• Republika e Kosovës
    Republika Kosovo - Republic of Kosovo
    Kuvendi - Skupština - Assembly






    T R A N S K R I P T





    I MBLEDHJES PLENARE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS,
    E MBAJTUR MË 9 DHE 10 KORRIK 2015


    SA PLENARNE SEDNICE SKUPŠTINE REPUBLIKE KOSOVA,
    ODRŽANE 09. I 10. JULA 2015. GODINE










    KORRIK - JULI
    2015




    Rendi i ditës


    1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
    2. Koha për pyetje parlamentare,
    3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
    4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-001 për
    Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2015,
    5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për faljen e borxheve publike,
    6. Shqyrtimi i raportit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2014,
    7. Shqyrtimi i raportit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2014,
    8. Zgjedhja e Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës,
    9. Votimi i rekomandimit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Personat
    e Pagjetur dhe Peticione lidhur me peticionin e qytetarëve të Rahovecit për ndriçimin e fatit të
    Ukshin Hotit,
    10. Votimi i rekomandimeve të Komisionit për të Drejta e Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e
    Pagjetur dhe Peticione lidhur me peticionin kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike,
    11. Votimi për emërimin e anëtarit në Këshillin Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës,
    12. Votimi i raportit vjetor për gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin
    2014.

    Dnevni red



    1. Vreme za deklarisanje van dnevnog reda,
    2. Vreme za poslanička pitanja,
    3. Usvajanje zapisnika sa prošlih sednica Skupštine,
    4. Prvo razmatranje Nacrta zakona o izmenama i dopunama Zakona o budžetu Republike Kosova
    za 2015. godinu, br. 05/L-001,
    5. Prvo razmatranje Nacrta zakona o otpisu javnih dugova,
    6. Razmatranje izveštaja Centralne banke Republike Kosova za 2014.godinu,
    7. Razmatranje izveštaja Kosovskog fonda penzijskih ušteda za 2014.godinu,
    8. Izbor Glavnog revizora Republike Kosova,
    9. Glasanje o preporukama Komisije za ljudska prava, ravnopravnost polova, nestala lica i
    peticije u vezi sa Peticijom građana Orahovca za rasvetljavanje sudbine Ukshin Hoti,
    10. Glasanje o preporukama Komisije za ljudska prava, ravnopravnost polova, nestala lica i
    peticije u vezi sa Peticijom protiv poskupljenja cene električne energjie,
    11. Glasanje o imenovanju člana Upravnog odbora Sudskog instituta Kosova,
    12. Glasanje o Godišnjem izveštaju o situaciji u Civilnoj službi Republike Kosova za 2014. god,







    2
    Mbledhjen e drejtoi kryetari i Kuvendit, z. Kadri Veseli.

  • Të nderuar deputetë,
    I nderuar Kabinet qeveritar,
    I hap punimet e seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, sipas rendit të ditës, të
    përgatitur nga Kryesia e Kuvendit, në marrëveshje me kryetarët e grupeve parlamentare.

    Para se të futemi në pikat e rendit të ditës, më lejoni të ju drejtohem me 2-3 fjalë, pasi sot është
    një ngjarje e veçantë, e cila ka ndodhur para 20 vjetëve jo larg nesh, dhe e cila është ripërsëritur
    pastaj fatkeqësisht edhe në vendin tonë.

    Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,
    20 vjet më parë, në verën përvëluese të vitit 1995, në qytetin Srebrenica të Bosnjës ndodhi krimi
    më i madh në Evropë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, e njohur si Masakra e
    Srebrenicës.

    Brenda dy ditësh mbi 8 000 burra u masakruan barbarisht nga njësitë ushtarake të gjeneralëve të
    Milosheviqit. Mijëra familje u shkatërruan përgjithmonë. Një qytet që datonte prej kohës
    romake, u zhbë brenda pakë orësh. Fjalët “gjenocid” e “spastrim etnik” sërish e njollosën
    ndërgjegjen njerëzore. Bota u trondit.

    Krimi në Srebrenicë shfaqi natyrën e vërtetë të regjimit të Milosheviqit, që vetëm tre vjet më
    vonë me të njëjtën barbari u rishfaq nëpër fshatrat dhe qytetet e Kosovës.

    20 vjet pas krimit në Srebrenicë, e 16 vjet pas krimeve të bëra në Prekaz, Izbicë, Suharekë, Mejë,
    Gjakovë, e vende të tjera të Kosovës, drejtësia nuk është përmbushur akoma.

    Është e domosdoshme që drejtësia të vihet në vend, sepse krimet e padënuara ndjellin vetëm
    kobe të reja.

    Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,
    Duke iu bashkuar përkujtimit global që po i bëhet Masakrës së Srebrenicës në 20-vjetorin e saj,
    në nderim të viktimave, ju ftoj për një minutë heshtje.

    (Një minutë heshtje)

    Nderime!

    Të nderuar deputetë,
    Fillojmë me pikën e parë të rendit të ditës:

    1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës

    Koha për deklarime jashtë rendit të ditës është e kufizuar deri në 30 minuta, diskutimi në emër të
    grupit parlamentar zgjat deri në pesë minuta, ndërsa diskutimi i deputeti deri në tre minuta.


    3
    Deputetët e paraqitur për diskutim duhet të deklarohen se në çfarë cilësie e kërkojnë fjalën.

    Qerim Bajrami, nga Grupi Parlamentar “6+”, e ka fjalën.

    Ć
  • Mos ia ndal fjalën, regjia!

    Ć
  • Faleminderit, i nderuar Bajrami! Emilija Rexhepi e ka fjalën, në emër të Grupit
    Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës.

    EMILIJA REDŽEPI: Hvala predsedniče!

    5
    Visoki respekt prema vama i prema mom kolegi Ćerimu Bajramiju što ste spomenuli genocid u
    Srebrenici. Da bi se ne ponavljala, ja ću govoriti o nešto sasvim drugom.

    Uloženi predstavnici Vlade,
    Kolege poslanici,
    Ovim putem za ovom govornicom želim da javno informišem bošnjački narod, prema kome
    imam moralno obavezu, i čiji sam zastupnik u ovom Parlamentu, da naše petomesečno zalaganje
    za otvaranje ekonomskog smera na bosanskom jeziku pri javnom Univerzitetu “Ukshin Hoti” u
    Prizrenu nije naišlo na razumevanje senata univerziteta, te protiv odluke koje je doneta
    pokrenućemo pravnom proceduru, demantujući sve njihove razloge, ‘da smo za zahtevom
    zakasnili, da tehnički naš zahtev nije ispravan, da postoji finansijski razlozi i da je problem
    nostrifikacija diploma profesora’.

    Žalosno u celom ovom procesu je to što rektor Univerziteta još od aprila meseca bio upoznat za
    celokupnom situacijom i davao na moralnu podršku, te smo radili po njegovim administrativnim
    uputstvima.

    Mehmet Meta, profesor doktor ekonomskih nauka, jedini kvalifikovani profesor i stručnjak
    bošnjak, koga smo sa teškim mukama obedili da se vrati na istom univerzitetu odakle je proteran,
    i pomogne našim studentima, preuzeo je odgovornost, osigurao najbolji mogući stručni kadar iz
    sfere ekonomskih nauka iz regiona, sa celokupnom tehničkom propratnom dokumentacijom
    budućih profesora predavača, što nam može potvrditi sekretar Univerziteta, gospodina Adem
    Sallauka. Zatim, naš zahtev Univerzitetu, i posebno ministru obrazovanja, kome sam lično
    dostavila za otvaranje novog smera, predat u roku gospodine ministre, razgovarali smo na vreme
    maja meseca sa dekanom Ekonomskog fakulteta gde nam je rečeno da nije potrebna akreditacija,
    zato što takav smer već postoji na Albanskom jeziku, te bi smo mi usaglasili naš plan i program i
    preveli ga na bosanskom jeziku, gde bi nam na raspolaganju bila tri redovna profesora sa
    Albanske nastave u samom startu.

    A što se tiče još jedno negativnog razloga, odluke Senata oko budžetskih implikacija, ne želim ni
    da govorim iako je prosto gospodine ministre pauziranjem nekih od postojećih smerova, i tako
    na Edukativnom fakultetu imamo više učitelja nego studenata.

    Takođe, članovi Senata spomenuli su i problem nostrifikacije diploma.

    Gospodo, molim vas, poštovani ministre, rektoru!
    Pa upravo osobe sa kojima ste navodno razgovarali u Prizrenu, poput Sadika Idrizija i Dude
    Balje, godinama rade to profesori na državnom, ali i privatnim fakultetima, a nemaju
    nostrifikovanu diplomu. Poseban akcenat dajem na Sadika Idrizija, koga su visoki politički
    zvaničnici skoro jako dobro nagradili i imenovali ga za Prorektora javnog Univerziteta u
    Prizrenu. Nemam reći, pravi izbor! Ja vam čestitam! Bivši ministar zdravlja, osoba koji je na listi
    Agenciju za korupciju nalazi se na visoko mestu, ali zašto njegov proces je zataškan i dalje,
    javnosti nije poznato.


    6
    Dugogodišnji koordinator na Edukativnom fakultetu, gde sam ja još u prošlom svom mandatu
    pozivala ekonomski privredni kriminal da preispita način funkcionisanja smerova na bosanskom
    jeziku i stručni, odnosno nestručni kadar.

    Poštovani građani,
    U svu uvažavanje prema goranskoj zajednici, koju jako poštujem, imam obavezu da javno
    informišem ministra Obrazovanja, direktora javnog Univerziteta u Prizrenu, da predvodnik i
    odgovorna ličnost za otvaranje novog smera iz oblasti ekonomije na bosanskom jeziku u
    Prizrenu biće sigurno Bošnjak, a nikako dosadašnji profesori, “goranci” koji su godinama posle
    rata upropastili naš obrazovni sistem otvarajući ili duplirajući smerove radi svojih ličnih
    finansijskih interesa, te zahtevam od Vlade da pokaže pravu snagu i dokaže građanima
    manjinskih zajednica viziju multietničkog Univerziteta podjednakog za sve studente, bez obzira
    na naciju, veru i jezik kojim govore, poštujući Ustav Republike Kosovo o pravu školovanju na
    svom maternjem jeziku, i poštujući statut opštine Prizren o službenom bosanskom jeziku u
    zvaničnoj upotrebi. Zahvaljujem!

  • Faleminderit! Faton Topalli, në emër të Grupit Parlamentar Lëvizjes
    “Vetëvendosje”, e ka fjalën.

  • Të nderuara deputete,
    Të nderuar deputetë,
    Numri i të punësuarve në Kosovë sipas Trustit Pensional është 235 mijë. Nëse këtij numri i
    shtohet edhe punësimi ilegal, kjo shifër duhet të jetë rreth 400 mijë. Konsiderohet se punësimi
    informal e kalon shifrën mbi 30%, e këtë e vërtetojnë studimet e ndryshme.

    Po flasim pra për qytetarët e Kosovës, të cilët e japin një kontribut jashtëzakonisht të madh që ky
    vend të mbijetojë, që numri i rasteve sociale të jetë më i vogël, që Buxheti i Kosovës të jetë më i
    lartë, që të kemi më shumë mjete për arsim, për infrastrukturë, e kështu me radhë. Këta, së
    bashku me mërgimtarët, janë garantuesit kryesor të paqes sociale në Kosovë.

    Pikërisht kjo shtresë, zonja dhe zotërinj, pikërisht këta qytetarë, mbi të cilët vendi ynë e ndërton
    të tashmen dhe të ardhmen e tij janë pjesa më e diskriminuar e qytetarëve të Kosovës, e trajtuar
    dhe e shfrytëzuar në maksimum dhe e paguar në minimum. Sot, unë dua të flas në emër të atyre
    që punojnë 14 orë në ditë, 7 ditë gjatë javës dhe me vite pa asnjë ditë pushim.

    Edhe pse kjo do të duhej të ishte çështje me të cilën do të duhej të merrej ministri i Punës, i
    papërgjegjshëm, zoti Arban Abrashi, sot dua të flas në emër të atyre grave, burrave që marrin
    rroga të ndryshme për të njëjtën punë vetëm për shkak që u takojnë gjinive të ndryshme. Sot dua
    të flas në emër të atyre punëtorëve të Kosovës që punojnë natën, që punojnë të shtunën, të dielën,
    ditëve të festave dhe për punën e tyre nuk marrin asnjë kompensim shtesë.

    Për ato gra dhe burra që frikën më të madhe në jetë e kanë frikën nga sëmundja dhe fatkeqësia në
    punë, sepse në kushtet kur nuk kemi sigurim shëndetësor, kur i lënduari në punë nuk e ka të
    siguruar as shërimin, as punën, as ekzistencën e mëtutjeshme, kjo i lë ata pa ekzistencë.


    7
    Sot dua të flas edhe për ato gra që kanë frikë të mbeten shtatzënë, sepse në këto kushte të
    varfërisë rrezikojnë të mbeten pa punë dhe, rrjedhimisht, pa bukë.

    Fakt është që Kosova i ka dy instrumente kryesore, të cilat i mbrojnë të drejtat e punëtorëve:
    Ligjin e punës dhe Inspektoratin e Punës. Tani shtrohet pyetja: pse nuk funksionojnë këto
    instrumente që i mbrojnë të drejtat e punëtorëve? Pse nuk zbatohet Ligji i punës? Pse kemi kaq
    informalitet të lartë në ekonomi, derisa Ligji i punës ka mangësi të shumta, por aktualisht përbën
    një bazë solide për të siguruar të drejtat e 400 mijë punëtorëve në Kosovë, Inspektorati i Punës
    është kthyer në një legjitimues të shtypësve të punëtorëve në Kosovë.

    Ligji i punës nuk zbatohet për shkak se Qeveria nuk është e interesuar që të punësuarit në
    Kosovë t’i gëzojnë të drejtat e tyre. Ajo ka caktuar vetëm 50 inspektorë të punës, karshi 400 mijë
    punëtorëve dhe 61 mijë subjekteve ekonomike. Është njësoj si të caktosh 50 policë për t’i
    mbrojtur të drejtat e 400 mijë qytetarëve. A është kjo e mundur?! Nuk është e mundur!

    Qeveria e Kosovës nuk dëshiron ta zbatojë asnjë Ligj të punës, as këtë ligj, e as ndonjë ligj tjetër
    më të mirë. Kjo Qeveri edhe ajo e kaluara e kanë vetëm një qëllim dhe vetëm një qëndrim:
    pasurimin edhe më tej të të pasurve. Sa më pak që kanë të drejta punëtorët, aq më shumë kanë të
    drejta punëdhënësit; sa më pak kontroll për zbatimin e drejtave në punë, aq më shumë para në
    xhepat e kapitalistëve; aq më pak kapital në Buxhetin e Kosovës. Qeveria e Kosovës thotë se
    është kundër informalitetit, kundër punës ilegale, kundër punësimit pa kontrata, por me 50
    inspektorë është stimuluesi dhe shkaktari kryesor i kësaj.

    Zoti kryeministër,
    Qeveritare dhe qeveritarë,
    400 mijë të punësuar në Kosovë e bëjnë punën e tyre me dinjitet, punojnë shumë, janë qytetarë
    dhe qytetare të ndershme të vendit tonë. Ata i duan familjet e tyre, e duan Republikën e Kosovës,
    e duan drejtësinë. Ata nuk kanë shumë para, por kanë pak të drejta, të cilat ju nuk duhet t’ua
    cenoni. Është detyrë juaja që këta qytetarë të vyeshëm të vendit tonë t’i trajtoni me dinjitet dhe
    t’ua garantoni të drejtat në punë. Por, që të funksionojë çfarëdo Ligji i punës duhet që të
    funksionojë Inspektorati i Punës dhe duhet të krijohet sa më shpejt Gjykata Themelore e Punës.

    Të punosh 14 orë në ditë, të mos arrish ta sigurosh ekzistencën e familjes është më shumë se
    shtypje. Është krim që u bëhet mijëra qytetarëve të Kosovës. Në këto kushte, me këtë shpërfillje
    për punëtorët, jam i sigurt që qytetarët e Kosovës nuk do t’ua mësyjnë më telave me gjemba të
    kufirit të Hungarisë, por me politikat që po ndiqni rrezikoni që t’i kalojnë rrethojat e Qeverisë.

    Kijeni parasysh paqen sociale. Edhe punëtorët e varfër të Kosovës janë pjesë e këtij vendi dhe
    kanë të drejta. Pra, mos luani me zjarrin, se mund të digjeni vetë!

  • Faleminderit! Time Kadrijaj e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar i Kuvendit!
    Të nderuar deputetë,

    8
    Problemet sociale dhe varfëria në Kosovë çdoherë po rriten dhe kur kësaj ia shtojmë se Qeveria e
    ka lënë anash zhvillimin ekonomik dhe thuajse është një problem sekondar, derisa është problem
    primar, jep pak shpresa për zbutje të këtyre problemeve.

    Me zhvillim ekonomik mund të ketë edhe stabilizim politik dhe të zbutet problemi social, i
    varfërisë dhe i papunësisë. Tashmë, për fat të keq, Kosova e ka një gjendje tejet të keqe sociale-
    ekonomike, e me të drejtë shumë njohës të këtyre rrethanave ekonomike e sociale e quajnë këtë
    situatë edhe si bombë të kurdisur të trazirave sociale. Se pse ka ardhur deri te kjo gjendje e rëndë
    e situatës në vend, ka një mori faktorësh për t’i përmendur. Zhvillimet e fundit ekonomike në
    vend tregojnë se situata ekonomike sa vjen e përkeqësohet. Shkalla e papunësisë dhe e varfërisë
    tregon përqindje të larta marramendëse. Punësimi në baza familjare, partiake e klanore i ka
    lëshuar rrënjët shumë thellë, pra ka kaluar në një diskriminim shumë të ashpër. Po ashtu,
    korrupsioni dhe keqpërdorimet e manipulimet e parasë publike janë kontribuuesit kryesorë të
    kësaj gjendjeje të rëndë.

    Në anën tjetër, ngritja e çmimeve të artikujve të domosdoshëm për jetë e bën shumë të rëndë
    jetën e qytetarëve, e sidomos të atyre që janë pa punë, e që jetojnë me ndihma sociale. Kësaj
    gjendjeje po i kontribuon edhe pabarazia e theksuar sociale ndërmjet elitave dhe pjesës tjetër të
    popullsisë, si dhe shumë faktorë të tjerë.

    Cilat janë pasojat nga kjo gjendje e përshkruar? Natyrisht që pasojat e kësaj gjendjeje janë
    jashtëzakonisht të mëdha. Ta kujtojmë vetëm migrimin masiv të dhjetëra-mijëra qytetarëve
    vetëm pak muaj më parë, e që, për fat të keq, nuk ka të ndalur as sot e kësaj dite. Faktor tjetër
    negativ që rrjedh nga kjo gjendje e rëndë është edhe trafikimi me qenie njerëzore. Kriminelët e
    këtij lëmi shumë lehtë e shfrytëzojnë këtë gjendje të rëndë, duke manipuluar dhe duke gjeneruar
    viktimat e trafikimit.

    Dukuri tjetër e shëmtuar që e ka prodhuar kjo gjendje e rëndë ekonomike e sociale është edhe
    bredhja dhe lëmosha e njerëzve që shihen në çdo vend të qyteteve tona. Aq më keq që kjo dukuri
    përfshin fëmijët, të cilët janë të manipuluar nga kriminelët për të kryer punë të tilla. Dhe, si
    pasojë e gjithë kësaj, nuk është çudi që vendi të shkojë drejt trazirave sociale, ose si do të
    veprohet me kthimin eventual të qytetarëve që e kanë lëshuar Kosovën, sidomos këtyre të
    migrimeve të fundit, ngase shumë nga ata e kanë shitur edhe pasurinë dhe nuk kanë as shtëpi ku
    të kthehen.

    Në Kuvendin e Kosovës, për këtë çështje është mbajtur një debat parlamentar, kur në fund është
    miratuar një rezolutë dhe mund të them lirisht se askush nga Qeveria nuk e ka ndërmarrë asnjë
    hap për implementimin e rekomandimeve të dala nga debati parlamentar. Norma e papunësisë
    nuk ka rënë në Kosovë, përkundrazi ajo është duke u rritur dhe është mbi 50%. Ky është një
    alarm për Qeverinë. Në vendet e Perëndimit, kur norma e papunësisë kalon mbi 15 apo 20%,
    Qeveria automatikisht jep dorëheqje, pasi diçka nuk është në rregull, pra politikat e zbatuara
    ekonomike nuk japin efektet e veta.

    Autoritetet e Kosovës duhet ta kenë një plan konkret se si të hapen vende të reja të punës. Plan
    konkret i cili do të mund ta zbuste papunësinë në Kosovë është përkrahja e bizneseve vendore,
    në veçanti sektori i prodhimtarisë. Çdo biznes në vend, të cilit do t’i ofrohej përkrahja nga

    9
    Qeveria e Kosovës do të duhej të merrte obligim ta punësojë një anëtar të një familjeje që nuk e
    ka asnjë të punësuar. Harta sociale ka ndryshuar shumë pak gjatë 15 vjetëve të pasluftës në
    Kosovë. Shkalla e papunësisë dhe varfërisë vazhdon të mbetet e lartë, përderisa ky është viti i
    fundit kur Republika e Kosovës duhet t’i përmbushë objektivat për zhvillim të mijëvjeçarit që
    kanë për qëllim ta ulin dukshëm varfërinë globale.

    Në qoftë se mbështetet sektori privat, në veçanti sektori prodhues, atëherë ardhmëria në punësim
    do të jetë shumë e ndritshme. Sidoqoftë, në të gjitha zgjedhjet, qoftë të përgjithshme, apo lokale,
    subjektet politike kanë premtuar uljen e shkallës së papunësisë dhe të varfërisë, por në realitet
    papunësia në Kosovë ka mbetur problem thelbësor për më tepër se një dekadë. Trendi në rritje i
    migrimit të qytetarëve të Kosovës drejt vendeve perëndimore është theksuar se është shkaktuar
    nga niveli i lartë i papunësisë. Për tejkalimin e kësaj situate duhet të hartohen planet e
    menjëhershme, duhet të ketë plane që shumë shpejt të hapen vende të reja pune, të gjenden mjete
    financiare...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Regjia, të lutem, vazhdoja!

  • ...të krijohet infrastrukturë më e mirë për investimet e huaja, të ketë sa më
    shumë marrëveshje bilaterale ndërmjet Kosovës dhe shteteve tjera për punësim sezonal. Dhe,
    thënë më shkurt, të ketë një strategji të punuar mirë që çon në tejkalimin e kësaj situate të
    vështirë.

    Dhe, në radhë të parë, përgjegjës për këtë është Qeveria e Kosovës, që duhet të ndërmarrë hapa
    konkretë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zafir Berisha e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    Meqë Kosova muajve të fundit i ka kaluar disa tema tepër të rënda, shumë çështje jetike për
    qytetarët kanë mbetur nën hije. Unë si deputetë, që vij nga terreni nga janë votat, përndryshe një
    mik i profesorit Hamiti mund të thotë ‘nga skaji i perandorisë’, do ta shtroj çështjen tepër
    shqetësuese dhe alarmante të shëndetësisë në Kosovë, gjendje e cila gjithnjë e më tepër po e
    rëndon jetën e qytetarëve të Kosovës.

    Korrupsioni, ose ndryshe qysh po njihet me termin mitëmarrja, është fenomen më shumë se
    shqetësues dhe qytetarët çdo ditë përballohen me disa mjekë të papërgjegjshëm, kërkoj
    mirëkuptim nga mjekët që janë në krye të detyrës, që në shumë spitale regjionale, por edhe në
    repartet e ndryshme të QKUK-së disa nga kthinat janë bërë “dhoma të rrëfimit”. Po them
    “dhoma të rrëfimit” për shkak se në ato kthina me pacientët bëhet pazar si në tregun e plaçkave.

    Kjo gjendje me të vërtetë e rëndon edhe më tepër jetën e qytetarëve, prandaj zoti ministër, vetë
    fakti që ju keni ardhur në krye të këtij dikasteri si rezultat i bërrylave brenda subjektit politik,
    përkundër krejt respektit personal që kam, është një tregues se Qeveria në këtë drejtim as që ka
    menduar dhe as që e ka prioritet rregullimin e kësaj çështjeje. Mua më vjen keq, po të flitet dhe

    10
    të bëhet janë dy gjëra. Kohët e fundit, ministër je duke folur shumë mirë nëpër disa intervista,
    por për të bërë je duke bërë sa ka bërë Alush Gashi, por edhe ministri Agani. Domethënë, jeni
    kah e shkatërroni shëndetësinë!

    Keqpërdorimi me barnat e listës esenciale është evident dhe thënë të drejtën raportet mediale
    tregojnë shpesh se mungesa e këtyre barnave gjendet nëpër barnatore private, e kjo e tregon
    papërgjegjësinë e menaxherëve në fushën e shëndetësisë në të gjitha dikasteret.

    Aferat korruptive tash nuk janë diçka e re në Kosovë, duke filluar nga afera tashmë e njohur dhe
    tronditëse e stendave dhe që vazhdon me afera nga më të ndryshmet. Çështja e aferave me
    tenderë nuk është risi në Kosovë, për fat të keq, “është krijuar si kulturë, që duhet luftuar me të
    madhe”, por ajo që shqetëson tepër ditëve të fundit është largimi i kuadrove të specializuara nga
    Kosova, për shkak se nuk e shohin perspektivën.

    Mungesa e strategjisë në këtë drejtim nga Ministria tregon se Kosova vazhdon të fundoset edhe
    më thellë në të gjitha segmentet, po veçanërisht në shëndetësi. Dhe, ne kemi milionë e milionë
    euro të buxhetit të Kosovës, që dalin jashtë Kosovës, por edhe të pacientëve me mjete vetjake për
    shkak se mungojnë shumë trajtime të sëmundjeve të ndryshme në Kosovë.

    Ditëve të fundit jemi dëshmitarë se shpeshherë aparatura që kushtojnë milionë euro,
    shkatërrohen dhe po dihet se shkatërrohen me qëllim, sepse kemi një numër të caktuar të
    mjekëve të papërgjegjshëm që shërbimin shëndetësor publik e shfrytëzojnë për të gjetur pacientë
    dhe për t’i orientuar në ordinancat private.

    Kjo është tepër shqetësuese dhe po besoj se Qeveria duhet të ketë objektiv të qartë. Nuk mund të
    merret me të gjitha punët dhe në fund të mos e kryejë asnjë.

    Unë besoj dhe me një pikë të rendit të ditës, kur do të trajtohet buxheti, do të diskutojmë,
    Qeveria është duke bërë politika sipas lajmeve të mbrëmjeve që sheh, politika ditore që e
    rëndojnë jetën e qytetarëve jashtëzakonisht, sepse është tregues se nuk ka strategji.

    Çështjet të cilat po e preokupojnë qytetarin, besoj se duhet trajtuar në Kuvend dhe unë si deputet
    kam për obligim, që këto çështje t’i ngre, por gjithsesi edhe të kërkoj trajtim dhe zgjidhje,
    mundësisht në afate sa më të shpejta. Më ra të udhëtoj shumë jashtë Kosovës dhe, me thënë të
    drejtën si deputet dhe qytetar, shpesh kthehem i zhgënjyer pse vendi ynë është në këtë gjendje
    dhe mungesa edhe e vullnetit, besoj edhe faktorët tjerë, për të bërë shtetin është tepër shqetësuese
    edhe për...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Regjia, të lutem, mos ia ndal!

  • ...meqë jam duke folur çështje të rëndësishme, faleminderit kryetar!

    Arsyet pse e ngreha këtë çështje janë dy. Mbrëmë, duke u kthyer nga Gjermania në aeroplan, një
    i mëshuar nga Ferizaj kthehej prej ku kishte qenë për shërim, domethënë në Gjermani, shërim të

    11
    cilin ka mundur ta bëjë edhe në Kosovë, por që po dihen arsyet pse s’e kanë bërë. Arsyeja
    kryesore është, se para disa ditësh unë kam qenë në spital për ta vizituar një të afërm dhe në
    dhomë ka qenë një i moshuar nga rrethi i Suharekës. Nga principet e respekti për gjeneratat e
    vjetra hyra në bisedë dhe pas dy ditësh në vizitën e radhës, ai moshuar nuk ishte . Në pyetjen se
    ku gjendet, a ka bërë më mirë, ishte përgjigja që është tronditëse për mua dhe për çdo njeri
    normal, mjekët i kanë thënë: “Bacë, shko në shtëpi, kur të bësh para vjen në spital”.

    Juve mund t’u duket qesharake. Këto gjëra, natyrisht, nuk ju ndodhin as qeveritarëve, por as
    deputetëve, për arsye që dihen. Veç, ta dini, se qytetarët janë duke vuajtur “të zitë e ullirit”.

    Prandaj, po mendoj se duhet të marrim masa urgjente jo vetëm në fushën e shëndetësisë, në të
    gjitha fushat, sepse shteti është para falimentimit. Gjithqysh bëhet shteti, po me këtë përgjegjësi
    të ulët nuk bëhet. Faleminderit!

  • Faleminderit! Derisa Naiti e merr fjalën, ka pasur tejkalim të kohës diku rreth 9
    minuta. E vazhdojmë edhe 9 minuta. Pas Naitit nga “Vetëvendosja”, Shqipe Pantina e pastaj
    Shukrije Bytyqi nga “Nisma”.

  • Faleminderit, kryetar!
    Përshëndetje për Kabinetin qeveritar!
    Edhe unë dua të solidarizohem me deputetin Qerim Bajrami për krimet dhe gjenocidin serb në
    Srebrenicë.

    Është një ngjarje që pas 20 vjetësh trajtohet, përkujtohet dhe ky përkujtim vjen me
    dhembshurinë, po ashtu më të madhe, përditë e më shumë, duke kujtuar, përveç Srebrenicës edhe
    Kosovën tonë, me krimet e gjenocidin, që ka bërë Serbia në Kosovë.

    Vazhdimisht bëjmë përpjekje për luftën kundër krimit, kundër krimeve të luftës dhe flasim për
    Srebrenicën, flasim për Kosovën dhe të njëjtën kohë Qeveria, të gjithë të tjerët dhe miqtë
    ndërkombëtarë, na bëjnë kërkesa të miratojmë gjykata speciale, e tjerë.

    Nuk di si t’ua shpjegoj ndryshe Burgun e Dubravës, masakrën e Burgut të Dubravës,
    pjesëmarrësit e asaj masakre, ushtruesit e krimit në atë masakër. Marrin pjesë gjithë institucionet
    shtetërore të shtetit serb, marrin pjesë të burgosurit serbë kundër të burgosurve shqiptarë, bëjnë
    vrasje masive me të gjitha mjetet e armët. Edhe ky është një krim, edhe ky është një gjenocid,
    por ky është një gjenocid që mund të themi se veç në kohën e Hitlerit, në kohën e Gjermanisë
    naziste, ka pasur nëpër burgje të tilla dhe krematoriume.

    Prandaj, asnjë nga ata që dihen me emër e mbiemër, i kemi përmendur sa herë, nuk është marrë,
    nuk është gjykuar, nuk është hetuar për atë krim që ka bërë, nga drejtori i burgut deri te
    gardianët, nga ministri i Drejtësisë... Asnjë deri më sot.

    Prandaj, kurrkush që ne sot pajtohemi nga miqtë ndërkombëtarë, të cilët për 15 vjet kemi pasur
    në Kosovë, me gjithë sundimin e plotë absolut, të pushtetit të tyre në Kosovë, e kemi pasur
    UNMIK-un, kemi besuar që ai do ta vendosë drejtësinë. Ka arrestuar ushtarë, ka arrestuar
    çlirimtarë të Kosovës, ka shti nëpër burgje, ka dënuar, kemi ardhur në fund te EULEX-i, një

    12
    besim shprese shtesë, që edhe ai do ta vendos një drejtësi. Edhe ai arrestoi njerëz, gjykoi njerëz,
    po edhe ai nuk e vendosi drejtësinë. I mori e i çoi edhe në Hagë. I trajtoi atje edhe në format më
    të ndryshme me vite të tëra dhe i liroi të pafajshëm, në mungesë provash. Ata as nuk morën një
    dëmshpërblim, as një kërkim falje. I gjykoi nëpër Kosovë të gjithë komandantët e zonave të
    Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe atë për thashetheme, për fjalë, për të gjitha.

    Në Kosovë ishte Krusha e Vogël, një krim e gjenocid që ishin pjesëtarët edhe të Kombeve të
    Bashkuara, Këshilli i Sigurimit në vendngjarje. Një krim në Krushë të Madhe që ende
    përkujtohet, në Celinë, Bellacerkë, Suharekë, Izbicë, Mejë, gjithë të tjerat. Po ende më
    dëshpëruese është kur nga miqtë ndërkombëtarë thuhet që Parlamenti Evropian kërkoi të
    miratohet një rezolutë kundër krimit dhe gjenocidit në Srebrenicë dhe nuk kaloi ajo rezolutë. Pse
    nuk kaloi? Kjo është Evropa, që neve na kërkon mbështetjen.

    Po ashtu, parmbrëmë në Këshillin e Sigurimit nuk kaloi një rezolutë e Anglisë për gjenocidin në
    Srebrenicë nga vetoja ruse. Por, kjo nuk është vetëm e tëra, e tëra është që të gjithë janë ngritur
    në këmbë që ta krijojmë një gjykatë speciale, ta dënojmë vetveten. Kërkohet që ne t’ia bëjmë një
    dënim vetes. Kërkohet që ne t’i themi- meritojmë të dënohemi, se nuk kemi vepruar. EULEX-i
    qe pesëmbëdhjetë vjet me UNMIK-un këtu, të gjitha veprimet i kanë bërë. Çka kërkojnë prej
    nesh? Edhe ne e duam Kosovën, kemi luftuar për Kosovën, jemi të gatshëm të luftojmë e të
    vdesim përsëri për Kosovën.

    Po, ta dënojmë veten, ata kërkojnë që ne të bëjmë vetëvrasje. Të bëjmë vetëvrasje me dorën tonë
    dhe të themi: “ne nuk kemi çka lypim më tutje, pajtohemi me të gjitha...” po, kjo plotësohet me
    deklaratat e njerëzve të tjerë, të cilët deklarojnë dhe nxisin urrejtjen drejtpërdrejtë në Kosovë nga
    ata të cilët thonë që i bëjmë thirrje ndërkombëtarëve të vijnë të na çlirojnë nga çlirimtarët.

    A ka më turp nga shqipfolësit thuhet, që i bëjmë thirrje ndërkombëtarëve “qysh e kanë çliruar
    Kosovën, të vijnë të na çlirojnë nga çlirimtarët”. Po ata që i kanë sunduar për 50 vjet në
    komitetet ata vijnë thonë, që ata që kanë votuar në Kuvendin e Kosovës kundër Gjykatës
    Speciale, janë me Serbinë. Edhe kjo është një turp dhe një absurditet i llojit të vet.

    Prandaj, kërkohet sot të miratohet një formë e tillë, e një gjykate të tillë, që ta dënojë krimin e
    supozuar, një marrëveshje, një rezolute të Dik Martit e tjerë, e tjerë, kjo do të thotë që pajtohesh
    që në Kosovë, pajtohesh që një gjykatë e tillë duhet të dënojë vetëm shqiptarët, vetëm ata që
    kanë luftuar kundër Serbisë, vetëm ata që kanë luftuar për ta çliruar Kosovën. Po të mos kishim
    luftuar ne, ky Kuvend nuk kishte me qenë këtu. Po të mos kishim luftuar ne si Kosovë, si
    shqiptarë vetë, nuk kishin me qenë as ndërkombëtarët. Po, bashkërisht me luftën tonë, me
    ndihmën e tyre, e kemi çliruar dhe sot edhe ju kryeministër, edhe kryetari i Kuvendit dhe të
    gjithë ne jemi në sallën e Kuvendit, marrim vendime për Kosovën.

    Prandaj, vetëm gjenocidi në Srebrenicë na kujton një dhembshuri, por gjenocidi i familjeve,
    vrasjet e familjeve që i ka bërë Serbia, nuk e ka marrë asnjë krim, asnjëherë s’ka kërkuar falje
    për krimet që ka bërë në Kosovë dhe, as që do të kërkojë falje përderisa ne vazhdimisht i
    lëshojmë pe Serbisë dhe ajo do të jetë përfituesja më e madhe nga një vendim i gjykatës së tillë,
    nëse e miraton Kuvendi i Kosovës.


    13
    Po, unë bëj thirrje përsëri, që ky Kuvend nuk duhet të miratojë gjykata të tilla, sepse duhet ta
    dënojë Serbia krimin e vet, që e ka bërë në Kosovë, prandaj, ne duhet t’i themi Serbisë: “dënoje
    krimin, hajde ecim në bashkëpunim”. Ne jemi të gatshëm të formojmë gjykata të cilat do t’i
    dënojnë krimet e Serbisë në Kosovë, po nëse ka aso supozimesh, edhe për krimet e shqiptarëve
    që kanë mundur t’i bëjnë, por nuk ka. Ne kemi bërë një luftë çlirimtare. Lufta jonë ka qenë
    kundër Serbisë, kundër sistemit të Serbisë për çlirimin e Kosovës dhe këtë luftë nuk mund ta
    mohojë, nuk mund ta njollosë dhe, as nuk mund ta zhbëjë askush.

    Me gjithë kërrokatjet e disave, që i bëjnë, që “ejani ndërkombëtarë, na çlironi nga çlirimtarët”.
    Kjo është turp për ata që e thonë. Faleminderit!

  • Nait, faleminderit! Shqipe Pantina e ka fjalën.

  • Faleminderit!
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Më datë 27 mars ne kemi debatuar gjatë lidhur me gjendjen në RTK dhe më 2 prill i kemi votuar
    rekomandimet pa asnjë votë kundër. Pra, adresuam një varg problemesh të vjetra e të reja të
    Radio-televizionit publik dhe masat për zgjedhjen e tyre.

    Por, gjendja në RTK jo vetëm që nuk ka dhënë shenja përmirësimi, por përkundrazi, ajo veçse
    është përkeqësuar dhe këtë e vërteton edhe Auditori i Përgjithshëm në raportin e tij të publikuar
    pak javë më parë. Kontratat e kushtueshme apo obligimet pa mbulesë financiare, mungesë e një
    analize të origjinës së borxheve dhe plan për shlyerjen e tyre, rritje e numrit të të punësuarve,
    mosfunksionim i Auditorit të Brendshëm, janë vetëm disa nga të gjeturat e këtij raporti.

    Po ashtu, vet ne, pra Kuvendi si themelues, nuk ia votuam për herë radhazi raportin vjetor të
    punës. Menaxhmenti dhe bordi i RTK-së nuk ka treguar asnjë shenjë përgjegjësie dhe ndryshim
    kursi ndaj këtij Kuvendi.

    Sot është data 9 korrik dhe ne ende nuk kemi marrë raportin as për tremujorin e parë të këtij viti
    e që është obligim ligjor i RTK-së. Raporti i auditorit me të drejtë e fajëson edhe Kuvendin, i cili
    nuk ka ushtruar sa duhet kontroll mbi këtë institucion. Auditori konkludon: “Kuvendi duhet të
    jetë në gjendje të përcaktojë, nëse RTK-ja ishte, është apo do të jetë një shërbim publik i
    qëndrueshëm”. Unë besoj se është koha e fundit që Kuvendi seriozisht të merret me RTK-në dhe
    ta shpëtojë atë nga falimentimi dhe shkatërrimi i tërësishëm.

    Rekomandimi i dytë i miratuar unanimisht nga Kuvendi, më 2 prill thotë: “Pas shqyrtimit të
    raportit dhe bazuar në të gjeturat e tij Kuvendi do t’i ndërmarrë veprimet siç përcaktohen me
    ligjet në fuqi dhe duke mos e përjashtuar edhe krijimin e Komisionit parlamentar hetimor për
    RTK-në”.

    Prandaj, unë propozoj vënien në zbatim të këtij rekomandimi, gjegjësisht krijimin e Komisionit
    Hetimor Parlamentar, i cili do të hulumtonte në detaje për të kuptuar gjendjen reale në RTK-në
    dhe më pas të gjejë një zgjidhje për shpëtimi ne këtij institucioni publik.

    Dhe unë ju falënderoj paraprakisht për mbështetjen tuaj!

    14
  • Shukrije, e ke fjalën!

  • Faleminderit, kryetar!
    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Sot do të ngre çështjen e arsimit në Kosovë dhe sfidat që e preokupojnë çështjen e arsimit në
    Republikën e Kosovës.

    Të flasim për arsimin në Kosovë është njësoj sikur të flasësh për një sistem totalisht të dështuar
    dhe pa kurrfarë sinjali të dritës në fund të tunelit.

    Se çka ka ndodhur me shtyllën kryesore të shtetit tonë dhe se si i ka mbyllur Qeveria e
    Republikës së Kosovës... krahas arsimit, këtë nuk mund ta kuptojnë as qytetarët e Republikës së
    Kosovës e as ne deputetët.

    Problemet në arsim po i hasim qysh nga edukimi para fillor, ku marrja e kuadrit joadekuat në
    punë po reflekton në cilësinë e arsimit që në fillimet e para të botëkuptimit të fëmijëve, duke iu
    afruar një qasje jo të drejtë dhe joprofesionale. Pastaj kjo parregullsi po vazhdon në shkolla
    fillore me kuadro jo të mjaftueshëm, jo të kualifikuara dhe njëkohësisht me cilësi të dobët ku një
    gjë e tillë po vazhdon edhe në shkollat e mesme dhe në universitetet e Republikës së Kosovës.

    Gjithashtu po përballemi edhe me mungesë të orientimit profesional ku asnjëherë Ministria nuk e
    ka hulumtuar tregun dhe nevojat e tregut, nuk është e interesuar për punësimin e atyre nxënësve
    që dalin prej këtyre shkollave profesionale.

    Mosfunksionimi i kuadrit profesional të pedagogut, të psikologut, të punëtorit social, të mjekut e
    tjerë, po mbetet një hendek në zhvillimin normal të arsimit, të nxënësve dhe të orientimit të tyre.

    Mungesa e një qasjeje më serioze për funksionimin e shkollave profesionale dhe për hapjen e më
    shumë shkollave profesionale të cilat janë të nevojshme për ne si shoqëri.

    Të gjitha këto po ndodhin për shkak të eksperimenteve të vazhdueshme të reformave që e bën
    arsimi në Kosovë e kurrë asnjëherë pa u ndalur që të analizohet se çka më tutje, të bëhet një
    analizë e atyre reformave dhe të analizohet se a të vazhdohet më tutje apo jo.

    Implementimi i kornizës kurrikulare është një hap i nxituar nga Ministria e Arsimit, sepse
    shkollat tona përballen me vështirësi infrastrukturore, me vështirësi të mungesës së mjeteve
    laboratorike, mungesë të mësimdhënësve profesionalë e tjera.

    Për t’u vënë kapak të metave dhe parregullsive në arsim, është edhe testi i maturës shtetërore prej
    kur ka filluar. Fatmirësisht që këtë vit ka qenë edhe nga prindërit edhe nga nxënësit një cilësi pak
    më e mirë, ka qenë një mbarëvajtje pak më e mirë, por nuk është arritur ajo që duhet të jetë. Veç
    kësaj, ne ende nuk kemi arritur që testi i maturës të jetë në përputhje me drejtimet e tyre dhe
    pothuajse pjesa më e madhe e pyetjeve janë jashtë planit mësimor që nxënësit mbajnë për tre
    vjet. Kjo gjë i ka demotivuar edhe prindërit edhe nxënësit me sukses të shkëlqyer, ndërsa në anën

    15
    tjetër rrjedha e pyetjeve nga Ministria e Arsimit, ka bërë që të kopjohet dhe të keqpërdoret
    mënyra e kalimit të testit të maturës shtetërore.

    Sidoqoftë, nuk është ky problem i vetëm. Gabimet nëpër tekste shkollore, duke mos u përputhur
    me pyetjet që janë parashtruar në teste, kanë të bëjnë që nxënësit të dështojnë dhe të kenë
    probleme.

    Sa i përket arsimit të lartë, Agjencia e Akredituar e Kosovës, ka pasur shkelje të vazhdueshme,
    madje edhe ka pranuar padi në adresë të saj për shkak të korrupsionit që ka kjo agjenci dhe
    mënyrës se si i japin licenca programeve të institucioneve të arsimit, edhe atij publik, edhe atij
    privat, e akreditimi i programeve të cilat nuk i plotësojnë kushtet do të thotë vrasje e arsimit
    cilësor dhe gjymtim i gjeneratave që po vijnë.

    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Gjithashtu na mungon një fond i veçantë kërkimor për të mbështetur aktivitetet e studiuesve dhe
    për të ndërtuar kapacitete të institucioneve kërkimore në Kosovë. Gjithashtu edhe bashkëpunimi
    me studiuesit e rinj, ka mungesë të personelit të kualifikuar shkencërisht, numër i ulët i
    studiuesve të doktoratës, pajisje të pamjaftueshme laboratorike dhe joadekuate e gjithashtu edhe
    drejtime të reja të cilat do t’i përgatisnin studentë për sektorë me rëndësi në vend dhe tregun e
    jashtëm të punës.

    Komuniteti i hulumtimit në Kosovë mbetet vend i izoluar nga komuniteti shkencor
    ndërkombëtar. Kosova ka nevojë për ndërtimin e kapaciteteve në një numër sektorësh të
    rëndësishëm dhe efikas të energjisë, të mjedisit, të sigurisë së ushqimit, kërkimet shëndetësore,
    kërkimet në shkenca shoqërore, të cilat janë identifikuar si një prioritet, prandaj po në këto lëmi
    nuk kemi studentë dhe programe studiuese në Kosovë.

    Për të përmbushur obligimet e veta sipas MSA-së, Kosova duhet t’i forcojë investimet në arsimin
    dhe hulumtimin. Kjo është e rëndësishme në dritën e nevojshme të zhvillimit ekonomik dhe
    social.

    Sistemi arsimor gjithashtu duhet për të adresuar gradualisht nevojat e nxënësve me aftësi të
    kufizuara dhe t’i përmirësojë kushtet nëpër shkolla edhe për këtë kategori.

    Prandaj, duke iu referuar MSA-s dhe dokumenteve të ndryshme ndërkombëtare që merren me
    raportin e gjendjes së arsimit në Kosovë, nuk besoj se ne do të arrijmë një arsim cilësor me
    profesorë të pakualifikuar, që zhvatin studentë për t’u dhënë një notë, me një cilësi të dobët në
    shkolla të mesme e fillore dhe mungesa të punëve profesionale dhe laboratorike me njerëz të
    dyshuar në Agjencinë e Akreditimit të Kosovës, me hulumtimin zero shkencor në vend, pa
    mbështetje institucionale për fëmijët në gjendje sociale apo edhe me aftësi të kufizuar, me shitje
    të diplomave pa e kryer asnjë ditë të vetme në fakultet, me skandale të keqpërdorimit të detyrës
    zyrtare të profesorëve dhe me burokraci të shumta, si është e mundur që ne të ecim drejt
    Bashkimit Evropian dhe reformave adekuate në arsim.

    Zoti ministër,

    16
    Kur do t’i përmirësoni investimet në cilësi të arsimit apo do të lëni të vdes truri, pjesa më e
    rëndësishme e funksionimit të shtetit tonë?

    Kur do t’i largoni profesorët e pa kualifikuar dhe me dosje korruptive dhe krim të organizuar
    nëpër shkolla dhe universitete?

    Kur do të merreni me iniciativën për përmirësimin e teksteve shkollore dhe cilësisë në arsim?

    Edhe sa kohë mësimdhënësit serbë që punojnë në Republikën e Kosovës do të marrin paga nga
    Buxheti i Kosovës dhe nuk do t’i njohin planprogramet e Ministrisë së Arsimit të Republikës së
    Kosovës, apo do të vazhdoni me të vjetrën ku gjithçka mund të arrihet në arsim por vetëm cilësi
    jo. Faleminderit!

  • Faleminderit! Teuta Haxhiu e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar i Kuvendit!
    Të nderuar deputetë,
    Kabinet qeveritar,
    Olimpiada ndërkombëtare e matematikës është garë e cila zhvillohet çdo vit në vende të
    ndryshme të botës dhe është më e madhja në botë në lëmin e matematikës e cila organizohet që
    nga viti 1959.

    Republikën e Kosovës, në këtë vit, në këtë garë, pra në Olimpiadën Ndërkombëtare të
    Matematikës, e cila mbahet në Tajlandë, e përfaqësojnë 6 nxënës, që janë krenaria e Kosovës, të
    cilët u vlerësuan dhe u zgjodhën nga Olimpiada e Matematikës që u organizua te ne këtë vit, e
    ata janë: Besart Kodraliu, Arbër Abdullahu, Albert Hoxha, Doruntinë Sulejmani, Arbër Igrishta
    dhe Liron Morina.

    Këta janë 6 nxënësit të cilët u zgjodhën më të mirët në shtetin e Republikës së Kosovës dhe të
    cilët janë përfaqësues të shtetit, pra të Republikës së Kosovës në këtë Olimpiadë e cila
    organizohet këtë vit në Tajlandë.

    Këta do të shkojnë për të përfaqësuar shtetin e Kosovës, por çfarë po bën shteti i Kosovës për t’i
    ndihmuar në ndihmën e tyre financiare për të shkuar dhe qëndruar atje prej 4 deri më 16 korrik.

    Në kërkesën e tyre drejtuar Ministrisë së Arsimit, përgjigja për t’u ndihmuar ishte: nuk kemi
    mjete. Dhe, t’ ju them të drejtën, duke e ditur si matematikan t se jo gjithkush mund të bëhet
    matematikan, duke e ditur se si profesion është profesion deficitar, shihni sot komunat sa kanë
    nevojë për matematikanë, merrni pak analizat, shihni sa ka nevoja për matematikanë dhe
    Ministria e Arsimit përkatësisht Qeveria e Kosovës u tha: jo, nuk kemi mundësi të ju ndihmojmë.

    Shtetet e rajonit, të gjithë nxënësit të cilët do të marrin pjesë në këtë garë, jo vetëm që u
    ndihmuan financiarisht që ajo nuk diskutohet, por i ndihmuan me muaj të tërë për t’i trajnuar dhe
    ushtruar, sepse e përfaqësojnë shtetin, prandaj unë nuk e di se në çfarë mënyre mund të jetësohet
    projekti shumë i famshëm, i proklamuar për vite të tëra, edhe nga ish-Qeveria, për kthimin e
    trurit në Kosovë.

    17
    Unë nuk e di se si mund të kthehen të rinjtë tanë të cilët po i proklamojmë dhe të cilët po ikin
    shumë arsyeshëm, sepse ne vetë po i qesim nga Kosova dhe më besoni dhe shumë sinqerisht ju
    them, me njërin nga këta kandidatë gjatë bisedës që kisha me ta, më tha - mundësia e parë që të
    më jepet do të iku nga Kosova.

    Unë ju them se Qeveria duhet të mendojë, me atë shumë simbolike, ministër, pa marrë parasysh
    se a ka apo s’ka buxhet, do të duhej të gjendeshin mjete, sepse ndonjëherë shumë sinqerisht vlera
    prej 8 000 euro që kanë kërkuar 7 nxënës, t’ju them shumë herë po na ndodh që ndoshta
    kushtojnë vetëm 2 bileta të aeroplanit. Faleminderit!

  • Faleminderit! Mexhide Mjaku-Topalli e ka fjalën.

  • TOPALLI: I nderuar kryetar,
    Zoti nënkryetar,
    Kabinet qeveritar,
    Të nderuar kolegë,
    Dua të ngre një çështje e cila pa të drejtë është problematizuar, pa të drejtë është penguar, për
    faktin se për këtë çështje ekzistojnë vendimet e gjykatave të të gjitha niveleve, vendimet e
    Kuvendit, vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, madje kemi edhe interpretimin pro të
    instancës së fundit të vlerësimit të ligjshmërisë - Gjykatës Kushtetuese.

    Duke qenë se ne jemi një shoqëri që kemi për synim vendosjen e shtetit ligjor dhe të së drejtës,
    rrjedhimisht neve si institucione na takon që të parët të reflektojmë në përmbushjen e obligimeve
    ligjore.

    Është e vërtet se për këtë çështje është diskutuar, është debatuar dhe është përdorur e
    keqpërdorur në shumë situata dhe në shumë momente, mirëpo kërkesa dhe insistimi i
    përfaqësuesve të punëtorëve të ish-ndërmarrjes për të gjithë ne, të nderuar kolegë, është e
    ligjshme, e bazuar dhe e arsyeshme.

    Çështja e kompensimit të borxhit ndaj 912 punëtorëve të Fabrikës së Gypave në Ferizaj, është
    shndërruar në një nyjë gordiane, zgjidhjen e të cilës ligjshmërish mund ta bëjë vetëm Bordi i
    AKP-së, andaj ne deputetët e Republikës së Kosovës nga Ferizaj, forcërisht kërkojmë nga
    Qeveria e Republikës së Kosovës të këtë kërkesë për zgjedhjen urgjente të Bordit të AKP-së, për
    kompensimin e pagave të papaguara ish-punëtorëve të Fabrikës së Gypave - IMK Ferizaj.

    Ne deputetët, nënshkrues të kësaj kërkese, kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe
    nga kryeministri zoti Isa Mustafa, që t’i propozojnë urgjentisht anëtarët e Bordit të AKP-së në
    mënyrë që Kuvendi ta zgjedhë bordin e ri të AKP-së.

    Konsiderojmë se zgjedhja e këtij bordi do ta shpejtojë zbatimin e aktgjykimit të Gjykatës
    Kushtetuese, vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, vendimin e Qeverisë së Republikës
    së Kosovës dhe udhëzimit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme që lidhet me këtë
    problematikë.


    18
    Në të gjitha këto dokumente në mënyrë recidive potencohet që kompensimin e borxhit ndaj 912
    ish-punëtorëve të Fabrikës së Gypave - IMK Ferizaj, ta bëjë Bordi i AKP-së me vendim të
    posaçëm.

    Zgjedhja e Bordit të AKP-së është parakusht për zbatimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese
    të sipërpërmendur dhe vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, numër 08/186 të datës 29
    prill 2014 në bazë të cilit ish-punëtorët e Fabrikës së Gypave duhet të kompensohen në shumën
    prej 25 649 250 euro, dhe me kamatën 3% vjetore.

    Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, që mjetet të cilat janë në menaxhim nga AKP-
    ja dhe janë të destinuar për shlyerjen e borxhit ndaj këtyre ish-punëtorëve të Fabrikës së Gypave
    mos të lejojnë të përdoren për qëllime tjera. Faleminderit!

  • Faleminderit! Salih Salihu e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    Të nderuar qytetarë,
    Kolegë deputetë,
    Unë, sot edhe një herë po dua të ngre shqetësimin tonë rreth problemit që po rritet gjithnjë e më
    shumë në sektorin e blegtorisë e që prek prodhuesit dhe përpunuesit vendorë të qumështit.

    Tashmë mund të themi se ky sektor është në krizë, e cila shkakun kryesor e ka nga moskontrolli i
    kompanive importuese të qumështit dhe produkteve të tij, të cilat kanë përmbajtje të dyshimtë sa
    i përket cilësisë dhe sigurisë ushqimore. Qumështi i importuar, qumështi pluhur dhe produktet e
    tij me përmbajtje të vajrave me origjinë bimore kanë kosto më të lirë të prodhimit dhe
    rrjedhimisht është më i lirë në treg, duke i dëmtuar kështu kompanitë vendëse të përpunimit të
    qumështit, si dhe prodhuesit vendorë të tij. Si pasojë, rreth 50 mijë litra qumësht vendor në ditë
    nuk kanë më treg të shitjes.

