• Republika e Kosovës
    Republika Kosovo - Republic of Kosovo
    Kuvendi - Skupština - Assembly






    T R A N S K R I P T





    I MBLEDHJES SOLEMNE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS,
    E MBAJTUR MË 8 MARS 2015


    SVEĆANE SEDNICE SKUPŠTINE REPUBLIKE KOSOVA,
    ODRŽANE 8. MARTA 2015. GODINE










    MARS - MART
    2015



    Mbledhjen e drejtoi deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Arta Dade.

  • Ambasadorë të akredituar në Republikën e Kosovës,
    Të nderuara zonja deputete,
    Mike të dashura,
    Është nder dhe privilegj i veçantë për mua, por gjithashtu edhe një emocion i papërshkrueshëm ta
    hap këtë seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës.

    Kuvend që shpalli Kosovën shtet të pavarur, që zgjodhi të parën grua presidente në hapësirën
    shqiptare, që hodhi themelet e një shoqërie realisht demokratike që sheh nga e ardhmja e
    historinë e ka lënë pas si pikë referimi për t’i dhënë mësim vetes dhe të tjerëve. Se e vetmja rrugë
    drejtë progresit janë vlerat e patjetërsueshme të lirisë dhe të demokracisë, të tolerancës e bashkë
    rezistencës, vlerat e bashkëpunimit mes veti dhe me fqinjët, vlerat e fitores së luftës por mbi të
    gjitha vlerat e fitores së paqes.

    Zonjat e mbledhura këtu sot nuk janë vetëm simbol i emancipimit të shoqërive në vendet tona,
    ato janë aktore kryesore të zhvillimeve demokratizuese, protagoniste të progresit e të
    emancipimit, të forcave politike që i përfaqësojnë, të shoqërisë civile të institucioneve të
    pavarura, të sektorit ekonomik e financiar, të teknologjisë së informacionit, të sigurisë e të
    mbrojtjes, të diplomacisë e politikës së jashtme, eksperte të bujqësisë e çështjeve sociale, të
    kulturës e të artit, të jurisprudencës e qarqeve akademike e shkencore, të biznesit, deputete e
    kryetare të komisionesh kuvendore e kryesuese të delegacioneve parlamentare në strukturat euro-
    atlantike e rajonale, promotore të proceseve integruese euroatlantike, ministër e negociator të
    suksesshëm për çështjet madhore shtetërore por edhe kombëtare. Kryetare bashkësish e
    komunash, presidente e Republikës.

    Ne çdo gjë që kemi bërë e vazhdojmë të bëjmë, ne vendosim shpirtin e zemrën për përparimin e
    familjes, shoqërisë, vendit dhe kombit sikurse ndër dhjetëra e qindra vjet ka bërë gruaja dhe
    vajza shqiptare.

    Ne ndjekim me emocion e entuziazëm çdo arritje që shkon në dobi të rritjes së cilësisë së jetës, të
    qytetarëve të vendeve tona. Por po aq shqetësohemi kur punët nuk shkojnë mbarë e kategoritë të
    caktuara të qytetarëve u bjerret shpresa se mund të jetojnë normalisht në vendin e tyre.

    Ne duhet të udhëheqim përpjekje për jetesë normale të qytetarëve, për më shumë vende pune për
    gratë e të rinj, për më shumë investime të huaja, por rezultate të prekshme në luftën kundër
    korrupsionit e krimit të organizuar, për arsimim bashkëkohorë të brezit të ri, për shërbim
    mjekësor cilësorë, për politika sociale efikase, për kujdes të veçantë për kategoritë në nevojë e
    për brezin e tretë për të sjell Evropën e vlerave aty ku jetojnë shqiptarët me virtyte të larta të
    tolerancës e bashkë rezistencës fetare etnike, një vlerë e shtuar për vetë Bashkimin Evropian.

    Pa kontributin e grave Shqipëria nuk do të ishte anëtare e NATO-s e as vend kandidat i
    Bashkimit Evropian. Pa kontributin e grave, Kosova nuk do të ishte e lirë, e pavarur në rrugën
    drejt integrimit euroatlantik e njohjes prej 110 shteteve.


    2
    Po ashtu gratë shqiptare në Maqedoni kanë luajtur rol të rëndësishëm në jetën politike e publike
    për konsolidimin e faktorit shqiptarë dhe këmbënguljen për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së
    Ohrit e cila do parë edhe si mundësi nga perspektiva gjinore.

    Ne duhet të punojmë më shumë për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës përfshirë të
    drejtat e grave si e drejtë e njeriut.

    Inkurajojmë gratë shqiptare të Malit të Zi, për rol më aktiv në jetën publike e politike, atje në
    nivel qendror apo lokal.

    Por ne gjithashtu kemi një rol të rëndësishëm për të luajtur, për bashkëpunim rajonal gjithë
    dimensional. Kufijtë duhet t’i bëjmë të papërfillshëm jo vetëm mes trevave shqiptare por edhe në
    rajone me fqinjët e kjo bëhet e mundur vetëm me vizion të qartë për procese integruese
    euroatlantike e agjendën tonë evropiane. E shqiptarëve ky vizion nuk i mungon. Tirana do të jetë
    për një vit kryeqyteti i bashkëpunimit rajonal me marrjen e presidencës së nismës së
    bashkëpunimit të Evropës Juglindore dhe dua të përshëndes praninë e Kosovës me të drejtat të
    plota në këtë nismë.

    Ne gratë assesi nuk mund të jemi indiferente kur pranë rajonit tonë siguria është vënë në rrezik.

    Në Lindje me ngjarjet në Ukrainë e ne jemi të pranishëm atje edhe me zonja në kuadrin e OSBE-
    së.

    Por edhe me atë çfarë ndodhë jo larg në jug e juglindje të rajonit tonë ku ISIS shkatërron vlerat e
    civilizimit të njerëzimit nën pretekstin e mbrojtjes së islamit, po vret e masakron njerëz të
    pafajshëm përfshirë myslimanë. Raste të kufizuara të pjesëmarrjes së ushtarëve të huaj nga trevat
    shqiptare në këtë luftë çnjerëzore të terrorit e bënë të domosdoshme artikulimin e zbatimin e
    politikave qeverisëse adekuate në mënyrë që krahas forcimit të legjislacionit të rrisim sigurinë
    social-ekonomike për të shmangur rastet e joshjes për shkak të varfërisë.

    Të nderuar të pranishëm,
    Le ta bëjmë këtë 8 Mars të veçantë një ditë reflektimi e angazhimi për sfida që kemi përpara për
    t’u dhënë shoqërive tona portretin e bukur të gruas, mençurinë e pjekurinë e gruas, dashurinë e
    tolerancën e gruas, vendosmërinë, solidaritetin e sakrificën e gruas, vetëmohimin e gruas, por
    edhe dhunshmërinë tonë.

    E deklaroj të hapur këtë seancë të jashtëzakonshme.

    Dëshiroj të ftoj zonjën Teuta Sahatqija të marrë fjalën, kryetare e Grupit të Grave Deputete të
    Kuvendit të Kosovës. Faleminderit!

    (Duartrokitje)

  • Faleminderit!
    Teuta, ish-kryetare e Grupit të Grave, e së shpejti shpresoj me një kryetare të re, që do ta
    vazhdojë punën e mirë të grupit të grave.

    3
    Të nderuara deputete nga Kosova, nga Shqipëria, nga Maqedonia,
    Të dashura politikane e mysafire nga Lugina, nga Mali i Zi,
    Të respektuar ambasador të akredituar në Kosovë,
    Mysafire nga sfera të ndryshme të biznesit, të mediave, të universitetit që na përkrahni gjithmonë
    dhe jeni afër nesh në rrugën tonë të përbashkët për një shoqëri të prosperuar dhe pa diskriminim.

    Jam e lumtur që sot në Ditën Ndërkombëtare të Gruas 8 Marsin, e kam nderin të ju dëshiroj
    mirëseardhje në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

    Sot Kuvendi i Kosovës u bë Kuvend i grave nga të gjitha trojet.

    Kuvend ku nuk ka dallime gjeografike, partiake, profesionale e të tjera. Po përkundrazi ka
    bashkime. Bashkim të ideve, bashkim të aspiratave, bashkim të punës të bashkërenditur për
    fuqizimin e gruas sepse vetëm si të bashkuara do të arrijmë suksesin e plotë.

    8 Marsi niset të shënohet si ditë e gruas në fillim të shekullit XX kur gratë kërkuan të drejtën e
    tyre për të votuar dhe për të qenë pjesë e vendimmarrjes.

    Prej asaj kohe barazia gjinore ende mbetet për të dëshiruar në shumicën e vendeve të botës. Kjo
    luftë ende vazhdon në forma të ndryshme.

    Në këtë ne i gëzohemi sukseseve dhe të arriturave sociale, ekonomike, politike të grave kudo që
    janë ato. Por sot është e dita kur i theksojmë mungesat gjatë rrugës për të arritur barazinë gjinore.
    Theksojmë fushat ku gruaja ende mbetet e diskriminuar.

    Solidarizohemi me gratë që luftojnë për të pasur hisen e tyre nën këtë diell.

    8 Marsi është ditë kur pamarre parasysh përkatësinë bëhemi bashkë me të vetmen agjendë.
    Agjendën e fuqizimit të gruas si partnere të barabartë me burrin, në udhëheqje, në politikë, në
    ekonomi, në universitet, në shoqëri me një fjalë.

    Kushtetuta e Kosovës në nenin 7.2 flet për vlerat e shtetit dhe aty thuhet se Republika e Kosovës
    siguron barazinë gjinore si vlerë themelore për zhvillimin demokratik të shoqërisë. Mundësi të
    barabarta kur pjesëmarrja e femrave dhe meshkujve në jetën politike, ekonomike, sociale,
    kulturore dhe në fushat e tjera të jetës shoqërore.

    Kemi ligjet si ai për barazinë gjinore, kundër diskriminimit të Ligjit zgjedhor. Të cilat krijojnë
    mundësinë e përfshirjes së gruas në politikë dhe përfaqësimin e saj në Kuvend të Kosovës dhe në
    kuvende komunale, por kur vjen te postet udhëheqëse gruaja përballet me tavanin e qelqtë i cili
    le mundësi të sheh pozitat udhëheqëse por jo edhe t’i mërijë ato.

    Rekomandimet e Kuvendit të Kosovës të votuara me asnjë votë kundër për 8 Mars të vitit 2012
    dhe Rezoluta e Kuvendit të Kosovës e datës 20 dhjetor 2012 mbi parimet e Prishtinës për
    fuqizim ekonomik krijojnë një bazament të mirë të përfshirjes së gruas në vendimmarrje. Por
    këto mundësi ende nuk janë të pasqyruara në situatën reale të Kosovës. Le të paraqesin një
    letërnjoftim gjinor të Kosovës.

    4
    Kosova udhëhiqet për herë të parë nga një grua presidente, e ka një kryetare të kuvendit
    komunal. Nga 22 ministri kemi vetëm dy udhëhiqen nga gratë, e shihni mbrapa e kemi bukur të
    zbrazët dhe zonja Edita është e vetmja që është sot këtu dhe ministrja tjetër është për rrugë dhe
    nuk pati mundësi të vijë.

    Nga 14 kryetarë të komisioneve parlamentare, vetëm 4 udhëhiqen nga gratë. Kemi tri gra që
    udhëheqin grupet parlamentare, këtu kemi avancim.

    Deri më tani në Kryesinë e Kuvendit gra nënkryetare ka pasur nga komunitetet tjera por jo edhe
    nga partitë shqiptare, shpresojmë që tash së shpejti do të ndërrohet.

    Kryetarët e Kuvendit, kryeministër, rektor, kryetar të Gjykatës Kushtetuese e të tjera asnjëherë
    nuk ishin pozita të udhëhequra nga gratë.

    Vetëm 10% të pronave janë në pronësi të grave, ngjashëm është e përqindja e pronësisë në
    biznese. Këto numra paraqesin sfida para nesh dhe pasqyrojnë situatën e cila kërkon edhe më
    shumë punë e përkushtim në nivelin komunal, në nivelin shtetërorë, në nivelin kombëtar por
    edhe më gjerë për tu tejkaluar.

    Uroj të kemi një takim të mirë dhe vazhdim të bashkëpunimit.

    Dhe nga kjo seancë të dalim me platformë të përbashkët për fuqizimin e gruas dhe për këtë na
    priftë e mbara.

    (Duartrokitje)

    KRYESUESJA: Faleminderit, zonja Teuta edhe për kontributet e vyera që keni bërë për të
    konsoliduar grupin e grave deputete.

    Tani fjalën e merr zonja Mesila Doda, kryetare e Aleancës së Grave të Kuvendit të Shqipërisë.
    Zonja Doda, e keni fjalën. Të përgatitet zonja Edita Tahiri.

  • Ju faleminderit, zonja kryetare e kësaj seance!
    Të nderuara zonja deputete, përfaqësuese të Kosovës, përfaqësuese të Shqipërisë, të Republikës
    së Maqedonisë, zonja politikane nga Mali i Zi, nga Presheva.

    Është kënaqësia ime që gjendem sot në këtë sall dhe do nisja duke ju rrëfyer që përjetojmë me
    thuaj se të njëjta emocione që kemi përjetuar 8 Marsin e një viti më parë që nisi në Tiranë.

    Tashmë po kthehet një traditë e mirë dita e 8 Marsit për të konsideruar si një ditë në të cilën
    punojmë në të cilën ne kemi mundësi që të shikojmë sfida që kemi pasur përgjatë këtij viti për të
    pasur mundësi që të krahasojmë arritjet për pikët tona por edhe dështimet pse jo.

    Përpara rreth dy vitesh nisëm iniciativën tonë përpara një viti e gjysmë nisëm iniciativën tonë për
    të krijuar aleancën e grave deputete, sigurisht që morëm një shembull shumë të mirë grupin e
    grave deputete të Republikës së Kosovës.

    5
    Patëm mundësi që të shikonim atë që ato kishin bërë për gjatë një kohe të konsiderueshme për
    gjatë një kohe më përpara nesh dhe sigurisht të shikonim për pikët e tyre, por edhe sfidat dhe
    problematikat që ato kishin hasur në punën e tyre.

    Sot pas rreth një viti e gjysmë qysh është krijuar Aleanca e Grave Deputete mund të themi që
    kemi arritur të konsolidojmë një traditë tonën. Të tria fushat ku ne kemi përqendruar vëmendjen
    tonë veçanërisht ajo në rritjen e pjesëmarrjes politike në një përballje ndryshe për fenomenin e
    dhunës në familje por edhe fuqizimin ekonomik të gruas ka njohur iniciativa parlamentare por
    dhe sigurisht iniciativa në sensibilizimin e opinionit publik.

    Do të doja që të rikujtoja përpara jush iniciativën e fundit të Parlamentit të Shqipërisë si
    iniciativën e fundit të Aleancës së Grave Deputete që ka të bëjë me ndryshimin e kodit zgjedhor.
    Tashmë pas disa muajsh do të kem zgjedhjet lokale dhe ne kemi kërkuar që në këshillat bashkiak
    të kemi mbi 40% të grave të zonjave të cilat duhet të jenë në këshilla bashkiak të ardhshëm dhe
    një rritje të numrit të zonjave të cilat do të garojnë në 60 bashkësitë e Shqipërisë, dhe kjo do të
    thotë jo thjeshtë rritje numrit, jo thjeshtë rritje e kotës por rritje e politikaneve të vërteta.

    Sepse shumë shpesh kemi parë që kryetarët e partive ato të cilët në fakt janë pushtet mbajtësit e
    vërtetë në skenën politike tentojnë që të kenë gra po gra me një zë të ulët. Gra të cilat mund të
    ngrehni zërin për aq sa i duhet partisë së tyre apo për aq sa i duhet kryetarit, por ndërkohë gratë
    nuk janë kukulla, gratë do të duhen që të kenë pushtet të vërtetë dhe do të duhet të rriten si
    profesioniste dhe do të duhet të imponohen në skenën politike shqiptare qoftë me sfidë por qoftë
    edhe duke shkuar përmes vështirësive sepse vetëm kjo mund ta bëjë një politikan të vërtetë.

    Të nderuara zonja,
    Ju folët për atë se çfarë kishit pasur mundësi që të bëri në Kosovë dhe vërtet ju keni disa arritje të
    jashtëzakonshme. Sot keni një presidente ne ende krerët e shtetit nuk i kemi në fakt, përveç një
    zonjë kryetare Kuvendi të një mandati më parë dhe një zonje prokurore e përgjithshme përpara
    disa ditësh.

    Sot sfida jonë ka qenë e përqendruar sigurisht në rritjen e numrit të grave në ekzekutiv, sot kemi
    mbi 30% të grave në ekzekutivin shqiptarë. Ndërsa kjo mund të ishte edhe sfidë e Republikës së
    Kosovës që të ishte një rritje e numrit të gruas edhe në ekzekutiv.

    Megjithatë, nuk është thjesht çështje kote, kjo është një hapësirë të cilën ne do të duhet ta marrim
    pakë nga pakë me punën tonë dhe me imponimin tonë në këtë skenë të dominuar prej shumë
    kohësh, prej shumë shekujsh nga burrat.

    Në fund të fundit popullsia botërore dhe popullsia shqiptare është rreth 50% janë gra... do të
    duhej që të marrim atë përqindje që na takon në bazë të strukturës natyrale të popullsisë.

    Më së fundi nisur edhe nga kjo traditë e bukur që ne po bëjmë për 8 marsin, duhet të ju them të
    gjithëve që gratë kudo po gratë shqiptare kanë arritur që të sjellin një leksion të madh dhe
    mësimi është që ne të ndihemi të bashkuara. Ne jemi bashkë në sfidën tonë të përditshme për
    progres, ne jemi bashkë duke u afruar natyralist në politikë, por edhe në ekonomi në të gjitha
    sfidat që ne kemi pasur mundësi që të kemi gjatë kësaj kohe.

    6
    Gratë shqiptare duhet t’i mësojnë burrave por edhe po i mësojnë pistës tjetër të kombit se ato
    janë bashkim, janë tejkalimi i pengesave dhe vështirësive, gratë mësojnë kombin të përparojnë
    dhe të gjejnë sfida të përbashkëta për tu afruar dhe të për zhvilluar.

    Këtë ide tonën, idenë për të qenë më afër njëra tjetrës dhe për të kuptuar që vetëm kështu mund
    të jemi më të forta duke qenë të gjitha bashkë sigurisht do i kemi shumë shpesh do gjendemi me
    një murr heshtje nga ana tjetër e popullsisë dhe flas nga burra, shumë shpesh do të kemi
    indiferencën, shumë shpesh do të bëjnë sikur nuk e kuptojnë sa prej tyre dhe mund të kalojnë nga
    indiferenca n aksione më problematike.

    Megjithatë neve do të duhet të vazhdojmë në rrugën tonë, nuk kemi asnjë mundësi për tu ndierë
    më mirë, për tu ndierë më të fortë përveç asaj që të jemi më të bashkuar me njëri tjetrin dhe të
    arrijmë të kalojmë pengesat shekullore të ndarjeve kulturore, ndarjeve gjeografike, të ndarjeve
    historike. Tek e fundit gratë një njohin pengesa, gratë janë bashkim. Unë ju uroj punime të mbara
    të kësaj seance dhe të kemi mundësi që në vazhdimësi të kemi një rrugë të përbashkët dhe të
    suksesshme. Faleminderit!

    (Duartrokitje)

    KRYESUESJA: Faleminderit, zonja Doda! Fjalën e merr zonja Edita Tahiri, ministre në
    Qeverinë e Republikës së Kosovës, ish zëvendëskryeministre dhe kryenegociatore në çështjen
    shumë të vështirë të bisedimeve midis Prishtinës dhe Beogradit. Zonja Edita e keni fjalën, le të
    përgatitet zonja Monika Kryemadhi.

  • Faleminderit, e nderuara kryesuese e Kuvendit të sotëm,
    Të nderuara gra deputete e politikane e kësaj seance parlamentare të shqiptarisë.
    Është kënaqësi e veçantë që jemi së bashku dhe po vazhdojmë traditën që u nis në Tiranë në vitin
    e kaluar në kryesimin e zonjës Doda.

    Dhe të ju them që në fillim unë shoh të rëndësishëm momentin që ne duhet të reflektojmë sot jo
    vetëm për atë se çfarë ka qenë e kaluara e grave, por edhe çfarë është vizioni jonë për të fuqizuar
    gruan në përgjithësi dhe gruan shqiptare në veçanti.

    Unë mund të ju them se e kam thënë edhe vjet, janë dy çështje që duhet të fuqizohen së bashku.
    Të fuqizohet kombi shqiptarë dhe fuqizohen gratë dhe këto dyja shkojnë bashkë sepse në kuadër
    të interesit nacional që kemi fuqia e grave, potenciali i grave po t’i hapin dyert do të jetë fuqi
    zhvillimi, fuqi demokratizimi, fuqi e përshpejtimit të integrimeve euroatlantike për shtetet tona,
    për kombin tonë dhe do të jetë fuqi e cila jo vetëm në vendet tona dhe trojet tona por në gjithë
    botën do të dëshmojnë se shoqëria nuk është e mirë e ishte e gabuar që ja mbylli dyert grave që
    krijoj barriera, që krijoj pengesa, unë jam e bindur po i tejkalojmë edhe do t’i tejkalojmë me
    sukses në kuptimin e arritjes së një barazie normale gjinore. Sepse unë gjithnjë kam mendua
    edhe mendoj se barazia mes dy gjinive e para është e natyrshme, e dyta gratë gjithnjë kanë
    treguar fuqinë e tyre, mençurinë e tyre, kapacitetet e tyre.

    Të përmend Kosovën në procesin e çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës gratë ishin shtyllë për të
    arritur idealet kombëtare për shtetin e pavarur të Kosovës.

    7
    I kemi gratë në Shqipëri ishin shtyllë e demokracisë dhe demokratizimit të Shqipërisë, sot kemi
    Shqipërinë anëtare të NATO-së dhe me kandidat, status kandidati për bashkimin evropian dhe
    shumë përparime tjera.

    Gratë në Maqedoni ishin pjesë e proceseve të rëndësishme për të faktorizuar shqiptarët në
    Maqedoni dhe Marrëveshja e Ohrit është një prej rezultateve por që duhet të zbatohet shumë më
    shumë se kaq.

    Pastaj kemi gratë në Luginën e Preshevës që në vazhdimësi që nga ndryshimet që filluan me
    zhbërjen e ish Jugosllavisë u bënë pjesë e politikës dhe sfidave që i kanë shqiptarët atje dhe gratë
    e shqiptarëve në Maqedoni pra me të cilët kemi bashkëpunuar edhe në të kaluarën shumë, kanë
    qenë gjithmonë zë i fuqishëm i idealeve dhe synimeve kombëtare.

    Sot nuk kemi këtu gra nga Çamëria por unë shpresoj se vitin e ardhshëm do t’i kemi, do t’i
    gjejmë, janë të shpërngulura

    (Duartrokitje)

    Jo, Mesila jeton në Shqipëri, jam duke folur, të shkojmë e t’i gjejmë në Çamëri. I kam parasysh
    se ka në Shqipëri e në Turqi por unë jam tu fol qartë sepse siç e dini Çamëria është duke dalë nga
    harresa, ne duhet të shkojmë të shohim kush janë atje dhe çfarë mund të bëjmë ne gradë më së
    pari por edhe shtetet tona dhe kombi si përgjithësi. Mesila, unë të njoh shqiptare e Çamërisë, por
    ky është synimi im dhe yni.

    Të ju them drejtën më keni lënë pak keq këtu të ulur vetëm, por ishte një simbolikë e fortë, kjo
    tregon se në Qeverinë e Republikës së Kosovës nuk ka përfaqësim të mjaftueshëm të grave dhe
    mund të ju them se Kosova ka qenë modeli i fuqizimit të grave sidomos gjatë periudhës së
    çlirimit edhe pas luftës menjëherë. Ne jemi pra shembulli i parë në rajon që kemi vendosur
    pjesëmarrjen 30% të grave në parlament por edhe në nivelin lokal, jemi bërë model për gjithë
    rajonin. Mirëpo ka një trend i cili është negativ, kur gratë marrin pozitën në parlament burrat po
    qetësohen, kanë ndërgjegjen e qetësuar dhe pastaj po mbyllet dera në Qeveri.

    Ky paradoks, ky kundërshtim duhet të tejkalohet sepse gratë duhet të jenë në të gjitha nivelet por
    më e rëndësishme janë të jenë në nivele vendimmarrëse. Pse? Jo vetëm pse duhet të fuqizojnë
    dimensionin e gruas në ndërtimin dhe përparimin e shtetit por edhe në sfidat që i kemi në
    politikën e jashtme ku Arta i përmendi me të drejtë se gratë shqiptare kanë qenë në të gjitha
    sferat e jetës edhe në politikat e brendshme, edhe në politikat e jashtme.

    Pra, ne të gjithë këtu bashkë e kemi një vizion, është vizioni euroatlantik i cili vendet tona dhe
    kombin tonë do ta qon aty ku e ka vendin sepse ne kombi shqiptarë jemi ndër kombet më antike
    në rajon dhe ne jemi pjesë e Evropës së natyrshëm. Pra, me qenë se frymojmë edhe shpirtërisht
    edhe me pikëpamjet politike me vlerat euroatlantike ne do të angazhohemi që më shpejtë edhe
    Kosova të bëhet anëtare e BE-së, NATO-s, e OKB-së, Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së, por
    edhe vendet tjera të rajonit të bëhen anëtare e bashkësisë euroatlantike sepse në këtë mënyrë
    kontribuohet për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe Evropë, por këtë rrugë të kalimit në drejtim

    8
    të bërjes pjesë e Bashkësisë euroatlantike mendoj që ne gratë duhet ta shfrytëzojmë për fuqizimin
    e grave po ashtu.

    E para, duke qenë aktore aktive ashtu siç jemi, por edhe duke shfrytëzuar dhe përfituar nga
    kornizat ligjore edhe të Bashkimit Evropian, edhe të NATO-s, edhe të strukturave tjera, sepse
    barazia gjinore sot është në të gjitha kornizat ligjore qoftë në nivelin ndërkombëtarë, qoftë
    nacional, qoftë rajonal.

    Por problemin e kemi te zbatimi i ligjeve në favor të grave. Apo do të thosha problemi është
    mungesa e vullnetit politik për t’i fuqizuar gratë dhe fuqizimi nuk vjen me fjalë, vjen me politika
    të fokusuara, vjen me buxhetim.

    Këto janë sfida tona edhe unë jam e bindur që nëse ne fokusohemi në këto sfida në periudhën e
    ardhshme do të jemi shumë më të fuqishme.

    Një aspekt tjetër që desha ta ndaj me ju.

    Sot rajoni jonë derisa po i bënë përpjekjet për t’u bërë pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe të
    gjitha vendet e rajonit pra janë të përkushtuara për këtë vizion. Rajon ky i cili është rajon i
    shteteve të barabarta dhe në veçanti të shtatë shteteve të reja që kanë dalë nga ish Jugosllavia ku
    Kosova është shteti më i ri. Të gjithë së bashku pra duhet të punojmë edhe të ruajmë rajonin nga
    sfidat e reja të sigurisë që po na ndodhin.

    Me dinamikat e reja gjeopolitike, kërcënimet për Ballkanin vinë sot nga Rusia, por vijnë edhe
    nga ekstremizmi i radikalizmit, përfshirë edhe ISIS-in. Është shumë me rëndësi që edhe Kosova
    edhe Shqipëria me qartësi janë bërë anëtare e koalicionit perëndimorë ndaj këtyre sfidave dhe
    ndaj këtyre rreziqeve të sigurisë ndërkombëtare dhe në këtë kontekst jam e bindur që edhe ne
    gratë po japim kontributin por duhet ta japim shumë më shumë.

    Pra, të punojmë që Ballkani të mos jetë pre e ndikimeve apo e dinamikave negative që mund të
    vijnë nga këto lëvizje gjeopolitike. Gjeopolitika ju lutem një kohë është marrë sikur është nën
    sirtar tani është rikthyer, prandaj edhe ne gratë duhet të jemi në rolin tonë në këtë proces.

    Në fund më lejoni të ju them edhe disa fjalë.

    Besoj se sot është dita edhe të shohim modeli i gruas politikane apo vendimmarrëse. Çfarë duhet
    të jetë? Unë gjithnjë kam luftuar pas luftës për kuotën por kuota është vetëm një kriter dhe kuota
    është numër.

    Ju lutem ne duhet të shkojmë për te kuotës, të shkojmë te cilësia sepse kemi cilësitë. Ne kemi
    raste kur gratë marrin pozita por nuk i kanë cilësitë, unë nuk e mbështes këtë koncept. Unë
    mbështes konceptin që kur ne gratë marrim pozitat deri në lidership duhet jo pse i duhemi vendit
    apo shtetit por edhe pse i duhemi grave duke dhënë modelin e shkëlqyer të gruas politikane,
    gruas lidere, gruas parlamentare, gruas asambliste apo kryetare të komunës apo negociatore ne
    mund të ndërrojmë atë që duhet ndërruar. Percepcioni i burrave për pushtetin dhe fuqinë e grave.


    9
    Prandaj, mesazhi për sot i imi është të hapen dyert për gratë sepse hapja e dyerve do të jetë hapja
    e dyerve për zhvillim për demokraci, fuqizim dhe bashkim kombëtarë në suazat që unë i mendoj
    si bashkim i vlerave tona, si fuqizim i kombin. Unë mendoj se kombi shqiptar po vjen lider në
    Ballkan, kemi qenë të shtypur në shekullin XX, shekulli XXI është shekulli i shqiptarëve dhe do
    të jemi lider në paq, stabilitet dhe zhvillim. Faleminderit!

