    merrni me Vuçiqin, sepse ju ka bërë opsesion gjithkund, flitni për Vuçiqin, ky Kuvend
    vendos për “Trepçën”, po ju lus, ky Kuvend vendos për “Trepçën”.

    (Reagime nga salla)

  • Regjia, shiheni minutat! Për fjalë, në emër të Grupit Parlamentar të PDK-
    së, është paraqitur zoti Elmi Reçica.

  • Faleminderit, zoti nënkryetar!
    Përshëndetje për ministrat që janë aktualisht këtu,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Dihet botërisht që të hënën është vendosur si pikë e katërt e rendit të ditës të jetë
    interpelanca me kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, zotin Isa Mustafa,
    për të debatuar në bazë të kërkesës së Grupit Parlamentar të AAK-së. Ndërkohë,

    44
    fatmirësisht edhe unë besoj që ne duhet ta vlerësojmë që pikërisht fatmirësisht ka
    ndodhur ajo çfarë ka qenë kërkesë dhe është shkarkuar ai ministër dhe nuk po e shoh të
    arsyeshme që ne tash t’i kthehemi përsëri asaj çështje. Nëse kemi çështje tjera për
    trajtuar, nëse realisht mendojmë që përmes një çështje që themi çështje tjera, do të kemi
    kohë dhe sigurisht do të kem secili mundësinë edhe individualisht por edhe si grup
    parlamentar t’i parashtrojmë. Mirëpo, nuk jam për atë që të bëhet debat për një çështje e
    cila është mbyllur.

    Kështu që unë në emër të Grupit e mbështes tërheqjen e kësaj kërkese dhe besoj që atë që
    u tha edhe më herët, por që do të thuhet edhe në të ardhmen që ministrat e Qeverisë së
    Republikës së Kosovës, vërtet të jenë koshientë të zbatojnë Kushtetutën, ligjet e këtij
    shteti dhe mos ta bien as këtë Parlament, por as qytetarët e Kosovës në pozita të tilla.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! E ka fjalën zoti Konjufca, në emër të Grupit Parlamentar
    “Vetëvendosje”.

  • Zonja dhe zotërinj,
    Qytetarë të nderuar të Republikës së Kosovës,
    Deputetë të Kuvendit,
    Qeveria Mustafa e futi Serbinë edhe brenda Qeverisë së Kosovës, edhe brenda shtetit,
    kurse qytetarët e Kosovës po ikin jashtë.

    Tash Isa Mustafa do të shkojë në Bruksel për t’u takuar me Vuçiqin. Ne e kundërshtojmë
    fuqishëm këtë takim të kryeministrit me Vuçiqin, pa u konsultuar me Kuvendin e
    Republikës së Kosovës. Po të ishte ai këtu, do ta kishte një rast të mirë për të na e sqaruar
    këtë gjë.
    Ne nuk e dimë si deputetë të Kuvendit se çka do t’i thotë kryeministri Mustafa Vuçiqit.
    Ne nuk e dimë se çfarë do të paraqesë atje në Bruksel kryeministri Mustafa.

    Çfarë pretendime do të paraqesë Serbia e çfarë plani ka Qeveria Mustafa për këtë takim?
    Pse të mos hapet këtu diskutimi, pikërisht këtu ku diskutohet në Kuvendin e Republikës
    së Kosovës?

    Isa Mustafa në një pikë të veçantë të kësaj seance, të cilën po e mbajmë, do të duhej të na
    kishte informuar hollësisht për temat të cilat do të ngritën, për çështjet përreth të cilave do
    të përballen pozicionet politike. Kështu siç po ndodh, që kryeministri shkon në Bruksel,
    takohet me Vuçiqin, bën kompromise dhe kompromiset që bëhen deputetët i kuptojnë në
    televizor, kjo definitivisht është një qasje jo vetëm joserioze, por para së gjithash
    antidemokratike.

    Kur fliste Isa Mustafa se pse dëshironte të bëhej kryeministër, thoshte se këtë po e bënte
    që ta ndërronte qeverisjen dhe qasjen e Hashim Thaçit. Por, njëjtë si ky i fundit,
    kryeministri i tanishëm nuk i bisedon me deputetët e Kuvendit të vet, temat, sfidat,
    çështjet dhe problemet, të cilat do të trajtohen në dialog me Serbinë.


    45
  • ... E kemi një temë tjetër... të mos e prishim seancën...

  • Zoti Haliti, po a është e vërtetë që zoti Beqiri foli për “Trepçën”?

  • Po, po edhe ai e pati gabim!

  • Edhe ai e pati gabim, se ai foli për “Trepçën”- më fal, nëse ai foli
    për “Trepçën”, me lejoni t’i kundërpërgjigjem një sekondë.

  • Mirë, mirë por nuk e kemi temë, ne jemi kolegë.

  • E tash kjo do të thotë që Isa Mustafa nuk ka të drejtë të shkojë
    atje dhe të marrë vendime për drejtësinë në Kosovë, se si do të organizohet për shembull
    drejtësia e krejt shtetit të Kosovës në territorin e Kosovës dhe ne ta marrim vesh
    rezultatin e këtij kompromisi nga mediet.

    Ajo për çka kemi nevojë, zonja dhe zotërinj, është që në Kuvend të vendosen vijat e kuqe
    në këtë Kuvend të asaj se çka nuk mund të negociohet fare. Si është e mundur, deputetë
    të nderuar që Kryeministri të vendosë se çka do të ndodhë me drejtësinë në Kosovë? Si
    mund të vendosë kryeministri Mustafa se cila gjykatë të hapet në veri e cila gjykatë të
    mos hapet në veri? Kjo, më falni nuk është kompetencë e tij dhe krejt këto vendime t’i
    merr krejtësisht duke e anashkaluar Kuvendin dhe deputetët e këtij Kuvendi të
    Republikës së Kosovës.

