• Republika e Kosovës
    Republika Kosovo - Republic of Kosovo
    Kuvendi - Skupština - Assembly






    T R A N S K R I P T





    I MBLEDHJES PLENARE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS,
    E MBAJTUR MË 16, 22 DHE 23 KORRIK 2015


    SA PLENARNE SEDNICE SKUPŠTINE REPUBLIKE KOSOVA,
    ODRŽANE 16., 22. I 23. JULA 2015. GODINE










    KORRIK - JULI
    2015




    Rendi i ditës



    1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
    2. Koha për pyetje parlamentare,
    3. Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme,
    4. Zgjedhja e Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës,
    5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për sigurimet,
    6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-001 për
    Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2015,
    7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar,
    8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave,
    9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat personale,
    10. Kërkesa e deputetes Albulena Haxhiu, e mbështetur nga 5 deputetë nënshkrues, për debat
    parlamentar lidhur me veprimtarinë e misionit të BE-së në Republikën e Kosovës.




    Dnevni red




    1. Vreme za deklarisanja izvan dnevnog reda,
    2. Vreme za poslanička pitanja,
    3. Usvajanje zapisnika sa prethodne sednice,
    4. Izbor Glavnog revizora Republike Kosova,
    5. Prvo razmatranje Nacrta zakona o osiguranjima,
    6. Drugo razmatranje Nacrta zakona o izmeni i dopuni zakona br. 05/L-001 o budžetu Republike
    Kosova za 2015. godinu,
    7. Drugo razmatranje Nacrta zakona o porezu na dodatu vrednost,
    8. Drugo razmatranje Nacrta zakona o porezu na dohodak korporacija,
    9. Drugo razmatranje Nacrta zakona o porezu na lični dohodak,
    10. Zahtev poslanice Albulena Haxhiu, podržan od 5 poslanika potpisnika za parlamentarnu
    debatu u vezi delatnosti misije EU-a u Republici Kosova.







    Mbledhjen e drejtoi kryetari i Kuvendit, z. Kadri Veseli.


    2

  • Të nderuar deputetë,
    I hap punimet e seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, sipas rendit të ditës, të
    përgatitur nga Kryesia e Kuvendit, në marrëveshje me kryetarët e grupeve parlamentare.

    Fillojmë me pikën e parë të rendit të ditës:

    1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës

    Koha për deklarime jashtë rendit të ditës është e kufizuar deri në 30 minuta, diskutimi në emër të
    grupit parlamentar zgjat deri në 5 minuta, ndërsa diskutimi i deputetit deri në 3 minuta.

    Deputetët e paraqitur për diskutim duhet të deklarohen se në çfarë cilësie e kërkojnë fjalën.

    Fjalën e ka kërkua Nezir Çoçaj, nga Partia Demokratike e Kosovës.

  • Faleminderit, zoti kryetar i Kuvendit,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Të nderuar qytetarë,
    Më lejoni që fillimisht të uroj personelin shkollor dhe nxënësit për përfundimin e vitit shkollor.
    Duhet theksuar se gjatë këtij viti shkollor, shumë shkolla në Kosovë janë ballafaquar me
    problematika të ndryshme, por ndër më shqetësueset është ajo e mosrespektimit të standardeve
    dhe kritereve që janë të përcaktuara me ligj dhe me aktet tjera ligjore.

    Ky mosrespektim ka ndodhur pikërisht nga organet komunale që janë përgjegjëse për
    mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor.

    Të nderuar kolegë deputetë,
    Fjalimi im do të fokusohet në komunën e Malishevës, e cilat gjatë këtij viti shkollor është
    ndeshur me parregullsi të shumta, e që shpresoj shumë që në vitin shkollor vijues nuk do të
    ballafaqohet me to.

    Siç edhe mund të kujtoni imazhet nëpër media, kur shumë mësues, profesorë, drejtorë shkollash
    dhe personel tjetër shkollor protestonin para organeve komunale për largimin e padrejtë nga
    puna, e them të padrejtë, pasi është larguar personel mësimor dhe drejtorë që kishin shkollim
    adekuat me master të përfunduar, trajnime të kryera, si dhe të atillë që e kishin regjistruar edhe
    doktoratën, ndërsa janë punësuar dhe pa gradë përkatëse dhe në kundërshtim me ligjin.

    Këto parregullsi i ka konstatuar edhe Inspektorati i Punës, Inspektorati Arsimor, Këshilli i
    Pavarur Mbikëqyrës për Shërbyesit Civilë, si dhe gjykata. Kemi vendime të Gjykatës Themelore,
    dega në Malishevë dhe të Gjykatës së Apelit.

    Unë me vete i kam edhe vendimet, nëse ka nevojë mund t’i paraqes, edhe para të tjerëve.

    Ndërsa edhe raportin e Inspektoratit të Punës, i cili më 19.12.2014 e ka obliguar Drejtorinë
    Komunale të Arsimit dhe Edukimit të Malishevës që të rishpallë konkurs për 46 vende pune.

    3

    Këto parregullsi dhe shkelje të ligjit rëndojnë edhe më tepër, pasi organet përkatëse ende nuk i
    kanë zgjidhur këto problematika, bile hezitojnë dhe nuk i zbatojnë vendimet e gjykatave dhe të
    Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për kthimin në vendet e punës, si dhe kompensimin material të
    tyre.

    Gjithë kjo nënkupton që pas humbjes profesionale të shkollave dhe procesit edukativo-arsimor
    kemi mosbesim të mbështetësve të arsimit, siç janë donatorët e huaj që financojnë shuma të
    mëdha në trajnime dhe në infrastrukturë.

    Kemi edhe keqpërdorim të buxhetit të varfër të kësaj komune.

    Të nderuar kolegë,
    Këso tejkalimesh edhe të kompetencave, si dhe shkelje të ligjit mund të ketë dhe pa dyshim që ka
    edhe në komunat tjera.

    I nderuar kryetar,
    Nëse më lejohet do ta paraqes edhe një shqetësim tjetër që ka të bëjë me mospunësimin e
    bashkëpunëtorëve profesionalë pedagogët, psikologët, sociologët e të tjerë, kur dihet se sa të
    nevojshëm janë sot për shkollat tona, të cilat në baza ditore ballafaqohen me shumë sfida dhe
    dukuri jo të mira.

    Dua të ju përkujtoj drejtorive komunale të arsimit se në grandin specifik të arsimit në komuna
    për vitin 2015 janë ndarë mjete buxhetore për t’u punësuar 275 bashkëpunëtorë profesionalë, e jo
    t’i keqpërdorin këto pozita për t’i futur në listat e punës, përkatësisht të rrogës mësuesit që kanë
    mbetur jashtë këtyre listave, e të tillë ka mjaft. Faleminderit!

  • Faleminderit! Teuta Haxhiu e ka kërkuar fjalën.

  • Faleminderit, kryetar i Kuvendit,
    Të nderuar deputetë,
    Po ashtu, edhe ne si grup parlamentar e kemi një temë dhe një shqetësim rreth atyre që po ju
    ndodh mësimdhënësve të Republikës së Kosovës, konkretisht me grantet qeveritare që janë ndarë
    nëpër komuna. Unë këtu dua ta përcjell një shqetësim nga komuna e Gjakovës, ku buxheti që ka
    shkuar këtë vit, pra për vitin 2016, do të jenë më pak, sepse 219 mësimdhënës do të mbeten pa
    paga. Pra, thjesht, komuna e Deçanit i ka mbi 100 mësimdhënës më pak, komuna e Pejës rreth
    300 mësimdhënës.

    Pra, me buxhetin që e ka delegua Qeveria e Kosovës, ajo po i mbyll shkollat dhe po tenton që
    fshatrat e komunave, sidomos ato të thella, të shpërngulen. Pra, po i ndihmon edhe një
    shpërnguljes së fshehtë brenda territorit të Kosovës, po dëshiron të mbyllë shkolla, e do të duhej
    të ishte e kundërta. Pra, kjo Qeveri nuk është aspak e përgjegjshme, nuk ka lënë mundësi për t’u
    zhvilluar as procesi mësimor, e aq më tepër që proklamon shumë cilësi në arsim.

    Ky shqetësim, që ne si grup parlamentar e kemi hasur nëpër komuna, të cilat po i vizitojmë, është
    shqetësim i të gjithë mësimdhënësve në Kosovë. Kjo gjë nuk po ndodh vetëm në këto tri

    4
    komuna, por edhe në krejt komunat e tjera. Qeveria e Kosovës duhet të jetë e përgjegjshme edhe
    karshi kërkesave që kanë për ta zhvilluar procesin mësimor, e jo t’i sanksionojë edhe për pagat,
    në mënyrë që ta bëjë të kundërtën, duke i motivuar mësimdhënësit për të punuar dhe për të
    arritur rezultate më të mira. Në të kundërtën, ajo po u thotë që ju do të keni buxhet më pak, edhe
    për paga, duke i shkurtuar shpenzimet e tjera që kërkohen. Pra, qoftë një rast konkret, po e marr
    vetëm në komunën e Junikut, nuk e ka një euro të vetme qoftë edhe për shkumësa në shkollë.

    Pra, 219 mësimdhënës më pak komuna e Gjakovës, mbi 100 komuna e Deçanit dhe rreth 300
    mësimdhënës në komunën e Pejës, janë një shqetësim që unë po e përcjell këtu dhe Qeveria e
    Kosovës duhet të mos tentojë të ndaj grante për kokë të nxënësit, por ta rishqyrtojë këtë mundësi
    dhe të ndajë grante për paralele, nga se kjo, përkthyer më thjesht, thotë “mbyll shkolla”, pra
    mbyll paralelet që janë nëpër fshatrat e thella, barti fëmijët në qyteti dhe mbingarkoi paralelet.
    Nëse një paralele i ka mbi 45 nxënës, atëherë unë nuk e di se çfarë cilësie dhe çfarë mësimi
    mund të zhvillohet aty. Faleminderit!

  • Faleminderit! Valdete Bajrami e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    Edhe me gjithë faktin që dje kryeministri i vendit bën ftesë që të gjithë ministrat të jenë sot të
    pranishëm në seancë së bashku, as vetë kryeministri çuditërisht ende nuk ka ardhur.

    Pikërisht adresimi im ka të bëjë me të, ose i drejtohet kryeministrit të vendit.

    Copëtimin të cilin po ia bëjnë vendit qeveritarët tanë, qytetarë të nderuar, nuk ka të ndalur. Kjo
    për faktin se në fund të muajit të kaluar, konkretisht takimi i fundit ndërmjet dy kryeministrave,
    atij të vendit tonë dhe të Serbisë, e që sipas kryeministrit tonë nuk është arritur marrëveshje për
    Bashkësinë e Komunave Serbe, në anën tjetër e kemi kryeministrin serb, i cili menjëherë pas
    këtij takimi deklarohet për një emision serb, duke thënë se nga ky takim kanë arritur marrëveshje
    dhe kanë marrë mbështetje për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

    Nga pala jonë na thuhet se kjo gjë nuk është e mundur dhe nuk do të ndodhë në asnjë mënyrë
    krijimi i komunave serbe.

    Kush do t’u garantojë qytetarëve, sidomos atyre të Mitrovicës, se ky asociacion nuk do të
    krijohet me kompetenca, ashtu siç po kërkon Beogradi?

    Nga kush ose kush prej Qeverisë mund të dalë e t’u thotë qytetarëve se kjo nuk do të ndodhë dhe
    se nuk do të lejojnë të bëhet një mini-shtet brenda vendit tonë?

    Kush nga ju mund të nga garantojë se brenda Kosovës nuk do ta kemi një Republikë sërpska?

    Këto që po i them janë rrjedhojë e jotransparencës së bisedimeve dhe përfundimeve që po
    rezultojnë nga këto bisedime. Në bisedimet e fundit, Qeveria jonë e ka futur vendin në një pozitë
    të palakueshme dhe nuk jeni ndarë ashtu siç jeni paraqitur disa ditë pas kthimit nga Brukseli, pasi
    shumë qartë shihet presioni për ta krijuar këtë “zajednicë”.


    5
    Krijimi i kësaj bashkësie do të jetë jashtë rendit kushtetues të vendit tonë dhe pikërisht do të jetë
    Beograd, i cili do të vendosë për këto komuna. Pra, ky asociacion neve do të na pamundësojë që
    të kemi qasje në atë pjesë të vendit dhe se rendi dhe ligji do të funksionojnë nën kompetencat e
    Beogradit dhe llogari do t’i jepet vetëm Beogradit.

    Ju e dini që dy ditë pas takimit në Bruksel, unë e kam ngrehur pikërisht këtë çështje në Kuvend
    dhe e kam bërë pyetje. Pse kjo heshtje nga Qeveria? Kjo heshtje juaja e vazhdueshme është e
    frikshme, pasi e dini fare mirë se çka keni trashëguar nga ish-kryeministri.

    Për këtë takim, por edhe për takime tjera që keni pasur dhe që do t’i keni, zoti kryeministër, është
    dashur të raportoni këtu në Kuvend sesi shkuan këto bisedime dhe çfarë vendimesh keni marrë.

    Por, si çdo herë, ju e preferoni heshtjen, në mënyrë që t’i realizoni marrëveshjet e trashëguara
    tërësisht, pa dhënë llogari, edhe pse e dini që të gjitha marrëveshjet e trashëguara do të jenë në
    dëm të vendit dhe në dëm të qytetarëve.

    Krijimi i kësaj “zajednice” përbën kërcënim dhe cenim ndaj sovranitetit të vendit tonë dhe si i
    tillë...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Të lutem, vazhdoja fjalën!

  • ...në asnjë mënyrë nuk duhet pranuar dhe ju si Qeveri duhet t’i thoni
    Vuçiqit që ky është shteti ynë dhe se brenda tij nuk mund të ketë tjetër, pos Republikës së
    Kosovës, apo ndoshta nuk e keni guximin t’ia thoni troç.

    Të gjitha këto i ritheksova, pasi nga përvoja e kaluar e këtyre bisedimeve krejt diçka tjetër është
    biseduar, e krejt diçka tjetër ka rezultuar në realitet dhe këtë e dini mirë, ju zoti kryeministër, pasi
    ju jeni ai i cili po ballafaqoheni me ato që i ka premtuar dhe i ka arritur ish-kryeministri dhe që ju
    po i bie hise t’i miratoni me Vuçiqin.

    Pyes se deri ku kanë arritur përafrimet e shtetit tonë me atë serb, pasi deri më tash asnjëherë nuk
    kanë rezultuar këto marrëveshje ashtu siç na janë paraqitur, duke mos i përjashtuar edhe
    kërcënimet e bëra nga vetë Vuçiqi, që po e ritheksoj prapë dhe po e citoj atë “sa të jem gjallë nuk
    do të nënshkruaj që Gazivoda t’u takoj shqiptarëve!”.

    Po ashtu, nga pala serbe thuhet që i ashtuquajturi “Park i Paqes” nuk do të hiqet njëherë
    përnjëherë dhe ai nuk do të mund të jetë në shërbim të automjeteve, por vetëm të këmbësorëve,
    kjo gjithnjë në rast se hiqet.

    Pra, kushtëzimet nuk do të kenë të ndalur nga Serbia, derisa nuk vetëdijesohemi dhe t’i tregojmë
    se ku e ka vendin ajo.
    Pra, zoti kryeministër, edhe për pasuritë paskeni negociuar dhe po negocioni. A i harruat
    premtimet e janarit kur patët thanë që me Beogradin nuk negociohen pasuritë e Kosovës, e tash
    po del që besa paskëshit negociuar, edhe mirë bile.

    6

    Pra, për çdo cep të shtetit tonë, ju paraprakisht duhet ta merrni edhe miratimin e Vuçiqit. Kur do
    të vijë koha e t’i thuhet stop cenimit të vendit tonë? Kur do të vijë koha që ne të jemi zot i tokave
    tona, e jo të vijnë të huajt dhe të na thonë se kjo pjesë është e Kosovës, e kjo nuk është e
    Kosovës.

    Zoti kryeministër,
    Kërkojmë nga ju, por edhe nga ekipi i ashtuquajtur negociator që të...

  • Të lutem regjia, mos ia ndal fjalën, vazhdo të lutem!

  • E kemi në emër të grupit fjalën, kështu që i kemi në dispozicion minutat
    që na takojnë.

    Zoti kryeministër,
    Kërkojmë nga ju dhe nga ekipi i ashtuquajtur negociator që të jeni transparentë për të gjitha
    vendimet, të cilat i merrni në këto bisedime, sepse e keni obligim që t’u tregoni qytetarëve se
    çfarë vendimesh po merrni pa miratimin e tyre.

    I nderuar koleg,
    I kemi minutat në dispozicion dhe i shfrytëzojmë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Mos na trego, se minutat kanë kaluar, por do të flasim për aq sa kemi
    mundësi. Faton Topalli e ka fjalën.

  • Të nderuara deputete,
    Të nderuar deputetë,
    Banka Qendrore e Republikës së Kosovës i ka tri objektiva kryesore: ruajtjen dhe mbajtjen e një
    sistemi financiar stabil, të kontribuojë në stabilitetin e çmimeve dhe t’i mbështesë politikat e
    përgjithshme ekonomike të Qeverisë.

    Në fushën e sigurimeve, ajo luan rol qendror në licencimin, monitorimin dhe zbatueshmërinë
    ligjore në fushën që i takon. Deri më tani, ajo jo vetëm që nuk e ka kryer këtë detyrë siç e
    parasheh ligji, por përkundrazi është kthyer në njërin prej mashtruesve kryesorë dhe më të
    mëdhenj ekonomikë të vendit, duke i legjitimuar shkeljet ligjore, duke i fshehur të dhënat për
    publikun dhe duke e mbështetur mashtrimin dhe vjedhjen e parasë. Nëse e shikoni me kujdes
    raportin e fundit të BQK-së për kompanitë e sigurimeve, del që vitin e kaluar vlera totale e
    dëmeve të paguara është 33,4 milionë, por dëmet e paguara janë 17% më të vogla se një vit më
    parë.

    Në të njëjtën kohë kemi rritje të shitjeve të kompanive të sigurimit, pra të shitjeve të produkteve
    të tyre. Ndërsa, bilanci përfundimtar na del negativ. Kjo, zonja dhe zotërinj, nuk ka kuptim, të
    shesësh më shumë polica, të paguash më pak dëme, dhe në fund të deklarosh humbje, tregon që
    këtu ka mashtrim, mashtrim dhe vetëm mashtrim. Atëherë, ku janë paratë? Pse Banka Qendrore
    e Kosovës nuk i ka paraqitur askund pagat dhe shpenzimet e kompanive dhe byrove të
    sigurimeve? Pse nuk tregon cilat kompani kanë preferenca të dobëta dhe cilat janë masat që ka

    7
    ndërmarrë BQK-ja ndaj tyre? Pse Banka Qendrore nuk e ka kryer detyrën të cilën e takon me
    ligj? Shikojeni vetëm sjelljen e BQK-së karshi policave kufitare për të kuptuar deri ku ka lëshuar
    rrënjë krimi, sa është ai i organizuar dhe çfarë ndikimi të madh ka në jetën shoqërore dhe
    ekonomike të vendit.

    Ulja e çmimit të policave kufitare të sigurimit nga Banka Qendrore e Kosovës, nga 100% në
    50%, nuk ka dyshim se ishte një lajm i mirëpritur dhe i gëzuar për shumë mërgimtarë. Ky
    vendim e la përshtypjen që, më në fund, pas një debati 5-vjeçar, një institucion i Kosovës reagoi
    pozitivisht, duke dhënë një sinjal pozitiv në këtë çështje.

    Ajo që shumica e qytetarëve të Kosovës nuk e dinë është fakti që vendimi i Bankës Qendrore të
    Kosovës për uljen e policave kufitare ishte një vendim, jo në mbrojtje të konsumatorëve dhe
    stabilitetit të çmimeve, por një vendim në shërbim të kompanive të sigurimit të automjeteve.
    Kompanitë e sigurimeve në 5 vjetët e fundit kanë inkasuar nga mërgimtarët 57,7 milionë, ndërsa
    paguan për dëme vetëm 5,6 milionë, respektivisht më pak se 10%.

    Dhe, kjo, me të drejtë shtron pyetjen: Pse BQK-ja nuk e uli për 70% tarifën e policave kufitare?
    Ky vendim i BQK-së e legjitimon krimin, ky vendim i BQK-së ia zgjat jetën hajnisë së
    kompanive të sigurimit. I vetmi ndryshim qëndron në sasinë e plaçkitjes, e cila është zvogëluar
    për 50%, por jo për t’i kursyer mërgimtarët, por për ta siguruar vazhdimin e plaçkitjes.

    Unë e pyes Bankën Qendrore të Kosovës publikisht: Pse i bëni shërbim krimit të organizuar dhe
    nuk e kryeni detyrën që u takon, të cilën ua ka dhënë Kuvendi dhe ligji? Pse nuk ua merrni
    licencat kompanive të sigurimeve lidhur me policat kufitare për shkak të shkeljes së ligjit të
    konkurrencës dhe Ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve? Për një veprim të tillë ju detyron neni 4,
    pika 1.1, 1.2 dhe 1.5 e Ligjit të konkurrencës dhe pika e 13 e Ligjit për mbrojtjen e
    konsumatorëve, ligje këto të cilat kanë për qëllim ruajtjen nga monopoli, sigurimin e çmimeve
    reale dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

    Pse i shkelni vetë ligjet, të cilat ju i keni për detyrë t’i zbatoni? Pse nuk jeni transparentë në
    raportet vjetore dhe i fshihni hajnitë dhe keqpërdorimet financiare të kompanive të sigurimeve?
    Unë nuk kam shpjegim për këtë sjellje: I vetmi shpjegim është që institucioni kryesor financiar i
    vendit është vënë në shërbim të krimit të organizuar dhe më e rënda në gjithë këtë situatë është
    konstatimi që në Republikën e Kosovës kanë dështuar tre mekanizmat kryesorë të kontrollit, ka
    dështuar dhe është bërë pjesë e krimit dhe korrupsionit Banka Qendrore e Kosovës, ka dështuar
    Autoriteti i Konkurrencës, ka dështuar Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit në Ministrinë
    e Industrisë dhe Tregtisë.

    Qytetari i Kosovës është krejtësisht i pambrojtur nga krimi, sepse në vendin tonë nuk ka asnjë
    mekanizëm...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Regjia, vazhdoja fjalën, ju lutem!


    8
  • Qytetari i Kosovës është krejtësisht i pambrojtur nga krimi, sepse në
    vendin tonë nuk ka asnjë mekanizëm shtetëror, po e përsëris asnjë, madje as ky Kuvend, që i
    mbron interesat e qytetarëve të tij.

    Tani ne sot do ta diskutojmë Projektligjin për sigurimet. Me këtë ligj, Banka Qendrore e Kosovës
    luan rol vendimtar në licencimin dhe kontrollin e sigurimeve. Si ta autorizojmë një bankë, e cila
    është kthyer në bashkëpjesëmarrëse të krimit të organizuar? Si ta autorizojmë një bankë ta ruajë
    stabilitetin e çmimeve që mbrojtjen nga monopoli dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve, kur
    deri tani e ka dëshmuar që i mbron vetëm interesat e kompanive të sigurimeve.

    Qytetare dhe qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Jeni krejtësisht të pambrojtur. Pjesëtarë të Qeverisë, institucionet kryesore financiare, agjencitë
    kundër korrupsionit, mbrojtja e konsumatorëve, të gjithë së bashku, kush më shumë kush më
    pak, janë kthyer në një mozaik të krimit të organizuar. As Kombet e Bashkuara, as EULEX-i, as
    Gjykata Speciale nuk mund ta shpëtojë këtë vend nga ky krim. Jeni të vetmit ju që mund ta
    shpëtoni Republikën e Kosovës nga kafshimi i gjarprit.

  • Bekim Haxhiu e ka fjalën.

  • Faleminderit, i nderuar kryetar!
    Të nderuar ministra,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Do të ngre edhe një herë shqetësimin tim për mosfunksionimin e sistemit shëndetësor. Këtë
    shqetësim sot e paraqes nisur nga dy rastet tanimë publike të figurave të njohura të shoqërisë
    sonë. Rasti i doktor Arsim Behramajt dhe sportistit Edis Kuraja.

    Këtyre ditëve, familjarë, farefis, miq e shokë, kolegë, të njohur dhe të panjohur, jemi duke
    kërkuar ndihmën financiare për shërimin e doktor Arsim Behramajt. Që të gjithë po
    angazhohemi për të ndihmuar në grumbullimin e mjeteve për shërimin e doktorit, sepse sistemi
    ynë shëndetësor nuk po funksionon, edhe pse ne e aprovuam Ligjin për shëndetësi, Ligjin për
    sigurime shëndetësore, Ligjin e odave të profesionistëve shëndetësorë, Ligjin për produkte
    medicinave. Aprovuan ligje, por ato nuk po ka kush t’i aplikojë!

    Prandaj, sistemi ynë shëndetësor nuk po funksionon. Derisa pacientët tanë po përballen me
    vështirësi të mëdha gjatë trajtimit të tyre, Ministrisë së Shëndetësisë nuk është duke iu bërë vonë
    për asgjë. Ministri i Shëndetësisë javën e kaluar këtu në Kuvend deklaroi se Ligji për sigurime
    shëndetësore ndoshta do të fillojë të aplikohet tek në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm. Do të
    thotë, një ligj i miratuar në Kuvend para 15 muajve nuk do të fillojë të zbatohet së paku edhe për
    15 muaj të tjerë.

    Rasti i theksuar javën e kaluar këtu në Kuvend i trajtimit joadekuat të sportistit Edis Kuraja dhe
    mosmarrja e asnjë veprimi për ta sqaruar rastin dhe për të ndërmarrë masa tjera ndaj atyre që
    ishin neglizhentë në punën e tyre, në trajtimin e sportistit dhe pacientit Edis Kuraja, dëshmon se
    jo vetëm që sistemi shëndetësor nuk po funksionon, por kemi mungesë edhe të llogaridhënies,
    edhe të menaxhimit, në tërësi.


    9
    Pyes: Cili është raporti i Inspektoratit Shëndetësor për rastin Kuraja? Cili është vlerësimi i Odës
    së Mjekëve për rastin Kuraja? Cili është buxheti që ndan Ministria e Shëndetësisë për shërimin e
    doktor Arsim Behramaj, i cili është edhe punëtor i tyre dhe cili është për rastin Kuraja?

    Të nderuar,
    Nuk po mund ta kuptoj se si ministri i Shëndetësisë mund të qëndrojë indiferent ndaj këtyre
    rasteve, kur publiku dhe opinioni ynë i njeh si figura të njohura, e që po përballen me këtë sistem
    të rrënuar shëndetësor. E sa raste të këtilla të qytetarëve në vendin tonë janë të përditshme e
    Ministria dhe ministri i Shëndetësisë qëndrojnë indiferentë kur qytetarët detyrohen të kërkojnë
    mjete derë më derë për shërimin e familjarëve të tyre, ndërsa nuk fillon zbatimi i ligjeve të
    aprovuara në Kuvend.

    Ministria e Shëndetësisë e ka obligim ligjor të përkujdeset për shëndetin e qytetarëve të saj, andaj
    deri më tani është dashur të derdhë mjete sipas ligjit, të paktën 30 mijë euro për shërimin e
    doktor Arsim Behramajt dhe është dashur të dalë me raport të saktë para opinionit për trajtimin e
    Edis Kurajës dhe t’i mbulojë shpenzimet për të.

    Dhe, krejt në fund, të nderuar kolegë deputetë, të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës...

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Regjia, të lutem!

  • Krejt në fund, të nderuar kolegë deputetë, të nderuar qytetarë duke parë këtë
    gjendje komatoze të sistemit tonë shëndetësor, ndërsa rasti i doktor Arsim Behramaj kërkon
    trajtim urgjent, kërkoj ndihmën tuaj dhe të njerëzve të vullnetit të mirë për të ndihmuar në
    grumbullimin e mjeteve për shërimin e doktor Arsim Behramaj. Faleminderit!

  • Faleminderit! Pasi ke iniciativë, të mos e lëmë me vetëm ‘ka folur Bekimi’. Është
    dashur t’i ndihmosh në fillim dhe të kërkosh edhe prej deputetëve që ta ndihmojmë të gjithë, e jo
    veç me bisedim. Ndërmerre një iniciativë, kush do vullnetarisht për të ndihmuar.

    Time Kadrijaj e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar i Kuvendit!
    Kosova pa shifra të sakta të përdoruesve të drogës, Dita Ndërkombëtare kundër abuzimit dhe
    trafikimit me drogë në Kosovë u shënua pa pasur numër të saktë të përdoruesve të substancave
    narkotike, por vetëm të rasteve të kapura nga Policia e Kosovës, të cilat krahasuar me vitin e
    kaluar thonë që ka rënie.

    Në kuptimin gjithëpërfshirës, drogat paraqesin materie psiko-aktive, të cilat po qe se përdoren
    nga personi kanë aftësi që ta ndryshojnë dhe dëmtojnë seriozisht integritetin psiko-fizik të tij, i
    cili i përdor, përkatësisht i keqpërdor ato.
    Keqpërdorimi me droga është problem i madh shoqëror dhe shëndetësor në mbarë botën, ngase
    pasojat që dalin nga efektet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta nga kjo dukuri janë shumëfish të
    dëmshme për vetë personin, familjen dhe shoqërinë në tërësi, si dhe ndikon në rrezikimin e

    10
    sigurisë shtetërore. Keqpërdorimi i drogave në shoqëri gjithashtu ndikon në rritjen e të gjitha
    formave të kriminalitetit.

    Përdorimi i narkotikëve është çështje komplekse dhe të gjithë mund të kontribuojnë në luftimin e
    këtij fenomeni global. Këto dukuri negative mund të luftohen duke përdorur mekanizma
    institucionalë. Me qëllim që të zvogëlohet sa më shumë numri i përdoruesve të narkotikëve duhet
    që të ndërmerren dhe të ndërtohen raportet sa më të mira ndërmjet njerëzve nëpërmjet mesazheve
    sensibilizuese të veprimeve konkrete në terren.

    Deri para dy vjetëve, Kosova është konsideruar si vend trampolinë nga ku ka kaluar droga e
    prodhuar në vendet aziatike për në shtetet e Bashkimit Evropian, ndërsa shifrat e fundit tregojnë
    se nga vendi transit Kosova është shndërruar në vend destinacioni të drogës. Ky është shqetësim
    i madh, sepse ky grup i kaplon moshat e reja, duke përfshirë dhe të miturit nga mosha 12 deri në
    18 vjeç, pra fëmijët nëpër shkolla fillore.

    Në Kosovë nuk ka ndonjë hulumtim në nivelin kombëtar për numrin e përdoruesve të drogës,
    mirëpo konsiderohet se janë më shumë se 10 mijë përdorues problematikë që quhen kështu,
    sepse kanë varësi të thellë. Mirëpo, numri i përdoruesve të tjerë është më i madh, ndoshta rreth
    20 mijë.

    Pre e drogës në Kosovë janë dhe filloristët e klasave VII dhe VII, ndërsa të rinjtë e shkollave të
    mesme dhe fakulteteve përbëjnë konsumatorët më të shumtë të narkotikëve që qarkullojnë nëpër
    qendrat kryesore. Konsumimi i drogës dhe më tutje është një ndër problemet më shqetësuese në
    Kosovë. Nëse nuk fillon që tash të merremi më seriozisht me këtë problem, gjendja së shpejti
    mund të bëhet alarmante.

    Numri i narkomanëve po rritet në mënyrë të frikshme, ndërsa të rinjtë mbeten edhe më tutje
    konsumatorë dhe viktima potenciale, ndërsa narkomani dhe narkomania hap probleme dhe plagë
    të tjera sociale, siç janë: vjedhja, prostitucioni, dramat familjare, depresionet dhe streset, të cilat
    edhe ashtu janë mjaft të pranishme në shoqërinë kosovare të pasluftës.

    (Ndërprerje nga regjia)

  • Regjia, mos ia ndal askujt fjalën!

  • Andaj, apelojmë tek institucionet relevante që të konsolidohen e të merren
    seriozisht me këtë problem, sepse për një kohë aq të shkurtër numri i të rinjve që po marrin
    narkotikë ka arritur në 20 mijë, e ai numër do të shumëfishohet, e ku po mbetet perspektiva
    shoqërisë kosovare. Faleminderit!

  • Faleminderit! Besa Baftija e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    Të nderuar deputetë,

    11
    Bazuar në shtrirjen territoriale, regjioni i Anamoravës tanimë qartë është i diskriminuar në
    fushën e investimeve kapitale, sidomos në infrastrukturën rrugore dhe në fushën e ambientit,
    respektivisht në trajtimin e ujërave të zeza.

    Unë besoj se shumicës prej juve u ka rastisur të kaloni nëpër Gjilan. Ajo që identifikon Gjilanin
    tash e sa vjet, kuptohet për të keq, është era e rëndë e cila kundërmon mu në qendër e që përhapet
    pothuajse në tërë qytetin. Për ata që s’e dinë, lumi Mirusha tanimë i shndërruar në moçal, kalon
    në mes të qytetit e që është pika më e ultë, ku derdhen ujërat atmosferike dhe ujërat e zeza. Në të
    dyja anët e kësaj përroske jeton një numër i madh banorësh, të cilët janë të rrezikuar nga
    sëmundje të ndryshme epidemiologjike, që vijnë si pasojë e ndotjes së ambientit.

    Për shkak të rëndësisë së madhe që ka ky projekt kapital për Gjilanin, partitë që tanimë po
    qeverisin së bashku, që të dyja i fituan zgjedhjet, LDK dhe PDK, në Gjilan, me premtimin se do
    të rregullohet shtrati i lumit Mirusha. Bile, PDK pat thënë se Gjilani do të ndahet në dy epoka,
    epoka para lumit Mirusha dhe epoka pas lumit Mirusha. Ndërsa, kryetari i tanishëm i komunës
    pat premtuar, se jo vetëm që do të rregullohet shtrati i lumit Mirushë, por në çdo lagje të qytetit,
    sado në periferi që të jetë, do ta largojë lloçin prej derës së çdo shtëpie.

    Ndërsa, të nderuar deputetë, kjo është pamja e cila është mu në qendër të qytetit. Është shtrati i
    lumit Mirusha, që tash e sa vjet, prej 2008-ës kinse po punohet rreth këtij projekti dhe asgjë nuk
    është bërë. Prapë po them, për ata që s’e dinë, është në qendër afër Hotelit “Kristal”, është kjo
    pamje dhe pamja tjetër po ashtu, është diku në afërsi të Hotelit “Kristal” apo në qendër të
    Gjilanit.

    Që nga faza e dizajnimit dhe analizës në vitin 2005-2006, ka pasur një qasje joprofesionale dhe
    joserioze nga pushteti i atëhershëm. Pushteti në këtë projekt aq të rëndësishëm dhe me aq
    prioritet edhe në fazën e investimeve që kanë ndodhur, edhe pse ka shpenzuar shuma të mëdha të
    mjeteve, nuk ka arritur të eliminojë rrezikun që kjo përroskë paraqet në aspektin shëndetësor e
    lëre më të rregullojë edhe në aspektin funksional dhe estetik.

    Segmentet e punuara në fazat e para ende pa u funksionalizuar kanë filluar të degradohen nga
    mosmirëmbajtja. Qeverisja e tanishme e LDK-së, në vitin e kaluar ka shpenzuar 150 000 euro
    për këtë projekt dhe vazhdimisht kritikonte Qeverinë qendrore për buxhet të ulët, mirëpo, tani që
    si pushteti lokal, po ashtu edhe ai qendror, udhëhiqet nga e njëjta parti, prapëseprapë me rishikim
    të buxhetit për vitin 2015 janë ndarë po aq mjete sa në vitin paraprak, që do të thotë se kjo
    Qeveri është e dështuar dhe paraqet paaftësi për të trajtuar një çështje aq serioze që rrezikon në
    mënyrë të drejtpërdrejtë shëndetin dhe sigurinë publike.

    Të nderuara deputetë, qytetarët e Gjilanit po vazhdojnë të jetojnë në ambient të ndotur dhe
    tanimë, edhe ata që i kanë votuar këta njerëz, janë të shumë të zhgënjyer me punën e tyre dhe si
    përfaqësuese e qytetarëve kërkoj, që në mënyrë urgjente të rregullohet shtrati i lumit Mirusha,
    sepse ka të bëjë me jetën e qytetarëve dhe është përtej politikës. Faleminderit!

  • Faleminderit! Haxhi, e ke fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!

    12
    Të nderuar deputetë,
    Të nderuar qytetarë të Kosovës,
    Kohëve të fundit kemi parë pakënaqësi shumë të arsyeshme të prodhuesve të qumështit në
    Kosovë, të cilët u shoqëruan edhe me protesta të cilat me të drejtë u mbështetën edhe nga partitë
    opozitare në Kosovë.

    Protestat u bënë për shkak të padrejtësive që pretendojnë se po u bëhet nga Qeveria dhe
    barrierave të ndryshme me të cilat ballafaqohen. Nga qumështarët pati shqetësime bazë sa i
    përket kësaj industrie, që caqet e caktuara qeveritare për interesa biznesesh kanë filluar të
    nënvlerësojnë prodhimtarinë vendore, për të krijuar një katrahurë totale tek prodhuesit e
    qumështit në Kosovë, e ku përmes rregullimeve të kësaj industrie të qumështit, po japin një
    shtyllë të keqe në shërbim të keqësimit të përgjithshëm të sektorit të bujqësisë në Kosovë.

    Në lidhje me këtë industri dhe bujqësinë në përgjithësi, kemi shifra zyrtare që sa janë qesharake
    aq janë edhe të pakuptueshme. Imagjinoni, ne nuk jemi në dijeni të plotë se çfarë bëhet me 50
    000 lopë qumështore, që subvencionohen me nga 70 euro në vit. Subvencionohen vetëm
    fermerët që kanë më shumë se pesë lopë qumështore, të tjerët janë afër 8 000 fermerë familjarë
    që jetojnë nga fermat blegtore. Nga kjo skemë e subvencionit ka më shumë se 10 000 fermerë
    familjarë me më pak se pesë lopë, që dorëzojnë qumësht e që tani me këtë problem, nuk kanë të
    ardhura dhe rrezikojnë të humbin fermat e tyre.

    Lejimi dhe mos kontrollimi në pikat kufitare i importit të qumështit dhe produkteve të qumështit
    është në dëm të prodhuesve vendorë, produktet shtazore me përmbajtje të yndyrave bimore e që
    nuk kanë bazë ligjore për importin e tyre. Lejimi i importit të tyre në Kosovë pa asnjë kontroll
    profesional, sa i përket certifikimit shëndetësor të produkteve. Kontrolli brenda Kosovës të
    këtyre produkteve mungon, nuk dihet se ku përfundon në konkurrencë që i shkatërron fermerët,
    prodhues të qumështit.

    Importi i vajrave me origjinë bimore dhe qumështit pluhur, është po ashtu i pakontrolluar.
    Mungon kontrolli i këtyre kompanive importuese, se ku plotësojnë këto sasi shumë të mëdha të
    importit. Të gjitha të dhënat për importin e këtyre produkteve që po ndikojnë negativisht në
    industrinë e qumështit dhe sektorin e bujqësisë në përgjithësi, gjenden në Dogana.

    I nderuar ministër, tash ministri veç është bërë edhe si zëdhënës i Qeverisë, ose mund të themi
    edhe prokuror i Qeverisë, kush duhet të merret me atë rast, kur një familjar përfiton një lopë
    ndoshta edhe pa meritë e as pa ditë të nxjerr në treg për shitje apo në ato raste, kur dikush ka
    përfituar një pajisje elektronike nuk nxjerr qumështin nga lopët, përsëri i pa meritë. E po të
    njëjtit, pas disa ditësh mund t’i shihni në treg për shitje.

    Zoti kryetar,
    Ministri që vjen nga partia juaj ka dëgjuar me vëmendje dhe është duke u marrë me të dhënat
    tona duke na denoncuar në prokurori, kështu që i falënderoj shumë që është duke të dëgjuar
    shumë mirë ministri Bujqësisë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Shukrije, e ke fjalën.
  • Faleminderit, kryetar!

    13
    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Çështja që sot unë do të diskutoj ka të bëjë me sektorin e bujqësisë, një prej sektorëve më të
    rëndësishëm në Republikën e Kosovës.

    Bujqësia në Republikën e Kosovës ka mbetur e harruar për shumë vjet dhe madje, tokat tona
    bujqësore janë shkatërruar, kanë mbetur të djerra, ose janë privatizuar pa kritere dhe janë
    shndërruar në zona ndërtimi.

    Në Kosovë produktet si fruta, perime, patate, manaferra, grurë, miell, vezë, mish, qumësht e
    produkte të tjera, zënë një sektor më të rëndësishëm, ndërsa GDP-ja në bujqësi llogaritet diku
    13%. Duke ditur se Kosova në agjendën e saj ka prioritet dhe vizion integrimin evropian, kjo nuk
    po ndikon dhe nuk po krijon politika edhe për bujqësinë, si një ndër sektorët më të rëndësishëm
    të BE-së, ku zakonisht ka pasur përplasje për këtë çështje.

    Në Kosovë nuk kemi një gjë të tillë, bujqit dhe blegtorët po mbesin të pambrojtur me këto
    politika qeveritare, të cilat nuk po duan, ose nuk dinë të menaxhojnë si duhet me sektorin e
    bujqësisë. Qeveria jonë ende po manipulon me statistika të prodhimeve bujqësore, duke aluduar
    se ka rritje, por e vërteta është se edhe këtë vit Kosova ka plotësuar vetëm 52% të kërkesave të
    miellit, pra plotëson 5-6% të tregut me mollë, ndërsa vetëm 16% me perime e pemë, në
    përgjithësi. Me mish të lopës plotëson kërkesat 40% të konsumatorëve, të cilat janë dëshmi se sa
    pak është bërë nga Qeveria në vazhdimësi në këtë sektor jetik për vendin dhe qytetarët e saj,
    përgjatë këtyre viteve.

    Ende edhe ata pak prodhues, që kanë mbetur në Kosovë mbeten të diskriminuar me një treg në
    konkurrencë të padrejtë dhe në asnjë mënyrë nuk mbrohen prodhimet vendore. Kjo Qeveri nuk
    ka bërë asnjë gjë të vetme që të përmirësohet ambienti i prodhimeve bujqësore dhe të mbrohen
    prodhuesit vendor, duke i mbështetur, qoftë prodhimet e tyre apo edhe promovimin e këtyre
    prodhimeve jashtë vendit.

    Ndonëse, janë dhënë disa subvencione me procedura mjaftë burokratike dhe jo në sektorë të
    qëlluar, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, nuk ka krijuar një strategji, e cila
    do të mbronte ato prodhime që i subvencionon duke u mundësuar prodhuesve që të kenë një
    stabilitet të mirë dhe të rrisin rendimentet e prodhimit.

    Pas skandalit të miellit, i cili ishte një rezultat i mosfunksionimit të këtij shteti dhe kësaj Qeverie,
    e cila nuk krijon kushte për prodhues vendor, në mënyrë që të mos varemi nga vendet tjera,
    skandali tjetër i radhës rrjedh me qumështoret të cilat detyrohen që prodhimet e tyre të fituara me
    djersë, t’i përplasin para Qeverisë, në shenjë proteste për mos mbrojtjen e këtyre prodhimeve.

    Të nderuar kolegë deputetë,
    Nuk mbështetet bujqësia duke dhënë vetëm disa para si shenjë ndihme, por duhet krijuar politika
    të qarta të lehtësimit të jetës së prodhuesve, duke u mundësuar karburant me 50% zbritje në
    punimin e tokës, zbritje të çmimit të farërave, krijim të kushteve për çmime të lira të plehrave
    kimike, krijimin e një politike ku tregu është i garantuar e jo të kemi raste, si qumështarët tanë,

    14
    që u prishet qumështi i tyre apo prishja e rrushit në mungesë tregu, prishja e perimeve duke futur
    në mënyrë tipike ilegale nga vende tjera më të lira e llogaria e prodhuesve tanë mbetet askund.

    Prandaj, nëse dëshirojmë dhe duam të integrohemi në BE, duhet ta kemi të qartë se sektori i
    bujqësisë është larg standardeve të kërkuara evropiane dhe investimet dhe, në këtë janë zero në
    raport me investimet që bëjnë shtetet e BE-së. Kritika të vazhdueshme kanë ardhur edhe në të
    kaluarën nga vetë raportet ndërkombëtare, ku në Kosovë, përveç që nuk kontrollohen produktet
    bujqësore, që hyjnë nga vendet tjera në këtë vend, nuk monitorohen si duhet edhe cilësia e
    prodhimeve të farërave që lëvizin në vendin tonë.

    Mungesa e trajtimit edhe të preparateve, që përdoren në sektorin e bujqësisë, po rrezikon
    shëndetin dhe jetën e qytetarëve, ndërsa shteti ende është i fjetur për të marrë në duar kontrollin e
    këtyre produkteve, që hyjnë në Kosovë.

    Të nderuar kolegë deputetë,
    Kosova ende mbetet vendi importues më i madh i prodhimeve bujqësore në rajon, duke
    eksportuar vetëm një sasi të vogël dhe mungesa e investimeve në këtë sektor, ka bërë që jo vetëm
    të rrezikohet e ardhmja e kulturave bujqësore në vend, por me këto politika të gabuara po
    rrezikohen edhe ata pak sektorë të prodhuesve, që po mundohen të mbesin gjallë.

    Bujqësia në Kosovë përfshin përafërsisht 2 100 kooperativa dhe firma komerciale private e
    shoqërore dhe 143 000 ekonomi familjare, 70% prej të cilave janë ferma me më shumë se 1
    hektar, ndërsa prekja e dorës së shtetit jo që do ta ndihmonte ekzistencën e tyre, por njëkohësisht
    do të hapte edhe vende të reja pune. Sa i përket Raportit të Progresit në sektorin e bujqësisë ka
    pasur kritika të vazhdueshme në cilësinë e ushqimit dhe mbrojtjen e konsumatorëve dhe
    prodhimeve fito-sanitare. Raporti i Progresit kishte kritikuar funksionimin e kornizës ligjore dhe
    implementimin e saj në terren, edhe pse kishte një rritje prej 12 milionë euro, ai kishte mbetur
    jashtë standardeve të kërkuara. Kishte kritika sa i përket kornizës ligjore dhe kërkohej që të
    implementohen ligje të cilat do të paraprinin dokumentit të MSA-së për të ardhmen në sektorin e
    bujqësisë.

    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Nëse nuk merremi me seriozitet me këtë sektor me rëndësi, jo vetëm për plotësimin e kërkesave
    të tregut, por edhe të ruajtjes së shëndetit të njerëzve, atëherë rrezikojmë që qytetarët tanë të jenë
    të detyruar të hanë përsëri miell të servuar për kafshë, sepse kjo Qeveri nuk është dhe nuk ishte e
    interesuar që të përmirësojë cilësinë e ushqimit, që për çdo ditë po konsumojnë qytetarët e saj.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Zafir Berisha e ka fjalën.

  • Faleminderit, zoti kryetar!
    Unë në fakt do të vazhdoj aty ku mbeti Valdetja, edhe si qytetar, por edhe si deputet, për të
    shprehur shqetësimet e mia rreth mos bërjes së shtetit apo injorimit të institucioneve të shtetit.


    15
    Në fakt, desha të besoj mbrëmë në lajme, kur kryeministri tha: të gjithë ministrat të jenë në
    seancë dhe s’besova se vetë nuk do të jetë, por sido që të jetë, unë këtë qëndrim e kam në raport
    me kryeministrin e vendit. Në fakt, për mua personalisht, seanca e sotme koinçidon me një datë
    të rëndësishme historike edhe për vendin dhe faktikisht para 17 vjetësh, përpjekjet për shtet kanë
    qenë në kulminacion dhe sot pas 17 vjetësh, pikërisht më 16 korrik, vetë ata që janë thirrur dhe
    kanë punuar për shtetin, ua uroj shtetin.

    Dua të dal te ajo, që mungesa e respektit ndaj deputetit të Kuvendit dhe komisioneve
    parlamentare. Ne e dimë të gjithë se në bazë të Rregullores së punës, ministra të caktuar duhet të
    raportojnë në komisione dhe ne si Komision për Politikë të Jashtme edhe përkundër që dy herë i
    kemi bërë ftesë ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçi. Pra, ai as ftesës nuk i është përgjigjur, por
    nuk është përgjigjur edhe në planin e punës që e kemi miratuar si Komision, në janar. Dhe kjo pa
    përgjegjësi, të them të drejtën vë në dilemë funksionin normal të institucioneve dhe në këtë rast
    mendoj se kryeministri duhet të jetë në krye të detyrës dhe t’i shikojë vartësit e tij se si janë duke
    vepruar.

    Këtë shkollë të injorimit për fat të keq e vazhdon edhe ministri për Integrime. Gjithmonë po flas
    në raport me Komisionin për Politikë të Jashtme dhe mendoj se kryeministri duhet të jetë në krye
    të detyrës në raport me respektimin e të zgjedhurve të qytetarëve. Pra, në këtë rast lind nevoja
    urgjente për ngritjen në nivel më të lartë të institucionit të përgjegjësisë, sepse ne jemi
    dëshmitarë se njerëzit e emëruar në politikë në institucione në momentin që emërohen llogarisin
    veten patron të qytetarëve, por në këtë rast edhe patron të zgjedhurve të qytetarëve, siç jemi ne
    deputetët.

    Mos respekti ndaj Parlamentit ndaj deputetit është evident që në fillim të këtij mandati edhe
    nëpër seanca, përjashtuar se më tepër ministra ka sot dhe po llogaris që kështu nuk mund të
    funksionojmë dhe jemi një pasqyrë jo e mirë karshi faktorit ndërkombëtar dhe miqve tanë, sepse
    në rast se ne vetë nuk e respektojmë institucionin më të lartë siç është Parlamenti, si mund të
    presim që të na respektojë dikush tjetër.

    Unë në këtë rast kisha ftuar zotin Mustafa që të marrë masa deri në shkarkim ndaj varësit të tij
    për Politikë të Jashtme, sepse në rast që ne, kushtimisht po them, e lëmë një shkollë të këtillë të
    instalohet në institucione, ne e kemi mbytur demokracinë dhe perspektivën e vendit.

    Unë e di zoti Mustafa sa ka fuqi, por si do që të jetë meqë po thirret kryeministër, mendoj se
    duhet të veprojë e në rast se është bashkë kryeministër me dikë tjetër në këtë pozicion, atëherë le
    ta pranojë publikisht dhe ne do ta mirëkuptojmë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Ministri i Arsimit, zoti Arsim Bajrami e ka fjalën.

  • Faleminderit, i nderuar kryetar!
    Të nderuar deputetë,
    Dëgjova në hyrje të kësaj seance shqetësime për pagat e mësimdhënësve, që zonja Haxhiu i
    ngriti dhe jo vetëm kësaj radhe, por disa herë i ka ngritur shqetësimet, ndoshta edhe për faktin se
    është punëtore e arsimit dhe shtron këtë temë.


    16
    Më lejoni t’ ju siguroj se këto shqetësime janë të pabaza dhe asnjë mësimdhënës në Republikën e
    Kosovës nuk do të mbetet pa vend pune dhe pa pagë. Buxheti është siguruar me grandin specifik
    për secilin mësimdhënës për pagë, është siguruar buxheti për pagesën e punëtorëve profesionalë
    në shkolla, pedagogë e psikologë, e tha edhe deputeti Çoçaj, në fillim këtë fakt, dhe siç e dini, ka
    filluar edhe implementimi i pagesës së përvojës së punës.

    Duke i pasur parasysh përpjekjet që i ka bërë Qeveria e kaluar në rritjen 100% të pagave sot
    profesioni i mësimdhënësit është profesioni më i kërkuar në tregun e Kosovës. Ka kaluar edhe
    kërkesat për mjekësi, sepse do ta shihni të hënën, në Fakultetin e Edukimit i cili i vetmi përgatit
    mësimdhënës dhe për një vend të studentit kemi 15 të konkurruar. Do të thotë, asnjë profesion në
    Republikën e Kosovës sot s’është më i kërkuar ë tregun e punës se sa profesioni për të qenë
    mësues, dhe ky është rezultat i trajtimit të mirë që kemi bërë për mësimdhënës, i pagave të
    krahasueshme. Unë nuk po them janë pagat më të mira në rajon, por pagat e krahasueshme në
    rajon.

    Dhe, ne mësimdhënësit, duke ju përfshirë edhe juve, kemi për detyrë që këtë trajtim ta kthejmë
    me punë cilësore, dhe unë ju kam thënë ju lutem, thirreni një debat në Parlament për cilësinë në
    arsim, mos të vajtojmë për pagat, sepse pagat janë në nivel rajonal dhe mos të nxjerrim vetëm
    shembuj negativë.

    E nderuara deputete Haxhiu,
    Ju në komunën e Gjakovës keni shumë shembuj pozitivë në shkollat e Gjakovës. Unë i kam
    vizituar shkollat tuaja në Gjakovë dhe ju lutem në Parlament i jepni përkrahje mësimdhënësve
    dhe nxënësve duke marrë shembuj pozitivë në arsim, jo vetëm duke çuar mesazhe dhe duke
    ngritur çështjen e pagave, sepse nuk është problemi kryesor në sistemin e arsimit të pagave.

    Pagat janë relativisht të mira. Ato do të ngriten varësisht si e rrisim performansën. Po ejani të
    diskutojmë me komisionin tuaj, me komplet Parlamentin se si do ta ngremë cilësinë, sepse e
    kemi një gjykim të përgjithshëm se duhet shumë ta ngremë cilësinë, kështu që mendoj se nuk
    duhet ngritur shqetësime as në mësimdhënës në komunën e Gjakovës, në komunën e Junikut, në
    komunën e Pejës dhe se në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës nuk i rrezikohet paga për
    katër vitet e ardhshme.

    Besoj se sistemi, që ne po e ndërtojmë, në ngritjen e karrierës gjithë jetën do të kërkoj që ata
    gjithmonë të lëvizin me cilësi sepse Ministria e Arsimit nëse do të shkurtojë ndonjë vend pune,
    nëse do të largojë ndonjë mësimdhënës do ta largojë për cilësi, jo për të drejtat që i garanton
    Ligji i punës.

  • Faleminderit! Deputetja Teuta Haxhiu e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    Faleminderit, ministër,
    Gjithnjë në Gjakovë është vlerësuar arsimi dhe vërtet edhe ju po e pranoni dhe të gjithë se ka
    mësimdhënës të shumtë në përfshirje që janë vlerë dhe janë ata që mund të jenë modele për
    shumë komuna.


    17
    Megjithatë, ministër, unë nuk po flas me hamendje. Unë po flas nga të dhënat zyrtare që i kemi
    marrë si Grup Parlamentar në komunën e Gjakovës dhe në komunën e Deçanit dje, por unë
    megjithatë kam biseduar edhe me drejtoreshën e Arsimit në komunën e Gjakovës, e cila më
    thotë: me buxhetin që i është ndarë Drejtorisë komunale të arsimit, me atë buxhet që i është
    ndarë, janë 219 mësimdhënës më pak. Në komunën e Deçanit buxheti është gjithnjë nga drejtori i
    Drejtorisë komunale, me shifra që i kam marrë zyrtare, 1.630.000 euro më pak nga 1 janari i vitit
    2016 dhe këtu, sipas të dhënave, gjithnjë nga drejtori, janë rreth 100 mësimdhënës më pak,
    konform numrit të nxënësve, ministër, se si ndahet buxheti.

    Prandaj, nëse ju keni ndonjë sqarim, është mirë që të hiqet ai shqetësim që për mendimin tim,
    është shumë me bazë, por është mirë t’u sqaroni se a do të ndodhë të rrezikohen mësimdhënësit.

    Në të kundërtën, çka mund të themi këtu? Të gjithë ata që po diplomojnë mund të themi pritni
    edhe 4 vjet tjerë për ndonjë mësimdhënës, sepse këto janë fakte, ministër, dhe nuk po flas me
    hamendje dhe thashë, edhe pse ne nuk e udhëheqim arsimin në Gjakovë, por janë të dhëna
    zyrtare.

  • Ministri sërish e ka fjalën.

  • E nderuara deputete,
    Edhe një herë dëshiroj t’ ju siguroj që asnjë mësimdhënës nuk do të ngelë pa vend pune.
    Praktikisht deri tash ndarja e vendeve të punës është bërë sipas normave, sipas paraleleve. Kemi
    zvogëlim të numrit të nxënësve në nivel të Kosovës, por edhe një herë ju siguroj, meqë kemi
    konsulta të vazhdueshme edhe me ministrin e Financave se nuk do të ketë shkurtim për asnjë
    vend pune. Grandi specifik ende nuk është finalizuar, ende është duke u negociuar dhe ai do të
    vjen në Parlament dhe ju do ta shihni, e këto shqetësime janë absolutisht të pa baza.