    (Duartrokitje)

    KRYESUESJA: Faleminderit, zonja Tahiri! Edhe për mesazhe të fuqishme që përcollët.
    Fjalën e merr zonja Monika Kryemadhi, sekretare e Komisionit për Integrimet Evropiane, zonja
    Kryemadhi e keni fjalën. Le të përgatitet zonja Blerta Deliu-Kodra, deputete e Kuvendit të
    Kosovës.

  • Faleminderit!
    Në fakt vetëm një rregullim do të bëja, nuk jam më sekretare e Komisionit për Integrimit, pasi
    Parlamenti morri vendim që gratë jo vetëm gratë por gjithë deputetët nuk mund të jenë në dy
    pozicione kështu që jam te Komisioni për Veprimtari dhe Prodhuese më vjen shumë keq që
    ndahem nga mikesha ime Majlinda. Por, megjithatë, jam e bindur që Majlinda atje ku është ka...
    punën shumë më shumë më mirë se sa gjithë burrat e komisionit bashkë se fundja e fundit kjo
    është vlera e një gruaje që është serioze në punën që ajo merr përsipër.

    Unë me thënë të drejtën për herën e parë në jetën time festoj 8 marsin jashtë Shqipërisë. Unë jam
    lindur në Tiranë, jam rritur atje, jam shkolluar, jam martuar, jam bërë nën me fëmijë dhe me
    thënë të drejtën nuk e mendoja që do të kisha emocione kaq të mëdha duke ardhur në Prishtinë
    sepse dikur Prishtina ka qenë vendi më i largët në botë për ne dhe sot është vendi më i afërt se
    asnjëherë...

    (Duartrokitje)

    Për arsye sepse jemi dy shtete me kufij konvencional, por me thënë të drejtën nënës i themi nënë
    dhe mëmëdheut i themi mëmëdhe për atë të cilën në të kaluarën më përpara në vite më para dhe
    shekuj më përpara të gjithë shqiptarët pa dallime nëse ishin në Kosovë, Maqedoni apo Shqipëri
    luftonin për trojet e tyre.

    Megjithatë kaq doja të thosha si emocion që kam për Kosovën. Kam qenë shumë herë në Kosovë
    por të flisja nga foltorja të Parlamentit të Kosovës është hera e parë dhe është ajo që dua të them
    është që nganjëherë bëhen shumë konfuze kur flasim për të drejtat e grave sepse mua më pëlqen
    të jem pak tradicionale, më pëlqen familja, më pëlqen që secili në familje luan rolin e tij ashtu
    sikurse edhe në politikë secili duhet të luaj rolin e tij.

    Nuk kam qejf që të themi që ne duhet të jemi lidere, nuk kam qejf që ne të themi ne duhet të
    marrim këtë, kuota e tjera e tjera sepse eksperiencat kanë treguar se nganjëherë më shumë ne
    kemi nevojë për burrat që luftojnë për gratë se sa për gratë që... sikur luftojnë për gratë. Dhe
    them nganjëherë kjo demagogji e madhe na ka lënë edhe kaq mbrapa ku jemi sot dhe vazhdojmë
    të flasim akoma dhe sot e kësaj dite për gratë në politikë.


    10
    Janë kuotat të cilat ne i kemi dhe kjo është e vërtetë, kam qenë gjithmonë kundër kuotave sepse
    gjithmonë për fatin e grave në listat e partive do të vendosin burrat se kush do të ishin në listat e
    grave.

    Ne e kemi eksperiencën në partinë tonë, pavarësisht se kemi luftuar fort për të pasur gra në lista.

    Por, ajo çka dua të them është që nuk është problemi vetëm tek numrat dhe tek kota që ne duhet
    të vendosim, problemi ynë është tek shpirti ynë.

    Një grua e fortë dhe një politikane e zonja dhe e suksesshme është ajo që e hapë fushën e lojës
    dhe për gra të tjera pavarësisht se nuk i ka aleatë. Një grua e dobët është një grua e cila e mbyll
    lojën dhe kërkon të jetë e vetme aty ku është në politikë.

    Misioni ynë është që sot ti krijojmë mundësi shumë grave dhe sidomos vajzave të reja për ta bërë
    një ambient të politikës të pranueshëm të to.

    Nuk duhet ta shkojnë gratë dhe vajzat e reja asnjë politikën si një fushë beteje ku shahemi dhe
    fyhemi.

    I respektoj dhe i vlerësoj shumë gratë e Parlamentit të Kosovës të cilat nëse fyhet një grua në
    Parlamentin e Kosovës ato largohen të gjitha menjëherë.

    Ne në Shqipëri kemi filluar, akoma nuk kemi arritur aty por shpresojmë që me kalimin e kohës të
    jemi edhe ne në atë nivel që jeni këtu ju. Por dua të them që ne kemi një avantazh tjetër shumë
    më të madh atë që e tha pakë më përpara profesoresha Arta për sa i përket përfaqësimit të gruas
    në legjislativë.

    Vërtetë kemi një nivel shumë të lartë nga 17 ministra ne kemi 7 gra që janë ministra. Kemi
    shumë zëvendësministre, kemi drejtoritë më të mëdha dhe më fuqishme të shtetit shqiptarë që
    drejtojnë nga vajzat të reja dhe shumë institucione të tjera shumë të rëndësishme të cilat në një
    farë mënyre tregojnë që gruaja i ka mundësi dhe kapacitetet për të drejtuar.

    Por ajo çka dua të them nuk është thjeshtë këto opozicione duhet t’i marrim vetëm thjeshtë se
    jemi gra dhe veshim fustanin. Ne këto pozicioni duhet t’i marrim se i vlerësojmë.

    Do të dëshiroja dhe do të kisha shumë dëshirë network-u ynë mos të ngeleshe vetëm në networku
    e politikës. Ne kemi networkun e mjeteve shumë të mira, kemi networku-un e ekonomisteve
    shumë të mira, kemi networkun e drejtueseve të bizneseve shumë shumë të mira, kemi networku-
    un e juristeve gjyqtareve apo avokateve, të cilat punojnë çdo ditë më shumë ndoshta dhe se
    merremi me politikë.

    Dhe ajo çka dua të them është që mos duam ta zgjerojmë rrethin më shumë, të mos jemi në këtë
    sallë vetëm gra deputete, që në njëfarë mënyre pjesën më të madhe tonë na e kanë zgjedhur
    kryetarët për të qenë aty deputete.


    11
    Dhe ajo çka dua të them është që, ne do të punojmë qik më shumë për të pasur më shumë vajza
    të reja të cilat vijnë me një mentalitet ndoshta edhe pak më të hapur se ne sepse nuk mund të
    pretendoj që mentaliteti im të jetë i njëjtë me vajzën time, por do të dëshiroja që të kishte vajza
    shumë më shumë të angazhuara në politikë, t’u japim mundësi vajzave të reja nëpër forumet
    rinore tona politike sepse forumet rinore vijnë me emancipim tjetër, jo se ne nuk kemi të
    emancipuara se kemi eksperiencën, bile si kemi luftërat edhe më të forta. Pjesa më e madhe e
    juaja kanë kaluar luftën, një pjesë e madhe e jona kanë kaluar tranzicionin. Kështu që ajo që
    është më e rëndësishme që duhet ta hapim shpirtin tonë për të pranuar vajza të reja në jetën
    politike për të cilën ka nevojë jeta politike shqiptare e Kosovës, e Maqedonisë, e Malit të Zi pse
    jo edhe më tutje dhe të jeni të bindura që politikat e shteteve tona dhe politikat e gjithë rajonit do
    të jenë shumë më paqësore, do të jenë shumë më të hapura dhe më...

    Unë ju uroj suksese kësaj seance dhe me thënë të drejtën ju falënderoj jashtëzakonisht shumë dhe
    dua që nga kjo seancë mesazhi ynë të jetë shumë i thjeshtë për të gjitha gratë që ndoshta edhe
    nuk e kanë mundësinë të festojnë 8 marsin me një drekë ndryshe, me një buçet me lule apo qoftë
    edhe me një urim, por Zoti nganjëherë dhe përpjekjet e tyre nuk ia shpërblyen dhe i kanë ulur
    kokën në hallet e tyre, në problemet e tyre familjare, por unë them që fundja e fundit misioni ynë
    ky është që ato të jenë të përfshira më shumë se kushdo tjetër në jetën ekonomike, politike dhe
    sociale të vendeve tona. Ju faleminderit dhe gëzuar 8 Marsin.

    KRYESUESJA: Faleminderit zonja Kryemadhi. Fjalën e ka Blerta Deliu-Kodra, deputete e
    Kuvendit të Kosovës. Të përgatitet zonja Bregu.

  • KODRA: Të nderuara politikane nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, nga
    Mali i Zi dhe Presheva.

    Po e vazhdojmë sot takimin e përbashkët të grave politikane nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia,
    Mali i Zi dhe Presheva, takim që e filluam një vit më parë me qëllim të fuqizimit të gruas në
    familje dhe në shoqëri.

    Kanë kaluar gati një shekull që kur u formua lëvizjet feministë e cilat femrave u dhanë një mori
    të drejtash. Megjithatë ka ende shoqëri në të cilat flitet për të drejtat e grave, shoqëri në të cilat
    gruaja vazhdon të cilësohet ende si qeneje e brishtë.

    Në Kosovë shteti i cili sa po ka mbushur 7 vjet, ndonëse gratë kanë zënë pozicione të
    rëndësishme politike e shoqërore, diskriminimi gjinor ndihet akoma. Kurse beteja për të luftuar
    këtë diskriminim duket se do të vazhdoj për sa kohë shoqërive do të mungoj ende zhvillimi. Dhe,
    nuk do të doja asnjëherë që angazhimi jonë madje edhe kjo seancë e sotme të shihet si akt
    bamirësie, por si angazhim e qëllim social, kulturorë politik e shtetërorë.

    Nuk duhet harruar që arsimimi politik i grave, punësimi deri tek e drejta për të votuar ishin të
    vonuara tek gratë. Prandaj, edhe barazimin ndërmjet dy gjinive do të marrë kohë që të arrihet.

    Dhe, përderisa jemi mbledhur këtu bashkë gratë politikane, dua që nga kjo foltore e parlamentit
    të bëjë thirrje për të ndryshuar gjërat.


    12
    Kështu të bashkuara si jemi mbledhur sot, ndryshe beteja jonë e përbashkët që ka si qëllim
    kryesor fuqizimin e gruas do të jetë e humbur që në fillim të kësaj seance.

    Dhe sot më shumë se bashkimi është barazimi ai që bënë fuqinë, shanset e barabarta dhe
    mundësitë e barabarta.

    Kur jemi këtu nuk mund të mos e përmend kontributin e jashtëzakonshëm të gruas ndër vite. Në
    kohën e rezistencës, në luftë dhe në liri ishin gratë ato që paguajnë çmimin më të lartë. Ato për
    më tepër ishin nënat që mbajt gjallë frymën e rezistencës të bijve e të bijave të tyre. Ishin ato që
    me miliona mundime ritën fëmijët pa burrat e tyre të cilët ishin vrarë, burgosur politikisht apo
    kishin shkuar në vendet e tjera për të punuar. Por ato janë dhe do të mbesin heroinat e luftës për
    mbijetesë dhe pa kontributin e tyre nuk do të kishim as më të voglin mundësi të mbijetesës si
    popull.

    Të nderuara mike,
    Sot më shumë se kur do të shpreh shqetësimin për dhunën ndaj grave e cila po rritet çdo ditë dhe
    shpesh po përfundon në mënyrë dramatike me humbje të jetës së vajzave dhe grave tona.

    Kujtoj sot rastin e Dijana Kastratit, së cilës iu shkel e drejta për jetë.

    Janë shumë e shumë nëna që bëjnë të pamundurën për të gatuar një bukë që të ushqejnë fëmijët e
    tyre.

    Ligjet e shumta të miratuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës që sigurojnë barazinë dhe
    mirëqenien e gruas nuk po arrijnë të ofrojnë procese demokratike për gruan.

    Të jesh grua nuk është gjë e lehtë, por para së gjithash është frymëzuese për njerëzimin dhe paqe
    për shoqërinë tonë.

    Në këtë ditë të veçantë dua t’i bëjë thirrje nënave, motrave dhe grave kosovare që të vazhdojnë
    përpjekjet për të përmirësuar pozitën e tyre.

    Ju bëjë thirrje të gjitha grave që të ndihmojnë nuset e djemve të tyre sepse janë gjeneratat që po
    përpiqen të bëjnë ndryshimin e madh të historisë së barazisë gjinore.

    Dua të ju bëjë thirrje motrave medicinale për më shumë solidaritet karshi grave të cilat po sjellin
    në jetë fëmijët e tyre.

    Dua të ju bëjë thirrje grave intelektuale të jenë më të zëshme, të jenë zëri i grave i cili nuk po
    dëgjohet.

    Në ditën ndërkombëtare të gruas dua t’i pyes burrat pse rruga jonë drejtë barazisë është rruga aq
    e gjatë.
    Dua të jua rikujtoj edhe burrave se nuk i bëjnë nder këtij shteti të ri nëse nuk i respektojnë gratë.
    Madje ata janë përkrahja më e fuqishme që do të mund t’i bëhet gruas.


    13
    Dhe unë jam më se e sigurt që në mesin tonë ka shumë burra të tillë. Prandaj, dëshiroj nga këtu
    t’i shoh ata duke i përkrahur vajzat dhe motrat e tyre.

    Të gjitha ato gratë që vuajnë janë pjesë e së ardhmes sonë dhe si të tilla nuk do të mund të
    përballojnë kërkesën për një krijim të shtetit të fuqishëm dhe nuk thuhet kot se shtetet janë të
    forta për aq sa arsimojnë dhe japin mundësi gruas. Faleminderit!

    (Duartrokitje)

    KRYESUESJA: Faleminderit, Blerta! Dëshiroj të ftoj zonjën Bregu, kryetare e Komisionit të
    Integrimit, një nga tri zonjat kryetare që drejtojnë tri komisione respektive nga tetë që ka
    Kuvendi i Shqipërisë. Le të përgatitet zonja Donika Kadaj-Bujupi.

  • E dashura Arta,
    Të dashura zonja, mikesha,
    Me një pjesë prej jush njihem para edhe më shumë vitesh se sa të filloja kontributin në politikë.
    Por besoj që edhe me ato me të cilat jam takuar sot për herë të parë ndajë të njëjtin shqetësim apo
    të njëjtën bindje se grua nuk lindë thoshte Simon..., por grua bëhesh.

    Në fakt tek sa po dëgjoja tani në hyrje të të gjitha zonjave që folën këtu para meje. Mendoj se
    kudo që të ndodhen gratë me njëra tjetrën dhe sidomos në vendimmarrje pavarësisht vendeve me
    demokraci shumë të zhvilluara apo vendeve me demokraci jo të zhvilluar, apo vendeve ku
    demokracia shihet gjithmonë si lojë axhamisë edhe fëmijësh kur politikanët shpresojnë që të
    falen sepse bëjnë gabime të mëdha në shkeljen e standardeve për faktin se demokracitë tona janë
    të reja.

    Mendoj se gratë të gjitha i lidh një fill i padukshëm në sfidat e tyre me njëra tjetrën dhe dy besoj
    sigurisht janë të pafundme por dy do të doja të ndaja me ju. Mendoj që janë sfidat që kanë gratë
    sot dhe sidomos ne që kemi marrë përsipër për përfaqësuar gratë e tjera të cilat nuk kanë zë dhe
    duan që ne të jemi zëri i tyre edhe në vendimmarrje politike që merren.

    E para është sfida e modelit. Ndoshta në të gjitha përpjekjet tona çdo ditë në retorikët të cilat
    herë na konsumojnë, herë na ngrenë, herë na bëjnë që të përballojmë edhe emocione të ndryshme
    me veten, herë na bëjnë që të kemi ndjenja faj që fillon mëngjesi dhe deri në mbrëmje.

    Besoj që sfida e parë të cilën nuk duhet të harrojmë është sfida e modelit që duhet përcjellim.

    Në shoqëritë tona do flas sigurisht për Shqipërinë, për Kosovën, për Maqedoninë, për Malin e Zi
    pse jo Bosnjën, Serbinë Ballkanin përgjithësi... është shumë e vështirë sot e kësaj dite të besohet
    më retorika dhe fjalët politike dhe besoj që si çdo gjë tjetër gratë arrijnë ta bëjnë dallimin midis
    atyre projekteve që bëhen me zemër dhe që janë të padukshme për syrin e tjerëve.

    Dhe, kjo sfidë e modelit më qon tek sfida tjetër që më duket se do të jetë po prapë sfida me të
    cilën gratë do të duhet të përpallen dhe gratë do t’i dalin për zotë.


    14
    Nuk kam asnjë tendencë feminizmi klasik për ta ndarë shoqërinë dhe për të thënë që gratë janë
    më të mira se burrat, po sigurisht që gratë nuk janë më të këqija se burrat kjo është e vërtetë.

    Por jam e bindur që shoqëritë bëhen më të mira kur ka mundësi të barabarta për gratë dhe për
    burrat. Sikurse jam e bindur se të gjitha elementet dhe mekanizmat që deri më sot kemi përdorur
    për të shtuar numrin e grave në vendimmarrje.

    Në një farë mënyre edhe kanë forcuar mendimin se gratë nuk janë të zonjat ndaj duhet gjithmonë
    t’i ndihmojmë me një mekanizëm shtesë.

    Megjithatë kam më shumë se sa 3-4 ditë po them të paktën në këtë javën e fundit që edhe kur
    kam diskutuar me të afërm me shoqe kam menduar që jemi përpara një rreziku eminent dhe me
    qenë se gratë zakonisht i thonë gjërat hapur edhe kur duan të flasin me tonë e ngrenë zërin më
    kollaj edhe kur duan të mos thonë ndonjë gjë të gabuar bëjnë kompromisin më të madh dhe
    heshtin. Por gratë janë të vërteta dhe nuk mund t’i fshiheni njëra tjetrës problemet që kanë.

    Sfida jonë më e madhe sot do të jetë kthimi i besimit tek politika. Unë kam frikë se shoqëritë
    tona po vuajnë një fazë, e cila quhet një lloj mosbesim apatik, kur deklaratat, lëvizjes të vërtetat
    nuk thuhen dhe politika është përfshirë në një lloj indiferentizmi kur gjërat bëhen pa pasion dhe
    kur vjen puna për pasion për të vërtetën dhe pasion për ndryshimin besoj që grat të cilat janë në
    jetën e tyre biologjike prezantojnë të gjithë ciklin nga lindja, rritja, transformimi i një qenie
    njerëzore e kanë krejtësisht të pamundur t’i shmangen kësaj përgjegjësia/

    Dhe kam frikë në fakt se ky lloj mosbesimi se politika sjell ndryshim për të mirë në jetën e
    qytetarëve. Në rast se nuk do t’i dalim për zot për të komunikuar se gratë hyjnë në politikë jo për
    të bërë pazare të pista, se gratë janë më të mira në vendimmarrje dhe më të suksesshme sepse
    nuk i harxhojnë orët jashtë punës dhe zyrës për të qenë pjesë e tavolinave të pista, se gratë janë
    më të mira, sepse tentojnë të vrapojnë sa mbarojnë ditën e tyre të gjatë të punës, mes lodhjeve
    dhe preokupimeve të shohin fëmijët se si i kanë në shtëpi, se gratë zgjohen në mëngjes e nuk
    zgjohen gurrat edhe kur kanë mbet ndonjë natë pa gjumë edhe kur pasur fëmijën të sëmurë dhe
    nxitojnë dhe kanë kurajë të dalin para pasqyrës t’i dhënë vetes një buzëkuq buzëve dhe t’i thonë
    po sot prapë do mundem dhe sot do të vazhdoj dhe të punoj. Dhe vetëm gratë mund të arrijnë sot
    dhe kjo do të jetë sfida më e madhe të kthejnë besimin tek politika, sepse ne nuk jemi shoqëri të
    cilat do të tentojmë të ndryshojmë rendet tona kushtetuese, as shoqëri që t’i shmangemi
    republikave parlamentare. Jo, ne duhet të kthejmë besimin tek parlamenti, ne duhet të kthejmë
    besimin tek institucionet, ne duhet të kthejmë besimin tek shkolla, ne duhet të kthejmë besimin
    tek drejtësia, ne duhet të ju japim mundësi qytetarëve të besojnë se demokracia është e vetmja
    formë e cila mund t’i qojë shoqëritë përpara.

    Dhe nuk besoj se kjo ngjallë ndonjë pesimizëm me thënë kështu, por sepse kjo situatë më shumë
    se sa mund të ngjallë pesimizëm, kam frikë se do klipësoj të ardhmen dhe të jem e sinqertë me të
    gjitha ju dhe besoj mendojmë të gjitha. Unë kur flas për të ardhmen kryesisht kam merakun e
    fëmijëve të mijë, nuk kam merakun e askujt tjetër.

    Ndaj në emër të kësaj të ardhme dhe në emër të asaj të ardhme më të mirë që meritojnë fëmijët
    tanë, vajzat tona.

    15
    Ne duhet që t’i dalim ballë thënies së të vërtetave, siç janë:

    Polarizimi politik që karakterizon shoqëritë tona nuk po bënë gjë tjetër veç se po na shkëput nga
    një projekt i përbashkët se ne mund të bëjmë ndryshimin, se ne mund t’i përfaqësojmë qytetarët.

    Dhe në fakt besoj që kjo është shkarja më e shpjet që mund të bëjmë ne, drejtë stuhisë që pastaj
    nesër do të na përfshijë të gjithë.

    Unë besoj që edhe ju e ndjeni pavarësisht se Kosova sot ka një Qeveri të re në të cilën janë
    bashkuar kahet politikë, por besoj që edhe ju e ndieni si ku do se sot nuk ka ideologji të mëdha
    që e ndajnë të djathtën dhe të majtën. Sot janë njerëzit dhe përgjegjësia ajo që e bënë ndryshimin.

    Pra, nëse një politikan pavarësisht i kujt hakë është siç jemi edhe ne të ndara me njëra tjetrën dhe
    siç kemi vendosur që të gjejmë forcën për tu bashkuar me njëra tjetrën atë që Mesila e tha pak
    më parë, që burrat e kanë mundësi të bëjnë dhe e bëjnë por vetëm kur përfitimi i tyre mërinë tek
    pushteti.

    Ne kemi vendosur t’i japim vetes një mundësi për të përfaqësuar disa ide dhe për të përfaqësuar
    një mision të përbashkët të gruas dhe të ndryshimit që mund të sjell në shoqëri.

    Kam përshtypjen se në rast se nuk do të jemi në gjendje që të parat ne duke ofruar modele reale
    të vullnetit dhe të dëshirës së mirë për ndryshim. Shoqëria do ta ketë shumë vështirë që t’i bëjë
    ballë zhgënjimit që e ka kapluar dhe kjo do të jetë akoma edhe më e rëndë për ne, sepse duke
    qenë se demokracia është një sistem i cili kërkon pjesëmarrjen aktive civile që mund të jetë
    sigurisht edhe protesta. Por nga protesta deri tek mosbindja dhe deri tek trallisja që ne po i
    sjellim qytetarëve do të kërkojnë të tentojnë të gjejnë forma të tjera të cilat do të jenë apolitike.

    Unë nuk besoj se politika është përmbledhja e të gjitha të këqijave por kam dyshimin e madh se
    politika sot po përfaqëson interesat e qytetarëve.

    Ndaj me këtë situatë ku skenat tona politike herë pas here freskohen dhe rifreskohen me figura,
    figurina, me slogane, me zhurma të ndryshme kur eksperimentet janë bërë modë e ditës.

    Unë kam vetëm frikën e rikthimit të besimit tek njerëzit dhe që veprimi ynë të mos jetë një
    veprim i mangët. Pasi fatkeqësisht veprimet politike sot janë më të mangëta, të paktët politike
    janë fluide dhe po kaq fatkeqësisht them se morali politik shpeshherë është bërë ponografi.

    Ndaj do të ju uroj të gjithave suksese, shpresoj që mos jem dukur si kasandër me parashikime të
    këqija për atë çka na pret por në fund të fundit është më mirë dhe unë nuk dijë ndonjë grua që të
    jetë tërhequr nga vështirësitë, është më mirë që të pranojmë se sfidën tjetër të radhës e përsërisë
    për t’i rikthyer besimin tek njerëzit dhe të politikës tek politika dhe tek njëri tjetri do të duhet ta
    drejtojmë po prapë gratë. Faleminderit!

    (Duartrokitje)

    KRYESUESJA: Faleminderit, zonja Bregu!

    16
    Me sa kuptoj keni vështirësi të mëdha në opozitë, shpresoj që t’i kapërceni sa më shpejt. Fjalën e
    merr Donika Kadaj-Bujupi, kryetare e Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e
    Kosovës, le të përgatitet zonja Shpresa Hadri, nga Kuvendi i Maqedonisë. Më fal Donika, Tani
    në fakt ne s’kemi vënë minutazhin, unë mendova që zonjat e nderuara do të dinë vetë të
    organizohen në mesazhet që do të japin. Në qoftë se jeni dakord të bëjmë një kufizim të
    minutazhin.

  • BUJUPI: Faleminderit, shumë!
    Besoj që e mira e grave është që vendimet t’i marrin me konsensus kështu që s’besoj që ka...
    votim sot. Ju faleminderit shumë, zonja Arta!

    Të dashura mike dhe kolege,
    Nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Presheva dhe Bujanoci, mirë se erdhët në Kosovë! Sigurisht
    që është një kënaqësi e jashtëzakonshme që jemi në një takim të jashtëzakonshëm, i cili vazhdon
    nga viti i kaluar.

    Sot dita thërret, që përtej simbolikës që ka ky takim i jashtëzakonshëm, këtë bashkim forcash ta
    vëmë në funksion të betejës së madhe, e cila vazhdon me shekuj dhe pavarësisht disa të
    arriturave nuk guxon të ndalet për asnjë ditë, për asnjë moment, sepse ka rrezik që të
    prapakthehemi.
    Ashtu si në shumë vende të botës edhe në Kosovë kjo betejë duhet të marrë formë më të
    organizuar se kurrë, sidomos kur ka rrezik që të arriturat të degradohen.
    Dhe për fatin e keq të grave të Kosovës ne kemi një rrezik me të cilin sot përballemi, kemi një
    Qeveri të dominuar nga burrat, të cilët në luftën e paskrupullt për pushtet harruan interesat e
    shtetit, duke përjashtuar gratë nga vendimmarrja dhe duke u prapakthyer në të gjitha proceset,
    pavarësisht se ishin të njëjtit të cilët gjatë fushatave zgjedhore me votat e grave arritën pushtetin
    dhe premtuan që do t’i përfaqësojnë 50% në kabinetit të tyre.
    Sot nga 22 ministri, kemi vetëm dy ministre dhe kjo është për keqardhje, e kjo nuk është as afro
    50%.
    Të dashura mike,
    Ndryshimi vjen me përkushtim dhe ne sot të zgjedhurat në këtë Parlament dhe në parlamentet
    përkatëse dhe ato pak gra në Qeveri dhe komuna duhet të bëhemi bashkë për të realizuar lirinë
    përmbajtjesore dhe jo vetëm formale.
    Ne përfaqësojmë, por ne nuk jemi pasqyra reale e grave tona!
    Beteja jonë duhet të jetë për ato mijëra gra të cilat morën fëmijët e tyre në krahë dhe ikën rrugëve
    ilegal duke migrimit, sidomos në këta gjatë muajt e fundit duke u bënë pre e kontrabandistëve
    dhe trafikantëve për faktin e thjeshtë se në vendin e tyre nuk zë një vend pune dhe nuk kishin një
    të ardhme dhe shpresë që nesër do të bëhet më mirë.
    Është detyrë dhe obligim i joni që sot të flasim në emër të tyre dhe sot të punojmë që kjo situatë
    të ndryshoj për të mirë.

    17
    Të angazhohemi për më shumë drejtësi sepse dhuna po rritet dhe padrejtësitë sociale po ashtu. Të
    luftojmë sidomos në Kosovë për të drejtën e pronës sepse vazhdon të kemi ligje të mira por të
    cilat asnjëherë nuk po zbatohen.
    Të angazhohemi për më shumë përkrahje për gratë police, të cilave vazhdon të ju mungoi pakoja
    sociale. Edhe pse ato ballafaqohen drejtpërdrejtë me krimin dhe jeta e tyre çdo ditë në rrezik.
    Të angazhohemi më shumë për gratë Prokurore dhe Gjykatëse të cilat pengohen nga politika në
    ndjekjen dhe luftimin e së keqes.
    Të angazhohemi, të dashura mike, që në spitalet tona gratë lehona të mos keqtrajtohen, ne çdo
    ditë po marrim lajme që foshnjat e tyre po vdesin për shkak të neglizhencës dhe që ato po
    keqtrajtohen deri në shkallën që rrezikohet shëndeti i tyre dhe është punë e jona që të sjellim
    ndryshim.
    Të angazhohemi për të gjitha ato gara viktima të dhunimit dhe të dhunimeve në luftën e fundit në
    Kosovë, të cilave po u mohohet drejtësia edhe sot 15 vjet pas.
    Të angazhohemi, e nderuara ministre, për nënat e të pagjeturve të cilët po presin tash e 15 vite që
    të kuptojnë diçka për më të dashurit e tyre.
    Përtej fjalëve të bukura është koha që të ndërmarrim veprime konkrete që edhe atyre t’u japim
    një përgjigje për të drejtën që ju takon.
    Të angazhohemi që mamografi të cilin e blemë bashkë me përkushtim me gratë deputete përtej
    partive politike të shkoj në të gjitha komunat dhe në të gjithë fshatrat e Kosovës sepse kanceri po
    vazhdon të vrasës.
    Të angazhohemi, që pushteti t’i japë prioritet arsimimit të vajzave dhe grave, sepse vetëm kështu
    mund të luftohet dallimi, kur kemi gra dhe burra të cilët garojnë me kualifikime dhe mundësi të
    barabarta.
    Të angazhohemi për të gjitha ato gra në biznes, pasi politikat fiskale rëndojnë mbi supet e tyre
    dhe shpesh përkundër përpjekjeve mbinjerëzore dhe punës së jashtëzakonshme që ato bëjnë
    biznese e tyre shuhen.
    Pra beteja jonë e përbashkët është që të vazhdojë me përkushtim edhe për gjyshet, të cilat
    sfidohen deri në mjerim me pensione tepër të ulëta, për nënat të cilat rrezikojnë gjithçka në
    kërkim të një jete më të mirë për fëmijët e tyre. Dhe sidomos të angazhohemi për gjeneratat e
    ardhshme për vajzat tona të cilat meritojnë më shumë se kaq dhe meritojnë mirë dhe më se kaq!
    Nëse ne bëjmë gabime ata nuk do të na falin.
    Më lejoni që për fund të sjell urimet më të përzemërta për të gjitha Ju, për të gjitha gratë e
    Kosovës, Shqipërisë, të Malit të Zi, të Preshevës, Bujanocit për të gjitha gratë e botës me shpresë
    që të jemi bashkë në beteja tona me shumë përkushtim me shumë kurajë për ditë më të mira! Ju
    faleminderit dhe urime!