    Shiheni, kjo gjë nuk reduktohet vetëm në relacionet Kosovë-Serbi, kjo çështje e prek
    thelbin e karakterit të shtetit tonë republikan. A po shkojmë kah Republika parlamentare
    a po shkojmë ka republikat qeveritare dhe me këtë sjellje të Isa Mustafës, ne e kemi
    përgjigjen e qartë. Ai po dëshiron këtë Kuvend ta kthejë në teatër të kukullave. U
    përmend edhe “Trepça” prej zotit Beqiri, Qeveria po thotë “Trepça” është në Kosovë, por
    shikojeni - edhe KEK-u është në Kosovë. A është KEK-u në Kosovë?

    A e bëri Qeveria Thaçi e kaluar temë të negociatave dhe u vendos atje kush t’i mbledhë
    paratë e qytetarëve të Kosovës nga Elektro-Distribucioni i Serbisë? A është
    Telekomunikacioni në Kosovë, Telekomunikacioni në Kosovë është, por u bë temë e
    negociatave të Serbisë. Mitrovica, a është në Kosovë? Mitrovica në Kosovë është, askund
    nuk ka shkuar Mitrovica, por Mitrovica u nda. Edhe “Trepça” është në Kosovë, nuk për
    të shkuar askund “Trepça”, në Kosovë është, por shqetësimi me plot të drejtë i qytetarëve
    të Kosovës është që kjo Qeveri po përgatit një plan shumë të papranueshëm për
    “Trepçën”...

  • Glauk, një çështje tjetër, sa herë të doni ata duhet të vijnë.

  • Pse nuk është Kryeministri Mustafa këtu, për t’i diskutuar me
    ne në mënyrë shumë demokratike të gjitha këto që po i ngrisim ne këtu. Dëgjoni, ne nuk
    kemi nevojë këtu për tellall, ne nuk kemi këtu për tellall të Qeverisë, ne kemi këtu për
    kryeministrin, i cili vjen këtu dhe thotë që, të betohet këtu para këtij Kuvendi:

    46
    “nëse”Trepça” vendoset në negociate me Serbinë, unë si kryeministër i Qeverisë së
    Kosovës jap dorëheqje”. Për këtë kemi ne nevojë ne si deputetë, për këtë kemi nevojë si
    Parlament i Republikës së Kosovës. Hajde, Isa Mustafa këtu dhe thuaj: “nëse “Trepça”
    ngrihet në negociata me Serbinë, unë jap dorëheqje”. Kjo është përgjegjësi, kjo është
    llogaridhënie.

  • Faleminderit!
    Unë vërtet ju kisha lutur, e kemi një çështje në diskutim është pika e rendit të ditës e
    interpelancës me kryeministrin lidhur me shkarkimin e ministrit Jablanoviq ose
    pretendimin për ta shkarkuar. Kërkesa është në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së.
    Publikisht e kemi dëgjuar të gjithë që shumica e partive kanë thënë kërkuesit që nuk është
    temë më ajo në Parlament. Dhe, unë besoj që nuk është mirë që të shfrytëzohet foltorja
    për tema tjera. Ju e hapët një herë temën, por mendoj që deklarimi i kryetarëve të grupeve
    parlamentare ishte obligativ për ta mbështetur kërkesën ose vendimin që të tërhiqet
    kërkesa për interpelancë meqenëse nuk përbënë çështje. Sido qoftë, unë kam për detyrë
    procedurale që t’ua jap fjalën përfaqësuesve të grupeve parlamentare. Në emër të
    “Nismës”, është paraqitur zoti Zafir Berisha.

  • Faleminderit, kryetar!
    Sigurisht se çështja tashmë është konsumuar dhe vetë iniciuesi i këtij debati është
    tërhequr, por nuk mundem pa thënë në emër të “Nismës” se vendimi i Isa Mustafës nuk
    është i tij, por është vendim i qytetarëve dhe për një muaj rresht, Isa Mustafa si
    kryeministër ka qëndruar brenda shkeljes kushtetuese dhe nenit 94 të Kushtetutës, ku
    flitet për kompetencat e kryeministrit. Prandaj, edhe një herë po e përsëris se tërheqja në
    formën qysh e ka tërhequr nga Kabineti, zotin Jablanoviq, domethënë nuk ka qenë shumë
    e qartë dhe gjithsesi duhet ta përsëris se ajo ka ardhur si rezultat i qëndrimit shumë
    këmbëngulës të qytetarëve.

    Në fakt, Isa Mustafa dhe komplet Qeveria nuk është dashur që këtë situatë ta lënë të
    acarohet deri në atë shkallë sa që të hidhen kubikë gurë në Sheshin “Nënë Tereza” dhe të
    krijohet një pasqyrë jo e mirë për Kosovën karshi faktorit ndërkombëtar. Kjo tregon se
    një kryeministër i pavendosur në vendime, domethënë sjell edhe anarki në shtetin tonë,
    në demokracinë që jemi duke e ndërtuar. Faleminderit!

  • Faleminderit!
    Për korrektësi, po ta jap edhe një herë fjalën, zonja Kadaj-Bujupi, por në qoftë se bën të
    jesh më decidive. A e keni tërhequr kërkesën për interpelancë, sepse unë nuk kam të
    drejtë ta tërheq e as ta hedh në votim e as ta ndali debatin. Unë nuk kam asnjë shkresë që
    ju e keni tërhequr përveç deklaratave publike...

  • BUJUPI: I nderuar kryesues!
    Ashtu siç e thashë edhe në hapjen e fjalës sime, po të ishte kryeministri këtu, po të vinte
    në interpelancë, po të zbatonte Kushtetutën dhe ligjet në fuqi duke u dhënë llogari
    Kuvendit dhe qytetarëve, po të jepte përgjigje në pyetjet të cilat ne i ngritëm, sigurisht që
    pas marrjes së përgjigjeve do ta tërhiqnim kërkesën për interpelancë, mirëpo injorimi të
    cilin kryeministri Mustafa po ja bën në rend të parë qytetarëve, atyre mijëra protestuesve

    47
    të cilët sot po presin ndoshta nga spitalet që të shohin se cila është përgjigja për kërkesën
    e tyre, dhe ai nuk vjen, na bën që ne të vazhdojmë dhe nuk do ta tërheqim kërkesën për
    interpelancë derisa Isa Mustafa të vijë në Kuvend dhe të japë përgjigje për pyetjet e
    ngritura nga deputetët.