    Pra, me gjithë kërkesat legjitime të shprehura me shkrim dhe nëpërmjet protestave dhe Shoqatës
    së Prodhuesve dhe Përpunuesve Vendorë të Qumështit, Qeveria ende nuk po ndërmerr asnjë hap
    në drejtim të normalizimit të gjendjes së këtij sektori kaq të rëndësishëm për bujqësinë dhe
    ekonominë e vendit për shëndetin e fëmijëve dhe të familjeve tona.

    Ne i kemi takuar përfaqësuesit e shoqatave të qumështarëve të Kosovës, ata prapë do të
    protestojnë të hënën. Nuk e di pse duhet pritur që të bëhet një varg protestash, nuk e di pse
    Qeveria, konkretisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nuk ndërmerr masa që ta ndalojë
    importin e këtyre produkteve, nuk e di pse nuk ka koordinim ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë
    dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Agjencisë së Ushqimit? Nuk ka kuptim që një
    ministri të ndajë mjete për zhvillimin e një sektori, e ministria tjetër ta shkatërrojë të njëjtin
    sektor.

    Lëvizja “Vetëvendosje” do ta mbështesë protestën e ardhshme të Shoqatës së Prodhuesve dhe
    Përpunuesve të Qumështit të Republikës së Kosovës, që do të mbahet të hënën, më 14 korrik
    2015, në orën 12:00, para Qeverisë së Republikës së Kosovës për t’i paraqitur edhe një herë
    kërkesat e tyre legjitime për mbrojtjen e këtij sektori. Pra, kërkesat janë: Aplikimi i tarifës së

    19
    integruar të Kosovës sikur që bëjnë vendet e BE-së dhe vendet tjera të rajonit, me qëllim të
    mbrojtjes së produkteve vendore, zbatimi i përpiktë i Ligjit antidamping, kufizimi i importeve
    për qumësht dhe produktet e qumështit, rregullimi ligjor i importit të produkteve me prejardhje
    bimore, masat kundër-balancuese ndaj produkteve të subvencionuara, lirimet e repromaterialit
    dhe lëndës djegëse për prodhim nga taksat e importit dhe të ndryshojë Ligji i prokurimit, i cili në
    mënyrë diskriminuese i përjashton prodhuesit vendorë që të marrin pjesë dhe të bëjnë furnizime
    në institucionet publike, sikur kompanitë importuese. Faleminderit!

  • Faleminderit! Urdhëroni, i nderuar ministër, fjala është për ju.

  • I nderuar kryetar i Kuvendit,
    Të nderuar ministra,
    Të nderuar deputetë,
    Jam i shtrënguar të dal sot pa ju marrë shumë kohë, t’i them 2-3 fjalë rreth asaj çka u tha më
    herët lidhur me shëndetësinë.

    Që në fillim po them që nuk u tha diçka e re në raport me atë çka e dëgjojmë tash e 15 vjet. Dhe,
    përgjithësimet e tilla nuk i bëjnë dobi shëndetësisë dhe stabilizimit të situatës në shëndetësi,
    sepse denoncimet në përgjithësime dhe të paargumentuara vetëm sa e shtojnë mundësinë e
    krijimit të percepcionit edhe më të fortë se në shëndetësi është çdo gjë keq.

    Pajtohem që ka korrupsion, ashtu sikur që flitet në gjithë shoqërinë kosovare, mirëpo unë kam
    shifra tjera, të cilat kanë dalë nga disa studime, që sot nuk po dua t’i citoj, sepse janë aq të mjera
    dhe aq demantuese në raport me atë çka përflitet, sa që ndoshta nganjëherë edhe nuk mund t’u
    besohet.

    Unë i kisha lutur qytetarët e Kosovës dhe të gjithë ata që kanë nevojë për shërbime shëndetësore
    që të jenë këmbëngulës në kërkimin e të drejtës së tyre për marrjen e shërbimit shëndetësor dhe
    se gjithkund ku hasin në pengesa joligjore dhe në kërkesën për dhënien e parasë ose për mitë t’i
    paraqesin rastet e argumentuara. Unë jam garantues si ministër i Shëndetësisë që arsyetimet e
    tyre se doktorët mund të hakmerren do t’i mbroj deri në fund në marrjen e shërbimeve
    shëndetësore. Edhe një herë, i ftoj të gjithë ata që hasin në gjëra të tilla dhe t’i prononcojnë, por
    të argumentuara, e jo të tilla të përgjithshme.

    Ne kohëve të fundit e kemi një bashkëpunim shumë të mirë edhe me Shoqatën për Mbrojtjen e të
    Drejtave të Pacientëve dhe e kemi filluar një pilot-projekt në QKUK, ku pacientët e kanë një
    adresë, e kanë një zyrë dhe e kanë një vend ku mund t’i ofrojnë ankesat e tyre konkrete.

    Është evidente që kohëve të fundit kemi përmirësim të dukshëm në furnizimin me barna. Situata
    nuk është e shkëlqyeshme, por megjithatë kemi përmirësim. Dhe, aq shumë vijnë fjalë të mira
    nga terreni, që më është dashur edhe vetë të shkoj e t’i vërtetoj dhe i kam vërtetua nëpër pika të
    ndryshme të Kosovës dhe në nivele të ndryshme. Ka vend ende për përmirësim, po ka
    përmirësime të dukshme në furnizimin me barna. Ka përmirësime edhe në shfrytëzueshmërinë e
    aparaturës ekzistuese në kujdesin sekondar e terciar, duke iu falënderuar organizimit të ri të
    sistemit shëndetësor, sepse nuk ka mundësi tash e tutje që aparatura e blera me paratë e

    20
    taksapaguesve të mbeten të pashfrytëzuara nëpër institucionet e caktuara për vullnetin e një
    menaxheri, ose për mungesën e një profesionisti.

    Jeni dëshmitarë që kohëve të fundit edhe Inspektorati Shëndetësor dhe ai Farmaceutik, me gjithë
    numrin e vogël të personalit, është shumë aktiv në inspektimin e institucioneve, qoftë publike,
    qoftë private shëndetësore, dhe jeni dëshmitarë të revokimeve të shumë licencave, qoftë të
    mjekëve, qoftë edhe të institucioneve, si dhe shqiptimi i gjobave të ndryshme.

    Kohëve të fundit po harrohet që ne jemi duke punuar shumë në shtyrjen përpara të shtyllave
    kryesore të reformës dhe e kemi filluar para pakë kohësh edhe pilotimin e projektit të SISH-it, e
    tash për tash janë duke na ardhur lajme inkurajuese, sepse nuk kemi shumë defekte, ose pengesa
    në funksionalitetin e tij.

    Në AKPM, është kompletuar thuajse e tërë baza ligjore e nevojshme për ta garantuar një
    furnizim të rregullt dhe cilësor me barna dhe jemi duke i shtyrë me mundin më të madh të gjitha
    investimet kapitale, të parapara më herët, por edhe ato që tash kemi mundësi t’i marrim, qoftë
    edhe si donacione.

    Ikja e kuadrove është një problematikë jo vetëm e Kosovës, sepse tash janë hapur mundësi të
    tjera për kuadrot tona dhe mund ta them vetëm një diçka, që po e harrojmë. Ne po na ikin
    kuadrot edhe nga institucionet publike, po dalin në institucionet private për shkak të mundësisë
    së përfitimeve më të mëdha materiale.

    Mirëpo, Kosova nuk mund të dalë jashtë asaj çka ka regjioni, duku u nisur prej faktit se ne sot i
    kemi pagat më të larta në regjion për punëtorët shëndetësorë.

    Dhe, po jua them diçka që na e tha një mysafir i nderuar kohëve të fundit, ministri i Shëndetësisë
    së Letonisë. Pas futjes së Letonisë ose pranimit në BE, popullata e Letonisë nga dy milionë e
    gjysmë është zvogëluar në një milion e 900 mijë për shkak që 600 mijë njerëz kanë gjetur kushte
    më të mira për punë dhe jetë në shtetet tjera të Evropës. Kështu që nuk kemi nevojë t’i
    dramatizojmë këto çështje. Faleminderit!

    (Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetari i Kuvendit, z. Xhavit Haliti.)

  • Faleminderit! Zoti ministër, publikisht po të them që rasti i basketbollistit Edis
    Kuraja kërkon llogaridhënie nga përgjegjësit e Qendrës Shëndetësore, a Spitali i Prishtinës, a
    universitar, a kush është aty. Të shkojë një njeri i goditur nga makina dhe të mos i bëhet
    ekzaminimi mjekësorë, dikush për këtë çështje duhet të japë llogari, e të ketë nevojë të shkojë
    pas dy ditësh t’i bëhet ekzaminimi mjekësorë në Shkup. Kjo nuk është në rregull! Unë mendoj që
    ju keni për detyrë të kërkoni llogari.

    Zoti Hoti, replikë!

  • Faleminderit, kryesues!
    Të nderur deputetë,

    21
    Është bërë si modë nga ministrat tanë, edhe Qeveria, në përgjithësi, që deputetët kur ngrehin
    çështje të cilat janë shumë të faktuara në terren, t’u thuhet dhe t’u drejtohet se duhet të mbledhin
    fakte.

    Unë dua ta ndaj këtu shqetësimin me ju, se ne deputetët nuk jemi këtu për të ndërtuar fakte, për
    të krijuar aktakuza dhe për t’i dërguar në Prokurori, po jemi për t’i ngrehur çështjet në
    përgjithësi, të cilat janë evidente në çdo fushë të interesit për qytetarët.

    Janë organet kompetente ato të cilat ju duhet t’i shtyni për t’i ndërmarrë masat e duhura dhe të
    nevojshme për t’i realizuar synimet tuaja.

    Gjendja në shëndetësi është e keqe. E ftoj ministrin që të shkojë vetëm në oborrin Qendrës
    Klinike Universitare dhe të shikojë sa njerëz bredhin nga spitali për shkak të aparaturave që
    s’punojnë e shkojnë nëpër laboratorë për të bërë analiza në sektorin privat.

    Mjaftojnë vetëm dy orë të qëndrojë aty, ai mund t’i marrë të gjitha informacionet e sakta. Mos të
    presë nga deputetët që do të jenë pjesë e ndonjë aktakuze të veçantë për njerëz të caktuar, sepse
    ky nuk është roli ynë.

    Prandaj, ju ftoj si Qeveri ta hiqni këtë fjalor, të mos e përdorni, mos qëndroni këtu fuqishëm, por
    përdorni organet që janë për ta ndërtuar dhe për ta hequr ekonominë joformale në çdo sferë që
    është duke ndodhur. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zonja Baftija e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    Unë do të ndërlidhesha me ministrin e Shëndetësisë, i cili tha se ka përmirësime në furnizim me
    barna dhe se ka vizituar spitale, apo vende të ndryshme në Republikën e Kosovës.

    Mirëpo, unë po i them ministrit se prej vendit kah vjen ai, vij edhe unë, konkretisht në Spitalin
    Regjional të Gjilanit, momentalisht apo në dy ditët e fundit nuk kemi ampulë ‘fenobarbiton’ për
    t’i trajtua fëmijët e porsalindur me konvulsione. E shumë mirë e di ministri se çka do të thotë
    nëse nuk trajtohen konvulsionet te fëmija i porsalindur. Është dashur që në kujdestari prindi ta
    gjejë këtë ampulë dhe ç’është më e keqja, barnatoret nuk furnizohen me këto, se e dinë që këto
    janë disa barna që vetëm spitali i ka, andaj prindi është dashur që të shkojë në Ferizaj, apo në
    Prishtinë, dhe në orën 24:00 ta sjellë ampulën në Spitalin e Gjilanit. Faleminderit!

  • Zoti ministër, keni të drejtë në kundër-replikë edhe në të parën, edhe të dytën,
    edhe për mua, nëse do. Ka të drejtë, unë u vonova t’ia jap fjalën për kundër-replikë. Ju po
    replikoni një nga një. A do në fund? Në rregull, i ke 3 ose 4 minuta për kundër-replikë. Zoti
    Kurteshi, e keni fjalën.

  • Kjo që e dëgjova sot nga ministri, është vërtet shqetësuese. Ministri, ose
    nuk është fare i informuar çka po ndodh nëpër spitale, ose po mundohet ta rrejë opinionin. Mua
    po më vjen shumë keq që kështu po i drejtohem.


    22
    Unë tash po të jap emra konkretë. Shkruaj, ministër! Ismi Arifi, nga fshati Shillovë, Muhaxhirët
    e Shillovës së Gjilanit, vitin e kaluar është bërë operacion në Spitalin e Gjilanit. Kur ka shkuar
    pas një jave t’i heqë penjtë, kanë refuzuar t’ia heqin, sepse i kanë thanë duhet t’ia heqë mjeku që
    e ka bërë. Kanë dashur ta dërgojnë në privat te mjeku, të cilit i ka dhënë ryshfet para se ta bëjë
    operacion. Krejt do t’i jap me emra. Edhe ka ardhur në zyrat e “Vetëvendosjes”, e kam thirrur
    drejtorin personalisht, Avdyl Latifin, dhe ia kam shpjeguar rastin. Vetëm pas intervenimit që
    është dashtë bërë, atëherë kanë shkuar edhe ia kanë hequr penjtë. Nuk ia kanë hequr pa u dhënë
    para.

    Unë nuk di çka duhet të ndodhë më e madhe, e më të mëdha ka shumë se kjo, që domethënë nuk
    janë në gjendje ta heqin një pe pa u dhënë pare njerëzve. Dhe e dini që në Gjilan ka shumë të
    arrestuar dhe të dënuar për shkak të korrupsionit, ua kanë zënë paratë në xhep, e tash po thoni
    shëndetësia është në nivel të mirë. Mos, të lutem! Mund të thuash që shëndetësia po
    përmirësohet prej se kam ardhur unë, po bëj përpjekje, por të thuhet se është në gjendje të mirë,
    kjo është t’u hidhet hi në sy njerëzve dhe është krejt e papranueshme. Faleminderit!

  • Faleminderit! Ismet Beqiri, replikë!

  • Zoti kryesues!
    Unë e kam një lutje për ju, por nuk është kryetari. Këto që po i ngrehin si shqetësim, askush nuk
    e mohon të drejtën e vlerësimit, sepse të gjithë e dinë dhe pajtohemi që nuk është gjendja e mirë
    në shëndetësi. Por, unë po ju lus, kjo vlen edhe për kryetarin, sepse po dalim jashtë rendit të
    ditës, bëjmë debat. Askush s’na ndalon edhe të ofrojmë rrugëzgjidhje, ta përmirësojmë gjendjen,
    sepse ne jetojmë në Kosovë dhe po e dimë gjendjen, po i dimë vështirësitë, të japim edhe
    sugjerime, edhe propozime, është e drejtë. Por, po ju lus, se së pari nuk po respektohet rendi i
    ditës. E bëjmë një debat për shëndetësi dhe për shumë çështje tjera, unë pajtohem. Por, këtu
    duhet të ketë një rregull, e nuk po respektohet, duke filluar prej kryetarit të Kuvendit. Rregullorja
    thotë gjysmë ore, por një orë po bëhet, ajo pjesa e parë të themi “hajt pak” - deklarime jashtë
    rendit të ditës. Shpesh ka pyetje ky ministër për çështjet shëndetësore dhe problemet, edhe
    përgjigjet. Nuk po dua as ta arsyetoj, as ta mbroj, por po dua ta kërkoj, në emër të grupit, një
    rregull, një rregullshmëri në rendin e ditës, zoti kryesues, se kjo nuk po ndodh.

    Andaj, unë ju lus t’i përmbahemi rendit të ditës, të bëhen pyetjet parlamentare, të bëhet edhe
    debat kur ka nevojë, të thuhen shqetësimet dhe të kërkojmë rrugëzgjidhje, se as ministri që e
    kemi dhe asnjë ministër tjetër s’mund t’i zgjidhë për gjashtë muaj problemet që janë
    grumbulluar, por të bëjmë përpjekje të gjithë bashkërisht, qysh është edhe Kuvendi një vend. E
    di këtë, sepse edhe ne kemi pacientë, zoti Kurteshi. Mos reago, se nuk të thashë asgjë ty. Edhe ne
    kemi pacientë, i çojmë nëpër spitale, e dimë gjendjen, por ta debatojmë pak në mënyrë më të
    mirë, me rend, me rregull, dhe çka mund të bëjmë, e jo kështu ad hoc gjërat e po na zgjatin
    seancat pa nevojë për diçka që nuk është në rend të ditës.

  • Secili deputet ka të drejtë në replikë dhe të ngrejë çështje. Unë nuk jam duke e
    shkelur Rregulloren, në përputhje me të ua kam dhënë fjalën deputetëve. Fjalën e ka zoti
    ministër, kush ka ankesa mund t’i bëjë.

    (Reagime nga salla)

    23
    Ka replikë, kur diskuton ministri, pas ministrit kanë të drejtë në replikë. Edhe e drejta për të
    kërkuar sqarime për shkeljet e mundshme, është e deputetëve. Në qoftë se deputetët s’e kanë këtë
    të drejtë, edhe po u dashka të marrin një leje diku për të kërkuar sqarime, atëherë ne s’po bëhem
    deputetë, po bëhemi diçka që kërkojmë leje gjithmonë prej dikujt.

    Zoti ministër, e keni fjalën.

  • Faleminderit!
    Unë në asnjë moment nuk thashë që gjendja në shëndetësi është e shkëlqyeshme. Dhe deklarimet
    e mia në gjashtë muajt e fundit kanë bërë që në opinionin e gjerë ta kemi një mirëkuptim për
    situatën në shëndetësi, sepse e kam thënë drejt dhe troç dhe realisht situatën.

    Mungesat eventuale për dje, ose pardje, ose është prishur një aparaturë sonte, ose është djegur
    një llambë e një aparatit diku kudo në Kosovë, unë s’besoj që duhet të trajtohen në nivele të tilla.
    E thashë që ka përmirësime në furnizimin me barna, ka përmirësime në shfrytëzimin e
    aparaturës. Dhe, nuk i ftova deputetët të mbledhin fakte, por, fund të fundit, edhe deputetët mund
    të jenë pacientë të sistemit tonë shëndetësorë, por i ftova qytetarët e Kosovës të cilët i marrin
    shërbimet shëndetësore që t’i denoncojnë të gjitha shkeljet. Unë qëndroj prapa tyre. Ky është
    qëndrimi im dhe qëndrimi im do të jetë gjithmonë real në raport me problemet në shëndetësi.

    E thashë që ka korrupsion, por thashë duhet ta argumentojmë atë. Nuk mund të bëj përgjithësime
    e t’i futim të gjithë punëtorët shëndetësorë, 13 mijë sa janë tash, në një thes dhe për të gjithë flitet
    keq. Ka rezultate shumë të mira, të cilat dita-ditës po dalin edhe në opinion.

    Unë vetëm po jua përmendi që në muajin maj, furnizimi me citostatikë në Klinikën e
    Onkologjisë ka qenë 95,1%. Këto janë shënime që janë fakte dhe është ulur vdekshmëria që e
    kanë prezantuar dhe, e nderuara deputete ka marrë pjesë, e fëmijëve të porsalindur, prej diku
    rreth 30 në 11,9 promila. Këto janë disa nga ato që ne duhet t’i themi. Askush nuk e përmend, e
    këtu është ngrehur nja 15 herë çështja e mamografit mobil. Do ta prezantojmë tash para
    Kuvendit, nesër, se me sa sukses ka shkuar në këta gjashtë muajt e fundit. Askush s’po i përmend
    edhe sukseset e tjera të cilat janë arritur për gjashtë muaj dhe puna e madhe që po bëhet brenda
    Ministrisë së Shëndetësisë, që do të reflektojë me rezultate ndoshta vitin tjetër.

    Ne do të kemi planifikim që së paku të fillojmë këtë vit me proceset e përzgjedhjes dhe
    tenderimit të aparaturës më se të nevojshme për institucionet tona që mbërrin diku rreth 2
    milionë euro. Faleminderit!

  • Faleminderit, zoti ministër! Konstatoj që koha për këtë pikë ka përfunduar moti.

    Kalojmë në pikën e dytë të rendit të ditës:

    2. Koha për pyetje parlamentare

    Në bazë të nenit 45, paragrafi 1 i Rregullores së Kuvendit, koha për pyetje parlamentare zgjat 60
    minuta. I kemi 12 pyetje parlamentare.


    24
    Zoti Nezir Çoçaj, pyetje për ministrin Arsim Bajrami.

  • Faleminderit, nënkryetar i Kuvendit!
    Të nderuar ministra të Kabinetit qeveritar,
    Çështja për të cilën dua të diskutoj sot ka të bëjë me përkimet dhe hulumtimet shkencore.

    Duke iu referuar Ligjit për arsimin e lartë dhe Ligjit për kërkime shkencore në Kosovë, janë disa
    institucione që merren me hulumtime dhe kërkime shkencore, siç janë: institutet e pavarura
    publike, universitetet publike, kolegjet universitare e të tjerë, duke përfshirë edhe Akademinë e
    Shkencave dhe të Arteve.

    Kërkimet shkencore ndikojnë pozitivisht në rritjen e cilësisë në arsim dhe në të gjitha fushat
    tjera, ndikojnë në aftësimin dhe në zhvillimin e mëtejmë të komunitetit shkencor në Kosovë,
    duke ndikuar kështu edhe në rolin kyç për zhvillimin e vendit.

    Puna në këto institucione nuk është në nivelin e duhur për shkak të shumë faktorëve, por faktor
    kryesor është çështja financiare e tyre.

    I nderuar ministër,
    Në programin qeveritar e keni paraparë të rritet cilësia në arsim dhe të promovohet shkenca dhe
    hulumtimi, mbështetje financiare të publikimeve dhe të institucioneve shkencore, integrim i
    Kosovës në hapësirën evropiane të hulumtimeve, e të tjera.

    Andaj pyetja ime konkrete është: Sa është buxheti i ndarë për hulumtime dhe kërkime në këto
    institucione dhe a do të ketë rritje në të ardhmen?

  • Zoti ministër, e keni fjalën.

  • Faleminderit, i nderuar nënkryetar!
    Faleminderit i nderuar deputet Çoçaj për pyetjen e shtruar!
    Para se ta jap një përgjigje konkrete, dëshiroj ta uroj deputeten Shukrije Bytyqi për debatin për
    gjendjen në arsim. Është e vërtetë që kemi shumë probleme në sektorin e arsimit, por jemi duke
    punuar bashkë. Ky debat do të ishte shumë më i plotë në qoftë se do të ishte i sinqertë dhe t’i
    tregonte përpjekjet që i kemi bërë bashkë me të dhe me deputeten e Lidhjes Demokratike në
    tejkalimin e problemeve në komunën e Malishevës. ku e kemi gjetur një mal problemesh në
    shkollën e kompetencës dhe bashkë kemi qëndruar bashkë tri herë për t’i tejkaluar këto
    probleme.

    I nderuar deputet Çoçaj,
    Pyetja që ju e shtruat është me interes të veçantë, sepse Republika e Kosovës akoma nuk ndan
    mjete të mjaftueshme për kërkime dhe hulumtime shkencore, por më duhet të them si ministër se
    cilësia e kërkimeve dhe hulumtimeve shkencore akoma nuk është në nivelin e dëshiruar.

    Mjetet që shteti ndan për hulumtime shkencore janë të ndara në disa institucione që merren me
    punë shkencore dhe më lejoni të ju jap shifrat ekzakte për shumën e këtyre mjeteve dhe të ju
    tregoj edhe për planet që i ka Ministria e Arsimit për rritjen e Fondit për Shkencë.

    25
    Fillimisht, mjetet për shkencë në një pjesë të konsiderueshme janë te Ministria e Arsimit, e cila
    posedon me 521 mijë euro, që janë të ndara për projekte të vogla dhe të mesme për hulumtime
    shkencore.

    Universiteti i Prishtinës për publikime shkencore dhe hulumtime ka ndarë 197 000 euro;
    Universiteti i Prizrenit 113 000 euro; Universiteti i Pejës 30 mijë euro; Universiteti i Gjilanit 41
    500 euro; Universiteti i Gjakovës 78 000 euro; Universiteti i Mitrovicës 36 500 euro; Instituti
    Albanologjik e ka buxhetin prej 78 000 euro; Instituti i Historisë, 53 400 euro; Akademia e
    Shkencave dhe e Arteve të Kosovës për kërkime dhe publikime shkencore e ka buxhetin në vlerë
    prej 180 000 euro. Në total, buxheti për hulumtime kërkimore dhe shkencore në institucionet e
    Republikës së Kosovës kap shumën prej 1 328 000 euro.

    I nderuar deputet Çoçaj,
    Ministria e Arsimit, në kuadër të reformave që po bën, edhe me Ligjin për arsim e lartë, ka
    vendosur që tani kërkimi dhe hulumtimi shkencor të realizohet brenda institucioneve të arsimit të
    lartë, brenda Universitetit, duke i funksionalizuar sidomos institutet kërkimore dhe hulumtuese.
    Ne po punojmë që t’i rritim fondet. Në Ministrinë e Arsimin kemi vendosur transparencë të plotë
    sa i përket ndarjes së granteve për kërkime shkencore dhe jeni të lirë për të parë ueb-sajtin dhe
    për t’i parë raportet e secilit komision për cilindo grant për ta njoftuar opinion për mënyrën si
    ndahen.

    Gjithashtu, po bëjmë përpjekje që në kuadër të asistencës evropiane, në kuadrin e projekteve të
    Bashkimit Evropian, sidomos të projektit “ErasmusPlus” dhe projektit “Horizont 20X20”, ne të
    marrim fonde dhe t’i stimulojmë hulumtuesit tanë për të aplikuar.

    Unë sapo u ktheva nga Samiti i ministrave të Ballkanit Lindor në Vlorë dhe për herë të parë është
    vendosur që Kosova të ketë qasje...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • A do ta vazhdosh edhe një minutë:

  • ...Do të thotë, për herë të parë, në vitin 2016 Kosovës do t’i
    hapet dritarja e projektit të thesarit të madh evropian Horizont 20X20 dhe kemi mundësi që ne
    me shkencëtarët tanë, por edhe me institutin tonë, të marrim fonde të mëdha për zhvillimin
    ekonomik, gjithashtu edhe projekti “ErasmusPlus” po bëhet gjithmonë i qasshëm për Kosovën,
    edhe pse fatkeqësisht mosnjohja nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian po na paraqet problem.

  • Faleminderit! Zoti Çoçaj, keni pyetje shtesë?

  • Faleminderit, nënkryetar!
    Unë veç do ta përgëzoja ministrin, por besoj se edhe ministri e ka shumë të qartë që ky fond
    aktualisht nuk është në nivelin e duhur dhe mendoj se edhe Kosova duhet ta ketë parasysh që në
    të ardhmen ta rrisë këtë fond, jo me një milion, por me shifër shumë më të madhe dhe nëse më
    lejohet, ta kem të qartë, a do të kenë mbështetje në të ardhmen kolegjet universitare nga
    MASHT-i?

    26
  • Zoti ministër, urdhëro!

  • I nderuar deputet Çoçaj,
    Në bazë të Ligjit në fuqi, Ministria e Arsimit dhe Qeveria mbështetin vetëm institucionet publike
    të shtetit, edhe për punën e akademike, por edhe për punën shkencore.

    Ne po punojmë që në Kosovë të promovojmë sa më shumë drejtime aplikative dhe në të ardhmen
    me projektet e partneritetit privato-publik që promovon ligji për arsimin e lartë, në qoftë se ka
    ndonjë projekt apo studim edhe në sektorin privat, i cili ka rëndësi të veçantë për zhvillimin
    teknik dhe teknologjik të Republikës së Kosovës, Qeveria e Kosovës do të jetë e gatshme për ta
    mbështetur.

  • Faleminderit! Deputetja Time Kadrijaj pyetje për ministrin Rrahmani.

  • Faleminderit, nënkryetar i Kuvendit!
    Ministër, kardiologjia është lëmi e veçantë dhe shumë e rëndësishme, por edhe jetike.

    Një trajtim i pacientëve ka kosto buxhetore që besoni xhepi i varfër i pacientëve të Kosovës nuk
    mund e përballon këtë trajtim. Unë e di që linja buxhetore që është ndarë për trajtim të
    pacientëve jashtë institucioneve publike shëndetësore, gati 70% shkon për shërbime
    kardiokirurgjie. Unë nuk po u akuzoj për këtë, por kërkesë jona ka qenë që më mirë këto mjete
    buxhetore të investoheshin në funksionalizimin e kardiokirurgjisë për shkak se pritja e gjatë e
    pacientëve dhe procedurat e shumta burokratike administrative shpeshherë po ndodh që pacientët
    të mos presin ta marrin atë ndihmë, por po vdesin duke pritur një ndihmë nga Ministria e
    Shëndetësisë.

    Ndërsa, pyetja që unë sot e kam drejtuar për ju ministër ka qenë a mund të na raportoni çfarë ka
    bërë komisioni që e keni ngrehur ju për funksionalizimin e kardiokirurgjisë?

  • Zoti ministër, e keni fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    Të nderuar ministra,
    Të nderuar deputetë,
    Faleminderit deputete për çështjen e ngritur rreth kardiokirurgjisë,

    Unë kam formuar një këshill profesional jo komision, i cili është ngrehur para ca muajve për në
    funksion të analizës së rrethanave dhe funksionalizimit të kardiokirurgjisë, në përbërje të
    ekspertëve kardiokirurgë, profesionistëve të shkëlqyeshëm nga QKUK-ja dhe të tjerëve, gjithsej
    5 anëtarë.

    Ky këshill ka arritur, ka mbajtur disa mbledhje, takime dhe ka kontaktuar shumë njerëz që mund
    të kontribuojë në funksionalizimin e kardiokirurgjisë. Është vlerësuar se kushtet teknike janë të
    mira në klinikën e kardiokirurgjisë në repart, domethënë ka sallë, ka ambient ka etj., por
    përkundër 17 punëtorëve të mesëm që ekzistojnë aty ne nuk mund të sigurojmë kuadër të lartë
    profesional, respektivisht kardiokirurgë.

    27
    Ky këshill është duke harmonizuar të gjitha opsionet dhe po u them që, më 24 dhe 27 të këtij
    muaji me ftesë tonë do të vijë një grup i kardiokirurgëve kosovar dhe belg në një takim për me
    pa mundësitë e kyçjes së tyre në kardiokirurgji. Po ashtu, në fund të muajit, nga spitali i Firences
    të Italisë do të vijnë përfaqësuesit e këtij spitali, të cilët do të jenë në programin ose projektin që
    Qeveria italiane ndihmon kardiokirurgjinë, do të jetë një shumë e madhe e mjeteve që do të
    ndahen por kanë ofruar edhe mundësi me kuadro për të na ndihmuar.

    Ky këshill e ka për funksion që të gjitha mundësitë që na paraqiten neve t’i harmonizojë dhe të
    kemi një shërbim 24 orë, 7 ditë në javë dhe të qëndrueshme, është e vërtetë dhe pajtohem që një
    numër, një sasi e madhe e mjeteve nga fondi për trajtim jashtë institucioneve publike shkon për
    sëmundje kardiovaskulare dhe ashtu është tu ndodh dhe pajtohem që më mirë është të investojmë
    në ngritjen e kapaciteteve të reja, por fatkeqësisht ne nuk po mund të blejmë po them në thonjëza
    “të blejmë” ose të krijojmë me mjete një kardiokirurg minimum me kohë të përhershme këtu.
    Unë nuk po dua të jap data sepse kam prit që më herët të kem rezultate konkrete, por po
    shpresojmë që së paku minimumi fillimi i tetorit të jetë koha kur një kardiokirurg kosovar
    përfundon specializimin dhe ai do të kyçet direkt me kohë të përhershme në kardiokirurgji.

    Nuk kemi të interesuar të marrim, të fillojmë diçka me kohë të përkohshme ose ‘part time’ që
    quhet. Faleminderit!

  • Faleminderit! Pyetje shtesë, zonja Kadrijaj?

  • Po, nënkryetar! Faleminderit!
    Ministër, rastet kardiokirurgjike janë raste urgjente dhe raste që nuk presin, procedurat
    administrative për trajtim jashtë institucioneve publike janë këto: në fillim duhet të merret një
    vërtetim ose nga 3 mjekë specialistë kur mblidhet ai komisioni që është i formuar në klinikë me
    tri nënshkrime që të shkon, pastaj duhet një profakturë në institucionin që duhet trajtuar, një
    dokument tjetër nga Drejtoria Komunale për Shëndetësi për trajtim jashtë vendit, dorëzohen në
    ministri të Shëndetësisë, komisioni me pas kalimit në komision është bordi gjitha këto procedura,
    pastaj edhe nëse ndahen ato mjete janë ato procedurat derisa jepen ato fatura ose dorëzohen ato
    para në institucionin përkatës, që është një kohë e gjatë një periudhë e gjatë.

    Dhe, mua më ka rastësisë që tash së fundi duke u marrë me një rast të tillë kur ka ardhur
    momenti që me i marr ato para pacienti ka vdekur, sepse ka qenë në gjendje emergjente dhe
    shëndeti i tij nuk ka mundur ta përballojë atë gjendje dhe atë pritje dhe sa e sa njerëz tjerë janë që
    përfundojnë me fatalitet për shkak të këtyre procedurave të stërzgjatura administrative.

  • Zoti ministër, urdhëro!

  • Faleminderit, zonja deputete!
    Deri te ajo procedura që e përshkrove ti te profakturat është ashtu, pas profakturave është
    ndryshe ministri i Shëndetësisë, duke u bazuar në udhëzimin administrativ nënshkruan
    fletëgarancinë për emergjencë dhe pacienti qohet në institucione trajtohet dhe procedurat tjera
    shkojnë më tutje më vonë.


    28
    Është normale që ndonjëherë të ndodhë që pacienti është duke hyrë në sallë dhe të vdesë, s’e pret
    ndihmën e mjekut dhe janë çështje që nuk mund të zgjidhen. Jo, jo, të lutem, ne me urgjencë
    nënshkruajmë fletë gradacionin nga 4-5 fletëgaranci brenda ditës për raste urgjente dhe ato
    tejkalohen procedurat që i përshkruat në fund.

  • Faleminderit, zoti ministër! Deputetja Baftija, pyetje për ministrin Rrahmani.

  • Faleminderit, kryesues!
    Pyetjen time unë e kam parashtruar në seancën e kaluar, bile kësaj pyetjeje i është përgjigjur ish-
    ministri i Shëndetësisë, sepse kjo pyetje ka të bëjë me një çështje që ka filluar kur ministri Agani
    ka qenë ministër i Shëndetësisë.

    Ai është përgjigjur, e ka dhënë një përgjigje na i dha sqarimet lidhur me kategorizimin e
    specializantëve që ato i dimë edhe nga ministri që na i ka dhënë edhe ministri Imet Rrahmani,
    mirëpo nuk na dha sqarime lidhur me dallaveret që janë bë gjatë specializimeve. Prandaj,
    ministër pyetja ime është konkrete: Çfarë plani keni për pagesën e këtyre specializantëve siç e
    dini janë një numër i konsideruar i tyre që punojnë në Qendrën Klinike Universitare, apo janë në
    specializim dhe janë pa paga. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti ministër, urdhëroni!

  • Faleminderit, kryesues!
    Faleminderit edhe ish-ministrit që është përgjigjur!
    Unë për dallaveret do të mundohem që në mandat timin mos të ndodhin dallavere, por ato tjerat
    nuk di.

    Do të paguhen ata që janë duke u paguar edhe më tutje garantoj kështu, do të mundohemi që të
    gjithë ata që e përfundojnë specializimin t’ju ndërpritet pagesa ashtu qysh është me ligj dhe futja
    e të rinjve në listat ekzistuese të bëhet me kritere të qarta pa i shfrytëzuar ato njohësi që u
    përmendën më herët. Domethënë, ne nuk kemi mundësi tash për tash pjesën tjetër të mbetur pa
    pagesë t’i fusim në paga ose të gjejmë një formë tjetër për shkak të mungesave buxhetore një,
    dhe e dyta për shkak se ata me vetëdije të plotë si intelektual që janë kanë nënshkruar një
    kontratë ku figuron që për pagesë është zero, domethënë nuk ka obligime, përpos obligimeve
    njerëzore dhe kolegiale e tjera, nuk kemi.

  • Faleminderit! Pyetje shtesë, zonja Baftija?

  • Po, ministër, ne e dimë që kategoria A ata janë duke u paguar, por pyetja ime
    ishte për kategorinë B, e cila nuk është duke u paguar. A e dini që kjo kategori bën punë mbi 400
    orë në muaj, sepse punojnë në dy vende të punës. Punojnë edhe në shtëpinë e shëndetit me orar
    të rregullt, me orar të plotë, po ashtu edhe në specializim punojnë në orar të plotë.

    Ministër, çfarë kualiteti pritet prej këtyre mjekëve që të dalin specialistë të mirë? Paraprakisht e
    keni thënë se te kardiokirurgjia po shihet se në mungesë e specialistit të kardiokirurgjisë sot jemi
    në këtë gjendje që jemi, prandaj mos planifikimi i mirë i resurseve humane në shëndetësi me
    politika të gabuara sot po i vuajmë pasojat.

    29
    Ministër, edhe një herë, konkretisht, çka do të bëhet me këta specializantë?

  • Faleminderit! Zoti Rrahmani e keni fjalën.

  • Kategorinë B janë ata që kanë marrë fletëgaranci për nevojën e
    atij specializimi nëpër institucione sekondare, spitalet rajonale dhe ne kemi një obligim për 37
    specializantë të cilët nga grupi prej 67 që kanë fituar të drejtën të hyjnë në kategorinë e rregullt,
    në kategorinë A, të sistemohen. Këta të gjithë të tjerët thashë kanë nënshkruar kontratë dhe për
    cilësinë e specializimeve kam vënë dilemën edhe unë më herët për shkak të numrit enorm të
    specializantëve, por kam shtruar edhe dilemë që kjo ka qenë si rezultat i mos planifikimit të
    regjistrimit, respektivisht koordinimit mes Fakultetit të Mjekësisë dhe nevojës së sistemit
    shëndetësor. Dhe, kur dalin 1 000 doktorë, ata normalisht që bëjnë presion për të marrë edhe
    specializime dhe të hyjnë në punë.

    Ne tash për tash nuk kemi mundësi as në kategorinë B, as kategoritë tjera t’i mbështetim, përpos
    kategorisë A dhe kategorisë që tash për tash dikur ka qenë voluntar tash janë të paguar të
    ashtuquajtura fond për performansë.

  • Faleminderit, zoti ministër! Deputetja Gaxherri, pyetje për ministrin Ferid Agani.

  • Faleminderit, zoti kryesues!
    Zoti ministër, Agani!
    Lidhja Demokratike e Kosovës, më 25 shkurt 2015, e ka ngrehur çështjen e degradimit të
    lumenjve në nivel vendi, me theks të veçantë ankesën e komunitetit të Fshatit Gllaviqicë dhe
    banorëve të Komunës së Pejës, për shkatërrimin e lumit Lumbardhë, me këtë rast Lidhja
    Demokratike e Kosovës ja ka ofruar materialet e mjaftueshme dhe ju ka dhënë afat deri në
    muajin qershor për të ndërmarrë masa në mbrojtjen e lumenjve dhe rrjetin kriminal të
    gurëthyesve në Kosovë.

    Zoti ministër!
    Çfarë keni ndërmarrë konkretisht për stopimin e këtyre veprimeve krejtësisht joligjore dhe
    shumë të dëmshme për vendin dhe qytetarët? A jeni në njohuri se të gjitha institucionet relevante
    në lidhje me këtë çështje nuk e kanë kryer obligimin ligjor, duke filluar nga Ministria e
    Ambientit, Komisioni për Miniera dhe Minerale, Kuvendet Komunale, Inspektorati dhe Policia e
    Kosovës?

    Zoti ministër!
    Këto institucione nuk i respektojnë ligjet e Kosovës dhe ju duhet të jepni përgjegjësi për gjendjen
    alarmante në nivel vendi.

  • Faleminderit! Zoti ministër Agani e keni fjalën.

  • Faleminderit, zoti kryesues!
    Të nderuar deputetë,
    Të nderuar ministra,
    E nderuara zonja deputete,

    30
    E keni ngrehur një çështje e cila është me vite të tëra e pranishme në këtë Kuvend dhe është
    tentuar që të zgjidhet me masa të pjesshme, me vendime të ministrave dhe qartë nuk është arritur
    asnjë rezultat konkret në këtë aspekt. Gjendja aktuale në fushë që tregon këtë, atë që unë e kam
    bërë prej momentit të marrjes së mandatit e kam identifikuar këtë çështje si prioritet të lartë të
    ministrisë dhe në këtë drejtim menjëherë kam kërkuar që të formohet një grup i punës ndërmjet
    Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komisionit të Pavarur për Minerale dhe
    Miniera për ta analizuar situatën dhe të dalim me një plan konkret lidhur me atë si të adresohet
    çështja.

    Është shumë e qartë që kjo çështje nuk mund të adresohet vetëm me 2 ose 3 institucione. Bëhet
    fjalë për nevojën e një veprimi të organizuar, sinkron, të koordinuar dhe të vendosur të gjitha
    niveleve prej politikës e deri te ato ekzekutive.

    Më 16 qershor, ne e kemi lëshuar si ministri e kam lëshuar një qarkore me të cilin kam informuar
    se kjo çështje duhet të rregullohet në bazë të legjislacionit në fuqi i cili është plotësisht i
    mjaftueshëm për të sjell rregull në terren dhe që kjo të bëhet në bazë të një plani të veprimit për
    ndalimin e eksploatimeve ilegale të rërës dhe zhavorrit.

    Ky plan është elaboruar, është përpunuar nga Ministria e Mjedisit dhe Komisioni i Pavarur për
    Minerale dhe Miniera, i parasheh masat konkrete të 12 bartësve të institucioneve, të cilët duhet të
    merren me këtë problematik. Konkretisht, Ministrisë së Mjedisit, Komisionit të Pavarur për
    Miniera dhe Minerale, Administratës Tatimore të Kosovës, Policisë së Kosovës, Agjencisë për
    Administrimin e Pasurisë së sekuestruar ose të konfiskuar, Ministrisë së Financave, Ministrisë së
    Drejtësisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Infrastrukturës, Ministrisë së
    Pushtetit Lokal, Prokurorisë së Kosovës dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës në mënyrë që në të
    gjitha hallkat e këtij zinxhiri të sigurojmë një veprim të koordinuar dhe efikas.

    Ky plan është në fazën përfundimtare të konsultimeve brenda këtyre institucioneve dhe do të del
    në Qeverinë e Kosovës për miratim në momentin që të kryhen të gjitha fazat e domosdoshme të
    parapara me procedurë ligjore për miratimin e dokumenteve të tilla dhe pastaj pason menjëherë
    veprimi efikas i gjitha instancave në adresimin e këtij problemi. Nuk ka qasje tjetër, nuk ka
    mënyrë tjetër si të adresohet ky problem, sepse vetëm me një punë ekipore siç thash në fillim të
    koordinuar mund të arrihet një ndryshim i gjendjes në këtë aspekt. Faleminderit!

  • Faleminderit! Pyetje shtesë?

  • Zoti ministër!
    Unë pajtohem dhe të gjithë e dimë se kjo çështje është vërtet shumë komplekse dhe duhet
    angazhim i shumë institucioneve. Por, ne kemi këtë e kemi ngrehur në shkurt të këtij viti dhe unë
    sot kam pritur diçka konkretisht çka keni ndërmarrë, sepse që atëherë ju kemi lajmëruar që në
    qershor kërkojmë raport.

    Ndërsa, ne sot kemi pritur konkretisht të na jepni që është marrë kjo masë ose është marrë ky
    veprim, ose është hartuar kjo strategji dhe për mendimin tim është shumë vonë Kosova i ka
    tashmë 15 vjet pas lufte dhe nuk është ndërmarrë asnjë hap në këtë drejtim. Ne po pretendojmë
    integrime evropiane, ne duhet ta kemi parasysh n[ çfarë gjendje i kemi lumenjtë dhe mos të

    31
    flasim pastaj për krimin e organizuar që bëhet prej gurthyesve. Vetëm raportin e KPMM-së ta
    merrni ta shqyrtoni që ky Kuvend nuk e ka aprovuar e shihni se çfarë shkeljesh po ndodhin,
    domethënë nuk është që Kosova s’ka ligje, asnjë ligj nuk respektohet lidhje me këtë çështje.
    Andaj, unë kërkoj dhe e presim urgjentisht, sepse muajt ose ditët janë shumë për këtë çështje
    urgjentisht që vërtetë kemi masa konkrete, jo strategji e dokumente, por masa konkrete se kemi
    legjislacion. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti ministër, e keni fjalën edhe një herë.

  • Më vjen mirë që po i ndajmë shqetësimet e përbashkëta dhe nuk
    kemi asnjë ndarje sa i përket urgjencës së trajtimit të çështjes, por realiteti institucional është ky
    që ju thashë.

    Ne e kemi realitetin institucional që të gjithë operatorët ekonomikë, të cilët kanë të bëjnë me këtë
    problematik, de facto nuk disponojnë me leje mjedisore, por funksionojnë me pëlqime mjedisore
    dhe këtyre operatorëve ekonomikë u janë lëshuar licencat e punës pa leje mjedisore, vetëm në
    bazë të pëlqimeve mjedisore. Pra, ky është një realitet që ka mbretëruar me vite të tëra. Jemi
    duke e ndryshuar me masa të vendosura brenda ministrisë dhe në koordinim me institucionet e
    tjera. Lehtë nuk do të jetë, por të jeni të bindur se kjo është çështje me prioritet numër një në
    ministri dhe e tillë do të jetë. Uroj që të kemi rezultate sa më të shpejta dhe të prekshme, por kjo
    ka qenë çështje të cilën e kam gjetur në këtë mënyrë, në këtë situatë, në këtë gjendje dhe mendoj
    se për këta muaj është bërë mjaftë në adresimin adekuat, sepse kur e kemi këtë plan të miratuar
    atëherë përgjegjësit dhe bartësit janë të qartë dhe nuk do të kemi probleme në identifikimin e
    atyre që do të dështojnë në punën e tyre.

  • Faleminderit! Deputeti Ismajl Kurteshi, pyetje për ministrin Arsim Bajrami.

  • Faleminderit!
    Zoti ministër, derisa Qeveria po ndan mjete për ndërtimin e çerdheve dhe objekteve të tjera
    arsimore që natyrisht se po bën mirë, një mekanizëm i këtij shteti po i shet çerdhet e fëmijëve
    dhe objektet tjera të arsimit.

    AKP-ja në Gjilan e ka filluar procedurën e shitjes së çerdhes së fëmijëve “Intez” të ndërtuar në
    vitet e ‘70-ta me kontributin e qytetarëve të Gjilanit që asokohe punonin në industrinë e tekstilit
    në Gjilan. Njëjtë po veprohet edhe me truallin e ish-ndërmarrjes “Ekonomia e pyjeve”, që
    gjendet në mes të kompleksit të shkollave të mesme në Gjilan. Gjilani me 100 mijë banorë nga 3
    çerdhet e ndërtuara në vitet e ‘70-ta po mbetet vetëm me një çerdhe publike.

    Njërën çerdhe e ka prishur komuna dhe një pjesë të vendit ku ka qenë çerdhja tani po e uzurpon
    një kompani e ndërtimeve të larta, ndërsa çerdhja është bartur në një objekt të papërshtatshëm
    privat, për të cilin komuna paguan qira. Edhe për çerdhen “Intez”, Komuna i paguan qira AKP-
    së, edhe pse në moment të parë duket se kjo kompetencë është e AKP-së ose e komunës pritet
    nga ju që të mos lejoni përkeqësimin e gjendjes sidomos në nivelin parashkollor.

    Zoti ministër, a do të ndërhyni për ta penguar shitjen e kësaj çerdheje dhe të gjitha hapësirave që
    i shërbejnë arsimit në Kosovë?

    32
  • Faleminderit! Zoti ministër, e keni fjalën.

  • I nderuar deputet Kurteshi!
    Të falënderoj shumë për pyetjen, politikat e Ministrisë së Arsimit shkojnë kah rritja e numrit të
    çerdheve publike dhe nga gjithë përfshirja e fëmijëve në moshë të hershme dhe ne po zhvillojmë
    një plan strategjik me Qeverinë zvicerane për një kurrikulë për arsimin parafillor.

    Është e dhimbshme ajo çfarë po thoni dhe është e saktë. Unë jam i interesuar pas pyetjes suaj dhe
    duke qenë edhe vetë kryetar e drejtor komunal i Arsimit, ju e dini se kjo kompetencë siç e thatë
    edhe ju është e komunës, dhe unë do ta takoj kryetarin e Komunës dhe drejtorin komunal të
    Gjilanit, do të kërkoj që Komuna t’i marrë të gjitha masat e nevojshme të largojë nga cilido
    privatizim çerdhet publike dhe do të kërkoj nga Komuna që të ndërtojë çerdhe, jo të rrënojë
    çerdhe, por të ndërtojë çerdhe. Por, ju e dini shumë mirë duke qenë njohës i mirë i fushës së
    arsimit kompetencat legale të Ministrisë së Arsimit nuk shkojnë te arsimi parafillor dhe
    parauniversitar, por ne na duhet mekanizmin që e kemi, Kolegjiumi i drejtorëve komunalë të
    arsimit të punojmë bashkë që ta ngremë përgjegjësinë e kryetarëve të komunës që ata të punojnë
    në investime sa i përket ndërtimit të çerdheve. Është e vërtetë Komuna e Gjilanit ka shumë pak
    çerdhe publike, ka çerdhe private, por politikat e ministrisë shkojnë drejtë ndërtimit të çerdhes
    publike.

    Kështu që unë plotësisht e përkrah iniciativën tuaj dhe ju siguroj që do ta ngriti këtë çështje në
    takimet e drejtpërdrejta me zyrtarët e Komunës së Gjilanit, ju preferoj që përmes grupit tuaj
    parlamentar në asamblenë e Gjilanit ta ngrini këtë çështje në mënyrë që të ndalen këto procese
    ku duhet të mbyllim çerdhe për të ndërtuar ndoshta ndërmarrje prodhuese apo biznesor.

  • Faleminderit! Pyetje shtesë, zoti Kurteshi?

  • Faleminderit, ministër!
    Shpeshherë te ne politika dhe praktika nuk janë në harmoni, domethënë politikat janë diçka tjetër
    ajo çka po ndodh është krejt tjetër dhe ajo që po ndodh po bëhet në dëm të qytetarëve.

    Ministër, a mendoni se AKP-ja duhet ta ndërpresë praktikën e shitjes së objekteve të nevojshme
    për publikun dhe sidomos në atë që ka të bëjë me arsimin, sepse vërtet me këto politika po i
    bëhet dëm jashtëzakonisht të madh arsimit por në përgjithësi edhe objekteve që janë në interes të
    veçantë për publikun. Faleminderit!

  • Ju lus deputetëve që kur të diskutoni, mbajini mikrofonin te vetja, jo te krahu, se
    pastaj s’po ka interesim as të dëgjohet pyetja. Zoti Bajrami, e keni fjalën.

  • Zoti deputet Kurteshi!
    Unë mendoj që asnjë shkollë asnjë institucion arsimor nuk duhet të privatizohet dhe duhet
    largohet nga lista e shitjes në AKP, por ju lutem kontaktoni autoritetet e Gjilanit që janë
    kompetente ligjore qoftë drejtpërdrejtë qoftë përmes grupit tuaj parlamentar që ata të bisedojnë
    me AKP-në që kjo të ndalet.


    33
    Nga niveli i ministrisë unë do t’i marr të gjitha masat, por kompetencat ligjore për të mbrojtur
    nga privatizimi një çerdhe që ndodhet në Komunën e Gjilanit janë tek autoritetet e komunës dhe
    të bëjmë bashkë gjithë presionin e mundshëm që asnjë çerdhe asnjëherë të mos privatizohet.

  • Faleminderit! Zoti Topalli, pyetje për kryeministrin Isa Mustafa. Kryeministri
    s’qenka këtu.

  • Pyetjen, megjithatë, po e shtroj, sepse kryeministri ka vendosur që asnjë
    pyetjeje parlamentare të mos përgjigjet, me sa e di unë s’është përgjigjur në asnjë pyetje deri
    tani.

    Zoti kryeministër!
    Pasi Kuvendi i Kosovës votoi kundër Gjykatës Speciale në formën që ju keni propozuar si
    Qeveri, jeni zotuar publikisht se megjithatë do ta themeloni Gjykatën Speciale. Unë e kuptoj që
    motivacioni juaj për gjykatën ka të bëjë më shumë me qëndrimin negativ që ka pasur Lidhja
    Demokratike e Kosovës ndaj UÇK-së, prandaj edhe nuk më habit zelli juaj dhe uniteti i
    përgjithshëm në votimin e Kuvendit për këtë gjykatë.

    Vetë kanë besuar që duke e pasur ju ministrin e Punëve të Brendshme nga radhët e LDK-së, do
    të hidhnit dritë në vrasjet e pasluftës të disa aktivistëve të LDK-së, njërin prej të cilëve e kam
    pasur edhe mik shtëpie dhe nuk do ta vëni për këto arsye në pikëpyetje sovranitetin e vendit,
    sidoqoftë, kjo është çështje juaja. Edhe pse, deklarimi juaj për ta implementuar Gjykatën
    Speciale, personalisht e konsideroj që është jashtë rregullave themelore të demokracisë, është një
    lloj mospërfilljeje flagrante e kryeministrit të Qeverisë, karshi një vendimi fuqiplotë të Kuvendit,
    megjithatë do të dëshiroja që ju këtu në Kuvend dhe jo në akademi përkujtimore, të tregoni se
    cili është opsioni i Qeverisë për Gjykatën Speciale, për të cilën tani jeni deklaruar publikisht.

  • Faleminderit! Po, ti s’je kryeministër, Ismet! Tash, ti s’mund ta marrësh rolin e
    kryeministrit... Në rregull, veç jo për çështjet që..., jo në emër të kryeministrit mos u përgjigj. Në
    emër të kryeministrit mund të përgjigjet zëvendëskryeministri, në qoftë se është këtu ndonjëri.
    Në rregull. Zoti Beqiri ka replikë, por në pyetje dhe përgjigje nuk është praktikë që të bëhen
    replika.

  • Unë kërkoj falje, por ky zoti Fatoni, ky zvicerani, ky patrioti, më së paku mund
    të flasë për LDK-në e aq më tepër për ta fyer, mos u bëni fyes, ju jeni një intrigant, sepse për
    LDK-në a ka qenë me UÇK-në dhe çka ka kontribuar për UÇK-në dhe për lirinë e vendit, ti je
    shumë i vogël të flasësh. Dhe, po të lus kolegjialisht, mos vazhdo me këto intriga, mos merr
    obligime të tilla, sepse janë të rënda për ty dhe ne që kemi qenë këtu, e dinë qytetarët, dhe po ta
    tërheq vërejtjen, mos shpif, mos u bëj intrigant, sepse kontributi i LDK-së, qytetarët që kanë
    qenë në UÇK, kanë qenë diku anëtarë partie dhe në atë kohë ka qenë LDK-ja dhe nuk ka qenë
    “Vetëvendosja” e aq më pak ti dhe mos fyej, sepse më fyen edhe mua dhe shumë të tjerë, se unë
    jam në LDK, por kam bërë shumë më shumë e shumë kolegë të mi e qytetarë, se sa ti për UÇK-
    në. Dhe, këtu dalim kur të duash në debat, e bisedojmë.