    18
    (Duartrokitje)
    KRYESUESJA: Faleminderit, zonja Bujupi, dhe suksese në detyrën e vështirë që keni si kryetare
    e grupit, kam përshtypje që jeni e vetmja kryetare e një grupi parlamentar. Atëherë të dyja, unë e
    dijë që është shumë e vështirë që t’i sjellësh brenda disiplinës së partisë deputetët, kështu që juve
    pa dyshim që e keni një detyrë të vështirë por jam e bindur që e kryeni me shumë sukses. Fjalën
    e merr zonja Shpresa Hadri, përfaqësuese e Parlamentit të Maqedonisë. Le të përgatitet Mimoza
    Hafizi, deputete e Kuvendit të Shqipërisë.
  • Të nderuara bashkëkombëse nga të gjitha trojet shqiptare,
    Të nderuara kolege deputete,
    Më lejoni të përcjelli përshëndetjet dhe të falat nga të gjitha gratë shqiptare nga Maqedonia.
    Vetë fakti që ne sot diskutojmë mbi temën e gruas në udhëheqje, sfidat dhe të arriturat. Tregon se
    në këtë fushë ekziston një problem që kërkon trajtim, diskutim edhe gjithsesi një zgjidhje.
    Duke u bazuar në të dhënat statistikore dhe në realitetin që e prekim në përditshmëri kuptojmë se
    fatkeqësisht ende jemi larg trajtimit, përfaqësimit ose mundësive të barabarta në shoqëri për të
    gjithë pa dallim gjinie.
    Me theks të veçantë kur kemi parasysh përfaqësimin në pozita udhëheqëse, në institucione
    shtetërore, në ekzekutiv, legjislativ po ashtu edhe në gjyqësorë.
    Njeriu për kah natyra ka tendencë që problemin dhe zgjidhjen e tij t’i shoh larg vetes, në anën e
    kundërt duke ikur përgjegjësisë. Kjo qasje dhe ky mentalitet duhet t’i takoj historisë, pasi që tani
    më barrierat sikur që janë interpretimet tendencioze edhe të shtrembëruara të traditës, kulturës
    dhe religjionit që kanë qenë shkak për një diskriminim të skajshëm ndaj gjinisë femërore edhe
    atë jo vetëm asaj shqiptare por të femrës në përgjithësi kanë humbur kuptimin dhe ka progres në
    këtë drejtim.
    Për të qenë të sinqertë, ne duhet të pranojmë që së pari fajin duhet ta kërkojmë tek vetvetja pasi
    që historia flet se jo rrallë herë gruaja ka dhënë një kontribut të çmuar si në fushën e çështjes
    kombëtare ashtu edhe në atë arsimore, shkencore dhe kulturore.
    Nëse ne duam të kemi më tepër të tilla duhet të pyetemi dhe mësojmë se cili ka qenë çelësi që
    zëri i tyre ka mundur të depërtoj përtej mureve të kullave të gurta edhe t’i tregoj botës
    mashkullore se edhe femra krahas me mashkullin mund të kontribuoj në zgjidhjen e çështjeve
    madhore edhe në ofrimin e një jete më të lumtur për gjeneratat e ardhshme.
    Ky çelës nuk do jetë që këto ishin më të diturat pasi që janë të shumta ato femra që kanë dituri
    dhe përmbi të gjitha që shumë shpesh thirren në zërin e arsyes, po të njëjtat ishin dhe janë më të
    guximshme për ta treguar atë.

    19
    Si femra politikane që kemi na takon që përveç tjerash të jemi edhe nxitëse, inkurajuese dhe
    fuqizuese të femrave që të inkuadrojnë në pozita udhëheqëse të përballin me sfida nga më të
    ndryshmet dhe t’ia dalin me sukses.
    Është një fatmirësi që tani më problemi i vijimit të shkollimit të femrës si një nga komponentet
    më diskriminuese ndaj saj tash më i takon së kaluarës.
    Të dhënat e fundit që janë mjaftë inkurajuese dhe tregojnë një trendë gjithnjë në rritje të femrave
    me arsim të lartë dhe sipërorë. Madje më shumë raste me përqindje edhe më lartë se gjinia
    komplementare.
    Kjo lë të kuptohet se resurset njerëzore dhe profesionale në sasi dhe cilësi janë më se të
    mjaftueshme për kryerjen e detyrave dhe obligimeve qytetare, shtetërore dhe kombëtare, por
    mungon përfshirja e tyre në vendet udhëheqëse.
    Mendoj se stadi shoqërorë në të cilën gjendemi ka nevojë akoma për emancipim të vazhdueshëm
    deri në atë shkallë sa që të mos ketë nevojë për detyrime ligjore ose kushtetuese siç është koha ta
    prej minimum 30%.
    Gjithsesi që deri në arritjen e atij niveli të zhvillimit shoqërorë do të duhej që bashkërisht të
    mendojmë në drejtim të zgjidhjes së një modeli të përshtatshëm të obligimeve ligjore për një
    minimum të përfshirjes së femrës në politikë, në të gjitha mekanizmat dhe institucionet. Në këtë
    drejtim na shërben shembulli i kuotave të barabartë 50-50 në Francë ose modeli i kuotave
    neutrale që është 60-40.
    Në këtë të fundit obligimi ligjor do të ishte që përfaqësuesit nga asnjëra gjini të mos përbëjnë më
    shumë se 60% ose më pak se 40%, të pozitave, ... partiake ose në një organ vendimmarrës.
    Ky lloj kuotash ndërton një kufij maksimal për të dyja gjinitë dhe shpesh është përdorur për të
    hedhur poshtë argumentet e kundërshtarëve të kuotave se ato janë diskriminuese ndaj burrave.
    Shembujt e këtillë dhe të tjerë mund të na shpijnë deri te kapërcimi të hendekut mes vlerësimit të
    mendimtarëve politikë dhe filozofëve si Platoni, Aristoteli, Gjon Loku, Hekeli e të tjerë që
    konsideronin se për gratë nuk kishte vend në politikë për shkak të përshtatshmërisë së tyre në
    rolet si nënave e gra.
    Opinion ky që ka qenë aktual deri në fillim të shekullit XXI dhe nga ana tjetër të vizionit të ish
    sekretares të SHBA-së dhe kryetares së NDA-së, Medlin Olbrajt, e cila pohon se çdo vend
    meriton të ketë udhëheqësin më të mirë të mundshëm që do të thotë se grave duhet të ju epet një
    shans për të garuar dhe se shteti që nuk e mundëson këtë e privojnë veten nga një numër i madh i
    talenteve.
    Së fundmi, më lejoni të përfundoj me një porosi që ashtu sikur ne të gjitha që jemi inkurajuar dhe
    frymëzuar nga shembuj të suksesshëm të guximit të femrave dhe politikaneve ndër shekuj si në
    planin kombëtarë ashtu edhe atë ndërkombëtarë. Kështu të bashkuara sikur që jemi sot të bëhemi
    shembull dhe shtytëse për fuqizimin e femrës në vendimmarrje në vazhdimësi.

    20
    Të drejtën për barazi nuk duhet t’ia kërkojmë askujt, atë si është duhet ta gëzojmë dhe
    shfrytëzojmë. Pasi fundja femra, gruaja, nëna është ajo qenie që jetës ia sjell më të bukurën jetën
    vetë.
    Rrjedhimisht për një qenie të tillë besoj fuqishëm që ... duhet të jenë më të mëdha për ide dhe
    vendime bashkuese, bashkëpunuese, mirëmenaxhimi dhe prosperiteti. Ju faleminderit, dhe urime
    festën edhe një herë!
    (Duartrokitje)
    KRYESUESJA: Faleminderit, zonja Hadri!
    Fjalën e merr Mimoza Hafizi, deputete e Kuvendit të Shqipërisë, nënkryetare e AGD-së. Le të
    përgatitet zonja Besa Baftiju, Kuvendi i Kosovës.
  • Faleminderit, e dashura Arta!
    Të nderuara kolege deputete të mbarë shqiptare,
    Të nderuara kolege mik police kosovare,
    Është hera e dytë që ndodhemi në Kosovë për të bashkëbiseduar edhe për të ndarë mes nesh
    mendime të vyera për politikën dhe për gratë shqiptare. Dhe dua të ju them që takimi me ju ka
    qenë një nga privilegjet dhe kënaqësitë më të mëdha që më ka dhënë mandati i deputetes së
    Republikës së Shqipërisë. Prandaj, jam shumë mirënjohëse.
    Jam mirënjohëse gjithashtu e dashur Teuta për kontributin që keni dhënë që ditën e parë të
    krijimit të Aleancës së Grave Deputete. Ju erdhët në Tiranë dhe përveç kësaj Aleanca jonë e
    grave deputete u krijua dhe u ngrit sipas modelit tuaj. Dhe kjo ka qenë lidhja më e ngrohtë edhe
    më e rëndësishme që kemi pasur mes nesh.
    Ne jemi frymëzuar nga profesionalizmi juaj politik, nga guximi që keni pasur për të shkuar përtej
    interesave politike dhe për të qenë bashkë në zgjidhjen e problemit të grave kosovare.
    Ky ka qenë edhe motivi ynë dhe unë kam besuar gjithmonë se forca juaj vjen po aq sa nga
    cilësitë që keni, por edhe nga numri i konsiderueshëm i grave deputete në Parlamentin e
    Kosovës, prandaj edhe unë kam insistuar gjithmonë që në këtë fazë të zhvillimit politik të
    Shqipërisë, rritja e numrit të grave dhe kuota është një faktor i rëndësishëm, e dashura Monika,
    mendoj edhe e dashura Majlinda. Prandaj, ne si aleancë e grave, pavarësisht hezitimeve, ne kemi
    insistuar që ta rrisim numrin e grave deputete në parlamentin tonë. Jemi aktualisht 29 zonja, rreth
    20% por është pikërisht kuota e futur në vitin 2008 që na bëri të kalojmë nga 6-7% të kalojmë në
    këtë numër 20% dhe ne po tentojmë që të shkojmë tek 30% ose një çik më tepër, sepse mendoj
    se e meritojmë.
    Prandaj, desha t’ju përshkruaj krejt shkurtimisht një nisëm ligjore që e kemi ndërmarrë si
    Aleancë e grave deputete, është një nisëm shumë e rëndësishme për përmirësimin e kodit
    zgjedhor, i cili do të prekë edhe zgjedhjet e ardhshme vendore edhe zgjidhjet e ardhshme
    parlamentare edhe që konsiston në disa drejtime. Dua t’i bëjë të njohura për ju, megjithëse Ligji i
    juaj zgjedhor është krejt ndryshe nga Ligji në Republikën e Shqipërisë.

    21
    E para, kërkojmë që listat e kandidatëve të paraqitura nga partitë apo koalicionet të mos jenë të
    përbëra në 30% për në 40% gra, për një rritje e konsiderueshme dhe tjetra që është shumë e
    rëndësishme, që gratë të jenë të baras të shpërndara në listën e kandidatëve dhe jo të vendosura
    në fund të listës siç ka ndodhur rëndomë më përpara. Kështu, në çdo tre emra të njëpasnjëshëm
    kemi kërkuar që të ketë të paktën një grua. Kemi kërkuar që mosrespektimi i këtyre kërkesave
    ligjore të qoj në refuzim të listës nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe jo të dënohet me
    gjobë siç ka qenë deri më tani. Rreth 7000 euro gjoba për mosrespektim gjinie që është një shifër
    fyese edhe dinjitetin njerëzor edhe që ka bërë, që motivet dhe synimet e ligjit të mos realizohen.

    Dhe së fundi, që është një diçka mjaft e veçantë edhe shpresoj që nëse miratohet do të jetë një
    rezultat shumë i rëndësishëm për zgjedhjet e ardhshme lokale, kërkojmë që edhe në zgjedhjet
    lokale çdo parti apo koalicion të mos kandidoj për kryetare bashkie më pak se 20% gra. 20% në
    fakt duket sikur është një shifër e ulët por në Shqipëri përbënë një hap të madh cilësor sepse
    krahasuar me 1% që është aktualisht, kemi vetëm 4 kryetare bakshish dhe komunash, në mënyrë
    385 që ka aktualisht Shqipëria me sistemin e vjetër. Prandaj them që ne e kemi menduar këtë si
    zgjidhje, kuotën si zgjidhje momentale për momentin e zhvillimit politik të vendit tonë dhe ne po
    logojmë fortë me gjithë faktorët që influencojnë për miratimin e ndryshimeve të propozuara,
    ashtu që ndryshimet tona të mos ngelin në letër, por lobojmë me kolegët tanë burra, kryetar të
    grupeve parlamentare dhe sigurisht me kryetarët e komisioneve dhe sigurisht me liderët e partive
    që janë personat më të rëndësishëm. Kemi pasur një lajm shumë të mirë, kemi pasur një
    deklaratë të tre liderëve të tre partive kryesore: Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Lëvizja
    Socialiste për Integrim, që në zgjedhjet e ardhshme lokale, në listat e partive për anëtare të
    këshillave bashkiake të jenë 50 % gra. Është një premtim shumë i mirë dhe ne shpresojmë fort që
    të mbahet, por sigurisht ne nuk tërhiqemi për të miratuar ndryshimet në kodin zgjedhor.

    Desha ta përfundoj me zgjedhjet lokale në Shqipëri, që po ofrojnë, 21 qershori, një Shqipëri do të
    jetë një moment i rëndësishëm për Shqipërinë sepse krijohet shansi për një administrim të ri
    vendor shumë të fuqishëm dhe të përgjegjshëm dhe unë mendoj se kur vjen nevoja për
    përgjegjshmëri, kush më mirë se gratë mund ta bëjnë. Ne po kërkojmë edhe mbështetje të
    organizmave të ndryshme ndërkombëtare edhe në media që ë mbështetja ndaj grave kandidate në
    këto zgjedhje dhe vëmendja ndaj tyre, të jetë e shumëfishuar.

    Për ta mbyllur desha të them se unë jam deputete e Shkodrës, respektoj pafund forcën e grave të
    zonës sime dhe forcën e gjithë grave shqiptare, mbarë shqiptare dhe për të mos qenë e njëanshme
    në një cilësim, dua të citoj fjalën e një konsulli të huaj, konsulli francez që para shumë kohësh ka
    qenë, para shumë, shumë kohësh ka ndej dhe ka jetuar gjatë në Shkodër dhe ai ka dhënë një
    cilësim që mua më ka pëlqyer shumë. Ai ka thënë që në asnjë vend të botës gratë nuk ushtrojnë
    një veprimtari më të fuqishme se tek shqiptarët. Unë besoj kësaj dhe prandaj jam, bashkë me ju
    jam përkushtuar fort kauzës së rritjes të përfaqësimit politik të grave në vend.

    Faleminderit dhe gëzuar 8 Marsin!

    KRYESUSJA: Faleminderit, zonja Hafizi! Fjalën e merr Besa Baftia, Kuvendi i Kosovës.
    Përgatitet Albiona Ibrahimi, përfaqësuese e grave të Luginës së Preshevës.

  • Faleminderit, kryesuese!

    22
    Të nderuara deputete,
    Të nderuara përfaqësuese të trojeve shqiptare,
    Të nderuar të pranishëm
    Sot është një ditë kur gratë trajtohen në mënyrë të veçantë, është ë një ditë kur flitet shumë për
    gra, mirëpo e kam përshtypjen se shoqëria shumë shpejt i harron ato edhe pse guraja paraqet
    qelizën bazë të jetës dhe shoqërisë. Duke e ditur se gjysmën e popullsisë e përbëjnë gratë, ato
    vazhdojnë të mos kenë statusin e barabartë me burrat.

    Kosova ka një kornizë ligjore mjaft gjithëpërfshirëse dhe mekanizma për sa i përket barazisë
    gjinore, mirëpo zbatimi mbetet sfidë. Edhe pse ka përmirësime, gratë mbeten më pak të
    përfaqësuara në proceset vendimmarrëse në të gjitha nivelet. Ato janë më pak të punësuara, më
    pak të paguara dhe më pak të avancuara, e kjo nuk i kontribuon zhvillimit demokratik të një
    vendi. Situata socio-ekonomike mbetet sfidueses për avancimin e gruas në shoqëri, sot një
    shumicë e grave nuk kanë mirëqenie sociale dhe kanë një jetë të vështirë ekonomike. Nuk ka
    vend në Evropë me kaq pak gra në tregun formal të punës se sa në vendin tonë. Vetëm 18% e
    grave në krahasim 55% që janë burra. Më pak se 10% e bizneseve janë në pronësi të grave,
    vetëm 3% të gjitha kreditë shkojnë për gratë, pak prona janë në pronësi të grave që janë diku
    rreth 8%.

    Është dëshmuar se në vendet e BE-së, produkti bruto vendor dhe zhvillimi ekonomik do të rritet
    me gra në tregun e punës e sidomos nëse ato janë në funksione menaxheriale. Në vendin tonë
    edhe në sektorët ku numri më i madh i të punësuarave janë gra, si për shembull arsimi dhe
    shëndetësia, pozitat menaxheriale i zënë burrat kjo është brengosëse sepse gratë nuk po
    mbështesin dhe nuk po e shtyjnë njëra tjetrën. Ne duhet t’i shtojmë angazhimet tona që pa marrë
    parasysh bindjet tona partiake, t’i mbështesim gratë që ato të jenë në pozitë shumë më të
    avancuar shoqërore dhe politike.

    Ne duhet të synojmë që gruaja të jetë sa më e përfshirë në vendimmarrje. Unë besoj se gratë
    gjykojnë drejtë, janë më të zonjat se burrat dhe mund të japin zgjidhje alternativë për
    përmirësimin e jetës së tyre dhe të qytetarëve. Në fund më lejoni që të gjitha grave kudo që janë
    te ju uroj këtë ditë me shpresë se me punë dhe me angazhime më të mëdha të bashkuara do t’i
    arrijmë synimet tona. Faleminderit!

    KRYESUSJA: Faleminderit! Fjalën e merr Albiona Ibrahimi, përgatitet Zylfije Duraku,
    përfaqësuese e grave nga Mali i Zi.

  • Të nderuara deputete nga Kosova, Shqipëria,
    Të nderuara zonja dhe zonjusha nga Mali i Zi, Presheva, Bujanoci.
    Ju faleminderit deputeteve, organizatoreve të Republikës së Kosovës për ftesën që na e kanë bërë
    edhe pse shpeshherë Presheva lihet padore nga politikanët. Ky është një gjest shumë i vlerësuar
    që gratë din të punojnë dhe të bashkëpunojnë me te gjitha gratë shqiptare në të gjitha trojet.
    Shihet se pa kontributin e gruas, shq8iptarët nuk do të ishin aty ku janë, e ceku këtë dhe për në
    Luginë të Preshevës. Në të gjitha vendet e Botës, të Evropës femra nuk është e kënaqur me
    pozitën që ka, por në komunën e Preshevës, të Bujanocit dhe Medvegjës, ne përballemi dy herë
    me këto vështirësi që i keni ju shembull Kosova dhe Shqipëria. Falë ligjeve të Evropës dhe falë
    kontributit të OSBE-së, kemi një kuotë edhe ne 30% , por kjo nuk do të thotë që jemi të kënaqura

    23
    sepse përqindja e femrës në Luginë të Preshevës është mbi 50% dhe ne femrat punojmë në
    drejtim që ta risim këtë përqindje nga 30 në 50.

    Nga 38 këshilltar që posedon Kuvendi komunal i Preshevës, 12 jemi femra dhe të gjitha
    bashkëpunojmë. Përfshirja e femrave nëpër institucione për fat atë keq ka filluar me vonesë në
    komunën e Preshevës, por jo vetëm nga padrejtësitë ndër vitesh por edhe nga mosinteresimi i
    vetë femrës, sidomos i femrave intelektuale të cilat duhet të jenë nxitëses edhe për femrat tjera.
    Në Komunën e Preshevës femra është e përfshirë në institucionet komunale, arsimore,
    shëndetësore kur dihet se femra ka një karakter më të ndjeshëm dhe par atë është më se e
    nevojshme prezenca e femrës nëpër të gjitha institucionet. Në një shkallë është zhvilluar edukimi
    i femrës s i në arsim fillor, të mesëm dhe universitar si dhe një shkallë më të lartë vetëdijesimi
    por femra preshevare e ka vështirësinë më të madhe të shkollimit sepse kemi mungesë të
    universitetit të gjuhës shqipe ku duhet të udhëtoj femra pareshevare drejtë Kosovës, Shqipërisë
    dhe Maqedonisë, fatkeqësisht me kuota të caktuara, të limituara ku ky limit pengon femrën
    preshevare të shkollohet andaj bëjë thirrje nga këtu të shfrytëzoj rastin ministrive përkatëse të na
    ndihmojë në këtë problem, të bëjë pa limitë kuotën sidomos për femrat, sidomos për femrat,
    sikurse ministrive përkatëse në Republikë të Kosovës, Shqipërisë, por edhe asaj të Maqedonisë
    në mënyrë që të kemi më të lehtë të përballemi me problemet e shkollimit.

    Problemet tjera që na preokupojnë grave preshevare, janë problemet shëndetësore si ato primare
    dhe ajo sekondare, por problemi më i madh i femrës preshevare, është problemi i maternitetit dhe
    e shfrytëzoj rastin nga këtu të falënderoj Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe atë të Shqipërisë
    për ndihmën, fondet që na siguruan, na dhuruan për të funksionuar për të hapur maternitetin ku
    fatkeqësisht kjo nuk po funksionon ende, por jo nga puna jonë, por nga padrejtësitë që na i bënë
    Serbia dhe nuk na e le të hapim maternitetin që të finalizojmë dhe të funksionojë si është
    planifikuar. Lindjet duhet të kryhen në qytetin e Vranjës duke e përfshirë këtu maltretimet
    psikike e materiale, ku ma e keqja është se fëmijët e lindur në qytetin e Vranjës, sa të jenë jeta
    duhet të marrin dokumentacionin në qytetin e Vranjës, e jo në vendlindjen ku janë ata.

    Më e keqja është se edhe nëpër dokumentet që marrin banorët e Preshevës të cilët kanë lindur në
    Vranjë, të gjitha dokumentet i marrin në gjuhën serbe, asnjëherë në gjuhën shqipe edhe atë në
    gjuhën serbe të formës cirilike. Kalojnë edhe tek deri tek deformimet e emrave të vendbanimeve
    dhe kjo na sjell shumë probleme kur kemi femrat të udhëtojnë drejtë një qyteti serb, të marrin
    dokumentet dhe kjo nënkupton se nuk kemi përdorim të lirë të gjuhës dhe të shkrimit shqip dhe
    nga kjo kuptojmë se Qeveria e Serbisë është e interesuar të dëbojë shqiptarët nga Preshesva,
    Bujanoci dhe Medvegja duke u bërë padrejtësi shumë të mëdha.

    Sa i përket zhvillimit ekonomik, bizneseve të udhëhequra nga vetë gratë, ende nuk ka filluar apo
    shumë pak, ku ftojë gratë afariste si të Shqipërisë, të Kosovës dhe të Maqedonisë, të jenë pjesë e
    investimeve duke kontribuar në mënyra të ndryshme ku komuna e Preshevës ka strategjinë e saj
    të zhvillimit ekonomik, ka zonën industriale e cila është e gatshme për investitorët e huaj dhe nga
    këtu ju ftoj gra të nderuara afariste të suksesshme që të vini dhe të investoni në komunën e
    Preshevës. Kemi nevojë edhe për trajnime, seminare por më së shumti do të ishte e nevojshme
    edhe trajnimi i grave në biznese të vogla apo të mesme dhe në vendimmarrje.


    24
    Për t’i kaluar të gjitha këto pengesa që i kemi ne gratë e Luginës së Preshevës, duhet të jemi të
    gjitha të bashkuara dhe kërkoj nga ju që të jemi të gjitha të bashkuara që të kemi një rrugë të
    përbashkët të suksesshme. Ju faleminderit dhe njëherësh ju uroj festën e 8 Marsit.

    KRYESUESJA: Faleminderit Albiona! Fjalën e merr zonja Duraku, përfaqësuese e grave të
    Malit të Zi, përgatitet zonja Shukrije Bytyçi, Kuvendi i Kosovës, e cila do të jetë folësja e fundit
    për këtë seancë.

  • Të nderuara zonja kryesuese të seancës,
    Të nderuara zonja deputete të Republikës së Kosovës, Republikës së Shqipërisë, Maqedonisë si
    dhe përfaqësueset e politikës së Preshevës dhe Malit të Zi.

    Së pari t’ju falënderoj për ftesën dhe ndjehemi të privilegjuara dhe të lumtura që gjendemi sot në
    mesin tuaj unë si aktiviste, ndërsa shoqja ime është këshilltare, zonja Hatixhe Gjoni në
    Parlamentin lokal të Ulqinit. Jemi mbledhur sot në këtë datë të rëndësishme për ne për të kujtuar
    vuajtjet e sakrificat e grave në breza, por dhe të arriturat e tyre dhe sfidat për të ardhmen.

    Femra shqiptare në Mal të zi ka pasur në rrugëtim të gjatë në rrethanat e vështira edhe pse në
    trojet e veta shekullore por në një shoqëri multietnike ku u përball me sfidat e ashpra të të qenit
    grua dhe shqiptare njëkohësisht. Nëse i analizojmë rezultatet e arritura që nga periudha e fillimit
    të shkollimit të femrës në Mal të Zi, kemi progres të dukshëm megjithëse duhet ende shumë punë
    dhe këmbëngulje për të përmirësuar pozitën e saj në shoqëri. Shkollimi i femrave tona fillon me
    vonesë në vitit 1960, gjersa shkollimi i lartë merr hov me hapjen e Universitetit të Prishtinës.
    Nga ky Universitet u pajisen me dituri dhe njëkohësisht përforcuan ndjenjën tonë kombëtare.
    Kosova për ne ishte dhe mbetet një nënë e dashur që na mundësojë të shkollohemi në gjuhën
    tonë amtare në mesin dhe afërsinë e njerëzve tanë.

    Në këto rrethana, unë personalisht e ndjej një obligim moral që në emër të të gjitha gjeneratave të
    bëjë një falënderim publik Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme në edukimin e rinisë tonë.
    Faleminderit motra dhe vëllezër kosovar! Ju mbetemi borxh për jetë.

    Fatkeqësisht më vonë pason periudha e mbylljes së Universitetit të Prishtinës dhe kjo ndikon në
    stagnimin e shkollimit të gjeneratave tona për një dekadë. Fati ynë në këtë fatkeqësi ka qenë
    hapja e një dere tjetër gjysmë shekull e mbyllur për ne, pra hapja e Universitetit të Tiranës.
    Falënderojmë shtetin amë për kontributin që po i jep në edukimin e brezave të ri. Tani rinia jonë
    më me pak barriera gjuhësore dhe paragjykime po shkollohet edhe në Podgoricë dhe vende tjera
    të rajonit. Megjithatë, përkundër faktit që kjo gjeneratë e ka më lehtë të integrohet në çdo mjedis,
    fatkeqësisht ardhmëria e saj mbetet ende me shumë pikëpyetje edhe pa ndonjë perspektivë në
    vendin e vet, pikërisht në këtë drejtim duhet të fokusohemi dhe të punojmë më së shumti.

    Nëse analizojmë situatën në mënyrë kronologjike, kontributi i femrës gjatë etapave të zhvillimit
    tonë si popull ka qenë i madh jo vetëm në ngritjen e vlerave individuale të familjes por edhe në
    procese shoqërore e politike. Ajo u kyç si e patrembur në proceset demokratike dhe u bë pjesë
    kritike e ndryshimit. Trazirat në ish-Jugosllavi dhe Kosovë, u reflektuan edhe tek ne. Gratë që
    janë të vendosura në kërkesat e veta për të drejtat e pakicave dhe pa rezervë mbështeten popullin
    e Kosovës për pavarësi.

    25
    Kujtoj gjithmonë protestën e gruas mbas vrasjes makabre të familjes Jashari, ku mbi 300 gra,
    nëna me shembja në kokë e lot në sy, motra e vajza të reja mbushën sallën e Kuvendit komunal
    në mbështetje të nënave kosovare me ç’rast bëmë thirrje për hapjen e dyerve të shtëpive tona për
    refugjatë. U tejkalua me sukses edhe kjo sfidë.