  • Atëherë, konsideroj se nuk është tërhequr kërkesa për interpelancë . Ju
    kisha lutur që t’i përmbaheni kërkesës që e keni bërë që të mos kemi përplasje për shumë
    çështje dhe pastaj të mos vendosim asgjë, ose të mos luajmë të paktën me opinionin. Ne e
    dimë që opozita e ka për detyrë të thotë që është meritë e saj dhe e popullit që ka
    protestuar. Qeveria ka marrë vendimin, vendimi është publik, dhe edhe ata kanë për t’u
    përpjekur për ta menaxhuar situatën sipas asaj që mendojnë . Edhe unë jam dakord ta
    shoh vendimin e shkruar, se me siguri është diskutuar me mikrofona të hapur. Atëherë e
    vazhdojmë debatin,diskutimet për interpelancë...

    (Reagime nga salla)

    ...Unë e filloj seancën, pikën e rendit të ditës nr. 4 që është interpelanca e kryeministrit
    Isa Mustafa, sipas kërkesës të Grupit Parlamentar të AAK-së për përgjegjësinë e ministrit
    Aleksandar Jablanoviq dhe deklaratat e tij. Grupi Parlamentar i AAK-së, në bazë të nenit
    44 të Rregullores së Kuvendit, ka parashtruar kërkesë për ta ftuar në interpelancë
    kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.

    Ju njoftoj se në bazë të Rregullores së Kuvendit, interpelanca mund të zgjasë deri në 3
    orë. Përfaqësuesi i interpelancës mban të drejtën e fillimit të debatit në kohëzgjatje deri
    10 minuta dhe në përmbyllje të debatit deri në 5 minuta, neni 44, pika 7 e Rregullores së
    Kuvendit. Në bazë të nenit 44, pika 8 të Rregullores së Kuvendit, kryeministri Isa
    Mustafa, paraqet dhe arsyeton qëndrimin e Qeverisë së Kosovës për çështjen e shtruar në
    interpelancë në kohëzgjatje prej 15 minutash. Koha e ndarë për diskutim sipas grupeve
    parlamentare dhe deputetëve pa grup parlamentar, është si vijon:

    - Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, 35 deputetë, 52 minuta e gjysmë,
    - Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, 32 minuta,
    - Grupi Parlamentar “Vetëvendosje”, 16 deputetë, 24 minuta
    - Grupi Parlamentar i AAK-së, 11 deputetë , 16 minuta e gjysmë,
    - Grupi Parlamentar Lista serbe, 10 deputetë, 15 minuta,
    - Grupi Parlamentar “Nisma”, 6 deputetë, 9 minuta,
    - Grupi parlament “6 +”, 6 deputetë, 9 minuta,
    - Pa grup parlamentar, 4 deputetë, 6 minuta.

    Këtu, nuk e llogarita zbritjen e minutazhit që është bërë nga Partia Demokratike, 6 minuta
    e gjysmë i janë dhënë shtesë kryeministrit dhe 5 minuta e gjysmë nga Grupi Parlamentar i
    Lidhjes Demokratike.

    (Reagime nga salla)


    48
    Nuk kam çka të bëj, nuk jam unë komandant këtu, veç në votim mund ta hedh nëse
    kërkoni, Ismet!

    (Reagime nga salla)

    ...Po, por rendi është i tjetërkujt - për procedurë, vazhdo!

  • Zoti kryesues!
    Se vërtet nuk ka qenë qëllimi ose nuk është qëllimi ai që po proklamohet, po dëshmohet
    edhe tash. Jablanoviq është shkarkuar, dhe çka është ky maskemball, çka është kjo lojë
    politike, me kë do të bësh debat, por ligjërisht nuk plotësohen kushtet nëse nuk është
    kryeministri dhe nuk ekziston objekti për çka duhet diskutuar. Po merreni dhe lexojeni
    Rregulloren. Nuk është mirë të na vini në lojë edhe të mahiteni me qytetarët edhe me ne.

    Unë po flas në emër të Grupit Parlamentar, ju bëni debat, interpelancë njëri me tjetrin, ne
    nuk e kemi ndërmend t’u dëgjojmë, sepse kryeministri i vendit e ka shkarkuar zotin
    Jablanoviq. Ju mund ta vazhdoni, mbani interpelancë pa ne, ia bëni veti qefin qysh po i
    bëni dhe ne nuk kemi asnjë arsye t’ju dëgjojmë ju për një objekt që nuk është objekt
    diskutimi, sepse kanë pushuar arsyet për çka është thirr. Thirreni kryeministrin dhe kënd
    të doni në interpelancë për çështje tjera, për zotin Jablanoviq, për ish-ministrin, pasi nuk e
    paskeni marrë vesh se nuk është më ministër, nuk keni nevojë të bëni debat edhe ne të
    pranojmë të jemi pjesë e debatit të tillë. Faleminderit!

  • Unë nuk mund ta ndaloj interpelancën, sepse me Rregullore janë plotësuar
    kushtet. Në Kryesi, me kryetarët e grupeve parlamentare është marrë vendimi dhe nuk
    kam asnjë shkresë përmes të cilës është njoftuar Kryesia e Kuvendit që është tërhequr
    kërkesa për interpelancë. Sidoqoftë, unë kërkoj mirëkuptim meqenëse është edhe koha e
    drekës që ta marrim një pauzë prej një ore e gjysmë dhe , në qoftë se kryeministri është i
    gatshëm që të vijë, seanca fillon në orën 14:30. Faleminderit!


    * * *

    Vazhdimi i mbledhjes pas pauzës
    Mbledhjen e drejton kryetari i Kuvendit, z. Kadri Veseli.