    Prandaj, zoti kryesues, po të lus, unë e di që Kuvendi është për të folur, por nuk është Kuvendi
    për të folur pa lidhje, nuk është për të gënjyer, nuk është për të shpifur. Dhe, unë në emër të

    34
    Grupit Parlamentar të LDK-së, po kërkoj që të ndërpriten këto insinuata dhe këto shpifje që po i
    bën vazhdimisht zoti Topalli. Si duket, e ka detyrë, por unë po e them me përgjegjësi, qytetarët ia
    tregojnë vendin secilit e edhe këtij besoj se do t’ia tregojnë.

  • Faleminderit! Kundër-replikë, zoti Topalli.

  • I nderuar, zoti kryeministër,
    Faleminderit për këto fjalë që i thatë.
    Nuk e kam ditur që kanë ndodhur ndryshime në Lidhjen Demokratike të Kosovës, nuk e di a jeni
    kryeministër i dytë, a i tretë, mbasi ka edhe të tjerë, sidoqoftë, më kërcënuat publikisht.

    Unë ju them që nuk kam asnjë frikë nga këto kërcënime që ju i bëni. Mos bëni përrallë me tupan,
    sepse qytetarët e Kosovës e dinë qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës ndaj UÇK-së. Ju e
    dini qysh e keni bë FARK-un, e dini sa e keni përkrahur UÇK-në. Nëse lufta juaj ka përfunduar
    në ’99-ën për ndërtimin e sovranitetit të vendit, lufta ime vazhdon dhe do të vazhdojë edhe më
    tutje.

  • Deputeti Ismail Kurteshi, pyetje për ministren Hykmete Bajrami.

  • Pra, po e lexoj se është hera e tretë

  • Zoti Ismail, ministri na ka njoftuar me shkrim që s’është këtu...

  • Është hera e tretë që kjo pyetje po vjen këtu dhe ministrja nuk është,
    prandaj, unë do ta lexoj pyetjen.

    Sipas Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, vetëm 1% të derivateve të importuara të naftës u
    kontrollohet formalisht cilësia. Shoqata ka kërkuar që në kufi të stacionohen laboratorë. Siç keni
    pranuar edhe ju vetë, në pjesën veriore, nafta nuk kontrollohet fare.

    Ndërkohë, nga informatat që na vijnë nga terreni, tash për tash nuk ka gati asnjë kontroll, as në
    pikat tjera. I vetmi është, sipas dokumentacionit pra, përshkrim i analizave që kontrollojnë
    doganat i cili është kontroll tepër fiktiv.

    Zonja ministresh, në fillim të mandatit keni thënë: “çdo gjë që mbulon Ministria do të merret
    seriozisht me çështjen e kontrollit të naftës dhe se pikat instaluese janë në të gjitha pikat kufitare,
    përveç në veri”. Realiteti është krejt ndryshe. Në tregun tonë po depërton naftë jocilësore.
    Specialistët e pulmologjisë tashmë na kanë konfirmuar se është vërtetuar që nafta dhe
    nënproduktet e saj janë shkaktarët e sëmundjeve të rënda deri te kanceri i mushkërive, si dhe se
    ka raste të helmimit kronik me plumb.

    Zonja ministresh, përveç evazionit fiskal, që është një abuzim i rëndë, është duke u rrezikuar
    seriozisht shëndeti publik, që përbën po ashtu një vepër të rëndë penale.

    A keni proceduar në organet e Prokurorisë shkelësit? Nëse po, sa prej tyre? Besoj që e dëgjon
    ministrja këtë farë pyetje, po...

    35
  • Faleminderit! Nuk dëgjohej parëz, ministrja ka bërë njoftimin me shkrim, që s’do
    të ketë mundësi të jetë në seancë, prandaj desha që t’ ju njoftoj. Nuk e di a më dëgjuat herën e
    parë.

    Deputeti Faton Topalli, pyetje për ministrin Imet Rrahmani.

  • Zoti Beqiri, besoj që guxoj ta shtroj pyetjen, pa e ndjerë ju veten të
    provokuar, apo?

    Ligji për sigurimet shëndetësore ka pasur të implementohet më së largu nga muaji prill i vitit
    2015. Lidhur me këtë deri më tani ka pasur një varg deklarimesh, që do të fillojë tani, do të
    fillojë më vonë... Po më vjen keq që s’qenka këtu ish-ministri, sepse ai ka bërë be e rrëfe që ky
    ligj do të fillojë të implementohet më së largu në fillim të prillit të vitit 2015.

    Ajo që unë dëshiroj të di është: Cilat përgatitje i ka bërë deri më tani Ministria për
    implementimin e Ligjit për sigurimin shëndetësor, çka nuk është realizuar deri më tani,
    respektivisht cilat janë pengesat dhe kur do të fillojë implementimi i ligjit?

  • Zoti ministër, e keni fjalën. Edhe pse, besoj që s’është punë jotja ajo...

  • Faleminderit, kryesues!
    Të nderuar deputetë,
    Në Ministrinë e Shëndetësisë jemi duke punuar shumë në plotësimin ose funksionalizimin e
    fondit të sigurimeve shëndetësore, që është një nga shtyllat kryesore të reformës në sistemin
    shëndetësor. Deri tash kemi formuar këshillin përgatitor për Agjencinë e Financimit të
    Shëndetësisë, Rregullorja për AFSH është në Qeveri dhe pritet të miratohet.

    Jemi duke punuar shumë në sistemin informues të fondit të sigurimeve shëndetësore, që një varg
    punësh kërkojnë, janë çështje kryesisht teknike. Është duke u bërë hartimi i dokumenteve teknike
    dhe akteve nënligjore, disa janë edhe para finalizimit për fillimin e mbledhjes së plemiumeve.
    Janë në proces të miratimit ose të krijimit udhëzime administrative të shumta dhe jemi në fazën
    kur po harmonizohemi me Bankën Botërore, e cila është një nga përkrahësit më të mëdhenj të
    këtij sistemi, një.

    E dyta, prej se kam ardhur në postin e ministrit, kam deklaruar vetëm dy çështje. Në vitin 2015
    nuk do të ketë sigurime shëndetësore dhe kjo është shumë e qartë, pasi e kam bërë analizën e
    situatës dhe kam deklaruar që po punojmë shumë që të fillojmë në tremujorin e fundit të këtij viti
    me mbledhjen e kontributeve e në pjesën e dytë të vitit 2016, shpresojmë me fillimin e
    kontraktimit të shërbimeve dhe sigurimeve shëndetësore. Asgjë tjetër s’kam deklaruar rreth
    shërbimeve sigurimeve shëndetësore deri më tani.

  • Faleminderit! Ke pyetje shtesë, Faton?

  • Pra, ministër, ju thatë që ky është plani juaj, por edhe në këtë deklarim,
    prapë nuk e precizuat, thatë që shpresojmë se do t’ia fillojmë. A do të thotë kjo, që vërtet nuk

    36
    keni ndonjë plan të mirëfilltë, në bazë të cilit ju mund të thoni, që implementimi i këtij ligji fillon
    me këtë datë, janë bërë këto përgatitje, janë këta hapa të cilat duhet të realizohen.

    Mënyrën qysh po deklaroheni, po tregoni që s’keni plan, që implementimi i Ligjit për sigurime
    absolutisht nuk është i sigurt.

  • Zoti ministër Rrahmani, e keni fjalën.

  • Këtu nuk ka të bëjë me ekzistimin ose mosekzistimin e një
    plani. Janë çështje teknike që duhet të përmbushen para se të fillojmë me sigurime shëndetësore.
    I ceka disa nga ato që duhet të bëhen, sepse duhet të fillohet mirë e drejt.

    E dyta, nuk varet fillimi i fondit, respektivisht funksionalizimi i fondit të sigurimeve
    shëndetësore vetëm nga Ministria e Shëndetësisë, po varet edhe nga një numër i madh i
    agjencive dhe ministrive tjera. Unë vetëm po i përmend. Kohëve të fundit do të nxirret një
    vendim në Qeveri për t’i obliguar, riobliguar edhe njëherë këto të gjitha këta partnerë për... që do
    të kenë kontributin e tyre në funksionalizimin e fondit, siç janë Agjencia për regjistrin civil të
    Ministrisë së Punëve të Brendshme, Zyra për Integrim të personave të riatdhesuar dhe
    azilkërkuesve, Administrata Tatimore e Kosovës, Trusti Kosovar i Pensioneve Kosovare,
    Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Arsimit, Banka Qendrore e Kosovës dhe
    një numër i madh i agjencive tjera, duke përfshirë edhe Shoqërinë Civile. Faleminderit!

  • Faleminderit! Deputetja Shukrije Bytyqi, pyetje për kryeministrin Isa Mustafa.
    Kryeministri nuk është këtu. Dëshironi ta bëni pyetjen?

  • Faleminderit, kryesues!
    Është bërë praktikë që kryeministri të mos u përgjigjet pyetjeve të deputetëve e unë mendoj që
    pyetja është e një rëndësie të veçantë dhe qytetarët e veçanërisht studentët që kanë ngritur këtë
    shqetësim, janë të interesuar për të marrë këtë përgjigje, prandaj pyetjen do ta lë për seancën
    tjetër.

  • Deputetja Shqipe Pantina, pyetje për kryeministrin Isa Mustafa.

  • Faleminderit! Ismet, s’është pyetja fort e vështirë dhe s’di a mund t’i
    përgjigjesh kësaj pyetjeje.

    Sidoqoftë, Qeveria e Kosovës vetëm në vitin e kaluar ka shpenzuar 483746 euro paga shtesë në
    kuadër të Fondit për kuadro e i cili kishte për qëllim stimulimin e kuadrove për pozita deficitare
    e për të cilat numri i të kualifikuarve në Kosovë është i mangët.

    Kërkesës sime për më shumë informata rreth këtij fondi, koordinatori i kësaj zyre, Berat Visaçi
    nuk i është përgjigjur me arsyetimin, se kjo nuk është kompetencë e tij. Ka shumë dyshime për
    keqpërdorim të këtij fondi, duke paguar zyrtarë që mbajnë pozita për të cilat ka kuadro më se të
    mjaftueshme në Kosovë.


    37
    Pyetja është, se cilat janë pozitat e identifikuara si deficitare, për të cilat bartësit e këtyre pozitave
    është dashur të paguhen shtesë dhe çfarë kualifikimesh profesionale kanë pasur bartësit e këtyre
    pozitave?

  • Kryeministri s’është këtu. Vazhdojmë me pyetjen e 11-të, zoti Lahi Brahimaj,
    pyetje për ministrin Lutfi Zharku.

  • Faleminderit, kryesues!
    Të nderuar ministër,
    Kolegë deputetë,
    Unë kam një shqetësim me rrugën e Dushkajës, që përshkon përmes fshatrave Bec, Cermjan,
    Gergoc, Barbaniq, ... për të vazhduar kah fshatrat e Lugut të Baranit dhe fshatrat e Klinës, në
    vitin 2008 kjo rrugë është e njohur si rruga Bec-Jabllanicë, e cila është shtruar në vitin 2007-
    2008. Mirëmbajtjen e ka bërë Ministria e Transportit. Me ndërrimin e pushtetit lokal dhe atij
    qendror, kjo rrugë më nuk ka mirëmbajtje as dimërore as verore. Në këtë dimër, për tri ditë këto
    fshatra kanë qenë të izoluara, ka qenë e paraparë si rrugë regjionale, jo rrugë lokale.

    Pyetja është: Çfarë do të ndërmerrni për mirëmbajtjen e kësaj rruge dhe a do të jetë në
    përkujdesjen e Ministrisë apo të komunës?

  • Zoti ministër, e keni fjalën.

  • I nderuar nënkryetar,
    Ministra,
    Deputetë,
    I nderuar deputet Brahimaj,
    Ministria e Infrastrukturës në bazë të Ligjit për rrugë dhe ndryshimit e plotësimit të Ligjit për
    rrugë, mirëmban rrugët që janë në përgjegjësi të saj, që janë rrugë nacionale dhe rajonale, kurse
    tash edhe Autostradën “Ibrahim Rugova”, ndërsa komunat mirëmbajnë rrugët lokale dhe rrugët
    në vendbanime.

    Sa i përket rrugës Bec-Jabllanicë, që vazhdon për Gllogjan ajo është asfaltuar me mjete të
    Ministrisë së Infrastrukturës, por kjo nuk është kategorizuar asnjëherë në rrugë rajonale, andaj
    edhe ajo edhe më tutje e ka mbajtur statusin e rrugës lokale dhe si e tillë duhet të mirëmbahet nga
    komuna, gjegjësisht nga komuna e Deçanit dhe komuna e Gjakovës. Faleminderit!

  • Faleminderit! A keni pyetje shtesë? Në rregull.
    Deputeti Bekim Haxhiu pyetje për ministrin Imet Rrahmani.

  • Faleminderit, i nderuar kryesues!
    Po, ministri shkoi. Kështu që, ndoshta do të ishte mirë që sa i përket çështjes, mendoj që është e
    rëndësishme, për arsye se Ministria, po e lexoj pyetjen e ndoshta ministri herëve tjera na
    përgjigjet.

    Kuvendi i Kosovës në prill të vitit 2013 ka votuar Ligjin për kontrollin e duhanit, me synim të
    mbrojtjes së shëndetit publik, të gjeneratave të tashme, pasoja shkatërruese shëndetësore, sociale,

    38
    ekonomike dhe mjedisore, konsumimit të duhanit dhe ekspozimit ndaj tymit. Me ligjin nr. 04/L-
    156 përcaktohen masat për ndalimin, kufizimin e përdorimit të produkteve të duhanit, përbërësve
    të duhanit, parandalimin e pasojave të dëmshme nga përdorimi i produkteve të duhanit dhe
    mbikëqyrjen për zbatimin e ligjit.

    Pasi që Ministria e Shëndetësisë ka qenë sponsorizuese, pyetja ime ka qenë se sa janë të kënaqur
    Ministria e Shëndetësisë me zbatimin e këtij ligji, sepse atë që po e shohim në përditshmërinë
    tonë, ky ligj po shkelet përditë, në veçanti në periudhën dimërore dhe në periudha kohore më të
    ftohta. Dhe, thënë të drejtën, në bazë ajo çka po shohim në zbatimin e këtij ligji, këtij ligj mund
    edhe t’i ndërrohet emri dhe të quhet Ligji për kontrollin e taketukes së duhanit. për arsye, se me
    këtë ligj vetëm është ndaluar përdorimi i taketukes së duhanit nëpër lokale, por jo edhe i duhanit.

    Kështu që, ose do të duhej të fillohet një iniciativë për ndryshimin e ligjit dhe të adaptohet ky ligj
    konform nevojave të cilat janë të përditshme, ose vërtet duhet t’i ndërrohet emri ligjit dhe të
    quhet Ligji për kontrollin për ndalimin e tablles së duhanit nëpër lokale. Faleminderit!

  • Faleminderit! Nuk ka të tjera pyetje të kërkuara nga ministrat. Ata që s’kanë
    marrë përgjigje, i dini të gjithë procedurat.

    (Ndërprerje incizimi)

    Unë mendoj, se bufenë duhet mbyllur krejt. Edhe kjo do t’ju gjejë. Veç orarin e pauzave për ta
    bërë për kafe, se kështu nuk shkon.

    Atëherë, kalojmë në pikën e tretë të rendit të ditës:

    3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme

    Pyes nëse keni vërejtje në procesverbalet e seancave plenare të mbajtura më 18 e 25 qershor? 18
    qershor ka qenë seancë e jashtëzakonshme, më 25 qershor e 2 korrik 2015 dhe 26 qershor 2015?
    I kemi dy të paraqitur lidhur me procesverbalet. Është e para deputetja Shqipe Pantina.

  • Në fakt, kryesues, vërejtja ime është për rendin e ditës, e jo për
    procesverbalin.

  • Jemi në procedurë të votimit të procesverbalit.

    A ka vërejtje lidhur me procesverbalet? Nuk ka! Konstatoj që Kuvendi i miratoi procesverbalet e
    seancave plenare të mbajtura më 18 e 25 qershor 2015, 18 qershor, 25 qershor e 2 korrik 2015
    dhe më 26 qershor 2015.

    Tani për rend dite është paraqitur zonja Pantina. Rregulloje mikrofonin, të lutem!

  • Po kryesues, faleminderit!


    39
    Pika e 12-të e rendit të ditës është Votimi i raportit vjetor për gjendjen në Shërbimin Civil të
    Republikës së Kosovës, por kjo pikë tashmë është konsumuar në seancën e kaluar edhe debati,
    diskutimi, por edhe është hedhur në votim, ku ka pasur edhe kuorum. Kështu që, nuk ka kuptim
    që kjo të vijë edhe njëherë, kur tashmë është përfunduar.

    Kështu që unë propozoj të hiqet.

  • Kryesia ka vendosur kështu, këta e kanë proceduar... kur të vijmë te pika e 12-të,
    në qoftë se nuk doni, s’e votojmë, s’ka problem. E ka fjalën Zoti Osmani.

  • Faleminderit, kryetar!
    Të nderuar deputetë,
    Kabinet qeveritar,
    Komisioni për Buxhet dhe Financa ka shqyrtuar në parim Projektligjin për ndryshimin dhe
    plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2015 dhe ia ka rekomanduar
    Kuvendit për miratim në parim, si dhe ka propozuar që shqyrtimi i parë dhe i dytë të bëhet në
    procedurë të përshpejtuar, shmangie nga afatet procedurale të parapara me nenin 56 paragrafi 1,
    neni 57 paragrafi 3,5,8 dhe 9 dhe nenit 64 paragrafi 4 të Rregullores së Kuvendit, si në vijim:

    1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për buxhetin e
    Republikës së Kosovës për vitin 2015, të bëhet në seancën plenare me 9 korrik, që do të
    thotë sot.

    2. Amendamentet eventuale për rishikimin e buxhetit mund t’i adresohen Komisionit për
    Buxhet dhe Financa deri më 13 korrik 2015.

    3. Komisionet e përhershme deri më 14 korrik 2015 duhet të shqyrtojnë Projektligjin dhe
    raportet me rekomandime t’i paraqesin Komisionit për Buxhet e Financa.

    4. Komisioni për Buxhet e Financa deri më 15 korrik 2015 duhet të paraqesë raportin me
    rekomandime për shqyrtim të dytë në seancën plenare.

    5. Shqyrtimi i dytë të Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për buxhetin e
    Republikës së Kosovës për vitin 2015, të bëhet në seancën plenare më 16 korrik 2015, që
    do të thotë sot një javë.

    Andaj, para se të fillojmë me shqyrtimin e parë të Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e
    Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2015 i propozoj Kuvendit, që në pajtim
    me nenin 84 të Rregullores së Kuvendit, të miratojë propozimin e Komisionit për Buxhet dhe
    Financa, që shqyrtimi i parë dhe të dytë të rishikimit të buxhetit për vitin 2015 të bëhet me
    shmangie nga Rregullorja e Kuvendit.

    Arsyetimi ka të bëjë për shkak të marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe detyrimet
    të cilat i kemi marrë edhe si Komision për Buxhet e Financa, por edhe si Qeveri që janë të
    parapara në Marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar, sepse me datën 24 të këtij muaji

    40
    në Uashington do të mbahet mbledhja e drejtorëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ku do të
    shqyrtohet edhe Marrëveshja e arritur ndërmjet Qeverisë dhe Fondit Ndërkombëtar Monetar.

    Ne kemi ftuar dje edhe përfaqësuesin e përhershëm rezident në Kosovë të Fondit Ndërkombëtar
    dhe ministrin e Financa dhe Komisioni është bindur që ky program i arritur për 22 muaj ‘stand
    by’, Kosova do të përfitojë dhe Komisioni i rekomandon Kuvendit që ta aprovojë shmangien e
    Rregullores dhe të shqyrtohet sot në parim ligji apo drafti, rishikimi për vitin 2015. Faleminderit!

  • Zoti Osmani, kjo veç është i futur në rend të ditës, po edhe shmangia, sepse nuk e
    kishim futur kështu në rend të ditës pa e pasur parasysh këtë. Kurse ato procedurat tjera, pasi të
    shqyrtohet, kur të vjen i shqyrtuar nga komisionet që do ta shqyrtojnë, ne e fusim në rend dite.
    Pra, kjo është sipas rregullave.

    Atëherë, me kartelë të Latif Gashit, e merr fjalën Ademi Grabovci.

  • Faleminderit, kryesues!
    Unë propozoj që pika 8 e rendit të ditës, pra zgjedhja e Auditorit të Përgjithshëm të Republikës
    së Kosovës, të hiqet nga rendi i ditës dhe të lihet për seancën tjetër. Faleminderit!

  • Në rregull! Zonja Labinotë Demi e ka fjalën.

    LABINOTË DEMI: I nderuar kryesues,
    Të nderuar ministra,
    Kolegë deputetë,
    Në emër të Grupit tonë Parlamentar të PDK-së, si anëtare e Komisionit për Buxhet dhe Financa,
    e mbështesim propozimin e Komisionit që është dhënë, do të thotë për ndryshimin dhe
    plotësimin e Ligjit numër 05/L-001 për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2015.

  • Faleminderit! Zoti Konjufca, lidhur me rendin e ditës, jo për pikën e katërt të
    rendit të ditës.

  • Atëherë, sa i përket rishikimit të buxhetit dhe sa i përket zgjedhjes së
    Auditorit.

    Sa u përket procedurave të përshpejtuara të shqyrtimit të Projektligjit për rishikimin e buxhetit,
    unë mendoj dhe e kam përsëritur edhe herëve tjera, se kjo gjithmonë po na hakmerret në kurriz të
    cilësisë së rishqyrtimit të projektligjeve në kuptimin që deputetët nuk po e kanë kohën e tyre të
    mjaftueshme dhe të domosdoshme për të paraqitur amendamente cilësore të cilat e përmirësojnë
    ligjin në mënyrë të ndjeshme.

    Dhe pikërisht për shkak të këtyre kohëve shumë të shkurtra që po jepen për të shqyrtuar një
    projektligj kaq të rëndësishëm, neve po na dalin ligje me të cilat po kemi probleme më vonë.

    Dhe aq më tepër se ky është një ligj për të cilin kemi dëgjuar shumë justifikime nga kjo Qeveri
    aktuale se është ligj kryesisht i qeverisë së kaluar. Dhe u dhanë shumë premtime të mëdha që në
    rishikimin e buxhetit do të ketë ndryshime drastike për të mirë, sepse justifikohej atëherë që e

    41
    kishte pas bërë Qeveria e kaluar. Dhe, vetë ky joseriozitet tash i Qeverisë aktuale që të procedojë
    kaq shpejt pa ndonjë ndryshim substancial të projektligjit, neve na bën që të kemi dyshimet tona
    se procedurat e tilla janë të papranueshme dhe nuk mund të pajtohemi.

    Kërkojmë që ligji t’i nënshtrohet procedurave tejet të rregullta dhe deputetët të kenë kohën e
    mjaftueshme të rishqyrtimit dhe të propozimit të amendamenteve.

    Sa i përket zgjedhjes së Auditorit, shpesh po na ndodh në Kuvendin e Republikës së Kosovës që
    për pozita të ndryshme të caktuara publike në shtetin tonë, sa herë nuk po pajtohet mazhoranca
    apo subjektet politike që e përbëjnë atë, për ndonjë person të caktuar, po shtyhen këto pika deri
    sa po arrihet pazari i dëshiruar.

    Kjo është e pa pranueshme. Kështu na ka ndodhur edhe për Avokatin e Popullit. Është shtyrë dy-
    tri herë derisa këta e gjejnë personin e caktuar për të cilin pajtohen se ai duhet të jetë, për
    shembull, Avokati i Popullit, e kështu me radhë. Njëjtë po ndodh edhe me Auditorin.

    Këto janë të themi praktika të cilat nuk i bëjnë nder fare Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe
    tregojnë që shumë më shumë ne nuk po i ushtrojmë përgjegjësitë tona si deputetë, mirëpo
    Kuvendi i është nënshtruar pazarllëqeve politike aspak të denja.

  • Faleminderit! E ka fjalën Zonja Donika Kadaj-Bujupi.

  • BUJUPI: Faleminderit, kryesues!
    Në fakt më kujtohet kur herën e parë e sollëm për shqyrtim këtë projektbuxhet. Ishte vetë
    ministri i Financave dhe kryeministri në njëfarë forme u pajtuan që ky projektbuxhet nuk
    reflekton në mënyrën më të plotë dhe domethënëse politikën e kësaj Qeverie dhe që në
    rishqyrtim, do të thotë, në qershor, do të kenë kohë më shumë dhe ekspertët e Qeverisë, të
    ashtuquajtur, do të mbërrijnë për t’i sjellë ndryshimet e nevojshme të cilat do të reflektojnë
    premtimet dhe politikat e Qeverisë së re.

    Dhe tash, gjashtë muaj pas, po e sillni të njëjtin dhe po kërkoni që i njëjti me 50 milionë euro më
    pak, të rishqyrtohet me procedura të përshpejtuara. Çka paska ndodhur në atë ekspertizën
    gjashtëmujore ku s’keni mbërri ta përktheni në politikën e cila reflekton kjo Qeveri e re?

    Ne jemi absolut kundër që të kemi një rishqyrtim të përshpejtuar dhe konsiderojmë që na
    nevojitet si Kuvend, afat i mjaftueshëm kohor, të parapara me Rregullore e me ligj, sepse
    deputetët do të japin amendamente përkatëse dhe vërejtje të tyre. Nuk presim se do të ndryshojë
    diçka për së miri, sepse siç e thashë janë 50 milionë euro më pak dhe ndoshta po përpiqeni që
    shpejt e shpejt t’i vëni mjegull dhe hi syve qytetarëve të vendit tonë dhe ta kaloni shkel e shko.
    Prandaj, jemi kundër.

    E sa i përket Auditorit, në këtë Kuvend dhe sidomos pas këtij koalicioni i cili i ka numrat e s’i ka
    numrat se s’po mbërrini as kuorum të bëni, sa herë sillet një emër për të vendosur për një bord
    ose agjenci të pavarur, fillon problemi se i kujt është, ose i kujt nuk është personi në fjalë. Dhe
    këtu jo vetëm që po vijnë në shprehje vetëm militantët e partive politike, siç ka ndodhur deri më
    sot, por po shihet se po vijnë në shprehje edhe luftërat e brendshme të klaneve të pushtetit se

    42
    kush do të zaptojë më shumë e kush do të ketë njerëz të vet më shumë në borde dhe agjenci të
    caktuara.

    Prandaj, profesionistët dhe ekspertët po mbesin jashtë çdo procesi. Dhe ne konsiderojmë, e po ju
    bëjmë pyetje – deri kur do të vazhdojë kjo bllokadë e shtetit nga ana juaj me përpjekje dhe lufta
    të brendshme ndërmjet klaneve dhe pushteteve se kush po merr ku më shumë. Po kjo Kosovë
    dhe këto institucione dhe këto borde u takojnë qytetarëve dhe duhet të jenë në shërbim të
    njerëzve e jo në shërbim tuajin e të politikës.

    Prandaj konsiderojmë që të dy pikat, edhe buxheti edhe Auditori duhet të trajtohen konform
    Rregullores dhe ligjeve në fuqi, dhe mësoni njëherë t’i respektoni ligjet dhe Rregulloren e
    Kuvendit.

  • Këtu pati edhe materializëm dialektik e historik, politikë dhe të gjitha, bashkë, por
    si do qoftë, është Parlament. Zoti Damka e ka fjalën në emër të Grupit Parlamentar “6+”.

  • Faleminderit, zoti kryesues!
    Edhe Grupi Parlamentar “6+” e përkrah propozimin që të shmanget Rregullorja dhe të futet në
    rend dite buxheti, pra për rishikimin e buxhetit.

  • Faleminderit! Atëherë, unë i hedh në votim të dyja mocionet. E dini se sipas
    procedurës për vendimmarrje, neni 84 i Rregullores së Kuvendit, përcakton se për t’u shmangë
    Rregullorja Kuvendi vendos me 2/3 e deputetëve të pranishëm në seancë plenare. Shmangia nuk
    mund të bëhet kur nuk bien në kundërshtim me dispozitat e Kushtetutës së Republikës së
    Kosovës dhe të standardeve evropiane dhe ne jemi në rregull me këto.

    Si t’ia bëjmë, a ka deputetë jashtë dhe t’i presim të vijnë në sallë? Dikush po del, dhe shumica,
    ose një pjesë nuk e dinë rëndësinë e votimit, por për ta më me rëndësi është për të dalë të pinë
    kafe.

    Atëherë votojmë mocionin, respektivisht pikën e katërt të rendit të ditës, për t’u shmangur nga
    Rregullorja për:

    4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e
    Republikës së Kosovës për vitin 2015

    Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim! Votojmë tash!

    Konstatoj se me 56 vota për, 19 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi e miratoi shmangien nga
    Rregullorja lidhur me propozimin e bërë nga Qeveria dhe Komisioni funksional sa i përket
    rishikimit të Ligjit për buxhetin.

    Tash e kemi propozimin lidhur me pikën tetë të kërkuar nga Grupi Parlamentar i Partisë
    Demokratike të Kosovës, respektivisht kryetarit të saj në emër të Grupit që
    pikën tetë të rendit të ditës ta heqim nga shqyrtimi i sotëm.


    43
    Do të votojmë me dorë, siç kemi votuar çdo herë dhe këtu s’kërkohen 2/3 por shumica, ose me
    elektronikë, si të doni. Atëherë, më lehtë me elektronikë, dhe votojmë tash:

    Faleminderit! Miratohet, kërkesa, respektivisht mocioni i zotit Grabovci në emër të Grupit
    Parlamentar për t’u hequr pika e tetë nga rendi i ditës të seancës së sotme.

    Atëherë, fillojmë procedurën e shqyrtimit lidhur me Ligjin për buxhetin. E ftoj ministrin e
    Financave, zotin Hoti që para deputetëve të Kuvendit ta prezantojë dhe arsyetojë projektligjin.

  • I nderuar, kryesues i seancës,
    Të nderuar deputetë,
    Ministra,
    Ministria e Financave para disa javësh ka filluar procesin e rishikimit të buxhetit për vitin 2015.
    Të gjitha organizatat buxhetore me kohë i kanë marrë udhëzimet për fillimin e rishikimit të
    buxhetit dhe në ndërkohë ne kemi pranuar kërkesat e tyre të cilat i kemi trajtuar me shumë
    kujdes.

    Në ndërkohë, siç e dini, kemi zhvilluar negociata me Fondin Monetar Ndërkombëtar për një
    program të mundshëm me Fondin dhe siç kemi raportuar edhe më herët ne kemi arritur një
    pajtueshmëri të plotë me ta, i kemi njoftuar me një letër edhe Komisionin për Buxhet dhe të
    gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës.

    Një nga pikat e këtij programi me Fondin Monetar është edhe rishikimi i buxhetit për vitin 2015.
    Rrjedhimisht propozimet për rishikimin e buxhetit janë në harmoni të plotë me Marrëveshjen që
    e kemi arritur me Fondin.

    Tani që kanë kaluar po thuaj se 6 muaj nga fillimi i implementimit të këtij buxheti, ne kemi
    informata shtresë për ecuritë ekonomike dhe mbi këto informata ne jemi duke e rishikuar
    buxhetin.

    Unë kam thënë edhe më herët që buxheti të cilin e kemi aprovuar me datën 29 dhjetor në këtë
    Kuvend e ka pasur mbivlerësim të të hyrave dhe rrjedhimisht edhe shpenzimet kanë qenë të
    planifikuara më lartë se sa mundësitë buxhetore që i kemi si vend.

    Unë dëshiroj t’ ju informoj se performansa e realizmit të inkasimit të hyrave edhe nga Dogana
    edhe nga ATK, ka përmirësim të dukshëm në këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar, por prapë të
    lartë parashikimit fillestar në buxhetin e vitit 2015.

    Siç jeni në dijeni, para disa javësh ne kemi aprovuar një paketë të reformave fiskale. Unë pres
    shpejt që ato të kalojnë në leximin e dytë dhe të hyjnë në fuqi sepse janë të ndërlidhura edhe me
    çështje sociale, edhe me çështje të buxhetit.

    Këto të hyra shtesë nga pakoja fiskale prekin disa zëra substancial të këtij buxheti.

    Në anën e shpenzimeve, Qeveria do të jetë në gjendje t’i implementojë të gjitha projektet e veta
    kapitale, ashtu siç është paraparë me buxhetin fillestar.

    44
    Megjithatë, në linjë me zotimin që ne e kemi dhënë, kemi identifikuar shpenzime pothuaj se në të
    gjithë zërat buxhetor, përveç investimeve kapitale dhe tani ato i kemi prezantuar në këtë buxhet
    të rishikuar.

    Marrë si tërësi, në kuadër të buxhetit të rishikuar të hyrat e përgjithshme buxhetore do të jenë 1
    miliard e 535 milionë euro.

    Ky parashikim është për 52 milionë euro më i ulët se sa parashikimi i buxhetit fillestar, por është
    më i lartë krahasuar me realizmin e vitit 2014 për 14%.

    Parashikimi i të hyrave është real dhe bazohet në trendin e pesë muajve të parë të këtij viti si dhe
    merr parasysh efektin e politikave të reja që pritet të hyjnë në fuqi, siç janë pako fiskale, Ligji për
    faljen e borxheve, rritja e akcizave dhe disa masa të tjera.

    Me rishikim të hyrave reale nga ATK-ja që mund të realizohen do të jenë rreth 340 milionë euro
    që është një rritje prej 12% krahasuar me realizimin e vitit 2014.

    Të hyrat nga Dogana do të arrijnë në 946 milionë euro, që është rritje prej 9% krahasuar me
    realizmin e vitit 2014.

    Kemi paraparë edhe të hyra të njëhershme shtesë, që nuk kanë qenë të parapara në buxhetin
    fillestar për këtë vit, siç janë të hyrat nga liberalizimi i tregut të telefonisë mobile, të hyrat shtesë
    nga Agjencia e Privatizimit të ndërmarrjeve të privatizuara që kanë obligime ndaj Administratës
    Tatimore, si dhe të hyrat nga implementimi i Ligjit për faljen e borxheve.

    Kemi një rritje shtesë nga të hyrat nga tantiema për 4 milionë euro, mbi atë të buxhetit fillestar
    për shkak se këtë vit të hyrat nga tantiema kanë performuar më mirë se sa që kanë qenë të
    planifikuara në buxhetin fillestar.

    Parashikimet për të hyrat tjera, nuk i kemi ndryshuar, sepse nuk kemi dashur t’i ndryshojmë
    raportet në përgjithësi në buxhet.

    Sa i përket shpenzimeve ato planifikohen të jenë 1 miliard e 664 milionë euro, prej të cilave 33%
    janë për paga dhe mëditje, 13% për mallra dhe shërbime, 26% për subvencione dhe transfere dhe
    28% për investime kapitale.

    Për shkak të rishikimeve të hyrave me programin me FMN është dashur që ne të bëjmë një
    kursim prej 49 milionë euro dhe këto kursime i kemi vetëm në shpenzimet korrente.

    Pavarësisht këtyre kursimeve, ne do të jemi në gjendje që të vazhdojmë të paguajmë deri në fund
    pa asnjë pengesë për pagat, për përvojën e punës, për të gjithë ata që marrin paga nga sektori
    publik, për subvencionet për kategori të veçanta sociale dhe shoqërore, për furnizim të rregullt
    me barna dhe material tjetër, si dhe material shpenzues për arsim, për siguri, për drejtësi dhe për
    institucionet tjera.

    Të nderuar deputetë,

    45
    Unë kam parasysh dhe kërkesat janë të shumta por mendoj që me mundësitë buxhetore që i kemi
    ne kemi arritur t’i akomodojmë prioritetet si Qeveri dhe si shtet.

    Rregullimet e brendshme janë kryer në pajtim me kufizimet e dakorduara për strukturën
    buxhetore sipas Marrëveshjes së arritur me Fondin Monetar Ndërkombëtar, kufizime këto të
    reflektuara në instruksionet, në rishikimin e buxhetit që Ministria e Financave u ka dërguar të
    gjitha organizatave buxhetore.

    Sipas këtyre instruksioneve çdo rregullim dhe kursim ka qenë i kufizuar në ruajtjen e
    pjesëmarrjes së shpenzimeve kapitale në strukturën buxhetore për të ruajtur orientimin
    zhvillimor të Qeverisë.

    Për më shumë, instruksioni që u kemi dërguar, ka kërkuar që secila organizatë buxhetore të
    paraqet kursime të mundshme sipas nën programeve dhe kategorive ekonomike gjithnjë duke
    lejuar transfere në mes të nënprogrameve për të njëjtat kategori ekonomike.

    Sa i përket shpenzimeve kapitale me instruksion u kemi kërkuar organizatave buxhetore që të
    identifikojnë projektet kapitale të cilat nuk kanë filluar dhe që kanën mundësi të ridestinohen.

    Të gjithë ne jemi të vetëdijshëm se financimi i prioriteteve dhe projekteve konkrete vjen nga
    tatimet që ne i mbledhim prej qytetarëve dhe bizneseve. Ashtu si edhe deri më tani ne do të jemi
    shumë të kujdesshëm që çdo euro i taksapaguesve të shpenzohet për projekte produktive në
    mënyrë plotësisht transparente.

    Prandaj, pas diskutimeve që do t’i kemi, ju ftoj ta aprovojmë këtë propozim -buxhet në mënyrë
    që të procedojmë në Kuvend për aprovimin final.

    Aprovimi i rishikimit të buxhetit është parakusht për aprovimin e Programit me Fondin Monetar
    Ndërkombëtar, i cili program pritet të aprovohet në pjesën e dytë të muajit korrik, orientimisht
    rreth datës 24, 25 të këtij muaji.

    Ky program me Fondin Monetar Ndërkombëtar i hap rrugë implementimit të shumë projekteve
    të mëdha kapitale të cilat ne nuk mund t’i financojmë me buxhetin që e kemi edhe për shkak të
    kufizimeve buxhetore edhe për shkak të rregullës fiskale të cilat ju i keni miratuar në vitin 2013
    në këtë Kuvend dhe të cilin ne po e respektojmë në përgatitjen e draft-buxhetit.

    Unë ju falënderoj për vëmendjen dhe ju ftoj ta aprovoni këtë draft-buxhet. Faleminderit!

  • Faleminderit! Radha është e kryetarit të Komisionit funksional për Buxhet e
    Financa, zotit Osmani.

  • Faleminderit!
    Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit numër 05/L-001 për Buxhetin e Republikës së
    Kosovës, për vitin 2015, është përgatitur duke u mbështetur në informata për gjashtëmujorin e
    parë në ekzekutim të buxhetit si dhe janë marrë parasysh të gjitha ecuritë fiskale, janë marrë

    46
    parasysh ndryshimet që do të ndodhin në politikën fiskale nëpërmjet miratimit të ligjeve që janë
    në procedurë dhe që janë reflektuar në buxhetin e rishikuar.

    Të hyrat buxhetore është parë se kanë qenë të mbivlerësuara në buxhetin fillestar dhe si rezultat
    në rishikim janë propozuar kursimet në shumën prej 48.6 milionë euro.

    Në këto kursime 25 milionë euro janë nga pagat dhe mëditjet; 10 milionë e 600 mijë janë nga
    mallrat dhe shërbimet dhe 12 milionë euro janë në subvencione dhe transfere.

    Kryesisht kursimet janë bërë në shpenzimet operative, ndërsa është ruajtur struktura e
    shpenzimeve për projekte kapitale.

    Të hyrat e përgjithshme do të jenë 1 miliard e 535 milionë euro. Ky parashikim është më i ulët se
    buxheti fillestar për 52 milionë euro, ndërsa krahasuar me vitin 2014 është një rritje prej 14%.

    Të hyrat reale nga ATK-ja pritet të jenë 340 milionë euro nga Dogana pritet të arrihet shuma prej
    964 milionë euro, janë paraparë të hyrat e njëhershme që nuk kanë qenë të paraparë me buxhetin
    fillestar dhe ato janë të hyra nga liberalizimi i tregut të telefonisë mobile. Fjala është për licencat
    për 3G dhe 4G nga Agjencia e Privatizimit janë marrë parasysh implikime, që rrjedhin për faljen
    e borxheve.

    Tjera ndryshime është rritja e të hyrave nga tatimet për 4 milionë euro. Shpenzimet totale janë
    një miliardë e 664 milionë euro që janë në harmoni me rregullën fiskale prej 2% prej tyre 33%
    janë paga dhe mëditje, 13% mallra dhe shërbime, 26% subvencione dhe transfero dhe 28% janë
    investime kapitale.

    Me rishikimin e buxhetit nuk kanë ndarje të reja për organizatat buxhetore por janë bërë
    rregullimet e brendshme me ruajtjen e strukturës së shpenzimeve kapitale. Nuk ka ndarje të reja
    për asnjë organizatë buxhetore.

    Ajo që është e rëndësishme për ruajtjen e stabilitetit buxhetor është rritur bilanci bankar në 210
    milionë e 500 mijë euro që në bazë të kushteve të përcaktuara në marrëveshje me Fondin
    Monetarë, bilanci bankar duhet të jetë 4,5 GDP.

    Prandaj, Komisioni, duke u bazuar në krejt këto edhe në ato që u tha më herët rekomandon
    Kuvendi që ta aprovojë në lexim të parë rishikimin e buxhetit për vitin 2015.

  • Faleminderit! Radha është e përfaqësuesve të grupeve parlamentare. Në emër të
    Grupit Parlamentar të PDK-së, zonja Demi e ka fjalën.

    LABINOTË DEMI-MURTEZI: Faleminderit, kryesues!
    Të nderuar ministra,
    Të nderuar deputetë,
    Edhe një herë Grupi Parlamentar i PDK-së ka shqyrtuar në parim Projektligjin për ndryshimin
    dhe plotësimin e Ligjit numër 05/L-001 për Buxhetin e Republikës së Kosovës.


    47
    Ne e përkrahim këtë projektligj dhe ftojmë që deputetët të kontribuojnë me amendamentime.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së, zonja Gaxherri e ka
    fjalën.

  • Faleminderit, zoti kryesues!
    Kolegë deputetë,
    Buxheti i vitit 2015 ishte një buxhet i trashëguar nga ish Qeveria dhe për shkaqet e krizës
    politike të zgjedhjeve të vitit 2014. Buxheti për vitin 2015 u aprovua me procedura të
    përshpejtuara.

    Buxheti i vitit 2015 ishte i hartuar, duke u bazuar në të hyrat të mbivlerësuara, pra nuk ishte një
    buxhet real.

    Me rastin e rishikimit shohim një buxhet i bazua në terma realë dhe duhet vlerësuar Qeverinë se
    paraqitja e këtij buxheti ka analizuar thellë dhe paraqitja reale e të hyrave do të thotë se po
    fillojmë një praktikë të re të qeverisjes, pra me këmbë në tokë.

    Bazuar në agjendën gjithëpërfshirëse të reformave në programim kombëtarë të reformës
    ekonomike 2015-2018 dhe kornizën afatmesme të shpenzimeve 2016-2018 që synojnë ngritjen e
    potencialit të rritjes ekonomike të Kosovës dhe krijimin e vendeve të reja të punës, rritja e
    qëndrueshme ekonomike do të arrihet përmes sigurimit të një politike të besueshme dhe të
    shëndoshë fiskale.

    Ruajtjes së stabilitetit financiar dhe përshpejtimit të zbatimit të agjendës për strukturimin e
    reformave.

    Kosova ka stabilitet fiskal, Qeveria duhet të jetë e angazhuar në zvogëlimin e deficitit, në mënyrë
    që ta ruajmë kredibilitetin e rregullit fiskal dhe ta sigurojmë qëndrueshmërinë e borxhit.

    Këto rregullime do të fokusohen në mobilizimin e të hyrave dhe zvogëlimin e peshës relative të
    shpenzimeve aktuale për të krijuar hapësirë për projekte të zhvillimit dhe edukimit së bashku me
    një asistencë sociale të analizuar mirë.

    Vendimi i vitit 2014 për të rritur pagat publike ka pasur si pasojë një erozion fiskal që ka kaluar
    kufirin e rregullimit fiskal. Ndaj tashmë në vitin 2015 janë miratuar një sërë masash të cilat i
    kufizojnë deficitet dhe e përmirësojnë cilësinë e buxhetit.

    Pra, pakoja e ligjeve fiskale, Ligji për faljen e borxheve deri në vitin 2008, Ligji i prokurimit,
    Ligji i prokurimit dhe prokurimi elektronik, të gjitha këto janë në procedim e sipër, pra të gjitha
    këto masa na japin siguri se do të luftohet evazioni dhe informaliteti dhe do ta kemi një zhvillim
    ekonomik dhe rritje ekonomike me një buxhet zhvillimor.

    Me rishikim janë propozuar kursime në shumë prej 48,6 milionë euro, nga këto kursime 25
    milionë euro janë paga dhe mëditje, 10,6 milionë euro në mallra dhe shërbime dhe 12 milionë

    48
    euro në subvencione e transfero. Kryesisht kursimet janë bërë në shpenzimet operative, ndërsa
    është ruajtur tërësisht struktura e shpenzimeve për projekte kapitale.

    Të hyrat e përgjithshme do të jenë një miliardë e 535 milionë, ky parashikim është më i ulët se
    buxheti fillestar për 52 milionë. Ndërsa krahasuar në vitin 2014, është pra një rritje prej 14%.

    Të hyrat reale nga ATK priten me qenë diku 340 milionë euro nga dogana pritet me arit shumën
    prej 964 milionë euro, janë paraparë të hyrat njëhershme që nuk kanë qenë të parapara në
    buxhetin fillestarë pra me rishikim dhe ato janë të hyrat nga liberalizimi i tregut të telefonisë
    mobile si dhe nga Agjencioni i Privatizimit. Janë marrë parasysh implikimet që rrjedhin për
    faljen e borxheve, tjetër ndryshim është rritja e të hyrave nga tantiema për 4 milionë euro.

    Shpenzimet totale janë një miliardë e 664 milionë, që janë në harmoni me rregullën fiskale prej
    2%, prej tyre 33% janë paga dhe mëditje, 23% mallra dhe shërbime, 26% subvencione dhe
    transfero, dhe 28% investime kapitale.

    Me rishikimin e buxhetit nuk ka ndarje të reja për organizatat buxhetore por kemi bërë
    rregullimet e brendshme me ruajtjen e strukturës së shpenzimeve kapitale. Pra, nuk ka ndarje të
    reja për asnjë organizatë buxhetore. Ajo që është e rëndësishme për ruajtjen e stabilitetit
    buxhetor është rritur bilanci bankar në 210,5 milionë euro që në bazë të kushteve të përcaktuara
    me Marrëveshjen e FMN-së bilanci bankar duhet të jetë 4,5% GDP.

    Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës e përkrahë në parim Ligjin dhe e mbështetë
    dhe natyrisht që ne përmes procedurave të rregullta, përmes Komisionit të Buxhetit dhe
    Financave do t’i shqyrtojmë të gjitha kërkesat të të gjitha organizatave buxhetore të Republikës
    së Kosovës. Faleminderit!

  • Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar “Vetëvendosje”, zoti Albin Kurti e
    ka fjalën.

  • Deputetë të Kuvendit të Kosovës,
    Rishikimi i buxhetit për vitin 2015 nuk mund të na i mbyllë sytë para faktit se bëhet fjalë për
    qeveri të njëjtë, për qeverisje të njëjtë, por vetëm pjesërisht për qeveritarë të ndërruar.

    Gjithë ato premtime në fushatën parazgjedhore të vitit 2014 për 120 mijë vende të reja të punës,
    për zhvillim të bujqësisë e të prodhimtarisë, të arsimit e të shëndetësisë nuk i gjejnë askund në
    këtë buxhet i cili vetëm se quhet rishikuar po është shumë më tepër i kopjuar duke pasur
    parasysh që të gjitha korrigjimet janë margjinale dhe nuk kanë të bëjnë as me thelbin e qeverisjes
    e as me drejtim e orientim të ri në politikë bërjen shtetërore posaçërisht në aspektin ekonomik.

    Prandaj, këtu duhet thënë që nuk është një buxhet që nuk e kemi parë, sado që ta rishikojmë atë
    në leximin tonë të paragrafëve e të shifrave të tij.

    Në thelb të këtij rishikimit të buxhetit është marrëveshja me Fondin Monetar Ndërkombëtarë dhe
    le ta themi qysh në fillim që huamarrja në parim mund të jetë pozitive atëherë kur është për
    zhvillim, për prodhim, për progres. Mirëpo, kur huamarrja është për mbijetesë, për mirëmbajtje,

    49
    pra konservatore, ajo jo vetëm që është e keqe e dëmshme, por mund të bëhet edhe fatale për
    shtetin tonë, me një plan, le të themi afatmesëm.

    Prandaj, unë do të flas posaçërisht për çështjen e marrëveshjes me fondin Monetarë
    Ndërkombëtarë, ndërkaq sa i përket rishikimit të buxhet për fushat e caktuara do të flasin
    deputetët e tjerë radhazi të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Rishikimi i buxhetit tash duhet të bëhet brenda 5 ditëve, ndonëse nuk i është prezantuar
    deputetëve në Kuvend në detaje se cilat janë efektet e këtij rishikimi.

    Pra, ministria e Financave ka qenë plotësisht transparente ndaj FMN-së sa i përket rishikimit të
    buxhetit, por jo edhe ndaj Parlamentit, të cilit i përgjigjet sipas kushtetutës.

    Ministri i Financave, në emër të Qeverisë, në shkresën drejtuar komisioneve parlamentare thotë
    se para disa javësh Ministria e Financave dhe Banka Qendrore e Kosovës kanë përfunduar
    negociatat dhe kanë arritur marrëveshje me Fondin Ndërkombëtarë për hyrje në një program të ri
    përmes të cilit synohet një rritje më e shpejtë ekonomike, pra një rritje më e shpejtë ekonomike
    dhe përmirësim i mëtutjeshëm i stabilitetit fiskal e financiar të vendit.

    I nderuar ministër,
    Në cilin dokument të Qeverisë është shpjeguar e përshkruar rritja e shpejtë ekonomike dhe për
    çfarë ritmi përbërje dhe përqindje të kësaj rritje të shpejtë ekonomike bëhet fjalë.

    Ju po thoni gjithashtu se marrëveshja e mëparshme me FMN-në është mbyllur me sukses, kjo
    thuhet tekstualisht në letrën tuaj. Cilat janë rezultatet e programit të mëparshëm ‘stand by’ 2012-
    2013, të cilat do ta arsyetonin hyrjen në program të ri me Fondin Monetarë Ndërkombëtarë. Po
    ashtu ju keni arsyetuar se gjatë viteve të kaluara struktura e buxhetit ka pësuar ndryshime të
    ndjeshme duke kufizuar tej mase mundësitë e Qeverisë për investime në projekte kapitale me
    përfitim publik. Pra, përveç se ju e konstatoni që marrëveshja paraprake na paska qenë e
    suksesshme e dihet botërisht se nuk ka qenë i tillë rasti dhe jo vetëm këtu në Kuvendin e
    Kosovës por edhe ekspertë të ndryshëm gjithandej shoqërisë civile, mediave të Kosovës e patën
    kundërshtuar atë marrëveshje paraprake. Në të njëjtën kohë ju duhet të shpjegoni se cilat janë ato
    ndryshime dhe cilat janë arsyet që kanë sjell deri te kufizimet e mundësive për investime siç
    thoni ju.

    Me këtë marrëveshje, ju po kërkoni praktikisht ta ndryshoni rregullën fiskale, por ndryshimi i
    rregullës fiskale pa pasur paraprakisht plane të detajuara për investime ende pa pasur as
    marrëveshje nismëtare për financim në agjencinë zhvillimore hapë rrugë për rritjen e deficitit
    buxhetor dhe borxhit publik të vendit në mënyrë të pakontrolluar dhe mund t’i hapë rrugë një
    krize të ardhshme të borxheve.

    Ndryshimi i rregullës fiskale do të duhej të lidhej drejtpërdrejtë me projektet dhe investimet
    konkrete kapitale për të cilat ekziston studimi i fizibilitetit, arsyeshmëria dhe plani konkret i
    ekzekutimit së bashku me rezultatet që priten të arrihen nga ai investim në termat e rritjes së
    punësimit, rritjes së bruto-produktit vendor dhe të hyrave fiskale.


    50
    Duhet t’i kesh planet e qarta, për të cilat të nevojiten paratë, e jo të kërkosh para me shpresë
    pastaj për t’i sjellë idetë.

    Ky rishikim i buxhetit nuk po bëhet sipas nevojave të sektorëve por sipas projektimit për të
    marrë borxh prej 185 milionë euro nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

    Deri më tani, të gjitha projektet kapitale janë në nivel të studimeve ideore pa parametra të
    matshëm mbi shumën e investimeve, kthimin nga investimet, efektet reale të tyre projekteve e të
    tjera.

    Nëse ministri i tashëm i Financave e pranon dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar e konfirmon që
    supozimet që buxhetit të vitit 2015 kanë qenë joreale dhe duke u bazuar se askush nuk dha
    llogari për supozimet e gabuara dhe pasi që po e njëjta parti që e ka përgatitur buxhetin e vitit
    2015 është partneri i madh i koalicionit qeverisës çka na garanton që të njëjtën deklaratë nuk do
    ta bëjë Qeveria në vitin 2016. Nuk e ka ditur ministri këtë fakt kur është aprovuar buxheti i vitit
    2015, apo edhe FMN-ja nuk e ka ditur atëherë. Ku e morri vesh ministri i tashëm se buxheti 2015
    ka supozime joreale dhe pse nuk na ka thënë një gjë të tillë më herët. Ju po e justifikoni hyrjen në
    borxh, pra në programin e FMN-së me mundësi të rritjes ekonomike, por pikërisht rritja
    ekonomike është slogan që e përsëritë çdo Qeveri që nga paslufta. As ju nuk po na e thoni sa do
    të jetë ajo rritje, cila do të jetë struktura e saj, me cilat rrugë, metoda e mjete do të arrihet ajo.
    Është e vetëkuptueshme se programet e FMN-së nuk përmirësojnë qeverisjet, ani pse ju e jepni
    këtë si një nga argumentet kryesore.

    Në këtë kontekst të vendosësh në rangun e reformave një obligim ligjor të Kuvendit e praktikisht
    mazhorancës, siç është zgjedhja e funksionalizimi i Bordit të AKP-së do të thotë te pritjet e
    objektivat janë jo vetëm minimaliste, por edhe tepër larg problemeve me të cilat po
    ballafaqohem. Pra, funksionalizimi i bordit të AKP-së nuk është kurrfarë reformë ajo është
    obligim i thjeshtë, madje do të thosha teknik.

    Në pikën 2.4 te reformat në sektorin financiar përmenden këto çështje: aprovimi i Rregullores
    për asistencë të likuiditetit emergjent, ekzaminimi i bankave duke u bazuar në rrezik sipas
    manualit të përgatitur nga BQK-ja në bashkëpunim me FMN, themelimi i komitetit për
    makroprudencë që do të bënte monitorimin e një numri të indikatorëve kyç të sektorit,
    institucionalizimi i komitetit kombëtar për stabilitet financiar dhe menaxhim të krizave dhe
    veprime që do të ndikonin në rritjen e kreditimit që kryesisht lidhen me reformat në sistemin e
    gjyqësisë.