  • Faleminderit! E kemi përfunduar pikën e parë të rendit të ditës. Po, urdhëroni zoti
    ministër i Financave, mund ta merrni fjalën, meqë zoti ministër krejt pyetjet jashtë rendit të ditës
    janë ndërlidhur pothuajse me Ministrinë tuaj, e po më duket asnjë pyetje parlamentare nuk ju
    janë bërë. Urdhëro, ministër!

  • Faleminderit, kryetar i Kuvendit!
    Desha të jap vetëm një sqarim për të plotësuar ministrin e Arsimit se për vitin 2016 e kemi nxjerr
    qarkoren e parë për komuna, ku janë bërë planifikimet e grandit të përgjithshëm të arsimit dhe të
    shëndetësisë. Te grandi i arsimit ka 10 milionë më shumë se sa në këtë vit. Në këtë vit është 151
    milionë, në vitin e ardhshëm është 161 milionë. Planifikimin do e bëjmë në bazë të numrit të
    nxënësve, por do të sigurohemi me ministrin e Arsimit që askush të mos mbetet jashtë sistemit,
    por një fakt duhet ta pranojmë se me kalimin e viteve po zvogëlohet numri i nxënësve prandaj
    duhet të riorganizohen shkollat në secilën komunë për të siguruar që mësimi të bëhet në mënyrë
    efektive. Faleminderit!

  • Deputete, urdhëro!

  • Faleminderit !

    18
    Gjithnjë do të jemi kontribuues për të ngritur cilësinë në arsim, por megjithatë, unë sot do ta marr
    transkriptin dhe do ta mbaj këtë transkript për fjalët tuaja ministër dhe për ministrin e Arsimit
    dhe ministrit të Financave dhe thjesht për t’i hequr dilemat që i kemi të ngritura. Faleminderit!

  • Faleminderit! Kalojmë në pikën e dytë të rendit të ditës:

    2. Koha për pyetje parlamentare

    Në bazë të nenit 45 paragrafi 1 të Rregullores së Kuvendit, koha për pyetje parlamentare zgjatë
    60 minuta. Për këtë seancë janë të parapara 14 pyetje parlamentare, dhe prej tyre i kemi vetëm 3
    ministra prezent këtu, të cilëve edhe u drejtohen pyetjet.

    Unë do t’i lexoj megjithatë, të gjithë dhe deputetët vendosin nëse do ta lexojnë pyetjen e tyre,
    apo jo.

    Deputeti Faton Topalli, pyetje për kryeministrin Isa Mustafa. Regjia, deputeti Faton Topalli e ka
    fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    Meqë herën e kaluar kryeministri nuk i është përgjigjur pyetjes sime, unë do ta përsëris edhe një
    herë pyetjen dhe shpresoj që zoti Beqiri të jetë qetësuar dhe të ketë reflektuar e të pranojë se në
    Kuvend ka edhe mendime të kundërta për të cilat mund të mos pajtohemi, por që duhet të kemi
    të drejtë t’i themi.

    Tani po vazhdoj me pyetjen. Pasi Kuvendi i Kosovës votoi kundër Gjykatës Speciale, në formën
    që ju e keni propozuar si Qeveri, keni deklaruar publikisht se megjithatë do ta themeloni
    Gjykatën Speciale.

    Unë e kuptoj se motivacioni juaj për Gjykatën ka të bëjë më shumë me qëndrimin negativ që e ka
    pasur, po e korrigjoj, udhëheqja e asaj kohe e Lidhjes Demokratike të Kosovës ndaj UÇK-së,
    prandaj edhe nuk më ka habitur fare zelli juaj dhe uniteti gjithëpërfshirës në votimin e Kuvendit
    për këtë Gjykatë.

    Vetë kam besuar që duke e pasur Ministrinë e Punëve të Brendshme nga radhët e LDK-së, do të
    hidhni dritë në vrasjet e pas luftës së disa aktivistëve të LDK-së, njërin prej të cilëve e kam pasur
    edhe mik shtëpie dhe nuk do të vëni për këto arsye në pyetje sovranitetin e vendit. Sidoqoftë kjo
    është çështje e juaj.

    Edhe pse deklarimi i juaj për ta themeluar Gjykatën Speciale, personalisht e konsideroj që është
    shkelje e rregullave themelore të demokracisë, mospërfillje flagrante e kryeministrit dhe
    Qeverisë karshi një vendimi fuqiplotë të Kuvendit për ta mbrojtur sovranitetin e vendit.

    Ju lus që t’i tregoni Kuvendit, jo nëpërmjet tubimeve përkujtimore se cili është opsioni i
    Qeverisë për Gjykatën Speciale, pas refuzimit të Kuvendit dhe implementimit të saj në formën
    që Qeveria e ka propozuar.


    19
    Shpresoj që kjo pyetje nuk është e vështirë për t’u përgjigjur nëse keni opsion. Faleminderit!

  • Faleminderit! Faton, je deputet i Kosovës, nuk është çështje e Ismetit e as e Lidhjes
    Demokratike të Kosovës se kush u vra. Po flas për pas lufte. Është mirë edhe ti të marrësh
    përgjegjësi dhe... pastaj për të shkuar edhe te Prokuroria për arsye se edhe qytetarët kanë nevojë
    të dinë kush po manipulon dhe kush i ka vrarë pas lufte, se vetëm kriminelët kanë vrarë. Le të
    përgjigjet ty Ismet, një herë, por nuk është çështje juaja, me aq lehtësi si e bëre. Urdhëro, Ismet!

  • Faleminderit, kryetar!
    Me të vërtetë, meqë janë këto pyetje parlamentare, dhe vërtet kur të flasësh dhe kur të moralizon
    ai për të më treguar a jam i qetë, unë jam gjithnjë i qetë, se ti nuk thua bash kurrgjë në jetën
    tënde.

    E këtë që e thatë ju në fund, zoti kryetar, edhe unë po të bashkëngjitem.

    E ti, patriot, argumento për çdo gjë që po flet e mos fol pa lidhje, ta kam thënë edhe enjë herë,
    sepse herën e kaluar folët për një subjekt politik që ka ose ka pasur me mijëra e mijëra anëtarë, e
    tash e paskeni reduktuar në udhëheqje, e dikur, unë jam i bindur, ke për ta tërhequr edhe këtë
    fjali se ndoshta në Zvicër s’e ke ditur ti kush e ka udhëhequr Lidhjen Demokratike të Kosovës, e
    po ta përkujtoj, e ka udhëhequr Ibrahim Rugova, presidenti historik dhe ti, jo që je i vogël, por je
    shumë, shumë i vogël për të folur për udhëheqjen e LDK-së, për Ibrahim Rugovën, s’e përmende
    ti, por unë po e përmend.

    Dhe, absolutisht diskutimet tuaja janë provokative dhe nëse e ke ndonjë mision, që unë s’po dua
    tash për të paragjykuar me teoritë e konspiracionit për të folur kështu qysh fol zakonisht, ju
    vazhdoni.

    Unë po e them me shumë qetësi, po flas, në një institucion reprezentativ përfaqësues të
    qytetarëve, ju duhet të keni përgjegjësi për fjalët që i thoni sepse, e kam thënë herën e kaluar,
    edhe fyeni, edhe shantazhoni, edhe gënjeni se s’po mund ta them ndryshe, se e dini, edhe ashtu e
    thoni, por ju lutem për çdo gjë që keni argument për këdo qoftë, unë jam dakord ju ta
    argumentoni po jo për të folur veç sa për të thënë diçka, e unë e përkrah shumë folklorizmin, por
    ti vërtet çdo ditë i bjen çiftelisë dhe bën folklorizëm dhe një farë patetizmi.

    Unë po flas në emër të Grupit Parlamentar, shumë i qetë.

    Por, kini kujdes, ta kam thënë herën e kaluar, mos shpifni, mos mashtroni dhe mos flitni të
    pavërteta, sepse s’ju bëjnë nder. Nëse mendon që kështu merr vota, të ka thënë dikush, e ke
    shumë gabim, se kjo nuk të ndihmon asgjë, veç tregon se ti absolutisht je shndërruar në një
    demagog të Kuvendit dhe në njëfarë intriganti, e vërtet le të vlerësojnë qytetarët ty edhe thëniet
    tua për secilin prej nesh, e aq më tepër për subjekt.

    Unë nuk marr guxim dhe të drejt të dal ta vlerësoj subjektin tuaj në tërësi, e t’i e ke këtë guxim
    edhe për udhëheqjet t’i vlerësosh, por le të mbetet në ndërgjegjen tuaj. Faleminderit!

  • Faleminderit! Faton, urdhëro!

    20
  • Nuk di ç’të them, së paku aktiviteti im është për një 10 vjet më i gjatë se ai i
    Lidhjes Demokratike të Kosovës, fillon diku nga vera e vitit 1978.

    Tjetra është që unë edhe mund të jem i vogël, por së paku nja 10 centimetra jam pak më i madh
    se Ismet Beqiri!

    Unë, në fakt, i bie çiftelisë dhe jam shumë krenar dhe i lumtur që i bie çiftelisë, dhe e di që Ismet
    Beqiri ka vallëzuar dhe po vallëzon, e tash po e bën vallëzimin politik, por ky vallëzim, të cilin ai
    po e bën, është i gabueshëm, sepse po përdor edhe shpifje thyese, po më quan shpifës, demagog,
    e një varg shpifjesh të tjera, një varg akuzash të tjera, të cilat nuk e bëjnë të dinjitetshëm një
    kryetar të një grupi parlamentar, i cili pretendon të jetë kryetar i grupit parlamentar të një partie,
    e cila e quan veten qytetare.

    Unë s’kam bërë asgjë tjetër, përveç që e kam shtruar...

  • Mos ia ndal fjalën, regjia!

  • ...një pyetje për kryeministrin e Kosovës, pyetje së cilës ai po i ikën, nuk po
    i përgjigjet. Unë po e përsëris pyetjen për arsye se është e drejtë e deputetit që ta përsërisë
    pyetjen kur nuk vjen kryeministri. Kaq!

  • Ismet Beqiri e ka fjalën sërish.

  • Unë po e përmbyll, veç po i tregoj se ky mund t’i ketë disa centimetra, por i ka
    do mungesa tjera, për të cilat sigurisht ka nevojë ta trajtojë veten se si sillet. Ju nuk bëni pyetje,
    ju bëni komente, ju komentoni dhe unë nuk pretendoj të jem kryetar i grupit, por jam kryetar i
    grupit. Ty të është përzier matematika dhe sigurisht qëndrimi i gjatë, që unë shumë e respektoj
    Diasporën dhe kontributin, por vërtet pas një kontributi, kështu qysh flet këtu dhe atje, ‘mo zo
    ma keq’! Faleminderit!

  • Faleminderit! Me respektin e madh për Diasporën Faton, se të gjithë e kemi
    përjetuar, më 21 dhe 22 korrik do të ketë hapje të Kuvendit për Diasporën. I kisha ftuar që
    masivisht të vijnë në ambientet e Kuvendit ta shohin ku punojnë deputetët dhe si punojnë, pastaj
    do të kemi edhe takime. Edhe deputetët i kisha ftuar që të jenë të pranishëm për aq sa kanë
    mundësi në agjendën e tyre. Faleminderit!

    Faton, përsëri? Vetëm, dëgjo, të mos shkojmë më ‘pingpong’! Urdhëro!

  • Jo, desha të them që nuk kam asnjë koment për këto që tha zoti Beqiri, për
    arsye se qëndrimi i tij ndaj Diasporës u pa edhe në kuptimin e qëndrimit, që ai e tha pak më
    herët.

  • Faleminderit! Të gjithë e dimë çfarë ndjenje pozitive kemi për Diasporën. Deputeti
    Ismajl Kurteshi, pyetje për ministren Hykmete Bajrami.

  • Faleminderit!

    21
    Zonja ministre,
    Sipas Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, vetëm 1% të derivateve të importuara të naftës i
    kontrollohet formalisht cilësia. Shoqata ka kërkuar që në kufij të stacionohen laboratorët,
    ndërkohë nga informatat që na vijnë nga terreni tash për tash nuk ka gati asnjë kontroll në pikat
    kufitare.

    Doganat e kontrollojnë vetëm dokumentacionin, që është një kontroll tepër fiktiv.

    Ju zonja ministre, në fillim të mandatit keni thënë që çdo gjë që e mbulon ministria do të merret
    seriozisht në çështjen e kontrollit të naftës dhe se pika investuese janë në të gjitha pikat kufitare,
    përveç në veri. Realiteti është krejt ndryshe, në tregun tonë po depërton nafta jocilësore.

    Specialistët e pulmologjisë tashmë kanë konfirmuar se është vërtetuar se nafta dhe nënproduktet
    e saj janë shkaktarë të sëmundjeve të rënda, siç është kanceri i mushkërive dhe ka raste të
    helmimit kronik nga plumbi, që është me sasi tepër të madhe në naftë.

    Zonja ministre,
    Përveç evazionit fiskal, që është një abuzim i rëndë, është duke u rrezikuar seriozisht shëndeti
    publik, që përbën po ashtu një vepër të rëndë penale. A i keni proceduar në organet e Prokurorisë
    shkelësit, nëse po, sa prej tyre dhe çfarë keni ndërmarrë, në përgjithësi?

  • Faleminderit! Ministrja e ka fjalën.

  • Faleminderit!
    I nderuar kryetar i Kuvendit,
    Të nderuar deputetë,
    Anëtarë të Qeverisë,
    I nderuar deputet Kurteshi,
    Fillimisht kërkoj falje se këtë pyetje po e parashtroni për herën e tretë, dy herë nuk kam pasur
    mundësi të jem e pranishme, përndryshe përgjigjen e kam pasur gati që nga hera e parë, kur e
    keni parashtruar pyetjen.

    Është e vërtetë që nga dita e parë e punës sime në ministri jam marrë me këtë çështje, me
    çështjen e rregullimit të tregut të naftës, e cila në fakt po del që të jetë shumë më e komplikuar
    sesa duket në shikim të parë. Kjo për shkak se legjislacioni në fuqi, që e rregullon tregun e
    naftës, nuk është i përshtatshëm për ta siguruar cilësinë e naftës dhe kostoja për analiza
    laboratorike është tepër e lartë, duke marrë parasysh edhe mënyrën e importit të naftës, e cila
    bëhet me anë të autoboteve dhe nuk bëhet, për shembull, sikur në vende të tjera, ku bartet me
    anije me sasi shumë të mëdha, ku ka mundësi që me një analizë laboratorike të testohen me
    dhjetëra tonë.

    Kështu që paraprakisht, më lejoni të bëj disa sqarime në lidhje me mekanizmat e paraparë në
    legjislacionin e Republikës së Kosovës nëpërmjet të cilëve bëhet kontrolli i cilësisë së naftës.

    Në bazë të legjislacionit në fuqi, ekzistojnë dy mekanizma për përcaktimin e cilësisë të
    derivateve të naftës. Kontrolli i parë apo fillestar i cilësisë së naftës kryhet në terminalet

    22
    doganore të Republikës së Kosovës. Ky kontroll bëhet nëpërmjet verifikimit të dokumenteve mbi
    konformitetin e cilësisë së naftës nga trupat për vlerësim të konformitetit, të akredituara dhe të
    autorizuara nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Këta trupa e bëjnë vlerësimin e konformitetit,
    duke u siguruar që nafta e importuar është testuar me të gjithë parametrat tregues të cilësisë në
    laborator të akredituar ndërkombëtarisht dhe është verifikuar nga një trup tjetër e akredituar sipas
    kërkesave të përcaktuara në legjislacionin në fuqi, që është Udhëzimi administrativ 07/2012 për
    cilësinë e karburanteve të lëngëta të naftës.

    Ky vlerësim i konformitetit gjithashtu siguron nëse testimi është bërë me metoda të përcaktuara
    sipas legjislacionit në fuqi dhe nëse importuesit janë në gjendje ta dëshmojnë vërtetësinë e
    deklaratës së konformitetit.

    Në këto raste, nëse këto kushte nuk plotësohen dhe ka dyshime të bazuara, atëherë trupat për
    vlerësim të konformitetit, të cilët janë operatorë privatë të autorizuar nga Ministria e Tregtisë dhe
    Industrisë, janë të obliguar që të marrin mostra të karburantit, të cilët i dërgojnë në një laborator
    të akredituar dhe të autorizuar nga ministria për t’i bërë analizat.

    Në bazë të këtij mekanizmi, në Kosovë kontrollohet pothuajse 100% e sasisë së naftës,
    domethënë bëhet vërtetësia e të gjitha analizave që sjellin importuesit e naftës.

    Në vitin 2014, përveç verifikimit të dokumenteve të konformitetit, që kanë qenë 15 mijë e 99
    certifikata, të cilat janë vërtetuar nëse janë konform, janë marrë edhe 522 mostra, në të cilat janë
    bërë analiza laboratorike në vend, domethënë diku rreth 3,4% e të gjitha ngarkesave është
    testuar.

    Nga 1 janar i vitit 2015 është bërë verifikimi i 7 493 deklaratave të konfromitetit dhe janë marrë
    233 mostra laboratorike. Përveç kësaj, ne në fakt e kemi edhe kontrollin e brendshëm.

    Kur jemi pra këtu, kur ju e citoni Shoqatën e Naftëtarëve dhe thoni se vetëm 1% e sasisë së
    naftës kontrollohet formalisht, atëherë del se pretendimet e tyre janë të pasakta, nuk paraqesin
    saktësi, sepse, në fakt, formalisht nëpërmjet dokumentacionit dhe verifikimit të certifikatave të
    konformitetit, 100% e sasisë së naftës kontrollohet.

    Unë jam e vetëdijshme se testimet laboratorike i ngarkesave me naftë në nivelin 3% nuk e
    garanton cilësinë e duhur në pajtim me standardet. Andaj, edhe ne po i marrim të gjitha metodat
    për ndryshim-plotësimin e legjislacionit, në mënyrë që të na mundësohet një përqindje më e
    madhe që t’i bëhet analiza.

    Kontrolli i dytë është kontrolli i cilësisë së naftës, i cili bëhet në tregun e brendshëm.
    Domethënë, kjo ishte vetëm sa i përket kontrollit të cilësisë së naftës në pikat doganore.

    Ky bëhet nga Inspektorati i Tregut, në bashkëpunim me trupat për vlerësim të konformitetit në
    laboratorët, të cilët janë të akredituar nga Ministria dhe të autorizuar, gjithashtu.

    Për këtë kontroll, çdo vit përgatitet plani vjetor i kontrollit të cilësisë së brendshme. Në vitin
    2014 janë bërë 570 analiza, ndërsa në vitin 2015 janë bërë 180 testime në tregun e brendshëm

    23
    nga Inspektorati dhe prej tyre 13 prej tyre kanë rezultuar që nuk e kanë cilësinë konform dhe të
    gjithave u janë shqiptuar gjobat dhe gjenden në gjykatë.

    Sa i përket kërkesës së naftëtarëve për t’i vendosur laboratorët në Dogana, unë dua të ju njoftoj
    që për këtë jam tepër e angazhuar dhe shumë shpejt Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, në
    bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Doganat e Kosovës, do ta ketë laboratorin me të
    gjitha pajisjet, të cilin do ta shfrytëzojë për testimin e naftës dhe gjithashtu jemi të angazhuar që
    ta blejmë një laborator mobil, i cili do të shërbejë edhe për kontrollin e cilësisë së naftës në
    zonën doganore, por edhe brenda kufirit.

    Ndërsa për çështjen evazionit fiskal, të cilën e keni përmendur në pyetje, ju e dini që me
    Udhëzimin administrativ për liberalizimin e tregut të arkave fiskale, integrimin e Doganave me
    ATK-në dhe ndryshimet që po ndërmerr Ministria e financave, këto do ta bëjnë diferencën.

    Tani më lejoni të ju tregoj për masat që kam marrë për ta rregulluar tregun e naftës.

    Zyrtarisht, siç e dini, Qeveria e ka marrë detyrën më 12 dhjetor 2015. Ne fillimisht kemi fillua ta
    bëjmë regjistrimin e të gjitha pikave të karburantit në tërë territorin e Kosovës me GPS dhe
    tanimë i kemi të regjistruara të gjitha pikat, ku në fakt të gjeturat kanë qenë shokuese: 45% e
    pikave të karburantit kanë qenë duke operuar në Kosovë pa licencë!

    Ne e kemi ndërmarrë aksionin e mbylljes së pikave të karburanteve të cilat kanë operuar pa
    licencë dhe deri më 23 qershor janë nënshkruar 247 licenca, prej tç cilave 148 janë për shitje me
    pakicë të naftës dhe benzinës.

    Ndërkohë që Agjencia e Meterologjisë, sepse edhe ky është një shqetësim për qytetarët, prej
    datës 12 dhjetor deri më 19 qershor 2014 ka realizuar verifikimin apo kalibrimin e 309 pikave të
    karburantit, që do të thotë e ka bërë verifikimin e 3 000 dorëzave të shitjes dhe nga të gjitha këto
    verifikime që i kemi bërë raportet janë pozitive, se litri në këto 309 pika të karburantit është litër.

    Në fund dua ta ritheksoj se legjislacioni që është në fuqi nuk është adekuat dhe Ministria e
    Tregtisë dhe Industrisë është në procesin e ndryshimit të tërë pakos legjislative, në mënyrë që ne
    ta rregullojmë dhe të kemi mekanizma.

    Është e vërtetë që legjislacioni në fuqi e thotë që cilësia e naftës të kontrollohet nëpërmjet
    trupave për vlerësim të konfromitetit që janë mekanizma - operatorë privatë, që marrin autorizim
    nga ministria, mirëpo legjislacioni në fuqi nuk i ka spikatur mekanizmat të cilët na ndihmojnë
    ligjërisht që ta kontrollojmë punën e këtyre operatorëve. Ne, në fakt, jemi duke e kontrolluar dhe
    po e ndryshojmë komplet pakon legjislative, në mënyrë që këtë projekt ta rregullojmë.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Ismajl, ke pyetje shtesë?

  • Ministre, populli thotë “Frika e ruan bostanin”. Është mirë t’u merren
    licencat atyre që e meritojnë, për ta rritur cilësinë, përndryshe cilësia nuk rritet. Por, pyetja është

    24
    diçka tjetër. Ju e keni ngrehur si shqetësim hyrjen e naftës nëpërmjet pjesës veriore, ku ju nuk
    keni qasje.

    Duke pasur parasysh se në Qeverinë tuaj në koalicion është edhe Lista sërpska dhe aty keni edhe
    ministra kolegë, a keni tentuar që ta kërkoni ndihmën e ministrave që sipas kësaj Qeveria janë
    integruar në Kosovë, që të ju ndihmojnë që edhe atje të bëhet kontrollimi i derivateve të naftës që
    hyjnë nëpërmjet veriut dhe nëse keni bërë përpjekje, sa janë të gatshëm ata të ju ndihmojnë dhe
    nëpërmjet ministrisë suaj edhe Kosovës, meqë janë ministrat e Qeverisë së Kosovës?
    Faleminderit!

  • Urdhëro, ministre!

  • Faleminderit për pyetjen shtesë!
    E përmendët që nëse kualiteti nuk është në rregull, duhet t’i marrim licencat. Ligji për tregti me
    naftë, i cili është në fuqi, neni 4 i tij thotë që asnjë operator pa licencë valide nuk mund të
    operojë. Ne po i marrim licencat dhe po i mbyllim pikat në momentin kur ata nuk kanë licenca.
    Ndërkohë që kur për jokonformitet, për cilësi të dobët, në ligj parashihen ndëshkimet dhe ligji
    nuk ka paraparë që atyre t’u merren licencat. Ne po veprojmë konform ligjit. Kur ta ndryshojmë
    ligjin, e sjellim në Kuvend, ju mund ta futni një amendament që atyre t’u merren licencat në
    rastet kur nafta është jocilësore dhe ne mund ta bëjmë atë.

    Ndërsa sa i përket veriut, një sasi tepër e vogël, sipas raportit që e kemi nga Doganat e Kosovës,
    hyn nëpërmjet asaj pike veriore. Ajo është rreth 1% e naftës. Besoni që operatorët e naftës që
    janë në veri tani marrin naftë nga operatorët në jug dhe në pjesën tjetër të Kosovës për t’i
    furnizuar pikat e tyre të karburantit. Është e vërtetë që atje nuk kemi trupa inspektuese, mirëpo
    janë Doganat e Kosovës, të cilat po e bëjnë kontrollin.

    Më lejoni t’ju them që deri në vitin 2013, importuesit apo furnizuesit e naftës në pjesën e veriut
    të Republikës së Kosovës nuk kanë paguar asnjë taksë dhe kanë importuar pa licencë, ndërsa tani
    paguajnë edhe taksa dhe ata kontrollohen për licenca dhe kanë licenca. Faleminderit!

  • Faleminderit! Deputetja Shukrije Bytyqi, pyetje për kryeministrin Isa Mustafa.

  • Faleminderit, kryetar!
    E di që kryeministri s’është këtu, por unë pyetjen do ta bëj se është e një rëndësie të veçantë.
    Praktikat që kanë vazhduar në të kaluarën po vazhdojnë edhe tani, që zakonisht, për shembull,
    hapen drejtime për persona dhe deri sa të rehatohen njerëzit e qeveritarëve, e çështja që unë do
    diskutoj është rreth Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore, Departamenti i Biologjisë.

    Janë mbi 100 studentë të drejtimit biokimik dhe fiziologjik, aplikativ, bachelor, të regjistruar në
    vitin shkollor 2005-2006, si dhe vitin 2006-2007, të cilët kanë mbetur pa asnjë të drejtë të
    licencimit dhe punësimit të tyre. Qeveria e Kosovës ka lëshuar një vendim më 7.5.2009, i cili u
    lejon atyre të ndjekin module dhe të licencohen. Vendimi është ky! Pyetja për kryeministrin
    është se çka do të ndodhë me këta studentë dhe kur pritet që ata ose t’i vazhdojnë modulet, ose të
    licencohen?


    25
    Listën e kam këtu me studentë, janë mbi 100 sish që bredhin herë në Ministrinë e Shëndetësisë,
    që është marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, herë në
    Fakultetin e Biologjisë, e herë nëpër zyrat e Qeverisë. Faleminderit!

  • Faleminderit deputete, kryeministri nuk është këtu. Deputetja Shqipe Pantina,
    pyetje për kryeministrin Isa Mustafa.

  • Është hera e dytë që e parashtroj këtë pyetje, por kryeministri nuk është
    këtu për t’u përgjigjur.

    Qeveria e Kosovës, vetëm vitin e kaluar ka paguar 483 746 euro paga shtesë në kuadër të fondit
    për kuadro, i cili kishte për qëllim stimulimin e kuadrove për pozitat deficitare, e për të cilat
    numri i të kualifikuarve në Kosovë është i mangët. Unë e kam bërë një kërkesë për më shumë
    informata rreth këtij fondi, por koordinatori i kësaj zyre, Berat Bisoqi, e cila është në kuadër të
    Zyrës së Kryeministrit, nuk i është përgjigjur kërkesës, s’ka ofruar informata shtesë me
    arsyetimin se kjo nuk është në kompetencën e tij.

    Ka shumë dyshime për keqpërdorime të këtij fondi. Kjo ndoshta mund të jetë edhe arsyeja pse
    është ndalur për vitin 2015, sepse janë paguar zyrtarët që mbajnë pozita për të cilat ka kuadro të
    mjaftueshme në Kosovë. Pyetja është se cilat janë pozitat e identifikuara si deficitare, për të cilat
    bartësit e këtyre pozitave është dashur të paguhen shtesë dhe çfarë kualifikimesh profesionale
    kanë pasur bartësit e këtyre pozitave? Faleminderit!

    (Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetari i Kuvendit, g. Slobodan Petroviq.)

    PREDSEDAVAJUĆI: Zahvaljujem! Premijer nije tu, idemo dalje! Sledeće pitanje, Bekim
    Haxhiu za ministra Imet Rrahmani. Izvolite!

  • Faleminderit, i nderuari kryesues!
    Pasi kryeministri nuk është këtu, unë do t’i shfrytëzoj dy minuta për pyetje dhe një minutë për
    koment, që pyetjen ta lexoj nga foltorja. Faleminderit!

    Faleminderit, i nderuar kryesues!
    Kabinet qeveritar,
    Çështja është rreth kombinatit “Trepça”, që viteve të fundit që pasojë të keqmenaxhimit është
    duke shkuar përditë e më poshtë. Në fillim të kësaj legjislature ne u përballëm me një falimentim
    juridik, tani jemi para një falimentimi operacional dhe financiar. Derisa menaxhmenti i
    “Trepçës” në veri ka arritur ta shesë 24 milionë euro koncentratin për një vit, menaxhmenti në
    jug e ka futur “Trepçën” në borxhe dhe ka vënë në kolaps financiar. Prandaj, muajve të fundit
    është duke zhvatur, si edhe fondet e veçanta të AKP-së që kanë qenë të parapara për projekte
    zhvillimore të “Trepçës”.

    Mjetet financiare nga xhirollogaria e veçantë e AKP-së, pa vendim të Bordit, janë duke
    shfrytëzuar për paga dhe mëditje dhe benefite tjera të menaxhmentit të “Trepçës”, që përbën
    shkelje ligjore të ligjeve të aplikueshme në Kosovë dhe ligjet e AKP-së.


    26
    Më 28 dhe 29 shtator 2011, Bordi i AKP-së kishte vendosur për t’i shitur disa nga mbeturinat
    industriale të “Trepçës” dhe mjetet nga shitja e këtyre mbeturinave industriale të deponohen në
    llogari të veçantë, ku saktësohet se shfrytëzimi i këtyre mjeteve ekskluzivisht mund të përdoret
    vetëm me vendim të Bordit të AKP-së për projekte e për investime kapitale, me qëllim të rritjes
    së vlerës së ndërmarrjes sipas Ligjit të AKP-së.

    Gjithashtu, në mbledhjen e datës 29 mars 2012, Bordi i AKP-së merr vendim - pika 7 e vendimit:
    “Paratë e fituara nga shitja e këtyre mbeturinave duhet të kalojnë në një xhirollogari të veçantë
    dhe çdo propozim për përdorim të mjeteve fillimisht duhet të aprovohet nga Bordi i AKP-së”.
    Me këtë vendim ka qenë i njoftuar edhe menaxhmenti i “Trepçës” dhe ai i AKP-së, prandaj
    shfrytëzimi i tyre pa vendim të Bordit përbën shkelje ligjore.

    Ndërsa, ne kemi pritur që Qeveria, bashkë me AKP-në dhe “Trepçën” të na sjellin në shqyrtim
    strategjinë dhe Ligjin për “Trepçën”, menaxhmenti i saj e ka shfrytëzuar mungesën e Bordit të
    AKP-së për t’i zhvatur fondet e parapara për projekte dhe zhvillim të “Trepçës”. Andaj, kërkoj
    urgjentisht që të sillen në Kuvend për miratim strategjia dhe Ligji për “Trepçën” dhe kërkohet
    hetim për shfrytëzimin e kundërligjshëm i mjeteve nga fondi i veçantë, pa vendim të Bordit.

    Pyetja për kryeministrin ishte: Bordi i AKP-së nuk është funksional që nga data 1 shtator 2014,
    atëherë me vendim të kujt është duke i shfrytëzuar “Trepça” këta tre muajt e fundit fondet e
    AKP-së nga xhirollogaria e veçantë? Bazuar në Ligjin e AKP-së, vendimet e Bordit të AKP-së
    janë në fuqi edhe ato mund t’i shfuqizojë vetëm organi që ka vendosur për to. Prandaj, pyes a
    janë në fuqi vendimet e Bordit të AKP-së, nëse janë shfuqizuar këto vendime, kush dhe kush i ka
    shfuqizuar, sepse Bord nuk ka nga 1 shtatori 2014.

    Sa para janë marr nga fondi i ngrirë, xhirollogaria e veçantë e AKP-së, për paga dhe mëditje dhe
    benefite të menaxhmentit të “Trepçës”, siç është rasti me Skuadrën e Shpëtimit. Me cilin vendim
    u ridestinuan mjetet nga xhirollogaria e veçantë? Sa para nga këto xhirollogari janë shfrytëzuar
    dhe abuzuar kundërligjshëm nga menxhamenti i “Trepçës” dhe zëvendësdrejtori i AKP-së.
    Gjithashtu, kjo e shtron edhe një dilemë tjetër, nëse ky menaxhment ka arritur të zhvatë dhe të
    keqpërdorë edhe fonde tjera të AKP-së, pasi ka pasur guximin që një pjesë nga ky fond i ngrirë
    ta shfrytëzojë, atëherë shtrohet pyetja dhe dilema shumë e madhe se mos ky zëvendësdrejtor ka
    arritur që edhe paratë e ngrira nga privatizimi t’i transferojë në formë të njëjtë.

    Prandaj, kërkoj nga organet e hetuesisë, Prokurori i Shtetit që ‘ex officio’ të merret me rastin.

    Gjithashtu, kësaj pyetje parlamentare do t’ia bashkëngjis edhe dy vendime të AKP-së të cilat
    janë ende në fuqi, por që menaxhmenti i “Trepçës” dhe ai i AKP-së nuk i ka respektuar.

    PREDSEDAVAJUĆI: Zahvaljujem! Gospodine poslanik, imate pitanje i za ministra?

  • Faleminderit, i nderuar kryesues!
    Unë po e shoh që kryeministri nuk ishte këtu, bëra pyetje dhe koment.

    PREDSEDAVAJUĆI: U redu, premijer nije tu, ali imate pitanje za ministra? Ok, hvala kolega!
    Narodnih poslanik Ismaj Kurteshi, pitanje za ministra Arsim Bajrami.

    27
  • Faleminderit!
    Zoti ministër,
    Bazuar në të gjeturat e Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2014, në Universitetin Publik të Pejës
    dhe në Universitetin Publik të Prizrenit, gjatë vitit akademik që ka përfunduar, profesorët nuk e
    kanë mbajtur rreth 1/3 e orëve të mësimit për të cilat janë paguar, gjë që është natyrisht një
    shkelje e rëndë.

    Po ashtu, në të njëjtat universitete publike, edhe në Prizren, edhe në Pejë, nuk është zbatuar
    urdhri i ministrit për nivelimin e pagave të bordeve dhe kështu ata kanë marrë 59 000 euro më
    shumë sesa u ka takuar me ligj. Edhe kjo është një shkelje e rëndë.

    Çështja e tretë, sipas Auditorit, janë tekstet shkollore për vitin 2014, të cilat më shumë se që janë
    përdorur, ka tekste domethënë që s’kanë hyrë në përdorim, se janë botuar më shumë se që ka
    pasur nevojë, janë në vlerë prej 235 000 eurove, kurse ato kanë mbetur nëpër depot e DKA-ve të
    pashfrytëzuara dhe, çështja e fundit, gjatë vitit 2014, në emër të botimit të librave shkencore,
    ministria ka ndarë 1 milion e 251 mijë e 361 euro. Pjesa më e madhe këtyre librave për shkak të
    mosndarjes si duhet, apo mosmenaxhimit të duhur, janë vendosur nëpër bodrumet e Bibliotekës
    Universitare, ku, sipas Auditorit, edhe kushtet për të qëndruar atje janë shumë të këqija dhe ato
    libra për një kohë të shkurtër mund të dëmtohen edhe fizikisht.

    Çfarë po ndërmerrni kundër këtyre keqpërdorimeve në ministrinë tuaj, zoti ministër?

    PREDSEDAVAJUĆI: Izvolite, ministre!

  • I nderuar nënkryetar!
    I nderuar deputet Kurteshi!
    Më leni të ju falënderoj për pyetjen tuaj që brenda ka edhe katër nënpyetje dhe më lejoni të ju jap
    përgjigjet dhe pastaj, nëse ka nevojë, edhe të takohemi për t’ju dhënë edhe argumente shtesë.

    Fillimisht ju po flitni për raportin e auditimit të mandatit të kaluar, pra për vitin 2014, i cili është
    bërë publik këto ditë, ku ka disa gjetje serioze. Po ju jap përgjigje për pyetjen e parë, për
    mosrespektimin e Udhëzimit administrativ të Qeverisë së vitit 2007 për pagesën e bordeve. Në
    disa universitete, është e vërtetë, dhe nëse ju keni përcjellë ende pa dalë raporti i auditivit, unë e
    kam marrë një vendim për unifikimin e pagesave të anëtarëve të bordeve të të gjitha
    universiteteve publike dhe të gjitha institucioneve shkencore, vendim ky i cili nga ky muaj po
    zbatohet në plotësi.

    Dëshiroj të tërheq vërejtjen që raporti për Prizrenin nuk ka të bëjë me rektorin aktual, me
    menaxhmentin aktual, por me rektorin paraprak, dhe, në fakt, ne, nëpërmjet këtij vendimi që
    është mirëpritur nga bota akademike, nga studentët, kemi krijuar fonde të kursimeve sipas
    analizës së Ministrisë së Financave, kemi kursyes më tepër se 200 mijë euro nga pagesat e
    pamerituara të anëtarëve të bordeve, të cilët, krahas një rroge të mirë të profesorit, e kanë marrë
    edhe një rrogë tjetër si anëtarë të bordeve dhe ministria e ka përgatitur Udhëzimin administrativ
    që unë do ta nënshkruaj të hënën për fillimin e dhënies së bursave shtetërore për studentët e
    kategorive të veçanta, të familjeve të dëshmorëve, të veteranëve, të invalidëve dhe për studentët
    e ekselencës.

    28
    Pra, nga mjetet që ne po kursejmë, nga pagesat e pamerituara të anëtarëve të bordeve që kanë
    qenë bukur të mëdha, ne tani këto mjete po i drejtojmë drejt studentëve, ngritjes së standardit të
    tyre. Ky është një vendim i mirëpritur komplet nga komuniteti akademik dhe studentët dhe ne
    jemi të vendosur për të vendosur rregull dhe rend.

    Çështja e dytë që ju e ngrehët ka të bëjë me çështjen e orëve të paguara dhe të pambajtura. Duke
    qenë edhe vetë punëtor i arsimit, ju e dini se kjo është kompetencë e universiteteve dhe ministria
    do ta respektojë gjithmonë autonominë e universiteteve dhe ne do të kërkojmë që menaxhmentet
    e universiteteve, në radhë të parë këshillat drejtues, që janë përgjegjës për shfrytëzimin e
    fondeve, të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm që të paguhet vetëm puna e bërë, e jo edhe puna e
    pabërë.

    Pyetja juaj rreth teksteve shkollore, siç e dini, në bazë të Ligjit për arsimin fillor, Qeveria e
    Republikës së Kosovës financon falas dhe shpërndan falas librat për gjithë nxënësit e shkollave
    fillore deri në klasën e nëntë. Dhe, në këtë drejtim në rajon jemi gati të vetmit që e bëjmë këtë.
    Ne kemi vërejtur këtë dukuri që ju po i theksoni se nganjëherë nëpër drejtoritë komunale nuk
    raportohen librat e mbetur. Në bazë të ligjit, komunat duhet t’i ruajnë librat e mbetur dhe ato
    libra t’i shpërndajnë për vitin paraprak.

    Sivjet i kemi takuar të gjitha drejtoritë komunale të arsimit dhe kemi marrë evidencën e librave të
    mbetur dhe të gjithë ata libra të mbetur do të shpërndahen këtë vit. Janë libra të ruajtur dhe e
    kemi zvogëluar fondin për shumën e librave të mbetur. Kështu që do të jemi jashtëzakonisht të
    kujdesshëm që këto libra të mos shtypen, apo mos të shumëzohen dy herë.

    E njëjta vërejtje juaja ka të bëjë me librat shkencorë. Pra, një gjë që ju e keni parë te raporti i
    auditimit, por e keni parë edhe në mjetet e informimit, është e vërtetë që ka qenë një projekt i
    madh i blerjes së librave shkencorë. Besoj që e keni përcjellë ka tre muaj që unë e kam sjellë
    vendimin me të cilin e kam ndërprerë këtë projekt, kurse librat ekzistuese janë, jo vetëm në
    depon e librarisë universitare, por edhe te Qendra e Studentëve, edhe tek Universiteti i Prishtinës,
    kemi filluar t’i shpërndajmë, meqenëse ato kapin fushën e mjekësisë kryesisht, të gjitha
    institucioneve publike të arsimit të lartë dhe të gjitha institucioneve publike shëndetësore do t’u
    shpërndahen këto libra dhe asnjë nuk do të qëndrojë në depo.

    Do të thotë, librat do të shpërndahen, kurse duke pasur parasysh se librat nuk janë shumë
    funksional, unë kam marrë vendim për ndërprerjen e kësaj kontrate, sepse këto mjete do të
    destinohen drejt teksteve universitare, për çka edhe studentët kanë arsye më tepër që ato t’i kenë
    në dispozicion.

    PREDSEDAVAJUĆI: Hvala ministre! Jel imate dodatno pitanje? Izvolite!

  • Ministër, pyetja ime ka qenë shumë e thjeshtë. Çka keni ndërmarrë ndaj
    keqpërdoruesve? Ju keni folur shumë gjatë, në vend se të thoni s’kam ndërmarrë asgjë, sepse u
    pa që s’keni ndërmarrë asgjë, prandaj do të kishte qenë mirë të thoni, që s’keni ndërmarrë asgjë
    dhe ndoshta në të ardhmen do të ndërmarr.


    29
    Unë e kuptoj dhe natyrisht, që edhe çmoj kujdesin tuaj për të respektuar autonominë e
    universiteteve, por jo edhe hajninë e universiteteve. Edhe një çështje e kuptova nga ajo që e
    thatë, gjërat kanë ndodhur vitin e kaluar- a do të thotë, se ata që kanë vjedhur vitin e kaluar më
    nuk i përgjigjen askujt dhe është problem veç atë vit për t’i shpëtuar, domethënë Gjykatës edhe
    Ministrisë, se vitin tjetër, u krye puna.

    Këta njerëz kanë vjedhur nga buxheti. Ju jeni ministër, ju jeni përgjegjës dhe ju jeni ai që duhet
    të ndërmerrni masa. Ju po falënderoheni në pyetjet e mia e unë do të falënderohem në përgjigjen
    tuaj, vetëm atëherë kur ndërmerrni masa. Po nëse, vetëm na shpjegoni kështu dhe në fund del që
    s’keni ndërmarrë asgjë, vërtet s’ka edhe elemente për t’u falënderuar. Faleminderit!

  • Faleminderit, deputet!
    Dëshiroj të kujtoj faktin, që unë jam ministër, nuk jam as polic, as gjyqtar, as prokuror. Dhe, ja
    po t’i jap me terma konkretë përgjegjësitë e mia dhe masat që i kam ndërmarrë. Isha shumë
    konkret.

    Në çështjen e parë, ku ju theksuat se ka pasur pagesa joligjore të bordeve, përgjigja imi ishte, se
    ende pa dalë raporti i auditimit, më tepër se një muaj unë kam pru vendim që i kam ndalur këto
    pagesa. Ajo që është detyrë imja ekzekutive, administrative... ato që i kanë marrë janë gjykatat,
    nëse ka pasur shkelje të ligjit dhe ka pasur, ato janë gjykatat.

    Çështjen e dytë, pasi po doni terma konkrete, përmendët tepricën e teksteve, ju tregova me terma
    konkretë, e kemi regjistrin e saktë të librave të kursyera dhe për atë sasi të librave të kursyer
    kemi limituar buxhetin dhe ato libra do të shpërndahen.

    Dhe çështja e tretë, isha shumë i saktë, e kam ndërprerë tenderin e blerjes së librave shkencorë
    dhe e kam bërë planin e shpërndarjes së të gjitha teksteve që janë pru në vitin 2014, do të
    shpërndahen dhe asnjë libër nuk do të qëndrojë në depo.

    PREDSEDAVAJUĆI: Hvala, ministre! Sledeća, narodna poslanica Murtezi ima pitanje za
    ministra Arbana Abrašija. Izvolite!

    LABINOTË DEMI-MURTEZI: Më falni, unë kam dy pyetje. Nuk e kuptova për cilën ma dhatë
    fjalën në fillim.

    Në spitalet e përgjithshme të vendit tonë kemi pagesa të ndryshme për kuadrin e mesëm, jo
    vetëm në bazë të pozitës që kanë, ngase ka benificione të vogla për kryeinfermieret e reparteve
    dhe ato të departamenteve, gjithashtu edhe për punëtoret në repartet me rrezikshmëri më të lartë
    të punës.

    Mirëpo, dallimet e fundit kanë filluar shkaku i kualifikimit të vazhdueshëm të infermiereve, gjë
    që është shumë logjike.

    I nderuar ministër Rrahmani, pse në disa qytete është ngritur koeficienti i pagës për infermieret
    që kanë mbaruar Fakultetin e Infermierisë, ose edhe masterin, e në disa jo. Në Gjilan, për
    shembull, kjo ngritje ka filluar, por jo edhe në Mitrovicë.

    30
    A ka vendosur diçka Ministria e Shëndetësisë në këtë drejtim apo mbetet çështje e zgjidhjes së
    lirë të drejtorëve të spitalit, që të vendosin në ngritjen e pagës, ose jo? Faleminderit!

  • Ministër, urdhëroni!

  • Faleminderit, i nderuar kryesues!
    Të nderuar ministra,
    Të nderuar deputetë,
    Faleminderit zonja deputete për çështjen e ngritur!

    Është fakt ajo që thatë se në të kaluarën kemi pasur një kategori të infermierëve dhe me vendime
    të caktuara dallimi në mes të pagave të infermierëve ka qenë vetëm në vlerësimin e
    rrezikshmërisë, ose pozitave menaxheriale që kanë bartur infermierët.

    Kohëve të fundit jemi dëshmitarë, që me hapjen e Fakultetit të Infermierisë po arrihen tituj të
    tjerë të përgatitjes shkollore, tituj “bachelor”. Në të ardhmen do të kemi edhe tituj “master”,
    ndoshta edhe doktoraturë në këtë lëmi. Është evidente që kemi pakënaqësi nga punëtorët e
    infermierët, që kanë arritur këto tituj, pse nuk paguhen konform nivelit të shkollimit.

    Unë jam interesuar konkretisht që në Gjilan kjo nuk ka ndodhur, që infermierëve t’u paguhet
    koeficienti më i lartë i pagës, çka po rezulton që meqenëse e keni ngritur si çështje edhe në
    Mitrovicë, po nuk jam i sigurt që në të gjitha spitalet nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Domethënë,
    ne si Ministri e Shëndetësisë jemi të interesuar që kjo të ndodhë, domethënë të ngritët niveli i
    pagesës konform përgatitjes shkollore. Kemi kontaktuar ministrin e Administratës Publike dhe
    ata janë duke punuar në Ligjin mbi pagat, respektivisht formimin e katalogut, që do të bëjë
    rangimin edhe të niveleve të shkollimit e të nivelit të pagave. Unë jam i interesuar që të presim,
    që Ministria e Administratës Publike të bëjë zgjidhje, propozimin për zgjidhje dhe ne të marrim
    vendime konform zgjidhjes, që të mos bëjmë duplifikime, ose të mos bëjmë zgjidhje që janë të
    paqëndrueshme. Faleminderit!

    PREDSEDAVAJUĆI: Hvala ministre! Imate dodatno pitanje, koleginice? Izvolite!

    LABINOTË DEMI-MURTEZI: Në Kosovë vepron një numër i madh i organizatave joqeveritare
    me qëllime të mira, por me statute të padefinuara. Ato tashmë kanë aplikuar për licencë, por u bë
    kohë e gjatë pa u licencuar.

    Problemet shtohen, kur disa prej tyre janë me aktivitet paralel dhe shpesh humbin donacione të
    shumta dhe serioziteti i punës duke komentuar OJQ-të njëra-tjetrën. Në gjendje të rëndë, në
    mungesë të licencës, në mënyrë të veçantë janë strehimoret e viktimave të dhunës në familje dhe
    abuzimeve të ndryshme me gjini femërore.

    I nderuar ministër Abrashi,
    A mund të thoni një datë konkrete apo të përafërt, se kur do të mbarojë çështja e nisur e
    licencimit të OJQ-ve, që puna e tyre të marrë kahun e duhur dhe të ketë efikasitet optimal në
    synime dhe sidomos, të tejkalohen njëherë e mirë problemet financiare që janë të shumta tek ato?
    Faleminderit!

    31
  • Urdhëroni, ministër!

  • I nderuar kryesues!
    Ministra,
    Deputetë,
    Qytetarë,
    Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përmes Këshillit të përgjithshëm për shërbime sociale
    dhe familjare, në shkurt të vitit 2013 ka filluar procesin e licencimit të ofruesve të shërbimeve
    sociale dhe familjare.

    Procesi i licencimit është paraparë të zhvillohet në tri faza. Në fazën e parë dhe fazën e dytë
    është bërë dhe vazhdon të bëhet licencimi i ofruesve të shërbimeve sociale dhe familjare nga
    Këshilli i përgjithshëm për shërbime sociale familjare, kurse në fazën e tretë ka filluar dhe është
    duke vazhduar licencimi i subjekteve juridike dhe organizatave joqeveritare, që ofrojnë shërbime
    sociale dhe familjare nga ana e Departamentit.

    Gjatë fazës së parë janë licencuar profesionistë të shërbimeve sociale dhe familjare, të cilët kanë
    përgatitje adekuate profesionale konform Ligjit për shërbime sociale dhe familjare, siç janë
    punëtorë socialë, pedagogët, sociologët, psikologët dhe juristët. Kurse, në pjesën e dytë janë
    licencuar ofrues të shërbimeve sociale dhe familjare me kualifikim bazik dhe të mesëm.
    Ministria, përmes Departamentit për politika është duke zhvilluar licencimin e subjekteve
    juridike dhe organizatave joqeveritare që ofrojnë shërbime sociale dhe familjare. Deri më tani
    nga shkurti kanë aplikuar 15 subjekte juridike dhe OJQ përfshirë edhe strehimoret, që ofrojnë
    shërbime sociale dhe familjare. Ndërsa, janë licencuar 13 prej tyre, konkretisht 7 OJQ për
    strehimin e viktimave të dhunës në familje dhe 2 OJQ strehimore për strehimin e viktimave të
    trafikimit, fëmijëve të abuzuar, keqtrajtuar dhe fëmijëve viktima të trafikimit me qenie njerëzore.

    Kriter dhe parakusht për licencimin e këtyre subjekteve juridike dhe OJQ-ve ka qenë që
    punëtorët së pari të jenë vetë të licencuar. Ashtu siç u përmend më herët, ky është një proces në
    vazhdimësi dhe do të ketë edhe thirrje të tjera për licencimin dhe të subjekteve të tjera. një numër
    i subjekteve, të cilët veç operojnë dhe ofrojnë këto shërbime, nuk kanë qenë të njoftuar për këtë
    proces dhe këtë fazë të licencimit. Kjo ka qenë njëfarë pjese e vetë avokimit tonë ndaj publikut,
    ndaj këtyre, që t’i njoftojmë për këtë proces të licencimit dhe besoj që gjatë vitit në vijim do të
    kemi edhe faza të tjera, ku edhe të tjerë do të aplikojnë, në mënyrë që të dimë edhe ne si Ministri
    dhe si shtet se brenda Kosovës cilat janë ato OJQ që ofrojnë shërbime sociale për këto kategori.

    Përpos kësaj, ne kemi filluar edhe procesin e draftimit të Ligjit për ndërmarrje sociale, që do të
    ndihmojë tërë këtë spektër ose fushën e shërbimeve sociale dhe besojmë, që deri në fund të vitit
    do të kemi edhe Ligjin për ndërmarrjet sociale. Jemi duke punuar edhe sigurimin e bazës ligjore,
    që do të garantojë qëndrueshmëri më të mirë buxhetore për këto, përmes ndryshimit të Ligjit për
    financa publike, por kjo do të marrë kohë, pasi që jemi në proces të lobimeve dhe të ndërtimit të
    formulës për këtë grand. Faleminderit!

    PREDSEDAVAJUĆI: Hvala, ministre! Jel imate možda dodatno pitanje? Nemate. Hvala lepo!
    Idemo sledeće pitanje. Albulena Haxhiu ima pitanje za premijera Isa Mustafa. Premijer nije tu.
    Želite da postavite pitanje? Želite.

    32
  • Faleminderit!
    Për këtë seancë parlamentare kam përgatitur dy pyetje parlamentare për dy zyrtarë të Qeverisë. E
    para ka të bëjë me zotin Mustafa, kryeministrin Mustafa, i cili, siç edhe po e shihni, nuk është
    këtu, dhe e dyta ka të bëjë me ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi, i cili po ashtu nuk është në
    këtë seancë plenare.

    Megjithatë, unë po e lexoj pyetjen. Ndoshta, zoti Abrashi ose zoti Shala përgjigjen për të njëjtën.

    Më 14 prill 2015, me anë të një shkrese kam kërkuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit, që të
    fillojë hetimet për parandalimin e konfliktit të interesit në rastin e zotit Besnik Berisha,
    këshilltarit për çështje të drejtësisë në Zyrën e kryeministrit Mustafa.

    Një muaj pas, saktësisht më 18 maj 2015, Agjencia Kundër Korrupsionit me anë të një vendimi
    pati mbyllur rastin për parandalim të konfliktit të interesit ndaj zotit Besnik Berisha, për faktin
    se, siç thuhet në vendimin e kësaj agjencie, i njëjti ka dhënë dorëheqje nga këshilltari për çështje
    të drejtësisë në Zyrën e kryeministrit Mustafa. Edhe përkundër këtij vendimi, zoti Besnik Berisha
    prononcohet publikisht si zyrtar i Qeverisë së Kosovës, duke u titulluar si zyrtar ose këshilltar
    për çështje të drejtësisë.

    Pyetja për zotin Mustafa është, se si lejoni që në zyrën e tij, pra në Zyrën e kryeministrit, i cili do
    të duhej të ishte shembull për ligjshmëri dhe kushtetutshmëri, të këshillohet nga një zyrtar i cili
    jashtëligjshëm po qëndron aty? Paradite mbron kapotë e krimit, pasdite mbron Qeverinë dhe
    secili prej nesh i ka të freskëta deklaratat e zotit Besnik Berisha, i cili po mundohet të gjejë, qoftë
    edhe një deriçkë të vogël për të riproceduar amendamentin për Gjykatën Speciale. Unë kërkoj
    nga kryeministri Mustafa që të respektojë vendimin e Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe ta
    heqë nga zyra e tij këshilltarin që po e mban jashtëligjshëm. Faleminderit!

    PREDSEDAVAJUĆI: Hvala, koleginice! Sledeće pitanje ima Rexhep Selimi narodni poslanik za
    premijera. Hoćete da postavite pitanje iako on nije tu?

  • Faleminderit!
    Edhe dukja e tanishme e justifikon edhe më shumë pyetjen time, drejtuar kryeministrit të
    Republikës së Kosovës.

    Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, që nga janari i këtij viti deri më tani kanë
    parashtruar gjithsej, ose përafërsisht 178 pyetje parlamentare. Kabineti i kryeministrit i është
    përgjigjur vetëm 78 pyetjeve parlamentare. Prej 178 pyetjeve, 29 pyetje i janë bërë kryeministrit,
    prej të cilave është përgjigjur vetëm në 12.

    Tash unë do të jem prapë i detyruar, që këtë pyetje ta bëj përmes kamerave, për shkak se po
    duket që edhe tani kryeministri nuk është këtu që t’i përgjigjet pyetjeve parlamentare. Do të
    duhet t’i drejtohemi edhe në këtë formë për të pritur përgjigje herën tjetër, ndoshta fizikisht,
    ndoshta edhe me video-konferencë, unë nuk di qysh të komunikojmë ne me kryeministrin!

    Pra, pyetja ime është kështu:


    33
    Zoti kryeministër,
    Me Rregulloren e Kuvendit të Kosovës, që është akti me të cilin Kuvendi organizohet dhe
    funksionon, është e rregulluar edhe çështja e pyetjeve parlamentare, prandaj, pyetja ime është:
    Pse nuk u përgjigjeni pyetjeve parlamentare?

    Pres radhën tjetër, ose herën tjetër, o çfarëdo forme të na përgjigjet kryeministri, se përse nuk u
    përgjigjet pyetjeve parlamentare?

    Në mesin e të gjitha pyetjeve që unë i përmenda më lartë, vetëm unë po e bëj pyetjen e pestë me
    radhë, e kryeministri nuk përgjigjet.