  • Atëherë, në qoftë se jeni të pajtimit, do të kishim filluar. E ftoj
    përfaqësuesin e Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në cilësinë e
    propozuesit të interpelancës, deputetin Daut Haradinaj, ta marrë fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Siç edhe jemi dëshmitarë, pas një situate të krijuar në mes grupeve parlamentare, kur
    edhe kryeministri nuk gjeti kohë të bashkohet në Kuvend, ku edhe populli po ikë prej
    Kosove, kur edhe populli po fyhet dhe po zihet përgjegjës për protesta, në cilësinë e

    49
    ftuesit të kësaj interpelance, ne si grup parlamentar dhe si mbështetës po ashtu, e
    tërheqim këtë interpelancë. Shpresoj, që zoti Beqiri, je i kënaqur.

  • Faleminderit, për mirëkuptimin! Atëherë, po vazhdojmë pasi më nuk ka
    arsye të vazhdojmë me këtë pikë të rendit të ditës.

    5. Projektrezoluta për pengimin e migrimit ilegal të qytetarëve të Kosovës

    Diskutimet lidhur me debatin për pengimin e migrimit ilegal të qytetarëve të Kosovës
    kanë përfunduar në seancën plenare, të mbajtur më 26 janar 2015.

    Në ndërkohë, deputetja Donika Kadaj-Bujupi, në emër të Grupit Parlamentar të Aleancës
    për Ardhmërinë e Kosovës e ka proceduar tekstin e harmonizuar të Projektrezolutës me
    Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Grupin Parlamentar të Lidhjes
    Demokratike të Kosovës, të “Vetëvendosjes” dhe Nismës.

    Projektrezoluta u është shpërndarë deputetëve. Atëherë, ftoj kryetaren e Grupit
    Parlamentar të AAK-së, zonjën Donika Kadaj-Bujupi.

  • BUJUPI: Faleminderit!
    Siç e thamë edhe më herët, edhe në ditën kur e kemi mbajtur këtë debat, do të ishte
    shumë e udhës që Qeveria të jetë këtu edhe kryeministri, sepse ky dokument po
    prodhohet për t’u zbatuar nga Qeveria dhe nga kryeministri.

    Situata është emergjente dhe shpërngulja po vazhdon edhe në këto momente, kur ne po
    flasim, prandaj konsiderojmë që të mos mbetet veç një rezolutë e shkruar, por në fakt të
    fillojë zbatimi i saj, sa më parë që të jetë e mundur.

    Nëse më lejohet, unë para jush do t’i lexoj pikat një nga një:

    Rezolutë
    Për pengimin e migrimit ilegal të qytetarëve të Kosovës

    1. Angazhim më i madh i Qeverisë së Republikës së Kosovës në zhvillimin ekonomik,
    me theks të veçantë në shtimin e vendeve të reja të punës për qytetarët e Kosovës.

    2. Krijimi i Fondit për pengimin e migrimit ilegal.

    3. Ndryshimi i politikave fiskale në përputhshmëri të plotë me kërkesat e kamotshme të
    bizneseve dhe lirimi i lëndës së parë nga taksa doganore dhe pagesa e brendshme e
    TVSH-së e jo në kufi, ende pa filluar përpunimi i mallit, ashtu që të rritet konkurrenca e
    prodhimeve vendore kundrejt atyre të importuara, me ç’rast do të shtohen vendet e punës.

    4. Krijimi i menjëhershëm i lehtësirave doganore në përputhshmëri me rekomandimet e
    Komisionit Evropian të datës 22 tetor 2014, nga raporti final në përkrahje për Bordin e
    Pavarur të Kosovës për shqyrtime në fushën e doganave dhe akcizave.

    50
    Gjithashtu, duhet të anulohet menjëherë Udhëzimi Administrativ për përcaktimin e
    kostos së shpenzimeve të transportit të mallrave të importuara, i cili udhëzim është në
    kundërshtim të plotë me ekonominë e tregut.

    5. Krijimi i menjëhershëm i lehtësirave doganore, tatimore dhe administrative për të
    gjithë ata, të cilët hapin më tepër se 10 vende të reja të punës.

    6. Lirimi nga taksa dhe TVSH-ja e të gjitha makinerive apo pajisjeve dhe pjesëve rezervë,
    të cilat janë të dedikuara për prodhim ose përpunim të ndryshëm në Kosovë.

    7. Lirimi nga taksa doganore i kompjuterëve, terminaleve, “Point of sale”, pajisjeve dhe
    arkave fiskale, ashtu që shkollat dhe bizneset të mund të pajisen me këto pajisje, që të
    ngritët efektshmëria në studim dhe në punë.

    8. Subvencione reale dhe jo vetëm fjalë elektorale, për të gjithë prodhuesit vendorë, ose
    të interesuarit për të hapur biznese të reja në agrikulturë.

    9. Angazhimi i Qeverisë nëpërmjet Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale, për
    arritjen e marrëveshjeve me shtetet e Evropës për punësim sezonal të qytetarëve tanë.

    10. Raportim në çdo tre muaj në komisionet parlamentare nga ministrat përkatës.

    11. Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia të obligohen të jenë aktiv dhe të
    veprojnë në ndalimin e rrjeteve kriminele të trafikimit.

    12. Gjyqësori t’i zgjidhë rastet e trafikimeve në procedurë të përshpejtuar.

    13. Ministria e Integrimeve ta intensifikojë fushatën vetëdijesuese rreth informimit të
    qytetarëve lidhur me migrimin ilegal, kërkimin e azilit dhe mundësitë e marrjes së vizave.

    14. Qeveria të punojë në plotësimin e kushteve për liberalizimin e vizave, si mjet për
    pamundësimin e funksionimit të rrjetit të trafikantëve.

    15. Qeveria të angazhohet për krijimin e kushteve dhe lehtësirave për biznese, si dhe për
    hapjen e vendeve të reja të punës në Kosovë dhe marrëveshjen ndërshtetërore për
    punësim nëpërmjet migrimit të kontrolluar legal të fuqisë së kualifikuar punëtore.