    Është shumë e çuditshme që e keqja na bashkon aq shumë sa mahnitim botën me humanizmin
    tonë, por për fat të keq kjo nuk ndodhë në paq. Këto vite pra që janë të dhimbshme por dhe
    privilegji i madh i kohës që jetuam. Femra shqiptare e Malit të Zi, sot është e shkolluar. Kemi
    kuadro të profileve të ndryshme, por megjithatë pozita e femrës në shoqëri, është nën nivelin e
    duhur po thuaj e pa përfaqësuar në jetën shoqërore publike politike. Femra ende nuk ka arritur të
    marrë postin e qeverisjes lokale përveç postit të nënkryetarit të komunës dhe një këshilltari në
    Kuvend. Nga kjo kuptohet se postatet në nivelin qendror as që diskutohen. Vendet udhëheqëse
    dhe vendimmarrëse sot janë ende të rezervuara për meshkuj. Shoqëria jonë për fat të keq nuk po
    e shfrytëzon gjysmën e potencialit intelektual që disponon. Mentaliteti i mashkullit nuk ka
    ndryshuar shumë, domosdo na ngelet vetë neve të luftojmë për pozitën që na takon në shoqëri.

    Një sfidë e kohës... dhe përballemi me situatën e rëndë ekonomike-sociale në vendin, sidomos në
    trojet ku banojnë shqiptarët, nuk ka zhvillim edhe pse jetojmë në vendet me potencial të madh
    ekonomik, proceset e privatizimit nuk kanë dhënë rezultate dhe si pasojë ka ardhur deri te
    mbyllja e shumë vendeve të punës. Pjesa dërmuese se të rinjve janë pa punë dhe në këto kushte
    janë të detyruar të mbesin në vendet ku studiojnë apo të emigrojnë në perëndim. Trojet tona po
    zbrazen dita ditës, prandaj duhet të brengosemi më shumë për këtë fenomen mbarë kombëtar
    sepse një ditë mund të na kushtoj shtrenjtë. Andaj na mbetet pra të punojmë bashkërisht për
    çështje të mëdha kombëtare me ç’rast mund të shkëmbejmë ide, të koordinojmë aktivitete, të
    hapim biznese të përbashkëta e tjerë e tjerë. Pra në mendjet tona na ngelet t’i bashkojmë vet se
    tokat tona i ka bashkuar Zoti Ju faleminderit dhe urime për 8 Mars.

    KRYESUESJA: Faleminderit, zonja Duraku! Fjalën e merr zonja Shukrije Bytyçi, Kuvendi i
    Kosovës. Kemi një kërkesë nga një zonjë tjetër deputete Alma Lama për ta marrë fjalën në këtë
    pjesë të seancës së sotme. Megjithëse se ka radhën në seancën e pasdrekes. Nëse nuk ju ka marrë
    uria, mendoni t’ia japim fjalën edhe Almes.

  • Faleminderit kryesuese!
    Përshëndetje për dy kryesueset e kësaj seance të jashtëzakonshme, por festive, të Kuvendit të
    Kosovës.
    Të nderuara qytetare të Republikës së Kosovës,
    Të nderuara familje të dëshmorëve,
    Të nderuara ju pjesëmarrëse nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Kuvendi i Republikës së
    Maqedonisë dhe ju aktiviste dhe asambliste të Luginës së Preshevës dhe të Malit të Zi.
    E nderuara presidente Jahjaga,
    Të nderuara kolege deputete që jeni pjesëmarrëse këtu sot,
    Të nderuara pjesëmarrëse e të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovë, femra kudo që
    gjendej në mbarë rruzullin tokësor,

    Po e filloj fjalimin për nder të 8 Marsit me një thënie: “sikur gratë ta udhëheqësin botën, ato do të
    flaknin të gjitha armët përveç gjuhës” . duke iu referuar kësaj thënie mundohem t’i përfshijë të

    26
    gjitha aftësitë e të qenët femër pasi gruaja ka rol shumë të rëndësishëm në zhvillimet dhe
    ndryshimet kulturore në një shoqëri. Gjithashtu ajo ndikon drejtpërdrejtë në zhvillimin dhe
    përparimin e gjinisë njerëzore sepse ajo ka kontakt më shumë në edukimin e fëmijëve dhe rritjen
    e tyre.

    Gruaja nuk mund të themi se ka qenë e privilegjuar me të drejta në të gjitha kohërat, në edukim
    dhe trashëgimi. Të drejtat e saj varësisht nga periudhat kohore, variojnë nga një gjendje në një
    gjendje tjetër. Për një ndryshim të tillë jemi edhe ne vet dëshmitare të gruas para luftës dhe pas
    luftës. Mos ta harrojmë rrugën e vështirë të gjysheve dhe nënave tona, vuajtjet e tyre, vështirësitë
    e punës dhe kushteve ekonomike, trajtimin e tyre në familje dhe shoqëri. Ato kur nuk u
    dorëzuan, sakrifikuan dhe duruan për të mos hequr dorë nga edukimi ynë dinjitoz për hapjen e
    rrugëve tona që ne të kemi një rrugëtim më të lehtë drejtë sukseseve. Ato ishin më të forta se
    guri, ato tunden djepa në male, kënduan ninulla butësisht, na ushqyen me kafshatën e gojës së
    tyre, ato përcollën djem për luftë dhe i pritën krah hapura arkivolet e tyre duke i përqafuar fortë e
    varrosën pa asnjë lot në sy dhe me krenari. Ato janë heroinat tona, janë simboli i qëndresës dhe
    shembulli më i mirë i yni përherë.

    Të nderuara pjesëmarrëse,
    Nënat tona dhe të gjitha gratë shqiptare bënë histori me guximin që kanë shfaqur gjithmonë.
    Historia jonë përplot data dhe ngjarje ku morën pjesë gratë shqiptare. Ato me fuqinë e vet kur
    kërkohej nevoja e atdheut, nuk i përfillnin zakonet e vjetra dhe kanunet e mykura por dilnin
    maleve krahë vëllait, burrit apo djalit dhe luftonin për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Pjesëmarrja
    e tyre në beteja tregon se luftërat tona ishin të drejta dhe çlirimtare, këtë e vërteton Sonja Sami
    Frashëri, në cilën anë do të luftës që sheh gratë kanë rrokur armët, mos dysho në të drejtën që ka
    ajo anë, sepse s gruaja nuk e kap armën pa qenë gjendja e padurueshme.

    Disa nga gratë e kësaj toke që shtynë qeren e jetës shqiptare ishin: Mbretëresha Teutë, Mamica
    motra e Skënderbeut, motrat Qiriazi, Shotë Galica, Nënë Tereza, Xhevë Krasniqi Lladrovci e
    shumë të tjera.

    Femra shqiptare gjurmët e saj i la edhe në artin dhe kulturën tonë, edhe pse ishim një vend i
    izoluar nga pushtuesi, arti dhe kultura shqiptare shpërtheu dhe largoj pengesat dhe mesazhi më i
    mirë përmes tyre dhe një vend të pazëvendësueshëm zen zonja Nexhmije Pagarusha. Kush më
    mirë se ajo mund ta bënte këtë, ajo përmes zërit të saj ngriti lartë vlerën identifikuese artistike
    dhe kulturore të femrës kosovare dhe shqiptare.

    Prandaj, asnjëherë ne femrat nuk duhet ta nënvlerësojnë gruan. Shoqëria kosovare duhet të
    ndërgjegjësohet sepse një grua nuk është vetëm një nënë e mirë, një bashkëshorte e mirë, një
    familjare e mirë, por mund të jetë edhe një mësimdhënëse, një mjeke, një drejtoreshë, një
    kryetare komune, një presidente e vendi si dhe një vendimmarrëse e suksesshme në të gjitha
    postet më të larta të qeverisëse të mundshme.

    Unë shpresoj që bashkëpunimi ynë bashkëpunimi ynë ndërshtetëror, ndërshqiptar do të rritet dhe
    do të kemi, do të ndihet zëri i fuqishëm i femrës shqiptare kudo që është . Prandaj urime, me fat
    8 marsin. Faleminderit!


    27
    KRYESUESJA: Faleminderit, zonja Bytyçi! Alma, e keni fjalën.

  • Faleminderit e nderuar kryesuese, znj. Dade,
    E nderuar zonja Brovina,
    Të nderuara deputete nga te gjitha trojet shqiptare, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i zi dhe
    Presheva,
    Pa dyshim se sot është një ditë e veçantë për të gjitha ne, që mblidhemi së bashku, pavarësisht
    ndarjeve që na ka bërë historia.

    8 Marsi është dita Ndërkombëtare e Gruas, por dalëngadalë po e kthejmë këtë ditë edhe në një
    ditë kombëtare të gruas shqiptare, ku ne gratë dhe vajzat shqiptare ngremë zërin e përbashkët për
    më shumë barazi dhe dinjitet.

    Një vit më parë, kur u mblodhëm në parlamentin shqiptar, ne ndërmorëm hapin e parë drejt
    bashkimit tonë. Sot është koha të flasim dhe veprojmë si një trup i vetëm, ta bëjmë zërin tonë të
    fuqishëm aty ku jemi, të reagojmë së bashku ndaj të keqes dhe të papranueshmes.
    Janë me miliona gra shqiptare që i kanë sytë nga ne, përfaqësueset e tyre. Gjendja e grave dhe
    vajzave shqiptare, në të gjitha trojet është e rëndë. Ato shpesh janë subjekte të dhunës dhe
    papunësisë së lartë, janë subjekte të diskriminimit që fillon që në ditët e para të jetës e përfundon
    atëherë kur përfundon edhe vete jeta e tyre.

    Ish- sekretarja e shtetit amerikane e shtetit, Hillari Klinton ka thënë disa vite më parë , të drejtat e
    grave janë të drejtat të njeriut. E pa respektim të të drejtave të njeriut, demokracia nuk është
    tjetër veç se iluzion.

    Demokracia do të ishte iluzion në rast se gratë nuk vihen në drejtim të shtetit krahas me burrat,
    në drejtim të ekonomisë, sigurisë, arsimit e shkencës. Ne duhet të udhëheqim kudo sepse jemi
    gjysma e shoqërisë.

    Përgjatë historisë gratë shqiptare janë dëshmuar me punë se janë kombformuese e shtetndërtuese,
    janë dëshmuar si lirisjellëse e paqebërëse, si demokraci sjellëse e demokracibërëse.

    Edhe sot gratë shqiptare duhet të jenë të zëshme dhe të vendosura ndaj fenomeneve të errëta të
    njerëzimit, që kanë pllakosur një pjesë të planetit e që janë shndërruar në një kërcënim edhe për
    ne, edhe për të gjitha demokracitë perëndimore, që është ekstremizmi fetar.
    Konsideroj se personalisht e kam bërë detyrën ndaj kombit, demokracisë dhe të drejtave të grave,
    duke e ngritur zërin kundër fundamentalizmit islamik, me gjithë koston e lartë personale,
    kërcënimet, shantazhet, linçimet deri në blasfemi.

    Shpresoj qe sot e tutje të mos mbetem zë i vetëm ndaj këtij fenomeni. Dhe në fakt këtu u fol
    shumë për këtë dhe e shohë që nuk jam më vetëm.

    Unë konsideroj veten një luftëtare për demokraci ndaj edhe dy kërkesa që do ti bëj sot lidhen me
    vete procesin e demokratizimin.

    Se pari, do të kërkoja nga të gjitha ju që të shtojmë përpjekjet nëpër partitë politike, për t’i

    28
    demokratizuar ato. Retorika e tyre është që të janë demokratike, por në të vërtetë nuk janë. Të
    luftojmë për të ndryshuar paradigmat maskiliste ku partitë janë klube të burrave që marrin
    vendime nëpër restorante. Të luftojmë të kemi votën tonë ne vendimmarrje. Duhet ta dimë se
    logjika partiake bartet ne institucione. Nëse ne një subjekt politik nuk ka demokraci te
    brendshme, e njëjta gjë do te ndodhe kur ky subjektet do te drejtoje institucionet publike që
    menaxhojnë vetë jetën e njerëzve.

    Se dyti, para dy ditësh isha pjese e një séance te hapur ndërparlamentare të Parlamentit Evropian.
    aty u fol se me gjithë arritjet që janë shënuar nëpër dekada, me gjithë pozitat e larta politike që
    mbajnë gratë sot ane e mban botës dhe Evropës, diskriminimi I grave vazhdon ne te gjitha fushat
    e jetës. Prandaj na duhet një aleance e fuqishme dhe hapa konkrete. E mbështes plotësisht
    iniciativën e Grave te Kuvendit te Shqipërisë për te futur kuotën prej 40% ne zgjedhjet lokale
    dhe parlamentare. Ndërsa këtu unë kam gjetur plotësisht mbështetje nga koleget e mija deputete
    për iniciativën e futjes se kuotës gjinore prej 40% ne Kushtetute në lidhje me Qeverinë për postet
    e ministrave dhe zëvendësministrave me qëllimin e vetëm jo për të rehatuar thjeshtë ndonjë grua
    se por t’i plotësuar ambicien në këto pozita, por që nëpërmjet tyre të ndryshohet gjendja e grave
    në shoqëri pasi ato janë ato që do të marrin vendime.

    Kërkoj qe ne dokumentin qe do te dale nga kjo seance, t’i referohemi qarte nevojës për këto
    kuota,
    si
    masa
    afirmative
    për
    ndryshimin
    e
    gjendjes

    grave
    ne
    shoqëri.
    Në fund dua të them se unë shoh një aleance gjithëshqiptare këtu sot, që duhet të vazhdojë të
    ngre zërin.

    Një grua me një zë, vetvetiu është një grua e fortë, thotë feministja Melinda Gates. Por kërkimi
    për ta gjetur atë zë, mund të jetë shumë i vështirë. Ne këtu sot përfaqësojmë shumë zëra të
    fuqishëm. Le t’i bashkojmë pra për të ndryshuar shoqërinë shqiptare në tërësi.
    Faleminderit!

    KRYESUSJA: Faleminderit, Alma. Dua t’ju falënderoj të gjithave për kontributet që dhamë dhe
    besoj që kemi ende punë për të bërë, ta bëjmë një pushim për drekë dhe të rikthehemi përsëri. Ju
    lutem të zbatojmë orarin në orën 14:15 fillon pjesa e dytë e seancës së sotme. Faleminderit!
    Dreka është në hollin e Kuvendit.



    * * *











    29
    Vazhdimi i mbledhjes, pas pauzës
    (Drejtimin e mbledhjes e merr deputetja e Kuvendit të Kosovës, znj. Flora Brovina.)

    KRYESUSJA: Të nderuara kolege,
    Vazhdojmë me pjesën e dytë të seancës. Më lejoni që t’ju përshëndes motra dhe kolege deputete.
    Tani po bëhet traditë mbajtja e seancës së përbashkët vjetore të deputeteve të Kuvendit të
    Kosovës, Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Kuvendit të Maqedonisë, asamblistëve nga
    Presheva, Bujanovci dhe Ulqini.,
    Kuvendi po mbahet në ditë më të shënuar për ne, e që është 7 e 8 marsi, dita e mësuesit dhe dita
    e gruas.

    Të nderuara motra dhe kolege deputete,
    Rruga jonë deri te ky Kuvend dhe karrigia e deputetes është e gjatë dhe me shumë sakrifica në
    kohë, sakrifica të shumë e shumë e shumë gjeneratave, të gjysheve dhe nënave tona që e trasuan
    rrugën që na obligon dhe na bënë përgjegjëse dhe të përkushtuara që ta vazhdojmë këtë rrugë me
    përgjegjësi jo vetëm në politikë. E kemi të qartë se pa pjesëmarrjen tonë reale, pa marrjen e
    përgjegjësive dhe pa kontributin tonë në udhëheqje, as që mund të mendohet për vendin tonë si
    një vend demokratik.

    Në këtë garë ne hymë si konkurrente me përgatitjen tonë profesionale, politike, me moralin e
    lartë kombëtar, por konkurrente edhe në botën e bashkuar kur konkurrenca respektohet. Këto
    vlera vijnë në shprehje sidomos me ndjeshmërinë tonë kundër dukurive negative siç është
    korrupsioni dhe shkelja e të drejtave njerëzore, sociale, pastaj në mbrojtjen e familjes, mbrojtjen
    e shëndetit, në ndërtimin e demokracisë së mirëfilltë në shoqëri, respektimin e ligjit e tjera. Të
    vetëdijshme për sfidat e shumta para nesh, ne nuk ngurojmë në marrjen e përgjegjësive në
    vendimmarrje dhe udhëheqje të vendit si synim final dhe i vetëdijshëm.

    Një shoqëri e dal nga lufta dhe njëkohësisht në tranzicion në një shoqëri të tillë sfida jonë bëhet e
    dyfishtë, por edhe motivimi është shumë i lartë. Gjatë këtyre viteve të ndërtimit të shtetit
    konstatuam se na duhen mekanizma ekzekutiv për barazi gjinore, legjislacion dhe politikë
    shtetërore për ngritjen e kapaciteteve dhe realizimin e synimeve të parashtruara siç janë realizimi
    i objektivave të mileniumit, përmbushja e objektivit të katërt të Rezolutës së Prishtinës, luftimi i
    dhunës ndaj gruas, trafikimit, përkrahja e saj për arsimimin dhe ngritjen profesionale dhe
    intelektuale. Për seancat e barabarta për punësim dhe avancim në punë, për punë udhëheqëse
    menaxhuese, për poste drejtuese të nivelit lokal dhe qendror. Kjo nuk është detyrë vetëm e gruas,
    por e tërë shoqërisë tonë, por është edhe pasqyrim i një kulture nacionale në përpjekje të
    vazhdueshme të shoqërisë sonë drejt integrimit euro-atlantik ku roli i gruas realisht vlerësohet.

    Gjatë punës sonë, të Grupit të grave deputete në Kosovë, kemi konstatuar se roli i gruas në
    politikë është i kushtëzuar me rolin që ka gruaja në vetë subjektin politik ku ajo aderon. Ne
    asnjëherë në pesë mandate nuk patëm një grua nga cilido subjekt politik shqiptar anëtare të
    Kryesisë së Kuvendit,e numri i ministrave nuk shkon më lartë se 1 ose 2, përjashtuar mandatin e
    kaluar kur ishin tri. Kjo ndodh se gruaja anashkalohet, nuk i besohet asaj ose ajo mungon në
    qarqet vendimmarrëse të partisë ku marrin vendimet në ndarjen e posteve dhe të obligimeve.


    30
    Andaj në vazhdim, ne vazhdimisht insistojmë në demokratizimin e partive politike dhe
    përmirësimin e rolit të gruas në to, të vetëdijshme për rolin e gruas gjatë zgjedhjeve kur ajo
    shpesh paraqitet si faktori kryesor i rezultatit zgjedhor të cilit do subjekt politik. Si mund t’i
    besohet, votuesi si mund ta besoj një grua nëse atë nuk e sheh në vendin ku i është besuar vota?
    Nuk e sheh në vende udhëheqëse, në vendimmarrëse ose përgjegjëse. E çfarë përgjegjësie kanë
    gratë para zgjedhësve të tyre në këtë rast.

    Ju falënderoj që më dëgjuat fjalën me shpresë se së bashku mund t’ia dalim që synimet tona
    strategjike të realizohen sa më mirë në interes të përgjithshëm jo vetëm të gruas. Faleminderit!
    Seancën e vazhdojmë me folëset që janë radhitur nga vendet tona dhe nga subjektet e ndryshme
    politike që marrin pjesë në politikëbërjen e trevës tonë shqiptare. Në radhë e thërras Time
    Kadrijaj, anëtare e Bordit të gruas deputete në Kuvendin e Kosovës.

  • Faleminderit kryesuese e seancës!
    Të nderuara deputete nga Shqipëria, Maqedonia, aktiviste nga Ulqini, Presheva, Medvegja,
    Bujanoci,
    Kolege deputete nga Kosova,
    Kështu pra po e bëjmë një Kuvend mbarëshqiptar të gruas shqiptare.
    ... tha që një ditë më parë e kishim në Tiranë e cila është traditë e mirë dhe besoj se do të vazhdoj
    përsëri.

    Fuqizimi i gruas në vendimmarrje është një temë shumë e gjerë dhe nuk mund të përkufizohet
    me një fushë, me një institucion. Është projekt shumë dimensional në mënyrë që të mos kemi
    humbje të energjisë dhe që kërkon angazhim si nga politika, universiteti, media dhe edukimi.
    Ndryshe barazia gjinore është përkrahur si një parakusht për integrime evropiane dhe si e tillë
    është në plan të veprimit për partneritet evropian.

    Kërkimet dëshmojnë se përfshirja e gruas në vendimmarrje, krijon efekt të shumëfishtë pasi
    ndikon në pozitën e përgjithshme të gruas në shoqëri, ndikon në ngritjen e vetëdijesimit shoqëror
    ndaj gruas, ndikon në nivelin e zhvillimit ekonomik social të vendit si dhe ndikon drejtpërdrejtë
    në zhvillim demokratik të vendit në përgjegjësinë e institucioneve të shoqërisë ndaj çdo qytetari
    dhe në qeverisjen e mirë. Përfshirja e gruas në vendimmarrje por edhe në çdo fushë të jetës,
    përcakton çfarë shoqërie dhe shteti duam të kemi dhe të ndërtojmë. Nuk mund të flitet për
    pjesëmarrje të gruas në politikë, në mënyrë të shkëputur pa folur për pjesëmarrjen e gruas në
    jetën ekonomike, sociale, pa folur për dhunën në familje. Në të njëjtën kohë, nuk mund të jetë i
    suksesshëm trajtimi i problemit të grave dhe vajzave si pjesë e shkëputur e programeve
    qeverisëse por si pjesë e këtyre programeve.

    Sot gratë janë bërë të suksesshme në shumë sfera të jetës, asnjëherë nuk ka qenë e lehtë, por fakti
    është që ato ia dolën. Gratë që sot merren aktualisht me politikë, kanë vështirësi në punën e tyre
    sepse shpeshherë janë quajtur zëdhënëse të burrave. Burrat dhe gratë kanë aftësi të njëjta për të
    gjykuar dhe vepruar, zgjedhin të dy të veprojnë, kanë njësoj kurajën për të vendosur synimet dhe
    kapërcye kufi. Nëse janë pothuaj se njësoj, pse nuk mund të kenë njësoj vend edhe në politikë
    edhe në vendimmarrje, thua të jetë frika e sfidës, megjithatë them se gratë mund të jenë më
    shumë duke e mbështetur njëra tjetrën sepse vetëm kështu mund të jemi më shumë, vetëm kështu
    problemet e grave bëhen prezentë, vetëm kështu do të gjejmë zgjedhje. Prandaj, motoja jonë

    31
    duhet të jenë: të mbështesim gratë me kapacitete dhe potenciale për të pasur më shumë akses në
    vendimmarrje dhe këtë nuk e kërkojmë si privilegj, por e meritojmë. Kur flasim për rritjen dhe
    përfaqësim të gruas në vendimmarrje, duhet të kemi parasysh dhe modelin e gruas që do të
    përfaqësohet në këto institucione. Këto gra duhen të jenë aktive në politikë dhe të kenë ndikim
    në partitë e tyre për të realizuar politikat gjinore, të jenë të gatshme të dëgjojnë problemet e grave
    dhe të mbrojnë interesat e tyre, të kenë aftësi menaxhuese dhe drejtuese për të ndikuar dhe
    frymëzuar të tjerët, të ruajnë identitetin e tyre dhe të jenë të respektuara nga komuniteti.

    Mendoj se duke pa se këto cilësi, vetë gratë do të imponohen partive politike për t’u përfshirë në
    vendimmarrje. Përfshirja e gruas duhet të bëhet në çdo nivel dhe në çdo strukturë ë
    vendimmarrëse sepse kjo përfshirje aktive në vendimmarrje respekton edhe vetë procesin
    vendimmarrës dhe në balancimin e interesave të të gjithë qytetarëve pavarësisht përkatësisë së
    tyre gjinore.

    Po, përveç që duhet të përmirësojmë pozitën e gruas në legjislacion, ne na duhet të punojmë për
    të ndryshuar perceptimin kulturor dhe tradicional për rolin e gruas në shoqëri. Sakrifica e gruas
    me gjenerata, kanë qenë jashtëzakonisht dhe shpeshherë e dhimbshme. Gratë kanë qenë
    shënjestër e dhunës dhe sot kur po mëtojmë të ndërtojmë edhe një shtet ku çdo qytetarë jeton i
    barabartë , me të njëjtat obligime dhe privilegje. Ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm për
    përkrahjen dhe ndihmën që duhet tu ofrojmë.

    Duhet t’i ndryshojmë kushtet ekonomike të gruas, të ulim nivelin e varfërisë që e prekë atë, të
    shtojmë qasjen e saj në shkollim dhe të nxisin pjesëmarrjen e saj në jetën politike. Jam e bindur
    se me kalimin e kohës, me rritjen e pjesëmarrjes aktive të grave në politikë, do të ndërtojmë një
    shoqëri demokratike, gjithëpërfshirëse ku secili qytetarë është pjesë aktive e vendimmarrjes. Për
    të arritur këtë, duhet të vazhdojmë këtë angazhim konstant dhe korrekt nga të gjitha shtresat e
    shoqërisë, të gjithë kemi përgjegjësitë tona, andaj bashkë mund t’ia dalim. Faleminderit!

    KRYESUESJA: Faleminderit, deputete!
    Tani në radhë është Meral Uzeiri Ferati, përfaqësuese, deputete nga Maqedonia, le të përgatitet
    Xhevahire Izmaku.

  • Faleminderit kryesuese!
    Të nderuara kolege deputete nga Kosova, nga Shqipëria, kolege politikane nga Presheva, Mali i
    Zi.

    Fjalimin tim do ta filloj me një citat të të ndjerit Arbër Xhaferi ku thotë: “ Unë besoj se drejtësia
    gjithmonë ngadhënjen”, por duhet të plotësohet një kusht, të ekziston një subjekt, një kërkues që
    zbatohet e drejta ose një ankues që e denoncon padrejtësinë.

    8 Marsi si datë mund lirshëm të analizohet në këtë kontest si luftë kundër kufizimeve të padrejta,
    mohimit të lirisë dhe shoqërisë ku sundon parimi i eskluzivitetit dhe inkluzivitetit. Ne si popull
    historikisht i njohim mirë kufizimet, padrejtësitë dhe pasojat tragjike që i ka gjeneruar, mirëpo
    kur nuk i kemi pranuar, nuk jemi nënshtruar as para pushtimit as para regjimeve totalitare.


    32
    Sot ky takim është një dëshmi se betejat e drejta ngadhënjejnë, triumfojnë edhe para pengesave
    të paimagjinueshme dhe barrierave që në shikim të parë duken të pakapërcyeshme.

    Kush mundet të imagjinonte se në vitet që i lamë pas në kulmin e barbarisë së pushtimit serb në
    Kosovë ose në kulmin e brutalitetit komunist në Shqipëri, se ne sot do jemi gjithë këtu së bashku.
    Shpërbërja e regjimeve ose çlirimi nga pushtimi ishin shumë të dhimbshme por me një epilog të
    lavdishëm, sot Shqipëria është një vend demokratik dhe anëtare e NATOS, Kosova shtet i
    pavarur. Pra, mund të konstatojmë se për të ndryshuar një gjendje në të mirë, puna e parë është
    që të mos pranojmë të keqen si një gjendje normale. Lufta permanente me të keqen e
    mosdorëzimit dhe mosnënshtrimit para saj.

    Fatkeqësisht edhe sot e keqja ka shumë forma dhe trajta qoftë në planin politik, qoftë në atë
    socio-ekonomik. Eksperienca dëshmon se ekziston një lidhje shumë senzitive dhe suptile mes
    demokracisë dhe përgjegjësisë. Sot nëpërmjet të mekanizmave demokratike, kemi përgjegjësi ta
    sendërtojmë lirinë me një mirëqenie ekonomike, me një shtet ligjor, me një siguri, barazi,
    respektim të lirive dhe të drejtave me një shpresë për të ardhme më të mirë.

    Shumë është me rëndësi nëse gjatë veprimit tonë do lëmë shenjë ose njollë, a do lëmë që të na
    përsëriten tmerret e të së kaluarës në një formë ose tjetër. Çmoj se ne si gra në politikë, i
    posedojmë kapacitetet e mjaftueshme, posedojë hapësirën kemi, njohuritë që të kontribuojmë në
    ndërtimin e një shoqërie si ajo e vendeve euro-perëndimore ose të Unionit Evropian duke pasur
    parasysh se ky është edhe një nga prioritetet tona parësore.

    Historia aktuale popullit shqiptarë i lanë edhe shumë çështje të hapura në viset e ndryshme. Unë
    vijë nga viset shqiptare të Maqedonisë dhe shqiptarët atje ballafaqohen me mungesë të të
    drejtave elementare, që besoj se të gjitha apo të gjithë jeni të informuara mirë të informuara. Pra,
    tek ne vazhdon akoma beteja për zyrtarizmin e gjuhës shqipe, vazhdon beteja për përdorimin e
    simboleve kombëtare, vazhdon beteja për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në
    institucionet e sistemit, vazhdon beteja për shpërndarjen e drejtë të buxhetit dhe kështu me radhë,
    vazhdon beteja për arsim cilësor, me programe dhe tekste shkollore të unifikuara si në Shqipëri
    dhe në Kosovë, e përkushtimi ynë i përbashkët për ta ngritur bashkëpunimin në nivele
    institucionale, që ne shqiptarët në ato vise të ndiejmë dorën e ndihmesës, përkrahjes dhe
    mbështetjes e institucioneve shqiptare.

    Të nderuara kolege,
    Këto fakte duhet të jenë të mjaftueshme që neve si gra, të na bëjë të vetëdijshme se mundemi dhe
    duhet të jemi më aktive në formësimin e ardhmërisë pasi ky është jo vetëm nevojë por edhe
    detyrim që bie mbi ne. Faleminderit!

    KRYESUESJA: Faleminderit! Tani e ftoj Xhevahire Izmakun, le të përgatitet Miranda Rira,
    deputete nga Shqipëria.