    Deputetë të Kuvendit të Kosovës, përveç kësaj pikës së fundit, pra veprimeve që lidhen me
    reforma në gjyqësi asnjë nga këto tjerat nuk janë veprime që kanë të bëjnë me sektorin financiar,
    por kanë të bëjnë me rolin mbikëqyrës të Bankës Qendrore. Çdo informatë që raportohet në
    FMN do të duhej paraprakisht t’i prezantohet edhe Komisionit për Buxhet dhe Financa. Ju këtë
    ministër e keni bërë vetëm dje, pra më 8 korrik, ndërkohë që deklarimi publik i FMN-së për
    negocim për këtë program dhe konkluzionet janë dhënë qysh më 9 qershor të këtij viti.

    E vetmja informatë mbi ndërlidhjen e programit ‘stand by’ me FMN-në dhe rritjes ekonomike të
    vendit është se kjo shprehje, pra rritja ekonomike përsëritet në faqen e parë dhe në përfundim të

    51
    shkresës suaj drejtuar komisioneve parlamentare. E gjithë kjo pa dhënë asnjë shifër të vetme dhe
    asnjë shifër mbi efektin rritës që ky program do të kishte në përqindjen e rritjes ekonomike për
    vitet 2015-2016 dhe pa asnjë projekt investiv konkret të elaboruar.

    Ajo që mund të kuptohet është që programi me FMN-në është për t’i mbuluar deficitet elektorale
    të koalicionit qeverisës dhe po ashtu do të jetë kontrollori i financave të shtetit që të pamundësojë
    zhytjen e kësaj Qeverie të papërgjegjshme në deficite e norma fiskale. Pra, është program për
    mbulimin e gropave fiskale dhe për ta disiplinuar një menaxher të papërgjegjshëm të buxhetit të
    Kosovës siç është Ministria e Financave dhe Qeveria e Kosovës në tërësi.

    Qeveria po e pranon që projeksionet e rritjes ekonomike në Kosovë nuk kanë qenë të bazuar në
    tregues real. Kjo tregon joprofesionalizmin e autoriteteve të Kosovës në drejtim të shpalosjes së
    drejt të rritjes ekonomike, e si rezultat...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Vazhdoja, se po flet në emër të grupit.

  • Pra, kjo tregon joprofesionalizmin e autoriteteve të Kosovës në drejtim të
    shpalosjes së drejtë të rritjes ekonomike e si rezultat ndikimin e kësaj rritje në zhvillim ekonomik
    të vendit.

    Qeveria si nënshkruese e letrës së qëllimit dërguar drejtoreshës menaxhuese të FMN-së deklaron
    se rritja ekonomike në Kosovë për vitin 2014 ka qenë 3,5%. Ndërsa më datën 24 qershor të këtij
    viti Banka Botërore zyrtarisht deklaron se rritja ekonomike në Kosovë nuk ka qenë 3,5%, siç po
    thotë Qeveria, as 2,7% siç ka deklaruar guvernatori i Bankës Qendrore, ish-ministri i Financave,
    mirëpo ishte vetëm 1%.

    Fryrja e rritjes ekonomike mund të jetë lojë e Qeverisë që me shifra të rrejshme të bind
    drejtoreshën menaxhuese të FMN-së, respektivisht bordin ekzekutiv të FMN-së për ta aprovuar
    programin nga i cili Kosova nuk përfiton. Kjo Qeveri nuk ka strategji afatgjatë dhe me një model
    makro-fiskal që është trashëguar nga administrata e UNMIK-ut, e ka zgjedhur rrugën për
    mbijetesë afatshkurtër sa i takon buxhetit, teksa presioni si pasojë e kësaj marrëveshje do të
    paraqitet në vitet e ardhshme.

    Qeveria thotë që reforma fiskale do të mundësojë që në kornizën afatmesme të shpenzimeve
    2016-2018 të ketë ngritje të potencialit për rritje ekonomike të Kosovës dhe krijimin e vendeve
    të reja të punës, ndërsa në anën tjetër angazhohet për rritjen e akcizës në 0,3% të bruto-produktit
    vendor dhe rritjen e TVSH-së prej 16% në 18%, e dihet se koston për këtë do ta paguajnë
    qytetarët, përkatësisht qytetarët si konsumatorë të vendit. FMN-ja pajtohet me vazhdimin e
    autostradës për Shkup të financuar nga paratë e buxhetit, ndërsa thuhet që Qeveria do të hyjë në
    marrëveshje kreditore me IBRD-in dhe EEB-në për rehabilitimin e hekurudhës së linjës 10. Kjo
    është e çuditshme sepse deri më tani nuk ka pasur ndonjë studim fizibiliteti se për çka duhet që të
    bëhet rehabilitimi i kësaj linje, si do të dihen e të shihen përfitimet të cilat duhet të jenë gjithsesi
    më të mëdha se sa kostoja.


    52
    Kostoja janë kamatat dhe pagesa e kryegjësë për një periudhë të mëvonshme dhe nëse e
    analizojmë strukturën fiskale të vendit perspektivën e rritjes ekonomike, si dhe ndikimet e
    jashtme në rajon dhe më gjerë na bën të mendojmë se ky projekt me shumë gjasë do t’i ketë më
    të mëdha rreziqet se sa rezultatet.

    Programi kalon pa adresuar disa çështje kruciale për vendin, ndikimi i krizës së euros dhe masat
    që duhet marrë në mënyrë që ekonomia të mbrohet kur dihet që ne si shtet jemi në pishinën, në
    pellgun e euros është e çuditshme që ekspertët e FMN-së nuk e kanë vërejtur kërcënimin nga
    kriza e euros dhe Kosovën e vendosin si vend që është më mirë se sa vendet e rajonit, ndërsa vetë
    Kosova nuk ka politikë monetare dhe s’ka plan alternativ nga Qeveria për diçka të tillë.

    Tjetra, nuk është thënë asgjë për politikat në bujqësi apo në miniera, fusha këto që krijojnë
    punësim, zvogëlim të importeve, multiplikim të kesh-it në vend dhe jo ndërvarshmëri ekonomike
    ndaj vendeve tjera. Më tutje i është dhënë hapësirë centralizimit të prokurimit publik, ndërsa
    modeli i prokurimit publik nuk është e keqja më e madhe në vend. Produktiviteti i administratës
    publike, llogaridhënia dhe transparenca, burokracia, konflikti i interesave dhe çështjet që lidhen
    me krimin e organizuar dhe korrupsionin janë çështje të cilat ndikojnë në zvogëlimin e
    investimeve të huaja për ndërmarrës të vendit.

    Nëse e vlerësojmë historikun e marrëveshjes së kaluar së FMN-së dhe Kosovës kur për arsye
    elektorale u rritën pagat e shërbyesve civil nga Qeveria e atëhershme dhe për çudi FMN-ja “ u
    detyrua” ta pranojë si fakt të kryer këtë gjë edhe pse u shkelën detyrimet e nënshkruara nuk ke se
    si shpreson as te kjo marrëveshje. Në fund mund të themi se Kosova përveç krizës ekonomike po
    rrëshqet në krizë fiskale dhe se pikërisht kjo marrëveshje ia jep dritën e gjelbër kësaj krize.

    Deputetë të Kuvendit të Kosovës, ky Fondi Monetar Ndërkombëtar është më shumë si bankë, e
    Banka Botërore është më shumë si fond, këto janë krijuar në vitin 1943 në marrëveshjen e
    Bretton Woodsit që njihet si konsensusi i Uashingtonit atëherë kur dihej që po përfundon Lufta e
    Dytë Botërore. Në tri dekadat e para pasi që u bë ky konsensusi i Uashingtonit Fondi Monetar
    Ndërkombëtar edhe Banka Botërore kanë qenë në shërbim të asaj që quhet “welfare state”, pra
    “shteti i mirëqenies”, mirëpo në fund të viteve të ‘70-ta fillon doktrina e neoliberalizmit
    zëvendësohet John Maynard Keynes me Milton Friedman dhe ja ku e kemi pastaj krizën e
    famshme financiare të vitit 2008.

    Pra, tri dekadat e para të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore janë krejtësisht të
    ndryshme prej këtyre tri dekadave të fundit. Në vitin 2008 kur shpërtheu kriza globale financiare,
    kur tamam FMN-ja dhe Banka Botërore i bën 65 vjet pra e arritën moshën e pensionimit duket
    që as Qeveria e atëhershme por as kjo Qeveri nuk ka nxjerr kurrfarë mësimesh meqenëse do të
    shohim edhe më shumë gjëra të njëjta në orientimin e njëjtë neoliberal kur ne marrim borxhe jo
    për tu zhvilluar, jo për ekonominë prodhuese por që ta mirëmbajmë atë që e kemi derisa të mos e
    kemi as këtë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zonja Kadaj-Bujupi, në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së, e
    ka fjalën.

  • BUJUPI: Faleminderit, i nderuar kryesues!

    53
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Të nderuar përfaqësues të Qeverisë,
    Realisht para se të flasim për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për buxhetin unë prapë dua ta
    theksoj që në një ditë kur kemi rishqyrtimin e një ligji më të rëndësishmin dhe më në interes të
    qytetarëve të Republikës së Kosovës kjo pamja e zbrazët, ku prej 22 ministrave, të cilët paguhen
    nga taksat e qytetarëve shohim vetëm një ministër të Financave dhe në fund vjen edhe
    kryeministri.

    Po na krijon një përshtypje sikur mos jeni ndonjë moratorium apo jeni në ndonjë pushim
    shëndetësor a çka është në pyetje, pushim mjekësor, si të jetë Qeveri e sëmurë realisht, sepse
    mosgatishmëria për të mos përballur me Kuvendin në asnjë pikë me të vërtetë po na bën të
    dyshojmë që diçka fare nuk është në rregull. Ku është sot ministri për Zhvillim Ekonomik? A
    është ndonjë prioritet në këtë vend, ku është sot ministri i Bujqësisë, nuk besoj që është diku me
    bujqit. Domethënë a ka prioritete kjo Qeveri, a janë ata ministra në shërbim të qytetarëve dhe a
    duhet në ditën kur ne flasim, të paktën ministrat e linjave të jenë të pranishëm dhe të dëgjojnë,
    sepse në njëfarë forme i përfaqësojmë interesat e qytetarëve, flasim në emër të tyre.

    Dhe mendoj që tregojnë jo seriozitetin me të cilin po veproni. Po kthehem te Ligji për plotësimin
    dhe ndryshimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2015, ashtu siç bëri me
    rastin e aprovimit të Ligjit bazik të buxhetit për vitin 2015 që pa e analizuar, pa e vlerësuar e
    aprovuar në shpejtësi edhe pse drafti ishte i përgatitur nga një strukturë tjetër qeverisëse, pra nga
    Qeveria Thaçi 2, njësoj edhe tani Qeveria Mustafa - Thaçi e sollën me nxitim edhe Projektligjin
    për rishikimin e buxhetit edhe nëse e shikojmë nga aspekti i nevojës për ndryshimin e këtij
    projektbuxheti një rishikim i mirëfilltë i buxhetit është dashur të ndodh qysh në fillim të vitit, të
    paktën kështu na është thënë që do të jetë prioritet.

    Aprovimi me nxitim dhe pa ndonjë vështrim kritik mund të ketë qenë pjesë e marrëveshjes së
    partive partnere të koalicionit, edhe pse në arsyetimin e prezantuar para Kuvendit asokohe zoti
    Mustafa arsyetohej me presionin e kohës dhe rrezikut të zbrazëtirës buxhetore, por zotohej që
    shumë shpejtë dhe esencialisht do ta ndryshojë këtë buxhet nëpërmjet procesit të rishikimit.

    Tani e kemi përpara këtë dokument me të cilin kjo Qeveri pretendon të eliminojë të gjitha
    mangësitë e Ligjit bazik të buxhetit për vitin 2015. Në përmbajtjen e këtij ligji janë të
    inkorporuara edhe efektet e luftës ndaj informalitetit, evazionit fiskal, krimit ekonomik të
    organizuar dhe korrupsionit, por për çudi kemi një rezultat befasues të materializuar në këtë
    dokument. Kemi zvogëlim të buxhetit në vitin 2015, zvogëlim në të hyra edhe në shpenzime të ju
    përkujtoj se edhe buxheti bazik ka qenë vetëm 1 milionë euro më i madh se sa buxheti i vitit
    2014.

    Prandaj, mund të them se qytetarët e Kosovës duhet të përgatiten për ditë edhe më të vështira. Në
    vitin 2015 buxheti i Kosovës do të jetë për 50 milionë më i vogël se sa ai i vitit 2014. Me këtë
    trend të zhvillimit dhe me këtë trend të financave publike dhe me këtë qeverisje të vendit, jo për
    70 vjet, por as sot 700 vjet Kosova nuk do të ketë trend të rritjes ose arritjes së vendeve në
    zhvillim dhe lëre më vendeve të zhvilluara.


    54
    Dëshiroj të kujtoj këtu kur ne herën e parë diskutuam për këtë projektligj dhe dorëzuam
    amendamentet e dala nga një marrëveshje ndërmjet sindikatave dhe kryeministrit asokohe në
    vitin 2014 për rritjen e pagave për shembull, amendamenti jo që vetëm që u refuzua, por ne në
    njëfarë forme edhe u akuzuam që po dëshirojmë ta bankrotojmë shtetin dhe se kjo Qeveri e re
    tani do të merret me krijimin e ambientit të volitshëm dhe të favorshëm për rritjen e vendeve të
    punës dhe kjo do të jetë prioritet.

    Dhe 6 muaj pas jo që nuk u rritën ose nuk u realizuan ato 120 mijë vende pune, por në fakt 100
    mijë qytetarë ikën nga Kosova, kjo është klima, të cilën ju e krijuat dhe ky është ambienti
    biznesor me të cilin Kosova po funksionon. Pastaj, çështjet të cilat ndërlidhen me linja të
    caktuara buxhetore edhe këtu do ta mbylli sepse çka do që shtoj tjetër është me të vërtetë teprim,
    në një komunë që udhëhiqet nga partia në pushtet te linja buxhetore për bujqësi shkruan “trajtimi
    i qenve endacakë”.

    Do të thotë, janë ndarë mjetet e parapara për bujqësi në trajtimin e qenve endacakë dhe ky është
    ai zhvillimi, i cili është paraparë ose ndryshimi që ka ndodh në rishqyrtim të këtij buxheti, për të
    cilin Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të votojë kundër dhe projekt buxhet ose rishqyrtim i
    cili Kosovës do t’i sjellë edhe valë të reja të shpërnguljes dhe migrimit për fat të keq.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Lista serbe, ka të paraqitur? Zonja Bontiq e ka fjalën.

    JELENA BONTIĆ: Zahvaljujem predsedniče!
    U Skupštini Kosovo postojala je praksa kada se radi o bitnim pitanjima, često je procedura
    ubrzana i skraćena…

    Zašto uvek negde žurimo, i da ne kažem možda kasnimo? Naime, budžet je jedan od naj važnih
    zakona koji Skupština usvaja i sa ovim zakonom trebamo postupati veoma ozbiljno i odgovorno.
    Za to nam je potrebno malo više vremena a ne period od nedelju dana. Usvojeni budžet za 2015
    godinu bio je veoma ambiciozan i po svemu sudeći planiran za vrlo kratak vremenski period.

    Poslanička grupa Srpska Lista je pažljivo analizirala rebalans budžeta i ovom prilikom
    ukazujemo nadležnima na njihove zakonske obaveze prema usvojenim zakonima o Velikoj Hoći
    i Zakonu o Istorijskom centru Prizrena. Napominjemo da su zakoni usvojeni još aprila 2012
    godine i da je određeno ministarstvo bilo u obavezi da odvoji simbolični budžet za formiranje i
    funkcionisanje saveta.

    I nakon tri godine od usvajanja ni od jednog budžetskog koda ne postoji izdvajanje za pomenute
    zakone. Tražimo od nadležnih da ovim rebalansom izdvoje potrebna sredstva za implementaciju
    ova dva zakona. Hvala!

  • Faleminderit! Nga “Nisma”, zoti Hoti e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    Sa i përket rishikimit të buxhetit për vitin 2015, gjithë këtë dokument që ka ardhur këtu sikur e
    përcjellin vetëm dy pika, dy thënie. Qeveria ka arritur në një konkludim se projeksionet fillestare

    55
    janë joreale, nën një dhe, nën dy, që janë ruajtur investimet kapitale. Këto janë dy pikat
    mbështetëse, ku po mbështetet Qeveria tani.

    Unë do të thosha që projeksionet fillestare nuk kanë qenë joreale, por kanë qenë elektorale dhe,
    prandaj dalin joreale, dalin të dëmshme, dalin ato të cilat nuk garantojnë asnjë zhvillim dhe asnjë
    objektiv nuk mund të realizohet, ashtu siç është parashikuar.

    Sa u përket investimeve kapitale, ato edhe ashtu janë të mangëta, janë të dobëta dhe nuk
    garantojnë kurrfarë zhvillimi as perspektive për të ardhmen. Por, unë do të ndalesha tek
    dallueshmëria që ka ndodhur, si në projeksionin fillestar e fatkeqësisht, po ndodh edhe në
    rishikimin e buxhetit.

    Unë, edhe pse dokumenti ka ardhur shumë shpejt, së është shumë e paarsyeshme të vijë në këtë
    gjendje siç ka ardhur kaq shpejt, në një lexim shumë sipërfaqësor që i bëra, në investimet që i ka
    paraparë Qeveria në disa vetëm në pesë ministri, që përfshijnë diku 280 projekte, asnjë projekt
    nuk është parashikuar për komunën e Malishevës. Dua të ngre një shqetësim dhe dua të bëj një
    pyetje: A janë edhe ata taksapagues, a janë kontribuues këtu të shtetit dhe a kanë hise në këtë
    buxhet të Republikës së Kosovës apo jo?

    Kjo është e dëmshme dhe është tepër selektive dhe është gjithsej absolutisht e papranueshme. Në
    takime me ministrat ka pasur premtime, se në rishikimin e buxhetit do të bëhen ndërhyrje, do të
    përmirësohet kjo padrejtësi, por kjo nuk po përmirësohet. Unë dua të them, se unë ndaj
    absolutisht kënaqësinë që në çdo investim kudo që bëhet anekënd Kosovës, ndjehem mirë, por,
    nuk ndjehem mirë kur bëhet një dallim dhe seleksionim i tillë, për shkaqe krejtësisht elektorale
    apo të them, politike.

    Po ashtu, shpejtësia me të cilën ka ardhur dokumenti neve na ka privuar nga mundësia për të
    dhënë kontribut në rishikimin e buxhetit. Po ashtu, edhe për organizatat buxhetore vlen e njëjta
    gjendje. Nuk mund të arsyetohet kjo, se përse ka ardhur kaq shpejt dhe si mund të trajtohet.

    Unë do të ngre edhe një parashikim tjetër. Me gjendjen dhe mënyrën se si po qeveris kjo Qeveri,
    sidomos në reformat që nuk po mund të ndërmarrë as në administratë, as në sistemin e
    prokurimit publik, as në luftimin e ekonomisë joformale, druaj se edhe projeksionet fillestare për
    vitin 2016 do të jenë joreale, do të jenë jo zhvilluese dhe do të jenë të dëmshme dhe, prapë
    ndoshta do të vijnë tash një vit në një gjendje të tillë, sikurse jemi tani. Faleminderit!

    Ne si grup parlamentar nuk mund ta përkrahim këtë rishikim të buxhetit që po ndodh.

    KRYESUES: Zoti Damka, në emër të Grupit Parlamentar “6+”, e ka fjalën.

  • Faleminderit, i nderuar kryesues!
    Saygıdeğer milletvekiller,
    2015 yili Bütce taslağının yeniden görüşülmesi konusunu incelediğimizi ve 2015 yılı bütçesinin
    kabul etiğimiz rakamların gerçekçi olmadığını bu şekli ile 50 milion euro hedeften uzak
    olduğunu görmekteyiz. Kısacası bu şekli ile bütçe taslaği gerçeği yansıtmamaktadır. Hedeflere

    56
    ulaşmak için hayali bütçe yerine kabul edilebilir ve planlı bir şekile yapabilecklerimizin büyük
    projelere yer verilmesi çok önemli.

    “6+” P.G. olarak bütçede bazı değiskliklerin yappılmasını talep etmekteyiz. Yıllarca topluluklar
    bakanlığı ve başabakanlıktaki topluluklar ofisindeki ayrılan bütçenin sadece tek bir millete
    hizmet ettiğini görmekteyiz. Kosovada diğer toplulukların da bu bütçeden bugüne kadar çok
    büyük bir pay aldiklarına şahit değiliz.Konkre önerimiz bu iki bütçe kodunun alt kodlarda
    toplulukların her birine ayrı bütçenin ayriılmasıdır. Topluluklar bütçesi kadar proje yapıp real ve
    gerçekçi bir şekilde gerşeklesmesini sağlamasına olanak sağlayacağımıza inanıyoruz. Bu
    önergemizi bütçe komisyonuna sunacağımızı ve bu bütçe taslağını yeniden görüşülmesini
    desteklediğimizi ifade etmek isterim.

  • Faleminderit! Zoti ministër e keni fjalën.

  • Faleminderit, kryesues i seancës!
    Falënderoj kryesuesit e grupeve parlamentare për komentet dhe ndjeva të nevojshme, që para se
    të kalojmë në pjesën e diskutimit, t’i jap disa sqarime shtesë.

    Ky nuk është buxhet i ri, pra është rishikim i buxhetit. Ne nuk mund të prekim projektet kapitale,
    sepse shumica në të gjitha organizatat buxhetore që i kanë të parapara projektet kapitale, kanë
    filluar me procedura. Pra, është rishikim ku ne identifikojmë kursimet, identifikojmë nevojën për
    të rialokuar prej një projekti në projektin tjetër, ose ndryshime tjera.

    Unë mendoj që ndryshimet janë substanciale. Ne kemi arritur të shkurtojmë shpenzimet për 49
    milionë euro, pa prekur në mënyrë esenciale asnjë projekt kapital, pa i rrezikuar pagat, ose
    ndihmat sociale, ose pensionet, ose subvencionet, ose çfarëdo shpenzimi tjetër, që është paraparë
    me buxhetin fillestar të vitit 2015.

    Unë e pranoj se ky është buxhet që nuk i plotëson nevojat, por është buxhet në përputhje me
    mundësitë që kemi. Nuk kemi mundësi tjera si ekonomi. Nuk mund të parashikojmë një buxhet
    dyfish më të lartë, ndërkohë që ne nuk mund të mbledhim. Kemi parashikuar të mbledhim 14%
    më shumë, se sa në vitin paraprak, pak për shkak të rritjes së aktivitetit ekonomik, pak për shkak
    të luftimit te ekonomisë joformale, disa masa që i kemi marrë më herët tek akcizat edhe masat
    tjera. Dhe, mendoj se kjo nuk është për t’u neglizhuar.

    Tek marrëveshja me FMN-në, më lejoni t’ ju them, që pavarësisht a do të kishim hyrë në
    program me Fondin Monetar apo jo, ne do të kishim ardhur para juve me buxhet të rishikuar,
    sepse duhet ta bëjmë një buxhet të cilin ne e dimë 99% se si do e mbyllim vitin. Pra, është buxhet
    që me plus-minus 3-4% ne e mbyllim vitin në fund të dhjetorit.

    Objektivat e programit me FMN-në nuk janë për të ruajtur stabilitetin fiskal të vendit. Atë e kemi
    siguruar. Edhe vetë qëndrimi i Qeverisë, që të sjell para juve tash një buxhet të rishikuar, duke i
    rishikuar shpenzimet dhe të hyrat, duke qenë mjaft konservator sa i përket gjendjes makro-
    fiskale, nënkupton që ne nuk kemi nevojë për këtë program. E kanë thënë edhe përfaqësuesit e
    Fondit Monetar, e kam thënë personalisht disa herë në paraqitje publike që kemi pasur, se nuk po
    hyjmë në program me fondin për shkak të vështirësive fiskale. Është ndër programet e rralla që

    57
    ka Fondi Monetar, me vendet të cilat nuk kanë probleme fiskale, por që u ndihmon në agjendën
    zhvillimore.

    Cila është kjo agjendë zhvillimore? Është ndryshimi i rregullës fiskale. Ne do e respektojmë
    rregullën fiskale prej 2% të deficitit buxhetor për të gjitha shpenzimet e rregullta buxhetore, por
    jemi marrë vesh me Fondin Monetar që të ndryshojmë këtë rregull. Shpejt do e sjellim Ligjin për
    financat publike para jush dhe do e lejojmë mundësinë, që Qeveria të hyjë në kredi
    ndërkombëtare vetëm për projekte kapitale. Listën prioritare jemi duke e diskutuar, do ta
    finalizojmë shpejt dhe jemi marrë vesh edhe me Fondin Monetar, që këtë listë të projekteve
    gjithmonë ta sjellim para jush. Në fund, ju jeni ata që keni për ta e aprovua secilën kredi
    ndërkombëtare, në të cilën hyn Qeveria e Kosovës. Do të shkojmë nëpërmjet Parlamentit të
    Kosovës.

    Kemi identifikuar këto projekte. Nuk mund të thuhet që nuk janë zhvillimore, nëse investohet
    200 milionë në hekurudhë dhe e bën Kosovën pjesë të rrjetit rajonal dhe evropian të
    hekurudhave, i zvogëlon kostot e transportit e bizneseve dhe është pjesë e integrimeve të
    përgjithshme ekonomike dhe politike, që duhet të kemi si vend. Nëse investojmë në rrugë
    regjionale, nuk mund të thuhet se nuk po investohet në projekte zhvillimore. Kemi dy projekte të
    mëdha të sistemit të ujitjeve, tash po punojmë në studimet e fizibiliteti, pastaj në projekte detaje,
    të cilat do të vijnë para jush për miratim, përpara se t’i çojmë më tutje.

    Programi me Fondin Monetar na ndihmon të ndërmarrim një reformë bukur të thellë strukturore
    në plotë fusha strukturore në plotë fusha të ekonomisë: rregulla fiskale, që sapo e përmenda;
    prokurimet elektronike dhe prokurimet e centralizuara... Është kjo Qeveri që për herë të parë në
    shkurt të këtij viti, që është përmendur edhe nga Komisioni Evropian e ka miratuar Udhëzimin
    administrativ për prokurimet e centralizuara. Ne presim që të kemi kursime rreth 7 milionë euro
    në një listë vetëm prej 6 mallrave dhe shërbimeve, që i blejnë të gjitha organizatat buxhetore.

    Prokurimi elektronik, kemi marrë zotime për afate kohore, kur do e implementojmë këtë
    prokurim elektronik. Pavarësisht, a do ishim a jo në program me FMN-në këto ne do t’i kishim
    zhvilluar, po kjo tani apo na ndihmon të respektojmë afatet kohore dhe të na mundësohet qasje
    në kredi ndërkombëtare.

    Asnjë vend nuk mund të zhvillohet me hapa më të shpejtë, duke u bazuar vetëm në resurset
    vetjake. Nuk është zhvilluar asnjë tjetër. Duke qenë se ne kemi një borxh publik vetëm prej 10%
    të GDP-së, nuk ka asnjë kuptim ne të ruajmë çdo vit stabilitetin makro- fiskal, sepse e kemi edhe
    detyrim ligjor me rregullën fiskale, ndërkohë që të mos mund të krijojmë vende pune, t’i ulim
    kostot e bizneseve, të hapim mundësi për zhvillim më tutje.

    Një gjë e madhe e shumë e rëndësishme brenda programit është rregulla fiskale vetëm për paga.
    Me këtë rregull fiskale, që do të bëhet pjesë e Ligjit të financave publike, ne po heqim
    diskrecionin e Qeverisë për të ndryshuar pagat sa herë që ta shohë të arsyeshme, do vendosim
    një, një... disa nene, sikur rregulla fiskale, që është për Buxhet rregull fiskale edhe përpara, ku do
    të themi që në baza vjetore do të rishikohen pagat në gjithë sektorin publik, në përputhje me
    mundësitë buxhetore, me rritjen ekonomike, me normën e inflacionit edhe me indikatorë të tjerë.


    58
    Më lejoni t’ ju falënderoj për komentet dhe t’ju siguroj që ne nuk po hyjmë në këtë program për
    kurrfarë krize, përveçse për të krijuar mundësi që ne të shkojmë përpara me hapa shumë më të
    shpejtë, pra të krijojmë atë mundësinë për zhvillim më të shpejtë ekonomik. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Kurti e ka një replikë lidhur me fjalën e ministrit.

  • Së pari, ministri Hoti na tha që ky është buxhet i mundësive, e jo i nevojave.

    Veçse ai po e citon ish-ministrin e Zhvillimit Ekonomik dhe ish-ministrin e Financave, pra
    Besim Beqajn e Bedri Hamzën, se edhe ata thoshin kështu: “ky është buxhet i mundësive, jo i
    nevojave”, ndoshta ishin edhe ca më cinik se ju thoshin, “ jo i dëshirave”,.

    Ama çdo qeveri po thotë “ky është buxhet i mundësive”, mirëpo mundësia nuk është diçka
    objektive, faktike, jashtë nesh. Edhe ne marrim pjesë dhe e ndërtojmë mundësinë si të tillë, kur e
    ke vizionin zhvillimor, që këtu nuk po e shohim.

    E dyta, ministri tha që do të kemi një listë të projekteve kapitale, por ky është edhe problemi, që
    njëherë po hyjmë në borxh e më pastaj na e sillni listën e projekteve kapitale. Kjo është disi
    “qerrja para kuajve”. Nuk ecet përpara me “qerre para kuajve”. Nuk mund të presim që hyjmë në
    borxh dhe nga pasja e parave mund të na lindin idetë e projektit, ne duhet t’i kemi ato njëherë të
    detajuara, me studimet e fizibiliteti, në kuadër të një vizioni zhvillimor dhe më pastaj po hyjmë
    në borxh, aq sa është e nevojshme. Mirëpo jo kështu, së pari borxhi, e pastaj ndoshta lista e
    projekteve në vjeshtë apo në pranverën e vitit të ardhshëm.

    Dhe e fundit që desha të them, është se ju thoni, ta zëmë: “Lista e projekteve...” por, defekti për
    bindjen është që tërësia duhet të jetë pikënisje. Së pari, një strategji e zhvillimit nacional
    ekonomik e më pastaj, në mënyrë deduktive flasim për projektet, e jo kështu arnime atje-këtu, se
    ndoshta na krijohet njëfarë tërësie çfarë e dëshirojmë.

    Pra, unë besoj se qasja është me renditje të gabuar. Dhe më falni, por krejt në fund, gjithashtu ju
    e përmendët si të arritur çështjen e centralizimit të prokurimit publik, po unë e thashë në fjalim,
    që modeli i prokurimit publik nuk është e keqja më e madhe në këtë vend. Mungesa e
    produktivitetit të administratës publike, mandej mungesa e llogaridhënies dhe transparencës,
    mandej burokracia, konflikti i interesave dhe çështje që lidhen me krimin e organizuar dhe me
    korrupsionin, bëjnë që këtu të mos ketë as investime të brendshme, as të jashtme, kur është puna
    dhe në sektorin privat.

    Pra, këto janë çështje shumë më të rëndësishme sesa centralizimi i prokurimit publik, që ju e
    përmendët si të arritur të madhe. Faleminderit!

  • Zoti Hoti, e keni fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    Tani, kur them që është buxhet i mundësive, nënkupton sikur në terme shumë personal. Unë do
    të doja të shkoj tri herë në pushime gjatë vitit, edhe ju besoj, edhe do të donit të jetoni jo në një
    banesë që i ka 60, 70 metra, por do të doni të jetoni në shtëpi të madhe, po jetoni brenda

    59
    kontekstit të mundësive që i keni , prandaj edhe kjo Qeveri, edhe ky shtet, edhe këto shpenzime,
    të gjithë komoditetin institucional që e kemi, e kemi brenda mundësive që i kemi. Ky është
    buxheti i mundësive. Ne mund të flasim me epitete, sa cinik është ky ministër, ai ministër por
    nuk po lëshohemi në ato diskutime.

    Kur fola për projektet, ndoshta nuk isha shumë i qartë. Unë prezantova një listë të projekteve
    prioritare. Asnjë kredi nuk nënshkruhet pa u bërë studimi i fizibilitetit, pa u bërë studimi detal
    dhe për pa ardhur para juve për t’u aprovuar.

    Atë që e përmenda, është listë prioritare e projekteve, disa kanë avancuar më shumë disa më pak.
    Për shembull, në Ministrinë e Infrastrukturës kemi avancuar bukur shumë në projektin e
    hekurudhave, prej Hanit të Elezit deri në Leshak dhe disa segmente tjera të hekurudhave, te
    rrugët rajonale dhe disa rrugë të tjera.

    Në bujqësi, ministri i Bujqësisë, është duke punuar në studimet e fizibilitetit.

    Ministri i Ambientit, është duke bërë një listë të projekteve për lumenj, për ambient, për ruajtje të
    ambientit dhe projekte të tjera.

    Ministri i Arsimit është duke punuar në një projekt shumë të madh të informatizimit të plotë të
    shkollave.

    Në shëndetësi është duke u punuar në projektin tjetër.

    Po sa të përfundohen këto projekte, do të diskutohen me banka që potencialisht mund t’i
    kreditojnë këto. Do të zhvillohen bisedat, do të arrihen marrëveshje dhe do të vijmë në Kuvend
    për ratifikim.

    Pra, kjo është logjika dhe s’mund ta kontestohet.

    Më lejoni t’ ju informoj se kjo është Qeveria e parë që ka filluar mandatin me program qeverisës.
    Ne e kemi aprovuar në Qeveri, ka ardhur para juve, e kemi diskutuar gjerësisht, i keni dhënë
    opinionet tuaja. Ne tani kemi filluar punën shumë intensivisht dhe sot e kemi pasur një takim
    shumë të rëndësishëm për strategjinë kombëtare zhvillimore, që derivon prej programit
    qeverisës. E tash atë strategji e kthen në masa konkrete, në veprime konkrete, në afate kohore
    dhe në kosto konkrete për realizimin e atyre projekteve.

    Kjo është një qasje e qeverisjes së integruar ku fillon me një program qeverisës, e përgatit
    buxhetin vjetor dhe kornizën afatmesme të bazuar në atë program, e nxjerr një strategji që do të
    shkojë përtej mandatit të kësaj Qeverie dhe të këtij legjislacioni. Faleminderit!

  • Kryeministri i Kosovës, zoti Mustafa e ka kërkuar fjalën.

  • Faleminderit, zoti kryesues!
    Të nderuar deputetë,
    Ministra,

    60
    Ne kemi prezantuar para jush plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi buxhetin. Unë pajtohem
    me vërejtjet se ky ka qenë një buxhet i trashëguar dhe që në fillim, në të vërtetë në fund të vitit të
    kaluar, nuk kemi pasur kohë e as mundësi që të fillojmë nga fillimi dhe të analizojmë të gjithë
    parametrat buxhetorë dhe ai buxhet të jetë buxhet në të cilin ne të gjithë do të japim kontributin
    tonë.

    E kemi pranuar si të tillë me disa ndryshime dhe qysh atëherë kemi konstatuar se pjesa
    dërrmuese e këtij buxheti është dhe ka qenë e përcaktuar përpara, sepse në masën më të madhe
    kanë qenë projektet e kontraktuara dhe detyrimet e krijuara dhe ato detyrime janë bartur në
    buxhet dhe po ashtu kanë qenë detyrimet edhe për shpenzime për paga e mëditje dhe për mallra e
    shërbime, të cilat si të tilla i kemi pranuar bashkërisht dhe është votuar buxheti me shumicën e
    votave në Kuvend.

    Tani ne kemi bërë përpjekje që t’i bëjmë disa ndryshime dhe plotësime të buxhetit, të cilat do t’i
    përshtaten nevojave koherente të cilat ne i kemi tani, që nuk mund të them se ne do t’i
    plotësojmë të gjitha ambiciet tona zhvillimore me këtë, sepse ky buxhet nuk i plotëson këto
    ambicie. Fjala është për 1,6 miliard euro, të cilat nuk janë vetëm për investime kapitale, janë për
    mallra e shërbime, paga e mëditje, investime. Do të thotë është një shumë e cila nuk e nxjerr
    Kosovën nga situata në të cilën ne jemi, por është një shumë të cilën ne kemi bërë përpjekje ta
    ristrukturojmë në mënyrë që të jetë më e përshtatshme deri në fund të vitit.

    Tani këtu shtrohet pyetja - pse buxheti s’është më i madh, ose pse nuk mund të jetë më i madh?

    Buxheti mund të jetë më i madh në qoftë se ne merremi vesh këtu. Buxheti mund të rritet në
    qoftë se ne rrisim normat tatimore dhe bëjmë ndryshime në politikat fiskale.

    Në qoftë se tatimin si pjesëmarrje në GDP-i e rritim nga 30% sa e kemi, e bëjmë 40% apo 50%,
    ne i rrisim të hyrat nga tatimet, por kemi problem se e varfërojmë xhepin e qytetarëve dhe të
    ekonomisë.

    Do të thotë ky është një rrezik, prandaj në këtë rrezik ne duhet të balancojmë. Ne kemi
    konstatuar se pjesëmarrja më e përballueshme, tani për tani e pjesëmarrjes së tatimeve në GDP-i,
    bruto-produkt vendor është rreth 30% që siguron këto të hyra fiskale të cilat ne i kemi tani. Në
    qoftë se e rrisim duhet të kemi parasysh se një pagë mesatare që e marrin njerëzit ose fitimi të
    cilin e realizojnë bizneset, duhet të ulet për aq sa ne e rrisim të hyrën, në të vërtetë pjesëmarrjen
    fiskale në to. Mund të bëhet nëpërmjet borxhit publik dhe ne kemi provuar tani që ta bëjmë
    nëpërmjet borxhit publik, mirëpo jo paraprakisht të marrim borxh, por të sigurojmë kornizën dhe
    të drejtën që ne të hyjmë borxh në momentin kur këtu në Kuvend përcaktohemi se për cilat
    projekte ne do të hyjmë borxh, sepse projektet do t’i bimë këtu.

    Vetë fakti se ne po ndërrojmë rregullën fiskale për investime kapitale, që mundësojnë zhvillimin
    ekonomik nuk nënkupton që ne e kemi shtyrë borxh buxhetin. Ne vetëm kemi krijuar hapësirë në
    marrëveshjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar se këtë mund ta bëjmë dhe nuk e kemi një rregull
    fiskal e cila na kufizon këtë pjesë të buxhetit, por jo edhe për paga e mëditje, jo edhe për mallra e
    shërbime, sepse në ato sfera ne nuk mund të bëjmë.


    61
    Dhe e kemi mundësinë e tretë të hyrave, e kemi shitjen e aseteve publike dhe aseteve qeveritare.
    Mirëpo këtu, ne si Kosovë, jemi të kufizuar, sepse ne shitjen e këtyre aseteve nuk e bëjmë
    drejtpërdrejt si Qeveri, bëhet nëpërmjet Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe mjetet nga shitja
    shkojnë në mirëbesim dhe nuk futen drejtpërsëdrejti në buxhetin e shtetit. Futen vetëm në pjesën
    në të cilën do të lirohen dhe neve do të na lirohet një pjesë e këtyre mjeteve, mirëpo është shumë
    simbolike sa i përket buxhetit.

    Prandaj mund të them se, në qoftë se ne kemi bërë ndryshime tani, cilësia e këtyre ndryshimeve
    është tek zvogëlimi i shpenzimeve rrjedhëse, që kryesisht janë shpenzime për mallra e shërbime.
    Nuk i kemi prekur në asnjë rast investimet kapitale dhe ato kanë mbetur. Te investimet kapitale
    kemi bërë vetëm ndryshime ose bartje të investimeve nga një projekt në tjetrin, mirëpo
    gjithmonë duke e mbajtur shumën që e kemi aprovuar më parë dhe po ashtu i kemi ruajtur pagat
    e mëditjet e pa prekura, që ato nuk rrezikohen në asnjë rast dhe transferet sociale nuk rrezikohen
    në asnjë rast deri në fund të vitit.

    Këtë kemi qenë të detyruar ta bëjmë për të krijuar hapësirë që ne të marrim miratimin e Fondit
    Monetar Ndërkombëtar sa i përket ndryshimit të rregullës fiskale tek investimet për zhvillim
    ekonomik.

    Tani mund të kemi vërejtje, sepse ne s’mund të japim sot as nesër përgjigjen në të gjitha synimet
    tona të programit qeverisës se nuk kemi arritur tash t’i punësojmë 100 mijë a 150 mijë. Unë po ju
    them sot se s’do të arrijmë 100 mijë as deri në fund të vitit, as deri në fund të vitit të ardhshëm,
    sepse për t’ i punësuar 100 mijë duhet hapur 100 mijë vende të reja të punës dhe askush nuk ka
    thënë se 100 mijë vende të punës hapen në fillim të mandatit. Ne edhe magji po të bëjmë ajo
    punë nuk bëhet. Prandaj është problemi se si shtrohen pyetjet, si shtrohen kërkesat në qoftë se
    dikush prej jush do të mendonte se mundet një qeveri si t’ia nisë punës t’i hap përnjëherë 100
    mijë vende të punës, atëherë ne nuk jetojmë në këtë realitet.

    Kjo është ekonomi e tregut, e cila është e bazuar në bizneset private dhe në iniciativën private.
    Ne asaj iniciative duhet t’ia krijojmë hapësirën. Është ekonomi e cila është e mbipunësuar në
    sektorin publik dhe nuk kemi mundësi më tutje të punësojmë, mirëpo unë mendoj se duhet
    bashkërisht të hapim perspektivën në këtë fushë.

    Programi qeverisës, Strategjia e zhvillimit kombëtar për të cilën foli ministri tani dhe strategjitë
    tjera zhvillimore ne na krijojnë hapësirë që të kemi punësim më të madh në periudhën e
    ardhshme kohore.

    Ne nuk mundemi tash t’i përcaktojmë normat, sepse në qoftë se ne do të themi se norma e
    punësimit do të jetë 6% ose 7%, atëherë ne kalojmë në ekonomi të planifikuar të tregut që s’është
    ekonomi e jonë. Ne mund të themi që do të krijojmë kushte në mënyrë që të rritet norma vjetore
    e GDP-së, që kjo normë vjetore të jetë diku nja 1.5% deri në 2% më e madhe se sa norma e
    punësimit dhe ne e synojmë një normë të punësimit që të mund ta realizojmë nja 5% e cila
    siguron që ne të punësojmë këtë fluks të papunëve që hyn në tregun e punës çdo vit, njëherë për
    njëherë dhe pastaj ta zgjidhim edhe problemin tjetër. Faleminderit!

  • Faleminderit, zoti kryeministër! Zoti Kurti e ka një replikë.

    62
  • Faleminderit!
    Pikëpamjen të cilën e shpreha unë është që të nisemi prej asaj çfarë shoqërie dhe ekonomie
    duam, ta krijojmë një përfytyrim, më pastaj ta zhvillojmë një vizion.

    Dakord jam që t’i identifikojmë mundësitë dhe vështirësitë, por nuk duhet të jenë mundësitë e
    vështirësitë pikënisje. Pikënisja duhet të jetë tërësia, shoqëria dhe ekonomia e re që ti e
    përfytyron.

    Dhe kur është fjala te mundësitë, unë zoti ministër, e shoh këtë sërish ndryshe, sepse mundësitë
    edhe rriten. Pra, një qeveri e cila është tamam qeveri, ajo parasheh se si edhe mundësitë rriten.
    Mundësitë nuk janë fakte të pandryshueshme në një realitet objektiv, brenda mundësive janë
    edhe njerëzit, janë vullnetet.

    Mundësitë e kanë edhe një komponentë subjektive të cilën ju po e abstraktojini, sepse mundësinë
    ju e konsideroni shumë disi sasiore. A banon në banesë 60 metra a 70 metra, me dalë në një
    shtëpi më të madhe, në vend një herë në pushim tri herë në pushim, ama kjo është ajo qasja
    induktive e juaj dhe sasiore. E unë këtu besoj se duhet ndryshe.

    Ju e përmendët hekurudhën. Po ministër dhe kryeministër, por cilave fabrika po ua shtron atë
    hekurudhë? Sepse nuk na ka marrë malli vetëm për të parë tren.

    Ju thatë, zoti ministër, ishte shumë simptomatike, thatë hekurudha që e bën lidhjen Leshak - Hani
    i Elezit. Mua kjo po më frikëson, sepse po niseni në pika kufitare. Për mua më shpresëdhënëse
    do të ishte nëse ju do të thoshit hekurudha Drenas - Pejë, sepse kjo është logjikë zhvillimore. Në
    Pejë paska njëfarë tregu, në Drenas është Ferronikeli. E kur thoni Hani i Elezit - Leshak, ju po
    flisni për pika kufitare me ç’rast hekurudha, por si autostrada e “Bektel”-it do të na e bëjnë
    vendin vend transit, jo shtet zhvillimor.

    Domethënë, me Leshak - Hani i Elezit prapë është logjika e vendit transit.

    Kryeministri e mori sërish metaforën e xhepit. Tha që nëse i rrisim tatimet, atëherë varfërohen
    xhepat e qytetarëve. Po, unë besoj se duhet të rriten tatimet, por në mënyrë progresive dhe nuk
    është fer kryeministër, t’i barazosh të gjithë xhepat e qytetarëve.

    Unë jam për t’ua shtuar tatimin xhepave të thellë, jo xhepave të cektë. Dhe, në këtë vend ka
    shumë xhepa të thellë, të cilët sado që t’ua rritësh tatimin, besoni nuk varfërohen.

  • Faleminderit! Mendoj që për reagime s’ka nevojë, replika është e drejtë, por
    realisht në parlamente normale opozita dhe pozita kanë hapësirë të njëjtë kur ka diçka të tillë për
    t’u diskutuar. Ne po e marrim tani pauzën, sepse është koha e drekës dhe deri kah ora 15:00, apo
    15:15 të jemi këtu.


    * * *



    63
    Vazhdimi i mbledhjes plenare, pas pauzës
    Mbledhjen e drejton kryetari i Kuvendit, z. Kadri Veseli.

  • Bali Muharremaj e ka fjalën

  • Faleminderit, kryetar!
    Të nderuar deputetë të Parlamentit të Kosovës,
    Konsiderojmë që me këtë projektligj nëpërmjet të cilit Qeveria synon zvogëlimin e të hyrave
    buxhetore për këtë vit në 52 milionë euro është bërë një kthim prapa dhe së këndejmi po i bëhet
    një dëm i shtetit të Kosovës. Prandaj, si të këtillë nuk përkrahet nga Grupi ynë parlamentar.

    Cilat janë arsyet pse grupi ynë parlamentar nuk e përkrah këtë projektligj, zvogëlimi i
    projeksionit të të hyrave buxhetore dhe rrjedhimisht edhe i shpenzimeve për vitin 2015.

    Pse kemi rekomanduar këtë veprim kur Kosova nuk e ka të lartë shkallën e obligime fiskale
    krahasuar me mundësit edhe në vendet e rangut të vetë, rreth 27 të GDP-së tatimore në Kosovë.

    Pse po kërkoni zvogëlimin e buxhetit, por të njëjtën kohë kemi ngritje të normës të TVSH-së nga
    16 në 18%, ngritje kjo e shikuar nga aspekti statistikor është 16%. Efekti i kësaj ngritje është
    vlerësuar rreth 50 milionë nga Departamenti i Buxhetit të Ministrisë së Financave.

    Kjo Qeveri, Ministria e Financave, kryeministri e të tjerët vazhdimisht kanë vlerësuar se nga
    evazioni fiskal, korrupsioni edhe informalitetet buxhetore i Kosovës dëmton për 400 deri 500
    milionë euro.

    Këtyre dukurive përditë kjo Qeveri ju shpall luftë verbale, po pse atëherë përball këtyre
    rrethanave ju në vend që të rekomandoni rritjen e të hyrave buxhetore e bëni të kundërtën,
    propozoni zvogëlimin e buxhetit të shtetit.

    A mendon kjo Qeveri se buxheti i rekomanduar, por edhe ai bazik, është i mjaftueshëm për
    zgjedhjen e problemeve zhvillimore, infrastrukturë, shërbimi në arsim, shëndetësi edhe
    mbështetje sociale?

    Me këtë veprim, Qeveria shuan shpresat për rritjen e pagave, për rritjen e pensioneve dhe
    përkrahjen sociale të kategorive me nevojë. Me këtë veprim Qeveria bën paqe me evazionin
    fiskal, korrupsionin, krimin e organizuar dhe informalitetin. Me këtë veprim nuk do të kemi
    asnjë për qind shtim të ekonomisë do të kemi vetëm shtim të papunësisë dhe të varfërisë.

    Nëse kjo Qeveri ka argumente që e dëshmojnë të kundërtën, unë do të isha i lumtur të dëgjoja.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Shpejtim Bulliqi e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar i Parlamentit!
    I respektuar ministër,
    Të respektuar kolegë deputetë,

    64
    Unë në këtë projektligj desha t’i ngre dy shqetësime të cilat kam shpresuar shumë që në këtë
    gjashtëmujorin e dytë do të përfshihen në këto ndryshime buxhetore që do të bëhen.

    Faktikisht, çështja e parë është që i kemi diku nja gjashtë objekte shkollore në nivel Kosove, të
    cilat realisht kanë filluar së ndërtuari diku në vitin 2009 dhe sot e kësaj dite nuk është bërë
    përfundimi i punimeve në këto objekte shkollore. Këto janë në disa komuna të Podujevës, duke
    filluar nga komuna e Ferizajt, komuna e Prizrenit, Podujevës edhe disa komuna tjera dhe të cilat
    në diskutimet që i kemi pasur më herët me Ministrinë e Arsimit është premtua që eventualisht do
    të shikohet mundësia që këto objekte shkollore të cilat realisht për një shumë relativisht të vogël
    të mjeteve janë pothuajse të gatshme për t’u bërë përfundimi i tyre dhe e cila gjë edhe sot e kësaj
    dite nuk ka ndodhë. Dhe në bazë të kësaj që e pamë këtë projektbuxhet realisht edhe kësaj radhe,
    domethënë edhe në këtë gjashtëmujor fare nuk janë përfshirë.

    Çështja e dytë që dua ta ngre prapë është problemi i disa objekteve shkollore të cilat edhe sot e
    kësaj dite zhvillojnë procesin mësimorë në të ashtuquajtura baraka të cilat janë në gjendje
    relativisht të rëndë dhe diskutimet prapë që i kemi pasur më herët është premtua nga Ministria e
    Arsimit që faktikisht do t’i vihet prioritet këtyre objekteve dhe kam pritë shumë që në këto
    ndryshime buxhetore realisht do të përfshihen të paktën disa prej këtyre objekteve, të cilat
    llogariten që janë 12 në nivel të Republikës së Kosovës.

    Të dyja këto probleme mendoj që janë probleme shqetësuese dhe në këtë rast e kisha me
    shfrytëzuar rastin që plus ministri i Financave ta ketë parasysh këtë fakt edhe Komisionin
    Parlamentar për Buxhet të kenë parasysh këto dy raste në mënyrë që eventualisht të gjindtë
    mundësia që këto dy kategori të futen në këto ndryshime projekt-buxhetore. Faleminderit!

  • Faleminderit! Faton, e do fjalën?

  • Faleminderit, për fjalën!
    Dua të shfrytëzoj këtë rast edhe pse nuk është temë e di që shumë anëtarë të LDK-së kanë marrë
    pjesë në luftë dhe kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së, e kisha fjalën më shumë për një pjesë të
    udhëheqjes që ka qëndruar jashtë luftës.

    Të nderuara deputete,
    Të nderuar deputetë,
    Pra, para pak kohe e kemi marrë në kutitë tona Projektligjin për ndryshimin e Ligjit mbi buxhetin
    për vitin 2015.

    Kur u prezantua buxheti i bitit 2015 të gjithë thanë dhe Qeveria këtë nuk e konsistojë kur se ky
    është buxhet i Hashim Thaçit. Kjo ndodhi si duket për shkak që Lidhja Demokratike e Kosovës
    nuk pati plan për qeverisje, ndoshta për faktin se e ndërroi brenda natës krahun dhe kaloi bashkë
    me PDK-në, rrjedhimisht me planet e Hashim Thaçit.

    Menduam dhe shpresuam se së paku në rishikim Qeveria e re, e cila kishte premtuar më pakë
    tatime, më shumë vende pune, më shumë zhvillim ekonomik, mbështetje sociale që të siguronte
    mbijetesë, do të përpiqej sadopak të cilët elemente të reja që mundësojnë për të treguar që deri
    këtu ishte Hashim Thaçi, prej këtu Isa Mustafa, akademik i ekonomisë.

    65
    Ndarja e buxhetit është thelbi i politikave që zhvillon një qeveri. Buxheti i rishikuar për vitin
    2015 tregon që nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë ndryshim politikë dhe ekonomik.

    Shikoni rishikimin e buxhetit dhe tregoni çfarë ka të re në këtë buxhet, çfarë ndryshimi ka bërë
    Lidhja Demokratike e Kosovës në buxhet, çfarë solli Isa Mustafa, profesor i ekonomisë,
    kryeministër, në këtë buxhet, çfarë plani i ri u bë për mirëqenien qytetare, çfarë programi
    buxhetor për rritjen e vendeve të reja të punës, çfarë bërë për zhvillimin ekonomik, ja pra ku e
    keni para vetes. Nuk bërë asgjë.

    Ky buxhet është buxhet i Hashim Thaçit, ky buxhet është buxhet i fukarallëkut, ky buxhet që
    është i fukarallëkut e tha edhe vetë ministri i Ekonomisë, ky buxhet është buxhet i dështimit,
    është buxhet i shantazhit, ka për qëllim që pak të pasur t’i bëjë edhe më të pasur dhe shumë të
    varfër t’i bëjë edhe më të varfër.

    Ajo që bëri Qeveria e re është rritja e tatimit për të varfëritë jo për korporatat, jo për të pasurit.

    Mua më vjen keq për zhgënjimin e anëtarëve të LDK-së, sepse konsideroj që shumica e tyre
    votuan Isa Mustafën, sepse nuk e deshën Hashim Thaçin në pushtet, por ndodhi e kundërta.

    Isa Mustafa e mori postin, Hashim Thaçi e mori pushtetin, pra kaq e thjeshtë është kjo punë.

    Dëshmia më e mirë për këtë është rishikimi i buxhetit i cili vjen si projektbuxhet i PDK-së dhe
    konfirmohet me vota të LDK-së. Sinqerisht nuk e di pse jeni munduar aq shumë për të hyrë në
    Qeveri dhe për ta bërë gjatë qeverisjes politikën e Hashim Thaçit. Ju keni pasur mundësi që këtë
    politikë ta bëni edhe duke qenë në opozitë, keni pasur mundësi që këtë buxhet ta votoni edhe
    duke qenë në opozitë.

    Tani ju mund të thoni pse po politizoj rreth buxhetit. Nëse ka ndonjë instrument më të mirë për të
    treguar se çfarë politikash bëni në qeveri është pikërisht ndarja e buxhetit i cili është treguesi më
    i mirë.

    Ju po zhvilloni luftë numrash dhe çfarëdo qasje konstruktive, çfarë pati shumë herë opozita është
    e kotë sepse betejën e numrave e fitoni gjithmonë ju ndërsa ne e fitojmë betejën morale.

    Unë e kam për obligim moral të ju them jo Qeverisë, jo deputetëve por qytetarëve me një gjuhë
    të thjeshtë dhe të kuptueshme se ku po e çon kjo Qeveri me këtë ndarje buxheti vendin.