    16. Të vazhdojë procesin e riatdhesimit të koordinuar me shtetet, në të cilat kanë
    emigruar qytetarët e Kosovës.

    Kjo është pika e fundit. Unë ju falënderoj të gjithëve për debatin, të cilin e patëm javën e
    kaluar dhe ju thërras, që sa më parë ta kalojmë, ta procedojmë dhe ta votojmë këtë
    rezolutë dhe po ashtu, thërras ekzekutivin, që sa më parë të fillojë zbatimin e pikave nga
    kjo rezolutë. Faleminderit!


    51
  • Faleminderit! Ndërkohë, ndoshta edhe unë jam një nga ju, por realisht është
    një situatë... e di që edhe askush prej Kabinetit qeveritar nuk është në këtë sallë.

    Si do që të jetë, ne po e vazhdojmë, po procedojmë, por do të ishte mirë që dikush prej
    Kabinetit Qeveritar të jetë këtu.

    Nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës e ka fjalën Elmi Reçica.

  • Faleminderit, kryetar!
    Përshëndetje për kolegët deputetë!
    Grupi Parlamentar ka marrë pjesë aktive në debat, ka marrë pjesë aktive edhe në
    Rezolutë, ka rekomanduar disa nga çështjet tjera, kështu që janë përbrenda kësaj rezolute.
    Mendojmë që është çështja më shqetësuese, aktualisht që e preokupon Kosovën dhe që
    do të duhej të merren shumë urgjentisht të gjitha institucionet, edhe Parlamenti, edhe
    Qeveria, edhe të gjitha institucionet tjera, është kjo çështje, kështu që e mbështet
    fuqishëm dhe do të jetë pjesë aktive edhe në mbështetjen e mëvonshme, nëse paraqitet
    nevoja, si grup parlamentar dhe si Kuvend. Faleminderit!

  • Faleminderit, Elmi! Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës,
    zoti Ismet Beqiri.

  • Faleminderit!
    Edhe ne si grup parlamentar, siç edhe u tha nga zonja Kadaj-Bujupi që i keni
    harmonizuar edhe rekomandimet e edhe sot, sigurisht shprehim shqetësimin tonë për atë
    që po ndodh dhe besoj e uroj dhe të gjithë duhet të punojmë, që vërtet të realizohet, në
    mos e tëra ajo që thuhet aty dhe në Programin qeverisës, shumica e tyre, që ky trend
    negativ dhe kjo dhimbje që na ka kapluar si qytetarë të vendit, të ndalet.

    Prandaj, ne si grup parlamentar i mbështesim këto rekomandime.

  • Faleminderit! Grupi Parlamentar “Vetëvendosje”, zonja Haxhiu.

  • Edhe Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje” do ta
    përkrahë Rezolutën për pengimin e migrimit ilegal të qytetarëve të Republikës së
    Kosovës. Meqë, situata është tejet shqetësuese, pra çdo natë po i shohim qytetarët tanë
    duke shkuar në vende të Evropës, është çështja urgjente, ku Qeveria, pra Ekzekutivi t’i
    zbatojë këto rekomandime menjëherë dhe urgjentisht. Faleminderit!

  • Faleminderit! Grupi Parlamentar “Nisma”. Hajde, urime Enver!

  • Faleminderit, kryetar!
    Edhe pse u tha që do të bëhet e shterë për këtë Rezolutë, në emër të Nismës, ne
    mbështesim këtë Rezolutë, por me disa shqetësime të cilat po vazhdojnë vazhdimisht të
    ndodhin për qytetarët e vendit. Nuk po më pëlqen fare, që po quhet migrim ilegal, sepse
    kjo është duke ndodhur një shpërngulje masive e cila është duke ndodhur në vendin tonë.


    52
    Ne ende nuk kemi asnjë informacion nga Qeveria, se sa është numri i të shpërngulurve,
    kështu do ta quajmë, sepse kështu është duke ndodhur. Është migrim ilegal për
    ndërkombëtarët, por jo për ne, të cilët në mënyrë më të dhembshme dhe më trishtuese
    përcillen me dhjetëra autobusë për çdo natë, para syve të shtetit, para syve të
    institucioneve të shtetit.

    Prandaj, ne e mbështesim këtë Rezolutë dhe kërkojmë që Qeveria në afatin sa më të
    shkurtër të hartojë një plan veprimi, duke u mbështetur në këto pika dhe ai plan veprimi
    të përmbajë masa konkrete dhe të detajizuara për ndalimin dhe parandalimin e kësaj
    shpërnguljeje masive. Faleminderit!

  • Faleminderit! Nga Grupi “6+” Qerim Bajrami e ka fjalën.

  • Poštovani predsedavajući,
    Parlamentarna Grupa “6+” se slaže sa svim ovim zaključcima koje bismo trebali sada da
    usvojimo, s tim što na osnovu naših diskusija, kada smo dakle govorili o ovoj Rezoluciji,
    kao što svi dobro znate, mi smo imali i zahtjev da Vlada Kosova poradi i na nekim
    specifičnim problemima, koji se tiču direktno nevećinskih zajednica bošnjaka, turaka,
    roma aškalija i egipčana. I zbog toga, mi tražimo dakle da ovaj tekst koji ste dobili i u
    proceduri, se uvrsti u ove zaključke, dakle ove Rezolucije da bi smo mogli da glasamo za
    zajednički tekst Rezolucije. Hvala Vam!

  • Faleminderit! Atëherë, Lista Serbe nuk ishte askush, me sa po shoh, për atë
    arsye e kemi kaluar. Tani pa grup parlamentar, Donikë, po e shoh emrin tuaj këtu.
    Urdhëro, Donikë! Pastaj vazhdojmë pa grupe.