  • Faleminderit, e nderuara kryesuese Brovina!
    E nderuara zonja Dade,
    Përshëndetje ju zonja të nderuara deputete nga Parlamenti i Republikës së Shqipërisë,
    përfaqësueset e institucioneve nga viset tjera shqiptare,

    33
    Me të vërtetë është kënaqësi që sot së bashku po e ndajmë këtë sallë të Kuvendit të Republikës së
    Kosovës dhe e shohë që edhe tek ju ka pasur një emocion. Unë ndjehem e lumtur që sot në ditën
    ndërkombëtare të gruas, jam bashkë me përfaqësuese shqiptare të gjitha viseve dhe sot po e
    përçojmë një mesazh ku neve po na përcjellin shumë gra dhe vajza kosovare dhe shqiptare,
    kështu që, po ashtu dëshira ime dhe urimet më të mira shkojnë për të gjitha ato vajza dhe gra që
    sot po përcjellin këtë seancë.

    Urimi tjetër për mua, që sot mendoj që është shumë i nevojshëm të jetë këtu nga kjo foltore,
    shkon për një gazetare kosovare e cila dje mori një çmim prestigjioz nga Shtetet e Bashkuara të
    Amerikës, pra është gazetarja Arbana Gjarra. Mendoj se çmimi për guxim në gazetari do të jetë
    inkurajues për të gjithë gazetarinë kosovare dhe shqiptare.

    Të nderuara bashkëkombëse!
    Sot një vit diskutimet e secilës nga ne ishin koncentruar në një matje simbolike të të arriturave
    tona, sfidave dhe projekteve për të ardhmen, kuptohet nga roli ynë politikëbërës. Ne të gjitha
    bashkë, edhe pse flasim një gjuhë, shumica pra vijmë nga një botë e ndryshme e politikës, vijmë
    pra nga vende dhe referenca me kultura dhe diferenca të ndryshme politike.

    Nga ne deputetet e Kosovës komuniteti ynë votues femëror kërkon beteja në disa segmente. Një
    numër më i kufizuar adreson tek ne kërkesën për diplomaci parlamentare, por numri më i madh i
    votueseve tona femra nga ne pret ide politikë që sjellë mirëqenien në familjet kosovare, e që siç
    po duket nuk do të jetë fortë e lehtë për ta përmbushur këtë nevojë.

    Sot nga ne gratë deputete, kërkohet angazhim për reforma në administratë, e në administratën
    tonë kemi përqindje të konsideruar të femrës, ndërsa mbetet për të dëshiruar për numrin e grave
    në pozitat drejtuese. Nga ne kërkohet angazhim për liberalizim e integrim, ndërsa po përballim
    këto ditë me një numër të madh të qytetarëve tanë që një jetë më të mirë po e kërkojnë edhe
    jashtë vendit. Nga ne gratë deputete kërkohet përkushtim për angazhim në fushën e integrimit të
    komuniteteve tjera, në institucionet tona por ende kemi shumë punë edhe në këtë fushë, sepse
    bashkë kolegët tanë deputetët serb nuk po arrijnë të shkëputen nga varësia e dirigjimit politik dhe
    të punojmë bashkë për ta zhvilluar këtë vend për të cilin kemi obligim të gjithë.

    Të nderuara deputete,
    Më vjen keq që pikërisht sot në sallë me ne nuk janë edhe deputetet serbe që të dëgjojmë nga ato
    se ne vërtetë kemi një bashkëpunim shumë njerëzor me to deri në shkallën ku përsëri Beogradi
    zyrtar ushtron presionin edhe në këtë drejtim.

    Të nderuara kolege deputete,
    Po tek fjala në fillim, ne vijmë nga pikat e ndryshme reference, por kjo nuk dallon në misionin e
    përbashkët që kemi për të punuar bashkë, që vendet tona të arrijnë në pikën e bashkimit. Aty ku
    janë takuar kombet më të zhvilluara evropiane Shqipëri e Kosovë, të bëhemi një në Bashkimin
    Evropian, të bëhemi bashkë në integrimet euro-atlantike. Ne në Kosovë, por e di se edhe në
    Shqipëri, ende po flasim për të drejtat e gruas për emancipim të përgjithshëm shoqëror, ngritja
    arsimore dhe pavarësi financiare . Në vendin tim ende po diskutojmë për barazinë gjinore edhe
    pse shumë ligje sigurojnë këtë të drejtë, si duket shpesh tek implementimi po sfidohemi nga
    tradita zakonore, posaçërisht tek e drejta e pronës, te trashëgimia familjare. Kur jemi te kjo temë,

    34
    këto vitet e fundit në Kosovë kanë nisur një debat më dinamik dhe ne si deputete që nesër do të
    jemi pjesë e një grupi punues ku do të diskutohet një udhëzim administrativ që detyron
    regjistrimin e përbashkët të pronës nga dy bashkëshortët, por në këtë drejtim ka një rezistencë të
    përgjithshme të gjinisë tjetër. Pra, gratë në Kosovë në shumicën e rasteve nuk e gëzojnë të
    drejtën e trashëgimisë familjare pasi pasuria e familjes rregullohet sipas zakoneve dhe ndahet në
    mënyrë të barabartë vetëm mes meshkujve të familjes.

    Të nderuara kolege deputete,
    Kjo seancë qoftë edhe simbolikisht përcjell një mesazh se ne bashkë si politikane në këtë rajon i
    kemi detektuar problemet e përbashkëta. Si shoqëri të reja demokratike që jemi ne pra, aty ku e
    kemi të njëjtën sfidë bashkë mendojmë që duhet ta kalojmë sa më lehtë. Ne si shtet i ri kemi
    shumë punë për të bërë, si gra politikane pra nuk jemi vetëm për të përfaqësuar, të detyruar me
    kuotë, as nuk jemi këtu për të përfaqësuar vetëm gruan. Duke dashur që në vend urimit për ditën
    e gruas të shpreh një dëshirë shumë më universale sepse kjo dëshirë e përmbyllë pastaj të gjithë
    mungesat e sfidat tona. Uroj që shekulli XXI të jetë fundi pra i diskutimeve për mosbarazime
    gjinore. Faleminderit!

    KRYESUSJA: Faleminderit deputete Xhevahire Izmaku, tani ftoj Miranda Rirën që ta marrë
    fjalën dhe të përgatitet zonja Lirije Kajtazi, kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut në
    Kuvendin e Kosovës.

  • E nderuara kryesuese e seancës,
    Të nderuara kolege,
    Padyshim që edhe për mua është një kënaqësi shumë e veçantë që jam këtu sot me ju, të flas nga
    kjo foltore, të ndaj këtë ditë të veçantë për të gjitha gratë që jetojnë në Kosovë, në Shqipëri, në
    viset shqiptare dhe kudo në botë.

    8 Marsi në traditën tonë shqiptare njihet si festa e nënës apo dita e gruas, megjithatë konsiderohet
    dhe një festë ndërkombëtare. Kjo ditë është e njohur si Dita ndërkombëtare e gruas. Është një
    moment festimi, por edhe një moment reflektimi, ku gratë në të gjithë botën kërkojnë më shumë
    të drejta, më shumë barazi gjinore, më shumë integrim gjinor dhe më shumë shanse të barabarta.

    Rreth 100 vjet më parë, në SHBA, më pas në Kanada e më tutje edhe në vendet e tjera, gratë
    filluan përpjekjet e tyre për të luftuar diskriminimin me bazë gjinore, me bazë raciste, etnike, e
    kështu me radhë. Natyrisht, kjo ishte edhe një kohë për t’i dhënë fund stereotipave gjinore, që
    lidhen kryesisht me punën e grave dhe me të drejtat e tyre.

    Disa vende janë në avangardë, janë pararojë, ato garantojnë më shumë mundësi punësimi për
    gratë, më shumë mirëqenie ekonomike dhe më shumë prosperitet për to, disa vende mbeten
    akoma pas. Në rastin tonë, Shqipëria është një vend që kërkon gjithnjë më tepër t’i plotësojë këto
    premisa.

    Gratë në Shqipëri, në Ballkanin Perëndimor, në Evropë e më gjerë, janë në vazhdën e kësaj
    përpjekjeje shekullore për më shumë barazi në paga, për më shumë hapësirë në sferën publike
    dhe për më shumë fuqizim ekonomik, i cili natyrisht do t’u sjellë atyre edhe më shumë pavarësi
    ekonomike.

    35
    Sfera politike shpesh konsiderohet si një nga domenet e burrave, si një sferë e vështirë për
    përfshirjen e grave, sidomos në shoqëri siç është shoqëria shqiptare, ku akoma ka reminishenca
    apo mentalitete patriarkale, të cilat shpesh e zbehin dhe e zvetënojnë forcën e gruas. Shpesh pra,
    politika shikohet si një punë e burrave, ndërsa gratë më shumë merren me punët e shtëpisë.

    Ne, gratë që kemi vendosur të përfshihemi në politikë, në Shqipëri, por jam e sigurt edhe për ju
    që jetoni në Kosovë, në Mal të Zi, në Maqedoni, në Luginën e Preshevës, kemi arritur dhe na
    është dashur t’i tejkalojmë shumë nga këto paragjykime, të cilat shpesh janë pengesë në rrugën
    tonë dhe ne mundohemi të ecim përpara në saje të vlerave tona si gra dhe në saje të
    meritokracisë.

    Secila prej nesh, mbase që në fëmijëri, ka një model gruaje së cilës ajo dëshiron t’i ngjajë apo së
    cilës ajo dëshiron të jetë si ajo. Nënë Tereza, Angela Merkel, Benazir Buto, Hilari Klinton,
    Margareth Theçer e shumë gra të tjera, janë modele grash të shkëlqyera, të cilat ne i marrim si
    modele për shkak të vullnetit të tyre të hekurt, për shkak të vlerave, të mençurisë së tyre, të punës
    së tyre të palodhur, por mbi të gjitha për shkak të mençurisë e forcës së tyre të mendjes.

    Ne besojmë, se përfshirja e grave në politikë nuk përbën gjë tjetër, veçse pasuron suazën e plotë,
    nga njëra anë dhe, nga ana tjetër e bën domenin politik një domen më të butë dhe më të paqësor.
    Qeveria shqiptare gjatë viteve të fundit ka ndërtuar bazën institucionale për rritjen dhe fuqizimin
    e pjesëmarrjes së gruas në jetën politike, në jetën ekonomike dhe në jetën sociale të vendit. Një
    masë e rëndësishme është dhe hartimi dhe miratimi i Ligjit për barazinë gjinore, ku ndër risitë
    më të rëndësishme, e përmendi dhe Moza, është patjetër vendosja e kuotës prej 30% në listat e
    kandidatëve për zgjedhjet parlamentare.

    Natyrisht, që kjo ishte një risi, sepse edhe unë personalisht jam sot në Kuvendin e Shqipërisë si
    deputete e Elbasanit, për shkak të vendosjes së kësaj kuote.

    Ky vit shënon një moment tjetër të rëndësishëm në politikën shqiptare, për shkak se zgjedhjet
    lokale janë përpara nesh, në më pak se dy muaj dhe ato zgjedhje do të zhvillohen në 61 njësi
    territoriale në gjithë territorin e Shqipërisë. Mbetet për t’u parë dhe është një sfidë e rëndësishme,
    se si do të pasqyrohet pikërisht shpërndarja dhe sa do të vlerësohet në fakt raporti i burrave dhe
    grave në krye të bashkive dhe në këshillat bashkiakë.

    Duhet theksuar se edhe pse situata e të drejtave të grave është përmirësuar në shumë sfera,
    përsëri paragjykimet janë ato që pengojnë implementimin e plotë dhe të menjëhershëm të
    drejtave të grave. Shekulli XX ishte një shekull i mbushur me shumë ngjarje, me ndryshime të
    shumta e të zhurmshme, që lidhen me sferën e dijes, të njohjes, të shkencës dhe natyrisht, edhe
    shumë ndryshime të tjera në fushën politike.

    E drejta e votës u sanksionua me ligj në një serë vendesh, ku ajo nuk njihej, pra si e drejtë e
    grave për të votuar, po ashtu edhe e drejta e arsimit. Gratë janë njësoj të barabarta në edukim sot
    me burrat, por ato diferencohen në paga. Ne të gjitha e dimë që edhe kur burrat dhe gratë bëjnë të
    njëjtën punë, hendeku i pagës apo “gender pay gap” është akoma i lartë.


    36
    Në gjykimin tim, dy janë sfidat kryesore, me të cilat përballen gratë sot në Shqipëri dhe në
    Kosovë dhe, unë mendoj që një nga sfidat më të mëdha, pra është sfida e dhunës ndaj gruas dhe
    tjetër, varfëria e grave. Ne të gjithë duhet të bëjmë më shumë, pikërisht për t’i luftuar këto dy
    rëndësi, ose dy pjesë që janë eventuale dhe kryesisht të rëndësishme, për të ecur gratë përpara.

    Ndryshimet ekonomike, transformimet sociale, si dhe politikat ekonomike të viteve të fundit,
    janë disa nga arsyet kryesore, të cilat i nënrenditin gratë në nivele ekonomike më të ulëta se sa
    burrat.

    Pa dashur të ndalem në detaje të tjera, mendoj se duhet bërë më shumë për të rritur mirëqenien
    ekonomike të grave. Gratë e Kosovës dhe të Shqipërisë nuk janë vetëm ato që jetojnë në Tiranë
    apo ato që jetojnë në Prishtinë, por edhe ato që jetojnë në zona rurale, ato që jetojnë shumë larg
    metropolit apo qendrës e që përballen me sfida nga më të ndryshmet, që në shumicën e rasteve,
    siç e thashë, janë pikërisht ato të varfërisë ekstreme.

    Të drejtat e grave janë të drejta fondamentale që lidhen me njeriun dhe për këtë arsye ne, 8
    Marsin nuk e shohim vetëm si një ditë feste, por edhe një ditë kur ne kërkojmë më shumë për
    veten tonë, për të ardhmen dhe për fëmijët tanë.

    Faleminderit, që më dëgjuat dhe gëzuar festën e 8 Marsit! Faleminderit!

    KRYESUESJA: Faleminderit! Ju falënderoj edhe për sakrificën që ke bërë, deputete, duke e lënë
    foshnjën e vogël që të udhëtosh dhe, të dëshiroj që sa më parë të kthehesh tek fëmija yt.
    Faleminderit!

    Tani, në radhë është zonja Lirie Kajtazi dhe le të përgatitet Vjollca Emini-Hasani, nga
    Maqedonia.

  • Faleminderit, zonja Florë!

    KRYESUESJA: Prezantoj Lirijen, Kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut.

  • Faleminderit edhe për këtë!
    Të dashura motra, jo si shprehje e gjeopolitikës, por si shprehje e biologjikës sonë të përbashkët,
    nga se si Albiona këtu që është, jeton në Preshevë, është mbesë Kosove, ka shumë të tjera të cilat
    kanë familje të ndarë në këto pjesë, që është mozaiku ynë i përbashkët.

    Duke kursyer kohën për atë pjesën, që ndoshta është kënaqësi e secilës që t’i thotë në fillim si
    renditje e pikave tona të përbashkëta, unë po ndalem në disa gjëra konkrete, që mendoj se ne
    duhet t’i kemi bashkë e gjatë ecjes sime politike i kam identifikuar si domosdoshmëri, që t’i
    kemi edhe agjendat të përbashkëta.

    Meqenëse, jemi në rrugën e integrimit, janë ca raporte të progresit të cilat e vlerësojnë ecjen e
    shteteve tona në atë drejtim dhe në ato vlerësime kemi vërejtur se nuk ka standarde të njëjta për
    t’i matur shtetet të cilat edhe na prekin apo fërkohen me ne. Konkretisht, kemi vërejtur standarde
    të dyfishta të respektimit të drejtave të njeriut në Maqedoni, po ashtu në Serbi dhe mendoj se të

    37
    gjitha ne që kemi rastin që të marrim pjesë nëpër konferenca të ndryshme rajonale, ku homologet
    tona deputete nga këto shtete të nacionaliteteve tjera, paraqesin si tejet të avancuara të drejtat e
    njeriut në vendet e veta, do të jetë shumë me rëndësi nga ne, që në ato konferenca t’i paraqesim
    argumentet tona për shumë procese të montuara, të cilat u bëhen vëllezërve dhe motrave tona
    edhe në kufijtë brenda Serbisë edhe në Maqedoni.

    Mendoj që në këtë drejtim i bëjmë edhe nder edhe atyre shteteve në ecjen e tyre drejt Evropës,
    por para së gjithash, respektojmë të drejtat e njeriut dhe të drejtat nacionale në atë vend.

    Po ashtu, duke qenë në një kohë edhe në Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport, të institucioneve
    të Republikës së Kosovës, e kam parë tejet të rëndësishme, që edhe Kosova këtu, po mbi të gjitha
    Shqipëria, si shteti amë, të jetë një shtet i cili përkujdeset me të madhe për trashëgiminë kulturore
    të mbetur në kufijtë e markuar politikë, do të thotë në ato që kanë mbetur territore jashtë nesh.

    Do të jetë tepër esenciale, që të ketë investime në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe duke
    pasur parasysh edhe një çështje tjetër, se edhe në këshillat tjera, kam pasur rastin e
    bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me Këshillin e Evropës, është një vrap i shteteve sllave, që të
    jenë pjesë e këtyre këshillave të ndryshme apo mekanizmave ndërkombëtarë për ruajtjen e
    trashëgimisë dhe në atë mënyrë të na vijnë si staf ndërkombëtar edhe të ndërhyhet në
    trashëgiminë kulturore, aq më tepër, që trashëgimia jonë është e lënduar skajshmërisht nga
    politika me eksterritorialitetit , të cilat i ka vendosur pakoja e Ahtisarit, që njëkohësisht edhe
    marrëveshje për status.

    Pa politizuar shumë, po them, le të jenë këto obligime tonat, të cilat edhe pjesa e ekzekutivit me
    shumë politika të tjera, nga arsimi, kultura në përgjithësi, media, e cila thyen gjithherë kufijtë
    dhe të gjitha çështjet tjera, edhe të biznesit, që u përmendën këtu, le të jenë agjendë jona e
    përbashkët, e cila përgjithësisht e avancon çështjen tonë, të drejtave të njeriut dhe të ecjes tonë të
    përbashkët.

    Mendoj se krejt këto do të ishin gjëra të cilat e kompletojnë mozaikun, i cili pa dashje është
    ndarë në shumë pjesëza. Mendoj se edhe pjesëmarrja e diasporës, e femrave nga diaspora, do ta
    bënte edhe më të plotë këtë mozaik, prandaj propozoj, nëse veç ju dhe llogaritni që është mirë të
    jenë herëve tjera edhe ato me ne. Për fat të keq, neve po na ikin vazhdimisht të rinjtë, që janë
    pjesa më e ndjeshme e popullatës dhe, politikat e mira, roli ynë fisnik si gra, ta bëjë fisnikërimin
    e përgjithshëm të politikës dhe, në këtë mënyrë qeveritë tona le të jenë më të dashura për
    qytetarët e vet, ngase nuk po janë mjaftueshëm të dashura sot t’u bëjnë vend qytetarëve të saj.

    Faleminderit për vëmendjen dhe ua uroj festën, gjithashtu!

    KRYESUESJA: Faleminderit! Fjalën e ka Vjollca Mehmeti-Nuredini.

  • NUREDINI: Faleminderit, e nderuara kryesuese!
    Kolege parlamentare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, politikane nga Mali i Zi dhe Lugina e
    Preshevës,
    Mysafire të nderuara,

    38
    Më vjen mirë, që nga Tirana, pas një viti takohemi në Prishtinë dhe të shpresojmë që vitin e
    ardhshëm do të takohemi në Shkup.

    Kur mendoja për atë, se çka të them në fjalimin e sotëm, desha të përmbahem nga diskutimet dhe
    përplasjet politike dhe kisha dëshirë të them fjalë, në të cilat do të gjente veten çdo grua, pa
    marrë parasysh se në ç’vend të botës gjendet ajo sot. E meqë, pothuajse në çdo situatë, në të cilën
    më ka sjell jeta deri tani, çdoherë kam pasur të kujtoj diçka nga fjalët e shumta të mësueses sime,
    vendosa që edhe sot ta kujtoj atë.

    Ka thënë shumë për rolin e gruas në shoqëri, por unë sot do t’i sjell këto fjalë të mësueses
    Samije. Ndërmjet tjerash thotë: - po të kishim mundur ne gratë e gjithë botës të merreshim vesh
    njëra me tjetrën dhe të vendosnim, që brenda një jave asnjëra prej nesh të mos bëjë asnjë nga
    punët, të cilat i bëjmë për çdo ditë, si do të dukej bota pas ditës së shtatë? Në të vërtetë, jam
    shumë e sigurt, se si do të dukej edhe pas ditës së parë, por si gra dhe nëna që jemi, vallë, a do të
    kishim mundur ta bënim këtë?

    Këto fjalë të saj më dhanë idenë që sot unë të flas kështu. Si grua dhe nënë e dy fëmijëve, kalova
    edhe unë net pa gjumë. Isha aty, kur kishin më së shumti nevojë për mua, por shumë pak arrita të
    shijoj dhe të kënaqem me fëmijërinë e tyre. Si grua dhe nënë, gatuaj për çdo ditë ushqim për
    anëtarët e familjes, por shpeshherë më ndodhi që ushqimin të cilin e gatova unë, ta ha me një
    dorë, sepse në prehër dhe dorën tjetër kisha ndonjërin nga fëmijët e mi.

    Si grua dhe nënë, kujdesem për të mirëmbajtur shtëpinë, por shumë rrallë më ndodh që të ulem
    dhe të kënaqem me ambientin e rregulluar dhe të ngrohtë të saj, sepse për gruan dhe nënën
    çdoherë ka edhe diçka tjetër për të bërë. Dhe, gjatë gjithë kësaj isha një bashkëshorte dhe nënë e
    mirë, mirëpo isha edhe profesioniste e përkushtuar në punët dhe detyrat që mu besuan.

    Po, këto fjalë ishin për mua, por në këto fjalë sot e gjen veten çdo grua dhe nënë, që është së
    bashku me ne, çdo grua dhe nënë që sot nuk pati rastin të jetë bashkë me ne. Në këto fjalë e
    gjejnë veten nënat tona, gjyshet, stërgjyshet. Dhe, mu kjo është ajo që na bashkon të gjithave,
    sakrifica dhe mundi që bëjmë për të mirën e të tjerëve, pa marrë parasysh se në ç’vend të botës
    gjendemi, çfarë profesioni kemi, në cilën kohë jetojmë.

    Nëna, motra, mike të mija, Gëzuar 8 Marsin, festën ndërkombëtare të gruas! Faleminderit!

    KRYESUESJA: Faleminderit, Vjollcë!

    Para se t’ia jap fjalën Aida Dërgutit, deputete nga Kosova, kam një propozim nga Kryesia e
    Kuvendit, domethënë, ne ty dyja udhëheqëset e Kuvendit, propozojmë që delegacionet t’i
    propozojnë nga dy kandidatë, domethënë delegacioni i Shqipërisë dhe delegacioni i Maqedonisë,
    ndërsa përfaqësueset nga Presheva, Bujanoci një dhe nga Ulqini një, ndërsa nga Kosova të
    marrin pjesë anëtaret e Bordit, janë tri, për të nxjerrë konkluzionet e Kuvendit të dytë të
    deputeteve, të mbajtur në Prishtinë, më 8 Mars 2015. A pajtoheni, me një ngritje dore?
    Faleminderit!


    39
    Atëherë, kur ta gjejnë të mundur këto të propozuara të tërhiqen, që të nxjerrin këto konkluzione.
    Le të përgatiten dhe t’i mbledhin edhe propozimet gjatë debatit dhe ndoshta e kanë më lehtë
    pastaj. Në radhë pra, është Aida Dërguti, deputete.

  • Të nderuara deputete dhe aktiviste për të drejtat e grave gjithandej trojeve
    shqiptare, mirë se keni ardhur dhe mirë se po takohemi në këtë ditë të veçantë, e cila është shumë
    më shumë se festë.

    Para se të fillojmë me fjalimin, kisha dashur vetëm një koment të shkurtër lidhur me fjalimin e
    Vjollca Mehmetit, e cila ceki tri role që gruaja mban njëkohësisht në supet e saj dhe kur flasim
    për mundësitë e barabarta që ne jepen në shoqëri në finale, është pasi që i kemi kryer tri rolet në
    shtëpi dhe burrat, kolegët tanë politikanë, që në pjesën tjetër kanë pultin e televizorit dhe kohën
    në dispozicion, që të përgatiten për politikën, në mundësi të barabarta, jemi të pabarabarta, sepse
    jo të gjitha arrijnë që t’i kryejnë të gjitha detyrat në nivelin e duhur, siç priten prej nesh.

    Një përshëndetje e veçantë më duhet sot ta përcjell nga këtu për gratë aktiviste të rrjetit të
    grupeve të grave të Kosovës, të cilat edhe sot protestuan para QKUK-së. Si zakonisht, rrjeti i
    grupeve të grave të Kosovës, në vazhdimësi çdo vit 8 Marsi e gjen nëpër protesta duke kërkuar
    më shumë të drejta për gratë.

    8 Marsi na rikujton përpjekjet e shumë grave përgjatë historisë, për të ndryshuar dhe avancuar
    pozitën e gruas në shoqëri, me qëllim final arritjen e barazisë. Prandaj, emancipimi shoqëror
    kërkon një proces të përshpejtuar. Në kuadër të kësaj duhet përmendur kuotën si mekanizëm, e
    cila siguroi një hapësirë më të madhe për gratë në politikë dhe për të cilën gratë e shoqërisë civile
    janë më meritoret.

    Më shumë se sa prezencë dhe imazh nga ne sot kërkohet përfaqësim përmbajtjesor. Gratë
    deputete duhet të kenë një angazhim të dyfishtë, krahas agjendës zyrtare të Kuvendit, gratë
    deputete do të ndërtojnë një agjendë dytësore, që ka për qëllim përmirësimin e pozitës së grave
    në shoqëri, në të gjitha nivelet.

    Në Kuvendin e Kosovës jemi pothuajse, një e treta e deputetëve. Jemi mjaft shumë, nëse kemi
    vullnet që të angazhohemi për të ndryshuar pozitën e gruas në shoqëri. Problemet konkrete duan
    zgjidhje konkrete. Më shumë se çdokush tjetër, gratë kanë nevojë për praninë e shtetit. Vetëm një
    shtet i së drejtës, social e zhvillimor garanton siguri, mirëqenie e përfshirje të grave në sferën
    publike.

    Pozita e grave shqiptare gjithandej trojeve shqiptare vazhdon të mbetet në gjendje të rëndë në
    çdo aspekt, krahasuar edhe me rajonin. Kjo pozitë e palakmueshme e gruas shqiptare, përveç që
    është konstatim për gjendjen e saj sot, është brengosëse edhe për të ardhmen e kombit, duke
    pasur parasysh se ajo mban, rritë dhe edukon brezat e rinj.

    Prandaj, ndryshimi i kësaj gjendjeje kërkon angazhimin e të gjithë neve, pa dallim dhe pa
    përjashtim.


    40
    Secila veç e veç dhe të gjitha së bashku, le ta vendosim këtë agjendë para nesh. Ndryshimi është
    i mundur, po qe se i ulim ambiciet personale për t’u mbivendosur me njëlloj pushteti joformal
    mbi koleget tjera dhe, le të punojmë si ekip i madh, që përbën 1/3-ën e Kuvendit të Kosovës,
    Maqedonisë edhe më duket edhe të Shqipërisë. E kjo shumësi e grave deputete brenda këtyre
    parlamenteve nuk mund të injorohet.

    Dhe, krahas kësaj, le t’i bashkërendisim veprimet gjithandej trojeve shqiptare për të zënë hapin
    me kohën, krahas vendeve tjera të zhvilluara. Faleminderit!

    KRYESUESJA: Faleminderit, Aida!
    Tani e kam edhe një informacion. Kuvendit i kanë ardhur disa përshëndetje urimi dhe do t’i lexoj
    vetëm dy nga këto.

    Punëtorët e Hotelit “Grand”, burra dhe gra urojnë 8 Marsin dhe punë të mbarë Kuvendit.

    Mesazhi i dytë vjen nga poetja dhe piktorja Sebahate Byci, që punon dhe vepron në
    Gjermani dhe, ajo uron në emër të grave në diasporë Kuvendin dhe me dëshirë që herëve
    tjera në kuvende të kësaj natyre të marrin pjesë edhe ato.

    Faleminderit! Janë vetëm dy nga mesazhet e shumta që kanë ardhur.

    Tani fjalën do t’ia jap Sala Berisha-Shalës dhe le të përgatitet Besa Gaxheri, gjithashtu deputete
    nga Prishtina.

  • SHALA: Faleminderit, kryesuese e kësaj seance festive!
    Përshëndetje për zonjën Arta Dade, që është në kryesi të kësaj seance!
    Më lejoni t’ ju përshëndes të gjitha juve pjesëmarrëse, deputete të Parlamentit të Shqipërisë,
    deputete të Parlamentit të Maqedonisë, deputete të Parlamentit të Kosovës, kolege të mija,
    aktiviste të shquara të Kosovës Lindore, aktiviste të shquara shqiptare të Malit të Zi.

    Të nderuara,
    Të gjithë ju të pranishëm,
    Të mbledhura sot në këtë ditë më 8 Mars - Ditën e Gruas, ne përfaqësueset e popullit kujtojmë
    rrugën tonë të gjatë e plotë sakrifica, të cilën e kaluam me hapat e mundimshëm, për t’i fituar dy
    objektiva tonat primare.

    - Për të fituar lirinë, si të drejtë të patjetërsueshme, si dhe
    - Të drejtën për të qenë të barabarta, pa dallim gjinor.

    Në këtë mënyrë vlera e gruas dhe burrit të njihet si vlerë njerëzore e jo vlerë ndarëse në baza të
    përkatësisë gjinore.