    PREDSEDAVAJUĆI: Zahvaljujem! Pošto premijer nije tu, ne mogu da vas pitam imate dodatno
    pitanje, ali zato koleginice vi imate pitanje i za ministra Kuči.

  • Faleminderit!
    Në çdo sistem shoqëror i cili është i organizuar me norma juridike, krahas normimit penal i
    rëndësisë së veçantë është edhe normimi kundërvajtës.

    Aktualisht, sistemi gjyqësor i Republikës së Kosovës të gjitha veprat kundërvajtëse i trajton dhe i
    procedon në bazë të Ligjit mbi kundërvajtjet, i miratuar nga ish- Krahina Socialiste Autonome e
    Kosovës, në vitin 1979.

    Ky ligj në përmbajtje të tij përmban dispozitat diskriminuese që atëbotë me Rregullore të
    UNMIK-ut ishin ndaluar së zbatuari dispozitat diskriminuese të legjislacionit të trashëguar nga
    sistemi legjislativ i ish- Jugosllavisë, dhe pyetja parlamentare për ministrin Kuçi është se ne kemi
    informacione që drafti për kundërvajtjet, pra Projektligji për kundërvajtjet është i hartuar dhe
    është gati dhe pyetja është: Pse nuk po e procedon Ministria e Drejtësisë këtë projektligj duke
    ditur se çfarë rëndësie ka për qytetarët e Republikës së Kosovës. Faleminderit!

    PREDSEDAVAJUĆI: Zahvaljujem! Sledeće pitanje ima narodna poslanica Besa Baftija za
    ministra Imet Rrahmani. Izvolite!

  • Faleminderit, kryesues!
    I nderuar ministër,
    Në Kosovë janë diagnostifikuar me sklerozë multiple 472 raste. Siç e dimë skleroza multiple
    është një sëmundje kronike e cila kërkon trajtim të përhershëm dhe një trajtim i cili është i
    kushtueshëm, që do të thotë se këto familje apo këta pacientë, përveç se e kanë si barrë
    sëmundjen, këtë e kanë barrë edhe për kushtet financiare.

    Ministër, Ministria e Shëndetësisë që nga viti 2008, 80 pacientë nga këta të sëmurë u jep barnat,
    mirëpo ky numër që nga ai vit nuk është rritur, andaj pyetja ime është: Pse ky numër i pacientëve
    nuk është rritur nga viti 2008 dhe a do t’u mundësoni që edhe këta pacientë që kanë indikacion
    mjekësorë për interferon të futen në listë dhe të jenë të barabartë me të tjerët? Faleminderit!

    PREDSEDAVAJUĆI: Hvala! Ministre, izvolite!


    34
  • Faleminderit, i nderuar kryesues!
    Ministra,
    Të nderua deputetë,
    Faleminderit zonja deputete për çështjen që e keni ngritur! Është e vërtet që deri më tani nga
    Komisioni për sklerozë të shumëfishtë, janë të diagnostifikuar në Kosovë 472 pacientë, që kanë
    nevojë të marrin terapinë për imuno-modulim ose interferon beta 1 dhe po i njëjti komision ka
    konstatuar që 153 janë që kanë përmbushur kriteret që duhet t’i nënshtrohen kësaj terapie.

    Arsyeja pse numri prej 80 pacientëve nuk është shtuar është çështje shumë e thjeshtë, buxheti.
    Për 80 pacientë Ministrisë së Shëndetësisë i kushton 588.960 euro në baza vjetore, që i bie diku
    rreth 17% e buxhetit total të dedikuar për barna nga lista esenciale.

    Ne disa herë, brenda këtyre 6 muajve, kemi shqyrtuar këtë problematikë. I kemi në tavolinë disa
    modele që të mund t’i shtojmë së paku edhe 20 pacientë që janë pak më kritikë dhe ende nuk
    kemi gjetur zgjidhje.

    Dhe, sa për informim, duhet të themi se pacientët që futen në këtë terapi duhet të shkojnë deri në
    fund të jetës me terapi të njëjtë. Ky është problemi që ne kemi kujdes shumë të madh dhe
    bashkërisht me Komisionin për sklerozë multite në të ardhmen brenda mundësive buxhetore t’i
    kualifikojmë pacientët që me të vërtetë kanë nevojë më urgjente ose janë me prioritet për t’u
    futur në listë. Faleminderit!

    PREDSEDAVAJUĆI: Imate dodatno pitanje?

  • Ministër, ju thatë se po pretendoni që edhe 20 pacientë me sklerozë multiple,
    t’i vendosni apo futni në listën ku kanë qenë 80, mirëpo siç e thatë edhe ju komisioni i cili e
    vlerëson këtë diagnozë, e që është i përbërë prej neurologëve, dhe nëse ky komision ka vlerësuar
    se janë 153 pacientë që duhet të trajtohen me këtë substancë apo bari me interferon, ju po bëni
    shkelje të të drejtave të pacientit apo po bëni edhe shkelje të drejtave të njeriut, sepse këta
    pacientë janë të barabartë për sa i përket trajtimit. Ose duhet të futen të gjithë në këtë listë të
    trajtimit, sepse vërtet e di që është një sëmundje e kushtueshme, është një ilaç shumë i shtrenjtë,
    por ju keni thënë se keni prioritet shëndetësinë dhe keni thënë që e keni rritur buxhetin për
    barëra. Andaj, duhet të keni parasysh që t’u ndihmojmë kësaj kategorie të pacientëve këta
    pacientë janë dhe mbeten barrë e shoqërisë. Faleminderit!

    PREDSEDAVAJUČI: Zahvaljujem! Ministre? Ministar ne želi da odgovori, dalje i sledeća
    narodna poslanica je Aida Derguti, a ima pitanje za ministra infrastrukture.

  • Rregullimi i rrugës Prishtinë - Mitrovicë, përveç se është duke u bërë ndërtim
    i pa fund, po ashtu është bërë edhe problematik për banorët e fshatrave përreth, me projektimin e
    kësaj rruge.

    Çështja konkrete ka të bëjë me unazën e urës dhe infrastrukturën përcjellëse te fshati Lumi i
    Madh dhe Stanovc. Banorët e këtyre fshatrave ndihen të rrezikuar nga projektimi i tillë që i është
    bërë rregullimit të infrastrukturës përcjellëse të rrugës e cila është në ndërtim e sipër.


    35
    Ministër, kush i ka referuar Ministrisë së Infrastrukturës për zhvendosjen e Stacionit të
    autobusëve që është në shërbim të këtyre dy fshatrave, nënkalimit i cili është bartë më shumë se
    100 metra nga udhëkryqi dhe pse janë duke u bllokuar punimet në unazën e rrugës në fjalë?

    PREDSEDAVAJUĆI: Zahvaljujem! Ministre, izvolite!

  • Faleminderit, nënkryetar i Kuvendit,
    Zëvendëskryeministër, ministra,
    E nderuar deputete,
    Të nderuar deputetë,
    I kuptoj shqetësimet tuaja dhe të deputetëve tjerë të asaj zone të cilët edhe në kontakte direkte me
    mua janë interesuar për progresin e punimeve në rrugën për Mitrovicë.

    Punimet në këtë projekt, zgjerimi i rrugës M2 sektori Milloshevë - Lumi i Madh, janë duke u
    realizuar sipas projektit kryesor të hartuar nga kompania Art-dizajn në maj të vitit 2011.

    Sipas këtij projekti, në tërë gjatësinë prej 2 860 metra të këtij segmenti i kemi 3 nënkalime të
    këmbësore me të njëjtat parametra, dy në Stanovc të Poshtëm, që janë të përfunduara dhe 1
    nënkalim në Stanovcin e Epërm - Lumi i Madh, i cili është i pa përfunduar.

    Po ashtu sipas këtij projekti në afërsi të vendbanimeve është paraparë stacioni i autobusëve
    ngjitur me nënkalimet e këmbësorëve në mënyrë që të mundësohet qarkullimi i sigurt i
    këmbësorëve nga njëri drejtim i rrugës në drejtimin tjetër.

    Duhet të theksohet se punimet në realizmin e këtij projekti që prej fillimi janë përcjell me
    probleme të shumta pronësore juridike, por edhe me kërkesa të banorëve për ndryshime në
    projekt. Ndër këto kërkesa ka qenë edhe ai për ndryshimin e lokacionit të nënkalimit të
    këmbësorëve dhe stacionit të autobusëve në Stanovc të Epërm - Lumi i Madh. Kostoja e
    tërësishme vetëm e këtij nënkalimi është 72 500 euro.

    Grupet punuese të përcaktuara për shqyrtimin dhe vlerësimin e këtyre kërkesave kanë tentuar të
    bëjnë zgjidhje në lidhje me ndryshimin e lokacionit të këtij nënkalimi, por nuk kanë hasur në
    mirëkuptim nga një pjesë tjetër e banorëve të cilët assesi nuk e kanë lejuar ndryshimin e
    lokacionit të këtij nënkalimi.

    Po ashtu përmes vizitave në terren, nga stafi i të gjitha niveleve të Ministrisë, me përkrahje edhe
    nga komuna e Vushtrrisë, në mënyrë të vazhdueshme ka pasur përpjekje që të bëjë zgjidhje rreth
    këtij nënkalimi, kurse takimi i fundit është mbajtur dje në Ministri.

    Mirëpo, kërkesa e një pjese të banorëve, për ndërrimin e vendit të nënkalimit është e pa
    pranueshme, duke marrë parasysh afërsinë prej udhëkryqit si dhe koston e deritanishme të atij
    ndërtimi që është 42.050 euro.

    Unë nuk kam të drejtë ligjore të urdhëroj rrënimin e një objekti i cili tanimë është kryer afër 60%
    në përputhje me projektin e kontraktuar dhe të fillojë ndërtimin e një nënkalimi të ri sipas
    propozimeve prapë të një pjese të banorëve.

    36
    Sa i përket stacionit të autobusëve, në këtë lokacion projekti ka ndjekur arsyen logjike që të jetë i
    ngjitur me nënkalimin për këmbësorë, në mënyrë që të mundësohet qarkullimi i sigurt i
    këmbësorëve.

    Punimet në unazën e urës, nëse mendohet në rrugën lidhëse të kësaj unaze të nënkalimit të
    automjeteve në Lum të Madh, janë në vazhdim e sipër, ndërsa në pjesën e rrugës kryesore te kjo
    unazë të nënkalimit të automjeteve punimet janë ndërprerë nga banorët për shkak të ankesave të
    tyre në vendimet përfundimtare për shpronësim, përkundër se nga ana e Qeverisë janë
    përfunduar të gjitha procedurat.

    Më lejoni që në fund t’ju drejtohem me lutje qytetarëve të asaj ane që mos të pengojnë realizimin
    e këtij projekti tejet të rëndësishëm, stërgjatja e të cilit po shkakton shqetësime te të gjithë
    qytetarët që kalojnë nëpër këtë rrugë, kurse bizneseve po u shkaktojnë dëme të mëdha.

    Unë ju siguroj se zyrtarët e Ministrisë janë të përkushtuar që pas përfundimit të punimeve t’i
    adresojnë të gjitha shqetësimet e atyre qytetarëve për kyçje në rrugë apo rehabilitimin e
    nënkalimeve aktuale për automjete. Faleminderit!

    PREDSEDAVAJUĆI: Hvala ministre! Koleginice Derguti, da li imate dodatno pitanje za
    ministra? Izvolite!

  • Zoti ministër, mund të jetë arsye logjike që stacioni të jetë afër nënkalimit por
    është komplet e palogjikshme që edhe nënkalimi edhe stacioni ndodhen midis arave, larg prej
    shtëpive, ku banorët e asaj ane duhet të ecin me qindra metra e të shkojnë deri te stacioni.
    Stacioni i cili ka qenë deri më tani ka qenë stacion që prej viteve të ‘60-ta, në vendin ku ka
    frekuentim më të madh të njerëzve.

    Sidoqoftë, pyetja ime tjetër ka të bëjë me shpronësimet në këtë pjesë që ju i përmendët. Në
    drejtimin prej Prishtinës për Mitrovicë, pikërisht në këtë pjesë të rrugës për të cilën po flasim, në
    anën e djathtë janë pronat private, ndërsa në anën e majtë ndodhen pronat shoqërore.

    Kur është bërë zgjerimi i kësaj rruge, është zgjeruar në anën e majtë, do të thotë duke
    shpronësuar pronat private, të cilat janë të kushtueshme për buxhetin e Kosovës.

    Dhe pyetja ime në këtë rast ka të bëjë me: A keni ndërmarrë ndonjë hap që të fillohet me hetime
    pse është bërë shpronësimi i pronave private të cilat e dëmtojnë shumë më shumë buxhetin e
    Kosovës dhe nuk është shkuar në zgjidhjen që të zgjerohet rruga në anën ku ka pronë shoqërore.
    Pra, a keni ndërmarrë diçka që të fillohen hetimet për korrupsion lidhur me këtë pjesë të rrugës?

    PREDSEDAVAJUĆI: Ministre, izvolite!

  • E nderuar deputete,
    Projekti është punuar prej një kompanie tjetër. Ministria e Infrastrukturës e ka përcjell projektin -
    elaboratin për shpronësim në Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, e cila duhet ta
    bëjë shpronësimin, ose Ministria e Financave e bën vlerësimin e tyre.


    37
    Nga ana e Ministrisë sonë, unë personalisht nuk kam iniciuar ndonjë hetim për atë çështje, për
    shkak se e konsideroj si çështje profesionale të atyre që e kanë projektuar punimin. Pra, ndoshta
    është çështje e organeve kompetente. Faleminderit!

    PREDSEDAVAJUĆI: Faleminderit, minister! Pošto je ovo bilo zadnje pitanje, idemo na
    sledećoj tački dnevnog reda.

    Prvo bi smo utvrdili da li imamo kvorum? Nema kvorum! Pozovite poslanike da uđu u Sali, kako
    bi smo imali kvorum i da glasamo o zapisniku.

    (Drejtimin e mbledhjes e merr kryetari i Kuvendit, z. Kadri Veseli.)

  • Nëse ka mundësi, shefat e grupeve parlamentare, deputetët të kthehen, sepse për
    votim na duhen edhe pak deputetë.

    Atëherë, e kemi një propozim. Shefi i Grupit Parlamentar, Adem, e bëjmë tash pauzën? Urdhëro
    Pal, por ashtu-kështu s'kemi kourom.

    PAL LEKAJ: I nderuar kryetar,
    Të nderuar deputetë,
    Qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Qeveri e Kosovës,
    Ajo që unë desha të propzoj, meqë sot është nata e Fiter Bajramit, mendoj se është mirë që kjo
    seancë të shtyhet dhe të lejojhet që vërtetë këtë ditë ta festojmë ashtu si duhet dhe unë e
    shfrytëzoj edhe rastin që t'i uroj të gjithë besimtarët islamë dhe kërkoj mbështetjen nga shefat e
    grupeve parlamentare që kjo të ndodhë dhe ta shtyjmë seancën për javën e ardhshme!
    Faleminderit!

  • Pal, faleminderit shumë për këtë fisnikëri të madhe. Kështu, ne edhe mund të mos
    e shtyjmë, por kuorum nuk kemi. Ne mund të rrimë sa të dëshironi këtu, por kuorum nuk kemi.

    Atëherë, e kemi një propozim, një mocion për ta shtyrë mbledhjen. Kërkoj deklarimin e shefave
    të grupeve parlamentare ose përfaqësuesve, ju kisha lutur! Nga Lidhja Demokratike e Kosovës,
    urdhëro Ismet!

  • Faleminderit, kryetar!
    Ne e respektojmë propozimin që e tha zoti Lekaj, por ju e dini se kur është caktuar seanca është
    ditë që është ditë feste, ose një ditë para festës, por ju lus, ju e dini që e kemi veçmas rishikimin e
    buxhetit, duhet të jemi seriozë dhe këto pika tjera mund t’i kryejmë shpejt. Deputetët janë këndej
    pari, sepse të gjithë e dimë që janë nëpër korridore. Prandaj, vetëm kërkojmë që të thirren
    deputetët dhe të vazhdojmë me pikat e rendit të ditës, sepse e kemi rishikimin e buxhetit dhe disa
    pika të rëndësishme, e kryejmë shumë shpejt dhe pastaj e festojmë sigurisht edhe sonte në
    mbrëmje edhe nesër Fitër Bajramin. Faleminderit!

  • Ju kisha lutur për mirëkuptim, pasi është çështja edhe e buxhetit, thjesht i kemi dy
    mundësi: e kemi një propozim nga deputeti Pal Lekaj dhe e kemi një qëndrim, një urgjencë, të

    38
    cilën e kemi objektiv për buxhetin, por nuk ka kuorum. Sa deputetë janë aktualisht në sallë?
    Aktualisht i kemi 62, po provojmë. Faleminderit shumë Pal për propozimin, por provojmë po e
    shoh qëndrimin e mazhoritarëve për të vazhduar. Adem, e dëshiron fjalën apo vazhdojmë?

    3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme

    Të nderuar deputetë,
    A keni vërejtje në procesverbalin e seancës plenare të mbajtur më 9 dhe 10 korrik 2015?

    Në qoftë se keni vërejtje deklarohuni, në qoftë se nuk keni e konstatojmë se Kuvendi e miratoi
    procesverbalin e seancës plenare, të mbajtur më 9 dhe 10 korrik 2015.

    Jemi te pikat e rendit të ditës. Nait Hasani e ka kërkuar fjalën, pastaj Naser Osmani. Nait,
    urdhëro!

  • Faleminderit, kryetar!
    Përshëndetje për Kabinetin qeveritar,
    Unë e kam një propozim në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, që
    pikë e rendit të ditës ta vendosë themelimin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.
    Komisioni dje ka marrë vendim për t’ia përcjellë për lexim seancës parlamentare.

    Prandaj, e kemi vendimin në bazë të rregullave, komisioni në pajtim me nenin 42, paragrafi 2 i
    Rregullores së Kuvendit, i propozon të gjitha këto. Unë propozoj që të futet si pikë e rendit të
    ditës Themelimi i Universiteti të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

    Dhe, çështje tjetër është pika e fundit e rendit të ditës - debati për EULEX-in, kërkoj që të hiqet
    nga rendi i ditës, se ashtu-ashtu Pali e tha kemi Bajram, kështu që të vazhdojmë më tutje.

  • Vetëm pak, ju kisha lutur! Sa deputetë i kemi në sallë? E kemi një propozim
    konkret. I kisha lutur shefat e grupeve parlamentare, jemi para dy mundësive, ose duhet
    ndërprerë seancën për arsye se nuk po krijohet kuorumi, ose duhet t’i thërrasin deputetët të jenë
    në sallë. 60 veta i kemi aktualisht, nuk mund të procedojmë.

    Naser Osmani e ka fjalën, e ka edhe një propozim, i cili është i së njëjtës natyrë me propozimin e
    deputetit Nait Hasani, në mënyrën që të votojmë bashkë. Naser Osmani, urdhëro!

  • Faleminderit, i nderuar kryetar!
    Të nderuar deputetë,
    Të nderuar ministra, zëvendëskryeministra,
    Komisioni për Buxhet dhe Financa, në mbledhjen e mbajtur më 15 korrik të këtij viti e ka
    shqyrtuar raportin final të Projektligjit për faljen e borxheve publike dhe Kuvendit ia ka
    rekomanduar për miratim.

    Komisioni në pajtim me nenin 42, paragrafi 2 të Rregullores së Kuvendit propozon plotësimin e
    rendit të ditës të seancës plenare më 16 korrik 2015 me pikën - Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për
    faljen e borxheve publike.

    39
    Komisioni propozon që shqyrtimi i dytë i Projektligjit për faljen e borxheve publike të bëhet me
    shmangie nga afatet procedurale të parapara me nenin 57, paragrafi 9 të Rregullores së Kuvendit,
    me të cilën parashihet që Komisioni Funksional t’ia paraqesë Kuvendit raportet me
    rekomandimet së paku pesë ditë pune para shqyrtimit të dytë në seancën plenare.

    Andaj, propozoj që Kuvendi, në pajtim me nenin 42, paragrafi 2 dhe neni 84 të Rregullores së
    Kuvendit, ta miratojë propozimin e Komisionit për Buxhet dhe Financa për plotësimin e rendit të
    ditës me pikën - Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për faljen e borxheve publike dhe shqyrtimi i tij
    të bëhet me shmangie nga Rregullorja e Kuvendit.

    Zoti kryetar,
    Kur e kemi shqyrtuar në parim në leximin e parë ky draft ka pasur pajtueshmëri nga të gjithë që
    kjo të rregullohet me këtë ligj. Prandaj, propozoj që të renditet në pikë e pestë, pasi i ka vetëm
    pesë amendamente dhe kalon shpejt. Faleminderit!

  • Faleminderit! I kemi dy propozime, ndërkohë Salih Morina e ka kërkuar fjalën.

  • Faleminderit!
    I nderuar kryeministër,
    Kabinet qeveritar,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Unë po e mbështes kërkesën të cilën e paraqiti në këtë rast kryetari i Komisionit për Arsim, që
    pika e rendit të ditës të futet në emër të Komisionit për Arsim dhe Kulturë dhe pastaj grupet
    parlamentare kanë mundësi ta mbështetin, apo jo. Edhe unë këtu në emër të Grupit Parlamentar
    të LDK-së e mbështes dhe e përkrah të futet si pikë e rendit të ditës dhe pastaj ta shohim
    mundësinë edhe nga votimi i deputetëve të Parlamentit të Kosovës. Faleminderit!

  • Glauk, fjala për ju!

  • Atëherë, sa i përket çështjes së shqyrtimit me procedurë të përshpejtuar të
    Projektligjit për faljen e borxheve, ne insistojmë që ligjet të trajtohen ashtu siç duhet dhe shumë
    çështje të cilat ne i kemi ngritur atë ditë në seancë as që janë marrë fare parasysh dhe kjo është
    shumë keq.

    Vetë unë e kam mbajtur fjalimin lidhur me atë që e kemi parashtruar si grup parlamentar. Nuk
    është bërë as lista e ndërmarrjeve prej së cilës përfitojnë njerëzit apo bizneset, nuk është bërë as
    kategorizimi i borxhlinjve dhe ç’është më e keqja këto ligje që po bëhen kështu shpejt, pa
    shpjegimet e mjaftueshme, as qytetarët nuk po e dinë se cilët janë përfituesit dhe çka do të
    përfitojnë saktë qytetarët nga falja e këtyre borxheve dhe cila është mënyra e kësaj. Pra, kur
    brenda një kohe shumë të shkurtër ligjet po procedohen në këtë mënyrë dhe me procedura, të
    cilat nuk po u nënshtrohen rregullave që i kemi përcaktuar këtu në Kuvend, që ta marrin kohën e
    mjaftueshme për trajtim më cilësor, atëherë gjithmonë po kemi probleme, ose me harmonizim
    me Bashkimin Evropian, ose po na rikthehen ligjet edhe një herë për rishqyrtim, ose po dalin
    probleme pastaj gjatë implementimit të ligjeve, gj që na kanë ndodhur shpesh. E unë shoh
    probleme të mëdha në implementimin e këtij ligji.


    40
    E kam thënë edhe atë ditë: Nuk është njëjtë sikur t’ia falësh borxhin një qytetari i cili nuk i ka
    paguar obligimet ndaj shtetit për shkak të halleve dhe pamundësisë ekzistenciale, sikur
    bizneseve, të cilat i kanë bishtnuar me qëllim ikjes së tatimeve, pagesës së tatimeve, dhe prej
    kësaj e kanë fituar një kapital të mjaftueshëm të cilin e kanë investuar në ndërmarrjet e tyre, duke
    i mbyllur dhe falimentuar ato më herët në mënyrë të qëllimshme dhe sot janë biznesmenë të
    suksesshëm, duke e mashtruar shtetin. Kjo nuk është në rregull.

    Nuk janë kategori të njëjta që t’i futësh në një thes, edhe qytetarin, që nuk i ka paguar këto
    obligime për shkak të pamundësisë, edhe biznesmenin, që është bërë milionerë, duke e mashtruar
    shtetin, shpeshherë i lidhur edhe me Qeveri.

    Prandaj, këto nuk janë trajtuar fare dhe kjo po më fut edhe më shumë në dyshim se ligji nuk e ka
    pasur në fokus të tij qytetarin, para së gjithash, por e ka pasur pikërisht këtë biznes, i cili është
    bërë milionësh, duke u ikur obligimeve që i ka ndaj shtetit.

  • Faleminderit! Naseri, sigurisht ka diçka rreth kësaj çështjeje.

  • Zoti kryetar!
    Ne e kemi shqyrtuar me kujdes dhe i kemi pasur parasysh të gjitha diskutimet që ka ndodhur në
    leximin e parë.

    Ligji është i thjeshtë, e ka qëllimin e vet, u dedikohet grupeve të caktuara se kujt t’i falet, nga
    cilat institucionet, në çfarë periudhe dhe me çfarë kushte të falen ato borxhe dhe konsiderojmë që
    ligji është aq i thjeshtë, aq i qartë, aq i zbatueshëm, prandaj insistojmë që kjo të trajtohet sot në
    seancë, në pikën e pestë, meqë edhe tri komisionet tjera të përhershme e kanë kaluar ligjin në
    fjalë. Prandaj, nuk ka asnjë pengesë formale juridike që ky ligj të procedohet me qëllimin me të
    cilin ka ardhur.

  • Faleminderit! Ndërkohë derisa unë do t’ua jap fjalën deputetëve të paraqitur, kisha
    kërkuar që deputetët pas pesë-dhjetë minutave të jenë në sallë për arsye se do të futemi në votim-
    propozimet. Armend Zemaj e ka fjalën.

  • Faleminderit!
    Arsyet pse është përkrahur ky ligj në lexim të parë i kanë thënë të gjitha grupet politike, qoftë
    edhe deputetët me diskutime në mënyrë individuale.

    Esenca nuk është te koha, por është te qëllimi dhe te përmbajtja, si dhe te strukturimi brenda këtij
    projektligj dhe logjika çka është falja dhe çka është amnistia. Në fokus është qytetari, sepse të
    gjithë ata që falen janë qytetarë të Kosovës dhe klasifikimi i borxheve që është bërë në pasqyrën
    financiare dihen shuma se cilat janë ndarë dhe qysh janë ndarë. Ky kategorizim është i qartë, por
    vetëm nuk i është vendosur emri. Për t’iu vendosur emri janë aktet nënligjore, për çka Ministria e
    Financave është e obligueshme në afatin e paraparë kohor për ta rregulluar dhe nuk ka asnjë
    arsye që ne tash ta prolongojmë, apo ta shtyjmë këtë projektligj të caktuar, sepse lidhet edhe me
    këto 4-5 projektligje të tjera, të cilat sot do ta marrin votën pro apo kundër. Dhe, është bërë mirë,
    sepse arsyeja e faljes ka të bëjë edhe me afatet kohore. Sa më shumë të stërgjatet afati, atëherë
    edhe rritja, edhe afatet kohore të marrëveshjeve zgjaten dhe kjo është arsyeja që komisioni ka

    41
    bërë mirë dhe komisionet tjera, të cilat e kanë përkrahur dhe sot e paraqesin për të hyrë në rend të
    ditës.

  • Faleminderit! Albulena e ka fjalën.

  • Faleminderit!
    Unë po ndalem vetëm te propozimi për ta hequr nga rendi i ditës pikën e dhjetë, që ka të bëjë me
    debatin që e kam ftuar në emër të grupit parlamentar për EULEX-in dhe duke e ditur që është një
    çështje tepër e rëndësishme, pra temë tepër e rëndësishme, ne e përkrahim që kjo çështje të
    shtyhet për të enjten e ardhshme, me kusht që të jetë pikë e parë e rendit të ditës.

    Unë kam kërkuar edhe nga Kryesia që debatin për EULEX-in të mos e lërë në fund të seancës
    plenare, sepse qytetarët e Republikës së Kosovës duhet të na dëgjojnë për skandalet e EULEX-it
    dhe, për këtë arsye, duke e ditur që kjo është pika e dhjetë e rendit të ditës, nuk ka kuptim që
    debati për EULEX-in të mbetet, ose të diskutohet sot në orët e pasdites. Për këtë arsye, ne e
    mbështetim zotin Nait Hasani, mirëpo me kusht që debati të zhvillohet të enjten e ardhshme, në
    orën 10:00. Faleminderit!

  • Faleminderit! I kemi tri propozime tani, dy pika të reja të rendit të ditës, faljen e
    borxheve dhe Universitetin e Ferizajt, për të cilin kemi unanimitet si po e shoh që Ferizaj ta ketë
    një universitet siç e meriton. Thashë ka unanimitet, janë dy pika, të cilat janë për futje në rendin
    e ditës, një për largimin nga rendi i ditës. Më lejo ta përfundoj!

    Ka unanimitet e çështja e Universitetit të Ferizajt thashë. Të jem më specifikë, se po e flasim të
    njëjtën gjuhë, por edhe përkthimin e kemi profesional. Ismet Beqiri e ka fjalën.

  • Kryetar!
    Vërtet duhet të marrin një vendim, ose si seancë, për deputetët që po caktojnë takime gjatë
    seancës, edhe në komisione, unë po flas tash në emër të grupit parlamentar, nuk ka edhe nuk
    duhet të ketë takime të kurrfarë natyre në kohën e seancës, sepse ne jemi deputetë dhe jemi të
    përgjegjshëm, ose duhet të marrim vendim, për Rregulloren gjithësi duhet të ndryshohet, të
    caktohet ora kur votohet, por edhe të dënohen deputetët, secili prej nesh, që nuk merr pjesë në
    votime. Gjithë ditën rri këtu, e pak para votimeve shkon, sepse s’ka kurrfarë konsekuencash! Kjo
    është e papranueshme dhe më vjen keq për sjelljet e disa deputetëve, cilitdo grup që i takojnë,
    janë të papranueshme.

    Tash, aktualisht janë disa deputete tona të nderuara në një takim, e këtë po e them vërtet me
    shqetësim se si mund të caktohet takim në kohën e seancës. Atëherë, ju duhet ose të na jepni nja
    10 minuta pauzë nëse vijnë, ose duhet të shkojmë në pauzën e gjatë dhe ta kryejmë seancën. Unë
    jam që t’i presim zonjat e nderuara deputete që kanë shkuar në takim për 10 minuta dhe
    vazhdojmë t’i kryejmë këto pika, në mënyrë që pastaj të mos vonohemi më tepër. Unë propozoj
    që të jemi vetëm për 10 minuta këtu në pauzë në sallë.

  • Urdhëro Teuta, se po e shoh reagimin.


    42
  • Kryetar! Takimi në fakt përfundoi, deputetet janë duke ardhur. Veç bjeri
    ziles!

  • Atëherë, të jem më i qartë. I kemi tri propozime aktualisht për pikat e rendit të
    ditës. Dy propozime janë që të futen dy pika të rendit të ditës, domethënë Universiteti i Ferizajt,
    për të cilin ka unanimitet, dhe falja e borxheve, për të cilën votoni ju pastaj. S’po dëgjohem?!
    Unë po frikohem mos po flas shumë? Dhe, e kemi një propozim për të cilën grupet parlamentare
    nuk u deklaruan, propozimin e Grupit Parlamentar të “Vetëvendosjes” për largimin, përkatësisht
    për propozimin e Nait Hasanit, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe i Partisë Demokratike të
    Kosovës, siç është ai krenar gjithnjë, për largimin e pikës 10 të rendit të ditës, se pastaj do të
    shkojmë pikë për pikë t’i vëmë në votim. Jemi duke përfituar vetëm kohë, ta kini parasysh, deri
    sa të vijnë deputetët.

    Adem, për largimin e pikës 10 të rendit të ditës?

  • Faleminderit, kryetar!
    Ne këtë pikë të rendit të ditës e kemi pasur edhe në seancën e kaluar, por me kërkesën e
    propozuesit është hequr nga rendi i ditës. Në Kryesi është insistuar prapë që të futet në rend të
    ditës, ne e kemi radhitur në rend të ditës dhe ne si Grup Parlamentar, përjashto zotin Hasani,
    absolutisht vlerësojmë që nuk ka asnjë arsye që të hiqet nga rendi i ditës.

  • Atëherë, megjithëse janë lajmëruar pak veta, kishim shkuar në votim, se kemi
    deputetë të mjaftueshëm tash, veç nëse nuk e largoni emrin nga kërkesa, unë jam i detyruar të jua
    jap fjalën. Bekimi edhe Teuta, dëshironi ta merrni fjalën? Urdhëro, Bekim!

  • Faleminderit, i nderuar kryetar!
    Po e shfrytëzoj këtë mungesë edhe të kolegëve tjerë deputetë, me shqetësimin të cilin e ngreha në
    pikën jashtë rendit të ditës. Kam biseduar edhe me anëtarë të tjerë të grupeve parlamentare që të
    propozojmë që mëditjet e sotme, është propozimi imi, deputetët ta japin në fondin për shërimin e
    profesorit doktor Arsim Behramaj.

  • Ok-ej, propozim. Do ta fus në votim, ju e votoni. Teuta Haxhiu, urdhëro!

  • Faleminderit, kryetar!
    Me të drejtë, Grupi Parlamentar i “Vetëvendosjes” ka kërkuar shtyrjen e kësaj pike për seancën e
    radhës dhe le të renditet si pikë e parë. Sot është natë Bajrami, unë po dua t’ua uroj të gjithë
    besimtarëve islamë këtë festë dhe ju lus që ta keni mirëkuptimin ju si grup parlamentar që për
    gjithë ata që kanë nevojë dhe duhet t’u bashkohemi në këtë festë, ta shtyjmë debatin se kemi
    çfarë të diskutojmë dhe ta lëmë për seancën e radhës të renditur si pikë të parë. Faleminderit!

  • Atëherë shkojmë në votim për të gjitha këto propozimeve. Unë do të shkoj një nga
    një. Nisemi prej më të lehtave. Është propozimi i Komisionit për Arsim për plotësimin e rendit të
    ditës të seancës plenare më 16 korrik 2015 - Ratifikimi i vendimit të Ministrisë së Arsimit,
    Shkencës dhe Teknologjisë për Themelimin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.


    43
    Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votimin e propozimit të Komisionit për plotësimin e
    rendit të ditës dhe për shmangie nga Rregullorja e Kuvendit. Të kemi parasysh, na duhen 2/3 e
    votave të deputetëve të pranishëm.

    Atëherë, regjia dhe deputetët të përgatiten për votim! Votojmë tash!

    Atëherë, urime Ferizajt dhe qyteteve përreth, edhe ministrit të Arsimit, për Universitetin e
    Ferizajt!

    Nga 72 deputetë që kanë votuar, 51 kanë qenë për, 10 kanë qenë kundër dhe 11 kanë abstenuar.

    Miratohet propozimi për plotësimin e rendit të ditës dhe për shmangien nga Rregullorja e
    Kuvendit për ratifikimin e vendimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për
    Themelimin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj si pikë e pestë e rendit të ditës.
    Unë, me vetëdije e bëra gabimin, ne do ta votojmë bashkërisht këtu. Ferizaj ka nevojë për lajme
    të mira.

    E kemi propozimin e Komisionit për Buxhet dhe Financa për plotësimin e rendit të ditës të
    seancës plenare më 16 korrik 2015 - Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për faljen e borxheve
    publike.

    Lus regjinë dhe deputetët që të përgatitemi për votimin e propozimit të Komisionit për
    plotësimin e rendit të ditës dhe për shmangie nga Rregullorja e Kuvendit! Votojmë tash!

    I kemi 69 vota, 57 deputetët kanë votuar për, 11 kundër dhe një abstenim. Miratohet propozimi
    për plotësimin e rendit të ditës dhe për shmangie nga Rregullorja e Kuvendit për shqyrtimin e
    dytë të Projektligjit për faljen e borxheve publike, futet pikë e gjashtë e rendit të ditës.

    E kemi propozimin e deputetit Nait Hasani, nga Partia Demokratike e Kosovës, në përkrahje të
    partisë më të vogël, Lëvizjes “Vetëvendosje”, që të tërhiqet nga debati Parlamentar sot -
    Veprimtaria e misionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Kosovës. Të shtyhet!

    Në mbledhjen e Kryesisë vjen propozimi prapë, pastaj nuk po e përcaktojmë për kur shtyhet. Por,
    të votojmë në seancë.

    Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim e propozimit të deputetit Nait Hasani që kjo të
    shtyhet për një seancë të radhës!

    Më lejo veç pak! Profesor, ta shtyjmë për seancën e radhës, apo në njërën nga seancat e radhës.
    Profesori e ka fjalën.

  • Zoti kryetar i Kuvendit,
    Zoti kryeministër, zëvendëskryeministra dhe komplet Kabinet, se edhe gratë u kthyen, më në
    fund.


    44
    Unë e kuptoj një copë sharmi që po përpiqet kryetari i Kuvendit ta bëjë për këtë ditë, ndoshta
    edhe është humori i ditës, ose dëshira që të jemi më të relaksuar. Megjithatë, unë mendoj që bile
    tash, këtu e këndej, t’i kthehemi seriozitetit. Nuk ka shtyrje të pikave të rendit të ditës, e sidomos
    të atyre të cilat, me vendimin e datës 9, me vendim të tij na ka detyruar që t’i bëjmë sot. Zoti
    kryetar, është vendim i juaji, unë e kam në tavolinë. Pra, nuk është e arsyeshme të bisedohet për
    mbledhjen që e kemi caktuar të gjithë, me shumicën e të pranishmëve, që ai ligj të votohet sot
    dhe është harresë e çuditshme që të ndodhë për pesë ditë.

    Pra, është punë e deputetëve të pranojnë pika tjera të rendit të ditës, por nuk është mirë të hiqen
    pikat që ne i kemi bërë të detyrueshme, në krye me kryetarin e Kuvendit, dhe me kërkesën e
    Qeverisë së Republikës së Kosovës, aq më tepër të kërkojnë dy partitë që janë në koalicion. Po, a
    harruat ju çfarë na kërkuat para një jave, a?!

    Sa për propozimin e “Vetëvendosjes”, apo i kujtdo qoftë, ngjitjani emrin si të doni, materia është
    e njëjta. Ju e dini që është pikë që e keni kërkuar një herë. Ju e dini që keni hequr dorë, e keni
    shtyrë një herë. Ju e dini, ose se paku zotëria, kolegu im, dje në Kryesi ka insistuar që të jetë sot.
    Çfarë ka ndodhur prej pardje?! Unë nuk e kuptoj!

    Kanë insistuar që pikërisht sot të jetë në rendin e ditës ajo pikë. “Vetëvendosja” ka insistuar.
    Çfarë ka ndodhë që po kërkoni të shtyhet? Unë nuk e di! Ju nëse e dini, thojeni, por unë po ju
    them që nuk jemi fort seriozë as ne, as ju që e propozoni, nëse pikat që i quani të ngutshme i
    zvarritni vetë. Kaq është kjo!

  • Faleminderit! Glauk, e ke kërkuar fjalën.

  • Problemi që po na ndodh në Kuvendin e Kosovës është shumë i thjeshtë
    për ta kuptuar dhe na ka ndodhur shpesh, jo vetëm në këtë mandat, por edhe në mandatin e
    kaluar. Cili është ky problem?

    Problemi le të themi që mazhoranca e zhvillon me qëllim, që është trajtimi i çështjeve që janë
    shumë të rëndësishme për opozitën dhe të cilat ajo i propozon për t’i vendosur si çështje të fundit
    në rend të ditës. Dhe, gjithmonë kanë qenë të pasuksesshme përpjekjet e opozitës që çështjet që
    janë me interes shumë të madh publik për qytetarët e Republikës së Kosovës të trajtohen si të
    parat nëpër seanca, sidomos kur është çështja e debateve parlamentare.

    Juve ju takon kjo praktikë, që edhe kur ka qenë për shembull debati për RTK-në, edhe ky për
    EULEX-in, gjithmonë i vendosni si pika të fundit të rendit të ditës, e nuk do të duhej të ishte
    kështu.

    Atëherë, nëse nuk votohet që kjo të jetë në seancën e radhës si pikë e parë e rendit të ditës, unë
    kërkoj mocion procedural që të votohet këtu në Kuvend për sot. Le të jetë si pikë përpara të
    tjerave, përpara Auditorit, përpara Buxhetit, përpara këtyre tjerave. Nëse ju po pajtoheni, pra që e
    keni futur në rend të ditës dhe po pajtoheni që është e rëndësishme, le të jetë e para atëherë. A
    kështu, në njërën anë, ju vetë si mazhorancë, ta zhvendosni pas orës 17:00 apo 18:00 të
    mbrëmjes dhe atëherë kur nuk po ka kuorum, e pastaj të thoni që ‘vetë ju keni kërkuar debat’ dhe

    45
    t’i bëni të gjitha këto makinacionet që çështjet e opozitës t’i lini në fund, as këtë ne nuk e
    pranojmë. Atëherë as kjo nuk është në rregull!

  • Faleminderit! Ne e kemi propozimin konkret të deputetit Nait Hasani. Ju e dini
    këtë sigurisht, në qoftë se shtyhet, në seancën e radhës është pika e parë e rendit të ditës. Ta kemi
    parasysh.

    Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim! A ka nevojë edhe një herë ta ripërtëris
    kërkesën e deputetit Nait Hasani për shtyrjen e pikës dhjetë. Ok-ej! Votojmë tash: po, jo,
    abstenim!

    Kanë votuar 85 deputetë, 58 kanë votuar kundër propozimit të deputetit Nait Hasani, 23 kanë
    votuar për, i kemi 4 abstenime.

    Atëherë, dhjetëshi mbetet pikë e rendit të ditës, pika e dymbëdhjetë me aq sa e di pasi i kemi
    futur dy të reja.

    E kemi propozimin e deputetit Bekim Haxhiu për mëditjet për doktorin profesor. Po tash jemi në
    një situatë, këtu ka reagime për arsye se është natyrë e pazakontë, a ta votojmë, a të mos e
    votojmë? Adem, urdhëro se ti e njeh mirë Rregulloren, ose Arbenin ku e kemi, në qoftë se ka
    problem.

  • Zoti kryetar!
    Rregulloren e njohim të gjithë nga pak, kush më shumë e kush më pak. Ajo është e kuptueshme.
    Ne vërtet kërkojmë që të respektohet Rregullorja, t’i përmbahemi asaj, t’i respektojmë
    institucionet tona, se kemi shtet, dhe për përkujdesjen e të gjithë qytetarëve të Kosovës është e
    thirrur Qeveria e Republikës së Kosovës. Nëse ka nevojë për ndonjë fond shtesë humanitar,
    marrim vendim dhe e themelojmë. Por, unë e propozoj të kundërtën e saj që e propozon zoti
    Haxhiu. Propozoj që Qeveria të obligohet dhe t’i ndajë mjetet e nevojshme për këtë njeri,
    përkatësisht ministria përkatëse.

  • E kemi një propozim konkret, do të reagojë fare Qeveria, ministri i Shëndetësisë,
    apo... Arben, urdhëro!

  • Faleminderit, kryetar!
    Të ardhurat personale janë çështje individuale dhe me vendim Kuvendi nuk mund ta detyrosh
    dikë t’i japë paratë e veta. Nëse duam të japim vullnetarisht, është çështje tjetër, por me vendim
    të seancës nuk mund ta detyrosh askënd. Kështu që është kundër procedurale dhe është jo
    logjike. Faleminderit!

  • Faleminderit! Atëherë kemi propozim konkret që në mënyrë vullnetare nga
    deputetët kush dëshiron ta japë mëditjen. Unë do ta bëj këtë, Administrata e merr mëditjen time.
    Të tjerët le të bëjnë si të duan.

    Kalojmë në pikën e katërt të rendit të ditës:


    46
    4. Zgjedhja e Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike e ka shqyrtuar propozimin e Presidentes së
    Republikës së Kosovës për zgjedhjen e Auditorit të Përgjithshëm dhe Kuvendit ia ka
    rekomanduar për shqyrtim në seancë plenare.

    Rekomandimi i komisionit bashkë me vendimin e Presidentes u është shpërndarë deputetëve.

    E ftoj zëvendëskryetarin e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, zotin Ali Sadriu, që
    ta paraqesë dhe arsyetojë rekomandimin e komisionit.

    ALI SADRIU: Faleminderit, i nderuar kryetar!
    I nderuar zot kryeministër,
    Ministra,
    Deputetë,
    Komisioni për Mbikëqyrje të Financave Publike, në njërin nga takimet e veta, e ka shqyrtuar
    propozimin e Presidentes për zgjedhjen e Auditorit të Përgjithshëm, edhe pse komisioni nuk ka
    pasur materie për ta shqyrtuar, sepse procesi është udhëhequr jashtë çdo ndikimi të komisionit.
    Komisioni nuk e ka pasur materien, nuk i ka pasur as kriteret e kërkuara dhe nuk e ka pasur asnjë
    mundësi ta japë mendimin e vet. Prandaj, e kemi proceduar në Kuvend, Kuvendi le të vendosë
    ashtu siç e ka dërguar Presidentja. Do të thotë, komisioni nuk ka materie të shqyrtuar dhe seanca
    duhet të vendosë për këtë.

  • Faleminderit! Nga Partia Demokratike e Kosovës, Naim Fetahu e ka fjalën.

  • I nderuar kryetar i Kuvendit,
    I nderuari kryeministër,
    Zëvendëskryeministra,
    Kabinet qeveritar,
    Të nderuar kolegë deputetë dhe ju të pranishëm,
    Në Komisionin për Mbikëqyrje Financiare nuk e kemi shqyrtuar materien e kësaj çështjeje, por
    jemi pajtuar parimisht që kjo çështje të vijë në Kuvend dhe ne kemi vendosur, sepse në bazë të
    Kushtetutës kjo kompetencë i takon presidentes dhe bashkërisht njëzëri kemi vendosur që ta
    dërgojmë në Kuvend.

    Gjithashtu edhe në grupin parlamentar e kemi shqyrtuar dhe e kemi kandidatin Valbon Bytyqi
    për votim në Parlament. Komisioni njëzëri ka vendosur që ta sjellim bashkë në Parlament.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Nuk ka deputetë të lajmëruar nga asnjë grup parlamentar. Atëherë
    vetëm t’i sqaroj procedurat para shkuarjes në votim.

    Neni 136, paragrafi 3 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës përcakton se Auditori i
    Përgjithshëm i Republikës së Kosovës zgjidhet nga Kuvendi me shumicën e votave të të gjithë
    deputetëve të Kuvendit, në bazë të propozimit të Presidentes së Republikës së Kosovës. Pra,

    47
    Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës zgjidhet më së paku me 61 vota për, me mandat
    pesëvjeçar.

    Të nderuar deputetë,
    Në vazhdim kërkohet deklarimi edhe me votim elektronik për zgjedhjen e Auditorit të
    Përgjithshëm, zotit Valbon Bytyqi, i propozuar nga Presidentja.

    Lus regjinë dhe deputetët të përgatitemi për votim! Votojmë tash!

    Gjithsej 83 deputetë kanë votuar, 37 deputetë kanë votuar kundër, 36 deputetë kanë votuar për,
    10 abstenime.

    Konstatoj se Kuvendi nuk e zgjodhi zotin Valbon Bytyqi për Auditor të Përgjithshëm të
    Republikës së Kosovës, i propozuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës.

    Kalojmë te pika e pestë e rendit të ditës:

    5. Ratifikimi i vendimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për themelimin
    e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

    Ministria e Arsimit e ka proceduar në Kuvend për ratifikim vendimin për themelimin e
    Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

    Komisioni Funksional për Arsim e ka shqyrtuar vendimin për themelimin e Universitetit të
    Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Kuvendit ia ka rekomanduar për miratim.

    E ftoj ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, zotin Arsim Bajrami, si propozues i
    çështjes, ta marrë fjalën.

  • I nderuar kryetar i Kuvendit,
    I nderuari kryeministër,
    Zëvendëskryeministër,
    Të nderuar kolegë ministra,
    Të nderuar deputetë,
    Më lejoni që ta arsyetoj vendimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për
    themelimin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

    Universiteti i Prishtinës ka qenë dhe mbetet shtylla kryesore e arsimit të lartë në Kosovë. Mirëpo,
    gjatë këtij procesit të rritjes dhe zhvillimit të tij, Universiteti i Prishtinës nuk ka mbërri t’i
    adresojë edhe specifikat e fushave të caktuara të studimit, përfshirë këtu edhe programet e
    shkencave të aplikuara.

    Specifikat e studimit në lëmin e shkencave të aplikuara kërkojnë një qasje tjetër prej shkencave
    ekzakte bazike me të cilat ka qenë i ndërtuar dhe i zhvilluar Universiteti i Prishtinës.


    48
    Duke u mbështetur në këtë, si dhe në praktikat e ngjashme në shtetet e Bashkimit Evropian dhe
    nevojat për ofrimin e programeve, të cilat janë më të afërta me kërkesat e tregut të punës,
    themelimi i një institucioni të specializuar, i cili do të merrej kryesisht me aftësimin e studentëve
    në fushat aplikative të studimit, të cilat rritin mundësinë e tyre për forcim është i domosdoshëm.

    Universitetet e aplikuara nuk janë risi në botën akademike. Praktika e themelimit dhe ekzistimit
    të tyre janë gjithandej Evropës, ku ekzistojnë më shumë se 300 universitete të shkencave të
    aplikuara në vendet e Bashkimit Evropian, siç është Gjermania, Austria, Holanda, Finlanda,
    Zvicra e tjera.

    Ferizaj është një qytet me traditë gati 40-vjeçare akademike. Nga Qendra e Shkollimit të Lartë në
    Shkollën e Lartë Teknike deri te Fakulteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, nga i cili kanë
    kaluar më mijëra studentë, jo vetëm nga Ferizaj, por edhe nga vendet tjera të Kosovës dhe përtej
    Kosovës.

    Ne në Ferizaj nuk po hapim një universitet tipik publik, por po hapim një universitet specifik
    unik në Kosovë dhe në rajon me potencial të madh për krijimin e kuadrove të reja profesionale
    dhe akademike, të cilat janë të nxitura nga tregu i punës, pra Universitetin e Shkencave të
    Aplikuara në Ferizaj, i pari i këtij lloji në Kosovë dhe në rajon, duke pretenduar që vërtetë t’i
    orientojmë universitetet tona drejt specializimeve të ngushta.

    Shkencat e aplikuara janë një disiplinë e shkencës që i shfrytëzojnë njohuritë ekzistuese
    shkencore për t’i zhvilluar aplikacionet e tyre në praktikë.

    Një koncept i tillë është fare pak i njohur në Kosovë, derisa shkencat bazike kanë të bëjnë me
    procesin e zbulimit, pra kërkojnë të zbulojnë njohuri dhe informacione të reja pa u marrë me
    aspektin e saj se si mund të përdoren, shkencat e aplikuara marrim informacion shkencor që
    tashmë ekziston dhe e përdorin atë për zgjidhjen e një apo më shumë problemeve ekzistuese.

    Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj do të organizojë fillimisht mësimin në katër
    departamente, me këto programe të studimit:

    Arkitektura e interierit dhe dizajni i mobileve; Inxhinieria industriale dhe informatika;
    Menaxhmenti industrial dhe menaxhimi i hotelerisë dhe i turizmit.

    Të gjitha këto programe të studimit janë të akredituara nga Agjencia e Kosovës për Akreditim
    për pesë vjetët e ardhshme.

    Gjithashtu do të organizohen edhe studime master për programin e menaxhmentit dhe
    teknologjisë me tri profile të studimit.

    Dizajni i produkteve të drurit, dizajni i produkteve të plastikës dhe menaxhmenti industrial.

    Zoti kryetar, a mund të kemi pak më shumë qetësi?

  • I kisha lutur deputetët për pak qetësi dhe vëmendje dhe të përgatitemi për votim.

    49
  • Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj nuk do të ofrojë
    asnjëherë studime të doktoraturës, përkatësisht të ciklit të tretë të studimeve të arsimit të lartë.

    Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj do ta organizojë punën e tij në objektin shumë
    modern me afro 7 000m2 të pajisura me inventar të mjaftueshëm për mirëmbajtjen e procesit
    mësimor.

    Në fund, vizioni ynë është që Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj të bëhet një
    institucion me reputacion në rajon, i specializuar për programe të shkencave të aplikuara në disa
    fusha dhe ekspertiza.

    Me qëllim për t’i siguruar profesionistët e trajnuar dhe të kualifikuar për nevoja të bizneseve
    lokale dhe rajoneve industriale, ky institucion do të synojë që t’u mundësojë jo vetëm edukim
    teorik, por edhe një përgatitje praktike dhe mundësi të mirë të punësimit në sektor të ndryshëm të
    industrisë në Kosovë, ashtu edhe jashtë Kosovës. Kjo do të arrihet falë bashkëpunimit të ngushtë
    me industrinë nëpërmjet bordeve të partneritetit nga zhvillimi i kurrikulave deri te realizimi i
    praktikës profesionale në industri dhe punës aplikative me institute aplikative të universitetit.

    Të nderuar deputetë,
    Krejt në fund, dëshiroj ta theksoj faktin që themelimi i këtij institucioni, respektivisht ndarja nga
    Universiteti i Prishtinës është bërë me pëlqimin e plotë të organeve të Universitetit të Prishtinës,
    si dhe konfirmimin paraprak të Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, ku të gjithë
    deputetët e të gjitha partive politike më kanë adresuar tash e dy muaj kërkesën me nënshkrimet e
    të gjithë deputetëve dhe kanë kërkuar që sa më shpejt ta procedoj këtë kërkesë.

    Gjatë këtij viti do të angazhohem me një studim strategjik që edhe universitetet tjera në Kosovë
    ekzistuese, pra gjashtë universitete tjera, ta fillojnë procesin e profilizimit dhe specializimit të
    tyre me tendencë që këto universitete të shkojnë drejt shkencave të aplikuara, në mënyrë që
    vërtet sektori i arsimit të lartë të lidhet me tregun e punës, sepse Ministria e Arsimit është e
    vendosur që krahas ngritjes së cilësisë ta zhvillojë projektin strategjik për specializimin të
    universiteteve, në mënyrë që secili qytet, tani me qytetin e Ferizajt, po kompletohet procesi i
    decentralizimit, sepse Ferizaj ka qenë qyteti i fundit që s’ka pasur një universitet. Do të punojmë
    me secilin universitet në vitet e ardhshme që të specializohet dhe të lidhet me nevojat e tregut të
    punës, në mënyrë që të shmangim përsëritjen e programeve dhe të krijojmë sa më shumë
    ekspertë, të cilët kanë kompetenca për të kontribuar në zhvillimin ekonomik. Faleminderit!

  • Faleminderit! Duke e parë një unanimitet të plotë në përkrahje të Universitetit të
    Ferizajt, ne mund të vazhdojmë fjalime sa të dëshironi, por do të ishim futur, në qoftë se kemi
    mirëkuptimin e grupeve parlamentare, drejt në votim.

    (Reagime nga salla)

    Në qoftë se dëshironi, shkojmë në votim drejt. Adem Grabovci, nga Partia Demokratike e
    Kosovës, e ka fjalën.


    50
  • Grupi Parlamentar i PDK-së vlerëson se është e nevojshme të shkohet
    drejt në votim.

  • Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës?

  • Faleminderit! Vetë fakti që e kishim të them një konsensus pothuajse të plotë
    që të futet në rend të ditës, ne nuk shohim arsye që të debatohet për këtë, por ta miratojmë këtë
    vendim dhe ta përkrahim themelimin e këtij universiteti. Kaq!

  • Ismajl Kurteshi, nga “Vetëvendosja”, merre fjalën në qoftë se dëshiron, se e do
    shumë Ferizajn, më shumë se ne, dhe qëndrimin e grupit parlamentar.

  • Është fakt që e dua Ferizajn dhe arsimin fort, por këto farë improvizimesh
    e këto politika me arsimin jam shumë i sigurt që janë të dëmshme, prandaj edhe dua të flas.

    Ne jemi për hapjen e institucioneve shkollore në të gjitha nivelet, prej çerdheve, te shkollat, e te
    fakultetet, atje ku ka nevojë dhe krijohen kushtet për hapjen e tyre.

    Këtu, në këtë rast, nuk bëhet fjalë për hapje të institucioneve të reja të arsimit, sepse në Ferizaj
    ekziston fakulteti, aty janë studentët, aty janë profesorët, aty është programi dhe do të vazhdojnë
    të mbeten aty, nëse ky fakultet bëhet universitet, ose mbetet kështu siç është.