  • BUJUPI: Desha vetëm të sqaroj për kolegun parafolës, që në
    Rezolutë, pas diskutimit edhe me kolegët tjerë, në fakt është theksuar si problem kyç ikja
    e qytetarëve kosovarë dhe kjo nënkupton, do të thotë, të gjitha etnive. Prandaj, nuk kemi
    nevojë të bëjmë dallime, sepse qytetarët e Kosovës janë të gjithë të barabartë dhe ikja e të
    gjithëve është shqetësim për ne dhe, kjo është arsyeja që në fakt është në të përgjithshmen
    dhe vlen për të gjithë ata që po ikin dhe po shpërngulen dhe po ikin rrugëve do të thotë
    ilegale.

    Nuk ka nevojë të theksohet e një etnie, ose një tjetre, ose një tjetre, sepse ky problem në
    fakt është preokupim për të gjithë, njëjtë si për shumicën, si për pakicën.

  • Faleminderit, zonja deputete! Atëherë, pasi që nuk është replikë, Danush ta
    jap fjalën të vazhdojmë me deputetët pa grupe. Shaip Muja, të përgatitet Emilija Rexhepi,
    pastaj Danushi. Emilija Rexhepi vazhdon, pastaj Shaipi Atëherë, derisa të ulet e të marr
    pozicion.

    EMILIJA REDŽEPI: Zahvaljujem predsedniče!
    Poštovani kolege poslanici,
    Poštovani građani Republike Kosova,

    53
    I te kako je važno da podržimo Rezoluciju o sprečavanju ilegalne emigracije građana
    Kosova i u potpunosti se slažem sa poslanicom Donikom Kadaj, ali i manjinske zajednice
    imaju svoje specifičnosti, imaju svoje probleme, koje ih svakodnevno muče i što se
    direktno reflektuje i na iseljavanju odnosno na veliku migraciju našeg stanovništva.

    Da ne govorim koji su ti problemi. Jako je važno da uvrstimo, imati i u napismenoj formi,
    dostavili smo sekretarijatu, da Vlada poradi na te specifične faktore i probleme koji nas
    muče. Ono što je i te kako bitno jeste da mi nećemo glasati za ovu Rezoluciju ukoliko se
    naš zahtev ne uvrsti. Zahvaljujem se!

  • Faleminderit! Shaip Muja, të bëhet gati Danush Ademi.

  • Faleminderit, zoti kryetar!
    Pa dashur, dua t’ ju njoftoj se unë i kam minutat për sekretarinë nga deputetët tjerë të
    pavarur, do të thotë për 4-minutshin, që të mos jem i kufizuar, që i kanë deklaruar, mund
    edhe t’i deklarojnë.

  • S’jemi në interpelancë, Shaip!

  • Zoti kryetar,
    Pa dashur të...

  • Vazhdo, mos i humb minutat. Vazhdo të lutem, se janë duke pritur...

  • ...unë mendoj që kjo rezolutë në disa pika është e qëlluar dhe është e
    miratuar edhe në legjislacionin e kaluar, por çështja Jablanoviq është një pasojë e
    shkaktuar, i cili është manifestuar ndoshta edhe nga ngërçi politik, që janë pjesëmarrës të
    gjitha partitë politike, pa dashur që të avokoj për Partinë Demokratike, të gjitha partitë
    tjera e kanë prodhuar produktin Jablanoviq dhe kanë prodhuar produktin anti neve të një
    pjese të pakicave, të cilat kanë qenë të integruara në institucionet e Republikës së
    Kosovës dhe Jablanoviqi nuk është përfaqësues i tërë komunitetit serb.

    Prandaj, ne duhet të shohim, ky komuniteti i cili i ka pranuar institucionet duhet të shihen
    si përfaqësuesit e pjesës reale të integrimeve në Republikën e Kosovës. Dhe, për çështje
    tjera për të cilat sot ne duhet të bisedojmë, Jablanoviqi është përkrahur edhe nga
    “Vetëvendosja”, edhe nga Isa Mustafa, edhe nga Aleanca dhe në këtë mënyrë është
    krijuar si një faktor i cili nuk është faktor, por faktorët janë diku tjetër, duke filluar edhe
    nga Vuçiqi, i cili ruan pakënaqësinë e vet sociale në Serbi, për ta transmetuar në Kosovë,
    ndërsa ne duhet të jemi vigjilentë për ato çka po veprojmë dhe çka po kërkojmë.

    Prandaj të gjitha partitë e kanë humbur në një formë moralin dhe autoritetin edhe para
    popullatës dhe çdo moralizim që janë duke u munduar ta bëjnë, janë për poentim politik
    dhe për çështjen e një anëtarësie e cila veç i ka kuptuar mos e bëjnë një politikë pa moral
    të gjitha partitë politike, pa dallim. Faleminderit!


    54
  • Faleminderit, Shaip! Duhet bërë 6 deputetë, të kërkosh në emër të grupit. 5
    je, ende pak. Danush Ademi e ka fjalën.

  • Faleminderit, i nderuar kryetar!
    Ne po e shohim këtu se të gjitha grupet parlamentare janë të përfshirë në idetë e veta për
    këtë projektrezolutë dhe po shohim Grupin Parlamentar të PDK-së, të LDK-së,
    Vetëvendosjes, “Nismës”, me përjashtim nuk di për çfarë arsye nuk janë marrë
    rekomandimet e Grupit “6+2.

    Pra, i kemi pasur edhe ne 3 pika t’i shtojmë në këtë rezolutë, nuk e di për çfarë arsye, unë
    e di se është shqetësim për të gjithë qytetarët dhe ndoshta janë përfshirë shumë pika, por
    ne kemi, ndoshta 3 pika dhe ndoshta pak janë më specifike, të cilët kanë të bëjnë me
    migrimin ilegal dhe mu për atë po e shohim pak veten sikur të diskriminuar, por ndoshta
    se ishte një kërkesë nga Grupi Parlamentar i Listës serbe, që është këtu, ndoshta ishte
    marrë pak ma shumë parasysh dhe kishin diskutuar, ne po e shohim të arsyeshme, për
    çfarë arsye nuk po merret kërkesa e Grupit tonë parlamentar “6+” së paku të diskutohet
    që janë 3 pika, që i kemi kërkuar.

