Faleminderit, kryetar!
Është për të të ardhur keq se momentin që përdoret fëmija për qëllime të caktuara prej
gjinisë të kundërt, në këtë rast po flas për gjininë mashkullore, nuk është në njëfarë
mënyre etike të përqeshet ashtu dhe të thuhet që të gjithë fëmijët janë të “Nismës” dhe le
të mbushet. U mbushtë me fëmijë të “Nismës”, por ata fëmijë janë të të gjithë njerëzve
aty.

Edhe tjetra, në momentin që është paraparë të ndërtohet dhe të finalizohet një objekt,
është interesant që nuk është paraparë, ose nuk janë ndarë mjetet për staf për të qenë
funksionale ajo çerdhe. Kështu që rëndësia e të qenët prind dhe të të qenët femër dallon
prej meshkujve, edhe për atë arsye ndoshta iu duk shumë qesharake kur u propozua. Por,
faleminderit prej shumicës deputetëve, të cilët treguan gatishmëri për ta përkrahur nismën
tonë. Faleminderit!

Keyboard shortcuts

j previous speech k next speech