    Këtu bëhet fjalë për pavarësimin dhe avancimin e këtij institucioni. Ne jemi edhe për pavarësim
    edhe avancim prej institucioneve të arsimit kur kështu ndihmohet zhvillimi i arsimit dhe ngritja e
    cilësisë. Kur nga këto zhvillime përfitojnë studentët, kur për një gjë të tillë përmbushen kriteret.
    Por, ne jemi të bindur se pavarësimet dhe avancimet e tilla pa analiza, pa kritere, që shpesh
    bëhen në kohë fushata për qëllim kanë votat dhe rehatimin e dajallarëve, sepse në këto raste
    ndodh vetëm,... I kisha lutur demokratët që të kenë durim dhe të dëgjojnë, se vërtet jeni parti
    qytetare e demokratike. E di që e keni votuar dhe e di që keni obligime ndërkombëtare, edhe këtë
    me krye shpejt...

  • Ju lutem, lejojeni ! Vazhdo, deputet i nderuar!

  • ...le të presin pak dhe rahatinë e dajallarëve, sepse në këto raste ndodh
    vetëm rritja e burokracisë dhe asgjë tjetër.

    Ne e dimë se pavarësimi i institucioneve të arsimit mund të bëhet edhe avancim, por mund të
    bëhet edhe degradim.

    Arsimi në Kosovë nuk ka nevojë për improvizime, arsimi ka nevojë për përkrahje të sinqertë dhe
    ne jemi sinqerisht për përkrahje të tillë.

    Arsimi nuk mund të ndihmohet duke e shtuar numrin e universiteteve, në njërën anë, e duke
    shkurtuar buxhetin për arsim, në anën tjetër, siç ka ndodhur tash. Gjysmë milioni janë hequr prej
    arsimit, kanë shkuar për konsulencë në Ministrinë e Punëve të Jashtme.


    51
    Ju që po bëni politikë me arsimin jeni përgjegjës për gjendjen në të cilën e keni katandisur këtë
    fushë shumë të rëndësishme të vendit tonë.

    Parandej, ne hapur distancohemi nga kjo qasje joserioze e një fushe shumë të rëndësishme.

    Dhe, tash e kam një pyetje për ju kryetar dhe për deputetët: Në çka e keni bazuar ju
    rekomandimin tuaj që komisioni të merret me këtë çështje dhe i pyes deputetët në çka do ta
    bazojnë votimin për ose kundër, kur materialet i morën para tre minutave dhe në këto materiale
    nuk ka asgjë në arsyetimin e ministrit për hapjen e këtij universiteti? Zoti kryetar dhe ju deputetë,
    është një fjali ku thuhet: “Duke u bazuar në dispozitat e lartcekura dhe me kërkesën e Fakultetit
    të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi”. Nëse këto janë
    informata të mjaftueshme për të hapur universitete, druaj që do t’i bëjmë si këto pompat e
    benzinës, në të cilat po na vijnë derivate jocilësore, për të cilën folëm më herët.

    E përkrahim arsimin, por politika që po bëni ju vetëm për vota e për rehatimin e dajallarëve që t’i
    bëni rektorë atje, e me ua bë nga katër sekretaresh, ne jemi shumë kundër këtyre gjërave.

  • Faleminderit! Unë kam vepruar në bazë të asaj që ju e votuat me 2/3 dhe
    arsyetimin e bën kryetari i Komisionit Funksional, zoti Nait Hasani, i cili ka insistuar në emër të
    komisionit nën stop. Urdhëro, Nait!

  • Faleminderit, kryetar!
    Përshëndetje për Kabinetin qeveritar,
    Komisionit tonë dhe ministrisë i ka arritur kërkesa për Universitetin e Ferizajt me 2 mars 2015.
    Në këtë kërkesë ata i kanë marrë parasysh kërkesat e kryetarëve të komunave të Kosovës që janë
    pjesë e regjionit të Ferizajt. Është komuna e Ferizajt, Lipjanit, Shtimes, Kaçanikut, Vitisë, Hanit
    të Elezit, Shtërpcës dhe Kllokoti. Prandaj, gjithë kryetarët e këtyre komunave kanë kërkuar dhe e
    kanë mbështetur me vendimet e tyre krijimin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në
    Ferizaj.

    Prandaj, ky universitet nuk krijon kuadro doktoraturash, por krijon inxhinierë të punës, njerëz të
    punës, njerëz që e duan vendin dhe duhet të punojnë për vendin.

    Ky universitet dhe këto universitete kanë marrëveshje me Universitetin e Strasburgut për
    shkenca të aplikuara, dikur me rreth 300 universitete të shkencave të aplikuara. Prandaj, ne me
    këtë e krijojmë një mundësi të zhvillimit të arsimit të punës dhe njerëzve të punës, njerëz të
    zhvillimit të vendit tonë.

    Kur kemi qenë në vizitë në Ferizaj, e kanë një ndërtesë, i kanë të gjitha objektet përkatëse, i kanë
    të gjitha kuadrot të cilat i plotësojnë të gjitha kushtet për të qenë një Universitet i Shkencave të
    Aplikuara në Ferizaj, që i duhet Kosovës dhe të jemi pjesë e zhvillimit të Bashkimit Evropian.
    Faleminderit!

  • Nga Qeveria, zëvendëskryeministri zoti Hashim Thaçi. Grupet parlamentare të
    bëhen gati, nga “Nisma” Zafir Berisha, “6+” Myferaja, nga Lista serbe Sasha Milosavleviq dhe
    nga AAK-ja Teuta Haxhiu do ta kenë fjalën.

    52
    ZËVEND
  • Faleminderit, i nderuar kryetar!
    I nderuar kryeministër,
    Kabinet qeveritar,
    Pasi jemi në një proces të vendimmarrjes sa i përket kësaj çështjeje të themelimit të Universitetit,
    po ministër i Jashtëm, por kam qenë edhe kryeministër kur janë hapur universitetet tjera, edhe i
    Mitrovicës, edhe i Pejës, edhe i Gjakovës, edhe i Prizrenit, edhe i Gjilanit, kur zoti Kurteshi ka
    qenë kundër themelimit të Universitetit të Gjilanit dhe tash po çuditem pse del edhe kundër
    themelimit të Universitetit në Ferizaj.

    Prandaj, ato kritere që i kanë plotësuar qytetet tjera të mëdha, i plotëson edhe Ferizajt.
    Faleminderit!

  • Ka replikë Ismajli, por shpejt të lutem!

  • Shumë shpejt! Kjo që e tha ministri i Punëve të Jashtme, që kam qenë
    kundër Universitetit të Gjilanit, është e pavërtetë, sepse unë dhe ai, as nuk jemi parë, as nuk kemi
    komunikuar shumë vite, as që e di cili është qëndrimi im.

    Unë edhe për Universitetin e Gjilanit, edhe për secilin kam qëndrim parimor. Jam për
    universitete të cilësisë, e jo të votave, për të cilat angazhohet Hashim Thaçi, sepse...

  • E si është i Gjilanit, se s’na e dhe propozimin. Si ishte i Gjilanit, a është cilësor?

  • ...le t’i kryejë punët e Ministrisë së Punëve të Jashtme! Deri tash na ka
    pranuar vetëm një shtet që mund të futet në një banesë, i ka nja 1 000 banorë. Le ta bëjë edhe
    ndonjë shtet tjetër, le të na pranojë, e le t’i lënë këto punët e universiteteve.

  • Zëvendëskryeministri e kërkon fjalën.

    ZËVEND
  • Mirë zot Kurteshi, ju sot po flisni për kritere
    dhe standarde, por besoni që Universiteti në Gjilan nuk i plotëson kriteret dhe standardet kur ke
    qenë kundër atëherë. Mendon se edhe sot nuk i plotëson? Ndërsa sa u përket njohjeve, si
    kryeministri i vendit 109 njohje i kanë ardhur shtetit të Kosovës, edhe tash jemi në
    bashkëqeverisje, bashkë do të vijnë edhe disa të tjera, kështu që do të përmbyllet edhe ky proces
    me sukses të plotë.

    Pra, pyetja ime është: I plotëson apo s’i plotëson Gjilan kushtet dhe standardet për universitet
    dhe cilat janë ato që s’po i plotësuaka Ferizaj, e që s’i kanë plotësuar edhe Prizreni, edhe
    Gjakova, edhe Mitrovica, edhe Peja. Faleminderit!

  • Në debat jemi, në qoftë se do Ismajl urdhëro lirisht, por vetëm të shkojmë në suaza
    të normales.

  • Nga vetë pyetja e ministrit të Punëve të Jashtme kuptohet se sa larg ky
    është nga rrjedhat e arsimit. Nuk e sheh që cilësia në arsim për të cilën për çdo ditë flet ministri,
    që është bashkëpartiak i tij, është një ndër problemet e mëdha në këtë vend dhe kjo me ndërtimin

    53
    e universiteteve të reja nuk po ngrihet, prandaj cilësinë dhe gjendjen e arsimit mund ta
    ndryshojmë duke mos i marrë paratë nga kjo ministri për t’i dërguar në ministrinë e vet për
    konsluencë, se ai edhe ashtu është i gjithëdijshëm dhe s’ka nevojë të marrë mend prej tjerëve, por
    duke investuar në arsim e duke mos i dërguar atje dajallarët, sepse tashmë i ka caktuar me rektor
    dhe krejt atje, të cilët jo që kanë për të punuar për arsimin, por për t’ua siguruar votat atyre.

    Prandaj, cilësia në arsim në Kosovë është nën çdo nivel. Duhet të angazhohemi të gjithë që ta
    ngremë këtë cilësi, e kjo do të thotë që krejt universitetet kanë nevojë për një ngritje të
    përgjithshme, edhe Universiteti i Gjilanit nuk përjashtohet nga kjo.

  • Ismajl, unë e di që zëvendëskryeministri nuk i ka dajallarët në Gjilan. Ja
    zëvendëskryeministri tregon vetë. Mirë, edhe pak relaks jemi duke bërë.

    ZËVEND
  • Zoti Kurteshi, unë kam menduar që e njeh
    Gjilanin më mirë, por është punë juaja.

    Ajo që është shumë me rëndësi, e thatë edhe ju vetë, ju keni qenë dhe jeni kundër Universitetit të
    Gjilanit dhe është mirë që e kuptuan edhe deputetët dhe krejt qyteti i Gjilanit dhe në të njëjtën
    kohë edhe si Lëvizje “Vetëvendosje” jeni kundër themelimit të Universitetit në Ferizaj. Nuk e di,
    zoti Topalli që merret me të gjitha këto çështje dhe tash e ka futur kokën nën tavolinë dhe po
    hesht, pajtohet apo jo, por e di që vullneti i qytetarëve të Ferizajt është për themelimin e
    Universitetit dhe do të themelohet edhe me refuzimin tuaj. Faleminderit!

  • Teuta Haxhiu, të lutem! Ismajli, kërkoj falje, të dyja palët jeni opozitë.

  • Mungesa e fakteve e bëri ministrin që të ikën dhe konstatimi i tij fals që
    ne jemi kundër, edhe unë personalisht kundër shkollimit, kundër universiteteve, nuk ka asnjë
    bazë.

    Fakti që tërë jetën ia kam kushtuar arsimit, edhe sot jam shumë i gatshëm me vepra shumë më
    shumë se që bën ky ministër, që po del këtu dhe po krijon opinione false, nuk mund ta
    mbështesin atë që po e thotë ai dhe njerëzit na njohin edhe atë, edhe mua, dhe e dinë kush çka po
    bën. Faleminderit!

  • Është e vërtetë se na njohin, besa edhe shumë mirë, edhe në kohë të lehta, edhe të
    rënda. Atëherë, Teuta Haxhiu, qëndrimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

  • Faleminderit, kryetar i Kuvendit!
    Por, është mirë që zëvendëskryeministri qëndrojë këtu se na e kujtoi mandatin e kaluar kur luante
    lojë me shefin e LDK-së, e në këtë rast tentoi, mirëpo duhet qenë shumë transparent dhe ta
    tregojë një informatë, edhe atë nuk e dimë a është e saktë, se deri sot asnjëri nga qeveritarët nuk
    ka treguar se sa shtete na kanë njohur, por kanë thënë 100 e sa.

    E sot e dha një numër, 109, por nuk e dimë.


    54
    Megjithatë, unë po jap qëndrimin e Aleancës: E kemi dëshmuar që nuk jemi kundër themelimit
    të universiteteve të reja, nuk jemi as kundër themelimit të këtij Universiteti të Shkencave të
    Aplikuara në Ferizaj, mirëpo, kryetar i Kuvendit, me këtë material që deputetëve u ka ardhur
    para pak minutash, besoj që kjo nuk është informatë e plotë. Do të kishte qenë mirë që ta kemi
    materialin e shkruar për atë analizë që thanë e kanë bërë. Ne vetëm na intereson ta dimë nëse ka
    kuadro të mjaftueshme edhe për këtë universitet, duke ditur që me të vërtetë edhe këto
    universitete që i kemi themeluar po kanë probleme thjesht me kuadro.

    Ne, pra edhe një herë po them nuk kemi qenë dhe nuk do të jemi kundër themelimit të
    universiteteve të reja, por mbi bazën e argumenteve që na tregojnë që do të punojmë për të ngrit
    cilësinë në arsim, që nga niveli fillor e deri në atë universitar.

  • Faleminderit! Ndoshta po bëhem i tepërt, por ju votuat vetë, nuk e solla unë. E
    votuat vetë. Atëherë Myfera e ke fjalën.

    MYFERA ŞINIK: Teşekkür ederim sayın başkan,
    Öncelikle bu durumda eğitimle siyaset yapmayalım diyoruz ve “6+” Parlamenter Grubu olarak
    direk oylamaya gitmeyi öneriyoruz ve aynı zamanda fırsattan faydalanarak, tüm Mislüman
    aleminin yarınki Ramazan Bayramını kutluyoruz, herkese sağlık ve huzur diliyoruz.
    Teşekkür ederim.

  • Faleminderit! Sasha Milosavljeviq e ka fjalën.

    SAŠA MILOSAVLJEVIĆ: Ja se javio samo da kažem da je stav Poslanički grupe Srpska lista da
    odmah idemo na glasanje i da se slažemo sa predlogom da bez debate idemo na glasanje. A
    iskoristio bih ovu priliku da čestitam sutrašnji praznik Bajram svim vernicima islamske
    veroispovesti i da im poželim sve najbolje i njima i njihovim porodicima. Hvala!

  • Zafir, e ke fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    Ne fillimisht kishim dilema rreth prapavijës së këtij propozimi, edhe pse nuk kishte arsyetime të
    mjaftueshme, se zakonisht edhe universitetet e mëhershme kur janë hapur në kohë fushatash
    elektorale, ka pasur një arsyetim. Reagimi i ministrit të Jashtëm më bindi në ato që kisha dilema
    se ky universitet do të shfrytëzohet më shumë për poenë politikë.

    Ndërsa, arsyetimi i Naitit, kryetar i komisionit, përfundimisht na bindi se ne do të abstenojmë në
    këtë iniciativë, sepse kur tha me idenë e kryetarëve të komunave kam përshtypje se mund të
    zgjohen edhe kryetarët e fshatrave të një rrethi të caktuar dhe të kërkojnë universitete, e ne t’i
    trajtojmë kësisoj domethënë në seanca plenare. Nuk po dua ta deformoj, por unë jam interesuar
    që ne paraprakisht ta kemi një pasqyrë për cilësinë për të arriturat, meqë janë bërë universitetet
    shpejt e shpejt viteve të fundit dhe a ka kapacitete Kosova, për nevoja e di që ka, që ta ketë një
    universitet të qëndrueshëm mbi baza të shëndosha dhe që nxjerrin kuadro nevojshme për
    Kosovën.


    55
    Arsyetimi mund të jetë ashtu siç tha ministri, mirëpo unë po mendoj se ngutja e dy partive, në
    këtë rast edhe PDK-së, edhe LDK-së, secila ta marrë primatin që po e formojmë një universitet
    më bëri të dyshoj se më shumë po bëhet për poenë politikë dhe sulmi i vazhdueshëm kështu i
    ministrit të Jashtëm ndaj “Vetëvendosjes” na bindi për këtë, sepse unë s’besoj që ndonjë subjekt
    politik që është kundër universiteteve. Dhe, më lejoni në fund për herë të parë të mos pajtohem
    me “Vetëvendosjen” rreth njohjeve, se ai shteti që na ka njohur, unë s’kam mundur ta gjej në
    hartë, ky Ismajli tha në një banesë. Si do që të jetë, kjo është puna e ministrit të Jashtëm.
    Faleminderit!

    KRYETARI : Faleminderit! Realisht ka shumë të interesuar për debat, për përkrahje këtij
    universiteti. Të nderuar deputetë, pasi i kishim deklarimet e të gjitha grupeve parlamentare, do të
    ishte mirë të vazhdonim me votimin për ratifikimin e vendimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës
    dhe Teknologjisë për themelimin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

    Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim...! S’po i ndal, por ju shefat e grupeve
    parlamentare u lajmëruat. Ismet Beqiri dhe Adem Grabovci, vetëm nga deputetët tuaj ka të
    lajmëruar për debat. Shkojmë drejt në votim.

    Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votimin e propozimit për plotësimin e rendit të ditës.
    Votojmë tash për Universitetin e Ferizajt.

    Duke e uruar Ferizajn me të gjitha komunat përreth dhe njëherësh ministrin e Arsimit, urime për
    universitetin: 68 vota për, 1 kundër, 5 abstenime. Kanë votuar74 deputetë.

    Edhe Blerim Grainca, bashkë! Urime Blerim, edhe ju të Ferizajt, edhe të komunave tjera.

    Kalojmë në pikën e gjashtë të rendit të ditës:

    6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e
    Republikës së Kosovës për vitin 2015

    Komisionet parlamentare e kanë shqyrtuar projektligjin dhe Kuvendit ia kanë rekomanduar
    miratimin e tij me amendamentet e propozuara.

    E ftoj kryetarin e Komisionit Funksional për Buxhet dhe Financa, zotin Naser Osmani, që para
    deputetëve ta arsyetojë raportin me rekomandime.

  • Faleminderit, kryetar!
    Dua t’i them nja 2-3 fjalë, pasi sot në rend dite është Ligji për faljen e borxheve, Ligji për
    buxhetin, Ligji për tatimin në të ardhura personale, Ligjin në tatimin mbi në të ardhurat e
    korporatave dhe Ligji për TVSH-në, e po ashtu edhe Ligji për sigurimet.

    Dua t’ju njoftoj se për një muaj Komisioni për Buxhet dhe Financa i ka mbajtur 17 takime. Dhe
    dua t’i falënderoj për bashkëpunim anëtarët e Komisionit për Buxhet dhe Financa, po ashtu
    ekipin e Ministrisë së Financave dhe ministrin, por në veçanti dua ta falënderoj stafin mbështetës
    të Komisionit për Buxhet dhe Financa, Vilsonin edhe Sabrien, dhe dua t’ia ngre këtu një çështje

    56
    kryetarit, sekretarit të Kuvendit, që Komisioni për Buxhet dhe Financa duhet të përforcohet edhe
    më shumë me staf mbështetës për të mundur që t’i kryejë të gjitha obligimet e veta.

    Ndërsa, për këto ligje që i përmenda, ju ftoj që t’i votoni rekomandimet dhe amendamentet e
    Komisionit për Buxhet dhe Financa. Faleminderit!

    (Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetari i Kuvendit, zoti Sabri Hamiti.)

  • Vazhdojmë me votimin e amendamenteve të propozuara sipas radhës së paraqitur
    në raportin e Komisionit Funksional. Ju lutem, edhe deputetë të jeni gati, edhe regjia.

    Amendamenti 1
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

    Amendamenti 2
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

    Amendamenti 3
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

    Amendamenti 4
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

    Amendamenti numër 5
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

    Domethënë, tash e votojmë tekstin në tërësi me amendamentet e miratuara. Shkojmë tutje, edhe
    veç një moment, të mos krijojmë konfuzion, kryetari i Kuvendit e ka filluar buxhetin, mos
    harroni. Është buxheti i filluar, unë po vazhdoj çka është filluar, nuk mund ta ndërroj unë.

    Zonjë, mos bërtit se po dëgjoj, është filluar buxheti dhe ne nuk mund të kalojmë prej njërës në
    tjetrën.

    Amendamenti 6
    Shiko, unë jam duke ju pyetur, ju s’keni votë!
    Kundër? Abstenim?

    (Reagime nga salla)

    Oj zonjë, mos klith! Ulu, ta jap fjalën kur duhet. Mos bërtit!

    Nuk ka, kalon amendamenti numër 6.

    Amendamenti 7
    Kundër 4. Abstenim nuk ka. Miratohet


    57
    Amendamenti 8
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

    Amendamenti 9
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

    Amendamenti 10
    Grupi Parlamentar “6+”, pa përkrahjen e Komisionit Funksional. Ju lutem, votojmë me
    elektronikë. Fjalën e ka kërkuar Fikrim Damka.

  • Faleminderit, i nderuar kryesues!
    Të nderuar ministra,
    Të nderuar deputetë,
    Këtë amendament e kemi bërë, sepse që 10 vjet në dy ministri: në Ministrinë e Komuniteteve
    edhe në kuadër të kryeministrisë zyra e komuniteteve që 10 vjet janë duke harxhuar subvencione
    jo më pak se 20 milionë euro. Ne si komunitet të gjithë që jemi të pranishëm këtu, dhe jemi
    përfaqësues në Kuvend edhe sipas regjistrit të popullsisë të cilën e mbajmë jo më pak se 50%
    gjithsej e popullsisë së komuniteteve prej këtij buxheti deri tani e kemi marrë jo më shumë se
    1%, që na takojnë neve jo më pak se 50%.

    Ashtu që jemi detyruar të kërkojmë të ndahen kodet për secilin komunitet në qarkun buxhetore
    në Ministrin e Kthimit edhe i kemi dërguar një kërkesë te kryeministria brenda Kryeministrisë -
    Zyrën e Komuniteteve. Duhet të keni parasysh se komunitetet janë të diskriminuara në këtë
    çështje për shfrytëzimin e buxhetit sidomos për subvencionet dhe për transferet, ashtu që
    kërkojmë të mbështetni deputetët të kalojë ky amendament i Grupit “6+”.

  • Ju lutem, edhe regjinë edhe deputetët përgatitemi... Për çka? Për amendamentin!
    Fjalën e ka zonja Teuta Haxhiu për amendamentin numër 10, urdhëro!

  • Amendamenti nuk është 10, por 12, por po dua të ju them që seanca këtu nuk
    është pronë e juaja nënkryetar. Ju e fyet pak më parë një kolege timen dhe nuk duhet t’u thoni
    deputeteve ‘pse po bërtet’. Ne po na detyroni të bërtasim dhe ju po e përzieni çështjen,
    megjithatë unë e di që ka deputetë këtu, por ndoshta ka edhe diçka tjetër.

    Edhe një herë nënkryetar, amendament për amendament, që në fillim ju e ngatërruat, nuk e
    ngatërruan deputetët kur filluat me 6 amendamente, janë më shumë amendamente, unë e kam
    amendamentin 12, që kam kërkuar mbështetjen për Ngrohtoren e Gjakovës, por megjithatë në
    këtë mënyrë nuk po tregoni që ka demokraci as në Parlament dhe të paktën prej juve kam pritur
    diçka më shumë, prandaj nuk duhet as t’u ndërpritet fjala, e aq më tepër të fyhen deputetët për
    britmë.

    Po detyrohemi të bërtasim edhe atëherë kur nuk e kemi atë natyrë. Prandaj, edhe një herë po ju
    them amendamenti im është rreth Ngrohtores së qytetit të Gjakovës, e ju duhet ta dini se në çfarë
    gjendje është kjo ngrohtore dhe nëse veç pak ndërgjegje ka mbetur diku, Qeveria e Kosovës
    duhet ta përkrahë atë, duhet t’i përkrahë ata banorë, sepse nuk janë vetëm ata jashtë Kosovës, por
    edhe ata janë taksapagues të Buxhetit të Kosovës.

    58
    Por, në mënyrën qysh ju po e drejtoni këtë seancë, opozita normalisht dhe unë i bashkëngjitëm
    gjithë grupit, e lëshojmë takimin.

  • Unë po e drejtoj sipas Rregullores, ti e more fjalën për amendamentin 10, e po flet
    për 12-shin. Kur të vijë 12-shi, e merr fjalën. Kaq! Por, te 10-shi jemi.

    Amendamenti numër 10, ju lutem, i cili është i propozuar nga Grupi Parlamentar “6+” nuk e ka
    marrë përkrahjen e Komisionit Funksional. I thërras deputetët të bëhen gati për votim. Votojmë
    tash!

    Në votim kanë marrë pjesë 65 deputetë, për kanë votuar 34, kundër 29, kalon amendamenti.

    Amendamenti 11
    Deputeti Nait Hasani, zotëri jua dhashë fjalën të gjithë atyre që e kërkuan për paraqitje. Dy
    diskutime ishin dhe i hodha në votim. Deputeti Nait Hasani, pa përkrahjen e komisionit. Nait, ke
    të thuash diçka?

  • Faleminderit, nënkryetar!
    Këtë amendament, po faleminderit, nënkryetar. E kuptoj shqetësimin e Naserit po megjithatë
    edhe ai duhet t’i kuptojë shqetësimet e qytetarëve të Kosovës dhe të njerëzve, me të cilët ne
    përballemi për çdo ditë. Faleminderit!

    Unë e kam bërë këtë amendament në cilësinë e deputetit dhe si kryetar i Komisioni të Arsimit
    kemi qenë nëpër vizita nëpër terren dhe kemi parë shkollat tona, kemi parë objektet të cilat janë
    ndërtuar të reja por nuk janë funksionale. Këto objekte kemi parë në Prizren, kemi parë në
    Ferizaj, në Podujevë, objekte të shkollave të mesme të cilat për një shumë simbolike e çmimit të
    tyre ato nuk janë funksionale dhe nxënësit nëpër shkollat e këtyre komunave mësojnë me nga 2-3
    ndërrime, prandaj kemi kërkuar dhe kërkojmë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës ta votojnë
    amendamentin që Qeveria të gjejë nga rezervat e shtetit të buxhet edhe t’i plotësojë, t’i ndërtojmë
    dhe nxënësve tu japim mundësi të mësojnë nëpër shkolla ku i plotësojnë kushtet dhe standardet
    për të cilat janë ndërtuar ato shkolla.

    1 500 nxënës në Kosovë mësojnë nga tri ndërrime nëpër tri komunat, ndërsa objektet shkollore të
    ndërtuara për mungesë të buxhetit ato kanë mbetur pa u lëshuar në funksion. prandaj, kërkoj ta
    votoni amendamentin edhe tu japim mundësi nxënësve të mësojnë nëpër shkolla.

  • Ismet Beqiri e do fjalën, urdhëro!

  • Zoti nënkryetar, rreth këtij amendamenti unë lus për një sqarim, ne kemi
    biseduar me dy grupet parlamentare “6+” dhe Grupin Parlamentar të Listës serbe për disa
    kërkesa që i ka pas dhe që nuk kanë kaluar, nuk e kanë marrë përkrahjen e komisionit ne kemi
    biseduar që këtë ta zgjedhim më vonë me një vendim të Qeverisë, prandaj është zoti Fikrim që
    kemi biseduar edhe shefin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe.

    Sepse, nëse votohet një amendament pa përkrahje të komisionit, në këtë rast është shumë e qartë
    që duhet të dihet ku po i merr ato para, prandaj te kjo propozimet edhe njëherë po e përsëris ne

    59
    kemi qëndrim me të gjitha grupet se jemi marrë vesh që t’i votojmë ato që janë të propozuara nga
    edhe e kanë përkrahjen e komisionit funksional, komisionit kryesor për Buxhet dhe Financa.
    Dhe, kemi marrë obligim në konsultim edhe me ministrin e Financave që shqetësimet që i kanë
    në këto dy amendamente ne t’i rregullojmë me vendim të Qeverisë, prandaj unë ju thërras edhe
    njëherë që amendamenti që ka shkaktuar konfuzion dhe nuk ke ku i merr paratë ashtu pa
    përkrahje të komisionit që të kthehemi edhe njëherë edhe të vazhdojmë me tjerat dhe t’i votojmë
    rekomandimet e komisionit, gjegjësisht amendamentet dhe në fund tërësisht edhe rishikimin e
    buxhetit.

    Sepse, nuk guxojmë të ndryshojmë kode tash. Tash nuk guxojmë gjatë rishikimi të ndryshojmë a
    kështu ndryshohen, shikoni bëhen ndryshime bëhen ndryshime. Prandaj, nënkryetar kërkesa ime
    është edhe njëherë që të mos votohet ky amendament jo që nuk e meriton përkrahjen, por
    shkakton atë që e thashč të “6+” dhe të tjerëve dhe këtë pastaj Qeveria ta rregullojë.

  • Zotërinj deputetë, të gjithë të nderuar, prej të parit deri të fundit, unë po e ndjek
    Rregulloren, unë nuk po paragjykoj votime.

    Nëpër grupe kemi biseduar krejt këtë që po e dëgjoj prej teje, e di se e kam dëgjuar, nuk jemi për
    mbushamendje. Zoti Naser Osmani e ka fjalën.

  • Faleminderit! Duhet të ma krijoni mundësinë të flas çdoherë sa herë ta kërkoj
    fjalën, sepse jam kryetar i komisionit dhe i paraqes qëndrimet e komisionit meqenëse jemi duke
    amendamentuar Ligjin e buxhetit nuk ka nevojë kurrkush të ngutet për asgjë se duhet të jemi të
    kujdesshëm.

    Amendamentet e grupit, plus amendamentet e deputetëve nuk janë amendamente që i plotësojnë
    rregullat dhe kriteret e amendamentimit të ligjit një, e dyta kemi të bëjmë me buxhet që duhet të
    jemi koshient të asaj çka po votojmë. Deputeti në fjalë me të cilin kemi diskutuar dhe me të cilin
    unë në komision e kam ngrit një çështje që e kemi votuar për tua sjell juve kryesisë një
    rekomandim që ju pastaj ta përcillni në Qeveri që mjetet që janë të dedikuara për komunitete,
    fjala është për kodin e subvencioneve në kryeministri dhe në Ministrinë për Kthim dhe
    komunitete të gjejë Qeveria një formulë për ndarjen e këtyre mjeteve kështu e kam kuptuar dhe
    këtë që ngriti shqetësimin deputeti Damka.

    Na nuk kemi votuar që të aprovohet amendamenti i grupit “6+” por kemi votuar që ai
    rekomandim t’i shkojë Qeverisë në të ardhmen të rregullohet. Prandaj, mos ngucni buxhetin se
    s’ki ku e merr asnjë cent. Duhet të jemi vetë, që po thotë Ismeti ta dimë çka kemi votuar. Na nuk
    e kemi votuar amendamentin, por kemi votuar kërkesën që kjo çështje të rregullohet.

  • Zoti kryetar i komisionit, unë këtu jam duke e drejtuar një seancë ku votohet për
    tekste, jo për percepcione.

    Ndoshta ti e ke kuptuar kështu, ai tjetri e kupton ashtu. Unë dua sqarim total, Grupi “6+” a e di
    çka ka votuar pra? Berisha e ka fjalën, urdhëro!

  • Faleminderit, kryesues!

    60
    I nderuar Kabinet qeveritar,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Vërtet për këso procesesh ne duhet ta marrim fjalën, vendimi që u mor më herët flet edhe për
    komunitetin tim por pa pjesëmarrje në vendim edhe në propozim.

    Domethënë, unë jam anëtarë i Grupit Parlamentar të LDK-së nuk jam prej “6+”, ndërsa figuron
    që komunitetit egjiptian, i propozuar prej “6+” pa konsultimin tim që t’i jepen 60 mijë euro për
    ndërtim të shtëpive.

    Zonja dhe zotërinj, propozohet për komunitetin turk për ndërtimin e shtëpive për të kthyerit. Për
    çfarë të kthyer po bëhet fjalë këtu? Për cilët të kthyer po bëhet fjalë këtu? Domethënë, nëse ky
    buxhet duhet të ndahet për të kthyer, atëherë dihet se kush është refugjatë dhe kush është refugjat
    i luftës, është refugjat i konfliktit të fundit. Ndahet 30 mijë euro për komunitetin rom që
    nënkupton 1 shtëpi gjysmë duhet të ndërtohet prej kësaj. Nëse duhet të mendohet një shtëpi e
    gjysmë të ndërtohet prej kësaj atëherë vërtetë kjo s’ka logjikë. Unë mendoj që duhet diskutim,
    është pa përkrahjen e komisionit edhe vërtet komunitetet nuk kanë nevojë me qenë pjesë e ndarë
    kjo është izolim total çka po i bëhet komuniteteve.

    Komunitetet kanë të drejtë të jenë pjesë aktive të çdo buxheti që ekziston në Kosovë edhe
    komunal edhe qendror. Është e vërtetë, pajtohem me kolegët e mi, është shqetësuese sepse
    përqendrimi i krejt buxhetit të Kosovës edhe prej zyrës së kryeministrit të komunitete, edhe prej
    Ministrisë për Kthim dhe Komunitete është i përqendruar në përqindje shumë të lartë te
    komuniteti serb, vërtet është shqetësuese kjo punë. Kjo donë ndërhyrje prej Kabinetit qeveritar
    donë të sqarohet sepse ky buxhet duhet të ndahet në proporcion, por jo në këtë formë.

    Ky buxhet është i ndarë është i propozuar për kthimin, ndërtimin e shtëpive për të kthyerit që
    është një çështje, domethënë është çështja për të kthyerit, por jo të ndahet mbi bazën e
    komunitetit të caktuar. Po e marr nëse komuniteti egjiptian ka në propozim brenda këtij viti t’i
    kthejë 25 familje, atëherë qysh ka mundësi me 60 mijë euro me u bë 25 shtëpi ose komuniteti
    romë që ka shumë edhe si ka mundësi të ndërtohen shtëpitë e komunitetit romë me 30 mijë euro.
    Unë lus ministrin për Kthim dhe Komunitete, nuk e kemi këtu, kjo vërtet është lloj proteste e
    komuniteteve edhe ndaj ministrit, por edhe ndaj tërë Kabinetit qeveritar.

    Ne kemi pakënaqësi në raport me buxhetin e Ministrisë për Kthim, Zyrës së Kryeministrit por
    edhe të ministrisë tjera të linjës të cilat kanë obligime në këtë fazë. Nuk kërkojmë ndarje të
    buxhetit në vija të tilla, sepse po i krijohet edhe një izolim total komuniteteve në Kosovë. Ne
    jemi të Kosovës dhe dëshirojmë sinqerisht çdo buxhet i cili arsyetohet me arsye çdo kërkesë me
    kërkesë ligjore e bazuar në ligj të jetë që neve që na takon edhe ne t’i përmbahemi kësaj, por jo
    në këtë formë.

    Unë kërkoj, sepse këtu apostrofohet edhe komuniteti egjiptian, unë kërkoj që edhe nëse votohet
    kërkoj të hiqet komuniteti egjiptian, sepse nuk ka dal me propozimin tim edhe nuk duhet të
    izolohem brenda një buxheti i cili për komunitetin tim është 60 mijë euro, edhe nuk e kam unë
    komunitet që duhet të mbijetojmë brenda vitit me 60 mijë euro. Unë jam i Kosovës dhe kështu
    duhet të veprohet. Lus Grupin Parlamentar “6+” asnjëherë pa konsultimin tim, sepse unë
    përfaqësoj këtu komunitetin egjiptian ta apostrofoj komunitetin tim brenda kësaj strukture.

    61
    Ndërsa, ata mbajnë përgjegjësi të veten nuk është mirë me bë politika, nuk është mirë që në këtë
    formë të thuhet që u votua ose e përkrahu, ose s’e përkrahu. Unë dua mbështetje të Qeverisë së
    Kosovës pa dallim edhe me mbi bazën e kërkesës por jo në këtë formë të izolohet. Nuk jeton
    komuniteti egjiptian me 60 mijë euro.

    Ju lus që tërhiqet kjo pjesë e imja sepse për këtë edhe kërkova fjalën dhe desha sqarime. Ndoshta
    po ngutesh zoti kryesues, sepse këtu po vendoset për fatin e popujve në Kosovë e kjo është
    jashtëzakonisht jo e mirë. Faleminderit, shumë!

  • Është ministri Abdullah Hoti e ka kërkuar fjalën.

  • Faleminderit, nënkryetar i Kuvendit!
    Unë mbështes plotësisht deputetin që sapo dha sqarimet, kemi diskutuar gjerësisht në
    Komisionin për Buxhet dhe Financa jemi duke e miratuar një rishikim të buxhetit për qytetarët e
    Kosovës jo për komunitete. Nuk është praktikë e mirë kjo të ndahen përqindje sa buxhet i cakton
    cilit komunitet.

    Buxheti që e ka Ministria për Kthim dhe Komunitete nuk është vetëm për komunitete në pakicë
    është për të gjithë të kthyerit varësisht prej kërkesave që ka nëpër komuna. Prandaj, unë ju ftoj që
    të kthehemi edhe njëherë te amendamenti 10, ta lëmë ashtu si ka qenë me buxhetin fillestar edhe
    çfarëdo kërkese që vjen prej komuniteteve të konsiderohet, të merret parasysh në Ministrinë për
    Kthim dhe Komunitete, në Zyrën e Kryeministrit dhe t’i aprovojmë programet për të kthyerit
    edhe kërkesat që janë, por jo kështu të ndahet buxhet për komunitete, sepse po krijohet një
    praktikë që nuk e kemi pasur deri tash dhe që nuk duhet ta bëjmë logjikë të punës së ndarjes së
    buxhetit. Faleminderit!

  • A doni ta vazhdoni ende këtë? Emilija Rexhepi e ka fjalën.

    EMILIJA REDŽEPI: Zahvaljujem potpredsedniće Parlamenta!
    Ja ču podržati mog kolegu Vetona iz razloga zato što Parlamentarna grupa “6+” treba da shvati
    da nisu samo poslanici manjinskih zajednica u toj grupi, nego ima drugih koji su u ostalim
    parlamentarnim grupama i bez konsultaciji sa nama ne može se ništa u raditi u interesu pojedinih
    zajednica.

    Kao predlog koje dat jeste važan za manjinske zajednici, jeste bitno za Ministarstvo za zajednice
    i povratak da pazi na raspodelu financijskih sredstava svima podjednako na ravnopravanoj
    osnovi, ali ne onako kako i ovde zamišljeno i podržavam ministra Financija kade govori o
    građanima Kosova, a ne o nacionalnim zajednicama, ali trebalo bi to važiti za sve, za sva ostalo
    ministarstva, ne da samo ministarstvo za Zajednice i povratak nudi usluge nacionalnim
    manjinama.

    Ono što mene više zanima, a tražim podršku PDK jeste da podržimo predlog Funkcionalne
    komisiji za Budžet i financije i daj ovaj amandman ispred “6+” grupe danas ne prođe u ovakvom
    sastavu. Zahvaljujem!

  • Faleminderit! Bulliqi e ka fjalën.

    62
  • Faleminderit, nënkryetar!
    Por, më duket nuk është në rregull të shkojmë te amendamenti numër 11 e t’i lëmë njerëzit me u
    kthye të bisedojmë për amendamentin që kaloi faktikisht.

    Ju është dashur ta menaxhoni më mirë situatën me atë amendament, e jo të dilni tash në tjetër
    pikë edhe të diskutoni për tjetër pikë. E dyta, unë fjalën e kam për amendamentin numër 11. Për
    11-shin po flas. Këtu jemi, në këtë jemi, në këtë pikë jemi. Nënkryetar, jemi te amendamenti
    numër 11 në qoftë se duam të kthehemi te 10-shi edhe njëherë kthehemi, por jemi duke
    diskutuar...

  • Unë, o zotëri, kur ta marrësh fjalën për 11, ta jap edhe të them për 11-shin. E
    qartë?!

    Danush Ademi e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryesues për fjalën!
    Për çka ne jemi detyruar ta kërkojmë buxhetin nga kjo ministri dhe nga Zyra e Kryeministrit po
    na detyron Qeveria, Kabineti qeveritar po na detyron se vazhdimisht kur bëhen kërkesat për
    komunitete thonë shkoni në Ministrinë e Kthimit.

    Po të shkojmë ne në Ministrinë e Kthimit ata thonë buxheti është i ndarë për komunitetin serb,
    sepse kanë kërkesa më të mëdha. Prandaj, ne jemi detyruar të kërkojmë kod të veçantë, është
    mandati i tretë edhe me Xhevdet Nezirin kur është thënë kemi kërkuar që të ndahet kod i veçantë
    për këto komunitete, sepse nuk kemi trajtim të barabartë në Ministrinë e Kthimit edhe në zyrën e
    kryeministrit. Prandaj, ne jemi të detyruar këtu të kërkojmë buxhet për komunitetet që i
    përfaqësojmë, nuk kemi kërkuar për të nderuarin Veton Berishën se i përket komunitetit
    egjiptian, por ne jemi bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, jemi ardhur sipas saj kemi
    kërkuar për të gjitha komunitetet.

    Nëse zotëriut nuk i pëlqen kjo, ai e di për çka s’i pëlqen, për çka është ndarë unë e di pse s’i
    pëlqen, sepse është një grusht njerëz dhe ne e kemi nda buxhetin, e kemi ndarë në bazë të
    qytetarëve sa i kemi sipas statistikave në Republikën e Kosovës. Unë e di se dikush e ka shifrën e
    madhe, dikush më të vogël, mu për atë s’i ka pëlqyer këtij. Ne jemi konsultuar një herë me
    zotëriun, atij nuk i pëlqen kjo por na kërkojmë, i nderuari kryetar amendamenti ka kaluar edhe
    kërkojmë që të vazhdohet procedohen me amendamentet tjera. Ne kemi kërkuar, ju na e
    dëgjuam..., sepse dëmtohet buxheti i Kosovës, i asaj ministrie.

    Nuk është e vërtetë këtu shkruan 1 milion e 900 mijë i ka pasur Ministria e Kthimit për të
    kthyerit ne kemi kërkuar 900 mijë euro, 1 milionë ua kemi lënë i kemi kërkuar vetëm përqindjen,
    ne nuk e kemi ashtu buxhetin. Buxheti është ai i cili është aprovuar dhe ne kërkojmë vetëm kjo
    shkon sipas kësaj procedure. Nuk kemi kërkuar buxhet ekstra po buxhetin e veçantë do ta
    kërkojmë në vitin 2016 atëherë, se ne e dimë jemi të vetëdijshëm këtu dhe kjo është diçka që po
    iu nënshtrohemi ndoshta vazhdimisht ministrive, po ministritë dua ta kenë të qartë edhe shumë e
    vërtetë është nuk është ndoshta mirë të ndahet në kësi mënyre buxheti unë e thash edhe njëherë
    jam mandati i tretë në këtë Parlament dhe vazhdimisht kemi kërkuar projekte për komunitete të
    ndahen dhe të aprovohen, por asnjëherë.

    63
    E marrim ne buxhetin dhe e shikojmë sa ka projekte për komunitete joserbe në këtë buxhet, të
    cilin do ta miratojmë. Kjo po na detyron, për neve është shumë e rëndë kjo sot që e kemi bë por
    po na detyron Qeveria duke filluar prej buxhetit prej 21 ministrive të cilat i kanë, sepse po të
    ishin të barabartë për të gjitha komunitetet na nuk kishim ardhur sot para këtij akti të kryer, të
    cilën sot jemi duke e kërkuar në këtë buxhet. Prandaj, kërkojmë amendamenti i nderuar kryetar
    ka kaluar edhe kërkojmë të procedohet me amendamentet tjera.

  • Veton Berisha, replikë!

  • Faleminderit, kryesues!
    Më është përmendur emri edhe mu dha e drejta me fol, prapë shumë mirë. Nuk kam faj unë pse
    përfaqësuesit e këtyre komuniteteve që tri mandate nuk kanë ditur të menaxhojnë situatën edhe
    me qenë komunitetet tona më mirë të përfaqësuara edhe këtë buxhet me shfrytëzuar në mënyrë
    proporcionale dhe komunitetet tona ta kenë një standard dhe një jetë më të mirë.

    Kjo është shqetësuese edhe mua po më bën shqetësues, sepse ky lloj i menaxhimit edhe kjo
    formë e egër qysh tentohet tash për tu marrë unë mendoj që nuk na qon kurrkund edhe
    absolutisht unë kam të drejtë të flas edhe në përgjegjësinë të flas për komunitetin tim asnjëherë të
    mos vendos dikush tjetër për mua edhe për atë këtu jam. Kështu që unë prapë do të insistoj që
    komuniteti egjiptian të largohet prej izolimeve të tilla, të cilat vetëm e dëmtojnë, sepse nuk ka
    vlerë po e potencoj nuk ka vlerë 60 mijë euro, po miliona euro. Faleminderit!

  • Kujtim Paqaku e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    Të nderuar ministra,
    Të nderuar deputetë,
    Fakti demokracish gëzon këtu se çdo përfaqësues i çdo komuniteti pakicë tani ka të drejtë të
    flasë, po ashtu edhe unë. Pas diskutimeve të dëgjuara nga kolegët e mi edhe unë përkrahu deri
    diku disa kur flitet për shumën e buxhetit dhe kur flitet për mënyrën e ndarjes, gjegjësisht kodit
    të buxhetit. Unë si përfaqësues i komunitetit romë, si deputet jam për atë që të jetë kodi buxhet i
    merituar i komunitetit, ndërsa shuma ku figuron këtu në këtë amendament është qesharake,
    shembull në këtë vit apo në vitin e ardhshëm planifikojmë t’i kthejmë 30 apo 40 pjesëtarë të
    komunitetit rom, le të ma thotë një deputetë tjerë unë do t’i kthej me 30 mijë euro.

    Këtu është e decizuar shuma për subvencione, projekte dhe shtëpi. Fjalën e kam tek paragrafi i
    cili flet për shumën, gjegjësisht për vlerën e të hollave ku komunitetit romë iu është ndarë vetëm
    30 mijë euro. Ju jeni shumë të sigurt se asnjë shtëpi nuk mund të ndërtohet me 30 mijë euro, por
    unë jam për shumën e cila duhet t’i ndahet çdo komuniteti edhe ministri i Financave tha se është
    për komunitete tjera, i nderuari ministër, vetë fjala Ministria për Kthim dhe Komunitete ka të
    bëjë me komunitete edhe duhet komuniteti ta ketë buxhetin e vetë po ashtu edhe zyra për çështje
    të komuniteteve si ZQK, është e bazuar dhe do të punojë më së tepërmi për komunitete.

    Pra, në të dyja institucionet, edhe në ZQK, edhe në Ministrinë për Kthim dhe Komunitete, është
    mirë, reale që komuniteti ta ketë buxhetin, por jo qesharake ashtu të jetë 30 mijë euro për
    komunitetin rom, ku duhet të ndërtohet vetëm një shtëpi e ne kemi me mijëra e mijëra të cilët

    64
    janë në kampe të Maqedonisë, të cilët janë në kampet Konjig të Malit të Zi e kështu me radhë.
    Faleminderit!

  • Atëherë, nuk po shoh që ka deputetë tjerë që dëshiron të bisedojë për këtë temë.
    Kemi pasur arsyetime të ndryshme, diskutime shteruese përplotësuese minoritetet mendojnë
    ashiqare në mënyra të ndryshme dhe është e drejta e tyre të mendojnë dhe të arsyetojnë në
    mënyra të ndryshme.

    Unë tash sipas rregullës jam i detyruar që për të rimarrë nenin 10 duhet ta pyes seancën të vendos
    që të rimerret në votim neni 10. Votojmë tash!

    Regjia ka punën ju keni për të votuar. Regjia! Unë po kërkoj që Kuvendi të vendosë të rimerret
    në votim neni 10, votojmë tash regjia dhe deputetë.

    Unë kam kërkuar që të votohet për rivotim, kalojmë në nenin 11 fjalën e ka kërkuar Bulliqi.

  • Faleminderit, zoti nënkryetar!
    Të respektuar deputetë të Kuvendit,
    Arsyen pse e mora fjalën është që të shpreh brengën time lidhur me moskrijimin e mundësisë që
    të sigurohet buxhet i mjaftueshëm për përfundimin e punëve përfundimtare në këto tri objekte
    shkollore.

    Një vërejtje ose sugjerim që dua ta bëj është fakti që ky amendament ka shkuar në emër të
    deputetit Nait Hasani që në realitet është fjala që ka shkuar në emër të Komisionit për Arsim, jo
    në emër të individit, ka shkuar në emër të Komisionit për Arsim për këto tri shkolla edhe realisht
    ishte dashur që të paraqitet si i tillë e jo në emër të individit.

    Arsyeshmëria tjetër lidhur me këto tri objekte shkollore ne po shohim që buxheti jonë ka shkuar
    në forma të ndryshme dhe në mënyrë të ndryshme është ndarë dhe kjo shumë prej 450 mijë euro
    ka qenë shuma e arsyeshme që të ndahet që të përfundohen këto tri objekte shkollore për hir të
    nxënësve, sepse shumë nxënës punojnë në kushte jo të barabarta dhe në mënyrë jo të kënaqshme.
    Çështja tjetër që dua ta arsyetoj që ka qenë jashtëzakonisht e rëndësishme të ndahet ky buxhet
    dhe për faktin që shuma prej 450 000 euro për tri objekte shkollore, pavarësisht faktit se qysh
    janë menaxhuar ato buxhete që kanë qenë të dedikuara për këto tri objekte shkollore nuk është
    shumë e rëndësishme. Do të ishte e rëndësishme që të përfundohen dhe pastaj që nga këtu unë
    kërkoj që të formohet një Komision i veçantë nga Kuvendi, që të shikohet se çfarë është bërë me
    buxhetin që ka qenë i ndarë për këto tri objekte shkollore dhe i cili nuk është përfunduar edhe sot
    e kësaj dite. Faleminderit!

  • Naser Osmani, kryetar i komisionit, e ka fjalën.

  • Unë i kisha lutur shumë deputetët që të mos përkrahin dhe të mos kërkojnë
    atë që nuk është me përkrahjen e Komisionit për Buxhet dhe Financa.

    Kam thënë dhe po e them, amendamentet që janë nga deputetët nuk i plotësojnë kushtet për të
    qenë amendamente, për arsye se vetëm i kërkojnë paratë dhe nuk tregojnë ku merren paratë. Ju

    65
    lutem, është bërë me mund të madh ky rregullim i buxhetit, mos e prishni në këtë mënyrë. Nuk
    bëhet kështu buxheti kurrkund në botë, nuk bëhet buxheti me kërkesa individuale, nuk bëhet as
    me emocione.

    Në fjalën time në fillim, ju kam thënë në grup parlamentar, asnjë projekt i investimit kapital nuk
    është bërë. Pse ta bëjmë këtë përjashtim, ku t’ i marrim paratë? Le të tregojë ku t’i marrim
    paratë, ku hiqen, ku qiten, atëherë e qesim në diskutim, po jo gjysmë amendamentin ta qesim në
    diskutim.

  • Veç edhe një moment... ju lutem, të bëhemi racionalë, se shumica janë deputetë
    nga disa mandate dhe e dinë, është rregull që të pyetet ai që e bën. Nuk është se unë i jap të drejtë
    ose i marr, s’jam këtu t’i marr, ose t’i jap të drejtë asnjë deputeti, asnjë ideje, po aty ku ka një
    amendament, duhet të bisedohet për të. Dhe, unë këtë po bëj. Armend Zemaj e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    E para çka dua të them se është se po shihet se është një keqkuptim mes deputetëve dhe të
    udhëheqësit së seancës. Unë mendoj se po e detyroni pak a shumë udhëheqësin e seancës që të
    reagojë edhe në këtë formë, por nuk ka mundësi tjetër, kur ju të gjithë, herë me rend e herë pa
    rend, kërkoni fjalë edhe për amendamente, qoftë të kaluara dhe qoftë të tanishme.

    Dhe ju kisha lutur, sepse është shumë me rëndësi, qoftë nga propozuesi, po qoftë nga puna që ka
    bërë Komisioni Funksional, të interpretohet qartë ajo çka kërkohet. Dhe, nuk është një çështje që
    është aq lehtë e kalueshme, ose të rikthehet në formën siç është. Arsyeshmëria e deputetëve për
    të paraqitur amendamente dihet mirëfilli, se si bëhet në seancë plenare, pavarësisht asaj se sipas
    Rregullores së punës së Kuvendit, pothuajse asnjëri amendament nuk i plotëson kushtet as
    kriteret edhe të ishte pjesë e tabelës, por Komisioni e ka pru, për ta pasqyruar kërkesën, qoftë nga
    deputetë individualë, po qoftë këta që po paraqiten në emër të Komisionit Funksional.

    Amendamenti në fjalë, përpos asaj që e tha zoti Shpejtim Bulliqi, duhet të kërkohet përgjegjësi,
    pse këto tri shkolla s’kanë përfunduar. Unë vetëm po e marr shembull një, shkollën në Prizren
    dhe në Podujevë. Shikoni buxhetin e vitit 2010, janë të ndara shumat në total për ndërtimin e
    këtyre dy shkollave dhe sot, pas pesë vjetësh, kërkohen mjete shtesë në emër të diçkaje që s’po e
    dimë as për çka janë, për të përfunduar. A është tavani, a janë pajisjet shkollore... çka janë?

    Është shumë e paarsyeshme që të kërkohet blanko një shumë, kur nuk i është vendosur as kodi
    dhe ju e dini se si bëhen këto, as mënyra, as gjetja e mjeteve, as shpërndarja e mjeteve. Dhe, po
    na qitni para një akti të kryer, para një lajthitjeje, thuajse këtu është dikush gardian i interesave
    qytetare e dikush e ka buxhetin pronë personale. Mos ju lutem, sepse nuk është hera e parë që po
    trajtojmë buxhet dhe po trajtojmë këso lloj amendamentesh.

    Kryetar i seancës, udhëheqës i seancës, ju lutem vazhdoni. Ata që kanë për të arsyetuar, le t’i
    arsyetojnë amendamentet, ata që duan të paraqesin amendamentet pro dhe kontra, le t’i
    paraqesin, por, nuk është mirë të preket struktura e Ligjit, nëse preket struktura e ligjit duhet
    dhënë arsyeshmëria, se ku preket ajo strukturë. Përndryshe, duhet dërguar projektligjin në lexim
    të tretë, me ç’rast bëhet i pazbatueshëm dhe të gjithë këtë e dimë. Faleminderit!


    66
  • Fjalën e ka Synavere Rysha.

  • Faleminderit, kryesues!
    Gjithashtu edhe unë insistoj që amendamenti numër 11 të kalojë, për një arsye të vetme. Bëhet
    fjalë për 450 000 euro për të tri shkollat, që mendoj se nuk është shumë e madhe për Qeverinë,
    ndoshta do të ishte minimumi i minimumit që mund ta bëjë . Dhe, në bazë të Ligjit për buxhetin
    ka mundësi që Qeveria e ka një përqindje diku deri në 5%, të bëjë lëvizje dhe thjesht, pa një
    vendim të Kuvendit, të vendosë.

    Qe dy vjet shkolla në Ferizaj nuk funksionon, për shkak se kanë mbetur disa punë pa u kryer, por
    në mungesë të 150 000 eurove. Qe dy vjet Shkolla Ekonomike në Ferizaj punon me kushte dhe
    me kapacitete të stërngarkuara, ndërsa objekti ruhet dhe paguhet nga institucioni i Kuvendit
    Komunal, roja për shkak se aty ka inventar, aty është shkolla e riparuar, janë shumë gjëra, që për
    150 000 euro në Ferizaj dhe 30 0000 në komunën e Prizrenit dhe të Podujevës, mendoj se është
    minimumi i minimumit që mund ta bëjë Qeveria.

    Është dashur të trajtohet si prioritet nga Komisioni i Buxhetit dhe të bëhen përjashtime, për
    shkak se të pritet për 150 000 euro apo 450 000 euro për të tri shkollat, për një vit të mos hapen,
    është thjesht e papranueshme.

    Prandaj, unë them se duhet të gjendet forma dhe ka mundësi, duke e njohur mjaft mirë Ligjin për
    buxhetin, ka mundësi që kjo çështje të kalohet dhe është një çështje që shumë pak ndikon në
    buxhetin e Kuvendit të Kosovës, prandaj, kërkoj që të votohet. Faleminderit!

  • Kolegë të nderuar,
    Unë i kuptoj ndjeshmërinë e deputetëve që kanë për vendet e veta dhe kjo është legjitime dhe
    diskutimet janë të tilla, po unë edhe njëherë dua t’ ju them, që sipas referimit të dy-tri hershëm të
    kryetarit të Komisionit, ai le ta thotë edhe njëherë vetë, por unë e kuptova dhe e dëgjova
    dyherësh, që të gjitha amendamentet nga amendamenti një deri te 19-i, që i kemi përpara,
    Komisioni mendon që teknikisht nuk janë në rregull, janë verifikuar, janë dhënë si propozime,
    por s’janë të rregullt. Të lutem, zoti Osmani, thuaje edhe njëherë, se s’ka të bëjë me deputetë, ka
    të bëjë me të gjithë, jo me të një grupi.