    Dhe, ndër këto 3 pika janë, njëra prej pikave që më së shumti është duke i prekur
    qytetarët, është të diskutohet rreth ligjit, të merret parasysh ndryshimi sa më shpejt i
    Ligjit 4/L-096 pika 4.5 së paku rreth ndryshimit sa më shpejt të Ligjit për skemën sociale
    dhe një pikë më së shumti ndoshta na prek të gjithëve, që ne nuk po e shohim fare që
    ndoshta është e prekur në rezolutë, duhet të ndahet fondi i veçantë për familje që kthehen
    nga vendet evropiane, sidomos për këto të riatdhesimit.

    Për çfarë arsye jam duke e thënë këtë? Jam duke e thënë, sepse ne kemi pasur një takim,
    me ministrin e Kthimit, javën e kaluar dhe ministri i Kthimit tha: nuk kemi asnjë fond të
    veçantë për këto familje, që kthehen dhunshëm apo vullnetarisht, që kthehen prej
    vendeve të treta, mu për atë ne edhe kemi dalë me një rekomandim që së paku për të
    gjithë ata që kthehen tash në mënyrë të dhunshme apo në mënyrë vullnetare ndahet një
    fond specifik për këto familje.

    Kjo është kërkesa që ka qenë dhe nuk ka qënë ndoshta një kërkesë shumë specifike apo
    që është në kundërshtim me ligjin, por nuk e di për çfarë arsye nuk janë marrë parasysh
    kërkesat tona.

  • Faleminderit! Duda Balje e ka fjalën.

  • Ja mogu da razumem gospođu Doniku i sve one ljude sa kojima se ona
    konsultovala i ja se slažem sa tim da smo i mi stanovnici Kosova isto kao i svi ostali ali
    pitam gospođu Doniku i sve ostale sa kojima se konsultovala da li ona zna da polovina i
    naših roditelja iz Bošnjačke zajednice su napustili Kosovo zbog toga zato što im deca u
    srednjim školama nemaju nijedan udžbenik na bosanskom jeziku, a sa time se naravno ne
    susreće niko na Kosovo osim nas, i da li ona zna da su naši intelektualci napustili Kosovo
    možda u broju od 60 intelektualaca zbog toga zato što nisu imali ni priliku da apliciraju
    za posao a svi drugi imaju priliku.

    55
    Ovo su neki specifični problemi i ja razumem da smo mi kosovari i razumem da delimo
    sudbinu svih ljudi na Kosovu ali i vi trebate da razumete gde mi imamo neke specifične
    probleme na kojima treba specifično da se radi jer se tiču isključivo i samo nas. I zbog
    toga smo želeli da se ova tačka uvrsti u rezoluciju i istrajaćemo na tome i naravno da je
    ova rezolucija je dobra i sam za tu rezoluciju ali vas molim da dobro razmislite da ova
    tačka nikoga neće oštetiti ukoliko se nalazi u rezoluciji a nama će mnogo pomoći jer će u
    odnosu na tu rezoluciju Vlada biti u neku ruku primorana da razmisli o našim
    problemima. Hvala!

  • Faleminderit! Nuk ka tjerë të lajmëruar për diskutim. Përfaqësuesi i
    Qeverisë nuk është. Atëherë, futemi në pjesën të vazhdojmë me votimin e
    Projektrezolutës.

    Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votimin e Projektrezolutës dhe votojmë tash.

    Konstatoj se në votim morën pjesë 73 deputetë, nga të cilët 69 vota janë për, 2 kundër
    dhe 2 abstenime dhe miratohet Rezoluta për pengimin e migrimit ilegal të qytetarëve të
    Republikës së Kosovës. Faleminderit!

    6. Propozimin për formimin e Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të
    Komisionit të Pavarur për Media

    Në bazë të nenit 11 të Ligjit për Komisionin e Pavarur për Media, Kuvendi formon
    Komisionin ad hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media.

    Ftoj kryetarët apo përfaqësuesit e grupeve parlamentare që t’i propozojnë deputetët për
    kryetar, zëvendëskryetar dhe anëtarë të Komisionit ad hoc.

    Komisioni ad hoc përbëhet prej 9 anëtarëve. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të
    Kosovës, i ka propozuar 2 emra.

    Atëherë ftoj Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës që të propozojë një
    deputet për kryetar të Komisionit dhe një deputet për anëtar të Komisionit, për arsye se
    kanë ardhur edhe emra, sikur që thashë.

    E ka fjalën Elmi Reçica, nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës.

  • Faleminderit, kryetar!
    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, në bazë të nenit 71 dhe 63 të
    Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka marrë vendim që në Komisionin
    ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media të propozojë:

    - Për kryetare dhe njëkohësisht anëtare, Xhevahire Izmakun, deputete, dhe
    - Anëtare të dytë, deputeten Blerta Deliu.


    56
    E kemi bërë një ndryshim për shkak se Zenun Pajaziti, është jashtë vendit, për atë arsye.
    Faleminderit !

  • Faleminderit shumë! Atëherë, Ismet Beqiri, Grupi Parlamentar i Lidhjes
    Demokratike të Kosovës, 2 deputetë për anëtar të Komisionit, zëvendësin. Nuk po
    specifikohet këtu, por ju kur i propozoni i propozoni specifikisht... Urdhëro! Zëvendësin
    e paska “Vetëvendosje” kështu po shkruan. Kërkoj falje në procedurë.

  • Faleminderit! Ne për anëtar të këtij komisioni e propozojmë deputetin
    Sadri Ferati dhe deputeten Alma Lama.

  • Faleminderit! Ftoj kryetarin apo përfaqësuesin e Grupit Parlamentar
    “Vetëvendosje” që të propozojë një deputet për zëvendëskryetar të parë të Komisionit.
    Zonja Haxhiu e ka fjalën.