    Prezantimi i buxhetit të PDK-së të rishikuar dhe votuar nga LDK-ja nuk sjell asnjë ndryshim,
    nuk ka ndryshim sepse ndarja e buxhetit është ashtu siç e ka bërë PDK-ja pra po vazhdon
    politika e PDK-së. Natyrisht që sikur kjo politikë e PDK-së të ishte e suksesshme, unë do të
    kisha asgjë kundër.

    Po nëse një eksperiment nuk ka qenë i suksesshëm për katër vite me radhë, pse duhet të jetë i
    suksesshëm për katër vjet të tjera, në qoftë se kushtet kanë mbetur po të njëjtat.


    66
    Qeveria jo që nuk e ka rritur buxhetin për gjashtë muaj e parë, por e ka zvogëluar për 71 milionë,
    pra një fakt i mjaftueshëm për të tregua se kjo qeveri nuk po na qon përpjetë por po na çon
    teposhtë.

    Rritja e huas prej 168,8 milionë në 238,6 milionë tregon që jemi në krizë të thellë dhe që Qeveria
    është duke i paguar nëpunësit e administratës, mësimdhënësit, pensionistët, me paratë e marra
    hua. Një herë i futi në borxh 100 mijë qytetarë për të migruar jashtë vendit, tani po e futë në
    borxh edhe shtetin.

    Në muajt në vijim, borxhi do të rritet pasi Qeveria nuk ka politika ekonomike që do të ndikojnë
    në rritjen e buxhetit. Herët e vonë shumë nëpunës mësues, policë, gjyqtarë do të mbeten papunë.

    Mirëqenia e qytetarëve në vend se të rritet, që është një premtim që e ka bërë Qeveria, është
    vazhdimisht duke rënë. Gjithçka në Kosovë është më e shtrenjtë se më parë, sepse Qeveria vetëm
    se e ka rritur TVSH-në nga 16 në 18% dhe nuk e ka hequr fare tatimin për mallrat e shportës
    bazë.

    Laku i pushtetit në qafën e qytetarit po shtrëngohet çdo ditë e më shumë sepse ky pushtet është
    mësuar vetëm të marrë dhe kur të japë.

    Përkundër krizës së rëndë ekonomike, papunësisë së lartë Qeveria i ka zvogëluar transferet
    sociale për 10,5 milionë. Pra, nuk ka ndryshime, kemi vetëm kthim mbrapa. Gjithkund ku duhet
    të përfitoj qytetari është bërë më keq. Kjo Qeveri e ka shtuar tatimin, kjo Qeveri e ka zvogëluar
    transferin social, kjo Qeveri po na fut si shtet në borxh, kjo Qeveri do të mund të kontribuonte
    jashtëzakonisht shumë në qoftë se jo nesër por sot do të jepte dorëheqje dhe do t’i hapte vendit
    rrugën për zgjedhje të reja. Fjala popullore thotë “punën që duhet ta bësh sot mos e le për nesër”.
    Faleminderit!

  • Atëherë, Zafir Berisha e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    Sigurisht se kjo që e kemi përpara është një tregues i qartë se Qeveria edhe me rishikim të
    buxhetit është e orientuar për të shpenzuar, por jo edhe për të krijuar parakushte për ndryshimin e
    kursit politik drejt zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies sociale.

    Skemat që i kemi përpara tregojnë se kjo Qeveri nuk ka objektiv dhe ato që janë thirrur më herët
    se buxhetin e kanë bërë të tjerët dhe në rishikim do të ndryshojmë më nuk po ndodh, arsyet
    tashmë po dihen.

    Në fakt unë do të ndalem shkurt në disa kode buxhetore. Do të filloja me Ministrinë e
    Administratës Publike, me thanë të drejtën katër projekte janë paraparë në Drenas dhe një në
    Gllogovc të njëjtën kohë buxhetore. Tash unë po e di që është i njëjti vend, po pse u bë kështu
    besoj se e kuptoni çka po dua me thanë.

    Tash skemat nëpër ministri që nënkuptojnë investime në kuvende komunale po shihen se janë në
    ndikimin e njerëzve të fortë brenda dy subjekteve të mëdha që e bëjnë koalicionin edhe për këtë

    67
    s’ka koment. Sigurisht se kjo është një parapërgatitje për stimulim elektoral në një të papritur të
    mundshme që duhet të ndodhë në Kosovë rreth zgjedhjeve. Kështu së paku unë mendoj.

    Kur jemi te Ministria e Sporteve unë dua t’ia kujtoj ministrit edhe pse nuk është këtu, po ndoshta
    televizor është tu na pa, partneri i koalicionit PDK ka pas premtuar njëfarë stadiumi evropian në
    Prizren dhe jo që s’po ndodh, por shumë mjete të qytetarëve janë të orientuar, pa dashur t’i
    nënçmoj, në do farë katundesh më thellë, e qytetin e dytë në Kosovë e lënë në situatën që është e
    papranueshme.

    Thjesht, një kod buxhetor që i dedikohet akademisë diplomatike tregon qartë se kjo qeveri sa e
    ka prioritetet domethënë diplomacinë, domethënë një kod buxhetore prej 90 mijë eurove është
    tregua shumë i qartë se kjo Qeveri në fakt nuk është duke menduar për atë çka është prioritet
    aktual për shtetin e Kosovës në kuptimin e krijimit të kushteve dhe kuadrove për me përfaqësua
    vendin sa më gjerësish në arenën ndërkombëtare.

    Me thanë të drejtën duke i analizua buxhetet e komunave unë do të ndalem në Prizren nga vij si
    deputet. Kjo është një tregues zoti Arben Gashi se kjo Qeveri nuk ka ndikime dhe nuk mund të
    orienton politikat lokale të pushtetit gjyqësorë, sepse faktikisht premtimi fillestar nuk vazhdon të
    zbatohet, përderisa Komuna e Prizrenit ka paraparë 60 mijë euro për të blerë makina, e për të
    dyshuar se deri më tash me biçikleta kanë shkuar në punë, e kur dihet se çdo vit më shumë se
    150 mijë euro kanë harxhuar për këtë punë.

    Me këtë dua ta përfundoj atë që e thash në fillim se ky buxhet nuk është premtues për qytetarët e
    Kosovës, ky buxhet është veç shpenzues i të hyrave, domethënë që vijnë kryesisht nga doganat
    dhe nga taksat dhe ky buxhet nuk ka simptome për përmirësimin e jetës në favor të qytetarëve po
    është vazhdimësi e gjendjes kaotike që vazhdon për vite të tëra të mbretërojnë në Kosovë.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Shaip Muja e ka fjalën.

  • Faleminderit, zoti kryetar!
    Rishikimi i këtij buxheti që është në një mënyrë jo shumë shpresëdhënës tregon edhe nga prania
    e Kabinetit qeveritar këtu që nuk është shpresëdhënës për të dhënë shpjegime nga dikasteret e
    caktuara sepse unë jam i sigurt që vetëm ministri i financave nëse pyetet për disa pika në disa
    sektorë në disa ministri do të jetë shpjegimi i mangët në devijimin e linjës buxhetore që bëhet
    tash në rishikimin e buxhetit.

    Prandaj, mendoj që kur prezantohen buxhetet e tilla paraqitjet qeveritare duhet të jenë të
    pasqyruara ku ishin, kur aprovuam këtë buxhet në fillim të vitit dhe ku jemi tash me të arriturat
    dhe parametrat ekonomik shpresëdhënës të cilët parë në tërësi nuk është një gjendje ekonomike e
    mirë në aspektin e një performanse të përgjithshme kështu në nivel të Kosovës.

    Dhe nëse analizohen sektorët siç janë ministritë të caktuara, për shembull siç është Ministria e
    Shëndetësisë, analizohen çështjet të cilat me këtë buxhet a jemi duke bërë ndërprerjen e evazionit
    fiskal, a jemi duke rritur performansën e kualitetit të shërbimit shëndetësorë, a jemi duke nxjerr
    shpresën që shërbimi publik në Republikën e Kosovës në shërbimin shëndetësorë është më mirë

    68
    se sa që ishte vitin e kaluar. Unë mendoj që është më keq nga ato çka po shoh dhe çka po
    prezantohen këtu.

    Një pikë tjetër, e cila është shumë me rëndësi, të cilën e shohim nga mediat, unë personalisht nuk
    kam informacion të mjaftueshëm është kredia që e merr Republika e Kosovës nga Fondi Monetar
    Ndërkombëtar.

    Nëse një kreditim i tillë nuk e dëgjova ose ndoshta nuk kam qenë i pranishëm këtu që në
    rishikimin e buxhetit nëse ndodh ekzekutimi i kësaj linjës kreditore, cilat janë qëllimet me këtë
    kredi që merren nga Fondi Monetar, sepse Fondi Monetar nganjëherë i jep ndoshta me lehtësi për
    shkak të disa raporteve të tjera por mund të na sfidoj në situata siç është duke i sfidua shtetet
    fqinje siç është Greqia e siç janë edhe shtetet tjera Serbia apo dikush tjetër.

    Prandaj, me këto sa po garantohet zhvillimi ekonomik, cilat janë dedikimet në sektorin publik e
    cilat në sektorin privat të këtyre kredive të mira të cilat janë duke u marrë me kushte të mirë, për
    të ulur numrin e të papunësuarve në Republikën e Kosovës dhe për t’u adaptua politikave të cilat
    po zhvillohen në planin e edukimit të një armatës e cila sot e kemi të edukuar por e kemi të
    paangazhuar në punë dhe këto çështje ne duhet t’i pasqyrojmë dhe t’i kemi të qarta.

    Ne do ta votojmë sigurisht 61 vota do t’i keni ju për ta miratuar këtë buxhet, mirëpo nuk do të
    thotë që populli sot që po na dëgjon pas këtij miratimi do të ketë përmirësim të zhvillimit
    ekonomikë.

    Prandaj, ne duhet të jemi real në shpjegimet për pritje që bënë popullata, sepse nga këto
    mosshpjegime të mira ndodh edhe emigracioni, meqë u bënë 50 mijë veta që emigruan. Ne
    përmes atij emigracioni ne eksportuam, ju thatë zoti ministër 49 milionë euro i keni siguruar
    gjatë këtij rishikimi. Por unë mendoj, nuk treguat që vitin e kaluar i keni eksportua 60 milionë
    euro me emigracionin sepse ata kanë marr lekë, ka marrë mjete financiare që kanë ikur jashtë në
    mënyrë joligjore, janë shpenzuar dhe ai është një evazion i madh fiskal.

    Një evazion tjetër që zyrtarisht e stimulon Republika e Kosovës janë shërbimet që blihen ose
    mallrat që blihen e të cilat mund të kultivohen ose të ndihmohen në Republikën e Kosovës por
    edhe jo të blihen në vazhdimësi. Ne kemi shërbime, qoftë nga edukimi, qoftë nga shëndetësia,
    qoftë nga mallrat të cilat i blejmë nga jashtë edhe të cilat është dashtë që të bëhet një analizë e
    qartë.

    Nëse për shembull blejmë vezë më shumë nga jashtë ne duhet ta bëjmë një analizë, pse nuk
    stimulojmë pulari, t’i stimulojë shteti, të prodhohen vezët brenda po jo tregojnë për ‘space
    shettle’ raketë, e cila ka mu ngritë në NASO, sepse ne jemi larg tyre, ne duhet me fillua mu
    marrë me vezë me këto punë të cilat sa e kemi kaçikun po jo të fillojmë të fantazojmë për disa
    çështje të cilat janë jashtë përditshmërisë së popullatës së Kosovës. do të thotë pjesën e ushqimit
    bazë, ne nuk e kemi të garantuar si ushqim. Ne bëjmë vazhdimisht largimin e mjeteve financiare
    nga Republika e Kosovës dhe marrim mallra të konsumit. Një çështje e cila në fund të ditës
    tregon se nga ajo pjesë që marrim ushqimin ne kontribuojmë ndoshta vetëm për pjesën e
    mbetjeve fiziologjike ne që i bëjmë dhe në këtë mënyrë ne nuk arrijmë asgjë, as parametra të
    zhvillimit ekonomik, e as të një shprese, e cila mund ta rrisë numrin e punësuarve, qoftë në

    69
    sektorin privat, t’i e di unë e përkrah më shumë se sa ideja që ju e keni lansuar e kultivuar, ideja
    që të punësuarit duhet të kërkojnë vetëm në shtet të punojnë. Ky është një gabim shumë i madh
    për të cilin asnjëherë Republika e Kosovës nuk duhet ta ngulitë në idenë e popullit. Faleminderit!

  • Faleminderit! Profesori Muhamet Mustafa e ka fjalën.

  • Faleminderit, zoti kryetar i Kuvendit,
    Unë dëshiroj shkurtimisht të theksoj disa momente që janë të rëndësishme edhe për këtë rishikim
    por edhe për disa çështje që kanë ose mund të kenë implikime afatgjata.

    Mendoj se ky rishikim është i imponuar nga situata dhe natyrisht që Ministria e Financave dhe
    Qeveria e ka bërë atë që duhet të bëjë dhe si i tillë mendoj se duhet të aprovohet.

    Një vërejtje në fillim, nuk është fjala këtu për zvogëlim të buxhetit. Ne edhe sipas këtij rishikimi
    planifikojmë të kem 200 milionë më shumë të ardhura se të ardhura në buxhet se sa në vitin 2014
    dhe 200 milionë më shumë shpenzime se sa në vitin 2014.

    Gjithashtu nuk kemi këtu të bëjmë me rritjen e taksave për të varfrit, për arsye se TVSH-ja që i
    takon të varfrit në artikujt elementarë është përgjysmua dhe nuk kemi zvogëlim të shpenzimeve
    për 71 milionë se siç thashë shpenzimet e buxhetit janë rritë për 200 milionë në krahasim me
    2014.

    Kur të diskutojmë është mirë që të thellohemi pak me këto shifra dhe të çojmë mesazhet reale te
    opinioni.

    Megjithatë, mbeten shumë sfida edhe me këtë buxhet të cilat duhet të adresohen në kohën në
    vijim.

    Së pari nëse e shihni strukturën globale, kjo është deformua mjaftë viteve të kaluara, kështu që
    tash ne kemi ardhur në një situatë kur më pak kemi shpenzime kapitale, domethënë pjesëmarrje
    të investimeve kapitale të shpenzimeve është më e ulët se sa e pagave edhe është edhe më e ulët
    se sa e shpenzimet për mallra dhe shërbime janë reduktua në mënyrë radikale që është pozitive
    por neve na ngarkojnë shumë transferet edhe subvencionet.

    Kështu që mallrat dhe transferet dhe subvencionet në buxhet përbëjnë 39%, kurse shpenzimet
    kapitale veç 28%. Kjo është një strukturë mjaftë e deformuar e cila duhet të korrigjohet, nuk
    mund të korrigjohet për tre muaj, nuk mund të korrigjohet për një vit, por me kornizën e
    shpenzimeve afatmesme, me prioritetet afatgjate duhet të vjen një strukturë më e harmonishme
    në këto tri ndarje kyçe.

    Gjithashtu mendoj se edhe ky parashikim nuk është që është i lehtë për t’u realizua sepse ne
    parashikojmë rritjen për 14%. Lajmi i mirë është ajo që dëgjuam këtu se të ardhurat,
    Administrata Tatimore për gjashtë muaj i ka rritur 12% në krahasim me muajt e kaluar dhe
    Dogana 9% dhe kjo është një sinjal i mirë por ne duhet mbërrimë në 14% në gjashtë muajt e
    ardhshëm. Prandaj, do të nevojitet një angazhim maksimal edhe i Administratës Tatimore edhe i
    Doganave se këto projeksione të realizohen qysh janë realizuar aq më parë kur ne parashikojmë

    70
    një rritje 3,5%, pra. Shpenzimet e buxhetit rriten 4% e rritja ekonomike 3-5% domethënë është
    një përpjekje që duhet ta bëjë Qeveria për ta mbërri këtë nivel të të ardhurave dhe të
    shpenzimeve kryesisht duke e rritur efikasitetin e Administratës Tatimore dhe Doganave dhe
    duke e zvogëluar informalitetin.

    Çështja e tretë që unë dua ta theksoj që është një çështje mjaftë e rëndësishme në diskutimet e
    ardhshme me FMN-në, ka të bëjë me bilancin bankar.

    Bilanci bankar në tre vjetet e fundit po shihet se është diku rreth 100 milionë, 100 e diçka
    milionë, tash parashihet që kjo të rritet në 210 milionë dhe ndërkohë kjo të kompensohet me një
    kredi.

    Mendoj se kjo nuk është një zgjedhje e mirë, dhe ne vazhdimisht kemi kërkuar nga FMN-ja që
    në kushtet kur Qeveria tregon një disiplinë më të madhe, një angazhim më të madh në
    shpenzimin e buxhetit brenda kornizave ekzistuese, një kërkesë e tillë për një bilanc bankar që do
    t’i i mobilizoj 210 milionë është destimulues për rritjen ekonomike. Dhe ne duhet t’i themi
    Fondit Monetar Ndërkombëtar që kjo është një çështje që duhet të ketë në konsiderim që të
    shkojmë sepse po i mobilizon 210 milionë aty në ndërkohë që ne kemi mjete që ende besoj që
    me Fondin Zhvillimor do të ju qasemi edhe atyre mjeteve që kanë të bëjnë me mjetet që i kemi të
    mobilizuara, ne i kemi të mobilizuara diku 550 apo 560 nga fondi i privatizimit mos gabofsha
    ose janë më shumë.

    Dhe ato mjete BQK-ja tash po kaloj në një temë këtu që mos me diskutua edhe në pikën e
    ardhshme i plason diku m një normë interesi më pakë se 1%. Ndërkohë që ne duhet të marrim
    kredi. Ne duhet gjithsesi këto mjete të imobilizuara që i kemi në funksionin e tyre ekonomik në
    investime me eksiditorin e prodhimit, sepse raporti i bankës qendrore na tregon se investimet në
    sektorin e prodhimit nuk janë të mjaftueshme janë vetëm 12% e kredive shkon në sektorin e
    prodhimit, vetëm 4% e kredive shkon në bujqësi dhe kjo tregon se ne duhet të bëjmë çmos që
    këto mjete që i kemi kualitative që nuk janë të mobile t’i mobilizojmë me fondin e zhvillimit dhe
    privatizimit, të cilin e presim diku në shtator në mos gabofsha, konceptin për këtë fondin e
    punësimit i cili duhet të ndikojë në mes tjerash edhe në normën e interesit. Norma e interesit
    është pozitive se ka rënë prej vitit të kaluar në këtë vit domethënë prej më pak se 11%,
    domethënë rreth 10%, e ka rënë diku rreth 9% por kjo po shihet se për të investuar nuk mjafton
    dhe nuk është vetëm puna që bankat nuk duan t’u japin kredi prodhimit edhe bujqësisë, por
    prodhimi dhe bujqësia janë në një gjendje të tillë të likuiditetit dhe aftësisë kreditore që edhe nuk
    shkojnë për të kërkuar shumë kredi në kushtet ekzistuese.

    Këto janë disa çështje që na duhet t’i diskutojmë po them me durim, duhet t’i diskutojmë me një
    konsensus midis të gjithëve që jemi këtu dhe të biem një klimë pozitive të diskutimit këtu. Jo një
    klimë e cila krijon konflikte dhe na duke u marrë me konflikte i harrojmë çështjet që janë
    esenciale për ne dhe cilat duhet t’i zgjidhim më tutje. Faleminderit!

  • Raif Qela e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar i Kuvendit!
    Të nderuar deputetë,

    71
    I nderuar ministër Hoti,
    Në këtë buxhet kaq të kufizuar çfarë ka Kosova me reduktim prej rreth 52 milionëve shtesë në
    rishikim është tepër e vështirë të riorientohen dikah tjetër investimet kapitale dhe me këtë është
    tepër problem që të gjendet një vend për ta zëvendësuar një investim me një tjetër.

    Por, nga krejt kjo, unë jam shumë i bindur se është një fushë në të cilën duhet të rishikohet
    patjetër dhe të gjendet vendi se si të sigurohen mjetet, në mënyrë që kjo fushë e jetës të
    rregullohet. E kam fjalën për teknologjinë e informacionit dhe të komunikimeve e cila edhe në
    buxhetin e vitit 2015, i cili ka qenë i miratuar në fund të vitit të kaluar, e as tash nuk është
    përmirësuar gjendja, ngase nga 2 milionë e 250 mijë sa kanë qenë të planifikuara për vitin e
    kaluar kanë rënë në 200 mijë, që i bie më shumë se 91% e mjeteve janë reduktuar. Jo se është kjo
    shumë në vete ndonjë problem i veçantë, por se teknologjia e informacionit dhe e komunikimeve
    është njëra nga fushat të cilat pa të shteti nuk zhvillohet.

    Po flas vetëm ngase e di rrezikun tepër të madh që pasojat tepër të mëdha që mund t’i bartë me
    vete kjo mungesë e madhe e buxhetit për këtë fushë. Në kategorinë e investimeve kapitale, siç
    thashë, rënia kaq e madhe krijon vështirësi tepër serioze në realizimin e funksionimit normal të
    administratës publike, duke pasur parasysh se çdo veprim dhe aktivitet është i varur drejtpërdrejt
    nga infrastruktura kompjuterike. Bota bashkëkohore çdo ditë rrezikohet nga krimet kibernetike,
    andaj edhe vendi ynë mund të jetë cak i sulmeve të tilla. Mungesa e investimeve në mënyrë të
    drejtpërdrejtë e zvogëlon sigurinë e sistemeve dhe të të dhënave elektronike shtetërore.

    Bazuar në programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për periudhën 2015-2018, një nga
    objektivat kryesore është reforma e administratës publike dhe avancimi i shërbimeve nëpërmjet
    qeverisjes elektronike që një mundësi më e shpejtë, më e lirë, më efikase dhe më transparente për
    ofrimin e shërbimeve për qytetarë, biznese dhe vetë institucionet. Agjencia e shoqërisë së
    informacionit, e cila është krijuar, themeluar në bazë të Ligjit për organet qeveritare dhe
    shoqërisë së informacionit do ta ketë të pamundur t’i realizojë planet dhe obligimet e saj ligjore.

    Kjo agjenci ofron shërbime teknologjisë informative për të gjitha institucionet e Republikës së
    Kosovës, duke përfshirë menaxhimin e rrjetit shtetëror që mbulon tërë territorin e vendit me mbi
    500 lokacione, objekte të institucioneve, mundëson ndërlidhjen me qendër të sistemeve ‘free
    balance’, regjistrit civil, regjistrit kadastral, regjistri i automjeteve etj., administrimin e sistemit të
    postës elektronike zyrtare, në të cilën i ka rreth 20 mijë shfrytëzues, administrimi i qendrës së të
    dhënave shtetërore, në të cilat janë edhe regjistri i gjendjes civile, sistemi i pagave të nëpunësve
    civilë, sistemi informativ i burimeve njerëzore, sistemi i informimit shëndetësor, i prokurimit etj.

    Shkurtimi i buxhetit në fushën e teknologjisë informative gjegjësisht shkurtimet drastik në masën
    mbi 90% e buxhetit të agjencisë për investime kapitale ndikon në këto: funksionimin jo të mirë
    shtetëror dhe sistemeve elektronike, zhvillimin e teknologjisë informative në institucione duke
    ndikuar direkt në cilësinë e shërbimeve edhe ruajtjen e të dhënave, reformimin e modernizimin e
    administratës publike pa zhvillimin e qeverisjes elektronike nuk mund të ketë reforma në
    administratën publike.

    Sigurinë e pajisjeve dhe të dhënave elektronike, integrimin e vendit në BE, dihet se në raportet e
    progresit të Komisionit Evropian është kërkesa e vazhdueshme avancimi i qeverisjes elektronike

    72
    edhe zhvillimi ekonomik i vendit. Krejt këto projekte të cilat janë shkurtuar vitin e kaluar dhe që
    nuk janë korrigjuar tani janë t’i përmend vetëm disa më të rëndësishmet: mirëmbajtja e sistemit
    të gjendjes civile, vazhdim kontrate domethënë kontrata ka mbetur në gjysmë e parealizuar.

    Përkrahja e projektit të e-pasurisë mirëmbajtja e pajisjeve të rrjetit shtetëror dhe serverëve,
    portali e-Kosovë, kodi e qeverisja në përgjithësi, projekti për siguri të të dhënave, zëvendësimi i
    pajisjeve të sigurisë së sistemit ‘Firewall’ me pajisje që janë adekuat për zhvillimin teknologjik
    të kohës, arkivimi elektronik i dokumenteve shtetërore e të tjera e të tjera, krejt këto bëjnë që
    pasojat mund të jenë tepër të mëdha për vendin, po e them këtë, sepse, po e them edhe një rast
    nga përvoja personale gjatë punës sime në Departamentin e Teknologjisë Informative në Postë-
    Telekom edhe pse kemi punuar me muaj të tërë, edhe pse jemi përgatitur nga një rrezik i
    mundshëm kibernetik i tillë, pas një sulmi të viruseve tre muaj e kanë qit prej sistemi krejt Postë-
    Telekomin që të mos ndodhë kjo, që të mos rrezikohen të dhënat, që të mos rrezikohet vjedhja e
    të dhënave, që të mos rrezikohet edhe shkatërrimi i të dhënave të krejt sistemit shtetëror zoti
    ministër ju thërras, ju propozoj që të uleni dhe shumë shpejtë ta zgjidhni këtë çështje me vetë
    punonjësit e kësaj agjencie, sepse ata e dinë mirë se cilat prej projekteve duhet të kalojnë
    patjetër, cilat mund të mos kalojnë, por rishikim duhet të ketë në këtë fushë, sepse pasojat mund
    të jenë katastrofave. Faleminderit!

    (Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetari i Kuvendit, z. Xhavit Haliti.)

  • Zoti Salih Salihu e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    Të nderuar kolegë,
    Qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Për fat të mirë Kosova ka kushte shumë të përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë, por për fat të
    keq bujqësia apo gjendja e tanishme e bujqësisë në Kosovë është e rëndë dhe kjo si pasojë e
    drejtpërdrejtë e veprimeve jo dhe adekuate dhe iracionale të njerëzve në institucionet tona, të
    cilët me vetëdije apo pavetëdije vazhdojnë të neglizhojnë këtë sektor.

    Tash për tash gjendje më të rëndë ka sektori i drithërave, sektori i blegtorisë dhe sektori i
    pemëtarisë dhe vreshtarisë, produktet e të cilave në Kosovë ende kanë kosto më të lartë të
    prodhimit dhe si të tilla të pakonkurrueshëm në tregun tonë, në raport me produktet e importuara
    të cilat hyjnë lirshëm në tregun e Kosovës. Buxheti i ndarë për bujqësi tashmë i zvogëluar për
    7% dhe kur merren parasysh borxhet apo edhe obligimet që ka Ministria e Bujqësisë për vitin
    2014, që janë dikur rreth 15 milionë euro është ende shumë i vogël në raport me nevojat që ka ky
    sektor por edhe në raport me shtetet fqinjë, të cilët ndajnë më shumë për këtë sektorë.

    Pra, me këtë buxhet, zhvillimi i bujqësisë nuk mund të jetë i qëndrueshëm dhe as i
    konkurrueshëm me bujqësinë e vendeve të rajonit dhe si pasojë kemi invazion të importeve të
    produkteve bujqësore nga vendet fqinje, sidomos nga Maqedonia dhe Serbia, të cilat
    subvencionojnë çdo kulturë bujqësore, madje subvencionojnë edhe eksportin duke e shndërruar
    kështu produktet e tyre konkurrent kryesor në tregun e Kosovës. Natyrisht se përveç buxhetit,
    bujqësia e Kosovës ka nevojë edhe për politika të mirëfillta që mbrojnë prodhimin vendor, ka
    nevojë për hartimin dhe zbatimin e masave në sigurimin e cilësisë së prodhimeve vendore dhe

    73
    për promovimin e tyre ka nevojë për themelimin e një fondi të veçantë për zhvillimin bujqësisë
    ku fermerët kanë mundësi të marrin kredi të buta për zhvillimin e veprimtarisë së tyre.

    Për të qenë të konkurrueshëm në treg është e domosdoshme përveç tjerash ulja e kostos së
    prodhimit përmes subvencionimit të inputeve apo prodhimit të tyre brenda vendit tonë. Rritjes së
    prodhimit të sipërfaqes përmes kontrollit të cilësisë së inputeve dhe rritjes së sipërfaqeve
    bujqësore nën ujitje. Pa rritje të shkallës së sigurisë në vend, pa zbatim të ligjit, pa krijimin e një
    ambienti të favorshëm për investitorët shqiptarë dhe të huaj, pa uljen e normës së interesit në
    institucionet kredituese në Kosovë, pa krijimin e një fondi për zhvillimin e bujqësisë, pa krijimin
    e një mekanizmi për sigurimin e produkteve bujqësore, pa rritjen e kontrollit në aspektin e
    cilësisë dhe sigurisë ushqimore të produkteve të importuara nuk do të mund ta zhvilloni këtë
    sektor.

    Për të gjitha këto natyrisht që kërkohet një angazhim i gjithë Qeverisë, një koordinim më i mirë
    ndërinstitucional i kryeministrisë, Agjencisë së Ushqimit, Ministrisë së Bujqësisë, Mjedisit dhe
    Planifikimit Hapësinor, Tregtisë dhe Industrisë, si dhe Doganave dhe Gjyqësorit.

    Por, a do të mund t’i realizoni këto me këto kulminacione të ministrive që keni bërë natyrisht që
    mbetet të shihet, por shenjat në terren së paku deri më tani lënë pak për të shpresuar. Vetëm
    shikoni mënyrën ndarëse të granteve ato janë ndarë në mënyrë të padrejtë duke favorizuar
    regjione të caktuara dhe duke lënë anash regjionet, të cilat nuk kanë njerëz me ndikim në
    ministri. Më së keqi në këtë rast ka pësuar regjioni i Anamoravës, Vitia, Gjilani, Dardana, si dhe
    Rrafshi i Kosovës, për shembull Ferizaj.

    Qeveria duhet t’i trajtojë në mënyrë të barabartë të gjithë fermerët e Kosovës, sepse ata janë
    tatim pagues të këtij shteti e jo të favorizohet një ose dy regjione apo edhe individë të caktuar. Se
    sa është e nevojshme të rritet buxheti për bujqësi, tregon më së miri interesimi i madh i
    fermerëve për grante për ta zhvilluar këtë sektor, pra ne kemi rreth 1 mijë e 568 aplikues që u
    janë pranuar dokumentet prej të cilëve vetëm 242 kanë përfituar ndërsa të tjerët janë refuzuar
    nganjëherë edhe për arsye banale dokumentet e pakompletuara. Pra, në vend se të rritet buxheti
    për bujqësi ju përkundrazi e keni zvogëluar atë për 7%.

    Dhe se sa janë të ndërgjegjshëm njerëzit që e udhëheqin këtë sektor tregon më së miri mos
    prezenca e ministrit të Bujqësisë i cili sot së paku moralisht është dashur ta arsyetojë se pse është
    bërë ulja e buxhetit për 7%. Ndërkaq, sa u përket prioriteteve që i diskutuam më herët a është me
    interes të investohet në infrastrukturën rrugore, hekurudhore, apo të investohet në bujqësi, në
    industrinë ushqimore më së miri e tregon këtë të nderuar kolegë rrugët hyrëse në kufijtë që ka
    Kosova. Merrni shikoni ato rrugë dhe vëreni se korsia e djathtë është e dëmtuar rëndë nga
    importet e rënda nga mauna që importojnë që sjellin mall në Kosovë sa që më tash shoferët gjatë
    natës e maunave importuesve fillojnë ta shfrytëzojnë korsinë e majtë, sepse ajo është e
    padëmtuar sepse Kosova nuk eksporton asnjë produkt vendor.

    Nuk ka shembull më të mirë, ne e dimë që edhe infrastruktura është domethënë është e
    domosdoshme edhe infrastruktura e ndihmon zhvillimin ekonomik ama nuk jemi që për
    shembull në infrastrukturë të investojmë dhjetëfish ndërkaq në bujqësi dhe industri ushqimore

    74
    njëfish me këtë kurs nuk mund të shkohet më tutje dhe nuk mund ta zhvillojmë bujqësinë.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Pal Lekaj e ka fjalën.

    PAL LEKAJ: Faleminderit, kryesues i Kuvendit!
    Të nderuar deputetë,
    I nderuar ministër,
    Të nderuar qytetarë,
    Sot po diskutojmë për Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për buxhetin e Republikës së
    Kosovës që është një ndër çështjet më kyçe për qytetarë dhe për interesin e qytetarëve. Ne jemi
    të vetëdijshëm që rishikimi i buxhetit nuk mund del prej kornizave që janë miratuar nga buxheti
    fiskal, por prapë jemi të vetëdijshëm që në këtë drejtim prej asaj çka kemi marrë premtime ne si
    deputetë, por edhe qytetarët e Kosovës anë e kënd hapësirës kemi menduar që në të vërtetë ky
    buxhet shkon në prioritete që janë të domosdoshme për qytetarët dhe në ministritë përkatëse apo
    komunat që kanë nevojë më së shumti që të bëhet një ndryshim i këtyre projekteve kapitale.
    Mirëpo, ata që e kemi vërejtje është një ndryshim një buxhet që ka 52 milionë më pak dhe ka i
    prekur ato ministri që janë më të nevojshme që të kenë rritje të buxhetit, por jo zvogëlim.

    Keni premtuar dhe është përmendur këtu ta marrim Ministrinë e Bujqësisë ku ka zvogëlim prej
    4,5 milionëve dhe pse është bërë kjo kur dihet që kërkesat janë jo për 100 milionë apo 200
    milionë por mund të jenë në enormë kërkesat e qytetarëve dhe në këtë drejtim nuk është dashur
    që të ketë ajo ndarje e buxhetit dhe t’i merret kësaj lëmie që me të vërtetë shkon në zhvillimin e
    Kosovës, sepse dihet që diku 70% e territorit të Kosovës është tokë punuese dhe mendoj që në
    këtë drejtim keni dështuar, zoti ministër.

    Po ashtu, nëse e marrim edhe Ministrinë e Shëndetësisë, dihet që kërkesat vetëm janë kërkesa të
    500 specializantëve që nga xhepi i tyre i kryejnë shkollimin dhe përgatitjen superiore dhe kjo
    Qeveri i shton vetëm 3,5 milionë dhe ato shkojnë për shërbime shëndetësore dhe për klinika
    universitare dhe jo aty ku duhet, që të kemi resurse humane të përgatitura dhe të kemi shërbime
    cilësore që mendoj që edhe këtu nuk ia keni qëlluar, zoti ministër.

    Po ashtu, ne kemi kërkuar që gjyqësia të ketë kuadro dhe jo vetëm në Ministrinë e Drejtësisë
    keni bë vetëm 147 mijë euro që mendoj që është një shumë simbolike dhe atakon drejtpërdrejtë
    shërbimin këtë drejtim. Po ashtu, në agjencitë e pavarura që ne me të vërtetë keni premtuar këtu
    edhe qytetarëve që do të kenë mbështetje financiare por këtu shihet që Këshilli Gjyqësor prapë
    ka mungesë të buxhetit dhe ne po ashtu kemi pas shumë lëndë dhe vërejtje që për mungesë të
    kuadro nuk janë kryer dhe prapë si mund të luftohet krimi i organizuar kur më së pakti
    mbështetet ky këshill i pavarur dhe gjyqësia në Kosovë.

    Prandaj, përpos RTK-së që nuk ka mangësi dhe prapë të njëjtin buxhet ia keni siguruar, dihet që
    është ajo që shkon në favor të asaj që drejtpërdrejtë juve ju përcjell dhe është publik dhe nuk
    është interesi fort as i qytetarëve dhe i opozitës, por mendoj që këtu politikisht keni vepruar mirë,
    por që shkon në dëm të ministrive apo linjave ministrore që shkojnë në disfavor të qytetarëve.


    75
    Mendoj që diçka që projektohet në vijat buxhetore duhet që së pari ajo që është premtuar dhe
    keni thënë që do të keni një bujqësi më të zhvilluar, do të kemi subvencione për ndërmarrje të
    vogla dhe të mesme që janë promotor i zhvillimit ekonomik në Kosovë dhe ju këtu mendoj që
    keni gabuar sepse as që nuk është në horizont që ju do t’i subvenciononi me të gjitha ato
    premtime që i keni dhënë.

    Po ashtu, nëse ka mungesë të buxhetit për 52 milionë keni hyrë për 70 milionë huamarrje, që ka
    qenë e projektuar 187 milionë, ndërsa 70 milionë keni hyrë në huamarrje pa e ditë që thatë edhe
    vetë projektet apo fizibilitetin e projekteve që mendoj që kjo me siguri që do të jetë vetëm në
    letër dhe nuk do të jetë e implementueshme për këtë vit që janë ato gjëra që kërkohen nga
    qytetarët. Ne ishim në terren në shumë komuna dhe dihet mallra dhe shërbime gjithë kryetarët e
    komunave kanë mungesë të buxhetit, sepse ju e dini që kjo nuk shkon vetëm për lukse, por shkon
    edhe në mirëmbajtje të objekteve dhe kjo është në disporporcion me atë që kërkojnë apo atë që
    keni realizuar apo keni bërë rishikimin e buxhetit.

    Dhe këtu ju e dini shkollat në çfarë gjendje të mjerueshme janë për mirëmbajtje i dini edhe
    objektet komunale, edhe shëndetësore dhe në këtë drejtim mendoj që është dashur të mendohet
    më mirë dhe t’u jepet prioritet. Po ashtu, ajo që nga Ministria e Ambientit që kam menduar se do
    të ketë një rritje sado të vogël të buxhetit edhe këtu keni dështuar sepse kur dihet që shumica e
    qytetarëve nëpër komuna nuk kanë ujë të pijes e sidomos në këtë gjendje, në këto temperatura na
    ishim në tri-katër komuna që ta marrim klimën që i tërë rajoni nuk ka ujë të pijes në shekullin
    XXI. Dhe nuk është prioritet i kësaj Qeverie.

    Unë e di që kemi me më thënë zoti ministër, që sa është kulaçi aq mund ta ndajmë por ju keni
    premtuar në vend të kulaçit një bukë të madhe, por këtu nuk po e shohim. Keni premtuar edhe
    shumë e shumë buxhet që do të ketë rritje, por ne po e shohim vetëm nga doganat sepse nëse
    keni të drejtë kur thoni nëse e krahasojmë buxhetin me vitin paraprakë por me parashikimet i
    keni 16,2 milionë më pak të hyra në pikat doganore.

    Po ashtu, nga Agjencia Kosovare e Privatizimit dihet që 81% është zvogëluar buxheti për 30
    milionë e shumë e shumë vija tjetra që ju kuptoj që nuk mund të më thoni që nuk kemi prodhim
    për të prodhuar para, edhe për ne është e kuptueshme, edhe për deputetët, mirëpo njëherë e
    përgjithmonë mos të premtojmë shumë dhe në fund dalim prapë t’i mashtrojmë qytetarët dhe
    mendoj që kur thoni që Qeveria e kaluar nuk ka pas plan qeverisës mua më çudit fakt se edhe kjo
    është një dështim edhe i të kaluarës, mirëpo edhe tani edhe pse e kemi planin qeverisës në këtë
    drejtim nuk po e shohim një pozitivitet apo një ngritje të të hyrave vetjake të Kosovës që do
    shkojë në zhvillim ekonomik apo mirëqenies sociale dhe ajo që e përmend prapë mund të them te
    rezervat.

    Keni zvogëluar buxhetin për 40%, 2 milionë euro kur dihet vetëm nëse e marrim sektorin e
    naftës që rezervat mund të jenë vetëm për 4 ditë, atëherë çka mendohet në këtë drejtim dhe pse
    keni shkuar në zvogëlim të kësaj kategorie që mendoj që nuk është prapë ajo që është dashur të
    ndërhyhet dhe ajo që keni premtuar mjaftë edhe vende të reja ne e dimë që për 4 vjet ju keni
    premtuar, por për këto 6 muaj unë nuk mendoj që ka ndodh diçka e re në Kosovë sa i përket
    zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës, përpos ikjes së qytetarëve që tani
    nuk është ikje masive dhe në sipërfaqe që duket, por është ikje e heshtur dhe mendoj të gjitha

    76
    këto janë ato që mund të ju themi lirshëm qytetarëve që mos pritni nga kjo Qeveri diçka pozitive,
    por prapë do të vazhdojmë me të njëjtin avaz me të njëjtin buxhet dhe me siguri do të kemi
    arsyetime prapë që në këtë drejtim të arsyetoheni para qytetarëve.

    Mirëpo, në përgjithësi mund të them që ky projekt as për së afërmi nuk i përmbush interesat e
    qytetarëve dhe mund ta quaj vetëm projekt apo projektbuxhet për menaxhim ditor dhe jo ndonjë
    strategji për një zhvillim të hovshëm të Kosovës. Faleminderit!

  • Faleminderit! Ministri e ka fjalën.

  • Faleminderit! Me sa di unë, kam të drejtë ta marr fjalën sa herë
    që është e nevojshme edhe në fund e marr prapë mos ke merak.

    E pash të nevojshme të jap një sqarim, ky është rishikimi i buxhetit do vazhdojmë të financojmë
    të gjitha projektet kapitale që i kemi miratuar bashkë më 29 dhjetor. Nuk ka asnjë problem
    pagesën e pagave, subvencioneve për mallra dhe shërbime. Ato që i kemi prezantuar janë vetëm
    kursime që nuk prekin fare cilësinë, të gjitha këto po i kryejmë zoti Lekaj, plus po i kryejmë edhe
    obligimet tuaja që i keni lënë para dy vjetësh në komunë po vazhdojmë t’i paguajnë. Ndoshta më
    mirë është në vend që me marrë ligjëratë, t’u tregohet edhe deputetëve sa kanë qenë obligimet që
    ju i keni lënë 2013 që ende edhe unë po përballem në vitin 2015 me obligimet e juaja dhe të plotë
    ish kryetarëve të komunave, janë rreth 40 milionë obligime të komunave që ne përveç që duhet
    t’i kryejmë të gjitha këto projekte duhet të kujdesemi edhe ato borxhe që tash na vijnë në
    tavolinë.

  • Faleminderit! Replikë, po s’ta ka përmendur emrin!

    PAL LEKAJ: I nderuar ministër,
    Unë ju kuptoj ju që jeni para një akti të kryer për atë që ua keni premtuar qytetarëve dhe këtë që
    e thoni mendoj që nuk shkon në favor të asaj që po menduar ju jeni në pozitën e një ministri me
    të vërtetë që mendoni më ndryshe.

    Sa i përket projekteve mos t’ju mbaj ligjëratë këtu por për hir të opinionit publik ju e dini që ka
    projekte dhe të gjitha projektet në Gjakovë janë të projektuara në qarkoren buxhetore që ka
    projekt me participim merreni Rregulloren e Kuvendit Komunës së Gjakovës dhe e sheh qartë
    për tri vite janë projektet dhe pse pasardhësja ime ka menduar që të investojë dhe t’i lë të gjitha
    ato projekte që janë të miratuara në Kuvendin Komunal për tri vite merre qarkoren buxhetore
    dhe para këtij Kuvendi eja dhe sqaroi. Por, jo të flasësh në hapësirë, jo të flasësh pa argumente
    sepse atë që e kam punuar në Gjakovë kam punuar me ndershmërinë më të madhe dhe ndoshta
    ka qenë shembulli i mirë në Kosovë se si menaxhohet një komunë.

  • Kundër-replikë, ministri!

  • Tani nuk po e konsideroj si kundër-replikë, veç sqarim.

    Ju dhe plot ish-kryetarë të komunave keni krijuar obligime pa zotim të mjeteve, keni lidhur
    kontrata pa zotim të mjeteve, kjo është shkelje e Ligjit të financave publike mua në tavolinë më

    77
    vijnë lëndë të përmbaruesve privat, unë duhet t’i kryej ato sepse janë obligime shtetërore, por që
    nuk janë kryer në përputhje të plotë me procedurat për investime të tilla.

  • Zonja Blerta Deliu-Kodra e ka fjalën.

  • KODRA: Faleminderit, nënkryetar i Parlamentit!
    Të nderuar kolegë deputetë,
    I nderuar ministër,
    E mora fjalën për një kërkesë urgjente që në këtë rast vjen prej Klinikës së Radiologjisë, dhe ka
    qenë kërkesë që të futet brenda buxhetit më konkretisht nga kabineti i diagnostikës së kancerit të
    gjirit, të cilët kanë kërkuar që të pajisjen me një aparat ultrazërit me elastografi.

    Dhe po e them kërkesë urgjente meqë statistikat që flasim për numrin e pacientëve ë prekur prej
    kancerit të gjirit flasin për një rritje të pacientëve të diagnostifikuar. Do të thotë vetëm brenda 6
    muajve i kemi gjithsej 26 raste të prekura me kancer të gjirit, kurse ajo që është edhe më shumë
    shqetësuese është që rastet e prekura janë kryesisht të reja nga mosha 18 vjeçare e deri në
    moshën 40 vjeçare.

    Të nderuar deputetë,
    Mendoj që të gjitha këto raste nuk mund të ekzaminohen me mamograf, meqë mosha e dedikuar
    për mamografin mobil është mbi moshën 40 vjeçare, janë të rrezikuara do të thotë nga rrezatimi,
    prandaj unë e mirëpres këtë kërkesë. Një ultrazë mendoj që do të shërbejë për plotësim të
    ekzaminimeve që po bëhen me mamografin mobil, aktualisht diagnostikimi i kancerit të gjirit do
    të thotë të bëhet përmes një aparati apo një ultrazëri tejet të vjetër i cili punon me gjysmë orari,
    kërkesat janë tejet të mëdha do të thotë brenda 6 muajve janë ekzaminuar gjithsej 1200 raste dhe
    kur flasim me numrin e rasteve të prekura unë e mirëpres këtë kërkesë. Mendoj që ky ultrazë do
    të kompensojë por edhe do të rrisë saktësinë e diagnostifikimit nga 45% në 80%, po ashtu do të
    bëhet pa u aplikuar rrezatimi që bëhet me mamografin mobil.

    Intervenimet operative me kosto të lartë dhe shumë raste që janë edhe të vonuara do të evitohen
    me këtë rast. I nderuar ministër, gjitha këto argumente unë mendoj që flasin se sa është i
    rëndësishëm ky ultrazë dhe sa e arsyeshme është kërkesa e repartit të radiologjisë brenda QKUK-
    së. Unë mirëpres po ashtu që kjo kërkesë të inkorporohet brenda projektbuxhetit të shtetit.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Hoxha e ka fjalën.

  • Faleminderit, i nderuari kryetar!
    Ministër i Financave,
    Unë dua t’i theksoj tri çështje, të cilat mbase nuk kanë mundësi të futen në këtë projektbuxhet,
    por megjithatë po dua ta sensibilizoj.

    Projekti për rregullimin e lumit Mirusha në Gjilan, është njëri ndër premtimet prioritare, që nga
    viti 2007. Për 7 vjet ishte pjesë e preokupimeve të qytetarëve të Gjilanit. Madje, ishte pjesë e
    zotimeve të mëdha, se do të përfundojë me 2008-shin, pastaj me 2009-shin e me radhë, deri në
    vitin 2014.

    78
    Tani jemi në diskutim të rishikimit të buxhetit 2015 dhe me parashikimet buxhetore parashihet
    që ky projekt të përfundojë diku më 2017. Kjo nënkupton, se projekti i rregullimit të një lumi,
    nëse mund ta quajmë lum, me gjatësi prej 4 kilometrash, zgjatë dhjetë vjet. Unë besoj se edhe me
    këtë rishikim të buxhetit do të duhej që kësaj çështjeje të diskutuar shumë, t’i përkushtohet më
    shumë vëmendje.

    Komuna është në pamundësi që të përballojë këtë projekt. Gjithsesi, kjo duhet të jetë çështje e
    këtij Kuvendi dhe, natyrisht Qeverisë së Kosovës.

    Tjetri në pikën dy, është në komunën e Gjilanit ekziston një rrugë me gjatësi prej 7 kilometrash e
    që mund të thuhet, se në tërësi është private. Pra, pronarët të cilëve u është marrë toka, nuk janë
    kompensuar për 14-15 vjet. Tash kjo është rruga qarkore, pronarëve të së cilës sipërfaqe përmes
    vendimeve gjyqësore, deri në vitin 2014 disa herë kanë bllokuar xhirollogarinë e komunës. Ajo
    mund të ndodhë edhe në të ardhmen, por ky nuk është shqetësimi kryesor, ngase shumë më e
    rëndësishme është të përcaktohen afatet kohore për kompensimin dhe realizimin e të drejtave të
    tyre.

    Unë nuk dua të jem insistues tani në rishikim të buxhetit, që të parashihet zgjidhja, por dua të
    përcjell ndjeshmërinë e problemit, në mënyrë që në buxhetin 2016 të bëhen planifikime për
    kompensimin, i cili ka një vlerë të supozuar diku mbi 7 milionë.

    Ky problem gjithsesi është në lidhshmëri edhe me të drejtat e njeriut dhe me të drejtat e
    shfrytëzimit të pronës.

    Çështja e tretë, që dua ta trajtoj, është jashtëzakonisht e rëndësishme, argumentimin detaj të së
    cilës do të duhej ta bënte Agjencia Kadastrale e Kosovës, respektivisht Ministria e Ambientit dhe
    Planifikimit, të cilën mbase edhe mund ta ketë bërë, është rindërtimi i të dhënave kadastrale.

    Në bazë të trendëve aktuale, Kosovës i nevojiten edhe 100 vjet që të përfundojë projekti i
    rindërtimit të dhënave kadastrale për tërë territorin e Kosovës. Buxheti i propozuar për vitin 2015
    sipas vlerësimeve dhe krahasimeve me realizimet e viteve të kaluara do të mund të mbulonte
    rindërtimin për 20-25 zona kadastrale, ndërsa Kosova i ka diku 1302 zona kadastrale, përfshirë
    edhe 38 komuna. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Rexhep Selimi e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    Gjatë muajve buxhetor që kemi kaluar në këtë vit, jo rrallëherë në mbikëqyrjen tonë
    parlamentare, jemi përballur me shumë kërkesa të cilat nganjëherë janë kthyer në shpresa se do
    të korrigjohen me rishikimin e buxhetit të këtij viti që po kalojmë.

    Dhe, po duket se ato shpresa kanë qenë jo të pabazuara, po paskan qenë të kota, për shkak se me
    atë çfarë po shohim ne, se si është trajtuar ky buxhet, nuk bëhet fjalë për ndonjë avancim, ose
    përmirësim të cilësisë, nëse mund ta quajmë cilësi buxhetore.


    79
    Pra, unë do të fokusohem në disa të cilat kanë qenë në pritje se do të përmirësohen dhe nuk ka
    ndodhur kështu.

    Në fushën e sigurisë, Qeveria e Kosovës ka pasur shumëçka të bëjë, ka pasur pra, të bëjë më
    shumë, ka pasur nevojë të bëjë më shumë, ka pasur po ashtu edhe kërkesa të arsyeshme që
    Qeveria ta trajtojë ndryshe buxhetin për këto institucione të sigurisë, gjegjësisht për Ministrinë e
    Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Për aq sa pamë, në vend se të ndodhte e kundërta, pra në vend se të rritej buxheti, të shtohej
    buxheti i kritikueshëm edhe më rastin e miratimit të këtij buxheti qysh në fillim, ka ndodhur e
    kundërta, ka pasur zvogëlime e reduktime, që i bie se edhe kësaj here Qeveria e Kosovës po
    vazhdon të heqë dorë nga ajo që ne mund ta quajmë tashmë, mirëmbajtje e sigurisë së
    Republikës së Kosovës.

    Pra, për aq sa pamë, për Ministrinë e Punëve të Brendshme ka reduktime buxhetore, në vend se
    të kishte shtesa, për shkak se nevojat janë shumë më të mëdha edhe se sa është paraparë në fillim
    të këtij viti buxhetor dhe, është me të vërtetë shumë zhgënjyese, se shkurtimet buxhetore kanë
    filluar, ose janë përqendruar në këtë fushë, në një ambient ku siguria do të duhej të ishte prioritet,
    që si të tillë do të duhej ta shihte edhe Qeveria e Kosovës.

    Ne si grup parlamentar me të drejtë e kemi kritikuar buxhetin e paraparë për Ministrinë e Forcës
    së Sigurisë së Kosovës dhe saktësisht për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Jo pa të drejtë, e kemi
    quajtur që ky buxhet nuk mjafton, as për mirëmbajtje të qëndrueshme të Forcave të Sigurisë së
    Kosovës, as për si ta quaj, njëfarë stabiliteti që do të kishte nevojë në rrethana krejt tjera e lëre
    më për zhvillimin dhe rritjen e kapaciteteve që ka nevojë Forca e Sigurisë së Kosovës, sot.

    Do të flas në fund pak më shumë për këtë çështje. Do të fokusohem ndoshta të nxjerr pak një...
    edhe kjo ka të bëjë me fushën e sigurisë, po ka të bëjë me arsimimin në fushën e sigurisë. Ne
    para do kohe ishim në vizitë me detyrë mbikëqyrjeje të Akademisë së Kosovës për Siguri
    Publike dhe besoni, që ata njerëz janë shumë, shumë më të gatshëm të bëjnë në edukimin e
    pjesëtarëve të institucioneve të sigurisë dhe sa e sa ditë kishin kërkesa krejt të thjeshta për të
    ndarë mjete Qeveria e Kosovës, për t’i rritur kapacitetet e infrastrukturës në shërbim të
    shkollimit dhe avancimit të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe institucioneve tjera shtetërore
    të sigurisë. Dhe, ata po vazhdojnë akoma të mbesin pa përgjigje, për një kërkesë që për Qeverinë
    ka qenë krejt e thjeshtë, krejt e lehtë e mbi të gjitha detyrë për ta mbështetur këtë institucion, siç
    është Akademia e Kosovës për Siguri Publike.

    Por, do të kthehem, siç ju thash, te FSK-ja. Për aq sa kemi parë, për Forcën e Sigurisë së
    Kosovës nëpër vitet e shkuara, qoftë nga kjo Qeveri, qoftë nga Qeveria e kaluar, janë paraparë,
    është i paraparë një buxhet i pamjaftueshëm për mirëmbajtje, lëre më buxhet të cilin pretendon
    Qeveria se mund të sigurojë edhe avancim dhe rritje të kapaciteteve, ose mbi të gjitha, zhvillim.

    Por, këto ditë ju jeni dëshmitarë që në Kosovë kanë ardhur edhe amendamentet për ndryshime
    kushtetuese, që ta bëjnë Forcën e Sigurisë së Kosovës forcë ushtarake, pra forcë të armatosur të
    Kosovës. Duke parë parashikimet buxhetore të Qeverisë së Kosovës për Forcën e Sigurisë së
    Kosovës, ose respektivisht për Forcat e Armatosura të Kosovës, ne po e dimë mirëfilli se Qeveria

    80
    as nuk e paska ndërmend që të bëjë diçka më shumë se sa për ta sjellë dhe për ta dështuar edhe
    një tentativë tjetër për shndërrimin e Forcës së Sigurisë në Forcë të Armatosur të Kosovës.

    Edhe sikur ne të gjithë ta miratojmë këtë, Qeveria nuk ka paraparë të ndajë mjete e dihet që pa
    mjete nuk bëhet ushtria e Kosovës, nuk bëhet ushtri e Kosovës me 41 milionë, nuk shndërrohen
    Forcat e Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, me këtë buxhet që është paraparë sot për
    Forcën e Sigurisë së Kosovës, respektivisht për Ushtrinë e Kosovës.