  • Faleminderit, kryesues!
    Sqarimin e dhatë edhe vetë. Po mundohem ta përsëris.

    Komisioni ka vlerësuar që amendamentet të cilat kemi dashur t’ i qesim për shkak të korrektësisë
    të figurojnë, përndryshe nuk i plotësojnë kushtet për t’u trajtuar dhe Komisioni i ka trajtuar pa
    përkrahje, sepse teknikisht nuk i plotësojnë kushtet, as për t’u votuar.

    Prandaj, lus deputetët që të kenë parasysh dhe ta përkrahin vetëm rekomandimin e Komisionit
    për Buxhet dhe Financa, në kuptimin që të nxjerrim një ligj të mirë.

  • Faleminderit! Atëherë, veç po përsëritemi. Unë e hedh në votim amendamentin
    numër 11 dhe ju tregoj, që deputetët e kanë obligim të votojnë për, kundër ose abstenim dhe të
    shënjohen. Ju lutem regjia, bëhuni gati, deputetët bëhuni gati për votim.

    67
    Votojmë për amendamentin 11.

    Shikoni, edhe një herë, unë po lexoj çka keni votuar. Për amendamentin 11, për të cilin edhe
    Qeveria dhe Komisioni thotë që s’është në rregull, ju keni votuar për dhe për është me 35 për, 27
    është kundër, 5 abstenime, kanë votuar gjithsej 67 deputetë. Kalojmë tutje.

    Amendamenti 12, që e ka propozuar deputetja Teuta Haxhiu, nuk e ka përkrahjen e Komisionit,
    Komisioni prapë thotë nuk është teknikisht në rregull. Unë e thërras deputeten Haxhiu që ta
    paraqesë.

  • Faleminderit, nënkryetar i Kuvendit!
    Nuk habitem me deputetët e pozitës, të cilët edhe këtu po tentojnë të kamuflojnë, duke thënë që
    nuk i kanë plotësuar kriteret amendamentet që i kemi dërguar. Kjo nuk qëndron. Ne i kemi
    dërguar me kohë, konform Rregullores së Kuvendit, se ku i merrni të hollat, ju është dashur të
    mendoni kur keni hyrë për ta udhëhequr vendin. Kur nuk keni qenë të gatshëm dhe nuk keni
    qenë të zotët, nuk është dashur ta merrni këtë përgjegjësi. Absolutisht, nuk keni menduar që
    buxheti i Kosovës ka për t’u pasuruar, a për të pikur prej qiellit, por ky buxhet çfarë ka qenë,
    kështu keni dashur dhe duhet ta arsyetoni dhe duhet t’i plotësoni edhe nevojat e qytetarëve.

    Amendamenti im, pra edhe njëherë, ka të bëjë me ngrohtoren e qytetit të Gjakovës. Është
    amendament që kemi kërkuar nga subvencionet 500 000 euro për ngrohtoren e Gjakovës,
    amendament i cili është për interesa të qytetarëve të komunës së Gjakovës, duke ditur që
    ngrohtorja e qytetit të Gjakovës, ka dy vjet që është jashtë funksionit dhe kjo ngrohtore është
    dëmtuar edhe me vendimin e Qeverisë aktuale, e cila ka marrë vendim për t’i shlyer borxhet e
    konsumatorëve, pra në vlerën prej 800 000 eurosh dhe kjo ndërmarrje e ka të pamundur që ta
    kompensojë këtë humbje në mënyrë vetjake. Andaj, duke ditur interesat e nxënësve, të shkollave
    dhe shpenzimit që bëjnë shkollat gjatë sezonit të dimrit, Qeveria e Kosovës duhet të dijë që lë pa
    ngrohje spitalet, lë pa ngrohje shkollat, lë pa ngrohje të gjithë qytetarët të cilët nuk kanë
    alternativë tjetër, pos ngrohjes me rrymë apo ngrohjes, pra nga ngrohtorja e qytetit. Andaj, edhe
    njëherë duhet të mendojmë mirë për këta qytetarë dhe t’i ndihmojë kësaj ndërmarrjeje, në
    mënyrë që të fillojë pra, funksionimin e saj.

  • Faleminderit, zonja deputete Haxhiu. Fjalën e ka kërkuar Naser Osmani.

  • Kryesues!
    Amendamenti 12 i deputetes Teuta Haxhiu nuk i plotëson kriteret, as për t’u votuar, për arsye se
    nuk e ka treguar kodin e marrjes së mjeteve për të mundur të trajtohet dhe është pa përkrahjen e
    Komisionit për Buxhet dhe Financa. Edhe nuk është mirë të qitet as në votim, sepse nuk i
    plotëson as kushtet.

  • Edhe një herë ju thashë, kur vjen në këtë nivel bisedimi për amendamente, për
    mocione, nuk flitet më me perceptime dhe argumentime të përparshme. Të mirë teknikisht, të
    këqij, këto i janë rekomanduar seancës. Unë i kam të rekomanduara.

    Atëherë, Grabovci e ka kërkuar fjalën.


    68
  • Faleminderit, zoti nënkryetar!
    Unë propozoj në emër të Grupit Parlamentar, po shihet se kemi nevojë për një pauzë prej 15
    minutash.

  • Kjo mund të ndodhë, veçse jo pa kaluar votimin e këtij amendamenti,
    amendamentit 12, sepse kemi hyrë në punë. Pas këtij e bisedojmë këtë që propozove ti.

    Besa Gaxherri, e ke fjalën për këtë amendament?

  • Zoti kryesues,
    Kolegë deputetë,
    Ju lutem, mos harroni, jeni në proces të votimit të buxhetit. Komisioni për Buxhet dhe Financa,
    në përbërje prej të gjitha partive politike ka punuar me orë të tëra dhe normalisht, ka dhënë
    arsyeshmërinë aty në prezencë të përfaqësuesve të partive politike, se përse s’i përkrah këto
    amendamente.

    Të gjitha amendamentet, të cilat nuk e kanë përkrahjen e Komisionit për Buxhet dhe Financa,
    kanë arsyeshmërinë e plotë, qoftë teknike, qoftë të buxhetit e në bashkëpunim edhe me
    Ministrinë e Financave. Çdo kalim i këtij amendamenti e prish strukturën e buxhetit.

    Të lutem, zoti kryesues, kur e lexon amendamentin 11, kushtimisht deputeti ky... pa përkrahjen,
    theksoje pa përkrahjen, theksoje të lutem, sepse deputetët nuk janë të vëmendshëm dhe jemi kah
    e prishim strukturën e buxhetit. Nuk mund të shkoj në shtëpi sonte, këtu jemi vetëm dy parti, të
    cilët jemi në koalicion. Në qoftë se e bëjmë një gjë të tillë, atëherë ta kemi parasysh, nuk jemi në
    rregull. Nuk mund të shkoni në shtëpi duke prishur strukturën e buxhetit edhe mos dilni prej
    seance, vazhdoni me punë dhe për çdo amendament, që s’e ka përkrahjen e Komisionit për
    Buxhet, të lutem kryesues, theksoje.

  • Faleminderit për instruksione! Kjo s’ka të bëjë me këtë hiç.

    Të gjithë deputetët, përkundrazi po e kuptojnë mirë çka po lypi unë dhe po bëjnë kështu. Harroje
    këtë që po thua ti. Harroje, mos u fshihni pas gishtit. Problemi është tjetërkund, merruni ju me të,
    unë e drejtoj seancën edhe pozitë edhe opozitë edhe koalicion edhe copa të mëdha edhe të vogla.
    Dhe... jeni ju që vendosni. Unë, secilën herë, jo njëherë po njëqind herë e thash, që të gjitha këto
    amendamente janë pa përkrahjen e Komisionit edhe teknik etj...

    Dhe, edhe njëherë po ju them, po votojmë amendamentin 12, pa përkrahjen e Komisionit
    Funksional. Regjia, deputetë, votojmë tash.

    Kanë marrë pjesë në votim 65 deputetë, kanë votuar jo 47 deputetë, kanë votuar për 12 deputetë,
    kanë abstenuar 6. Amendamenti 12 nuk kalon.

    Vazhdojmë tutje!

    Amendamenti 13. Deputetja Duda Balje. Amendamenti, zonja Gaxherri, është pa përkrahjen e
    Komisionit Funksional.

    69
    Fjalën e merr për arsyetimin e vet deputetja Duda Balje.

  • Zahvaljujem!
    Amandman koji sam ja dala, koji nije imao podršku komisije, dali smo ga u Komisiji za
    Zajednice, Komisija za Zajednice ga je podržala. On je apsolutno identičan amandmanu broj 19 i
    objašnjenje za ovaj amandman dobićete kad broj 19 amandman dođe na red.

    Znači, ovaj povlačimo.

  • Amendamenti, sipas propozueses Balja, tërhiqet, kështu që s’kemi nevojë, po
    mendoj s’duhet të votojmë. Domethënë, tërhiqet nga propozuesi.

    Amendamenti 14. Deputeti Faton Topalli, pa përkrahjen e Komisionit Funksional. Fjalën e merr
    deputeti propozues, Faton Topalli.

  • Faleminderit!
    Gjykata Kushtetuese, më 17 dhjetor të vitit 2010 kërkoi nga Qeveria dhe Agjencia Kosovare e
    Privatizimit që të ekzekutojë vendimin e Gjykatës Komunale në Ferizaj për kompensimin e
    dëmeve të punëtorëve të Fabrikës së Gypave.

    Parlamenti i Kosovës ka votuar tri herë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Më
    21 shkurt të vitit 2013 me propozimin e zotit Ismet Beqiri, më 23 janar të vitit 2014 me
    propozimin e zotit Elmi Reçica dhe më 19 mars 2014, me propozimin e kryeministrit të
    atëhershëm, zotit Hashim Thaçit.

    Pra, pavarësisht çfarë thotë Komisioni, ky Kuvend, respektivisht partitë politike që janë të
    përfaqësuara këtu, tri herë kanë votuar për ekzekutimin e këtij vendimi. Mendoj, se nuk është e
    nevojshme të arsyetohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Pa e zgjatur shumë, unë i ftoj deputetët
    e këtij Kuvendi, që sot të votojnë pro këtij amendamenti, përmes të cilit kërkoj që 25 milionë t’i
    jepen punëtorëve të Fabrikës së Gypave, duke i marrë këto nga mjetet e parapara për
    magjistralen Prishtinë – Han i Elezit, që i bie që këtë vit të kemi diku nja 2 km më pak
    autostradë.

    Deputetë të nderuar,
    Deputete të nderuara,
    Sot ju keni rastin të votoni edhe njëherë dhe në tërësi për herë të katërt për ekzekutimin e
    vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Kësaj radhe vendimin e
    sillni ju, deputetët dhe jo Qeveria.

    Nëse votoni për amendamentin, ashtu siç i keni marrë shumicën e votave të punëtorëve të
    Fabrikës së Gypave, do t’i merrni edhe sot shumicën e meritave për ekzekutimin e vendimit e
    sidomos, zoti Beqiri, zoti Reçica dhe zoti Hashim Thaçi, që këtë çështje e kanë shtruar tri herë në
    Kuvendin e Kosovës. Unë ju ftoj, që të votoni edhe sot më rastin e rishikimit të buxhetit. Sot,
    përgjegjësia bie mbi ju deputetët dhe, jo as mbi Qeverinë, as mbi AKP-në.


    70
    Unë u ndala këtu në sallë, për arsye se kam propozuar këtë amendament dhe posa të përfundojë
    votimi i këtij amendamenti, në shenjë proteste për mënyrën qysh po udhëhiqet seanca dhe qysh
    po trajtohet opozita, do të dal nga salla.

  • Opozita trajtohet, qysh ka qejf vetë, s’ka trajtim tjetër. Ju po e lëshoni sallën, punë
    për ju është. Janë tre vetë, që e kanë kërkuar fjalën. Është Naser Osmani, Blerim Grainca, Ali
    Sadriu, Ganimete Musliu. Për t’u disiplinuar pak, Naser.

  • I nderuar kryesues,
    Kemi këtu të bëjmë me një çështje, që më tepër është politike, jo më tepër, po krejt politike dhe
    kjo nuk i plotëson kushtet fare, po megjithatë e kemi trajtuar, meqenëse është amendament i
    deputetit. Amendamenti në fjalë nuk i plotëson kushtet formale- juridike, që të trajtohet dhe tjetra
    që dua të dinë deputetët, sidomos deputetët e Ferizajt, që i kisha lutur të mos bien në provokimin
    e deputetit, kolegut të tyre nga “Vetëvendosja”, këto mjete 25 milionë që kërkohen dhe që kanë
    vendim të Gjykatës, nuk janë mjete buxhetore, zoti kryesues. Këto janë mjete të një kategorie
    tjetër, por nuk janë mjete buxhetore.

    Prandaj, gjërat këtu janë ngatërruar dhe janë bërë krejtësisht politike.

  • Topalli e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    Nuk është mirë që kryetari i Komisionit ta komplikojë dhe dezinformojë opinionin sa i përket
    kësaj çështjeje. Unë dua t’i përkujtoj që ish-Qeveria e Kosovës, më 29 prill 2014 ka marrë një
    vendim me numër 08/186, i cili ka hyrë në fuqi më 12 maj 2015, duke hequr dorë nga pranimi i
    mjeteve tepricë, sipas nenit 19, paragrafi 3.3 të Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, me
    shumën në të cilën AKP-ja do të përmbushë detyrimet ndaj punonjësve të Fabrikës së Gypave
    IMK në Ferizaj.

    Zbatimin apo ekzekutimin e këtyre vendimeve dhe mënyrën e pagesës së këtij borxhi,
    përfundimisht e ka qartësuar edhe Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, me dy udhëzimet e
    veta të datës 30 maj dhe sidomos me atë të 13 qershorit të vitit 2014, i cili në pikën... të këtij
    udhëzimi thekson, po citoj: “Nuk ka nevojë për një rregullim të ri ligjor, që vendimet e Kuvendit
    dhe të Qeverisë të zbatohen”.

    Kryeministri i tashëm i Kosovës, në një deklaratë të tij para këtij Kuvendi, në maj, deklaroi që
    s’ka mundësi t’i paguajë këto mjete, për arsye se nuk janë buxhetuar. Ja tash, ju anëtarë të këtij
    Kuvendi keni mundësi që këtë çështje ta buxhetoni nëpërmjet rishikimit të buxhetit dhe
    përfundimisht të vendoset për fatin, respektivisht për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk
    është komisioni ai i cili e përcakton nëse duhet të paguhen apo jo mjetet, por e ka përcaktuar
    Gjykata Kushtetuese, prandaj kërkoj prej jush që ta respektoni këtë vendim të Gjykatës
    Kushtetuese.

  • E ka fjalën Blerim Grainca.

  • Zoti kryesues,

    71
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Çështja e punëtorëve të Fabrikës së Gypave është bërë temë diskutimi tash e sa kohë në këtë
    Parlament, mirëpo fatkeqësisht asnjëherë s’kemi ardhur deri te një zgjidhje apo alternativë për të
    dalë nga kjo problematikë.

    Vërtet është çështje e ndjeshme, vërtet u përket punëtorëve të Fabrikës së Tubave në Ferizaj,
    deputetëve të Ferizajt dhe krejt qytetarëve, nuk po dua ta keqpërdor foltoren, por po dua të jem
    më i arsyeshëm dhe më racional në ato që i themi.

    Deputeti Topalli, vërtet si deputet ka të drejtë të ngre çështje të tilla, që lidhen drejtpërdrejt me
    jetën e qytetarëve të Ferizajt, por duhet ta dijë se para 10 ditësh, bashkërisht me ne deputetët e
    tjerë, kemi nënshkruar një letër të përbashkët, me të cilën i kemi kërkuar Qeverisë të bëjë Bordin
    e Agjencisë së Privatizimit, në mënyrë që të zgjidhet ky problem, sepse edhe punëtorët e
    Fabrikës së Gypave e adresojnë problemin tek Agjencia e Privatizimit.

    Prandaj, çështja është shumë e qartë, nuk është këtu çështja jemi apo s’jemi për t’ua paguar,
    sepse krejt deputetët e Ferizajt janë për këtë, pa dallime politike. Është çështje tjetër, ku të
    gjendet mjetet. Prandaj, mos na vendosni në pozitë joserioze në raport me qytetarët e
    veçanërisht, kishte me qenë mirë të deklarohen shefat e grupeve parlamentare, sepse nuk do të
    fshihen pas problemeve të mëdha, ose duhet të kërkojmë pauzë dhe të merremi vesh për këto
    probleme, ose të mos i fusim deputetët në çështje të cilat nuk kanë zgjidhje.

    Edhe njëherë po e them, ne jemi për, por kërkojmë që kjo çështje të studiohet mirë dhe të
    gjenden alternativat.

  • ...edhe merre fjalën edhe sa herë ta përmendin emrin, shfrytëzoje pasi po ta
    përmendin emrin. Topalli e ka fjalën.

  • Faleminderit!
    Nuk është çështja se po e shfrytëzoj, por nuk e di çka duhet diskutuar më në çështjen e
    punëtorëve të Fabrikës së Gypave, për arsye se ky Kuvend ka vendosur tri herë që vendimi të
    ekzekutohet. Ajo që është kërkuar para dhjetë ditësh është për ty shtyrë këtë çështje në pakufi.
    Pse duhet shtyrë kjo çështje në pakufi, kur ka mundësi që sot, deputetët e Kuvendit të Kosovës
    në këtë moment, kur po bëhet rishikimi i buxhetit të vendosin që shumën e cila duhet të
    ekzekutohet, ta parashohin në Buxhet dhe kjo shumë t’u paguhet punonjësve të Fabrikës së
    Gypave.

    Unë tash e di, që një pjesë e deputetëve e kanë vështirë të deklarohen, për arsye se kësaj radhe
    përgjegjësia bie drejtpërdrejtë mbi ta. Pra, është drejtpërsëdrejti përgjegjësi e tyre, nëse sot ata
    votojnë për ekzekutimin apo kundër ekzekutimit të vendimit të punëtorëve të Fabrikës së
    Gypave.

    Gjatë fushatës zgjedhore të dy partitë që janë në pushtet u kanë premtuar që posa të vijnë në
    pushtet përsëri do ta ekzekutojnë këtë vendim. Sot është momenti, kur ky mashtrim duhet të
    përfundojë. Ose, ju do të vendosni për ta vazhduar edhe më tutje mashtrimin, po ky s’ka kuptim
    më.

    72
  • Ganimete Musliu e ka fjalën.

  • Faleminderit, zoti kryesues!
    Përshëndetje për të gjithë deputetët!
    Pikërisht, Arben, e mora për t’ia përmendur emrin zotit Topallit, sepse po moralizon pak si tepër
    dhe po na thërret në emocione dhe në përgjegjësi neve kolegëve si deputetë dhe, më së paku ai
    sot në këtë gjendje në të cilën është ulur në atë pjesë të Kuvendit, ka të drejtë të moralizojë për
    një çështje të tillë, përderisa nuk i ka kolegët e partisë së tij, ose thjesht kolegët e
    “Vetëvendosjes” pranë vetes.

    Kur ju nuk keni arritur që për një çështje kaq të ndjeshme, kaq të prekshme t’i bindni kolegët tuaj
    të vetëvendosjes, nuk di si pritni ju përkrahjen e deputetëve të pozitës. Prandaj, pavarësisht që ju
    dëshironi të luani me ndjenjat e atyre punëtorëve, këtë nuk do t’ia arrini. Ju duhet ta ftoni së pari
    partinë tuaj të jetë e ulur aty, pastaj të kërkoni moral te deputetët tjerë. Faleminderit!

  • E ka fjalën Faton Topalli.

  • Lëvizja “Vetëvendosje” është deklaruar disa herë sa i përket çështjes së
    punonjësve të Fabrikës së Gypave. Arsyeja pse deputetët e Lëvizjes “Vetëvendosje” janë larguar
    nga kjo sallë është pikërisht kjo mënyrë e trajtimit të deputetëve të opozitës, kur gjithçka
    reduktohet në numra, por jo në arsyeshmëri.

    Unë nuk po i shes askujt moral, për arsye se ju jeni vetë edhe zonja Ganimete edhe ju të gjithë të
    tjerët që folët e gjithë të tjerët, që nuk folët, jeni përcaktuar tri herë, ky Kuvend ka vendosur tri
    herë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Tash, nëse doni ta vazhdoni
    mashtrimin, urdhëroni, vazhdojeni. Ju mund ta injoroni këtë punë sa të doni, por sot përgjegjësia
    bie mbi juve deputetëve. Unë do të votoj pro këtij vendimi edhe ju ftoj edhe ju, ashtu siç keni
    votuar në mbledhjet e kaluara të Kuvendit, ashtu siç u keni premtuar punëtorëve të Fabrikës së
    Gypave, se do t’ua zgjidhni këtë çështje, votoni kësaj radhe edhe me kaq përfundon problemi i
    punëtorëve të Fabrikës së Gypave.

  • E ka fjalën Ganimete Musliu.

  • Faleminderit, zoti kryesues, që po e zbatoni me përpikëri Rregulloren,
    duke na dhënë hapësirë dhe replikë e kundër-replikë.

    Zoti Topalli, ju dhe partia juaj na keni mësuar, që kur janë në pyetje interesat e qytetarëve të
    Kosovës, interesat e vendit, duhet lënë anash interesat partiake dhe personale, prandaj, unë
    mendoj që “Vetëvendosja” sot është dashur të dalë mbi vetveten, pavarësisht trajtimit të mirë apo
    të keq, që i bëhet këtu dhe të jetë këtu, që ta votojë këtë amendament. Faleminderit!

  • Unë... një kufi është. Ju nëse doni t’ia merrni kohën vetvetes, asgjë të re s’po
    thoni... Topalli e ka fjalën.


    73
  • Mirë që Ganimetja po mëson prej qëndrimeve të Lëvizjes “Vetëvendosje”,
    por është mirë që mësimet të mos i marrë gabimisht, për arsye se në këtë Kuvend po shkelen
    parimet themelore të demokracisë.

  • Adem Grabovci e ka fjalën.

  • Zoti kryesues,
    Ne me të vërtetë kemi demagogë dhe demagogji, kemi edhe lot krokodili, ata fatkeqësisht që
    derdhin dhe fatkeqësia më e madhe është për të luajtur me ndjenjat e qytetarëve tanë. Është
    fatkeqësi shumë e madhe e të gjithë atyre dhe është mjerimi i atyre, që pretendojnë të luajnë me
    ndjenjat e qytetarëve, në rastin konkret me ndjenjat e punëtorëve të Fabrikës së Gypave.

    Ne e kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese, i cili është obligativ, është i padiskutueshëm,
    kemi votuar në këtë Parlament këtu dhe është shumë e qartë sqarimet që i dha kryetari i
    Komisionit për Buxhet dhe Financa, ishin shumë të qarta, nuk mund të jetë pjesë e Buxhetit.
    Dhe, këtë duhet dhe jam shumë i sigurt, se punëtorët e Fabrikës së Gypave e kanë të qartë se nuk
    mund të jetë pjesë e buxhetit kjo shumë, por kjo është duke u pritur formimi i Bordit të AKP-së
    dhe paratë këtyre njerëzve do t’u shpërndahen.

    Dhe, absolutisht edhe Hashim Thaçi dhe këta deputetë do ta mbajnë premtimin e dhënë, se në
    fund të fundit, është obligim, është përgjegjësi për ta respektuar një vendim të një institucioni,
    vendimet e të cilit janë të padiskutueshme. Prandaj, të gjitha tjerat, të gjitha pretendimet tjera,
    janë lojë fjalësh, janë lojë me ndjenjat e atyre punëtorëve, prandaj kërkoj të qitet në votim.
    Faleminderit!

  • Atëherë, ju lutem, nuk ka të tjerë. Le të bëhet gati edhe regjia dhe deputetët, që të
    votojmë amendamentin 40 të paraqitur nga deputeti Faton Topalli, që nuk ka marrë përkrahjen e
    Komisionit Funksional. Votojmë tash!

    Kanë votuar 63 deputetë, 47 kundër, 11 për dhe 5 abstenime. Nuk kalon amendamenti 14.

    Kalojmë në amendamentin 15. Deputeti Enver Hoti, pa përkrahjen e Komisionit Funksional. Zoti
    Hoti a e dëshironi fjalën?

  • Faleminderit, i nderuar kryesues!
    Të nderuar deputetë,
    Të nderuar anëtarë të Kabinetit qeverisës,
    Unë me lejen tuaj kryesues, dhe me mirëkuptimin tuaj, i kam tri amendamente rend. Nëse nuk do
    të prishë punë, do t’i prezantoja të tri radhazi që pastaj, nëse nuk është ndonjë shkelje
    procedurale, me mirëkuptimin tuaj.

  • .. paraqitësi i amendamentit 15, 16 dhe 17 është i njëjti deputet, Enver Hoti. Ai
    kërkon që t’i paraqesë të tretë përnjëherë. Unë besoj, që s’kemi arsye të mos i lejojmë. Urdhëro,
    zoti Hoti, 15, 16, 17. Normalisht një nga një...

  • Faleminderit!

    74
    Në propozimin e parë të amendamentit 15, të nderuar deputetë, unë kam paraqitur një nënkalim
    në fshatin Dragobil dhe vlera e tij është 63 701 euro, e cila mendoj se nuk është ndonjë vlerë e
    madhe, por që funksionin do ta kishte të madh, sepse mendoj se është tepër e arsyeshme duke
    pasur parasysh rrezikshmërinë e atyre mbi 400 nxënës, të cilët janë të detyruar të jenë të
    ekspozuar në rrezikun e komunikacionit për çdo ditë dhe kemi pasur edhe raste fatale, po ashtu
    në të njëjtën kohë edhe shumë qytetarë pa këtë nënkalim do të rrezikohen.

    Unë do të jem korrekt dhe do të them se nuk e kemi marrë përkrahjen duke u arsyetuar për shkak
    të mungesës së mjeteve në Komisionin buxhetor, por mendoj se nuk është e arsyeshme dhe është
    dashur të gjenden mjete dhe të përkrahen. Po ashtu, kërkoj që të gjitha propozimet të hidhen në
    votim, një nga një.

    Propozimi i dytë është që Malisheva është e vetmja qendër apo ndër të vetmet qendra komunale,
    e cila nuk e posedon një transit dhe komunikacioni është shumë i rëndë, sidomos në muajt kur
    vijnë mërgimtarët dhe kërkesa e qeverisë komunale ka qenë disa herë radhazi në të gjitha
    qeveritë, që nga viti 2009 e këndej, por nuk ka gjetur mirëkuptim.

    Mendoj se kjo duhet të përkrahet, është dashur të përkrahet dhe është dashur tanimë, të jetë
    projekt i harruar. Po ashtu, amendamenti i 17-të me rregullimin e rrugës që është rruga nacionale
    Pejë-Prishtinë N-9, e cila në fshatrat Balincë, Llozicë dhe Mleqan ka krijuar vështirësi të mëdha
    për kyçjen e banorëve të atyre fshatrave në këtë rrugë nacionale, ne kemi kërkuar që të krijohen
    shiritat ndihmës, të cilët do të mundësonin dhe do ta pakësonin rrezikimin e qytetarëve edhe si
    kalimtarë edhe si transportues edhe jetën e tyre në përgjithësi.

    Mendoj se është dashur të gjendet, më lejo edhe pak i nderuar kryesues, këtu shpesh po flitet se
    nuk ka me rishikim projekte të reja. Unë dua të theksoj edhe njëherë ta qartësoj, se me këtë
    projekt-buxhet të projektuar për vitin 2015, Malisheva është e dënuar dhe e ndëshkuar dhe nuk
    ka gjetur hise në këtë projekt-buxhet, sikurse kanë gjetur komunat tjera. Mendoj se edhe ajo
    është pjesë e të gjitha obligimeve zyrtare që u takojnë gjithë atyre qytetarëve dhe nuk bëhet fjalë
    se s’ka pasur projekte të reja, por bëhet fjalë për një ndëshkim elektoral dhe politik.

    Unë do të potencoja edhe një çështje. Përderisa janë nxjerrë 500 000 euro nga Ministria e
    Arsimit dhe kanë kaluar në Ministrinë e Jashtme, mendoj se do të kishte mundësi që edhe këtu të
    gjenden shprehje, por ministri i Jashtëm ka bërë mirë që ia ka marrë ministrit të Arsimit, sepse
    ndoshta edhe ashtu nuk i duhen dhe krejt atyre që s’kanë mundësi për t’ i shfrytëzuar mjetet,
    duhet për t’ua marrë. Faleminderit!

  • Faleminderit! A dëshiron të flasësh, Salih? Hajde Salih Morina, se edhe ti je
    Malishevë...

  • Faleminderit, nënkryetar!
    Të nderuar ministra,
    Kolegë deputetë,
    Të tri amendamentet që paraqiti kolegu Enver Hoti e janë të qëlluara, por ne po e shohim edhe
    nga kryetari i komisionit, njëkohësisht edhe nga ana e ministrit, që kemi të bëjmë me rishikim të
    buxhetit dhe në pamundësi që këto tri amendamente ose këto tri projekte, që të marrin edhe

    75
    besimin e votës, ne po kërkojmë që nga ana ministrit të Transportit dhe njëkohësisht edhe nga
    ana e ministrit, zoti Abdullah Hoti, që në buxhetin e vitit 2016, sidomos transiti që është një
    projekt i qëlluar dhe po ashtu, edhe personalisht e mbështes, të jenë në prioritet.

    Prandaj, ne po jemi shumë të shtrënguar, sepse kësaj radhe kemi të bëjmë me rishikim të buxhetit
    dhe nuk kemi të bëjmë me buxhetin e ri, por po kërkoj që mbështetjen e ministrit Hoti në këtë
    rast, që Malishevës, vërtet i duhet një transit i tillë dhe projektet e paraqitura nga kolegu deputeti
    Enver Hoti, ta marrin mbështetjen e Buxhetit për vitin 2016. Faleminderit!

    Atëherë, u shterua edhe bisedimi dhe argumentimi për tre amendamentet që i ka paraqitur zoti
    Hoti. Të tretë nuk e kanë mbështetjen e komisionit funksional.

    E vë në votim amendamentin numër 15. Votojmë tash, regjia.
    Kanë votuar 62 deputetë, për janë 8, 6 abstenojnë, 48 janë kundër. Amendamenti 15 nuk kalon.

    E vë në votim amendamentin numër 16, pa përkrahjen e Komisionit Funksional. Votojmë tash!

    Kanë votuar 68, 52 janë kundër, 10 janë për, 6 abstenojnë. Nuk kalon amendamenti numër 16.

    Kalojmë në votim të amendamentit numër 17, pa përkrahje të Komisionit Funksional. Votojmë
    tash!

    Kanë votuar 67 deputetë, 49 janë kundër, 12 janë për, 6 abstenim, nuk kalon amendamenti numër
    17.

    Amendamenti numër 18, që është i Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe
    Kthim, që nuk ka përkrahjen e Komisionit Funksional.

    Fjalën e ka Jasmina Zhivkoviq.

    JASMINA ŽIVKOVIĆ: Zahvaljujem, predsedavajući!
    Na samom početku htela bih da kao poslanik razjasnimo ako su ovo tehnički neispravni
    amandmani, kako nešto što je tehnički neispravno može da se nađe na glasanje u Skupštini i ako
    smo utvrdili da su ovo tehničko neispravno amandmani, znači a od amandmana 10 poslanici
    glasaju tehnički neispravno, što bi opet značilo da ono što je tehnički neispravno ne može biti
    pogrešno tehnički uvršteno u Budžet.

    A što se amandmana 18 Komisije za zaštitu prava i interesa zajednice tiče, što se tehničke stvari
    tiče, u ovom amandmanu je tačno naznačeno iz kog koda i za šta se ovi amandmani odnose. Ovi
    amandmani su proizišli iz rada Komisije za Zaštitu Prava i Interesa Zajednice na terenu, kada su
    se monitorisali zakoni o Istorijskom Centru Prizrena i Zakona o Velikoj Hoči. Takođe, tu je i
    savet “Zym i Hasit” zaštićenoj zoni “Zym i Hasit”. Ovim amandmanom radi se zapravo o
    praktičnom sprovođenju zakona, koji su u ovoj Skupštini usvojeni 2012 godine.

    Ne želim da izazovem nikakvu raspravu vezano za ova dva amandmana, želim samo a
    napomenem da se poslanici izjasne glasanjem o ovom amandmanu, a da se izveštaj o

    76
    sprovođenju ova dva zakona nalazi i u redovnim izveštajima Evropske Unije vezane za
    sprovođenje zakona na Kosovu. Zahvaljujem!

  • Naser Osmani e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    Është një çështje që e kemi diskutuar mbi dy orë. Mund të them që është teknikisht dhe
    juridikisht amendamenti edhe më keq, që është i bërë në emër të Komisionit. Na është bërë në
    emër të komisionit, jo të deputetes dhe nuk e ka plotësuar normën juridike, sipas Rregullores se
    si bëhet amendamenti. Është çështje e komisionit.

    Por, unë dua të sqaroj një çështje tjetër. Këta kanë pasur tri kërkesa brenda këtij amendamenti.
    Domethënë, është kërkesa e parë, që ka të bëjë për fshatin Hoçë e Madhe, që kanë kërkuar një
    shumë të caktuar, por ministri i ka garantuar, sepse vetëm e kanë paraparë në ligjin në fjalë, që
    janë ndarë 15555 euro për aq muaj sa ka mbetur, në kuptimin e asaj që këshilli të mund të kryejë
    krejt funksionin e saj dhe pa u frikësuar që mbetet pa pagesë. Domethënë, është një kërkesë krejt
    koti.

    Kërkesa e dytë ka të bëjë me Këshillin për Trashëgimi Kulturore të Qendrës Historike të
    Prizrenit dhe unë e kam pak vështirë ta kuptoj insistimin kaq të madh të këtyre deputetëve që
    insistojnë në këtë, ndoshta edhe me të drejtë nga Komisioni Funksional, po nuk është bërë
    asnjëherë kërkesë në kohën e duhur nga institucione ose nga komuna. Po, kjo ka shkuar
    nëpërmjet deputetëve të komunitetit serb, që është njëjtë edhe një kërkesë e tretë, e cila ka të bëjë
    me Këshillin e Zbatimit të Mbikëqyrjes në Zym, e që po ashtu nuk është paraparë.

    Ministri edhe komisioni kanë dhënë zgjidhje për këtë, që për këto mjete që janë kërkuar, për këto
    dy kërkesat tjera, për t’ i ndalë nga kodi, nga nën programi, te Ministria për Komunitete dhe
    Kthim, te kategoria e subvencioneve, që këta në mënyrë kategorike nuk e kanë pranuar, duke
    konsideruar që ato mjete janë vetëm për minoritetin serb. Prandaj, këtu ka lindur edhe ai
    konflikti me të drejtë nga minoritetet tjera. Prandaj, Komisioni për Buxhet dhe Financa nuk e
    mbështet këtë amendament të këtij komisioni, respektivisht deputetes në fjalë.

  • Jasmina Zhivkoviq, replikë!

    JASMINA ŽIVKOVIĆ: Zahvaljujem, predsedavajući!
    Ponavljam, ne želim da izazovem raspravu vezano za ove amandmane, ali izazvana sam da
    odgovorim na određene primedbe.

    Prvo, ni u jednom trenutku poslanici koji su bili prisutni na Komisiji za Budžet i Financije nisu
    rekli da su sredstva Ministarstva za Zajednice samo za srpsku zajednicu, to postoje zapisnici i to
    nije u redu da se tako nešto iznosi.

    Drugo, ovi zakoni su sponzorisani od Ministarstva za Prostorno Planiranje i ne može
    Ministarstvo za Zajednice biti odgovorno za sve ono što dolazi od Komisije za zaštitu prava i
    interesa zajednice.


    77
    Treće, ovi zakoni i ovi saveti nisu samo za srpsku zajednicu, već su za opšte kosovsko društvo i
    nisu ovi saveti samo saveti srpske zajednice, zapravo je obrnuto. Komisija je ovim
    amandmanima tražila samo praktično sprovođenje zakona koji su usvojeni u Skupštini.

    I komisija će nastaviti sa insistiranjem praktičnog sprovođenja ovih zakona. Zahvaljujem!

  • Ministri Abdullah Hoti e ka fjalën.

  • Unë, nëse më lejoni të jap sqarime, janë tri kërkesa.

    E para është për Hoçën e Madhe, që është realizuar, ka bërë në prill ose në maj komuna e
    Rahovecit për Këshillin e Hoçës së Madhe dhe është në Buxhetin e komunës së Rahovecit, tash
    në këtë amendament. Por, kjo nuk ka logjikë të votohet, duhet të hiqet.

    Për këto dy të tjerat, për Këshillin për Trashëgimi Kulturore Qendra Historike të Prizrenit edhe
    për Këshillin për Zym, për të dyja janë në Komision për Buxhet dhe Financa i kemi dhënë
    mundësitë, se si mund të ndahet ky buxhet prej 15555 për të dy këshillat.

    Kemi propozuar edhe nga mund të merren këto mjete, prandaj nuk besoj që ky ka nevojë të
    votohet fare në këtë rast. Ne i kemi dhënë, nëse doni ta votoni, unë propozoj që të votohen këto
    dy propozime të Qeverisë për këtë amendament. Pra, të ndahen mjete për Këshillin për Qendrën
    Historike të Prizrenit dhe për Zym në shumë prej 15 555 euro në rastin e parë dhe 15 555 në
    rastin e dytë, të cilat mjete merren nga subvencione dhe transfere nga Ministria për Kthim dhe
    Komunitete, sepse propozimi që është dhënë këtu, subvencione dhe transfere në Ministrinë e
    Financave, këto mjete nuk janë të lira, këto janë subvencione dhe transfere që përdoren për të
    paguar provizionet bankare për ndihma sociale dhe për pensione. Nuk janë mjete të lira, që ta
    keni parasysh. Faleminderit!

  • Faleminderit! Komente, besoj, Jasmina Zhivkoviq. Këtu e kemi edhe një
    propozim që e jep ministri.

    JASMINA ŽIVKOVIĆ: O tome je bila i rasprava i opet dolazimo na početak. Ostaje na glasanju
    poslanicima da glasaju amandman koji je predočen Skupštini. To je jedini predlog koji komisija
    ima i na poslanicima je da odluče za ili protiv onoga što je predloženo, bez nekih novih dodataka
    na amandman.

    Ja molim predsedavajućeg da amandman koji je predočen poslanicima, da taj amandman stavi na
    glasanje. Hvala!

  • Faleminderit! Nuk ka më bisedime. Nait, nëse ke specifike diçka fol, por... Nait
    Hasani dëshiron të flasë edhe ky.

  • Faleminderit!
    E kam pikërisht për amendamentin dhe për Këshillin për trashëgimi për Qendrën Historike të
    Prizrenit.


    78
    Kur ka ardhur ligji në Kuvend të Kosovës për Qendrën Historike të Prizrenit, të gjithë këta
    deputetë i kanë pasur edhe të vizatuara shenjat se si të votojnë.

    Tani mund ta mashtrojnë veten, por vetë unë kam qenë që e kam kundërshtuar. Tani ky ligj, ne
    kemi kërkuar ta kemi një ligj tamam për mbrojtjen e Qendrës Historike të Prizrenit. Prizreni ka
    nevojë dhe Qendra Historike e Prizrenit ka nevojë, jo vetëm për këtë buxhet që është shumë i
    vogël, po ka nevojë për buxhet më të madh për të mbrojtur.

    Unë kërkoj që deputetët ta votojnë amendamentin dhe t’i plotësojnë ato nevoja për mbrojtjen e
    Qendrës Historike të Prizrenit dhe kulturës në Prizren.

  • Faleminderit! Zotërinj deputetë, nuk ka më fjalë rreth këtij amendamenti.
    Amendamenti është me numër 18. Është në emër të Komisionit për Interesa, Komunitete dhe
    Kthim, e tjera... nuk e ka përkrahjen e Komisionit Funksional.

    Ju thërras që të votoni edhe regjinë që të bëhemi gati për këtë amendament, kundër, ose
    abstenim, si të doni. Votojmë tash!

    Kanë votuar 66 deputetë, 36 janë kundër, 25 janë për, 5 kanë abstenuar, nuk kalon amendamenti
    numër 18.

    Kalojmë në amendamentin numër 19, që ka paraqitur Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e
    Komuniteteve dhe Kthim, pa përkrahjen e Komisionit Funksional. Kush e do fjalën në emër të
    Komisionit? Qerim Bajrami e ka fjalën.

    Ć
  • Faleminderit! Emilija Rexhepi e ka kërkuar fjalën.

    EMILIJA REDŽEPI: Zahvaljujem predsedavajući!
    U ime bošnjačke zajednice molim sve kolege poslanike da podrže predlog gospodina Bajramija
    iz razloga zato što je to nacionalni interes, s obzirom da nije ministar Obrazovanja tu, ja sam
    malo pre slušala i podržavam ono što ste vaš predlog u vezi javnog univerziteta u Ferizaju i
    čestitam svim studentima i Zahvaljujem i ministru finansija što je obezbedio tu novčanu svotu za
    funkcionisanje tog javnog univerziteta, mada smo imali jednu malu, malu sumu novca, niste
    imali volje da obezbedite za javni Univerzitet u Prizrenu „Ukshin Hoti“ a smer na bosanskom
    jeziku ekonomije, koji je takođe zadovoljavao sve adekvatne kriterijume koje vi zahtevate i mi
    kao zajednica bili spremni da taj smer ove godine otvorimo.

    Ali ono što je prioritet u ovom momentu, 16 godina posle rata, naša deca nemaju udžbenike. I to
    je, gospodine predsedavajući žalosno. Prosto je neverovatno da nije postojala nikakva pozitivna
    volja od strane bivšeg ministra obrazovanja ovog, onog, ko god. Znači, govorimo o periodu od
    16 godina.

    Koristim priliku, s obzirom da je ministar finansija ovde. Gospodine ministre, Ministarstvo
    oborzovanja je u obavezi da od svojih milionskih sredstava obezbedi tu svotu novca od 50
    hiljada eura.

    Ja vas molim da kako god, kako god vi možete da pronađete tu svotu novca i mi rešimo
    pozitivno u interesu naših bošnjačkih srednjoškolaca. Zahvaljujem!

  • Armend Zemaj, e ke kërkuar fjalën? Urdhëro!

  • Faleminderit, kryetar!
    Kjo ndërlidhet edhe me amendamentin 13, që nuk i kishte kushtet dhe kriteret e paraqitura nga
    deputetja në fjalë, Duda Balje. Dhe është arsyeshmëria, e thënë saktë, se bëhet fjalë nga
    subvencione dhe transfere që të zbritet shuma dhe nuk po kërkohet shumë e re. Edhe
    arsyeshmëria që u dha, është e paraqitur kështu, besoj që i plotëson kushtet dhe kriteret për
    votim, sepse vetëm po zbritet. Kjo tek është edhe në mirëkuptimin e ministrit në fjalë, nëse është

    80
    formale apo jo formale, sepse ai do të ishte këtu për ta shpjeguar, por si do që të jetë, unë mendoj
    se duhet të votohet.

  • Emilija, a keni replikë, a çka, sepse fole një herë? E ka fjalën Emilija Rexhepi.

    EMILIJA REDŽEPI: Ja sam u samom startu gospodine predsedavajući rekla da ne govorimo o
    amandmanu broj 13, gospodine Zemaj nije imalo smisla, ali molim vas u ime Bošnjačke
    zajednice podržite ovaj naj predlog, odnosno amandman broj 19, svi poslanici, bez obzira na
    političke grupacije unutar Parlamenta. Zahvaljujem!

  • Nait Hasani e ka fjalën.

  • Faleminderit!
    Është amendamenti i komunitetit boshnjak dhe ka ardhur në marrëveshje me ministrin e Arsimit
    dhe është kërkuar që edhe nga Komisioni t’i mbështesim, pikërisht në raportin me plotësimin e
    nevojave të tyre me libra në gjuhen boshnjake. Prandaj, kërkoj nga deputetët ta mbështesin këtë
    amendament – me libra në gjuhën boshnjake.

  • Tash është Shpejtim Bulliqi dhe Duda Balje që po donë të flasin. Pra, Shpejtimi e
    pastaj Duda.

  • Zoti nënkryetar, faleminderit!
    Unë vetëm desha të ceku një fakt, sepse ne po shohim që nuk është njëfarë shume ku të di çfarë e
    mjeteve për t’u ndarë, dhe në rast se ministri i Arsimit veç paska qenë të hymë në obligime në
    njëfarë forme me ta, është mirë ministri i Arsimit të gjejë zgjidhje për këtë shumë të mjeteve nga
    buxhetet brenda përbrenda Ministrie sepse, realisht ne, në këto kushte që jemi duke punuar në
    Kosovë, nuk kemi tekste shkollore që u jepen falas as për nxënësit e komunitetit shqiptar, e as
    për një komunitet tjetër.

    Librat u blihen vetëm nxënësve të shkollës fillore, jo të shkollave të mesme e të larta qysh është
    kërkesa.

  • Ministri Hoti, po do të shpjegojë diçka!

  • duhet ta kemi të qartë të gjithë, me buxhetin që e kemi për
    blerjen e librave në Ministrinë e Arsimit, prej 5,5 milionë euro, jemi të obliguar që të ofrojmë
    libra falas për të gjithë, pa përjashtim, prej klasës së parë deri në klasën e nëntë.

    Kjo kërkesë është për të blerë libra për shkollë të mesme. Është një kërkesë për t’ i transferuar
    prej subvencioneve në Zyrën e komuniteteve, pra subvencione e transfere në Zyrën e
    kryeministrit në Ministri të Arsimit, pra të shtohet buxheti i arsimit prej 5.5 milionë edhe për këtë
    shumë dhe për neve është krejt në rregull, por ta dimë se po hyjmë me një projekt që nuk e kemi
    obligim ligjor, por dëshirojmë të bëjmë diskriminim pozitiv për këtë komunitet. Kaq. Pra, për
    neve është në rregull dhe e përkrahim.

  • Duda Balje e ka fjalën.

    81
  • Zahvaljujem!
    Ovo se sada malo više iskomplikovalo! Moj amandman broj 13 je bio vrlo jasan. Mi tražimo da
    se napravi transfer od Ministarstva za obrazovanje i mi ne tražimo gospodine ministre besplatne
    knjige nego tražimo knjige koje ćemo kupovati, isto kao što kupuje i vaša zajednica.

    Mi nismo rekli za srednju školu da tražimo besplatne knjige. Ali ja vas pitam, ko iz vaše
    zajednice ide u školu do devetog razreda da nema dnevnik, u kome se upisuju ocene.

    Zato moj amandman broj 13 je bio vrlo jasan, mi tražimo transfer iz Ministarstvo obrazovanja da
    se odvoji poseban kod za nabavku njige na bosanskom jeziku.

  • Emilija Rexhepi e ka fjalën prapë.

    EMILIJA REDŽEPI: Ja se izvinjavam što vam smetam, ali i mi smo vas slušali tokom dana.

    Poštovani ministre Finansija, ja vas molim da pronađete kako god vi možete da našim učenicima
    ove školske godine obezbedimo knjige. Ne kažemo da oni imaju gratis te knjige, nego tražimo i
    zahtevamo mesto gde će oni te knjige kupiti. Zahvaljujem!
  • Krejt janë replika dhe edhe një herë, janë të njëjtit njerëz. Unë mendoj se veç po
    humbim kohë. Nuk ka materie të re. Urdhëroni, zoti Hoti, edhe një herë dëshiron.Urdhëro.

  • Unë ju ftoj ta votoni këtë amendament dhe ne do të gjejmë
    hapësirë brenda buxhetit, ashtu sikur është propozuar.

  • Tash zotërinj e zonja, deputetë edhe deputete,
    Jemi te 19 dhe kthehemi, e ofrojmë variantin, që po thua të 18-shit. Domethënë jemi duke votuar
    amendamentin numër 19 që shkruan këtu: i propozuar nga Komisioni për të Drejtat, Interesat e
    Komuniteteve dhe për Kthim dhe shkruan prapë këtu: pa përkrahjen e komisionit, dhe le të dihet
    çka shkruan.

    Diskutimet i dëgjuat, variantet i dëgjuat, propozuesin e dëgjuat, bile edhe ministrin e dëgjuat dy
    herë, dhe unë e hedh në votim amendamentin numër 19 që deputetët ta japin votën e vet –
    kundër, për ose abstenim, dhe votojmë tash:

    Kanë votuar 66 deputetë, 5 kanë votuar kundër, 58 kanë votuar për dhe 3 kanë abstenuar.

    Ju njoftoj që amendamenti numër 19 kalon me shumicë votash.

    Tash për një moment, kthehemi te 18-shi.

    Amendamenti 18, natyrisht nuk ka kaluar, por ministri insiston se një propozim që e shpaloi ky si
    instrument të hollave të destinuara për ato qëllime, i tha. Nëse do, le t’i përsëritë edhe një herë.
    Urdhëro!


    82
    Jo, pa i paraqitur në votim, s’dalin. Ti duhet t’i paraqitësh atje. Jo, 18-shi jo, por e ka një
    propozim, nëse ju e doni, Qeveria, ministri, një propozim dhe nëse doni, e votoni, por jo 18-shi
    se u krye.

  • Pra, propozimi ynë është ky, që Këshillit për Trashëgimi
    Kulturore të Qendrës Historike të Prizrenit, t’i ndahet një shumë prej 15 555 euro dhe Këshillit
    për Zym t’i ndahet e njëjta shumë prej 15 555 euro, mjete këto të cilat merren nga kodi -
    subvencione dhe transfere nga Ministria për Kthim dhe Komunitete. Faleminderit!

  • Jo, kërkoj artikulim, sepse është propozim i seancës, pra nga shefat e grupeve
    parlamentare. Adem Grabovci e ka fjalën.

  • Grupi Parlamentar e përkrah këtë propozim.

  • Faleminderit! Nga LDK, Ismet Beqiri e ka fjalën.

  • Edhe ne e përkrahim këtë propozim të paraqitur të amendamentit nga ministri.

  • Grupi “6+”!

    MUFERA ŞINIK: Evet, aynı şekılde destek lemekteyız. Teşekkür ederım.

  • Faleminderit! E ka fjalën Naser Osmani, si kryetar i Komisionit.

  • Unë kam insistuar dje goxha gjatë për t’i bindur këta ta aprovojnë këtë që e
    tha ministri dhe konsideroj se për mua është në rregull.

  • Faleminderit! Jelena Bontiq për Grupin e deputetëve serbë.

    JELENA BONTIĆ: Hvala gospodine predsedavajući!
    Srpska lista ne podržava ovaj predlog ministra jer smatramo da smo bili konkretno i do kraja
    jasni, zašto ne podržavamo ovaj predlog od strane ministra. Predsednica komisije je jasno već
    definisala i iznela svoje argumente na osnovu ovog amandmana 18 i smatramo da onakav kakav
    je podnet od strane Komisije za budžet i finansije takav smo i usvojili.

    Ovaj predlog od strane minisitra mislimo da ne treba da stavimo na glasanje, jer hoću da
    naglasim da se stvara slika da je jedino ministarstvo - Ministarstvo za zajednice i povratak
    odgovorno za svaki zahtev koji podnese bilo koja zajednica u ovoj Skupštini.

  • Faleminderit! I dëgjuam deklarimet. Shumica pajtohen që amendamenti, që në
    mënyrë gojore e paraqiti ministri Hoti, të aprovohet ose të votohet, më mirë me thënë, në
    Kuvend.

    Pra, le të bëhen gati deputetët dhe regjia e ta votojmë amendamentin e paraqitur këtu nga ministri
    Abdullah Hoti, dhe votojmë tash:


    83
    Atëherë, amendamenti i ministrit Hoti votohet me 45 deputetë, kundër 19 deputetë dhe 3
    abstenime. Pra, kalon me shumicë amendamenti i propozuar këtu nga ministri Abdullah Hoti.

    Të dashur deputetë e deputete,
    Unë ju thërras të bëhemi gati, sepse tash do ta votojmë ligjin. Sllavko Simiq e ka kërkuar fjalën.

    SLAVKO SIMIĆ: Hvala predsedavajući!
    Poslanička grupa Srpske liste traži da se vrati amandman broj 10 koji nije imao podršku
    funkcionalne komisije, a očigledno da nije imao ni podršku većine poslanika ovde koji su
    prisutni u Skupštini, da se vrati znači opet na glasanje ovaj amandman broj 10, jer vi ste sami
    tražili da se on vrati opet na glasanje i sada ste preskočili to. Znači pre nego što odemo na
    glasanje, ja mislim da je red da se vratimo na taj amandman broj 10 i da glasamo opet za njega.
    Hvala!

  • Vetëm një moment. Unë e kam vëmendjen e madhe dhe e shënoj në tërë kohën.
    Unë e kam kërkuar këtë. Ju tash po lypni që të rikthehet amendamenti 10? Ju po kërkoni.

    (Ndërhyrje)

    Unë e kam shtruar çështjen këtu, po ju nuk keni votuar.

    SLAVKO SIMIĆ: Hvala predsedavajući!
    Mi smo glasali za ponovno glasanje, i mislim da nismo imali kvorum, i za to vi ste rekli da ćemo
    da nastavimo sa daljim amandmanima i da ćemo kasnije se vratiti na 10 amandman.

  • Ono što osam rekao, lepo je napisano. Nisam rekao ono što nisam rekao. Pusti to!
    Pra, bënu gati për votime të amendamenteve dhe të ligjit në tërësi.

    Ju lutem na e jepni numrin e deputetëve të pranishëm.

    Atëherë, i kemi 70 deputetë të pranishëm.

    Regjia dhe deputetët gati, dhe votojmë tash Ligjin për buxhet me amendamentet e votuara sot
    dhe votojmë tash:

    Kanë votuar 68 deputetë, për ligjin kanë votuar 63, 4 kundër dhe 1 ka abstenuar dhe konstatoj se
    Kuvendi e miratoi Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për buxhetin e Republikës së
    Kosovës për vitin 2015.

    Vazhdimi i seancës është në orën 16:00.

    * * *





    84
    Vazhdimi i mbledhjes, pas pauzës
    Mledhjen e drejton kryetari i Kuvendit, z. Kadri Veseli.


  • Të nderuar deputetë,
    Po vazhdojmë me punimet e seancës!
    Duke pasur parasysh se na duhen më shumë deputetë shqyrtimin e dytë të Projektligjit për faljen
    e borxheve e lëmë më pas, e tash të futemi në pikën:

    5a. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për sigurimet

    Komisioni Funksional e ka shqyrtuar projektligjin dhe Kuvendit ia ka rekomanduar për miratim.

    E ftoj ministrin e Financave, zotin Abdullah Hoti, që para deputetëve të Kuvendit ta prezantojë
    dhe arsystojë projektligjin.

  • Faleminderit, kryetar i Kuvendit!
    Të nderuar deputetë,
    Para jush sot gjendet shqyrtimi i Projektligjit për sigurimin hartimi i të cilit ka për qëllim
    rregullimin më të mirë ligjor të veprimtarisë së sigurimeve dhe fushëveprimit të subjekteve që
    ushtrojnë aktivitete që lidhen drejtpërdrejt me veprimtarinë e siguriemve në Republikën e
    Kosovës.

    Hartimi i këtij projektligji ka qenë shumë i nevojshëm ngase është ndër fushat e pakta që akoma
    është rregulluar me rregullore të UNMIK-ut.

    Përveç kësaj, edhe në kontekstin e prioriteteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës, me
    programin qeverisës 2014 - 2018, është paraparë eliminimi i çfarëdo forme të cenimit të
    konkurrencës në tregun e bankave e të sigurimeve, prioritet ky i cili adresohet me këtë
    projektligj.

    Po ashtu në raportin e progresit të vitit 2014 për Kosovën është kërkuar edhe harmonizimi i
    legjislacionit dhe rregullat të cilat zbatohen për sigurimet dhe pensionet profesionale, çështje kjo
    e cila rregullohet me këtë projektligj.

    Projektligji përmban 22 krerë dhe 134 nene me të cilat rregullohen parimet dhe rregullat
    themelore për licencimin, rregullimin dhe mbikëqyrjen e siguruesve, risiguruesve,
    ndërmjetësuesve të sigurimeve dhe subjekteve tjera të parapara me këtë projektligj.

