Faleminderit, zoti kryesues!
Edhe Grupi Parlamentar Nisma e përkrah përkundër faktit, që i ka vërejtjet e veta. Duke
parë planin vjetor të punës në përgjithësi tregon se është i mangët, nuk ka një numër të
madh të ligjeve, por ka plotësim-ndryshim të ligjeve, të cilët i ka trashëguar nga
legjislatura e kaluar dhe njëkohësisht kërkojmë që nga Qeveria t’i përmbahet këtij plani
me sponsorizimin e ligjeve me kohë, ashtu siç e ka paraparë ky plan i punës dhe që t’i
sjellë me kohë dhe të mos ketë zvarritje të ligjeve, siç kemi pasur edhe herëve të kaluara.
Faleminderit!

Keyboard shortcuts

j previous speech k next speech