I nderuari Z. kryesues, kryeministër, ministra
dhe të nderuar kolegë deputetë
Unë e përgëzoj ministrin për Raportin që e ka sjell në Kuvend dhe natyrisht që në
fillim, po ashtu e përgëzoj Shërbimin Policor të Kosovës për veprimet e suksesshme
kohëve të fundi natyrisht në Kosovë në eliminimin e dukurive të caktuara negative që
janë paraqitur.
Që në fillim të Raportit konstatohet se gjendja e sigurisë në Kosovë vazhdon të jetë e
qetë dhe stabile dhe nuk kemi asnjë arsye ndoshta asnjëri prej nesh të mos besojmë në
masë të caktuar që kështu është dhe kështu duhet të jetë. Mirëpo, natyrisht është me

64
atë ndjenjën se gjithmonë mund të jetë në gjendje edhe më të mirë, gjithsesi edhe më
stabile.do ta komentoja raportin të nderuar kolegë, por do të bëja tri katër sugjerime të
cilat mendoj se mund të ndikojnë në përmirësimin e mëtejmë të gjendjes së sigurisë në
Kosovë. Sugjerim imi i parë do të jetë - nevoja e investimeve në ngritjen e bazës
materiale të Shërbimit Policor të Kosovës dhe të të gjitha institucioneve të tjera që merren
me ruajtjen e rendit dhe të sigurisë në Kosovë. Nëse do të kemi ndonjë investim më të
madh në të gjitha aspektet në këto segmente, qoftë në ngritjen e bazës së drejtpërdrejtë
materiale , apo të pajisjes së Shërbimit Policor të Kosovës me pajisje teknike të
nevojshme për zbulimin e rasteve, gjendja e sigurisë do të jetë dukshëm më e mirë.
Sugjerimi i dytë do të jetë: investimet në ekonomi. Nëse arrijmë ta kemi një shkallë më
të lartë të zhvillimit ekonomik, do të kemi një mirëqenie më të madhe shoqërore dhe në
këtë drejtim natyrisht do të kemi një gjendje të sigurisë shumë më të mirë, sepse do të
eliminoheshin sfidat të cilat janë thënë në raport sikur që është gjendja e rëndë
ekonomike dhe sociale dhe sfidat tjera, të cilat mund ta provokojnë situatën. Duhet të
jem i sinqertë se një gjë e tillë mund të ndodhe në kushtet e rënda sociale dhe
ekonomike. Prandaj, këta dy faktorë janë të lidhur njëri me tjetrin, investimet në bazën
materiale në Shërbimit Policor të Kosovës dhe investimet ekonomike në përgjithësi do te
ndihmojnë njëri tjetrin.
Sugjerimi i tretë do të ishte: eliminimi i domosdoshëm i strukturave paralele.
Të nderuar kolegë. Asnjë shtet në botë nuk do të lejojë veprime e strukturave paralele
në vendin e vet. Këtë duhet ta bëjë Shërbimi Policor i Kosovës bashkë me Policinë e
UNMIK-ut dhe organet e tjera të rendit dhe të sigurisë dhe
Sugjerimi i katërt do të ishte ngritja e efektivitetit të organeve të gjyqësisë. Nëse nuk
do të kemi një efektivitet sa duhet të organeve të gjyqësisë lëndët do të na mbesin edhe
nëse dorëzohen nga Shërbimi Policor i Kosovës në organet e Prokurorisë dhe të
gjyqësisë ato do të na mbesin të pazgjedhura dhe si të tilla do të krijohet bindja se
askush nuk mund të dënohet. Ju faleminderit!

KRYESUEISI I SEANC

Keyboard shortcuts

j previous speech k next speech