    Pikërisht, vlera individuale duhet të jetë monedhë e demokracisë dhe kjo monedhë të jetë valuta
    jonë në vendet tona. Detyra jonë si deputete duhet të jetë angazhimi maksimal në bërjen e ligjeve
    dhe strategjive, që vijnë në miratim në Kuvend, duhet të jetë angazhim maksimal në projektet
    qeverisëse lokale dhe nacionale, projekte në të cilat avancohen dhe njihen vlerat njerëzore, si të

    41
    qena, ku individëve u jepen mundësi të barabarta, përgjegjësi vendimmarrëse për të kryer
    shërbime në të mirën e përbashkët, pa qenë të paragjykuara.

    E them kështu sepse realiteti flet për një pabarazi shoqërore të dominuar nga burrat, duke filluar
    nga Qeveria e vendit, Parlamenti e deri tek institucionet më të vogla shtetërore, madje edhe tek
    bizneset private.

    Do të doja shumë që sot t’i numëroj të arriturat dhe ndryshimet e bëra në këtë aspekt, mirëpo për
    fat të keq, ato janë fare pak të dukshme.

    Kosova, ashtu si edhe vendet tjera, Maqedonia dhe Shqipëria, në krahasim me shtetet e
    zhvilluara të Bashkimit Evropian, ngelin prapa në pjesëmarrjen e barabartë të dy gjinive në
    fushat vendimmarrëse, ekonomike dhe sociale.

    Që ta rikujtojmë, në vitin 2003, Këshilli i Evropës hartoi një rekomandim, sipas të cilit asnjë nga
    gjinitë nuk mund të përfaqësohej në një instancë vendimmarrëse me më pak se 40%, vendim i
    cili nuk ishte i rastësishëm, ngaqë bazën kyçe e kishte në konceptin e pjesëmarrjes së ekuilibruar
    dhe rritjen e nivelit të përfaqësimit të grave në pozita vendimmarrëse.

    Niveli i grave në organizata vendimmarrëse e në veçanti në politikë, qeverisje e Parlament, ka
    qenë dhe mbetet një ndër drejtimet, ndaj të cilave Evropa është qasur me rëndësi të madhe.

    Më shumë se një dekadë e kaluar dhe, për fat të keq, Kosova nuk është se mund të mburret me
    ndonjërën nga këto. Nga 21 ministri kemi vetëm dy ministre, nga më shumë se 30 komuna, kemi
    vetëm një udhëheqëse grua, jo sepse partitë politike nuk kanë kuadro të afta për udhëheqje e
    qeverisje, jo sepse komunat nuk kanë gra në politikë me ambicie dhe meritore për përgjegjësi të
    tilla, por sepse mungon vullneti i dyanshëm, i burrave dhe vetë neve grave, për ndryshim.

    Pjesëmarrja e grave në vendimmarrje është element kyç në të drejtat e njeriut, në drejtësinë
    sociale dhe në demokracinë reale. Nëse demokracia përfaqësohet nga shumica, atëherë ku
    qëndron logjika në mungesën e kësaj gjysme të popullsisë në vendimmarrje?

    Vlera e gruas duhet të çmohet dhe të respektohet duke krijuar kulturën e respektimit të ndërsjellë
    të vlera poseduese individuale, trasojmë rrugën e sigurt, të qëndrueshme për brezat e rinj, që të
    ushqehen me një kulturë të lartë civilizuese.

    Angazhimi i grave është i domosdoshëm në të gjitha sferat shoqërore, prandaj ne synojmë dhe
    zotohemi, se do të arrijmë që brezi ynë të vendosë valutën e demokracisë. Ndryshimi duhet të
    fillojë këtu, pikërisht nga gratë në politikë.

    Uroj dhe besoj që viti i ardhshëm do na gjejë një hap përpara drejt përmbushjes së synimit tonë.

    Edhe njëherë, ju uroj 8 Marsin - Ditën Ndërkombëtare të Gruas!

    Uroj që të takohemi edhe në raste tjera, jo vetëm për 8 Mars dhe t’i diskutojmë sfidat që e presin
    gruan! Faleminderit për vëmendje!

    42
    KRYESUESJA: Faleminderit, Sala! Ftoj Besa Gaxherrin, deputete nga Kosova, që të marrë
    fjalën dhe le të përgatitet Valdete Bajrami, shefe e Grupit Parlamentar Nisma.

  • Faleminderit, zonja kryesuese!
    Të dy kryesuese të nderuara,
    Dhe, shfrytëzoj rastin të përshëndes deputetet e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, të
    Republikës së Maqedonisë, politikanet nga Mali i Zi, Presheva, Medvegja e Bujanoci dhe të
    gjithave që jeni të pranishme.

    Zonja të nderuara,
    Është ky një takim i veçantë, për të mos e quajtur historik, për kombin dhe për shtetet e regjionit
    tonë, që në Ditën ndërkombëtare të gruas 8 Marsi, politikanet dhe deputetet e shteteve tona
    takohen në Parlamentin e Republikës së Kosovës, në seancë pune, për të debatuar për problemet
    e njëjta dhe të ndryshme, që kanë vendet tona.

    Zonja të nderuara,
    Republika e Kosovës ka vetëm 7 vjet pavarësi, shteti ynë i ri me histori të vjetër dhe të
    dhembshme, i dalë nga një luftë e tmerrshme me shumë pasoja, po ballafaqohet me probleme të
    gjitha natyrave, atyre politike, ekonomike, sociale, me papunësi të lartë, me sistem të dobët të
    drejtësisë, shëndetësisë, arsimit. Në kuadër të gjitha këtyre problemeve dhe sfidave, ne gratë
    kemi një presion të dyfishtë, që ballafaqohemi me pabarazinë gjinore, qoftë në institucione, në
    punësim, në shkollim, në drejtësi dhe në çdo lëmi të jetës.

    Është e vërtetë që Kosova është shtet i ri, i brishtë, me shumë probleme, i rrethuar nga fqinjët me
    histori dhe botëkuptime të ndryshme, por me probleme afërsisht të njëjta. Në këtë vorbull të
    zhvillimeve në këtë pjesë të Evropës, në shekullin XXI të globalizimit, shpeshherë gjendemi në
    udhëkryqe, të cilat janë të pakuptimta, me rregulla diskriminuese për shtetet e vogla.

    Forumet, institucionet e larta ndërkombëtare janë shumë shpesh tejet burokratike,
    moskokëçarëse, mospërfillëse, punojnë me standarde të dyfishta për problemet e njëjta, duke
    krijuar epërsi për disa shtete dhe kombe dhe duke diskriminuar disa shtete dhe kombe të
    caktuara.

    Shekulli ynë i globalizmit nuk mund të funksionojë me dy standarde, duke i ndarë popujt në të
    mirë dhe jo të mirë. Ky planet na përket të gjithë njerëzimit, andaj për të gjithë njerëzit duhet të
    ketë rregulla të njëjta jodiskriminuese, siç është rasti konkret me Kosovën.

    Ne jetojmë në Evropë. Kosova funksionon me ligje kompatibile me bashkësinë evropiane, kemi
    të instaluara institucione evropiane, por është krejtësisht e pa barabartë me shtetet që e rrethojnë
    e më larg, duke filluar nga të drejtat elementare, lëvizja e lirë e njerëzve dhe e mallrave. Ky është
    diskriminim. Kjo nuk është ekonomi liberale e as demokraci liberale!

    Institucionit ndërkombëtare, të cilat kontribuuan shumë në regjionin tonë, për të vendosur paqen
    duhet të jenë më konsistente sot, kur kemi nevojë që me përvojën e tyre të na ndihmojnë që të
    luftojmë korrupsionin, krimin e organizuar, terrorizmin, zhvillimin ekonomik të shteteve tona.
    Këta duhet të jenë shembull për ne, gjë e cila nuk po ndodh gjithmonë.

    43
    Republika e Kosovës një kontest historik gjeopolitik aktual, ka sfidat e veta, por ka edhe
    rezultatet e veta. Ne mund të jemi shembull për regjionin e më larg, në formën e organizimit të
    grave deputete. Përveç arritjes së kuotës prej 30%, në Kosovë kemi Grupin Parlamentar Joformal
    të Grave, i cili tashmë ka filluar të japë rezultatet e veta.

    Kur jemi te ky organizim dua që edhe me këtë rast të falënderoj zonjën Olbrajt, ish-sekretaren e
    Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila përveç kontributit të saj të jashtëzakonshëm në paqen
    në Ballkan, ajo ishte iniciatore dhe ndihmoi shumë gratë politikane në Kosovë, duke na
    ndihmuar që ta formojmë edhe Grupin Parlamentar të Grave.

    Rezultati i kësaj pune jemi sot së bashku gratë deputete dhe politikane të gjitha trojeve shqiptare
    në Ballkan. Faleminderit, zonja Olbrajt.

    Republika e Kosovës është shembull në Evropë për ligjet afirmative për të drejtat e minoriteteve.
    Kërkojmë që ky standard të vlejë në shtetet e regjionit në Serbi dhe në Maqedoni, që me të
    njëjtin standard të respektohen edhe shqiptarët në këto dy shtete.

    Republika e Kosovës është shembull për botën, për tolerancë fetare, harmoni dhe respektim
    ndërfetar, që ka brenda kombit, por edhe me fqinjët. Shqiptarët kurrë nuk kanë bërë luftë fetare.

    Takimi ynë i këtij niveli sot dhe një datë simbolike për gruan, në institucionin më të lartë
    ligjvënës, duhet ta ketë kuptimin dhe pa dyshim rezultatin e vet. Padyshim, se ne gratë jemi
    kurrizi i kombit tonë. Kombi dhe shtetet tona kanë nevojë për ne. Shtetet tona kanë nevojë për
    vlera, andaj ne jemi këtu, për t’i kthyer popullit dhe shteteve tona vlerat njerëzore.

    Ne jemi këtu për t’u zotuar se jemi të gatshme profesionalisht, politikisht dhe me vullnet të
    hekurt, që t’ua sigurojmë të ardhmen fëmijëve dhe kombit tonë.

    Ne, gratë politikane duhet dhe do të jemi shembull, se kufijtë tanë shtetëror do t’i vëmë në
    shërbim të popullit, duke u bashkuar çdo ditë kështu si sot, për të debatuar, për të hartuar strategji
    zhvillimore për kombin tonë, duke luftuar pa kompromis vetitë e këqija që janë instaluar në
    qeveritë e shteteve tona. Kështu së bashku si sot do t’i tejkalojmë të gjitha barrikadat e
    pakuptimta që i kemi sot.

    Fjalën time po e mbyll me fjalën e zonjës Madlen Olbrajt, “ajo grua që nuk e mbështet një grua,
    e ka vendin e sigurt në ferr”.

    Kolege të nderuara,
    Më lejoni që në emrin e juaj,të gjitha, pra të gjitha trojeve shqiptare sot që jemi bërë bashkë, t’u
    uroj të gjitha nënave shqiptare në mbarë globin tonë festën e 8 Marsit. Urime!
    Faleminderit!

    KRYESUESJA: Faleminderit, kolege Besa Gaxheri! Tani fjalën ia jap Valdete Bajramit.

  • Faleminderit, zonja kryesuese!
    Gjithashtu dua ta falënderoj edhe zonjën Dade për kryesimin e seancës së para ditës.

    44
    Faleminderit, të nderuara deputete nga Shqipëria, nga Maqedonia, përfaqësuese nga Mali i Zi,
    Presheva, që na keni nderuar me ardhjen tuaj këtu në Parlamentin e Kosovës!

    Të nderuara familje të dëshmorëve,
    Të nderuara kolege deputete të Republikës së Kosovës,
    Të nderuar përfaqësues të ambasadave,
    Të dashura nëna dhe motra,
    Sot, shënohet Dita ndërkombëtare e gruas, ku tek ne këtë ditë e identifikojmë edhe si festën e
    nënave, një ditë që bartë me vete respektin dashurinë, sakrificën e pareshtur për ato që dhanë
    gjatë gjithë jetës së tyre edukimin, zhvillimin tonë, për nënën qenien më të dashur të jetës tonë.

    Respekt dhe nderime për kontributin e tyre të vazhdueshëm, ku jo rrallëherë janë përballur me
    shumë sfida, me shumë sakrifica vetëm e vetëm, që gjeneratave të reja t’u krijojnë kushte për një
    të ardhme të ndritshme.

    Dita ndërkombëtare e gruas është një shembull i mirë, se si ne kolektivisht jemi në gjendje të
    sjellim ndryshime pozitive për pozitën e gruas në shoqëri. Në Ditën ndërkombëtare të gruas është
    koha për të reflektuar mbi progresin e bërë, për të bërë thirrje për ndryshimin dhe për të festuar
    aktet e guximit dhe vendosmërinë nga gratë e zakonta, të cilat kanë luajtur rol të
    jashtëzakonshëm në historinë e vendit tonë, për të bërë thirrje për përkrahjen në pozitat
    vendimmarrëse në institucion, në ligjvënie, por edhe të frymëzojmë edhe gratë tjera të gjitha
    shtresave, profesioneve, pozicioneve, për t’i dhënë vetëbesim dhe motiv se gruaja është e
    fuqishme përballë çdo sfide dhe është e gatshme të japë kontributin e saja në të gjitha sferat e
    jetës. Vetëm se, duhet t’u krijohen kushte për punë, shkollim dhe për një jetë më të dinjitetshme.

    Barazia gjinore është problem global, duke përfshirë këtu edhe vendin tonë, por duke mos i
    përjashtuar edhe vendet e rajonit. Sot përballemi me hallin e njëzetmijë grave të dhunuara dhe të
    keqtrajtuara që nga koha e pasluftës. Përballemi me gra, të cilat mundohen t’i zhvillojnë bizneset
    e tyre të vogla, pa asnjë mbështetje institucionale, gratë tona, të cilat janë kryefamiljare, gra me
    kualifikime universitare dhe, që asnjëherë nuk u është dhënë rasti të ushtrojnë profesionin e tyre.

    Dhe, po në këtë ditë unë dëshiroj t’ ju përcjell urimet më të përzemërta për të gjitha gratë, nënat
    dhe motrat tona e t’u bëj thirrje, që të luftojnë për të drejtat e tyre që i kanë të garantuara me
    Kushtetutën e vendit tonë dhe, se ne do të jemi zëri i fuqishëm i tyre këtu në Parlament, duke i
    mbrojtur po ato të drejta.

    Po ashtu, dua që sot nga kjo foltore, t’u bëj thirrje të gjitha grave të mos i ndalin përpjekjet me
    qëllim të arritjes dhe gëzimit të drejtave të tyre legjitime. Po ashtu, ne u bëjmë thirrje të gjitha
    institucioneve të vendit, që të bëjnë më shumë për respektimin e barazisë gjinore dhe të mos ketë
    diskriminime të llojeve të ndryshme dhe, të punojmë fuqishëm me çdo kusht, me çdo instrument
    institucional, për fuqizimin e pozitës së gruas në vendin tonë.

    Jo rastësisht është thënia, “Për ta ditur pozitën e një shteti, shih se çfarë pozita ka gruaja në atë
    vend.”, prandaj me fuqizimin e gruas do të fuqizohet edhe vetë shteti.

    Urime të gjitha nënave, grave, 8 Marsi!

    45
    Faleminderit për vëmendjen tuaj! Urime!

    KRYESUESJA: Faleminderit Valdete Bajrami! Valdetja është shefe e Grupit Parlamentar
    Nisma. Pra, ka një përgjegjësi të veçantë në Kuvendin e Kosovës.

    Tani thërras kolegen nga Shqipëria Elvis Kushi dhe le të përgatitet Selvije Halimi nga Kosova.

  • E nderuara drejtuese e seancës,
    Të nderuara kolege deputete të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Përfaqësues të Malit të Zi dhe
    të Preshevës,
    Të nderuar pjesëmarrës në këtë seancë,
    Është nder, privilegj, kënaqësi, emocion shumë i veçantë, që të jem sot e pranishme në Kuvendin
    e Kosovës dhe, sidomos që të mbaj një fjalë përshëndetëse edhe në emër të grave dhe të vajzave
    të qytetit të Elbasanit, që unë përfaqësoj në Kuvendin e Shqipërisë.

    I kam shumë të freskëta kujtimet e një viti më parë, kur ne ishim përsëri bashkë në Tiranë, në
    sallën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, ku diskutuam për tema të ndryshme, duke filluar që nga
    pjesëmarrja e grave në vendimmarrje dhe në jetën politike, diskutuam për luftën kundër dhunës
    në familje, për fuqizimin ekonomik të gruas, e të tjerë.

    Ashtu, sikurse edhe para një viti, unë edhe sot insistoj në të njëjtin drejtim, në fuqizimin
    ekonomik të gruas më shumë se çdo drejtim tjetër, sepse jam e sigurt që një grua që është më e
    fuqishme dhe më e pavarur ekonomikisht mund të ndikojë për një shoqëri më të zhvilluar, më të
    barabartë dhe më të begatë.

    Gjithashtu, sa më shumë lexoj, sa më shumë njerëz takoj, sa më shumë shikoj e dëgjoj, bindem
    çdo ditë e më shumë që fuqizimi ekonomik i gruas luan një rol të rëndësishëm dhe për drejtimet
    tjera, që përmenda pak më sipër.

    Nga njëra anë, rreziku do të jetë më i ulët, që një grua e fuqishme ekonomikisht të jetë viktimë e
    dhunës në familje apo në komunitet dhe, nga ana tjetër, mundësitë e saj do të jenë më të mëdha
    për të qenë më e përfshirë në vendimmarrje, në shoqëri, e pse jo edhe në politikë.

    Kur gratë janë më të fuqishme nga ana sociale dhe ekonomike, ato shndërrohen në një forcë të
    madhe për ndryshim në komunitetin e tyre, si në zonat urbane ashtu edhe ato rurale. Tashmë
    dihet, që në vetvete fuqizimi ekonomik i gruas varet në mënyrë zinxhirë nga një serë faktorësh,
    ku do të veçoja arsimimin dhe punësimin, të cilët gjithashtu janë pjesë jo vetëm e politikave
    qeveritare, por edhe e atyre sociale.

    Këto kërkojnë mbështetje të plotë nga institucionet shtetërore, nga institucionet private, nga
    shoqëria civile, organizatat jofitimprurëse, vetë bizneset, ashtu sikurse edhe nga familja.

    Por, padyshim që një nga mënyrat më të mira dhe efiçente për fuqizimin e ekonomik të gruas,
    është dhe mbështetja apo nxitja e tyre për sipërmarrjen. Kjo është një sfidë shumë e rëndësishme
    dhe e vështirë njëkohësisht, sidomos në rastin specifik të ekonomive tona, si në Shqipëri,
    Maqedoni, në Kosovë apo Mal të Zi.

    46
    Mesazhet e mija sot janë për të gjitha institucionet shtetërore, për sektorin privat, për politikën
    dhe për mbarë shoqërinë shqiptare. Ne duhet të luftojmë të gjitha bashkë dhe të gjithë bashkë,
    përfshirë dhe pjesën tjetër të shoqërisë, për t’i dhënë gruas vendin dhe respektin që meriton.

    Ne duhet të luftojmë dhunën dhe diskriminimin në familje dhe në komunitete. Të luftojmë që të
    kemi një familje më të shëndetshme dhe, në përgjithësi një shoqëri më të barabartë, të luftojmë
    për më shumë gra të punësuara dhe, më shumë gra sipërmarrëse. Të luftojmë për barazi gjinore,
    për punësim dhe për paga, të luftojmë për të nxitur më shumë gra në vendimmarrje dhe në
    politikë.

    Sigurisht, që ka shumë për të bërë dhe koleget sot sollën shumë mesazhe në këtë ditë, por për
    mua mesazhi më i rëndësishëm mbetet ai, që jemi ne vetë gratë, që duhet të luftojmë më fort nga
    të gjithë për të drejtat tona. Ne duhet të jemi më të vendosura, ne duhet të jemi më të guximshme,
    më të forta dhe sidomos duhet të jemi të bashkuara. Të bashkuara me njëra-tjetrën, për të
    realizuar qëllimet tona, që në fakt, janë qëllime në dobi të shoqërisë, nuk janë qëllime vetëm në
    dobi të gruas.

    Ky bashkim do të jetë akoma më i fuqishëm, nëse realizohet në nivel mbarëkombëtar, ashtu
    sikurse ne sot jemi të gjitha bashkë në këtë seancë.

    Për të mos e zgjatur, nga thellësia e zemrës i uroj të gjitha gratë shqiptare, nënat, bijat, motrat,
    kudo që janë, Gëzuar 8 Marsin!

    Qofshi gjithmonë të lumtura dhe të gëzuara në familjet tuaja dhe suksese në punën, iniciativat
    dhe projektet tuaja! Faleminderit!

    KRYESUESJA: Ju faleminderit, deputete Elvis Kushi. Tani ftoj Selvije Halimin nga Prishtina
    dhe le të përgatitet Vjollca Emini-Asani.

  • E nderuara kryesuese Brovina,
    E nderuara Dade,
    Të nderuara deputete e aktiviste politike,
    Të nderuar mysafirë,
    Mijëvjeçari të cilin po e jetojmë, përveç që cilësohet si mijëvjeçari i integrimit dhe reformave në
    të gjitha sferat e jetës, parasheh edhe fuqizimin e gruas në jetën profesionale, ekonomike e
    politike.

    Andaj, realizimi i këtij synimi medoemos duhet të fillojë nga vetë gruaja, për të fituar mbështetje
    edhe nga pjesa tjetër e shoqërisë.

    Mendimet dhe idetë, politikat dhe projektet, që realizohen në një shtet ku gruaja ka zë në
    vendimmarrje e në zbatimin e tyre, janë të suksesshme, frytdhënëse duke tejkaluar kufijtë e një
    shteti, duke tejkaluar kufijtë e një rajoni e shpeshherë duke marrë kështu edhe masa globale.


    47
    Ne gratë, që kemi arritur deri diku synimet tona dhe jemi pjesë e organit legjislativ a ekzekutiv,
    në nivel vendi apo komune, nuk duhet të ndalemi me kaq. Përveç që duhet përkrahur fuqishëm
    njëra- tjetrën, duhet të ndërmarrim veprime, për të fuqizuar gruan kudo që vepron ajo.

    Duhet t’i tejkalojmë vijat në mes pjesëve urbane e rurale të vendeve tona, për t’i identifikuar
    problemet e gruas dhe sfidat, me të cilat përballet ajo, për të arritur ndikimin e saj në mes, sepse
    vetëm atëherë ne do të jemi më të dukshme në profesionet tona, më të suksesshme edhe në
    angazhimet tona politike.

    Krijimi i politikave për fuqizimin e gruas dhe ligjësimi i tyre duhet të vazhdojë pandërprerë, deri
    në arritjen e barazisë reale mes burrit e gruas në vendimmarrje e kjo do punë të sinqertë e
    angazhim të përbashkët. Mendoj se hapat konkretë që duhet vazhduar e ndërmarrë në këtë
    drejtim janë: profesionalizmi i vazhdueshëm, guximi, përkrahja e sinqertë në mes nesh dhe
    angazhimi për njëra- tjetrën, ngritja e zërit e madje deri tek kushtëzimi partiak e institucional për
    arritjen e barazisë reale në vendimmarrje.

    Këto pra, janë disa nga sfidat, të cilat mund t’i tejkalojmë suksesshëm vetëm me punë të
    përbashkët e të përkushtuar.

    Në këtë ditë simbolike më 8 Mars, uroj që fjalimet tona, mesazhet tona, të mos mbeten vetëm
    simbolika me datën e 8 Marsit, por në 8 marset tjerë të diskutojmë dhe të analizojmë për
    sukseset, që i kemi arritur ne dhe për punën që kemi bërë për të fuqizuar gruan, kudo që është
    ajo. Ju faleminderit për vëmendje!

    KRYESUESJA: Falënderoj deputeten Selvije Halimi. Tani fjalën e ka Nora Aliti nga
    Maqedonia. Kolegia Vjollca Emini-Hasani nuk qenka këtu.

  • Faleminderit, kryesuese!
    Unë vërtet jam Nora Aliti, në Kuvendin e Maqedonisë nuk kemi Vjollca Emini-Asani, por sa i
    përket çështjes së gruas, sot nuk e kam problem të jem dhe Vjollca, si ajo “je sui” Vjollca.

    Pra, të nderuara kolege deputete, të nderuara zonja, nuk besoj që kjo sallë e Kuvendit të ketë
    qenë ndonjëherë më elegante, më e bukur, më paqësore apo më e denjë se sot.

    Kam nderin dhe kënaqësinë të jem në mesin tuaj, në përkujtimin e Ditës ndërkombëtare të gruas.
    Falënderime dhe mirënjohje dua t’i shpreh Kuvendit të Kosovës, që po vijon nismën e Kuvendit
    të shtetit shqiptar të vitit të kaluar e që synon fuqizimin e gruas shqiptare dhe barazinë gjinore në
    përfaqësim, por edhe në vendimmarrje.

    Ne, po mblidhemi, jo për t’ia uruar njëra tjetrës 8 Marsin, apo për t’i dhënë hije kësaj salle
    Kuvendi, por jemi këtu sepse duam që t’i japim fund pabarazisë gjinore, të vetëdijshme për sfidat
    e mëdha. Sfidat e krijimit të mundësive të vajzave për të vijuar nëpër shkollat njësoj sikur
    djemtë, sfidat e uljes së papunësisë femërore, sfidat e trajtimit jodiskriminues të grave dhe
    vajzave nëpër vendet e punës, sfidat e ngritjes të përfaqësimit të grave në jetën publike dhe
    zgjerimit të kuotave në përfaqësim, në qeverisje dhe në vendimmarrje.


    48
    Pabarazia gjinore dhe dhuna në familje ushqejnë njëra-tjetrën. Ne kemi sfida përballë dhunës dhe
    krimet në familje, që egërsisht rëndojnë mbi vajzat dhe gratë.

    Jo shumë kohë më parë, Pranvera Abazit iu mohua e drejta mbi të birin Erion Zena për muaj të
    tërë, sepse i ati kishte vendosur që atë ta marrë me vete në luftë në Siri.

    Shyhrete Berishës, një dëshmitare e masakrës së Suharekës, e cila humbi katër fëmijët dhe burrin
    e saj, i mohohet e drejta e trashëgimisë, sepse nuk qenka e gjakut.

    Teuta Muho, nga Fieri dhunohet barbarisht për vdekje nga burri i saj, një njëzetvjeçare shtatzënë
    nga Gostivari, sulmohet fizikisht dhe zvarritet për flokë nëpër rrugë, po prapë nga burri i saj.

    Është betejë e gjeneratës sonë, burra e gra që ta luftojmë dhunën ndaj grave, mohimin e
    trashëgimisë, por edhe pabarazinë në paga dhe vendimmarrje. Përballë këtyre sfidave sot
    qëndron e tërë shoqëria si tërësi, prandaj dhe barazia gjinore nuk mund të trajtohet dhe nuk është
    një çështje ekskluzive e grave.

    Beteja për barazi gjinore është betejë e burrave dhe djemve po aq sa është betejë e grave dhe
    vajzave. Benefitet e barazisë gjinore janë benefite të shoqërisë në tërësi. Andaj, kam bindjen se
    adoptimi i një qasjeje që sjell së bashku në tavolinë burrat dhe gratë, është një parakusht i
    domosdoshëm për transformimin e shoqërisë dhe për arritjen e barazisë gjinore.

    Përtej fjalëve dhe kërkesave të shumta për një barazi reale, duhet ta drejtojmë gishtin tek ato që
    kanë përgjegjësinë më të madhe për të realizuar këtë synim global. Gishtin ta drejtojmë tek
    burrat, duke qenë gjithnjë koshiente se kur drejton gishtin ndaj dikujt, katër gishta të tjerë i ke të
    kthyer nga vetja.

    Pjesë e përpjekjeve tona për barazi gjinore duhet patjetër të bëhen burrat dhe djemtë, po aq sa
    gratë dhe vajzat dhe, unë shpresoj që me 8 Mars të vitit të ardhshëm, kur do të mblidhemi përsëri
    bashkë, në audiencë, do të kemi dhe burra dhe foltorja do t’u takojë më shumë burrave dhe të
    gjithë atyre meshkujve, që më në fund do të vendosin të bëhen burra dhe të ngrenë zërin për
    gratë, që ua falën jetën. Faleminderit!

    KRYESUESJA: Faleminderit, për sugjerimet dhe temat që i solle në këtë Kuvend. Tani fjalën ia
    jap deputetes Ganimete Musliu, le të përgatitet deputetja nga Ulqini, Hatixhe Gjoni.

  • Faleminderit, të nderuara kryesuese, të dyja edhe nga sesioni i parë edhe
    i dyti!
    Fillimisht, para se të filloj me fjalën time, që e kam përgatitur për sot, meqë nuk u tha në fillim të
    kësaj seance, dua të pyes thjesht – kush jemi ne, si erdhëm ne deri sot këtu?

    Janë këto pyetje që i bëj, sepse mendoj që sot duhet që të kthehemi në retrospektivë dhe t’i
    nderojmë të gjitha ato gra, të gjitha ato nëna, të cilat sakrifikuan kaq shumë për vendin tonë.

    Jemi vetëm një ditë nga Epopeja e Ushtrisë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,
    prandaj unë mendoj që kjo seancë sot do të duhej të hapej me një minutë nderim për të gjitha

    49
    gratë e Prekazit, të gjitha gratë e familjes Ahmeti të Likoshanit, të gjitha gratë e Reçakut, të
    gjitha gratë e Krushës, të gjitha gratë e Gjakovës dhe të gjitha ato nëna, të cilat humbën më të
    dashurit e tyre.

    Sot do të duhej që të mbahet një minutë nderim për Xhevë Lladrovcin, për gratë e familjes
    Jashari, të cilat u bënë flakadanë lirie dhe, në shenjë nderimi unë ju ftoj, që me një minutë
    nderim t’i nderojmë të gjitha ato.

    Lavdi të gjitha të rënave!