    Ky projektligj përshkruan në detaje burimet e kapitalit themeltar, si dhe kërkesat për kapital
    minimal, qeverisjen koorporative të siguruesve, risiguruesve, aktin e themelimit, statutin e tyre,
    organet drejtues, rregulloret e brendshme si dhe kërkesat tjera, përfshirë këtu edhe kërkesat e
    përshtatshme dhe të duhura që punonjësit e organit drejtues dhe të siguruesve dhe risiguruesve
    duhet të plotësohen.

    Krejt kjo është bërë me qëllim që industria e sigurimeve në Kosovë të operojë në mënyrë të
    sigurt, të qëndrueshme dhe transparente, në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të policë-

    85
    mbajtësve si dhe në funksion të përmbushjes së objektivave të Bankës Qendrore në ngritjen,
    zhvillimin dhe implementimin e infrastrukturës ligjore.

    Ndikimi dhe arsyeshmëria e hartimit të këtij projektligji i referohet avancimit të mëtejmët të
    kornizës ligjore sipas praktikave ndërkombëtare të rregullimit të kësaj industrie dhe zbatimit të
    tij të plotë dhe nëpërmjet kësaj i referohet edhe mbrojtjes së konsumatorëve.

    Në kontekstin e harmonizimit me legjislacionin përkatës të BE-së ky projektligj është masë e
    konsiderueshme në harmoni me direktivat përkatëse të BE-së, pra direktiva që lidhet me
    ushtrimin dhe ndjekjen e biznesit të sigurimeve dhe risigurimeve dhe direktivat tjetër për
    ndërmjetësimin e risigurimit.

    Gjatë hartimit të këtij projektligji janë konsultuar edhe ligjet e sigurimeve të vendeve të tjera të
    rajonit dhe janë marrë parasysh praktikat më të mira ndërkombëtare. Po ashtu janë zhvilluar edhe
    konsultime publike, ku të gjitha palët e interesit kanë dhënë komentet e tyre të cilat janë pjesë e
    memorandumit shpjegues të këtij projektligji, prandaj unë ju ftoj që ta aprovoni këtë projektligj.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Të nderuar deputetë, pas këtij propozimi të projektligjit e hapi
    debatin për diskutim në parim. Ftoj kryetarin e Komisionit funksional për Buxhet e Financa,
    Naser Osmanin, të marrë fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    Projektligji për sigurimet përcakton përgjegjësitë e BQK-së për licencimin, mbikëqyrjen dhe
    rregullimin e sigurimeve, risigurimeve, ndërmjetësimeve të sigurimit, risigurimit si dhe
    profesionistëve tjerë të sigurimeve, si dhe përcaktimin e standardeve, udhëzimeve, nxjerrjen e
    rregulloreve, urdhrave dhe udhëzimeve tjera për këto subjekte.

    Projektligji rregullon klasat e sigurimit për sigurimin jetë dhe jo jetë, ashtu siç janë të
    përcaktuara me legjislacionin e BE-së. Po ashtu, përshkruhen në detaje proceset e aplikimit për
    licencë.

    Projektligji për sigurimet përmban memorandumin shpjegues për objektivat që synon t’i
    realizojë ligji. Po ashtu projektligji përmban edhe opinionin për ndikimet buxhetore që
    vlerësohet se nuk do të ketë kosto buxhetore shtesë dhe përgjegjës kryesor për zbatimin e këtij
    ligji është Banka Qendrore e Kosovës.

    Gjithashtu, në bazë të opinionit ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së vlerësohet se
    çështja e rregulluar dhe e adresuar me Projektligjin për sigurimet në mënyrë të konsiderueshme
    inkorporohen dispozitat tatimore të aquis të BE-së.

    Duhet theksuar se ky draftligj është që do të votohet dhe shndërrohet në ligj për herë të parë,
    sepse deri tash kjo çështje ka qenë e rregulluar vetëm me rregullore, e jo me ligj.


    86
    Komisioni për Buxhet e Financa, pasi e ka shqyrtuar Projektligjin për sigurimet ka vlerësuar se i
    njëjti përmbush kushtet e domosdoshme formalo-juridike të parapara me Rregulloren e Kuvendit
    dhe i rekomandon Kuvendit që Projektligjin në fjalë ta votojë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Tani në radhë janë përfaqësuesit e grupeve parlamentare. Zonja
    Salihe Mustafa, nga Partia Demokratike e Kosovës, e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    I nderuari ministër,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e ka shqyrtuar Projektligjin për sigurimet dhe do ta
    votojmë në parim këtë projektligj, ndërsa kontributin tonë do ta japim në fazën e
    amendamentimit përmes anëtarëve tanë në Komisionin funksional. Faleminderit!

  • Faleminderit! Nuk ka deputetë tjerë të paraqitur me radhë. Përfaqësuesi i Qeverisë
    nëse e kërkon fjalën, e ka të drejtën. Zoti ministër? OK!

    Atëherë, të nderuar deputetë, duke pasur parasysh se nuk kemi kuorum, kjo pikë e rendit të ditës
    mbetet vetëm për votim tash, deri në momentin kur ta kemi numrin e mjaftueshëm të deputetëve
    në sallë.

    Tani vazhdojmë me pikën e radhës të rendit të ditës:

    7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar

    Njësoj, edhe për këtë do të presim të kemi kuorum të mjaftueshëm. Dhe lus kryetarët e grupeve
    parlamentare, nëse ka mundësi, t’i ftojnë deputetët dhe për këtë e lëmë një orë të caktuar me
    marrëveshje se kur do të shkojmë në votim.

    Kështu, e kemi një situatë reale kur kemi mungesë edhe të deputetëve, por edhe gazetarët kanë
    ikur të gjithë.

    Sot e kemi në rend të ditës edhe pikën - Kërkesa e deputetes Albulena Haxhiu, e mbështetur nga
    5 deputetë nënshkrues, për debat parlamentar lidhur me veprimtarinë e misionit të Bashkimit
    Evropian.

    (Ndërhyrje)

    Thjesht, po futemi në pikën e rendit të ditës dhe më lejoni vetëm për një minutë të konsultohem
    me Administratën, se a kemi mundësi procedurale, edhe pse Profesori ka përvojë të
    jashtëzakonshme 14-vjeçare në këtë Kuvend.

    Atëherë, sipas Rregullores do të bëjmë një pritje 10-minutëshe, pra kemi pauzë. Deri në orën
    16:45 do ta rifillojmë prapë seancën, këtë pauzë e bëjmë për të pritur që të kemi kuorum.


    87
    Në fakt, 15 minuta i kemi dhe e shtojmë 15 minuta që e kemi në bazë të Rregullores. Pra, presim
    dhe rikthehemi në sallë, e nëse s’kemi kuorum atëherë procedojmë në bazë të Rregullores.

    Po e bëjmë kështu, kemi 15 minuta pauzë.

    (Ndërprerje e incizimit)

  • Atëherë, të nderuar deputetë,
    Ne proceduam në bazë të Rregullores së Kuvendit. Realisht propozuesi i kërkesës për debat nuk
    ka ardhur dhe thjesht për këtë pikë të rendit të ditës, faktikisht, s’kemi çfarë të procedojmë më
    tej, dhe duke pasur parasysh se nuk ka kuorum të vazhdojmë me pika tjera të projektligjeve.

    Shfrytëzoj që në emër të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin
    tim personal që të gjithë besimtarëve të besimit islam t’u urojmë në rend të parë përfundimin e
    Muajit të Shenjtë të Ramazanit dhe në të njëjtën kohë t’i urojmë ata për agjërimin e tyre dhe t’i
    falënderojmë veçanërisht edhe liderët tanë fetarë për punën e jashtëzakonshme që janë duke e
    bërë dhe t’i inkurajojmë të vazhdojnë edukimin e të rinjve që të kemi një shtet laik dhe pro-
    perëndimor në cilin besimet tona fetare lirshëm i zhvillojmë në shtetin tonë të ri dhe t’i urojmë
    festën e Bajramit të gjithë besimtarëve tanë islam kudo që janë, të shqiptarëve veçanërisht.
    Faleminderit shumë! Urime të përbashkëta, urime edhe juve Profesor!

    Me kaq edhe përfundoi seanca. Kryesia vendos për seancën e radhës, Profesor, kështu po e lëmë.
    Të hënën e kemi Kryesinë dhe vendosim për vazhdimin e seancës dhe për seanca të reja.
    Faleminderit!






    * * *
















    88
    E mërkurë, 22 korrik
    Vazhdimi i mbledhjes plenare, e filluar më 16 korrik
    Mbledhjen e drejton kryetari i Kuvendit, z. Kadri Veseli.


  • Të nderuar deputetë.
    I nderuar kryeministër,
    Kabinet qeveritar,
    I fillojmë punimet e vazhdimit të seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e filluar
    më 16 korrik 2015, me pikat e mbetura të rendit të ditës.

    Para se të fillojmë me vazhdimin e seancës, dëshiroj në mënyrë të veçantë t’i përshëndes
    vogëlushët atje lart dhe gjithë bashkatdhetarët, të cilët i kemi të pranishëm!

    (Duartrokitje)

    Faleminderit për praninë!

    Vazhdojmë me pikën e pestë të rendit të ditës:

    5. Votimi i Projektligjit për sigurimet

    Të nderuar deputetë,
    Diskutimet për këtë pikë të rendit të ditës kanë përfunduar në seancën e mbajtur më 16 korrik
    2015, mirëpo në mungesë të kuorumit, procedimi me votim është shtyrë për sot.

    Në vazhdim kërkohet deklarimi me votim për miratimin në parim të Projektligjit për sigurimet.

    E kisha lutur regjinë dhe deputetët të përgatitemi për votim. Votojmë tash!

    I kemi 76 deputetë që kanë votuar, nga të cilët 69 për, 5 abstenime dhe 3 kundër.

    Sa deputetë që dëshirojnë të votojnë janë pa kartelë? 3. Për, a kundër? Për.

    Këtë herë 72 për, 5 abstenime dhe 2 kundër. 79 deputetë kanë votuar.

    Konstatoj se Kuvendi e miratoi në parim Projektligjin për sigurimet.

    Kërkohet nga Komisioni Funksional dhe komisionet e përhershme që në afatin e paraparë me
    Rregulloren e Kuvendit ta shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t’ia paraqesin raportet me
    rekomandime.

    Kujtim, e ke kërkuar fjalën, megjithëse jemi në procedurë. Ke diçka të veçantë?

  • I nderuar kryetar,
    I nderuar kryeministër,
    I nderuar ministër,

    89
    Të nderuar deputetë dhe deputete,
    Faleminderit zoti kryetar që ma dhatë fjalën që të deklarohem, edhe pse jashtë rendit të ditës.

    Unë sot këtu, nga kjo foltore, dëshiroj ta ngre shqetësimin e komunitetit tim, rom.

    I nderuar ministër i Financave,
    I nderuar kryeministër,
    Edhe pse është votuar buxheti i financave, unë shpreh shqetësimin, indinjatën e komunitetit rom
    kryesisht për Ministrinë për Kthim dhe Komunitete në këtë dikaster, sepse komunitetit tim i janë
    ndarë vetëm 30 mijë euro për ngritjen e shtëpive, përkatësisht për shtëpi.

    Nga këtu deklaroj që komuniteti im kundërshton dhe ju lutemi që të mos na diskriminoni më me
    këto 30 mijë euro. Unë e tërheq nëse kam votuar për këtë, andaj, ju lutem, merreni seriozisht
    sepse me 30 mijë euro ju e diskriminoni komunitetin tim.

    I nderuar ministër,
    I nderuar kryeministër,
    Ju lutem, gjejani një zgjidhje të këtij komuniteti, pasi ne këtë vit planifikojmë t’i kthejmë 25
    familje nga Diaspora, përkatësisht nga Mali i Zi e nga Maqedonia. Andaj nuk e shoh aspak
    serioze, sepse nuk durojmë më diskriminim. Faleminderit kryeministër, ju lutem ta gjeni një
    zgjidhje adekuate për komunitetin tim. Faleminderit!

  • Faleminderit, Kujtim!
    Situata është reale, për të cilën për korrektësi ju japim mundësi ta shprehni pakënaqësinë.

    Jemi në pikën e gjashtë të rendit të ditës:

    6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për faljen e borxheve publike

    Komisionet parlamentare e kanë shqyrtuar Projektligjin dhe Kuvendit ia kanë rekomanduar
    miratim e tij me amendamentet e propozuara.

    E ftoj kryetarin e Komisionit Funksional për Buxhet dhe Financa... S’ka nevojë, a?

    Në këtë projektligj nga Komisioni Funksional janë propozuar gjithsej 5 amendamente.
    Vazhdojmë me votimin e këtyre amendamenteve të propozuara, sipas radhës së paraqitur në
    Raportin e Komisionit Funksional.

    Amendamenti 1
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

    Amendamenti 2
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

    Amendamenti 3
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

    90
    Amendamenti 4
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

    Amendamenti 5
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

    Shkojmë te votimi i Projektligjit në tërësi me amendamentet e miratuara.

    Regjia dhe deputetët të përgatiten për votim në tërësi të ligjit. Votojmë tash!

    Kanë votuar 89 deputetë, 82 për, 5 abstenime dhe 2 kundër.

    Konstatoj se Kuvendi e miratoi Ligjin për faljen e borxheve publike.

    Jemi në pikën e shtatë të rendit të ditës:

    7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar

    Komisionet parlamentare e kanë shqyrtuar projektligjin dhe Kuvendit i kanë rekomanduar
    miratimin e tij me amendamentet e propozuara.

    Kryetari i Komisionit Funksional, e dëshironi fjalën? Në rregull!

    Në këtë projektligj janë propozuar gjithsej 64 amendamente.

    Amendamentet numër 31, 53 dhe 59 janë propozuar nga deputeti Enver Hoti, pa përkrahjen e
    Komisionit Funksional.

    Për amendamentin numër 61 janë dhënë dy propozime:
    a.) Propozimi i Komisionit Funksional dhe
    b.) Propozimi i deputetit Enver Hoti, pa përkrahjen e Komisionit Funksional.

    Ne vazhdojmë me procedurën e votimit të amendamenteve të propozuara sipas radhës së
    paraqitur në raportin e Komisionit Funksional.

    Shkojmë vetëm për çdo amendament, vetëm kush është kundër, në qoftë se ka pak kundër
    atëherë çdo herë aprovohet në parim.

    Amendamenti 1
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

    Amendamenti 2
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

    Amendamenti 3
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

    91
    Amendamenti 4
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

    Amendamenti 5
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

    Amendamenti 6
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

    Amendamenti 7
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

    Amendamenti 8
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

    Amendamenti 9
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

    Amendamenti 10
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

    Amendamenti 11
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

    Amendamenti 12
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

    Amendamenti 13
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

    Amendamenti 14
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

    Amendamenti 15
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

    Amendamenti 16
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

    Amendamenti 17
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

    Amendamenti 18
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.



    92
    Amendamenti 19
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

    Amendamenti 20
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

    Amendamenti 21
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

    Amendamenti 22
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

    Amendamenti 23
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

    Amendamenti 24
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

    Amendamenti 25
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

    Amendamenti 26
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

    Amendamenti 27
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

    Amendamenti 28
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

    Amendamenti 29
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

    Amendamenti 30
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

    Amendamenti 31
    Propozimi i deputetit Enver Hoti, pa përkrahjen e Komisionit Funksional. Do të votojmë me
    elektronikë.

    Edhe një herë, amendamenti 31 propozimi i deputetit Enver Hoti, pa përkrahjen e Komisionit
    Funksional. Regjia dhe deputetët të përgatiten për votim. Votojmë tash!

    Kanë votuar 89 deputetë, 28 kanë qenë për, 56 kundër dhe 5 abstenime. Nuk kalon Enver, më
    vjen keq! Unë isha për. Kërkoj falje nëse e keqpërdora foltoren!


    93
    Amendamentet 32, 33, 34, 35, 36, 37, 38, 39, 40, 41, 42, 43 44, 45, 46, 47, 48, 49, 50, 51, 52.
    Specifikisht, në qoftë se ka reagime për diku kundër ose po i fus të gjithë bashkë.

    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohen.

    Amendamenti 53.
    Propozimi i deputetit Enver Hoti pa përkrahjen e Komisionit Funksional. Votojmë në mënyrë
    elektronike. Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votimin e amendamentit 53. Votojmë
    tash!

    Kanë votuar 84 deputetë, 54 janë kundër, 27 për dhe 3 abstenime. Enver, as ky amendament nuk
    kalon. Më vjen keq!

    Amendamentet 54, 55, 56, 57, 58...
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohen.

    Amendamenti 59, propozim i deputetit Enver Hoti, pa përkrahjen e Komisionit Funksional. Edhe
    këtë do ta votojmë në mënyrë elektronike. Deputetët dhe regjia të përgatiten për votimin e
    amendamentit 59. Votojmë tash!

    Kanë votuar 88 deputetë, 53 janë kundër, 29 për dhe 6 abstenime. Nuk miratohet as ky
    amendament.

    Amendamenti 60
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

    Amendamenti 61
    I kemi dy propozime, do ta votojmë në rend të parë nga Komisionit Funksional.

    Propozimi i Komisionit Funksional, votojmë në mënyrë elektronike. Lus regjinë dhe deputetët të
    përgatiten për votim! Votojmë tash!

    Kanë votuar 91 deputetë, 68 janë për, 19 kundër dhe 4 abstenime. Miratohet ky amendament.

    Propozimi i deputetit Enver Hoti, pa përkrahjen e Komisionit Funksional, votojmë po ashtu në
    mënyrë elektronike. Sekretaria thotë se duhet votuar patjetër. Ju lutem, votojmë tash!

    Kanë votuar 86 deputetë, 54 kundër, 31 për dhe një abstenim. Atëherë kalon propozimi i
    Komisionit Funksional i amendamentit 61.

    Qenka në Rregullore, nuk kam nevojë ta lexoj, qenka detyrim.

    Amendamentet 62, 63 dhe 64
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohen.

    Tani jemi në momentin e votimit të Projektligjit në tërë me amendamentet e miratuara.

    94
    Regjia dhe deputetët të përgatiten për votim! Votojmë tash!

    Kanë votuar 91 deputetë, 70 për, 11 kundër dhe 10 abstenime.

    Konstatoj se Kuvendi e miratoi Ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

    8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave

    Komisionet parlamentare e kanë shqyrtuar projektligjin dhe Kuvendit ia kanë rekomanduar
    miratimin e tij me amendamentet e propozuara.

    Kryetari i Komisionit Funksional, e dëshiron fjalën? Mirë! Zoti Naser Osmani e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryetar!
    Vetëm kisha tërhequr vërejtjen që kur të mbërrijmë te amendamenti 27, te amendamenti 41, 42
    dhe 43 për të dyja ligjet duhet të bëj një ndërhyrje në kuptimin e asaj që ligji të hyjë në fuqi ditën
    kur nënshkruhet, e jo qysh e kemi lënë ne më 1 janar. Por, unë do të ndërhyj aty ku duhet, veç të
    kemi kujdes. Faleminderit!

  • Unë, Rregullorja e kërkon, nuk po përtoj t’i lexoj një nga një, por në qoftë se më
    lejoni do të shkoja në paketë deri te amendamenti 26, kur të votojmë nga 1 deri 26, pastaj për 27
    e merr fjalën kryetari i Komisionit Funksional.

    Domethënë, i kemi amendamentet e propozuara nga 1 deri 26, të gjitha bashkë në paketë. Në
    qoftë se është dikush kundër, le të urdhërojë specifikisht.

    Amendamentet 1 - 26
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohen.

    Urdhëro, kryetar i Komisionit Funksional për amendamentin 27.

  • Te amendamenti 27, te neni 21, paragrafi 7, ku shkruan. “Para fillimit të
    zbatimit të këtij ligji”, duhet të jetë kështu. “Para hyrjes në fuqi të këtij ligji”.

  • Atëherë. A ka nevojë edhe një herë kryetar i Komisionit Funksional ta ripërsëris
    kur të votojmë.

    Atëherë votojmë, duke e përfshirë edhe propozimin e kryetarit të Komisionit Funksional.

    Amendamenti 27.
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

    Miratohet propozimi i kryetarit të Komisionit Funksional i amendamentit 27.

    Tani jemi tek amendamentet 28, 29, 30, 31, 32, 33, 34, 35, 36, 37, 38, 39, 40, 41. Me respekt
    edhe një herë, unë në Rregullore e di se duhet një nga një, po e bëj bashkërisht me aprovimin

    95
    tuaj. A i aprovojmë të gjitha, në qoftë se është kundër dikush le të lajmërohet deri te
    amendamenti 41.

    Amendamentet 28 - 41
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohen.

    Amendamenti 42
    Kryetari i Komisionit Funksional, përsëri e ka fjalën.

  • Është e njëjta situatë, amendamenti 42, te neni 40, paragrafi 1, riformulohet
    si në vijim. “Me hyrjen në fuqi të këtij ligji”, domethënë aty ku është “Me fillimin e zbatimit të
    këtij ligji”, duhet të bëhet: “Me hyrjen në fuqi të këtij ligji”.

  • Faleminderit!
    Me propozimin e kryetarit të Komisionit Funksional:
    Amendamenti 42
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohet.

    Amendamenti 43
    Kundër? Nuk ka. Abstenim nuk ka. Miratohen.

    Amendamenti 44
    Kryetari i Komisionit Funksional, përsëri e ka fjalën.

  • Kryetar, propozoj në emër të Komisionit, që amendamenti 43 të mos votohet
    dhe të mbetet ashtu qysh ka qenë në projektligj.

  • Edhe njëherë kërkoj falje, 43 mos të votohet fare se e votuam. Tërhiqet, a ka
    dikush kundër, tërhiqet 43. Atëherë aprovohet, tërhiqet fare. Për 44 e ka fjalën kryetari i
    Komisionit funksional.

  • 44 neni 41, ndryshohet si në vijim: neni 41 hyrja në fuqi. Ky ligj hyn në fuqi
    më 1 shtator 2015, kështu duhet të jetë. Domethënë edhe njëherë po e them, amendamenti 44
    duhet të jetë kështu: neni 41, hyrja në fuqi. Ky ligj hyn në fuqi më 1 shtator 2015.

  • Faleminderit! Jemi tek amendamenti 44, propozimi i kryetarit të Komisionit
    Funksional futet në amendament. Kusht është kundër? Nuk ka. Miratohet.

    Votojmë tekstin e projektligjit në tërësi me amendamentet e miratuara. Lus regjinë dhe deputetët
    të përgatiten për votim. Votojmë tash.

    91 deputetë kanë votuar, 16 kundër, 75 për, asnjë abstenim, konstatoj se Kuvendi e miratoi
    Ligjin për tatime në të ardhurat e korporatave. Jemi në pikën e 9, të rendit të ditës:




    96
    9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për tatime në të ardhurat personale

    Komisionet parlamentare e kanë shqyrtuar projektligjin dhe Kuvendit i kanë rekomanduar
    miratimin e tij me amendamentet e propozuara. Kryetari i Komisionit funksional a keni vërejtje a
    dëshironi të merrni fjalën? Po, urdhëroni.

  • Faleminderit, kryetar!
    Edhe te Ligji për tatime në të ardhurat personale është e njëjta situatë, domethënë, duhet të
    intervenohet në amendamentin 42, në amendamentin 66, në amendamentin 67, dhe në
    amendamentin 68.

  • Atëherë, jemi tek amendamentet nga 1 deri 41, paketë, kush ka kundër? Nuk ka
    kundër. Aprovohen të gjitha 1 deri 41.

    Urdhëro, kryetar i Komisionit funksional për 42 amendamentin.

  • Amendamenti 42, neni 31 paragrafi 7, riformulohet si në vijim: aty ku është
    para fillimit të zbatimit të këtij ligji, duhet të jetë kështu: para hyrjes në fuqi të këtij ligji.

  • Me këtë vërejtje e fusim në votim. Kush është kundër? Aprovohet. Jemi nga
    amendamenti 43 deri në amendamentin e 65 i hedhim në votim. Kush është kundër? Nuk ka
    kundër. Aprovohen të tërë.

    Amendamenti 66, kryetari i Komisionit funksional e ka fjalën.

  • Amendamenti 66, neni 51 paragrafi 1, riformulohet si në vijim: aty ku është
    “me fillimin e zbatimit të këtij ligji” duhet të jetë kështu “me hyrjen në fuqi të këtij ligji”.

  • Faleminderit! Me këtë vërejtje votojmë amendamentin 66. A ka kundër?
    Miratohet. S’ka askush kundër.

    Amendamenti 67, prapë Naser, të lutem.

  • Amendamenti 67 tërhiqet nga Komisioni, nga projektligji dhe mbetet ashtu
    qysh ka qenë.

  • Propozimi i Komisionit funksional është të tërhiqet i tërë amendamenti i 67 të
    mbetet ashtu siç ka qenë. A ka kundër? S’ka. Aprovohet.

    Amendamenti 68, urdhëroni kryetar i Komisionit funksional.

  • Amendamenti i 68, neni 52 ndryshohet si në vijim: duhet të jetë kështu: neni
    51, hyrja në fuqi - ky ligj hyn në fuqi më 1 shtator 2015.

  • me këtë vërejtje të kryetarit të Komisionit funksional, futet në votim. A ka kundër?
    Aprovohet.

    97
    Votojmë tekstin e projektligjit në tërësi me amendamentet e miratuara. Lus regjinë dhe deputetët
    të përgatiten për votim! Votojmë tash!

    85 deputetë kanë votuar, 69 për, 13 kundër, 3 abstenime. Kuvendi e miratoi Ligjin për tatimet në
    të ardhurat personale.

    Jemi në pikën 10 të rendit të ditës, para se ta hap këtë pikë të rendit të ditës kisha kërkuar, a
    mund ta vazhdojmë seancën sot dhe të nesërmen? Po e vazhdojmë, po këtë gjithsesi, por thashë
    deputetë, të cilët qëndrojnë.

    10. Kërkesa e deputetes Albulena Haxhiu, e mbështetur nga 5 deputetë nënshkrues, për
    debat parlamentar lidhur me veprimtarinë e misionit të BE-së në Republikën e Kosovës

    Deputetja Albulena Haxhiu dhe pesë deputetë të tjerë nënshkrues nga Grupi Parlamentar i
    lëvizjes “Vetëvendosje” në bazë të nenit 15.8. të Rregullores së Kuvendit, kanë kërkuar mbajtjen
    e një debati parlamentar lidhur me veprimtarinë e misionit të Bashkimit Evropian në Republikën
    e Kosovës.

    Urdhëro, Albulena Haxhiu, në emër të 5 deputetëve tjerë nënshkrues në cilësinë e propozueses të
    çështjes e keni fjalën.

  • Faleminderit!
    Së pari para se të vazhdoj të lexoj debatin ose pikat e mocionit përmbajtjesor, ju e patë që
    kryeministri Mustafa deri para një minute ishte këtu i pranishëm dhe pikërisht në kohën kur
    vazhdoi debati parlamentar për EULEX-in ai doli nga salla.

    Dhe, unë po i bëj thirrje Qeverisë në veçanti kryeministrit Isa Mustafa se besoj që i njëjti mund
    të na dëgjojë, gjithashtu ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ministrit të Punëve të Jashtme,
    Hashim Thaçi, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, që të vijnë, pra të jenë të
    pranishëm gjatë kohës kur po zhvillohet debati parlamentar për EULEX-in.

    Duke e ditur rëndësinë që e ka ky debat është tepër e rëndësishme që të njëjtit të jenë dhe t’i
    dëgjojnë skandalet e njëpasnjëshme të këtij misioni.

    Nëse ke mundësi zoti kryesues të mbash qetësi në sallën e Kuvendit.

    (Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetari i Kuvendit, zoti Xhavit Haliti.)

  • Ju lutem, për qetësi kush s’do të dëgjojë më mirë është të mos rrijë.

  • Faleminderit! Duke u mbështetur në Kushtetutën e Republikës së
    Kosovës, neni 65, mbi kompetencat e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në bazë të nenit
    15, paragrafi 8 të Rregullores së Kuvendit, Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje” ka
    parashtruar kërkesën për debat parlamentar në lidhje me veprimtarinë e misionit të BE-së në
    Republikën e Kosovës dhe skandalet e publikuara në mediumet në publike vendore.


    98
    A r s y e t i m i

    Para shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, me ftesën e institucioneve të atëhershme
    të Kosovës, të ashtuquajtura “institucione të përkohshme vetëqeverisëse” dhe me miratimin e
    Këshillit Evropian të BE-së, është themeluar misioni përkufizuar si veprim i përbashkët i
    Bashkimit Evropian. Sipas preambulës së këtij akti të miratuar nga Këshilli Evropian, ky mision
    i BE-së funksionoi në bazë të kornizës juridike të Rezolutës 1244, të Këshillit të Sigurimit të
    Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që nga themelimi i tij e deri në ditët e sotme ky mision
    nuk ka funksionuar mbi bazën e një kornize juridike përmes së cilës do ta njihte shtetin e
    Kosovës, përkatësisht statusin e saj si Republikë sovrane.

    Misioni i BE-së formalisht mbi bazën e aktit 2008 124 SFSF instaloi administratën dhe stafin i
    cili kishte kompetenca ekzekutive në tri komponentët më të rëndësishëm në Republikën e
    Kosovës. Pra, në komponentin e gjyqësisë, policisë dhe doganave. Madje, ky mision është
    cilësuar si misioni më i madh civil i themeluar në kuadër të politikave të përbashkëta për siguri
    dhe mbrojtje të Bashkimit Evropian.

    Për ushtrimin e kompetencave ekzekutive nga ana e këtij misioni, Kuvendi i Republikës së
    Kosovës kishte miratuar Ligjin mbi kompetencat për zgjidhjen e lëndëve dhe caktimin e lëndëve
    të gjyqtarëve dhe prokurorëve të EULEX-it në Kosovë, mbi bazën e të cilit gjyqtarët dhe
    prokurorët i zhvillonin proceset gjyqësore në mënyrë të pavarur nga organet vendore të gjyqësisë
    në Republikën e Kosovës. Për më tepër janë edhe 7 ligje tjera mbi bazën e së cilës ky mision ka
    ushtruar kompetencat ekzekutive në të tri komponentët e përmendura në pikën 2 të kësaj kërkese.

    Pra, në bazë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, në bazë të Kodit të Procedurës Penale,
    Ligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me
    Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Ligjit për Departamentin e Mjekësisë Ligjore, Ligjin për
    mbrojtjen e dëshmitarëve, Kodin doganor dhe akcizave të Kosovës dhe Ligjin për Prokurorinë
    Speciale të Republikës së Kosovës. Ndonëse, Republika e Kosovës përmes organeve të saj të
    pushtetit legjislativ i krijoi një bazë ligjore për ushtrimin e kompetencave më vitale të natyrës
    ekzekutive, ky mision nuk e njohu dhe ende nuk e njeh shtetësinë e Republikës së Kosovës.

    Ndonëse, formalisht në bazë të akteve juridike me të cilat është konstituuar ky mision, ai kishte
    për detyrë ndihmën ndaj institucioneve, organeve gjyqësore dhe Agjencisë për zbatimin e ligjit të
    Kosovës, në zhvillimin e drejtësisë efektive të bazuar në sundimin e ligjit dhe të lirë nga
    ndikimet politike. Ky mision dështoi për ta realizuar këtë, dhe jo vetëm kaq ky mision dështoi po
    ashtu në zbatimin e kompetencave ekzekutive, të cilat i ishin besuar nga institucionet më të larta
    të vendit.

    Tani pas 7 vjetëve veprimtarie në Kosovë, misionit ndërkombëtar të BE-së në opinion janë duke
    iu publikuar skandalet e njëpasnjëshme korruptive. Krahas dështimit të misionit të BE-së në
    dhënien e ndihmës të institucioneve vendore dhe jetësimin si mision i zbatimit të ligjit përmes
    kompetencave ekzekutive po vërtetohet edhe nga vetë raportet e brendshme të BE-së, çfarë kemi
    deklaruar ne si subjekt politik prej vitesh se vetë ky mision është një nga gjeneratorët dhe ndër
    shkaktarët kryesor të mbështetjes dhe mbrojtjes së krimit të organizuar dhe korrupsionit krahë
    për krahë me drejtuesit kryesorë të qeverive të pas shpalljes së pavarësisë.

    99
    Vetëm para disa muajve, Prokuroria e EULEX-it zonja Maria Bamje, u deklarua publikisht për
    akuzat që përfshin veprimtarinë mitmarrje dhe korrupsioni nga prokurorë dhe gjyqtarë të
    EULEX-it të cilët kishin marrë pjesë në gjykimin e një serie rastesh të rëndësishme. Nga
    publikimi i këtyre skandaleve del se prokurorë dhe gjyqtarë kanë marrë të holla në sasi të
    konsiderueshme nga personat që procedoheshin në çështje penale të trajtuara nga stafi i EULEX-
    it. Po ashtu, qytetarët në Kosovë gjatë gjithë kësaj kohe kanë kuptuar që në udhëheqjen e këtij
    misioni janë montuar disa procese gjyqësore në ndikimin politik ku ishin të inkriminuar zyrtarët
    më të lartë të EULEX-it dhe zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, si ajo me aferën korruptive në
    Ministrinë e Transportit, gjykimi për rastin Kleçka, ishin disa nga proceset më të mëdha që në
    prapavijë kishin qëllime politike.

    Në muajin prill të këtij viti, në lagjen Suhadoll të Mitrovicës, ndodhi një rast tragjik, në të cilën u
    raportua se një djalë i mitur ishte zhdukur dhe dyshimet në opinion ishin hedhur se i njëjti ishte
    mbytur në lumin Ibër. Vetëm pas disa ditëve të kërkimit të trupit të tij, ai ishte gjetur, por për
    shkaqe të vdekjes nuk u tha asgjë publikisht nga organet. Deri më tani nga pak informacione që i
    kemi, të inkriminuar janë dy persona të nacionalitetit serb, banorë të pjesës Veriore të lumit Ibër
    dhe të njëjtëve iu është konfiskuar arma e zjarrit për të cilën dyshohet se është përdorur gjatë
    përndjekjes ndaj të miturit trupi i të cilit u gjend në këtë lum.

    Sipas informacioneve që i kemi, ky rast është marrë nga EULEX-i, gjegjësisht nga hetuesit dhe
    prokurori i EULEX-it. Nëse informacionet dalin që janë të vërteta kjo ndërhyrje në kompetencat
    e Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë themelore të Mitrovicës, nga ana e EULEX-it nuk na
    tregon gjë tjetër përveç faktit se ky mision i ka dhënë vetes karakter të dirigjimit politik me
    metoda dhe instrumente policore e gjyqësore.

    Para disa ditëve u publikua pjesë nga një raport hetimor që është bërë nga një Komision i
    brendshëm hetimor i misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, ky material paraqet një
    strukturë krimi të organizuar brenda strukturës së EULEX-it në ndërlidhje me zyrtarë të lartë të
    Republikës së Kosovës. Në këtë raport ka shënime për ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi,
    ministrin e Punëve të Jashtme Hashim Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli. Në atë çka
    është publikuar nga pjesët e këtij raporti del se misioni i EULEX-it jo vetëm se ende është duke
    ushtruar kompetenca ekzekutive të institucioneve të Republikës së Kosovës, por zyrtarë të lartë
    të këtij misioni raportohet të jenë në kontakt dhe marrëveshje të vazhdueshme me zyrtarët e lartë
    publik të Kosovës duke u ... edhe në afera e manovrime ilegale të pushtetit politik.

    Çka është edhe më e dëmshmja për Republikën e Kosovës, është se në këtë raport përmenden
    pazaret dhe aferat korruptive që kanë të bëjnë edhe me themelimin e Gjykatës Speciale. Në këtë
    raport përmenden edhe aferat e pushtetit politik në procesin gjyqësor për Grupin e Drenicës, ku
    së fundi u shqiptuan dënime drejtuesve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sipas
    vendimeve jashtë çdo standardi të së drejtës dhe ligjor.

    Të nderuar deputetë,
    Ne si grup parlamentar e kemi parashtruar edhe një rezolutë. Unë po i lexoj pikat e kësaj rezolute
    dhe sigurisht që deputetët e Kuvendit së Republikës të Kosovës, nga grupet tjera parlamentare do
    të kenë mundësinë që t’i parashtrojnë pikat tjera të kësaj rezolute.


    100
    Pika e parë, Kuvendi i Republikës së Kosovës e fton presidenten e Republikës, zonjën Atifete
    Jahjaga t’i kërkojë Komisionares së Lartë për Politikë të Jashtme, zonjës Frederika Mogerini,
    inicimin e hetimit institucional për çdo rast të cituar për stafin e EULEX-it në raportin që zyrtarët
    e BE-së e kanë hartuar.

    Pika 2, thërret në raportim të jashtëzakonshëm kryesuesin e Këshillit Gjyqësor dhe atë të
    Këshillit Prokurorial në lidhje me ndikimin e çështjeve hetimore të zyrtarëve të EULEX-it dhe
    marrjes arbitrare të kompetencave të organeve të drejtësisë nga EULEX-i dhe raportimi i këtyre
    kryesuesve do të bëhet 10 ditë nga miratimi i kësaj rezolute. Unë ju ftoj për debat konstruktiv.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! E kanë fjalën përfaqësuesit e grupeve parlamentare. Në emër të
    Grupit Parlamentar të PDK-së, zoti Garbovci e ka fjalën.

  • Faleminderit, zoti nënkryetar!
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, si gjithnjë ka qenë dhe është për të ngritur
    shqetësime, për të pasur debate, sepse këtu është vendi i debatit, ku duhet të ngritën të gjitha
    shqetësimet që i preokupojnë qytetarët e vendit, por Grupi Parlamentar kurrë dhe asnjëherë nuk
    është lëshuar dhe nuk do të lejojë vetveten që të merret me shpifje, trillime, etiketime, fyerje, as
    individit, as më tepër të grupeve, apo çfarëdo institucioni qoftë ai.

    Në rastin konkret u tha se kemi të bëjmë me një debat shumë serioz, në fillim duhet të konstatoj
    se më së miri se sa serioz ky debat dhe ngritja e kësaj çështje e dëshmon vetë fakti se nga 16
    deputetë të Grupit Parlamentar, që e ka marrë këtë iniciativë, prezentë janë as gjysma e tyre.
    Prandaj, kjo vetvetiu të jep të kuptosh se ky grup është i interesuar që vetëm të bëjë zhurmë,
    zhurmë dhe vetëm zhurmë. Të etiketojë, të fyejë dhe të shpifë për të gjithë kundër të gjithëve dhe
    të plasojë të pavërteta dhe vetvetiu shtrohet pyetja se në interes të kujt shkojnë fyerjet, shpifjet,
    akuzat e pabaza të individëve dhe të liderëve, të institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare,
    unë besoj se nuk kemi çka të komentojmë, sepse është e vetëkuptuar.

    Absolutisht ne jemi shumë të vetëdijshëm dhe unë veç po përkujtoj se pas përmbylljes së
    pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës, në vitin 2012, ku Kosova u bë shtet sovran si të gjitha
    shtetet tjera, ne prapë si shtet kemi pasur nevojë për ndihmë dhe si rrjedhojë, më 23 prill të vitit
    2014, me praninë e 113 deputetëve dhe votimin pro të 89 deputetëve, vetëm 2 abstenime,
    Kuvendi ka aprovuar marrëveshjen mes institucioneve të Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Me
    këtë nuk dua të them që ne do t’i mbyllim sytë para lëshimeve, para gabimeve të kujtdo qoftë,
    sepse në fund të fundit jemi të thirrur që vërtet t’i ngremë shqetësimet, t’i mbrojmë interesat e
    qytetarëve të vendit edhe në rastin kur përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare kanë bërë
    shkelje.

    Është e vërtetë se qytetarët e Kosovës kanë pasur një pritje shumë të madhe nga misioni i ri, pra i
    EULEX-it, që do të përmirësojë formën e qeverisjes nga UNMIK-u. Kjo pritje ka pasuar me
    zhgënjim. Jo me fajin e qytetarëve të Republikës së Kosovës, por vetë faktin se në brendi të
    EULEX-it shpërthyen skandale të njëpasnjëshme dhe këto kanë ndikuar, që vërtet qytetarët e
    vendit të fillojnë të zhgënjehen.

    101
    E kemi rastin e prokurores Bamje dhe shumë raste të tjera, që vërtet kanë zhgënjyer qytetarët e
    vendit. Po ashtu, kemi edhe vendime të padrejta, të cilat gjatë kësaj periudhe kohore janë marrë.
    Unë po e përmend, po i referohem vetëm rastit të fundit të gjykimit, pa pretenduar fare, se nuk i
    jap vetes të drejtë edhe si subjekt politik të ndikojmë në drejtësi, sepse e respektojmë si
    institucion të pavarur, por nuk i lejoj vetvetes si individ, si kryetar, si deputet, po as si qytetar, që
    t’i mbyllë sytë para padrejtësive.

    Kemi rastin e Drenicës. Një gjykim që unë dua, për veten time, mbi bazën e asaj që kemi lexuar
    dhe kemi parë e dëgjuar, absolutisht është një rasti pashembullt, që nuk ka mundur dhe nuk ka
    ndodhur në historinë e drejtësisë, qoftë vendore, qoftë ndërkombëtare, të akuzohen dhe të
    dënohen njerëz me vite të tëra burg, të akuzohen për vrasje njerëz, pa e ditur se kush është
    viktima, pa e konstatuar vendndodhjen, kohën, por vetëm ekzekutori dihet.

    Prandaj, këto dhe shumë shembuj të tjerë, është e vërtetë se na nxisin që vërtet të shprehim
    pakënaqësinë tonë. Ne kemi edhe një komision, që është i krijuar nga vetë Bashkimi Evropian,
    që ka një raport dhe konstaton edhe disa shkelje, por ne i referohemi atyre vlerësimeve, jo
    shpifjeve që dëgjojmë këtu, jo etiketimeve që dëgjojmë këtu dhe akuzave të pabaza, qëllimkëqija
    për përfaqësuesit institucionalë të vendit tonë, por e mbështesim dhe konstatimin e fundit të këtij
    komisioni, që konstaton se vërtet ky mision ka nevojë për riorganizim apo korrigjim.

    Duke iu referuar edhe për shumë arsye të tjera, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk do
    t’u japë mbështetje këtyre rekomandimeve, por po e ritheksoj të parën, edhe duke parë mos
    seriozitetin e iniciuesit të kësaj çështjeje. Prandaj, unë ju falënderoj të gjithëve.

  • Faleminderit, zoti kryetar i Grupit Parlamentar Grabovci. Fjalën e ka, në emër të
    Grupit Parlamentar të LDK-së, zoti Beqiri.

  • Faleminderit, zoti nënkryetar!
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Ne, si Lidhje Demokratike e Kosovës, gjegjësisht si grup parlamentar, është shumë e qartë që jo
    vetëm se përkrahim të drejtën e çdo deputeti apo edhe grupi parlamentar për të ngritur çështje
    dhe paraqitur probleme të natyrave të ndryshme, që janë në interes të qytetarëve të Kosovës,
    duke pasur po ashtu parasysh edhe të drejtën e secilit grup apo deputet, që ta thotë këtë nga
    këndvështrimi i tyre, i qëlluar apo i paqëlluar.

    Sa i përket pikës së ngritur, gjegjësisht debatit të kërkuar dhe mocionit për këtë çështje, ne vetëm
    mund të themi si LDK dhe jo vetëm ne, por deputetët që e kanë përkrahë jo vetëm formimin,
    sepse formimi i EULEX-it dihet se si është bërë, por ratifikimi më vonë i marrëveshjes është
    bërë në Kuvend, ne kemi përkrahur punën e EULEX-it dhe kemi respektuar punën e tyre, sikurse
    e çmojmë shumë, ose i çmojmë shtetet e Bashkimit Evropian, për faktin se kanë ndihmuar dhe
    financuar këtë mision në punën e tij, që normalisht, në asnjë rrethanë e në asnjë mënyrë nuk do të
    thotë, se ne përkrahim eventualisht lëshimet, skandalet, parregullsitë që mund të jenë bërë apo
    mund të bëhen në kuadër të punës së këtij misioni. Por, po ashtu është shumë e qartë që janë ata
    të cilët e kanë formuar kompetentë që të hetojnë edhe skandalet eventuale, lëshimet dhe
    parregullsitë.


    102
    Dhe, ne si grup parlamentar, si Lidhje Demokratike e Kosovës, normalisht që jemi të interesuar
    që çdo mision në Kosovë, por edhe çdo institucion i pavarur në Kosovë, të bëjë punën e vet ashtu
    siç duhet, mirëpo dëshirojmë po ashtu, ta bëjmë të qartë se nuk dëshirojmë të interferohemi në
    atë që nuk është në të drejtën tonë të vendimmarrjes.

    Pra, janë deputetët të cilët dëshirojnë eventualisht të flasin, sigurisht se pa ua marrë të drejtën, ne
    vetëm mund të themi po ashtu, si grup parlamentar i LDK-së, nuk përkrahim një rezolutë të tillë
    dhe vota jonë do të jetë kundër.

  • Faleminderit! E ka fjalën Glauk Konjufca, në emër të Grupit Parlamentar
    “Vetvendosje”.

  • Deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,
    Qytetarë të nderuar,
    E para çështje që dua të ngre është, se janë hedhur shumë diskutime dhe shumë dyshime javëve
    të fundit, prej kur është propozuar ky debat që të mbahet në Kuvendin e Republikës së Kosovës,
    se a duhet apo jo të flasim dhe të diskutojmë për EULEX-in.

    Mendoj që ka mbizotëruar, le të themi, një qasje e tabuizimit të temave të caktuara, siç ka qenë
    EULEX-i për shembull, me mendimin mbizotërues të mazhorancës se për EULEX-in nuk bën
    fare të flasim. Unë mendoj që kjo është një qasje fundamentalisht e gabueshme. Për EULEX-in
    duhet të flasim për një fakt të thjesht. Për EULEX-in duhet të flasim, sepse ky është një mision
    që vepron në Kosovë dhe e dyta, sepse merr vendime shumë të rëndësishme për shtetin e
    Kosovës, që prekin drejtpërdrejtë qytetarët e Kosovës dhe kjo në fjalorin më të thjesht
    institucional dhe politik, definohet si interes publik. Gjithçka që është e interesit publik duhet t’i
    nënshtrohet debatit dhe diskutimit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sepse nëse nuk flasim
    këtu unë nuk di ku tjetër mund të flasim.

    Tjetra është që lidhja e vetme, që ka EULEX-i me institucionet e Kosovës për nga legjitimiteti i
    tij goxha i brishtë edhe ashtu, është ky Kuvend, Kuvendi i Republikës së Kosovës, mos harroni,
    ky Kuvend dy herë ia ka zgjatur mandatin këtij misioni të Bashkimit Evropian, dy herë me radhë.
    Njëherë deri në vitin 2014, prej vitit 2012 dhe pastaj deri në vitin 2016, siç është vendimi i fundit
    i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Do të thotë, që ne i mbajmë edhe përgjegjësi të caktuara
    pse EULEX-i vepron në Kosovë dhe që është kësi misioni, me kësi statusi dhe që merr vendime
    të caktuara për qytetarët e Republikës së Kosovës.

    Pra, po them edhe një herë, është interes publik dhe nuk e pranoj asnjë qasje që thotë se nuk
    kemi të drejtë të flasim ne për EULEX-in në Kuvend të Republikës së Kosovës.

    E dyta, prej fillimit kur ka ardhur EULEX-i në Kosovë, është dominuar nga komponente
    politike, në vend që të udhëhiqej nga parimi i drejtësisë dhe i sundimit të ligjit, për çfarë ka
    ardhur në të vërtet. Pikërisht për shkak të kësaj, skandalet në EULEX nuk kanë reshtur kurrë.
    Skandali kryesor i EULEX-it, që përfundimisht e ka vulosur këtë mision si të dështuar, është
    seria e akuzave dhe e kundërakuzave të brendshme nga vetë prokurorët dhe gjyqtarët e EULEX-
    it.


    103
    Në vitin 2013, prokurorja Maria Bamje akuzoi struktura të caktuara të EULEX-it, të cilat sipas
    sajë, janë kapur nga krimi i organizuar në Kosovë. Ajo tha se një gjyqtar i caktuar i EULEX-it i
    ka marrë ryshfet 300 000 euro nga njerëz të caktuar, të akuzuar për vrasje, për lirimin e të
    akuzuarve dhe se, në një rast tjetër edhe vetë është takuar me ndërmjetësues, që janë të dërguar
    nga vetë të akuzuarit te ky prokuror i caktuar.

    Prokurorja në fjalë e EULEX-it pretendon se për këto akuza ka dëshmi në formë të përgjimeve
    dhe në formë të dëshmitarëve, të cilët janë takuar me gjyqtarin Franqesko Flori dhe i kanë dhënë
    atij ryshfet. Këto ngjarje e morën edhe gjithë vëmendjen ndërkombëtare, për shembull, gazeta
    “The gardian”, gazetë prestigjioze “The gardian” më 5 nëntor të vitit të kaluar shkruante kështu:
    “EULEX-i harxhoi 1 miliard euro me premtimin se do t’i kapte peshqit e mëdhenj për
    korrupsion, por u bë edhe vetë pjesë e problemit, në vend që të ishte zgjidhje e problemit.”

    Në anën tjetër, këta që u akuzuan nga Bamje ia kthyen akuzat asaj, duke pretenduar se prokurorja
    në fjalë kishte ndikuar në rastin Sekiraça, kurse, Bamje ua ktheu përgjigjen se nuk ka ndikuar ajo
    në rastin Sekiraça, porse paska ndikuar Gjonatan Ratelli në rastin e Azem Sylës, për t’ia mbyllur
    atij lëndën dhe për t’ia ndalur hetimet, për të mos vazhduar më. Pavarësisht kush ka të drejtë e
    kush jo, cila akuzë është e pavërtetë e cila e vërtetë, vetë fakti që kanë ndodhur këto akuza të
    rënda nga të dy palët, ia humb përfundimisht kredibilitetin EULEX-it si një mision që ka ardhur
    për ta luftuar korrupsionin në Kosovë.

    Si mund ta luftojë korrupsionin një mision, gjyqtarët dhe prokurorët e të cilit vetë janë kapur nga
    korrupsioni. Çështja e korrupsionit mbetet, padyshim, dështimi kapital i EULEX-it në Kosovë.
    T’i shpenzosh 1 miliard euro për të nxënë peshq të korruptuar dhe të mos e kapësh asnjë sardele
    madje, kjo është fiasko e mjaftueshme për ta rishqyrtuar statusin dhe punën e EULEX-it, në
    Kosovë. Madje, unë mendoj se Gjykata Speciale e shtyrë përpara më së shumti nga Bashkimi
    Evropian, pikërisht po ndodh për ta maskuar dështimin e EULEX-it në luftimin e korrupsionit në
    Kosovë.

    E vetmja mënyrë për ta maskuar korrupsionin e sotshëm, që ka metastazuar në çdo pore, është që
    të zbulohet “trafikimi i organeve”, “heqja e veshkave”, “shtëpitë e verdha” dhe tregime të tilla të
    horrorit, të cilat popullit ia mbajnë vëmendjen larg zhvatjeve të sotshme dhe larg qeveritarëve
    milionerë të pasuruar me paratë e popullit. Gjykata Speciale e mban EULEX-in jashtë
    korrupsionit, ku është futur vetë ai.

    Skandali i fundit që ka ndodhur në EULEX, të gjitha dyshimet i shndërron në konstatime. Pas
    akuzave të ndërsjella për korrupsion, zonja Mogerini e dërgoi një ekip të pavarur hetuesish për të
    parë se çfarë në të vërtetë ka ndodhur me këto akuza për korrupsion. Por, të martën e kaluar
    EULEX-i e ka bastisur në mënyrë agresive task-forcën e vetë investigative dhe ka rrëmbyer pa
    kurrfarë shpjegimi kasafortën e blinduar, ku ndodheshin të gjitha dokumentet e korrupsionit të
    vet.

    Edhe pse, EULEX-i po e mohon këtë ngjarje, një zyrtar ndërkombëtar i EULEX-it që ka qëlluar
    në atë zyrë kur ka ndodhur bastisja, doli në një televizion të njohur të Kosovës dhe tregoi
    gjithçka që kishte ndodhur të martën e kaluar. Kjo ngjarje përfundimisht ia ka qitur një hije të
    zezë EULEX-it, e cila nuk i hiqet më.

    104
    Duhet të shtrohen disa pyetje me këtë rast: Pse EULEX-i e bastisi task-forcën e vet
    antikorrupsion; pse i mori dokumentet ku flitet për korrupsionin e EULEX-it; ku i çoi ato
    dokumente EULEX-i; korrupsionin e kujt po e fsheh EULEX-i; a po e fsheh vetëm korrupsionin
    e vet apo edhe atë të qeveritarëve tanë? Këtyre pyetjeve duhet t’u jepen përgjigje. Këto pyetje
    nuk duhet t’i shtrojë vetëm opozita. Këto pyetje duhet t’ia shtrojë Bashkimit Evropian dhe vetë
    EULEX-it Qeveria e Republikës së Kosovës. Janë pyetje legjitime, sepse ne nuk kemi sjellë këtu
    mision që të mbledhë fakte të korrupsionit e pastaj t’i zhdukë gjurmët me bastisje të tilla.

    Populli i Kosovës pat shpresuar atëherë, që “po vjen njëfarë misioni, i cili do t’i kapë e do t’i
    çojë hajnat në burg.” Këto shpresa janë shuar përfundimisht me zhvillimet e turpshme, që kanë
    ndodhur në Misionin e Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë.

    Dhe çka është skandali tjetër? Skandali tjetër është dokumenti konfidencial që ka dalë nga
    EULEX-i. Dhe, kjo lidhje e Gjykatës Speciale për ta zhvendosur vëmendjen nga korrupsioni e ka
    kuptimin kështu: Dokumenti konfidencial thotë që, zyrtarë të lartë të Republikës së Kosovës,
    kanë negociuar me zyrtarë të caktuar të EULEX-it, se cili prej tyre të bëhet kryetar i ardhshëm i
    Gjykatës Speciale. Kjo është skandaloze! Kjo është saktësisht mënyra qysh i iket korrupsionit në
    Kosovë, që zyrtarët qeveritarë bashkë me misionin e Bashkimit Evropian ta caktojnë njëfarë
    “matc-masoni” suedez, që ka qenë edhe në UNMIK më herët edhe tash në këtë pjesën e luftimit
    të korrupsionit në EULEX edhe që ai prej EULEX-it të bëhet kryetar i Gjykatës Speciale, e cila
    pritet të vijë në Kosovë. Pastaj, këta vetë t’i rendisin edhe t’i rregullojnë çështjet, se kënd do ta
    marrë Gjykata Speciale e kush do të shpëtojë prej Gjykatës Speciale. Kjo është e pafalshme.

  • Faleminderit! E ka fjalën Zonja Kadrijaj, në emër të Grupit Parlamentar të AAK-
    së.

  • Faleminderit, kryesues!
    Përshëndetje për deputetët!
    Që nga viti 1999, BE-ja dhe misionet e saj në Kosovë, kanë qenë një pjesë kyçe e përpjekjeve
    ndërkombëtare për të ndërtuar një të ardhme të re për Kosovën. Kjo nuk duhej të vihej në
    pikëpyetje.

    Qëllimi kryesor i BE-së në Kosovë ishte të ndihmojë vendin me arritjen e paqes dhe të
    stabilitetit, duke mbështetur përpjekjet e zhvillimit për të adresuar çështjet emergjente. Tani, BE-
    ja ofron mbështetje për autoritetet e Kosovës për të ndërtuar marrëdhënie më të ngushta me BE-
    në dhe përmirësimin e standardeve të jetesës për popullin e Kosovës.

    Derisa situata aktuale në Kosovë mund të quhet një dështim i strukturave vendore të sigurisë,
    EULEX-i nuk mund t’i ikën kurrsesi përgjegjësisë dhe duhet të përballet me shumë pyetje
    logjike, pse Kosova sot është e tillë? Çfarë është me gjithë ato qindra milionë euro, të cilat i ka
    shpenzuar Bashkimi Evropian në këtë mision, më të madhin dhe më të rëndësishmin në historinë
    e BE-së.

    Shpeshherë kemi pasur deklarata, ku vetë Bashkimi Evropian Kosovën e sheh si një vend, ku ka
    krim të organizuar, ku vullneti për të luftuar korrupsioni është i padukshëm, ku gjyqësia është
    plotë me ndërhyrje politike, vend transit për kontrabandë me drogë. Pra, krejt këto epitete

    105
    Kosovës i janë përshkruar në shumë raporte progresi radhazi, të cilat i ka përpiluar vetë
    Komisioni Evropian.