    Pra, edhe nëse ne qoftë në ditët në vijim, do t’i amendamentojmë ndryshimet kushtetuese për
    shndërrimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, rrjedhimisht edhe ta bëjmë Ligjin për
    Forca të Armatosura të Kosovës, ju nuk keni paraparë buxhet për këtë që edhe nëse ne e kalojmë
    në aspektin politik, ju do ta dështoni në aspektin financiar. Por, me aq sa po shohim, ju nuk e
    keni ndërmend ta bëni një gjë të tillë, përveçse një tentative e destinuar për t’u rikthyer sërish në
    pikën zero.

    Një diçka e pritshme që ka qenë dashur të trajtohet në këtë buxhet, ka qenë edhe implementimi i
    Ligjit për Agjencinë e Shërbimit të Navigacionit Ajror. Në vitin 2014, pra në vitin e kaluar, është
    miratuar ky ligj në Parlamentin e Kosovës dhe e dini pse ka mbetur pa implementuar? Për shkak
    se Ministria e Financave nuk e ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Infrastrukturës për buxhet.

    Pra, vetëm për këtë shkak ka mbetur ky ligj pa u implementuar, që i bie se Qeveria e Kosovës
    nuk zbaton vendimet, ligjet e nxjerra në Parlamentin e Kosovës. Pra, ky ligj ka mbetur pa u
    miratuar, për shkak se një kërkesë e Ministrisë së Infrastrukturës nuk është miratuar, siç thonë
    nga e njëjta qeveri nuk është miratuar nga Ministria e Financave, gjë që pra ka mbetur jashtë
    funksionit kontrolli i kullës së navigacionit në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

    Pra, edhe njëherë dua të them se ligji është miratuar, është nënshkruar nga presidentja, por nuk
    po vazhdon të implementohet nga Qeveria e Kosovës. Kjo, mendoj se është një indikacion goxha
    kryeneç, për të thënë se Qeveria e Kosovës nuk zbaton as ligjet të cilat i nxjerr Kuvendi i
    Kosovës.

    Parë në tërësi, ky buxhet është treguesi më i mirë se kah po e çon Qeveria e Kosovës, pra këtë
    vend, se kah është e orientuar Qeveria e Kosovës dhe ky ligj edhe njëherë është treguesi më i
    mirë, që Qeveria e Kosovës nuk po kontribuon në një shtet zhvillimor, por po bën të kundërtën.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Zonja Haxhiu e ka fjalën.

  • Faleminderit, nënkryetar i Kuvendit!
    Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për buxhetin e Republikës së Kosovës, për
    vitin 2015, që e kemi para vetes, shohim se në përgjithësi kemi një numër të madh të
    ndryshimeve, si në të hyra ashtu edhe në shpenzime të Qeverisë.

    Bazuar në analiza të shumta rreth këtij projektbuxheti, rivlerësimin e të hyrave të buxhetit të
    Republikës së Kosovës, pra do të kemi rënie, ashtu sikurse u potencua edhe më parë, rreth 52
    milionë apo shprehu në përqindje 3,2%. Këto ndryshime vërehen dukshëm te shumë ministri.

    81
    Unë do të ndalem pak më tepër tek ministritë të cilat janë më të ndjeshme, sipas mendimit tim,
    sidomos në programin qeverisës, ashtu siç e kanë potencuar sa herë Qeveria se do të investojë në
    sektorin e bujqësisë, duke ditur se ky sektor është në një gjendje jo të mirë dhe është potenciali
    kryesor për zhvillimin e vendit.

    Në këtë ministri do të kemi ulje të buxhetit për 4,5 milionë euro apo 7%. Pra, nëse themi se do të
    kemi ulje, atëherë unë nuk e di se si do të arrihet të rimëkëmbet bujqësia dhe si do të kërkohet
    nga ky sektor që të ndikojë në zhvillimin ekonomik të vendit.

    Gjithashtu, tek Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të ketë ulje për 2,2 milionë apo
    shprehur në përqindje 1% e buxhetit të kësaj Ministrie. Më mirë për ta saktësuar, me këtë ulje
    dhe me heqjen çdo ditë e më shumë të qytetarëve nga skemat sociale dhe me këtë buxhet po u
    themi, jo vetëm që nuk do të keni përkrahje nga Qeveria, qytetarët të cilët kanë nevojë për
    përkrahje nga Qeveria, por u themi saktë se këta do të mbesin anash dhe do të hiqen edhe çdo
    ditë nga skemat sociale, pra ata që kanë nevojë.

    Kur e them këtë, nuk e them sa për numra, nuk e them sa për shifra, por e them për të treguar se
    sikur këtyre qytetarëve të vendit t’u ishte përmirësuar gjendja ekonomike, nuk do të ishte e mirë
    dhe vetë nuk do të shkonin të kërkonin përkrahje sociale. Kjo është me të vërtetë e dhembshme
    dhe këtu ministria, përkatësisht Qeveria duhet ta ketë parasysh këtë rang, këtë shoqëri tonën me
    shumë nevojë për përkrahje nga shteti.

    Me gjithë dashamirësinë për të gjitha ato projekte, të cilat janë në pritje të realizimit, sipas këtij
    projektbuxheti anekënd vendit, më duhet të shpreh shqetësimin tim të thellë, të cilin po e
    transmetoj në emër të më shumë se 25 fshatrave të Rekës së Keqe, të cilët për 15 vjet me radhë
    kanë ngelur pa ujë të pijes.

    Për fat të keq, as kësaj radhe nuk është paraparë ndërtimi dhe realizimi i këtij projekti kapital dhe
    jetik për më shumë se 20 mijë banorë të kësaj ane.

    Ministri i Financave paraprakisht theksoi se të gjitha projekt-propozimet i kemi shqyrtuar me
    shumë kujdes. Unë po e shtroj pyetjen, se sa kujdes i madh qenka ky angazhim i Qeverisë së
    Republikës së Kosovës, për t’i lënë pa ujë të pijes më shumë se 20 mijë banorë edhe më tutje e
    Zoti e di deri kur. Kjo është e papranueshme. Pastaj, bie në sy mungesa e një rruge shumë të
    rëndësishme, po për këta banorë, pra nga Reka e Keqe, përkatësisht aksi rrugor që lidhë fshatrat
    e Rekës së Keqe, me komunën e Junikut, përmes fshatrave Stubëll, Beria dhe Nivokaz.

    Ndoshta nuk është e tepërt të thuhet, se gjatë kohës së luftës ishte aortë e qarkullimit dhe
    furnizimit me armatim, pothuajse për të gjitha zonat e luftës në Kosovë. Fatkeqësisht, që nga
    paslufta, kjo rrugë ka mbetur në gjendje të mjerueshme.

    Pastaj, projekti i ndërtimit të fushës sportive, projekt të cilin unë e kam dorëzuar në Ministrinë e
    Kulturës dhe unë pres mirëkuptimin nga ministri i Kulturës, për realizimin e projektit në shkollën
    e mesme të ulët “Dy dëshmorët” në fshatin Sheremetaj, i cili është shumë e nevojshëm nga se kjo
    shkollë është ndërtuar në vitin 1968 dhe nxënësit e kësaj shkolle, asnjëherë të vetme nuk e kanë
    mundësinë për ta zhvilluar një orë të edukatës fizike. Pra, pres mirëkuptim edhe nga ministri, që

    82
    kësaj radhe do të reflektojë për interesat e të gjithë atyre nxënësve dhe për të mos u ndihmuar, që
    familjarët e tyre të shpërngulen dhe të kërkojnë ndoshta një shkollë më të mirë.

    Pastaj, rruga Botushë-Koshare, që shpie në varrezat e Dëshmorëve të Kombit e nisur vite më
    parë nga Qeveria e Kosovës dhe e mbetur në gjysmë të rrugës, është vërtet e papranueshme. Të
    përmendim vetëm përvjetorët e kësaj lavdie, kur familjarët dhe mijëra qytetarë kanë pengesa
    serioze në përballimin e këtij rrugëtimi të domosdoshëm.

    Marrë në përgjithësi, ky projektbuxhet as për së afërmi nuk përmbush nevojat urgjente të
    qytetarëve të Kosovës për një jetë normale në vendin e tyre, të cilët me taksat e tyre, natyrisht, e
    mbushin buxhetin e Republikës së Kosovës, e mos të flasim për mungesën themelore të
    zhvillimit ekonomik të vendit dhe krijimin e vendeve të punës.

    Fatkeqësisht, edhe në sektorin e arsimit ka ulje të buxhetit dhe unë vetëm po e potencoj një rast,
    vetëm në komunën e Gjakovës nga Ministria e Arsimit është nxjerrë një vendim, duke i
    përmendur edhe shumë komuna të tjera, por po e përmend vetëm Gjakovën, vendim i cili tregon
    se janë këtë vit, vitin shkollor 2015/2016 komuna e Gjakovës do ta fillojë me 219 vende pune më
    pak në fushën e arsimit. Pra, unë mendoj, ministër, se duke e ditur që buxheti shkon për kokë të
    nxënësit, por buxhetet duhet të ndahen, mendoj, duhet të kihen parasysh shkollat të cilat janë
    nëpër fshatra, sepse nuk është njëjtë sikur për t’ i mbyllur ato shkolla apo për t’ i bartur fëmijët,
    sikur ata për ta pasur shkollën më afër.

    Pra, duhet të mendohet kujdesshëm në këtë drejtim, sepse po i ndihmojmë shpërnguljes, mund të
    them një shpërngulje që po ndodh nga fshatrat e thella për të ardhur në qyet apo edhe ndoshta
    jashtë vendit. Fatkeqësisht, edhe ky rishikim i këtij projektbuxheti nuk do të kemi pra arsim dhe
    edukim cilësor, nuk do të kemi as shëndetësi normale dhe bujqësi, gjithashtu zhvillim ekonomik
    që është shumë i nevojshëm për të gjithë neve.

    Me një fjalë, Kosova edhe shumë kohë do të mbetet vend i pazhvilluar në rajon e më gjerë. Më
    së shumti edhe për faktin, se në projektbuxhet, për fat të keq, në asnjë moment nuk përcaktohen
    analizat dhe arsyetohen planet e mirëfillta të zhvillimit ekonomik, zhvillim të cilin aq shumë e
    proklamuam gjatë fushatave të të dy partive në pushtet.

    Dhe përfundimisht, po ju them që ky projektbuxhet është planifikuar keq dhe të planifikosh jo
    mirë, të planifikosh keq, nuk do të thotë asgjë tjetër vetëm se ke planifikuar dështimin.

    Andaj, edhe njëherë nga Qeveria e Kosovës kërkojmë që, pa dashur për t’i ndarë komunat, por
    sidomos në komunat të cilat me të vërtet ka kohë që kanë mbetur pas me përkrahjen e Qeverisë,
    që të kihen parasysh, që të kihet parasysh vazhdimi i shpejt i punimeve në rrugën magjistrale
    Prishtinë-Pejë, rrugë e cila është jetike për të gjithë ne dhe ato punime po vazhdojnë shumë
    ngadalë, për të mos thënë edhe vite e vite të tëra, deri në përfundimin e tyre. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Gëzim Kelmendi e ka fjalën.

    G
  • Faleminderit, i nderuar kryesues!
    I nderuar ministër,

    83
    Kolege dhe kolegë deputetë të nderuar,
    Debati i sotëm që ka të bëjë me rishikimin e buxhetit, pa dyshim, unë mendoj se është ndër
    debatet më të rëndësishme dhe më maratonike në raport me kuvendet tjera rajonale apo më gjerë
    evropiane, ngase ne e dimë kur kemi debate të tilla në kuvende e parlamente të ndryshme, seanca
    të tilla zgjasin me orë por edhe me ditë të tëra, për faktin se bëhet fjalë për të ardhmen kryesore
    të një shteti, ekonominë e një vendi, zhvillimin ekonomik të një vendi. Rishikimi i buxhetit ashtu
    siç e tha edhe ministri, që është hap paraprak për buxhetin e vitit 2016, unë pajtohem plotësisht
    që nuk është një buxhet i mjaftueshëm, nuk i plotëson në tërësi kërkesat e qytetarëve të Kosovës,
    por është edhe një fakt tjetër, që shqetëson edhe më shumë gjendjen ekonomike dhe perspektivën
    e qytetarëve të Kosovës, është fakti se për 16 vjet të pasluftës deri më tani nuk kemi pasur një
    menaxhim të mirëfilltë të Buxhetit të Republikës së Kosovës, apo më mirë me thënë, ka qenë një
    keqmenaxhim me përmasa mjaft të mëdha dhe, kjo ka reflektuar edhe me perspektivën
    ekonomike të këtij vendi.

    Mos të harrojmë, se shumë në fusha ka ngecur dhe nuk është investuar aq sa duhet. Unë,
    fatkeqësisht, më duhet ta pranoj një fakt, se Kosova është i vetmi vend që më së paku ka
    investuar në shëndetësi. Është sektori që është i lënë pas dore në raport me të gjitha vendet e
    rajonit dhe vendet e Bashkimit Evropian. Pastaj, është i vetmi vend që më së paku ka investuar
    edhe në ekonomi dhe në fund të fundit, na është paraqitur një dukuri shumë e rëndë, ka vazhduar
    nga mandati i kaluar, ndërsa edhe tash në këtë mandat, shumë familjeve që kanë qenë të përfshira
    me asistencë sociale u janë ndërprerë të ardhurat mujore të asistencës sociale, pastaj edhe shumë
    qytetarëve të Kosovës që janë invalidë me nevoja të veçanta, si rasti i të verbërve dhe të gjitha
    këto dukuri të tjera, rëndojnë gjendjen e ekonomike të Kosovës.

    Unë çfarë desha të potencoj në këtë fjalimin tim kryesor, është se përveç vërejtjeve që u dhanë
    këtu nga kolegët deputetë, ne duhet të jemi edhe vetëkritikë.

    I nderuar ministër, jemi të vetëdijshëm që edhe Kuvendi i Kosovës edhe deputetët e Kuvendit të
    Kosovës edhe Qeveria e Kosovës e edhe ministrat e ndryshëm marrin të ardhura të mjaftueshme
    mujore, bile, bile pagat tona i kalojnë të gjitha pagat e deputetëve të rajonit dhe më gjerë. Dhe,
    sikur kjo nuk na mjafton, unë kërkoj nga ju ministër, që në buxhetin e vitit 2016 ta zvogëloni
    buxhetin për financimin e partive politike. Nuk është korrekte, që partitë politike të marrin në
    muaj 2500 euro për kokë deputeti financim për zhvillimin e aktivitetit të tyre politik. Do të thotë,
    nëse një parti politike ka dhjetë deputetë, ajo me automatizëm në muaj i merr 25000 mijë euro.
    Prandaj, kjo është tej mase, përveç pagave të mëdha që i kemi si deputetë, ne marrim edhe para
    të tjera për financimin e partive të ndryshme politike.

    Dhe, është një fakt, se ne e dimë që këto mjete arsyetohen si për zhvillimin dhe rritjen e partisë
    politike dhe fushata të ndryshme. Ne e dimë, se kur po vjen koha e fushatave, pjesa dërmuese e
    partive politike nuk financohet nga ato para, por gjejnë rrugë të ndryshme, nga firma apo
    donatorë të ndryshëm.

    Prandaj, ministër, keni parasysh këtë për vitin 2016 e kam kërkesë të drejtpërdrejtë, që të
    zvogëlohet ky financim, të zvogëlohet ky buxhet për financimin e partive politike. Në anën
    tjetër, ne e dimë që edhe grupet parlamentare brenda vet Parlamentit të Kosovës marrin para të
    mira për kokë deputeti. Edhe ky është shqetësim, që duhet të korrigjohet nga ana juaj. Unë jam

    84
    në përgjithësi, i nderuar ministër, për atë që të reduktohen të gjitha të ardhurat dhe benificionet e
    ndryshme të zyrtarëve të lartë publikë, duke filluar nga posti i presidentit dhe te poshtë, te
    kryeministri e të gjithë të tjerët.

    Nuk është korrekte në një vend, ku kemi një shkallë të lartë rreth 40% të varfërisë e papunësisë,
    me një 17% varfëri mjaft të lartë, që presidenti, kryeministri e zyrtarë të lartë tjerë,
    kryeparlamentari dhe kryeprokurori dhe të gjithë të tjerët, pas përfundimit të mandatit të tyre, të
    marrin pagë të përjetshme. Nuk e kemi atë komoditet që atyre t’u sigurojmë pagë të përjetshme,
    asistentë të përjetshëm, zyrë të përjetshme dhe veturë zyrtare.

    Unë mendoj se duhet të korrigjohemi njëherë e përgjithmonë, për faktin se ne u ballafaquam me
    një dukuri shumë të rëndë në muajin janar të këtij viti që lamë pas, me një fluks shumë të madh
    të qytetarëve të Kosovës, që migruan drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Prandaj, dashur e
    padashur në mënyrë indirekte kemi ndikuar edhe ne si pjesë e politikës kosovare, që dekurajojmë
    qytetarë të ndryshëm dhe të marrin rrugën e migrimit.

    Prandaj, reduktimi fillimisht duke qenë vetëkritik, i zyrtarëve tanë duke u nisur nga vetvetja si
    Kuvend i Kosovës, si deputetë, si Qeveri e Kosovës, e hap derën që të bëjnë një menaxhim edhe
    më të mirë institucionet e ndryshme. Ju e dini, se qeveritë e ndryshme, apo më mirë me thënë,
    ministritë e ndryshme nga paslufta, qe 16 vjet kanë tejkaluar çdo normë etike dhe morale, sa i
    përket shpenzimit të mjeteve buxhetore. Ka shpenzime ekstreme në dreka, darka, udhëtime
    jashtë vendit, bileta aeroplani, karburante e vetura luksoze. Është paradoksale, se si është e
    mundur pothuajse në çdo mandat ministrat kanë blerë vetura të reja, zëvendësministrat e tillë dhe
    unë mendoj që vetëm në këtë formë mund të kontribuohet në rritjen e buxhetit të Kosovës dhe të
    mos vijmë në një situatë, kur të themi se nuk kemi buxhet të mjaftueshëm.

    Do të thotë, ne përveçse nuk kemi buxhet të mjaftueshëm, kemi edhe keqmenaxhim të tepruar të
    buxhetit të Kosovës. E kam dhënë si vërejtje parimore dhe prapë qëndroj pas asaj, se mendoj që
    zëvendësministrat nuk kanë vend në Qeverinë e Kosovës, për faktin se aktualisht Kosova nuk
    gëzon një pozitë të mirë ekonomike, as një GDP të mirëfilltë në raport me vendet e rajonit.
    Prandaj, zëvendësministrat as kurrfarë detyre nuk kanë, kurrfarë roli nuk çojnë, prandaj veç i
    shkaktojnë shpenzime buxhetit.

    Unë mendoj që kam propozime konkrete, ministër. Të hapni më shumë vende të reja të punës, të
    cilat do të ndikojnë më shumë në luftimin e krimit të organizuar. E kam propozuar se në cilin
    sektor, prapë po e përsëris, kemi rastin konkret me inspektorët e punës dhe inspektorët e tregut,
    të cilët janë, kanë mungesa në kapacitetet e tyre dhe të shtoni potencialet e tyre, nga se vetëm në
    këtë formë mund të luftohet krimi i organizuar, ngase dimë mirë që në tregun e Kosovës,
    fatkeqësisht, sikur në çdo institucion, ka lulëzuar dhe fatkeqësisht, ende mbretëron krimi i
    organizuar, shkelen të drejtat e punëtorëve, largohen njerëz nga puna, nuk respektohet orari i
    punës, nuk paguhen kontributet shteti, vërtet sa duhet të paguhen. Vetëm me një mbikëqyrje të
    tillë, me rritjen e potencialit të inspektorëve mund ta ndaloni këtë dukuri dhe krim të organizuar.

    U përmend edhe më herët çështja e tatimeve. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm te çështja e
    ngritjes së tatimeve, të cilët në anën tjetër i kontribuon rritjes së Buxhetit të Kosovës. Unë
    mendoj që duhet pasur parasysh qytetarët, shtresat e qytetarëve të Kosovës dhe jam absolutisht

    85
    kundër tatimit në pronë, nuk është në rregull kur kemi shumë familje me asistencë sociale, të
    paguajnë tatim barabartë me disa familje, që kanë nga dy tri paga në familje. Prandaj, te kjo
    çështja e tatimeve është një pikë mjaft e ndjeshme dhe keni parasysh në rritjen dhe ku po prekni,
    në cilat shtresa. Edhe pse e dimë se shumë biznese të mëdha, të lidhura me nëntokën politike u
    ikin tatimeve të mirëfillta, paguajnë vetëm sa për sy e faqe, nga se kanë benifite të tjera.

    Ajo çka vlen të përmendet dhe shihet si e ardhur kryesore e Buxhetit të Kosovës është, se në vitet
    e fundit e me këtë po krenohen edhe qeveritë e ndryshme të Kosovës, janë doganat e Kosovës.
    Prandaj, unë jam... është e vërtetë, të ketë kontroll të shtuar dhe të mos ndalohet kontrabanda, por
    të mos ketë mbidoganim në raport me vendet tjera. Kosova është prijatare në raport me të gjitha
    vendet e rajonit, sa i përket doganimit të produkteve të ndryshme, veçanërisht produkteve të
    tekstilit. Të mos harrojmë, se Kosova deri vonë ka qenë qendër tregtare, ku në vendet e rajonit
    kanë ardhur, kanë marrë dhe kanë eksportuar produkte nga Kosova, ndërsa sot një gjë e tillë ka
    rënë mjaft në nivel të ulët, për faktin se dogana i ka kufizuar tregtinë për qytetarët e Kosovës në
    këtë formë dhe ka reduktuar numrin e vendeve të punës.

    Mendoj se duhet të kihet parasysh për faktin se është kufizuar dhe është dekurajuar tregtia e lirë
    në Kosovë me rritjen e doganave. Doganat duhet të jenë shumë vigjilente, shumë rigoroze, në
    raport me kontrabandën, por jo të jenë në raport me ndëshkimet apo më mirë të them me taksat e
    tyre shumë më të mëdha në raport me vendet e rajonit.

    Dhe, e fundit, duke mos dashur ta zgjas më shumë, një gjë e tillë e cila i kontribuon edhe
    ekonomisë së vendit, pa dyshim, përveç doganave që i përmenda, është të fuqizohet edhe roli i
    eksportimit vendor. Ne e dimë, fatkeqësisht, shumë prodhues vendor janë të hendikepuar të
    eksportojnë produktet e tyre në tregun e rajonit dhe më gjerë dhe kjo gjë e pamundëson rritjen e
    buxhetit të Kosovës dhe rritjen e perspektivës. Ka shumë produkte vendore, qoftë nga bujqësia,
    qoftë nga industria e tekstilit, të cilët nuk mund të gjejnë vend në tregjet e rajonit dhe më gjerë,
    për shkak të ekonomisë jo të lirë të tregut, për shkak të konkurrencës jo të drejtë.

    Prandaj, unë kërkoj që tu mundësohet qytetarëve të Kosovës, njëherë e përgjithmonë të jenë të
    barabartë me të gjithë të tjerët, edhe në eksportin e produkteve të tyre, në punën e tyre, dhe në
    pagesën e taksave me qëllim që njëherë e përgjithmonë, buxheti i Kosovës përveç që do të rritet
    e të konsolidohet, por do të jetë i drejt, i barabartë dhe jo ndëshkues për shtresa të ndryshme të
    qytetarëve të Kosovës. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Bekim Haxhiu e ka fjalën.

  • Faleminderit, i nderuar kryesues!
    Nënkryetar i Kuvendit,
    I nderuar ministër,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    I dhamë mbështetje ministrit, që edhe kësaj radhe të procedojmë me këtë projektligj në mënyrë të
    përshpejtuar, edhe pse kur kemi miratuar projektligjin për vitin 2015 e kemi bërë në të njëjtën
    formë dhe kemi menduar që të paktën, në rishikim do të ulemi bashkërisht dhe më detajisht do ta
    trajtojmë këtë projektligj,


    86
    Do të provoj të mos e zgjas, për arsye se shumë çështje u thanë nga kolegët tjerë deputetë, por do
    të ndalem vetëm në katër segmente: në arsim, në shëndetësi, në sport dhe në ambient.

    Kemi dhënë mbështetje edhe si Komision parlamentar për Arsim çështjes së reformimit të
    arsimit dhe ngritjes së cilësisë, por ajo që më ka shqetësuar edhe me këtë rishikim është
    mostrajtimi i problemit të çantave të stërngarkuara dhe zgjidhjes së këtij problemi me anë të
    ndërtimeve të rafteve si masë preventive e parë dhe nuk trajtohet, dhe në disa diskutime të mia të
    mëhershme kanë tërhequr vërejtjen për këtë çështje dhe e shoh një neglizhencë të bartësve të
    arsimit të ulët sa i përket përgatitjes së zgjidhjes së këtij problemi, qoftë në masat e para
    preventive, pastaj edhe me zgjidhjen e këtij problemi për një periudhë më të gjatë kohore.

    E kam thënë edhe atëherë dhe e them që ne duhet të mendojmë që vërtet kemi fëmijë të edukuar,
    të arsimuar, por patjetër se duhet t’i kemi fëmijët e shëndetshëm dhe këtu nuk kemi bërë as me
    këtë projektbuxhet diçka të tillë.

    Te shëndetësia, vit pas viti po shkojmë me projekte të vogla dhe 51 projekte janë mirëmbajtje,
    servisim të aparaturave, të inventarit, të pajisjeve mjekësore. Jemi dëshmitarë se këto aparatura
    sado që i kemi 51 projekte të tilla, as nuk po mirëmbahen, as nuk po servisohen e as nuk po
    inventarizohen. Inventari në spitalet tona publike është si më keq. Pajisjet mjekësore nuk
    punojnë dhe unë e shtroj dilemën që ato projekte të kaluara ku u tretën e çka do të bëhet edhe me
    këto projekte të cilat tani i kemi.

    I nderuar nënkryetar i Kuvendit,
    Sot, keni ngritur një çështje shumë më rëndësi, çështjen e shëndetit dhe keqtrajtimit apo jo
    trajtimit adekuat të pacientit- sportistit të mirënjohur, Edis Kuraja, të cilit për shkak të
    neglizhencës së mjekëve, papërgjegjësisë së institucionit përkatës, i është keqësuar gjendja dhe
    sot gjendja e tij dhe shëndeti i tij është në pikëpyetje.

    Por para se të vijmë te problemi Edis Kuraja, mund të them se raste si Edis Kuraja në Kosovë
    dhe në spitalet tona ndodhin përditë dhe ato mbesin të heshtura, por rasti Kuraja ka marrë një
    përmasë për shkak se edhe dimensioni i tij si sportist është i përmasave më të mëdha. Por, pse
    kemi ardhur në një gjendje të tillë është për arsye se edhe me ligj u kemi ndaluar që bartës të
    këtyre institucioneve të jenë profesorët eminentë, i kemi anashkaluar profesorët tanë, në vend të
    tyre kemi pru njerëz të cilët nuk janë as kompetentë, nuk e kanë as përgjegjësinë e as dijen të
    udhëheqin me këto institucione, prandaj vijmë në raste të tilla që na prekin të gjithëve, por raste
    të tilla familjarët në Kosovë, i përjetojnë përditë, për arsye se me ligj ua kemi ndaluar
    profesorëve të jenë udhëheqës dhe bartës të institucioneve.

    Dhe, bartësit, në vend që të jenë në këto institucione përgjegjës profesorët e ngritur, akademikë e
    doktorë, sot kemi prurjen e këtyre njerëzve të cilët nuk e kanë as dijen, as njohurinë, as
    përgjegjësinë për të udhëhequr me këto institucione. Dhe raste të tilla po ndodhin përditë, por kjo
    duhet të rregullohet me ligj dhe mua më vjen keq, por duhet thënë se përgjegjësia vjen nga i pari
    i shëndetësisë dhe deri te mjeku përgjegjës i asaj nate që ka qenë, i atyre dy ditëve që kanë qenë
    me rastin Kuraja, për arsye se shumë mjekë sot vrapojnë pas kujdestarive dhe paramendoni
    brenda një muaji një mjek kujdestaron 12 deri 15 herë në muaj dhe sigurisht që derisa e ka

    87
    mendjen se si t’ i marrë 15 mëditje të kujdestarisë, ai nuk e ka mendjen për shëndetin e
    pacientëve.

    Andaj kërkoj, edhe nga Oda e Mjekëve, që për rastin Kuraja, por edhe nga Inspektorati
    shëndetësor të merren seriozisht, të shikojnë përgjegjësin dhe të ndërmerren masat.

    Çështja tjetër është te zhvillimi i sportit. Në aspektin strategjik, Ministria ka punuar deri këtu te
    zhvillimi i sportit mirë, mirëpo ajo që po e shohim është një zvarritje ose një punë e ngadalshme
    te projekti i Stadiumit kombëtar. Mendoj se brenda një periudhe kohore besoj që Ministria do t’i
    kryejë detyrimet sa i përket çështjes së lokacionit dhe projekti i tillë nacional të zhvillohet e të
    ecë tutje.

    Dhe një shqetësim i cili ka qenë edhe i sportistëve në Mitrovicë, neglizhenca dhe ndërprerja e
    punimeve në palestrën “Minatori” dhe në projektet të cilat janë të financuara nga Komisioni
    Evropian.

    Kërkoj nga Ministria që vërtetë të merret seriozisht me këto ngecje për arsye se këto projekte
    është dashur të përmbyllen qe më shumë se një vit, ndërsa në bazë të parashikimeve shihet se
    nuk do të përfundojnë edhe për një vit tjetër. Dhe këto shqetësime mendoj se duhet të adresohen
    drejtpërdrejt nga Ministria.

    Dhe, është çështja e fundit, jo më e parëndësishme, është çështja e ambientit. Do të jemi shkurt te
    kjo çështje, mirëpo për të diskutuar për këtë çështje më shtyri një fjalim i para disa ditëve i
    ministrit të Ambientit, Aganit, i cili tha për deponinë në Mirash se është një “bombë ekologjike”,
    por në këtë projektbuxhet shihet se nuk është i paraparë, i nderuar ministër, asnjë investim në
    deponitë. Të them të drejtën, nuk dua të jam subjektiv këtu për arsye të njohura, por mund të
    them se çështja e deponive viteve të fundit është më e mirë se që ka qenë shumë vite më parë,
    edhe pse nuk ka pasur mbështetje as nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik as nuk ka pasur
    mbështetje nga Ministria e Ambientit. Shkurtimet dhe subvencionimet për këtë kompani kanë
    qenë deri 70% në raport me vitet tjera, mirëpo gjendja në to dhe menaxhimi në to është ngritur
    dhe deri sa viteve të kaluara kemi parë deponitë në flakë dhe disa të kohërat me shi dhe të
    vërshuar nga uji dhe me probleme tjera të njohura, sot këto deponi menaxhohen shumë më mirë
    edhe pse me 60 deri 70% buxhet dhe mbështetje nga shteti.

    Mendoj se te aspekti i ambientit Ministria është dashur t’i kushtojë një rëndësie më të madhe
    ruajtjes së ambientit dhe marrjes së masave adekuate në aspektin strategjik.

    Mendoj se brenda kësaj periudhe të shkurtër kohore të cilën e kemi në dispozicion, ne do
    ngrehim çështjet të cilat janë në interes edhe të qytetarëve, mirëpo edhe në aspektin strategjik të
    ecjes përpara dhe mendoj se duhet dhënë mbështetje këtij projektbuxheti jo pse pajtohemi në
    plotni me këtë projektbuxhet, por për t’i dhënë mundësi ministrit Hoti dhe Qeverisë të
    implementojnë ashtu si donë këta dhe si kanë menduar strategjinë e tyre zhvillimore për shumë
    çështje dhe pastaj edhe ne si kuvendarë dhe si deputetë të kemi arsye të plotë për të kërkuar
    llogaridhënie, qoftë në aspektin strategjik, qoftë në aspektin e menaxhimit të këtij projektbuxheti.
    Faleminderit!


    88
  • Faleminderit! Zoti Adem Salihaj e ka fjalën.

  • Përshëndetje të nderuar deputetë!
    Rishikimi i buxhetit nuk jep shumë mundësi për ndryshime dhe unë mendoj që Qeveria e ka bërë
    atë që ka pasur mundësi ta bëjë. Edhe ministri i Financave dha mjaft sqarime lidhur me këtë.

    Unë do ta shtroj një çështje që besoj se ministri i Financave, por edhe kryeministri duhet ta kenë
    parasysh në të ardhmen. Vite e vite të kaluara është bërë një ndarje jo e drejtë e buxhetit për
    komunat e Kosovës. Pra, varësisht se kush ka qenë në ministri të caktuara nga komuna të
    ndryshme, ato komuna kanë marrë më shumë mjete nga buxheti se sa komunat që nuk e kanë
    pasur dikë në Qeverinë e Kosovës.

    Kjo ka ndodhur edhe në buxhetin e këtij viti që jemi, pra edhe në buxhetin e vitit 2015, shihet
    qartë ndikimi i njerëzve të fuqishëm që janë në institucionet të Kosovës në ndarje të buxhetit.

    Unë po i marr vetëm disa shembuj të thjeshtë. Po e zëmë te pozicioni i Ministrisë së
    Infrastrukturës, pozicioni rehabilitimi i rrugëve, Mitrovica merr 280 herë më shumë mjete se sa
    Ferizaj, Peja merr më tepër se 100 herë, Skenderaj merr 24 herë më shumë, ndërsa Shtimja që
    është, të themi, një bashkësi lokale krahasuar me komunën e Ferizajt, merr 6 herë më shumë se
    sa Ferizaj. Nuk do të thotë aspak se Ferizaj i ka rrugët në gjendje më të mirë se komunat të cilat
    po i përmendi, por nuk kishte një njeri në qeveri që të luftonte të ndaheshin mjete për Ferizajn.

    Unë dëshiroj t’i jap disa shifra që mendoj se Qeveria duhet t’i ketë parasysh kur bën ndarjen e
    buxhetit.

    Kemi komuna në Kosovë që i japin 1 milion euro taksa buxhetit të Kosovës dhe marrin 10 herë
    më shumë se sa ajo që japin. Po e zëmë, kemi Ferizajn që jep më tepër se 100 milionë në vit
    buxhetit të Kosovës dhe nuk e merr ndoshta asnjë milion.

    Mendoj se është një padrejtësi e madhe që po bëhet dhe nga logjika ekonomike është shumë e
    dëmshme për Kosovën, sepse ngulfaten komunat që janë të suksesshme, që janë promotorë të
    zhvillimit ekonomik dhe stimulohen komunat që ndoshta nuk japin efekte në zhvillimin
    ekonomik të Kosovës.

    Për derisa Ferizaj jep kaq shumë buxhetit, pra mbi 100 milionë në vit ia jep dhe merr kaq pak, në
    fakt kjo komunë që është një lokomotivë e zhvillimit ekonomik në Kosovë, vazhdimisht po
    ngulfatet dhe po stagnon në çështje të zhvillimit ekonomik dhe kjo nuk është e dëmshme vetëm
    për Ferizajn, por është e dëmshme për gjithë Kosovën, sepse një komunë e zhvilluar ka mundësi
    t’u ndihmojë të gjithëve që janë përreth, por edhe më gjerë.

    Te çështja e projekteve. Nëse një komunë konkurron në një ministri të caktuar ose në Qeveri me
    10 projekte dhe i aprovohen 8 prej tyre, ndërsa një komunë që konkurron me 10 projekte, i
    aprovohen vetëm 2, kjo është thjesht çështje je ndikimit politik që bëhet në çështjen e ndarjes së
    buxhetit.


    89
    Prandaj unë mendoj, zoti ministër, që ta keni parasysh që te ndarja e buxhetit ta bëni një kriter
    dhe t’i bëni disa parime, jo të shkojë kështu ad hoc kush ka mundësi, thjeshtë kush është aty të
    marrë më shumë e kush nuk është aty të mos marrë fare ose të marrë pak, pavarësisht që i jep
    shumë buxhetit të Kosovës.

    Unë mendoj se duhet ta keni një parim që një shumë e caktuar, një përqindje e caktuar, po e
    zëmë 15% e asaj që e jep një komunë, domosdo duhet t’i kthehet në formë të investimeve
    kapitale. Dhe unë nuk jam kundër që të ndihmohen komunat e varfra dhe që s’kanë mundësi t’i
    japin shumë buxhetit, mund ta kemi një përqindje ose fond të caktuar që i ndihmon këto komuna,
    por jo të shfrytëzojnë në këtë mënyrë komunat që japin shumë e të mos marrin pothuaj se fare,
    ose të marrin shumë pak.
    Në këtë mënyrë ne e dëmtojmë shumë edhe buxhetin, edhe zhvillimin ekonomik të komunave të
    Kosovës.

    Unë nuk do të insistoj shumë sepse është rishikimi, por unë do të insistoj që bashkë me kolegët e
    mi deputetë kur të diskutojmë për buxhetin e vitit 2016, do të insistoj shumë në këto parime dhe
    unë personalisht nuk do ta votoj atë buxhet nëse do të veprohet kësisoj siç është vepruar edhe për
    këtë vit, edhe për vitet e kaluara. Faleminderit!

  • Zonja Baftija e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    Të nderuar deputetë,
    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Buxheti shtetëror është një nga instrumentet më të rëndësishme ekonomike të cilin e ka në
    dispozicion Qeveria e Kosovës, prandaj planifikimi dhe shpenzimi i tij në mënyrën më të mirë
    për qytetarët e Republikës së Kosovës është përgjegjësi e kësaj Qeverie.

    Kjo Qeveri me të marrë mandatin e solli në Kuvend një buxhet të planifikuar nga Qeveria e
    kaluar, pa e ndryshuar edhe një fjalë. Kjo sipas tyre u bë me arsyetimin se nuk kanë pasur kohë, e
    normal që nuk kishin, sepse kohën e shpenzonin duke u marrë vesh për poste ministrore, qoftë në
    mes të partnerëve apo edhe vetë brenda subjektit.

    Edhe përkundër vërejtjeve që u janë dhënë buxhetit të miratuar në fund të vitit të kaluar jo vetëm
    nga deputetët e opozitës, por edhe ata të pozitës, këto vërejtje nuk janë marrë për bazë, prandaj
    në rishikim buxheti në esencë mbetet i pandryshuar.

    Tash kur na është sjellë në Kuvend Projektligji për rishikimin e buxhetit na janë dhënë po të
    njëjtat arsye dhe se duhet të procedohet me procedura të shpejta. Unë me të vërtet nuk e kuptoj
    këtë Qeveri kur për një projektligj aq të rëndësishëm nuk ka pasur kohë të merret me të. Atëherë
    me çka është marrë qe 6 muaj? Çka ka bërë kjo Qeveri për të përmirësuar jetën e qytetarëve të
    Republikës së Kosovës? Një gjë e dimë që e ka bërë, ka ndikuar që 100 mijë qytetarë ta lëshojnë
    Kosovën.

    Të nderuar deputetë,

    90
    Kjo është një vazhdimësi e qeverisjes së kaluar dhe shfrytëzimit të buxhetit jo në të mirë të
    mirëqenies së qytetarëve, sepse kjo Qeveri po vazhdon të paguajë fatura të majme të shumta për
    asfalt, e në anën tjetër varfëria e qytetarëve çdo ditë e më tepër po thellohet.

    Si i tillë buxheti për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale është zvogëluar për 2.2 milionë.
    Sa i përket sistemit shëndetësor, ai po vazhdon të ballafaqohet me probleme dhe vështirësi duke
    u përcjellë me financim jo të mjaftueshëm dhe me menaxhim po ashtu jo të mirë, e dihet për të
    funksionuar sistemi shëndetësor në mënyrë të mirëfilltë këto dy komponentë janë më se të
    rëndësishme.

    Në projektbuxhetin për shëndetësi kemi disa ndryshime brenda tij që nuk janë ndryshime që
    ndikojnë në të mirë të shëndetit, edhe pse e kemi një rritje simbolike, apo në të mirë të sistemit
    shëndetësor në shëndetësi. Si për shembull po i marr disa shembuj. Derisa në buxhetin e miratuar
    për odat e profesionistëve shëndetësorë kanë qenë të parapara 230.112 euro, tani në rishikim janë
    të zvogëluar për 100 mijë euro.

    Në vend që të funksionalizohen odat e profesionalistëve shëndetësorë ato po sanksionohen me
    buxhet më të vogël. Këtu është dashur që 6 muaj pas konstituimit të kuvendeve të odave të jenë
    funksionale, gjë që nuk ka ndodhur.

    Nëse jemi për shërbime kualitative në shëndetësi duhet që punëtorët shëndetësorë të shpërblehen
    për punën që e bëjnë siç është gjithkund në Evropë. Në këtë rishikim të buxhetit fondi për
    stimulim dhe performansë është zvogëluar prej 1 milionë eurove sa ka qenë, e tani është 706.225
    euro. Në vend që të funksionalizohen repartet që bëjnë trajtime të veçanta të pacientëve në
    kuadër të shëndetësisë publike, rritet shuma për trajtime të pacientëve jashtë institucioneve
    publike. Prej 5 milionëve sa ka qenë tani është 6 milionë. Ne nuk jemi kundër kësaj rritje, mirëpo
    nëse kjo Qeveri nuk e ka prioritet shëndetësinë publike, por vazhdimisht po bën veprime që
    shkojnë në favore të institucioneve private, ndërsa ne kemi një popullatë të varfër që mbi 80% të
    tyre merr shërbime mjekësore në institucionet publike shëndetësore.

    Prandaj ne nuk mund të përkrahim një buxhet i cili nuk është në të mirë të qytetarëve të
    Republikës së Kosovës. Faleminderit!

  • Faleminderit! E ka fjalën zonja Kadrijaj.

  • Faleminderit, nënkryetar i Kuvendit!
    Ministër, po e kuptoj frustrimin tënd ndaj kryetarëve që e kanë shpenzuar buxhetin me projekte
    për qytetarët. Në fakt edhe kështu duhet të jetë, sepse ti i takon ekipit të Isa Mustafës, që në
    komunën ku ju keni qeverisur në Prishtinë, vit për vit 70% të buxhetit e keni pasur suficit, madje
    duke pritur për t’ i nxjerr duart prej xhepave e keni humbur projektin 14 milionë euro të
    Bashkimit Evropian për Qendrën rinore “Ramiz Sadiku”, e në këtë rininë e Prishtinës e keni lënë
    të shëtisë nëpër kafeteri në vend që ta kenë Qendrën rekreative sportive. Atëherë keni arnuar,
    edhe tash veç po arnoni.

    Projektligji për rishqyrtim të buxhetit të Kosovës për vitin 2015, të cilin po e diskuton sot
    Kuvendi i Kosovës, nuk do të jetë i mjaftueshëm përball nevojave dhe kërkesave të qytetarëve.

    91
    Po shihet edhe sot që ende nuk ka një plan konkret qeveritar për vitin 2015, por buxheti duhet
    konsideruar si mundësi për orientimin e saj për t’u fokusuar, qoftë në sektorin e zhvillimit ose në
    sektor social, apo edhe sektorët tjerë.

    Ky buxhet nuk është i mjaftueshëm nëse e krahasojmë me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve. Ky
    buxhet nuk premton një ngritje, një avancim në aspektin e studimit ekonomik. Kosova nuk mund
    të ketë qëndrueshmëri nëse buxheti është i fokusuar në përmbushjen e vetëm disa kërkesave
    sociale dhe nuk premton asgjë për tejkalimin e problemeve të rënda ekonomike me të cilat për
    një kohë të gjatë po ballafaqohet vendi.

    A jeni të vetëdijshëm se edhe qeveritë më të mira në botë nuk arrijnë t’i përmbushin kërkesat e
    qytetarëve të saj vetëm përmes buxhetit që kanë, por ato, për dallim nga ju buxhetin e investojnë
    në sektor gjenerues për vendin.

    Premtimet se buxheti për vitin 2015 të hyrat e tij nga Doganat, do të kenë rritje prej 17% nuk do
    të jetë i realizueshëm.

    Fakti se keni rreth 50 milionë euro më pak dhe po ashtu edhe marrjen nga fondi për veteranët të
    rreth 6 milionë eurove, tregon më së miri për gjendjen në të cilën gjendet buxheti dhe Kosova,
    për varfërinë që po e kalon këtë vend nga qeveria me oligarki të vendit.

    Keni dështuar t’i siguroni të hyra dhe po u merrni buxhetin njerëzve të cilët kanë dhënë më së
    shumti për vendin, po ua merrni veteranëve nga fondi dhe ashtu gjysmak i cili është paraparë që
    të zbusë gjendjen e rëndë sociale të kësaj kategorie.

    Nuk po jeni në gjendje të mobilizoni Administratën Tatimore dhe gjithë aparatin shtetëror për të
    ulur informalitetin në ekonomi.

    Sa i përket asaj se çka keni paraparë për shëndetësi, buxheti i ndarë për këtë sektor çdoherë po
    ngelet i mangët dhe nuk po arrin t’i plotësojë të gjitha nevojat e pacientëve. Ende vazhdon të
    mbetet prioritet vetëm në mënyrë deklarative e teorike, por asnjëherë në mënyrë materiale.

    Shëndetësia është një ndër sektorët më të rëndësishëm. Lista esenciale me barna pothuajse
    asnjëherë nuk është kompletuar. Vetë Ministria e Shëndetësisë e ka pranuar se buxheti për barna
    e material shpenzues është mjaft i varfër.

    Me një fjalë ky është një buxhet që punon vetëm për borxhet. Shifrat e borxheve që ka Kosova,
    që keni ju si Qeveri ndaj palëve të treta do të thotë se i gjithë ky buxhet është i adresuar vetëm
    për atë pjesë dhe asgjë e asnjëherë për të zhvilluar këtë vend. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Haxhi Shala e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    Kërkesat e Agjencisë Kosovar të Inteligjencës për buxhetin e vitit 2015 kanë qenë të bazuar në
    nevojat e Agjencisë, të cilat janë të domosdoshme për funksionalizimin e institucioneve.


    92
    Rishikimi i buxhetit për AKI-në do t’i prekë tri kategori ekonomike. Kategoria ekonomike e
    pagave dhe mëditjeve, të vitit 2014. Kryeministri i Kosovës për AKI e ka aprovuar rregulloren e
    pagave për punonjësit e AKI, me numër 51/AKI-KM-14, si dhe vendimi me numër 351/2014 të
    datës 25.3.2014, për aprovimin e strukturës organizative për zyrat e inspektorit të përgjithshëm të
    AKI, me ç’rast për aplikim komplet të tyre ka pas implikime buxhetore në kategoritë e pagave.

    Për funksionalizimin e kësaj rregullore, të vendimit të cekur më lartë si dhe për pagesën e
    përvojës së punës sipas vendimit të Qeverisë, për pjesën e mbetur të këtij viti në kategorinë e
    pagave duhet edhe një pjesë shtesë e mjeteve prej 170 mijë euro.

    Në kategorinë ekonomike, shpenzimet komunale i kanë kursyer në vlerën prej 30 mijë euro,
    ndërsa në kategorinë subvencione dhe transfere kanë kursyer në vlerë prej 50 mijë euro, gjithsej
    80 mijë euro.

    Gjithashtu kërkoj që nëse është e pamundur të sigurohen të gjitha mjeteve e kërkuara të
    kategorive të pagave të merret parasysh edhe opsioni i transferim nga kategoritë e subvencioneve
    në kategoritë e pagave për shumë të kërkuara.

    Ne besoj në dëgjimin e dytë do të mundohemi ta përpilojmë një amendament dhe ta fusim edhe
    këtë kërkesë të Agjencisë, zoti ministër ta kesh parasysh. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Hajdar Beqa e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    I nderuar ministër,
    Të nderuar deputetë,
    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Sot, jemi duke e shqyrtuar Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për buxhetin e
    Republikës së Kosovës për vitin 2015.

    Pritjet e qytetarëve të Republikës së Kosovës janë më të mëdha se sa mundësitë zhvillimore dhe
    kapacitetet financiare që i ka vendi ynë.

    Ky plotësim-ndryshim i Ligjit për buxhet në veçanti të shkurtimit në disa fusha të cilat kanë qenë
    dhe janë prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës, siç janë bujqësia, rendi, siguria,
    mirëqenia sociale dhe zhvillimi ekonomik e tjera.

    Mendoj se Qeveria e Republikës së Kosovës duhet t’i angazhojë të gjithë ekspertët e mundshëm
    me të gjitha kapacitetet që të ndërtojë një mekanizëm dhe një strategji konkrete për luftimin e
    ekonomisë informate, sepse luftimi i informalitetit do të krijojë një ekonomi më të qëndrueshme
    në vend dhe do të krijojë mundësi për rritjen e buxhetit të Republikës së Kosovës dhe do të
    krijojë mundësi për zhvillim ekonomik të vendit tonë.

    Mendoj se ndoshta jemi para një akti të kryer, jemi të vetëdijshëm se sot po flasim për plotësim
    ndryshimin e buxhetit dhe projektet e të gjitha komunave, por edhe të gjithë Kosovës, janë më të
    mëdha se sa mundësitë që i ka ky buxhet. Mirëpo mendoj se ndoshta Qeveria është dashur 2

    93
    muaj apo 3 muaj më herët t’i marrë disa hapa më konkretë, si për shembull, ndërtimi apo krijimi
    i bordit të AKP-së duke funksionalizuar bordin e AKP-së ne kemi informata që janë nga procesi i
    privatizimit rreth 300 milionë euro mjete tepër nga procesi i privatizimit dhe duke i marrë ato
    mjete nga AKP-ja dhe të kaluar në buxhetin e konsoliduar të Republikës së Kosovës, do t’ia
    kishte mundësuar Qeverisë, që mos të kemi shkurtime të buxhetit ë plotësim ndryshim të
    buxhetit.

    Unë nuk do të lëshohem më shumë dhe si deputet i Republikës së Kosovës i kuptoj mundësitë
    buxhetore të vendit tim dhe do të përkrahim këtë plotësim ndryshim të buxhetit.

    Nuk do të ndalem, sepse u tha edhe nga shumë deputetët për projektet apo ndarja e buxhetit
    ndoshta edhe nuk është shumë e drejtë nga komuna, as nga territori as nga numri i banorëve.
    Janë shumë komuna që kanë mbetur mbrapa në infrastrukturë. Ne edhe pse jemi deputetë të
    Republikës së Kosovës do të ndalemi, sepse infrastrukture rrugore ka ecë shumë dhe është
    avancuar në Republikën e Kosovës, komuna nga e cila vi unë, në këtë rast Gjakova është një
    ndër qytetet e vetme apo komunat e mëdha që nuk ka hyrje dalje të qytetit, por nuk është
    momenti që të flasim sot për këtë, as nuk do të flasim për shumë projekte që janë ardhur dhe ato
    kanë filluar nga koha e zotit Lekaj, tash në kohën e Mimoza Kusari-Lila, kemi pasur kërkesa në
    vazhdimësi nga komuna, por kemi shumë projekte të nisura dhe participim të qytetarëve dhe të
    komunës, por kanë mbetur nga viti 2012, 2013 dhe jemi duke u munduar t’i përfundojmë.

    Sa i përket projektit të ujit të pijes, në Rekë të Keqe ka qenë dhe është një në projekt me rëndësi
    të veçantë dhe vital për furnizimin me ujë të pijes për 20 mijë banorë të asaj pjese, është projekt
    që ka filluar më herët. Këtë vit komuna i ka ndarë 400 mijë euro dhe besoj që nga ky muaj do të
    vazhdojë me projektin, por nuk janë mjete të mjaftueshme dhe do të kërkojmë në hartimin e
    projektbuxhetit të ri për vitin 2016 dhe të përkrahet ky projekt se është me rëndësi të veçantë.

    Unë do të ndalem në një çështje sot konkrete dhe mendoj dhe kërkoj edhe nga kryeministri edhe
    nga Komisioni për Buxhet e Financa dhe nga deputetët që ta kemi një përkrahje. Do ta bëj edhe
    një kërkesë për amendamentim të kësaj kërkese. Do të flas për ndërtimin e shkollës në Ponashec,
    shkollë në të cilën trafikojnë tri fshatra, është Ponosheci, Morinë dhe Popoc, janë mbi 200
    nxënës sot aktualisht që e vijojnë mësimin në këtë shkollë. Objekti ekzistues i shkollës është
    ndërtuar në vitin 1950, është objekt shumë i vjetër, është objekt dhe do ta kemi parasysh që është
    ndërtuar me drurë e plloça dhe është i rrezikshëm për të vijuar mësimin nxënësit.

    Objekti është ndërtuar në kohën e kooperatizimit dhe e ka pamjen e një korporate me korridore të
    ngushta, është bërë nga vetë qytetarët dhe në atë kohë kur është ndërtuar ky objekt nuk është
    ndërtuar nga institucionet shtetërore, por është ndërtuar me vetë financim të qytetarëve.

    Ky projekt është paraparë në vitin 2017-2017, vlera e projektit është rreth 600 mijë euro, kishim
    kërkuar nëse do ta gjejë një mundësi Qeveria e Republikës, në këtë rast ministri dhe Komisioni
    që këtë projekt ta bartin në vitin 2015-2016, sepse edhe sipas vlerësimeve të ekspertëve objekti
    ekzistues i shkollës “Ganimete Tërbeshi” në Ponoshec në të cilin vijojnë nxënësit edhe sot
    mësimin është i paaftë për të ndjekur shkollimin, sepse me renovime nuk mund ta rregullojmë
    këtë çështje sepse është objekt shumë i vjetër.


    94
    Andaj, unë nuk do të zgjatem më shumë sepse jemi në këtë fazë dhe jemi para një akti të kryer,
    por do të kërkoj nga Qeveria të përkrahet dhe edhe në vitet e ardhme të kemi një buxhet të ndarë
    më mirë sipas komunave. Faleminderit!

  • Faleminderit! Unë desha t’i thërras kryetarët e grupeve parlamentare dhe që t’i
    thërrasin deputetët në sallë. Është vetëm edhe një deputet për të diskutuar. Zoti Ismajl Kurteshi
    është i fundit.

  • Kur në dhjetorin e vitit të kaluar u diskutua dhe aprovua buxheti për vitin
    2015, vërejtje të shumta të deputetëve kryesisht nga radhët e opozitës Qeveria aktuale iu përgjigj
    me arsyetimin se buxhetin e kanë gjetur të projektuar nga Qeveria e mëhershme, përndryshe ata
    do ta projektonin buxhetin krejt ndryshe nga ai që e prezantuan dhe e mbronin në atë moment.

    Tani pas 6 muajve kjo Qeveri e ka ndryshuar buxhetin në disa pika, por fatkeqësisht në të gjitha
    ato raste ku është ndryshuar parametrat janë negative. E vetmja gjë që është rritur me rishikim
    janë borxhet të cilat janë rritur hiq më pak se 42% ose nga 168 milionë sa ishte planifikuar të
    hyjë në borxh gjatë këtij viti tani me rishikim në borxh do të hyhet 238 milionë dhe nëse
    vazhdohet kështu, shpejt vendi do të zhytet në borxhe të papërballueshme.

    Edhe pse borxhet janë rritur, shpenzimet janë zvogëluar për 3%, sepse të hyrat vendore janë
    zvogëluar për 13%.

    Buxheti i vogël që ishte nda për Ministrinë e Arsimit në fillim të vitit pritej të rritej me rishikim,
    por e kemi parasysh se nevojat në këtë fushë janë shumë të mëdha dhe ato po rriten përherë e më
    shumë. Në një anë po rritet numri i shkollave, i fakulteteve e universiteteve dhe në anën tjetër po
    zvogëlohet buxheti, gjëra që nuk shkojnë bashkë.