    Sot, të gjitha së bashku jemi mbledhur për të shënuar një ditë të vitit, një ditë e cila i dedikohet
    gruas, por ne jemi mbledhur jo për të festuar këtë ditë, por dhe të trajtojmë tema të rëndësishme,
    të cilat prekin drejtpërdrejt pozitën e gruas në shoqërinë tonë. Është një rast i mirë për të
    diskutuar për vështirësitë, problemet, shpresat dhe sfidat e një pjese të popullit, e cila përbën mbi
    51% të popullsisë dhe shoqërive tona. Të gjitha ne sot duhet të kemi një synim të përbashkët dhe,
    ky synim duhet të jetë ndryshimi i gjendjes aktuale, përmirësimi i pozitës së gruas në shoqëri,
    siguria dhe mbrojtja e saj.

    Le të flasim për histori, suksese, por mos të verbohemi nga gjërat sipërfaqësore, duke lënë anash
    situatën e vërtetë me të cilën çdo ditë ballafaqohet gruaja shqiptare, por le t’i koordinojmë edhe
    veprimet tona, për të ndryshuar mentalitetin mbizotërues, për të ndryshuar të sotmen që kemi,
    për një të ardhme më të ndritur.

    Populli ynë njihet për virtytet e larta njerëzore, shpirtmadhësi dhe bujari dhe me ndjenjën e
    pashuar për liri. Këto virtyte nuk kanë gjini, por edhe sikur të kishin, vetë fjalët që i përshkruajnë
    janë pothuajse të gjitha femërore. Në gjuhën e vjetër dhe të bukur edhe fjala Perëndi është e
    gjinisë femërore dhe, për të qenë e qartë, janë pikërisht femrat shqiptare, të cilat përgjatë gjithë
    historisë kanë ruajtur dhe kultivuar këto virtyte, të cilat kanë mbajtur gjallë një komb të tërë.

    Si shoqëri, ne kemi lënë mbrapa një histori të dhembshme, përplot vuajtje, sakrifica, humbje e
    plagë, për të qenë sot krenare dhe të barabarta, por, nëse sot flasim për barazinë gjinore, e them
    me bindje të plotë, se ky synim nuk është arritur as për së afërmi.

    Femrat në një pozitë të palakmueshme shoqërore-ekonomike, ato jetojnë në një gjendje, e cila
    lehtë i shndërron në viktima potenciale për shumë dukuri, jo vetëm negative, por edhe tejet të
    rrezikshme.

    Nëse ne sot flasim vetëm për anët pozitive, atëherë nuk i kemi bërë nder kësaj dite dhe qëllimit të
    saj, ne duhet të arrijmë t’i realizojmë synimet tona, ne mund të bëjmë diçka të tillë. Pse? Sepse,
    nëse vetëm një sy i hedhim historisë sonë, ne gjejmë në çdo vrimë të saj edhe gjakun tonë, ne
    nuk pikëm nga qielli, por jemi pasuese të grave trimëresha dhe të zgjuara. Jemi pasuese të grave
    të shkëlqyera, që lanë gjurmë në histori, në kohë shumë më të vështira, se sa edhe vetë koha jonë.

    Të kujtojmë pak dhe të inspirohemi nga Teuta, nga Nëna Terezë, Elena Gjika, por edhe nga
    Shotë Galica e Xhevë Lladrovci. Le të na shërbejnë këta e shumë, e shumë emra të tjerë, si

    50
    flakadanë për të na ndriçuar rrugën tonë drejt sfidave dhe drejt sukseseve, t’i marrim model për
    veprimet tona e të jemi model për brezin tonë, por edhe për brezat e ardhshëm.

    Më duhet të përsëris, pozita e gruas shqiptare sot nuk është e kënaqshme, prandaj motivi ynë
    kryesor duhet të jetë motivi për të ndryshuar, duke menduar në vajzat tona, të cilat nesër do të
    ballafaqohen me të njëjtat probleme dhe sfida në jetë, në punë e në shoqëri. A do të dëshironim
    ne, që vajzat tona të ballafaqoheshin me problemet, po thuajse elementare, me të cilat
    ballafaqohemi ne sot? A do të dëshironim ne, që vajzat tona të bëhen vegël e aparaturave dhe
    individëve të ndryshëm, për të pasur një punë me të cilën do të sigurojë jetën e sajë dhe
    pavarësinë e saj ekonomike? Unë nuk besoj, as që edhe njëra nga ne që sot jemi këtu, por as edhe
    një grua e vetme në botë, nuk do ta dëshironte një gjë të tillë.

    Ne të gjitha jemi mbledhur sot këtu, pra e dimë më së miri se me çfarë sfidash ballafaqohet
    femra gjatë rrugëtimit të saj, por e dimë gjithashtu, ose duhej ta dinim, se pikërisht ne duhet të
    jemi shumë të vëmendshme në veprimet tona, sepse nga ato gjykohet puna dhe kontributi ynë.
    Ne duhet të kemi një agjendë të qartë për femrat, t’i takojmë ato, t’ua dëgjojmë hallet dhe
    bashkërisht të gjejmë zgjidhjet më të mira.

    Zbutja e varfërisë dhe një pavarësi modeste ekonomike është një nevojë urgjente, por nuk është e
    tëra. Synimet tona afatgjate duhet të fokusohen në arsimimin e mirëfilltë, në zbatimin e ligjeve
    për mbrojtje nga abuzimet, të çfarëdo lloji të jenë ato, heqja e tabuve ndaj këtyre abuzimeve, e
    tjera...

    Pra, fokusin duhet vënë në ndërgjegjësimin e përgjithshëm të gruas. Sfidat, të cilat ndërlidhen
    drejtpërdrejt me gjininë femërore nuk guxojnë të mbesin obligim vetëm i gjinisë femërore apo
    grave parlamentare, por ne duhet të jemi ato, që këmbëngulim që këto sfida të trajtohen si detyrë
    prioritare në institucionet përkatëse shtetërore.

    Ne duhet të jemi ato të cilat i adresojmë si duhet këto sfida. Ne duhet të jemi zëri i tyre çdo ditë,
    në çdo rrethanë dhe me çdo kusht. Gratë jo sot, që jetojnë në liri dhe në një sistem demokratik,
    por në rrethana tejet të rënda kanë dëshmuar se mund të bëjnë gjëra të mëdha, pa u ndalur në
    detaje. Shumica nga ne jemi vetë dëshmitare apo dhe jemi përballur personalisht me diktatura,
    shtypje, dhunë dhe luftë. Po ashtu, ne vetë jemi dëshmitare të veprave shumë sublime të gruas
    shqiptare, e cila gjatë gjithë jetës së saj e shndërron veten në një Rozafë të vërtetë.

    Dhe, këtë e bëjnë jo nga detyrimi, por nga dashuria e saj që arrin deri në vetëmohim për familjen
    dhe shoqërinë. Gjatë gjithë historisë, gruaja shqiptare ishte një luftëtare e vërtetë, një luftëtare që
    luftën zhvillonte në shumë fronte dhe në të njëjtën kohë, nga veprimi më i thjeshtë e deri te froni
    me pushkë në dorë, krah burrave.

    Ne tani duhet të kuptojmë se kemi obligim të angazhohemi që gruaja shqiptare të jetojë e
    barabartë dhe me dinjitet në shoqërinë tonë. Deri më tani këtë qëllim nuk e kemi arritur, as për së
    afërmi dhe kjo gjendje që e kemi nuk është treguesi i duhur për shoqërinë tonë, nuk është
    treguesi i duhur i punës dhe angazhimit tonë.

    Të nderuara zonja,

    51
    Nuk është se po them diçka të re, kur them se kontributi i femrës nuk ka përkufizime. Kjo është
    shtylla e jetës në shtëpi dhe në shoqëri. Këtë fakt, në radhë të parë, duhet ta kuptojnë gjinia e
    kundërt, e cila nuk ka asnjë arsye për mburrje për sa i përket pozitës së gruas. Gjinia e të cilës
    nga jashtë iu imponua një kuotë gjinore, pas së cilës sot përpiqen të fshihen dhe të arsyetohen
    para botës së qytetëruar.

    Prandaj, edhe fjalimin tim po e përmbyll me një thënie të një gruaje të madhe shqiptare, tani kjo
    që më shumë vlen për veshët dhe ndërgjegjen e burrave: “Të luftosh e të fitosh për gruan, do të
    thotë të luftosh e të fitosh për burrat”.

    KRYESUESJA: Faleminderit, Ganimete! Tani fjalën ia jap Hatixhe Gjonit nga Ulqini dhe le të
    përgatitet deputetja Safete Hadërgjonaj.

  • Të nderuara kryesuese të seancës,
    Të nderuara deputete nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia,
    Të nderuara zonja nga Presheva dhe të gjitha ato që në këto momente na përcjellin ose na
    dëgjojnë nëpërmjet valëve të Radio-Kosovës dhe televizionit shtetëror.

    Një përshëndetje nga Ulqini sa jemi aq edhe i Kosovës, një Ulqin, për të cilin na lidhin çastet e
    bukura të pushimeve, gërshetimi familjar, pronat dhe shumë gjëra të bukura.

    Unë së pari ju kërkoj falje, se kolegia ime e prezantoi problematikën e barazisë gjinore, kur është
    në pyetje Ulqini dhe trevat në Mal të Zi, ku jetojnë shqiptarët dhe shqiptaret, mirëpo, ajo dilemë
    krejt kohën duke ju përcjell në mua a t’ua marr disa minuta apo jo.

    Po sfida qe shumë e fortë dhe u lajmërova për të dalë në këtë foltore, së pari se për mua këtu, pa
    marrë parasysh që në foltore dal tash e parë, kam shumë emocione, se e konsideroj si një foltore
    të shenjtë, nga e cila është shpallur pavarësia e këtij shteti dhe nga kjo hapësirë, ky Kuvend i cili
    e ka pru atë vendim.

    Ajo dëshirë që ta prek foltoren qe shumë më e madhe se sa të mos e marr fjalën dhe, ju kërkoj
    edhe njëherë falje për uzurpimin ndoshta të kohës, se e konsideroj se dita ka qenë intensive dhe
    ndoshta të gjitha e ndieni lodhjen.

    Për të shtuar në këto momente sot, as statistikë as shifra të reja s’mund të shtoj e të cilat nuk janë
    thënë. Asnjë problem më duket s’ka mbetur i cili nuk është shoshitur nga parafolëset, të cilat
    dolën sot me kumtesat e veta dhe diskutimet.

    Unë, zonja të nderuara, kam një porosi dhe do ta propozoj që të hyjë edhe në përfundimet e këtij
    Kuvendi. Kërkoj nga politikanet, deputetet, të gjitha femrat publike si nga Shqipëria, Kosova,
    Maqedonia, Presheva, ta dinë se edhe në Mal të Zi, veprojnë, jetojnë edhe disa femra, mundohen
    ta gjejnë vendin e vet aty ose të marrin vendin e vet i cili i takon me çdo ligj.

    Pa ju, jemi shumë të vogla dhe s’kemi fuqi ta rrisim përmirësimin dukshëm, me ju, me
    shkëmbimin e përvojave, me përkrahjen e juaj, ne do të jemi më të forta. Edhe Kuvendi i Ulqinit
    s’do të ketë nga 33 këshilltarë, 3 femra si numrin maksimal të cilin e ka arritur nga viti 1990 e

    52
    deri më sot e të mos flas për poste udhëheqëse ku 1 ose 2 femra janë, se ua dhashë fjalën që s’do
    të flas për statistika, dhe të mos i numëroj të gjitha problemet ose shifrat tjera.

    Ju të gjitha e dini se ne ballafaqohemi me dy probleme, një problem, ish problemi i femrës, e cila
    duhet të luftojë, të marrë pozicionin e vet në mesin ose brenda popullatës të cilës i takon,
    problemi i dytë është të luftosh dhe të kërkosh ligjet të cilat pakica shqiptare në Mal të Zi,
    njëkohësisht të cilës i takojmë, e cila e ka edhe femrën, normal brenda vetes, t’i jepen të drejtat
    sa më të shumta.

    Këto janë dy fronte shumë të vështira dhe zor mundet femra vetë në Malin e Zi ose në Ulqinin, si
    komunë e cila pjesën dërmuese e ka të shqiptarëve, të arrijë suksese të dukshme.

    Për atë arsye edhe një herë kërkoj që të na përkrahni dhe së bashku të arrijmë këto shifra t’i
    ndryshojnë dhe pozita e femrës në Mal të Zi, të jetë në nivelin më të lavdishëm.

    Edhe një herë kërkoj falje për uzurpimin e kohës. U takofshim në solemnitete dhe në fitore të
    radhës. Faleminderit!

    KRYESUESJA: Ju faleminderit, deputete Hatixhe Gjoni! Fjalën ia jap Safete Hadërgjonajt, le të
    përgatitet Labinote Demi-Murtezi, deputete nga Kosova.

  • Faleminderit, zonja Flora!
    E nderuara zonja Dade,
    Të nderuara kolege deputete të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë,
    Të nderuara kolege deputete të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë,
    Të nderuara anëtare të asambleve komunale, veprimtare të shquara në viset tjera shqiptare, në
    Luginën e Preshevës, në Ulqin dhe në viset tjera të Malit të Zi.

    Ndjehem mirë sot që pas një viti që u takuam në Kuvendin e Shqipërisë, po takohemi prapë këtu
    në Kuvendin e Kosovës, në këtë seancë të përbashkët, që edhe një herë të shprehim
    vendosmërinë tonë për t’i sfiduar perceptimet tradicionale dhe për të zënë vendin e merituar në
    shoqëri, për t’i realizuar qëllimet tona në të mirë të vendeve tona, të dëshmojmë rolin tonë në
    jetën politike, shoqërore e ekonomike dhe në procese shumë të rëndësishme të integrimit
    evropian.

    Kosova ka kaluar nëpër sfida të shumta. Jeta nën okupim e largoi qytetarin e Kosovës nga jeta
    institucionale.

    Lufta shkatërroi gjithçka në Kosovë, la plagë të hapura për shoqërinë e cila ende po përballet me
    pasojat e saj. Gruaja gjatë luftës ishte pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkrahu dhe
    ndihmoi luftën, barti barrën e rëndë të familjes duke siguruar ekzistencën e saj, ishte pjesë e
    pandashme e tragjedisë dhe e përpjekjeve të përbashkëta për të siguruar një ardhmëri më të mirë
    për vendin tonë.

    E gruaja e përballur me tragjedinë e luftës dhe jetës nën okupim, nuk meriton vetëm përkrahjen
    morale, ajo kërkon dhe duhet të përkrahet fuqishëm nga institucionet.

    53
    A i është dhënë përkrahja institucionale në nivelin e duhur femrës në Kosovë? Kjo gjë lë
    hapësirë për të dëshiruar.

    Gruaja, në Kosovën e pasluftës, tregoi forcën e mbijetesës. Shumë gra, që përjetuan tragjedinë e
    luftës, gjetën forcën t’i mbajnë familjet e tyre, krijuan biznese të vogla familjare, u organizuan
    nëpërmjet organizatave joqeveritare që bashkërisht të përballen me vështirësitë e ekzistencës në
    të cilat ato u ndodhën.

    Por, sa është bërë fuqizimi ekonomik i gruas? Edhe pse femra ka bërë hapa pozitivë në biznes, në
    politikë, në institucione, ende femra në Kosovë nuk ka zënë pozita të fuqishme vendimmarrëse,
    nuk udhëheqin ndërmarrje të rëndësishme publike, nuk drejtojnë institucione të fuqishme
    ekonomike, vetëm një femër drejton komunën dhe vetëm dy femra drejtojnë ministritë.

    Nëse analizojmë seriozisht këto pozita, atëherë neve si deputete, si femra politikane, që secila
    kemi ardhur nga subjekte të ndryshme politike, na mbetet të hapim debate përmbajtjesore për
    pozitën e gruas brenda subjekteve tona politike, që të sigurojmë nga aty pozita vendimmarrëse e
    të angazhohemi fuqishëm dhe shumë me seriozitet në fuqizimin ekonomik të gruas.

    Institucionet në përgjithësi dhe ne si pjesë e tyre, duhet të bëjmë më shumë në inkurajimin dhe
    përkrahjen e grave, që t’i konkretizojnë idetë e tyre për biznes, për ndërmarrësi, sepse kështu do
    të përmirësohet statusi i tyre në familje dhe më gjerë në shoqëri.

    Nëse shikojmë vlerësimet e organizatave vendore dhe atyre ndërkombëtare, vërejmë se gratë
    drejtojnë më mirë bizneset, kanë projekte më të sakta, administrojnë shumë më mirë me fondet,
    janë treguar shumë kreative e vizionare se sa edhe vetë burrat.

    Por, nëse u referohemi statistikave, gratë biznismene drejtojnë vetëm 11% të bizneseve të
    regjistruara në Kosovë dhe shumica e këtyre bizneseve janë biznese të vogla, edhe për nga numri
    i të punësuarve edhe për nga vlera e qarkullimit të cilin e bëjmë dhe shumë më pak drejtojnë
    biznese të mesme dhe të mëdha.

    Këtë e kanë bërë vështirësitë me të cilat ato janë përballur. Vështirësitë që hasin gratë
    ndërmarrëse në Kosovë, siç janë mungesa e mjeteve financiare, normat e larta të interesit në
    banka, hipoteka si pasojë e diskriminimit në trashëgimi, edhe pse ligji siguron barazinë gjinore
    në këtë drejtim, ne duhet t’i shndërrojmë në mundësi duke i tejkaluar vështirësitë dhe sfidat me
    të cilat ato përballen duke filluar nga ato administrative e deri te ato vendimmarrëse.

    Nëse u referohemi statistikave të shkallës së papunësisë, prapë këtu dominojnë femrat me numrin
    e të papunësuarve, nga statistikat e përgjithshme të papunësisë në Kosovë, sepse vetëm 28% janë
    statistikat e burrave të papunësuar, kurse 40% janë të femrave.

    Atëherë, si të gjejmë mundësinë e punësimit të femrave në kushte të barabarta, është një sfidë që
    duhet ta diskutojmë, por edhe ta adresojmë fuqishëm.


    54
    Po ashtu, sipas statistikave për pronësinë, prapë vërejmë se pronare të pasurisë femrat janë në
    nivel shumë të ulët, vetëm diku 8% të femrave e kanë pronën, banesën, shtëpitë në pronë të tyre,
    kurse 92% të pasurisë, do të thotë, pronarë të banesave e shtëpive, janë burrat.

    Mbetet sfidë e jona angazhimi në vetëdijesimin e fermave për të qenë trashëgimtare të pasurisë e
    drejtë kjo e garantuar me ligj. Neve si deputete në Parlamentin e Kosovës na mbetet që të
    punojmë më shumë në Ligjin e trashëgimisë dhe t’i shohim mundësitë që femra vërtet ta
    trashëgojë pasurinë e cila i takon me ligj dhe të gjejmë mënyra e metoda që ta zgjidhim këtë
    problem.

    Të nderuara deputete,
    Më vjen mirë që sot shpalosëm shumë punë të bëra, ide e qëndrime. Më vjen mirë që patëm
    rastin t’i dëgjojmë asambleistet nga Lugina e Preshevës dhe dëgjuam edhe diskutimet nga
    veprimtaret dhe asambleiste të Malit të Zi, sidomos nga Ulqini dhe gjatë diskutimeve të tyre
    shpeshherë e kam vu veten në pozita të tyre në periudhën kur ne kemi qenë të okupuar dhe nga
    ky Parlament është mirë që t’i drejtohemi edhe shtetit të Serbisë, edhe shtetit të Malit të Zi, që të
    garantohen të drejtat dhe barazia për të gjithë qytetarët atje dhe sidomos të drejtat dhe barazia
    gjinore për femrat të cilat jetojnë atje.

    Atë liri dhe atë barazi e cila kërkohen në Kosovë për minoritetet, njëkohësisht të kërkojmë edhe
    ne për popullsinë shqiptare që jetojnë në pjesën e Serbisë dhe në pjesën e Malit të Zi.

    Ne do të jemi ato që do të luftojmë për hapësirat e veprimit të gjitha grave, që ato t’i dëshmojnë
    vlerat e tyre intelektuale, profesionale dhe politike. Të jemi edhe ne ato që marrim iniciativa që
    të gjitha ato të drejta të cilat garantohen në Kosovë për minoritetet, për pakicat të cilat jetojnë
    këtu, t’i gëzojnë edhe populli shqiptar kudo që jetojnë dhe veprojnë. Faleminderit!

    (Duartrokitje)

    KRYESUESJA: Faleminderit, deputete Safete Hadërgjonaj! Tani ftoj deputeten Labinote Demi
    ta marrë fjalën dhe të përgatitet Adelina Risto, përfaqësuese nga Kuvendi i Shqipërisë.

  • Të dashura motra,
    Zonja e zonjusha,
    Më lejoni të shpreh kënaqësinë time të madhe që gjendem mes jush, sot.

    Është kënaqësi e veçantë që marrim pjesë në një seancë e cila drejtohet nga zonjat Brovina e
    Dade, të cilat janë dy nga zonjat shembull për të gjitha shqiptaret, politikane, aktiviste të jetës
    publike kudo që janë, ngase edhe me shoqet tjera që ndodhen në mesin tonë- koleget tanimë
    deputete, kanë sfiduar edhe qeveritë, kanë treguar se dimë të udhëheqim, por mbi të gjitha kanë
    sfiduar edhe burgjet serbe, andaj ne ndjejmë kënaqësi dhe krenari të veçantë, sot.

    Të flasim sot për gratë në udhëheqje, të arriturat dhe sfidat e tyre, duhet të jemi plot me krenari,
    por modeste në shprehje dhe në shifra.


    55
    Gjatë gjithë historisë së kombit tonë, edhe në ditët e sotme, kemi pasur dhe kemi gra ambicioze,
    intelektuale, të zellshme, vetëmohuese, gra përkrah burrave, siç nuk na pëlqejnë të na thonë
    gjithmonë, gra që kanë shkruar vetë lavdinë e kombit, e kanë vulosur suksesin e tyre në letër.

    Tashmë kemi konkluduar disa herë pasojat e patriarkalizmit, edhe ato të komunizmit e të
    kushteve të rënda për jetë, të cilat kanë dëmtuar gratë në mënyrë të veçantë. Gjithashtu kemi
    tejkaluar edhe paragjykime të ndryshme për keqtrajtimin e gruas me ngjyrim fetar, ndërsa, tani
    në ditët e sotme, në demokracinë e mirëfilltë teorike e kemi theksuar mospërkrahjen e gruas për
    gruan, mbështetjen e njëra- tjetrës në rrugëtimin e ndryshëm a të përbashkët.

    Tavani i qelqtë i problemeve të grave, siç thotë një publiciste dhe politikane turke, ka një
    ndjeshmëri të theksuar dhe përgjegjësia e tejkalimit të kësaj sfide pandemike për gratë, në masë
    më të madhe u takon grave mësimdhënëse dhe atyre të jetës publike apo politikane.

    Duke nxitur e këshilluar nxënësit për barazi gjinore në çdo fushë, duke mbështetur e inkurajuar
    njëra- tjetrën në jetën publike, në politikë do të prisnim rezultate të kënaqshme në një të ardhme
    jo të largët. Jo që një gjë e tillë nuk është bërë deri më tani, por duke parë se nuk po ecim shumë,
    le t’i vëmë edhe një theks të veçantë.

    Emëruesi i përbashkët i sukseseve tona, i shpresës sonë, është përsëri gruaja, përkatësisht nëna.

    Trajtimi domosdoshmërish i njëjtë mes fëmijëve djalë e vajzë, pa e përkëdhelur vajzën në
    mënyrë të veçantë dhe pa e fuqizuar djalin në autoritet brenda familjes, do të shpërbënte një
    ideologji të paemërtuar.

    Kjo nuk është një risi që po e sjell unë, është çështje e evidentuar që moti, por po e përkujtoj
    ngase nuk do të thotë që nëse e kemi identifikuar edhe e kemi trajtuar si duhet e sa duhet.

    Kjo pritet nga ne sot, ngase: “dora e nënës përkund djepin, dora e nënës tund botën”.
    Faleminderit!

    KRYESUESJA: Faleminderit Labinote dhe për fjalët miradije për kryesueset. Flas edhe në emër
    të zonjës Arta Dade. Tani fjalën e ka Adelina Risto, deputete nga Shqipëria dhe le të përgatitet
    Teuta Haxhiu, deputete nga Kosova.

  • Përshëndetje!
    Të nderuara drejtuese të seancës,
    Të nderuara kolege deputete,
    Mua më duket sikur të gjitha u thanë dhe tashmë, për të mos bërë përsëritje, thjeshtë unë fjalën
    time nga të gjitha ato kisha shkruar, do ta shkurtoj, thjeshtë në një përshëndetje për të gjitha gratë
    kudo ku ato janë.
    Për të gjitha ju gratë që jeni sot në sallë, gëzuar festën! Sepse sot gratë, festojnë kudo në botë, në
    mënyra të ndryshme, festojnë për të drejtat që i kanë fituar, festojnë në respekt të drejtave të
    mohuara e të munguara në kaq e kaq vite.

    Megjithatë, me guxim e përkushtim, do t’ia dalin, siç edhe ia kanë dalë.

    56
    Dua t’u them nënave, kudo ku janë, gëzuar festën nëna, ju forca sublime e jetës!

    Gëzuar festën, ju motra, që bëni të pamundurën për vëllezërit dhe motrat tuaja!

    Gëzuar festën ju vajza, që keni ëndrrat tuaja për jetën!

    Gëzuar festën ju gra dhe paçi gjithmonë vendin e duhur në shoqëri, sepse e meritoni!

    Një fjalë e vjetër, sankristisht thotë: “gruaja është shtëpia dhe shtëpia është baza e shoqërisë”.
    Me shtëpi, e ka fjalën për familjen. E pra, gjithçka fillon nga familja.

    Prandaj, them se të gjitha ne grave na del detyrë forcimi i familjes, forcimi i familjes qon në
    forcimin e shoqërisë.

    Parë në këndvështrimin që gruaja është një forcë e madhe në shoqëri dhe ka rolin e vet në
    shoqëri, unë them se në mes nesh, në mes grave ka shumë vlera dhe potenciale, vërtet të
    admirueshme dhe të padiskutueshme, por që janë pjesë e niveleve të ndryshme të qeverisjes,
    qoftë vendore, qoftë lokale, qoftë kudo në të gjitha skajet e administratës publike e shtetërore.

    Pavarësisht bindjeve politike që ne kemi, përkatësive të ndryshme partiake, që ne kemi, ne këtu
    bashkë na bashkon të qenët grua dhe të qenët grua, do të thotë shumë, sepse na bën të gjitha
    bashkë për një qëllim të vetëm – për të realizuar atë që ne të gjitha duam, për të realizuar
    përfaqësimin e gruas në të gjitha nivelet e qeverisjes.

    Edhe pse e vështirë kjo, ne gratë e kemi mundësinë që me aftësitë që na karakterizojnë, me
    inteligjencën, me mundësitë që na ofrohen, ta japim kontributin tonë në këtë botë që nuk është
    hiq e balancuar, por është një botë e pa balancuar, dhe ta shndërrojmë këtë vend dhe këtë botë
    me një vend që t’i kthejë dinjitetin e nëpërkëmbur gruas, kundër dhunës të gjitha llojeve dhe
    sidomos dhunës në familje, sepse aty fillon gjithçka.

    Ne, si Aleancë e Grave Deputete, në Shqipëri, ia kemi dalë me nismën ligjore për të rritur
    pjesëmarrjen e gruas si dhe përfaqësimin e saj në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe kjo jo për hir,
    sepse e shohim jo për hir të atyre përqindjeve të femrave në vendimmarrje dhe në qeverisje, por
    si një mundësi më shumë për zërin femëror kudo, në të gjitha nivelet e qeverisjes, pasi e shohim
    gruan si një mundësi më tepër për të thënë fjalën e saj, sepse femra karakterizohet për
    ndjeshmërinë e saj, për përkushtimin, për seriozitetin, ndershmërinë, vullnetin, këmbënguljen,
    vizionin dhe vendosmërinë e patundur për të marrë përgjegjësitë dhe për t’ua dalë atyre deri në
    fund.

    Zonja të nderuara,
    Dje ishte 7 mars, sot është 8, një koiçidencë e bukur që këto dy data marsi i sjell në Shqipëri, e
    para, e 7-ta festa e mësuesit, që do të thotë shumë. Në gjuhën e popullit një mësues simbolikisht
    është prind, është nënë dhe, e 8-ta- festa e nënës. simbolikisht: “nëna është mësuesi i parë për
    fëmijën në familje”. E pra, marr shkas nga kjo foltore që t’i uroj edhe mësuesit, për festë
    mësueset nëna për festën e tyre dhe nënat - mësuese për festën e tyre. Gëzuar!


    57
    E ndryshova, krejt fjalën time, mora shkas edhe nga fjala e zonjës së Maqedonisë dhe e zonjës së
    Ulqinit. Më ngacmuan pak, më ngacmuan sepse ne gratë jemi të gjitha njëlloj, ndjejmë të gjitha
    njëlloj, duam të gjitha njëlloj, përkushtohemi të gjitha njëlloj, jemi të vendosura të gjitha njëlloj e
    pra, të gjitha në familje bëjmë të njëjtën gjë, por me guxim ia dalim.

    Nga zonja e Ulqinit që kërkon përkrahje dhe mbështetje, unë do të sillja këtu edhe për pak
    atmosferë disa vargje të madhit Gete që janë perlë botërore dhe janë përkthyer në gjithë gjuhët e
    botës për mesazhin e madh që ato mbartin.

    Do t’i sjellja jo më kot, pa titull, sepse nuk ka nevojë për titull, mesazhi është i fuqishëm.

    Paratë ke humbur
    Diçka ke humbur
    Të duhet të mendosh
    Të tjera të fitosh

    Nderin ke shumë humbur
    Oh, sa shumë ke humbur
    Shumë.
    Tepër shumë të duhet të punosh
    Mendimin të tjerëve t’ua ndërrosh
    Por, ama guximin ke humbur
    Gjithçka ke humbur
    Të jesh i bindur
    Do ish më mirë të mos kishe lindur.