    Madje, në këto raporte e në këto përshkrime tani do t’i shtohet edhe rritja e ekstremizmit fetar,
    kërcënimit që i bëhet Evropës nga grupet dhe individët ekstremë, të cilët kanë gjetur për vite
    hapësirë veprimi në Kosovë.

    Krejt kjo situatë në Kosovë është një dështim i strukturave vendore të sigurisë. Jemi të
    vetëdijshëm se ato janë përgjegjëset primare për situatën e krijuar, sepse Kosova tash, së paku në
    letër, është vend me pavarësi të plotë. Por, Kosova në fakt, nuk e ka pavarësinë e plotë, sepse
    krijimi shtetit ka qenë dhe vazhdon të jetë një ndërmarrje dhe një përgjegjësi e përbashkët dhe
    padyshim, se EULEX-i nuk mund t’i ikë përgjegjësisë për situatën e krijuar në Kosovë. Duhet të
    përballet me pyetjen logjike, pse Kosova sot është e tillë, çfarë është?

    Këtë pyetje para disa vitesh e kishin parashtruar edhe anëtarët e Gjykatës Evropiane të
    Auditorëve, të cilët kishin konstatuar dështimin e EULEX-it. Në atë kohë përgjigja ishte, se
    EULEX-i i tashëm i ka marrë parasysh rekomandimet dhe ka marrë masa të cilat do të sjellin
    rezultate, por qytetarët e Kosovës dhe një pjesë e vetë diplomatëve evropianë, nuk janë edhe aq
    të kënaqur me ato rezultate.

    Të gjithë ata sikur edhe ne, njerëzit e Kosovës kemi pritur më shumë nga ky mision.

    Në Bruksel, sa herë që është folur për EULEX-in, kanë ekzistuar dy qëndrime.
    Njëri qëndrim, zyrtar, sipas të cilit “EULEX-i e ka bërë një punë të madhe në Kosovë në
    forcimin e sundimit të ligjit dhe në ndihmën e organeve vendore për të forcuar kapacitetet e
    tyre”, dhe një tjetër mendim, i cili është diskutuar e folur vetëm në kuluare private dhe ku
    pranohet se suksesi ka qenë shumë i vogël, pa ndonjë rezultat, dhe sot Kosova nuk është ashtu
    siç do të dëshironin ta shihnin përfaqësuesit e BE-së.

    Pjesëtarët e EULEX-it dhe vendet anëtare të BE-së mund të thonë vërtet se “situata e sotme në
    Kosovë është dështim i kosovarëve” dhe se “u takon atyre të luftojnë krimin dhe korrupsionin”.
    Por në mandatin e EULEX-it është që të ndërhyjë nëse autoritetet e Kosovës nuk e bëjnë këtë,
    sidomos në rastet e krimeve të rënda, duke përfshirë edhe shpërdorimin e fondeve të mëdha që
    ka ndodh në vazhdimësi në Kosovë, dhe që mediat e organizatat e ndryshme jo-qeveritare,
    vendore e ndërkombëtare e kanë transmetuar shpesh.

    Por, nëse shikohet mirë e tërë puna e EULEX-it, arsyetimin për mosrealizimin e pritjeve duhet
    kërkuar më shumë në pengesat politike sesa në mungesë të kapaciteteve. Edhe pse thuhet se ky
    mision nuk është i ndikuar politikisht, fakt është se ai është vendosur në Kosovë me vendim
    politik të BE-së.

    Aty ku nuk ka zhvillim të demokracisë nuk ka as llogaridhënie, as përgjegjësi politike e si pasojë
    nuk mund të ketë as sundim të duhur të ligjit. Bashkimi Evropian gjithmonë i ka dhënë prioritet
    stabilitetit politik më shumë sesa zhvillimit të demokracisë në Kosovë.


    106
    EULEX-i nuk e ka luftuar asnjëherë seriozisht krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivele të
    larta. Pasojat e një politike të tillë po ndihen edhe sot.

    Tash kur këtij misioni i është vazhduar mandati, e ka shansin e fundit që të dëshmojë rezultate
    edhe para qytetarëve të Kosovës, por edhe para vetë qytetarëve evropianë, me taksat e të cilëve
    edhe paguhet.

    Për këtë duhet një transparencë më e madhe nga e tërë BE-ja në qasjen e saj ndaj Kosovës dhe në
    raportet me politikanët kosovarë. Nuk mund të thuhen lëvdata për Kosovën në deklaratat para
    kamerave pas takimeve me ta, dhe në të njëjtën kohë në raporte të shkruara Kosova të
    përshkruhet zi e terr. Në fakt, duket se problemi është i njëjtë si me EULEX-in, si me autoritetet
    e Kosovës. E ai është mungesa e vullnetit politik. Ndoshta edhe vetë pjesëtarët e EULEX-it në
    terren janë viktimë e kësaj.

    Për fund me duhet të them edhe diçka që është shumë e rëndësishme për të gjithë: Nëse e
    kritikojmë EULEX-in, kjo nuk do të thotë se mendojmë që do të ishte më mirë pa të. Krejt në
    fund, EULEX-it i themi, që meqë tashmë po vazhdoni të jeni në Kosovë, dhe atë me një prani
    mjaft të madhe dhe me kompetenca të larta ekzekutive, duhet të dëshmohet me rezultate.
  • Faleminderit! Valdete Bajrami e ka fjalën, pastaj kalojmë te deputetët. Nait, a ke
    folur në emër të PDK-së?

  • Faleminderit!
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Të nderuar qytetarë,
    Një debat i tillë është dashur të mbahet shumë më herët, ose thënë më mirë menjëherë pas
    publikimit të raportit të fundit, ku bazuar në këtë raport dul në pah ajo që ne si Nismë e kemi
    ngrit për disa here radhazi këtu në Kuvend, e që ka të bëj me përfshirjen e zyrtarëve të lartë të
    EULEX-it me politikanët vendor, në korrupsion e krim të organizuar dhe me eliminimin e
    njerëzve nga skena politike.

    Tash jo që i kemi ato raportime dhe raporte por së fundmi plas edhe skandali tjetër ku në zyrat e
    Task Forcës e cila Task Forcë do të duhet të merrej pikërisht me këto raste, u bastis dhe nuk
    dihet nga kush merren dëshmi po ashtu nuk dihet nga kush e vetmja gjë që dihet dhe që janë
    identifikuar dihet që janë italianët ata persona të cilët e kanë bastisur këtë zyre.

    Me të vërtetë të nderuar kolegë, jo të opozitës se pozitës shihet sa kanë interesim të dëgjojnë një
    debat të tillë. Sistemi i drejtësisë të cilin po na e ofron BE-ja është sistem i skandal të një pas
    njëshme. Pra, sistemi i EULEX-it, sistemi i drejtësisë gjithnjë eksperiment në Kosovë.

    Edhe përkundër faktit që doli ky raport, deri më tani asnjë zyrtar nga Brukseli nuk ka dalë të japë
    sqarime në lidhje me dështimet e zyrtarëve të këtij misioni, ose nga Zyra e BE-së këtu në
    Kosovë.

    Por nuk pati asnjë reagim as nga edhe nga Qeveria.

    Raporti përmend emra të udhëheqësve të këtij misioni, i cili do të duhej të ishte mision për rend

    107
    dhe sundim të ligjit, e duke mos e anashkaluar numrin e madh të vendorëve të përfshirë në këto
    afera korruptive.

    Dua prapë këtu të nderuar kolegë ta potencoj, se ky mision i cili konsiderohet të jenë më i
    kushtueshmi në historinë e misioneve të BE-së, mision i cili paraqet vlerat e vendeve të BE-së,
    mision i cili është ardhur në Kosovë pas dështimit të UNMIK-ut, në të vërtetë është një mision i
    cili tek ne ka bërë veprime, lëshime, kurdisje të pa pranueshme siç është ai me rasti me
    “Kleçkën”, edhe rasti të cilat i përmendën më herët, ku gjyqtarët e këtij misioni dalin nëpër klube
    nate në bashkëpunim me zyrtarë vendorë vendos se si do ta dënojnë qytetarin me qëllim të vetëm
    eliminimin e tyre nga skena politike.

    Nga ky mision ka dal që edhe përbërja e paneleve gjyqësor është formuar në kundërshtim me
    ligjin, gjithnjë në rastin Kleçka dhe Drenica 2.

    Atëherë shtrohet pyetja se a thua vendimet të cilat i kanë marr për raste tjera si i kanë ndarë, apo
    thënë ndryshe a ka vendos në bazë të rendit dhe ligjit apo në bazë të tekeve të vendorëve apo
    ndërkombëtarëve?

    Ju e dini shumë mirë se në çfarë gjendje ishte këshilli prokurorial hiç më larg se disa muaj, ku
    prokurorët hapur rrëfenin se si janë të kërcënuar nga bandat kriminale.

    Askush nuk doli që të merret me këto kërcënime që u lajmëruan hapur.

    Që nga pas lufta me Sistemin e drejtësisë janë marrë ndërkombëtarët dhe si rrjedhoje e
    dështimeve të tyre të një pas njëshme është ardhur edhe deri te kërkesa e krijimi të famshëm të
    Gjykatës Speciale, e deri këtu besa nuk ka munguar edhe kontributi i atyre që ishin në udhëheqje
    në të kaluar e edhe që janë edhe sot.

    Këtu nuk dua ta përjashtoj faktorin edhe vendor gjithnjë, pra tërë sistemin e drejtësisë i cili në 6
    mujorin e vitit 2015 është goditur nga skandalet e ndryshme në të gjitha nivelet e Gjyqësorit.

    E dini të nderuar kolegë se brenda këtij misioni është bërë lufte e madhe se kush do ta marr
    postin e të parin për Gjykatën Speciale, edhe për këtë nuk dyshoj që nuk kanë arritur marrëveshje
    të dyja palët, vendorët dhe ndërkombëtarët.

    Po ashtu, ky raport qet në pah edhe konfliktin brenda për brenda partisë më të madhe në vend
    PDK-së, ku bëhen pazare se kush do të jetë në krye të shtetit, e kush do ta qeverisë vendin?

    Pra si gjithmonë, çdo gjë që mund dhe do të duhej të bëhet në të mirën e vendit po sakrifikohet
    për ndërtimin e imazheve personale.

    Të gjitha këto që i përmenda pa ndihmën e ndërkombëtarëve nuk do të mund të ndodhnin.

    Së fundmi e kemi edhe rastin Drenica 2, ku sipas këtij raporti gjithnjë i referohem raportit
    konfidencial, është dashur që grupi të dalë i pafajshëm, në mënyrë që të bëjë vota dhe t’ia
    pamundësojë zotit Limajt krijimin e partisë së re.

    108
    E që tash rezultoi që ky grup e dënua, a thua a vendosi drejtësia apo teket e vendorëve dhe
    ndërkombëtarëve prapë me qëllim të vetëm të linçimit të njerëzve nga skena politike duke i parë
    gjithnjë ata pengesa.

    Shumë pazare janë bërë në këmbim të ndreqjes së imazheve personale me fatin e njerëzve të pa
    fajshëm.

    Por, nga këto skandale nuk duhet t’i justifikojmë vendorët e as ndërkombëtarët nga dështimet e
    tyre dhe ndërhyrjet e tyre politike, por duhet që njëherë e përgjithmonë ta dinë të gjitha ata që
    kanë qenë dhe janë të përfshirë nëpër skandale, e që kanë arritur deri në atë masë sa edhe flitet
    për eliminim të njerëzve vetëm e vetëm ta kenë rrugën e lire për të vazhduar qëllimin e tyre e që
    është interesi individual, përfitimet individuale, korrupsioni dhe krimi i organizuar, do të vijë dita
    që më nuk do të ju shkojë kungulli mbi ujë.

    Duhet ta dini se ky mision nuk e ka qëllimin ashtu siç është i thirrur e që po e citoj prapë
    qëllimin i misionit për sundim të rendit dhe ligjit në Kosovë, lirisht mund të them se qëllimi i
    këtij misioni deri në ditët e sotme ka qen politik dhe vendimet të cilat i kanë marr askush nuk
    mund të garantoj që nuk kanë qenë të bazuara politikisht e që në asnjë mënyrë nuk kanë qenë
    hetime të pavarura dhe të drejta, sepse deri në ditët sotme nuk po flasim vetëm për një skandal të
    misionit të EULEX-it, por shumë të tillë.

    Dikush duhet të japë llogari për vendorët, po ashtu edhe për ndërkombëtarët, sepse edhe sot kur
    ne po diskutojmë për këtë mision të dështuar ende janë në funksione njerëzit të cilët u janë
    përmendur emrat në këtë raport. Faleminderit!

  • Faleminderit! Kemi shtatë deputetë të lajmëruar Ilir Deda, po thotë se ka urgjencë,
    Nait a ka mundësi Iliri, e pasta ju. Ilir, urdhëro!

  • Faleminderit!
    Zonja e zotërinj,
    Është Kuvendi i Kosovës ai institucioni i cili i bartë dhe i ka dhënë përgjegjësi misionit BE-së në
    Kosovë që ta përmirësojë sistemin e drejtësisë dhe është pikërisht ky institucion Kuvendi i cili
    duhet të debatojë për praninë dhe për sukseset apo mossukseset e këtij misioni, sepse EULEX-si
    është pjesë përbërëse e sistemit juridik të Kosovës dhe nuk jep përgjegjësi askujt. Për këtë arsye
    gjithmonë ka pasur thirrje që EULEX-si t’i nënshtrohet kontrollit demokratik nga ana e Kuvendit
    të Kosovës sepse tek e fundit ai duhet të punoj për Kosovën. Por, fatkeqësisht, rezultati i punës
    së këtij misioni nuk është i tillë.

    Duhet të kujtohemi pse ka pasur aq shumë shpresë në Kosovë në lidhje me EULEX-in, e kjo ka
    të bëjë pikë së pari për shkak të buxhetit të lartë të cilin ky mision e ka pasur një miliardë euro
    dhe deklaratat pompoze të zyrtarëve të lartë dhe prokurorëve në fillim të këtij misioni të cilët
    thoshin se do ta rregullonin Kosovën dhe do ta pastronim nga zyrtarët publik të korruptuar. Tek e
    fundit shprehja peshqit e mëdhenj të korruptuar rrjedh nga vetë ish zyrtarë të EULEX-it nuk i
    kemi shpikë ne.


    109
    EULEX-i si i tillë në fund më shumë i ka shërbye politikës afatshkurtër të partnerëve tanë e cila
    përmblidhet në paradigmën e fokusit afatshkurtër, e cila ka të bëjë me një stabilitet afatshkurta
    politikë duke e sakrifikuar drejtësinë gjithmonë dhe duke sakrifikuar zhvillimin stabil afatmesëm
    dhe afatgjatë.

    Vetëm me drejtësi mund të ketë stabilitet afatmesëm dhe afatgjatë në Kosovë, zhvillim të
    Kosovës, pjekje të Kosovës dhe jo e kundërta si jemi sot, e si jemi sot është që jemi gati shtet i
    dështuar për shkak të mosefikasitetit të sistemit të drejtësisë në Kosovë ku natyrisht bënë pjesë
    edhe vetë misioni i BE-së dhe ajo e cila ka kaluar pa bujë në opinion publik e duhet ta rikujtojmë
    prapë është vetë thënia e shefit të ri të EULEX-it se të EULEX-i ka qenë eksperiment dhe është
    eksperiment dhe mua më vjen keq që PDK-ja në shumicë po e bojkoton këtë debat, ata duhet të
    jenë këtu. Ne duhet të ecim përpara pa misionin e BE-së dhe nuk është fundi i botës në qoftë se
    ata shkojnë dhe si po duket në qershor duhet të shkojnë dhe shumë mirë që eksperimenti me jetë
    të qytetarëve tanë nga ana e misionit të BE-së do të përfundoj. Po nuk është kjo fundi i botës
    sepse janë institucionet shtetërore ato të cilat duhet të kenë përgjegjësinë kryesore për të siguruar
    zbatimin e duhur të gjitha aspekteve të sundimit të ligjit, nëse Kosova ndonjëherë dëshiron që të
    jetë plotësisht e aftë për të funksionuar vetë dhe të jetë e përgatitur për anëtarësim në BE.

    Dita kur institucionet e Kosovës fillojnë t’i përmbushin përgjegjësitë e tyre dhe të ofrojnë
    rezultate konkrete në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të jetë dita kur ne do
    ta dimë se shteti dhe shoqëria janë pjekur në përgjithësi. Po si të mërimë deri te kjo pikë? Neve
    na duhet një ndryshim i kornizës ligjore dhe institucionale që të marrim dhe të bëhem të aftë për
    sundim të ligjit dhe këtë duhet ta bëjmë në partneritet me vet Bashkimin Evropian. Dhe, çka
    nënkupton kjo. Kjo nënkupton një obligim nga BE-ja dhe shumë obligime nga Kosova.

    Obligimi për Bashkimin Evropian duhet të jetë krijimi i një zyre apo një qendre të monitorimit
    dhe kjo në vetë në Zyrën e BE-së në Kosovë me çka do të zëvendësohet politika dhe paradigma e
    tashme e funksionimit të stabilitetit afatshkurta me politikën e bazuar të kushtëzimit i cili është
    instrument i cili funksionon është politikë e zgjerimit të vetë të Bashkimit Evropian.

    Dhe kjo qendër e monitorimit në Zyrën e BE-së do të duhej të monitoronte nga afër dhe të
    raportoj për përparimin apo të metat në sistemin dhe institucionet e drejtësisë në Kosovë. Këto
    informata nga kjo qendër e monitorimit duhet të jenë baza e të dhënave për përparimin e bërë
    nga Kosova dhe që të përpilohet një listë e kritereve të matshme dhe zbatueshme të cilat Kosova
    duhet të obligohet se do t’i zbatoj.

    Këto kritere ndër të tjera duhet t’i përfshijë edhe dy pika. Këto janë shpeshtësitë e presionit
    politik dhe ndërhyrjes politike në sistem të drejtësisë. Përqindja e uljes të kësaj ndërhyrje dhe
    duhet që të bëhet përcjellja e numrit të zyrtarëve të nivelit të lartë publik që janë duke u ndjekur
    penalisht nga sistemi ynë juridik, apo nga sistemi i ri.

    E si të mërimi deri te ky sistem i Kosovës i ri? Mendoj që nuk ka vend tjetër nga i cili mund të
    marrim shembull sesa nga vetë Republika e Kroacisë. Ata me USKOK-un e tyre kanë mbërri që
    Kroacinë në një 10-vjeçar ta çojnë përpara, e të mos harrojmë që Kroacia në vitin 2000 i ka pasur
    punët më keq se Kosova në sistemin e drejtësisë, domethënë ende ka shans e mundësi për
    Kosovën, e çka do të thotë kjo në qoftë se e marrim sistemin kroat dhe e aplikojmë në

    110
    ndryshimin e kornizës ligjore dhe institucionale në Kosovë duke e përdorur shembullin e ligjit
    kroat për USKOK-un, duhet ta ndryshojmë Ligjin për Prokurorinë Speciale të Republikës së
    Kosovës.

    Për të përfshirë një mandat të qartë për prokurorët special të Kosovës që të hartohet një kornizë e
    vetme ligjore duke përfshirë strukturën dhe përbërjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së
    Kosovës me një strukturë të qartë organizative në lidhje edhe me atë se kush kujt i raporton dhe
    roli i PSRK-së për korrupsion dhe luftë kundër krimit të organizuar duhet të definohet si i tillë që
    ky institucion të jetë udhëheqësi i kësaj lufte duke përfshirë edhe qasje të pakufizuar si USKOK-
    u njëjtë në të gjitha nivelet e informatave të kërkuara për rastet e hetimeve të profilit të lartë në
    radhë të parë dhe duhet të ofrohet mbrojtje e plotë prokurorëve specialë dhe familjeve të tyre.
    Domethënë, ne nuk mund të presim luftë të efektshme të korrupsionit dhe të krimit të organizuar
    në qoftë se prokurorët tanë as nuk kanë kompetenca të tilla, as mbrojtje të tillë shteti.

    Tjetër, hetimet dhe aktakuza nga PSRK-ja dua gjithashtu të trajtohen nga gjyqtarët special ose
    nga Dhoma e Posaçme si në rastin e USKOK-ut dhe Ligji i PSRK-së i ri duhet që ta krijojë edhe
    Policinë e PSRK-së njëjtë si Policia e USKOK-ut në Kroaci, e cila në rekrutim dhe strukturë në
    menaxhimit drejtpërdrejt do të menaxhohen nga vetë PSRK-ja.

    Raportimet dhe monitorimet në lidhje me përcjelljen e menaxhimit të rasteve nga hetimi i
    aktakuzave, gjykimi dhe vendimet e formës së prerë duhet të mblidhen nga PSRK-ja vetë dhe të
    publikohen në baza të rregullta. Domethënë kështu ne mund të tregojmë se jemi duke tentua dhe
    duke bë atë çka na takon që të ecim përpara.

    Tjetër, duhet të ketë dyfishim të fondeve për Prokurorinë Speciale të republikës së Kosovës.
    domethënë nuk mund të jemi si tash me 0.30, 32 centë për kokë banori në këtë përpjekje
    domethënë rreth 600 mijë euro në vjet por duhet të dyfishohet në 0,62 centë për kokë banori
    njëjtë si Kroacia që buxheti i PSRK-së të jetë një milionë e 120 mijë euro në vit. Kështu ne mund
    të themi se jemi të përkushtuar institucionalisht që ta qojmë këtë betejë përpara. Dhe duhet që t’i
    shfuqizojmë organet e paefektshme institucionale të cilat ndodhën në Kosovë duke filluar prej
    Këshillit Kombëtarë Kundër Korrupsionit nga Zyra e Presidentes i cili është organ i paefektshëm
    dhe task-forca dhe task-forcat e ndryshme dhe njësitë speciale antikorrupsion të ndryshme ku
    krijohet duplifikimi i punës në luftim të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kjo duhet të jetë
    pjesa thelbësore e asaj çka Kuvendi i Kosovës duhet të shtyjë përpara që EULEX-si të shkon në
    qershor të vitit 2016 dhe ne të jemi të gatshëm që t’i marrim përgjegjësitë e shtetit përpara dhe të
    kemi mundësi që të vendosim në rend dhe ligj. Faleminderit!

  • Nait Hasani, e ka fjalën. Më fal! Kujtim, a ke dëshiruar në emër të “6+” apo si
    deputet. Naiti tash e ka fjalën, kërkoj falje, se u lajmërove tepër vonë.

  • Faleminderit!
    Mendoj që nënkryetari duhet ta mbyll bufen më së pari, po faleminderit!

    Unë desha të them që misioni i EULEX-it si organ ekzekutiv i drejtësisë ka qenë i ardhur me
    porosi dhe me kërkesë të presidentit të Kosovës në vitin 2007.


    111
    Ndërsa ardhja e EULEX-it në Kosovë përndrydhim nga UNMIK-u është pritë me shpresë, me
    besim me gjithë ato që do të ndryshojë që i ka bërë një organ i Kombeve të Bashkuara, po ajo
    shpresë ai besim zgjati vetëm mund të them me festën e pranverës me rrezet e diellit u zhduk
    sepse ishin të njëjtit njerëz që vetëm e kishin ndërruar uniformat nga misioni i UNMIK-ut në
    mision të EULEX-it.

    Po ndryshimi ishte në perceptimin tonë politik se tani kemi një mision të Evropës, një mision të
    Bashkimit Evropian që është i interesuar të vendos rend dhe drejtësi dhe ndjekjen e gjithë atyre
    për krimet e organizuara apo tjerë e tjera.

    Ajo që duhet të themi që EULEX-si nuk e ka arrit misionin e vet për të cilin ka ardhur, për të
    cilin ka marrë një buxhet mjaftë të madh. Po atë që e ka arritur, EULEX-i e ka arritur gjënë më të
    keqe të mundshme, e ka treguar veten se është një organ i korruptuar, është një organ, mund të
    them, edhe me veprime të prokurorëve të caktuar është organ kriminal.

    Kur e them këtë kam parasysh shumë raste të EULEX-it prokurorëve, gjyqtarëve të cilët e kanë
    dëshmuar veten me forma të tyre më të dëmshme që kanë mund t’ia bëjnë vetes, misionit të
    EULEX-it por edhe Kosovës. këto janë skandalet të cilat u përmendën, janë përmend, përveç
    dënimeve që ai ka ardhur i ka vendosur për disa kur është raportet me shqiptarët me atë kinse po
    e gjykoj, ta arsyetojë veten, t’i arsyetojë ato misione.

    Dënimet e grupeve të Pashtrikut, Drenicës, Dukagjinit kanë qenë forma e kamuflimit politik të
    EULEX-it kinse po vendos drejtësi. EULEX-i asnjëherë s’ka vendos drejtësi, EULEX-i ka bërë
    marrëveshje dhe ka zbatuar në marrëveshje të cilat janë marrë me Beogradin. Për këtë e kemi një
    raport të cilin e ka prezantuar Ban Ki Mun, e që u ka dërguar Këshillit të Sigurimit, thotë
    sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun ka thënë se EULEX-si po vepron brenda kornizës
    së Rezolutës 1244 dhe nën autoritetin e plotë.

    Kjo tregon që EULEX-i e ka vazhduar të njëjtën politikë, të cilën e ka pasur UNMIK-u dhe tash
    po ashtu të njëjtën politikë e vazhdon edhe sot.

    EULEX-si nuk ka marrë dhe nuk ka mund t’i hetoj krimet për të cilat ai është i ngarkuar. Ato
    krime për të cilët ai është ngarkuar të vendos drejtësinë ai ka bërë drejtësinë selektive, ka bërë
    drejtësinë etnike edhe ai nuk ka gjykuar kur është marrë me politikë.

    Për mua është me rëndësi të them që vetëm rasti i Dubravës që nuk është trajtuar dhe është pjesë
    e akuzës ose e ngritjes së kallëzimit penal nga të burgosurit që EULEX-si është dashur të merret
    me këtë çështje.

    EULEX-i nuk është marrë që ka tentuar dhe tenton që kjo është politike. Të vriten 130 veta, të
    plagosur mbi 300 të tjerë, të dihen emrat e vrasësve, të dinë ata që e kanë organizuar, dinë ata që
    kanë urdhërua vrasjen dhe të mos merret asnjë veprim kjo do të thotë që EULEX-së është marrë
    me disa shpulla që ja paska dhënë një komandant një spiuni, se spiuni është spiun mbetet
    gjithherë spiun ai s’mund t’i ikë, ai ka qenë i tillë, ai është i lindur i tillë, prandaj besoj ia paska
    dhënë disa shpulla atyre, ata dënohen me vite. Ndërsa vrasësit kriminelët serbë të cilët kanë bërë
    me vrasje e vrasje me qindra vrasje nuk është asnjë akuzë thuaj e tillë.

    112
    Prandaj, misioni i EULEX-it ka dështuar dhe këtë dështim nesër do ta kemi me Gjykatën
    Speciale. Po të njëjtit njerëz, veç me uniforma të ndryshme. Kjo do të thotë që përsëri njerëzit e
    njëjtë do ta shtyjnë këtë gjendje më tutje pafundësisht. Por, ajo që duhet ne do t’i themi EULEX-
    it jo më tutje, do t’i themi që 2016-ta është fundi juaj dhe duhet të kërkojmë ndryshimin dhe
    miratimin e shumë kërkesave, të cilat iu kanë drejtuar Komisionit Evropian që ata të marrin
    qëndrime për EULEX-in edhe më tutje.

    Ne kemi debatuar për EULEX-in edhe për sundimin e ligjit këtu para 3-4 vjetëve në Kuvendin e
    Kosovës dhe nga atëherë e deri më sot s’kemi asnjë veprim të tij. Vetëm kemi skandalet e tij,
    skandalet i kemi me prokuroren Bamje, e cila tregon format, skandalet e EULEX-it, e kemi me
    Salustron po ashtu i cili ka ngritur kallëzime penale, të cilën nuk ka mundur t’i mbrojë ato
    kallëzime që i ka ngrit. Ka qenë politike, kemi po ashtu Salustron nga misioni i Kosovës shkon
    në misionin e Beogradit edhe i zbaton po ashtu ato politika atje.

    Prandaj, misioni i EULEX-it është organi ose misioni më i dështuar i Bashkimit Evropian i cili
    ka qenë një eksperiment për sundimin e ligjit me Kosovën që të mund të vazhdojë më tutje. Po,
    Bashkimi Evropian nuk mund të bashkohet në këtë formë duke bë eksperimente se eksperimentet
    na kanë kushtuar neve vazhdimisht në Kosovë. Kosova eksperiment është thuajse prej 1945 me
    format e organizimit edhe të Jugosllavisë, format e organizimit të Milosheviqit dhe format e
    UNMIK-ut, sepse Kombet e Bashkuara s’kanë mundur ta arrijnë një mision të shëndoshë.

    Prandaj, as EULEX-i nuk mund të arrijë ta bëjë sundimin e ligjit me njerëzit e tillë, të cilët janë
    pjesë e korrupsionit, pjesë e krimit të organizuar drejtpërdrejt, derisa nuk ndërrohet qëllimi ose
    nuk vendoset një formë e organizimit më të mirë ne kemi një EULEX, një sundim të ligjit
    selektiv, etnik dhe të korruptuar. Faleminderit!

  • Kujtim, fjala për ty. Faleminderit, Nait!

  • Faleminderit, i nderuar kryetar!
    Të nderuar deputetë,
    Të nderuara deputete,
    Edhe unë dëshiroj të flas lidhur me këtë pikë të fundit të rendit të ditës, e në këtë moment unë
    nuk dua ta kritikoj Bashkësinë Evropiane, por kam nevojë të sugjeroj ose të propozoj që në të
    ardhmen Bashkësia Evropiane duhet të ‘zbavitet’ më tepër edhe me komunitetin rom, që
    Bashkësia Evropiane duhet të na pyesë edhe neve si romë kur janë në pyetje marrëveshjet e
    stabilizim-asocimit, raportet e progresit, procesi i liberalizimit të vizave dhe të gjitha segmentet
    që shpijnë drejt integrimeve evropiane.

    Gjer më tani edhe unë në fjalimin e parë fola sa është ky komunitet i diskriminuar. Dëshiroj që
    në raportet e ndërkombëtarëve prioritet t’i jepen më në fund edhe komunitetit rom, që të ndalet
    ky diskriminim, i cili po ndodh me komunitetin rom në Kosovë. Faleminderit!

  • Faleminderit, Kujtim! I kemi 5 deputetë, Visar Ymeri e ka fjalën.

  • Deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,

    113
    Për aq sa keni mbetur në sallë dhe qytetarë të Republikës së Kosovës, natyrisht se çfarëdo
    diskutimi për EULEX-in është edhe i pamundur edhe i pasaktë, por jashtëzakonisht i cunguar
    nëse nuk nis nga zanafilla juridiko-politike e këtij misioni.

    Siç e dinë të gjithë ky mision ka filluar përgatitjet për një kohë të gjatë, gjatë vitit 2007 kur edhe
    negociohej edhe pastaj u miratuar plani i Ahtisarit, por që vazhdoi me përgatitjen e këtij misioni
    edhe më tej. Dhe, në vitin 2008 pastaj ishte momenti kur ELEX-i pritej të zbarkojë në Kosovë
    pra që të fillojë edhe praktikisht punën në Kosovë. Dhe gjatë tërë asaj kohe ju kujtohet të
    gjithëve që ka pasur një armatë të mirë organizuar të apologjetëve të mbrojtësve, të
    sponsorizuesve politikë, financiarë dhe moralë të EULEX-it, të cilët vazhdimisht përmes
    ligjërimit publik e patën vendos qytetarin e Republikës së Kosovës përmes dy ose në mes të dy
    alternativave ose ELUEX-i ose apokalipsi. Pra, thuhej që po nuk erdhi EULEX-i Kosova do të
    përfundojë.

    Ishte, pra EULEX a vdekje, kështu ishte situata në vitin 2007 a në vitin 2008. Dhe më kujtohet
    atëherë kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës edhe njëkohësisht edhe anëtarë i atij farë ekipit
    negociator që ishte praktikisht Qeveria e vërtetë në Kosovë në vitin 2007 Hashim Thaçi i cili
    sapo ishte kthyer tash nga Izraeli dhe përgatitej ta merrte postin e kryeministrit pat thënë që edhe
    unë vetë, pra po e citoj: “edhe unë vetë do të frikohesha të jetoj në një Kosovë që nuk e ka
    pavarësinë e mbikëqyrur” dhe kështu e legjitimonte politikisht edhe ardhjen e EULEX-it, por
    edhe të përfaqësuesit civil ndërkombëtar, sepse një Kosovë ku as personi thuajse personi kryesor
    politik i cili më vonë rezultoi të jetë edhe ai i cili e lexoi edhe deklaratën e pavarësisë së Kosovës
    frikësohej të jetonte pa EULEX-in, atëherë vërtet ajo ishte Kosova e apokalipsit.

    Pra, asnjë qytetar rrjedhimisht nuk do të duhej të guxonte të jetonte në një Kosovë e cila ishte
    plotësisht e pavarur, pra me këtë minohej vetë ideja e pavarësisë së Republikës së Kosovës ende
    pa u shpallur ajo dhe nga personi i cili më vonë do ta lexonte këtë shpallje. Dhe më 9 dhjetor
    pastaj të vitit 2008, filloi punën misioni i ri ndërkombëtar. Misioni ky që do të vazhdojë ta mbajë
    pushtetin ekzekutiv në ushtrimin e dhunës ligjore në Kosovë edhe sot. Në vendin tonë të cilit po i
    themi ose i thoshim atëherë i shpallur i pavarur sepse pavarësia ishte shpallur pra më 17 shkurt të
    vitit 2008.

    Më 7 janar të vitit 2008 më shumë se një muaj para se deklarata e pavarësisë së Kosovës të
    shpallej në Kuvend Janez Jansha i cili at botë ishte kryeministër i Sllovenisë e vendi i tij ishte at
    kohë kryesues i BE-së, kishte thënë se Kosova nuk do të jetë e pavarur meqenëse po citoj: “një
    mision të tillë duke iu referuar pra EULEX-it ne nuk do ta dërgonim në një vend tërësisht të
    pavarur, në një vend tërësisht sovran”. Pra, këtë deklaratë e kishte dhënë më 7 janar të vitit 2008.

    Kjo përgjigje e tij kishte ardhur pak para shpalljes së pavarësisë, mirëpo çka e bënte tërësisht të
    sigurt Janshan për mangësinë e sovranitetit dhe shtetësisë së plotë të Kosovës ishte edhe një
    dokument tjetër, i cili quhej veprimi i përbashkët i Këshillit të BE-së, këshill ky që atëbotë
    kryesohej nga Jansha. Dokument ligjor që e themelonte EULEX-i, pra baza ligjore e EULEX-it.
    Mundësimi i EULEX-it kështu e pamundësonte pavarësinë e Kosovës, këtë e mendonte Jansha
    atëherë dhe këtë e thoshte lëvizja “Vetëvendosje” prej fillimit dhe vazhdimisht. Shteti i pavarur
    dhe sovran nuk duron pra, misionet e huaja me pushtet ekzekutiv brenda vendit.


    114
    Veprimi i përbashkët i këshillit ishte miratuar, më 4 shkurt. Arkitekti kryesor i këtij dokumenti
    Havier Solana ishte interesuar ta ketë atë të gatshëm para se të shpallej pavarësia në mënyrë që
    ftesa që do t’i bëhej EULEX-it nga institucionet e Republikës së Kosovës t’i bëhej një misioni të
    paradizajnuar, pra ta kemi një situatë ta them ashtu të gatshme e cila pastaj do të implementohej
    në Kosovë. Për më tepër një misioni i cili bazën ligjore të tij do ta ndërtonte në dokumente që e
    pamundësonin pavarësinë e Kosovës, siç ishte Rezoluta 1244 e jo në dokumentet ligjore të cilat
    mund të rrjedhin pas deklaratës së pavarësisë, madje as në të.

    Po të kishte qenë qëllimi i BE-së që ta dizajnonte një mision në bazë të nevojave të Kosovës, për
    t’i përmbushur siç na thoshin atëherë ato zbrazëtira në sundimin e ligjit, të cilat nuk do të
    mbusheshin dot nga institucionet vendore në bazë të kërkesave të institucioneve pra të
    Republikës së Kosovës, atëherë natyrisht që BE-ja do të priste që ta dizajnonte këtë mision pas
    shpalljes së pavarësisë, ose pas shpalljes së Republikës së Kosovës dhe gjithsesi në bashkëpunim
    me institucionet e Republikës së Kosovës për t’i identifikuar bashkë dhe për t’i mbushur ato
    zbrazëti institucionale bashkë, të cilat do të identifikoheshin nga të dyja palët.

    Siç ishte vepruar atëherë, dizajnimi i misionit para shpalljes e hidhte poshtë edhe shpalljen, por
    edhe mundësinë që Kosova të ketë institucione sovrane. Por, deklarata e pavarësisë e thërret një
    mision të sundimit të ligjit të udhëhequr nga Bashkimi Evropian në pikën 5 të saj. Përderisa
    veprimi i përbashkët i Këshillit të BE-së askund nuk e përmend Kosovën si shtet, kjo nënkupton
    që institucionet e Kosovës kishin ftuar një mision që nuk e njihte Republikën e Kosovës. Por, jo
    vetëm kaq institucionet e Kosovës e kishin ftuar një mision, i cili nuk mund ta njihte Republikën
    e Kosovës për shkak që bazohej në Rezolutën 1244, e cila Kosovën e konsideron si pjesë të
    integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë në administrimin të përkohshëm ndërkombëtar.

    Tash po thuhet që rrezikojmë që mos miratimi i gjykatës speciale ose amendamenteve
    kushtetuese për Gjykatën Speciale në Kuvendin e Republikës së Kosovës do ta kthejë Kosovën
    në periudhën e para shpalljes së pavarësisë, sepse do ta ri fuqizonte Rezolutën 1244. Fakt
    Rezoluta 1244 vazhdon të mbes në fuqi ajo juridikisht është e plotfuqishme, asnjëherë nuk është
    anuluar nga Këshilli i Sigurimit dhe vazhdon të mbetet edhe praktikisht e zbatueshme në
    Kosovë, në pjesë të saj përmes misionit të EULEX-it i cili vazhdon të mbetet me pushtet
    ekzekutiv në Republikën e Kosovës. Kjo Rezolutë siç e dini në nenin 10 e autorizonte sekretarin
    e përgjithshëm të OKB-së që ta themelojë praninë civile ndërkombëtare për administrim të
    përkohshëm në bazë të të cilit njerëzit në Kosovë mund të gëzojnë autonomi substanciale brenda
    Republikës Federale të Jugosllavisë dhe të ofrojë administratë kalimtare deri në themelimin e
    institucioneve demokratike të Kosovës.

    Këtij neni i referohet pikërisht veprimi i përbashkët i Këshillit të BE-së, njëkohësisht ky veprim e
    thërret edhe nenin 11 të Rezolutës nëpërmjet të cilit kërkohet nga prania civile që ta mbikëqyrë
    transferimin e autoritetit nga institucionet kalimtare të Kosovës në institucionet e Kosovës, të
    cilat do të themeloheshin në bazë të siç thuhet në Rezolutën 1244 marrëveshjes politike e cila do
    të ishte e pranueshme për të dy palët, pra Kosovën dhe Serbinë.

    Për EULEX-in kështu Kosova në vitin kur e kishte shpallur pavarësinë ishte në fakt në vitin
    1999, po ta njihte Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran EULEX-i do ta kuptonte se
    institucionet e Kosovës janë themeluar dhe se nuk ka nevojë për policë ndërkombëtar. Por, jo

    115
    sipas dokumentit në fjalë EULEX-i institucionet e Kosovës me të cilat ai do të ketë punë mes
    tjerash i konsideronte si institucione për rendin dhe ligjin të krijuara në bazë të Rezolutës 1244.
    EULEX-i që nga dita e parë e ekzistimit të tij në letër është menduar të jetë mision në kuadër të
    Rezolutës 1244 dhe kështu automatikisht dhe absolutisht në kundërshtim me vetë Republikën e
    Kosovës dhe parime në bazë të saj.

    Për këtë arsye pra një gjykatës ose polic i EULEX-it edhe sot kësaj dite asnjëherë nuk betohen në
    emër të Republikës së Kosovës dhe as nuk e njohin këtë republikë, dhe natyrisht që nuk japin
    asnjë llogari, asnjë prej institucioneve të Republikës së Kosovës. Këtu çdo gjë do të varet nga
    interpretimi apo thënë më saktë nga interpretuesit e interpretuesi vazhdimisht ka qenë EULEX-i
    ose në disa raste institucionet e BE-së, por në asnjë mënyrë institucionet e Republikës së
    Kosovës, e aq më pak populli i Kosovës.

    Prandaj, në deklarimet e tij publike atëbotë, Kermabon, i cili ishte shef i EULEX-it përdorte
    vazhdimisht përgjigjet prera me siguri formale e objektive të llojit ne jemi këtu sipas Rezolutës
    1244. Ndërkohë që krerët institucional të Republikës së Kosovës flisnin më shumë për besimin e
    tyre personale subjektiv të llojit, po citoj “ne besojmë se do të shtrihemi në tërë territorin e
    Kosovës” për shkak se sovraniteti pak a shumë i delegohej në duart e një misioni tjetër, të cilin
    as nuk e kontrollonim e as nuk mund ta konsideronim që ishte i joni.

    Në raportin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së paraqitet para Këshillit të Sigurimit më 24
    nëntor i cili merret pak a shumë në deklaratën presidenciale që i hap rrugë zbarkimit të EULEX-
    it atë botë sekretari Ban Ki Mun thotë se pres nga EULEX-i që të ecën para me zbarkimin në
    periudhën e ardhme dhe t’i marrë përgjegjësitë në fushën e policisë, gjykatave, doganave nën
    autoritetin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara.
    Pra, kjo është pak a shumë EULEX-i në zanafillën e tij dhe ky është pak a shumë EULEX-i i cili
    edhe sot e kësaj dite vazhdon të ketë pushtet ekzekutiv në Republikën e Kosovës edhe 7 vjet, ose
    8 vjet pas shpalljes së pavarësisë së saj.

    Mendoj që për fund është jashtëzakonisht e domosdoshme ta kemi parasysh që Gjykata Speciale
    po mbrohet pak a shumë në të njëjtën mënyrë dhe në të njëjtin zor nga po të njëjtit njerëz, të cilët
    e kishin mbrojtur EULEX-in si shpëtimtarin e vetëm për sundimin e ligjit në Kosovë. Dhe, të
    gjithë këta njerëz qofshin ata analistë vendor, qofshin politikan vendor, apo diplomatë të huaj
    asnjëherë nuk u...

    (Ndërprerje nga regjia)

    (Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetari i Kuvendit, z. Xhavit Haliti.)

  • Faleminderit! Fjalën e ka zonja Haxhiu.

  • Faleminderit, nënkryetar i Kuvendit!
    Që nga ardhja e misionit EULEX në Kosovë është thënë me qindra herë se së shpejti EULEX-i
    do të merret me “peshqit e mëdhenj” që çdo ditë e më shumë po e kriminalizojnë jetën
    institucionale.


    116
    Nëse EULEX-i do ta kishte përnjëmend dhe nëse me të vërtetë do ta kishte prioritet kjo do të
    ishte mjaftë e thjeshtë për tu zbatuar. Mirëpo, “peshqit e mëdhenj” po bëhen peshkaqenë dhe po
    notojnë lirshëm pikërisht falë dhe jo seriozitetit të këtij misioni që tashmë as vetë ata nuk po
    besojnë më në sinqeritetin e deklarimeve të tyre ngase jemi dëshmitarë vetëm të spektakleve
    mediatike dhe asgjë më shumë. Krijimi i disa agjencive kinse për të luftuar krimin dhe
    korrupsionin nga institucionet e shtetit, madje edhe duke kërkuar dhe marrë iniciativat e hartimit
    të ligjeve me anë të të cilave të bëhet edhe ... i shtetit dhe shoqërisë nga krimi i organizuar dhe
    korrupsioni si dukuri që çdo ditë e më shumë po e krijojnë bindjen e opinionit vendor dhe
    faktorit ndërkombëtar që Kosova po shkon drejt një dështimit të shtetit funksional.

    Dhe kjo po ndodh ngase emërtimet në këto agjenci po bëhen emërtime politike duke u politizuar
    skajshëm pothuajse edhe punonjësit në administratë e që kjo gjë në një shtet që synon Bashkimin
    Evropian nuk do të duhej të mendohej e lëre më të ndodh. EULEX-i ka pasur një tentativë
    sporadike për qëllime mediatike për të peshkuar peshq shumë të vegjël të cilët kanë arritur ta
    zmbrapsin EULEX-in. Ky mision është në shkallën më të ulët të kredibilitetit dhe besueshmërisë
    pas aferave të cilat flasin për afera korruptive brenda vetë këtij misioni, në procese gjyqësore që
    ka qenë i përfshirë edhe vetë pra ky mision. Se EULEX-i ka dështuar të sigurojë qasje të
    barabartë me drejtësi gjatë mandatit të tij kjo nuk do koment, për këtë fakt flasin edhe skandalet e
    fundit në këtë institucion sado që shihet qartë tendenca për t’i fshehur ato.

    Gjatë gjithë këtyre viteve nuk është ndëshkuar korrupsioni edhe pse ka qenë tepër e rëndësishme
    dhe jetike për mbarëvajtjen e të gjitha proceseve në Kosovë. Ka raste kur edhe institucionet e
    brendshme të këtij misioni e kanë pranuar, edhe në Bashkimin Evropian nuk është se janë të
    kënaqur me këtë mision madje zyrtarët e lartë nga Brukseli nuk janë të kënaqur me ecurinë e
    punëve brenda këtij misioni. Edhe raportet ndërkombëtare kohëve të fundit e kanë vlerësuar se
    misioni i EULEX-it në Kosovë është plotësisht i dështuar. Prandaj, ne mendojmë se ky mision ka
    nevojë gjithashtu, pra që të rishqyrtohet edhe vetë misioni i tij në të kundërtën i cili nuk po i
    përmbush kërkesat dhe misionin për të cilin është i ngarkuar, sepse misioni i tij për të ndihmuar
    policinë dhe gjyqësorin në Kosovë as për së afërmi nuk i ka përmbushur kërkesat e shtetit në
    themelim, siç ka qenë rasti ynë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zonja Bytyqi.

  • Faleminderit!
    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Të nderuar kolegë deputetë,
    Kosova ka pasur fatin që nga përfundimi i luftës në qershor të vitit 1999 të ballafaqohet me
    probleme të shumta, qoftë në nivele institucionale apo edhe ato të sundimit të rendit dhe ligjit në
    vendin tonë. Institucionet e vendit asnjëherë nuk kishin vullnet politik për të vendosur një
    stabilitet gjyqësor dhe për të bashkëpunuar edhe me misione ndërkombëtare për të rregulluar
    vendin e tyre, prandaj si rezultat i këtij misioni i Kombeve të Bashkuara - UNMIK ishte cilësuar
    si misioni më i dështuar i cili i solli vendit vetëm dëme që edhe sot e kësaj dite ne po i vuajmë.

    Viti 2008 pas shpalljes së Kosovës shtet i pavarur i dha qytetarëve të Kosovës një shpresë për
    ndryshime pozitive në aspektin e sundimit të rendit dhe ligjit dhe misioni evropian për sundimin
    e rendit dhe ligjit në atë kohë mendohej që do të ndihmonte vendin në vendosjen e një sistemi

    117
    gjyqësor të drejtë, transparent, dhe të pa korruptuar dhe në përputhje me vlerat promovuese
    evropiane. Por, ja që fatkeqësisht nuk ndodhi kështu.

    Misioni evropian në Kosovë në vend që ta kryejë misionin e vetë për çka kishte ardhur duke
    shpenzuar miliona euro të taksapaguesve evropian ai u vu në shërbim të politikës, të pushtetit, të
    korrupsionit dhe në shërbim të antivlerave në Kosovë e të ndihmuar nga pushtetarët që kërkonin
    linçime politike dhe eliminime të çdo personaliteti të cilit i nxinte rrugën. Skandalet e dyshimeve
    për korrupsion dhe krim të organizuar në nivele më të lartë të komponentit gjyqësor të misionit të
    EULEX-it në Kosovë po shndërrohen në një skandal politik të klasës së parë duke goditur rëndë
    reputacionin e BE-së.

    Kur kosovarët shprehnin pakënaqësinë me rezultatet e këtij misioni dhe kur ne bënim thirrje për
    keqpërdorim të këtij misioni edhe nga persona të caktuar që uzurpuan pushtetin, zyrtarët e BE-së
    e arsyetoheshin me se EULEX-i aty është vetëm për të ndihmuar kurse përgjegjës kryesor për të
    luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin e kanë autoritet kosovare dhe vetë kosovarët.

    Në kuadër të saj po del se zyrtarët kosovar kishin bashkëpunuar me EULEX-in për të dënuar
    njerëz pa fakte dhe vetëm e vetëm që të eliminojnë nga skena politike. Ndonëse dyshimet ishin
    që në ditët e para të vendosjes së këtij misioni në Kosovë ato asnjëherë nuk kanë marrë parasysh
    madje një deklaratë të lëshuar nga zyrtarët evropian të vitit 2011 ishte thënë se EULEX-i ishte
    vendosur në Kosovë për shkak se atje pushtetin e kanë kapur një elitë politike që shkakton krime
    ekonomike, politike dhe ky mision duhet që këta “peshq të mëdhenj” sa më parë t’i qesë para
    drejtësisë, mirëpo siç duket, në fund, u bë pjesë e atyre “peshqve të mëdhenj”, duke e zhvendosur
    vëmendjen dhe akuzat drejt të pafajshmëve.

    Kur kritikat kanë ardhur nga deputetët e Parlamentit Evropian apo edhe nga vetë gjyqtarja e
    auditorët të BE-së të cilit kishin konstatuar se misioni nuk i ka përmbushur detyrat dhe nuk është
    sa duhet duke dhënë llogari janë përgjigjur se tanimë ishte vonë, sepse konflikti kishte filluar
    edhe ndërmjet zyrtarëve aty brenda për interesa personale e korruptive.

    Maria Bamje ishte e vetme një nga zyrtaret e EULEX-it, e cila shpërfaqi disa dëshmi rreth punës
    e pista të EULEX-it në Kosovë, sepse pjesa tjetër e dëshmitarëve u kërcënua, u shantazhua dhe
    madje u dëbua krejt nga Kosova. Kapaku u vu me marrjen e dosjeve të brendshme të EULEX-it
    të botuar në “Koha Ditore”. Nga këto të dhëna del se lidhjet e ngushta ndërmjet të dyshuarve në
    çështjet penale të zyrtarëve të EULEX-it tani janë të konfirmuara edhe nuk ka dyshim më. Bamje
    vetë pretendon se ish kryetari i asamblesë së gjyqtarëve Francisko Flori dhe kryeprokurorja
    Nirosllava Novota e EULEX-it ishin përpjekur për të mbyllur raste në këmbim të parave të
    gatshme në vitin 2012 dhe 2013, ku sipas saj, nga paratë e ofruara, supozohet t’i kenë marrë 3
    mijë e 500 euro për të mbyllur një vrasje.

    Gjykimet e montuara ku ishin të implikuar emra të politikës kosovare që ishin kërcënim mbi
    interesat e tyre të ndryshme, atëherë doli edhe skandali tjetër se gjykatësi i EULEX-it Suarez
    ishte i gatshëm që me fakte pa fakte të dënonte zotin Limaj, e të tjerët e kjo tregon më së miri që
    ky mision nuk ka gjasë të përbashkët me vlerat që i kultivon dhe i promovon BE-ja. Madje, për
    t’i vënë kulmin kësaj politike të antivlerave ku EULEX-i nga roli i këshilluesit për rend dhe ligj
    në Kosovë kaloi në rolin e këshilluesit për krim të organizuar, korrupsion, u bë me dënimin e

    118
    vlerave të luftës në këtë rast të grupit “Drenica” ku pa asnjë fakt u dënuan ata që e udhëhoqën
    luftën.

    Të nderuar kolegë deputetë,
    Edhe në deklaratat e zyrtarëve të BE-së misioni EULEX i cili ka kaluar shifrat e 1 miliard eurove
    nga taksapaguesit e bashkimit Evropian për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në
    Kosovë në mënyrë të përsëritur kanë rënë në hetime raste që implikojnë politikanët e lartë
    kosovar.

    Gjetjet kanë dal se sundimi i BE-së si sundim i ligjit i njohur si EULEX është tashmë në hetim
    për të dyshuar për montime të ndryshme për korruptive edhe brenda radhëve të veta. Shefja e
    Politikës së Jashtme të BE-së, Frederika Mogerini, tanimë ka dyshimet e veta, por në radhët e
    këtyre dyshimeve kuvendarët e ndërkombëtarët vepruan së bashku, fatkeqësisht janë edhe
    propaganduesit e bisedimeve Kosovë - Serbi si Thaçi e të tjerë të cilët si duket po i prish punë në
    këtë moment t’ia thotë në fytyrë.

    Edhe në rastin e grupit të “Drenica” jam e bindur se kanë disa liderë që tanimë kanë kapur
    pushtetin dhe për të plotësuar kërkesat e tyre e për të eliminuar ata që nuk pajtohen me politikat e
    tyre janë të gatshëm të shkelin edhe mbi njerëzit që ishin udhërrëfyes të lirisë. Madje, një gjë të
    tillë e dëshmuan edhe me votimin për Gjykatën Speciale ku këta njerëz janë të gatshëm të
    dënojnë çdo dritë të lirisë së Kosovës vetëm e vetëm për të hyrë në hatër të njerëzve që tanimë
    janë bërë miq të tyre në korrupsionin e akte të tjera kriminale.

    Të nderuar deputetë, ky nuk është mision i BE-së që qytetarët kanë shpresuar, ky nuk përfaqëson
    vlerën evropiane të cilën me vite e kemi promovuar para qytetarëve, madje ky EULEX nuk është
    në vi me përqendrimet e miqve tanë ndërkombëtarë që na kanë ndihmuar që sot ne të jemi të lirë.
    Ky mision duhet të shkojë nga Kosova e bashkë me të duhet të shkojë edhe kjo Qeveri e
    korruptuar, të cilën i kanë ofruar vetëm paratë e qytetarëve të Kosovës për të korruptuar dhe nuk
    menduan asnjëherë se shtëpinë e vetë nuk e rregullojnë vetë. Ky EULEX të cilën erdhën për të
    nda këshilluar, po del se vetë Qeveria e Kosovës me kompetencat ekzekutive ka kujt t’i teket nga
    Qeveria denoncon njerëz pa fakte dhe ka për detyrë t’i dënojë a madje t’i fus sa më shpejt në
    burg.

    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Kosova vërtetë ka nevojë për një mision që
    vendos rend dhe ligj në Kosovë ama jo për një mision që e ndihmon krimin e organizuar e
    korrupsionin dhe fundos drejtësinë kosovare në analet më të thella.

    Kosova ka nevojë për vlera, transparencë të vërtetë dhe jo për montime e shantazhime, dhe
    gënjeshtra, prandaj mendoj se një gjë të tillë do ta kuptojnë edhe qytetarët e Kosovës dhe të
    shohin se kush është krimineli dhe krye krimineli në Kosovë dhe kush e ka shpëtuar vendin dhe
    drejtësinë në këtë vend. Faleminderit!

  • Faleminderit! Fjalën e ka zoti Nuredin Ibishi.

  • I nderuar zoti kryesues!
    Të nderuar deputetë, deputete,

    119
    Mendoj që do të ishte mëngët sikur bile mos të paraqitem pasi që kam qenë një prej kritikëve të
    misionit të Kombeve të Bashkuara, misionit të UNMIK-ut që nga themelimi, mendoj që një prej
    çështjeve për të cilat edhe në kohën e misionit të EULEX-i që vazhdon të kryejë është se aspekti
    i papërgjegjësisë së misionit, të asaj që së pari nga aspekti i neutralitetit ndaj statusit, që pra e
    kuptueshme është në kohën e UNMIK-ut, që ende nuk është shpallur pavarësia deri në vitin
    2008, mirëpo sidomos në kohën e EULEX-it kur është shpallur pavarësia dhe kur në një formë
    janë përcaktuar, domethënë edhe institucionet, është bartur kompetenca në të gjitha nivelet,
    faktikisht ka mbetur çështja e neutralitetit apo mosnjohjes së Kosovës.