    Derisa në buxhetin për vitin 2015 që ishte planifikuar në fillim të vitit, ishin ndarë 48 milionë e
    672 715 euro, tani me rishikim ky buxhet ka rënë në 46 milionë e 343 178 euro ose 2 milionë e
    330 000 më pak.

    Me këtë politikë ndaj arsimit nuk mund të mendohet shtimi i shkollave të reja, e sidomos të
    universiteteve të reja. Kështu nuk mund të ngritët cilësia në arsim për të cilën së paku
    deklarativisht jemi të gjithë, dhe as të rregullohen ato shkolla që kanë mbet për pak investime pa
    përfunduar dhe në mungesë të tyre në shumë vende të Kosovës mësimi ose zhvillohet në tri
    ndërrime, me orë të shkurtuara që është jashtë çdo norme ose zhvillohet në ambiente shumë të
    papërshtatshme, siç u përmend edhe rasti i shkollave të vjetruara nga parafolësi.

    Kjo Qeveri duhet të kuptojë sa nuk është bërë tepër vonë, se prioritet i saj është zhvillimi
    ekonomik dhe hapja e vendeve të reja të punës e jo negociatat me Serbinë që karakterizohen me
    konsesione të mëdha në dëm të vendit e as kthimi në Kuvend i çështjeve për të cilat Kuvendi e
    ka thënë fjalën e vet, por që nuk i ka pëlqyer Qeverisë e besa as Beogradit zyrtar. Faleminderit!

  • Faleminderit! Atëherë, nuk ka tjerë të paraqitur për diskutim. Në vazhdim hyjmë
    në procesin e votimit. Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim! Votojmë tash!


    95
    Të nderuar kolegë, po e përsëris votimin. Meqë disa s’kanë votuar dhe unë e përsëris edhe një
    herë votimin. Zoti Beqiri e ka fjalën.

  • Zoti kryesues!
    Meqenëse disa janë duke ardhur, unë kisha propozuar të kalojmë në pikën tjetër e pastaj të
    votojmë.

  • Ne kuorum në sallë kemi. Disa nuk duan të votojnë dhe ne mund ta shtyjmë për
    nesër votimin, në qoftë se jeni dakord, dhe për sonte po e përfundojmë seancën dhe nesër
    vazhdojmë edhe të votojmë.

    Atëherë, nesër, po ju them fiks në orën 10:00 është votimi. Nuk është mirë të presim, sepse edhe
    ankoheshit se s’po vijmë në kohë. Tani po vijmë në kohë dhe s’po e gjejmë kurrkënd në sallë.
    Pra, në orën 10:00, votimi i ligjit. Mirupafshim nesër!























    * * *









    96
    Vazhdimi i mbledhjes plenare, e filluar më 9 korrik
    Mbledhjen e drejton nënkryetari i Kuvendit, z. Xhavit Haliti.

  • Të nderuara zonja dhe zotërinj deputetë,
    I nderuar kryeministër,
    Ministër,
    Po fillojmë me vazhdimin e seancës së djeshme, respektivisht do ta votojmë menjëherë pikën e
    katërt të rendit të ditës:

    4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e
    Republikës së Kosovës për vitin 2015

    Mendoj që ka kuorum të mjaftueshëm, janë 82 deputetë në sall dhe ju kisha lutë që të hyjmë në
    procesin e votimit. Përgatitemi për votim, votojmë tani. Faleminderit!

    Konstatoj se me 61 vota për, 17 kundër, Kuvendi e miratoi në parim Projektligjin për ndryshimin
    dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2015.

    Kërkohet nga Komisioni Funksional dhe komisionet e përhershme që të shqyrtojnë projektligjin
    e Kuvendit dhe t’ia paraqesin raportet me rekomandime për seancën plenare që do të mbahet më
    16 korrik 2015.

    I kemi disa votime, që për shkak të kuorumit nuk i kemi kryer. Do të thotë, po votojmë për pikën
    e nëntë të rendit të ditës.

    9. Votimi i rekomandimit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e
    Pagjetur dhe Peticione lidhur me peticionin e qytetarëve të Rahovcit për ndriçimin e fatit të
    Ukshin Hotit

    Votojmë tani, diskutimi është kryer.

    Miratohet më 61 vota.

    10. Votimi i rekomandimeve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e
    Pagjetur dhe Peticione lidhur me peticionin kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë
    elektrike

    Këtu ka reagime, në qoftë se është krye debati. Debati është krye, votojmë tani.

    61 vota për, 2 abstenime, 1 kundër, Miratohet.

    11. Votimi për emërimin e anëtarit të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës

    Procedojmë me votimin për emërimin e zotit Elvedin Dërguti, anëtar i Këshillit Drejtues të
    Institutit Gjyqësorë të Kosovës. Votojmë tani:


    97
    58 vota për, 19 kundër dhe 3 abstenime, miratohet.

    12. Votimi i raportit vjetor për gjendjen e shërbimit Civil të Republikës së Kosovës për vitin
    2014

    Diskutimet janë kryer, votojmë tani:

    54 vota për, 8 abstenime dhe 19 kundër, miratohet.

    Dhe tani hyjmë në shqyrtimin e pikës së pestë të rendit të ditës:

    5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për faljen e borxheve publike

    Konstatime hyrëse: Komisioni Funksional ka shqyrtuar projektligjin dhe Kuvendit ia ka
    rekomanduar miratimin e tij.

    E ftoj ministrin e Financave, zotin Abdullah Hoti, që para deputetëve të Kuvendit ta prezantojë
    dhe arsyetojë projektligjin. Zoti Hoti, e keni fjalën.

  • Faleminderit, kryesuesi i seancës!
    I nderuar kryeministër,
    Të nderuar deputetë,
    Qeveria e Kosovës në fillim të mandatit ka shqyrtuar mundësinë për faljen e borxheve ndaj
    qytetarëve dhe bizneseve si mundësi për të krijuar një momentum të ri me propozim të Ministrisë
    së Financave. Kemi aprovua themelimin e Komisionit qeveritarë për shqyrtimin e mundësive për
    faljen e borxheve për qytetarë dhe për biznese.

    Komisioni ka përgatitur vlerësimet e veta dhe e ka prezantua Qeverisë dhe ka propozua që falja e
    borxheve duhet të bëhet me ligj të veçantë edhe ka përcaktua periudhën kohore deri kur mund të
    falen borxhet dhe e ka përcaktuar datën 31.12.2008.

    Pas miratimit të rekomandimeve të Komisionit qeveritarë, Qeveria ka hartuar Projektligjin për
    faljen e borxheve me anë të cilës përcaktohen procedurat për faljen e borxheve për personat
    fizikë dhe juridikë.

    Sipas këtij Ligji do të falen të gjitha borxhet që kanë qenë obligim për pagesë në merë të
    obligimeve tatimore, doganore dhe të tatimit në pronë si dhe të gjitha obligimet tjera financiare
    ndaj ndërmarrjeve publike, që ofrojnë shërbime publike deri më datë 31 dhjetor 2008.

    Në projektligj është specifikua procedura për të përfitua nga falja e borxheve dhe kjo ështën si në
    vijim:

    Qytetarët dhe bizneset duhet të kryejnë pagesën e plotë të obligimeve për periudhën 1 janar 2009
    deri më 31 dhjetor 2014. Në këtë rast personat e tillë përveç faljes së tërësishme të borxhit për
    periudhën deri më 31 dhjetor 2008 do të përfitojnë edhe faljen e gjobave, ndëshkimeve, interesit
    dhe çdo obligim tjetër që rrjedh nga mos pagesa me kohë e kryerjes së borxhit për periudhën 1

    98
    janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014, ose të lidhin marrëveshje me institucionin shtetëror apo
    ndërmarrjen publike për pagesën e borxheve me këste për periudhën 1 janar 2009- 31 dhjetor
    2014.

    Në rastin kur arrihet kjo marrëveshje atëherë personat e tillë përveç faljes së tërësishme të
    borxhit për këtë periudhë pra deri në fund të vitit 2008, do të përfitojnë edhe faljen e
    ndëshkimeve nga 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014.

    Pagesa e borxhit sipas këtij paragrafi do të kryhet në këtë mënyrë: Brenda afatit prej dy vitesh
    për personat juridikë nga data e lidhjes së marrëveshjes edhe dy brena afatit prej tre vjetësh nga
    personat fizikë nga data e lidhjes së marrëveshjes.

    Ne kemi bërë vlerësimet financiare për shumën e borxheve që do të falen dhe në total do të jenë
    rreth 680 milionë euro borxhe të qytetarëve dhe bizneseve nda institucioneve shtetërore deri në
    fund 2008 të citit do të falen me këtë ligj, prej të cilave janë 148 milionë borxhe ndaj ATK-së,
    janë 6 milionë euro ndaj Doganës, janë 57 milionë euro borxh në tatimin në pronë dhe rreth 465
    milionë euro borxh ndaj ndërmarrjeve publike.

    Sipas vlerësimeve të institucioneve që kanë marrë pjesë në hartimin e këtij ligji, nga ky ligj
    kryesisht do të përfitojnë personat fizikë të cilat kanë vështirësi financiare në pagesën e borxheve
    dhe biznese, të cilat tanimë mund të jenë të falimentuar.

    Ne kemi kryer konsultimet me të gjitha palët, me organizatat buxhetore, me shoqërinë civile të
    cilat në masë të madhe kanë mbështetur këtë projektligj.

    Prandaj, ju ftoj që ta aprovoni. Faleminderit!

  • Faleminderit! Radhën e ka kryetari i Komisionit Funksional për Buxhet dhe
    Financa, zoti Osmani.

  • Faleminderit, kryetar!
    I nderuar kryeministër,
    Ministër i financave,
    Deputetë të nderuar,
    Projektligji për faljen e borxheve ka për qëllim faljen e borxheve publike të personave fizikë dhe
    juridikë ndaj institucioneve shtetërore dhe ndërmarrjeve publike si dhe përcaktimi i kritereve dhe
    procedurave për faljen e këtyre borxheve për periudhën deri më 31 dhjetor 2008.

    Sipas këtij projektligji do të falet borxhi publik që nënkupton çdo shumë e paguar e borxhit
    tatimor doganor, tatimit në pronë, obligimit e tjera ndaj ndërmarrjeve publike duke i përfshirë
    ndëshkimet, gjobat, interesin dhe çdo obligim tjetër që vjen nga mospagesa me kohë e borxhit
    sipas gjendjes në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

    Projektligji ka përcaktuar dhe kushtet për përfitim nga falja e borxheve deri më 31 dhjetor 2008,
    me pagesën e të gjitha obligimeve për periudhën 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014.


    99
    Në bazë të marrëveshjes që do të lidhin personat fizikë dhe juridikë me institucione shtetërore.
    Pagesa e borxhit sipas projektligji do të kryhet brenda një afati prej dy viteve për personat
    juridikë nga data e lidhjes së marrëveshjes dhe brenda afatit prej tre vite për personat fizikë nga
    data e lidhjes së marrëveshjes.

    Shuma e borxhit që do të falet në bazë të vlerësimit që i ka bërë Ministria e Financave vlerësohet
    të jetë rreth 680 milionë euro prej tyre 148 milionë janë borxhe nga Administrata Tatimore, 6
    milionë janë nga Doganat e Kosovës, 57 milionë janë borxhe të tatimit në pronë dhe pjesa
    kryesore që ka të bëjë me shumë rreth 465 milionë euro janë borxhe ndaj ndërmarrjeve publike.

    Ajo që është e nevojshme të shikohet ka të bëjë me nenin 6, paragrafi 2, ku thuhet se nuk
    amnistohen personat nga çfarëdo përgjegjësie penale që ka lindur për shkak të mos përmbushjes
    së obligimit financiar që mendojmë se nuk e ka vendin në këtë ligj sepse kjo çështje rregullohet
    me Kodin Penal edhe nuk duhet të rregullohet me Ligjin për faljen e borxheve.

    Komisioni për Buxhet dhe Financa në mbledhjen që ka mbajtur më 23.6. të këtij viti ka vlerësuar
    se Projektligji përmbush kushtet e domosdoshme formalo-juridike të parapara me Rregulloren e
    Kuvendit dhe i rekomandon deputetëve që ta votojnë. Faleminderit!

  • Faleminderit, zoti Osmani! Vazhdojmë me kryetarët respektivisht përfaqësuesit e
    grupeve parlamentare. Në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, zonja Labinotë Demi e ka
    fjalën.

    LABINOTË DEMI-MURTEZI: Faleminderit, për fjalën kryesues!
    I nderuar kryeministër,
    I nderuar ministër,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Në vorbullën e shumë problemeve të natyrave të ndryshme në vendin tonë është e natyrshme që
    secili deputetë dhe çdo qytetarë ka rezerva për të përkrahur apo besuar tek vendimet e Qeverisë
    dhe të Kuvendit. Mirëpo racionalizmi përkatësisht stimulimi që borxhet do të falen nëse paguhen
    borxhet më të reja përkatësisht ato të periudhës 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014 pa diskutim
    që kanë rëndësinë e vetë pa hyrë edhe në detaje tjera që dhanë ministri dhe kryetari i Komisionit
    për Buxhet dhe Financa.

    Andaj, si anëtare e Komisionit për Buxhet dhe Financa nga Grupi Parlamentar i PDK-së
    përkrahim Projektligjin numër 05/L-043 për faljen e borxheve publike dhe ftojmë gjithë
    deputetët që ta përkrahin këtë projektligj. Faleminderit!

  • Nga Grupi Parlamentar “Vetëvendosje”, zoti Konjufca e ka fjalën.

  • Kryesues ne jemi në këtë temë por nuk kam qare pa ju referua asaj që
    ndodhi më herët. Mund të them lirisht që e keni shkel Ligjin edhe kjo nuk është mirë për
    Kuvendin e Republikës së Kosovës. Unë u drejtohem atyre 35 mijë qytetarëve që ajo që sa po
    ndodhi në Kuvendin e Kosovës është vërtet skandaloze.


    100
    Si ka të drejtë Komisioni përkatës t’i ndryshojë edhe t’i shtrembërojë kërkesat e 35 mijë
    qytetarëve që kanë ardhur nëpërmjet peticionit nënshkruar dhe këtu në Kuvend të votohet krejt
    diçka tjetër.

    Unë e kam këtu me veti transkriptin e asaj dite kur kemi biseduar për këtë punë në Kuvend të
    Kosovës edhe vetë kryesuesja e Komisionit zonja Lirije Kajtazi, e cila nuk qenka sot këtu e kam
    transkripto që ka thënë nuk insistoj në këtë formulim dhe në këto rekomandime të Komisionit.
    Dhe cili ka qenë përfundimi i seancës mund t’i referohem sërish transkriptit, ka qenë që të ketë
    një pajtueshmëri mes grupeve parlamentare lidhur me këto se si janë formuluar ato kërkesa në
    rekomandim. Dhe tash keni votuar disa rekomandime që faktikisht e anulojnë peticionin e
    qytetarëve, sa po u shkel peticioni 35 mijë qytetarëve edhe kjo nuk është në rregull me thënë të
    drejtë. Do të jemi shumë të shqetësuar për këtë që ndodhi. Ka mundur të shkonte krejt ndryshe,
    kemi mundur të mblidhemi sërish. Kryetarja e komisionit ka pas dhënë shenja atëherë në seancën
    e kaluar që është e gatshme sërish të rishqyrtohen, apo që komisioni të vepronte krejt ndryshe,
    për shembull ka mundur të thoshte. Kërkesa e parë nuk pranohet për shkak të kësaj, kësaj dhe të
    kësaj dhe të na binte një memorandum shpjegues.

    Kërkesa e dytë pranohet dhe mund të hidhej në votim, apo të ndryshohet krejt struktura e
    peticionit dhe këtu të na vijë neve diçka krejt tjetër për votim kjo me të vërtetë unë nuk e kuptoj
    si mund të ndodhë kjo në Kuvend të Republikës së Kosovës. Do të reflektojmë për këtë edhe
    mendoj që duhet të anulohet ai vendimi disi që e morëm pak më parë.

    Sa u përket borxheve...

    (Reagim nga salla)

    Jo, jo, jeni sjellë krejt Adem, dy kërkesat kryesore të peticionit nuk figurojnë fare në
    rekomandime aty, anulimi i vendimit të vitit të kaluar për shtrenjtim të energjisë elektrike dhe
    shkarkimi i bordit të ZRRE-së nuk figurojnë fare në rekomandime, aty janë esenca e peticionit.
    Ata qytetarë e kanë ditur çka kanë nënshkruar, nuk kanë nënshkruar pa lidhje.

    Sa i përket borxheve. Sa i përket këtij projektligji që na ka ardhur problemi mund të vërehet që
    në formulim të titullit të tij.

    Është një gjuhë universale e ekonomisë e cila i definon saktë termat e saj nëpërmjet të cilave
    operon dhe ky koncepti i borxhit publik nuk ma merr mendja që le të themi në mënyrën më të
    mirë i përshtatet asaj që keni dashur ta arrini nëpërmjet ligjit. Pra, borxhi publik sidomos në
    gjuhën angleze si “public dept” zakonisht nënkuptohet ai borxhi i brendshëm që quhet edhe
    ndryshe “goverment dept” borxhi qeveritar kundruall borxhit të jashtëm që e kanë shtetet dhe në
    këtë kuptim falja e këtyre borxheve si borxh publik nuk ma merr mendja që ja keni qëlluar këtu
    në ligj sepse duhet të formulohet ndryshe.

    Zakonisht në ato vende që e kanë praktikuar faljen e borxheve të qytetarëve është një praktikë që
    ligjet kanë emër shumë të gjatë në mënyrë që të jenë sa më precize të mundshme. Jo vetëm
    kështu për shembull Ligji për faljen e borxhit publik se ajo është shumë term i gjerë. Për
    shembull këtu në ligj është neni i parë i cili thotë se qëllimi i ligjit është falja e borxheve publike

    101
    ndaj institucioneve shtetërore dhe ndërmarrjeve publike si dhe përcaktimi i kritereve dhe
    procedurave për faljen e këtyre borxheve që personat fizikë dhe juridikë kanë për periudhën deri
    më 31 dhjetor të vitit 2008. Pra, kështu do të jetë paka shumë edhe vetë titulli i ligjit i gjatë edhe
    precizë, domethënë mundësisht me eliminua atë termin “public dept” në anglisht, sepse kjo
    përfshin tjetër gjë në gjuhën ekonomike qysh përdoret në kuptimin universal dhe shkencor të
    fjalës.

    Kjo ke një vërejtje më shumë formale. Sa i përket tash përmbajtjes së ligjit mendoj që kjo është
    në parim, parim le të themi një praktikë e mirë e cila është aplikuar edhe në vendet tjera dhe
    përpiqet që ta krijojë le të themi një epokë të re të marrëdhënies ndërmjet qytetarëve si obligues,
    si kryes të obligimeve ndaj shtetit dhe në përgjithësi është pozitive, por mund të shkojnë në dy
    drejtime. Nëse bëhet mirë shkon në drejtimin e duhur dhe nëse nuk i keni parasysh disa gjëra
    substanciale atëherë mund të përfundoj shumë keq. Në çfarë kuptimi?

    Në kuptimin që e para mendoj që nuk është bërë një kategorizim i borxheve, borxhet në
    Republikën e Kosovës janë të llojllojshme. Ekzistojnë 10 deri në 15 borxhe fundamentale në
    republikën e Kosovës të cilët i kanë qytetarët e Kosovës, edhe do të ishte mirë që ky kualifikim i
    borxheve të jepet në mënyrë më të qartë, më të hollësishme dhe qytetarët vetë të jenë të njoftuar
    se çfarë do të përfitojnë nga ky ligj. Unë këtë javën e fundit kam biseduar me shumë qytetarë,
    asnjëri nuk e dinë se çka është duke ndodhur me borxhet e tyre, se cila do të jetë qasja e Qeverisë
    dhe e shtetit në përgjithësi ndaj faljes së këtyre borxheve. Thjesht e kanë vetëm në mënyrë
    abstrakte se do të ndodhë diçka me borxhet para vitit 2008 por nuk e kanë të bardh me një
    pasqyrë se cilat janë për shembull 13 lloje të borxheve në Republikën e Kosovës, të specifikohen
    ato dhe të jepen edhe deputetëve. Deputetët e kanë vetëm këtë ligjin në fjalë dhe e kanë një
    memorandum shumë të varfër shpjegues. Aty janë vetëm qëllimet e përgjithshme domethënë pse
    është e nevojshme të startojmë nga viti 2009, pastaj kjo lidhet me shpalljen e pavarësisë së
    Kosovës, të fillojmë nga një pikë zero e fillimit të pagesës së borxheve, kjo është në rregull por
    nuk po e shoh askund kategorizimin e borxheve. Vetëm e pash fjalën e ministrit nja 4-5 kategori
    të borxheve dhe në fjalën e zotit Osmani por kjo do të jetë pjesë e dokumenteve tona.
    Dokumentet që i kemi pranuar ne si deputetë nuk kam pa asgjë si kategorizim të borxheve.

    E dyta është, ma merrs mendja se kemi nevojë po ashtu për një kategorizim të borxhlinjve jo veç
    për një kategorizim të borxheve, se çfarë janë llojet e borxheve në Republikën e Kosovës, po na
    duhet edhe një kategorizim i atyre që kanë borxh. Çfarë janë kategoritë e atyre që kanë borxh?
    Unë mund të them që në Republikën e Kosovës këtu mund t’i ndajmë dy lloje ata që kanë borxh,
    në mënyrë formale, në mënyrën më të thjeshtë me një skemë më,... do të mund t’i ndajmë në dy
    lloje, në mospagues të borxheve prej halleve edhe prej pamundësisë ekzistenciale dhe në
    mospagues manipulativ të borxheve që mund të jenë biznese shumë të mëdha ndonjëherë edhe të
    lidhura me politikën dhe që e kanë dëmtuar me qëllim interesin publik edhe buxhetin e
    Republikës së Kosovës. Këta nuk mund të shihen në një thes dhe nuk mund të barazohen, në
    çfarë kuptimi. Në kuptimin që njëra palë, e cila nuk dyshoj që janë shumica e atyre që nuk kanë
    mundur t’i paguajnë borxhet me rregull si qytetarë të Republikës së Kosovës nuk e kanë bërë
    këtë me qëllim por në Kosovë varfëria, papunësia dhe moszhvillimi ekonomik është në atë
    shkallë sa që për qindra, mijëra qytetarë të Kosovës. Po të ju thoni që duhet t’i paguajnë borxhet
    ndaj shtetit me rregull atëherë me të vërtetë nuk ju mbeten para për të jetuar. Kësi gjendje
    ekonomike ka në Kosovë. 20 apo 30% e popullatës po t’i paguanin borxhet e tyre me rregull, po

    102
    të shkonin në bilancin zero, zero me shtetin, atëherë nuk do të kishin para për bukë të
    mjaftueshme, për të jetuar, për të pasur një jetë me dinjitet edhe për me shty ekzistencën e tyre.

    Kështu që unë mendoj që një pjesë e madhe ...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Përfundoje, edhe gjysmë minute!

  • E kisha fjalën që sa i përket atyre bizneseve që kanë qenë manipulative
    ndaj shtetit të Kosovës edhe kanë krijua një biznes, kanë fitua më pastaj në vend që t’ia kthej një
    pjesë shtetit i kanë ik obligimeve, i kanë investua në biznese tjera, kurse ato biznese me të cilat
    nuk i kanë pagua tatimet ato i kanë falimentua qëllimshëm, ka falimentim me mijëra biznese të
    falimentimit të qëllimshëm në Kosovë, ato duhet t’i nënshtrohen ligjit. Nuk ka falje thjeshtë të
    borxheve për ta, sepse kjo krijon një pabarazi në shoqërinë tonë. Çfarë lloj pabarazie? Një njeri
    për shembull i cili ka pasur biznes të suksesshëm nuk ka pagua borxhe deri në vitin 2009 ta zëmë
    dhe prej vitit 2009 ka fillua me i pagua borxhet në mënyrë të rregullt dhe prej vitit 2009 deri në
    vitit 2015 ka borxh vetëm 10 mijë apo 20 mijë euro, tash i paguan ato 20 mijë euro kurse shteti
    po ja...

  • Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së, kush do të flasë prej
    jush? Zonja Donika Kadaj-Bujupi e ka fjalën.

  • BUJUPI: I nderuar kryesues,
    Duke marrë parasysh që s’na e dhatë fjalën dhe i hodhët në votim rekomandimet për të cilat kemi
    kundërshtua në vazhdimësi që janë sjell jo konform kërkesës së 33 mijë qytetarëve të Republikës
    së Kosovës. Unë para jush po paraqes kërkesën e pardjeshme dy ditë më parë 8 korrik 2015 ka
    ardhur për të gjithë deputetët e Kuvendit dhe bëhet fjalë për 33 mijë qytetarë të cilët ligjshëm
    kërkojnë ....

  • Të lutem, nuk e kam hapur debatin për peticionin, po ta kthej ty, edhe zotit
    Konjufca, po jua kthej përgjigjen. Ndërpritja fjalën, regjia!

    Nuk është anarki Kuvendi, nuk mund të diskutoni sa herë të doni, ne kemi diskutua këtë çështje
    në Parlamentin e Kosovës, dhe në qoftë se ju keni pakënaqësi procedoni prapë sipas rregullave.
    Unë e kam në rend të ditës këtu dhe sipas rendit të ditës unë e kam me votua. E di se keni kemi
    qenë në mbledhje bashkë që keni kundërshtua peticionin edhe në mbledhjen e Kryesisë por si do
    qoftë duhet ta kuptoni që ne kemi votuar rekomandimet e komisionit, ai e ka shqyrtuar peticionin
    dhe kjo për përfundimtare për këtë fazë.

    Në qoftë se ju jeni të pakënaqur i keni prapë firma, prapë thirrni debat dhe mos e keq përdorni
    foltoren e Kuvendit për interesa as elektorale as protagoniste, s’ka nevojë për protagonizëm për
    problemet që kanë qytetarët dhe për të cilat probleme jemi shqetësuar besoj të gjithë.


    103
    Kështu që unë nuk do ta japë fjalën në qoftë se t’i nuk e respekton atë për çka e merr fjalën. E
    merr, fjalën e keni për pikën e pestë të rendit të ditës dhe në qoftë se nuk e respekton këtë, unë do
    ta ndërpres prapë. Jepjani fjalën prapë!

  • BUJUPI: Në qoftë se nuk e respektoni vullnetin e 33 mijë qytetarëve dhe
    procedoni jashtë...

  • Ndërpritjani fjalën! Fjalën e ka Valdete Bajrami, në emër të Grupit Parlamentar
    “Nisma”.

  • Faleminderit, zoti kryesues!
    Zoti kryeministër, ministër,
    Kolegë deputetë,
    Me vendimin e Qeverisë për gjoja se po bëhet fjalë për faljen e borxheve publike dhe fiskale, me
    qëllim për të treguar se këto vendime kanë bazë fillimin e një qeverisjeje më ndryshe, mirëpo
    realiteti po ndryshon dhe krejt është diçka tjetër. Në fakt këtu ne po kemi të bëjmë me faljen e
    detyrimeve tatimore deri në fund të vitit 2008, sepse këto borxhe tashmë janë bërë ligjërisht të pa
    mbledhura për Qeverinë bazuar në Ligjin nr. L03/L222 për procedurat dhe Administratën
    Tatimore, përkatësisht neni 33 pika 12.

    Barra tatimore e përkushtuar në paragrafin 1 të këtij neni përfundon 6 vjet nga data e vlerësimit
    dhe e obligimit tatimor dhe më nuk do të jetë i mbledhur pas asaj date borxhi i caktuar. Pra,
    ligjërisht Zyra Tatimore borxhi që është krijuar deri më 31.12.2008 më nuk ka të drejtë të
    mbledh. Do të ishte shumë më e drejtë që Qeveria në vend të një Komisioni për faljen e
    borxheve tashmë të falur nga vetë ky ligj, të bënte një analizë të këtyre borxhlinjve: kush janë
    këto biznese, pse është toleruar kjo mospagesë për një periudhë kaq të gjatë, ku ligji e obligon
    Administratën Tatimore që të merr të gjitha masat për mbledhjen e detyrimeve tatimore brenda
    periudhën 6-vjeçare.

    Pikërisht neni 33, pika 1 e Ligjit të lartcekur e obligon Administratën Tatimore që brenda 10
    ditëve nga data e krijimit të një obligimi tatimor të merr masa për mbledhjen e këtij borxhi. Pra,
    lind pyetja pse ATK nuk e ka bërë veprimin kur dihet fakti se për një numër të madh të
    bizneseve të tjera e bën veprimin e njëjtë? Mos kanë qenë apo janë këto biznese të përkëdhelura
    nga ATK-ja, apo nga Qeveria?

    Po ashtu, veprimi i dytë në këtë vendim që ka të bëjë me faljen e ndëshkimeve dhe interesin për
    vitin 2009-2014, krijon një mosbarazim tek bizneset apo të themi më thjeshtë kompanitë që janë
    të rregullta me pagesën e tatimeve goditen, sepse shumë biznese për shkak të problemeve
    financiare kohë pas kohe për këtë periudhë kanë paguar me miliona ndëshkime dhe interes në
    vonesë pagesave, ndërsa bizneset e padisiplinuara ju falen këto ndëshkime nga vetë kjo Qeveri.

    Kjo do të thotë godit të mirët, sepse mund të mbrojmë të këqijtë. Në këtë vendim pa analizë të
    Qeverisë kishte reaguar edhe vetë FMN-ja dhe kjo është arsye pse në fakt gjëja u formua një
    grup punues për vlerësimin e këtij borxhi dhe vendosin disa kushte tashmë që janë të publikuara.
    Pra, njëherë kemi vendim faljen dhe më pastaj kushtet për këtë vendim, në vend se të jetë një
    veprim i vetëm. Andaj, ka ardhur koha që kjo Qeveri të krijojë kushte apo politika fiskale të

    104
    favorshme qoftë për bizneset e vogla, të mesme apo të mëdha e jo të jetë vetëm në shërbim të
    atyre bizneseve që kanë krijuar monopol në vendin tonë.

    Andaj, ky një ligj për faljen e borxheve, por është vetë ligji që i ka falur këto borxhe. Dhe, zoti
    kryesues nëse më lejohet edhe mua ta shpreh së paku mendimin tim për një 50-sekondësh në
    lidhje me peticionin, të cilin e kanë sjellë qytetarët, por ne jemi kundër veprimit që është bë dhe
    ky është vendimi i “Nismës”. Faleminderit!

  • Shprehja e pakënaqësive është e lejuar për çdo kënd, por sidoqoftë shprehja e
    pakënaqësive që kërkojnë të shkelet Rregullorja e Kuvendit është edhe ajo e drejtë e tyre, por
    unë nuk dëshirova ta shkel Rregulloren e Kuvendit.

    Sa i përket Ligjit, kjo është për opinionin unë nuk e di cili ligj është shkelur, dhe në qoftë se ju
    deputetët mendoni që ua kam shkel ndonjë ligj, atëherë ka mundësi që të më qortoni ose të më
    padisni në rrugë ligjore. Vazhdojmë me diskutimet, fjalën e ka zoti Damka.

  • Faleminderit, i nderuar kryesues!
    Sayın vekiller bu yasa Kamu borçlarını düzenleyen, daha doğrusu 31 Aralık 2008 yılına kadar
    kişi veya kurumların devlet vergi kurumlarına, belediyelere ve kamu şirketlerine de ilişkin
    affıyla ilgilidir.

    Borcunu ödeyemeyen kişilerin, yani sosyal yardıma muhtaç olanların bir şekliyle Hükümetin
    sosyal sorumluluğu çerçevresinde kendilerine bir şekilde yardımcı olacağına inanmaktayız. Bu
    yasa ile ihtiyacı olan kişi ve ailelere destek olmaya çalışan Hükümetimiz, devlet kurumlarına,
    kamu şirketlerine, belediyelere öngörülen tarihe kadar ödenmesini yapan dürüst kişi ve şirket
    sahiplerine karşı bir şekilde de bir haksızlık yapmış olacağız. Fakat her ne olursa olsun bu
    yasanın büyük bir Kosova kitlesine hitab edeceğine de inanmaktayız.

    Biz inanıyoruz ki bazı önerilerimizle bu sıralı ödemiş olan kişilere bazı ödüllendirmeler yaparak,
    bu yasanın bütün Kosova halkına hitab edeceği için Parlamenter Gurubu olarak desteklediğimizi
    ifade ediyoruz.

  • Faleminderit! Zoti Naim Fetahu e ka fjalën.

  • I nderuar kryesues i Kuvendit, zoti Haliti!
    I nderuari kryeministër,
    Kabinet qeveritar,
    Të nderuar deputetë,
    Projektligji për faljen e borxheve publike, i cili sot është në lexim të parë në Kuvend ka si qëllim
    faljen e borxheve publike që personat fizik dhe juridik kanë ndaj institucioneve të Administratës
    shtetërore, komunave dhe ndërmarrjeve publike.

    Arsyeshmëria e propozimit është të ndihmojë në mirëqenien sociale qytetarëve dhe të bëjë
    disiplinimin e personave fizik dhe juridik për kryerjen e obligimeve financiare që ata kanë. Me
    këtë projektligj parashihet që të falen borxhet publike në periudhën deri, më 31 dhjetor 2008.
    Unë dua të ndalem tek komentet e dhëna në projektligj në faqen 9, ku është kërkuar të ceket me

    105
    ligj që konsumatorët që kanë ri programuar borxhet ose janë paditur në gjykatë ose te
    përmbaruesit të mos fshihen, të lihen në kompetencë të gjykatës, unë mendoj se ky formulim
    duhet të ndryshojë dhe falja duhet të vlejë edhe për ata persona fizikë dhe juridikë që kanë hyrë
    në ri programim të borxheve ose që janë paditur në gjykatë për borxhe të periudhës në fjalë.

    Mendoj se duhet të lirohen dhe në të njëjtën kohë ne do të ndihmojmë edhe gjykatat të lirohen
    nga këto lëndë, të cilat tanimë janë të pakuptimta. Gjithashtu, dua të ndalem edhe në komentet në
    faqen 11, ku dua të përshëndes shpjegimin 4.3.2, ku thuhet se duhet të lirohen nga obligimet e
    borxheve publike deri më datën 31 dhjetor 2014 për kategoritë, si: invalidë të luftës, familjet e
    dëshmorëve, ku fëamilja ka humbur njërin nga prindërit ose ndonjërin nga fëmijët, invalidët e
    punës, personat me aftësi të kufizuar të përbërë dhe personat në përkujdesje të vazhdueshme dhe
    të gjitha këto obligime i merr Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe mendoj se për këto
    kategori duhet të mendojmë që në vazhdimësi të jenë të liruara nga këto obligime financiare, në
    mënyrë që të mos e kenë edhe këtë barrë financiare në jetën e tyre, edhe ashtu të rëndë.

    Për fund, mendoj se ky projektligj duhet të përkrahet në parim dhe gjatë të leximit të dytë të
    pasurohet me ndryshime dhe plotësime.

  • Faleminderit! Zoti Zemaj e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    Kolegë deputetë,
    Është e qartë se falja e borxheve dhe obligimeve tatimore shihet edhe në kontestet e asaj, të cilët
    kërkohen një disiplinë fiskale qoftë edhe obligime edhe të qytetarëve të thjeshtë, por edhe
    personave juridik por edhe pjesët tjera që janë tatimore dhe që janë tatueshme në Republikën e
    Kosovës. Ajo çka është politikë edhe e mirëqenies sociale, por mbi të gjitha është edhe politikë e
    stërngarkimit me borxhe të këqija ekziston një zgjidhje që sot e ka paraqitur edhe sponsorizuesi,
    e cila shihet edhe në dy kënde qoftë ajo pozitiv, por qoftë edhe me elemente që kanë të edukimit
    apo edhe qoftë të vetëdijesimit të tatimpaguesve në Republikën e Kosovës.

    Duhet të jemi të vetëdijshëm se amnistia kur bëhet, bëhet për të gjithë personat pa përjashtim e
    cila nënkupton qoftë ata, të cilët kanë qenë të përgjegjshëm, ata që nuk kanë paguar tatime në
    mënyrë të qëllimshme, por edhe ata të cilët nuk kanë pasur mundësi që të bëjnë apo t’i paguajnë
    obligimet tatimore në të gjitha këto nivele që sot janë të paraqitura në projektligj. Është diçka e
    mirë sepse të hyrat e projektuara gjithmonë janë llogaritur mbi borxhet e këqija edhe shuma e
    mbledhur që është e paraqitur për falje këtu edhe në llogaritë ndaj Administratës Tatimore është
    mbi 148 milionë dhe kjo gjithmonë ka qenë si e hyrë e projektuar dhe e cila asnjëherë nuk është
    inkasuar dhe kjo jo rrallë herë është thënë edhe gjatë hartimit të buxhetit të Republikës së
    Kosovës.

    Andaj, këtu kemi të bëjmë me një amnisti dhe duhet të kuptohet qartë se për çka bëhet amnistia.
    Amnistia bëhet e cila jo vetëm për të eliminuar këto defekte, të cilat janë bërë të grumbullimit
    por mbi të gjitha një vetëdijesim i mëtutjeshëm por pa e anashkaluar ata borxhlinj të këqij, të
    cilët në mënyrë të qëllimshëm i kanë ikur pagesës së tatimeve. E dyta, borxhet ndaj ndërmarrjeve
    publike dhe problematika me procesin e likuidimit i cili është bërë nga Agjencia Kosovare e
    Privatizimit.

    106
    Janë këto dy-tri elemente që ne sot duhet t’i japim përkrahje në parim, edhe pse ligji ka pak nene
    dhe shumica e neneve tentohen të implementohen në bazë të udhëzimeve administrative. Çështja
    e nenit 6 që është paraqitur këtu ka të bëjë me atë çka e thashë, sepse neni 6 amniston edhe
    personat, të cilët janë në procedurë gjyqësore. Ndërsa neni 6.1, ata që janë në përgjegjësi penale
    që kanë lindur për shkak të mospërmbushjes së obligimeve financiare nuk i amniston.

    Edhe këtu zoti ministër, duhet të kemi kujdes duke aplikuar normat e Kodit penal edhe Kodit të
    procedurës penale. Por, mbi të gjitha, nëse një ligj i cili ka fuqi edhe ka obligim ndaj një fushe të
    caktuar, atëherë duhet të vlejë për të gjithë qoftë në ata që janë në procedurë penale dhe qoftë në
    ata që janë në procedurë gjyqësore, sepse amnistia nuk mundet të jetë e kategorizuar. Ose duhet
    të jepet amnisti e plotë për këtë periudhë kohore deri në 31 të vitit 2008, ose duhet të saktësohet
    në ligj, për çka vlen, por mbi të gjitha unë e përmenda jo rastësisht amnistia ndonjëherë shikohet
    edhe nga këndi jo i mirë, sepse mund të ndihet dikush keq nga ata tatimpagues të rregullt qoftë
    qytetarë, por qoftë edhe persona që kanë krijuar biznes. Sepse kemi të bëjmë me disa kategori,
    edhe këtu shumë mirë janë të specifikuara.

    Andaj, kjo çështje besoj që edhe Komisioni për Buxhet dhe Financa, i cili e ka evidentuar, por pa
    e përmend konkretisht nenin 6 që në procedurë gjyqësore i keni amnistua, ndërsa ata që e kanë
    krijuar përgjegjësinë penale që ka lindur gjatë kohës nuk amnistohen, kjo është e njëjtë. Para
    gjyqit domethënë janë të njëjtë këta njerëz, vetëm pse një gjykatë e caktuar ose përmbaruesit nuk
    kanë mundur ta kryejnë punën në afatin e duhur kohor. Të gjithë e kuptojmë, këto janë borxhe të
    këqija, pavarësisht tentativave të ikjes, të fshehjes, periudhës kohore, sidomos borxhet e
    konsumatorëve këtu është ajo çka është kërkuar në mënyrë permanente dhe kjo është më e mira
    që ju keni mundur të bëjmë, sepse njerëzit kanë trashëguar borxhe edhe para vitit ‘99.

    Domethënë, në listat e borxheve sot figurojnë qoftë nga “Termokosi”, qoftë nga Ujësjellësi ,janë
    borxhe të viteve ‘97 e ‘98, të cilat edhe qytetarët, pa dashur t’i përmend me etni, edhe nuk i kanë
    shfrytëzuar fare.

    Duke marrë parasysh edhe kontestet pronësore që kanë ndodhur në Republikën e Kosovës,
    uzurpimet, ato borxhe iu kanë bartur pronarëve të ri pa të drejtë. Dhe kjo është mënyra më e mirë
    që ju sot e keni krijuar, dhe e cila duhet të përkrahet në këtë formë, por ju lutem rishikoni nenin
    6, sepse amnistia ose duhet të jetë për të gjithë në mënyrë të barabartë ose nuk ka amnisti
    parciale. Faleminderit, shumë!

  • Në rregull! Atëherë, nuk ka tjerë të paraqitur ne po presim që të kthehen dy
    komisione që realisht kur ka seancë nuk do të duhej të ketë mbledhje të komisioneve.

    Atëherë derisa të vijnë deputetët nga komisionet, vazhdojmë me pikën e 6-të të rendi të ditës:

    6. Shqyrtimi i raportit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2014

    Komisioni Funksional për Buxhet dhe Financa e ka shqyrtuar raportin e Kuvendit dhe i ka
    rekomanduar miratimin e tij. Fjalën e ka kryetari i Komisionit Funksional, Naser Osmani, për
    arsyetimin e raportit me rekomandime.


    107
  • Faleminderit, kryesues!
    I nderuar kryeministër, ministër,
    Të nderuar deputetë,
    Banka Qendrore e Kosovës në pajtim me Ligjin për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës
    i ka dorëzuar Kuvendit raportin vjetor të punës për vitin 2014 brenda afatit ligjor. Raporti i
    BQK-së ofron të dhëna për gjendjen ekonomike në përgjithësi dhe ekonominë e Kosovës që
    përfshin sektorin real, sektorin fiskal, sektorin e jashtëm dhe sektorin financiar, duke përfshirë
    edhe mbikëqyrjen e institucioneve financiare. Përveç kësaj, raporti përmban shërbime të
    siguruara për autoritet komunitetit financiar dhe publikun, si dhe për zhvillimet e brendshme dhe
    bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar nga BQK.

    Ekonomia e Kosovës në përgjithësi ka arritur të ruaj stabilitetin makro ekonomik duke shënuar
    normë pozitive të rritjes stabilitet fiskal dhe financiar, si dhe normë të ultë të inflacionit përderisa
    në raport me sektorin e jashtëm vazhdon të karakterizohet me deficitin e lartë tregtarë. Ekonomia
    e vendit për vitin 2014, shënon normë reale të rritjes për 2,7% bazuar kryesisht në vlerësimin për
    rritjen e konsumit, megjithatë investimet dhe neto eksportit kishin ndikim negativ në rritjen
    ekonomike. Faktorët kryesor që ndikuan në rritjen e konsumit të përgjithshëm ishin rritja e
    pagave të sektorit publik, remitencat dhe kreditë konsumuese në sektorin bankar.

    Në anën tjetër pozicioni i investimeve vlerësohet të ketë qenë më i pa favorshëm, kryesisht si
    pasojë e rënies së investimeve publike në këtë periudhë, ndërkohë që edhe investimet e huaja
    direkte kanë shënuar rënie.

    Në kuadër të sektorit të jashtëm përkundër normës më të lartë të rritjes së eksporteve në krahasim
    me importet deficiti tregtar në mallra shënon rritje duke arritur në 2,2 miliardë. Në vitin 2014
    vlera e mallrave të eksportuara nga Kosova arrin në vlerën prej 324 milionë e 600 mijë euro që
    përkon me një rritje vjetore prej 10,5 miliardë euro që paraqet një rritje vjetore prej 3,6%.
    Deficiti i lartë tregtar vazhdon të jetë kontribuuesi kryesore i deficitit të llogarisë rrjedhëse dhe
    kapitalit që në vitin 2014 arriti në 490 milionë e 800 mijë euro apo në 7.7% të bruto produktit të
    brendshëm.

    Në vitin 2014 vlera e remitenceve arrin në 693 milionë e 700 mijë euro, duke shënuar një rritje
    vjetore prej 11,7%. në kuadër të llogarisë financiare kategoria kryesore vazhdon të përbëhet nga
    investimet e huaja direkte, të cilat në vitin 2014 shënuan vlerën prej 123 milionë e 900 mijë euro
    në krahasim me vlerën prej 250 milionë e 200 mijë, sa ishte një vit më herët, pra në vitin 2013.

    Republika e Kosovës vazhdon të ketë pozicion të kënaqur fiskal të karakterizuar në nivel të ulët
    të deficitit buxhetor dhe të borxhit publik. Deficiti primar shënon vlerën prej 131 milionë euro,
    krahasuar me vlerën prej 150 milionë euro që ishte e regjistruar një vit më herët. Në të njëjtën
    kohë borxhi publik arrin në 582 milionë e 900 mijë euro në krahasim me vlerën prej 476 milionë
    e 300 mijë euro, që ishte një vit më herët, apo 10,6% e bruto produktit të brendshëm.

    Financimi i deficitit buxhetor kryesisht u realizua nëpërmjet financimit të tregut të brendshëm të
    letrave me vlerë, rënia e çmimeve te tregjet ndërkombëtare, sidomos rënia e çmimit të naftës ka
    shkaktuar presion deflacionist. Këto zhvillime janë reflektuar edhe në Kosovë, ku norma

    108
    mesatare e inflacionit ka zbritur në 0,4% në vitin 2014, krahasuar me mesataren me 1,8%, sa
    ishte në vitin 2013.

    Aktivitetet e sistemit financiar ka zhvilluar të rritet edhe të ruaj shkallën e lartë të
    qëndrueshmërisë, në vitin 2014 vlera e gjithsej aseteve të sistemit financiar arrin në 4,5 miliardë
    euro apo rreth 80% e bruto produktit të brendshëm. Duke shënua rritje vjetore prej 7,4%. gjithsej
    kreditë në vlerë prej 1 miliardë e 900 milionë euro që shënojnë një rritje vjetore prej 4,2%.
    Struktura e kredive të ndërmarrjeve sipas aktiviteteve ekonomike vazhdon të dominohet nga
    kreditë e destinuara për tregti 53,4%, për prodhimtari 12% dhe për ndërtimtari 8,4%.

    Norma mesatare e interesit në kredi për herë të parë nga fillimi i funksionimit të sistemit bankar
    në Kosovë zbret në nivele njëshifrore, gjegjësisht në 9,2% nga 11,1%, sa ishte një vit më herët.
    Zvogëlimi i normës së interesit në kredi është paraparë nga zvogëlimi i normës së interesit në
    depozita që zbret në 1,1% sa ishte më herët nga 2,4% të vitit 2013.

    Zvogëlimi i normës së interesit në depozita kryesisht mund t’i atribuohet likuiditetit të
    mjaftueshëm të sektorit bankar. Në bazë të informatave të fundit të BQK-së norma e rënies së
    interesit ka vazhduar gjatë muajve të parë të vitit 2015, ku norma mesatare e interesit në kredi
    është 8,1%, ndërsa në depozita është 0,8%.

    Në vitin 2014 vlera e përgjithshme e depozitave të sektorit bankar ka arritur në 2.5 miliardë euro
    që paraqet një normë vjetore të rritjes prej 3,6%. nga të dhënat për bilancin e sektorit bankar
    kuptojmë se sektori biznesor nuk është në gjendje me absorbua potencialin financiar që e kanë
    bankat në dispozicion. Përkundër nevojës së madhe që ka ekonomia e Kosovës për investime dhe
    zhvillim të bizneseve në këtë drejtim, ndër faktorët kryesorë janë: kamatat e larta. Me miratimin
    e ligjeve të pakos fiskale, me hartimin e disa ligjeve të sektorit financiar që është duke u punuar,
    si Ligjit për themelimin e fondit të garantimit të kredive, Ligjit për kambialin, Ligjin për kamatën
    në vonesë, Ligjin për falimentimin dhe Ligjin e procedurës përmbarimore paraqesin masat
    konkrete nëpërmjet të cilit ofrohet përkrahje shtesë ligjore dhe institucionale për sektorin privat
    dhe do të duhej që po ashtu të jetë ndikuese edhe për bankat që të reflektojnë edhe më shumë në
    zbritjen e mëtutjeshme të normës së interesit dhe kjo të do të jetë nxitëse për bizneset dhe
    shfrytëzuesit e mjeteve për investime dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

    Sa i përket veprimtarisë së institucioneve mikrofinanciare, në vitet paraprake aktiviteti kreditues
    nga institucionet mikrofinanciare është zvogëluar dukshëm, ndërsa në vitin 2014 ky sektor rrit
    mbështetjen për ekonominë e vendit duke rritur kreditimin, vlerat gjithsej e kredive të këtyre
    institucioneve mikrofinanciare është 74,4 milionë euro që përkon me një rritje prej 2,9%
    përkundër rënies vjetore prej 6,7% sa është shënuar në vitin 2013.

    Problemi më i madh me këto institucione është mungesa e definimit të qartë të statusit juridik të
    këtyre që operojnë si subjekte juridike në status jo përfitues publik të OJQ-ve, ndërsa realizojnë
    profit. Në sektorin e sigurimeve vlera e primave gjatë kësaj periudhe arrin në 82 milionë euro, që
    është një rritje prej 3.7% ndërsa vlera totale e dëmeve të paguara arrin në 33,4 milionë euro. Në
    aspektin e kornizës ligjore është hartuar Projektligji për sigurinë e cila është në procedurë të
    Kuvendit sot me të cilin do të rregullohet edhe më mirë fushë veprimtaria e sigurimeve.


    109
    Sa i përket parashikimeve për vitin 2015, ekonomia e Kosovës do të përshpejtojë ritmin e rritjes
    duke arritur një enormë reale të rritjes ekonomike prej 3,5%. kjo rritje pritet të gjenerohet nga
    rritja e kërkesës së brendshme, veçanërisht nga investimet publike dhe private. Të dhënat e fundit
    të BQK-së tregojnë se për tre muajt e parë të vitit aktual kemi rritje të investimeve të...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Vazhdoja fjalën!

  • Kjo rritje pritet të gjenerohet nga rritja e kërkesës së brendshme, veçanërisht
    nga investimet publike dhe private. Të dhënat e fundit që jep BQK-ja për vitin aktual kemi rritje
    të investimeve të huaja direkte nga 37,5 milionë që i kemi pas vitin e kaluar, tani kemi 77,9
    milionë euro që është një rritje rreth qind për qind. Sa u përket eksporteve për tre mujorin e parë
    kanë arritur vlerën e 103,7 milionë euro që paraqet një rritje vjetore prej 15% krahasuar me
    periudhën e njëjtë.

    Komisioni për Buxhet dhe Financa ka vlerësuar se raporti është gjithëpërfshirës dhe përmban të
    dhëna dhe informata që kërkohen me ligj për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe i
    rekomandohet deputetëve që ta votojnë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Radha është e përfaqësueseve të grupeve parlamentare. Zonja
    Demi, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

    LABINOTË DEMI-MURTEZI: Faleminderit, kryesues!
    Të nderuar ministra,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Raporti i Bankës Qendrore është një prej raporteve më të detajuara, një prej raporteve që është
    për t’u admiruar pa diskutim. Siç tha edhe kryetari i komisionit, është përshkruar në mënyrë të
    drejtë dhe të detajuar gjendja ekonomike në vend, pra e reflekton gjendja ekonomike e vendit.
    Është një raport shumë profesional dhe i qartë për të gjithë ne dhe gjithë qytetarët, andaj në emër
    të Grupit tonë Parlamentar iftoj deputetët që ta votojnë këtë raport. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Mustafa në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së, jo a. A je
    paraqitur për diskutim? E ke shtypur! Zoti Albin Kurti e ka fjalën.

  • Deputetë të Kuvendit të Kosovës,
    Qeveritë e Kosovës së pasluftës nuk kanë bërë asgjë që qytetarët të mos plaçkiten me kamatat e
    larta nga bankat.

    Edhe 16 vjet pas çlirimit, e mbi 7 vjet pas shpalljes së pavarësisë bankave në Kosovë po iu
    dyfishohet përfitimi, ndërkaq qytetarëve po u përgjysmohet mbijetesa. Është kështu, sepse shteti
    i Kosovës është vënë në shërbim të bankave tek ne në vend se bankat të jenë në shërbim të
    zhvillimit.

    Merreni me mend Bashkimi Evropian në Kosovë ka bankë zhvillimore BERZH-in, mirëpo jo
    edhe Kosova për veten e saj. Unë jam i bindur që nuk është mungesa e infrastrukturës...

    110
  • Ju lus për qetësi!

  • ...apo tepria e burokracisë si pengesa kryesore për zhvillimin e ekonomisë në
    Kosovë e posaçërisht për ndërmarrësit në Kosovë, por pikërisht qasja e vështirë në kapital,
    përkatësisht në financa për shkak të oligopolit të bankave të huaja që i mirëmbajnë kamatat e
    larta.

    Qeveri e Kosovës dhe Banka Qendrore e Kosovës jo vetëm që nuk ndërhynë pozitivisht në
    sistemin bankar në Kosovë, por ato edhe ndërhyjnë negativisht. Bankat komerciale i çojnë paratë
    e tyre mbi 100 milionë euro në blerjen e bonove të Thesarit të lëshuara. Bankat komerciale në
    Kosovë kanë blerë 75% të shumës totale të letrave me vlerë të Qeverisë së Kosovës. Kjo
    sigurisht se ndikon në dashamirësinë e Qeverisë ndaj këtyre bankave. Nga viti në vit, kjo është
    rritur gjithsej 256 milionë euro; 73 milionë euro në vitin 2012, 79 milionë euro në vitin 2013 dhe
    104 milionë euro të emetuara në vitin 2014.

    Ka disa informata të bazuara se metodologjia e llogaritjes së normës së interesit për kredi në
    softuerët e bankave komerciale bazohet në konceptin e 360 ditëve e jo të ditëve aktuale. Për
    shembull, nëse 10% është norma nominale për 360 ditë, kjo i bie që është 0,0278% në ditë, që po
    u shumëzua me 365 ditë, atëherë fitojmë normën 10,14%.

    Pra, ndonëse qytetarit të Kosovës kredimarrës i është shpalosur dhe reklamuar norma vjetore e
    interesit prej 10%, në realitet ai është ngarkuar me 10,14%. Këto parregullsi formalisht duket se
    janë tejkaluar me Rregulloren e BQK-së mbi shpalosjen e normës efektive të interesit, e aprovuar
    në dhjetor të vitit 2013. Por, pyetja shtrohet, për gjithë këto vite të marrjes së kësaj diference të
    shtuar artificialisht, ku kanë shkuar paratë e qytetarëve? A ka hulumtuar BQK-ja gjatë
    ekzaminimeve të bankave komerciale lidhur me një praktikë të tillë në sistemin bankar? Çfarë ka
    ndërmarrë në drejtim të kompensimit të kredimarrësve për shumën e interesit, të ngarkuar në
    mënyrë të parregullt dhe së paku, pse nuk ka raportuar për këtë dukuri?

    Bëhet fjalë për milionë euro, nëse llogarisim portofolat e kredive, që bankat komerciale u kanë
    marrë qytetarëve pa të drejtë, mbi padrejtësinë e vetë normave tepër të larta të interesit.

