Ju faleminderit, zoti kryesues!
Të nderuar zëvendëskryeministra, ministra dhe të nderuar deputetë,
Raportin e progresit të BE-së, lexuar në tërësi do ta ndaja në tri kategori. Obligimet e
realizuara apo të arritura nga institucionet e Kosovës deri tani, ato që kanë qenë në
proces dhe që në kohën kur raporti është përpiluar, që nga koha kur raporti është
përpiluar, janë realizuar dhe nuk janë të përfshira në ë raport, si dhe ato që nuk janë
realizuar, por janë ende, mbesin obligim që në një të ardhme të plotësohen.

Kosova, si të gjitha shtetet e këtij regjioni, do me thënë Ballkani Perëndimor, që kanë
për aspiratë anëtarësimin në BE, sipas raportit ka ngecje dhe të arritura. Do të ndalesha
deri të të arriturat e deritanishme të paraqitura në raport, siç janë: rritja reale e bruto
produktit vendor prej 5%, sa ishte në vitin 2008, në 5.4% në vitin 2009. Pastaj, rritja e
investimeve kapitale në 194%, rritja e bruto produktit vendor për kokë banori sipas
Fondit Monetar Ndërkombëtar, nga 6.5% sa ishte në vitin 2007, në 6.9 këtë vit, si dhe
rritja e eksporteve ndaj shteteve të BE-së nga 42%, sa ishte në vitin 2007, në 47.8%, në
vitin 2008 janë vetëm disa nga treguesit e politikave të qëndrueshme financiare, me çka i
jemi shmangur ndikimit të krizës globale dhe njëherësh paraqet përkushtimin tonë për
të ndërtuar vendin. Si të arritura të Qeverisë gjithashtu konsiderohet edhe rritja e
kapaciteteve të saj, krijimi i ministrive të reja dhe i institucioneve të reja, emërimi i disa
zyrtarëve të lartë në pozitat kyçe dhe përpjekjet për përmirësimin e gjendjes së pakicave.
Në raportin e këtij viti, Komisioni në raport për Kosovën nuk e ka kritikuar apo është
më pak i kritikuar Parlamenti në krahasim me vitet e shkuara. Raporti i progresit
thekson gjithashtu se Kosova ka shënuar një përafrim të legjislacionit dhe të politikave
me standardet evropiane, në veçanti në dogana, në bujqësi dhe lëvizje të lirë të mallrave.
Është bërë harmonizimi i strategjive, strategjisë legjislative në mes të Qeverisë,
Parlamentit me acquis-communitaire. Vetëm në legjislaturën e fundit janë shqyrtuar 170
projektligje, prej të cilave 118 janë miratuar, 22 i janë kthyer propozuesit, ndërsa 30 janë
në shqyrtim. Kjo tregon që ne si shtet jemi ende në fazën e krijimit të legjislaturës që
është themeli i shtetit ligjor dhe që në këtë raport përmendet si përparim në këtë
drejtim.


71
Janë shënuar reforma në pushtetin lokal. Progres po ashtu ka pasur edhe në fushën e
statistikave, sidomos të atyre të ekonomisë, të bujqësisë dhe të biznesit, megjithëse
ende mungojnë statistikat demografike dhe ato sociale. Vërejtjet të cilat i kam hasur në
raport dhe që e përmenda më parë, që janë çështje të cilat janë përmend se nuk
ekzistojnë, po që në të vërtetë në ndërkohë janë realizuar, janë: zgjedhjet lokale të
përfunduara me sukses dhe të organizuara për herë të parë nga vendorët, si dhe
pjesëmarrja e serbëve në to, që është paraqitur në raport me shumë dilema dhe që ka
paraqitur një sfidë të madhe për Kosovën. Përmendet mungesa e Ligjit mbi financimin
e partive politike, që në Parlament e ka kaluar leximin e parë dhe është në procedurë.
Gjithashtu, përmendet mungesa e Ligjit mbi Institutin e Mjekësisë Ligjore, i cili kohë
më parë ka kaluar në Parlament dhe Instituti si i tillë apo Departamenti i Mjekësisë
Ligjore tanimë i takon Ministrisë së Drejtësisë, e jo si ka qenë deri më tani në kuadrin e
Ministrisë së Shëndetësisë. Është e vërtetë që neve ende na mungon Ligji mbi autopsinë.

Bordi i RTK-së, po ashtu është themeluar në ndërkohë. Çështja e demarkacionit të
kufirit me Republikën e Maqedonisë, marrëveshje e cila është nënshkruar dhe
Parlamenti e ka ratifikuar atë marrëveshje. Mirëpo, neve na mbeten edhe shumë çka për
të bërë më tutje. Çështje e cila e meriton të trajtohet më vëmendje, mendoj se është
krimi i organizuar, sidomos ai në Veri, që është identifikuar si problem serioz, sado që
EULEX-i e bën regjistrimin e hyrjeve të mallrave nga Serbia në Kosovë. Sa i përket
korrupsionit, në raport përmendet një përparim, mirëpo gjithsesi korrupsioni mbetet nj
çështje që prek shumë fusha të veprimtarisë në Kosovë dhe vazhdon të jetë çështje mjaft
serioze shqetësuese dhe neve na mbetet për të krijuar një strategji për ta luftuar atë.
Është e qartë se një korrupsion i krijuar për vite të tëra do të jetë mjaft e vështirë të
luftohet për një periudhë kaq të shkurtër. Mendoj se kjo e kërkon një vëmendje të
posaçme dhe një punë mjaft të vullnetshme. Ju faleminderit!

Keyboard shortcuts

j previous speech k next speech