  • Faleminderit!
    Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje” propozon deputeten zonjën Shqipe Pantina
    në Komisionin ad hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e
    propozon 1 deputet për anëtar të Komisionit.

  • Faleminderit, kryetar!
    Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e propozon deputetin Pal Lekaj.

  • Faleminderit! Grupi Parlamentar “6+” le ta propozojë një anëtar, një
    deputet për zëvendëskryetar të dytë të Komisionit, pasi Lista serbe nuk është.

  • Te shekyr ederrim. “6+” parlamentar grubu bu komisiona miletve ve
    kili Kujtim Paçaku domer mektedir. Teshykyr ederim!

  • Faleminderit! Ftoj Grupin Parlamentar Nisma, që të propozojë 1 deputet
    për anëtar të Komisionit.

  • Faleminderit, kryetar!
    Nisma, propozon deputetin Enver Hoti.

  • Faleminderit ! Vazhdojmë me votim.

    (Ndërhyrje)

    Urdhëro, zonja Haxhiu.


    57
  • Unë kam një pyetje. Ju thatë që Grupi Parlamentar i PDK-së
    propozon kryetaren dhe zëvendësin. Më pas neve na ra që të propozojmë zëvendësin e
    parë.
    Tash a mund ta di se në bazë të cilës formulë po ia jepni të drejtën e kryesimit Grupit të
    PDK-së?

    (Ndërhyrje)

    Veç anëtarë, sepse ju thatë, kryetar. Kështu që ne këtu do të duhet të votojmë vetëm për
    anëtarët të këtij komisioni, jo edhe për kryetar.

  • Vetëm pak të kemi parasysh. Mund të kam gabuar edhe unë, ka keqkuptim
    ose edhe një herë ta përsëris.

    Grupi Parlamentar i PDK-së ka propozuar 1 deputet për kryetar dhe 1 deputet për anëtar
    të komisionit.

    (Ndërhyrje)

    Për arsye se qenka grupi më i madh parlamentar. Po nuk e kam vendosur unë. Për hir të
    publikut nuk është vendim i kryetarit. Kjo është një pjesë e cila ka ardhur nga
    Administrata kështu. Aktivizoje të lutem folësen! Regjia, mikrofonin!

  • Disa herë kemi diskutuar për këtë çështje në mandatin e kaluar
    dhe jo domosdoshmërish të gjitha komisionet ad hoc i takojnë grupit më të madh
    parlamentar.

    Unë po propozoj që ky Kuvend të votojë për anëtarë të këtij Komisioni ad hoc, ndërsa
    komisioni si komision, me konsensus ose me vota le të dakordohen se kush do ta kryesojë
    këtë komision ad hoc.

  • Megjithatë, të mos futemi në konfuzion, jemi para situatës së votimit. Nuk
    ka qenë diçka që unë e kam zgjedhur, dhe këtë ta keni parasysh. Ky është një proces të
    cilin e kam ndjek në mënyrën se si më është servuar nga Administrata dhe në bazë të
    Rregullores.

    Po vazhdojmë dhe ju kisha lutur regjisë e deputetëve të përgatiten për votim.

    (Ndërhyrje)

    Arbeni e njeh shumë mirë Rregulloren dhe përvojat. Arben, e ke fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    Unë nuk jam shumë i lumtur që PDK-ja po e udhëheq këtë farë komisioni, por
    Rregullorja e punës thotë që komisionet e Kuvendit reflektojnë përbërjen politike të
    Kuvendit.

    58
    Kjo nënkupton që forca politike në Kuvend në komision duhet të jetë sipas forcës politike
    në Kuvend, që nënkupton pozita e udhëheq komisionin, e opozita përveç kur bëhet fjalë
    për komisione hetimore ose komisione tjera. Komisionet ad hoc reflektojnë përbërjen e
    Kuvendit, prandaj kjo është zgjidha e cila është ofruar. Faleminderit!

  • Faleminderit ! Atëherë, lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votimin e
    Komisionit ad hoc dhe votojmë tash.

    Konstatoj se në votim morën pjesë 76 deputetë, nga të cilët 74 kanë votuar për, 2 kanë
    abstenuar dhe nuk ka vota kundër.

    Formohet Komisioni ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Komisionit të
    Pavarur për Media.

    7. Propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje” për emërimin e
    anëtarit në komisionin parlamentar


    Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje” e ka propozuar deputetin Rexhep Selimi,
    anëtar në Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së
    Sigurisë së Kosovës.

    Procedojmë me votim. Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim dhe votojmë
    tash.

    Ju lutem, të votojmë tash. Është formalisht, por qenka e obliguar, po u deshka të votohet.

    (Ndërhyrje)

    Ju lutem, votoni tash. Është çështje formale, sido që të jetë. Kaloi.

    Mundësisht, kur jeni pa kartela, paraprakisht, sot nuk është kontestuese por kur po ka
    kontestuese pastaj nuk po pranohet ajo votë, përpara, veç në fillim. Faleminderit shumë!

    Atëherë, me 62 vota për, 2 kundër miratohet propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes
    “Vetëvendosje” për emërimin e zotit Rexhep Selimi, anëtar në Komisionin për Punë të
    Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    8. Propozimi i Grupit Parlamentar të Listës serbe për zëvendësimin e anëtarit në
    komisionin parlamentar

    Grupi Parlamentar Lista Serbe ka propozuar deputetin Slavko Simiq, zëvendës kryesues
    të dytë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Personat e Pagjetur
    dhe Peticione, në vend të deputetes Jasmina Zhivkoviq.

    Edhe kjo është një çështje formale, duhet ta votojmë. Lus regjinë dhe deputetët të
    përgatiten për votim, votojmë tash.

    59
    Faleminderit. 50 veta kanë votuar. 48 janë për, 2 abstenime, nuk ka kuorum për
    vendimmarrje.

    Me këtë deklaroj përfundimin e seancës së sotme. Mirupafshim në seancën e radhës!











    E përgatiti:
    Njësia për Transkriptim dhe Lekturë

    60