    Në raport thuhet se si rezultat i rënies së normave të interesit në depozita ato të afatizuarat në
    banka janë zvogëluar në mënyrë drastike në favor të depozitave që janë si llogari rrjedhëse.
    Megjithëse, kjo ka ndikuar në rritjen e profitit të sektorit bankar, në anën tjetër, ka rritur në
    përmasa të rrezikshme hendekun e likuiditetit “liquidity gap” dhe hendekun e normave të
    interesit “interest rates gap”, pra kreditë rrjedhimisht tani me rritje afatmesme 1-5 vjet në masë të
    madhe financohen nga depozitat e transferueshme dhe ato afatshkurta deri në 1 vit. Këtu roli i
    Bankës Qendrore është thelbësor, por në raport nuk gjen asgjëkund paraqitjen e masave
    preventive që është dashur të ndërmerren nga BQK-ja, kur në rast të një falimentimi të ndonjë
    banke rreziku sistemor do të minimizohej, në rast të tërheqjes rapide të depozitave nga klientët.

    Një njoftim tjetër, aspak të mirë, e gjejmë në këtë raport. Ai lidhet me dhënien e licencës
    paraprake për TC Zirat Bankasi AS Ankara Turqi, për hapjen e degës në Prishtinë, bankë
    bujqësore ku 100% të aksioneve i zotëron Qeveria e Turqisë. Shtrohet pyetja, pse nuk është
    entitet i pavarur por degë kjo bankë? Si degë mund të jetë efektive kur kemi një integrim

    111
    ekonomik, sikurse në Bashkimin Evropian, ku kemi sistem të integruar financiar dhe rregullimi
    bëhet nga një autoritet qendror.

    Në rastin tonë kjo bankë nuk ka bord të vetin në Kosovë dhe është sikur një degë e saj në Izmir
    dhe ka vetëm një menaxher dege, ku llogaridhënia dhe përgjegjshmëria janë të mangëta. Ne nuk
    e kemi të integruar ekonominë e financat me Turqinë në atë nivel, që banka e tillë të sjellë degën
    këtu e jo të jetë entitet i pavarur, siç do të duhej të ishte e siç janë edhe bankat tjera komerciale
    në Kosovë.

    Kështu, kjo bankë ka përparësi konkurruese me bankat tjera, për shkak se është më e madhe edhe
    nga aspekti rregullativ i kapitalit, si dhe likuiditeti i saj matet në nivel të grupit.

    Pra, ardhja veç si degë i jep shumë përparësi, për dallim me bankat tjera, për shkak se secila
    bankë në Kosovë ka të drejtë të japë kredi deri në 5% të vlerës së kapitalit të vet, po kur është
    entitet i pavarur 5%-shi është më i vogël, ndërkaq kur është degë, atëherë 5%-shi është shumë i
    madh dhe rrjedhimisht ta sigurojë dominimin në treg.

    Bankave si Raiffaisen, ProCredit, e të tjera, u llogaritet kapitali i këtushëm, për shkak se janë si
    qendra e jo si degë, përderisa Ziratit dhe bankës tjetër turke Ish-Bankasi, u llogaritet kapitali në
    Turqi, meqë janë licencuar si degë. Mundësinë e ka kjo bankë, që të lëshojë shumë më shumë
    kredi e mbase, të ndikojë pak në rënien e normës së interesit, ashtu që t’i destabilizojë bankat
    tjera, por gjithsesi për interes të vetvetes, jo të Kosovës që vazhdon të përdoret si poligon, pa
    kurrfarë subjektiviteti e sovraniteti, në aspektin bankar e më pas edhe në atë financiar e
    ekonomik.

    Në raport askund nuk arsyetohet pse është marrë ky vendim, pse i është dhënë kjo përparësi
    kësaj banke. Shumë nga ekspertë të fushës janë të mendimit, se nga ky licencim priten dy
    fenomene tepër të rrezikshme, e para, që lidhet drejtpërdrejt me qytetarët e që është futja në një
    kredi të dytë apo të tretë, për të shlyer kreditë që tashmë i kanë nëpër bankat aktuale, meqenëse
    përveç licencimit të dy bankave të reja turke asgjë e re s’po ndodh, as me rritjen ekonomike, as
    me zvogëlimin e papunësisë, teksa këstet e kredive të marra nga qytetarët ecin për çdo muaj.

    Fenomeni i dytë, po ashtu shumë i rrezikshëm e problematik, është i lidhur me mundësinë për
    evazion fiskal, si dhe për krijimin e një unaze të qarkullimit të parave jashtë nga Kosova
    nëpërmjet bankës që operon si degë në Kosovë. Koncesionari i Aeroportit, pronari i KEDS-it,
    madje edhe një pjesë e “Behtel”-it, pra ENKA, janë kompani turke. Fitimin, sigurisht se, ata nuk
    janë të interesuar ta lënë në bankat e Kosovës, por edhe transferimi në banka jashtë Kosovës,
    sigurisht që kushton.

    Kështu që, zoti Bedri Hamza ish-ministër i Financave si guvernator tash i BQK-së, ua ka
    mundësuar këtyre që t’i nxjerrin paratë jashtë Kosovës, pa shpenzime fare, duke ua licencuar
    degën e bankës turke me kapital shtetëror turk, pikërisht këtu ku i mbledhin paratë. Edhe
    guvernatori, edhe ministri i Financave, Hoti duhet të na tregojnë me detaje, përse ka ndodhur ky
    licencim, pse është favorizuar Zirat Bankasi?


    112
    Sa i takon deklarimeve të Bankës Qendrore për rritjen ekonomike, në raport thuhet se ajo ka
    qenë 2,7%, ndërkohë që ishte parashikuar 3%. Sipas BQK-së, kjo është si rezultat i përfshirjes së
    efektit të migrimit që karakterizoi fundin e vitit 2014.

    Pyetja është, se cila ka qenë rritja reale? Nga BQK-ja vlerësohet, se rritjes ekonomike i ka
    kontribuuar rritja e konsumit, norma e rritjes ekonomike, ndërsa kanë ndikuar negativisht
    mandej, investimet dhe eksportet. Çështja qëndron se ku dhe kur do ta kemi rekomandimin e
    Bankës Qendrore për Kuvendin dhe Qeverinë, për planifikimin dhe mënyrat e ndryshimit të
    kësaj gjendjeje, sepse ka një lloj konstatimi edhe nga BQK-ja për defektet, mirëpo nuk ka asnjë
    zotim, asnjë angazhim, asnjë afat kohor për planifikimin dhe mënyrat për ta ndryshuar këtë
    gjendje.

    BQK-ja ka detyrim ligjor e funksional, që të luajë rolin e këshilltarit të Qeverisë për politikat
    ekonomike, siç edhe konkretisht ia përcakton neni 8, pika 1.9 e Ligjit për BQK-në, ku ky
    institucion ka detyrën të veprojë si bankier, këshilltar financiar dhe agjent fiskal për Qeverinë
    dhe çdo organ publik dhe organizatë publike të Kosovës.

    Projeksionet e BQK-së për vitin 2015 sugjerojnë se ekonomia e Kosovës do të karakterizohet me
    përshpejtim të rritjes ekonomike, e cila pritet të arrijë në 3,5%. Sigurisht, që ky parashikim është
    plotësisht joreal dhe në këtë aspekt unë fola dje për çështjen e marrëveshjes me FMN-në dhe
    besoj që ky parashikim i BQK-së është bërë duke u bazuar në kërkesë të brendshme, pra për
    investimet publike në rritje, siç janë autostrada e radhës e “Behtel-Enka”-s, apo ndoshta edhe
    projekti i Brezovicës.


    Dhe krejtësisht në fund, si çdo vit, raporti i Bankës Qendrore na vërteton sërish se institucioni në
    fjalë është, në fakt rreziku kryesor, në vend se të jetë garantuesi më serioz i sistemit financiar në
    Kosovë. Banka Qendrore e Kosovës kësisoj mund të jetë bankë, por nuk është as qendrore dhe as
    e Kosovës.

    Rrjedhimisht, ne nuk do ta miratojmë raportin vjetor të saj. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Damka e ka fjalën.

  • Faleminderit, i nderuar kryesues!
    Edhe Grupi Parlamentar “6+” e përkrah raportin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës
    për vitin 2014.

  • Faleminderit! Zoti Mustafa e ka fjalën.

  • Faleminderit!
    Në përgjithësi mendoj se raporti i Komisionit për Buxhet e ka dhënë vlerësimin korrekt për këtë
    raport të Bankës Qendrore. Raporti ka shumë informata dhe është i dobishëm, për arsye se na
    informon se çka po ndodh në sektorin financiar të ekonomisë së Kosovës.


    113
    Megjithatë, në raport do të ishte mirë që të ketë pak më tepër analizë, që të shihen sfidat dhe
    problemet me të cilat ballafaqohet sektori financiar dhe ekonomia e Kosovës. Raporti është
    shumë deskriptiv dhe mund të jetë, herëve tjera duhet të kërkojmë nga Banka Qendrore, që të
    kemi një nivel më të lartë të analizës së problemeve dhe çka fshihet mbrapa fenomeneve dhe ajo
    që ne e kemi në sipërfaqe, që paraqitet me një normë të rritjes ekonomike, ose me një normë të
    interesit, por mbrapa normës së rritjes ekonomike dhe mbrapa normave të interesit ka shumë
    fenomene të cilat deputetëve dhe opinionit duhet t’i japin sqarime më të thella.

    Unë i shoh dy-tri çështje që këtu meritojnë një analizë më të mirë. Ka disa vjet që nuk kemi
    hyrës të rinj në treg. Dhe, kjo është një nga detyrat e Bankës Qendrore që të bëjë tregun tonë
    atraktiv për hyrës të rinj, sepse hyrës të rinj rrisin konkurrencën dhe duke rritur konkurrencën,
    sigurisht, ndikojnë që të ulin normat e interesit. Kemi vetëm një apo dy hyrës të rinj në treg në
    tre-katër vjetët e fundit.

    Tregu i bankave, në bazë të disa analizave, dhe studime janë bërë, ka shumë karakteristika të një
    tregu të oligopolit. Ajo do të përshkruajë që aktorët kryesorë në treg janë komod, e kanë situatën
    mirë dhe nuk e nxisin njëri- tjetrin, nuk e shqetësojnë njëri- tjetrin për të krijuar një konkurrencë
    fer dhe konkurrencë të mirëfilltë.

    Dhe, si rezultat i këtij oligopoli edhe normat e interesit janë bukur të orkestruara, që t’i sigurojnë
    këtë komoditet për të gjithë. Si rezultat i kësaj ne kemi profitin për tre muaj, profitin e këtij
    sektori, 20 milionë, tre muajt e parë të vitit 2015. Nuk është... ne duhet të gëzohemi kur të kemi
    profit, por Banka Qendrore dhe aktorët tjerë përgjegjës duhet të analizojnë, athua ky profit është
    i merituar, sa është ky profit i merituar dhe sa është ky profit rezultat i kësaj pozite, ta quaj, të
    oligopolit apo të modifikuar të oligopolit.

    Në këtë drejtim, mendoj se duhen analiza të Bankës Qendrore, sepse Banka Qendrore ka
    funksionin kryesor - licencimin, mbikëqyrjen dhe rregullimin, mbrojtjen e konkurrencës,
    mbrojtjen e konsumatorit dhe nxitjen e zhvillimit të ekonomisë së Kosovës dhe rritjes
    ekonomike, stabilitetit financiar para së gjithash, po gjithashtu edhe nuk mund të ketë stabilitet,
    në qoftë se për një kohë të gjatë nuk prodhojmë rritje të shëndoshë ekonomike.

    Problemi i tretë janë depozitat që janë në Bankën Qendrore. Unë dje e ceka rreth rritjes
    ekonomike, por me të vërtet na duhet të shohim këto depozite, sa po i kontribuojnë këto depozite
    ruajtjes së vlerës së tyre, e para dhe rritjes ekonomike. Ne duhet t’i analizojmë dhe shumë shpejt
    presim, pra besoj që kjo në njëfarë mënyre është paralajmëruar edhe me programin e Qeverisë,
    por do të jetë shumë me rëndësi që tash kur Kosova nuk e ka më pavarësinë e mbikëqyrur, mund
    të modifikojë një ligj të Agjencisë së Privatizimit dhe mjetet e privatizimit, pa rrezikuar interesin
    e kreditorëve, të futen në funksionin e tyre ekonomik, për arsye se plasimi i këtyre mjeteve me
    norma të interesit në 1%, mendoj se nuk e ruan vlerën e tyre dhe nuk është në interes të pronarit
    e pronari i këtyre mjeteve është Kosova, pa marrë parasysh që ligji i AKP-së, domethënë, e ka
    devalvuar këtë situatë. Por, ne duhet në kushte të reja t’i qasemi kësaj analize dhe të gjejmë
    zgjidhje, qysh janë zgjidhur në krejt botën, askund nuk janë bllokuar mjetet nga privatizimi dhe
    është gjetur mënyra që të mbrohen kreditorët.


    114
    Dhe, ne duhet t’i pajtojmë këto dy gjëra, në mënyrë që mjetet që i kemi në dispozicion, t’i
    përdorim në mënyrën sa më racionale. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Topalli e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    Besoj që shumica prej nesh e kanë lexuar me kujdes raportin e Bankës Qendrore për vitin 2014
    dhe nuk janë më pak se unë të shqetësuar, për faktin se vendi ynë po ec me hapa të sigurt drejt
    një krize financiare, e cila nga kjo Qeveri dhe me politikat ekonomike që po zhvillon, nuk mund
    të ndalet.

    Nuk e kam hallin e Qeverisë, e cila qysh tani ka filluar të ballafaqohet me probleme të mëdha
    financiare, por hallin e qindra e mijëra qytetarëve, për të cilët po vjen një vit i krizës së rëndë
    ekonomike, të cilën kjo Qeveri nuk ka mundësi, as ta menaxhojë dhe as nuk është e zonja ta
    pengojë.

    Aq më keq, që nën presionin e mungesës së mjeteve financiare, po e shpejton këtë proces duke
    vënë gjithë barrën e krizës mbi shumicën e qytetarëve të varfër të Kosovës, duke bërë gjendjen
    shumë më shpejt të papërballueshme dhe të padurueshme për të gjithë.

    Raporti i vitit 2014 tregon edhe njëherë se Republika e Kosovës burim kryesor të ardhurave e ka
    Doganën, prej së cilës ka marrë 871 milionë euro. Në fakt, në vend se importi të zvogëlohet dhe
    eksporti të rritet, ka ndodhur e kundërta, të hyrat doganore janë shtuar për 4%.

    Fakti se vitin e kaluar buxheti i Kosovës kishte një deficit prej 131 milionë eurosh dhe në gjashtë
    muajt e parë të këtij viti 71 milionë të hyra më pak, se sa ishin planifikuar, tregon rrugën në të
    cilën po drejtohet vendi ynë. Pra, nuk do të kemi një krizë, por jemi në krizë financiare. Ky nuk
    është konstatim i opozitës, por një fakt i sjell në bardhë e zi nga Banka Qendrore e Kosovës dhe
    kjo krizë, prej ditës në ditë, po thellohet. Kjo është në njëfarë mënyre prognoza në shifra e
    Bankës Qendrore të Kosovës, gjë që e vërteton më së miri vetë rishikimi i buxhetit për vitin
    2015.

    Shikoni shifrat me kujdes dhe do të bindeni shumë shpejt se rruga që po ndjek Qeveria e
    Kosovës, është rruga e Titanikut. Si pasojë e krizës financiare investimet publike pësuan vitin e
    kaluar një rënie prej 22,3% thotë raporti. Edhe Qeveria e kaluar edhe kjo e tanishmja, gjithë fatin
    e zhvillimit ekonomik e patën varur tek investitorët e huaj, por BQK tregon që nuk ka investime
    të huaja.

    Vitin e kaluar investimet e huaja pësuan një rënie prej 46%, një shifër alarmante që do të duhej ta
    bënte Qeverinë t’i vejë gishtin kokës dhe t’i analizojë shkaqet se përse investitorët e huaj, tek të
    cilët ajo kishte varur të gjitha shpresat, nuk duan të investojnë në Kosovë.

    BQK raporton se borxhi publik shënon një rritje prej 22,4%, kundrejt borxhit në vitin paraprak.
    Në vitin 2014 borxhi i brendshëm i Qeverisë arriti vlerën 256,5 milionë euro, një rritje vjetore
    prej 62,2%. E vetmja fushë e cila ka ngritje reale, është ajo e bankave. Derisa bankat në vitin
    2013 patën një profit prej 26 milionë, ky profit një vit më vonë gati u trefishua në 60,1 milionë.

    115
    Kjo nuk është aq e habitshme, pasi që vetëm kreditë familjare janë rritur gjatë vitit 2014 për
    12,7%.

    Kreditë familjare nuk janë shprehje e mirëqenies, rritja e shpejtë e tyre është shprehje e rritjes së
    varfërisë. Do të doja që Qeveria t’i ketë parasysh shifrat që sjell Banka Qendrore e Kosovës, të
    reflektojë për politikat që po zhvillon dhe të ndërtojë strategji, të cilat zhvillimin ekonomik,
    mirëqenien qytetare nuk e kanë vetëm propagandë politike, por edhe qëllim. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Naim Fetahu e ka fjalën.

  • Faleminderit, i nderuar kryesues!
    Kur flasim për raportin e Bankës Qendrore është e rëndësishme të potencojmë, që ekonomia e
    Kosovës gjatë vitit 2014 u karakterizua me stabilitet makro-ekonomik dhe rritje pozitive.

    Kosova mbetet një nga ekonomitë në Evropë, që edhe pas efekteve të krizës globale financiare
    vazhdon të shënojë rritje solide. Gjatë vitit 2014, performansa e aktiviteteve ekonomike në tërë
    Ballkanin Perëndimor vlerësohet të ketë qenë më e dobëta krahasuar me vitin 2013. Për më
    shumë, edhe aktivitetet ekonomike në euro-zonë gjatë vitit që lamë pas, ka qenë e ulët dhe e
    shoqëruar me probleme në disa vende të euro-zonës.

    Problemet ekonomike në vendet perëndimore doemos kanë pasur një ndikim edhe në Kosovë.
    Kjo për faktin se investimet kryesore, të ardhurat nga dërgesat e emigrantëve vijnë kryesisht nga
    këto vende. Kur kësaj i shtojmë edhe faktin, se institucionet e Kosovës kanë qenë të paformuara
    për një kohë të gjatë, në vitin e kaluar, si dhe efektet e migrimit që e karakterizoi Kosovën në
    fundin e vitit 2014, rritja ekonomike duhet të konsiderohet si e rëndësishme.

    I rëndësishëm është edhe fakti, që ekonomia e Kosovës u karakterizua me stabilitet makro-
    ekonomik, rritja vjetore që sipas vlerësimeve të Bankës Qendrore ishte 2,7% është ndër më të
    lartat në rajon. Në vendet e Ballkanit Perëndimor rritja mesatare në vitin 2014 vlerësohet të ketë
    qenë rreth 1,6%. Përdorimi i valutës euro ka kontribuuar edhe më tutje në norma të ulëta të
    inflacionit, që në mesatare për vitin 2014 ishte 0,4%.

    Megjithatë Kosova mbetet një nga vendet më pak të zhvilluara në Evropë me të ardhura për kokë
    banori, që janë rreth 37% më të ulëta se sa mesatarja e vendeve të Ballkanit. Shkalla e vlerësuar e
    papunësisë është e lartë, mbi 30% e forcës punëtore janë të papunë dhe mbetet shqetësim fakti se
    norma e papunësisë për gra dhe të rinj veçanërisht është e lartë.

    Papunësia paraqet problemin kryesor për stabilitetin ekonomik dhe social në vend, mirëpo ne
    duhet të kujtojmë që papunësia e trashëguar nga sektori industrial i ekonomisë është shkatërruar
    gjatë viteve të paraluftës, ekonomia joformale me gjithë përmirësimet e bëra në vjetët e fundit,
    mbetet ende e lartë. Ekonomia e Kosovës karakterizohet nga një nivel i lartë i deficitit tregtar dhe
    përmirësimi i këtij bilanci kërkon kohë dhe investime.

    Është shumë e rëndësishme që buxheti publik është i ulët. Në fund të vitit 2014 borxhi ka qenë
    583 milionë euro, ndërsa si përqindje e PPB-së paraqet vlerën prej 10,6%. Qeveria e Kosovës ka
    qenë e kujdesshme në marrjen e borxheve dhe shfrytëzimin e huazimeve paraprake për projekte

    116
    kapitale. Doemos, për ta përmirësuar infrastrukturën nevojiten mjete financiare, prandaj edhe
    rritja e kujdesshme e borxhit është e kuptueshme.

    Kosova ka gjithashtu, një potencial të vogël të mjeteve financiare të investuara jashtë vendit.
    Fondet e Trustit Pensional kapin vlerën mbi 1 miliardë euro, kurse Banka Qendrore dhe bankat
    komerciale kanë rreth 1,8 miliardë të investuara jashtë vendit në forma të depozitave dhe letrave
    me vlerë. Ne duhet të shikojmë së bashku dhe të propozojmë alternativa për t’i kombinuar
    resurset natyrore, njerëzore dhe financiare për një zhvillim më të shpejtë ekonomik, që i duhet
    vendit tonë.

    Përgjithësisht, mendoj se raporti i Bankës Qendrore është gjithëpërfshirës dhe meriton
    mbështetjen tonë, të nderuar deputetë. Faleminderit!

  • Zonja Pantina e ka fjalën.

  • Faleminderit!
    Unë dua të flas vetëm në një pjesë, ose një sektor të institucioneve të cilat mbulohen me këtë
    raport e ato janë institucionet mikro-financiare.

    Shumica e institucioneve mikrofinanciare që veprojnë në Kosovë, janë të regjistruara si
    organizata joqeveritare, bile ato gëzojnë edhe statusin e benificionit publik. Prandaj, për të
    analizuar dhe vlerësuar veprimtarinë dhe operimin e tyre duhet të shikohet edhe Ligji për OJQ-
    të. Qëllimi bazë apo thelbësor i OJQ-ve është përfitimi publik, por neni 16 i këtij ligji, Ligjit për
    lirinë e asociimit dhe OJQ-të u mundëson atyre, që të angazhohen në aktivitete ekonomike me
    qëllim të mbështetjes së aktiviteteve të tyre jofitimprurëse, në pajtim me nenin 4 dhe me kusht që
    të ardhurat e realizuara nëpërmjet të aktiviteteve ekonomike të shfrytëzohen ekskluzivisht për të
    arritur qëllimet e theksuara në statusin e OJQ-së.

    Ndërsa, sa i përket institucioneve mikrofinanciare, ato themelohen me qëllimin e ofrimit të
    shërbimeve, kryesisht atyre shtresave të shoqërisë, që kanë qasje të kufizuar apo nuk kanë qasje
    në bankat komerciale. Në vitin 2006, themeluesi i bankës “Gramer” dhe ai që njihet si pionieri i
    mikrokredive dhe mikrofinancave, Muhamet Jonuz bashkë me bankën Gramer, e fitoi çmimin
    Nobel për Paqe me motivacionin për përpjekjet për të krijuar zhvillim ekonomik dhe social nga
    baza, do të thotë nga poshtë.

    Përfshirja ne sektorin financiar e të gjitha shtresave të shoqërisë zvogëlon nevojën e njerëzve për
    t’i adresuar nevojat e tyre financiare në tregjet informale të kredisë, ku kushtet e financimit janë
    të pafavorshme, ilegale dhe përfundojnë gjithnjë me pasoja të rënda. Pra, për t’iu shmangur
    marrjes së fajdeve është themeluar sistemi i mikrofinancave. Pra, i gjithë qëllimi i këtyre
    institucioneve është të ulin varfërinë dhe të forcojnë paqen në vendet e varfra dhe me zhvillim të
    ulët.

    Shumica e institucioneve mikrofinanciare në Kosovë janë themeluar pas lufte dhe kryesisht me
    kapital të huaj e i cili është dhënë, në shumicën e rasteve, si donacion. Por, çfarë ka ndodhur me
    institucionet mikrofinanciare sot?


    117
    Siç e tregon edhe ky raport, këto institucione në Kosovë japin kredi me norma interesi 23,3% dhe
    kjo është mesatarja, sepse ka kredi kur norma e interesit shkon deri në 36%. Në këtë raport
    shohim se numri i kredive apo niveli i kredive jo performuese apo ato që njihen si kredi të këqija,
    ka rënë në 4,8% për vitin 2014, kundruall 5,2% që ka qenë në vitin 2013. Por, përderisa ka rënë
    numri i kredive jo përformuese, janë rritur niveli i kamatave, nga 22,6% sa ka qenë për vitin
    2013, ato janë rritur në 23,3% në vitin 2014. Ndërsa, për ekonomitë familjare kjo normë është
    23,8%, por për disa sektorë, si atë të bujqësisë, kjo normë ka shkuar deri në 25,5%, ndërsa fitimi
    që këto institucione kanë realizuar për vitin 2014 është 19,3 milionë dhe 81% nga ky fitim është
    realizuar nga normat e interesit.

    Prandaj, kolegë të nderuar, a mund të më tregojë dikush se si këto institucione e kanë luftuar
    varfërinë dhe kanë ndihmuar në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, duke zhvatur pjesën
    më të varfër të shoqërisë? Cili është dallimi ndërmjet këtyre institucioneve dhe fajdeve, përveçse
    këto institucione operojnë me lejen e Bankës Qendrore?

    Pagat për menaxherët dhe drejtorët e këtyre institucioneve kalojnë 40-fish të pagës mesatare në
    Kosovë, jo 4, jo 10, por 40 herë janë më të mëdha, përderisa benificionet për anëtarët e Bordit
    shkojnë deri në 10 000 euro. Ju përkujtoj se shumica e këtyre institucioneve janë të regjistruara si
    organizata joqeveritare, me status të benificionit publik dhe në bazë të Ligjit për OJQ, anëtarët e
    Bordit janë vullnetarë dhe nuk duhet të paguhen. Disa nga këto institucione me kapitalin e krijuar
    në Kosovë, pra duke zhvatur qytetarët e varfër të Kosovës, kanë hapur degët e tyre në rajon e
    deri në Dublin të Irlandës.

    Nëse ekziston në Kosovë një rrjet i krimit të organizuar e i cili është shumë mirë i mbuluar me
    ligje, atëherë këto janë institucionet mikro-financiare, që operojnë me statusin e OJQ-së dhe para
    gjithë këtij aktiviteti shteti ynë ka qëndruar symbyllur. Faleminderit!

  • Faleminderit! Nuk ka të tjerë të paraqitur. Po hyjmë në votim. E kemi edhe një
    pikë të rendit të ditës, pastaj i votojmë këto pra. Kemi kuorum, i kemi 70 veta në sallë.
    Vazhdojmë me debat.

    Atëherë, vazhdojmë me pikën e shtatë të rendit të ditës:

    7. Shqyrtimi i raportit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2014

    Komisioni për Buxhet dhe Financa ka shqyrtuar raportin dhe Kuvendit i ka rekomanduar
    miratimin e tij. Ftoj kryetarin e Komisionit Funksional, zotin Osmani për arsyetimin e raportit
    me rekomandime.

  • Faleminderit, kryetar!
    Raporti vjetor i Fondit të Kursimeve Pensionale përmban të dhëna për financimin dhe
    shpenzimet e fondit, duke përfshirë edhe aktivitetet, investimet, kontributin dhe pensionimet.
    Përveç këtyre, pjesë e raportit është edhe raporti i Auditorit të Pavarur, domethënë, kemi raportin
    financiar dhe raportin e Auditorit të Pavarur, që është një dokument i mirë për t’u shqyrtuar.


    118
    Fondi aktivitetet e veta i realizon nëpërmjet financimit nga taksa menaxhuese e miratuar nga
    Kuvendi, me vlerë prej 0,53%, prej të cilës 0,40% për shpenzimet investuese dhe 0,13% për
    shpenzimet operacionale. Të hyrat e përgjithshme të gjeneruara nga Fondi në vitin 2014 ishin 5,5
    milionë, nga të cilat 5.2 milionë kanë ardhur nga tarifat, kurse të ardhurat jo tarifore janë diku
    rreth 270000 euro.

    Shpenzimet e investimeve që lidhen me kosto të investimit të mjeteve pensionale në tregjet
    globale dhe në vend përmbajnë 69% të shpenzimeve të fondit, ndërkaq, shpenzimet operacionale
    që përfshijnë pagat dhe kompensimet, shtypjen e pasqyrave të llogarive së Zyrës dhe shpenzimet
    e tjera për operim përmbajnë 31% të totalit të shpenzimeve. Në totalin e shpenzimeve investive
    dhe operacionale ishin rreth 4,5 milionë.

    Fondi në vitin 2014 ka krijuar një suficit rreth 1 milion të cilin tashmë me vendimin e Kuvendit
    për miratimin e tarifave vjetore për vitin 2015 i është shpërndarë kontribut-paguesve.

    Fondi posedon mjete nën menaxhim në vlerë prej 1 miliardë e 100 milionë euro, duke shënuar
    rritje vjetore prej 19.1%.

    Fondi e ka mbyllur vitin 2014 me mjete të investuar në tregjet financiare në vlerë prej 1 miliard e
    78 milionë 300 mijë euro nga të cilat 54 milionë e 700 mijë euro në bankat e Kosovës, si dhe 1
    miliardë e 23 milionë e 700 mijë euro në tregjet ndërkombëtare.

    Të painvestuara kanë qenë 9 milionë e 900 mijë euro si rezultat i performances në tregjet... Në të
    vërtetë, këto janë 9 milionë e 900 mijë euro të painvestuara janë mbajtur në Bankën Qendrore të
    Kosovës.

    Fondi ka realizuar 66 milionë e 700 mijë kthim bruto nga investimet. Domethënë, fitimi i
    investimeve të gjithsejta të mjeteve të Fondit kanë rezultuar me një fitim prej 66 milionë e 700
    mijë euro, që normalisht këto pastaj u shpërndahen kontribut-paguesve.

    Vetëm në vitin 2014 janë investuar një shumë e mjeteve prej 333 milionë nga të cilat 283
    milionë janë investuar drejt 6 fondeve të reja investuese, ndërsa 50 milionë janë investuar në
    fondet ekzistuese të mëhershme të cilat i kanë.

    Ajo që është për t’u vlerësuar pozitive është diversifikimi gjeografik dhe në institucione apo
    instrumente financiare të vendeve me rejting apo siguri më të madhe të kthimit të mjeteve të
    investuara.

    Sa i përket investimeve në Kosovë, Fondi ka investuar mjete në bono të thesarit të Qeverisë në
    shumë prej 54,7 milionë.

    Sa i përket interesit për të investuar në instrumente tjera financiare në tregun e Kosovës, Fondi
    ka raportuar se është hapur tender disa herë dhe nuk ka pasur interesim nga ana e bankave për të
    huazuar mjete të fondit, për shkak se bankat në Kosovë kanë të akumuluara mjete mjaft dhe me
    qëllim të shmangies së inflacionit të mundshëm, mjetet janë investuar jashtë vendit.


    119
    Numri i llogari-bartësve në fund të vitit ka qenë 476 559 llogari-mbajtje, ndërsa në vitin 2014
    janë hapur 29 300 llogari të reja individuale.

    Sa i përket llogarive të kontributeve personale gjatë vitit 2014, është rritur duke kapur shifrën
    vjetore prej 129 milionë euro. Domethënë, kjo është rritur brenda vitit apo kemi një rritje prej 8%
    krahasuar me vitin e kaluar.

    Po ashtu, numri i të pensionuarve është rritur në 3 095 nga 2 676 sa kanë qenë një vit më herët.

    Komisioni për Buxhet e Financa, në mbledhjen që e ka mbajtur më 23 qershor, e ka shqyrtuar
    raportin vjetor të Fondit të Kursimit Pensional për vitin e kaluar dhe ka vlerësuar se mjetet e
    Fondit janë investuar në pajtim me dispozitat e Ligjit për Fondin Pensional të Kosovës, me
    qëllim të rritjes së fitimit në investime vetëm në interes të pjesëmarrësve dhe të shfrytëzuesve
    duke arsyetuar se gjatë investimeve janë marrë parasysh siguria e Fondit Pensional,
    shumëllojshmëria e investimit, fitimi maksimal në përputhje me sigurinë e Fondit Pensional dhe
    mirëmbajtja e likuiditetit adekuat.

    Komisioni po ashtu ka sugjeruar që Fondi me interes të shikojë mundësinë e rritjes së
    investimeve të mjeteve për tregun financiar në Kosovë, që do të ishte një input shtesë i zhvillimit
    ekonomik të vendit.

    Meqë raporti i përmbush të gjitha kushtet ligjore për raportim, Komisioni rekomandon që ky
    raport të votohet. Faleminderit!

  • Faleminderit! Radha është e përfaqësuesve të grupeve parlamentare. Zonja Demi,
    në emër të PDK-së, e ka fjalën.

    LABINOTË DEMI-MURTEZI: Faleminderit, kryesues!
    Grupi ynë Parlamentar e ka shqyrtuar Raportin e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës,
    edhe me anëtarët e Komisionit dhe Grupi Parlamentar në përgjithësi i japim mbështetje këtij
    raporti dhe ftojmë deputetët që ta votojnë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Albin Kurti e ka fjalën.

  • Deputetë të Kuvendit të Kosovës,
    Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës e ka përfunduar vitin 2014 duke tejkaluar shifrën prej
    1.1 miliardë euro nën menaxhim.

    Ndonëse kjo shifër në raport paraqitet si diçka simbolike, sa për krahasim kjo është thuaja se 400
    milionë euro më e lartë se sa menaxhon e gjithë shtylla e dytë pensionale në Maqedoni.

    Pra, edhe pse Trusti ka strategji pasive në mbledhjen e kursimeve, duke siguruar të gjitha të hyrat
    nga puna e Administratës Tatimore, gjithsesi shuma që e ka nën menaxhim është e
    jashtëzakonshme.

    Sa për krahasim, kjo shumë është 19,9% e bruto-produktit vjetor, apo gati sa 1/5 e tij.

    120
    Ndonëse kanë kaluar më shumë se një dekadë në aspektin administrativ Fondi i Kursimeve
    Pensionale të Kosovës ende nuk ka arritur të bëjë mirë as pjesën bazike të punës së saj atë të
    administrimit të llogarive. Edhe në vitin 2014 mbi 10 milionë euro janë të paalokuara në llogari
    përkatëse.

    Kjo i bie që përveç kostos oportune të mos investimit të këtyre mjeteve, pra humbjes së
    potencialit të kthimit në investim për ata që i kanë kursyer ato para, Fondi i Kursimeve
    Pensionale, prej madhësisë që ka tash vazhdon të mos brengoset për kursimtarët individualë dhe
    barazimin e kursimit të tyre faktike me pasqyrat pensionale.

    Përtej kësaj, edhe pse në raportet paraprake vjetore nuk është paraqitur, është e rëndësishme të
    raportohet edhe për sfidat që i ka Fondi i Kursimeve Pensionale, që i ka pasur edhe disa vite më
    parë kur është bartur prej mirëmbajtjes së llogarive nga softuerë jo profesionalë si “Excel” e
    “Axces”, në softuer të ndërtuar enkas për fonde pensionale.

    Pra, të kuptohet se sa nga ai proces janë alokuar, si janë alokuar dhe çfarë ndikimi ka pasur ai
    proces për kursimtarin individual.

    Të dyja këto çështje e shpërfaqin punën që duhet bërë për të siguruar që as edhe në cent të mos
    jetë i pa alokuar apo edhe i alokuar gabimisht, sepse një gjë e tillë paraqet mungesë serioziteti në
    administrimin e kursimeve pensionale, shtyllë kjo e domosdoshme për t’u siguruar që kthimi në
    investim të alokohet te secili kursimtar në përputhje me kursimet që i ka bërë.

    Fondi i Kursimeve Pensionale në Raportin e vitit 2014 ka paraqitur se ka vazhduar me politikën
    e diversifikimit duke kyçur 6 fonde të reja investuese përmes të cilave janë investuar 283 milionë
    eurove shtesë.

    Fondi i Kursimeve Pensionale po na paraqet vetëm një aspekt dhe atë më të parëndësishmin,
    numrin e menaxhuesve të mjeteve, edhe gjashtë të tjerë.

    Ajo që është më e rëndësishme, është lloji i investimeve që bën. Pra, për të sqaruar, mund t’i
    kesh edhe 20 menaxhues të mjeteve, jo 6 po edhe 20 tjerë, por nëse të gjithë ata investojnë në të
    njëjtin instrument apo kompani apo regjion, atëherë ekspozimi i rrezikut nuk ulet, por vetëm
    rritet.

    Në vitin 2007 kur filloi kriza globale financiare, Trusti kishte mbi 40% të mjeteve të saj të
    alokuara në aksione dhe mbi 70% të këtyre mjeteve në SHBA dhe në Eurozonë.

    Mbahet mend mirë se si përfundoi kjo strategji investuese. Trusti humbi të gjithë vlerën që e
    kishte pritur e parashikuar, por edhe shkaktoi humbje duke rënë vlera e njësisë në 0,78, pra për
    çdo 1 euro që ishte kursyer nga një qytetar, Trusti pas 6 vjet pune i garantonte 0,78 euro apo 78
    centë.

    Sot për ata që pak përcjellin lëvizjet në ekonominë botërore dhe tregjet financiare, situata nuk
    është më e mirë se në vitin 2007. Madje mund të argumentohet e kundërta. Nëse në vitin 2007
    problemet filluan me krizën financiare e cila me shpejtësi u bart në ekonomi reale, në vitin 2015

    121
    kemi potencialin e dezintegrimit të tërë një modeli ekonomik e cila po tregohet çdo ditë e më
    shumë me krizën e euros.

    Raporti i vitit 2014 na e dëshmon insistimin e bordit të Trustit për të njëjtën logjikë investive
    sikurse ajo në vitin 2007, ndonëse me më shumë menaxhues të këtyre fondeve. Pra, më shumë në
    numër, por jo në lloj.

    Në vitin 2014 Fondet e kursimeve tona pensionale janë alokuar në mënyrë pothuajse identike,
    sikurse në vitin 2007. Pra, mbi 50% janë investuar në aksione, konstrukte të ndryshme të
    aksioneve, ku vetëm një kompani, në këtë rast Vanguard menaxhon mbi 340 milionë euro të
    kursimeve pensionale, 30% janë multi asete, 17,1% në borxhe bono dhe vetëm 6% në Kosovë,
    dhe atë në bono thesari të cilat nuk janë duke u shfrytëzuar për rritjen e prodhimit por për
    financimin e operimit të Qeverisë së Kosovës.
    Si do që të jetë, bordi i Trustit me këtë strategji investive na i thotë dy gjëra. E para, kriza
    financiare dhe mësimet nga kriza financiare janë të parëndësishme, dhe e dyta Vanguard është
    më i besueshëm se shteti i Kosovës.

    Domethënë, më shumë kemi alokuar te një kompani e huaj “Vanguard” sesa në vetë shtetin tonë.
    Pra Venguard menaxhon 340 milionë euro, ndërsa Republika e Kosovës mund të përballojë
    vetëm 54 milionë euro.

    Çka do me thënë kjo? Se ne gjashtë fish më shumë i besojmë Venguard se shtetit tonë.

    Dihet se investimi në aksioneve është spekulim i menaxhuesit të mjeteve, sepse menaxhuesit të
    cilit i janë dhënë mjetet i është dhënë e drejtë të vendosë në cilat kompani të investojë. Pra
    Venguard bën si të dëshirojë me ato mjete dhe mundet, për shembull hipotetikisht, t’i investojë
    në Industri të qumështit në” Alpsko”. Dhe kjo pastaj na kthehet ne si konkurrencë edhe më e
    fortë karshi qumështarëve tanë, sepse “Alpsko” është në Eurozonë, ka qasje në financim të lehtë
    dhe askush nuk e ndalon Venguard të investojë aty.

    Një pyetje themelore që duhet shtruar është se çfarë e ndalon Trustin të investojë në PTK apo
    “Trepçë”? A është kjo çështje e ndaluar me ligj apo është çështje e politikave investuese?
    Mirëpo, ne e dimë se me ligj nuk është e ndaluar kjo gjë, meqë Trusti po blen bono të Thesarit të
    Qeverisë.

    Pra, është politika investive e bordit që po e ndalon këtë. Mos investimi për çështje politikash e
    tregon logjikën e investimeve të parave tona në forcimin e ekonomive të huaja. Rrjedhimisht
    disbalanci tregtar, potencialisht rritet, ndërsa ne varfërohemi tutje.

    Trusti është i themeluar nga ky Kuvend, e po ashtu edhe Bordi i Trustit duhet së paku të marrë
    vendime që u takojnë interesave të drejtpërdrejta të Kosovës.

    Janë tashmë 14 vjet që nga themelimi i tij si institucion, prandaj është koha e fundit ta ndërrojmë
    këtë kurs ne si themelues të Trustit.

    Përveç shpërndarjes së njëjtë në instrumente, e rëndësishme është edhe shpërndarja regjionale që

    122
    i bëhet parave të Fondit Pensional. Edhe kjo çuditërisht vazhdohet në mënyrë të njëjtë. Pra, mbi
    41% janë të investuara në SHBA, ndonëse e dimë fare mirë që prej vitit 2007 e deri më tani
    SHBA-të ende janë duke u përballur me pasojat e krizës financiare, 32% të mjeteve janë të
    investuara në Eurozonë, ndonëse nga viti 2010, pra përveç krizës financiare 2007 e 2008, kemi
    problemin e falimentimit të Greqisë dhe 6% të mjeteve janë të investuara në Azi, shifër kjo e
    njëjtë me investime në Kosovë. Pra, na i besojmë vetes sa i besojmë Azisë.

    Edhe në aspektin e instrumenteve, edhe në shpërndarjen regjionale Trusti vazhdon të insistojë në
    investime të cilat në afër 3/4, pra 73%, 41% në SHBA dhe 32% në BE, bazohen në performancen
    e kompanive në SHBA dhe BE. Në të dyja këto tregje financiare kemi rënie në vitin 2015, ndërsa
    në Bashkimin Evropian ku Trusti ka ekspozuar mbi 30% të punësimeve, ka probleme të
    jashtëzakonshme me ekonomi, të cilat përkthehen edhe me kthimin në investim të Trustit,
    përkatësisht zvogëlohet ai.

    Sa i takon strategjisë së investimeve, ndonëse nga Trusti raportohen çdo vit, edhe në këtë raport
    raportohen kthime të mira nga investimet, mirëpo ajo megjithatë mbetet jo serioze.

    Pra, pas humbjeve të mëdha, të cilat erdhën si pasojë e këmbënguljes për të investuar në aksione,
    pra në spekulime financiare, me humbjen në kosto oportune nëpër 7 vjetët e para, Trusti sërish
    po na sjell një portofol që i ka mbi 600 milionë euro të investuara në kompani të huaja të cilat
    janë në Eurozonë dhe në SHBA në po të njëjtën mënyrën ku si të thuash e kemi të garantuar se
    do të kemi të njëjtat humbje sepse përdoret e njëjta strategji investive.

    Pra, nuk ekziston as minimumi i kreativitetit dhe invencionet. Mbase këtë gjë e bëjmë se kështu
    është edhe më e kollajshme. Nuk ka gjë më kollaj se ta përsërisësh vitin e kaluar, mirëpo, kështu
    nuk ka zhvillim, kështu nuk ka rritje, kështu nuk ka ngritje.

    Prandaj, përfundimisht në dy shtyllat kryesore, Trusti na sjell një raport i cili është de javy i çdo
    raporti paraprak. Nuk po administrohen mirë llogaritë dhe po investojmë paratë e kursimeve
    pensionale në kompani të huaja. Faleminderit!

  • Faleminderit! Fjalën e ka zoti Besim Beqaj.

  • Faleminderit, i nderuar kryesues!
    Të nderuar deputetë,
    Më shumë e mora fjalën që qytetarëve t’u shpjegojmë edhe një herë se Trusti i Kursimeve
    Pensionale është fond investiv. Fondet investive investojnë në projekte, respektivisht instrumente
    financiare të cilat mund edhe të fluktuojnë në treg.

    Duhet t’u themi qytetarëve se ata nuk kanë pasur humbje të realizuara nga investimet e tyre në
    Trust të Kursimeve Pensionale, por vlera e tyre ka vazhduar të rritet dhe atëherë kur kemi pasur
    situatën e krizës ekonomike botërore është ndikuar, mirëpo vlera e tyre është rikthyer.

    Pra duhet t’u themi qytetarëve që ky fond është i sigurt, vazhdon të rritet, pavarësisht nga
    mendimet të cilat i japim.


    123
    Ndërsa sa i përket investimeve në ndërmarrje private, duhet të flasim vetëm atëherë kur e
    kuptojmë fondin investiv dhe natyrën e investimeve të cilat bëhen nëpër fonde investive, siç
    është Trusti i Kursimeve Pensionale.

    E sa i përket instrumenteve dhe dispersionit, dhe gjërave të tjera, sigurisht se për analiza është
    mirë të bëjmë analiza, mirëpo edhe të japim alternativa.

    Unë besoj se rregullativa ligjore, disperzioni, investimet të cilat deri më tani janë bërë, kanë
    treguar që qytetarët ato mjete të kursimeve të veta i kanë të sigurta dhe kjo varet nga
    fluktuacionet, vërtet është normale, mirëpo nuk kemi situata të cilat krijojnë humbje ashtu siç po
    thuhet, sepse nuk ka pasur humbje, janë humbje të parealizuara dhe ata të cilët flasin për fonde
    investive e dinë çka janë humbjet e parealizuara dhe humbjet e realizuara. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Rexhepi e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    Përshëndetje kolegë deputetë,
    Është një ndër çështjet edhe tema më interesante çështja e strategjisë së përdorimit të fondeve,
    siç është ai i AKP-së që i ka disa qindra milionë dhe ky i pensionit – Fondi Pensional dhe unë
    mendoj që me të drejtë këtu u ngrit edhe nga kolegët më herët, strategjia e investimit të këtyre
    fondeve.

    Cila është mundësia ligjore, cilët janë instrumentet ligjore që ne duhet t’i ndryshojmë dhe të
    shohim se këto fonde të investohen në Kosovë, një pjesë e tyre, në mënyrë që drejtpërdrejt ato të
    kenë impakt në zhvillimin e vendit.

    Janë miliona, ndoshta edhe në miliarda kanë kaluar, dhe të gjitha këto fonde janë pasive dhe nuk
    shfrytëzohen për zhvillimin e ekonomisë së vendit tonë.

    Prandaj unë do të kisha ngritur një mundësi që Qeveria e vendit të shikojë brenda këtij viti se cili
    instrument ligjor duhet të ndryshohet dhe diku afër 30% e mundësisë së investimit të këtij Fondi,
    ndoshta të investohet në rivitalizimin e termocentralit ku do të kishim di ku rreth 300 milionë
    euro për të përfituar ose ndërtuar diku rreth 300 megavat energji dhe kjo do të ishte një ndihmesë
    shumë e madhe dhe një impakt shumë i madh drejtpërdrejt që do t’i jepte jo vetëm Qeverisë për
    krejt zhvillimit të vendit në sektorin e energjisë.

    Pra, të mos kërkohen fonde e me hy në borxhe të mëdha, por të shihet mundësia e këtij fondi, që
    është në interes edhe për ne që jemi anëtarë të këtij fondi me kursimet tona si dhe çdo qytetar i
    vendit ka mundësi që nesër të kthehet kjo në profit, sepse lënda e parë është në Kosovë, energjia
    e ka tregun, mundësia për t’u zhvilluar dhe ndërtuar një termocentral prej 300 megavat ekziston,
    prandaj unë mendoj që është shumë interesant në qoftë se ka mundësi që instrumentet ligjore ky
    Parlament dhe Qeveria i vënë në funksion të zhvillimit dhe këtë fond, me vendimin e këtij
    Parlamenti dhe me propozimin e Qeverisë, e vendos në sektorin e energjetikës. Pra, e pata këtë
    qëllim që të jap një ide, një mundësi që fondet të implementohen në Kosovë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Kurteshi e ka fjalën.

    124
  • Faleminderit!
    Përshëndetje për të gjithë.
    Një lloj i shpenzimeve që zë vend të rëndësishëm nga mjetet e Trustit janë edhe shpenzimet
    operacionale të Trustit, që në vitin 2014 kanë arritur në rreth 1 400 000 euro, ose 1/3 e
    shpenzimeve të përgjithshme, ose nëse kjo krahasohet me vitin 2013, tani shpenzimet janë për
    300 000 euro më të larta ose në përqindje për 12,7%.

    Shpenzimet e Bordit edhe ashtu shumë të larta në vitin e kaluar, u rritën në vitin 2104 për 20,2%
    kështu që Bordi 7 anëtarësh i ka shpenzuar 177 863 euro gjatë vitit të kaluar, kurse shpenzimet
    për stafin zënë pjesën më të rëndësishme të shpenzimeve operacionale ose 37,3% të
    shpenzimeve. Stafi që numëron 26 të punësuar vitin e kaluar i ka kushtuar Trustit 521 541 euro.

    Kur këtyre shpenzimeve ua shtojmë edhe 82 631 euro shpenzime për operacionalizimin e zyrave
    dhe shpenzimet tjera si ato për takime, konferenca, udhëtime e hotele që kanë arritur në 45 600
    euro, ose për punë jashtë orarit në 460 100 euro kur në Kosovë ka shumë njerëz që presin për
    punë, del se Bordi dhe stafi i Trustit i kushtojnë pensionistëve shumë shtrenjtë dhe pensionistët
    mezi që po mbijetojnë nga dita në ditë.

    Praktika që po ndodh pas përfundimit të luftës në shumë ndërmarrje dhe institucione të pavarura
    publike, ku të angazhuarit në punë ia caktojnë vetvetes të ardhurat personale dhe vendosin edhe
    për shpenzimet shtesë, pa asnjë lloj kufizimi nga shteti, duhet të ndërpritet sa më parë.

    Ilustrimi më i mirë se sa keqmenaxhohet me mjetet e Trustit dhe mjetet publike në përgjithësi
    dëshmon edhe kualiteti i lartë i letrës dhe ilustrimeve kolor të këtij raporti që sigurisht se ka
    kushtuar shumë më shumë se që ka pasur nevojë dhe shumë më shumë se që pensionistët mund
    të paguajnë për kësi luksi të tepruar. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zonja Baftija e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    Të nderuar deputetë,
    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Që nga viti 2001 kur u bë ndryshimi që të kalohet nga sistemi i solidaritetit në mes të gjeneratave
    në atë të vetëfinancimit, është bërë një e padrejtë shumë e madhe ndaj qytetarëve të Republikës
    së Kosovës.

    Përveç kësaj padrejtësie një pjesë e qytetarëve dhe punëtorëve po vazhdojnë të mashtrohen edhe
    nga punëdhënësit të cilët nuk po e paguajnë Trustin Pensional edhe pse e kanë obligim ligjor.
    Kjo po ndodh në kompanitë private të cilat nuk po e paguajnë fare Trustin ose brenda vitit i
    paguajnë vetëm 2-3 muaj për Trustin Pensional.

    Unë këtu me vete e kam një raport të një punëtoreje e cila punon në kompani private, që për 4
    vjet Trusti iu ka paguar vetëm për 8 muaj e besoj se raporte të tilla nuk janë të vetëm, por ka me
    qindra nëpër tërë Kosovën.


    125
    Një shkelje e madhe që po u bëhet punëtorëve në sektorin privat, janë kontratat e dyfishta.
    Domethënë, janë dy kontrata, ajo interne e tjetra është për Trustin. Punëtorët që realisht marrin të
    ardhura më të mëdha se paga minimale, kanë edhe kontratë false të imponuar nga punëdhënësi
    me shumë më të vogël parash për t’i paguar më pak tatim shtetit, e konkretisht më pak edhe
    Trust Pensional.

    Ajo që është më e keqja, ka mjete në Trust që nuk po dihen të kujt janë. Nuk janë cekur emrat e
    kontribut-dhënësve, domethënë janë pa adresë. Kjo flet për mungesë të seriozitetit jo vetëm të
    Trustit, por edhe të ATK-së dhe të punëdhënësve.

    Në raport shihet se janë shpenzuar shuma të mëdha mjetesh për edukim dhe shpallje, ndërsa në
    anën tjetër qytetarët nuk janë mirë të informuar apo kanë pak informacione rreth llogarisë së tyre
    në Trust.

    Në raport thuhet se Trusti një herë në vit raporton te kontribuesit e vet duke u dërguar me postë
    pasqyrat e llogarive të tyre individuale e kjo nuk qëndron, sepse ka qytetarë të shumtë që gjendja
    nuk u shkon në shtëpi.

    Prandaj, duke parë se po bëhen keqmenaxhime të mjeteve të Trustit, kërkojmë që Trusti të rritë
    përgjegjësinë ndaj menaxhimit të mjeteve publike e sidomos ndaj kategorisë më të diskriminuar
    në shoqëri që janë pensionistët. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Topalli e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    U prezantua këtu bukur shumë si një sukses shumë i madh i Trustit që shumën prej 1,1 miliard sa
    janë në fond, ka arritur ta shtojë për 61 milionë, që i bie diku për 5,5% të shumës.

    Ky fitim, i cili na prezantohet i suksesshëm, është jashtëzakonisht i vogël dhe kjo pikërisht është
    humbja të cilën e kanë qytetarët.

    Për të treguar se sa të paaftë janë për t’i investuar këto mjete dhe për të mos i përsëritur ato që i
    thanë kolegët e mi më herët, është që Banka Qendrore e Kosovës në raportin e saj të këtij viti
    raporton që bankat në Kosovë e kanë shtuar fitimin brenda një viti për më shumë se 250%, apo
    diku rreth afër 300% është shtuar fitimi. Do të thotë në vitin 2013 kanë fituar bankat 26 milionë,
    në vitin 2014 e kanë shtuar fitimin për 61 milionë që i bie gati 3 herë më shumë.

    Pra, ky është një shembull shumë i mirë për të treguar sa pasuksesshëm ka qenë Trusti Pensional.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Ju lus, thirrni deputetët të kthehen në sallë. Të nderuar deputetë, ata
    që janë jashtë, le të kthehen në sallë, sepse tash do të kemi votimin. A jemi gati për votim?

    Atëherë, në sallë kemi kuorum të mjaftueshëm dhe do të votojmë në parim Projektligjin për
    faljen e borxheve publike, që është pikë e pestë e rendit të ditës, dhe votojmë tash. Faleminderit!


    126
    Konstatoj se me 70 vota për, dhe 1 votë kundër, Kuvendi e miratoi në parim Projektligjin për
    faljen e borxheve publike.

    Kërkohet nga Komisioni funksional dhe komisionet e përhershme, që në afatin e paraparë me
    Rregulloren e Kuvendit, të shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t’i paraqesin raportet me
    rekomandime.

    Vazhdojmë me votimin e pikës së gjashtë të rendit të ditës:

    6. Shqyrtimi i raportit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2014

    Lus regjinë dhe deputetët të bëhen gati për votim! Votojmë tash!

    Konstatoj se me 61 vota për, 9 vota kundër, Kuvendi e miratoi raportin vjetor të Bankës
    Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2014.

    Tash vazhdojmë me votimin e pikës së shtatë të rendit të ditës:

    7. Shqyrtimi i raportit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2014

    Votojmë tash! Faleminderit!

    Konstatoj që me 56 vota për, 4 abstenime dhe 10 vota kundër, Kuvendi e miratoi raportin vjetor
    të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2014.

    Faleminderit! Me kaq përfunduam për sot seancën, mirupafshim në seancën e ardhshme!










    E përgatiti:
    Njësia për Transkriptim dhe Lekturë

    127