    E pra, gra - guxim, guxim për gjithçka. Ky mesazh i fuqishëm. Vetëm me guxim ne do t’ia
    dalim. Pse? Sepse ne jemi vajza që kemi ëndrrat tona për jetën. Ne jemi motra që bëhemi bisha
    për të mbrojtur vëllezërit e motrat tanë, ne jemi gjyshe, se e kemi prehrin të ngrohtë dhe derën të
    hapur për këdo dhe kurdo, ne jemi nëna, dora që përfshin globin dhe e mban në sqetull këtë
    bllok, e pra, sundon botën, siç e tha parafolësja.

    Dhe së fundmi, ne jemi gra, kjo që është më kryesorja, që mbështesim burra të fuqishëm që të na
    udhëheqin dhe t’i bëjmë ata faktorë për emancipimin e gjithë shoqërisë e pra, kjo është gruaja,
    forcë e madhe.

    Prandaj gra, guxim dhe vetëm guxim për t’ia dalë. Ne nuk humbasim kurrë. Faleminderit!

    (Duartrokitje)

    KRYESUESJA: Faleminderit! Tani fjalën e ka deputetja Teuta Haxhiu dhe le të përgatitet
    Kadrije Ahmedi, përfaqësuese nga Presheva.

  • Të nderuara bashkëkryesuese, zonja Flora Brovina dhe Arta Dade.
    Të nderuara kolege deputete nga Kuvendi i Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës, ju politikane të
    nderuara nga Presheva, Bujanoci dhe Ulqini,

    58
    Më lejoni që si nënë në radhë të parë t’i uroj nga zemra të gjitha nënat e motrat kudo që janë, në
    diasporë, mësueset e nderuara që ndër vite me përkushtim nxjerrin gjenerata të arta, nënat dhe
    motrat e të pagjeturve në Kosovë, uroj që 8 marsi i vitit 2015 të jetë 8 marsi i fundit që ato
    kërkojnë më të dashurit e tyre, që dhimbja e tyre e përjetshme të zbutet sadopak.

    Kjo ditë e shënuar në Kuvendin e Kosovës, është shumë domethënëse për të gjithë. Është mbase
    një moment i veçantë që ne tok së bashku edhe një herë të reflektojmë dashurinë, kreativitetin
    dhe përkushtimin tonë të gjithanshëm për një të ardhme edhe më të mirë, edhe më të begatë.

    Duke qenë që historikisht roli i gruas në shoqërinë njerëzore mbetet i padiskutueshëm dhe
    themeltar për ndërtimin e jetës dhe paqes njerëzore, ne obligohemi që edhe më tutje këtë mision
    të shenjtë ta tejçojmë gjithnjë e më lart duke ruajtur kështu vlerat universale të kombit e
    njerëzimit mbanë. Të vetëdijshme për sfidat nëpër të cilat kaluan paraardhëset tona dhe
    objektivat e gjeneratës sonë për të krijuar një hapësirë meritore për gruan, sot e nesër, jemi të
    vendosura më shumë se kurrë që pesha e përgjegjësisë sonë kolektive të ketë një prononcim drejt
    zhvillimit dhe prosperimit si e vetmja alternativë e ecjes sonë të përbashkët.

    Deputete të nderuara,
    Forca, vullneti dhe këmbëngulja që karakterizon femrën shqiptare ka bërë që ne të ecim përpara
    edhe nëpër terrenet më të vështira. Ky rrugëtim i vështirë ka bërë që gruaja shqiptare ta fuqizojë
    edhe më shumë pozitën e saj, gjithmonë në shërbim të familjes dhe shoqërisë, si një vlerë e
    çmuar dhe e pandarë.

    Me të vërtetë gruaja në shoqërinë e sotme gjithë shqiptare assesi nuk mund të shihet ndaras nga
    sfidat dhe përditshmëritë me të cilat përballet, duke filluar nga obligimet dhe përgjegjësitë
    familjare, domosdoshmëria për të ngritur e zhvilluar e veçmas duke qenë në konkurrencë të
    vazhdueshme me burrat pothuaj se në të gjitha fushat e jetës.

    Nuk ka rritë e mbarsi as pjellori në atë shtëpi ku nuk dëgjohet zëri i ëmbël i nënës. Nuk ka e nuk
    mund të ketë shoqëri të dinjitetshme aty ku nuk vlerësohet dhe respektohet barazia gjinore, pa
    kushte, nuk ka kulturë e arsim cilësor aty ku nuk dëgjohet zëri i gruas, edukatores dhe mësueses.
    Nuk do të ketë as zhvillim të demokracisë pa kontributin e pazëvendësueshëm të femrës sonë.
    Vetëm aty ku ka barazi gjinore dhe respektim të kësaj norme elementare, mbase do të ketë edhe
    zhvillim ekonomik dhe mirëqenie më të mirë.

    Ajo që njerëzit duhet ta besojnë sot, është fakti se nuk është vetëm gruaja ajo që ka ndryshuar,
    por së bashku me të po ndryshon koha dhe arritjet e njerëzimit në të gjitha dimensionet.

    Ne sot jemi dëshmitare të sukseseve të mëdha të femrës shqiptare duke filluar nga sporti, arti e
    muzika e deri në politikëbërje, ndërsa ne ndjehemi krenare për ato të arritura, organizatat e
    shumta botërore ndërkombëtare gjithnjë e më shumë janë fokusuar me tërë energjinë dhe
    potencialet e tyre në shërbim të fuqizimit të gruas.

    Ne sot më shumë se asnjëherë më parë, shohim vullnet e gatishmëri për të kapërcyer barrierat
    dhe kufijtë e padukshëm diskriminues ndaj femrës. Kuota prej 30% e gruas në politikë natyrisht
    që është një hap përpara drejt integrimit sidomos në segmentet deri sot padrejtësisht të mohuara.

    59
    Dhe kjo mbetet jo vetëm një mundësi e jona për të dëshmuar gjithë potencialin tonë të
    pashtershëm, mundësinë për të arritur atje ku burrat s’arrijnë dot, por edhe synim kryesor i yni që
    mbi të gjitha t’i dhurojmë shoqërisë anën tonë më të çmuar – forcën e guximin, mirësinë e
    pjellorinë, durimin e dashurinë pa kufij që zemrat e nënave dinë të dhurojnë.

    Pra, edhe një herë, le të shërbejë kjo ditë jo vetëm për bashkimin tonë ceremonial, por si rast e
    mundësi bashkëpunimi të vazhdueshëm në të gjitha dimensionet. Kombi kurdoherë e çdo ditë do
    të ketë nevojë për ura të bashkimit gjithandej hapësirës sonë, si lidhje e natyrshme e mendjes dhe
    shpirtit shqiptar.

    Mbi të gjitha ne, sot e nesër kemi detyrim t’i bëjmë më të mirat për vendin tonë, për gratë dhe
    vajzat tona, për gjeneratat që do të vijnë pas nesh duke i mbajtur të gjalla shpresat dhe ëndrrat
    tona për një të nesërme më të sigurt të atdheut tonë. Faleminderit për vëmendjen!

    (Duartrokitje)

    KRYESUESJA: Faleminderit deputete Teuta Haxhiu! Tani do ta ketë fjalën deputetja Kadrije
    Ahmedi. S’është këtu.

    Vazhdojmë me deputeten Salihe Mustafa, nga Prishtina dhe le të përgatitet Erjeta Alhysa, nga
    Shqipëria.

  • Të nderuara bashkëkryesuese,
    Deputete e mike të nderuara nga Shqipëria, Maqedonia,
    Të dashura zonja aktiviste nga Lugina e Preshevës dhe diaspora,
    Zonja përfaqësuese të familjeve të dëshmorëve, invalidëve e veteranëve të luftërave tona për liri,
    Të pranishme të respektuara,
    Nisma e grave parlamentare të Shqipërisë, që më 8 mars të vitit 2014, të takohemi në Kuvendin e
    Shqipërisë, pa asnjë dyshim shënoi një moment të rëndësishëm të një fillimi të ri, njohës e
    bashkëpunimi për të gjithë ne.

    Këtë moment po e vazhdojmë në Kosovë, këtë vit duke tentuar t’i shohim të arriturat e sfidat,
    kahet dhe rrugët që mund t’i hapim vetes për bashkëpunim të ndërsjellë dhe fuqizim të rolit
    ndikues të femrës gjithandej hapësirave shqiptare.

    Mbështetur në madhështinë e shpirtit të nënave e motrave tona, modelet e heroizmit dhe ecjes
    krahas burrave, ne sot jemi me fat që takohemi të lira bashkërisht, pa gjemba e kufij e të drojë
    nga njëra-tjetra.

    Sot, të arsimuara e kudo në nivel të barabartë profesional me burrat, në të gjitha fushat
    shoqërore, ne ende kemi shumë sfida e punë për të bërë me qëllim që shoqërinë shqiptare ta
    nxjerrim përfundimisht nga kuotat false në raport me femrat.

    Ne po e dëshmojmë se mund t’i bëjmë plot gjëra ekskluzivitet të burrave më mirë se ata, sepse
    kemi dëshmuar përkushtim, dashuri e sinqeritet në angazhimet tona.


    60
    Të nderuara kolege,
    Në Kuvendin e Republikës së Kosovës jemi 39 deputete femra dhe faktet tregojnë se femrat janë
    më të përfshira në ligjet nga të cilat përfitojnë gratë, fëmijët dhe familjet. Për rrjedhojë barazia në
    përfaqësim mundëson mbrojtjen më të mirë të femrave dhe çështjeve që i preokupojnë ato, por
    ajo që është më e rëndësishme, faktet flasin për përmirësim të qeverisjes dhe ulje të korrupsionit
    falë pjesëmarrjes së femrave në ekzekutiv.

    Megjithatë, kjo pjesëmarrje ende është e ulët dhe ende përdoret vetëm si alibi përfaqësimi e
    arsyetimi të femrave nga gjinia tjetër, pavarësisht se kemi dëshmuar se aty ku jemi më të
    përfaqësuara, gjërat kanë ecur më mirë, sepse pos fushave profesionale e angazhimeve në detyrat
    tona, ne patjetër bartim në shpirt atë ndjenjë të jashtëzakonshme të të qenurit nënë, andaj
    gjykojmë me shpirt. Si rezultat qëndrojmë më drejt dhe dalim më të përgjegjshme në të gjitha
    angazhimet.

    Në sfidat e ardhshme të vendeve tona, drejt integrimeve të zhvillimit, ne duhet të shikohemi si
    pjesë të një tërësie dhe të ndihmojmë njëra- tjetrën, duke pasur rol më aktiv në zhvillimet
    ekonomike biznesore, ku femrat në Kosovë kanë dëshmuar se ndërtojnë biznese të qëndrueshme,
    se mund të jenë të suksesshme e të ndihmojnë punësimin si barrë qenësore të dy shoqërive tona
    dhe institucioneve.

    Të nderuara kolege,
    Të gjitha ne përfaqësojmë vullnetin politik të votuesve tanë, të parlamenteve tona, të partive
    politike, pos angazhimeve që të fuqizojmë rolin në shoqëri dhe zhvillimin e gjithmbarshëm
    shoqëror, kemi një obligim shtesë. Ne kemi obligim që të ndihmojmë fuqizimin e femrës në
    Luginë të Preshevës, në drejtim të sensibilizimit ndërkombëtar të gjendjes së femrës atje, e
    rrethuar nga pasiguria nacionale e politike.

    Shqipëria e Kosova janë lidhur edhe më tepër në Rrugën e Kombit, dhe tanimë nuk kemi barriera
    fizike, por jo edhe me Kosovën Lindore.

    Zonja të nderuara,
    Nuk ka asnjë dyshim se përgjithësisht po rritemi, po zhvillohemi, po njihemi, bashkëpunojmë e
    kuptohemi më mirë, sikur nuk ka asnjë dyshim se rruga jonë tek sa ka filluar, kemi ende shumë
    punë për të bërë dhe realizuar veten tonë në shoqërinë tonë. Kemi ende shumë punë për të
    ndërgjegjësuar shoqërinë për rolin tonë. Patjetër janë të nevojshëm kreativiteti dhe angazhimet
    konkrete, jo vetëm takimet e rregullta, edhe pse këto janë të mirëseardhura dhe e fuqizojnë rolin
    tonë dhe e ndihmojnë zhvillimin e gjithmbarshëm shoqëror të hapësirës sonë shqiptare dhe unë
    kam besim se ne mund ta bëjmë këtë.

    Prandaj, në këtë 8 mars le të festojmë e reflektojmë njëkohësisht mbi atë se ku ishim dhe ku
    jemi, çfarë synojmë dhe çfarë realisht mund të bëjmë, të festojmë e përgatitemi njëkohësisht për
    punë të vështira, për përgjegjësi më të mëdha që dimë t’i bëjmë me zemër, ashtu si nënat dinë t’i
    bëjnë. E zemra mund të gabojë ama është zemër nëne, gjend forcën që të përmirësohet e ringritet
    gjithnjë.

    Gëzuar festën e 8 marsit për të gjitha femrat!

    61
    Shëndet e gëzime në familje, lumturi, shpresë e suksese të reja! Faleminderit!

    (Duartrokitje)

    KRYESUESJA: Faleminderit doktoresha Salihe Mustafa! Tani fjalën e ka Erjeta Alhysa dhe pas
    saj le të përgatitet Luljeta Veselaj, nga Prishtina.

  • Përshëndetje.
    E nderuar drejtuese e seancës,
    Të nderuara kolege deputete,
    Të nderuara zonja politikane nga të gjitha trevat shqiptare,
    Kjo foltore padyshim të krijon një emocion të veçantë, sidomos kur gjendesh përball zonjave të
    cilat kanë njohur të gjitha sfidat dhe përplasjet me politikën, me paragjykimet e shoqërisë, me
    prapaskenat elektorale, me vështirësitë e terrenit, me xhelozitë e kolegeve dhe kolegëve, me
    ambicien e konkurrencës, me përgjegjësitë përball zgjedhësve, me dilemën e fitores, me barrën
    për vendimmarrje.

    Sot është 8 Marsi dhe një urim i përzemërt shkon për të gjitha motrat, nënat kudo që janë. Kjo
    ditë i kushtohet të gjitha grave të cilat luftuan ndër shekuj dhe vazhdojnë të luftojnë për të drejtat
    e barabarta dhe inkuadrimin e plotë në jetën shoqërore dhe politike.

    Në këtë ditë kemi rastin t’i ndajmë bashkë këto sfida, sepse besoj fort që pozita e femrës në
    shoqërinë nuk është vetëm një problem grash, nuk varet nga dhuna dhe ndërgjegjësimi i burrave,
    por varet nga vetë ne gratë.

    Nëse duam një shoqëri të lirë dhe të drejtë, roli i gruas është qenësor në procesin e
    vendimmarrjes, e përfshirë në hartimin dhe zbatimin e politikave.

    Duhet të vazhdojmë të mbetemi të hapura, për të ndërmarrë hapa drejt arritjes së një shoqërie ku
    roli i gruas do të jetë i padiskutueshëm, duke thyer barrierat dhe paragjykimet që e konsiderojnë
    rolin e gruas në shoqëri si dytësor.

    Duhet të mbyllim hapësirat në mes ambicies dhe mundësive, në mes ëndrrës dhe mundësive për
    t’i realizuar ato.

    Duhet të vazhdojmë t’i mbyllim hapësirat ndërmjet gruas dhe arsimit, gruas dhe vendimmarrjes,
    gruas dhe biznesit.

    Në të njëjtën kohë duhet të punojmë që ky ndryshim të vijë nga vetë ne gratë, duke përmirësuar
    dhe konsoliduar pozitën tonë, duke i edukuar vlerat e respektin për gruan, duke u thënë- ndal
    mendimeve të dhunshme të burrave dhe duke edukuar tek fëmijët dashurinë dhe respektin për
    gruan, ne mund të zgjojmë shpresat për një shoqëri më të mirë se kjo që kemi sot.

    Në fund, dua të ju kujtoj thëniet e ish sekretares amerikane, zonjës Hillari Klinton: “Kur
    investojmë në grua, nuk investojmë në individ, investojmë në familje, në shoqëri, në gjeneratën e
    re dhe në shtet”. Faleminderit!

    62
    (Duartrokitje)

    KRYESUESJA: Faleminderit! Tani fjalën e ka Luljeta Veselaj dhe le të përgatitet deputetja e
    fundit që e ka kërkuar fjalën Mexhide Mjaku.

  • Faleminderit, kryesuese e seancës zonja Brovina! Faleminderit,
    kryesueses së pjesës së parë të seancës, zonja Dade!

    Të nderuara deputete, përfaqësuese nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova, Lugina e
    Preshevës dhe të gjithë ju përfaqësuese të cilat keni ardhur sot që t’i diskutojmë dhe ndajmë
    bashkërisht hallet dhe preokupimet të cilat i kemi ne.

    Unë kam kënaqësinë dhe nderin të marr fjalën para të gjitha atyre femrave të cilat përfaqësojnë
    imazhin e mirë të vendeve tona.

    Dua të potencoj këtu se femra ka qenë dhe është simbol i qëndresës, i sakrificës, i flijimit gjatë
    evolucionit shoqëror ku e ka dëshmuar këtë me përkushtim të madh dhe me punë në tejkalimin e
    shumë sfidave që i kanë dalë përpara gjatë luftës, para luftës dhe pas luftës, këtu në Kosovë.

    Kohë më parë femra shikohej ose vlerësohej në saje të dy faktorëve. E para, ishte e destinuar për
    të kryer vetëm punët e rëndomta të shtëpisë e dyta, ishte e destinuar për t’u parë vetëm si
    riprodhuesve për shtimin e njerëzve në familje për të mos u mbyllur dera e shtëpisë.

    Dhe në saje të këtyre preokupimeve që ekzistonin dhe botëkuptimeve që ekzistonin për femrën,
    femra nuk kishte mundësi t’i nxirrte në pah vlerat e saj, por me ovulimin dhe emancipimin e
    pareshtur të shoqërisë, edhe femra është munduar që ta zë vendin e saj që i takon në shoqëri,
    rolin e saj, jo vetëm që nuk është i paktë por është edhe përcaktues në zhvillimet shoqërore dhe
    shtetformuese.

    Pa dashur të bëj këtu diferencime gjinore, në femrat, apo më mirë t’i quaj gratë, shohim më me
    optimizëm pavarësisht nga vështirësitë që janë përpara, që do të thotë të shohësh mundësi aty ku
    ka vështirësi, të shohësh alternativa edhe në atë kohë ku ka shumë sfida.

    Kosova e lirë dhe demokratike drejt rrugës evropiane ka krijuar mundësi që vërtet femra - gruaja
    kosovare ta ndjejë veten jo vetëm të lirë, por edhe të barabartë dhe të përgjegjshme për të
    ndihmuar avancimin e shoqërisë në përgjithësi, ku një prej elementëve matëse për një zhvillim
    demokratik në një shoqëri është roli që gruaja zë në atë shoqëri dhe ne si femra e kemi dëshmuar
    aty ku kemi qenë.

    Avancimi i femrës - i gruas, sot ka të bëjë me interesimin e gjithë shoqërisë së vendit. Roli i
    femrës në vendimmarrje këtu tek ne duhet të rritet sepse, potencuan nga koleget parafolëset e
    mia, qe ne kemi një shembull të mirë, një presidente që e udhëheq vendin. Kemi një shembull të
    mirë që kemi një kryetare, po ato janë shumë të pakta, kemi një ministre që e udhëheqë dialogun,
    mirëpo edhe ajo është shumë pak. Këto femra që i kemi e kanë dëshmuar veten, por ne kemi
    shumë e shumë femra të tjera të zonja të cilat dinë dhe mund t’ia dalin ndoshta ndonjëherë më
    mirë edhe se meshkujt.

    63
    Kosova me të vërtetë ka ligje të fuqishme për promovimin e barazisë gjinore, edhe fuqizimin e
    femrës në përgjithësi, por këto ligje duhet të zbatohen me përpikëri dhe duhet t’u jepet inkurajim.

    Vendi ynë është duke krijuar dhe mundësuar të gjitha parakushtet e nevojshme që femra
    nëpërmjet mundësive dhe shanseve të barabarta ta ushtrojë rolin që u takon në shoqëri, duke
    kontribuar drejtpërdrejt në rritjen ekonomike, në zhvillimin e vendit dhe në mirëqenien e
    përgjithshme qytetare.

    Ne vetëm me edukim, me arsimim mund ta tejkalojmë këtë hendek gjinor që e kemi përpara. Jam
    e bindur se me një punë të përbashkët kështu siç jemi këtu në këtë sallë në këtë seancë, me një
    punë ekipore, ne mund ta kalojmë këtë.

    Unë ju uroj shumë fat dhe suksese në përpjekjet tona të përbashkëta rajonale, duke
    bashkërenditur të gjitha veprimet në perspektivë për të përmirësuar dhe fuqizuar rolin dhe fuqinë
    e femrës.

    Duke ndarë me ju një thënie që e potencon femrën si faktor kyç të jetës, dashuria dhe rrezatimi i
    respektit të një femre, të një nëne, të një motre, të një gruaje, një vajze pasuron dhe begaton jetën
    shoqërore. Përkushtimi dhe respekti ndaj femrës në shoqëri është mënyra më e mirë për të
    nderuar sakrificën e saj dhe për të ndërtuar një të ardhme.

    Andaj, më vjen keq që sot këtu në sallë tani kur unë flas kemi shumë pak kolege të cilat ishin të
    pranishme në mëngjes dhe tanimë nuk janë këtu dhe mund t’ua jap një porosi se ne vetëm në
    përkrahjen e njëra- tjetrës, me mbështetje të njëra- tjetrës, mund të fuqizohemi dhe jo të
    anashkalojmë njërën apo tjetrën duke i parë apo i vënë parime vetëm çështje personale.
    Bashkërisht mund të arrijmë aty ku po synojmë dhe dëshirojmë.

    Unë ju uroj të gjithave suksese dhe shëndet, punë të mbarë dhe urime 8 marsi Dita
    Ndërkombëtare e Gruas! Faleminderit!

    (Duartrokitje)

    KRYESUESJA: Faleminderit ! Një pjesë e deputeteve që mungojnë janë në grupin punues për
    nxjerrjen e konkluzioneve të Kuvendit. Ndoshta i arsyetojmë, a po? Tani e ka fjalën Mexhide
    Mjaku, deputete nga Kosova.

  • Të nderuara zonja kryesuese Flora Brovina dhe Arta Dade!
    Të nderuara deputete nga Shqipëria, Mali i Zi,
    Aktiviste nga Maqedonia, Presheva,
    Të nderuara kolege nga Kosova,
    Ju përshëndes.
    Ne sot këtu po diskutojmë së bashku rolin e femrës për pozicionin e saj në shoqëri dhe fuqizimin
    e saj si udhëheqëse, gjithsesi duke vlerësuar lartë kontributin e saj qoftë si nobeliste, si
    politikane, intelektuale e tjerë në promovimin e vlerave në shoqëri.


    64
    Duke qenë se femra në Kosovë ka pasur një jetë plot sakrifica e vuajtje, sidomos në luftën e
    fundit dhe duke ndjerë nevojën e shprehjes së solidaritetit me këtë kategori të përvuajtur të
    femrës, propozoj që nga kjo seancë plenare të nxirret një rezolutë apo deklaratë nëpërmjet të së
    cilës do t’i bëjmë thirrje organizatave ndërkombëtare si Organizatës së Kombeve të Bashkuara,
    Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian që të shtojnë presion diplomatik mbi Serbinë, me
    qëllim të identifikimit dhe të dënimit të kryerësve të dhunimeve që kanë ndodhur nga forcat
    militare dhe paramilitare serbe gjatë kohës së luftës.

    Të nderuara deputete,
    Kanë kaluar 16 vjet nga përfundimi i luftës dhe akoma kjo kategori e femrave të shtypura dhe të
    dhunuara jetojnë në margjinë.

    Heshtja për to është vrasje e dytë. Ne sot, duhet të ngremë zërin fuqishëm dhe t’u dalim në
    mbështetje atyre grave dhe motrave tona të cilat kanë mbetur në mëshirën e kohës.

    Dhunimet sistematike, me ligje dhe konventa ndërkombëtare, konsiderohen krime, krime kundër
    njerëzimit, andaj, ky zë yni, përveç që duhet të sensibilizojë gruan për të bashkëndjerë vuajtjet e
    kësaj kategorie, ne, ne po them edhe një herë duhet të alarmojmë këtë ndodhi dhe të iniciojmë
    padi në Gjykatën Ndërkombëtare për dënimin e shtetit serb.

    Ju rikujtojmë se në Organizatën e Kombeve të Bashkuara është deponuar një peticion me mbi
    100 mijë nënshkrime për këtë çështje. Mbasi kjo deklaratë do të përshpejtojë burokracinë e
    Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që kjo çështje të marrë rrugën e zgjidhjes.

    Ju faleminderit që më dëgjuat! Në fund, dua të them - gëzuar festën nëna! Faleminderit!

    (Duartrokitje)

    KRYESUESJA: Faleminderit, deputete! Kjo që u tha, ishte shumë e rëndësishme dhe besoj se do
    të futet në konkluzionet e Kuvendit dhe njëherit ju njoftoj se në Javën e gruas që do të mbahet në
    fund të marsit, një ditë do t’i kushtohet e tërë pra debatit dhe çështjes së dhunës seksuale ndaj
    gruas shqiptare në kohën e luftës në Kosovë. Prandaj, ta përcjellim këtë propozim tëndin edhe te
    Grupi punues, dhe lus Sekretarinë dhe të vjen e ta merr edhe këtë propozim, ose ti ia përcjellni
    atje.

    (Ndërhyrje)

    Atëherë, jap pauzë prej 10 minutash derisa Grupi punues të bëhet gati që të na i referojë
    konkluzionet përfundimtare.

    Atëherë, propozimi është që ne që jemi këtu, të fotografohemi, e po ashtu, kur të na vijnë shoqet
    tjera, prapë do të fotografohemi. Fotografia mund të bëhet këtu në mes dhe rrini ku jeni, ose në
    këtë anën tjetër.

    (Ndërprerje e shkurtër)


    65
    KRYESUESJA: Atëherë, ju lus që të uleni dhe përfaqësuesen e Grupit punues e lus të dalë në
    foltore e të na informoj me deklaratën e Grupit punues.
    Blerta Deliu, urdhëroni të lexoni deklaratën e Grupit punues.

  • Faleminderit, kryetare!
    Në vazhdim po e lexoj edhe deklaratën tonë të përbashkët, të dalë nga seanca e sotme.



    “Ne, gratë deputete nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Kuvendi i Republikës së Kosovës,
    Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe asamblistet shqiptare nga Mali i Zi, Presheva dhe
    Bujanoci, duke qenë të përkushtuara që në trojet tona të sigurohet respektimi i të drejtave të
    njeriut, si dhe ngritja në nivel më të lartë të demokracisë,




    D e k l a r o j m ë
    - Angazhim gjithëpërfshirës për ta përmbushur objektivin 4 të Rezolutës për parimet e Prishtinës,
    për sigurimin e pjesëmarrjes së gruas në shërbimin në kuotën deri në pesëdhjetë për qind.
    Parimet e kësaj rezolutë të zbatohet në të gjitha institucionet qendrore dhe lokale, në sistemin
    gjyqësor, në atë edukativ, në bordet e ndërmarrjeve publike, dhe institucionet tjera të pavarura.
    - Përkushtimin tonë për jetësimin e instrumenteve ndërkombëtare për barazinë gjinore, duke i
    dhënë gruas rol më të fuqishëm në të gjithë sektorët e shoqërisë.
    Ne angazhohemi për hartimin e politikave dhe ndërtimin e kapaciteteve të institucioneve për t’u
    përgjigjur kërkesave të 8 objektivave të mijëvjeçarit.
    - Angazhohemi për përkrahje arsimimit të gruas si dhe ngritjen profesionale dhe intelektuale të
    saj, për luftë të pa kompromis kundër dhunës ndaj gruas, trafikimit të qenieve njerëzore dhe
    dukurive që dëmtojnë integritetin dhe dinjitetin e gruas.
    - Angazhim të fuqishëm të grave në vendimmarrje me qëllim që pabarazia gjinore të
    sanksionohet me ligj, rol më të madh të gruas në udhëheqje me proceset e integrimit euroatlantik.
    - Për promovimin e të drejtave të gruas dhe sensibilizimin e grave dhe burrave për arritjen e
    barazisë gjinore.
    - Propozojmë që nga kjo seance plenare të nxirret një rezolute apo deklaratë nëpërmjet së cilës
    do t’i bëjmë thirrje organizatave ndërkombëtare, OKB-ës, Komisionit Evropian, që të shtojnë
    presionin diplomatik mbi Serbinë, me qëllim të identifikimit dhe dënimit të kryesve të
    dhunimeve që kanë ndodhur nga forcat militare dhe paramilitare serbe gjatë kohës së luftës.
    - Po ashtu ne kërkojmë nga Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë, që të
    ushtrojnë ndikimin e tyre tek Qeveria e Serbisë dhe në institucionet e Bashkimit Evropian, në

    66
    Bruksel, që të hapet dhe të funksionalizohet Materniteti në Komunën e Preshevës, si dhe të
    respektohen të drejtat e grave shqiptare në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, si e drejtë themelore e
    të drejtave të njeriut. (Duartrokitje)
    KRYESUESJA: Pyes a ka ndokush diçka për të shtuar ose për të thënë lidhur me këtë deklaratë.
    A pajtoheni me këtë? Urdhëro, Teuta. Po, tani do të votojmë.
    A jemi për? Faleminderit!
    Konstatoj se njëzëri Kuvendi e aprovoi deklaratën. Faleminderit! Mirupafshim në mbledhjen e
    radhës!














    E përgatiti:
    Njësia për Transkriptim dhe Lekturë

    67