    Mendoj që ky debat i iniciuar nga Grupi Parlamentar i “Vetëvendosjes” është i mirëfilltë, për
    arsye se misioni edhe i UNMIK-ut dhe EULEX-it është zhvilluar në Kosovë dhe është e
    logjikshme që edhe Kuvendi i Kosovës duhet të debatojë për çështje që janë me rëndësi dhe me
    interes vital për qytetarët e saj.

    Çështja, pra të kthehem pak shkurtimisht në kohën e UNMIK-ut, atëherë kur filloi më tepër
    angazhimi i tyre lidhej me aspektin e miratimit të rregulloreve për imunitete, pastaj çështjet tjera
    që mungonte në një formë edhe aspekti i përgjegjësisë së tyre në respektimin e Kodit të etikës, së
    paku, të Kombeve të Bashkuara apo zyrtarëve ligjorë të Kombeve të Bashkuara, por edhe të
    OSBE-së, mendoj që ka lënë një trashëgimi edhe te EULEX-i, për arsye se fakt që u caktuan po
    nga Bashkimi Evropian, por tek së fundi kur u zbuluan aferat korruptive të EULEX-it, atëherë u
    pa e arsyeshme që Parlamenti Evropian duhet të formojë edhe një... me propozim që të formojë
    një komision në aspektin edhe të përgjegjësisë të misionarëve të EULEX-it në Kosovë, të cilët
    edhe kanë bërë shkelje.

    Mendoj se atë çka edhe zoti Dedaj e tha më herët, le të bëhet, edhe fatkeqësisht ne edhe të
    mësohemi nga gabimet tona, jo edhe nga gabimet apo praktikat e mira të vendeve në rajon, si
    Kroacia apo Sllovenia, që kanë kaluar një situatë të njëjtë. E përmendi një “Uskokun”, që është
    një... që ka filluar ta thyejë në një shtet si Kroacia, i cili veç ka pasur pretendime qysh më herët
    dhe ka qenë afër integrimit në Bashkimin Evropian, mirëpo edhe ne, nëse merret në aspektin
    edhe të kritereve dhe kushteve, kemi qenë jo larg tyre. Deri në këtë kohë edhe në Kroaci ka pasur
    afera korruptive, nga kryeministri Sanader e deri edhe te nivelet tjera, mirëpo me ardhjen e tyre
    filloi që të ndihet përgjegjësia, domethënë edhe pa ndihmën e ndërkombëtarëve. Më vonë edhe
    këtu në Kosovë, lulëzimi i ... ku ta di unë... task-forcave, këshillave, nga niveli i Presidencës, por
    edhe të Qeverisë, për luftimin e korrupsionit, është më tepër një formë apo pro-formë, se sa që
    është në realitet diçka e qëndrueshme që mund t’i vihet ballë këtij sistemi të degraduar edhe të
    Prokurorisë edhe të gjyqësisë.

    Mendoj se në fazën e tashme, kur flasim për përgjegjësinë e EULEX-it, mendoj se është mirë që
    është hapur debati, është mirë që edhe të flitet për përgjegjësinë e institucioneve tona e sidomos
    kur jemi zotuar në përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur më 7 shtator të vitit 2012 edhe ne
    përfundimisht duhet të marrim përsipër aspektin e kompetencave tona për edhe zbatimin e ligjit,
    por edhe aspektin e jurisprudencës, para së gjithash Prokurorinë dhe gjyqësinë, të pavarësohemi.

    Mendoj se dikush tjetër përveç nesh, ka ditur mirëfilli ta shfrytëzojë edhe misionin e UNMIK-ut,
    që aktualisht vazhdon të jetë në fuqi në Kosovë, por edhe misionin e EULEX-it. Ne çdo herë
    jemi nisur me kritika, “është kështu, është ashtu...” dhe kemi qenë nganjëherë tepër kritikë, pa

    120
    ditur t’i shfrytëzojmë edhe mundësitë që të mësojmë nga ta, t’i rrisim kapacitetet, por në
    momentin e duhur edhe të lirohemi nga ndikimi i tyre apo të krijojmë kapacitete të brendshme
    për ta qeverisur veten. Edhe kjo, përfundimisht mendoj se edhe kësaj duhet t’i vijë fundi, mirëpo
    vetëm krijimin e institucioneve të qëndrueshme e jo çfarë ka qenë deri tash me krijimin e
    sistemeve, të them, paralele po pa ndonjë funksion të mirëfilltë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Kurteshi e ka fjalën.

  • Faleminderit!
    Qytetarë të nderuar të Republikës së Kosovës,
    Deputetë të nderuar,
    Kur para 7 vjetësh u themelua misioni i Bashkimit Evropian, EULEX, ishte bërë e ditur që
    pavarësia e Republikës së Kosovës do të shpallej së shpejti. E dinim atëherë, që EULEX-i do të
    ishte vazhdim i UNMIK-ut, por në euforinë e shpalljes së pavarësisë, pak qytetarë të vendit tonë
    e në mesin e tyre edhe aktivistët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, kishim parasysh që shpallja e
    Pavarësisë me një mision me kompetenca ekzekutive paraqiste cungim të sovranitetit dhe
    integritetit të vendit. Kjo që quhej shpallje e pavarësisë ishte pavarësi e mbikëqyrur, ashtu siç
    është edhe sot.

    Shikuar nga perspektiva e Bashkimit Evropian, Kosova ishte një vend i brishtë, me një gjyqësi të
    varur nga politika, me një shkallë të lartë të korrupsionit, të kriminalitetit ekonomik dhe politik,
    një vend me shumë prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar, që ishin të varur nga politika.

    Ne besojmë, që shumë parlamentarë evropianë kur u përcaktuan për misionin e EULEX-it në
    Kosovë, kishin qëllim të mirë. Ata donin të ndihmonin në ndërtimin e një shteti të ri evropian,
    me një gjyqësi të përparuar, me pushtete të ndara dhe me një sistem gjyqësor të pavarur nga
    politika dhe nga krimi ekonomik. Mbi të gjitha ata dëshironin që Kosovës t’i jepnin instrumentin
    dhe praktikat e nevojshme për funksionim të shtetit, sipas standardeve evropiane.

    Ardhja e EULEX-it në Kosovë u proklamua si një hap i rëndësishëm për drejtësinë. EULEX-i
    perceptohej si një instrument i pa kompromis kundër peshqve të mëdhenj, kundër politikanëve të
    korruptuar dhe kundër kriminalitetit. Fakti që deputetët evropianë vetëm për 16 muajt e parë të
    funksionimit të këtij misioni në Kosovë, ndanë 205 milionë euro, tregon që ishin të interesuar që
    në Kosovë të instaloheshin praktikat evropiane të drejtësisë. Në vitet në vijim u ndanë
    mesatarisht nga 100 milionë euro. EULEX-i shpenzoi në vitin 2014 tri herë e gjysmë më shumë
    mjete materiale, se sa i gjithë sistemi gjyqësor në Kosovë. Pra, po flasim për shpenzime
    marramendëse prej 1 miliard eurosh për drejtësinë, për vendosjen e rendit dhe ligjit, për luftën
    kundër korrupsionit, që realisht nuk ndodhën kurrë në Kosovë.

    Tani mandati i EULEX-it është në përfundim. Faktet flasin që ky mision dështoi. 1 miliard euro,
    sa kushtoi i gjithë misioni, shkuan pothuajse kot. Peshqit e mëdhenj nuk u kapën kurrë, ata janë
    bërë edhe më të mëdhenj, ata notojnë të lirë, e kanë zënë gjithë hapësirën rreth tyre dhe paraqesin
    kërcënim shumë serioz për demokracinë, për zhvillimin e shtetit dhe për të gjithë qytetarët e
    ndershëm të Republikës së Kosovës. Peshqit e mëdhenj, jo që nuk u kapën kurrë, por ndodhi e
    kundërta, ata i kapën disa nga peshqit e EULEX-it, i instrumentalizuan dhe i bënë pjesë të
    sistemit të tyre. Ky nuk është konstatim imi, as i “Vetëvendosjes”, por pjesë e raportit të

    121
    hetimeve të brendshme për EULEX-in të Bashkimit Evropian, që këtë mision e quan të dështuar.
    Dëmet ekonomike janë vetëm njëra anë e medaljes dhe për to ka të drejtë të kërkojë llogari
    taksapaguesi evropian, por dëmet politike për Kosovën janë shumë më të mëdha dhe të
    pakompensueshme.

    EULEX-i me politikat e tij në kundërshtim me misionin, për të cilin kishte ardhur, i zgjat jetën
    pushtetit të së keqes në Kosovë. Qytetarët e Kosovës pritën më tepër drejtësi, më tepër rregull,
    më tepër shtet, por ndodhi e kundërta.

    Ky mision bëri që ato që quhen vlera dhe praktika evropiane për drejtësi në Kosovë, të vihen në
    pikëpyetje duke i zhgënjyer qytetarët e Kosovës dhe duke mashtruar taksapaguesit evropianë, për
    misionin e tij të drejtësisë në Evropë.

    Unë besoj në vlerat evropiane për drejtësinë, por ky mision në Kosovë nuk i përfaqëson ato
    vlera. Kjo që bëri EULEX-i në Kosovë i bëri qytetarët e Kosovës të dyshojnë në vlerat
    fondamentale për drejtësinë që ofroi EULEX-i.

    Kolegë deputetë,
    Ju ftoj që ta votoni tekstin e rezolutës për EULEX-in, sepse kështu do ta votoni rezolutën e cila
    në njërën anë përkrah drejtësinë në Kosovë e në anën tjetër, është mbështetje për taksapaguesit,
    parlamentarët dhe politikanët e ndërgjegjshëm të Evropës. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Rexhep Selimi e ka fjalën.

  • Faleminderit, zoti nënkryetar!
    Kur po diskutojmë për mandatin, respektivisht dështimin e EULEX-it, mazhoranca ose partneri i
    mazhorancës nuk gjendet këtu për të debatuar, për të diskutuar. Thash mandatin, ose dështimin,
    për shkak se cilëndo ta përmendim e kemi thënë edhe tjetrën, për shkak se mandati ka qenë
    dështim e dështimi po duket të ketë qenë mandat i EULEX-it në Kosovë.

    Kështu që po mendoj, kolegë të mi deputetë, që kolegët e mi deputetë të Partisë Demokratike të
    Kosovës, do të duhej ta kishin trimërinë, që të bisedojnë këtu, t’i thoshin të gjitha ato që
    mendojnë. Disa kolegë të mi të LDK-së po duken më trima se sa këta të PDK-së e bile, edhe më
    trima se këta të LS-së, të cilët po vazhdojnë të diskutojnë këtu, por sidoqoftë, do të kthehem unë
    në temë edhe njëherë.

    Tashmë dihet që EULEX-i ka dështuar, kjo nuk është ndonjë risi. Madje, EULEX-i jo që ka
    dështuar të sjellë drejtësi këtu në Kosovë, por EULEX-i ka dështuar edhe t’i mbrojë pjesëtarët e
    vet në Kosovë, mos të harrojmë. EULEX-i mundohet të gjejë, si të thuash, gjilpërën në kashtë në
    Kosovë, në pjesë të ndryshme të Kosovës duke e anashkaluar dhe mbyllur sytë para një pjese
    tjetër të Kosovës, pra para pjesës së veriut. Atje është vrarë një polic i EULEX-it, atje është vrarë
    një polic i Kosovës, atje kanë shpërthyer eksplozive, atje vazhdon të jetë gjithçka përveç ligjit
    dhe ligjeve të Kosovës dhe EULEX-i duket jo vetëm qorr para kësaj, por ndoshta e pse jo, edhe
    katalizator i kësaj të keqeje në Kosovë.


    122
    Por, kur flasim për EULEX-in dhe misionin e EULEX-it, unë mendoj se do të duhej ta
    qartësonim edhe njëherë, se a është dështim EULEX-i apo qëllim dështimi i EULEX-it, për
    shkak se nganjëherë ne mund të biem në lajthitje, duke menduar sikur EULEX-i dështoi e mund
    të harrojmë, që pikërisht ndoshta dështimi i EULEX-it ka qenë qëllimi i EULEX-it. Kur kemi
    parasysh faktin se ajo çfarë po ndodh me gjithë këto mjete materiale, me gjithë këtë mbështetje
    të shteteve të ndryshme të Bashkimit Evropian, është pak a shumë si çudi, se si mund të dështojë
    Evropa dhe ky mision evropian brenda Kosovës, nëse dështimin s’e paska pasur qëllim.

    Krejt çka do të kujtojmë, kur të përfundojë mandati i EULEX-it, do të na kujtohen disa emra,
    duke filluar nga Salustro, pastaj duke vazhduar nga Fiori Soares, do të na kujtohen më së shumti
    ndoshta edhe deklarimet e zonjës Bamje. Por, kur kemi parasysh gjithë këtë mision të EULEX-it,
    i cili ka pretenduar, ose “thirrësit” të këtij misioni kanë pretenduar, që do t’i hapin rrugë
    drejtësisë, jemi në një pikë kur mund të vlerësojmë dhe ta diskutojmë edhe njëherë, që EULEX-i
    i hapi rrugë drejtësisë apo i hapi rrugë padrejtësisë.

    I hapi rrugë drejtësisë së Kosovës, institucioneve të drejtësisë së Kosovës apo po i hap rrugë
    njëfarë padrejtësie në emër të drejtësisë, që në këtë rast e kanë quajtur me emrin Gjykata
    Speciale. Pra, EULEX-i i ka hapur rrugë drejtësisë e konsultimit të institucioneve të drejtësisë në
    Kosovë apo i ka hapur rrugë Gjykatës Speciale?! Nga trendi që po shohim këtu, të cilin trend po
    avancon ta ketë mazhoranca, po duket që i ka hapur rrugë kësaj të dytës.

    Do të duhej që oponentët tanë politikë ta pranonin, së paku, dhe të kishin kurajën ta pranonin që
    Lëvizja “Vetëvendosje” ka pasur të drejtë kur e ka kundërshtuar qysh në fillim këtë mision. Pra,
    së paku do të duhej ta kishin këtë kurajë e të thoshin, që Lëvizja “Vetëvendosje” e paska pasur
    mirë, ashtu siç kanë qenë të detyruar shpeshherë të thonë në situata të ndryshme, që Lëvizja
    “Vetëvendosje” e paska pasur mirë, kur e ka kundërshtuar decentralizimin etnik, kur i ka
    kundërshtuar bisedimet në Vjenë, kur vazhdon t’i kundërshtojë bisedimet në Bruksel. Është
    dashur të thuhet që e paska pasur mirë dhe e ka mirë edhe kur ka kundërshtuar këtë mision, të
    cilin në fund do të dakordohemi, të gjithë, që ka qenë vërtet dështim.

    Misioni e EULEX-it ka pasur qëllim të keq, duket se ia ka arritur këtij qëllimi. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Berisha e ka fjalën.

  • Faleminderit, kryesues!
    Të flasësh për EULEX-in ose misionin e BE-së dhe mos ta përmendësh paraardhësin e këtij
    misioni UNMIK-u, mendoj se nuk mund t’ia qëllosh asaj që duhet thënë rreth mekanizmave
    ndërkombëtarë dhe rolin e tyre pas luftës në Kosovë. Në fakt EULEX-i, për mendimin tim, është
    vazhdimësi e dështimit të UNMIK-ut në Kosovë dhe të bashkësisë ndërkombëtare dhe unë do të
    mundohem gjatë fjalimit tim atë që e them edhe ta konkretizoj me raste konkrete.

    Në fakt, vendosja e UNMIK-ut në Kosovë bazuar në Rezolutën 1244 ishte ataku më i madh që i
    bëhet një vendi, i cili ka pretenduar dhe vazhdon të pretendojë normalisht, demokracinë, ligjin,
    rendin dhe integrimet evropiane. Në kuadër të atij mekanizmi glomaz erdhën njerëz nga vende
    ku demokracia është shumë larg, nga vende ku ende funksionon anarkia dhe në Kosovë u
    munduan të shesin mend në emër të vendosjes së rendit dhe ligjit. Ta zëmë, në Prizren, atje ka

    123
    qenë administratore e UNMIK-ut njëfarë Saugjata Saunik nga India, e cila ka qenë dizajnere e
    parqeve të luleve, ndërsa e ka udhëhequr qytetin e dytë të Kosovës dhe për të qenë më konkret, si
    demokrate e madhe dhe nga një vend i zhvilluar, ajo ka pas organizuar një koktej, për shkak se
    në fshatin e saj kishte pas shkuar energjia elektrike. Po e përmendi si rast, për të treguar se çfarë
    njerëz kanë ardhur në Kosovë për të vënë demokraci, ose në spitalin regjional të Prizrenit, për
    vite të tëra pas luftës e ka udhëhequr atë spital një teknik medicinal, derisa shumë kuadro të
    specializuara në vende të ndryshme të Evropës kanë qenë vartës të saj. Për të mos thënë, se rendi
    dhe ligji ka qenë i shkatërruar totalisht, sepse kemi pasur policë nga Bangladeshi, që kanë ardhur
    për të vënë demokraci në Kosovë, kur atje kanë qenë konduktorë të trenave, ka pasur policë nga
    India, ku në rrugën Gjakovë – Prizren e kanë ndalur komunikacionin, sepse duhej të truponte
    rrugën lopa... Dhe kështu, faktikisht Kosova futet në një brishtësi dhe në një “demokraci”, e cila
    edhe sot e kësaj dite i vuan pasojat si shtet me ambicie dhe objektiva evropiane.

    Ky mision i kësaj natyre me ndërrimin dhe shndërrimin në EULEX, një mision i Bashkësisë
    Evropiane, fillimisht ka qenë pak shpresëdhënës për një numër të madh, por jo edhe për ata të
    cilët pak a shumë i kanë përcjell zhvillimet dhe i kanë ditur qëllimet. Mua më vjen mirë, që disa
    nga kolegët vazhduan ta pranojnë atë që kam thënë një kohë të gjatë edhe këtu në Parlament, se
    Kosova vazhdon të jetë vend, domethënë laborator eksperimental i një pjese të mekanizmit
    ndërkombëtar dhe kjo gjithnjë e më shumë po vërtetohet nga të gjithë politikëbërësit në Kosovë.
    Ardhja e EULEX-it si mision, siç e tha Naiti, vetëm ndërrimi emblemave, se po e njëjta politikë
    e degradimit të një shteti, ose vazhdimit të eksperimentit me një shtet, domethënë është edhe një
    dëshmi, se për shembull, soji i Salustros që bënte drejtësi në kohë të UNMIK-ut, vazhdoi në
    kohë të EULEX-it dhe përfundimin e ka në Beograd, siç e dimë të gjithë dhe që është një
    tregues, se faktori ndërkombëtar në Kosovë, domethënë, nuk e ka kryer misionin në të cilin është
    thirrur, por ka kryer agjenda lobuese të cilët nuk ia duan të mirën Kosovës.

    Raportet e fundit rreth EULEX-it, tashmë janë fundi i asaj, që në rast se dikush ka dilema rreth
    faktorit ndërkombëtar dhe, unë mendoj se ne si deputetë e kemi mundësinë përmes kësaj seance,
    për t’u treguar se jemi duke e ditur “kush jeni dhe çka bëni në Kosovë”. Përndryshe, e dimë sa
    është fuqia jonë, veçanërisht e opozitës, sepse po shihet që partitë e koalicionit as që janë duke
    dëgjuar këtë debat, sepse janë pajtuar me falimentimin e shtetit, që e bëni pjesë e faktorit
    ndërkombëtar.

    Mendoj se Kosova vazhdon, për fatin e keq, të jetë laborator eksperimental edhe për faktin, se
    edhe për nga banorët edhe për nga gjerësia gjeografike, është një lagje e Berlinit dhe nuk ka
    mundësi i gjithë ky mekanizëm ndërkombëtar për 15 vjet të mos e ndërtojë një lagje, por këtu ka
    qenë ideja që thjesht, për të eksperimentuar me qenie njerëzore të një vendi të dalë nga lufta.

    E keqja është, se një pjesë e politikës së Kosovës është bërë pjesë e së keqes, që është nën
    ombrellën e ndërkombëtarëve dhe unë me të drejtë, si qytetar dhe si deputet, shpreh shqetësimet
    dhe dyshimet, se Kosova është duke rrëshqitur drejt shtetit të falimentuar dhe vetë insistimi i disa
    miqve ndërkombëtarë për të themeluar edhe më tutje mekanizma ndërkombëtarë, që kanë dorë
    mbi sovranitetin e vendit, dyshoj se ajo që e thash do të jetë një realitet i hidhur.

    Unë po shpresoj, se qytetarët dhe klasa e re politike, që pretendon të na zëvendësojë, nuk do ta
    vazhdojnë këtë rrugë, sepse kemi obligim ndaj shtetit, ndaj qytetarëve që të punojmë për këtë

    124
    shtet dhe jo të bëhemi servilë të mekanizmave, të cilëve nuk ua dimë rolin dhe rëndësinë këtu,
    vetëm e vetëm për të qenë aktualë në jetën politike dhe institucionale.

    Kështu që, ne në mënyrë formale do të mbështesim një rezolutë kundër misionit ndërkombëtar, i
    cili tashmë edhe vet është pranuar se është i dështuar dhe të njëjtën kohë kisha kërkuar nga pjesa
    politikëbërëse institucionale, që të vetëdijesohen dhe mos ta falimentojnë shtetin e Kosovës.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Kurti e ka fjalën.

  • Deputetë të Kuvendit të Kosovës,
    Nëse EULEX-i do t’i përmbahej sinqerisht zotimit për luftimin e korrupsionit, kontrabandës,
    krimeve të luftës dhe krimit të organizuar, atëherë atij do t’i duhej t’i arrestojë partnerët e vet.

    Në njërën anë, EULEX-it do t’i duhej t’i arrestonte politikanët kryesorë kosovarë, të cilët aq
    shumë para kanë përvetësuar përgjatë dekadës së pasluftës dhe tash të kësaj pas pavarësisë, saqë
    imagjinata e tyre është e kufizuar për t’i shfrytëzuar të gjitha ato para e pasuri të vjedhura.

    Ndërkaq, në anën tjetër, EULEX-it do t’i duhej t’i arrestonte strukturat paralele shtetërore të
    Serbisë, që janë përplot njerëz të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë e me të cilën
    EULEX-i e pat nënshkruar protokollin për bashkëpunimin policor në vjeshtën e vitit 2009.

    Të gjithë e dimë, EULEX-i nuk i arrestoi bashkëpunëtorët e tij. Askund nuk ka korrupsion
    sikurse te Qeveria dhe grupet e interesit të lidhura me ta. Shpërputhja midis pagave të tyre dhe
    jetës që bëjnë e pasurisë së tyre, që shihet, flet vetë. Askund nuk ka kontrabandë, krim të
    organizuar dhe kriminelë lufte sikurse në veri të Kosovës. Që të gjithë janë nën kontroll të
    Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, e cila i paguan për punën që ata bëjnë.

    Po EULEX-i- çfarë po bën ai tash e shtatë vjet? EULEX-i mbikëqyrë, natyrisht! Mbikëqyrësi
    është ai i cili kujdeset që punët të shkojnë vaj edhe atëherë kur makinat pa targa qarkullonin në
    veri, kurse kamionët që hynin nga Serbia nuk paguanin fare doganë, edhe atëherë kur u zhdukën
    28 kilogramë drogë nga dhoma më e sigurt e Policisë së Kosovës dhe askush, as dorëheqje nuk
    dha.

    Deputetë të Kuvendit të Kosovës,
    Në Kosovë problem nuk është krimi i organizuar, por krimi i institucionalizuar. Organet e rendit
    dhe sigurisë në krye me EULEX-in e kërkojnë krimin jashtë sistemit. Jashtë sistemit ato e kanë
    gjetur vetëm Lëvizjen “Vetëvendosje”, të cilën e kanë persekutuar rregullisht. Por, korrupsioni,
    krimi i organizuar e ai i luftës dhe kontrabanda në Kosovë ndodhin e ndodhen përbrenda sistemit
    dhe sidomos në majat e tij.

    Krimi është në sistem dhe shpesh ai i shfrytëzon edhe mundësitë e sistemit. Në fakt, kur u zunë
    48 kilogram drogë nga Policia e Kosovës, krimi jashtë sistemit dështoi, mirëpo ishte krimi
    brenda sistemit, ai i cili e korrigjoi këtë. Policisë së Kosovës iu vodhën 48 kilogram heroinë
    përderisa kjo po i ruante ato.


    125
    As serbët në veri që në këto vitet e pasluftës kanë hedhur granata dhe shtirë pa numër herë me
    armë zjarri në drejtim të punëtorëve e pronarëve shqiptarë, nuk janë jashtë sistemit. Ata janë në
    kuadër të strukturave të Serbisë, e cila nuk e pranon Kosovën e pavarur, siç nuk e pranon as
    EULEX-i. Bazë e EUEX-it është plotësisht e favorshme për Serbinë.

    Rezoluta 1244 dhe veprimi i përbashkët i Këshillit të Bashkimit Evropian i 4 shkurtit të vitit
    2008, nuk i pengojnë Serbisë, përkundrazi, ajo shpesh është thirrur në këto, prandaj nuk kishte se
    si EULEX-i ta cenojë Serbinë me funksionimin e tij në Kosovë përderisa baza e tij është e
    pranueshme për Serbinë dhe e volitshme për të.

    EULEX-i e ka mbikëqyrur veçse shtimin dhe trashjen e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
    EULEX-i e ka mbikëqyrur Kosovës jashtë Bashkimit Evropian, gjersa ka ndihmuar Serbinë t’i
    afrohet Bashkimit Evropian.

    Nuk ka mund të jetë ndryshe, sepse EULEX-i krenohet që është neutral ndaj statusit të Kosovës,
    jo ndaj pavarësisë së saj.

    Me fjalë tjera, e konsideron statusin si të pazgjidhur dhe këtë qëndrim nuk e përjeton si hendikep,
    por si përparësi.

    Pasja e UNMIK-ut në Kosovë nuk na afroi drejt anëtarësimit në Organizatën e Kombeve të
    Bashkuara. Ngjashëm, as pasja e EULEX-it në Kosovë nuk na afroi drejt anëtarësimit në
    Bashkimin Evropian. Kosova sot është larg anëtarësimit në OKB dhe BE, po aq sa ishte në vitin
    kur u shpall e pavarur, pra më 2008.

    Pavarësia e Kosovës, të gjithë e mbajmë në mend, ishte menduar të shpallet fillimisht më 16
    shkurt të vitit 2008, ditë e shtunë. Të gjithë e dimë se si atë ditë, në vend të shpalljes ndodhi një
    konferencë për shtyp në Hotelin Grand, që e spostoi shpalljen e pavarësisë për 24 orë dhe i
    dëshpëroi gazetarët e shumtë nga mbarë bota që ishin mbledhur atë ditë te Hoteli Grand.

    Asokohe mendohej se kjo shtyrje e pavarësisë, përkatësisht shpalljes së saj për një ditë, u bë në
    mënyrë që kjo t’i bie të dielën, pra në ditë pushimi, kur mbase edhe Serbia pushon ca nga puna e
    saj kundër Kosovës.

    Kjo mund të ketë qenë e vërtet, veçse një arsye shtesë, shumë më e rëndësishme pse shpallja e
    pavarësisë së Kosovës u shty për një ditë, është fakti që dokumenti i veprimit të përbashkët i
    Këshillit Evropian të Bashkimit Evropian është fakti se ky dokument i 4 shkurt të vitit 2008, u
    publikua në “Gazetën zyrtare”, më 16 shkurt të vitit 2008. Pra, pavarësia kur u shpall u shpall një
    ditë më vonë se sa që lindi zyrtarisht EULEX-i.

    EULEX-i ishte i interesuar që të jetë një ditë më i moshuar se sa pavarësia e Kosovës, natyrisht
    brenda doktrinës se origjina bën pjesë në legjitimitet dhe mosha ka të bëjë gjithashtu me
    legjitimitetin.

    EULEX-i i cili nuk do të na e pranonte pavarësinë, natyrisht se ishte i interesuar të lindte një ditë
    para se të shpallej pavarësia.

    126
    Por, edhe më thelbësore se kaq, EULEX-i dihet se është themeluar si operacion për menaxhimin
    e krizave nga BE-a, për ta forcuar stabilitetin dhe ai, përveç tjerash, do të merrej me
    parandalimin e shpërthimeve të mundshme të dhunës. Mosshpërthimi i krizës si qëllim e
    mirëmban krizën aty ku ajo është dhe e krijon atë ku ajo nuk është, për ta mbajtur mandej
    gjendjen mu në buzë të shpërthimit, të cilën shtiret se e parandalon.

    Nuk jemi ne si Kosovë vatër e krizës dhe më pas ata të na menaxhojnë neve si krizë që qenkemi,
    por ata janë menaxhues të krizës, andaj ne jemi vatër e krizës e për të na sunduar e dominuar me
    duar tërësisht të lira, neve na definojnë si vatër krize.

    Kur shpjegohet puna e EULEX-it si mision i sundimit të ligjit askund nuk figurojnë fjalët drejtësi
    e barazi. Kur përshkruhen kompetencat e EULEX-it një herë përdoren termat monitorim,
    udhëzim e këshillim për të vazhduar në të njëjtën fjali me fuqitë ekzekutive të tij. Pra, një herë
    vetëm monitorojnë, nëse kjo s’mjafton, atëherë udhëzojnë e këshillojnë, kurse krejt në fund, për
    çdo eventualitet, i kanë fuqitë ekzekutive. Renditja e këtyre termave tregon fazat e proceseve,
    fillimisht me të butë e mandej edhe me të fortë. Njëherë shpresojnë për vetë censurë vendëse e
    pastaj e kanë edhe censurën ndërkombëtare.

    Rrjedhimisht më parë se sa për t’i korrigjuar institucionet e Kosovës, fuqitë ekzekutive të
    EULEX-it janë aty për t’i anashkaluar institucionet e Kosovës.

    Mirëpo, fuqitë e tij ekzekutive të cilët nuk janë të kufizuara as në gamën, as në kohën e tyre,
    sipas nenit 3f, të dokumentit të veprimit të përbashkët të 4 shkurtit të vitit 2008, i cili hynë në
    fuqi zyrtarisht më 16 shkurt të vitit 2008, paraqet vetëm njërën ndër padrejtësitë apo problemet
    kapitale që i kemi me EULEX-in.

    Janë edhe katër të tjera, jo më pak të rëndësishme.

    E para, EULEX-i nuk e pranon pavarësinë e shtetit tonë, të Republikës së Kosovës.

    E dyta, zyrtarët e EULEX-it, bashkë me familjet e tyre kanë imunitet të plotë diplomatik të
    pakontestueshëm nga ndjekjet e mundshme penale në Kosovë. Pra, ata në emër të ligjit janë mbi
    ligjin, janë më parë sundimtarë të ligjit se sa zyrtarë për sundim të ligjit.

    E treta, është se EULEX-i në Kosovë sundon në bazë të paradigmës së stabilitetit. Pra, stabilitet
    politik afatshkurtër e jo drejtësi universale për qytetarët.

    Dhe, gjithashtu duhet theksuar se misioni i EULEX-it në Kosovë paraqet një mision i cili
    Kosovën e trajton jashtë prej Bashkimit Evropian dhe ndryshe prej asaj se si Bashkimi Evropian
    është.

    Mirëpo, pikërisht kjo metodë e EULEX-it, pra metoda e këtillë e cila e konsideron Kosovën si
    tjetërfare, ka bërë tjetërsimin e vet zyrtarëve të Bashkimit Evropian në Kosovë.

    Njëmend, ne jemi konsideruar të jashtëm dhe rrjedhimisht jemi përjashtuar, mirëpo edhe ata vetë
    janë tëhuajsuar këtu në Kosovë, prandaj i kemi si dëshmi për këtë që e vërtetojnë dhe

    127
    konfirmojnë një gjë të tillë dhe skandalet e panumërta dhe gjithnjë e më të shpeshta në afera të
    ndryshme korruptive.

    Pra, në vend se të kemi evropianizim të politikanëve kosovarë, kemi pasur kosovarizim të
    zyrtarëve evropianë.

    Gjykata Speciale tash është orvatja për ta mbuluar korrupsionin e EULEX-it dhe dështimin e tij
    sipas çfarëdo standardesh minimale të drejtësisë.

    Legjitimiteti publik i EULEX-it në Kosovë vinte nga dëshira popullore për Bashkimin Evropian.
    EULEX-i nuk është ligji që e ka Evropa, por Evropa që na e premton ligjin. Veçse këtu nuk
    mund të flasim zi e terr për EULEX-in duke besuar që Bashkimi Evropian është një kopsht me
    lule.

    Pra, këtu vlen të theksojmë se kriza e EULEX-it në Kosovë, e cila i është siprëvendosur krizës së
    Kosovës, në fakt është e lidhur edhe me një krizë në të cilën po kalon vetë Bashkimi Evropian.

    9 Maji nuk është më festë zyrtare në Republikën e Kosovës dhe dihet se 9 Maji - Dita e Evropës
    lidhet me Deklaratën e burrështetasit francez Robert Shumanit nga viti 1950.

    Mirëpo, nuk duhet harruar se para kësaj, saktësisht 5 vjet më herët, u shënua ngadhënjimi mbi
    fashizmin në Evropë, më 9 maj të vitit 1945. Themeli i Bashkimit të sotëm Evropian nuk është
    thjeshtë paqja, por edhe antifashizmi. Fitorja mbi fashizmin e solli paqen, kurse paqja ndaj
    fashizmit e solli Luftën e Dytë Botërore.

    Të gjithë e dimë Marrëveshjen e Munihut të vitit 1938 dhe deklaratën disfatiste të kryeministrit
    të atëhershëm britanik, Nevill Çemberlenit, Paqja në kohën tonë, atëherë kur ndodhi një
    nënshtrim apo dorëzim para Hitlerit. Pra, është fitorja mbi fashizmin ajo e cila e solli paqen,
    kurse paqja ndaj fashizmit e përcjelli Luftën e Dytë Botërore.

    Është përshtypja ime e fuqishme që me qasjen e saj në Ballkan, por madje edhe vetë brenda
    vetvetes së saj, Bashkimi Evropian po e shpërfill antifashizmin nga parimet themeltare të
    Bashkimit Evropian duke e lënë aty të vetmuar paqen. Paqja pa antifashizëm është spostim i
    luftës për ditë më të mira.

    Edhe tolerimi ndaj forcave fashiste në Beograd, të cilët e kanë gjysh Nikolla Pashiqin e prind
    Milosheviqin e Sheshelin, por në të njëjtën kohë edhe shfaqjet e fashizmave të ndryshëm në
    Ballkanin Perëndimor, ende të pa integruar në Bashkimin Evropian, nuk bëhen pa tolerimin e
    Brukselit.

    Por, mbase nuk është i rëndësishëm tolerimi edhe i vetë partive të djathta ekstreme në Bashkimin
    Evropian, i cili i kombinuar me fjalën magjike “osteriti”, pra shkurtesat, e ka forcuar fashizmin
    prej Greqisë e deri në Holandë, prej Francës e deri në Finlandë. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zonja Rexhepi e ka fjalën.


    128
    EMILIJA REDŽEPI: Hvala potpredsedniče Parlamenta!
    Vladavina prava i nezavisan sudski sistem Kosova predstavlja krucijalni problem kako bi smo mi
    kao država išli napred.

    Velika korupcija i organizovani kriminal, počev od običnih direktora na lokalnim nivoima pa sve
    na više prosto ne dozvoljava da ispunimo sve evropske standarde kako bi smo kao država
    pokazali svim evropskim demokratskim zemljama da smo spremni da izgradimo stabilne
    institucije, demokratske utemeljene Ustavom Republike Kosova, implementacijom postojećih
    zakona na terenu kao i njihovo sprovođenje.

    Prisustvo EULEX-a daje daje političku snagu i moč pripadnicima manjinskih zajednica da se uz
    njihovo pomoć, naravno u saradnju sa ostalim domaćim političarima, bore za svoj prava. Mislim
    na probleme obrazovnog sistema na jezicima manjinskih zajednica, mislim na proces
    decentralizacije odnosno lokalnu samoupravu, dobijanja opština sa većinskih bošnjačkim
    stanovništvom. Mislim na stalnim političkim pritiscima na Vladu Republike Kosova o
    zaposlenosti pripadnika manjinskih zajednica odnosno do vremena kada nam ne treba niko drugi
    sa strane da nam stalno ponavlja da trebamo poštovati jedni druge na ravnopravnoj osnovi
    poštujući veru, tradiciju, jezik, poštujući zajednički život.

    Samo tako i nikako drugačije, kao država ne možemo se otvoriti u regionu i ne možemo dobiti
    liberalizaciju viza jer ne ispunjavamo kriterijume koji se od nas traže.

    Poštovani kolege poslanici,
    Svi mi u celini trebamo shvatiti i prihvatiti da se mi trebamo menjati u skladu sa evropskim
    demokratskim standardima, inače ćemo još dugo ostati u izolaciji a naši građani ni po kojoj ceni
    to ne zaslužuju. Zahvaljujem se!

  • Faleminderit! E ka fjalën zonja Puhije Demaku.

  • Faleminderit, zoti kryesues!
    Të nderuar qytetarë,
    Të nderuar deputetë të pranishëm,
    Është shumë indikative mungesa e deputetëve dhe qeveritarëve në këtë seancë të sotme dhe
    debat parlamentar që po mbahet dhe për qeveritarët, mbase kjo është një aset për negociata që do
    t’i bëjnë me EULEX-in në të ardhmen, ndërsa për deputetët e PDK-së po duket se e kanë marrë
    shumë seriozisht pak më herët kur iu tha zoti Grabovci që më mirë është për të shkuar në basen
    se sa të flasësh pa lidhje.

    Në fund të tetorit të vitit 2012 Gjykata Evropiane e Auditorëve publikoi një raport prej 71 faqe,
    ku flitej për punën dhe arritjet e misionit evropian për sundim të ligjit në Kosovë EULEX.

    Raporti flet për dështime në Policinë e Kosovës, në gjyqësorin e Kosovës, në luftën kundër
    korrupsionit dhe në vënien e drejtësisë në veriun e Kosovës. Si dështime kryesore përmenden
    pamundësia e hetimit të krimeve serioze, për shkak të pa përvojës dhe të ndërhyrjeve politike.


    129
    Po ashtu është shënuar fare pak ose hiq progres në adresimin e krimeve ekonomike dhe pastrimit
    të parasë, thuhet në këtë raport.

    Në gjyqësor bëhen kritika të mëdha nga auditorët evropianë për shkak se EULEX mban
    përgjegjësi ekzekutive si pjesë integrale e gjyqësorit të Kosovës dhe potencohet se gjyqtarët dhe
    prokurorët vendorë nuk ia dalin të merren me krime serioze për shkak të kërcënimeve dhe
    frikësimit.

    Në këtë raport fjala më pozitive në lidhje me punën e EULEX-it ishte - arritje modeste, apo
    togfjalësh, në fakt. Përndryshe, i tërë raporti ishte i mbushur me gjetje të dështimeve të
    njëpasnjëshme në punën e këtij misioni dhe konstatimin se financat e investuara nuk i kishin
    shërbyer qëllimit.

    Ju kujtoj edhe një herë, të nderuar deputetë, se këtë raport nuk e shkroi një organizatë vendore e
    as ndonjë subjekt opozitar në Kosovë. Atë e shkroi një institucion kredibil i Bashkimit Evropian,
    kompetent për të bërë auditimin e financave të BE-së.

    Nga ky raport u bë shumë e qartë, një mision ndërkombëtar që ka imunitet prej ligjit vendës dhe
    fuqi ekzekutive mbi institucionet vendëse, nuk është i drejtë dhe nuk mund të ndajë drejtësi.

    Përkundër gjetjeve të raportit, përkundër trumbetimit se duhej të ndryshonte urgjentisht qasja
    brenda misionit të EULEX-it, aty nuk ndryshoi asgjë. Të paktën, asgjë për të mirë, ngase vitet që
    pasuan e deri më sot, ne ishim dëshmitarë dhe edhe jemi dëshmitarë të një misioni përplot
    skandale, të ndërhyrjeve politike, të bashkëpunimeve në mes të ndërkombëtarëve dhe
    politikanëve vendës në dëm të drejtësisë.

    Ky raport është një dëshmi se mekanizmat e sundimit të ligjit të importuara nga jashtë nuk
    funksionojnë, sidomos kur kanë mandate ekzekutive siç kishte UNMIK-u dikur dhe EULEX-i
    sot.

    Ato nuk i raportojnë Qeverisë së Kosovës, por një instance jashtë saj, kanë mision politik të
    drejtuar nga kjo instancë dhe, për pasojë, nuk janë të pavarur.

    Prandaj, ajo që duhet të ndodhë urgjent, është demokratizimi i sundimit të ligjit në Kosovë.

    Raporti i vitit 2012 do të duhej të ishte edhe moment i rishikimit të ekzistencës së këtij misioni,
    një mësim i hidhur që do t’i shërbente Bashkimit Evropian për të evituar gabimet e ngjashme apo
    të njëjta në të ardhmen e afërt në vende të tjera. Kjo gjë nuk ndodhi, në fakt, ngjau e kundërta e
    asaj që pritej.

    Pasi që u fol e përfol pak kohë ky raport, u arrit deri te përfundimi se paskemi nevojë për
    riformatimin e misionit dhe ndryshimin e nacionalitetit të kreut të misionit, u vazhdua mandati, u
    vazhdua imuniteti, u vazhduan financat, u thelluan bashkëpunimet dhe u shpluan skandalet.

    56% e tërë asistencës së Bashkimit Evropian në Kosovë, pra 56% të miliardave të tërë të
    investuara në Kosovë, kanë qenë dhe janë të dedikuara për sundimin e rendit dhe ligjit.

    130
    56% të miliardave të investuara e kanë sjellë Kosovën mu në këtë gjendje që është sot.

    Pra, pas shtatë viteve të ekzistencës së këtij misioni jemi edhe më tutje vendi që i prinë top-
    listave të korrupsionit, krimit të organizuar dhe mungesës së sundimit të ligjit.

    Për çdo vit na jepet një Raport i Progresit, që gjetjet i ka mu të njëjta: mungesë e sundimit të
    ligjit, korrupsion dhe krim i organizuar, nga mu të njëjtit që e dërguan këtë mision në Kosovë,
    pra misioni i EULEX-it, e si të mos quhet kjo hipokrizi.

    Kush është përgjegjës për këtë skizofreni politike e cila po na mban peng zhvillimin e një vendi
    të tërë dhe një popullate të tërë, që po e bën vendin pjesë e një qarku vicioz.

    Atëherë, dikush duhet të japë përgjegjësi dhe ky është momenti i fundit që Kosova dhe
    institucionet e saj, duke filluar nga ky Kuvend, të kërkojë përgjegjësi ashtu siç i takon një shteti
    të pavarur dhe sovran. Faleminderit!

  • Faleminderit! Zoti Haskuka e ka fjalën.

  • Faleminderit!
    Të nderuar deputetë, deputete dhe kryesi!
    Në shumë hulumtime në psikologji është vërtetuar që nëse për një detyrë kemi shumë përgjegjës,
    nuk kemi përgjegjësi. Pra bëhet shpërndarja e përgjegjësisë dhe askush nuk e kryen detyrën dhe
    në fund kemi dembeli sociale dhe mosveprim. Edhe, kjo ka ndodhur edhe në eksperimentin në
    Kosovë.

    Që nga çlirimi, së pari, kemi pasur dembeli sociale dhe pa përgjegjësi nëpërmjet UNMIK-ut dhe
    institucioneve të përkohshme të qeverisjes dhe pastaj kjo u bë edhe më keq, u bë dembeli sociale
    ndërmjet EULEX-it, ICO-s, UNMIK-ut dhe qeverive të Kosovës.

    Prandaj, qe 7 vjet, asnjë nga qëllimet e EULEX-it nuk janë arritur. Për shembull, trumbetohej se
    EULEX-i është shumë i rëndësishëm ngase do të shtrinte sovranitetin në tërë territorin e
    Kosovës, pra në veri të lumit Ibër, por EULEX-i si institucion nuk pranonte institucionet e
    Republikës së Kosovës, prandaj edhe ishte e paanshme në aspektin e statusit të Kosovës dhe kjo
    nuk e bëri rendin dhe ligjin në atë pjesë të Kosovës.

    Mossuksesi i EULEX-it mund të vërehet edhe nga numri i rasteve të pazgjidhura që presin në
    gjykatat e Kosovës. Kur u themelua EULEX-i para 7 vjetësh ishin edhe 200 mijë raste të
    pazgjidhura, ndërsa tani i kemi 463 301 raste të pazgjidhura, kjo sipas raportit të Këshillit
    Gjyqësor të Kosovës të vitit 2014.

    Po diskutojmë për EULEX-it dhe mossuksesin e tij nga se çka i mungon asaj është llogaridhënia,
    prandaj kemi papërgjegjshmëri, dembeli sociale dhe mos veprim të EULEX-it.

    Kjo jo vetëm që ka ndikuar negativisht në punën dhe efektivitetin e EULEX-it, në zhvillimin
    demokratik të Kosovës, por edhe në ekonominë e tij. Sëmundja e dembelisë së EULEX-it
    vazhdoi dhe u përhap në shoqërinë e Kosovës si mungesë e llogaridhënies qeveri – qytetar.

    131
    Të gjitha qeveritë e Kosovës që nga pas lufta, në vend që t’u jepen llogari qytetarëve të Kosovës
    dhe t’u frikohen votuesve të tyre, qeveritë tona kanë dhënë llogari dhe u japin llogari ende
    Brukselit, Nju Jorkut, Hagës dhe qendrave tjera. Prandaj, në vend të pastrimit të klasës politike
    përmes procesit demokratik, ne kemi njerëz të njëjtë në politikë dhe krijimin e një cikli të
    klientelistëve të qeverisjes, ku ata që janë më të gatshëm për kompromise nga se janë më të
    korruptuarit preferohen nga këto qendra dhe në anën tjetër atyre u lejohet uzurpimi dhe kontrolli
    jo demokratik i institucioneve.

    Prandaj, Kosova e sotme është Kosovë ku një pakicë qeveritarësh kanë kontrollin e plotë të
    shtetit dhe të resurseve dhe ky shtet është i tyre, gjersa shumica e qytetarëve të Kosovës kanë
    problem në realizimin e të drejtave të tyre elementare, të drejtën për drejtësi, për punë, për një
    jetë me dinjitet.

    Kjo si rrjedhojë e ka pasur keqqeverisjen. Kjo keqqeverisje Kosovën e ka lënë si një vend më të
    varfër në Evropë, me shkallë më të lartë të papunësisë dhe me korrupsion në nivel të shteteve të
    Afrikës nën sahariane. Prandaj, qytetarët e Kosovës, së bashku me ata të Sirisë janë azilkërkuesit
    më të mëdhenj në Evropë.

    Për ta ndryshuar këtë realitet të hidhur duhet të koncentrohemi te problemi kyç, ai i
    llogaridhënies. Pra llogaridhënie, ngase pa llogaridhënie nuk kemi demokraci, pa demokraci nuk
    kemi zhvillim, pa zhvillim nuk do të kemi punë, por do të kemi vetëm migrim.

    Prandaj, për të ndërruar këtë, duhet të fillojmë me kërkimin e llogarisë së pari nga EULEX-i e
    pastaj edhe nga Qeveria. Faleminderit!

  • Faleminderit! Pra, në përmbyllje të diskutimeve, fjalën e ka zonja Haxhiu.

  • Faleminderit!
    Natyrisht se është shqetësues bojkoti i Qeverisë dhe kryesisht i deputetëve të PDK-së dhe kjo
    natyrisht ka ndodhur pas urdhrit të Adem Grabovcit që u ka bërë deputetëve të PDK-së. Kështu
    do të bënte njëjtë edhe Ismet Beqiri, por ja që i ka disa deputetë këtu që nuk po i binden.

    Pra, ju patë që sapo filloi debati për EULEX-in dhe përveç që doli kryeministri Isa Mustafa, doli
    edhe Grupi Parlamentar i PDK-së.

    Tjetra, kur të akuzohem për shpifje, ashtu siç akuzoi Adem Grabovci, do të ishte mirë që të
    citohej se cila prej fjalëve apo fjalive ka qenë shpifja. Pra u akuzova për shpifje, etiketim, trillim,
    mirëpo askund zoti Grabovci nuk më citoi, sepse fillimisht më akuzoi e më tej i konfirmoi vetë ai
    skandalet e EULEX-it.

    Së treti, unë vazhdoj të mos e kuptoj qasjen kundërthënëse të PDK-së dhe LDK-së. Së pari
    konfirmojnë skandalet, thonë se çka do që është shqetësim publik, mund të ngritët në Kuvend,
    mirëpo më tej deklarohen se nuk do ta përkrahin rezolutën e parashtruar nga Grupi Parlamentar i
    Lëvizjes “Vetëvendosje”.


    132
    Po si nuk është në interes publik të diskutohet për eksperimentin EULEX? Vetë fakti se EULEX-
    i nuk e njeh shtetin e Kosovës është imun para ligjit, është mbi ligjin në fakt, kjo natyrisht që
    është shqetësim jo vetëm për qytetarët, por edhe për neve këtu si deputetë që jemi, edhe për
    Qeverinë do të duhej të ishte në fakt.

    E të mos i përmendim këto aferat korruptive, skandalet, krimin e organizuar, vendimet partiake e
    politike, zhdukjen e dosjeve që i përmendi zoti Konjufca.

    Unë e kam një pyetje gjithashtu për zotin Beqiri, edhe pse nuk është këtu: Cila prej pikave të
    këtij mocioni dhe kësaj rezolute nuk është në kompetencën e Kuvendit? Cila, se ai tha që disa
    prej këtyre çështjeve nuk janë kompetencë e Kuvendit. Cila, pse nuk e thatë se cila prej pikave
    nuk është në kompetencë të Kuvendit?

    Madje më kujtohet shumë mirë, zoti Beqiri, në seancën e kaluar thatë që po të pyetsha unë, këtë
    debat s’do të duhej ta bënim fare. Natyrisht, se nëse e kishim pyetur Ismet Beqirin, asnjëri prej
    debateve që e parashtron Lëvizja “Vetëvendosje” por edhe opozita nuk do të lejohej të
    parashtrohej në këtë Kuvend. Madje vetë fakti që ne jemi këtu, i pengon zotit Beqiri dhe dihet
    mirë se pse.

    Para 30 vjetëve politikanët shqiptarë të regjimit në Kosovë, i akuzonin nacionalistët dhe shpifnin
    për ta, për t’i pëlqyer dikujt në Beograd.

    Sot, patëm deputetë që e goditnin Lëvizjen “Vetëvendosje” me shpifje për t’i pëlqyer dikujt në
    Bruksel.

    Natyrisht, nuk po them se Brukseli sot është si Beogradi dje, por mënyra servile, është e njëjtë.

    Natyrisht se këta deputetë po e ofrojnë veten për përdorim, mirëpo ky përdorim ka afat skadmi të
    cilit me shpejtësi po i vjen fundi.

    Dhe, tek sa ne po diskutonim këtu për EULEX-in, kuptuam që në vend të reagimit të Qeverisë ka
    reaguar Qeveria e qeverisë, pra EULEX-i.

    Meqë po na dëgjojnë, ne u kërkojmë atyre që të mos na japin llogari me komunikata, por këtu në
    Kuvend, edhe para qytetarëve të Republikës së Kosovës, edhe para deputetëve të Kuvendit të
    Republikës së Kosovës, për secilin rast, veç e veç.

    Po ashtu, meqë po na dëgjojnë, unë po ua parashtroj atyre disa pyetje. Ata e dinë se pse!

    A i keni zgjedhur kryesuesit e përhershëm të Departamentit ekzekutiv dhe kryeprokurorin e
    EULEX-it? Nëse jo, pse?

    Çka ndodhi me hetimet për rastin brenda EULEX-it të cilin hetim kryesuesi i EULEX-it do ta
    hetonte me shumë vëmendje?

    Kush është tani duke i kryer hetimet?

    133
    Si kujdeset EULEX-i për llogaridhënien e individëve të cilët janë të dyshuar për kryerjen e
    krimeve në Kosovës?

    Ato raste duhet të hetohen në shtetin prej nga vjen gjyqtari ose prokurori, ose mund të hetohen në
    Kosovë në bazë të Marrëveshjes për bashkëpunim juridik ndërkombëtar me shtetin nga vjen
    gjyqtari apo prokurori.

    Pra, unë po u parashtroj atyre këto pyetje. Dhe, ndonëse unë bëra ftesë për secilin grup
    parlamentar që nëse kanë ndonjë propozim konkret, t’ia bashkëngjisim rezolutës, sigurisht pas
    konsultimeve, nuk e pashë ndonjë interesim, ndonëse folën edhe disa deputetë të partive tjera,
    unë po e lexoj rezolutën që e ka parashtruar Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje” dhe
    për shkak të kuorumit, kjo me gjasë nuk do të hidhet sot në votim, por nesër.

    Kuvendi i Republikës së Kosovës,

    1. Fton presidenten e Republikës, zonjën Atifete Jahjaga, t’i kërkojë komisioneres së lartë për
    Politikë të Jashtme, zonjës Frederika Mogerini inicimin e hetimit institucional për çdo rast të
    cituar për stafin e EULEX-it në raportin që zyrtarët e BE-së e kanë hartuar.

    2. Thërret në raportim të jashtëzakonshëm kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe
    kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës në lidhje me ndikimin e çështjeve hetimore të
    zyrtarëve të EULEX-it dhe marrjes arbitrare të kompetencave të organeve të drejtësisë nga ana e
    EULEX-it, dhe

    3. Raportimi i kryesuesve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të bëhet 10
    ditë nga miratimi i kësaj rezolute.

    Unë i ftoj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, që ta përkrahin këtë rezolutë.
    Faleminderit!

  • Faleminderit! Meqenëse nuk ka kuorum, ose nëse doni, i biem ziles që të vijnë
    deputetët, por meqenëse nuk ka kuorum, po e përfundojmë seancën e sotme dhe shihemi nesër në
    mëngjes. Pra, besoj që do të kemi çka të flasim edhe nesër.




    * * *









    134
    E enjte, më 23 korrik
    Vazhdimi i mbledhjes plenare, e filluar më 16 korrik
    Mbledhjen e drejton nënkryetari i Kuvendit, z. Xhavit Haliti.

    KRYEUESI: Atëherë po procedojmë me pikën e dhjetë të rendit të ditës së seancës së kaluar, që
    ka mbetur pa u votuar dje. Është fjala për votimin e propozim-rezolutës lidhur me veprimtarinë e
    misionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Kosovës, të propozuar nga deputetja Albulena
    Haxhiu.

    Diskutimet për këtë pikë të rendit të ditës kanë përfunduar në seancën e mbajtur më 22 korrik
    2015, mirëpo në mungesë të kuorumit procedimi me votim është shtyrë për sot. Kërkoj që në
    vazhdim të deklarohemi me votim, lidhur me propozimin nga deputetja Albulena Haxhiu.

    Lus regjinë dhe deputetët të përgatiten për votim. Në sallë i kemi 62 deputetë. Bjerini ziles në
    qoftë se dëshironi, edhe pse ka kuorum. Nuk është faji im pse s’keni qenë. E dini shumë mirë për
    çka po votoni, ose s’po votoni, është e drejtë e juaja të votoni ose të mos votoni. Ju kisha lutur që
    të mos e sabotoni votimin. E drejtë juaja është të votoni kundër edhe e imja këtu, si deputet ose
    edhe për, sigurisht.

    Në rregull, e drejtë juaja është me votua për, ose kundër, ose me abstenua, por ju kisha lutur që ta
    votojmë vetëm për një arsye, sepse në qoftë se nuk i kalojmë 61 vota në votim na duhet prapë me
    e përsëritë seancën tjetër, sipas Rregullores. Kështu, a jemi gati për votim?

    Ju lus që t’i zini vendet tuaja, zonja Brovina uluni se kemi me hyrë në votim. Lus regjinë dhe
    deputetët të përgatiten për votim. Votojmë tash!

    Në sallë janë fizikisht 66 deputetë. E përsëritim edhe një herë votimin. Deputetët nuk kanë
    votuar, unë prapë po e përsëris, besoj që nuk koritet kurrkush në votim për, kundër, ose të
    abstenoj dhe nuk shpallet ndonjë qëndrim ku ta dimë se çfarë ndaj askujt, e drejtë e secilit është.

    Edhe një herë po e përsëritim votimin. Votojmë tani!
    Atëherë, me 23 vota për, 23 abstenime, 17 kundër, kalon. Abstenimet nuk llogariten kundër.











    E përgatiti:
    Njësia për Transkriptim dhe Lekturë

    135